Artikuj

141 – Kush duhet konsideruar zevendes i Heroit Kombetar te shqiptareve?

Posted by Genc Hoti

Loading

141 – Kush duhet konsideruar zevendes i Heroit Kombetar te shqiptareve?

 

Heroit tone Kombetar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, i eshte vendosur busti pothuajse ne te gjithe kryeqytetet e Europes, ne Shtete e Bashkuara te Amerikes dhe ne shume vende te tjera te Botes. Ndersa ne Shqiperi, me se paku, busti i Heroit eshte vendosur ne Tirane, Kruje, Lezhe, Korce, Kukes etj, etj. Pra Heroin Kombetar te shqiptareve e ka percaktuar me perpara Europa dhe pastaj jane kujtuar shqiptaret per Heroi e tyre, Gjergj Kastriotin–SKENDERBEUN.

Mbi bazen e sasise numerike te busteve te vendosura per nje individ ne Shqiperi shtrohet pyetja: kujt tjeter i jane vendosur buste me shume ne territorin e shtetit shqiptar, cka nenkupton se kush eshte zevendes Heroi Kombetar i shqiptareve? Dhe, kete gje, e ka bere politika apo aktiviteti kombetar i shqiptareve? N.q.s. merret per baze ky aktivitet, cfare perfitimi konkret kane pasur shqiptaret prej tij? Per te qene i sakte ne kete survejim kombetar, une di qe vetem prej PRENK CALIT shqiptaret kane sot rrafshnalten e Vermoshit. Di gjithashtu se prej Ded Gjo Lulit kemi aktin me te pare te ngritjes se Flamurit ne Deçiç me 6 prill 1911 pas 450 vjet sundim otoman. Di gjithashtu qe prej Ismail Qemal Bej Vlores kemi sot shtetin e pare te shqiptareve, pamvaresisht nga aktet  diplomatike te kohes, por nuk di asnje individ tjeter shqiptar qe me aktin e tij t’i kete sjelle sherbim Atdheut tone ne menyre te drejteperdrejte nga pikepamja e heroizmit ushtarak individual.

Atehere rezulton qe pyetja behet provokuese nga aktet politike ne percaktimin e zevendesit te Heroit Kombetar te shqiptareve.

Mund te duket nje pyetje e cuditshme, por ajo behet premise per nje sere pyetjesh te tjera qe kerkush nuk i ka dhene pergjigje ndonjehere sakte. Realisht historia teorike e shqiptareve eshte e mbeshtetur ne premisat e POLITIKES dhe pastaj ne ngjarjet reale, prej te cilave Kombi Shqiptar ka pasur perfitim konkret. Shqiptaret nuk i dine akoma  subjektet dhe individet qe “luftuan” prej 300-400 vjet qe ata te qendronin europiane, te mos humbisnin ne erresiren e idiotizmit dhe injorances njerezore dhe nje dite prej ditesh te dilnin kryelarte perpara Njerezimit si krijesa njerezore te barabarte me Te.

Aresyeja e kesaj pyetje lindi kur pashe permendoren e nje njeriu (behet fjale per Selam Musain nga Salaria) te vendosur ne tre vende tipike: ne hyrje te Tepelenes nga ana e kampit te perqendrimit dhe cfarosjes te shqiptareve nder vitet 1949 – 1954 (foto 1, 1/1, 1/2, 1/3), ne qender te fshatit Salari (foto 2) ku eshte emeruar Hero i Popullit (foto 3), se bashku me nje permendore ku jepen emrat e deshmoreve nga Salaria ne Luften e Vlores 1920 sipas propagandes komuniste (foto 4, 5) dhe ne Tirane, ne qender te sheshit tek rruga Komuna e Parisit (foto 6). Perse te jete bere kjo lloj propagande dhe cfare ka perfituar Kombi Shqiptar qofte nga Selam Musai, qofte nga fshataret e Salarise dhe qofte nga Tepelena? Perse eshte tentuar te krijohet lidhja Salari – Tepelene – Tirane, kur ato nuk formojne asnje figure gjeometrike, apo kozmike, per te ngritur hipeteza masonike, templaresh, pellazgjike, etj, etj? Apo nenkuptimi i nje lidhje midis Luftes se Vlores 1920 – Ali Pashes se Janines (1820) – Komunes se Parisit (1997), qe perseri nuk ka sens historik, te pakten pas 1991? Enigmat pyetesore ne kete rast gjenin zgjidhje vetem duke analizuar figuren e Selam Musa Salarise sipas tre lidhjeve konform busteve te vendosura.

Por bustet e Selam Musa Salarise ne Tepelene dhe Tirane (foto 1, 1/1, 6) kane nje problem serioz: nuk kane te shenuar titullin “Hero i Popullit”, sic e ka foto 2 dhe 3 ne Salari.

foto 1
foto 1
foto 1/1
foto 1/1
foto 1/2
foto 1/2
foto 2
foto 2
foto 3
foto 3
foto 4
foto 4
foto 5
foto 5
foto 6
foto 6

Ky titull, sic do ta shohim, eshte dhene  nga  nje vendim i perbeshket i Byrose Politike te KQPPSH, i

Presidiumit te Kuvendit Popullor te Republikes se Shqiperise dhe i Qeverise ne vitin 1962 dhe, per t’ja hequr kete titull, duhet sot nje vendim i Presidentit te Republikes qe e rrezon vendimin e vitit 1962 dhe motivacioni i heqjes, meqenese ka pasur nje vendim dhe nje motivacion per vendosjen e ketij busti.

Sipas sasise te permendoreve dhe vendit te vendosjes se tyre kam arritur ne perfundimin qe figura e Selam Musait nga Salaria eshte pergatitur per t’u konsideruar si figura e zevendes Heroit Kombetar te Kombit Shqiptar pa marre parasysh mendimin kritik qofte mbi Luften e Vlores 1920 e qofte mbi figuren enigmatike te Selam Musait nga Salaria.

Por nje ballafaqim i ketij materiali fotografik, dmth edhe politik, me informacionin historik mbi Luften e Vlores 1920 (per kete shih 139/1 dhe 139/2, te publikuara ne genckhoti.com: –Cfare perfaqeson Lufta e Vlores e vitit 1920 ne Historine e Shqiperise dhe përse krenohen tipikisht disa shqiptarë JO Vlonjate me të? [Ndryshe: te pathënat e një bllofi historik madhor; ose, vazhdimi i menyres se rreme te krijimit te miteve antishqiptare]) dhe figuren e Selam Musait nga Salaria na tregon se ky pozicion prej zevendes Heroi Kombetar te jete kaq artificial sa dhe i genjeshtert per disa aresye qe do t’i parashtrojme ketu poshte (ne kete rast une e konsideroj veten si zbulues te nje individi apo subjekti qe eshte tallur dhe vazhdon te tallet me Historine e shqiptareve):

  • Cila eshte lidhja e Selam Musait me Luften e Vlores 1920?
  • Cila eshte lidhja e Selam Musait me Tepelenen?
  • Cila eshte lidhja e Selam Musait me Tiranen?
  • Kush jane personat nga Salaria qe paskan rene deshmore ne Luften e Vlores me 1920?

1-Sipas Tajar Zavalanit (Histori e Shqipnis, Tiranë 1998) Selam Musai ishte njeriu qe dergoi ultimatumin komandes italiane dhe u vra me te filluar lufta ne hyrje te Vlores, duke qene ne kundershim me Ago Agaj e shume te tjere, ku ky i fundit pretendon te kete qene pjesmarres ne ate lufte dhe, kur flet mbi vrasjen e Selam Musait nga Salaria, tregon se eshte vrare te spitali i Vlores. Por nje studim i ketij problemi na nxjerr ne pah faktin se Selam Musai nuk ka qene derguesi i ultimatumit dhe vend-vrasja e Selam Musait te kete disa versione, ku permenden dhe autoret e tyre, prania e te cilave ve ne dyshim cdo gje te shkruar per te dhe vdekjen e tij (radhitja e vend-vrasjes imagjinare eshte krejt e rastit):

varianti i pare tek Spitali i Vlores (Ago Agaj, Neil Shehu, Enver Memishaj [Lepenica]).

varianti i dyte ne hyrje te Vlores (Tajar Zavalani, Akademia e Shkencave e R.P.S. te Shqiperise, Akademia e Shkencave te Shqiperise, Beqir Meta, Muharrem Dezhgiu, Xhevahir Lleshi).

varianti i trete ne Qafe te Koçiut (Tanush Frasheri, Akademia e Shkencave, Muin Çami).

varianti i katert ne dalje te Babices (Hajredin Bej Cakranit, Muharrem Xhufi).

varianti i peste ne Kusbaba (Drejtoria e Arkivave Shteterore te R.P.Sh., Rami Memushaj, Shyqyri Hysi).

varianti i gjashte tek ullishtat (nje anonim qe nuk ka dashur ta thote emrin e vet, por qe e ka deklaruar si fakt).

varianti shtate tek llogoret e armikut (Xhafer Matuka).

varianti i tete nuk jepet asnje vend vrasje te personazhit tone (Aleks Buda, Bardho Hysenaj).

Te gjithe keto e bejne figuren e Selam Musait nga Salaria te dyshimte ne pjesmarrjen e tij ne Luften e Vlores 1920, cka te detyron te analizosh nje literature sa me te madhe per kete teme per te pare perputhjet apo diferencat e mundeshme.

Per here te pare, sipas meje meqenese nuk kam gjetur material me te hershem se viti 1951 qe te flase mbi te, ne Shqiperi emrin e Selam Musait, pas 1945, e ka dhene Aleks Buda ne nje artikull te botuar ne gazeten “Zeri i Popullit” (11 gusht 1951), se bashku me emrin e Zigur Lelos, pa prapashtesen Salaria. Edhe me 1959, ne librin me dokumenta e materiale historike nga lufta e popullit shqiptar per liri e demokraci 1917-1941, eshte i permendur emri i quajtur Selam Musait (shkruar ne liber ne kete menyre) pa prapashtesen  Salaria. Por ne shenimin nr. 24 (f. 44 dhe f. 514) thuhet se Selam Musai ishte nje fshatar nga Salaria. Pra per here te pare emrin e plote Selam Musa Salaria populli shqiptar e ka marre vesh me 1959. Me vone emri ne kete forme mori dhene duke i kushtuar edhe nje liber me titull emrin e tij, me autor  Xhafer  Matuka, Tirane 1975 (foto 7, 7/1), nga  ku marrim  vesh se me 23  nentor  1962, ne  te  hyre  te Tepelenes,

kur shkon nga Vlora, afer nje rrapi shekullor e perbri kalase se vjeter te Ali Pashes, u vendos busti i Selam Musait (foto 1, 1/2), ndersa me dekretin e Presidiumit te Kuvendit Popullor te Republikes Popullore te Shqiperise, ne baze te vendimit te mbledhjes se perbashket te Byrose Politike te Komitetit Qendror te Partise se Punes te Shqiperise, Presidiumit te Kuvendit Popullor dhe Keshillit te Ministrave, date 26 nentor 1962 Selam Musait iu dha titulli me i larte, “Hero i Popullit” me kete motivacion (f. 138):

“Per heroizmin qe ka treguar ne luften e popullit per liri. Eshte shquar per guxim, trimeri dhe vetemohim, si nje nga komandantet e forcave vullnetare ne lufte kunder pushtuesve imperialiste italiane me 1920 per çlirimin e Vlores”.

foto 7
foto 7
foto 7/1
foto 7/1

Pra nga ky material ne kuptojme qe lidhjen e Selam Musait me Luften e Vlores 1920 e ka bere politika komuniste dhe cdo gje e shkruar, pas 1962 qofte dhe jashte Shqiperise, mbi kete figure imagjinare zerohet ne drejtim te vlerave patriotike. Prandaj dhe mbi librin e Ago Agaj, Lufta e Vlores, shkruar ne Egjipt me 1962 dhe botuar ne Toronto me 1969, bie dyshimi i saktesise dhe tendences te permbajtjes se librit.

A e kuptojne shqiptaret valle se cdo gje e shkruar mbi Luften e Vlores 1920 ka pasur si qellim te formoje nje figure imagjinare te lidhur me akte imagjinare patriotike, te cilat edhe vete jane te pasaktesuara ne permbajtjen e tyre, por dhe te harrojne figurat reale te lidhura me Luften e Vlores 1920, pamvaresisht nga permasat?

2- Që vendimi politik i 1962 mbi figuren e Selam Musait ka pasur si qellim t’i krijoje histori Tepelenes as qe duhet diskutuar, por tani kemi ardhur ne piken per te percaktuar se cilat jane permasat e kesaj lidhje per vitin 1920, kur tepelenasit u bene gati per te pushtuar garnizonin ushtarak italian te vendosur ne Tepelene me 25 maj 1920 deri me 21 qershor te atij viti, por italianet rane dakort per ta dorezuar garnizonin pa lufte me ane te nje procesi juridik te rregullt, vlera e te cilit do te perfshihej ne demet qe pala italiane u kishte shkaktuar shqiptareve per sa kohe qe e kishin pushtuar kete krahine (1914-1920).

Te dhenat per Tepelenen dhe krahinen qe e rrethon jane publikuar per here te pare nga shteti shqiptar me 1923 (Per kete shih Teki Selenica, Shqipria me 1923). Por ai botim nuk ka qene i plote dhe i konsoliduar nga pikepamja e saktesise. Prandaj me 1928 autori ribotoi vepren ne fjale me nje formatim me te plote me titull: Shqipria me 1927, ne dy vellime (vellimi i Pare: Shqipria Politike 1927; dhe vellimi i Dyte: Shqiperia e Ilustruar 1927). Une mora per baze pikerisht kete vellim mbi te dhenat politike per Tepelenen dhe krahinen qe e rrethonte ne ate kohe, duke qene se Tepelena eshte konsideruar ne ate kohe si nenprefekture dhe varej nga Gjinokastra (behet fjale per vitin 1926, dmth 6 vjet pas Luftes se Vlores 1920). Sipas librit te mesiperm kemi keto te dhena social-ekonomike per kete nenprefekture:

Tepelena, si nenprefekture, kishte ne vitin 1926 54 fshatra me 3878 shtepi dhe 18 223 banore, prej te cileve 15622 te besimit muhamedane dhe 2597 ortodokse (4 vete nuk e kane shprehur besimin fetar). Ndersa vete qyteti i Tepelenes ka pasur 2 lagje, 91 shtepi dhe 275 banore. Buxheti si bashki e neprefektures ishte 5303 Fr. Ar te ardhura dhe 5233 Fr. Ar te prishura.

Se nenprefekture Tepelena kishte 16 persona me universitet, 33 me gjimnaz dhe 850 me fillore, ndersa 1 person vazhdonte studimet jashte shtetit. Per vitin ne fjale kjo nenprefekture kishte 1 shkolle te mesme me 125 nxenesa dhe 14 shkolla fillore me 625 nxenesa.

Gjithashtu ajo kishte 1 avokat, duke pasur 4 vrasje, 5 plagosje, 5 grabitje, 1 vetvrasje dhe 3 vjedhje. Nenprefektura kishte 1 mjek, 1 zyre telegrafike, 1 poste, 5 makina, 1 telefon, 3700 letra te postuara, 2 oficere, 6 nenoficere, 26 police dhe 4 posta policore te vendosura ne Tepelene, Labove, Martallos, Zhabokike.

Ne fushen e komunikacionit nenprefektura e Tepelenes kishte keto rruge me komshinjte:

Tepelene-Vlore 33 km, Tepelene-Subash 15 km, Tepelene-Mezhgoran 6 km dhe Lekel-Dragot 4 km; gjithsejt 58 km rruge automobilistike.

Ne drejtim te zhvillimit bujqesor kjo nenprefekture kishte ne dispozicion: 4000 hektar ara te punueshme, 150 hektar vreshta, 1350 hektar kopshte, 8000 hektar toke te papunuar, 5000 kullota dhe 3500 hektar pyje. Ne keto toka ishin te mbjella: fiq (2600 rrenje), molle (860 rrenje) ullinj (2000 rrenje), dardha (400 rrenje), ftonj (300 rrenje), shege (1600 rrenje), mana (2000 rrenje), arra (6000 rrenje), bajame (700 rrenje), lajthi (100 rrenje) dhe kumbulla (6000 rrenje). Nga kjo gjendje tokash, arash, pyjesh, lumenjsh, peme frutore prodhohej: grure (1 800 kv), miser (17 900 kv), elb (102 kv), tershere (280 kv), oker (140 kv) duhan (70 kv), rrush (500 kv), vaj ulliri (200 kv), fasule (30 kv), vere (30 kv), arra (60 kv), mjalt (20 kv), patate (80 kv), lajthi (10 kv), bajame (7 kv), fshesa (2 kv) dhe peshk (12 kv).

Ndersa gjendja blegtorale ishte: dhen 38 667 cope, dhi 30 640 cope, shqerra 18 000 cope, kecer 12 000 cope, lope 3 000 cope, vica 500 cope, qe 2 200 cope, sqep 3 500, kuaj 1 700 cope, mushka 400 cope, gomere 900 cope dhe pela 1 200 cope. Kjo gjendje prodhonte: gjalp 200 kv, djath 800 kv, lesh 1 386 kv, qumesht 2 500 kv, kos 40 kv, mish 500 kv dhe lekure 6 000 kv.

Nga pikepamja e zhvillimit industrialo-civilizues nenprefektura kishte:

Mullinj me 49 mjeshtra dhe 49 punetore, destila me 4 mjeshtra dhe 6 punetore, furra tullash me 1 mjeshter dhe 3 punetore, furre gelqere me 12 mjeshtra dhe 18 punetore, kepucar me 5 mjeshtra dhe 5 punetore, rrobaqepsi me 3 mjeshtra dhe 3 punetore, zdruthktari me 6 mjeshtra dhe 6 punetore, hekurpunues me 5 mjeshtra dhe 5 punetore, furra buke me 3 mjeshtra dhe 6 punetore, kafe me 4 mjeshtra dhe 8 punetore, berber me 2 mjeshtra dhe 3 punetore, kasap me 2 mjeshtra dhe 2 punetore, opingar me 3 mjeshtra dhe 3 punetore, nallban me 2 mjeshtra dhe 2 punetore, qymyerxhi me 5 mjeshtra dhe 5 punetore, piketore me 1 mjeshter dhe 3 punetore, hotele me 2 mjeshtra dhe 4 punetore, hane me 3 mjeshtra dhe 8 punetor, samarxhi me 2 mjeshtra dhe 2 punetore, bakall me 6 mjeshtra dhe 10 punetore, kallajxhi me 4 mjeshtra dhe 8 punetore.

E gjithe administrata e nenprefektures kishte: 3 administratore, 8 financiere, 3 punonjes drejtesie, 15 punonjes ne arsim, 3 ne postetelegraf dhe 1 punonjes botore (gjithsejt 33 nenpunesa).

Nga gjendja Fetare kjo nenprefekture kishte:

31 Xhami, 39 Teqe, 7 Baballare, 10 Shelere, 30 Dervishe, 30 Kisha Orthodokse, 6 Prifterinj dhe 3 Manastire.

Por kur shohim te dhenat per Salarine per vitin 1926 dallojme se ky fshat ka mbi 3 here me shume banore se Tepelena (853 banore kundrejt 275 te Tepelenes), qe te gjithe te besimit muhamedane, dhe nuk figuron asnje e dhene tjeter. Por ky kufizim te dhenash nuk na pengon per te arritur ne perfundimin se nuk eshte perdorur figura e Selam Musa Salarise per te ngritur autoritetin e banoreve te Salarise, por eshte perdorur per t’i krijuar histori qendres se Komitetit te ardhshem ekzekutiv per ta barazuar me te tjerat, ose per ta perafruar, pasi figura kriminale e Ali Pashes nuk mund ta perligjte dot berjen e Tepelenes qender rrethi pas 1945. Ne kete rast eshte ulur Salaria dhe eshte ngritur Tepelena. Kjo justifikon vendosjen e permendores se Selam Musa Salarise ne Tepelene me 1962.

Me 2008 qyteti i Tepelenes kishte 8438 banore, por pranohet se pas 1990 20% e banoreve te qytetit emigroi drejt Sarandes, Vlores, Durresit dhe sidomos drejt Tiranes. Ndersa sot (2005) Salaria ka vetem 548 banore. A ka tregues me te qarte qe tregon se Salaria i ka sherbyer Tepelenes dhe per kete fillimisht eshte perdorur figura e Selam Musait nga Salaria?

3- Por kur vjen puna per te percaktuar lidhjen e Selam Musa Salarise me kryeqytetin shqiptar, Tiranen, problemet rezultojne me ngjyra te forta fallsifikimi, te cilat datohen ne vitin 1923 kur botohen per here te pare bisedimet parlamentare te vitit 1920 dhe dinamika parlamentare midis 23 qershorit 1920 dhe 22 shtatorit 1920 te mungoje teresisht duke fshehur problemin e lidhjes se qeverise se Sulejman Delvines me Luften e Vlores 1920, sipas pretendimeve te studiuesve te kesaj teme. Nuk ka asnje kontakt te Parlamentit Shqiptar te asaj kohe me Luften e Vlores 1920, e per rrjedhoje nuk kemi si te nxjerrim perfundime mbi lidhjen e asaj lufte me Tiranen qeveritare. Kjo do te thote se e kemi te pamundur te lidhim aktivitetin e Selam Musait me kryeqytetin shqiptar te vendosur pas Kongresit te Lushnjes. Dhe e vetmja gje qe lidh Selam Musan Salarine me Tiranen duhet te jete qeveria shqiptare e kohes, qe me 1920 pretendohet ta kete ndihmuar Luften e Vlores 1920 pa dale ne skenen politike per aresyet e saj. Nuk kemi asnje fakt te dokumentuar dhe per kete duhet lexuar i gjithe studimi mbi Luften e Vlores 1920, i publikuar ne dy pjese ne genckhoti.com, per te kuptuar qe emertimi i Selam Musa Salarise deshmor ne Luften e Vlores 1920 te jete teke e politikaneve te kohes dhe jo nje realitet historik i ndodhur saktesisht. Keshtu qe lidhja midis Selam Musa Salarise me kryeqytetin shqiptar, Tiranen, te jete krejtesisht inegzistente dhe pas asnje domethenie aktiviteti. Atehere perse eshte vendosur permendorja e Selam Musa Salarise ne kryeqytet?

4- Kush jane personat nga Salaria qe paskan rene deshmore ne Vlore me 1920?

  Kjo pike fillimisht kerkon sqarimin e numrit te pergjithshem te deshmoreve, dhe vecanerisht te deshmoreve nga Salaria, rene ne Luften e Vlores 1920 dhe te plagosurve ne kete lufte. Sipas deshmive studimore te mbledhura rezulton kjo pamje:

Sipas Syrja Bej Vlores “Gjithsejt jane 175 deshmore dhe 422 te plagosur”.

Sipas Ago Agaj (botimi i vitit 1969 ne Toronto) kemi 82 deshmore dhe 113 te plagosur.

Sipas Ago Agaj (botimi i vitit 2002 ne Tirane) kemi 87 deshmore dhe 106 te plagosur.

Sipas Neil Shehut dhe Enver Memishaj (Lepenica) kemi 400 deshmore.

Sipas Bardho Hysenaj ne kete lufte rane 100 deshmore dhe 150 vete u plagosen.

Qe ndryshimet jane te medha (deri ne pese fishim te tyre per deshmoret) nuk e besoj se vihet ne dyshim, por per rastin e Salarise ky problem duhet vecuar, pasi zbulimi i manipulimit te fakteve eshte shume me i thjeshte.

Sipas permendores ne fshatin Salari (foto 4 dhe 5) numri i deshmoreve nga ky fshat te rene ne Luften e Vlores 1920 eshte, as me shume e as me pak, 6 deshmore te kryesuar nga Selam M. Salaria. Por kjo gje bie krejt ne kundershtim me ate qe ka shkruar Ago Agaj ne librin e tij mbi kete lufte, qofte me botimin ne Kanada me 1969 (foto 8) e qofte me ate ne Shqiperi me 2002 (foto 9), sipas te cileve numri i deshmoreve nga Salaria eshte vetem NJE, edhe pse botimi ne Shqiperi e ka ndryshuar sasine numerike te deshmoreve ne Luften e Vlores sipas botimit ne Kanada (nga 82 ne 87).

Por vazhdimi i studimit te ketij problemi na coi ne nje zbulim interesant.

Sipas permendores ne fshatin Salari lista e deshmoreve nga Salaria te rene ne Luften e Vlores 1920 te jete si me poshte:

1-Selam M. Salaria

2-Hyso D. Nanaj

3-Ibrush M Qopekaj

4-Mane T. Dulaj

5-Meme Z. Sherifi

6-Teme K. Gogaj

foto 8
foto 8
foto 9
foto 9

Por kjo liste nuk nenkupton dinamiken kohore se si jane bere deshmore keto 6 persona, por dhe a eshte reale ne aspektin historik. Ne saje te punes te Prof. Dr. Shyqyri Hysi, ne punimin: “Prefektura e Gjirokastres ne Luften Kombetare te Vlores 1920”, Gjirokaster 2020, ne kemi ne dore pikerisht kete dinamike prej nga rezultojne gabime, sajesa, mungesa ne kete liste, qe ne fund te fundit duhet konsideruar serioze dhe baza argumentuese mbi menyren se si jane formuar deshmoret e Luftes se Vlores 1920 pergjate epokes komuniste, e pse jo e te gjithe Historise te Kombit Shqiptar pas 1945.

Ne faqet 360-369 autori ka vene listen me emrat e banoreve te prefektures se Gjirokastres qe jane dekoruar per aresyet e pjesmarrjes se tyre ne Luften e Vlores 1920 ku kane rene deshmore, dmth pas vdekjes. Lista perbehet nga keta individe me numrat perkates (foto 10, 11):

1-23 – Mane Tahir Rukaj (eshte dekoruar deshmor)

2-24 – Mem Zogoll Sherifi (eshte dekoruar deshmor)

3-26 – Hyso Demir Manaj (eshte dekoruar deshmor)

4-32 – Lame Veli Lamaj (eshte dekoruar deshmor)

5-34 – Selam Musa Musaj (“Hero i Popullit” ne luften e Vlores)

foto 10
foto 10
foto 11
foto 11
foto 12
foto 12
foto 13
foto 13

Por krahasimi i emrave te kesaj liste (pranohet qe jane 5 deshmore) me ato te vendosura ne permendoren e fshatit Salari (pranohet qe jane 6 deshmore) na jep keto rezultate:

a-Vetem emrat e tre deshmoreve perputhen midis emrave te permendores dhe dekreteve per dhenie dekoratash (foto 13) dhe konkretisht:

2-24 – Mem Zogoll Sherifi (eshte dekoruar deshmor)

3-26 – Hyso Demir Manaj (eshte dekoruar deshmor)

5-34 – Selam Musa Musaj (“Hero i Popullit” ne luften e Vlores)

b-Ekzistojne dy emra deshmoresh nga Salaria qe nuk i kane emrat ne permendoren e fshatit Salari dhe kokretisht:

1-23 – Mane Tahir Rukaj (eshte dekoruar deshmor)

4-32 – Lame Veli Lamaj (eshte dekoruar deshmor)

c-Ekzistojne dy emra ne permendoren e fshatit Salari qe nuk i kane emrat ne listen e te dekoruarve “deshmor” nga ana e Presidiumit te Kuvendit te Shqiperise dhe konkretisht:

3-Ibrush M Qopekaj

6-Teme K. Gogaj

d-Ekzistojne dy emra deshmoresh Hyso D. Nanaj dhe Mane T. Dulaj ne permendoren e fshatit Salari, por emrat e tyre ndodhen edhe ne listen e te dekoruarve me urdherin “Per veprimtari Patriotike” te Klasit te 2-te me motivacionin: “Jane dalluar per trimeri dhe guxim ne luften e Vlores me 1920 kunder pushtuesve italiane dhe me qendrimin e tyre jane bere shembull per luftetaret e tjere” (foto 12).

A nuk na tregon e gjithe kjo analize se termat deshmore dhe heronj ne Shqiperi, pas 1945, nuk tregojne realitetin historik te perjetuar nga shqiptaret, por ato jane vendosur ne kete pozicion per t’i krijuar Histori krahinave pa histori dhe per te vendosur sundimin politik sipas formules otomane?

 

Salari – Tepelene – Tirane, me 08.07.2021

Related Post