Artikuj

139/1 – Cfare perfaqeson Lufta e Vlores e vitit 1920 ne Historine e Shqiperise dhe përse krenohen tipikisht disa shqiptarë JO Vlonjate me të? (Ndryshe: te pathënat e një bllofi historik madhor; ose, vazhdimi i menyres se rreme te krijimit te miteve antishqiptare) – Pjesa 1

Posted by Genc Hoti

Loading

139–Cfare perfaqeson Lufta e Vlores e vitit 1920 ne Historine e Shqiperise dhe përse krenohen tipikisht disa shqiptarë JO Vlonjate me të?

(Ndryshe: te pathënat e një bllofi historik madhor; ose, vazhdimi i menyres se rreme te krijimit te miteve antishqiptare)

              Permbajtja

– Njohja me problemin

1- Cfare ishte shkruar perpara 1944 mbi Luften e Vlores 1920 persa i perket Permbajtjes, Kohes, Personazheve dhe Akteve Politike qe e kishin detyruar te ndodhte dhe kush ishin autoret e ketyre shkrimeve?

2- Cfare ishte shkruar pas 1945 deri me 1991 mbi kete ngjarje dhe a kishin ndryshuar permasat e saj per te kater segmentet analitike: Permbajtje – Kohe – Personazhe – Aktet Politike ne raport me periudhen paraardhese?

3- Cfare eshte shkruar pas 1992 deri me sot mbi kete ngjarje dhe cfare kishin tentuar te “ndreqnin” mbi Luften e Vlores ne te kater planet analitike: Permbajtje – Kohe – Personazhe – Aktet Politike ne raport me dy periudhat paraardhese?

4- Beteja” ne FB me trashegimtaret e “nacionalisteve” mbi kete teme dhe perse ata nuk jane mbeshtetur ne asnje rast ne autoret e para 1945.

5- Permbledhje mbi dy probleme:

a-sipas shkakut

b-sipas permbajtjes

– Literatura vetem mbi kete teme.

-Njohja me problemin

Kam kujtuar se teresia me e manipuluar e ngjarjeve ne Shqiperine e pas 1912-es ishte ajo e luftes se viteve 1939-1944 dhe kjo duhet te argumentohet me sasine e madhe te literatures qe e permbys ate teresi manipulimesh. Por qe nje ngjarje, te ciles i jane kushtuar me dhjetra libra deri dhe enciklopedi (te pakten une disponoj per mbi njeqind [100] te tilla, bashkangjitur literatures ne fund), te permbyset vetem me nje liber, i cili permban shume dokumenta te kohes, do te thote se kjo ngjarje perben kampionin e mashtrimit ne fushen e Historise se Shqiptareve. Fjala behet per Luften e Vlores te viteve 1920, qe na e kane mesuar neper shkolla brezit tim (1961-1976) si nje akt heroik te gjithe popullit te Shqiperise (pastaj erdhi nje kohe qe e quajten vetem te Jugut te Shqiperise, ndersa sot e kane perkufizuar si nje akt te kryer nga popullata e Delvines, Gjirokastres, Tepelenes, Mallakastres me ze te larte, dhe e Vlores, me ze shume-shume te ulet dhe kjo nga vete banoret e Kuçit te Lumit te Vlores, gje qe do ta shohim ne vecanti), nje kohe qe na kishte ndikuar mbi historine moderne te shqiptareve; ndersa libri qe e permbyste ate qe kishim mesuar neper shkolla ishte: “Dokumenta e material Historike nga Lufta e Popullit Shqiptar per Liri e Demokraci 1917-1941”, botuar me 1959 nga Drejtoria e Arkivave Shteterore te R.P.Sh.(foto  1, 46), liber i cili ishte teper i veshtire te gjendej neper bibliotekat familjare shqiptare (sot gjendet me shumice ne trotuaret e Tiranes me nje cmim prej 2-3 eurosh), por qe çuditerisht im Ate i kishte ruajtur dy kopje, duke i blere me 1959 dhe tjetrin me 1960 (ne baze te dates te vendosur ne liber– foto 1) edhe pse si titull ishte  konsideruar  jashte  perdorimit,  por qe shpesh here historianet shqiptare i referoheshin si përmbledhje dokumentash, por asnjehere plotesisht duke marre vetem ato qe u interesonte studiuesve duke e paraqitur kete lufte sipas deshires individuale dhe duke i fshehur thelbin e saj, defekt ky i te gjithe shkolles shqiptare te Historise pas vitit 1945 (ky qe edhe shkaku qe e ndoqa kete linje analitike).

foto 1

Çudia ishte se im Ate keto dy libra, bashke me shume vepra te tjera te ndaluara per kohen (fjalime te Papes Piu XI (1922-1939), Achile Rati, dhe Papes Piu XII (1939-1958), Eugenio Pacelli, veprat e At’ Gjergj Fishtes [1871-1940], At’ Anton Harapit [1888-1946], Fjodor Dostojevskit [1821-1881] italisht, Benito Musolinit [1883-1945] italisht, revistat dhe gazetat e botuara ne Shqiperi ne vitet 1928-1944, letersine shqiptare te para 1945, letersine boterore ne gjuhet italiane, frenge, serbo-kroate, bullgare e shume e shume libra te tjere [rreth 1000 vellime] te njohura e te panjohur nga shqiptaret perpara 1991) i mbante ne nje biblioteke-raft prej druri me permasa 2,5×1,5 metra te ndertuar brenda nje muri me trashese 0,8 metra ne dhomen e gjumit, qe ne, femijet e tij, e pamë brendinë e saj per here te pare me 1983 kur na shëmbën shtepine e re private te sapo bere dhe na cuan ne pallatet parafabrikate te Selites, sic i quanin ne ate kohe. Çfare dinte im Ate qe i kishte ruajtur me kaq fanatizem keto dy kopje te ketij libri me shume dokumenta, sidomos te vitit 1920 te lidhur me Luften e Vlores 1920? Analiza ne kohe e ketyre dokumentave dhe krahasimi me paralelet e veta te botuara neper etapa te ndryshme nxjerr ne pah faktin se personazhet qe kane marre pjese ne Luften e Vlores 1920 jane te tjere nga ato qe jane propaganduar per 100 vjet dhe vete Lufta e Vlores e 1920 kishte permasa krejt te tjera te lidhura me shkakun, dinamiken dhe permbylljen e saj, bile per kedo ushtarak eshte turp qe ajo qe pretendohet te kete ndodhur ne Vlore me 1920 te konsiderohet LUFTE. Edhe me e madhe ishte cudia qe literatura e kesaj permbysjeje ndodhej brenda periudhes komuniste. A nuk rezulton prej  ketij fakti qe shteti komunist ndodhej ne konflikt me vetveten? Cfare kane dashur te fshehin ne kete rast dhe perse kete eksperiment e kane perdorur per here te pare mbi Luften e Vlores 1920? Kjo te detyron qe kete problem ta shohesh per te gjithe periudhen nga fillimi deri me sot per te pare se ku çahet tullumbacja e manipulimit historik per temen ne fjale. D.m.th. cila eshte permasa reale e asaj qe ka ndodhur ne Vlore me 1920, sipas te gjitha qelizave sociale shqiptare dhe jo shqiptare qe kane marre pjese ne te?

Te pakten ne vleresimin e nje libri mbi kete teme, Enver Memishaj (Lepenica), Emblema e nje epopeje, Tirane 2010 (foto  2, 71), me autor Uran Asllani me titull: “Nje gur varri dhe nje permendore per atdhetaret vlonjate” shkruhet:

foto 2
foto 2

“Ne literaturen historike komuniste dhe post saj nga historianet e indoktrinuar, lufta per pavaresi, dhe per clirimin nga pushtuesi me 1920, eshte trajtuar si nje veprimtari popullore, e udhehequr prej disa fshatareve analfabet, ndersa e verteta eshte krejt ndryshe, Enver Memishaj me aftesi dhe kompetencen e nje studiuesi, me dinjitet, tregon se lufta u ideua, organizua dhe u udhehoq prej atyre qe komunistet i quanin bejlere dhe agallare. Keta atdhetare e shkrine pasurine e tyre per lirine e atdheut. Njekohesisht autori evidenton edhe ndikimin e faktorit nderkombetar ne fitoren e Luftes se Vlores (nenvizimi dhe bold i imi, GH), si nje domosdoshmeri historike” (f. 20).

Qofsha i gabuar, por keto 10 rreshta, pamvaresisht se sa te sakte mund te jene plotesisht, e hedhin ne ere cdo gje qe shqiptaret kujtojne se dine sakte mbi Luften e Vlores 1920. Paska informacione te shumta mbi ate ngjarje te cilat qenka trajtuar nga te aferm te personazheve te asaj kohe para nje shekullore qe e kane ndjere veten te diskriminuar nga epoka komuniste dhe qe kerkojne te dale e verteta historike sipas asaj qe paska ndodhur realisht, gjithmone sipas tyre. Por ky liber kishte edhe dicka interesante: ne faqen 11 autori ka vendosur emrat e te plagosurve nga familja e tij  ku vecoj Selam Musa Hitaj, ose Selam Lepenica, sic u quajt me vone. Mos valle emri i Selam Musait te Salarise, i propaganduar me te madhe si i vetmi hero i Luftes se Vlores 1920 pergjate epokes komuniste, ka zevendesuar kete personazh real te luftes dhe kjo metode eshte perdorur gjeresisht me vone ne historiografine e epokes komuniste? Pikepyetjet ishin te shumta pas leximit te ketij libri dhe cdo gje vihet ne dyshim te plote, duke perfshire edhe vete kete liber! Por pse revoltoheshin disa te tjere, trashegimtare te “nacionalisteve” te asaj kohe, kur u vija ne dukje pasaktesite e reflektuara neper libra te ndryshem mbi kete teme? Mos valle realisht sot Lufta e Vlores 1920, teorikisht, eshte nje lufte midis trashegimtareve te aktoreve qe luajten rol vendimtare ne ate lufte para nje shekullore dhe te atyre qe u shpiken si luftetare dhe qe u dekoruan dhe vazhdojne te dekorohen si heronj, duke qene realisht heronj imagjinare? A nuk eshte ky rast nje shembell tipik qe e sotmja eshte nje perseritje pike per pike e te kaluares komuniste ne drejtimin e propagandimit te aktit historik?

Kur e pata lexuar per here te pare kete liber me dokumenta te vitit 1959, me 1983, gjeja qe me pat rene ne sy ishte teresia e ngjarjeve krejt ndryshe nga ajo qe kishim bere neper shkolla duke filluar nga historia e klases 4 fillore (1965) deri ne shkollen ushtarake te zbulimit (janar 1975-janar 1977) ku ne Tezat e Artit Ushtarak te Luftes Popullore Shqiptare permblidhej edhe lufta partizane per clirimin e Vlores e vitit 1920 (ne te vertete kur lexon te dhenat historike te kesaj lufte shikon qe analistet e saj e kane konsideruar Luften e Vlores 1920 si nje lufte frontale dhe jo lufte partizane), si nje nder format e luftimit, n.q.s. “revizionizmi sovietik” ose “imperializmi amerikan” do te guxonin te sulmonin “Shqiperine Socialiste” (bile pretendohej qe lufta e tipit te asaj te Vlores mund te perballonte edhe sulmin e aleances se “revizionizmit” bashke me ate te “imperializmit” kunder “Shqiperise Socialiste”), edhe pse ne kete liber me dokumenta, mbi ate lufte, cilesohej qe Vlora e 1920-es nuk ishte cliruar nga forcat e armatosura kryengritese shqiptare, por prej bisedimeve politike midis te dy aneve te Adriatikut dhe italianet ishin larguar ne baze te ketyre bisedimeve. Pyetja qe i beja vetes ne ate kohe ishte: Perse ishte shpikur kjo lufte dhe cili ishte perfitimi konkret, te pakten nga ana historike, se sa per ate ushtarake ne, gjysem ushtaraket e Shqiperise, e dinim se ku te conte mushka?

Por nje “perleshje” ne FB me tregoi se perralla e Luftes se Vlores e vitit 1920, qe tregohet sot sipas midese te njerit apo tjetrit, na kishte rendesi per disa familje : ”nacionaliste” shqiptare qe nuk donin te dinin per realitetin historik te ndodhur, por mbeshteteshin ne krijimtarine letrare te disa “studiuesve” shqiptare qe i paraqisnin ngjarjet me nje heroizem imagjinar, fenomen te cilin e kisha hasur edhe kur zbertheva jeten dhe vepren e Çerçiz Topullit (per kete shih: 94/1, 94/2, “Kush, si dhe pse u krijua miti i rreme mbi Çerçiz Topullin” te publikuar ne genckhoti.com). Dhe ketu qendronte ana formale e diskutimit te ketij problemi, kur ne asnje rast nuk krahasohen te dhenat e pasqyruara neper studime te ndryshme dhe te realizohet kritika historike ndaj pasaktesive dhe manipulimeve. Kur e mbarova plotesisht kete puna gjeja e pare qe vura re ishte fakti qe studiuesit shqiptare te te gjithe koherave nuk e perdorin kete metode studimi duke i anashkaluar punimet paralele dhe kritiken konstruktive, pamvaresisht se kur ishin shkruar dhe si mbi temen qe trajtojme (veten ne nje rast gjeta te kunderten me autor Teodor Kareco: Skandal me Librin: “Historia e Popullit Shqiptar III, Tirane 2010).

Per hir te se vertetes jam i detyruar ta analizoj “betejen” ne FB per te nxjerre se cfare te vertetash ka mbuluar historiografia e epokes komuniste dhe cfare te “rejash” kishte zbuluar ajo, por dhe pse pinjollet e tradhetise kombetare krenoheshin me te. Nga diskutimi ne FB dolen dy probleme, njera prej te cilave ishte e re per mua: figura e Selam Musait nga Salaria ishte e padiskutueshme si pjesmarres ne ate ngjarje dhe ekzistenca e nje figure te re qe na kishte marre pjese ne ngjarjet e Vlores 1920, bile kishte shkruar dhe nje liber per ate ngjarje, Ago Agaj, me pretendimin qe ishte nje figure atdhetare qe shoqerohej me nje kompleksitet ngjarjesh te mevonshme, deri ne pjesmarres si minister ne qeverite e kohes 43-44 dhe arratisur pas 1944 nga Shqiperia drejt Egjyptit dhe SH.B.A.-es.

Dinjiteti i zbulimit te te vertetes me detyroi ta zgjeroj kerkimin ne kohe mbi ate ngjarje ne disa burime historike dhe gazetareske duke i permbledhur ne tre etapa kohore mbi ate se cfare ishte shkruar mbi Luften e Vlores 1920 dhe heroin e saj imagjinar Selam Musane nga Salaria. Per kete studimin e ndava ne tre Pjese, nje diskutim formal ne FB., nje Permbledhje dhe ne Literaturen e perdorur per kete qellim, te cilen jo vetem qe do paraqes ne fund, por do te vendos kapaket dhe faqet e para ne cdo analize te bere per cdo liber per te hequr dyshimet mbi nje fallsifikim te mundshem nga ana ime; konkretisht:

1-Cfare ishte shkruar perpara 1944 mbi Luften e Vlores 1920 persa i perket Permbajtjes, Kohes, Personazheve dhe Akteve Politike qe e kishin detyruar te ndodhte dhe kush ishin autoret e ketyre shkrimeve?

2-Cfare ishte shkruar pas 1945 deri me 1991 mbi kete ngjarje dhe a kishin ndryshuar permasat e saj per te kater segmentet analitike: Permbajtje – Kohe – Personazhe – Aktet Politike ne raport me periudhen paraardhese?

3-Cfare eshte shkruar pas 1992 deri me sot mbi kete ngjarje dhe cfare kishin tentuar te “ndreqnin” mbi Luften e Vlores 1920 ne te kater planet analitike: Permbajtje – Kohe – Personazhe – Aktet Politike ne raport me dy periudhat paraardhese?

Permbledhja e studimit do te na tregoje se cfare kishin fshehur nacionalistet shqiptare kur kishin menduar te hiperbolizonin Luften e Vlores te vitit 1920 dhe perse kete fshehje nuk e kishin zbuluar studiuesit e epokes komuniste dhe postkomuniste, apo nuk kishin dashur duke perfituar

prej saj duke e manipuluar edhe me shume; por duke e ditur me perpara se i gjithe thelbi teorik dhe manipulator i Luftes se Vlores 1920 pergjate epokes komuniste ishte i lidhur vetem me nje personazh imagjinar: Selam Musai nga Salaria. Si kishin pranuar Vlonjatet kryelarte te ulnin hunden historike perpara nje figure imagjinare (kjo pyetje u drejtohet sot te gjithe Qytetareve Vlonjate dhe trashegimtareve te Leberve te Lumit te Vlores se asaj kohe, Tragjasit, Dukatit, qe realisht ishin te vetmit luftetare pjesmarres ne ate lufte)? Keshtu qe ne kete rast mjafton te ndiqnim gjurmet teorike te Selam Musait te Salarise dhe do te kuptohej se ku fillon dhe mbaron mashtrimi mbi Luften e Vlores te 1920-es. Por, ne kete drejtim, me kishin ndihmuar, dashur pa dashur: Prof. Romeo Gurakuqi  ku  ne  punimin  e  tij: Shqiperia  dhe  ceshtja  shqiptare  pas  Luftes se Pare Boterore (1 nentor 1918 – 9 nentor 1921), Shkoder 2007, (foto 65, 65/1) kishte nje kapitull mbi Luften e Vlores 1920, f.151-165, te cilin do ta shohim vecanerisht ne pjesen e trete, ku emri i Selam Musait te Salarise nuk figuronte kerkund, por edhe më gjërë, materiali i Prof. Gurakuqit na çonte ne zbulimin se çfare kishin katranosur historianet e epokes komuniste me permbajtjen e Luftes se Vlores 1920 dhe si e kishin transformuar ate ne favorin e subjektit komunist; Prof. Valentina Duka ku ne librin e saj “Histori e Shqiperise 19191-2000” (foto 64, 64/1) kishte nje nenkapitull (4/3) ku flitet per Luften e Vlores 1920, f. 115-119, dhe emri i Selam Musait nga Salaria nuk ekziston; gazetari Roland Qafoku, qe ne librin e tij mbi 100 vrasjet me te bushme ne historine e shtetit shqiptar (ne te gjithe trojet shqiptare) 1912-2017, Tiranë 2017, (foto 2/1, 2/2), ku nuk e kishte perfshire emrin e Selam Musait ne kete shifer edhe pse emri i tij, sipas propagandes historike, nenkuptonte nje lufte qe i kishte permasat teorike pertej emrit te qytetit te Vlores; e njejta situate edhe ne librin e Adem Zalles: “356 (355, GH) personalitetet me te shquara ne histori”, Tirane 2018, foto 2/3, 2/4, ku 59 personazhe ishin shqiptare, nuk behej fjale per Selam Musane nga Salaria. Bile studiuesi Robert Elsie ne vepren e tij Fjalori Historik i Shqiperise, Tiranë 2011, foto 2/5, 2/6, edhe pse flet nje faqe e gjysem mbi Vloren as qe e permend Luften e Vlores 1920 dhe Selam Musane e Salarise sipas te gjitha varianteve. Çudia ishte qe edhe ne kujtimet e largeta te oficereve te larte te epokes komuniste nuk ekzistonte asnje kujtim per Luften e Vlores 1920 kur personazhi kalon nga fshati i tij i lindjes Pogoniani te Epirit ne Vlore, ku ketij te fundit i ben biografine kulturore dhe pasurore (Fatosh Voshtina, Kujtimet e mia nga studimet 1936-1958, Tirane 2016, f.9-14, foto 2/7, 2/8). Perse kishin heshtur historianet, enciklopedisti, studiuesi, gazetari dhe oficeri madhor ne kete rast?

Rendesia e ketij studimi nuk qendron ne ate se cfare ka ndodhur me Luften e Vlores 1920, por cfare ndodh me intelektualet shqiptare ne fushen e Historise dhe perse ishte perdorur pergjate epokes komuniste HISTORIA ne shtetin shqiptar  ne te gjithe segmentin shekullor te tij! Kjo duket si nje pikeçuditese ordinere, por realisht madheshtia IMAGJINARE e shume familjeve shqiptare, pa dallime gjeografike, e kane origjinen pikerisht nga trajtimi historik ne menyre manipuluese duke ulur familjet qe kishin luftuar realisht per Kombin (Esat Pashe Toptani, Mbreti i Shqiptareve Ahmet Zogu, firmetaret e Aktit te Pavaresise 1912, Intelektualet dhe Politikanet e perpara 1945, Mesuesit Historike te Kombit perpara vitit ogurzi 1945) per te ngritur individet dhe familjet e tyre qe e kishin tradhetuar dhe poshteruar Kombin Shqiptar pambarimisht (Ali Pasha i Janines, Haxhi Qamili, Avni Rustemi, Çerçiz Topulli, Fan S. Noli, Bajram Curri, heronjte imagjinare te luftes 1943-1945, e shume te tjere). Kjo kuptohet me lehtesi vetem duke pare permasat e bashkepunimit qe keto familje dhe pasaardhesit e tyre kishin realizuar me rendin komunist. Mos valle Lufta e Vlores 1920 kishte sherbyer per kete qellim? Per te hequr dyshimet nenkuptuese ne kete rast ndoqa rrugen e meposhtme, duke marre ne konsiderate pothuajese te gjitha botimet dhe enciklopedite qe kishin shkruar mbi Luften e Vlores 1920, te cilat nuk ishin te pakta, sidomos pas 1992. Por kur mblodha literaturen mbi kete teme (te shprehur ne fund per kete qellim), vura re se sasia e saj e pas 1991 ishte me teper se dyfishi i asaj qe ishte shkruar nga 1920 deri me 1991. Perse te kishte ndodhur kjo dhe perse epoka komuniste nuk i kishte dhene Luftes se Vlores 1920 permasat e barasvlefshme me luftrat perpara dhe pas 1920? Pikerisht ky fakt me kishte bere me kohe te mblidhja shume libra qe benin fjale mbi kete lufte me shprese se do te ekzistonte ndonje shtytje per t’i permbledhur ne nje studim permbledhes. Dhe kete shtytje ma dha gazetari Marin Mema me emisionet e veta provokative mbi shume ngjarje historike e politike ku paraqitja eshte gjithmone sipas interesit te te kaluares manipulatore.

foto 2.1
foto 2.1
foto 2-2
foto 2-2
foto 2-3
foto 2-3
foto 2-4
foto 2-4
foto 2-5
foto 2-5
foto 2-6
foto 2-6
foto 2-7
foto 2-7
foto 2-8
foto 2-8

1-Cfare ishte shkruar perpara 1944 mbi Luften e Vlores persa i perket Permbajtjes, Kohes, Personazheve dhe Akteve Politike qe e kishin detyruar te ndodhte si ngjarje dhe kush ishin autoret e ketyre shkrimeve?

Nuk ishte e lehte gjetja e literatures se asaj kohe mbi kete ngjarje, pasi shume-shume kujtime te deshmitareve dhe aktoreve qe kishin marre pjese ne Luften e Vlores 1920 jane botuar vetem pas 1992 dhe pasaktesia permblidhte edhe kohen perpara 1945. Sakte fare, deshmia zyrtare mbi kete ngjarje mban daten vjetore 1927 dhe ishte e pasakte. Mbi kete pasaktesi kishin lindur nje sere veprash studimore qe e kane deformuar Luften e Vlores 1920 ne permasa ta pabesueshme deri nje ate mase sa eshte krijuar nenkuptimi se ajo eshte e shpikur teresisht. Fale punes se aktoreve dhe autoreve te asaj ngjarje ne kemi mundesi ta ridimensionojme Luften e Vlores 1920 me afer te vertetes duke i percaktuar kohen, vendin, autoret, aktoret dhe perfundimin e te gjithe asaj lufte, qe ne thelb ka vetem nje SEKRET historik shqiptar qe e kane mbuluar me te gjitha format dhe menyrat per te mos ta nxjerre ne pah dhe e gjithe kjo duke i ndryshuar kohen, vendin, autoret, aktoret si dhe perfundimet reale. Dhe kur them SEKRET historik ta dini mire se eshte nje ngjarje e hiperbolizuar ne maksimum me adrese komunizmin, kur e verteta eshte krejt ndryshe dhe tjeter per tjeter. Ky SEKRET eshte i vetmi ne historine 110 vjecare te shtetit shqiptar dhe komunizmi e privatizoi ne menyre manipulatore duke mbuluar nje nder pikat me te fallsifikuara te marksizmit filozofik.

Por studimi i ketij problemi  e kishte nje te keqe te madhe: literatura e deshmitareve okulare dhe organizatoreve reale te kesaj lufte NUK eshte botuar sakte perpara vitit 1992; edhe ai botim (i pretenduar ne vitin 1968) i botuar ne Kanada, me autor Ago Agaj, nuk ishte kerkund me ngjarjen e ndodhur realisht dhe e gjithe ngjarja e shkruar ne ate liber ishte fillim e fund e trilluar, duke krijuar nje mase te konsiderueshme mosbesimi mbi ate qe eshte shkruar. Bindja me e pare qe krijova kur e lexova botimin e 2002 ne Tirane, ishte qe ai liber ishte shkruar me urdher politik, ose nuk eshte i Ago Agaj-t, por emri i tij eshte perdorur per te realizuar nje manipulim rrenjesor te Luftes se Vlores 1920 sipas historiografise politike te epokes komuniste.

Vetem ne kater botime te para 45-ses gjeta te dhena mbi Vloren dhe Luften e Vlores 1920, ku njera ishte ne Bisedime Parlamentare 1920 dhe tjetra e poetit Ali Asllani. Pra ekzistenca e Luftes se Vlores 1920 nuk mund te diskutohet ne planin aplikativ, por ajo duhet diskutuar ne permasat reale te ndodhura dhe, pikerisht kjo e fundit, eshte ndryshuar pa asnje aresye.

Fillimisht une ndoqa lidhjen midis Parlamentit dhe Qeverise Shqiptare me Vloren dhe Luften e Vlores 1920 per te pare permasat e saj dhe cfare ndihme konkrete i kishte dhene qeveria kesaj lufte, pasi ne kete drejtim kishte shume zera pohues, sic do t’i shohim ne te tre pjeset ne vazhdim.

Ne Bisedimet e Keshillit Kombetar, “Senat”, Tirane 1923, Copy Tirane 2012, foto 3,  gjeta keto materiale ku ekzistojne biseda mbi Vloren dhe Luften e Vlores 1920 si me poshte:

Ne mbledhjen e XI-te te dates 6 prill 1920, ora 10 paradreke, u hap mbledhja dhe me ardhjen e K/Ministrit filloi puna e Keshillit. K/Ministri deklaroi e edhe pse qeveria Italiane asht lajmeruem te heqi dore prej Vlones e mandates, por ata thane se, neve, duhet te kemi marredhenie me Shqipnine e prandej isistojme per cashtjen e Vlones dhe te mandates. Gjithe demarshet qi jane bame deri tash nga Delegacjoni Shqiptar ne qeverine Italiane, nuk kane marre asnji fytyre te ndritun e kane mbetun pa pergjegje (f. 20).

Ne mbledhjen e XIII-te te dates 7 prill 1920, ora 3 mbas dreke, kendohet nji leter e 13-tes Division i Komandes Italjane qi flet mbi Islam Spahine e Vok Becin nga Luma, per te cilet thote se ata, me te kthyem ne vende te tyne kane perhapur lajmin se me te hollat qi kane marre prej Qeveries do t’i kundershtojne fuqievet Italjane (f. 22).

Ne mbledhjen e 25-te, me 21 Prill 1920, Kryeministri tha se, e dini qi tri Mbretnite Aleate Shqipnien e dasjhin dhe e coptojshin trishe; Vlonen me nji trulle Hinterlande, dhe mandaten e Shqipnies qi mbetesh, i-a lejshin Italies, Gjinokastren etj. Greqies, dhe deri ne breg te Drinit Jugosllavies. Wilsoni mbi kete vendim, me 9 Shendre 1919 bani, nji projekt, me te cilin siguron kufit e Shqipnies se siperme, por, tue i lane prap Vlonen me nji truell Italies dhe Gjinokastren me vise tjera provizorisht pushtimin ushtarak te Greqies deri sa te ndritohet cashtja, e cila do te keqyret nga ana e nji komisjoni hetues vecanerisht (f. 34).

Po ne mbledhjen e 25-te flet Z. Qazim Koculi, prap pyet Qeverine, perse vojten 2 Ministrat ne Vlone e njani prej tyne edhe ne Rome, c’qellim paten e c’perfundim muerr kejo inisjative. Mbi kete, ngrihet Sh. e tij Minis i arsimit e thote se, neve nuk shkuem ne Vlone se deshiruem vete, por, pse na thiri Gjeneral Pjaçentini. Kure vajtem ne Vlone, Sh. e T. Gjenerali, na propozoje marreveshjen qi pat ba Qeveria e pare, neve, e refuzuem tue i thane se, as qeverija e pare, s’ka pasun kompetence me ba te tilla marreveshtje, as neve nuk mund t’i shmangemi vendimeve te Kongresit te Lushnjes, e keshtu i dhame fund te prere, tue mos e pranue propozimin qi na u-ba.

foto 3
foto 3

Sa per vojtjen t’eme ne Rome, tha Sh. e T. vajta me u-marre vesht me Shqiptaret e Amerikes etj. per nji hua, te mbrendshme (f. 35-36). Ne vazhdim kendohet nji raporte r N.N.T.T. Emzot Bumçit e Dr. Turtullit prej Londre. Raporta thote se, u-ndodhem ne dy mbledhje parlamentare qi u-mbajten ne Londer, i kundershtuem me te gjitha menyrat tue i rrefye dokumenta per te gjitha cpifjet e anmiqve e tue i thane se neve kurrsesi nuk pranojme qi Vlona edhe mandata, t’i epet Italies, Gjinokastra, Greqies, tue shtue se Shqiptaret per kete qellim jane te bashkuem e jane gati me ba cdo therorie (f. 36).

Ne mbledhjen e 28-te, dt. 24 Prill 1920, ora 3 mbas dreke, e merr fjalen Z. Koculi, i cili i heq verejtjen Keshillit, per cpalljen e Shtetit te rrethimit ne Vlone, tue thane se, kejo asht ba me qellim qi te trembi vendasit sidomos ne kete kohe qi bisedohet fati i Shqipnies; proponon qi te protestohet nga Qeveria, tue thane se, Italia s’ka te drejte per kete se, ajo ka vetem nji pushtim ushtarak e kerkon qi te vehet n’urdhen te dites. U-pranua t’i shkruhet Kryeministries per me protestue (f. 43).

Ne mbledhjen e 34, dt. 6 maj 1920, ora 5 mbas dreke e merr fjalen Z. Qazim Koculi i cili ep shpjegime mbi situacionin e viseve te Juges e sidomos te Vlones qi e perfaqeson, tue thane se, pas letrave qi kam marre s’andejmi, neve, keshilltaret e atyne viseve na duhet me shkue per me u bashkpunue me popullin per shpetimin e tyne dhe kerkon nji menyre qi te shkoje, o me kete misjon, ose, me leje (f. 63).

Ne mbledhjen e 35-te, me 13 Maj 1920, ora 5 mbas dreke ekziston nje replike midis Z. Koculi dhe Z. Faslli Frasheri mbi sjelljen e Qeverise ne ceshtjet e brendeshme ku dallohet aktiviteti i italianeve. Z. Faslli Frasheri tha se, kejo asht jasht ligjes, duhet te mos flasim me nervozitet, se prishja asht kollaj por, ndreqja asht zor; keto i lujne buken me telyn Italies, pa mejtue mire, kemi me humbe jo vetem Durrsin e Vlonen por gjithe Shqipnine, se Italia, atyne qi s’i arrijne dot jashte, do t’i arrijm me ane te Keshillit, te vejme doren ne zemer e pastaj te hapim cashtjen e kabinetit (f. 65).

Ne mbledhjen e 38-te te dates 20 Maj 1920, ora 41/2 mb. Dreke ekziston nje diskutim mbi temen e Vlores. Z. Koculi, tha, se Italia, do te mirret vesht sidomos per ceshtjen e Vlones, te cilen deshiron t’a pushtoje krejte; ne mos qytetin vendet stategjike, qi kejo rrezikon rrojtjen e Atdheut; andaj, thote Z. e Tij, duhet te celim syet e te kemi kujdes perpara se ndodhi veper e tille, se pastaj, puna mbaron e s’ka dobie (f. 69).

Ne mbledhjen e 40, dt. 23-V-1920 ora 2 mbas dreke ku Z. Qazim Koculi difton vojtjet e Shqiptareve prej anes s’Italise ne Durres, ne Tepelene dhe ne Vlone edhe kerkon t’a bajme detyren t’one.

Me Pas Sh. e T. Hoxha Kadriu, difton se udhes, disa Shqiptare, i kane ra ushtrise Italiane, e cila u shtrengue me djege hanin e Man Picarit, ka marre disa njeres rob, edhe pastaj zaptoj Durrsin tue vue 4 pika. Nga ky shkak, u-shtrenguem me shkue dy vete prej kabinetit: Sh e T. T. Ministri i Drejtesies e i Financave. Italianet kerkuen topin edhe denimin e atyne qi e vodhen, kethimin e mitraljozit edhe denimin e disa zyrtareve. Mbas shume kundershtimeve qi u-ndodhen, tue diftuem se nuk mund te pranoheshin e keshtu pastaj, tue kethyem topin i cili u-gjet ne nje vij kah magjypte, u dorezue qyteti.

Pastaj e merr fjalen Z. Qazim Koculi, kerkon c’masa ka marre Qeveria per cashtjen e Vlones, te Tepelenes edhe ne zanunit e Nenprefektit te Tepelenes.

S.T. Kryeministri difton se, Qeverija e jone kure dohere ka lype dorezimin e Vlones.

  1. Koculi, difton idhnimin e vet se, Qeveria nuk ka ba kurgja per shpetimin e Vlones.

S.T. Kryeministri thote se Qeveria ep fjalen e nderit se kurre nuk ka me u-kursye me ba edhe nji theroresie per shpetimin e Vlones.

Vazhdon debati dhe me pas fjalen e merr Z. Beqir Rusi qe difton se ne mbledhjen e Lushnjes vendoj mprojtjen e Shtetit Shqiptar 1913 edhe mbas kesaj Qeveriaj si kudo do dergoje nji nenprefekt edhe ne Tepelene, po bashke me te, mbassi Tepelena numerohet si hinterland’ i Vlones lypet te dergonte edhe nje fuqie per t’a perkrahun. Edhe kerkon qi te dergohet nji prefekt per ne Vlone, e ne qofte se, s’mundet te hyje ne Vlone do barrem te rrije perane Vlones se, per ndryshe asht nji soj si me pase ne fuq ie Qeverine e perparshme.

S.T. Kryeministri difton se Tepelena tue u-njofte si pjese e prefektures se Gjinokastres, u-muerren masat per pushtimin e saje.

  1. Koculi difton idhnimin e vet se qeveria ban nji ndryshim ne mes te Tepelenes e te Vlones qi asht pjese e pa ndame e Shqipnis.

S.T. Kryeministri difton  se dergimi i nji prefekti ne Vlone, asht nji shkaktim lufte me Italine edhe per ate nuk i dijme se populli i jone asht i zoti per nji gje te tille e po t ejete se populli asht gati per cpalljen e nji luftes t’apim nji vendim qyshe sot.

  1. Koleka, pyet a mundet nji Shtet t’a kerkoje administrimin e nji qyteti qi asht pjese e Shtetit t’one. Qeverija, me mos kerkimin e vet po i-a njef Vlonen Italies.
  2. e T. Hoxha Kadriu, tha se qeverria nuk ka pushue tue e kerkue dorezimin e Vlones e jo vetem t’administratimit, por edhe te pushtimit, por, duhet dijtun se, parlamenti Italian me nji vendim te vetin ka njofte tratatin 1915 i cili i-a epe Vlonen Italies.
  3. Koleka, difton se nji vendim i tille nuk ka rendesie, aqe ma teper kure qeverrija s’asht e zoja te na provoje se ka nji vendim te tille; se edhe parlamenti i jone mundet sot me vendue per pushtimin e………por, ky vendim s’ka rendesie, lyp qe qeverrija t’a kerkoje dorezimin e Vlones ne nji menyre qi te gjith bota t’a marre vesht.

………………………………………..

  1. e T. Ministri i Mbrendshem, difton se qeverrija asht tue marre masat per m’e krye sa ma pare cashtjen e Vlones e ne qofte se, te jete nevoja ka me krye detyren e barren qi ka marre persiper.

………………………………………..

  1. e T. Hoxha Kadriu thote se, kure dy ministra ishin ne Durres, edhe po vijojshin ne vepren e tyne per cashtjen e Vlones, jane gjete deputete qi kane shkue ke Kryeministri t’i thone te kethehen ministrat, e kjo gja difton drejte per drejte nji mosbesim ne Qeverine (f. 71, 72, 73-74).

Me mbledhjen e 43 perfundon dinamika e Keshillit Kombetar me vendimin per t’u mbledhe te pesten dite te Bajramit me 23 Qershor 1920 (f. 78). Dmth midis dates 23 maj 1920 dhe 23 qershor 1920 eshte pranuar te behet pushim per efekt te Festes se Bajramit. Dhe Sesioni i dyte i Legjislatures se Pare mblidhet me daten 23 Shtator 1920 ne mbledhjen e tij te 44-te (f. 81). Por botimi i tyre ka nje lapsus te pasqaruar; nqs Legjislatura e Pare hapet me 27.III.1920 dhe botohet ne vellimin e vitit I, Nr. 1 (foto 3/1); Legjislatura e Pare, Sesioni i Dyte, hapet me 23 Shtator 1920, por botohet ne vellimin  e I dhe ne Nr. 5 (foto 3/2). Pra shihet qe ka nje lidhje vazhdimesie numrash mbledhjesh nga 43 ne 44, por numrat tek vell. I kalon nga 1 tek 5.

foto 3-1
foto 3-1
foto 3-2
foto 3-2

Keshtu qe i bie te na mungojne Bisedimet e Keshillit Kombetar nga data 23 Qershor 1920 deri me daten 22 Shtator 1920 qe duhet te ishin te botuara ne vellimin e Pare, por ne Nr. 2-3-4 dhe qe mungojne; ato perkojne me zhvillimin dinamik te Luftes se Vlores 1920. Perse jane fshehur tre numrat e bisedimeve te Senatit? Kur ka ndodhur kjo fshehje me 1923 apo me 2012, pasi ne kete rast do te kemi nje nga te dy rastet: ose fallsifikimi i Historise se Kombit Shqiptar ka filluar me vete formimin e shtetit, ose ky fallsifikim ka filluar me epoken komuniste duke vazhduar akoma edhe sot me 2021. Kjo me detyroi te bej nje ballafaqim me materialin qe gjendet ne Biblioteken e Parlamentit Shqiptar per te percaktuar nje nga te dy oset (foto 3/3, 3/4, 3/5, 3/6) dhe kjo natyrisht qe duhet konsideruar me perafersi.

foto 3-3
foto 3-3
foto 3-4
foto 3-4
foto 3-5
foto 3-5
foto 3-6
foto 3-6

Neqoftese do te pranojme se riprodhimi i perpikte i materialeve origjinale te marra nga Arkivi i Shtetit, Biblioteka Kombetare, Instituti i Historise dhe i Gjuhesise, Biblioteka e Kuvendit te Shqiperise dhe Biblioteka e qytetit te Shkodres eshte bere ne vitin 2012, atehere rezulton qe gersheret kane vepruar perpara vitit 1945 dhe jane  fshehur diskutimet ne Keshillin Kombetar midis datave 23 qershor 1920 dhe 23 Shtator 1920, qe perkojne rigorozisht me Luften e Vlores 1920 per te cilen thuhet se ka pasur mbeshtetjen e Qeverise Shqiptare te dale nga Kongresi i Lushnjes, por qe ne kete botim nuk rezulton te jete keshtu. Te pakten kjo kuptohet ne mbledhjen e 45-te te dates 23 Shtator 1920, ora 4 mbas dreke, ku Z. Beqir Bej Rusi proponon qi t’i bahet nji falenderim me shkrese Perlimtares s’Vlones nga ana e Keshillit per Atdhetari e therori qe rrefyen bijte e Shqipnies tue shpetumun krahinen ma te bukur te Shqipenies, Vlonen (f. 84).

Nga i gjithe ky material, i marre nga vellimi i Pare i Bisedimeve te Keshillit Kombetar, nuk rezulton qe Qeveria te kete marre masa ndihmese ne favor te luftetareve te Vlores, te pakten nga marsi deri ne maj 1920 nuk ka asnje indicje mbi kete ndihme. Bile botimi i tyre ne nje seri serioze prej dhjetra vellimesh (foto 3/3) tregon se ato jane te censuruara pikerisht ne ngjarjet e Luftes se Vlores 1920. Se e kujt mbetet pergjegjesia e kam te mundur ta percaktoj me perafersi, por ne kete pike fshihet thelbi i Luftes se Vlores 1920 dhe krahasimi i mesiperm na tregoi se manipulimi duhet te kete daten vjetore 1923, vit ne te cilin kemi nje sere fallsifikimesh duke filluar nga permbajtja e Aktit te Pavaresise, vepra e pretenduar si e Sami Frasherit, “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?”, Teki Selenica ne vepren “Shqipria me 1923” dhe deri tek permbajtja e fjales se Fan S. Nolit ne Parlamentin Shqiptar ne shtator 1923, qe perben nje fallsifikim flagrant te ngjarjeve historike te shqiptareve pas 1468.

N.q.s. studiuesi do te kerkonte te dhena mbi Luften e Vlores, te pakten si nje ngjarje e ndodhur realisht me nje madheshti dhe heroizem te pranueshem, do ta haste ate se s’ben ne shtypin e kohes; por perse studiuesit e mevonshem nuk e kane marre ne konsiderate te gjithe shtypin e kohes, por vetem ate qe u ka interesuar individualisht?

Interesant eshte se ne nje gazete te asaj kohe ne Gjinokaster, me titull OMONOIA-KONKORDIA me pronar avokat Vasil K. Dilo (1868-1958), une gjej dy numra (242/89, dt. 4/17 qershor 1920 dhe 243/90, dt. 18-26 qershor 1920) qe bejne fjale per ngjarjet ne Vlore dhe bisedimet e Paqes ne San Remo ne funksion te zgjidhje se ceshtjes Shqiptare, por ne vazhdim ekzistonin shume numra te tjere gazetash qe kishin artikuj ne faqen e pare te lidhur me Italine dhe diplomacine e saj kundrejt Shqiperise, por qe nuk permbanin asnje lajm te metejshem mbi Luften e Vlores 1920. Në numrin 242/89, dt. 4/17 qershor 1920 ne artikullin redaksional te hapjes se gazetes, ne dy kollona (foto 4) shkruhet fjale per fjale:

    “Rrofte Shqiperia

Ato qe bene keto dit’ e fundit rreth Vlores jane ça mbe shume se çudi. Keto ngjarje, te cilat jo vetem Shqipetaret po dhe gjith Bot’ e Qyteteruar e shohin me goje hapet, vetem zemr’ Shqipetarit mundej t’i guxhonte dhe vetem trimeri e tija t’i realizonte.

Kryengritje jane bere dhe gjetke po e tille si kejo e qarkut Vlores, me kondita dhe me peme si te kesaja them se per here te pare shkruan nde libre te saja istori’ e pergjithshme.

Nga nje ane nje fuqi e madhe e cila, si zuri ate qytet, per te cilen enderite bres pas brezi nga shume vitera, e forcoi me mijra Topa lloj lloj e me ushteri pa llogari e me tabje njeren pas tjateres nda nje qark nga dymbedhjete ore te pakten qe te mund te mbante kontra njej Fuqise Madhe si Austria, dhe nga ana tjeter nje grusht njeres pa gje tjater, per vec se nga nje palodufek ne dore po me flake te lirise ne zemer!

foto 4
foto 4

Reth Vlores Shqiptar’ i sot me refeu se s’ka kot emrin Shqipetar u deslua (u tregua) me te vertete Shqipe’ nuk ishin njeres ata qe versuleshin permbi tabje dhe permbi forteca te Italianvet, po ishin ksiftera, ishin leondare te cilet i thermuan si qelq zinxhiret’ e roberise qe kishne kaqe vjet qe ju a kishte ngjeshur liridashia Qeveri Italiane duk e pershtjelle me pej te mandafshte!

Shqiptari refeu dhe nje here Botes se nuk’ e lipen kurre lirin’ e tija. refeu se s’eshte ay nga ata Popuj qe te mund t’e poshtoje ndonje fuqi njerezore.

Ngjarjet e Vlores i siguruan Shqiperise jo vetem lirine e saja, por dhe mirenjohesine’ e gjithe Ballkaneve.

M’ju lumte Vlonjateve. Rofte Shqiperia.”

Vete-kenaqesia e autorit per kete lufte ishte e lidhur me nenkuptimin historik qe Jugu i Shqiperise per here te pare po ngrihej ne nje beteje per ceshtjen kombetare dhe kjo duhet te sherbente si shtytje per te arshmen. Historiografia komuniste per te fshehur kete fakt historik ka perdorur nje djallezi historike: e lidh te sotmen me te djeshmen e para 1468 duke krijuan nenkuptimin se kemi te bejm me te njejten popullate shqipfolese edhe pse dy periudhat kane emertime te ndryshme etnike, gje krejtesisht spekulluse. Te pakten ne dy punime te Av. Dilos une gjej mungesen e levizjes se Jugut te Shqiperise per ceshtjen kombetare. Konkretisht ne keto vepra shkruhet:

“Pra ҫka rezulton tjetër që: Organizimi revolucionar kontra Turkut në Jugë (behet fjale per levizjen per Pavaresi te vitit 1912, GH) me 99% nuk ka ekzistuar në realitet, por ndoshta si imagjinatë dhe si……mburҫkë”. (Vasil K. Dilo, Ndergjegja kombëtare shqiptare dhe ndjenjat  atdhetare shqiptare, f. 17, -numri i faqes nuk është sipas doreshkrimit, por sipas daktilografimit).

Ose “Nga gjithë anët e Shqipërisë së Sipërme dhe së Mesme ndigjoheshin krisma e potere kontra Qeverisë s’ Ittihadit (edhe ketu behet fjale per levizjen per Pavaresi te vitit 1912, GH), gjithë Shqipëtarët e këtyre viseve patnë rrok armët e dalë nëpër male, por prej Jugë nuk kje ndië nji e tillë punë, bile mbaj ment se Jashar Erebara kishte shkrue në gazetën ‘’ Shkupi ‘’ nji kryeartikull tue e fillue me bejte :

                                          Hormovarë Hormovarë

                                          Jeni bërë për të qarë …… 

(Vasil K. Dilo, Koleksion shënimesh nga veprat e huaja relative në ceshtjen e formimit të shtetit shqiptar tek tuk të komentuara prej nevet, -Nga vepra e të ndierit H. I. Dalliu, ish Drejtor dhe Editor i fletores ‘’Dajti‘’ me titull “Patriotizma në Tiranë”, f. 79  numri i faqes sipas librit të autorit H.I.Dalliu).

Nga i gjithe ky artikull frymezues mora vetem faktin qe brenda dates 4-17 qershor 1920 qenka bere vetem nje beteje midis vlonjateve vendas e italianeve pushtues dhe ka zgjatur rreth 12 ore me e pakta, por dhe qe ne kete lufte kane marre pjese vetem forca vendase vlonjate, qe duhet nenkuptuar fshatare dhe qytetare, dhe kerkush tjeter, te pakten sipas artikullshkruesit.

Por ne vazhdim kjo gazete kishte nje teresi artikujsh mbi problemin shqiptar te lidhur me aktet diplomatike europiane, ku permend me radhe, bashke me numrat rendor:

-Ne nr. 244/91 artikulli: Keshtu Po! ne lidhje me politiken italiane.

-Ne nr. 245/92 artikulli: Politik’ e Italise karshi Shqiperise.

-Ne nr. 246/93 artikulli: Marreveshja Italo-Greke.

-Ne nr. 248/95 artikulli: Çeshtj’ e Vlores. Purparloret, midis dergonjesit extraordinar te Italise edhe Qeverise Shqiptare. I behet me dit popullit te Shqiperise dhe Kolloniat Shqiptare te perjashtme.

-Ne nr. 249/96 artikulli: Çeshtja Kombetare ne vije te saja.

-Ne nr. 250/97 artikulli: S’duhet tundur nga tabja.

-Ne nr. 254/101 artikulli: Çeshtj’ e Adriatikut.

-Ne nr. 262/109 artikujt e shkurter: Tradhetor, Piriu i siperm, Çeshtja e Kufive.

Ne vazhdim kjo gazete nuk ka informacione te tjera mbi Luften e Vlores 1920 qe me con ne perfundimin se, sipas kesaj gazete, pikerisht per kete ngjarje te vetme eshte ngritur epopeja imagjinare e Luftes se Vlores 1920 sipas asaj qe tregohet sot.

Por problemi i mbledhjes se informacioneve mbi ngjarjet e Shqiperise se asaj kohe nuk ishte nje problem thjeshte shqiptar, ai ekzistonte ne nivel europian ku pranohej se “shtypi i kohes eshte deshperimisht i pabesueshem” (Joseph Swire, Shqiperia, ngritja e nje mbreterie, Tirane 2005, f. 260).

Ndersa ne numrin 243/90, qershor 1920 (foto 4/1, 4/2) gjejme te shkruar artikullin me titull:  Mbi gjendjen e sor(t)me, ku analizohet gjendja politike ne Ballkan pas Luftes se Pare Boterore.

Sipas autorit ne San Remo ceshtja me e madhe ishte ajo e Turqise, por qe mori fund ne saje te vete Turqise, qe nuk e la veten qorazi ne dore te Fuqive te Medha, por Turqia Zyrtare doli Turqi e vertete nen kryesine e Mustafa Qemalit. Levizjen e Mustafa Qemalit Fuqite Fitimtare e shohin me qeshur, po me se fundi  jane te detyruar te bejne hesap pa dashur qe Turqia jo-zyrtare s’ka ndonje  vjet  nga  paqja me Turqine  zyrtare  e  shtypi ne Angli dhe France po merret perseri me

ceshtjen e Turqise me pretendimin  se duhen lehtesuar konditat ne menyren se si ishte vendosur te nenshkruhet paqja me Turqine, do te jene shkak qe te hapet lufta perseri. Qeverite e Fuqive te Medha  po mendohen se nuk jane lajme te mira  nga Greqia, sepse rreziku vjen nga kjo e fundit qe kerkon te beje per vete gjithe Turqine Anadollake, e cila do te shtrengohet  ta hedhe ne det nga Izmiri.

foto 4-1
foto 4-1
foto 4-2
foto 4-2

Eshte e drejta e shqiptareve te mos u interesoje se cfare behet ne vendet e tjera. Ne kerkojme te drejtat tona kombetare pa marre ne qafe njeri. Kemi kohe qe i kerkojme por tani me se fundmi  e gjetem gjuhen e perbashket te kuptuar nga Fuqite e Medha, me gjithe se keto te fundit mburren se duan t’i japin seicilit te drejtat e tyre. Gjuha me te cilen per fat te keq marrin vesh Fuqite e Medha te sotme eshte zeri i pushkes dhe shqiptari duke mos e pare shpresen prej pendes po perdor pushken dhe do ta lere deri sa t’i jepen te drejtat e tij, ndryshe te mos mbetet kembe prej tij. Populli Shqiptar dha se fundmi shume shembuj qe kerkon te rroje si komb dhe e ka fuqine e duhur qe te rroje ne kete menyre. Po me e rendesishmja eshte qe jep te kuptohet se di te vdese e qe Shqiperia nuk eshte molle qe kafshohet, por eshte pilaf me gozhde per ata namasqare qe s’u rrihet ne pune te tyre po ju bien ne qafe te tjereve. Gjuha e perdorur sot nga shqiptaret per mbrojtjen e te drejtave te tij ka dhe kohen e saj se per mbrojtjen e ceshtjes shqiptare nuk eshte bere ndonje bisedim, por flitet se dio te behet ne te ardhmen. / Çeshtja  shqiptare  nuk  duhet  te  ishte  fare, pasi Shqiperia nuk  eshte nga shtetet  e mundura duke mos marre pjese kunder Aleateve. Shqiperia ishte ne hall te saj dhe duhesh te lihej te hallin e  saj sikur Fuqite e Medha Fitimtare te kishin si burim me te vertete principet qe thonin se kishin per shkak te luftes te tmershme. Çeshtja Shqiptare u cel per t’i bere qejfin Italise, Greqise dhe Serbise, por sot duhet te mendohen jo vetem ata qe deshen te bejne mire me qesen e Botes po ca me shume ata qe prisnin te hanin Shqiperine si fik. / Do te mendohen sot Fuqite e Medha se nuk eshte e urte qe t’ja shtrengojne teper Turqise se mundur dhe gjynaqare dhe do te mendohen per te copetuar Shqiperine e pafajshme, kurse Shqiperia s’eshte sic e kishin interesin ta prezantonin Armiqte e saj. Se pervec te drejtes saj dha te kuptoje se nuk arrin penda te shpetoje nje popull, por duhet edhe pushka, po dipllomacia s’e ze ne goje dot pushken.

Keto jane pikepamjet e nje gazetari qe justifikojne revolten popullore ne Vlore ne qershor te 1920, por qe nuk gjendet mundesia te jete afishuar ne gazeten ne fjale vazhdimi i meparshem apo i metejshem. Mos valle deri ketu ka qene lufta e Vlores ne kohe, apo mungesa e informacionit e ka detyruar pronarin e gazetes te heshte per me tej? Kjo eshte nje pikepyetje qe do te sherbeje per me vone per te pare se cfare kane thene deshmitaret e kohes dhe studiuesit e tjere per kete problem, madhor per Historine e Shqiperise ne arsimin e detyrueshem shkollor.

Por ne nje veper poetike ne gjejme te dhena suplementare mbi Luften e Vlores 1920, te pakten si nje informacion ekzistues. Behet fjale per poetin Ali Asllani, Vepra e plote poetike, Tirane 2011, ku ne f. 32 dhe 33 kemi poezite Vlora, Vlora! (Pjesa I – para luftes) shkruar me 1919 dhe Vlora, Vlora! (Pjesa e II – pas lufte) shkruar me 1920; te cilat jane perdorur ne filmin “Balle per balle” pa e treguar emrin e autorit te vargjeve te kenges. Nga nje liber mbi filmografine shqiptare marrim vesh se skenaristi i ketij filmi qenka Ismail  Kadare, qe per kete rast duhet akuzuar per plagjature (per kete shih: Abaz Hoxha, Filmi artistik shqiptar, Tirane 1987, f. 178-179). Keto dy poezi na tregojne se Lufta e Vlores 1920 eshte e lidhur edhe me vitin 1919, atehere kur po beheshin pergatitjet per lufte. Duke pare vitin e realizimit te filmit (1979), temen e tij dhe emrin e skenaristiti, por dhe autorin e vertete te vargjeve te poezive “Vlora, Vlora!”, shqiptaret duhet te arrijne te kuptojne se periudha komuniste, pervec shume e shume te keqijave dhe krimeve, ka pasur edhe grabitjen e vlerave krijuese te poeteve te deklaruar si “reaksionare” dhe “armiq te popullit”. E bukura eshte se Ismail Kadare ka grabitur poezite me vlera kombetare te periudhes perpara 1945-ses duke i paraqitur si vlera te rendit komunist te pas 1945-ses. A nuk eshte kjo aresyeja perse rendi komunist eshte cfaqur perpara Popullit Shqiptar si nje rend qe ka luftuar per ceshtjen kombetare? Mirepo poeti i realizmit socialist, Ismail Kadare, nuk ka kuptuar gjene me elementare ne vargjet e Ali Asllanit.

Vargjet:

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,

rroki armet, beja fora!

……………………………….

Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,

Bjeri, moj, t’u lumte dora!

(Ali Asllani, Vepra e plote poetike, Tirane 2011, f.32, foto 5, 5/1, 5/2)

eshte thirrja per lufte qe poeti kerkon te inspiroje ne ndergjegjen e vlonjateve kunder italianeve, perpara se te filloje lufta; ndersa vargjet:

Rroka armet, sheshit dola,

Milion dyzetve u fola,

A do hiqeni si miq,

A na prisni si armiq! (po aty, f. 33, foto 5/3)

foto 5
foto 5
foto 5-1
foto 5-1
foto 5-2
foto 5-2
foto 5-3
foto 5-3

eshte thirrja pas lufte drejtuar popullit italian per te treguar se Lufta e Vlores 1920 kishte si shkak pushtimin italian te krahines se Vlores, te cilen vlonjatet sapo ishin perplasur me ushtrine e tyre dhe nuk kishin asnje ndjenje konflikti me ushtaret italiane te gjakatosur nga heronjte vlonjate te luftes, permasat e se ciles jane akoma te pa percaktuara sakte dhe shqiptaret e dine sipas nje informacioni spekullues. Ne kete rast me vlera do te ishte zbulimi perse e kane fryre, ndryshuar, manipuluar, fallsifikuar kete ngjarje? Kush ka perfituar prej ketij mashtrimi historik? Në fund te fundit, si eshte e verteta e pa paragjykuar?

Cfare paralelizmi mund te kete ajo lufte me politiken komuniste te 1960-es? A nuk kemi ne kete rast nje tallje te Ismail Kadarese me ceshtjen kombetare nder ato ane?

Ndersa te dhenat e para zyrtare (ky eshte informacioni i katert i botuar perpara 1945) mbi historite politike ne Vloren e asaj kohe i kam marre nga punimi i Teki Selenices “Shqipria me 1927”, Tiranë 1928, ku mbi historine e kesaj krahine shkruhen te dhena per cdo vit, duke filluar nga viti 1914 (foto 6) dhe konkretisht (f. 459-460):

foto 6
foto 6

“Me 7 Mars 1914 Vlora mer sihariqin se mbreti Wilhelm i I-re dhe mbreteresha Sofia arrine ne Durres ku u vendos kryeqyteti shqiptar dhe me von u formua Kabineti nen kryesin e Turhan Pashes.

Me 28 Korrik 1914 si u pervelua e u shkretua prej dores greke krahina e Frasherit, Leskovikut e Kolonjes, e Tepelenes, e Kurveleshit, e Dishnices dhe e Korces dhe si emigruan gjith popullsia e ketyre vendeve ne ullinjte e Vlores, per te ngushelluar keta fatzinj arriti ne Vlore mbreti, mbreteresha dhe Min. i P. Mbrend-shme Z. Aqif Elbasani ku u pritne me nje ithusiazme e mallengjim te pa treguar.

Ne kete kohe Ismail Qemali, i kthyer prej Europe mbas largimit te Esadit nga Durresi, ndodhesh ne Vlore ku beri disa mbledhje dhe drejtoj telegramin historik mbi shkaktaret e rrenimit te Toskerise.

Me 1 Shtator 1914 mbas nje mareveshjes se turpshme te parise Vlore, pa as nje kundershtim, hyne rebelet ne Vlore e ngrehne flamurin e Turqise (duhet te behet fjale per rebelimin e Haxhi Qamilit, pasi e gjej kete fakt ne librin e Ago Agaj: Lufta e Vlores, Tiranë 2002, f. 82, por ne kete rast ne nuk dime se kush ishin pjestaret e parise se Vlores, megjithese permenden nga Ago Agaj emrat e Osman Haxhia, Qamil bej Risilia, Behxhet Shapati, Duro Shaska, Ali Beqiri, Alem Mehmedi e Ahmed Durmishi si formuesit e nje komisioni qe arriti nje marreveshje me Haxhi Qamilin ne fundin e gushtit 1914, por kjo nuk e pengoi banditin e Shijakut te hynte ne Vlore me 1 te vjeshtes se pare 1914, dhe drejtimin e Vlores ta merrte Mustafa Ndroqi, por qe u terhoq me 27 shtator 1914 (po aty, f. 83), GH).

Me 3 Shtator 1914 arriti lajmi, ne Vloren e Sundume prej rebelve, se mbreti e mbretresha e lane Durresin e ikne nga Shqipria.

Me 28 Tetor 1914 Italia nxorri 250 ushtare ne Sazan dhe ngrehu flamurin e saj.

Me 25 Dhjetor 1914 Italia zaptoj Vloren dhe shgarkoj ushtrine e saj.

Vlora nen sundimin Italian si kaloi vitin 1915 pa nonje ngjarje.

                                                  VLORA  MË  1916

Pa se Me 15 Tetor 1916 ushtria Italiane e Vlores okupoi Gjinokastren dhe gjith viset e Shqipris se juges ku perzuri ushtrin e autoritetet Greke pervec Korces e cila hyri, nen okupaten Franceze.

                                                  VLORA  MË  1917

Me 3 Qershor 1917 Vlora e roberuar gezohet se gjenerali Italian Ferreroja prokllamon ne Gjinokaster indipedencen e Shqipris nen mbrojtjen Italiane.

                                                  VLORA  MË  1918

Ne muajin Tetor 1918 ushtrit Italiane te Vlores si okupuan, prej austriakeve, gjith viset e mbetura te Shqiperis – pervec Shkodres e Korces – dhe me 25 Dhetor 1918 si u formua ne Durres delegasia shqiptare, u vendosne ne c’do vend te Shqiperis.

                                                  VLORA  MË  1919

Me 28 Shtator 1919 Vlora lajmerohet se si mbas nje akordi te bere midis delegasis se Duresit e qeverise Italiane kjo e fundit urdheroj komanden ushtriake te Vlores qe t’i dorezoje qeveris se Duresit gjith sherbimet botore te Shqiperis.

                                                  VLORA  MË  1920

Ne muajin Qershor 1920 nga gjiri i Vlores se robnuar buciti kryengritja shqiptare per te liruar Vloren nga Italianet.

Me 22 Korrik 1920 ne nje lufte te repte q’u be jashte Vlores kryengritsit shqiptare dermuan italianet dhe mundne te hyjne ne qytet per pak kohe (realisht kjo date eshte me probleme, pasi sipas te gjitha ngjarjeve te botuara nga deshmitaret e kohes rezulton se pike per pike kjo ngjarje duhet te kete ndodhur me 22 qershor 1920, por qe eshte shfrytezuar shume me vone nga historiografia komuniste duke e vendosur kete date (22 korrikun) si kontekstin e vete Luftes se Vlores 1920 ku italianet u hodhen ne det dhe triumfi i armeve shqiptare i detyroi te nenshkruanin Protokollin e 2 gushtit 1920. Mbi kete date eshte ngritur i gjithe mashtrimi i historiografise komuniste mbi Luften e Vlores 1920, GH).

Me 2 Gusht 1920 u-nenshkrua ne Tiranë traktati Shqiptaro-Italian per zbrazjen e Vlores e cila me 17 Gusht 1920 u liruan prej Italianeve dhe hyri gjindarmeria ne qytet.

Me 3 Shtator 1920 ne Vlore hyne zyrtarisht autoritetet shqiptare.

Sipas kesaj analize rezulton qe kryengritja shqiptare qenka realizuar midis qershorit dhe 22 korrikut 1920, tamam lufta sipas ketij informacioni, ishte zhvilluar me 22 korrik 1920, por pa na thene se cili ishte shkaku, perderisa me 28 shtator 1919 ishte lajmeruar Vlora se midis komandes italiane dhe qeverise se Durresit ishte arritur marreveshja ekonomike mbi dorezimin e te gjitha punimeve botore te Shqiperise. Qe ne kete pike kryengritja e Vlores 1920 vihet ne pikepyetje ne shkakun dhe qellimin per te cilen ishte realizuar. Pasi tani shtrohet pyetja: Kush i kishte shtyre shqiptaret te ngriheshin kundra italianeve me 1920 kur ishte arrire nje akord politik midis politikane te te dy kraheve mbi vazhdimin e marredhenieve Itali-Shqiperi? Pra kujt do t’i prishte pune “kryengritja” e vlonjateve kundra ushtrise italiane? Zyrtarisht per ate kohe, ne kete liber, nuk kemi asnje te dhene konkrete mbi elementet e luftimit, pjesmarresit ne te dhe te dhena te tjera suplementare mbi Luften e Vlores 1920. Cektesia analitike ne librin e Teki Selenices ne raport me ate qe jane shkruar shume-shume me vone te con ne dyshimin se permasat e asaj lufte ose jane fshehur ose jane zmadhuar. Pra viti 1927 vazhdon me manipulimin e Historise te Shqiptareve, ne gjurmet e vitit 1923 (Fan S. Noli ne shtator te atij viti ne Parlamentin Shqiptar). Kjo eshte aresyeja me e pare qe kerkimet i zgjerova pertej pretendimeve te zakonshme qe ka cdo liber historie. Por mbledhja dhe studimi i ngjarjeve historike te asaj kohe me coi ne nje zbulim interesant: historianet shqiptare te para 1991-shit jane te lidhur me historianet e pas 1991-shit dhe per kete nuk mund te konsiderohen cilesore ne analizat e tyre. Ne do te shohim ne vazhdim dhe une do t’i theksoj nderlidhjen midis historianeve shqiptare te dy epokave qe formalisht konsiderohen te ndryshme ne aspektin historik, kur ne te vertete ato jane vazhdimi llogjik sasior i te njejtit rend shoqeror antishqiptar, shkurt jane produkt i te njejtes shkolle.

Pamvaresisht se jane botuar pas 1991, ekzistojne disa libra me kujtime nga disa Personalitete te spikatur te nacionalizmit shqiptar qe kane lene kujtimet e tyre mbi politiken e kohes dhe Luften e Vlores te shkruar ne situata jo fort te zakonshme duke mos e hequr dyshimin mbi perpunimin e asaj qe eshte botuar, sidomos pas 1992-shit. Une mora per baze disa autore, politikane te asaj kohe, librat e te cileve gjendeshin ne cdo librari ane e kend Shqiperise pa krijuar nenkuptimin se ato qe gjenden ne librat e tyre mund te kene deformime te mundeshme (ne Shqiperi ndodh nje fenomen i cuditshem: disa tituj librash nuk dalin ne shitje te rregullt, por jepen nen dore jo vetem per efekt fitimi, por sepse permbajtja e tyre duhet te kenaqe egon e disa individeve edhe pse ajo mund te jete teresisht e manipuluar dhe e shpikur). Vecoj: Sejfi Vllamasi (1883-1975), Ali Bej Këlcyra (1891-1963), Mehdi Frasheri (1874-1963), Mid’hat Frasheri (1880-1949), Hajredin Bej Cakrani (1860-?), Faik bej Konica (1875-1942), Syrja bej Vlora (1860-1940), Eqrem Bej Vlora (1885-1964), Tajar Zavalani (1903-1966), Turhan Pashe Permeti (1846-1927), Sali Butka (1852-1938);- te cilet kishin lene shenime, dikush me shume e dikush me pak, mbi temen tone luftarake te Vlores 1920. Renditja nuk ka rendesi pasi more reshtimin rastesor te vendosjes ne biblioteke.

  -Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike ne Shqiperi 1897-1942, Tiranë 1995, 2000 (foto 7, 7/1, 7/2).

Vepra e ketij autori eshte botuar per here te pare me 1995 dhe ribotuar me 2000 nen kujdesin e Prof. As. Dr. Marenglen Verli qe e ka shoqeruar botimin e dyte me nje parathenie, ndersa mbresat dhe vleresimet ne botimin e pare jane te shkruara nga Prof. Dr. Muin Çami. Por te dy botimet shoqerohen edhe me nje recence te shkruar nga Qamil Çela nga Elbasani me 16 shkurt 1962 ne menyre shume koncize dhe permbajtje konkrete, te cilat kam qene i detyruar t’i marr ne konsiderate vecanerisht.

E vecanta qendronte pikerisht tek reçenzenti i kesaj vepre, me autor Qamil Çela, i cili kishte shkruar (f. 21):

Ne cdo trazim e kryengritje, qe bahesh ne ate kohe ne vendin tone, duhesh me u kerkue gishti i Italise dhe i Jugosllavise, drejt per drejt dhe ai i Anglise dhe i Frances, terthorazi (nenvizimi i imi, GH). Keta te fundit, sidomos Anglia, synonte ne koncensionet e vajit te gurit etj…. dhe e ndihmonin pa rezerva Ahmed Zogun, mbasi ai ja u premtonte pa gja te keqe, sikurse me e pas mallin e babajt. Sejfiu e quen gabim dhe ma shume se gabim te mosdhanunit e koncensioneve Anglise, por ai harron se roberia ekonomike sjell roberine politike. Kete bani ma vone Ahmed Zogu kur erdhi ne fuqi, mbas 1924 dhe e pame se ku mbaroi.”

foto 7
foto 7
foto 7-1
foto 7-1
foto 7-2
foto 7-2

Nuk e di a perfshihet Lufta e Vlores 1920 ne nenkuptimin qe ka perçuar Qamil Çela, por fraza akuzon Italine dhe Jugosllavine ne menyre te drejteperdrejte si shkaktaren e levizjeve politike ne Shqiperine e para 1924-es. E meqenese Italia nuk mund te ishte e perfshire ne levizjen e 1920, me qene se ishte kundra saj, rezulton se ky eshte sinjali i pare mbi perfshirjen e Jugosllavise ne levizjen e Vlores 1920, si nje kerkese nga ana e shqiptareve (a nuk fillon ne kete pike turpi historik i politikes shqiptare te asaj kohe? Kjo ka vlere per “historianen” Elena Kocaqi qe akuzon Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin si zbatues te pazareve me serbët kur shpallej shteti shqiptar në 1912-ën). Mos valle Elena Kocaqi i ka shpikur te gjithe keto per te mbuluar pazaret e qeverise se Lushnjes me qeverine e Serbise me 1920 (pyetja gjithmone ne funksion te metodikes se perdorur nga historiania politike Elena Kocaqi!)?

Por autori Sejfi Vllamasi ne f. 194-196, te botimit te vitit 2000, f. 139-140, te botimit te vitit 1995, na tregon se qenka caktuar nga qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes per te vizituar Beogradin per t’i kerkuar arme serbeve per levizjen e Vlores 1920, pra turpi historik  na paske qene qeveritar. Ajo ngjarje paska pasur këte përmbajtje:

“Misioni im ne Beograd

Mungesa e mjeteve per t’i bere balle situates kaotike e sidomos mungesa e armeve dhe e municioneve, qe i nevojiteshin edhe qeverise edhe popullit te Vlores, i cili kish vendosur te debonte Italine me forcen e armeve, e detyruan qeverine te trokiste ne dyert e Beogradit, duke menduar se largimi i Italise nga Vlora ne radhe te dyte i interesonte edhe Jugosllavise. Ato dite, ne muajin prill, kishte ardhur ne Tiranë edhe nje komision i posaçem nga Vlora per te kerkuar nga qeveria qendrore ndihme morale dhe nje sasi armesh e municionesh te domosdoshme per ta filluar luften kundra italianeve, mbasi i mungonin popullit te Vlores.

Qeveria me caktoi mua te kryej kete mision. Une ne fillim me insistence nuk e pranova, duke e ditur se me mungonte talenti per bisedime dilpomatike dhe karakteri im teper i sinqerte do te me shtynte te bej ndonje gabim. Por Zogu nguli kembe per mua, keshtu qe une me ne fund e pranova, me shprese se ne Shkup ose ne Beograd do te gjej Nexhip Dragen per t’u keshilluar me te.

U nisa nga Tirana i akredituar me nje leter te Aqif Pashes, si anetar i Regjences dhe personalitet i njohur, dhe mora masat per te mos u diktuar nga italianet, mbasi pervec kazase se Korces Shqiperia ishte e okupuar prej tyre. Kalova neper zonen franceze dhe ne kufi te Struges hyra ne token jugosllave. Kur u muaer vesh ne Tirane nisja ime per Beograd, pjesa e kosovareve, qe e kishin lidhur fatin e Kosoves me politiken italiane, filloi propaganden absurde: “Shkoi Sejfiu ne Beograd per t’ia shitur definivisht Kosoven Jugosllavise” e me perralla te tjera si kjo.

Ne Beograd e gjeta Nexhip Dragen, i cili u tregua pesimist mbi rezultatin e misionit tim, mbasi Jugosllavia nuk mund te hiqte dore nga Esati per te bashkepunuar me nacionalistet shqiptare.

Ne bisedimin qe pata me keshilltarin e Ministrise se Jashtme, ceshtjen e shtrova si vijon: “Nacionalistet shqiptare nen okupacionin italian mberrijne te bejne nje kongres, prej te cilit dolli nje qeveri kombetare, e cila ndodhet nder kushte jashtezakonisht te veshtira. Ne jemi ne lufte me nje fuqi te madhe, e cuila duke mbajtur Vloren po na godet per vdekje. Ne kemi nevoje per arme e municion per ta nxjerre me lufte armikun jashte tokes sone Pervec kundershtareve te tjere, kemi kundershtare edhe shumicen e kosovareve irredente, midis te cileve ka persona qe gezojne simpati brenda ne Shqiperi e qe mund te na paralizojne edhe me teper. Politika jugosllave po te qe pak me realiste, per te fituar miqesine e perjetshme te popullit shqiptar, ajo vete duhej te na falte disa qytete thjeshte shqiptare, qe ndodheshin rreth kufirit shqiptaro-jugosllav, per te formuar nje shtet qe te mund te jetonte ekonomikisht dhe qe do te ishte mburoje kundra cdo synimi italian per ne dhe per ju. Ne besojme se qeveria e Beogradit ne kete rast nuk do te na e kursente ndihmen qe na nevojitet per nje qellim qe do t’i sherbente edhe interesit jugosllav”.

Si pergjigje me premtuan se do te me jepnin arme e municione, duke i grumbulluar ato nder 2-3 vende rreth kufirit, per t’i futur ne Shqiperi. Por premtimi i tyre mbeti ne fjale dhe puna ngjau ashtu sic e paramendoi Nexhip Draga, qofte per te mos forcuar poziten e nacionalisteve ne dem te Esatit, qofte nga pergjegjesia qe do te kishin kundrejt Italise, qofte edhe nga fjalet e mia te fundit jooportune, qe mund te kene prekur shovinizimin serb.”

Informacioni i Sejfi Vllamasit, ne lidhje me daten e fillimit te kesaj ngjarje, nuk duhet te jete i sakte pasi ne Bisedime Parlamentare (ne origjinal Bisedimet e Keshillit Kombetar, “SENAT”, Legjistratur’ e Pare, Tirane 1923), Tirane 2012, ne mbledhjen e IV-te, dt. 31.III.1920. mb’oren 4 mbas dreke shkruhet: “U-kenduan emnat e deputeteve, mungojne prej deputeteve t’ardhun Z.Z. Sejfi Vllamasi, i derguam prej qeverise me nji detyre kombtare..”  (f. 13). Ndersa me dt. 26 prill 1920 Sejfi Vllamasi figuron ne mbledhjen e 29 te Senatit (f. 44). Pra vendimi i qeverise nuk eshte i prillit 1920, por i marsit 1920.

Gjithashtu autori Sejfi Vllamasi ka bere dhe nje analize te hollesishme te Luftes se Vlores neper te gjithe etapat qe ajo kaloi, sipas autorit, nga organizimi fillestar (3 shtator 1919) deri me 20 maj 1920, diten qe u krye lufta (f. 211-220, ne botimin e vitit 2000 dhe f. 150-157, ne botimin e vitit 1995).

Ky kapitull, Lufta e Vlores 20 maj 1920, ka nje shenim, qe thote: “Informatat shume te cmueshme te mbledhura me aq kujdes nga goja e Qazim Kokoshit rreth pregatitjes se Luftes se Vlores dhe ato qe mora nga goja e Qazim Koculit mbi veprimet luftarake, me rastin e arrestimit tim ne 16 maj 1947 u konfiskuan dhe me humben. Keto qe po shkruaj tani kane per baze kujtimet e Tahir Hoxhes, arsimtar nga Tragjasi i Vlores, qe ka luftuar me pushke ne dore nga fillimi ne mbarim te luftes, duke shtuar edhe informatat e siguruara nga burimet e tjera, pervec atyre qe kam ditur vete” (f. 211). E vura kete shenim per te kuptuar se nga rrjedhin te dhenat e autorit ne fjale mbi kete ngjarje dhe si duhen trajtuar ato, sidomos me materialet e shkruara nga i biri i Tahir Hoxhes, Prof. Lirim Hoxha, ne broshuren mbi te jatin, gje qe do ta shohim ne pjesen e trete.

Sipas Sejfi Vllamasit gjitheshka fillon me 3 shtator 1919, kur formohet ne Vlore nje komitet prej 11 vetesh te kryesuar prej Hamza Isait, te ndare ne dy grupime ku pese vete qendronin ne qytet dhe ishin te lidhur me gjithe anet e Shqiperise, ndersa gjashte te tjeret kishin lidhje te fshehta me te paret dhe qendronin nder krahina. Komiteti ka pasur per detyre te mbaje gjalle shpresat per liri te atdheut, te behej nje lufte pasive dhe te mbillej urrejtja kunder italianeve, te mos mesohej gjuha italiane neper shkolla, te luftoheshin spiunet dhe bashkepunetoret e tyre dhe te festohej me cdo kusht 28 Nendori, qe nuk ishte festuar qysh prej vitit 1914, kur e rrezuan rebelet. Ne afersi te 28 nendorit 1919, Komiteti ne mbledhjen qe mbajti ne kafenene e Hamza Isait, vendosi festimin e dates 28 nendor dhe po ate dite dergoi nje komision nen kryesine e Osman Haxhiut, prane gjeneralit Ferraro, komandant i fuqive italiane ne Ballkan, per te kerkuar leje per festimin e kesaj dite, por gjenerali e refuzoi duke pranuar qe do te ngrihej edhe flamuri shqiptar, porm do te ndalohet cdo manifestim. Por kjo nuk i pengoi anetaret e Komitetit qe me 28 nendor 1919, ne ora 9 para dite, sebashku me hoxhallaret me myftiun ne krye, priftin ortodoks dhe ate katolik, tre djemte e Ismail Qemalit dhe 12 djem te veshur me petka kombetare dhe nje flamur te qendisur me ar u bene udheheqesja e revoltes per festimin e dites se flamurit. Me stabilizimin e Qeverise se Tiranes, Komiteti dergoi ne Tirane nje komision nen kryesine e Qazim Kokoshit per t’u marre vesh me qeverine per nje ndihme per popullin e Vlores ne rast te nje lufte eventuale per ndjekjen e armikut nga toka kombetare. Qeveria ju pergjegj komisionit se ajo do te ndihmonte me cdo gje, por me masa e forma jo zyrtare, duke i kerkuar ndihme per arme edhe Beogradit per te cilen dergoi ne kryeqytetin Jugosllav pikerisht autorin e ketyre rreshtave.

Pra mbi inkurajimin e qeverise, me nxitjen e miqve te Shqiperise dhe duke u bazuar ne trimerine e patriotizmin e popullit te Vlores, Kurveleshit e Tepelenes, Komiteti vendosi t’i jape ultimatumin e fundit Italise per t’u larguar nga toket shqiptare.

Ne maj 1920 italianet vendosen te aplikojne dhunen. Ne kete menyre u arrestuan nje pjese e madhe e patrioteve te qytetit dhe te fshatrave. Naten e 9 majit dhe te nesermen gjithe diten italianet kishin bere bllokimin e qytetit duke arrestuar afro 500 vete, te cilet u futen ne nje vapor te vjeter. Ne kete liste perfshiheshin Kleri mysliman, orthodoks e katolik, Jani Minga, avokat Agjah Libohova, Hasan e Musa Shabran, si pari vendi. Mbas dy ditesh rrembyen me te rrahura nga shtepite e tyre gjithe burrat, pleq dhe te rinj dhe i percollen ne Sazan me te njejtin vapor. Ne Sazan kane qene me se 3000 vete, midis te cileve edhe djem shkolle 14-15 vjecare.

Ne fillim te majit 1920 dergohet nje delegacion prej dy vetesh ne Rome nga populli i Vlores, per t’i derguar nje ultimatum Konferences se Paqes ne Paris, ku thuhej se neqoftese italianet brenda 20 ditesh nuk e zbrazin Vloren, gjithe vlonjatet dhe patriotet shqiptare do t’i luftonin italianet deri sa t’i hidhnin ne det. Delegatet ishin drejtuar tek Tefik Mborja, i cili bashke me delegatet e dergon ultimatumin ne Ambasaden Franceze duke u siguruar qe brenda 24 oreve ultimatumi do te binte ne doren e delegateve te Konferences. Keshilltari i Ambasades dukej teper i kenaqur nga kjo inisiative e shqiptareve (f. 216).

Me 16 maj 1920 behet mbledhja e pare ne Barçalla (Mali i Dukatit) mbi organizimin e ardhshem te luftes, qe do te fillonte me ultimatumin qe do t’i jepej komandes italiane; te 310 burrat e mbledhur perfaqesonin cdo fshat pervec Himares, Kuveleshit dhe Tepelenes qe ishin larg. Aty per aty mbledhja zgjodhi nga cdo krahine 2 vete, gjithsejt 16 vete, dhe 2 nga qyteti. Ky komision vendosi te behej nje mbledhje shume e gjere ne Beun te Vajzes me 18 e 19 maj, ku do te merrte pjese cdo burre i armatosur dhe mundesisht nga nje per dere. Gjithashtu u dha porosi te lajmerohej Tepelena, Kurveleshi dhe Mallakastra, qe s’kishin mundur te merrnin pjese ne mbledhjen  e pare.

Nga gjiri i mbledhjes u formua nje komision i perbere prej Qazim Koculit, Qazim Kokoshit, Osman Haxhiut, Beqir Sulos, Alem Mehmetit dhe Ali Beqirit. Ky komision do te pergatiste ultimatumin qe do t’i jepej komandantit italian e qe kosistonte ne dhenien e 2 diteve afat per zbrazjen e tokes se Vlores.

Ne vazhdim autori flet mbi nje marreveshje verbale me qeverine e Athines ku i kerkohej qeverise greke te hiqte dore nga pretendimet e tyre mbi Vorio-Epirin dhe tu lutej grekeve te mos i qellonin prapa kraheve shqiptaret, kur keta do te sulmonin me arme italianet. Qeveria e Athines nuk dha nje pergjigje te prere, pasi nuk besonte se shqiptaret jane ne gjendje te bejne nje akt te tille kundra italianeve (a nuk kemi ne kete pike mungesen e atdhedashurise se banoreve te atyre aneve, gje qe nenkuptohet nga mosbesimi i grekeve, GH), por nga ana tjeter, shume personalitete influente ne Athine e nxiten delegacionin ne qellimin e tij dhe e siguruan se nuk do te pesonte asnje pabesi nga ana greke dhe se pretendimet mbi Epirin do te beheshin me mjete diplomatike. Dhe me te vertete fjalen e mbajten (f. 217).

Ne mbledhjen e Beunit merrnin pjese 2000 vete prej Vlore e fshatrave, prej Kurveleshit e Tepelenes. Vetem 1200 vete ishin te armatosur, te tjeret te pajisur me sopata, kama dhe shkopinj. Prej kesaj mbledhje u formua nje komision prej 30 vetesh. Komisioni zgjodhi komitetin e luftes prej 12 vetesh me emrin “Komiteti i luftes se Vlores” me komandant te pergjithshem Qazim Koculin. Ju dergua nje telegram gjeneral Piaçentinit ne Kanine me 18 maj 1920 me afat 24 oresh.

Fuqite u ndane ne 5 kollona: Kote, Gjorme, Drashovice, Llogara dhe Tepelene. Ne Kote shkoi komandanti i pergjithshem Qazim Koculi me nje fuqi prej 350 vetesh, ne Drashovice 300 vete, ne Llogara 250, dhe ne Gjorm 120 vete e ne Tepelene 250 vete nen komanden e Baba Ahmetit, Koço Tasit dhe Ali Kelcyres.

Ne oren 2 pas mesnates te 20 majit 1920 fillon lufta ne te gjithe sektoret e mesiperm. Pushken e pare ne Kote e zbrazi Qazim Koculi. Ne kete sektor kish marre pjese edhe Kurveleshi nen komanden e Riza Runes. Ne Kote vritet komandanti italian dhe shumica e ushtareve bashke me nje nenkolonel. Rane edhe 17 deshmore shqiptare dhe 7 te tjere mbeten te plagosur. Nga italianet vriten 165 ushtare, 1 kolonel, 1 nenkolonel dhe 70 oficere dhe shume te tjere mbeten te plagosur, te cilet u shtruan menjehere ne spital. Krejt fuqia italiane ne Kote ka qene 300 ushtare, dhe 42 karabiniere, te cilet u vrane me marreshallin e tyre. Pas clirimit te qarkut, forcave vlonjate u erdhen ne ndihme dhe fuqira prej viseve te tjera: Tepelene, Mallakaster, Tirane, Kavaje dhe kapiten Ferit Frasheri me gjindarmerine e Korces, Hysni Toska dhe Aziz Çami me fuqine e xhandarmerise. Ne luften e Vlores si vullnetar mori pjese edhe patrioti veteran Hasan Qinami, i cili u plagos, ashtu sic u plagos edhe ne luften qe bene vullnetaret e Kolonjes me 1914 kunder rebeleve ne Pogradec.

Gjate 25 kilometrave, prej Ujit te Ftohte gjer ne Panaja e Cerkovine, ishin perqendruar 4000 – 5000 shqiptare, te vendosur neper gryka duke filluar luften per clirimin e Vlores.

Ne luften e Vlores gjithe populli shqiptar ka qene i nje mendimi. Faik Konica, avokat Jorgji Çako dhe nje fare Martinaj kishin hyre ne marreveshje me qeverine italiane per t’ia lene Italise Sazanin dhe nje pjese te Karaburunit, si dhe nje baze navale ne Vlore. Faik Konica ne keto kondita ia propozon Tefik Mborjes qe te bashkohet edhe ky me te dhe me nje torpedinier italian te zbresin ne Sarande dhe te shkojshin ne Gjirokaster per te biseduar me Kol Tromaren, prefekt i Gjirokastres, dhe se bashku te shkonin ne kuertjerin e revolucionareve per te biseduar me ta ne favor te marreveshjes qe kishte bere Faiku. Mborja pervec refuzimit lajmeron edhe Qeverine e Tiranes mbi tentativat qe beheshin ne Rome. Keshtu deshton inisiativa e Faikut dhe qeveria italiane dergon kont Manzonin, i cili beri marreveshjen mbi terheqjen e ushtrise italiane nga Vlora.

Kryeministri Sulejman Delvina gjate Luftes se Vlores ka mbajtur nje qendrim te vendosur kunder italianeve. Ai ka qene per zbrazjen pa kushte te tokes shqiptare nga italianet dhe kur Komiteti i Luftes se Vlores filloi te lekundet pak per shkak te vazhdimit teper te luftes, ai e inkurajoi ate per vazhdimuin e saj deri sa u arrit fitorja e plote (f. 218-220).

Sipas Sejfi Vllamasit kjo eshte e gjithe permbajtja e Luftes se Vlores e vitit 1920 ku vecoj faktin se kjo lufte eshte zhvilluar vetem me 20 maj 1920 dhe emri i Selam Musait  nga Salaria mungon ne kete analize per aresyet e autorit, ose ai eshte nje personazh i shpikur per aresye politike, pas 1945-ses.

                   -Ali Këlcyra, Shkrime per historine e Shqiperise, Tiranë 2012 (foto 8, 8/1).

Edhe pse emri i Ali Kelcyres eshte i perfolur si nje nder pjesmarresit e Luftes se Vlores 1920, ne gjejme shume pak informacion me autoresine e tij mbi kete lufte. Bile kur i lexon ne vepren e tij te kater faqet mbi kete teme (f. 77-81) ato pak te dhena mbi ate lufte, kupton qe merita eshte e Tanush Frasherit, permbledhesit te vepres se Ali Kelcyres, te gjetura ne kujtimet politike, si dhe shkrime te tjera e leterkembimi, te hulumtuara neper arkiva. Realisht Tanush Frasheri ka shfrytezuar edhe punime te autoreve te tjere mbi Luften e Vlores 1920, si Ago Agaj, Muin Çami (f. 455), duke ja bashkangjitur ato veprimtarise se Ali Kelcyres pergjate kesaj lufte, pamvaresisht se sa te sakta mund te jene, cka na jep mundesine t’i mohojme origjinalitetin e informacionit ne emer te Ali Kelcyres, kur dime qe vepra e Ago Agaj-t eshte shkruar pas 1945-ses. Puna ka mberritur deri atje sa autori i librit mbi Ali Kelcyren mund te quhet dhe krijuesi skematik i Luftes se Vlores 1920 (f. 80, foto 8/2).

foto 8
foto 8
foto 8-1
foto 8-1
foto 8-2
foto 8-2

Sipas autorit Tanush Frasheri fronti i luftes midis shqiptareve dhe italianeve, pergjate Luftes se Vlores 1920, ka zene nje gjatesi prej Rradhime deri ne afersi te Fierit duke kundershtuar Sejfi Vllamasin. Per me teper keto kater faqe qe flasin mbi Luften e Vlores 1920 nuk kane as data dhe as emra aktoresh, pervec nje emri te lidhur me dergimin e ultimatumit autoriteteve ushtarake italiane: Selam Musai, njeriu qe u vra qe ne sulmin e pare kunder Vlores pothuajse brenda qytetit (ne do te shohim ne vazhdim qe edhe vetem vendi i vrasjes imagjinare te Selam Musa Salarise, qe ndryshon nga njeri autor tek tjetri, eshte i afte ta mohoje kete figure te krijuar artificialisht). Ne vazhdim autori jep informacionin qe garnizoni i kalase se Tepelenes pas 27 ditesh rrethimi u dorezua dhe me te rënë Tepelena te gjithe forcat rrethuese te atjeshme u nisen per ne Vlore duke e forcuar frontin e atjeshem. Autori pranon se kreret e socialisteve italiane e mbajten fjalen qe u kishin dhene patrioteve shqiptare plotesisht, se me propaganden e tyre do te ndalonin dergimin e forcave te reja italiane ne Shqiperi.

Kaq eshte i gjithe informacioni mbi kete ngjarje, por nenkuptimi fragmentar eshte teper i gjere dhe ne kundershtim me realitetin.

Mehdi Frasheri, Kujtime (Vitet 1913-1933), Tiranë 2005 (foto 9, 9/1).

Eshte nje liber me kujtime qe me teper e trajton problemin e Luftes se Vlores 1920 ne planin diplomatik se sa ne ate historik. Keto kujtime kane vlera per te kuptuar se trojet shqiptare kishin qene gjithmone objekt bisedimesh midis fuqive te kohes dhe popullata vendase nuk kishte reaguar asnjehere seriozisht, sidomos ne Jugun e tyre. Ne mesin e majit 1920 ekziston nje takim midis Mehdi Frasherit dhe Osman Haxhiut ku eshte folur mbi kete teme dhe eshte permendur deshira e popullates vlonjate per t’u shkeputur prej italianeve dhe te lidhej me shtetin shqiptar te drejtuar nga qeveria e Lushnjes, ku perfshihet edhe permbajtja e Luftes se Vlores 1920. Permbajtja e kesaj bisede eshte si me poshte (f. 82-86):

foto 9
foto 9
foto 9-1
foto 9-1

Flet Mehdi Frasheri, sipas te cilit “Une ia shpjegova shkurt, duke i thene se “gjithe pushtetet e medha Vloren ia kane njohur Italise, ashtu dhe Gjirokastren deri ne Vjose. Pjeset e tjera te Shqiperise jane ne bisede e siper, por asgje te vendosur definitivisht nuk ka. Qitja e Italise prej Vlore me anen e diplomacise eshte e pamundur. E vetmja çare eshte qitja e italianeve me forcen tone; nese kjo gje eshte e mundur apo jo nuk e di”. / Osman Haxhiu m’u pergjigj duke thene se “Vlora me qarkun e vet ka vendosur qe t’u bjere italianeve dhe kane marre parasysh cdo sakrifice”. / Une ju pergjigja: “Po te mundeni me nje sulmim befas t’i hidhni italianet ne det, shpetimin e Vlores e te gjithe Shqiperise jua marr une persiper”. / Dergata e Vlores kishte ardhur ne Tirane per t’u marre vesh me qeverine e Sulejman bej Delvines. / Osman Haxhiu si doli nga une, vajti te Sulejman bej Delvina per te biseduar per ceshtjen. Ne fjale e siper i kishte kallazuar

edhe mendimin tim. Mbas te thenave te Osman Haxhiut, Sulejman Delvina i kishte thene se “nuk besoj qe te jete cmendur Mehdi beu qe t’ju keshilloje t’u bini italianeve”, por me vone Osman Haxhia i kishte thene Mehdi bej Frasherit qe qeveria e Tiranes, sic duket, ne fillim nuk donte te çelte luften me italianet, sepse ishte e rrethuar nga esadistet, por mbasi vlonjatet e hapen luften, qeveria e Tiranes iu dha gjithe ndihmat e duhura. / Fillimin e luftes se Vlores Mehdi bej Frasheri e lidh me vrasjen e Esat Pashes nga ana e Avni Rustemit ku me dt. 12 qershor 1920 u hap lajmi gazmor ne Vlore mbi ate se cfare kishte ngjare ne Paris. / Ato dite filloi dhe lufta e Vlores kunder italianeve, e cila u prit me entuziazem ne te gjithe anet e Shqiperise. Lufta e Vlores filloi me suksese te medha sa beri buje ne gjithe Europen. / Simbas shtypit te Europes mendimi i pergjithshem i botes se qyteteruar ishte kthyer ne favor te shqiptareve. / Italianet pas prishjes ne Tepelene, u prishen edhe ne Drashovice te cilen luftetaret shqiptare e kthyen ne qendren e veprimit te tyre. / Ne veren e vitit 1920 qeveria italiane dergoi baronin Aliotin ne Tirane per t’u marre vesh me qeverine e Sulejman Delvines per ceshtjen e Vlores. Baron Alioti nuk u muar dot vesh, prandaj qeveria italiane mbas atij dergoi Conte Manzonin ne Tirane per te hyre ne bisedime. / Italianet gjithe ushtrine e tyre qe kishin ne Shqiperi e perqendruan ne Vlore. Atje prune edhe brigaden e Piacenzes, qe ishte nisur per te shkuar ne Stamboll; gjithashtu kishte cuar edhe 600 karabiniere dhe nje legjion ardite. Te gjithe keto forca diten e Bajramit sulmuan Drashovicen, por u shpartalluan nga forcat kryengritese shqiptare. / Flota italiane bombardonte kryengritesit shqiptare. Mbas disa diteve, nu muajin korrik, shqiptaret pregatiten nje sulm te madh kunder fuqise italiane qe ndodhej ne Vlore, por me gjithe heroizmat e sakrificat e medha nuk munden te hyjne brenda ne qytet. Ne nje kohe qe dergata e kryengritesve te Vlores kishte ardhur ne Tirane per te treguar gjendjen e deshperuar te luftetareve tane dhe luste qeverine per nje marreveshje me italianet, njekohesisht kishte mberritur ne Tirane edhe Conte Manzoni i cili ne perpjekjen e pare me Sulejman bej Delvinen, me ngasherim dhe deshperim i tha: “Mos shkaktoni ikjen e italianeve me lufte, sepse do te vije nje dite qe fuqia e italianeve do te lypset”. / Sulejman beu nga kjo fjale mori vesh se italianet ne Vlore ndodheshin ne gjendje me te keqe se shqiptaret, prandaj nguli kembe qe baza e marreveshjes do te jete zbrazja e Vlores nga ushtria italiane dhe njohja e qeverise se Tiranes nga ana e qeverise se Romes. / Me 2 gusht u firmos konventa italo-shqiptare e Tiranes ne mes Conte Manzonit e Sulejman bej Delvines. Kjo marreveshje nderroi krejt situaten shqiptare nga pikepamja e politikes nderkombetare”.

Me sa kam kuptuar Mehdi bej Frasherit nuk i ka interesuar ana historike dhe statistikore e asaj qe ka ndodhur ne Vlore ne veren e 1920 dhe per kete nuk ka as evidence njerezore individuale dhe as nje ngjarje historike. Cdo gje eshte permbledhur ne anen diplomatike te problemit me perfundime qe e rrezojne te gjithe ate qe ne kujtojme se dime sakte nga arsimi shkollor i detyrueshem.

          -Mid’hat Frasheri, Fati i Shqiperise, esse te zgjedhura,Tirane 2009 (foto 10, 10/1).

          Mid’hat Frasheri, Vepra te zgjedhura, Vellimi 2, Tirane 2018 (foto 10/2, 10/3).

Jane dy libra nga i njejti autori, qe per temen tone duhet t’i kete te dhenat e barabarta, ose ne te kunderten pergatitesit e materialeve permbajtjen e librave e kane nga koka e tyre.

Esset jane te perkthyera nga frengjishtja me autor Aleko Gjergon dhe Rafael Floqi, ndersa per botim eshte pergatitur nga Agim Zeka, redaktor Syrja Xhelo dhe korrektore letrare Anila Roshi.

Ndersa Vepra te Zgjedhura, vellimi i dyte eshte hulumtuar dhe pergatitur per botim nga Dr. Uran Butka, qe ka bere dhe redaktimin e botimit, duke pasur si bashkepunetore shkencore Sonila Rusheku-n.

Esset per temen tone permbajne informacione historiko-politike, vlefshmeria e te cilave na sherben per te percaktuar shkakun perse shpertheu Lufta e Vlores dhe cili ishte thelbi i saj, gjithmone sipas Mid’hat Frasherit. Sipas autorit Kongresi i Lushnjes (1920) e cvendosi kryeqytetin shqiptar ne Tirane duke formuar qeverine e pare shqiptare pas asaj te Ismail Qemalit (1912). Qeveria e re veproi me maturi dhe u perpoq te realizonte bashkimin administrativ te vendit. Fillimisht nga Shkodra u larguan trupat nderkombetar greko-angleze qe ia dorezuan qytetin autoriteteve shqiptare (11 mars 1920), pastaj i erdhi radha Gjirokastres (25 prill), nga e cila u larguan italianet dhe ne fund (28 maj) nga Korca u larguan framcezet, qe ndodheshin atje qysh nga viti 1916, si miq e aleate. Kishin mbetur vetem Vlora, Tepelena dhe Himara qe prisnin largimin e trupave te huaj dhe lufta qe u zhvillua ne kete kohe ndermjet shqiptareve dhe italianeve, pati si qellim realizimin e bashkimit administrativ edhe te ketyre rajoneve (f. 318).

foto 10
foto 10
foto 10-1
foto 10-1
foto 10-2
foto 10-2
foto 10-3
foto 10-3

Per ceshtjen e Vlores duhet te dallojme ne nje menyre krejt te vecante forcen e fjales, sidomos kur keto fjale nuk jane gje tjeter vecse genjeshtra. Ne kete rast ky fenomen manifestohet me perpjekje per asimilimin e Vlores duke u rrekur te na bindin se qyteti shqiptar nuk paska ndonje rendesi per vete shqiptaret. Tani Vlora eshte mjaft e vlefshme per shtetin tone te vogel, duke qene i vetmi port i sigurte dhe tregu i gjysmes se vendit….Vete presidenti italian ka deklaruar se i vetmi shqetesim i tij ishte qe Vlora te mos binte ne duar te te tjereve, pervec atyre te shqiptareve dhe se kete qytet Italia do t’ia riktheje Shqiperise sapo tge behej e forte. Lufta e tanishme a nuk jep sigurine se shqiptaret dine te mbrojne token e tyre dhe a nuk duhen ndihmuar ata qe te behen te forte duke u njohur te drejtat e ligjshme ne vend qe t’i dobesosh duke i kthyer ne skllever? (f. 320, 321).

Me keto dy rreshta te shkurtera autori na ka dhene qellimin perse u perdor, nga ana diplomatike, Lufta e Vlores 1920, por e gjitha kjo brenda nje morali politik qe nuk ka ekzistuar kurre ne marredheniet midis popujve europiane per sa kohe qe ekziston shteti. Megjitheate autori ka parakaluar rolin e shqiptareve pergjate periudhes tre shekullore (1550-1850) ne Perandorine Otomane ne formacionet ushtarake te tyre te evidentuara nga xhaxhai i tij Sami Frasheri ne vepren “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?”, kapitulli: “Shqiptaret nen Turqine”; rol te cilin politika europiane nuk besoj se e ka harruar.

Ndersa analizat e botuara ne dy artikujt ne Veprat e zgjedhura, vell. 2, jane me konkrete ne drejtim te statistikes se ngjarjeve pasi jep data dhe shifra mbi Luften e Vlores 1920. Ne artikullin “Levizja anti-italiane ne Shqiperi” te botuar ne revisten “La vie du Peule”, nr. 2, viti 1920, dt 15 qershor, autori pretendon se prej nje jave po lexojme lajme qe mberrijne nga Roma rreth luftimeve qe kane ndodhur ne Shqiperi midis popullsise shqiptare dhe trupave italiane. Flitet per nje gjeneral italian dhe dy kolonele te bere rober dhe per dymije ushtare qe u jane dorezuar shqiptareve, si dhe per shume topa qe u jane marre ketyre. Nga ana tjeter, gazetat italiane na mesojne qe qyteza e Kanines ne Jug-Perendim te Vlores (ne te vertete eshte ne Jug-Lindje, pasi ne Jug-Perendim te Vlores eshte maja e Karaburunit me Mexokanalin dhe pak me ne perendim ishulli i Sazanit, GH) eshte ne flake dhe se mbi tre mije shqiptare jane internuar ne ishullin e shkrete te Sazanit, pa strehe, pa uje te pishem dhe ndoshta pa ushqim (f. 349).

Ne nje material doreshkrimor te vitit 1920 (AQSH, Fondi 35, Dosja 171, fillim i gushtit) shkruhet se ceshtja e Vlores nuk ka marre ende fund, megjithese shtypi i kohes shume here kishte lajmeruar marrjen e ketij qyteti prej shqiptareve. Luftimet vazhdojne ne mes te dy paleve dhe bisedimet ndermjet qeverise shqiptare e perfaqesuesit te z. Giolitti nuk kane arritur ne nje perfundim. Ndersa ne artikullin e dyte, te botuar ne “Le Mercure de France”, 1 gusht 1920 autori tregon se si banoret e Vlores i dergonin me 24 shtator 1919 Konferences se Paqes ne Paris nje dokument, ne te cilen protestonin kunder shkeputjes eventuale te krahines se ketij qyteti nga pjesa tjeter e Shqiperise. Ky dokument nuk mberriti ne destinacionin e vet; nje tjeter dokument me date 16 nentor 1919 me 15 nenshkrime te parise dhe 45 vula te kryepleqve te katundeve perreth Vlores, i qe paraqitur Konferences se Paqes me nje leter percjellese te Delegacionit Shqiptar prej kryetarit Mid’hat Frasheri. Me 3 qershor te 1920 Komiteti i Mbrojtjes Kombetare i drejtonte nje kerkese gjeneralit Piaçentini, komandantit te forcave italiane ne Vlore, duke e lutur te zbrazte krahinen dhe te lejonte bashkimin e saj me qeverine e Tiranes. Ne vend te pergjigjes, gjenerali mori masa armiqesore kunder parise se qytetit. Luftimi i pare filloi naten e 4-5 qershorit me nje sulm te pergjithshem te shqiptareve kunder kampit te forcuar italian dhe u bene zoter te pikes 195 te Drashovices, Maznikut, Llogarase, Dukatit, Sinanajt. Moren 800 ushtare rober, 100 oficere, dy kolonele dhe nje placke prej 80 mitralozesh, 10 topash e kasash me municione te tjera. Me 10 qershor shqiptaret kapen edhe dy topa e kater mitraloze. C’prej asaj kohe vazhdojne gati dite per dite luftimet; nje sulm i madh i 23 qershorit te mbrame nga ana e shqiptareve ngeli pa sukses. Prej 9 qershorit deri me 7 korrik ekzistojne nje sere kerkesash prej vlonjateve, te firmosura nga Qazim Koculi, drejtuar gjeneralit italian, Ministrave te Jashtem te Frances, Anglise dhe Shteteve te Bashkuara, me nje leter percjellese te Delegacionit Shqiptar ne Paris duke protestuar kunder keqtrajtimit te padobishem per qellime ushtarake te trupave italiane (f. 354-355).

Sipas ketyre materialeve Lufta e Vlores ka filluar me 4-5 qershor 1920 dhe ka vazhduar deri me 23 qershor 1920 pa na treguar ne ka pasur luftime te tjera pas kesaj date edhe pse materiali eshte shkruar ne fillim te gushtit 1920.

Eqrem bej Vlora, Kujtime, vellimi i dyte 1912-1925, Tiranë 2001(foto 11, 11/1).

Eqrem Bej Vlora, Kalaja e Kanines dhe shkrime te tjera, Tirane 2004 (foto 11/2, 11/3).

foto 11
foto 11
foto 11-1
foto 11-1
foto 11-2
foto 11-2
foto 11-3
foto 11-3

Materiali historik i dhene nga autori ne keto dy libra eshte shume i paket dhe i percipte, por qe cuditerisht pretendon te jete shume preçiz. Per temen tone autori ne vellimin me kujtime shkruan:

Ne vere filloi kryengritja e Vlores, te cilen tashme e pershkrova, dhe perfundoi (protokolli i 2 gushtit 1920) me bashkimin e Vlores dhe krahines se saj me zonen e administruar nga qeveria e Tiranes. Ketu gjej rastin per te theksuar ne menyre te vecante meritat e medha te organizates “Mbrojtja kombetare” ne ceshtjen e bashkimit te vendit (f. 166).

Ishte 12 gushti 1920 kur une lashe Vloren pas. Nuk deshiroja te isha aty kur te hynin fitimtaret – ata qe i pata keshilluar te mos i hynin asaj lufte (f. 171).

Shumica e ketyre atdhetareve “me patente” perpara pese vjetesh nuk kishin as idene se cdo te thote nje Shqiperi e lire dhe e pavarur. Kurse tani, befas, kishin monopolizuar atdhetarizmen shqiptare, e kjo se ajo u koshte hapur nje fushate te re veprimi, ku mund te nxirreshin edhe perfitime. Por qe te sigurohej kjo fushe, ishte e nevojshme te menjanoheshin te gjithe konkurentet dhe ne radhe te pare, bejleret (f. 175).

Pasazhi i fundit nuk ka dhe fort lidhje me Luften e Vlores, por ne menyre indirekte ai na sherben per te kuptuar se cfare ka ndodhur me propagandimin e Luftes se Vlores 1920 pas viteve 1920, pas 1945 dhe pas 1992. Kush eshte lavderuar me te dhe kujt i takonte realisht te vinte mbi koke dafinat e fitores. Te pakten sipas idese se Eqrem Bej Vlores kjo dukuri bash mbas Luftes se Vlores 1920 ka filluar te lulezoje dhe ne kete pike perplasen sot trashegimtaret e vertete te luftetareve te Vlores, trashegimtaret e luftetareve te rreme te asaj lufte dhe studiuesit qe nuk kane asnje lidhje as me luftetaret dhe as me fallsifikatoret e historise se asaj lufte.

Ndersa ne librin mbi Kalane e Kanines nuk ekziston asnje informacion mbi luften e Vlores, pervec nje rrjedhimi historik te lidhur me vitin e asaj lufte dhe pasojen me kryesore te saj per here te pare ne historine e shqiptareve. Eqrem Bej Vlora shkruan:

“Megjithekete, dhe, ndonese ngjarjet luftarake ndermjet vjeteve 1912 edhe 1920 shkaterruan gjithe parapamjet e shqiptareve, arsimi, vendimi i gjuhes, letersia, mesimi ne shkollat kombetare bene perparime te dukshme; edhe 25 Vjetori i Pamvaresise u kremtua, ne mos me nje Shqiperi te plotesuar nga cdo pikepamje, te pakten me nje shtet te pavarur edhe te organizuar” (f. 84).

I dhashe rendesi ketij perfundimi permbledhes per te treguar ne menyre indirekte qe Lufta e Vlores 1920, permbushi detyrimin moral te shtetit shqiptar per te realizuar perbashkimin e te gjitha krahinave te percaktuara nga Londra me 1913 dhe ky eshte rasti i vetem ne historine e tij, qe shteti shqiptar ka vepruar me ndergjegje te perpikte ne favor te popullit te vet. Pikerisht ketu qendron rendesia e vetme e Luftes se Vlores 1920, pasi pasketaj shteti shqiptar do te ishte ne antagonizem te plote me shqiptaret here hapur (1921-1939), here ne menyre te dhunshme fare hapur (1939-1944), here ne menyre te fshehte dhune dhe diktature te hapur (1945-1991), e here ne menyre tinzare duke e grabitur ne cdo elemente (1992-2020).

Hajredin Bej Cakrani, Kujtimet e nje firmetari, Tirane 2017 (foto 12, 12/1).

Eshte ndër të rrallë libra qe i ka kushtuar nje kapitull me vete edhe te plote Luftes se Vlores 1920 (f. 305-324) duke e paraqitur me nje realitet kritik te papare nga asnje autor tjeter.

Eshte nje liber i shkruar ne dialektin vendase duke na dhene shume emra, data dhe ngjarje qe na sherbejne per te ridimensionuar Luften e Vlores sipas njerit prej udheheqesve te saj edhe pse thelbi i kujtimeve te Hajredin Bej Cakranit jane bere nen okelion e nje firmetari te Aktit te Pavaresise 1912.

Sipas autorit ne fund te majit 1920 ushtrite italiane u terhoqen nga Tirana, Durresi dhe nga te gjitha krahinat e tjera shqiptare duke u ngjeshur ne Vlore (f. 305) duke kundershtuar pikepamjen e Sejfi Vllamasi-t sikur Lufta e Vlores qenka bere me dt. 20 maj 1920. Ne vazhdim Laberia beri Komitetin “Mbrojtja Kombetare” me ne krye Osman Agane, se bashku me dhjete-dymbedhjete vete nga parite me Qazim Kokoshin, Beqir Sulo Agalline, Qazim Koculin, Myqerem Aga Hamzarane,  Alem  Mehmet  Tragjasin  e  Duro Shasken,  por  kishte  dhe  te  tjere   nga  parite  e fshatrave duke bere dhe shtab apo Keshill’ te Luftes me tridhjete a dyzet vete me ata qe ishin komandantet e cetave(f. 307). Me te hyre qershori 1920 u mblodhen dymije-tremije njerez duke kerkuar arme, por u perdor dhe diplomacia duke pergatitur ultimatumin ne mbledhjen e Beun-it nga ana e avokat Avdul Kuci dhe ja derguan italianeve. Per kete u zgjodh nje qe nuk ishte nga te Komisionit, me qe keta te fundit njiheshin nga ana e italianeve, por pa na e treguar emrin e korierit (f. 309) duke mos qene ne nje mendje me Tanush Frasherin kur flet ne emer te Ali Kelcyres edhe pse  me  poshte Hajredin bej Cakrani e permend emrin e Selam Musait nga Salaria. Por autori pranon qe ne ndihme te vlonjateve paskan ardhur nje turme e madhe nga Cakrani deri dhe nga Kavaja te armatosur ne kembe duke u shtrire nga fshati Trevllazer deri ne Llakatund.

foto 12
foto 12
foto 12-1
foto 12-1

Ky front kishte si komandant nje ushtarak me emrin Adem Rizai (f.309). Gjithashtu autori pranon se italianet kishin ndertuar kazerma duke filluar nga Tepelena e deri ne Vlore, ku me e madhja ishte ajo e Kotes qe ishte e organizuar me artileri malore, automobile, depo te shumta me municione e deri spitale. Keshtu qe Komisioni vendosi te sulmohej Kota. Fillimisht u prene te gjithe linjat e telefonave dhe pritej sulmi nga ana e vlonjateve. Por per cudi komandant Amet Lepenica hoqi dore nga komanda dhe Komisioni zgjodhi Qazim Aga Koculin. Ceta e Shullerit, me Velce, Vajze, Bashaj e Ramice brenda ishte ajo qe sulmoi e pare duke perdorur praktiken e hedhjes se bruces mbi telat me gjemba duke e pushtuar Koten dhe duke e shkeputur nga linjat e tjera te frontit. Me vrasjen e gjeneral Enrico Gotti italianet u dorezuan. Ne lufte mori pjese edhe ceta e Lumit te Vlores me Gjorm, Lepenice, Kallarat e Vranisht qe komandohej nga i famshmi Sali Vranishti. Renia e Kotes ka ndodhur pas renies se Tepelenes dhe forcat kryengritese vlonjate hyne deri ne Budak (atje ku sot ndodhen varrezat e deshmoreve), por formacioni luftarak u prish dhe lufta mori tjeter karakter. Ne mengjes italianet arrestuan te gjithe burrat muhamedane dhe i syrgjynosen ne Sazan. Ne vazhdim italianet dogjen shtepite dhe sarajet e te gjithe parise vlonjate ne Vlore dhe Kanine. Ne nje nga keto nete nga Babica e ne krah te Qafes, salariotet e neviciotet u perleshen neper nate me italianet duke u shkaterruar topin dhe vrare topciun, por Selam Musai, nje plak salariot, bashke me te tjere u vrane dhe trupat e tyre nuk u gjeten me pretendimin se armiku i kishte djegur(f. 310-311). Pergjate nates cetat e Topalltise e trevllazriotet hapen zjarr kundra italianeve prapa kraheve te tyre duke e shtrire frontin e luftes deri ne Llakatund, Bunavi deri ne Qafe te Kociut. Ne kete pika autori ka shkruar: “DHE ATÇAS MBYLLEJ LUFTA E NJEZETES” (f. 314), por leberit ne te hyre te vjeshtes se trete (shtator 1920) shtruan davetin e fitores (f. 319).

Pra sipas autorit Lufta e Vlores ka qene nje perleshje me italianet vetem ne fillim te qershorit 1920 (me shume mundesi behet fjale per daten 4-5 qershor 1920) dhe me vone kane vazhduar bisedime diplomatike deri ne fillim te shtatorit 1920, kur revoltuesit e futen ne Vloren e boshatisur nga italianet.

-Faik Konica, Vepra 4, Leterkembimi. Tirane 2001 (foto 13, 13/1).

Ne kete liber ekziston vetem nje fraze, ne nje leter te dates 19 Gusht 1920, ne te cilen percaktohen dy probleme te rendesishme te Luftes se Vlores 1920. Sipas Faik Konices: 1- “Me Italine, sapo mbaroi lufta..” prej nga rezulton qe pas dates 19 gusht 1920, te pakten, midis shqiptareve dhe italianeve nuk ka pasur me lufte (f. 216). 2- “P.S. – Ju respektoj, ju siguroj qe Italine, Serbine, Greqine i provokuam, i provokojme ne!” (f. 217). Cfare sekreti fsheh pika 2 ne funksion te Luftes se Vlores 1920? Kjo eshte e reja qe na sjell Faik Konica mbi kete teme, por qe eshte anashkaluar plotesisht nga gjithkush.

foto 13
foto 13
foto 13-1
foto 13-1

Syrja Vlora, Kujtime nga fundi i sundimit osman ne Luften e Vlores, Tirane 2013 (foto 14, 14/1).

Eshte nje autor qe ka lene nje sere kujtimesh mbi ngjarjet e ndodhura ne mes te shqiptareve pergjate cerekut te pare te shekullit te XX-te, por q    e jane te pergatitura perpunueshem nga Maringlen Verli dhe Ledia Dushku, cka ve ne dyshim vertetesine e ketyre kujtimeve. Ne faqe 190-199 autori ka shkruar mbi ate qe ka ndodhur per ceshtjen e Vlores ne vitin 1920 ne tre nenkapituj me titull: Per shpetimin e Atdheut, Drashovice dhe Bisedimet per paqe.

Sipas autorit, ne menyre te permbledhur, ata njerez, te cilet perfaqesuan prefekturen e Vlores, qe shkuan ne Lushnje (janar-shkurt 1920) shkuan ne Tirane dhe me 20 maj 1920 u bashkuan me ta edhe Osman Haxhiu, Qazim Kokoshi dhe Ali Beqiri nga Velça. Ata ishin ngarkuar te pyesnin qeverine, se ne c’menyre mund te ndihmonin ne rast se do te ndodhte nje revolucion nder ato ane. Por konflikti me forcat e Esat Pashe Toptanin e detyruan qeverine t’u thoshte vlonjateve se nuk mund t’u shkonte ne ndihme (ne Bisedimet Parlamentare 1920 kjo nuk ekziston ne asnje rresht).

Italianet duke pare te tilla ece e jake u shqetesuan dhe deshen te tregonin rreptesi, prandaj vendosen te arrestonin shume njerez. Eqrem Bej Vlora, me te marre vesh kete vendim, te Kont Capialbit me shoke, shkoi te gjeneral Piacentini dhe, deri diku, mundi t’i ndalonte keto kercenime dhe arrestime. Italianet kapen Hasan Aga Sharren, Mustafa Sharren dhe priftin katolik Dom Markun dhe i futen ne nje anije. Kjo beri qe te lajmerohej e gjithe paria e fshatrave per t’u mbledhur  ne Barçalla, vend ne malin e Tragjasit.  Me  29  maj 1920 u mblodhen 400 vete duke perseritur beselidhjen e tyre per te rrembyer armet e kryengritjes.

foto 14
foto 14
foto 14-1
foto 14-1

Ne mes te tyre zgjodhen nje keshill kombetar prej 12 vetesh duke emeruar Ahmet Lepenicen si pergjegjes per te rregulluar pergatitjet ushtarake. Me 4 qershor 1920 u mblodhen ne Beun 800 vete, prej te cileve 200 ishin pa arme. Komisioni i beri nje leter ne italisht dhe ja dergoi gjeneral Piaçentinit, me te cilen e njoftonte se ne rast se autoritetet italiane nuk dorezoheshin brenda 24 oreve do te fillonte veprimi ushtarak. Ne kete pike Syrja Vlora ka vene nje shenim qe nuk mund te anashkalohet kur vjen puna per te percaktuar perfundimin e asaj qe ndodhi ne Vlore me 1920, shenim i cili flet mbi nje ngjarje qe nuk eshte marre parasysh nga asnje autor i deritanishem, por qe kjo ngjarje ka sherbyer per ta trajtuar problemin ne nje krah krejt te ndryshem dhe te kundert. Ajo qe ka ndodhur eshte e lidhur me dorezimin e armatimit nga ana e italianeve dhe marrjen ne dorezim nga ana e kryengritesve ne disa pika te tilla ku shprehimisht thuhet se italianet kishin vendosur te mos luftonin dhe te terhiqeshin nga kjo lufta (shenimi i faqes 192). Ky akt eshte interpretuar nga fjalet popullore si akt grabitje nga ana e disa rebeleve shqiptare dhe kjo perbente shkakun e Luftes se Vlores 1920. Kjo ngjarje u perdor nga socialistet italiane per te bere propagande ne ushtrine e tyre dhe konsiderohet si nje nder shkaqet me kryesore perse perfundoi pa shume gjakderdhje terheqja e italianeve nga Vlora me 1920. Letres se vlonjateve gjeneral Piaçentini nuk ju pergjigj dhe luftetaret sulmuan pozitat ushtarake ne  Kote, Gjorm, Llogara, Drashovice dhe Tepelene. Me renien e ketyre pozicioneve fuqia nacionale se bashku me komisionin erdhen ne Drashovice (f. 190-192).

Komisioni lajmeroi perseri Piaçentinin se ne rast qe brenda 24 oreve administrata nuk do t’i dorezohej Komisionit te Mbrojtjes Kombetare, Vlora do te sulmohej dhe pergjegjesia morale dhe materiale do te binte mbi te. Pasi gjenerali fillimisht nuk u pergjigj, luftetaret vendosen te bejne nje demostrate kercenuese ne Qafe te Kociut. Por Ahmet Lepenica nuk guxoi dhe hoqi dore nga komanda dhe ne vend te tij Komisioni zgjodhi Qazim Efendi Kocilin, i cili kishte ardhur nje dite me pare. Italianet ne kete kohe, me preteksin se populli musliman i qelloi me arme pas kraheve, mblodhi 500 vete dhe i dergoi ne Sazan. Megjitheqe ne perpjekje e siper u hodhen nje ose dy pushke, italianet denuan tere popullin e nje qyteti kunder normave njerezore e te qyteterimit. Ky akt shkaktoi dhe urrejtjen e ushtrise italiane kundrejt qeverise se vet cka beri qe nga 15000 vete qe kishte ushtria italiane shume pak ishin ata qe kerkonin te luftonin. Autori per kete problem ka vene nje shenim ku thuhet se nga 10000 fryme te krishtere qe ndodheshin ne kazane e Vlores askush nuk u internua ne Sazan dhe as nuk vajten ne Drashovice, me perjashtim te kater veteve (Kristo Karbonara, profesor Jani Minga, mesuesi Lluka Karafili dhe Harilla Kolea). Italianet plackiten vetem muslimanet dhe si kallauze kishin bashkatdhetaret tone te krishtere. Italianet sollen 30 luftanije te medha dhe 40 aeroplane dhe bombarduan Kaninen dhe Tragjasin. Me 6 qershor luftetaret u versulen perseri mbi italianet ne Qafe te Kociut, Bash-Çardhak, Mesuvuni, Gryka e Derrit dhe Bestrove. Ne cdo krah, italianet u shpartalluan dhe u larguan. Te gjithe u larguan ne ane te detit dhe ne ane te qytetit ku kishin vijat mbrojtese. Luftetaret zune vend grupe-grupe neper maja, ne Qishebardhe, Çeparat, Risili dhe Llakatund. Italianet per hakmarrje dhe per te frikesuar popullin, u vune zjarrin konakut te Osman Efendi Haxhiut ne Vlore, shtepise se Qazim Efendi Kokoshit me vellezerit dhe shtepise se Koleka Efendiut ne Uje te ftohet. Nga 300 shtepi qe permbante fshati i pasur i Kanines, mbeten vetem nja 30. Xhamite dhe teqete nuk i shpetuan zjarrit. Shtepite e Alem Agait ne Tragjas dhe shtepite e tjera te fshatit u goditen me gjyle (f.193-195).

Te gjitha keto e detyruan qeverine italiane te hynte ne bisedime me shqiptaret dhe per kete ngarkoi Baron Aliottin. Ai u takua fillimisht me kreret e luftetareve dhe pasandaj shkoi te bisedonte me qeverine e Tiranes, duke u kerkuar ishullin e Sazanit, kalane e Kanines, Porto-noven dhe nje cope vend ne ane te Ujit te Ftohet, per baze navale. Keto kerkesa ju refuzuan rreptesisht. Meqenese Alem Agai dhe Myqerrem Agen shkuan ne Tirane dhe lajmeruan qeverine mbi ate qe kishte ndodhur, u vendos te perseriteshin veprimet luftarake. Nga ana tjeter ushtaret italiane qe qeveria donte te niste per te luftuar ne Vlore refuzuan te niseshin. Asta demostruan deke kerkuar qe Vlora te leshohej menjehere dhe krejt Shqiperia te lirohej. Me te tilla demostrata revolucionare ne tere qytetet italiane, si dhe perhapja e lajmit qe jeta e njemije e me shume veteve italiane qe ndodheshin rober ne dore te shqiptareve e kishin trembur dhe tronditur qeverine italiane. Kjo beri qe Baron Aliotti, qe kishte vajtur ne Tirane u thirr ne Rome dhe ne vend te tij, me kompetence te jashtezakonshme u dergua Kont Gaetano Manzoni (f. 195-196).

Luftetaret me te marre vesh se bisedimet u nderprene, per te dyten here, me 11 qershor sulmuan te gjitha pozitat ushtarake dhe sidomos Vloren. Kjo lufte vazhdoi per me shume se 12 ore dhe mbaroi te nesermen me 12 ne dreke. Ndonese shumicen e fortifikatave italiane i pushtuan, per te mos demtuar vendin, grate e femijet, shtepite e pasurite, hoqen dore dhe nuk hyne ne qytet. Qendresa e 4000 ushtareve italiane ishte shume e dobet. Kjo i detyroi italianet te rifillonin bisedimet duke hequr dore nga propozimet e renda nga ana e Baron Aliottit dhe u ra dakort qe italianet te terhiqeshin brenda muajit, italianet rte demshperblenini demet e bera, kurse ushtaret italiane te ktheheshin nga roberia. Me 2 gusht 1920 bisedimet muaren fund (f. 196-199).

Ne faqe 334 ndodhet shenimi nr. 262 ku Syrja Bej Vlora ka shkruar, gjithmone sipas librit:

Kur ndodhi kjo lufte, se pari erdhi nga Mallakastra zoti Bektash [Cakrani] me 150 vete. Pas ketij arriten Izedin Bej Vrioni, Kahreman Bej Vrioni dhe Myfti Mehmet Hasbiu me 600 vete. Me pas erdhen nga Tirana Seit Beu, djali i Murat Bej Toptanit dhe zoti Adem Gjinishi nga Peqini me 300 vete, gjithashtu dhe zoti Kasem Sejdini nga Elbasani me 600 vete te mbledhur ne Gegeri. Arriten Ali Xhelal Bej Klisura dhe Refat Beu nga Korca me 250 vullnetare nga qarku i Korces. Ne mes te ketyre ndodheshin rreth 200 xhandare te Korces, te cilet ishin veshur me uniforma. Nga Kurveleshi qe diten e pare te luftes erdhen 250 veta, te cilet, se bashku me popullin e Vlores, treguan trimeri ne cdo perpjekje. Kishin ardhur edhe 100 vullnetare nga Gjirokastra, 100 nga Delvina dhe po aq nga Çameria.

Pergjithesisht ushqimi i tyre u sigurua per muajin e pare duke marre 20% nga bagatite qe ndodheshin ne Vlore dhe me bagetite qe dhuruan disa zoterinj. Po ashtu edhe nje muaj buke u siguruan duke mbartur me kafshe dhe duke u sjelle nga cdo shtepi. Me vone u muaren 300 qase miser nga magazinat e mia ne Llakatund dhe nje sasi tjeter misri nga Shahin Haruni, sipermarresi i cifligut te niperve te mi dhe nga pasurite e bejlereve te Risilise. Me pas zoterinjte Adem Mehmeti e Murat Myftari blene ne Fier 1.500 qase, me kushtin qe te hollat do te paguheshin me vone nga arka e qeverise. 2.000 qase i dergoi qeveria nga Tirana. Edhe populli i Kolonjes tregoi patriotizmin e tij duke derguar 120 koke dhen dhe 7.000 kilogram grure.

Sado qe disa vlonjate, qe une iu kerkova shpjegime, me thane se pervec popullit te kazase se Kurveleshit tjeter njeri nuk mori pjese aktive ne lufte, sipas hetimeve te mia te vecanta del se nje pjese e madhe e mallakastrioteve u ndodhen ne luften e rrepte qe nisi me 11 qershor, madje 11 prej tyre u vrane ose u plagosen. Sipas nje rregjistri qe na ra ne dore, rezulton keshtu:

Nga populli i Vlores: 150 deshmore, 400 te plagosur.

Nga populli i Kurveleshit: 13 deshmore, 10 te plagosur.

Nga populli i Tepelenes: 7 deshmore, 6 te plagosur.

Nga populli i Mallakastres: 5 deshmore, 6 te plagosur.

Gjithsejt jane 175 deshmore dhe 422 te plagosur.

Nga populli i Gegerise nuk u vra dhe nuk u plagos njeri.

Deri me tani duhet konsideruar si libri i vetem, pamvaresisht sa i sakte mund te jete, qe flet me shifra, emra krahinash dhe qe merr ne konsiderate edhe idete e perfolura per te keq ne ate kohe mbi Luften e Vlores 1920, sipas te cilave Lufta e Vlores 1920 filloi nga perpjekjet e banoreve per te grabitur depot e armatimit te ushtrise italiane, sidomos ne Tepelene e fshatra perqark.

Turhan Pashe Permeti, Shqiperia perballe Konferences se Paqes, Paris 1919,

bot i dyte, Tirane 2007 (foto 15, 15/1).

Autori ka qene Kryetari i Qeverise se Perkohshme te dale nga Kongresi i Durresit me 25 dhjetor 1918 dhe njekohesisht Kryetari i Dergates Shqiptare ne Konferencen e Paqes ne Paris, 1919. Ai mbrojti interesat kombetare te shtetit shqiptar ne nje fjalim prej 11 paragrafesh. Ne paragrafin e VIII, Turhan Pashe Permeti pati ceshtjen e Vlores prej nga marrim vesh qe situata mbi krahinen e Vlores ishte projektuar ne menyre te tille qe pati kete reagim nga pala shqiptare (f. 111-112):

“Zoti Kryetar,

Dergata e Qeverise se Perkohshme Shqiptare e lexoi ne gazeta, me më te madhen dhimbje te zemres, mendoren qe Shkelqesia Juaj i paska drejtuar

Dergates Italiane me 14 Prill 1919, ne te cilen keshillon qe Italia ta mbaje limanin e Vlores per vete.

Cudia jone qe aq me e madhe dhe e thekshme duke qene se populli i vogel shqiptar e kisjhte mbeshtetur te tere shpresen e vet mbi parimet e larta te Shkelqesise Suaj qe te mos i ndare vendet pa u marre parasysh te drejtat kombetare te popujve qe rrine mbi to.

Shqiperia eshte vendi me i vogel e me i sakrifikuar i Ballkanit. Te gjithe fqinjet e saj i kane keputur, me traktatin e Berlinit e me Konferencen e Londres me 1913, copat me te bukura qe s’kane brenda vec shqiptare e po ashtu kane shprese t’i marrin prape copa te tjera. Me te vertete ne rrethet greke qe marrin lajme te sakta thuhet se Z. Venizellos ka mberritur te siguroje ndihmen e Amerikes per t’i dhene Greqise nje pjese te madhe te Shqiperise se Poshtme.

Na duket e padrejte, Z. Kryetar, se, ne vend qe te merren parasysh kerkesat tona kombetare, po mendohet t’u falen te tjera copa te tokes shqiptare, ose per te kenaqur lakmite e pangishme te fqinjeve tane ose per te rregulluar nje ngaterrese qe s’i perket ne asnje menyre Shqiperise.

Besojme me gjithe shpirt se Dergata e Shteteve te Bashkuara ka rene ne nje gabim padashur per sa u perket puneve te Shqiperise e mendja na thote se Apostulli i nderuar i se drejtes se popujve nuk do te doje me u larguem prej parimeve fisnike qi jka proklamuem aqe bujarisht.

I lutem Shkelqesise s’Uej me pritun sigurimet e nderimit t’em fort te nalte.

Paris, 8 Maj 1919.

                                             Kryetar i Dergates shqiptare

                                             (nensh.) TURHAN

foto 15
foto 15
foto 15-1
foto 15-1

Te pakten ky material na tregon se problemi i Vlores nuk ka qene thjeshte i shtetit italian kundra shtetit shqiptar, por i Bashkesise Nderkombetare kundra popullates shqipfolese dhe nga kjo kerkonte te perfitonte Italia.

Sabri Godo,  Plaku i Butkës, botim i dyte, Tirane pa vit botimi (foto 16, 16/1)

Ky botim ka vetem nje vlere: ne faqen 322 ka nje pasazh ku behet e qarte qe Sali Butka nuk ka qene ne Luften e Vlores 1920 qofte si individ e qofte si drejtues i ndonje formacioni ushtarak kolonjar. Informacioni letrar eshte si me poshte:

Plaku e pershendeti me vargje Kongresin Kombetar te Lushnjes, Keshillin e Larte dhe Qeverine, qe dolen nga ku kongres:

Uronj Keshillin e Nalte

Me faqe te bardhe dalte

Dhe me nje Shqiperi te plote!

Shpirti im keshtu me thote.

foto 16
foto 16
foto 16-1
foto 16-1

Me pas ai leshoi kushtrimin per cilirimin e Vlores dhe Sazanit nga pushtuesit italiane me vargjet:

                              Per Sazane dhe per Vloren

                             Do te vritemi te tere!

Mirepo, pa mbaruar mire kjo pune, u hap fjala se gjenerali Trikupis po mblidhte fuqi ne Kapshtice. Greqia ish e pakenaqur nga vendimet e Konferences se Paqes. Korca beri thirrje perseri, perseri u ngrit Sali Butka…”.

Pra ekziston e dhena qe Sali Butka nuk ka qene ne Vloren e perfshire ne lufte me 1920.

Hasan Bello, Dokumente per Esat Pashe Toptanin, Vell. II, Tirane 2021 (foto 16/2, 16/3).

E kisha perfunduar analizen e studimeve dhe veprave mbi Luften e Vlores 1920 te shkruara pas vitit 1991 (pjesa e 3), kur me rane ne dore Dokumenta per Esat Pashe Toptanin, ne dy vellime, Tirane 2021, me pergatites dhe redaktor Hasan Bello, ku ne vell. e II, f. 615-616, kishte nje telegram te çuditshem mbi temen tone, por qe me sherbeu per te percaktuar raportin politik midis komandes ushtarake italiane te Vlores me 26 korrik 1920 dhe Qeverise se Tiranes, e bashke me te edhe te komandes se kryengritesve vlonjate. Ajo cfare flitet deri me sot mbi permbajtjen kronologjike te Luftes se Vlores 1920 duhet ripare, pasi raporti politik me 26 korrik 1920 midis italianeve dhe vlonjateve nuk eshte i barabarte me raportin midis te munderve dhe fitimtareve, te pakten sipas telegramit te meposhtem:

“444.

Telegram i ministrit te Financave Fejzi Alizoti, drejtuar Komandes se Vlores, Kolonel Vincenzit,  Drejtor  i  Zyres  per  Shqiperine,  lidhur  me  kerkesen  e  vajzes  se  Esat  Pashe

Toptanit per çeshtjen e trashegimise

                                                                                          Rome, me 26 korrik 1920

Zoteri Kolonel.

Zonja Nafije Toptani e shoqja e Veli Bej dhe e bija e gjeneralit te ndjere Esat Pashe Toptani ka ardhur te me kerkoj te nderhyj prane Ministris Mbreterore te drejtat e trashegimise se te ndjerit gjeneral, atit te saj.

foto 16-2
foto 16-2
foto 16-3
foto 16-3

Zonja Nafije Toptani, e cila gjendet aktualisht ne pamundesine per te shkuar ne France, do t’i jete posaçerisht mirenjohese Ministrise Mbreterore te Puneve te Jashtme qe do te deshironte t’i jepte informacione mbi proceduren qe eshte per t’u ndjekur nga autoritetet franceze pas kesaj. Ajo do te deshironte gjithashtu te dinte se cilat jane pergatitjet e bera per transportin e trupit te te ndjerit ne Shqiperi.

Ju lutem pranoni Zoteri Kolonel shprehjet e vleresimit tim me te larte.

Ministri i Financave te Shqiperise

Fejzi Alizoti

ASD, ASMAE, Fondi: Serie POLITICA 1919-1930, Albania, Pacco N. 694.

Ne vazhdim ekzistojne dhe dy telegrame te tjera (445, 446, f. 616-617) midis Ministrise se Puneve te Jashtme ne Rome drejtuar ambasades italiane ne Paris lidhur me kete kerkese, dhe anasjelltas, te cilat tregojne kortezine e politikes mbi ate ngjarje. Nuk ka asnje sinjal qe italianet jane te mundur dhe te hedhur te det sipas disa perfundimeve qe do t’i shohim ne pjeset ne vazhdim.

 

Enver Memishaj (Lepenica), Hysni Lepenica, Komandant i Pergjithshem i Fuqive te Ballit Kombetar (Dokumenta, Kenge, Kujtime dhe Rrefime), Tirane 2000 (foto 16/2).

 

Pranohet qe personazhi kryesor i ketij libri te kete qene pjesmarres ne Luften e Vlores 1920 (f. 32-33), ku Ai beri pagezimin e pare ne udhen e gjate dhe te veshtire, por te lavdishme te luftrave dhe perpjekjeve per liri dhe pavaresi te Shqiperise.

foto 16-4 (ky liber i eshte marre Petrit Selmanit)
foto 16-4 (ky liber i eshte marre Petrit Selmanit)

Edhe pse jane botuar pas 1992, ekzistonte nje literature e gjere e personazheve politike te Europes qe fliste mbi ngjarjet e Vlores te vitit 1920 te shkruara perpara 1945, por dhe pas 1945-ses duke shprehur mendimet personale dhe te subjekteve ku ata sherbenin. Te pakten ky fakt eshte i mjaftueshem per te argumentuar se historiografia e epokes komuniste ka tentuar te ndryshoje permasat, aktoret dhe autoret e Luftes se Vlores per interesat e atyre qe drejtuar komunizmin ne Shqiperi ne vitet 1945-1991. Mendoj se eshte e mjaftueshme marrja ne konsiderate e ketyre punimeve per te saktesuar ate qe ka ndodhur ne Vlore me 1920, por dhe permasa e devijimeve shqiptare per te, pamvaresisht se kur dhe kush i ka shkruar. Pergjithesisht analizat mbi Luften e Vlores te autoreve te huaj jane jashtezakonisht te cekta dhe empirike, gje qe te con ne nje perfundim konkret, por qe nuk eshte marre ne konsiderate ne asnje rast. Ky eshte fakti qe jam i detyruar t’i marr ne konsiderate edhe pse ne te gjitha rastet jane vetem fjali qe e permendin qofte vitin, qofte Vloren, qofte Protokollin e dates 2 gusht 1920 midis Italise dhe Shqiperise.

Justin Godart, Shqiperia ne 1921, Paris 1922, Tiranë 2015  (foto 17, 17/1).

Justin Godart, Ditaret shqiptare, mars 1921-dhjetor 1951, Tiranë 2008  (foto 18, 18/1).

Ndersa ne Ditaret shqiptare autori flet per Vloren ne daten 13 prill 1921, e merkure, ku jepet popullsia e qytetit, 7000-8000 banore dhe fakti qe qyteti ndricohej me rryme elektrike. Ndersa me dt. 14 prill, e enjte, autori ka shkruar per pritjen qe i bene ne Bashki ku permend ekzistencen e Komitetit te Mbrotjes se Vlores, anetaret e se ciles moren pjese ne kete pritje. (f. 55, 56). Te premten, 15 prill 1921, autori ben nje vizite tek Shoqata e ish luftetareve te Vlores, e cila kishte

mbi 1000 anetare (f. 58). Ne ditarin e dates 17 prill, e djele, 1921 autori ka shkruar  mbi udhetimi ne Gjirokaster ku shkruan se “Formula e Bektashizmit jane njerezimi dhe paqja. Por ne Shqiperi Bektashizmi eshte kombetar dhe baballaret e Teqeve ishin te paret qe nxiten dhe u prine besimtareve ne sulm gjate Luftes se Vlores” (f. 64); fakt i cili eshte i mbuluar nga historiografia komuniste ne te gjithe hapsiren e ndodhur.

foto 17
foto 17
foto 17-1
foto 17-1
foto 18
foto 18
foto 18-1
foto 18-1

Xhorxh F. Wiliams, Shqiptaret, Tirane 1999 (foto 19, 19/1).

Eshte nje broshure e shkruar me shume simpati per shqiptaret duke dhene parametrat e shfrytezimit  imperialist nga ana e qeverive pushtuese te shqiptareve. Eshte botuar per here te pare me 1934, pas vdekjes se autorit, ne Tirane dhe permban pershtypjet e udhetimit ne vitin 1914. Sipas deklaratave te Ministrit te Jashtem Italian, San Giuliano, qyteti i Vlores paguante 1.000.000 franga ne vit dhe vetem 20.000 shpenzoheshin aty (f. 57). Tamam ne kohen qe autori po shkruante keto shenime Italia pushtoi Durresin dhe Vloren per te vetmen aresye qe te gjeje popullin me arme ne dore, te cilet patjeter do ta kundershtojne shkeljen e tyre (f. 64).

foto 19
foto 19
foto 19-1
foto 19-1

Gabriel Louis-Yaray, Shqiperia e panjohur, Tirane 2006  (foto 20, 20/1).

Eshte nje autor qe ka shkruar nje liber mbi shqiptaret ne vitin 1920, ndersa libri mbi shqiptaret e panjohur eshte botuar me 1913, e per rrjedhoje nuk mund te kete asnje te dhene mbi Vloren e viteve 1920. Por ka disa te dhena interesante qe i hapin rruge pushtimit te Jugut te Shqiperise me 1914 duke na justifikuar, ne nje fare menyre, domosdoshmerine e luftes te 1920-es ne Vlore. Dhe kjo duhet konsideruar pika me e pare e rendesishme e politikes qe iu imponua shqiptareve pas Luftes se Pare Boterore.

foto 20
foto 20
foto 20-1
foto 20-1

Duke folur per kohen e qeverise se Ismail Qemal Vlores (1912) autori pranon se Qeveria e Vlores e ushtronte pushtetin e saj mbi nja njezetmije banore. Vete qyteti ne ate kohe kishte nja tetemije banore, shumica e te cileve jane shqiptare myslimane. Ne Vlore banoret ortodokse shqiptare dhe greke, si dhe shtetas italiane katolike, por me prejardhje shqiptare, flasin shpesh greqisht dhe italisht. Nderkaq turqishtja ketu nuk eshte njohur asnjehere. / Prania e kesaj kolonie italianesh me prejardhje shqiptare eshte nje nga tiparet me spikatese te marredhenieve midis Shqiperise dhe Italise. Dhe ne perplasjen midis interesave austriake dhe italiane, qendra e te cilave eshte Vlora, kjo koloni luan nje rol qe nuk mund te mos perfillet. Nga te gjitha qytetet e Shqiperise, Vlora eshte ai ku Italia ka ndikimin me te madh. Ky ndikim i detyrohet jo aq afersise gjeografike te Vlores me Italine, por me teper dy shkaqeve te tjera themelore. Njeri nga keto shkaqe eshte prania ne Itali e nje kolonie te rendesishme shqiptaresh te italianizuar, nje numer i te cileve jane kthyer ne Shqiperi dhe kane vajtur ne Vlore. Shkaku tjeter eshte interesimi i madh qe tregon Mbreteria e Italise per kete pjese te tokes shqiptare (f. 105-106).

Kaq besoj se eshte e mjaftueshme per te kuptuar se 1914 solli 1920 e per rrjedhoje eshte e pamundur ta konsiderosh Luften e Vlores 1920 si nje akt politik thjeshte shqiptar te lidhur me deshiren e nje populli per liri. Ne kete rast fantazia e propagandes politike shqiptare paraqitet si i vetmi argument justifikues i asaj qe ka ndodhur me 1920 ne Vlore.

Françesko Jakomoni, Politika e Italise ne Shqiperi, Tirane 2005 (foto 21, 21/1).

foto 21
foto 21
foto 21-1
foto 21-1

Duke pasur parasysh se kush ishte Françesko Jakomoni pas 1939 ne Shqiperi (Mekembesi i Mbretit Italian Viktor Emanueli III) duhet te merret parasysh teresia diplomatike e veprimtarise teorike te tij. Sipas tij shqiptaret e Italise Jugore kishin ngritur zerin kunder vazhdimit te qendrimit, pas mbarimit te luftes, te trupave italiane ne Shqiperi, meqe nje gje e tille kundershtohej nga populli. Keto protesta u degjuan nga qeveria italiane, e cila filloi terheqjen e trupave te saj nga Shqiperia. Ne fund te majit te vitit 1930 (duhet te jete 1920, GH), e gjithe Shqiperia u zbraz (nga italianet, Perkth.), me perjashtim te Vlores. Gabimit qe te mbeteshin me force ne Vlore trupat tona, i dha fund Xhovani Xhioliti (Giolitti). Ai mbahej si simboli i nje politike italiane vendosmerisht ne dobi te pavaresise se Shqiperise. Si u kthye ne fuqi, me 15 korrik 1920, ai shpalli ne Senat se Italia duhej te ripohonte politiken tradicionale te saj kundrejt Shqiperise, sepse pavaresia e saj ishte njera nga garancite me te medha per lirine e Adriatikut, ne bregun lindor te te cilit, do te ishte ne interesin tone qe te kishim nje popull mik. Me 22 korrik 1920 qeveria italiane e donencoi formalisht paktin Titoni-Venizelos. / Me protokollin e Tiranes per zbrazjen e Vlores, qe u firmos me 2 gusht nga ministri i plotfuqishem, konti Manxoni, u mbyll faza e marredhenieve italo-shqiptare, qe kishin lidhje me Luften e I Boterore. Megjitheate marreveshja me Tiranen nuk kishte kuptim, -dhe per kete kryeministri foli hapur, -e nje mungese te interesimit te Italise per Shqiperine. Ne po ate vit (1920), ai dha nje prove te qarte me votimin ne dobi te Shqiperise, qe kjo te pranohej si anetare e Shoqerise se Kombeve, sipas kerkeses qe kishte bere qeveria shqiptare me 12 tetor (f. 9-10).

Ky pasazh i mekembesit (1939-1943) te Mbretit Italian Viktor Emanueli III mbyll shume goje te lidhur me Luften e Vlores 1920, qe sipas tij ajo nuk ka pasur asnje permase te dukshme qe te meritonte vemendjen e tij ne problemin shqiptar, apo sikur ajo ishte e lidhur me banditizmin e shqiptareve per te grabitor depot dhe materialin ushtarak italian te fshehur pas atdhedashurise. Per italianet Lufte e Vlores 1920 eshte inekzistente.

Robert J. Stevens, Zhvillimet politike ne Shqiperi 1920-1939, Tirane 2004 (foto 22, 22/1).

Mund te konsiderohet si nje liber qe shpreh realitetin historik te asaj kohe dhe te atyre vendeve ne menyren me ta paanshme, te plote dhe konkluzive, duke na krijuar lehtesira ne ndertimin e situates historike te asaj qe konsiderohet, ketu ne Shqiperi, si Lufte e Vlores 1920. Pasazhet qe lidhen me Luften e Vlores 1920 nga pikepamja politike dhe diplomatike do t’i jap fjale per fjale sipas origjinalit me pikesynimin qe shqiptaret, te pakten sipas ketij autori, duhet ta besojne me sy mbyllur teresine e ngjarjeve te lidhur me Luften e Vlores 1920:

foto 22
foto 22
foto 22-1
foto 22-1

“..trupat italiane, per disa aresye te rendesishme si qendrimi i Wilsonit ndaj ceshtjes shqiptare, konflikti i mundshem dhe malarja, u terhoqen dhe u perqendruan ne Vlore. Kete qytet ata donin ta mbanin me cdo kusht. Italianet vepruan ne Vlore si te ishin ne vendin e tyre duke mos i perfilluar shqiptaret. Me 3 qershor te vitit 1920 Sulejman Bej Delvina i dergoi nje ultimatum njezete e kater oresh komandantit te trupave italiane ne Vlore, Gjeneralit Piacentini. Ai u kishte bere disa peticione, por pergjigjet kishin qene te paqarta; ceshtja e Vlores ishte nje ceshtje europiane si ajo e Gjibraltarit. Ne lidhje me kete u be nje mbledhje e drejtuesve shqiptare ne rrethinat e Vlores, ku u betuan se do te luftonin deri sa te vdisnin te gjithe, po te ishte nevoja, me qellim qe te siguronin largimin e italianeve nga Vlora. Kjo ishte permbajtja e ultimatumit te dates 3 qershor. Gjeneral Piacentini iu pergjigj kerkesave te shqiptareve me zjarr.

Por gjasat ishin kunder Italise kete here. Shqetesimi i brendshem socialist ne Itali nuk lejoi dergimin e trupave ne shqiperi ne mbeshtetje te nje ceshtje te padrejte.. Me 2 gusht te vitit 1920 ne Tirane u dergua Konti Manzoni per te nenshkruar nje marreveshje qe parashikonte ndalimin e luftimeve dhe Italia duhej te terhiqte forcat e saj nga Vlora pa u rrezikuar.

Marreveshja e dates 2 gusht te vitit 1920 midis Italise dhe Shqiperise ne thelb ishte si me poshte:

  1. Qeveria Italiane njihte pavaresine e shqiperise brenda kufijve te percaktuar ne vitin 1913 nga Konferenca e Ambasadoreve te mbajtur ne Londer.
  2. Italia ishte dakort te largohej nga territoret shqiptare perfshi ketu edhe Vloren.
  3. Italia mori persiper te perdorte te gjithe influencen e saj per te siguruar njohjen e plote dhe pa rezerva te Shqiperise nga Fuqite e Medha.

Duhet theksuar se Ishulli i Sazanit perballe bregdetit te Vlores, mbeti ne duart e Italise per te “siguruar Ngushticen e Otrantos”.

Keshtu 2 shtatori i vitit 1920, percolli ushtarin e fundit italian nga toka shqiptare.

Giolitti, ish Kryeministri italian i asaj kohe, mbrojti terheqjen e trupave nga Shqiperia duke deklaruar ne Parlament:

-U gjendem ne nje situate qe padyshim ishte e rrezikshme. Disa kishin diskutuar per nje pretektorat italian mbi Shqiperine. Por ajo ka qene gjithmone nje vend xheloz per pavaresine e saj dhe kurre nuk ka deshiruar mbrojtjen tone ne kete forme. Ne nuk kemi te drejte te imponojme protektorat mbi popullin shqiptar. Qellimi yne eshte qe Shqiperia te mbetet e pavarur, pasi pavaresia e saj eshte garanci per interesat tona ne Adriatik dhe eshte mire te themi qe kemi nje fqinj miqesor. Prandaj eshte detyra jone te kthehemi tek politika e vjeter italiane ne lidhje me Shqiperine. Nuk duhet te harrojme qe Italia dhe ish Monarkia Austro-Hungareze paten arritur nje marreveshje per pavaresine e Shqiperise. Baza e kesaj marreveshje i detyroi malazezet per t’u terhequr nga Shkodra sepse Italia deshironte pavaresine e Shqiperise.

Me 6 gusht te vitit 1920 Konti Sforza, Minister i Puneve te Jashtme kerkoi falje ne kete menyre:

Ndoshta ne ate kohe (prilli i vitit 1915, kur u nenshkrua Pakti i Londres, ku Italia nuk do te kundershtonte ndarjen e Veriut dhe te Jugut te Shqiperise midis Malit te Zi, Serbise dhe Greqise ne shkembim te Vlores dhe ishullit te Sazanit, neqoftese deshironin Fuqite e Medha) ishte e pamundur ringjallja e ndjenjave kombetare tek Shqiptaret,….Ky faktor i ri eshte i pranishem tani. Ai do te veproje ne favorin tone. Cfare mund te benim tjeter? Te perballonim shpenzimet e jashtezakonshme te nje ekspedite joproporcionale me perfitimet problematike qe mund te rridhnin prej saj? Duke bere keshtu kishte shume mundesi qe do te benim lojen e te tjereve dhe ne kete rast do t’i shihnim shqiptaret te hidheshin ne krahet e fqinjeve te tyre” (f. 27-29)

Me duket shume e sinqerte kjo analize historiko-politike edhe pse mbi te bie dyshimi i nje artifice, ndoshta e perkthyesit, ne keto pika:

-Autori nuk shpjegon menyren e lindjes se ndergjegjes kombetare nga hici, te pakten nder banoret e krahines se Vlores.

-Autori nuk shpjegon rrethanat qe ishin kunder Italise ne kete rast.

-Autori nuk shpjegon rrethanat qe e detyruan popullin e Vlores qe te cohej kundra mireberesit te vet.

-Autori nuk shpjegon fjalet e Ministrit te Jashtem te Italise mbi mundesine e kalimit te shqiptareve nga ana tjeter e barikades ballkanike ne krahet e armiqve te vet biologjike.

Nuk e di a duhen marre seriozisht fjalet e Kryeministrit dhe Ministrit te Jashtem Italian ne kete rast, por fjalet e tyre nuk e justifikojne terheqjen e forcave italiane pa asnje lloj luftimi, kur pala shqiptare pretendon per nje sere betejash triumfuese.

Por ky liber ka nje pasaktesi ne lidhje me te vraret me 1939 ne Durres. Sipas ketij autori “Te Premten e Mire, me 7 prill te vitit 1939, trupat e Musolinit pushtuan Shqiperine. Italianet u priten nga zjarri i mitralozeve ne Durres. Ata bene dy perpjekje per te zbarkuar ne toke dhe humben rreth 1000 vete gjate zbarkimit. Kur municioni i shqiptareve mbaroi dhe flota goditi me zjarr pozicionet e zjarrit te mitralozeve, trupat italiane u futen ne port dhe beteja e Durresit mori fund” (f.87). Por dokumentacioni italian jep informaten ne vazhdim: “«[…] Prima di tutto occorre sottolineare che dal punto di vista strettamente operativo la spedizione si è dimostrata di assoluta facilità, come d’altra parte previsto […] le perdite complessive nei tre giorni 7, 8 e 9 aprile ammontarono a 93 uomini e precisamente: ufficiali: 1 morto e 9 feriti; sottufficiali: 1 morto e 8 feriti; truppe: 10 morti e 64 feriti, di cui il 60% appartenenti alla Marina.[12]» simbas Ufficio Storico Stato Maggiore dell’Esercito, Le truppe italiane in Albania (1914-1920 e 1939), relazioni del generale Guzzoni al Capo del Governo, al generale Pariani e al Ministero della Guerra, Foglio n.79 dell’8 aprile 1939, Foglio n. 265 del 12 aprile 1939, Foglio n. 1000 del 15 maggio 1939”. Qe te perkthyera shqip do te thote se ushtria italiane e pushtimit pati 12 te vrare dhe 81 te plagosur. Tendenca per te ndryshuar realitetin historik nga ana e historiografise amerikano-britanike per ngjarjet e Vlores 1920 duhen konsideruar te pranishme me permasa te konsiderueshme.

Robert Larry Woodall, Problemi shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris,

Tirane 2017 (foto 23, 23/1).

foto 23
foto 23
foto 23-1
foto 23-1

Ne kete liber flitet shume pak per Luften e Vlores dhe te dhenat formojne nje panorame qe perputhet vetem me nje autor shqiptar perciptas. Sipas autorit, pasi kishte siguruar kufirin e saj jugor, Qeveria e Tiranes i grumbulloi te gjitha energjite e saj kunder komandes italiane ne Vlore. Me 20 maj, udheheqesit shqiptare te krahines se Vlores shpallen kryengritjen kunder italianeve dhe filluan rrethimin e pesa apo gjashte mije trupave italiane me forcat e shqiptareve te armatosura. Luftimet ndermjet dy paleve shperthyen me 9 qershor, por shqiptaret nuk ishin ne gjendje ta thyenin mbrojtjen e italianeve, te mbeshtetur nga zjarri i flotes detare. Sidoqofte qeveria italiane, e udhehequr nga Xhovani Xholiti (Giovanni Giolitti), vendosi te bisedoje me shqiptaret, kur trupat italiane ngriten krye dhe nuk pranuan ta perforconin garnizonin e Vlores. Ne gusht, perballe nje situate qe po perkeqesohej ne Itali, Consulta arriti nje marreveshje me shqiptaret, sipas se ciles lejohej terheqja e te gjitha trupave italiane nga Shqiperia, pervec nje garnizoni ne Ishullin e Sazanit, qe kontrollonte Portin e Vlores (f. 207-208)                       

Antonio Baldacci, Shqiperia e Madhe, Tirane 2006 (foto 24, 24/1).

Eshte nje liber informativ qe nuk ka asnje lidhje me Luften e Vlores, pasi eshte shkruar ne fundin e shek. te XIX-te, dhe na sherben per te rizbuluar interesat e shtetit italian mbi Vloren dhe krahinen e saj. Ne vitin 1898 autori ka shkruar kapitullin e XII-te me titull Italia dhe Shqiperia (f. 167-177) ku  flitet  pikerisht  mbi  keto  interesa. Jane keto interesa qe pergatisin platformen politike

te Vlores pas Luftes se Pare Boterore, por dhe marredheniet midis kraheve te Otrantos. Autori e pranon fare hapur se ka pasur per ate kohe nje ceshtje itali-shqiptare e cila ne gjendjen aktuale te asaj kohe ka qene tregetare dhe koloniale me pretendimin qe me mire se Italia kerkush nuk mund ta ndihmonte Shqiperine ne nevoje. Ne kete rast autori ka vene ne dukje forcat nderkombetare qe vepronin ne Mesdhe ne ate kohe, ku Anglia dhe Franca ishin te vendosura fuqishem, ndersa Austria dhe Rusia kerkonin te cfaqeshin, dhe Italia ishte thjeshte nje spektatore e heshtur ne Adriatik me pretendimin qe hegjemonia e saj, te pakten moralisht, duhet te ishte prezente.

foto 24-1
foto 24
foto 24-1
foto 24-1

Autori per te perballuar argumentin e ketyre pretendimeve nxjerr ne drite dy fakte prezente prej shume e shume kohesh: ekzistencen e nje pjese te kombit shqiptar te token e Apenineve pas 1468 dhe afersine gjeografike te popullates shqiptare me popullaten italiane. E meqenese kombi shqiptar konsiderohej i harruar ne menyre sistematike kishte ardhur koha qe ai te ndjehej i sigurte duke pasur ne mbrojtje shtetin Italian. Sipas autorit nuk eshte e mundur te hamendsosh se nje popull i rene e i shtypur ne skllaveri, te kete deshire supreme ate te nderrimit te padroneve, populli shqiptar duhet te deshiroje jeten e vet me ndihmen e atij qe e mbeshtet dhe e drejton ne hapat e para. Dhe italianet duhet te jene te paret per aresye etnografike, historike e gjeografike qe e lidhin me Adriatikun Lindor. Interesat e Shqiperise jane te barabarta me interesat e Italise e mbyll kapitullin mbi marredheniet e Shqiperise me Italine autori i ketij libri.

Indro Montanelli, Shqiperia nje dhe njemije, Tirane 2004 (foto 25, 25/1).

foto 25
foto 25
foto 25-1
foto 25-1

Eshte nje liber qe i shkon mjaft per shtat vazhdimit te librit e Baldacci-t, pasi lidh kohen e Luftes se Pare Boterore me Luften e Vlores. Sipas autorit me 1917 ne Gjirokaster, Gjenerali italian Ferrero ne nje shpallje i kishte premtuar Shqiperise pavaresine nen mbrojtjen italiane. Ky premtim qe mbajtur. Me perjashtim te bregut te majte te Drinit te Zi, i pushtuar nga serbet dhe i rinjohur zone e ndikimit jugosllav, gjithe Shqiperia konsiderohej ne sferen e interesave italiane. Dhe ky eshte casti qe percakton fillesen e kapitullit te lidhjeve italo-shqiptare, pike e qendrueshme e politikes se jashtme shqiptare dhe kush i politikes se saj te brendshme. Por papritur erdhi marreveshja fatkeqe italo-greke e 29 korrikut te 1919, nje prej shume mistereve diplomatike te atyre viteve ne kundertshim me interesat e Italise, por qe shqiptaret e kuptuan si tradheti qe Historia u serviri ne ato vite te turbullta. Por Asambleja Kombetare Shqiptare mblidhet ne Lushnje dhe shpall solemnisht vullnetin per pavaresi te popullit te vet. Kjo solli kryengritjen e Vlores kunder trupave te pushtimit italian. Autori pretendon qe kjo do te kishte qene e lehte dhe e shpejte te shtypej, por qeveria italiane nuk deshi. Trupat e pushtimit braktisen disa pozicione larg nga qendra dhe mbeten ne Vlore. Ne Rome u kuptua qe italianet duhet te iknin spontanisht. Ne Durres u kuptua qe italianet nuk mund t’i nxirrnin me force. Baroni Aliotti dhe Konti Manzoni perfunduan me 2 prill 1920 marreveshjen me qeverine shqiptare (me shume mundesi behet fjale per Protokollin e 2 gushtit 1920, por duhet te jete gabim shtypi), duke likujduar lojen e hidhur te hapur nga traktati italo-grek i 1919. Ky traktat u donencua. Italianet u terhoqen nga Vlora dhe qendruan ne ishullin e Sazanit. Qeveria italiane kerkoi qe ajo te merrte mbi vete mbrojtjen e Shqiperise dhe arriti te siguroje hyrjen e saj ne Shoqerine e Kombeve (kete problem historiografia komuniste, si zgjidhje eventuale, ja ka dedikuar fjalimit te Fan Nolit); reklamoi njohjen e saj ne menyre perfundimtare nga ana e Konferences se Ambasadoreve, te pavaresise shqiptare brenda kufijve te 1913 dhe perballe vete Konferences mori persiper detyren dhe te drejten e mbrojtjes se integritetit tokesor, atje ku mund te kercenohej, te Kombit mik dhe ristabilizimin e kufijve ne rast se mund te dhunoheshin (f. 99-101).

Joseph Swire, Shqiperia, ngritja e nje mbreterie, Tirane 2005  (foto 26, 26/1).

Eshte nje liber historie i botuar per here te pare me 1929 ne Londer, e per rrjedhoje permban te dhena interesante mbi Luften e Vlores 1920. Ka nje kapitull (VII-f. 231-264) qe flet mbi ceshtjen e Adriatikut, ku permblidhet edhe Lufta e Vlores sipas pikepamjes se politikes britanike. Eshte nje trajtese e zgjeruar deri ne elementet me te imet te politikes se asaj kohe deri ne ate mase sa me lehtesi kuptohet qe ceshtja shqiptare eshte fillim e fund nje ceshtje e Fuqive te Medha dhe popullata shqipfolese ishte e paafte per t’ju kundervene ketyre Fuqive per aresyen me te thjeshte fare: ishte e pazhvilluar ne raport ekstrem me cdo vend europian.

Cdo gje lidhet me Konferencen e Paqes ne Paris ku Presidenti Amerikan Uillson kundershtoi ndarjen e Shqiperise mbi baza fetare dhe me 6 mars Shtetet e Bashkuara e mbyllen mosmarreveshjen me nje note qe deklaronte:

“Çeshtja shqiptare nuk duhet te perfshihet ne diskutimin e perbashket te propozuar te Italise dhe Jugosllavise dhe presidenti duhet te ripohoje qe ai ndoshta nuk mund te miratoje asnje plan qe i jep Jugosllavise ne distriktet veriore te Shqiperise kompesim territorial per ato qe asaj i jane mohuar gjetke” (P.C. dhe Q.A.). Keshtu, “Italia dhe Jugosllavia u lane t’i rregullonin, po te mundnin, mosmarreveshjet e tyre nepermjet negociatave te veçanta, me kushtin qe ato nuk duhej te merreshin vesh ne kurriz te Shqiperise” (E.B. 32: 46).

foto 26
foto 26
foto 26-1
foto 26-1

Keshtu fati i Shqiperise u nda prej ceshtjeve te tjera, por ai nuk u zgjidh perfundimisht. Italia vazhdonte ta mbante Vloren dhe ishte e vendosur ta kishte nen zoterim edhe nje mandat tjeter. Kjo vendosmeri e Italise do te behej premisa qe edhe jugosllavet apo greket te kishin te njejten ambicje politike. Kjo solli marreveshjen e 14 janarit dhe ekzistencen e marreveshjes Venizellos-Titoni. Jane keto rrethana qe sollen 28 janarin e 1920 ne Lushnje dhe formimin e Qeverise se Sulejman bej Delvines. Por incidentet midis italianeve dhe shqiptareve ishin me te hershme (te pakten qe me 28 nentor 1919) dhe vazhdonin te rriteshin me shpejtesi. Trupat italiane te demoralizuara nga komunizmi i tyre dhe vuajtja nga malarja u detyruan te terhiqeshin, duke u grumbulluar ne Vlore me qellim instalimin perfundimtar te tyre ne kete qytet. Por arrestimi i prefektit te sapoemeruar te Tepelenes i bindi shqiptaret qe ishte e domosdoshme te perdorej forca. Ngjarjet qe cuan ne shperthimin e luftimeve u paraqiten nga Sulejman bej Delvina ne nje raport te dates 10 qershor 1920 ku flitet me hollesi mbi elementet historiko-politike qe shqiptaret realizuan ne ate kohe:

-Mbledhja (29 maj 1920) ne malin Barçalla e burrave te Vlores te cilet u betuan te vdisnin deri tek i fundit, po te ishte nevoja, me qellim qe te arrinin zbrazjen e Vlores nga italianet. Po ate dite u formua Komiteti i Mbrojtjes Kombetare i emeruar nga populli i Vlores dhe me 3 qershor gjeneralit Piaçentini iu dergua ultimatumi qe vijonte me kerkesat per nje pergjigje brenda 24 oreve.

Gjeneral Piaçentini iu pergjigj shqiptareve me zjarr artilerie. Me 5 qershor, vullnetaret shqiptare, te ndihmuar nga milicia sulmuan italianet.Vete Vlora u mbajt, por shumica e detashmenteve me te largeta, duke perfshire kolonelin Kavalo, nenkolonelin Goti dhe 35 oficere te tjere, u zune rob; dhe me 12 qershor garnizoni i Tepelenes, me 400 vete, u detyruan te dorezohen. Me 11, vete mbrojtja e brendshme e Vlores, qe mbahej nga rreth 3000 italiane, u sulmua dhe gati qyteti u mor, por shqiptaret u zmbrapsen me humbje te renda nga nje kundersulm i deshperuar i mbeshtetur nga zjarri i artilerise se luftanijeve ne gji. Edhe nje perpjekje per kryengritje brenda ne qytet u shtyp dhe ata qe u perfshine ne te u internuan ne ishullin e Sazanit. Pretendohet se nga cdo ane e Shqiperise vinin vullnetare, muslimane dhe te krishtere (J.B.), malsore dhe fusharake, nen drejtimin e Bajram Currit, Sali Butkes dhe prijesve te tjere, ne ndihme te trupave te parregullta qe tashme qene perpara Vlores, te pajisur me topat qe kishin braktisur italianet; dhe qyteti qendronte i rrethuar nga afer (nga rreth 10.000 shqiptare), por i mbrojtur nga topat e luftanijeve italiane ne gji. Qeveria shqiptare i perkrahte jo zyrtarisht luftimet dhe per shqiptaret qe ishin ne fushen e betejes u be gjithcka qe mund te behej pa e identifikuar hapur veten me kete levizje. Zogu ishte vecanerisht aktiv dhe ne fakt ngjan te kete qene nje nga nxitesit kryesor te levizjes. Por ne pergjigje te nje proteste te kolonelit Kastoldi, qeveria nenvizoi qe “perderisa ne nuk kemi nen kontroll ate rajon, nuk mund te mbajme pergjegjesi per cka ndodh atje. Na jepni administrimin dhe ne do te garantojme rendin”. Per me teper u tha qe serbet i siguruan fiset shqiptare qe, nese italianet do te deboheshin, edhe ata do te terhiqeshin matane kufijve te 1913-es dhe greket ka te ngjare te kene bere inkurajime te ngjashme. Gjithsesi te dy palet deshironin qe italianet te largoheshin dhe ne Ballkan deshira dhe vepra ne rast te tilla jane aleate te ngushte.

Me pas u pranua qe Italia nuk ishte ne gjendje te perfshihej ne nje lufte per t’u imponuar shqiptareve vullnetin e saj, e cila, thuajse me siguri, nuk do te kufizohej vetem ne Shqiperi; dhe tashme kishte shenja te nderlikimeve te pashmangshme ndermjet shqiptareve dhe serbeve. Rrjedhimisht, me 22 korrik, Marreveshja Venizellos-Titoni u shfuqizua me nje note te kontit Sforca drejtuar Venizellosit (Italia deklaronte qe Greqia nuk kishte arritur te ruante fshehtesine per kushtet e saj dhe, per me teper, kishte nxitur shqiptaret te sulmonin Vloren). Nderkohe konti Manconi u dergua ne Tirane me udhezime qe te propozonte kushte me te pranueshme dhe te arrinte marreveshjen me te favorshme, pa ngjallur armiqesi tjeter te shqiptareve; dhe me 2 gusht 1920 u nenshkrua ne Tirane nje marreveshje nga Manconi dhe Sulejman Delvina. Me 2 shtator, trupat e fundit italiane lane Vloren.

Sic shikohet autoret e huaj jane te ndare me dysh ne menyren se si e interpretojne ate qe ka ndodhur ne Vlore me 1920. Por dyshoj qe diferenca e simpatise per njerin krah analitik te jete veper e botuesit shqiptar. Vini re se cfare eshte shkruar ne fund te ketij kapitulli ne kete liber:

“Duke rene dakort per ndarjen e Shqiperise, diplomacia italiane nuk kishte arritur te cmonte nacionalizmin shqiptar; dhe shtetaret italiane ishin aq te angazhuar me perpjekjet per t’i dale perpara dhe per t’ia hedhur Jugosllavise, saqe nuk arriten te kuptonin qe nje Shqiperi e ringritur ne menyre te qendrueshme, e pavarur dhe asnjanese i jep Italise nje siguri pakrahasimisht me te madhe se zoterimi i nje territori te saj, i banuar dhe i rrethuar nga nje race fuqimisht armiqesore dhe luftarake”.

Por ekziston nje material prej kater titujsh (titujt poshte), ku shpjegohet interesi politik qe e kishte detyruar Italine te pushtonte Vloren dhe cfare potence politiko-ekonomike do t’i jepte Italise komandimi absolut i Otrantos, si porta hyrese e Adriatikut, por dhe cfare presioni mund t’i bente Jugosllavise kjo komande. A nuk eshte kjo aresyeja perse Jugosllavia ishte ne ate kohe dhe per kete problem kunder Italise? Te pakten ky kendveshtrim politiko-historik fshihet ne keto punime dhe autoret nuk i kane thene problemet ne menyre te paster, por i kane nenkuptuar ato.

Vladan Gjorgjeviq, Shqiptaret e Fuqite e Medha, Zara 1928 , Tirane 2015 (foto 27, 27/1).

Gjeneral Vincenzo Muricchio, Shqiperia:Mision dhe arrest, Napoli 1935, Tirane 2018

(foto 28, 28/1).

Umberto Nani, Shqiperia mes Italise dhe Jugosllavise (1918-1928), Milano 1928,

Tirane 2019 (foto 29, 29/1).

Amedeo Giannini, L’Albania dall’indipendenza all’unione con l’Italia (1913-1939), Varese 1940 (foto 30, 30/1).

Amedeo Xhanini, Shteti shqiptar nga Konferenca e Londres ne bashkimin me Italine 1913-1939, Varese 1940, Tirane 2019 (foto 31, 31/1).

foto 27
foto 27
foto 27-1
foto 27-1
foto 28
foto 28
foto 28-1
foto 28-1
foto 29
foto 29
foto 29-1
foto 29-1
foto 30
foto 30
foto 30-1
foto 30-1
foto 31
foto 31
foto 31-1
foto 31-1

Por ekzistonka nje material me te vertete i “cuditshem” per veshet e shqiptareve te fundit te shek. te XX-te qe lidh politiken amerikane te viteve 1919 me qytetin e Vlores, krahinen dhe portin e saj. Eshte nje material qe trashegimtaret e “nacionalisteve” ose nuk e kane lexuar, ose kane kerkuar ta fshehin, pasi ai eshte i lidhur direkt me aresyen perse u ngriten shqiptaret kundra mireberesve te tyre italiane (ketu fshihet MORALI njerezor jashte politikes dhe krimit te saj).

Kjo cudi gjendet ne librin e Donika Omarit te shkruar per xhaxhane e saj, Bahri Omari, mbi jeten dhe veprimtarine e tij, Tirane pa vit botimi, por pas 2014 – (foto 32, 32/1), faqe 407-409, sipas te cilit shkruhen fjalet e Bahri Omarit mbi problemin e Vlores dhe politikes amerikane mbi kete problem (ky informacion mund te jete baza argumentuese mbi njerin nga shtytjet e popullates vlonjate kundra pushtimit italian, krahas atij jugosllav):

foto 32
foto 32
foto 32-1
foto 32-1

“17 maj 1919

    Permi bashkefjalimin qe pati delegacja jone me Presidentin

Extra telegrami qe botuam djethnaj, i cili fliste permi pritjen e Delegacjes Shqiptare prej Presidentit Wilson, ka nje rendesi te madhe. S’eshte aspak cudi qe kjo pyetje te xhvilloje ceshtjen tone per me mire. Eshte per te vene re qe, ndonese telegrami i djeshem fliste dhe per disa Delagacje te tjera qe u-pritne prej Presidentit Wilson, po Delegacjen Shqiptare e specifikonte me nje ngjyre te vecante, duke shenuar protestimin e saj. Nga ky telegram kuptojme qe Delegacija Shqiptare ka protestuar rreptesisht perpara Presidentit Wilson per proponimin e padrejte qe te mbaje limanin e Vlores Italia.

Pasi e kuptojme sot qe diplomacija drejtesore e Presidentit e ka ndryshuar politiken e vjeter evropiane vetem per cipe, duam te mesojme te paken mi cfare aresye interesi te paqes e bazon ai proponimin e tij qe t’i jepet Vlora Italise. Nuk mundi dot Delegacja Shqiptare te ndritohet mi kete pike, duke u-fjalosur me Presidentin, eshte shume gje e fitimeshme per neve, se ashtu do te mundin Perfaqesonjesit tane ne Parids te veprojne ne drite dhe jo n’erresire.

Po te analizojme proponimin e Presidentit do te shikojme qe veperimi i tij nuk ndryshon nga fjalet qe ka thene me pare. Presidenti nuk do ta njohe traktatin e fshehur, dhe eshte e vertete qe nuk e njeh persa i perket Shqiperise, posa i fal Italise vetem limanin e Vlores, kurse ay traktat i falte Italise tere Vloren me gjithe hinterlandin e saj te njohur. Sa per ceshtjen e limanit, Presidenti ka te na thote qe ay e shpjegoi kete ceshtje qe ne krye, duke thene se eshte e pamundur te realizohet Paqja, pa mos i perfilluar interesat e disa te medhenjve.

Ajo qe kane te bejne Shqiptaret kundra qendrimit te Presidentit eshte t’ia provojne mire qe, mbajtja e limanit te Vlores prej Italise, nuk shiguron paqen, po e rezikon ca me teper. Sido qe Presidenti thote se e studioi ceshtjen e Adriatikut me me vrejtje se cdo ceshtje tjater, eshte ne detyren e Delegacjes Shqiptare ta bejne te kuptonje qe nuk e ka studiuar aspak mire, dhe qe mbajtja e limanit te Vlores do te jete kurdohere nje shkendije e flages te nje lufte midis asaj dhe Ballkanasve. Pa dyshim Presidenti e ka studiuar ceshtjen e Adriatikut ashtu sikunder thote, po e ka studiuar nga nje ane.

Le te vene re shqiptaret qe thomi per limanin e Vlores dhe jo per Vloren, se memoranda qe i dha kryeministrit Orlando Presidenti me date 14 Prill, flet vetem per limanin e Vlores, kurse kur flet per ceshtjen e Fiumes, e specifikon me fjalet qytet (City of Fiume). Na duket se Presidenti nuk ia jep qytetin e Vlores Italise, po i jep vetem limanin e saj. Me kete gje duam vetem te shpjegohemi, dhe jo se i falim limanin e Vlores; se shqiptaret jo limanin e Vlores, i cili eshte nje pike kryesore per jeten tregetare te Shqiperise, por as nisin’ e shkrete te Sazanit nuk jane kail t’i jepet Italise.

Te gjithe sa thomi mund te ndritohen tani ne syte tane, pasi u-bashkefjalos Delegacija Shqiptare goja-gojes me Presidentin. Kjo ngjarje mjaft interesantcime, mund te hape nje kaptine te re per ceshtjen tone, se besojme qe Presidenti t’i kete degjuar me interes dhe me sinqeri ankimet dhe protestimet e shqiptareve. Pra pergjigje e tij do te jete mjaft drite-prurese per neve.”

Ky pasazh, mjaft domethenes mbi historine e asaj ngjarje, por i pa publikuar asnjehere nga propaganda historike, na jep ne dore faktin qe problemi i Vlores na paska qene nje pike kyce ne bisedimet e Parisit 1919 dhe shqiptaret nuk i ka pyetur njeri mbi ate qe u vendos fillimisht. Mos valle revolta e delegacionit shqiptar  ja ka ndryshuar mendjen Fuqive te Medha dhe per kete duhej “provokuar” popullata vlonjate qe te justifikohej ndryshimi i vendimeve te meparshme? (por ky pasazh duhet te sherbeje per te analizuar vazhdimin e jetes se Bahri Omarit pas 1945-ses dhe aresyen perse e lejoi pushkatimin e tij kunati i vet: mos valle me urdher te amerikaneve?)

Per te kuptuar kete do te ishte me e vlefshme te analizohesh situata ekonomiko-sociale perpara 1920 dhe pas 1920 per te pare se nga ka ardhur shtytja paresore e Luftes se Vlores 1920.

Interesantja e studiuesve shqiptare te te gjithe koherave eshte fakti se nuk permendim ne asnje rresht se cfare perfaqesonte Vlora e pas vitit 1920 ne aspektin ekonomik, kulturor, shoqeror dhe, sidomos ne ate strategjik, per popullaten shqipfolese dhe strukturen e tyre sociale kur nje material i tille ekziston mirefilli, te pakten per vitin 1926. Perse kane heshtur studiuesit e huaj dhe shqiptare per kete faktor perpara vitit 1945? Perse nuk jane bere krahasimet midis asaj qe u ka dhene shteti Italian (1914-1920) dhe shteti shqiptar prefektures se Vlores (pas 1920). A nuk duket qe ne kete pike qe politika arsimore e epokes komuniste pas 1945-ses, tek Lufta e Vlores 1920, ka kerkuar te fshehe dicka dhe te evidentoje dicka tjeter?

Megjitheate eshte per t’u marre ne konsiderate aktiviteti politik i pushtuesit italian ne mes te Luftes se Pare Boterore ne qytetin e Vlores dhe krahinat qe e rrethonin deri ne vitin 1918 dhe pastaj bej krahasimin me te njeten periudhe kohore pas largimit te italianeve. I gjej te gjitha keto, per rastin e pare, ne nje punim mbi qytetet shqiptare per vitet 1912-1924 me autore Valentina Duka (foto 33, 33/1) pa na e zgjeruar panoramen pertej ketij viti (1918), por qe na jep mundesine te realizojme krahasimin e deshiruar. A nuk mund te nxjerrim prej kesaj pune aresyen perse u ngriten vlonjatet kundra fuqise italiane te Luftes se Pare Boterore me 1920?

foto 33
foto 33
foto 33-1
foto 33-1

Ky material gjendet ne punimin e mesiperme, ne Kreun e II, kapitulli Zona e pushtimit italian (f. 57-61) ku ne menyre te permbledhur shkruhet:

Ne zonen e pushtimit italian, gjate Luftes se Pare Boterore benin pjese krahinat perreth Vlores, Gjirokastres, Sarandes, Permetit, Kolonjes dhe Tepelenes. Qytetet e kesaj zone ishin te vogla nga pikepamja e popullsise; me perjashtim te Gjirokastres qe numeronte rreth 11.000 banore (ne fakt ne te dhenat per vitin 1926 rezulton qe ky qytet ka pasur sakte 9578 banore-sipas Teki Selenica, Shqipria me 1927, f. 277), popullsia e qyteteve te tjera nuk i kalonte te 5 mije seicili (autorja nuk e ka analizuar sakte situacionin e banoreve te qyteteve shqiptare nen pushtimin italian (1914-1920), keshtu psh me 1926 Permeti ka pasur 2718 banore, Tepelena 275 banore dhe nuk ka ekzistuar qytet-qender ne Sarande apo Kolonje, por kane ekzistuar Nenprefektura e Kolonjes ku rrethi i qendres ka pasur 10959 banore, Nenprefektura e Leskoviqit ku rrethi i qendres kishte 7454 banore; si dhe qytetet Libohove me 2545 banore dhe Delvine me 2526 banore (Teki Selenica, tek kap. Prefektura e Gjirokastres dhe e Korces). Italianet qe ne fillim vendosen prane prefektures dy keshilltare, njeri per ceshtjet politike e tjetri per ato ekonomike duke e suprimuar pushtetin e prefektit te Vlores Osman Haxhise. Gjate periudhes se sundimit te tyre italianet bene nje riorganizim te ri te bashkive duke i dhene kujdes shtimit te te ardhurave te tyre financiare. Ne keto kushte bilanci buxhetor i bashkive u rrit mjaft. Buxheti i Gjirokastres nga 40000 lireta me 1917 u rrit ne 402.000 me 1918; i Delvines nga 20500 ne 65000 lireta; i Permetit nga 24376 ne 46000 lireta; i Sarandes nga 74000 ne 85000 lireta. Ne fushen e arsimit, italianet mbyllen te gjitha shkollat greke dhe ne vend te tyre hapen shkolla fillore ne gjuhen shqipe. Ne vitin shkollor 1917-1918 ne Gjirokaster u hap nje shkolle qytetese me profik tregtar, ne te cilen te gjitha mesimet beheshin italisht. Ne keto vite u hapen kurse te shkurtra per arsimtaret shqiptare si ne Gjirokaster e Vlore ku muaren pjese 135 vete. Italianet i kushtuan rendesi qytetit te Vlores ku bene drenazhimin e periferise se qytetit dhe ngriten institucionin e poste-telegrafes, spitalin civil te qytetit me kapacitet  50-60 shtreter. Ndertuan disa pallate dhe rreth 5-6 mije baraka ku u sistemuan ushtaret. Montuan edhe nje central elektrik per ndricimin e limanit dhe te rrugeve kryesore te qytetit. U ndertuan edhe nje sere magazinash, furra pjekjeje dhe nje thertore. U montuan tubacione te ujit te pijshem dhe te ujrave te zeza. Mullinjve te blojes me motor dhe presave hidraulike ekzistuese ne qytet ju bashkengjit nje oficine mekanike. Italianet ndertuan nje fabrike tullash ne periferi te qytetit, nje punishte lekuresh dhe blene minieren e Selenices. U ndertua ne veri te qytetit  dhe nje ferme bujqesore, ku ushtaret italiane rrisnin per nevojat e frontit derra, pula, gjela etj. Autoritetet italiane i kushtuan vemendje edhe sistemit urbanistik te qyteteve te Jugut te Shqiperise duke ngritur prane bashkive zyra teknike, te perbera kryesisht prej 2 oficeresh xheniere. Duke pasur ne qender te punes vetem Luften e Vlores 1920, po anashkalojme ndertimet e administrates italiane neper qytetet e tjera te Jugut si Gjirokaster, Sarande, Delvine, Leskovik dhe Tepelene. Nga qershori i vitit 1917 deri ne fund te vitit 1918 pushtuesit italiane ndertuan rreth 320 km rruge duke mbajtur si epiqender Vloren dhe duke e lidhur ate me Gjkirokastren, Permetin, Delvinen, Saranden etj. Ne te njejten kohe ata ndertuan edhe nje dekovil te gjate 50 milje dhe montuan 15 teleferike. Qeveria italiane projektoi ndertimin e nje hekurudhe transballkanike, e cila do te fillonte ne Bari e do te perfundonte ne Stamboll. Puna per ndertimin e saj njohu fillimin, por dhe pezullimin duke detyruar italianet te largoheshin.

Ndersa te dhenat pas 1920 per Prefekturen e Vlones i kemi marre nga Teki Selenica: Shqipria me 1927, Tirane 1928 (foto 34), ku te dhenat permbledhin kryesisht vitin 1926, si me poshte (f. 449-486):

foto 34
foto 34

Kjo Prefekture ne ate kohe ka pasur 1 nenprefekture, 1 krahine, 93 katunde, 10184 shtepi, 45.497 fryme dhe nje siperfaqe prej 1360,2 km katror. Vete qyteti i Vlores kishte 8 lagje, 1014 shtepi dhe 5942 fryme; ndersa qendra e Nenprefekture, Himara, kishte 254 shtepi dhe 1729 fryme. Buxheti i Prefektures per vitin 1926 ishte: te ardhura 200000 Fr. Ar dhe te prishura po 200000. Ne Senat kishte te perfaqesuar zoterinjte Ibrahim Xhindi dhe Eqrem Vlora, e me vone edhe Jusuf Dibren. Ndersa ne dhomen e deputeteve ishin zoterinjte Sadik Shaska, Elmaz Kanina dhe Dr. Simonidhi. Brenda viteve 1925-1926 kjo prefekture ka pasur per prefekt zoterinjte Qazim Bodinaku, Rystem Ymeri dhe Rasim Kalakula.

Gjendja arsimore e prefektures se Vlores nuk eshte konsideruar e keqe, pasi 30% e popullates kane qene te mesuar dhe 70% analfabete. Qyteti i Vlores kishte 26 individe me universitet (Himara 25), 33 me gjimnaz (Himara 150), me shkolle fillore 6978 (Himara 500), me studime jashte ne Greqi dhe Itali 32 (Himara 59). Vlora kishte 1 teater, 1 kinema, 1 bande te Bashkise, 1 fletore dhe 1 shtypshkronje. Qyteti i Vlores kishte dhe 1 spital te qujtur te Shtetit, por edhe nje cmendine me 20 shtreter. Vlora kishte 7 mjeke (Himara 1 mjek), 2 dentiste, 1 mami dhe 5 farmaci. Vlora dhe Himara kishin nga nje zyte telegrafike dhe nga nje poste. Vlora kishte 2 oficere (po kaq edhe Himara), 12 te graduar-kaptera (Himara 5 te tille), 70 xhandare (Himara 28 te tille), 5 posta policie: Qender, Dukat, Brataj, Rexhepaj, Mifol (po kaq edhe Himara: Himare, Dhermi, Vuno, Qiparo, Porto Palermo). Ne vitin 1926 kjo prefekture pati 7 fajtore per vepra penale dhe 1 te arratisur.

Komunikacioni ne kete prefekture zhvillohej ne rruget: Vlore-Mifol (Fier) 25 km, Vlore-Dores (Tepelene) 48 km dhe Vlore-Llogara-Himare prej 88,5 km. Te gjithas keto te konsideruara si rruge nacionale. Gjithashtu kishte dhe rruge komunale drejt Dushkut dhe Kucit (70 km) dhe Vlore-Plac (30 km), qe gjithsejt ishin 261,5 km rruge komunale. Ndersa Himara kishte rrugen Himare-Kufi Borsh (15 km) dhe Himare – Llogara (23 km), gjithsej 48 km rruge komunale. Per kete prefekture eshte i permendur transporti detar ku avulloret italiane (Brioni-527 tonelata, Taranta-711 tonelata, Malfeta-470 tonelata, Almiso-462 tonelata), jugosllave (Serbia-603 tonelata, Beograd-517 tonelata) dhe greke (Eleni-863 tonelata, Danaj-693 tonelata) kryenin nga dy here ne jave rrugen nga Vlora drejt vendeve respektive. Por ne Vlore gjendeshin edhe 22 vapore e motore te ndryshem me flamur shqiptar me nje kapicitet te pergjithshem prej 176828 tonesh. Me kete komunikacion detar pergjate vitit 1926 kane levizur 6241 shqiptare e te huaj.

Nga pikepamja bujqesore Vlora dhe Himara kishin kete situate:

Vlora dhe Himara (ne kllapa) kishin 10000 (1341) hektare ara, 800 (165) hektare vreshta, 830 (425) hektare kopshte, 5000 (765) hektare toke qe mund te punohej, 15000 (530) hektare kullota, 100 hektare keneta, 1000 hektare mocale, si dhe 1000 (1730) hektare male e pyje.

Sipas prodhimeve bujqesore kjo prefekture per vitin 1926 ka pasur kete prodhim:

Vlora, ne kllapa Himara,  7500 (668) kuintal grure

5000 (300) kuintal miser

350 (60) kuintal elb

16500 kuintal tershere

35 kuintal pambuk

250 (11) kuintal duhan

7000 (2513 kuintal rrush

8000 (5090) kuintal vaj ulliri

850 (123) kuintal fasule

1300 (1360) kuintal vere

100 (34) kuintal arra

15 (8) kuintal mjalt

13 kuintal bajame

120 kuintal fshese

200 kuintal jonxh

5400 kuintal peshk

Pallamut 1200 kuintal vetem Himara.

Sipas gjendjes blegtorale kjo prefekture dispononte kete sasi  bagetie (ne kllapa Himara):

Dhen 13500 (19700) cope

Dhi 55000 (11500) cope (ne kete shifer nuk jane perfshire bagetite e Karaburunit, prone fisnore e dukatasve).

Shqerra 8500 (3500) cope

Kecer 35000 (1500) cope

Lope 8000 (450) cope

Vica 6000 (170)  cope

Bullica 500 cope

Qe 8000 (225) cope

Sqeper 1680 (1050) cope

Kuaj 2500 (17) cope

Mushka 500 (219) cope

Gomere 1000 (118) cope

Pela 1500 (50) cope

Derra vetem Himara kishte 10300 cope

Ndersa prodhimi blegtaral ishte (ne kllapa Himara):

Gjalp 700 (180) kuintal

Djath 800 (2270) kuintal

Lesh 1370 (624) kuintal

Qumesht 3600 (1060) kuintal

Kos    100 kuintal

Mish   400 (1510) kuintal

Lekure   3000 (2050) kuintal

Situacioni frutor brenda vitit 1926 eshte si me poshte (ne kllapa Himara):

Fiq      5000 (1800) rrenje (drunj)

Qershi     500 rrenje

Ullinj   100000 (109001) rrenje

Dardha    1000 (2200) rrenje

Vishnje    200 rrenje

Ftonj   1500 (600) rrenje

Kumbulla    18000 (1000) rrenje

Shege    1000 (100) rrenje

Kajsi   450 rrenje

Zerdeli     500 rrenje

Mana  700 (40) rrenje

Arra    870 (340) rrenje

Bajame    1300 rrenje

Portokalle    18000 (31300) rrenje

Limon    9800   (16000) rrenje

Gjate vitit 1926 kjo prefekture ka pasur kete dinamike tregetare, duke ditur ne ne tregetine e brendeshme ajo realizohej ne pazarin e Vlores ku popullata e Fierit, e Tepelenes, e Mallakastres dhe e Himares siguronin mallrat; ndersa tregetine e jashtme kjo prefekture e realizonte me ane te portit te Vlores dhe Palermos kryesisht me Italine, Greqine, Jugosllavine, Francen e shtete te tjera. Objektet e kesaj prefektura ne eksportet e vitit 1926 permblidhnin:

Vaj               1843 kuintal

Gjalp              580 kuintal

Djath            5000 kuintal

Lesh             1558 kuintal

Qymyr          7230 kuintal

Peshk             550 kuintal

Jonxh             224 kuintal

Ulli              21391 kuintal

Kuaj               165 cope

Bagti te tjera 3939 cope

Qe e Lope     2032 cope

Pallamut     70000 cope

Qitro         150000 cope

Kjo prefekture ne ato vite merrej kryesisht me bujqesi dhe blegtori, megjitheate kjo nuk i ka penguar banoret ta shtrijne aktivitetin e tyre edhe ne fushen industriale ku punohej shajaku, velenxat, brucat, di dhe mjetet industriale ku makina te mjafta per vaj, alkol, akull, per derrasa e per miell.

Ne Vlore kishte 11 makina vaji ku punonin 100 vete. Tabela permbledhese per zanatet dhe punishtet Vloren dhe Himaren (ne kllapa) eshte si me poshte:

Mullinj ku punonin 30 (40) mjeshtra dhe 66 (80) punetore

Shrypshkronja         1 mjeshter dhe 11 punetore

Makina mielli            4 (1) mjeshtra dhe 16 (1) punetor

Automobila             17 (4) mjeshtra dhe 17 (8) punetore

Sharra                      3 mjeshtra dhe 18 punetore

Destila                     (2) mjeshtra dhe (2) punetore

Fabrike briketi           7 mjeshtra dhe 28 punetore

Fabrike qerpiçi          1 mjeshter dhe 2 punetore

Furre gelqereje     (11) mjeshtra dhe (55) punetore

Kepucar                 22 (13) mjeshtra dhe 45 (26) punetore

Rrobaqepsi             24 (7) mjeshtra dhe 46 (14) punetore

Zdrukthtari              21 (20) punetore

Hekurpunues          15 (2) mjeshtra dhe 63 (4) punetore

Argjendari                4 mjeshtra dhe 6 punetore

Sheqerxhi                 5 mjeshtra dhe 16 punetore

Manifakture            18 mjeshtra dhe 30 punetore

Usta ndertimi          71 (27) punetore

Karrocier                74 (1) punetore

Furra                      15 (2) mjeshtra dhe 31 (4) punetore

Kafene                   35 (12) mjeshtra dhe 59 (12) punetore

Berber                    18 (3) mjeshtra dhe 30 (3) punetore

Tabak                      6 meshtra dhe 9 punetore

Orendreqes              4 (2) mjeshtra dhe 5 (2) punetore

Kasap                    11 (15) mjeshtra dhe 29 (15) punetore

Opingar                  11 (20) mjeshtra dhe 25 (30) punetore

Avliment                   4 (20) mjeshtra dhe 4 (20) punetore

Nallban                   11 (1) mjeshtra dhe 19 (2) punetore

Jorganxhi                 2 mjeshtra dhe 3 punetore

Duhanxhi                24 (4) mjeshtra dhe 51 (8) punetore

Pijetore                  22 (17) mjeshtra dhe 43 (17) punetore

Hotele                    15 (2) mjeshtra dhe 32 (4) punetore

Hane                        4 meshtra dhe 10 punetore

Armator                    2 (1) mjeshtra dhe 6 (2) punetore

Shalaxhi                   1 mjeshter dhe 1 punetor

Samarxhi                 15 mjeshtra dhe 21 punetor

Bojaxhi                      6 (2) mjeshtra dhe 6 (2) punetore

Bakall                      13 (2) mjeshtra dhe 21 (6) punetore

Kallajxhi                    8 (3) mjeshtra dhe 16 (7) punetore

Gjendja Fetare e popullates brenda vitit 1926 te kesaj prefekture eshte si vijon:

Vlora kishte 55 xhami, 1 Medrese, 70 Hoxhe, 1 Teqe, 2 shehlere, 3 Dervishe, 15 Kisha Orthodokse, 1 Mitropolit, 18 prifterinj dhe 10 manastire.

Himara kishte 49 Kisha, 17 prifterinj dhe 7 manastire.

Nga i gjithe ky material statistikor, pamvaresisht nga permasat e saktesise, e perjashton shkakun e shperthimit te Luftes se Vlores 1920 si nje revolte e buruar nga bota e brendeshme e banoreve te atyre aneve. Pra shkaku  perse ndodhi Lufta e Vlores 1920 duhet kerkuar diku tjeter dhe jashte botes shqiptare.

                                                                     

Kjo eshte e gjithe literatura e shkruar perpara 1945 dhe e gjetur nga une ne Shqiperi dhe jashte saj qe ben fjale per Luften e Vlores dhe krahinen e saj pergjate viteve 1912-1926 (pa diskutim qe duhet te kete edhe shume te tjera, por deri ketu ishte aftesia e ime kerkimore), por nga ana tjeter nuk perjashtoj dyshimin qe, edhe pse jane shenime te para 19145, botimi i tyre pas 1992 mund te kete ndryshime tendencioze qe kerkojne te perbashkojne ate qe eshte thene pas 1945 me ato te para 1945. Nuk besoj se eshte e veshtire te kuptohet kjo gje pasi te kemi realizuar analizen e Luftes se Vlores 1920 sipas botimeve te pas 1945 dhe te pas 1992-shit duke i krahasuar midis tyre.

Perfundimet permbledhese te cdo autori na japin kete panorame kronologjike:

-Sipas gazetes Omonoia-Konkordia ngjarja ka ndodhur midis datave 4-17 qershor 1920 duke u zhvilluar nje lufte midis vlonjateve dhe italianeve prej jo me pak se 12 ore.

-Sipas Teki Selenices ne Shqipria me 1927 ngjarja ka ndodhur me 22 korrik 1920 ku u zhvillua nje lufte e rrepte ku shqiptaret hyne ne Vlore per pak kohe. Por kryengritja kishte plasur qe ne muajin qershor 1920.

-Sipas Sejfi Vllamasit Lufta e Vlores ishte kryer me 20 maj 1920, kur organizimi fillestar mban daten 3 shtator 1919.

-Sipas Mid’hat Frasherit Lufta e Vlores u zhvillua ne datat 4-5 dhe 23 qershor 1920.

-Sipas Eqrem bej Vlores lufta filloi ne fillim te veres 1920 dhe perfundoi me 2 gusht 1920.

-Sipas Hajredin Bej Cakranit lufta filloi ne fillim te qershorit 1920 dhe po ate dite ajo ka mbaruar, duke vazhduar me bisedime diplomatike midis qeverise se Tiranes dhe qeverise se Romes.

-Sipas Faik Konices luftimet ne Vlore 1920 kishin perfunduar perpara dates 19 gusht 1920.

-Sipas Syrja Bej Vlores lufta u zhvillua me daten 5-6 qershor dhe 11-12 qershor 1920, ndersa me 2 gusht u nenshkrua marreveshja midis dy shteteve.

-Ndersa sipas studiuesve jo shqiptare diku Lufta e Vlores 1920 nuk paraqet asnje rendesi ne kronologjine e ngjarjeve te atyre viteve, per disa nje impuls politik qe e detyroi diplomacine europiane te vepronte me shpejtesi, diku si nje detyrim politik te banoreve te atyre aneve per t’ju bashkuar pjeses tjeter te Shqiperise, sipas nje tjetri si nje detyrim politik te Qeverise se Tiranes per te bashkuar krahinat mbare shteterore, ndersa sipas nje autori tjeter Lufta e Vlores shpertheu me 9 qershor 1920, nje tjeter thote 5 qershor, 11 qershor dhe 23 qershor, por ajo nuk mund te vazhdonte dot ne favor te shqiptareve, por per pushimin e luftes sherbeu revolta e trupave italiane ne Itali qe nuk pranonin ta perforconin garnizonin e Vlores. Pra kemi te bejme me nje tendence analitike qe dallon studiuesit italiane nga ata britanike dhe amerikane, por qe nuk e shtremberojne dot ngjarjen, sido t’i vertitesh ato.

Sipas te gjithe ketij materiali, autore shqiptare e te huaj, teper kontradiktor ne data dhe fakte rezulton:

1-Nuk eshte e qarte aresyeja perse shpertheu Lufta e Vlores 1920 nga pikepamja ushtarake, kur ana diplomatike e kishte vendosur largimin e italianeve.

2-Nuk eshte e qarte se kush ka luftuar realisht ne kete lufte; sipas disave kane qene vetem vlonjatet dhe leberit e Lumit te Vlores, ndersa sipas disa te tjereve ka qene e gjithe Laberia, bashke me gjithe Shqiperine e Jugut e te Mesme.

3-Nuk eshte e qarte data e sakte e luftimeve (kjo date fillon me 20 maj, 4-5, 10-11, deri me 23 qershor, por ka luftime edhe me 23 korrik 1920, apo me 26 gusht 1920, por nenkuptimi analitik shkon deri me 3 shtator).

4-Nuk eshte e qarte se sa kane vazhduar luftimet ne kohe.

5-Nuk eshte e qarte permasa e luftimeve pasi Protokolli i dates 02 gusht 1920 eshte krejt ne kundershtim me propagandimin e saj.

6-Nuk eshte e qarte se cfare realizuan ne fund luftetaret shqiptare ne kete konflikt te armatosur, kur largimi i forcave italiane u realizua me ane te Protokollit te dates 02 gusht 1920.

7-Nuk eshte e qarte ne asnje permase perse krenohen subjektet nacionaliste dhe pasardhesit e tyre, pjesmarrese ne ate lufte te zmadhuara ne menyre teper imagjinare, deri ne ate mase sa vihet ne dyshim ekzistenca historike e saj.

8-Vetem ne nje rast permendet data 22 korrik 1920 si date kur shqiptaret kane luftuar kundra italianeve, por qe shume me vone do te konsiderohet si data vendimtare e triumfit te armeve shqiptare kundra italianeve. Kjo date duhet te perbeje manipulimin e pare kohor te Luftes se Vlores 1920 dhe rendesia e saj qendron ne gjetjen e autoreve qe e kane perdorur si date ne argumentimin historik te lidhjes me 2 gushtin 1920.

Duke bere krahasimin e pretendimeve te niperve te ketyre nacionalisteve dhe pretendimeve te shkolles komuniste te Historise na rezulton qe ka disa perputhje pikerisht ne anen e genjeshtert te trajtimit te problemit cka do te thote se ka ekzistuar bashkepunimi konkret midis disa familjeve nacionaliste dhe politikes komuniste ne fushen e arsimit. A ka nevoje per me teper per te gjetur aresyet perse triumfoi komunizmi shqiptar ne drejtim te aplikimit te diktatures gjakatare kunder Kombit dhe ceshtjes nacionale shqiptare? Kjo eshte dhe aresyeja mbeshtetese perse eshte Grabitur Kombi Shqiptar, perse eshte Masakruar Kombi shqiptar, perse eshte Keqarsimuar Kombi shqiptar, perse eshte Perdhunuar Kombi Shqiptar pergjate gjithe jetes shteterore shekullore te tij. Ndoshta me interes do te ishte gjetja e ketyre familjeve “nacionalistesh” qe kane bashkepunuar me rendin komunist dhe qe jane fshehur pas shtetit komunist duke mos e nxjerre koken perpara 1992, por pas ketij viti muaren revan duke “pasuruar” historiografine komuniste me “fakte” te reja. Te pakten Lufta e Vlores 1920 ka sherbyer per kete qellim dhe prej ketej nuk eshte veshtire per te percaktuar familjet tradhetare te Nacionalizmit Shqiptar, dmth te HISTORISE.

2-Cfare ishte shkruar pas 1945 deri me 1991 mbi kete ngjarje dhe a kishin ndryshuar permasat e saj per te kater segmentet analitike: Permbajtje – Kohe – Personazhe – Aktet Politike ne raport me periudhen paraardhese?

Te pakten sipas literatures se parapare, krijohet dyshimi me i pare se Lufta e Vlores nuk eshte analizuar saktesisht. Koha e aplikimit te saj, Forcat pjesmarrese ne te, Qellimi per te cilen vlonjatet u ngriten kundra mireberesit te tyre, Menyra e perfundimit te luftimeve, Permasat e luftes dhe Konkluzioni i te gjithe asaj qe konsiderohet si Lufta e Vlores e vitit 1920, ndryshonin nga njeri autor tek tjetri (mbi 25 te tille), nga njeri botim tek tjetri. A nuk te detyron kjo situata studimore te rishikosh sa me shume punime te mepastajme mbi kete teme, konform titullit te pjeses?

Per kete periudhe kohore do te ndjekim nje analize ndryshe nga ajo e perdorur rendom. Ne fillim do te analizojme se cfare eshte shkruar mbi kete teme sipas te gjitha kendveshtrimeve dhe pastaj do te bejme ballafaqimin me nje liber te pretenduar me dokumenta te vitit 1959 per te pare se si jane krijuar figurat dhe ngjarjet imagjinare mbi Luften e Vlores te vitit 1920, por dhe se si jane ndryshuar  permasat, personazhet, kronologjia; shkurt fare e gjithe permbajtja historike e asaj lufte e shkruar pas vitit 1945-es deri me 1991-shin.

Aleks Buda, Shkrime historike, vell. 4, Tirane 2000 (foto 35, 35/1); ku gjendet kapitulli mbi Luften e Vlores me 1920 (f. 58-62), por pretendohet qe eshte botuar per here te pare me 11 gusht 1951 ne gazeten “Zeri i Popullit”.

foto 35
foto 35
foto 35-1
foto 35-1

Ne kete liber kam gjetur analizen me te hershme, pas 1945, mbi Luften e Vlores e botuar ne gazeten “Zeri i Popullit” me 11 gusht 1951 (ndoshta mund te kete edhe te tjera studime midis viteve 1945-1951), nga nje njeri qe pas 21 vjetesh do te drejtonte Akademine e Shkencave te shtetit komunist shqiptar. Sipas autorit ne mbremjen e 4 qershorit 1920 mbaroi afati i ultimatumit me te cilin komiteti revolucionar i fshataresise kryengritese kerkonte zbrazjen e Vlores dhe te rrethinave te saj nga trupat pushtuese italiane, ndersa me 5 qershor ne mengjes fshataret hidhnin pushket e para kunder bazes detare te Vlores (f. 58). Sipas autorit me kohe kishin filluar nga radhet e fshataresise shqiptare sulme spontane, te paorganizuara kunder forcave ushtarake te pushtuesve; fshataresia ishte munduar gjer ne palce nga masat e terrorit qe ushtronte komanda italiane, nga grabitjet e plackitjet, nga djegjet, burgosjet dhe torturat e popullsise se pafajshme (f. 59). Ne Beun te Smokthines se Vlores, ne fund te majit 1920, behej mbledhja historike, ku vendosej aksioni i armatosur kunder italianeve ne Vlore. Masa popullore, fshataresia, ishte faktori qe i jepte kesaj lufte gjithe energjine e saj. Ne udheheqje qendronin edhe disa elemente te borgjezise, si Qazim Koculi e Qazim Kokoshi, qe mundoheshin te fitonin simpatine e fshataresise, duke mbajtur qendrin antiitalian. Por nota antifeudale e levizjes, doli e qarte ne denimet me vdekje qe u vendosen ketu kunder bejlereve te medhenj te Vlores, qe ishin lidhur koke e kembe me okupatorin. Me heroizem te pashoq brenda diteve te para, fshataresia kryengritese pushtoi nje varg pozitash me rendesi strategjike si Gjormin, Drashovicen, Llogarane, Tepelenen dhe rrethuan plotesisht Vloren. Ne ndihme te tyre filluan te vinin vullnetare dhe mjete nga e gjithe Shqiperia. Me shembullin e shkelqyer te heronjve si Selam Musai, Zigur Lelo etj. qe ishin udheheqesit e vertete popullore, fshataret kapercyen te gjitha veshtiresite, e detyruan qeverine e Tiranes te mos pranoje asnje kompromis ne dem te pavaresise dhe teresise se plote te Atdheut. U desh nderhyrja e vendosur e kryengritesve per ta detyruar qeverine e Tiranes qe te qendroje ne kerkesen e zbrazjes se plote dhe pa kondita te te gjithe territorit te atdheut. Me ne fund, sulmet e furishme shqiptare te diteve 20-22 korrik 1920 i hodhen ne det divizionet italiane, i bene te pavlefshme autoblindat, aeroplanet dhe anijet e luftes dhe e detyruan qeverine italiane te pranoje me 3 gusht 1920 konditat shqiptare per zbrazjen e plote dhe respektimin e lirise dhe pavaresise se Shqiperise. Sipas autorit Lufta e Vlores ben pjese ne traditat me te mira patriotike te popullit tone (f. 60-62).

Nuk eshte e veshtire per te arrire ne perfundimin qe, ne kete material, me Aleks Buden krijohet nje situate historike mbi Luften e Vlores 1920 me permasa krejt te tjera jo vetem ne cilesine njerezore, por ne kohen, aktoret, autoret, shtritshmerine dhe perfundimet e asaj lufte. Kjo na jep ne dore argumentin me kryesor se si do te jete trajtimi i mevonshem i Luftes se Vlores nga ana e studiuesve shqiptare dhe te huaj per te pare korrektesen e analizes sipas realitetit historik apo sipas propagandes politike te komunizmit shqiptar.

Universiteti Shtetëror i Tiranës, Historia e Shqiperise, vell. 2, Tiranë 1965 (foto 36).

foto 36
foto 36

Me kete liber historik ndodh cudia e madhe (eshte botuar me 1965 dhe eshte krejt ne kundershtim me ate qe kryetari i ardhshem i Akademise se Shkencave ka shkruar me 1951), por qe na con ne dyshimin se ajo qe Aleks Buda ka botuar ne Zerin e Popullit me 1951 te mos jete e njejte me kete qe eshte botuar me 2000 ne vepren e 4 te tij; kjo ben qe te rianalizojme ate qe eshte publikuar ne gazeten ne fjale, pasi krahasimi i te njejtit material, i publikuar ne dy vite te ndryshme, do te na tregoje se cfare perfaqeson manipulimi i Historise pergjate periudhes 1945-1991 dhe cfare pergjate periudhes 1992-2020.

Sipas ketij libri historik, Lufta e Vlores 1920 (f. 484-496) ka kete permbajtje dhe keto parametra:

Disa rrethe politike te vendit, te bindur se bisedimet shqiptaro-italiane nuk do te jepnin rezultatin e desheruar nga pala shqiptare, kerkuan veprime deri me dhune kunder italianeve. Me aktivet ne kete drejtim shquheshin Qazim Koculi dhe Spiro G. Koleka, deputete te Vlores ne Keshillin Kombetar. Perkrah tyre ishte dhe kryeministri S. Delvina me shumicen e anetareve te qeverise. Per te drejtuar kete levizje ne prill 1920 u krijua brenda ne Vlore nje komitet i fshehte me emrin “Mbrojtja Kombetare” i kryesuar nga prefekti i Vlores Osman Haxhia, ne te cilin hyri edhe Q. Koculi. Ne fund te prillit qeveria e dale nga Kongresi i Lushnjes dergoi ne Beograd nje mision te fshehte per te kerkuar ndihme ne arme e municion per veprimin e armatosur qe po pergatitej kunder ushtrive italiane. Qeveria jugosllave dha disa premtime dhe nenkuptimin se nje konflikt me Italine nuk kishte pse ta shqetesonte qeverine e Tiranes ne kufijte lindore e veriore. Po keshtu qeveria shqiptare ne rruge gjysem zyrtare mori garancine e mosnderhyrjes nga ana e Greqise.

Pervec kesaj, bisedime itali-jugosllave, qe filluan ne Palanca me 11 maj 1920 per shkak te krizes qeveritare qe plasi ne Itali u nderprene. Vete Anglia nuk po e perkrahte me projektin per t’i dhene mandatin mbi Shqiperine, per aresye te gjetjes se rezervave te medha vajgurore te zbuluara gjate luftes ne Shqiperi, per te cilat Mbreteria e Bashkuar kishte synimet e veta. Kjo ishte gjendja brenda dhe jashte vendit qe e binden komitetin e “Mrojtjes Kombetare” se kishte ardhur koha per veprimin final. Autoritet italiane te pushtimit arrijne te kuptojne situaten dhe shpallin gjendjen e jashtezakonshme dhe me 9 maj kryejne nje varg arrestimesh brenda ne qytet dhe me 10 maj e ripushtojne qytetin. Konfliktet e krijuar ne Tepelene, Korce dhe arritja e marreveshjes me 28 maj ne Kapshtice midis qeverise se Tiranes dhe asaj greke opaten rendesine vendimtare ne fillimin e Luftes se Vliores me 1920 (f. 484-486).

Kjo beri qe me 29 maj 1920 te mblidhej ne Barçalla, ilegalisht, kuvendi i komitetit se bashku me parine e qytetit e te fshatrave perreth brenda zones se pushtuar per te filluar kryengritjen e armatosur. Kuvendi zgjodhi nje Keshill Kombetar prej 30 vetesh dhe nga gjiri i tij u zgjodh nje komitet i ri i “Mbrojtjes Kombetare” prej 12 anetaresh, te cilit ju ngarkua drejtimi i kryengritjes. Kryetar i komitetit u zgjodh perseri Osman Haxhiu. Prane komitetit  u formua edhe nje komision ushtarak i perbere prej oficeresh nen kryesine e Qazim Koculit. Komisioni ngarkoi kapitenin Ahmet Lepenicen te organizonte formacionet ushtarake. Kuvendi mori vendimin t’u bente thirrje per te rrembyer armet gjithe qytetareve dhe fshatareve te krahinave te pushtuara dhe sidomos te Laberise (nenvizimi i imi, GH). Me 2 qershor 1920 disa mijera vullnetare me dhe pa arme u organizuan ne ceta nen komanden e nje fshatari te zgjedhur nga vete vullnetaret. Kesaj thirrje ju bashkua edhe batalioni i milicise shqiptare prej gati 300 vetesh i formuar nga italianet ne Vlore, por qe dezertoi duke u bashkuar me kryengritesit. Nga Beun Komiteti i “Mbrojtjes Kombetare” i drejtoi me 3 qershor 1920 nje ultimatum gjeneralit S. Piaçentini mbi zbrazjen e trojeve shqiptare brenda dates 4 qershor 1920 (f. 487).

Forcat e trupekspedites italiane ne Shqiperi perbehej nga nje efektiv prej afro 20 mije ushtaresh dhe ne gjirin e Vlores ndodhej e ankoruar nje skuader e flotes ushtarake e perbere nga nje duzine luftanijesh dhe nga anije te tjera me te vogla. Pjesa me e madhe e ketyre forcave ishin vendosur ne qytetin e Vlores, ndersa pjesa tjeter ndodhej jashte qytetit, ne pozita strategjike: ne rrugen Vlore-Gjirokaster, Drashovice, Kote, Gjorm, Vajze e Tepelene dhe gjate rruges bregdetare Vlore-Sarande se ne Dukat, Llogara e Himare. Pasi nuk mori pergjigje nga ultimatumi i dates 3 qershor Komiteti i “Mbrojtjes Kombetare” urdheroi fillimin e kryengritjes. Ne mbremjen e 5 qershorit 1920 kryengritesit filluan sulmin ne te kater anet e zones se pushtuar. Ne mengjesin e dates 6 qershor te gjitha zonat e pushtuara nga italianet u cliruan dhe pas pese ditesh luftimesh ra edhe Tepelena duke e mbylluar zonen e cliruar me perjashtim te Vlores dhe Kanines. Gjate ketyre luftimeve luftetaret shqiptare zune rober me teper se 1000 ushtare dhe oficere italiane. U zune 7 topa, rreth 70 mitraloze, me mijera pushke dhe municion e material i shumte ushtarak (f. 488).

Me 9 qershor Komiteti i “Mbrojtjes Kombetare” i drejtoi gjeneralit thirrjen per dorezimin e qytetit pa lufte, ne te kunderten kryengritesit do te sulmonin qytetin. Komanda italiane perforcoi punimet per forcimin e sistemit mbrojtes te Vlores dhe me 10 qershor organizoi nje kundersulm per te debuar kryengritesit nga kodrat e qytetit, por qe deshtoi. Atehere Komiteti urdheroi sulmin e pergjithshem mbi qytetin e rrethuar. Sulmi filloi ne oret e vona te dates 11 qershor 1920 dhe ne mengjesin e te nesermes forcat kryengritese filluan te hyjne ne lagjet e jashtme te Vlores, nderkohe brenda ne qytet qytetaret rrembyen armet dhe filluan te sulmojne ushtrine italiane prapa kraheve. Nga pala kryengritese vritet ne ullishtat e Vlores Selam Musaj, komandant i cetes se Salarise. Permasat e luftes ne daten 12 qershor brenda ne Vlore e detyruan komanden italiane te arrestonte ne mase qytetare te tjere, midis te cileve kishte gre me femije dhe njoftoi kryengritesit se do te hakmerrej mbi te gjithe te internuarit ne rast se nuk pezulloheshin luftimet. Kjo beri qe kryengritesit te terhiqeshin nga qyteti dhe te pushonin luftimet (f. 489). Ne faqen 490 jepet fotoja e Selam Musait nga Salaria, e vetmja foto e ketij lloji per kete ngjarje. Midis faqeve 490-491 jepen

dy skema te shtrirjes te vijave fortifikuese per gjithe pjesen e Laberise dhe te vete qytetit te Vlores (foto 37). Rendesia e kesaj skeme qendron ne krahasimin me ato qe jane realizuar ne punime te ndryshme (Tanush Frasheri ne librin e Ali Bej Kelcyres, Sejfi Vllamasi) me te cilat nuk ka asnje ngjashmeri.

foto 37
foto 37

Ne kete kohe filloi dhe rregjistri i i vullnetareve nga e gjithe Shqiperia (mbi 1000 te tille). Vullnetare u nisen edhe nga  kolonite e mergimit drejt Vlores. Ndersa disa bejlere cifligare dhe agjente te shitur te imperializmi italian si Myfit Bej Libohova, Fejzi Alizoti, Mustafa Kruja, Eqrem Bej Vlora nuk u solidarizuan me luften patriotike te Vlores (f. 490). Me daten 16 qershor italianet i drejtuan Komitetit te “Mbrojtjes Kombetare” nje ultimatum ku kerkohej te kryengritesit te largoheshin nga frontet e luftimit brenda 24 oreve, te dorezonin armet dhe roberit duke i kercenuar ne te kunderten me nje ofensive ndeshkimore. Luftetaret ju pergjigjen ultimatumit duke rrezuar rrezuar nje hidrovolant qe vezhgonte pozicionet e shqiptareve ne fshatin Peshkupi. Te nesermen, 19 qershor 1920, repartet e arditeve, alpineve, te ndihmuar me autoblinda dhe zjarri i artilerise detare ndermoren nje ekspedite ndeshkimore ne drejtim te Drashovices, por u detyruan te ktheheshin te mundur duke lene qindra te vrare (f. 491-492).

Ndersa ne Itali kishte filluar nje vale protestash kunder politikes kolonizuese te qeverise imperialiste italiane. Kjo e detyroi qeverine italiane te merret nje varg manovrash diplomatike ne drejtim te Tiranes dhe Vlores, por qe nuk dhane rezultatin e desheruar per italianet. Atehere italianet moren hapin e fundit. Me 17 korrik 1920 komanda ushtarake e pushtimit shpalli nje urdher dite me te cilin njoftonte ne menyre kategorike se ushtrite italiane jo vetem qe nuk do te largoheshin nga Vlora, por se ishin ne gjendje edhe ta shtypnin “rebelimin shqiptar”. Por perpara ketij bllofi diplomatik as qeveria e Tiranes dhe as komanda e Kryengritjes shqiptare ne Vlore nuk u terhoqen dhe ne dt. 22 korrik 1920 shperthyen nje sulm te furishem kunder ushtrise italiane ne Vlore dhe u futen ne lagjet e jashtme te qytetit pas disa oresh luftimesh. Kjo e detyroi italianet te anullonin marreveshjen Titoni-Venizellos te dt. 29 korrik 1919 me Greqine dhe filluan bisedimet me shqiptaret. Keto perfunduar me 20 gusht 1920 me nenshkrimin e nje protokolli paraprak ne Tirane. Italianet, sipas marrevshjes, do te mbanin Sazanin dhe do te respektonin sovranitetin shqiptar mbi Vloren dhe integritetin tokesor te Shqiperise. Do te terhiqeshin nga Shqiperia duke filluar me dt. 17 gusht dhe do te kjo do te merrte fund brenda 15 diteve, deri me 2 shtator 1920. Pas terheqjes se trupave italiane, lirimit te roberve, marrjes ne dorezim te qytetit me 3 shtator 1920 luftetaret patriote hyjne ne Vloren e cliruar (f. 493-495).

Sipas ketij libri historie te Shqiperise, Lufta e Vlores filloi me 5 qershor dhe perfundoi me 22 korrik 1920 duke pasur nje sere betejash midis dt. 5-12, 19 qershor dhe 22 korrik 1920, mbi cbaze mbahet marreveshja e dt. 20 gusht 1920 qe i largon perfundimisht italianet nga Shqiperia me 2 shtator 1920; heroi i vetem qe permendet ne kete lufte ishte Selam Musaj nga Salaria.

Muin Çami, Lufta çlirimtare antiimperialiste e Popullit Shqiptar ne vitet 1918-1920,

Tiranë 1969 (foto 38, 38/1).

foto 38
foto 38
foto 38-1
foto 38-1

Eshte nje liber qe ecen teresisht sipas asaj qe pame tek teksti i Historise se Shqiperise, vell. II, Tirane 1965, por me data te ndryshuara per qellimet e autorit. Mbi Luften e Vlores 1920 autori flet  ne kapitullin e peste nga faqja 163-199 duke e ndare ne tre pjese. Interesant eshte fakti qe autori merr per baze dokumentacionin e lidhur me emrin e Sejfi Vllamasit, kur flet mbi udhetimin e tij drejt Beogradit, por nuk ndjek linjen e tij historike mbi kete lufte sipas kohes (f. 176).

Sipas autorit komanda italiane e pushtimit me qender ne Vlore po e ndjente rrezikun e ardhshem dhe mendoi ta perballonte ate me masa te tjera. Keshtu me 9 maj 1920 ne qytetin e Vlores beri nje sere arrestimesh midis organizatoreve te qendreses dhe me 16 maj shpalli ne Vlore gjendjen e jashtezakonshme. Te nesermen, me 17 maj kur autoritetet qeveritare kerkuan te futen ne Tepelene per ta marre ne dore kete nenprefekture ushtria italiane deboi  komisionin qeveritar dhe e shperndau brutalisht popullsine; puna shkoi deri atje sa u arrestua edhe nenprefekti i Tepelenes i emeruar nga Tirana dhe u mbyllen rruget qe lidhnin krahine e Vlores me pjesen tjeter te Shqiperise (f. 176-177).

Pretendohet qe ky ka qene shkaku i nje sere protestash kunder ketyre akteve dhe nderprerja e bisedimeve midis Tiranes dhe Romes mbi mundesine e bashkimit te krahines se Vlores me pjesen tjeter te vendit tone. Kjo beri qe me 20 maj komiteti “Mbrojtja Kombetare” e Vlores me perfaqesuesin e saj Osman Haxhia te binte ne kontakt me qeveritaret e Tiranes per te mesuar qendrimin e qeverise ndaj luftes dhe ndihmes konkrete qe qeveria do t’i jepte kesaj lufte. Qeveria dhe, sidomos, kryetari i saj, S. Delvina e pranuan programin e komitetit per fillimin e luftimeve duke u premtuar ndihme, por jo ne rruge zyrtare. Perqendrimi i ushtrise italiane kryesisht ne krahinen e Vlores i krijuan levizjes sone kombetare nje prapavije te gjere per te ndihmuar me shume kryengritjen e armatosur. Nje sere faktoresh nderkombetare ngjitur me shtetin shqiptar e favorizuan fillimin e kryengritjes kunder italianeve ne krahinen e Vlores (f. 178-181).

Fillimi i luftes se armatosur u vendos ne mbledhjen e gjere qe u be me 29 maj 1920 ne Barçalla ne afersi te Dukatit. Te ftuar nga Komiteti vlonjat i “Mbrojtjes Kombetare” moren pjese perfaqesues nga qyteti i Vlores dhe nga fshatrat e krahines. Kuvendi i Barçallas zgjodhi nje Keshille kombetar prej 30 vetesh, nga gjiri i te cilit doli nje komitet i ri i “Mbrojtjes Kombetare” i perbere prej 12 anetaresh me kryetar Osman Haxhine. U krijua edhe nje komision oficeresh per drejtimin e luftimeve me ne krye Ahmet Lepenicen te zevendesuar pastaj nga Qazim Koculi. Ne pergjigje te vendimeve te Barçallas u ngrit ushtria e kryengritjes me qender ne Beun, midis Vajzes dhe Smokthines. Forca kryengritjes shqiptare arriti ne 4000 vete, perballe se ciles qendronte ushtria pushtuese italiane e perbere nga dy divizione (i 13-ti dhe 36-ti) me rreth 20 mije vete. Por autori pranon se kjo force ushtarake italiane ishte e shperndare ne rrugen Vlore-Gjirokaster dhe gjate rruges bregdetare Vlore-Sarande. Ne gjirin e Vlores e ne Sazan ndodhej nje skuadrilje luftanijesh. Sipas autorit kunder kesaj lufte ishte edhe Syrja bej Vlora, Mufid bej Libohova, Faik bej Konica e shume te tjere qe e quanin vetvrasje (nenvizimi dyfish i imi pasi ky term ka nje nenkuptim shumfish qe do te lidhet shume me poshte me vepren e Ago Agajt dhe qe cuditerisht nuk e kam gjetur ne asnje vend tjeter, GH) fillimin e nje lufte te tille. Me 2 qershor 1920 forcat e armatosura shqiptare filluan te mblidheshin ne Beun dhe te nesermen me 3 qershor Komiteti “Mbrojtja Kombetare” i dergoi gjeneral S. Piaçentinit nje ultimatum me kerkesen thelbesore dorezimin e administrates se Vlores, Tepelenes dhe Himares brenda dates 4 qershor. Sic pritej italianet i dhane pergjigje tallese ketij ultimatumi, cka beri qe me 5 qershor, ne darke, te fillonte sulmi kunder garnizoneve kryesore italiane. Nderkohe ishin likujduar perqendrimet e vogla dhe postkomandat e karabinerise. Goditjet kryesore u dhane kunder forcave italiane ne Drashovice, Kote, Gjorme, Llogara, si dhe ne Sinanaj e Tepelene ku organizimi i ketyre dy garnizoneve  u drejtua nga komiteti i Tepelenes. Brenda dates 10 qershor u asgjesuan te gjitha garnizonet duke e detyruar komanden italiane t’i perqendronte forcat veten ne Kanine dhe Vlore (f.181-185).

Me asgjesimin e pjeses dermuese te garnizoneve italiane mori fund faza e pare e luftimeve (5-10 qeshor 1920) per te cilen autori ka ndertuar skemen e luftimeve (foto 38/2), por eshte lehtesisht e kuptueshme aresyeja perse autori e ka ndare Luften e Vlores 1920 ne dy faza, duke na dhene edhe skemen e fazes se dyte (foto 38/3) edhe pse distanca kohore midis kesaj ndarje imagjinare eshte me pak se 24 ore.

foto 38-2
foto 38-2
foto 38-3
foto 38-3

Paraqitja e Luftes se Vlores 1920, sipas kesaj panorame i ka dhene mundesi autorit ta “prefeksionoje” kete lufte ne permasa, permbajtje, autore e aktore sipas parimit te manipulimit te ngjarjes nga ana e fituesit. Por kjo na jep mundesine qe te percaktojme dhe subjektin politik qe e ka realizuar kete pune jo vetem sipas interesit te tij. Zbulimi i perfshirjes se individeve te ndryshem  dhe te tjere ne kete lufte perben dhe te gjithe shkakun perse eshte shkruar ky liber.

Vazhdimi i luftimeve eshte i lidhur me luften per clirimin e qytetit te Vlores, per te cilen italianet kishin ndertuar pozicione shume te forta ne forme harku rreth tij. Ato shtriheshin qe nga bregdeti ne jug te Vlores, ne Kanine, Mesovun, Qafe te Kociut, Qafe te Bestroves e deri ne bregdetin e Nartes, ne veri te qytetit. Komanda italiane i perforcoi me kete rast keto pozicione, por ajo perforcoi njekohesisht edhe skuadriljen e marines luftarake ne gjirin e Vlores me luftanije te tjera  qe  erdhe  nga  portet  e  Italise. Perpara se te fillonte sulmi kunder kesaj vije te fortifikuar,

Komiteti i “mrojtjes Kombetare” me 9 qershor 1920 i dergoi gjeneral Piacentinit nje paralajmerim te dyte, ne te cilen kerkohej te hiqte dore nga qendresa e armatosur, te nderpriste persekutimet e popullsise se pambrojtur qe vazhdonte te kryente ne qytet dhe ta dorezonte ate pa lufte. Sulmi per clirimin e Vlores filloi pas dy diteve, ne mbremjen e 11 qershorit 1920, pasi radhet e luftetareve shqiptare ishin shtuar me forcat te reja, qe kishin ardhur nga Mallakastra, Libohova etj. Ne kodrat e Qafes se Kociut, ku luftonin cetat e komanduara prej fshatarit trim Selam Musait etj, vija mbrojtese e armikut u thye.

Afer mengjesit nje pjese e luftetareve filloi te hynte ne lagjet e jashtme te qytetit. Ne te njejten kohe, brenda ne Vlore, qytetaret rrembyen armet dhe filluan te godasin ushtrine italiane, qe po terhiqej ne panik. Porthyerja e frontit isjhte e pjesshme cka nuk lejoi qe kjo fitore te konsolidohej. Luftetaret shqiptare u terhoqen duke e mbajtur Vloren te rrethuar. Ne keto luftime rane heroikisht shume fshatare, midis te cileve dhe vete Selam Musai, qe nga autori emertohet si heroi i Luftes se Vlores. Sipas autorit Luften e Vlores 1920 e nisi popullsia patriotike vlonjate e labe, por ajo ishte nje lufte clirimtare e te gjitha masave popullore shqiptare, te cilat u mobilizuan per te cuar deri ne fund kete lufte. Pushtuesit italiane te mbylluar ne qytetin e Vlores, bene disa perpjekje te deshperuara per te care daren rrethuese te luftetareve shqiptare, por deshtuan. Perpjekja e pare kryesore u be pas kthimit te gjeneral Piaçentinit nga Italia, i cili me te filluar lufta, shkoi ne Rome per t’u konsultuar me qeverine e tij per shtypjen e kryengritjes se armatosur te popullit shqiptar. Ne perputhje me udhezimet e mara me 16 qershor 1920 gjeneral Piaçentini i dergoi Komitetit “Mbrojtja Kombetare” nje ultimatum, me te cilin u kerkonte kryengritesve te largoheshin brenda 24 oreve nga pozitat luftarake, te dorezonin armet dhe roberit italiane te zene gjate luftimeve, duke i kercenuar, ne rast te kundert me nje ofensive ndeshkimore. Komanda italiane kujtoi se me perforcimin e garnizonit te Vlores me trupat qe kishin ardhur nder kohe nga Saranda, Himara e Durresi, do te mund te arrihej qellimi. Sulmi italian filloi me 18 qershor 1920 e vazhdoi deri te nesermen, por pasi bene disa perparime te parendesishnme, u detyruan te ktheheshin te mundura. Sipas pohimeve te vete italianeve, deshtimi i ketij sulmi u kushtoi atyre nja njeqind te vrare e te plagosur. Me 21 qershor 1920 u detyrua te dorezohej garnizoni italian i Tepelenes (ne kete pike autori ka vene nje shenim mbi te dhenat kontradiktore qe ka pasur kjo ngjarje). Me 22 qershor 1920 forcat luftetare shqiptare kryen kunder forcave pushtuese nje sulm te ri qe i tronditi forcat italiane. Pas kesaj date filluan ne Tirane bisedimet midis qeverive te dy shteteve mbi problemin e Vlores, por pa sukses. Me 17 korrik 1920 komanda italiane e Vlores shpalli nje urdher dite qe perfundonte: “Jemi dhe do te qendrojme ne Vlore”. Ne pergjigje te ketij provokimi kryengritesit ne te gdhire te 23 korrikut 1920 sulmuan Vloren dhe pasi disa ore luftimesh hyne perseri ne lagjet e jashtme te qytetit duke e vene ne rrezik ushtrine italiane te hidhej ne det. Te gjitha keto bene qe te arrihej marreveshja e 2 gushtit 1920 qe i largonte forcat italiane nga qyteti dhe me 17 gusht 1920 autoritetet e qeverise shqiptare hyne ne Vlore dhe moren ne dorezim administrimin e qytetit. Me 2 shtator 1920 ushtria italiane u terhoq edhe skela dhe te nesermen me 3 shtator 1920 forcat e armatosura kryengritese hyne fitimtare ne Vlore (185-198). Pastaj ne 4-5 faqe autori ngre lart Luften e Vlores 1920 duke e konsideruar ate si kurorezim i perpjekjeve te popullit tone per ta pare atdheun perseri te lire (198-202).

Thelbi perfundimtar i Luftes se Vlores 1920, sipas ketij autori, ishte karakteri i nje lufte mbarekombetare te Popullit Shqiptar kunder pushtuesit italian. Nga ana tjeter ky liber do te behej kryesori i burimeve ku do te mbeshteteshin studiuesit e tjere te mevonshem.

Kristaq Misha, Levizja punetore ne Shqiperi, Tirane 1970 (foto 39, 39/1).

Eshte nje liber qe e tregon mjaft qarte menyren e fallsifikimit te Historise. Edhe pse pretendon te flase mbi levizjen punetore ne Shqiperi, kur vjen puna per te folur mbi aplikimin e saj ne krahine e Vlores, autori flet mbi faktorin italian qe nuk lejoi zgjerimin e Luftes se Vlores 1920 ne dem te shtetit italian, pa i permendur ne asnje rreshte permasat e asaj qe ndodhi ne Vlore me 1920. Mundohet ta paraqese Luften e Vlores 1920 si te lidhur me proletariatin italian duke krijuar imazhin e nje revolucioni te panevropian. Jo vetem kaq, por termat e perdorura jane vetem ne funksion te termit popull duke eleminuar te gjithe realitetin historik te ndodhur dhe lidhjen qe shume intelektuale vlonjate paten me qeverine qendrore ne Lushnje dhe Tirane pergjate muajve mars-maj 1920. Sipas autorit ne Shqiperine e viteve 1920 ka ndodhur kjo teresi ngjarjesh:

“Populli kerkonte formimin e nje qeverie qe ta hidhte poshte traktatin e Londres. Me kete qellim u mblodh Kongresi i Lushnjes me 21 janar 1920, i cili u shpreh hapur kunder imperializmit kunder traktatit te Londres dhe kunder qeverise tradhetare te Durresit. Populli kerkonte debimin e ushtrise italiane nga trualli shqiptar dhe, me qe qeveria e trembur nga presionet dhe shantazhet italiane nuk vendoste te merrte masa rrenjesore per clirimin e Vlores, populli zgjodhi rrugen e kryengritjes se armatosur. Komiteti per “Mbrojtjen Kombetare”, qe u krijua per te drejtuar kryengritjen, ne ultimatumin qe i drejtoi me 3 qershor 1920 gjeneral Piaçentinit, komandantit italian, nder te tjera thoshte:

foto 39
foto 39
foto 39-1
foto 39-1

“…populli shqiptar nuk mund te pranoje ndarjen e Shqiperise sipas traktatit te fshehte, te vitit 1915…Sot populli shqiptar, i bashkuar me shume se cdo here, duke mos mundur te duroje e te shitet si bageti neper pazaret e Evropes, si shperblim italo-greko-serbeve, vendosi te marre armet ne dore..”. Me vullnet te celnikte dhe vetemohim, duke rrembyer armet armikut populli dermoi dhe hodhi ne det ushtrine italiane, te shumte ne numer e te armatosur gjer ne dhembe. Ne luften e drejte te popullit shqiptar, per clirimin e Vlores, u shfaq me nje force te vecante solidariteti i proletariatit italian. Populli italian sabotoi dhe kundershtoi dergimin e forcave te reja ushtarake ne Vlore, duke u perleshur e duke u gjakosur me karabinieret. Qe me 11 qershor 1920 grupi parlamentar socialist italian i kujtonte qeverise italiane se deri atehere perpjekja e kote dhe qesharake e imperializmit italian ne Shqiperi kishte kushtuar mijera viktima dhe shpenzime, qe llogariteshin ne afro 3 miliard lireta. Ne fund grupi parlamentar socialist e ftonte qeverine italiane te hiqte dore sa me shpejt nga cdo politike pushtimi ushtarak ndaj Shqiperise dhe kujtdo vendi (sipas gazetes “Il Tempo” – Rome, dt. 12.6.1920). Per te protestuar kunder nderhyrjes ne Shqiperi, grupi parlamentar socialist vendosi te mos votonte buxhetin deri sa te largoheshin trupat italiane nga Vlora…”

Akademia e Shkencave e R.P. SH, Instituti i Historise, Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlores, Tiranë 1974 (foto 40, 40/1).

Ne parathenie te ketij punimi shkruhet: “..Me rastin e 50 vjetorit te ketyre dy ngjarjeve te shenuara historike me karakter clirimtar e antiimperialist u mbajten dy sesione shkencore, njeri ne Lushnje dhe tjetri ne Vlore…..sesioni ne Vlore u zhvillua ne fillim te shtatorit, kur 50 vjet me pare forcat e armatosura kryengritese shqiptare, pas sukseseve te korrura ne fushen e betejes kunder pushtuesve italiane, hyne fitimtare ne Vloren e cliruar…” (f. 3).

Per luften e Vlores u mbajten keto kumtesa, nga keto autore:

Muin Çami – Lufta e Vlores – lufte e gjithe popullit shqiptar (f. 139).

Neil Shehu – Pregatitjet e luftes se armatosur me 1920 dhe fillimi i saj (f. 154).

Paskal Dhimitri – Lufta per asgjesimin e ushtrise italiane te rrethuar ne qytetin e Vlores dhe per clirimin e qytetit (f. 163).

foto 40
foto 40
foto 40-1
foto 40-1

Namik Xhafaj – Roli i fshataresise ne Luften e Vlores me 1920 (f. 175).

Skender Isaku – Ceshtje te strategjise dhe te taktikes ne luften e Vlores (f. 181).

Myslim Islami – Vendosmeria e popullsise se qarkut te Korces per te perballuar nje agresion grek ne prak te luftes se Vlores (f. 196).

Veniamin Toçi – Solidariteti i forcave perparimtare te botes me luften e armatosur antiimperialiste te popullit shqiptar te vitit 1920 (f. 207).

Pavllo Gjidede – Heroika e Luftes antiipmerialiste te Vlores ne kengen e popullit (f. 216).

Hilmi Veterniku – Jehona e Luftes se armatosur te Vlores ne levizjen demokratike dhe revolucionare ne Shqiperi ne vitet 1921-1924 (f. 224)

Xhevat Repishti – Lufta kunder intervencionit ushtarak jugosllav ne Shkoder me 1920 (Lufta e Koplikut) – (f. 234).

Hilmi Sadiku – Lufta e armatosur kunder pushtuesve serbe ne Diber ne miajt gusht-shtator 1920 (f. 254)

Lefter Kasneci – Rendesia historiko-politike e Luftes se Vlores (264).

Por pasi kemi lexuar literaturen e shkruar perpara vitit 1945, pamvaresisht se kur eshte botuar, e kemi shume te lehte per te kuptuar qe me kete simpozium ka filluar manipulimi rrenjesor ne menyre masive (per here te pare kete e hasem tek punimi i Muin Çamit: Lufta çlirimtare antiimperialiste e Popullit Shqiptar ne vitet 1918-1920, Tiranë 1969) te historise se Luftes se Vlores 1920 ku jane ndryshuar shkaku, permbajtja, autoret dhe aktoret e asaj lufte, ku me kryesorja eshte transformimi i saj nga nje levizje krahinore e ngushte, pamvaresisht permasave, ne nje levizje mbare kombetare.

Une mora ne konsiderate vetem ato pjese qe binin ne kundershtim flagrant me realitetin historik te ndodhur ne raport me ato qe jane shkruar perpara 1945-ses.

Sipas Muin ÇamitLufta e Vlores ishte nje lufte clirimtare antiimperialiste, ishte pjese perberese e levizjes sone kombetare dhe jo nje lufte spontane e lokale, sikunder ka ardhur ne perfundim nje autor italian i koheve te fundit. Lufta e Vlores, ka shkruar ai me 1959, u shkaktua nga “qeverimi i keq, i komandave [italiane], te cilat e kishin humbur cdo simpati e favor te popullsise [vendase] dhe nuk kishin dashur te merrnin parasysh…nje rregullim administrativ me te arsyeshem te Vlores”…..

Ne kete rast autori kerkon t’i mbushe mendjen shqiptareve qe permasat e Luftes se Vlores 1920, edhe pse nuk thuhen, jane te pranueshme dhe e gjithe puna ka mbetur ne pranimin e menyres se largimit te italianeve kur e gjithe literatura e para 1945-ses shtron shkakun e ngjarjes dhe permasat e luftes se zhvilluar. Te gjitha keto per fantazistin e mesiperme nuk kane nevoje te thuhen, por ato duhen pranuar sipas ideve te tij.

Sipas Neil Shehut ekzistojne te dhena mbi triumfin e luftetareve shqiptare ne fazen e pare te luftimeve (5-10 qershor 1920). Lufta filloi naten duke u gdhire 5 qershor 1920. Pas disa ore luftimesh rane garnizonet e Kotes, Gjormit, Drashovices, dhe Matohasanaj, kurse Llogaraja ra me dt. 7 qershor, Himara ne dt, 10 qershor dhe Tepelena u muar me 21 qershor 1920. Fitoret e 5-10 qershorit i shkaktuan armikut deme te medha ne njerez dhe armatime. Pushtuesit italiane lane ne fushen e betejes pergjate fazes se pare 220 te vrare, 1609 rober, midis tyre dy kolonele, 100 oficere, 1000 vete plagosur, u zune 1000 kuaj e mushka dhe nje arsenal i tere armatimi. Por ky autor na ka dhene ne dore, ndoshta argumentin me bindes, emrin e njeriut qe ka deformuar permbajtjen e Luftes se Vlores 1920: Mehmet Shehu (f.161 – ka te cituar pa referim idene e kryeministrit te asaj kohe mbi rolin e maleve ne mbijetimin e shqiptareve, cka perben dhe thelbin e deformimit te Luftes se Vlores 1920, sikur ate e beri fshatarsia e varfer).

Sipas Paskal Dhimitrit lufta per asgjesimin e ushtrise italiane te rrethuar ne Vlore perfshin periudhen 11 qershor -2 gusht 1920 dhe perben etapen e dyte te Luftes se Vlores 1920. Ne kete pike autori ka manipuluar te gjithe ngjarjen duke futur ne loje termat si asgjesim i ushtrise italiane dhe clirim te qytetit, gjera keto fillim e fund te pandodhura, dmth te trilluara.

Sipas autorit ne oret e para te nates se 11 qershorit luftetaret filluan sulmin per asgjesimin e garnizonit italian dhe per clirimin e qytetit te Vlores dhe te Kalase se Kanines. Ne kete beteje “U dallua ceta e Salarise me komandantin e saj trim Selam Musain, i cili ra heroikisht se bashku me ceten e tij ne te hyre te Vlores. Selam Musai ne betejen e 11 qershorit u be figura me e shkelqyer e Ludftes se Vlores, heroi i fshataresise sone patriotike” (f. 165). E vura te plote kete fraze pasi eshte lehtesisht e konstatueshme se gjitheshka eshte e shpikur nga germa e pare ne te fundit, sidomos kur shkruan: “Ne te gdhire te 11 qershorit, porsa zbardhi drita, luftetaret tane qe kishin lene pas ne mjaft pika llogoret e armikut dhe kishin hyre ne shtepite e para te qytetit, u terhoqen perseri ne pozicionet nga filluan sulmin. Shkakun e terheqjes do ta jap ne konkluzionet” (f. 166).

Por manipulimi i fakteve historike te ndodhura na tregojne se gjithshka qe eshte thene dhe vazhdohet te thuhet mbi Luften e Vlores 1920 eshte VETEM genjeshter, pasi e verteta eshte krejt ndryshe per ndryshe. Kjo kuptohet edhe nga citimi qe do t’i bejme ketij autori ne vazhdim, i cili ka shkruar fjale per fjale:

“Pas  pregatitjes se gjithanshme ne mesin e nates te 22-23 korrikut, kryengritesit shperthyen sulmin mbi qytet. Lufta u ndez e ashper, italianet u kapen ne befasi. Ata nuk e prisnin kete sulm dhe mendonin se celja e bisedimeve do te kishte ulur gadishmerine dhe vigjelencen e kryengritesve. “Lufta vazhdoi me se 6 ore. Kryengritesit, mbasi shtine ne dore me teper se 30 mitraloze, shume topa dhe qindra arka me municion dhe pasi vrane e plagosen me shume se 600 ushtare dhe oficiere italiane u terhoqen”19 ne pozicione me te favorshme per t’u mborjtur. Nga forcat tona u vrane ose u plagosen rreth 120 vullnetare. Ky sulm ishte aq i fuqishem dhe u zhvillua me aq sukses sa qe gazetat si “Kombi”, “Koha”, “Shqiperia e re” etj, njoftuan clirimin e plote te qytetit te Vlores, kurse ne shume qytete te vendit tone u bene manifestime te medha popullore. / Ne keto rrethana, qeveria italiane e Xholiotit, vendosi te rifilloje bisedimet qe vete i kishte nderprere….” (f. 170).

Pasi realizon kete manipulim te fakteve (autori as qe e permend luften e dates 22-23 qershor 1920, por i ka interesuar data 22-23 korrik per te qene sa me afer dates 2 gusht kur mbaruan bisedimet. Ky manipulim eshte bere per here te pare me 1928 nga Teki Selenica) autori kalon ne  konkluzionet kryesore te ideve te tij, kryesisht per te justifikuar fantazine e vet:

“1) Bisedimet qe perfunduan me protokollin e 2 gushtit ishin rezultat dhe perfundimi i kryengritjes popullore te popullit tone. Qeveria italiane erdhe ne bisedime pasi u mund ne fushen e luftes. Kete fakt (te cilin une e citova edhe me lart) perfaqesuesit e imperializmit italian e pohuan qysh ne mesin e korrikut. Bisedimet zyrtarisht u zhvilluan me qeverine e Tiranes, por fjalen e fundit e jepte Komiteti i Drashovices, si perfaqesues i forcave kryengritese. Kete fakt qeveria italiane e njihte dhe kjo shpjegon inisiativen e kesaj qeverie, qe pa marre parasysh prestigjine e vet, dergoi per bisedime perfaqesuesit ne Drashovice.

2) Qe nga fillimi i kryengritjes dhe deri ne fund, forcat clirimtare te popullit tone kane qene gjithmone ne ofensive, kurse kalimi ne mbrojtje ne momente te ndryshme me karakter manovrues, shpjegohet ne vecorite e luftes popullore (kjo eshte pika qe eshte perdorur ne Artin Luftarak te Luftes Popullore qe ne kursantet e shkolles se zbulimit mesonim ne ate kohe – 1975-1976, GH). Ne kete etape, kur armiku kishte perqendruar te gjitha forcat ne nje pike te vetme ne qytetin e Vlores, lufta e forcave clirimtare te popullit tone u karakterizua nga dy vecori: se pari nga goditja te panderprera me karakter shqetesues dhe lodhes per armikun dhe se dyti me goditje te fuqishme me karakter asgjesues. Te tilla jane sulmet e zhvilluara ne 5 e 11 qershor si dhe 23 korrik, gjate te cilave u asgjesua nje pjese e mire e forces se gjalle te armikut e teknikes dhe pozicioneve te tij……

3)….

4) Rreth shkakut te kalimit te trupave tona nga mesymja ne mbrojtje, sidomos ajo qe ndodhi pas sulmit te 11 qershorit ne pergjithesi argumentohet me pohimin se komanda italiane njoftoi se “do te hakmerrej mbi te gjithe te internuarit, ne rast se nuk do te pezulloheshin luftimet. Kreret e Komitetit ngrurruan perpara ketij kercenimi, qe rrezikonte jeten e 1700 bashkatdhetareve…Luftetaret te prekur ne ndjenjat njerezore iu binden urdherave te Komitetit dhe u terhoqen nga qyteti”22 (f. 171-172).

Ata qe e shpiken kete teze perpara 1945 nuk e dinin se shpikja e tyre do te behej lejtmotivi i nje teorie qe do te perdorej nga studiuesit e epokes komuniste per kete ngjarje: Vlora u clirua nga kryengritesit dhe italianet pushtues u hodhen ne det, por kryengritesit u terhoqen nga Vlora. A ka njeri qe e kupton dot kete perfundim “llogjik” te nje aktiviteti luftarak midis nje popullate qe nuk kishte luftuar kurre ne jeten e vet dhe ushtrise se nje shteti qe kishte marre pjese ne Luften e pare Boterore dhe konsiderohej se nje nga superfuqite e medha te kohes? Me sa duket shkrimet e periudhes komuniste nuk kane llogjiken e Historise, por llogjiken e mashtrimit politik dhe per kete perbejne te gjithe arsenalin e arsimimit te popullit shqiptar pas 1945 deri me 2021.

Sipas Namik Xhafaj angazhimi total i masave popullore dhe ne rradhe te pare i masave fshatare percaktoi karakterin popullor te Luftes se Vlores ne te cilen moren pjese burra e gra, pleq e te rinj; fronti e prapavija qene nje. Patriotet e flakte si Avni Rustemi, Halim Xhelo, Jani Minga dhe shoket e bashkepunetoret e tyre si Mecan Selami, Muco Delo, Daut Seferi, Xhemil Veliu, Hasan Brahimi, Hajro Qamili, Avdurraman Ciraku e te tjere kishin kohe qe punonin me popullin per ta organizuar e per ta hedhur ne kryengritje te armatosur. Ata u mblodhen rreth organizates “Shtizat e qyteterimit”, “Shoqeri per mbrojtjen shkollore” sic e mori emrin me vone kjo organizate, iu pervesh punes dhe arriti ta shtrije veprimtarine e saj edhe jashte rrethit te Vlores, sidomos ne Kurveleshin e Siperme, Tepelene, Gjirokaster, etj. / Me te drejte mund te themi se shoqeria  “Shtizat e qyteterimit” qe embrioni i komitetit te “Mbrojtjes kombetare” qe u krijua me vone (f. 176).

Luftetaret u armatosen me armet e zena armikut (f. 178).

Sipas Skender Isakut lufta clirimtare u pregatit dhe u zhvillua ne dy etapa. Ne etapen e pare (janar-maj 1920) u krijuan organet udheheqese te luftes (Kongresi i Lushnjes, Qeveria e Tiranes, komitetet e “Mbrojtjes kombetare” dhe u pergatit kryengritja e Vlores). Ne etapen e dyte (qershor-shtator) u zhvillua kryengritja e Vlores, u shtyp levizja kunderrevolucionare esadiste, u hodhen ushtrite italiane ne det, u pergatiten goditjet ne Diber dhe u perballua agresioni ne Koplik. Kryengritja e Vlores u pergatit me shpejtesi. Komiteti i “Mbrojtjes kombetare” njekohesisht mori edhe masa per te ruajtur fshehtesine e pregatitjes (f. 183)…raporti i pergjithshem i forcave ne drejtimin e Vlores ishte 2,3 me 1 ne dobi te armikut (f. 185)….Brenda disa oreve forcat kryengritese rrethuan gjashte garnizone te fuqishme te zones se sigurimit (Kote, Drashovice, Matohasanaj, Tepelene, Llogara, Gjorme) si dhe mjaft posta karabiniere konform skemes (f. 186-187, foto 41).

foto 41
foto 41

Me renien e Tepelenes (dita e pesembedhjete e kryengritjes), Llogarase, me 11 qershor sektori i luftimeve u reduktua nga 2290 km2, me gjeresi 52 km, ne nje siperfaqe prej 30 km2, me nje gjeresi 12 km duke krijuar nje raport forcash 2 me 1 ne dobi te armikut (12000 italiane kundrejt 6000 shqiptareve) me objektiv sulmin mbi Vlore – (f. 192-194). Detyra e pastajme, dmth per clirimin e qytetit te Vlores me sulm nuk u arrit, per shkak te kerkeses se komandes italiane per bisedime, te cilat perfunduan me clirimin e Vlores, por pushtuesit mbeten ne bastionin e gjirit te saj ne Sazan (f.195). E thene me fjale te tjera clirimi i Vlores nuk u realizua nga forcat kryengritese shqiptare, por nga bisedimet dypaleshe midis shtetit italian dhe shtetit shqiptar.

Akademia e Shkencave e R.P. SH, Instituti i Historise, Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave te Shtetit te RPSH, Lufta e Popullit Shqiptar per clirimin Kombetar 1918-1920 (permbledhje dokumentesh), II, Tiranë 1976 (foto 42, 42/1).

foto 42
foto 42
foto 42-1
foto 42-1

Ne nje fare menyre te gjithe keto materiale propagandistike te botuara me 1976 sikur e ridimensionojne krej ndryshe Luften e Vlores 1920 pa dhene nenkuptime te metejshme, por qe ne nje fare menyre perafrohet me ato qe kane thene deshmitaret i viteve 1920 ne punimet e tyre. Por kjo te con ne pyetjen: perse eshte botuar me 1976 nje e vertete krejt tjeter per tjeter dhe perse kjo e vertete e re kundershton te “vertetat” e rreme?

Akademia e Shkencave e R.P.S. te Shqiperise, Instituti i Historise, Çështje te levizjes demokratike dhe revolucionare shqiptare ne vitet 1921-1924, Tirane 1977 (foto 43, 43/1).

Eshte nje liber qe mundohet te argumentoje me ane te dokumentave te kohes se levizja per clirimin kombetar eshte gjithperfshirese. Dokumenti i pare qe flet mbi Luften e Vlores 1920 eshte ai me numer 288, nje njoftim i gazetes ”Drita” te Gjirokastres mbi vendimin e marre ne mbledhjen e Kurveleshit per te filluar luften kunder italianeve per clirimin e Vlores e te Tepelenes. Gazeta eshte e dates 9 qershor 1920. Rendesia e ketij informacioni eshte e lidhur me pjesmarrjen e forcave ne kete lufte. Sipas njoftimit te gazetes thuhet se levizja nisi. Vlorasit dhe fshataret me ndihmen e krahinave rreth e rrotull, vendosen t’u bien italianeve qe rrine ne Vlore, edhe ne Tepelene (f. 344). Dokumenti 289, f. 344-345, na jep kerkesen e luftetareve shqiptare, derguar komandes italiane, mbi nderprerjen e reprezaljeve e kryera ne Vlore dhe te largoheshin prej andej. Ndersa dokumenti me nr 292, f. 347-348, tregon mbi sukseset e luftetareve shqiptare deri me daten 10 qershor. Por dokumenti nr. 304, f. 360, na jep informacionin se eshte bere vetem nje lufte me 5 qershor dhe data e ketij informacioni eshte 15 qershori 1920. Dokumenti i dates 16 qershor, nr. 306, e zgjeron kohen e luftimeve edhe me dt. 6 qershor. Ne vazhdim tregohet se fuqia shqiptare eshte vendosur rreth Vlores, ndersa ne duart e italianeve ndodhet vetem Vlora, Kanina dhe Narta. Dokumenti i dt. 16 qershor, nr 310, jep datat e betejave: 5 , 10, 11 qershor 1920, f. 365. Dokumenti i dates 21 qershor 1920, nr. 318, f. 375, ben fjale mbi dorezimin e Tepelenes ne duart e shqiptareve. Ndersa dokumenti i dt. 28 qershor 1920, nr. 326, f. 381, ben fjale mbi urdherin telegrafik i Ministrise se P. te Brendeshme, derguar Eshref Frasherit ne Elbasan per nisjen e municionit austriak per ne Vlore. Me daten 27 korrik gazeta “Drita” jep te dhena mbi nje beteje te kryer ato dite pa na e dhene daten, ku armet shqiptare triumfuan mbi italianet. Sikur ky informacion justifikon betejen e dates 23 korrik, qe nuk gjendet tek asnje deshmitare i asaj kohe. Ne faqen 426-428, jepet protokolli i dates 2 gusht 1920, nr. 375, ku ne tete pika tregohet permbajtja e marreveshjes mbi largimin e trupave italiane nga Vlora.

foto 43
foto 43
foto 43-1
foto 43-1

Edhe pse koha qe analizohet ne keto diskutime eshte pas Luftes se Vlores 1920, ka disa te dhena qe lidhen me Luften e Vlores 1920, edhe pse teresisht te pasakta, por qe na tregojne tendencen perse eshte perdorur nga regjimi komunist kjo lufte ne planin propagandistik.

Sipas autorit, Paskal Dhimitri ne materialin e tij me titull: “Lufta politike ne Vlore para dhe gjate revolucionit te 1924-s” (f. 81) “Clirimi i Vlores me 1920, solli nje renditje te re te kontradiktave. Ne plan te pare dolen kontradiktat e brendshme, te cilat u percaktuan nga gjendja ekonomike, politike e shoqerore e vendit ne ate kohe. / Niveli i ulet i forcave prodhuese, ekzistenca e mbeturinave feudale dhe shfrytezimi cifligar, kishin krijuar per popullin nje gjendje te rende te padurueshme. Masat popullore, qe me gjakun dhe heroizmin e tyre me 1920, mbuluan me turp ushtrite e medha italiane, tani vuanin edhe per buken e gojes. Ne keto rrethana pakenaqesia perfshiu keto masa. Konflikti i fshatareve te Llakatundit, me 1920 e 1921, me Eqrem bej Vloren, demostrata e bukes ne mars 1923 dhe greva e punetoreve te minieres se Selenices kunder padroneve italiane, ne tetor te vitit 1923, ishin shprehje konkrete e pakenaqesise dhe perpjekjes spontave e te vecuar te dale nga gjendja e veshtire”.

Me kete material autori na jep ne dore pikerisht aktin e vetevrasjes se popullates fshatare vlonjate te vitit 1920 dhe te dale ne sipefaqe pas luftes te atij viti.

Akademia e Shkencave e R.P.S. te Shqiperise, Instituti i Historise, Historia e       Shqiperise, vell. 3, Tiranë 1984 (foto 44, 44/1).

Eshte nje liber qe e trajton kete teme ne mbeshtetje te botimeve te meparshme, sidomos ne punimin e Muin Çamit mbi luften antiimperialiste te popullit shqiptar dhe tre punimet e Akademise se Shkencave, ne bashkepunim me Institutin e Historise mbi 1-Kongresin e Lushnjes dhe Luften e Vlores, 2-mbi Luften e popullit shqiptar per clirim kombetar 1918-1920, 3-mbi ceshtjet e levizjes demokratike dhe revolucionare shqiptare ne vitet 1921-1924. Eshte nje teresi temash qe duhet te argumentonin qe revolucioni socialist shqiptar, pas 1945-ses, kishte nje paraardhje revulucionare feudalo-borgjeze, baza praktike e revolucionit proletar sipas teorise bolshevike. Keshtu qe te dhenat qe na jep ky liber historie perbejne jo vetem anen zyrtare dhe qendrimin e historiografise komuniste  per Luften e Vlores 1920, duke e transformuar si nje levizje mbare shqiptare ne permasa, shkak dhe permbajtje. Ajo permban dhe tre harta qe paraqesin pjesmarresit e forcave vullnetare ne Luften e Vlores 1920, veprimet luftarake te fazes se pare dhe mesymjes se dyte te pergjithshme te dates 23 korrik 1920 (foto 44/2, 44/3, 44/4).

foto 44
foto 44
foto 44-1
foto 44-1
foto 44-2
foto 44-2
foto 44-3
foto 44-3
foto 44-4
foto 44-4

Permbajtja e tekstit mbi Luften e Vlores 1920 eshte pike per pike sipas asaj qe na kane dhene autoret e parapare ne kater punimet e meparshme, keshtu qe ne vetem do te perserisnim ato qe kane thene te tjeret me perpara. Por ne kete liber historie i meshohet karakterit mbare kombetar qe na paska pasur Lufta e Vlores 1920 dhe karakteri revolucionar i saj, gjera keto qe kuptohen me lehtesi te pandodhura dhe te pamundura te ndodhnin sido qe te vinin punet. Ne 11-12 faqe (f. 223-235) jepet panorama e asaj lufte ku vihet ne pah heroizmi imagjinar i disa fshatareve dhe vihen fotot e Sado Koshena-s, Selam Musait dhe Elez Isufit, por dhe vendvrasja e Selam Musait nga Salaria, qe sipas ketij libri rezulton ne te hyre te Vlores nga ana e Qafes se Koçiut. Libri pranon marreveshjen e 2 gushtit 1920 dhe faktin qe ushtria italiane do te terhiqej nga Vlora dhe nga pjeset e tjera te vendit me perjashtin te ishullit te Sazanit. Sipas ketij libri autoritetet  shqiptare te Drashovices me 17 gusht 1920 erdhen ne Vlore dhe muaren qytetin ne dorezim. Eshte pak e veshtire te pranohet, sipas ketij materiali, qe kryengrittesit shqiptare fituan mbi ushtrite italiane duke i hedhur ato ne det dhe cliruan qytetin e Vlores.

Akademia e Shkencave e R.P.S.SH., Fjalori Enciklopedik shqiptar, Tiranë 1985 (foto 45, 45/1).

Cuditerisht te dhenat mbi Luften e Vlores 1920, te pasqyruara ne kete enciklopedi, jane pak me ndryshe me materialet e parapara, sidomos me tekstin e Historise se Shqiperise, Vell. III. Ne te shkruhet (f. 641-642):

LUFTA E VLORES (1920). Lufte e armatosur antiimperialiste e popullit shqiptar per clirimin e krahines se Vlores te pushtuar nga imperialistet italiane ne fillim te Luftes I Boterore.

  1. e V. nisi pas fitoreve te medha politike te brendshme te arritura me Kongresin e Lushnjes dhe pas tij. Vendimi per filimin e luftes u muar nga perfaqesuesit e krahines se Vlores te mbledhur ne Kuvendin e Barçallasë te 29 majit 1920, i cili, per organizimin e drejtimin e luftes zgjodhi komitetin “Mbrojtja Kombetare”. Organizimi ne rrafsh kombetar u be nga komitetet e “mbrojtjes Kombetare” te krahinave te ndryshme te vendit edhe nga qeveria e Tiranes, e cila dha ndihmen e saj, megjithese nuk mori pjese zyrtarisht ne lufte. L. E V. filloi me 5 qershor pasi gjenerali S. Piaçentini hodhi poshte ultimatumin per t’i dorezuar qeverise se Tiranes, brenda 48 oreve, administraten e krahines se Vlores.
foto 45
foto 45
foto 45-1
foto 45-1
  1. e V. u zhvillua ne menyre frontale. Perballe ushtrise se rregullt italiane, te perbere nga dy divizione me 20 mije ushtare, u vune forcat e clirimit, te grumbulluara mbi baza vullnetare e qe arriten ne rreth 4000 veta. Veprimet luftarake te javes se pare i perballuan forcat e krahines se Vlores, pastaj moren pjese edhe ato te ardhura nga krahinat e tjera te vendit. Me 5-6 qershor u goditen njeherazi te gjitha garnizonet armike te krahines, qe nga Tepelena e deri ne Drashovice, me perjashtim te atij te Vlores.

Sulmi mbi forcat italiane ne qytetin e Vlores dhe periferine e tij filloi me 11 qershor, pasi kishin rene te gjitha garnizonet e tjera, me perjashtim te atij te Tepelenes, i cili u dorezua me 21 qershor. Lufta per marrjen e Vlores vazhdoi gjate e u zhvillua me mesymje e kundermesyemje (per kete jepet dhe skema e luftimeve – foto 45/2, GH).

foto 45-2
foto 45-2

Garnizoni  italian  perbehej nga 7500 vete te pajisur me mjete te blinduara, te mbeshtetur me aeroplane e anije lufte. Megjitheate trupat italiane nuk ishin ne gjendje te canin rrethimin e forcave shqiptare. Nga ana tjeter situata revolucionare e krijuar ne Itali, nuk e lejoi qeverine e Romes t’i shtonte keto trupa. Keshtu ajo u detyrua te pranonte kushtet e pales shqiptare dhe te nenshkruante me qeverine e Tiranes protokollin shqiptaro-italian te 2 gushtit 1920 (shih), i cili shenon mbarimin e L. Se V. Me 3 shtator 1920 forcat shqiptare hyne triumfalisht ne qytetin e Vlores, te zbrazur nga trupat pushtuese.

Bashke me krahinen e Vlores, pushtuesit italiane u detyruan te terhiqnin garnizonet e tyre edhe nga Saranda, Durresi e Shengjini…….”

Krahasimi i ketyre te dhenave me ato te botuara nga aktoret e Luftes se Vlores 1920, pamvaresisht vitit te botimit, por edhe me ato te botuara para vitit 1985, tregojne se Lufta e Vlores 1920 eshte e pasuruar ne drejtim te pasurimit duke ja ndryshuar parametrat sipas interesit politik te kohes. Çudia me e madhe e ketij botimi eshte heshtja ndaj figurave te permenduar edhe pse ne artikullin MUSAI Selam behet nje analize e jetes se tij dhe fakti qe eshte vrare ne Luften e Vlores 1920 ne Qafe te Koçiut duke i vene gjoksin grykes se topit, gje e cila nuk eshte ndeshur ne asnje botim te meparshem.

Neil Shehu, Lufta antiimperialiste e Vlores, Tiranë 1986 (foto 46, 80).

foto 46
foto 46

Ky liber eshte botuar pas 16 vjeteve te kumteses qe autori ka mbajtur ne sesionin shkencor te mbajtur ne Vlore ne 1970 me rastin e 50 vjetorit te kesaj lufte, duke pasur mundesi ta “pasuroje” fillimisht me fantazine e vet, por dhe t’i jape te kuptoje shqiptareve se cfare nenkupton termi “shkencore” ne boten intelektuale shqiptare te epokes komuniste te asaj kohe. Ky eshte libri i pare qe e permbys ate qe ishte shkruar deri me ate kohe mbi Luften e Vlores 1920.

Sipas autorit “Ne rradhe te pare, ne kete lufte merita kryesore i perket fshatarsise trime te krahines se Vlores e te Tepelenes qe me burrerine e saj dhe me atdhedashurine e kulluar, i zbardhi faqen kombit” (f. 5)…”Ne trekendeshin Vlore-Tepelene-Himare, nga fillimi i qershorit e deri me 3 shtator 1920, u zhvillua nje kryengritje e fuqishme dhe e organizuar popullore, e cila vuri perpara ushtrite relativisht te medha italiane qe kishte zene vend ne fortifikime te betonuara e qe ishte e armatosur deri ne dhembe” (f. 6). Me keto dy pikepamje teorike, qe perbejne boshtin e propagandes komuniste mbi Luften e Vlores 1920, ndertohet e gjithe permbajtja e librit ku ndryshohen emra, data, ngjarje, por perfundimi eshte po ai: fshatarsia triumfon. Ne vazhdim autori hiperbolizon ate qe ndodhi ne Vlore me 1920 me idene se “Traditat luftarake te Luftes se Vlores e te luftrave te tjera ishin rrenjosur thelle ne popull dhe u ngriten ne nje shkalle shume te larte ne Luften legjendare Antifashiste Nacionalclirimtare..” (f. 8) pa u thene shqiptareve qe Jugu i Shqiperise nuk e njihte luften per Kombin ne asnje segment kohor per sa kohe qe ekzistonte shkrimi dhe per here te pare ajo u shpalos ne luften e 1920 te Vlores per turpin e historiografise shqiptare qe asnjehere nuk i ka dhene te sakta parametrat historike te asaj lufte. Edhe ne kete punim ndiqet kjo rruge e mbrapsht analitike duike e pasuruar me disa elemente te tjere qe e rrezojne euforine e fillimit te librit.

Autori mundohet me ane te analizes historike te krijoje nje lidhje llogjike midis pushtimit te Shqiperise me 1914 nga ana e italianeve, veprimeve gjate Luftes se I-re Boterore, periudhes 1918-1919 dhe Kongresit te Lushnjes te janarit 1920. Sipas tij e gjithe ajo linje kohore pergatiti Luften e Vlores 1920 si nje ngjarje vendimtare per historine e shtetit shqiptar pa na treguar forcat reale qe organizuan Kongresin e Lushnjes (1920), por edhe te Kongresit te Durresit (1918). Historiografia shqiptare akoma nuk e ka kuptuar, ndoshta e di por nuk e thote, se kongresi i inspiruar nga italianet me 1918-es ishte shkaku i aktit te Kongresit te Lushnjes, i inspiruar nga amerikanet me 1920. Por eshte po ky autor qe ne vazhdim thote “bomben” e madhe, ne kundershtim me ate qe ishte thene deri ne ate kohe, mbi pjesmarrjen e borgjezise kombetare shqiptare per interesat e saj deri ne ate shkalle sa e vendos, te pakten kjo ka qene reale, ne krye te Luftes se Vlores 1920 (f. 40).

Ne menyre kronologjike ajo qe ka ndodhur ne Vlore me 1920 ka pasur kete rrjedhe sipas autorit:

Me 18 maj 1920 italianet shpallen shtetrrethimin pas ores 22 dhe arrestimin e personave te dyshimte dhe nderpritet trafiku i krahines se Vlores me pjesen tjeter te Shqiperise (f. 42).

Me 29 maj 1920 ne Barçalla (Dukat) u mblodh ilegalisht kuvendi i Vlores qe zgjodhi Komitetin e “Mrojtjes Kombetare” prej 12 vetesh me kryetar Osman Haxhiun. U caktua nje komision ushtarak, i cili do te hartonte planin e luftimeve dhe organizimin e cetave. U zgjodh nje komision gjyqesor ushtarak per te marre masa kunder tradhetareve. Ne kuvendin e Barçallase u muaren keto vendime:

1-I gjithe populli populli te bashkohej ne nje front te vetem, duke lene menjeane grindjet dhe te pajtoheshin gjaqet

2-U vendos njezeri fillimi i kryengritjes se armatosur kunder pushtuesve italiane….

3-U vendos te shkonin delegate ne krahinat e tjera te Shqiperise, me qellim qe te merreshin masa urgjwente ne ndihme te Luftes se Vlores, si ne Gjirokaster, ne Kurvelesh, ne Tepelene, ne Korce, ne Berat, ne Elbasan, ne Durres e tjera.

4-U vendos gjithashtu qe grumbullimi i forcave vullnetare luftarake shqiptare te behej me 2 qershor 1920 ne Beun.

Brenda disa diteve u formua nje ushtri kryengritesish prej 4000 vullnetare, ku perfshiheshin edhe grate, si heroina e popullit Sado Koshena (f. 44-45).

Me 3 qershor 1920 Komiteti i Mbrojtjes Kombetare i dergoi me 3 qershor ultimatum komandes italiane (f. 47).

Me hedhjen poshte te ultimatumit, me 5 qershor 1920 filloi Lufta e Vlores 1920 (f. 48).

Ne sulmin e dates 5 qershor muaren pjese cetat nga vlonjate, tepelenase e kurveleshas ku binin ne sy ceta e Salarise nen komanden e Selam Musait, ajo e Vranishtit nen komanden e Sali Vranishtit, e Smikthines nen komanden e Zigur Lelos, e Terbacit me Selman Hysenin, e Kanines me Beqir Velon, e Gorishtit me Halim Rakipin e tjera. Pretendohet  qe shume komanda te karabinierise italiane ishin shkaterruar disa dite me pare, por me daten 5 qershor u shkaterruan postkomanda ne Sevaster, e Mazharit, e Vajzes, e Peshkopise, e Rexhepajt, e Panajes, e Bestroves, e Tragjasit, e Dukatit, e Selenices, e Radhimes dhe e Smokthines (f. 50-51). Po keshtu me 5 qershor u pushtuan edhe kazermat e Kotes, te ciles autori i ketij libri i ka kushtuar nje kapitull me vete (f. 52-58). Po keshtu dhe renia e postkomandave ne Drashovice, Gjorm, Llogara qe u dorezuan me date 6 dhe 7 qershor 1920 (f. 59-63). Per marrjen e Tepelenes sulmi filloi qe me daten 5 qershor, por ajo u dorezua vetem me 21 qershor 1920. Cetat qe muaren pjese ne pushtimin e Tepelenes ishin nga Tepelena dhe Vlora. Ndihmese ne kete lufte dha dhe qeveria e Tiranes qe furnizoi fshehtas me ndihma luftetaret (f. 64-68).

Me 11 qershor 1920 (faza e dyte) filloi lufta per clirimin e Vlores ku muaren pjese forca jo vetem nga Vlora, Tepelena dhe Kurveleshi, por edhe nga Mallakastra, Berati, Skrapari, Gjirokastra, Permeti, Korca, Elbasani, Tirana, Dibra, Shkodra e shume qytetet te tjera. Autori pretendon se Lufta per clirimin e Vlores ishte nje lufte e tere popullit shqiptar (f.69). Komiteti i Mbrojtjes Kombetare leshoi urdherin e sulmit mbi Vlore dhe Kanine duke u gdhire data 11 qershor 1920 ne ora 200 (f. 73). Lufta filloi ne Qafe te Koçiut dhe brenda disa minutave u perhap ne te gjithe frontin ku ceta e Selam Musait perparoi deri ne afersi te spitalit ku dhe vritet komendanti i saj. Ne mengjesin e dates 11 qershor 1920 vullnetaret shqiptare, se bashku me atdhetaret vlonjate luftonin neper dritare, neper ballkone dhe ne tarracat e shtepive. Ndersa forcat shqiptare futeshin ne thellesi te qytetit, italianet u terhoqen deri nje skele. Pranohet qe kjo lufte vazhdoi edhe me 17 qershor ne baze te nje raportimi qe prefekti i Beratit i bente Ministrise se Brendeshme. Pranohet qe ne kete beteje muaren pjese dhe grate te cilat benin te gjitha punet e prapavijes. Gjyqi ushtarak mori masa dhe vendime kunder bashkepunetoreve te italianeve, ku permenden Eqrem bej Vlora, Qamil Risilia, Seit Qamili dhe Siri bej Vlora (f. 73-79). Me date 18 qershor forcat italiane kundersulmuan forcat shqiptare, por u detyruan te terhiqeshin me humbje te medha. Keto luftime zgjaten deri me 23 qershor (f. 80-84). Por ne kete kohe italianet dorezuan edhe Kaninen duke lene 84 te vrare (f. 85-89). Me 22 korrik 1920 vullnetaret shqiptare sulmuan vete Vloren duke vendosur kufirin midis luftetareve shqiptare dhe ushtrise italiane ne vijen Kuzbaba-Xhamija e Plumbit-lagja Varosh-det. Anen veriore te Vlores e kishin luftetaret shqiptare, ndersa anen jugore, dmth skelen, e kishin forcat italiane. Sipas autorit ky sulm e detyroi palen italiane te pranonte kapitullimin perpara forcave kryengritese shqiptare (f. 90-91). Me 2 gusht 1920 perfunduan bisedimet shqiptaro-italiane dhe nenshkruhet protokolli me 8 pika (f.104-107). Autori pretendon se ne Luften e Vlores 1920 pati 400 e ca deshmore (f. 114) duke hedhur poshte Syrja bej Vloren, deshmitarin e asaj kohe.

Ne vazhdim autori jep faktoret e fitores dhe cfare rendesia pati ajo per shqiptaret (f. 111-115). Fakti qe propaganda komuniste e lidhi Luften e Vlores 1920 me luften e ashtequajtur nacional-clirimtare duhet te sherbeje si argumenti me kryesor perse u manipuluan permasat e Luftes se Vlores 1920 duke u zgjeruar nga nje lufte e kryer nga popullate e lumit te Vlores dhe qytetaret e Vlores ne nje lufte mbare kombetare nga Veriu deri ne Jug, gje krejtesisht e rreme.

Ne thelb te problemit autori ka “korigjuar” ato qe ka thene para 16 vjeteve dhe ka perbashkuar permbajtjen e literatures perpara 45-ses me ato te shpikura pas 45-ses duke krijuar variantin e ri mbi Luften e Vlores 1920 duke mos e hedhur poshte ate qe eshte shkruar pergjate epokes komuniste, por as ate qe eshte shkruar perpara 1945-ses (te botuar pas 1992-shit) duke vene dyshimin me te madh mbi saktesine e tyre. Te pakten perbashkimi i asaj qe eshte thene perpara vitit 1945, por qe eshte botuar pas 1992-shit na e jep kete te drejte dyshimi.

Te pakten ky liber eshte shkruar dhe botuar me 1986 kur po pergatitej “permbysja” gjysem shekullore e komunizmit dhe duhet te kete qene pika mbeshtetese e te gjitha studimeve te publikuara pas 1992 mbi kete teme, pamvaresisht nga autoresia. Sidomos per disa studiues jashte shqiptare kjo eshte shume e dukshme. Me sa duket disa trashegimtare te intelektualeve nacionaliste nuk i kane pranuar pazaret me historiografine shteterore dhe komuniste (Syrja Bej Vlora, Eqrem Bej Vlora, Hajredin Bej Cakrani).

Fane Veizi, Qeveria e Kongresit te Lushnjes dhe veprimtaria e saj 1918-1920, Tiranë 1987 (foto 47, 47/1).

foto 47
foto 47
foto 47-1
foto 47-1

Ne kete liber gjendet nje kapitull qe flet mbi perpjekjet e qeverise se Tiranes per organizimin e Luftes se Vlores 1920 dhe per bashkimin administrativ te saj me atdheun (f. 153-167).

Sipas autorit ndryshimi i vendosjes se trupave italiane ne territorin e shtetit shqiptar pergjate fillimit te vitit 1920 e ndryshuan gjendjen shpirterore ne te kater anet e Shqiperise te asaj kohe.

Autori krijon me fantazine e tij situata politike duke e ndare historine e asaj kohe ne faktore pro shqiptareve dhe faktore kundra shqiptareve dhe ne kete menyre formon duetin anrishqiptarizem-shqiptarizem pa na dhene asnje shembell konkret mbi thelbin e ketij formimi. Akoma me tej krijon situata politike te paqene duke i dhene prioritet nje politikani ne dem te nje politikani tjeter te asaj kohe duke nxjerre truimfues Aqif Pashen dhe Sulejmane Delvinen. Kjo coi ne formimin e komiteteve te “Mbrojtjes Kombetare” ne te gjitha krahinat e Shqiperise. Por komiteti vlonjat i ketij lloji thirri perfaqesues nga Vlora dhe fshatrat perreth me 29 maj 1920, ne Barcalla, kuvendin, i cili zgjodhi komitetin “Mbrojtja Kombetare” qe do te merrej me drejtimin e kryengritjes. Kjo beri qe me 2 qershor te grumbullohen forcat luftarake (rreth 4000 luftetare) dhe me 3 qershor t’i drejtonin komandantit te ushtrise italiane nje ultimatum mbi dorezimin e Vlores, te Tepelenes dhe Himares qeverise kombetare brenda dates 4 qershor ne ora 19.00. Mospergjigja e italianeve beri qe te fillonte lufta duke filluar qe nga data 3 qershor deri me 10 qershor qe e detyroi ushtrine italiane te grumbullohej ne Vlore duke e ndihmuar ceshtjen shqiptare te perqendrohej rreth Vlores. Gjate periudhes se luftimeve ne Tepelene dhe ne Vlore qeveria mori te gjitha masat per t’u qendruar afer luftetareve te lirise duke furnizuar frontin me te gjitha gjerat e nevojshme. Sipas autorit prefekturat e Gjirokastres, Beratit, Elbasanit, Durresit dhe Tiranes u vune ne sherbim te luftes se armatosur. Qeveria e Tiranes organizoi te gjitha forcat njerezore, morale e materiale per kete qellim. Me 5 qershor 20000 luftetare shqiptare filluan luften kundra italianeve duke cliruar brenda disa diteve pothuajse te gjithe krahinat e Vlores me perjashtim te Kanines dhe qytetit te Vlores. Sulmi i fuqishem i dates 22-23 korrik 1920 e detyruan ushtrine italiane te kapitullonte. Ne gusht, pas bisedime te gjata u nenshkrua ne Tirane nje protokoll paraprak qe detyronte italianet qe te terhiqeshin plotesisht deri me 2 shtator 1920.

Sipas autorit ‘Keshilli Kombetar luften heroike te popullit shqiptar e vleresoi si nje therori te bijve te tij per te shpetuar krahinen e bukur te Shqiperise, Vloren, nga thonjte e eger te imperializmit italian…… Gjithashtu Keshilli Kombetar i dergoi falenderime popullit te qarkut te Vlores per heroizmin dhe per luften burrerore te luftetareve e te banoreve te saj per clirimin e Vlores, dujke shfaqur njekohesisht respektin ndaj deshmoreve te rene ne kete lufte te shenjte”.

Me kete autor permasa e Luftes se Vlores 1920 ngushtohet vetem brenda botes vlonjate duke qene ne kundershtim me ate cfare ishte shkruar deri ne ate kohe, te patken nga pikepamja e botes njerezore qe mori pjese ne Luften e Vlores 1920, por brenda te vertetes historike.

Abaz Hoxha, Filmi artistik shqiptar, Tiranë 1987 (foto 48, 48/1).

foto 48
foto 48
foto 48-1
foto 48-1

Menyra e manipulimit te Historise se shqiptareve duket mirefilli ne kinematografine e epokes komuniste qe e ka trajtuar kete teme ne nje film te vecante te cfaqur per here te pare me 28 nentor 1977 ne qytetin e Vlores me titull “Gunat mbi tela”.

Ne kete liber jepen te dhenat mbi filmin “Gunat mbi tela” i vitit 1977, me skenar te Duro Mustafaj dhe Muharrem Fejzo. Sipas autorit Abaz Hoxha:

“Ky film u kushtohet luftetareve trima te epopese se Luftes se Vlores 1920.

Nepermjet personazheve kryesore sic jane Hodo Kamberi, Velo Sadiku, kapedani dhe mesuesi pershkruhet heroizmi i masave popullore te ardhura nga te gjithe anet e shqiperise qe u ngriten me parrullat: “Ja vdekje, ja liri!”, “Te hedhim italianet ne det!”, “Vatani mbi te gjitha!”.

Ne film shtjellohet ideja se edhe nje vend i vogel e i paarmatosur, kur vendos te jetoje me nder dhe i lire, perballon cdo armik sado i armatosur dhe i madh ne numer te jete (per te kuptuar pasaktesine e kesaj ideje mjafton te shihet rruga e Races se Kuqe ne kontinentin amerikan pas shek. te XVI deri me sot, GH).

“Gunat mbi tela” edhe sepse nuk merr persiper te trajtoje te gjitha momentet historike te Luftes se Vlores, me 1920, krijon nje perfytyrim te qarte per unitetin e shqiptareve, per trimeri dhe besim te patundur ne fitore” (f. 137).

Te pakten kjo qe shkruhet ketu e tregon mjaft qarte diferencen midis asaj qe ja ndodhur dhe realitetit historik te perjetuar ne vitin 1920 nga banoret e Lumit te Vlores dhe qytetit te tij.

Gramoz Hysi, Organizimi i shtetit shqiptar dhe lufta politike rreth tij ne vitet 1920-1924, Tiranë 1988 (foto 49, 49/1).

Ne kete liber ka vetem nje pasazh mbi Luften e Vlores 1920, te cilin autori e ka shfrytezuar si pretekst ne konsolidimin e shtetit shqiptar, por pa e cuar deri ne fund dhe pa e zbuluar SEKRETIN e Luftes se Vlores 1920, qe eshte i lidhur me duetin Popull Shqiptar– Shtet Shqiptar. Une do ta jap te plote te gjithe idene e autorit mbi Luften e Vlores 1920  pasi eshte i vetmi fragment qe shoqeron kete liber mbi kete teme, edhe pse nenteksti eshte fillim e fund i genjeshtert.

foto 49
foto 49
foto 49-1
foto 49-1

Sipas autorit:

“Kongresi i Lushnjes demaskoi me force publikisht planet e Konferences se Paqes ne kurriz te Shqiperise. Ai deklaronte para gjithe botes ne menyre te qarte, te prere e te vendosur se “Shqiptaret jane gati me ba cdo lloj sakrifice edhe me derdh piken e fundit te gjakut te tyre kunder cdo veprimi qe mundet me vu ne rrezik pavaresine e Shqiperise dhe teresine e saj tokesore”19. Dhe kete e treguan me se miri ngjarjet e mevonshme, sidomos ato te Luftes se Vlores. Permes saj jepej nje prove e gjalle e mosndarjes se fjales nga vepra, e vendosmerise se popullit tone deri ne vdekje per shpetimin e vendit, ajo “ishte, sic shkruante gazeta “Drita” ne pervjetori e clirimit te Vlores, shfaqja boterisht e vitalitetit kombetar dhe dita e dorezimit te Vlores ne duart tona, qe perfundimi i asaj gjallnije qe lindi ne Lushnje20. Me Luften e Vlores shenohej, njekohesisht, edhe kthesa ne njohjen e pavaresise se Shqiperise. Fitorja e saj si dhe tere qendrimi i vendosur i popullit shqiptar ne zbatim te vendimeve te Kongresit te Lushnjes, i detyruan Fuqite e Madha t’i jepnin fund “ceshtjes shqiptare” dhe te njihnin te drejten e shqiptareve per te rregulluar vete ceshtjen e tyre. Natyrisht, kjo njohje qe per ta, sa e detyruar aq dhe formale, sepse nuk moren fund, as me pas, veprimet antishqiptare te shteteve imperialiste dhe te qarqeve shoviniste te vendeve fqinje” (f. 17).

Pa dashur autori na ka dhene qellimin e interpretimit te Luftes se Vlores 1920 sipas interesit te historiografise komuniste, dmth sherbetoreve te krimit komunist. Dhe eshte ky interpretim qe shoqeron te gjitha pikepamjet shqiptare te mevonshme mbi Luften e Vlores 1920 brenda dhe jashte Shqiperise. Qofte dhe vetem ky pasazh, ekzistues ne cdo punim mbi Luften e Vlores 1920, eshte i afte te na tregoje lidhjen qe, autori i cdo vepre mbi kete teme, ka me shkollen komuniste te Historise. Por ne vazhdim ajo eshte e afte te na tregoje se kush i ka marre materialet ne keto vepra spekulatore per te ndertuar te njejten histori manipulatore mbi temen e Luftes se Vlores 1920, por me autore te tjere. Ne fakt kemi te bejm eme te njejtin bosht informativ, me te njejten shkolle, me te njejtin mashtrim historik. Ja perse ka vlera krahasimi i te gjitha punimeve te realizuara pas 1945 deri me 1991 me librin  e meposhtem. Kjo gje do te na mesoje dhe do te na tregoje se ku fillon dhe mbaron mashtrimi historik mbi Luften e Vlores 1920 te realizuar, sidomos, pas 1992-shit.

Drejtoria e Arkivave Shteterore te R.P.Sh., Dokumenta e material Historike nga Lufta e Popullit Shqiptar per Liri e Demokraci 1917-1941, Tiranë 1959 (foto 50/1, 81).

foto 50
foto 50
foto 50-1
foto 50-1

Kemi ardhur ne piken ku na jepet mundesia te krahasojme te gjitha studimet e shkruara nder vite, pas 1959 deri me 1992, dhe cfare kane shpikur ne aspektin statistikor mbi Luften e Vlores 1920. Disa materiale te ketij vellimi jane marre dhe botuar ne disa punime te parapare me siper, por une vendosa qe materialet dokumentare mbi Luften e Vlores 1920 t’i pasqyroj sipas botimit me te pare te tyre dhe pikerisht ne kete botim, pa marre parasysh ne se ka ndonje fallsifikim (per te qene i ndergjegjshem ne kete punim do te dale shtesat manipulatore te realizuara me vone ne punimet mbi kete teme.

Eshte nje liber me mbi 550 faqe me artikuj gazetash, vendime qeverish, proklamate, ultimatume, marreveshjes, telegrame ku midis faqeve 29 (dok. Nr. 29) dhe 99 (dok. Nr. 84) ka te botuar 71 materiale te lidhura direkt ose indirekt me Luften e Vlores 1920, pamvaresisht nga saktesia e tyre. Ne do te analizojme pikerisht keto 71 dokumenta per te pare se si eshte riformatuar historia e Luftes se Vlores 1920 ne fillim te epokes komuniste (1959), por te gjithe dokumentat paraardhes kane nje permbajtje te tille sa krijojne shtratin analitik te dokumentave nga Nr. 29 deri tek 99.

Interesant qenka fakti se cdo botim ne fund paska nje shtoce prej 15 faqesh (foto 50) ku tregohet lista e emrave te ndare ne tre kategori: a) emna te pervetshem; b)emna gjeografike; c) emertime te ndryshme; gje qe ndihmon ne studimin e materialit.

Dokumentat e para jane lidhura me revolucionin bolshevik ne Rusine e 1917-es, ku, sipas autoreve, ne gazetata e SH.B.A. ndjehet simpatia e shqiptareve per ate revolucion (Nr. 1, 2). Por po keto gazeta japin pjese nga artikuj ku botohet fjala e ministrit italian Titoni mbi rivendikimet e shtetit italian per trojet shqiptare te ndara nga nje marreveshje e fshehte ne Londer me 1915 (Nr. 3). Ne vazhdim keto dokumenta bejne fjale per revoltat, letra, shkresa te mbajtura ane e kend Shqiperise nga ana e popullates shqiptare kunder copetimit te Shqiperise (Nr. 4-10, 20). Me pas ne keto dokumenta cfaqet konflikti midis njerezve te qeverise se Durresit dhe asaj te Lushnjes kundra kesaj te fundit (Nr. 11-19). Qe ne ate kohe paska ekzistuar konflikti midis dy qeverive shqiptare, por dhe ndihma qe qeveria italiane i paska dhene qeverise se Durresit, problem ky qe e nxjerr te zbuluar autoresine dhe pronesine italiane mbi qeverine e Durresit (1918)- dok. Nr. 21.

Ne dok. Nr. 22 jepet pjese nga proces verbali i mbledhjes se Kongresit te Lushnjes me dt. 31 janar 1920 dhe ne vazhdim pjese nga protesta e Asamblese Kombetare te Lushnjes drejtuar Konferences se Paqes ne Paris kunder vendimit te fuqive te Antantes per copetimin e Shqiperise, parashikuar ne traktatin e fshehte te Londres te vitit 1915 si dhe pergjigja e delegateve shqiptare prane Konferences se Paqes ne Paris drejtuar kryetarit te Kongresit te Lushnjes ne lidhje me solidarizimin me vendimet e marra ne Kongres (dok. Nr. 23, 24, 25). Pastaj kemi dy dokumenta qe paraqesin protestat dhe solidariteti me qeverine e Lushnjes te popullates se Beratit dhe e komisionit te qytetit te Shkodres e rretheve (dok. Nr. 26, 27).

Ne keto 27 dokumenta te para te ketij libri paraqiten: rrezimi i qeverise se Durresit, formimi i qeverise se Lushnjes, protestat ne adrese te Konferences se Paqes ne Paris dhe solidariteti i popullates shqiptare me vendimet e Kongresit te Lushnjes. Te gjitha keto perbejne bazen politike te brendeshme dhe te jashtme qe cojne ne fillimin e Luftes se Vlores 1920, por qe ne historiografine e epokes komuniste eshte paraqitur vetem si nje problem thjeshte shqiptar (dok. Nr. 28), qe e detyruan Fuqine Nderkombetare te vendoste ne favor te Shqiperise, por qe gjitheshka lidhet me Luften e Vlores 1920. Te pakten ky formulim historik shpaloset ne kete liber me dokumenta, kur ne dokumentin Nr. 29 befas rezulton ultimatumi i Komitetit “Mbrojtja Kombetare” ne Vlore derguar komandantit te forcave te pushtimit italian, gjeneral Piaçentinit, per largimin e ushtrive italiane nga Vlora, Tepelena dhe Himara me daten 20 maj 1920. Pas ketij ultimatumi shpalosen pjese nga protestat, rezolucioni i popullit te Gjirokastres si dhe shkresa e prefektit te Gjirokastres derguar ministrit te puneve te brendeshme ne qeverine shqiptare mbi mitingun e protestes se popullit te Gjirokastres kunder Italise (dok. Nr. 30, 31, 32, 33). Dhe perseri botohet nje ultimatum i luftetareve shqiptare ne adrese te komandes italiane te pushtimit te Vlores me kerkesen per t’u larguar nga Vlora date 9 qershor 1920, prej te cilit marrim vesh se ne mbremjen e 5 qershorit te 1920, ora 22, luftetaret shqiptare u detyruan te perdorin forcen kundra garnizoneve ushtarake italiane te pushtimit (dok. Nr. 34). Pas dy diteve komiteti i “Mbrojtjes Kombetare” te Vlores i dergon Komisionit te Elbasanit sukseset e luftetareve shqiptare kunder forcave italiane (dok. Nr 35) pa treguar se cfare eshte ky komision i Elbasanit.

Neqoftese do te benim nje permbledhje te Luftes se Vlores 1920 dhe t’i konsideronim te sakta keto dokumenta, me 35 dokumentat e pare qe botohen ne kete liber, do te dallonim qe i gjithe populli shqiptar proteston, por luften e bejne luftetaret e krahines se Vlores. Qe ne kete pike historiografia komuniste Luften e Vlores 1920 e ka manipuluar duke e paraqitur si nje produkt te popullates mbare shqiptare, por luften realisht e kane bere luftetaret e krahines se Vlores. Aresyeja e ketij manipulimi duhet kerkuar ne dy faktore historike te kohes: 1-Ne lidhjen historike te krahines se Vlores me popullaten e pertej detit dhe, 2-Ne raportet politike qe paria qytetare vlonjate ka pasur me pushtetin komunist te viteve 1943-1959 ne qarkun e Vlores dhe pertej tij. Keto te fundit duhen konsideruar vendimtare ne menyren se si eshte trajtuar Lufta e Vlores 1920 ne drejtim te meritokracise historike dhe rolit qe ajo ka luajtur ne Historine e Shqiperise. Kendveshtrimi filozofiko-historik i sotem ne kete drejtim ne tregon se realiteti historik i Luftes se Vlores 1920 e ka humbur esencen aplikative te saj duke u paraqitur si nje sukses mbarekombetar, gje praktikisht e pamundur ne te gjithe permasat.

Menyra se si autoret e kesaj permbledhje me dokumenta kane realizuar na tregon se permbajtja e asaj qe kane arritur shqiptaret ne Luften e Vlores 1920 nuk tregohet ne menyre te drejteperdrejte, por ne menyre indirekte nepermjet letrave, deklaratave, thirrjeve, artikujve (dok. Nr. 36,37,38,39, 40-45) ku shpesh here ato nuk jane te njejta duke hedhur dyshime mbi saktesine e tyre. Keshtu per shembell ne thirrjen qe i drejtohet delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris mbi masakrat e italianeve ne krahinen e Vlores, dt. 16 qershor 1920, thuhet se Lufta e Vlores 1920 ka filluar me dt. 4 qershor 1920 ora 11 e nates duke vazhduar deri me 5 qershor. E njeja lufte ka vazhduar edhe me 10 qershor ku nacionalistet shqiptare kane rrethuar kalane e Kanines dhe te Tepelenes, ku kjo e fundit u dorezua me 16 qershor 1920. Nga ana tjeter forcat italiane kane bombarduar fshatrat afer bregdetit (Tragjas, Radhime, Dukat) dhe fshatrat rreth qytetit (Drashovice, Kanine, etj). Arrestuan te afermit e nacionalisteve, vrane gra e femije (Babice), dogjen shtepite e nacionalisteve. Vullnetaret shqiptare jane rreth 3000 luftetare dhe humbjet e tyre ne betejat e dates 4-5 dhe 10 qershor jane rreth 100 te vrare e te plagosur (50 te vrare e 40 te plagosur). U shqua sidomos Selam Musa, qe me 12 shoke hyri brenda ne Vlore dhe zuri Kus Babane ku dhe pandehet se kane rene deshmore.  Pretendohet qe banda e Vatres me 23 qershor 1920 ka shoqeruar popullaten korcare ne protesten e saje perpara konsullatave te huaja ne Korce ne mbrojtje te ceshtjes se Vlores. Ndersa me 6 korrik 1920 pretendohet se eshte vertetuar qe Vlora u zu nga shqiptaret po ate dite.

Por me daten 8 korrik 1920 ekziston nje leter e komitetit “Mbrojtja Kombetare” me qender ne Korfuz, drejtuar shtypit mbi ngjarjet e Luftes se Vlores (dok. 46), mbi c’baze kemi informaten e trete mbi perkrahjen e Greqise  ndaj luftetareve te Vlores 1920. Te tre keto informata, mbi lidhjen e fuqive jashte shqiptare me Luften e Vlores 1920, jane te afta te na argumentojne se shtytja kryesore e fillimit te saj ka ardhur nga jashte dhe jo e kunderta.

Vazhdojne nje sere artikujsh neper gazeta italiane, shqiptare brenda dhe jashte vendit, komiteteve shqiptare ane e kend Botes, debate parlamentare dhe letrash mbi ngjarjet ne Vloren e konfliktuar me italianet ne vitin 1920 (dok. Nr. 47-58), per te arrire ne dok. Nr. 59: “Pjese nga artikulli i gazetes “Kombi” me titull: “Renia e Vlores dhe trimeria e laberve”, dt. 23 korrik 1920” i cili na jep dy lajme, njeri prej te cileve absolutisht i sakte. Luften na e paskan bere vetem leberit dhe pas dates 6 korrik 1920 (Dok. Nr. 45) nuk ka pasur me luftime meqenese Vlora ishte dorezuar, gje jo shume e sakte ne lidhje me dorezimin e Vlores. Kjo ben qe te gjithe dokumentat pas Nr. 59 bejne fjale vetem per Vloren e cliruar (dok. Nr. 60-67).

Por dokumenti me Nr. 68 ben permbysjen e te gjithe asaj qe eshte shkruar ne kete liber mbi Luften e Vlores 1920, pasi ka te botuar pjese nga protokolli paraprak mbi marreveshjen italo-shqiptare nenshkruar midis Manconit dhe Sulejman Delvines, dt 2. gusht 1920. Edhe pse ky protokoll ishte i publikuar ne dy studime te parapare, vendosa qe permbajtjen ta vendos vetem tek ky liber pasi eshte me i hershmi ku ishte publikuar dhe te dy autoret e parapare e kane marre prej ketij botimi. Sipas ketij liberi, protokolli i 2 gushtit 1920 midis shtetit italian dhe shtetit shqiptar ka kete permbajtje, f. 77-78 (foto 50/2, 50/3):

“Protokolli paraprak

Me qene se pushtuan se qeni ne fuqi aresyet per te cilat gjate luftes Italia kishte derguar ne Shqiperi trupa dhe me qene se kane lindur incidente qe kane trazuar riatdhesimin e filluar tanime nga keto trupa, ndermjet fisnikut Gaetano i Konteve Manconi, minister fuqiplote i M. T. Mbretit te Italise, i ngarkuar per te sistemuar marredheniet ndermjet Italise dhe Shqiperise, dhe SH. T. Sulejman Bej Delvina, Kryetar i Keshillit te Ministrave te Qeverise provizore shqiptare;

foto 50-2
foto 50-2
foto 50-3
foto 50-3

Qe te dy, te autorizuar si duhet nga qeverite e tyre dhe te frymezuar nga deshira per t’i vendosur ne nje baze te qendrueshme marredheniet e perzemerta qe ekzistojne midis qeverive dhe popujve te Italise dhe te Shqiperise dhe per te bere qe te pushoje menjehere cdo konflikt ne krahinen e Vlores, arritem ne marreveshje per sa vijon:

  1. – Te gjitha ceshtjet qe kane te bejne me marredheniet e ardheshme miqesore midis Italise dhe Shqiperise do te shqyrtohen e zgjidhen nga nje delegacion italian dhe nga nje delegacion shqiptar, ne menyre qe te garantohen dhe te plotesohen interesat legjitime te Italise dhe te Shqiperise.
  2. – Qeveria Italiane, per te dhene prova te ndjenjave te saj te respektit per sovranitetin shqiptar mbi Vloren dhe per teresine tokesore te Shqiperise, do te riatdhesoje trupat italiane, qe jane te dislokuara ne Vlore e ne bregdetin e saj dhe ne pjesen tjeter te Shqiperise…..Data e mbarimit te zbrazjes se bregdetit te Vlores do te caktohet ne nje leter qe i plotfuqishmi italian do t’i shkruaje kryetarit te Qeverise Shqiptare. Menyrat do te caktohen nga nje komision i posacem i perzier italo-shqiptar.

III. – Ne te njejten kohe  forcat shqiptare do te transferohen pertej lumit Shushice dhe toka ndermjet Shushices dhe detit do te konsiderohen zone asnjanese gjate periudhes se riatdhesimit. Me gjithe kete Qeveria Shqiptare mund te dergoje funksionare te saj per te marre ne dorezim administraten e qytetit dhe te krahines se Vlores, te shoqeruar nga nje repart i mjaftueshem gjindarmerie, pasi te kene kaluar pesembedhjete dite nga fillimi i riatdhesimit te trupave italiane. Postat e gjindarmerise te nevojshme per te mbajtur rregullin ne zonen asnjanese do te dergohen nga autoritetet shqiptare.

  1. – Gjate periudhes se veprimeve te imbarkimit, autoritetet dhe trupat italiane do te mbajne ne dispozicion te tyre ekskluziv skelen e Vlores. Vendime te pershtatshme do te merren nga komisioni i perzier i permendur ne nenin e II-te, per te siguruar gjate periudhes se zbrazjes tregetine dhe kalimin e popullsise civile.
  2. – Nje komision i perzier italo-shqiptar, i krijuar nergut dhe duke qene njemendimi, do te marre masat e duhura per ruajtjen dhe respektimin nga ana e gjindarmerise shqiptare te ndertesave dhe materialit qe jane prone e Italise dhe e qytetareve italiane, duke iu drejtuar, sipas nevojes, specialisteve teknike italiane. Ndertesat qe jane prone e Qeverise Italiane ne qytetin e Vlores do te cmohen nga nje komision i posacem i perzier italo-shqiptar dhe do t’i dorezohen Qeverise Shqiptare. Vlores se cmuar keshtu do t’i llogariten shumat qe do te paguhen akoma per demet e shkaktuara dhe diferenca do te llogaritet ne kredi ose detyrim. Si pasoje Qeveria Shqiptare do te hyje ne detyrime perkundrejt atyre qe kane te drejte. Do te perjashtohet nje ndertese e caktuar si vendqendrimi per konsulaten italiane.
  3. – Do te behet nje amnisti reciproke, duke perjashtuar krimet e zakonshme.

VII. – Te gjithe italianet dhe shqiptaret qe, per aresye te ndryshme, tani jane burgosur ose arrestuar, do te lirohen ne te njejtin afat kur te zbrazet bregdeti i Vlores. Te burgosur per krime te zakonshme do t’u dorezohen autoriteteve perkatese kompetente.

VIII. – Teksti i ketij protokolli paraprajk nuk do te botohet dhe as t’u njoftohet te huajve, pose ndonje marreveshjeje midis paleve. Megjitheate, ne qofte se ndonje ceshtje shqiptare do te diskutohej ne Konferencen e Paqes para se te perfundohet protokolli perfundimtar, palet kontraktuese mund te perdorin kete akt ne qendren e Konferences.

 

Sulejman Delvina                                                                  G. Manconi 

Tirane, 2 gusht 1920

Arkivi Qendror Historik i R.P.SH., F.L.V.L., D. I, Dok. Nr. 39, origjinal”.

Pas ketij protokolli botohen deklaratat e personaliteteve italiane mbi disfaten e ushtrise italiane ne Vlore (dok. Nr. 69-73, 80) si dhe artikuj ne gazetat shqiptare mbi ngjarjet ne Vlore 1920 (dok. 74-79, 81-84).

Sipas ketij libri me permbledhje dokumentash rezulton qe Lufta e Vlores 1920 te jete nje bashkesi ngjarjesh midis dates 4-5 dhe 10 qershor, ku me 8 korrik njoftohet se Vlora eshte cliruar perfundimisht, pas se ciles date filluan bisedimet midis pales italiane dhe asaj shqiptare. Deri ketu nuk ka asgje anormale, por kur e krahasojme me ato qe jane shkruar midis viteve 1951-1988 na rezulton qe ketu dikush ka GENJYER shqiptaret fare hapur me nje paramendim politik pa asnje lloj aresye, pervec pensionit qe merrni trashegimtaret e heronjve imagjinar.

Kjo eshte e gjithe literatura e shkruar midis viteve 1951 deri me 1988 dhe e gjendur nga ana ime. Pergjate kesaj periudhe shkrimet kane karakter pergjithesues duke ja hequr lavdine aktoreve dhe autoreve te vertete te Luftes se Vlores 1920 dhe duke ja adresuar ate gjithe popullit shqiptar dhe te gjitha subjekteve politike te kohes. Vende-vende ato tentojne te dalin jashte kesaj kornize duke futur ne skene realitetin historik te ndodhur, por kur shohim se ato perbashkohen me fantazine historike te epokes komuniste them se gjitheshka i takon te ardhmes dhe per kete e kane pergatitur Kombin Shqiptar me idene qe Lufta e Vlores 1920 eshte veper e tij dhe jo nje aspekt lokal, por jo te gjithe studiuesit e paskan pasur ndjenjen e zbatimit te urdherit me sy mbyllur duke qene nje shkendije drite ne fushen e te drejtes historike. Kjo gje duhet te dale kur te flasim per periudhen pas 1991 mbi se cfare kane shkruar studiuesit shqiptare dhe cfare kane botuar ne menyre te genjeshtert dhe ne menyre te sakte.

Perfundimet permbledhese te cdo autori na japin kete panorame kronologjike dhe faktike sipas tyre, duke na vertetuar se ato nuk jane te barabarta ne asnje rast midis tyre per te njejtin problem:

 

-Sipas Aleks Budes masa popullore, fshataresia, ishte faktori qe i jepte kesaj lufte gjithe energjine e saj. Ne datat 4-5 sulmohet baza e Vlores; sulmet e furishme shqiptare te diteve 20-22 korrik 1920 i hodhen ne det divizionet italiane, i bene te pavlefshme autoblindat, aeroplanet dhe anijet e luftes dhe e detyruan qeverine italiane te pranoje me 3 gusht 1920 konditat shqiptare per zbrazjen e plote dhe respektimin e lirise dhe pavaresise se Shqiperise

-Sipas Universitetit Shteteror te Tiranes ne mbremjen e 5 qershorit 1920 kryengritesit filluan sulmin ne te kater anet e zones se pushtuar. Ne mengjesin e dates 6 qershor te gjitha zonat e pushtuara nga italianet u cliruan dhe pas pese ditesh luftimesh ra edhe Tepelena duke e mbylluar zonen e cliruar me perjashtim te Vlores dhe Kanines. Me 11 qershor 1920 dhe ne mengjesin e te nesermes forcat kryengritese filluan te hyjne ne lagjet e jashtme te Vlore. Nga pala kryengritese vritet ne ullishtat e Vlores Selam Musaj, komandant i cetes se Salarise.  ne dt. 22 korrik 1920 shperthyen nje sulm te furishem kunder ushtrise italiane ne Vlore dhe u futen ne lagjet e jashtme te qytetit pas disa oresh luftimesh. Kjo e detyroi italianet te anullonin marreveshjen Titoni-Venizellos te dt. 29 korrik 1919 me Greqine dhe filluan bisedimet me shqiptaret. Keto perfunduar me 20 gusht 1920 me nenshkrimin e nje protokolli paraprak ne Tirane.

-Sipas Muin Çamit me asgjesimin e pjeses dermuese te garnizoneve italiane mori fund faza e pare e luftimeve (5-10 qeshor 1920); sulmi per clirimin e Vlores filloi pas dy diteve, ne mbremjen e 11 qershorit 1920, pasi radhet e luftetareve shqiptare ishin shtuar me forcat te reja, qe kishin ardhur nga Mallakastra, Libohova etj. Ne kodrat e Qafes se Kociut, ku luftonin cetat e komanduara prej fshatarit trim Selam Musait etj, vija mbrojtese e armikut u thye. Ketu vritet Selam Musai. Luften e Vlores 1920 e nisi popullsia patriotike vlonjate e labe, por ajo ishte nje lufte clirimtare e te gjitha masave popullore shqiptare, te cilat u mobilizuan per te cuar deri ne fund kete lufte. Sulmi italian filloi me 18 qershor 1920 e vazhdoi deri te nesermen, por pasi bene disa perparime te parendesishnme, u detyruan te ktheheshin te mundura. Sipas pohimeve te vete italianeve, deshtimi i ketij sulmi u kushtoi atyre nja njeqind te vrare e te plagosur. Me 21 qershor 1920 u detyrua te dorezohej garnizoni italian i Tepelenes (ne kete pike autori ka vene nje shenim mbi te dhenat kontradiktore qe ka pasur kjo ngjarje). Me 22 qershor 1920 forcat luftetare shqiptare kryen kunder forcave pushtuese nje sulm te ri qe i tronditi forcat italiane. Pas kesaj date filluan ne Tirane bisedimet midis qeverive te dy shteteve mbi problemin e Vlores, por pa sukses. Me 17 korrik 1920 komanda italiane e Vlores shpalli nje urdher dite qe perfundonte: “Jemi dhe do te qendrojme ne Vlore”. Ne pergjigje te ketij provokimi kryengritesit ne te gdhire te 23 korrikut 1920 sulmuan Vloren dhe pasi disa ore luftimesh hyne perseri ne lagjet e jashtme te qytetit duke e vene ne rrezik ushtrine italiane te hidhej ne det. Te gjitha keto bene qe te arrihej marreveshja e 2 gushtit 1920 qe i largonte forcat italiane nga qyteti dhe me 17 gusht 1920 autoritetet e qeverise shqiptare hyne ne Vlore dhe moren ne dorezim administrimin e qytetit. Me 2 shtator 1920 ushtria italiane u terhoq edhe skela dhe te nesermen me 3 shtator 1920 forcat e armatosura kryengritese hyne fitimtare ne Vlore.

-Sipas Kristaq Mishes populli shqiptar, i bashkuar me shume se cdo here, duke mos mundur te duroje e te shitet si bageti neper pazaret e Evropes, si shperblim italo-greko-serbeve, vendosi te marre armet ne dore..”. Me vullnet te celnikte dhe vetemohim, duke rrembyer armet armikut populli dermoi dhe hodhi ne det ushtrine italiane, te shumte ne numer e te armatosur gjer ne dhembe.

-Sipas studiuesve te Akademise se Shkencave ne Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlores, lufta e Vlores ishte nje lufte clirimtare antiimperialiste, ishte pjese perberese e levizjes sone kombetare dhe jo nje lufte spontane e lokale, sikunder ka ardhur ne perfundim nje autor italian i koheve te fundit. Lufta filloi naten duke u gdhire 5 qershor 1920. Pas disa ore luftimesh rane garnizonet e Kotes, Gjormit, Drashovices, dhe Matohasanaj, kurse Llogaraja ra me dt. 7 qershor, Himara ne dt, 10 qershor dhe Tepelena u muar me 21 qershor 1920. Fitoret e 5-10 qershorit i shkaktuan armikut deme te medha ne njerez dhe armatime. Lufta per asgjesimin e ushtrise italiane te rrethuar ne Vlore perfshin periudhen 11 qershor -2 gusht 1920 dhe perben etapen e dyte te Luftes se Vlores 1920. Pas  pregatitjes se gjithanshme ne mesin e nates te 22-23 korrikut, kryengritesit shperthyen sulmin mbi qytet. Lufta u ndez e ashper, italianet u kapen ne befasi. Ata nuk e prisnin kete sulm dhe mendonin se celja e bisedimeve do te kishte ulur gadishmerine dhe vigjelencen e kryengritesve. “Lufta vazhdoi me se 6 ore. Kryengritesit, mbasi shtine ne dore me teper se 30 mitraloze, shume topa dhe qindra arka me municion dhe pasi vrane e plagosen me shume se 600 ushtare dhe oficiere italiane u terhoqen” ne pozicione me te favorshme per t’u mborjtur. Nga forcat tona u vrane ose u plagosen rreth 120 vullnetare. Ky sulm ishte aq i fuqishem dhe u zhvillua me aq sukses sa qe gazetat si “Kombi”, “Koha”, “Shqiperia e re” etj, njoftuan clirimin e plote te qytetit te Vlores, kurse ne shume qytete te vendit tone u bene manifestime te medha popullore. Detyra e pastajme, dmth per clirimin e qytetit te Vlores me sulm nuk u arrit, per shkak te kerkeses se komandes italiane per bisedime, te cilat perfunduan me clirimin e Vlores, por pushtuesit mbeten ne bastionin e gjirit te saj ne Sazan.

-Sipas Neil Shehut ne rradhe te pare, ne kete lufte merita kryesore i perket fshatarsise trime te krahines se Vlores e te Tepelenes qe me burrerine e saj dhe me atdhedashurine e kulluar, i zbardhi faqen kombit. Ne trekendeshin Vlore-Tepelene-Himare, nga fillimi i qershorit e deri me 3 shtator 1920, u zhvillua nje kryengritje e fuqishme dhe e organizuar popullore, e cila vuri perpara ushtrite relativisht te medha italiane qe kishte zene vend ne fortifikime te betonuara e qe ishte e armatosur deri ne dhembe. me daten 5 qershor u shkaterruan postkomanda ne Sevaster, e Mazharit, e Vajzes, e Peshkopise, e Rexhepajt, e Panajes, e Bestroves, e Tragjasit, e Dukatit, e Selenices, e Radhimes dhe e Smokthines (f. 50-51). Po keshtu me 5 qershor u pushtuan edhe kazermat e Kotes, te ciles autori i ketij libri i ka kushtuar nje kapitull me vete (f. 52-58). Po keshtu dhe renia e postkomandave ne Drashovice, Gjorm, Llogara qe u dorezuan me date 6 dhe 7 qershor 1920. Per marrjen e Tepelenes sulmi filloi qe me daten 5 qershor, por ajo u dorezua vetem me 21 qershor 1920. Cetat qe muaren pjese ne pushtimin e Tepelenes ishin nga Tepelena dhe Vlora. Ndihmese ne kete lufte dha dhe qeveria e Tiranes qe furnizoi fshehtas me ndihma luftetaret. Me 11 qershor 1920 (faza e dyte) filloi lufta per clirimin e Vlores ku muaren pjese forca jo vetem nga Vlora, Tepelena dhe Kurveleshi, por edhe nga Mallakastra, Berati, Skrapari, Gjirokastra, Permeti, Korca, Elbasani, Tirana, Dibra, Shkodra e shume qytetet te tjera. Autori pretendon se Lufta per clirimin e Vlores ishte nje lufte e tere popullit shqiptar. Komiteti i Mbrojtjes Kombetare leshoi urdherin e sulmit mbi Vlore dhe Kanine duke u gdhire data 11 qershor 1920 ne ora 200 Lufta filloi ne Qafe te Koçiut dhe brenda disa minutave u perhap ne te gjithe frontin ku ceta e Selam Musait perparoi deri ne afersi te spitalit ku dhe vritet komendanti i saj. Ne mengjesin e dates 11 qershor 1920 vullnetaret shqiptare, se bashku me atdhetaret vlonjate luftonin neper dritare, neper ballkone dhe ne tarracat e shtepive. Ndersa forcat shqiptare futeshin ne thellesi te qytetit, italianet u terhoqen deri nje skele. Pranohet qe kjo lufte vazhdoi edhe me 17 qershor ne baze te nje raportimi qe prefekti i Beratit i bente Ministrise se Brendeshme. Pranohet qe ne kete beteje muaren pjese dhe grate te cilat benin te gjitha punet e prapavijes. Me date 18 qershor forcat italiane kundersulmuan forcat shqiptare, por u detyruan te terhiqeshin me humbje te medha. Keto luftime zgjaten deri me 23 qershor (f. 80-84). Por ne kete kohe italianet dorezuan edhe Kaninen duke lene 84 te vrare. Me 22 korrik 1920 vullnetaret shqiptare sulmuan vete Vloren duke vendosur kufirin midis luftetareve shqiptare dhe ushtrise italiane ne vijen Kuzbaba-Xhamija e Plumbit-lagja Varosh-det. Anen veriore te Vlores e kishin luftetaret shqiptare, ndersa anen jugore, dmth skelen, e kishin forcat italiane. Sipas autorit ky sulm e detyroi palen italiane te pranonte kapitullimin perpara forcave kryengritese shqiptare. Me 2 gusht 1920 perfunduan bisedimet shqiptaro-italiane dhe nenshkruhet protokolli me 8 pika (. Autori pretendon se ne Luften e Vlores 1920 pati 400 e ca deshmore.

-Sipas Fane Veizit mospergjigja e italianeve beri qe te fillonte lufta duke filluar qe nga data 3 qershor deri me 10 qershor qe e detyroi ushtrine italiane te grumbullohej ne Vlore duke e ndihmuar ceshtjen shqiptare te perqendrohej rreth Vlores. Sulmi i fuqishem i dates 22-23 korrik 1920 e detyruan ushtrine italiane te kapitullonte. Ne gusht, pas bisedime te gjata u nenshkrua ne Tirane nje protokoll paraprak qe detyronte italianet qe te terhiqeshin plotesisht deri me 2 shtator 1920.

-Sipas Abaz Hoxhes filmi “Gunat mbi tela” edhe sepse nuk merr persiper te trajtoje te gjitha momentet historike te Luftes se Vlores, me 1920, krijon nje perfytyrim te qarte per unitetin e shqiptareve, per trimeri dhe besim te patundur ne fitore”.

-Sipas Gramoz Hysit me Luften e Vlores shenohej, njekohesisht, edhe kthesa ne njohjen e pavaresise se Shqiperise. Fitorja e saj si dhe tere qendrimi i vendosur i popullit shqiptar ne zbatim te vendimeve te Kongresit te Lushnjes, i detyruan Fuqite e Madha t’i jepnin fund “ceshtjes shqiptare” dhe te njihnin te drejten e shqiptareve per te rregulluar vete ceshtjen e tyre.

-Sipas Drejtorise se Arkivave Lufta e Vlores 1920 ka filluar me dt. 4 qershor 1920 ora 11 e nates duke vazhduar deri me 5 qershor. E njeja lufte ka vazhduar edhe me 10 qershor ku nacionalistet shqiptare kane rrethuar kalane e Kanines dhe te Tepelenes, ku kjo e fundit u dorezua me 16 qershor 1920. U shqua sidomos Selam Musa, qe me 12 shoke hyri brenda ne Vlore dhe zuri Kus Babane ku dhe pandehet se kane rene deshmore.  Ndersa me 6 korrik 1920 pretendohet se eshte vertetuar qe Vlora u zu nga shqiptaret po ate dite.  mbi kryeministrat shqiptare q

Problemet kryesore qe jane “saktesuar” ne menyre te deformuar mbi Luften e Vlores 1920, pas 1945 jane te lidhura kryesisht:

1-Me emrat e udheheqesve reale te Luftes se Vlores 1920.

2-Me zgjerimin e krahinave pjesmarrese ne ate lufte, duke e zgjeruar nga Lumi dhe Qyteti i Vlores ne te gjithe krahinat shqiptare, sidomos te Jugut te Shqiperise.

3-Me zgjerimin e KOHES te luftes reale nga 2-3 dite ne afro 2 muaj.

4-Me pushtimin imagjinar te Vlores nga forcat shqiptare.

5-Me krijimin e heronjve imagjinar te luftes ku spikat emri e Selam Musait nga Salaria. Vete fakti i vrasjes imagjinare te tij ne pese-gjashte vende te ndryshme (ne hyrje te Vlores, ne ullishta, duke zbritur Qafen e Kociut, ne Babice, ne afersi te spitalit, ne Kusbaba) e bejne figuren e Selam Musait teper te dyshimte dhe te papranueshme per historine.

6-Hartat qe paraqesin aktivitetin e luftetareve pergjate Luftes se Vlores 1920 nuk perputhen ne asnje rast midis tyre deri ne ate mase se vihet dyshimi mbi realitetin historik te ngjarjes.

 

VAZHDON NE PJESEN E DYTE

1 Comment

  1. 141 – Kush duhet konsideruar zevendes i Heroit Kombetar te shqiptareve? – Genc Hoti

    […] fotografik, dmth edhe politik, me informacionin historik mbi Luften e Vlores 1920 (per kete shih 139/ 1 dhe 139/ 2, te publikuara ne genckhoti.com: –Cfare perfaqeson Lufta e Vlores e vitit 1920 ne …dhe figuren e Selam Musait nga Salaria na tregon se ky pozicion prej zevendes Heroi Kombetar te jete […]

Comments are closed.