Artikuj

142/2 – Çfare po ndodh me Shqypen Historike (GEGNISHTJA e poshtnume)?

Posted by Genc Hoti

Loading

142/2 – Çfare po ndodh me Shqypen Historike

                        (GEGNISHTJA e poshtnume)?

                        (ose “TRIUMFI” i FAQEZINJVE TRADHETORE)

                      VAZHDIMI

9/1-Shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare–Ismail Kadare; poshtersia e FUNDIT antikombetare ne fushen e Gjuhesise te nje shkrimtari te realizmit socialist.  

                              (Lindja e shkolles te fallsifikatoreve te Gjuhesise dhe Historise Shqiptare: Eva Brinja – Elena Kocaqi e Co Agron Dalipaj e shume-shume te tjere perpara e pas tyre).

Historia teorike e Kombit Shqiptar eshte shkruar shume perpara se te vini ne pushtet komunistet, por kete Histori shqiptaret nuk e njohin dhe nuk kane qejf ta njohin akoma. Kjo Histori teorike u shkruajt nga Rilindasit e vertete te Kombit Shqiptar dhe jo nga pseudorilindasit e shpikur pas 1945. Edhe ne kete pike shqiptaret vazhdojne te ecin me tifozllek.

Ne agimet reale te rilindjes u shtrua problemi i gjenezes se shqiptareve, ku studiuesit europiane ishin ata qe hodhen piketat e para, por nuk munguan as studiuesit shqiptare ku emershenjti i gjuhes shqipe Eqrem Çabej shtroi tezat e Tij mbi kete problem. Por do te ishte mire ne shkollat shqiptare ky material te behej i detyrueshem per cdo nxenes pasi na tregon te VERTETEN e situacionit biologjik, social dhe historik te parashqiptareve te afert dhe te larget ne menyre te dokumentuar si me poshte (ketu qendron poshtersia e te Marreve te Madheshtise Shqiptare ne kete drejtim, sepse e dine qe ekziston dhe e anashkalojne pa qene te afte t’i bejne radiografine kritike dhe te vertetojne te kunderten):

         MBI TEZËN ILIRE E PELLAZGE!

Vështrime mbi prejardhjen e popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij

NGA EQREM ÇABEJ

Kur shtrohet problemi i burimit të një populli, ai do të shikohet të zgjidhet më fort nga ana e ruajtjes dhe e vazhdimësisë së gjuhës së tij sesa nga pikëpamja etnike, sepse më shumë se elementet e tjera gjuha është karakteristika që dallon një popull nga të tjerët. Një problem i tillë ndërkaq, për çdo popull, të çdo vendi qoftë e të çdo kohe, paraqitet kompleks, dhe për kushtet shqiptare veçanërisht i komplikuar.

Kompleks: sepse në formimin e një populli si një njësi më vete e me tipare vetjake që e dallojnë nga popujt e tjerë, kanë pjesë, sikundër dihet, rrethana të ndryshme të karakterit gjeografik dhe procese të shumëfishta historike, etnike, ekonomike, kulturore e gjuhësore. I komplikuar: në këtë fushë të studimeve shqiptare është shumë e ndjeshme mungesa e burimeve historike e të shkrimit. Megjithatë, dija e re shqiptare, edhe me këtë varfëri burimesh, me mjetet që ka në dorë përpiqet t’i afrohet zgjidhjes së këtij problemi. Dhe ka arritur në këtë lëmë rezultate që mbeten, e që kanë zënë vend dhe në fushën shkencore ndërkombëtare. Për vetë karakterin kompleks të çështjes edhe metoda për t’u zbatuar këtu duhet të jetë komplekse. Aty duhet të bashkëpunojnë disa disiplina shkencore. Sidomos vijnë në vështrim aty gjeografia historike, historia, gjuhësia, etnografia dhe arkeologjia parahistorike. Rezultatet e njërës ndër këto fusha duhet të merren parasysh e të vlerësohen në masën e duhur nga disiplinat e tjera, të kombinohen me rezultatet e tyre, që të përmblidhen faktet e shumëllojshme në disa parime të përgjithshme, në disa fakte më të sigurta, për të arritur kështu disi në një sintezë.

Shqiptarët janë autoktonë ose anas në Gadishullin Ballkanik, duke qenë që rrojnë aty që nga kohët e lashta parahistorike. Ata janë bashkë me grekët populli më i moçëm i kësaj treve, janë trashëgimtarë të situatës etnike të periodës së lashtë në këtë pjesë të Europës Juglindore. Në këto rrethana pyetja se ku e ka burimin populli shqiptar, do të thotë me fjalë të tjera këtë: Stërgjyshët e shqiptarëve, ai popull që ka folur gjuhën nga e cila ka rrjedhur shqipja e sotme, me ç’emër njihej në kohët antike në Ballkan? Prej cilit popull të lashtë të këtij gadishulli rrjedhin pra shqiptarët e sotëm?

Në shekullin e kaluar u përhap shumëkund hipoteza se shqiptarët ishin stërnipët e pellazgëve. Kjo hipotezë a teori, e themeluar në tryezë të dijetarëve të huaj, pati jehonë të gjerë në lagjen e poetëve e shkrimtarëve shqiptarë të Shqipërisë e të Italisë. Ajo gjeti një truall pjellor në idetë e romanizmit, i cili në Europën Juglindore u përhap më vonë, në një kohë kur në Perëndim kishin dalë rryma letrare të tjera. Teoria pellazge ndërkaq më vonë ra poshtë. Pellazgët në burimet greke e romake përmenden si një shtresë etnike paragreke, jo më ekzistuese në periodën antike. Autorë si Herodoti e Straboni flasin për ta për një kohë më të lashtë dhe i paraqesin si një popullsi barbare, d.m.th. jogreke, e me një gjuhë të ndryshme nga greqishtja. I lokalizojnë në zonën e Detit Egje, kryesisht në Tesali, me përhapje më një anë nga Epiri, më anë tjetër nga Azia e Vogël, nga Kreta e nga ishuj të tjerë të zonës egjeane. Ata paraqiten ndërkaq gjithkund si një popull legjendar, i mbuluar me mjegullën e një miti, popull pa konsistencë historike konkrete. Ndonëse në kohë të reja janë pohuar disa lidhje të tyre me ilirët e me trakasit, duhet thënë se ai element etnik e gjuhësor që mund të quhej, me shumë rezervë, pellazg, për shumë arsye, edhe të karakterit gjeografik, nuk mjafton kurrsesi për të pohuar me një farë baze vërtetësie shkencore një birëri pellazge të popullit shqiptar.

Duke u nisur nga një platformë më reale, për sqarimin e problemit të burimit, do t’i sillemi pikësëpari historisë si vazhdim i situatës parahistorike në Gadishull të Ballkanit. Kjo trevë e Evropës Jugore, në periodën antike ka qenë e banuar prej disa popujsh, popuj të ndryshëm nga ata të sotmit dhe të ndryshëm edhe nga njëri-tjetri. Dihet se në viset perëndimore të Gadishullit kanë banuar ilirët, në viset lindore trakasit, në anët jugore grekët, në qendër makedonët, të cilët kanë qenë të ndryshëm nga grekët edhe me një gjuhë më vete, sipas Herodotit me “gjuhë barbare”, d.m.th. jogreke. Duke lënë mënjanë disa popullsi më të vogla, si fiset iranike në pjesën lindore të Gadishullit dhe disa fise kelte në viset veriperëndimore e qendrore, kjo ka qenë gjendja etnike në epokën greko-romake. Në këtë mes shtrohet pyetja se prej cilit nga këta popuj zbresin shqiptarët, prej cilës nga gjuhët e tyre rrjedh gjuha shqipe. Në këtë problematikë grekët, ose si quheshin në atë kohë, helenët, përjashtohen vetvetiu, si një popull i ndryshëm nga populli shqiptar. Përjashtohen gjithashtu dhe makedonët e vjetër, si një popull relativisht i vogël dhe gjeografikisht më në skaj të truallit gjuhësor të shqipes, ndonëse për punë të afërsisë territoriale disa lidhje nuk mund të mohohen kryekrejet. Në këto rrethanat dy janë popujt që vijnë në vështrim si të parët e shqiptarëve, ilirët dhe trakasit.

Ilirët kanë qenë një ndër popujt e mëdhenj të Europës së lashtë. Duke lënë mënjanë përhapjen e tyre në kohët parahistorike, në periodën historike ata shtriheshin që nga anët e Istrisë afër Triestës në veriperëndim e nga viset afër brigjeve të Danubit në veri gjer në gjirin e Artës së Çamërisë në jug, qytet që aso kohe quhej Ambrakia. Kështu fiset ilire banonin viset e sotme të Shqipërisë me Çamëri, të Malit të Zi, Bosnjes e Hercegovinës, Dalmacisë e Kroacisë, pra gjithë bregdetin lindor të Adriatikut me hinterlandin përkatës. Të fisit ilir kanë qenë pas gjithë gjasësh edhe mesapët e japigët e Apulisë në Itali Jugore. Në lindje fiset ilire mbërrinin gjer në anët e lumenjvet Vardar e Moravë në Maqedoni Veriore e në Kosovë, një trevë që në lashtësi quhej Dardania, dhe shtriheshin edhe në një pjesë të Serbisë së sotme. Në ato anë ilirët ishin kufi me fiset trake, vise-vise edhe duke u përzier me to.

Edhe trakasit kanë qenë një ndër popujt e mëdhenj të Europës së lashtë: Herodoti e quan popullin më të madh pas indasve. Shkonin që prej kufijve të ilirëve në perëndim e gjer në brigjet e Detit të Zi në lindje, prej Detit Egje në jug e gjer në malet e Karpateve në Veri. Përfshinin kështu një pjesë të Greqisë e të Turqisë europiane të sotme, Bullgarinë, Rumaninë e një pjesë të Hungarisë e të Polonisë. Për fatet historike të këtyre popujve e të fiseve të tyre, nga mungesa e materialit burimor për të cilin u fol më sipër, shumë pak jemi në gjendje të dimë, dhe kjo errësirë njohurish shtohet sa më lart të ngjitemi në lashtësi të kohëve. Dimë p.sh. që koncepti edhe emri ilir erdhi e u përhap vetëm me kohë, duke dalë prej një popullsie me këtë emër e duke përfshirë edhe fise etnikisht e gjuhësisht të afra. Ky emër në epopetë e Homerit ende nuk shfaqet. Emri i ndonjë populli të veçantë, si ai i dardanëve dhe ai peonëve, të cilët në kohë historike kanë banuar në veri të makedonëve, del në skenë të historisë shumë më përpara se emri i përgjithshëm i ilirëve. Dihet gjithashtu që këta popuj të lashtë të Ballkanit, nën ndikimin e qytetërimit greko-romak, e sidomos me zotërimin e gjatë të Perandorisë Romake, me kohë pjesërisht u greqizuan, e për një pjesë të madhe u romanizuan. Me fjalë të tjera këta, pa u zhdukur si popuj, me kohë u asimiluan: lanë gjuhët e veta dhe morën vise-vise greqishten, vise-vise në pjesën më të madhe – latinishten. Kjo ndodhi sidomos nëpër qytete, nëpër qendra administrative e ushtarake ku romakët kishin ngulur garnizonet e tyre. Nëpër vise malore ndërkaq asimilimi nuk arriti të kryhej kryekrejet. Popullsitë vendase ruajtën më gjatë karakterin e tyre etnik dhe gjuhën e tyre. Ndonjëri nga këta popuj bile i shpëtoi gjer në fund romanizimit. Dëshmi e gjallë për këtë është populli shqiptar, i cili duhet të jetë pasardhës i njërit nga këta popuj (a fise) të paromanizuar.

Çështja e birërisë, e filacionit, d.m.th. e rrjedhjes së një populli të sotëm prej një të lashti, të një gjuhe të re e të njohur prej një gjuhë të vjetër e të zhdukur, paraqitet mjaft e lehtë kur prej popullit të lashtë e prej gjuhës së tij kemi njohuri relativisht të sakta. Po në lidhje me shqiptarët e me shqipen, kjo çështje, si u tha, mbetet veçanërisht e vështirë. Gjuhët e lashta të Ballkanit, për mungesë shkrimesh të tyre, mund të thuhet se njihen pak e aspak. Prej gjuhës së trakasve ka disa pak mbishkrime, prej gjuhës së ilirëve të Ballkanit nuk është gjetur gjer më sot asnjë mbishkrim. Mbishkrimet e mesapëve të Italisë Jugore lexohen, porse interpretimi i tyre ka mbetur gjer sot i pasigurtë. Prej të dyja gjuhëvet, ilirishtes dhe trakishtes, kanë mbetur disa të ashtuquajtura glosa, d.m.th. disa fjalë të tyre të dëshmuara prej autorësh grekë e romakë bashkë me kuptimet e tyre të dhëna greqisht a latinisht. Ka edhe një numër mjaft të madh me emra vendesh e personash, të gdhendur nëpër gurë a të dëshmuar nëpër tekste të autorëve klasikë; emra shumica me interpretim gjuhësor-kuptimor të dyshimtë dhe ku dijetarët modernë kanë gjetur prandaj një fushë të lirë për gjykime shpeshherë arbitrare. Kështu dy gjuhët në fjalë mbeten thuajse të panjohura për ne. Ne nuk ua dimë strukturën gjuhësore, as sistemin gramatikor, as fjalorin e tyre. Në këto rrethana mjetet e krahasimit mungojnë: mungon çelësi për të krahasuar materialin e shqipes me atë të dy gjuhëve në fjalë.

Duke qenë gjendja kështu, kriteri i gjuhës duhet të vështrohet së bashku me gjendjen gjeografike e historike. Në pikëpamje të gjeografisë historike dihet se shqiptarët e sotëm banojnë në ato vise ku në kohën antike banonin fise ilire. Në pikëpamje historike është vënë re me të drejtë, që sot e dy shekuj më parë, që nuk ka asnjë të dhënë, asnjë kumt historik që shqiptarët të jenë ardhës, që të kenë zënë vend në këto troje në një periodë historike të caktuar, si bie fjala aty nga mbarimi i kohës antike, ose në mesjetën e hershme. Në këto kushte vetë arsyeja e thjeshtë shtyn të pranohet që populli shqiptar është vendës, autokton në këto anë, në mos qysh prej periodave të mugëta parahistorike, së paku që prej kohës antike e këtej. Këto dy arsye, arsyeja e banimit në teritorin e dikurshëm ilir dhe arsyeja e autoktonisë, shpien vetvetiu në mendimin që shqiptarët e sotëm janë stërnipët e fiseve ilire të jugut dhe që shqipja është vazhdimi i njërit nga dialektet e vjetra ilire.

Mund të thuhet bile që barra e argumentimit më fort u bie atyre që mohojnë burimin ilir të popullit shqiptar e të gjuhës së tij se atyre që e pohojnë. Në lidhje me këto nuk mund të jetë një gjë gand e e rastit edhe kjo, që emri i fisit ilir Albanoi, që përmend astronomi e gjeografi Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit në shekullin e dytë të erës sonë në trevën midis Durrësit e maleve të Kandavisë në Shqipëri të Mesme, vazhdon të rrojë në Arbën Arbër, Arbënesh Arbëresh, emri i Shqipërisë e i shqiptarëve në mesjetë, i gjallë dhe sot e kësaj dite. Në pikëpamje gjuhësore këtyre rrethanave vjen e u shtohet ky fakt, që vazhdimi i emrave të qyteteve, maleve e lumenjve të trevës shqiptare të kohës së lashtë, në trajtat e tyre të sotmet ka rrjedhur në pajtim me rregullat fonetike të gjuhës shqipe. Aty hyjnë barazime të tilla si Scardus : Shar, Scodra : Shkodër, Drivastum : Drisht, Pirustae : Qafa e Prushit, Lissus : Lesh (Lezhë), Isamnus : Ishëm Ishm, Dyrrachium : Durrës, Aulon : Vlonë Vlorë, Thyamis : Çam e të tjera. Edhe kjo dëshmon për autoktoninë ilire të popullit shqiptar: sepse ky zhvillim nga trajtat antike të këtyre emrave në të sotmet nuk gjen spjegim veçse me mjetet e shqipes. Nuk mund të spjegohet as me mjetet e gjuhëve romane as të gjuhëve sllave, e as nëpërmjet të ndonjë gjuhe tjetër të zonës ballkanike. Për vazhdimësinë ilire ka dhe të tjera të dhëna nga fusha gjuhësore, si disa barazime që dalin në emra personash ndër ilirët e hershëm e ndër shqiptarët e sotëm. Përveç këtyre, ato të paka fjalë që dihen prej ilirishtes, shpjegohen mirëfilli me anë të shqipes. Edhe mjaft fjalë të mbishkrimeve mesapike zbërthehen me gjuhën tonë. Në këtë mënyrë të dhënat e gjeografisë historike dhe të gjuhës vijnë e plotësojnë njëra-tjetrën. Nuk mungojnë edhe disa paralele të karakterit etnografik, në të cilat nuk po hyhet këtu. Prej lëmit të arkeologjisë meriton vëmendje rrethana që në disa stacione parahistorike të trevës shqiptare vihet re një vazhdimësi e kulturës materiale, një kontinuitet nga epokat e lashta gjer në mesjetën e hershme; kjo rrethanë vjen e u shtohet argumenteve gjeografike, historike e gjuhësore që u shtruan më sipër.

Për sa u përket trakasve dhe gjuhës së tyre, mbi dëshminë e disa të dhënave historike dhe gjuhësore (emra vendesh me tipare trake) është vënë re me kohë një prani elementesh trake në krahun veriperëndimor të Gadishullit Ballkanik e veçanërisht në viset bregdetare të Adriatikut të jugut. Ato duhet të jenë përzier me kohë me elementet ilire, pa mundur të themi se nga ilirët e trakasit kush qe anas e kush i ardhur. Si përfundim, edhe për arsye historike mund të thuhet se në formimin e etnosit shqiptar në bazë qëndron elementi ilir, porse mund të ketë pasur dhe një komponente trake, me përmasa gjithsesi më të vogla. Si u krye procesi i këtij formimi etnik e gjuhësor, në ç’rrethana territoriale e historike, në gjendjen e sotme të njohurive është vështirë të përcaktohet. Aty shihet më qartë përfundimi, që është populli shqiptar më gjuhën e tij, sesa rruga e zhvillimit që u përshkua gjersa u arrit gjer në gjendjen e sotme.

Botuar së pari në gazetën Rilindja, Prishtinë 23.VII.1977.

Por ky material nuk gjendet ne botimin Hyrje ne Indoeuropianistike, leksionet e Prishtines (1971-1973), Botimet Çabej 2008 (foto 33, 33/1), keshtu qe kam qene i detyruar qe kete material ta marr te gatshem nga interneti; Modifikuar më 14:16, 07-05-2018. Ndoshta ekziston ne ndonje botim tjeter, por une nuk kam qene i afte ta gjej.

foto 33
foto 33
foto 33-1
foto 33-1

Por per te thene qe Eqrem Çabej e ka gabim nuk mjafton ta thuash me fjale, por se pari duhet ndertuar aparati kritik dhe pastaj duhet shpjeguar metodika qe e verteton te sakten, ose te themi te verteten. Me sa do te shohim te Marret e Madheshtise Shqiptare nuk kane bere as njeren dhe as tjetren dhe me sa kam kuptuar keta te Marre nuk dine se cfare kerkojne.

Pikerisht kunder kesaj platforme shkencore dualen te Marret e Madheshtise Shqiptare duke mos e pranuar ate me fjale, por vune ne perdorim fantazine.

Kemi ardhur ne piken e fundit te ketij artikulli, qe ka per qellim te tregoje se si eshte ndertuar shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare, kush jane mesuesit dhe nxenesit e kesaj shkolle, kush jane udheheqesit e çetave dhe klasave te saj, cfare kane prodhuar ata pas vitit 2000 kur dualen hapur kundra Kombit Shqiptar. Me kete problem do te merremi gjate dhe hollesisht!

Lindja e kesaj shkolle duhet t’i dedikohet nje shkrimtari, i cili me 1982 nxorri ne drite idene se: “Ne te vertete nje rajon i tille ekziston, nje rajon i vogel, i vetmi ne bote ku ende kultivohet kjo lloj poezie. Madje, une mund t’ua saktesoj fare mire zonen: eshte krejt Shqiperia Veriore, rrafshi i saj i madh i veriut qe perfshin edhe Kosoven, pastaj zona vazhdon ne nje pjese te Malit te Zi dhe vende-vende arrin gjer ne Bosnje. Pikerisht, ky rajon eshte i vetmi ne globin tokesor qe prodhon ende nje materie te tille poetike si ajo e Homerit, me nje fjale mund te thuhet se eshte fjalori i fundit, por te perdorim nje term te sotem qe ende na jep…” (Ismail Kadare, Nje dosje per Homerin, Nentori, 8/1982).

Ky material i botuar per here te pare si novele (1982 – foto 33/2, 33/3, 33/4) pas disa viteve (1990) do te transformohej ne roman me titull DOSJA H (foto 33/5, 33/6), duke i shtuar ne fund daten dhjetor 1981, dhe do te behej platforma filozofike e nje shkolle qe do te poshteronte gjithe Kombin Shqiptar, por individet e ketij kombi do te ulnin koken nga padija duke u krenuar gjithe hipokrizi mbi nje fenomen qe nuk i dinin asnje permase.

foto 33-2
foto 33-2
foto 33-3
foto 33-3
foto 33-4
foto 33-4
foto 33-5
foto 33-5
foto 33-6
foto 33-6

Kerkush nuk do ta kuptonte, por nje shumice e madhe shqiptaresh, gjithe krenari, do te deklaronin: jemi pellazge, krijuesit e civilizimit boteror; edhe pse ne realitet ishin popullata me e pa zhvilluar e kontinentit dhe me e paafta per t’u zhvilluar ne oqeanin e civilizimit. Ishte e vetmja popullate ne Bote qe per 3000 vjet ishte udhehequr nga gjashte popujt me gjeniale te Races Njerezore ne Toke (Pellazget – Helenet – Romaket – Bizantinet – Otomanet – Selia e Shenjte+Perandoria Austro-Hungareze) dhe prap se prap kishin mbetur po ata qe i kishte permendur Jul Qezari (100-44 Para Kri.) para 2058 vjeteve, Anna Komnena (1083 – 1150) perpara 900 vjeteve, eksploratoret europiane perpara 150-200 vjeteve. Do te ishte Baroni Franc Nopcza (1877-1933) ai qe do t’i zbulonte qelizat primitive te shoqerise shqiptare ne nje KOHE modern (1908), por qe kerkush nuk dinte t’i interpretonte. Ne kete drejtim vetem nje njeri kishte ditur t’i jepte nje pergjigje te sakte ketij problemi (Rrok Zojzi, Mbeturina te rendit fisnor ne disa mikrorajone te vendit tone, Konferenca Kombetare e studimeve etnografike 28-30 qershor 1976, Tirane 1977, f. 161-180), por e detyruan t’ja shkurtonte kohen ketyre qelizave deri ne prag te vendosjes se pushtimit komunist. Neper fije te trurit, Kadarese i kishte shpetuar nje parameter analitik: TENDENCA sociale e shqiptareve; duke humbur shansin per t’i dhene shkolles se te MARREVE permasa te pranueshme, gje qe i kishte shpetuar edhe dinjitetin ne syte e miqve te tij. A nuk eshte kjo aresyeja perse u largua nga Shqiperia ne fillim-vjeshten e 1990-es?

Ku ta dine te Marret e Madheshtise Shqiptare se ne vjetersine mitologjike, pertej parametrave te konsideruar si shkencore, dhe paaftesise se zhvillimit social te shqiptareve te djeshem e te sotem, qendron permbysja e Historise teorike te Njerezimit qe nga zanafilla e tij.

Kjo eshte pika themelore qe ndan Historine reale te shqiptareve nga spekullimet e bera ne kurriz te kesaj historie. Tek keta elemente qendron e fshehta Natyrore e vjetersise mitologjike e shqiptareve te sotem dhe lidhja e tyre me subjekte shume-shume me te lashta se bota indoevropiane (pellazge). Ne do te shohim, ne vazhdim, se pikerisht ne kete pike fillojne fallsifikimet e te Marreve te Madheshtise Shqiptare, problem i cili eshte i pazgjidhur ne nivel boteror per shkak botekuptimi e interesit politik dhe jo mungeses se informacionit historik.

Por erdhi nje kohe qe Bota nuk mund t’i pranonte shqiptaret te tille, atehere tre perfaqesues, te panjohur per ate kohe, te kesaj shkolle te re deklaruan: helenet jane ilire te zbritur ne Egje, ose greqishtja rrjedh nga shqipja. Shkolla po fitonte permbajtje dhe zgjerim gjeografik edhe pse anonte shume me teper nga Marrezia Njerezore se sa nga shkenca intelektuale.

Keshtu qe Ismail Kadare duhet konsideruar si themeluesi i shkolles se te Marreve te Madheshtise Shqiptare. Me sa kam kuptuar vetem kjo ka qene detyra kryesore e Kadarese per sa kohe ndenji ne Shqiperi, pasi me vone i ndryshoi pikepamjet ama vetem formalisht. Sepse tezen e prodhimit te eposit nga popullata shqiptare nuk e ndryshoi, duke e vendosur ate ne majen e piramides zanafillore, prej ku e ka prejardhjen shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare.

Menyra e publikimit te veprave te kesaj shkolle do te tregonte se ajo kishte nje organizim te percipte, por qe gjithsesi veproi ne mendjet e shqiptareve te indoktrinuar nga komunizmi pervers.

Nga brezi i fundit e fallsifikatoreve te Historise se Kombit Shqiptar e para ne kohe u cfaq Eva Brinja ku me punimin e saj Antikiteti, Tirane 2005 – (foto 33/7, 33/8), hodhi idene antihistorike dhe antibiologjike  se  helenet  jane ilire te zbritur ne Egje.

Nenkuptimi i kesaj ideje eshte i thjeshte: iliret jane paraardhes te heleneve dhe lavdia intelektuale e ketyre te fundit u perket shqiptareve, si pasardhes te ilireve, dhe greket e sotem duhet te mendohen mire per te kaluaren e tyre dhe nga rrjedhin gjenetikisht. E thene me fjale te tjera greket kane grabitur lavdine e dikujt tjeter qe nuk u perket atyre, por shqiptareve te sotem. I tere libri pershkohet nga kjo fryme vetelavderimi dhe vetekenaqesie sociale sikur realisht shqiptaret e sotem jane pasardhes te Heleneve te lavdishem. Lexuesi edhe mund te kenaqej me nje fantazi te tille, por kur sheh, gjate leximit te librit, defektet botekuptimore te autores kupton mirefilli se kjo ide eshte nje teater qe po luhet ne kurriz te shqiptareve. Kjo autore doli me kete liber dhe u zhduk nga vazhdimi propagandistik i kesaj ideje, pasi te Marret e Madheshtise Shqiptare bene nje hap ndryshe: i konsideruan greket, mbi bazen e gjuhes, me prejardhje te njejte me ate te shqiptareve. Ne kete rast ulen greket dhe ngriten shqiptaret, nga pikepamja sociale, gje qe e kishin bere edhe me krahinat shqiptare ne vijen Veri-Jug pergjate 45 vjeteve, duke ulur qytetaret historike dhe ngriten fshataret e pashkolluar ne nivelin e akademikeve. Pikerisht keta akademike me prejardhje fshatare teper te afert krijuan Historine teorike te shqiptareve edhe pse e dinin paaftesine e tyre qofte intelektuale e qofte morale.

foto 33-7
foto 33-7
foto 33-8
foto 33-8

Ne teresine e vet ky liber eshte nje pasqyrim i metodikave historike te perdorura rendom nga historianet e te gjitha niveleve neper Bote deri ne ate shkalle sa nuk jemi te sigurte ne eshte veper autentike e kesaj autoreje, apo ajo e ka grumbulluar nga punimet paraardhese te kesaj fushe pa i ditur kuptimin. Por i gjithe libri pershkruhet nga nje perplasje botekuptimore midis padijes se autores dhe fantazise se saj per te arritur ne nje finish qe as ajo vete nuk arrin ta kuptoje e jo me ta lidhe me te sotmen.

Pikat kryesore qe ne do te perplasim me kritiken historiko-botekuptimore jane te shperndara me gjysmen e pare te librit, pasi gjysma tjeter pershkruhet nga nje analize fallsifikimi e tejskajshme te shtritshmerise se ilireve, dardaneve dhe epiroteve.

Problemi i padijes dhe botekuptimit konkret vihet re tek autorja qe ne fillim te librit kur percakton se “E gjithe kjo histori fillon qe nga casti qe njeriu mendon per ate se cfare behet me te mbas vdekjes (ju sigurojme se ai as sot nuk e di ende) – f. 14. Autorja duke mos ditur elementet e filozofise dhe duke mos studiuar ne kete drejtim nuk ka se si ta dije qe ketij problemi mund t’i pergjigjen vetem dy subjekte: Teologu, qe pretendon se shpirti i njeriut eshte i pavdekshem dhe ne baze te jetes qe ka bere ne fushen materiale, pas vdekjes do te shkoje ne Parajse ose ne Ferr; dhe Materialisti, qe pretendon se me vdekjen e njeriut trupi i tij transformohet ne strukture biologjike e pastaj ne ate kimike duke perseritur Historine e formimit Natyror te Njeriut me sens invertues.

Por kjo analize e autores ka brenda menyren se si ajo do ta analizoje Historine materiale te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre ne vazhdim duke analizuar Historine e perboteshme perpara se te cfaqen ne Histori paraardhesit me te pare te shqiptareve. Kuptohet qe ne kete drejtim ajo do te ece ne tym per te justifikuar pretendimet e veta dhe metodiken e perdorur. Ne kete menyre autorja e konsideron Njerezimin si nje produkt unikal me permasa gjithboterore pa asnje diference sasiore e cilesore ne zhvillimin e tij. Ne kapitullin “Si jetohej ne periudhen e progresit te shpejte?” (f. 20) autorja hedh disa ide me ane te te cilave percakton menyren se si kane lindur procesi i levizjes se popujve, veshjet, lufta dhe, mbi te gjitha, kohen se kur kane ndodhur te gjitha keto. Dhe brenda ketij kapitulli pasqyron lulezimin e Saharase ne nje kohe qe pranon te ftohtin ne Europe (te gjitha keto 5000 vjet me pare).

Ky teorizim i nevojitet autores per te vendosur themelet e monogjenezes njerezore ne Toke edhe pse ato bien ne kundershtim me gjendjen diferensuese sociale te racave dhe popujve brenda nje race.

Por ajo i hedh poshte te gjitha keto kur pranon se etniteti ilir ka jetuar ne gadishull prej 18 000 vjetesh, ku 9000 vjet i ka te percaktuara arkeologjikisht dhe po kaq vjet me perpara jeta ka qene e lulezuar ne keto treva (f. 33). Kjo nuk e ka penguar autoren te jape nje harte mbi vendosjen e popujve ballkanike te permbledhur brenda mijevjecarit te pare Para Kri. (f. 35 – foto 33/9) me tentativen per t’i paraqitur si popuj te te njejtit bosht biologjik. Jo vetem kaq, por Eva Brinja ka zhdukur  nga  Historia Epirotet  duke  i   zgjeruar iliret ne Jug dhe duke i larguar nga vendndodhja e tyre milionavjecare buze Danubit.

foto 33-9
foto 33-9

Ne kete harte i ka paraqitur popujt sikur jane te njekohshem, kur ne realitet diferenca sociale midis tyre i kalon disa shekuj dhe ata nuk e kane njohur njeri-tjetrin. Pa dyshim qe kjo eshte nje pacavure ne fushen e Historise dhe autorja ka marre persiper t’u tregoje shqiptareve se si mashtrohet ne fushen e Historise lehtesisht.

Nga ana tjeter u ka krijuar ilireve nje etnicitet historik duke i bashkuar te gjithe fiset e njohura e te panjohura ne nje organizim social te vetem me emrin iliret duke nenkuptuar se te tille jane edhe dardanet, epirotet, maqedonasit apo helenet. Ndersa daket dhe thrakasit jane popullata me vete dhe nuk kane asnje lidhje me henelet dhe iliret (foto 33/11).

Per te pergatitur kete situacion historik te ilireve autorja merr persiper me fantazine e saj te shkoje ne rrugen e monogjenisteve dhe vendos ne veri te Kaukazit popullatat indoevropiane, prej ku ata shperndahen neper Europe dhe Lindje te Detit Kaspik (shih harten foto 33/10, ne f. 39 te librit). Sipas autores kjo situate justifikon gjendjen e para 3000 te popujve mesdhetare pergjate asaj periudhe qe konsiderohet si antikiteti, por kjo harte nuk justifikon dot gjendjen e popullatave  europiane dhe ballkanike pas 500 vjeteve, dmth rreth viteve 500 Pa. Kri..

Autorja nuk e merr parasysh kete gjendje, por ne menyre artificiale i cvendos indoevropianet nga veriu i Kaukazit ne zemren gjeografike te Europes, atje ku sot shtrihen popujt gjermane, polake, ukrainas, biellorus, popujt e Balltikut, ruset (foto 33/11, ne f. 40 te librit) duke njehsuar ne kohe iliret me etrusket dhe duke i shtrire te paret ne mbi gjysmen e Ballkanit sipas vijes Lindje-Perendim edhe pse diferenca ne kohe e ekzistences se etruskeve dhe e ilireve eshte mbi 1000 vjet dhe ata nuk jane kontaktuar asnjehere midis tyre per faj te dyanshem.

foto 33-10
foto 33-10
foto 33-11
foto 33-11

E gjithe kjo katrahure qe autorja e paraqet si histori te paraardhesve te ilireve dhe ilireve gjen permbysjen e vet ne momentin qe autorja merr ne konsiderate boten parahelene dhe helene. Per te bashkuar iliret me helenet eshte e detyruar t’u ndryshoje historine dhe vendndodhjen heleneve, por cuditerisht ne asnje rast nuk argumenton dot qe helenet vijne nga iliret edhe pse eshte e rivertetuar ne shume menyra qe helenet vijne nga pellazget ne drejtimin gjeografik Veri – Jug dhe jane fiset e para indoevropiane qe njohim, ose dyndja e trete pellazge. Mesapet, Japiget, Kalabret, Myzet nuk jane fise ilire, por jane fise pellazge qe anojne shume me teper nga helenet qofte edhe per faktin e njohjes se shkrimit mesapik. Puna eshte te vertetohet se te kujt dyndje u perkasin keto fise ne raport me fiset helene dhe kur jane futur ne kontinentin europian. Me shume mundesi dyndja e pare pellazge, kur kemi dhe perlasjen me te pare te tyre me paraardhesit e etruskeve, cka e detyroi kete dyndje te ulet poshte pergjate brigjeve perendimore te Adriatikut dhe te vendosen perkashi botes se ardhshme helene.

Kete gje autorja e ka mbuluar me shume marifet duke vene ne pah Greqine homerike sipas nje konceptimi hapsinor qe ne te ardhmen do t’i rezultoje shume pozitiv, duke i bashkuar parailiret me keta akej te ardhur nga Veriu (shek. XV-XII pr. Kr.) – f. 112. Ne f. 113 boton nje harte kaq te percipte sa me lehtesi shkeput kete ngjarje nga ngjarjet e mevonshem qe lidhin helenizmin me homerizmin (foto 33/12).

foto 33-12
foto 33-12

Per te vertetuar teorine e saj autores i duhet te beje disa shpikje qe i manifeston ne hartat e interpretuara sipas menyres se saj. Ne kete menyre krijon shtritshmerine e fiseve parahelene (foto 33/13, f. 116) duke lene pas dore dardanet e Troades, mbi çbaze zhvillohet Lufta e Trojes. Pastaj krijon “perandorine” helene nga shek. VIII-VI Par. Kri. (foto 33/14, f. 122) duke krijuar popullaten helene, nen termin greke, dhe popullaten e koloneve helene si dhe shtritshmerine e tregetareve fenikas. Ne kete rast ka eleminuar te gjithe kolonite helene ne territorin e Shqiperise se sotme duke i nenkuptuar si ilire, pasi keta te fundit i ka vendosur pergjate gjithe bregut lindor te Adriatikut ne kontakt me helenet ne afersi te Janines se sotme, gje e pandodhur asnjehere pasi iliret kane qene teper larg heleneve duke pasur ndermjet dardanet dhe epirotet, te cilet autorja nuk e di ne asnje element se te kujt boshti biologjik jane dhe perse nenkuptohen si pjese e boshtit ilir.

E gjithe kjo menyre analitike i jep dore autores te krijoje disa bashkesi fisesh  te diferencuara nga ato helene, si Epiri, Thraka, Maqedonia, Thesalia, Perandoria Persiane, Etolia, per te pergatitur krijimin e Perandorise Maqedonase (foto 33/15, f. 177).

Por pikerisht ne kete pike i ka hasur sharra ne gozhde, sepse nuk ka ditur menyren se si eshte formuar popullata maqedonase: cfare e diferencon me popullaten e mirefillte helene, cfare e diferencon me popullaten epirote dhe nga anon me shume bota maqedonase: nga helenet apo epirotet.

Ne kete rast ka kapur vetem dy elemente: familjen dhe ate fetar. Dhe kete ja dedikon fillimisht marteses se Filipit te II-te duke ndertuar dhe skemen gjeneologjike te familjes se tij, por duke e lidhur  me iliret dhe epirotet (foto 33/16). Pastaj kalon tek bote fetare, ku i dedikon Aleksandit te Madh llojin e besimit fetar te maqedonasve te asaj epoke.

foto 33-13
foto 33-13
foto 33-14
foto 33-14
foto 33-15
foto 33-15

Sipas autores Aleksandri i qenka drejtuar ushtarave te tij me fjalet: “Ju jeni maqedonas dhe mbroheni nga Zeusi”, kjo ishte motoja e tyre”. Por ne vazhdim autorja ka vendosur nje shenim shtese: “vini re njejtesine e perendive me ato greke” (f. 186).

Autorja nuk ka se si ta dije qe pikerisht ketu qendron zgjidhja e problemit historik se kujt u takojne maqedonasit: heleneve apo epiroteve. Ne fund te fundit, kujt u takone epirotet: ilireve apo heleneve? Pergjigjen ky problem mund  ta marre sakte vetem nga analiza e Ideve Fetare qe kane pasur maqedonasit dhe epirotet, pastaj helenet dhe iliret.

foto 33-16
foto 33-16

Kjo eshte kaq e thjeshte sa i jep fund debatit historik se kujt i takone maqedonasit e kohes se Aleksandrit i Madh dhe kujt epirotet e kohes se Pirros se Epirit, edhe pse midis familjeve te tyre ka pasur lidhje krushqie. Por qe te besh kete pune me perpara duhet zgjidhur ekuacioni i menyres se si lindin Idete Fetare dhe cilat jane format evolutive te tyre, si lidhen keto ide me rendet politike dhe kush eshte paresor ne kete rast. Ne kete pike autorja e ka luften e humbur, sepse rezulton qe maqedonasit anojne shume-shume me teper nga helenet, ndersa epirotet anojne shume-shume me teper nga iliret duke pasur lidhje  biologjike me keta te fundit. Argumenti baze ne kete rast eshte fakti qe maqedonasit besonin ne Politeizmin Pellazgjik me kryezot Zeusin, ndersa epirotet ne Kultet Pagane me primitive te kohes pa kaluar dot ne politezimin pellazgjik. Autores nuk ja merr mendja se sa eshte diferenca ne koheekzistence midis epiroteve autoktone dhe maqedonasve te ardhur dhe ku qendron diferenca midis tyre.

Por autorja ne kete rast e ka bere nje hile te vogel: ka perdorur boten maqedonase si nderlidhese  te  botes ilire  me  boten  helene,  dhe ne kete menyre ka formuar postulatin qe helenet jane ilire te zbritur ne Egje. Por me perpara e ka pare te nevojshme te ndaje maqedonasit nga helenet dhe per kete ka perdorur qytetet qe kane qene, sipas saj, pro dhe kunder Maqedonise (foto 33/17) pa i shkuar ndermend se me kete lloj analize hendeku midis heleneve dhe ilireve eshte thelluar deri ne mospajtim absolut.

Por maqedonasit permbajne nje qeliza, qe jo vetem nuk e kane iliret, por keta te fundit nuk kane per ta pasur asnjehere ne perberje te Historise se tyre: vazhdimin e politikes me mjete te tjera (Klauzeviç – 1792-1931), gje te cilen maqedonasit e kane pasur ne shkalle siperore, duke  formuar  per  here  te  pare  ne Historine e Njerezimit  nje  perandori  midis  dy kontinenteve.

foto 33-17
foto 33-17

Analiza e Luftes ne nivel boteror nxjerr ne pah disa ligje sociale qe iliret nuk i kane disponuar kurre e per rrjedhoje e kane pasur te pamundur te lidhen me te.

Keshtu qe ne baze te tre qelizave sociale (Idete Fetare, Familja dhe Lufta) te analizuara per rastin e ilireve dhe maqedonasve rezulton qe ata nuk jane i te njejtit bosht social edhe pse kane bashkejetuar ne te njejten kohe.

Pikerisht ne perputhje me kete produkt social, autorja merr guximin dhe flet per boten ilire duke shpikur nje pozicion teresisht ireal dhe te pavertete. Sipas saj kane ekzistuar kater mbreteri ne te njejten kohe qe njesohen sipas te njejtit situacion politik e social: Ilire, Dardane, Epirote dhe Paione. Te kater keto mbreteri i ka permbledhur ne nje harte ku perfshihen edhe fise ilire te papermbledhura ne shtetet e mesiperme (foto 33/18, f. 204).

Neqoftese per kete autore ky eshte shpjegimi historik qe lidh helenet me iliret na vazhdim behet e pakuptimte analiza historike kur flet veçmas per iliret duke u injektuar nje situacion jashtazakonisht ireal dhe te pamundur qe te kete ndodhur ne kete menyre. Dhe ketu eshte e detyruar te shpike gjera te pamundura, deri dhe te genjeshtra.

Sipas saj “Paraardhesit e ilireve ishin ata qe i percuan njerezimit artistikisht kuptimin shkencor te botes. Ky kuptim njihet sot me emrin Mitologji. Personazhet e saj do te nderoheshin ne trevat e Ballkanit, si ne Iliri, Maqedoni, Greqi etj. Si hyjni. Cdo qytetar apo mbreteri ilire do te kete me per zemer apo me qender te nderimit pikerisht ate hyjni qe mbronte profilin ekonomik te jetes se tyre” (f. 202).

A nuk kemi ketu elementet me te pare te shkolles se te Marreve te Madheshtise Shqiptare? Ku e  gjeti  kjo autore kete ide, qe realisht eshte e shkeputur nga cdo faze e zhvillimit social te ilireve, le

pastaj po te merret ne funsksion te zhvillimit te Helades dhe Maqedonise?

A nuk kemi nje perputhje midis ideve te ndertuesit te shkolles te te Marreve (Ismail Kadare, Nje dosje per Homerin) dhe nxenesve te saj, ku si objekt merret lenda mitologjike? Por qofte Kadare, e qofte Eva Brinja, nuk kuptojne qe faktori KOHE eshte ai qe nuk i jep te drejte as njerit qofte ne fushen e Letersise e qofte ne fushen e Historise. Eshte e pamundur te perputhen dy aktivitete me diference kohe prej afro 3000 vjetesh (Kadare) dhe dy popullata me diference lindje prej mijera-qindra vjecaresh dhe ne fund te japin te njejtin perfundim (Eva Brinja).

foto 33-18
foto 33-18

Neqoftese kjo eshte e pranueshme per Greqine dhe Maqedonine, per iliret eshte e pamundur per jashtezakonisht shume aresye. Ne kete rast autorja ka ngritur ne nivelin e heleneve dhe maqedonasve boten ilire pa e kuptuar qe ne kete menyre nuk jane helenet ilire te zbritur ne Egje, por jane iliret helene te spostuar ne veri, gje qe edhe keshtu nuk ka se si te jete e sakte. Te pakten harta qe autorja ka vendosur ne faqen 203 te librit te saj (foto 33/19) nuk ka gjasa te jete reale, te pakten sipas hartave qe boton Fulvio Cordiniano (1887-1952) ne librin e tij mbi shqiptaret (foto 33/20, 33/21), pasi qofte bota ilire e qofte bota epirote jane shume me lart drejt Veriut gadishullor dhe nuk jane kontaktuar ndonjehere midis tyre.

Por e gjithe kjo loje ne fushen e Historise dhe te gjeografise historike ka brenda nje mister te “vogel”, qe zmadhohet pa dashjen e autores. Kete gje e kam gjetur edhe tek libri i Sami Frasherit (1850-1904) mbi Shqiperine dhe pikerisht lidhja e shqiptareve me vllehet. Autorja ne kete rast nderton nje situate, qe edhe mund te jete e perafert, por pasoja e saj eshte tmersisht ne dem te dakeve nga pikepamja teorike. Sipas autores, bashkeshoqeruar ne kete harte (foto 33/18) nder vendet kufitare me iliret do te ishte,  midis  te tjereve,  edhe “Dakia (me te cilet popujt ilire, e sidomos ata qe ne kufi me ta, kane  marre  e kane dhene ne mijera vjet dhe, per pasoje, kane tipare jashtezakonisht te perbashketa. Por per aresye qe ne mijevjecarin e trete para Krishtit ishin keto zona qe mbarten dyndjen stepike, solli pasojen e ndryshueshmerise se mevonshme midis tyre dhe ilireve)” (f. 203).

E gjitha kjo eshte thjeshte nje perralle historike per shume e shume aresye dhe per te realizuar kete perralle autorja fillimisht ka eleminuar boten pellazge si e njehsuar me boten indoevropiane, ose e transformuar pas ardhjes se tyre me kete emer, pastaj ka njehsuar te gjithe popujt e Ballkanit ne nje bosht te vetem biologjik.

foto 33-19
foto 33-19
foto 33-20
foto 33-20
foto 33-21
foto 33-21

 

Qellimi autores nuk jane popujt ballkanike perpara ardhjes se sllaveve, por ajo ka tentuar t’i ngreje ilireve shkallen e zhvillimit social deri ne nivelin qe e kane pasur popujt e gadishullit realisht per te realizuar bashkimin e ilireve me helenet edhe pse distanca sociale midis tyre eshte me e pakta dy rende shoqerore, brenda te cilave perfshihet komuna primitive ne fazen e mesme te saj. Kjo do te thote se distanca kohore midis ilireve dhe heleneve eshte me e pakta 2-3 milion vjet (realisht 7-8 milion vjet). Kjo do te thote qe antropologet, biologet, historianet duhet te ndryshojne parametrat e tyre kohore te cfaqjes se Njeriut ne Toke, Europe dhe gadishullin ballkanik pasi raportet kohore te zhvillimit te popujve ballkanike (popullates autoktone qe njihet me emrin ilir dhe popullates emigratore qe njihet me emrin helen) i kalojne te 600 heret kundrejt njeri-tjetrit edhe pse kane ekzistuar ndikimet e njeanshme midis te zhvilluarve dhe te pazhvilluarve. Defekti teorik qendron ne mos kuptimin e rolit te KOHES ne zhvillimin e shoqerise Njerezore dhe mungeses se ndertimit te ekuacioneve sociale per cdo qelize qe ndertojne kete shoqeri. Aq me teper nuk kuptohet shkalla e zhvillimit social te popujve ne raport me zanafillen e seicilit popull. Ketu problemi eshte thellesisht botekuptimor qe ka ndikuar per te keq ne nivelin e zhvillimit te Shkences, te pakten qe nga zanafilla e saj (perpara 2500 vjetesh).

Kjo gje do te kuptohet ne te gjithe analizen qe autorja u injekton ilireve ne vazhdim dhe ne kete pike ka zbatuar nje detyre politike te dhena nga partia e saj.

Detyra kryesore e historiografise komuniste qe nga dita e marrjes se pushtetit politik ka qene pranimi pa kushte i ekzistences se shtetit nder shqiptare dhe parashqiptare deri ne kohen e botes ilire, kur njihen per here te pare ne Histori.

Ne menyre krejtesisht abuzive dhe antihistorike autorja pretendon te merret me analizen e tri mbreterive (f. 205), qe sipas saj jane me kryesoret e Ilirise se Jugut: a-Mbreteria Dardane; b-Mbreteria Molose apo Lidhja Molose, qe u zevendesua me emrin Epir; c-Mbreteria e ilireve te mirefillte. “Kjo perzgjedhje behet pasi keto mbreteri jo vetem kane luajtur gjate Anrtikitetit nje rol mjaft te dukshem ne histori, ne te gjitha drejtimet, por edhe se brenda ketyre territoreve, me perafersi, vazhdojne te jetojne edhe sot pasardhesit e tyre. Ne zonat e tjera, sic do te shohim, do te kete, gjate Antikitetit te vonet dhe gjate Mesjetes se hershme, dyndje te ndryshme e vecanerisht sllave, te cilet do t’i djegin dhe shkaterrojne keto treva shekull mbas shekulli duke i zaptuar, debuar dhe asimiluar popullsite vendase. Nga i gjithe ky rrenim disashekullor i Ballkanit, trevat e ketyre tre mbreterive do te mundin te ruajne ne masen me te madhe popullsite dhe kulturen e tyre te sterlashte e te vyer, te cilen ne kemi fatin ta mbartim dhe ta shijojme”.

Dy probleme ka brenda ky material i Eva Brinjes: 1-ekzistencen e shtetit ne kohen e ilireve (problem ky teper i vjeter dhe i analizuar manipulatore nga dhjetra e dhjetra autore); 2-ekzistencen e te njejtes popullate qe nga koha e ilireve deri me sot (problem ky i fshehur me shume djallezi, te pakten pas shek. te XIX-te). Te dy keto probleme jane te paraqitura sipas interesit politik te komunizmit shqiptar dhe vetem mbi kete aresye lind dyshimi i permbajtjes fallsifikatore te tyre.

Se pari, pranimi i shtetit nder parashqiptare e shqiptare ka qene i domosdoshem per teorine e komunizmit pasi justifikonte pranine e revolucionit socialist, qe nuk mund te pranohej ekzistues ne nje popullsi te pazhvilluar deri ne shkallen e kapitalizmit. Por ajo qe nuk i ka vajtur ndermend autoreve te ekzistences se shtetit nder ilire dhe arber eshte mospajtimi i shkalles te zhvillimit social te shqiptareve te sotem ne raport me organizmin shteteror. Keshtu per shembell, ne fillim te shek. te XX-te shoqeria shqiptare ne prag te themelimit te shtetit me 1912 kishte kater qelizat me kryesore te nje shoqeria ne pozicionin primitiv te papranueshem edhe ne fazen skllavopronare te shtetit: 1-familjen patriarkale ne fazen ku sundimi i burrit ne familje sapo kishte filluar i papranuar juridikisht; 2-te drejten zakonore te pashkruar ne pozicionin me primitiv te mundshem, por me nje paraardhje klasore te imponuar dhe jo produkt i tyre (Kanuni i Lek Dukagjinit dhe i Skenderbeut); 3-besimin fetar pagan ne shkallen kozmike te tij (Kulti i Diellit) krahas monoteizmit te imponuar; 4-pronen fisnore me nje ndikim artificial te prones private pas vitit 1920.

Te gjithe keto elemente sociale ne nje shoqeri cfaredo nuk mund te pajtohen me organizimin shteteror e per rrjedhoje nuk kane asnje lidhje me te. Kjo do te thote qe popullata e sotme shqiptare nuk ka asnje lidhje me popullaten arberore te shtetit imagjinar arber dhe me popullaten ilire te shteteve imagjinare ilire. Por analiza e shoqerive ilire e arberore tregon se mashtrimi nuk qendron tek e sotmja shqiptare, por tek e djeshmja arberore dhe ilire, ku ekzistenca e shtetit nder keto krahina, edhe neqoftese pranohet si ekzistuese, nuk ka asnje lidhje me popullaten autoktone te gadishullit, por shpikesit e saj bejne lojen e historiografise komuniste per te mbuluar nje mashtrim gjithperfshires mbare popullor te aplikuar per 75 vjet.

Se dyti, problemi i ekzistences te te njejtes popullate ne trojet shqipfolese ka ardhur koha te trajtohet brenda kuadratit te asaj qe ka ndodhur dhe te lihet menjeane fantazia dhe krimi politik. Te pakten pas shek. te XIV-te popullata shqipfolese eshte nderruar dy here ne territori ku sot ndodhet shteti shqiptar. Levizja e pare ka ndodhur ne fillim te shek. te XIV-te ku kemi cvendosjen e popullatave autoktone drejt Greqise dhe Italise. Kjo kohe perputhet me shtegtimin e madh te kesaj popullate nga tokat ku jetonin pushtuesit serbe drejt jugut te Serbise si sotme, Dardanise dhe trojeve te sotme shqiptare. Te pakten historianet serbe e pranojne levizjen e fundit duke ja adresuar pergjegjesine dyndjes vllahe dhe kalimit te tyre nga jeta malore ne ate fushore, pas se ciles fillon shtegtimi i madh drejt jugut i shqiptareve (Konstandin Jirećek, Historia e Serbeve, Pjesa e pare, f. 417, Tirane 2010). Paraqitja “paqesore” e atij procesi nga ana e autorit nuk mund te fsheh krimin qe shteti serb kreu mbi popullaten autoktone dhe largimin e kesaj te fundit drejt Kosoves dhe Shqiperise se sotme. Ndersa levizja e dyte fillon ne shek. e XV-te, kur territori i sotem shteteror shqiptar pushtohet nga otomanet dhe pothuajse u bashatis nga largimet masive te arberve drejt Greqise, Kalabrise, Lombardise dhe vendeve Dalmate. Kjo eshte periudha ku ne popullaten helene futen popullatat emigratore vllehe dhe ato autoktone te Epirit te Mesem duke formuar popullaten e ardhshme greke, ndersa ne mes te mbeturinave te popullates autoktone te Arberise u vendosen rreth 700 000 kolone otomane nga Kosova deri ne Janine (shek XVI-XVIII), ndersa ne fillim te shek. te XIX-te (1820-1840) u vendosen 600 000 vlleh dhe nga perzierja e ketyre tre grup-popullatave formohet ne fund te shek. te XIX-te popullata shqiptare sipas konfigurimit qe kemi sot.

Pra autorja fsheh pranine e popullatave emigratore ne brendesi te popullates se sotme shqiptare dhe raportet sasiore midis tyre, te pakten pergjate shek. te XIX-XX. Sot shqiptaret duhet te jene te sigurte qe pastertia e tyre etnike nuk eshte me shume se 50%.

Per te mbuluar kete katrahure qe autorja ka shpikur nga mendja e saj, eshte e detyruar te shpike barazine sociale te banoreve autoktone te gadishullit me popullata kufizuese te tyre sipas nje metode hamendjeje pa ju skuqur faqja qe e gjitha kjo eshte nje antihistorizem tipik. Sipas saj (f. 206) “Ne menyre naive dhe pa bere shaka mund te themi se ne baze te njeres prej teoremave te matematikes qe njihet me emrin “Teorema e policit”, e zbatueshme si te gjithe teoremat e tjera ne cdo fushe, ky vend i ndodhur pikerisht midis Greqise dhe Romes (apo Etrurise) patjeter ka qene i barabarte me to. Prandaj, meqe nuk kemi nje pershkrim te posacem, na duhet te shohim ne menyre analitike te gjitha copezat e informacioneve qe na vijne nga te dy anet (kronikane, gjeografe dhe historiane greke e romake te lashte)”.

Autorja jo vetem qe ka treguar padijen e sakte te saj, por, dashur pa dashur, tregon dhe nivelin intelektual te te Marreve qe i karakterizon pergjithesisht nxenesit e kesaj shkolle. E kunderta e ketij pretendimi te autores shtron pyetjen: sa larg heleneve dhe romakeve ka qene shoqeria autoktone e gadishullit ilirik? Kjo pergjigje ka brenda nje klecke te vogel qe pa e vene ne dukje ate, ky problem nuk ka zgjidhje. Konkretisht: me se matet distanca shoqerore midis popujve persa i perket shkalles se zhvillimit social? Gjetja e ketij parametri jo vetem qe i jep pergjigje te sakte hipotezes se autores sone, por ky parameter zgjidh gjenezen biologjike e shoqerore te shqiptareve te sotem dhe te gjithe lidhjet dinamike qe shqiptaret kane pasur me paraardhesit e afert dhe te larget te tyre si dhe me komshinjte (ketu perfshihet edhe gjuha me fjalet).

Ky parameter nuk eshte kaq i thjeshte sa thuhet ne keto rreshta, ai kryesisht ka karakter botekuptimor dhe lidhet me filozofine. Ne thelb ky parameter lidh kohen e lindjes me shkallen e zhvillimit social, parameter i cili NUK eshte i barabarte ne dy popuj, qofte dhe ne bashkejetese kohore dhe hapsinore me kusht te mos jene te lindur ne afersi kohore. Rasti shqiptar i perjashton te gjitha keto kushte, pasi diferenca kohore midis ilireve dhe heleneve, apo romake, i kalon disa milionavjecare e per rrjedhoje nuk mund te jene jo te barabarte, por as te ngjashem duke pasur nje diference ne shpejtesine e zhvillimit shoqeror prej qindra heresh (shoqeria ilire ecen shume-shume avash ne kohe, ne nje kohe qe shoqeria helene dhe ajo latine fluturojne ne raport me te). Kjo eshte pika shkencoro-filozofike qe nuk lejon krahasimin, qofte dhe formal, midis ilireve dhe heleneve, apo romakeve.

Ky problem tamam-tamam gjen pasqyrim te nenkuptueshem ne dinamiken e ideve juridike, ku shoqeria shqiptare ka nje parameter sa te cuditshem aq dhe antikonformist nga pikepamja Historike. Ky eshte nje problem ku autorja fantazon ne menyre jashtezakonisht antihistorike duke qene larg ketij problemi si nata me diten dhe me e bukura nxjerr perfundime nga premisa inekzistente pa e vrare mendjen qe ne te ardhmen problemet i largohen fantazise se saj dhe paraqiten krej-krejt ndryshe nga ato. Vini re se cfare ka shkruar ne kete drejtim (f. 208):

“Pra, iliret kane ligje te parathena, ku nenkuptojne nje kod te vendosur dhe te provuar prej kaq kohesh, aq sa eshte bere i pashkelshem nga kushdo, qofte ky shtetas i thjeshte, qofte mbret”.

Ky teorizim i eshte dashur autores per te vertetuar pranine e shtetit tek iliret dhe kete e shperndan ne te gjitha popullatat gadishullore te asaj kohe, duke nenkuptuar ekzistencen e organizimit shteteror nder ta. Ne kete drejtim nuk na ngelet gje tjeter vecse te bejme krahasimet me popullaten arberore e ata shqiptare ne kohen kur kane pasur te drejte juridike te pashkruar. Kjo gje jo vetem qe nuk i perputh iliret me arberit dhe shqiptaret, por i ndan ata si subjekte pa asnje lidhje sociale dhe biologjike. Keshtu per shembell pranohet ekzistenca e Statuteve dhe Kodikeve te qyteteve: Drisht, Shkoder, Berat, Korce nga shek. VII deri ne te XIV-tin Pas Kri., qe lehtesisht mund te bashkohet me pretendimin e autores si nje progres social ne fushen e juridiksionit krejtesisht historik dhe te pranueshem. Por permbysja e autores sone ndodh brenda dy shekujsh ku popullata arberore kalon ne Kanunet Klasore te Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut (shek. XV-XVI). Me depertimin e popullatave emigratore ne shohim qe keto kanune Klasore thjeshtohen ne Kanune Krahinore dhe ndryshohen ne permbajtjen e tyre juridike (Kanuni i Maleve, i Lumes, i Dibres, i Lures, i Bendes (Malci e Tiranes), Laberi; ndersa ne Puke dhe Mirdite Kanuni i Lek Dukagjinit peson ndryshime rrenjesore deri ne ate shkalle sa nuk mund te konsiderohet me Kanun i Lek Dukagjinit. Ndersa Kanuni i Skenderbeut zevendesohet ne Diber e Lure, kurse ne Mat e Kurbin sfumohet deri ne ate shkalle sa ekziston si nje kujtim juridik, ndersa ne Elbasan e Librazhd nuk u perdor me.

Atehere cfare lidhje mund te kete e drejta juridike ilire me ate arberore apo shqiptare pervec faktit qe nuk perbejne nje unitet progresiv sipas ekuacionit historik qe ato duhet te kene (nga forma primitive [Kanunet Krahinore] ne formen me moderne te mundeshme [Statutet e qyteteve dhe Kodiket e Kishave]), por ato realisht kane ecur ne kundershtim me kete progres duke na treguar se te gjitha rastet e njohura, perpara Kanuneve Krahinore, e drejta juridike ne brendesi te popullates shqipfolese ka qene e imponuar nga relacionet me strukturat politike shume me te avancuara se sa ato vendase dhe ndoshta inekzistente tek keto te fundit.

Atehere cila eshte lidhja historike midis ilireve dhe shqiptareve ne fushen e ideve juridike? Ajo nuk ekziston dhe cdo tentative per t’i shpikur ato con ne mohimin e lidhjen sociale e biologjike te ilireve me shqiptaret.

Por autorja ne disa raste ka qene e detyruar te shpike situata historike te paqena dhe eshte munduar te lidhe fazat ilire me ato shqiptare me ane te familjes edhe raportit burre-grua ne shoqerite perkatese (f. 211-213) pa i shkuar ndermend qe ky problem eshte i shtruar gabim nga Engelsi (Origjina e Familjes, prones private dhe e shtetit) dhe cdo tentative per te perdorur pikepamjet e tij ne menyre kritike (menyren se si burri i mori fuqine gruas ne shoqeri sipas kesaj autoreje nuk duhet ta marrim parasysh, sepse ky proces eshte qe ne zanafille) cojne ne pavlefshmerine e analizes. Autorja ben nje hap me perpara: krijon teorizimin e procesit familjar ku gjinia femerore ne primitivizem ka pasur karakteristiken e dobesise fizike duke u vene ne rradhen e sklleverve dhe kafsheve. Ndersa ajo shoqeri qe nuk e manifeston kete pozicion inferior te femres tregon se brenda saj kane kaluar ato etapa civilizuese qe sjellin pozicionin spikates te femres ne te. Dhe te gjithe kete teorizim te saj e konsideron nje fakt. Budadalleku i saj qendron ne faktin e marrjes ne konsiderate te gjendjes se femres ne piken qe i intereson asaj duke permbledhur dhe krahasimin e kesaj gjendjeje neper popuj te ndryshem pa e ditur ne asnje permase ekuacionin e dinamikes se gjinise femerore ne Racen Njerezore ne Toke dhe te vete familjes. Sipas Eva Brinjes ne Racen Njerezore ne Toke gjinia femerore ka lindur qe ne zanafille inferiore kundrejt gjinise mashkullore dhe me zhvillimin e shoqerise realizohet emancipimi i saj duke marre vendin qe e meriton ne kete shoqeri. Per t’i rene shkurt fare Eva Brinja duhet te mesoje qe 99,99% e te gjithe aktivitetit social te Njerezimit nga zanafilla deri me sot eshte produkt i drejteperdrejte i gjinise femerore ku Femra ka pasur pozitat komanduese dhe vetem kur burri i mori drejtimin e Institucionit te Fese Femra e humbi ate rol komandues qe ka pasur ne shoqeri. E keqja e saj eshte se kete proces tek banoret autoktone ajo e konsideron me zhvillimin maksimal te saj pa e ditur ne asnje rast se kur femra ne shoqerine e popullates autoktone ka qene ndonjehere skllave dhe inferiore kundrejt burrave. Mashtrimi qe autorja perdor ne kete rast eshte e lidhur me krijimin superior te races ilire kundrejt popujve te tjere qe procesin e skllaverimit te gruas e kane pasur te pranishem e per rrjedhoje duhen konsideruar si te prapambetur kundrejt ilireve edhe pse ketyre te fundit nuk u njihet ne asnje rast pozicioni skllaverues i gruas ne shoqeri, perkundrazi gjendja e saj ka qene gjithmone ne pozita superiore kundrejt burrit e per rrjedhoje zhvillimi i shoqerise ilire notonte gjithmone ne fazen me primitive te zhvillimit.

Neqoftese do te pranojme idete e Eva Brinjes per kete problem do te na rezultoje shume shpejt qe shoqerite pasardhese ne trojet ku kane jetuar iliret jane shoqeri me primitiver se keta ilire pasi pozicioni i gruas ka qene teper inferior kundrejt burrave (Kanuni i Lek Dukagjinit dhe i Skenderbeut) e per rrjedhoje nuk rrjedhin prej tyre.

Me sa duket kjo autore ka marre persiper permbysjen e materializmit filozofik (ky materializem nuk ka asnje lidhje me marksizmin me gjithe pretendimet e autoreve te tij pergjate shek. te XIX-te) edhe pse nuk e permend ne asnje rresht, por qe vihet re me lehtesi kur analizon idete fetare ne shoqerite e pellgut mesdhetar, sipas se ciles botekuptimet mesdhetare cfaqen shume te ngjashme se paku ne mijevjecarin e II-I pa. Kr.. Perseri edhe ne kete rast autorja nuk njeh ekuacionin dinamik te ideve fetare qe nga zanafilla deri ne kohen e aplikimit te politeizmit. Por kjo autore ka bere edhe nje hap me perpara ne budadallekun e saj duke perbashkuar manipulimin me fantazine dhe padijen tipike. Sipas saj “…”tempullin e Zeusit ne Dodone te Moloseve e kane ndertuar pellazget” (1/2). Pra, ne qender te Epirit pellazget kane realizuar nje nga trashegimite me te rendesishme” (f. 216). Kjo ide i nevojitet autores per te perfituar nje hallke lidhese midis heleneve dhe ilireve ne favor te ketyre te fundit. Cfare nuk di autorja ne kete drejtim, dhe kjo per faj te nje filozofie arsimore mbare boterore qe akoma nuk e ka bere te qarte se cila eshte dinamika e Ideve Fetare dhe roli i Institucioneve Fetare ne historine e Njerezimit.

Perpara se te vijme tek lidhja e heleneve me Zeusin politeist dhe kete t’ja injektonim ilirive, autorja duhet te kishte ditur:

1-Cilat jane format evolutive te Ideve Fetare ne Racen Njerezore qe nga zanafilla deri ne kohen qe u cfaq Jezu Krishti?

2-Cila eshte lidhja e formes fetare me rendin shoqeror?

3-Cfare formash fetare dispononin iliret dhe helenet (shek. V Para Kri) dhe, sidomos, paraardhesit e tyre parailiret dhe pellazget (shek. XV-XII Para Kri.)?

4-Cfare nuk perputhet midis faktit historik dhe teorise marksiste per te kuptuar formalizmin e marksizmit ne Historine e Njerezimit dhe budadallekun ne mendimin filozofik shqiptar?

Por zberthimi i ketyre pikepyetjeve tregon qe “faktet” qe paraqet autorja mbi Zeusin, Dodonen, Moloset dhe Epirin jane krejtesisht te rreme dhe inekzistente ne lidhje me emrat e vendeve; sepse qofte Molosia, qofte Epiri, jane te krijuara shume me vone se te lindete Politeizmi pellazgo-helen. Pastaj te gjithe subjektet gadishullore autoktone, qe kane bashkejetuar ne kohe me popullatat helene, nuk e kane njohur shkallen fetare te politeizmit. Keto subjekte nuk kane shkuar me larg se Kultet Pagane, dhe e gjitha kjo deri ne shek. e XX-te Pas Kri., edhe pse kane pasur si bashkeshoqerues monoteizmin e Krishtere dhe ate Islamik. Mungesa e politeizmit nder ilire eshte nje argument, ndoshta me kryesori, qe lidh iliret me autoktonine, por, nga ana tjeter, prania e politezimit sipas shembelltyres pellazgjike eshte treguesi kryesor qe iliret dhe pellazget nuk kane asnje lidhje bilologjike apo sociale, kur prania e tyre tek helenet tregon katerciperisht qe helenet rrjedhin ne menyre te drejteperdrejte nga pellazget dhe cdo interpretim tjeter eshte mashtrim i paster ne fushen e historise se ilireve dhe heleneve.

I gjithe ky teorizim i ka sherbyer autores per te arritur ne nje perfundim, qe eshte qellimi paresor i te Marreve te Madheshtise Shqiptare: grabitja e lavdise intelektuale helene dhe pervetesimin e saj nga ana e ilireve. Kjo eshte pika qe e lidh kete autore me shkollen e te Marreve qe ne shkakun me te pare te themelimit te shkolles se tyre. Keshtu qe eshte shume e lehte per te gjetur se e kujt eshte ideja e krijimit te kesaj shkolle dhe futja e saj ne brendesi te shoqerise shqiptare. Ne kete drejtim autorja e ka kaluar caqet e fantazise dhe Marrine mendore te saj e paraqet si fakt konkret. Per kete ajo shkruan (f. 220):

“1-Zeus (gr.) – Jupiter (lat.) – Zeri Zot (il.)

Per disa aresye mendojme se emertimi ilir Zeus i kryeperendise eshte me prane gjuhes shqipe se sa greke, qe do te thote se ose pellazget flisnin ilirisht, shqip, ose greket e kane kopjuar nga iliret dhe keta te fundit nga pellazget.”

Po te vazhdosh leximin e ketij kapitulli te luan mendja e kokes se cfare fantazie te shfrenuar ka autorja ne kete drejtim (f. 220-223) duke kaluar nga idete fetare tek burimet arkeologjike te Luvrit, prej ketej tek gjuhet, prej ketyre te fundit tek fjalet dhe prej gjithe ketij budadalleku tek lidhje e ilireve me helenet dhe latinet si nje bashkesi popujsh me preardhje te njejte.

Kaq ka qene e mjaftueshme per shkollen e te Marreve te Madheshtise Shqiptare per te ngritur nje ndertese hipotetike qe bota iliro-shqiptare eshte ajo qe ka formuar per here te pare civilizimin e sotem boteror.

E gjithe kjo analize e kesaj vepre eshte e pavlefshme neqoftese autorja kete liber e ka shkruar per nxenesit e nentevjecares dhe ne e kemi vleresuar si veper serioze.

Por duhet pranuar qe autorja me teorizimet e saj ndertoi platformen historike te shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare duke u sherbyer si trampolin drejt platformes gjuhesore ku keta te Marre pretendonin se kishin armen me te forte edhe pse perpara tyre ndodhej Madheshtori Eqrem Çabej. Liliputizmi, duke u bashkuar me Marrezine, solli ne arenen propagandistike shqiptare te epokes postkomuniste duke plotesuar trekendeshin analitik, te nevojshem per permbysjen e Historise te Gjuhes Shqipe, shkollen e te Marreve, qe sic do te shohim, mori permasa gjithperfshirese nga Jugu ne Veri, Kosove e Maqedoni pa ditur as elementin me fillestar te Gjuhes Shqipe dhe Botes Pellazge. Kjo beri qe ne kete skene shkarravinash te cfaqej familja Kocaqi (vella e moter) e Agron Dalipaj dhe te fillonin luften kundra Gjuhes Shqipe ne nje forme te maskuar.

Elena Kocaqi e Co

Ne lidhje me kete teme Elena Kocaqi e Co do t’i paraqiste lexuesit shqiptar keto libra:

Elena Kocaqi, Roli Pellazgo–Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane, Tirane 2007.

Elena Kocaqi, Shqipja çelësi i gjuhëve indoevropiane, Tirane 2008.

A.F.Kocaqi, Shqipja Pellazge, Marin Barleti 2009.

Elena Kocaqi, Lufta e Trojes, lufte pellazgo-ilire, Tirane 2018.

Elena Kocaqi, Pellazget, origjina e shqiptareve, Tirane 2021.

Nuk e di ne ka pasur apo ka ne territorin shqipfoles njerez te nje familje qe te jene marre me kete problem, por fill pasi Eva Brinja botoi fantazine e saj si liber historie, ne qarqet manipulatore te Historise se Kombit Shqiptar shpertheu xhelozie dhe shpertheu nje lufte kush e kush te ishte me i afte te shpikte sa me shume “elemente kombetare” qe te justifikonte pranine e autoreve te tyre brenda ceshtjes kombetare shqiptare si nje pendese mbi te kaluaren indiferente kundrejt kesaj ceshtje (kjo duhet konsideruar si me e pakta dhe me e thjeshta, pasi qenia e ketyre autoreve ne menyre dermuese si pjestare te popullatave emigratore duhet te coje ne nje perfundim tjeter pasi nuk ka asnje aresye zelli i madh per t’u afirmuar ne kete fushe duke perdorur mjete dhe metoda te pa saktesuara ne planin shkencor).

Ne kete menyre u cfaq befas me 2006 nje autore e panjohur, Elena Kocaqi, duke hedhur ne tregun mediatik shqiptar filozofine idealiste, “nacionaliste” nder thojza, mbi ekzistencen e disa personazheve historike Boterore te lidhur me boten parashqiptare: Albanët me famë në mijëvjeçarë (Nga Troja e lashtë deri në ditët tona), ELENA 2006; te cilet sot duhet t’u krijojne favore shqiptareve sepse dikur-dikur keta parashqiptare na i kishin dhene Njerezimit per t’u zhvilluar sipas parametrave qe disponojne sot, sidomos europianet. Nenkuptimi filozofik i kesaj vepre mbeshtetej ne nje filozofi te vjeter qe e vendos rolin e individit ne pozicion absolut edhe pse ai nuk ka asnje lidhje me ambientin ku kryen rolin historik dhe nuk ka asnje mundesi teorike per te vertetuar lidhjen e ketij individi me shqiptaret e sotem.

Atehere autorja me te hapur deren e fantashkences u hodh ne sulm dhe filloi te botoje nje seri librash mbi kete teme per te krijuat tabanin filozofiko-historik qe gjitheshka ne Europe ishte e lidhur me iliret, qe njiheshin mire ne fushen e teorise historike, por nuk njiheshin mire ne planin zanafillor. Atehere autorja u mbeshtet tek subjekti PELLAZG dhe i lidhi ata me iliret. Ne kete menyre perpara shqiptareve, “te poshteruar” nga historia e kaluar europiane, u cfaq libri: Roli Pellazgo–Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane, Tirane 2007 (foto 34, 34/1); pa i ditur qofte pellazgeve e qofte ilireve asnje qeliza sociale te sakte. Kjo nuk e pengoi autoren ta postulonte si absolute lidhjen e pellazgeve me iliret dhe mbi kete baze te tentonte te “vertetonte” sipas menyres se vet antihistorike dhe antishqiptare, karakteristika kryesore e shkolles se te Marreve te Madheshtise Shqiptare, kater problemet me kryesore te shkences se Historise (foto 34/2, f. 5):

1-Substrati pellazgo-ilir i evropes prehistorike dhe antike.

2-Origjina pellazgo-ilire e kombeve antike evropiane duke perfshire ate romake dhe ate para-greke dhe antike greke.

3-Origjina ilire e shume kombeve moderne evropiane.

4-Shqipja apo dialektet e saj, ka qene gjuha qe ka folur ky substrakt evropian, nga u krijuan gjuhet moderne.

Ne kete rast autorja pa asnje lloj argumenti dhe pa realizuar asnje analize kritike mbi idete e kunderta, pranon ne menyre absolute dy probleme themelore per historine europiane dhe ilire: parimin monogjenist te popujve europiane dhe varesine biologjike dhe sociale te ilireve nga bota pellazge pa ditur ne asnje element parimin natyror te popullimit te Europes dhe se kush jane pellazget dhe kush jane iliret ne Histori. Ne fund te fundit duhet te kishte dhene zgjidhjen e termit indoevropian ne raport me pellazget dhe iliret, por kjo nuk i ka leverdisur, sepse me poshte do te deklaroje se “Pellazgu mbahet si njeriu autokton dhe qe ka lindur nga dheu. Meqe kjo kulture eshte kaq e lashte nuk ka se si te mos jete ndertuar nga i vetmi popull i lashte, qe kane njohur autoret antike ne ate dhe” (f. 15). E bukura eshte se ne kete rast ka qene ne kundershtim flake per flake me Sami Frasherin ne vepren e ketij te fundit: Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?, i cili pranonte ekzistencen e nje popullate autoktone kur erdhen pellazget nga Azia. Pra Elena Kocaqi realizon dy mashtrime: mohon ekzistencen e popullates autoktone dhe u injekton pellazgeve autoktonine. Ne kete pike problemi nuk eshte thjeshte botekuptimor, por metodik dhe politik.

foto 34
foto 34
foto 34-1
foto 34-1
foto 34-2
foto 34-2

Atehere jam i detyruar te interpretoj pikerisht keto kater probleme duke i bashkangjitur mendimin kritik mbi pretendimet e autores, por duke shprehur edhe rrugen se ku te cojne keto hipoteza thellesisht antihistorike dhe antishqiptare:

1-Qe te flasesh per nje substrat konkret te Europes Kontinentale me perpara eshte e domosdoshme te percaktohet parimi Natyror i Lindjes se Njeriut me te pare ne kontinent: kemi te bejme me nje lindje paresore dhe prej ketej te jete bere shperndarja (ky parim eshte i vlefshem edhe per rastin kur Njeriu i pare europian mund te kete ardhur nga Afrika) ne te gjithe kontinentin, apo kemi te bejme me cfaqjen e Njeriut ne disa pika dhe zhvillimin e pavarur te tyre ne kohera te ndryshme? Rasti i pare nuk i jep pergjigje gjendjes diferencuese te popujve europiane, gjendje e cila ka qene shume e theksuar jo me larg se 2500 vjet me pare dhe e pranishme jo me larg se 300-400 vjet me pare. Ndersa rasti i dyte nuk i jep pergjigje mungeses se gjetjeve arkeologjike te themi te rendit 1 milion vjecar edhe pse arkeologu dhe antropologu grek Prof. Aris Pulianos (1924) pat deklaruar per gjetjen e veglave prej guri te rendit 6 milion vjecar (Aris N. Pulianos; Edhe një herë mbi origjinën e shqiptarëve dhe të popujve të tjerë ballkanikë; Konferenca kombëtare për formimin e popullit shqiptar të gjuhës dhe të  kulturës së tij, f. 424, Tirane 1988). Kur e pati deklaruar per here te pare kete shifer (5 milion vjet) ne Kuvendin e pare te Studimeve Ilire, e paten detyruar ta pjestonte me 10 pasi ishte e pabesueshme per auditorin ta pranonte vjetersine e njeriut te pare europian ne keto vlera (Kuvendi I i studimeve ilire, vell. II, f. 304, Tirane 1974).

Por substrati njerezor ne Europen Kontinentale duhet te kete disa faza cfaqjeje ku, ne baze te gjendjes sociale te popullateve ne keto 500 vitet e fundit, dallohen: 1-popullata zanafillore nga kendveshtrimi kohor (iliret dhe basket), 2-popullata latino mesdhetare, 3-popullata vikinge, 4-popullata franko-saksone dhe 5-popullata gjermano-sllave (helenet nuk perfshihen, sepse jane popullate emigratore ne Europe te lidhur me dyndjen pellazge). Keto pese grupe popullatash karakterizohen nga shkalla e diferencuar e zhvillimit social ne permasa te zhdrejta ne raport me kohen e cfaqjes ne histori, por basket dhe iliret kete diference e kane ne permasa te frikshme cka shpjegon dhe pazhvillimin social te tyre ne raport me te gjithe popujt europiane. Analiza e dinamikes sociale te popujve te antikitetit e shpjegon pranine e ketij diferencimi social midis popujve europiane, te pakten para 2000 vjeteve.

2-3-Analiza e gjendjes sociale te popujve europiane te para 300-400 vjetesh e perjashton prejardhjen e tyre nga nje popullate zanafillore dhe aq me teper nga popullata pellazgo-ilire kur vete pellazget jane shume me te rinj se iliret dhe shume me te zhvilluar nga pikepamja sociale se ata. Te pakten ne kater qeliza sociale (Idete Fetare, idete juridike, forma familjes, pronesia) diferencimi social midis pellazgeve dhe ilireve eshte shume-shume me i madh se diferenca qe helenet kane me popujt europiane te mevonshem. Kapercimi i rendit skllavopronar nga ana e popujve europiane nen sundimin e Perandorise Romake nuk eshte manifestuar edhe ne shoqerine ilire, cka tregon me argumentueshem se cdo gje se popullata ilire mbart primatin e KOHES te popujve europiane dhe per kete edhe pasardhesit e tyre gjenden ne kete pozicion pazhvillimi. Ne menyre krahasuese ate qe popujt e Europes duan, te themi, 1000 vjet per ta kaluar, popullata ilire dhe pasardhesit e tyre duan, me e pakte, 1 000 000 vjet per te bere ate rruge qe popujt europiane kane bere nga koha e Latineve deri me sot. Por jane relacionet midis popujve qe e ndryshojne situaten, por nuk mund ta zhdukin. Per sa kohe qe shqiptaret jetojne te vecuar nga popujt e Europes do te ndodhen ne kete inferioritet zhvillimi. Ata mund te marrin kolpo zhvillimi vetem ne qofte se shkrihen me popujt europiane dhe e humbasin identitetin e tyre social te trasheguar qe nga lindja historike. Pikerisht ky proces shoqeror perben objektin real te shkences se Historise: ndikimin e Njeriut Natyror mbi Njeriun Shoqeror.

4-Mungesa e relacioneve midis popujve perpara rendit skllavopronar e perjashton huazimin e gjuhes midis popujve, por menyra e formimit te FJALEVE (gjuhes se folur) nuk duhet te kete diference te madhe, pasi struktura e tingujve nuk ka ndonje kolorit te jashtezakonshem qe te coje ne diferencime cilesore te gjuheve. Kontaktimi i sterlashte i parailireve me dyndjet pellazge eshte nje rastesi qe ka ndikuar ne huazimin e 30-40 fjaleve nga ana e te pareve pergjate nje periudhe kohore prej disa mijeravjeteve, por prania e fjaleve njerrokeshe ne gjuhe shqipe tregon se kjo gjuhe vazhdon te mbetet ne disa elemente ne pozicionin e pazhvillimit dhe vetem ne keto 300-400 vjet gjuha shqipe eshte qindfishuar duke marre nga popujt relatore mbi 99% te fjaleve te saj. Fantazia dhe deshira antihistorike eshte gje tjeter. Ligji Natyror ne Boten Shoqerore eshte: sa me i vjeter te jesh, aq me i pazhvilluar ndodhesh. Dhe ky ligj i jep fund spekullimeve mbi ndikimin e botes ilire ne civilizimin europian, objekt me te cilin pretendon te merret Shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare.

Nuk ja vlen te merresh me kete liber per sa kohe qe te kater keto probleme te fantazise se autores nuk i afrohen kerkund realitetit Historik te sotem te popujve europiane.

Pas nje viti autorja huazon nga frymezuesja shpirterore e saj (Nermin Vlora Falaski) titullin e librit dhe u jep shqiptareve shpikjen e radhes: Elena Kocaqi, Shqipja çelësi i gjuhëve indoevropiane, Tirane 2008 (foto 34/3, 34/4).

Autorja qe ne hyrje pohon nje postulat qe nuk e ka vertetuar kerkush deri me sot dhe mbi kete baze spekullohet pa fund. Sipas saj “Gjuha shqipe eshte konsideruar nga studiuesit serioze si gjuha me e vjeter indoevropiane. Ka disa faktore te tjere qe te shtyjne te mendosh se shqipja jo vetem qe eshte gjuha me e vjeter e ketij sistemi, por ka luajtur nje rol kyc ne formimin e gjuheve indoevropiane” (f. 5).

foto 34-3
foto 34-3
foto 34-4
foto 34-4

Cfare nuk i ka shkuar ndermend Elena Kocaqit ne kete rast? Kur flitet mbi gjuhet flitet mbi bazen e shkrimit dhe mbi kete baze behet krahasimi i tyre. Ne kete drejtim rezulton qe gjuha shqipe permban elementet primitive te shkrimit me te pare (karakterin monosilabik te fjaleve) dhe per kete konsiderohet gjuhe e vjeter. Por analiza historike e gjuhes se shkruar dhe alfabeteve e nxjerr ndryshe kete problem dhe pikerisht kjo nuk i ka shkruar ndermend autores se ketyre rreshtave. Gjuha e shkruar ka nje autor konkret, nje subjekt po te tille dhe nje aresye per t’u shpikur; venia ne dukje e te cilave jo vetem qe e perjashton si te vjeter gjuhen shqipe, por e shkeput perfundimisht nga gjuha pellazge dhe vendos nje hendek te pakapercyeshem midis ilireve dhe pellazgeve. Por ajo tregon edhe nje gje tjeter: profesoreshe e Historise as qe ja ka haberin procesit historik te lindjes se alfabeteve dhe gjuhes se shkruar, ne nje kohe qe pretendon te zgjidhe problemin e gjenezes se gjuhes shqipe.

Mungesa e ketij procesi historik nuk e ka detyruar profesoreshen te zbuloje autoret dhe subjektin e formimit te alfabeteve, por ve ne perdorim fantazine e saj dhe pretendon te zgjidhe nje problem qe nuk ka asnje element te njohur dhe gjitheshka, nga pikepamja infomative, fillon ne shek. e XVII-te. Si mund te flite mbi rolin e nje gjuhe kur nuk di autorin e saj dhe autorin e paraqitjes se kesaj gjuhe ne aspektin shkrimor? Ne mund ta luajme rolin e budallait dhe ta harrojme per nje cast se kush e ka shkruar gjuhen per here te pare ne Europe, por kur vjen puna per te zbuluar autorin e alfabetit te kesaj gjuhe konstatojme se duhet te behemi dy here budallenj per ta harruar kete autor dhe, akoma me keq, neqoftese duam te harrojme aresyet historike qe shtyjne domosdoshmerine e shkrimit na duhet te behemi perseri budallenj, qe i bie te behemi tre here te tille. Atehere per te mos e futur veten ne grupin e te Marreve te Madheshtise Shqiptare jam i detyruar ta sqaroj profesoreshen e Historise per keto tre probleme.

Per te kuptuar autoresine, subjektin dhe shkakun e lindjes se gjuhes se shkruar duhet te analizojme shoqerine helene ne aktet me te para te saj zanafillore. Dhe kjo zanafille na con ne dy ligjvenes qe kane prodhuar dy grup ligjesh, por njeri (i Likurgut – shek. IX Para Kri.) nuk eshte shkruar ne kohen kur eshte shpikur, pra kane qene ligje te pashkruara, dhe tjeteri (i Solonit – 630-560) eshte shkruar. Te dy keta ligjvenesa kane pasur nje vecori: perpara se te ishin te tille ishin kryeprifterinjte e institucioneve politeiste perkatese. Atehere Historia Praktike na meson se autori i alfabetit dhe shkrimit te pare helen eshte Soloni, subjekti eshte Institucioni Fetar Politeist dhe aresyeja perse u shpik shkrimi eshte e lidhur me lindjen e ligjeve shteterore te vendosura per here te pare ne qytet-shtetet helene.

Kjo situate nuk ka ndodhur ne shoqerine ilire per aresyen e thjeshte: nuk ka ekzistuar Politeizmi Fetar, as individi per ta shpikut ate, e per rrjedhoje as shkaku per lindjen e shkrimit. Kjo do te thote se pranimi i shteteve ilire eshte nje fantazi prej pseudohistorianesh perderisa nuk ka ekzistuar shkrimi, e Drejta Juridike e shpalosur ne ligjet e kohes dhe mbi te gjitha as prona private. Kjo i jep fund fantazise mbi ekzistencen e nje gjuhe shqipe te vjeter kur nuk ekzistojne as premisat me elementare te domosdoshme per ekzistencen e saj: shkrimi.

Por puna e Elena Kocaqit ne kete punim ka brenda nje poshtersi te vogel: ka grabitur punen e Çlirim Xhunges dhe e ka perdorur si metode argumentuese duke e mbuluar pas termit rrenje (f. 28-161).

Meqenese mbi keto ide te Elena Kocaqit u vu dyshimi mbi metoden e perdorur, atehere profesoresha e Historise kerkoi perforcime dhe futi ne loje te vellain per te shtuar rradhet e argumentuesve njerezor. Ne kete menyre pas nje viti u cfaq A.F.Kocaqi, Shqipja Pellazge, Marin Barleti 2009 (foto 34/5, 34/6).

Por botimi i ketij punimi qe ne fillim cfaqi habi; nuk kishte emrin e autorit dhe ne liber nuk tregohet asgje mbi kete autor. Çfare fshihte pas vetes Altin Kocaqi? Kjo nuk do te merret vesh kurre pasi pas disa viteve do te vritej ne nje aksident kriminal. Por ne faqen qe flet mbi kete aksident marrim vesh se ai kishte botuar dy vepra: 1-Dokumente historik gjuhësore, vendi i shqipes në gjuhët europiane dhe, 2- Vëllazërimi ndërfetar në Maqedoni; per te cilat nuk kemi asnje informacion.

Kur e lexon kete punim qe ne fillim kuptohet tendenca botkuptimore e autorit dhe per cfare ka dashur ta perdore kete veper. Çdo gje fillon me Naim Frasherin poet dhe lidhjen e ketij te fundit me pellazgjishten aziatike, kur Sami Frasheri, vellai i Naimit, ka qene shume me konkret dhe profesionist ne kete drejtim. Kaq ka mjaftuar per te lidhur gjuhen shqipe me pellazgjishten mitologjike dhe e gjitha kjo pasi autori ka njohur gjuhen greke dhe te arvanitasve te Greqise. Autori qe ne parathenie pranon se “Ne shkollen shqipe nuk studiohet aq sa duhet ceshtja pellazge, po keshtu edhe Historia e Shqiperise ruan nje vije te ngjashme me librin shkollor, duke na kujtuar se “ka zera te cilet thone se Iliret jane pasardhes te pellazgeve” dhe asgje me shume, “pasi mungon lidhja midis shqipes edhe pellazgjishtes” dhe per kete fajesohet mos shkrimi i ilirishtes” (f. 9).

foto 34-5
foto 34-5
foto 34-6
foto 34-6

Per te hedhur poshte kete teze te pasakte te shkolles shqiptare autori merr ne konsiderate Stelen e Lemnos, qe e quan “mbishkrimi i Limnos” ku gjenden tre fjale: MARAZ MAF SIAL. Sipas autorit keto tre fjale formojne fjaline MARAZ MBANE EDHE SJELL dhe kete e konsideron ndryshim midis shqipes se lashte dhe shqipes letrare. Ne kete rast autori ka anashkaluar te gjithe boten e relacioneve mijeravjecare te ilireve dhe paraardhesve te tyre me boten pellazge perpara se te keta te fundit te transformoheshin ne helene. Autori nuk ka asnje mundesi te vertetoje, ose nuk i pelqen ta pranoje, se fjalet MARAZ MAF SIAL nuk jane shqip, por ato jane futur ne leksikun e shqipes nga pellazget aziatike dhe otomanet po aziatike bashke me germen LL, si nje germe e ardhur nga bota vllehe dhe otomane. Per autorin Kocaqi bota e relacioneve konsiderohet inekzistente, por edhe kur ajo merret per baze, shqipja do te konsiderohet si epiqendra gjuhesore e relacionit.

Per te realizuar qellimin per te cilen eshte shkruar ky liber autori paraqet nje situate te genjeshtert si te vertete dhe me kete kerkon te mbylle hesapet mbi gjendjen infomative te pellazgeve. Sipas tij “Pellazget njihen nga gjithesia dijetare se para greko-latine, por akoma nuk eshte percaktuar drejt gjuha, kohehumbja e tyre edhe koheardhja greke, prandaj sot gjendemi perpara nje lemshi shume te ngaterruar dhe te nderthurrur me perralla e nacionalizma” (f. 19). Kjo situate i leverdis autorit per te ndare greket nga pellazget dhe per t’i lidhur keta te fundit me iliret. Loja eshte shume e thjeshte, pasi me perpara autori duhet te sqaronte termin indoevropian dhe lidhjen e tij me termin pellazg. Ne kete pike duhet te filloje, per kedo qe pretendon te merret me kete teme, zgjidhja e problemit te pellazgeve dhe ajo eshte shume e njohur, te pakten ne keto pika:

Pellazget jane:

1-Dyndje indievropiane me prejardhje nga kontakti i shumereve me babilonasit ne drejtimin lindje-perendim me arritje Europen me disa ardhje, pasardhes te te cileve jane: fiset e Jugut te Apenineve si mesapet, japiget, kalabret, myzet; bartesit e Kultures se Bosnjes, Helenet, Daket.

2-Race malavjane (jo race e bardhe).

3-dyndja e pare njerezore ne kontinent dhe miqte e pare te banoreve autoktone te gadishullit ilirik, me te cilet do te formonte dyshen e njohur si vendas primitive -/- te ardhur te civilizuar (te pakten sipas Sami Frasherit).

4-paraardhes te kultures gadishullore, qe me vone do te merrte emrin Ballkan.

5-shpikes te Politeizmit Helen.

6-ne marredhenie me vendasit autoktone, formuan nje sere popujsh kalimtare qe u zhduken nga Historia, si: epirotet, maqedonasit, thraket. Nga masa e relacionit te pellazgeve me vendasit autoktone percaktohet dhe ana sociale e ketyre popujve kalimtare.

7-ndikuesit mbi gjuhen e shqiptareve me ane te paraardhesve te tyre, ilireve. Deri me sot lidhja e shqiptareve me iliret ka si argument ndikimin qe pellazget kane pasur mbi gjuhen e folur nga ana e ilireve dhe qe gjendet ne gjuhen qe flasin shqiptaret pas 2000 vjeteve. Vetem ne kete pike dallohet ndikimi i botes pellazgjike mbi gjuhen shqipe, por jo me shume. Ne kete rast iliret kane huazuar nga pellazget rreth 31 fjale. Ne fakt kjo pamje eshte e rreme jo ne rezultatin e saj, por ne menyren se si argumentohet dhe pse per baze merret vetem gjuha e shkruar, kur kjo e fundit nuk ka me shume se 2700 vjet qe njihet ne Europe ndersa iliret fshehin gjenezen milionavjecare te races se Bardhe ne Europe.

Por eshte e palejueshme per kedo historian t’i njehsoje si te njejte pellazget me iliret dhe helenet me latinet, keshtu qe Kocaqi ne kete drejtim ka krijuar dy iluzione historike dhe te gjithe kete per aresyet e tij intelektuale.

Ne vazhdim botekuptimi i autorit le per te desheruar, pasi nuk ka te qarte njehsimin e KOHES dhe perdorimin e saj, nga ana  e tij, ne menyre unike edhe pse distanca midis dy ngjarjeve i kalon te 1000 vjetet. Ne kete menyre ka marre ne konsiderate termin dardan, te perdorur nga Homeri, dhe prej ketej nxjerr perfundimin se Lufta e Trojes ishte nje lufte Pellazgo-dardane pa e sqaruar se në kë anë ishin pellazgët dhe në kë anë dardanët. Ne kete rast behet e nevojshme te sqarohet permasa sociale e pjesmarresve ne Luften e Trojes. Por nga ana tjeter autori nuk thote qe dardanet e Troades jane larg ilireve afro 1000 vjet, kur dardanet e Kosoves jane te njekohshmen me iliret dhe perfshihen ne ta nga pikapamja biologjike e sociale. Por kjo nuk argumenton dot se Dardanet e Ilirise jane te njejte me Dardanet e Troades, bile ekzistojne argumentat qe Dardanet e Ilirise jane 1 milion vjet mbrapa Dardaneve te Troades persa i perket zhvillimit social po te merret per baze bota fetare e gjithseicilit (Kulti i Gjarprit tek Dradanet ilire eshte 1 milion vjet me perpara ne kohe se Politeizmi Dardan ne Troje, por gjendet 1000 vjet me pas. Atehere interpretimi i ngjarjes historike nuk behet sipas menyres se Altin Kocaqit).

Autori ne analizat qe ka perdorur per te justifikuar hendekun midis grekeve dhe pellazgeve analizon nje mbishkrim ne qytetin e Gorti ne Krete, qe gjendet mbas teatrit, ku gjendet nje mbishkrim qe konsiderohet si “mbishkrimi me i vjeter i ligjeve ne Europe” (f. 44). Autori tenton te zgjidhe gjuhen ne te cilen jane shkruar keto ligje dhe anashkalon boten juridike te kohes se Likurgut (shek. IX Para Kri.) ku ligjet nuk jane te shkruara dhe boten juridike te Solonit (shek. VII-VI Para Kri.) ku ligjet jane te shkruara per here te pare ne boten helenike. Metoda e percipte e perdorur nga autori nuk e shpeton nga pyetja: te kujt periudhe jane ligjet e shkruara ne Gorti te Kretes dhe me ke kane lidhje: me fenikasit apo me helenet, pasi distanca kohore e tyre i kalon 500-700 vjet ne favor te fenikasve, apo fenikasit nuk do te konsiderohen si vizitoret tregetare te heleneve prej nga pretendohet qe helenet kane marre nga fenikasit?

Ka raste qe autori krijon situata sociale ne boten parashqiptare jashtezakonisht ireale me fantazine e vet dhe kete e perdor si argument per te vertetuar kete fantazi. Ne f. 69-73 te ketij libri autori ka shkruar nje kapitull me titull: Ndihma e arvaniteve ne leximin e mbishkrimeve pellazge, dhe qe ne fillim ka shkruar: “Arvanitet qe sot perbejne nje pjese te mire te popullsise Greke, duke si te ardhur ne Greqi pas viteve 1300 edhe kryesisht mbas vdekjes se Gjergj Kastriotit. Ne nuk kundershtojme mbiemrat “Gjika-Gjoni-Gega-Bardhi-Leka-Pikashi etj” mbiemra qe lidhen me gegerishten, por na duhet te mendojme se popullsia perreth Krujes duhet te kapte numrin e disa dhjetra milon banoreve te cilet u shperndane kudo perreth nesh pas vdekjes se Gjergj Kastriotit ne nje kohe qe njohim se Mirdita edhe malesia perreth nuk u pushtuan kurre nga muslimanet dhe mbeti e krishtere, keshtu qe do te ishte me e logjikshme qe “te krishteret” tu ngjiteshin maleve per te mos iu nenshtruar muslimanizmit. Nga ana tjeter na duhet te kujtojme se dialekti gege eshte dialekt Pellazg, i vertetuar me ane te mbishkrimeve eteokretane te Presos te botuara nga Thomopulo 1912” (f. 69). E citova te plote te gjithe kete paragraf te fillimit te kapitullit per t’i treguar lexuesit menyren se si e nderton argumentin dhe se si e verteton hipotezen e vet autori me kete argument te shpikur nga fillimi ne fund. E duke menduar se mund te me akuzojne per sajesa po jap edhe foton e ketij materiali – foto 34/7.

foto 34-7
foto 34-7

Pikat kritike ndaj ketij argumenti te shpikur nga fantazia e autorit jane:

1-Koha e popullimit te Greqise nga popullata arvanitase.

Levizja e popullates arberore drejt trojeve paragreke fillon me ardhjen e otomaneve ne fund te shek. te XIV ne gadishull dhe ndarjen e popullsise arberore ne dy pjese konform pushtimit otoman: ne Jugor nga Elbasani drejt trojeve helene dhe Veriore nga Elbasani drejt Alpeve ne mesin e shek. XV-te. Pas vdekjes se Gjergj Kastriotit popullata e Jugut te Arberise se asaj kohe mori rrugen drejt trojeve te banuara nga helenet (behet fjale per rreth 300-400 mije banore), dhe prej ketej nje pjese kaloi ne Kalabri te Italise (behet fjale per rreth 200-250 mije banore). Vendin e Jugoreve te asaj kohe e zune nje pjese e Verioreve (zonat e Shkodres, Matit, Kukesit, Hasit, Mirdites sipas ndarjes se sotme administrative), te cilet u larguan nga trojet e tyre dhe u vendosen ne trojet e boshatisura. Pjesen me te madhe te trojeve jugore te Arberise se asaj kohe (shek XV-XVII) e zune popullatat emigratore (otomane dhe vlleh). Ndersa popullata Veriore e Arberise u largua kryesisht drejt Lombardise se Italise dhe Zares se Dalmacise (shek XV-XVII). Vendin e tyre e zune popullatat fshatare te perzena me dhune nga serbet dhe kroatet, qe u vendosen ne Malcine e Madhe, si dhe nje pjese nga popullata dardane e Kosoves qe populloi Mirditen dhe Puken e sotme. Por ne kete levizje u perfshine edhe popullata otomane, qe zune kryesisht zonat e qytetit te Shkodres dhe fshatrat rreth e rrotull, por edhe ne Diber. Nuk ndenjen pa ardhur ne keto zona edhe popullata vllehe ku nje pjese u konvertuan ne Katolik duke u vendosur kryesisht ne Shllak dhe Mirditen Jugore (ne kontakt me Matin), dhe nje pjese u konvertuan ne fene muslimane dhe e vendosen ne rrjedhen e Drinit nga bashkimi i dy Drinave deri ne Vaun e Dejes.

Keshtu qe koha e popullimit te trojeve paragreke eshte e paralelizuar me ndryshimin e popullsise parashqiptare ne trojet ku sot ndodhet shteti shqiptar.

Ne menyre te permbledhur popullata e sotme shqiptare eshte grupimi i trete njerezor qe jeton ne keto troje, keshtu qe autoktonia e tyre eshte brenda gadishullit dhe nje boshti te vetem biologjik, por ne bashkejetese me popullatat emigratore qe jane pak a shume gjysma e tyre.

Por popullimi i Greqise se sotme me popullate arvanitase ka kryer nje rol determinues ne historine e saj deri ne ate mase se greket e sotem nuk jane rilindasit e heleneve te lavdishem. Marredheniet shumepaleshe midis popullates vendase me arvanitet pas shek. te XIV ndikuan ne menyre negative ne ecurine sociale te popullates duke e frenuar dhe tjetersuar ate ne permasat qe e njohim sot. Krahasimi me te njejtin proces te ndodhur ne territoret e popullates shqipefolese tregon se pasoja ka qene krejt e kundert: ne rastin e popullates greke relacioni ka qene frenues, ndersa per rastin shqiptar ka qene shpjetues. Pikerisht ky proces ka qene i panjohur per autorin.

2-Lidhja e gegerishtes me gjuhen shqipe.

Behet fjale per rreth 200 fjale te njohura; e po te marrim per baze At Justin Rroten behen rreth 350 fjale, te cilat jane te imprenjuara ne gjuhen shqipe dhe perbejne te gjithe leksikun me prejardhje lashtesie. Keto fjale gjenden ne popullaten e sotme gege, e cila eshte e zbritur para 400-500 vjeteve nga veriu i gadishullit drejt trojeve te sotme shqiptare. Atehere termi gege eshte me i gjere se sa Veriu i Shqiperise dhe eshte i lidhur me nje kontakt historik midis bartesve te saj dhe banoreve te Veriut te gadishullit ku perfshihen etrusket (para 4000 vjetesh), pellazget (para 3000 vjetesh) dhe sllavet (para 1000 vjetesh). Atehere ke pjese te gegerishtes do te lidhim me kohen dhe kujt duhet t’ja dedikojme ekzistencen dhe permasen e saj? Autori nuk ka mundur t’i jape pergjigje ketyre fakteve te peraferta historike. Pastaj dokumentimin e gegerishtes e kemi vetem ne vitin 1635 dhe vepren e pare ne kete gjuhe e kemi vetem me 1512, por ne kete rast kemi anashkaluar pozicionin e gjuhes me popullaten bartese te saj dhe nuk kemi te saktesuar kete popullate ne lidhje me levizjen e saj perpara 1512-es dhe pas kesaj kohe.

3-Popullsia arberore ne kohen e Gjergj Kastriotit.

Eshte nje problem ku me lehtesi dallohet arbitrariteti i autorit dhe, ndoshta, nje gabim i shtypit (disa dhjetra milion banore). Autori kete ide e lidh me ndihmesen qe gjuha e arvanitasve jep ne leximin e mbishkrimeve pellazge edhe pse pellazget kishin 2000 vjet qe ishin transformuar ne helene dhe nuk njiheshin me nga historia, ndersa arvanitasit ne shek. e XIV-te invaduan trojet helene duke bashkejetuar me ta. Pra sipas autorit jane geget e kohes se Kastriotit ata qe kane populluar pjesen arvanitase te Greqise se sotme pa na dhena asnje statistike mbi fjalet qe ka folur ajo popullate qofte kur ka qene me Kastriotin e qofte kur eshte kontaktuar me paraardhesit e grekeve te sotem.

Megjitheate popullata e larguar nga trojet arberore pas vdekjes se Kastriotit llogaritet rreth 500.000 – 700.000 duke lene rreth 200.000-400.000 banore dhe keta me rezerve, pasi ka statistika qe bejne fjale per nje popullata me pak se 1 milion banore ne trojet arberore per ate kohe. Pranohet qe banoret e Malesise mbeten te papushtuara per nje kohe te gjate, duke mbetur pjese e Sanxhakut te Shkodres (Dr. Dom Nike Ukgjini, Kisha Katolike ne trevat shqiptare [Nga Shek. XI-deri sot], Tirane 2016, f. 66), e per rrjedhoje nuk mund te konsiderohen te larguar.

Por numri i madh i popullate arberore rreth Krujes se Heroit Kombetar te shqiptareve te sotem i eshte dashur autorit Kocaqi per te justifikuar perhapjen e madhe te fjaleve pellazge neper gadishullin ilirik dhe kete nuk kerkon ta zbuloje nepermjet perhapjes se popullates pellazge pas fillimit te mijevjecarit te pare Para Kri., por kerkon me cdo kush t’ja injektoje trashegimtareve te ilireve me pretendimin se jane keta trashegimtaret e pellazgeve dhe jo ndryshe. A nuk eshte kjo menyre e te aresyetuarit nje forme manipulatore ne fushen e Historise teorike?

4-Autori permend termin Mirdite pa i ditur dinamiken e saj nga lindja deri ne vitet e shek. te XVII, kur cfaqet gjuha shqipe, shkollat dhe e gjithe kultura shqiptare me ecuri deri ne ditet tona pa nderprerje. Ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (2009) pranohet se emri Mirdite ne kuptimin e kesaj krahine te gjere, filloi te permendet aty nga shek. XVI. Permendet nje dokument i vitit 1560 qe e quan Mirditen nje bashkim luftarak fshatrash (jo fisesh), qe ishte ne gjendje te formonte nje ushtri me 12 000 burra te gatshem per te filluar kryengritje (Mark Tirta).

Por autori ka bere nje gabim themelor kur e ka lidhur gegerishten me Mirditen dhe kete Mirdite me popullaten arvanitase, sepse termi Mirdite, nga pikepamja gjeografike, cfaqet vetem ne shek. e XVI edhe pse nga pikepamja familjare mund te ekzistoje qe ne shek. e XV-te, sic pretendohet. Argumentat qe e perjashtojen  ekzistencen e krahines se Mirdites perpara shek. te XVI-te jane:

aEpoka e Skenderbeut dhe Marin Barleti nuk e permendin kerkund termin Mirdite. Ajo cfaqet si krahine e konsoliduar me percaktim hapsinor gjeografik ne shek. e XVI-te ku lumi Drin i Zi, kur parakalon perendimin e krahines se Dibres të epokes se Kastriotit, bashkohet me Drinin e Bardhe, vazhdon si Drin deri ne Qafa Laç te Vaut te Dejes dhe neper kodrat majtas derdhjes se Drinit deri ne fund te tyre, percakton pronen krahinore te Mirdites me kusht qe kodrat e perendimit te Mirdites te mos shohin Detin Adriatik deri kur bashkohen me lumin Mat. E thene me fjale te tjera Mirdita eshte krahina qe zevendesoi pjesen me te madhe te Matit te epokes se Gjergj Kastriotit. Kjo eshte shtrirja gjeografike e Mirdites ne agimin me te pare te saj, por ne saje te besimit Fetar Katolik ajo eshte ngushtuar se tepermi pas shek. te XVIII-te ku cdo familje qe nderronte kete besim bente te perjashtohej i gjithe fshati nga Lidhja Mirditore. Kjo eshte aresyeja, pervec atyre politike te shek. te XX-te, pse Mirdita u ngushtua ne Veri (Puka) dhe ne Lindje (Kukesi dhe Dibra). Ndersa politika e ngushtoi ne veri-perendim (Shkodra-Lezha) dhe ne Jug (Mati). Keshtu qe Mirdita, nga pikepamja zanafillore, nuk ka asnje lidhje me gegerishten dhe aq me teper me gjuhen pellazge ku fantazia e autorit kerkon ta lidhe. Ajo e fiton karakterin gege mbas 300-400 vjet relacione me Shkodren dhe rolin e Klerikeve Katolike ne popullaten mirditore.

bKanuni i Lek Dukagjinit edhe pse perdoret vetem ne Puke e Mirdite nuk e permend kerkund ne asnje rast termin Mirdite. Nje studim i ketij kanuni te con ne perfundimin se mirditoret e ardhur ne trojet e sotme te tyre moren me vete Kanunin e Lek Dukagjinit kur erdhen nga trojet Dardane duke u bere pronaret e vetem te ketij kanuni edhe pse Rrafshi i Dukagjinit mbetet ne Kosoven Dardane. Te pakten nga puna e studiuesi Mark Krasniqi marrin vesh lidhjen e Kanunit te Lek Dukagjinit me Veriun e Shqiperise, ku dhe nenet e ketij kanuni zbuten, dhe mbeturinat e tij mbesin tek shqiptaret e Jugosllavise (Gjurme e gjurmime, Tirane 1982, kapitulli Besa (kontribut per studimin e te drejtes zakonore te shqiptareve), f. 167-181). Ne ate pjese te Mirdites ku besimi Fetar ndryshoi dhe ajo u largua nga Lidhja Mirditore ndodhi dhe ndryshimi i permbajtjes se Kanunit. Ne Lure u vendosen Kararet e Dheut, ne Shemeri (Shen Mari) te Kukesit u shtri Kanuni i Lumes, ndersa ne fshatrat majtas derdhjes se Drinit te Zi u vendos Kanuni i Dibres. Ne zonat jashte-Mirdites politike te sotme, ne kontakt me fshatrat e zones se Matit funksionoi Kanuni i Skenderbeut. Te pakten Kanuni i Lek Dukagjinit e lidh Mirditen me Rrafshin e Dukagjinit nga pikepamja sociale, cka perben dhe zanafillen e gjuhes shqipe, shkollave shqipe dhe kultures historike te shqiptareve.

Pastaj Kanuni i Lek Dukagjinit nuk duhet te kete asnje lidhje me zanafillen e gjuhes shqipe, le pastaj me pellazgjishten hipotezore, sepse ai ka lindur perpara se te konfirmohet gjuha shqipe dhe kur u hodh ne leter (Shtjefen Gjeçovi – 1933) gjuha shqipe ka qene e lindur dhe e perpunuar ne shkalle siperore (ekzistonin tre fjalore te mirefillte te gjuhes shqipe: i Dom Frang Bardhit-1635, i At Maria Da Lecces-1694 dhe i Shoqnis “Bashkimit”-1908)

cProblemi me kyc i Mirdites eshte pozicioni i Kishes Katolike ne Shqiperi e Kosove pas vdekjes se Kastriotit dhe lidhja e Kishes Katolike me Mirditen. Pranohet se ne periudhen shek. XVI-XIX pak a shume jane te njohura dhe urdherat e medhenj kishtare, si ai i benediktineve dhe ai i domenikaneve, te cilat me pare ishin shtylle e Kishes Katolike nder shqiptare, u shuan. Kuvendet e tyre, perpara deshmi e lulezimit te katolicizmit, tani u bene germadhe nen kembet e pushtuesit te osmaneve (Zef Mirdita, Krishtenizmi nder shqiptare, Prishtine-Zagreb 1998, f. 182). Gjithashtu pranohet se me themelimin e Kongregates “Propaganda Fide” (1622) fillon rivendosja dhe riaktivizimi i klerit dhe i hierarkise se Kishes Katolike nder shqiptare (po aty, f. 187). Ne fund te shek. XVII-fillim te shek te XVIII shume katolike shqiptare te Kosoves ngrihen kunder pushtimin osman dhe pas disfates vriten dhe largohen drejt Austro-Hungarise duke marre me vete kelmandasit drejt Sremit Lindor (po aty, f. 188). Pranohet qe ne shek. e XVIII Kisha Katolike nder shqiptare ringjallet dhe e merr veten ne duar te veta, merite kjo e Papes me origjine shqiptare Klementi XI (1700-1721). Pas gjithe ketyre ngjarjeve autori Zef Mirdita arrin ne perfundimin se kuptohet qarte se me cfare veshtiresish ballafaqohej Kisha Katolike nder shqiptare gjate shekujve XVI-XIX. Ne pergjithesi mund te thuhet se, perkundrejt faktit te autonomise politike te krahines se Mirdites e cila ishte edhe nje shtylle e veprimtarise se lire te Kishes Katolike, prapeseprape kleri nuk ka qene i afte qe t’i kundervihet indiferences religjoze…(po aty, f. 192).

Nga ana tjeter ka ekzistuar nje politike e tere arsimore ne Jugosllavi dhe Shqiperi, pas 1945, per te zhdukur karakterin Katolik te shume objekteve fetare ne Kosove dhe te mohohet fakti qe Katolicizmi dardan ka furnizuar me njerezit katolike Mirditen e shek. te XVI. Kjo eshte aresyeja perse Populli Shqiptar e ka pasur te pamundur te mesoje faktin qe Katolicizmin Fetar u zhbe pas 1468 ne trojet arberore dhe ai rilindi fillimisht ne Mirdite i sjelle nga Dardania. E gjitha kjo nga pikepamja njerezore dhe jo institucionale. Te pakten analiza a Institucioneve Fetare Katolike ne Kosove pergjate mesjetes nga ana e Jahja Drançollit i konfirmon keto te pranishme dhe te transformuar ne institucione ortodokse serbe apo te shembura (Konferenca Ipeshkvnore e Shqiperise, Krishterimi nder shqiptare; Simpozium Nderkombetar, Tirane 16-19 Nentor 1999, Shkoder 2000, f. 146).

dGjeja me e mbapsht ne historine e shqiptareve eshte historia e shkollave ne gjuhen shqipe. Por zbulimi i shkolles se pare shqipe me 1584 ne Stumbell (afër Gjilanit- fshat i Malësisë së Karadakut) i njohun si Kolegji i Shën Lukës në Kosovë dhe i shkolles se pare shqipe ne territorin e shtetit shqiptar me 1632 ne Vele te Mirdites eshte me teper se nje permbysje statistikore. Nuk paraqet asnje rendesi se ku eshte hapur shkolla e pare shqipe, por rendesi paraqet vendi se ku eshte hapur, nga kush eshte hapur dhe nga e ka prejardhjen ajo shkolle e hapur ne Vele dhe Kurbin me 1632. Erresimi i plote i kesaj ngjarje eshte e lidhur me te gjithe procesin e rilindjes se Katoliçizmit nder shqiptare dhe nga rierdhi perseri. Ajo qe e zbulon kete proces eshte pikerisht dinamika e shkollave ne gjuhen shqipe dhe aresyeja perse u hapen keto shkolla. Te pakten ana statistikore e ketij problemi tregon se Kisha Katolike, nga pikepamja institucionale ne territorin e sotem te shtetit shqiptar, u rilind pas vdekjes se Gjergj Kastriotit si nje Ardhje shpirterore e banoreve te Dardanise ne trojet e Mirdites. Ja perse Kosova eshte djepi i shqiptarise (Hamit Kokalari) dhe ja perse politika e Fuqive te Medha, pas 1913, nuk e bashkuan Kosoven Martire me Shqiperine. I gjithe ky problem nuk ka asnje lidhje me gjuhen pellazge, por ai ka lidhje vetem me Gjuhen Shqipe dhe Kishen Katolike, si instrumenti i vetem europian qe e formoi kete gjuhe pikerisht qe shqiptaret te mbesnin Europiane dhe Katolike.

Dinamika e shkollave shqipe me ndihmen e Kishes Katolike eshte si me poshte:

– Në vitin 1584 u themelue Shkolla shqiptare nga Klerikë Katolikë në Stubllë (afër Gjilanit- fshat i Malësisë së Karadakut) i njohun si Kolegji i Shën Lukës në Kosovë.

– Ne vitin 1632 – hapja e shkolles ne Vele

– Në vitin 1632 – hapja e shkollës shqipe të Kurbinit nga Imzot Gjon Kolesi.

– Në vitin 1638 – Etërit Françeskanë hapën një shkollë në Shkodër dhe në Pllanë.

– Në vitin 1639 – Fretërit e Troshanit hapën shkolla në Blinisht dhe në Zadrimë.

– Ne vitin 1698 – Padër Filip Shkodra hapi shkollë në familjen Kamsi, në Shkoder.

(te dhenat mbi keto shkolla jane marre: Gjergj Gashi: Martiret shqiptare gjate viteve 1846-1848 (1994), At Donat Kurtit dhe At Marin Sirdani: Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi, te botuar per here te pare me 1935 (botimi i dytë, 1999).

Por pikerisht kete, pas 1945, e fshehen – e ndryshuan – e tjetersuan – e bastardhuan dhe ne fund kerkuan ta lidhin me pellazget e tranformuar ne greke, vlleh dhe popullata te tjera Lindore. Kjo eshte koha kur LULEZON Gjuha Shqipe e perpunuar nga Kleriket Katolike Shqiptare dhe nuk ka asnje lidhje me pellazgjishten hipotezore.

ePor kryeqendra e Mirdites ka nje emer qe nuk i shkon per shtat gjuhes shqipe nga pikepamja e Leksikut Historik, por fakti mbetet fakt; kjo kryeqender quhet Orosh. Fjalori Enciklopedik Shqiptar (2009) e konsideron Oroshin si zemra e krahines se Mirdites qe nga shek. XV dhe Abacine e Oroshit si nje nga qendrat e katolicizmit ne Shqiperi. Por ky emer ekziston se nje emertim serb, te pakten ne Ferizaj-1873 (Oroshovac, sipas Ibrahim Hyseni [Goga], Ferizaj 1873-1944, Ferizaj 2013). Keshtu qe praktikisht ka ndodhur qe bashke me Katolicizmin Fetar, Kanunin e Lek Dukagjinit, shkollat shqipe, dardanet sollen ne Mirdite edhe emrin Orosh.

fKur flasim per Mirditen eshte mire te merret ne konsiderate edhe popullata perpara 1468 dhe pas saj. Nga nje ane pranohet qe shume fshatra ne Laberi e kane origjinen nga Gegeria (Shkoder – Babice, Kuç) apo Mirdita (Trevllazën; sot fallsifikatoret e Historise se Kombit ja kane ndryshuar emrin gegerisht ne toskerisht: Trevellezer. Vetem ky fakt eshte i mjaftueshem per te kuptuar se ku e kane atdhene e ndyre fallsifikatoret e Historise se Kombit tone) dhe shume familje ne fshatrat e Lumit te Vlores (Shushice) dhe fshatra te Bregdetit e kane origjinen nga familjet katolike te zones se Mirdites, gje qe ne parim eshte e lidhur me spostimin e banoreve te krahinave te lidhura me luften e Gjergj Kastriotit, drejt Jugut duke u konvertuar ne islamike dhe ortodoks. Ekzistenca e Kishes Katolike ne Vlore dhe Himare e justifikon ne nje fare menyre pranine e popullates katolike me origjine nga krahinat katolike ku sot ndodhet Mirdita, por edhe nga krahina e Kukesit (Lusen), ku akoma edhe sot ruhen varret dhe pronat tokesore te Toskeve te spostuar drejt Jugut (varret dhe arat e Toskes ne rrugen qe lidh fshatin Lusen me fshatin Buzemadhe). Por popullata mirditore e sotme ka edhe nje problem gjenetik: banoret e jugut te Mirdites, kufi me Matin, fshatrat ne vijen Perlat-Kurbnesh, nuk jane race e bardhe. Pretendohet qe ata te jene vlleh te konvertuar ne Katolik dhe ta ardhur nga Lindja e Dibres Maqedonase pikerisht pas shek, te XVII. Analiza historike e asaj popullate duhet te nxjerre informacione te reja mbi ndryshimin e shqipes nga popullatat emigratore jo ne favor te pellazgjishtes, por ne favor te ndryshimit te shqipes nga pikepamja leksike duke e pasuruar kete te fundit. Ja perse Gjuha Shqipe nuk u ka dhene asgje relatoreve, por vetem ka marre prej tyre, sepse pasurimin e shqipes e kane bere popullatat emigratore me se shumti.

gAjo qe percakton rendesine e Mirdites ne Historine e Shqiptareve dhe Gjuhes Shqipe eshte gjendja shoqerore e popullates mirditore ne shek. e XX-te, te pakten deri me 1967 perpara se te futej politika shkaterrimtare e komunizmit ne emer te luftes kundra zakoneve prapanike. Popullata mirditore deri ne vitin 1967 dispononte mirefilli kater qeliza primitive:

-prona fisnore;

-e drejta zakonore e pashkruar (Kanuni i Lek Dukagjinit);

-familja patriarkale sipas interpretimit kanunor, gje qe eshte krejt e ndryshme me te gjitha familjet patriarkale ane e kend krahinave te tjera shqiptare, sepse permbante te theksuar sundimin e burrit ne familje me permasa ekstreme, gje qe gjendej edhe ne popullaten pukjane (fshatrat Iballe, Sakat, Qelze, Dardhe);

-besimet pagane krahas Monoteizmit Katolik, te pranishme dhe jo te luftuara nga Kisha Katolike. Jane keta te fundit qe e kane konstatuar kete dukuri duke luftuar per ngulitjen e mesimeve te Jezu Krishtit.

Por prania e ketyre kater qelizave sociale ne brendesi te popullates mirditore eshte e paafte per te lidhur prejardhjen e tyre dardane me popullaten ku ata u vendosen pas shek. te XVI pa asnje konflikt social.

5-Autori Kocaqi mundohet te lidhe pellazgjishten me gegerishten duke e konsideruar kete te fundit si dialekt pellazg edhe pse diferenca kohore midis pellazgeve dhe popullates gege eshte rreth 3000 vjet. Popullata gege leksikun e saj e ka te percaktuar shume sakte nga cveshja e 2500 fjaleve shqip nga ndikimi e fjaloreve te huaj, duke lene ne histori veten 1300 fjale (349). Ne vitin 1908 gegerishtja ka 13500 fjale dhe shtesa prej rreth 12000 (13000) fjalesh ka ndodhur brenda 273 vjeteve. Ne kete rast ke pjese te leksikut te gegerishtes merr per baze autori kur e konsideron gegerishten nje dialekt te pellazgjishtes kur e pare eshte dhjetefishuar per njerin variant dhe tridhjetefishuar per variantin tjeter? Atehere rezulton qe gegerishtja nuk eshte nje dialekt pellazgjik, por autori kerkon te cveshe gegerishten nga autoret pronare te saj dhe t’ja dedikoje kete arvanitasve te Greqise. Por kjo nuk volit shume, pasi sipas Niko Stylos toskerishtja, nje dialekt i shqipes, eshte e lidhur ne menyre varesore nga etruskishtja (Etruskishte-Toskerishte). Pra sipas shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare Gjuha Shqipe rrjedh nga Etruskishtja dhe Pellazgjishtja e per rrjedhoje shqiptaret jane ose etrusk ose pellazg. A na pranojne valle trashegimtaret e Etruskeve (italianet) dhe Pellazgeve (greket) ne vathen e tyre me keto parametra sociale qe disponojme sot prej me shume se 2500 vjetesh, te cilat qofte etrusket e qofte pellazget i kane parakaluar mijeravjet me pare se te njihnin paraardhesit e shqiptareve?

Autori nuk ka se si ta dije qe gjurmat e pellazgjishtes ne gegerishte jane te lidhura me levizjen e popullates gege nga Veriu drejt Jugut gadishullor duke filluar nga shek. i XII deri ne te XVII, ku perfshihet edhe popullata dardane e Kosoves, duke transmetuar ato 1300 (349) fjale qe ndodhen ne leksikun e shqipes domosdoshmerisht, por ketu perfshihen, te pakten, edhe dy fjale etruskisht: marangoz dhe tosk qe ndodhen edhe sot ne gjuhen italiane, dialekti i veneteve; ne nje kohe qe qofte etrusket e qofte pellazget kishin mbi 2000 vjet qe ishin zhdukur nga Historia e kohes.

Kjo gjendje sociale e parashqiptareve dhe levizja e tyre drejt trojeve paragreke e hedh poshte si te pavertete edhe tezen e Kocaqit qe pretendon se “karakteri gege ekzistonte ne Greqi qe nga kohet me te lashta, me ane te ketyre mbishkrimeve, te cilat pranohen si mbishkrime te autoktoneve” (f. 70).

Por autori Kocaqi ne menyre arbitrare merr persiper te percaktoje raportin kohor midis shumereve dhe shqiptareve, edhe pse distanca kohore e tyre eshte 5000 vjet ne favor te shumereve,  duke eleminuar ardhjen indoevropiane (pellazge) ne Europe dhe ndikimin e tyre ne gjuhet e popujve europiane. Sipas tij (f. 209-210):

“Thomopulo 1933 verteton se Shumeret flisnin gjuhen shqipe, ndersa tek botimi i 1912, na jep mbishkrime shqipe te Eteive (Eterve, Hitet), gje qe tregon per kultivimin e shqipes si gjuhe e autoktoneve ne kete pellg edhe jo si gjuhe e ardhur nga Kreta, ashtu sikurse e duan dijetaret e sotem. Njekohesisht, Qiprominoikja pellazge dhe Arkadhoqipriotja e shkrojtur ne Qipro lidhen drejtperdrejt me Knoson edhe Arkadhin Pellazge, ndaj na duhet te themi se:

Gjate mijevjecareve III-II p.e.s. kemi te dhena treguese per shkrimin e shqipes ne Azine e Vogel si edhe ne Krete, ndersa lloji i ndryshem shkrimor na tregon se te dyja keto zonat flisnin edhe shkruanin te njejten gjuhe me alfabete te ndryshme, pavaresisht nga nderhuazimet e menyres shkrimore, te cilat i ndeshim tek Qiprominoikja, Arkadhoqipriotja. Po keshtu edhe huazimi i alfabetit kryesor te qyteterimit te sotem europian, alfabeti Jone, nga Athina me 402 p.e.s.”.

Autori ka kerkuar te beje sensacion me keto ide duke vendosur shqiptaret ne vend te pare si krijues te shkrimit te shumereve dhe shtrirjen e tyre deri mbi Indi duke kaluar neper ishujt e Mesdheut dhe Azi te Vogel. Ne te vertete e gjithe kjo shtrirje gjeografike e popullatave perputhet me popullaten qe jeton sot ne Shqiperi, vetem se ne kete rast kerkon te njehsoje si unike popullaten autoktone ne Shqiperi me popullatat emigratore qe kane depertuar ne mes te shqiptareve prej 1500 vjetesh duke fshehur faktin e qenies te tyre te tille. Te pakten ky perfundim arrihet pikerisht me pjesen e cituar me siper, e cila tregon qellimin “shkencor” te autorit, prej nga rezulton qe eshte nje qellim politik me permasa te mbrapshta pasi ka fshehur ekzsitencen e popullatave emigratore dhe rolin e tyre real pas 1945. Ky eshte qellimi final i shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare: fshehja e krimit qe paraardhesit e tyre kane bere mbi shqiptaret deri me 1991.

Kjo duket ne menyren se si e analizon ai mendimin zyrtar te Shkences Shqiptare dhe mendimin e pavarur te kesaj shkence duke perkrahur njerin krah dhe duke kritikuar krahun tjeter pa nxjerre ne drite se cfare perfiton realisht shkenca shqiptare nga ky dualitet mendimi.

Nga i gjithe ky mish-mash analitik te autorit Kocaqi, dhe pergjithesisht e te gjithe shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare, dy probleme nuk dalin ne drite ne asnje permase, pervec fjaleve te shumta ne favor apo kunder cdo fakti apo analize te realizuar: a-gjendja shoqerore e shqiptareve dhe shkalla e zhvillimi social kundrejt komshinjve greke dhe italiane; b-perfitimi zgjidhes nga ana e shqiptareve e kesaj menyre analitike te gjuhes shqipe.

Ne vazhdim autori Kocaqi ka ndertuar kapitullin: Pellazget dhe shqiptaret, me ane te te cilit realizon kritiken kunder studiuesve shqiptare te nivelit akademik pa e arritur shkallen e kritikes konstruktive duke mbetur ne pozicionin fjale-fjale vetem fjale.

Sipas tij “Mungesa e nje shkolle per dijesimin mbi lashtesine si dhe mospermendja e botes pellazge ne shkollen shqipe dhe ne Historine e Shqiperise, te con detyrimisht tek e vetmja rrugedalje = padituria. Kjo padituri ka sjelle pasoja me dem te pallogaritur per shqipfolesit ne pergjithesi dhe kombin shqipfoles ne vecanti. Ruajtja e vijes se hekurt nga shkenca shqiptare, duke mos lejuar mendimin e kundert, ka sjelle perfundimet e veta tragjike ne dem te shqipfolesve” (f. 227). Ne vazhdim citon pjese nga punimet e Stefanaq Pollos, Arben Putos, Shaban Sinanit duke arritur ne perfundimin se nuk po mohojme baballaret e shqipes letrare si Çabejin, por po flasim vetem per rrugen qe lidh shqipfolesit me Pellazget autoktone, rruge e cila jo vetem qe nuk u studiua sipas rendesise qe kishte, por u pengua, duke i denuar studiuesit e mirefillte me internime dhe duke i ironizuar me shprehje qesharake (f. 228).

Djallezia e autorit qendron ne mohimin e autoreve te vertete qe punuan per gjuhen dhe mendimin letrara shqiptar dhe qe masivisht u pushkatuan pergjate periudhes 1943-1971 dhe evidenton tradhetaret e gjuhes shqipe si studiues te mirefillte.

Perse autori nuk na ka bere me dije se kush jane pellazget, ku qendron karakteri autokton i tyre dhe ne cfare pjese kontinentale jane te tille, pas ata realisht vijne prej Azise dhe perfundojne ne Europe? Edhe me bufi e kupton qe keta rreshta jane shkruar per te mbuluar padijen e akademikeve shqiptare dhe karakterin politik te punes se tyre gjysem shekullore qe nuk ka asnje lidhje me shkencen e Historise. Me sa kam kuptuar autori Kocaqi kerkon te duket mjeshter i manipulimit dhe fallsifikimit te Historise se Kombit Shqiptar, por realisht tregon se shtytja e kesaj vepre eshte thjeshte politike nga njerez politike qe vetem e kane grabitur Kombin Shqiptar prej 75 vjetesh.

Ne perfundim te gjithe vepres autori ben nje permbledhje analitike te gjithe punes se vet edhe pse ajo nga fillimi deri ne fund eshte e pakuptimte ne ate qe pretendon, pasi mbeshtetet mbi fakte te shpikura, fallsifikuara dhe, mbi te gjitha, te pamundura te ndodhin sipas idese se autorit. Ne keto perfundime autori ka perbashkuar interesin politik te atyre qe e kane shtyre per te realizuar kete manipulim gjuhesor, mbrojtjen e fallsifikatoreve te Historise te Gjuhesise Shqipe, mbrojtjen e manipulatoreve te kesaj historie dhe fshehjen e te gjithe kasaphanes qe eshte realizuar ne fushen e Historise te Kombit Shqiptar. Vini re kete djallezi te perdorur:

“Ne se sot, bota mundohet te kerkoje Greqine e lashte dhe shtrirjen e saj atje ku pretendohet, atehere botes do i duhet te drejtepercaktoje karakterin e prejardhjes pellazge te greqishtes se lashte, karakter i cili nuk ka per t’u percaktuar kurre ne se vazhdohet te mbahet ne erresire mos njohja e mbishkrimeve te lashta pellazgo-shqipe. Jane ato qe vertetojne karakterin Pellazg te Greqise se lashte si edhe tregojne lajmerimin e lindjes se gjuhes Greke nga Pellazgo-shqipja. Shqipja-pellazge ishte faktori kryesor, i cili ndihmoi ne lindjen e gjuhes greke. Dhe kete e vertetuam mes faktesh me lart, por ajo qe na duhet te kujtojme ketu eshte fakti i pakundershtueshem i kalimit gjuhesor nga shqipja-pellazge tek greqishtja e lashte, dhe se fundi tek greqishtja e re. Detyrimisht qe ky kalim nuk mund te behej me shkop magjik, po keshtu nuk do te ishte e mundur qe e gjithe popullsia te mesonte gjuhen e re, ne se kjo gjuhe ishte krejt e huaj per te. Mbetjet origjinale te fjaleve te lashta na tregojne se, kalimi nga shqipja-pellazge per tek greqishtja e lashte u krye dhe me ndihmen e faktoreve te papermendur deri me sot :…” (f. 256).

Metodika e perdorur nga autori ne kete permbledhje perfundimtare eshte teresisht jashte binareve te analizes se nje ngjarje Historike. Nga njera ane e pranon ekuacionin Pellazg-Helen-Grek, por kur vjen puna per te realizuar idene e tij manipulatore e lidh shqipen me pellazgjishten kur diferenca ne kohe e tyre eshte me e pakta 2500 vjet. Aresyeja eshte e thjeshte: autori nuk njeh asnje fjale ilirisht, atehere lidh pellazget direkt me shqiptaret edhe pse elementi me i pare njerezor qe njihet ne kete gadishull nuk ka emer dhe emertimi i tyre me marreveshje eshte quajtur protoilire, pasi besonin ne Kultet Pagane. Ne kete pike qendron e fshehta: pellazget jane te ardhur, ndersa protoiliret jane vendas; pellazget evoluojne ne helene, ndersa protoiliret ne ilire. Por me perpara studiuesi duhet te shpjegoje lidhjen e indoevropianeve me pellazget, ose ne te kunderten cdo gje eshte e pavlefshme. Keshtu qe kur flasim per kete teme ekuacioni indievropian=pellazg duhet te perbeje elementin me te pare te argumentit. Parakalimi i ketij ekuacioni nuk mund te behet sipas deshires, sepse e ben te pamundur lidhjen imagjinare te pellazgeve me paraardhesit me te pare te shqiptareve. Qe ne kete pike autori shkruan kodra mbas bregut duke fantazuar mbi nje lidhje qe nga pikepamja kohore eshte tmersisht e pamundur dhe shkrimi nuk ka lindur akoma. Nuk mund te flitet per 10 000 vjet perpara dhe te perdoresh argumenta me e shumta 3 000 vjet me pare; troc fare kjo eshte tallje me temen qe analizohet.

Autori kerkon te lidhe greqishten e lashte me shqipen sikur kjo e fundit ka percaktuar te paren. Kjo eshte e barabarte qe te kerkosh nga Aleksandri i Maqedonise pse nuk ka perdorur avionet ne luften e tij. Autori nuk ka se si ta dije qe nuk mund te kerkosh nga gjuhet e lashta permbajtje te fjaleve qe nuk perkojne me shkallen e zhvillimit social te bartesve te saj. Kjo e fundit i ve kapak kritikes se ketij libri dhe autorit te saj, pasi ne e dijme sakte, teper sakte se cila ka qene shkalla e zhvillimit social te shqiptareve-ilireve dhe protoilireve, te pakten ne keto 3 000 vitet e fundit; te gjithe te tjerat jane perralla anormale dhe nje analize qe nuk mbeshtetet ne aktivitetin praktiko-teorik te popujve, por ne fantazine provokative te individeve qe nuk i takojne popullates autoktone.

Elena Kocaqi, Lufta e Trojes, lufte pellazgo-ilire, Tirane 2018 (foto 34/8, 34/9)

foto 34-8
foto 34-8
foto 34-9
foto 34-9

Do te kalonin 10 vjet dhe Elena Kocaqi do t’i rikthehej ketyre temave ne gjurmat e Nermin Vlora Flaskit duke marre prej saj idene qe Lufta e Trojes ishte nje lufte pellazgo-ilire duke e interpretuar sipas menyres se vet, pa u thene shqiptareve se dikur-dikur dikush kishte tentuar ta ndryshonte permbajtjen e Iliades se Homerit ne favor te nje teorie qe lidhej me shkollen e te Marreve te Madheshtise Shqiptare. Jam i bindur qe kete mashtrim e ka marre vesh me kohe, prandaj dhe e ka anashkaluar duke mos rene ne kurthin e fallsifikatoreve, por ama nguli kembe qe ajo lufte ishte e lidhur me iliret edhe pse keta cfaqeshin ne histori pas 700 vjeteve (po ta marrim Luften e Trojes te zhvilluar ne shek. e XII Pas. Kri, pasi ekziston nje ide qe eshte e shek. te XV Para Kri.) dhe kjo per merite te Herodotit. Ama ne asnje rast nuk vertetoi dot qe dardanet jane vellezerit e ilireve dhe ku ndryshojne dardanet e Ilirise nga dardanet e Troades. Kete gje e ka ditur sakte, por e ka parakaluar duke ngulur kembe ne manipulimin e provave.

Autorja ne 44 faqe mundohet t’i mbushe mendjen lexuesit qe trojanet jane nje forme e fshehte e ilireve dhe lufta eshte zhvilluar brenda te njejtit subjekt, por autorja ne asnje rast nuk ka percaktuar se me ke lidhen konkretisht pellazget, ndersa trojanet i ka kopsitur si ilire. Ne kete 44 faqe merret dhe rimeret me interpretime emrash, vendesh, zakonesh, ligjesh duke arritur ne perfundimin qe institutet juridike, traditat dhe zakonet e sotme te shqiptareve jane si te kohes se Homerit (f. 44). Valle nuk e ka ditur qe Homeri ka jetuar 400-500 vjet pas Luftes se Trojes dhe problemet nuk jane historike, por mitologjike? Ne kete rast, ke ka pasur parasysh: kohen reale te Luftes se Trojes (sipas Eratostenit: 1194–1184 Para Kri), apo kohen e jetes se Homerit (shek. VIII Para Kri.)? Ne disa artikuj kemi parashtruar idete tona ne perputhje me informacionet e kohes dhe mendimin filozofik materialist mbi Historine (te publikuara ne genckhoti.com si me poshte:

51-Relacionet Historike pellazgo – ilire, heleno – epirote dhe relacionet politike greko – shqiptare gusht – shtator 2011

62-Pse nuk jemi pellazge? 25.05.2012

65-Si erdhen, si u relatuan dhe si u transformuan 29.08.2012

66-Pse nuk jemi thjesht ilire, por jemi iliro-epirote dhe toka e shqiptareve eshte Epiri    21.09.2012

68-Dardanet e Ilirise apo Trojes 21.11.2012)

per t’i treguar lexuesit qe Elena Kocaqi e ka pasur informacionin ndryshe mbi keto tema, por thjeshtesisht ajo i ka parakaluar. Ne kete menyre shtrohet problemi: cfare kerkon te perfitoje autorja me kete trajtim antihistorik te mitologjise helene?

Te pakten dy faktore nuk i pranojne idete spekulative te Elena Kocaqit ne kete rast: 1-Diferenca ne koha prej 3200 vjetesh midis trojaneve dhe shqiptareve; 2-Shkalla e larte zhvillimit social te trojaneve ne raport me shkallen e ulet te ketij zhvillimi te shqiptareve edhe pse KOHA eshte ne favor te ketyre te fundit. Ne kete rast historiania Elena Kocaqi duhet te kerkoje me shume nga KOHA historike e zhvillimit social te Njerezimit dhe ekuacionet e ketij zhvillimi. Te pakten ky eshte thelbi i zhvillimit Historik te Njerezimit nga pikepamja teorike.

Jemi ne shek. e XII Para Kri. dhe ne Troje, si ne gjithe Boten parahelene, besohej Zeusi Pellazgjik, Forme Fetare te cilen shqiptaret dhe te gjithe paraardhesit e tyre nuk e kane arritur ne asnje hallke.

Jemi ne vitin 1908 dhe ne Shqiperine Otomane Franc Nopche zbulon gjurmet e konsoliduara te Kultit te Diellit ne Malci te Veriut si forma me primitive e Besimit Fetar, por ne shkallen maksimale te saj, e cila njihet vetem si nje gjurme nenkuptuese tek akejt (Odiseja, Ishulli i Lopeve te Diellit).

Nuk e di a e kupton lexuesi qe kemi te bejme me dy gjendje sociale te ndryshme ne dy popuj te ndryshem qe nuk pajtohen ne asnje rrethane, pervec emrit dardan qe nuk e di se si eshte grabitur nga dardanet e Kosoves ne favor te tyre. Te pakten kur Herodoti i permend kishin kaluar 300 vjet nga koha e Homerit dhe 700 vjet nga koha reale e Luftes se Trojes. Pra kemi te bejme me nje kohe 3.200 ne favor te shqiptareve, por rendi shoqeror eshte ne favor te trojaneve. Mosperputhja eshte absolutisht e pranishme dhe nuk ka shpjegim sipas metodave te sotme ne shkencat sociale.

Atehere per ta bere te kuptueshme kete mosperputhje futet ne loje termi: Shpejtesi Zhvillimi per shoqerine Njerezore, parameter i cili eshte i varur kryekeput nga KOHA e lindjes se ngjarjes. Kjo eshte aresyeja perse shqiptaret jane perpara ne kohe ndaj trojaneve, por nga pikepamja sociale jane me mbrapa. Sepse Trojanet jane Pellazge, nje race shume e re ne raport me shqiptaret dhe shume me e zhvilluar. E pakuptimtja behet e kuptueshme per Shoqerine Njerezore, por dhe e pakundershtueshme. Zonja Kocaqi duhet te kete me shume informacion mbi anomalite e mendimit shkencore te Njerezimit perpara se te kete kurajon te merret me interpretime ne fushen e mendimit Historik.

-Nilo Borgia, Elena Kocaqi, Perikopi evangjelik ne gjuhen arbereshe i shek. te XIV, dokumenti me i vjeter i shqipes se shkruar, Tirane 2020.

-Elena Kocaqi, Pellazget, origjina e shqiptareve, Tirane 2021 (foto 34/10, 34/11).

Pas tre vjeteve i rikthehet temes te te vellait duke e botuar ne formen e gjenezes historike te shqiptareve. Eshte nje liber velleminoz prej mbi 400 faqesh ku autorja riinterpreton historine teorike te shqiptareve qe nga koha kur nuk njihej shkrimi, por qe fantazia e autores deperton edhe pse shume-shume here ne menyre te papranueshme;

Ne kete vellim autorja pretendon t’i jape pergjigje pyetjeve te meposhtme:

1-Cilet jane pellazget?

foto 34-10
foto 34-10
foto 34-11
foto 34-11

2-Ku shtrihen ata?

3-Cila eshte lidhja midis pellazgeve dhe ilireve?

4-Cila eshte lidhja midis pellazgeve dhe Epirit?

5-Cfare rendesie ka Dodona ne Epir?

6-Cila eshte gjeneza e shqiptareve te sotem dhe lidhja e tyre me pellazget dhe iliret?

7-Nga e kane origjinen greket antike dhe lidhja e tyre e tyre me shqiptaret?

8-Cfare ndodhi me greket antike ne Mesjete?

9-A u zhduken ata nga sllavet?

10-A eshte gjuha shqipe nje gjuhe pellazge dhe ilire?

11-A e verteton gjuha e Homerit lidhjen e shqipes me pellazgjishten?

12-Cili eshte raporti i shqipes me gjuhet e tjera antike ne Ilirik?

Autorja nuk e thote, por ajo e ka pergatitur lexuesin shqiptar t’i besoje pa doreza punimeve te meparshme te saj, e per rrjedhoje mendon se edhe ky punim mund te jete i pranueshem nga kritika historike. Por ajo qe autorja nuk e ka menduar eshte fakti: a i kane besuar shqiptaret idete e saj te shprehura ne pese librat me te hershem te saj? A i ka shprehur ndonje tjeter keto ide me perpara dhe cfare gjeje te ndryshme ka paraqitur autorja ne raport me to? Me konkretisht fare: cfare ndryshimi ka me Nermin Vlora Falaskin dhe Eva Brinjen kjo veper e Kocaqit? Por defekti me i madh i Elena Kocaqit eshte anashkalimi i raportit te pellazgeve me indoeuropianet. Ku qendron ndryshimi apo njejtesimi midis tyre? Heshtja ne kete drejtim tregon per nje qellim te paragjykuar nga ana e autores dhe frika per t’u “perleshur” ne kete drejtim. Por defekti thellohet ne pambarim ku nuk ka sqaruar se cfare perfaqeson termi AUTOKTON ne planin historik dhe filozofik. Pranimi i termit pa sqaruar permasen e tij dhe pa e lidhur me mendimin boteror tregon per nje paaftesi profesionale dhe frike per t’u ndeshur ne kete fushe per efekt te mungese te ideve te reja dhe progresive ne fushen e Historise teorike. Ne kete drejtim profesoresha e Historise eshte me probleme botekuptimore dhe profesionale.

Le t’i japim pergjigje ndryshe te 12 problem-pyetjeve te autores:

1-Cilet jane pellazget?

Autorja i konsideron pellazget si popullsia me autoktone ne Europe dhe kete e argumenton me thashe e themet e lashtesise (f. 12-13) pa treguar ne jane race e bardhe apo race aziatike (malavjane). U imponon atyre organizimin mbreteror dhe lidhjen e tyre me mitologjine duke i konsideruar te lindur ne trojet e gadishullit ballkanik. E sigurte eshte qe ky percaktim eshte teresisht arbitrar jo vetem pse nuk eshte keshtu, por autorja nuk ka bere krahasimet me pretendimet e kunderta qe i konsiderojne pellazget te ardhur nga Azia (p.sh. Sami Frasheri, Shqiperia ç’ka qene ç’eshte dhe ç’do te jete, Botimet LUARASI, pa vit botimi, f. 5, foto 34/12, 34/13, 34/14; dhe e gjithe shkolla indoeuropiane mbi gjuhet).

foto 34-12
foto 34-12
foto 34-13
foto 34-13
foto 34-14
foto 34-14

Mbi bazen gjuhesore te Petro Zhejit rezulton qe pellazget vijne nga Azia Qendrore, me disa dyndje (ky perfundim arrihet duke pare shkallen e ndryshme zhvillimit social te banoreve europiane qe rrjedhin direkt nga pellazget: fiset ne Jug te Apenineve [mesapet, japiget, myzet, kalabret], popullata ne veri te Ballkanit [kultura e Bosnjes], helenet, daket) me nje organizim maksimal te Komunes Primitive. Ne kete pike ngelet per te percaktuar aresyet e levizjes te popullatave indoeuropiane (pellazge) drejt Europes dhe ky eshte me teper nje problem filozofik se sa historik.

Por ajo qe bie ne sy me dukshem eshte fakti qe pellzget formuan ne Europe per here te pare, jo per merite-por per nivel te zhvillimit shoqeror, Politeizmin Fetar, forme te cilen Europa e asaj kohe (shek XIII Para Kri.) nuk e njihte. Ketu fillon pika ndarese midis pellazgeve te ardhur dhe vendasve europiane, te pakten ne gadishullin ballkanik. E gjitha kjo per nje aresye jashtezakonisht te thjeshte: Politeizmi Fetar nuk eshte huazuar ne asnje rast ne Europe midis popujve, cka eshte treguesi me kryesor qe keta popuj nuk i perkasin nje boshti te njejte biologjik dhe kane menyre e shkalle zhvillimi te ndryshem, gje qe krijon zhvillimin diferencial te tyre ne cfaredo kohe qe t’i marrim ne analize. Pra rezulton qe idete e Elena Kocaqit mbeshteten ne deshirat e fantazite e saj dhe jo ne realitetin historik te perjetuar, te pakten ne keto 3500 vitet e fundit, nga banoret e Europes.

2-Ku shtrihen ata?

Sipas autores, duke cituar Strabonin, pellazget ishin te perhapur ne te gjithe Greqine dhe vecanerisht midis eolianeve te Thesalise. Mbreteria Pellazge shtrihej nga Peleponezi deri ne Paoni, dhe koncepti Paoni perfshinte territoret nga Maqedonia deri ne Danub e me gjere me pretendimin se shtrirja e tyre ishte me e gjere se aq (f. 12, 13).

Kjo menyre aresyetimi ka per qellim te unifikoje popullatat e gadishullit pas ardhjes se pellazgeve ne Europe dhe te eleminoje popullatat autoktone qe gjendeshin ne te. Mbi te gjithe autorja Kocaqi nuk ka kuptuar dualitetin njerezor qe ka jetuar ne gadishull nga shek. V Para Kri dhe qe eshte marre ne konsiderate nga Herodoti ne vepren e tij mbi Historite (foto 23 deri 23/3). Fakti qe Dardanet fillimisht, sipas hartes te marre nga Cordiniano (foto 25/7), gjenden buze Danubit, tregon se kemi te bejme me nje levizje te tyre drejt Dardaneleve dhe kalimin e nje pjese te tyre ne Azine e Vogel ku themeluan Trojen Mitologjike. Duke u mbeshtetuer tek Homeri rezulton qe akejt dhe trojanet jane e njejta popullate pasi kryezoti i tyre politeist ishte Zeusi pellazg. Kaq eshte e mjaftueshme per te arritur ne perfundimin qe pellazget ishin te shperndare kudo ku ekzistone besimi politeist me Zeusin kryeperendi.

3-Cila eshte lidhja midis pellazgeve dhe ilireve?

Sipas autores Kocaqi pellazget dhe iliret jane e njejta popullate qe ka evoluar nga te paret tek te dytet duke marre per baze lojerat olimpike (f. 15). Pa dyshim qe kjo eshte fund e krye nje trillim i pamundur te kete ndodhur, por ne te vertete nje lidhje midis pellazgeve dhe ilireve ka ndodhur realisht, qe e shperbe me kapjen rob te mbretit te fundit pellazg te ilireve Gentit (168 Para Kri.). Bashkejetesa e dy popujve ka qene e pakuptueshme per Historine dhe kjo u ka leverdisur historianeve te epokes komuniste ne Shqiperi, pasi pas struktures politike te drejtuar nga familjet pellazge ne brendesi te shoqerise ilire kane pretenduar per ekzistence te shtetit ilir me permasa mbi ato te qytet-shteteve helene edhe pse nuk kane pasur ligje apo Institucione Fetare si ato. Eshte e pamundur dhe e papajtueshme qe shoqeria ilire te kete pasur organizim shtetoror, por qelizat sociale qe ndertonin strukturen politike te kohes te kene qene primitive me tendenca te cfaqura deri ne kohen e shqiptareve ne shek. e XX-te. Pikerisht ndikimin e popullates pellazge dhe ndikimin e Kryqezatave mbi shoqerine ilire dhe ate arberore historianet shqiptare nuk dine ta konsiderojne te diferencuar me gjendjen reale te popullates autoktone dhe krijojne me fantazine e tyre shtete ilire, deri tek shteti arber, kur popullata vazhdon te jetoje me primitivizmin e vet historik.

Keshtu qe problemi i perbashkimit te pellazgeve me popullaten vendase eshte mire te diferencohet dhe te nxirret ne pah pozicioni i vertete i popullates autoktone dhe drejtimin formal te saj nga mbeturinat e popullates pellazge qe sa vinin e zhdukeshin ne saje te politikes romake. Kjo eshte aresyeja qe nuk ka asnje mundesim praktike qe pellazget te jene transformuar ne ilire dhe qelizat shoqerore te ilireve te kene mbetur po ato te epokes autoktone. Problemi eshte krejtesisht me ndryshe dhe kete ndryshe Elena Kocaqi nuk ka ditur ta vere ne dukje.

Pastaj ekziston dhe faktori KOHE, qe ne tregon se iliret ne Histori jane cfaqur perpara heleneve, por e gjitha kjo formalisht dhe pa asnje domethenie, sepse emri i tyre permendet nga nje helen mbi nje te kaluar historike te cilen as vete Herodoti nuk ka ditur ta zbertheje.

4-Cila eshte lidhja midis pellazgeve dhe Epirit?

Ky problem eshte pak me i veshtire te zberthehet, pasi informacioni mbi popullaten epirote vjen me vone se ai mbi popullaten ilire dhe ate helene, raporti i tyre me pellazget eshte me i thelle se raporti pellazg-ilir. Interesant eshte fakti qe asnje studiues nuk na ka dhene popullaten autoktone perpara se te vinin pellazget ne Pelopones, duke perfshire Herodotin, Tuqididin apo Cordinianon. Ne tre hartat qe shoqerojne librin e ketij te fundit mbi Shqiperine dhe shqiptaret, ne fund te vellimit te pare (ne kete studim foto 25/7, 33/20, 33/21) merret ne konsiderate popullata pas pellazge dhe nuk behet fjale se ku shkoi popullata autoktone pas ardhjes se pellazgeve dhe transformimin e ketyre te fundit ne helene. Por analiza historike e epiroteve, pas shek. te IV Para Kri., nxjerr ne pah lidhjen e tyre me maqedonasit dhe lidhjen e gjakut midis Pirros se Epirit dhe Aleksandrit te Madh, cka do te thote se lidhja e pellazgeve me epirotet eshte indirekte duke mos marre parasysh ekzistencen e epiroteve si banoret autoktone te Peloponesit, perpara se te vinin pellazget. Gjithsesi te kete ndodhur popullata epirote, nga pikepamja sociale, nuk mund te kete asnje lidhje me pellazget edhe me lidhjen indirekte te tyre, sepse pranohet, pa u kundershtuar nga kerkush, qe besimi fetar i epiroteve ishte Kulti Pagan dhe jo politeizmi pellazgjik me Zeusin kryezot.

Por autorja Kocaqi pikerisht kete fakt e anashkalon dhe i jep rendesi vendodhjes se Dodones dhe kohes se ndertimit te tempullit te saj (f. 19-33), prej nga del perfundimi i saj se epirotet ishin pellazge, ndersa greket i kishin huazuar ceremonite fetare nga pellazget. Te pakten ky problem eshte krejtesisht i pa analizuar nga profesoresha e historise dhe ka marre te gatshem theniet e Herodotit edhe pse ato nuk kane asnje domethenie dhe rrjedhimi eshte i pamundur.

Perdorimi i luftes, nga ana e Pirros se Epirit (319-272 Para Kri.) ne Apenine (280 Para Kri.), e komplikon pak situaten e gjendjes sociale te epiroteve, duke e perbashkuar me maqedonasit, por lidhje me pellazget eshte e pamundur te gjendet ne shek IV-III Para Kri. Fantazia e autores eshte pak si pertej realitetit te zhvillimit te nje shoqerie me qeliza sociale primitive. Kjo ben qe figura e Pirros, si mbret i epiroteve, duhet ripare se cfare permbledh ne realitet nga pikepamja e perberjes se popullates dhe shtrirja gjeografike e organizimit social te asaj qe konsiderohet mbreteri dhe shtet epirot ne shek. e IV-III Para Kri..

5-Cfare rendesie ka Dodona ne Epir?

Ne lidhje me popullaten autoktone rendesia e Dodones ne Epir eshte zero, vetem se ajo eshte nje tregues qe bartesit e Dododen Pellazgjike kane bashkejetuar me banoret autoktone (te pakten kjo dallohet deri ne shek. e IV Para Kri. ne Bylis). Kjo gje nuk zbulohet duke u mbeshtetur se cfare ka thene njeri apo cfare ka thene tjetri. E vetmja menyre per te zbuluar lidhjen e Dodones me popullaten e Epirti eshte analiza e Ideve Fetare qofte ne Epir e qofte ne Helade. Autorja Kocaqi nuk ka ndjekur kete rruge, por me fantazine e saj ka kerkuar te lidhe vendin ku pretendohet te jete formuar Diodona me popullaten qe ka jetuar ne ate vend dhe jo me popullaten qe e ka formuar ate nga pikepamja fetare. Abuzimi eshte me permasa jashtezakonisht te dukshme dhe i ka sherbyer autores per te ndryshuar formen fetare tek epirotet pa e kuptuar se cfare ka qene Dodona Pellazgjike per Helenet dhe cfare ndikimi ka pasur tek epirotet. Ne kete rast Kocaqi e ka futur veten ne nje kurth prej nga eshte e pamundur te dalesh pa mohuar cdo gje te thene deri ketu. Kjo eshte aresyeja perse autorja ka arritur ne perfundmin qe epirotet jane pasardhes te pellazgeve edhe pse nuk kane asnje lidhje gjenetike midis tyre. E keqja eshte se autorja eshte frymezuar ne kete perfundim nga nje hipoteze te fshehur pas fjales “ndoshta” te perdorur nga Maxuell Blake (1877-1959), Economik conditions in Albania, 1923 (f. 41). Ne kete rast justifikimi i autores eshte i lidhur me sinqeritetin e saj kur ka cituar kete autor, por nje ekonomist nuk mund te merret per baze ne asnje rast mbi problemet gjenetike te popujve.

Ajo qe autorja Kocaqi nuk ka dashur ta kuptoje eshte mos rakordimi i analizes per rastin e shqiptareve nje popull te vjeter dhe per rastin i prejardhur nga pellazget. Jane dy tema jashtezakonisht larg njera-tjetres dhe realisht nuk perputhen dot sido t’i analizosh ato (deshira spekulluese eshte gje tjeter, pasi ne kete rast i behet nder popullates greke duke e perfshire ne Racen e Bardhe dhe duke i konsideruar europiane gjenetikisht, gje teresisht e pavertete).

6-Cila eshte gjeneza e shqiptareve te sotem dhe lidhja e tyre me pellazget dhe iliret?

Me metodat analitike te perdorura rendom deri me sot ne fushen e Historise, kesaj pyetje nuk i jep pergjigje kerkush deri me sot dhe autorja manipulon faktet, shpesh here ne dem te shqiptareve te sotem. Keshtu autorja analizon shtrirjen e ilireve dhe nje takse te tyre, sipas Horacit (f. 60), pa i shkuar ndermend se pranimi i ketij fakti u injekton ilireve pranine e prones private, kur shqiptaret deri ne shek. e XX-te shkallen e formave te prones nuk e kane pasur pertej formes fisnore, e per rrjedhoje sipas ketij argumenti nuk kane asnje lidhje me iliret. Pra nje pasaktesi historike con ne nje perfundim antihistorik dhe Kocaqi nuk e ka vrare mendjen se cfare ndodh ne kete rast.

Autorja kujton se duke pranuar lidhjen pellazgo-ilire dhe iliro-shqiptare me fjalet e te tjereve, ose te saja, ka vertetuar qe shqiptaret rrjedhin nga pellazget. Pikerisht kjo nuk quhet analize historike, por manipulim i ngjarjeve dhe fallsifikim i Historise.

Atehere per t’ju pergjigjur pyetjen se mesiperme duhen bere dy argumentime: mundesia e lidhjes se pellazgeve me iliret, nga pikepamja gjenetike pasi nuk kemi asnje mundesi analitike per pellazget, dhe lidhjen e ilireve me shqiptaret. Tendenca per te perdorur te njejten metode analitike per te dy rastet tregon se ajo eshte e pavlefshme dhe e pamundur. Kete gje autorja e ka parakaluar duke e kufizuar analizen ne thashethemet historike dhe kete e konsideron vertetim edhe pse pellazget njihen ne menyre hipotezore, ndersa iliret ne menyre tregimtare per here te pare nga Herodoti dhe diferenca kohore midis pellazgeve dhe ilireve eshte me e pakta 700 vjet. Por ekziston mundesia per te vertetuar lidhjen e pellazgeve me helenet dhe e ilireve me shqiptaret me te njejten metodike analitike dhe pikerisht kete autorja nuk di ta beje sepse kerkon te pajtoje nje pamundesi regresive me tendencen progresive. Per te zbuluar kete metodike me perpara duhet zbuluar menyre dhe format me te pare te lindjes se Ideve Fetare, pasi e vetmja gje qe njohim sakte qofte per pellazget e qofte per iliret jane idete fetare. Atehere avancimi metodik ngelet ne piken ku autorja spekullon jo vetem nga padija, por nga tendenca per te vertetuar nje gje qe nuk vertetohet dot.

Neqoftese do te merremi me analizen e lindjes dhe formave me te para te ideve fetare do te zbulojme qe forma ilire (Kultet Pagane) jane forma me e hershme, e cila nuk ekziston tek pellazget edhe pse mund te merret me mend ne saje te nje gjurme letrare mitologjike tek Homeri (Odiseja). Kjo do te thote se pellazget ishin shume me perpara ne zhvillimin e tyre social ne raport me iliret e per rrjedhoje keta te fundit nuk mund te kene asnje lidhje absolute me ta. Dodona Pellazgjike avancoi deri tek Zeusi, kryeperendi, forme te cilen e kane pasur vetem helenet dhe popujt e lidhur me ta (maqedonasit, thraket). Kjo tregon qe pellazget ne zhvillimin e tyre social avancuan deri tek helenet dhe masa relacionale e pellazgeve me vendasit autoktone percakton rigorozisht popujt jo tipikisht helene, por me mase trashegimie shume me afer pellazgeve se sa vendasve autoktone. Per baze merret Dodona Pellazgjike qe polli kryeperendine e Heleneve, Zeusin.

Ky eshte momenti qe nuk sherben per te vertetuar lidhjen e pellazgeve me iliret, pasi iliret per te arritur tek politeizmi fetar do i duhen te ecin 600 here me shpejt ne zhvillimin e tyre ne raport me pellazget, kohe te cilen ata e kane pasur te mjaftueshme, duke arritur deri tek shqiptaret me po te njejtejn forme fetare deri ne fillim te shek. te XX-te. Kaq mjafton per te arritur ne perfundimin qe iliret trasnformohen ne shqiptare duke ngelur prapa pellazgeve ne te njejtat permasa, kur keta te fundit kane avancuar deri tek helenet. Tentativa per t’u rrembyer heleneve lavdine intelektuale ne mos qofte nje idiotizem ne fushen e Historise, me e pakta eshte nje budadallek ne menyren e aresyetimit social dhe me sa kam kuptuar profesoresha e Historise ka probleme me botekuptimin dhe intelektin e vet arsimor.

Keshtu qe te flasesh per gjeneze biologjike te shqiptareve te sotem duhen anashkaluar per shume-shume kohe qofte helenet e qofte pellazget, te pakten per mbi disa miliona vjet, kohe ne te cilen pellazget nuk kishin lindur akoma le pastaj t’i pranojme te ardhur ne Europe.

7-Nga e kane origjinen greket antike dhe lidhja e tyre me shqiptaret?

E sigurte eshte qe autorja nuk di t’i pergjigjet kesaj pyetjeje edhe pse te dhenat e favorizojne per te kunderten, por ajo ka preferuar me teper te mbeshtetet ne thashethemet historike se sa ne faktet historike qe percaktojne shkallen e zhvillimit te popujve dhe kombeve. Qe helenet rrjedhin prej prellazgeve kjo eshte e padiskutueshme, te pakten nga pikepamja gjuhesore dhe fetare. Te dy keto elemente jane te pranishem ne te gjithe hapesiren qe njihet prej 2700 vjetesh ne menyre te shkruar, por pika me e erret dhe e papajtueshme e heleneve eshte lidhja e tyre me para shqiptaret ne te gjitha hallkat paraardhese te ketyre te fundit. Kjo eshte ajo qe e ka ngaterruar autoren Kocaqi dhe per te mbuluar kete ngaterrese ka pranuar t’i njehsoje  shqiptaret me greket qe ne fazat paraardhese te tyre. Por ne te gjithe kete mish-mash historik te ndodhur ne gadishullin ilirik ekziston gjendja sociale qofte e ilireve, e qofte e heleneve, gjendje e cila na tregon nje sekret te vogel historik qe te Marret e Madheshtise Shqiptare e konsiderojne nje turp historik edhe pse ajo eshte prezente prej 2500 vjetesh dhe e vetmja krenari e shqiptareve duhet te jete shfrytezimi i nivelit intelektual te heleneve per te rritur nivelin e zhvillimit social te tyre. Ne kete pike kemi dy probleme me rezolucion social krejt te kundert per helenet ne raport me iliret, duke mos marre parasysh nderrimin e popullatave ne brendesi te popullates parashqiptare deri tek shqiptaret.

Nuk duhet te shtrohet pyetja se nga e kane prejardhjen helenet e lavdishem, por pse greket e sotem nuk jane rilindasit e heleneve te lavdishem; ose ndryshe: perse Helada e Lavdishme nuk pati rilindje, sic pati Roma Perandorake me Italine e Princave dhe Republikave Tregetare? Kjo eshte pika qe ngaterron profesoreshen Kocaqi, te cilin problem ajo e trajton me nje mendjelehtesi te admirueshme, te cilin une e di nga te Marret prej 30 vjetesh ne formen manipulatore qe e zoteron ajo (f. 101-123).

Per te kuptuar ate qe ka ndodhur me Helenet e lavdishem duhet gjetur momenti kur ata dalin jashte kontrollit romak, jashte kontrollit bizantin, dhe relatohen me barbaret. Kjo eshte koha kur paraardhesit e shqiptareve (shek. XII Pas Kri.) fillojne levizjen drejt Jugut Ballkanik nen presionin e serbeve dhe shtyjne te vetet drejt heleneve. Ne kete menyre ne shek. e XIV-XVII helenet jane relatuar me: bullgaret, serbet, vllehet, otomanet dhe shqiptaret (nuk marrim parasysh dyndjet egjiptiane). Puna eshte te percaktohet se kush nga keta relatore ja ka frenuar heleneve zhvillimin social (pikerisht kjo eshte aresyeja perse helenet nuk rilindjen ne formen greke) dhe perse i gjithe frenimi ndodhi ne kohen otomane, kur keta te fundit perbejne nivelin me te larte te feudalizmit boteror ne te gjithe koherat qe njihet Feudalizmi ne Bote. Por kjo eshte dhe aresyeja perse gjeneza historike e heleneve-greke devijohet nga origjina pellazge dhe duket sikur eshte e lidhur me nje nga relatoret e mesiperm.

Ne qofte se autorja Kocaqi nuk e kupton procesin, dhe kjo nuk me habit, nuk ka se si te arrije ne perfundimin qe greket jane te lidhur me shqiptaret, ose paraardhesit e tyre, duke mesatarizuar gjenezen civilizuese. Kjo gje nuk funksionon ne kete menyre, pasi ndodh fenomeni i paradoksit te kohes, por jo sipas perfundimeve te Ajnshtajnit. Ne kete rast primati i veprimit varet nga shpejtesia e zhvillimit social, qe, nga ana e vet, varet nga KOHA e lindjes se popujve. Kjo eshte pika qe percakton vjetersine e Popujve dhe Kombeve, por dhe menyren se si ndikojne mbi njeri-tjetrin. Ne qofte se do te krahasojme pese popujt relatore te heleneve pergjate 4-5 shekujve do te shohim se vetem parashqiptaret dhe shqiptaret e kane kete shpjetesi ne minorance kundrejt heleneve dhe vetem per kete qellim kane ndikuar negativisht ne zhvillimin social te grekeve te ardheshem duke ja frenuar zhvillimin social. Pra aresyeja perse helenet e lavdishem nuk rilinden ne formen greke nuk duhet kerkuar ne pergjithesimin e ngjarjeve te kohes, por vetem ne relatat qe ata kane pasur me paraardhesit e shqiptareve dhe shqiptareve nga shek. XII deri ne te XVII duke frenuar zhvillimin ne permbajtje dhe duke i zgjatur kohen e primitivizmit bizantin ne bashkejetese me feudalizmin otoman pa u realizuar dot supremacia e te fundit ndaj te parit.

8-Cfare ndodhi me greket antike ne Mesjete? 9-A u zhduken ata nga sllavet?

Autores i duhen keto dy perfundime per te arritur ne qellimin e saj final sipas te cilit shqiptaret dhe greket antike jane e njejta popullate (f. 167), por pa e vene ne dukje qe jane te sfazuar ne kohe prej 3200 vjetesh dhe shqiptaret kane nje nivel social shume me te ulet se parahelenet e kohes se Trojes. Kjo nuk e pengon autoren qe te ngreje nje hipoteze mbi zhdukjen e heleneve dhe zevendesimin e tyre me sllavet dhe e gjitha kjo ne periudhen nga shek. VI deri ne te IX. Nga f. 221 deri ne f. 245 autorja mundohet t’i mbushe mendjen lexuesit qe paragreket jane zhdukur nga historia dhe vendin e tyre e zune sllavet. Ne te vertete kjo perputhet si ngjarje me popullaten shqiptare-arberore-ilire kur jane zevendesuar tre here midis tyre dhe heren e fundit jane pushtuar nga otomanet dhe vllehet, te cilet sot perbejne me shume se gjysmen e popullates shqiptare ne shtetin shqiptar. Kam pershtypjen se per te mbuluar zevendesimin e elementit shqiptar ne Shqiperine e Jugut, autorja ve ne dukje zevendesimin e popullates paragreke me sllave. Ne kete menyre, sipas autores, popullata helene, e njejte me popullaten ilire, u zhduk nga historia dhe trashegimtaret e vetem te atij populli te lavdishem jemi ne shqiptaret e sotem (f. 245-274). Nuk ka se si ta dije zonja Kocaqi qe shqiptaret e sotem jane 3200 vjet me mbrapa se parahelenet e kohes se Trojes dhe 5 milion vjet anash bizantineve te Ana Komnenes.

9- A u zhduken pas-helenet nga sllavet?

Kjo pyetje vlen si per greket ashtu dhe per arbereshet, ne te cilen kohe (shek. XIII-XIV) despotati i Serbise i be superfuqi ne Ballkan duke pushtuar tokat e arbersheve dhe te grekerve. Te pakten ekzistenca e tyre deri ne Selanik eshte e konfirmuar historikisht                (Konstandin Jireček, Historia e Serbeve, pjesa e pare dhe pjesa e dyte, Tirane 2010), por problemi eshte paresor tek arbereshet dhe pastaj tek pas-helenet. Perderisa mbetjet sllave ne Shqiperine e sotme jane te kufizuara vetem tek Gollobordasit, dhe me shume dyshim tek Goranet, e ben te pamundur kete fenomen pergjithesues tek pas-helenet. Por problemi eshte pak me ndryshe dhe i lidhur me Vllehet e Greqise.

Te pakten historia e Patriarkanes Ekumenike te Kostandinopoliti, pas shek. te XV i jep pergjigje negative autores, por dhe i meson nje gje te paditur: e gjithe lufta politike midis paragrekeve dhe sllaveve, apo vlleheve, eshte bere vetem per nje qellim: Kush te kapte kreun e Patriarkanes Ekumenike te Kostandinopolit. E meqenese edhe sot Patriarkane Ekumenike e Kostandinopolit (Stambollit) komandohet nga subjekti Grek eshte e pamundur te konsiderohet pozitive pyetje e historianes. Kjo eshte dhe aresyeja perse subjekti Vlleh ka bere nje loje trefishe ne gadishullin ballkanik pas shek. te XV duke u lidhur here me serbet, here me ruset, por kurdohere kunder grekeve dhe shqiptareve. Pika e fundit duket sikur i lidh greket me shqiptaret, por keta te fundit asnjehere nuk i kane konsideruar Vllehet kundershtare sociale te tyre edhe pse keta te fundit ja u kane pasur me hile shqiptareve pas 1912-es.

10-A eshte gjuha shqipe nje gjuhe pellazge dhe ilire?

Sipas autores gjuha shqipe eshte gjuha me e vjeter ne Europe dhe kjo duhet konsideruar absolute (f. 275) edhe pse 99,9% e fjaleve te gjuhes shqipe te sotme jane pas 1462, kur kemi shprehjen me te pare te shqipes. Se me cfare fantazie e verteton kete autorja Kocaqi eshte pak e veshtire te merret me mend, por si permbledhje kundershtimi mund te them se zysh Kocaqi nuk njeh:

-autorin e alfabetit helen.

-asnje fjale pellazgjisht.

-asnje fjale ilirisht.

-asnje fjale me shume se vetem 1300 fjale (349) arberisht ne vitin 1635.

Dhe te gjitha keto nuk vertetojne dot jo lidhjen e shqipes se sotme (2021) me pellazgjishten (1200 Para Kri.), por as lidhjen e shqipes me ilirishten (1200 vjet Pas Kri.), bile as lidhjen e sakte me arberishten pasi autorja nuk disponon asnje te dhene se kush ishin ne kompleks fjalet arberisht te kohes se Gjergj Kastriotit (shek. XV). Viti 1635 nuk e justifikon dot vitin 1462 nga pikepamja gjuhesore. Pra zysh Kocaqi nuk e verteton dot lidhjen e shqipes me ilirishten me metodat analitike qe perdor, por kerkon te krijoje nje tymnaje mbi autoresine e Gjuhes Shqipe dhe te fsheh gjurmet e gjenezes se saj biologjike per aresyet e saja.

11-A e verteton gjuha e Homerit lidhjen e shqipes me pellazgjishten?

Realisht gjuha e Homerit na verteton se cfare fjalesh u kane grabitur paraheleneve paraardhesit e ilireve dhe cfare fjalesh na kane sjelle deri ne ditet tona. Ky eshte i gjithe perfundimi i analizes antihistorike te autores Kocaqi dhe pamundesia e vertetimit te nje hipoteze krejtesisht antishqiptare.

12-Cili eshte raporti i shqipes me gjuhet e tjera antike ne Ilirik?

Edhe kjo pyetje eshte thellesisht antihistorike perderisa nuk njohim asnje fjale ilirisht perpara vitit 1462. Per kuriozitet nje fjale e vjeter (foto 34/15) e gjetur 10 metra nen toke ne afersi te Elbasanit, ne nje Kishe Primitive, nuk ka pike kuptimi edhe pse eshte e shkruar me alfabet latin (me hollesisht per kete argument shih artikullin 77-Mos eshte nje FJALE e Gjuhes Shqipe? 24 shkurt 2014, publikuar ne genckhoti.com).

foto 34-15
foto 34-15

Por perpara profesoreshes se Historise shtrohet pyetja: Cfare perfiton Kombi Shqiptar nga nje interpretim i tille i Historise se perjetuar prej te pakten 3000 vjetesh? Pergjigja duhet te jete e lidhur me politikat qe duhet ta drejtojne Kombin Shqiptar drejt PROGRESIT SOCIAL, gje qe mesa di une nuk e ka realizuar kerkush jo vetem ne Shqiperi.

Tragjedia ne familjen Kocaqi me 2016 duhet te kete sjelle nje ndryshim te planeve te profesoreshes te historise. Por dhe heshtja prej 7-8 vjetesh te vellait te saj pas botimit te pare te punimit mbi shqipen pellazge (2009) duhet ta kete nje shkak konkret perse heshten vella e moter ne kete drejtim (ne fakt flitet per nje punim te Altin Kocaqit, i botuar me 2013, me titull Dokumente Historiko-Gjuhesore; gjendur tek Mili Butka, Kodi i gjuhes shqipe, etimologji, f. 247, Tirane 2017, por qe une nuk e kam gjetur dot).

Ne shenimet dhe parathenien e vepres se tij Altin Kocaqi ka treguar se ka bere nje pune teper velluminoze ne kete drejtim (f. 5-7). Kjo me jep te drejte te bej pyetjen: ku jane studimet e Altin Kocaqit pas nderrimit te jetes se tij ne shkurt 2017?

Ne kete kohe te Marret e Madheshtise Shqiptare nxorren ne drite nje viktime te re: Agron Dalipaj, i cili me 2016 botoi vepren e tij te pare: Gjuha Kozmike (nje vellim pa numer, foto 34/16, 34/17), por qe cuditerisht shoqerohet pas nje viti me nje vellim te dyte ku cilesohej numri i vellimit (foto 34/18, 34/19).

foto 34-16
foto 34-16
foto 34-17
foto 34-17
foto 34-18
foto 34-18
foto 34-19
foto 34-19

Vellimi pare ishte botuar dy here me leter te ndryshme (foto 34/20) pa i dhene rendesi ne ka ndryshime nga njeri botim ne tjetrin, pasi koha e gjetjes se tyre, nga ana ime, ishin shume te aferta.

foto 34-20
foto 34-20

Por autori qe ne parathenie kishte deklaruar se ky liber ishte i gjithi frut i bashkebisedimeve qe ai kishte realizuar ne rrjetin social te facebookut (f. 3). Nga te gjitha keto fakte, duke mos besuar asnjeren, me shkoi mendja per te keq: mos valle Agron Dalipaj ishte futur ne loje pas plagosjes dhe vdekjes aksidentale te Altin Kocaqit (dhjetor 2016-shkurt 2017) duke marre nga e motra punimet e tij, gje qe ka sherbyer per te rritur numrin e argumentuesave te te Marreve te Madheshtise Shqiptare? Apo mos valle pas figures se Agron Dalipaj fshihet profesoresha e historise duke dale me emrin e te parit? Pas ekzistences se nje fotoje, ku te dy keto personazhe prej te Marresh kane dale se bashku, ideja e fundit me duket me e pranishme.

A i ka shkuar ndermend valle Agron Dalipaj qe idete e shprehura ne parathenien e vellimit panumer jane jashte cdo konceptimi intelektual te nje njeriu normal; ato anojne shume me teper drejt nje anormaliteti mendor duke mos u perputhur me FAKTIN, KOHEN dhe strukturen sociale te Kombit Shqiptar. Shkurt fare ato jane me teper nje permbledhje genjeshtrash, manipulimesh dhe fallsifikimesh te konsideruara si te verteta postulative qe kane per qellim te fshehin te verteten e madhe qe Gjuha Shqipe dhe Kombi Shqiptar jane produkt europian dhe jo te dala nga hici, apo mitologjia e krijuar ne vetmine e lashtesise, te cilat nuk kane asnje baze argumentuese ne fushen e Historise teorike.

Si do qe te kete ndodhur, nen emrin e Agron Dalipajt u botuan keto tituj per 5-6 vjet:

Agron Dalipaj, Gjuha Kozmike, Korce 2016 foto 34/16, foto 34/17. .

Agron Dalipaj, Gjuha Kozmike II, Korce 2017 foto 34/18, foto 34/19.

Agron Dalipaj, Greqishtja nje bije e shqipes, Korce 2019 foto 34/21, foto 34/22.

Agron Dalipaj, Latinishtja dhe italishtja ne prizmin e shqipes, 1, Korce 2021 foto 34/22-1, 34/222.

Pretendimet e autori Dalipaj ishin te medha ne kete fushe dhe gjeja me e pare qe kishte bere ishte hedhja poshte e vepres se emermadhit Eqrem Çabej, pa e vrare mendjen per te kuptuar se ku qendronte madheshtia e te vetmit Shqiptar qe kishte menduar pergjate gjithe jetes se Vet fizike dhe mendore vetem per Gjuhen Shqipe. Dhe per te realizuar “shembjen” e Murit te Madh Shqiptar, ne menyren imagjinare, ne fushen e studimeve gjuhesore shqiptare Dalipaj shkroi me nje fryme paturpesie, diletantizmi, poshtersie, urrejtje dhe paragjykuese rreshtat e meposhtem, si forme parathenie:

“Ne kete liber kam marre persiper te sqaroj nepermjet motivimeve etimologjike te shume fjaleve, qe gjuhesia jone zyrtare dhe gjuhetaret me ne ze te saj i kane quajtur dhe i quajne huazime ne gjuhen shqipe, por gjykimi i tyre eshte i padrejte dhe joshkencor per sa kohe ata ne percaktimet e tyre nuk mbeshteten ne parimie shkencore te etimologjise, dukeqe ne se mungon dhe nje lende e vecante si baze teorike e studimeve etimologjike te vendosura, te paraqitura, te diskutuara e te pranuara nga bota shkencore e gjuhesise. / Duhet thene se me etimologji ne gjuhesine shqiptare eshte marre vetem profesor Eqrem Çabeji, i cili eshte pranuar si nje nga korifejte e gjuhesise shqiptare, por ne asnje studim ertimologjik te tij per te gjithe fjalet ne pergjithesi dhe per cdo fjale ne vecanti ai nuk eshte mbeshtetur ne parimin kryesor te formimit te fjaleve, qe eshte ai morfologjik, por eshte mbeshtetur ne nje parim tjeter, ate fonetik, i cili nuk merr per baze permbajtjen e fjales si semantike dhe ka te beje vetem me shfaqjen e jashtme te saj. Kesisoj etimologjia e Çabejit jo vetem nuk eshte shkencore, por ajo jep gjykime teper te gabuara saqe e demtojne seriozisht gjuhen shqipe, duke i shperfytyruar identitetin cdo fjale dhe duke ia shkombetarizuar ato. / E gjithe gjuhesia zyrtare shqiptare e derisotme, si dhe gjuhesia europiane apo indoevropiane, kane pranuar se nuk njohin c’eshte fjala dhe nuk kane ende nje perkufizim gjuhesor per te. Prandaj nje gjuhesi qe nuk di se c’eshte fjala nuk mund te jape ne asnje rast gjykime per prejardhjen e fjales dhe kurrsesi nuk mund te prodhoje shkence. Gjuhesia e sotme ne etimologji rreket te emetoje se fjala vjen nga fjala. Shihni Çabejin: ai thote se Dardania vjen nga dardhe dhe kur merret me fjalen dardhe thote se eshte me burim te erret. Te pranosh se fjala vjen nga fjala eshte njesoj si te pranosh qe tulla vjen nga tulla. Alogjika eshte e njejte ne te dy rastet. / Paradoksi ne gjuhesi eshte aq komik, sa po te pyesesh nje gjuhetar te madh e me shume grada se nga e ka prejardhjen filan fjale, ai ose do te kujtohet per Çabejin dhe do te citoje ate, ose, nese Çabeji nuk ka dhene ndonje verdikt per ate fjale, “gjuhetari i madh” mund te vonoje pergjigjen deri sa te ringjallet Çabeji (interesant kete dukuri u vura re tek bashkebisedimet qe beja me Dalipajn, ai ma kthente pergjigjen gjithmone pas disa oreve te gjata dhe asnjehere flake per flake, GH). Ne fakt gjuhesia zyrtare shqiptare eshte e mbushur me aq shume akademike te gjuhes qe dina gjithcka, por qe nuk dine te shpjegojne qofte edhe nje fjale te vetme dhe s’eshte cudi te te thone se edhe Çomski nuk mundet e ketu kane te drejte” (f. 3-5).

Ku fallsifikon dhe mashtron Dalipaj:

Se pari, etimologet ne Shqiperi jane te shumte, por ai se pari nuk i njeh e se dyti nuk i pelqen t’i njohe, sepse me e pakta do t’i duhej te shfletonte literaturen para tre-kater shekullore te etimologeve me te pare shqiptare, ata qe krijuan gjuhen shqipe, e keto e ka te pamundur t’i gjeje; sepse eshte i edukuar te urreje shqiptaret autoktone, Kleriket Katolike dhe shkollen 400 vjecare shqiptare te gjuhesise dhe etimologjise, ata qe u pushkatuan nga baballaret dhe mesuesit e Dalipajt.

Shkolla shqiptare e Etimologjise e fillon rrugen e vet ne mesin e shek. te XVII-te me:

At Francesko Maria de Lecce, dhe vazhdon ne shek. e XIX-XX-XXI me

Dom Ndre Mjeda,

At Shtjefen Gjeçovi,

At Marin Sirdani,

Imzot Jak Serreqi,

Imzot Frano Gjini,

At Gjergj Fishta,

Dom Mark Shllaku,

At Pashk Bardhi,

Dom Ndoc Nikaj.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                   

Imzot Prend Doçi,

At Dode Koleci,

At Mehill Çuni

Dom Nikolle Sheldia,

At Justin Rrota,

Dom Nikoll Gazulli,

At Gjergj Koleci,

At Bernardin Palaj,

At Benedikt Dema,

At Donat Kurti,

Mustafa Kruja,

Eqrem Çabej

Kole Kamsi,

Kole Ashta,

Kolec Topalli.

Te pakten Prof. Kolec Topallin Dalipaj e njeh shume mire kur si nje veprimtar i ri i politikes komuniste dogji fjalorin etipologjik te Topallit perpara Akademise se Shkencave, sepse aktiviteti real i Dalipajt eshte politika antishqiptare kundra Historise dhe Gjuhesise Shqiptare.

Por ne kete liste Dalipaj duhej te kuptonte nje gje: Eqrem Çabej eshte maja cilesore e shkences se etimologjise shqiptare dhe per kete kerkon nje vemendje profesionale qe as une dhe as Dalipaj nuk e disponojme.

Se dyti, ne baze te kesaj qe ka shkruar, Dalipaj duhet te kishte zberthyer ne menyre kritike:

1-Cila eshte “baze teorike e studimeve etimologjike, 2-te vendosura, 3-te paraqitura, 4-te diskutuara e 5-te pranuara nga bota shkencore e gjuhesise”? Ku jane shembujt e kesaj baze teorike, ku jane studimet etimologjike te vendosura, te paraqitura, te diskutuara e te pranuara nga bota shkencore e gjuhesise kur ne Fjalorin e Gjuhes Shqipe per kete term eshte shkruar: “ETIMOLOGJI A f.sh. , gjuh. 1. Dege e gjuhesise qe studion prejardhjen e fjaleve te nje gjuhe, duke u mbeshtetur ne historine e saj e ne lidhjet me gjuhet e tjera…2. Prejardhja e nje fjale. Etimologji e qarte (e panjohur). Etimologji e nje fjale. Percaktoi etimologjine e fjales.”

Keshtu qe Dalipaj duhet te kerkoje me se pari te ndryshohet kuptimi i termit Etimologji dhe pastaj te kaloje tek mohimi i progresit shkencor te gjuhesise shqiptare te realizuar nga emermadhi i Gjuhes Shqipe, Prof. Eqrem Cabej. Ja perse nuk mund te realizohet kurre krahasimi midis mizes se mocaleve dhe Elefantit te tropikut.

 Se treti, ajo qe Dalipaj fallsifikon me fort se cdo gje tjeter eshte perkufizimi i termit FJALË dhe ne kete pike eshte kapur pas zberthimit te bere nga Fjalori i Gjuhes se sotme Shqipe, sipas se ciles FJALA konsiderohet si njesia e mevetesishme me e vogel e gjuhes, teresi e pandashme e tingellimit dhe e kuptimit e formesuar nga ana gramatikore qe pasqyron ne menyre te pergjithesuar e shenon sende e dukuri te realitetit dhe riprodhohet e vecohet ne rrjedhen e ligjerimit.

Pse nuk revoltohet me kete mashtrim antishkencor dhe antireal Dalipaj, apo pse i shkon per shtat ky percaktim te cilin e ka marre ne konsiderate fshehtas. Te pakten ne funksion te gjuhes shqipe, sipas karakteristikes themelore te saj -si gjuhe monosilabike, ky percaktim i termit FJALE eshte i pasakte. Dhe kjo pasaktesi kerkon te mbuloje faktin qe 99,81% e fjaleve te gjuhes shqipe eshte e huazuar, e gatshme nga pikepamja praktike, pa marre parasysh ndertimin e saj strukturor dhe raportin qe kjo strukture ka me rrokje dhe tingullin. Dmth qeliza me e vogel e gjuhes eshte tingulli, qe shprehet me ane te germave te alfabetit, dhe gjuha shqipe duke pasur 36 te tilla, si te gjitha gjuhet europiane, i ka huazuar nga latinishtja. Dhe ajo qe nuk kupton Dalipaj dhe e gjithe Shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare eshte fakti qe Njerezimi FJALET i ka formuar perpara se te dokumentohej tingulli, dmth alfabetet, dhe asnjeri nuk mund te flase mbi historine e FJALEVE nga zanafilla deri kur ato njihen me ane te shkrimit. Dmth historia e Gjuheve, e per rrjedhoje edhe e FJALEVE, nuk mund t’i kaloje te 5000 vjetet kur u shkrua per here te pare. Per cfare lashtesie gjuhesore flet Dalipaj me fantazine e tij te semure?

Pastaj, ne fund te fundit, si e dallon Dalipaj karakterin shkencor, ose jo, te nje disipline teorike cfaredo, ne rastin tone te Gjuhesise? Ne kete pike Dalipaj eshte treguar teresisht i paarsimuar, sikur kerkon te fshehe permasat e botekuptimit te vet.

Per te kuptuar mashtrimin metodik qe perdor Dalipaj ne kete punim mora ne konsiderate dy fjale, njeren prej te cilave Dalipaj e fallsifikon ne permbajtjen e saj dhe e devijon nga procesi etimologjik i saj, ndersa tjetren nuk e merr ne konsiderate: KURVË dhe UJË. Rendesia e ketyre dy fjaleve qendron ne ekzistencen e tyre ne gjuhen shqipe, por edhe ne gjuhe te tjera me kuptime te ndryshme duke pasur nje etimologji jashte gjuhes shqipe dhe jo aty ku pretendon autori. Dalipaj si xhongler eshte i afte t’i pajtoje ato  dhe t’ja ndryshoje gjenezen fjales, dmth nga e kane huazuar shqiptaret ate dhe kush e solli kete fjale mes tyre.

Fjala KURVE nuk eshte perdorur asnjehere nga shqiptaret dhe paraardhesit e tyre te afert e te larget, pasi patriarkaliteti familjar i tyre nuk e pranon kete fjale si nje akt praktik. Eshte nje fjale 1500-1600 vjecare e sjelle ne gjuhen shqipe rreth shek. XVI. Gjendet per here te pare tek Buzuku ne formen qe eshte sot dhe e huazuar nga nje gjuhe tjeter ne po te njejtin pozicion. Eshte huazuar nga gjuha bullgare dhe sjelle ne trojet shqipfolese nga popullata vllehe; por cfare thote Dalipaj me shpikjet e veta. Sipas tij:

“-KURV/Ë, – A. Fjale qe shenjon nje femer e cila shet trupin e saj per perfitime materiale. Fjala e shqipes ngjan aq shume me latinishten curvus dhe italishten e sotme curva qe kane kuptimin e perkulur, e lakuar (kthese e lakuar). Fjala e shqipes kurve, kurva (femer e perdale) duket se kuptimisht nuk perputhet me fjalen latine curva, por e verteta eshte se kemi te bejme me te njejten fjale te krijuar nga te njejtat simbole gjuhesore. Keshtu fjala shqipe kurva vjen nga k’ur’ba (b:v) = k’ul’ba (r:l) = qe’ul’ba = qe ban ulje = qe eshte e ulet, qe i ulet cdo mashkulli. Pra nese morali quhet nje gje e drejte (nje vije e drejte), kurveria eshte nje ulje, nje perulje, nje perkulje. Po ashtu fjala latine  kurba (curba) pozon nje ulje, perulje, perkulje, lakim te nje vije te drejte, qofte vije rruge, kanal, lume a vije morale. Perfundimisht fjala Kurba, kurva motivohet nga tri embriomorfe te shqipes kurba (kurva) = k’ul’ba = q’ul’ba = që’ul’ba = që ba ul = qe ban ulje (përulje, lakim). E pamundur qe fjala motivohet me mjete gjuhesore te nje tjetre gjuhe pervec shqipes” (f. 101-102).

Analiza ne kohe e kesaj fjale tek latinet dhe tek shqiptaret tregon se fjala latine curvus ekziston prej 2300 vjetesh me e pakta, apo italisht curva mbi 1200 vjet e trasheguar nga latinet tek italianet, ndersa ne gjuhen shqipe ekziston vetem si nje imponim gjuhesor para 400-500 vjetesh me nje kuptim krejt tjeter per tjeter. Atehere si mund te motivohet nje fjale, kur ajo nuk ekziston ne gjuhen tende, por ekziston ne gjuhet e tjera, me tri embriomorfe te shqipes kur ato nuk mund te perputhen dot, sepse nuk ekziston qofte shkaku, e qofte objekti social per te pasur aktivitetin e Kurves. Pra autori Dalipaj shpik dhe perputh procese strukturore te fjales me fantazine e vet pamvarsisht se ato nuk ekzistojne ne gjuhen shqipe, duke ekzistuar ne gjuhet e tjera. Pastaj cdo te thote termi embriomorfe kur kemi dy terma te tjera teper te vjetra: rrokje dhe tingull? Cfare distance kuptimore kane keto dy fjale nga shpikja e Dalipajt? Autori kujton se duke shpikur nje bashkim dy fjalesh mund te realizoje nje mashtrim ne fushen e gjuhesise dhe t’i corodise shqiptaret mbi arsyetimet e gjuhes.

Ndersa kur vjen puna tek fjala UJË konstatojme se kjo fjale ne gjuhen shqipe ka kuptimin e nje substance kimike me formule H2O dhe gjendet ne gjuhen shqipe ne fund te shek. te XV si nje huazim nga fjalori indoevropian, duke u gjendur edhe tek arvanitasit e Greqise dhe arbereshet e Italise. Por cudia e kesaj fjale qendron ne ekzistencen e kesaj fjale edhe ne gjuhen Polake, ku ka kuptimin e organit tek njeriu me gjini femerore (pretendohet qe pellazget kane depertuar deri ne Poloni). Origjina e kesaj fjale, organi femeror, tek shqiptaret eshte trasheguar nga gjuhet indoevropiane dhe perben nje lidhje te shkurter ne polonisht, qe perfshihet edhe ajo ne kete kompleks gjuhesor. Atehere na rezulton qe nuk ekziston asnje motivim ne formimin e fjaleve, por ato huazohen te gatshme nga popujt me shpejtesi te vogel zhvillimi duke i marre nga popujt me shpjetesi te madhe zhvillimi. Pra procesi i huazimit i nenshtrohet nje ligjesie naturore dhe eshte e pamundur qe gjuha te zhvillohet ne te njejten kohe nder popuj kur koha e lindjes se tyre eshte e ndryshme realisht.

Me paturpesine me te madhe Dalipaj deklaron ne mbyllje te parathenies se me kete lloj etimologjie qe ai ka shpikur, ka hyre “ne nje gjuhesi te re e cila konfirmimin e saj do ta gjeje jo nepermjet firmave te recenzenteve te pafund, por ne perballjen e te vertetes qe sjell gjuhesia simbolike ndaj dogmes qe pranohet e studiohet gjithandej ne shkollat e gjuhesise zyrtare. Pengesat jane bere per tu kapercyer” (f. 14).

Ne vellimin e dyte Dalipaj vazhdon zberthimin e fjaleve shqip me fantazine e vet, por ne fund te parathenies ka dhene sihariqin themelor te te Marreve te Madheshtise Shqiptare, sipas te cileve: “Ekuacioni madhor eshte ky: shqipja shpjegon cdo fjale te gjuheve te tjera te familjes se saj dhe asnje gjuhe tjeter nuk mund ta shpjegoje nje fjale te saj apo qofte edhe te shqipes. Vetem qendra e permban te plote informacionin dhe kjo eshte shqipja e kete, tashme, mundemi ta mbrojme shkencerisht perballe cdo organizimi shkencor gjuhesor boteror” (f. 8).

Por me perpara Dalipaj duhet te bente mire t’i shpjegonte vetes se cfare do te thote te mbrosh shkencerisht nje problem kur ai ekziston 2700 vjet perpara teje dhe ti e ke grabitur ate per nevojat e tua. A nuk kemi ne kete pike fshehjen e grabitjes me terma shkencore? Apo mos valle Dalipaj pretendon fshehtas se eshte pasardhes biologjik i atyre qe e shkruan Stelen e Lemnos dhe, ne kete rast, ai eshte ne te drejten e tij per te mbrojtur krijimin e boshtit biologjik te tij dhe jane paraardhesit e afert te Dalipajt qe kane emigruan ne mes te shqiptareve, por Dalipaj per aresyet e tij e fsheh kete fakt?

Me pas (2019) Agron Dalipaj botoi nje vellim te ri duke perforcuar theniet e Nermin Vlora Falaskit, Eva Brinjes dhe Elena Kocaqit e Co qe bartesit e shqipes dhe greqishtes jane vellezer, me titull: Greqishtja: nje bije e shqipes, Tirane 2019, foto 34/21, foto 34/22, pa i shkuar ndermend ne se do ta pranojne greket kete “nder” qe po u bente Falaski, Brinja, Kocaqi dhe Dalipaj.

foto 34-21
foto 34-21
foto 34-22
foto 34-22

Me te njejten metode spekulative te perdorur ne vellimet mbi gjuhen kozmike, ne kete vellim krahason fjalet e gjuhes greke me ato te shqipes dhe nderton nje shpjegim postulativ duke ngritur shqipen formalisht pa asnje rol konkret vetem duke permendur nje formule te vetme per te gjitha fjalet e gjuhes greke sipas se ciles: shqipja eshte e vetmja gjuhe ne bote qe mund te jape nje shpjegim me ane te simboleve te kesaj fjale, per te thjeshtin e te vetmit fakt se vetem shqipja i zoteron gjithe simbolet, qe mund te motivojne gjithe fjalet. Perndryshe nuk mund te kete gjuhe tjeter qe mund te beje motivime, se s’ka gjuhe tjeter, qe si shqipja, te zoteroje gjithe simbolet e nevojshme qe duhet te kete nje gjuhe qe te quhet: GJUHE MOTIVUESE” (f. 160).

Se cfare argumenti eshte ky me thene te verteten nuk arrij ta kuptoj se deri ku shkon idiotizmi shkencor i nje te riu qe vetem perserit 10 fjale ne forma te ndryshme per t’i mbushur mendjen shqiptareve qe gjuha shqipe eshte nena e gjuheve te Botes, kur shqiptaret jane i vetmi popull ne bote qe ne kete fushe kane grabitur 99,81% te fjalorit te tyre nga pasuria nderkombetare e gjuheve te Botes, sidomos te Europes dhe Perandorise Otomane.

-Agron Dalipaj, Latinishtja dhe italishtja ne prizmin e shqipes, 1

      Korce 2021 foto 34/22-1,34/222.

foto 34-22-1
foto 34-22-1
foto 34-22-2
foto 34-22-2

Ne vjeshten e rremujshme te 2021, Agron Dalipaj i dhuroi popullit shqiptar romanin tjeter “etimologjik” Latinishtja dhe Italishtja ne prizmin e shqipes, vell. 1. Ajo qe me beri pershtypje qe ne fillim ishte mungesa ne bibliografine shoqeruese (foto 34/223) te nje fjalori te gjuhes latine, apo nje fjalor latin-italisht, apo latin-shqip, e per rrjedhoje duhet te prisja nje zberthim tmersisht antihistorik, apo antigjuhesor, le qe per etimologji as qe behej fjala, te fjaleve latinisht te importuara ne gjuhen shqipe.

foto 34-22-3
foto 34-22-3

Thone qe i mencuri nuk eshte trim;  e kunderta e saj, te pakten kjo tek autori yne, duket mirefilli ne rreshtat ne vazhdim, qe ne hapje te parathenies te shkruara me nje gjuhe adoleshentes te ngopur me vetveten, qe me ju thene te verteten me erdhi turp qe jam shqiptar dhe kam bashk-atdhetar Agron Dalipajn. Ne kete rast duhet me i kerku falje Popullit Italian mbi ate cka shkruajne shqiptaret me fantazine e semure te tyre ne adrese te Italianeve dhe paraardhesve te tyre Latine.

Sipas Dalipajt “Dihet se lanishtja percolli te dokumentuar periudhen e lavdise se Perandorise Romake dhe vdiq bashke me te, dhe te dyja mbeten ne leter. / Latinishtja eshte pranuar se nje gjuhe reference per shume gjuhe te tjera europiane, po vete latinishtja ku e ka zanafillen e saj? Si u krijua ajo? Pse rrojti kaq pak? Pse nje gjuhe e vdekur ne moshen e nje xixellonje gjuhesore u be aq e famshme? Pse vdiq ajo? Ketyre pyetjeve mund t’u pergjigjet vetem shkenca e etimologjise e bere sipas teorise se embriomorfemave dhe vetem kjo teori mund ta zbardhe enigmen e ngjizjes, ekzistencen dhe vdekjen e latinishtes. (f. 3)”.

Qe me keto rreshta Dalipaj eshte treguar tmersisht i paditur as qe duhet vene ne diskutim, por shkurtimisht dua ta sqaroj se problemet mbi latinishten jo vetem qe nuk jane keshtu, por ato jane jashtezakonisht me ndryshe nga ato qe pretendon Dalipaj. Por Dalipaj kerkon te krijoje nje situate kohore te favorshme per idete e tij qe ndan latinishten nga italishtja dhe te fus ne mes te dyjave shqipen. Per rastin e romakeve autori pretendon se eshte ilirishtja ajo qe e ka dhene suportin e zhvillimit te latinishtes, ndersa per rastin e italianeve eshte shqipja ajo qe i ka dhene indicje italishtes. Por e gjithe kjo eshte nje mashtrim ordiner per gjene me te thjeshte fare:

Se pari, latinishtja eshte gjuha me jetegjatesine me te madhe deri me sot ne Historine e Njerezimit, te pakten 2500 jam une ne gjendja ta vertetoj praktikisht me librat e botuar pergjate shek. te XVII-XVIII-XIX-XX dhe qe ndodhen ne biblioteken e gjyshit tim nga Nena ne Shkoder dhe biblioteken time ketu ne Tirane pikerisht te shkruara ne gjuhen latine. Por per ne, shqiptaret, latinishtja ka qene prezente deri me 1512, kur Marin Barleti botoi ne kete gjuhe Historine e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Atehere perse duhet ta konsiderojme te vdekur Latinishten Hyjnore?

Se dyti, se si ka lindur latinishtja duhet me dite me se pari ekuacionin e lindjes se gjuhes se shkruar ne shkakun dhe autoresine e saj, gje qe e shpjeguam per helenishten e hershme te kohes se Solonit, dhe qe nuk ka asnje aresye pse te kete ndodhur ndryshe ne Romen e Dymbedhjete Tabelave. Pra ligjet e Dymbedhjete Tabelave duhet te perbejne shkakun e lindjes se latinishtes me autoresi prifterinjte politeiste te asaj kohe ne Romen para Konsullore (shek. V-IV Para Kri.), kohe ne te cilen iliret akoma nuk kishin dale ne skenen e Historise dhe nuk dinin abc e civilizimit njerezor.

Se treti, vazhdimi i latinishtes nuk ka asnje lidhje me Perandorine Romake dhe ajo ka vdekur vetem per mendjet gjysmake te pseudoshqiptareve me prejardhje te dyshimte njerezore. Gjuha Latine eshte prezente ne te gjithe politiken Europiane Feudale, pasi lidhja me Seline e Shenjte ishte nje domosdoshmeri jetike per to.

Se katerti, gjuha zyrtare e Selise se Shenjte nga shek. I-re deri ne mesin e shek. te XX-te ka qene Latinishtja. Te pakten familja jone ka pasur nderin e jashtezakonshem te kete ne biblioteken e saj pershendetjen e Papes Benedikti XV-te me 1928 kur eshte martuar Gjyshi im nga Nena, Kole Laca me Cecilia Laca (Kaçulini), e cila ka qene e shkruar ne gjuhen e Shenjte Latine (foto 34/224), cka tregon me bindshem se cdo gje qe gjuha latine eshte prezente edhe pergjate gjysmes se pare te shek. te XX-te.

foto 34-22-4
foto 34-22-4

Se pesti, gjuha latine eshte mesuar ne te gjitha shkollat e mesme ne Shkoder deri me 1944 dhe u hoq me ardhjen e komunizmit me 1945. Te pakten Nena ime i ka te ruajtura me nje fanatizem te skajshem edhe pse sot i ka kaluar te 92 vjetet (foto 34/225 ÷ foto 34/2211) tekstet mesimore te asaj kohe, te cilat Babai im i vendosi ne biblioteken e Tij kur u martua me 1952. Ndersa deri me 1992, te pakten, gjuha latine mesohej ne Universitetin e Tiranes (foto 34/22-12).

Se gjashti, dinamika e Gjuhes Latine ne Itali eshte pak me e komplikuar, sepse ne shqiptaret i kemi mesuar keto probleme sipas mesimeve te Ismail Kadarese dhe Alfred Uçit, te cilet i kane kopjuar nga Enciklepedia e Madhe Sovietike, por qe kam tentuar t’ja u kthelloj trurin bashkeatdhetareve te mij me artikullin “Dante Alighieri, Laicizmi dhe Kisha Katolike, po shqiptaret!”. Nuk ekziston nje vije ndarese midis latinishtes dhe italishtes qe te mund te nenkuptosh nje “vdekje” te pretenduar te latinishtes, por ekziston nje lindje e italishtes  vulgare, por  dhe  kjo e gjitha sipas nje propagande jo shume te sakte.

foto 34-22-5
foto 34-22-5
foto 34-22-6
foto 34-22-6
foto 34-22-7
foto 34-22-7
foto 34-22-8
foto 34-22-8
foto 34-22-9
foto 34-22-9
foto 34-22-10
foto 34-22-10
foto 34-22-11
foto 34-22-11
foto 34-22-12

Ne kete pike

ngaterrohet me dashje lindja e italishtes vulgare me levizjen Laike te inicuar nga Selia e Shenjte. E para fillon qe ne shekullin e VIII me historianin Paul Diacre (720-799) autorin e Kronikave Lombarde, shkrimtarin Liutprand (920-972) dhe nje sere poetesh italiane nga J. Lentini (shek. XIII), Ch. Davanzati (1230-1280), G. D’Arezzo (1230-1294), etj, etj, perpara se te vijme tek poeti Dante Alighieri (1265-1321) perfaqesuesi i italishtes, sipas shkolles bolshevike; ndersa levizja laike fillon me poetin franceskan Jakopone Da Todi (1236-1306) per te arritur tek laicizmi i Dante Alighieri. Ne kete proces historik as qe behet fjale per vdekje te Latinishtes se Shenjte, por per nje lindje te italishtes vulgare ne kontakt te drejteperdrejte me latinishten dhe kalimin e italishtes ne nje gjuhe moderne. Se cfare pune ka ketu gjuha shqipe hajde e merre vesh.

Vime ne fantazine e semure te Dalipajt, qe me ane te “vdekjes” imagjinare te latinishtes, i jep te drejte vetes ta akuzoje gjuhen shqipe si shkaktaren e lindjes se latinishtes dhe kalimin e saj ne italisht. Per kete mora ne konsiderate shpjegimin e nje fjale (f. 8) sipas Dalipaj: “ABOLÍRE fjale e italishtes qe ne shqip ka kuptimet: heq, anuloj, shfuqizoj, asgjesoj. Te “il nuovo etimologico” f. 41 per etimologjine e fjales [abolìre], shkruhet se vjen nga lat. [abolēre] dhe eshte me “dietim. incerta”. Porse fjala lat. ABOLĒRE flet qarte shqip:

ABOLĒRE= A’BO’LËRE = Asht BO LËRE = Asht BA LËNE = Asht BA e LËNË =

Asht hequr = asht anuluar, asht shfuqizuar, asht asgjesuar.

Perfundimisht,       it.

ABOLIRE vjen nga lat. ABOLĒRE, qe eshte fjalia e perngjitur e gegnishtes A BO LËRE = ashte ba lanē. Me shqip se kaq nuk ka. Mungesa e etimologjise ne latinisht dhe motivimi nga shqipja tregojne se lat. Abolēre eshte nje fjali e perngjitur e gegnishtes sone”.

Fantazia e autorit eshte per t’u admiruar ne budadallekun e vet, por embriomorfemat e Dalipajt kane nje te keqe: kane lindur perpara se te linde gjuha shqipe dhe jane ndodhur ne gjuhen latine 2000 vjet perpara se ta kene perdorur shqiptaret, cka do te thote se kjo fjale nga latinishtja eshte marre nga Kleriket Katolike Shqiptare pas shek. te XVII dhe sot shqiptaret e perdorin si te jete e tyre, si nje fjali autoktone. Ne kete rast Dalipaj ngaterron zhvillimin gjuhesor te latinishtes (shek. V Para Kri.) me karakterin fjaleformues te shqipes (shek. XVII Pas Kri.). Eshte faktori kohe qe nuk e perligj fantazine e semure te Dalipajt, qe me nje gjysem faqe shpjegim te shqipes kerkon te justifikoje nje fjale te vetme latinisht. Kjo do te thote se para 2500 vjeteve gjuha latine ka qene e zhvilluar plotesisht, ndersa gjuha shqipe para 400 vjeteve sapo ka filluar te lulezoje. Kjo do te thote qe shqipja ka filluar te zhvillohet pergjate shek. te XVII, atehere kur u hapen shkollat shqipe masivisht nga Kleriket Katolike Shqiptare.

Budadalleku i Dalipajt ka nje pike kulminante ku mashtrimi i perdorur nuk mund te pranohet me lehtesi. Behet fjale per dy emra (f. 225), njeri ne fushen e biologjise (Kobra) e tjetri ne fushen e armatimit luftarak (Kobure). Sipas Dalipajt “te dy fjalet (kobra dhe kobure) jane burimore te shqipes, sepse eshte shqipja si e vetmja gjuhe ne gjendje te jape etimologji te motivuar sipas parimit te funksionalitetit ne emertim. Nuk mundet te kete asnje mundesi qe keto fjale te gjejne etimologji me ndonje tjeter gjuhe, pasi tri embriomorfet qe ngjizin fjalet jane autentike vetem ne shqip”.

Ajo qe e rrezon Dalipajn ne kete fantazi eshte faktori KOHE dhe GJENDJE faktike.

Me te vertete qe emertimi Kober vjen nga gjuha portugeze e lidhur me latinishten, por rendesi merr ku gjendet ky lloji gjarpri dhe perse shqiptaret nuk kane asnje lidhje me te. Paraardhesit me te pare te shqiptareve qe njihen, parailiret (5000 vjet me pare), jane njohur te lidhur pikerisht me termin e banoreve te Regno Serpuillati (sipas nje harte te vitit 1640 tek Cordiniano), por termi Kober nuk ekziston per gjene me te thjeshte: ai nuk ekziston ne Ballkan-Europe. Pra parailiret e njihnin Kultin e Gjarprit, por nuk njihnin Kobren, sepse kjo e fundit rritet ne Afriken Jugore, Azine Jugore deri ne ishujt e Azise Juglindore. Atehere embriomorfat qe ngjizin fjalen Kobra jane perdorur me perpara nga banoret qe gjendet Kobra dhe shqiptaret e kane huazuar dhe sjelle ne Shqiperi ne kohen kur Miguel de Servantesi (1547-1616) ra rob ne duart e disa pirateve shqiptare dhe u mesoi atyre mbi Kobren. Pra per gjuhen shqipe nuk ka rendesi te madhe etimologjia e fjaleve, por kush e solli ate ne mes te shqiptareve dhe kete gje embriomorfet e Dalipajt nuk e shpjegojne dot, sepse me perpara ka lindur fjala atje ku eshte objekti se sa embriomorfet e Dalipajt nder shqiptare.

E njejta situate per fjalen Kobure. Gjeneza e kesaj fjale duhet kerkuar atje ku u shpik per here te pare dhe jo nder shqiptare qe i kane marre keto lloj armesh te gatshme nga Europa, apo Perandoria Otomane. Ketu embriomorfet nuk duhen kerkuar ne gjuhen shqipe, por ne gjuhen e atyre qe e shpiken per here te pare dhe ne kete drejtim gjuha shqipe eshte deficente universialisht. Ndoshta fjala poshtersi mund te jete me origjine shqipe meqenese embriomorfemat qe marrin pjese e ndajne keshtu: po-shte-rsi, dmth qe ndodhet poshte vendit ku jetojne shqiptaret. E meqenese poshte Permetit vjen Greqia rezulton qe me poshte nuk ka dhe kjo fjale eshte burimore nga Permeti. Vetem gjuha shqipe e motivon fjalen poshtersi me burim nga Permeti si asnje gjuhe tjeter.

Duke dashur nje informacion shtese mbi kete argument, e hodha ne faqen e FB ku pati 19 komente dhe, meqenese nuk desha te ndikoja mbi diskutantet, nuk e vura emrin e Agron Dalipajt. Mora prej tyre vetem tre diskutime pa i vene emrat e diskutanteve:

— “A asht autori studiues i latinishtes? Nqs jo aty mbaron debati ,Zamputi studioi latinishten mbi 10 vite edhe thotë që nuk ia kishte shum idenë asaj gjuhe!”

“Ne Itali, akoma dhe sot, kush ndjek gjimnazin klasik ( liceo classico) studjon latinisht. Shprehjet latine gjejne vazhdimisht vend ne shkrime te ndryshme te gazetareve qe kane kapacitet intelektual.

Pa folur qe termat mjeksore baze jane latinisht, ( edhe te mjeksise veterinare); po ashtu edhe te botanikes.

Dhe nqs, njeriu do thellohej, kur meson gjuhet neolatine (italisht, spanjisht, frengjisht etj), dallon dhe ndihmohet shume nga latinishtja.

Ne Shqiperi studjohej edhe ne fakultetin e veterinarise e padyshim edhe te mjeksise, deri para 90. Ma do mendja qe duhet te vazhdoje, perderisa, edhe emertimet baze te semundjeve, apo te pjeseve te trupit sic thashe jane latinisht.

Pa harruar edhe medikamentet. Pra duhet ta studjoje edhe farmakologjia.

Ka folur badiava ai shkencetari”.

“Është e vërtetë, që latinishtja nuk ka vdekur me perandorinë Romake. Në latinisht janë shkruar opera me famë botërore, nga gjithë shkrimtar dhe poet Italian. Ime bije ka katër vite në shkollë superiore që studion Latinisht, dhe shpesh profesori ia përsërit per te ditur mirë italishten duhet të dini mire latinishten! Latinishtja është folur nga aristokrat, kurse “italishtja vulgare” nga njerëzit ma te ulet, njerëz normal. Shkencëtar i thoshin, per këtë tez që ka hedhur!”

Por dikush edhe e gjeti me intuite, pasi kishte shkruar: “Mos me thuaj qe autori eshte Agron Dalipaj

Per t’i hequr Dalipajt cdo dyshim mbi paragjykimin qe mund te perdor une ne kete analize historike te problemit te tij po publikoj permbajtjen e shkences se gjuhesise nga pikepamja kohore te nje autori te panjohur nga Dalipaj dhe qe nuk ka asnje lidhje me shqiptaret, por qe duhet te sherbeje per te kuptuar se KU, KUR dhe PSE shkenca e gjuhesise e ka nje fillim konkret qe nuk mund te varet nga deshirat individuale te manipulatoreve dhe fallsifikatoreve te gjuhesise. Fjala behet per Robert H. Robins dhe studimin e tij Historia e Gjuhesise, foto 34/23, 34/24. Liber i cili ka kete permbajtje, e cila duhet t’i sherbeje Dalipajt per te kuptuar se kur fillojne gjuhet te kuptohen nga Njerezimi dhe cfare procesi dinamik kane ato; por pas kesaj Dalipaj duhet te kuptoje se cfare do te thote nivel profesional ne fushen e gjuhesise dhe nivel te Marresh ne fushen e fantazise:

foto 34-23
foto 34-24
  1. HYRJE

Prejardhja e gjuhes. Gjuhesia si shkence

Per nje histori te gjuhesise

  1. GREQIA E LASHTE

Alfabeti dhe shkrimi: shfaqjet e para te gjuhesise

Studimet gjuhesore ne gjirin e filozofise. Aristoteli dhe “Mbi interpretimin”. Shkolla e stoikeve dhe studimi i gramatikes. “Gramatika” e Dionis Trakasit. Apolon Diskoli dhe Herodiani.

III.  ROMA

Trashegimia e Greqise se Lashte. Varroni dhe “De lingia latina”. Periudha e arte dhe kundershtia ndermjet analogjisteve dhe anomalisteve. Shperberja e perandorise: Prisciani dhe Donati.

  1. MESJETA

Mbrojtja e trashegimise klasike ne “shekujt e erret”.

Gramatika, dialektika dhe retorika: tre “artet e para liberale”. Skolastika. Gramatika spekulative dhe Modistet.

  1. RILINDJA DHE ME PAS

Nga greqishtja e vjeter dhe latinishtja te gjuhet e gjalla. Hebraishtja dhe arabishtja. Lindja e shteteve kombetare dhe studimi i gjuheve te folura. Afria ndermjet gjuheve dhe gjuhesia diakronike. Petrus Ramus dhe “Scholae grammaticae”. Gjuhet joeuropiane: kinezishtja dhe japonishtja. Gramatika e Port Royalit.

  1. PRAKU I EPOKES MODERNE

Mendimi shkencor dhe gjuhesia. Condillac, Rousseau dhe “filozofia e gjuhes”. Ndarja ne tre lloje e gjuheve e Wilhelm von Humboldit. Zbulimi i sanskritishtes. Gjuhesia indiane dhe gramatika e Páninit.

VII.GJUHESIA HISTORIKE DHE KRAHASUESE NE SHEKULLIN XIX

Studimi i gjuheve indoevropiane: Schlegel, Bopp, Rask. “Deutsche Grammatik” dhe ligji i Grimmit. “Metoda biologjike” e Schleichrit. Gramatikanet e rinj. – Dialektologjia dhe studimet “Wörter und Sachen”. Gjuhesia idealiste: Vossler dhe Croce.

VIII.GJUHESIA NE SHEKULLIN XX: PERIUDHA E PARE

Zhvillimi i gjuhesise pershkruese. Ferdinand de Saussure dhe strukturalizmi. Fonologjia: Swet, Jones dhe Shkolla e Prages. Gjuhesia amerikane: Boas, Sapir, Bloomfield. Pike dhe tagmemika. Fonologjia dhe prozodia e Firthit. Teoria e shtresezimit e Lambit.

  1. GJUHESIA NE SHEKULLIN XX: PERIUDHA E DYTE.

Noam Chmsky dhe gramatika gjenerative transformuese. Gjuhesia kognitive (njohese). Pragmatika.

Kjo permbajtje eshte per t’u ditur nga e gjithe shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare perpara se t’i shkoje mendja per te sulmuar emermadhin Eqrem Çabej dhe cfare shkolle idiotesh mund te shpikin shqiptaret postkomuniste. Hidhni poshte cfare shkruhet ne kete liber dhe pastaj mendohuni te zbuloni se cfare ndryshimi mund te kene studimet etimologjike ne fushe te shqipes te bera nga Prof. Eqrem Çabej me te.

Por Brinja, Kocaqi dhe Dalipaj duhet te kuptojne edhe nje gje tjeter, perpara se t’u japin shqiptareve nje rol ne krijimin e gjuheve te Njerezimit: bota i ka mveshur gjuhes shqipe nje periudhe hipotetike. Per kete shih Maximilian Lambertz, Periudha hipotetike ne gjuhen shqipe, Tirane 2011 (foto 34/25, 34/26, 34/27), veper e cila ka kete permbajtje unikale, krejtesisht te paditur nga te tre personazhet kryesore te kesaj shkolle prej te Marresh:

foto 34-25
foto 34-26
foto 34-27
  1. KONJUKSIONET QE I PRIJNE FJALISE KONDICIONALE DHE MENYRA E PERDORIMIT TE TYRE.

NDË (NË)

  1. Ndë u prin fjalive indikative

α) Ne fjaline e varme dhe ne fjaline kryesore verbi asht ne prezent

α)Protaza asht kondicionale

β)Fjalia kondicionale permban te shtruemen e çashtjes, por ka nji kuptim te dyte   temporal (shih grupin III C)

χ)Kondinicionale ka nje kuptim te dyte konçiziv (shih grupin IIIB)

δ)Tipi  i “neqoftese se tij nuk e di”

ε)Supozimi ka futurin

Ф)Supozimi ke verbat qe tregojne afekte shpirtnore

β)      Supozimi ka futurin, imperativin ose perfaqesuesit e tij ne adozen

α)Afirmohet se ekziston nji raport mvaresie reciproke ne mes dy gjykimeve qe mbahen te drejta.

β)Supozimi koncesiv

χ)Supozimi absolut

δ)Te ashtequajtunat supozime pyetese

χ)      Supozime potenciale

α)Protaza ka: mund; apodoza: indikativin e imperativin e imperfektit

β)Protaza merr indikativin e cdo lloj verbi; apodoza, indikativin e imperfektit

δ)      Periudha jo reale

α)Veprimi i fjalise kondicionuese dhe i fjalise qe kondicionohet bie ne te tashmen (ne prezent)

β)Veprimi i fjalise kondicionuese dhe i fjalise se kondicionueme bie ne kohen e kaluese.

  1. Ndë lidhet me optativin

    α)     a)Apodoza ka prezentin me nje kuptim futurist

aa)Ne fjaline me ndë shihet akoma kuptimi i nje fjalie deshirore

bb)Fjalia me ndë permban nje supozim

β)       Apodoza ka futurin

α)Fjalia e varur asht prepozotive dhe pohuese dhe del nga nji fjali deshirore

β)Fjalia pjesore asht propozitive, pohuese dhe permban nji supozim

γ)Fjalia e verur asht postpozitiv pohuese dhe permban nje deshire

δ)Fjalia pjesore asht prepozitive, pohuese dhe permban nji supozim

ε)Fjaia pjesore asht prepozitive, mohuese dhe permban nji supozim

ζ)Fjalia pjesore asht postpozitive, mohuese dhe permban nji supozim

η)Fjalia pjesore zevendeson nji fjali relative te greqishtes

χ)    Ne apodozen (fjaline e varur te prapavendosur) kemi si perfaqesues te futurit    verbin ndihmes “me mujte” me infinitivin ose konjuktivin

δ)       Apodoza ka imperativin, konjuktiv ose optativ

aa)Imperativi (por edhe “duhet” me infinitin dhe konjuktivin dhe “ka nevoje”

bb)Konjuktivi

cc)Optativi ne apodoze

ε)       Apodoza asht nji fjali pyetese, dhe ka futurin ose prezentin futuristik

α)Fjalia pjesore asht prepozitive

β)Fjalia pjesore asht postpozitive

Ф)       Apodoza ka indikativin e aoristit

γ)       Fjalia foljore ka imperfektin e futurit ose futurin me kuptimin e kondicionalit.    Periudha ka nji kuptim potencial ose ireal

aa)Apodoza ka imperfektin e futurit

bb)Apodoza ka futurin (ose nji prezent futuristik) me kuptimin modal

PER NË ME OPTATIVIN

NDË QOFTË SE (QË)

NDË SE DHE NDË QË

ANDË (ANDE UND AN)

PO

PO QË

POKKA

KUR

  1. Kur me indikativin
  2. Kur me konjuktivin
  3. Kur me optativin

SIKUR

SIKUR NË

SI

MASI

KAH. KU. NEKË

I ASHTUQUEJTUNI “KONJUKSION” KISH

FJALIA KONDICIONALE PA KONJUKSION

  1. Pranë verbit konjkuktivik gjindet nji të, të mos, mos të
  2. Fjalija pjesore (Teisatz) ka optativin me mos

α)  Fjalia pjesore ka konjuktivin (me suplementin te, qe asht i nevojshem ne shqipet)

β)    Fjalia pjesore ka konjuktivin me të mos

χ)     Fjalia pjesore ka aoristin mbas te mos; fjalia folkore ka imperfektin e futurit

δ)    Fjalia pjesore ka konjuktivin mbas mos të

  1. Fjalia pjesore pa konjuksion la admirativ
  2. FJALIA KONDICIONUESE ZAVENDESOHET ME KONSTRUKSIONE TË TJERA
  3. FJALIA E VARME KONDICIONALE ZAVENDËSOHET ME NJI FJALI KRYESORE NË INDIKATIVIN, ME NJI PYETJE INDIPENDENTE OSE ME NJI SHPREHJE ELIPTIKE (PARATAKSE)

FJALINE KONDICIONALE E ZAVENDESON NJI FJALI RELATIVE ME NJI KUPTIM PERGJITHESIMI

FJALIA KONDICIONUESE ZAVENDESOHET PREJ PARTICIPIT ME PREPOZICIONET ME, TUI, PA (KUR KUPTIMI ASHT NEGATIV), D.M.TH. PREJ PËRFAQËSUESIT TË INFINITIT OSE TË GERUNDIMIT TE GJUHES SHQIPE

  1. Participi me eksponentin me (infinitivi) perdoret si kondicional

α)    Real-eventual

β)    Potencial

χ)    Ireal (infinitivi i prezentit per kohen e tashme, infinitivi i perfektit per kohen e kalueme)

δ)      Infinitivi kondicional asht subjekt ke shprehjet e afektit

ε)      Infinitivi kondicional asht nji supozim absolut i thirrjes

Ф)    Fjalia kondicionale shkruhet terthorazi me “me ba me” dhe me infinitin, “me kenë se”

  1. Participi me eksponentin tui (tue, dukë, dyke) perdoret në kondicional (Gerundium)
  2. Participi me eksponentin pa perdoret kondicional

α)      Disa shembulla per infinitin prepozitiv

β)      Disa shembulla per infinitin postpozitiv

  1. Për pa me particip (qe ka te njejtin kuptim si pa me particip (pa ndryshue kuptimin)
  2. Shtohet mos tek pa me participin (pa i ndryshue kuptimin)

FJALIA KONDICIONUESE ZAVENDESOHET PREJ NJI SUBSTINTIVI FOLJOR

  1. Me prepozicionin me
  2. Me prepozicionin mbë
  3. Participi i vjeter me – men

FJALINË KONDICIONUESE E ZAVENDËSON – SIDOMOS SHPESH HERE NË FJALINË E VARME KAUZALE – NJI ADVERB OSE NJI CAKTIM ADVERBIAL SUBSTANTIVIK

III.   FJALITE KONDICIONALE PERDOREN PER ME KRYE FUNKSIONE TE TJERA

  1. FJALIA KONDICIONALE NE KRAHASIMIN
  2. Si me konjuktivin e imperfektit ose pluskuam-perfektit (ne perputhje me perdorimin e konjuktivit pa konjuksione te ketyre kohnave protazën e periudhës joreale.
  3. Si me infinitivin
  4. Sikur me indikativin
  5. Sikur me infinitivin
  6. Sikurse me indikativin
  7. Sikurse me infinitivin
  8. Sikurse me konjuktivin e imperfektit
  9. Posikur me indikativin e imperfektit ose pluskvamperfektit
  10. Posikur me konjuktivin e imperfektit ose pluskvamperfektit (te admirativit)
  11. Posikur me infinitivin
  12. Posikur se me konjuktivin
  13. Mbas nji komparitivi se me infinitivin
  14. FJALI KONDICIONALE NE PERDORIMIN KONCESIV
  15. FJALI KONDICIONALE NË PËRDORIM TEMPORAL: FOLËM MA NALT
  16. FJALI KONDICIONALE ME KUPTIM KAUZAL, SIDOMOS NË SHPREHJET E AFEKTEVE QI PËRMBAJNË. SHIH MA PËRPARA
  17. BASHKIMI I SHUME FJALIVE KONDICIONALE
  18. FJALI KONDICIONALE KORESPONDUESE ME KUPTIM DISJUNKTIV
  19. NEGACIONI NË FJALITË E VARME KONDICIONALE

VII.      POZICIONI I FJALISE NE PERIUDHEN HIPOTETIKE

VIII.     NJI VËSHTRIM I PERGJITHSHËM MBI TIPET E RASË IREALE

Zhvillimi historik i Gjuhes Shqipe dhe, sidomos, ana gramatikore kur perputhet me anen dokumentare te gjuhes (Fjaloret) nuk te con ne perfundimin qe gjuha shqipe eshte e lashte. Te pakten analiza shkencore dhe profesionale e Gjuhes Shqipe nga Maximilian Lambertz (1882-1963) dhe dinamika e Fjaloreve, por edhe gramatika e gjuhes shqipe na tregojne se Gjuha jone Shqipe jo vetem qe nuk eshte e lashte, por permbajtja e saj fillon me 1635, kur fillon Historia e Fjaloreve te Gjuhes Shqipe dhe Historia e Gramatologjise Shqiptare (1635-1944). Te pakten ne nje punim mbi kete teme me autor Jup Kastrati, Histori e Gramatologjise shqiptare (1635-1944), Prishtine 1980 (foto 34/28, 34/29) ne kemi pikerisht kete fakt qe nuk ka asnje lidhje me pellazgjishten, gjuhen helene apo greke, por qe ka kete permbajtje per dijeni te te Marreve te Madheshtise Shqiptare.

Duke ditur nga faktet e parapare mbi grabitjen qe elementet intelektuale te epokes komuniste i kishin bere vepres se Klerikeve Katolike Shqiptare, e hodha kete liber ne faqet e FB dhe pata kete reagim, por duke i eleminuar emrat e diskutanteve:

Ne boks nje miku im me banim jashte Shqiperis me shkroi:

foto 34-28
foto 34-29

“Mirëmbrëma Genci! E lexova postimin tënd ne lidhje me studimet e gramatikës. Ka nji problem të madh ketu: atë libër dhe ato studime i ka ba Frati Justin Rrota, vëllai i piktorit Simon Rrota. Jup Kastrati, i ka vjedh, ashtu si dhe librat e bibliotekës të Fretenve, që ka kenë ndër ma te pasunat. Jup Kastrati, ka përfitu prej rastit se frati Justin ishte i paralizuem ndër kambe, kohët e fundit, dhe ky çote si emisar të tijin, për më vjedh çka të mundte, Pjetër Pepën. Asnji vepër gjùsore, të bame prej ktij kodoshi komunist, nuk ekziston. Ka fallsifiku edhe diplomën që gjoja e ka marrë në Torino, ku në realitet ka shku në shtator e asht kthy në nendor, pra 2 muej. Ky ka kenë “sua eminenza grigia” ne Shkoder, sepse ishte i caktuem prej Ramiz Alisë, për më surveju klerin katolik. E bija, Diana Kastrati, që në Shkodër binte në sy vetëm për “gjatësinë e flokve”, pa piken e turpit, publikoi fotot në fb, të librave që i jati kishte grabite në bibliotekën e Fretenve. Kte histori, e kam ndigju prej tem ati si dhe prej dajës tem, Enver Draçini, që e njifte shum mirë sa i vlente lekura Jup Kastratit, sepse edhe daja kishte studju per filologji. Shkurt, ky asht nji hajn dhe komunist I ndyre, dhe ai libër asht puna 30 vjeçare e Justin Rrotës”.

Reagova ne sensin qe duheshin veprat e At Justin Rrotes mbi kete teme per ta vertetuar, por diskutanti ma ktheu:

“Ka ende dëshmitarë të gjallë, që e njohin mirë kët histori. Herë-pas here, diskutohet kjo ngjarje, dhe çfarë është më e keqja, futet ndasia fetare në mes, sepse ana muslimane mbron me fanatizëm karakteristik kët hajn, duke mos pranuar të vërtetat e historisë”.

Ndersa ne dikutimin e hapur nje mik shqiptar me banim ne SHBA me shkroi:

“Tana ato doreshkrimet e veprat e rralla qe u paten “humbe” Jezuiteve e Françeskaneve ne vjeten 1967 – Shkodra e dine se si perfunduen ne dore te Jupit…”.

Nje tjeter me shkroi:

“Kete Jupin e permend At Donat Kurti. Tip skuthi, qe rrinte si qen i rrahur dhe perdori veprat e eterve franceskane si te tijat. Spiun i sigurimit, qe vodhi vepren e te tjereve. Jo me kot vdiq gjuhesia, kur u shuan eterit e kishes burgjeve.”

“Këto fjalë mi ka tregue vetë At Donati, kur ishte për drekë në shtëpinë tonë më 13 qershor 1964, ditën e Shna Ndout, bashkë me Don Mark Hasin, Prof. Gaspër Ugashin, Prof. Petro Fundon etj. Atë ditë ai erdhi ma vonë se të tjerët. Kur hyni mbrend na kërkoi të falun për vonesën. Mbasi u ul në krye të vendit në sofër tregoi sesi e kishte pritë tek dera e Kuvendit Jup Kastrati, të cilin deri atë ditë nuk e njihte fare, as për fëtyrë. Ndërsa, Dh. Shuteriqi, Sh. Demiraj etj. që kanë pasë në dorë fjalorin e tij nuk dij nëse e kanë takue ndonjëherë, mbasi për vite të tana ata kanë vjelë frutin e punës së tij.

At Donati, ishte njoftue nga një fratel i kuvendit se pritej nga Jupi dhe i kishte nxjerrë fjalë se nuk mund të takohemi, se, sot jam i zanë, por Jupi kishte vazhdue me qëndrue, tue zanë rrugën e kalimit. Jupi, aty, i dinte mirë skutat, mbasi gati ka kenë ba edhe ky “fratel” dikur. At Donati, për mos me na lanë me pritë né në sofër kishte dalë dhe, ka gjetë Jupin aty. Jupi me servilizmin e tij karakteristik, me kokë të përulun dhe tue fërkue duert me zgërdhimjen e tij hipokrite, i kishte dalë pak përpara At Donatit tue i tregue emnin.

Me që, At Donati ishte tue dalë e nuk kishte mundësi me e pritë, Jupi i kishte kërkue një takim në një ditë tjetër, kur të kishte kohë të lirë ky. At Donati, me natyrën e tij autoritare si para një nxanësi rrugaç, i kishte përgjigjë: “Sot ke ardhë dhe të fola, për mue këtu mos u duk ma mbasi nuk due me të takue. E dij mirë kush jé, ke marrë çka ke marrë nga At Justin Rrota, ajo asht kenë puna e tij. Tek unë nuk merr gja, prandej mos u duk ma në këtë Kuvend, se ia ke pa hajrin boll këtij vendi!” dhe kishte kalue pa i dhanë edhe dorën. Nuk dij nëse Jupi e ka shkrue këtë takim në kujtimet e tija! Por, unë atë ditë kam pi me gëzim të madh kur ndigjova nga goja e At Donatit, përgjigjën që i kishte dhanë kusarit të Fretënve.”

Prap nje tjeter:

“Asht fole shume per grabitjen e Jup Kastratit te veprave te priftenve. Nji prove per kete mundet me e dhane e bija. Librat e Franceskaneve dhe Jezuiteve, normalisht kane vulen apo firmen ne librat qe ato kane pase. Nqs librat e vjeter qe ato kane ne shtepi nuk i kane keto vula, atehere skjarohen tana thashethemet. Jo tane hajnat munden me u nxane me dore ne te.”

Vazhduan diskutimet mbi kete teme disa te tjere:

“Faktin qe kto pasuni te jezuiteve u vollen nga Jupi e di me siguri edhe nga prindet e mije qe ishin prezent aty, dhe kur e kam diskutu kte teme ktu ne nji koment, e bija ka tentu me m’ba edhe denunce, kulmi, me mbrojte hajnine me force.”

“Edhe pse keto materiale mund të jene vjedhur nga Jup Kastrati perseri eshte gjysma e të keqes sepse ne kete menyre i kane shpetuar djegjes. Pra mendoj se nuk ka gja edhe pse nuk jane ne origjinal dhe nuk mund t’u referohesh dot.”

                                                                               

Permbajtja e librit eshte si me poshte vijon:  

“Parathanie

Kapitulli I

  1. PERPJEKJET E PARA PER STUDIMIN E STRUKTURES GRAMATIKORE TE GJUHES SHQIPE

      Shekulli XVII

  1. SHENIME GRAMATIKORE PER GJUHEN SHQIPE

1.Frano Bardhi

2.Andrea Bogadani (para vitit 1684)

3.Nile Katalano (para vitit 1694) “Sprove gramatike”

Kapitulli II

Shekulli XVIII

  1. GRAMATIKA E PARE DHE RREGULLAT E PARA TE DREJTSHKRIMIT TE GJUHES SHQIPE, SI DHE CA DORESHKRIME TE TJERA GRAMATIKORE

1.Doreshkrimi i Manastirit te Gretaferates (1710)

2.Francesko Mario da Leçe, “Verejtje gramatikore mbi gjuhen shqipe dhe mbi drejtshkrimin e saj” (1716)

3.Dy vepra gramatikore doreshkrim

  1. a) Didakus de Dezio “Gramatike shqipe” (1722)
  2. b) Ieromonaku Germanos “Gramatike e gjuhes shqipe” (1750)

     Kapitulli III

       Shekulli XIX

  1. PERPJEKJE TE ARBERESHEVE TE GREQISE DHE TE ITALISE PER GRAMATIKEN E GJUHES SHQIPE

1.Jan Vellarai, “Shenime gramatikore greqishte e re – shqipe (1801)

(Sipas ketij materiali rezulton qe greqishtja e re aplikohej qe ne fillimin me te pare te shek. te XIX ne popullaten pashelene dhe e kishte fituar emertimin si popullate greke; te pakten kjo duhet te vleje per te Marret e Madheshtise Shqiptare qe e konsiderojne Popullin Grek si te formuar teper vone, pas shqiptareve. A nuk kemi te bejme ketu me nje mashtrim? GH).

2.Nikolle Keta, “Sprove gramatike” (1803)

3.Vangjel Meksi, “Gramatike e gjuhes amtare” (1819)

  1. INTERESIMI I GJUHETAREVE TE HUAJ PER GRAMATIKEN SHQIPE PARA THEMELIMIT TE GJUHESISE INDOEVROPIANE

1.Johan K. Adelung (1809)

2.J.K.Hobhauzi (1810)

3.Villiam Martin-Lik (1814)

4.Fransua Pukevil (1820)

5.J. Severin Fater (1822)

6.Vuk Stefan Karaxhiq (1826)

7.J. Riter Fon Ksilander, “Gramatika e gjuhes shqipe” (1835)

8.Johan Georg fon Han, Kontributet gramatikore te tij (1854)

9.Karl Hajnrih Teodor Rajnhold, “Netet pellazgjike” (1855) e doreshkrime te tjera

10.Dario Buçareli, “Gramatika e gjuhes shqipe” (1858)

11.Xh. S. B. Broton, “Gramatike e shkurter e gjuhes shqipe” (1858)

12.Bonaventura da Frankavilla.”Elemente gramatikore te gjuhes shqipe” (1862)

13.Francesko Rosi, “rregulla gramatikore te gjuhes shqipe” (1866).

Kapitulli IV

1.PARARENEDESIT E RILINDJES SONE KOMBETARE DHE PUNA E TYRE NE FUSHEN E GRAMATIKES SHQIPE

1.Naum Veqilharxhi, “Gramatike” (1844)

2.Kamil de Rada, “Gramatike e gjuhes shqipe” (fragment) (1847)

3.Dhimiter Kamarda, “Sprove gramatologjie krahasuese mbi gjuhen shqipe” (1864)

4.Zef Jubani, “Disa shenime gramatikore” (1871)

5.Zef de Rada (J. De Rada), “Gramatika e gjuhes shqipe” (1870/71)

6.Jani Vreto, “Udhe e te shkruarit te gjuhese” (1879)

2.ALBANOLOGET PER GREMATIKEN E GJUHES SHQIPE

1.Ogist Dozo, “Gramatike shqip” (1879)

2.Luis Benloeu, “Analize e gjuhes shqipe” (1879)

3.Xhakomo Jung, “Rregulla gramatikore te gjuhes shqipe” (1880)

4.Jan Urban Jarnik, “Per gjuhesine shqiptare” (1881)

3.DISA DORESHKRIME TE GRAMATIKAVE TE AUTOREVE SHQIPTARE

  1. Andrea Dara, “Gramatike e vogel e shqipes”

2.Pjeter Zarishi, “Gramatike e gjuhes shqipe” (1806-1866)

3.Anton Sartori (1818-1894)

4.Daut Borici (1823-1896)

5.Dhimiter Kamarda, “Shkurtore e gramatikes se gjuhes shqipe-epirote” (1882-?)

Kapitulli V

1.VEPRAT GRAMATIKORE TE GJUHES SHQIPE TE RILINDASVE TANE

1.Konstandin Kristoforidhi, “Gramatika e gjuhes shqipe” (1882)

  1. Sami Frasheri, “Shkronjetore e gjuhes shqip” (1886), e para gramatike ne gjuhen amtare

3.Pashko Vasa, “Gramatika e gjuhes shqipe” (1887)

4.Tushi Pina, “Gramatika shqipe”

2.VEPRAT GRAMATIKORE TE GJUHES SHQIPE NE FUND TE SHEKULLIT XIX

1.Gustav Majer, “Gramatika e shkurter e gjuhes shqipe” (1888)

2.Gasper Benushi, “Elemente gramatikore” (1890)

3.Bogdan P. Hasdeu, “Gramatike e gjuhes shqipe” (1892)

4.Jeronim de Rada, “Tiparet dhe Gramatike e gjuhes shqipe” (1894)

  1. Holger Pedersen, “Tekstet shqiptare..” (1895)
  2. Julius Pisko, “Manuel i gjuhes shqipe te Veriut”

7.Vinçenco Librandi, “Gramatike e gjuhes shqipe” (1896)

8.Enriko Kremonoze (1899)

9.I.H.Lazi (1899)

10.Dede Pasi (1899)

3.SHOQERIA “BASHKIMI” E SHKODRES (1899)

KAPITULLI VI

Shekulli XX

1.PERHAPJA E SHKOLLAVE SHQIPE NE FILLIM TE SHEKULLIT XX DHE BOTIMI I TEKSTEVE MESIMORE TE GJUHES SHQIPE

1.Dode Koleci, “Gramatika ja Folmarmia shqyptare” (1901)

2.Ndre Mjeda – gjuhetar dhe levrues i gjuhes shqipe

3.Shahin Kolonja, “Shkronjetorja e Gramatikes shqip (1903)

4.Gasper Jakova – Merturi, “Gramatika e gjuhes shqipe (1904)

2.SHKOLLA NORMALE E ELBASANIT DHE LEVRIMI I GJUHES SHQIPE

1.Luigj Gurakuqi, kontributi i tij ne gjuhesine shqiptare

3.FILLIMI SHKENCOR I STUDIMIT TE GRAMATIKES SE GJUHES SHQIPE

1.Gjergj Pekmezi, “Gramatika e gjuhes shqipe” (1908)

2.Anton Xanoni, “Gramatika shqyp” (1910)

3.Gjuk Dukagjini, “Gramer theorik…” (1910)

4.Thanas V.Floqi, “Gramatike e gjuhes shqipe” (1910)

5.Nikollaq Lako, “Shkronjetorja e gjuhes shqipe” (1910)

6.Anton Buzeti, “Gramatike e shkurter e gjuhes shqipe” (1910)

7.Fazil Tiranasi, “Gramatike fillestare e shqipes” (1911)

Kapitulli VII

1.TEKSTET MESIMORE TE GJUHES SHQIPE GJATE PERIUDHES SE PAVARESISE (1912-1939)

1.Sotir Peci, “Viti Premtar i Gramatikes” (1912)

2.Sevasti Qiriasi Dako, “Gramatike elementare” (1912)

3.”Gramatika apo Folmarmja shqype”, I, e Shoqniës “Dija” (Vjene 1912)

4.”Gramatika apo Folmarmja shqype”, II, e Shoqniës “Dija” (Vjene 1913)

2.TE HUAJT PER GRAMATIKEN E SHQIPES

1.Gustav Vajgand, “Gramatika shqipe e dialektik te gegerishtes jugore (1913)

2.Maks Lamberci dhe Gjergj Pekmezi, “Liber mesimi e leximi i shqipes” (1913)

3.Karl Shtanmec, “Gramatika shqipe” (1913)

3.VEPRIMTARIA GRAMATOLOGJIKE SHQIPE NDER NGULIMET ARBERESHE

1.Gaetano Petrota, “Sprove e fonetikes krahasimtare te gjuhes shqipe (1913)

2.Gjuha shqipe nder arbereshet e Dalmacise (Zare) dhe shenimet gramatikore te Pashk Bardhit (1916)

4.GRAMATIKANET E HUAJ PER SHQYPEN

1.Anton Buzeti, “Gramatike (tjeter) e gjuhes shqipe me fjalorth” (1914)

2.M.Lamberci, “Periudha hipotetike” (1914-1915)

3.Anxhelo Leoti, “Gramatika elementare e gjuhes shqipe” (dialekti toske) (1915)

4.A. Leoti, “Shqipja e folur” (1916)

5.TEKSTET SHKOLLORE TE GJUHES SHQIPE

1.Aleksander Xhuvani, “Libri i gjuhes shqipe (1910/1919)

2.Gasper Mikeli, “Gramatika e gjuhes shqipe” (1916)

3.Anton Merlo, “Kursi i shkurter per studimin praktik dhe teorik te gjuhes shqipe (1916)

4.Giuzepe Lo Jakone, “Fjalet e para dhe mendimet e para ne gjuhet italiane dhe shqipe (1916)

(Ky duhet te jete nje liber mjaft interesant per te pare fillimet e gjuhes shqipe ne planin praktik jashte ideve te te Marreve te madheshtise Shqiptare, GH)

5.Ilias J. Permeti, “Fillime te gramatikes shqipe” (1917)

6.Marko La Piana, “Gjuha shqipe”, “Gramatika shqipe”, “Gramatika e krahasuese”

7.Zef M. Harapi, “Sintaksa e gjuhes shqipe

8.Injacio Brezina, “Manual italisht-shqip” (1918)

6.TEKSTET GRAMATIKORE TE AUTOREVE SHQIPTARE DHE TE HUAJ GJATE DHJETEVJETESHIT TE TRETE TE SHEKULLIT TONE

1-Kiço Konomi, “Gramatika e gjuhes shqipe” (1921)

2.Andon Aldegieri, “Sintaksa shqipe” (1922)

3.Koci Tasi, “Gramatika e gjuhes shqipe” (1923). (Ky eshte nje rast qe tregon se niveli intelektual i politikaneve shqiptare te asaj kohe e permblidhte edhe fushen e gjuhesise, pasi autori ne ate kohe ishte deputet ne Parlamentin shqiptar, GH)

4.Jani Minga, “Gramatika e gjuhes shqipe” (1925)

5.”Gramatike shqip-frengjisht” (1925)

6.Ilia Dilo Sheperi, “Gramatika dhe sintaksa e gjuhes shqipe” (1927)

7.V.Librandi, “Gramatika shqipe” (1928)

8.Abidin Feizi, “Gramatike e gjuhes shqipe” (1929)

  1. Kole Kamsi, Manual praktik i gjuhes shqipe” (1930)

10.Adamo Lakalendola, “Gramatika e gjuhes shqipe (1930)

7.GRAMATIKA SHQIPE TE VITEVE TE FUNDIT TE PAVARESISE DHE TE PERIUDHES SE OKUPIMIT FASHIST.

1.L. Difur, “Gjuha shqipe” (1930)

2.Stjuart E. Men, Veprimtaria gramatologjike dhe gjuhesore ne fushe te shqipes

3.G.S. Lovmen, “Fonetika e shqipes” (1932).

4.Justin Rrota, “Sintaksi i shqipes” (1942)

5.Osman Myderrizi, “Gramatika e re e gjuhes shqipe” (1944)”

Nje paralele e kesaj teme ndeshet edhe ne nje punim te Shaban Demiraj, Gramatike historike e gjuhes shqipe, Tirane 1986, por e karakterit profesional gjuhesor (foto 34/30, 34/31).

foto 34-30
foto 34-31

Pas gjithe kesaj analize te profesionit te gjuhetarit ne fushen e fjaloreve, gramatikes, etimologjise reale prej vitit 1635 deri ne mesin e shek. te XX-te ku krijohet dhe shumohet gjuha shqipe, si mund te pranojme qe shqipja rrjedh prej pellazgjishtes? Te pakten ky eshte kendveshtrimi praktik i asaj qe ka ndodhur per afro 400 vjet jashte cdo interpretimi paragjykues, pasi po t’i shtojme dhe analizen ne KOHE te ekzistences se pellazgeve, heleneve, grekeve, protoilireve, ilireve, arberesheve dhe shqiptareve shihet qe ato nuk perputhen kerkund ne ekstremet e tyre (pellazg dhe shqiptare). Atehere shtrohet pyetja: perse politika kerkon qe te perbashkohen pellazget me shqiptaret ne fushen e gjuhesise, kur ato nuk kane asnje lloj perputhje ne asnje element social qofte ne fushen e fjaloreve, qofte ne gramatike e qofte ne etimologji?

Por kjo teori qe perdor Dalipaj nuk eshte e tija; edhe kete ai thjesht e ka grabitur si nje jo shqiptar qe kerkon te duket me shqiptar se sa ne qe jemi realisht dhe qe mendohemi mire perpara se ta pranojme hapur kur kujtojme se jemi bashkekombas edhe me Agron Dalipajn.

E para, teoria nuk eshte e te Marreve te Madheshtise Shqiptare, pasi keta te Marre jane brezi i gjashte i teorise monogjeniste te gjuhes dhe i brezit te trete shqiptar te kesaj teorie; gjithmone duke e pranuar qe jane idete dhe punimet e tyre, pasi sa here qe kane dale ne emisionet televizive qofte Kocaqi e qofte Dalipaj vihet re paaftesia e tyre per te mbrojtur ato qe kane shkruar dhe aktualisht nuk dine t’i mbrojne (mund te jete dhe faji i gazetareve qe nuk dine te bejne pyetje). Te pakten nivelin e civilizimit dhe edukaten qytetare e kane ne madhesira teper te ulta duke na argumentuar se kane bere nje jete qytetare periferike me anim nga fshati socialist.

Ne Bote kjo teori i takon shkolles gjermane dhe eshte e lidhur me karakterin monogjenist te lindjes se Njeriut ne Toke (per kete shih: Paul Kretschmer, Ditunia gjuhore indogjermane). Eshte nje problem me teper filozofiko-botekuptimor se sa shkencor dhe ka per autor me te pare shkollen Teologjike (Shen Augusti-shek. V), por e perkrahur nga teoria darviniste (shek XIX) mbi seleksionimin natyror. Ne shek. e XIX pati me dhjetra autore mbi kete teme qe nderfuten edhe gjuhen shqipe ne kete proces jo si shkaktaren e formimit te gjuheve, por si pasojen e formimit te gjuheve europiane nen termin gjuhe indoevropiane. Qe ne ate kohe u pranua deviza qe gjuhet jane pasoje e relacioneve historike midis popujve dhe nuk mund te kete nje autoresi fillese. Por doli dikush qe kerkoi t’i shkeputej permases se kesaj devize duke formuar teorine e gjuhes pellazgjike (Karl H.T.Reinhold, Netë Pellazgjike, 1850-1860; ne gjurmet e tij eci nje autor i panjohur qe me 1924 mori emrin Sami Frasheri tek vepra mbi Shqiperine) dhe lidhjen gjuhesore etrusko-pellazgjike (Zaharia Manjani, Fundi i “misterit” etrusk, etj), por qe pati kurajon te pranonte se pellazget ishin te ardhur dhe gjeten ne gadishull iliret. Kjo eshte teza fillestare e lidhjes pellazgo-ilire, por qe shume shpejt mori permasat e shqipofobise mbi cbaze gjuhe shqipe mori persiper permbysjen e te gjitha teorive mbi gjuhet (per kete shih: Xhuzepe Katapano,THOT-i fliste Shqip dhe Xhuzepe Krispit, Shqipja nëna e gjuhëve).

Se dyti, ne shkollat shqipe te mesme (kam parasysh ne kete rast Kolegjin Saverian), ne Shkodren e viteve 1875-1940, kjo teori njihej dhe mesuesit e gjuhes shqipe u shpjegonin nxenesve mbi karakterin monosilabik te gjuhes shqipe dhe faktin qe kjo gjuhe kishte vetem 200 fjale te trasheguara nga e kaluara prehistorike pa percaktuar se kush ishin autoret e ketyre 200 fjaleve. Ne ate kohe i dhane rendesi faktit qe gjuha shqipe me 1635 kishte 2544 fjale (pamvaresisht se afro 50% [86%] ishin te huazuara) dhe me 1702 kishte mbi 11200 te tilla (89% [97%] te huazuara) duke e lidhur me lindjen dhe zhvllimin e shkollave shqipe ne veri te popullates shqipfolese ku pranohej fare hapur se gjuha shqipe ishte veper e Klerikeve Katolike, e domosdoshme kjo me funksionimin normal te shkollave. Kjo eshte aresyeja perse shkollat shqipe kane filluar qe me 1584 dhe kane per autoresi Kleriket Katolike Shqiptare me financim te Selise se Shenjte me qender ne Rome. Por dhe kjo eshte aresyeja perse shkolles shqipe ju mohua autoresia historike dhe u shpiken shkollat greke, protestane dhe vllehe ne Korce.

Se treti, pas 1945 te paret qe u muaren me kete teori ne Shqiperi kane qene Spiro Konda (Shqiptarët dhe problemi pellazgjik) dhe Dhimitri Pilika (Pellazgët, origjina jonë e mohuar), por botimet e tyre nuk u bene masive edhe pse veprat u botuan. Te dy autoret anashkalonin gjendjen sociale te shqiptareve te sotem dhe nuk donin te dinin se cfare ishte autoktone dhe cfare ishte pellazge. Problemi i Dodones Pellazgjike u be problemi me spekulativ i teorise se re edhe pse nga Dodona Pellazgjike rridhte Zeusi Helen dhe iliret nuk e njihnin politeizmin ne asnje element. Ne kete pike fillon manipulimi i historise se Kombit Shqiptar dhe atij Grek, qe duket me fallsifikimet e botimeve te vjetra ne ribotimet e reja.

Se katerti, pas 1991 deri me 2005 filloi punen brezi i dyte i manipulatoreve komuniste te Historise dhe gjuhesise se Kombit Shqiptar me qellim per te mbuluar te gjithe fallsifikimet dhe mashtrimet ne fushen e Historise dhe Gjuhesise qe kishin bere pas 1945.

Se pesti, pas 2005 fillon punen brezi i trete i rishikimit te historise se Kombit Shqiptar vetem per nje qellim: te mbulojne manipulimin qe i eshte bere historiografise se Kombit Shqiptar pas 1991 deri me sot, ku nje pjese e librave te publikuar ne emer te tyre dhe ato ku jane mbeshtetur jane ne vazhdim, duke perfshire edhe nje pjese te para 1991 (ketu jane nje e katerta, dmth 25%). Pa dyshim qe keta qe shkruajne sipas ideve te te Marreve perbejne nxenesit e kesaj shkolle dhe disa prej tyre ja vlen t’i vesh ne dukje edhe pse ne menyre empirike:

Akademia e Shkencave ne Wikipedia, Iliret, pellazget, Tirane 2010.

Ali Eltari (Lapi), Pellazgët krijuesit e qytetërimit botëror, Tirane 2008. (foto 34/32, 34/33)

foto 34-32
foto 34-33

Ne mendimin populist shqiptar eshte cfaqur prej kohesh nje metode interesante analitike e publicistike: ne fillim citohet nje autor i huaj dhe pastaj mbi kete baze ngrihet nje ndertese analitke tmersisht antihistorike, pasi kopjuesi nuk ka kuptuar ne kemi te bejme me nje thenie te argumentuar ne konkluzion, apo kemi te bejme me nje percaktim politik per nevojat politike te referuesit. Keshtu autori i ketij punimi citon nga Johan Tuman, “Kerkim ne histori”, Lajpzig, 1774, nje pasazh mbi shqiptaret, sipas te cilit: “ai eshte populli kryesor i botes se lashte e te rendesishme, qe cdo historian do te donte ta njihte; historia e tyre do te plotesonte zbrazesi te medha ne historine e vjeter dhe te re te Europes.” (f.5), pa na treguar se si e argumenton autori Tuman kete mendim dhe cfare perfitimi teorik ka autori yne nga ky “postulim” i castit. Le pastaj po te dyshojme mbi saktesine e perkthimit, sic ndodh rendom me autoret shqiptare.

Kjo e fundit vihet re me lehtesi  ne vazhdim ku autori Eltari ka nje kapitull me nje titull te cuditshem (f. 11-12): Gjuha lindi ne shoqeri! Ne vazhdim ka marre ne kritike nje mendim te Engelsit, pa na e thene se ku e ka thene Engelsi kete mendim dhe si e ka thene fjale per fjale, pasi realisht Engelsi jo vetem qe nuk e ka thene keshtu, por pasaktesia e Engelsit qendron pikerisht ne percaktimin e kohes se kur ka ndodhur kjo.

Ekziston nje artikull i pambaruar i Frederik Engelsit ne vepren e tij Dialektika e Natyres, Tirane 1981, me titull: “Roli i punes ne procesin e shnderrimit te majmunit ne Njeri”, f. 191-208, ku shkruhet:

“Ne fillim puna dhe pastaj bashke me te edhe te folurit e artikulluar kane qene dy stimujt me kryesore nen ndikimin e te cileve truri i majmunit u shnderrua ne tru njeriu, i cili, megjithese i perngjan trurit te majmunit, eshte shume me i madh dhe me i persosur se ai. Dhe krahas me zhvillimin e metejshem te trurit zhvilloheshin me tej edhe veglat e tij me te aferta – organet e shqisave”. (f. 196)

Dmth per Engelsin shkaku i transformimit te shqisave te njeriut eshte puna dhe te folurit e artikulluar, por nuk kemi shoqeri te organizuar. Autori Eltari duke dashur te fitoje nje suport mbeshtetes mbi teorine e tij pikesore te lindjes se gjuhes se folur, transformon Engelsin dhe sajon nje panorame analitike krejtesisht ireale dhe teresisht antihistorike. Se pari ne kete deduksion te Engelsit mungon vertetimi i argumentit dhe ajo cka eshte paresore ne procesin e lindjes se mendimit, e nevoshme per te pasur nje gjuhe te folur. Ekziston nje forme vertetimi, ndoshta me e sakta deri me sot, qe thote: Forma me e pare e MENDIMIT eshte BESIMI FETAR, qe shpaloset me NDJENJEN E DASHNISE. Per te kuptuar kete postulat duhet kuptuar me se pari raporti kohor i Formes se Fese me Rendin Shoqeror dhe ne kete pike edhe Karl Marksi ka gabuar me dashje. Formula marksiste Qenia shoqerore percakton Ndergjegjen Shoqerore, kur merret per rastin e Ideve Fetare, rezulton jo e vertete pasi forma fetare ka percaktuar vete rendin shoqeror (politeizmi fetar ndergjegjen e skllavopronarise, monoteizmi fetar ndergjegjen e feudalizmit; te pakten keto dy forma fetare kane lindur disa shekuj perpara rendit ku jane aplikuar). Keshtu qe gjuha e folur ka lindur pas lindjes se ideve fetare dhe eshte argumenti me i sakte qe gjuha nuk ka lindur ne nje pike te Globit prej nga te jete shperndare në të gjithe siperfaqen e tij. Te pakten deri tek politeizmi nuk kemi dy politeizma te njejte ne dy popuj te lindur ne te njejten kohe. Helenet dhe iliret kane jetuar prane e prane per mijera vjet, por politezimi helen nuk u implementua ne asnje rast tek iliret, kur krejt ndryshe ndodhi me Monoteizmin e Krishtere, te Cilin iliret e perkrahun qe ne zanafillen e Apostujve te Jezu Krishtit. Atehere problemi fetar rezulton shume-shume me i thelle se sa eshte paraqitur deri me sot dhe Gjuha e folur ka lidhje ne zanafille me Besimin Fetar dhe jo me shoqerine. Dmth kemi fillimisht Besim Fetar, pastaj Gjuhen e ketij Besimi dhe pastaj shoqerine njerezore. Por i gjithe ky proces ka ndodhur ne vende te ndryshme dhe kohera te ndryshme e per rrjedhoje gjuha e folur eshte e ndryshme deri ne momentin qe lindi Monoteizmin, i Cili tentoi dhe realizoi fillimin e unifikimit te Races Njerezore ne Toke.

Keshtu qe autori Eltari duhet ta kuptoje se sa larg te vertetes eshte per problemin e lindjes se gjuhes se folur midis njerezve. E per rrjedhoje edhe menyra e lindjes se te folurit ne racen njerezore, ne vazhdim (f. 22-28) te jene nje teresi idesh teresisht te pasakta, aq me teper kur postulon: “Feja pellazgjike te kete qene e para e krijuar ne Planetin tone. Ndersa te tjerat e kane nisur jeten, duke marre frymezim nga arritjet e asaj pellazge” (f. 28). Te pakten e dime me perafersi teper te madhe lindjen e Dodones Pellazgjike (rreth 3500 vjet me pare) ne juglindje te Europes, por popullata pellazge qe e lindi nuk ishte vendase dhe kishte kryer disa instruksione nga perendimi i Azise drejt Danubit ku sot dallohen me lehtesi kater kultura teresisht te ndryshme nga njera-tjetra (kultura ne jug-lindje te Apenineve, qe vinte pas nje perplasje te pellazgeve me etrusket vendas: japiget, myzet, mesapet, kalabret; kultura e Bosnjes; kultura e Heleneve, kultura Dake; te cilat ishin perplasur fillimisht me nje popullate autoktone qe besonte ne Kultet Pagene-Kulti i Gjarprit, qe ishte mijera here me e vjeter se Dodona e Pellazgeve. Dmth autori Eltari eshte fund e krye ne pozitat e nje trukatori se sa ne pozitat e nje studiuesi qe kerkon te jape dicka te re ne fushen e gjenezes se shqiptareve.

Ne vazhdim i gjithe libri i Ali Eltarit karakterizohet nga fantazira ekstreme ku mbeshtetet ne fantazira te tjera e ne nje rast ne nje fallsifikim te vepres se Homerit, Iliada, me perkthim te Gjon Shllakut (1965) pa i shkuar ndermend se ato fise nuk emertoheshin “danaj”, por ne origjinal “akej”. A nuk tregon ky rast se kemi te bejme me nje shkolle te Marresh te Madheshtise Shqiptare qe i ka nxenesit jashtezakonisht te dobet?

Arsim Spahiu, Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e Vjetër, Tirane 2006.

Arsim Spahiu, Gjuha e epiroteve te vjeter, Tirane 2010.

Arsim Spahiu, Iliriciteti i maqedonasve dhe i epirotëve, Tirane 2006.

Arsim Spahiu, Orakulli i Dodonës dhe epirotët, shek. XX-II para es, mitologjia dhe

                         feja epirote, vell I, Geer 2008 (foto 34/34, 34/35).

Kemi te bejme me nje autor qe e ka gamen e studimeve te tij shume te gjere, qe aspak cuditerisht perputhet me shume autore te shkolles se te Marreve te Madheshtise Shqiptare, por qe defekti i tej dallohet menjehere kur merr ne analize Idete Fetare jashte cdo konceptimi filozofik, por me tentative per t’ja parashtruar ngjarjeve historike te kohes edhe pse kjo do te sherbeje per te shembur te gjithe punen e tij vellimore.

Mora ne konsiderate vetem nenkapitullin 2 te kapitullit A: Popullsia ne Dodone dhe perreth saj (f. 28-53), pasi ketu bie ne sy defekti i autorit per gjene me te thjeshte: nuk zoteron informacionet mbi menyren, format, kohen e lindjes se Ideve Fetare ne rrafshin filozofik dhe ne ate iliro-epirot, apo pellazgo-helen.

foto 34-34
foto 34-35

Autori me mbeshtetjen e studiuesve perendimore pretendon se pellazget erdhen ne pjesen jugore te Ballkanit dhe gjeten nje popullate te panjohur jo indoevropiane per te cilen nuk dihet asgje. Dhe ne kete pike shtjellon nje teme qe e lidh me epirotet duke i ndare nga greket (me sa kam kuptuar ne kete pike eshte dhene urdheri politik per trajtimin e ketyre temave ku pellazget lidhen me iliro-epirotet dhe ndahen nga greke, por kjo nuk funksionoi, atehere i lidhen iliro-epirotet me greket dhe keto studime te nxenesve te shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptar i shumezuan me zero).

Sipas autori Dodona Pellazgjike meqenese eshte ne zonen ku me vone do te lindete Epiri eshte helene, epirote dhe jo greke. Kjo do te thote se shqiptaret e sotem jane pasardhes te heleneve, epiroteve, ilireve, te cilet nga ana e tyre jane pasardhes te pellazgeve, dhe prej ketyre dy grupeve popujsh rrjedhin shqiptaret e sotem. Ky eshte i gjithe nenkuptimi i librit te Arsim Spahiut, por a eshte i sakte?

Defekti i autorit mbi mungesen e dijes dhe informacionit te menyres, formave dhe kohes se lindjes se Ideve Fetare eshte shkaku me i pare qe i gjithe ky punim do te shkoje kot, sepse iliret, dardanet dhe epirotet jane pikerisht ajo popullate e panjohur per te cilet dihet cdo gje, por qe autorit Spahiu nuk i leverdis t’i beje te njohura. Pikerisht qelizen FE autori Spahiu nuk ka qene ne gjendje ta zbertheje sakte, por une do te mjaftohem te ve ne dukje mbeturinat e Kulteve Pagane qe ekzistojne akoma ne brendesi te shoqerise shqiptare duke na argumentuar se shoqeria shqiptare dhe ajo e paraardhesve te tyre nuk e ka njohur ne asnje shkalle politeizmin pellazg dhe pasardhes te tyre jane vetem helenet dhe greket, edhe pse keta te fundit, per faj te shqiptareve, nuk jane rilindasit e heleneve te djeshem nga pikepamje sociale.

Ate qe marksizmi e ka anashkaluar me dashje, por ne fund e ka pranuar se nuk eshte marre me kete problem (letra e Engelsit drejtuar F. Meringut, 14 korrik 1893, dhe V. Borgiusit, 25 janar 1994,  Marks-Engels, Letra te zgjedhura, Tirane 1981), por ky problem qendron ne themel te zhvillimit te shoqerise njerezore; behet shkak qe e gjithe kjo veper te shumezohet me zero, sepse Idete Fetare kane ligjesite e veta te lindjes, zhvillimit, formave dhe kohes ne te cilat ato veprojne dhe behen shkaku me aktiv i perparimit te kesaj shoqerie.

Me dy fjale tre jane grup format e Ideve Fetare ne Historine e Njerezimit:

1-Kultet pagane me shume shkalle zhvillimi nga faza e ujit, bimeve kafsheve, kozmosit, por qe tek trinomi ilir-dardan-epirot njihen vetem ne fazen fillestare te Kultit te Gjarprit, ndersa tek shqiptaret ne fazen e Kultit te Diellit. Duke perjashtuar Basket ne gadishullin Iberik qe u njihet Kulti i Diellit, tek asnje popull europian nuk u njihet ne menyre te drejtperdrejte, por ne menyre indirekte (psh Stotenhenxhi ne Angli).

2-Politeizmi, format e te cilit jane te barabarta me sasine e popujve qe e kane perdorur ate. Nuk kemi asnje rast ne Bote qe Politeizmi Fetar te jete i pranishen si forme emertuese ne dy popuj, pamvarsisht se ku gjenden ato. Mos ekzistenca e Politeizmit Pellazgjik tek iliret, dardanet dhe epirotet i perjashton ato te lidhur me helenet, dhe keta te fundit i pranon te lidhur me pellazget dhe si trashegimtare te tyre. Ky politeizem ka qene i shperndare pothuajse ne te gjithe popujt “barbare” te epokes romake, por asnje popull bartes i tyre nuk ka qene ne formen shteterore skllavopronare si helenet dhe romaket, faeze shteterore te cilen ata e kaluan nen sundimin latin; fakt i cili i perjashton rendet shteterore si absolutisht te domosdoshem ne zhvillimin social te popujve.

3-Monoteizmi, format e te cilit jane pothuajse te barabarta me racat Njerezore (Budizmi-Raca e Verdhe, Krishterimi-Raca e Bardhe, Islamizmi-Raca Malavjane. Raca e Kuqe dhe e Zeze nuk e ka arritur fazen e zhvillimit qe te kishin Monoteizmin e tyre origjinal.)

Keshtu qe format e Ideve Fetare jane te afta te percajktojme shume me rigorozitet prejardhjet e popujve te sotem nga popujt e lashte dhe ne kete drejtim popullata shqiptare e sotme rrjedh ne menyre te drejteperdrejte nga trinomi Ilir-Dardan-Epir dhe aspak nga pellazget, helenet apo greket. Kjo do te thote se lidhja e epiroteve me Dodonen e Pellazgeve te jete nje iluzion historik, por kurrsesi nje realitet historik dhe kjo eshte teper e lehte per t’u vertetuar. E vetmja lidhje e Dodones me Epirin eshte ana gjeografike dhe kjo eshte aresyeja perse politika greke pretendon per Epirin si nje subjekt heleno-grek.

Arsim Spahiu, Mbi arkeologjinë e Dodonës dhe të Epirit, GEER 2009.

Arsim Spahiu, Triptik epirot , Tirane 2012

Arsim Spahiu, Shteti epirot (sh. XIII-II para e.s.), Tirane 2011.

A.F.Kocaqi, Shqipja Pellazge, Marin Barleti 2009.

Agim Cadri, Gurabardha e Dibres dhe Maqedonia, Tirane 2014.

Ahmet Qeriqi, Ne gjurmim te lashtesise, Prishtine 2002.

Agron Jaha, Teoria Ilire, Gjermani 2014 (foto 34/36, 34/37).

Pas 1991 me shoqerine shqiptare ndodhi nje cudi. Mijera emigrante, pamvaresisht nga prejardhja klasore, apo sociale, duke u ndeshur me kulturen dhe gjuhen e vendeve ku emigruan e ndjene veten te afte te japin mend ne fushen e gjenezes se shqiptareve. Mesimi i gjuhes te vendasve ku u akomoduan natyrisht qe e zgjeroi imformacionin mbi historine e kaluar te parashqiptareve dhe shqiptareve. Ne kete menyre dolen ne skenen e historise teorike elemente te rinj studiuesisht dhe bashke me ta edhe veprat e tyre. Por ky proces pati tre vecori, te cilat nuk ishin cfaqur kurre me pare ne procesin social te zhvillimit te shqiptareve: 1-idete e tyre ishin produkt te nje shkolle qe nuk mbeshteteshin ne asnje bosht filozofik te njohur dhe gjitheshka konkludohej ne nje loje fjalesh midis fantazise dhe rrokjeve te cdo gjuhe ne Bote. 2-prodhuesit e ketyre ideve pergjithesisht u takonin popullatave emigratore qe kishin depertuar ne brendesi te popullates shqiptare, por ishin ngaterruar me procesin politik te sundimit te popullates shqiptare pergjate rendit komunist. 3-keto ide u perbashkuan “cuditerisht” kundra pjeses autoktone te Kombit Shqiptar pikerisht pas 2005, duke j’u kundervene historise reale dhe dinamikes se gjuhes shqipe. Kjo “çudi” justifikonte grabitjen e identitetit kombetar te shqiptareve nga ana e popullatave emigratore dhe mbulonte krimin shume-permasor qe kjo pjese e popullates emigratore kishte realizuar kunder shqiptareve autoktone nga 1943 deri me 1991.

foto 34-36
foto 34-37

Edhe libri ne fjale nuk ben perjashtim nga keto rregulla edhe pse autori eshte munduar t’i beje bisht tendences intelektuale te paraqitjes se historise se ilireve sipas realitetit te perjetuar, por duke e paraqitur ate sipas interesit politik te popullatave emigratore qe sot konsiderohen shqiptare. Autori qe ne fillim ka treguar metodiken e perdorur dhe rrugen neper te cilen kane ecur idete e tij. Sipas Agron Jaha-s “Ky liber eshte shkruar duke kombinuar metodat e linguistikes me ato te historise, e vende-vende edhe metodat e arkeologjise dhe antropologjise e etnografise. Jane konsultuar nje numer i madh libresh ne gjuhe te huaja (gjermane, angleze, latine), pastaj shqipe dhe pjeserisht edhe ne gjuhet sllave. Jo vetem burimet primare te autoreve te kohes, por edhe interpretimet e mevonshme nga historiografia evropiane e vendore, jane shikuar e rishikuar, analizuar dhe krahasuar si ne pikepamje holistike ashtu dhe analitike” (f. 8).

Ky rrefim i autorit do te kishte vlere neqoftese ai do te na jepte vetem nje rast te shkrimit te historise ne Bote, per cdo problem historik te ndodhur nga pikepamja linguistike, arkeologjike, antropologjike dhe etnografike qe te jete shkruar dhe publikuar ne menyre te pakundershtueshme duke filluar me termin HISTORI. Kuptohet qe autori Jaha e ka vene kete pasazh per t’u justifikuar me konkluzionet e arritura edhe pse ato nuk kane asnje perputhje me kategorite shkencore te pretenduara.

Kjo loje fjalesh te autorit kuptohet lehtesisht kur mundohet te intrigoje ne menyre justifikuese ngushtimin e territoreve te ilireve  jo vetem pa dhene asnje zgjidhje formale, por edhe pa e treguar sakte shtrirjen e ilireve dhe shkakun perse jane tkurrur iliret nga njeri gjysem mijevjecar ne tjetrin duke filluar nga mijevjecari i pare Para Kri. deri ne shekullin e fundit te mijevjecarit te dyte Pas Kri.. Akoma edhe me pertej, autori mundohet qe intrigen e tij historike ta shtrije ne te gjithe Ballkanin, ne Itali, ne Austrine Jugore, ishujt e medhenj te Mesdheut deri tek organizimi shteteror imagjinar i ilireve pa e thene hapur se kujt i ka interesuar ky perfundim pseudohistorik, ireal dhe jo i vertete. Ne kete pike autori pa e kuptuar ka rene ne te njejtin kurth me shoket e vet te klases duke treguar se ai e ka pasur nje qellim final kur i ka hyre kesaj puna, por qe ka kujtuar se e ka fshehur ne menyre te padukshme. Sipas tij ekziston nje problem i lidhur me iliret sipas nje pikepyetje te sfumuar: “Si u be etnikumi ilir, i cili, qofte duke u bazuar ne burimet e kohes apo te mevonshme, shtrihej te pakten ne territorin e Ilirise se ngushte (pra ajo qe quhej dikur Jugosllavi) pastaj ne Bullgari, Maqedoni, Greqine e Egjeut dhe Peloponez, Itali Veriore e Jugore, Austri Jugore, Sicili, Korsike, etj., dhe qe ishte njeri nga popujt me te medhenj (numerikisht) shtet-ndertues i Perandorise Romake, mas shek. te VII-te te ngushtohet e tretet ne pikepamje hapesinore deri ne perpama te zhdukjes, te humbase mbi 70% te shtrirjes se tij te dikurshme tokesore e detare” (f. 11).

Autori ka bere nje permbledhje te te gjithe mashtrimit historik mbi iliret duke e paraqitur si nje strukture politike me vete, qe per habi sot ndodhet ne masen 30% te zanafilles. Se pari, iliret nuk kane qene kurre nje etnicitet social me vete per sa kohe qe jane njohur nga Historia. Se dyti, perpara se te flasesh per iliret duhet folur per parailiret nga pikepamja e gjendjes sociale te tyre, pasi ne kete pike ka filluar dhe njohja me e pare e tyre sipas hartes te vitit 1640 te publikuar nga Fulvio Cordiniano ne librin e tij mbi shqiptaret (foto 25/7),. Permbajtja e kesaj harte eshte me vjetra qe njohim, edhe perpara Herodotit, dhe duhet te paraqese “perplasjen” e vendasve te egjer me te ardhurit indoeuropiane (ose pellazget) te permendur nga Sami Frasheri ne vepren e tij mbi Shqiperine. Rendesia e kesaj harte qendron ne shtrirjen e popullates autoktone perpara dyndjes se trete indoevropiane, qe me hamendje duhet konsideruar popullata e vetme e gadishullit pa pasur asnje kufizim gjeografik nga Danubi drejt tre pikave topografike te gadishullit. Kjo hamendesi plotesohet dhe behet konkrete me harten e mesiperme pasi e konsideron popullaten vendase si Perandoria e Kultit te Gjarprit (qe eshte forma me e pare e Besimit Fetar nen pamjen permbledhese te Kulteve Pagane, shtritshmeria e te cilit lidhet me ZANAFILLEN social-biologjike te banoreve autoktone X milion vjet me pare). Keta parailire kane qene te shtrire shume me pertej kufijve te Jugosllavise per nje kohe shume me te gjate se sa njihen nga Herodoti, pas se ciles koha ata nuk kane qene te zgjeruar asnjehere me permasa deri ne Bullgari, Maqedoni, Greqine e Egjeut dhe Peloponez, Itali Veriore e Jugore, Austri Jugore, Sicili, Korsike, etj. sic pretendon autori. Pra percaktimi i ilireve ne keto permasa te pretenduara eshte thjeshte nje genjeshter historike me qellime te mepastajme ne librin e tij.

Analiza e shtritshmerise dhe gjendjes sociale te banoreve autoktone eshte teresisht e paditur dhe e vetmja mundesi per kete percaktim eshte ndertimi i ekuacioneve te zhvillimit social te elementeve fillestar te Njerezimit dhe krahasimi me popullaten autoktone te gadishullit ballkanik. Kjo eshte metoda qe percakton se popullata e eger, e cila u “perplas” me popullatat indoevropiane (pellazge), shtrihej ne te gjithe gadishullin nga Adriatiku deri ne Detin e Zi ne vijen perendim-lindje dhe nga Danubi drejt Egjeut ne vijen veri-jug. Shtritshmeria e kesaj popullate te eger ne veri te Danubit nuk paraqet interes pasi vazhdimesia e tyre nuk ka me lidhje me popullaten e gadishullit nga pikepamja e ndikimit social (ose te pakten nuk njihen keto relata nga koha e Herodotit e ketej, por ne kete kohe kjo popullate e eger kishte bere hapa te medha drejt civilizimit te vet duke perfituar ne pershpejtimin social te vet dhe duke ja frenuar zhvillimin popullates emigratore te ardhur nga bota shumere; kjo e fundit kuptohet ne vonesen dhe tjetersimin e lindjes se shkrimit pellazgjik ne raport me shkrimin shumerian; – pikerisht ketu kosiston zbulimi i Petro Zhejit). Analiza sociale e popullates se eger, e vetmja popullate autoktone e gadishullit, nuk eshte e lehte nga pikepamja teorike pasi ne kete rast duhen percaktuar konceptet e zhvillimit social pergjate rendit te Komunes Primitive dhe menyre se si banoret e ketij rendi kalojne ne nje rend me te avancuar social qe merr emrin shtet. Ne kete pike studiuesit shqiptare te te gjitha koherave kane ecur ne tym dhe krejtesisht larg ligjeve te zhvillimit te shoqerise njerezore. Se treti, te pakten autori e pranon kete problem hapur, eshte e pamundur qe iliret te kene pasur shtet ne cfaredo kohe dhe pasardhesit e tyre, Shqiptaret, te kene qeliza shoqerore primitive te kohes se Komunes Primitive (familjen patriarkale, pronen fisnore, te drejten zakonore te pashkruar dhe paganizmin fetar). Pranimi i tezes mbi ekzistencen e shtetit ilir eshte argumenti me i plote qe shqiptaret nuk jane pasardhes te ilireve dhe cdo tentative per te pajtuar shtetin nder ilire me shqiptaret primitive nuk eshte argument historik, por fantazi prej te Marresh te nje shkolle te Marresh qe ka nje qellim te paracaktuan antishqiptar.

Qe te mund te percaktosh se cfare organizimi social kane pasur parailiret dhe iliret duhet ndertuar dhe zberthyer me perpara tre probleme themelore ne mendimin filozofik boteror: 1-Menyre dhe format se si lindin Idete dhe Institucionet Fetare, por edhe roli i Tyre ne Historine e Njerezimit. 2-Roli i Gjinise Femerore te Njerezimit ne Historine e tij. 3-Menyra dhe format se si lindin idete politike me mjetet e dhunes, pra LUFTA, ne Historine e Njerezimit. Vetem pasi te behen keto zberthime behet e mundur percaktimi i sakte i gjenezes historike te ilireve e vazhdim.

Problemi qe lidh keto tre detyre ne mendimin filozofik boteror eshte ai i shkrimit nga pikepamja e aplikimit historik. Me kete problem autori Jaha eshte tallur duke i dhene te drejten vetes te fantazoje pertej realitetit historik. Sipas tij “Shkrimi i lashte ballkanik lindi nga transcendenca, nevoja shpirterore e njeriut, me anen e tij njeriu shkrimor ballkanik iu drejtua Perendive. Treshja Njeriu-Shkrimi-Zoti ishin qe nga fillimi aty” (f. 11).

Qe i gjithe ky arsyetim eshte antihistorik duket qe tek lidhja e trinomit te mesiperm. Te pakten nga pikepmja e radhes kohore trinomi duhet te ishte: ZOTI-Njeriu-Shkrimi, por autori, duke dashur te tregohet origjinal, e ka ditur dhe e ka anashkaluar faktin qe Perendite Politeiste (Dodona Pellazgjike) njiheshin nga parahelenet dhe megjitheate shkrimi nuk kishte lindur akoma. Kjo do te thote qe lindja e shkrimit nuk ka asnje lidhje me Idete Fetare, por ato lidhen me Institucionet Fetare. Te pakten tek helenet kjo zbulohet me lehtesi prej nga do te dale dhe shkaku social perse lind shkrimi ne shoqerine njerezore (koha, vendi, gjendja sociale). Bota helene njeh Ligjet e Likurgut (shek IX Para Kri.) te pashkruara dhe Ligjet e Solonit (shek. V Para Kri.) te shkruara; gjithashtu njeh dhe shkrimin me te pare ne shoqerine helene (Stela e Lemnos shek. VII Para Kri.). Por dime edhe nje gje tjeter: qofte Likurgu e qofte Soloni ishin kryetaret e Kishave Politeiste qofte ne Sparte e qofte ne Athine. Atehere konkluzioni i praktikes se ketij procesi eshte: shkrimin e shpikin Prifterinjte Politeiste per te vendosur ligjet juridike shteterore. A nuk do te thote kjo se shteti nuk eshte produkt shoqeror, por ai eshte produkt i Institucioneve Fetare Politeiste? Por kjo do te thote se nuk mund te pranohet  ekzistenca e shkrimit dhe e shtetit ne nje shoqeri, europiane te pakten, zhvillimi i se ciles nuk disponon Idete Fetare ne shkallen e Politeizmit Fetar. Ketu fillon dhe mbaron argumenti mbi ekzistencen e formes me fillestare te shtetit ne Shoqerite Njerezore, te pakten per popujt europiane kjo ka ndodhur rigorozisht keshtu.

Por ne kete pike kemi gjetur nje manipulim te paster per t’i hapur rruge teorise pellazgjike te prejardhjes se shqipes, sipas se ciles “Per te ngulitur mendimet e gjykimet e veta dhe per t’ua bere ato te njohura bashkekohesve e pasardhesve te efert e te larget, njerezit shpiken shkrimin. Ky lindi rreth “6-7 mije vjet me pare”-1, ne kohen e rendit gjinor” (Ibrahim D. Hoxha, Neper udhen e penes shqiptare, nga historiku i ABC-se dhe shkrimit shqip, Tirane 1986, f. 12). Duke ditur qe ky material ka sherbyer per studentet e fakultetit te Gjuhesise dhe Letersise, shenimi -1 kuptohet qe eshte veper e shkolles komuniste te historise, qe ne thelb ka tre pasaktesi mbi lindjen e shkrimit ne aspektin historik: Se pari shkrimi nuk ka lindur ne epoken e rendit gjinor; se dyti shkrimin nuk e kane shpikur njerezit, por nje subjekt rigorozisht i percaktuar dhe nje individ i ketij subjekti; se treti aresyeja shkakesore nuk ka asnje lidhje me ndergjegjen e individit njeri, por me “ndergjegjen” sociale te shoqerise qe per nevojat e organizimit te ri shteteror shpiku armen me te forte te deshmise historike: shkrimin. Roli i shkrimit eshte tamam pika ku ndahet Mitologjia nga Historia dhe kete gje shkolla shqiptare e Historise nuk ka ditur ta vere ne dukje. Kjo eshte aresyeja perse shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare eshte nje dege e universitetit te Tiranes dhe sherben per te indoktrinuar Kombin Shqiptar me nje menyre arsimore antishqiptare.

Nga ky zberthim filozofiko-historik nuk eshte e veshtire per ta perjashtuar shoqerite ilire dhe te gjithe simotrat e tjera te tyre (dardanet dhe epirotet) nga forma shteterore e organizimit te shoqerise vetiake.

Vazhdimi analitik i vepres se Agron Jaha-s tregon lidhjet imagjinare te fjaleve, termave, emrave me proceset shoqerore te popujve mesdhetare duke i lidhur qe te gjithe me boten imagjinare ilire sipas ideve te autorit, e per rrjedhoje nuk ja vlen te vazhdohet me tej.

Azem Qazimi, Fjalor i mitologjise dhe demonologjise shqiptare, Plejad 2008.

Ani Bajrami, Antropologjia, nje perspektive biokulturore, Tirane 2015.

Arion Hysenbegas,Ngadhenjim mbi mijeravjeçaret, shqiptaret, nje komb i pavdekshem,

Tirane 2009.

Agron F. Fico, Rilindja e Shqiperise etnike, Tirane 2009.

Arben Mino, Ilirishtja me prane nesh, EDLORA 2020 (foto 34/38, 34/39).

Kemi rastin me tipik te fallsifikimit te nje vepre nga ana e analistit, i cili ka kujtuar se Fjalori i Arberesheve te Italise (Bari 1963) nuk mund te bjere ne dore te shqiptareve dhe o burra te shkruajme cfare na teket , por Vllaznit tone, Shqiptaret e Kosoves, jane treguar me te vemendshem se ne dhe e kishin shtene ne dore kete fjalor (foto 12/6, 12/7 ne kete punim) duke e ndjere fallsifikimin qe mund te behej me te. Me ane te ketij fjalori autori Miho ka tentuar te krijoje nje gjuhe ilire me fantazine se fjalet arberisht te shek. te XX-te mund te jene po ato te para 600 vjeteve qe mund te pasqyrojne edhe 200 vjet te tjera me perpara dhe me kete 800 vjet (ne liber autori e ka shkruar 700 vjet, f. 5) fiton te drejten qe ta emeroje gjuhe ilire gjuhen e perdorur me 1963 tek Arbereshet e Italise dhe, prej ketej, te kaloje tek gjuha shqipe me pretendimin e fshehte qe ajo eshte e krijuar ne jugun e Shqiperise se sotme nga popullatat emigratore, por edhe kete pune e ka bere ne menyre teper te fallsifikuar, sic do ta shohim ne vazhdim.

foto 34-38
foto 34-39

Autori qe ne fillim krijon aludimin i lidhjes se shqipes me arberishten dhe prej ketej kalon tek ilirishtja duke krijuar gjuhen e ilireve si paraardhese e shqipes dhe shqiptareve. Vini re kete pasazh te parathenies dhe menyren akrobate qe perdor autori per te realizuar qellimin e vet spekulant:

“Ky liber kerkon te adresoje ceshtjen e pasurise dhe vjetersise se gjuhes shqipe. Ne shqiptaret kemi nje fat shume te madh qe kemi ne zoterim te gjuhes shqipe te te pakten 700 viteve me pare. Ky fjalor formuluar nga studiuesit arbereshe nuk perfshin dhe implikon vetem kohen e emigrimit ne Itali nga Arberia pra 600 vjet me pare. Pjese e bashkesise arbereshe ishin edhe te ardhurit nga Morea nderkohe qe ata ishin vete te ardhur nga Morea nderkohe qe ata ishin vete diaspore, keshtu qe mbartnin gjuhen e te pakten 200 viteve me heret se vitet e kobshme 1400. Kjo shpjegon dhe pasurine e jashtezakonshme ne sinonime, pasi arberit vinin nga rajone te ndryshme dhe sillnin me vete dialektin dhe specifikat e tyre. Ky fjalor nuk ka shume te beje me te foluren aktuale te arberesheve te Italise, e cila eshte krahinore dhe shume e infliencuar nga gjuhe italiane, gje qe mund te krijoje nje konfuzion dhe pengese per studimin e ketij libri……Ketu shtohet edhe pasiguria qe fjale ne dukje pavlere dhe banale, mbartin nje histori te pakten 3000 vjecare dhe jane perla gjuhesore” (f. 5-6).

foto 34-40
foto 34-41

Per nje njeri qe nuk e ka pare kete liber edhe mund t’i pranoje si te sakta keto ide, por kur e  ke  perpara  syve  dhe  lexon parathenien e autorit, Emanuele Giordano ne vepren Fjalor i

Arberesheve T’Italise (Dizionario degli Albanesi D’Italia) Bari 1963, ne gjuhen italiane, sidomos nga faqja X deri ne te XI-ten (foto 34/40, 34/41), e kupton me lehtesi se tjeter gje ka thene autori Giordano e tjeter gje ka fantazuar autori Mino. Te pranosh se fjalori ne fjale eshte shkruar me 1963 duke pasqyruar fjalet e mbetura shqip ne popullaten italiane me origjine arbereshe dhe prej ketej te fantazosh se keto fjale jane te viteve 1200 eshte me teper se nje Marri mendore dhe nje Çmenduri intelektuale. Fakti qe gjuha arbereshe ka pasur me 1963 si trashegimi gjuhesore arbereshe vetem 19.000 fjale dhe fraza (f. IX e parathenies) kur gjuha shqipe duhet te kete pasur rreth 30.000 (me 1954 kishte 25.000 fjale dhe me 1980 40.000 fjale) duhet te tregoje menyren se si pasurohet gjuha, me e pakta, por dhe se si ruhet ajo nga perdoruesit. Ne kete drejtim autori Giordano ka bere keto sqarime ne parathenien e tij, sidomos ne faqe X-XI (foto 34/40, 34/41), por qe autori Mino nuk i ka marre parasysh dhe ka sajuar nje situate gjuhesore krej tjeter per tjeter.

pika b – Ne kete fjalor mungojne fjalet e perdorura nga shkrimtaret arbereshe me fryme te theksuar shqiptare te shek. XIX-XX si Skiroi, Serembe, Gabriel Dara dhe Santori. Ne kete fjalor jane perfshire edhe fjale me prejardhje turke, te cilat zene 5% te fjalorit.

pika d – Fjalet e reja, kompozuar vecanerisht nga De Rada, Skiro, Serembe, Santori dhe Bilota jane 5% te leksikut te arberesheve.

pika e – Ne kete fjalor jane perfshire fjale qe vine nga gjuhe te huaja dhe nuk kane lidhje me shqipen, ato zene 25% te leksikut te gjuhes arbereshe.

pika g – Por ne kete fjalor ka dhe fjale nga gjuha italiane dhe dialektet e saja qe kane depertuar ne gjuhen arbereshe dhe qe zene 10% te leksikut te saj.

pika h – Ka edhe pak fjale me origjine spanjole, franceze dhe angleze qe lidhet me sundimin spanjoll dhe francez ne Itali dhe me emigrantet arbereshe ne Amerike.

Kjo do te thote qe 45% e leksikut te arberesheve te mos kete asnje lidhje me shqipen, por te jete e lidhur me gjuhet relatore te tyre dhe ambienti ku jetonin ata.

Ne kete rast eshte e pamundur te mendosh qe nga te dy trajektoret ku ka jetuar dhe eshte zhvilluar gjuha shqipe te mund te nxjerres se si ka qene ajo me perpara 200 vjeteve kur popullata migratore arbereshe po shkeputej nga tabani i vet autokton. Procesi mund dhe duhet te jete i vlefshem per shqipen e mevonshme (me origjine nga arberishtja), por kurrsesi te mund te sherbeje per te percaktuar se si ka qene ilirishtja perpara 3000 vjeteve kur nuk ke asnje fjale te shkruar. Ja perse deduksionet e autorit Mino jane thjeshte fantazira me qellimin per t’u perputhur me shkollen e te Marreve te Madheshtise Shqiptare.

Autori ka meriten qe e ka thene hapur idene e te Marreve te Madheshtise Shqiptare edhe pse nuk ka qene i afte ta argumentoje, te pakten me perafersi. Duke dashur ta perfshije edhe popullaten e sotme shqiptare brenda familjes europiane ne menyre artificiale, pasi nuk di as me elementaren se cfare e ndan dhe cfare e bashkon popullaten shqiptare me Europen, autori perserit teorine e shkolles te te Marreve me mendimin se duke e rithene disa here kete idiotizem ajo mund te behet e vertete. Dhe me te vertete duke e lexuar kete pasazh e kupton mirefilli se gjitheshka eshte shkruar per te shtuar radhet e te Marreve dhe te te Çmendurve pa e kuptuar se sa me e madhe te jete sasia e ketyre radheve aq me nivel te larte ngrihet steka e Marrise dhe e Cmendurise te nje populli te ushqyer me 75 vjet vetem me krime dhe mashtrime politike.

Sipas autori Mino “Behet fjale per nje gjuhe qe ne antikitetin e hershem eshte folur ne nje hapesire gjeografike nga Irani deri ne Alpet e Zvicres, ne Ballkan dhe ne pellgun e Mesdheut. Kjo hapesire gjigande perbehej nga popuj te ndryshem qe flitnin dialekte te te njejtes gjuhe. Edhe ilirishtja konsistonte ne nje dialekt te kesaj gjuhe. Kjo pasqyrohet edhe ne emertimet ilire te gjetura, te cilat ne te njejten kohe ndeshen edhe ne pjese te tjera te kesaj hapesire. Dhe sipas filologeve dhe gjuhetareve bashkekohore e vetmja pasardhese e drejteperdrejte eshte shqipja (f. 7).

Se si e argumenton autori kete shtritshmeri te ilirishtes kur nuk di asnje fjale te kesaj gjuhe eshte per te vene duart ne koke dhe t’u imponosh popullatave mesdhetare apo ngjitur me ta nivelin gjuhesor te nje popullate tmersisht me te pazhvilluar do te thote thjeshte qe nuk ja ke haberin situacionit historik dhe zhvillimit te Njerezimit. Fakti qe keta popuj mesdhetare kane pasur nje zhvillim krejt ndryshe nga iliret primitive nuk justifikohet me fantazira gjuhesore te cilat autori kerkon t’ja imponoje ilireve, por ato me se paku tregojne se jane popullata te reja ne raport me iliret dhe problemi me kryesor i Shkences se Historise mbetet percaktimi i rolit te KOHES, ne bashkeveprim me zanafillen biologjike te racave dhe popujve per te kuptuar perse iliret jane shume-shume te hershem ne histori, por jane me mbrapa te gjithe popujve qe i rrethojne afer dhe larg. Pikerisht per te mbuluar kete disnivel social, autori Mino u krijon ilireve nje situacion social te barasvlefshem me popujt rrethues duke perdorur si argument faktorin gjuhe, por ne kete rast harron qe niveli i gjuhes nuk eshte ne proporcion te rregullt me shkallen e zhvillimit social, por me boten e relacioneve universale, te cilat jane te pandergjegjshme ne permasat ekzistuese.

Por fantazia e Mino-s ne nje rast e kalon ate te autorit Giordano kur vjen puna per te shpjeguar lidhjen e gjuhes se arberesheve me ate shqipe dhe ndikimin e ndersjellte qe ato mund te kene edhe pse relatata midis dy aneve te Adriatikut kane filluar masivisht vetem pergjate shek. te XIX-te duke parakaluar nderlidhjet e imponuara nga Kisha Katolike e Romes. Kete fantazi e ka shprehur duke fallsifikuar tekstin e Giordano-s dhe paraqitur ne nje menyre qe, sipas tij, justifikon pasurine e gjuhes. Sipas tij:

“Sic thote edhe autori kryesor i ketij fjalori:

Nga kjo permbledhje e kryer mund te konkludohet se kjo rreth 35% e leksikut “arberesh”, mund te mos jete e perbashket me “shqipen”, por as nga prejardhja e huaj, do te duhet te vendoset ne shqyrtime te kritikes se rrepte te filologeve dhe leksikologeve kompetente per te fituar te drejten e qytetarise te Gjuhes kombetare Shqipe. Ne kete rast, nese shqyrtimi do te kishte rrjedhoje pozitive, kontributi qe do te jepej ne pasurimin e Gjuhes Shqipe nuk do te jete aspak i pandjeshem (Emanuele Giordane) (f. 9).

Ne cfare vendi te fjalorit autori e ka gjetur se Giordano ka thene se 35% e leksikut te gjuhes arbereshe nuk eshte e perbashket me shqipen, kur llogarite tregojne se autori Giordane na ka dhene shifra te sakta qe na tregojne se 45% e leksikut te gjuhes arbereshe nuk ka asnje lidhje me gjuhen shqipe? Bile na ka treguar se me ke gjuhe lidhet ky 45% i leksikut te gjuhes arbereshe. A nuk tregon ky rast se autori Mino ka fallsifikuar autorin e ketij fjalori?

Por edhe kur vjen puna per te realizuar krahasimit midis fjaleve arberisht me ato shqip per te pare perkimet dhe transformimet, autori perseri do te perdore metoden e fallsifikimit duke e paraqitur situaten sipas oreksit te tij. Keshtu ne f. 12 jep kuptimin e fjales arberisht ne shqip: “konope-ja = ubrih = bujtine, hotel = kapilon”, kur ne fjalor fjala “konope-ja” ka nje kuptim tjeter per tjeter.

Sipas fjalorit te Emanuele Giordano kjo fjale ka kete zberthim: “konope-ja sf. Locanda, albergo: konopes, çë u përhap, pé kopil çë duall, dalla locanda che si aperse vidi uscire un garzone (Sk. 128); udhes nga prirej u prë ndë konope, per via donde tornava riposó in albergo (S.T. 102). S. ubrih.”. Autori ka spekulluar me fjalen e fundit ubrih.

Por kulmin e fallsifikimit te ketyre problemeve autori e ka realizuar ne f. 71 kur ka tentuar te perbashkoje Politeizmin Helen me gjuhen  arbereshe me nenkuptimin per te pranuar ne shqipe ekzistencen e kesaj forme fetare (foto 34/42).

Sipas autorit: “Ne arberisht “psorë = destin”. Gruaja qe tjerr destinët. Nje nga 9 nimfat (morat = makthet) e Zeusit. I gjetur ne Turqi.” Qe te pranosh kete teze me perpara duhet pranuar qe shoqeria ilire-dardane-epirote ka pasur si forme te besimit fetar Politeizmin me kryeperendi Zeusin, gje qe e kane pasur Helenet e per rrjedhoje arbereshet e Italise me prejardhje nga Arberia parashqiptare nuk kane pasur mundesi ta disponojne.

Ne vazhdim, deri ne fund, autori perdor kete forme krahasimi duke u imponuar ilireve te gjithe kulturen mesdhetare te gjendur nga studimet arkeologjike.

Me kete liber autori ka tentuar te krijoje nje lidhje imagjinare midis arberesheve te Italise me epirotet-arberit e Ballkanit dhe prej ketej te kalonte tek lidhja e ilireve me helenet.

foto 34-42
foto 34-42

Aferdita Zaja, Vizioni mistik i universit dhe norvegjishtja, Tirane 2015.

Agron Luka, Scodra – Shkodra, vell. I, Shkoder 2016.

Aqif Sali Tafa, Dritesimi Historise, pellazget paraardhesit tane te lashte, Tirane 2013.

Agron Dalipaj, Gjuha Kozmike, Korce 2016.

Agron Dalipaj, Gjuha Kozmike II, Korce 2017.

Agron Dalipaj, Greqishtja nje bije e shqipes, Korce 2019.

Agron Dalipaj, Latinishtja dhe italishtja ne prizmin e shqipes, Korce 2021.

Bardhyl Demiraj, Shqiptar dhe shqa, Tirane 2014.

Besnik Imeri, Epiri (nje histori pellazgo-shqiptare), Tirane 2012 (foto 34/43, 34/44).

Eshte nje liber teresisht politik qe mbeshtetet mbi fakte te rreme, interpretime te Marresh dhe  paaftesi  ne  fushen  e  Historise  per  te  vertetuar  faktin  qe Epiri nuk eshte Helen dhe jo vetem kaq, por autori ne menyre krejtesisht abuzive e lidh me shqiptaret e sotem duke harruar qe popullata e sotme shqiptare nuk ka asnje lidhje me popullaten epirote te para 500 vjeteve, le pastaj te para 2000 vjeteve.

foto 34-43
foto 34-44

Ky problem historik ka kohe qe ka marre nje rruge manipulimi ne nje kohe qe eshte teper e lehte vertetimi qe Epiri Historik eshte i lidhur domosdoshmerisht me Heladen, por pa qene ne asnje çast e tille. Tani qe ne skene ka dale teoria e lidhjes biologjike te heleneve me iliret kjo teori ka humbur terren dhe po modifikohet vetem per nje qellim: per te mos treguar qe popullata iliro-epirote-arbereshe-shqiptare eshte nje popullate inferiore kundrejt popujve te tjere ballkanike, edhe pse pasardhesit e tyre jane me te vjetrit ne Ballkan, por mbrapa popujve europiane, te pakten dy rende shoqerore. Por po te merret ky inferioritet mbi baze KOHORE vlera e saj, te jeni te sigurte per kete, i kalon te nje milion vjetet. Kjo eshte “shakaja” qe KOHA ka bere me boshtin biologjik te shqiptareve.

Por autori Imeri e ka thelluar “shakane” e KOHES duke mos perputhur harten e shtrirjes se Epirit (f. 16 – foto 34/45) me pershkrimin gjeografik te tij, te bere nga vete ai ku perfshihet Apollonia, Durresi i sotem, etj. (f. 23).

foto 34-45

Por analiza historiko-gjeografike e Epirit te lashte (?), Epirit helen, Epirit romak dhe e Epirit Ilir kerkon me se pari te percaktohen: 1-nga vjen termi Epir, 2-kur njihet per here te pare ky term dhe nga kush, 3-kush popullate perfshihej ne te, 4-cfare ndryshimi ka popullata epirote ne momenti qe njihet nga ajo e lashtesise, nga popullata helene, romake apo ilire, 5-cfare e lidh popullaten epirote me helenet, romaket apo, iliret, 6-me ke subjekt politik, apo shoqeror, ka bashkejetuar popullata epirote ne shekuj te ndryshem: helene, romake apo ilire, 7-si percaktohet ekzistenca e shtetit nder epirote?

Te gjitha keto pyetje e bajne kete teme jashtezakonisht te veshtire, por ato na tregojne dhe permasen e abuzimit qe autori Imeri ka realizuar ne kete punim. Me sa kam kuptuar keto libra jane shkruar per t’i dhene mundesi studiuesve te ardhshem te kene disa pika referimi per te plotesuar studimet e tyre edhe pse ato jane fillim e fund te genjeshtra.

Pa pergjigjet e ketyre pyetjeve eshte e pamundur te vazhdohet analiza historiko-sociale e epiroteve dhe jo me t’i kushtosh nje liber 320 faqesh te mbeshtetur ne iluzione historike. Problemi epirot eshte shume me i veshtire se problemi ilir pasi ka ndikimin vendimtar te popullates helene dhe nuk ka asnje lidhje sociale me popullaten ilire, me te cilen nuk eshte kontaktuar ndonjehere. Mish-mashi qe historiografia e epokes komuniste ka realizuar per 75 vjet mbi historine e Kombit Shqiptar e ben te pamundur zbatimin e detyres qe autori i ka vene vetes per te analizuar historine e Epirit, neqoftese ka pasur qellimin e mire per ta zbardhur ate. Por veshtiresia thellohet ne pambarin qe ne titull kur autori i bashkangjit termit Epir historine e Pellazgeve dhe shqiptareve me te cilet nuk ka pothuajse asnje lidhje, ose te pakten autori nuk ka qene ne gjendje t’i zbuloje ato.

Por defekti me i madhe i autorit qendron ne paaftesine e tij per te shpjeguar dhe analizuar lidhjen e epiroteve me iliret kryesisht ne planin social. Autori shtron shume pyetje dhe pergjigjen e merr gjithmone te gatshme nga thashe e themet e mitologjise te shprehura nga historianet e heleneve te lashte (f. 20-26). Por ne vazhdim autori Imeri kerkon te zgjidhe gjenezen e fiseve te Apenineve, sipas te cilit ata ishin epirote. Dhe si shembell per kete merr mesapet, qe konsiderohen nje fis i zakonshem ilir, por qe autori i emerton edhe si epirote, duke u mbeshtetur tek nje veper e Hasan Cekes. Deri ketu autori me te veten kujton se ka te drejte, por ne momentin qe krahasohet mesapet me iliret dhe epirotet ne produktin social te gjithseicilit, ngec sharra ne gozhde per gjene me te thjeshte: Mesapet kane pasur shkrimin e tyre, gje te cilen nuk e kane pasur as epirotet dhe as iliret dhe ketu fillon disheza e fantazistit nga konkretje ekzistenciale. Atehere si mund te konsiderohen te nje boshti biologjik dy subjekte me diferenca cilesore te produktit social te tyre? Kjo ndodh sepse autori nuk ka marre mundimin te zbuloje ekuacionin e lindjes se shkrimit nga pikepamja subjektive dhe individuale, por, akoma me keq autori, nuk ka marre mundimin te zbuloje se cila ka qene forma fetare e epiroteve, ilireve, heleneve dhe pellazgeve. Autori nuk e di se ne Europe shkrimi eshte i lidhur rigorozisht me formen fetare dhe me institucionin qe e prodhin ate. Pikerisht ne keto fusha krijesa e Besnik Imerit eshte krejtesisht jashte loje dhe ai vazhdon te trumbetoje se cfare ka thene Homeri, cfare ka thene Virgjili, cfare ka thene Straboni, cfare ka thene Tukididi, cfare ka thene Herodoti mund te krijojne nje bashkesi mendimesh dhe t’ja adresoje Dhimitri Pilikes duke u pajtuar me mendimin e tij se 15 breza nga Akili deri tek Pirro i Epirit na vertetojne se Troja dhe Buthroti jane qytete vellezer po ashtu si dardanet me epirotet jane popull vellezer (f. 29). Ndersa sipas nje legjende tjeter fiset Kaone dhe Thesprote rridhnin ne menyre te drejteperdrejte nga Zeusi duke i lidhur keto fise me fshatrat e Vlores (Dukat) apo me termat e gadishullit te Karaburunit (gjiu i Grames). Por kulmin i nje idiotizmi intelektual Besnik Imeraj e arrin kur percakton se Pirro i Epirit na fliste shqip (f. 30).

Te gjithe keto perralla qe tregon autori Imeraj nuk jane te denja as per femijet e klases se pare fillore kur mesuesja u tregon per luften e Trojes sipas nje varianti per femije. Me e pakta qe autori Imeraj duhet te bente ishte: 1-cfare e dallon boten pellazge, boten ilire dhe boten epirote nga pikepamja kohore, sepse ato nuk kane qene kurre bashkekohes? 2-cfare e dallon boten ilire nga bota epirote, perderisa jane dy emra te ndryshem? 3-Ne cfare raporte te zhvillimit social jane pellazget, helenet, iliret dhe epirotet kundrejt njeri-tjetrit?

Pergjigja e ketyre tre pyetjeve jo vetem qe i ndan pellazget nga helenet, iliret dhe epirotet, por keto pergjigje na ndajne edhe iliret nga epirotet, pasi nuk mjafton t’i konsiderojme iliret dhe epirotet te nje boshti te vetem biologjik apriori, pa treguar me perpara se cfare i bashkon keto dy subjekte me njeri-tjetrin dhe cfare leverdie historike kemi nga ky zberthim.

Bahri Beci, Dialektet e Shqipes dhe historia e formimit te tyre, Tirane 2002.

B.A.Kule, Ylli i bijve te pellazgut, Tirane 2016.

B.A.Kule, Fjalor rrefyes i miteve pellazge, Vell. I, Tirane 2016.

B.A.Kule, Misteri i quajtur Komb dhe shqiptari i pare, Tirane 2017.

Çlirim Hoxha, Traktati i origjines se shqiptareve, themeluesit e qyteterimit boteror,

                        Tirane 2019 (foto 34/46, 34/47).

foto 34-46
foto 34-47

Autori nuk ka qene i afte te jape origjinen e emrit SHQIPTAR dhe kerkon te zgjidhe ate qe nuk e ka zgjidhur kerkush deri me sot edhe pse ajo ben mu-uuu-u ne syte e shqiptareve te edukuar me shkollen e partise. Por autori ka bere nje poshtersi reale: ja ka vene cmimin librit 25000 leket te vjetra (22 euro) qe te mos ta bleje kerkush dhe ta konsideroje te pranishem ne fushen e albanologjise.

Te  pretendosh qe po nderton nje traktat mbi origjinen e shqiptareve dhe te parakalosh tre grupe popullatash ndermjetese (arberit, iliro-epirotet, parailiret) duke kaluar ne nje popullata imagjinare eshte me teper se nje tallje. E bukura eshte se kjo tallje sa vjen e rritet kur autori kalon nga njera hipoteze tek tjetra pa zgjidhur paraardhesen dhe kujton se duke i permendur e ka zgjidhur problemin. Budadalleku i autorit tone nuk qendron tek paaftesia per te argumentuar qofte dhe nje element te ekuacionit nga zanafilla deri tek shqiptaret, por te ideja qe jemi populli zanafillor i Races se Bardhe, populli qe kemi ndertuar civilizimin europian, por sot jemi ne pozicionin e nje populli budalla qe nuk di se nga te shkoje duke u bera vegla te te tjereve. Ne kete rast shqiptaret po perdoren per t’i hequr dafinat e lavdise Historike Popullit Grek; fillimisht qe greket nuk jane pasardhes te Heleneve te lavdishem, pastaj qe greket jane pasardhes te heleneve dhe keta te fundit ishin ilire. Dhe te dy keto popuj ishin popuj qe rridhnin nga pellazget (indoevropiane). Ne kete rast parakalohej ana biologjike e problemit, sepse pellazget ishin popull me prejardhje aziatike, pra jo Race e Bardhe dhe jo popullate autoktone ne Ballkan; pastaj ishin nje popullate e lidhur me shumeret e per rrjedhoje duhet shpjeguar vonesa e cfaqjes se shkrimit te pellazgeve ne raport me shkrimin shumer. Kaq shume probleme ka zgjidhja e termit pellazg sa vetem nje kategori te paditurish mund ta marre guximin e te shkruaje per te panjohuren e ta beje te njohur me fjale. Por autori Hoxha ka nje merite serioze ne kete drejtim: na ka dhene fotografite e anetareve te shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare me te cilat mund te behet polifotoja e idiotizmit intelektual shqiptar. Pastaj me personazhet e filmave boteror ka ilustruar historine imagjinare te pellazgeve, heleneve e pastaj me ane te Dodones Pellazgjike ka realizuar lidhjen me iliret. Mirepo fantazia e tij nuk qendron per gjene me te thjeshte fare: Dodona Pellazgjike nuk ka asnje lidhje me iliret apo epirotet edhe pse eshte ndodhur ne territor epirot, por ne kohen qe eshte shpikur Dodona, Epiri nuk ekzistonte dhe kjo duhet marre parasysh perpara se te shpikesh historine e ilireve apo epiroteve.

Tre jane “faktet” imagjinare te autorit Hoxha ne ndertimin e traktatit mbi origjinen e shqiptareve: 1-Pellazget, 2-Dodona Pellazgjike, 3-Homeri mbi Luften e Trojes, edhe pse te tre keto elemente jane fund e krye abuzues, por i treti eshte skandaloz pasi autori ka marre si deshmi botimin e Iliades te vitit 2006 (f. 92) pa e ditur se eshte i fallsifikuar pasi vitit 1965, kur u botua per here te dyte (1979). Prej ketej autori kalon ne boten ilire, etruske, maqedonase, dardane duke i perbashkuar ne nje trung te vetem edhe pse ato ndryshojne njeri kundrejt tjetrit ne permasa cilesore te tejskajshme.  Ne do te merremi vetem me tri elementet e pare te argumentit, sepse rrezimi sqarues i tyre automatikisht e rrezon kete veper te autorit Hoxha te botuar me ilustrime per femije.

1-Pellazget

Anetaret e shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare paskan nje zakon te keq: e fillojne vepren e tyre me postulate jashtezakonisht te rreme, fallco, me koeficient percaktueshmerie pa permasa dhe pastaj kerkojne t’i besojme. Autori Hoxha e fillon vepren e tij me nje thenie te shpikur nga vete ai (f. 14): ‘Nuk e shpika une rroten e historise, ajo u shpik nga te tjeret mijera shekuj me pare. Une brodha me rroten e tyre udheve ku pararendesit e mi kishin shkuar, duke rifreskuar gjurmet e tyre dhe duke shenuar ndonje gjurme te vogel edhe vet”. Tani shtrojme pyetjen: per ke histori ben fjale autori, aper historine zanafilloren te Natyres; bper historine zanafillore te Njerezimit; cper historine teorike te Njerezimit; dapo per historine zanafillore te paraardhesve me te pare te shqiptareve? Percaktimi i kohes se shpikjes te rrotes se historise prej mijera shekujsh (ta perkthesh ne vite do te thote nga 100.000 vjet, qe jane fiks nje mije shekuj, deri ne 900.000 vjet qe jane fiks 9.000 shekuj, pasi koha mbi 9.000 shekuj emertohet dhjetemije shekuj qe eshte nje kufi me lart) do te thote nga 100.000 vjet ne afro 1.000.000 vjet eshte shume-shume e vogel qofte per Natyren, qofte per Njerezimin e qofte per paraardhesit me te pare te shqiptareve. Ndersa kjo kohe (nga 100.000 vjet ne afro 1.000.000 vjet)  per Historine teorike te Njerezimit eshte shume-shume e madhe pasi eshte e lidhur me gjuhen e shkruar (e shpikur rreth 5000 vjet me pare), pike ne te cilen ndahet Mitologjia nga Historia. Cuditerisht autori Hoxha nuk ecen sipas kesaj llogjike, por merr per baze kusherinjte e shpikjes me te pare te shkrimit dhe ne momentin qe ata futen ne gadishullin ballkanik (te cilet here quhen indoeuropiane e here pellazge) i konsideron paraardhesit me te pare te popullates gadishullore ballkanike. Mire, keq, ky variant e eleminon termin autotokton per shqiptaret ne te gjithe variantet analitike qe merren ne konsiderate. Ne te kunderten autori Hoxha duhet te ndertoje kritiken kundra Prof. Eqrem Çabej, qe nuk e merr ne konsiderate ne asnje permase boten pellazgjike; kundra Petro Zhejit, qe e konsideron shqipen te lidhur me sanskritishten, e per rrjedhoje paraardhesit me te pare te shqiptareve jane te ardhur nga Azia Qendroro-Perendimore, nuk jane race e bardhe, dhe jo autokton ne trojet e tyre duke justifikuar masakrat qe sllavet kane bere mbi ta pergjate 1200 vjeteve.

Kjo do te thote qe problemi perpara se te jete Kombetar e Nacionalist eshte Shkencor dhe per kete nuk ka nevoje te goditet Eqrem Çabej (f. 22) dhe te perkrahen pseudorilindasit e epokes komuniste me te cilet autori Hoxha krenohet (f. 23). Ne kete rast Hoxha duhet te na tregoje vetem nje rast te argumentimit qe shqiptaret jane te lidhur me pellazget nga ana e ketyre pseudorilindasve te shpikur nga shkolla e komunizmit. Fjalet i merr era dhe ato nuk kane asnje vlere, cka do te thote se te gjithe personazhet, qe Hoxha permend ne kuadrin e fakteve qe atij i vikan ne ndihme (f. 25), jane thjeshte llafazanerira historike pa asnje vlere. Ne kete rast autori Hoxha duhet te dije:

1-Percaktimi i gjenezes se racave dhe popujve kerkon me se pari zberthimin e Parimit Natyror te lindjes se Njeriut ne Toke: Poligjeneze apo Monogjeneze? Di gje autori Hoxha per kete problem, sepse ne vepren e tij as qe behet fjale per kete?

2-Percaktimi i termin Njeri dhe Njerezim ka nevoje per vendosjen e piketave Kohore dhe Hapsinore ne momentin qe ndahen nga pozicioni antropomorf. Kemi te bejme me nje lloj te vecante antropomorfi, qe nuk ka asnje lidhje me boten e kafsheve, apo kemi te bejme me nje Kohe rigorozisht te caktuar qe e vecon antropomorfin nga familja e vet zanafillore?

3-Cili eshte pozicioni zanafillor i Njerezimit ne lidhje me produktin e vet me te pare? Sot Njerezimi perdor Fene, Politiken, Kulturen, Artet, Letersine, Ekonomine, etj, etj. Kush nga keto eshte paresore ne Kohe dhe kush e vecon nga antropomorfi nga pikepamja cilesore?

4-Cilat jane ekuacionet e zhvillimit dinamik te produkteve sociale te Njerezimit? Di gje autori Hoxha se si lind Feja, Politika, Kultura, Arti, Letersia, Ekonomia e planifikuar, etj, etj?

Por autori ka bere nje budadallek analitik: i konsideron pellazget jo indoeuropiane (f. 27) me shtrirje ne pellgun e Medheut dhe ekzistencen e nje procesi helenizues te tyre shume shekuj pas Krishtit (foto 34/48).

foto 34-48

Keto te gjithe nuk jane vetem genjeshtra dhe mashtrime ordinere, por dhe fshehje e paditurise universale te autorit per keto probleme. Autori pretendon se Pellazget qenkan helenizuar shume shekuj pas Krishtit, por qe cuditerisht parahelenet jane vazhduesit e Besimit Fetar qe polli Dodonen Pellazgjike shume shekuj perpara Krishtit. Ne epoken e Luftes se Trojes Zeusi ishte i pranishem edhe tek fiset paraHelene edhe ne fiset Trojane. Po perse paraardhesit e shqiptareve nuk moren nga Dodona Pellazgjike dhe nuk u helenizuan Para dhe Pas Krishtit? Atehere si merr guximin dhe genjen kaq hapur autori Hoxha mbi helenizimin e Pellazgeve shume shekuj pas Krishtit? Qe keto kuptohet qe kategoria e autoreve si Hoxha do te perdorin boten e mashtrimint si te vetmin argument per te arritur ne qellimet antishqiptare te tyre.

Edhe pse i kemi bere shume pyetje mbi pellazget, ku natyrisht nuk ka asnje pergjigje, autori Hoxha mbeshtetet mbi teza qe i permendin pellazget kaq ne menyre siperfaqesore dhe kaq formalisht sa nuk arrij te kuptoj se ku eshte perfitimi historik ne kete rast, pasi madheshtia e pellazgeve nuk dallohet perpara se ata te tranformohen ne helene. I vetmi argument qe perdor autori Hoxha eshte teresia e filmave mbi kete teme ku vecohet Lufta e Trojes, Odiseja me aktoret dhe regjizoret e tyre.

Ajo qe e zgjidh kete problem sakte eshte teresia e Ideve Fetare te aplikuara pergjate rendeve shoqerore te Njerezimit, por shqiptaret e kane pare Fene ne arsimin e detyrueshem me indiferentizem kaq te madh sa sot u duket e cuditshme te pranojne se elementi me i rendesishem ne analizen e gjenezes se Racave dhe Popujve eshte teresia e Ideve Fetare. Me kete futemi ne boten e Dodones Pellazgjike, e cila eshte paresore ne lidhjen e Pellazgeve me Helenet ne planin biologjik dhe social.

2-Dodona Pellazgjike.

Gjetja e ekuacionit se si lind Feja, cilat jane format fillestare te saj (Kultet Pagane), evoluimi ne formen e dyte (Politeizmi) dhe pamundesia e huazimit te saj midis popujve, qofshin dhe ngjitur fare, tregon se shtrirja e Pellazgeve ne te gjithe brigjet e Mesdheut eshte nje mashtrim ordiner, sepse ne kete rast te gjithe popujt medhetare duhet te kishin Zeusin, si kryeperendi, gje qe nuk eshte e sakte per asnje popull pervec pasardhesve te Pellazgeve. Qofte dhe vetem mbi kete baze eshte e mundur te percaktohet me saktesine me te madhe se kush jane popujt pellazgjike dhe pasardhesit e tyre biologjike e sociale.

Mungesa e informacionit mbi Besimet Fetare, qofte nga kendveshtrimi filozofik e qofte nga kendveshtrimi historik, e bejne autorin Hoxha te paafte per ta zgjidhur problemin e gjenezes te shqiptareve sipas te gjithe rrugeve te parapara deri me sot. Dhe kjo qofte dhe vetem po te marrim ne konsiderate dinamiken e Ideve Fetare ne dinamiken e tyre per popullin autokton te Ballkanit e qofte per popujt e ardhur ne te, te pakten brende 3500 vjeteve, kohe ne te cilen vetem populli para-shqiptar dhe shqiptare nuk e ka parakaluar te plote formen me te pare fetare. Dhe pikerisht ketu qendron ajo qe nuk di Hoxha dhe shoket e tij.

Studimi i Ideve Fetare ne dinamiken historike te tyre nxjerr ne drite dy FAKTE historike qe Historiografia Boterore i ka anashkaluar per shkaqe politike:

-Idete Fetare shoqerojne tranformimin e Antropomorfit ne Njeri, pamvaresisht ne kemi te bejme me nje Antropomorf te vecante, apo me nje Antropomorf te lidhur me Boten e Kafsheve.

-Objekt-Subjekti me i vjeter qe njeh Njeriu ne Historine e tij eshte Bota e Fese.

Kjo do te thote se Historia teorike e Njerezimit nuk fillon me shkrimin, sic pretendohet, por me Idete Fetare dhe ketu duhet zbuluar Forma me e pare Fetare qe lidh Antropomorfin me Njeriun, Forma Fetare qe lidh Njeriun me Shkrimin, Shtetin, Idete Juridike; teresia e te cilave i jep zgjidhjen problemit ekuacional te lidhjes se Fese me Historine Praktike dhe Historine Teorike.

Njerezimi njeh Tre Forma Fetare te aplikuara ne Toke:

1- Kultet Pagane me nje teresi nenformash dhe fazash kalimtare te lidhura me ambientin Natyror nga vetvetja, bimet, kafshet, natyren kozmike. Kete forme ne menyre absolute e kane kaluar te gjithe Popujt e Njerezimit, e cila eshte e barabarte ne te gjithe Globin pamvaresisht vendit dhe kohes kur kane jetuar Popujt bartes te Kulteve Pagane. Por ekzistenca e fazave dinamike te Kulteve Pagane ne kohera dhe vende te ndryshme, sipas nje shtritshmerie rastesore, duhet te coje ne zbulimin qe bartesit e Kulteve Pagane kane te bashkangjitur Ligjin Natyror te zhvillimit te Races Njerezore ne Toke, ligj i cili lidh KOHEN e lindjes se popullates me SHPEJTESINE e zhvillimit social te saj. Sekreti i zhvillimit te popujve dhe racave nga pikepamja historike qendron pikerisht tek Kulti Pagan, i cili realisht eshte NJESIA MATESE e zhvillimit te popujve dhe racave ne cfaredo kohe dhe vendi qe t’i marrim ne analize.

2- Politeizmi me nje teresi formash te barabarta me numrin e popujve bartes te saj. Ketu qendron ndryshimi thelbesor midis Kulteve Pagane dhe Politeizmit Fetar. Ne rastin e pare kemi vetem nje forme ne te gjithe Globin, pamvaresisht kohes dhe vendit ku jetojne Popujt dhe Racat bartese te tij, ndersa ne rastin e dyte numri i formave te Politeizmit eshte i barabarte me numrin e popullatave qe e kane bartur ate ne Histori. Kjo Forme e Besimit Fetar nuk eshte absolutisht e domosdoshme ne ekzistencen shoqeruese te Popujve dhe Racave. Ne kete pike Popullata Shqiptare ndryshon me te gjithe Popujt e tjere Ballkanike dhe Europiane duke percaktuar kushtin Natyror te ekzistences se tij ne Historine e Njerezimit. Paraardhesit e shqiptareve nuk e kane njohur kete forme te Besimit Fetar dhe ky eshte kushti historik, qe perbashkon Iliret me Dardanet e Kosoves dhe Epirotet. Njekohesisht mungesa e Politeizmit nder epirotet eshte kushti Historik i ndarjes se epiroteve nga Helenet. Dhe problemi, nga pikepamja historike fillon me Dodonen qe ne fazen Pagane te saj. Ky eshte i vetmi rast qe njohim ne Historine e popujve europiane kur nje subjekt i mbart te dy format e para fetare dhe njeh kalimin nga forma e pare ne te dyten. Ne qoftes e kjo ka ndodhur me Helenet nuk ndodh as me Iliret, as me Dardanet dhe as me Epirotet, cka do te thote se tre subjektet e fundit i perkasin nje boshti tjeter biologjik ne raport me Helenet.

3- Minoteizmi me pak forma dhe te peraferta me numrin e Racave ne Toke, por duke ditur se popullatat Afrikane dhe ato te Dy Amerikave nuk e kane arritur fazen e shtetit Feudal, kuptohet perse numri i Monoteizmave eshte me i paktet se numri i Racave: Budizmi, Krishterimi, Islamizmi kundrejt Races se Zeze, Verdhe, Malavjane, Bardhe dhe e Kuqe. “Çudia” Natyrore qendron ne perkrahjen e Monoteizmave nga popuj qe nuk i takon popullatave qe u lidhen me To qe ne zanafillen e tyre Fetare, proces i cili ndryshon kryekeput me Politeizmin fetar. Padyshim ne kete proces, rastesor per Idete Fetare Monoteiste, ka luajtur Politika.

Dodona Pellazgjike njihet qe ne fazen e Kulteve Pagane dhe me kete Besim Fetar duhet te kene ardhur popujt Pellazgjike nga Azia ne Europe. Ne njohim tek Dodona Pellazgjike vetem Kultin e Diellit (Homeri, Odiseja, Ishulli i Lopeve te Diellit), ne nje kohe qe tek Iliret njihej Kulti i Gjarprit qe ne kohen kur dyndja e trete pellazge u “perplas” me ta. Ne kete rast diferenca e KOHES midis kohes se ardhjes se dyndjes se trete pellazge dhe gjendjes se gjurmes se Kultit te Diellit tek paraHelenet, ne nje kohe qe tek keta te fundit Politeizmi Pellazgjik kishte lindur perfundimisht, tregon vetem permasen e shpejtesise se zhvillimit social nder paraHelene ne raport me popullatat autoktone parailire (raporti eshte 1: 600, qe do te thote ne qofte se dyndja e trete pellazge, prej nga rrjedhin helenet, datohet rreth 10.000 vjet me pare, atehere banoret autoktone jane 6-7 milion vjet te vjeter. Kjo shifer perputhet me deklaraten e Prof. Grek Aris N. Pulianos mbi vjetersine e ilireve ne Edhe një herë mbi origjinën e shqiptarëve dhe të popujve të tjerë ballkanikë; Konferenca kombëtare për formimin e popullit shqiptar të gjuhës dhe të  kulturës së tij, f. 424. Ne kete Konference Profesori Grek Aris N. Pulianos deklaroi se ekzistojnë “vegla guri të bëra nga njeriu afërsisht gjashtë milion vjet përpara”!…..”Ato janë veglat më të vjetra të bëra nga njeriu në Tokë, vetëm disa dhjetra kilometra larg kufirit shqiptar.”; dhe në funksion të parimit natyror të lindjes së njeriut në Tokë, ai thotë se “Njeriu nuk u krijua nga Zoti, njeriu nuk erdhi nga Marsi, njeriu u krijua këtu në Tokë para 9-12 milion vjetëve.”). Ne kete rast shkenca e Historise nuk mund te ece mbi bazen vetem te shkrimeve, por ajo ka fatin te ece mbi faktet reale te percaktuara nga shkalla e zhvillimit social te popujve: shpejtesia e zhvillimit shoqeror. Ne kete pike shkenca e sotem e Historise e ka te humbur luften me vetveten.

Atehere raporti social midis Dodones Pellazgjike dhe Ilireve eshte i pakuptimte ndaç nga pikepamja e zhvillimit te Ideve Fetare, ndaç nga KOHA e dinamikes sociale te popullates bartese te saj, pasi Dodona Politeiste Pellazgjike eshte produkti social karakteristik i popullates parahelene, diku rreth 2-3 shekuj perpara Luftes se Trojes.

3-Homeri mbi Luften e Trojes.

Kjo ngjarje datohet diku rreth nje kohe kur ndodhi zgjerimi akeas drejt lindjes në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit (sipas Maximus, Dizionario Enciclopedico, 1994); ndersa sipas petit Robert 2 ngjarja ka ndodhur fiks me 1230 Para Kri.. Por ka dhe nje date tjeter te dhene nga Eratosteni (276-194 Para Kri.), 1194–1184 para Krishtit. Megjithate te gjithe te dhenat bejne fjale per nje ngjarje te karakterit mitologjik te shkruara rreth shek. IX-VI Para Kri. Edhe pse pas germimeve te Shlimanit (1822-1890) ne vitet 1868-1871 tashme kjo pranohet si ngjarje historike. I vetmi emer qe mund ta lidhe Luften e Trojes me boten ilire  me ane te fantazise eshte emri DARDAN. Por kjo fantazi i ka kembet shume te shkurtera pasi emri i fiseve dardane ne Luften e Trojes datohen rreth 1.200 Para Kri., ndersa Dardanet e Kosoves datohen rreth shek. V para Kri.. Pra diferenca kohore eshte 700 vjet, por koha kur dardanet e Troades njihen ne histori buze Danubit, eshte disa here me e madhe dhe termat ilir dhe dardan te Ilirise nuk njiheshin kerkund. Keshtu qe duhet te pranojme ekzistencen e Dardaneve te Troades dhe Dardaneve te Ilirise, edhe pse termi i fundit eshte abuziv, me nje diference kohore edhe me te madhe, ne kohen kur para-iliret njiheshin si banoret e Perandorise te Kultit te Gjarprit. Budalleku qendron ne perbashkimin e tyre edhe pse bota iliro-dardane nuk e ka njohur ne asnje cast politeizmin pellazgjik, me te cilin ishin te lidhur Dardanet e Troades. Keshtu qe Lufta e Trojes nuk ka asnje shans te lidhet me iliret apo dardanet, jo vetem per distancen kohore prej gati 1000 vjetesh, por kryesisht per permbajtjen e krijimeve sociale te gjithseiciles popullate. Por ka edhe nje argument tjeter qe e perjashton Luften e Trojes te lidhur me Dardanet e Ilirise. Keta te fundit nuk e kane njohur Luften as ne fazen me te pare te saj dhe as shume me vone, kur Roma vizitoi trojet e tyre duke u dhene emrin e Vendit te Ilireve. Ne kete rast duhen analizuar dhe zbuluar format e Luftes qe ne zanafille dhe aresyeja e lidhjes se cdo forme lufte me cdo shkalle te zhvillimit te shoqerise njerezore pergjithesisht dhe ilireve vecanerisht. Ne kete rast me vlere eshte lidhja e rendit shoqeror me nje forme rigoroze te Luftes, pasi ky rast na con ne zbulimin e ekzistences se dy etapave zhvillimi te Komunes Primitive dhe percaktimin e kufijve hapsinor te filleses dhe fundit te ketyre fazave. Pikerisht kjo perben dhe shkakun e zbulimit te zanafilles se Races Njerezore ne Toke.Keto probleme tek Homeri mund te zbulohen me kusht qe te merret ne konsiderate fakti dhe jo interpretimi i asaj qe ka shkruar Homeri ose te atyre qe kane interpretuar Homerin.Kjo eshte dhe aresyeja qe ky liber jo vetem traktat qe nuk mund te quhet, por anon shume me teper nga idiotizmi njerezor i nje popullate qe akoma nuk ka dale nga shperngenjte e porsalindjes sociale. Shqiptaret e sotem, te edukuar dhe arsimuar ne menyren me antishqiptare te mundeshme, nuk dine se tjeter eshte mosha biologjike dhe tjeter mosha sociale. Ne qofte se nga pikepamja biologjike popullata e sotme shqiptare rrjedh nga rastesia e Races se Bardhe me nje moshe disa milionavjecare, nga pikepamja sociale shqiptaret akoma kane nevoje per gjirin e Nenes Natyre duke qene tmersisht te pazhvilluar nga ky kendveshtrim.

Damian Komata, Qyteti iliro-arberor i Kanines, Tirane 1991.

Eva Brinja, Antikiteti, ILAR 2005.

Elena Kocaqi, Roli Pellazgo – Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane, Tirane 2007

Elena Kocaqi, Shqipja çelësi i gjuhëve indoevropiane, Tirane 2008.

Elena Kocaqi, Lufta e Trojes, lufte pellazgo-ilire, Tirane 2018

Nilo Borgia, Elena Kocaqi, Perikopi evangjelik ne gjuhen arbereshe i shek. te XIV, dokumenti me i vjeter i shqipes se shkruar, Tirane 2020.

Elena Kocaqi, Pellazget, origjina e shqiptareve, Tirane 2021.

Fatbardha N. Demi, Sellenizmi – Besimi qe sundon Boten, Tirane 2016.

Fakulteti Histori-Filologji, Sfide, Nr. 4/viti III i botimit, Dimer 2004-Pranvere 2005.

Edelajda Cenaj-Çepaj, Lef Nosi filolog, Tirane 2015.

Fiqiret Barbullushi, Akili, Odiseja…nuk ishin helenë , Tirane 2007.

Fiqiret Barbullushi, Homeri – Historia, racizmi, Tirane 2011.

Fiqiret Barbullushi, Akili dhe Agamemnoni, Globus 2009.

Fatos Mero Rrapaj, Fjalor onomastik i Epirit, Vell. I, Tirane 1995.

Gent Ulqini, Shqiperia dhe Shqiptaret, hulumtime neper burime historike, vell 1,

                     Tirane 2018.

Gent Ulqini, Shqiperia dhe Shqiptaret, hulumtime neper burime historike, vell 2,3, 4,

                     Tirane 2019

Grup autoresh, Historia e Shqiperise dhe e shqiptareve, Prizren 2001.

Gjete Ndoj, E verteta mbi shqiptaret, iliret “kalojne” neper Mirdite (Dukagjin) per te ardhur    ne kohen tone, Geer 2004.

Gjoke Dabaj, Strategjia e shqiptareve, Tirane 2011.

Hasan Ceka, Ne kerkim te historise ilire, Tirane 1998.

Haxhi Sauku, Flet tejlashtesia, Tirane 2004.

Hysni Myzyri, Shoqeria e te shtypurit shkronja shqip, Tirane 1979.

Ilir Cenollari, Profecite e Zotit te Tomorrit, JONALDA 2004.

Ilir Mati, Stela e Lemnos, me gjuhen shqipe 2700 vjet me pare, Tirane 2010.

Ilia V. Ballauri, Mitet dhe bota e tyre sublime, Tirane 2011.

Ilir Gjipali, Epoka e gurit dhe Shqiperia, Tirane 2012.

Junuz Shpuza, Persiatje onomastike, Shkoder 2008.

Jonuz Kuçuku, Epiri dhe Thesprotia ne shekuj, Tirane 2012.

Jaho Brahaj, Kurora mbreterore shqiptare, Tirane 1998.

Kristaq Nanushi, Legjendat e Enkelanes, Tirane 2013.

Kastriot Melyshi, Zanafilla, ligji, liria, GEER  2014.

Kastriot Melyshi, Shqipja dhe e verteta biblike, GEER 2014.

Leonard Prifti, Pellazget, gjuha dhe kultura e tyre, Tirane 2016.

Leonard Prifti, Shqiptaret, greket dhe serbet, Tirane 2010.

Luan Perzhita, Mbreteria Dardane, histori e shkurter e shtetit 2400 vjecar, Botart 2009 (foto 34/48, 34/49).

foto 34-48a
foto 34-49

Te mendosh qe kete liber e kam blere ne Ferizaj te Kosoves tre vjet pas botimit ne Shqiperi dhe permbajtja e tij ben fjale per Dardanine e Ilirise, nuk ka se si te mos shkoje mendja qe politika kerkon te ndryshoje parametrat sociale te popullsise se vet per qellime te caktuara dhe kete kerkon ta aplikoje ne nje pjese te popullates shqiptare qe jeton jashte kufijve shteterore te saj.

Autori ka meriten se ka vene ne dukje mendimin shkencor shqiptar te para 1991 duke e konsideruar postulativ edhe pse eshte fillim e fund i pasakte, sic do ta shohim. Ne gjurmet e ketij mendimi autori shkruan:

“Si rezultat i gjurmimeve arkeologjike ne Ballkan, eshte formuar teoria sipas se ciles, kultura ilire eshte formuar ne kete truall ne baze te kulturave me te vjetra te epokes se bronxit (2100-1200 para Krishtit). Iliret qe jetuan ne kete territor gjate epokes se hekurit (XII-IV para Krishtit), kane qene po aty edhe ne epokat pararendese. Ata jane pasardhes te drejteperdrejte te grupeve etnike qe populluan kete pjese te Europes qe ne periudhen neolitike (6000-4000 para Krishtit)” (f. 10).

Kjo teori e shprehur ne tre fjali eshte fillim e fund e pasakte. Si vertetohet qe gjetjet arkeologjike ne Ballkan jane ilire, kur per periudhen ne fjale ne Ballkan jane gjendur dy popullata: njera e eger dhe vendase, ndersa tjetra e ardhur me nivel civilizimi te larte (pellazget)? – te pakten ky eshte pretendimi e Sami Frasherit ne vepren mbi Shqiperine (kreu Pare). Ne kete rast ose duhet ndertuar kritike kunder Sami Frasherit, ose duhet percaktuar se nga kush rrjedhin iliret: nga popullata e eger apo nga pellazget (Sami Frasheri pretendon se rrjedhin nga pellazget). Autori Perzhita nuk do t’ja dije per kete lloj analize, por bashkerendon fazat e zhvillimit teorik te Njerezimit me gjetjet arkeologjike dhe me banoret vendas, edhe pse kjo kulture eshte fillim e fund e popullatave emigratore. Te pakten termi epoka e bronxit (2100-1200 para Krishtit) nuk ka asnje lidhje me popullaten vendase, te panjohur per kohen, dhe me popullaten e njohur per kohen me emrin ilir. Aresyeja, ne kete rast, duhet kerkuar ne parametrat sociale qe bartin iliret dhe raportin e tyre me rendet shoqerore e fazet e tyre. Me cfare rendi shoqeror lidhet epoka e bronxit  ne vitet 2100-1200 Para Krishtit dhe a perputhet shoqeria ilire, apo popullatat pasardhese te saj, me kete rend apo faze te rendit ne fjale? Ky aresyetim e hedh poshte totalisht te gjithe mendimin teorik mbi lidhjen e ilireve me keto gjetje arkeologjike.

Qe iliret kane qene “gjate epokes se hekurit (XII-IV para Krishtit), kane qene po aty edhe ne epokat pararendese” nuk eshte tregues qe ata jane prodhues te epokes se hekurit, bile as perdorues te asaj epoke, por ata me se shumti jane bashkeudhetare te asaj epoke dhe bashkejetues me popullaten qe i prodhoi dhe e perdori hekurin, sepse epoka e hekurit e gjendur ne Ballkan, shek. XII-IV para Krishtit, ka qene e bashkeshoqeruar me shume ide fetare dhe juridike qe jo vetem shoqeria ilire nuk i ka njohur, por as popullatat pasardhese te shoqerise ilire nuk e kane pasur fatin te kene ligje juridike (si ligjet e Likurgut,-shek. IX Para Kri; dhe ligjet e Solonit, -shek. V Para Kri.) dhe as Politeizem Fetar me Zeusin Krye-Zot deri ne vigjilje te shek. te XX-te Pas Kri. Mungesa e ligjeve shteterore dhe Politezimit Fetar nder ilire kerkon qe trajtimi historik i tyre te behet ne nje forme krejt te ndryshme nga ajo qe eshte perdorur per pellazget dhe pasardhesit e tyre, helenet.

Por kulmi i pasaktesise te autorit Perzhita qendron ne percaktimin postulativ sikur iliret “jane pasardhes te drejteperdrejte te grupeve etnike qe populluan kete pjese te Europes qe ne periudhen neolitike (6000-4000 para Krishtit). Kjo nuk eshte keshtu jo sepse nuk me pelqen, por sepse ky arsyetim fsheh gjenezen e Races se Bardhe ne Kontinentin Europian dhe ZANAFILLEN  e Njeriut me te pare ne Europe. Autori Perzhita ne kete rast duhet te ndertonte aparatin kritik te procesit te lindjes se Njeriut ne Toke dhe cfare e ndan Boten e Njeriut nga Bota e Antropomorfit. Ne thelb ky aparat kritik duhet te marre persiper ndertimin metodik te Parimit te Lindjes se Njeriut ne Toke, gje e parealizuar deri me sot seriozisht edhe pse metodika darviniste tentoi ta zgjidhe me perafersi.

Pra qe ne kete pike autori Luan Perzhita ndodhet ne pozita jo fort komode per te vazhduar udhetimin ne brendesi te shoqerise Dardane. Te pakten kjo vihet re me lehtesi kur flet per fiset ilire dhe per fisin ilir Dardan. Sipas autorit ne njohim rreth 70 fise ilire ne perendim te Ballkanit pa na thene se si kane ardhur iliret ne Perendim te Ballkanit, kur paraardhesit e tyre, ne fazen kur besonin ne Kultin e Gjarprit, shtriheshin atje ku sot ndodhet Serbia dhe Perendimi i Rumanise se sotme (per kete shih harten ne foto 25/7). Jo vetem ky autor, por e gjithe historiografia e epokes komuniste nuk ka qene ne gjendje te shpjegojne kufijte e popullates autoktone te Ballkanit perpara se te vinin popullatat emigratore nga Azia qe emertoheshin si indoeuropiane apo pellazge. Autori ka marre per baze periudhen romake mbi çbaze ekziston dhe termi Iliri, por kurrsesi mbi baze etnike apo shteterore. E kunderta eshte nje spekullim i paster ne fushen e historise teorike.

Por kur ka ardhur pune per te percaktuar kufijte e Dardanise autori ka bere nje lapsus: e ka percaktuar fisin e madh te Dardaneve ne veri te vend-gjendjes se ilireve (f. 12) duke ngaterruar percaktimin e bere nga Fulvio Kordiniano (foto 25/7) me vend-ndodhjen e Dardaneve ne shek. e V Para Kri. Kemi te bejme jo vetem me dy periudha kohore teper te largeta midis tyre (mbi 1000 vjet), por dhe me dy popullata te ndryshme persa i perket shkalles se zhvillimit social. Pastaj autori Perzhita duhet te dinte qe emertimi Dardan eshte disa mijera vjet me i hershem se sa emertimi ilir dhe kjo eshte aresyeja qe dardanet, shume me te hershem se iliret, nuk kane asnje lidhje me keta te fundit.

Kur vjen puna per te percaktuar shtritshmerine gjeografike te  Dardaneve autori shkruan:

“Dardanet banonin ne nje treve te gjere, qe shtrihej ne veri te lumit Agri e M       argi (Ibari dhe Morava jugore e sotme), duke perfshire edhe Naisin, ndersa ne jug arrinte deri ne rrjedhjen e siperme te lumit Aks (Vardar), ne kufi me paionet. Ne lindje, ata kufizohen me traktet, ndersa ne perendim vija kufitare mendohet se arrinte deri te mali Skard (Sharri) dhe lumin Drilon (Drini). Natyrisht, zemren e trojeve te dardaneve e perbente Kosova e sotme. Nga nenfiset kryesore dardane njihen galabret dhe thunatet” (f. 12).

Per ta bere sa me te kuptueshem kete shpjegim autori ka publikuar harten e shtrirjes se fiseve ilire ne Ballkan (foto 34/50), e cila eshte pothuajse e barabarte me harten e publikuar ne Fjaloret Enciklopedik Shqiptar (1985, 2008). Por ajo eshte e perafert edhe me harten qe ka publikuar studiuesi polak Wlodzimierz Pajakowski ne Kuvendin e Studimeve Ilire: 15-20 shtator  1972  (vell. I,  f. 337).  Çka  na  jep  mundesine  te  ngreme  hipotezen  se  dikujt  i  ka interesuar per te fshehur te verteten e shtrirjes reale te ilireve te gadishullin ballkanik.

foto 34-50

Ne kete rast historianet fshehin dinamiken e shtrirjes se ilireve dhe permasen dinamike te zhvillimit te tyre perpara se te vinin indoeuropianet dhe romaket ne gadishull. Konkretisht kjo harte eshte e vlefshme per etapen romake te gjendjes se shtrirjes gjeografike te ilireve dhe eleminimin e pjeses veriore te Epirit pas vitit 168 Para Kri. (masakrat e Paulo Emilit ne Epir), por ajo nuk ka asnje lidhje me fazen me te pare te njohjes se ilireve nga ana e botes helene, prej te cileve kemi informatat me te pare per ta.

Ne fakt e gjithe vend-ndodhja e ilireve dhe dardaneve duhet vene ne pikepyetje te plote per shkak te nderhyrjes se politikes ne keto probleme, sepse edhe harta e paraqitur nga Fulvio Kordiniano (foto 25/7) i paraqet banoret autoktone shume kohe pas ardhjes se dyndjes indoeuropiane dhe vendosjes se paraheleneve ne trojet buze Egjeut duke mos treguar per asnje moment se kush ka pase jetuar me perpara ne ato troje.

Fakti qe autori Perzhita flet per vendbanime te fortifikuara ne trojet dardane (f. 15), kur pranon se ata jane edhe ilire, nxjerr probleme historike ne metodiken e shpjegimit te ngjarjeve. Autori nuk ka ndare dot dardanet e Troades nga dardanet e Ilirise, por, nga ana tjeter, nuk ka qene ne gjendje te argumentoje se ku perbashkohen iliret me dardanet dhe perse ato jane te nje boshti biologjik. Pra fillesa metodike e shpjegimit te ngjarjeve historike eshte jashtezakonisht larg realitetit te perjetuar dhe e pamundur per t’u lidhur me te sotmen.

Kjo nuk e ka penguar autorin te mbeshtetet ne teorizimet qe lidhin popullaten vendase me ndertimet e fortifikuara edhe pse eshte shume me e lehte te pranohej ekzistenca e dy popullataveL: njera autoktone dhe e pa zhvilluar dhe, tjetra, e ardhur dhe shume me e zhvilluar se popullata vendase me te cilen ajo ka bashkejetuar duke ndihmuar ne zhvillimin e kesaj te fundit, por duke ndikur negativisht mbi vetveten. Relacionet midis popujve me bosht biologjik te ndryshem ka tjeter perfundim nga relacionet fizike te shpjeguar nga A. Ajnshtajni ne TRP dhe TSR gje qe con ne dyshimin mbi saktesine e paradoksit te kohes.

Konkretisht vendbanimet e fortifikuara si produkt social nuk mund te gjenden ne brendesi te nje popullate qe nuk njeh diferencimin social. Dmth atje ku nuk eshte realizuar ndarja e punes shoqeria nuk njeh asnje forme pronesie dhe aq me teper parane, luften e per rrjedhoje as vendbanimet e fortifikuara. Ndertimi i ekuacioneve perkatese te elementeve sociale ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore na tregon se e vetequajtura shkence e historise e perdorur deri me sot eshte fund e krye mbi themele ajrore pa asnje domethenie. Gabimet qe shoqerojne analizat historike te ngjarjeve te ndodhura jane me permasa te tilla se eshte teper e lehte per t’i mohuar ato. Te pakten ky fenomen ndodh me analizat historike te popullates shqiptare, arberore, ilire, epirote, dardane per te cilat asnje studiues shqiptare nuk ka realizuar nje perbashkim filozofiko-historik te pranueshem. Te gjitha ndertimet qe shoqerojne epoken e bronxit dhe te hekurit e kane te pranishme shoqerine vendase, por ato jane udhehequr gjithmone nga elementet njerezor te popullatave emigratore duke filluar nga te gjithe mbreterit e pretenduar ilire te epokes heleno-romake, apo feudalet arbereshe te epokes mesjetare europiane mbi cbaze eshte ngritur miti i rreme i shtetit Arber. Gjetjet arkeologjike qe shoqerojne kete liber (f. 19-23) nuk tregojne shkallen e zhvillimit te popullates dardane, por shkallen e zhvillimit te subjektit qe i ka drejtuar dardanet prej mijera vjet pa mundur dot t’i shkepuse ata nga tabani primitiv i jeteses (Kultet Pagane, familja patriarkale, shkembimi mall-mall, mungesen e ideve juridike, mungesen e skllaverise dhe, mbi te gjitha, mungesen e aplikimit te formes pushtuese te Luftes.

Ne pjesen e dyte te librit (nga f. 25-42) autori pretendon per ekzistencen e Mbreterise Dardane (shek. IV-I Para Kri) duke na paraqitur fillimisht monedhat e gjetura ne territorin dardan. Fakti qe prona private nuk njihej ne shoqerine dardane eshte e mjaftueshme per te pranuar qe monedhat jane te subjekteve qe e kane drejtuar ate shoqeri, por asnjehere nje produkt dardan. Qofte dhe vetem fakti i perputhjes se kohes se pretenduar si ekzistence e Mbreterise Dardane me kohen e sundimit romak nder ato ane, eshte e mjaftueshme per te mos e pranuar kete forme te ekzistences se drejtimit te shoqerise dardane. Por defekti me kryesor i autorit Perzhita qendron ne mosnjohjen e procesit dinamik te formimit te shtetit ne planin teorik dhe gjendjen reale te popullsise dardane. Ndoshta ai nuk e di fare qe teoria mbi ekzistencen e shtetit ilir, dardan, epirot, arber ka qene nje kerkese e shkolles komuniste per te justifikuar vendosjen e diktatures se proletareve pas 1945, proces i cili e kerkonte te domosdoshem pranine e shtetit kapitalist. Ne kete pike fillon dhe mbaron i gjithe fallsifikimi i historise se ilireve, dardaneve, epiroteve dhe arberve nga ana e shkolles komuniste te Historise ku autori Perzhita, dashur pa dashur, po i ndihmon ne vazhdimin e fallsifikimit. Jo vetem ai, por dhe te gjithe ata qe pretendojne mbi ekzistencen e organizimit shteteror ne popullaten ilire, dardane, epirote dhe arbereshe, nuk e kane kuptuar akoma se po te pranohet kjo teori, atehere popullata shqiptare e pas shek. te XVII nuk eshte pasardhesja e tyre qofte dhe vetem per faktin e mbartjes se qelizave primitive ne brendesi te popullates shqiptare ne fillim te shek. te XX-te: Besimeve Fetare Pagane, Familjes Patriarkale, te Drejtes Zakonore te Pashkruar dhe Prones Fisnore. Ekzistenca e ketyre elementeve qelizore ne forma shume me te perparuara tregon fare qarte qe shoqeria shqiptare nga shek. XVII deri me sot ka ecur perpara ne saje te dy vektoreve: njeri autokton dhe tjetri i imponuar nga politikat emigratore apo jashteshqiptare.

Pas kesaj pike vazhdimi analitik i vepres: “Mbreteria Dardane, histori e shkurter e shtetit 2400 vjecar”, me autor Luan Perzhita, behet jo vetem e pavlefshme, por ajo tenton te fshehe historine reale te te vetmes popullate autoktone te gadishullit Ilirik. Por ne kete rast fshihet thelbi i shkences se Historise se Njerezimit: Ndryshimi i Njeriut prej Njeriut! Per rastin tone fshihet ekzistenca e njeriut autokton te pazhvilluar dhe tyransformimin ne Njeri Modern Europian ne saje te marredhenieve Njeri-Njeri.

Luftullah Peza&Liljana Peza, Dritë e re mbi Pellazgët dhe gjuhën e tyre, GEER 2009.

Mark Krasniqi, Gjurme e gjurmime, Tirane 1982.

Mehdi Frasheri, Historia e lashte e Shqiperise dhe e shqiptareve, Tirane 2012.

Moikom Zeqo, Aspekte te mitologjise ilire, TOENA  1995.

Moikom Zeqo, Kaloresit dardane, Tirane 1993.

Mark Tirta, Mitologjia nder shqiptare, Tirane 2004.

Myzafer Korkuti, Parailiret, iliret, arberit, histori e shkurter, Tirane 2003.

Myzafer Korkuti, Shkrime si nje histori e shkences arkeologjike shqiptare, Tirane 2016

Muharrem Abazaj, Kodi i gjuhes pellazgo-shqipe, Tirane 2011 (foto 34/51, 34/52).

Eshte nje liber qe pretendon te permbledhe gjitheshka te shkruar mbi gjuhen pellazge dhe lidhjen e saj me shqipen me ane te shume hipotezave, por asnjera e argumentuar qofte dhe ne menyren me elementare.

Kuptohet qe tendenca e ketij autori ka dy qellime: se pari te shtoje rradhet e Te Marreve te Madheshtise Shqiptare, se dyti te fshehe te verteten e menyres se si eshte formuar Gjuha Shqipe, detyre te cilen e ka marre persiper shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare.

foto 34-51
foto 34-52

Qe ne  fillim, ne parathenie, autori merr per baze, ne forme postulative, manipulimet historike dhe i paraqet si te lidhura me shqipen. Sipas tij:

“Duke ndjekur shtratin neper te cilin ka rrjedhur gjuha shqipe, biem ne nje vazhde gjurmesh te panderprera te saj, te cilat na shpien thelle, shume thelle ne kohe, disa shekuj para eres sone. / Keto gjurme na shfaqen ne te dy trajtat e gjuhes shqipe: ne ate te folur dhe te shkruar. Ato i kemi vene re ne nje territor mjaft te gjere, ne te gjithe trojet e hershme shqiptare, por dhe shume me tej, ne trojet e banuara nga pellazget, te shtrire ne te gjithe Ballkanin, Pellgun e Mesdheut, Azine e Vogel, Lindjen e Mesme, Itali e me gjere.” (f. 7)

Autori shkruan sikur t’i kete bere vete keto studime pa na thene se ne cfare kohe e ka studiuar ai gjuhen shqipe ne shtratin qe rrjedh ne formen e folur dhe te shkruar. Pastaj cfare rendesie kane per autorin trojet e banuara nga pellazget kur popullata ne trojet e sotme te shtetit shqiptar brenda mijevjecarit te dyte Pas Kri. eshte nderruar tre here dhe kjo e dokumentuar, pa marre parasysh nderrimin e popullates perpara vitit 1000 dhe ardhjen e popullatave emigratore:

1-periudha nga koha romake deri ne shek. e XII-te.

2-periudha pas shek. te XII (kur eshte pranuar dyndja e madhe e shqiptareve drejt Jugut te Ballkanit) deri ne periudhen e shek. XVI / XVIII (kur eshte pranuar largimi i arberesheve drejt Veriut dhe Jugut Ballkanikm, si dhe drejt Apenineve).

3-periudha pas shek. XVIII deri me sot.

Pikerisht keto fakte vene ne pikepyetje te plote lidhjen e shqiptareve te sotem me popullatat autoktone te gadishullit dhe qe mund te perdoren ne te ardhmen ne mohimin e lidhjes se shqiptareve shteterore nga arbereshet dhe iliret e “zhvilluar” deri ne shkallen e shtetit hipotetik.

Por autori nuk ka kuptuar gjene me kryesore ne pretendimet e tij: sot pranohet qe gjuha shqipe ka karakter monosilabik (rrokor) dhe me ane te ketyre rrokjeve shpjegohen gjuhet e tjera, por per cfare gjuhe te folur ben fjale autori kur sot shqipja ndodhet akoma ne fazen rrokore te saj pa qene e afte te prodhoje qofte dhe nje fjale te vetme? Diferenca kohore midis shkrimeve te para 2500 vjeteve dhe pozicionit rrokor te gjuhes shqipe te sotme tregon se pozicioni historik i shqipes se sotme eshte me primitiv se fjalet e shkruara ne Stelen e Lemnos apo ne vargjet e Homerit edhe pse KOHA e cfaqjes se tyre eshte e kundert. Kjo do te thote se fjalet ne tekstet helene jane asimiluar nga epirotet dhe jane trasheguar tek shqiptaret, por kurrsesi e kunderta, sic pretendojne te Marret. Ky aresyetim sherben per te realizuar bashkimin biologjik epirot-shqiptar, por qe cuditerisht nuk eshte perdorur nga Shkolle e te Marreve te Madheshtise Shqiptare. A nuk do te thote ky fakt se kjo shkolle nuk e ka hallin tek gjeneza e gjuhes shqipe, por tek mohimi i krijuesve dhe zhvilluesve te gjuhes shqipe dhe formimi i krijuesve dhe zhvilluesve te tjere qe ne menyre indirekte dhe te larget lidh popullatat emigratore me keta krijues hipotekore.

Budadalleku i autorit arrin permasa te frikshme kur kete pozicion rrokor te shqipes e parakalon dhe kerkon qe shqipen e sotme ta lidhe me nje gjuhe te lashte qe eshte me e zhvilluar se shqipja, por qe autori nuk e kupton dot. Po ne kete faqe autori ka shkruar:

“Gjuha shqipe rrjedh nga nje gjuhe shume e vjeter, mbase me e vjetra e rajonit, nga gjuha pellazgjishte dhe se ne shqiptaret jemi pasardhes te pellazgeve te lashte” (f. 7)

Pikesepari autori nuk ka treguar asnje fakt per kete problem, pervec disa zbukurime hartimesh deshirore qe i paraqet si fakte postulative imagjinare. Si e verteton autori rrjedhjen e gjuhes shqipe nga nje gjuhe shume e vjeter kur vete gjuhen shqipe njihet per here te pare me 1555 me Mesharin e Gjon Buzukut? Qe ne kete pike autori ngaterrohet me kembet e veta dhe me shkollen e te Marreve. Por kjo ngaterrese shtohet kur postulon se shqiptaret jane pasardhes te pellazgeve kur nuk jep asnje argument se nga jane pellazget, si eshte formuar gjuha pellazge dhe, ne fund te fundit, si eshte transformuar ne shqip dhe perse deri me 1635 ne kishin vetem 1300 (349) fjale te shqipes me prejardhje pellazge, te themi, dhe jo me shume.

Por tendenca e autorit nuk eshte veshtire te zbulohet kur qe ne hyrje deklaron se “percaktimi i prejardhjes se gjuhes shqipe eshte konsideruar me rendesi te vecante per ne shqiptaret, pasi ka te beje me vete origjinen e kombit tone” (f. 9) pa e ditur se keto fjale jane thene nga krijuesit reale te gjuhes shqipe nder vitet 1700-1800 per ta shpetuar nga osmanishtja qe po fitonte perdite terren mbi shqipen (ne vitin 1980, kur u botua Fjalori i Gjuhes se Sotme Shqipe, fjalet e gjuhes turke te nderfutura ne gjuhen shqipe ishin plot 10%). Pra kjo rendesi ka qene e jashtezakonshme per kohen kur perplaseshin shqiptaret me paraardhesit e autorit dhe ka karakter historik vetem per ate kohe dhe jo sot.

Ne vazhdim autori analizon historine e prejardhjes se gjuhes shqipe dhe e lidh me studiuesit jashte botes shqiptare duke i parakaluar studiuesit dhe autoret me te pare te zanafilles se gjuhes shqipe, qe ishin Kleriket Katolike. Pra qellimi i autorit nuk eshte zbulimi historik i zanafilles se gjuhes shqipe, por fshehja e autoresise se gjuhes te shqiptareve.

Sipas tij “I pari qe ka folur per prejardhjen e gjuhes shqipe eshte G.V.Lajbnic. Ne letren e tij te 10 dhjetorit 1709, drejtuar revistes romune “Albania”, nder te tjera ai shkruante:

“….shqipja eshte gjuha e ilireve te lashte….”.

Disa dekada me vone, ne vitin 1774, ishte historiani austriak, H. E. Tunman, i cili doli ne mbrojtje te kesaj teze” (f. 9) pa e ditur qe qofte Laibnic e qofte Tunman nuk ishin gjuhetar dhe nuk e kane vertetuar ne asnje vend prejardhjen e shqipes nga ilirishtja per gjene me te thjeshte: ilirishtja nuk eshte njohur asnjehere dhe ne asnje fjale. Per t’i hequr merakun Muharrem Abazajt po i tregoj se si e konsideron Wikipedia figuren e Laibnicit: “Gottfried Wilhelm Leibniz ishte një polimat gjerman aktiv si matematikan, filozof, shkencëtar dhe diplomat. Ai është një figurë e shquar si në historinë e filozofisë ashtu edhe në historinë e matematikës. Ai shkroi vepra mbi filozofinë, teologjinë, etikën, politikën, ligjin, historinë dhe filologjinë. Wikipedia (anglisht), ku nuk ka asnje te dhene mbi karakterin gjuhetar te Laibnicit.

Ne kete drejtim autori ka meriten se ka dhene edhe polin e kundert te kesaj teze, por edhe per kete rast nuk e ka ditur se edhe kunderteza ka qene po aq e pavlefshme se teza e mesiperme. Sipas tij “Nje grup studiuesish kane shtruar tezen e mohimit te prejrdhjes se gjuhes shqipe nga ilirishtja. Keta kane qene: Selischev, Baric, Vajgand etj. Sipas tyre, shqiptaret kane ardhur vone ne keto troje dhe nuk jane pasardhes te ilireve dhe per rrjedhim as shqipja nuk vjen nga ilirishtja” (f. 9-10). Cfare ka lexuar autori nga keta autore qe u citon emrin dhe si e kane vertetuar ata ardhjen me vonese te shqiptareve ne keto troje? Nuk mjafton te thuash JO, ose PO, mbi nje problem historik pa argumentuar shkakun dhe pasojen e ngjarjes. Te pakten kjo vihet re kur citon Tunman, qe ne vitin 1774 paska thene: “Ne historine e tyre (te shqiptareve) une nuk kam gjetur asnje gjurme te ndonje shtegtimi te tyre te mevonshem. Gjuha e tyre ka dhene deshmi te tilla nga fatet e popullit, qe une ne kete nuk mund te mos njoh fqinjet e stermocem te grekeve dhe nenshtetasit e Romes se vjeter. Dhe te dyja keto me tregojne iliret e vjeter” (f. 10-11).

Fjalia “nuk kam gjetur asnje gjurme te ndonje shtegtimi te tyre te mevonshem” eshte treguesi me i qarte se mendimi europian nuk ka te qarte akoma parimin Natyror te lindjes se Njeriut ne Toke, pasi shprehja e mesiperme presupozon qe para-ardhesit e shqiptareve dikur paskan pasur shtegtim drejt trojeve qe jetojne sot. Te pakten hipoteza mbi problemin e shtegtimit te masave njerezore neper siperfaqen e Globit, ne parim e kerkon nje shpjegim mbi shkaqet e kesaj ngjarje dhe pasojen qe ajo ka lene, neqoftese pranohet pa asnje kundershtim. Por ekziston nje postulat e F. Engelsit (Marks-Elgels, Letra te zgjedhura; F.Engels, Dialektika e Natyres): Kafsha mbledh-Njeriu prodhon; qe i afrohet shume me teper argumentimit te nje levizje te mundeshme te masave njerezore nga njeri vend, ku ata kane pasur zanafillen, drejt vendit te instaluar, qofte ne shkak e qofte ne pasoje. Pra autori perpara se te teorizonte mbi zanafillen e gjuhes shqipe duhet te teorizonte mbi parimin natyror te zanafilles se Njeriut ne Toke. E perderisa ka heshtur ne kete drejtim duhet te merret me mend qellimi i fshehte i autorit dhe shkolles te te Marreve. A eshte nje pozicion paaftesie apo nje pozicion keqarsimimi nuk di te them, por ajo qe zbulohet nga analiza a nxenesve te kesaj shkolle eshte mungesa e plote e elementeve me fillestar te botekuptimit filozofik.

Rikthehemi tek Tunman; cfare informacioni gjuhesor tek shqiptaret ka marre ai perpara vitit 1555, kur kemi te paren veper ne gjuhen shqipe, apo perpara vitit 1635, kur kemi te paren veper shkencore te gjuhes shqipe? Dmth, ose Tunman ja ka futur kot, ose autori yne ka sajuar me emrin e Tunmanit nje panorame analitike inekzistente. Prandaj eshte mire te jepen referencat me tituj dhe faqe (autori ne listen bibliografike ka vendosur fjale per fjale artikullin: Tunman, HHulumtime per historine e popujve te Europes Lindore.1774; duke anashkaluar botimin e Johann Thunmann: “Historia dhe gjuha e Shqiptareve dhe e Vlleheve”, Tirane 2018; marre nga botimi “Studime mbi historine e popujve te Europes Lindore”, Leipzig 1774). Ne faqet e ketij botimi problemet jane krejtesisht me ndryshe nga ato qe pretendon autori yne, pasi ne f. 19 eshte e shkruar: “une nuk i njoh me themel gjuhet e tyre (behet fjale per sllavet, iliret, shqiptaret, bullgaret, vllehet, GH), pasi nuk kam njohuri gramatikore”. Nga f. 25 deri ne f. 82 autori Thunmann ka vendosur nje fjalor tre gjuhesh (greqisht, vllahisht dhe shqip) prej nga rezulton se prej vllahishtes gjuha shqipe kishte marre 222 fjale nga 1170 fjale gjithsejt qe ka fjalori. Ne lidhje me popullaten qe banonin ne nje qytet afer Korces (rreth 1,5 milje ne veri) autori pranon se te gjithe flisnin vllahisht (f. 22).

Por duke pare artikullin mbi vepren e Sami Frasherit: Shqiperia c’ka qene, c’eshte dhe c’do te behete. 1886 (foto 34/53) kur vepra eshte botuar per here te pare me 1899 ne Bukuresht (foto 34/54), duhet te merret me mend dhe me lehtesi formalizmi spekulativ i ketij materiali, por dhe aresyeja perse e ka botuar autori.

foto 34-53
foto 34-54

Nga faqja 13 deri ne ate te 21, autori merr ne konsiderate nje sere theniesh te studiuesve te huaj dhe shqiptare dhe krijon kapitullin e pare: prejardhja e gjuhes shqipe nga pellazgjishtja, por pa i thene lexuesit se asnjeri nga autoret e permendur nga ai nuk ka thene dy gjerat me kryesore te kesaj pseudo-teze: se pari, kush jane pellazget, ku kane lindur, si jane zhvilluar, cfare shkalle sociale kane arritur kur jane kontaktuar ne ballkanasit primitive? Se dyti nga e di autori dinamiken sasiore dhe cilesore te gjuhes se folur nga ana e ketyre pellazgeve? Kuptohet qe autori ka vene ne perdorim fantazine e tij dhe e cileson kete si nje te vertete duke avancuar neper epokat historike te njohura dhe duke krijuar nje lidhja imagjinare midis asaj qe i ka krijuan fantazia e tij dhe fakteve historike te njohura dhe kjo, sipas tij, eshte nje shkenca e paster. Me sa kam kuptuar ky eshte nje liber per klasat fillore per t’i mbushur mendjen nxenesve shqiptare se si eshte krijuar gjuha shqipe dhe do te ishte mungese serioziteti te vazhdoje analizen e metejshme te kesaj vepre te Muharrem Abazaj. Vetem se nuk do te ishte pa interes venia ne dukje e trashegimtareve te popullatave emigratore si pjesamarres kombengules, deri ne autore veprash, ne shkollen e zonjes Kocaqi.

Musa Tartari, Nga pellazget te shqiptaret , Tirane 2011.

Mili Butka, Kodi i gjuhes shqipe, Etimologji, Tirane 2017 (foto 34/55, 34/56).

Ne parathenien e ketij liberi marrim vesh se kush qenka Mili Butka (emri i vertete Aleksander Gazi Hasanas), i lindur ne skajin me perendimor te Kolonjes, ne Butke. Kur ngjit Qafen e Qarrit (rruga e vjeter) ne maje ka pasur nje tabele qe tregonte majtas fshatin Butke, drejt veri-lindjes 3/5 km, pasi nuk dukej qarte here se 3 e here si 5 km.

foto 34-55
foto 34-56

E vura ne dukje kete fakt pasi Butka ka lidhje historie prej tre shekujsh me fshatrat vllehe qe jane sot ne lindje dhe jug te Korces. Konfliktet e dhunshme qe paria e Butkes ka pasur me tregetaret e Vithkuqit dhe Voskopojes pikerisht pas heqjes dore te Nenes Sulltaneshe nga ai territor duhet te fshehe gjenezen reale te banoreve te asaj ane, por dhe distancen sociale midis tyre. Kjo nuk e ka penguar djaloshin 30 vjecar te kaperceje malet dhe te punoje per shume kohe ne Greqi ku meson greqishten, sipas tij shume mire, dhe t’i hyje gjuhes shqipe me themel per me shume se 10 vjet dhe ta konsideroje veten te afte te ndertoje Kodin e gjuhes shqipe nga pikepamja etimologjike, gje te cilen nuk e kishte bere dot as Eqrem Çabeji i Madh. Interesant eshte fakti qe shume anetare te shkolles se te Marreve te Madheshtise Shqiptare e kane filluar gjenialitetin e tyre gjuhesor vetem pasi kane punuar per disa vjet ne Greqi dhe, pasi kane ardhur ne Shqiperi, e kane ndjere veten te afte te korigjojne Korifejte e Gjuhes Shqipe ketu ne Shqiperi. Te jete valle nje loje e politikes greke kjo gje qe te shtoje edhe me teper grykesine e politikes greke per tokat e shqiptareve? Problemi i konfliktit midis hajduteve dhe krimineleve te Butkes kundra tregetareve dhe intelektualeve vlleh nder keto tre shekujt e fundit te con ne mendimin ne kemi te bejme me nje lufte brenda llojit, pra banoret e Butkes i konsiderojme vlleh te konvertuar ne musliman, apo kemi te bejme me nje lufte midis te kundertave te lidhura me shkallen e zhvillimit social te gjithseicileve grup banoresh, pra banoret e Butkes ne kete rast i konsiderojme me prejardhje otomane dhe ne konflikt me banoret e krahines se Voskopojes. Keto probleme kane mbetur te fshehura dhe asnjehere nuk eshte deklaruar konflikti ushtarak midis bandave te Butkes dhe popullates vllehe te Voskopojes, ku te paret e kane djegur disa here deri ne shkaterrim kete qytet perle te trasheguar nga koha e Perandorise se zhdukur te Bizantit. I vura ne dukje keto teresi ngjarjesh per te percaktuar tabanin shoqeror ku mbeshtetet tendenca shkrimore e Mili Butkes.

Edhe ky autor duhet te kete probleme me Popullin Shqiptar, pasi mundohen me te gjitha format t’i mbushin mendjen shqiptareve qe gjuha qe ata flasin ka permasa fantastike qe shqiptaret nuk e dine dhe per kete duhet te mesojne ate qe nuk ekziston realisht, por i eshte ngulitur ne koke ketyre te marreve per te ndrequr ndergjegjen e tyre te prishur ne Greqi.

Qe ne fillim (f. 7) autori do te deklaroje gjithe pompozitet, pa e kuptuar qe fjalet qe ka shkruar jo vetem qe nuk lidhen mibis tyre, por ata nuk kane asnje lidhje me popullaten shqipfolese:

“Eshte gjuha hyjnore e vete Zotit; atit-Zeus, e shperndare nder Ande, ne gjithe njerezimin mbare, nepermjet zogut te beses se tij – shkabes dy krenare – e quajtur qysh heret ne lashtesi A Bes – Ibes, ashtu si vete Besa e shqiptarit. Shqipja eshte “celesi” – “apsi” i drites, i se vertetes, ku mitet dhe tabute pa kete gjuhe veshtire se mund te qendronin ne kombe”.

Dy probleme ka permendur autori pa ja ditur qofte kuptimin e vertete qofte te emertimit Ande (nje emertim inkas) e qofte te emrit Zeus (nje emertim i lindur rreth 3500 me pare nga pellazget parahelene). Ekzistenca e nje fjale ne disa variante, per rastin konkret ne Bibel dhe si emri i vargmaleve ne Ameriken Latine, tregon se nuk ka nje rregull llogjik ne formulimin e fjaleve, sidomos kur behet fjale per kohe te diferencuara dhe ne vende te ndryshme (fjalet e krijuara ne kete rast edhe pse jane te njejta, nuk kane te njejtin kuptim).

Ndersa per problemin e Zeusit gjerat jane me te qarta, jo vetem pse lidhen me Politeizmin Pellazgjik, por analiza e Ideve Fetare nder popuj te ndryshem, per kohera te tilla, ka nje perfundim te cuditshem: Idete Fetare perpara Monoteizmit nuk huazohen nga njeri popull tek tjetri edhe kur ato jetojne ne pozicion bashkeveprues me njeri-tjetrin, sic ishin epirotet me helenet. Pra qe ne kete pike autori ka vendosur fantazine e tij ne veprim perpara fakteve konkrete. Problemi Fetar eshte me kokeforti nga te gjithe problemet qe hasen kur analizohet historia e cdo populli, keshtu qe nuk ka asnje menyre analitike qe te mund te lidhe Krye-Perendine Politeiste Pellazgo-Helene me shqiptaret apo me paraardhesit e tyre epirotet, kur dihet qe qofte epirotet, qofte dardanet e qofte iliret nuk kane shkuar me larg se Kultet Pagane (tipikisht kane pasur Kultun e Gjarprit). Ne kete rast autori duhet te kishte zberthyer dinamiken e Ideve Fetare nder popujt e lashte ballkanike perpara  se te fantazonte mbi lidhjen e Zeusit me gjuhen shqipe.

Pergjate gjithe librit, prej 248 faqesh, autori ilustron idete e tij me monedhat e gjetura ane e kend Mesdheut duke i lidhur pamjet e tyre me gjuhen shqipe. Ne kete rast autori as qe ja ka haberin se si mund te lidhet nje gjuhe me parane dhe cfare kushtesh duhet te plotesoje nje shoqeri qe te prodhoje parane, edhe per rastin kur asaj jane kane imponuar historikisht, sic jane iliret, dardanet dhe epirotet. Akti me i pare qe te pranohet ekzistenca e parase eshte PRONA PRIVATE, por shqiptaret jane i vetmi popull europian qe nuk e kane njohur kete forme pronesie edhe pse kane bashkejetuar me te prej mijera vjetesh. Te pakten deri ne shek. e XX-te shqiptaret kane pasur ne veprim pronen fisnore ne te gjitha nenformat e saj duke perfshire edhe Institucionet Fetare, mbi te cilat nuk ka vepruar asnje forme e Kanuneve. Atehere, mbi kete gjendje sociale te zhvillimit te shqiptareve, behet i pamundur shpjegimi i permbajtjes se monedhave me gjuhen shqipe edhe sikur te pranojme qe ajo ekziston perpara vitit 1555 (pikerisht kete kane qejf te pranojne pa vertetim te Marret e Madheshtise Shqiptare) kur kemi gjurmen me te pare te saj ne menyre bindese.

Por ne mbyllje te librit, ne kapakun e pasem, Mili Butka i paralajmeron shqiptaret se ‘E keqja qendron tek ne qe duam te ngreme apo ringreme ndertesat tona pa larguar me pare nga rrenojat, “guret pa adrese” lene nga te huajt mbi themelet e vjetra, antike te kristalta shqiptare!”. Por pa u thene shqiptareve se kush jane keta te huaj konkretisht. A e ka fjalen per bashkefshataret e tij apo per banoret e qendrave aty afer ku butkasit kane bere kerdine ne keto 300 vjetet e fundit nuk di te them, por me interes te do ishte te dinim se ke konsiderojne te huaj perfaqesuesit e popullatave emigratore ketu ne Shqiperi.

Mexhit Kokalari, Epiri, kryeqendra e qyteterimit antik ne Europe, Tirane 2001.

Mal Berisha, Shqiptaret, lisa mbi truallin ilir, Tirane 2006.

Mal Berisha, Shqiptaret, europianet me te lashte dhe me te rinj, EDUALBA 2008.

Mihal V. Xhamo, Ketu ku jane rrenjet tona, GEER 2012.

Nelson Çabej, Iliret qe mbijetuan, Tirane 2013.

Nelson Çabej, Epirotet shqiptare te lashtesise, Tirane 2019.

Nikolle Loka-Gjet Kola, Iliria biblike, shenjtoret iliro-shqiptare; GEER 2005.

Ndriçim Kulla, Kush jemi ne shqiptaret, Tirane 2015.

Neritan Ceka, Iliret, Tirane 2001.

Oliver Jens Schmitt dhe Eva Anne Frantz, Historia e shqiptareve, gjendja dhe prespektivat e studimeve, Tirane 2012.

Preloc Margilaj, Iliret flasin shqip-shqiptaret flasin ilirisht, Podgorice 2000.

Qazim Lleshi, Perandoret ilire [249-392], vell. I, Tirane 2002.

Robert Thomanikaj, Evolucioni i gjuhes 1, 2, Globus R. 2009.

Robert Thomanikaj, Evolucioni i gjuhes 3, Vllamasi 2014.

Rexhep Doci, Pellazdet (Pellazget) gjysher te ilireve dhe stergjysher te shqiptareve,

                     Prishtine 2016 (foto 34/, 34/)

Me kete autor kemi pergjithsimin e pjesmarrjes te individeve me prejardhje fshatare dhe te arsimuar ne nivelit me te larta te shkollave. E bukura eshte qe semundja e te Marreve te Madheshtise Shqiptare eshte zgjeruar edhe ne Kosove me te njejten permase dhe me te njejtat karakteristika. Bile me kete botim lexuesi kupton se anetaret e kesaj shkolle jane te organizuar dhe i bejne njeri-tjetrit recencat per ta bindur ate ne saktesine e imagjinates se tyre.

Eshte nje liber ne total prej 360 faqesh dhe merr ne analize te gjithe anetaret e Shkolles te  te  Marreve  te  Madheshtise  Shqiptare, qe  ne  realitet  me  ka  lehtesuar  ne zbulimin e

emrave te pjesmarresve te kesaj shkolle, por dhe ne menyren e zberthimit te kesaj teme qe ka trullosur shqiptaret e mijevjecarit te trete.

foto 34-57
foto 34-58

Per te mos perseritur cfare kemi thene ne analizat e meparshme do ta kufizojme analizen e ketij autori vetem ne nje problem te thjeshte te lidhur tipikisht me titullin e librit te tij: ne lidhjen e pellazgeve me parailiret, te heleneve me epirotet dhe te shqiptareve me greket per te pare se cfare kane fallsifikuar ne keto tre plane historike dishepujt e historiografise komuniste ketu ne Shqiperi (kete gje e kemi parashtruar ne artikullin 51- Relacionet Historike pellazgo – ilire, heleno – epirote dhe relacionet politike greko – shqiptare, te publikuar ne genckhoti.com), duke i kujtuar autorit te nderuar nga Kosova qe fallsifikimim i Historise te Kombit Shqiptar ka filluar ne Kosove me literature te ardhur nga Shqiperia, sidomos pas vitit 1980. Pra ka qene Historiografia komuniste shqiptare ajo qe ka sherbyer per edukimin e brezave ne Kosoven e masakruar nga regjimi serb i te gjithe koherave. Autori Rexhep Doci nuk e ka marre parasysh kete dukuri.

Ne realitet gjitheshka rrotullohet ne planin botekuptimor filozofik dhe ne permbajtjen e shkollave qe merren per baze duke harruar se te gjitha ato nuk kane asnje bosht filozofik real, por transformimi i statistikes ne dokument dhe pranim i kesaj te fundit si domosdoshmeri perben te gjithe metodiken e ndjekur prej 2500 vjetesh nga Njerezimi. E gjitha kjo quhet shkence e historise, kur ne realitet eshte praktike e politikes dhe percaktuese e faktoreve historike ne ate qe quhet gjeneze. Dmth eshte politika ajo qe percakton historine ne planin metodik dhe jo e kunderta, Ne planin filozofik gjitheshka permblidhet ne dy gabime te mendimit filozofik helen (per kete shih artikullin “Triumfi arberor i Kastriotit” publikuar ne genckhoti.com) njeri prej te cileve eshte vendimtar ne percaktimin e gjenezes te shqiptareve te sotem dhe qe lidhet me dy shkakesine e zhvillimit specifik (levizjes shoqerore). Per rastin shqiptar shkaku i jashtem i relacioneve universale eshte ai qe ka vendosur absolutisht ne menyre te domosdoshme mbi gjendjen e tyre shoqerore sot e pergjithmone pamvaresisht nga deshira e politikes shqiptare. Shqiptaret nje gje duhet te mos e harrojne: ne fushen e politikes se aplikuar, si popull, jane absolutisht te paafte sa do shkolla te bejne e cfaredo reformash te marrim mbi vete individet e tij. Nena Natyre nuk mund te parakalohet dot sa do vullnet qe te kete njeriu. Ligji shoqeror eshte: Çdo popull ka detyren e vet ne historine e njerezimit mbi Ç’baze percaktohet koha e ekzistences se tij ne kete histori (ne fakt nje hap teper i vogel e ndan kete ligj nga pretendimi i racizmit filozofik, por duke zbuluar raportin e zhdrejte te zhvillimit nga koha e lindjes dhe shpejtesia e zhvillimit shoqeror eshte parakaluar pretendimi i racizmit, per kete shih artikullin “Raporti kohor-hapsinor ose teoriza e absolutizmit analitik”, publikuar ne gazeten “Ndryshe” dt. 24.07.2008, ose tek arti. 11–genckhoti.com) dhe detyra e popullit shqiptar ne historine e races se bardhe nuk ka lidhje me progresin pozitiv te kohes. Kjo do te thote se eshte e palejueshme qe deshirat e individeve te konsiderohen si te verteta absolute dhe te merren si shembuj argumentimi. Kete gje shqiptaret e djeshem e te sotem nuk e besojne akoma, por perpara se te pretendojne per me lart le te mesojne me themel filozofine helene, prej nga rrjedh i gjithe mendimi filozofik boteror i ketyre 2500 viteve te fundit, sidomos dy gabimet e tij fondamentale mbi c’baze ka lindur nje filozofi permbysese per te gjithe permbajtjen e saj, dhe permasen e ndikimit mbi popullaten epirote, vecanerisht, pasi ne planin teorik aty qendron dhe defekti i mos aplikimit te shkences se historise sipas parametrave te simotrave te veta. Aty do te kuptohet perse jemi te paret kohore ne racen e bardhe dhe te fundit hapsinore te saj, perse nuk na lejohet te perplasemi politikisht me popullin grek edhe sikur te duan te dy anet e politikave perkatese. Eshte nje pike e rene ne sy prej kohesh, por qe nuk eshte zberthyer asnjehere shkencerisht edhe pse me kohe u zbulua “se greket moderne kishin pak gjera te perbashketa me njerezit e shquar te Athines se Perikliut” (Richard Clogg, Histori e permbledhur e Greqise, f. 37, Tirane 2004) duke treguar paaftesi totale ne zberthimin e praktikave dhe lidhjeve te ndersjellta midis shkences e politikes, por dhe ne zbulimin e aresyes perse helenet e asaj epoke te lavdishme nuk kishin vashduar ne te njejten cilesi nen emrin e grekeve. Ne kete drejtim politikanet dhe studiuesit europiane u kufizuan vetem ne konstatimin e nje aresye faktike: “shoqeria greke, nen sundimin osman, ishte zhvilluar ne nje menyre shume te ndryshme nga ajo e shteteve te Europes Perendimore qe perbenin modelin per ta, institucionet e te cilave ata me fort donin t’i merrnin kallep, dhe jo t’i pershtatnin” (Richard Clogg, Histori e perbledhur e Greqise, f. 41), pa e kuptuar se per kete nuk ishte fajtore Perandoria Otomane (domethene relacionet universale me te), por dikush tjeter dhe kjo do te mbeste e panjohur pergjithmone ne qofte se nuk do te ndryshonim metodiken e studimeve historike. Autori Clogg ka vene ne dukje nje fakt pa ditur ta interpretoj me tej, sidomos ne shkakun. Edhe zbatimi i politikes e ka nje varesi nga ngjarjet e historise dhe ligjet e Nenes sone Natyre e nenshtrojne ate. Kete gje shkenca e historise shqiptare, te pakten, akome nuk e ka kuptuar ne asnje permase. I gjithe sekreti qendron ne boten e madhe te relacioneve universale e cila percakton gjendjen e sotme sipas parametrave ekzistues. Ne menyre absolute gjendja shoqerore e popujve, kombeve dhe racave eshte e kushtezuar ne menyre percaktuese nga bota e relacioneve, e cila nga ana e saje percakton ne menyre shume rigoroze kohen, hapesiren dhe shpejtesine e zhvillimit, ndoshta do te ishte me e nevojshme fillimisht te percaktoheshin permasat e relacioneve ne nivelin gjeografik nga koha e Zanafilles deri ne nivelin e vendosjen se marredhenieve kapitaliste per here te pare.

Historia e njerezimit eshte historia e botes se tyre te relacioneve dhe pa vene ne dukje keto relacione, ndikimin reciprok te pjesmarresve ne to, pasojen e ketyre relacioneve mbi hapesiren dhe kohen shoqerore te gjithseicilit nuk kemi analize historike, por politike te mirefillte per qellime te caktuara. Shkenca e historise duhet te shkeputet nga kjo praktikë analitike. Shkenca shqiptare pergjate 45 viteve ka pretenduar se lundronte ne ujrat e materializmit historik dhe kur sot une kritikoj shkencen shqiptare ne fushen e filozofise dhe historise kam parasysh pikerisht mosperputhjen e permbajtjes se saj me kete filozofi ne asnje permase te vetme duke argumentuar qe shkenca shqiptare duke filluar nga 1945 eshte nje pseudoshkence pa histori dhe pa permbajtje. Ajo i ka sherbyer politikes per te mashtruar popullin shqiptar dhe per ta sunduar ate ne menyre kriminale. E sotmja duhet ta ndryshoje kete pamje ne qofte se kerkon te behet pjese e mendimit shkencor boteror. Ka ardhur koha qe politika shqiptare ta shohe shkencen shqiptare si pjese e progresit te popullit tone dhe aspak si nje fasade propogandistike. Vetem kritika historike eshte e afte ta beje kete sado dhimbje qe te shkaktoje ajo. Studiuesit shqiptare te te gjitha fushave bejne mire ta ballafaqojne veten me kritiken historike, qofte duke u nisur dhe nga vetvetja, perpara se femijet e tyre te mallkojne prinderit.

Relacionet historike pellazgo-parailire (shek XX Para Kri. – shek. VIII Para Kri.)

Eshte pretenduar se iliret rrjedhin nga pellazget (kur zyrtarisht nuk eshte pranuar asnjehere se gjuha shqipe rrjedh nga pellazgjishtja (gjithmone eshte pranuar karakteri indoevropian i saj, por ky material eshte shkruar me gusht-shtetor 2011 dhe kryetarja e shkolles te te Marreve akoma nuk i kishte publikuar idete e cmendura te saj), pasi nuk eshte percaktuar asnjehere se cila eshte permasa e lidhjes universale te gjuhes me gjenezen dhe ne cfare pike te zhvillimit ato ndikojne mbi njera-tjetren; ne fund te fundit a ekziston kjo lidhje argumentuese) dhe e gjitha kjo nga nje propogande e arsimimit te detyrueshem shkollor. E gjitha kjo eshte pranuar ne menyre te pandergjegjshme, dmth te paargumentueshme, dhe kerkush nuk ka bere perpjekje per ta ndricuar kete lidhje historikisht, por cdo gje i eshte nenshtruar diskutimit gjuhesor deri atje sa eshte pranuar se rendesia e gjuhes percakton origjinen (Muharrem Abazaj, Kodi i gjuhes pellazgo – shqipe, f. 9, Tirane 2011) edhe pse origjina mund te jete para qindramijeravjecare deri miliona, ndersa gjuha e njohur vetem 5000 vjet. Analiza kohore e permbys varesine e origjines nga gjuha edhe per gjene me te thjeshte fare: gjuha eshte produkt shoqeror, si rezultat i marredhenieve midis njerezve, kur origjina eshte rezultat i marredhenieve njeri-natyre; dmth ndryshimi eshte cilesor dhe ne kete pike shqiptaret e sotem nuk dine te flasin akoma saktesisht per efekt te keqarsimimit te tyre. I ketij mendimi te pa ndergjegjshem kam qene edhe une, sepse i kam konsideruar pellazget ne nje gjendje teper primitive ne raport me iliret, per sa kohe nuk pata rene ne kontakt me pretendimet e te Marreve te madheshtise shqiptare, por ne momentin qe u detyrova t’i hyj nje studimi literatures mbi gjuhet e vjetra e kuptova se ku rrihte cekani cka me detyroi te shkruaj studimin: “Intepretimi materialist i filozofise se gjuhes shqipe” (per kete shih arti. 46 tek genckhoti.com.), nga ku rezultonte se jo vetem qe shqiptaret e sotem nuk rridhnin nga pellazget, por paraardhesit e te pareve ishin shume-shume me te vjeter se te dytet duke marre prej tyre gjuhen e folur e te shkruar; akoma me tej ata, nuk rridhnin ne menyre te drejteperdrejte as nga iliret, por midis tyre dhe ilireve ishte nje hallka evolutive me emrin EPIROT, te krijuar  nga bota e relacioneve midis ilireve dhe pellazgeve (mbetet per te saktesuar ne jane shkeputur epirotet nga iliret te paret dhe, pas tyre, helenet nga pellazget, apo e kunderta) E gjithe kjo per aresyen e thjeshte fare: paraardhesit e larget te shqiptareve jane fillesa rastesore e races se bardhe ne kontinent dhe per kete permbajnë shpejtesine e zhvillimit social me te avashtën në kontinent (baza teorike e dallimeve shoqerore te popujve nga popujt dhe e racave nga racat; -ngjyra e lekures eshte dallim biologjik) dhe per kete aresye nuk mund te realizojne asnje ndikim mbi kedo popull europian nga pikepamja hapsinore. I vetmi ndikim qe popullata autoktone e gadishullit Iliriko – Ballkanik mund te realizoje mbi popujt bashkeshoqerues eshte ai mbi kohen e zhvillimit te tyre dhe ne kete drejtim panorama konkluzive eshte krejt e panjohur per shkencen. Se cfare do te thote kjo do ta zberthejme ne vazhdim, por tani per tani do te kufizohemi ne faktin qe shpejtesia e zhvillimit shoqeror percakton permasen hapsinore te botes se relacioneve (akoma me tej ajo percakton dhe permasen e levizjes mekanike te fiseve dhe grupfiseve, fenomen e cili eshte absolutizuar pa te drejte si nje fenomen i pergjithshem per te gjithe njerezimin dhe per te gjithe koherat mbi cbaze ka lindur teoria e monogjenezes se njeriut ne Toke). Kjo e fundit percakton dhe boten e marredhenieve historike midis pellazgeve dhe parailireve, por me perpara duhet percaktuar termi pellazg dhe parailir ne lidhje se cfare percaktojne ato ne boten paraardhese ilire, arbereshe dhe shqiptare, pasi ne kete drejtim zbulova nje mashtrim teper te vjeter ku studiuesit shqiptare te te gjithe koherave kishin rene viktime e nje keqinterpretimi, ose ngaqe u kishte pelqyer ideja, ose nga paaftesia e te kuptuarit te informacionit te dhene nga Herodoti.

Teoria e prejardhjes pellazgjike (studiuesit nuk e kane te qarte se per cfare lloj prejardhje behet fjale: per prejardhje gjenetike, per prejardhje shoqerore apo thjeshte per prejardhje vetem te gjuhes) te ilireve mbeshtetet ne dy shtylla:

1-gjuha shqipe rrjedh nga gjuhen pellazge;

2-gjuha pellazge ishte gjuhe barbare per helenet.

Por te dy keto shtylla mbeshteten tek shkrimet e Herodotit, i cili konsiderohet vendimtar per prejardhjen pellazgjike te ilireve.

Kete problem  e permenda kalimthi tek studimi mbi gjuhen shqipe, por kerkush nuk reagoi. Ne Shqiperi seriozisht Herodoti permendet ne te vetmin liber: Ilirët dhe Iliria te autorët antike, shek VII pes – shek. IV pes (2002), te pakten ne biblioteken time gjendet vetem ky liber, ku perfshihet edhe Herodoti (ne ate kohe nuk ishte botuar vepra e Herodotit Historite me perkthim te Aleko Minges).

Autoret qe jane permbledhur në këtë libër përbëjnë të vetmin burim mbi lashtësine e shqiptarëve të sotëm dhe paraardhësve të tyre, ku lidhja pellazgo-parailir (ilir-arber-shqiptar) (e vendos ne kllapa trinomin e fundit pasi nuk ka asnje lidhje birerie, nga pikepamja gjenetike, me elementin e pare), duke u mbeshtetur tek keta autore, konsiderohet e argumentuar plotesisht. Une pretendoj se pikerisht kjo nuk eshte realizuar ne asnje hallke te vetme, duke qene nje genjeshter shkencore me ndikim negativ mbi mendimin shkencor shqiptar, prandaj rendesia e ketij libri ne kete pike qendron. Per te qene i sinqerte me lexuesin une pretendoj se studiuesit shqiptare e te huaj, qe jane marre me problemin pellazg, parailir, ilir, arberesh e shqiptar te te gjithe koherave nuk kane qene te afte te argumentojne asnje lidhje te ekuacionit te mesiperm ne menyre absolute, por gjitheshka eshte rrotulluar rreth interpretimeve te fakteve te grumbulluara kryesisht nga punimet arkeologjike e gjuhesore duke i absolutizuar ato nga ana hapsinore edhe pse ato ne realitet kane argumentuar madhesine e botes se relacioneve te vendasve me kalimtaret e rastit per ta. Metodika e ndjekur eshte nje peshtjellim i politikave europiane me deshirat subjektive te individeve qofshin keta edhe shqiptare dhe ne menyre abuzive eshte pranuar kuarteti ekuacional i mesiperm si nje lidhje biologjiko-shoqerore me varesi kohore. Bota e relacioneve historike pellazgo-parailire e rrezon kete mit antihistorik duke marre per baze qofte edhe te sotmen sociale qe bartin mbi vete shqiptaret. Analiza e historise se njerezimit eshte shkenca qe analizon marredhenieve midis fiseve – grupfiseve – popujve – gruppopujve dhe racave duke marre per baze zhvillimin specifik te gjithseicilit dhe ndikimin e ndersjellte te realizuar pergjate faktorit kohelidhje. Me pak fjale shkenca e historise eshte analiza e zhvillimit te shoqerise sipas kohe-hapsires specifike ku ekzistojne nje teresi ligjesh te ditura e te paditura qe gjithsesi perbejne shkallen me te larte ligjore te Nenes tone Natyre. Une pretendoj se pikerisht keto ligje nuk ka marre per baze asnjehere shkenca shqiptare e historise edhe pse eshte pretenduar se ka qene nje shkenca materialiste e mbeshtetur ne dialektiken e tille. Kam rast te evidentoj kete mos dije, por dhe nje realitet kohoro-hapsinor te marredhenieve historike e politike te banoreve te hershem e te sotem te gadishullit iliriko-ballkanik mbi bazen e gjendjes shoqerore te kaluar dhe te tashmen, pasi kjo e fundit eshte rrjedhoje e te pares.

Përgatitësit e librit shkruajnë se “Në veprën e Herodotit ne gjejmë të dhëna shumë të rëndësishme për pellazgët. Përvec kësaj ky është i pari autor që zë në gojë emrin e ilirëve” (f. 15), por pa na thene se iliret permenden paralel ne kohe me pellazget, akoma me tej edhe vete iliret jane paralele ne kohe me moloset, epidaurasit, tribaldet, paionet, thesprotet, enhelejte (libri I, II, IV, V, VIII, IX), fise te cilat historiografia e sotme shqiptare i konsideron si fise ilire. Sipas Herodotit gjuha e pellazgeve ka qene e konsideruar si gjuhe barbare dhe rrjedhimisht del se popullata e Atikes ishte me prejardhje pellazge e cila e harroi (se si mund te harrohet nje gjuhe eshte nje problem me vete) te folmen e saj duke u kthyer ne helene, prej te cileve mesoi edhe gjuhen; pasi e folmja e krestonasve dhe e plakieasve, qe ishte e njejte, nuk ka asgje te perbashket me ate te fqinjeve te tyre, prove e qarte se keto dy fise pellazge ruajne akoma ne ditet tona gjuhen qe sollen ne kete vend atehere, kur u vendosen atje (f. 16). Besimet fetare tek pellazget ishin te lidhura me flijimet ku ata nuk u kishin vene emer perendive. Keto i mesuan shume vone, atehere kur i sollen nga Egjypti dhe per kete u konsultuan me orakullin e Dodones. Ky i fundit ishte i vetmi dhe me i lashti i Hellades; me vone helenet i muaren keto emra nga pellazget (f. 16 – 17, e kemi konsideruar te sakte perkthimin). Por ketu lind pyetja: po iliret, dardanet, epirotet perse nuk i muaren emrat e ketyre perendive per Fete e tyre, por ngelen ne pozicionin pagan te Besimit Fetar?

Sipas te vetmit informacion fillestar ne gadishullin Ilirik jetonin iliret, pellazget, helenet, moloset, epidaurasit, tribaldet, paionet, thesprotet, enhelejte. Atehere cila eshte baza shkencore qe te gjithe keto fise, apo popuj, pervec heleneve dhe pellazgeve, quhen fise ilire dhe perse keto fise ilire rridhkan nga pellazget kur jane te njekoheshme me ta, te pakten sipas Herodotit? Pretendimi qe pellazget ishin barbare dhe gjuha e tyre ishte e afert me gjuhen e shqiptareve te sotem nuk tregon aspak se ne kemi lidhje gjenetike me pellazget, por me se shumti paraardhesit tane kane pasur relacione shume te gjera duke fshehur gjenezen e te pareve tane te larget. E shikoni qe problemi nuk eshte krejt ashtu dhe ne kete pike ka nje abuzim shkencor? Une jam i bindur qe historianet moderne shqiptare e kane ditur kete lapsus, por e kane anashkaluar me qellim te keq. Nuk eshte e rastit qe perkthyesja Iliriana Angoni dhe shtepia botuese Almera, kur botuan vepren e Fulvio Kordinianos ne dy vellime, “Shqiperia”, me 2007-2008, nuk publikuan tre hartat qe tregonin gjendjen e gadishullit Ilirik ne tre etapa kohore rreth 3000 vjecare (mijevje. II Para Kri., mijevje. I Para Kri., mijevje. I Pas Kri.) ku emri Iliri gjendet vetem ne harten e dyte dhe ne menyre te paargumentuar (me hollesisht per kete problem shih artikullin: “Si e shtremberojne historine Ardian Klosi e te tjere”, pjesa e dyte, publikuar ne internet arti. 37genckhoti.com). E bukura eshte se vendndodhja e ilireve, sipas kesaj harte, nuk perputhet me te gjitha vendodhjet e ilireve te publikuara neper hartat e epokes komuniste ku mund te perfshihen edhe Fjaloret Enciklopedike te asaj epoke, por dhe te sotmes, prej nga autoret e teksteve shkollore i kane marre dhe u a japin nxenesve qe ne klasat fillore (kam parasysh librin e Luan Perzhites: Te njohim Iliret, te shtepise botuese BOTART, 2009) duke krijuar imazhin e kontaktit te ilireve me helenet.  Por keto harta kane dhe nje gje te re per historiografine shqiptare: emertimi Dardani ekziston perpara emrit Iliri cka me ka cuar ne perfundimin se emertimi Iliri eshte emertim politik dhe aspak historik. Ne keto harta nuk ekziston emertimi Pellazg qe do te thote se ato e kishin kryer detyren historike dhe ishin zhdukur prej saj, por ekziston emertimi e perandorise se besimtareve ndaj Kultit te Gjarperit (harta e pare, foto 25/7), perandori e cila kishte zene te gjithe qendren dhe veriun e gadishullit Ilirik  ne jug te Danubit, kufij me Dardanine, ku kjo e fundit ndodhej atje ku sot ndodhet Rumania Perendimore dhe u spostuan ne vendin e Kosoves se sotme nga dyndja dake, qe mund te konsiderohet pjese e dyndjes pellazgjike. Por kjo na jep ne dore celsin per te percaktuar shkakun e emertimit te te gjitha fiseve te gadishullit nen nje emer te vetem, me kusht qe ato te kishin si forme te besimit fetar Kultin e Gjarperit dhe shpejtesine e zhvillimit shoqeror te barabarte (prej ketej rrjedh “barazia” me e madhe e zhvillimit shoqeror te tyre, pasi ne te kunderten ata nuk i perkasin te njejtit bosht biologjik) . Ne kete menyre, me kete marreveshje, emertimi si fise ilire te te gjithe fiseve qe jetonin ne kete gadishull perligjet me lehtesi, por kjo nuk eshte e mjaftueshme pasi nuk jane zgjidhur dy probleme te rendesishme: nga e kane prejardhjen fillestare dhe ne cfare gjendje shoqerore kane ndodhur proceset sociale pergjate kesaj prejardhje. Zgjidhja e ketyre dy problemeve tregon se emertimi ilir eshte abuziv dhe i pamjaftueshem ne argumentat e zgjidhjes se problemit, per kete aresye do te perdorim termin parailir, si banoret me te pare dhe te vetem autokton te gadishullit Ilirik.

Por ka dhe nje pikepamje tjeter, qe gjithsesi nuk mund te anashkalohet, dhe duhet vene ne dukje ne menyre kritike pasi nuk mbeshtet ne asnje fakt duke qene ne kundershtim me gjendjen shoqerore te shqiptareve te sotem kur pranojme se ata rrjedhin nga iliret. Sipas akademikut tone Prof. Kristo Frasheri ne artikullin: “Shtremberime te historise se Epirit nga Akademia e Athines” (botuar ne Gazeta Shqiptare, e merkure, dt 10 gusht 2011) thuhet: “Nga njoftimet qe japin autoret e vjeter greke dalin keto konkluzione: se asnje autor antik grek nuk pohon se banoret e Epirit te lashte qene greke; se pellazget dhe greket qene dy kombesi te ndryshme; se qendra kryesore shpirterore e pellazgeve, faltorja e Dodones, ndodhej ne zemren e treves epirote; se praktiken e pagezimit te perendive me emra te vecante greket e moren nga pellazget. Shkurt, pellazget banonin ne Epir para se te shfaqeshin ne Ballkan helenet dhe iliret.” Une nuk e di se si e argumenton profesori yne kete dileme (interesant eshte fakti se si nuk jane revoltuar forumistet dhe te Marret e madheshtise shqiptare me gjithe ate “atdhedashuri” qe kane per ceshtjen shqiptare me idene e akademikut tone), por per nje gje problemi eshte krejt tjeter per tjeter. Ne qofte se parahelenet do t’i konsiderojme greket e koherave heroike, tipikisht te kohes se Luftes se Trojes, rezulton se politeizmi ka qene i lulezuar plotesisht dhe emertimi grek nuk ekziston. Ne qofte se do ta pranojme idene e profesorit tone ne funksion te ideve fetare problematika qe trajton ai permbyset pasi parahelenet i muaren idete fetare nga pellazget, por me kete akt ata tregojne se rrjedhin shoqerisht prej tyre dhe kjo do te thote se parahelenet e epokave heroike ishin njekohesisht helenet e epokave klasike, dmth: pellazge-parahelene-helene-grek. Kuarteti, mbi bazen e ideve fetare, eshte i vertetuar plotesisht. Po keshtu argumentohet ky kuartet mbi bazen e ideve politike me mjetet e dhunes, ku format fillestare parashteterore i perkasin dy elementeve te pare kur format tipike te luftes i perkasin dy elemeteve te dyte. Te pranosh ekzistencen e pellazgeve perpara ilireve ne trojet e gadishullit Ilirik duhet te kishim shkrime ilirike dhe jo pellazgjike, duhet te kishim mure ilirike dhe jo pellazgjike, duhet te kishim politeizem ilir nga ku duhet ta merrnin helenet dhe jo politeizem helen te marre nga politeizmi pellazg. Aresyeja e pretendimit te profesorit tone eshte e mbeshtetur ne argumenta politike, qe do t’i permendim kur te flasim per marredheniet politike greko – shqiptare. Por kryesorja ne pretendimin e profesorit tone qendron ne mos qenien e pellazgeve ne te njejtin stad kombetar me helenet. Kete nuk e ka thene kerkush, por kjo nuk ka asnje domethenie pasi pellazget jane te sfazuar ne kohe me helenet. Ajo qe duhet percaktuar ne dallimet midis pellazgeve dhe heleneve eshte rendi shoqeror pasi keta te fundit njihen per here te pare me kete emer vetem pergjate kohes kur ndodheshin ne tendencen drejt qytet – shteteve, kur te paret njiheshin drejt fundit te rendit fisnor. Ne qofte se midis pellazgeve dhe shqiptareve te sotem ekziston nje mundesi afrimi per shkak te gjuhes (e cila tregon gjithmone permase relacionesh), vazhdimesia pellazgo – parahelene – helene ka brenda qelizen me te rendesishme te rendit fisnor, e cila eshte e afte te lidhe dy pjesmarresit sipas evolucionit shoqeror: politeizmin, te cilet as iliret, as epirotet dhe asnje prej popullatave qe rrjedhin prej tyre, nuk e kane pasur qofte dhe si tendence. Atehere perse profesori yne e mohon lidhjen sociale pellazgo–helene? Kjo e fundit ka rendesi dhe aspak lidhja biologjike pasi njeriu konsiderohet qenie shoqerore dhe ketu fillon filozofia dhe historia e njerezimit. Pra problemi eshte botekuptimor fillimisht dhe pastaj shkencor.                                                                                                  percasktuar

Keshtu qe nuk eshte krejt ashtu dhe studiuesit shqiptare te te gjithe koherave kane abuzuar ne emer te ceshtjes kombetare dhe te shkences. Kjo e fundit eshte gjeja me e palejueshme pasi me lehtesi eshte kaluar nga argumentat shkencore ne ato politike dhe kundershtimi i politikes antishqiptare ne fushen e shkences eshte permbledhur ne te njejten hapsire dhe me te njejten forme duke qene larg te vertetes si nata me diten. Qe te mund te argumentosh formen e lidhjeve pellazgo-ilire, me perpara duhet percaktuar parimi natyror i lindjes se njeriut ne kontinentin europian dhe pasojat e procesit, per te cilen gje shkenca shqiptare nuk e ka thene kurre fjalen e saj per paaftesi totale. Qe te mund te flasesh per boten ilire duhet folur me perpara per lidhjen e tyre me gadishullin Ilirik nga pikepamja kohore dhe ai qe e ka bere kete i pari, duke dhene nje ide te re me karakter filozofik ne perputhje me temen tone, ka qene profesori grek Aris N. Pulianos ne Konferencen kombëtare për formimin e popullit shqiptar të gjuhës dhe të  kulturës së tij  (Tirane 1988,f. 424.), i cili ne baze te veglave te gurit, te gjetura afer kufirit shteteror shqiptaro-grek, kerkon qe Ballkani te perfshihet ne zonat e homonizimit te Globit duke na argumentuar qe eshte partizan i poligjenezes te races njerezore ne Toke (une pretendoj se kjo eshte gjeja me e re dhe vendimtare ne percaktimin e gjenezes se shqiptareve te sotem edhe ne qofte nuk eshte plotesisht e sakte). Mosha prej miliona vjetesh e banoreve me te pare te gadishullit ku jetojne sot shqiptaret perligjet edhe me nje menyre qe profesori i nderuar nuk e ka perdorur ndonjehere dhe perputhja e dy perfundimeve pa asnje lidhje me njeri-tjetrin tregon se miliona vjecaret perbejne rastesine e races se bardhe qe “mrekullisht” ka mbijetuar. Ne kete pike problemi, perseri, eshte botekuptimor dhe filozofik keshtu qe duhet zberthyer me perpara ai, pastaj te kalohet tek pellazget dhe iliret. Ideja e dhene nga Çarlz Darvini (1809 – 1882) (“Prejardhja e llojeve”, f.524, Tirane 1982) mbi monogjenizmin e qenieve biologjike nuk eshte e vlefshme per boten njerezore, ne te kunderten njeriu nuk e ka prejardhjen nga antopomorfet. Mbeshtetja ne kete teori edhe per boten e njeriut ndan historine e qenieve te gjalla nga qeniet shoqerore dhe te gjitha format e filozofise per kete problem (rrjedhimi i ligjeve te dialektikes eshte: dy cilesore nuk mund te kene kurre  te njejten forme prejardhje, ne te kunderten nuk mund te ndodhe kalimi nga cilesia ne sasi pa u shkrire ne nje.

Marrja ne konsderate e parimit poligjenetik te races njerezore ne Toke perben piken e pare botekuptimore te problemit dhe eshte nje dukuri qe ka si kunderti me teper rrafshin fetar se sa shkencor. Ne qofte se do ta konsiderojme te sakte apo jo teorine darviniste nuk paraqet rendesi, pasi kjo nuk me ka penguar te avancoj ne rrjedhimet qe dalin nga ky parim duke shtuar se parimi poligjenetik eshte i shoqeruar me kategorine rastesi-domosdoshmeri cka do te thote se njeriu eshte cfaqur rastesisht nje here e nje kohe dhe eshte rishfaqur per te dyten here domosdoshmerisht. Me sa di per racen malaviane (Indokine) kjo eshte e argumentuar me gjetjet e skeleteve te moshave 7 milion vjecare dhe zhdukjen e tyre per t’u rishfaqur perseri pas 5 milion vjetesh; ku midis dy moshave nuk ekziston asnje lidhje gjenetike e shoqerore. Kjo per racen e bardhe nuk duhet te kete ndodhur dhe rastesia e races se bardhe vazhdon te mbijetoje edhe sot me prapambetjen e saj shoqerore pertej prehistorise. Kjo perben shkakun analitik te ekzistences se parailireve, te cilat emertohen te tille me marreveshje kur nuk kishin rene ne kontakt me pellazget hyjnore. Ne menyre te permbledhur keta parailire jane absolutisht te panjohur ne asnje permase, por eshte pranuar se ata ishin te organizuar ne nje rend shoqeror qe kishte kultin e gjarperit si forme besimi fetar. Eshte e vetmja pike qe favorizon lidhjen e parailireve me iliret deri tek shqiptaret, por dhe moshet e stervjeter prej disa miliona vitesh ne gadishullin Ilirik.

Per te zgjidhur kete problem eshte e domosdoshme te zgjidhet menyra e lindjes dhe lidhja e ideve fetare me rendet shoqerore dhe cfare perfaqesojne ne realitet ato ne lidhje me keto rende. Perse format fetare jane ne perputhje te plote me formen e organizimit shoqeror dhe perse jane pararendeset e vdekjes se rendeve shoqerore dhe u sherbejne rendeve pasardhese (me hollesisht per kete mund te shihet artikulli: “Ateizem shkencor apo shkence antishqiptare”, publikuar ne genckhoti.com)? Pergjigjet e ketyre pyetjeve jane te afta te lidhin parailirert me iliret,  me dardanet, me epirotet, me arberit dhe shqiptaret dhe t’i ndajne te gjithe keto nga pellazget hyjnore dhe nga te gjithe popujt ballkanike qe kane jetuar ndonjehere ne kete gadishull, me kusht qe te jene bartes te Kulteve Pagane; dmth Natyrore, joPoliteiste. Duke e pase zgjidhur kete problem ne nje studim mbi lidhjen e ideve fetare me rendet shoqerore, dmth menyren se si lindin dhe evoluojne, si dhe me intelektualet shqiptare te epokes komuniste (per kete shih arti 1Ateizëm shkencor apo antishkencë shqiptare, 23.05.1992, publikuar ne genckhoti.com) shkurtimisht konkludoj, por duke lene me rezerve lidhjen e Ideve Fetare me Zanafillen e Njeriut ne Toke:

-feja lind per here te pare, kurdohere, ne ato popuj qe e kane arritur maksimumin e zhvillimit te komunes se mirefillte primitive dhe perpara se te kalojne ne ndarjen e punes pjellin formen e pare fetare, qe eshte besimi ne objekte reale me veprimtari imagjinare, e thene me ndryshe: besimi ne kultin e natyres. Kjo forme fetare perben formen me te pare te ideve fetare ne historine e njerezimit dhe shoqeron te gjitha fazen kalimtare te vdekjes se rendit komunar te mirefillte dhe kalimin ne fazen fisnore te tij. Kjo do te thote se vete rendi i komunes primitive perbehet nga dy faza cilesore te ndara midis tyre nga procesi i ndarjes se punes ku Kulti i Natyres merr pjese rastesisht ne te paren dhe domosdoshmerisht ne te dyten. Nga pikepamja kohore pjesmarrja e Kulteve Pagane ne vdekjen e rendit te mirefillte komunar perben rastesine, kur pjesmarrja ne fazen fisnore te komunes perben domosdoshmerine e ideve fetare. Por ne te gjithe kete analiza ka nje te fshehte te lidhur me shtritshmerine kohore te rastesise dhe domosdoshmerise, e cila na jep ne dore shtritshmerine kohore te ilireve. Fakti qe ne u njohim banoreve autoktone te Gadishullit iliriko-ballkanik vetem nje forme te besimit fetar (Kultin e Natyres) pergjate 4000 vjeteve, qe leviz midis Kultit te Gjarperit dhe atij te Diellit, kemi percaktuar se kujt rendi shoqeror u perkasin bartesit e tyre dhe ne cfare faze te ketij rendi kane jetuar dhe jetojne keta banore autoktone, cfare jane te afte te prodhojne ato edhe pse jane te influencuar nga popuj te tjere, dhe, kryesisht, shpejtesine e zhvillimit shoqeror dukurine e vetme te dallimeve te popujve dhe racave njerezore ne Toke. Vazhdimesia analitike e problemit shtron paralelizmin e ekzistences se qelizave shoqerore me kete forme te besimit pagan dhe sidomos me prodhuesit e shkrimit, meqenese pellazgeve u njihet prodhimi i shkrimi, ndersa ilireve jo. Eshte pika qe percakton autoktonine absolute te ilireve dhe ardhjen e pellazgeve ne gadishull dhe mos pasjen karakter birerie te ilireve nga pellazget, jo vetem se te paret jane shume – shume me te vjeter se te dytet ne kontinentin europian, por, kryesisht, sepse nuk jane te ardhur kur pellazget jane te tille te themi para 10-15.000 vjetesh, dyndja e trete. Kjo do te thote qe banoret me te pare te Gadishullit Ilirik kane jetuar per miliona vjet te vetem pa u kontaktuar me asnje qenie te gjalle shoqerore dhe per kete jane te vetmit autoktone te gadishullit. Per te pare kete gjendje ne kontinent duhet pare bota baske, pasi edhe atje pretendohet per ekzistencen e kulteve pagane ne kohera te aferta, sipas nje studiuese sovietike (per kete shih: Ekaterina Andrejeva: “Në kërkim të botës së humbur (Atlantida)”, Tirane 1968).

Zberthimi i zhvillimit te parailireve, perpara se ata te binin ne kontakt me pellazget, mbi bazen e ideve fetare, tregon se ata e kishin kishin kaluar domosdoshmerine e rendit te mirefillte komunar dhe perpara tyre ishte vene ne plan te pare kerkesa per ndryshimin e tij dhe per kete, perpara se te realizonin ndarjen e punes, pollen Kultin e Natyres me pamjen e Kultit te Gjarprit (mund te kete pasur dhe kulte paraardhese shume me te thjeshta, por qe nuk mund te evidentohen dot ne kete artikull). Ne tendencen drejt kesaj gjendje sociale duhet t’i kene gjetur pellazget banoret e pare te gadishullit, gje e cila ben te domosdoshme zberthimin e problemit te meposhtem:

Kontaktet e parailireve me pellazget perpara se te lindete Kulti i Gjarprit tek te paret duhen konsideruar rastesor dhe ndikimi i te dyteve mbi te paret duhet konsideruar zero deri ne momentin qe parailiret realizojne ndarjen e punes. Ky duhet konsideruar dhe momenti i ndarjes se ilireve nga parailiret, proces i cili vazhdon akoma edhe sot ne popullaten qe rrjedh prej tyre cka percakton dhe gjenezen e te gjitha grupfiseve qe bashkejetojne me pellazget dhe me vone me helenet (analiza e procesit te ndarjes se punes nder shqiptare edhe sot ne shekullin e XXI eshte me probleme te sensit hapsinor cka tregon se ndarja e punes eshte e realizuar ne menyre te sforcuar qysh ne ato kohera te sterlashte dhe argumenti me kryesor i percaktimit te permases se shpejtesise se zhvillimit social). Pikerisht kjo metode me con ne perfundimin qe helenet nuk kane kontaktuar kurre me iliret, por me epirotet ku keta te fundit duke marre prej tyre elemente shoqerore, por pa u helenizuar dot, kane avancuar ne raport me iliret e veriut. Nga ana tjeter popullata qe erdhi pas epiroteve ne keto troje eshte e pamundur te kene pasur karakter birerie me helenet pasi elementet shoqerore qe bartin ato jane shume me arkaike se elementet qe kane pasur helenet ne agimet e tyre, gje qe do te shihet ne kuadrin e marredhenieve politike greko – shqiptare.

Tjeter problem me rendesi ne percaktimin e gjenezes se paraardhesve te larget te ilireve eshte dhe problemi i levizjes mekanike te fiseve dhe grup fiseve mbi c’baze spekullohet pa fund. Shkencat shoqerore kete problem as qe kane tentuar ndonjehere ta zgjidhin seriozisht kur nuk kane qene te afta te vene ne dukje te mirat e te keqijat e monogjenezes dhe dukurine e levizjes se fiseve dhe grupfiseve. Problemi i levizjes se fiseve dhe grupfiseve eshte domosdoshmerisht inekzistent. Ne momentin qe antropomorfet prodhojne ushqimin e perditshem ne ate moment ata duhen konsideruar njerez dhe per kete levizja mekanike nuk ekziston me. Ajo duhet te jete rishfaqur shume pas ndarjes se punes, atehere kur filloi lindja e prones fisnore dhe u pa se zhvillimi i kesaj te fundit conte ne konflikte  midis komunave dhe cdo gje varej nga rritja numerike e tyre. Duhet konsideruar ky si shkak per fillimin e levizjes se fiseve dhe gjetjen e territoreve te lira, apo te territore te banuara nga krijesa njerezore te pazhvilluara ne fazen e prones fisnore, te barabarte me pronen e Kishes Pagane. Ne kete gjendje duhet t’i kene gjetur parailiret dyndjet e pellazgeve.

Ne menyre te permbledhur parailiret duhet te karakterizohen nga keto parametra te qelizave shoqerore:

-Nuk jane te ardhur ne gadishull ne gjendjen e organizimit shoqeror (ardhja e tyre ne gjendjen antropomorfe eshte problem biologjik dhe jo shoqeror; ne kete pike Darwini mund te kete te drejte, por dhe kjo me rezerve); me shpejtesine e zhvillimit shoqeror qe bartin ata ne te kater gjendjet shoqerore qe i njeh historia (ilir-epirot-arber-shqiptar) ardhja e parailireve ne gadishullin iliriko-ballkanik eshte absolutisht e pamundur, – ata jane te vetmit autoktone te gadishullit.

-Jetojne per miliona vjet te vetmuar ne gadishullin e ardhshem ilirik.

-Kane shpejtesine e zhvillimit shoqeror teper-teper te ulet, mbi cbaze parakalohen nga te gjithe popujt e mevonshem.

-Jetojne neper pyje dhe nuk njohin asnje shkalle te civilizimit te mevonshem. Eshte e domosdoshme te zbulohet se kush relator i ka nxjerre prej tyre dhe i ka futur per here te pare ne brazden e civilizimit. Spostimi nga helenet tek pellazget eshte nje justifikim  formal, pasi helenet rrjedhin ne menyre te drejteperdrejte nga pellazget  dhe, keta te fundit, nuk kane asnje karakter birerie me parailiret apo iliret. Ja perse parahelenet i kane ulur iliret nga pemet ne Toke, duke i transformuar ne epirote (termi ilir presupozon banorin autokton dhe jo ndryshe).

-Organizimi shoqeror i tyre permblidhet brenda kornizes se komunes se mirefillte primitive duke mos njohur asnje shkalle te diferencimit shoqeror. Njohin vetem veglat e gurit ne fazen me primitive te tyre dhe kjo per nje kohe teper – teper te gjate edhe kur rane ne kontakt me helenet (Durrahium, Apolloni, Lisus, Bylis, Finiq, etj, shek. VII – IV Para Kri.)

-I vetmi produkt subjektiv shoqeror i tyre, qe njihet, eshte Kulti i Gjarperit dhe kjo ne fazen me te pare, pasi organizimi institucional fetar nuk ekziston. Kjo forme e besimit fetar nuk eshte e huazuar nga kerkush dhe nuk perben pjesmarrje pasojale te botes se relacioneve me popuj me te zhvilluar. Ky kusht eshte absolut ne te gjithe popujt e rruzullit duke mos pasur perjashtim.

-Shtritshmeria gjeografike e parailireve nuk i kalon permasat gjeografike te gadishullit te ardhshem ilirik dhe gjitheshka permblidhet midis jugut te Danubit, Detit te Zi, Detit Egje, Detit Jon dhe Detit Adriatik.

Ne kete gjendje shoqerore, pas miliona vjetesh te vetmuar, jane ndeshur me ardhjen e dyndjeve pellazgjike ku dhe njihen per here te pare nga historia ne menyre teper siperfaqesore. Te vetmet burime mbi gjendjen e tyre eshte pretendimi i Fulvio Kordinianos mbi Besimin Pagan te Kultit te Gjarperit dhe ai i profesorit grek Aris N. Pulianos, i cili pranon ekzistencen e veglave te gurit tek ata perpara gjashte milion vjetesh.

Ardhja e pellazgeve nuk duhet konsideruar si nje proces i vetmuar kohor. Dyndjet pellazge duhet te kene zgjatur per shume e shume vjet dhe ardhja e tyre fillimisht duhet te jete realizuar nga rruget mbi Detin e Zi. Pikerisht kete problem duhet te zgjidhe arkeologjia saktesisht. Une arrij ne kete perfundim duke u mbeshtetur ne ndikimet gjuhesore qe gjuha pellazge ka realizuar mbi mesapet, etrusket, iliret, thraket, maqedonasit, helenet e te tjere te cilet perpara renies ne kontakt me pellazget duhet te kene qene ne nje gjendje shoqerore  jo vetem te diferencuar midis tyre, por dhe mosperputhese ne drejtim te mundesise. Ketu problemi eshte pak i ngaterruar pasi mosmbijetesa e fiseve te mesiperme sipas emertimeve perkatese, duke perjashtuar iliret dhe helenet, duhet te tregoje ekzistencen e parametrit “mundesi zhvillimi” te varur kryekeput nga bota e relacioneve universale, kryesisht midis pellazgeve dhe atyre fiseve apo grup fiseve ku keto te fundit transformohen, duke u shkrire, me latinet dhe helenet (te pakten mesapet dhe etrusket jane te lidhur me latinet, kur thraket dhe maqedonasit me helenet). Gjitheshka duhet konsideruar ne varesi te shpejtesive te zhvillimit shoqeror  perkates ku nje ndryshim ekstrem i permases se saj e ben te pamundur vazhdimesine e relacioneve. Une kete dukuri e konsideroj vendimtare ne mbijetimin historik te ilireve dhe pamundesine e mesapeve, etruskeve, maqedonasve dhe thrakeve per te qene te te njejtit bosht biologjik me iliret. I gjithe problemi rrotullohet ne pasojen e lidhjeve te dyndjes pellazge me bashkesite e atyre fiseve. Herodoti nuk ka qene i afte te pershkruaje historine e dyndjeve pellazge pasi ato kane ndodhur shume-shume perpara kohes se ekzistences se tij (disa mijera vjet), por ai ka pasur mundesi te kontrolloje ardhjet fundore te pellazgeve dhe transformimin pjeserisht te tyre ne helene dhe jo helene (ndoshta dhe me hamendje, por dhe per faj te perkthyesve te ndryshem). Kjo perben pasojen e lidhjeve te pellazgeve me vendasit autoktone prej nga rrjedh diferencimi i transformimit te tyre, gje e cila bie ne sy ne historine e lashtesise skllavopronare te gadishullit krahas komunes primitive autoktone ku bashkeekzistenca midis tyre bie ne sy ne luften Athine-Sparte te pershkruar nga Tuqididi, tek “Lufta e Peloponezit”.

Kjo do te thote se eshte e pamundur te flitet per ilire me prejardhje nga parailiret ne menyre te paster ne zhvillimin autokton. Iliret, qe njihen ne histori, jane pasoje e relacioneve pellazgo-parailire e meqenese se ato njihen ne qender te gadishullit me tendence drejt veriut ne brigjet e Danubit perligj ardhjen verioro-lindore te pellazgeve (kjo perforcohet dhe me ndikimet gjuhesore te pellazgjishtes mbi etrusket, mesapet dhe, ndoshta, deri tek basket). Relacionet midis pellazgeve dhe parailireve (madhesia e se ciles duhet te kete zgjatur per mijera vjet) duhet te kene ndikuar ne dy segmente kryesore te zhvillimit te shoqerise njerezore: ne ndarjen e punes dhe ne gjuhen e folur. Fakti qe gjuha e shkruar nga shqiptaret e sotem ngjason me gjuhen pellazge te lashtesise (Stela e Lemnos) duhet te sherbeje si argument qe gjuhen e folur iliret e huazuan fillimisht nga pellazget duke ja transmetuar brezave deri tek shqiptaret (shpejtesia e avashte e zhvillimit shoqeror te shqiptareve e perligj me se miri vazhdimesine e gjuhes se huazuar nga pellazget deri tek shqiptaret). Ne kete pike duhet pranuar qe ne nuk kemi asnje mundesi te njohim gjuhen e parailireve perpara se ata te binin ne kontakt me pellazget. Ne duhet te pranojme, per efekt te mangesive informative, qe parailiret, dhe te gjithe fiset qe rridhnin prej tyre, flisnin gjuhen e pellazgeve pasi sot ajo kuptohet me gjuhen e shqiptareve, por ajo eshte zevendesuar ne kohe me gjuhet e relatoreve qe iliret, epirotet, dardanet, arberit dhe shqiptaret realizuar nder shekuj pas shek. VIII Para Kri. deri me sot (helenet, romaket, bizantinet, sllavet, otomanet, europianet).

Kur  flasim per pasoje te lidhjeve parailiro-pellazge duhet te kemi parasysh te gjithe fiset qe besonin ne Kultet Pagane te natyres dhe e mbajten kete besim fetar pergjate gjithe epokes skllavopronare helene edhe pse keta te fundit besonin ne Politeizmin tradicional europian me shume fytyra. Kjo eshte pika me e rendesishme analitike qe ndan iliret nga pellazget dhe shkeputjen e ilireve nga parailiret perpara shkeputjes se heleneve nga pellazget. Eshte kjo e fundit qe percakton lindjen e mevonshme te epiroteve, te cilat arrijne te shkeputen nga iliret dhe ne saje te relacioneve me fiset e reja pellazge, here te transformuara ne helene, e here te qendruar ne pozicionin fillestar marrin statusin e ri te epiroteve duke ecur me perpara se baballaret ilire (dmth ne kohe epirotet vijne pas ilireve jo si bosht biologjik, por si emertim te vendosur nga helenet). Besimet pagane te tyre parapoliteiste, mungesa e organizimit shteteror ne kohen e luftes se Peloponezit, felligeshtia ne gjak dhe organizimi matriarkal i familjes, ekzistenca e prones ne formen fisnore, tregon se epirotet rridhnin nga iliret dhe jo nga pellazget, le pastaj nga helenet. Kjo gje perben te veshtiren e shkences se sotme shqiptare e cila mbeshtetet ne thashethemet e politikes dhe jo ne gjendjen shoqerore te epiroteve. Kjo gjendje behet edhe me e veshtire po te kemi parasysh qe shkenca shqiptare e epokes komuniste i vendos iliret ne territorin e Shqiperise se sotme gje qe jo vetem nuk eshte e sakte, por mbulon prejardhjen epirote te arberesheve te epokes mesjetare.  Ne kete pike politika e ka suprimuar shkencen e historise dhe eshte kjo aresyeja perse iliret jane cvendosur formalisht ne jug te gadishullit duke krijuar imazhin sikur shqiptaret e sotem rrjedhin nga iliret. Prej ketej ka rrjedhur ideja sikur epirotet rrjedhin nga helenet dhe emertimin e kane marre prej tyre. Edhe po te mbeshtetemi vetem tek idete fetare do te shihet qe influenca e heleneve mbi epirotet ka vetem karakter ekonomik pa arritur dot ndikimin e ndryshimit te tyre ne helene. Eshte e pamundur t’u atribuosh epiroteve helenizim kur ata per asnje cast te vetem nuk i kane besuar shume perendive. Ja perse Dodona Pallazgjike nuk eshte produkt ilir dhe ja perse helenet jane te lidhur me Dodonen. Problemet fetare deri ne fazen e politeizmit nuk njohin huazim nga njeri popull tek tjetri dhe ideja e Herodotit duhet marre me shume rezerve, ose ne te kunderten helenet rrjedhin nga Egjipti.

Eshte kjo aresyeja perse historiografia komuniste u ka krijuar lehtesira politikes greke per ta perforcuar termin Vorio-Epir deri ne ato kufinj trojesh qe u interesonte politikave greke te fillim shekullit te XX-te. Vorio-Epiri real i ka kufijte e vet ne jugun e lumit Drin, atje ku sot jeton shumica e popullit shqiptar cka me ka cuar ne perfundimin se arbereshet rrjedhin nga epirotet dhe jo nga iliret. Keta te fundit duhen konsderuar gjysherit tane qe ne saje te kontakteve me pellazget, ose parahelenet, u transformuan ne epirote duke frenuar zhvillimin e te pareve dhe vete muaren nje suport zhvillimi mbi ate te trasheguar nga iliret dhe per kete aresye duken sikur ngjasojne me helenet. Eshte bota e relacioneve ajo qe krijon kete pamje dhe eshte gjendja shoqerore ajo qe i ndan epirotet nga helenet dhe i bashkon me arbereshet.

Me pak fjale helenet nuk kane pasur kurre kontakte me iliret, por ata me se shumti jane relatuar me epirotet. I gjithe bregdeti lindor, juglindor dhe verilindor i Adriatikut duhet te kete qene nen trusnine e pellazgeve ku dhe ishulli i Kerkyres duhet te kete qene fillimisht i banuar nga ata. Ne jugun e gadishullit Ilirik midis viteve 1000 – 800 Para Kri., per shkak te relacioneve pellazgo–parailire dhe pellazgo–ilire, duhet te kene ndodhur ndryshime shoqerore ku duhet te dallohen epirotet, pellazget dhe keta te fundit te transformuar ne helene. Marredheniet midis tyre kane krijuar konglomeratin e grupfiseve te cilat shkenca shqiptare nuk ka ditur t’i zgjidhe asnjehere, por ajo ka pranuar ate qe kujtonte se i leverdiste politikisht (te Marret e Madheshtise Shqiptare kane ecur ne kete rruge ne menyre te pandergjegjshme). Gjithsesi te jete puna duhet evidentuar fakti qe marredheniet e pellazgeve me parailiret ka cuar ne formimin e ilireve ne formen qe i njeh historia, proces i cili permblodhi qendren, veriun dhe perendimin e gadishullit. Analiza e qelizave sociale qe shoqeron zhvillimin e grupfiseve eshte e afte te argumentoje emertimet perkatese dhe ndikimin reciprok qe ato kane realizuar mbi njeri – tjerin.

Marredheniet e pellazgeve me dardanet e Troades (dhe kjo me marreveshje, pasi tek Zef Mirdita: About the name Dardanian (Mbi emrin Dardan-rezyme), Prishtine 1973, emri i Dardaneve te Troades ishte Dardanos) duhet te jene cfaqur bindshem ne Luften e Trojes ku keta te fundit kane qene nje aneks i saj. Ekzistenca e emrit te ngushtice se Dardaneleve duhet ta kete burimin qe nga ajo kohe dhe duhet te sherbeje per te argumentuar boten e relatave midis pellazgeve dhe dardaneve te Troades. Por nuk perjashtohet mundesia qe emertimi dardan te kete fituar statusin e ekzistences pas luftes se Trojes, dmth te jete nje toponim pellazg i huazuar nga fisi ilir i dardaneve.

Vazhdimesia e ardhjes se dyndjeve pellazgjike ne gadishull ne koherat e ardheshme, proces e cili ka zgjatur per mijera vjet ne rruge te ndryshme lindore, duhet te argumentoje shkeputjen e epiroteve nga trungu ilir dhe vendosjen e tyre atje ku sot jetojne shqiptaret, te cilet ne mesjete emertoheshin arber. Kjo do te thote se zhvillimi i pellazgeve ne kontakt me parailiret ka cuar ne shkeputjen e ilireve nga parailiret dhe te heleneve nga pellazget. Une pretendoj qe pasoja me e dukshme e relacioneve pellazgo-parailire eshte bota ilire dhe bota helene. Ata nuk kane nje emerues te perbashket, por kane ndikim te ndersjellte deri ne ate mase sa bota ilire perfitoi nga bota pellazge, kur bota helene humbi nje pjese te aftesive shoqerore per te krijuar nje shtet helen, duke u kufizuar ne krijimin e qytet-shteteve helene. Cfaqja shume me vone e qyteteve tregetare ne Europen mesjetare duhet te tregoje se proceset shoqerore ne epoken skllavopronare helene kane ecur me sforco duke u frenuar nga nje ndikim i jashtem, rol te cilin duhet ta kete luajtur bota epirote. Eshte kjo aresyeja perse epirotet dallohen nga pjesa tjeter e ilireve dhe kane avancuar ne zhvillimin shoqeror te tyre ne raport me trungun gjenetik. Eshte kjo aresyeja perse helenet nuk kane pasur lidhje te domosdoshme me iliret, por e kane kufizuar boten e relacioneve fillimisht deri tek epirotet dhe pastaj i parakaluan ata drejt perendimit te Mesdheut. Mbetet per te zbuluar perse u terhoqen helenet nga bregdeti veriperendimor i Epirit ku kishin ndertuar kolonite e tyre dhe u ngushtuan rreth Peloponezit. Rendesi nuk ka shkaku, por pasoja e relacioneve te heleneve me vendasit epirote, pasi mbetet per te zbuluar se ne cfare pjese te historise se Epirit kane ndikuar helenet, qe gjithsesi boten fetare nuk e kane prekur dot, dhe eshte kjo aresyeja perse duhen analizuar relacionet heleno-epirote.

Perfundimisht relacionet fillestare pellazgo – parailire (shek C (?) – shek XX Para Kri.)  jane ato qe cojne ne formimin e ilireve dhe vazhdimesia e relacioneve pellazgo – ilire (shek. XX – shek VIII Para Kri.) jane ato qe shkepusin epirotet nga iliret dhe helenet nga pellazget (mbetet per te percaktuar paritetin kohor te shkeputjes, gje e cila do te kishte rendesi per te pare ndikimet e ndersjellta, ku prapambetja e epiroteve nga helenet dhe superioriteti i tyre kundrejt baballareve te tyre ilire tregon se gjendja shoqerore e popujve te gadishullit Ilirik ka qene rezultat i botes se relacioneve dhe aspak rezultat i zhvillimit autokton). Kjo do te thote qe gjuha nuk eshte e afte te argumentoje gjenezen e popujve, por me se shumti boten e tyre te relacioneve.

Relacionet historike heleno-epirote (shek. VIII – shek. II Para Kri.)

Ekzistenca e njekohshme e ilireve me pellazget (hipoteze) duhet te sherbeje si argument mbi ardhjen vale-vale te pellazgeve dhe zhvillimin e diferencuar te ketyre te fundit per shkak te botes se relacioneve. Jane keto te fundit qe diferencojne pellazget midis tyre dhe krijojne mundesine e relacioneve heleno-epirote. Por duhet pranuar se pikepamja e historiografise zyrtare shqiptare eshte tjeter per tjeter, studiuesit e saj pranojne relacionet iliro-helene duke e shtrire boten ilire ngjitur me ate helene. Sipas profesorit tone “Ne fillim te mijevjecarit II p.e.s., pra ne fillim te epokes se Bronxit, pjesa jugore e Gadishullit Ballkanik pesoi nje vale te re dyndjesh popullatash indoevropiane. Deshmi per kete dyndje eshte fakti se popullatat e reja nuk perdornin varrezat tumolare, por praktikonin varrosjen e te vdekurve ne grope. Keta qene popullatat helene, te cilat u shtrine ne viset e banuara me pare nga pellazget, pastaj kaluan edhe neper ishujt e Egjeut, madje edhe ne Azine e Vogel. Nga fundi i epokes se Bronxit ne Gadishullin Ballkanik u duken iliret, te cilet zune vend ne veri te Hellades dhe ne pjesen perendimore te Gadishullit Ballkanik.” (Kristo Frasheri: Shtremberime te historise se Epirit nga Akademia e Athines, pjesa e pare, Gazeta Shqiptare, e merkure, dt 10 gusht 2011).

Perseri habitem se si nuk jane revoltuar te Marret e madheshtise shqiptare me kete panorame qe ka paraqitur akademiku yne dhe perse nuk kane goditur te gjitha shkollat qe favorizojne keto teza dhe qe mbrohen nga shkenca zyrtare shqiptare?

Nuk eshte e veshtire te kuptohet qe parimi monogjenetik ka qene i vetmi qendrim zyrtar i historiografise shqiptare pergjate peridhes 1945 – 2011 dhe bota e relacioneve nje aneks i parendesishem ne zhvillimin e historise se Ballkanit, ose rendesia e tij qendronte ne periferi te analizave historike. Por profesori i nderuar kerkon qe ne te besojme se helenet kane ardhur ne gadishull perpara ilireve dhe vete iliret jane te ardhur ne trojet ku banojne sot shqiptaret. Kjo eshte absolutisht e pamundur dhe profesori i nderuar e ka te veshtire t’i afrohet te vertetes sikur te kete ne krah te gjithe monogjenistet e rruzullit. Me gjendjen sociale qe kane sot shqiptaret e fillimshekullit te XX-te eshte e pamundur qe paraardhesit e tyre te jene te ardhur ne gadishull, ne te kunderten shqiptaret nuk rrjedhin jo me nga epirotet, por as nga iliret dhe paraardhesit e tyre shoqeror nuk jane pikasur nga shkenca boterore akoma edhe sot. Kete gje akademiku yne duhet ta kishte pasur parasysh, pasi ne kete rast ka rene ne pozita te dyshimta idealiste me kete botekuptim, qe po te mbeshtetemi ne arsimimin e tij (sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, 2008) perligj perbukuri produktin intelektual shqiptar te epokes komuniste.                                                                                     iprtaret

Keto relacione jane te lidhura kryesisht me ndertimin e kolonive helene ne bregdetin lindor te Adriatikut, por dhe shkakun e shkeputjes se epiroteve nga trungu ilir. Pjesmarrja e epiroteve ne luftrat politike te qytet-shteteve helene duhet te tregoje se ndikimi i heleneve mbi ta eshte i padiskutueshem, por mbetet per te zberthyer masen e ketij ndikimi reciprok.

Analiza e qelizave shoqerore dhe veprimtaria e shoqerise ne lidhje me keto qeliza tregojne se emertimet e grup fiseve nuk mund te ngaterrohen midis tyre sado te veproje politika mbi historine. Ne kete menyre eshte e pamundur qe maqedonasit te ngaterrohen me iliret kur te paret kane  arritur deri ne dyert e Afganistanit nen drejtimin e Aleksandrit te Madh dhe luften e kishin mjet jetese; iliret dhe pasardhesit e tyre nuk e kane arritur akoma edhe sot stadin e zhvillimit social qe te perdornin luften. Mungesa e saj ne zhvillimin autokton te tyre dhe cfaqja e luftes ne disa pika (p.sh. Pirro i Epirit) duhet te tregoje qe kete mjeshteri ata e muaren fillimisht nga helenet dhe distanca teper e shkurter e levizjes ushtarake te strategut duhet te sherbeje si argument qe merita eshte e individit dhe jo e epiroteve. Ja perse forumistet nuk kane te drejte kur mohojne influencen e paraheleneve mbi iliret apo te heleneve mbi epirotet. Percaktimi i qenies se ilireve neper peme dhe ulja e tyre ne toke nga ana e heleneve eshte nje komoditet historik i paarrire, pasi problemi eshte shume – shume me i tmershem ne raport me shkallen e civilizimit. Fillimisht pellazget duhet t’i kene nxjerre parailiret nga pyjet, por bashkeekzistenca e te jetuarit neper guva guri te epiroteve kur helenet e Bylisit jetonin neper shtepi te ndertuara vete tregon se prapambetja shoqerore e vendasve eshte tej mases evidente dhe problemi duhet pare ne funksion te botes se relacioneve dhe jo ne varesi te zhvillimit autokton.

Nga ana tjeter analiza e ketyre qelizave duhet te tregoje se banoret e pare te Kerkyres nuk kane qene as iliret dhe as epirotet, por pellazget cka do te thote se helenet nuk debuan iliret nga Korfuzi (Kerkyra) para 28 shekujsh, por pellazget e mbetur prapa ne zhvillimin shoqeror te saje te relacioneve me parailiret. Akademiku jone i nderuar kete problem nuk e ka te qarte aspak,  por duke tentuar t’i kundervihet politikes greke bie ne te njejtat pozita politike dhe harron se duhen argumenta historike. Sipas tij “Shtrirja e ilireve drejt jugut nuk u krye vetem ne toke. Gjithnje sipas Strabonit liburnet ilire, pasi e krijuan atdheun e tyre ne Dalmacine qendrore, me anije te shpejta qe ata ndertuan pushtuan edhe ishullin e Kerkyres duke nenshtruar banoret e meparshem, feakasit pellazge. Historianet mendojne gjithashtu se nga brigjet e sotme te Vlores apo Himares iliret shtegtuan ne viset italike te Apulise dhe te Kalabrise. Prania  e tyre ne ato vise vertetohet edhe nga burimet e shkruara antike, madje edhe nga mbishkrimet e varreve te shkruara ne gjuhen e tyre amtare. Shkurt, provinca e Epirit mori te pakten ne shekullin IX p.e.s. fytyre etnike nga pellazge ilire.” (Kristo Frasheri: “Shtremberime te historise se Epirit nga Akademia e Athines”, pjesa e dyte, Gazeta Shqiptare e diel 14 gusht 2011).

Kjo nuk eshte e veshtire te permbyset: perpara shekullit te VIII Para Kri. vendasit autoktone nuk e kane pasur zhvillimin shoqeror qe te kishin varka, akoma me tej nuk duhet ta njihnin as profesionin e lundertarit, dhe koncepti Epir, ne kete rast, nuk paraqet rendesi per analizen historike. Problemet e zhvillimit shoqeror te trinomit ilir – arber – shqiptare kane ne themel te tyre zhvillimin progresiv ne varesi te plote te shpejtesise se zhvillimit social dhe ketu duhet zbuluar se kush ka ndikuar mbi ta ne ato kohera te largeta dhe eshte “fshehur” pas ilireve. Une pretendoj se historiografia komuniste kete problem e ka devijuar me dashje per te krijuar nje imazh te rreme mbi zhvillimin shoqeror te paraardhesve tane per te vetmin qellim: per te krijuar justifikimin e revolucionit socialist ne Shqiperine e pas luftes-1945, nje perralle qe nuk mund t’i rezistoje me kritikes. Te gjitha zhvillimet shoqerore qe duken ne gadishullin Ilirik me pamje shteterore nuk jane thelbi i shoqerise vendase, por i relatoreve qe kane ndikuar mbi keta vendas duke bashkeshoqeruar primitivizmin shoqeror qe trasheguan shqiptaret e sotem, i cili nuk mund te anashkalohet me nje te rene te lapsit. Ne kete pike mohohet historia reale e Popullit Shqiptar dhe hiqet mundesia per ta drejtuar popullin tone ne menyre politike me sa me pak dhimbje. Kjo tregon qe politika e sotme nuk eshte e afte te argumentoje zhvillimin e saj ne perputhje me ligjet ekonomike qe imponon historia e kaluar e Popullit Shqiptar dhe bota e madhe e relacioneve qe ka ndikuar mbi ta per afro 10 000 vjet.

Marredheniet heleno-epirote kane rendesi te madhe per historine e gadishullit sepse ato ne rastin me te keq argumentojne ardhjen e paraheleneve ne te dhe ndryshimin e vendasve autoktone prej tyre; akoma me tej ato argumentojne shtritshmerine hapsinore te te dy paleve ne jugun e gadishullit. Fakti qe midis tyre nuk ka ekzistuar konflikti luftarak tregon se zhvillimi shoqeror i tyre nuk ka qene i barabarte dhe ato kane jetuar brenda botes se tyre duke ndikuar reciprokisht pa e kuptuar se kush perfitonte prej saj. Gjeja me kryesore e marredhenieve historike heleno-epirote duket ne depertimin e produkteve ndertimore nga Hellada drejt kolonive te bregdetit epirot (muret pellazgjike ne te gjithe keshtjellat ne territorin epirot duhet ta kene zanafillen ne kete produkt), por idete fetare nuk kane deportuar dot. Epirotet gjithmone kane pasur kultet pagane si bashkeudhetare te jetes se tyre religjoze, kur helenet kishin kaluar prej shume shekujsh ne politeizem edhe pse perendite e tyre ishin futur ne kolonite e rrethuara prej popullates epirote. Analiza e ideve fetare tek iliro→epirotet tregon se pandryshueshmeria e tyre per 2000 vjet, te pakten, eshte treguesi me i sakte i lidhjes se tyre gjenetiko-shoqerore dhe faktin qe epirotet rrjedhin nga iliret (termi ilir ne kete rast duhet te konsistoje ne bashkesine e te gjitha fiseve qe jetonin ne gadishull me kusht qe te kishin Kultin e Gjarprit produkt te tyre). Vazhdimesia e ketyre lloj ideve fetare edhe per 2000 vjet te tjera duhet te tregoje madhesine e parametrit shpejtesi zhvillimi tek banoret autoktone te gadishullit, dhe te vetmin argument qe iliro-epirotet ishin afro 10 here me te vjeter se parahelenet ne Toke, jo me ne gadishullin Ilirik per te cilin as qe mund te behet fjale. Ne kete drejtim mashtrimi ne emer te shkences zoteron te pakten prej 150 vjetesh dhe as qe nuk eshte kuptuar ne asnje element se ne qofte se iliret do te ishin te ardhur ne kontinentin europian pas heleneve fare lehte bota helene do te kishte rilindur nen pamjen e botes greke, ose greket nuk do te ekzistonin ne histori pas epokes se lindjes se Krishtit dhe do te ishin iliret ata qe do te pasonin kurorat e epokes helene.

Edhe pse kane ekzistuar relacionet heleno-epirote shume me te shkurtera ne kohe se relacionet pellazgo – ilire, epirotet u shkeputen ne zhvillimin e tyre shoqeror nga trungu i tyre ilir duke arritur nje shkalle te tille zhvillimi ku prania e luftes bie ne sy si nje profesion. Ekspeditat e Pirros drejt Apenineve dhe vendit te heleneve tregojne se lufta kishte marre nje zhvillim ne perputhje me zhvillimin e shoqerise epirote ne menyre te ndikuar dhe aspak ne menyre autoktone, por ekzistenca e elementeve arkaike te lidhura me formen e familjes, prones, besimeve pagane, mungesa e nje legjislacioni shteteror tregojne se zhvillimi i shoqerise epirote ka qene merite e individit dhe prapambetja ne raport me helenet tregon se ndikimi i ketyre te fundit mbi te paret ka qene formal dhe per aq kohe sa ka ekzistuar bota e relacioneve. Problemi ka brenda nje te fshehte te vogel dhe te pa zbuluar: aresyen e largimit te kolonive helene nga bregdeti lindor i Adriatikut (mund te jete thirrja gjenetike nga rreziku pers; mund te jete ardhja e romakeve dhe pafuqia e heleneve per t’u perballuar me ta, por mund te jete dhe pamundesia e zhvillimit te heleneve ne kontakt te vazhdueshem me vendasit epirote. Ka shume mundesi qe helenet e kolonive ta kene kuptuar te paret pengesen sociale qe u sillte bota e relacioneve me epirotet). Aq me teper ardhja ne skenen historike te gadishullit te botes romake ka ndryshuar jo vetem marredheniet heleno-epirote, por rikthimin e ketyre te fundit ne gjendjen autoktone dhe lenien e tyre ne nje gjendje primitive ku i gjen bota bizantine, kryqezatat dhe politika otomane.

Edhe ne kete pike profesori yne ka nje pikepamje pak si me ndryshe, qe perseri nuk argumentohet dot duke marre per baze vetem faktorin gjuhe. Sipas tij: “Nuk mund te mohohet se pas shekullit IV p.e.s Epiri u ndodh para nje presioni te thelle helenizimi. Percuesit e tij qene ne vecanti kolonite helene, dhe ne pergjithesi kultura e perpunuar greke, te cilat bashkarisht leshonin rrezatime mbi popullsine ilire qe mbushte hinterlandin epirot. Pasoje e ketij fenomeni ishte edhe perhapja e gjuhes greqisht ne Epir. Por kurrsesi nuk mund te pohohet se te gjithe banoret ilire u helenizuan. Ne kete mes eshte spekulluar shume me njoftimin qe na jep Straboni (VII, f. 326) se ne treven midis Maqedonise dhe Detit Jon kishte ne Epir banore dy gjuhesh (diglose, bilinge).” (Kristo Frasheri ne artikullin: “Shtremberime te historise se Epirit nga Akademia e Athines”, pjesa e trete, botuar ne Gazeta Shqiptare, e hene, dt 15 gusht 2011). Por profesori yne ketu ka nje lapsus, qe natyrisht nuk eshte faji i tij, por i gjithe shkences se historise qe nuk ka qene e afte te raportoje ndikimet reciproke te relatoreve me ndryshueshmeri zhvillimi. Pastaj ndikimi i kolonive helene mbi Epirin nuk fillon ne shekullin e IV Para Kri., por shume me heret: te pakten data e themelimit te Durresit te lashte eshte veper e koloneve helene. Por kam frike se edhe themelet me te pare te Kalase Rozafat duhet t’ja dedikojme botes helene, ne mos qofshin pellazge, dmth parahelene. Vete keshtjella ne qytetin e Lisit ka si autor te pare sundimtarin e Kerkyres dhe nuk eshte e drejte qe t’i fshihet lexuesit shqiptar ky fakt , por spekullohet me fillimet e qytetit antik (kam parasysh artikullin: Keshtjella e Lezhes ne Fjalorin e ri Enciklopedik  Shqiptar, vell. 2, f. 1485-1486). Ka qene detyra e akademikut tone te argumentonte se kush ishte shkeputur me perpara ne kohe: epirotet nga iliret  apo helenet nga parahelenet, me ane te se ciles do t’i jepte dērmēn pikepamjes greke mbi karakterin helen te epiroteve. Kjo nuk mund te zgjidhet me metodikat ekzistuese, por duhet vene ne dukje se literatura e vjeter pa asnje lloj argumenti pranojne njekohesisht si Maqedonine ashtu dhe Epirin si dhe nje siperfaqe toke pa kufij konkrete te njehsuar me Heladen. Ketu fshihet i gjithe misteri i gadishullit Ilirik pergjate mijevjecarit te pare Para Krishtit dhe shkenca shqiptare e te gjitha koherave nuk e ka thene akoma fjalen e saj, per paaftesi apo per botekuptim eshte nje ceshtje qe i takonte profesorit tone.

Te dhenat mbi familjen epirote i kemi marre nga vepra e Nikëlls Hamond (1907-2001), Epiri, 1930-1970 (Tirane, 2004). Ketij autori kam pasur rast t’i njoh vepren me 1972, atehere kur u mbajt Kuvendi i Pare i Studimeve ilir (15 – 20 shtator), ku mbajti kumtesen “Varrimi me tuma ne Shqipëri dhe problemet e etnogjenezës (Kuvendi i I-rë i Studimeve Ilire, vëll. II, f. 153-161). Konkluzionet e tij perkojne me materialin argumentues te gjenezes se shqiptareve te sotem, sipas pikepamjes te kontinumit kohor-hapsinor. Autori pranon se me 1914 ne pergjithesi shqiptaret gjendeshin ne rendin e shoqerise fisnore (f. 26). Dhe kjo eshte pika me kryesore nga duhet te filloje argumentimi i gjenezes biologjike dhe gjuhes se popullit shqiptar, por qe anashkalohet me shume marifet pa i kuptuar pasojen. Kur koloneli Lik pati vizituar Himaren me 1805 ai pati kostatuar se familjet vendase ishin te organizuara sipas familjeve te grupeve fisnore, dhe se emri i nje nengrupi te madh quhej “Fratria”(f. 28). Sipas autorit sistemi i familjes ka mbetur i pacenuar dhe paralelizohet me ekzistencen e saj ne Greqine antike (f. 34). Por kjo nuk do te thote se himariotet e asaj kohe rrjedhin nga Greqia antike, por kjo do te thote se forma e zhvillimit te familjes eshte unike ne te gjithe popujt dhe gjitheshka eshte ne varesi te shpejtesise se zhvillimit social te banoreve; prapambetja e familjes himariote ne raport me familjen greke pergjate shekullit te XIX-te dhe ngjasimi me formen e familjes se Greqise se koherave heroike tregon menyren dhe formen e ndikimit te botes helene mbi boten epirote, pasoje e se ciles eshte pershpejtimi qe bota arbereshe ka marre nga bota paragreke e mesjetes, se bashku me te gjithe relatoret rastesore per arbereshet, dhe eshte treguesi i frenimit te zhvillimit te shoqerise paragreke dhe aresyen perse bota helene nuk rilindi ne formen e botes greke. Greket e sotem nuk e kuptojne sa prapambetja e tyre shoqerore ne raport me helenet e lavdishem qendron pikerisht tek banoret e trojeve qe ata pretendojne se jane te tyret dhe jane keta banore qe mund ta shkaterrojne te gjithe Greqine e sotme pa asnje lloj dhune, por vetem me ane te relacioneve te thjeshta ekonomike. Procesi ne fjale fsheh pikerisht prapambetjen historike te grekeve te sotem, por dhe paaftesine totale te shkences shqiptare per t’ju kundervene kesaj politike ne menyre shkencore. Dhe faji per kete eshte i arsimimit te pjesmarresve ne diskutimet shkencore me shkencen e komunizmit enverist, te cilat ata e reflektojne me nje bindje te admirueshme besnikerie. Pastaj nuk e di a eshte e njejta popullate qe ka jetuar ne shekullin e XIX-te ne Himare ne raport me ate te para 3000 vjeteve kur dime se popullata e Himares  mbas shekullit te XV u largua drejt Apenineve dhe arbereshet e Veriut zbriten ne Himare pas atij shekulli e ne vazhdim.

Kjo e fundit dallohet edhe po te shihet problemi ne kuadrin e te drejtes zakonore shqiptare ne ato krahina kur po te kishte qene e lidhur me boten helene, nuk mund te prodhonte nje te drejt ligjore me arkaike se ligjet e Solonit, bile shume me arkaike. Me sa duket kjo nuk u ka vajtur ndermend politikaneve, por qe studiuesit shqiptare e kane permbledhur kete fakt duke perforcuar bindshem varesine e shqiptareve te sotem nga bota epirote. Keta te fundit nuk kane ngjasuar asnjehere me helenet dhe ne shekullin e XX-te Pas Kri., pasardhesit e tyre kane elemente te perbashket me pellazget, paraardhesit e heleneve. Sipas profesorit japonez “Kazuhiko Yamamoto, i cili ka bere hulumtime te posacme per problemet e etikes se Kodit zakonor (Kanunit) shqiptar ne planin krahasues, shpreh mendimin: “Edhe struktura etike e shoqerise homerike, e perbere nga besa, nderi, miku, gjaku, buka dhe hakmarrja, duket se i perket kategorise etike te nje shoqerie pa autoritet shteteror, perfaqesuar me se miri nga struktura etike e Kanunit” (The etical structure of Kanun and cultural implications, perkthyer ne shqip nga dr Selahedin Velaj, f. 215, SHBA 2005)” (Prof. Dr. Ismet EleziKanuni i Laberise, f. 9, Tirane, 2006). Qe te flasesh pas 3300 vjetesh per nje gjendje shoqerore te barabarte per dy pjese njerezish, njeri jetuar ne shek. XIII Para Kri. dhe tjetri jeton ne shek. XX Pas Kri. te jeni te sigurte qe ato nuk kane asnje lidhje midis tyre, por ajo qe i perbashkon ato eshte trajtimi kohor i ideve juridike mbi bazen e shpejtesise se zhvillimit social cka do te thote se ne sot jemi te afte te argumentojme se bartesit e Kanunit te Laberise kane ecur trashegueshem ne rrugen e paraheleneve pa u bere helene dhe pa pasur ndikim te drejteperdrejte nga keta te fundit. A nuk do te thote kjo se ndikimi i heleneve mbi epirotet ka qene vetem formal dhe parametri mundesi tjetersimi nuk ekziston? Ne do te shikojme ne nje studim me voluminoz (“Poligjeneze apo monogjeneze dhe mbi kete parim natyror gjeneza e popullit me te vjeter te Europes”, shih genckhoti.com) se si masa e variacioneve te sasive se relacioneve universale ka vetem nje perfundim: ose mbijetim mbi bazen e domosdoshmerise historike, ose zhdukje nga arena historike e zhvillimit te shoqerise njerezore; – rruge te mesme nuk ka. E thene me fjale te tjera “paradoksi i kohes” ose ndryshon kodin shoqeror, dmth shpejtesine e zhvillimit, ose eleminon strukturen sociale. Ky eshte perfundimi i pretendimit politik te analizes se marredhenieve heleno – epirote. Te vetequajturit historiane te mos mundohen kot ne nxjerrjen e perfundimeve te asaj qe ka ndodhur perpara mijera vjeteve jo vetem pse do te arrijne ne perfundime te gabuara, por mbi te gjitha do t’i tregojne njerezimit qe e ashtequajtura shkence e historise eshte suprimim i mendimit politik mbi mendimin shkencor, dmth eshte refleksion i dhunes politike. Te pakten shkolla britanike, me ane te Nikëlls Hamond-it e pertej tij, e ka perligjur kete praktike dhe kete paaftesi.

Perfundimisht relacionet heleno – epirote nderpriten nga veprimtaria politike e botes romake, bizantine, otomane dhe keto relacione kalojne ne relacionet heleno – arbereshe (shek. V – shek XVI Pas Kri.), te transformuara ne heleno – arvanitase, dhe greko – shqiptare (shek. XVII – shek. XX Pas Kri.).

Relacionet politike greko-shqiptare (shek XVII – shek XX Pas Kri.)

Interesant eshte fakti i pjesmarrjes te te Marreve te Madheshtise Shqiptare ne kete fushe duke na treguar fare hapur qe Shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare eshte nje shkolle e mirefillte politike.

Nuk e besoj se ka cudi me te madhe ne historine e popullit shqiptar menyra se si eshte krijuar inteligjenca popullore dhe se si ka kaluar kjo inteligjence nga pozitat e antishqiptarizmit ne internacionalizmin proletar e pastaj ne promotore te ceshtjes shqiptare duke pasur ne themel te saj krimin antishqiptar. Behet fjale per vitet 1943 – 1948, pastaj per vitet 1956 – 1982 dhe, ne fund, per vitet 1992 – 2011. Te tre keto periudha, ne funksion te temes sone, perbejne  cudine me te madhe te historise se popullit tone duke argumentuar se karakteri mercenar (keshtu u pat shprehur nje filozof i njohur mbi karakterin e popullit tone ne mesin e shekullit te XIX-te) nuk eshte karakteristike e popullit tone, por e politikaneve qe e drejtojne ate. Fill mbas permbysjes formale te politikes shqiptare, me 1991, lindi nje letersi politike ne fushen e marredhenieve greko–shqiptare ku dallohej nje antigreqizem shoqeror dhe nje proçamerizem hipokrit.

Relacionet e mesiperme kane pasur jo vetem njeanshmeri nga ana e te pareve, por ato, ne funksion te popullit shqiptar, kane qene pjesore dhe te lidhura vetem me jugun e Epirit, qe korespondon me jugun e Shqiperise se ardheshme. Por relacionet politike greko-shqiptare kane pasur dhe dy suporte kryesore percaktuese per permasen e saj: politiken  afro 500 vjecare otomane (te filluar perpara vitit 1430) te lidhur me paragreket e arbereshet dhe reaksionin e Ali Pashes se Janines pergjate 20 vjeteve te pare te shekullit te XIX-te kundra Portes se Larte. Nuk mund te kuptohen relacionet politike te mesiperme pa keto dy suporte jo vetem ne drejtim te aplikimit kohor, pjesmarjes se njerezve ne to, por sidomos te pasojave te shfaqura pas formimit te shtetit te shqiptareve ne fillim te shekullit te XX-te.

Ne menyre te permbledhur eshte e pamundur te zbulohen sakte relacionet greko – shqiptare ne qofte se nuk nxjerrim nga bota e relacioneve universale ndikimet e ndersjellta otomano – paragreke dhe otomano – arbereshe (shek. XV – shek. XVIII) qe cojne ne lindjen e reaksionit greko – arvanitas kundra politikes otomane. Por pergjate ketyre shekujve ne kemi dhe shkakun e ndarjes se shqiptareve ne gege e toske edhe pse para 500 viteve ka qene e njejta popullate. Pikerisht ne diferencimet e marredhenieve pese shekullore te banoreve vendas me komshinjte qendron dhe shkaku i deferencimit gege-toske. Eshte nje perralle ndryshimi cilesor qe tosket kane kundrejt gegeve dhe produktet e tyre shoqerore ndryshojne cilesisht. Venia ne pah e ketyre produkteve, ekstremiteti i vetelavderimit te tyre  dhe lidhja krahasuese me produktet subjektive te paraheleneve te epokave heroike (kam parasysh librin e muzikologut akademik Vasil  Tole “Pse qane kuajt e Akilit” “E qara me bote” dhe prejardhja e iso-polifonise popullore shqiptare, Tirane 2011) perben te gjithe thelbin e pretendimeve te te Marreve te Madheshtise Shqiptare dhe turpin intelektual te popullit shqiptar.

Pikerisht ngjarjet e ketyre pese shekujve kane percaktuar rigorozisht relacionet greko – shqiptare (ku dhe qendron shkaku kryesor i deferencimit gege-toske) ku politizimi i tyre eshte nje shtremberim banal i realitetit historik. Menyra se si bota paragreke u suportua me boten otomane eshte krejt e ndryshme nga marredheniet otomano – arbereshe jo vetem si karakter, por dhe si pasoje. Eshte kjo aresyeja qe konflikti otomano – grek mori pamjen e konfliktit islamiko – ortodoks dhe perse midis otomaneve dhe shqiptareve nuk ka pasur kurre konflikt te hapur, por cdo gje ka qene shprehje e reaksionit te individit politik shqiptar me kete perandori, qofshin Bushatllinjte e qofte Ali Pasha i Janines. E vetmja revolte popullore antiotomane, me pasoja politike, nga ana e pales shqiptare u shpreh ne kohen e revolucionit grek ku popullata ortodokse shqiptare u perzie me popullaten greke per te themeluar shtetin e grekeve per here te pare ne historine e tyre biologjiko-shoqerore cka duhet te tregoje se konfliktet perkatese nuk kane te njejtin suport zhvillues dhe reaksioni shqiptar ndaj pushtetit otoman ka qene i paperfillshem ne raport me ate grek dhe ne kete pike fillojne relacionet politike midis grekeve dhe shqiptareve. Zevendesimi i politikes se Ali Pashes se Janines nga ana e Portes se Larte pas 1822 do te sillte konfrontimin politik otomano-grek ku perfshirja e pales shqiptare nuk eshte nenkuptuar asnjehere si ekzistence, por si aplikim i dhunes se Islamit mbi ortodoksine greke. E gjitha kjo per mos ekzistence te shtetit te shqiptareve, qe e trasheguan konfliktin otomano-grek si pjese te ndergjegjes se tyre. Une pretendoj se ne kete pike e ka burimin i gjithe konflikti greko-shqiptar pas vendosjes se kufirit te aprovuar nga bashkesia europiane me Protokollin e Firences 1913.

Relacionet greko-shqiptare ne fillimet e shekullit te XX-te do te kishin mbetur te pazbuluara pas gjithe atij represioni qe propoganda komuniste i kishte bere deshmitareve te ngjarjeve te viteve 1913-1914, 1944-1945, 1949. Por dikush guxoi dhe i shkroi Enver Hoxhes mbi manipulimet e historise per vitet 1913-1914 mbi marredheniet greko-shqiptare dhe perse oreksi grek vazhdonte te ishte i madh edhe pas Protokollit te Firences. Diktatura komuniste i futi djalin ne burg dhe Vasil Dilo, i vetmi deshmitar profesionist i atyre koherave, heshti formalisht. Pas 1946 u ul dhe shkroi per keto probleme te gjithe historine e Shqiperise se Jugut te shekullit XX-te, e cila ishte e pasqyruar ne shtypin e atyre viteve te largeta (Gazetat: “Konkordia” – “Omonia” dhe “Mbrojtja e Epirit” ne gjuhet greke, italiane dhe shqip) duke lene si deshmi te vetme punimet:

1-Ditari politik 1906

2-Ditari politik 1914

3-Italia dhe Shqiperia

4-Roli i Kishes Ortodokse ne ceshtjen kombetare shqiptare

5-Grekomani dhe grekomania

6-Protokolli i Korfuzit

7-Studim mbi cifliqet (monografi) e shume e shume tituj te tjere.

Ne kete menyre sot shqiptaret kane ne dore te vetmin burim historik te atyre ngjarjeve (1913-1914) qe kundershton menyren e politizimit te marredhenieve politike greko-shqiptare te bera nga propoganda antishqiptare e rendit komunist te Enver Hoxhes dhe pinjolleve te tij. Ne te vertete kjo perben te rene per te gjithe popullin shqiptar ne lidhje me marredhenit politike greko-shqiptare.

Menyra se si trajtohen marredheniet politike greko – shqiptare nga historiografia shqiptare duket ne rreshtat e meposhtem ku perzihet pasaktesia, mendjemadhesia kombetare, mosmiredashje per te kaluaren historike a thua se eshte faji i grekeve te sotem per prapambetjen e shqiptareve, dhe nje tendence antigreke. Sipas profesorit tone: “Endra e mekembjes se Bizantit mesjetar, sic dihet deshtoi. Madje historia e shtetit te ri grek eshte historia e deshtimeve te njepasnjeshme. Stambollin e humbi pergjithmone. Nga Azia e Vogel hoqi dore e turperuar nga disfata ushtarake. Thraken lindore nuk e prfshiu dot. Edhe Maqedonine veriore kaq te lakmuar prej saj nuk e shtiu dot ne dore. Gjithashtu ne aneksimin e Qipros deshtoi. Ne Epir siguroi vetem shkeputjen e gjysmes se saj jugore. Megjitheate , lakmite qe ka Athina nuk jane shuar. Ajo ka nevoje te domosdoshme per nje fitore. Per fitore ka me teper se kurdohere nevoje tani qe eshte e mbytur ne borxhe. E vetmja shprese per te korrur fitore i kane mbetur – nje fitore morale me Maqedonine per ta detyruar te ndryshoje emrin dhe nje fitore territoriale me Shqiperine per te shkeputur prej saj autonomine e “Vorio-Epirit”.” (Kristo Frasheri: Shtremberime te historise se Epirit nga Akademia e Athines, “Gazeta Shqiptare”, e merkure, dt 10 gusht 2011).

Te pakten ne shtypin e kohes (gazeta “Mbrojtja e Epirit”, nr 30, dt. 1 maj 1914 mbi Protokollin e Korfuzit; Shqiperia e Ilustruar 1927 mbi Protokollin e Firences) dhe punimet e Av.Dr. Vasil Dilo mbi Protokollin e Korfuzit rezulton se Greqia e ka pasur ne dore ta merrte te gjithe te ashtequajturin Epir, por pranoi me mire te merrte kater ishujt e Egjeut duke e lene territorin e pretenduar si Epir i Veriut per gjene me te thjeshte fare: banohej nga shqiptaret; keshtu qe nuk mund te konsiderohet deshtim mos marrja e Vorio-Epirit, problem ky i zgjidhur me Protokollin e Firences (1913). Pastaj per nje gje duhet te jemi te sigurte: Greqia politike eshte krejt e barabarte me Shqiperine politike ne menyren e formimit: te dy shtetet jane produkte te politikes europiane njera e fillim shekullit te XIX-te, ndersa tjetra e fillimshekullit te XX-te, e para si kunderveprim ndaj politikave otomane, ndersa e dyta si kunderveprim ndaj politikave greke dhe serbe. I them te gjitha keto per t’i treguar lexuesit se pretendimet territoriale te Greqise per Vorio-Epirin jane nje bllof politik dhe asgje me shume. Nuk do te pyetet ndonjehere Greqia, por as dhe Shqiperia, bile as Serbia, per kufijte midis tyre dhe me shtetet e tjera fqinje, ajo eshte puna e Europes dhe e SHBA-se. Ka kohe qe qarkullojne zera qe keto kufij do te ndryshojne, por se si nuk besoj se do t’i pyese njeri pretendentet qofte ne Greqi, qofte ne Shqiperi e qofte ne Serbi. Ka shume mundesi qe menyra e te shprehurit te akademikeve tane t’i sherbeje ketij qellimi. Ne thelbin e problemit po pergatitet popullata shqiptare per keto ndryshime si e vetmja menyre per t’ja arritur qellimit pa shume zhurme, por dhe si penguesja formale e kesaj politike, sepse vetem tani (pas 1992) shqiptaret po e ngrene zerin per territoret e grabitura nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia ku popullata shqiptare eshte tjetersuar dhe transformohet me shpejtesi (eshte njesoj sikur te cohen lekurkuqte e mbetur dhe te pretendojne nga raca e bardhe per pervetesimin e kontinentit amerikan ne veri e ne jug). Ato shtete akoma nuk e kane marre vesh se proceset politike antishqiptare te kahershme vetem tani kane filluar ta japin rezultanten e kunderveprimit historik mbi veprimin politik. Vetem ne Serbi ky  kunderveprim eshte inekzistent pasi ne ate vend popullata ilire eshte asgjesuar fizikisht ne menyre absolute dhe ndikimi reciprok ka qene i perkohshem.

Konfliktet formale politike midis grekeve dhe shqiptareve duhet ta kene zanafillen ne menyren e lidhjeve te gjithseicilit me pushtetin otoman. Ne qofte se te paret kerkonin te hanin buke nga te dy krahet, shqiptaret e pane te aresyeshme te lidhen me Stambollin dhe mbi kete baze te realizonin qellimet e tyre politike, por qe e gjitha kjo rezultoi me suprimimin e individit mbi shoqerine shqiptare mbi c’baze lindi per here te pare politika e shqiptareve. Veprimtaria e Bushatllinjve ne Shkoder dhe e Ali Pashes ne Janine duhen konsideruar si shkendijat e para te politikes shqiptare kur kalohet nga rastesia (Gjergj Katsrioti) ne domosdoshmeri (Ismail Qemali), por dhe fillimin e konfliktit politik midis Greqise dhe krahinave te banuara nga shqiptaret duke bere nje kapercim serioz ne permasen e botes se relacioneve (nje lloj kendveshtrimi).

Keto lloj relacionesh e kane burimin ne kohen e formimit te shtetit Grek (1830), por ato jane te varura ne thelbin e tyre ne konfliktin ortodokso – islamik, sidomos pergjate shekullit te XIX. Interpretimi i ketyre marredhenieve ne varesi te mbrojtjes se popullates muslimane nga presioni ortodoks grek per keto krahina nuk ka vlera, pasi asnjehere popullata e Jugut ballkanik nuk eshte ndodhur perpara eleminimit fizik si ne rastin e Veriut nga presioni ortodoks sllav (ne Greqi eshte realizuar transformimi politik i arvanitasve ne greke). Perkundrazi zanafilla e konflikteve politike midis grekeve dhe shqiptareve e ka burimin ne politiken e Ali Pashes se Janines  kundrejt popullates ortodokse shqiptare (Sulit) mbi c’baze u realizuan levizjet e popullates nga te dy krahet ku suliotet u perzien ne ngjarjet e revolucionit grek dhe nje grup grekesh u vendosen ne tokat e banuara nga shqiptaret (ne Dropull, Polican te Gjirokaster, Bregdet, Finiq, dhe ne Narte te Vlores). Keto konflikte u mbarsen edhe pas 1912 dhe Greqia priti rastin per te pastruar territorin e saj nga shqiptaret qe nuk ju binden kthimit ne fene ortodokse greke (nje lloj tjeter kendveshtrimi).

Te dy keto kendveshtrime, te aferta midis tyre, pergatitin popullin shqiptar per politiken e re greko-shqiptare qe do te aplikohej ne fillim te shekullit te XX-te me lindjen e shtetit shqiptar ku nuk eshte e drejte te merret per baze vetem pretendimi i njerit relator. Kjo do te thote se pretendimet e te Marreve te madheshtise shqiptare e kalojne cakun e normalitetit njerezor. Raportet politike midis Greqise dhe Shqiperise kane nevoje te rishikohen ne planin teorik, sidomos pergjate shekullit te XX-te pasi kemi te bejme me tre grup ngjarjesh qe lidhen me te dy vendet ku asnjehere nuk eshte percaktuar sakt faji politik per masakrimet e shqiptareve dhe te komunisteve greke: masakrat e shqiptareve te Greqise 1913-1914, debimin e shqiptareve nga tokat ku banonin prej shekujsh ne Greqi me 1944-1945 dhe masakrimin e komunisteve greke me 1949 ne tokat e shqiptareve. Per te tre keto ngjarje informacioni ne Shqiperi ka qene tendencioz dhe e verteta kerkon shume mund te zbardhet, kur ne realitet kero ngjarje jane devijuar me qellim politik per te mbuluar veprimtarine antishqiptare te shtetit grek pergjate shekullit te XIX-te.  Nuk qe e rastit dalja ne drite e nje seri titujsh librash mbi marredheniet politike Greqi – Shqiperi, te cilat kerkojne te ndersejne popullin shqiptar kundra popullit grek, ose politiken e sotme shqiptare kundra historise dhe perfshirjen e saj ne politiken antigreke te nje segmenti te panjohur europian, ku perfshihen, te pakten:

Blerina Namik Sadiku, Lindja e ceshtjes Came: 1820 – 1943, Tirane 2011.

Foto Cici, Midis shqiptarise dhe grekesise, Tirane 2006.

Filip Lico, Probleme te marredhenieve greko – shqiptare, Tirane 2009.

Beqir Meta, Tensioni greko – shqiptar (1939 – 1949), Paqja e veshtire, Tirane 2004.

Hasan Minga, Hilmi Saqe, Genocidi grek kunder Camerise vazhdon, Tirane 2006.

Hilmi Saqe, Gjenocidi grek kundër Çamërisë dhe greqizimi i Shqiperise vazhdon, Tirane 2010.

Hajredin Isufi, Cameria, Tirane 2009.

Dr. Sulejman Abazi, Cameria, Rikthimi tek lavdia e eterve te dikurshem, Tirane 2007.

Ibrahim D. Hoxha, Cameria dhe Janina ne vitet 1912 – 1922, Tirane 1996.

Fatos M. Rrapaj, Renkimet e Camerise, Tirane 1995.

Mentor Nazarko, Lufta e fundit, pronat e shqiptareve ne Greqi, Tirane 2007.

Tolke Xhillari, Problemi i ndergjegjes te Arvaniteve, Athine 1996.

Vasil Kondis, Greqia dhe Shqiperia (1908 – 1914), Tirane 2007.

Jakob  Philipp Fallmerayer, Elementi shqiptar në Greqi, Tirane 2003.

Niko Stylo, Historia e shenjte e arvanitëve, Prishtine 2004.

Dhe nje seri librash mbi rishikimin e historise se Greqise se Vjeter e te Re qe kerkojne t’u imponojne shqiptareve ndryshimin e pikepamjeve mbi greket dhe helenet (ne kete lufte jane perfshire te Marret e madheshtise shqiptare, te cilet me veprimtarine e tyre ekstreme kerkojne qe shqiptaret te mos e mesojne te verteten ne asnje permase), si me poshte te pakten:

Robert D. Kaplan, Greqia: Dashnorja e Perendimit, Gruaja e Lindjes, Tirane 2002.

Arsim Spahiu, Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e Vjetër, Tirane 2006.

Aristidh Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve, Tirane 2002.

Fiqret Barbullushi, Akili, Odiseja…nuk ishin helenë, Tirane 2007.

Fiqret Barbullushi, Akili dhe Agamemnoni, Tirane 2009.

Gerold Dommermuth–Gudrich, Mitet me te famshme te lashtesise, Tirane 2006.

George  G.M.James, Trashëgimi e vjedhur, Tirane 2009.

Louis  Beonlew, Greqia përpara Grekëve, Tirane 2008.

Mathieu  Aref, Mikenët =Pellazgët, Tirane 2008.

Nikolaj Albertovic Kun, Mite dhe legjenda te Greqise se Lashte, Tirane 2000.

N.A.Kun, Eposi i Greqisë së Lashte, Tirane 2003.

N.A.Kun, Mitologjia Greke, Tirane 2005.

Martin Bernal, Athina e zeze, Tirane 2009.

Richard Clogg, Histori e permbledhur e Greqise, Tirane 2004.

Le t’i shohim te tre keto grup relatash politike sipas nje informacioni krejt tjeter per tjeter dhe lexuesi te nxjerre vete konkluzione.

1 – Per ngjarjet e vitit 1913 – 1914 informacioni  ka qene fund e krye politik dhe kerkush nuk ka guxuar te paraqese nje realitet te kundert me ate te servirur nga diktatori. Forumistet ne kete drejtim mashtrojne popullin shqiptar kur pretendojne se kundrejt Greqise fqinje nuk ka pasur kurrfare urrejtje te ushqyer nga politika komuniste. Ata nuk e kane lexuar Historine e Shqiperise, prodhim i Universitetit te Tiranes me 1965, pasi ne te kundert do te e dinin se “Autoret e Historise se Shqiperise shqyrtojne shkurtimisht marredheniet greko – shqiptare dhe duket se kane paragjykime ndaj grekeve. Ata i paraqesin greket si agresore ndaj nacionalisteve shqiptare dhe sikur ndjekin nje politike armiqesore ndaj shqiptareve” (Vasil Kondis, Greqia dhe Shqiperia 1908 – 1914, f. 7, Tirane 2007). Por autori i ketyre rreshtave nuk e di se tragjedia kulturore e popullit grek eshte e paracaktuar nga relacionet universale midis tyre dhe parashqiptareve duke rene ne nje kurth historik dhe duke perseritur ate qe kishin bere stergjysherit e tyre pellazge kur u relatuan me parailiret me ane te se ciles asfiksuan zhvillimin e forcave te tyre prodhuese (kjo eshte analoge me uljen e shpejtesise se zhvillimit shoqeror). Ne shekullin e XIX-te greket nuk e kuptuan se ndihma qe muaren nga popullata arvanitase  per formimin e shtetit te tyre ishte ne te njejten kohe dhe disheza e tyre sociale. Kjo kuptohet nga menyra se si eshte formuar shteti grek ne agimet e tij me te para, me 1830. Ka nje ngjashmeri esenciale menyra e formimit dhe garantimit te pavaresise se shtetit grek me menyren dhe garantimin e pavaresise se shtetit te shqiptareve. Ne qofte se per te parin garantonte Britania e Madhe, Franca dhe Rusia, per Shqiperine garantonin edhe Austro-Hungaria me Italine. A nuk perben ky fakt pranine e nje veshtiresie politike ne drejtim te ekzistences se shtetit te shqiptareve?

Ne thelbin e problemit cdo gje rrotullohet rreth prones private dhe ne kete pike shqiptaret e kishin davane te humbur jo per faj te politikave otomane apo greke, jo per faj te politikave europiane, por per faj te dinamikes se tyre shoqerore ku zhvillimi i tyre social nuk e kishte kaluar cakun e prones fisnore dhe greket luanin me shqiptaret si macja me miun. Kete gje as sot shqiptaret nuk e kuptojne, por pretendojne mbi pronat e cameve ne Greqi duke harruar se prona private nuk krijohet me ane te punes (krijimi i prones private me ane te punes eshte nje aspekt teorik, qe nuk lidhet me praktiken), por me ane te politikes dhe ky fenomen ne Europe kishte 2700 vjet qe kishte filluar ku grabitja politike qendronte ne themel te jetes se shteteve europiane. Per fatin e tyre te keq shqiptaret nuk dinin ta benin kete politikisht, por kufizoheshin vetem ne grabitjet individuale. Keshtu qe kur flasim per marredheniet politike greko – shqiptare duhet te kemi parasysh mundesine e aplikimin te politikave grabitqare te shtetit grek dhe pamundesine shoqerore te popullates shqiptare per te krijuar pronen private mbi token dhe mjetet e prodhimit. I gjithe konflikti politik Greqi – Shqiperi ne ato vite te largeta nuk perbehej nga elemente te barabarte dhe te kundert, cka do te thote se Greqia kishte paritetin metodik dhe politik kundrejt shqiptareve.

Vetem analiza e prones private, ne dinamiken e saj, ne territorin e banuar nga shqiptaret mund te tregoje sakte se deri ku shtrihen shqiptaret dhe cili ka qene roli i Turqise Otomane ne ate proces. Konflikti real midis islamizmit dhe ortodoksise pikerisht ne kete pike shpertheu dhe nuk behej fjale per konfrontim te ideve fetare, por per thelbin me konkret: per pronen private mbi token. Ishte pikerisht Ali Pasha i Janines ai qe u a merrte token kujtdo dhe i ja jepte kujtdo dhe e gjitha kjo sepse ne Perandorine Otomane ishte e ndaluar pronesia private  mbi token. Rregullimi i pronesise perdoruese mbi token sipas 5 kategorive favorizonte institucionet fetare (kategoria e trete) dhe jo individin, i cili me se shumti e kishte ne perdorim duke paguar haracin e fitimit nga ajo (kategoria e katert dhe e peste) (Av. Vasil K. Dilo, Studim mbi Cifliqet (monografi), botuar ne fletoren  “Konkordia” – “Omonia”, Nr 208-255, dt 2 – 15 prill 1919, greqisht, por dhe doreshkrim ne gjuhen shqipe, f. 4-6, prone e familjes Dilo). Zhvillimi permbylles i pushtetit otoman solli domosdoshmerisht ndryshimin e legjislacionit mbi cbaze lindi levizja nen emrin e Reformave te Tanzimatit (3 nendor 1839). Por kjo nuk ishte nje levizje thjeshte otomane, pasi ishin greket ata qe pretendonin te shkepusnin te gjithe besimtaret e fese se tyre nga pushteti turk dhe ne kete menyre shpalosen platformen e Magali Idese (Greqine e Madhe). Ne kete menyre nga konflikti Turqi – Rusi perfituan greket, te cilet me ane te bandave guerile pushtuan  Thesaline dhe Epirin (ne te vertete duhet nenvizuar si Epiri i Jugut) duke shkaktuar nderprerjen e marredhenieve me Turqine (1854) (Vasil Kondi, Greqia dhe Shqiperia 1908-1914, f. 11-15) dhe fillimin e konfliktit midis Turqise Otomane te vdekur dhe nje shteti anarshist e grabitqar me nje te kaluar te lavdishme, por qe tashme e kishin humbur shkelqimin e dikurshem duke akuzuar sundimin mbi 400 vjecar otoman per kete gjendje. Ne te vertete ne gjendjen e kalimit nga bota helene ne ate greke jashte te gjithe parametrave sociale te dikurshem fajtore nuk ishte Perandoria Otomane, por grykesia e klases greke te pronareve te tokave, e cila perfitoi nga ligji i ri i tokave te vitit 1858. Kjo gje sot sjell domosdoshmerisht rishikimin e problemit, pasi pronaret e tokave te shtetit te ri grek ndeshen me pronaret fisnore te tokave te cilet nuk jane greke, por shqiptare dhe ne kete menyre argumetojne se shteti grek i 1830 permbledhte popullata me cilesi te ndryshme zhvillimi, bashkesia e te cilave nuk mund te krijoje dot nje unitet zhvillimi pa aplikimin e dhunes politike me permasa ekstreme ne dem te njerit cilesor. Ishte veprimtaria e presidentit grek te zgjedhur nga asambleja e  Toezenes (1927), i cili “u perpoq gjithashtu te vinte ne vije edhe ceshtjen e “tokave kombetare”, te pronave qe kishin mbetur te lira nga turqit e larguar. Kapodistriasi shpresonte se pronaret fshatare do te formonin shtyllen kurrizore te qendrueshme te shtetit te ri, mirepo ndeshi ne kundershtimin e lidereve ushtarake dhe te parise se Peloponezit qe ishin te vendosur per te siguruar nje pjese sa me te madhe te mundeshme nga tokat e lira” (Richard Clogg, Histori e permbledhur e Greqise, f. 44, 45). Ketu e ka burimin pastrimi etnik grek kundra popullates shqiptare muslimane pergjate shekullit te XX-te dhe ate qe shqiptaret e sotem nuk e dine, por e marrin me mend sipas nje informacioni politik antishqiptar. Dhe ky fakt perben thelbin e problemit Cam ne Greqine e sotme.

Ne kete kuader zhvillimi bota shqiptare e Epirit te Jugut jo vetem qe ishte krejtesisht pasive, por ajo, per hir te ekzistences, ishte e detyruar te mbeshtetej diku per te mbrojtur interesat e saja tradicionale duke kundershtuar politiken centralizuese te Portes se Larte dhe ne kete menyre u nda dukshem ne dy pjese, e cila e filloi veprimtarine e vet vetem pasi u shpall shteti i shqiptareve, por qe duket ne aparence si aleat i popullit grek (kjo e fundit fillon me luften e Ali Pashes se Janines kundra popullates suliote jo per hir te ceshtjes shqiptare, por per hir te karakterit banditesk te pashait shqiptar). E gjitha kjo konsiderohet si levizja vorioepirote e 1913-es kundra KNK dhe jo kundra qeverise se Ismail Qemal Vlores. Te pakten kete interpretim na ben avokati yne per ato ngjarje (Av. Dr. Vasil K. Dilo, Protokolli i Korfuzit, doreshkrim, pasqyruar edhe ne artikullin “Protokolli i Korfuzit”, publikuar ne genckhoti.com).

Eshte kjo aresyeja historike e konfliktit politik midis Greqise dhe Shqiperise qe ndoqi te gjithe rrugen e shekullit te XX-te ku pala shqiptare ishte, eshte dhe do te jete kurdohere pasive, kur pala greke mundohet me te gjitha menyrat ta fshehe dhe tjetersoje problemin sipas interesave te saja politike. E keqja e kesaj pune qendron ne mos dijen e problemit nga ana e shqiptareve dhe detyrimisht kerkesat e sotme politike nga ana e tyre eshte e sfazuar nga thelbi i problemit.

2 – Aplikimi i dhunes kundra shqiptareve te Camerise me 1944 – 1945 u justifikua me luften kundra nazizmit pasi keta shqiptare u akuzuan si bashkepunetore formale te tij. Ne te vertete ngjarja nuk ka qene krejt ashtu sic i propogandua ne faqet e shtypit te asaj kohe (gazeta “Bashkimi” 1945-1946). Paralel me propoganden gazetareske zyrtare ne ato kohera u botua dhe nje broshure me titull “Neofashistet greke cpifin dhe provokojne” (citate), Tirane 1946, te autorit Kristaq Misha ku permblidhet e gjithe politika perkrahese europiane e ballkanike ndaj veprimeve te shtetit komunist para dhe pas 1944-es. Banoret e perzene nga tokat e tyre rrefejne per nje anglez qe i ka numeruar koke per koke, si bagetia, ne Qafe Bote dhe shifra 18.200 shqiptare te Çamerise, qe ka filluar te qarkulloje goje me goje, eshte me burim britanik dhe nuk dihet sa e sakte eshte. Analiza e “Masakres se Tivarit” (per kete shih genckhoti.com) tregoi se lufta kundra shqiptareve ne ato kohera kishte karakter politik dhe gjitheshka lidhej me progjermanizmin e tyre patriotik. Po sikur midis qeverise greke dhe asaj shqiptare, me ndermjetesine e Britanise se Madhe, te kete pasur nje marreveshje te fshehte mbi largimin e nje pjese te shqiptareve me banim ne Çamerine shqiptare te Greqise drejt Shqiperise? Si do ta ndjenin veten shqiptaret  “atdhetare” kundrejte kesaj “hipoteze”? A e dine valle shqiptaret e mijevjecarit te trete se ky eshte pretendimi grek dhe gjitheshka eshte bere brendas normave te se drejtes nderkombetare? A e dine valle shqiptaret e mijevjecarit te trete, te fryre nga nje ndjenje politike antigreke, se qeveria komuniste eshte po aq fajtore sa qeveria greke ne debimin e shqiptareve te Çamerise nga tokat e tyre pergjate viteve 1944-1945? A e dine valle shqiptaret e mijevjecarit te ri se loja politike qe luhet sot me kujtimin e gjakut te Çamerise nuk eshte ne karakterin e shqiptareve te lashte me dinjitet njerezor? Mesojeni njehere e mire se cdo gje antishqiptare e ndodhur ne Bote nga viti 1943  e deri me sot ka doren paramenduese te komunizmit ne te gjithe permasen qe ta merr mendja e njeriut dhe nuk eshte Bota fajtore ne asnje pike, por jemi ne shqiptaret qe nuk dime te luftojme per te drejtat tona, pasi kemi braktisur historine e te pareve tone duke u lidhur me armiqte biologjike te popullit shqiptar. Forumistet bejne mire te mesojne te verteten pastaj le te revoltohen me historine shoqerore te popullit shqiptar pasi i kane te gjitha mundesite te nxjerrin qimen nga qulli. Ne thelbin e problemit per genocidin antishqiptar te atyre viteve qendron i njejti shkak si ai i viteve 1913 – 1914 dhe autori i luftes se fundit ben mire te gjeje dokumentat e pronesise se tokave te cameve dhe jo te bektashinjve pasi ne kete rast e lidh pronesine mbi token me ligjet e Perandorise Otomane e cila eshte e perenduar (kam parasysh punimin e Mentor Nazarkos: Lufta e fundit, pronat e shqiptareve ne Greqi, Tirane 2007, kendveshtrimi i se ciles eshte kundra problemit cam ne thelbin e vet).

Problemi nuk duhet te shtrohet asnjehere ne kuadrin e Camerise, por te popullates shqiptare qe ndodhej brenda kufijve shteterore greke te 1830 e ketej, problem i cili sfumohet ne menyre shume djallezore duke i dhene prioritet tokave te popullates shqiptare te Camerise dhe ne kete pike qendron hipokrizia ndaj ceshtjes came. Vini re se si trajtohet problemi i pronave bujqesore ne zonat e banuara nga shqiptaret dhe te pretenduara nga greket, ne funksion te botes se relacioneve universale, nga nje deshmitar profesionist ne fushen e jurisprudences dhe gazetarise ne vitet 1890 – 1945 (ndoshta i vetmi deshmitar i ketij lloji nga pala shqiptare):

“Gjate gjithe kohes, qe dhe Grekerit, si te kreshtere, ishnin Rajej e Musullmanit, s’kishnin c’t’u benin vecse shterviteshin per kryengritje, C’u be, pas si fituan te formojne shtet te vedin e te lire, per regullimin e rellasioneve te sunduesave me te sunduarit, nuk e dime; Por dime c’u be pas si u aneksua ne Greqie Thesalia (Mullalleku) ku gjendeshin shume cifliqe te musullmaneve. Keto nuk i konfiskoi por beri hesap qe: per cifcine c’fare kuptimi do te kishte lerim i tij nga zgjedh e Turkut, sikur te mos e gezonte dhe aq vete mundimet qe bente per te tjere?

Prandaja vendosi qe te bente cmos e t’i shperblente ciflik sakibite ne dobi te cifcivet, te cilet cmimin do te paguanin me keste te garantuara prej shtetit.

Nga kjo trembesh dhe Agai me Bejne shqiptar. Se c’t’a bejnin cmimin me keste qe do t’i caktonesh ne proporsion me ate te se tretes,kurqe ky dhe te dhjeten, qe blente nga shteti, e bente te trete me gjithe qe i demtuari mundesh edhe te ankohesh kuntra tij, e jo si ciflik sakibi ose si subash qe ish i zoti  te treten t’a dyfishonte, po te guxonte cifci – ziu te bente ze; se nuk i kushtonte gje qe dhe t’e cdukte me se fundi, tue qenur i sigurte se s’kishte ndonje frike qe te kapesh dhe te denohesh! Dhe s’ishnin keto vetem, qe do t’i humbiste Beu dhe Agai shqipetar; Te treten e miserit e ndante ne token ne token e cila e prodhoi; Por mos do t’e mbante ay vete ose me shpenzimet e veta? Shendoshe cifciu, i cili nuk do t’i a mbarte vetem ne kocek por dhe do t’ia zhvishte dhe do t’ia varte c’ish per per t’u varur dhe di t’ia ckoqiste dhe do t’ia nderte qe te mos i ndizesh dhe t’i prishej. Por me kaqe vetem si te kenaqesh Agai dhe Beu! I donin gati per cdo sherbim dhe ne Pashke. nuk i u mungonin vet’e kuqe edhe qingji, dhe ne cdo fest gazmore, por pse jo dhe ne ato fristoret, kryesi’e sofres ruhesh per Agane ose Bejne dhe Subashin e tij. Grur nuk lejonesh te mbillte cifciu; Se token e perdorte si kullote dimerore i zot’i i ciflikut. Por posei shpetonte pa paguar te treten edhe per kopshtera dhe per peme  dhe per pjergulla (se vreshti ishte i mallkuar fetarisht)? Agai duaj qe edhe te hante e te pinte ne kurriz te cifciut se per ndryshe keto ay duhesh t’i furnizonte posacerisht nga Tregu!

Por per te gjitha munt te benesh dicka; por ajo qe s’duronesh ishte barazia e rajase me Agane dhe me Bejne!

Gjith – keto do te cdukeshin sapo sundues te ishte greku; se kyj, pamvaresisht nga pengimet qe i paraqiste statuti dhe pavaresia e Drejtesise, kishte dhe ay vete interesin politik te mos  dukesh prapanik dhe barbar e fanatik fetarisht, deri sa qe Rregjimi i tij ishte Parllamentar e mburonte fuqi e votes dhe liri e shtypit dhe privilizhet e tij, te cilat kufij kishin vetem dispozitate Kodit Penal.

Nga keto gjithe rrithte urrejtia e terbuar e shumices dermuese e musullmaneve te Shqiperise kontra Greqise, si shtet sundues. Keto i presin pa tjeter dhe nga cdo tjeter Evropian; por ato i qeshte mendja  se nuk do t’i rasnin askur; se tu huajt, si per shembell Italianet, nuk i lidhte gje me Ortodokset e Shqiperise, as gjak, as fe. As zakone as rellasione ikonomike; per kundrazi; fakti qe ortodokset askur nuk do te preferonin Italine katolike nga Greqia, me te cilen nje shumice dermuese pat harritur deri sa te besonin se s’ishin gje tjeter pervec Greker te shqiptarizuar, i kishin bindur ata se ortodokset e Shqiperise nuk do t’i benin askur me vete sa qe t’i pranonin si sundues, pra nuk i mbetesh tjeter pervec elementit musullman dhe ketyre duhesh t’i u ferkonte koken deri sa t’i i drithte xverkun dhe t’i shtronte nen rroten e mullirit!

Keto gjithe na bejne neve te vjeterit te oreferojme – perkohesisht – bashkimin me Greqine, deri sa te piqemi politikisht qe te dy palet dhe te benim atehere tone edhe shtet, forme te cilen – sashte turp ta pranojme se s’e ka pasur kurre; se asnje popull nuk ka lindur  i organizuar ne shtet, ne kuptimin politik te tine; dhe lavdi Zotit, jeta e Diellit nga mvaret dhe ajo e Pllanetit tone do te vazhdoje jo mijera por miliona vjet (nuk e di se si ka arritur ne kete perfundim avokati yne, por fraza e fundit eshte ne perputhje te plote me perfundimet e raportit kohor-hapsinor dhe eshte e lidhur me shpejtesine e zhvillimit shoqeror duke arritur ne nje perfundim sa materialist aq dhe ter sakte, GH)!

E thame dhe e perserisim fjalen perkohesisht; se jemi ma se te bindur se deri nuk na asimiloi dot elinizmi gjate gjithe kohes kur nevet i kishnim te mbyllur syte, me gjithe mjetet terheqese dhe te kenaqeshme nga cdo pikepamje qe aspironte, s’ka se si te na ndryshoje natyren tash qe lindi dhe nder nevet mikrob’ i kombesive – sic e shef dhe ajo vete dhe ferkon syte se si nga fara Elinike qe ay mbillte me te dy grushtet mbiu gjembi i shqipetarizmit. Koha do t’e detyroje qe te nderroje mendje dhe te ne beje miq dhe shoke me te njijtat te drejta dhe me rispekt te plote kundrejt deshirave tona, qe te mos mbytemi neper ngjire te Popujve te mbedhenj e te panjofur, por te formojme edhe nevet shtet me identitet te vecante, si gjithe Bota.” (Av. Dr. Vasil Dilo, “Grekomani dhe Grekomania”, f. 16-21, doreshkrim dhe jepet sipas origjinalit, prone e familjes Dilo)

Problemi i Camerise nuk eshte ashtu sic e paraqet politika dhe gazetaria shqiptare e mijevjecarit te ri, por ajo fillimisht eshte e lidhur historikisht me marredheniet otomane – shqiptare dhe otomane greke dhe pastaj me marredheniet politike greko – shqiptare ku popullata came eshte nje pike ne uje ne raport me popullaten arvanitase qe vegjeton ne brendesi te popullit grek madhesia e se ciles mund te jete dhe gjysma e se teres. Por e gjitha kjo eshte e afte te na argumentoje se debimi i shqiptareve te Camerise nga territori grek nuk eshte veper e izoluar e politikes greke, por shume me tej ku pala shqiptare nuk mund te kishte me teper se rolin e mashes ne ate ngjarje. Mbetet per te zbuluar doren, e cila bie ne sy me ngjarjet e mepastajme.                                                                                     qiptare

3 –  Marredheniet politike greko – shqiptare te vitit 1949 kane brenda nje ngjarje, qe fsheh shume politika, shume filozofi, por mbi te gjitha sekretin e komunizmit  shqiptar, dmth ne favor te kujt ka punuar ai pergjate gjithe jetes se vet, gje e cila ka percaktuar dhe permasen e marredhenive politike midis Shqiperise dhe Greqise pas 1945. Fjala behet per ate qe quhet “Provokacionet e Gushtit 1949”, i cili dhe gjendet ne Fjalorin Enciklopedik  Shqiptar (1985, 2009) me kete permbajtje:

“Sulme provokuese qe ndermoren monarkofashistet greke kunder RP te Shqiperise, ne kohen kur ne Greqi zhvillohej lufta civile, nen preteksin se gjoja Shqiperia u jepte ndihma forcave demokratike greke. Me 2 gusht 1949 ne oren 500 tri batalione greke te mbeshtetura nga artileria dhe aviacioni sulmuan befasisht territorin e Republikes Popullore te Shqiperise ne sektorin e Boshigradit, piramidat 54-55 me nje front prej 700-800 metra gjeresi, hyne rreth 300-400 metra ne thellesi te tokes shqiptare dhe qelluan me artleri fshatin Vihodove (keshtu eshte e shkruajtur ne librin enciklopedik, GH), ku posta e kufirit beri nje qendrese heroike (shih: Posta e Vidohoves). Pas 5 ore luftimesh te ashpra, forcat e kufirit  te Republikes Popullore te Shqiperise zmbrapsen armikun deri ne kufij dhe rivendosen gjendjen e meparshme. Forcat monarkofashiste greke vazhduan provokacionet ushtarake kunder vendit tone gjate gjithe muajit gusht deri me 5 shtator 1949 ne sektorin e Bozhigradit, Leskovikut, Bilishtit, Kapshtices, Konispolit etj., duke shkaktuar mjaft deme ne njerez e materiale, por sulmet e tyre u zmbrapsen gjithnje nga forcat shqiptare te kufirit dhe pesuan deshtim te plote.”

I gjithe ky informacion ka mangut problemin e emigranteve greke qe u deportuan ne Shqiperi e prej ketej ne vendet e ashtequajtura te Demokracise Popullore dhe Bashkimin Sovietik. Fjala behej per komunistet greke midis te cileve kishte shume shqiptare te Greqise, te cilet u akomoduan ne vendin ame.  Flitet per 80.000 komuniste greke te derguar ne Bashkimin Sovietik, 10.000 ne vendet e tjera komuniste te Europes, 10.000 te qendruar ne Shqiperi per te cilet  dihesh qe ishin shqiptare te Çamerise, por pak si nen ze flitet edhe per 25.000 komuniste greke te vrare jashte kufijve shteterore greke. Mos valle pala shqiptare ka pak pergjegjesi per keta te fundit dhe per te mbuluar kete krim u perdor ngjarja sipas termit “Provokacionet e Gushtit 1949”? Kjo eshte nje enigme qe gjithsesi e ka nje perfundim: qeveria komuniste shqiptare ka ndihmuar ne pastrimin e Greqise nga komunizmi dhe ne largimin e shqiptareve te fundit te Camerise, te cilet kerkonin te ruanin identitetin e tyre kombetar fare hapur.     

Ne kete menyre konflikti politik  greko – shqiptar ka nga njera ane nje shtet qe kerkon te zmadhohet ne kurriz te asaj qe eshte ndryshe nga vetvetja (ne realitet kjo eshte vetvrasje shoqerore nga pikepamja kohore-hapsinore) dhe, nga ana tjeter, nje popull qe pretendon se faktori kohe percakton permasen e jetes se tij politike pa pasur kurre shtet ne jeten e tij (popull i cili nuk e ka kuptuar rolin e historise ne jeten shoqerore te tij).

Selim Islami, Historia e ilireve, Tirane 2008.

Sadik Bejko,Qyteterime te medha, Tirane 2006.

Sulejman Mato,Vezhgime mbi lashtesine e gjuhes shqipe, Tirane 2015.

Sazan Guri, Misioni i shqipes dhe shqiptareve, Libri i Pare, Tirane 2017.

Sazan Guri, Si t’rrokim greqishten, latinishten, anglishten..me gegerishten, Libri i Dyte,

                     Tirane 2017.

Sazan Guri, Visaret e shqiptareve nder shekuj te mijevjecareve, Libri i Trete, Tirane 2017.

Shaban Demiraj, Epiri, pellazget, etrusket dhe shqiptaret, Tirane 2008.

Shaban Demiraj, Gjuha shqipe, probleme dhe disa figura te shquara te saj, Tirane 2003.

Shezai Rrokaj, Filozofi e Gjuhes, prej antikitetit deri ne kohen e sotme, Tirane 2010.

Shaban Sinani, Pyetje ne albanologji, autore dhe teza, Tirane 2013.

Shtjefen Gjeçovi, Trashigime Thrako-Ilirjane, Tirane 2003.

Taulant Hatia, Hyjnite ilire, UEGEN 2010.

Ukzenel Buçpapa, Parathenia e shterngates ilire, ADER 2000.

Vasil S. Tole, Pse qane kuajt e Akilit, Tirane 2011, Greqisht Tirane 2012.

Valter Memisha, Studime per fjalen shqipe, Tirane 2011.

Xhevat Lloshi, Rreth alfabetit te shqipes, Shkup, Prishtine, Tirane 2008.

Xhevat Lloshi, Thesaret per gjuhen  shqipe te Shoqerise Biblike, 1815-1883, Tirane 2017.

Xhevat Lloshi, Gjergj Qiriazi ne Kongresin e Manastirit, Vell. I, II, Shkup 2019.

Zef Mirdita, Studime dardane, Prishtine 1979, Tirane 1982.

Me sa kam kuptuar autoret shqiptare te pas 2005 kane kujtuar se nuk do te kete njeri pasion dhe mundesi t’i permbledhe te gjithe veprat e tyre ne nje korpus kritik dhe t’i krahasoje me veprat e kaluara jo shqiptare te para 100-170 vjeteve per te nxjerre lidhjet e tyre dhe cfare perfaqesojne ato ne realitetin publicitar per te cilen ato jane shkruar.

Diferencen se kush perfshihet ne listen e nxenesve te shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare ta beje vete lexuesi duke u nisur edhe vetem nga viti i botimit dhe titulli i vepres.

Po ta shohesh holle-holle midis punes, qe po bejne te Marret, dhe Vepres se Klerikeve Katolike Shqiptare nuk ka asnje kontradikte per gjene me te thjeshte fare: Puna e Klerikeve Katolike Shqiptare ne fushen e Gjuhesise eshte vete Gjuha Shqipe, kurse ajo qe po shkruajne keta te Marre eshte tendenca per t’i hequr autoresine Gjuhes Shqipe dhe per ta kaluar nga nje autor konkret ne nje autor populist jo shqiptar, pra eshte nje ide jo konkrete, por fantazi. Per cfare kontradikte mund te flitet ne kete rast? A ka mundesi te flitet mbi gjenezen e nje gjuhe kur asaj gjuhe i jane percaktuar te gjitha permasat e gjendjes aktuale dhe eshte e pamundur te teorizosh mbi kete gjendje dhe te zevendesosht autoret reale me autore imagjinare kur nuk di absolutisht asgje mbi gjenezen e saj, qofte teorikisht e qofte praktikisht?

Pra teoria e te Marreve te Madheshtise Shqiptare ka tjeter qellim nga ai i publikuar dhe kjo kuptohet po te shohesh historine e shqiptareve ne keto 400 vjetet e fundit. Ne qofte se Jugu i Shqiperise se sotme e ka historine e saj te lidhur me Kishen Ortodokse Greke, subjektin Vlleh dhe Perandorine Otomane, Veriu i Shqiperise e ka procesin historik te saj te lidhur me pese vektore: Perandorine Otomane, subjektin Vlleh, boten Serbe, Kishen Katolike Romane dhe Perandorine Austro-Gjermane. Jane keto dy vektore te fundit qe e kane bere dhe komanduar historine e shqiptareve dhe ne sot ecim sipas tyre. Ka mbi 75 vjet qe kerkohet te ndryshohet kjo histori dhe kjo eshte aresyeja perse e larguan Mbretin e Shqiptareve, perse u vendos komunizmi ne Shqiperi, perse u shkaterrua Kisha Katolike Shqiptare, perse u shkaterrua inteligjenca historike dhe u formua inteligjenca antishqiptare qe kemi sot, perse u grabit pasuria e Kombit Shqiptar.

E thene me fjale te tjera pas 1951 Jugut te Shqiperise ju krijua nje histori dhe Veriut ju mohua historia e perjetuar. Kjo fillon me Aleks Buden dhe Luften e Vlores 1920 te publikuara ne nje artikull me 21 gusht 1951 ne gazeten partiake “Zeri i Popullit” dhe perfundon sot me Shkollen e te Marreve te Madheshtise Shqiptare.

Per te realizuar kete u mohua lufta qe shqiptaret kishin bere kundra serbeve per 600 vjet dhe u shpik lufta kundra otomaneve dhe grekeve ku periudha e Gjergj Kastriotit u pergjithesua si nje akt kombetar dhe universal, gje krejtesisht e genjeshtert. Por mbi te gjitha u fallsifikua Kongresi i Manastirit–1908 ne te gjithe permbajtjen e tij duke fshehur autorin e Alfabetit te Gjuhes Shqipe dhe u shpik nje kongres (1972) qe unifikoi shqipen midis shqiptareve te vertete dhe shqiptareve me prejardhje emigratore. Ja perse na duhet te rishikojme Kongresin e Manastirit 1908 dhe Kongresin e drejtshkrimit te gjuhes shqipe me 1972.

E kuptoni se reflektim i kujt eshte puna e te Marreve te Madheshtise Shqiptare?

10–Kongresi i Manastirit – 1908 (argumenti me i sakte qe te Marret e Madheshtise Shqiptare nuk jane vetem kaq, por dhe te Çmendur te paarsimuar; sepse nuk mbeshteten mbi ate qe eshte e dokumentuar, por mbi ate qe u pelqen per efekte kriminale).

 

         VAZHDON