165 – Akademiket e politikes dhe sharlatanet e shkences
Para disa diteve televizori PANORAMA dha nje emision “shkencor” ne fushen e gjuhesise me pjesmarrjen e profesorit te naftes Sazan Guri; “shkencetarit” me origjine direkt fshatare, i arsimuar denjesisht si punetor krahu ne Greqi, pa e ditur gjenezen e vet etnike (ndoshta e di, por nuk e thote) Agron Dalipaj dhe nje gazetar pa/me emer qe e heq veten si njohes perfekt i permbajtjes se Shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare. Thelbi i diskutimit ne ate emision ishte kritika ndaj idese se profesoreshes se gjuhesise Anila Omari, te shprehur diku sikur paska thene se fjala GJOBË e kishte origjinen nga serbishtja, por fshatari shkencetar na e “vertetonte” se ky term ishte me origjine shqipe te paster duke pasur mbeshtetjen si nga profesori i naftes ashtu dhe nga gazetari kritik.
Ajo qe me beri pershtypje ne ate emision ishte fakti qe profesori i naftes mbante anen e Prof. Eqrem Çabejt, por pa e lidhur me etimologjine e termit sipas asaj qe kishte shkruar Profesori i nderuar.
Tani perpara shqiptareve shtrohet problemi se nga e ka origjinen etimologjike fjala GJOBË, por, mbi te gjitha kur eshte perdorur per here te pare procesi praktik i gjobëvënies ne territorin ku sot jetojne shqiptaret, gje qe na jep mundesine te vertetojme se nga e ka origjinen kjo fjale, qe na e kishte lene pa gjume kritikun e etimologjise gjuhesore.
Problemi eshte kaq i qarte sa nuk do te kishte nevoje per asnje nderhyrje, por heshtja e zonjes Omari i le shteg kritikut te devotshem Agron Dalipajt te fsheh paaftesine e akademikeve shqiptare te kohes komuniste dhe postkomuniste, por dhe mbrojtjen qe Te Marret e Madheshtise Shqiptare u bejne ketyre akademikeve te vete kenaqur me titujt shkencor qe mbartin.
Ne ate emision kritiku Dalipaj citoi zonjen Omari pa na e treguar tekstin origjinal, duke ngritur dyshimin qe problemi eshte shume me i komplikuar nga sa e paraqiti kritiku Dalipaj.
Zgjidhja e ketij problemi ishte shume e thjeshte, pasi mjafton te ballafaqonim zberthimin qe i kishte bere Prof. Eqrem Çabej dhe Prof. Kolec Topalli duke pare perputhjen midis tyre dhe me pretendimin hipotetik te zonjes Omari, gjithmone ne qofte se ishte sipas asaj qe deklaroi ne emision kritiku Dalipaj.
Ne lidhje me etimologjine e ketij termi Prof. Eqrem Çabej, ne vell. e IV te Studimeve Etimologjike ne fushe te shqipes, Tirane 1996, ka shkruar (foto 1,2,3):
Gjobë f.; gjobár m, “ai që vë gjobë; ai që mbledh gjobat, pojak, bekçi”; gjobtár m. “ne Kanun te Lekës seicili nga ata që presin gjobën në gjë të gjallë, në desh a në qe”; gjoboj gjobit “vë gjobë”. Prej sll. globa “ndëshkim në të holla, gjobë”, qe ne rumanishten dha gloaba, khs. G. Meyerin 141, Weigandin 26, Sandfeldin 94, Seliščevin 144, 180v., 307.
Ketu Prof. Çabej na ka dhene dy interpretime te rendesishme: se pari e ka lidhur termin GJOBE me kohen ku Ai e ka gjetur per here te pare (koha e Kanunit te Lek Dukagjinit) dhe, se dyti, termi GJOBE vjen nga sllavishtja, duke kaluar tek rumanishtja dhe prej ketej ne gjuhen shqipe me ane te popullates bullgare dhe vllehe. Kjo e fundit eshte gjeja me e fshehte qe Profesori i Gjuhesise nuk e ka thene asnjehere hapur, sepse ne te kunderten duhet te deklaronte me kembengulje qe gjuha shqipe eshte formuar nga perbashkimi i gjuheve te popullatave emigratore prej 322 vjetesh kur formuan per here te pare Kombin Shqiptar.
E njejta situate gjendet edhe ne Fjalori Etimologjik i Gjuhes Shqipe, me autor Prof. Kolec Topalli, Tirane 2017, ku per temen tone shkruhet (foto 4,5,6):
GJOBË f. “detyrim në të holla si dënim”.Fjalë e mbarë gjuhës. Huazim prej sll. (skr., bullg.) globa “ndëshkim në të holla, gjobë”. Në krahina të ndryshme del me forma që lidhen me evolucionin e grupit gl-; gjobë më e përgjithshme, g’jobë në geg. Dëshmohet së pari tek Bogdani: të shkruhej ndë giobë o harac. Rrjedhoja: gjobar e gjobëtar “ai që ve ose që mbledh gjobën”, gjoboj e gjobis me emrat gjobim e gjobitje. Prej sllavishtes ka shkuar edhe në rumanishte. / Bibl.: Miklosich AF I 355, Meyer EW 141, Weigand Wört. 26, Sandfeld 94, Seliščev 144, Joki Slavia XIII 2-3, 1934-35, 296, Rrota Fj. 20, Desnickaja SJ VI 1968, 123, Duridanov Akten Innsbruck 1977, 693, Ndreca 279, Svane SLA 207, Çabej SE IV 335, Ylli SLA I 97, Orel AED 136, Luka II, 163, Omari MGSS 152).
Ne keto rreshta te Prof. Topallit dallojme nje “perkthim” te termit GJOBË = detyrim ne të holla si dënim, por dallojme edhe faktin qe Prof. Topalli ka marre nga Omari materialin zberthyes te termit GJOBË pa u permendur ne asnje rast huazimi nga serbishtja (pra Dalipaj genjen fare hapur; ne kete rast zbulojme se per cfare sherbejne televizionet private ne Shqiperine e sotme).
I dhashe rendesi “perkthimit” te termit GJOBË = detyrim në të holla si dënim, pasi me kete konstatim zgjidhja e problemit komplikohet pak si me teper kur e analizojme si proces social qe nga shek. XIV. U mbeshteta ne Statutet dhe Urdheresat e Kapitullit te Kishes Katedrale te Drishtit, me perkthim nga latinishtja te Dr. Musa Ahmeti dhe Dr. Etleva Lala, Tirane 2009, f. 1-26, ku perdoret rendom termi DËNIM deri ne para = GJOBË (foto 7,8,9,10,11).
Por pas kesaj perplasjes idesh shtrohet pyetja: perse popullata shqipfolese nuk e mori termin GJOBË nga latinishtja apo italishtja vulgare, me te cilet paraardhesit e tyre kishin pasur relacione imponuese politike prej disa shekujsh, por e huazoi nga sllavishtja, meqenese e ka perdorur fillimisht te huazuar nga dy gjuhet e para? Pra rezulton qe rrugeformimi i gjuhes shqipe ka kaluar neper nje autostrade qe deri me sot kerkush nuk e ka percaktuar as me perafersi, me perjashtim te Profesoreve te Nderuar Eqrem Çabej, i Universitetit te Tiranes, dhe Ahmet Kelmendi, i Universitetit te Prishtines qe kane dhene finicione shume-shume afer te vertetes absolute ne keto drejtime (pa e dhene referencen nga e kemi marre per te mos akuzuar njeri per grabitje, sic e kane zakon Te Marret e Madheshtise Shqiptare):
1-………..Gjuha shqipe i takon gjuheve indoevropiane me burim nga Europa Qendrore.
2-………..Gjuha shqipe nuk buron nga Sanskritishtja dhe as nga Pellazgjishtja.
3-………..Gjuha shqipe nuk buron nga Helenishtja dhe as nga Latinishtja.
4-………..Ndikimi i tingujve indievropiane mbi Vokalizmin e shqipes ka ndodhur ne kohen e para lindjes se mendimit Letrar (shek. XV-XVI).
5-………..Gjuha shqipe, sipas formes qe e kemi sot, ne baze te vokalizmit, eshte vetem 322 vjecare.
Pas kesaj analize na rezulton qe zonja Omari nuk mund te kete thene qe fjala GJOBË e ka prejardhjen nga serbishtja, pasi kete nuk e ka thene asnje etimolog shqiptar apo i huaj, por termi GJOBË e ka prejardhjen nga sllavishtja (bullgarishtja) prej nga e kane marre Vllehet dhe e kane sjelle ne gjuhen shqipe (mund ta kene sjelle edhe popullatat bullgare te emigruara ne mes te popullates shqipfolese: Gollobordasit, Maqedonasit, Goranet).