Artikuj

66- Pse nuk jemi thjesht ilire, por jemi iliro-epirote dhe toka e shqiptareve eshte Epiri 21.09.2012

Posted by Genc Hoti

Loading

66 – Pse nuk jemi thjeshte ILIRE,

                     por jemi ILIRO – EPIROTE  dhe

                                TOKA e shqiptareve eshte EPIRI?

 

Gjeja me e pasakte qe shqiptaret kane mesuar ne jeten e tyre eshte prejardhja shoqerore historike. Thuhet se ne, shqiptaret e sotem, rrjedhim nga iliret dhe gjuha jone eshte nje gjuhe indoeuropiane, pastaj u modifikua nga nje pakice studiuesish, pas 1992-shit, dhe u tha se gjuha shqipe rrjedh nga pellazgjishtja. Por fillimisht duhet vene ne dukje se keto pikepamje kane qene mbizoteruese ne te gjitha shkollat europiane, prej nga e muaren  nje pjese e  intelektualeve shqiptare te arsimuar ne to deri ne mesin e shekullit te XX-te, ndersa pjesa tjeter u mbeshtet ne idene se Populli Shqiptar eshte nje popull indoeuropian dhe nuk kishte se si te ishte autokton. Te gjitha keto perbejne te gjithe bazen “shkencore”, ne thojza, qe ka percaktuar gjenezen e Popullit Shqiptar ne vazhden e kohes duke qene tejet larg realitetit historik. Cudia qendron ne  mbeshtetjen e ketyre pikepamjeve te arsimit shqiptar te epokes komuniste dhe asnjehere nuk u tha perse politika greke pretendonte per Epirin dhe perse Iliria historike nuk e permblidhte te gjithe territorin e banuar nga shqiptaret e sotem. Kjo nuk do te kishte asnje rendesi per te sotmen ku jetojme neqofte se nuk do te kishim zbuluar instiktin e mbrojtjes qe mbizoteron tek intelektualet e sotem shqiptare, i cili mbeshtetet pikerisht tek keto dy pikepamje mbi prejardhjen shoqerore dhe te gjuhes se tyre, pasi fsheh menyren se si eshte formuar kjo inteligjence.

Fillimisht dua te sqaroj se Populli i sotem Shqiptar nuk rrjedh ne menyre te drejteperdrejte nga iliret e vertete dhe gjuha shqipe ka shume me pak lidhje me pellazgjishten se sa me gjuhet europiane qe e kane ndertuar ate prej 2500 vjetesh dhe baza historike e saj eshte karakteri monosilabik qe rrjedh nga parailiret prehistorike duke mos pasur asnje lidhje me pellazgjishten.

Qe te zbulojme permbajtjen e instiktin mbrojtes te inteligjences se sotme shqiptare duhet te permbledhim historine e popullates qe ka banuar ne keto troje, te pakten, ne keto 2700 vitet e fundit pasi pikerisht me kete popullate eshte i lidhur ky instikt. Duhet vene ne dukje qe emertimet e popullatave qe kane jetuar ne gadishullin Ilirik jane vendosur nga helenet e romaket dhe nuk perbejne domosdoshmerisht nje akt te lidhur me gjenezen historike. Per te qene te sakte emri Iliricum eshte nje emertim politik i vendosur nga Roma e epokes Konsullore dhe nuk ka asnje lidhje me gjenezen historike te popullatave qe kane jetuar nen ate emer. Akoma me tej, perpara ilireve nuk ekziston asnje emertim konkret dhe historia e banoreve te gadishullit ku jetojne sot shqiptaret fillon e shkruar nga helenet, te cilet kane pasur shkrimin, produkt i zhvillimit te tyre shoqeror. Por dhe vete heleneve historia i fillon me shkrimin dhe konkretisht me vepren monumentale te Homerit. Eshte kjo veper permbajtja e se ciles lidh helenet me paraardhesit e tyre pellazge, por krijon erresiren e prejardhjes se komshinjve te heleneve me te cilet ata kane pasur vetem nderlidhje formale pa ndikim te drejteperdrejte hapsinor te dukshem. Por duhet vene ne dukje fakti qe periudha parahelene (pellazge) eshte emertuar pergjate shekujve XVIII dhe XIX si periudha heroike greke dhe periudha helene si periudha klasike greke. Ky emertim nuk eshte dhe fort historik, por ai eshte formuluar nga politika europiane per interesat e saja dhe fsheh pasojen kryesore historike qe ka vepruar mbi popullaten parahelene dhe helene deri ne ate mase sa sot nuk ka rilindje helene nen pamjen e popullates greke. Cfare ka ndodhur? Kete problem e zgjidh percaktimi i prejardhjes sociale te shqiptareve te sotem.

Ngjarjet jane shume – shume me te vjetra nga sa pretendohet dhe nuk ka asnje burim te shkruar qe te mund te flase per paraardhesit me te larget te shqiptareve te sotem. Gjurma me e hershme e banoreve autoktone eshte e lidhur me idete fetare te nje popullate qe besonte ne kultet pagane (kultin e gjarprit), kult te cilin ne kete forme nuk e kam hasur ne asnje popull te Europes (njihet kulti i Diellit tek basket dhe nje gjurne fundore tek parahelenet, qe sipas te gjitha gjasave emertohen pellazge). Kete gjurme e kam hasur tek nje liber i Fulvio Kordinianos (Albania, vell. 1) ku jepet nje harte (Ilirikum) mbi shtritshmerine e ketyre banoreve me kete lloj besimi fetar; – kete harte e kam publikuar ne disa artikuj te kahershem; per kete shih: “Si e shtremberojne historine, posacerisht, Ardian Klosi e te tjere”, pjesa e dyte; “Si erdhen, si u relatuan dhe si u transformuan” (pellazget); “Nje interpretim i tri hartave te vjetra” – emision televiziv te publikuara ne albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info (foto 1).

foto 1

Harta eshte nje botim i vitit 1640 dhe, duke pretenduar se mbeshtetet ne te dhenat e autoreve te lashte, nuk ka asnje mundesi praktike te tregoje saktesisht shtritshmerine territoriale te banoreve autoktone. Te dhenat jane te lidhura me nje epoke qe kosiston pas ardhjes se pellazgeve dhe permbledh gojedhana te transmetuara brez pas brezi deri ne fillim te shekullit te V Para Kri. dhe te publikuara nga Herodoti (484 – 425), cka con ne kerkesen qe, ne kete pike, informacioni i dhene ka nevoje per interpretim. Kjo e fundit duhet te lidhet me metodikat qe perdoren sot ne histori per te pare perputhjen apo distancen me ligjet e shoqerise njerezore. Eshte e pamundur te jete analizuar sakte shtritshmeria e vendasve autoktone para qindramijeravjeteve dhe pas ardhjes se pellazgeve. Kjo eshte e pamundur te jete realizuar ndonjehere ne planin historik atehere kur vendasit relatoheshin midis vetes dhe me natyren. Procesi eshte tej mases i panjohur dhe per kete nuk mund te merret per baze jo vetem Herodoti, por as shkrimet e sterlashte te para 5000 vjeteve. E vetmja menyre per te kapur pikat e kontaktit eshte mbeshtetja ne mendimin filozofik materialist dhe analiza e gjendjes shoqerore te vendasve dhe e te ardhurve ne momentin e njohjes me te pare (ne kete pike Herodoti mund te na ndihmoje). Fakti qe Europa e shek. XVII-te i vendos vendasit autoktone ne veri te gadishullit Ilirik (poshte Danubit) dhe ne jug te gadishullit ekzistojne banimet shpellore te rendit 3500 – 4000 vjet perpara (ne Gajtan, ne kanionin e Langerices, ne Zare) kur qytet pellazge kishin marre zhvillimin maksimal te rendit fisnor tregon se shtritshmeria e vendasve autoktone nuk eshte pasqyruar sakte edhe pse te dhenat tregojne se keta banore kane jetuar te vetmit per miliona vjet ne gadishull dhe perqendrimi i tyre nuk duhet te ekzistoje sipas nje mbreterie hipotekore. Ne kete pike fillon prehistoria e vertete e paraardhesve me te larget te shqiptareve te sotem dhe kjo nuk ka lidhje me asnje popull te mevonshem ballkanik. Pra duhet te pranojme se te vetmit autoktone te gadishullit jane banoret e shpellave te mesiperme, te cilet ne nje kohe rigorozisht te caktuar njihen nga pellazget e ardhur dhe futen ne relata me ta; bota e relacioneve midis tyre perben aktin me te pare historik ne Europe dhe pikerisht pasojen e ketyre relacioneve njeh njerezimi si aktet e para historike. Keto pasoja manifestohen me ekzistencen e nje popullate pa emer qe besonte ne kultet pagane dhe qe literatura helene i vendos ne veri te gadishullit. Por analiza e jetes shoqerore te te ardhurve tregon se rruga e tyre ka qene nga veriu i gadishullit drejt jugut te tij dhe procesi i levizjes eshte manifestuar shume – shume me vone kur ndertuan qytetet bregdetare te Adriatikut (qe ne ate kohe nuk kishte fare emer) duke filluar nga kalaja e Shkodres, Epidamnin, Apollonine, Orikumin, Butrintin, Lezhen (normalisht duhet te ekzistojne ndertime te tjera pellazgjike ne veri te keshtjelles se Rozafes); e duke mbaruar me qytetet afer te mesiperme si Bylis, Klosi, Skampa, Amantia e shume e shume te tjera. Rendesia e percaktimit te ndertimeve civilizuese ne territorin e ketyre banoreve pa emer behet e konsiderueshme kur ne histori cfaqet emri ilir. Shkenca e sotme shqiptare nuk ka qene e afte te percaktoje kohen e domosdoshme te kalimit nga pozicioni i panjohur ne ate ilir dhe me kete e ka bere te panjohur perfundimisht gjenezen historike te Popullit Shqiptar. Ne kete pike studiuesit shqiptare te epokes komuniste  i jane shmangur karakterit dualist te popullates qe ka jetuar ne territorin e banuar nga ata perpara 2700 vjeteve duke e konsideruar inekzistent dhe kane tentuar te marrin  “lavdine”  historike te pellazgeve duke i konsideruar ilire dhe me kete formulim kane edukuar breza te tere ne arsimin e detyrueshem shkollor. Kjo eshte aresyeja perse iliret konsiderohen si pasardhes te pellazgeve.

Normalisht faji nuk eshte i studiuesve shqiptare, por i atyre qe formuluan te paret piketat historike te popullates autoktone para 200 e me shume viteve te mbeshtetur ne nje metodike tregimtare dhe aspak shkencore. Ne fakt tabani historik i popullates autoktone te gadishullit eshte vendosur nga marredheniet disa mijeravjecare midis tyre dhe te ardhurve pellazge; dhe eshte e natyrshme qe ketyre marredhenieve eshte shume e veshtire t’i percaktohen permasat. Kjo eshte aresyeja perse duhet ndryshuar metodika kerkimore dhe shpjeguese e shkences se historise. Dy gjera kane rendesi per metodike e re: 1-percaktimi i parimit natyror i lindjes se njeriut ne Toke; 2-percaktimi i rrugeformimit te ideve te ndryshme fetare, artistike, letrare, shkencore, politike, etj. Po te realizohen keto te dyja eshte shume e lehte vazhdimesia analitike e historise se gadishullit Ilirik perpara shekullit te VII para Krishtit (ky shekull eshte percaktuar ne menyre arbitrare me kohen e fillimit te qytetit te Epidamnit dhe nuk paraqet rendesi te posacme, pasi me e sakte duhet te ishte koha e fillimit te ndertimit te keshtjelles se Rozafes data e se ciles eshte akoma e panjohur). Mirepo kjo nuk mjafton; tentativa per te zberthyer dinamiken dialektike te ideve fetare dhe te atyre politike tregoi se shkenca boterore e te gjitha koherave mbeshtetet mbi nje themel te gabuar dhe nje problemi te pazgjidhur cka me coi ne perfundimin se dialektika e Hegelit nuk ishte e plotesuar (kete gje e kam vene ne dukje ne artikullin mbi “Triumfi arberor i Gjergj Kastriotit” te publikuan ne adresat e mesiperme ne internet). E bukura ishte se vete Hegeli (1770 – 1831) ishte mbeshtetur ne keto dy tulla pa konstatuar gabimin dhe boshllekun e mendimit filozofik helen duke e anashkaluar ate (per kete shih vepren e tij “Aristoteli”). Kjo gje  me detyroi te formuloj raportin kohor – hapsinor dhe kerkesen per te ripare te gjithe historine e njerezimit sipas nje metodike te re ku perfundimisht arrita ne konkluzionin se shkenca e historise ishte e formuluar gabim qe ne embrionin e vet 2500 vjecar (kjo duhet konsideruar aresyeja e lindjes, si nje reaksion ne fushen e mendimit filozofik, te marksizmit materialist dhe jo si nje reaksion politik). Sipas ketij raporti problemet shoqerore i nenshtrohen nje rregulli absolut dhe cdo devijim nga rruga klasike  duhet argumentuar me boten e relacioneve shoqerore qe ndikonte mbi kohen dhe hapsiren shoqerore sipas “paradoksit te binjakeve” qe gjithsesi nuk e shmangte formen klasike, por e ndryshonte ate sipas nje pamje te re. Bashkimi i ketij raporti me ngjarjet ne gadishullin Ballkanik pergjate 2500 viteve te fundit tregon se perfundimet e nxjerra mbi gjenezen e shqiptareve te sotem nuk jane te sakte dhe ato kane shume me teper karakter politik se sa shkencor.

Problemi i filleses se races se bardhe ne kontinentin europian tani per tani duhet konsideruar postulativ per sa kohe qe shkenca nuk ka percaktuar parametrat shoqeror te lindjes dhe ekzistences se shoqerise njerezore. Akoma me tej, duhet percaktuar permbajtja cilesore e domosdoshmerise se ekzistences se shoqerise njerezore. Kjo domosdoshmeri quhet Rendi Shoqeror dhe analiza e permbajtjes se ketij rendi duhet te na coje ne zbulimin e gjenezes se popujve europiane. Ndoshta kjo pune do te kerkonte nje volum te stermadh studimesh dhe per te eleminuar kete pamundesi futem ne perdorim nje nder rrjedhimet kryesore te raportit kohor – hapsinor: shpejtesine e zhvillimit shoqeror, si specifiken kryesore te zhvillimit te shoqerise njerezore, por dhe si shenjen dalluese absolute midis racave dhe popujve. Me kete veprim problemi u thjeshtua, pasi nenshtrimi i veprimtarise shoqerore te njerezimit ndaj kesaj shpejtesie e perjashtonte mundesine e levizjes mekanike te parailireve ne gjendjen shoqerore ne te cilen ata ndodheshin. Ky perfundim e lehtesonte marrjem per baze te postulatit, sipas te cilit: parailiret e epokes kur u ndeshen dhe u njohen nga pellazget jane e vetmja popullate autoktone e gadishullit dhe ata ekzistojne shume – shume perpara pellazgeve te ardhur. Pastaj parametri shpejtesi zhvillimi eshte me afer ekzistences se dukurise duke e perjashtuar fenomenin historik si postulat. Une e konsideroj betejen mbi percaktimin e parailireve si autoktone te fituar perfundimisht dhe pasketaj mbetet analiza e jetes sociale te tyre neper milionavjecare.

E gjithe jeta sociale e parailireve, deri ne momentin kur kontaktohen me pellazget, nuk njihet ne asnje permase, por eshte mesuar se ata dispinonin kultin e tyre fetar te paganizmit ne formen me origjinale dhe te pahuazuar nga kerkush (kultin e gjarprit). Ky fakt jo vetem qe e  mbushte kupen, por i konsideronte te gjitha metodikat e perdorura deri ne ate kohe per zberthimin e zbulimeve arkeologjike dhe te ngjarjeve historike si ordinere dhe krejtesisht jashte realitetit jetesor te banoreve me te pare te gadishullit. Kjo me detyroi ne ate kohe (1977) te merrem me studimin dhe zberthimin filozofik te ideve fetare ne rrafshin boteror duke arrire ne perfundimin se idete fetare lindin kudo si nje kerkese per rritjen e mireqenies nga pamundesia e rendit shoqeror aktual per ta kryer kete detyre. Dhe tipikisht idete fetare pagane, ne te tre fazat e zhvillimit te vet bimore – shtazore – kozmike lindin kudo ku komuna e mirefillte primitive e kishte kryer detyren e vet historike dhe duhej te largohej nga ajo, duke ndryshuar formen e marredhenieve te njeriut me natyren dhe me vetveten; historia solli ne skenen e zhvillimit social ndarjen e punes, si aktin me te pare instiktiv juridik te njerezimit. Lidhja e parailireve me te gjithe proceset sociale deri ne momentin e ndarjes se punes tregoi se ata ne kohen kur njihen nga pellazget nuk e kishin realizuar kete ndarje. Studimi i aplikimit te ideve fetare tek parailiret – iliret – arberit – shqiptaret deri ne fillim te shekullit te XX-te tregon se kulte pagane kane mbijetuar krahas procesit te ndarjes se punes dhe monoteizmave fetare duke argumentuar permasen e karakteristikes me kryesore te shoqerise njerezore shpejtesine e zhvillimit social, te cilen shqiptaret dhe te gjithe paraardhesit e tyre e kishin tmeresisht te avashte ne raport me te gjithe popujt e tjere te Europes dhe vetem per kete perbenin fillesen rastesore te races se bardhe ne kontinentin e te bardheve duke qene milionavjecare (neqofte se ndonje studiues gjeolog, biolog, etj. nuk pajtohet me kete perfundim te shikoje parametrat e saktesise se teorive te tyre dhe pastaj ta kundershtoje; per baze nuk mund te merren problemet gjeologjikobiologjike, por vetem shoqerore).

Vazhdimesia e studimit te ideve politike me mjetet e dhunes (1983 – 1988) me coi ne perfundimin se lufta, ne formen me fillestare, kishte lindur pas ndarjes se punes dhe pas lindjes se prones fisnore nga prania e dy komunave primitive prane njera – tjetres, cka bente te domosdoshme levizjen e masave njerezore drejt tokave te reja pa banore ose me banore primitive. Dmth kishte ekzistuar nje forme sociale qe e shmangte luften dhe zgjidhte problemin e suprimimit te cilesine mbi sasine. Pikerisht kjo perbente shkakun e levizjes mekanike te masave njerezore cka e mohonte totalisht mundesine e levizjes mekanike te parailireve. Perseri ne kete pike beteja mbi argumentimin e autoktonise se parailireve, sipas  analizes se jetes sociale, ishte e fituar perfundimisht.

Te gjithe keto me cuan ne perfundimin se jeta e parailireve, ne kohen kur kontaktohen me pellazget, nuk paraqet asnje rendesi pervec dy fakteve sinjifikative: njohin kultin pagan nen pamjen e kultit te gjarprit dhe gjuha e tyre ka karakter monosilabik krejt ndryshe nga te gjithe popujt e Europes se mepastajme. Koha e kontaktimit te parailireve autoktone me popullsite pellazge mund te percaktohet vetem me gjetjet arkeologjike, pasi cdo produkt civilizues i gjetur e perjashton autoresine autoktone, per faktin me te thjeshte fare: ajo popullsi nuk e ka njohur ndarjen e punes asnjehere. Pikerisht kete te fundit banoret autoktone muaren fillimisht nga pellazget duke formuar dualitetin social ne gadishullin e tyre deri ne fillimi te shekullit te XX-te ku dualen perpara historise se njerezimit me shtetin e tyre. E gjithe periudha, nga ardhja me e pare pellazgjike, –  deri  ne fillim te shekullit te XX-te karakterizohet nga tendenca tjetersuese e tyre, por dhe nga pamundesia hapsinore per t’u barazuar me relatoret historike. Kjo nuk eshte marre parasysh asnjehere nga historiografia boterore dhe shqiptare duke e manipuluar popullin shqiptar me fakte antihistorike per nevojat e politikes europiane.

Relacionet historike midis vendasve autoktone dhe pellazgeve te ardhur perben shkakun me te pare te transformimit te dyanshem, por ne na intereson ndryshimi i vendasve autoktone. Fakti qe vendasit autoktone besonin ne kultet pagane duke qene pa emer dhe me vone helenet permendin iliret si banore te atyre aneve duhet te sherbeje si argument se vendasit autoktone u transformuan ne ilire ne saje te kontakteve me pellazget dhe procesi ne fjale duhet te kete zgjatur deri ne fillim te shekullit te VII Para Kri. ne kohen kur u themelua Epidamni. Termi ilir duhet te jete perdorur per te diferencuar vendasit autoktone nga vendasit qe u relatuan me pellazget dhe u ndryshuan nga te fundit. Ndersa fakti qe tek Herodoti ne gjejme emertimin si pellazg, ilir dhe helen ne te njejten kohe duhet te tregoje se nuk kemi te bejme me te njejten popullate te rrjedhur nga njera – tjetra, te pakten per pellazget dhe iliret, pasi lidhjen pellazgo – helene Herodoti e konsideron si akt historik. Ne qofte se do te analizojme dinamiken e qytetit te Athines do te dallojme se banoret e pare te saj, para 3400 viteve nuk konsideroheshin helene dhe shkrimin nuk e kishin pjese te jetes se tyre. Kjo kohe rezulton te jete paralele me qytetin e Trojes cka tregon se bota pellazgjike akoma nuk ishte zhdukur nga historia dhe bota ilire nuk kishte dale ne skene ne formen e nje uniteti etnik. Kjo gjendje e rrezon te gjithe idene e ardhjes se heleneve ne gjendjen qe i njeh Herodoti, dmth helenet nuk jane te ardhur ne gadishull, por rrjedhin nga popullata pellazge e ardhur ne gadishull. Kjo kohe (lufta e Trojes) rezulton te jete paralele me vendbanimet shpellore te njohura ne territorin e banuar sot nga shqiptaret dhe rrjedhimisht na jep te drejten te arrijme ne perfundimin se ne gadishullin Ilirik, ne kohen e luftes se Trojes, jetonin dy popullata me ndryshueshmeri cilesore persa i perket shkalles se zhvillimit social ku njera shtrihesh ne te gjithe gadishullin dhe tjetra domosdoshmerisht ne jug te tij. E para ishte popullata autoktone parailire dhe tjetra popullata pellazge. E gjithe distanca kohore midis luftes se Trojes dhe kohes se Herodotit perben kohen e transformimit te nje pjese parailire ne ilire dhe te nje pjese te pellazgeve ne helene. Kjo eshte aresyeja perse tek Herodoti ne gjejme si ekzistencen e ilireve ashtu dhe te heleneve, por dhe te pellazgeve cka ben te domosdoshme interpretimin e vepres se tij.

Kjo domosdoshmeri shtohet edhe me shume kur konstatojme se ne materialet e botuara nen logon Herodoti (“Iliret dhe Iliria te autoret antike”, bot AshSH, Tirane 2002, f.15-22) emri Epir nuk ekziston. A ka qene kjo nje deshire per te ndare Epirin nga Iliria per aresye politike, apo kjo eshte nje e vertete historike nuk di te them, por ne internet, ne lidhje me emrin Epir thuhet sikur Straboni pretendonte se Homeri me termin Epir kuptonte vendet përballë ishujve, duke përfshirë Leukadën. Po t’i konsiderojme te gjitha keto te sakta rezulton se emri Epir te jete me i hershem se emri ilir dhe helen dhe ai i perket veprimtarive te pellazgeve dhe jo ndryshe. Pra kemi te bejme me nje interpretim tendecioz politik dhe nje tendence per te fshehur te verteten. Komentatoret shqiptare kur u nisen dhe botuan nje permbledhje te veprave te autoreve antike, per Iliret dhe Ilirine, e paraqiten situaten historike sipas orkesit te tyre. Keshte psh e akuzuan Hesiodi-n sikur bente fjale per per fushet e gjera dhe pjellore…ne Epir (f.13) dhe ne poemen Carmina nuk behet fjale per Epirin, por per fushen Hellopia (f. 14). Problemet jane ngaterruar pak me qellim per te fshehur faktin kohor  te shkeputjes se ilireve nga parailiret apo te heleneve nga pellazget. Se kujt i ka interesuar kjo nuk eshte e veshtire te merret me mend, por qe kjo pune te ishte aq e thelle dhe aq e vjeter nuk ma merrte mendja kurre. Duke u mbeshtetur ne vepren e Homerit (shek IX Para Kri.) Iliada konstatojme se shenimi 149 (bot. I-re, shen. 146 i bot. II-te) thote: “- Dardani (vargu 856, bot. II. vargu 854). Keshtu quhej nje pjese e Trojaneve prej Dardanit qe, sipas mitologjise, ka qene bir i Zeusit. Prandaj edhe mbreti i Trojes Priami quhej Dardanid. Por ne disa raste me emer Dardane quheshin nga Homeri ne pergjithesi Trojanet.” .

Sipas perkthimit te Prof. Gjon Shllaku vargu 856 thote: Burrit nje trim Dardan ja shkurtoi jeten; dhe mbi kete baze letrare eshte ngritur komenti i mesiperm historik.             

Keshtu kane thene dhe shkruar komentatoret e Iliades se Homerit qe me 1965 pa i shkuar ndermend se ky formulim i ndante dardanet nga iliret dhe i paraqiste vellezer te pellazgeve; – vullnet ky e diktatorit komunist. I them te gjitha keto per t’i kujtuar lexuesit se vazhdimesia e pellazgeve nen emrin e ilireve ka qene nje deshire politike e Enver Hoxhes per qellimet e tij te mbrapshta dhe perkrahesit e tezes mbi prejardhjen pellazgjike te ilireve ose jane te keqinformuar, ose po vazhdojne punen  e tij antishqiptare te lene per gjysem. E gjitha kjo jo pse kane lidhur dardanet me pellazget, gje qe mund te jete e vertete nga pikepamja e tjetersimit, por pse kane lidhur dardanet e Trojes me iliret dhe tashme ky problem duhet ripare nga fillimi. Ne kete pike duhet pare ndikimi pellazgjik mbi parailiret pasi problemi mund te rezultoje ndryshe nga ajo qe dime per iliret dhe dardanet.

Gjithesesi te jete problemi me materialet qe disponojme shkeputja e ilireve nga parailiret duhet te jete  shume me e hershme se shkeputja e heleneve nga pellazget perderisa njihen nga Herodoti ne te njejten kohe dhe vendodhja e tyre historike konsiderohet mbi 1000 km larg Athines. Por te njejten gje nuk mund te themi per Epirin dhe kjo e ka nje kuptim. Relacionet mijeravjecare midis parailireve dhe pellazgeve kane pasur nje ndikim te dyanshem dhe kjo ka bere qe vetem nje pjese e parailireve te transformohej ne ilire dhe, me vone, nje pjese e pellazgeve ne helene. Relacionet e metejshme te parailireve me pellazget e jugut ka cuar ne transformimin e tyre ne epirote dhe ne lenien ne vend te te dyteve dhe duhe te jete kjo aresyeja perse tek Herodoti gjenden edhe pellazget edhe helenet. Problemi duhet te jete i lidhur me rruge levizjen e pellazgeve nga veriu drejt jugut te gadishullit dhe kjo duhet te perbeje te gjithe historine reale te popullates dualiste, te pakten deri ne fillim te shekullit te VII Para Kri. kur fillojne dhe montohen kolonite pellazge dhe helene ne brigjet e Adriatrikut. Me gjitheate historianet europiane emrin e pare qe i dedikojne banoreve te gadishullit e lidhin me Dardanine buze Danubit. Sipas materialit homerik dhe sipas hartes te botuar nga Cordiniano tek libri “Shqiperia”, vell. I-re, problemi pellazgjik merr nje shtritshmeri te re mbi c’baze mund te percaktojme shkallet e transformimit te tyre pergjate mijevjecarit te dyte Para Kri. Per te qene te sakte rendesi per historine nuk paraqet transformimi i parailireve ne ilire, por transformimi i pellazgeve ne nje sere popujsh perpara se ato te cfaqen ne histori dhe kjo gje eshte trajtuar gjithmone politikisht. Ndoshta problemi dardan duhet lene perkohesisht menjeane perderisa te korigjohet lidhja e tyre me trojanet ose iliret. Analiza e mevonshme e jetes sociale te banoreve te Dardanise e kundershton te gjithe lidhjen e dardaneve te lashte me boten homerike dhe ketu dikush ka sajuar te paqenen si fakt historik. Megjitheate mund te ekzistoje dhe mundesia qe Dardania e Ilirise te mos kete asnje lidhje me Dardanine e Trojes dhe problemi te jete perputhur me dashje mbi cbaze eshte ngritur mashtrimi e deshiruar.

Jo te gjithe pallazget jane transformuar ne helene. Kontaktimi i pellazgeve me vendasit autoktone per mijeravjet ka cuar ne formimin e nje seri popujsh qe nuk paraqesin dukuri as ilire dhe as helene. Te tille duhet te jene maqedonasit dhe thraket qe lane gjurme ne histori. Ndersa problemi ilir eshte shume me i thjeshte pasi ndikimi pellazgjik mbi ta ka qene i paperfillshem duke lene gjurme vetem ne bashkimin e gjuhes primitive te tyre me pellazgjishten dhe eshte kjo gjuhe qe ngaterron me dashje studiuesit. Problemi nuk duhet shtruar perse shqiptaret kane formacione gjuhesore nga pellazgjishtja, por perse shqiptaret – arberit – iliret nuk e ndryshuan gjuhen qe moren nga pellazget per 3000 vjet sic beri gjithe bota qe ra ne kontakt me ta. Kesaj pyetje duhet t’i pergjigjen studiuesit dhe jo te fantazojne mbi prejardhje gjenetike e probleme te tjera historike. Ne kete pike ka dicka qe duhet te vihet ne dukje specifikisht: problemi ilir nuk mund te trajtohet historikisht i vetmuar. Te pakten deri ne shekullin e VII Para Kri. bota ilire ka ecur ne te njejtin ritem me boten pellazgjike duke trasheguar nga ata specifika shoqerore qe iliret nuk mund t’i prodhonin kurre dhe eshte lidhja pellazgo – ilire ajo qe njeh shkenca e historise si veper te Ilirise. Zbritja poshte e pellazgeve, qe duhet te jete e njekoheshme me zbritjen e dardaneve nga brigjet e Danubit ne brigjet e Drinit te Bardhe, duhet te kete lene nje trashegimi shoqerore ne zonat veriore dhe veriperendimore te gadishullit qe sot i dedikohen botes ilire; – kjo nuk duhet te jete e sakte dhe nuk duhet te merret per baze si nje produkt i mirefillte ilir. Shoqeria ilire pergjate gjithe kohes nga lufta e Trojes deri ne shekullin e VII-te Para Kri. paraqitet tej mases primitive duke mbartur mbi vete karakteristikat e nje shoqeria komunare te barasvlefshme me bartesit e Kulteve Pagane dhe jashte cdo shkalle te civilizimit. Tentativa per t’i adoptuar iliret te organizuar ne korporata fisnore dhe shkalle civilizimi te afert me shoqerine helene eshte nje shtremberim i realitetit historik. Eshte ky primitivizem qe e ka shpetuar popullaten ilire nga tjetersimi i metejshem i saj drejt zhdukjes dhe mbijetimin historik nen pamjen qe e njeh historia dhe vetem me vone,  kur u kontaktuan thellesisht me helenet ne jugun e gadishullit pas shek. te VII-te Para Kri.,  u formua popullara epirote. Dmth une pretendoj se bota epirote rrjedh nga bota ilire e tjetersuar nga marredheniet me helenet pas shek. VII-te Para Kri (ndoshta studimet e metejshme mund te ndryshojne karakterin kohor, por kurrsesi ate hapsinor). Para ketij shekulli nuk duhet te kete pasur as epirote e as maqedonas. Kjo do te thote se duhet pranuar bota e marredhenieve pellazgo – parailire dhe pellazgo – ilire, por nuk duhet pranuar lidhja iliro – helene. Keta te fundit jane kontaktuar me epirotet duke formuar lidhjen historike epiroto – helene dhe duke i ndare te paret nga trungu gjenetik ilir. Te gjitha ngjarjet gjurmelenese ne vendin ku jetojne sot shqiptaret jane zhvilluar ne ambientin epirot duke e lene ambientin ilir ne meshiren e botes romake te cilen ata e quajten Iliricum.

Pas shekullit te VII-te Para Kri. deri ne shekullin e II-te Para Kri. ne gadishull duhet te kene ekzistuar nje seri popujsh me prejardhje dualiste si rezultat i marredhenieve teper te gjata midis autoktoneve parailire dhe te ardhurve pellazge qe cuan ne formimin e dy popullatave kryesore: iliro – epirote dhe helene, por dhe te pellazgeve te paster te relatuar me helenet te ardhur nga tjetersimi i pellazgeve nga autoktonet. Ndryshimi midis tyre nuk mund te behet ne asnje menyre tjeter pervec se duke analizuar produktin social te gjithseicilit cka e ndan nga bota iliro – epirote popullaten maqedonase dhe ate thrakase, per te cilet ka pretendime se jane thjeshte ilire. Problemi veshtirsohet ne vazhden kohore kur fillojne dyndjet europiane e cila e shoshiti popullsine europiane drejt nje barazie sasiore duke i perzier popullatat me prejardhje gjenetike te ndryshme: saksonet drejt ishujve britanike, keltet drejt gadishullit ilirik dhe latinet drejt gjithe siperfaqes europiane. Ky proces ka qene vendimtar per popujt e Europes se mevonshme duke realizuar nje barazim social  midis tyre, formal per kohen, por vendimtar kur u konsoliduan rendet shoqerore, sidomos rendi i kapitalit. Deri ne pese shekujt e pare Pas Krishtit popullata e gadishullit Ilirik u kaverdis midis tre popullata kryesore: autoktoneve – pellazgeve te tjetersuar me shume permasa – latino/kelteve te ardhur shume vone ne raport me pellazget. Ardhja e sllaveve ne disa faza nuk e ndryshoi ecurine sociale te banoreve te gadishullit ne drejtim te progresit shoqeror edhe pse pati nje bote relacionesh te stermedha. Vetem se bota e konflikteve shoqerore pati nje zhvillim te tejskajshem ku raca ilire e paster u zhduk nga historia duke mos u pajtuar dot me boten sllave pa arritur asnje shkalle te barazise sociale si popujt veriore e perendimore te Europes (nuk eshte e vertete qe popullata ilire ka bashkejetuar me popullatat e ardhura pas shekullit te VI).

Ne kete pike Ballkani beri perjashtim dhe asnje historian ne bote deri me sot nuk ka qene i afte te shpjegoje fenomenin ne planin shkakesor edhe pse popujt e lidhur me zanafillen sllave krijuan perandorine me te madhe feudale ne bote, krahas asaj otomane dhe pse popullata vendase autoktone u zhduk nga historia (pretendimi qe ajo eshte asimiluar dhe shkrire me te ardhurit eshte nje mashtrim politik per te fshehur nje krim historik). Popullata ilire filloi marshimin drejt jugut te gadishullit duke u grumbulluar ne veri te Dardanise Ilirike dhe ky ka qene nje proces te cilet sllavet e kane mbuluar me shume marifet djallezor. Konfliktet politike midis sllaveve te jugut dhe pushtetit romako-bizantin e me vone atij otoman duhet te perbeje shkakun e mbijeteses se popullates autoktone deri ne fundin e shekullit te XV-te. E gjithe periudha kohore midis shekujve VII-te Para Kri. deri ne fundin e shek. te XV-te duhet te perbeje kohen e konsolidimit te nje pjese te popullates autoktone ne drejtim te civilizimit sipas modelit europian, e cila u grumbullua ne te gjithe bregdetin e Adriatikut dhe te Jonit duke pasur relacione te gjitheanshme me qytet-shtetet feudale europiane dhe duke krijuar pamjen e nje bote feudale sipas shembelltyres europiane. Eshte e pamundur qe kjo popullate, me prejardhje autoktone, te kete mundur te jetoje e vetme ne zonat e civilizuara te bregdetit pa pranine e elementit pellazg, helen dhe latin. Eshte kjo aresyeja perse ne gjirin e shoqerise vendase  ekzistojne elemente sociale me pamje shume me te avancuara se elementet sociale autoktone, sic jane skllaveria, prona, familja, statutet, etj. Kjo duhet te kete qene pamja e perhershme e vendasve autoktone persa kohe qe i njeh historia dhe kete nuk ka dashur kurre te diferencoje historiografia komuniste. Ja perse duket sikur shoqeria vendasve eshte bartese e skllaverise, e pronave, e civilizimit modern per cdo reference kohore, ja perse ekzistojne elementet shoqerore autoktone primitive ne token e banuar sot prej shqiptareve dhe ja perse ekziston Gjergj Gjon Kastrioti si mbrojtes i Krishterimit Politik.

I gjithe ky element social i grumbulluar ne brigjet e Adriatikut dhe te Jonit me vdekjen e Heroit Kombetar dhe ardhjen e turqve otomane u larguan nga vendi i tyre autokton duke i dhene fund jetes se nje popullate autoktone te civilizuar kryesisht nga bota heleno – romake dhe ajo bizantinoeuropiane pergjate  2200 vjeteve. Behet fjale per rreth 300 000 mije banore te cvendosur kryesisht drejt Apenineve dhe veriut te Adriatikut. Ne qofte se deri ne ate kohe kjo popullate eshte emertuar nga historiografia si popullata arberore nuk eshte thene kurre se nga e kishte prejardhjen historike edhe pse me gjysem zeri pranohej se rridhte nga iliret e lashte. Por asnjehere nuk u tha perse heroi i tyre karizmatik emertohej si princ epirot dhe e gjitha kjo fill pas vdekjes se tij (Marin Barleti – Skenderbeu) dhe bota ilire ishte teper larg veprimtarise se Kastriotit te Madh. Pas kesaj ngjarje popullata vendase rreshqiti rreth 1000 kilometra duke e ripopulluar vendin e lene bosh, por gjendja e saj shoqerore ishte shume me primitive se ajo e larguara (kjo vihet re edhe vetem me kanunet ku koha e mepastajme e shqiptareve i modifikoi kanunet klasore drejt thjeshtimit te tyre; kjo perben piken me te rendesishme te argumentimit mbi prejardhjen veriore te jugoreve te Shqiperise se Sotme). Ishte koha kur vendi filloi te quhej i shqiptareve, por pa Shqiperi si organizim shteteror. Ne kete pike fillon jeten e vet nje popullate e me elemente sociale shume me primitive se paraardhesja e saj dhe ceshte me kryesorja me prejardhje te ndryshme civilizimi nga te larguarit. Eshte pika ku ndahen dhe bashkohen per here te pare pasaardhesit e epiroteve dhe te ilireve. Banoret e Malesive te Veriut u ulen ne bregdet dhe vendin e tyre e zune banoret e Dardanise ilire dhe iliret e mbetur gjalle pas masakrave nga ana e sllaveve te jugut. Per 500 vjet kjo popullate u zhvillua sipas nje ritmi tjeter shoqeror, pasi ne skemen historike te shqiptareve ishte futur Perandoria Otomane dhe ata kishin filluar konvertimin fetar duke kaluar nga krishterimi katolik dhe ortodoks ne besimin Islam. Ishte koha kur popullate shqiptare, ne saje te relacioneve te diferencuara, u nda ne toske e gege dhe e gjitha kjo pergjate 500 vjeteve te fundit.

Emertimi i vendit ku jetonin shqiptaret, te pakten pergjate shek. XIX-te, e kishte nje emer dhe kjo i eshte mbajtur e fshehte Popullit Shqiptar vetem per nje aresye: nuk duhej te dilte ne skenen historike roli qe Kisha e Shenjte Katolike Shqiptare kishte luajtur per formimin e identitetit kombetar te shqiptareve. Merita qe Kisha e Shenjte kishte ne formimin e ketij identiteti nuk ishte thjeshte emri i saj Shqiperi, por, kryesisht, prejardhja e saj historike. Dhe kjo prejardhje e kishte emrin EPIR. Vini re se cfare eshte shkruar mbi nje shekull me pare nga njeri prej klerikeve te nderuar te Kishes se Shenjte Shqiptare kur analizonte historikun e Provinces Franceskane Shqiptare, Pader Donat Kurti:

 

“Ma i pari Provinçial i huej kje P.Lorenc M. prej S. Croce.

Provinca e rregullueme me ketë mënyrë vijoi qysh prej vjetit 1719 deri në vjetin 1832, e pat 37 Provinçiala.

Me 9 tetuer 1832 neper nji Breve të Gregorit XVI. “Felicis recordationis” Provinca kje kthye në MISION APOSTOLIK e kje da në këto pesë PREFEKTURA:

Prefektura e Epirit; në dioqezën e Durrësit me Bizë, Laç (Kurbi), Lezhë, Rrubig, e Troshan;  në vjetin 1895 i kje shtue Peja me 52 katunde, e po n’at vjetë i kje shtue edhe Iballja, Berisha, Fierza e Gomsiqja.

Prefektura e Pultit; me Shalë, Shosh, Toplanë, Dushman, Plan, Kir e Nikaj-Mertur.

Prefektura e Kastratit; me Kastrat, Rapshë, Traboin, Bajzë, Grudë, Selcë e Vukël.

Prefektura e Maqedonisë; me Lurë, Baz, Pëshkash, Janinë, Prevezë e Pëdhanë.

Prefektura e Serbisë; me Zym e Gjakovë.

(Vro Schematismus Pr.Alb. 1908, fq.24-30).” (Pader Donat Kurti, Provinca Franceskane Shqyptare, e ripertrime ne vj. 1906, Cokesë (Skicë historike), f. 3-4)

 

A nuk tregon ky material qe identiteti yne kombetar dhe prejardhja e jone historike eshte mbrojtur me fanatizem vetem nga Kleri Katolik Shqiptar? A nuk tregon ky material se vendi i Shqiptareve dikur quhej EPIR? Atehere perse vendi ku jetojne sot shqiptaret thuhet se ka qene Iliria e dikurshme dhe jo EPIRI i Pirros? Dhe po te bejme nje permbledhje te asaj qe ka ndodhur pas vitit 1500 me popullaten shqiptare, do te veme re se ne jugun e Epirit u zbrit popullata veriore epirote dhe vendin e tyre e zune dardanet (?) dhe iliret e mbetur gjalle pas kasaphanes serbe. Eshte kjo aresyeja perse popullata e sotme shqiptare ka prejardhje iliroepirote dhe perse vendi ku jetojne sot shqiptare dikur eshte quajtur EPIR. Kjo ka vlera sidomos kur vjen puna per te percaktuar dimensionet e gjuhes shqipe sot dhe ku thuhet qe gjuha shqipe perbehet prej dy dialektesh: gegerisht dhe toskerisht. Ne thelb te problemit kjo eshte sajuar per te futur percarjen midis shqiptareve pasi ne realitet gjuha shqipe ka qene gegerishtja dhe toskerishtja ka qene nje variant i shqipes i perdorur nga nje pjese e vogel e popullates te jugut te Shqiperise, qe dikur kane jetuar ne veri te Shqiperise se sotme, ose ne veri te EPIRIT te djeshem.

Keto rreth 450 vjet te jetuar nga Populli Shqiptar perbejne ndikimin thelbesor mbi te gjithe popullaten e sotme ku me kryesori eshte ndikimi otoman. Ne literaturen komuniste eshte deklaruar gjithmone se ky ndikim e ka lene popullin tone mbrapa ne raport me popujt e tjere te Europes dhe si shembell merrej e gjithe popullata e gadishullit ballkanik. Ne realitet ne gadishullin tone fshihet nje nder ndikimet me kryesore te botes se relacioneve universale, por sidomos te relacioneve midis dy cilesoreve kohore te zhvillimit (ne fakt ky proces ka ndodhur edhe ne kontinentin e Dy Amerikave, por atje popullata autoktone eshte zhdukur dhe, ajo e mbetur, nuk mbart ndikimin reciprok te relacioneve midis dy cilesoreve kohore). Duke lene menjeane popujt e tjere te gadishullit dhe duke marre per baze vetem popullin e sotem shqiptare rezulton se ndikimi otoman e ka pershpejtuar zhvillimin ne menyre te tejskajshme deri ne ate mase sa e kalon moshen absolute te vete otomaneve. Ajo qe ka ndodhur me shqiptaret pergjate ketyre 450 vjeteve eshte triumfi sasior i kohes mbi hapsiren autoktone dhe kur influenca politike austrohungareze u shtri mbi ta, shqiptaret ishin te gatshem te perballshin me influencen europiane. Eshte kjo aresyeja perse pergjate 300 vjeteve shkollat shqipe mbizoteruan ne te gjithe territorin ku u ndje influenca e Perandorise se Danubit dhe eshte kjo aresyeja perse Kleri Katolik Shqiptar u vecua nga pjesa tjeter e popullates duke qene udheheqesja shekullore shpirterore e botes se re te civilizuar qe po lindete ne territorin e ripopulluar te Epirit. Ne ate kohe nga njera ane kemi aplikimin e politikave otomane qe kontrollonin prodhimin vendas duke i krijuar kushtet popullates vendase per te punuar dhe paguar taksat, e nga ana tjeter politiken e Perandorise se Danubit per te pergatitur kulturen europiane qe duhet te asimilonte Populli Shqiptar.

Nuk eshte e rastit perse ne territorin e banuar nga shqiptaret u grumbulluan rreth 400 ton monedha floriri pergjate kesaj periudhe; nuk eshte e rastit perse ne territorin e banuar nga shqiptaret u ruajten permasat e prones fisnore te tokes duke qene ne perputhje me ligjet otomane; nuk eshte e rastit perse bujqesia dhe blegtoria pergjate periudhes otomane moren zhvillim se bashku me zejtarine ne te gjithe territorin e banuar nga shqiptaret nga Janina deri ne Prizren; nuk eshte e rastit perse  qendra boterore e bektashizmit u vendos ne territorin shqiptar; nuk eshte e rastit perse banka e pare shqiptare u vendos ne Vlore qe me 1850. Te gjitha keto tregojne se popullata shqiptare pergjate sundimit politik te Turqise Otomane i kishte kaluar barrierat qe impononte shpejtesia e vogel e zhvillimit. Nuk eshte e rastit perse ndermarjet e para kapitaliste lindin ne qytetin e Shkodres (fabrikat e duhanit, cimentos e mendafshit); nuk eshte e rastit perse arsimimi masiv i Popullit shqiptar fillon ne veri te Shqiperise, perse qendra e Klerit Katolik Shqiptar nga trekendeshi Mat – Mirdite – Diber  cvendoset ne Shkoder, perse teatri shqiptar fillon ne Shkoder, perse kultura fotografike fillon ne kete qytet dhe perse kultura europiane ka filluar te depertoje masivisht ne Shqiperi nepermjet linjes Elbasan – Durres –Shkoder – Prizren  ne Veri dhe ne linjen Korce – Gjirokaster – Vlore ne Jug. Te gjithe shembujt e treguar tregojne se merita e atij zhvillimi nuk varej ne menyre te drejteperdrejte nga Populli Shqiptar, por nga politika Otomane dhe ajo AustroHungareze te cilat realizuan nje pershpejtim ne zhvillimin e Popullit Shqiptar pa e kuptuar se ajo ishte ne demin e tyre social. Akoma me tej edhe pavaresia politike e shqiptareve ka qene me kosto te larte per shtetin modern turk ku ata sakrifikuan kater ishujt e Egjeut per te sfumuar grykesine imperialiste greke per tokat e banuara nga shqiptaret. Eshte pikerisht dueti politik AustroHungari – Turqi moderne ato qe vendosen, duke sakrifikuar nga vetvetja, per formimin e shtetit te shqiptareve. Por kryevepra e ketij dueti politik ishte formimi i klases politike shqiptare, e cila per here te pare kishte tabanin e vet autokton dhe per here te pare po drejtonte popullin e vet. Pikerisht kjo ka qene pika kulmore e influences se Europes mbi popullin shqiptar dhe kete trashegoi nga politikat 400 vjecare te Europes dhe Perandorise Otomane.

Interesant eshte fakti qe ajka kulturore dhe politike e Popullit Shqiptar nuk u largua me vendosjen e diktatures enveriste, ne analogji me vendosjen e pushtetit politik otoman ne fund te shek. XV-te, por ajo u asgjesua duke luftuar per interesat e kombit. Kjo nuk eshte thene kurre dhe eshte transformuar politikisht duke e ushqyer popullin me idene se asgjesimi i klases politike dhe intelektuale te popullit shqiptar perbente piken e pare progresive te shtetit komunist. Analiza historike e 45 viteve te regjimin komunist nuk eshte bere kurre realisht duke  mbajtur te fshehte problemin me kyc te nje populli: menyra se si formohet klasa politike dhe intelektuale e tij. Te 45 vitet e diktatures komuniste perbejne menyren se eshte formuar klasa politiko – intelektuale e Popullit Shqiptar, qofte dhe vetem nga ana kohore. Dy jane fushat ku duhet bere ky ulumtim, te cilat ne menyre empirike nxjerrin si perfundim qe: 1- Klasa intelektuale shqiptare ka si paraardhje krimin komunist ne permasa gjithperfshirese; dmth cdo intelektual shqiptar i epokes komuniste ka zene vendin e nje intelektuali te epokes historike te formuar nen impenjimin europiano – otoman, i cili eshte eleminuar jo vetem politikisht. Kjo dukuri duket mirefilli ne fushen e teatrit ku pas 1945 u eleminuan te gjithe teatrot amatore dhe gjysem profesionale dhe u ndertua teatri komunist nen logon teatri kombetar me te njejtet aktore, prejardhja e te cileve ishte thellesisht kombetare ne rolin qe kishin luajtur per 65 vjet ne konsolidimin e ndergjegjes kombetare te Popullit Shqiptar. 2- Koha e formimit te inteligjences komuniste eshte tmersisht e shpejte jo vetem ne cilesine e saj, por dhe ne sasine specifike profesionale te saj. Ate qe Europa e kishte realizuar per rreth 450 vjet, diktatura komuniste e kishte realizuar per vetem 20 vjet duke e permbysur faktorin kohe ne zhvillimin e Popullit Shqiptar. Ajo qe duket si nje progres shoqeror ne realitet eshte percaktuesja e cilesise intelektuale te klases politike dhe intelektuale shqiptare pas 1945-ses. Ne kete pike dialektika hegeliane ka nje gabim interpretimi ne ligjin e kalimit te sasise ne cilesi ne funksion te progresit. Faktori KOHE argumenton se sasia me te vertete kthehet ne cilesi, por ne funksion te kohes kjo cilesi eshte e ndryshme per kohe te ndryshme dhe ne lidhje me progresin shoqeror KOHA, kur eshte ne kundershtim me shpejtesine e zhvillimit, e permbys ate duke e tjetersuar ne kundershtim me kete progres. E theme me qarte produkti intelektual komunist eshte nga fillimi deri ne fund antishqiptar dhe antieuropiane.

Eshte e pamundur te kemi te njejtin perfundim social per kohera aplikimi te ndryshme. Ne qofte se popullata autoktone per 2200 vjet trajtim social nxorri Perandore ne sherbim te perandorise Romake dhe Bizantine si dhe Pape ne sherbim te Selise se Shenjte; ajo per 450 vjet trajtim social nxorri Vezire te larte dhe Pashallare qe lane gjurme ne Perandorine Otomane si dhe Pape ne Seline e Shenjte; atehere si ka mundesi qe per 20 vjet trajtim komunist te popullates te jape nje produkt intelektual progresiv? Ja perse na sherben analiza historike e formimit social te Popullit Shqiptar dhe ja cfare roli luan KOHA ne kete zhvillim.

Perfundime

Popullata qe ka banuar ne territorin ku jetojne shqiptaret e sotem, nga pikepamja e civilizimit, duhet ndare ne kater etapa kohore mbi te cilet ka vepruar nje teresi politikash ne perputhje me keto etapa:

1 – Etapa nga lindja deri ne shekullin e VII Para Kri. mbi te cilet (parailiret) ka vepruar fillimisht popullata e ardhur pellazge e me vone helene mbi cbaze u formuan dy popullata me emertime te ndryshme, por nga i njejti bosht biologjik: Iliret dhe Epirotet. Aresyeja perse keto dy popullata nuk jane relatuar historikisht midis tyre duhet t’i dedikohet nje karakteristike shoqerore e cila nuk eshte kurre e barabarte ne dy popuj pa asnje lidhje bilogjike midis tyre, por qe ne kete rast tregon se iliret dhe epirotet jane e njejta popullate te ndare nga historia politike dhe te krijuara ne saje te botes se relacioneve.

2 – Etapa nga 700 Para Kri. deri ne fund te shekullit te XV Pas Kri. (1500) mbi te cilet (iliro-epirotet dhe pastaj arberit) ka vepruar bota helene, politika romake, ajo bizantine duke u detyruar nga politika otomane te cvendoset masivisht pertej kufijve ku banonin, e cila prodhoi nje popullate te civilizuar e cila nxorri nga gjiri i saje Perandore te Perandorise Romake e Bizantine, Pape te Romes se Krishtere dhe Katolike.

3 – Etapa nga fundi i etapes se dyte (1500) deri me 1945 mbi te cilet (shqiptaret) ka vepruar kryesisht politika otomane dhe ajo austrohungareze bashkesia e te cilave coi ne formimin e shtetit te shqiptareve duke riprodhuar per te dyten here nje klase politike qe nxorri nga gjiri i vet nje seri pashallaresh e veziresh te larte te Perandorise Otomane, formoi per here te pare Klerin Katolik Shqiptar sipas konfigurimit autokton si fitorja me e madhe e Popullit Shqiptar mbi Historine, por dhe nje klase politike thellesisht shqiptare  per here te pare, te cilat, sa bashku u zhduken ne menyre kriminale nga rendi komunist i Enver Hoxhes. Eshte kjo aresyeja perse ai rend duhet konsideruar antishqiptar dhe antihistorik. Emertimi i kesaj popullate ka qene thjeshte shqiptare, por prejardhja e saj nuk ka qene e saktesuar kurre.

4 – Etapa nga viti 1945 e deri me sot ku produkti intelektual eshte absolutisht  vepra me e domosdoshme e enverizmit per te mbajtur nen zap Popullin Shqiptar per te mos e ngritur koken kurre politikisht. Kjo klase intelektuale perben vepren analoge qe Historia Politike realizoi per 2500 vjet mbi Popullin Shqiptar, por me sens te kundert progresiv.

Pikerisht per te mos vene ne dukje kete te fundit dhe krimin komunist i eshte meshuar idese qe Populli Shqiptar rrjedh nga iliret dhe pellazget duke u anashkaluar karakteri epirot i popullates se sotme shqiptare, duke mbuluar, ne kete menyre, te gjithe dinamiken e Progresit shoqeror qe Populli Shqiptar dhe paraardhesit e tij kane realizuar pergjate 2700 vjeteve te fundit te ndare ne tre etapa me ndikime te ndryshme cilesore dhe rol po te tille.

Instinkti eshte i lidhur me mbulimin e krimit historik qe eshte kryer mbi popullin shqiptar pergjate viteve 1945 – 1991 dhe qe duket me menyren se si eshte formuar klasa politike dhe intelektuale shqiptare e asaj kohe.Ne qofte se do t’i benim nje analize sipas influences qe faktori KOHE realizon mbi shoqerine njerezore do te arrinim ne disa perfundime jo te favorshme per klasen politike shqiptare te epokes 1945 – 1991.

Ne qofte se per 2200 vjet u perpunua popullata autoktone e gadishullit ne saje te botes se relacioneve me helenet, romaket dhe bizantet (qe per ate kohe perbenin nivelin me te larte shoqeror skllavepronar dhe feudal ne bote), produkti civilizues i se ciles u largua pas 1500; per 450 vjet u perpunua e njejta popullata, nga pikepamja biologjike, ne saje te botes se relacioneve me otomanet, sllavet e jugut, austrohungarezet dhe europianoperendimoret (qe per ate kohe perbenin nivelin me te larte feudal dhe kapitalist ne bote), e cila u masakrua nga regjimi diktatoria i Enver Hoxhes; per 46 vjet u perpunua e njejta popullate, nga pikepamja shoqerore, me idete komuniste bolshevike qe per ate kohe perbenin produktet ideologjike te shteteve me diktatoriale te kohes, e cila drejton sot politiken e Popullit Shqiptar prej 20 vjetesh. Duhet vene ne dukje se asnje prej popullatave, pervec te tretes, nuk ka prodhuar sasi profesionesh ne drejtim te intelektit. E thene me dukshem ate qe bota e qyteteruar ka realizuar per 400 – 500 vjet ne menyre ekonomike dhe me ane te punes, shqiptaret e realizuan per 45 vjet me ane te politikes diktatoriale. Duke pare produktin intelektuall te tre popullatave per koherat respektive, sidomos sipas rruges kohore, shtrojme pyetjen: a mundet valle produkti intelektual i popullates se fundit te realizoje nje perparim civilizues te Popullit Shqiptar? Per te kuptuar kete mjafton te shikohet shkalla e arsimimi te ketij produkti njerezor ne menyren se si eshte imprenjuar ky arsimim tek ata dhe do te konstatohet se gjitheshka lidhej me buken e gojes dhe ishin keta intelektuale sherbetoret me besnike te regjimit diktatorial te Enver Hoxhes. Pikerisht kjo fshihet me shume marifet duke deklaruar se inteligjenca shqiptare eshte persekutuar nga regjimi komunist; kjo nuk eshte e vertet, eshte persekutuar inteligjenca e trasheguar nga koha para 1945, ndersa per ate qe ka ndodhur me produktin intelektual te epokes komuniste ka qene nje lufte brenda llojit.

Ne qofte se do te bejme krahasimet midis brezave njerezore te popullit tone, te pakten pergjate shekullit te XX-XXI, do te konkludonim se ne banoret e sotem ndryshojme ne sasi, per keq, me prinderit tane, por kundrejt gjysherve tane ne ndryshojme per keq ne cilesi njesoj si ndryshon diktatura nga demokracia, prapambetja kundrejt zhvillimit, regresi kundrejt progresit.

Por teoria qe pretendon se shqiptaret rrjedhin nga pellazget dhe dialekti toskerisht i gjuhes shqipe rrjedh nga etruskishtja eshte sherbetorja e nje politike qe kerkon t’i heqe Popullit Shqiptar  te gjithe bregdetin e Jonit dhe t’ja dhuroje shtetit grek. Ne kete pike qendron loja e fshehte e politikes komuniste te Enver Hoxhes dhe kete loje po luajne sot perkrahesit e tezes mbi prejardhjen nga pellazget te ilireve.

 

Tirane, me 21. 09.2012