Artikuj

116-Plagjatura e nje studiuesi kompjterik

Posted by Genc Hoti

Loading

116 – Plagjatura e nje studiuesi kompjuterik

 

Nga studimi i materialit të publikuar në Shqipëri përgjatë këtyre 100 viteve ne fushen e gjuhesise kemi nxjerrë këto karakteristika të gjuhës shqipe:

-Vjetërsia e gjuhës shqipe, dhe ndikimet e gjuhëve europiane mbi të, nuk e kanë zhdukur premisen e kesaj vjetërsie. Por vjetërsia e kësaj gjuhe nuk e kalon kohën e rendit 3.000 vjeçar, të themi, edhe pse pretendimet ishin të rendit 10.000 vjeçar (fakti që Epi i Gilgameshit është i rendit 5.000 vjeçar (ndoshta 6.000 kërkon një argumentim më të plotë të pretendimit larg propogandës, pasi në këtë rast duhet kundërshtuar tradita shkencore e njerëzimit). Nga ana tjetër, kjo vjetërsi është tepër-tepër larg vjetërsisë biologjike të paraardhësve më të parë të shqiptarëve dhe kjo kërkon një thellim më të madh në drejtim të argumentave pasi ato nuk përfillin këtë vjetërsi përtej milionavjeçarëve. Cila është lidhja midis gjenezës milionavjeçare të popullit shqiptar dhe vjetërsisë së gjuhës së folur nga shqiptarët e sotëm? Kjo përbën arësyen e psesë të lindjes së gjuhës të folur ndër shqiptarë.

-Gjuha shqipe është një gjuhë muzeale e ruajtur saktë 2700 vjet (Stela e Lemnos; ose mbishkrimi i pabotuar i Shkodrës, rreth shek VII-V pa. Kri) me ndryshimet e lidhura me botën e relacioneve përgjatë historisë të bartësve të saj. Ngelet për të përcaktuar pasojën e këtyre relacioneve dhe mënyrën e ndikimeve gjuhësore të relatorëve mbi gjuhën shqipe.

-Gjuha shqipe ka karakter rrokor, ose, e thënë ndryshe, është gjuhë monosilabe, karakteristikë e gjuhëve të vjetra; por dhe më e pasura se gjuhët e popujve të përparuar, karakteristikë kjo e një populli të pazhvilluar (ideja e gjetur tek Zhan Zhak Rusoi).

Në të gjithë këtë përmbledhje konkluzive shfaqet, si rrufeja në të kthjellët, i ashtequajturi: kodi i gjuhës shqipe. Autori i saj me 17 janar 2009 botoi ne gazeten Republika prononcimin ndaj perpjekjes per te shtremberuar te verteten mbi autoresine e tij mbi Kodin e Gjuhës Shqipe ku ai pretendon se ishte “nje veprim i qellimshem, qe nga njera ane synonte t’i njihte Zhejit dicka qe s’i takon duke ngaterruar Kodin e Shqipes ne kontekstin e Algoritmit te tij, me te cilin Kodi yne s’ka asnje lidhje, ne perpjekje per ta mbytur keshtu Kodin e Shqipes..”. Ne kete gazete autori botoi artikullin: “Mbi plagjiaturen dhe shtremberimin e te vertetes” (në kuadrin e punimit me titull: “Shkrimet e para ne shtypin shqiptar mbi etimologjine e shqipes dhe të gjuhëve të tjera) ku nder te tjera thuhet:

“Zheji ka nje jete qe merret me Simbolet, me Shqipen dhe Sanskrishten (keshtu eshte e shkruajtur ne tekst, GH), por deri ne fund te vitit 2005 ai nuk arriti te beje nje senteze dhe nuk ka dhene nje paraqitje te rrenjeve te shqipes Yll, Ar dhe Jam ashtu sic i kam paraqitur une, dhe kurre s’ka pretenduar se ato jane Rrenje te nje Kodi te Shqipes qe eshte ne themel te leksikut te te gjithe gjuheve te botes. Gjithashtu, Zheji nuk eshte shprehur gjekundi se:

Fjalet YLL, AR dhe JAM te cojne qe ne fillim ne shprehjen jam nga ylli ar (nenvizimet e mia, GH).

Keto te gjitha jane pasazhe te marra nga zonja apo zonjusha Ndroqi nga tekstet e mia. Algoritmi i z. Zheji s’ka asnje lidhje me Kodin e Shqipes te zbuluara nga une, Zheji nuk ka zhvilluar asnjehere ne menyre te plote rrenjet e Kodit te Shqipes Yll dhe Ar, ai se ka identifikuar kurre foljen “jam” ne menyre te plote sic e kam identifikuar une, dhe nuk i ka identifikuar kurre rrenjet Yll, Ar, dhe Jam si rrenje te nje kodi mbi te cilat ngrihet Leksiku i te gjitha gjuheve te reja apo “te vjetra”, qe njeh sot mbare njerezimi.

Gjithashtu, askush para meje nuk eshte shprehur boterisht deri me 20072 (shenimi thote: saktesisht: 14-17 Shtator 2006, GH) se Dhjete jane Rrenjet e e Kodit te Shqipes, qe qendrojne ne themel te te gjithe Leksikut Boteror, dhe konkretisht:

Yll, At, Ar, Ai, Une, jam, them, therras, vij dhe bere

dhe se keto rrenje kane kuptim vetem ne gjuhen shqipe”

Por studiuesi Petro Zheji kete problem ne librin e tij te ribotuar me 2005, dhe te permiresuar (Shqipja dhe Sanskritishtja, pjesa e Pare, f. 163), e trajton dicka me ndryshe, qe duhet vene ne dukje pasi perben anen profesionale te problemit. Sipas tij:

Nje operator i liri, sipas perkufizimit, eshte nje njesi semantike minimale, e thjeshte, domethene, qe nuk mund te ndahet me si e tille ne sistemin gjuhesor te cilit i perket (operator i lire relativ) ose edhe ne cdo sistem tjeter (operator i lire absolut).

Operatore te lire, ne gjuhen shqipe jane per shembull:

da (ndaj, pjestoj…,                      pa (shoh),

ra (bie, rrezohem),                      tha (them),

la (laj),                                        sha (shaj),

za (ze, kap, pushtoj),                   di (di),

ba (bej),                                     shi (shi),

ka (kam),                                    du (dua, dashuroj…).

Autori i dyte (Petro Zheji) nuk e trajton problemin ne nivelin gjuhesor pergjithesues, por e ka postuluar vetem ne drejtim te gjuhes shqipe dhe kjo perben mangesine e teorise se tij. Autori i pare (Ҫlirim Xhunga) e ka kapercyer kete barriere dhe rrjedhimisht merita e zbulimit dhe evidentimit te ketij kodi (ne qofte se nuk e ka thene kush perpara) i takon atij. Une nuk marr persiper te luaj rolin e arbitrit, pasi te dy autoret me japin armen per te argumentuar vjetersine e gjuhes shqipe ne gjenezen me fillestare te saj dhe per kete duhen falenderuar qe te dy.

Duke njohur vetem pergjithesimin e botes se relacioneve universale ne jeten e perditshme historike te njerezimit, dmth anen filozofike te fenomenit, them se ky pretendim i autorit te pare ka nevoje te komentohet pak si me ndryshe, duke mos i ndryshuar asgje pervec pasojes se Kodit dhe adresimit specifik te tij ne planin aplikativ kohor. Kur them se duhet komentuar me ndryshe kam parasysh vetem shtate ose katermbedhjete (7 – 14) notat e muzikes qe kane dhene nje infinit veprash muzikore dhe kerkush nuk ka thene se ato jane te huazuara nga njera-tjetra. A nuk jane keto shtate nota kodi i muzikes se njerezimit? Ndryshimi me kodin e gjuhes qendron se kete te fundit e ka formuar instikti i njeriut (inkoshienti) kur te parin e ka formuar individi njeri (koshienti) – por prej kendej nuk rrjedh raporti i dy mendimeve filozofike idealizem-materializem. Ne kete drejtim Petro Zheji ka ecur me perpara se Ҫlirim Xhunga pasi ka percaktuar se inkoshienti pjell koshientin (idete e psikoanalizes ne komentin 3 te pjeses se pare) dhe ne kete menyre i ka hapur rruge zbulimit te filleses se gjuhes se folur. Raporti kohor midis muzikes dhe gjuhes a nuk tregon se kemi te bejme me nje produkt kualitativ qe kerkon nje shkalle te caktuar ne zhvillimin e shoqerise njerezore? Atehere a nuk mbetet te analizohet dinamika e Kodit te Gjuhes nder popuj te ndryshem per te pare ndryshimin e mundeshem. Ne qofte se pranojme se keto dhjete rrenje, qe formojne Kodin e Gjuhes, kane kuptim vetem ne gjuhen shqipe arrihet ne tre perfundime:

1-Gjuha e folur ne historine e njerezimit cfaqet fillimisht me keto dhjete rrenje qe perbejne Kodin lindes te Gjuhes.

2-Kodi i Gjuhes eshte nje element qe transformohet ne vazhdimesine e kohes dhe ne perputhje ne rendet shoqerore. Ata popuj qe e kane ruajtur  Kodin fillestar te Gjuhes qendrojne ne te njejten hapsire, kundrejt rendit te pare te shoqerise njerezore. Prej ketej del perfundimi se shpejtesia e zhvillimit social te tyre eshte tej mases e avashte dhe ne perputhje te plote me pandryeshmerine e permbajtjes se Kodit te Gjuhes.

3-Kodi i Gjuhes nuk ndryshon me ndryshimin formal te rendit shoqeror (ndryshim i cili realizohet në sajë të tjetërsimit të shpejtësisë së zhvillimit, kohës dhe rrjedhimisht të hapësirës shoqërore) dhe per kete krijon mundesine e zbulimit te vjetersise se popujve.

Duke bere nje permbledhje te te gjithe materialit albanologjik te parapare me keto perfundime, pas pranimit te ekzistences se Kodit te Gjuhes, konkludoj se e vetmja gje qe shqiptaret trashegojne nga te paret e tyre me te lashte eshte pikerisht Kodi i Gjuhes dhe asgje tjeter. E shprehur me qarte Kodi i Gjuhes na tregon se si ka lindur gjuha shqipe ne formalizmin e vet specifik ne perputhje te plote me menyren e lindjes se gjuhes ne racen njerezore. Pra zanafilla e gjuhes shqipe eshte njekohesisht zanafilla e gjuhes se Njeriut ne Toke. Por kjo nuk do te thote se Kodi i Gjuhes shqipe eshte formuar nen diktatin e marredhenieve universale te paraardhesve te tij pergjate ketyre 10.000 vjeteve te fundit te jetes se shqiptareve. Pikerisht keto dhjete rrenje duhet te perbejne themelin e gjuhes shqipe qe nuk kane ndryshuar pergjate marredhenieve me pellazget hyjnore, helene, latinet, etj, etj. A duhen konsideruar keto dhjete rrenje formalisht te njejte me notat e muzikes? Ndryshimi i kodit pergjate dinamikes se popujve te zhvilluar duhet te tregoje qe krahasimi eshte vetem formal dhe nuk mund te pergjithesohet.

Por duhet pranuar qe vulen e ekzistences se kodit te gjuhes nuk mund ta jape vetem gjuha shqipe. Tipikisht ajo duhet te jete e vlefshme ne racen e bardhe pasi paraqitet e bartur nga popullata me e pazhvilluar e saj ne keto 4-5 shekujt e funduit. Keshtu qe nje pranim te padiskutueshem  mund ta jape studimi i procesit ne fjale ne popujt e races se zeze pasi atje kemi dhe shumicen me te madhe te pazhvillimit te organizuar ne komuna fisnore. Duhet pare a ekziston kodi ne ata popuj dhe cila eshte permasa hapsinore. Ne qofte se tek ata popuj ekziston ky kod, edhe ne qofte se nuk ekziston shkrimi, duhet pare raporti me kodin e gjuhes shqipe, pasi nje thjeshtim i tij ne ata popuj duhet te argumentoje kohen me te hershme te ekzistences se gjuhes se tyre dhe rrjedhimisht edhe te kohes se cfaqjes ne histori. Pra problemi nuk mund te konsiderohet i mbyllur plotesisht dhe gjuha shqipe eshte gati te bjere nga peidestali kohor i kodit te saj e bashke me te edhe rastesia e races se bardhe.

 

Tirane,   2010

 

Shenim: Algoritmi i Petro Zhejit eshte nje pershtatje e programimeve kompjuterike me dinamiken e gjuhes se shkruar dhe aspak nje teorizim ne fushen e gjuhesise. Te Marret e madheshtise shqiptare duhet ta dine se perrallat mbi etimologjine e gjuhes shqipe e kane zanafillen pikerisht ne kete plagjature kompjuterike dhe ndryshojne si nata me diten me Etimologjine Shkencore te akademikeve tane: Profesor Eqrem Ҫabej dhe Profesor Kolec Topalli, te cilet jo vetem qe jane te pakritikueshem, por ata jane HYJNORET e gjuhes shqipe.