Artikuj

140 – Mbi dokumentimin e fallsifikimit te Historise se Kombit Shqiptar!

Posted by Genc Hoti

Loading

140 – Mbi dokumentimin e fallsifikimit te Historise se Kombit Shqiptar!

 

Gjeja me e rendomte pas 1992 eshte restaurimi i fallsifikimit te Historise te realizuar nga punonjesit e shkences pergjate epokes komuniste. Rasti qe keni te paraqitur ne fotot poshte eshte i lidhur me nje artikull te botuar ne gazeten Zeri i Popullit me 11 gusht 1951 dhe shkruar nga kryetari i ardhshem i Akademise se Shkencave, Aleks Buda (foto 2, 3, 4, 5). Menyra se si e ka shtjelluar Luften e Vlores 1920 jo vetem qe eshte ne kundershtim me ate qe ka ndodhur ne realitet, por e ka politizuar ne menyre te tejskajshme duke na e lidhur me leninizmin, revolucionin, socializmin duke i dhene pamjen e nje studimi filozofiko-historik. Deri ketu autori tregon detyren per te cilen eshte caktuar si kryetar i institucionit shkencor me te larte te vendit, por thelbi i fallsifikimit shpaloset 49 vjet me vone kur nje subjekt dhe disa individe marrin persiper te ribotojne vepren e Aleks Budes ne disa vellime, konkretisht ne vellimin e 4 botohet pikerisht studimi mbi luften e Vlores  (foto 1) dhe tregohet dinamika e botimit te tij ne vitin 1951 (foto 6, 7, 8). Krahasimi i asaj qe eshte shkruar me 1951 nuk lidhet kerkund me ate qe eshte botuar me 2000. E meqenese Aleks Buda ka nderruar jete me 1993, kuptohet qe fallsifikimi nuk i mbetet atij, por e subjektit dhe personave qe muaren persiper riprodhimin e asaj qe ishte shkruar me 1951, dhe keta jane:

-Shtepia e Librit e Fondacionit “Soros”.

-Drejtori i Programit perkates Pirro Misha.

-Kordinatorja e Programit Teuta Barbullushi.

-Pergatitsja dhe redaktorja Dr. Tatiana Haxhimihali.

-Botuesi Fatmir Toçi.

Tashme perpara shqiptareve problemi i Luftes se Vlores ne vitin 1920 merr tjeter kuptim, pasi ne zbulojme aresyet perse eshte genjyer me 1951 dhe perse rimashtrohet ne vitin 2000 me permasa tejet historike dhe politike.

Per te pare permasat e fallsifikimit mbi kete teme duhet te keni durimin te lexoni ate qe eshte shkruar me 1951 dhe fundin e asaj qe eshte botuar me 2000 ne emer te Aleks Budes (foto 5, 9).

foto 1
foto 1
foto 2
foto 2
foto 3
foto 3
foto 4
foto 4
foto 5
foto 5
foto 6
foto 6
foto 7
foto 7
foto 8
foto 8
foto 9
foto 9

 

 

Pas te gjithe kesaj analize a kemi te drejte te ngreme dyshime mbi permbajtjen e Luftes se Vlores 1920 sipas asaj qe eshte shkruar, sidomos pas 1991-shit?

Kjo eshte aresyeja perse Historia e shqiptareve duhet rishkruar nga e pare dhe jo nga individet qe kane marre pjese ne fallsifikimin e dikurshem te saj.

 

 Tirane, me 31 maj 2021