Artikuj

33-Arroganca e Ledi Shamkut dhe pafajesia dinake e Beqir Metes 0.4.10.2009

Posted by Genc Hoti

Loading

33-  Arroganca   e   Ledi Shamkut    dhe

                      pafajesia   dinake   e   Beqir Metes

 

I gjithe termeti formal mbi permbajtjen e librit Historia-12 pati dy protagoniste: nje grua, qe mori pamjen e Bonopartit perpara Borodinos, dhe nje burre, qe si nje Uria Hip, pretendoi se ky liber mbeshtet mbi fakte dhe dokumenta. Po mbushen afro 20 vjet qe eshte kerkuar (kjo është realizuar, pas 35 vjetësh, në qershor 1990, pasi per herë të parë i është kërkuar Enver Hoxhës, nga ana e av. Dr. Vasil Kostandin Dilos, më 1955, që të mos luhej me historinë e Shqipërisë) rishikimi i historise se popullit shqiptar dhe per here te pare eshte tentuar te realizohej permbysja e mashtrimit gjysem shekullor me këtë libër. Po perse autori dhe oponentja paraqiten si te kundert, kur ata sillen te kundert me vetveten? Kjo lloj sjellje me kujton taktikat e sigurimit te shtetit kur kërkonte të fuste në kurth njerëzit e kupolës komuniste (kështu e pësoi Tuk Jakova në lidhje me historinë e komunizmit shqiptar kur Enve Hoxha “hahej” me Mehmet Shehun për këtë problem (për këtë shih, Enver Hoxha, Fjala e mbylljes në Pleniumin XIII të KQ të PPSh, Vepra 12, f. 267-317). Ky eshte shkaku qe me detyroi te shikoj permbajtjen e ketij libri për të përcaktuar përmasën e rishkrimit të historisë. Mjafton të krahasohet ky libër me ato të mëparshmit, dmth përpara vitit 1992 për të parë progresin e arritur apo kopjimin e tij, duke arritur ne perfundimet e meposhtme:

Që ne fillim, me paragrafin “Objektivat”, autorët paralajmërojnë nxënësit maturantë gjimnazistë se duhet (po citoj të plotë pikën 6):

“Të krijojnë bindjen se Pavarësia Kombëtare ishte një arritje shumë e madhe e popullit shqiptar. Ndërkohë Lufta Ballkanike, figurat e ndritura të Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit, Isa Boletinit etj., janë në themelet e kombit tonë. Padrejtësitë që iu bënë popullit tonë me përgjysmimin e tokave shqiptare janë ngjarje që duhet nguliten mirë në kujtësen e çdo nxënësi. Sepse vetëm tani pas njëqind vjetësh duket se po merr fund pjesërisht kjo padrejtësi e jashtëzakonshme dhe aq tragjike” (f. 3).

Për një njeri që nuk ka lexuar kurrfarë dokumenti mbi ngjarjet e atyre viteve, edhe mund ta pranojë pa doreza duke e mësuar përmëndësh dhe të gënjejë pasardhësit e tij, por për një njeri që ka përpara syve ngjarjet e atyre viteve të pasqyruara nga një dëshmitarë okular, me moshë rreth 45 vjeçare, në rreth 4000 faqe a4 ku përshkruhen ngjarjet ne Jugun e Shqiperisë, është pak e vështirë të pranohet kaq thjeshtë pa i sqaruar fëmijët e tij se të gjitha këto nuk janë të sakta. Në çfarë dokumentash mbështet Beqir Meta dhe Muharrem Dezhgiu kur thonë se Lufta Ballkanike dhe tre burrat e fillim shekullit të XX-të janë në themelet e kombit tonë? Pikërisht kjo ka qënë dëshira historike e Enver Hoxhës dhe këtu fillon shtrëmbërimi i historisë së popullit shqiptar, të paktën për shekullin e XX-të. Së pari duhen sqaruar nxënësit se krijimi i shtetit shqiptar dhe mëvetësia e politike e shqiptarëve ishte rezultat i rastësive politike ku populli shqiptar nuk ka gisht të drejtëpërdrejtë. Ata Tre Burrat e Kombit Shqiptar nuk janë autorët e vërtetë të shpalljes së pavarësië; Ata u caktuan ta kryejnë atë rol, sepse i parë prej tyre, Ismail Qemal Vlora kishte kuptuar dy gjëra që përbëjnë sekretin e mëvetësisë së shqiptarëve. Ai, së pari, kishte kuptuar se shqiptarët nën drejtimin politik 500 vjeçar të osmanllinjve, më së fundi, ishin bindur se ekzistenca e tyre shoqërore nuk mund të realizohej pa shtet dhe, së dyti, Turqia Otomane ishte larguar përfundimisht nga Ballkani Perëndimor duke i lënë shqiptarët në mëshirën e fatit. Vetëm kaq është merita e shqiptarëve në atë proçes historik, pastaj fjalën e parë e thotë Europa e ndarë më dysh për problemin shqiptar, ku mirëdashësit e kombit tonë me anë të Klerit Katolik Shqiptar luftuan me të gjitha format për të mundur pjesën keqdashëse të kombit tonë, që luftonin me të gjithë format për ta zhdukur nga historia.  Dueti Austro-Hungari – Kleri Katolik Shqiptar përbëjnë kredon lavdëruese shkakësore të mëvetësisë së popullit shqiptar sot. Akoma do të vazhdojmë të gënjejmë veten tonë se shqiptarët e kanë shpallur vetë pavarësinë e tyre?

Nuk ka asnjë padrejtësi të bërë në adresë të popullit shqiptar, pasi parimi politik i ndarjes së kufijve nga ana e popujve të Europës kishte mbi 2000 vjet që ekzistonte dhe fjalën e fundit e ka thënë vazhdimësia e politikës me mjetet e dhunës, gjë të cilën shqiptarët nuk kanë ditur ta thonë kurrë. Mos i mësoni nxënësit me urrejtje ndaj Europës të nderuar profesorë, nuk është faji i saj pse shqiptarët dhe paraardhësit e tyre kanë qënë të paaftë shoqërisht (mosha relative e tyre e ka krijuar këtë paaftësi, – faji është i nënës sonë natyrë dhe jo i Europës) dhe nuk kanë ditur të luftojnë për të drejtat e tyre në kuadrin e dëshirës për të jetuar bashkarisht politikisht. Kjo e fundit është një dëshirë e shekullit të XIX-XX, pasi u pa mbarimi i Turqisë Otomane, se sa një realitet historik. Ngelet për të zbuluar përse populli shqiptar ka qënë i vonuar në dëshirën e mëvetësisë politike dhe përse disa pjesë të tij (pjesa Jugore) kishin dëshira të tjera. Këto gjëra nuk ja keni thënë kurrë popullit shqiptar edhe pse ato përbëjnë sekretin e madh të gjenezës së tij historike milionavjeçare. Unë e kuptoj shumë mirë që autorët e librit janë viktima të shkollës së tyre dhe nuk mund ta shohin historinë e popullit shqiptar sipas ligjeve që imponon natyra.

Pastaj për çfarë padrejtësie bejnë fjalë autorë, që duket sikur po merr fund (fundi i tragjedisë është diçka tjetër), mos vallë ata kujtojnë se SHBA dhe Europa i luftuan serbët për hesap të shqiptarëve. Mos krijoni iluzione politike që nuk varen nga shqiptarët dhe mos i ushqeni nxënësit me fantazira politike të nderuar autorë. Politika e Europës nuk do të përputhet asnjëherë me dëshirat e fillim shekullit të XX-të të udhëheqësve të popullit shqiptar të atëhershëm, jo vetëm pse këta të fundit janë disa mijëra vjet pas të parëve, por sepse janë dhe nja dy milion vjet anash dhe këtu qëndron sekreti i mospërputhjes së interesave (çështja nacionale është një proçes i ezauruar nga shtetet europiane të përparuara dhe në plan të parë ka dalë globalizmi kontinental).

Përmbajta e librit “Historia e popullit shqiptar-12” fillon në mënyrë antishkencore pasi përpara se t’u tregosh nxënësve se kur  fillon popullimi i truallit të banuar sot nga shqiptarët (f. 7) duhet t’u shpjegosh parimin e lindjes së njeriut në Tokë për të arrirë në dy probleme kardinale për historinë e popullit shqiptar: së pari a janë autoktonë shqiptarët e sotëm dhe çfarë të mire apo të keqe kanë prej kësaj; dhe, së dyti, sa të vjetër janë pasi të jeni të sigurtë që nuk janë 1,5 milion vjet në këtë troje. Ju merrni për bazë paleolitin europian për të shpjeguar çfaqjen biologjike të paraardhësve të largët të shqiptarëve dhe kjo nuk përputhet me realitetin. Të jeni i sigurtë që kjo shifër është, të paktën, 6 herë më e lartë dhe për bazë nuk duhet të merren punimet arkeologjike, por gjëndja e sotme shoqërore e shqiptarëve, të paktën deri në gjysmën e dytë të shekullit të XX-të. Të nderuar profesorë e keqja qëndron jo vetëm në botëkuptimin Tuaj, por, kryesisht, në metodikat që përdorni Ju për të arrirë në këtë përfundim, rezultat ky i shkollës komuniste.  Problemi i pellazgëve nuk është i zbërthyer saktë jo vetëm nga Ju, por dhe shumë më përpara. Emërtimi i tyre është marrë nga letërsia helene dhe nuk duhet të përbëjë argument shkencor. Emërtimi i epokës pellazgjike duhet të bëhet me marrëveshje, pasi epoka e tyre duhet të ndryshojë cilësisht nga epoka ilire, që përsëri duhet realizuar me marrëveshje pasi kjo e fundit ka disa pamje, rezultat i botës së relacioneve universale te realizuara jashtë dëshirës së pellazgëve-ilirë. Që të bësh këtë duhen përcaktuar më përpara piketat nëpër të cilat ka kaluar shoqëria njerëzore në parim dhe kjo përbën detyrën e dytë të autorëve përpara se të shpjegojnë botën pellazgjidhe dhe lidhjen e saj me botën ilire. Me sa duket gabimi duhet te ekzistoje edhe ne historite e tjera qe zberthejne epokat primitive. Kjo mangësi do të çojë në një sërë gabimesh të njëpasnjëshme në zbërthimin e shoqërise ilire, arbërore dhe shqiptare që do t’i shohim më poshtë.

Harta që paraqet fiset ilire (f. 9) është një hartë e ndërtuar mbi bazën e informacionit që jep letërsia helene dhe shërben për të treguar përmasat e relacioneve të tyre me fiset ilire dhe jo shtrirjen e këtyre të fundit, si pasardhës të pellazgëve. Kjo gjë bie në kundërshtim me informacionin që jepni në faqen 9 mbi shtrirjen e pellazgëve nga Ballkani i Jugut deri në Azi të Vogël (japodët, liburnët, dalmatët dhe panonët nuk kanë qënë në Ballkanin e Jugut dhe atje ku shtrihen dakët kanë ekzistuar dikur parailirët, dmth pellazgët).

Kur flisni për autoktoni të ilirëve (f. 11) duhet t’u tregoni nxënësve fillimisht për çfarë autoktonie e keni fjalën, pasi në sferat e lartë të historiografisë shqiptare ka zëra që thonë se ilirët janë autoktonë relative, dmth janë të ardhur (rreth 5000 vjet përpara pretendon Emil Lafe). Po aty keni treguar një hartë ku në fiset ilire përfshini japigët dhe mesapët: Në qoftë se pranoni ekzistencën e shkrimit mesapik atëhere këta të fundit nuk janë ilirë. Nuk mund të diferencohen kaq shumë ilirët në produktin e tyre shoqëror dhe në shkallën e zhvillimit shoqëror ku disa të kenë shkrim e disa jo. Kjo është një pasaktësi metodike dhe jo formë botëkuptimi ku në këtë drejtim studiuesit shqiptarë lënë shumë për të dëshëruar. Duke mos i shpëtuar defektit metodik të përdorur autorët e librit akuzojnë ilirët që kanë pasë shtetet e tyre pa mundur dot të lidhin epokat e mëdha kohore të banorëve vëndas sipas këtij organizimi shoqëror. Ky problem është shumë sinjifikativ për vërtetimin e autoktonisë absolute të shqiptarëve të sotëm dhe çdo ngarkesë politike që t’u atribuoni paraardhësve të largët dhe të afërt të tyre shpie në mohimin e lidhjes varësore shoqërore dhe të autoktonisë absolute të shqiptarëve, si pasardhës të ilirëve epirotë dhe pellazgëve. Me keqardhje Ju them se problemi historik i prejardhjes së shqiptarëve të sotëm është parë sipas metodikave të imponuara nga Akademia e Shkencave të RPSSh dhe jo sipas metodikave materialiste duke u mësuar maturantëve shqiptarë një të vërtetë të gënjeshtërt. Nuk ka pasur në mënyrë absolute organizim shoqëror politik të ilirëve në asnjë hapësirë të Ilirisë gjigande dhe në asnjë etapë kohore të ekzistencës së tyre. Ju ngatërroni mbeturinat arkeologjike helene dhe parahelene si produkte shoqërore të botës ilire; kjo është një pamje e gënjeshtërt që na ka imponuar arkeologjia e cila ka nevojë të riinterpetohet sipas metodikave të reja duke anashkaluar parimin që për inat të sime vjerre do të fle me millonain, pasi e gjithe teoria e shteteve ilire ka lindur si një kundërveprim ndaj shkollës jugosllave që mohonte ekzistencën e organizimit shtetëror të ilirëve, gjë e cila është e saktë pasi vetëm pas kësaj është shumë e lehtë argumentimi dhe vërtetimi i autoktonisë absolute të shqiptarëve të sotëm dhe ilirëve të djeshëm.

Në qoftë se do të analizonim të gjithë botën ilire, të përfshirë në jugun e rrjedhës së Danubit në Veri të tyre, buzë Detit të Zi, në Lindje, buzë Detit Adriatiku, në Perëndim dhe buzë Detit Egje, në Jug, do të dallonim një veçori jo të parëndësishme: kemi dy lloj ilirësh në histori: ilirë të relatuar me parahelenët dhe më vonë me helenët, mbi ç’bazë lindën epirotët dhe thrakët e mëvonshëm dhe ilirë të parelatuar me këta të fundit, që janë të panjohur në mënyrë direkte nga historia. Pikërisht këtu fillon diferenca dhe ajo që studiuesit e kohës së komunizmit nuk muarën për bazë. Puna është të përcaktohen kufijtë përkatës pasi vetëm atëhere do të zbulojmë hallkën lidhëse të ilirëve me pallazgët dhe çfarë u ka ndodhur në histori ilirëve që përmënden si epirotë, por që shkenca komuniste i la shtatanikë duke diferencuar epirotët e Jugut nga pjesa tjetër e fiseve epirote në Veri, deri buzë lumit Drin, mbi ç’bazë ka lindur teoria greke  e Vorioepirit. Me keqardhje të nderuar profesorë, por deri këtu ajo që keni shkruar për historinë e pellazgëve dhe ilirëve është antihistori, sepse që nga ky moment e keni të pamundur të lidhni ilirët me shqiptarët e sotëm.

Marrëdhëniet e ilirëve me parahelenët dhe helenët ka çuar në tjetërsimin e ilirëve dhe në ndryshimin shoqëror të tyre, proçes i cili është në themel të historisë së njerëzimit anë e kënd botës, por që nuk është mundur të shpjegohet shkencërisht edhe pse piketat për ndryshimin e metodikave studimore dhe shpjeguese tashmë kanë zënë vënd mirëfilli prej një shekulli e tutje dhe që shpjegohet nën logon: ndryshimi i njeriut prej njeriut. Pikërisht kjo përbën esencën e historisë së njeriut në Tokë dhe jo metodikat primitive prej 2300 vjetësh të përdorur rëndom nga historiografia komuniste shqiptare dhe pseudomaterialiste sovietike mbi ç’bazë mbështetet dhe libri që po analizojmë. Bota ilire është analizuar në funksion të botës helene dhe romake ku ndryshimet ndikuese mbi ilirët konsiderohen si thelbi i zhvillimit shoqëror të tyre gjë që bie poshtë kur analizohen popullatat e mëvonshme në trojet e banuara nga shqiptarët.

E njëjta metodikë analitike përdoret edhe kur kalohet tek bota arbërore ku çdo gjë bëhet sinonim i botës bizantine duke krijuar paralelizma të paqëna dhe të gënjeshtërta (kreu II, f. 34-61). Bota ilire dhe pas ilire ka një dinamikë të brëndëshme, rezultat i gjenezës së tyre, të cilën Ju dashur pa dashur ja keni mohuar duke krijuar situata shoqërore artificiale dhe të gënjeshtërta. Prej këtej keni kaluar në dyndjet sllave duke mos i treguar nxënësve ngjarjen më kryesore të atyre kohërave të largëta: pamundësinë shoqërore të sllavëve për tu relatuar me ilirët mbi ç’bazë këta të fundit u zhdukën tërësisht: Nuk është e vërtetë që avarët dhe sllavët zaptuan tokat e ilirëve të Veriut ku veçoni Slloveninë, Kroacinë, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën. Malin e Zi dhe Maqedoninë. Po Bullgarinë dhe Rumaninë ku i latë? Çfarë ka ndodhur me pellazgët e atjeshëm? Në qoftë se nuk keni informacion, atëhere studioni bullgarët e sotëm për të parë lidhjet e tyre me shqiptarët përgjatë shekujve XIX-XX dhe përse bullgarët e sotëm, e të gjithë sllavët e tjerë të Ballkanit, ndryshojnë dhe janë kaq mbrapa sllavëve të Veriut nga pikëpamja e zhvillimit shoqëror. Çfarë ka ndodhur me ta pas ardhjes në Ballkan dhe përse rezultantja e marrëdhënieve me vëndasit çoi në gjëndjen e sotme, të ndryshme nga ajo e sllavëve të Veriut? A nuk Ju shkon ndërmënd se këtu fshihet sekreti i madh i botës së relacioneve universale dhe ndryshimi i njeriut prej njeriut, njësoj si për rastin e ilirëve kur u relatuan me parahelenët dhe helenët? Ja pra që informacioni që tentoni t’i përcillni maturantëve nuk çon në zhvillimin dhe shtimin e arsenalit informativ, por në të mësuarit përmëndësh të një diçkaje të konsideruar si historike duke qënë në realitet e kundërta e saj.

Pasaktësia metodike e përdorur nga autorët çon në zhvillimin e marrëdhënieve feudale vëndase duke i fshehur nxënësve faktin se këto lloj marrëdhëniesh nuk ishin rezultat i zhvillimit autokton, por të imponimit politik të relatorëve të huaj me popullatën vëndase duke krijuar imazhin e zhvillimit politik të popullatës parashqiptare deri në marrëdhëniet feudale të prodhim-këmbimit. Në fakt të gjitha këto e kanë burimin në konfliktet politike të Perandorisë Bizantine dhe Kryqëzatat e organizuara nga vëndet europiane ku Perandoria Latine e Lindjes është ajo që la më shumë gjurmë në tjetërsimin e popullatës vëndase. Janë ato kohëra që çuan në lindjen e feudalëve arbërorë, gjë që përbën çfaqjen e zhvillimit të popullatës vëndase, por jo thelbin e tij. Prejardhja njerëzore e të ashtëquajturve feudalë arbërore të mesjetës është i lidhur pikërisht me mbetjet e këtyre perandorive dhe kryqëzatave. Në këtë kuadër është e pamundur ekzistenca e qelizave shoqërore primitive autoktone që mbizotërojnë në zhvillimin e popullatës vëndase, të cilat studiuesit shqiptarë të kohës së komunizmit i kanë anashkaluar me marifet edhe pse shume studiues i kane analizuar bindshëm duke paralajmëruar se pamja feudale e shoqërisë parashqiptare është e gënjeshtërt. Duhet përmëndur këtu emri i studiuesve Rrok Zojzit, Zef Mirditës, Mark Krasniqit të cilët kanë argumentuar se qelizat shoqërore primitive, që jetojnë bashkë me popullin shqiptar dhe parashqiptar përbëjnë thelbin e zhvillimit dhe të ndërtimit të shoqërisë së tyre. Këtu qëndron hallka e dytë e rëndësishme e lidhjes së shqiptarëve të sotëm me botën pellazgjike, por që autorët e librit nuk kanë qënë të aftë ta përdorin për të argumentuar lidhjen e mësipërme, defekt ky i shkollës së tyre.

Autorët kanë bërë dhe një gabim të pafalshëm kur kanë konkluduar mbi fundin e pushtimeve sllave të territoreve të banuara nga arbërit, ku në shekullin e XIV-XV koncepti politik arbër është i paqënë dhe vetë ata ishin në prag të asgjësimit total të tyre. Autorët me dashje kanë anashkaluar një pozicion historik me shumë domethënie për popullatën vëndase dhe janë kufizuar me një kapitull të dyshimtë si emërtim: “Pushtimet e huaja dhe qëndresa e shqiptarëve” (f. 54-58). Është momenti ku në territoret arbërore çfaqen në histori  Osmanët dhe mbi popullatën vëndase çfaqen dy forca të kundërta për ta, por dhe të kundërta midis tyre: serbët dhe otomanët. Është kjo kontradiktë, e rastësishme për arbërit, por e domosdoshme për ekzistencën e arbërve-epirotë ku figura e jashtëzakonshme e Gjergj Kastriotit-Skëndërbe ka ngatërruar historinë botërore edhe sot me madhështinë e pakrahasueshme të tij. Është një paradoks mospërputhës ku rastësia arbëroro-epirote del triumfues mbi domosdoshmërinë kulmore sllave dhe otomane. Pikërisht këtë paradoks historik autorët kanë anashkaluar duke mos shpjeguar dot krimin sllav mbi popullatën arbërore dhe shpëtimin historik të tyre nga ana e rastësisë otomane. Proçesi në fjalë është determinues për popullatën vëndase dhe vetëm ajo ka përgatitur popullin shqiptar në fillim shekullin e XX-të për mëvetësinë e tyre politike për herë të parë të jetës së tyre. Është periudha në fjalë përgjegjëse për ekzistencën e popullit shqiptar dhe aspak qëndresa e shqiptarëve ndaj osmanëve, apo kryengritjet antiosmane (kreu III-VII, f. 61-124). Mënyra analitike e kësaj periudhe është tipikisht e kohës së komunizmit dhe autorët e kanë kopjuar atë nga librat e mëparshëm të kohës komuniste pa e interpretuar më ndryshe. Përse revoltohet zonja Shamku me kreun XXII-të kur 5 kapitujt e mësipër janë një analizë tipike antihistorike duke i fshehur popullit shqiptar realitetin historik të periudhës otomane? Gjërat duhen marrë si kanë ndodhur dhe jo si na pëlqen ne të ndodhë dhe defekti kryesor i librit qëndron pikërisht tek kapitujt III-të deri në të VII-tin. Autorët nuk kanë ditur të përshkruajnë forcat përshpejtuese në zhvillimin e popullit shqiptar, kur ai paraqitet i gatshëm përpara historisë, në shekullin e XX-të, të luajë për herë të parë në jetën e vet rolin e caktuar nga nëna jonë Natyrë. Heshtja ndaj proçeseve historike të ndodhura mbi popullin shqiptar në ato vite përbëjnë mashtrimin e madh që na kanë servirur autorët e librit mbi historinë e popullit shqiptar dhe aspak periudha postkomuniste, e cila si zor të zbulohet përpara vitit 2091.

Autorët duhet ta kishin përcaktuar periudhën e Kastriotit të rëndësishme për Europën Mesjetare, por aspak për Arbërinë e asaj kohe. Kometa Kastriot qe një rastësi pa domethënie për popullatën vëndase dhe vetëm në shekullin e XIX-të bëhet një frymëzim historik pasi dy forcat politike që përcaktuan ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve nuk kanë lidhje me epokën e Gjergj Kastriotit (Dueti Austro-Hungari + Kleri Katoli Shqiptar, njëra forcë, dhe vdekja e Perandorisë Otomane, forca tjetër). Këtu ka ndodhur ai proçes shoqëror që vetëm shkenca moderne e historisë mund ta analizojë, por që autorët e librit tonë nuk kanë ditur të përfitojnë prej saj. Në këtë drejtim ata janë akoma primitivë, si në kohën e Tuqididit, dmth thjeshtë statistikore dhe kjo me tendencë.

Në qoftë se deri në Kreun IX problemet historike janë defekte të metodikave analitike, më pas problemet historike në territorin e banuar nga shqiptarët janë problem i keqinformimit të shqiptarëve ku historiografia komuniste ka lënë gjurma, të cilat do të jenë shumë të vështira për t’u ndryshuar edhe pse dokumentat për këtë ndryshim ekzistojnë mirëfilli.

Kreu X dhe XI jane te mbushura me pasaktesira dhe jane nje kopjim fjale per fjale te historise se Shqiperise te kohes se komunzmit. Ju kerkoni te bashkerendoni te gjithe popullin Shqiptar kundra shtetit otoman edhe pse ai ishte i vdekur dhe nuk kishte asnje ndikim mbi shqiptaret. Lufta qe cfaqet ne ato vite eshte me teper nje lufte civile midis mbeturinave perkrahese te pushtetit otoman dhe perkrahesve te mevetesise se shqiptareve. Kjo lufte ka ndodhur ne Veri dhe aspak ne Jug. Problemi ne Jugun e Shqiperise ka pasur tjeter suport nga ai ne Veri dhe kete nuk kane diferencuar dot autoret e librit. Fakti qe ngjarjet historike gjurmelenese ne progresin politik te shqiptareve kane ndodhur ne Veri, duke filluar me Lidhjen e Prizrenit, Kongresin e Manastirit dhe kryengritjen e malsoreve te Kurbinit, Malesise se Madhe dhe Kosoves tregon se ne kete territor te banuar nga shqiptaret kishin vepruar forcat pro dhe kunder tyre. Ndikimi i Klerit katolik ne keto ane ishte determinues dhe ceshtja kombetare u shtrua per zgjidhje pikerisht ne trekendeshin Shkoder – Prizren – Manastir dhe aspak me tutje. Aresyeja kryesore e ekzistences se saj ka qene kryesisht politika kriminale sllave, pasi ishte kuptuar mesemiri se braktisja e otomaneve ishte perfundimtare dhe shqiptaret duhet t”i dilnin zot vehtes. Pamundesia per te mbrojtur territoret e banuara nga shqiptaret (nuk mund te akuzosh politiken otomane per kete disfate) coi ne sakrificen e Kosoves. Kjo e fundit ka qene monedha ne kembim te pavaresise se shqiptareve te tjere dhe kjo nuk eshte kuptuar kurre, por jane sajuar procese politike duke lartesuar shpirtin liridashes te shqiptareve, gje qe nuk eshte e vertete. Kjo per faktin me te thjeshte fare: shqiptaret nuk njohin asnje faze te skllaverise ne menyre autoktone, por njohin vetem krimin sllav, prandaj dhe u organizuan kunder tyre dhe e vazhduan luften edhe pas 1912-es. Problemi i pavaresise se shqiptareve ne fillim te shekullit te XX-te eshte me teper problem nderkombetar i zgjidhur nga Europa, se sa problem i tyre, Ata nuk e kane njohur asnjehere bashkesine politike te njehsuar nen emrin Shqiperi, prandaj dhe nuk mund te luftonin per nje gje qe nuk kishte ekzistuar kurre dhe nuk i dihej permasa. E gjitha kjo ne nje hapesire te tilla sa perligjet me mosnjohjen e Veriut nga ana e banoreve te Jugut te Shqiperise se sotme dhe anasjelltas. Te pakten te gjithe kete perkufizim e kam hasur ne nje bashkebisedim te Pader Anton Harapit me Vasil Dilon dhe Gabriel Meksin me 1944.

Problemet historike dhe politke ne Jugun e Shqiperise jane krejt tjeter per tjeter dhe fatin e atyre aneve i vendosi Europa dhe shqiptaret heshten ne menyre absolute. Me ato ane eshte e lidhur doreheqja e Ismail Qemal Vlores, gje te cilet Ju nuk ja tregoni nxenesve maturante. Ju keni sajuar, ne gjurmet e historiografise komuniste, konfliktin politik midis Qeverise se Vlores dhe shtetit grek (1913-1914), faqe 180-182, apo midis kesaj Qeverie dhe Esat pashe Toptanit, faqe 173-175. Ne qofte se kjo e fundit ka nevoje per nje interpretim pasi mos mbrotja e ceshtjes kombetare nga ana e Esat Pashes eshte nje fantazi e Juaja per te cilen gje keni kopjuar historine e kohes komuniste. Perse kerkohet uniteti e gjeneralit me Qeverine e Vlores dhe nuk pranoni se ai ka pasur interesat e veta dhe te atyre qe e komandonin? Mos valle Enver Hoxha veproi ndryshe me pushtetin e tij politik? Ne qofte se Esat Pasha do te kishte dale fitues ne idete e tij, atehere historia e Shqiperise do te ishte ndryshe dhe do te shkruhej ndryshe; nuk ka rendesi se si, por nuk eshte mire qe ngjarjet te paragjykohen me mendesite e sotme. Figura e Esat Pashe Toptanit eshte keq trajtuar nga ana e historiografise komuniste vetem per nje qellim: te mos prekej figura e Avni Rustemit, vrasesit te tij. Ne kete drejtim nuk i keni lene gje mangur historiografise komuniste. Duke u rikthyer tek problemi i ngjarjeve ne Jugun e Shqiperise libri i Juaj ka dy pasaktesira thelbesore: konflikti Greqi – Shqiperi (f. 178-182) nuk ka ate permase qe i jepni Ju. Ne kete pike Ju keni kupjuar historiografine komuniste e cila i fshehu popullit shqiptar ekzistencen e levizjes vorioepirote pa asnje lidhje me politiken greke, pasi kjo e fuindit e kishte kuptuar shume mire se nuk mund te merrte me shume se sa i percaktoi Protokolli i Firences pasi kishte marre si shperblim kater ishujt e Egjeut per te mos pretenduar per territoret e banuara nga shqiptaret.                            Levizja vorioepirote ka qene nje levizje, me spond, kunder shqiptareve  jo se kishin alergji kundra tyre, por ajo u drejtua kunder KNK per aresyen me te thjeshte fare, nuk u pyeten per vazhdimesine politike te tyre dhe ajo u shpall ne kongresin e Delvines dhe jo ne ate te  Gjirokastres (f. 181) dhe nuk ka pasur asnje lidhje varesore me shtetin grek edhe pse ministri i jashtem i Greqise merrte pjese dhe formuloi ate qe u quajt me vone Protokolli i Korfuzit, i cili ishte per te mire te shqiptareve, por qe nuk u zbatua kurre, sidomos nga ana e Greqise. Per fatin tuaj te keq dokumentacioni per kete problem ekziston e plote dhe eshte ezauruar nga nje pjesmarres ne te (shih Protokolli i Korfuzit, albanovaonline.com apo logoreci.com). E keqja qendron se Ju nuk keni lexuar tekstin origjinal te tij, por jeni kufizuar ne tekstin e ndryshuar nga ana e historiografise komuniste. Problemi i ngjarjeve te atyre viteve nuk eshte shpjeguar kurre saktesisht nga ana e historiografise komuniste dhe per fatin e keq te maturanteve te sotem, as nga ana e Juaj. Gjithsesi konfliktet ne gjirin e shoqerise shqiptare te atyre aneve perben thelbin e problemit dhe jo nderhyrjet greke apo te KNK. Vazhdojme me tej:

Ju pretendoni se ne Shqiperine e Mesme ne vitet 1914-1915 (f. 185-186) ka ekzistuar nje kryengritje e udhehequr nga Haxhi Qamili. Ju nuk keni se si ta dini, por ne fillimet e regjimit komuniste ka pasur nje konflikt midis studiuesve shqiptar, Qamil Celes psh, dhe Enver Hoxhes per kete problem, por qe diktatorit i leverdiste ta emeronte levizja fshatare e Haxhi Qamilit  per te plotesuar imazhin e shoqerise shqiptare si nje shoqeri te mbarsur me kontadikta antagoniste prej ku te kalohej ne kontradiktat midis proletariatit dhe borgjezise, shkurt fantazira historike. Nuk e di sa ne cfare pozicioni jeni Ju, por ngjarjet e atyre viteve nuk perfaqosojne ndonja hata te madhe pervec faktit qe populli shqiptar ishte akoma i pakonsoliduar politikisht dhe detyrimisht mevetesia e tij politike nuk mund te ishte veper e shqiptareve. Edhe luften per clirimin e Vlores me 1920 Ju nuk e analizoni me vertetesi (f. 199-201). Ka dokumenta qe vertetojne se Shtjefen Gjecovi ka qene ne krye te asaj lufte dhe ka dhene ndihmesen e vet duke argumentuar qe per ceshtjen kombetare Kleri Katolik Shqiptar vinte veton perpara cdo gjeje.

Cuditerisht ne librin Tuaj nuk behet fjale per grushtin e shtetit te Hasan Prishtines, ne dhjetor 1923, ngjarje e cila i parapriu grushtit te shtetit te 1924 nen udheheqjen e Fan Nolit. Ngjarjet e 1924 ishin te pergatitura me kohe, por ato deshtuan ne saje te vendosmerise se Ahmet Zogut, i cili ma sa duket ka qene ne nje konflikt politik me nje pjese te madhe te politikaneve te asaj kohe. Vrasja e Avni Rustemit ishte thjeshte preteksi shkakesor, pasi politika e asaj kohe ishte e konfliktuar nga interesat e kunderta te pjesmarresve te saj dhe ngjarjet e ndodhura jane analizuar me tendence nga ana e Juaj njesoj se ne kohen e komunizmit. Prandaj te nderuar autore historia e atyre viteve nuk mund te shkruhet ne kete menyre, Ju vetem sa keni ndryshuar pozicionin e kapitujve dhe te njerezve pjesmarres ne ato ngjarje.

Edhe per problemin e Vermoshit dhe te Shen Naumit Ju nuk thoni te verteten dhe i keni fshehur shqiptareve emrin e njeriut qe nuk lejoi Vermoshin t’i kalonte Jugosllavise. Kjo e fundit mos kujtoni se hoqi dore kaq lehte nga rrafshnalta e Vermoshit. Vendosmeria titanike e Preng Calit dhe luftetareve te tij ishte pergjigjja qe mori politika jugosllave e asaj kohe duke mos lejuar kalimin e saj ne duart e armiqve shekullor te popullit shqiptar, kur per problemin e Shen Naumit ka zera qe thone se eshte pyetur popullata fshatare e atyre aneve dhe ata kane pelqyer bashkejetesen me vellezerit e tyre sllave.

Kulmi i pasaktesise te librit realizohet ne kreun XV, faqe 257-283, ku flitet per luften nacional-clirimtare, formimin e PKSh-re dhe clirimin e Shqiperise. Jane probleme te zberthyera me kohe nepermjet nje dokumentacioni origjinal dhe te pasur, por qe autoret nuk i kane marre parasysh me dashje duke na treguar krahun e vertete politik te tyre dhe arësyet e botimit të kësaj historie. Po fillojme me rradhë duke dhënë konkluzionet e dokumentacioneve përkatëse edhe pse shumë gjëra jane dhënë në shtypin e kohës dhe internet, paçka qe ekzistojnë edhe ne libra të kohës së diktaturës.

Autorët e librit, si pa të keq informojnë maturantët e vitit 2009 mbi ekzistencën e disa grupeve komuniste (f. 260) edhe pse për këtë nuk kanë asnjë dokument, përkundrazi ekziston një dokument origjinal i shkurtit të vitit 1939 që vërteton se në Shqipëri atë vit ekzistonte një organizatë komuniste me qëndër në Shkodër me degët e saj në të gjithë vëndin. Mungesa e informacionit mbi PK të Shkodrës dhe tjetërsimin e saj në grupe komuniste përbën mashtrimin që realizoi Enver Hoxha dhe që autorët e librit tonë e kanë kopjuar pikë për pikë pa i ndyshuar as presjen. Pastaj autorët bëjnë fjalë për formimin e PK  të Shqipërisë me 08 nëndor 1941 ku muarën pjesë dhe dy jugosllavë. Të gjitha këto janë mashtrimet e propogandës komuniste të 45 viteve të diktaturës, pasi e vërteta është tjetër për tjetër.

Së pari PKSh nuk është formuar me 08 nëndor 1941 në Tiranë në shtëpine e Zylfie Canit dhe nuk e formuan as shqiptarët dhe as jugosllavët. Këta të fundit nuk erdhën në Shqipëri për të formuar PKSh, siç pretendohet rëndom, por ata erdhën për të zhdukur PK të Shkodrës, prandaj dhe herojtë e parë të popullit shqiptar të akorduar nga diktatura kanë vdekur nga viti 1942 deri në gjashtëmujorin e parë të 1943-shit dhe i takonin kësaj partie, ose e thënë ndryshe grupit komunist të Shkodrës. Të nderuar autorë të historisë së popullit shqiptar, PKSh është formuar rreth datës 23 mars 1943 në rrethin e Elbasanit nga ana e britanikëve, të cilët organizuan dhe luftën antifashiste kundra okupatorit edhe pse shpesh herë ajo mori përmasat e luftës civile.

Në këtë mënyrë nuk ka si të ketë pasur komunistë në Pezë, kështu që Peza i takon forcave politike nacionaliste dhe pjesmarrja e komunistëve në të ka qënë një iluzion i Enver Hoxhës për qëllime propogandistike. Kjo kuptohet me lehtësi po të krahasohen dy proçes verbalet e Pezës me të Mukjes dhe do të kuptohet që ndryshimi është vetëm në pjesmarrjen e komunistëve në Mukje pasi pjesa tjetër është e njëjtë çka duhet të argumentojë se të dy mbledhjet janë vepër e nacionalizmit shqiptar ku komunistët nuk kanë gisht. Pjesmarrja e komunistëve në luftën nacional-clirimtare është vetëm 480 ditë, baraz me 23% të të gjithë luftës kur nacionalistët kanë luftuar plot 2063 ditë, baraz me 100% të luftës. Atehere përse krijoni situata kompromisi dhe keqinformoni maturantet e shkollave të mesme.

Problemi i luftës nacional-çlirimtare dhe lidhja e saj me Kosovën është shumë më kompleks se sa e paraqisni Ju në nënkapitujt 16.5 (f.281-283) dhe 16.6 (f.284-285). Janë ngjarje krejt të tjera, por që propoganda komuniste i tjetërsoi për qëllime politike dhe për fatin e keq të maturantëve të vitit 2009 Ju keni ndjekur këtë rrugë. Së pari, nuk është e vërtetë që Shqipëria u çlirua me 28 nëndor 1944, siç nuk është e vërtetë që midis forcave partizane dhe forcave gjermane janë zhvilluar luftime me datën 28 nëndor. Këtë datë e vendosi Pleniumi i II-të i Beratit me diskutimet e datës 25 nëndor 1944, ditë në të cilën i gjithë territori i Shqipërisë ishte pa forca nazifashiste. Ndërsa datën 29 nëndor, si ditë të çlirimit të Shqipërisë, e vendosi Asambleja Kushtetuese e 11 janarit 1946. Për fatin e keq Tuajin data e çlirimit të Shqipërisë është tjetër dhe e dhëna e saj vjen nga Zyra e Informacionit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila në janar 1945 botonte revistën “Ngjarjet e Muajit”, sipas së cilës çlirimi i plotë i Shqipërisë takoi pak ditë para festës së flamurit, por shqiptarët vendosën ta festojnë me 28 nëndor. Kështu që për këtë problem kemi tre data nga të cilat vetëm njëra (25 nëndor) është reale, ndërsa të tjerat janë politike. Së dyti, nuk është e vërtetë që ushtria clirimtare e Shqipërisë realizoi mësymje në tokat e Jugosllavisë për të ndihmuar popujt e saj siç pretendoni Ju në hartën e faqes 283 dhe kjo për faktin më të thjeshtë fare: Kosova ka qënë e çliruar që me 24 nëndor 1944 kështu që partizanët shqiptarë kanë shkuar në Kosovë për arësye të tjera. Nuk është e drejtë të nderuar profesorë të shkencës së historisë të mashtroni maturantët e vitit 2009, siç nuk është e drejtë të vazhdoni rrugën e mashtrimit komunist për këto tema. Së treti, nuk është e vërtetë që krimin në Kosovë në vitin 1945 e kanë kryer vetëm forcat e UNÇJ. Ka një të vërtetë tjetër ku gishtin kryesor e ka pasur ushtria nacional-çlirimtare e Shqiperisë, e cila përgjatë kthimit nga Kosova, pasi ja dorëzoi Titos të çarmatosur, mori me vete 12 000 djem nënash kosovare, 15-25 vjeç, dhe i asgjësoi në territorin shqiptar (4000 në Qafë Mali, 4000 në derdhje të Bunës dhe 4000 në dalje të Shkodrës. Për të justifikuar dhe fshehur këtë krim u përdor ajo që quhet masakra e Tivarit. Historia e atyre viteve është krejt tjetër për tjetër dhe Ju nuk keni thënë asnjë të vërtetë në mënyrë absolute.

Duke u mbështetur në analizën që unë i bëra librit Tuaj konkludoj:

Kjo histori nuk është historia e Popullit Shqiptar dhe duhet ndryshuar për shumë arësye

Së pari, nuk është reale, sidomos të 2500 vitet e fundit të jetës së tij, dmth e pa vërtetë, dhe mbështetet mbi iluzione të shpikura nga një rrjet i tërë shkollash dhe njerëzish ku gisht kanë mësuesit e Juaj.

Së dyti, duhet ndryshuar se është antishqiptare.

Së treti, duhet ndryshuar, sepse mbështetet mbi një bazë filozofie idealiste pa domethënie Metodika e zbërthimit të ngjarjeve që merr në analizë shkenca e historisë është tepër – tepër e vjetër, që në kohën e Tukididit. Sot ekziston një metodikë krejt tjetër për tjetër e mbështetur në materializmin filozofik të cilin Ju a kanë ndaluar ta dini me të ardhur në pushtet Enver Hoxha.

Së katërti duhet ndryshuar, sepse është antinjerëzore, sepse është antihistoria e popullit shqiptar.

Me keqardhje Ju them se Ju keni ndjekur rrugën e mësuesve Tuaj të epokës komuniste.

Ja përse të nderuar profesorë Ju nuk mund ta kapërceni hendekun që ndan produktin intelektual të shkollës komuniste nga realiteti historik i popullit shqiptar. Nuk mundet kurrë në 374 faqe libri të përshkruhet historia e popullit më të vjetër të Europës dhe fillesa e racës njerëzore në Tokë, pasi pellazgët janë të tillë, por që Ju nuk dini ta argumentoni. Kjo e fundit vjen nga keqarsimimi i Juaj, viktime e te cilit eshte i gjithe populli shqiptar. Kjo do të thotë se Ju nuk mund të jeni autorët e historisë së vërtetë të Popullit Shqiptar.

Duke ju rikthyer titullit të kritikës e shoh me vënd të vë në dukje fallsitetin e kritikës së z. Shamku dhe reagimin po të tillë të profesor Metës.

 

04.10.2009

1 Comment

  1. 139/2 – Cfare perfaqeson Lufta e Vlores e vitit 1920 ne Historine e Shqiperise dhe përse krenohen tipikisht disa shqiptarë JO Vlonjate me të? (Ndryshe: te pathënat e një bllofi historik madhor; ose, vazhdimi i menyres se rreme te krijimit te miteve

    […] e epokes komuniste. Ketij libri i kam kushtuar nje artikull kritik publikuar tek genckhoti.com: 33-Arroganca e Ledi Shamkut dhe pafajesia dinake e Beqir Metes, dt. 04.10.2009, mbi pasaktesite dhe manipulimet e shumta qe e shoqeronin, por qe Luftes se Vlores […]

Comments are closed.