Ka lindur me 06 dhjetor 1954 ne Tirane. Rrjedh nga nje familje e vjeter intelektuale me origjine nga qyteti i Shkodres. Babai i tij, Kol Hoti, ekonomist i diplomuar ne Zagreb dhe Sofje per ekonomi, i dha elementet e pare te kulture njerezore, dhe sidomos te asaj shqiptare. Duke disponuar nje biblioteke te pasur, pothuajse te gjithe produktin intelektual shqiptar te para 1945, bie ne kontakt me veprat e Franceskaneve shqiptare, filozofet greke te epokave klasike, poetet e medhenj te populli Italian, autoret klasike te Europes post feudale, duke marre prej tyre filozofine materialiste.

Genci qe, dhe eshte, nje studiues autodidakt; fati e desh te merrte kulturen katolike te familje se nenes se tij duke marre marre prej tyre pasionin e madh per pune e dije. I perket brezit te formuar nga komunizmi shqiptar cka i dha mundesi kohore te studionte veprat e marksimit, leninizmin, stalinizmin dhe enverizmin pergjate periudhes 1974-1990.

Bashkimi me filozofine greke te ketyre veprave e coi ne perfundimin se filozofia klasike greke ka nje gabim te pafalshem qe i ka shkaktuar njerezimit nje dem te konsiderueshem (formula aristoteliane e levizjes) dhe nje problem te pazgjidhur akoma qe kishte cuar ne shterpezimin e tre teorive me te famshme te shekullit te XIX-XX: dialektikes se Hegelit, materializmit te Marksit dhe relativitetit te Ajnshtajnit (cfare mbetet pa ndryshuar pergjate dinamikes se zhvillimit te materies? – ishte pyetja pa pergjigje e filozofise greke).

Nga viti 1977 deri ne vitin 1985 u mor me keto dy probleme:

  1. me formulimin e ri te procesit te levizjes duke arrire ne perfundimin se: gjithmone levizja ndodh per dy grup shkaqesh te lidhura me boten e brendeshme te objektit qe leviz dhe ambientit rrethues. Sipas tij, nuk ka asnje mundesi, qofte dhe teorike, te kemi  levizje vetem per nje aresye shkakesore. Kjo gje ben te domosdoshe rishikimin e  te gjitha teorive qe lidhen me levizjen dhe objektet e saj. E thene me fjale te tjera, Genci pretendon qe tulla e pare e shkences dhe mendimit filozofik boteror eshte rrezuar dhe gjerat duhen ripare nga fillimi pasi fenomeni domino eshte ne proces e siper.
  2.  me pergjigjen e mendimit filozofik grek duke arrire ne perfundimin se kishte me te vertete dicka qe nuk ndryshonte gjate procesit te zhvillim-transformimit te materies dhe pikerisht: raporti kohor-hapsinor e plotesonte kete kusht duke hapur nje rruge te re ne metodiken e studimit te historise se njerezimit.

Keto dy probleme u konkretizuan me perfundimin e studimit te dialektikes se mendimit njerezor (1977-2014) me titull:

“Tjetersimi i Historise ose ndergjegja e ngjarjes”:

Vëllimi i parë

Parathënia për të gjitha vëllimet

  1. Bazat e absolutizmit analitik (formula e Unitetit të ZOTIT me Materien; dhe e Ideve Fetare me Civilizimin, pertej se ciles eshte absolutisht e pamundur te mesohet me shume. Kjo pamundesi eshte shkaku i lindjes te ashtequajturit ateizem, por e perkrahur nga Politika. Ne kete rast Feja dhe Politika jane te kunderta, pasi e dyta ka grabitur punen e sa pares duke e perdorur si produkt te vet, kur e para e ka krijuar te dyten ne planin aplikativ social dhe ne asnje rast nuk eshte vene ne dukje roli shkaterrues i Politikes kundra Institucioneve dhe Ideve Fetare kudo ne Bote dhe perse institucionet e fundit heshtin per kete MASAKER SOCIALE!).
  2. Hyrja për të gjitha vëllimet.

Vëllimi i dytë

  1. Pjesa e pare: Feja dhe intelektualët (fshehja e aktit me te pare civilizues te Races Njerezore ne Toke dhe menyra se si i zberthen Materializmi filozofik Idete Fetare. Ne kete pike Karl Marksi eshte ndryshuar ne menyre mohuese dhe tamam pas kesaj teoria e tij eshte bere e pavlefshme. Ky vellim argumenton se themeli dhe zanafilla me e pare e Races Njerezore ne Toke eshte Ideja Fetare dhe jo veprimi praktik, dmth puna. Ne kete rast rezulton qe Puna eshte nje pjese e veprimtarise jetesore te Njeriut, ndoshta vendimtare, por jo kryesorja. Njeriu sillet sikur eshte krijuesi i ZOTIT, kur ne fakt nuk eshte i afte as ta vertetoje dhe as ta kundershtoje zanafillen e vet prej ZOTIT. Ne kete rast Teologjia ben lufte me vetveten).
  2. -PardjeInstitucion Fetar Politeist + Shoqeri Njerezore = Civilizim 
    -Dje
     shume larg (shek IV): Institucion Fetar Monoteist + Shtet = Feudalizëm Europian
    -Dje pak larg (shek XIII): Institucion Fetar Monoteist minus Shtet = Levizje Laike. Ketu eshte  burimi i shoqerise se sotme europiane, ku duket roli i Dante Aligherit.
    -SotInstitucion Fetar Monoteist + Lëvizje Laike = reaksion i shoqerise ndaj shtetit (per te mire apo per te keq, ky eshte nje problem i pa argumentueshem akoma, por qe ja vlen te zberthehet per te kuptuar rolin e Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit, proces te cilin Politika e ka fshire nga  kujtesa e Njerezimit dhe rasti polak ne shek. e XX-te eshte me domethenesi dhe me VENDIMTARI. Kur Institucionet Fetare zhduken apo flëne të detyruar nga Politika, atehere opiumi vepron mbi Popullin (kjo eshte ideja e Karl Marksit per kete argument; per kete shih vepren e tij: Rreth kritikes se filozofise hegeliane te se drejtes, Tirane 1979, f. 8) dhe ky eshte rasti shqiptar, kur populli i tij u indoktrinua ne menyren me te pariparueshme). (midisthënie lidhëse për dy pjesë dhe shume tema)

Vëllimi i tretë

  1.  Pjesa e dytë: Lufta dhe njerëzimi (e fshehta instiktive e zhvillimit te Shoqerise Njerezore dhe roli i Institucioneve Fetare ne procesin zanafillor te saj). Teoria darviniste nuk ka qene e afte te diferencoje Luften e Botes Biologjike per mbijetese nga Lufta e Botes Njerezore per rritjen e mireqenies, por ka ngulur kembe ne fillesen zanafillore te trasheguar nga Bota Biologjike. Parimi poligjenetik i Lindjes se Njeriut ne Toke tregon se zanafillat perplasen midis tyre dhe ky eshte shkaku natyror i lindjes se Luftes, por jo domosdoshmerisht.

Vellimi i katert

  1.  Pjesa e trete: Poligjenezë apo monogjenezë; dhe mbi këtë parim natyror: gjeneza dhe etnogjeneza e popullit më te vjetër të racës së bardhë (midis thënie lidhëse universale për të gjithë specifikat e zhvillimit shoqëror me revolucionin social) – këtë libër shqiptarët bëjnë mirë të mos ta lexojnë, dmth: libër për jo shqiptarët, pasi e kunderta e permbajtes te ketij vellimi ka cuar ne lindjen e Klubit te te Marreve te Madheshtise Shqiptare (ky liber eshte shkruar ne vitet 1984-1991 dhe pretendon te permbyse konkluzionet e historiografise te epokes komuniste ne fushen e mendimit Historik duke argumentuar gjenezen e shqiptareve). Zberthimi i ketij problemi con medoemos ne permbysjen e teorise darviniste.

Vellimi i peste

  1. Interpretimi materialist i filozofise se gjuhes shqipe dhe i te gjithe gjuheve te tjera, sidomos te asaj politike (vazhdim i argumentit mbi gjenezen historike te shqiptareve te sotem). Ne funksion te ketij problemi ne Shqiperi, pas 1991, u shfaq Shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare si krijimi teorik me antishqiptar i epokes komuniste. Ky studim lindi si reaksioni Biblik kundra teorise te Klubit te te Marreve te Madheshtise Shqiptare.

Vëllimi i gjashte

  1.  Pjesa e katert: Marksizmi, Leninizmi dhe REVOLUCIONI SOCIAL (permbysja e nje filozofie sa te drejte ne tendencen teorike aq dhe te tjetersuar ne permbajtjen praktike, por qe Njerezimi nuk ka per ta perdorur asnjehere edhe pse metodika marksiste ja vlen te merret ne konsiderate ne raportin qenie shoqerore-produkt shoqeror; pervec Ideve Fetare dhe kjo eshte pika ku marksizmi permbyset nga vetvetja per paaftesi progresi).

Vëllimi i shtate

  1.  Pjesa e peste: Historia e Partise Punes se Shqiperise (libër vetëm për shqiptarët, pasi eshte permbysja e te gjithe asaj qe shqiptaret kujtojne se dine sakte dhe politika e sotme boterore nuk le gur pa levizur qe kjo te mos zbulohet mundesisht kurre; politika e sotme shqiptare i sherben kesaj fshehje. Ne qofte se ka problem historik qe shqiptaret e dine gabim ne menyre absolute ne te gjithe permasen e vet (d.m.th kohen, vendin dhe autoret) eshte pikerisht historia e kesaj partie, per te cilen shqiptaret duartrokiten per gjysem shekulli dhe puthen Token per te, por duke anashkaluar faktin qe sot partite politike shqiptare rrjedhin pikerisht nga kjo parti).

Vëllimi i tete

  1. Artikujt e lirisë (lajthitja e lirise shpirterore te shqiptareve individe, pas 1991, kur tentojne te shpjegojne fenomenet shoqerore ne kundershtim me te gjitha shkencat shoqerore te Njerezimit; ky ka qene shkaku qe coi ne zbulimin e Raportit Kohor-Hapsinor si e vetmja ekzistence Konstante ne Natyre = me ZOTIN, dhe rrjedhimeve te tij, per t’ju kundervene teorive te Klubit te te Marreve te Madheshtise Shqiptare dhe, sidomos, pretenduesve te termit ATEIZEM. Ne kete pike te fundit qendron argumenti i ekzistences te ZOTIT, i cili per efekt te mos dijes mohohet).

Vellimi i nente

  1. Pjesa e gjashte: Si e formatoi sakte Historia Europiano – Otomane shtetin politik te shqiptareve  per  1300  vjet  ne  kuadrin  e  politikes  globale (vazhdim  i  argumentit  mbi gjenezen historike te shqiptareve). Deri me sot ky problem nder shqiptare eshte analizuar ne menyre sportive, ku tifozlleku ka anuar sa nga njeri krah ne tjetrin pa e kuptuar ne asnje rast se cfare te mire apo te keqe u kane bere parashqiptaret dhe shqiptaret relatoreve te tyre historike, pasi kane pasur fatin madheshtor te jene drejtuar per 5000 vjet nga pese (5) subjektet me gjeniale te Races Njerezore ne Toke (Pellazget (mijevje. III – mijevje. I Para Kri.) – Helenet (shek VI Para Kri. – shek. III Para Kri.) – Romaket-Bizantinet (shek II Para Kri.-shek XV Pas Kri.) – Otomanet (shek. XV-XIX) – Europianet Katolike (shek XIX-XX)).

Vellimi i dhjete

  1. Pjesa e shtate: Kleri Katolik – Kanunet shqiptare dhe legjislacioni komunist antishqiptar. (përplasja e çështjes kombëtar me antishqiptarizmin komunist në fushën e Drejtesise dhe Pronesise, vazhdim i argumentit mbi gjenezen historike te shqiptareve). Ne kete pike shqiptaret e sotem po perserisin gabimin e kaluar te Races Njerezore ne Toke.

Vellimi i njembedhjete

  1. Pjesa e tete: Shkrimtari – Letersia dhe Populli Shqiptar (rasti Kadare dhe i te gjithe mendimit letrar shqiptar; – vazhdim i argumentit mbi gjenezen historike te shqiptareve).

 Vellimi i dymbedhjete

  1. Pjesa e nente: Historia ndryshe e Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise dhe figures e vepres  te Fan Stilian Nolit e Visarion Xhuvanit (ky eshte rasti i Hakmarrjes se HISTORISE mbi POLITIKEN shqiptare nje shekullore per shkak te mohimit te vepres se te nje Panjohuri, qe ka qene intelektuali laik Jurist me i njohur i gjysmes se pare te shek. te XX-te dhe, me shume mundesi, i te gjitha koherave te Shtetit Shqiptar, i cili para se te nderroje jeten la te shkruar te gjithe te kaluaren historike gjysem- shekullore te shtetit shqiptar duke qene prezent dhe aktiv qe ne zanafillen e tij, por dhe nje nga kundershtaret social te Fan S. Nolit e Visarion Xhuvanit nga te gjitha kendveshtrimet. Eleminimi informativ i ketij te Panjohuri eshte analog me eleminimin e te gjithe klases historike te Inteligjences se para vitit 1945, qe shenon dhe fundin historik te zhvillimit te Kombit Shqiptar sipas ligjeve te Nenes sone Natyre).

Ka ne proces shkrimi vellimin e nente i cili nuk ka perfunduar akoma. Mund te kontaktoni me te ne adresat: genchoti@yahoo.com