Artikuj

142/3 – Çfare po ndodh me Shqypen Historike (GEGNISHTJA e poshtnume)?

Posted by Genc Hoti

Loading

142/3 – Çfare po ndodh me Shqypen Historike

                        (GEGNISHTJA e poshtnume)?

                        (ose “TRIUMFI” i FAQEZINJVE TRADHETORE)

                      VAZHDIMI

10–Kongresi i Manastirit – 1908 (argumenti me i sakte qe te Marret e Madheshtise Shqiptare nuk jane vetem kaq, por dhe te Çmendur te paarsimuar; sepse nuk mbeshteten mbi ate qe eshte e dokumentuar, por mbi ate qe u pelqen per efekte kriminale).

Per te kuptuar se cfare ka ndodhur me Gjuhen Shqipe pas 1945-ses me se pari duhet kuptuar se si eshte transformuar ajo qe ka ndodhur ne Manastir me 1908 dhe perse te Marret e shkolles komuniste nuk e marrin ne konsiderate asnjehere kur flasin per menyren se si ka lindur FJALA ne Gjuhen Shqipe.

Por, nga ana tjeter, shqiptaret duhet te dine se ngjarja mbi Kongresin e Manastirit 1908 eshte ngjarja me e fallsifikuar e historise se shqiptareve vetem e vetem per te ndryshuar autoresine e vertete te alfabetit te gjuhes shqipe dhe per te zhdukur nga kujtesa e Kombit Shqiptar Imzot Preng Doçin, Babain e alfabetit te Gjuhes Shqipe. Kaq duhet t’u mjaftoje shqiptareve per te kuptuar se mbi Gjuhen Shqipe eshte bere nje kompllot me permasa kombetare dhe autoret e ketij komplloti jane vete shqiptaret e epokes komuniste, pamvaresisht nga gjeneza e tyre biologjike. Eshte nje mashtrim i perbindshem vetem e vetem qe TRADHETARET e Kombit Shqiptar te fshehin krimet e tyre ekstreme te realizuara pas 1945-ses duke filluar nga pushkatimet e RILINDASVE te vertete, FIRMETARET e Pavaresise te 1912, krijuesit dhe levruesit e Gjuhes Shqipe deri tek ai kongres liliputesh antishqiptaresh (1972) qe MOHOI gjuhen HISTORIKE dhe polli gjuhen antihistorike te nje Kombi dhe te nje Historie 500 vjecare te lidhur me Europen dhe Kishen e Shenjte Katolike te Romes.

Ky kongres, i mbajtur ne Manastir me 14-22 Nentor 1908, ka shume vlera historike dhe me shume domethenie ndikuese mbi keto vlera.

Se pari na tregon se prone e kujt eshte Gjuha Shqipe;

Se dyti na tregon se me ke lidhet alfabeti i gjuhes shqipe nga pikepamja dialektikore;

Se treti na tregon se kush jane baballaret e Gjuhes Shqipe;

Se katerti na tregon aresyet perse u bashkuan popullatat emigratore me Kleriket Katolike per problemin e Alfabetit te Gjuhes Shqipe dhe perse ja hapen rrugen Klerikeve Katolike pas gjashte muajve (prill-maj 1909, – cfare ka ndodhur ne kete date dhe perse eshte fshehur kjo ngjarje?);

Se pesti na meson se kush ishin personazhet me kryesore qe vendosen kete Alfabet qe kemi sot.

Vetem se paralajmeroj lexuesin se te gjitha informacionet mbi kete Kongres te botuara pas 1945 nuk jane te sakta ne asnje permase, ndersa mbas 1992 kane tentuar t’i afrohen kesaj te vertete pa e arritur dot (e verteta eshte thene vetem nje here me 1936 dhe pasketaj cdo gje eshte shtremberuar ne menyre te tejskajshme).

Fillimisht dua t’u bej te qarte lexuesve se per te kuptuar ate qe ka ndodhur ne Manastir me 1908 duhet ditur permbajtja e tre fotografive ne menyre reale, rendesia e te cilave eshte sipas renditjes numerore si me poshte dhe jo sipas deshires individuale. Ne te paren, foto 35, tregohet kryesia e Shoqnis “Bashkimi” qe perbehej nga nje pjese e ajkes intelektuale te Klerikeve Katolike Shqiptare. Ne te dyten, foto 35/1, tregohet Komisioni i Kongresit te Manastirit-1908 qe percaktoi praktikisht Alfabetin e Gjuhes Shqipe me President At Gjergj Fishten O.F.M.. Ne te treten, foto 35/2, tregohet nje pjese e delegateve te Kongresit te Manastirit 1908, ata me te drejte vote ku ne qender ndodhet Kryetari i Kongresit Mit’hat Frasheri.

Ne vazhdim do te paraqesim materiale me fotografi ku tregohet praktika e vendosjes se Alfabetit te Gjuhes Shqipe nga Kongresi i Manastirit 1908.

Fotografia I-re ATA qe projektuan alfabetin qe kemi sot (foto 35)

foto 35

Kryesia e “Shoqnis “Bashkimi”:

nga e majta ne kambe

Át Gjergj Fishta, Dom Nikolle Sheldia, Át Gjergj Koleci,   Dom Mark Shllaku, Át Pashk Bardhi, Dom Ndoc Nikaj.

ndenjun nga e majta

Imzot Prend Doçi (kryetari,i cilesuar me shigjete), Imzot Jak Serreqi,   Át Dode Koleci, Át Mehill Çuni

Deri me 1991 kjo foto ka qene e ndaluar te publikohej dhe kjo ndertese u la pas dore edhe pse në familjet Katolike qytetare shkodrane ajo ishte e publikuar dhe pjese e krenarise shpirterore te tyre. Me shpejtesi, pas 1992, kesaj fotografie dikush ne internet, ne artikullin mbi Shoqnin “Bashkimi”, i ka fallsifikuar emrat e Klerikeve qe kane marre pjese ne kete Kryesi.

                                                                                         

 

Fotografia II-te -Komisioni i Kongresit qe vendosi Alfabetin qe kemi sot (foto 35/1)

foto 35-1

Sipas numrave te vendosura mbi seicilin ata jane: 1-Presidenti i Komisionit Át Gjergj Fishta O.F.M., 2-Mid’hat Frasheri, 3-Luigj Gurakuqi, 4-P. Gjergj Qiriazi, 5-Dom Ndre Mjeda, 6-Grigor Cilka, 7-Dhimitraq Buda, 8-Shahin Kolonja, 9-Sotir Peci, 10-Bajo Topulli, 11-Nyzhet Vrioni (sipas Mentor Quku, Mjeda, vell. 3, pjesa pare, f. 518, Tirane 2007).

                                                                                                                                      

 

Fotografia III-te – Pranohet qe Kongresi ne fillim nuk ka pasur kryetar, por u ra dakort qe Mit’hat Frasherit te ishte Kryetar i Kongresit te Manastirit (nr. 1 ne foto 35/2) edhe pse erdhi nje dite me vonese, Át Gjergj Fishta O.F.M., Presidenti i Komisionit per vendosjen e Alfabetit (nr. 2 ne foto), Luigj Gurakuqi (nr. 13 ne foto), Dom Ndre Mjeda (nr. 4 ne foto), Gjergj Qiriazi (nr. 5 ne foto), Bajo Topulli, nje nder udheheqesit e grupit te Alfabetit te Konstandinopolit-Stambollit (nr. 10 ne foto); te gjithe te tjeret ishin thjeshte numra votash. Keta Gjashte Njerez, profesioniste ne fushen e gjuhesise, letersise shqipe dhe, sidomos, te Politikes Europiane dhe Boterore, percaktuan formen Latine te Alfabetit qe kemi sot, nga Gjashte alfabete te propozuar, sipas nje menyre qe shqiptaret nuk e kane mesuar kurre. Por nga keta gjashte, Dy, me kryesoret dhe Ata qe e vune praktikisht kete alfabet qe kemi sot, Át Gjergj Fishta O.F.M. dhe Bajo Topulli, jane eleminuar me paragjykim nga historia e Kongresit prej vitit 1945 deri me 2021. Çfare fshehin realisht te Dy Bashkepunetoret e vetem te Kongresit te Manastirit? (foto 35/2)

foto 35-2

Nje pjese e delegatet te Kongresit te Manastirit – Nentor 1908.

Jane 31 vete, por asnjeri nuk e ka komentuar aresyen e daljes ne fotografi te kaq pak delegateve, kur ne realitet kane qene 50 deri 58 te tille. Pse vetem 26 persona kane numrin perkates dhe 5 te tjere nuk e kane fare (midis tyre Çerçiz Topulli, midis nr 25 dhe 26, dy personat djathtas numrit 26, personi djathtas numrit 15, personi midis numrit 21 dhe 23 ).

                                                                                                                                                       

 

Pergjigja e pyetjes se fundit, mbi eleminimin e Át Gjergj Fishtes O.F.M. dhe Bajo Topullit, eshte permbajtja zbuluese e ketij kapitulli, por lexuesi duhet te jete i ndergjegjshem se zbulimi i ketij fakti u takon Dy Priftërinjve Katolik Shqiptar (Át Justin Rrotes O.F.M. dhe Át Gjon Shllakut O.F.M.) qe e kane pranuar hapur qe me 1936-ten se Klubi i Stambollit mbas disa muajsh mbas vendimit ne Manastir e terhoqi alfabetin e vet duke lene ate te Shoqnis “Bashkimi” te Klerikeve Katolike Shqiptare te Shkodres. Pikerisht ky eshte fakti perse jane fshehur dy emrat me kryesore te Kongresit te Manastirit: Át Gjergj Fishtes OFM e Bajo Topullit, por dhe pse Alfabeti qe u vendos ne Manastir konsiderohet thjeshte Latin dhe nuk lidhet me Shoqerine “Bashkimi” te Klerikeve Katolike Shqiptar.

Informacioni qe u kane mesuar shqiptareve me detyrim eshte si vijon, i paraqitur edhe ne literaturen e asaj kohe, por dhe te sotmes, te bashkeshoqeruar me nje literature qe ndihmon ne kuptimin me te thelle te problemit dhe te renditura sipas kohes se botimit te tyre.

Universiteti i Tiranes, Insti. i Historise dhe Insti. i Gjuhesise e Letersise, Alfabeti i gjuhes shqipe dhe Kongresi i Manastirit (14-22 nendor 1908). – Studime, materiale, dokumente –, Tirane 1972.

Mehmet Gjevori, Frazeologjizma te gjuhes shqipe, Tirane 1980

Jani Thomai, Ceshtje te frazeologjise se gjuhes shqipe, Tirane 1981

Miço Samara, Ceshtje te Antonomise ne gjuhen shqipe, Tirane 1985

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tirane 1985.

Ibrahim D. Hoxha, Neper udhen e penes shqiptare, Tirane 1986

Tomor Osmani, Histori e Alfabetit te gjuhes shqipe, Tirane 1987

Grup autoresh, Gjuha letrare kombetare shqipe dhe epoka jone, Tirane 1988

Jorgji Gjinari, Dialektet e gjuhes shqipe, Tirane 1989

Jani Thomai, Prejardhja semantike ne gjuhen shqipe, Tirane 1989

Qemal Murati, Deshmime onomastike per autoktonine e shqiptareve ne trojet etnike te tyre ne Maqedoni, Tirane 1993.

Shezai Rrokaj, Strukturalizimi klasik ne gjuhesi, Tirane 1994

Kolec Topalli, Theksi ne gjuhen shqipe, Tirane 1995

Safet Hoxha, Elemente leksikore te gjuhes shqipe ne gjuhet sllave ballkanike, Shkoder 2001.

Bahri Beci, Dialektet e shqipes dhe historia e formimit te tyre, Tirane 2002

Shaban Demiraj, Gjuha shqipe. Probleme dhe disa figura te shquara te saj, Tirane 2003

Mentor Quku, Mjeda, vell. 3, Alfabeti, Tirane 2007.

Ramiz Abdyli, Levizja kombetare shqiptare 1908-1910, Prishtine 2004.

Shaban Demiraj, Kristaq Prifti, Kongresi i Manastirit, Tirane 1968, 1978, 2004, 2008

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tirane 2008-2009.

Xhevat Lloshi, Rreth Alfabetit te shqipes, Shkup, Prishtine, Tirane 2008

Xhevat Lloshi, Gjergj Qiriazi ne Kongresin e Manastirit; Vell. I, – Jeta, veprimtaria, dokumente dhe shkrime, Shkup 2019.

Xhevat Lloshi, Gjergj Qiriazi ne Kongresin e Manastirit; Vell. II, – Jeta, veprimtaria, dokumente dhe shkrime, Shkup 2019.

Sipas kesaj literature (dmth me kete material eshte ushqyer shoqeria shqiptare pergjate epokes komuniste, por edhe pas saj, ne arsimin e detyrueshem) shoqeria shqipfolese ka perdorur shume alfabete perpara se te vinte ne Manastir-1908. Permenden me radhe, si alfabete te posacme, alfabetet e arberesheve te Italise te perdorur nga Leke Matranga (1592), A. Santori (1839), Jeronim de Rada (1873), Daniele Cortese (1638); dhe ne vazhdim alfabetet e perdorura ne territoret shqiptare si Anonimi i Elbasanit (shek. XVIII) i perbere prej 40 germash, alfabeti i Konstandin Beratit me 1768 me 37 germa, alfabeti i Jan Vellarait (shek. XIX) me 30 germa, alfabeti i Theodor Haxhifilipit (Dhaskal Todri) me 52 germa (shek. XVIII), alfabeti i Naum Veqilharxhi me 1844 me 33 germa, alfabeti i Hasan Tahsinit (Hoxha Tasimit) me 1872, alfabeti i Pashko Vases me 1887 me 35 germa, alfabeti i Stambolli (alfabeti i Vretos) me 1877-78-79 me 34 germa, alfabeti i Shoqerise Klerikale te ShkodresBashkimi” (1899) i njejte me alfabetin e Bukureshtit (1888), alfabeti i Shoqerise Klerikale te Shkodres “Agimi” (1901) – sipas kumteses se Mahir Domit ne: “Alfabeti i gjuhes shqipe dhe Kongresi i Manastirit (14-22 nendor 1908)”, Tirane 1972, f. 10-27.

Sipas te gjithe kesaj literature rezulton se Kongresi i Manastirit-1908 te kete pasur disa lloj dinamikash qe nuk perputhen midis tyre, cka tregon qe shqiptaret problemin me kryesor te gjuhes shqipe, autoresine e ALFABETIT, te mos ta dine sakte.

Sipas materialit me kryesor per kete teme: Alfabeti i gjuhes shqipe dhe Kongresi i Manastirit (14-22 nendor 1908), – studime, materiale, dokumenta dhe kontribute; Tirane 1972, kemi kete situacion historik te ndodhur:

Me 14 nendor 1908 u hap kongresi me pjesmarrjen e 50 delegateve, por me te drejte vote vetem 32 delegate qe perfaqesonin 23 klube, shoqeri dhe qytete. Kongresi zgjodhi nga gjiri nje komision prej 11 vetesh te cilit ju dha fuqi e plote per te caktuar alfabetin e perbashket kombetar. Ky komision veproi per tre dite duke pasur ne perberje perkrahesit e tre alfabeteve kryesore. Qe ne krye u vendos qe alfabeti i shqipes te ishte alfabet latin dje per ta vendosur dilnin tre mundesi: 1- te merrej njeri nga tre alfabetet kryesore qe perdoreshin, me ose pa ndonje ndryshim; 2- te formohej nje alfabet me elemente te tri sistemeve, duke i shkrire tri alfabetet ne nje; 3- te krijohej nje alfabet i ri, pa marre parasysh tri alfabetet kryesore ekzistuese. Zgjidhja e pare u menjanua, per aresye se asnje prej tri alfabeteve s’ishte pa te meta e pa ane te dobeta. Komisioni vendosi te krijoje nje alfabet te ri duke i marre nje tingujt e shqipes per te caktuar germat dhe menyren se si do te shenoheshin ato. Se fundmi komisioni duke pare veshtiresite qe po dilnin, divergjencat e forta qe ekzistonin, hoqi dore, – nuk e dime  ne cfare rethanash – nga caktimi i nje alfabeti te vetem dhe vendosi per dy alfabete. Nga ndonje deshmi del se ne mendjen e anetareve te komisionit, zgjidhja e dhene ishte per nje periudhe kalimtare, gjate se ciles praktika do te tregonte se cili nga dy alfabetet do te merrte siperine e duhej caktuar si alfabet i vetem. Kongresi vendosi qe te mblidhej pas dy vjetesh ne Janine nje kongres tjeter per te biseduar mbi ceshtje te drejtshkrimit, te gjuhes dhe letersise (po aty, f. 34-37).

Por Mahir Domi do te publikonte (f. 38) vendimin e Komisionit te alfabetit te Kongresit te Manastirit pa firmat e anetareve te Komisionit dhe delegateve (foto 35/3) dhe do te interpretonte ate qe ndodhi ne Manastir me 1908 sipas interesit politik te shkolles historike te komunizmit shqiptar.

Pas 1991 ne ambientet e Akademise se Shkencave do te cfaqej nje vendim tjeter (foto 35/3-1) ku nuk do te figuronte firma e Lugj Gurakuqit.

Por qe sot ketij vendimi ja kane ndryshuar perseri pamjen duke paraqitur nje tjeter me emrin e At Gjergj Fishtes OFM dhe Luigj Gurakuqit dhe ne nje forme afer origjinalit, por qe perseri nuk eshte si ai (foto 35/3-2), sepse nuk eshte e njejta kaligrafi dhe ndryshon vendi i firmave.

Dhe origjinali do te qendronte i fshehur qe nga 1919 ku u botua ne revisten kulturore Zani i Shna Ndout 1919 (Nr 2), por qe do te ribotohej me 1943 ne permbledhjen me studime mbi jeten dhe vepren e At Gjergj Fishtes OFM, te botuar me rastin e nje vjetorit te kalimit ne amshim.

Keshtu qe sot kemi kater lloj aktesh te vendimit te Kongresit te Manastirit 1908: sipas fotove 1-35/3, 2-35/3-1, 3-35/3-2 dhe sipas origjinalit 4-35/3-3.

1- foto 35-3
sipas Mahir Domit
1- foto 35-3
Vendimi i fallsifikuar i Kongresit te Manastirit-2008
(marre ne ambientet e Akademise se Shkencave-2015
3- foto 35-3-2
Sipas Arkivit te Shtetit
4- foto 35-3-3
sipas revistes Zani i Shna Ndout 1919, Nr. 2

Sipas Mahir Domit “shume eshte folur per alfabetin e paperzier latin qe perpunoi Kongresi i Manastirit e qe u be alfabeti kombetar i shqipes; per perberjen, burimet e autoret e tij, jane ndezur polemika, jane krijuar ne te kaluaren edhe opinione te rreme e te pasakta qe mund te ekzistojne aty-ketu edhe sot. Nje veprimtari sistematike ka zhvilluar kleri katolik per t’ja dhene vetes, ne kundershtim me te verteten, meritat e krijimit te alfabetit te sotem. Ka qene shume i perhapur mendimi – dhe qe ne kohen e Kongresit, se alfabeti thjeshte latin i vendosur atje, s’qe vecse alfabeti i shoqerise klerikale “Bashkimi” te Shkodres ose alfabeti i “Bashkimit” me disa ndryshime. Ky mendim e ka pasur ne nje pjese te mire burimin ne identifikimin e gabuar te alfabetit thjeshte latin me digrame me ate te kesaj shoqerie” (po aty, f. 39-40).

Ne thelb ky eshte nenkuptimi historik qe shqiptaret mesuan me detyrim ne arsimin shkollor dhe cdo studim i mevonshem nuk do t’i parakalonte dot piketat e hedhura nga Mahir Domi ne studimin: Alfabeti i gjuhes shqipe dhe Kongresi i Manastirit (14-22 nendor 1908) dhe te botuar ne nje liber me te njejtin titull nga Universiteti i Tiranes, Insti. i Historise dhe Insti. i Gjuhesise e Letersise me 1972. Mos te kujtoje lexuesi se periudha prej vitit 1945 deri me 1972 ka qene me ndryshe se periudha pas vitit 1972 ne drejtim te informacionit, mesuesit i mesonin nxenesit mbi nje baze programore politike te genjeshtert dhe gjitheshka e publikuar pas 1972 nenkuptonte se saktesia kishte qene e perafert, por me krijimin e Akademise se Shkencave ky informacion ajror tani po merrte karakter shkencor, qe nenkuptonte te “verteten e paster”.

Pas disa viteve do te cfaqeshin studimet mbi kete teme dhe do te botoheshin libra pa i ndryshuar as presjen e asaj qe kishte thene Mahir Domi, por duke i pasuruar me fantazine e autoreve qe ne thelb permbysnin ate qe kishte ndodhur realisht ne Manastir me 1908.

Te pakten kjo duket qe ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar 1985, qe u publikua per here te pare ne shoqerine shqiptare, ku mora dy artikuj: Alfabeti i Gjuhes Shqipe dhe Kongresi i Manastirit (1908) (foto 35/3-4, 35/3-5, 35/3-6, 35/3-7). Per keto tema ne te shkruhet:

foto 35-3-4
foto 35-3-5
foto 35-3-6
foto 35-3-7

“ALFABETI I GJUHES SHQIPE. Shqipja e shkruar dokumentohet qe ne shek. XIV me alfabetin latin. Autoret e shek. XVI e XVII perdoren alfabetin latin, te plotesuar me pese shkronja te posacme. Po kete alfabet te plotesuar me ndonje shkronje greke, e perdoren edhe shkrimtaret arbereshe. Shqipja e shkruar edhe me shkronja greke, per hskak te perdorimit te greqishtes si gjuhe e kishes ortodokse. Nen trusnine e islamizmit dhe te pushtuesve osmane, ne shkrimin e shqipes qe nga fillimi i shek. XVIII u perdor edhe alfabeti turko-arab. Me te u shkruan krijimet letrare te “bejtexhinjve”.

Per shkrimin e shqipes, per te vene ne pah individualitetin e saj e te popullit tone, u ndoq edhe nje rruge tjeter: ajo e krijimit te alfabeteve te vecanta. Nga shek. XVIII, mundet edhe me pare, u formuan disa alfabete te tilla. Orvajtja me fatlume qe ajo e Teodor Haxhifilipit (fundi i shek. XVIII), shkrimi i te cilit pati nje fare perhapje.

Ne nje fryme te re, thellesisht kombetare e shtroi dhe e zgjidhi ceshtjen e alfabetit te shqipes ideologu i pare i Rilindjes sone Naum Veqilharxhi (shih). Ai krijoi nje alfabet te vecante, te ndryshem nga alfabetet e perdorura gjer atehere, duke synyar qe te ishte i njejte per te gjithe shqiptaret. Perpjekej te metejshme per caktimin e nje alfabeti te pergjithshem per shqipen u bene ne vitet 60 te shekullit te kaluar si dhe me pas nga nje grup atdhetaresh te shuqr-K.Kristoforidhi, P. Vasa, H. Tahsini, J. Vretoja, S. Frasheri etj. Perpjekjet e tyre u korurezuan me sukses vetem ne kohen e Lidhjes se Prizrenit. Ne fillim te v. 1879 u pranua alfabeti i parashtruar nga S. Frasheri, i bazuar ne parimin “nje tingull me nje germe dhe nje germe per nje tingull”. Ky alfabet, i njohur me emrin “alfabeti i Stambollit”, u mbeshtet ne alfabetin latin, duke u plotesuar me disa shkronja greke e me shkronja te tjera te vecanta. Ai u perhap gjeresisht dhe deri ne fund te shek. XIX ishte alfabeti kryesor i Rilindjes sone. Kur numri i botimeve shqipe u shtua dhe u zgjerua rrjeti i shtypjes se tyre, kushtet teknike dhe aresye te tjera bene qe te krijohen e te perdoren alfabete te ndryshme. Gjithnje e me shume u perdor alfabeti thjeshte latin ne variante te ndryshme, duke u plotesuar shkronjat e tij me diagrame ose me shenja diakritike. Ndryshmeria e alfabeteve te perdorura ne praktiken e botimeve erdhe duke u shtuar.

Kjo gjendje e pakenaqshme mori fund me vendimin e Kogresit te Manastirit (shih) me 1908, i cili u shpreh per perdorimin e alfabetit te Stambollit dhe te nje alfabeti latin qe perpunoi ai vete. Ky i dyti, qe eshte pikerisht alfabeti i sotem i shqipesbrenda pak vitesh u be alfabeti i pergjithshem (nenvizimet dyfishe te miat, GH).  (M.D.)”. Keto nenvizime, sic do te shohim, kane dy karakteristika: i pari eshte i vertete, por i pacilesuar tipikisht, ndersa i dyti eshte fillim e fund i pasakte, sepse eleminimi i alfabetit te Stambollit u be brenda gjashte-shtate muajve (prill-maj 1909) per merite te Át Gjergj Fishtes OFM e Bajo Topullit, dhe ketu qendron fundi i mashtrimit mbi Kongresin e Manastirit 1908.

Behet fjale per Mahir Domin, qe me sa duket ishte njeriu qe mori mbi vete te gjithe procesin analitik te alfabetit te gjuhes shqipe. Ne te gjithe kete analize percaktuese ka nje manipulim faktesh. Eshte e vertete qe ne brendesi te popullates shqipfolese u cfaqen shume alfabete qe kerkonin ta shkruanin shqipen e asaj kohe, por kjo ka ardhur si rezultat i depertimit te popullateve emigratore qe e kishin shkallen e zhvillimit social shume me te larte se te banoreve autoktone. Ne kete rast ndodhi depertimi i tyre ne mes te shqiptareve dhe transformimi i popullatave emigratore ne popullate shqiptare, gje qe ndihmoi ne civilizimin e popullates autoktone, por qe sot nuk zberthehet ne kete menyre duke e percaktuar kete popullate emigratore si puro shqiptare dhe si vendimtaren e alfabetit te gjuhes shqipe, gje e pavertete dhe e pasakte. Pra ketu nuk behet fjale per rilindje, atdhedashuri, patriotizem, por thjeshte per interesa vetiake te popullatave emigratore dhe asgje me shume.

“KONGRESI I MANASTIRIT (1908). Kongres kombetar, i mbajtur ne Manastir oprej 14 deri 22 nentor, per te shqyrtuar disa ceshtje te rendesishme te levizjes sone kombetare ne kete etape. Ne qender te tyre ishte zgjidhja perfundimtare e problemit te alfabetit te gjuhes shqipe (shih), njesimi i te cilit ishte bere nje problem i mprehte politik, arsimor e kulturor dhe nje kerkese e ngutshme e levizjes kombetare. Per ta permbushur kete kerkese atdhetaret shqiptare shpejtuan te shfrytezonin gjendjen e krijuar pas shpalljes se Kushtetutes ne Perandorine Osmane (23.7.1908). Pak muaj pas kesaj, klubi “Bashkimi” i Manastirit u be nismetar per thirrjen e nje Kongresi kombetar, qe ka hyre ne histori si “Kongresi i pare i Manastirit”. Ne te moren pjese 50 delegate te shoqerive, klubeve dhe te organeve kombetare te shumices me te madhe te trevave shqiptare, si dhe te kolonive shqiptare te jashtme, shkrimtare e gazetare, levrues te gjuhes e mesues te shqipes, veprimtare te njohur te levizjes kombetare, si Luigj Gurakuqi, Shahin Kolonja, Ndre Mjeda, Mihal Grameno, Sotir Peci, Hile Mosi, Mati Logoreci, Bajo Topulli, Gjergj Qiriazi etj. Kongresi zgjodhi nga gjiri i tij nje komision qe perbehej nga perfaqesues te tre alfabeteve kryesore qe ishin ne perdorim. Pas mjaft diskutimesh u krijua nje alfabet i ri i mbeshtetur i teri ne alfabetin latin, shkronjat e te cilit plotesoheshin me nente digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe me dy shkronja diakritike (ç, ë). Se fundi Komisioni dhe Kongresi vendosen qe te lejohej perdorimi si i alfabetit te Stambollit, qe kishte nje perhapje te gjere nder shqiptare, ashtu edhe i alfabetit te ri. Dy alfabetet e pranuara ndryshonin vetem ne 7 shkronja.

Vendimet e Kongresit, qe ishin kurorezim i veprimtarise se shtjelluar nga shume e shume breza levruesisht te shqipes dhe i perpjekjeve te panderprera per afrim e njesim, u priten me gezim dhe u vune menjehere ne zbatim. Brenda pak vitesh alfabeti i krijuar nga Kongresi (nenvizimi dyfish i imi, GH), qe eshte alfabeti yne i sotem, mori persiper dhe u be shpejt alfabeti i vetem i shqipes.

Kongresi i pare i Manastirit pati rendesi te madhe jo vetem per alfabetin dhe per gjuhen letrare kombetare, per arsimin, e per kulturen, por edhe per ceshtjen kombetare shqiptare ne pergjithesi. Gjate diteve te Kongresit u organizuan takime te vecanta e mbledhje te mbyllura me delegatet me te vendosur dhe me pikepamje me te perparuara. Ne to u rrahen probleme te mprehta politike. Bisedimet e zhvilluara sherbyen per te afruar pikepamjet, per te percaktuar platformen politike te perbashket te organizatave kombetare e per te bashkerenduar me mire veprimtarine e tyre.. U hartua edhe nje plan kerkesash politike, kulturore dhe ekonomike, prej 18 pikash, qe iu dha deputetit te Korces, Sh. Kolonja per ta paraqitur ne parlament ne emer te shqiptareve. Kongresi u perpoq ta ngrinte ne nje shkalle me te larte levizjen kombetare. (M.D.)”.

Edhe per kete artikull gabimet jane te barabarta si per rastin e artikullit mbi alfabetin. Por ama mbi bazen e ketyre dy zberthimeve qe Mahir Domi realizoi ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, jane realizuar studime dhe punime mbi kete teme.

Dallohen dy punime kryesore, fillimisht:

Ibrahim D. Hoxha, Neper udhen e penes shqiptare, nga historiku i ABC-se dhe i shkrimit shqip, Tirane 1986 (foto 35/4, 35/5).

Autori kur flet (f. 198-211) mbi aktivitetin e Kongresit te Manastirit 1908 permend, duke shtuar disa elemente te rinj ne procesin e Manastirit 1908: ekzistencen e te derguarve te Carit te Rusise dhe te Perandorise Austro-Hungareze, Postilini, por dhe te llojeve te alfabeteve te perdorura nga shqiptaret ne kohen qe po mbahej Kongresi i Manastirit 1908. Sipas materialeve te mbledhura nga autori rezulton qe ne Shkoder perdoreshin tre lloj alfabetesh: i Prifterinjve Jezuite, i Agimit, i Bashkimit, ndersa ne Jug perdorej alfabeti i vellezerve Frasheri dhe ai, grek, i Konstandin Kristoforidhit, por ne vendet e ndryshme te Botes perdoreshin dhe shume alfabete te tjera te gjuhes shqipe, si ne SHBA, Rumani, Londer.

foto 35-4
foto 35-5

Ftesa per t’u mbledhur ne Manastir u be nga pleqesia e shoqerise “Bashkimi” te ketij qyteti. Kongresi u hap me 14 nendor 1908 ne ora 5 (ora turke) ne prani te me se 200 veteve. Ne kongres perfaqesoheshin 23 qendra pjesmarrese dhe 34 perfaqesues, por dhe shume te ftuar. U zgjodh nje drejtues kryetar dhe dy nenkryetare: Gjergj Qiriazi dhe Luigj Gurakuqi, si dhe tre shkrues (Hile Mosi, Nyzet Vrioni, e Thoma Abrami). I pranishem ne mbledhje ishte dhe valiu i Manastirit. Koha per te folur u caktua 15 minuta. Hile Mosi pretendoi per alfabetin e Bashkimit, duke lexuar dhe nje leter te Primo Doçit (duhet te jete Imzot Preng Doçi qe emertohej si Primati i Kishes Katolike ne Mirdites); ndersa Ndre Mjeda pretendonte per alfabetin e Agimit; por Ligor Cilka pretendonte per alfabetin e Shoqerise se Shkronjave (ndryshe i vellezerve Frasheri, apo i Stambollit); ne kete pozicion te fundit qendronte edhe Bajo Topulli. Ishin cfaqur mendime nga Greqia mbi alfabetin grek dhe nga Italia mbi alfabertin latin.

Kjo qe aresyeja qe u vendos te formohej nje Komision i quajtur i te Njembedhjeteve, ku ishin: Bajo Topullin, Dhimiter Buda, Gjergj Qiriazi, Ligor Cilka, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Nyzet Vrioni, Sotir Peci, Shahin Kolonja, perfaqesuesi i “Bashkimit” te Shkodres dhe ai i “Mireberesise” se Selanikut (autori ka eleminuar emrin e At Gjergj Fishtes dhe te Mit’hat Frasherit). U vendos me daten 20 nendor 1908 per dy alfabete (i Bashkimit dhe i Stambollit) dhe e firmosen 10 anetaret e Komisionit (nuk ka firmosur Luigj Gurakuqi) dhe te derguar te tjere perfaqesues ne ate Kongres. U vendos qe pas dy vjetesh te mbahej nje kongres tjeter mbi kete problem.

Autori ka publikuar dhe fotografine e delegateve te Kongresit te Manastirit 1908 ku mungojne dy figurat qendrore te tij dhe nje delegat ne fund (At Gjergj Fishta OFM dhe Mit’hat Frasheri, por dhe Aziz Beun nga Shkodra, delegati me nr. 19 (foto 35/2, 35/5-1). Ky problem eshte trajtuar ne nje artikull te botuar ne gazeten ”Republika”, dt 12 maj 1991, por qe redaksia ka pas botuar vetem materialin shkrimor pa fotot (kjo justifikon numri 1 ne foto).

foto 35-5-1

Vendosja e dy alfabeteve linte shteg per kundershtaret e shqiptareve per te demtuar ceshtjen kombetare, prandaj u vendos nga krahu i shendoshe qe pas 20 muajve, me 1910, ne Janine te mbahej nje kongres i ardhshem qe do ta vendoste se ke alfabet do te mbanin shqiptaret. Kete fakt autori e ka marre nga gazeta “Shqiptari” nr 20, dt 22.V (4.6).1910 dhe “Zgjim i Shqiperise” nr 78, dt. 3(16). V. 1910. E vura theksin tek ky lajm, pasi, si do te shohim ne vazhdim, te gjithe keto jane te rreme.

Sipas autorit nje nga mjetet kryesore qe kane perdorur kundershtaret per te luftuar shkrimin e shqipes dhe krejt ceshtjen kombetare shqiptare ka qene Feja (f. 213), por pa u treguar shqiptareve asnje rast dhe aq me teper ekzistencen e shkollave neper Medrese, Xhami, Kisha Orthodokse dhe Shkollat e hapura nga Kisha Katolike.

Dhe ne vazhdim:

Tomor Osmani, Histori e alfabetit te gjuhes shqipe, Tirane 1987 (foto 35/6, 35/7).

foto 35-6
foto 35-7

 

Qofte dhe fakti qe autori ka perdorur metoden e mospranimit dhe kundershtimin formal te akteve historike, por duke qene pjese e kongresit te 1972, tregon se ky liber eshte nje shfrim urrejtje kunder shqiptareve dhe historise se gjuhes se tyre ku cdo gje permblidhet ne fantazine analitike qe ne fund ka nje perfundim antihistorik dhe te pakonkludueshem.

Sipas autorit (f. 251-263) ata qe kishin fituar perparesi e te drejten e qytetarise ishin 3 alfabete: i Stambollit, i “Agimit” dhe i “Bashkimit”, por si baze per alfabetin e gjuhes shqipe u pelqye ai latin. Ky ishte nje problem i zgjidhur me kohe pasi te tre alfabetet qe vinin ne kongres ketu mbeshteteshin. Por rendesia me e madhe ishte ajo e shkronjave. Te njohura dhe te botuara jane diskutimet dhe propozimet e bera nga M. Gramenoja, H. Mosi, L. Gurakuqi, Nd. Mjeda, Gj. Qiriazi etj.. Ne diten e trete te kongresit u zgjodh nje komision prej 11 vetesh, shumica e te cileve kishin njohuri filologjike. Sipas autorit shenimet e Gjergj Qiriazit ishin ato mbi te cilat mbeshtetet ai mbi ndertimin historik te asaj qe konsiderohet si Kongresi i Alfabetit te Gjuhes Shqipe 1908. Sipas raportit te Gj. Qiriazit te dates 20 janar 1909 ne fillim u diskutua se mbi cilin alfabet duhej te punohej, kur kishte tre variante qe sollen keto probleme:

  1. a) A do te pershtatej njeri nga tri alfabetet kryesore (pra alfabeti i Stambollit, i “Bashkimit” apo i “Agimit”);
  2. b) Te behej nje kombinim i ketyre tri alfabeteve;
  3. c) te Krijohej nje alfabet i ri, duke lene menjeane alfabetet ekzistuese.

Nga diskutimet u miratua varianti i trete qe nuk mori parasysh dy variantet e para, por hartoi nje alfabet te ri. Pa e ditur te verteten autori Osmani ngre hipotezen se problemi ka te ngjare te jete shtruar ne keto dy drejtime: e para a do te ruanin shkronjat e alfabetit latin ate vlere fonetike per gjuhen shqipe; e dyta, si duhet te plotesoheshin 11 shkronjat qe i mungonin ketin alfabeti. Me 20 nendor 1908, paradite alfabeti ishte gati dhe ne baze te nje doreshkrimi ne forme proces verbali shenohej: “Ceshtja e alfabetit mori fund ne nje menyre qe do te mbesin jo vec gjithe te kenaqur, e per kete shkak u zgjodhen dy abete e te dy do te perdoren prej shqiptareve: njeri ishte i Stambollit e tjetri eshte nje abe thjeshte latin, qe i afrohej atij te Stambollit” (f. 258). Mbas dite te kesaj date, diten e shtate te kongresit, u shpall vendimi i komisionit duke i shtuar edhe detyrimin e perdorimit te dy alfabeteve ne shkollat shqipe.

Por kur vjen puna mbi vazhdimin e diskutimeve, autori sjell kujtimet e Gjergj Qiriazit, i cili ne informacionet e tij ben fjale per dy alfabete: ate te Stambollit dhe ate te “Bashkimit” duke pranuar aprovimin e tyre nga Komisioni, nga ana tjeter komenton nje alfabet tjeter qe e lidh me raportimin e te derguarit te Vjenes qe thote se alfabeti latin eshte perfundimtar, ndersa ai i Stambollit per nje periudhe kalimtare, ashtu sic ndodhi historikisht454. Shenimi 454 eshte nje telegram i konsullates austru-hungareze qe mban daten 21.11.1908 ku thuhet qe u aprovuan dy alfabete, njeri definitiv (alfabeti latin) dhe tjetri tranzitor (alfabeti i Stambollit). Ne do ta shohim ne vazhdim qe pikerisht keshtu nuk ka qene, por me shume mundesi ky telegram te jete i sajuar, sic do te shohim ne pjesen dokumentare te aktoreve te atij Kongresi.

Sipas autorit Osmani, Kongresi i Manastirit e perqendroi vemendjen edhe ne ceshtje te rendesishme politike, ku u caktua qe udheheqjen e organizimit te  veprimtarive te ardheshme ne fushen e gjuhesise dhe letersise shqipe ta kishte klubi “Bashkimi” i Manastirit dhe jo ai i Stambollit. Autori Osmani e zgjeron gamen e mendimit kritik kunder asaj qe ka thene Át Justin Rrota OFM, gje qe u kundershtua nga te gjithe studiuesit e epokes komuniste qe paskan marre pjese ne nje simpozium mbi gjuhen shqipe dhe alfabetin e saj (me sa duket behet fjale per ate te vitit 1972). Autori pretendon se:

“se mendimi i J. Rrotes se alfabeti yne me shume eshte nje vendim i marrun ne themel te nje kompromisi, ku germat latine te alfabetit te Stambollit u shartuan me ato te “Bashkimit”468 u hodh poshte nga studiuesit tane. U quajt i papranueshem mendimi se ky doli si nje kompromis i improvizuar aty ne Kongres. Perkundrazi “alfabeti yne eshte rezultat i shume perpjekjeve qe nisen qe ne shekullin e XIX dhe ne rruge te ketyre perpjekjeve, qysh me 1904 ishte krijuar nje alfabet, me te cilin doli nje pjese e shtypit shqiptar te kohes, alfabet qe paraqitet me perpjestime 33/36 me alfabetin e sotem”469.

Ne studimet e botuara konsiderohen si burime te para te alfabetit te sotem alfabeti i Dhimiter Kamardes, i Pashko Vases etj470 (f. 264).

Ne kete parafrazim djallezia e autorit qendron ne krijimin e nje kontradiksioni imagjinar midis Át Justin Rrotes OFM (shenimi 468), studiuesit Injac Zamputi (shenimi 469) me arbiter studiuesit komuniste (shenimit 470): Dhimiter Shqyteriqin, Jup Kastratin dhe Tomorr Osmanin.

Lehtesisht vihet re qe analizat historike te studiuesve te mesiperme mbi ate qe ka ndodhur ne Manastir 1908 nuk perputhen midis tyre duke na treguar se ato nuk jane te sakta.

Kjo ka qene menyra metodike e krijimit te panorames historike te Kongresit te Manastirit 1908 nga ana e historiografise komuniste dhe dhene ne arsimin e detyrueshem shqiptar nga viti 1972 deri me 1991.

Por pas 1991 lindi nevoja per rishikimin e te gjithe asaj qe ishte thene e sterthene per 45 vjet per kete Kongres, atehere pas 1992 u mendua qe te ndreqej mashtrimi i 1972, te shoqeruara me botimet deri me 1990, por e gjitha kjo pas 20 e kosur vjetesh; dhe u botuan punimet e meposhtme, por asnjehere nuk vihet ne dukje mashtrimi mbi 35 vjecar i perdorur. Por duhet pranuar qe ne vazhdim shkruhet sipas asaj qe une kam gjetur neper librari duke mos perjashtuar ekzistencen e studimeve me te hershme se viti 2008, por pas 1992:

Punimin e pare e mora nga studiuesit shqiptare te Kosoves:

             – Prof. Dr. Ramiz Abdyli, Levizja kombetare shqiptare 1908-1910, Libri 1,

Prishtine 2004.(foto 35/7-1, 35/7-2)

Mendimi historiko-letrar kritik i shqiptareve te Kovoves pas 1991, kur depertoi ne Shqiperi, krijoi nje revolucion te vertete, pasi i detyroi shqiptaret e Shqiperise t’i therrisnin mendjes se shume probleme historike nuk ishin ashtu sic ishte shkruar deri me tani. Problemet duhet te rishiheshin nga fillimi, ose ne te kunderten lexuesi shqiptar do te lajthitej kur te ballafaqohej me te verteta krej ndryshe. Te pakten me kete sy e kam pare librin e Ramiz Abdylit kur e pata blere ne Prishtine me 2007 dhe e lexova per here te pare. Nga ky autor mesova se shume ngjarje historike per levizjen kombetare shqiptare ishin jashtezakonisht me ndryshe nga ato qe na kishin mesuar ne arsimin e detyrueshem shkollor pergjate viteve 1961-1976.

Per problemin e Kongresit te Manastirit 1908 autori eshte mbeshtetur ne literaturen dokumentare ketu ne Shqiperi dhe ne ate qe nuk eshte lejuar te depertoje ketu tek ne, por qe cuditerisht te dhenat qe ai jep ndryshojne si nata me diten me ato qe na kane servirur studiuesit shqiptare ketu ne Shqiperine tone.

foto 35-7-1
foto 35-7-2

Autori, me mbeshtetjen e literatures shqiptare, i jep rendesi vendimit mbi dy alfabetet e vendosura ne Kongresin e Manastirit 1908 dhe pranon shkaqet e dhena nga Gjergj Qiriazi, por duke i interpretuar sikur keto shkaqe ka mundesi te shpjegohen me perkeqesimin e gjendjes se jashtme politike te Perandorise Osmane ne vjeshten e vitit 1908, sepse edhe telegramet e klubeve shqiptare, sidomos ai i Stambollit kerkonin per t’u vene ne mbrojtje te atdheut (f. 121).

Vendosja e dy alfabeteve, sipas autorit, kishte mundesi te ndikonte per te keq ndryshimi i menjehershem i alfabetit dhe, aq me teper, ky dualitet alfabetik do te ishte i vlefshem per nje periudhe kalimtare. Gjergj Qiriazi ben me dije se alfabeti qe do te perdorej me shume, do te mbetej i vetem525. Shenimi 525 thote: “(…) te dy alfabetet u pranuan si alfabete kombetare dhe u vendos qe te gjithe shkollat te detyroheshin t’i mesojne qe te dyja (…) me mirekuptimin qe te mos e luftojne te dytin dhe me shprese qe nje dite njeri alfabet do te mbetet”. Pikerisht kjo nuk eshte e vertete dhe nuk duhet te jene shenimet e Gjergj Qiriazit, sepse koha kur jane mbajtur keto shenime (20 janar 1909) e kishin percaktuar alfabetin e “Bashkimit”, me ndryshimet e bera. Ne kete rast Ramiz Abdyli ka rene viktime e manipulimeve te bera mbi dokumentacionin e Kongresit te Manastirit 1908 nga ana e historiografise shqiptare te epokes komuniste. Te pakten kete gje autori Abdyli e ka vene ne dukje kur pranon qe Komisioni afroi dy alfabete duke i bere ndryshimet perkatese si alfabetit te Stambollit ashtu edhe atij te shoqerise “Bashkimi” te Shkodres (f. 122).

Autori Ramiz Abdyli na ka dhene nje informacion mbi perfundimet e punimeve te Kongresit. Per kete ai shkruan: “Ne diten e fundit te Kongresit te Manastirit u shtrua ceshtja e krijimit te nje qendre te vetme te Levizjes Kombetare, duke caktuar si te tille njerin nga klubet e porsaformuar kombetare. Nga qarqet proxhonturke pati perpjekje qe kete rol ta merrte klubi i Stambollit, me qellim qe nepermjet tij komiteti i Turqve te Rinj ta vinte nen kontrollin e vet Levizjen Kombetare Shqiptare. Pas diskutimeve, mosmarreveshjeve e “debateve te gjata”, sic veren konsulli austro-hungarez ne Manastir, u arrit marreveshja qe disa nga atributet e klubit qendror t’i jepeshin klubit “Bashkimi” te Manastirit, pa e njohur shprehimisht si te tille”. A nuk eshte kjo aresyeja perse klubit “Bashkimi” te Manastirit ju adresua e gjithe lavdia e Kongresit te Manastirit 1908 ketu ne Shqiperi, duke ja hequr Shoqerise “Bashkimi” te Klerikeve Katolike te Shkodres?

Pastaj kalova tek studiuesit shqiptare ketu ne Shqiperi me radhen kohore si me poshte:

Shaban Demiraj, Kristaq Prifti, Kongresi i Manastirit, 1968, 1978, 2004, 2008 (foto 35/8, 35/9).

foto 35-8
foto 35-9

Pa dyshim qe ishte libri i pare qe transmetonte te plote ate qe ishte thene hapur ne Kongresin e Manastirit 1908, te pakten sipas emrat e pjesmarrjes ne Kongres, emrat e plote te delegateve me te drejte vote (32), fotografite e tyre dhe te Komisionit te te njembedhjeteve. Por ai ka kaluar neper kater botime duke mos qene njesoj. Pas 1992 per here te pare shqiptaret po mesonin me afersi sakte ate qe kishte ndodhur me 1908 ne Manastir, por te dy autoret nuk kishin mundur te depertonin tek te fshehtat e triumfit te alfabetit te “Bashkimit” te Klerikeve Katolike te Shkodres, ne raporte njerezore ne disfavor te triumfatoreve. Aresyeja per mua, deri ketu, mbetet e panjohur, pasi qe ne kohen e komunizmit eshte ditur sakte ajo qe kishte ndodhur, qofte dhe fshehtas, ne Manastir me 1908. Kjo ben te domosdoshme rishikimin e Kongresit te Manastirit sipas literatures vetem te subjektit qe vendosi alfabetin e sotem te Gjuhes Shqipe.

Autoret per here te pare pranojne qe ata qe thirren Kongresin e Manastirit me 1908 nuk ishte thjeshte vetem klubi i Manastirit, por dhe klubet dhe shoqerite e tjera shqiptare ne ndertesen e klubit “Bashkimi” te Manastirit. Ne Kongres muaren pjese 32 delegate me te drejte vote, qe perfaqesonin 26 qytete dhe shoqeri brenda dhe jashte atdheut. 32 delegatet kishin 52 vota (disa prej tyre kishin nga dy vota). Pervec kesaj, ne Kongres muaren pjese edhe 18 delegate te tjera si pjesmarres pa te drejte vote. Pranohet qe numri i delegateve luhatet midis 50 dhe 56 veteve sipas burimeve te ndryshme, ndersa numri 32 konfirmohet sakte sipas te gjitha burimeve. Per here te pare jepen emrat e tridhjete e dy delegatet me te drejte vote si perfaqesues te 22 shoqerive dhe qyteteve, te cilet ishin si me poshte pa vene dyshimin mbi saktesine e tyre (f. 84, 184). Numri rendor eshte i njejte me numrin ne fotografi (foto 35/2):

1- Mithat Frasheri, delegat i Klubit te Selanikut dhe Janines (dy vota).

2- At Gjergj Fishta, delegat i Shoqerise “Bashkimi” (dy vota).

3- Imzot Nikolle Kaçorri, delegat i Durresit (dy vota).

4- Dom Ndre Mjeda, delegat i Shoqerise Agimi te Shkodres (dy vota).

5- Gjergj D. Qiriazi, delegat i Manastirit dhe nenkryetar i Kongresit.

6- Fehim Be Zavalani,delegat i Manastirit, Kryetar i Klubit te Manastirit.   

7- Dhimiter Mole, delegat i Filibese.

8- Nyxhet Vrioni, delegat i Beratit (dy vota).             

9- Rrok Berisha,nga Gjakova – delegat i Shkupit.

 10- Bajo Topulli, delegat i Gjirokastres (dy vota, edhe te Çerçiz Topullit).    

11- Luigj Gurakuqi, delegat i Shkodres dhe i shqiptareve te Italise (dy vota).

12- Thoma Avrami, delegat i Korces.

13- Sotir Peci Dardha, delegat i Shkodres e Bukureshtit (dy vota).

14- Shahin Kolonja, delegat i Kolonjes (dy vota).

15- Akil Eftimiu Korca, delegat i Konstances (Rumani, dy vota).

16- Adham Shkaba nga Stratoberdha, delegat i Sofjes.

17- Dhimiter Buda, delegat i Elbasanit.

18- Mati Logoreci, delegat i Shoqerise Agimi – Shkoder.

19- Aziz Beu, delegat i Shkodres.

20- Shefqet Frasheri, delegat i Korces.

21- Simon Shyteriqi, delegat i Elbasanit.

22- Leonidha Naco, delegat i Vlores (dy vota).

23- Zejnel Glina, delegat i Leskovikut.

24- Sami Pojani, delegat i Korces.

25- Refik Toptani, delegat i Tiranes (dy vota).

26- Mihal Grameno, delegat i Korces (dy vota).

27- Hil Mosi, delegat i Shkodres (dy vota).

28- Gligor M. Cilka, delegat i Korces.

29- Hafiz Ibrahim efendiu, delegat i Shkupit.

30- Emin Haxhiu, delegat i Shkupit.           

31-Rauf Beu, delegat i Gjirokastres  

32-Salahedin Beu, delegat i Manastirit

(Sipas “Dituria”, viti I-re, Nr. 2, fl. 41).

Fakti qe nuk jane cilesuar kryetari i Kongresit (Mit’hat Frasheri), kur cilesohet njeri nenkryetar (Gjergj D. Qiriazi) dhe nuk cilesohet tjetri (Luigj Gurakuqi) apo kryetari i Komisionit per vendosjen e alfabetit (At Gjergj Fishta OFM), duhet te reflektoje nje tendence paragjykuese ne kete liste delegatesh.

Ndersa 18 delegatet pa te drejte vote ne Kongresin e Manastirit 1908 kane qene: 1-Kamber Efendi (Elbasan), 2-Lef Nosi (Elbasan), 3-Rrok Berisha (Shkup), 4-Azis Efendiu (Berzeshte), 5-Mehmet Emin efendiu (Korce), 6-Naim Beu (Gjirokaster), 7- Çerçiz Topulli, 8-Fahri bej Frasheri (kryetar i nahise se Resnjes), 9-Zenel Bej (Dishnice), 10-Selahedin Efendiu (Shkoder), 11-Maliq Elmas efendiu (?), 12-Xhemal Beu (Oher), 13-Bakir Dalip Efendiu (Oher), 14-Sadulla Efendiu (Mat), 15-Ramis Beu (Diber), Izet Zavalani (Follorine), 16-Sadik Efendiu (Kercove), 17-Bexhet Beu (nenprefektura e Elbasanit), 18-Abdyl bej Ypi (Starja) (f. 183).

Fakti qe ne kete liste ndodhen dy emra qe figurojne edhe tek lista me te drejte vote (Çerçiz Topulli dhe Rrok Berisha) e ben ate te dyshimte ne saktesine e ketij libri.

Mbledhja e pare dhe e dyte, qe u mbajten te shtunen dhe te djelen, qene hapura per publikun. Delagetet zgjodhen per president te Kongresit Midhat be Frasherin, per nenpresidente Gjergj D. Qiriazin dhe Luigj Gurakuqin, per sekretare Nyxhet be Vrionin nga Berati per gjuhen turqisht dhe Hil Mosin e Thoma Avramin per gjuhen shqipe. Kishte te pranishem edhe shume greke, bullgare, vllehe e te tjere duke e cuar numrin e pjesmarresve ne 400 persona. U pranua me vote se Gjergj D. Qiriazi te ishte president veprues gjer sa te arrinte ne Manastir Midhat Beu, i cili pritej ne nesermen. Mbledhja e trete vendosi qe te zgjidhej nje Komision, i cili do te vendoste mbi ceshtjen e alfabetit, e meqenese bisedimet do te endeshin rreth tre alfabeteve kryesore (i Stambollit, i Bashkimit dhe i Agimit) u mendua te zgjidhnin anetare te Komisionit nga mesi i atyre qe perdornin njerin nga keto te tre. Ate dite u zgjodh Komisioni prej 11 anetaret dhe pikerisht:

1- At Gjergj Fishta, 2-Luigj Gurakuqi, 3-Sotir Peci, 4-Midhat bej Frasheri, 5-Shahin bej Kolonja, 6-Dhimiter Buda, 7-Dom Ndre Mjeda, 8-Gjergj D. Qiriazi, 9-Fehmi Efendi Topulli (duhet te jete Bajo F. Topulli), 10-Nyxhet bej Vrioni, 11-G.M. Cilka. Kryetar i Komisionit u zgjodh At Gjergj Fishta.

Komisioni vendosi qe si alfabet i gjuhes shqipe Alfabeti i Stambollit (Frasherit) dhe bashke me te, nje tjeter thjeshte latin, alfabeti latin, dhe keta dy alfabete te mesohen dhe te perdoren nga te gjithe shqiptaret. U propozua dhe u aprovua me entuziazem te madh prej Komisionit qe pas dy vjeteve nje tjeter Kongres duhet te mbahet atje ku ta vendose Komisioni i sotem me qellim qe te vendose mbi veshtjen e ortografise dhe te literatures shqipe. Vendimin e nenshkruan: At Fishta, Luitgj Gurakuqi, Midhat bej Frasheri, Dhimiter Buda, Sotir Peci, Don Mjeda, Shahin bej Kolonja, Gj.D.Qirjazi, Nyxhet bej Vrioni, Fehmi Efendi Topulli (duhet te jete Bajo F. Topulli). Ky vendim i Komisionit te posacem u pranua nga te gjithe delegatet e Kongresit te cilet e nenshkruan te 32 delegatet me te drejte vote.

Diten e shtate Presidenti i Kongresit Midhat Beu, hipi ne nje platforme dhe deklaroi se Komiteti i zgjedhur nga delegatet e Shqiperise e mbaroi detyren. Pastaj e mori fjalen Ate Gjergj Fishta i cili tha se alfabeti i Stambollit ishte i mjafte per t’iu pergjigjur nevojes se Kombit, por kemi nevoje te zoterojme nje alfabet me germa krejt latine. Per kete aresye Komisioni qe i detyruar te pelqente dy Alfabete.

Por afer fundit (f. 171) autoret kane dhene nje tjeter version me emra te korigjuar, sipas se ciles nga delegatet e Kongresit, ata qe pelqyen me shume alfabetin e Frasherit (te Stambollit) jane: 1-Bajram Efendi Topulli (ndreqet emri dhe vendoset i pari ne listen pro alfabetit te Stambollit), 2-Midhat bej Frasheri, 3-Nyxhet bej Vrioni, 4-Shahin bej Kolonja, 5-Pater A. Mjeda (duhet te jete Dom Ndre Mjeda). Ndersa ata qe pelqyen me shume alfabetin e Bashkimit jane: 1-Dhimiter Buda, 2-G.M.Cilka, 3-Pater Gjergj Fishta, 4-Sotir Peci, 5-Luigj Gurakuqi, 6-Gjergj D. Qiriazi.

Me pak kujdes dallohet qe ndryshimi midis dy grupeve te botimit (perpara 1992 dhe pas 1992) eshte vetem ne emrat e delegateve, qe pas 1992 jepen plotesisht, por mungon thelbi i problemit: akoma nuk dihet se cfare alfabeti kane sot shqiptaret.

E sigurte eshte qe nuk ka qene keshtu, por cdo gje eshte e sajuar nga fillimi deri ne fund, sepse autoret nuk na tregojne sakte se i kujt eshte alfabeti qe kemi sot dhe kush nga dy alfabetet mbeti dhe kush e largoi.

Por ne nje artikull te botuar ne  revisten Studime Filologjike, 3-4, viti LXII (XLVII), 2008, f. 5-15, me titull: Kongresi i Alfabetit te gjuhes shqipe dhe vendi i tij ne kulturen shqiptar (foto 35/9-1, 35/9-2, 35/9-3),  autoret, Shaban Demiraj dhe Kristaq Prifti, na japin nje informacion pak si me ndryshe, qe i afrohet te vertetes me teper sa libri i mesiperm.

foto 35-9-1
foto 35-9-2
foto 35-9-3

Keshtu pranohet qe ne Shkoder ne fillim te shekullit XX, perdoreshin per shkrimin e gjuhes shqipe kater lloje alfabetesh: alfabeti tradicional i shkrimtareve te vjeter katolike te Veriut, alfabeti i Shoqerise “Bashkimi” (1899), alfabeti i Shoqerise “Agimi” (1902) si dhe alfabeti arab (nuk ekziston termi i vecuar alfabet latin, pasi te tre alfabetet ishin latin, GH). Kurse ne pjesen jugore te trevave shqiptare perdorej kryesisht alfabeti i Stambollit (1879) dhe aty-ketu edhe alfabeti grek. Nga ana tjeter, arbereshet e Italise kishin ne perdorim kryesisht alfabetin e De Rades. Por ne fjaline e fundit autoret nuk kane shpjeguar se ato 160 shkolla greke ne Jugun e Shqiperise, qe u mesonin shkrim e kendim, te pakten 50% te popullates te profektures se Gjirokastres nga 1860 deri me 1925, cfare alfabeti perdornin? Pra shprehja aty-ketu nuk eshte e sakte pasi duhej thene se ku perdorej saktesisht alfabeti grek.

Ne vazhdim autoret perserisin idene e thene edhe ne librin mbi kongresin, se alfabeti i dyte thjeshte latin, i vendosur nga Komisioni i Kongresit, nuk eshte i njejte me ate te “Bashkimit”, sic eshte pandehur apo thene nga disa. Sipas autoreve te dhenat qe ata kishin deshmojne se Komisioni duhet te kete diskutuar gjate si per kete alfabet te dyte, ashtu edhe per permiresimin e metejshem te alfabetit te Stambollit, duke i bere edhe atij disa ndryshime.

Edhe ketu autoret nuk e thone qarte se ke alfabet kane sot shqiptaret: alfabetin latin te Stambollit te permiresuar, apo alfabetin latin te “Bashkimit” te ndryshuar? Ose, ne fund te fundit, ke alfabet latin te Shkodres kane vendosur si dytesor ne Kongresin e Manastirit? Mos dhenia e nje pergjigje te drejteperdrejte dhe te sakte tregon se autoret Shaban Demiraj dhe Kristaq Prifti nuk kane dashur ta thone te verteten mbi Alfabetin e Gjuhes Shqipe qe perdorin sot shqiptaret.

Xhevat Lloshi, Rreth alfabetit te shqipes, Shkup, Prishtine, Tirane 2008 (foto 35/10, 35/11).

foto 35-10
foto 35-11

Nje nder fallsifikatoret me te medhenj te Historise se Kombit Shqiptar (te pakten ne artikullin 84-Fitorja e hidhur e perkthyesit – 25.05.2015, publikuar ne genckhoti.com, tregohet nje fallsifikim flagrant i faktit nga ana e Xhevat Lloshit mbi historine e komunizmit shqiptar)                     ka marre guximin te “shpjegoje” sipas menyres manipulatore historine e alfabetit te gjuhes shqipe. Keshtu qe duhet te jeni te sigurte qe edhe ketu duhet ta kete bere nje zarar per te fshehur te verteten dhe per te pasqyruar te paverteten ne menyre te besueshme.

Keshtu sipas Xhevat Lloshit (f. 48) “Shtetasit shqiptare te sulltanit, te cilet arrijne afersisht nga 1.000.000 deri 1.200.000, ndahen ne dy grupe kryesore: geget dhe tosket. Geget perbehen nga nje numer fisesh te egra malsoresh, qe banojne ne Shqiperine Veriore, ndersa tosket, te cilet gjate mjaft viteve kane qene me te shtruar ndaj sundimit te sovranit turk sesa geget, zene Shqiperine e jugut. Ata qe jane te krishtere (reth 100.000) midis gegeve i perkasin kishes katolike, ndersa ata qe nuk jane muslimane ne jug – ndoshta arrijne 380.000 veta – i perkasin kishes ortodokse”.

E ku ta dinte “historiani” se vete shteti i sotem turk e kishte zgjidhur problemin e popullates osmane ne nje studim te mrekullueshem me autor dhe titull: Kemal H. Karpat, Popullsia Osmane 1830-1914, karakteristikat demografike dhe shoqerore, Tirane 2017 (foto 16, 16/1, 16/2, 16/3, 16/4); ku tregohet se si ka evoluar popullata shqiptare nder shekuj (XIX-XX) ku ne tabelen (foto16/4) tregohet se me 1840 ne Ballkan kishte 1,5 milion shqiptare, prej te cileve 600.000 ishin vlleh te konvertuar ne muslimane dhe shqiptare. Keshtu qe ne kohen e Kongresit te Manastirit popullata shqiptare nuk ishte me ajo e kohes se Kastriotit dhe kjo duhet te shoqeroje ndarjen ne gege dhe toske duke nenvizuar se sot, ose ne fillim te shek. te XX-te, nga kush perbehen geget dhe nga kush perbehen tosket. Pastaj duke pranuar se tosket kane qene me te shtruar kundrejt rregjimit Otoman, autori ka pranuar mungesen e ngjarjeve historike nder ato ane dhe e gjithe kjo pranohet pas 1992, kur me perpara kesaj date eshte thene se luften heroike te popullit shqiptar kunder Perandorise Otomane e ka bere Jugu me cetat dhe komitetet e tij duke justifikuar sundimin komunist mbi popullin shqiptar. Kurse tani nderrohet situata ne lidhje me Kongresin e Manastirit 1908 dhe paraqitet Jugu i shtruar, ndersa Veriu kryengrites. Pastaj qyshkur autori Lloshi na paska vendosur qe shoqeria shqiptare na u ndaka ne katolik, muslimane dhe ortodoks, e per me teper, qe kjo popullsi na ju takonte Kishes Katolike dhe Kishes Ortodokse? Perse nuk thote autori Xhevat Lloshi qe prejardhja e tij biologjike eshte nga keta vlleh te konvertuar nga orthodoks ne musliman (eshte germa LL ajo qe e tradheton gjenezen familjare te autorit Lloshi)? Ja pra qe autori kerkon te fshehe karakterin emigrator te popullates jugshqiptare dhe mundohet te kaperceje kohen kur keto popullata emigratore u implementuan ne brendesi te popullates shqipfolese duke ju grabitur ketyre te fundit identitetin, gjuhen dhe Atdheun.

Dashur pa dashur autori Xhevat Lloshi na ka dhene dhe nenkuptimin qe Njerka e shqiptareve ka publikuar nder vite per raportin gjuhesor te gegeve kundrejt toskeve, por pa mundur te shpjegoje perse ne Manastir triumfoi alfabeti i parregullsive gjuhesore, kundrejt alfabetit te njehsuar dhe me rregulla. Sipas nje shenimi te shtuar nga imzot T.R.Hodgson thuhet:

“Gegerishtja: perzierje e parregullt dialektesh.

Toskerishtja e njehsuar, me rregulla gramatikore, kuptohet pergjithesisht kudo ne Shqiperi

“Elbasanishtja”: nje perzierje e te dyjave, me shume gegerishte se toskerishte” (f. 53).

Nqs do te analizojme keto fjale te imzot T.R.Hodgson shohim se ky mendim nuk eshte i plote, per te mos thene qe eshte fillim e fund i pasakte, pasi vete toskerishtja ne vitet 1911 kishte 30% te leksikut te vet gegerishte per shkak te popullatave gege qe ishin larguar nga trojet veriore drejt jugut (psh banoret e fshatrave: Trevllazen, Babice, Kuc) dhe e gjithe kjo jo me larg se 3 shekuj me pare, – rreth 1650). Pastaj imzot T.R.Hodgson nuk ka thene gje me kryesore: karakteri i njehsuar, me rregulla gramatikore ishte produkt i studiuesve vlleh te shek. te XIX-te qe e kishin transformuar toskerishten historike (nje trashegimi nga gegerishtja) ne shqipe vllehe dhe kjo mbahet e fshehte akoma me kembengulje.

Ne vazhdim autori Lloshi na ka bere nje zbulim te lidhjes se vendimit te Manastirit 1908 me aplikimet moderne kompjuterike. Shqiptaret e sotem nuk duhet te habiten se cfare nxjerrin ne drite trashegimtaret e epokes komuniste sot, por me nje qellim te fshehte: te justifikojne te gjithe masakren qe eshte luajtur pas 1972 mbi gegerishten dhe gjuhen historike te shqipes duke e paraqitur gjithmone ne funksion te manipulimeve te kryera prej kohesh. Sipas autorit tone “Aslfabeti latin eshte nje tip shkronjash, te cilat perdoren nga gjuhe te ndryshme. Ai dallohet nga alfabeti grek. Ne tastieren e kompjuterit ai eshte vendosur pas nje studimi, qe ka marre parasysh dendurine e shkronjave per gjuhen angleze dhe pershtatshmerine per te punuar me dhjete gishta. Kjo tastiere, me ndonje perjashtim te vogel, ka dale shume e pershtatshme edhe per gjuhen shqipe. Me kete kemi nje prove se zgjidhja e Kongresit te Manastirit ka qene shume e mire dhe qendron edhe ne epoken e elektronikes. Ndersa alfabeti i latinishtes eshte perdorimi i atij tipi si nje sistem shkronjash per nje gjuhe te caktuar, per latinishten, nga e cila edhe e ka prejardhjen emertimi i alfabetit latin. Sot alfabeti i gjuhes sone eshte alfabet latin si teresi shkronjash, por pyetja shtrohet, a eshte perdorur ky lloj alfabeti per ta shkruar shqipen, per shembell, me sistemin e alfabetit te latinishtes apo me sistemin e alfabetit te italishtes? Kete pyetje pergjithesisht autoret qe kane shkruar per alfabetin e shqipes nuk e kane mbajtur nder mend dhe, rrjedhimisht, kane pasaktesi, te cilat nuk e vlen te vihen ne pah” (f. 79).

Autori Lloshi mundohet te shkaktoje nje veshtiresi ne interpretimin e asaj qe u vendos ne Manastir me 1908 dhe gjitheshka qe eshte thene sikur ne ate kongres u vendos alfabeti thjeshte latin; pikerisht kjo nuk eshte e vertete: ne Manastir 1908 nuk u vendos alfabeti latin, por alfabeti i “Bashkimit” me autoresi Imzot Preng Doçin dhe pikerisht kjo eshte mbajtur e fshehte nder shqiptare deri me 1991. Por edhe autori Lloshi nuk e ka parakaluar kete mashtrim historik per aresyet e klases se vet shoqerore.

Kjo duket shume me vone kur autori Lloshi nuk ka dashur te tregoje menyren se si u eleminua njeri nga alfabetet dhe kush pikerisht. Kjo eshte pika e dyte, nga ajo qe ka ndodhur ne Manastir me 1908, qe ka mbetur e panjohur per shqiptaret e mijevjecarit te trete dhe qe Lloshi me kembengulje vazhdon ta mbaje te fshehte dhe te analizoje ngjarje sikur varianti i Stambollit eshte larguar nga gjuha shqipe shume me vone se ajo qe ka ndodhur realisht ne prill-maj 1909 per merite te nje njeriu qe e zhduken nga Historia e Manastirit 1908. Atehere, qe ta them qe tani, por pa treguar menyren se si argumentohet, gje qe do ta bej ne pjesen e tregimit te asaj qe ka ndodhur ne Manastir me 1908 sipas aktoreve reale, alfabeti i Stambollit u veteterhoq pas disa muajve (ne periudhen prill-maj 1909 ai nuk ekzistonte me ne shkollat shqipe) nga vete Klubi qe e propozoi ku roli i Bajo F. Topullit ka qene primar dhe vendimtar.

Por autori Lloshi vazhdon te trumbetoje ekzistencen e alfabetit te Stambollit edhe shume me vone se periudha kur u vetelargua nga Historia. Ne kete pike qendron edhe nje e fshehte tjeter: periudha midis viteve 1908 dhe 1945 eshte periudha ku rilindi edhe nje here Gjuha Shqipe Historike dhe rilindasit e vertete shqiptare ju kundervune rilindasve te rreme pa shkaktuar ndonje termet social, pasi i kishin pranuar ne bashkesine shqipfolse me te drejta te bababarta. Ja perse Eqrem Çabej eshte i lidhur me Keta Klerike Katolike dhe ka vazhduar pune e Tyre shkencore. Ja perse fotoja poshte me dicituren: “Breza poetesh” e justifikon kete bashkejetese barazitare realisht  (foto 35/12).

foto 35-12
ne rreshtin ulur nga e majta ne te djathte
Liriku Lasgush Poradeci, Poeti Kombetar At Gjergj Fishta,
shkrimtari Aleksander Stavri Drenova (Asdreni), shkrimtari Ernest Koliqi
Kjo eshte fotografia qe i kujtohej Lasgush Poradecit kur ju drejtua Ismail Kadarese duke i kthyer ftesen dhe duke mohuar pjesmarrjen ne ate kongres: “1000 pashe nen dhe futeni Pader Gjergj Fishten, por populli shqiptar do te ngreje ate perseri atje ku i takon pse eshte i vetmi Poet Kombetar i yni”. Kjo eshte fotografia qe i kujtohej Lasgush Poradecit kur mohoi firmosjen e aktit perfundimtar te kongresit antishqiptar te drejteshkrimit te shqipes me 1972. Vetem per kete Lasgush Poradeci tregoi se vetem Ai eshte pasardhesi me dinjitoz dhe me i sakte i At Gjergj Fishtes ne fushen poetike per sa kohe qe te kete shqiptare.
ne rreshtin ne kembe nga e majta ne te djathte
Luigj Mjeda, Luigj Kromiqi, Kel Marubi, Gjergj Canco, Gjush Sheldia

Sipas Xhevat Lloshit “Po ashtu ishte e natyrshme qe te vijonte me alfabetin e Stambollit “Kalendari kombiar”, i cili kishte nisur te botohej me 1897 si “Diterrefenjesi shqip” dhe vijoi deri me 1916. Ndonese kishte ardhur koha per ndryshim, “Liri e Shqiperise” doli njesoj ne Sofje gjate viteve 1911-1914. Ne keto raste e perbashketa lidhet me emrin e K. Luarasit. Kanonizmat e “Shoqerise shkollore” te Korces eshte shtypur me 1912 ne Korce gjithashtu me ate alfabet, sepse shtypshkronja u shperngul nga Manastiri. Shkurt, ngulmimi per te mos hequr dore nga alfabeti i Stambollit ka shkaktuar qe deri ne Luften e Pare Boterore germat greke te ishin te pranishme ne botime te ndryshme shqipe” (f. 185).

Sinqeriteti historik i Xhevat Lloshit ne kete rast tregon se ajo qe paska ndodhur ne Manastir 1908 nuk i paska pelqyer perkrahesve te alfabetit te Stambollit dhe ata paskan vazhduar rrugen e tyre tradhetore ne kundershim me ate qe u vendos ne Manastir me 1908. Tendenca per ta treguar kete vazhdimesi ne menyre historike eshte ne te vertete nje tendence per te fshehur aresyen perse u eleminua alfabeti i Stambollit nga gjuha shqipe, kush e beri dhe kur u be zyrtarisht terheqja e tij nga praktika arsimore mes shqiptareve.

Ky problem akoma i pa dale ne drite eshte ditur teper sakte, pasi mjafton te shihet alfabeti ne gjuhes e sotme turke, koha kur u vendos ne shtetit turk (1926) dhe kush e vendosi ne ate shtet (Qemal Ataturku, miku i Bajo Topullit), per te kuptuar se kush e terhoqi nga diskutimi ne Manastir 1908 dhe kur e ka bere kete. Kjo eshte aresyeja perse figura e Bajo F. Topullit ne historine e Kombit Shqiptar eshte erresuar, sidomos pas 1962.

Fjalor Enciklopedik Shqiptar, Vell. 1 Tirane 2008, Vell. 2 2008 (foto 35/13, 35/14, 35/15, 35/16, 35/17, 35/18).

foto 35-13
foto 35-14
foto 35-15

Edhe pas 23 viteve mbi keto tema u shkrua e njejta gje, por me nje paraqitje sipas termave moderne nderkombetare edhe pse autori i tyre, Mahir Domi, kishte nderruar jete (2000). Keshtu qe cdo shtese dhe ndryshim i bere, ne raport me botimin e 1985, eshte bere pa dijenine e autorit Mahir Domi.

ALFABETI I GJUHES SHQIPE. Shqipja shkruhet me alfabet latin. Alfabeti i shqipes standarte ka 36 germa, qe shenojne 29 fonema bashketingellore dhe 7 fonema zanore. Ky alfabet eshte caktuar perfundimisht ne Kongresin e Manastirit (shih) ne nentor te v. 1908. Para K.M. shqipja  eshte shkruar me alfabete te ndryshme: latin, grek, turko-arab dhe me alfabete te vecanta. Dokumentat e para ne gjuhen shqipe jane shkruar me alfabet latin (Formula e pagezimit, Fjalori i Arnold von Harfit); deshmia e pare me alfabet grek eshte Perikopeja e Ungjillit (shih: Shkrimet e para shqipe). Libri i pare ne gjuhen shqipe, qe njohim deri me sot, “Meshari i Gjon Buzukut (shih) i v. 1555, dhe tekste te tjera te vjetra te shek. XVII dhe te gjysmes se pare te shek. XVIII jane shkruar me alfabet latin plotesuar me disa shkronja te vecanta. Ne shek. XVIII autoret e letersise se bejtexhinjve perdoren alfabetin turko-arab. Per shkrimin e shqipes jane bere perpjekje per te krijuar dhe perdorur alfabete te vecanta, sic jane perpjekja e T.H.Filipit (shih) nga fundi i shek. XVIII dhe ajo e N. Veqilharxhit (shih) ne shek. X. Perpjekje serioze per caktimin e nje alfabeti te perbashket per shqipen u bene sidomos ne gjysmen e dyte te shek. XIX nga rilindasit K. Kristoforidhi, P. Vaso, H. Tahsini, J. Vreto, S. Frasheri – (shih) etj. Si rezultat i ketyre perpjekjeve ne v. 1879 u pranua alfabeti i paraqitur nga S. Frasheri, i bazuar ne parimin “nje tingull me nje shkronje dhe nje shkronje me nje tingull”. Ky alfabet, qe njihet dhe me emrin “alfabeti i Stambollit”, u mbeshtet ne alfabetin latin, duke u plotesuar me disa shkronja te vecanta. Me te u bene shume botime deri ne fund te shek. XIX. Nga fundi i ketij shekulli dhe ne fillim te shek. XX nje perhapje jo te vogel paten alfabeti i shoqerise “Bashkimi” (shih). Kete alfabet, me pak ndryshime, pershtati edhe revista Albania e F. Konices (shih), e cila me shkrimet e saj luajti nje rol te rendesishem per zgjidhjen e alfabetit te perbashket, te vendosur ne Manastir ne nentor te v. 1908. # Mahir Domi.”

Zevendesimi i termit tingull me termin foneme tregon se Akademia e Shkencave kerkon ta fuse procesin historik te Gjuhes Shqipe ne nje kanal tjeter metodiko-filozofik qe nuk perputhet kerkund me Historine reale te Alfabetit te gjuhes shqipe. Kjo do te thote se teoria e fonemave eshte perpunuar nga grupi i Elena Kocaqit dhe Agron Dalipajt me shoke duke e “zhvilluar” deri ne nivelin e “morfemave” dhe me kete trajtim antishkencor “sulmojne” ne menyre bllofuese ish akademiket qe kane nderruar jete dhe qe mbronin Historine reale te gjuhes shqipe. Ja perse “teorizimet” e shkolles se Elena Kocaqit dhe Agron Dalipajt kane karakter politik te theksuar antihistorik dhe antishqiptar.

Nga ana tjeter nuk thuhet se ku e mori Sami Frasheri alfabetin latin te tij, pasi nder ato ane ku ata punonin, Bukuresht, ky alfabet ekzistonte mirefilli dhe perdorej nga popullata romune e vllehe prej shume e shume kohesh duke ekzistuar qe nga koha e romakeve kur u perplasen me Daket, te pakten ne kohen e Jul Qezarit. Ne te gjitha Kishat Vllehe te ndertuara ne Shqiperi ekzistojne shkrime me alfabet latin shume perpara vitit 1879 kur pretendohet se Sami Frasheri shpiku alfabetin e tij. Rezulton qe ne realitet ai e ka huazuar ate nga popullata romune ose vllehe. Te pakten vepra qe i dedikohet Sami Frasherit: Shqiperia ç’ka qene, ç’eshte e ç’do te behete? eshte e shkruar me kete alfabet.

foto 35-16
foto 35-17
foto 35-18

KONGRESI I MANASTIRIT (1908). Kongres kombetar, i mbajtur ne Manastir prej 14-22.11.1908, per  te  shqyrtuar disa ceshtje te rendesishme te levizjes kombetare ne ate etape,

ne radhe te pare per te zgjidhur ceshtjen e alfabetit te gjuhes shqipe (shih), njesimi i te cilit ishte bere nje problem i mprehte politik, arsimor e kulturor dhe nje kerkese e ngutshme e levizjes kombetare. Per ta permbushur kete kerkese, atdhetaret shqiptare shpejtuan te shfrytezonin gjendjen e krijuar pas shpalljes se Kushtetutes ne Perandorine Osmane (23.7.1908). Menjehere pas kesaj, klubi “Bashkimi” i Manastirit u be nismetar per thirrjen e nje kongresi kombetar, qe ka hyre ne histori si “Kongresi i pare i Manastirit”. Ne te moren pjese 50 delegate te shoqerive, klubeve dhe te organeve kombetare te pjeses me te madhe te trevave shqiptare, si dhe te kolonive shqiptare ne vende te ndryshme, shkrimtare e gazetare, levrues te gjuhes e mesues te shqipes, veprimtare te njohur te levizjes kulturore e politike kombetare. K. Zgjodhi nga gjiri i tij nje komision prej 11 anetaresh, qe perbehej mga perfaqesues te tre alfabeteve kryesore qe ishin ne perdorim. Ne komision benin pjese Gj. Fishta (kryetar), L. Gurakuqi, S. Peci, Mithat Frasheri, Sh. Kolonja, Dh. Buda, N. Mjeda, Gj. Qiriazi, B. Topulli, Nyzhet Vrioni, Grigor Cilka. Pas mjaft diskutimesh u krijua nje alfabet i ri, i mbeshtetur i teri ne alfabetin latin, shkronjat e te cilit plotesoheshin me nente dyshkronjes (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë). Por ne fund Komisioni dhe K. vendosen qe te lejohej perdorimi si i alfabetit te Stambollit, qe kishte nje perhapje te gjere nder shqiptare, ashtu edhe i alfabetit te ri. Dy alfabetet e pranuara ndryshonin vetem ne 7 shkronja. Vendimet e K., qe ishin kurorezim i perpjekjeve te shume breza levruesish te shqipes per afrim e njesim, u mirepriten nga rrethet kulturore shqiptare brenda dhe jashte vendit dhe u vune menjehere ne zbatim. Brenda pak vitesh alfabeti i krijuar nga K. (nenvizimi dyfish i imi, GH) fitoi epersi dhe u be shpejt alfabeti i vetem i shqipes. Njesimi i alfabetit ishte nje hap shume i rendesishem per njesimin e drejtshkrimit dhe te gjuhes letrare shqipe.

  1. M pati rendesi te madhe jo vetem per alfabetin dhe per gjuhen letrare kombetare, per arsimin, e per kulturen, por edhe per Levizjen Kombetare Shqiptare ne pergjithesi. Gjate diteve te K. u organizuan takime te vecanta e mbledhje te mbyllura me delegatet, ku u rrahen probleme te mprehta politike. Bisedimet e zhvilluara sherbyen per te afruar pikepamjet, per te percaktuar platformen politike te perbashket te organizatave kombetare e per te bashkerenduar me mire veprimtarine e tyre. U hartua edhe nje plan kerkesash politike, kulturore dhe ekonomike prej 18 pikash, qe iu dha deputetit te Korces, Sh. Kolonja, per ta paraqitur ne parlament ne emer te shqiptareve. K.M. e ngriti levizjen kombetare ne nje shkalle me te larte. Per K.M. jane bere botime te posacme si permbledhja “Alfabeti i gjuhes shqipe dhe Kongresi i Manastirit” (1972) dhe studimi “Kongresi i Manastirit” nga Sh. Demiraj-K.Prifti (2004). # Mahir Domi”.

Edhe pse eshte plotesuar me emrat e Komisionit te te njembedhjeteve, ne kete pjese autoret e rinj nuk kane ditur t’i japin pergjigje te sakte largimit te alfabetit te Stambollit nga aktiviteti intelektual shqiptar.

Xhevat Lloshi, Gjergj Qiriazi ne Kongresin e Manastirit, Vell. 1 – jeta, veprimtaria,   dokumente dhe shkrime,  Shkup 2019 (foto 35/19, 35/20).

Neqoftese ne librin e mesiperm Xhevat Lloshi na fliste per alfabetin e shqipes pa na treguar permasat historike te vendosjes se tij, ne kete punim ka marre persiper per te na treguar se si eshte historia e alfabetit te shqiptareve te vendosur ne Manastir 1908, sipas fjaleve te Gjergj Qiriazit (f. 97-210), por me perpara tregon fillesen e shkrimit shqip duke kundershtuar ate qe njihet dhe eshte pranuar deri me sot, pasi pretendon se shkrimi shqip nis qe ne shek. e XII-te (f. 97) pa na dhene asnje shembell te ekzistences.

Ne vazhdim autori Lloshi tregohet me i sinqerte pasi pranon se alfabetet e Naum Veqilharxhit ose te Hasan Tahsinit, ndonese shfaqeshin si terheqes, ishin te gabuara kundrejt zhvillimeve historike (f. 98). Ai pranon se alfabetin latin te pershtatur per shqipen e gjejme te dokumentuar qe nga Formula e Pagezimit (1462) dhe nga libri i pare shqip qe njohim Meshari i Gjon Buzukut (1555) – po aty. Ne kete punim Xhevat Lloshi ka meriten pasi ka pasqyruar “luften”  per alfabet qofte te “Bashkimit”, qofte te “Agimit”, qofte te “Stambollit” e qofte te atij latin duke permendur emra konkrete, ngjarje dhe vepra te tyre.

foto 35-19
foto 35-20

Autori tregon per ekzistencen e nje ndermarje kompromisi midis Ndre Mjedes, Gjergj Qiriazit dhe Mit’hat Frasherit ne gusht 1908, por qe nuk u realizua (f. 111). Duke analizuar ngjarjet historike qe cuan ne fillimin e Kongresit te Manastirit 1908, autori arrin ne perfundimin se: ”Gjergj Qiriazi ka qene organizatori kryesor i Kongresit te Manastirit si per pergatitjen, ashtu edhe per zhvillimin e punimeve dhe mbylljen e tij me sukses” (f. 123).

Ne vazhdim, dinamika sipas procesit historik te ndodhur ka pasur keto permasa, gjithmone sipas Xhevat Lloshit:

Mbledhjet plenare u bene ne mjediset e Klubit “Bashkimi”. 32 delegatet dhe Komisioni punuan ne shtepine e Gjergjit. Mbledhjet u mbajten ne ndertesen e rruges Kuzman Josifovski, nr. 33, e cila me pas eshte rrenuar. Delegatet ishin zgjedhur nga 26 klube dhe shoqeri shqiptare, nga qytetet e shkollat, si nga trevat shqiptare, ashtu edhe nga kolonite perjashta. Pjesamarres delegate me te drejte vote, gjithsejt 52 vota, ne Kongres ishin:

Emrat e delegateve me te drejte vote 32 delegate:

Mithat Frasheri – 28 vjec, kryetar i Kongresit, nenkryetar e Komisionit, mbeshtetes i alfabetit te Stambollit, mungoi diten e pare, delegat i Janines dhe i Selanikut. – 2 vota.

Luigj Gurakuqi – 29 vjec, nenkryetar i Kongresit, sekretar i Komisionit, delegat i arberesheve te Italise dhe i “Bashkimit” te Shkodres, perkrahes i alfabetit te “Bashkimit”. – 2 vota

Gjergj D. Qiriazi – 43 vjec, nenkryetar i Kongresit, diten e pare kreu detyren si kryetar, anetar i Komisionit dhe sekretar i tij, nenkryetar dhe delegat i Klubit te Manastirit, perdorues i algabetit te Stambollit.

Hile Mosi – 23 vjec, sekretar i Kongresit per shqipen, delegat i Shoqerise “Gegnija”, desheronte nje alfabet te ri me nderthurjen e tre alfabeteve te tjera. – 2 vota

Nyz-het Vrioni – 30 vjec, sekretar i Kongresit per turqishten, delegat i Klubit te Beratit. – 2 vota

Thoma Avrami – 39 vjec, sekretar i Kongresit per shqipen, delegat i Klubit te Korces, desheronte alfabetin latin.

Gjergj Fishta – 37 vjec, kryetar i Komisionit, perfaqesues i Shoqerise “Bashkimi” dhe i alfabetit te saj. – 2 vota

Bajo (Bajram) Topulli – 35 vjec, anetar i Komisionit, delegat i Klubit te Gjirokastres, perkrahes i alfabetit te Stambollit. – 2 vota bashke me Çerciz Topullin.

(T’i kete vene me qellim bashke At Gjergj Fishten me Bajo Topullin ne analizen e tij Xhevat Lloshi, apo krejt rastesisht?)

Dhimiter Buda – anetar i Komisionit, delegat i Klubit te Elbasanit, perkrahu alfabetin e “Bashkimit”.

Grigor M. Cilka – 33 vjec, anetar i Komisionit, delegat i Shkolles se vajzave te Korces, u shpreh per alfabetin e Stambollit.

Ndre Mjeda – 42 vjec, anetar i Komisionit, kryetar dhe delegat i “Agimit” te Shkodres, perfaqesues i alfabetit te Agimit, por ne Komision perkrahu alfabetin e Stambollit. – 2 vota

Sotir Peci – 35 vjec, anetar i Komisionit, delegat i kolonive shqiptare te SHBA dhe te Bukureshtit. – 4 vota

Shanin Kolonja – 33 vjec, anetar i Komisionit, delegat i Klubit te Kolonjes. – 2 vota

Adnan (Adham) Shkaba (Stratoberdha) – delegat i shoqerise se Sofjes. – 2 vota

Akil Eftimiu – delegat i Klubit te Konstances. – 2 vota

Aziz Efendi Berzeshta – delegat i Klubit te Staroves.

Dhimiter Mole – delegat i Klubit te Filipopullit ne Bullgari.

Emin Kadriu – delegat i Klubit te Shkupit.

Fehim Zavalani – 49 vjec, delegat i kolonise shqiptare te Egjiptit. – 2 vota.

Hafez Ibrahim Efendiu (Shkupi) – delegat i Klubit te Shkupit.

Leonidha Naci – delegat i Klubit te Vlores. – 2 vota.

Mati Logoreci – delegat i Shoqerise “Agimi” te Shkodres.

Mihal Grameno – 37 vjec, delegat i Korces, pelqente alfabetin e Stambollit. – 2 vota

Nikolla Kacorri – 46 vjec, delegat i Klubit te Durresit. – 2 vota

Rauf Beu – delegat i Klubit te Gjirokastres.

Refik Bej Toptani – 39 vjec delegat i Klubit te Tiranes. – 2 vota

Sami Pojani – 28 vjec, delegat i Shkolles se vajzave te Korces.

Selahedin Beu – nga Prizreni, delegat i Klubit te Manastirit, por dhe i Korces.

Simon Shyteriqi – 25 vjec, delegat i Klubit te Elbasanit, sekretar i tij.

Sulejman Fiqri Efendiu – delegat i Klubit te Staroves. Ne nje burim tjeter ky emer mungon dhe ne vend te tij eshte Rrok Berisha i Shkupit.

Shefqet Bej Frasheri – delegat i Klubit te Korces.

Zejnel Bej Çaço (Glina) – delegat i Klubit te Leskovikut. -2 vota.

Emrat e delegateve pa te drejte vote, 20 delegate:

Abdyl Bej Ypi, Ali Hafiz Efendiu (Vasfiu), Aziz Efendiu i Staroves, Beqir Dalip efendiu, Behxhet Beu i Gjirokastres, Çerciz Topulli, Fahri Bej Frasheri, Izet Bej Zavalani, Kamber Efendi Sejdini, Lef Nosi, Maliq Elmaz Efendiu, Mehmet Emin Efendiu, Naim Beu, Ramiz Beu, Rrok Berisha, Sadik Efendiu, Sadulla Efendiu, Serafedin Efendiu, Xhemal Beu, Zejnel Beu.

Te derguar nga Stambolli:

Ferit Pashe Toptani, Riza bej Jakova, Haxhi Vildan Efendi Dibra (f. 126-131).

Mbledhja u hap me dt 14 nendor, e shtune, 1908, por edhe e dyta te djelen 15 nendor, u mbajten te hapura per publikun, ku gjendeshin 400 vete. Ishin te ftuar shume te huaj : turq, grek, vlleh, maqedon. Ne mungese te Mit’hat Frasherit diten e pare e drejtoi Gjergj Qiriazi, por ky i fundit ka shenuar se kryetar nderi u zgjodh valiu i Manastirit Hivzi Pasha.

Sipas Xhevat Lloshit zgjedhja e kryetarit, nenkryetareve, sekretareve u be mbi baze fetare ku perfaqesoheshin te gjithe. Sipas Lloshit kjo qe dhe aresyeja qe kryetar i Komisionit u zgjodh Gjergj Fishta (f. 135). Diten e trete u diskutua mbi perberjen e Komisionit te te Njembedhjeteve dhe per tre alfabetet qe do te diskutoheshin.

Komisioni i te Njembedhjeteve perbehej nga te zgjedhurit e meposhtem:

Gjergj Fishta, kryetar.

Mit’hat Frasheri, nenkryetar.

Luigj Gurakuqi, sekretar.

Anetar: Bajo Topulli, Dhimitraq Buda, Grigor Cilka, Gjergj Qiriazi, Ndre Mjeda,     Nyz-het Vrioni, Sotir Peci, Shahin Kolonja.

Por Xhevat Lloshi me fantazine e tij jep dhe aresyen e zgjedhjes sipas kritereve te lidhura me tre alfabetet kryesore, perfaqesimin krahinor e fetar si per te gjithe bashkesine e delegateve. Konkretisht ishin: 4 muslimane, 3 katolike, 2 ortodok dhe 2 protestante; gjithashtu 5 nga jugu, 3 nga veriu i vendit dhe 3 nga Shqiperia e mesme. Por e gjitha kjo mund te pranohet neqoftese shteti Shqiptare do te ishte i formuar sipas kufijve te vendosura ne Protokollin e Firences (1913) qe ne vitin 1908, gje qe ve dyshimin mbi saktesimin e kesaj ideje te shprehur nga autori.

Sipas Gjergj Qiriazit, cituar nga autori Lloshi, ne perberjen e Komisionit u shfaq kjo ndarje:

1-Per alfabetin e Frasherit (Stambollit): Bajram Efendi Topulli, Mit’hat Bej Frasheri,    Nyz-het Bej Vrioni, Shahin Bej Kolonja, Pater A. Mjeda (duhet te jete Dom Ndre Mjeda).

2-Per alfabetin e “Bashkimit”: Dhimitraq Buda, G.M.Cilka, Pader Gjergj Fishta, S. Peci, Luigj Gurakuqi, Gjergj D. Qiriazi.

Sipas kesaj ndarje palet ishin 5 me 5 dhe vetem kalimi i Gjergj Fishtes nga krahu i “Bashkimit” e ka anuar peshen ne te mire te alfabetit thjeshte latin (f. 143). Por ne vazhdim autori i rikthehet diskutimeve mbi alfabetin dhe ve ne dukje fjalen e Gjergj Fishtes, sipas kujtimeve te Gjergj Qiriazit, i cili vuri perpara mbledhjes keto pika:

1-A do te pranonim njerin prej alfabeteve kryesore: te Stambollit, te Bashkimit apo te Agimit?

2-A do t’i shkrinim te tre ne nje?

3-A do t’i linim menjeane qe te tre dhe te hartonim nje teresisht te ri?

Pas diskutimeve te shumta u vendos per dy alfabete: i Stambollit dhe ai thjeshte latin dhe per nje periudhe kalimtare; kete gje e firmosen te gjithe delegatet e Komisionit dhe delagatet me te drejte vote (f. 150).

Ne te gjithe kete analize te Xhevat Lloshit nuk del e qarte perse sot kemi alfabetin Latin dhe si u nda ne te kaluaren nga alfabeti i Stambollit. Mirepo te vazhdim ndeshemi me dy fakte interesante analitike: 1-Eshte pranuar deri edhe qe ndryshimi i alfabetit ne Turqi pas Luftes I Boterore ka gjetur mbeshtetje ne pervojen e Kongresit te Manastirit. 2-Ndersa ne nje qarkore te 5 prillit 1910 ndalohej mesimi i shqipes me alfabet latin (f. 190), dmth shkeputja nga alfabeti i Stambollit kishte ndodhur perpara dates 5 prill 1910. Kjo me detyron te jap foton e ketyre dy analizave (foto 35/14).

foto 35-21

Fakti qe autori ka bere nje renditje paragjykuese duke mos vene At Gjergj Fishten te dytin, te pakten, dhe pa titujt fetare edhe per delegatet e tjere me profesionin e Priftit, tregon se ky paragjykim eshte i lidhur me raportet qe Xhevat Lloshi ka me Fene dhe Kishen Katolike ne kete rast per te fshehur jo pak, por rolin me kryesor qe Institucionet Fetare kane luajtur ne ate Kongres. Kjo eshte aresyeja perse permbajtja reale e Kongresit te Manastirit 1908 nuk eshte treguar me permasa reale pas 1945, por ajo nuk po tregohet as sot. Te pakten me ate qe eshte thene ne f. 190 (foto 35/14) kjo nuk mund te vihet me ne dyshim. E verteta finale e Kongresit te Manastirit 1908 eshte akoma e panjohur per shqiptaret.

A jane te sakta te gjitha keto qe thuhen perpara 1991 dhe pas 1992-shit? Vihet re se neqoftese perpara 199-shit i kane kundershtuar faktet reale duke i transformuar sipas deshires politike, pas 1992 nuk kane dashur t’i marrin ne konsiderate e per rrjedhoje analiza historike nuk ka qene e plote dhe akoma edhe sot dinamika e Kongresit te Manastirit-1908 ka mbetur e erret ne thelbin e problemit per te cilin ai u mblodh. Sepse, ne fund te fundit, pyetja shtrohet sipas menyres te te kuptuarit te sotem: si ka mundesi qe gjashte delegate katolike ju imponuan 44 delegateve te tjere per te zgjedhur 3 prej tyre ne komisionin e te 11-ve dhe si ka mundesi qe keta tre komisionere katolike ju imponuar 8 te tjereve per te vendosur alfabetin e Shoqerise “Bashkimi” te Klerikeve Katolike te Shkodres? Sipas te gjitha mundesive te analizuara eshte e pamundur te kete ndodhur kjo pa nje veprim te ndergjegjshem te 44 delegateve apo te 8 komisionereve per te bere te mundur ate qe ndodhur realisht ne Manastir me 1908. Ate qe nuk na jep historiografia informative e krahut politik na e jep historiografia e atyre qe e bene kete pune fshehtas, por qe ne fund e thane hapur ate qe kishte ndodhur ne Manastir me 1908 dhe qe me 1936, ne Shkoder, do t’ua shperblenin ne praktike atyre qe i favorizuan me 1908. Kjo eshte aresyeja e vetme perse mitingu madheshtor i 15 shtatorit 1936 ne Shkoder e permbysi historine reale te Çerçiz Topullit duke i krijuar mitin madheshtor te figures se tij dhe uli figuren karizmatike te njeriut qe vendosi alfabetin qe kemi sot ne Manastir 1908, ne bashkepunim me At Gjergj Fishten: Bajo Topullit.

Mentor Quku, Mjeda 3, Pjesa e Pare dhe Pjesa e Dyte, Tirane 2007 (foto 35/22, 35/23, 35/24)

foto 35-22
foto 35-23
foto 35-24

Ne qofte se deri me tani studiuesit jane mbeshtetur vetem ne nje burim mbi kete kete problem, me kete autor kemi disa burime dhe nje kendveshtrim kritik mbi ate se cfare eshte shkruar deri me 2007 mbi Kongresin e Manastirit 1908. Kjo na jep te drejte te kerkojme nga ky autori dicka te re dhe te ndryshme mbi ate qe eshte shkruar per Kongresin e Manastirit 1908, pasi pas ketij punimi jane cfaqur dhe disa punime te tjera (te parapara me siper) qe kane kerkuar te ndreqin manipulimet e bera, por me sa kam kuptuar ato jane shkruar per t’ju kundervene ketij punimi. Keshtu qe tani ne literaturen shqiptare kemi disa punime jo vetem te ndryshme ne permbajtje, por dhe kontradiktore ne ate qe kane shkruar mbi kete teme. Kjo ka qene aresyeja perse nuk ndoqa rregullin kohor te analizes, por e lashe per ne fund kete punim te Mentor Qukut per te pare se deri ku i eshte afruar te vertetes mbi ate qe ka ndodhur ne nentorin e 1908 me Manastir.

Puna madhore e Mentor Qukut mbi jeten dhe vepren e Dom Ndre Mjedes te shprehur ne 8 vellime (9 libra, vellimi 3 ka dy pjese), permban edhe problemet e Kongresit te Manastirit 1908 (vell. 3, libri i pare, ALFABETI (1899-1912), Pjesa e tete, f. 475-549; ndersa ne librin e dyte, f. 658-667, ka te dhena rreth Alfabetit shqip mbi ate qe ka ndodhur ne Manastir me 1908), per te cilin autori ka dy pretendime: se pari eshte nje veshtrim i ri mbi punimet e Kongresit te Manastirit 1908 dhe, se dyti, ky Kongres ka qene nje ngjarje madhore, por e manipuluar.

Fillimisht autori mbeshtetet ne shkrimet e studiuesit te shquar Karl Gurakuqit, sipas te cilit “Kongresi zgjodhi 11 (njembedhjete) vete, nder ma te pergatitunit kulturisht, e ketyne u a ngarkoi barren e perpilimit t’alfabetit,….i pari At Gjergj Fishta, auktori i “Lahutes”, i dyti Mid’hat Frasheri, organizatori i Kongresit, e pastaj me radhe Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda, Ligor Cilka, Sotir Peci, Bajo Topulli, Gj. Qiriazi, D. A. Buda, N. Vrioni, Shahin Kolonja..” (f. 475).

Ne vazhdim autori Quku mbeshtetet ne relacionin e Gjergj Qiriazit per Kongresin e Manastirit (hartuar me 20 janar 1909 ne Manastir ne gjuhen angleze). Autori Qiriazi pershkruan punimet e Kongresit te Manastirit si dhe te Komisionit te Alfabetit, ne periudhen 1(14) – 9(22) nentor 1908.3 Shenimi 3 pershkruan vendin ku eshte mbajtur kongresi dhe te disa pjesmarresve. Sipas tij, shqiptaret deri diten e hapjes se Kongresit te Manastirit shqiptaret kane perdorur gjashte deri shtate alfabete te ndryshme, porse kater kane qene me shume popullore. Njeri, i njohur si “Alfabeti i Stambollit”, perdorej kudo ne Toskeri, ndersa tre te tjeret ne Shqiperine e Veriut (Alfabeti e Jezuiteve, alfabeti i Bashkimit dhe Alfabeti i Agimit). Duke pasur kaqe shume alfabete u be e domosdoshme te sherohej kjo plage dhe kjo u vendos te behej ne Manastir me 1908.

Gjithmone sipas Qiriazit, krytar nderi i Kongresit u zgjodh governatori i pergjithshem Hivzi Pasha dhe krytaret veprues Rexhep Efendia dhe Fehmi Beu. Kongresi u mbajt ne dhomat e klubit shqiptar Bashkimi. U cel me 1-14 te nentorit (vjeshta e trete) 1908, ne oren kater mbasdreke dhe akti i pare qe te zgjidhte kryesine e Kongresit. Delegatet qene:

1.Sotir Peci per Bukureshtin                           2.Sotir Peci per Ameriken

3.Dhimitri Buda per Elbasanin                        4.Simon Shyteriqi per Elbasanin

5.Kamber Efendi per Elbasanin                      6.Lef Nosi per Elbasanin

7.Refik Beu per Tiranen                                 8.Leonidha Naci per Vloren

9.Rauf Beu per Gjirokastren              10.Fehmi Efendi per Gjirokastren

11.Naim Beu per Gjirokastren             12.Cerciz Topulli per Gjirokastren

13.Bexhet Beu per Gjirokastren           14.Mit’hat Beu per Janinen

15.Mit’hat Beu per Janinen                  16.Shefqet Beu per Korcen

17.Thoma Avrami per Korcen              18.Sami Beu per Korcen

19.Grigor M. Cilka per Korcen             20.Mihal Grameno per Korcen

21.Mehmet Emini per Korcen              22.Ali Vesfi per Korcen

23.Selahedin Beu per Manastirin         24.Gjergj Qiriazi per Manastirin

25.Ibrahim Efendi per Shkupin             26.Emin Beu per Shkupin

27.Haxhi Jashar Efendi per Shkupin     28.Rrok Berisha per Shkupin

29.Akil Efthimi per Kostancen              30.Hile Mosi per Shkodren

31.Luigj Gurakuqi per Shkodren           32.Mati Logoreci per Shkodren

33.Pater Gjergj Fishta per Shkodren    34.Dom Ndre Mjeda per Shkodren

35.Serafedin Efendi per Shkodren       36.Luigj Gurakuqi per Italine

37.Shahin Bej per Kolonjen                 38.Sulejman Efendiu per Staroven

39.Adem Shkaba per Sofjen                40.Dhimiter Mole per Filipopolin

41.Nyxhet Beu per Beratin                  42.Zejnel Beu per Leskovikun

43.Fehmi Beu per Egjyptin                  44.Dom Kacorri per Durresin

45.Azis Efendi per Berzeshten             46.Fahri Beu per Resnjen

47.Zejnel Beu per Dishnicen                48.Maliq Elmaz per Nakoleten

49.Xhemal Beu per Ohrin                    50.Beqir Dalip per Ohrin

51.Sadullah Efendi per Matin               52.Ramiz Beu per Dibren

53.Izet Beu per Follorinen                    54.Abdyl Beu per Starjen

55.Sadik Efendi    per Kercoven

Delegate nga Stambolli qene:

56.Fazil Pashe Toptani       57.Riza Bej Mirallaj   58.Haxhi Vildan Efendi Dibra

Delegatet zgjodhen per president te Kongresit Mid’hat be Frasherin; per nenpresidente z.z. Gjergj D. Qiriazin dhe Luigj Gurakuqin, per sekretar Nexhat Be Vrionin nga Berati per gjuhe turqisht dhe Hil Mosin e Thoma Avramin per gjuhen shqipe.

Kongresi u hap ne pranine e governatorit te pergjithshem Hivzi Pasha. Te gjithe ishin shqiptare, por kishte te pranishem edhe shume grek, bullgare, vlleh, e te tjere qe arrinin numrin permbi 400 vete. Nga cdo zone ishin thirrur dy vete dhe vendi qe pati nje delegat kishte te drejten e dy votave. U pranua me vote qe zoti Gjergj D. Qiriazi te ishte presidenti veprues deri sa te arrinte ne Manastir Mid’hat Beu, i cili pritej te nesermen.

E vendos qe te zgjidhej nje komitet, i cili do te vendoste mbi ceshtjen e alfabetit. Meqenese bisedimet do te endeshin me shume rreth tre alfabeteve kryesore, te Stambollit, te Bashkimit dhe te Agimit, delegatet menduan te zgjidhnin anetaret nga mezi i atyre qe perdornin njerin nga keta te tre. Zgjedhjet u bene me vote te fshehte. Delegatet erdhen ne konkluzionin qe Komitetit do t’i jepej fuqi e plote te vendoste mbi cka mendonte te ishte gjeja me e mire dhe kjo do te pranohej nga te gjithe shqiptaret. Komiteti perbehej nga njembedhjete anetare dhe keta ishin: 1)Pater Gjergj Fishta,  2)Luigj Gurakuqi,  3)Sotir Peci,  4)Mid’hat bej Frasheri,  5)Shanin Bej Kolonja,  6)Dhimiter Buda,  7)Dom Ndre Mjeda,  8)Gjergj Qiriazi,   9)Fehmi Efendi Topulli (duhet te jete Bajo F. Topulli, GH),  10)Nyxhet bej Vrioni,  11)Grigor M. Cilka.

Cilido anetar i Komitetit kishte te drejten e nje vote, mandej edhe presidenti kishte te drejten e vendosjes se dy votave. E vendos te adoptohej Alfabeti Latin si themel dhe pastaj te vendosej se cfare tingulli t’i jepej seiciles shenje.

Me 7 (20) nentor 1908 u vendos si alfabet i gjuhes shqipe Alfabeti i Stambollit dhe nje tjeter thjeshte latin, Alfabeti Latin, dhe keta te dy Alfabete te mesohen dhe te perdoren nga gjithe shqiptaret.

U propozua dhe u vendos me entuziazem te madh prej Komitetit qe pas dy vjeteve te mbahej dhe nje tjeter Kongres mbi vendosjen e ceshtjeve orthografike dhe te literatures shqip. Ky vendim u nenshkua nga te 11 anetaret e Komtetit. Pastaj Vendimi i Komitetit Special u pranua nga te gjithe delegatet e Kongresit, te cilet e nenshkruan.

Ne faqet 492 dhe 493 autori Quku ka vendosur dy Vendime, ku njerin e quan vendim i Kongresit te Manastirit, sipas foto 35/3-1 ku mungon firma e Luigj Gurakuqit, dhe tjetra, qe e quan variant i vendimit te Kongresit te Manastirit, sipas foto 35/3-3.

Mbledhja e dates 7 nentor 1907 u mbyll ne ora 3 pas dreke per me vone. Pasdreke u vendos qe ne mungese te Presidentit, te zgjidhet nje anetar tjeter i Komitetit me vota te fshehta. Presidenti i parashtroi mbledhjes keto pika:

1-Ne duhet te adaptojme njerin nga tre alfabetet kryesore: te Stambollit, te Bashkimit ose te Agimit?

2-Ne duhet t’i kombinojme te tria?

3-Ne duhet t’i leme menjeane te tria dhe te adaptojme nje te ri fare?

Komiteti u muar gjate mbi keto tre pikat e permenduar dhe arriti ne konkluzionin qe vijon: Per te mos marre parasysh asnjerin nga tre alfabetet, vecse te marre per themel alfabetin latin dhe t’i jape cilesdo germe tingullin e duhur sipas nevojes se gjuhes, keshtu ata formojne nje alfabet te ri kombetar17 (shenimi 17 thote: Qe ne fillim te punimeve te Komisionit te Alfabetit u muar vendimi: qe te punohej per nje alfabet te ri, duke marre per seicilin tingull te gjuhes shqipe, nje shkronje latine). Mirepo diskutimi per disa germa dhe sidomos per germen “” ku nuk u arrit ne nje perfundim te kenaqshem, u propozua dhe u pranua te adaptohej alfabeti i Stambollit me pak ndryshime dhe nje i dyte, i cili do te ishte teresisht latin me 25 shkronja dhe per pjesen tjeter te shkronjave te gjendej trajta duke bashkuar dy germa per tingujt qe i nevojitej gjuhes shqipe19 (shenimi 19 thote: Rap. i Gj. Qiriazit shpjegon, ne menyre origjinale, kthesen e papritur qe muaren punimet e Komisionit te Alfabetit, pas deshtimit te tri diteve te bisedimeve, qe rezultuan me sukses per shkronjat e vecanta, por pa mundur te merrej nje vendim per alfabetin e perbashket per gjithe shqiptaret, cka ishte edhe detyra e ketij komisioni…). Diten e shtate, e premte pasdreke Presidenti i Kongresit Mit’hat Frasheri deklaroi: “Komiteti i zgjedhur nga delegatet e Shqiperise e mbaroi detyren duke u perpjekur e shpresuar per bashkim”.

Ditet e tjera, ne vazhdim, vazhduan fjalimet dhe komentet e Gjergj Qiriazit mbi aresyet perse u vendosen dy alfabete dhe kush ishin ato. Ne f. 503 Quku citon komentin e Qiriazit: “ne vendosem me vota te plota te adaptojme dy alfabete, ate te Bashkimit dhe ate te Frasherit, me disa ndryshime, sipas nevojes se gjuhes. Qe te dy alfabetet do te jepen per t’u mesuar ne te gjithe shkollat e Shqiperise dhe do te mesohen ne menyre te detyruar prej te gjithe nxenesve shqiptare. Brenda ketyre dy vjeteve  perpara se te mblidhet Kongresi tjeter do te kuptohet se cili do te perdoret me shume dhe ky do te adoptohet si alfabeti i vetmi kombetar. Nga delegatet e Kongresit, ata qe pelqyen me shume alfabetin e Frasherit (te Stambollit) jane: 1)Bajram Topulli 2)Mit’hat Frasheri 3)Nyxhet Vrioni 4)Shahin Kolonja 5)Pader Andrea Mjeda. Kurse ata qe pelqyen me shume alfabetin e Bashkimit jane: 1)Dhimiter Buda 2)Gligor Cilka 3)Pater Fishta 4)Sotir Peci 5)Luigj Gurakuqi 6)Gj. Qiriazi.

Ne fund autori Quku ka vendosur vendin (Manastir), daten (20 janar 1909) dhe emrin e Gjergj D. Qiriazit si autori i te gjithe ketij materiali.

Por autori Quku ka meriten se ka dhene edhe variantin e Mid’hat Frasherit, Luigj Gurakuqit dhe Dom Ndre Mjedes per Kong. e Manastirit (f. 506-549), qe jane te njejta pak a shume. Vetem se tek kujtimet e Mid’hat Frasherit hasem dhe numrin e votuesve per zgjedhjen e krytarit te Komisionitm ku Zoti Fishta nga 52 zera fitoi 49 dhe u zgjodh per kryetar. Pra rezulton qe Kryetari i Komisionit per vendosjen e Alfabetit te jete zgjedhur nga te gjithe delegatet dhe jo vetem nga grupi i te njembedhjeteve te Komisionit (te pakten ky eshte varianti i Mid’hat Frasherit).

Por ne te gjithe kete material analitik, anashkalimi i vepres se Át Justin Rrotes OFM: Per historin e Alfabetit Shqyp, Shkoder 1936, Tirane 2005, tregon per nje tendence manipulatore te Mentor Qukut per kete problem dhe nje deshire per te mos thene gjithshka mbi ate Kongres te 1908-es.

Ne f. 542 autori Quku analizon Proces Verbalin e mbledhjes se 7 (20) Nentorit 1908, ndersa pas faqes 544 autori Quku jep deklarata, kujtime dhe debate mbi kete teme te realizuar midis viteve 1909-1943.

Por nga i gjithe ky material tre probleme nuk jane zbardhur akoma:

1-Cfare alfabeti ka sot Gjuha Shqipe: te Stambollit apo te Bashkimit me gjithe ndryshimet e bera?

2-Kush nga keto dy alfabete u terhoq dhe sa zgjati bashke-ekzistenca e tyre ne kohe?

3-Kush e terhoqi dhe kur?

Domethene ne nje fare menyre autori Mentor Quku nuk e ka cuar deri ne fund detyren e tij per te na dhene perfundimin real te Kongresit te Manastirit 1908. Autori nuk na ka dhene te gjithe panoramen e atij Kongresi per te fshehur pikerisht tre pergjigjet e pyetjeve te mesiperme.

Ne librin e dyte te vellimit te trete, autori ka nje kapitull te vogel rreth Alfabetit Shqip ku merr ne konsiderate manipulimet e bere nder vite nga historiografia e epokes komuniste, sidomos botimin e 1972 mbi alfabetin e gjuhes shqipe dhe Kongresin e Manastirit. Kjo gje i ka vlejtur autorit Quku per te justifikuar vendimet e shumta te Kongresit te Manastirit qe paraqiten pergjate periudhes pas 1972 pa i shkuar ndermend se ai Vendim mund te jete botuar ndonjehere perpara 1945 i plote dhe si origjinal. Ai justifikon mungesen e firmes se Luigj Gurakuqit (f. 665-666) dhe ekzistencen e shume kopjeve te vendimeve duke i konsideruar personale dhe me kaligrafi te ndryshme. Te pakten une kam gjetur kater te tilla, prej te cilave vetem ai i vitit 1919 mund dhe duhet konsideruar origjinali i vetem, pasi ka edhe firmen e Luigj Gurakuqit. Ne kete rast autori Quku ka fshehur sot mundesine e zbulimit te fallsifikimit te Vendimit te Kongresit te Manastirit 1908 nga ana e politikes komuniste.

Por ne nje artikull te shkurter mbi figuren e Mid’hat Frasherit, Kongresi i Manastirit dhe Mid’hat Frasheri, (Grup autoresh, Drite mbi vepren e Mid’hat Frasherit, DRIER 1997 (foto 35/25, 35/26), f. 69-71) Mentor Quku jep disa informacione shtese qe i ndryshojne ngjarjet ne nje perfundim krejt tjeter per tjeter.

foto 35-25
foto 35-26

Sipas Mentor Qukut ne dokumentat e Dom Ndre Mjedes eshte e shkruar se tosket ne Kongresin e Manastirit 1908 mbanin per udheheqesa Mid’hat Frasherin me Bajo Topullin, Shahin Kolonjen, Sami Pojanin, Nyzet Vrionin te cilet donin te merreshin vesh me Dom Ndre Mjeten. “Mbasdite ora 10, zoti Mid’hat Frasheri diftoj se mbas aq te mbledhunave qi pat pleqsija (lexo: komisioni alfabetit) ceshtja e alfabetit mori fund….per kete zgjodhne dy alfabete e te dy do te perdoren prej shqiptareve: njeni asht i Stambollit e tjetri alfabet thjeshte latin, por qi i afrohet atij te Stambollit”. Shihet qarte se kompromisi ishte arritur. Kompromisi: Mjeda-Mid’hat Frasheri eshte e besueshme, ngase te dy ishin partizane te parimit, “nji tingull – nji shkronje”.

Por Mentor Quku nje gje nuk do ta besonte po te ishte gjalle: keto tete rreshta qe ka shkruar dikur cojne ne zbulimin e asaj qe ka ndodhur fshehtas ne Manastir me 1908, por me permasa krejt te tjera jo vetem si personazhe, por qe i japin pergjigje tre pyetjeve qe asnje studiues deri me sot nuk ka dashur t’i shpalose e jo me t’i pergjigjej. Gjithsesi autori Quku nuk ka thene te verteten ne asnje rresht, por eshte munduar te fshehe te verteten e alfabetit tjeter, pervec atij te Stambollit, dhe nuk ka ditur t’i jape pergjigje pyetjeve se deri kur vazhdoi bashkejetesa midis dy alfabeteve dhe kur e kush e terhoqi alfabetin e Stambollit nga qarkullimi. Kjo na con ne dyshimin qe autori Mentor Quku dhe vepren mbi Dom Ndre Mjeden duhet ta kete zberthyer sipas nje interesi politik dhe teper larg asaj qe ka ndodhur ne realitet.

A nuk te shtyn kjo teresi studimesh tendencioze per te dyshuar me te madhe mbi fallsifikimin rrenjesor te Kongresit te Manastirit 1908 per interesa politike kriminale?

                                                                                    

 

Ndersa informacioni historik sipas asaj qe ka ndodhur realisht eshte i pasqyruar ne literaturen e Eterve te Kishes Katolike, konkretisht te Provinces Françeskane Shqiptare perpara  vitit 1945 dhe pas vitit 1991 sipas kesaj permbajtje:

Grup Autoresh, Át Gjergj Fishta, O.F.M. 1871-1940, Bot. I, Tirane 1943, Bot. II, Botimet Françeskane, Shkoder 2010 (foto 36 , 36/1).

foto 36
foto 36-1

Kjo veper e botuar me 1943 eshte nje permbledhje artikush te inicuar nga nje komision i ngritur me 1941 per me kujtue nje vjetorin e dekes se Poetit Kombetar Át Gjergj Fishta OFM. Komisioni perbehej nga Át Pal Dodaj OFM, Kryetar, Át Anton Harapi OFM, Prof. Zef N. Pali, Dr. Enrik Lacaj, Át Benedikt Dema OFM, Dr. Át Gjon Shllaku OFM, Prof. Mark Ndoja, Át Viktor Volaj OFM.

Thirrjes se Komisionit ju pergjigjen mjaft studiues te kohes prej te cileve mora vetem ato pjese qe lidhen me Kongresin e Manastirit 1908 me bindjen qe e verteta e atij kongresi fshihet ne rreshtat e studiuesve katolike te asaj kohe.

Me 1919 Át Pashko Bardhi OFM kishte botuar nje artikull me rastin e 25 Vjetorit te Meshtarise se At Gjergj Fishtes ne revisten “Zani i Shna Ndout”, 1919, Nr. 2, f. 20; dhe qe ne kete botim ishte ne f. 21-28. Ne faqen 25 te ketij botimi flitet per rolin e Át Gjergj Fishtes OFM ne ate Kongres, ku tekstualisht shkruhet (vetem se paralajmeroj lexuesin se te dhenat jane krejt-krejt me ndryshe nga ato te cituara nga autoret e tjere te parapare me lart):

“Kur ne vj. 1908 kje mbledhe ne Monastir kuvendi per te themeluem te njij alfabeti te vetem, At Fishta me z. Luigj Gurakuqin kjen zgjedhe se perfaqesuesa te Shoqnis “Bashkimi”, te cillt mandej ne kuvend paten ma te madhin nderim, pse at Fishta kje zgjedhe kryetar me 49 zane nder 53 zane, qi dhane kuvendi. Aj me z. Gurakuqin i duelen zot alfabetit latin, e jo vec u duel me e qite ne krye kete pune, por edhe me ba qe alfabeti latin te zgjidhej mbas menyre qi e kishte perdorue Shoqnia e “Bashkimit”. Me nji fjalim, qi bani perpara kuvendit, i entuzjazmoi krej kuvendaret.

E reja qe thuhet ne keto rreshta eshte se numri i delegateve ka qene 53 dhe ata te gjithe votuan per kryetarin e Kuvendit, ku Át Gjergj Fishta OFM qe zgjedhe kryetar. Duke marre parasysh shifrat e votuesve nuk behet fjale per zgjedhjen e Kryetarit te Komisionit te te Njembedhjeteve, qe ne kete parafrazim nuk ekziston.

Ndersa ne artikullin e Át Marin Sirdanit OFM, Jeta e Vepra Fetare e Át Fishtes (ne kete veper f. 29-45) per lidhjen e Át Gjergj Fishtes me Kongresin e Manastirit 1908 shkruhet:

“Shkon ne Kongresin e Monastirit (1908) si perfaqesues i Shoqnis Bashkimi, ku i zgjedhun Kryetar i Komisionit per te caktuar alfabetin, ban te pranohet ne parim alfabeti latin mbas sistemit te Bashkimit” (f. 35).

Keto rreshta jane ne rezonance me te gjithe ate qe jane thene nga autoret e parapare ku pranohet qe Át Gjergj Fishta OFM qe kryetar i Komisionit per vendosjen e alfabetit te gjuhes shqipe ku vendoset ai i Shoqerise “Bashkimi” i Klerikeve Katolike te Shkodres.

Ne kete veper jepen dhe disa fotografi te lidhura me Át Gjergj Fishten OFM ku vecova disa prej tyre (foto 36/2 ÷ 36/14), duke vene theksin dhe komentin tek fotografia midis faqeve 80-81 (foto 36/6) qe vendimin e Kongresit te Manastirit 1908 e jep pak si me ndryshe, ku tek firmat ndryshon nga tre botimet e parapara (foto 35/3, 35/3-1, 35/3-2).

foto 36-2
foto 36-3
foto 36-4
foto 36-5
foto 36-6
foto 36-7
foto 36-8
foto 36-9
foto 36-10
foto 36-11
foto 36-12
foto 36-13
foto 36-14

Pal Duka Gjini, Gjergj Fishta, Jeta dhe veprat, Boton Provinca Françeskane Shqiptare, Rome 1992 (foto 36/15 , 36/16 ).

foto 36-15
foto 36-16

Emri i autorit, Pal Duka Gjini, duhet te jete pseudonimi i klerikut katolik Át Daniel Gjeçaj OFM, pasi teksti letrar ne te dy botimet, e 1992 dhe i 2007, eshte i barabarte; keshtu qe te dy botimet (edhe i meposhtmi) jane te te njejtit autor.

Kjo veper karakterizohet nga keto te dhena mbi problemin e Alfabetit dhe ajo mbi cfare ndodhi ne Manastir me 1908. Sipas autorit:

“Çka ia helmonte zemren ma fort e ma ne kete kohe, ishte dasia nder bashkatdhetare e sidomos ajo mosmarreveshje, qe kishte qite kryet ndermjet dy shoqenive shkodrane, ndermjet “Bashkimit” te Doçit e “Agimit” te Mjedes. E pra si njena si tjetra ne emen e te statut kishin pak a shume te njejtin qellim: te miren e vendit e perparimin e popullit” (f. 48).

E vura ne dukje kete pasazh per te treguar se kundershtite per problemin e alfabetit ishin brenda cilesise se alfabetit latin dhe jo midis alfabeteve te tjera. Dhe kjo kundershti ishte midis Át Gjergj Fishtes dhe Dom Ndre Mjedes.

Mjeda “Per te vecuar zane te posacme te gjuhes sone, ai shtini ne pune shenjat diakritike, ashtu si i ka, bj. fj., gjuha serbo-kroate. Nuk pranoi kurrsesi bashkimin e dy bashkezanoreve per te njejtin tingull, ashtu si mendonte Bashkimi e si e kemi na sot. Ketu, ma fort se ngjeti, qendronte molla e dasise dhe ketu paraqitej fusha e “bejlegut” (f. 49).

Sipas  autorit Pal Duka Gjini Kongresi i Manastirit i zhvilloi punimet midis datave 1 dhe 11 nandor 1908 (f. 55). Gjithashtu thuhet se nga 52 anetare te Kongresit 49 prej tyre votuan pro At Gjergj Fishtes si kryetar i komisionit te ngarkuar per studimin e alfabetit (f. 56).

-Át Daniel Gjeçaj, Gjergj Fishta, Jeta dhe Vepra, Botimet Françeskane, Shkoder 2007 (foto 36/17 , 36/18 ).

foto 36-17
foto 36-18

Át Justin Rrota OFM, Per historine e alfabetit shqyp dhe studime te tjera gjuhesore, Botimi II, Botimet Françeskane, Shkoder 2005 (foto 36/19 , 36/20 ).

foto 36-19
foto 36-20

Se pari duhet vene ne dukje fakti qe mbi vepren dhe jeten shkencore te Át Justin Rrotes OFM ne kete liber e kemi prej Mahir Domit. Keshtu qe cdo gje qe akademisti shqiptar ka shkruar ne lidhje me alfabetin e shqipes  e ka bere duke e ditur se cfare ka shkruar At Justin Rrota OFM; dhe ne kete drejtim, sic do te shohim, Mahir Domi e ka kundershtuar teresisht me fjale ate qe ka ndodhur realisht ne Manastir me 1908, vetem per nje qellim: t’i fshihej Kombit Shqiptar autoresia reale e Alfabetit te Gjuhes Shqipe dhe te krijohej nje autor i rreme.

Merita e padiskutueshme e autorit Át Justin Rrota OFM (1889-1964) eshte analiza e te gjitha veprave me te hershme te Gjuhes Shqipe (1462-1908) ne drejtim te alfabeteve te perdorur nga krijuesit e Gjuhes Shqipe, per te arritur tek Kongresi shpetimtar i Manastirit 1908. Ne kete drejtim autori shtron pyetjen:

Ku i moren shkrimtaret t’one germat e posacme per te shprehur tingujt e shqypes?! (f. 11).

Analiza e kesaj vepre te Át Justin Rrotes OFM eshte nje permbysje e asaj qe eshte mesuar dhe mesohet neper shkollat fillore dhe te mesme mbi gjuhen, alfabetin dhe letersine shqipe. Se pari, na rezulton se cdo gje e publikuar si e vertete, realisht eshte e genjeshtert. Se dyti, cdo fallsifikim historik ka dhe te kunderten e vet te sakte te publikuar perpara 1945, por edhe pas 1991 si per t’u treguar shqiptareve pozicionin prej idioti qe i karakterizon fallsifikatoret e Historise se Kombit Shqiptar, te cilet, kur vendosen te fallsifikonin Historine e Kombit Shqiptar, duhet te kishin zhdukur te gjithe Kombin per te fshehur te verteten e jashtezakonshme qe ekziston mbi dhe dhe nuk mund te fshihet. Se treti kur vendosen ta fallsifikojne Historine e Kombit Shqiptar duhet te kishin zhdukur jo vetem te gjithe dokumentacionin politik dhe historik, por dhe vete gjuhen shqipe per te mos lene asnje gjurme te krimit historik te kryer pas 1945, por dhe te vazhduar akoma me te njejten permase dhe me bijte e atyre qe kryen masakren e pas 45-ses.

U drejtohem te gjithe shqiptareve: ajo qe eshte e shkruar perpara 1945 eshte e verteta e kulluar dhe ajo ndodhet ne kundershtim me gjitheshka te prodhuar pas vitit ogurzi ne fushen e letrave. Vini re kontradiksionin e shkruar perpara 1945 me ate te shkruar mbas ketij viti, te pakten mbi Kongresin e Manastirit 1908 ne pese (5) problemet me themelore te Kongresit, por qe jane ndryshuar pas 1945 per interesa politike te paparashikuara:

1-Ne literaturen e parapare mbi Kongresin e Manastirit eshte theksuar fakti qe ai kongres ngulmoi ne metodiken e vendosjes se alfabetit ne parimin: nje tingull-nje shkronje, nje shkronje-nje tingull. Por cfare thote Át Justin Rrota OFM mbi veprimtarine e atij kongresi per kete problem (f. 11, (foto 36/21))?

foto 36-21
“Ma para mund te perjashtohet pa tjeter hypotheza, se ata vune me studjue per me gjete sheje te vecanta per t’u pergjegje, qi dojshin me shprehe ne shkrim. Ata nuk krijuen shêje diakritike, tue i dháne nji trajte te ré germes qi kishte nji afrim me atê qi u duhej atyne; si b.f. báni Shoqnia e Stambollës e e Agimit. As per tinguj te posaçem te shqypes nuk menduan me perbá grupe germash latine, si b.f. punoi Shoqnia e Bashkimit e i kemi edhé sod. (1)”. Shenimi (1) thote: Tingullin ll t’alfabetit t’one, tue e gjykue edhé ata nji l te forte, e shkruen me l te dyzueme, si na sod.

Pra nuk qenka e vertete qe Kongresi i Manastirit 1908 paska marre per baze parimin: nje tingull nje germe, apo nje germe nje tingull, por paska ndjekur nje procedure tjeter.

2 –Ne literaturen e para-pare eshte thene se Klubi Bashkimi i Manastirit ishte inisiatori i berjes se kongresit dhe kjo ka qene aresyeja perse Kongresi i Alfabetit u be ne Manastir me 1908. Edhe per kete problem Át Justin Rrota OFM ke tjeter pretendim (f. 89, (foto 36/22)):

foto 36-22 “Keshtu ne mojin e Nandorit te vjetit 1908 Kongresi i pare, i pergjithet i inteligjences e i nacjonalistavet shqyptare u ftue te mblidhej ne qytetin e Monastirit. Qellimi te njihej per modum facti Monastiri nji qytet i Shqypnis, e i dha shkas sidomos zgjedhjes se kesaj qandrre per mbljedhje”

Demethene Manastiri nuk u zgjodh si qyteti i Alfabetit, sepse e kishte propozuar Klubi shqiptar Bashkimi i qytetit, por sepse ai qytet rrezikohej te mbetej jashte territorin te shtetit politik te ardhshem shqiptar. Atehere intelektualet e kohes, per hir te kesaj ceshtje, tentuan dhe realizuan Kongresin e Manastirit me 1908 dhe kjo nuk ka asnje lidhje me Klubin Bashkimi te qytetit.

3 –Eshte thene se ne Shqiperi ka pasur disa alfabete ne qarkullim, ku permendeshin 3 alfabete ne Shkoder (alfabeti latin, i Shoqerise “Bashkimi” dhe i Shoqerise “Agimi”) dhe nje alfabet ne Jug ku permendesh Alfabeti i Stambollit (i Frasherit). Keshtu qe ne Kongres u muaren per baze tre alfabete: ai thjeshte latin, i Stambolles dhe i Bashkimit, ndersa Komisioni vendosi per dy alfabete: i Stambolles dhe ai thjeshte latin. Por edhe ky problem eshte i trajtuar krejt ndryshe nga Át Justin Rrota OFM (f. 90, (foto 36/23)):

foto 36-23
“U pranue ne themel parimi i alfabetit latinisht. Mbi kete komisjoni punoi nj’a 10 dite, tue u mundue per punimin e alfabetit te ri, qi ma vone do te mirrte emnin Alfabeti i Monastirit. Alfabeti ne fjale, mbas shume vishtirsish e kundershtimesh, duel; por duel nji gjá qi pershtatej jo aq mbi arrsyen dijtunore, sa dukej má fort nji vendim i marrun ne themel te njij kompromisi. Perse, kur t’a keqyrsh, gjithshka pat ne veti alfabetin e Stambolles, germa fjesht latinishte, te gjitha u mueren e u shartuen n’até te Gegnis (Bashkimi), i cilli, me gjithse kje preke e shndrrue mos me u njofte, prap fitojte ne parim: parimi i njij alfabeti krejt latinisht. Per te kondenduem italo-shqyptaret dishka u muer edhe prej alfabetit te De Rades.
Qe elementat kryesore, qi perbáne kete alfabet koalicjonit:
«Bashkimi» (Gegnisht): dh, th, ll, rr, sh. (2).
«A. i Stambolles» (Tosknisht): y, ç, c, q, z, x.
«A i De Rades» (Italo-shqyp): ë, gj, nj.”.
Shenimi (2) thote: “Grupet dh, th, rr, sh para Bashkimit per do kohe i kishte perdorun edhe De Rada”.

Pra nuk qenka e vertete qe Komisoni per vendosjen e alfabetit me 1908 paska marre per baze vetem tre alfabetet (dy te Shkodres dhe nje i Stambollit), por paska qene edhe ai i De Rades pjesmarres ne alfabetin qe kemi sot.

4 –Problemi me kryesor, qe shqiptaret nuk e dine ne asnje permase, eshte praktika e mbijeteses se Alfabetit qe kemi, jo vetem si quhet ai, por cili alfabet u largua dhe kush ndenjti. Cfare ngjarje te fshehte nuk kane treguar studiuesit shqiptare dhe perse formuluan nje ngjarje tjeter, te pavertete, mbi vendosjen e ketij alfabeti qe kemi sot. Pikerisht zgjidhjen e ketij problemi e kemi hasur tek ky punim i At Justin Rrotes (f. 91, (foto 36/24)), sipas te cilit:

foto 36-24
“Ndersa delegatent e Gegnis e pranuen pa fjale kete alfabetin e ri, ata te Tosknis nuk mujten me hjeke dore per nji here prej atij te Stambolles. Keshtuqi Kongresi muer vendim, bashke me alfabetin e ri, te vijojte m’u perdorun e te detyrohej me u mesue nder shkolla edhe ai i Stambolles (1). Qellimi i unjisimit te plote te shkrimit mjerisht nuk mujt nji here te shkojte ne vend. Por s’ngjati shume, e edhe tosket vet e pán, se s’ishte e bukur nji dasi kaq e madhe ne nji popullsi kaq te vogel: mbas ndonji vjeti pak ka pak u soellen e pranuen praktikisht alfabetin e Monastirit (2)”

Shenimi (1) thote: “Ne rasen e 25 vjetorit te Kongresit te Monastirit, u botue nder keto flete teksti i vendimit te marrun. Kq. H. I Dr. Nand. 1933, f. 523.”.

Shenimi (2) thote: “Shume, sidomos botueset e Amerikes, edhe mbas pranimit vijuen te perdorin ε per e; e per ë”.

Kjo analize i jep pergjigje tre pyetjeve qe kane mbetur te erreta prej 75 vjetesh. Pra Kongresi i Manastirit vendosi qe baza e alfabetit te gjuhes shqipe te jete ai i Shoqerise “Bashkimit” i Klerikeve Katolike te Shkodres  duke marre edhe nga ai i Stambollit edhe nga ai i De Rades, por u vendos te perdorej edhe ai i Stambollit. Por drejtuesit e grupit te Alfabetit te Stambollit vendosen ta terheqin alfabetin e tyre brenda vitit ne vazhdim duke e detyruar popullaten jugshqiptare te largohej nga Alfabeti i Stambollit dhe te perdornin alfabetin e vendosur ne Manastir me 1908.

Por ne kete pike ka dicka qe nuk eshte thene kurre, e permendur nga studiuesi Xhevat Lloshi dhe Mentor Quku me adresim krejt tjeter per tjeter. Behet fjale per nje marreveshje te fshehte, por hipotekore, midis Dom Ndre Mjedes, Mit’hat Frasherit dhe Gjergj Qiriazit. Xhevat Lloshi pretendon se kjo marreveshje, e inicuar nga Dom Ndre Mjeda, nuk u pranua ne parim nga Mit’hat Frasheri dhe u largua, ndersa Gjergj Qiriazi pretendoi se cdo gje do te thuhej ne Kongres dhe jo jashte tij. Thuhet qe mbi kete marreveshje Gjergj Qiriazi ka lene te shkruar faktin. Ndersa Mentor Quku ngre hipotezen se ajo ka ekzistuar mirefilli midis Dom Ndre Mjedes dhe Mit’hat Frasherit. Por mos marrja ne konsiderate ne asnje element te alfabetit te Shoqerise “Agimi” (i Dom Ndre Mjedes) dhe eleminimi i Alfabetit te Stambollit brenda vitit 1909 e perjashton ekzistencen e kesaj marreveshje ne brendesi te Kongresit te Manastirit 1908, por ajo na tregon mbi mundesine e ekzistences se nje marreveshje tjeter te fshehte midis Klerikeve Katolike dhe Bajo Topullit me 1908 perpara Kongresit te Alfabetit dhe kjo zbulohet me 1936, me 15 shtator, kur Prof. Ernest Koliqi dhe Át Anton Harapi shtremberuan historine mbi Çerçiz Topullin duke e rihabilituar ate dhe duke e bere hero mbare shqiptar. Ndersa Ministri i Arsimit Ernest Koliqi me 1942 do te fuste emrin e Çerçiz Topullit ne tekstet mesimore historike ne Kosove e Shqiperi.

Cfare ndodhi ne Shkoder me 1936 sherben per te kuptuar se cfare ka ndodhur ne Manastir me 1908. Korifejte e Katoliçizmit Shqiptar nderuan figuren e Çerçiz Topullit ne kujtim te Bajo Topullit me 15 shtator 1936, mbi ate cfare Ai kishte kryer perpara 28 vjeteve ne Manastir edhe pse Heroi i Manastirit kishte nderruar jete qe me 1930. Konkretisht ndryshuan te gjithe CV e Çerçiz Topullit, sidomos daten dhe menyren e vrasjes. Nga 1914 e spostuan me 1915, e per rrjedhoje nga nje vrasje aksidentale ne Vrake ne mesin e nates te qershor-gusht 1914 e spostuan mbi nje vit si nje vrasje hakmarrese te pasqaruar sakte nga ana e malazezve. Te pakten te gjitha keto i kemi te provuara ne studimin: 94/1, 94/2 – Kush, Si dhe Pse u formua miti i rreme mbi Çerçiz Topullin? (fakte te reja, dokumenta te tjera dhe interpretime te kunderta) ne genckhoti.com. Me sa kam kuptuar figura e Bajo Topulli ne epoken komuniste ka ceduar ne vitin 1962 pikerisht mbi kete fakt te fshehte te ndodhur ne Manastir 1908 dhe te zbuluar rreth atij viti, pasi cdo gje me pas permbyset ne demin e Bajo Topullit dhe ne favor te Çerçiz Topullit.

Kthehemi ne Manastir. Ajo cka shkruan Xhevat Lloshi mbi nje marreveshje te parealizuar midis Dom Ndre Mjedes dhe Mit’hat Frasherit, kur ky i fundit ishte ne te njejten llogore me Bajo Topullin, e ka cuar kete te fundit te hynte ne bisedime me Át Gjergj Fishten OFM mbi vendosjen e alfabetit te “Bashkimit” dhe te “Stambollit” ne vendimin perfundimtar te Kongresit te Manastirit 1908 dhe ne terheqjen e Alfabetit te Stambollit nga ana e Bajo Topullit dhe dhenien e ketij alfabeti Mikut te Tij Qemal Ataturkut per ta vendosur ne gjuhen turke ne vitet 30 te shek. XX-te (kete fakt Xhevat Lloshi e permend perciptas si nje dukuri te marre si shembell ne Turqine e asaj kohe).

Natyrisht une nuk mund te dij se si jane zhvilluar bisedimet midis Át Gjergj Fishtes OFM dhe Bajo Topullit, por di qe tre figura katolikesh ju imponuar 53-55 delegateve te tjere te Kongresit me 1908 dhe dy figura katolikesh ju imponuan 9 anetareve te tjere te Komisionit te ketij Kongresi. Di qe kryetaret e grupit qe mbronin Alfabetin e Stambollit e terhoqen ate pas me pak se nje viti (prill-maj) nga fushe beteja politike e vitit 1909. Te gjitha keto pa nje “kompllot” nga brenda dhe nga grupi i Alfabetit te Stambollit nuk mund te beheshin. Kjo shpjegon triumfin e Alfabetit te Bashkimit te Klerikeve Katolike te Shkodres ne Manastir me 1908, terheqjen e Alfabetit te Stambollit me 1909 dhe berjen e Çerçiz Topullit nje hero popullor per te gjithe shqiptaret me 1936.

5 –Problem tjeter me rendesi pa dyshim ka qene numri i alfabeteve qe u diskutuan ne Kongresin e Manastirit 1908. Ne literaturen e parapare eshte thene se jane diskutuar tre alfabete ( i Stambollit, i Bashkimit te Klerikeve Katolike te Shkodres, dhe thjeshte Latin) dhe Komisioni vendosi per dy alfabete (i Stambollit dhe thjeshte Latin) duke e fshehur te verteten se kush alfabet i mbijetoi diskutimit dhe u vendos ne Manastir me 1908. Át Justin Rrota OFM kete problem e sqaron teper qarte dhe fare hapur pa krijuar medyshje te metejshme mbi ate qe ndodhi ne Manastir ate vit (f. 92, (foto 36/25)):

Sipas Át Justin Rrotes OFM ne Manastir 1908 nuk jane diskutuar thjeshte vetem tre alfabete (mbi cbaze u caktuan 11 antaret e Komisionit mbi vendosjen e Alfabetit, por gjashte te tille sipas derrases kronologjike te Alfabeteve te Gjuhes Shqipe (foto 36/25), cka hedh poshte dhe menyren e aresyes te zgjidhjes se anetareve te Komisionit. Mbas ketij fakti nuk ka asnje aresye te mendohet dhe te pranohet qe antaret  e  Komisionit  u caktuan nga perkrahesit e tre alfabeteve te marre ne shqyrtim nga Komisioni, por duhet te jete ndjekur nje rruge tjeter ku vepra e Bajo Topullit eshte fshehur me kujdes politik.

foto 36-25

Une pretendoj se ka qene Bajo Topulli ai qe ka vendosur mbi Át Gjergj Fishten, si Kryetar i atij Komisioni dhe te gjithe rrugen e vazhdimit te procesit te vendosjes se Alfabetit sipas ketij qe kemi sot. Neqoftese Át Gjergj Fishte perben anen profesionale dhe politike te vendosjes se Alfabetit, Bajo Topulli perben anen praktike te kesaj vendosje. Te pakten kompromisi midis simpatizanteve te alfabetit te “Stambollit” me ata te alfabetit te “Bashkimit” te Klerikeve Katolike te Shkodres ekziston i publikuar dhe i pranuar ne funksion te kritikes kundra pikepamjeve qe i japin rendesi ekstreme figures se Dom Ndre Mjedes me Manastir me 1908 diku tjeter qe une kam ndermend ta publikoj me foto me poshte.

     -Át Justin Rrota OFM, Gjuha e shkrueme ase verejtje gramatikore, Bot. I, Botimet   Franceskane, Shkoder 2006 (foto 36/26 , 36/27).

foto 36-26
foto 36-27

Ndoshta eshte libri me profesional mbi permasat e Gjuhes Shqipe nder 4 shekujt e fundit, prej nga rezulton se kush jane autoret dhe krijuesit Historike te Gjuhes Shqipe. Por duhet te jete dhe libri qe te Marret e Madheshtise Shqiptare e kane pasur frike me teper se cdo gje, pasi ne kete liber problemet gjuhesore kane karakter shkencor tipik te shprehura prej shume e shume kohesh me nje saktesi profesionale ku vihen ne pah te gjitha pretendimet mbi historikun fillestar te gjuhes shqipe.

Por ky liber ka dhe nje rendesi te posacme ne zhvillimet e ardhshme te Gjuhes Shqipe, pasi ekziston nje marredhenie letrash midis autorit dhe Klerikeve Katolike Shqiptare me Androkli Kostallarin mbi kete teme dhe kete liber. Keshtu qe kur flitet per zhvillimin e gjuhesise pergjate epokes komuniste pa tjeter duhet marre per baze ky liber, pasi ne permbajtjen e tij lexuesi gjen ndryshime metodike dhe interpretime te tjera faktesh qe e ndryshojne gjenezen e Gjuhes Shqipe nga realiteti historik ne realitetin politik te manipulimit dhe fallsifikimit te fakteve. Bindja ime eshte se ai qe komandon aktualisht shkollen e te Marreve te Madheshtise Shqiptare e njeh mire kete liber dhe disa pika te tij i ka shfrytezuar per ta permbysur Shqipen Historike ne favor te shqipes politike.

Meqenese kam ndermend te merrem gjate me kete liber, si argumenti thellesisht me kryesor i kundervenies ndaj shkolle te te Marreve te Madheshtise Shqiptare, qofte ne metodike, qofte ne permbajtje, qofte ne fakte, qofte ne kritike, po jap fillimisht permbajtjen e ketij libri ne lidhje me Kongresin e Manastirit 1908. Jo te gjithe shqiptaret (perfshire edhe mua) jane te afte ta kuptojne dhe interpretojne anen profesionale te Gjuhes Shqipe. Ta dini mire qe piramida e profesionisteve te gjuhes shqipe ka ne maje vetem dy mjeshtrat e gjuhes shqipe: Át Justin Rroten OFM dhe Eqrem Çabej-n, pastaj vjen niveli i dyte i profesionisteve te gjuhes shqipe dhe pastaj vjen niveli i fallsifikatoreve te gjuhes shqipe, ku perfshihet edhe Shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare.

Edhe kur vjen puna per te analizuar dinamiken e vendosjes se Alfabetit te Gjuhes Shqipe, Át Justin Rrota OFM, na jep tjeter permase te saj:

“Alfabeti ne fjale, po njeky qe kemi sod ne perdorim, mbas shume veshtirsish e kundershtimesh, duel; po duel nje gja qe pershtatej, jo aqe mbi aresye dijtunore, sa dukej ma fort nje vendim i marrun ne baze te njej kompromisi. Perse, kur t’a keqyrshin, gjithcka pat ne vete germa thjesht latine alfabeti i Stambolles, tetana u morn e u shartuene n’ate te Gegenis (Bashkimi); i cili, megjithse qe preke e shtrajtue, aqe sa mos me u njofte, prap fitonte ne parim: Parimi i njej alfabeti krej latin. Per te kondendue Arbereshet e Italis, dicka u muer edhe alfabetit te De Rades.

Qe elementat kryesore, qe perbane kete alfabet koalicjonit.

“Bashkimi” (Gegenisht):dh, th, ll, sh (Dy grupet e para ishin perdor nga De Rada).

“Alf. i Stambolles” (Tosk): y, ç, c, q, z, x.

“Alf. i De Rades” (Arb. e Italis): ë, gj, nj.” (f. 119).

Ne kete menyre bie poshte si e pasakte ideja qe ne Manastir me 1908 u vendos alfabeti i Sami Frasherit, ose i “rilindasve shqiptare”.

-At Gjon Shllaku OFM, Shqyptari – Frati – Shqypnia,  Botimet Franceskane, Shkoder 2018 (foto 36/28, 36/29, 36/30)

Eshte nje liber qe cuditerisht na ben me dije qe fallsifikimi i Kongresit te Manastirit 1908 ka qene objekt i kahershem i studiuesve te ndryshem. Kjo gje e pati detyruar Klerikut At Gjon Shllakun te linte te shkruar pikerisht kete ngjarje ku shume me vone do t’i hasnim ne te njejten permase tek Mentor Quku. Fjala behet per studiuesin Lul Shkurti kur me 1942 botoi ne revisten Kumbona e se Dielles nr 51, 20 Dhetuer 1942, fq. 615 nje artikull mbi temen e Kongresit te Manastirit me te dhena te fallsifikuara, cka e detyroi At Gjon Shllakun t’i pergjigjej me kete studim te botuar ne Hylli i Drites, nr. 4-5, 1943: Rreth çashtjes s’Alfabetit te Monastirit. Pergjegje Z. Lul Shkurtit. Me kete rast shqiptaret marrin vesh dhe permasat e ketij fallsifikimi dhe te botuara ne revistat e kohes mbi te cilat eshte mbeshtetur Mentur Quku kur shkroi vell. e 3 mbi jeten dhe vepren e Dom Ndre Mjedes, Pjesa e pare, Alfabeti.

foto 36-28
foto 36-29
foto 36-30

Merita e At Gjon Shllakut OFM qendron ne evidentimin e manipulimeve ne shtypin e kohes mbi problemin e alfabetit te vendosur ne Manastir me 1908. Ai per kete problem ka shkruar:

“Na gjindemi para ketyre pohimevet:

Cirka vj. I nr. 13-14, 27 Dhetuer 1936, fq. 216-217: “Kur ne vjetin 1908 u mblodh ne Monastir Kongresi qi do te vendote mbi cashtjen e alfabetit te perbashket, D. Mjedja kje njani nder anteret ma te randsishemt e propozimi i tij per alfabet, qi do t’ishte te perziemit e atij te “Bashkimi”-t me t’”Agimi”-t, kje pranue nji zani me pak ndryshime e asht aj qi perdorim na sot”.

Leka nr. 3, 1937, fq. 112: “Dom Ndreu ne Kongres te Monastirit ne vj. 1908 qet te quajtunin “alfabet i Monastirit”, qi s’asht tjeter vec se ky, qi perdorim sod pa kurrnji ndryshim”.

Cirka vj. II, nr 28-29, 5 Shtatuer 1937, fq. 202: Me 1908 (D. Ndre Mjedja) propozoi alfabetin e libravet te vet, qi me pak ndryshime u pranue dhe mbeti  ne perdorim e asht ky i socmi”.

Kumbona e se Dielles vj. V, nr. 20, 17 Maje 1942, fq. 234: “Sikurse asht dishmue prej pjestarvet te kongresit, alfabeti i sodshem asht veper e D. Ndre Mjedes…”.

Nji analyze perballuese, sado e percipte, mbi keto citime te len me pa se autenticiteti i “alfabetit te Monastirit” nuk asht i lane me te njajten grade D. Ndre Mjedjes. E me te vertete, ne se Cirka vjetin 1936 shkruete “se ka kene D. Ndre Mjedja qi ka proponue me perzie alfabetin “Bashkimi” me alfabetin “Agimi”, gja kejo qi kje pranue nji zani e asht alfabeti qi kemi na sod”, ne vj. 1937 Cirka shkruen se “D. Ndre Mjedja propozoi alfabetin e librave te vet, qi me pak ndryshime u pranue dhe mbeti ne perdorim e asht ky i socmi”.

Gjithkush mund te veje oroe evolucjonin, qi bani Cirka prej vjetit 1936 deri 1937 nder pohimet e veta te ndryshme e tham se edhe Z. Lul Shkurti do te kete dijeni per kete gja, mbasi zotnija ne fjale dan se nuk asht kene krejt i jashtem ne redaksine e rivistes “Cirka” aso kohe…..

I ndriteshmi gjuhetar – si e cilleson edhe vete Z. Lul Shkurti (Kumbona e se Dielles, vj. 5. Nr. 37, fq. 243) – At Justin Rrota ne librecin e vet Per historin e alfabetit shqyp, fq 90, shkruen keshtu mbi alfabetin e Monastirit: “U pranues ne themel parimi i alfabetit… (vazhdimi sipas asaj qe cituam tek analiza e vepres se At Justin Rrotes, GH).

Nji shikim i vemendshem i kesaj paradigme len me pa, se fjalet “Dom Ndre Mjedja qet te quejtunin alphabet te Manastirit” jane fare jashta vendit, per aresye se ne kete Kongres partija e pjesa ngedhnjyese me e forte kjene Tosket me alfabetin e Stambollit, te cillet bane nji kompromis me perfaqesuesit e “Bashkimi”-t (nenvizimi dyfish i imi, GH, foto 36/31) e te De Rades. Dom Ndre Mjedja me alfabetin e vet “Agimi”, per te cillin kishte luftue per sa vjet aq rreptas me pjestare te “Bashkimit”, nuk hine aspak, gati te thuesh, ne ligne des comptes (f. 256-257).

foto 36-31

Kryevepra e gjithe ketij citimi eshte pjesa me bold dhe e nenvizuar nga une, por dhe e vetmja ne te gjithe literaturen mbi Kongresin e Manastirit 1908 qe na tregon mbi SEKRETIN  e madh qe ka shoqeruar punimet e atij kongresi dhe qe nuk eshte shpalosur nga asnjeri edher pse e kane ditur se diku ai ekziston. Pushkatimi i Át Gjon Shllakut OFM me 4 marc 1946 e fshehu per 62 vjet SEKRETIN e Kongresit te Manastirit 1908 dhe marreveshjen e Át Gjergj Fishtes OFM me Bajo Topullin qe percaktoi triumfin e Alfabetit te “Bashkimit” te Klerikeve Katolike te Shkodres, por pa mundur ta zhduke ate. Ajo del ne drite fare hapur me 2018, kur Provinca Françeskane Shqiptare boton per here te pare vepren e Át Gjon Shllakut OFM. Ja perse emrat e Át Gjergj Fishtes OFM dhe Bajo Topullit nuk mund te ndahen dot nga Alfabeti i Gjuhes Shqipe qe kemi sot.

Por ne vazhdim autori At Gjon Shllaku OFM na jep nje informacion tjeter mbi figuren e Luigj Gurakuqit ne ate kongres, qe ne nje fare menyre perputhet me pretendimin e Mentor Qukut, te pakten ne parim. Sipas autorit:

“Mjafton me lexue rivisten Albania te Faik Konices per me pase nji ide mbi kete pune. (Shih 1902, nr 8, fq. 200-201; 1902, nr. 9, fq. 221, 1903, nr. 2, fq. 20-21; 1904, nr. 12, fq. 222-224; 1905,  nr. 10, fq. 199-200)46. Shenimi 46 thote: Ne revisten Albania 1909, nr. 1, fq. 25. F. Konica shkruen mbi cashtjen e alfabetit t’Agimit kerto fjale: “Ca prifter, me vellezerit Mjedja ne krye, u ndane nga Bashkimi, u-ngritne dhe bejtin nje abee tjater. E gjykuar pa mendime atdhesie, vetem pas meritimit te brendeshem te saj, abeja e Mjediave ka shume te mira, dhe mund te kish patur nje fat tjater pa nje faj te math qe ka me vete: nuk mund te shtypet, pervecse ne shypshkronja te vecanta….Dr. H. Pederson, emerin e te cilit Miedajt e perdorne per te mpruar aben e tyre, nuk esht vetem nje dijetar me vlere, popr dhe nje burre me medje te holle, dhe eshte teper delikat per te dogmatizuar ne nji cashtje te tille….” (f. 259). Duket se Lul Shkurti nuk asht aspak ne dijeni te ngjarjeve te kongresit te Monastirit, qysh se vjen me nji arrsyetim aq te manget, per te provue se “ky dikush nuk ka si me kene kollektiviteti i kongresit, pse asht nji gja absurde me mendue e te gjhithe kongresistat kjene kompetenta gjuhetare e te gjith ndertuene seicilli ka “i ngrime alfabet”. Z. Lul Shkurti nderlikon kongresistat me komisionin e zgjedhun prej tyne per te trajtuem t’alfabetit. E njimend, me 3 Nanduer d.m.th. ne te treten dite te kongresit kje zgjedhe nji komision, ne te cillin merrshin pjese At Fishta, Lumo Skendo, D. Ndre Mjedja, Luigj Gurakuqi (si shihet nemose nga fotografia e nji heri nga nenshkrimi i komisjonit, sidoqi n’aktin e vendimit te zgjedhejes ky nuk figuron) e nja gjashte persona tjera ma ne shej mes kongresistave. Ky komision punoi ne mbledheje te mbylluna deri me 7 t’atij moji tue vendue alfabetin e sodshem, te cillin e pelqyen edhe 21 delegatet tjere te Kongresit. Si shihet, ne gji t’atij komisjoni nuk asht kene D. Ndre Mjedja i vetmi kompetent, por jane kene edhe te tjere”  (f. 259-260).

A kemi te bejme me nje lapsus te shtypshkrimit, apo autori ka dashte me thane nje gja te njojtur prej te tjereve, behet fjale per mungesen e firmes se Luigj Gurakuqit a ne listen e zgjedhjes se anetareve te Komisionit, a ne vendimin perfundimtar te Kongresit mbi vendimin e alfabetit, eshte nje gje qe nuk merret vesh sakte. Sidoqofte mbi kete mangesi ka lindur ideja qe Luigj Gurakuqi nuk e ka firmen ne Aktin perfundimtar mbi vendosjen e alfabetit ne Manastir 1908 (Mentor Quku).

 

Vazhdon me

11–Kongresi i legjimitetit te grabitjes te Identitetit Kombetar te Shqiptareve – 1972 (argumenti me i sakte qe te Marret e Madheshtise Shqiptare nuk jane vetem te Tille dhe te Çmendur, por dhe pjesmarres ne Krimin kunder Shqiperise dhe shqiptareve. Ata jane vazhdimi i organizimit te ketij kongresi famekeq antishqiptar).

 

 

Permbyllje

 

 

                                    Literatura