Artikuj

142/1 – Çfare po ndodh me Shqypen Historike (GEGNISHTJA e poshtnume)?

Posted by Genc Hoti

Loading

142/1 – Çfare po ndodh me Shqypen Historike

(GEGNISHTJA e poshtnume)?

(ose “TRIUMFI” i FAQEZINJVE TRADHETORE)

Gjeja me e paditur per shqiptaret e sotem eshte fakti se KUSH  ja formoi gjuhen qe ata flasin dite me dite. Dhe kryesorja per cdo gjuhe eshte: alfabeti-germa-tingulli, rrokja-fjala-etimologjia, fjalia-gramatika. Te pakten te gjitha keto i gjej ne nje liber te gjuhes shqipe, me autor Aleksander Xhuvani, te vitit 1929 per klasat e katerta te shkolles fillore (foto 1, 1/1), liber te cilin im Ate e ka perdorur me 1933-34 kur ishte ne ate klase ne nje shkolle te Tiranes, diku nga Rruga e Dibres.

foto 1
foto 1
foto 1-1

Por pikerisht keto probleme shqiptareve ja u kane imponuar t’i dine sa me gabim, me mundesi qe te mos i mesojne kurre, sidomos tre problemet me kryesore te gjuhes shqipe: ALFABETIN, FJALEN, GRAMATIKEN. Ne fakt qytetaret e Shkodres, bej fjale per ata te vjetrit, qe ndoshta nuk jetojne me, e kane ditur shume sakte kete problem, pasi Kolegja Saveriane nuk e ka lene mizen me kalue nen hunde dhe cdo shtetas qe ka mbarue ate shkolle e ka ditur shume sakte se kush kane qene autoret, levruesit, krijuesit, studiuesit e Gjuhes Shqipe, te Letersise Shqipe dhe cdo gje qe lidhet me Shqiperine. Por ajo qe nuk dihet sot, dhe luftohet per te mos u ditur asnjehere, eshte fakti qe kete Gjuhe, kete Letersi, kete Alfabet dhe cdo gje qe konsiderohet shqiptare na e kane grabitur fare hapur dhe kerkush nuk ka guxuar te flase, qofte edhe nje fjale. Dhe me e bukura eshte qe shqiptaret nuk krenohen me Gjuhen dhe Letersine e tyre, por me Idete Fetare qe NUK jane produkt i shqiptareve. Atehere lind pyetja: kjo krenari, mbi Fene, eshte mbi nje objekt-subjekt te grabitur, apo njerezit qe fshihen pas kesaj krenarie nuk jane shqiptare? Dhe krenaria reale e tyre eshte e ligjshme, pasi subjekti me te cilin ata krenohen eshte i sjelle prej tyre ne mes te shqiptareve. Dmth ka ardhur koha te percaktojme se kush eshte shqiptar autokton dhe kush eshte shqiptar emigrator, jo per t’i konfliktuar midis tyre, por per te zbuluar se kush e ka kryer krimin historik mbi gjendjen e pa zhvilluar te shqiptareve te sotem: shqiptaret kane kryer vetvrasje apo emigratoret kane masakruar shqiptaret. Bindja ime eshte se ky problem nga krahu emigrator dihet sakte, ndersa ata qe nuk dine asgje jane shqiptaret autoktone dhe kjo e ka nje aresye: ai qe e ka komanduar kete krim ka qene Dielli Iluzor i shqiptareve, dhe ata qe e kane besuar, kane qene pjesa qytetare e mirefillte e shqiptareve. Edhe pse sot politika shqiptare i emeron shtetasit e saj si qytetare, realisht keta shtetas te “qyteteruar” politikisht prej 100 vjetesh jane teper larg konceptit QYTETAR qe Europa Perendimore ka pas pergatitur ne Shqiperi prej 400 vjetesh (ne kete pike popullata e Shkodres dhe e Durresit vecohen nga pjesa tjeter qytetare shqiptare: Elbasani, Berati, Korca, Gjirokastra; sepse te paret i ka krijuar Europa Perendimore, ndersa te dytet Europa Lindore).

Sikur t’i hedhim nje sy per te pare se cfare kane grabitur, fallsifikuar dhe manipuluar ne kete drejtim dhe kush jane grabitesit, fallsifikatoret dhe manipulatoret e ketyre problemeve! Ne kete rast shqiptaret kane mundesi te mesojne menyren se si jane pergatitur shqiptaret para nje shekulli dhe cfare mesonin, por dhe pse sot nuk mesohen ato probleme te lidhura me gjuhen shqipe dhe pse shqiptaret nuk duhet ta dine qe grabitja e Identitetit Kombetar te tyre ka qene detyra finale e komunizmit shteteror ketu ne Shqiperi. Per te qene te sakte kjo grabitje ka filluar te behet shteterore ne shtator 1923, atehere kur Fan S. Noli doli hapur kunder Ahmet Zogut ne nje fjalim ne Parlamentin shqiptar (dt. 23 shtator 1923) , kur nje dite me perpara po pinin kafe se bashku.

Pervec Gjyshit tim nga Nena, mesuesit historik te Shkodres Kole Laca (1891-1970), qe ka qene mesuesi im i pare qe ne vogli deri sa u rrita 15 vjec, ne vazhdim kam pasur fatin te njoh dhe te mesoj prej tre njerezve qe nuk kane qene te zakonshem, bile sot e kuptoj se Ata ishin te Jashtezakonshem, sepse kjo gje kuptohet ne tre problemet qe Ata me mesuan: At Pjeter Meshkalla, 1901-1988 (me mesoi Moralin Njerezor te Jezu Krishtit, por dhe faktin per te respektuar Fene e tjetrit, qe edhe ai te te respektoje Fene tende), Prof. Rrok Zojzi 1910-1995  (me mesoi te dua vendin tim pa dallime krahinore e fetare; ta doja ashtu sic ishte dhe jo ne menyre iluzore; me mesoi ta doja praktikisht fshat me fshat e shtepi me shtepi ne menyre konkrete dhe jo vetem me fjale; por mbi te gjitha me mesoi se cfare eshte KANUNI per shqiptaret dhe cfare sekreti fshihte ai) dhe Prof. Eqrem Çabej 1908-1980, edhe pse Profesorin e Gjuhes Shqipe e kam takuar vetem kater-pese here ne jeten time (brenda periudhes 1968-1979) ne shtepine e Rrok Zojzit; ne ate kohe nje leksion prej 60 minutash i Prof. Eqrem Çabej ishte i barabarte me disa libra qe ne ate kohe nuk mund t’i gjeje ne treg (mesimi themelor i Profesorit ishte: Historia e gjuhëve në thelb është pasqyrë e historisë së popujve e të kulturave, gjuhet nuk ishte prone e asnje populli, por gjuha shqipe kishte disa vecori qe duheshin ndjekur ne terren per t’i zbuluar. Me ze te ulet shtonte: gjuha eshte prone e subjekteve qe i ndertojne. Por asnjehere nuk e kam degjuar te thoshte se kush ishte ai subjekt qe ndertonte gjuhe, qofte dhe per rastin e gjuhes shqipe). Shtepia e Rrok Zojzit, Njeriu qe njihte cdo familje shqipfolese, ishte vendi ku bisedoheshin keto tema dhe keto vecori. A nuk ishte valle nje fat i jashtezakonshem te mesoje nga Profesori i Gjuhes Shqipe dhe i Etnografise, nga mosha 14 deri 25 vjec, tema qe as ne ender nuk mund te shkonte mendja se ekzistonin?

Ndoshta ky fat me ka ndjekur pergjate gjithe jetes sime duke mbledhur, studiuar, konspektuar nje sasi te konsiderueshme librash qe sot me sherbejne per te zberthyer temen me kryesore te shqiptareve te sotem: dinamiken e Gjuhes Shqipe, e cila ka nje PRONAR HISTORIK qe e ka formuar zanafillisht, zhvilluar vazhdimisht dhe kete gje shqiptaret e sotem e kane te gatshem. Por kete gje keta shqiptaret e sotem, nuk e dine, dhe u pelqen qe disa pseudoshqiptare duan ta grabisin dhe ta pervetesojne per vete Historine e gjuhes shqipe me mendimin qe “shumica” sasiore ka te drejte te pervetesoje produktin e “pakices” se persekutuar politikisht dhe grabitur ekonomikisht, prej se paku 75 vjet paturpsisht, edhe pse kjo “pakice” ka ndertuar cdo gje qe eshte shqiptare qe nga tulla me e pare e themelit social me te mirat dhe te keqijat qe ka pasur ky ndertim.

Ne kete rast une kerkoj t’u kthej PRONAREVE HISTORIKE ate qe antishqiptaret kane 150 vjet qe u a kane grabitur fshehtas, por qe haptas kane 25 vjet qe kane dale ne treg. Ne fakt eshte per t’i admiruar per trimerine e treguar edhe pse kane ne krah te gjithe politiken spekulluese te arsimimit te detyrueshem shkollor, por edhe per t’u kritikuar per nivelin e ulet te fantazise shkencore qe kane ndjekur me kembengulje pa e ditur qe tabani ku ata mbeshteteshin ishte i kalbur prej shume e shume kohesh dhe ky taban ishte me teper kriminal se cdo gje tjeter kunder Njerezimit, por sidomos kundra shqiptareve te sotem.

Rruga e ndjekur eshte sipas kesaj permbajtje:

Permbajtja

– Njohja e problemit.

1-Veprat e para në para-Shqipe (Autoret e zanafilles te Gjuhes Shqipe).

2-Veprat e Para ne Shqip (Autoret e tyre).

3-Dokumentimi Shkencor dhe Historik i Shqipes (Fjaloret).

4-Modifikimi i Shqipes dhe grabitja e saj ne mes te shek. te XIX-te (shqipja Vllehe); ndryshimi praktik i identitetit kombetar te shqiptareve.

5-Rilindja e shqipes (Kleriket Katolike, Europa dhe Eqrem Çabej).

6-Europa dhe Shqipja (studiuesit dhe politikanet europiane mbi lidhjen e shqipes me pellazgjishten); tendenca teorike me e pare per te ndryshuar identitetin kombetar te shqiptareve.

7-Rilindja e modifikatoreve te Shqipes nen hijet e komunizmit (Spiro Konda Dhimitri Pilika Nermin Vlora Falaski), poshtersia e pare antikombetare ne fushen e gjuhesise.

8-Nje rrufe ne qiell te hapur–Çlirim Xhunga (strukturezimi i fjales-2006): pretendimi mbi zbulimin e formes te lindjes se gjuhes te folur: TINGULLI-RROKJA-FJALA.

9-Faqezinjte Tradhetore–Petro Zheji, miopia dhe zbulimi i tij; poshtersia e dyte antikombetare ne fushen e gjuhesise.

9/1-Shkolla e te Marreve te Madheshtise ShqiptareIsmail Kadare, poshtersia e FUNDIT antikombetare ne fushen e gjuhesise. (Lindja e Shkolles te fallsifikatoreve te Gjuhesise dhe Historise Shqiptare: Eva Brinja – Elena Kocaqi e Co Agron Dalipaj e shume-shume te tjere perpara dhe pas tyre, çka tregon se kjo shkolle ka edhe sektorin e fshehte qe del ne drite sa here deshtojne aktoret e meparshem).

10-Kongresi i Manastirit–1908 (argumenti me i sakte qe te Marret e Madheshtise Shqiptare nuk jane vetem kaq, por dhe te Çmendur te paarsimuar sepse nuk mbeshteten mbi ate qe eshte e shkruar pranueshem, por mbi ate qe u pelqen duke e fallsifikuar, manipuluar e fshehur per efekte kriminale).

11-Kongresi i legjimitetit te grabitjes te Identitetit Kombetar te Shqiptareve–1972 (argumenti me i sakte qe te Marret e Madheshtise Shqiptare nuk jane vetem te Tille dhe te Çmendur, por dhe pjesmarres ne Krimin kunder Shqiperise dhe shqiptareve). Sot ka ardhur koha te mesohet se cfare do te thote te jesh shqiptar historik, shqiptar emigrator, pseudoshqiptar dhe antishqiptar, por dhe cfare rrjedh prej kesaj.

– Permbyllje.

– Literatura 10 faqe

                                            

                     – Njohja e problemit

Ky nuk eshte nje studim i thelle, as veper filozofike apo gjuhesore, bile as historike. Eshte nje veper empirike reaguese mbi nje mashtrim afro 100 vjecar pseudoshqiptar (sakte fillesa e ketij mashtrimi fillon me 1923) qe ka pasur dhe ka per qellim te fshehe grabitjen qe popullatat emigratore i kane bere Identitetit Kombetar te Shqiptareve dhe sot paraqiten më shqiptare se banorët autoktone te gadishullit ilirik1.

                                                                                                                             

Shenimi1: termi autokton do te thote vendas dhe jo i ardhur, shtesa relativ eshte nje justifikim formal, i pamundur te perbashkohet me termin autokton, por qe u vendos per t’i shpetuar jeten nje Shkencetari, ndoshta i vetmi ne kete drejtim qe ka pasur ndonjehere Shqiperia; te tille ne gadishullin tone jemi vetem NE, per te zezen tone, shqiptaret dhe paraardhesit tane tredimensionale, dhe e gjitha kjo ne saje te ligjeve te Nenes sone Natyre; – problemi eshte te zbulohet ky ligj Natyror, pasi ne te kunderten ne, shqiptaret, jo vetem qe nuk jemi autoktone, por as te njehsuar me pjesen tjeter te Njerezimit pasi disponojme nje parameter social ne zhvillimin tone qe nuk ecen sipas ligjeve te njohura te Natyres: nga e thjeshta drejt te komplikuares (idete juridike), por me sens te kundert: nga forma me e komplikuar drejt formes me primitive. Kjo eshte pika e pare analitike qe favorizon autoktonine absolute te shqiptareve. Ne Europe, te pakten, vetem shqiptaret kane kaluar nga Statutet e Qyteteve dhe Kodiket e Kishave ne Kanunet Klasore dhe prej ketej ne Kanunet Primitive te krahinave. Atehere cila eshte zgjidhja ne kete rast? Tendenca e dinamikes sociale te shqiptareve eshte argumenti me kryesor dhe vendimtar qe i perbashkon subjektet gadishullore, ne menyre matematikore, nder milionavjecare nga pikepamja biologjike e sociale (iliret, dardanet dhe epirotet), por dhe i ndan kur ato nuk formojne nje unitet social (etrusket, pellazget, trojanet, helenet, maqedonasit, thraket nga iliret, dardanet dhe epirotet).

                                                                                       

Per te vertetuar autoktonine e shqiptareve duhet permbysur gjitheshka qe kemi mesuar neper shkolla, kudo ku t’i kemi mbaruar ato, brenda apo jashte Shqiperise dhe sado te tilla qe te kemi bere, por kur njeriu, ketu ne Shqiperi, kerkon t’i hyj kesaj pune (gje e filluar me 1976), ndeshet me nje MUR Fallsifikimesh, Shpikjesh dhe Manipulimesh, te cilat kane ndertuar nje Shkolle te Marresh te Madheshtise Shqiptare. Nuk eshte e rastit qe keta fallsifikatore dhe manipulatore te Historise dhe Gjuhesise kane qene dhe jane te vendosur ne te gjithe piramiden e Politikes shqiptare, ne te gjithe piramiden e Krimit antishqiptar, ne te gjithe piramiden e Arsimimit te detyrueshem shteteror antishqiptar, shkurt ne te gjithe piramiden e shoqerise shqiptare me te mirat dhe te keqijat qe ka ajo pas vitit 1923. Thelbi i aktivitetit te ketyre antishqiptareve eshte fallsifikimi dhe manipulimi i Historise dhe sidomos i Historise te Gjuhes Shqipe duke paraqitur mashtrimin nje shekullor e gjysem si thelbin e jetes sociale te shqiptareve dhe gjuhes se tyre. Faktet na tregojne krejt te kunderten dhe eshte mire qe shqiptaret ta mesojne te verteten sipas asaj qe ka ndodhur dhe jo sipas asaj qe mesohet ne arsimin e detyrueshem shkollor, arsim i cila ka deshmuar se i detyron shqiptaret te mos ta duan atdheun e tyre, Shqiperine, dhe te largohen nje ore e me pare prej tij. Ne kete prizem nuk eshte e vertete qe po largohen vetem shqiptaret autoktone, por shumica e te larguarve jane shqiptaret e natyralizuar nga popullatat emigratore, qe e kane fshehur me shume kembengulje gjenezen e tyre biologjike, dhe sot e kane kuptuar qe jane pikasur, por, pasi kane grabitur te mirat sociale per mbi nje shekull te shqiptareve, duke kryer dhe krime reale mbi ta, sot jane larguar. Kjo eshte pika qe percakton negativitetin e tyre social kundra shqiptareve, sepse kane hedhur gurin dhe tani po fshehin doren.

Por per te qene te sinqerte me lexuesin duhet deklaruar se, pas gjithe kesaj gjendje, faji nuk eshte thjeshte i shqiptareve te sotem, por ai eshte Boteror dhe zanafilla eshte qe ne kohen e Platonit dhe Aristotelit, qe do t’i shohim ne vazhdim.

Aresyeja e lindjes te ketij artikulli eshte kunderveprimi ndaj nje fakti teper te “cuditshem”: permbysjen e Shqipes Historike e kane marre ne dore individe qe nuk i takojne popullates autoktone te gadishullit Ilirik, por popullatave emigratore, qe kane depertuar ne mes te shqiptareve pergjate 500 vjeteve te sundimit politik te Otomaneve dhe sotem perbejne gjysmen e popullates shqipfolese brenda shtetit politik shqiptar (nuk po i japim rendesi menyres se si erdhen ne gadishullin Ilirik, sepse nuk dua t’i jap rendesi qe tani rolit pozitiv qe keto popullata emigratore kane luajtur ne favor te popullates autoktone dhe demit ndaj vetes se tyre per nje aresye shume te thjeshte: ata nuk e dine akoma pozitiven dhe negativen qe kane luajtur ne Historine e popullates autoktone kur jane relatuar per here te pare me te). Pretendimet e tyre ne te vertete perputhin gjenezen e ketyre popullateve me teorine pellazgjike te gjuhes prej nga rrjedhin ato ne menyre biologjike. Kjo eshte aresyeja qe e shoh urgjente trajtimin historik te Gjuhes Shqipe ne planin aplikativ te zhvillimit, jo vetem ne perputhje me ligjet socialo-natyrore, por dhe ne perputhje me vecorine shqiptare ne kete drejtim. Pikerisht kjo perputhje dualiste ekziston mirefilli dhe puna eshte te gjendet ajo, teresisht e panjohur dhe e pa dale ne drite ne asnje permase edhe pse ne fushen e fizikes eshte tentuar te zgjidhet me perafersi ne nje fare menyre, por asnjehere saktesisht.

Vini re kete rast dhe mos e parakaloni si te parendesishem, pasi ne kete pike fillon nje varg i pafundem pasaktesish qe shoqerojne shkencat natyrore e shoqerore dhe, sidomos, arsimin e detyrueshem shqiptar pas 1945-ses.

Te pakten kjo gjendet ne nje deklarate te Albert Ajshtajnit (1879-1955) ku eshte shprehur: “Ekuivalenca e mases me energjine eshte pranuar te shprehet (megjithese kjo nuk eshte shume e sakte – theksimi trefish i imi, GH) me formulen E=m.c2, ku c eshte shpejtesia e drites, qe ka vleren rreth 186 000 milje per sekonde, kurse E eshte energjia qe permbahet ne trupin qe ndodhet ne qetesi dhe qe e ka masen m.” (Albert Ajnshtajn, Pikepamjet dhe mendimet e mia, pergatitur per botim nga Prof. Dritan Spahiu, Prof. Zenun Mulaj, Tirane 2005, f. 224 (foto 1/2, 1/3, 1/4)).

foto 1-2
foto 1-2
foto 1-3
foto 1-3
foto 1-4
foto 1-4

Por ne kete parafrazim te Ajnshtajnit ka nje pikepyetje te madhe: per cfare energjie e ka fjalen fizikanti, pasi une, si cdo Njeri ne Bote, ne trupin tim kam pese forma energjie (mekanike-fizike-kimike-biologjike-shoqerore), ndersa cdo trup material jo biologjik (psh, ne Hene, Mars, Aferdite, etj, etj, kjo eshte absolutisht e sakte) ka ne brendesi te vet tre forma energjie (mekanike-fizike-kimike) dhe akoma me tej hapesira midis trupave lendore kozmike disponon vetem dy forma energjie (mekanike dhe fizike). Cila lidhet me formulen e mesiperme? A e kuptojne fizikantet se qe ne kete pike kane probleme me formen e botekuptimit te tyre personal dhe pergatitja e tyre ne kete drejtim le mjaft per te desheruar? Natyrisht nuk jane fajtore te drejteperdrejte, por duhet te bejne nje autokatarsis. E kane per detyre t’i pergjigjen dy pyetjeve: 1- C’eshte procesi FIZIK; 2-Kush eshte energjia FIZIKE qe perfshihet ne formulen e Ajnshtajnit? E me qene se ky problem eshte tej mases serioz dhe me fuqi madhore ne infinit me siper kam publikuar fotot e kesaj shprehje dhe librin ku gjendet.

Ne qofte se Ajnshtajni nuk e ka thene, atehere kritika ndaj ideve te tij behet e pavlefshme dhe problemi qendron ne te njejten permase, por atehere lind pyetja: Perse genjehet me emrin e fizikantit dhe perse perdoret emri i tij ne kete rast? Pyetja zgjerohet edhe me shume ne lidhje me saktesine e teorise se Ajnshtajnit: A eshte e sakte ajo ne te gjithe permbajtjen e vet dhe si lidhet me mendimin shkencore perpara dhe pas tij?

Nga kjo pike delikate marrin zgjerim analitik te gjitha disiplinat shkencore duke i dhene pergjigje pikepyetjeve qe as nepermend nuk i ka shkuar njeriut t’i beje. Miliona vjet ka Njeriu qe e sheh Boten Qiellore, por vone e ka kuptuar se cdo gje ne Kozmos rrotullohet. Pse ndodh kjo, cfare lloj energjie eshte (dmth mekanike, fizike apo kimike) dhe nga rrjedh energjia qe e realizon kete? Cfare lidhje ka me Fiziken kjo lloj energjie dhe a ndikon mbi Njeriun? Cila eshte ajo forca Natyrore qe ndikon domosdoshmerisht mbi Boten e Njeriut perpara se ai t’i dorezohet te panjohures se pafundme? Si ndikon Natyra Njerezore mbi individin njeri dhe cila eshte lidhja ligjore midis kesaj Natyre dhe Historise se Njerezimit? Me konkretisht, cili eshte ligji qe percakton lindjen e Gjuhes se folur dhe Gjuhes se shkruar, pasi ato jane jo vetem te diferencuara jashtezakonisht shume ne KOHE midis tyre, por ato gjenden ne kete pozicion diferencial edhe midis racave dhe popujve brenda nje race qofte gjuha e folur e qofte gjuha e shkruar? Apo problemet zhvillohen spontanisht dhe individi njeri eshte thjeshte vetem spektator? Qe ta them sakte fare kjo eshte pika qe ndan te gjithe anetaret e Shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare nga Prof. Eqrem Çabej, ose idiotizmin njerezor shqiptaro-emigrator nga Shkencetari.

T’u thuash sot historianeve qe permbysja e te gjithe permbajtjes se asaj qe quhet Histori e Shqiptareve, por edhe e Njerezimit ka te njejtin fat, fillon nga kjo pike pa dyshim qe do te ngrene supet me nervozizem, pasi e shohin te pamundur qe nje problem fizik cfaredo mund te ndikoje mbi aktivitetin e Njeriut, me te cilin merret Historia e Njerezimit. Edhe pse e kane bere neper shkollat e te gjitha niveleve me te larta arsimore shqiptare (nga 1957 deri me shtator 1990 kur u hoq materializmi dialektiko-historik si lende mesimore), nuk e kane marre ne konsiderate asnjehere faktin teorik qe thote: Historia ndahet ne Histori te Natyres dhe Histori te Njerezimit, te cilat kushtezojne njera-tjetres per sa kohe qe te kete Njerez (Karl Marks, mire-keq kerkush deri me sot nuk e ka kundershtuar kete postulim. Kur flitet kundra marksizmit eshte mire te merren ne konsiderate produktet ideore te tij dhe jo interpretimet politike). Pretendimi i Ajnshtajnit perben pikerisht ate pike te Historise se Natyres qe kushtezohet me Historine e Njerezimit kaq shume sa perben bazen me te pare metodike se si duhet analizuar cdo ngjarje ne Historine e Njerezimit. Kjo formule, jo shume e sakte per Ajnshtajnin, fsheh brenda nje deduksion qe fizikanti i famshem duhet ta kete kerkuar me ngulm pa ja arritur dot zgjidhjes. Ajnshtajni nuk ja ka arritur qellimit per te zbuluar lidhjen e KOHES te lindjes se ngjarjes me SHPEJTESINE e zhvillimit te ngjarjes; – ketu fillon pasaktesia e TRP, TSR dhe te gjitha teorive te lidhura me shpejtesine e drites (per Ajnshtajnin DRITA perben thelbin e Fizikes, perderisa e vendosi ne nje nga dy postulatet e teorise se tij. Por duke i dhene madhesi limit nuk e ka kuptuar se me kete pergatiti permbysjen e teorise se tij. Eshte e papranueshme per Mendimin Fizik te pranoje shpejtesine e drites si nje shpejtesi limit maksimal dhe, nga ana tjeter, te pranoje qe dimensionet e organizimit lendor ne Natyre jane disa miliard vjet drite larg Tokes, pasi ne kete rast eshte vertetuar qe Mendimi Shkencor e paska shpejtesine shume-shume here me te madhe se DRITA. Eshte pak i holle si konstatim, por permbys cdo gje ne ate qe perfshihet si Shkence e Fizikes) qe ne realitet fshihet pas kesaj formule te percaktuar si jo shume te sakte (relatimi matematikor ekuacional i dy te panjohurave me permasa infinit duhet te perbeje nje detyre jo shume te lehte per matematiken dhe eshte e barabarte me ekzistencen e pandryshueshmerise ne Natyre, si baza teorike e Ndryshimit absolut te Natyres sipas formes relative; kjo eshte anashkaluar qe nga koha kur Aristoteli [384-322 Para Kri.] i kundervihej Platonit [427-347 Para Kri.], por edhe me vone, kur mendimi filozofik helen kerkonte te zbulonte te pandryshueshmen pergjate ndryshimit evolutiv absolut te Natyres, por dhe permasat e shkakut te ngjarjes – per kete shih Zhane Hersh, Habia Filozofike, Tirane 1995 me perkthim nga Artan Fuga; te pakten me kete perkthim filozofi i Akademise se Shkencave te Republikes se Shqiperise i ka bere nje nder te madh shqiptareve. Eshte i vetmi liber qe sherben per te kuptuar se ku gaboi Karl Marksi; te pakten kjo eshte nje menyre e te kuptuarit gabim te asaj qe kemi perjetuar prej 48 vjetesh). Pika e fundit (shpejtesia limit e drites) eshte e zberthyer pasaktesisht nga Ajnshtajni dhe qe bie ne sy me paradoksin e kohes (ose i binjakeve), ku pranohet ndryshimi i kohes tek objekti qe leviz dhe anashkalohet ndryshimi tek objekt-subjekti qe shkakton ndryshimin e kohes tek objekti qe leviz (ne kete rast i gjithe aresyetimi ajnshtajnian eshte teresisht i pasakte). Ne kete rast rezulton qe  fizikanti mbeshtetet tek formula shkakesore e brendeshme e ngjarjes, qe realisht nuk eshte keshtu pasi interpretimi materialist mbeshtetet ne permasat dualiste te shkakut te cdo ngjarje e per rrjedhoje ndryshimi i kohes ne njerin objekt bashkeshoqerohet edhe me ndryshimin e kohes ne objekt-subjektin tjeter, por me sens te kundert dhe permasa krejt te tjera nga ato qe ka hiperbolizuar Ajnshtajni. Nuk ka asnje ngjarje ne Natyre qe zhvillohet pa bashkepunimin e ambientit rrethues me thelbin e vete ngjarjes. Pra botekuptimi i Ajnshtajnit eshte i dyshimte ne te gjithe permasen e vet fizike, cka ve ne dyshim dhe vete teorine e tij (Prof. Shukri Klinaku ne Universitetin e Prishtines e ka dhene nje sinjal mbi keto pasaktesi  te  Ajnshtajnit ne librin e tij: “Levizja Relative-shpjegim i drejte dhe Gabimet e Ajnshtajnit”, Prishtine  2012  [foto 1/5, 1/6], dhe  them  se e ka te sakte, bile shume te sakte, me mundesi zgjerimi deri ne mohim). Ndryshimi i interpretimit teorik te Historise se Njerezimit e kerkon medoemos ndryshimin botekuptimor te interpretimeve ne relativitetin ajnshtajnian.

foto 1-5
foto 1-5
foto 1-6
foto 1-6

Ne kete pike Shkenca ka te pakten 2300 vjet qe ecen ne tym edhe pse Albert Ajnshtajni e dha nje indicje te perafert, e cila eshte e keqinterpretuar ose nga vete ai ose nga komentuesit e vepres se tij). Tek faqja genckhoti.com ndodhet artikulli qe eshte marre me kete problem: 11-Raporti kohor – hapsinor ose teoria e absolutizmit analitik, 24.09.2006, i cili i jep pergjigje pikerisht lidhjes se KOHES te lindjes se ngjarjes me SHPEJTESINE e zhvillimit te saj, te cilat sipas ketij raporti jane ne raport te zhdrejte kundrejt njera-tjetres, qe do te thote se ngjarjet e cfaqura me heret ne Natyre e kane shpejtesine e zhvillimit specifik me te avashte se ato te cfaqura me vone; analog per popujt e cfaqur me heret ne Histori: te cilet e kane shpejtesine e zhvillimit social me te avashte se ata te cfaqur me vone. – Ja perse Raporti Kohor-Hapsinor perben zgjidhjen e Unitetit te Natyres dhe lidhjen e ketij Uniteti me ZOTIN. Dhe sa me te pa zhvilluar te jene popujt e lindur me heret ne Histori aq me te lashte jane ata kundrejt popujve me te zhvilluar, aq me shpejt jane te lidhur me ZOTIN dhe kjo eshte aresyeja perse ata kane mundur te mbijetojne deri me sot. Ketu qendron dhe aresyeja e ndryshimit thelbesor te Njeriut nga Kafsha, por dhe aresyeja perse deshtoi marksizmi politik ne menyre kaq te turpshme dhe antinjerezore.

Por ne kete pike ka edhe dicka tjeter qe duhet vene ne dukje: Politikat qe drejtojne Kombet nuk mund te ndertohen sipas interesave ekonomike (teoria e Karl Marksit), por sipas Historise se perjetuar dhe kjo eshte aresyeja perse Njerezimi ka tentuar te zbuloje HILET  e Historise Politike. Dhe eshte me e lehte te zhduken dy popuj grindavec ne nje cep perendimor dhe veriperendimor te Europes, edhe pse i kane dhene Njerezimit te gjithe aspektin politiko-civilizues te ketyre 400 vjeteve te fundit, se sa te zhduket i gjithe Njerezimi. Dhe ky duhet te kete qene mesazhi real i marksizmit teorik perpara se ta ndryshonin dhe ta  kalonin ne bolshevizem (te pakten ne dy libra te tyre i gjej keto probleme te trajtuara ne menyre jashtezakonisht me ndryshe nga pretendimet e marksisteve shqiptare: Parimet e Komunizmit dhe Mbi Komunen e Parisit [permbledhje veprash]). Ja perse shqiptaret neper shkollat e tyre pergjate viteve 1945-1991 kane mesuar nje marksizem te fallsifikuar dhe jo nje filozofi te konsoliduar nen emrin e Karl Marksit, pamvaresisht nga saktesia e tij. Konfuzioni ne kete rast manifestohet teper dukshem ne fushen e historise te shqiptareve dhe gjuhes se tyre.

Ne kete pike aparati matematik eshte tej mases i thjeshte, por perfundimet per rastin e shqiptareve jane jashtezakonisht te papranueshme per mendjet gjysmake e tradhetare te te Marreve te Madheshtise Shqiptare. Ja perse ata duhen goditur pa e perfunduar punen e tyre antishqiptare. Sipas ketij kendveshtrimi duhen pare problemet e gjuhes se shqiptareve dhe menyra se si e kane formuar atë ata, te themi per 400 vjet, kur kaluan nga 2 544 fjale (1635) ne 180 000 fjale (2021). Kjo perben bazen metodike te gjendjes numerike te Gjuhes Shqipe ne raport me boten e huazimeve apo krijimeve linguistike dhe jo te akuzohen gjuhetaret zëmëdhenj pa asnje fakt konkret ne menyre idiote, siç behet ne Shqiperine e masakruar nga popullatat emigratore pas 1945.

Por “cuditerisht” Gjuha Shqipe ka disa zhvillime ne kohe dhe permbajtje qe e percaktojne mjaft qarte autoresine e saj qofte ne zanafille e qofte ne dinamike. Mund te jete e vetmja gjuhe ne Europe qe i ka te percaktuar ne menyre teper rigoroze individet dhe subjektin e ketyre individeve qe i dha zhvillimin e sotem Gjuhes Shqipe. Keto zhvillime ne kohe, prap “cuditerisht”, jane te lidhura me akte konkrete sa mohimi i tyre eshte i barabarte me mohimin e vete Gjuhes Shqipe nga pikepamja e lidhjes se saj me gjuhet europiane, alfabetin latin dhe subjektin Fetar qe mori persiper edukimin dhe arsimimin shekullor te shqiptareve primitive jo per faj te tyre, por per faj te ligjeve Natyrore qe e percaktojne te parin si me te pazhvilluarin ne kohe-hapsire (ketu fshihet dallimi Natyror midis racave dhe popujve brenda nje race jashte kontekstit filozofik racor te deritanishem, por brenda nje fakti real qe asnjehere nuk eshte marre parasysh ne Historine e Njerezimit [ai fshihet me shume kembengulje dhe ne menyre hipokrite]. A nuk tregon ky konstatim se Shkencat Shoqerore ecin ne tym qe nga dita qe jane shpikur?).

Keto akte konkrete jane:

    1-Veprat e para në para-Shqipe (autoret e zanafilles te Gjuhes Shqipe).

Ne saje te punes te Prof. Dr. Kole Ashta ne sot kemi nje analize te te gjithe veprave me te para te gjuhes parashqipe – foto 1/7 (e quaj keshtu, sepse ne shek. e XVII perdorej termi latin epiroticum; per kete shih: Franciscus Bianchus, Dictionarium latino-epiroticum, Çabej 2006 (foto 1/8, 1/9); dhe vetem ne shek. e XVIII cfaqet termi shqiptar per merite te nje Pape, me mbiemer si emri i tyre (Papa Klementi XI [1700-1721]; Gianfrancesko Albani [1649-1721]), sa vendimtar per fatet historike te shqiptareve, aq dhe vendimtar te te qenurit Europian dhe Katolik te Kuvendit te Arbnit me 1703 ne Merqi te Lezhes (foto 2, 2/1), por edhe te popullates shqiptare te epokes se Gjergj Kastriotit, qe duhet konsideruar si zanafilla sociale e te qenurit shqiptar, por qe sot (2021) vihet dyshimi mbi barazine biologjiko-sociale te popullates shteterore shqiptare brenda vetes, por edhe midis etapave historike te krijuara nga zhvillimi i popujve europiane.

Ne kete pike dikush politikisht ka bere prej afro nje shekulli nje loje ne kurriz te shqiptareve autoktone dhe ky dikush ka punuar ne favor te popullatave emigratore duke u zbavitur me Historine e shqiptareve dhe te Gjuhes Shqipe me permasa deri ne ate shkalle sa mohon Historine e perjetuar dhe evidenton historine e shpikur politikisht.

foto 1-7
foto 1-7
foto 1-8
foto 1-8
foto 1-9
foto 1-9
foto 2
foto 2
foto 2-1
foto 2-1

Pas 1945 shqiptaret i detyruan te harrojne traditen e tyre Fetare dhe Historike. Fillimisht e lidhen arsimin e detyrueshem shkollor me shkollen jugosllave (1945-1948), pastaj me ate sovietike (1948-1962) e vazhduar per inerci nga 1967 deri me 1973 sipas shembullit kinez, kur ate vit-1967, per te shkaterruar tabanin Europian dhe Katolik te Kombit Shqiptar, shkaterruan te gjitha Institucionet Fetare ne emer te ateizmit duke u veteshpallur si i vetmi vend ateist ne Bote. Defekti me kryesor i intelektualit komunist te krijuar nga shkolla bolshevike shqiptare (1945-2021) eshte mungesa e plote e dijes dhe informacionit mbi dinamiken Historike te Ideve Fetare dhe Institucioneve te Tyre ne planin shqiptar, por as ne planin teorik Boteror. Ne kete fushe termi injorance gjente fushepamjen e vet ne menyren me te sakte te mundeshme. Dhe shqiptaret vazhdojne edhe sot te trumbetojne ndjenjat e tyre filozofike nen termin ateizem pa e ditur se gjitheshka eshte loje e ndyre e politikes antishqiptare. Te pakten kjo duket mirefilli ne fushen e gjuhesise teorike ku na jane cfaqur per mbi 150 vjet teorira sa antishkencore aq dhe antishqiptare. Ndoshta ne kete pike qendron dhe idiotizmi shkencor i Njerezimit ne menyre praktike.

Si date e dokumentuar e shqipes me te hershme merret Formula e Pagezimit 8 nentor 1462 (djallezia e komunisteve shqiptare kur e lidhen ne menyre te fallsfikuar formimin e partise se tyre me 8 nentor 1941 ka pasur si qellim madheshtie pikerisht daten e mesiperme) e Imzot Pal Engjellit (1416/17 – 1469), shkruar ne Mat. Ky dokument, i konsideruar si ma i vjetri i Gjuhes Shqipe, eshte zbuluar prej romunit Z. N. Jorga, qe e ka botuar kete zbulim me 1915 ne serine e katert te nje historie mbi kryqezatat e shek. te XV, f. 195 (sipas Mario Raques, Gjurmime mbi Tekstet e Vjetra Shqipe e shkrime te tjera, Shkoder 2011, f. 15). Ky dokument konsiderohet si dokumenti me i pare i gjuhes shqipe dhe ka per autoresi nje Prift Katolik. Ky eshte nje problem jo vetem shqiptar, por mbare boteror pasi prapa figures se Priftit (ne kete rast termi Prift nuk perqendrohet ne nje forme te caktuar Fetare, por si nje drejtues i aplikimit te Ideve Fetare ne nje shoqeri njerezore cfaredo, pra mund te ishte edhe Hoxhe, Baba apo Papas, ose realisht ne shoqerine Helene ishte Prift Politeist) qendron autoresia e gjuhes se shkruar dhe nje sere produktesh sociale te cilat sot perdoren pergjithesisht nga i gjithe Njerezimi, pa e thene ne asnje moment qe Politika ka grabitur punen mijeravjecare te Institucioneve Fetare, sidomos politika europiane ne adrese te dy formave te fundit te Ideve Fetare: Politeizmit Heleno-Romak dhe Monoteizmit te Krishtere e atij Islamik. Politeizmi Helen, me prejardhje nga Politeizmi Pellazgjik per efekt te te njejtes popullate, e ka datelindjen ne afersi te Luftes se Trojes, pasi tek Odiseja kemi mbeturina te Kultit te Diellit (ishulli i Lopeve te Diellit) dhe konsolidim te Politeizmit Pellazgjik (ky politeizem mungon teresisht ne zhvillimin e shoqerise ilire, dardane dhe epirote; dmth idete fetare perbejne piken me kryesore qe lidh kete trinom mes tre elementeve te tij duke i paraqitur me prejardhje biologjike te njejte edhe pse ato nuk jane relatuar midis tyre asnjehere domosdoshmerisht, por, nga ana tjeter, keto ide jane ato qe e largojne shoqerine ilire nga ajo pellazge pambarimisht. Ne kete rast duhet vene ne dukje qe shoqeria ilire eshte 600 here me e vjeter se dyndja e trete e pellazgeve dhe disa miliona vjet me e hershme. Per te vertetuar kete argument merret per baze gjendja e sotme e shqiptareve dhe ja nenshtrojme kontinumit kohor-hapsinor te zhvillimit te vet, ku ligji i raportit te zhdrejte midis kohes te lindjes dhe shpejtesise te zhvillimit social percakton matematikisht vjetersine disa miliona vjecare te shqiptareve ne raport me pellazget e pardjeshem, helenet e djeshem dhe greket e sotem). Ne kete rast eshte e nevojshme te zbulohen ekuacionet e zhvillimit te qelizave materiale dhe subjektive te Shoqerise Njerezore perpara se te deklarohet nje teori mbi gjuhen, sepse paresore eshte gjetja e autorit konkret te cdo alfabeti ne cdo gjuhe te njohur, gje te cilen te Marret e Madheshtise Shqiptare e anashkalojne per efekt te nivelit intelektual te tyre.

Ndersa si dokument i dyte i gjuhes shqipe konsiderohet nje Fjalorth i Arnold von Harffit, i vitit 1497, qe ka afersisht rreth 50 fjale ne shqipen me te hershme.

Ndersa si dokument i trete i gjuhes shqipe konsiderohet nje anonim “Perikopeja ungjillore” ne perkthimin shqip (fundi i shek XV ose fillimi i shek XVI). E vecanta e ketij dokumenti qendron ne karakterin toske te shkrimit dhe kjo te con ne perfundimin se autori duhet te kete qene nje prift shqiptar nga jugu pasi shkrimi i tij eshte i paperzier me ndonje trajte gege. Materiali eshte nje shkrim fetar i perkthyer nga gegerishtja ne shqip, ku shqipen e shkruan me germa greke, titujt e pjeseve i ve ne gjuhen greke, ka huazime nga greqishtja dhe perdor neumat e muzikes fetare greko-bizantine (cituar sipas vepres se Mario Roques, qe do ta shohim ne vazhdim).

Por dokumenti i trete i gjuhes shqipe ka nje problem te vogel analitik, pasi ka nje pretendim sikur ky eshte dokumenti me i vjeter i shqipes se shkruar, perpara Formules se Pagezimit-1462, duke ja dedikuar zbulimin e saj Nilo Borgia-s (Nilo Borgia, Elena Kocaqi, Perikopi Evangjelik ne  gjuhen arbereshe i shek. te XIV, Tirane 2020, foto 2/2, 2/3). E bukura eshte se ekziston mirefilli kritika ndaj kesaj pikepamja, por autorja Elena Kocaqi e ka marre, i ka ndryshuar krahun analitik dhe e paraqet si nje zbulim te saj edhe pse eshte fillim e fund nje genjeshter, sic do ta shohim.

Sipas autores Elena Kocaqi “Perikopi Ungjillor perbehet nga dy shkrime ne gjuhen Shqipe me shkronja Greke Euαγγελιov αpβαvειτικov (ungjilli ne Arberisht ose Shqip), τo x(pιoτός) αvεoτη apβavειτιkov (Krishti u ringjall ne Arberisht ose Shqip). Keto dy shkrime i perkasin fillimit te viteve 1300, ose te shekullit te XIV, madje mund te jene edhe te shekullit te XIII. Ishte ne traditen e kishes Bizantine qe shkrimet hyjnore te shkruheshin ne gjuhen e popullit dhe pa dyshim qe duhet te kete shkrime Shqipe edhe me te vjetra se keto dy shkrime”.

foto 2-2
foto 2-2
foto 2-3
foto 2-3

Sipas kesaj autoreje rezulton qe Kisha Orthodokse e Konstandinopolit e ka favorizuar zhvillimin e gjuhes shqipe me alfabet helen, kur ne te gjitha tekstet mesimore te epokes komuniste, duke perfshire edhe te sotmen, thuhet qe Kisha Orthodokse (Patriarkana Ekumenike e Konstandinopolit) ka qene armikja e gjuhes shqipe. Atehere perse nuk ka ndertuar kritiken e atyre pikepamjeve manipulatore ne kete rast, apo perse keshtu i ka leverdisur per te sajuar genjeshtren e radhes?

Ngaqe nuk e ka ditur, apo ngaqe nuk i ka leverdisur  ta dije e pastaj ta thote duke fshehur qellimin e manipulimit ne kete rast, autorja nuk ka permendur komentet mbi botimin e Nilo Borgia-s, “Pericope evangelica in lingua albanese del secolo XIV da un Manoscritto Greco della Biblioteca Ambrosiana (me fotografina), Grottaferrata, 1930”. Ne nje nga keto komente shkruhet: “Duket se botimi i pare ka kalue i pavrejtun dhe, per shume vjet, asht fole ose shkrue rreth ketyne teksteve shume te vocrra me aq msheftesi e pasaktesi sa qe nji bibliograf shqiptar, ndonese mjaft i rrahun, mendonte se ishte fjala per nji doreshkrim te Grottaferrates ne pergamene, dhe se te tjere, nder ata qe kishin ma shume njoftime, tue e dijte se ishte fjala per nji doreshkrim te Ambrosianes, shpallshin se ky dsh. nuk mund te gjindete ma23 (Lumo Skendo, Diturija, II, prill 1927, ff. 203-4, etj,); perseritej njikohesisht se perikopeja e perkthyeme i pergjegjej Mateut, XXVIII, 62 vv., kurse s’ka vecse 20 vargje te kap. XXVIII te ketij ungjilli. Botimi i D. Nilo Borgia, i Abacise greke te Grottaferrates, rivendosi rregullin ne gjithe kete ceshtje.

Megjitheate mbesin disa pika mbi te cilat asht ende i mundshem diskutimi, e pikesepari ceshtja e dates. Qysh nga titulli i studimit te tij, D. Nilo Borgia shfaqi mendimin per shek. XIV dhe, ne f. 22, sakteson: ‹‹del principio del secolo XIV›› [= i fillimit te shek. XIV – W.K.]. Asht shi ne kete epoke qe e datojne dsh. 133 te Ambrosianes: ‹‹s. XIV›› [=shek. XIV – W.K.] thote katalogu i Martini-t e Bassi-t24, ‹‹principio del sec. XIV sicuramento›› [=me siguri fillim i shek. XIV – W.K.], pati miresine me me shkrue Imz. Giov. Galbiati, prefekt i Ambrosianes. Por data e dsh. Nuk asht domosdo data e tekstit te shkruem mbi copen e letres katrore. Per ta datue kam pase fatin e mire qe te mund t’i drejtohem disa paleografeve kaq te cilesuem si Imz. Prefekt i Bibliotekes Vatikane ne Rome, Z. H. Omont, ruejtes i doreshkrimeve be Bibliothéque Nationale te Parisit, dhe Imz. Galbiati-t ne Milan. Perfundimet e tyne perkojne: fragmenti nuk asht i shek. XIV; mund te jete i gjysmes se dyte ose fundit te shek. XV, ndoshta edhe i fillimit te shek. XVI25 (Vetem Imzot Galbiati asht shprehe tue e pas pa origjinalin; Imz Mercati dhe Z. Omont kane pa vetem riprodhimin fotografik, e bardhe mbi te zeze, te dhanun ne studimin e D. Nilo Borgia-s)” (Mario Roques, Gjurmime mbi Tekstet e Vjetra Shqipe e shkrime te tjera, Botimet Franceskane, Shkoder 2011, foto 2/4, 2/5, 2/6, 2/7).

Por problemi i vjetersise se kultures ne gjuhen shqipe eshte trajtuar nga Dhimiter S. Shyteriqi ne nje artikull me titull : “Me i vjetri dokument i njohur mbi kulturen ne gjuhen shqipe, – 1332”, botuar per here te pare ne gazeten “Zeri i Popullit”, Tirane 03.XII.1962, por ribotuar ne permbledhjen me studime Neper shekuj letrare, Tirane 1973 (foto 2/8, 2/9), ku ne menyre indirekte interpolon idene sikur shkrimi i gjuhes shqipe mban daten qe ne kohen e shtetit te pare te njohur te Arberit (1190-1199), sepse me 1332 ekziston nje raport i murgut Brokard drejtuar mbretit te Frances, Filip de Valoá, ku thuhet: “Shqiptaret kane nje gjuhe krejt tjeter dhe te nderyshme nga latinishtja, megjithesem kane alfabetin latin ne perdorim dhe ne tere librat e tyre”. Prej ketej Shyteriqi nxjerr idene se “shqipja kishte nje perdorim relartivisht te gjere si gjuhe kulture. Ajo mund te kete sherbyer per te mbajtur kronikat, mund te kete qene gjuhe e nje letersie artistike, mund te jete perdore ne shkrime kishtare etj” (f. 68-70). Ne kete debat historiko-shkencor u perfshi edhe Mahir Domi qe arriti ne perfundimin se alfabeti latin del si alfabeti me i lashte i perdorur per te shkruar gjuhen shqipe (Alfabeti i gjuhes shqipe dhe Kongresi i Manastirit, Tirane 1972, f. 9). Pra qe ne ate kohe per studiuesit shqiptare nuk ka qene e qarte permasa alfabetit te persorur nga shqiptaret.

Kaq ka mjaftuar dhe fantazia rinore postkomuniste e zmadhon permasen e Shyteriqit dhe e ben konkrete, reale dhe te dukshme edhe pse nuk ka asnje pamje. A nuk eshte nje mashtrim i paster me nje qellim te paragjykuar?

foto 2-4
foto 2-4
foto 2-5
foto 2-5
foto 2-6
foto 2-6
foto 2-7
foto 2-7
foto 2-8
foto 2-8
foto 2-9
foto 2-9

Aresyeja pse personazhet familjare nen mbiemrin Kocaqi hidhen ne sulm duke manipuluar te verteten e paster, te ditur prej shekujsh, eshte e lidhur me tendencen e tyre per te poshteruar Historine gjuhesore te shqiptareve dhe per t’i krijuar histori krahinave pa histori. Ne kete rast i heqin te qenurit me autoresi paresore dhe vendimtare Klerikeve Katolike Shqiptare dhe kete ja adresojne Kishes Bizantine ne menyre te maskuar, ku kjo e fundit vetem ne vitet pas 1831 ka luajtur nje rol te madh ne favor te shqiptareve  jo  per faj te saj. Ketu  fshihet  raporti historik Katolik – Orthodoks ne popullaten shqip–folese pergjate 700 vjeteve (shek. VIII – shek XV) dhe, mbi te gjitha, prejardhja vllehe e me shume se gjysmes muslimane te popullates se sotme shqiptare ku perfshihet edhe vete autorja (midis viteve 1820-1853), ekzistenca pozitive e te cileve eshte permbysur pergjate epokes komuniste duke e fshehur kete gjeneze ne menyre gjarperuese dhe duke u perfshire ne procesin e fallsifikimit te Historise te Kombit Shqiptar dhe Gjuhes se Tij.

Dmth autori Kole Ashta ka te drejte ne analizen e tij dhe jo individi Kocaqi me fantazine e vet te huazuar nga koha e Nilo Borgia-s. Por fantazia e Kocaqit ka dhe paralele te tjera ku kerkohet qe Formula e Pagezimit te konsiderohet nje shpikje e Engjelloreve per t’i krijuar lavdi vetvetes. Ky eshte pretendimi i Ilia Karanxhes i shprehur ne faqet e FB, sipas te cilit: e famëshmja “formulë e pagëzimit” nuk është gjë tjeter veçse një fallsifikim i bërë nga familja Angeli (Engjëlli) në mezin e shekullit të XVI pra gati 100 vjet më pas nga pretendimi i daljes të saj. Kjo familje ishte e dalluar për fallsifikime të tilla dhe formula e pagëzimit u shkrojt si një kundërvënje e vepres të Gjon Buzukut…”Meshari” 1555. Pra të njëtën gjë që bënë me të ashtuqojturin Barlet (ne realitet Marin Beçikemin – të cilit nuk ja përmëndin kurrë emrin ) ku me një tjetër letër të falsifikuar na e paraqesin situatën sikur veprën “Historia de vita et gestis Scanderbegi” ja diktoj Barletit i jati i tyre Pietro Engjëlli…!”. Po sipas Karanxhes ekzistojne FJALË SHQIP NË VITIN 1416-1417 TË NXJERA NGA REGJISTRI VENECIAN I LEJAVE TË PRONËSISË PËR TOKËN NË SHKODER (REGISTRUM CONCESSIONUM). IDEJA E SHKRIMIT TË PARË SHQIP ME FORMULËN E PAGEZIMIT ËSHTË NJË FALLSIFIKIM I BËRË NGA FAMILJA ENGJËLLI NË MEZIN E SHKULLIT TË XVI”. Me kete konstatim te fundit arrihet ne perfundimin qe shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare ka nje qellim konkret te lidhur me transformimin e Historise se shqiptareve ne favor te Lindjes dhe mohimi i gjithshkafes qe Perendimi Fetaro-Politik ka luajtur ne favor te shqiptareve pergjate ketyre 400 vjeteve te fundit.

Pra per kohen qe flasim (shek XV-XVI) autori Kolë Ashta perdor tre tituj gjuhesor te ndryshem nga njeri-tjetri: gegerishtja, shqipja dhe greqishtja. Cfare perfaqesojne ne historine e gjuhes shqipe keto tre terma dhe a kane qene ndonjehere se bashku: pse, kur, ku, si?

Por nga pikepamja statistikore dhe shkencore kur flasim mbi Gjuhen Shqipe per baze duhet marre viti 1635 kur kemi te parin fjalor Latinisht-Epirotisht me autor Dom Frang Bardhin dhe Gjuha Shqipe quhej fillimisht Gjuha e Epiroteve. Ky fjalor kishte vetem 2544 fjale te shqipes se sotme kundrejt 5000 fjalesh latine (bot. Çabej 2006, f. 13), por sipas Kolë Ashtes ne Leksiku historik i Gjuhes Shqipe, Shkoder 2000, vell. 3, f. 91, leksiku i shqipes nxjerre nga vepra e Bardhit perfshin 2492 fjale nder te cilat permblidhen edhe ato pak fjale te shqipes, qe jane marre nga shtesat, qe lexohen aty, para o pas Fjalorit. Vec ketyre u shtuan nja 14 te tjera te nxjerra nga korespondenca e Bardhit). Duke marre parasysh huazimet ne Fjalorin e Bardhit nga greqishtja, latinishtja, sllavishtja, italishtja dhe turqishtja autori Kolë Ashta arrin ne perfundimin se vetem 1300 fjale jane te pasurise gjuhesore vendase (Leksiku historik i gjuhes shqipe, vell. III, Shkoder 2000, f. 77, (foto 2/8)). Ndersa nga nje punim i At Justin Rrotes, Gjuha e shkrueme ase verejtje gramatikore, Shkoder 2006, f. 28 – 32 (foto 2/9), marrim vesh se brumi i Fjalorit te Shqipes (Leksikologjia) elementi indoevropian (ky term nenkupton ne menyre favorizuese elementin pellazgjik, te pakten nga ana ime) perbehet nga vetem 349 fjale, elementi trako-ilir ka vetem  38 fjale (f. 33-35), elementi grek ka 79 fjale (f. 36-38) dhe ai latin vetem 112 fjale (f. 40-42). Pra kemi dy shifra mbi ekzistencen e fjaleve para shqipe te lidhura me gjuhet indoevropiane – pellazgjishten, 1300 dhe 349, qe do t’i marrin ne konsiderate krahasimisht per  te  pare  perqindjen e huazimeve  te  Gjuhes Shqipe pa i dhene asnje rendesi diferences midis tyre dhe duke i konsideruar, ne pamundesi vertetimi, si te vetmet fjale me burim vendas dhe te trasheguara nga parahistoria zanafillore (ne kete rast me vlere eshte postulati: Padija nuk eshte argument!).

foto 2-8a
foto 2-8a
foto 2-9a
foto 2-9a

Çudia qendron se te Marret e Madheshtise Shqiptare as qe duan t’ja dine per kete fjalor, por rrine dhe teorizojne me fantazine e tyre deri ne ate mase sa boten e tyre te brendeshme mendore e konsiderojne si ligj te natyres me permasa absolute (mund te jete nje lloj semundje e pakurueshme). A nuk kemi te drejte ta akuzojme POLITIKEN si nje virus shkaterrues te Botes Shqiptare per interesa jashte kesaj te fundit, por qe duhet te na parapergatise per nje termet te madh qe duhet ta shoqeroje dinamiken e shoqerise shqiptare ne te ardhmen e afert politike?

Por lind pyetja: si lidhet vjetersia e gjuhes shqipe me kete fjalor te vitit 1635 dhe numri prej mbi 2500 fjale me te para te saj, kur sot (2021) pretendohet te kemi 180 000 fjale, pra raporti midis shqipes se Bardhit me shqipen e sotme eshte zmadhuar plot 72 here? Cila eshte vjetersia teorike e nje gjuhe cfaredo ne historine e Njerezimit dhe a ka dinamike sipas kesaj shkak-pasoje? Cila eshte historia e kesaj “gjuhe te vjeter”?

Gjithsesi kjo situate gjuhesore nuk te con ne perfundimin qe Gjuha Shqipe eshte e lashte dhe ketu fillon ngaterresa e Historise te shqiptareve dhe gjuhes se tyre. Por Fjalori i At Francesco Maria da Lecces O.F.M. (bot. II – 1702) italisht – shqip (botimi i I-re emertohej italisht – epirotisht) perbehet nga 11.200 fjale shqip dhe ketu duhet pare perse Gjuha Shqipe eshte afro pesefishuar brenda 60 vjeteve. Cfare rendesie ka epoka kohore 1635-1695 ne Gjuhen Shqipe dhe perse studiuesit shqiptare, te pakten, nuk i japin rendesi kapercimeve sasiore te fjaleve te shqipes nga njeri shekull ne tjetrin? Cfare perfaqeson ky kapercim sasior i rritjes se fjaleve te shkruara te Shqipes Historike, jo vetem per ate kohe, 1635 – 1702, por per te gjithe rastet evidente ku dallojme periudhat 1702-1908, 1908-1954, 1954-1980, 1980 – 2015 te cilat mbarten me fjaloret perkates? Sa fjale duhet te kete nje gjuhe qe te mund te konsiderohet e lindur dhe sa fjale duhet te kete qe te konsiderohet prone e popullit qe e flet?

A ka fakt me konkret se keta fjalore? Pergjigjet e ketyre pyetjeve perkojne domosdoshmerisht me ndertimin e metodikes shpjeguese te fenomenit ne fjale, gje qe perben dhe zgjidhjen e problemit te gjenezes te shqiptareve dhe gjuhes qe ata flasin. Paraprakisht duhet vene ne dukje fakti qe GJUHA nuk sherben ne asnje rast si argument ne percaktimin e gjenezes te cdo populli jo vetem per kohen teper-teper te shkurter kur cfaqet ne Histori1), por permbajtja e saj ne te gjitha rastet nuk shkon me larg se percaktimi i botes se relacioneve qe bartesit e saj kane realizuar nder shekuj dhe mijevjecare pamvaresisht nga tendenca dhe permasat e ketyre relacioneve.

                                                                         

shenimi1): deri me sot eshte pranuar qe Epi i Gilgameshit (bot. shqip, foto 2/10), – 5000 me pare –, perben librin me te pare te shkruar ne historine e Njerezimit, ndersa per Europen per baze merret Stela e Lemnos – 2700 vjet me pare (foto 2/11, marre nga libri i Jakobo Thomopulos, Pellazgjika, Athine 1912, 1994. Per kete ngjarjen e fundit dikush mori kurajon civile dhe i beri nje pershkrim sipas ideve te te Marreve para nje dekade, – per kete shih Ilir Mati, Stela e Lemnos, Tirane 2010).

foto 2-10
foto 2-10
foto 2-11
foto 2-11

Te  dy  keto  fakte  rrjedhin  nga  e  njejta  race  njerezore me nje diference kohore prej 2300 vjetesh ne favor te shumereve, por ne asnje rast nuk eshte shpjeguar vonesa e cfaqjes se gjuhes se shkruar ne Europe ne raport me ate ne Azine Qendroro-Perendimore, kur sot shkalla e zhvillimit social anon nga Europa, edhe pse autoresia ne te dy rastet i takon te njejtes popullate; – te pakten ne Shqiperi ky duhet konsideruar si zbulim i Spiro KondasDhimitri PilikesPetro Zhejit (pamvaresisht se nga kush e kane kopjuar) i pa zhvilluar ne dinamiken e tij, por qe ata nuk e kane pranuar ne kete forme duke e paraqitur procesin historik te gjuhes shqipe sipas deshirave instiktive te tyre.  Pikerisht ky mos pranim eshte bere shkak per t’i paragjykuar veprat e tyre si te shkruara me nje qellim te caktuar te palidhur me karakterin shkencor te problemit.

Fakti qe asnjeri prej ketyre autoreve nuk analizon dinamiken historike te vendasve ne kete gadishull (ne fund te fundit a ka te tille dhe si argumentohet kjo) dhe te te ardhurve (a ka te tille dhe cila eshte permasa kohore dhe konkrete e ketij emigracioni), duke e ndare perfundimisht se kush eshte autokton dhe kush jo, tregon se shkrimet e tyre e kane nje qellim qe nuk lidhet as me shkencen dhe as me interesat e Kombit Shqiptar. Pasi ne fund behen pyetjet: Cfare perfitimi kane shqiptaret e mijevjecarit te trete nga qenia e tyre autokton apo te ardhur? Kush ka ndikuar mbi zhvillimin social te shqiptareve, te pakten pas 1468? Rreshqitja analitike e ketyre dy problemeve nuk tregon thjeshte sensin e punes se tyre individuale, por dhe nje urrejtje sociale qe keta studiues kane kundrejt subjektit qe e ka realizuar punen e tyre saktesisht pergjate 400 vjeteve te fundit dhe qe keta duan ta NDRYSHOJNE per qellimet politike te subjekteve nga varen ata.

                                                                             

Rendesia e te gjithe ketij materiali qendron vetem ne faktin se autoret me te pare te veprave shkencore shqiptare, te lidhura me Gjuhen Shqipe, jane, nga viti 1462 deri me 1702, Eterit e Kishes se Shenjte Katolike. Na pelqen, s’na pelqen, zanafilla historike e Gjuhes Shqipe te shkruar ka per autoresi Kleriket Katolike Shqiptare (pikerisht kete kerkojne ta ndryshojne me cdo kusht te Marret e Madheshtise Shqiptare dhe pikerisht kete proces udheheq prej 40 vjetesh Ismail Kadare. Pergjegjesia bie edhe mbi bashkepunetoret e tij):

Imzot Pal Engjellin

Dom Frang Bardhin

At Francesco Maria da Lecce O.F.M..

Cfare lidhje ka ketu shqipja me pellazgjishten helene? Te pakten diferencimi kohor midis tyre eshte me e pakta 2300 vjet ne favor te helenishtes pellazge kur dhe me bufi e di se shqiptaret jane autoktone dhe race e bardhe, e helenet race malavjane dhe te mbivendosur ne gadishullin ilirik! Atehere si mund te perbashkohen keto dy subjekte midis tyre me kontinum kohor-hapsinor te diferencuar ne ekstrem ne favorin hapsinor helen dhe ne favorin kohor parashqiptar? A e kuptojne valle manipulatoret e Historise se Kombit Shqiptar se cfare do te thote ky bashkim ne fushe e teorise filozofike? Dhe defekti qendron ne mos marrjen ne konsiderate ne asnje rast te faktorit KOHE SHOQERORE dhe shkeputjen e saj nga KOHA FIZIKE, sic veprohet deri me sot.

Ne vazhdim sipas At Donat Kurtit (1902-1983) dhe At Marin Sirdanit (1885-1962), ne vepren e tyre Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi, te botuar per here te pare me 1935 (botimi i dytë, 1999), shkruajne (f. 15, 16, 17, 19): “Ne vj. 1644 P. Zef Iccaran OFM shkruen “Dizionario italiano – albanese” f. 120, doreshkrim i ruajtun ne biblioteke te Jezuiteve ne Shkoder; Ne vj. 1675 P. Bernardus a Quintiano OFM shtypi nji liber shqyp “Doktrina cristiane (epirotika)” –Venetiis 1675. P.Leo a Citadella OFM, qe diq ne vjete 1678, tuj pase kene Misjionar ne Shqypni, shkruen “Dictionarium epiroticum”. Nji gramatike te vogel shqyp, te shkrueme si duket prej ndonje Misjonari   ne vj. 1710 me nji shtojce ne gjuhen turqishte, ia dedikoi ne vj. 1805 kardinalit Prefekt te Propogandes nji Eksprefekt i Misionit te Shqypnis. Ne vj 1716 P. Francesk M. Da Lecce OFM shkruan e shtype ma te paren gramatike shqyp, qe ka rendesi edhe sot: “Osservazioni grammaticali nella lingua albanese” Roma, 1716 dalla tip. Della S. Cong. Di Propaganda. –Ma vone shkruan edhe nje fjalor per te cilin nuk dihet se si mbaroi. Ky fjalor qe pershkruar pjeserisht prej G.Camarda, i cili e lavderonte fort. Ne vitin 1722 edhe P. Didacus a Desio OFM perpiloi nje gramatike shqip qe nuk u pat botuar. Ne vitin 1752 P.Bonaventura Prucher OFM prej Castel Giovio la ne Rome nje doreshkrim gati per botim “Manuale Catechetico italiano-epirotico” e nje fjalor per sherbim te Misionareve te Shqiperise. Ne vitin 1848 P.Luka da Monte Giove OFM na ka lene nje fjalor shqip – italisht, qe ruhet si doreshkrim ne biblioteke te bashkise se Todit n’Itali me kete numer: “Cod. 224 format 8o fq. 328. Ne vitin 1858 P. Dario Bucciarelli OFM la nje doreshkrim “Grammatica della lingua albaneze” qe ka qene ruajtur ne Biblioteken Franceskane te Gjuhadolit ne Shkoder. Ne vitin 1862 P. Bonaventura da Francavilla  shkruan “Elementi grammaticali di lingua epirotica” ne format 8o fq 110 qe ruhej si doreshkrim tek franceskanet ne Gjuhadol. Ne vitin 1866 P. Francesko Rossi da Montalto OFM shtype “Regole grammaticali della lingua Albanese, compilate sulle tracce dei buoni grammatici e del P. Francesko M. Da Lecce” Roma 1866 –Stamperie della S. Cong. Di Propoganda for 8o fq 350. Po ne ate vit shtypet edhe “Vocabolario Italiano-Epirotico con tavola sinoptica ne format 8o, me 954 faqe. Ne vitin 1881 P. Leonardo de Martino OFM ka qene nder te paret qe punoi vjersha ne gjuhe shqip mbas metrikes moderne, duke botuar librin “L’Arpa” di un Italo-Albanese, Venezia 1881. Ky misionar qe i pari qe leshoi kushtrimin nder njerezit e medhenj te Europes mbare per indipendencen e popullit shqiptar”.

“Prej vitit 1800 e deri ne vitin 1861 hapen aty – ketu shkolla private me klasa fillore. Vetem ne Shkoder mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djem e 4 per vajza. E perkoheshmja “Perparimi” i rreshton emrat e mesuesve me te njohur me kete renditje: Gege Kodheli, Gjergj Benusi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Trushit te Mark Krajes (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Egjell Radoja, D.P.Babi”.

“Edhe jashte Shkodres hapen shkolla te tjera katolike ne gjuhen shqipe. Ne Prizren, ne Peje e ne Gjakove i gjejme shkollat e hapura per djem shume  me perpara vitit 1840, por per mungese te datave te sakta jemi te detyruar vetem t’i zejme ne goje”.

“Ne vitin 1861 franceskajt hapin ta paren shkolle fillestare publike ne Shkoder i ndihmuar nga Episkopati shqiptar. Do pase parasysh edhe fakti qe ne vitin 1882 franceskajt kan pase hape nje kolegje per me rrite e me mesuar te gjithe ata qe deshironin me u ba freten e prej vitit 1905 kjo shkolle ishte bere krejtesisht ne gjuhen shqipe”.

Per te mos pranuar kete fakt dhe per te mohuar Kleriket Katolike Shqiptare si autoret me te pare te zanafilles te Gjuhes Shqipe eshte shpikur teoria e prejardhjes se Shqipes nga pellazgjishtja pa ditur ne asnje rast se cfare jane pellazget dhe si lind gjuha e folur dhe ajo e shkruar ne Historine e Njerezimit (ky eshte thelbi qellimor i teorise pellazgjike mbi gjuhen shqipe). Dy-tre keto boshlleqe qe cfaqen ne teorine filozofike te Historise u sherben fallsifikatoreve te Gjuhes Shqipe si argumenta per te mohuar historine e kesaj gjuhe, jo vetem pse nuk dine kuptimin e ketyre dy-tre proceseve, por keta fallsifikatore nuk dine as te argumentojne pikepamjet e tyre manipulatore dhe fallsifikimet e bera. Kjo eshte aresyeja qe krijon dyshimin qe ata jane thjeshte sherbetoret e ideatoreve te kesaj fantazie.

Edhe neqoftese do te pranojme se ilirishtja, e panjohur ne asnje element, rrjedh nga pellazgjishtja per shkak te relatave kohore teper te gjata te ilireve me pellazget, perseri shqipja nuk ka asnje lidhje me pellazget, qofte edhe per faktin se eshte formuar domosdoshmerisht per here te pare vetem ne shek. e XVII me ane te nje fjalori (i pari i ketij lloji per gjuhen shqipe), qe qendron me gjuhen shqipe te sotme (2021) ne raportin sasior 1/72, dhe e gjitha kjo brenda kohes prej 386 vitesh. Ne qofte se per 2200 vjet, te themi, pellazget na paskan dhene 2500 fjale, popujt relatore per 386 vite na dhane 177500 fjale te tjera. Atehere per te perligjur karakterin imagjinar pellazg te ketyre 2500 fjaleve eshte me e domosdoshme te argumentohet karakteri shqiptar i krijimit te ketyre 177 500 fjaleve te huazuara pas 1635 nga ana e shqiptareve.

Kjo eshte aresyeja qe duhet te dyshohet me te madhe se pas shkolles se Te Marreve te Madheshtise Shqiptare duhet te fshihet dicka shume me e madhe se sa deklarohet nga perfaqesuesit e saj, amatore me fushen e historise gjuhesore, por shume profesioniste ne fushen e mashtrimit dhe fallsifikimit historik.

2-Veprat e Para ne Shqip (autoret e tyre).

Sipas At Donat Kurtit (1902-1983) dhe At Marin Sirdanit (1885-1962) (ketu jane mbeshtetur te gjithe studiuesit shqiptare pas 1945 kur jane nisur dhe kane studiuar dinamiken historike te Shqipes pasi asnjeri nuk mund te flase me fakte per ate epoke): Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi, te botuar per here te pare me 1935 (botimi i dytë, 1999, f. 27-28); por edhe sipas Imzot Zef Simonit, Letersia shqipe e pame ndryshe, Shkoder 2006; jepet kjo panorame hapsinore e zhvillimit te veprave me te para letrare ne Gjuhen Shqipe: “Prej vitit 1555 deri ne vitin 1700 njohim 12 vepra e 9 autore nder te cilet Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Barleti, Tivarasi, etj. Prej vitit 1700 deri ne vitin 1800 kemi 11 vepra, 9 autore, e 6 doreshkrime. Permenden: P.Francesk M de Lecce OFM, Kuvendi i Arberit, D. Gjon Kazazi, etj.”

Por duhet theksuar qe kjo panorame historike eshte pranuar realisht edhe nga shkolla shqiptare e epokes komuniste, por edhe pas saj; sipas se ciles ato ishin: Marin Barleti, Gjon Buzuku, Pjeter Budi, Frang Bardhi, Pjeter Bogdani (per kete shih: Dh. S. Shyteriqi, Shkrimet shqipe ne vitet 1332-1850, Tirane 1976; Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Tirane 1988;  Zija Xholi, Pese mendimtaret me te vjeter te kultures sone kombetare, Tirane 2003).

Konkretisht keta autore, veprat e tyre dhe komentet mbi keto vepra duke mos paragjykuar asnjeren per kohen dhe autoresine, jane:

At Marin Barleti (1450/60 – 1512/13) – Histori e Skenderbeut – 1512, Tirane 1964 (foto 3, 3/1).

foto 3
foto 3
foto 3-1
foto 3-1

Edhe pse e shkruar latinisht, kjo veper lidh shqiptaret e mevonshem me Gjergj Kastriotin, me Katoliçizmin institucional dhe Europen. Te pakten ne kete pike roli i At Marin Barletit eshte i pazevendesueshem dhe ndoshta i vetmi autor qe e ka luajtur kete roli ne favor te shqiptareve autoktone  qe  nga dita me e pare qe njihen ne Histori. Kjo eshte aresyeja  perse  eshte  sulmuar  At Marin Barleti dhe vepra e tij mbi Gjergj Kastriotin-Skenderbe. Por kjo tregon edhe dicka tjeter ne aspektin politik: perse te gjithe fallsifikatoret, manupulatopret, politikanet antishqiptare e kane filluar rrugen e tyre me nje veper mbi Skenderbeun (te pakten kete rruge ka ndjekur Fan S. Noli perpara se te vinte dhe te ngaterronte shqiptaret pas 1921-shit).

Dom Gjon Buzuku (1499-1577)  1555:  Meshari – 1555, Tirane 1968 (foto 4, 4/1). Me zbulimin e kesaj vepre eshte i lidhur emri i Imzot Gjon Kazazit (1702-1752) nga Gjakova, i cili ne vitin 1743 zbulon ne Biblioteken e Propagandes Fide te Vatikanit te vetmin ekzamplar te kesaj vepre.

foto 4
foto 4
foto 4-1
foto 4-1

Ndersa ne formen qe e shohim ne foto merita eshte e Profesor Eqrem Çabej qe i ka kushtuar kesaj vepra studimin e mesiperm dhe gjithe jeten e tij shkencore. Nder fjalet e fundit te Emershenjtit te Gjuhes Shqipe ne shtratin e vdekjes ishte pikerisht MESHARI. Kjo eshte dhe aresyeja perse tradhetaret e Gjuhes Shqipe tentuan t’ja perdhunojne emrin kur nxenesi i tij, prof. Kolec Topalli, botoi zgjerimin e punes se Prof. Eqrem Çabej me 2017.

Kjo veper eshte botuar edhe ne Kosove ne kuadrin e vepres se plote te Dr. Eqrem Çabej (vell VI, Prishtine 1977, (foto 4/2, 4/3)).

Por duhet pranuar qe e para veper studimore per Buzukun eshte ajo me autor At Justin Rrota O.F.M., Monumenti ma i vjeter i gjuhes shqype (Buzuku–1555), Shkoder 1934 ku jepet dhe nje faksimile nga origjinali (foto 4/4, 4/5), botuar per here te pare ne Hylli I DRITES, vjeti VI. Nr. 1,2,4,5,10,12-1930, veper e cila u pervetesua nga Dhimiter Shyteriqi dhe u botua ne librin e tij: Shkrimet shqipe ne vitet 1332-1850, Tirane 1976, f. 42-45 (foto 4/6, 4/7, 4/8). Per te justifikuar dhe humbur gjurmet per kete grabitje perdori emrin e Çabejt, ku permend edhe emrin e Rrotes (f. 44).

foto 4-2
foto 4-2
foto 4-3
foto 4-3
foto 4-4
foto 4-4
foto 4-5
foto 4-5
foto 4-6
foto 4-6
foto 4-7
foto 4-7
foto 4-8
foto 4-8

Papas Leke Matranga (1560-1619), E mbsueme e kreshterë – 1592, botuar sipas studiuesit Matteo Mandalá, Tirane 2012 (foto 5, 5/1).

foto 5
foto 5
foto 5-1
foto 5-1

Imzot Pjeter Budi (1566-1622) – 1618, Doktrina e Krishtene, (foto 6, marre nga interneti)

Më 29 janar të vitit 1622, ipeshkvi katolik e shkrimtari shquar shqiptar, Imzot Pjetër Budi i dhuroi Bibliotekës Apostolike të Vatikanit kopjen origjinale të veprës së parë të tij “Doktrina  e Kërshtenë“ (Dottrina Christiana), përkthim i katekizmit të shën Robert Belarminit, që u botua në Romë në vitin 1618. Në fund të faqes së veprës shkruan “Autor dono dedit Bibliothecae Vaticanae. 29 Januari 1622” (Autori ia dha [këtë kopje] dhuratë Bibliotekës së Vatikanit me 29 Janar 1622).

Veprat e ipeshkvit të jashtëzakonshëm Imzot Pjetër Budit jane te shtrira pergjate periudhes 1618-1621. Dy breza pas Dom Gjon Buzukut, vjen figura e dytë më e madhe e letërsisë së hershme brenda Shqipërisë, ajo e Imzot Pjetër Budit, autorit të katër veprave fetare, me përmbajtje të doktrinës së krishterë, në gjuhën shqipe.

foto 6 (marre nga interneti)
foto 6 (marre nga interneti)

Imzot Pjeter Budit dhe vepres se tij mbi Doktrinen Kristiane studiuesja Blerina Suta i ka kushtuar nje studim te vecante me titull: Faqe te panjohura nga vepra e Pjeter Budit  (1618-1622), Onufri 2016 – foto 6/1, 6/2.

Ndersa Zeqirja Neziri i ka kushtuar nje studim poezise se Budit, vell. 1, Shkup 1995 (foto 6/3,6/4).

foto 6-1
foto 6-1
foto 6-2
foto 6-2
foto 6-3
foto 6-3
foto 6-4
foto 6-4

Imzot Pjeter Mazreku (1584-1650), Ipeshkev i Tivarit.

Historiani nga Budapesti, prof. dr. Antal Molnár, ka gjetur një burim, ku dëshmohet që një kosovar (Peshkopi Mazerekku) së pari nga pikëpamja shqiptare, ka hartuar më 1620, nocionin politik të Kosovës. Në ligjëratën e tij me temën, “Misionet katolike dhe origjina e ndërtimit të kombit shqiptar në fillim të shekullit të 17-të”, Molnár, theksoi se hulumtimet rreth origjinës së kombeve dhe të nacionalizmit kanë pësuar një ndryshim të konsiderueshëm të paradigmës në dhjetë vitet e fundit.

Vazhdimi i Ligjëratës të prof. dr. Antal Molnár sipas hartes (foto 6/5):

foto 6-5
foto 6-5

“Unë propozoj t’i lidh këto teori bashkëkohore të nacionalizmit me historinë e hershme moderne të vendeve të Ballkanit që jetonin nën sundimin osman. Në rastin e katolikëve të Ballkanit, ishte Selia e Shenjtë dhe organi i saj për misionet, Kongregacioni i Propagandimit të Besimit, i cili me konceptimin dhe strategjinë e saj të misionit të fokusuar në komb, promovoi formimin e ideve rreth identiteteve kombëtare.
           Nga shqiptarët ishin priftërinjtë katolikë, kryesisht misionarët dhe priftërinjtë e arsimuar në Romë dhe në Kolegjin Ilir të Loretos, i cili krijoi identitetet e para kombëtare moderne.

Pjesa më e rëndësishme e kësaj tradite kombëtare katolike ishte kulti i Skënderbeut, i cili mbijetoi në mjedisin humanist, si dhe në mesin e malësorëve katolikë shqiptarë.

Figura qendrore në formimin e identitetit kombëtar katolik shqiptar ishte Pietro Massarecchi (Pjetër Mazreku) nga Prizreni, vizitori apostolik në 1623 dhe arqipeshkëv i Antivariut nga viti 1624 deri më 1634”.

Kjo pikepamje lidh Gjuhen Shqipe dhe ceshtjen kombetare shqiptare me Europen dhe Kishen Katolike ne menyre historike dhe pikerisht kete ja kane fshehur shqiptareve pas 1945. Ja perse tamam-tamam ne kete pike ka filluar karakteri antishqiptar i komunizmit: keqarsimimi thelbesor i Kombit.

Imzot Pjeter Bogdani (1625-1689) – 1685, Çeta e Profeteve, botuar sipas studiuesit At Luigi Marlekaj me 1989 ne gjuhen italiane nen titullin: Pietro Bogdani e L’Albania del suo tempo ÷(foto 7, 7/1), por te botuar shqip me 2008 nga Botimet Franceskane, perkthyer nga Willy Kamsi (foto 7/2, 7/3).

foto 7
foto 7
foto 7-1
foto 7-1
foto 7-2
foto 7-2
foto 7-3
foto 7-3

Me 6 dhjetor 1989 Instituti i Gjuhesise dhe i Letersise, nen logon e Akademise se Shkencave te Republikes se Shqiperise, i ka kushtuar nje konference shkencore perkujtimore me teme: “Pjeter Bogdani dhe vepra e tij”, mbi çbaze u botua permbledhja me kete titull me 1991 (foto 7/4, 7/5).

Ekziston edhe nje botim kritik i kesaj vepre me autore Anila Omari te botuar me 2005 ne Tirane (foto 7/6, 7/7).

foto 7-4
foto 7-4
foto 7-5
foto 7-5
foto 7-6
foto 7-6
foto 7-7
foto 7-7

1706 – Cuvendi j Arbenit, pergatitur dhe pajisur me shenime si dhe me konkordancat leksikore nga Bardhyl Demiraj, Shkoder 2012, (foto 8, 8/1)

foto 8
foto 8
foto 8-1
foto 8-1

Prej ketij materiali (foto 3 ÷ 8/1) rezulton qe krijuesit e veprave me te para te ngjarjeve historike ne trojet shqipfolese dhe Gjuhen Shqipe te jene Kleriket Shqiptar Katolike dhe Orthodoks te ritit katolik:

At Marin Barleti (1512)

Dom Gjon Buzuku (1555)

Papas Leke Matranga (1592)

Imzot Pjeter Budi (1618-1621)

Imzot Pjeter Mazreku (1620)

Imzot Pjeter Bogdani (1685)

Selia e Shenjte me qender ne Rome (1703).

Pra vazhdimesia e krijuesve fillestar te Gjuhes Shqipe behet brenda te njejtit subjekt, ku kemi dhe veprat e para letrare ne Historine e Gjuhes Shqipe, autoret e te cilave jane dhe pasuruesit e Gjuhes Shqipe nga pikepamja sasiore dhe cilesore e fjaleve (1512-1703), qe perben dhe kohen e zhvillimit te veprave me te para ne Gjuhen Shqipe. Cfare pune ka ketu pellazgjishtja helene apo greqishtja?

    3-Dokumentimi Shkencor dhe Historik i Shqipes (Fjaloret).

Ka rendesi raporti kohor midis termit shkencor dhe atij historik per gjuhen shqipe dhe ketu qendron ndryshimi me gjuhen pellazge, karakteri shkencore i se ciles eshte marre per baze disa mijeravjet pas lindjes historike te saj, nga ai i Gjuhes Shqipe, e cila perpara se te kete karakter historik ka karakter shkencor dhe kjo eshte pika qe te Marret e Madheshtise Shqiptare nuk e kane marre parasysh me konsiderate.

Gjeja me e pabesueshme per nje studiues gjuhe eshte ekzistenca e nje ditari shekullor te shprehur me ane te fjaloreve perkates ku tregohet dinamika e kesaj gjuhe. Por pikerisht kete dinamike nuk marrin parasysh fallsifikatoret e historise se Gjuhes Shqipe dhe e bejne kete jo se nuk e dine, por eshte argumenti me i forte praktik qe nuk e pranon varesine e Shqipes Historike nga Pellazgjishtja Helene.

Me 1635 kemi rreth 2500 fjale, prej te cileve ne nje koment kemi trasheguar 1300 fjale shqip (Fjalori i Dom Frang Bardhit, foto 9, 9/1) dhe ne nje koment  tjeter kemi 349 te tilla (At Justin Rrota(foto 2/9)).

foto 9
foto 9
foto 9-1
foto 9-1

Keto dy shifra do te jene pikat e referimit sasior te zhvillimit te gjuhes shqipe nder shekuj. Per rastin e pare gjuha shqipe me 1635 fjale kishte me pak se 50% te fjaleve te huazuara dhe 86 % te fjaleve per rastin e dyte, qe pasketaj do te vendoset nder kllapa.

Gjuhes se Frang Bardhit dhe lidhjes qe ajo ka me shqipen moderne, Mustafa Kruja i ka kushtuar nje studim analitik qe eshte botuar nga Botimet Çabej me titull: Nji studim analitik; Gjuha e Frang Bardhit dhe Shqipja moderne, Tirane 2007 (foto 9/2, 9/3)

foto 9-2
foto 9-2
foto 9-3
foto 9-3

Me 1702 kemi rreth 11500 fjale (fjalori i At Francesco Maria da Lecces, O.F.M., foto 10, 10/1), te  cilat  do t’i konsiderojme totalisht te perdorur nga shqiptaret pa qene te afte per te percaktuar rritjen sasiore ne funksion te krijimit nga ana e shqiptareve apo te huazuara per te gjitha rastet qe njohim (ne kete fakt, te Marret e Madheshtise Shqiptare, nuk kane dhene asnje shembell, se ku qendron fillesa masive e huazimeve gjuhesore te shqiptareve, pamvaresisht nga sasia).

foto 10
foto 10
foto 10-1
foto 10-1

Pra ne vitin 1702 Gjuha Shqipe ka afro 89% (97 %) te fjaleve te huazuara. Ne fakt ne kete periudhe kemi fakte mbi krijimin e fjaleve nga ana e Klerikeve Katolike shqiptare e jo shqiptare qe punuan per arsimimin e shqiptareve te pazhvilluar, teme kjo qe meriton nje studim krej te vecante, por qe te Marret e Madheshtise Shqiptare duhet ta kishin bere si bashkeshoqerues te pretendimeve te tyre.

Me 1908 kemi saktesisht 13798 fjale (Fjalori i Shoqerise Bashkimi, foto 11, 11/1). Pra ne vitin ne fjale Gjuha Shqipe ka afro 91% (97,5%) te fjaleve te huazuara.

foto 11
foto 11
foto 11-1
foto 11-1

Por me 1940 cfaqet fjalori kritik i Mustafa Krujes, shtypur per here te pare ne Shqiperi me 2008  nga  Botimet  Çabej  me  titull: Fjaluer  kritik  i  shqipes,  germa  “A” dhe “B” (foto  11/2,  11/3), i

foto 11-2
foto 11-2
foto 11-3
foto 11-3

bashkeshoqeruar me nje parathenie prej 25 faqesh nga Ledi Shamku-Shkreli, ku midis te tjerave shkruhet: “Sot trashegojme filozofine gjuhesore te Krujes jo thjeshte si dije, por si dorezani, si drite e si shtyse per t’i kthyer gjuhes aktuale njomshtine qe i mungon. Kjo dorezani vlen me shume se cdo levdate dhe lyp mirenjohjen tone. Nuk e kam fjalen thjeshte per mirenjohjen e nje rrethi te ngushte gjuhetaresh a letraresh, por per ate ndjesi te thelle qe duhet te ruaje ne zemer per Mustafa Krujen cdo individ i bashkesise shqipfolese, e madje edhe ata qe sot s’kane lindur” (f. 29)

Rendesia e ketij fjalori sot nuk qendron ne permbajtjen qe ai ka, por ne konstatimin profesional qe thote: “per t’i kthyer gjuhes aktuale njomshtine qe i mungon”. Cfare eshte kjo njomshtine qe i mungon gjuhes shqipe dhe a ka lidhje me Shqipen Historike apo me shkollen e te Marreve te Madheshtise Shqiptare? Te pakten ky fjalor eshte i afte te na argumentoje se shkolla e te Marreve ka dale kundra te gjithe studiuesve dhe intelektualeve te para vitit 1945 te gjuhes shqipe duke na treguar hapur se cfare perfaqeson ajo ne realitet dhe kujt i sherben.

Me 1954 kemi 25 000 fjale (Fjalori i Gjuhes Shqipe, foto 12, 12/1). Pra kete vit Gjuha Shqipe ka 94,8 % te fjaleve te huazuara (98,6%). Por ky fjalor ka nje “hile” te vogel: nuk ka shume fjale qe fliten ne Veri dhe vete eshte mbeshtetur ne nje fjalor te botuar ne Shkoder me 1941 me autor Dom Nikolle Gazulli (foto 12/2, 12/3). Dhe pas botimit te tij Ate Benedikt Dema pergatiti Fjalorin e fjaleve te rralla te gjuhes shqipe i cili u botua per here te pare me 2005 (foto 12/4, 12/5). Eshte ky fjalor (i perfunduar me 1967) qe grabitet nga akademiku i ardhshem Androkli Kostallari dhe qe con autorin ne hetuesi prej ku shume shpejt jep shpirt (22 mars 1971).

foto 12
foto 12
foto 12-1
foto 12-1
foto 12-2
foto 12-2
foto 12-3
foto 12-3

Rreth kesaj kohe ne Itali (1963) botohej fjalori i Arberesheve te Italise (foto 12/6, 12/7), me autor Emanuele Giordano, i cili numrin e fjaleve e te shprehjeve e ka vetem 19 000. Me vazhdim do te shohim se si me kete fjalor kane shpikur idene e ekzistences se gjuhes ilire tek Arbereshet e Italise. Ekziston edhe nje variant i ketij fjalori me autor Kole Kamsi, Fjalor Arberisht-Shqip, rreth 8600 fjale e shenime gramatikore (Shkoder 2000, foto 12/8, 12/9).

A eshte nje tregues ky i varferise se gjuhes shqipe nder emigratoret shqiptare te larguar kur dime qe ky fjalor mbeshtetet kryesisht ne shkrimtaret arbereshe te Italise, por edhe tek studimet e shqiptareve te Shqiperise dhe te huaj mbi gjuhen shqipe e italiane (f. XV-XIX), ne nje kohe qe Fjalori i gjuhes shqipe me 1954 kishte 25 000 fjale? Ndoshta ky eshte i vetmi argument i rendesise qe rilindasit shqiptare i dhane pasurimit te gjuhes shqipe pergjate shek. te XX-te, kur ne Italine fqinje arbereshet, e kthyer tashme ne shtetas italiane, kishin mbetur mbrapa ne kete drejtim. Te pakten raporti i fjaleve prej 13 500 fjale (Fjalori i Bashkimit-1908) me  25 000  fjale  te  Fjalorit te gjuhes shqipe (1954) eshte i afte te na tregoje se Rilindasit e vertete te gjuhes shqipe duhen kerkuar brenda shek. te XX-te dhe jo me perpara.

foto 12-4
foto 12-4
foto 12-5
foto 12-5
foto 12-6
foto 12-6
foto 12-7
foto 12-7
foto 12-8
foto 12-8
foto 12-9
foto 12-9

Dhe keta Rilindas jane Kleriket Katolike Shqiptare se bashku me emermadhin Eqrem Çabej. Te gjithe emertimet e tjera mbi qenien rilindas jane bere vetem me nje qellim: te fshihet grabitja qe i eshte bere identitetit te shqiptareve dhe gjuhes shqipe nga popullata emigratore e vlleheve.

Me 1980 kemi 41.000 fjale (Fjalori i gjuhes se sotme shqipe, foto 13, 13/1), qe do te thote se 96,8 % (99 %) te fjaleve te Gjuhes Shqipe jane te huazuara. Ne kete fjalor nuk jane perfshire nje numer teper i madh i fjaleve qe perdornin shqiptaret, qe e detyruan Mehmet Elezin te shkruante nje fjalor shtese me po aq fjale qe nuk perfshiheshin ketu. Kjo do te thote se huazimet e Gjuhes Shqipe pas vitit 1980 duhet te kene qene dyfish me te larta.

foto 13
foto 13
foto 13-1
foto 13-1

Me 2006 kemi 81000 fjale (nga bashkimi i fjalorit te mesiperm me ate te Mehmet Elezit, foto 14, 14/1). Llogaritjet tregojne se ne periudhen 1980-2006 ne Gjuhen Shqipe jane futur fjale qe kane qene te huazuara ne masen plot 98,4 % (99,57 %) e fjaleve te fjalorit.

foto 14
foto 14
foto 14-1
foto 14-1

Me 2015 kemi mbi 81 000 fjale dhe 300 000 fjale forma (Fjalor Drejtshkrimor i Gjuhes Shqipe me autore Ali Dhrimo-Rami Memushaj, foto 15, 15/1). Per rastin e fjaleve kemi te njejten situate prej 98,4 % (99,57 %), por per rastin e 300 000 fjale forma, plus 81 000 fjale, rezultati eshte 99, 66 % (99,91 %) prej tyre jane te huazuara.

foto 15
foto 15
foto 15-1
foto 15-1

Sot me 2021 pretendohet se kemi 180 000 fjale te shqipes ne kartelat e Institutit te Gjuhesise, qe do te thote se sot Gjuha Shqipe ka  99,28 % (99,81 %) te fjaleve te huazuara. Dhe me sa duket ky eshte rezultati perfundimtar i Gjuhes Shqipe ne aspektin e prejardhjes se fjaleve qe ajo perdor.

Tani me lind pyetja: Kush e shpiku shifren prej 93% te fjaleve te huazuara ne Fjalorin Etimologjik te Shqipes me autor Prof. Kolec Topallin (foto 15/2, 15/3)? Kjo perqindje eshte e vlefshme per vitet e kohes se Luftes se Pare Boterore (1914-1918) per njerin rast dhe per kohen e Lidhjes se Prizrenit (1878) per rastin tjeter. Pra e sigurte eshte qe kjo shifer te jete e shpikur thjeshte per reaksion formal dhe pa domethenie historike pasi nuk eshte e sakte dhe faktikisht perqindja e fjaleve te huazuara nga Shqipja Historike rezulton shume me e larte se 93%.

foto 15-2
foto 15-2
foto 15-3
foto 15-3

Ky arsyetim matematikor fillestar quhet i padobishem neqofte ndonje individ i Shkolles se te Marreve te Madheshtise Shqiptare na argumenton se nga viti 1635 deri me sot ka pasur ndonje individ shqiptar qe ka shpikur ndonje fjale te Shqipes (ne fakt ka pasur dhe do ta tregojme me poshte se si) me perjashtim te nje rasti, sic ka qene, psh, Dritero Agolli, qe kur ishte dejshem thone se shpiku fjalen pijetar, pasi kjo fjale deri rreth viteve 1980 nuk ka qene ne fjaloret e gjuhes shqipe, por duke u gjendur tek Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhes Shqipe (2015) me autor Ali Dhrimo-Rami Memushaj (foto 15, 15/1) na tregon se eshte shpikur midis ketyre viteve.

Nga i gjithe ky material nxjerrim tabelen e meposhtme te huazimeve ne Gjuhen Shqipe:

Dinamika e huazimeve ne Gjuhen Shqipe: llog. per  1300 fjale –  per 349 fjale  pas  vitit  1635

  • 1635 me pak se 50 %           86,00 %
  • 1702——————–89 %         00 %
  • 1908——————–91 %         97,50 %
  • 1954——————–94,8 %         98,60 %
  • 1980——————–96,8 %         99,15 %
  • 2006——————–98,4 %         99,57 %
  • 2015——————–99,66 % 99,91 %
  • SOT——————–99,28 % 99,81 %

Por kjo tabele ka dhe te kunderten e vet ne funksion te ekzistences se fjaleve shqip nder shekuj, por qe cuditerisht nuk eshte thene kurre ne kete forme:

Dinamika fjaleve ne Gjuhen Shqipe  llog. per     1300 fjale  –  per 349  fjale   pas vitit 1635

  • 1635    mbi            50 %            14,00 %
  • 1702———————11,0 % 3,00 %
  • 1908———————-9,0 % 2,50 %
  • 1954———————-5,2 % 1,40 %
  • 1980———————-3,2 % 0,85 %
  • 2006———————-1,6 % 0,43 %
  • 2015———————00,34 % 0,09 %
  • SOT———————00,72 % 0,19 %

Por kendveshtrimi i fundit na jep te drejten te kerkojme se sa eshte perqindja e fjaleve te huaja te nderfutura ne gjuhen shqipe. Te pakten ndikimi i gjuhes turke, arabe dhe perse eshte e zberthyer ne nje fjalor me autor Tahir N. Disdari (1900-1972) dhe titull: Fjalor i orientalizmave ne gjuhen shqipe (foto 15/4, 15/5), sipas te cilit ne gjuhen shqipe ndodhen rreth 4500 fjale me prejardhje nga gjuhet turke, arabe dhe perse. Sipas autorit 80% e ketyre 4500 fjaleve vertetohen me tekste dhe jane te nderfutura ne gjuhen shqipe pas Buzukut, duke qene pasuri e leksikut te gjuhes shqipe nder shekuj (f. i); cka do te thote se ne vitin 1981 11% e gjuhes shqipe ka ne brendesi fjale me perjardhje nga keto tre subjekte, meqenese ky fjalor eshte shkruar perpara vitit 1981.

Nga i njejti autor jane nxjerre mbi 600 fjale rrenje me burim persisht ne studimin Persizma ne gjuhen shqipe dhe studimi i tyre, Tirane 2010; qe do te thote se afro 1,5% e leksikut shqip te jete me origjine perse (f. 5).

Ketij problemi Kryetari i Akademise se Shkencave (1993-1997) te R. SH. Prof. Shaban Demiraj (1920-2014) i ka kushtuar nje kumtese: Disa zhvillime paralele ne evolucionin e shqipes dhe te iranishtes (Shaban Demiraj, Gjuha shqipe, probleme dhe disa figura te shquara te saj, Tirane 2003, f. 120-132) ku tregohet mbi zhvillimin e tyre si gjuhe indoevropiane, te perfshira ne grupin e gjuheve te tipit satem, qe si fjale rrjedh nga iranishtja. I njejti autor (f. 81), ne mbeshtetje te Thumb-it (1910) dhe Mijaescu (1966), pohon se ne gjuhen  shqipe ka rreth 21 huazime nga greqishtja e vjeter, qe me vone jane rritur ne 31 fjale. Lexuesi te jete i sigurte se me keto 31 fjale te huazuara behet e mundur leximi i Steles se Lemnos nga gjuha e sotme shqipe, pasi pa keto huazime ai shkrim nuk mund te lexohet nga shqipja e sotme. Kjo eshte pika me e pare qe fshehin te Marret e Madheshtise Shqiptare kur shprehen ne ambientet e propagandes.

I te njejtes rendesi eshte dhe libri i Junuz Shpuzes, Persiatje onomastike, Shkoder 2008, ku ekziston nje kapitull mbi gjurmet persiane ne fondin onomastik te shqipes, f. 46-72  (foto 15/6, 15/7, 15/8). E ndjej per detyre te falenderoj z. Rozafa Shpuza per dhurimin e librave te babait te saj.

foto 15-4
foto 15-4
foto 15-5
foto 15-5
foto 15-6
foto 15-6
foto 15-7
foto 15-7
foto 15-8
foto 15-8

Por ka te dhena mbi procesin e ndikimit italian mbi gjuhen shqipe ne kohen e sotme, me autore Ledi Shamku-Shkreli, Tirane 1999 (foto 15/9, 15/10) ku merret per baze rasti i emigracionit te fundit shqiptar ne Itali. Morivet qe e shtyne autoren ne zgjedhjen e kesaj teme ishin:

-Troshitjet e reja qe po ndodhin ne strukture te shqipes

-Zbrazetia e ndjeshme e studimeve sociolinguistike mbi problemin ne shqyrtim (f. 9)

Por ajo qe autorja ka vene ne dukje dhe qe duhet marre per baze ne te gjitha rastet e ndikimit te gjuheve te Botes mbi shqipen eshte kendveshtrimi sociolinguistik, i cili “eshte parapelqyer qe c’ka po ndodh, te emerohet si proces i ndikimit italian mbi shqipen dhe jo thjeshte i italishtes mbi te, pasi ndikimi mbi shqipen e thekson ne nje rast te tille jo vetem gjuha italiane, por ne nje mase te madhe korpusi i fuqishem etnokulturor i Gadishullit Apenin” (f. 10).

foto 15-9
foto 15-9
foto 15-10
foto 15-10

Pak si me ne ekstrem dhe teper cilesor ne analizen e bere qendron nje autor tjeter qe jo vetem na jep ndikimet e turqishtes mbi shqipen, por permbledh gjithsejt pese gjuhe bashke me fjalet e perdorura nga banoret e asaj ane (behet fjale per fshatin Sopik-Livadhja ne Sarande, qe sot eshte thjeshte nje fshat shqiptar, por qe e konsiderojne veten epirotas duke perdorur vetem 3059 fjale (autori pretendon per 3010 fjale, f. 170) te ndara sipas gjuheve: arvanitase-934 fjale, turqisht-546 fjale, greqisht-1492 fjale, sllavisht-33 fjale, latinisht-54 fjale, te perdorura ne zemer te Epirit, ne fshatin Sopik te Sarandes me pretendimin se jane banore vendas prej mbi 2000 vjetesh me emrin EPIROT edhe pse nuk disponon asnje dokument mbi kete fakt (Mihal V. Xhamo, Ketu ku jane rrenjet tona, vell. 2, Tirane 2012, foto 15/11, 15/12). Fakti qe autori pretendon se Feja ne Epir, ashtu si ne Greqine e Lashte, para KRISHTIT kishte “karakteristika politeizmi” te lidhura me perendite e OLIMPIT (f. 7), duhet te coje ne perfundimin qe banoret e Sopikut ishin gjenetikisht te lidhur me helenet, por nuk jam i sigurte ne e kupton autori se cfare permbledh Politeizmi Helen, pasi citon nje ekonomist, ndoshta merceolog (Ilia Telon).

foto 15-11
foto 15-11
foto 15-12
foto 15-12

Nje permbledhje e ketyre te dhenave tregon se ne fshatin Sopik gjuha qe banoret flasin ka rreth 3059 fjale te perdorura, prej te cilave 30% te fjaleve arvanitase, 17,8% te fjaleve ne gjuhen turke, 50% ne gjuhen greke, 1% ne gjuhet sllave dhe 1,77% ne gjuhen latine pa marre parasysh se nga e kane prejardhjen 934 fjalet ne gjuhen arvanitase dhe cfare lidhje kane me shqipen ato. Ndoshta kjo eshte analiza me e sakte e ketij problemi dhe na tregon raportet gjuhesore te perdorura nga popullsia fshatare ne pjesen me jugore te Shqiperise, por dashur pa dashur autori na ka dhene ne dore nje element dyshues: cfare popullate jane banoret e Sopikut: shqiptare, grek apo vlleh (termi epirot, pas shek. te XV-te, i permbledh te tre keto popullata sot ne brendesi te vet). Sipas perqindjeve te fjaleve te perdorura rezulton qe popullata e Sopikut ne gjeneze te larget duhet konsideruar me origjine greke, por ajo qe i ndan keto tre popullata nuk eshte gjuha, por jane arkitekturat e Kishave te fshatit Sopik dhe pretendimet e autorit nuk jane te sakta; ne kete rast ai fsheh gjenezen biologjike te banoreve te fshatit Sopik dhe aresyet perse kane filluar te lulezojne keto teorira dhe libra pas 1992. Cudia ne kete liber dhe ne keto pretendime te autorit qendron mungesa e fjaleve ne gjuhen vllehe dhe ideja qe ne kete fshat dikur kane qene ose jane vllehet, konform arkitektures se njeres Kishe Orthodokse qe gjendet ne kete fshat (foto 15/13).

Krahasimi i arkitektures te dy Kishave Orthodokse, njera tipit vlleh dhe tjetra e tipit bizantino-grek, ne fshatin Sopik (foto 15/13, 15/14) behet ne raport me ate Kishes Orthodokse te Shen Kozmait ne Livadhja (foto 15/15), pasi kjo e fundit eshte e bere sipas stilit vlleh ne perputhje me gjenezen e banoreve te Livadhjase. Per te hequr dyshimet mbi kete krahasim po japim dhe arkitekturen e nje Kishe Orthodokse ne nje fshat tjeter, po ne kete komune (Kisha Orthodokse e fshatit Grave – Livadhja – Sarandefoto 15/16),  por  me arkitekture bizantino-greke.

foto 15-13 arkitekture vllehe (marre nga interneti)
foto 15-13 arkitekture vllehe (marre nga interneti)
foto 15-14 arkitekture bizantino-greke (marre nga interneti)
foto 15-14 arkitekture bizantino-greke (marre nga interneti)
foto 15-15 arkitekture vllehe
foto 15-15 arkitekture vllehe
foto 15-16 arkitekture bizantino-greke
foto 15-16 arkitekture bizantino-greke

Por  te  gjitha  keto  krahasime na tregojne  qe banoret e fshatin Sopik te komunes se

Livadhjase te jene me origjine greke, pra e konsiderojne veten minoritare, por jane te mbivendosur ne nje fshat qe dikur ka qene i banuar nga vllehet, qe do te thote se jane te ardhur ne keto troje ne formen greke. Pra ne nje fare menyre ne kete fshat kemi nje menyre per te fshehur gjurmet e gjenezes te banoreve vendas, te cilen ata nuk duan ta zbardhin.

Perse revoltohen te Marret e Madheshtise Shqiptare me keto fakte konkrete? Ne kete rast keta te çmendur duhet te revoltohen me parashqiptaret e kaluar qe jane relatuar me helenet para 2500-3000 vjeteve, me italianet, paragreket, turqit, arabet dhe perset nder keto gjashte shekujt e fundit, italianet dhe greket ne shek. e XX-te pas 1991, dhe jo me studiuesit e sotem. Me interes per keta te Marre duhet te jene artikujt e Prof. Shaban Demiraj-t: Gjuha shqipe dhe historia e popullit shqiptar (f. 27-34), Shqipja, gjuhe indoevropiane (f. 35-43), Shqipja, gjuhe ballkanike (f. 44-53), Problemi i prejardhjes se gjuhes shqipe (f. 71-86), Mesapet dhe gjuha e tyre (f. 100-111)

Tani shtrohen dy probleme:

1-Ne cilen periudhe kemi krijimin e fjaleve shqip, kur fjalet me te para (1300 fjale ose 349 fjale) i kemi te trasheguara vetem pas 1462 deri me 1635? Çdo hipoteze mbi ekzistencen e fjaleve shqip perpara vitit 1462 eshte abuzim i paster ne kete fushe dhe nuk mund te merret per baze.

2-Ne cilen periudhe kemi ekzistencen e fjaleve ne gjuhen pellazge, kur me 1635 kemi vetem 1300 fjale nga lashtesia per njerin rast dhe 349 fjale per rastin tjeter? A mund te quhen keto fjale te lashta ne shek. e XXI fjale pellazgjike, kur popullata pellazge ne kohen e Herodotit pothuajse eshte transformuar plotesisht ne popullate helene e te tjera rreth e rrotull Helades se famshme?

Pergjigjet e ketyre pyetjeve do te na tregojne se sa e lashte eshte Gjuha Shqipe dhe cfare lidhje ka ajo me Pellazgjishten e Heleneve. Nga ana tjeter ato do te na tregojne se nga jane marre 99,91% e fjaleve te shqipes se sotme, per te cilat te Marret e Madheshtise Shqiptare pretendojne se jane shperndare ne te gjithe Globin nga “burimi” shqiptar! Ne fakt ekziston nje Ligjesi Natyrore qe e percakton ne menyre matematike boten dhe permasen e huzimeve midis popujve brenda nje race dhe midis racave. Por teoria e te Marreve te Madheshtise Shqiptare nuk mbeshtetet mbi Ligjet e Natyres, por mbi fantazine spekulluese per qellime politike te mbapshta pa e kuptuar as ata vete se cfare pretendojne.

Raportet analitike midis viteve 1635 dhe 2021, qofte per shifren 1300 fjale e qofte per shifren 349 fjale, e perjashtojne gjuhen shqipe si gjuhe te vjeter dhe si gjuhe me filacion nga pellazgjishtja. Ne kete rast analistet e Gjuhes Shqipe me qellim, ose nga padituria (ndoshta dhe nga idiotizmi intelektual), ngaterrojne strukturen zanafillore te gjuhes me permbajtjen e saj. Ne asnje rast, me perjashtim te profesor Eqrem Çabej, nuk eshte marre per baze lidhja e zanafilles gjuhesore me kete permbajtje, por interpolohet ne menyre manipulatore struktura e fjales ne etimologjine e saj pa e thene ne asnje rast se si mund te behet krahasimi barazitar strukturor i fjales me etimologjine (e thene me fjale te tjera Te Marret e Madheshtise Shqiptare nuk dine akoma se cfare eshte shkenca e etimologjise). Spekullimi eshte mjaft i dukshem ne te gjitha rastet qe njohim dhe qe do t’i shohim si per rastin europian ashtu dhe per ate shqipar.

Analiza historike e periudhave kohore midis germeve (nga a-b-c… deri tek h tek dy tabelat e mesiperme) na tregon sekretin perse eshte pasuruar Gjuha Shqipe nder keto kater shekuj dhe perse vetem ka huazuar pa i dhene asnje gjuhe tjeter elemente nga vetja (ne kete pike fshihet gjeneza milionavjecare dhe paaftesia e zhvillimit social te shqiptareve te sotem ne raport me popujt e tjere te Europe, me perjashtim te baskeve, dhe ne kete pike fillon Shkenca e Historise).

a-b eshte periudha ku Gjuha Shqipe peson rritjen e saj me te madhe ne here dhe e gjitha kjo per shkak te hapjes se shkollave shqipe dhe kerkesa per fjale te reja te lidhura me arsimimin e shqiptareve pergjate viteve 1584 ne Stumbell te Pejes ne Kosove dhe pastaj kalojne me ne jug te popullates shqipfolese me 1632 (shkollat e pare ne Vele dhe Kurbin), me 1639 ne Pllane, me 1698 ne Shkoder, qe ne vitin 1629 nga arbereshi Zef Skiroi, i cili e zhvilloi veprimtarine e tij pergjate bregdetit te Himares per 25 vjet. Ai u mesoi femijeve “Doktrinen e Krishtere” ne gjuhen shqipe. Me 1660 nje tjeter arberesh, Onufer Kostandini, hapi atje nje shkolle per tre vjet. : “Sipas të gjitha gjasave, shkolla ku së pari filloi të mësohej gjuha shqipe në kohën e pontifikatit të Klementit XI qe Kuvendi i Shën Bartolemeut “all’Isola Tiberiane” (në ujdhesën Tiberiane) në Romë dhe aty jepte mësimin e shqipes, duke filluar nga viti 1705 e tutje, autori i njohur i Gramatikës së gjuhës shqipe, Françesko Maria da Leçe”. “Në kohën e papatit të këtij shqiptari të madh (behet fjale per Papen Klementi i XI (1700-1721), GH), hartohet “Prej Durrësit ditën e dymbëdhjetë prillit ndë njimi shtatë qint e dhietë”, “Gramatikë e parë e gjuhës shqipe”, siç e quan këtë gramatikë R. Ismajli. Më vonë botohet Gramatika e gjuhës shqipe (Vërejtje gramatikore në gjuhën shqipe, 1716) e autorit F.M. da Leçe, i cili kishte botuar edhe Fjalorin italisht-shqip, madje para (1702) mbajtjes së Kuvendit të Arbënit (1703), e i cili fjalor mendohet se qe madje më i pasur se ai i Frang Bardhit. Edhe në gramatikën e parë të gjuhës shqipe, që ndër studiuesit njihet si “Dorëshkrim i Grotaferratës”, apo mbase bëhet fjalë për ndonjë gramatikë tjetër, dokumentet e kohës në arkivat e Romës tregojnë se “Gramatika e përmëndur e shqipes qe shtypur më 1701 dhe nuk gjëndet më””. “Në këtë aspekt (hapja e Seminarit Arbëresh në Palermo) duhet veçuar bashkëpunimi dhe miqësia e ngushtë qe kishte Klementi XI me Gjergj Guxetën (1682-1756), themeluesin e mëvonshëm të këtij seminari (më 30.11.1730), në të cilin do të shkollohen një varg arbëreshësh, intelektualë e shkrimtarë të shquar, e ku do të punojë nja 20 vjet Pjetër Andrea nga Himara, pastaj P.M.Parrino, Nikollë Keta etj” (sipas Engjell Sedaj: Papa shqiptar Klementi XI – Albani, Kuvendi i Arberit, 1998, f. 45-75).

Nje studim korrekt etimologjik i fjaleve te shqipes nga ana kohore duhet te na tregoje se huazimet me te medha nga italishtja dhe gjermanishtja te futura ne gjuhen shqipe jane te kesaj periudhe me qene se shkollat shqipe te shek. XVII dhe XVIII jane te lidhura me aktivitetin e Selise se Shenjte dhe Perandorine Austro-Hungareze mbi popullaten shqipfolese.

b-c eshte nje periudhe ku pasurimi i Gjuhes Shqipe nuk shenon ndonje rritje te madhe (me me pak se 2000 fjale per afro 200 vjet). Kjo periudhe perkon me disa ngjarje te njohura e te panjohura ne historine e shqiptareve: Lidhja e Prizrenit (1878) dhe vendosja e popullatave emigratore ne mes te shqiptareve, te cilat nga besimi orthodoks kalojne ne besimin islamik (1820-1840) – kjo perben 40% te popullates se sotme shteterore shqiptare. Kjo periudhe duhet te shenoje depertimin me te madh te huazimeve te fjaleve nga osmanishtja, vllahishtja dhe greqishtja brenda kuadratures prej 13 500 fjaleve qe ka Fjalori i “Bashkimit” (1908).

c-d eshte periudha ku lind dhe konsolidohet shteti i shqiptareve (1912-1925). Ndodhin nje sere ngjarjesh madhore qe e relatojne popullaten shqipfolese me ngjarjet nder me te rendesishme te Historise se Njerezimit. Ne kete rast Gjuha Shqipe peson nje dyfishim sasior te fjaleve te saj: kalon nga afro 14 000 ne 25 000 fjale. Kjo periudhe duhet te shenoje depertimin me te madh te huazimeve te fjaleve nga anglishtja dhe frengjishtja te lidhura me strukturat shteterore.

d-e eshte periudha e diktatures komuniste ku arsimimi i detyrueshem ndihmoi ne shtimin e fjaleve te reja ne lidhje me termat filozofike, historike, linguistike dhe profesioneve te zbatueshme per ate kohe (kalon nga 25 000 ne 40 000). Kjo periudhe duhet te shenoje depertimin me te madh te huazimeve te fjaleve nga rusishtja, bullgarishtja dhe serbishtja.

e-f eshte periudha ku shqiptaret u hapen neper Bote dhe relacionet nderkombetare moren permasat maksimale. Ne kete periudhe Gjuha Shqipe peson dyfishimin e saj sasior (kalon nga 41.000 ne 81.000 fjale), por shifra mbetet pak e dyshimte, pasi permbledh edhe shume fjale te periudhes paraardhese te deduktuara midis dy fjaloreve qe u shpallen ne fund te saj. Kjo periudhe e pasuron gjuhen shqipe me fjale nga te gjithe popujt, kryesisht europiane.

f-g eshte periudha ku rritja e fjaleve nuk perben ndonje rritje te konsiderueshme, pasi tani kemi te njejten numer sa paraardhja, por futen ne skenen teorike, per here te pare, 300 000 fjale forma qe ndikojne formalisht ne rritjen e fjaleve te Shqipes pa statistike korrekte.

g-h eshte periudha fundore e zhvillimit te Gjuhes Shqipe ku mungon saktesia e statistikes duke qene se numri i fjaleve merret si nje akt i ndodhur ne fondin e Institutit te Gjuhesise pa dinamike konkrete nder vite.

4-Modifikimi i Shqipes dhe grabitja e saj ne shek. e XIX-te

(shqipja Vllehe), ndryshimi praktik i identitetit kombetar te

shqiptareve.

Shekulli i XIX shenon per popullaten shqiptare nje operacion social me permasa te jashtezakonshme qe lidhet me shtimin numerik te saj ne menyre politike, por qe nuk eshte pranuar ndonjehere qofte si shifer e qofte si fakt. Ky operacion ka qene vendimtar ne zhvillimin e Gjuhes Shqipe ku per here te pare mund te dallojme ndikimin e politikes mbi dinamiken e saj. Pa frike mund te them se kjo nuk eshte deklaruar kurre duke u mbajtur e fshehte me shume kembengulje dhe duke u devijuar nga thelbi i saj, por qe perben thelbin e politikes ne territorin e shtetit shqiptar qe nga dita e shpalljes se tij me 1912 dhe te ndryshuar disa here (1920, 1924, 1928) deri ne permbysjen historike te ketij shteti (1945). Fakti qe gjurmat me te para te shqipes i gjejme qe ne shek. XV dhe ekziston nje dinamike historike e shkencore per kater shekuj te tjera pa nderprerje, tregon se Gjuha Shqipe ka qene e lindur-zhvilluar-konsoliduar ne maksimum. Atehere cdo tentative qe mund te behet dhe eshte bere ne kete drejtim te con ne perfundimin se mbi gjuhen shqipe eshte tentuar modifikimi dhe grabitja e saj nga subjekte jo shqiptare. Kaq mjafton per te kerkuar permasat e modifikimit dhe te vjedhjes ne kete rast.

Por shqiptaret e sotem qe jetojne brenda shtetit te tyre, ne Kosove, apo jashte ketyre dy subjekteve, nuk duan te dine mbi migrimin e tyre nga vendet ku jetonin drejt vendeve te reja. Dhe me sa kam kuptuar eshte njera nga dy permasat me kryesore qe percakton se shqiptaret qe jetojne brenda dy shteteve te tyre jane popullata e trete shqiptare e vendosur ne keto troje qe sot emertohen Shqiperi dhe Kosove te pakten prej 2500 vjetesh (sepse mund te jete edhe e katerta apo e pesta, por duke mos pasur informacion jemi te detyruar te kufizohemi deri ketu). Te pakten pranohet qe “duhet vene ne dukje se deri sot nje studim sinteze ne rrafsh mbareshqiptar e ne veshtrim etnologjik per levizjet migruese te popullsise nuk eshte bere. Ne kete veshtrim dijes shqiptare e kerkesave te kohes u jemi ne detyrim” (Mark Tirta, Migrime te shqiptareve, Etnografia shqiptare, 18, Tirane 1999, f. 7).

A eshte nje indiference e shqiptareve apo nje shtytje e politikes qe shqiptaret duhet te mos ta marrin vesh kurre, eshte nje problem qe nuk paraqet rendesi per t’a diferencuar, por informacioni qe na vjen nga analiza e popullsise osmane pergjate periudhes 1830-1914, me autor Kemal H. Karpat (foto 16 -:- 16/4), eshte teper e lexueshme dhe percaktuese ne funksion te shqiptareve.

Sipas ketij studimi (f. 25 – foto 16/2) rezulton qe sipas perberjes etniko-fetare per periudhen 1820-1840 ne territoret europiane te Perandorise Otomane kishte 1.000.000 shqiptare muslimane (tani per tani nuk i japim rendesi kesaj lloj popullate se nga e ka prejardhjen), 300.000 shqiptare te krishtere, vlleh 600.000, hebrej 280.000 dhe cigane 200.000. Por kur kjo analize permbledh vitet 1820-1900 te popullsise osmane ne Europe sipas struktures racore-etnike rezultati eshte tmersisht i cuditshem, te pakten per shqiptaret. Sipas ketij materiali (f. 80 – foto 16/3) rezulton: shqiptare me 1820 kemi 815.000 = 8.0% te gjithe popullates osmane, me 1840 kemi 1,5 milion shqiptare = 9,9% te popullates osmane. Por cudia qendron ne mungesen e popullates vllehe. Cfare ka ndodhur midis viteve 1820-1840 me popullaten shqiptare qe gati eshte dyfishuar si numer, por si perqindje rritja eshte me pak se 25%? Kjo cudi plotesohet me te dhenat e f. 126 – foto 16/4, ku per periudhen 1844-1856 popullsia shqiptare sipas origjines etnike konfirmohet plot 1,5 milion, por perseri popullata vllehe nuk figuron si bashkeshoqeruese ne asnje popullate tjeter otomano-europiane. Me sa duket edhe tek popujt e tjere ballanike (greket, bullgaret, serbet, etj) kjo popullate eshte interpoluar politikisht, por pa ja ditur permasat pasi na rezulton qe brenda popullates greke te kete arvanitas me prejardhje vllehe (te pakten ngjyra e lekures e justifikon kete).

foto 16
foto 16
foto 16-1
foto 16-1
foto 16-2
foto 16-2
foto 16-3
foto 16-3
foto 16-4
foto 16-4

Cudia qendron ne mos marrjen parasysh te ketij procesi nga ana e Oliver Jens Schmitt ne librin e tij: Shqiptaret, nje histori midis Lindjes dhe Perendimit, Tirane 2012, ku trajtesa mbi kthimin e shqiptareve ne fene islame realizohet ne menyre ekstreme sikur i gjithe procesi te kete ndodhur domosdoshmerisht nga shek. XV deri ne te XVII (f. 120-127), kohe ne te cilen ne brendesi te territorit te popullates shqipfolse u mbivendosen popullata emigratore otomane (pra islamizimi i tyre nuk duhet perfshire brenda procesit te konvertimit, pasi ata kane ardhur me besimin islamik), kur keto dokumenta na thone se shumica e popullates e ka kryer kete proces midis viteve 1820-1840 dhe nuk ka qene shqiptare. Pra autori zviceran ka ndihmuar ne fshehjen e gjenezes biologjike te gjysmes së muslimaneve shqiptare, me e pakta.

Me perafersi muslimanet shqiptare kane kete perqindjes prejardhje:

5% vine nga popullata vendase e besimit katolik.

50% vine nga popullata e besimit ortodoks emigratore (egjyptiane, vlleh).

45% jane qe ne gjeneze jane muslimane te devotshem.

Sipas ketij materiali rezulton qe popullata vllehe, e konvertuar ne muslimane, eshte implementuar ne brendesi te popullates shqiptare duke e humbur gjenezen e saj etnike. Pikerisht kjo popullate emigratore, duke u grabitur identitetin kombetar shqiptareve i ka sjelle atyre nje ngaterrese te lidhur me ngjarjet e mevonshme ne fushen e gjuhesise teorike. Kete e kuptojme nga autoret e epokes komuniste, qe sot shkruajne: “Mendimi mbizoterues eshte se pikerisht keto grupe te popullsive jane paraardhesit e atyre vatrave latinishtfolese, prej te cilave rrodhi nje gjuhe e afert me dalmatishten, qe njihet me emrin vllahishte, rrjedhimisht, ata ishin ilire e greke te romanizuar, popullsi autoktone ne vatrat ku jetojne sot, natyrisht ne nje numer shume me te vogel sesa ne antikitetin e vone e ne mesjete. Pra, vllehet jane vendas, grupe te vogla te popullsise se lashte te Ballkanit, ndersa emri vllah i tyre ka origjine gotike-gjermane” (Prof. Dr. Thoma Murzaku, Vllehte e Shqiperise-Ilire autoktone te romanizuar, ne Studime albanologjike, numer special, viti IX (10), 2004/2, f. 75), por ne asnje rast ky autor nuk ka kerkuar verifikimin e ngjyres se lekures, mbi cbaze percaktohet prejardhja racore sado e larget apo e afert qofte. Interesant eshte fakti qe pedagogu i historise pranon autoktonine e vlleheve te natyralizuar shqiptare dhe nuk eshte i afte te argumentoje ne asnje rast autoktonine e shqiptareve. Hajde e kuptoje lojen me shkencen e gjuhesise qe luhet ne kete rast dhe cfare interesi te fshehte kane pasur dhe kane individet e popullates vllehe, pervec faktit te grabitjes se identitetit kombetar qe i kane bere shqiptareve dhe qe sot e konsiderojne si te tyren. Mendoj qe edhe dinakeria komuniste nuk mund te kete qene kaq e sterholluar ne krimin e vet.

Deri me 1992 kerkush ne Shqiperi nuk mund te fliste mbi ekzistencen e fjaloreve qe lidheshin me shqipen, pervec atij te vitit 1635 te Dom Frang Bardhit dhe 1695 te At Maria Da Lecces. Ne saje te punes se Niko Stylos, natyrisht duke i lene menjeane interpretimet boshe te tij, ne sot kemi nje informacion mbi fjaloret ekzistues greqisht-shqip e gjuhe te tjera dhe disa autore qe lidhen me shqipen e Jugut (toskerishten), por ajo qe nuk thuhet hapur eshte mungesa e ndikimit te tyre mbi popullaten dhe per cfare kane sherbyer. Fillimisht permendet fjalori kater gjuhesh i Daniil Voskopojarit – Venecia 1770 (foto 16/5, 16/6), ku behet fjale per gjuhet greke-vllahishte-bullgarisht-shqip. Botimi i dyte, sipas autorit Stylos, eshte bere ne vitin 1793-1794 (Niko Stylos, Fjalori katergjuhesh i Papa Daniil Voskopojarit, Tirane 2011, f. 16) dhe kishte 1200 fjale (f. 14). Me pas vjen fjalori i Marko Boçarit (1790-1823) Greqisht-Shqip i shkruar ne Korfuz me 1809. Edhe ky botim ka meriten e Niko Stylos si njohje nga ana e shqiptareve, Tirane 2007 (foto 16/7, 16/8). Se fundmi vjen fjalori i Panajot Kupidorit (1821-1881) Greqisht – Shqip, Tirane 2011 (foto 16/9, 16/10) lene doreshkrim me 1881, prap veper studimore e Niko Stylos dhe e bere te njohur shqiptareve te Shqiperise po nga ai.

foto 16-5
foto 16-5
foto 16-6
foto 16-6
foto 16-7
foto 16-7
foto 16-8
foto 16-8
foto 16-9
foto 16-9
foto 16-10
foto 16-10

Keto fjalore tregojne (hipoteze) tendencen e popullates arvanitase per mos t’u shkeputur nga tabani i vet biologjik, sidomos pas 1831, kur do te formohej shteti grek. Por ne teresine e tyre keto fjalore nuk paten asnje ndikim ne popullaten shqipfolese ne Shqiperi, e sa per ne Greqi nuk di te them per te cilet ato u shkruajten, por fakti qe ky fjalor (i Boçarit) u dorezua ne zyren e doreshkrimeve ne Biblioteken Mbreterore nga Pukevili dhe dy te tjeret jane lene doreshkrim, tregon se edhe tek shqiptaret e Greqise keta fjalor nuk kane arritur edhe pse mund te ngreme hipotezen se u shkruan per popullaten arvanitase te Greqise te bere shtet me 1831. Kjo gje nuk merret parasysh jo vetem nga gjuhetaret, por as nga historianet. Edhe vete Niko Stylos nuk e ka bere kete lloj zberthimi ne shume vepra te tjera mbi kete teme, cka e ben te dyshimte te gjithe vepren e tij perse eshte shkruar dhe publikuar pikerisht pas vitit 2000.

Keto ngjarje nuk do te kishin ndonje rendesi te dukshme, por shek. i XIX-te ka nje dukuri tjeter ne fushen e gjuhesise teorike: cfaqet shqipja vllahe dhe fjaloret e saj, ku autori Naum Veqilharxhi (1797-1846) krijon nje alfabet origjinal per shqipen vllahe – i Vithkuqit (1844) te bashkeshoqeruar me abetaren e nevojshme per kete rast. E bukura eshte se ky personazh konsiderohet si rilindasi me i pare i botes shqiptare pa e thene ne asnje rast se origjina e tij ishte vllehe dhe ne kete rast ishte krijuesi teorik i gjuhes shqipe te vlleheve ne mesin e shek. te XIX-te duke mos pasur asnje lidhje me zanafillen historike te Shqipes.

Ne vazhdim del ne skene Thimi Mitko (1820-1890). I njihen dy vepra: Përmbledhja e parë e këngëve folklorike toske me titull Alvaniki melissa dhe fjalori tre gjuhesh italisht-greqisht-shqip (foto 17, 17/1, 17/2). Ekzistencen sot dhe publikimin e ketij fjalori duhet t’ja dedikojme punes pasionante te studiuesit Shpetim Sala qe bashke me fjalorin ka botuar dhe transliterimin dhe fjalesin e pjeses shqip te ketij fjalori (foto 17/3).

foto 17
foto 17
foto 17-1
foto 17-1
foto 17-2
foto 17-2
foto 17-3
foto 17-3

Me pas cfaqet Konstandin Kristoforidhi (1827-1895). Botoi më 1866 përkthimin e parë gegërisht “Katër Ungjijtë dhe punët e Apostujve” dhe vijoi për shumë vjet përkthimet: Psallmet (1868 toskërisht, 1869 gegërisht), Dhiata e re (gegërisht 1869, toskërisht 1879), Të bërët dhe të dalët (toskërisht 1880), Bleni i dytë (toskërisht 1882) Fjalët e urta të Solomonit dhe Bibla  e Isaisë (toskërisht 1884). Botoi më 1867 Abetaren gegërisht, më 1868 toskërisht dhe libra të vegjël për nxënësit. Por me 2009 ne Shqiperi botohet vepra e tij Bibla (ne gegerisht): Krijesa. Te Daleta, sipas vitit 1872 (foto 18, 18/1).

foto 18
foto 18
foto 18-1
foto 18-1

Vepra themelore e Kostandin Kristoforidhit, për të cilën punoi gjithë jetën, është “Fjalori i gjuhës shqipe”. Me 1923 ne Parlamentin Shqiptar ka pasur nje diskutim nga ana e Visar Xhuvanit mbi mundesine e botimit te ketij fjalori me pretendimin se grekerit e kishin botuar sipas qejfit e shqiptaret akoma (Bisedime Parlamentare, 1923, 2, f. 686, diskutimet e dt. 17 qershor 1923, ora 3.30 mbas dreke). Më 1882 botoi Gramatikën e gjuhës shqipe sipas dialektit toskë. Ka lënë edhe disa dorëshkrime me shënime gjuhësore. Përkrahte teorinë për prejardhjen pellazge të shqipes edhe pse ne asnje rast nuk e argumentonte dot. Ketu duhet kerkuar aresyeja perse formuesit e gjuhes shqipe-vllehe ngulnin kombe mbi varesine lidhese te shqipes nga pellazgjishtja qe ne shek. e XIX-te.

Vepres se ketij personazhi i eshte kushtuar nje studim monografik, mbi cbaze ka sherbyer per marrjen e titullit shkencor nga ana e autores Fatbardha Nergjoni me titull “Kristoforidhi: Nje veshtrim rinjohes, Tirane 2013 (foto 18/2, 18/3) prej nga marrim vesh se kujt i ka sherbyer realisht Kostandin Kristoforidhi dhe kush kane qene ata qe kane luftuar gjithe jeten per ta bashkerenduar aktivitetin e tij me popullaten shqipfolese dhe me ke segment te tij konkretisht. Autorja nuk ka ditur t’i jape pergjigje perfitimit konkret qe popullata shqipfolese ka pasur prej ketij personazhi ne histori.

foto 18-2
foto 18-2
foto 18-3
foto 18-3

Vazhdon me Jani Vreto (1822-1900), i konsideruar si atdhetar dhe mendimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare. Në maj 1878, pas daljes së një radhe artikujsh polemikë në shtypin grek, sidomos në gazetën “Neologos”, Vretoja botoi veprën “Apologia”, Konstantinopojë 1878, në greqishte, në të cilën shtjellon prejardhjen e shqiptarëve, gjuhën, trevat e banuara prej tyre e të drejtat e tyre. Në fillim të vitit 1879 u caktua anëtar i komisionit të ngritur nga Komiteti qendror për të vendosur për alfabetin përfundimtar të shqipes. Anëtarët e këtij komisioni prej kohësh kishin mendime të ndryshme e nuk pajtoheshin në këtë çështje shqetësuese të alfabetit, gjë për të cilën Vretoja ishte për alfabetin grek.

Dhe mbyllja duhet konsideruar me Jani Vruhon (1863-1931) mbi te cilin bie akuza e fallsifikimit te vepres “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?”. Ne studimin mbi kete teme (per kete shih artikullin “91- Perse ju adresua vepra: “Shqipëria c’ka qenë, c’është e c’do të bëhetë?” Sami Frasherit dhe cfare perfaqeson ajo ne realitet? [ose TURPI “shkencor” i Akademise se Shkencave te R.P.S. te Shqiperise me 1988-89] 19.07.2017” tek faqja genckhoti.com), ku kemi evidentuar faktin qe kjo veper nuk duhet te jete e Sami Frasherit, por ajo eshte veper pikerisht e Jani Vruhos. Kjo hipoteze lindi pikerisht nga kapitulli VIII i kreut te dyte: “Miqte e shqiptareve” (botimi ne Prishtine 1978, f. 61) ku pretendohet se shqiptaret ne ate kohe kishin miq vetem vllehet. Por perse keta te fundit nuk e kane deklaruar ndonjehere kete miqesi, por duke vepruar fshehurazi e konsideruan veten rilindas te shqiptareve? Perse jane treguar kaq kamaleone (kjo shprehje eshte perdorur nga studiuesja Nathalie Clayer ne artikullin “Zoti ne “vendin e mercedeseve”” te botuar ne revisten Perpjekja 20, viti XI, nr. 20, Tirane 2005, f. 29) ne proceset historike pas vitit 1923, kur me 1913 ne Trieste e kerkuan hapur ndihmen per te bashkejetuar me shqiptaret ne nje shtet? Ishte kusht i politikes europiane te asaj kohe, apo interesi jetesor i popullates vllehe te mbetur pa atdhe? Cfare fshihet realisht pas gjithe atij aktiviteti historik shekullor dhe a ka lidhje me te sotmen nderkombetare?

E gjithe ngaterresa me popullatat emigratore, me literaturen shqipe te shkruar nga individet vlleh ne mesin e dyte te shek. te XIX-te, gjen argumentimin me te sakte ne fjalet e deputetet Visar Xhuvani (rridhte nga nje familje me origjine vllehe, ku me vone merr titullin Arqimandrit Visarion Xhuvani) ne Parlamentin Shqiptar pergjate viteve 1922-1923 (foto 19, 19/1) te cilat nxjerrin ne pah pikerisht tjeterllojin e popullatee orthodokse ne brendesi te popullates shqiptare. Behet fjale per diskutimet e dates e merkure 31 mars 1923, ora 3 mbas dite ku komisioni i financave paraqet nje projekt, te cilin po e paraqes me te gjithe emrat e diskutanteve per te kuptuar rendesine e problemit,  teresisht si me poshte:

“Nye i 1.- Qeveria autorizohet me i dhane hua Keshillit te Nalte te Kishes orthodokse autoqefale shumen e Fr. Ar 50.000. (Pesedhjetemij Frank ar).

Nye i 2.- Kjo hua asht e lirueme prej kamates.

Nye i 3.- Huaja asht e pagueshme mbrenda dy vjetesh qe prej dites ne te cilen hyen ne fuqi kjo ligje.

Nye i 4.- Kjo ligje hyen ne fuqi diten e çpalljes.

Nye i 5.- Ministrija e Financavet detyrohet per zbatimin te kesaj ligje.

foto 19
foto 19
foto 19-1
foto 19-1
  1. VISAR XHUVANI: Tashti ketu Qeverija kerkon me i dhane nji hua prej 50000. Fr. Ar Kishes Autoqefale orthodokse edhe mbassi te kaloje afati, te paguaje kamatat. / Komisioni i Financavet ne te cilin mora pjese per ket ceshtje ne raportin e tij cfaqi deshiren qe kejo shume jo vetem si hua, por ne qofte e mundun te jepet edhe si dhurate. / Une s’kam qene ne Parlamentin e parshem, por di se se ky Parlament i ka pase dhane njehere nji ndihme te madhe nji shoqnije, dhe kete ndihme ne qofte se nuk gabohem – e ka ndalue. / Pra kur per nji shoqeri, se ciles nuk ju dijte sigurisht realizimi i programit, u pa e nevojshme t’i jepet nji ndihme, pse te mos jepet nji ndihme edhe Kishes Autoqefale, kurse kjo jo qi asht vetem nji organizem fetar qi ka me sherbue per gjithe kohen, por asht dhe vegla qi po hedh sot themelet e Kishes kombtare orthodokse te Shqypnis. / Nuk asht nevoja me e shpjegue une ma gjate kete ceshtje, se e ka marre vesht gjithkushi randsin e jashtezakonshme dhe vleften e madhe kombtare te ketij instituti, vetem due te shtoj qi Kisha Autoqefale sidomos ne kohen e fillimit t’organizimit te saj nuk do te jete e zoja me e pague kete hua si dhe kamaten e saje. / Prandaj une propozoj qi te zgjatet mjaft koha e kamates, ne qofte se nuk asht e mundun me u dhane krejt dhurate, por lutem nxehtesisht qi ne qofte se Qeveria nuk e sheh te pamundeshme kete dhurate, te vendosi Parlamenti faljen e kesaj shume dhe jo hua.
  2. SEJFI VLLAMASI…………..
  3. Z. KOÇO TASI…………………..
  4. IBRAHIM XHINDI…………..
  5. ALI KELCYRA……………….
  6. STAVRI VINJAU……………
  7. MEHDI FRASHERI………..
  8. KRYEMINISTRI (A. ZOGU)….
  9. VISAR XHUVANI: I ndercmi deputet i Gjinokastres Z. Koço Tasi, tha se proponimi i komisionit asht i mete e se ky duhesh te paraqitete edhe projektin e duhun. / Une kujtoj se komisioni nuk ka ba ndonji gabim, por ka cfaqe deshiren e tij dhe kjo deshire asht e plote dhe jo si tha Z. e tij, sa per me u duke, edhe ne qofte se e pranojme, mund te ja kthejme komisionit per te ba edhe projektin. / Disa Zotni thone se Kisha ka pasunine e vet te mjafte. Kjo nuk ashte e vertete, qe sikur u shpjegua shume mire, gjysa e pasunis i ka mbete fatkeqesisht – jashte Shqipenis ne duer te hueja dhe nuk ashte e mundur te perdoret sot, gjysa tjeter ashte ketu ne vend, po me gjithe te metat, se duhet qi sot pasunit kishtare jane pa asnje organizim dhe t’ardhunat e tyne jane teper te pakta dhe as ndonji arke kishtare nuk permbledh sumen as me te vogel nga perdorimi i …………./ Z. Vinjau tha se n’organizimin e institucioneve fetare do lejne shume ngaterresa etj. Une e pergezoj profecine e Z. se tij, por i them edhe se mbas historis deri ne diten e soteshme, shohim se asnje institucion fetar kur asht organizue me menyre kombetare, nuk ka sjelle ngaterresa, por dobi te madhe nacionale edhe per kete aresye jane perkrahe kurdohere, per shembell kemi kishat kombtare te Ballkanit. / Sa per priftenit qi u tha se po rrojne me rroga te majme, cuditem se gjithe bota e di mire hallin e priftenve si jane tue jetuemun me te meta te mbedha e ne mizer te madhe, dhe shume prej tyne jane ba teper therorina dhe tue vuejt teper, dhe cuditem dhe me vjen keq qi digjohen ne Parlament fjale te kunderta. / Po, me nji ane me vjen mire kur digjon populli kso fjale per Z. e tij qi keshtu ta dijne zgjedhsat e dyte se cfare vote ti japin, se ky ketu zyrtarisht ka akuzue te gjithe klerin dhe qendrat fetare kombtare te Shqipnis. / Keshtu dhe njihere ky Parlament ti marrin parasysh gjithe nevojat dhe gjendjen delikate te Kishes Autoqefale kombtare dhe mos e kursej kete dhurate te vogel qi ka me prumun njisimin dhe shqyptarizimin e orthodokseve, pune qi ka aqe vlefte per interesin ma te nalte te Shtetit ne kohen e ardheme, sa nuk mund ta shpjegoj ne kohen e pake qi kemi (nenvizimi shumefish i imi, GH).
  10. STAVRO VINJAU:………………”

(jane ndrequr disa gabime ortografike dhe perseritje fjalesh, GH)

Keto fjale te sinqerta te deputetit Visar Xhuvani e tregojne mjaft qarte se popullata shqiptare e besimit te Krishtere Orthodoks ne cerekun e pare te shek. te XX-te nuk ishte shqiptare, por me ane te ketij fondi prej 50 000 Fr. ar duhej shqiptarizuar. Dhe kjo do te kuptohej pak me vone ku do te kerkohej qenia shqiptar e kryetareve te Institucioneve Fetare shqiptare dhe do te justifikohej krijimi ne menyre antikanonike me 1921 te vetequajtures Kishe Orthodokse Autoqefale Shqiptare, qe realisht nuk kishte lidhje as me Orthodoksine, as me Kishen, as me Shqiptarine, sepse realisht e krijoi politika (Ministri i Brendshem i saj kohe, Ahmet Zogu, me Kosta Paftalin e Durresit). Ne mbledhjen e 44, e merkure, me 23 . V . 1923, ora 3. 30 Mb. d. u diskutua mbi perberjen e drejtuesve te Klerit, ku Luigj Gurakuqi propozoi: “Kleri i gjithe fevet i math e i vogel, ne cdo shkalle qi te jete, duhet te jete gjytetas shqiptar prej lindjes e jo i natyralizuem” (Bisedime Parlamentare 1923, 2, Tirane 2012, f. 127). Diskutimet vazhduan gjate, por fjala e Visar Xhuvanit ishte me kuptimplote dhe nenkuptuese. Sipas tij: Z. Petro Harito mund te kete te drejte per shka thote, por ne qofte se atyre priftenve nuk u epet e drejta mbas deklarates qi asht ba prane lidhjes se Kombeve e qi asht ne fuqi. Prandaj ky paragraf mund te formulohet keshtu: Kleri i te gjithe fevet i shkalles se pare e te dyte, si Argjipeshkev, Ipeshkev, Myfti, kadi, Kryetar i Baballareve dhe Baba etj. Kjo shkalle duhet te jete nenshtetas shqiptar, dhe pake se paku prej dy brezash nga kombesia shqiptare (ashtu sikur e proponoj Z. Zevendsi i Ministrise se Mbrendshme Z. Rauf Fico.). / Sa per klerin e shkalles se trete e te katert, si prifterinj, hoxhe, djakone etj. Ata nuk a nevoja te jene prej races shqiptare e mjafton te jene nenshtetas shqiptar. Sa per ata qi kan me sherbye ner minoritete, te shtetit shqiptar. / Ne asht se deklarata e bame prane Lidhjes se Kombeve e qi asht ne fuqi qi permbledh te gjitha kto, atehere nuk asht nevoja te bahen keto shkoqitje, po ne asht se jo atehere po. Vecanerisht esht e ditun se kleri i shkalles II dhe i shkalles III asht aj qi hyne neper shpijat ma shpesh dhe ka rellasjone me paresine te shpesha dhe me popullin me ata cilevet mund te fusin sharteren dhe formimin e shqiptarizmes ose helmin e andishqiptarizmes”.

Kjo teme vazhdoi ne mbledhjen e 52, e enjte 31.V.1923, ora 2 mb. d., ku e merr fjalen Stavri Vinjau, i cili thote:

“Kleri i nalte do te kete keto cilesi.

  1. a) Nenshtetas shqiptar,
  2. b) te dije gjuhen shqip.
  3. c) te gezoje te drejtat civile e politike,

ç) te jete prej race shqiptare”

Sipas te gjitha ketyre materiale mbi popullaten shqiptare, dhe vecanerisht mbi ate muslimane, mbi krijimet ne fushen e gjuhesise, dhe mbi popullaten e krishtere vllehe te fshehur pas orthodoksise shqiptare arrijme ne perfundimin se nje subjekt emigrator ka fshehur aktivitetin e vet social dhe e ka paraqitur si nje aktivitet social shqiptar duke u fshehur pas shqiptarizmes, por ne realitet na rezulton qe u ka grabitur shqiptareve identitetin kombetar duke u paraqitur te tille. Ne kete rast kjo popullate emigratore paraqitet perpara politikes se sotme si popullate autoktone dhe si krijuese e civilizimit boteror. Ne kete rast ka perdorur dy aktivitete: njerin gjuhesor perpara 150-180 vjeteve dhe tjetrin fetar perpara 98 vjeteve pas te cilave eshte fshehur dhe maskuar si shqiptar.

Por kjo gjendje dualiste ka nje konfrontim me aktet historike te ndodhura, atehere kur Gjuha Shqipe po formohej lexueshem. Ne qofte se Shqipja Historike u formua e shkruar nga Institucionet Fetare Katolike per interesat e shqiptareve dhe pastaj u zhvillua nga individet, fillimisht te ketyre Institucioneve dhe pastaj kaloi ne boten laike, shqipja vllehe ka ndjekur nje rruge tjeter. Ajo u zhvillua dhe u levrua nga individet vlleh per interesat e tyre dhe pastaj u kalua ne trajtimin e Institucioneve Fetare Orthodokse per interesat e Orthodoksise Shqiptare me tendence per ta kapur ate politikisht, sic ndodhi nga 1921 deri me 1934 dhe nga 1949 deri me 1967. Edhe kjo ecuri, kontradiktore midis Shqipes Historike dhe Shqipes Vllehe, eshte e afte te ne tregoje se krijimi i Shqipes Historike ishte per interesat kombetare shqiptare, kur ajo vllehe ishte vetem per popullaten vllehe si nje mundesi per t’u implementuar ne shqiptarine identitare. Kjo eshte dhe dukuria kryesore pergjate diktatures komuniste qe nuk vihet ne dukje me permasa reale.

5-Rilindja e shqipes (Kleriket Katolike dhe Eqrem Çabej).

Problemi i termit RILINDJE nder shqiptare e ka nje problem te vogel te lidhur me mundesine e ekzistences qofte si proces praktik e qofte si proces gjuhesor. Ai eshte i pranishem vetem me nje kusht: po te pranojme nderprerjen e procesit te zhvillimit te Gjuhes Shqipe nga pikepamja kohore ne nje krahine cfaredo te banuar nga popullata shqipfolese. Dhe kjo gje ka ndodhur ne krahinat e Jugut te Shqiperise shteterore, ku nderfutja e popullatave emigratore e ka kerkuar pershtatjen e gjuhes te te ardhurve me shqipen vendase. Kjo gje perputhet me ate qe ka ndodhur sipas kapitullit te mesiperm.

Atehere vazhdimi i zhvillimit te shqipes behet ne Veri te popullates shqipefolese sipas nje itinerari krejt te ndryshem nga ai i ndodhur ne Jugun e popullates shqipfolese.

Edhe pse eshte krejt pa nderprerje periudha kohore prej shek te XVI deri ne te XX-tin, pranohet prej autoreve tane (At Donat Kurtit, At Marin Sirdanit) se “Prej vitit 1900 deri ne kohen e turqve te Ri gjejme 40 vepra e 10 autore. Vecohen: P.Gjergj Fishta, D. Ndoc Nikaj, D. Ndre Mjeda, P. Anton Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM”.

Ne te vertete kjo periudhe paraqet nje risi ne mendimin shkencor shqiptar mbi Gjuhen Shqipe, pasi krahas Klerikeve Katolike Shqiptar cfaqen studiuesit laike, ku vecohet zëmadhi Eqrem Çabej (1908-1980), vepra e te cilit kishte permasa jashtezakonisht te stermedha te botuara ne Shqiperi (pas 1982) e Kosove (1976) (foto 20, 20/1).

foto 20
foto 20
foto 20-1
foto 20-1

Rezultati i punes se Çabej-t mbi Gjuhen Shqipe eshte qe Gjuha Shqipe ishte formuar ne saje te botes se relacioneve dhe mjafton te analizojme boten e ketyre relacioneve dhe do te kishim thelbin  e  permbajtjes se Gjuhes Shqipe nga shek. i XVI (Gjon Buzuku Meshari) deri me sot. Kjo eshte aresyeja qe figura e Prof. Eqrem Çabej duhet konsideruar nje figure vendimtare qe i sherbeu rilindjes se Kombit Shqiptar ne zanafillen e shek. te XX-te dhe pajtimit te Veriut shqiptar me Jugun emigrator nga pikepamja gjuhesore.

Pikerisht fillim-shekulli XX perben rilindjen shqiptare nga pikepamja gjuhesore dhe letrare qofte dhe vetem se u formua per here te pare shteti i shqiptareve, por edhe per faktin se ne kete rilindje u perfshine pothuajse te gjithe shqiptaret e arsimuar ne universitetet europiane, pamvaresisht nga prejardhja gjenetike. Shqiptaret e filluan jeten e tyre shteterore jashte cdo koncepti racist qe bota e perparuar i kishte parakaluar prej shume kohesh. Dinamika shteterore 27 vjecare (1912-1939) dha nje produkt intelektual qe shoqeria shqiptare nuk e kishte hasur ndonjehere, dhe me sa kam kuptuar nuk ka per ta pasur me kurre.

Dallohen Kleriket Katolike Shqiptare, qe pas 1945 shumica dermuese prej tyre pushkatohen, burgosen apo internohen. Qe te gjithe ishin poete, shkrimtar, albanologe, publiciste, jurist, filozofe, etj, etj. Ja perse dinamika e Gjuhes Shqipe pikesepari ka nje problem politik te lidhur me levruesit, studiuesit dhe krijuesit e saj qe formojne Rilindjen njerezore te Gjuhes Shqipe dhe Kultures se saj. Te pakten personalitet e meposhtme perbejne garden rilindase te Shqipes dhe te Kombit Shqiptar:

At Anton Xanoni (1862-1915), poet, novelist.

Dom Ndoc Nikaj (1864-1951, burgosur), publicist, romancier, historian. Boton ne Bruksel me 1902 Historine e Shqypnis, vell. I dhe me 1917 vell. II (foto 20/2, 20/3).

foto 20-2
foto 20-2
foto 20-3
foto 20-3

Dom Ndre Mjeda (1866–1937), poet, gjuhetar, mesues.

At Gjergj Fishta (1871–1940) Poeti Kombetar i shqiptareve.

Imzot Luigj Bumçi (1872–1945), diplomat, drejtuesi i delegacionit shqiptar ne Paris 1919,

                                  regjent.

At Shtjefen Gjeçovi (1874–1929), arkeolog, etnograf, shkrimtar.

At Mati Prenushi O.F.M. (1882–1948, pushkatohet), filozof.

At Ambroz Marlaskaj O.F.M. (1884–1939), deputet, publicist, jurist.

At Marin Sirdani O.F.M. (1885–1962, burgoset dhe vdes ne burg), publicist, folklorist.

Imzot Frano Gjini (1886–1948, pushkatohet), poliglot.

At Anton Harapin (1888–1946, pushkatohet), politikan, publicist, filozof.

At Justin Rrota O.F.M. (1889–1964), studiues i gjuhes dhe folklorit.

At Martin Gjoka (1890–1940), muzikant.

Dom Lazer Shantoja (1891–1945, pushkatohet), poet, perkthyes.

Dom Ndre Zadeja (189–1945, pushkatohet), shkrimtar, dramaturg.

Dom Nikolle Gazulli (1893–1946, i vrare fshehtas), albanolog, etnograf, gjuhetar.

At Bernardin Palaj O.F.M. (1894–1946, mbytet ne tortura), folklorist, poet.

Imzot Vincenc Prenushi O.F.M. (1895-1949, arrestohet dhe vdes ne burg), folklorist,  poet. Romanca e Tij, “Gruaja Shqiptare”, mund te jete kryevepra e mendimit letrar shqiptar te te gjithe koherave dhe eshte e paperseritshme.

Dom Shtjefen Kurti (1898–1971, pushkatohet), publicist, filozof.

At Pjeter Meshkalla O.F.M (1903–1983, burgosur), filozof.

At Benedikt Dema (1904–-1971, burgosur), gjuhetar, autor fjaloresh.

Pader Gjon Shllaku (1907–1946, pushkatohet), publicist, shkrimtar.

At Viktor Volaj O.F.M. (1910–1995, internohet), filolog, profesor.

Dom Nikolle Mazreku (1912–1996, burgosur), shkrimtar, kritik.

E keqja me e madhe e arsimimit te shqiptareve pas vitit 1945 eshte mosnjohja e rilindasve te vertete te gjuhes dhe kultures shqiptare e per rrjedhoje jane te paket njerezit qe kane informacion te sakte mbi aktet e rilindjes se gjuhes dhe kultures shqiptare, te pakten pas shek. te XIX-te. Por me e keqe eshte akti i daljes ne skene e te Marreve te Madheshtise Shqiptare pikerisht per te fshehur kete krim dhe rrine e llomotisin gjithe diten sikur nuk ka ndodhur asgje, te cilet nga ana e tyre i japin prioritet pseudorilindasve qe punuan vetem per pjesen e tyre sociale.

Merita e shek. te XX-te ne shoqerine shqiptare eshte analoge me ate italiane te shek. te XIII-XIV kur doli ne skene Dante Alighieri (1265–1321) dhe forma laike e te menduarit e be zoteruese ne shoqerine italiane pas shek. te XIV. E njejta situate ka ndodhur ne shoqerine shqiptare me permasa shume me te vogla, por me parime te njejta: lindja e inteligjences laike dhe udheheqesja historike e Kombit pergjate ketij shekulli. Ne kete rast per baze jane marre vetem ata individe qe me jeten e tyre e kapercejne vitin 1912, si vitin e pare te shtetit shqiptar, por dhe pamvaresisht nga prejardhja biologjike.

Andon Zako – Çajupi (1866-1920), shkrimtar, poet, publicist.

Vasil K. Dilo (1868-1958), jurist, kritik, publicist, autor librash me tema juridike e politike. Shkrimet prej mijera e mijera faqesh te lena si deshmi jo vetem e punes se tij mbi 60 vjecare, por dhe pese tituj gazetash, jane nje tregues se si eshte fallsifikuar e gjithe Historia e shqiptareve jugore, sidomos pas 1923.

Mihal Grameno (1871-1931), publicist.

Asdreni (1872-1947), shkrimtar.

Faik Konica (1875-1941), publicist, kritik.

Kristo Floqi (1876-1951) jurist, dramaturg.

Luigj Gurakuqi (1879-1925), shkrimtar.

Mithat Frasheri (1880-1949), shkrimtar.

Fan S. Noli (1882-1965), poet, publicist, kritik letrar.

Mehdi Frasheri (1872/74-1963), shkrimtar.

Branko Merxhani (1984-1981), publicist.

Mustafa Kruja (1887-1958), politikan, studiues, kritik ne fushen e gjuhesise.

Foqion Postoli (1889-1927), shkrimtar.

Haki Stermilli (1895-1953), shkrimtar, dramaturg.

Lasgush Poradeci (1899 – 1987), poet lirik. Eshte i vetmi kryengrites antikomunist qe kerkoi vazhdimin e zhvillimit te mendimit letrar sipas Historise se perjetuar nga shqiptaret qe nga lindja e tyre. Me teper se madheshtia e vargjeve te Tij lirike, Lasgush Poradeci u be i perjetshem me mos firmosjen e aktit te masakrimit te Gjuhes Shqipe me 1972 duke u treguar shqiptareve se dinjiteti i shkrimtarit-Poet vlen me shume se jeta e tij.

Ernest Koliqi (1903-1975), shkrimtar, poet.

Xhevat Kallajxhi (1904 – 1989), gazetar.

Nonda Bulka (1906 – 1972), publicist.

Mitrush Kuteli (1907 ─ 1967), shkrimtar.

Eqrem Çabej (1908-1980), gjuhetar, filozof. Eshte i vetmi intelektual shqiptar laik qe eshte perputhur me punen e Klerikeve Katolike Shqiptare ne kete fushe dhe vetem per kete duhet konsideruar si rilindasi i vetem shqiptar, pervec Klerikeve Katolike Shqiptar, ne fushen e gjuhesise.

Migjeni (1911-1938), shkrimtar.

Petro Marko (1913 –1991), shkrimtar.

Vedat Kokona (1913-1998), shkrimtar, leksikolog.

Myzafer Pipa (1914-1946), jurist, publicist.

Arshi Pipa (1920-1997), publicist, kritik letrar.

Gjon Shllaku (1923-2003), homerist, perkthyesi i Iliades dhe Odisese. Roli i helenistit Gjon Shllaku eshte teper i rendesishem ne  fushen  e  albanologjise, pasi  i  gjithe  mashtrimi historik mbi teorine e prejardhjes pellazgjike te Gjuhes Shqipe e ka burimin tek ndryshimi i perkthimit te Iliades realizuar me 1965 (boti. i pare, foto 21, 21-1) ku vargjet ne kengen e katert pesojne ndryshime ne botimet e tjera (bot, i dyte, 1979, foto 21/1, 21/1-1), (bot. i 2006, foto 21/2, 21/2-1) duke me detyruar te bej nje krahasim me botimet ne gjuhe te tjera (italisht, Roma 1966, foto 21/3, 21/3-1; spanjisht, Habana, Cuba 1972, foto 21/4, 21/4-1; greqisht AΘHNA 2000, foto 21/5, 21/5-1, 21/5-2) per te pare perputhjen sipas botimit shqip te 1965, apo  me ato te mevonshem (1979, 2006).

foto 21
foto 21
foto 21a
foto 21a
foto 21-1
foto 21-1
foto 21-1a
foto 21-1a

Rezulton qe fallsifikatoret e Historise se shqiptareve e kane perdorur perkthimin e helenistit Gjon Shllaku si argument per teorine antishqiptare te tyre dhe kete e kane bere kaq hapur dhe kembengulje sa kane krijuar idene qe Lufta e Trojes eshte nje lufte pellazgo-ilire (Elena KocaqiLufta e Trojes, lufte pellazgo-ilire, Tirane 2018) edhe pse termi ilir cfaqet per here te pare ne Histori nga Herodoti (shek. V Para Kri.). Qellimi i eleminimit te gjithe procesit transformues sipas termave perkates i botes pellazgjike perben anen negative te autores dhe piken me te pare te fallsifikimit te historise se ketyre aneve. Por ky fallsifikim tregon edhe nje gje tjeter: Shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare e ka zanafillem qe ne kohen e epokes komuniste dhe sakte fare midis viteve 1965-1979.

foto 21-2
foto 21-2
foto 21-2a
foto 21-2a
foto 21-3
foto 21-3
foto 21-3a
foto 21-3a
foto 21-4
foto 21-4
foto 21-4a
foto 21-4a
foto 21-5
foto 21-5
foto 21-5a
foto 21-5a
foto 21-5b
foto 21-5b

Lexuesi duhet te me fale neqoftese kam parakaluar ndonje individ te famshem ne te dy fazat e zhvillimit te shqipes, por e sigurte eshte qe padija eshte shkaku u mangesive. Por rendesia e kesaj liste nuk qendron tek sasia numerike, por tek karakteri dualist i pjesmarresve te saj ku dallimi midis produktit vendas dhe atij emigrator nuk eshte diferencuar edhe pse koha shume e afert tregoi se ky dualizem nuk ka kryer te njejten pune me te njejtin perfundim nga njeri krah. Bile brenda numrit te individeve te grupit emigrator ka pasur njerez qe i kane sherbyer profesionit brenda interesit kolektiv shqiptar ne dem te interesit privat (Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Eqrem Çabej). Dhe ketu qendron aresyeja perse ata sot nderohen nga i gjithe Kombi Shqiptar dhe luftohen nga te Marret e Madheshtise Shqiptare fshehtas (nuk pranuan te bejne lojen e ketyre te fundit).

Pikerisht ne kete pike ka filluar fallsifikimi i Historise se Gjuhes dhe mendimit letrar shqiptar, ku bien ne sy veprat e meposhtme per manipulimin e ndodhur (te jeni te sigurte qe kjo liste eshte teper e vogel ne raport me masakren qe eshte bere ne fushen e perkthimeve dhe botimeve ne favor te tezes pellazgjike nga ana e te Marreve te Madheshtise Shqiptare):

Luigj Iasinth Hekardit, Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme  ose Gegerisë

Theodor Ippen, Shqipëria e Vjetër

Louis Beonlew, Greqia përpara Grekëve

Zahari Majani, Fundi i “misterit” etrusk

Nikolaj Albertovic Kun, Mite dhe legjenda te Greqise se Lashte

N.A.Kun, Eposi i Greqisë së Lashte

Gerold Dommermuth–Gudrich, Mitet me te famshme te lashtesise

Vinçenc Dorsa, Shqiptarët misioni i tyre historik

At Shtjefën Gjeçovi, Trashëgime thrako-ilire

Spiro N. Konda, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, Tirane 1964

Dhimiter Pilika, Pellazget, origjina jone e mohuar. Tirane 2005

Perikli Ikonomi, Historia e Tomorit, Dodona Pelazgjike dhe Tomor i Zotit te Pelazgeve, Tirane 1934 (foto 21/6). Ky material eshte fotokopjuar nga origjinali i vitit 1934. Per kete falenderoj nipin e autorit nga e bija, Kristaq Dhosken qe me dha mundesine ta realizoj.

Perikli Ikonomi, Tomori dhe Dodona Pellazgjike, 2008 (foto 21/7, 21/8)

Krahasimi i dy botimeve te vepres se fundit na e tregon mjaft qarte fallsifikimin e veprave edhe pse idete e mesuesit Perikli Ikonomi i venin mjaft per shtat te Marreve te Madheshtise Shqiptare.

foto 21-6
foto 21-6
foto 21-7
foto 21-7
foto 21-8
foto 21-8

6-Europa dhe Shqipja (Studiuesit europiane mbi lidhjen e shqipes me pellazgjishten: sidomos Jakobo Thomopolos, Pellazgjika, Athine 1912, 1994), tendenca me e pare dhe politike per te ndryshuar identitetin kombetar te shqiptareve.

Ne nje fare menyre te Marret e Madheshtise Shqiptare justifikohen per idete e tyre antishqiptare pasi ato gjenden ne shume e shume punime me autor jo shqiptare, por ne asnjeren prej tyre nuk ekziston vertetimi i argumentit. Vetem ne nje veper (Jakobo Thomopulos, Pellazgjika, Athine 1912, 1994, e sjelle ne Shqiperi si fotokopje dhe e dicitalizuar) flitet seriozisht mbi trashegimine pellazge ne gjuhen heleno-greke, por qe nuk permendet nga te Marret e Madheshtise Shqiptare (foto 22 deri 22/9) (vetem tek Altin Kocaqi kam gjetur nje interpretim tendecioz, dmth te rreme te ideve te Thomopulos-it). Bile ne kete veper tregohet dhe ndikimi i pellazgjishtes mbi gegerishten pa arritur ne perfundimin e karakterit filacionar te saj, pasi pranohet qe gjuha shqipe me ndikimet e pellazgjishtes eshte bere kusherire me te, por pa e thene si cili dialekt i shqipes e ka kete veti. Rendesia e ketij krahasimi qendron ne faktin e relacioneve te banoreve te Jugut te Shqiperise me helenet e hershem, te vonshem dhe me greket, kur banoret e Veriut te Shqiperise se sotme nuk jane relatuar asnjehere me helenet e hershem, te vonshem dhe greket; por gjuha pellazge e ka ndikimin e vet mbi gegerishten historike. Atehere kjo kerkon nje shpjegim historik, qe asnjeri nuk e ka dhene deri me sot.

Pa dyshim qe duhet konsideruar vepra me dinjitoze mbi problemin e gjuhes pellazge dhe ndikimin e saj mbi popujt barbare, ku pershihen sidomos iliro-epirotet. Eshte nje liber per mbi 950 faqe ku perfshihen analiza gjuhesore, harta, shkrime neper gure dhe faktet me te vjetra mbi ekzistencen e gjuhes pellazge si nje produkt te botes parahelene. Per dy argumentat e fundit (hartat dhe shkrimet neper gure) kam bere kete permbledhje te marre nga ky autor:

Autori flet fillimisht per shtrirjen e hapesirave pellazgjike pergjate vijes bregdetare te detit Egje (foto 22/2) me nenkuptimin qe kjo popullate e ka prejardhjen nga Lindja e Egjeut, pasi ne vazhdim pranohet qe edhe popujt e Azise se Vogel mendohet se jane popullata pellazge (foto 22/4, 22/5).

Ne vazhdim autori ka vendosur harten e Apenineve (foto 22/3) me pretendimin e ekzistences se popujve me te lashte te Italise se sotme duke krijuar nje lidhje gjuhesore me popullatat lindore te Adriatikut pa mundur dot ta argumentoje pasi nuk i jep dot pergjigje formes fetare politeiste latine ne raport me ate helene, qe sipas llogjikes gjuhesore duhet te ishte e njejte. Praktikisht jane teper larg midis tyre persa e perket termave dhe emerimeve fetare.

Ne kete rast autori, sipas ideve te tij, ka marre per baze vetem ardhjen Jug-Lindore te pellazgeve duke e kufizuar shtrirjen e tyre vetem rreth Egjeut dhe jo me gjere. Vendosja e dy hartave  te  Azise  se  Vogel,  qe ne origjinal eshte nje (foto 22/4,  22/5), tregon shtrirjen e Perandorise Hitite pergjate paralelit kohor te ekzistences se pellazgeve.

foto 22
foto 22
foto 22-1
foto 22-1

Nuk dyshoj ne saktesine e ketij pretendimi, por dyshoj ne analizen e plote te ardhjes se pellazgeve ne gadishullin Ilirik dhe ne ate te Apenineve prej nga rrjedhin kater kultura te ndryshme: 1-fiset kalabre, myzet, japiget, mesapet. 2-kultura e piramidave te Bosnjes. 3-kultura helene. 4-kultura dake; qe ne thelbin biologjik jane e njejta popullate racore. Tani shtrojme pyetjen: cfare lidhje ka popullata shqipfolese me keto kater kultura pervec nje bashkepunimi hipotetik me parametra krejt te paditur? Por per nje gje jam i sigurte: keto relata hipotetike asnjehere nuk jane komanduar nga popullata shqipfolese, apo paraardhese e tyre. E gjithe struktura politike qe u dedikohet ilireve (mbreterit Agron, Teuta, Genti) jane thjeshte individe qe u takojne subjektit pellazg dhe aspak atij ilir, sepse, sic do ta shohim, iliret ne asnje rast nuk mbartin elemente sociale qe perkojne me shtetin per sa kohe qe i njohim. Bile ata kane te njejten karakteristike Natyrore qe kane dardanet, epirotet, arberit dhe shqiptaret: shpejtesine e vogel te zhvillimit social (parametri absolut qe i njehson keto popullata te njejta nga pikepamja biologjike).

foto 22-2
foto 22-2
foto 22-3
foto 22-3
foto 22-4
foto 22-4
foto 22-5
foto 22-5
foto 22-6
foto 22-6
foto 22-7
foto 22-7

Autori ka bere nje paraqitje te epigrafit pellazgjik te Lemnos-it, e marre nga Nachmanson, sipas linearit A dhe B (foto 22/8), ndersa ne fotot 22/6, 22/7 dhe 22/9 ka paraqitur guret me mbishkrime duke vene shenimin ne foton 22/9: ”Guret flasin dhe na mesojne gjuhen e pellazgeve. Shkrimi hetero-kritik i Pllakes se Lemnos-it eshte i shkruar  me ate qe ne e konsiderojme pellazgo-helen, e perafert me ate qe i themi kusherira e shqipes se sotme. Gjithashtu e perafert me hitishten. Gjuhet pellazge ishin gjuhet e likingeve, Hariket dhe Etrusket, kultura minorite e Kretes si dhe ajo e Hititeve mendohet te jene pellazgjike. Shqiptaret keshtu ishin nje etni heleno-pellazgjike”.

foto 22-8
foto 22-8
foto 22-9
foto 22-9

Keshtu eshte shkruar ne kete veper dhe qarte pretendohet qe shqiptaret e Greqise dhe pasardhesit e heleno-pellazgeve jane te nje boshti social. Ne kete rast nuk behet ndonje koment shtese, vecse sygjerohet te shikohet ngjyra e lekures e arvanitasve te sotem dhe te krahasohet me ate te grekeve dhe shqiptareve per te pare se nga e kane prejardhjen biologjike. Fakt eshte qe popullata autoktone, ku sot eshte shteti shqiptar dhe ai grek, ka bashkejetuar per mijera vjet me popullaten pellazgo-helene dhe eshte plotesisht e pranueshme qe ajo te jete transformuar (epirotet), por asnjehere nuk ka qene e afte te plotesoje kushtet etnike te te qenurit nje etni pellazgo-helene (te pakten besimi fetar e perjashton boten epirote nga bota helene plotesisht). Por saktesisht per kete rast duhet te behet fjale per ate pjese te popullates autoktone qe eshte relatuar per nje kohe shume te gjate me helenet pa i nderprere relacionet me to. Ndoshta vetem per kete rast Jakobo Thomopulos mund te kete te drejte, por e gjithe kjo pas 1468 dhe vetem brenda kuadrit social e jo biologjik.

Kjo do te thote se idete e Eva Brinjes, Elena Kocaqit e Co dhe Agron Dalipaj, e shume te tjereve pas tyre, te mos jene origjinale, dmth te tyre, por te huazuara nga autoret e huaj, te cilet per interesat e tyre kombetare i kane bashkejetuar shqiptaret dhe paraardhesit e tyre brenda etnive jo shqiptare historike. Dhe tani keta fantazista te antishkences e zgjerojne idene e gjuhetarit grek me sens te kundert pa e kuptuar se cfare ka ndodhur per 2000 vjet ne shoqerine helene dhe per 500 vjet ne shoqerine paragreke dhe greke.

Veprat e shumta mbi kete teme cojne me se pari ne dyshimin e korrekteses se perkthimit duke pasur parasysh fallsifikimet e mesiperme, por dhe mungesen e nje metodike analitike, aq te nevojshme ne kete rast. Interesant eshte fakti  qe  perkthimet dhe botimet e kesaj lloj literatura kane lindur pas 1992, sikur duan te akuzojne historiografine komuniste si kundershtare te kesaj teorie. Ne te vertete eshte krejt e kunderta pasi puna titanike e Prof. Eqrem Çabej eshte e vetmja qe ju kundervu kesaj masakre shkencore qe per pak i hengri koken dhe ne parim Akademia e Shkencave e R.P.S. te SH. ne te gjitha kumtesat, konferencat apo kuvendeve e vinte ne plan te pare formulen e prejardhjes pellazgjike te ilireve dhe prejardhjen e shqiptareve prej ketyre te fundit edhe pse ne asnje rast nuk e ka vertetuar dot kete. Ne kete pike eshte ecur sipas ideve te publikuara ne emer te Sami Frasherit ne vepren “Shqiperia ç’ka qene, ç’ eshte e ç’do te behete? edhe pse filozofi me i madh i Perandorise Otomane e ka hedhur ne forme postulative kete ide pa e vertetuar ne asnje pike, gjithmone duke e pranuar si nje veper te tijen edhe pse eshte teper e dyshimte. Ne thelb shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare idene e Sami Frasherit e merr per baze pergjysem, pasi ne menyre abuzive pranohet qe pellazget nuk jane te ardhur, por autoktone; kur per kete pretendim te fundit nuk ka asnje argument dhe burim historik.

Literatura e meposhtme nuk eshte teresisht ne favor te teorise pellazge te prejardhjes se shqipes, por une jam munduar te evidentoj sa me shume prej tyre per te treguar materialin kontradiktor me te cilin edukohen arsimisht shqiptaret e mijevjecarit te trete. Ne kete liste jane perfshire edhe autore shqiptare perpara vitit 1945, arbereshe te Italise, shqiptare te Maqedonise dhe Kosoves apo arvanitas te Greqise. Renditja eshte bere mbi bazen alfabetike te emrit, por tek-tuk kam bere komente mbi ide sa te cuditshme aq dhe te paargumentuara qe jane bere shkak per t’i hyre kesaj pune me rrenje (12 vellimet e “Tjetersimi i Historise apo ndergjegja e ngjarjes…”):

Aristidh P. Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve, Tirane 2002.

Aristidh Kola, Gjuha e Perendive, Tirane 2003.

Aleksander Stipçeviç, Iliret, Historia-jeta-Kultura-Simbolet e Kultit, Prishtine 1990.

Autoret Antike, Iliret dhe Iliria, Tirane 1965. Ne f. 16 te ketij libri flitet  per Herodotin dhe vepren e tij Historite, sipas te cilit (LIBRI I, pikat 46 dhe 57) per fiset dhe gjuhen pellazge kemi keto te dhena:

  1. “….Me [ jonet ] u perzien dhe kadmet, dryopet, fokidasit e cliruar nga taksat, moloset dhe arkadasit pellazge dhe doret, epidaurasit si dhe shume fise te tjera1). Shenimi 1) thote: Kur ahejt u vendosen ne Peleponez nje pjese e joneve qe banonin atje me pare iken dhe u vendosen ne Azi te Vogel, dhe nje pjese tjeter tek fiset qe permendem me lart.
  2. “Cfare gjuhe flitnin atehere pellazget eshte nje ceshtje, per te cilen nuk mund te them asgje. Vetem neqoftese mund te mesojme, ndoshta, ndonje mendim nga pellazget e diteve tona, nga ata qe jane akoma sot ne Kreston2) siper tyrseneve, te cilet, dikur fqinje te doreve te sotem, banonin ne token e quajtur tani Thesali, neqoftese ketyre pellazgeve u shtohen ata qe kane themeluar Plakiene dhe Skylakene ne Helespont dhe qe kane banuar dikur me athinasit, dhe banoret e qyteteve te tjera pellazge, emri i te cilavet eshte ndryshuar, del se pellazget kane pase gjuhe barbare. Pra neqoftese e tille ishte gjuha pellazge del se popullata e Atikes, pellazge me prejardhje, harroi te folmen e saj, duke u kthyer ne helene, prej te cileve mesoi edhe gjuhen; pasi e folmja e krestonasve dhe e plakieasve, qe eshte e njejte, nuk ka asgje te perbashket me ate te fqinjeve te tyre, prove e qarte se keto dy fise pellazge ruajne akoma ne ditet tona gjuhen qe sollen ne kete vend atehere, kur u vendosen atje”.

Por  nje  krahasim me botimin shqip  te  kesaj vepre  te  Herodotit (foto 23,  23/1)  na  rezulton qe pergatitesit e ketij materiali (Frano Prendi, – Hasan Ceka – Selim Islami – Skender Anamali) nuk jane treguar korrekt me botimin origjinal, ose ne te kunderten abuzimi eshte veper e perkthyesit Aleko Minga (ne kete rast nuk marr persiper te jem arbitri i asnje pale).

foto 23
foto 23
foto 23-1
foto 23-1

Se pari pika 46 nuk ekziston me kete permbajtje (foto 23/2) dhe ajo qe ne librin mbi autoret e lashtesise konsiderohet si pika 46 nuk ekziston edhe ne asnje pike tjeter. Kurse pika 57, pervec nje perkthimi jo shume te sakte, bashkeshoqerohet me piken 58 (foto 23/3)  qe ka kete permbajtje:        

“58. Me duket e qarte qe sidoqofte, helenet kane folur gjithmone te njejten gjuhe, qe ne zanafille te tyre. Megjithese kur u shkeputen prej pellazgeve ishin te dobet, duke u nisur nga keto fillime te uleta, u rriten aq sa perfshine nje numer te madh popujsh qe u bashkuan me ta; ne vecanti shume pellazge u nderthuren me ta krahas disa popujve te tjere barbare. Me duket se pellazget qe mbeten barbare dhe flisnin nje gjuhe jo helene, nuk u rriten kurre shume.”

foto 23-2
foto 23-2
foto 23-3
foto 23-3

Bashkimi i pikes 57 me piken 58 na jep tjeter perfundim nga ai qe kane dashur te imponojne autoret e librit mbi Iliret dhe Ilirine: pellazget jane paraardhesit vetem te Heleneve, pasi popullatat e tjera qe kane ekzistuar ne ate kohe dhe rridhnin nga pellazget sot nuk kane lene pasardhes, dhe kjo e permbys te gjithe shkollen e te Marreve te Madheshtise Shqiptare. Por jo vetem ata! Tek Herodoti mungon ligjesia e zhvillimit social te fiseve dhe bashkimin e tyre ne nje popullate te vetme (shkaku perse ne Greqine e Lashte pati vetem qytet-shtete dhe jo nje shtet unik, sic u paraqit ne Romen Konsullore). Prej kesaj mungese vijne te gjitha prapesite ne fushen e Historise teorike, por dhe shkaku se ku kane perfituar te Marret e Madheshtise Shqiptare, kur kane filluar te teorizojne mbi shkallen e zhvillimit social te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre historike.

Alan Barnard, Historia dhe teoria ne antropologji, Prishtine 2011.

Antonello Biagini, Histori e Shqiperise nga zanafilla deri ne ditet tona, Tirane 2000.

Anselmo Lorekio, Çeshtja shqiptare, Tirane 2021.

Ami Boue, Shqiperia, Tirane 2011.

Conrad Malte-Brun, Per Shqiperine dhe shqiptaret, Tirane 2011.

Enzo Gatti, Iliret, Tirane 2005.

Eduard Shnaider, Pellazget e pasardhesit e tyre, Tirane 2009.

Edwin Jacques, Shqiptaret, Tirane pa vit botimi. Ky vellim ka nje karakteristike te jashtezakonshme per te gjitha botimet e bera ne Shqiperi ndonjehere, te pakten pas vitit 1923. Ka tre botime brenda 12 vjeteve (Istambul-1996, Itali-2002, Itali-2008 te nxjerra nga parathenia e vitit 2008). Por botimi i vitit 2008 ka nje parathenie te botuesit, qe eshte e njejte me ate te vitit 2002, dhe eshte me cilesore si lidhje dhe kapak. Mund te jete edhe ndonje botim pirat (foto 24, 24/1, 24/2, 24/3, 24/4, 24/5).

foto 24 - 1996
foto 24 – 1996
foto 24-1 - 2002
foto 24-1 – 2002
foto 24-2 - 2008
foto 24-2 – 2008
foto 24-3
foto 24-3
foto 24-4
foto 24-4
foto 24-5
foto 24-5

Te tre botimet kane nje pjese te pare te njejte: “Shqiperia e hershme – Kolonizimi nga greket dhe civilizimi i saj (deri 169 para Kr.). Edhe pse autori paraqitet si nje historian i kompletuar, ne te vertete ai i paraqet epokat historike sipas nje metodike tmersisht ireale dhe kontradiktore pa mundur te krijoje nje unitet ligjor mbi zhvillimin e popullates vendase autoktone dhe asaj te ardhur. Historiografia shqiptare e te gjithe koherave e ka kopjuar kete metode pa mundur te nxjerre mesimet perkatese, por dhe pa e kuptuar defektin e historiografise boterore nga pikepamja metodike e perdorimit te gjetjeve arkeologjike (historiografia shqiptare ne asnje rast nuk di te interpretoje faktet e grumbulluara arkeologjike e historike, te pakten te ketyre 600 viteve te fundit kur dhe lindi interesi per shqiptaret. Autori pretendon se me ane te gjetjeve arkeologjike te rendit mbi 5000 vjet me pare “deshmohet se Shqiperia ishte e populluar shume kohe perpara krijimin te etnosit ilir8 (f. 5), por pa na e treguar se sa eshte shifra e kesaj “shume kohe” perpara krijimit te etnosit ilir dhe, ne fund te fundit, ku shtrihet etnosi ilir si hapesire gjeografike. Pamundesia teorike per ta zberthyer kete epoke kohore e ka detyruar autorin qe te mbeshtetet tek zbulimet arkeologjike te bera nga shqiptaret e epokes komuniste dhe konkluzionet e tyre pa realizuar asnje kritike te asaj qe eshte shpallur gjithe pompozitet pa qene e sakte ne asnje element analitik. Sipas autorit, ne mbeshtetje te Myzafer Korkutit, thuhet: “Nga gjetjet e tij arkeologjike ne Shqiperi Kokuti arrin ne perfundimin se indoevropianizimi i Ballkanit ishte nje proces asimilimi i ndersjellte, gjate se cilit njera kulture u nderthur me nje tjeter, dukuri qe, sigurisht, u shpejtua nga zhvillimet e hovshme shoqerore-ekonomike te Kohes se Bakrit. Kjo eshte popullsia ballkanase, e quajtur pellazge nga Homeri, Hesiodi, Herodoti dhe 160 historiane, gjeografe dhe poete greke e latine. Korkuti konsideronte si pellazge nje bashkesi te gjera kulturore, fetare dhe pjeserisht etno-gjuhesore, e cila mori forme ne kohen e bakrit (nenvizimi dyfish i imi, GH). Ai, se bashku me kolege te tjere arkeologe, demonstrojne se shtresimet e Kohes se Bronxit ne Maliq e ne stacione te tjera jane mbivendosur pa nderprerje mbi ato te Kohes se Bakrit, duke vertetuar keshtu vazhdimesine e se njejtes popullsi” (f. 11).

Mirepo pjesa e nenvizuar nga une tregon qe Korkuti ka abuzuar me perbashkimin konkluziv pasi nuk eshte e vertete qe popullsia ballkanase e quajtur pellazge te kete realizuar nje bashkesi te gjere kulturore, fetare dhe pjeserisht etno-kulturore ne asnje kohe duke filluar nga 5000 vjet e ketej. Ne kete bashkesi imagjinare ballkanase nuk kane qene te perfshire asnjehere tre subjekte, me tipiket e gadishullit dhe te vetmit autoktone: iliret, dardanet, epirotet. Te pakten idete fetare te trinomit te mesiperm jane te afta t’i diferencojne ato nga popullata pellazge dhe pasardhesit e tyre deri diten kur Shen Pali shkeli token epirote. Defekti ne fakt nuk eshte historik, por filozofik. As autori i kesaj vepre, dhe as Korkuti, nuk e kane ditur qe Dodona Pellazgjike nuk ka qene e afte t’u imponohet ilireve, dardaneve dhe epiroteve as atehere kur u shpik per here te pare (para 3500 vjeteve) dhe as diten kur u zevendesua nga Doktrina e Krishtit. Politeizmi fetar ka nje vecori historike: ai nuk mund te kaloje ne forme huazimi nga nje grup popullatash ne nje tjeter. Te gjithe popujt ballkanas qe kane pasur Zeusin si kryeperendi jane popullata pellazge, por iliret-dardanet-epirotet nuk e kane pasur ate fat, sepse ata njihen fillimisht si besimtare te Kulteve Pagane (Kulti i Gjarprit) deri tek Kulti i Diellit pa kaluara asnjehere ne fazen politeiste te besimit fetar. Dhe eshte e vetmja popullate europiane (ndoshta se bashku me basket ne gadishullin Iberik) qe ka kaluar nga Kultet Pagane drejt Monoteizmit te Krishtere pa kontaktuar Politeizmin e epokes skllavopronare. Dhe pikerisht ketu qendron sekreti me i pare i popullates autoktone te gadishullit ku nuk perfshihet asnje subjekt i lidhur me boten pellazge, sepse keta te fundit jo vetem qe nuk jane autoktone, por nuk jane as race e bardhe dhe as europiane. Analiza e botes autoktone, sipas kater elementeve sociale: idete fetare, prona fisnore, familja patriarkale, e drejta zakonore e pashkruar, na tregon se ajo eshte 500-600 here me e vjeter se bota pellazge e epokes se Homerit, Likurgut, Solonit dhe Aleksandrit te Maqedonise. E gjithe analiza, e pretenduar si historike, e epokes se gurit, bakrit, hekurit eshte tmersisht e pasakte jo vetem per Ballkanin por per te gjithe Europen. Autori i ketij libri nuk ka te qarte ne asnje rast se si kane avancuar popujt europiane neper keto tre epoka primitive dhe se si ato jane lidhur me gjuhen e shkruar dhe Besimin Fetare Monoteist te Krishtere. Vetem fakti i diferencimit kohor te lindjes dhe aplikimit te gjuhes se shkruar midis heleneve dhe latineve duhet ta kishte futur autorin e ketij libri ne mendime permbysese mbi ate se cfare ka mesuar dhe studiuar na vazhdimesi.

Edwin E. Jacques, Shqiptaret, Vellimi I, Populli shqiptar nga lashtesia deri ne vitin 1912, Istambul pa vit botimi.

Dom Ernesto Cozzi, Studime etnologjike te Shqiperise s’Eperme, Lezhe 2017.

  1. Fulvio Cordignano, L’Albania, Rome MCMXXXIII-XI, Vol. I.

Fulvio Kordinjano, Shqiperia, Vell. 1, 2, 3, Tirane 2007, 2008, 2011.

Franc Baron Nopça, Udhetime neper Ballkan, Tirane 2007

At Giuzepe (Zef) Valentini, Fjalor Bio-bibliografik iliro-shqiptar (Nomenklator),

Tirane 2009.

Gustav Meyer, Fjalor etimologjik i gjuhes Shqipe, Tirane 2007.

Gerold Dommermuth-Gudrich, Mitet me te famshmet e Lashtesise, Tirane 2006.

George G. M. James, Trashegimi e vjedhur, Tirane 2009.

Gaetano Petrota, Populli, gjuha dhe letersia shqiptare, Tirane 2008.

Guillaume Lejean, Udhetime ne Ballkan 1857-1870, Tirane 2017.

Hugo Adolf Bernatzik, Shqiperia vendi i shqiptareve, Tirane 2003.

Jacques Bourcart, Shqiperia dhe shqiptaret, Tirane 2004.

John Wilkes, Iliret, Tirane 2005.

James PettiferGreket, vendi dhe njerezit qe nga koha e luftes, Tirane 2013.

  1. Ritter von Xylander,, Gjuha e Shkipetareve, Tirane 2017.

Jakobo Thomopolos, Pellazgjika, Athine 1912.

Johann Thunmann, Historia dhe gjuha e shqiptareve dhe vlleheve, Tirane 2018.

Johan G. Von Hahn, Shenime udhetimi te vitit 1863, Tirane 2001.

Johan G. Von Hahn, Shenime permi shkrimin e vjeter pellazgjik, Tirane 2007.

Johan G. Von Hahn, Studime shqiptare, Tirane pa vit botimi.

  1. Ph. Fallmerayer,Elementi shqiptar ne Greqi, Tirane 2003.

Karl Reinhold, Netet pellazgjike te Karl Reinholdit, Tirane 2005.

Karl Patsch, Iliret, Tirane 2004.

Louis Beonlew, Greqia perpara Grekeve, Tirane 2008.

Luigi M. Ugolini, Shqiperia e lashte, Tirane 2009.

Luigi Luca Cavalli Sforza, Gjenet, Popujt dhe Gjuhet, Besa 2012.

Perpiluar prej Dr. Lufwig Von Thalloczy-t, Vezhgime iliro-shqiptare, Shkoder 2004.

Maksimiliani i Pare, Kujtimet e jetes sime nga Shqiperia, Tirane 2007.

Mehdi Frasheri, Histori e lashte e Shqiperise dhe e shqiptareve, Tirane 2000.

Marioi Roques, Gjurmime mbi tekstet e vjetra shqipe e shkrime te tjera, Shkoder 2011.

Martin Bernal, Athina e Zeze, Tirane 2009.

Mustafa Merlika-Kruja, Lashtesi shqiptare, Tirane 2021.

Marcin Czermiński, Shqiperia, pershkrime historike, etnografike, kulturore dhe fetare,

                                 Tirane 2014.

Marcin Czermiński, Ne Dalmaci dhe ne Malin e Zi, Tirane 2016

Maksimilian Lamberc, Raport mbi studimet e mia linguistike ne Shqiperi nga mesi i majit deri ne fund te gushtit 1916, Shkoder 2011.

Maksimilian Lamberc, Posta e Shqypnies, Tirane 2011.

Maksimilian Lamberc, Midis Drinit dhe Vjoses, Tirane 2011.

Mathieu Aref, Mikenet=Pellazget, Greqia ose zgjidhja e nje enigme, Tirane 2008.

Mathieu Aref, Shqiperia (Historia dhe Gjuha) ose odeseja e pabesueshme e nje populli parahelen, Tirane 2007.

Mark Milani, Jeta dhe zakonet e shqiptareve, Tirane 1995.

Milan Shuflai, Serbet dhe shqiptaret, Tirane 2002, 2004. Jane dy libra qe kane te njejtin titull, por permbajtja e tyre ndryshon kryekeput. Fakti qe brenda dy vjeteve botohet kjo veper e Milan Shuflait duhet te sherbeje si dyshimi me i pare qe permbajtja e tyre eshte e ndryshme nga njeri botim ne tjetrin. Botimi i pare, i vitit 2002 (foto 25, 25/1), ka te theksuar se ky liber eshte historia e shqiptareve te Veriut dhe eshte pergatitur per botim nga Ilir Ibrahimi pa na e dhene emrin e perkthyesit. Konsiderohet si nje studim sociologjik duke i dhene rendesi te dores se pare edhe nga pikepamja e historise se pergjithshme te njerezimit. Kjo pjese ze 72 faqe dhe pastaj fillon pjesa mbi serbet dhe shqiptaret.

Ndersa botimi i vitit 2004 (foto 25/2, 25/3) ka si perkthyes Prof. dr. Hasan Çipurin dhe permban vetem pjesen sipas titullit te librit: marredheniet e serbeve me shqiptaret. Te dy botimet ne kete drejtim jane pothuajse te barabarta me ndryshime jo thelbesore. Rendesia e ketyre dy botimeve jane te lidhura me trajtimin e Katolicizmit, termin Mirdite dhe levizjen e shqiptareve drejt qendres se sotme shteterore, por edhe drejt lindjes dhe jugut te Shqiperise se sotme duke i paraqitur sipas deshires politike dhe jo sipas fakteve historike.

foto 25
foto 25
foto 25-1
foto 25-1
foto 25-2
foto 25-2
foto 25-3
foto 25-3

Milan Shuflai, Qytetet dhe keshtjellat e Shqiperise, kryesisht ne mesjete, Tirane 2009.

Norbert Jokl, Studime per etimologjine dhe fjaleformimin shqip, Prishtine 2011.

N.A. Kun, Eposi i Greqise se Lashte, Tirane 2003.

Niko Stylo, Historia e shenjte e arvaniteve, Tirane 2004.

Niko Stylos, Fjalori greqisht-shqip i Panajot Kupidorit, Tirane 2011.

Niko Stylos, Fjalori katergjuhesh i Daniil Voskopojarit, Tirane 2011.

Niko Stylos, Fjalori i Marko Bocarit, Tirane 2007.

Niko Stylos, Etruskishte-Toskerishte, Tirane 2010.

N.G.L.Hamond, Epiri, Tirane 2004 (foto 25/4, 25/5). Gjeja me e rendesishme per mua ne kete liber ishte harta ne f. 159 (25/6) dhe analiza e jetes se autorit e realizuar nga Leka Ndoja, qe eshte dhe perkthyesi i vepres.

foto 25-4
foto 25-4
foto 25-5
foto 25-5
foto 25-6
foto 25-6

Sipas Ndojes, Hammond eshte perfaqesues i shkolles angleze te historise dhe arkeologjise duke u ballafaquar me shkollat e forta gjermane te arkeologjise dhe te interpretimit te qyteterimit, me shkollat frenge dhe italiane, madje duke shkuar edhe kundra tyre, sidomos perpara Luftes se Dyte Boterore, ndersa pas saj autoriteti i Hammond pranohet se forti ne Sh.B.A., France, Greqi e Gjermani. Por autori Ndoja bie viktime e kompleksit analitik te KOHES kur pranon se Hammond  e  nxjerr me origjine shqiptare “Festivalin e arinjve” qe zhvillohej ne Greqine Antike, dhe nga ana tjeter pranon se shume fshatra te Greqise se sotme kane rendom prejardhje shqiptare. Te dy keto fjali nuk mund te jene te verteta kur diferenca kohore e permbajtjes se tyre eshte mbi 2000 vjet. Qe shume fshatra greke te sotme jane te populluara per mbi 500 vjet nga popullata shqiptare nuk behet fjale per shqiptaret e sotem, por per banoret e kohes se Gjergj Kastriotit (ndoshta dhe para tij) qe u larguan nga trojet e Shqiperise se sotme dhe u vendosen ne mes te grekeve te epokes bizantine. Emertimi i tyre si shqiptare perben arbitraritetin historik te perdorur per qellime politike dhe ketu mbaron cdo gje ne tendencen per te perfituar nga autori anglez. Pastaj si mund te pranohet qe emri Maqedoni eshte me origjine ilire kur ne nuk dime as germen A te Ilirise. E po te analizojme se cfare kane bere ne Histori maqedonasit me Aleksandrin e Madh (356-323 Para Kri.), eshte e pamundur te pranohet varesia terminologjike e emrit nga iliret, jeten e te cileve e njohim nga helenet dhe romaket dhe aspak nga vetja e tyre. Mungesa e gjurmes shkrimore nga ana e ilireve eshte e afte te na argumentoje se midis ilireve dhe maqedonasve te epokes se Aleksandrit te Madh ekziston nje hendek kolosal socialo-kohor qe e hedh poshte idene se emri Maqedoni eshte me burim ilir. Me sa duket Hammond duhet te jete nje nga themeluesit e shkolles Historike te politikes ose problemi eshte perkthyesi.

E keqja e kesaj pune eshte marrja ne konsiderate e botes ilire ne grahmat e saje te fundit dhe jo sipas gjendjes shoqerore te tyre para 500 shekujsh, kur ne gadishull nuk kishte asnje popull tjeter, para 100 shekujsh kur erdhi dyndja e trete pellazge  dhe keta te fundit u ulen poshte pergjate vijes lindore te Adriatikut dhe Jonit duke pushtuar Peloponezin dhe duke u perplasur me sivellezerit e tyre te ardhur nga lindja e Egjeut. Te pakten harta (foto 25/7), e marre nga libri i P. Fulvio Cordignano, L’Albania, Rome MCMXXXIII-XI, Vol. I., por  qe nuk eshte e botuar ne botimin shqip, na tregon vendin e ardhjes te dyndjes se trete indoevropiane ne gadishullin ilirik; dhe fjala behet kur dardanet e Troades akoma nuk e kishin kaluar ngushticen e Dardaneleve dhe ndodheshin buze Danubit.

foto 25-7
foto 25-7

Banoret autoktone emerohen si anetaret e perandorise se Kultit te Gjarprit. Pikerisht kjo eshte harta qe tek vepra e Sami Frasherit mbi Shqiperine i konsideron iliret si pellazge dhe vendasit si te egjer, kur ne fakt eshte e kunderta. Ne kete rast pranohet qe pellazget jane te ardhur, ndersa vendasit jane autoktone.

Problemi i ndarjes se vendasve autoktone nga pellazget e ardhur perben detyren paresore te albanologjise ku detyrat per te kryer jane jashte mundesise te cdo individi, sidomos ne metodiken e perdorur ne zgjidhjen e kesaj detyre. Nuk mjafton vetem konstatimi i dualitetit biologjiko-shoqeror i realizuar ne gadishull, por mbi te gjitha duhet zbuluar ai ligj i domosdoshem qe zberthen boten e relacioneve midis grup fiseve me shkalle te ndryshme zhvillimi. Me fjale te tjera si zhvillohet dinamika e grup fiseve ne kete rast: kush merr nga tjetri dhe cfare merr, kush humbet nga vetvetja dhe cfare humb. Ka kaq shume pikepyetje sa kur ato zgjidhen gjeja e pare qe konstatohet eshte pozicioni teper falls i te ashtequajturve historiane, sidomos albanologe. Pikepyetja me e pare qe zgjidhet eshte aresyeja perse shqiptaret rrjedhin nga popullata autoktone e gadishullit dhe jane kaq te pa zhvilluar ne raport me te ardhurit. Cfare te mire kane pasur shqiptaret dhe i gjithe boshti biologjik paraardhes i tyre nga keta te ardhur dhe cfare te keqe u kemi bere ne atyre. Ne kete pike qendron zgjidhja e permasave te botes se huazimeve dhe aresyeja perse shqiptaret dhe paraardhesit e tyre nuk mund t’i japin asgje asnje popullate emigratore te pakten ne keto 3000 vjetet e fundit, qe njihen si me saktesisht.

Nikolla Jorga, Histori e shkurter e Shqiperise dhe e Popullit shqiptar, Tirane 2004. Ketij personazhi, mbi punen qe ai ka bere ne Sarande nder vitet 1938-1940, Bashkia e Sarandes i ka vendosur nje memorial ne afersi te qendres se qytetit, buze gjiut te Sarandes (foto 25/8, 25/9).

foto 25-8
foto 25-8
foto 25-9
foto 25-9

N.A.Kun, Eposi i Greqisë së Lashte, Tirane 2003

Nikolaj Albertovic Kun, Mite dhe legjenda te Greqise se Lashte, Tirane 2000

N.A.Kun, Mitologjia Greke, Tirane 2005.

Nicola Guy, Lindja e Shqiperise, Tirane 2012.

Noëlle Roger, Neper udhet e Shqiperise, Tirane 2008.

Oliver Jens Schmitt, Shqiptaret, nje histori midis Lindjes dhe Perendimit, Tirane 2012.

Sir Patrick Colquhoun & Pasco Wassa, Pellazget, pasardhesit e tyre te sotem dhe origjina pellazge e poemave te Homerit, Prishtine 2017.

Panajot Kupidori, Studime historike dhe filologjike rreth gjuhes dhe etnise shqiptare, Tirane 2017

Paul Ziberci, Shqiperia dhe Shqiptaret, Tirane 2015.

Paul Kretschmer, Ditunija gjuhore indogjermane, Tirane 2007.

Pedro Bosch-Gimpera, Cfare thote arkeologjia per popujt indoeuropiane, Tirane 2003.

Peter Bartl, Shqiptaret, Tirane pa vit botimi.

Robert d’Angely, Enigma, Tirane 1998.

Robert A. Armoir, Zotat dhe mitet e Egjiptit te lashte, Kajro 2002.

Robert Elsie, Fiset Shqiptare, Prishtine 2017.

Rose Wilder Lane, Znj. Lane per Shqiperine, Tirane 2007.

Stanislao Marchiano, Studime filologjike zhvilluar me gjuhen Pellazgo-Albane, Prova e shkrimit ilir, Tirane 2019 (foto 26, 26/1).

foto 26
foto 26
foto 26-1
foto 26-1

Te  pakten nga shenimi  i  vene  ne  kapak (prova e

shkrimit ilir) mendoj se duhet te perbente nje zbulim te rendesishem ne fushen e albanologjise, por kur ndeshesh me postulimin se: “Asnje historian i lashte apo modern nuk ve ne dyshim ardhjen e Eneas ne Itali pas shkaterrimit te Trojes, pra, ata e konsiderojne Romen nje qytet me origjine trojane, por jane te pakte historianet qe e vertetojne faktin se Enea dhe trojanet ishin pellazgo-albane, keshtu qe gjate ketij studimi, ne nuk kemi pasur per qellim te pasqyronim keto te verteta, te cilat nje numer studiuesish te lashte me shume i ngaterruan ngaqe nuk kane pasur njohuri ne gjuhen shqipe, sesa me synimin e keq te trasheguar nga ligesia e fenikasve helene, te cilet kerkonin te linin ne erresire e te zhduknin emrin e lavdishem te albaneve” (f. 51); e kupton qe shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare na qenka krijuar nga politika kulturore europiane ne nje kohe qe kjo Europe po ja krasiste gjymtyret historike shqiptareve. Te pakten Kongresi i Berlinit i vitit 1878 dhe koha e publikimit te ketij libri, 1882, jane mjaft te perafert duke na dhene aresyet perse jane shkruar keto libra me kete permbajtje. Eshte tjeter pune qe idiotizmi shqiptar i kopjon dhe i paraqet si ide te tij. I Marri dhe Idioti ne kete pike jane e njeta gje! Ne kete parafrazim kush ka sy per te pare dhe mendje per te kuptuar duhet te shpjegoje nje gje teper te thjeshte: si mund te perbashkohen trojanet e kohes se Odisese (shek. XII Para Kri.) me albanet per te cilet ne Wikipedia pranohet se Albanët, ishin një fis ilir, nga i cili morën emrin e hershëm shqiptarët. Ata përmenden për të parën herë si ”Albanoi” (greqisht: Αλβανοί) në shekullin II para erës sonë nga Ptolemeu, në hapësirën pas Dyrrahut brenda trevës së banuar më parë nga fisi i parthinëve. Mendohet të jenë i njëjti fis, me emërtimin e ri të përkthyer parthinoi=bardhinoi=albanoi. Qyteti kryesor i tyre ishe Albanopoli, që mendohet te jetë Zgërdheshi i Krujës. Në krahinën qëndrore të banuar prej albanëve ruhen ende toponime që lidhen me emrin e këtij fisi si: Arbana, fshat në rrethin e Tiranës, kroi Alban në afërsi të fshatit Zgërdhesh të rrethit të Krujës dhe prej ketej te kalosh tek shqiptaret e shek. te XVII-te. Pra 3000 vjet histori jashte cdo konteksti shkrimor perbashkohen ne nje unitet social duke i lidhur pellazget me shqiptaret edhe pse diferenca ne kohe e zhvillimit te tyre eshte ne favor te pellazgeve, kur diferenca ne kohe e ekzistences se gjithseicilit ne trojet gadishullore eshte 600 here ne favor te popullates autoktone (ilireve). Me dy fjale ky autor as qe e ka marre ne konsiderate faktorin KOHE, por qe i ka sherbyer Elena Kocaqit ta shpike luften e Trojes si nje lufte pellazgo-ilire (Tirane 2018) edhe pse termi ilir per here te pare eshte perdorur nga Herodoti ne shek. e V Para Kri. dhe Lufte e Trojes datohet ne shek. e XII Para Kri.. Zonja pseudohistoriane akoma nuk e ka kuptuar se cfare eshte KOHA ne Historine e Njerezimit.

Serge Métais, Histori e shqiptareve nga iliret deri te pavaresia e Kosoves, Tirane 2006.

Theodor Ippen, Shqiperia e vjeter, Tirane 2002.

Ugo Ojetti, Shqiperia, udhetim ne Shqiperine e vitit 1902, Tirane pa vit botimi  (foto 27, 27/1). Ne qofte se do t’i konsiderojme te sakta keto pikepamje te sutorit, dmth jo veper e perkthyesit apo redaktorit, atehere me lind sydhimi se ky autor pa dyshim cdo  gje  mund te dije, por Historise nuk ja ka haberin ne asnje hallke.

foto 27
foto 27
foto 27-1
foto 27-1

Te pakten parafrazimi i marre ne kete liber ka nje kapitull interesant (f. 61-71), permbajtja e te cilit ngaterrohet gjithmone nga te Marret e Madheshtise Shqiptare mbi lidhjen e malit te Tomorrit me Dodonen Pellazgjike. Ne te vertete te Marret e Madheshtise Shqiptare nuk e kane te qarte ne asnje hallke se cfare perfaqeson Dodona qofte per Boten Pellazgjike e qofte per Boten Helene. Ne momentin qe pranohet qe Dodona Pellazgjike polli Zeusin Politeist, ne ate moment Pellazget dhe Helenet jane bashkuar nga pikepamja sociale dhe ne ate moment Iliret ndahet perfundimisht nga Pellazget dhe Helenet. Baza analitike e zhvillimit shoqeror perpara se te lindete shkrimi jane Idete Fetare dhe kjo ne shoqerine e kohes se Trojes eshte mjaft e qarte dhe gjurmelenese edhe pse shkrimi do te shpikej pas 6 shekujsh ne Shoqerine Helene, por te njejtat ide fetare ekzistojne ne Shoqerine Pellazge, ose Para-Helene dhe ne ate Helene. Dhe kjo eshte pertej te mjaftueshmes per t’i lidhur pellazget vetem me helenet dhe aspak me pertej. Tentativa per te erresuar periudhen shek. XI-IX Para Kri. ne Shoqerine para-Helene eshte tentative per te nderprere transformimin e pellazgeve ne helene, e cila ne shoqerine ilire nuk ka gjasa te kete ndodhur jo vetem ne ate kohe, por as ne shek. e XXI Pas Kri.; e gjithe vija historike nga parailiret-iliret-paraarberit-arberit-parashqiptaret-shqiptaret nuk ka kaluar neper finishin politeist te besimit fetar e per rrjedhoje shqiptaret e sotem jane jashtezakonisht te pazhvilluar nga pikepamja sociale. Dhe kjo gje fillon dhe mbaron kur analizojme boten e Dodones, per te cilen autori i ketij libri, Ugo Ojetti, i ka kushtuar kapitullin Orakulli i Dodones dhe burimet e Akerontit.

Vanni Badino, Giuseppe Baldassarre, Le risorse lapidee dall’antichitá ad oggi in area mediterranea, Bari 25-25 Settembre 2006.

Vinçenc Dorsa, Shqiptaret misioni i tyre historik, Tirane 2010.

Vinçenc Dorsa, Mbi shqiptaret, Tirane 2021.

Wilhelm Obermϋller, Popujt e Alpeve, Tirane 2019.

William Martin-Leake, Kerkime per shqiptaret dhe gjuhen shqipe, Tirane 2006.

Xhuzepe Praga, Ku gjendet historia e Shqiperise?! Tirane 2019.

Xhuzepe Katapano, Thot-i fliste shqip, Tirane 2007.

Xhuzepe Katapano, Antikiteti i gjuhes shqipe, Tirane 2016 (foto 28, 28/1). Parafrazimi ne faqen 19 te ketij libri eshte fund e krye nje fantazi antihistorike dhe e pamundur te ndodhe, por ne qofte se do ta pranojme atehere te jeni te sigurte qe shqiptaret nuk jane pasardhesit e ilireve as ne menyre te drejteperdrejte dhe as ne menyre indirekte. Sipas autorit “Shqiperia eshte me siguri shteti me i vjeter i gadishullit ballkanik. Ajo ekzistonte perpara botes helene, perpara pushtimit romak dhe perpara dyndjeve sllave”.

foto 28
foto 28
foto 28-1
foto 28-1

Me kete perfundim autori ne te vertete ka dashur t’i beje qejfin shkolles komuniste shqiptare te historise, e cila ka ngulur kembe si mushka se iliret kane pasur shtetin e tyre, qe ka vazhduar me shtetin arber, te Skenderbeut, te Ali Pashes e deri tek shteti i sotem, i shpallur me 1912. Duke lene menjeane shtetin e Ismail Qemalit te pergatitur nga Selia e Shenjte dhe Perandoria Austro-Hungaraze i sqaroj shqiptaret se ku te con ky budadallek historik. Problemi eshte pak i gjate per t’u zberthyer, por realisht ai eshte strumbullari i te gjithe antihistorizmit shqiptar. Pyetja eshte shume e thjeshte: a kane pasur ndonjehere shtet shqiptaret, apo paraardhesit e tyre, perpara vitit 1912? Dhe pergjigja behet sipas dy kendveshtrimeve: 1-Sipas teorise se cfare eshte shteti: si lind dhe cilat jane format fillestare te tij. 2-Cfare rruge ka kaluar shoqeria shqiptare qe nga koha me e lashte deri me sot dhe perse ju formua shteti me 1912.

1-Ne te gjithe literaturen historike qe ka shoqeruar studentet shqiptare ne fakultetet e lidhura me kete teme, kryesisht dega Histori dhe Juridik, ky problem eshte trajtuar ne menyren me antihistorike te mundeshme; dhe e gjithe kjo per aresyen me te thjeshte: revolucionit socialist i nevojitej nje shtet kapitalist, i cfare niveli qofte, per te justifikuar ekzistencen e vet politike (bolshevizmi e realizoi per here te pare me 1917 sipas formules leniniste te triumfit te revolucionit socialist ne hallken me te dobet te zinxhirit kapitalist edhe ne nje vend te vetem pa e kuptuar qe nuk behej fjale per ndryshim te rendit shoqeror, por ne kalimin e shkalles me te larte te tij duke kaluar nga shkalla me e ulet). Keshtu qe ne kete pike ajo qe eshte shkruar mbi shtetin ne literaturen historike shqiptare eshte fund e krye nje fallsifikim dhe mashtrim teorik.

Shqiptaret problemin e zanafilles se shtetit e dine nga vepra e Frederik Engelsit: Origjina e familjes, prones private dhe e shtetit, Tirane 1970. N.q.s. ne parim kjo veper lidhet me zanafillen e shtetit, dhe ky eshte parimi me i pare i materializmit filozofik, elementet perberes ne kete trinom nga pikepamja zanafillore jane kryekeput gabim pasi nuk jane marre ne konsiderate dy elementet me kryesore te shoqerise Njerezore: Institucioni i Besimit Fetar dhe Institucioni i Gjinise Femerore. Postulimi i Engelsit mbi vendosjen e sundimit te burrit ne familje me ane te verndosjes se sundimit mbi pronen private eshte krejtesisht ireal dhe i pavertete. Sundimi i burrit ne shoqeri eshte kryer vetem atehere kur burri i mori gruas sundimin mbi Institucionin Fetar dhe ketu fillon dhe mbaron pasaktesia e te gjithe materializmit marksist, pasi eshte Gruaja qe shpik dhe drejton Institutin Fetar dhe eshte ky institut qe vendos kredon mbi PRONEN e Kishes si forma me e pare e zanafilles se Prones se ardheshme private. Eshte pikerisht Institucioni Fetar ai qe shpik shkrimin, idete juridike, detyrimin ushtarak dhe ne fund SHTETIN. Por per te realizuar kete rruge qindra-mijeravjecare, te pakten ne Europe, eshte kaluar neper nje rruge teper te gjate deri ne ate shkalle sa nuk njohim te dokumentuar Institutin Pagan te Fese, sepse ne Europe shkrimi eshte shpikur vetem nga prifterinjte politeiste, Soloni ne Athine (shek VI Para Kri.), duke anashkaluar Likurgun ne Sparte (shek. IX Para Kri.) pikerisht per mungese te shkrimit ku ligjet e tij kane karakter mitologjik dhe jo historik. Kjo eshte aresyeja qe rendi skllavopronar i shtetit fillon me Solonin dhe jo me Likurgun edhe pse ky i fundit eshte tre shekuj perpara Solonit ne kohe.

Keshtu qe te flasesh per zanafillen e shtetit ne cdo vend te Europes, fillimisht duhet folur per politeizmin fetar dhe institucionin e tij, per prifterinjte politeiste, per shkrimin, per ligjet shteterore (ne Athine per ligjet e Solonit, ne Rome per Ligjet e Dymbedhjete tabelave) dhe pastaj per konkluzionin historik se cfare eshte shteti dhe si lind ai. Ne kete rast do te ishte me vlere zbulimi fillestar i ideve juridike dhe format kalimtare te tyre, qe ne shoqerine parashqiptare dhe shqiptare njohin dinamiken regresive ne kundershtim me parimin Natyror te zhvillimit te Shoqerise Njerezore (Statutet e qyteteve [shek. VII-XIV], ose Kodiket e Kishave Monoteiste, Kanunet klasore te Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut [shek. XV-XIX], e ne fund per Kanunat Krahinore [pas shek. XIX deri me sot]. Keshtu qe forma shqiptare e zhvillimit na tregon mbi mundesine e ekzistences se elementeve sociale qe Europa nuk duhet t’i njohe praktikisht, qe do te thote se Historia teorike, si shkence e Njerezimit, duhet te filloje me formen parashqiptare e shqiptare.

2-Shoqeria shqiptare, per fatin e saj te jashtezakonshem, eshte e vetmja shoqeri ne Bote qe eshte drejtuar nga gjashte shoqerite me te zhvilluara te Njerezimit, qe cuditerisht kane ekzistuar ne kontaktin Azi-Europe per 3000 vjet pa nderprerje: pellazgethelenetromaketbizantinetotomanetSelia e Shenjte bashke me Europen Kapitaliste duke pasur si kunderpergjigje boten sllave prej mbi 1400 vjet. Ja perse problemi i shtetit shqiptar eshte historikisht njekohesisht si problem europian, por dhe si problem sllav. Ne keto 3000 vjet Histori e vetmja popullate autoktone e gadishullit ballkanik ka bashkejetuar me keto superfuqi politike duke marre prej tyre fazat e pamundura te zhvillimit, pa te cilat trashegimtaret e fundit te tyre, shqiptaret, nuk do te ishin ne gjendjen sociale qe jane sot edhe pse shume me te prapambetur se komshinjte e tyre. Ne analizen sociale te shqiptareve dhe komshinjve ne konstatojme se cdo gje shoqerore qe bartin sot shqiptaret e kane huazuar nga keta komshinj duke filluar nga pellazget (elementet e pare gjuhesore), helenet (elementet e pare te civilizimit), romaket (elementet e pare shteterore), bizantinet (elementet e pare fetare monoteiste dhe ato juridike), otomanet (elementet e pare te punes dhe te shtetit feudal), Selia e Shenjte dhe Perandoria Austro-Hungareze (elementet e pare te arsimimit, kulturen, artet, letersine, teatrot). Bashkesia e te cileve, pa dashjen e shqiptareve, cuan ne themelimin e shtetit te shqiptareve per here te pare ne Historine e tyre (28 nentor 1912), por dhe te Njerezimit i cili ne kete rast mesoi se si mund t’i imponohet shtetit nje shoqerie te pazhvilluar nga pikepamja sociale. Rasti shqiptar eshte rasti i vetem ne kontinent ku dallohet kontradikta midis zhvillimit biologjik dhe atij shoqeror me supremacine e ketij te fundi.

       Xhorxh F. Williams, Shqiptaret, Tirane 1999.

Xhuzepe Krispi, Shqipja nena e gjuheve, gjuha e lashte e zanafilles me te cilen fliste Homeri, Tirane 2009.

Zaharia Majani, Fundi i “misterit” etrusk, Tirane 1973 (foto 29, 29/1). Eshte nje autor i botuar shume heret, por pa u marre asnjehere ne konsiderate seriozisht edhe pse konstatimet e tij jane me pikepyetje te medha dhe te papranueshme per shkollen komuniste shqiptare te historise. Ne kete liber ka konkluzione te sakta, por te pa argumentuara qofte dhe formalisht. Ato duken si formula matematikore dhe autori i ka parakaluar si ekzistente dhe te sakta edhe pse mendimi kritik kerkon shpjegime te metejshme, zgjidhja e te cilave i japin nje pergjigje shume afer te vertetes problemit etrusk, ilir, pellazgjik etj, etj., ndoshta ne menyre perfundimtare. Une do te marr nga ky autor ato perfundime te dyshimta pamvaresisht se kujt mund t’i sherbejne ne pamje te pare.

foto 29
foto 29
foto 29-1
foto 29-1

Sipas autorit “Gjate njemijevjecarit III, ne brigjet e Danubit ndodh nje dyndje: neper Stepen Lindore, qe shtrihet deri ne Hungari, zbresin endecaket e hipur mbi kuaj – indoevropianet e pare. Ne kufijte e Kaukazit ata kane pervetesuar disa nga elementet e qyteterimeve te medha te Lindjes. Danubianet i digjnin te vdekurit e tyre, kurse banoret e rinj i varrosnin me armet e tyre ne turma. Keshtu nga shkrirja e autoktoneve te Danubit me indoevropianet dalin protoiliret” (f. 21).

Edhe ky autor pranon ekzistencen e popullates autoktone dhe te asaj te ardhur nen termin indoevropiane, por pranon relacionin midis tyre dhe daljen ne drite te nje produkti te ri biologjiko-social qe ai i quan protoilir. Autori nuk ka se si ta dije qe pikerisht ky rast nuk mund te ndodhe ne Historine e Njerezimit, pasi perbashkimi i dy subjekteve e kane nje kusht natyror qe te mund te realizohet si dukuri, qe haset shpesh ne gadishull ne peseqind vjetet e fundit Perpara Kri. kur cfaqen popullatat maqedonase, trake, helene, epirote pa mundur dot te realizojne nje popullsi unike edhe pse disa grupe sociale jane shume te perafert dhe te ngjashem (maqedonasit, traket, helenet). Dallim diferencial cilesor bejne epirotet, qe na sherben si fakt justifikues per te monuar idene e autorit per rastin e protoilireve. Qe te perbashkohen dy grupe popujsh se pari duhet t’i perkasin nje race, qe nenkupton nje zhvillim kohor-hapsinor te perafert, por qe per rastin e ilireve nuk ka gjasa te kete ndodhur. Diferenca kohoro-hapsinore e ilireve kundrejt te gjithe popujve europiane te njekoheshem, apo te mevonshem, eshte tmersisht e madhe (ndoshta perjashtim mund te bejne basket) deri ne ate mase sa duhen konsideruar rastesia biologjike e Races se Bardhe, qe jashtezakonisht ne menyre te cuditshme, kane mundur te mbijetojne ne skajin me jugperendimor te kontinentit me shifra disa miliona vjet (deri 10 milion te tilla). Te pakten kete pretendim e ka pasur profesori grek Aris Pulianos ne nje konference shkencore ne Shqiperine e kohes komuniste. Por autori Majani nuk ka qene i ndergjegjshem per nje problem, qe duhet konsideruat themelori ne Historine e Njerezimit: cili eshte parimi Natyror i lindjes se Njeriut ne Toke ne funksion te duetit monogjeneze/poligjeneze? Ne kete rast nuk eshte marre ne konsiderate faktori diferencial i kohes se lindjes se popujve europiane dhe dalja e tyre ne Histori, qe eshte nje dukuri teper e konstatueshme, por qe nuk e kam hasur ne asnje teme te ketij karakteri.

Ky botim i Zaharia Majanit me 1973 behet shkak per ndryshimin e origjinalit te Iliades se Homerit me 1979, te perkthyer per here te pare shqip me 1965 nga Gjon Shllaku. Sepse ne nje vend autori ka shkruar (f. 22, 23): “Te ardhur nga Veriu, qysh ne shek. XVI para eres sone, ata u perhapen ne Bosnje, Maqedoni, Kroaci, Istrie dhe u shtyne deri ne brigjet e Adriatikut. Nuk kemi te bejme me nje magme etnike, tanime ata jane shnderruar ne fise trako-ilire dhe ne stergjysher te grekeve. Nje shtytje trake i hedh dorianet ne Greqi, e, me vone, briget ne Azine e Vogel. Keta te fundit jane nga ata ilire qe shkuan drejt Lindjes. Nje grup tjeter iliresh depertuan ne Greqi pas dorianeve. Ata shtrihen deri ne Epir, Boeti, Argos e Sparte…..Grupi i trete ilir perben popullsine e Panonise, Dalmacise, Istries dhe Ilirise ne kuptimin e ngushte te kesaj fjale. / Nje fis tjeter ilir, Dardanet, shtrihen gjithashtu drejt Lindjes, vendosen ne ne ishullin Samotrak e pastaj hidhen ne Troade, ku i japin emrin e tyre Dardaneleve. Teukret, banoret e Trojes se Homerit (Troja VI), jane nga fis dardan. Shume trojane mbajne emra ilire: Priam, Paris, Baton, Bunimos, Asarakos. Nje fis tjeter ilir, meonianet, hidhet ne Maqedoni, ne jug te Troades. Atdheu i tyre i ri do te quhet me vone Lidi. Banoret e vjeter te Mesise vendosen ne lindje te Troades, vendi i tyre do te quhet Midi, ndersa ai i brigeve Frigji”.

E citova gati te plote kete teresi idesh per t’u treguar shqiptareve te sotem qe metoda e te Marreve te Madheshtise Shqiptare ketu e ka burimin, por duke e kthyer persembrapshti ne kohe. Keto pikepamja nuk ka gjasa te kene ndodhur ne kete menyre, ose ne te kunderten shqiptaret e shek. te XXI nuk kane asnje lidhje me iliret e para 3500 vjeteve edhe pse per here te pare Njerezimi ka mesuar per iliret vetem ne shek. e V Para Kri. nga Herodoti, dmth 2500 vjet me pare. Se pari qe te jene te gjithe keto te sakte duhet qe me vone te gjitha keto grupfise, me prejardhje ilire, te kene Politeizmin Fetar te barabarte me Dodonen Pellazgjike me nje krye Zot Zeusin, i cili eshte i pranishem ne te gjithe popujt e Egjeut, pervec ilireve qe njihen si padronet e Kultit te Gjarprit, nje forme fetare kalimtare e Kulteve Pagane drejt Kultit te Diellit. Te njejtin pozicion kane pasur dhe Dardanet e shek. te V Para Kri. qe nuk jane te njejte me Dardanet e Troades. Atehere sido qe te analizohet situata historike iliret, epirotet dhe dardanet jane te perjashtuar nga lidhja me Doret, Trojanet, Frigjet, Spartanet, Maqedonasit etj, etj. Besimi Fetar i perjashton grupfiset ilire nga lidhja me cdo popull gadishullor qe besimin fetar e ka pasur ne fazen Politeiste. Te pakten kjo faze eshte treguesi me i perpikte i fallsitetit te perputhjes imagjinare te ilireve-dardaneve-epiroteve me popujt qe me vone do te futeshin ne lidhjen helene dhe do te luftonin kundra Perseve.

Pervec argumentit te Fese, lidhja imagjinare e grupfiseve ilire me popujt parahelene, kemi dhe idete juridike ku popujt helene jane popullata me e pare e kontinentit europian qe kane krijuar legjislacionet shteterore perkatese sipas dy emrave: Ligjet e Likurgut (Sparte-shek. IX Para Kri.) dhe Ligjet e Solonit (Athine-shek VI Para Kri.) kur pasardhesit me te fundit te ilireve ne shek. e XX Pas Kri. disponojne bindshem Kanunet krahinore, te drejten zakonore te pashkruar, qe koha parahelene nuk i njeh. Ose ne te kunderten shqiptaret nuk kane asnje lidhje me iliret.

Autori Majani ne kete liber na ka dhene edhe disa ide mbi pellazget, qe me sa duket ne kete pike ka dashur t’i kunderpergjigjet shkolles indoevropiane me pretendimin, ndoshta shume i drejte, qe keta te fundit dhe pellazget jane e njeta gje. Sipas autorit “Straboni shkruan qe dikur Thesalia e Jugut quhej pellazgjike, po keshtu edhe ishulli Lesbos. Ne brigjet e Propontidit ngriheshin qytete pellazgjike, Plakia, Skilakia dhe Kisikos. Pellazget i gjejme te vendosur ne Lemnos dhe ne Greqi. Prejardhja ilire e pellazgeve vertetohet nga gjuha e tyre. Keshtu simbas Iliades, stergjyshja e Larises ka qene thesalotja Teutamos. Emri Teuta eshe thjeshte ilir dhe etrusk, do te thote “popull, qytet”; e gjejme edhe tek osko-umbrasit. Plakia do te thote “Plaka” (ne shumes pleq)…Sa per lidhjet e tjera midism pellazgeve dhe etruskeve, vlen te permendim ketu edhe njoftimin qe na ka lene Tuqididi (shek. V para eres sone), i mirenjohur per paanesine dhe saktesine e vet. Per te etrusket perfaqesojne nje dege te trungut pellazg” (f. 23, 25).

Sipas ketij autori pellazget ne kohe vijne pas ilireve (dhe keshtu eshte ne realitetin historik), por kjo nuk vertetohet nga  gjuha, por nga shkalla e zhvillimit social qe disponojne qofte pellazget e qofte iliret. Eshte kjo dinamike qe i ndan iliret nga pellasget dhe i bashkon keta te fundit me helenet. Me sa kam kuptuar ky eshte defekti kryesor i historianeve te te gjitha zhanreve, ne kete rast i etruskisteve. Vetem po te mbeshtetemi tek Besimi Fetar zbulojme qe Etrusket i dhane latineve politeizmin e tyre qe ndryshonte tej masen ne emertime me politeizmin helen. Keshtu qe kontaktet e etruskeve me pellazget nuk kane gjasa te kene dhene pasoja ne zhvillimin e tyre, pervec disa fjaleve qe kane depertuar nga etruskishtja ne shqipe qofte per efekt te kontakteve te mesiperme e qofte te kontakteve te ilireve me etrusket (marangoz-marangon, tosk).

Pergjithesisht ky liber e analizon boten etruske sipas parimit monogjenist dhe mbi kete baze mundohet te shpjegoje ndikimet e ndersjellta vetem ne fushen e gjuhesise pa i shkuar ndermend se ky ndikim eshte pergjithesisht pa efekt zhvillimi, pra nuk mund te merret per baze.

foto 30
foto 30
foto 30-1
foto 30-1

Zacharie Mayani, Etrusket  fillojne  te  flasin,  Tirane 2018  (foto 30, 30/1). Ky eshte botimi i

vepres se dyte te ketij autori, 45 vjet mbas botimit te vepres se mesiperme. Eshte nje veper qe kerkon te lidhe etrusket me iliret dhe keta te fundit me pellazget e mbasardhur duke u dhene ilireve nje rol artificial ne zhvillimin e popujve te mevonshem europiane pa marre parasysh nivelin tejet te larte social te heleneve dhe romakeve, sidomos te ketyre te fundit ne fushen e politikes ushtarake.

Pa filluar libri, ne faqen dedikuese (f. 5), autori ka nje citim nga Alfredo Trombetti (1866-1929) (Gjuha etruske, 1928) sipas te cilit: “Metoda kombinatore ka dhene edhe ate pak qe ajo ka mundur te jape dhe tani duhet pranuar se ajo ka shteruar. / Metoda etimologjike (krahasuese) eshte diskretituar, pasi ajo eshte keqperdorur. Per te arritur te verteten, nuk mjafton qe metoda te jete thjeshte rigoroze; kerkohet edhe nje intuite fatlume. / Nga ana tjeter, kur kerkohet te zbulohet cfaredolloj e vertete, metode e mire eshte ajo qe shpie drejt qellimit”.

Por jo vetem ky autor nuk i kane thene lexuesit se cili eshte qellimi e teorive te tyre dhe cfare perfitimi ka Njerezimi prej punes se tyre? Qe ne kete pike keto teori, edhe pse pretendojne se mbeshteten mbi metodika shkencore nuk jane te afta t’i pergjigjen pyetjes me te thjeshte: cfare zgjidh zberthimi strukturor dhe etimologjik i gjuhes dhe krahasimi i te gjitha atyre qe njeh Njerezimi, te pakten ai europian. Se pari duhet percaktuar se cfare eshte metodika etimologjike, se dyti duhet percaktuar se cfare zgjidh struktura ndertimore e fjales. Per krahasim 7×7 notat e muzikes japin miliona produkte muzikore, por ne asnje rast nuk thuhet se ato rrjedhin prej nje qendre apo disa qendrave krijuese. Atehere cfare dallimi kemi midis konceptit etimologjik dhe atij strukturor te fjales? Po te Marret e Madheshtise Shqiptare ne cfare raporti qendrojne me keto percaktime? Ja pra qe autori Mayani ndodhet ne pozita shume te dyshimta pikesepari botekuptimore, e pastaj metodike.

Kjo do te vihet re ne Pjesen e Trete, Etrusket dhe Bota perreth (f. 427-532), qe pak a shume perben permbylljen e ketij libri, ku kemi keto pretendime:

“Krahe i vendos iliret midis Danubit te Mesem, nga njera ane, dhe Italise (venetet, japiget dhe mesapet), nga ana tjeter, deri ne Azine e Vogel, perfshi ketu edhe qytetin e Trojes, Kreten dhe Palestinen. Ekzistojne mendime se iliret jane te panishem edhe te filistinet. Sipas F. Altheim, mesymja e fiseve ilire do te shkaktonte migrimin e fiseve dore ne Greqi. Keto zhvendosje etnike kane vendosur kudo emra dhe terma ilire, tashme te permendur, te cileve do t’u shtohej, per shembull, edhe fjale teuta (“popull”)” (f. 447).

Problemi me i pare kur krahasohen dy grup fisesh, ose dy popuj, eshte problemi biologjik, dmth ngjyra e lekures, syte, te dhenat atropologjike, etj, etj. Nuk mund te pranohet, psh, qe shqiptaret rrjedhin nga popullata e lekurkuqeve te Amerikave, ose nga kinezet e races se verdhe, apo nga eskimezet e Greonlandes, por gjithashtu nuk mund te pranohet qe shqiptaret kane lidhje me filistinet, Italine, Palestinen, etj, etj. Ose ne te kunderten ne shqiptaret e sotem nuk kemi asnje lidhje varesore me iliret. Dhe problemi eshte shume i thjeshte per t’u argumentuar: shihet shkalla e zhvillimit social te gjithe popullatave qe kane jetuar ne Gadishullin ilirik te pakten nga viti 500 Para Kri., kur i njohim per here te pare ne saje te Herodotit, dhe seri ne fillim te shek. te XX-te, me 1908, atehere kur shqiptaret vendosen te unifikojne alfabetet ne Manastir. Merita e albanologjise shqiptare te epokes komuniste qendron pikerisht ne kete pike dhe kjo ngaqe nuk e kane ditur, sepse, ne te kunderten, do t’i kishin fshehur te gjithe ato parametra te zbuluar. Fjala behet per kater qeliza sociale qe shoqerojne  ne zhvillimin e tyre cdo shoqeri njerezore te organizuar deri ne fazen fisnore, faze e cila ekziston mirefilli nga iliret deri tek shqiptaret pa nderprerje, por qe nuk ekziston ne asnje popull tjeter qe jeton ne gadishullin ballkanik. Keta kater elemente sociale jane: 1-Famija, 2-Idete Fetare, 3-Prona, 4-E drejta Zakonore e Pashkruar. Te kater keto elemente jane te vetmit qe kane nje dinamika nga forma zanafillore deri ne formen primitive qe e zoterojne shqiptaret ne fillim te shek. te XX-te, por qe nuk i kane asnje popull tjeter ballkanik ne asnje kohe qe njihen. Atehere duhen bere konkluzionet mbi nje baze metodike qe historiografia e sotme nuk e njeh akoma per efekt te pazhvillimit te saj progresiv, duke ndenjur akoma ne pozicionin e Tuqididit. Mungesa e aparatit matematik ne shume probleme historike eshte e mjaftueshme per te arritur ne perfundimin qe Shkenca e sotme e Historise nuk eshte shkence, por nje forme e manipulimit politik me pamje historike. Shkenca e Historise ka te tjera parametra qe nuk perdoren akoma nga historianet. Por analiza e ketyre kater elementeve, sipas asaj qe kane bere shqiptaret pas 1945 deri me 1992, na tregon se e vetmja pune shkencore qe eshte bere ne Shqiperi ndodhet ne kete fushe. Materiali i meposhtem eshte marre nga seria: TJETËRSIMI I HISTORISE OSE “NDËRGJEGJA E NGJARJES” (permbysja e materializmit bolsheviko-shqiptar; ose tendenca e eleminimit te inteligjences komuniste, si nje produkt social krejtesisht i PAAFTE dhe REGRESUES ne zhvillimin e shoqerise shqiptare pas vitit 1991, sidomos ne fushen e FESE, POLITIKES dhe ARSIMIMIT  te shqiptareve); Vell. 4, 6. Pjesa e trete: Poligjenezë apo monogjenezë; dhe mbi këtë parim natyror: gjeneza dhe etnogjeneza e popullit më te vjetër të racës së bardhë  (midis thënie lidhëse universale për të gjithë specifikat e zhvillimit shoqëror me revolucionin social) – këtë libër shqiptarët bëjnë mirë të mos ta lexojnë, dmth: libër për jo shqiptarët, pasi e kunderta e permbajtes te ketij vellimi ka cuar ne lindjen e Klubit te te Marreve te Madheshtise Shqiptare (ky liber eshte shkruar ne vitet 1984-1991 dhe pretendon te permbyse konkluzionet e historiografise te epokes komuniste ne fushen e mendimit Historik duke argumentuar gjenezen e shqiptareve). Zberthimi i ketij problemi con medoemos ne permbysjen e teorise darviniste. Por duhet cilesuar qe elementet argumentues jane marre nga puna gjigande qe punonjesit e institucioneve te ketyre fushave kane bere duke mos i lene te nxjerrin perfundime nga puna e tyre. Une pretendoj te kem bere pikerisht kete plotesim.

Te kater keto qeliza materiale te shoqerise ilire, dardane, epirote, arberore dhe shqiptare kane kete dinamike analitike te bashkeshoqeruar edhe nga zberthimi i bere nga Frederik Engelsi qe gjithsesi nuk mund te anashkalohet te pakten sipas formave kalimtare:

1-Famija.

Sipas teorive te bera ne shtetin shqiptar te te gjithe koherave dy problemet me kryesore te familjes shqiptare kane qene forma e saj (familja patriarkale) dhe raporti burre-grua, qe teorikisht dhe praktikisht zberthehet nga autoret e meposhtem:

  1. Engels, Origjina e familjes, pronës private dhe e shtetit, f. 42, 70, 71-72, 79, 83, 83-84, 90.

Mark Krasniqi, Gjurmë e gjurmime, f. 135, 164, 192, 239

Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f.148

Gjerak Karaiskaj, Butrinti dhe fortifikimet e tij, f. 25

Zef Mirdita, Studime dardane, f. 76

Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 244

Kristo Frashërin në Konferencën kombëtare të studimeve etnografike, f. 244.

Bep Jubani në Përmbledhje artikujsh arkeologjike për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I-rë, f. 148.

Forma patriarkale e familjes ne shoqerine autoktone te Gadishullin Iliriko-Ballkanik per te gjithe kohen qe ne e njohim dhe permasa e diferencimit burre-grua brenda kesaj kohe na tregojne distancen e madhe qe kjo shoqeri ka me komshinjte, me te cilet ka bashkejetuar per 2500 vjet, por dhe shkallen e zhvillimit social qe trinomi ilir-arber-shqiptar ka ne raport me ekuacionin e lindjes-zhvillimit dhe gjendjes se familjes nga pikapamja teorike. Me pak fjala forma e familjes ne popullaten autoktone nuk perputhet me asnje forme shteterore te organizimit te shoqerise, por ajo perputhet vetem nder tre subjektet qe kane jetuar ne gadishull: ilir-dardan-epirot.

2-Idete Fetare

Ne kete drejtim autoret e meposhtem na argumentojne me shembuj se forma fetare e ilireve,dardaneve, epiroteve, parashqiptareve dhe shqiptareve eshte Kulti Pagan me disa forma te njepasnjeshme duke filluar nga Kulti i Gjarprit deri tek Kulti i Diellit; forme e cila nuk perkon kerkund me asnje forme te organizimit social qe mban emrin shtet, por dhe nje forme fetare qe nuk e ka asnje popull ballkanik per sa kohe qe i njohim, dmth nga shek. V Para Kri. e deri me sot:

Mark Tirtja, Elementë të kulteve ilire të shqiptarëve, Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll. II, f. 281

Peter R. Frank, Disa probleme dhe detyra të numismatikës; Kuvendi i I-rë i studimeve ilire, vëll II, f. 371

Gjergj Sinani, Hyrje në filozofinë e historisë, f. 93

  1. Andrejeva, Në kërkim të botës së humbur (Atlantida), f. 96-97

Fjalë të një historiani pa emër; po aty, f. 79-80

Aleksandër Stipçeviç, Diskutim mbi kumtesën e M. Tirtjes, Kuvendi i I-rë i studimeve ilire, vëll II, f. 355

Mark Tirtja, Probleme të besimeve në kulturën popullore; Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 302, 303

Mark Krasniqi, Gjurmë e gjurmime, f. 309

S.Anamali, Nga ilirët tel Arbërit; Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll II, f. 31

  1. Ceka, Apolonia e Ilirisë, f. 88

Homeri, Odiseja, kënga XII, vargjet 316-320

  1. Ceka, Apolonia e Ilirisë, f. 173
  2. I. Kadare, Një dosje për Homerin, Nëndori 8/82, f.134

Kuvendim i I i studimeve ilire, vëll II, f. 271-272

Frano Prendi, tumat në fushën e fshatit Vajzë (Vlorë); Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp I, f. 112-113

Shkenca dhe Jeta, 4/85, f. 74

Mark Tirtja, Elementë të kulteve ilire të shqiptarëve; Kuvendi i I i studimeve  ilire, vol II, f. 282, 283

  1. Anamali, Të dhëna mbi elementin ilir në qytetet antik Epidamn dhe Apolloni; Përmbledhje artikujsh arkeologjik për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. I, f. 224, po aty, disp. II, f. 331
  2. Anamali, Nga ilirët tek arbërit; Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll II, f. 28
  3. Ceka, Apolonia e Ilirisë, f. 173
  4. Tirtja, probleme të besimeve në kulturën popullore; Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 306

Bep Jubani, Tipare të përbashkëta në ritin e varrimit te ilirët e trevës së Shqipërisë: Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp I, f. 167

  1. Prendi, Dh. Budina, Kultura ilire e luginës së Drinosit në epokën e hekurit; Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp I, f. 279
  2. Prendi, Urbanizimi i Ilirisë së Jugut; Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f.118
  3. Anamali, Të dhëna mbi elementin ilir në qytetet antike Epidamn dhe Apolloni, Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp. II, f. 317.

Nje analize e ideve fetare ne brendesi te shoqerise autoktone sipas autoreve te mesiperm na japin nje panorame sociale qe jo vetem nuk perputhen me popujt e tjere ballkanike te te gjithe koherave, por ato na tregojne se sa larg formes monoteiste kane qene keta banore, specifike per Europen. Eshte absolutisht e pamundur te analizohet historia e tyre ne bashkerendim me popullatat pellazge dhe pasardhesve te tyre kur dime qe keta te fundit shpiken Dodonen Pellazgjike deri tek Zeusi Kryzot te te gjitha perendive te Egjeut dhe Jonit. Se ku qendron lidhja midis ilireve dhe pellazgeve nga kendveshtrimi fetar vetem te Marret e Madheshtise Shqiptare mund t’i japin pergjigje.

3-Prona

Kur analizojme nje shoqeri cfaredo eshte mire qe per baze te merret dinamika e Prones Private pasi kjo menyre eshte e afte te na tregoje shkallen e zhvillimit social te kesaj shoqerie dhe distancen qe ajo ka me organizimin shteteror. Kete gje studiuesit shqiptare e kane bere ne bashkerendim edhe me skllaverine, nje rrjedhim i dinamikes se Prones Private, ku shpesh here problemet jane trajtuar me fryme kontradiktore pa kuptuar se ku te conte kjo rruge. Gjithsesi materiali i meposhtem na tregon se deri ku ka shkuar zberthimi teorik ne shoqerine ilire dhe dardane sipas autoreve tane:

Hasan Ceka, Elementi ilir në qytetet Dyrrhachium dhe Apolloni; Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë, disp II, f. 302

  1. Islami, Shteti ilir, vëndi dhe roli i tij në botën mesdhetare, Kuvendi i I-rë i studimeve ilire, vëll I, f. 93
  2. Jubani, Të dhëna për kulturën tumulare; Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f. 92-93, 194

Kuvendi i I i studimeve ilire, vëll I, f. 58

Zef Mirdita në Studime Dardane, f. 67, 69-70, 92-93.

Te pakten sot ekzistenca dhe dinamika e Prones Private eshte e padiskutueshme neper te gjitha vendet e civilizuara duke na treguar se cili ka qene roli i saj ne procesin e zhvillimit te Shoqerise Njerezore, por me qellim nuk eshte analizuar ne bashkerendim me popullaten autoktone, ku dinamika e saj ne brendesi te popullates autoktone te gadishullit e hedh ne ere te gjithe teorine mbi Shtetin dhe Shoqerine Njerezore qe ne njohim. Pranimi i qenies “i lire” dhe mungesa e prones private eshte ne te njejten kohe hendeku gjigand qe ndan trinomin ilir-dardan-epirot nga te gjithe popullatat ballkanike qe kane jetuar ne kete gadishull, te pakten brenda ketij 5000 vjecari. Ne shek. e XX-te eshte deshmuar plotesisht se shqiptaret nuk e njohin pronen private ndoshta edhe per shkak te politikes otomane qe nuk e ka njohur pronen private mbi token. Analiza e ketij procesi nder ilire-dardane-epirote dhe shqiptare na tregon se gjendja e prones nuk e ka kaluar pozicionin fisnor te saj duke u shoqeruar nga prona e palujteshme e Institucioneve Fetare Katolike apo Orthodokse, te pakten ne keto 200 vitet e fundit. Atehere cila eshte lidhja midis shoqerise iliro-epirote, te pakten, dhe asaj pellazge kur pranojme qe pasardhesit e tyre, helenet, e kane njohur pronen private deri ne shkallen e skllaverise? Ja qe ato nuk perputhen edhe per rastin e pronesise duke i shtuar argumentat qe shoqeria iliro-dardane-epirote eshte jashtezakonisht larg shoqerise pellazge.

                  4-E drejta Zakonore e Pashkruar

Ndoshta eshte argumenti me kryesor qe na verteton praktikisht se shoqeria ilire perputhet me ate dardane, epirote dhe shqiptare ne ecurine biologjiko-sociale sipas nje rendi dinamik krej te ndryshem nga te gjithe popujt mesdhetare, bile per te qene i sakte kjo dinamike eshte ne kundershtimm me ligjet e Natyres, pasi eshte i vetmi rast ne Bote qe ecuria eshte nga forma me e larte e imponuar (she. VII Pas Kri.) ne formen me primitive te mundeshme te krijuar nga shqiptaret (shek XIX-XX).

Në dy libra mbi të drejtën romake (Andrew Borkowski & Paul Du Plessis, pa vit botimi, f. 68-71, dhe Andra Mandro, Tiranë 2007, f. 111-112) pranohet ekzistenca e një të drejte zakonore të pashkruar dhe rrufeshëm kalohet në analizën e përmbajtjes së të drejtës romake ku për rastin shqiptar kjo është e pavlefshme.

Ecuria e te drejtes juridike nder popujt europiane nuk eshte e njellojte, por ne te gjitha rastet qe njihen nuk ekziston zhvillimi nga forma me e larte ne nje forme me te ulet. Kjo do te thote qe ka nje forme te pare primitive te pashkruar, meqenese nuk ishte shpikur shkrimi, por qe ka sherbyer per te drejtuar shoqerine sipas disa rregullave. Keshtu ne njohim Ne Helade ligjet e Likurgut (shek. IX Para Kri.) te pashkruara, por dhe ligjet e Solonit (shek VI Para Kri.) te shkruara. Pra koha e shpikjes se shkrimit per here te pare ne Europe gjendet midis ketyre dy koheve dhe duhet ta lidhe ligjin me shkrimin domosdoshmerisht. Pra ligji eshte primar ne kohe kundrejt shkrimit, por qe tek helenet nuk ka mundesi te zbulohet. Por ajo gjendet tek komshinjte e heleneve, cka tregon se mosekzistenca tek helenet dhe ekzistenca tek shqiptaret na tregon se arvanitasit jane nje popullate si e shqiptareve, por e ndryshuar ne saje te botes se relacioneve qe sot e ka te pamundur te bashkejetoje dot me te.

Megjitheate eshte per te vene ne dukje ajo qe ka ndodhur me shoqerine parashqiptare te larget (shek. VII), parashqiptare te afert (shek. XV) dhe shqiptare (gjate dhe pas shek. te XIX) ne fushen e ideve juridike. Ne kete drejtim kahu i analizes (nga e largeta drejt te sotmes apo nga e sotmja drejt te shkuares) nuk paraqet asnje interes sepse ato perputhen absolutisht. Per here te pare ne shoqerine parashqiptare te larget (shek. VII) gjenden Statutet-Kodiket e qyteteve (Berat, Drisht, Shkoder, Korce) jeta e te cileve vazhdon deri ne shek. e XIV kur zhduken per rrethana politike. Pa dyshim niveli profesional i ketyre Statuteve-Kodiket ndodhet ne nivelin me te larte qe njeh Njerezimi pasi njohin dy elemente me kryesore te Shoqerise Njerezore: Institucionin Fetar dhe Pronen Private. Ne shek. e XV cfaqen Kanunet e Lek Dukagjinit dhe te Skenderbeut qe njohin si Institucionin e Fese ashtu dhe Pronen Private. Keto kanune, shume te afert me Statutet e Qyteteve vazhduan per inerci deri ne fillim te shek. te XIX, kur ardhja e popullatave emigratore kerkuan ndryshimin e tyre. Ne kete manyre cfaqen: Kanuni i Maleve, Kanuni i Lumes, Kanuni i Dibres, Kanuni i Lures, Kanuni i Bendes-Çermenikes (Malsi e Tiranes), Kanuni i Laberise dhe kerkohet ndryshimi i permbajtjes se Kanunit te Lek Dukagjinit ne dy krahina: Puke dhe Mirdite. Ne teresine e tyre keto Kanune Krahinore jane tej mases primitive pasi nuk njohin as Institucionin e Fese dhe as Pronen Private, por njohin Pronen fisnore, si forma me fillestare e Prones. Kaq mjafton per te kuptuar se ne fushen juridike shoqeria shqiptare ke ecur me ritme jashtezakonisht te avashta dhe ne kundershtim me imponimin politik te realizuar nga politika Veneciane, Bizantine, Otomane, Helene dhe Greke.

Ndersa nje pretendim tjeter eshte (f. 451):

“Coon shton: “Gjuha gege (shqipe) eshte kryesisht ilire” (Malet e Gjigandeve”, f. 39 dhe 41). / Megjithese, disa etruskologe refuzojne ta perdorin shqipen, nisur nga fakti qe ajo eshte nje gjuhe moderne e zhvilluar”. Ky pretendim ja u rrezon teresisht punen te Marreve te Madheshtise Shqiptare dhe pretendimeve te tyre.

Çudia eshte qe ne kapitullin Shtojca (Fjalorth etruskisht-shqip) nuk gjenden nje fjale dhe nje emer me tipik shqiptar qe jane huazuar nga etruskishtja dhe gjenden akoma edhe sot ne krahinen e Venetos (marangos dhe toske).

Zani i Koronit, Trimerite e Merkur Buas, Tirane 2017.

Zhan Klod Faveirial, Historia e Shqiperise (me e vjeter), Tirane 2004.

                                                                             

Kjo literature, duke mohuar formalizmin e historiografise shqiptare te te gjithe koherave, eshte e afte t’i jape pergjigje tre problemeve kryesore te zhvillimit te shqiptareve, njera prej te cilave ka lidhje me parimin Naturor te lindjes se Njeriut ne Toke, tjetra ne cfare raporti jane shqiptaret me procesin autokton dhe cfare rrjedh prej kesaj te fundit. Pergjigja e fundit perben pikerisht aresyen perse ekziston shkenca e Historise dhe per cfare sherben ajo ne procesin e zhvillimit te Shoqerise Njerezore.

Tendenca e publikimit te kesaj literature, ne pjesen me te madhe, eshte bere me qellim per t’i mbushur mendjen shqiptareve se teoria e te Marreve te Madheshtise Shqiptare mbeshtetet edhe nga studiues europiane te vjeter e te rinj pa i vajtur ndermend se teresia e tyre e hedh poshte pikerisht “supremacine” sociale te paraardhesve te larget e te afert te shqiptareve pa vertetuar dot dy probleme: vjetersine e tejskajshme te paraardhesve me te pare te shqiptareve dhe, mbi te gjitha, autoktonine legjendare te tyre (disa milionavjecare). Kjo e fundit kerkon me se pari te hidhet poshte, si e pa baze, teoria monogjenetike e Çarlz Darwinit (1809-1882) per racen Njerezore ne Toke. Se dyti kerkon te postulohet karakteri poligjenetik i parimit te lindjes se Njeriut ne Toke duke i dhene prioritet kohes se diferencuar te lindjes se tij ne vende te ndryshme, gje qe percakton diferencimin social midis racave dhe popujve brenda nje race. Ketu duhet te mbeshtetet ekonomia politike moderne perpara se te deklaroje globalizimin e rendit politik boteror.

7-Rilindja e modifikatoreve te Shqipes (Spiro KondaDhimitri PilikaNermin Vlora Falaski), poshtersia e pare antikombetare ne fushen e gjuhesise.

Neqoftese idete e modifikimit te shqipes ishin veper e nderkombetareve, rilindja e tyre pas 1945 ishte veper tipike e politikes komuniste ne fushen e arsimit te detyrueshem.

Kjo eshte mbajtur e fshehte dhe ne heshtje eshte punuar per t’i krijuar kushte sociale te favorshme zbatimit te teorise antishqiptare te rilindur. Shembja e Kishave dhe asgjesimi i Klerit Katolik Shqiptar pas viti 1967 i ka sherbyer pikerisht ketyre qellimeve. Kategoria shkak-pasoje nuk merr parasysh boten hipotetike dhe mbi kete baze te ngreje nje ndertese jo vetem pa themele, por as  pa funksion. Ne kete drejtim shkolla e gjuhesise shqiptare u “pasurua” me anetare te rinj, ku dallohen (renditja sipas kohes kur jane cfaqur ne ambientet akademike): Spiro Konda (1862-1967), Dhimitri Pilika (1923-2003), Nermin Vlora Falaski (1921-2004) edhe pse teorite e tyre ne parim ishin kryefjala e albanologjise te epokes komuniste.

Per shqiptaret e pa lexuar nder ato vite botimi i Spiro Kondas u cfaq si nje ender e paperballueshme, aq me teper kur mendimi kritik nuk ekzistonte ne asnje permase. Por emri dhe vepra e Spiro Kondas na jep te gjithe zgjidhjen e problemit pellazgjik ne ambientet akademike shqiptare. Por me perpara duhet bere e qarte per lexuesin pozicioni i Spiro Kondas kundrejt politikes komuniste ne fushen e Historise. Duhet vene ne dukje fakti qe botimi i vepres se tij me 1964 (shkruar me 1961 dhe botuar ne Greqi me 1962) duhet te jete bere si mik i Enver Hoxhes, ndoshta per t’i bere dhe qejfin perpara vdekjes, pasi i kishte kaluar te 100 vjetet (kete na e thote me nenkuptim Prof. Dr. Sabit Brokaj kur flet per vepren e Dhimitri Pilikes (f. 17-20 ne kete veper), Tirane 20 korrik 2003. Permendja e vepres se Spiro Kondas ne 27 prill 1979 ne ambientet e Sekretariatit te KQ te PPSH (per kete shih: Enver Hoxha, Vepra 70, Tirane 1990, f.  466-496. Por ky material eshte botuar per here te pare ne “Raporte e fjalime 1978-1979” dhe ne permbledhjen e veprave “Per rinine”, vell. 2, foto 31, 31/1, 31/2, 31/3, 31/4) na pasqyron situaten politiko-shkencore ne Shqiperine e asaj kohe.

foto 31
foto 31
foto 31-1
foto 31-1
foto 31-2
foto 31-2
foto 31-3
foto 31-3
foto 31-4
foto 31-4

Materiali eshte goxha i gjate, por une mora vetem ate pjese qe lidhet me problemin pellazgjik dhe emrin e Spiro Kondas nga ku rezulton dhe menyra se si e kane trajtuar te kaluaren arkeologjike komunistet e rinj te partise. Ky material tamam mbi kete teme fillon ne f. 480 dhe zgjatet deri ne f. 483, ku diskutojne Enver Hoxha dhe Moikom Zeqo si me poshte:

“SHOKU MOIKOM ZEQO: Para Clirimit arkeologjia konsiderohej nje fushe e bardhe. Kjo eshte nje nga shkencat qe ne tani po e ndiejme se sa na ndihmon per te pasur nje ide me te qarte per historine e popullit tone, duke perfshire ketu aspektin e theksuar politik. Per shembell, Ugolini1 ishte arkeolog, por me ane te mitit te Eneut dhe me ane te arkeologjise, duke bere edhe falsifikime shkencore, nepermjet atij miti “programatik” donte te justifikonte pushtimin e Shqiperise.

SHOKU ENVER HOXHA: Sipas poemes se Virgjilit “Eneida”, kur vajti Enea ne Itali, e priten ne buze te detit dhe e pyeten: “Cila eshte perendia jote?”. “Ja, te dy duart jane perendia ime” iu pergjigj Eneu.

SHOKU MOIKOM ZEQO: Arkeologjia vitet e fundit ka bere nje pune shume te gjere dhe ka plotesuar nje boshllek te madh. Tani kemi nje konceptim me te plote per iliret dhe eshte avancuar problemi ne nje forme me te ngritur edhe per banoret qe kane ekzistuar para ilireve.

SHOKU ENVER HOXHA: Mund te me thuash ndonje gje per banoret para ilireve, per pellazget, per shembull?

SHOKU MOIKOM ZEQO: Problemi i pellazgeve do te kete nje ngritje te re, natyrisht do te kete dokumente me te studiuara, me shkencore.

SHOKU ENVER HOXHA: Domethene ti qenke partizan i pikepamjeve te Kondes, te cilin une e kam pasur mik.

SHOKU MOIKOM ZEQO: Ne Shqiperi jane ruajtur disa elemente qe jane te thelbit, te djepit te kultures mesdhetare. Keto tregojne qe ceshtja e pellazgeve nuk eshte nje ceshtje fantazie. Parailiret, ata qe quhen protoilire, patjeter lidhen me nje gje.

SHOKU ENVER HOXHA: Po per fiset e doreve qe sulmuan greket e kontinentit, ka ndonje te dhene te re?

SHOKU MOIKOM ZEQO: Si ne rrugen mitologjike, ashtu dhe ne legjendat qe na kane lene, shikohet lidhja e doreve me iliret. Ata ne kulturen e tyre kame pasur me teper elemente ilire.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, se ata kendej, nga veriu i Greqise kane ardhur. Keshtu thone sidomos historianet gjermane, qe mbrojne tezen se doret kane ardhur nga veriu i Greqise. Mos kane lidhje keta me pellazget?

SHOKU MOIKOM ZEQO: Teza e ardhjes nga Veriu, me teper eshte teze e shkolles gjermane, shoku Enver. Pellazget ka te ngjare te kene qene banore te pjeses ketu dhe ndoshta jo te ardhur nga Veriu.

SHOKU ENVER HOXHA: Jo, une flas per ketej nga Ballkani, per nga veriu i Greqise dhe jo nga Skandinavia. Nuk e kam fjalen per vikinget. Thone se Dodona1 ka qene tempull qe ka ekzistuar para grekeve dhe bile para doreve. Flas me aq sa di, se mund ta kem edhe gabim. Dodona mbeti si nje monument i vjeter pellazgjik. Tashti, po te lidhim Dodonen me fiset e moloseve2, duhet ta lidhim edhe me Epirin, domethene me kohen para Pirros. Eshte nje gje e komplikuar kjo! Ç’eshte Mikena1? Ka qe thone se eshte kulture greke, ka qe thone se ajo eshte zhvilluar para grekeve, pra eshte nje kulture shume e lashte. Vazhdo.”.

Pas ketij momenti diskutimet nderpriten per kete teme dhe kalojne ne temat politike.

Ky diskutim i vitit 1979 ka brenda kater probleme te lidhura me temen tone, ku me e rendesishmja konsiderohet nga ana ime raporti shkencor ne Akademine e Shkencave midis akademikeve. Duke ditur kundershtimin e tezes mbi prejardhjen pellazgjike te gjuhes shqipe nga ana e Prof. Eqrem Cabej duhet te merret me mend ky raport. Por pas vitit 1945  pati shume aktivitete shkencore ku Profesori yne, si me kompetenti dhe i vetmi ne ate kohe, tha fjalen e tij dhe ju kerkua te percaktonte raportin e Popullit Shqiptar kundrejt autoktonise. Ne kete rast Profesori yne shkroi temen: “Problemi i autoktonise se shqiptareve ne driten e emrave te vendeve” (botuar ne Buletini i Universitetit Shteteror te Tiranes, seria e shkencave shoqerore, nr. 2, 1958, f. 54-62. Vini re se si ka luajtur me fjale dhe se si i ka shpetuar kurthit intelektualo-komunis qysh ne ate kohe: “Para se të hyjmë në temë, duhet të kemi të qartë se ç’mendojmë ne me fjalën autoktoni e shqiptarëve. Sigurisht nuk na vete mëndja që këta të kenë qënë autoktonë për tërë kohën e kohës, që nga periudhat më te errëta të prehistorisë. Kjo gjë as nuk mund të jetë: sepse si të gjithë popujt e tjerë indoevropianë, edhe shqiptarët në viset e tyre të sotme janë të ardhur në kohë të lashta. Prandaj nuk është çështja për një autoktoni absolute, po për një autoktoni relative” (Shqiptarët dhe trojet e tyre, Tirane 1982, f. 40).

Zberthimi historik i ketyre dy termave, te barabarta ne permbajtje, por te diferencuara ne shpjegim, jane krejtesisht te pa zbatueshme ne praktike dhe, ne kete rast, eshte perdorur marreveshja formale per te justifikuar termi autokton si i pranishem nder shqiptare, por i paargumentueshem ne asnje rast.

Por ky problem nuk ka kaluar pa rene ne sy te Enver Hoxhes. Atehere midis te dyve, ndoshta i vetmi rast, plasi konflikti (foto 31/6),  edhe pse ishin takuar  midis tyre kur u themelua Akademia e Shkencave (janar 1973 – Albumi “Gju me gju me popullin”, foto 31/5). Por ka edhe nje takim tjeter ne shtepine e Enver Hoxhes (foto 31/6 marre nga interneti) dhe te jeni te sigurte qe kjo fotografi – duhet te jete midis viteve 1974-1977 ka ne thelb te saj diskutimin mbi qenien autokton apo jo te shqiptareve dhe  ne  kete  pike  Profesori  i  ka  rreshqitur  pretendimeve  te  Enver Hoxhes, pasi  e  gjithe loja qendronte  mbi  qenien  autokton  ose  jo te shqiptareve te sotem, problem i cili akoma nuk ka marre pergjigje shkencore, sipas te gjitha materialeve qe kemi vendosur bashkangjitur ne kete artikull, por Enver Hoxha kete problem duhet ta kete huazuar nga Frederik Engelsi (Origjina e familjes, prones private dhe e shtetit) kur ky i fundit flet per popullatat irokeze te Amerikes dhe i konsideron popullata autoktone.

foto 31-5
foto 31-5
foto 31-6
foto 31-6

Shkolla gjermane, te ciles i perkiste Profesori yne, nuk mund ta pranonte kete term per indoevropianet (pellazget), por ajo ka brenda thjeshte vetem nje problem botekuptimor, per te cilin Profesori yne e ka thene fjalen e tij njehere e mire (per kete duhet pare nje punim i Prof. Eqrem Çabej, Hyrje ne studimin krahasues te gjuheve indoevropiane, nje permbledhje ligjeratash qe profesori yne ka mbajtur ne Fakultetin Filozofik te Prishtines gjate vitit shkollor 1971/72, te botuara ne vitin 1986 ne vellimin e VII te vepres se Dr. Eqrem Çabej ne Prishtine. Ne kete punim, ne f. 48, gjendet pema e drurit gjeneologjik te A. Schleicherit ne kapitullin “Grupimi i gjuheve indoevropiane” (foto 31/7, 31/8, 31/9).

foto 31-7
foto 31-7
foto 31-8
foto 31-8
foto 31-9
foto 31-9

Kjo pike botekuptimore ka nevoje per nje interpretim teper te gjate, pasi lidhet me Parimin Natyror te lindjes se Njeriut ne Toke dhe akoma nuk eshte pranuar forma rigoroze, por rendesia me e madhe qendron tek triumfi shkencor qe Prof. Eqrem Çabej pati realizuar ne ambientet e asaj Akademia nga 1972, deri sa dha shpirt, pas disa intrigash ordinere qe komunistet e akademise thurrnin pa pushim kundra tij (mos valle loja kunder Profesorit te nderuar po vazhdon edhe sot ne nje forme te re per te mbuluar nje paaftesi kolektive te akademikeve te mbetur dhe atyre te rinj?). Akademia e Shkencave te R.P.SH. ka qene nje institucion i konfrontuar midis dy grupeve njerezish: shkencetaret formale krejtesisht te paafte, ne njerin krah, dhe i vetmi shkencetar i asaj Akademie, ne krahun tjeter. Nuk e besoj qe te kete pasur rast tjeter ne Shqiperine e epokes komuniste dhe kjo ka qene nje indicje per t’i shkurtuar jeten te vetmit Profesor shkencetar qe ka pasur dhe do te kete Shqiperia ndonjehere.

Problemi i dyte, qe rrjedh nga bashkebisedimi i Enver Hoxhes me Moikom Zeqon, eshte se tamam ne ate kohe (1979) u ribotua per te dyten here perkthimi i Iliades nga ana e Gjon Shllakut, por tashme emrat e fiseve parahelene ishin ndryshuar nga akej ne dore, mjaftueshem ky shembell per ta hedhur poshte si antishkencore dhe antishqiptare tezen e prejardhjes pellazgjike te gjuhes shqipe.

Problemi i trete, eshte nje problem te cilin as Enver Hoxha dhe as Moikom Zeqo nuk mund ta zberthenin dot edhe pse ky i fundit u mundua t’i fallsifikonte faktet historike ne favor te nje politeizmi imagjinare (Kaloresit Dardane). Sepse ne Shqiperine komuniste problemi i Fese eshte pare si pasoje e nje politike e trajtuar si antishqiptare, kur ne fakt eshte jashtezakonisht e kundert dhe me pasoja teper te medha per mendimin shkencor historik dhe ate politik. Neqoftese shqiptaret do ta kishin trajtuar problemin fetar brenda kuadrit materialist te mendim filozofik do te kishin arritur me kohe ne perfundimin qe Idete Fetare jane te parat qe e ndajne boten ilire nga ajo pellazge. Dhe kjo per aresyen me te thjeshte: Dodona Pellazgjike krijoi politeizmin Helen me Zeusin si kryeperendi, kur vetem tre popuj ne gadishull nuk e kane njohur kete forme te besimit fetar: iliret-dardanet-epirotet. Fakti qe kemi dardane (Troje-shek 12 Para Kri.) qe besojne ne Zeus dhe dardane (Dardani – 500 Para Kri.) qe kishin si Besim Fetar Kultin e Gjarprit  eshte e mjaftueshme per te arrire ne perfundimin qe dardanet e Troades jane te tjere dhe dardanet e Dardanise te tjere. Dhe jane kete te fundit qe formojne nje unitet biologjiko-social me iliret dhe epirotet qe kane te njejtin besim fetar midis tyre.

Problemi i katert, eshte ndoshta problemi me themelor ne shkencen e Historise, pasi i pergjigjet pyetjes: si jane krijuar epirotet? Vete fakti qe iliret dhe epirotet kane emertime te ndryshme tregon se jane cfaqur ne Histori ne kohera te ndryshme dhe per shkaqe historike krejt te ndryshme. Neqoftese iliret u perplasen disa here me pellazget ne nuk disponojme asnje informacion mbi ndryshimet e popullates autoktone nga keto perplasje, kur disponojme informacion mbi ndryshimin e popullates pellazge nga perplasja me banoret autoktone (vonesa e lindjes se shkrimit tek pellazget [Stela e Lemnos-shek. VII Para Kri.] ne raport me shumeret [Epi i Gilgameshit, shek. XXX Para Kri.]). Nuk ekziston nje lidhje midis pellazgeve dhe ilireve qe te mund te aresyetojme mbi format e ndikimeve te ndersjellta midis popullates autoktone dhe asaj te ardhur. Ndersa per rastin e epiroteve kjo lidhje ekziston shumfishe, direkte dhe indirekte (Pirro i Epirit – 319-272 Para Kri.), ku njihen lidhjet e epiroteve me helenet dhe maqedonasit. Edhe pse keto lidhje kane qene teper determinuese ne raport me iliret, epirotet nuk arriten te marrin nga helenet, apo maqedonasit, formen politeiste te besimit fetar duke mbetur, per sa kohe qe njihen ne Histori, pagane te mirefillte. Jane idete fetare ato qe na argumentojne qe epirotet nuk kane qene kurre helene dhe nuk kane formuar kurre nje etni social-kulturore me helenet edhe pse kane bashkejetuar per mijera-mijera vjet prane njeri-tjetrit nen drejtimin formal te heleneve. Domethene nen infuencen sociale te heleneve, popullata autoktone ne jug-perendim te gadishullit u transformua ne epirote. Por eshte i pasakte emertimi ilir i epiroteve kur ne te dy rastet emrat i kemi nga Herodoti dhe koha e cfaqjes ne Histori e tyre eshte e ndryshme me permasa te ndryshme. Paraardhesit e epiroteve nuk jane iliret, por e njejta popullate eshte edhe ajo prej nga rrjedhin dhe vete iliret; ndryshimi midis tyre qendron ne masen e ndikimit helen mbi to, dhe ne kete drejtim epirotet vecohen nga iliret per stad zhvillimi me te larte. Te pakten vazhdimi i politikes me mjetet e dhunes eshte e pranishme tek epirotet (lufta ne Apenine), kur tek iliret nuk njihet asnje rast.

Kalojme tek vepra e Spiro Konda-s:

Spiro Konda: Shqiptaret dhe Problemi pellazgjik, Tirane 1964 (foto 31/10, 31/11). Ky botim eshte marre nga nje institucion, qe nuk e di (Biblioteke Kombetare, Biblioteka e Institutit te Historise, Biblioteka e Fakultetit te Filologjikut, ose biblioteka e ndonje individi), dhe eshte fotokopjuar ne tetor te viti 2010, cka do te thote se nuk mund te pergjigjem per permbajtjen e sakte te saj. Dyshimi mbi fallsifikimin e vepres se Konda-s lind nga perdorimi pa vend i termit etimologji qe nuk perputhet me percaktimin e bere ne Fjalorin e Gjuhes se Sotme Shqipe, Tirane 1980. Kjo mosperputhje merr permasa te pariparueshme kur perdoret per nje qellim te caktuar politik dhe paraqitet si nje qellim shkencor. Te kete qene nje gabim i Spiro Konda-s, apo zhgarravine e fallsifikatoreve te vepres se tij nuk di te them, por praktikisht ajo gjendet edhe ne botimin e 1964 te fotokopjuar.

Spiro Konda: Shqiptaret dhe Problemi Pellazgjik, Tirane 2011 (foto 31/12, 31/13)

foto 31-10
foto 31-10
foto 31-11
foto 31-11
foto 31-12
foto 31-12
foto 31-13
foto 31-13

Te dy botimet nuk jane te barabarta ne menyren e te konceptuarit vizual. Fotokopja e vitit 1964 (foto 31/14) ndryshon nga botimi i 2011 (foto 31/15) qe ne kapitullin e dyte, cka tregon per nje tendence te ribotimit. Plus fotokopja e bot. 1964 ka mangut disa tabela qe jepen ne fund te botimit te 2011, ku jane XII te tilla. Tani shtrohet problemi sa i sakte eshte botimi i 2011 dhe a eshte tamam ajo qe ka shkruar Spiro Konda me 1961? Kesaj pyetje une nuk mund t’i pergjigjem dot, pasi nuk e kam origjinalin e botimit te vitit 1964.

foto 31-14
foto 31-14
foto 31-15
foto 31-15

Libri i Spiro Konda-s nuk mund te kondierohet nje veper shkencore e mirefillte, pasi mbeshtetet ne hipeteza te paargumentuara, qe sot kerkohen te ndryshohen. Fjala behet per Parimin Natyror te lindjes se Njeriut ne Toke. Kapitulli i dyte fillon me kete problem qe ne asnje rast nuk mund te konsiderohet si problem shkencor, por me e shumta si problem botekuptimor. Autori mbeshtet parimin monogjenetik te popullimit te Tokes, sipas te cilit popujt e Europes te sotme dikur, shume larg, kane pasur nje atdhe te perbashket prej nga rridhnin (f.25-bot. 1964; f. 32-bot. 2011). Sipas autorit ky zbulim eshte bere me ane te gjuhesise, ne shek. e XIX, pasi: “Disa nga keto gjuhe ndodhen ne shkallen me te ulet te zhvillimit, duke pasur fjale vetem njerrokeshe dhe te palakueshme, nje pale te tjera kane arritur ne shkalle me te larte dhe kane formuar fjale duke ngjitur rrenja dhe disa grimeza, po te palakueshme disa te tjera, me ne fund, kane arritur ne shkallen me te larte te perparimit duke formuar fjale te lakueshme, per te shprehur marredheniet e kuptimeve ne mes tyre me ane ndryshimesh te brendeshme e te jashtme te fjaleve” (po aty).

Qe ne kete moment tezat e Konda-s mbi problemin e gjuheve jane te pavlefshme per shume e shume aresye ku me kryesoret jane dy:

Se pari, gjuhet e sotme, kudo ne Bote, nuk jane rezultat i zhvillimit vetiak i fiseve, popujve apo racave; por dinamika e tyre vjen si rezultat i botes se relacioneve midis fiseve, popujve dhe racave. Asnjeri nuk mund ta dije se si ka qene lloji i kesaj dinamike perpara se te lindete shkrimi dhe pozicioni i gjuhes se shkruar nuk paraqet zanafillen e gjuhes se folur. Nga nje ane autori e pranon se gjuhet europiane rrjedhin nga gjuhet indoevropiane, por ne asnje rast nuk merr parasysh diferencen kohore midis shkrimit te shumereve me shkrimin ne Europe (vlera eshte plot 2300 vjet). A nuk do te thote ky rast se ka faktore te tjere qe e komandojne dinamiken e gjuhes se shkruar?

Se dyti, autori pranon ekzistencen e zhvillimit te diferencuar te popujve pa e shpjeguar menyren se si eshte realizuar ky diferencim dhe perse disa te prapambetur (popujt veriore dhe veriperendimor te Europes ne raport me latinet dhe helenet) pas 2000 vjetesh u bene sundimtaret e Njerezimit. Pra procesi i zhvillimin diferencial te Njerezimit ne Toke kerkon nje shpjegim tjeter nga menyra se si shpjegohet gjuha e shkruar me tendence.

Ne librin e Njembedhjete autori Spiro Konda ben analizen e perendive pellazge, ku ne kapitullin e dyte shpjegon se si emrat e perendive te pellazgeve i behet shpjegimi dhe etimologjia ne baze te gjuhes shqipe duke marre si shembell emrin e perendise Demeter. Nga i gjithe ky budadallek i shprehur ne kete pjese Konda nuk ka qene i afte te vere ne dukje dy problemet me kryesore te lidhjes se popullatave perkatese me idete fetare. Se pari, Politeizmi helenet e ka prejardhjen nga Dodona Pellazgjike, cka do te thote se helenet rrjedhin nga pellazget dhe jo pjesa autoktone e gadishullit, ne nje kohe qe kjo pjese ka pasur si besim fetar Kultet Pagane nga i Gjarprit, qe i njihet qe ne lashtesine me te vjeter, deri tek Kulti i Diellit qe u njihet vendasve ne shek. e XX-te. Per rrjedhoje nuk ka pasur mundesi gjuha shqipe e shek. te XX-te te shpjegoje perendite helene perpara 3000 vjeteve. Se dyti, autori pretendon se perendesha Demeter ne kohet e vjetra quhej “Dheu nene”, po ne gjuhen shqipe kur njihen keto dy fjale?

Fjala DHE pranohet qe eshte me origjine te sterlashte indoevropiane deri tek indishtja e vjeter, por ne gjuhen shqipe e hesim per here te pare tek Kuvendi i Arbënit (1703). Tek vepra e Prof. Eqrem Çabejt shpjegimi etimologjik i kesaj fjale ze pothuajse 5 faqe te plota. Ndersa tek Prof. Kolec Topalli kjo fjale konsiderohet thjeshte me burim indoevropian (per ne pellazgjik). Ndersa fjale NENE, sipas Prof. Eqrem Çabej konsiderohet si fjale e mbare gjuhes dhe eshte e perhapur ne shume gjuhe. Prof. Kolec Topalli e konsideron nje fjale e krijuar ne fazen feminore apo elementare duke ju afruar ne shkalle indoevropiane me indishten e vjeter. Ndersa ne shkalle ballkanike afrohet me greqishten, bullgarishten, rumanishten. Ne krye te heres fjala NENE nuk ka shprehur marredhenie farefisnore.

Pra kemi nje perendi perpara 3200 vjetesh dhe dy fjale, qe lidhen me te, perpara 400 vjetesh dhe kjo me rezerve. Atehere nuk ka asnje mundesi teorike te pranohet qe keto dy fjale shpjegojne etimologjine dhe kuptimin e emrit te perendise ne fjale, por jane dy fjalet qe jane te filtruar nga emri i perendise dhe shqiptaret i kane futur ne fjalorin e tyre. Pra jane shqiptaret qe e kane huazuar zberthimin e emrit te Demetres dhe jo e kunderta.

Por kjo nuk do te thote ne asnje rast se pellazgjishtja eshte transformuar ne gjuhen shqipe, por do te thote se shqiptaret ne marredhenie me helenet dhe greket u kane marre fjale ketyre dhe i kane futur ne fjalorin e tyre. E gjitha kjo praktikisht pas 1635.

Sipas Konda-s popullate pellazge eshte nje popullate aziatike, ne veri te Indise, dhe eshte spostuar drejt trojeve europiane, prej nga rrjedhin te gjithe popujt europiane me perjashtime te vogla, ku keto te fundit kane nje linje tjeter prejardhje. Por kjo gje nuk u ka pelqyer te Marreve te Madheshtise Shqiptare, prandaj dhe e kane anashkaluar si autor duke i marre te gjithe sfondin pellazgjik te lidhjes me gjuhen shqipe dhe duke e konsideruar si krijim te tyre.

Por me lind e drejta te pyes: cfare perfitimi ka pasur popullata shqipfolese nga teorizimi i mbrapsht i gjuhes shqipe te realizuar nga Spiro Konda.

Po, ka pasur nje perfitim negativ! Popullata shqiptare pas 1945 duhet te harronte se kush u a kishte bere gjuhen dhe te pajtoheshin me variantin pellazgjik te prejardhjes se gjuhes se tyre dhe ne vazhdim te pajtoheshin me idene qe shqiptaret jane popullate lindore e njehsuar me popullaten vllehe dhe otomane qe masivisht jane perfshire ne brendesi te popullates shqiptare pas 1840. Vetem ky eshte qellimi i emertimit te gjuhes shqipe si nje variant i pellazgjishtes te kultivuar nga helenet. Dhe ketu fle e gjithe loja e te Marreve te Madheshtise Shqiptare te udhehequr nga Ismail Kadare.

Dhimitri Pilika, Pellazget, origjina e jone e mohuar (cilet jane pasardhesit e pellazgeve), Tirane 2005 (foto 31/16, 31/17)

foto 31-16
foto 31-16
foto 31-17
foto 31-17
foto 31-18
foto 31-18

Per nje njeri qe njeh zhvillimet shkencore ne Shqiperine e pas 1945 deri me sot, serioziteti i ketij autori dhe vepres se tij vihen ne dyshim te plote qofte edhe prej faktit qe vepra e tij eshte botuar dy vjet pas vdekjes se autorit duke vene ne dyshim te plote autenticitetin e vepres ne fjale. Kjo duket ne 7 rreshtat me te para te parathenies te shkruara nga autori (f. 9), sipas te cilit “Shkenca historiografike boterore e pranon njezeri qe trualli i atdheut tone (Xara prane Sarandes, Lanabregasi rreze Dajtit, Bardhaj afer Shkodres), ka qene i banuar, te pakten qysh prej 30.000 vjetesh (nga fillimi i paleolitit). Se ketejmi rrjedh pa nje, pa dy, se te ne kane gjalleruar njerez shume mije vjet para ilireve, te cilet kane ardhur fort vone ne Siujdhesen e Haimit (Hemit), -autokton, parailir, parahelen, emri i kahershem i Ballkanit i sotem”. Por hedhja e nje ideje (te kopjuar nga Prof. Eqrem Çabej fjale per fjale pa e kuptuar qe Prof. Çabej e kishte perdorur ate term per t’i shpetuar gijotines pasi termi autoktoni relative eshte e pakuptimte nga cdo pikepamje) te interpuluar ne nje adrese tjeter na tregon mbi ekzistencen e nje qellimi ne botimin e ketij libri me autor Dhimitri Pilika pikerisht ne vigjilje te mijevjecarit te trete kur ne Shqiperi kishte filluar nje levizje kunder gjuhes shqipe nen pamjen e gjuhes pellazge (pikerisht ne kete kohe shume shqiptare te larguar pas 1992 ne drejtim te Greqise rane ne kontakt me gjuhen greke dhe mesuan se nga rridhte ajo dhe cfare ngjashmerie kishte me shqipen e tyre, atehere ne damaret e tyre lindi rrjedha pseudoatdhetare, bashke me ate te tradhetise jo pse po shkruanin kundra gjuhes shqipe, por sepse po ktheheshin kundra grekeve prej te cileve kishin marre buken e perditshme te gojes me ane te punes, aq me teper kur shumica me e madhe prej tyre nuk ishin me origjine shqiptare. Sipas Dhimitri Pilikes (f. 12) “etnogjenezes sone do t’i mjaftonte, gjithsesi, vecse autoktonia relative e pellazgeve ne kontinentin europian”. E citova kete paragraf per t’i treguar te Marreve te Madheshtise Shqiptare se termi pellazg nuk presupozon ne asnje rast autoktonine e shqiptareve te sotem, por ata kane rene viktime e budadallekut te tyre duke transformuar cdo gje mbi pellazget dhe teorine e autoktonise sipas nje ideje qe nuk mund ta kete jeten e gjate.

Kjo eshte aresyeja praktike perse u ringjall teoria pellazgjike e prejardhjes se gjuhes shqipe. Menyra se si i kane bere reklame autorit dhe menyra se si kane tentuar t’ja kanalizojne permbajtjen e vepres tregon per nje qellim antishqiptar te botuesve te kesaj vepre. Per ta bere te besueshme vepren e tij autoret e ketij libri pretendojne qe “Prof. Dr. Dhimitri Pilika konsiderohet si nje nga dijetaret me te medhenj shqiptare dhe si pellazgologu me i mire. Njohes i shkeqyeshem i 12 gjuheve te huaja, mes te cilave 5 gjuhe te vdekura, si dhe i mjaft disiplinave shkencore” pa shpjeguar menyren se si 12 gjuhet qe zoteronte Pilika mund te na vertetojne gjenezen e shqiptareve (per kuriozitet eshte gjalle akoma Zef Simoni, zoteruesi i 21 gjuheve te huaja, por qe nuk pretendon te jete as dijetar dhe as gjuhetari me i mire) dhe nuk na thone se cfare disiplinash shkencore zoteronte Pilika dhe si keto disiplina argumentojne gjenezen e shqiptareve. Pra botuesit e kesaj vepre kane kerkuar qe ta vendosin Piliken ne peidestalin e shkences shqiptare pa na treguar se cfare ka zgjidhur Pilika ne lemin e pellazgjishtes.

Me paturpesine me te madhe autoret e botimit te kesaj vepre i kane ndryshuar titullin (nga “Cilet jane pasardhesit e pellazgeve” ne “Pellazget origjina jone e mohuar”) dhe i kane vendosur ne faqen e pare vargjet e nje kenge labe me pretendimin qe eshte 300 vjecare (foto 31/18). Ne kete rast kurioziteti lidhet me percaktimin e kohes se kenges dhe permbajtjen e saj, por dhe me faktin e mos perputhjes se vendlindjes se Dhimitri Pilikes, vepres se tij dhe kenges ne fjale (vetem ne qofte se i perbashkon bota vllehe te gjitha keto). Cfare kane dashur te thone autoret e botimit me keto veprime dhe kush eshte autori i lidhjes se kenges labe me vepren e Dhimitri Pilikes?

Mirepo kur lexon parathenien e Prof. Dr. Shaban Sinanit ndeshesh me idene se Dhimitri Pilika ka perdorur instrumentat e duhura per te arritur qellimin. Duke ditur se qellimi i lidhjes se pellazgeve me shqiptaret eshte sot mbare kombetar per efekt te mos arsimimit konkret te shqiptareve duhet te kuptohet se qellimi i Pilikes eshte jo vetem falls, por ai ne menyre absolute nuk ka ditur t’i afrohet te vertetes reale te asaj qe quhet gjeneze sociale e shqiptareve.

Te pakten lexoj (f. 26) “Kujtesa historike e popullit shqiptar, ne periudha-kyce i ka thirrur nevojes duke ringjallur gjithcka te vyer te lene nga te paret:

-Keshtu, Lufta Antifashiste Nacionalclirimtare beri te veten dhe i shtjelloi me tej trashegimine e shendoshe te Rilindjes dhe te Motit te Madh te Arberit.

-Kesodore, Rilindja thithi dhe pasuroi cdo amanet heroik, vecanerisht nga bemat e shek. XV dhe nga lashtesia.

-Ne kete menyre, sipas se njejtes ligjesi dialektike, nen drejtimin e Gjergj kastriotit-Skenderbeut, gjate perleshjeve kunder kularit turk u shpluhuruan e u mekemben fijet trimerore te se shkuares sone, qe prej Pirros (319-272) dhe Aleksander Molosit (326-331).

-Po keshtu, nen prijen e Pirro Molosit per clirimin e Epirit nga shkelesit maqedonas, u grish ne ndihme lavdia e dikurshme e Dodones, kryeqendres se pellazgeve, dhe burreria e katragjysherve tane, qe nga fatosat legjendare te Luftes se Trojes deri tek Aleksander Molosi…”

Vetem analiza e ketyre rreshtave dhe venia ne pah e ketyre kater momenteve, eshte e afte ta rrezoje kete veper te Dhimitri Pilikes si nje fantazi me sens negativ, pasi, dashur pa dashur, autori na ka dhene qellimin per te cilin eshte shkruar kjo veper.

-Sot eshte zbuluar sakte qe lufta e komunisteve shqiptare filloi ne shtator 1943, pasi deri ne ate kohe formacionet e saj ishin formacione hajdutesh dhe kriminelesh. Dokumentimi i vrasjeve te intelektualeve shqiptare, grabitja e pasurive te familjeve qe kishin vite-shekuj qe punonin, masakrimi i krahinave qe nuk ishin bashkuar me komunistet ishte e gjitha ajo qe konsiderohet lufte nacionalclirimtare e komunisteve shqiptare pergjate viteve shtator 1943 – janar 1946.

-Ke konsideron rilindje Dhimitri Pilika: ata qe shpiku komunizmi shqiptar, apo ata qe nxorren ne drite veprat e para letrare, gjuhesore, artistike dhe ne fund ju pre koka pikerisht pse kishin bere kete pune?

-Si lidhet popullata e sotme shqiptare me epoken e Gjergj Kastriotit kur dime sakte se shumica i bashkeluftetareve te Gjergj Kastriotit u larguan drejt popullates paragreke, drejt Apenineve dhe drejt veriperendimit te gadishullit ilirik? Dime gjithashtu, prap sakte, qe ne territorin shqipfoles kane depertuar 9 grupe popullatsh emigratore qe ne sasi e kalojne me shume se gjysmen e shqiptareve te sotem te organizuar ne shtet. Atehere kush pjese e popullates shqiptare te sotem lidhet me epoken e Gjergj Kastriotit?

-Dodona mund te jete dhe eshte kryeqendra e pellazgeve, por cfare lidhje kishte me parailiret dhe paraepirotet? Cfare disipline ka zoteruar Dhimitri Pilika kur bashkon dy popullata me produkt civilizimi krejt te ndryshem ne cilesi: Besimin politeist te nje rendi politik me emrin skllavopronari te aplikuar ne Heladen e lavdishme me paganizmin primitiv te nje populli qe Europa nuk e njeh ne asnje pike te saj pervec se ne boten autoktone te gadishullit ilirik dhe ne ate Iberik?

E tere vepra, prej 400 faqesh, e shkruar per 35 vjet (tetor 1948-gusht 1983) eshte fund e krye e mbeshtetur ne nje interpretim tendecioz te autorit te nje pafundesie faktesh qe nuk mund te perbashkohen dot ne asnje permase. Vetem fakti qe sot (shek. XX) shqiptaret disponojne: 1-formen patriarkale te familjes; 2-te drejten zakonore te pashkruar sipas 10 varianteve te ndryshme deri ne ndryshueshmeri cilesore kundrejt njeri-tjetrit; 3-formen fisnore te prones;4-paganizmin fetar, krahas monoteizmit te Krishtere apo Islamik; eshte i afte te argumentoje matematikisht qe shqiptaret e sotem nuk kane asnje lidhje me shtetin ilir-epirot-dardan-arber, ose ne te kunderten nuk rrjedhin prej tyre dhe jane popullate krejt tjeter per tjeter. Ne kete rast duhen diskretituar si te pa verteta teorite mbi ekzistencen e shtetit ne kater subjektet e mesiperme.

Me vend eshte dhe citimi i nje deklarate te ambasadorit te SHBA te shek. te XX ne vepren e tij “Shqiptaret” George Fred Williams, 1914, per te kuptuar se kush ishin pellazget, si lidhen me indo-evropianet dhe pse ata nuk kane asnje lidhje me shqiptaret, por dhe fallsifikimin qe eshte bere dhe behet ne vazhdim (f. 447): “Shqiptaret jane te vetmit qe kane ardhur deri me sot nga kjo race e fuqishme parahistorike. Vetem vitet e fundit eshte percaktuar se Pellazget kane qene Iliret e lashte, dega e pare e koloneve Indo-Evropiane, perandoria e te cileve fillonte ne Azine e Vogel dhe mbaronte ne Adriatik e ne veri te Danubit. Kjo prejardhje ka dale nga studimet e dijetareve te sotem per gjuhen shqipe, si Maks Myleri dhe prof. Pott. Keta ilire kaluan edhe ne Itali me emrin toske, sic quhen ende ne Shqiperi, ndersa ne Itali kane mbetur si toske, toskane, etruske”.

Autoret reale qe kane botuar kete veper te Dhimitri Pilikes kane dashur te cojne uje ne kanalin e tyre, por ne kete rast nuk kane qene te afte te percaktojne radhen kohore te cfaqjes ne histori te subjekteve: etrusk-pellazg-ilir-helen-epirot-shqiptar; dhe kaq corap e kane bere kete pune sa kam arritur ne perfundimin se qellimi i tyre nuk eshte ndricimi te jetes historike te shqiptareve, por erresimi sa me shume i te kaluares se tyre, sidomos nga e kane prejardhjen dhe si kane ardhur deri ketu ku jemi sot.

Ja perse pretendoj qe vepra e Dhimitri Pilikes eshte e modifikuar sipas interesit te atyre qe e kane botuar duke e bere kete veper krejtesisht te pavlefshme ne drejtim te asaj qe ka dashur te thote autori i vertete i saj.

   Nermin Vlora Falaski, Pellazget, Iliret, Etrusket, Shqiptaret, Tirane 2004 (foto 31/19, 31/20)

foto 31-19
foto 31-19
foto 31-20
foto 31-20

Eshte perfaqesueja e fundit e brezit fallsifikator te Historise te Kombit Shqiptar pergjate shekullit te XX-te. Merita e saj eshte vetem qe, teorikisht, nuk na la ne dore te Lindjes, por na lidhi edhe me etrusket duke e zgjeruar fantazine e gjenezes se shqiptareve deri ne mes te Europes Jugore. Paraqitet perpara Kombit Shqiptar me tre vepra qe lidhen figurisht midis tyre.

Veprat e saja me te rendesishme konsiderohen: ajo e vitit 1984, Qyteterime te lashta mesdhetare; e vitit 1989, Etruskishtja gjuhe e gjalle;  e vitit 1991, Lashtesia e gjuhes shqipe; e vitit 1994, Shqipja celesi i gjuheve; e vitit 1997, Prona gjuhesore dhe gjenetike (probabilitetet e monogjenezes embrionale te fjaleve. Qe te gjitha keto te permbledhura ne nje veper te vetme: Pellazget-Iliret-Etrusket-Shqiptaret, qyteterime te lashta mesdhetare, Prishtine 2004 (foto 31/18, 31/19). Vepra shoqerohet me nje parathenie prej 32 faqesh me autor Prof. dr. Skender Rizaj, permbajtja e se ciles eshte i gjithe shpjegimi i vepres se Nermin Vlora Falaschit.

Por menyra se si eshte ndertuar kjo veper dhe menyra se si permblidhen te gjithe popujt mesdhetare ne nje monogjeneze gjuhesore e tregon fare qarte se nuk kemi te bejme me nje veper shkencore, sic trumbetohet, por nje sere pikepamjesh krejtesisht te papajtueshme midis tyre per aresyen me te thjeshte: autorja nuk njeh ekuacionet e zhvillimit te shoqerise njerezore e per rrjedhoje cdo ide e saj eshte e pavlefshme edhe kur e lidh me ide te tjera te autoreve me emer. Ne kete rast nuk perligj saktesine e pretenduar, por paaftesine e argumentit per t’u vertetuar. Vepra fillon me nje pasaktesi postulative dhe perfundon prap me nje pasaktesi tjeter.

Sipas autores “Nje shumice e madhe mbishkrimesh Etruske interpretohen me ane te ilirishtes, qe eshte shqipja e sotme. Ne kete fushe shkenca po mbeshtetet mbi arkeologjine, historine dhe ne menyre te vecante mbi linguistiken: idioma esht deshmuese e pakontestueshme. / Me ndihmen e studiuesve te lashtesise dhe (the) te tjereve qe vine me vone, deri t’atyre te diteve tona, te perpiqemi tani ta rindertojme historine e Pellazgeve, Ilireve, Etruskeve dhe aresyet e gjuhes se tyre te perbashket qe ende sot flitet ne Shqiperi, 80 km ne bregun lindor t’Adriatikut.” (f. 45).

Ajo qe nuk ka ditur autorja, ne kete rast, eshte autoresia e gjuhes se shkruar dhe diferenca ne kohe e cfaqjes se ketyre shkrimeve ne popuj te ndryshem. Kur flitet per gjuhet, i cfaredo lloj gjuhe qofte, gjeja e pare duhet percaktuar autoresia e shpikjes, sepse tamam ne kete pike fillon Historia moderne e Njerezimit. Por te Marret e Madheshtise Shqiptare tamam kete pike anashkalojne dhe kjo eshte ajo qe e rrezon marrezine e tyre. Ne kete rast autori i shkrimit helen eshte i lidhur me Ligjet e Solonit, ndersa ai latin me Ligjet e Dymbedhjete Tabelave; cka do te thote se burimi krijues i tyre ndryshon cilesisht kundrejt njeri-tjetrit, jo vetem ne kohe, por edhe ne autoresi.

Fakti qe gjuha e heleneve cfaqet ne kohe perpara latineve dhe alfabeti i tyre ndryshon kundrejt njeri-tjetrit eshte i mjaftueshem per te arritur ne perfundimin qe bartesit e ketyre alfabeteve jane popullata te ndryshme deri ne aspektin biologjik.

Ndersa kur kerkon te krahasoje etrusket – pellazget – iliret (kjo eshte radha kohore e njohjes se tyre ne Histori dhe diferenca e kesaj njohje i kalon disa mijera vjet) do te bente mire te analizonte fazat neper te cilat kane kaluar etrusket dhe pellazget deri ne kohen qe njihen edhe iliret. Ata ne asnje rast nuk kane qene te njekoheshem, ne asnje cast nuk rrjedhin nga prinder te perbashket e per rrjedhoje ne asnje cast nuk kane pasur shkalle te njejte zhvillimi social qe te konsiderohen popullata te njejta. Por ne kete rast kerkohet te afirmohen iliret si popullate e perafert me popullatat etruske dhe pellazge pa e kuptuar per asnje rast se cfare do te thote zhvillim shoqeror, shkalle zhvillimi dhe shpejtesi zhvillimi shoqeror. A nuk ishte ky defekti i teorise se fizikanteve?

Pra ne dallojme nje loje me termat, kohen dhe popullatat te paraqitura sipas nje deshire individuale, duke e bere krejtesisht te pavlefshme kete veper te Falaskit.

Nermin Vlora Falaski, Etruskishtja, gjuhe e gjalle, Tirane 2019 (foto 31/21, 31/22).

Thjeshte fare Nermin Vlora Falaskit i mungon boshti filozofik botekuptimor ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore e per rrjedhoje e paraqet cdo gje sipas midese se vet. Te pakten kjo broshura, qe gjendet edhe ne librin e mesiperm, e tregon mjaft qarte kete pozicion te autores kur vendos qe ne faqen me te pare nje parafrazim prej Priftit  “te ditur” Emidio Luzi te vitit 1874 duke e konsideruar te provuar se:

foto 31-21
foto 31-21
foto 31-22
foto 31-22

“Pellazget ishin banoret me te lashte te Italise sone…Kjo eshte aresyeja qe rrenjesit: Umbret, Auzonet, Osket, Bruzet, Rutulet dhe Enotret, jane emrat e pare te italianeve, qe shenojne nje popull te vetem zanafillor…./ Pellazget, te quajtur Hyjnore nga Homeri, te cilet themeluan ngulimet e shumta te Latineve, Sabineve, Auzoneve, Oskeve, Enotreve, Lukaneve, Bruzeve dhe Azileve, pak nga pak u perposhten dhe iu mohua deri e drejta qe te kene nderin te jene qyteteruesit e pare te Italise dhe krijues te arteve e te zejeve”.

Pyetja e pare behet: a eshte e sakte kjo panorame dhe cfare e pengon per te qene e vertete? Ajo qe nuk i ka shkuar ndermend Nermin Vlora Falaskit dhe gjithe Shkolles se te Marreve te Madheshtise Shqiptare eshte fakti i ekzistences se nje mundesia per te vertetuar unitetin ose tjetersimin e popullatave brenda nje kontinenti ne cfaredo lloj kohe qe t’i teket studiuesit per ta bere kete gje dhe me nje saktesi te tille sa dhe vete matematika elementare do t’a gjente veten te paafte per ta kundershtuar. Konkretisht Helenet dhe Latinet kane dinamiken e vet intelektuale qe kuptohet nga individet qe kane shoqeruar zhvillimin e gjithseicilit dhe kete gje e gjen ne cdo enciklopedi te popujve, qe sot jane te shumte. Po ta beni kete gje, dhe ajo sot eshte e bere sipas Le Petit Robert-2 1983 dhe MAXIMUS 1993, do te konstatoni se popullata Helene eshte te pakten 500 vjet me e hershme ne kohe se popullata Latine, por aktiviteti social i popullates Latine anon nga ana e POLITIKES duke qene shteti me luftarak ne Historine e Njerezimit, ne nje kohe qe qytet-shtetet helene asnjehere nuk kane qene aktive ne kete drejtim edhe pse politika e Likurgut ishte shume me agresive se ajo e Solonit. Por mbi te gjitha qytet-shtetet helene ishin shume me te predispozuara drejt zhvillimit te mendimit filozofik, shkencor dhe artistik kundrejt Latineve.

Te pakten kjo rruge e ndjekur nga gjithseicili popull tregon se ato nuk kane rrjedhur per asnje cast nga prinder te perbashket. Pastaj Latinet ishin race e bardhe, ndersa Helenet race malavjane ne perputhje me pellazget, prej te cileve rrjedhin ne menyre te drejteperdrejte. Keshtu qe fantazia e Nermin Vlora Falaskit nuk gjen perputhjen e desheruar kur behet analiza e produktit intelektual te cdo popullate.

Autorja pretendon se “Per te rindertuar historine e lashte, nuk ka arkiv dokumentar me te rendesishem, deri dhe te domosdoshem, se sa gjuha e popujve” (f. 7) pa i shkuar ndermend se ne kete rast kerkon qe 5000 vjet te Historise se Njerezimit, t’i paraqese te vetmet dhe vendimtaret e aktivitetit social te Njeriut mbi Toke. Manipulimi ne kete rast qendron ne ate se cfare e konsideron Gjuhen dhe cfare eshte ajo ne te vertete. Gjuha e shkruar nuk eshte e njejte me gjuhen e folur jo vetem per diferencen e jashtezakonshme te kohes qe ato kane kundrejt njera-tjetres, por dhe te rolit qe ato kane luajtur per sa kohe qe ekzistojne.

Neqoftese per gjuhen e folur nuk mund te flasim me kompetence, sepse nuk kemi asnje mundesi njohjeje, per gjuhen e shkruar kemi dy fakte kokeforta dhe te pakundershtueshme. Se pari, gjuha e shkruar i dedikohet prifterinjve politeiste si shpikesit e saj; dhe, se dyti, gjuha e shkruar u shpik per te dokumentuar ligjet shteterore: Ligjet e Solonit ne Athine dhe Ligjet e Dymbedhjete Tabelave ne Rome. Kjo panorame dy permasore do te ndjeke Njerezimin per 2500 vjet pa asnje perjashtim, por duke i nderruar emrin Institucioneve Fetare nga Politeiste: Athine-Rome; ne Monoteiste te Krishtera ne te gjithe popujt e Europes pa asnje perjashtim, duke perfshire edhe Shqiperine (te pakten ne Kanunin e Lek Dukagjinit [Kreu i Pare] dhe Kanunin e Skenderbeut [Kreu i Nente] kjo eshte e konfirmuar saktesisht keshtu). Atehere mbetetet per te percaktuar ligjesine qe vepron ne kete rast, se ciles Nermin Vlora Falaski i ka shkuar tangent pa i perfilluar me dashje Institucionet Fetare ne Historine e Njerezimit. Ja perse bota intelektuale shqiptare, pas 1945, eshte e paafte per t’ju pergjigjur ketyre problemeve ne cdo kohe dhe ne cdo permase njerezore qe kerkon te tentoje ta zgjidhe kete problem. Cdo tentative teorike per te zgjidhur gjenezen historike te shqiptareve, po te mbeshtetet ne produktin intelektual te epokes komuniste (1945-1992), ose pas saj (1992-2021), do te coje ne deshtim absolut per dy aresye: 1-Nuk mund te marre ne konsiderate rolin e Institucioneve Fetare ne Historine e Shqiptareve dhe 2-Nuk eshte e afte te marre ne konsiderate Boten e Relacioneve Universale te shqiptareve pas 1468, sepse ne kete drejtim Kisha e Shenjte Katolike me qender ne Rome perben supremacine ne kohe dhe ne domosdoshmeri. Ja perse Shkolle e te Marreve te Madheshtise Shqiptare eshte ne kundershtim me interesat europiane te shqiptareve dhe me Faktet Historike te cdo kohe.

  Nermin Vlora Falaski, Shqipja celesi i gjuheve, pa asnje te dhene botimi (foto 31/23, 31/24).

foto 31-23
foto 31-23
foto 31-24
foto 31-24

Pa dyshim qe eshte nje shaka ne fushen e mendimin albanologjik, te cilin, sic do te shohim ne vazhdim, dikush me dashamiresi ka tentuar ta zgjidhe realisht, por qe jane kane sabotuar me dashje qe ne zanafille.

Fakti qe autorja kerkon te krahasoje dhe perbashkoje fjalet etruske te para 4000 vjeteve, me fjalet pellazge te para 3000 vjeteve, shqiptare te para 400 vjeteve, italiane te para 1000 vjeteve, tregon mjaft kuptueshem pamundesine e zgjidhjes se ketij problemi me kete metodike. Nuk mund te lidhet produktet gjuhesore kur diferenca ne kohe permban shifra mbi mijera vjet. Ne kete rast ngjashmeria e fjaleve tregon boten e relacioneve dhe shkakun e huazimeve, por ne asnje menyre gjenezen e gjuhes.

Por autorja ben dhe nje gabim elementar kur e konsideron gjuhen shqipe me alfabet dhe e quan alfabeti i shqipes. Gjuha shqipe e ka huazuar alfabetin nga bota latine (1908) dhe kjo ka qene puna shembellore e Klerikeve Katolike Shqiptare ne keto kater shekujt e fundit.

Neqoftese do te tentojme qe me ane te shqipes te zberthejme fjalet e gjuheve te tjera, gje e parealizueshme konkretisht, na duhet me perpara te zbulojme si ndertohet fjala dhe cilat jane elementet primare ne kete rast. Por ne te gjitha rastet ky proces nuk konsiderohet etimologjik, por strukturor; procesi analitik eshte tej mases i veshtire pasi kerkon nje kampion fillestar dhe kohen kur ai ka lindur. Po te behet kjo ne asnje rast nuk mund te pranohet qe gjuhet e Botes e kane zanafillen nga nje proces i vetem, jo vetem pse popujt kane lindur ne vende te ndryshme dhe kohera te ndryshme, por mbi te gjitha shpejtesia e zhvillimit social e tyre eshte e ndryshme dhe ne asnje popull nuk mund te kete barazi, qofte dhe formale. Keshtu qe teorizimet ne kete rast jane krejt ne ajer dhe pa asnje domethenie.

Por Nermin Vlora Falaski i ka dale te keqes perpara duke bere te pranishme nje ane te botekuptimit te saj teper larg realitetit filozofik, gje te cilen e botoi ne nje traktat tre gjuhesh me titull: Prona gjuhesore dhe gjenetike. Probabilitetet e Monogjenezes Embrionale te Fjaleve, Tirane 1997 (foto 31/25, 31/26), duke cituar autore te famshem ne nivel boteror me ane te te cileve formon postulatin e monogjenezes se fjaleve, por ne asnje rast nuk i jep pergjegje faktit te diferencimit social te racave dhe zhvillimit ne menyre po te tille popujve brenda nje race.

foto 31-25
foto 31-25
foto 31-26
foto 31-26

Monogjeneza embrionale nuk i jep pergjigje kurbes alternate te zhvillimit te racave dhe popujve ne kohe te ndryshme. Ideja ireale e Falaskit nuk merr parasysh ne asnje rast elementin me te rendesishem ne zhvillimin e Races Njerezore ne Toke: KOHEN. Edhe sikur Njerezimi te kishte lindur ne te njejten kohe ne te gjithe Globin, apo ne nje pike te Globit, dhe prej ketej te shperndahej, nuk mund te realizohej dot diferencimi social midis racave dhe popujve brenda nje race. Parimi monogjenetik i lindjes se FJALES eshte nje fantazi botekuptimore pa te ardhme, sepse ky parim nuk eshte i vlefshem edhe per fazen biologjike te Njeriut ne Toke. Ngjashmeria e FJALEVE ne rrokjet e tyre eshte analog me notat muzikore ku 7+7 nota ndertojne te gjithe fondin muzikor te Njerezimit. Por Falaski nuk ka ditur ligjin me themelor te Natyres: Natyra nuk perserit vetveten, sepse parimi monist i lindjes eshte konsumuar ne rastin e big-bengut.

8-Nje rrufe ne qiell te hapur (Çlirim Xhunga [strukturezimi i fjales] 2006: pretendimi mbi zbulimin e formes te lindjes se gjuhes te folur: FJALA).

Cfaqja e papritur e nje njeriu te panjohur ne fushen e gjuhesise ketu ne Shqiperi natyrisht nuk eshte pritur mire jo vetem nga gjuhetaret, por as nga cdo intelektual i formuar pergjate epokes komuniste. Te pakten une vete kam nje pervoje te tille kur me 1991 ju drejtova Presidentit te Republikes mbi mundesine e botimit te nje studimi mbi kete teme, qe u kufizua vetem tek realizimi i recensave. Por permbajtja dhe bisedat me keta recenzente e tregonte mjaft qarte perbuzjen qe ata kishin per keta individe qe guxonin dhe futnin hundet ne fushat e tyre, edhe pse ata gjithe jeten vetem kishin grabitur rrogat e tyre pa bere asnje pune ne favor te shqiptareve.

Aq me teper kur ky i panjohur paraqet nje forme te re aresyetimi me pretendimin se ka zbuluar zanafillen strukturore te shqipes, qe ai e quan, dashur pa dashur, etimologji. Fjala behet per Çlirim Xhungen idete e te cilit te Marret e Madheshtise Shqiptare i kane transformuar duke thurrur nje intrige guxha te madhe kundra tij (per nje gje lexuesi duhet te jete i qarte, une nuk e njoh Çlirim Xhungen ne asnje permase dhe gjitheshka qe dij per te jane marre nga gazetat dhe interneti, qe pa dyshim me ka bere shume pershtypje sjellja e intelektualeve te epokes komuniste me Te). Por ky personazh nuk ka ecur fillim e fund sipas ideve te veta. Ekzistojne goxha pika delikate ku Çlirim Xhunga ka bere lojen e gazetarit intervistues duke permbysur vetveten krejtesisht ne menyre te panevohshme; ndoshta kjo mund te kete qene edhe nje loje e gazetarit, mjeshter ne fushen e mashtrimit historik. Kjo eshte aresyeja qe cfare dime per Çlirim Xhungen ta analizojme ne dy menyra:

Fillimisht japim idete e Çlirim Xhunges dhe pastaj te ndertojme aparatin kritik te ketyre pikepamjeve, pasi nuk e quaj normale parakalimin e ketyre ideve dhe pastaj t’i konsiderojme te Marret e Madheshtise si krijues te teorise se Gjuhes Shqipe. Por duhet vene ne dukje fakti qe gazetari qe ke realizuar intervisten me Çlirim Xhungen e ka drejtuar ate me paramendim drejt rruges qe te Marret e Madheshtise Shqiptare kane ndertuar prej shume kohesh, keshtu qe tamam-tamam keto ide jane edhe te intervistuesit. Dallojme dy intervista, njera ne gazete, e botuar, dhe tjetra e publikuar ne gazetat e linjes ne internet.

Sipas autorit Çlirim Xhunga ekziston kodi i gjuhës shqipe, mbi te cilin problem eshte perplasur me Petro Zhejin duke e akuzuar kete te fundit per plagjiature. Autori i ketij kodi me 17 janar 2009 botoi ne gazeten Republika prononcimin ndaj perpjekjes per te shtremberuar te verteten mbi autoresine e tij mbi Kodin e Gjuhës Shqipe ku ai pretendon se ishte “nje veprim i qellimshem, qe nga njera ane synonte t’i njihte Zhejit dicka qe s’i takon duke ngaterruar Kodin e Shqipes ne kontekstin e Algoritmit te tij, me te cilin Kodi yne s’ka asnje lidhje, ne perpjekje per ta mbytur keshtu Kodin e Shqipes..”. Ne kete gazete autori botoi artikullin: “Mbi plagjiaturen dhe shtremberimin e te vertetes” (në kuadrin e punimit me titull: “Shkrimet e para ne shtypin shqiptar mbi etimologjine e shqipes dhe të gjuhëve të tjera”) ku nder te tjera shkruhet:

“Zheji ka nje jete qe merret me Simbolet, me Shqipen dhe Sanskrishten (keshtu eshte e shkruajtur ne tekst, GH), por deri ne fund te vitit 2005 ai nuk arriti te beje nje sinteze dhe nuk ka dhene nje paraqitje te rrenjeve te shqipes Yll, Ar dhe Jam ashtu sic i kam paraqitur une, dhe kurre s’ka pretenduar se ato jane Rrenje te nje Kodi te Shqipes qe eshte ne themel te leksikut te te gjithe gjuheve te botes. Gjithashtu, Zheji nuk eshte shprehur gjekundi se:

Fjalet yll, ar dhe jam te cojne qe ne fillim ne shprehjen jam nga ylli ar (nenvizimet e mia, GH).

Keto te gjitha jane pasazhe te marra nga zonja apo zonjusha Ndroqi nga tekstet e mia. Algoritmi i z. Zheji s’ka asnje lidhje me Kodin e Shqipes te zbuluara nga une, Zheji nuk ka zhvilluar asnjehere ne menyre te plote rrenjet e Kodit te Shqipes Yll dhe Ar, ai se ka identifikuar kurre foljen “jam” ne menyre te plote sic e kam identifikuar une, dhe nuk i ka identifikuar kurre rrenjet Yll, Ar, dhe Jam si rrenje te nje kodi mbi te cilat ngrihet Leksiku i te gjitha gjuheve te reja apo “te vjetra”, qe njeh sot mbare njerezimi.

Gjithashtu, askush para meje nuk eshte shprehur boterisht deri me 20072 (shenimi thote: saktesisht: 14-17 Shtator 2006, GH) se Dhjete jane Rrenjet e Kodit te Shqipes, qe qendrojne ne themel te te gjithe Leksikut Boteror, dhe konkretisht:

Yll, At, Ar, Ai, Une, jam, them, therras, vij dhe bere

dhe se keto rrenje kane kuptim vetem ne gjuhen shqipe (nenvizimi i imi, GH).

Ky eshte materiali i botuar ne gazete dhe kerkon medoemos nje analize kritika te pikepamjeve te Xhunges.

Pyetja e pare shtrohet: Ku e di studiuesi Xhunga qe keto 10 rrenje te shqipes jane me te hershmet ne Historine e shqiptareve dhe paraardhesve te tyre? Keto 10 rrenje jane te shkruara dhe vetem mbi kete baze njihen nga Xhunga, dmth nuk jane me te vjetra se 5000 vjet saktesisht. Dmth duhet pranuar ne fillim qe gjendja sociale e shqiptareve eshte e barasvlefshme me fazen kur lind gjuha e folur, proces i cili ka ndodhur miliona vjet me pare se te linde shkrimi, dhe jo me periudhen e lindjes se shkrimit. Por a perputhen koha e domosdoshme e gjuhes se folur me kohen po te tille te gjuhes se shkruar? Mos perputhja e hipotezes me faktin kohor e ben te papranueshme postulimin qe gjuha shqipe ka 10 rrenje. Ky fakt eshte i vlefshem nga 5000 vjet e ketej dhe jo me tutje, pertej se ciles nuk kemi asnje informacion.

Se dyti, cili eshte raporti i ketyre 10 rrenjeve midis popujve brenda nje race dhe midis racave. Te pakten sipas autorit, ky teorizimi duhet te jete i vlefshem per te gjithe gjuhet e Njerezimit, pra duhet pranuar ekzistenca i nje raporti midis dinamikes se ketij procesi ndermjet popujve. Dhe perderisa autori ka heshtur ne kete drejtim, rezulton qe teoria e tij eshte jashtezakonisht e pjesshme dhe e paperdorshme praktikisht.

Se treti, a eshte i sigurte Xhunga qe evoluimi dhe zhvillimi i gjuhes perpara se te shpikej shkrimi behet brenda ketyre 10 rrenjeve? Natyra ka nje ligj interesant sipas kendveshtrimit filozofik: zhvillimi i dukurive Natyrore behet ne Hapesire dhe ne Kohe. Neqoftese pranojme permasen e kesaj dukurie me 10 rrenje, shtrohet pyetja: ne cfare kohe? Ne kete pike ka nje problem, qe vertetohet ne aspektin praktik. Sipas Frederik Engelsit, tek Dialektika e Natyres, te folurit e artikulluar eshte njeri nga te dy aktet e transformimit te antropomorfeve ne Njerez dhe, nga ana tjeter, pranon se Krijesat Njerezore kur lindin deri sa rriten perserisin pike per pike jeten e Shoqerise Njererzore. Pikerisht ketu qendron gabimi, sepse praktikisht femija kur lind nuk di te flase dhe kete e meson nga Nena ne vitet e para te jetes se vet. Pra te folurit e artikulluar nuk ka asnje lidhje me zanafillen Njerezore. Atehere cila eshte dinamika e 10 rrenjeve, per rastin shqiptar, nga lindja deri ne kohen qe konstatohen nga njerezit.

Se katerti, a eshte i sigurte Xhunga qe cdo gjuhe e Njerezimit rrjedh nga keto 10 rrenje? Analogjia eshte me notat e muzikes ku 7+7 nota ndertojne miliona vija muzikore pa pretenduar se ato rrjedhin prej njera-tjetres.

Se pesti, a e di Xhunga qe parimi monogjenetik i gjuhes e perjashton parimin monogjenetik te Njeriut nga pikepamja biologjike dhe ne kete pike qendron ligji me i fshehte i Natyres qe thote: Natyra nuk perserit vetveten domosdoshmerisht?

Se gjashti, a e di Xhunga qe keto 10 rrenje te shqipes kane kuptim vetem pas vitit 1635, perpara te cilit asnjeri nuk mund te thote se kush i ka pasur keto 10 rrenje? Te pakten Helenet dhe Latinet e kane nderruar gjuhen disa here perpara se te vinin ne kete pike ku ndodhen pasardhesit e tyre ne fushen e gjuhesise.

Problemi ne planin filozofik eshte tej mases me i gjere dhe Xhunga dashur pa dashur i eshte shmangur problemit me kryesor te gjuhes: lidhja midis gjuhes se folur dhe gjuhes se shkruar. Teorikisht ne mund te pranojme teresine ideore te kodit te gjuhes vetem mbi bazen e gjuhes se shkruar dhe jo me tutje.

Kjo do te thote se teorikisht kodi i gjuhes nuk mund te vertetoje dot gjenezen e cdo populli dhe jo me nga rrjedh ai; me se shumti ky kod hipotetik verteton boten e relacioneve midis popujve. Por kjo eshte ne kundershtim me Shkollen e te Marreve te Madheshtise Shqiptare.

Me vazhdim ekziston intervista tjeter ne gazetat komputerike:

-Z.Xhunga, para pak kohësh në një shkrim tuajin ju argumentonit se greqishtja e vjetër dhe latinishtja e kanë prejardhjen prej shqipes së hershme. Cilat janë të rejat më të fundit nëse ka, bazuar në studimet tuaja që janë thelluar më tej?

Nga studimet dhe njohjet e mia mbi materialin gjuhësor të greqishtes së vjetër, latinishtes, gotishtes, sllavishtes kishtare, turqishtes, arabishtes, hebraishtes dhe deri në gjuhën japoneze, më rezulton që shqipja është gjuha e parë e kultivuar në mënyrë natyrore nga raca njerëzore. Pra populli i parë i cili ka arritur të artikulojë një gjuhë të kultiviuar ka qenë shqiptari. Me shqiptar unë nënkuptoj arbërit, ilirët, apo edhe paraardhësit e tyre. E kam më kollaj që me fjalën shqiptar t’i përfshij të gjithë paraardhësit tanë këtu, ndaj me këtë kuptim do ta përmend sërish këtë fjalë. Në konkluzionin tim del se bashkë me fjalën, edhe mendimi ka vulën shqiptare. Pra logjika, nuk është vepër e Platonit, as e Aristotelit, por vepër e mendimit shqiptar. Nga shqipja kanë lindur të gjitha gjuhët e tjera duke nisur që nga Amerika Latine deri në Japoni. Këtë unë e mbështes me një strukturë leksikore që është baza e fjalës në çdo gjuhë, për të cilat sapo fola.

-A nuk do të ishte paksa e guximshme të thoshim se nga shqipja kanë dalë gjuhët e tjera, ndërsa nga historia kemi fakte të ndryshme për popullsi më të hershme?

Fakt është se duke nisur që nga kohët më të vjetra, nga Mesopotamia, edhe tek egjyptianët, e më vonë te grekët dhe latinët. çdo fjalë zbërrthet me rrënjët që unë do u them më tej. Ndër rrënjët kryesore të shqipes, që hynë në përbërjen e çdo fjale të gjuhës sonë apo dhe të gjuhëve të tjera mund të fusim simbolin e yllit. Ky simbol është pjesë përbërëse e lëndës që ndërton fjalët në të gjitha gjuhët e botës. Marrim fjalën yll. Yll, ne e gjejmë të shkruar në të gjithë gjuhët e botës në trajta si: al, el, il, ol, ul, la, le, li, lo, lu. Ylli identifikohet me “al” te fjalët: Alban, Liban, ose libanon. Identifikohet me “el” te Enkelejda, ose tek helen. Me “il” identifikohet te ilirët, ndërsa me “ol” te katolikos. “Ul” është një yll i vjetër. “La” identifikohet me latin. Përsa i përket rrokjes “le” marrim për shembull fjalën greqisht “kleos”, që do të thotë në greqisht “i dëgjuar”, por që në fakt vjen nga rrënja shqipe, “që lind”. “Le” qëndron edhe në rrënjën e fjalës tjetër greqisht, “klepto”, që do të thotë “që vjedh”, “që le”. Rrokja “li” identifikohet me fjalën “Liburn”. “Lo” e kemi te shqipja me fjalën “loti” në shqip, por edhe te anglishtja, “flower”, (lule) etj. Ndërsa “lu” e gjejmë te fjala “lux,lucis”, “lumen”, etj. Pra gjithë ky varg i rëndësishëm e themelor ka shërbyer në ndërtimin e një miriade të tërë fjalësh duke filluar që nga Shqipëria deri në Japoni. Një varg tjetër shumë i rëndësishëm duke nisur që nga shqipja është vargu “ar”, pra flori; Vargu është: ar, er, ir, or, ur, ra, re, ri, ro, ru. Nëse në greqisht ne themi “arqi”, që ka kuptimin e zanafillës, kjo vjen nga ar, pra me qenë ar, ose me qenë flori. Apo fjala tjetër gjermane “Urzeit”, e cila vjen po nga rrënja “ar”. Kjo fjala vjen nga “ur” dhe “ze”, që do të thotë “qenë”, dhe “t” që është prapashtesë në anglisht e gjermanisht dhe do të thotë “me thënë”. T-ja dhe d-ja fundore në gjermanisht, anglisht dhe shqip, vjen nga “te”, “them”. Marrim fjalën “fund”. Ajo nuk është gjë tjetër veçse rrënja e fjalës shqipe “njoh” e kthyer mbrapsht, në latinisht, si edhe në gjuhë të tjera. “fundus”, “fine”, apo “find”, apo edhe “ala’ fin” në arabisht, që tek numërorët do të thotë “në fund”.

Është vargu po kaq i rëndësishëm i foljes “jam”: as, es, is, os, us, sa, se, si, so, su. Pra folja “jam” e shqipes, hyn gati në çdo gjuhë të botës. P.sh. kemi edhe një fjalë si “sweden” që do të thotë se “ish kopshti i Edenit”. Një folje tjetër shumë e rëndësishme është “njoh”, që e kemi përmendur edhe te shkrimi i mëparshëm. Rrënjët e vargut të saj janë: na, ne, ni, no, nu, naf, nef, nif, nof, nuf. Pra në këtë varg që tingëllon si i çuditshëm ne kemi foljen “njoh”, e cila edhe në shqip vjen nga pasthirmat: “nja”, “nje” ose “nji”, që do të thonë “ja” ose “qe”; “qe ku është”, apo “ja ku është”. Nga kjo kanë dalë edhe numërorët, “një”-”nji” dhe nga numërorët ka dalë pastaj kuptimi i foljes njoh. Nëse marrim pastaj rrënjën “fun”, nga ajo ka dalë “fund”, pra është d-ja fundore që kishte anglishtja e gjermanishtja. “Fun” nuk është gjë tjetër veçse “fundi” i konceptuar nga idealistët si fundi i botës, por në fakt nuk është fundi i botës, por fundi i dijes, i një dije, futur në prizmin e tyre idealist në konceptimin e botës. Ndaj dhe “fun” e “fund” kanë lidhje me fjalën “apokalips”. Kjo fjalë vjen nga shqipja dhe do të thotë “zbulohet ajo ç’ka kam fshehur mirë”. “Kiameti’ në turqisht, do të thotë “them (zbulohet) ky që jam”, pra kur të zbulohet se kush është ai që ka shkruar për këto gjëra vjen dhe fundi i botës. Ndaj dhe numri themelor 5000, shqip do të thotë “kur të merret vesh se kush jam, është fundi i botës”. Pra është parashikuar një 5000 vjeçar që njohja njerëzore të shkojë deri te fjala “yll” që është një fjalë primordiale sepse latini e ka përkufizuar me konceptin “linea”, që vjen nga fjala “njoh yllin”. Pra “li” do të thotë yll, ndërsa “ne” do të thotë njoh. Pra kur vjen ylli, ose njohja e yllit, është kufiri i mjaftueshëm i diturisë. Kapërcimi i këtij pragu është një blafstemi, e cila vjen po nga fjala yll dhe që do të thotë “yll është”. “Femi” në greqisht do të thotë përhap, ndërsa “bl”-ja nistore në të gjithë gjuhët është fjala yll. Kurse në anglisht fjala “blush”, “me u skuq”, vjen nga fjala “yll është”.

-A ia keni parashtruar këtë tezë tuajën profesorëve të fakultetit të gjuhësisë apo të Institutit të Gjuhë-Letërsisë?

Kam kontaktuar me disa profesorë por reagimet e tyre kanë qenë indiferente duke më thënë se nuk merren me këtë punë. Predispozitat për t’u thelluar në këtë fushë mungojnë në të gjithë. Kjo vjen sepse ka gjëra tabu, për të cilat më mirë të mos thellohemi sot.

-Në konkluzionet tuaja ju bini ndesh edhe me prof. e nderuar Eqerem Çabej. Çfarë do të thoshit në këtë drejtim?

Nga një studim që unë i kam bërë fjalorit etimologjik të Çabejt, por edhe studimit të tij në bashkëpunim me A.Xhuvanin për parashtesat dhe prapashtesat e shqipes, mund të them me bindje të plotë që Çabej ka lënë me ndërgjegje jashtë trajtimit etimologjik rrënjë shumë të rëndësishme të shqipes. Për mendimin tim ai ndoshta është penguar për ta bërë këtë gjë në atë kohë. Çabej është penguar të thotë fjalën e tij në këtë fushë. Gjithashtu, po të marrim shumicën e parashtesave dhe prapashtesave të studimit të tij, ato janë si të thuash rrjedhim alogjik i një premise të gabuar. Nëse ne pranojmë që këto gjëra janë bërë me dashje, atëhere dalim në konkluzionin se shkolla e Çabejt, me qëllimim i ka çuar studimet në një rrugë të gabuar sepse shumica e parashtesave dhe prapashtesave kryesore të shqipes nuk janë ato që thuhen në studimin e tij. Psh. nëse marrim prapashtesën shqipe “ul” vjen nga fjala yll, po kështu edhe prapashtesa “il” vjen po nga rrënja shqipe yll. Në mënyrë mekanike janë nxjerrë prapashtesat “il” dhe “ul”, kur ato bëjnë pjesë në rrënjë të tjera. Kur themi ne “përkul” kemi një fjalë të përbërë nga “për” dhe “kul”. “Kul” vjen nga një tok fjalësh që do të thotë “është yll”. Rrënja “kul” është e njëjtë me rrënjën shqipe “qiell”, ose me temën latine “cael”, “coel” apo e njëjtë me temën angleze “ceil”, si dhe me rrënjën greke “kel”, që është qielli.

Një shembull tjetër është kur themi fjalën “shekull”; ajo ka të bëjë me sintetizimin e asaj që i është dashur latinit për të shkulur konceptin dhe fjalën “yll” nga mendja e njerëzve. Vetë fjala “shkollë” vjen nga një temën latine “auscul-” që do të thotë “dëgjoj” por që do të thotë “ai = yll shkul (nga mendja)”. Në zbërrthimin e fjalëve duhet të kemi parasysh se kemi një përdorim të sinonimeve të yllit në vend të njëra tjetrës. Nëse kthehemi te Çabej dhe marrim fjalën “përkul”, nuk do të mund të heqim mekanikisht “ul” si prapashtesë dhe të mbetet një “përk”. Fjala “përkul” ka dy rrënjë siç janë “për” dhe “kul”.

Keto jane pikepamjet e autorit tone dhe ne teresine e tyre ato kane dicka sa te re, aq dhe te pa pergjithesuar sakte.

Se pari, problemi strukturor i fjales sipas rrenjeve nuk perfshihet ne procesin etimologjik te fjales, ose ne te kunderten duhet ndryshuar kuptimi i fjales sipas Fjalorit te Gjuhes se Sotme Shqipe, sipas te cilit ETIMOLOGJI, A f.sh. , gjuh. 1. Dege e gjuhesise qe studion prejardhjen e fjaleve te nje gjuhe, duke u mbeshtetur ne historine e saj e ne lidhjet me gjuhet e tjera…2. Prejardhja e nje fjale. Etimologji e qarte (e panjohur). Etimologji e nje fjale. Percaktoi etimologjine e fjales.

Pra tjeter eshte struktura zanafillore e fjales dhe tjeter etimologjia e saj. Ne kete pike autori Xhunga nuk ka qene shume i qarte, e per rrjedhoje te gjithe ata qe e kane kopjuar kane rene viktima te kesaj paqartesie deri me ate mase sa vihet re teper qarte se Shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare i ka perforcuar radhet pikerisht per te mos ta lejuar Çlirim Xhungen te shpalose pikepamjet e tij. Ne kete rast kjo shkolle ka dale hapur ne krah te Petro Zhejit per te mbuluar poshtersine e tij prej plagjatori dhe miopi, gje qe do ta shohim ne kapitullin e tij.

Se dyti, ideja e ekzistences te nje kodi te gjuhes nuk duhet te jete gje e vogel, por autori Çlirim Xhung eshte pak konfuz ne idete e tij. Kjo ide mund te jete e huazuar, ose origjinale, por ajo eshte teper e vlefshme per gjuhen shqipe pasi mundohet te na shpjegoje menyren se si eshte ndertuar fjala ne gjuhen shqipe jashte influencave huazuese. Por ne kete pike ka nje problem analitik, qe lidhet me kohen kur vihet re ne gjuhen shqipe. Neqoftese gjuhet e tjera europiane, sidomos helenishtja dhe latinishtja, e kane parakaluar me kohe kete proces, gjuha shqipe ndodhet brenda procesit ne fjale dhe vetem ne mijevjecarin e trete dikush tenton ta vere ne dukje. Autori Xhunga pikerisht kohen e ketij procesi nuk e ka marre parasysh duke e stopuar ne vend teorine e tij.

Se treti, autori Xhunga nuk di ligjin e zhvillimit universal te Natyres dhe elementeve te vecante te saj. Ideja qe greqishtja e vjeter dhe latinishtja rrjedhin prej shqipes ka brenda nje ide krejtesisht antihistorike te lidhur me kohen e zhvillimit te bartesve te ketyre gjuheve. Ideja antihistorike e Xhunges eshte e lidhur me thelbin e te Marreve te Madhershtise Shqiptare, sipas te cileve shqiptaret dhe paraardhesit e tyre jane jane nje popullate shume e hershme e, per rrjedhoje, cdo popullate qe vjen pas tyre duhet ta marre produktin social te gatshem prej popullates me te hershme. Pikerisht kjo nuk eshte e vertete dhe rezulton e kunderta: popujt e hershem i marrim te gatshme produktet sociale nga popujt e mevonshem, pervec nje elementi, sepse ky element percakton zanafillen e Njerezimit ne menyre specifike dhe ne menyre individuale. Ketu fshihet pikerisht shenja dalluese e popujve qe percakton vjetersine biologjike te tyre dhe dinamiken sociale jashte koncepteve racore te paraparea deri me sot nga Njerezimi.

Se katerti, autori pretendon se fjale yll eshte primordiale. Kjo duhet konsideruar e pasakte, sepse kjo fjale ka lindur shume me vone se elementet e pare te gjuhes se folur dhe eshte e lidhur me nje forme te caktuar te zhvillimit te Ideve Fetare, kur keto te fundit ndodhen brenda formes se Kulteve Pagane, por ne fazen me fundore te saj. Kjo fjale shoqeron te gjithe format e mevonshme te Ideve Fetare nga Politeizmi deri tek Monoteizmi dhe nuk ka asnje lidhje me aktet e lindjes te gjuhes se folur.

Se pesti, autori ka perkrahur idene se ndodhet ne konfrontim ideor me vepren e Eqrem Çabejt dhe kete e ka lidhur me termin etimologji, qe shoqeron aktivitetin studimor te Profesorit. I gjithe shpjegimi i Xhunges eshte anormal, pasi ky aktivitetet eshte fillim e fund ne funksion te procesit etimologjik te gjuhes shqipe dhe nuk ka asnje lidhje me procesin strukturor te shqipes. E thena me fjale te tjera, vepra e Profesor Çabejt shpjegon procesin etimiologjik te shqipes, dmth ne marredhenie me gjuhet e tjera, me te cilat popullata shqipfolese ka pasur nder mijeravjecare, kurse teoria e Xhunges tenton te shpjegoje zanafillen strukturore te fjaleve ne gjuhen shqipe. Pra nje lidhje, qofte dhe formale, midis punes se Profesor Eqrem Çabej dhe ideve te Xhunges nuk ekziston. Cdo tentative per t’i konfrontuar ne planin praktik eshte paaftesi e te kuptuarit te vepres se Çabejt. Analogjia eshte krahasimi midis punes vigane te Institucioneve Fetare me fantazine imagjinare te Shen Eleonores ne vitet 2000 ne Seliten e Tiranes.

Se fundmi, Çlirim Xhunga beri nje gabim qe nuk i botoi studimet e tij dhe per kete nuk ka lene asnje dokument mbi hipotezat e tij, qe gjithsesi duhet te sherbenin per te realizuar kritiken e pikepamjeve ekzistuese mbi keto probleme.

9-Faqezinjte Tradhetore (Petro Zheji, miopia dhe zbulimi i tij), poshtersia e dyte antikombetare ne fushen e gjuhesise.

Duke perjashtuar perkthimet e shumta te Petro Zhejit, ne fund te mijevjecarit te II-te Petro Zheji paraqitet perpara lexuesit shqiptar me nje platforme filozofike krej te re per lexuesin shqiptar ne lidhje me zanafillen e gjuhes shqipe. Brenda 20 vjeteve Petro Zheji botoi nje seri veprash ne lidhje me kete teme ne menyre teper komplekse, si me poshte

1996 – Shqipja dhe Sanskritishtja (Pjesa e Pare dhe e Dyte); (foto 32, 32/1). Keshtu shkruhet ne faqen me te pare te librit Roli Mesianik i Shqipes, shembja e kulles se babelit, (foto 32/2) gje qe rezulton te mos jete e vertete, pasi ne botimin e pare te vellimit te dyte Shqipja dhe Sanskritishtja pranohet qe botimi me i pare e ketij vellimi te jete bere me 2006 (foto 32/3), kur per rastin e botimit te vellimit te pare eshte e shenuar se kemi te bejme me nje botim te dyte te permiresuar (foto 32/4).

foto 32
foto 32
foto 32-1
foto 32-1
foto 32-2
foto 32-2
foto 32-3
foto 32-3
foto 32-4
foto 32-4
foto 32-5
foto 32-5
foto 32-6
foto 32-6
foto 32-7
foto 32-7
foto 32-8
foto 32-8
foto 32-9
foto 32-9
foto 32-10
foto 32-10
foto 32-11
foto 32-11

2005 – Shqipja dhe Sanskritishtja (Pjesa e Pare) (foto 32/4, 32/5).

2006 – Shqipja dhe Sanskritishtja (Pjesa e Dyte) (foto 32/6, 32/7).

2012 – Libri i Aforizmave. Une kam variantin e dicitalizuar (foto 32/8, 32/9)

2015 – Roli Mesianik i Shqipes, shembja e kulles se babelit (foto 32/10, 32/11).

Autori nuk e pat kuptuar se te Marret e Madheshtise Shqiptare prisnin me padurim vdekjen e tij per t’ja ndryshuar thelbin e teorise se tij (Petro Zheji pretendon se gjuha shqipe eshte e lidhur me gjuhet e Azise Qendroro-Perendimore dhe rrjedh prej tyre) por te Marret kete nuk mund ta pranojne se u duhet te spekullojne me termin autoktoni dhe me te nderruar jete autori  ja ndryshuan kete parameter, thelbin e te cilit as vete autori nuk e pat kuptuar;  por  kjo nuk i pengoi te Marret e kesaj shkolle ta konsideronin Petro Zhejin nje gjeni te albanologjise shqiptare dhe t’ja kundervinin te gjithe punes qe Akademia e Shkencave te R. SH. kishte bere ne kete drejtim nder vitet e kaluara.

Fatkeqesia arsimore e shqiptareve pas vitit 1992 ishte kalimi nga pseudomaterializmi filozofik ne nje idealizem te konsoliduar duke e treguar mjaft qarte se kete lende e kishin bere sa per te mashtruar veten e tyre dhe opinionin nderkombetar mbi qenien e partise ne pushtet si nje parti marksiste-leniniste edhe pse te dy anet e kesaj pseudofilozofie ishin fund e krye ne papajtueshmeri me njera-tjetren.

Por teorizimet e Petro Zhejit do te ndesheshin me fallsifikimet e veprave te ndryshme te autoreve shqiptare e te huaj dhe ketu fillon karamboli i pikepamjeve filozofiko-historike te tij. Nga ana tjeter, botimet e veprave te Petro Zhejit do te kishin brenda jo vetem parametrin manipulator, por dhe permasen e plagjatures qe ai realizoi ne vitet 1996 kundrejt Çlirim Xhunges. Kjo e fundit bie ne sy ne menyren kohore se si i ka botuar veprat Petro Zheji.

Autori botoi fillimisht variantin e paperfunduar te studimit Shqipja dhe Sanskritishtja, pjesa e pare, me 1996 duke i zene rradhen Çlirim Xhunges, por dhe duke hedhur poshte te gjithe punen gjigande qe individet e ketyre fushave kishin bere per mbi 40 vjet.

Thelbi i punes se Petro Zhejit ishte i thjeshte dhe i njohur deri ne ate kohe nga qarqet shkencore shqiptare dhe nderkombetare. E reja qe solli Zheji ishte perfundimi se: “sistemi i gjuhes shqipe e perfshin ate te gjuhes sanskritishte, e pra, rrjedhimisht, eshte me i lashte nga ai” (f. 17). Por ky perfundim kishte brenda nje akt te cilin miopia e Zhejit nuk e kishte pikasur, ose, ndoshta, nuk donte ta pikaste: sistemi i gjuhes shqipe mund ta perfshije ate te gjuhes sanskritishte, por praktikisht ishte 2300 vjet pas tij ne kohe. Krahasimi nuk behet midis gjuhes shqipe dhe gjuhes sanskritishte, por midis gjuhes shqipe dhe gjuhes se Steles se Lemnos. Ne kete rast duhet shpjeguar vonesa e shkruesve te Lemnos (700 Para Kri.)  ne raport me ato te Epit te Gilgameshit (3000 Para Kri.). Kjo do te thote se nuk ka rendesi procesi ne fjale, por KOHA kur ka ndodhur ky proces dhe perse ai i Lemnos eshte vonuar ne kohe kundrejt atij te Shumereve. Ne kete rast zbulimi i Zhejit, edhe pse i njohur, kosiston vetem ne faktin qe sistemi praktik i gjuhes shqipe e ka atdheun me se pari ne KOHE (5000 vjet me pare) dhe pastaj ne permbajtjen e vet specifike. Neqoftese per rastin e pare atdheu eshte aziatik, per rastin e dyte ai eshte europiane. Por une pretendoj se gjitheshka eshte e rreme ne interpretim dhe mungon ligji konkret qe percakton sakte dinamiken e ketij procesi (Kjo ka te beje me procesin e huazimeve; i cili duket sikur ekziston, por realisht ai nuk eshte i pranishem. E per rastin kur ai ekziston, dmth njihen relatat midis dy ngjarjeve, procesi i huazimeve varet nga ligji i KOHES se paralindjes. Neqoftese kjo kohe eshte e perafert, atehere mund te pranohet huazimi i dyanshem, por per rastin kur diferenca e kohelindjes eshte e konsiderueshme futet ne perdorim procesi i shpejtesise se zhvillimit. Ne kete drejtim shqiptaret dhe paraardhesit e tyre te te gjitha niveleve e kane produktin e tyre social te pahuazueshem. Kjo do te thote qe ideja e Petro Zhejit mbi sistemin e gjuhes shqipe ka brenda nje mungese parametri, qe po te merret per baze na tregon se sistemi i gjuhes shqipe eshte i pazhvilluar ne specifiken e vet dhe nuk ka asnje mundesi te kete brenda sistemin e sanskritishtes, pasi ky i fundit ka ecur me shpejt se ai i gjuhes shqipe. Kjo do te thote qe krahasimi i dy sistemeve nuk mund te behet mbi bazen e gjendjes, por mbi bazen e ecurise se KOHES. Dhe kjo i jep fund spekullimit mbi ecurine e sistemit te gjuhes shqipe qe perdor Zheji).

Autori Zheji ka dhe nje pretendim tjeter, te cilin nuk ka qene i afte t’i percaktoje permasen reale. Sipas tij: “2. Lista e ketyre fjaleve pasohet nga nje komentar, qe i ve vetes per detyre: a) te vendose nje raport derivacioni mes dy glosave te ngjashme, domethene te percaktoje, duke u bazuar ne mjetet klasike te analizes, se ne cilin nga dy sistemet kjo glose eshte autoktone dhe ne cilin, perkundrazi, eshte e huajtur;…” (f. 17-18).

Gabimi i Zhejit ne kete rast eshte i karakterit filozofik, sepse raporti midis autoktonise dhe huazimit te cdo ngjarje nuk varet nga permbajtja e saj, por nga KOHA kur lind ngjarja dhe ne kete rast e gjithe shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare shembet si nje akt ireal dhe i pamundur te ndodhe.

Por ribotimi i kesaj vepre me 2005 kishte nje parathenie te vecante ku dallojme paqartesine e autorit ne raportin midis Shkences dhe Teologjise, gje e cila verehet ne te gjithe vepren dy vellimshme te tij. Sipas autorit Fjala sot nuk eshte me per ne vetem nje prerogative e Gjuhesise, mbasi ajo po na zbulohet perhere e me teper si kyci i cdo shkence, kodi i zberthimit te cdo misteri, mit apo mister qofte, formule matematike apo fizike, genome njerezore apo zanafille poetike dritehedhese mbi cdo ligj te shkruar e te pashkruar. Triumfi i saj duket sheshit sot kur veme re qe fenomeni i jetes, ne tre aspektet e saj kryesore (ne ate ontologjik, gnoseologjik dhe etik) eshte duke kaluar sa ne duart e shkencetarit aq dhe ne ato te teologut. Qarku po mbyllet per t’u hapur mbase serish para nje bote tjeter qe, ndonese ende e panjohur per ne, arrin te hetohet nga intuita jone” (f. 11).

Duke lene menjeane dinamiken e FJALES nder gjuhe te ndryshme, defekti qendron me raportin midis teologut dhe shkencetarit, ose midis Fese dhe shkences. Ajo qe perben defektin e shkences se Njerezimit, te shqiptareve po se po, pasqyrohet edhe ne kete ide te Zhejit ku qellimi i fshehte i autorit eshte mbivendosja e shkences mbi Fene. Realiteti historik i perjetuar deri me sot ne Toke na tregon se nje rezultat konkret, i cili eshte parakaluar prej 150 vjetesh, egziston ne menyre praktike dhe cdo parakalim i saj perben nje manipulim te paster ne fushen e studimeve shkencore te Njerezimit, ku Zheji eshte viktime i edukimit shkollor. Konkretisht Zheji nuk ka te qarte ne asnje permase rolin e Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit dhe kush eshte paresore dhe vendimtare ne percaktimin e permbajtjes se FJALES: teologu apo shkencetari. Te pakten Gjuha Shqipe kete raport e ka te percaktuar shume qarte dhe cdo tentative per ta ripohuar ne nje forme tjeter eshte mohim t FAKTIT. Dhe me sa kam kuptuar ky ka qene qellimi final i Zhejit: ndryshimi i praktikes te zanafilles se gjuhes shqipe, te cilen te Marret e Madheshtise Shqiptare e shprehin ne nje forme tjeter mohuese: Gjuhen Shqipe te formuar nga Kleriket Katolike Shqiptare para 400 vjeteve ja kalojne pellazgeve te pa emer dhe te dyshimte ne ekzistence perpara 3500 vjeteve.

Por me perpara do te percaktojme raportin midis Teologut dhe Shkencetarit dhe pastaj do te kalojme ne zanafillen e gjuhes shqipe nga pikepamja praktike. Per te vendosur nje postulat sot ne menyre arbitrare eshte shume e lehte, por per ta mbrojtur ate eshte shume e veshtire. Ajo qe e krijon kete veshtiresi eshte faktori KOHE, i cili na meson se ngjarja me e lashte ne Historine e Njerezimit eshte Besimi Fetar dhe jo FJALA (kjo vertetohet matematikisht keshtu); cdo komplikacion qe cfaqet ne Historine e Njerezimit ka ne themel Institucionin e Fese. Jane anetaret e ketyre institucioneve qe kane shpikur shkencen dhe ka ndodhur shume-shume vone (Shek. XIII Pas Kri) qe keta anetare e perfshine edhe boten Laike ne procesin e zhvillimit te shkences ku FJALA kishte kohe qe kishte lindur dhe laiket e muaren te gatshem nga Kleriket. Jo vetem kaq, por eshte shume e lehte vertetimi i kohes se lindjes se FJALES ne raport me kohen e lindjes biologjike te Njeriut. Atehere per cfare permase te FJALES mediton Zheji kur ne menyre te sforcuar kerkon qe shkenca kalon ne duart e saj FJALEN? Kjo ide eshte thjeshte spekulluese jo vetem ne aspektin filozofik, por mbi te gjitha ne aspektin e KOHES. GJUHA e shkruar dhe FJALA jane prone private e Institucioneve Fetare dhe cdo tentative per t’i tjetersuar pronesine eshte nje vjedhje e paster ne mes te dites. Te pakten me Gjuhen Shqipe kjo eshte tipikisht keshtu, e neqoftese ne gjuhet europiane kjo eshte veshtire te zbulohet, ne gjuhen shqipe kjo vertetohet lehtesisht dhe katerciperisht pa asnje problem. Kjo eshte aresyeja perse te Marret e Madheshtise Shqiptare kerkojne me cdo cmim ta lidhin gjuhen shqipe me gjuhen pellazge, sepse kerkojne t’i ndryshojne pronesine. Persa i perket procesit te vjedhjes komunistet dhe te Marret e Madheshtise Shqiptare jane te barabarte ne menyre teper te cuditshme.

Fakti qe vepra e Zhejit lidhet ne menyre indirekte me fallsifikimet e literatures se ketyre problemeve e ben kete veper krejtesisht te panevojshme dhe mosperputhese me dinamiken e Gjuhes Shqipe. Kjo eshte dhe aresyeja qe e shoh te panevojshem ne vazhdim udhetimin ne vepren e Zhejit, se ciles i kam kushtuar nje kapitull me vete ne nje studim (per kete shih art. 46: vell. e 5-te: 7. Interpretimi materialist i filozofise se gjuhes shqipe dhe i te gjithe gjuheve te tjera, sidomos te asaj politike [vazhdim i argumentit mbi gjenezen historike te shqiptareve te sotem]. Ne funksion te ketij problemi ne Shqiperi, pas 1991, u cfaq Shkolla e te Marreve  te Madheshtise Shqiptare si krijimi teorik me antishqiptar i epokes komuniste. Ky studim lindi si reaksioni Biblik kundra teorise te Klubit te te Marreve te Madheshtise Shqiptare) dhe dy artikuj (per kete shih: “114-Pseudo-rrokada botekuptimore ANTISHQIPTARE e Petro Zheji (1929) dhe mohimi i Autoreve HISTORIKE dhe REALE te Gjuhes Shqipe: Shqipja dhe sanskritishtja (bot. 1996, 2005 dhe 2006) – botim i dytë i përmirësuar“ dhe116-Plagjatura e nje studiuesi kompjuterik) te publikuara ne genckhoti.com.