Artikuj

139/2 – Cfare perfaqeson Lufta e Vlores e vitit 1920 ne Historine e Shqiperise dhe përse krenohen tipikisht disa shqiptarë JO Vlonjate me të? (Ndryshe: te pathënat e një bllofi historik madhor; ose, vazhdimi i menyres se rreme te krijimit te miteve antishqiptare) – Pjesa 2

Posted by Genc Hoti

Loading

PJESA 2

 

3-Cfare eshte shkruar pas 1992 deri me sot mbi kete ngjarje dhe cfare kishin tentuar te “ndreqnin” mbi Luften e Vlores ne te kater planet analitike: Permbajtje, Kohe, Personazhe dhe Aktet Politike ne raport me dy periudhat paraardhese?

Eshte me te vertete per t’u skandalizuar, por mashtrimi me i madh i Luftes se Vlores 1920 na qenka realizuar pikerisht ne kete periudhe duke marre per baze shkrimet e epokes paraardhese, duke perjashtuar librin Dokumenta e material Historike nga Lufta e Popullit Shqiptar per Liri e Demokraci 1917-1941, te cilin edhe mund ta kene cituar vende-vende, por asnjehere datat e luftimeve.

Edhe per kete periudhe do te ndjekim te njejten rruge: do te analizojme literaturen e shkruar pas 1992-shit sipas rendit kronologjik te vitit te botimit dhe, ne fund, do te analizojme librin dhe figuren e Ago Agaj-t per te pare pasurimin ose varferimin informativ te asaj qe ka ndodhur ne Vlore me 1920 duke perfshire edhe aktivitetin e personazhit Ago Agaj. Ne kete rast vepra e Ago Agaj do te na tregoje distancen e permbajtjes qe nje shqiptar brenda Shqiperise ka shkruar mbi Luften e Vlores 1920 ne raport me nje shqiptar qe e ka shkruar jashte Shqiperise. Per me perpara duhet me dite qe sasia e shkrimeve mbi kete teme dhe personazhet e saj eshte jashtezakonisht e madhe, por une keto kam mundur te gjej, pasi shume-shume botime jane publikuar ne menyre te vecante dhe shperndare privatisht dhe jo hapur.

Muharrem Xhufi, Mbi historikun e Progonatit, Tirane 1995 (foto 51, 51/1).

foto 51
foto 51
foto 51-1
foto 51-1

Eshte nje liber qe ne 6-7 faqe (f. 123-129) flet per Luften e Vlores 1920 sipas asaj qe eshte shkruar nder vitet 1951-1988. Ne nje kapitull me titull: Kontributi i popullit te Progonatit ne Luften e Vlores me 1920, te ndare ne tre nenkapituj me tituj: a) Luftimet e cetes se pare te Progonatit nga Kota ne Qafe te Koçiut. b) Luftimet e cetes tjeter te Progonatit ne Tepelene. c) Progonatasit ne vazhdim te luftes per clirimin e Vlores; autori jep ngjarje me data qe nuk i kemi hasur ne asnje punim tjeter dhe, vetem per kete, ja vlen ta marresh ne konsiderate.

Sipas autorit ne epopene e Luftes se Vlores, populli i Progonatit, krahas te gjithe fshatrave te tjera te Kurveleshit, dha kontributin duke ju pergjigjur qe ne fillim thirrjes se Komitetit te Mbrojtjes Kombetare. Gjate viteve 1919-1920 ne Progonat qendronte nje poste karabinierie prej 15-20 vetesh. Ne shkurt 1920, pas Kongresit te Lushnjes, progonatasit muaren vendimin e debimit te postes se karabiniereve italiane, por nuk qe nevoja per me teper se italianet u larguan vete per ne Tepelene. Sipas thirrjes se mbledhjes se Barçallase populli i Progonatit formoi nje komision qe do te merrej me organizimin e vullnetareve dhe me mbledhjen e ushqimeve. Ceta e pare e Progonatit me mbi 30 vete, e komanduar nga Musta Buxua, me 3 qershor 1920 u nis per Beun, ku do te grumbulloheshin forcat vullnetare. Ndersa ceta e dyte e Progonatit, e perbere nga rreth 60 vete, e komanduar nga Neki Daci u nis me 4 qershor kunder garnizonit te Tepelenes. Pas ultimatumit te papranuar drejtuar gjeneral Piaçentinit, me 5 qershor ceta e pare u angazhua ne luften kunder italianeve ne Kote, ndersa tjetra ne Tepelene.

Edhe pse pranohet qe luftetaret shqiptare ishin te armatosur keq dhe perballe kishin nje ushtri te armatosur teper rende dhe pas fortifikatave te betonuara, kryengritesit fituan dhe italianet u dorezuan (behet fjale per luften ne Kote me daten 5 qershor) ndaj te gdhire. Autori ne kete rast nuk ka sqaruar daten e sakte te luftimit: date 4 duke u gdhire data 5, apo 5 duke u gdhire data 6 qershor. Por kjo nuk e ka penguar autorin te analizoje betejen e dates 10 qershor kunder italianeve ne Vlore, ku cetat e Progonatit kishte ne krah dhe ceten e Nivices, Gusmarit, Lekdushit dhe Salarise. Luftimet u zhvilluan ne kodrat e Babices dhe ne Qafe te Koçiut. Ne kete beteje ra dhe Selam Musai i Salarise (f.125-127).

Ndersa ceta e dyte, ne kohen qe po zhvilloheshin luftimet ne Babice dhe Qafe te Koçiut, sulmuan garnizonin e Tepelenes qe e muarne te nesermen, dmth me 11 qershor 1920. Por referenca ku autori mbeshtetet si informacion ka daten 9 qershor 1920, “gazeta Il Tempo”.

Me renien e Tepelenes ceta e Progonatit shkoi dhe u bashkua me ate te Vlores duke u caktuan ne krahun e djathte te sulmit mbi Vlore. Kjo ceta e zmadhuar e Progonatit mosi pjese ne luftimet e dates 19 qershor kur italianet tentuan te shperthenin frontin e rrethimit te Vlores, por deshtuan dhe u kthyen mbrapsht. Me 22 korrik shpertheu sulmi i fundit i pergjithshem i kryengritesve kunder qytetit te Vlores, por informacioni qe autori merr per reference ka daten 12 qershor 1920 nga gazeta “Piceolo D’italia” (keshtu eshte e shkruar ne liber) 12 qershor 1920. Sipas autorit ne ditet e Luftes se Vlores (12. 7. 1920) kurveleshasit bene nje mbledhje ne Progonat ne perkrahje te qeverise se Sulejman Delvines duke qendruar ne gadishmeri te vazhdueshme per rezistence si zone e vijes se pare.

Tefik Boletini, Perballe sfidave te kohes, Kujtime 2 (1916-1963), Tetove 1996(foto 52, 52/1 ).

I nipi i Isa Boletinit e permend ne disa vende qytetin e Vlores ne udhetimet e tij ne fillim te vitit 1920 ku eshte gjendur disa dite. Ne takimin qe ka pasur me Myfid Libohoven, minister ne qeverine e Durresit, eshte vene ne dukje rreziku qe kishte Shqiperia nga pakti i Londres. Per gati 5-6 dite personazhi yne qendroi ne Vlore duke pritur vaporin per ne Durres. Ne takimin qe ka pasur me dr. Sezai Çomon, dr. Ali Mihalin dhe dr. Zejnel Abedin Gjilanin merr vesh mbi ate qe kishte ndodhur ne Lushnje nen drejtimin e Aqif pashe Elbasanin, Abdi beg Toptanin, Ahmet bej Zogollin, por dhe prishjen e marreveshjes se Londres. Sipas autorit, kur flet per vitin 1920, shkruhet: “Ne kete vit ndodhen ngjarje me randesi. Italianet u larguan nga vendet e tjera dhe u koncentruan ne Vlore, me qellim qe ta mbanin ate pergjithmone. Mirepo populli heroik i Vlores me ndihmen e popullit te viseve te tjera e te qeverise i hodh ne det okupatoret italiane” (f. 78)

Sipas ketij materiali rezulton qe Tefik Boletini eshte nje nder autoret qe pretendon se popullata e viseve te tjera e kane ndihmuar popullin heroik te Vlores dhe te gjithe se bashku e kane hedhur te det okupatorin italian.

foto 52
foto 52
foto 52-1
foto 52-1

Gjergj Titani, Proletar Hasani, Personalitete ushtarake shqiptare ne     vite 1912-Dhjetor-1997 (vellimi i pare), Tiranë 1997 (foto 52/2, 52/3).

foto 52-2
foto 52-2
foto 52-3
foto 52-3

Midis ushtarakeve shqiptare te marre ne konsiderate nga ana e autoreve eshte dhe Majori Mustafa Maksuti, i cili me 1920 komandonte nje batalion vullnetaresh kundra garnizonit italian te dislokuar ne kalane e Tepeles prej 400 ushtaresh (f. 37-41). Majori shqiptar u propozoi italianeve ta leshonin Tepelenen pa lufte, por keta te fundit nuk pranuan e per pasoje filloi lufta. Luftetaret shqiptare rrethuan garnizonin italian, kurse te rrethuarit nisen te mbrohen dhe te qellonin me paisjet e renda nga muret e keshtjelles. Ne keto kushte komanda e batalionit dhe vullnetaret shqiptare vendosen ta mbanin te rrethuar per nje fare kohe granizonin italian. Vetem me 21 qershor 1920, ne oren 16 e 30 komanda italiane e pa te aresyeshme t’i dorezohej shqiptareve duke nenshkruar aktin e dorezimit te qytetit dhe te forteses. Pas kesaj forcat e komanduara nga majori Mustafa Maksuti zuri vijen e kufirit shqiptaro-grek.

Rendesia e ketij informacioni eshte e lidhur me kundershtimin e idese sikur luftetaret shqiptare, pas marrjes se Tepelenes, shkuan ne drejtim te Vlores. Dy autoret e ketij libri pretendojne per te kunderten.

Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, Tiranë 1998 (foto 53, 53/1 ).

Eshte nje liber historie qe cuditerisht ka kater kollona (f. 260-262) mbi ate qe ka ndodhur ne Vlore me 1920. Duke eleminuar gabimet ortografike te shtypit, fjale per fjale ne kete liber, per ngjarjen e Luftes se Vlores 1920, shkruhet:

foto 53
foto 53
foto 53-1
foto 53-1

“Triumfi i Vlones

Krijimi i nji qeverije kombetare, te lire nga cdo influence e huej dhe e zonja me administrue shtetin shqiptar te pamvarun, e bani edhe ma te padurueshme pranin e ushtrise italjane ne Vlone. Vendosmenia e mbare kombit shqiptar mos me e pranue ket gjendje pergjithmone u shpreh ne terma te padyshueshem ne mesazhin qi Kongresi i Lushnjes i drejtoi Konferences se Paqes ne Paris. “Populli shqiptar po pret me arme ne dore vendimin e Konferences se Paqes mbi fatin e tij”.

Qeveria kombetare, pa ushteri dhe pa fuqi te organizueme, nuk ishte ne gjendje me i shpalle zyrtarisht lufte Italise ne Vlone. Iniciativen e muer populli trim i Vlones, tue krijue “Komitetin e Mbrojtjes Kombetare”, te frymezuem nga dinamizmi i Qazim Koculit. Para se me thirre popullin te deboje me arme ne dore okupatorin e huej, Komiteti i drejtoi komandes se garnizonit italian nji ultimatum per te lirue Vlonen. Qe disa pjese te ketij dokumenti historik:

“Komiteti i Mbrojtjes Kombetare, i emnuem nga populli i Vlones, u mblodhe ne ket qytet me 29 maj 1920 dhe aprovoi deklaraten qi kam nderin me i parashtue Shkelqesis Suej:

Ne dhetuer 1914, komanda italjane qi debarkuen ne Vlone na dha fjalen e nderit se Italija nuk do te qendronte ne qytetin tone ne menyre te perhershme. Tue i besue ketij premtimi te nji ushtarit, na nuk bame rezistence me arme. Gjat ktyne vjetve kemi durue, gjithashtu pa ngritu zanin dhe pa rrembye pushken, ngacmime dhe bezdina qi ka shkatue okupacioni juej ushtarak.

Nuk asht se na nuk e cmojme faktin qi nji shtet i madh si Italija mund te shtype me ane te forces nji popull te vogel si na. Por qeveria italiane, sado e fuqishme qi te jet, nuk mund te ndaloje popullin shqiptar sado i vogel, me dhane jeten per te fituar lirin.

Sot populli shqiptar, ashtu si popujt e tjere, nuk do te pranoje ne heshtje qi te blihet e te shitet si bageti ne tregjet e Europes. Na preferojme me rembye armet dhe me kerkue qi Italia t’i ktheje Vlonen, Tepelenen dhe Himaren qeverise kombetare te Tiranes.

Komiteti i Mbrojtjes Kombetare, qi asht mbledhe ne ket vend, kerkon prej Shkelqesise Suej qi t’i jepet kesaj kerkese te popullit te Vlones dhe te mbare Shqipnis nji pergjigjje para ores shtate, neser ne mengjes. Komiteti nuk merr asnji pergjegjesi per cka mund te ndodhi ne rast se nuk i jepet nji pergjigjje e favorshme mbrenda kohes se caktueme”.

Komanda e garnizonit italian iu pergjegje kesaj kerkese me predhat e artilerise. Qazim Koculi i propozoi Komitetit te Mbrojtjes Kombetare me fillue nji sulm te vetetimte: tue perballue gjylet e topave me krahnoret e luftetareve. Antaret e Komitetit e kishin mendjen me dysh. Spiro Koleka mbajti nji fjalim te flakte dhe propozimi i Qazim Koculit i pranua njizanit. Keshtu filloi nje kryengritje heroike, e cila, po ta keqyresh me gjak te ftohet, duket si kulmi i marrezise dhe nji vretvrasje kolektive e sigurte. Ofensiva u krye ne trajte gjysemqarku, tue fillue nga krahinat qi ishin jashte okupacionit italian (nenvizimi dhe me bold i imi, GH). Ne Kelcyre u ba nji mbledhje prej disamije vetesh te armatosun dhe ata qi ishin te interesuem ne deshtimin e kryengritjes vune perpara rrezikun e nderhyrjes se fqinjeve ballkanike. Ali Klissura, me oratorine e tij plot zjarr, bindi gati njimije trima te nisen per Tepelene. Atje ishin mbledhe nji shumice vullnetaresh te ardhun nga cdo ane e Shqipnis. Ndersa po baheshin pregatitjet  per te sulmue fortesen e Tepelenes, erdhi lajmi nga qeveria e Tiranes qi thoshte se Esad Toptani, i cili kishte hye ne sherbim te Jugosllavise, kishte organizue nga Parizi levizjen rebele per te zaptue kryeqytetin e Shqipnis. Qeveria kombetare, e cila ishte me shpirt me popullin e Vlones, lypte qi kryengritja te shtyhej per pak dit. Cdo vonese mund te kishte rrjedhime fatale, tue shuejte entuziasmin e vullnetareve, prandaj u vendos qi aksioni te fillonte menjihere. Deri atehere, komanda e ushtrise italiane nuk kishte besue se Shqiptaret do te luftonin me gjith mend, por sulmi kunder Tepelenes nden breshrin e artilerise e bani me ndryshue taktike. Gjenerali Piacentini, komandanti i korpit te armates italiane, urdhnoi arrestimin e gjith atdhetarve te Vlones, te cilet ishin te dyshimte nga pikpamja e Italis. Disa prej tyne u internuan ne Sazan, por nji numer mjaft i madh u arratis dhe duel me mal, jashte qytetit. Para se se me fillue sulmin e fundit kunder Vlones, prijesit e kryengritjes i derguen komandes italiane nji kerkese te fundit me zbraze qytetin me te mira dhe pa gjakderdhje. Mesazhin e dorzoi trimi legjendar Selam Musai, i cili ra i vrame te praku i Vlons, porsa u lanque ofensiva kunder okupatorit (nenvizimi dhe me bols i imi, GH). Vullnetaret qi nuk dinin se c’ishte frika dhe qi nuk i ndalonte dot asnji pengese materiale, kapercyen telat me gjamba dhe perparuen deri ne transhet e ushtrise italiane. Malsoret e Laberise dhe te krahinave te tjera hudhen gunat prej qime dhie mbi telat me gjamba dhe shkuen permbi to. Ushtaret e transheve u zune aq shume befas saqi nuk muejten as me perdor armet e tyne te vogla per me u mbrojte. Mbasi Shqiptare dhe Italiane ishin perleshe fytafytas, ne llogore te ngushta te kampit te perforcuem dhe po u thershin me arme dore, topat e luftanijeve ne liman nuk mund te perdoreshin per me luftue kryengritesit. Kjo perleshje e gjakshme vazhdoi tri dite dhe, kur vullnetaret shqiptare duelen prej llogoreve, lufta ishte fitue1 (shenimi thote: Ali Klissura – Fara e pare e jetes kombetare mbas luftes se pare botnore (doreshkrim frengjisht).

Me 2 shtator 1920, ushtaret e fundit italian u larguen prej Shqipnie. Duhet vue ne dukje se nji faktor vendimtar q’i ndihmoi kryengritesve shqiptar ishte situata e mbrendeshme e Italis…”

I gjithe ky material i shkruar nga Tajar Zavalani ose duhet pranuar pa doreza duke permbysur cdo gje qe eshte thene mbi Luften e Vlores 1920, ose duhet marre me rezerve duke filluar me radhe:

-Fillimi i luftimeve eshte i spostuar nga Lumi i Vlores drejt zonave jashte okupacionit italian.

Selam Musai eshte vrare me te filluar Lufta e Vlores 1920 dhe jo me 11 qershor 1920.

-Lufta vazhdoi vetem tre dite.

-Lufta ishte fituar nga kryengritesit.

Ne teresi informacioni i Tajar Zavalanit eshte ne kundershtim me gjitheshka qe eshte shkruar midis viteve 1951-1988.

Aristidh Plaka, Ibrahim Xhamaj, Kalendari Enciklopedik, Tirane 1998 (foto 53/2, 53/3)

foto 53-2
foto 53-2
foto 53-3
foto 53-3

Ne kete Fjalor Enciklopedik, te ndertuar mbi bazen e datave, jepet informata se me 28 maj ne Kuvendin e Barçallase u mor vendimi per fillimin e luftes se armatosur kunder ushtrive italiane qe kishin pushtuar Vloren.

  –Kaliopi Naska, Keshilli Kombetar 1920, Tiranë 2000 (foto 54, 54/1).

Ky punim permban ne brendesi dy vlera historike te dokumentuara, gjithmone neqoftese jane te sakta, te shpalosura ne nje pershendetje qe Keshilli Kombetar i ka derguar nje subjekti:

foto 54
foto 54
foto 54-1
foto 54-1

“Pershendetje e Keshillit Kombetar derguar katundarise se Vlores per heroizmin e treguar ne Luften e Vlores

                                                                                    Tetor, 1920

Me rase qe u hap perseri Keshilli Kombetar, n’emer te perfaqesuesve te Kombit kemi nderin popullit fisnik t’asaj Vlore, sqele e famshme edhe djep i liries, ku per te paren here u cpall vetqeverimi i Shqiperise, me i drejtuem pergezimet tona ma te perzemerta per bashkimin e vet me Shqipnien.

Lutemi pernjiher t’i bani te njoftun pergezimet tona gjith trimave te Laberise per burrni e therori qi diftuen, per me ia mbrijte ketij qellimi dhe t’i cfaqne ngushellimet qi nga thelbi i zemres ia drejtojme prindve e femijve te atyne fatosave qe burrnisht rane therore per shpetimin e Vlones.

                             Kryetari Dhimiter Kacimbra

                             Kryesekretari Hile Mosi

                             Rev. “Agimi”, Shkoder, tetor 1920, nr. 6, f. 4”

Sipas ketij materiali rezulton qe subjekti qe mori pjese ne Luften e Vlores 1920 te jete fshatarsia qe rrethonte Vloren dhe Lufta e Vlores 1920 te jete nje lufte lokale dhe aspak mbare kombetare.

Por autorja nuk ka marre ne konsiderate asnje seance te Bisedimeve te Keshillit Kombetar dhe vete kete material nuk e ka marre nga origjinali, por nga nje reviste per t’i shpetuar pergjegjesise se ndryshimeve te mundeshme. Dhe ndryshimi qenka kolosal: ne Bisedime e Keshillit Kombetar te muajit tetor 1920 (f. 103 dt. 2-X-1920 deri f. 167 dt. 1 Nanduer 1920) nuk ka asnji pershendetje te Keshillit Kombetar drejtuar katundarise se Vlores. Pra ketu dikush ka shpikur nje gje qe nuk ka ekzisruar ne asnje permase, pervec propozimit te Z. Beqir Bej Rusi ne mbledhjen e dates 23 shtator 1920, qe me sa duket nuk eshte vene ne diskutim ndonjehere.

Por muaji tetor 1920 ne Bisedimet e Keshillit Kombetar paska tre diskutime interesante per historine e shqiptareve, njera prej te cilave pikerisht per temen tone.

Ne mbledhjen e 51-te, dt. 4-X-920, dite e hene n’oren 31/2 mbas dreke kendohet pergjegja e Komisionit te posacem permbi telegrafin qi do t’i bahesh Parlamentit te Frances per faljen e Avni Rustemit, e cila thote se mbasi kejo nuk asht ne Kompetence te Keshillit Kombetar, nuk e shef me aresye qi t’i hiqet Parlamentit te Frances nji i tille telegrafe (f. 112). I njejti problem eshte diskutuar ne mbledhjen e 56-te, dt. 9 Tetor 1920, ora 3 mbas dreke ku ka pase nje replike midis Kryetarit te Keshillit Kombetar dhe Z. F.Frasheri, i cili si misi i komisjonit tha se Parlamenti Frances nuk mundet me e ba gjyqin qi t’i jape vendim per faljen e  Avni Rustemit se gjyqet jane te pavarshme e nuk mund t’i perzihet askush; andaj komisjoni pa me udhe qi te mos i hiqet telegrafa.

Ne mbledhjen e 58-te, me 13 Tetor 1920, ora 3 mb. dreke Ministri i Jashtem i Qeverise Shqiptare jep shpjegime mbi gjendjen e Politikes se Jashtme te Shtetit Shqiptar ku permend edhe problemin historik te Vlores. Sipas tij “Zani i delegacjonit Shqyptar me gjithe perpjekjet e tija nuk nigjohesh fare, pra Kongresi i Lushnjes bani nji ndershtypje shume te mire. U dha te kuptojme Europes se ky komb do te rroje; gjallsija e vullneti i popullit Shqyptar, ndihma e popullit Italian edhe politika e urte e z. Gjolitit per te cilen u jemi mire njoftes, i dha fund mos marreveshtjes midis  te Shqypnies e t’Italies: Keshtu me Italien bame nje protokol mbas te cilit Italja liron Vloren, njef indepedencen e Shqypnies e tansien toksore” (f. 140).

Sipas ketij materiali Lufta e Vlores 1920 eshte e fshehur ne sfond te shprehjes: “gjallsija e vullneti i popullit Shqyptar” pa e permendur popullin e Vlores dhe krahines se saj. Te pakten ky material nuk e pranon ekzistencen e Luftes se Vlores 1920 ne menyre faktike.

Arben Puto, Çeshtja shqiptare ne Aktet nderkombetare pas luftes I Boterore, Vell. III, Tiranë 2001 (foto 55, 55/1).

foto 55
foto 55
foto 55-1
foto 55-1

Edhe ne kete liber problemet jane trajtuar ne menyre te maskuar pa vene ne dukje asnje cast pasaktesite e shpikura pas 1951-shit. Ne kater faqe e gjysem (f. 53-57) jepet panorama e Luftes se Vlores 1920 pike per pike sipas ideve te historiografise komuniste, por duke mos i thene hapur se cfare perfaqesojne datat e perdorura rendom ne literaturen e para 1991-shit. Fakti qe mbeshtetet edhe tek autoret si Muin Çami, qe kane shkruar mbi kete teme, behet e kuptueshme se deri ku do te shkoje ky autor me pretendimet e tij ne kete liber me dokumenta.

Sipas autorit Vlora e be simboli i rezistences dhe clirimi i saj u be objekti kryesor i levizjes. Kjo u be edhe ceshtja kryesore e Qeverise se Tiranes ne fushen e politikes se jashtme. Por kur vjen puna per te vene ne dukje menyren se si u vendos te fillohej kjo lufte pranon se “Perfaqesues te qytetit dhe te rrethit u mblodhen me 10 mars dhe vendosen qe “ceshtja e Vlores te zgjidhet me arme” (f. 53). Pra autori ngha njera ane e pranon qe Lufta e Vlores 1920 ishte veper e Parise se qytetit te Vlores dhe e drejtuesve te fshatrave qe rrethonin Vloren, qe nuk mund te nenkuptoje as me shume e as me pak, por thjeshte banoret e Lumit te Vlores. Atehere perse e pergjithson subjektin qe vendosi te luftoje kundra italianeve dhe perse e zgjeron rrethin krahinor te Vlores?

A nuk kemi te bejme me aktin me te pare te manipulimit te Historise te Luftes se Vlores 1920? Kjo forme manipulimi do te vazhdoje me pretendimin se na jane formuar shume komitetet lokale te “Mbrojtjes Kombetare” qe kishin si qellim pikerisht clirimin e Vlores, por vetem Komiteti i “Mbrojtjes Kombetare” per Vloren nga fundi i majit kishte arritur te organizonte mjaft forca per t’u hedhur ne sulm kunder trupave italiane. Ky fakt nuk te con ne perfundimin se aksioni kishte karakter thjesht popullor, sepse ne kete rast eshte fshehur forca drejtuese ekonomike, ushtarake dhe politike e Luftes se Vlores 1920; e merita per kete i takon PARISE QYTETARE vlonjate te asaj kohe, te cilen komunistet e kane pasur hale ne sy. Dhe kjo eshte aresyeja me kryesore perse eshte manipuluar e gjithe historia e Luftes se Vlores 1920.

Ne vazhdim autori huazon nga Muin Çami dinamiken e Luftes se Vlores 1920 duke pranuar ultimatumin e dates 3 qershor dhe fillimin e luftimeve me 5 qershor 1920, duke pranuar se ato vazhduan disa dite duke u paralelizuar me luftimet ne jugun e Vlores. Pergjate korrikut autori pranon vazhdimin e konfrontimit dhe ngushtimin e çarkut rreth Vlores, por nuk permend date luftimesh duke e kufizuar 22 korrikun vetem ne donencimin e traktatit Tittoni-Venizellos nga ana e italianeve dhe perfundimin e Protokollit te 2 gushtit 1920, te cilin autori e boton ne kapitullin me dokumenta me Nr. 30 (f. 261-263) duke e plotesuar piken II te Protokollit, sipas botimin tek “Dokumenta e material Historike nga Lufta e Popullit Shqiptar….”, me frazen “me perjashtim te ishullit te Sazanit”.

Arben Cici, Marredheniet Shqiptaro-Italiane ne vitet 1920-1934, Tiranë 2002 (foto 56, 56/1).

Eshte nje liber qe realisht e ka trajtuar kete teme me shume vertetesi duke shmangur interpretimet formale dhe duke i thene gjerat sipas asaj qe ka ndodhur dhe jashte politizimit manipulator. Nuk e di a i ka vajtur mendja autorit se cfare ka shkruar eshte ne kundershtim me gjitheshka qe ka shkruar historiografia e epokes komuniste nga 1951 deri me 1988, por dhe cfare kane shkruar vazhduesit e tyre nga viti 1992 deri me 2002 (f. 20-41).

Autori analizon, nepermjet rruges diplomatike, rendesine e krahines se Vlores per politiken italiane dhe faktin qe Vlora ishte objekt i Konferences se Paqes ne Paris me 1920, ku zyrtarisht  u mbyll me 10 prill 1920. Krijimi i nje qeverie proitaliane (e Durresit 1918) u harmonizua me avancimin e idese se Italia duhet te kishte nje mandat mbi Shqiperine. Kjo gje ra ne sy ne konfliktin midis Italise dhe Jugosllavise ku pozicioni i Shqiperise ne Adriatik perbente ate nyje gordiane te zgjidhjes se problemit. Ku qe dhe shkaku perse konflikti italo-shqiptar do te fillonte ne Vlore me 1920 dhe kjo u bashkeshoqerua me rritjen e nje levizje kombetare me nuanca te theksuara antiitaliane. Shpjegimi i drejte qe autori realizon me kete zberthim diplomatiko-historik paralelizohet me menyren se si politika shqiptare e asaj kohe ju imponua politikes italiane ne menyre kembengulse pa rene ne sy hapur (largimi me 7 shkurt te vitit 1920 i oficiereve italiane qe komandonin xhandarmerine shqiptare e tregon kete kembengulje dhe kete imponim).

foto 56
foto 56
foto 56-1
foto 56-1

Por ne te gjithe keto ngjarje politike dhe diplomatike bie ne sy deshira e pales shqiptare per te mos u konfliktuar me arme me palen italiane, por dhe deshira e italianeve per te mos e leshuar Vloren dhe krahinen e saj (te pakten kjo e fundit bie ne sy me grumbullimin e te gjithe forcave ushtarake italiane ne Vlore-Kanine, duke i braktisur Himaren, Gjirokastren, Tepelenen). Realisht jane gabimet e politikes italiane ato qe cojne ne konfrontimin ushtarak te Vlores 1920 sido qe ta rrotullosh situaten politike te kohes. Te pakten nderprerja e trafikut te krahines se Vlores duke shkaterruar lundrat mbi lumin Vjose, vendosja e shtetrrethimit, shperndarja e armeve italiane njerezve proitalian ne Vlore dhe arrestimet e shumta ne qytet jane shembuj konkret te gabimeve politike te komandes italiane qe sollen ne skenen e historise Luften e Vlores 1920.

Formimi i nje komiteti “Mbrojtja Kombetare” te Vlores, jashte dijenise se qeverise se Tiranes, por me shtritje deri ne Korfuz, qe autori nuk e permend, jane elementi me i pare dhe i rendesishem qe ne Vloren e 1920 do te ndodhte dicka jo fort e zakonshme per popullaten e atyre aneve. Qeveria shqiptare mori anen e Komitetit vlonjat mbi luften me arme qe duhej filluar urgjent. Ultimatumi i pales vlonjate drejtuar komandes italiane, mungesa e pergjigjes, sulmi i kryengritesve vlonjat me 5 qershor 1920 shenojne fillimin konkret te Luftes se Vlores 1920, jashte cdo ndihmese tjeter qe mundohen te imponojne historianet e epokes komuniste ne ate lufte te paster labe kunder italianeve. Ne vazhdim autori ne menyre artificiale, pasi mbeshtetet ne kete pike ne ato qe jane thene pergjate periudhes 1951-1988, pranon qe forcat e Komitetit hyne ne lagjet e qytetit te Vlores, pa na e dhene kohen se kur ka ndodhur kjo, dhe ky ishte shkaku qe filluan negociatat perfundimtare midis pales italiane dhe asaj shqiptare qe cuan ne protokollin e 2 gushtit 1920. Eshte ky protokoll qe i hoqi Romes cdo te drejte per t’i kerkuar Konferences se Paqes se Parisit njohjen e pretendimeve te saj mbi Shqiperine.

Ne te vertete kur e lexon kete liber mbi problemin e Luftes se Vlores 1920 kupton se gjitheshka e dhene ne arsimin e detyrueshem shkollor eshte fillim e fund e pasakte dhe kontradiktore me realitetin historiko-diplomatik te ndodhur ne ate kohe per kete problem.

Resul Llogo, Kardhiqi, udhetim neper vite, Tirane 2003 (foto 57, 57/1)

Pas 1991-shit shume studiues shqiptare te epokes komuniste filluan te hedhin ne leter kujtimet e tyre, si per t’u treguar shqiptareve se ajo qe kishin mesuar neper shkolla mund te pasurohej me elemente qe u kishin “shpetuar” krijuesve te teksteve mesimore te epokes komuniste. Kjo semundje, serioze per kohen e sotme, duhet t’i kete rene edhe autorit te ketij punimi pasi evidenton ngjarje lehtesisht te papranueshme dhe te genjshtra.

Ne lidhje me problemin e Luftes se Vlores 1920, autori na jep emrat e disa personave (10 te tille te shoqeruar edhe me prapashtesen etj) qe muaren pjese ne Luften e Vlores me 1920 kundra italianeve pa na e thene ne cfare forme ishin te organizuar dhe si ishin ndodhur ne Vloren e 1920.

foto 57
foto 57
foto 57-1
foto 57-1

Vetem kaq eshte informacioni qe ky autor na jep mbi lidhjen e Kardhiqit me Luften e Vlores 1920, qe lehtesisht kuptohet si nje vetelavderim i banoreve te atij fshati mbi rolin qe kane luajtur ne Historine e Shqiperise pa na thene se si e ka pasur emrin Kardhiqi perpara vitit 1945 dhe prej nga e kane prejardhjen historike banoret e atij fshati dhe banoret qe kane si mbiemer ne fillese germen LL.

Grup autoresh nen kujdesin e Bashkise Elbasan, Elbasani-Enciklopedi, Elbasan 2003 (foto 57/2, 57/3)

foto 57-2
foto 57-2
foto 57-3
foto 57-3

Ne kete enciklopedi ekziston artikulli: Luftetare te Rajonit te Elbasanit ne Luften e Vlores me shpjegimin e meposhtem: “Ne luften e Vlores qe u zhvillua kunder pushtuesve italiane ne v. 1920, moren pjese edhe rreth 300 vullnetare nga rajoni i Elbasanit, Peqinit, Gramshit dhe te Librazhdit. Keta luftetare komandoheshin nga Xhem Misja. Nder luftetaret me aktive permenden: Mehmet Zeqja, Sadik Gica, Cen Braka,, Cen Jolldashi nga Elbasani, Adem Gjinishi, Hysen Tabaku, Osman Çanaku, Ibrahim Magani, Ramazan Teqja nga Peqini, Musa Çarçani, Rexhep Jança, Seran Murati, Laze Avdiu nga Gramshi, Shaban Blloshmi, Hasan Çeta, Salë Omeri  nga Librazhdi. / Veç forcave luftarake, nga Elbasani u dergua ne Vlore edhe nje ekip sanitar nen drejtimin e Petraq Popës per mjekimin e te plagosurve. U dallua ne menyre te vecante ne kete ekip infermierja e pare grua nga Elbasani, patriotja Zekije Krasta (shih). (R.Gj.)

Rami Memushaj, Histori e Kurveleshit, vell. 1, Tirane 2004 (foto 57/4, 57/5).

foto 57-4
foto 57-4
foto 57-5
foto 57-5

Autori e ka pershire Luften e Vlores 1920 ne historine e Kurveleshit me nenkuptimin qe kjo lufte ka qene gjithe-kombetare dhe veper e shtresave te ulta te popullates se asaj ane.

Sipas tij menjehere pas Kongresit te Lushnjes, ne Laberi filluan pergatitjet per kryengritjen e armatosur. Ne Vlore me 3 shtator 1919 u themelua nje komitet prej 11 vetesh, qe njihet me emrin “Komisioni e Vlores”, i cili kryesohej nga Hamza Isai. Me 10 mars 1920 ky komitet u riorganizua dhe mori emrin “Mbrojtja Kombetare” nen kryesine e Osman Haxhiut. Komiteti vendosi qe ceshtja e Vlores te zgjidhej me arme dhe filloi punen per pergatitjen e krahinave per kryengritje duke derguar neper fshatrat e Vlores, Kurveleshit e te Tepelenes anetaret e tij (f. 407). Me 29 maj 1920 u mblodh ne Barçalla kuvendi i thirrur nga komiteti vlonjat i “Mbrojtjes Kombetare” ku moren pjese 200 vete nga qyteti i Vlores dhe pleqesia e fshatrave te Vlores, Kurveleshit e Tepelenes.. Aty u zgjodh nje keshille kombetar prej 30 vetesh dhe nga gjiri i ketij doli komiteti i ri “Mbrojtja Kombetare” prej 12 vetesh, kryetar i te cilit u zgjodh Osman Haxhiu. U formua edhe nje komision ushtarak, ne perberje te te cilit ishin ushtaraket me emer, si Ahmet Lepenica, Ismail Haki Kuçi, Aziz Çami, Xhevdet Picari, Memo Metua, Tosun Selenica etj. Komandant i pergjithshem i forcave kryengritese u caktua majori Ahmet Lepenica, kurse operativ i komisionit ushtarak u caktua Ismail Haki Kuci. Kurse avokati Abdyl Hoxhaj, i njohur me emrin Abdyl Kuçi, u caktua anetar i gjuqit te luftes, anetare te te cilit ishin edhe Rasim Babametua, Neki Xheneti. U vendos qe te gjithe forcat kryengritese te mblidhen ne Beun me 2 qershor 1920 (f. 409). Numrti i luftetareve nga Kurveleshi arriti ne rreth 700, ndersa numri i pergjithshem i kryengritesve qe 4000. Me daten 3 qershor kryengritesit u mblodhen ne Beun dhe po ate dite Komiteti i dergoi gjeneral Piaçentinit nje ultimatum me ane te Salam Mehmet Mallkeqi, por gjenerali u pergjigj me nje gjuhe arrogante. Kryengritesit u bene me te vendosur dhe nuk degjuan as keshillat e frikacakeve, bejlereve te shitur tek Italia, te cilet u perpoqen te sabotonin kryengritjen (f. 410-411).

Forcat italiane ne krahinen e Vlores ishin gati 12 mije ushtare te ndihmuara nga artileria e rende ne Kanine, nje skuadrilje detare qe levizte ne gjirin e Vlores dhe nje skuadrilje avionesh ne Ujit e Ftohte. Cetat qe do te sulmonin Llogarane, Drashovicen dhe Gjormin filluan levizjen me daten 4 qershor 1920 ne mbremje, ndersa forcat qe do te sulmonin Koten, Mazharin, Matohasanajn etj, levizen nje dite me vonese. Ne mbremjen e 5 qershorit, rreth ores 10-11, filloi sulmi i befasishem e i rrufeshem mbi te gjitha garnizonet armike nga Llogaraja ne Sinanaj (f. 413). Duke u gdhire data 6 qershor te gjitha garnizonet e sulmuara nga kryengritesit u dorezuan. Ne faqen 414 autori ka vendosur skemen e rrethimit te Kotes dhe Gjormit, te cilat jane publikuar edhe ne Enciklopedine e Kurveleshit (foto 67/4). Ne luftimet e dy diteve, dt. 5-6 qershor, u vrane 180 italiane, u plagosen mbi 1000 te tjere dhe u zune mbi 1000 rober. Ndersa nga ana e kryengritesve pati 23 te vrare dhe 144 te plagosur (f. 414-416). Me 21 qershor u dorezua edhe Tepelena pa lufte, por me ane te nje presioni luftarak prej 700 luftetaresh shqiptare, te cilet prej ketej u nisen drejt Vlores (f. 417-418).

Me daten 9 qershor Komiteti i Mbrojtjes Kombetare i dergoi me 9 qershor nje ultimatum te dyte per te dorezuar Vloren dhe Kaninen. Komiteti shpalli shtetrrethimin dhe e deklaroi popullin e qytetit te Vlores rob lufte te italianeve dhe, per kete aresye, vendosi ta hiqte “prefekturen nga qyteti i Vlores dhe ta formoje ne vendin qe i thone Ura e Drashovices me emer Prefektura e Vlores”. Detyra e prefektit iu ngarkua kryetarit te Komitetit, Osman Haxhiut, kurse sekretar u caktua Meçan Selam Kallarati. Me datat 9 dhe 10 qershor luftetaret zune vijat e luftimit dhe me 11 qershor 1920 filloi sulmi mbi pozicionet armike ne Kanine, Babice e Panaja. Selam Musai me nje grusht shokesh kaperceu vijat mbrojtese italiane, hyri ne Vlore, arriti deri ne Kucbaba dhe mbeti atje duke u perleshur me armikun. Ne luftimet per marrjen e kalase se Kanines shqiptaret paten humbje te ndjeshme duke lene 50 te vrare dhe 40 te plagosur, ndersa humbjet e italianeve disa qindra te vrare dhe me shume te plagosur (f. 420-421). Pas luftes se 11 qershorit, italianet pushkatuan njerez te pafajshem dhe arrestuan gjithe qytetaret vlonjate qe i konsideronin te dyshimte, ndrasa grate dhe femijet i grumbulluan ne spitalin civil te Vlores. Me 19 qershor italianet nisen kunderofensiven ne mengjes heret, por u detyruan te terhiqen ne Vlore brenda dites (423). Ne faqen 425 autori ka vendosur skemen e sulmit te fundit mbi Vlore nga ana e luftetareve shqiptare (te marre nga libri i A. Agaj, Lufta e Vlores), te cilen e ka botuar edhe tek Enciklopedia e Kurveleshit (foto 67/5).

Me 17 korrik 1920 gjeneral Piaçentini leshoi nje urdher dite duke shpallur: “Jemi dhe do te qendrojme ne Vlore”. Kjo e detyroi kryetarin e komisionit ushtarak te organizonte nje mbledhje te fshehte ku u vendos qe me 22 korrik te sulmohej Vlora. Sulmi filloi ne oren 10 te nates se 22 korrikut dhe disa ceta arriten te futen ne qytet, por me zbardhjen e dites armiku u riorganizua dhe u hodh ne kundersulm duke i detyruar forcat shqiptare te terhiqen ne pozicione me te sigurta. Humbjet e armikut ne luftimet e dates 22-23 korrik qene mbi 600 te vrare e te plagosur, ndersa nga ana jone u vrane me teper se 100 te vrare dhe rreth 200 te plagosur. Por me mesumjen e dates 22-23 korrik cetat ju afruan me shume qytetit dhe me nje sulm tjeter mund te futeshin ne Vlore (f. 425-427).

Kjo gjendje ushtarake e detyroi qeverine italiane te rifillonte me shpejtesi bisedimet dhe me 2 gusht 1920 te perfundonte Protokolli i firmosur nga kryeministri Sulejman Delvina dhe perfaqesuesi italian Manxoni. Sipas ketij Protokolli trupat italiane do te largoheshin nga Vlora dhe bregdeti i saj dhe nga pjesa tjeter e Shqiperise, duke mbajtur vetem Sazanin, ndersa forcat shqiptare do te terhiqeshin pertej lumit Shushice, ku do te qendronin gjate gjithe periudhes se riatdhesimit te trupave italiane. Me 3 shtator 1920 forcat kryengritese, qe gjate gjithe kohes se bisedimeve kishin qendruar ne gadishmeri rreth qytetit, hyne triumfalisht ne Vlore (f. 427).

Nuk eshte veshtire te kuptohet qe autori ka pershtatur faktet imagjinare te shpikura pas 1951 me dokumentacionin e kohes dhe te krijoje nje perfundim sikur shqiptaret i hodhen ne det italianet edhe pse koha e Protokollit te 2 gushtit me kohen e hyrjes se luftetareve ne Vlore me 3 shtator eshte mbi nje muaj. Te gjitha keto sajesa jane te mbeshtetura ne literaturen qe ne e kami analizuar deri ketu.

Bako Dervishaj, Shenime. Masakrat e pushtuesve ne Shqiperi dhe disa vleresime politike, Tirane 2005 (foto 58, 58/1).

foto 58
foto 58
foto 58-1
foto 58-1

Eshte mire qe perpara se te flasesh mbi krimet e te tjereve mbi shqiptaret, te flitet mbi krimet qe shqiptaret u kane bere te tjereve, sidomos pergjate periudhes 1550-1850, kur shqiptaret e dy krahinave te sotme qe ndodhen brenda kufijve shteterore shqiptare, u kane bere popujve ballkanike dhe popujve ne Lindjen e Aferme kur ishin pjese e formacioneve ushtarake te Jenicereve ne ushtrite e Sulltaneve te Perandorise Otomane (hollesisht per kete shih: Sami Frasheri, Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?, kapitulli Shqipetaret ndene Tyrqine, Tirane 1924, por edhe Syrja Bej Vloren, Kujtime nga fundi i sundimit osman ne Luften e Vlores, Tirane 2013.).

Me mbeshtetjen e te gjithe literatures se epokes komuniste, autori akuzon gjithe shtetet rrethuese te Shqiperise mbi krimet qe ata kane bere ne adrese te shqiptareve (gje qe mund dhe eshte krejt e vertete, sidomos e serbeve kundra popullates lumjane dhe dibrane). Ne kete drejtim autori ve ne dukje faktin qe pas luftes se Pare Boterore qarku i Vlores, bashke me te edhe Smokthina, kaluan edhe dy vjet te tjera lufte kunder pushtimit italian, deri me 3 shtator te vitit 1920 (f. 17) pa dhene asnje permase reale dhe datash te kesaj lufte dy vjecare.

Kastriot Dervishi, Historia e shtetit shqiptar, Tiranë 2006 (foto 59, 59/1).

Eshte nje liber historie ku autori eshte munduar te thote te verteten e pa thene deri atehere ne Shqiperine postkomuniste, por pa realizuat kritiken e asnje burimi ku ai eshte mbeshtetur domosdoshmerisht, gje qe do ta veme ne dukje ne vazhdim. Ne me pak se dy faqe autori evidenton ngjarjet e Luftes se Vlores 1920 ne kapitullin e 7 te kreut te katert (f. 121-123). Sipas autorit, ne keto dy faqe shkruhet fjale per fjale:

foto 59
foto 59
foto 59-1
foto 59-1

7-Lufta e Vlores dhe largimi i ushtrise italiane nga Vlora

Gjate prillit 1920, ushtria italiane e kishte zbrazur truallin shqiptar dhe ishte perqendruar ne zonen e Vlores si dhe ne Shengjin, Durres e ne Sarande. Me 3 prill 1920 Qeveria Shqiptare i kerkoi autoriteteve italiane te pushtimit ne Vlore, bashkimin administrativ te krahines me pjesen tjeter te vendit. Si kunderveprim ndaj kesaj kerkese, Qeveria Italiane emeroi si komisar te larte ne Shqiperi F. Castoldin, duke  e quajtur te vlefshme marreveshjen  e  dikurshme  te  20 gushtit 1919 me Qeverine Shqiptare te Durresit3). Ne te njejten kohe shikohet edhe levizja e forcave te Esat pashe Toptanit, te pozicionuara tashme si antiitaliane.

Me 3 shtator 1919 ishte formua ne Vlore Komiteti i Mbrojtjes Kombetare, me pjesmarrjen e Qazim Kokoshit, Osman Haxhiut, Hamza Isait, Kole Karbunares, Tos Filipit (perfaqesues te qytetit), Ymer Radhimes (per Dukatin), Ahmet Lepenices (per Mesaplikun), Rrapo Çelos (per Kudhesin), Qazim Koculit (per Trebloven), Idriz Ladrit (per Drashovicen) dhe Mystehak Oshtimes (per Top Alltine)4). Ky komitet dergoi per bisedime me Tirane, Qazim Kokoshin, i cili siguroi vecse nje ndihme te terthorte dhe te fshehte nga ana e Qeverise se Sulejman Delvines. Pas kesaj vizite vjen edhe misioni i Sejfi Vllamasit ne Beograd ne emer te Keshillit te Nalte ne prill 1920. Ne takimin me keshilltarin e Ministrise se jashtme Jugosllave, Vllamasit iu premtua ndihme ushtarake, e cila sipas ketij te fundit nuk ju dha. Me 10 maj 1920 autoritetet ushtarake italiane, larguan administraten vendore shqiptare dhe emeruan si prefekt Salvadore Malonin. Kundershtia italo-jugosllave ishte gjithnje e ne rritje per shkak te pranise italiane ne Vlore, e shikuar me frike nga jugosllavet. Me 29 maj 1920 u mbajt ne Barçalla te Dukatit nje kuvend qe vendosi fillimin e kryengritjes kunder ushtrise italiane1). Me 3 qershor 1920, Komiteti i Mbrojtjes Kombetare i dergoi nje ultimatum gjeneralit italian Piacentinit, ku nder te tjera thuhej se populli shqiptar nuk mund te pranonte traktatin e fshehte te Londres te 26 prillit 1915, si dhe kerkonte pergjigje brenda 24 oreve per zbrazjen e krahinave te mbajtura nga ushtria italiane.

Me 5 qershor 1920 filloi edhe sulmi ndaj garnizoneve italiane, i cili vazhdoi disa dite dhe ishte ne dobi te kryengritesve. Me 13 qershor 1920 Partia socialiste Italiane (PSI) dhe……….Ne keto kushte, Qeveria Italiane hoqi dore nga mandati mbi Shqiperine dhe pranoi te hynte ne bisedime me palen shqiptare per dorezimin e Vlores. Per kete qellim ajo dergoi ne Shqiperi Baronin K. Alioti. Ky i fundit mberriti ne Durres ne fillim te korrikut, pasi kishte qene me pare ne Vlore. Me 22 korrik 1920, Qeveria Italiane denoncoi marreveshjen Titoni – Venizellos te 29 korrikut 1919. Per kete ministri i Jashtem Italian dha shpjegime para parlamentit italian me 6 gusht 1920, duke thene se ndershmeria nuk lejonte mosdenoncimin e marreveshjes ne fjale qe ishte ne sherbim te Greqise, duke vene ne dukje se Vlora i kishte sherbyer Italise gjate luftes dhe se paktet e fshehta, duke u zbuluar, kishin bere te veten4). Italia dergoi ne Shqiperi si perfaqesues te saj Gaetano Manzoni-n ne vend te Baronit Alioti, misioni i te cilit qe cilesuar i deshtuar. Ne bisedimet dypaleshe te zhvilluara ketu (pala shqiptare perfaqesohej nga kryeministri), u arrit ne neshkrimin e protokollit te 2 gushtit 1920, ne te cilin shpallej terheqja e trupave italiane nga Shqiperia dhe mbajtja prej tyre e ishullit te Sazanit. Pakti kishte karakter te fshehte, por ai mund te publikohej nese diskutohej ceshtja shqiptare ne Konferencen e Paqes1). Si afat i nevojshem per terheqjen e trupave italiane u caktua data 2 shtator 1920. Me vone gjenerali italian Piacenti do te shpallte per shtypin se Italia e kishte zbrazur Vloren jo se nuk ishte ne gjendje ta mbante por “per te permbushur nje detyre, nje premtim” qe kishte te bente sipas tij me “integritetin kombetar te Shqiperise”2).

Nga i gjithe ky material historik nuk vihen ne dukje pretendimet gjysem shekullore te historiografise komuniste, por dhe ato qe kane shkruar plotesisht, autoret e veprave te meparshme, ku autori eshte mbeshtetur per te argumentuar pretendimet e tij (psh Sejfi Vllamasin ku ben fjale per kohen e luftimeve – 20 maj 1920). Autori nuk sqaron raportet e forcave shqiptare dhe italiane ne lidhje me perfundimin ushtarak te konfliktit te kryengritesve leber me ushtrine italiane, kur dihet dhe pranohet nga historiografia shqiptare se Vlora u clirua nga shqiptaret dhe italianet u hodhen ne det. Perse autori nuk eshte prononcuar per keto pretendime qe kane 70 vjet qe pasqyrohen ne arsimin e detyrueshem shqiptar? Pra autori nuk ka paraqitur kritiken e pikepamjeve ekzistuese mbi kete problem.

Uran Asllani, Diplomacia dhe diplomatet shqiptare 1912-1944, Tiranë 2006 (foto 60, 60/1).

Eshte nje liber qe trajton bisedimet diplomatike te politikaneve shqiptare nder vitet me te para te shtetit shqiptar, ku ne kapitullin e IV-te behet fjale per politiken e jashtme te Qeverise Shqiptare mbas Kongresit te Lushnjes gjate Regjences Pare Shqiptare (1920-1925) dhe ne f. 33-34 flitet vecanerisht per Luften e Vlores 1920.

Sipas autorit problemet kryesore qe shtroheshin atehere ne fushen e diplomacise se jashtme ishin planet e Italise per te mbajtur Vloren e krahinat rreth saj dhe per te vendosur mandatin e saj mbi Shqiperine. Per te eleminuar kete rrezik u muaren dy masa: se pari u bene pergatitjet per kryengritje te armatosur kundra pushtuesve italiane dhe, se dyti, me fillimin e Keshillit Kombetar i dale nga Kongresi i Lushnjes, u be detyre paresore bashkimi i krahinave qe nuk ishin akoma nen juridiksionin e Qeverise se Tiranes. Kuptohet qe fjala ishte per Vloren dhe krahinen e saj.

foto 60
foto 60
foto 60-1
foto 60-1

Ne mesin e prillit 1920 Qeveria e Tiranes vendosi te veproje dhe M. Konica e kryeministri Sulajman Delvina u takuan me komandantin e trupave italiane gjeneral Piacentinin dhe me pas me diplomatin italian Castoldi, por pas nje muaji e gjysem bisedimet u nderprene. Dhe ky qe shkaku qe Lufta e Vlores filloi me 5 qershor 1920 dhe luftimet vazhduan per disa dite jo vetem ne Vlore, por edhe ne jugun e Shqiperise. Qeveria italiane nuk ishte e gatshme te ndermerrte nje kunsderveprim ne shkalle te gjere. Ajo dha shenjen e pare te terheqjes me 27 qershor, megjithese konfrontimi midis paleve vazhdoi edhe gjate muajit korrik, ndonese qarku qe rrethonte Vloren ngushtohej edhe me tej. Hapi perfundimtar u hodh javen e fundit te korrikut, kur qeveria italiane denoncoi marreveshjen Tittoni-Venizello dhe dergoi ne Tirane diplomatin e rangut te larte Gaetano Manzonin. Bisedimet u zhvilluan me pjesmarrjen e drejteperdrejte te ministrit te jashtem Mehmed Konicen dhe shpesh edhe te vete kryeministrit Sulejman Delvines. Ato perfunduan me protokollin e 2 gushtit 1920. Fizikisht italianet u terhoqen perfundimisht me 2 shtator nga Vlora duke mbajtur ishullin e Sazanit.

Autori nuk e thote, por menyra e thjeshte e paraqitjes dhe kufizimi i datave te luftimit nenkupton qe ai e ka pranuar teresine e luftimeve nga 5 qershori deri ne javen e fundit te korrikut 1920.

Lirim Hoxha, Tahir Hoxha (1898-1974). Mes dallgeve, Tirane 2006 (foto 61, 61/1)

Kam pasur fatin ta njoh personalisht dhe te punoj shume-shume vite me Lirim Hoxhen dhe       kjo teme ka qene shpesh here objekt i bisedave tona kur rilevonim profilat pergjate ekspeditave gjeofizike. Keshtu qe kur shkroi dhe botoi librin per te jatin, mesuesin Tahir Hoxha, ja kerkova me dedikim (foto 61/2). Rendesia e ketij libri qendron ne krahasimin qe do t’i bejme me vepren e Sejfi Vllamasit, ku ky i fundit deklaron se te dhenat i ka marre nga luftetari ne Luften e Vlores 1920, Tahir Hoxha nga Tragjasi, i jati i Prof. Dr. Lirim Hoxhes.

Ne kater faqe (f. 14-17) autori pershkruan lidhjen e te jatit me Luften e Vlores 1920 nen kenaqesine e luftes dhe sakrifices qe babai i tij beri  per Atdheun.

Fillimisht duhet vene ne dukje fakti qe rrefimet e Tahir Hoxhes, sipas te birit, nuk perputhen kerkund me ato qe ka shkruar Sejfi Vllamasi me pretendimin qe ja ka treguar pikerisht mesuesi Tahir Hoxha nga Tragjasi. Sipas te birit te luftetarit Tahir Hoxha, ky i fundit mori pjese aktive jo vetem ne organizimin e saj, por edhe me arme ne dore per 93 dite duke qene ne drejtimin e saj gjithe kohen dhe kudo ku ajo u zhvillua si ne Kote, Gjorm, Shushice e sidomos ne betejen per Kalane e Kanines, ku dhe do te plagosej rende. Vetem dy dite pas luftes se organizuar kunder italianeve, me 5 qershor 1920 do te vritej komandanti i cetes, Hodo Zeqiri, dhe nga vete luftetaret zgjidhet komandant Tahir Hoxha. Sipas autorit te shkrimit, i jati Tahir Hoxha, me 15 qershor 1972 ka leshuar nje deklarate ne adrese te Sinan Metealiaj ku verteton se i siperpermenduri eshte plagosur ne sulmin e fundit kunder italianeve ne Kalane e Kanines me daten 17 gusht 1920 (kjo deklarate eshte e botuar edhe ne doreshkrim – f. 16), gje e cila nuk pasqyrohet ne asnje punim mbi kete teme, pasi nuk pranohet qe ka pasur luftime pas 2 gushtit 1920.

foto 61
foto 61
foto 61-1
foto 61-1
foto 61-2
foto 61-2

Ne mbarim te luftimeve udheheqesit e Luftes se Vlores 1920, ku perfshihej edhe Tahir Hoxha, i derguan kryeministrit Sulejman Delvines telegramin pershendetjes me rastin e perfundimit te luftes (botohet doreshkrimi i ketij telegrami – f. 17).

Mustafa Luçi, Ligjerime nga Laberia, Tirane 2006 (foto 62, 62/1).

foto 62
foto 62
foto 62-1
foto 62-1

Eshte nje autor qe me nje gjuhe popullore pershkruan pjesmarrjen e kuçioteve te Lumit te Vlores ne Luften e Vlores 1920. Vete autori ka qene kryemesues ne Kuç me 1918 edhe pergjate kohes qe zhvillohej Lufta e Vlores 1920. Sipas autorit (f. 563-564), kur plasi lufta me 5 qershor 1920 ne Gjorm, Kote, Llogara e gjetke edhe kuçiotet rrembyen armet dhe nje pjese shkuan poshte per ne Vlore dhe nje pjese rrethuan postkomanden e karabinierise ne Lelaj (Ivan). Lirimi i roberve, duke i lene te lire per te shkuar deri ne Himare dhe duke i percjelle deri ne Pilur si dhe armatosja e popullit ishin veprimet e cetes se Kuçit ne fillimet e asaj lufte. Ajo perbehej nga 120 vete dhe ishte nen komanden e Zenelit, Rrapo Aliut, Meto Pecit dhe Arshi Saracit si keshille. Me vone komandant cete u zgjodh Meto Peci, ndersa Zenel Gjoleka, Rrapo Aliu, Arshi Saraci ishin nenkomandente te cetes deri ne fund. Autori i ketij libri qendroi me ceten 6 jave dhe rrefen se major Ismail Hakiu ishte figura kryesore e gjithe luftes dhe heroi i dites.

Autori permend nje sere emrash luftetaresh qe muaren pjese ne luftimet e Vlores 1920 duke mos rene asnje deshmor, pervec plagosjes se Haxhi Qamil Xhaferit. Lufta e Vlores vazhdoi deri me 2 gusht 1920, diten qe u be marreveshja e dorezimit te Vlores. Me 17 gusht hyne luftetaret ne Vlore me 12 000 luftetare dhe 36 anetaret e Komisionit me Qazim Koculin ne krye, duke shkuar perpara me flamurin e madh ne dore Abas Goxhi i cetes se Kuçit (qe u aprovua te shkonte perpara nga komisioni me shumice zerash). Dy dite hengren dhe pine sa deshne dhe te treten u shperndane neper shtepite e tyre. Ne krye te punes mbeten Qazim Koculi, Qazim Kokoshi, Osmën Haxhia.

Pergjithesisht te gjithe keto te thena nuk perputhen me ato qe jane deklaruar dokumentueshem mbi futjen e luftetareve vlonjate ne qytet (me 3 shtator 1920).

Ibrahim D. Hoxha, Enciklopedi Jug-Shqiptare, Vell. I, II, Tirane 2006, 2009 (foto 62/2, 62/3).

Eshte nje enciklopedi qe paraqet te dhenat per Jugun e Shqiperise sipas te gjitha permasave manipulatore te historiografise se epokes komuniste ku autori eshte munduar t’ja pershtase fallsifikimet e kaluara epokes se re ku u fut Shqiperia pas 1992-shit.

Ne kete enciklopedi autori ka vendosur nje artikull me titull: Kryengritja e 1920-s duke bere nje shpjegim shtese, sipas se ciles “Ne histori mbeti e njohur me emrin “LUFTA E VLORES”. Vetevetiu lind pyetja: “Perse shpertheu nje kryengritje aq e rrepte per debimin e ushtrise italiane, kur me 29 dhjetor 1914 qe ajo zbriti ne Vlore, shqiptaret jo vetem qe s’bene ze, por edhe e mirepriten, ndersa tani (1920) rroken me aq zemerim armet?!”.

foto 62-2
foto 62-2
foto 62-3
foto 62-3

Sipas autorit ngjarjet e vitit 1920 e kane burimin tek gjeneral Piaçentini, i cili me karakterin e tij prapanik pa kurrfare shkaku dhe aresye i zemeroi keqas shqiptaret. Pastaj marreveshja e 16.4.1915, e perseritur me 23.7.1919 midis Titonit dhe Venizellosit, edhe pse me 20.7.1920 u mohua nga qeveria italiane, ishte i bere i njohur ne Shqiperi “dhe kishte shkaktuar hidherim e

zemerim te madhe kunder Italise. Shkurt, nenshkrimi i kesaj marreveshjeje hajdutesh ishte kapaku i tere te keqijave te deriatehershme. Sipas autorit kjo ishte bashkesia e fakteve qe sollen revolten e popullates jugshqiptare kundra italianeve. Fillimisht kjo filloi ne Tepelene ku u perplasen interesat e administrates shqiptare me ato te ushtrise italiane, gje qe coi ne luften e shqiptareve per te marre Tepelenen e pushtuar nga italianet. Gjate nates se 4-5 qershorit 1920 rreth 5.000 kryengrites shqiptare nen drejtimin e kapiten Ahmet Lepenica u verviten kunder truparmates italiane ne Vlore e rreth saj. Naten e 10-11 qershorit kryengritesit e goditen ushtrine italiane aq fuqishem sa e shtyne 800 metra afer qytetit. Me 21 qershor 1920 garnizoni italiane i Tepelenes u dorezua dhe trupat kryengritese shqiptare muaren rrugen drejt Vlores. Pas gjashte ditesh pergatitje, naten e 22-23 korrikut 1920 cetat u verviten drejt vendeve te paracaktuara nga Komisioni. Ushtria shqiptare pas 6 ore luftime hodhi ne dore me shume se 20 mitraloze, shume topa, me qindra kasa me municion dhe vrau e plagosi me shume se 600 ushtare e oficere italiane. Autori ne vazhdim nuk e jep situaten luftarake dhe politike ne Vloren e gushtit 1920, por kufizohet ne terheqjen e italianeve dhe futjen e prefektit Qazim Koculi ne Vlore me 3 shtator 1920 dhe njoftimin e prefektit Koculi drejtuar kryeministrise mbi terheqjen perfundimtare te italianeve, qe mbajten vetem Sazanin me miratimin e ministrit te P. Br. te qeverise shqiptare Ahmet bej Zogut. Autori pretendon se qeveria greke dhe qarqet e tjera antishqiptare nuk lane rreng pa luajtur dhe gur pa hedhur per ta demtuar Luften e Vlores 1920.

Akademia e Shkencave e Shqiperise, Historia e Shqiperise, vell. 3, periudha e Pavaresise 28 Nentor 1912 – 7 Prill 1939, Tiranë 2007 (foto 63, 63/1).

foto 63
foto 63
foto 63-1
foto 63-1

Eshte nje liber historie qe na tregon qendrimin zyrtar te historiografise shteterore shqiptare per Luften e Vlores 1920 pas vitit 1991 (f. 156-167). Ndoshta ky eshte libri me kryesor per te konstatuar se si manipulohen problemet sociale ne Shqiperi, por dhe si se jane fshehur faktoret  nderkombetare qe ndihmuan suksesin formal te Luftes se Vlores 1920 ne favor te shqiptareve. Autoret e ketij libri na tregojne se si qeveria shqiptare kerkoi ndihme ne prill 1920 ne Beograd dhe ne fund te majit ne Athine (f. 156), po qe te dy keto vende jo vetem qe e refuzuan, por ishin pikerisht ato qe kishin pretendime territoriale mbi tokat e shqiptareve. Bile jugosllavet bene edhe nje hap me perpara: sulmuan tokat e shqiptareve pas largimit te Italise nga Vlora. Roli i Beogradit dhe i Athines ne Luften e Vlores 1920 nuk jane transmetuar ne asnje rresht ne arsimin e detyrueshem shkollor mbi kete teme. Por ne kete liber jepet edhe nje informacion qe nuk e kemi hasur ne asnje liber tjeter. Qeveria shqiptare beri edhe nje hap tjeter diplomatik: anetari i Regjences Imzot Luigj Bumçi (1872-1945), ish kryetari i delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris, takon ministrin e Jashtem italian Karlo Sforcen per ceshtjen e Vlores duke marre nje pergjigje mohuese pasi Vlora perbente nje pike mbeshtetese te politikes italiane.

Formimi i Kuvendit ne Barçalla (29 maj 1920), zgjedhja e Komitetit prej 12 anetaresh, qe u ngarkuan per te drejtuar kryengritjen me kryetar Osman Haxhine dhe anetare Sali Bedini, Qazim Koculi, Hazbi Cano, Ahmet Lepenicen, Murat Myftari, etj si dhe komisionin ushtarak qe do te merrej me drejtimin e luftimeve me krytar Ahmet Lepenicen, qe pak me vone u zevendesua nga Qazim Koculi, vendosen fillimin e kryengritjes se armatosur kunder italianeve.

Sipas vendimit te Barçallase me 2 qershor vullnetare nga krahina e Vlores u grumbulluan ne Beun duke formuar nje ushtri qe arriti ne 4 000 luftetare duke pasur perballe 20 000 ushtare italiane. Dergimi i ultimatumit me 3 qershor dhe mos pergjigja deri me daten 4 qershor beri qe kryengritesit me 5 qershor ne darke te fillonin sulmin, ku me ane te tre hartave (foto 63/2, 63/3, 63/4) tregohet e gjithe dinamika e luftimeve dhe ndihmat mbare kombetare qe muaren pjese ne Luften e Vlores 1920. Brenda dates 5 qershor 1920 u dorezuan te gjitha garnizonet italiane ne Kote, Gjorm, Drashovice, Matohasanaj dhe pas dy ditesh edhe Llogaraja. U zhvilluan luftime edhe ne Tepelene, e cila ishte e rrethuar qe me daten 17 maj.

Sulmet e para per clirimin e qytetit te Vlores u ndermoren me 11 qershor 1920 ku kryengritesit treguan heroizem te jashtezakonshem duke u dalluar ceta e Salarise me kryetar Selam Musane, i cili u vra ne te hyre te Vlores, ne luftimet qe u bene ne anen e Qafes se Koçiut. Ne ndihme te luftetareve per clirimin e Vlores erdhen ndihma nga e gjithe Shqiperia e Jugut dhe e Mesme pervec Shqiperise Veriore, banoret e se ciles ishin te konfrontuar ne kufirin me Jugosllavine.

foto 63-2
foto 63-2
foto 63-3
foto 63-3
foto 63-4
foto 63-4

Ndryshimet politike ne Itali sollen veprime te tjera nga ana e italianeve, ku me 16 qershor komanda italiane i dergoi Komitetit “Mbrojtja Kombetare” nje ultimatum ku i kerkohej lenia e luftes dhe dorezimi i armeve e roberve nga ana e shqiptareve. Me 18 qershor italianet sulmojne ne drejtim te Drashovices ku ndodhej qendra e Komitetit “Mbrojtja Kombetare”, si dhe administrate e Prefektures se Vlores. Futja ne kurth e ushtrise italiane dhe kundersulmi i dates 19 qershor i dha fund sulmit italian. Me 21 qershor 1920 ra edhe garnizoni i Tepelenes cka e detyroi palen italiane te kerkonte bisedime me palen shqiptare, por qe i zvarriten me qellim. Bile me daten 17 korrik italianet bene nje deklarate serioze mbi qendrimin e tyre ne Vlore. Atehere me 23 korrik kryengritesit organizuan nje sulm tejeter mbi Vlore duke u futur ne lagjet e jashtme te qytetit. Kjo beri qe Roma te kerkonte perfundimisht paqen me shqiptaret duke vazhduar bisedimet dhe duke nenshkruar Protokollin e Tiranes me 2 gusht 1920. Me 17 gusht autoritetet shqiptare te Drashovices erdhen ne Vlore dhe moren ne dorezim qytetin, ndersa italianet brenda 15 diteshit te pare te gushtit boshatisen Vloren dhe ne 15 diteshin e dyte boshatisen edhe skelen. Me 3 shtator forcat kryengritese hyne fitimtare ne Vloren e cliruar.

Kjo eshte e gjithe panorama statistikore e asaj qe ka ndodhur ne Vlore me 1920 sipas historiografise se re shqiptare duke qene ne kundershtim me te gjithe panoramen qe japin deshmitaret dhe pjesmarresit ne Luften e Vlores 1920.

Valentina Duka, Histori e Shqiperise 1912-2000, Tiranë 2007 (foto 64, 64/1).

Eshte nje liber historie qe paralelizon librat e historise te shkruar nga historinet e epokes postkomuniste sipas kendveshtrimit te autores. Ne dy faqe (f. 117-119) autorja pershkruan me perafersi ne menyre te pashpjegueshme ate qe e kemi pare ne te gjithe librat. Cudia qendron ne dhenien e ngjarjeve sipas nje kohe pak me ndryshe me nje pershpejtim te pajustifikueshem.

foto 64
foto 64
foto 64-1
foto 64-1

Sipas autores Komiteti i Mbrojtjes Kombetare thirri fshehurazi ne nje Kuvend parine e qytetit te Vlores, ne Barçalla (ne jug te qytetit). Kuvendi zgjodhi nje Keshill Kombetar si dhe nje Komitet te cilit iu ngarkua drejtimi i kryengritjes. Qendra e kryengritjes u caktua fshati Beun i Vlores, per ku u drejtuan disa q          indra vullnetare. Prej Beuni Komiteti i Mbrojtjes Kombetare i drejtoi nje ultimatum gjeneralit italian Piaçentini per te larguar deri me 4 qershor 1920 te gjitha forcat e armatosura italiane ne Shqiperi, ne te kunderten fillonte levizja e armatosur. Ekspedita italiane ne Shqiperi perbehej prej 20 mije ushtaresh nen komanden e gjeneral Piaçentinit, si dhe prej nje numri luftanijesh ushtarake. Pjesa me e madhe e tyre ndodhej ne qytetin e Vlores, ndersa pjesa tjeter jashte qytetit, ne pozicione strategjike. Pasi nuk mori pergjigje nga komanda italiane, ne mbremjen e 5 qershorit 1920, Komiteti i Mbrojtjes Kombetare urdheroi fillimin e kryengritjes. Brenda nje kohe te shkurter u shenuan suksese te medha ne fushen e luftimit. I inkurajuar nga sukseset, me 9 qershor 1920, Komiteti i Mbrojtjes Kombetare i drejtoi nje thirrje tjeter Piaçentinit per dorezimin pa lufte te qytetit. Komanda italiane jo vetem qe nuk e pranoi, por me 10 qershor organizoi nje kundersulm per te debuar kryengritesit nga kodrat e qytetit, por deshtuan. Atehere komanda italiane filloi reprezaljet kunder popullates civile duke i detyruar kryengritesit te terhiqen nga qyteti. Me 17 korrik 1920 luftimet rifilluan dhe kryengritesit shqiptare u futen ne lagjet e jashtme te qytetit. Kjo e detyroi qeverine italiane te dergonte nje negociator tjeter, kontin Manzoni me propozime te reja. Bisedimet shqiptaro-italiane perfunduan me 20 gusht 1920 me nenshkrimin e nje protokolli paraprak ne Tirane. Italia pranoi te terhiqej brenda 2 shtatorit 1920.

Autorja ne kete liber, per kete teme, ka nje merite: ka eleminuar te gjithe forcat imagjinare qe muaren pjese ne Luften e Vlores 1920, sidomos ceten e Salarise dhe  Selam Musane, duke pasur nje kurajo profesionale te admirueshme per elemenimin e miteve te rreme shqiptare.

Romeo Gurakuqi, Shqiperia dhe ceshtja shqiptare pas Luftes se Pare Boterore, Shkoder 2007 (foto 65, 65/1).

Eshte nje liber qe problemin e Luftes se Vlores 1920 e ka pare me nje qasje krejt ndryshe nga te gjithe historianet dhe studiuesit e parapare deri me tani. Keshtu qe permbajtjen e tekstit do ta analizojme me hollesi deri ku flet per Protokollin e 2 gushtit, te cilin do ta anashkalojme. Por duhet pranuar  qe autori ka anashkaluar autoresine e shume  vogelimave historike qe kane percaktuar thelbin e Luftes se Vlores 1920 ne menyren se si u zhvillua ajo. Une do t’i ve ne dukje te gjitha keto raste te pa zberthyera plotesisht deri ne fund.

Nga njera ane autori pranon ekzistencen e nje propagande antiitaliane te ushqyer me se shumti nga agjentet greke, serbe dhe turq, por nga ana tjeter nuk e thote se me ke ishin te lidhur antaret e organizates se fshehte “Komiteti per Mbrojtjes Kombetare” kur njihet dokumenti mbi ekzistencen e ketij komiteti me dege ne Korfuz (Dokumente e materiale historike nga lufta e popullit shqiptar per liri e demokraci 1917-1941(foto 50, 50/1, 50/2, 81) Tiranë 1959). Ne kete rast eshte mbuluar nje nder autoret e shkakut te fillimit te Luftes se Vlores 1920. Autori flet per konfliktin midis tepelenasve dhe italianeve me 20 maj 1920, por nuk jep referencen e ketij informacioni nga eshte marre, pasi holle-holle ne kete pike dhe ne ate vend ka filluar Lufta e Vlores 1920 i shtyre nga shkaqet e brendeshme, gje te cilen e ka vene ne dukje me poshte.

foto 65
foto 65
foto 65-1
foto 65-1

Me 29 maj 1920 disa qindra patriote shqiptare te armatosur, nga Vlora dhe krahina, u takuan fshehurazi ne malin Berkalle, mbi qytet, dhe u betuan se ishin te gatshem te vdisnin, vetem qe te arrinin evakuimin e Vlores prej italianeve. Ata zgjodhen Qazim Bej Koculin, si prefekt te Vlores dhe ngriten flamurin kombetar. Ne keto rreshta ka shume pasaktesi duke filluar qe nga termi “patriote te armatosur”, zgjedhja e Qazim Koculit si prefekt i Vlores dhe ekzistenca e malit Berkalle mbi qytet.

Ne vazhdim autori ve ne dukje fenomenin e grabitjes se armeve dhe municioneve nga ana e shqiptareve, gje qe nuk eshte thene asnjehere hapur ne literaturen e kesaj teme, por qe e kam gjetur vetem te Syrja Bej Vlora dhe qe duhet te perbeje te gjithe esencen e fillimit te Luftes se Vlores 1920 si nje shkak te brendshem ne fillimin e saj. Ky proces i vjedhjes me sa duket ishte realizuar nga bashkepunimi i italianeve me vendasit dhe, perseri, te dhenat e marra nga Syrja Bej Vlora konfirmohem nga historia.

Ultimatumi i dates 3 qershor dhe mospranimi nga ana e italianeve, behen shkaku qe ne mesnaten e 5 qershorit 1920 luftetaret shqiptare te fillojne sulmin kunder garnizoneve italiane qe rrethonin Vloren. Luftimet u riperseriten edhe me datat 10-11 qershor, te cilat autori i konsideron si beteja me e madhe e ketij konflikti. Autori pretendon se ne krye te grupeve te armatosura shqiptare gjendeshin edhe ish-oficere te ushtrise turke. Ne ditet ne vijim luftetaret shqiptare vazhduan perparimin dhe hyne ne disa lagje te qytetit, ndersa italianet filluan ne digjnin dyqanet e qytetareve.

Nga ana tjeter Ahmet Zogu bente gjithshka qe mundej per te realizuar furnizimin me paisje edhe pse te kufizuara, duke u dhene nje nxitje gjysem zyrtare vullnetareve nga krahina te ndryshme per te ndihmuar kryengritesit vlonjate. Ne kete menyre u arrit raporti i forcave 20000 trupa italiane kundrejt 10000 kryengritesve. Nje beteje tjeter ndodhi me 19 qershor ne afersi te Shushices midis forcave pushtuese dhe 7000 luftetareve shqiptare me humbje te medha per italianet.

Autori ve ne dukje nje fenomen te cuditshem te mbeshtetur mbi dokumentacionin anglo-italian kur pranon se gjate terheqjes vete trupat italiane kishni furnizuar me arme ne menyre jo te ligjshme vendasit me arme dhe municion.

Me 23 korrik 1920 Vlora u sulmua perseri dhe mund te kapej nga kryengritesit shqiptare. Pas dy muajve lufte guerrilase u arrit ne marreveshjen e 2 gushtit 1920 ku autori boton Protokollin italo-shqiptar te asaj date (f. 159-160).

Ne kete liber rezulton mjaft qarte bashkepunimi i aktivitetit politik te qeverise se Tiranes me kryengritesit vlonjate edhe pse permasat e ketyre te fundit jane dhene me mjaft kufizim.

Idajet Jahaj, Flakada te historise, prijesa te Lumit te Vlores 1847…1920,

Fier pa vit botimi (foto 66, 66/1).

Per nje krahine qe nuk ka pasur asnje institucion fetar per te mbajtur statistika te karakterit historik eshte e kuptueshme qe gjithshka lidhet me kujtesen popullore dhe, ndoshta, mitet e krijuara nder vite, sidomos pas 1945-ses.

Ne lidhje me temen qe po trajtojme, per lexuesin me interes do te ishte periudha e vitit 1920 ku permenden te lidhur me Luften e Vlores 1920 disa personazhe qe kane drejtuar kete lufte, por ka pasur prej tyre qe dhane edhe jeten ne ate lufte (f. 89-153):

Ahmet Lepenica (1872-1941), lindur ne Lepenice dhe i arsimuar fillimisht ne Plotoren e Vlores, ndersa te mesmen e ndoqi ne Selanik. Ne fund te shek. te XIX ndoqi nje shkolle ushtarake dy vjecare ne Stamboll dhe doli suvari (kalores). U lidh me qeverine e Ismail Qemalit duke pasur detyra ushtarake ne xhandarmerine dhe policine e asaj kohe. Me 3 shtator 1919 Ahmeti mori pjese ne mbledhjen  e formimit te komisionit pergatitor te luftes se Vlores. Ne fund te vitit 1919 u krijua Komiteti i Fshehte “Mbrojtja Kombetare” me kryetar Osman Haxhine. Dhe ne janar 1920 Ahmeti ishte ne Lushnje duke drejtuat xhandarmerine e qytetit ne mbrojtje te Kongresit. Shtepia e tij ne Lepenice u be vendi ku mblidheshin drejtuesit e luftes dhe intelektualet qe punonin ne Vlore ne ate kohe (behet fjale per mbledhjet e dates 13 shkurt dhe 10 mars 1920), si: Jani Minga, Ali Asllani, Mihal Peço, Shtjefen Gjeçovi, Spiro J. Koleka, Osman Haxhiu, Brahim Musai, Beqir Velo, Sali Bedini, Halim Xhelo, Murat Miftari, Zaçe Xhelo, Toto Hosi, kryeministri Sulejman Delvina, etj. Me 29 maj 1920 u be kuvendi i Baçallase (mbi Dukat), ku u mblodhen 250 burra. Aty u zgjodh Keshilli Kombetar prej 30 vetesh e prej tij doli Komiteti Kombetar i luftes, me 12 perfaqesues te zonave. Ky komitet caktoi grupin e oficereve per ceshtjet ushtarake te luftes. Ne krye te ketij shtabi u zgjodh Ahmet Lepenica dhe zevendes Ibrahim Abdullahu.  Me pas u mblodhen ne Beun ku fillimisht Ahmet Lepenica u caktua Komandant i Pergjithshem i Luftes se Vlores 1920, por me pas, ne Drashovice, u zevendesua nga Qazim Koculi. Ne baze te planeve te perpiluara nga Ahmet Lepenica u sulmuan garnizonet italiane ne Kote, Gjorm, e Llogara. Forcat luftetare shqiptare arriten ne 6000 persona. Beteja me e ashper ka qene ajo e dates 22 korrik 1920, ku Ahmet Lepenica ishte nje nder drejtuesit e saj. Me tre shtator 1920 forcat popullore hyne triumfalisht ne qytet. Pikerisht ne kete date Ahmet Lepenica ka dale ne fotografi me Klerikun Katolik Dom Shtjefen Gjecovi (foto 71).

foto 66
foto 66
foto 66-1
foto 66-1

Toto Hosi (1875-1920), lindi ne Bolene dhe ne vitet 1890-1893 mbaroi shkollen e mesme ne gjimnazin “Zosimea” te Janines. Me pas ndoqi nje shkolle ushtarake ne Stamboll per tre vjet duke dale oficer artilerie. U vu ne sherbim te qeverise se Ismail Qemalit dhe ne vitet 1913-1914 mori pjese ne luftimet kunder bandave greke qe dolen ne bregdet. Ne fillim te qershorit 1920 luftetaret e Bolenes formuan ceten e tyre me 150 luftetare duke zgjedhur komandant Toto Hosin. Ne nje nga sulmet per marrjen e Kalase se Kanines Toto Hosi vritet gjate luftimeve.

Sali Vranishti (1880-1926), i emeruar nga popullata e asaj krahine si Kapedan, drejtoi per 25 vjet formacionet luftarake te Vlores ne shume beteja me ekspeditat otomane (1902, 1908) ne Bujzuk te Terbacit, ne malet e Vranishtit, ne Qishbardhe, me Thimio Lolin ne Delvine, kunder andarteve te Spiro Milos dhe me 1920 ne Luften e Vlores, ku dhe u plagos rende.

Zaçe Xhelo Dulaj (1883-1929, ne liber eshte 1927), ishte nga Ramica, por jetonte edhe ne Mesaplik buze lumit Shushica. U arrestua nga italianet ne vitin 1914 dhe u mbajt ne burg per 5 muaj bashke me 49 te tjere. Me 1919 Zaçia ishte nder 27 pjestaret e Komitetit te Clirimit te Vlores. Mori pjese ne te gjitha kuvendet e beselidhjet e dendura te viteve 1919-1920 ku u pergatit populli per lufte. Ne mbledhjen e dt. 20 maj 1920 ne Mesaplik, ku u vendos te fillohej Lufta e Vlores, u ra dakort te behej mbledhja ne Baçalla me 29 maj 1920. Se bashku me pleqesine e fshatit Ramice shkuan ne Baçalla. Ishte edhe ne komitetin e drejtimit te Luftes se Vlores 1920. Me 30 maj 1920 komisioni i Luftes me Osman Haxhine ne krye, erdhe ne Mesaplik, ne shtepine e Zaçe Xhelos dhe vendosen per planet e Luftes. Me 1 qershor te atij viti komisioni i luftes prej shtepive te Zaçes ne mesaplik shkuan ne Beun. Ne nendor 1920 ne Mesaplik u mblodh paria e 11 fshatrave per te krijuar deget e shoqatave per konsolidimin e fitores se 1920 dhe zgjidhjen e detyrave per cdo fshat. Per fshatin Ramic ishte Zaçe Xhelo perfaqesues.

Memo Mete (1859-1927), lindi ne Brataj me 12 maj. Me 1884 mbaroi nje shkolle ushtarake 4 vjecare per oficere. Ne mars 1897 mbaroi nje kurs ushtarak per artileri bregdetare ne Stamboll. Me 1908 u lidh me klubin Laberia dhe ndihmoi ne perhapjen e gjuhes shqipe. Me 10 mars 1920 u krijua ne Vlore Komiteti i Mbrojtjes Kombetare, i ci,li do te drejtonte luften e Vlores. Me datat 30-31 maj ne mesaplik u be organizimi i cetave ku Memua u caktua komandant i cetes se Bratit te perbere prej 76 vete. Mori pjese ne luftimet e Gjormit, Kotes dhe Llogara. Me 9 qershor mesymja vijoi ne Kallafet, nen Kanine e pastaj ne Vlore. Me 3 shtator 1920 luftetaret hyne ne Vloren e cliruar.

Zigur Lelua (1866-1920), lindi me 5 shkurt ne Shales te Smokthines. Me 1900 merr pjese ne perpjekjet qe u organizua tek ura e Brates nga fshataret e Smokthines kunder mbledhesve te taksave. Me 1908 organizoi ceten e fshatit Shales. Ndihmoi ne ndeshjen me xhandaret turq ne Bujzuk te Terbacit. Ne vjeshte te 1908 merr pjese ne kuvendin qe u organizua tek rrepet e Mesaplikut ku takohet me Ismail Qemalin. Ne vitin 1911 mori pjese ne luftimet kunder shovinisteve greke ne janine e Çameri si dhe ne takimin e Ures se Drashovices per perkrahjen e memorandumit te Gërçës. Ne vitin 1912 merr pjese ne mbrojtjen e Janines. Me 28 (ne liber eshte 29) nendor 1912 merr pjese ne ngritjen e Flamurit ne Vlore dhe sherbeu ne ushtrine e krijuar nga qeveria e Ismail Qemalit. Ne vitin 1913 organizon cetat e fshatrave te krahines ne lufte kunder andarteve greke. Ne vitin 1914 marr pjese ne luften kunder forcave serbe dhe esadiste ne Fier dhe Lushnje. Ne luften e Vlores 1920 u zgjodh komandant i cetes se fshatit Bashaj. U vra duke luftuar kunder italianeve ne Kote me 5 qershor 1920.

Te gjithe keta luftetare, qe kane marre pjese ne Luften e Vlores 1920, kane dhene jeten ne muajin qershor 1920 dhe jo me tutje. A eshte ky nje tregues qe Lufta e Vlores 1920 eshte zhvilluar vetem gjate muajit qershor 1920, duke u perputhur me shkrimet e kohes dhe deshmite e pjestareve te atyre ngjarjeve?

 –Bekim Budo,Sherbimi i fshehte (85 vjet spiunazh 1920-2005), ribotim, Tirane 2007 (66/2, 66/3).

foto 66-2
foto 66-2
foto 66-3
foto 66-3

Kur ne nje liber qe nuk ka asnje lidhje me Luften e Vlores 1920, sic eshte historia e lindjes dhe zhvillimit te spiunazhit shqiptar, permendet kjo ngjarje, atehere lexuesit duhet te bindet qe argumentat e perdorur mbi Luften e Vlores 1920 ne te kaluaren dhe te tashmen nuk jane korrekte dhe ato duhet te fshehin elemente te panjohur nga lexuesi. Ne kete rast autori ka evidentuar “fakte” te huazuara nga literature tjeter, duke i shpetuar pergjegjesise se manipulimit historik, por ka vene ne dukje, pa dashje, pasaktesite e argumentave te perdorur dikur nga studiuesit e epokes komuniste. Duke e kanalizuar Luften e Vlores 1920 neper labirinte te panjohura ndonjehere nga shqiptaret, autorit i eshte dashur te shpike situata sociale rigorozisht te pamundura te kene ndodhur ne shoqerine shqiptare dhe strukturat e saj, e t’i shprehe ato ne nje gjuhe popullore larg konceptit didaktik te nje studimi shkencor. Kjo eshte aresyeja perse Jugu i Shqiperise nuk ka Histori dhe e vetmja ngjarje historike te kete ndodhur nder ato ane eshte pikerisht tema qe po trajtojme.

Sipas tij (f. 37):

“Qeveria Italiane i njihte tashme “Vorio Epirin” dhe miratonte pushtimin ushtarak te qyteteve te Korces dhe te Gjirokastres.

Mirepo Shqiperia dhe Laberia i dolen per zote si gjithnje vendit te tyre.

Me 9 qershor “Komiteti i Mbrojtjes Kombetare i Shqiperise i kerkoi ne menyre ultimative gjeneralit Piaçentini dorezimin e Vlores, “pasi hesapet ishin bere pa hanxhine”.

Vete Musolini me vone pranoi publikisht disfaten, duke u shprehur:

“…Ne Vlore, ne mesin e vitit 1920, Italia u mund dhe u mund sa s’ka me keq….Disa pak mijera shqiptare pa artileri, na kane plasur ne menyre te rryfeshme ne det…. (29).

Qeveria italiane per momentin e gjykoi te pamundur te demarshonte per nje pushtim te ri per shkak se u treguan objektiv jo vetem per raportin e forcave, por edhe per moralin e larte te luftetareve tane dhe se kostoja e viktimave njerezore do te ishte teper e larte, pa bere fjale ketu per logjistiken dhe financat e tyre.

Ne analizen e fundit ata gjykuan te ndiqnin rrugen e vjeter qe u kishte dhene mjaft avantazhe: rrugen agjenturore, me te cilen do te gerryenin per brenda, rregjimin e Mbretit Zog dhe te gjunjezonte Shqiperine.

Ne keto qe ka cituar autori nga Benito Musolini nuk ka kapur tre momente:

-Mesi i cdo viti eshte qershor-korriku, qe do te thote se ngjarja e Luftes se Vlores 1920 ka ndodhur brenda ketyre dy muajve sipas Musolinit (2 gushti ndodhet ngjitur me korrikun).

-Nuk eshte e vertete qe shqiptare nuk kane pasur artileri ne Luften e Vlores 1920. Ata, sipas literatures bashkangjitur, ja rrembyen ate ushtrise italiane dhe e perdoren kundra tyre duke i sulmuar deri ne det kryqezoret e ushtrise italiane

-Italia nuk pesoi disfate ne Vlore 1920, pasi marreveshja e 2 gushtit 1920 pushonte luftimet dhe i largonte luftetaret shqiptare deri ne Shushice, por kete disfate imagjinare e shpiken shqiptaret per aresyet e manipulimit te historise.

Te perthyera shqip keto dy pika na tregojne se Benito Musolini nuk mund t’i kete thene keto fjale dhe atje ku i ka marre autori ato jane te shpikura.

Akademia e Shkencave e Shqiperise, Fjalori Enciklopedik Shqiptar,

Vell. dyte, Tiranë 2008 (foto 67, 67/1).

Sipas kesaj Enciklopedia te vitit 2008 problemet jane shume me ndryshe nga ato te paraqitura ne Enciklopedine e vitit 1985 duke ju afruar te vertetes shume-shume me teper edhe pse jo plotesisht. Ne te shkruhet:

 “Lufta e Vlores (1920). Lufte e armatosur e popullit shqiptar per clirimin e krahines se Vlores nga pushtuesit italiane dhe per bashkimin e saj administrativ me pjesen tjeter te Shqiperise. Forcat italiane ishin vendosur ne V. gjate Luftes I Boterore (shih). L.V. nisi pas fitores te madhe politike te arritur brenda vendit me Kongresin e Lushnjes (shih) nu muajt e pare te v. 1920 dhe pasi kishin deshtuar te gjitha perpjekjet e pales shqiptare per te zgjidhur ceshtjen e V. me mjete politike. Qeveria e Romes e kishte kundershtuar prerazi kerkesen e Shqiptareve per heqjen dore nga pretendimet e saj aneksioniste. Ajo mbeshtetej ne miratimin e marre ne Konferencen e Paqes 1919-1920 (shih) prej Fuqive kryesore te Konfliktit Boteror per te kaluar V. nen sovranitetin e Italise dhe ne superioritetin e forcave te saj te armatosura.

foto 67
foto 67
foto 67-1
foto 67-1

Vendimi per fillimin e luftes u mor nga perfaqesuesit e krahines se V. te mbledhur ne Kuvendin e Barçallait (shih) me 29 maj 1920., i cili zgjodhi per organizimin dhe drejtimin e luftes Komitetin “Mbrojtja Kombetare” (shih) me kryetar O. Haxhiun (shih). Ai formoi gjithashtu edhe nje komision ushtarak me Ahmet lepenicen ne krye, i cili me vone u zevendesua nga Q. Koculi (shih). Organizimi ne rrafsh kombetar u be nga komitetet e “Mbrojtjes Kombetare” te krahinave te ndryshme te vendit, si dhe nga qeveria e Tiranes, e cila dha ndihmesen e vet, pamvaresisht se nuk mori pjese zyrtarisht ne lufte. L.V. nisi me 5 qershor 1920, pasi gjeneral S. Piaçentini hodhi poshte ultimatumin e Komitetit te M.K. te dy diteve me pare per t’i dorezuar qeverise se Tiranes, brenda 48 oreve administraten e krahines se V., ne te cilen benin pjese Tepelena dhe Himara.

L.V. u zhvillua ne menyre frontale. Perballe ushtrise se rregullt italiane, qe kishte ne shqiperi du divizione, u vune forcat shqiptare qe arrinin ne rreth 4 mije veta. Ne veprimet luftarake te javes se pare u angazhuan forcat e krahines se V., pastaj edhe ato te ardhura nga krahinat e tjera te vendit. Me 5-6 qershor u goditen njeherazi te gjitha garnizonet italiane ne krahine, qe nga Tepelena e deri ne Drashovice, me perjashtim te atij te V. Sulmi mbi forcat italiane ne qytetin e V. dhe rrerthinat filloi me 11 qershor, pasi kishin rene te gjitha garnizonet e tjera, me perjashtim te atij te Tepelenes, i cili u dorezua me 21 Qershor. Lufta per marrjen e V. vazhdoi gjate dhe u zhvillua me mesymje e kundermesymje, ne nje nga te cilat spikati trimeria e S. Musait (shih). Garnizoni italian ne V. perbehej nga rreth 7000-7500 forca kembesorie, te pajisura me mjete te blinduara, te mbeshtetura nga aeroplane e anije te marines luftarake. Megjitheate, trupat italiane nuk munden te canin rrethimin e forcave shqiptare. Nga ana tjeter, situata e tendosur e krijuar ne Itali, ku shpertheu nje levizje e gjere kunder luftes ne Shqiperi, nuk e lejoi qeverine e Romes t;i shtonte keto trupa. Gjendja e krijuar u be pa perspektive per Italianet. Roma u detyrua me ne fund te hiqte dore nga sovraniteti mbi krahinen e V. dhe te nenshkruante me qeverine e Tiranes Protokollin shqiptaro-italian te 2 gushtit 1920 (shih), i cili shenoi mbarimin e L. V. Me 3 shtator 1920 forcat shqiptare hyne triumfalisht ne qytetin e V., te zbrazur nga trupat pushtuese.

Miranda Vickers, Shqiptaret, nje histori moderne, Tirane 2008 (foto 76/2, 67/3).

Ne kete liber flitet mbi ekzistencen e Luftes se Vlores 1920 (f. 154), gje e cila lidhet me qeverine e Sulejman Delvines. Sipas autores: “Problemi i menjehershem me te cilen u perball qeveria e re e Delvines ishte t’i detyronte italianet te iknin nga vendi.

foto 67-2
foto 67-2
foto 67-3
foto 67-3

Asambleja nuk pranoi asnje

lloj plani per nje mandat apo protektorat mbi Shqiperine dhe me 3 qershor 1920 komandes se larte italiane iu dergua nje ultimatum, me ane te te cilit kerkohej qe qytetet e Vlores, Tepelenes dhe Himares t’i dorezoheshin qeverise se re shqiptare. Italianet shperfillen teresisht dhe me perbuzje ultimatumin. Kjo beri qe rreth tre mije fshatare te nxiteshin per te sulmuar trupat italiane, te cilat ne ate kohe ishin mjaft te dobesuara nga malarja. Ne keto kushte italianet me se fundi u detyruan te firmosin nje marreveshje me qeverine shqiptare, e cila coi ne terheqjen perfundimtare te italianeve nga te gjitha territoret shqiptare me 3 shtator, me perjashtim te ishullit te Sazanit”.

Nuk e besoj se vihet ne dyshim qe kemi te bejme me nje analize krejt ndryshe mbi Luften e Vlores 1920, e cila realisht nuk permendet as me emer nga autorja.

 

Hilë Lushaku, Ministrat e brendshem 1912-1944 (Jeteshkrime), Volumi 1, Tiranë 2009 (foto 67/4, 67/5).

 

Çuditerisht autori Luften e Vlores 1920 e ka lidhur me aktivitetin e ministrise se Brendeshme te qeverise se Sulejman Delvines te drejtuar nga Ahmet Zogu (f. 168). Sipas autorit “Ne prill te vitit 1920, Zogu eshte vene ne krye te ushtrise qeveritare per te perzene greket dhe italianet nga jugu i Shqiperise.Ne kete periudhe vetem Vlora kishte mbetur e pa cliruar dhe ishte ne duart e italianeve, te cilet populli i perzuri perfundimisht nga Shqiperia, pas nje operacioni te kombinuar nga ushtria qeveritare, e drejtuar prej Ahmet Zogut, e perbere nga 2500 ushtare dhe nga vullnetaret e ardhur nga te gjithe krahinat e Shqiperise”.

Tjeter informacion i ndryshem nga tradita historike e deritanishme qe kemi pare deri me tani ku mohohen pothuajse te gjithe personazhet e Luftes se Vlores 1920 dhe koha e veprimit te tyre ne menyre permbylles.

foto 67-4
foto 67-4
foto 67-5
foto 67-5

Nasip Meçaj–Xhemil Çela–Fatmir Toçi, Enciklopedi e Kurveleshit, Tirane 2009, (foto 67/6, 67/7)

foto 67-6
foto 67-6
foto 67-7
foto 67-7

Kjo enciklopedi ka nje paragraf me titull Lufta e Vlores dhe pjesmarrja e Kurveleshit (1920) – f. 230-235, te cilen e cilen e konsideron lufte te armatosur te popullit shqiptar per clirimin e krahines se Vlores e me gjere nga pushtuesit italiane te zbarkuar ne fillim te Luftes I Boterore. Autori e lidh Luften e Vlores 1920 domosdoshmerisht me Kongresin e Lushnjes (janar 1920) si nje vendim te ketij te fundit (f. 229). Sipas tij, perfaqesuesit e krahines se Vlores, krahine me rrethina qe gjendej nen pushtimin ushtarak italian, “Komisionin e Vlores” te ngritur me 3 shtator 1919 e ktheu ne “Komitet i Mbrojtjes Kombetare” me 10 mars 1920 nen kryesine e Osman Haxhiut. Komiteti thirri me 29 maj 1920 nje kuvend me mbi 200 pjesmarres nga Vlora-qytet, parite e fshatrave te Vlores, Kurveleshit e Tepelenes. Kuvendi zgjodhi Keshillin Kombetar prej 30 vetash dhe ky komitetin e ri me 12 anetare. U ngrit edhe komisioni ushtarak me komandant major Ahmet Lepenica dhe operativ te tij kurveleshasin major Ismail Haki Kuçi, i derguar i qeverise se Tiranes. Kuvendi vendori te fillonte kryengritjen dhe forcat te mbidheshin ne Beun te Vlores me 2 qershor 1920. U ngriten Komitete te fshehta edhe ne Tepelene e Gjirokaster. Kurveleshi u perfshi ne Komitetin e Tepelenes. Per pergatitjen e popullit per lufte u bene disa mbledhje e takime ne Teqene e Turanit. Me 26 maj u ne takimi ne Nivice dhe me 27 maj ne Gusmar, ku te derguarit e Komtetit “Mbrojtja Kombetare” mblodhen perfaqesues nga gjithe Kurveleshi dhe percaktuan masat pergatitore per kryengritje.

Perballe 20.000 forcash te ushtrise italiane (dy divizione) te vendosura ne rajone te fortifikuara e te shperndara neper garnizone ne qendra te banuara e kryqezime rrugesh, vepruan rreth 4000 kryengrites te mbledhur mbi baza vullnetaresh, kryesisht nga zona e Laberise. Komiteti “Mbrojtja Kombetare” i dergoi “ultimatum” komandes italiane te pushtimit, gjeneral Piaçentinit, ku i kerkohej qe brenda 48 oreve administrimi i Vlores me rrethina t’i dorezohej qeverise se Tiranes. Mohimi i ketij ultimatumi nga ana e italianeve e detyroi komitetin te urdheronte fillimin e veprimeve luftarake mesymese kundra italianeve qe nga Tepelena, Matohasanaj, Gjormi, Vajza, Kota, Drashovica, Penkova, Himara, Llogaraja, Dukati e duke ardhur deri ne Vlore. Duke perjashtuar Tepelenen, ku luftimet zgjaten edhe 2 jave, ne te gjithe garnizonet e mesiperme me datat 5-6 qershor 1920 u zhvilluan luftime (sipas skemes se faqes 230, foto 67/8) dhe u dorezuan te gjitha garnizonet italiane, ku pati 1500 rober, 1000 te plagosur dhe rreth 200 te vrare. Ndersa nga forcat shqiptare u vrane 23 vete dhe u plagosen 144. Sulmi i pergjithshem kundra Vlores u caktua te behej me daten 11 qershor dhe per kete aresye me 9 e 10 qershor u be perhapja e forcave sipas planit te sulmit mbi Vlore (sipas skemes se f. 231, foto 67/9). Luftimet qene teper te ashpra dhe forcat kryengritese arriten te futen ne lagjet mbi qytet, por per shkak te mos unifikimit te formacioneve shqiptare pergjate luftimeve pati momente qe forcat e avancuara mund te binin ne rrethim dhe per kete aresye u dha urdheri i terheqjes nga ana e komitetitdhe zenia e pozicioneve me te favorshme per armet shqiptare. Deri me 18 qershor luftimet muaren karakter pozicional, por me daten 19 qershor forcat italiane moren nje kundermesymje ne pjesen e Drashovices deri ne Tepelene, por u terhoqen me humbje te madhe per ta. Por ne luftimet ne kalane e Kanines paten 50 te vrare dhe 40 te plagosur nga ana e luftetareve shqiptare.

foto 67-8
foto 67-8
foto 67-9
foto 67-9
foto 67-10
foto 67-10

Sulmi i dyte, dhe i fundit i pergjithshem kunder italianeve ne Vlore (sipas skemes ne f. 232, foto 67/10) u ndermor ne ora 22 te dates 22 korrik 1920 ku luftimet ishin teper te ashpra dhe zagjaten afer mengjesit te dates 23 korrik, por afer mesdites forcat shqiptare u terhoqen ne vijat e nisjes duke e mbyllur rrethimin e Vlores nga toka plotesisht. Luftimet muaren karakter mbrojtes per te dy palet.

Pas kesaj italianet u detyruan te pranojne bisedimet me shqiptaret dhe te realizonin Protokollin e 2 gushtit 1920. Ky protokoll shenon mbarimin e Luftes se Vlores 1920 dhe terheqjen perfundimtare te ushtrise italiane nga te gjithe territoret shqiptare, pervec ishullit te Sazanit. Me 3 shtator 1920 forcat kryengritese hyne triumfalisht ne Vloren e boshatisur nga italianet. Shtypi i kohes ja dedikoi kete fitore historike Leberve te bashkuar me Vlonjatet (f. 232-233).

Te dhenat e kesaj enciklopedie kane elemente vertetesie, te pakten ne forcat shqiptare qe muaren pjese ne clirimin e Vlores ku citon shtypin e kohes dhe konsideron luftetaret vlonjate dhe leberit si triumfatoret te asaj lufte.

Arben Puto Shqiperia politike 1912-1939, Tiranë 2009 (foto 68, 68/1).

Ne rreth 9 faqe (267-276) flitet per aktet diplomatike qe shoqeruan Luften e Vlores 1920 duke i dhene permasat e saj teper te cunguara pa i shkuar ndermend se krahasimi me shkrimet e tjera do ta nxirrte kete punim shume formal dhe siperfaqesor. Sipas autorit ceshtja e Vlores u vu ne qender te diskutimeve ne mbledhjen e pare te Keshillit Kombetar, dt. 27 mars 1920.

foto 68
foto 68
foto 68-1
foto 68-1

U diskutua qendrimi i Italise, qe e kerkonte me cdo kusht Vloren dhe rrethinat e saj. Keshtu qe perfundimi ishte lufta e armatosur kunder forcave italiane. Ne prill 1920 krijohet komiteti i fshehte “Mbrojtja Kombetare” brenda ne Vlore. Me 20 maj behet marreveshja e fshehte me qeverine e Tiranes dhe thirren nen arme popullaten. Me mijera fshatare te armatosur, me shume keq se mire, iu pergjigjen thirrjes. Aksioni kishte karakter thellesisht popullor. Me 29 maj 1920 behet nje mbledhje e gjere e banoreve te Vlores ne kodrat e Barçallase, ne jug te qytetit, e cila me 9 qershor i dergon nje leter komandantit te trupave italiane gjeneral Piacentinit. Prej ketej filluan sulmet kundra pikave te avancuara te italianeve dhe brenda nje jave (5-10 qershor 1920) u goditen dhe rane njera pas tjetres garnizonet e Kotes, Gjormit, Drashovices, Vajzes, Llogaras perfshire ketu edhe stacionet e karabiniereve te shperndare neper krahine. Mbetej Tepelena, e cila u sulmua me 21 qershor ku garnizoni italian u mposht. E gjithe zona ne brendesi te territorit u spastrua dhe trupat italiane u grumbulluan rreth Vlores. Filloi sulmi kunder Vlores me rreth 3000 luftetare shqiptare ne ullishtat ne afersi te qytetit, ku u zhvillua nje beteje e vertete me shumicen e trupave italiane, te cilat mbeshteteshin edhe nga njesite detare qe ndodheshin ne port. Ketu ra Selam Musai, deshmori dhe heroi i Luftes se Vlores.

Kjo e detyroi palen italiane t’i hyje nje rruge te gjate bisedimesh me palen shqiptare ku se fundi u arrit ne neshshkrimin e Protokollit te Tiranes me 2 gusht 1920, sipas se ciles forcat italiane do te terhiqeshin perpara 2 shtatorit 1920 duke mbajtur ishullin e Sazanit. Me 3 shtator 1920 luftetaret dhe mijera qytetare dhe fshatare hyne ne Vloren e cliruar duke i dhene fund konfliktit me Italine.

Beqir Meta, Muharrem Dezhgiu, Xhevahir Lleshi, Histori e Popullit Shqiptar, 12  per gjimnazin, Tirane 2009 (foto 69, 69/1).

Pretendohet te jete nje liber historie per maturen i shkruar me nje gjuhe qe i afrohet me shume se kurre te vertetave historike ne raport me historiografine e epokes komuniste. Ketij libri i kam kushtuar nje artikull kritik publikuar tek genckhoti.com: 33-Arroganca e Ledi Shamkut dhe pafajesia dinake e Beqir Metes, dt. 04.10.2009, mbi pasaktesite dhe manipulimet e shumta qe e shoqeronin, por qe Luftes se Vlores 1920 i kishte kushtuar rreth 3 faqe (f. 199-201) ne kapitullin: “Shqiptaret ne vitet 1920-1924”.

Duke ecur ne gjurmat e historiografise komuniste, autori ka shkruar mbi kete teme:

foto 69
foto 69
foto 69-1
foto 69-1

Ne muajin mars te vitit 1920 u krijuan disa komitete te “Mbrojtjes kombetare”, kryesisht ne krahinat jugore te vendit. Rolin kryesor ne pergetitjen e luftes se armatosur e luajti Komiteti i Vlores i kryesuar nga Osman Haxhiu. Ne maj 1920 Komiteti “Mbrojtja Kombetare” i Vlores njoftoi qeverine e Tiranes mbi pergatitjet per fillimin e kryengritjes. Sulejman Delvina dhe qeveria e tij e pranuan programin e Komitetit dhe i premtuan atij edhe ndihma materiale. Ky komitet me 29 maj 1920, organizoi ilegalisht nje kuvend ne Barçalla. Aty u vendos te fillohej kryengritja clirimtare. Per drejtimin e saj u zgjodh nje komitet prej 12 anetaresh me ne krye Osman Haxhine. Ne pergjigje te vendimit te ketij Kuvendi u grumbulluan ne Beun rreth 4000 luftetare, midis te cileve edhe gra, dhe me 5 qershor 1920 filluan sulmin kunder garnizoneve armike. Brenda 24 oreve u dorezuan garnizonet italiane ne Kote, ne Drashovice, ne Gjorm, ne Matohasanaj dhe pas dy diteve u dorezua edhe ai i Llogarase. Ndersa garnizoni i Tepelenes ishte i rrethuar dhe u dorezua pas disa diteve. Me 11 qershor filluan sulmet e para per clirimin e Vlores, gje qe u shoqerua dhe me kryengritjen e qytetareve te Vlores kunder ushtrise italiane. Ne kete date u dallua sidomos komandanti i cetes se Salarise se Tepelenes, Selam Musai, i cili ra heroikisht ne te hyre te Vlores. Me 23 korrik 1920 luftetaret e Vlores ndermoren nje sulm te pergjithshem dhe pas disa ore luftimesh, hyne perseri ne lagjet e jashtme te qytetit. Ne keto kushte qeveria italiane nenshkroi ne Tirane Protokollin e 2 gushtit 1920 qe i largonte italianet nga Vlora dhe e gjithe Shqiperia, me perjashtim te Sazanit. Me 3 shtator 1920 forcat kryengritese shqiptare hyne ne Vloren e cliruar.

Keshtu kane shkruar historianet e epokes postkomuniste mbi Luften e Vlores 1920 duke u perputhur 100% me cfare eshte shkruar pas 1951.

Bujar Leskaj, Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009,

Tirane 2009 (foto 70, 70/1).

Nga ky liber mora personazhet historike vlonjate qe kane marre pjese ne Luften e Vlores 1920, qofte si organizatore, qofte si udheheqes, qofte si komandant e qofte si luftetare.

foto 70
foto 70
foto 70-1
foto 70-1

Qazim Kokoshi (1882-1947), lindur ne Vlore. Mesimet e para i mori ne Vlore, te mesmen ne Zisomea te Janines. Me 1911 perfaqeson Vloren ne Kuvendin e Gërçës dhe te Drashovices. Me 1912 perfaqeson Vloren ne Kuvend dhe firmos Pavaresine e Shqiperise. Me 1918 firmos dokumentet kundra pushtimit italian dhe gjate vitit 1919 merret me organizimin e rezistences kundra tyre. Ne 1920 delegat i Vlores ne Kongresin e Lushnjes, dhe po ate vit ne Barçalla zgjidhet ne Komitetin e “Mbrojtjes Kombetare” dhe ne Drashovice caktohet prefekt i Vlores (f. 141). Qazim Kokoshi ne Luften e Vlores 1920 ishte ne treshen drejtuese se saj, se bashku me Osman Haxhiun dhe Qazim Koculin (f. 143).

Spiro Jorgo Koleka (1879-1940), lindur ne Vuno te Vlores. Studioi per disa vjet ne degen e Inxhinjerise se Ndertimit ne Vjene pa arritur ta mbaroje shkollen. Pjesmarres aktiv dhe drejtues ne Luften e Vlores 1920. Mbajti nje fjalim me 3 shtator 1920 me rastin e futjes se forcave kryengritese ne Vloren e cliruar (f. 153).

Myqerrem Muhamed Hamzaraj (1894-1946), lindur ne Kanine te Vlores. Mbaroi shkollen fillore italiane ne Vlore dhe u dergua ne Stamboll per te studiuar ne Robert Kolegjin Amerikan. U angazhua per organizimin e luftes per clirimin e Vlores 1920, duke krijuar komitetin “Mbrojtja Kombetare” me pjesmarrjen e 12 atdhetareve te shquar vlonjate (f. 154).

Qazim Koculi (1887-1943), lindur ne Kocul te Vlores. Arsimin fillor e kreu ne vendlindje, ndersa te mesmen ne gjimnazin “Zosimea” te Janines. Studimet e larta i perfundoi ne Akademine e larte ushtarake te Stambollit, pas se ciles fitoi graden nentoger. Ishte drejtues dhe aktiv ne Luften e Vlores 1920 dhe hyri ne Vlore ne krye te trupave shqiptare me 3 shtator 1920. Pas kesaj lufte kreu detyren e prefektit te Vlores (f. 156, 157).

Osman Haxhiu (1885-1937), lindi ne Vlore. Ndoqi studimet ne shkollen amerikane “Robert Kolegj” ne vitet 1900-1905. Me 1919 ai ishte nder themeluesit e Komitetit te fshehte te Vlores per clirimin e saj. Nje nder theleluesit e “Komitetit Mbrojtja Kombetare” me 10 mars 1920 dhe kryetar i saj. Udheheqesi i Luftes se Vlores nga 5 qershori 1920 – 3 shtator 1920 (f. 161).

Mustafa Muço Tragjasi  (1868-1944), lindi ne Tragjas. U arsimua ne Turqi ku mbaroi shkollen e larte per finance. Punon si financier ne Vlore duke qene nje nga organizatoret e Luftes se Vlores 1920 (f. 172).

Sadik Duro Shaska (1885-1944) lindi ne Kocul te Vlores. U arsimua ne shkollen turke ne Vlore. Ne Luften e Vlores 1920 u caktua nga komisioni per te pritur ndihmat qe vinin nepermjet Vjoses (f. 173).

Enver Memishaj (Lepenica), Emblema e nje epopeje, Tirane 2010 (foto 2, 71).

Nuk eshte nje liber historie i thjeshte, as nje veper letrare e zbukuruar me figura dramatike, realisht nuk duhet konsideruar as nje veper perkujtimore edhe pse pretendimin e ka te tille. Kur e lexon kete liber duhet te kesh me se pari nje pergatitje informative jo vetem reale mbi ate qe konsiderohet si Lufta e Vlores 1920, por edhe mbi ate se cfare kane shkruar te tjeret, sidomos i pjesmarresve ne te. Fakti qe ne tre grup informatash lexuesi gjen informata te kunderta dhe te ndryshme per te njejten ngjarje tregon se analiza e Luftes se Vlores 1920 eshte me probleme serioze dhe riformatimi i saj duhet te ishte detyra e autorit, si kujtim jo vetem i familjes se tij, per ate ngjarje, per te cilen ka akuza se ka qene nje lufte hajdutesh dhe banditesh (italianet kane pretenduar si “lufte rebelesh”, Neil Shehu, f. 112); qe pa dashjen e pjesmarresve mori permasat e nje lufte me rendesi te madhe politike per te larguar italianet sa pushtuesa aq dhe mireberes te atyre aneve. Ndarja e literatures sipas tre periudhave kohore, te parapara deri me tani, na tregon se autori Enver Memishaj (Lepenica) shpirterisht ka bere nje pune te mire ne adrese te popullates te asaj ane nder vitet 1920, por ne funksion te Historise se Kombit Shqiptar ka ngritur nje ndertese te genjeshtert te mbushur me vetelavderime propagandistike lehtesisht te permbyseshme. Kjo duket bindshem kur ballafaqohet Protokolli i 2 gushtit 1920 mbi marreveshjen e pales Italiane dhe palen Shqiptare mbi Vloren dhe krahinen e saj me te gjitha shkrimet pas vitit 1992. Ky krahasim na tregon se Emblema e nje Epopeje ka keto defekte thelbesore, te cilat jane te paqyruara ne te gjitha faqet e ketij punimi pa e paragjykuar librin ne fjale:

foto 71
foto 71

1-Autori nuk ka ditur problemin me kryesor te Luftes se Vlores 1920 ne planin propagandistik; ajo eshte manipuluar fiks pas 3 dhe 7 vitesh dhe me 1923 e 1927 paraqitet me parametra te mangeta e shtremberuara dhe jo te sakta (e gjejme kete mungese dhe fakllsifikim te fakteve ne vellimin e Pare te Bisedimeve Parlamentare, Viti 1, Nr1 kur kalon ne Nr. 5; ne librin e Teki Selenices Shqiprija me 1927, Tirane 1928). Kjo perben defektin me te pare te ketij libri mbi Luften e Vlores 1920.

2-Librit i mungon bashkeshoqerimi kritik i literatures qofte te epokes komuniste, qofte pas saj. Kemi keto fakte konkrete qe gjenden ne literatura te tjera, por edhe tek autori yne, i cili jo vetem qe nuk i ka kundershtuar, por nuk ka dhene shpjegimet e domosdoshme qe percaktojne pergjigjet e pyetjeve:

a-kush kane qene forcat luftarake qe muaren pjese ne Luften e Vlores 1920 nga ana e pales shqiptare? A e di autori qe te gjitha pretendimet mbi keto forca jane kontradiktore qofte dhe brenda nje materiali? Neqoftese ky liber na thote se pervec vlonjateve te qytetit dhe te Lumit te Vlores kane qene edhe luftetare nga Tepelena, Gjirokastra, Delvina, duhet pranuar me perpara se clirimi i Tepelenes u be me 21 qershor 1920 dhe vetem pas kesaj date forcat qe muaren pjese ne kete clirim mund te kene ardhur nen ndihme te vlonjateve, gje qe pranohet ne disa punime, por pasurohet me faktin sikur Salaria ka pase dy ceta, njera prej te cilave ka marre ne luftimet e dates 11 qershor 1920. Po pse pranohet vetem kjo date kur ne disa punime te tjera thuhet data 10 dhe 11 qershor (ka punime qe pretendojne vetem daten 4-5 qershor si date luftimesh)?

b-ku eshte vrare Selam Musai nga Salaria? Sipas shenimit 2 ne faqen 30 te librit te tij autori thote fjale per fjale: “Thuhet se Selam Musai, nje nga heronjte e Luftes se Vlores, pasi beri sulmin nga Qafa e Koçiut per ne Vlore, mbeti i plagosur rende prane Spitalit te qytetit, u kap prej italianeve dhe, i sperkatur me benzine u dogj i gjalle”. Por si shpjegohet qe ne literaturen bashkangjitur ketij punimi, une gjej gjashte variante te vendit ku eshte vrare Selam Musai nga Salaria (fakti qe autori, mbi kete ngjarje pranon termin “thuhet”, tregon se nuk kemi te bejme me nje fakt historik, por me nje mit legjende te krijuar pa asnje aresye historike):

varianti i pare tek Spitali i Vlores

varianti i dyte ne hyrje te Vlores

varianti i trete ne Qafe te Koçiut

varianti i katert ne Babice

varianti i peste ne Kusbaba

varianti i gjashte tek ullishtat

Edhe ne qofte se keto gjashte vende nenkuptojne nje vend te vetem, duhet cilesuar fakti se distanca midis ullishtave dhe Kusbaba-s eshte mbi 3-4 km, midis Babices dhe Kusbaba-s eshte mbi 2000-2500 metra me e pakta dhe me vendet e tjera vjen duke u zvogeluar, ku distanca midis Spitalit dhe Kusbaba-s eshte mbi 1000 metra.

Kur per te njejten ngjarje kemi gjashte informata te ndryshme qe rrotullohen ne madhesi hapsinore te ketyre permasave, atehere ngjarja nuk eshte e vertete dhe emri i Selam Musait nga Salaria ka marre emrin e mesuesit Selam Musa Lepenices, plagosur ne ate lufte dhe kusheri i autorit, por qe nuk ka pasur kurajon ta thote hapur.

C-ne literaturen bashkangjitur te ketij studimi ka vepra qe pretendojne se utimatumin e dates 3 qershor 1920 e ka derguar Selam Musai nga Salaria, kurse ne vepren e Enver Memishaj-t kete akt e ka kryer Mehmet Selim Mallkeqi (f. 55). Pra kemi nje ndryshim te vete ngjarjes dhe dikush ka tentuar te zmadhoje aktet imagjinare te kryera nga Selam Musai i Salarise. Perse nuk eshte realizuar kritika ne kete rast, gje qe e gjej per nje problem tjeter me poshte. Autori nuk ka dashur te atakohet per kete problem, apo e ka kuptuar se figura e Selam Musait eshte inekzistente ne Luften e Vlores 1920 dhe e ka pasur te “veshtire” ta permbyse?

d-pretendohet qe lufta ne postkomanden e Llogarase ka zgjatur disa dite – 3 (f. 57), por autori Memishaj duhet ta kete ditur se e gjithe Lufta e Vlores 1920 diku pretendohet se ka zgjatur jo me pak se 12 ore e diku tjeter pranohet se ne nje nder ato dite, kur u muar Kota, Drashovica, Gjormi, etj, lufta mori fund (pra behet fjale per luftimet e dates 4-5 qershor). Neqofte se per rastin e pare informata vjen nga nje gazete e Gjirokastres, qe i permblidhte keto data, informata e dyte vjen nga nje personazh qe ka komanduar ceten e tij ne luftimet e dates 4-5 qershor. Atehere cila eshte e verteta historike? A nuk kemi ne kete rast faktin se ketu dikush nuk e thote te verteten, por e ka paragjykuar ate?

esi ne cdo ngjarje luftarake shqiptare numri i deshmoreve do te deformohet. Autori ne f. 61 pranon se Flamuri i ngritur ne Vlore dhe Kanine me 3 shtator u lag nga gjaku i 400 deshmoreve. Ky fakt gjen kundershtim nga Syrja Bej Vlora, qe ne librin e tij ka deshmuar:

Nga populli i Vlores: 150 deshmore, 400 te plagosur.

Nga populli i Kurveleshit: 13 deshmore, 10 te plagosur.

Nga populli i Tepelenes: 7 deshmore, 6 te plagosur.

Nga populli i Mallakastres: 5 deshmore, 6 te plagosur.

Gjithsejt jane 175 deshmore dhe 422 te plagosur.

Çudia nuk qendron ne pranimin apo kundershtimin e kesaj shifre, por ne kritiken qe autori ka ndertuar ne kete rast, ku e pranon kete tabele deshmoresh (f. 370), por nuk i beson asaj duke u pajtuar me numrin e deshmoreve te dhene nga Neil Shehu, f. 114, pa asnje te dhene konkrete. Qe ne kete pike autori e ka te humbur betejen historike te Luftes se Vlores 1920, pasi ka marre per baze literaturen e epokes komuniste qe i ka shtremberuar faktet, datat, shifrat, kohen dhe gjithshka qe permban ajo lufte.

f-ne kete liber autori eshte mbeshtetur edhe ne literaturen e kohes se sotme, por i paafte per te filtruar mashtrimin nga e verteta. Ne faqe 65 autori ka evidentuar faktin e rreme sikur ka qene Fan Noli ai qe ka takuar Presidentin Amerikan Mcr. Woodrow Willson (1865-1924) dhe i ka folur mbi problemin shqiptar (per kete ka marre per baze Eftim Dodonen tek “Noli i panjohur”, Tirane 1996, f. 243). Qe ky problem nuk ka lidhje me temen tone nuk e diskutoj, por ne kete rast argumentoj se mbeshtetja mbi literaturen e genjeshtert e permbys dhe vete kete veper. E verteta e shpetimit te Shqiperise ne Konferencen e Paqes ne Paris me te vertete i duhet dedikuar Presidentit Amerikan Mcr. Woodrow Willson, por katalizatori qe e vuri ne levizje politiken amerikane ne favor te shqiptareve i duhet dedikuar nje njeriu, tashme i njohur mirefilli nga shqiptaret, Ipeshkvit te Lezhes, Imzot Luigj Bumcit (1872-1945), takimi i te cilit me Papen Benedikti i XV (1914-1922) nuk coi ne shpetimin e Gjirokastres dhe Korces, sic e paraqesin fallsifikatoret e Historise se Kombit, por ne shpetimin e te gjithe Shqiperise dhe shqiptareve per te cilet ishte pergatitur plani per asgjesimin e tyre.

Fakti qe autori e ka kufizuar analizen mbi Luften e Vlores 1920 vetem ne daten permbledhese 5 qershor – 2 shtator 1920 pa vene ne dukje Protokollin e 2 gushtit 1920 tregon se ai eshte mbeshtetur vetem ne literaturen e epokes komuniste per nje qellim: te evidentoje figurat e Luftes se Vlores 1920 sipas kendveshtrimit te historiografise komuniste dhe aspak sipas te asaj qe ka ndodhur realisht. Ne kete rast ka kerkuar te perbashkoje Historine reale te atyre Burrave qe e deshen Shqiperine baraz me jeten e tyre me poshtersine komuniste qe mbizoteroi ne Vlore pas 1945 deri me 1991.

Gazmend A. Bakiu, Shqiperia Politike, artikuj dhe fotografi, Tiranë 2010 (foto 72, 72/1).

foto 72
foto 72
foto 72-1
foto 72-1

Ne kapitullin e 2 me titull: Viti 1920 dhe Lufta e Vlores (f. 77-80), autori, ne gjurmet e historiografise bashkekohore, na jep te dhena, edhe me foto, mbi Luften e Vlores 1920. Sipas autorit qe me 3 shtator 1919, ne Vlore ishte formuar Komiteti i Mbrojtjes Kombetare me 11 anetare Qazim Kokoshi,Osman Haxhiu, Hamza Isai, Kole Karbunara, Todi Filipi (te gjithe keto nga qyteti i Vlores), Ymer Radhima (Dukati), Ahmet Lepenica (Mesapliku), Rrapo Çelo (Kudhesi), Qazim Koculi (Treblove), Ibdriz Ladri (Drashovice), Mustehak Oshtima (Top Allti); me kryetar Hamza Isai (f. 78). Ne mars 1920, Komiteti dergoi ne Tirane nje komision prej tre vetesh me ne krye Qazim Kokoshin per te biseduar me qeverine. Kjo e fundit u premtoi ndihma ne menyre te fshehte, te cilat ne fakt i realizoi. Me 29 maj 1920 mblidhet ne Barçalla te Dukatit Kuvendi dhe i dergon me 3 qeshor ultimatumin forcave italiane. Me 5 qershor forcat kryengritese sulmuan dhe moren Koten e Drashovicen. Me 11 qershor luftetaret vlonjate sulmuan Vloren duke lene shume te vrare e te plagosur. Me 19 qershor forcat italiane kundersulmojne pa sukses ne drejtim te Drashovices, por u detyruan te rikthehen ne Vlore. Me 21 qershor 1920 garnizoni italian i Tepelenes dorezohet. Me 23 korrik luftetaret sulmuan perseri Vloren pa e marre dot. Me 2 gusht 1920 firmoset Protokolli ne Tirane dhe forcat italiane terhiqen plotesisht nga Shqiperia, ndersa me 3 shtator 1920 Vlora ishte cliruar dhe shqiptaret munden te festonin (f. 79, 80).

Bardho Hysenaj, Histori e Laberise, Tiranë 2011 (foto  73, 73/1).

foto 73
foto 73
foto 73-1
foto 73-1

E shkruar me 2011, ky liber historie duhet te kishte nje mbeshtetje literature teper te gjera pasi i ka pasur mundesite te mbeshtetej ne tre grupe botimesh sipas tre etapave kohore (perpara 1945, pas 1945 deri me 1991 dhe pas 1991 deri me 2011). Por autori nuk ka ndjekur kete rruge duke na treguar se ka kerkuar te tregoje nje histori Laberie sipas shpikjeve te epokes komuniste dhe jo nje realitet historik mbi nje krahine te formuar nga nje kompleks historik teper i nderlikuar nga rrethanat e kohes neper te cilat kane kaluar banoret e saj pas 1468. Te pakten periudha 1914-1920 eshte nje periudhe ku Laberia beri nje hap me perpara se krahinat e tjera shqiptare ne saje te ndihmes qe italianet  u paten dhene popullates vendase, por qe cuditerisht me 1920 u ngriten kunder tyre ne menyre te pajustifikuar. Kjo cudi dhe ky pajustifikim perbejne ate qe konsiderohet si Lufta e Vlores 1920 dhe qe autori i ketij libri historie i ka dhene kete pamje:

Autori pranon, te pambeshtetur ne asnje dokument te kohes, sidomos tek Bisedimet Parlamentare (Keshilli Kombetar), Senati, 1920, se Qeveria e Tiranes me 1920 beri bisedime me Romen per terheqjen e trupave nga Shqiperia, por pa rezultat. Atehere u dha kushtrimi per kryengritje te armatosur dhe u caktuan per kete mision deputetet e Vlores, Spiro Koleka dhe Qazim Koculi (sic e pame ne Bisedimet e Keshillit Kombetar 1920 kjo nuk eshte tamam e vertete ne kete menyre). E vetmja gje e sakte e autorit eshte pretendimi se kjo lufte do te kishte karakter lokal kunder pushtuesit dhe jo nje lufte midis dy shteteve. Autori nuk e thote, por i vetmi pretendim i tille eshte thene vetem ne kete liber, pasi ne te gjithe literaturen bashkangjitur Lufta e Vlores 1920 eshte konsideruar si lufte kombetare kunder pushtuesit italian (f. 483).

Me 29 maj 1920, Komiteti i Mbrojtjes Kombetare per Vloren, mblodhi ne Baçallek perfaqesuesit e zonave te pushtuara ne nje kuvend, ku zgjodhi nje komision i perbere nga Osman Haxhiu, Qazim Kokoshi, Sali Bedini, Hamit Selmani, Duro Shaska, Hazbi Cane, Beqir Sulo, Ali Beqiri, Alem Mehmeti, Hysen Shahu, Myqerem Hamazaraj dhe Murat Miftari. Me 2 qershor ne Beun u be organizimi i cetave ne baze fshati dhe qe diten e pare numri i luftetareve vullnetare i kaloi te 4000 vete. Por ne vazhdim autori i rikthehet historiografise komuniste dhe jep dinamiken e organizmit vullnetar te luftetareve nga e gjithe Shqiperia. Sipas autorit qysh me 5 qershor 1920 mberriten cetat e ardhura nga Kuveleshi dhe Tepelena. Me teper se 1000 luftetare u nisen per ne frontin e luftes nga rrethet e Tiranes, Elbasanit, Beratit, Durresit, Fierit, Korces, Permetit, Gjirokastres, Mallakastres dhe deri nga kolonite shqiptare te mergimit(f. 483, 484, 485), duke e hedhur poshte karakterin lokal te kesaj lufte.

Ne mengjesin e 4 qershorit filloi lufta ne grykat e Laberise duke u sulmuar garnizonet italiane ne Qafe te Llogarase, Gjorm, Tepelene, Kote. Fundi i luftes se Tepelenes brenda dates 10 qershor 1920 se bashku me garnizonet ne Matohasanaj, Kanine, Llogara, Gjorm (f. 488) e hedh poshte te gjithe ate qe ishte thene dhe pranohej nga te gjithe se Tepelena ra me dt. 21 qershor dhe vetem pas kesaj date forcat qe moren pjese ne clirimin e Tepelenes muaren rrugen drejt Vlores. Me 11 qershor 1920 luftetaret filluan sulmin kunder Vlores, ku ne nje nga keto sulme vritet edhe Selam Musai pa na thene vendin se ku ndodhi kjo ngjarje. Raporti i forcave ne keto luftime ishte 4000 per forcat vullnetare dhe 33000 per forcat italiane. Te gjitha keto perfunduan me 20 gusht 1920, sipas skemen ne foto 73/2, kur u nenshkrua protokolli midis perfaqesuesve italiane dhe te qeverise se Tiranes. Sipas autorit ne kete lufte rane 100 deshmore dhe 150 vete u plagosen (f. 491).

foto 73-2
foto 73-2

Blendi Fevziu, 100 vjet, nje eskursion ne politiken e shtetit shqiptar nga 1912-2012, Tirane 2012 (foto 74, 74/1).

Se ku eshte mbeshtetur gazetari Blendi Fevziu ne analizen qe i ka bere Luftes se Vlores 1920 eshte pak e veshtire te percaktohet sepse ne burimet e perdorura nuk ka referenca tipike. Sipas autorit disa nga anetaret e Komitetit te Mbrojtjes Kombetare, te formuar me 29 maj 1920 ne Barçalla te Dukatit, u takuan ne Tirane me Kryeministrin dhe ministrin e Brendeshem. Midis Qeverise se Tiranes dhe Komitetit pati nje kordinim qe eshte e dokumentuar qarte. Ne fund te majit 1920 Qeveria e Tiranes emroi Mustafa Luzatin nenprefekt te Tepelenes, qe bashke me administraten te hynte dhe te merrte ne zoterim qytetin, por italianet i arrestuan qe te gjithe. Disa ore me vone, Qeveria e Tiranes urdheroi batalionin e Permetit nen komanden e major Mustafa Maksutit te hynte ne Tepelene dhe te lironte nenprefektin. Batalioni, i perforcuar nga dhjetra vullnetare lokale, arriti te mposhte mbrojtjen italiane dhe te marre nen kontroll qytetin. Renia e Tepelenes ishte shenja e pare e luftes (f. 75).

Me 3 qershor 1920 Komiteti i Mbrojtjes Kombetare i dergoi nje ultimatum komandantit te forcave italiane te pushtimit me pretendimin qe brenda 24 oreve te lironte Vloren dhe te terhiqte 30 trupat nga territori shqiptar. Me 5 qershor 1920 disa mijera vullnetare nga Laberia, se bashku me disa mijera te tjere te ardhur nga i gjithe vendi, filluan sulmin frontal kunder pozicioneve te avancuara italiane. Italianet u terhoqen nga pozicionet e avancuara ne Tepelene dhe ne Llogara, por ata tentuan te qendrojne dhe te bejne barrikada rreth Vlores. Me 15 qershor qeveria italiane ra dhe Kryeministri i ri Xhovani Xhiolitti la te kuptohet se per Vloren nuk do te luftohej por do te negociohej. Me 2 gusht te 1920 midis dy qeverieve u nenshkrua protokolli i terheqjes se italianeve nga Vlora. Me 17 gusht trupat e fundit italiane u larguan nga Vlora dhe me 3 shtator 1920 trupat e Qeverise se Tiranes hyne ne Vloren e boshatisur nga italianet (f. 75-77).

foto 74
foto 74
foto 74-1
foto 74-1

Qe ne keto rreshta autori ka sjelle nje konfigurim krej tjeter te Luftes se Vlores 1920 duke e kufizuar ate vetem brenda dates 5 qershor, por duke u perputhur me ato qe kane treguar deshmitaret okulare, autoret dhe aktoret e asaj lufte. Atehere perse nuk eshte realizuar ballafaqimi midis Blendi Fevziut dhe autoreve te tjere mbi Luften e Vlores 1920? Pikerisht kjo eshte e reja qe sjell ne kete studim analitik!

Enver Memishaj-Lepenica, Prefektet e Qarkut te Vlores 1912-2012, Vlore 2013 (foto 75, 75/1).

Autori me emra na tregon Prefektet e Qarkut te Vlores gjate epokes shekullore te shtetit shqiptar, kur per Luften e Vlores 1920 ne nxorrem kete inventar aktiviteti te Prefekteve qe kishin pasur lidhje, sado te vogel, me te:

Ahmet Dyrmishi (1872-1937), Prefekti i pare i Vlores ne shtetin e pavarur shqiptar. U emerua prefekt i Vlores me 1912, pasi Refo Çapari nuk arriti te marre kete post per aresye te bllokimit nga greket, deri ne gusht 1913 kur u zevendesua nga Fehim Leskoviku. Qe pjesmarres ne organizimin e Luftes se Vlores 1920 kunder pushtuesve italiane (f. 39).

Fehim Leskoviku (1861-1954), u emerua Prefekt i Elbasanit ne shkurt 1919 nga Qeveria e Durresit, por qe e vazhdoi kete detyre edhe ne kohen e Qeverise se Lushnjes. Emri i tij eshte i permendur pikerisht me Luften e Vlores 1920, ku ndihma e dhene nga Prefektura e Elbasanit perben  piken  qendrore  te  furnizimit  te  Luftes  se  Vlores 1920 me luftetare, ushqime, armatin, municione. Ka ekzistuar nje bashkepunim midis Ministrise se Puneve te Brendeshme dhe prefektures se Elbasanit ne kete drejtim.

Osmën Haxhiu (1885-1937), Prefekti qe u be prijsi dhe heroi i Vlores. Ne Kuvendin e Barçallase, me 29 maj 1920, u zgjodh kryetar i Komitetit te “Mbrojtjes Kombetare” me qellim qe te organizonte dhe te udhehiqte Luften e Vlores 1920, kunder pushtuesve italiane. Kete detyre Osmën Haxhiu e kreu me aftesi, atdhetari dhe trimeri, por per luften per clirimin e Vlores ai vuri edhe pasurine e tij, prandaj mbeti nji hero dhe personalitet i shquar i historise sone kombetare.

Qazim Kokoshi (1882-1947), u emerua prefekt i Vlores me 15 qershor 1920 ne Drashovice prej Komitetit te “Mbrojtjes Kombetare” dhe vazhdoi me kete detyre deri ne fillim te vitit 1921, kur u zgjodh kryetar bashkie. Qe delegat i Vlores ne Kongresin e Lushnjes. Me 29 maj 1920 ne Kuvendin e Barçallase u zgjodh anetar i Komitetit te “Mbrojtjes Kombetare” per organizimin dhe drejtimin e Luftes se Vlores 1920 kunder Italise. Pushtuesi italian i dogji shtepine dhe e denoi me vdekje ne mungese. Ishte hera e dyte qe per Shqiperine denohej me vdekje.

foto 75
foto 75
foto 75-1
foto 75-1

Qazim Koculi (1883-1943), ne janar 1920 u zgjodh delegat i Vlores ne Kongresin e Lushnjes, dhe atje u zgjodh Senator. Beri nje pune te madhe atdhetare per organizimin dhe fitoren e Luftes se Vlores 1920. Ne Luften e Vlores, 5.6.1920 – 2.8.1920, pas riorganizimit te forcave ne Drashovice, 15 qershor 1920, u emerua Komandant i Pergjithshem i Trupave Kombetare.

Spiro Vasil Mëhilli, Tirana 1920-1944, Tirane 2014 (foto 75/2, 75/3)

Ka nje pasazh te shkurter qe lidh Kongresion e Lushnjes me Luften e Vlores 1920 (f. 42-43).

foto 75-2
foto 75-2
foto 75-3
foto 75-3

Sipas autorit me 20 maj 1920 u mboldh ne Barçalla Kuvendi i perfaqesuesve te fshatrave te krahines se Vlores dhe u zgjodh Komiteti “Mbrojtja Kombetare”, e perbere nga 12 veta me kryetar Osman Haxhiun dhe u caktua komisioni ushtarak me komandant Ahmet Lepenicen. Me 3 qershor 1920, Komiteti i Mbrojtjes Kombetare te Vlores i dergoi S. Piaçentinit, komandantit te pergjithshem italian te forcave italiane ne Shqiperi, nje ultimatum, qe kerkonte kalimin e administrates te Vlores, Tepelenes dhe te Himares, qeverise Kombetare te Tiranes, qe u kundershtua nga qeveria e Romes. Atehere me 5 qershor, nen drejtimin e Qazim Koculit, filloi lufta per clirimin e Vlores. Ne ndihme te luftetareve shkuan dhe oficere te pergatitur ushtarakisht nga Tirana. Lufta e Vlores mori perpjestime te medha. Ne fillim u muar Kota dhe luftimet vazhduan per disa dite jo vetem ne Vlore, por dhe ne jugun e Shqiperise kundra ushtrise italiane prej 25000 ushtare. Brenda vendit ne mbeshtetje te trupave kryengritese shkuan vullnetare nga Elbasani, Skrapari, Tirana, Gjirokastra e sidomos nga Korca. Edhe nga Bostoni i SHBA-ve u nisen vullnetare. Paria e Vlores u fut ne bisedime me autoritetet ushtarake italiane ne qytet. Nga fillimi i korrikut 1920 filluan bisedimet midis dy paleve per te pushuar luftimet qe kishin marre rruge pa krye, te cilat u mbyllen me Traktatin e Tiranes, me 2 gusht 1920. Sipas protokollit Qeveria Shqiptare i linta Italise ishullin e Sazanit dhe kjo e fundit garantonte qe asnje fuqi tjeter nuk do te mund ta pushtonte portin e Vlores, si dhe do te kishte mbeshtjetjen italiane per ekzistencen e vendit tone. Trupat italiane u larguan perfundimisht nga Vlora me 2 shtator 1920.

Muin Çami, Marenglen Verli, Shqiperia ne Konferencen e Paqes (1919-1920),

Tiranë 2015 (foto 76, 76/1) .

Eshte nje liber me dokumenta qe na tregon intrigat politike te Fuqive te Medha kundra shqiptareve  pa  e  thene  per  asnje  moment  aresyen  natyrore  te  ketij  INATI antishqiptar. Ne vazhdimin historik te shoqerise shqiptare ky INAT historik do te binte ne sy sidomos pas 1945 ku nen siglen e komunizmit do te shpikej shkenca e historiografise shqiptare, duke perfituar nga nje pozicion i tille i ekpserimentuar ne vitet 20 te shekullit te kaluar. Thelbi i te gjithe historiografise te epokes komuniste ishte krijimi i historise se krahinave pa histori, te cilat kishin ndikuar realisht mbi popullaten shqipfolese jo ne menyre te drejteperdrejte, por te komanduar nga politika sundimtare duke filluar qe nga viti 1468 e deri ne diten e shpalljes se shtetit te shqiptareve, me  28  Nentor 1912. Ne kete menyre jane marre per baze ato dokumenta qe tregojne nje ngjarje historike, por jashte shkakut se si kane lindur ato dhe jashte pasojes qe ato kane lene ne aspektin historik.

Ne kapitullin DOKUMENTA (f. 425-694) jepet nje nenkapitull (f. 653-687) me permbledhje te propozimeve, deklaratave, raporteve, marreveshjeve, nota e memorandume te Fuqive te Medha e te shteteve te Ballkanit, ku ne dokumentin 8: Kompromisi i Fuqive te Medha europiane i 14 janarit 1920. Plani anglo-franko-italian mbi “Çeshtjen e Adriartikut” dorezuar perfaqesuesve jugosllave, ku parashikohej copetimi i Shqiperise midis tre shteteve fqinje, Paris, me 14 janar 1920 (f. 676-677) per problemin e Vlores gjej te shkruar:

foto 76
foto 76
foto 76-1
foto 76-1

“4) Italia ka per te mbajtur Vloren, simbas dispozitave te Traktetit te Londres dhe do t’i jepet gjithashtu mandati mbi Shqiperine. Kufijte e Shqiperise Veriore do te ndryshohen simbas shenimeve qe tregohen ne harten bashkangjitur (qe ne fakt nuk kane qene te tilla, shen. 95, GH). Rrethet shqiptare qe kesisoj kane per te kaluar ne vartesine e administrates serbo-kroato-sllovene, do te gezojne nje regjim special, duke qene se perfaqesojne nje province autonome, regjim qe ka per te qene i njellojte si ai i parashikuar nga traktati i paqes me Republiken Çekosllovake per provincen autonome rutene te Çekosllovakise. Kufiri jugor i Shqiperise do te perputhet me vijen e propozuar nga delegatet franceze dhe angleze ne komisionin e puneve greke, duke i lene Greqise Korçën dhe Gjirokastren96.

Ndersa ne dokumentin 9: Raport i Zyres per Shqiperine ne Ministrine Italiane te puneve te Jashtme, Shqiperia ne Politiken e Jashtme te Italise (1912-1921) (mars 1923), f. 678-687, per temen tone gjej te shkruar:

“ZGJIMI KOMBETAR NE SHQIPERI – ZBRAZJA E VLORES – PROTOKOLLI I TIRANES (1920) – Agjitacioni i Partise kombetare shqiptare u konkretizua me Kongresin e mbajtur ne Lushnje ne janar 1920, i cili u shnderrua ne Asamble Kombetare, votoi nje kushtetute te perkohshme, rrezoi qeverine e Durresit te krijuar dhe te mbeshtetur nga ne, duke u zevendesuar me nje qeveri kombetare ne Tirane. Vendimet e marra nga Komiteti i Luftes i mbledhur ne Rome ne prill 1920 nen kryesine e Nittit, per t’i bere balle situates terheqja e trupave tona pushtuese per gjaste bregdetit, venia ne gadishmeri e kampit te fortifikuar te Vlores, dergimi i Kastoldit si Komisar i Larte ishin tashme te vonuara.

Kryengritja e shqiptareve kunder pushtimit italian ne Vlore ne qershor 1920.

Deklarata e pare e Shkelqesise se tij Giolitti ne Dhomen e Deputeteve, me te cilen qeveria mbreterore [italiane] hiqte dore nga mandati mbi Shqiperine dhe proklamonte pavaresine, duke mbajtur pushtimin e Vlores, pushtim i cili duhej te zgjaste derisa te ekzistonte nevoja e mbrojtjes sone ne Adriatik.

Deklarata e dyte e Shkelqesise se tij Giolotti, ne te cilen pohohej pavaresia e tere Shqiperise.

Protokolli (akordi) italo-shqiptar per te rregulluar ceshtjet qe rridhnin nga riatdhesimi i trupave tona nga Vlora102. Ky protokoll i arritur jashte cdo nderhyrje te Fuqive, ne raport me to mbetet si res inter alice acta103, dhe prandaj ne marreveshjet nderkombetare lidhur me Shqiperine nuk ka asnje shfuqizim (nulla infirma)”.

Ndersa ne nenkapitullin e VI. MARREVESHJE MIDIS QEVERISE SE DURRESIT DHE QEVERISE ITALIANE

                                                          1.

Marreveshja e neshkruar midis Qeverise se Durresit dhe qeverise italiane lidhur me ndarjen e kompetencave administrative midis organeve pushtuese dhe vendase 20 gusht 1919 (f. 688-692), pika VIII, gjej te shkruar”

“Vlora

Delegatet shqiptare kane shprehur pikepamjen e tyre qe edhe territori i zones se fortifikuar te Vlores te varet, nga ana administrative, prej Qeverise se Perkohshme shqiptare dhe qe komanda ushtarake italiane te kete aty vetem te drejte me karakter ushtarak dhe te mbajte sigurine dhe rendin publik. Komisari larte italian ne Shqiperi, per te lehtesuar marredheniet ndermjet autoriteteve ushtarake italiane dhe autoriteteve shqiptare te vendit, te mbante aty nje perfaqesues te vet. Delegatet ne nenin 2, e kane pranuar se administrata e zones se fortifikuar te Vlores duhet te kete karakter thjeshte shqiptar dhe kane marre shenim per deshirat e shprehura ketu me lart per t’ua raportuar instancave me te larta”.

Nuk e di a u ka vajtur ndermend dy autoreve te kesaj vepre me dokumenta se gjitheshka qe ata kane shkruar perpara ketij viti mbi Luften e Vlores 1920, permbyset me lehtesi duke na treguar se shkrimet me te hershme te tyre kane pasur karakter te theksuar politik dhe nje shtremberim flagrant te te dhenave historike te asaj lufte. Pyetja shtrohet: ky botim eshte nje autokritike mbi ate qe eshte botuar me heret, apo eshte nje botim i pandergjegjshem mbi mashtrimin i dikurshem Mbi Luften e Vlores 1920 dhe autoret nuk e kane vrare mendjen qe kritika historike mund ta kapi kete kunderti analitike mbi kete ngjarje?

Shyqyri Hysi, Prefektura e Gjirokastres ne Luften Kombetare te Vlores 1920, Gjirokaster 2020 (foto 77, 77/1).

Eshte nje liber qe pretendon mbi ndihmen qe Prefektura e Gjirokastres i paska dhene luftetareve Leber te Lumit te Vlores dhe Qytetareve vlonjate ne luften e vetme historike nder ato ane te mbeshtetur fillim e fund ne mitet heroike te shpikura pergjate epokes komuniste. Kjo te detyron te analizosh te gjithe librin dhe ta ballafaqosh me faktet reale te kohes, pasi vetem ne kete menyre do te zbulohet aresyeja perse kane shpikur heronj historianet e epokes komuniste, sidomos pergjate kohes shekullore te shtetit te tyre.

foto 77
foto 77
foto 77-1
foto 77-1

Ne realitet autori eshte munduar te formatoje nje histori te mbeshtetur ne shtyllat e propagandes komuniste dhe kete ta paraqese si nje arritje historike jo vetem te banoreve te atyre aneve ku u zhvillua Lufta e Vlores 1920, por mundesisht e te gjithe krahines qe permbledh Shqiperia e Jugut dhe ajo e Mesme te marre se bashku.

Pa dyshim qe materialet qe kemi analizuar deri ketu e rrezojne kete metodike te perdorur nga autori ne kete liber dhe kjo gje bie ne sy qe ne fillim ne vleresimet qe kane bere Prefekti i Qarkut te Vlores dhe Prefekti i Qarkut te Gjirokastres, te cilet shprehin mendimet e tyre sipas asaj qe eshte shkruar pas 1945 dhe, sidomos, pas 1991-shit ne menyre masive, duke qene larg te vertetes si nata me diten.

Sipas Prefektit te Gjirokastres:

“Gjirokastra, Permeti, Kelcyra dhe Tepelena priten me entuziazem te mad(g)h forcat kombetare dhe Banden Muzikore te “Vatres”, qe erdhen ne Gjirokaster me 24 prill 1920. Paraqitja, puna propagandistike dhe veprimtaria e tyre rriti shpresen dhe besimin se me forcat e vet popullit mund te clirohej Shqiperia prej trupave ushtarake italiane” (f. 15).

Nga ky lajm marrim vesh se banda e “Vatres” na paska ardhur ne Gjirokaster ne prill 1920, por nga nje lajm tjeter marrim vesh qe me 10 mars 1920 se 32 anetare te bandes kombetare muzikore “Vatra” dhe 200 vullnetare patriote shqiptare qenkan nisur nga brigjet e Nju Jorkut me anijen Karpathia per te mbritur ne brigjet e atdheut (foto 77/2). Sa kohe i eshte dashur nje anijeje pasagjeresh te vije nga Nju Jorku ne Durres me 1920, duke pasur parasysh se kjo bande me 24 prill te atij viti na paska qene ne Gjirokaster? Pastaj a e kane ditur formuesit e ketij lajmi se anija Carpathia u mbyt në 17 korrik 1918 pasi u torpedua tre herë nga nëndetësja gjermane U-55 në brigjet e Irlandës Jugore me një humbje prej pesë anëtarësh të ekuipazhit? Akoma me tej jepet nje fotografi e nje bande muzikore e dates 3 shtator 1920 duke zbritur nga Qafe e Kociut duke zbritur ne Vlore (foto 77/3). Por vendosja e ketyre dy fotove, prane e prane, krijon pershtypjen sikur ka qene Banda e “Vatres” ajo qe eshte futur ne Vlore ne shtetot 1920, kur ne fakt Syrja Bej Vlora ka dhene nje informate krej tjeter per tjeter ne lidhje me futjen e forcave shqiptare ne Vlore ne shtator 1920. Sipas tij “ne fillim anetaret e keshillit kombetar dhe pas tyre ushtria shqiptare prej 3000 vetash hyne ne qytet dhe mes pjeseve entuziaste e te hareshme te ekzekutuara nga bandot ushtarake te Elbasanit e te Korces si dhe ne mes ngazellimit e lumturise se mbare popullates, i dhane fund luftes” (Syrja Bej VloraShqiperia pasosmane (1912-1920), Shkup 2015, f. 366).A nuk kemi ne kete rast lajme te sajuara per te zmadhuar nje ngjarje historike nga njerez jashtezakonisht jo kompetente ne njohurite e tyre? Por pa dashur autori na ka dhene ne dore materialin e shtytjes se Luftes se Vlores 1920 nga shqiptaret e Amerikes dhe kjo e ndryshon historine e luftes ne favor te popullates vendase dhe jo nje proces mbarekombetar, sic mundohet ta paraqesin fallsifikatoret e Historise se Shqiperise.

Ndersa sipas Prefektit te Vlores:

“Beteja per marrjen e kalase se Ali Pash Tepelenes, zgjati nga 25 maji deri ne 21 qershor 1920. Ndersa per marrjen e Vlores lufta vazhdoi nga 11 qershori-23 korrik 1920. Beteja e Qafes se Koçiut, Qafes se Vreshtave te Medha, Kuzbaba, ne ullinjte e Vlores, Kanine e gjetke ishin beteja epike dhe do te mbeten pjese e fondit te arte te historise sone kombetare…..

Marreveshja e 2 gushtit dhe Protokolli i 2 shtatorit 1920 i dhane fund Luftes Kombetare te Vlores 1920. Perfundimi i Luftes Kombetare te Vlores 1920, hapi rrugen per zgjidhjen e problemeve te tjera sikurse ishte demokratizimi i vendit. Kjo lufte me sakrificat, mundimet, djersen e gjakun e derdhur si dhe marreveshja e 2 gushtit se bashku me hyrjen triumfatore ne Vlore me 3 shtator, ishin konfirmimi  i  Pavaresise  kombetare  te shpallur me 28 nentor 1912, e fituar me aq Sakrifica e veshtiresi. Heroi i Luftes Kombetare te Vlores ishte vet populli, i cili nxorri nga gjiri i tij deshmoret e radhes. Ne llogoret e frontit te asaj lufte dhane gjakut e tyre 400 bij te opinges te prire nga figurat popullore te kohes….” (f. 21).

Tendenca per t’i dhene Luftes se Vlores 1920 karakter mbare kombetar, por mbas gjithe kesaj analize te bere, tregon se nuk eshte reale. Lufta e Vlores 1920 eshte nje lufte qe beri vetem popullata Labe e Lumit te Vlores dhe Qytetaret e Vlores, e kerkush tjeter.

Pastaj te dhenat e autorit te vleresimit nuk jane te sakta nga pikepamja statistikore. Autori nuk ka se si ta dije qe data 23 korrik 1920 eshte nje lapsus me dashje i Teki Selenices tek “Shqipria 1927” per te pajtuar bindshem perleshjet e qershorit 1920 me daten 2 gusht 1920 te Protokollit Itali-Shqiperi mbi krahine e Vlores dhe nuk ka me marreveshje te tjera, pasi me 17 gusht – 2 shtator1920 largohen te gjithe ushtaraket italiane pa u kryer asnje aktivitet juridik i metejshem.

Autori ka ndjekur nje metodike interesante. Mbi bazen e fakteve te manipuluar te historiografise komuniste nderton nje histori te re te atyre aneve duke i treguar shqiptareve qe lufta e 1920 eshte ajo qe percaktoi shtetin shqiptar. Per kete autori na kishte burime informative te shumta (f. 23) pa i shkuar ndermend se ato mund te ishin te fallsifikuara. Une fillimisht mora ne konsiderate vetem nje problem: ardhjen e vullnetareve nga SHBA ne zonen e luftimeve ne Vlore. Sipas autorit gazeta “Albania” shkruan se “300 vullnetare nga federata “Vatra” u nisen per ne Luften e Vlores”, kurse ne nje vend tjeter citon gazeten “Zeri i Rinise” ne nje artikull mbi aktivitetin patriotik te bandes muzikore “Vatra” me 1920 ku thuhet: “Me 10 mars 1920, 32 anetare te bandes kombetare “Vatra” dhe 200 vullnetare patriote shqiptare, niseshin nga Nju Jorku me anijen “Karpathia” per te mberritur ne brigjet e atdheut….Me 3 prill vaporri e solli banden ne Durres” (f. 83, 84). Por ne nje vend tjeter thote se mergimtaret e ardhur nga SHBA arriten me 29 mars 1920  (f. 87). Pra kemi dy burime ku njera thote 300 vullnetare dhe tjetra 200 vullnetare, njehere me 3 prill dhe njehere me 29 mars, por mbi te gjitha autori nuk e ka ditur qe trans-oqeaniku Karpathia u mbyt në 17 korrik 1918 pasi u torpedua tre herë nga nëndetësja gjermane U-55 në brigjet e Irlandës Jugore dhe nuk ka pasur asnje mundesi te vinte ne Durres me 1920. Ne internet per kete fakt eshte shkruar: The Carpathia was sunk on 17 July 1918 after being torpedoed three times by the German submarine U-55 off the southern Irish coast with a loss of five crew members. Duke dhene dhe foton e trans-oqeanikut (foto 73/2, 73/3, 73/4).

foto 77-2
foto 77-2
foto 77-3
foto 77-3

Kujtime dhe kenge popullore per luften clirimtare te viteve 1918-1920, Universiteti i Tiranes, Tirane 1970 (veper e cituar, keto dy foto me jane derguar nga Çezar Ndreu).

foto 77-4
foto 77-4

Tani shtrohet pyetja: kujt duhet t’i besojme asaj qe di bota, apo asaj qe perdorin per mashtrim shqiptaret? Te pakten kjo pyetje eshte e vlefshme per te gjithe kete teme duke vene ne peshore cfare kane shkruar studiuesit shqiptare dhe cfare ka shkruar Bota mbi kete ngjarje.

Per kompesim te mosaktivitetit nder ato ane per vitet 1912-1920 autori merr per baze rolin e diaspores shqiptare te SHBA-se ne Konferencen e Paqes me 1919-1921 dhe ne Luften Kombetare, sipas tij, te Vlores 1920 duke i lidhur midis tyre dhe duke ndertuar nje situacion historik me permasa vendimtare per shtetin e ardhshem shqiptar (f. 79-89). Bile ai shkon edhe me tej duke i krijuar nje aureole madheshtie Tepelenes dhe tepelenasve ne mbrojtjen imagjinare te ceshtjes kombetare1920 (f. 90-247). Ne kete kuader ka dhene versionin qe Selam Musai nga Salaria me shoke u vrane  ne llogoret e Kuzbabait mbi qytetin e Vlores.

Te njejtin version ka perdorur edhe per Permetin ne kreun e III (f. 248-293), Gjirokastren ne kryen e IV (f. 284-353) me permasa te tilla sa me lehtesi arrihet ne perfundimin qe Luften e Vlores 1920 e ka bere prefektura e Gjirokastres, ku vecohet Permeti e Tepelena. Sipas autorit peshen me te madhe te asaj lufte e mbajti Kurveleshi dhe Tepelena me 1163 luftetare (f. 386). Kjo prefekture, sipas autorit, i dha luftes 31 deshmore dhe 27 te plagosur duke kundershtuar te gjithe te dhenat e deshmitareve te kohes qe pretendonin se “nga populli i Kurveleshit ka pasur 13 deshmore e 10 te plagosur ndersa nga populli i Tepelenes ka pasur vetem 7 deshmore dhe 6 te plagosur”  (Syrja Bej Vlora).

Te pakten ky liber e hiperbolizon kaq shume lidhjen e Prefektures se Gjirokastres me Luften e Vlores 1920 sa nuk eshte e veshtire te konkludosh se kemi te bejme me nje fshehje te realitetit historik te ndodhur midis intervalit 15 maj 1920–21 qershor 1920, kohe ne te cilen forcat italiane u larguan nga Tepelena dhe u dislokuan ne Vlore. Pikerisht ate qe ka ndodhur realisht ne kete interval kohor ne Tepelenen e viteve 20 autori e ka paraqitur sipas manipulimeve te historiografise komuniste duke ja bashkangjitut shume ngjarjeve imagjinare ne ate krahine dhe duke ndertuar historine e nevojshme per justifikimin e drejtimit historik te komunizmit shqiptar.

Autori duke mos ditur permasat e verteta te Luftes se Vlores 1920, nuk ka se si te paraqese lidhjet e prefektures se Gjirokastres me kete lufte, te cilat realisht jane inekzistente.

Stefanaq Pollo, Ne gjurme te historise shqiptare, vell. II, Tirane 2003 (foto 78, 78/1).

Te pakten me kete autor shqiptaret kane “mesuar” elemente sociale te rinj mbi Luften e Vlores 1920 deri ne ate mase sa vihet shenja e barazimit midis shqiptareve, qe nuk kane luftuar kurre, sidomos per veten e tyre, dhe popujve qe realisht shkaktuan dhe mbyllen hesapet e Luftes se Pare Boterore. Vini re sihariqin qe autori i jep popullit shqiptar  me ate qe ka ndodhur me Luften e Vlores 1920, duke i fallsifikuar kaq hapur faktet reale sa ato na sherbejne si trampolin per te zbuluar te gjithe fasaden fallsifikatore te Luftes se Vlores 1920. Sipas autorit:

“Keto ishin fitoret e para, por jo fitorja e plote e vijes se Kongresit te Lushnjes, cuarje deri ne fund e se ciles kerkonte debimin e imperialisteve italiane nga Shqiperia. Kjo do te behej ashtu sic e kishin parashikuar atdhetaret, jo me diplomaci, a me protesta e momerandume, por me lufte te armatosur. Dhe keshtu u be. Epopeja e Vlores ishtye nje faqe e re e shkelqyer qi iu shtua historise se lavdishme te popullit tone, nje faqe vendimtare ku, me fitoren e armeve shqiptare ne veren e vitit 1920, u vulos fati i pavaresise se Shqiperise. Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlores jane dy ngjarje qe plotesojne njera-tjetren e qe shkrihen ne nje aksion te vetem politiko-ushtarak te popullit shqiptar, te drejtuar kunder forcave te bashkuara te imperialisteve e shovinisteve fqinje dhe te reaksionit te brendshem. Por kete radhe, ndryshe nga c’ndodhi me 1878 e me 1912, “te zotet e vatanit”, sic thote kenga popullore, e detyruan “mbretin me dyzet milione” te kapitullonte e te shporrej nga toka shqiptare.

foto 78
foto 78
foto 78-1
foto 78-1

Ne kete aksion u manifestua me nje force te vecante uniteti kombetar, qe u celnikos me tej ne lufte me armiqte, u ngrit ne nje shkalle me te larte vetedija politike e masave te gjera popullore dhe u perterine traditat e luftes popullore si mjet i shkelqyer per t’u bere balle ushtrive me te medha armike te organizuara e te armatosura deri ne dhembe.

Ne kete aksion politiko-ushtarak me karakter nacionalclirimtar, populli shqiptar dha kontributin e tij ne luften e pergjithshme te popujve te shtypur te te gjithe vendeve kunder imperializmit.” (f. 267-268).

Nuk e besoj se vihet ne dyshim, me keto rreshta, qe permbajtja e Luftes se Vlores 1920, eshte hiperbolizuar nga historiografia komuniste me permasa gjithperfshirese per t’i ndertuar histori krahinave pa histori. Kjo eshte dhe aresyeja perse deformimi i Historise se Kombit Shqiptar fillon bindshem me Luften e Vlores 1920 dhe cdo gje qe vjen me pas do t’i nenshtrohet ketij deformimi.

Petraq Dhana, Arsimi dhe kultura ne Myzeqe (1912-1990), Tirane, pa vit botimi, (foto 78/2, 78/3).

Zakonisht historiografia komuniste shqiptare, pas publikimit te nje teme me fakte te fallsifikuara, publikonte fakte paralele, qe nuk kishin asnje lidhje me permbajtjen e nje libri cfaredo, pamvaresisht sa te sakta ishin.

foto 78-2
foto 78-2
foto 78-3
foto 78-3

Te pakten libri qe kemi marre ne analize e ploteson kete kusht, bile ai shkon edhe me pertej: na tregon qe ngjarjet e fallsifikuara jane bere shpesh here objekt i nje vete lavderimi dhe shpikjen e fakteve te reja imagjinare pa dhene absolutisht asnje pike referimi se ku jane marre te dhenat konkrete.

Sipas ketij autori (f. 138): “Mesuesi Tefik Zoto u tregua nje patriot i vertete, duke luftuar kunder veprimeve barbare te pushtuesve italiane gjate Luftes se Pare Boterore, sidomos ne vitin 1918, duke kerkuar qe fshataret te zones se Karatoprakut t’u c’demtoheshin bagetite e demtuara e te grabitura nga forcat pushtuese gjate luftes. Ne vitin 1920 ai mori pjese me arme ne dore ne Luften e Vlores , duke luftuar kunder pushtuesve italiane. Gjithashtu, se bashku me Jani Mingen, me patriotet myzeqare e me senatin e shkolles se Manastirit te Ardenices, kerkuan rihapjen e konviktit te shkolles se tij dhe e hapen ne vitin 1922. Mesuesi Tefik Zoto ishte anetar i Federates “Atdheu” dhe i Shoqerise “Bashkimi” dhe si nolist mori pjese me arme ne dore ne Revolucionin Demokratiko-Borgjez te vitit 1924. Ai ishte perkrahes i ideve te Nolit, Avni Rustemit, Halim Xhelos e Naun Priftit, me te cilet bashkepunonte”.

Nuk eshte aspak e veshtire per te konkluduar qe i gjithe ky informacion qe autori sjell per personazhin Tefik Zoto eshte fillim e fund nje sajese ordinere jo vetem pse nuk tregon se nga jane marre te dhenat, por nuk tregon asnje element te lidhur me pjesmarrjen e personazhit, te pakten, ne Luften e Vlores 1920. Dhe me sa kuptoj ky ka qene qellimi i te gjithe ketij punimi: te paraqese personazhet e arsimit shqiptar te lidhur me ngjarjet historike te shqiptareve ne fillimet e shtetit te tyre edhe pse ato jane rrenjesisht te pasakta dhe te fallsifikuara ne te gjithe elementet e tyre.

Ago Agaj, Lufta e Vlores, Tiranë 2002 (foto 79, 79/1, 79/2).

Ky liber dhe ky autor ishte strumbullari i te gjithe kesaj pune, por qe duhet falenderuar bashkebiseduesi ne FB. pasi me dha nje shtytje mbi kete studim qe nuk kisha asnje aresye perse duhej ta merrja. Fjala hegeliane qe cdo e keqe e ka nje te mire ne kete rast ze vend plotesisht.

Ago Agaj ka botuar ne Kanada me 1968 librin Lufta e Vlores (foto 79), veper e cila eshte ribotuar ne Tirane me 2002 (foto 79/1, 79/2), me redaktor Visar Zhiti. Duke ditur se kush eshte Visar Zhiti, kur eshte zhvilluar Lufta e Vlores 1920 dhe kush eshte Ago Agaj nuk eshte veshtire per te kuptuar qe ribotuesi i kesaj vepre ka kerkuar me se pari te ribashkoje manipulimin e historiografise komuniste me Luften e Vlores 1920, duke e rikrijuar permbajtjen e kesaj te fundit sipas manipulimit te pare, por tashme duke krijuar nje besim suplementar mbi ate se cfare eshte shkruar pas 1945, pasi autori paska qene nje antikomunist me bindje te majta.

foto 79
foto 79
foto 79-1
foto 79-1
foto 79-2
foto 79-2

Fillimisht do te analizojme jeten e ketij personazhi te panjohur per Historiografine shqiptare te epokes 1945-1991 per aresye qe tashme njihen mire dhe pastaj do te shohim permbajtjen e vepres mbi Luften e Vlores 1920.

Redaktori, Visar Zhiti, ne fillim dhe fund te librit ka vene keto shenime:

“—u kushtohet atyre qe bene fli jeten dhe atyre qe derdhen gjak, djerse, lot, mundim e pasuri ne kete lufte per liri e Atdhe.

U shkrua vetem per nderin e tyre ne vetmine e Saharase se Libise, u plotesua e u shtyp ne cerdhen e lirise, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pa asnje qellim fitimi te rendit moral ose material dhe as per hatrin e pasardhesve te tyre te interesuar moralisht”.

“Kryepuna e Ago Agajt, e cila (ri)botohet, tani, per here te pare ne atdhe, eshte epopeja ne proze “Lufta e Vlores”, nje enciklopedi e trimerise, e portreteve te luftetareve, e diplomacise se asaj kohe, e dokumentacionit, perzgjedhjes se folklorit, ku nuk mungojne as largpamesia dhe as dhembja, por dhe grotesku e dialogu natyrisht, vdekja dhe pasvdekja, qe se toku, e bejne vepren te lexohet dhe si roman i fatit kombetar, pershkruar nga dashuria e deshperimi per vendin e te pareve si dhe nga nje krenari fisnike”.

Duke mos i besuar cdo shkrimi shqiptar mbi personazhet historike te para 1945, fillimisht ju drejtova Wikipedias shqiptare prej nga mora kete material informativ (material i cili me perafersi ndodhet edhe ne f. 369-372 ne librin e tij, te shkruar nga redaktori:

“Ago Agaj

Leu më 7 mars 1897 në Ramicë të Mesaplikut,[1] i biri i Shero Emin Agajt, agë i Smokthinës, familje besnike dhe qehajaoxhakut të Vlorajve.[2] Mësimet e para i mori në Vlorë. Studimet e mesme dhe të larta në VjenëAustrisë për inxhinieri Agrikulture, kthehet në Shqipëri më 1919. Mori pjesë në Kongresin e Lushnjes dhe Luftën e Vlorës1920 ne çetën e Shullërit, punoi si praktikant në Silezinë e Sipërme, në Gjermani.

Gjatë viteve 1920–23 bashkëpunon me Prof. Dr. Ernst Nowack (1891-1946), të Universitetit të Kölnit (Gjermani), për hartimin e Kartës Gjeografike, Topografike dhe Gjeologjike të Shqipërisë, dhe më 1924 bën pjesë në Komisionin për caktimin definitiv të nomenklaturës së Hartës së Shqipërisë. Punon edhe dy vjet në Poloni e Moldavi dhe kur kthehet në Vlorë, emërohet agronom i zyrës së bujqësisë.[1]

Ishte ndër nënshkruesit e mbledhjeve të opozitës në ceremonitë e zhvilluara pas vrasjes së Avni Rustemit. Përkrahu Lëvizjen e qershorit.[3]

Prej vitit 1925-26 bashkëpunon me shkencëtarin svicerian, Dr. Miller, në kërkimet e shtresave vajgurore të nëntokës shqiptare, për llogari të Dutch Shell Oil Comp. Dhe ka fatin të jetë prezent në hapjen e pusit të parë vajguror shqiptar. Në fund të vitit 1926 emërohet agronom në Shkodër, më vonë në Xhafzotaj (Shijak), dhe Drejtor i Shkollës Bujqësore në Lushnjë dhe pas mbylljes se shkollës, shërben si agronom direkt në Berat, Gjirokastër dhe Delvinë.[1]

Më 1937 ndalohet për ngjarjet e kryengritjes së Delvinës[3] dhe dënohet me burgim të përjetshëm. Dita 7 Prill 1939 kur Italia pushtoi Shqipërinë, Ago Agajn e gjen në burg.

Pas vitit 1941 shkon në Mitrovicë, ku emërohet prefekt, drejton organizimin e administratës shqiptare, atë të xhandarmërisë vendase dhe të hapjes së shkollave në gjuhën shqipe. Në të njëjtën kohë organizon rezistencën kombëtare, se si duhet të mbrohet edhe nga sulmet e çetnikëve të Drazha Mihajloviçit, me të cilët ndërmerr edhe përpjekje direkte, derisa edhe plagoset. Në bashkëpunim me Vehbi Frashërin bën të mundur shpëtimin e jevgjve të Mitrovicës nga “zgjidhja përfundimtare” naziste. Qeveria Kruja e emëron Drejtor të Përgjithshëm të Nozullimeve, që varej nga Kryeministria.[1]

Më 1943-1944 ministër i Ekonomisë Kombëtare në qeverinë Mitrovica. Më 1944 inspektor epror në këtë ministri. Në qershor të vitit 1944, Ago Agaj mori pjesë në mbledhjen e Dytë të Lidhjes së Prizrenit, si dhe në Kongresi i Dytë të saj, që u mbajt më 15 janar 1944.

Pas vendosjes së regjimit komunist në atdhe, u largua fillimisht në Austri e Itali dhe më pas u vendos Egjipt së bashku me gruan dhe 5 vajzat. Qëndroi 20 vjet atje dhe punoi për administrimin e pasurisë së Aziz Izet Pashë Arnautit (Qiprilijve) dhe drejton sektorin «Vinicole e Viticole». Gjatë qëndrimit në Egjipt Ago Agaj, përgatiti dorëshkrimin e vëllimit «Lufta e Vlorës» të cilin e vuri në shtyp në vitin 1969, kur ishte në Amerikë.

Më 1969 vendoset në SHBA, ku dhe vdes në Florida në dhjetor të 1994.[3] [4].

shenimet

  1. Greca D.Ago Shero Agaj — “Dikushi”, gazetadielli.com, 10 korrik 2015.
  2. Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. f. 186. ISBN99927-780-6-7.
  3. Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. f. 72. ISBN9789994356225.
  4. “«Rreth shkaqeve të përçarjes së shqiptarëve»”. Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2020. Marrë më 30 qershor 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!).

                                                                                                             

Nga i gjithe ky material kompjuterik rezulton se Ago Agaj ka qene pjesmarres ne keto ngjarje historike per Shqiperine:

1-Merr pjese ne Kongresin e Lushnjes 1920.

2-Merr pjese ne Luften e Vlores 1920 ne çeten e Shullërit.

3-Bashkepunon me Ernst Nowak për hartimin e Kartës Gjeografike, Topografike dhe Gjeologjike të Shqipërisë.

4-Me 1937 merr pjese ne kryengritjen e Delvines ku denohet me burgim.

5-Merr pjese ne qeverine e Rexhep Mitrovoces me 1943-1944.

Ne kete rast spekullimi fillimisht qendron ne perdorimin e termit “merr pjese” ne nje ngjarje, ku ne keto ngjarje ky term eshte i paperdorshem sepse nuk eshte i barasvlefshem per te gjitha rastet. Keshtu pershembell rezulton:

1- Nuk ka qene delegat ne Kongresin e Lushnjes me 1920, pasi si delegate shqiptare ne Kongresin e Lushnjes me 21 Kallnuer 1920 si delegat te Vlores kane qene: 1-Qazim Kokoshi, 2-Omer Radhima, 3-Myqerem Hamzaraj. Dhe si Senatore te zgjedhur ne Kongresin e Lushnjes per Keshillin Kombetar me 31 Kallnuer 1920 kane qene per Vloren: 1-Qazim Koculi, 2-Spiro Koleka, 3-Sadulla Tepelena, 4-Muqerem Hamzaraj (sipas Teki Selenica, Shqipria me 1927, Pasqyra (A) e faqes XXI). Atehere cfare nenkupton termi “merr pjese” ku nuk ka qene as delegat dhe as Senator i zgjedhur? Une nuk di ndonje personazh qe te kete qene pjesmarres ne Kongresin e Lushnjes pa qene delegat apo senator.

2- Ne lidhje me Luften e Vlores 1920 emri i personazhit tone Ago Agaj permendet shume here nga Enver Memishaj (Lepenica) ne librin e tij: “Emblema e nje epopeje. Te panjohurat e Komitetit “Mbrojtja Kombetare” qe ideoi, organizoi dhe udhehoqi drejt fitores Luften e Vlores, me 1920 dhe vendosi fatin e Shqiperise”. Ne kete liber emri i Ago Agajt duhet te permendet 24 here, por ne faqe 265 dhe 311 nuk e gjetem. Ne 19 raste citohen pretendimet ne librin e tij mbi Luften e Vlores 1920 (f. 20, 21,57, 93, 106, 122, 130, 136, 144, 178, 186, 226, 228, 245, 264, 266, 294, 323, 335), ne dy raste (f. 253-254, 256) kemi kritika kunder vepres se Ago Agajt mbi kete lufte dhe vetem ne nje rast (f. 293) permendet me emrin e Ago Shero si pjesmarres ne nje ngjarje te vitit 1926 duke mos treguar as nje ngjarje te lidhjes se tij me Luften e Vlores 1920. Se ku qendron pjesmarrja e Ago Agajt ne Luften e Vlores 1920 eshte pak e veshtire te merret me mend sakte, duke perjashtuar pretendimet e tij ne librin qe ka shkruar mbi kete lufte.

3- Ne lidhje me bashkepunimin e Ago Agajt me Dr. Ernst Nowak eshte pak e veshtire te gjenden faktet dhe dokumentat, por kapercimi i kesaj veshtiresie perben te pabesueshmen per shqiptaret e sotem. Rastesisht duke kaluar tek ura e Lanes ne afersi te lokalit te Tajvanit pashe punimet origjinale te Ernst Nowak-ut ne gjuhen gjermanisht [foto 79/4-79/7] dhe nje perkthim shqip pikerisht mbi temen per te cilen thuhet qe ka bashkepunuar dhe Ago Agaj (Shenime skjaruese mbi harten gjeologjike 1:200.000 prej 135 faqesh) [foto 79/3], perkthyer nga Luan Peza ne janar 1962 (per nje cmim qesharak prej 50 dollaresh arrita t’i fus ne dore), ku emri i Ago Agaj nuk gjendej kerkund, ndoshta edhe per faktin qe punimet jane thjeshte gjeologjike mbi Shqiperin pa i permendur bashkepunetoret.

Mendova se mos ja gjeja emrin e Ago Agaj ne studimet qe Dr. Ernst Nowak kishte bere ne krahinen e Vlores (foto 79/7), por edhe ketu as qe behet fjale per bashkepunetoret e Dr. Nowakut ne Shqiperi. Keshtu qe ky argument mbetet i fjetur.

foto 79-3
foto 79-3
foto 79-4
foto 79-4

4-Ne lidhje me pjesmarrjen e tij me 1937 ne kryengritjen e Delvines ku denohet me burgim, te dhenat i kam gjetur ne librin e  Veli Haklaj: “Kryengritja e Delvines e vitit 1937. Historia e plote e nje rebelimi nen driten e dokumentave arkivore”, Tirane 2009, emri i Ago Agaj permendet disa here, por ne permbledhje emri i tij figuron teper negativ ne lidhje me deshtimin e kryengritjes se Delvines 1937. Te pakten ne dy vende tregohet ky rol: ne nje nenkapitull (2.3 Roli i Ago Agajt), f. 143-148) tregohet se “Nje rol specifik ne deshtimin e kryengritjes se Delvines luajti Ago Shero Agaj (f. 143). Fjala behet vetem per deponimet e tij dhe asgje tjeter. Ndersa ne nenkapitullin 10.5 (Botime te autoreve te tjere per kryengritjen e Delvines, f. 229-245) ka nje perfundim te cuditshem. Sipas autorit: “Kthimi i mendjes se Shero Agait (i jati i Ago Agajt) nga deputeti Shaska, e denoi me vdekje kryengritjen e Ethem Totos…1). Keto te dhena na tregojne se roli i Ago Agajt ne kryengritjen e Delvines eshte negativ nga te gjithe kendveshtrimet dhe permendja e emrit ne CV e tij eshte e pavlefshme dhe pa asnje domethenie pozitive. E thene me fjale te tjera familja e Ago Agajt paska qene ajo shkaktarja e deshtimit te kryengritjes se Delvines me 1937 duke e bere te pakuptimte permendjen e Ago Agajt ne ate ngjarje. Akoma me keq e ben te pabesueshme edhe vete vepren e tij mbi Luften e Vlores 1920.

foto 79-5
foto 79-5
foto 79-6
foto 79-6
foto 79-7
foto 79-7

5-Pretendohet qe ka marre pjese ne qeverine e Rexhep Mitrovices me 1943-1944. Duke disponuar gazeten “Bashkimi i Kombit” 1943-1944 e kisha mjaft te lehte ta verifikoja; aq me teper qe dy studiues kishin folur mbi kryeministrat shqiptare qe nga fillimi i shtetit shqiptar (Kastriot Dervishi Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptare ne 100 vjet, Tirane 2012; dhe Roland Qafoku, Historia e 33 kryeministrave te Shqiperise nga Ismail Qemali te Edi Rama, Tirane 2015).

Nuk ishte nevoja ta zgjeroja literaturen pasi ne kete gazete te vitit te dyte, Nr. 3, dt. 5 Kallnor 1944 (foto 79/8), gjeta nje artikull me titull: Interviste me Ministrin e Ekonomis Kombetare Agr. Ago Agaj (foto 79/9), duke vertetuar se Ago Agaj ishte pjese e kabinetin te kryeministrit Rexhep Mitrovica (per vete Ago Agaj pretendon se ka qene minister i Bujqesise ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore – f. 369). Por ketu me lind pyetja: perse ta kete ulur veten autori duke shkruar nje veper krejtesisht antihistorike dhe te pavertete te shoqeruar me manipulime ekstreme?

foto 79-8
foto 79-8
foto 79-9
foto 79-9

Nga kjo permbledhje e shkurter e jetes se Ago Agaj gjeta qe vetem pjesmarrja ne qeverine Mitrovica ishte e sakte, ndersa argumentat e tjera ishin te sajuara pa pike kuptimi dhe justifikimi. Kjo do te bente qe vepren e tij, mbi Luften e Vlores 1912, ta shihja me nje kendveshtrim paragjykues.

Vepra e Ago Agajt, Lufta e Vlores, nuk eshte nje veper historike dhe as nje studim i ketij karakteri, por eshte thjeshte nje roman i mbeshtetur ne frymezimin individual te autorit mbi nje ngjarje qe mund te jete ndodhur rastesisht ne te. Me e bukura eshte se autori e fillon vepren e tij me nje analiza “historike” te banoreve qe kane jetuar ne trojet e sotme shqiptare sipas pikepamjes qe ka Shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare me pretendimin se fiset doriane jane fise ilire dhe se pa elementin ilir, qe i shtynte popujt drejt perparimit e naltesimit, nuk do te kishte as Sparte e as spartane, as Rome e as romake (f. 27).

Vetem analiza e ketyre rreshtave eshte e afte ta permbyse Ago Agajn si autorin e kesaj vepre, sepse ai nuk ka pasur se si ta dije qe akti me i pare i Shkolles se te Marreve te Madheshtise Shqiptare ka qene fallsifikimi i tekstit te perkthimit te vepres se Homerit pas vitit 1965, Iliada, ku emertimi i fiseve akej u transfomua ne fise danaj-doriane edhe pse ato fise parahelene ishin, te pakten nga ana e zhvillimit social, mijeravjet perpara ilireve, ne nje kohe qe ishin fise te ardhura dhe jo autoktone. Te gjitha ribotimet e Homerit ne Shqiperi (psh i 2006) pas vitit 1965 nuk ndjekin perkthimin e pare te Gjon Shllakut, por perkthimin e dyte te manipuluar (1979). Sparta e shek. te IX Para Kri. ka pasur dy elemente sociale tej mases me te avancuar se elementet qe kane pasur pasardhesit e ilireve ne vitet e shek. te XX-te. Pra edhe pse kane kaluar 3000 vjet shqiptaret kane te Drejten Zakonore te Pashkruar dhe Paganizmin Fetar, kur spartanet kishin Ligjet e Likurgut dhe Politeizmin Fetar, qe 3000 vjet perpara shqiptareve. Mosperputhja e zhvillimit te fiseve te lashta ilire (autoktone) ne raport me ato parahelene (te ardhur) kerkon medoemos ndryshimin e metodikes analitike ne procesin historik te Njerezimit. Eshte e pamundur qe “perparimi dhe naltesimi” te kene karakter regresues kur kalohet nga nje rend shoqeror i ulet ne nje me te larte. Pikerisht  te gjitha manipulimet e historiografise komuniste jane te manifestuara ne kete veper te Ago Agajt ne menyre paraprake, cka e perjashton ate si autor te pavarur (ose mund te jete e zbukuruar vepra e tij ketu ne Shqiperi dhe kjo ben te nevojshme ballafaqimin e botimit te 1968 ne Toronto me ate te 2002 ne Tirane. Te jeni te sigurte qe permbajtja e dy botimeve ndryshojne si nata me diten kundrejt njeri-tjetrit).

Sipas autorit ngjarja e Vlores 1920 e ka burimin tek nje gabim i italianeve qe ne fillim te muajit maj 1920 arrestuan qytetaret vlonjate nga familjet me me ze te Vlores (Mezineve, Sharreve, Kokosheve, etj). Kjo beri qe nje nder perfaqesuesit me me ze te Vlores te shpetonte (Duro Shaska) dhe prej ketej ndodhi alarmimi i te gjithe fshatrave nga Vlora deri ne Kurvelesh. Italianet arrestuan pervec perfaqesuesve muslimane te familjeve vlonjate edhe Dom Mark Vasen dhe profesor Jani Mingen duke i derguar ne Sazan. Ky veprim pati kunderveprimin e popullates dhe ketu fillon misteri i Luftes se Vlores 1920, pasi nje lajm misterioz, nje prures misterioz dhe dergues po ashtu (f. 139) bejne qe kreret e popullates vlonjate te mblidhen ne shesh te Barçallas me 28 maj 1920. Kjo mbledhje vendosi me unanim “Kundershtim armikut dhe me arme dhe gjer ne shuarjen e shfarosje te njeres pale, ne qofte se nuk do te lironte vete e me te mire vendin e zaptuar pa asnje te drejte” (f. 140-141). Ne kete mbledhje muaren pjese pleqesia e gjashtedhjete e ca fshatrave te prefektures se Vlores me perjashtim te atyre te nenprefektures se Bregut te Detit (Himares) dhe te Tepelenes. Rreth diteve te burgosjes se parise se qytetit nje komision vlonjates ishin nisur per Tirane (i perbere nga Osman Haxhiu, dy Qazimeve, Alem Mehmeti, Ali Beqirit e ndonje tjeter – f. 145 prej nga muaren premtimin e ndihmes terthorazi dhe me teper morale dhe jo drejteperdrejte per te mos i dhene shkak Italise t’i shpallte lufte dhe Shqiperise – f. 153) dhe pas kthimit te tyre u leshua kushtrimi: “burre per dere e me arme ne dore te mblidhen ne mal te Smokthines te Rrapi i Gurrave” (f. 145). Keshilli i Luftes u zgjodh dhe mori emrin KOMITETI MBROJTJA KOMBETARE, por shkurtimisht quhej gjithnje KOMISIONI. Kryetar i Komisonit u zgjodh Osman Haxhiu, anetar Duro Shaska, Ali Beqiri, Alem Mehmedi, Qazim Koculi, Beqir Sulo, Ahmed Agalliu, Hamit Selmani, Hysni Shehu, Myqerrem Hamzaraj, Murat Terbaçi dhe Sali Bedini. Njekohesisht u zgjodh Komandant i Pergjithshem Major Ahmed Lepenica dhe Komisar i Pergjithshem i Policise se Luftes Shero Emini (f. 153). Pas kesaj u formuan cetat e medha: 1-Ceta e Shullerit, 2-Ceta e Kudhesit, 3-Ceta e Dukatit, 4-Ceta e Rrezes, 5-Ceta e Trebloves (Ceta e Fëngut). Pas kesaj ju dergua ultimatumi komandes italiane dhe kete ultimatum e dergoi Mehmed Selim Mallkeqi duke ja dorezuar rojes se Piaçentinit (f. 159). Ultimatumi mbante daten 3 qershor 1920 dhe te nesermen Tafil Asllani nga Kanina solli pergjigjenn negative te gjeneralit (f. 161).

Me 5 qershor cetat e u larguan neper destinacionet e luftimit (Tepelene, Llogara e te tjera). Afer darkes u dha urdheri i nisjes se fuqive per ne Kote e ne Gjorm (f. 174). Lufta nisi dy ore pas perendimit te diellit ne 5 qershor 1920, naten e shtune duke u gdhire e diele (f. 180). Ne kete menyre u arrit fitorja ne Kote e ne Gjorm duke e ndare sistemin e mbrojtjes te ushtrise italiane me dysh dhe izoluar Tepelenen e Matohasanaj ne lindje dhe Vloren e Llogara ne perendim dhe gjithseicila e rrethuar per vete keqas, pervec Vlores, e cila u rrethua disa diteve me pas (f. 187).

Ne kete rast autori ben nje llogari te popullates se Vlores dhe fshatrave te saj qe mori pjese ne Luften e 1920 sipas statistikes te vitit 1929. Ata qe sulmuan e zaptuan njekohesisht Koten, Gjormin, Llogarane, Selenicen e Drashovicen dhe pjeserisht kalane e Matohasanajve, nuk kane qene as dymije, se nuk kishin arme. Me vone u plotesuan me arme dhe mund te kene arritur ne katermije. Vullnetaret e tjere jo vlonjate ne sasi te konsiderueshme kane ardhur me vone (f. 191). Autori ne kete rast boton dhe skemat e rrethimit te Kotes dhe Gjormit, si dhe te rrethimit te Vlores (f. 199, 217; foto 79/10, foto 79/11).

foto 79-10
foto 79-10
foto 79-11
foto 79-11

Po ate nate qe u rrethua Kota e Gjormi u çlirua ne te gdhire edhe garnizoni i Llogarase dhe ai i Rodhines (f. 202-204).

Afer 10 qershorit u krye rrethimi i Vlores dhe nuk mbeti asnje fshat ose shtepi, pervec Kanines, Nartes, Bestroves dhe Panajase qe ishin brenda fortifikimeve ne duart e italianeve. Por forcave vlonjate u kishin ardhur ne ndihme dhe shume vullnetare nga Mallakastra e Bute dhe Kosova e Lushnjes. Keshtu u formua nje gardh rreth Vlores, por per te sulmuar nuk ishin ne gjendje, pasi nuk njihnin as vendin as fuqine e armikut. Ne keto dite ngjau sulmi i pare i pergjithshem nga ana e te rrethuarve ku u perdoren te gjitha llojet e armeve (kembesori, artileri e kalase dhe gjithe kodrave perqark Vlores, aviacioni i shumte dhe artilerite e anijeve te medha qe kishin zene vend ne gjirin e Vlores (f. 204-207). Por forcat shqiptare jo vetem qe e perballuan me sukses sulmin italian, por me ardhjen e cetave te Qendres (ato te Lindjes) filluan kundermesymjen duke tentuar te futen ne qytet (dt. 11 qershor). Por vendimi i Komisionit kishte aresye te forta te mos lejonin forcat shqiptare te pushtonin qytetin pasi artileria e rende e anijeve te luftes do ta asgjesonin krejt qytetin. Keshtu ndodhi terheqja e forcave shqiptare te rrethimit ku mberti i vrare Selam Musai nga Salaria mbi spitalet e Vlores (f. 224). Pothuajse nje jave pas ketij sulmi, pas dy-tri javeve rrethimi arriti lajmi se Tepelena donte te dorezohej dhe Komiteti e mori ne dorezim. Ne Tepelene nuk ka luftuar asnje vlonjat, por kurveleshas nen kryesine e Vehib Runes dhe kelcyriote nen ate te Ali Bej Klissures (f. 232, 233).

Rreth 20 qershorit 1920 arriti Festa e Bajramit dhe ushtria italiane sulmoi ne befasi naten vijen e fundit ku ndodheshin forcat shqiptare, pasi kishin kaluar pa i diktuar vijen e pare. Duke u gdhire e nesermja forcat italiane diktohen dhe fillon lufta midis dy ushtrive ku pala shqiptare e detyroi ushtrine italiane te terhiqej drejt Vlores me humbje te konsiderueshme, sidomos ne radhen e trupave speciale te arditeve. Ne kete kohe dhe me vone ne ndihme te forcave ekzistuese shqiptare erdhi dhe Said Bej Toptani me qindra burra te armatosur, e pas tij Javer Bej Hurshidi i percjelle prej nje grumbull burrash te zgjedhur nga Gjirokastra e Libohova arriti ne Drashovice.

 Ago Agaj jep nje informacion mbi furnizimin e luftetareve shqiptare, ku tregohet se Komiteti kishte pergatitur lista mbi sasite qe duhet te binte cdo fshat, por keta luftetare ishin ndihmuar edhe nga nozullimet e gjetura te italianeve pas debimit te tyre, pa vene ne dukje ne asnje rast rolin e familjes se Vlorajve ne kete proces. Pra ne kete pike ka kundershtuar pohimet e Syrja Bej Vlores edhe pse pretendohet qe ne kete familje ka qene kryeaga. Pra ne, në kete rast, zbulojme nje tendence manipulatore te Ago Agaj-t, gje qe nuk mund te jete pa domethenie ne kete veper.

Ne korrik nisi sulmi i dyte dhe i fundit, i papritur per armikun, por qe coi ne marreveshjen e shpejte ne mes te dy shteteve duke lene te pazgjidhur problemin e Sazanit, per te cilen vlonjatet ishin te ndergjegjshem se nuk kishin mjete per ta sulmuar kete ishull. Me 20 gusht autori u thirr ne Komitet dhe u urdherua te shkonte ne Vlore ku bashke me te tjere do te merrte ne dorezim administraten e qytetit. Komisionin e kryesonte ministri Spiro Koleka. Ushtria armike ishte terhequr nga ballina dhe kishte zene vend qe ne Kuzbaba e deri ne skele. Me tre te Vjeshtes se Pare u terhoqen qe andej dhe fuqite shqiptare u futen triumfalisht dhe u priten prej qytetareve plot gezim e nderim. Me kaq mori fund lufta kunder pushtuesit, por duke lene disa plage.

Por ne gjithe kete veper letrare autori ka bere nje trukature “te vogel”: nuk ka botuar Protokollin e 2 gushtit 1920 midis shtetit italian dhe atij shqiptar edhe pse ka nje kapitull (i XXV, f. 293-306) te pretenduar me dokumenta dhe komente ku ne faqe 303 ka komunikaten zyrtare te botuar prej Agjensise Stefani me 6 gusht 1920, ku permendet marreveshja e 2 gushtit. Krahasimi i kesaj vepre vetem me kete protokoll e konsideron kete liber krejtesisht te pavertete.

                                                                                                                       

Kjo eshte e gjithe literatura e shkruar midis viteve 1991 dhe 2020 e gjetur nga ana ime, e cila jep keto perfundimet permbledhese te cdo autori duke na dhene kete panorame kronologjike dhe faktike pa qene te barabarta ne asnje rast midis tyre per te njejtin problem:

-Sipas Muharrem Xhufit ceta e pare e Progonatit me mbi 30 vete, e komanduar nga Musta Buxua, me 3 qershor 1920 u nis per Beun, ndersa ceta e dyte e Progonatit, e perbere nga rreth 60 vete, e komanduar nga Neki Daci u nis me 4 qershor kunder garnizonit te Tepelenes. Cetat e Progonatit kishte ne krah dhe ceten e Nivices, Gusmarit, Lekdushit dhe Salarise. Luftimet u zhvilluan ne kodrat e Babices dhe ne Qafe te Koçiut. Ne kete beteje ra dhe Selam Musai i Salarise. Ndersa ceta e dyte, ne kohen qe po zhvilloheshin luftimet ne Babice dhe Qafe te Koçiut, sulmuan garnizonin e Tepelenes qe e muarne te nesermen, dmth me 11 qershor 1920. Me 22 korrik shpertheu sulmi i fundit i pergjithshem i kryengritesve kunder qytetit te Vlores.

-Sipas Tefik Boletinit populli heroik i Vlores me ndihmen e popullit te viseve te tjera e te qeverise i hodh ne det okupatoret italiane.

-Sipas Tajar Zavalanit filloi nje kryengritje heroike, e cila, po ta keqyresh me gjak te ftohet, duket si kulmi i marrezise dhe nji vetvrasje kolektive e sigurte. Ofensiva u krye ne trajte gjysemqarku, tue fillue nga krahinat qi ishin jashte okupacionit italian. Para se se me fillue sulmin e fundit kunder Vlones, prijesit e kryengritjes i derguen komandes italiane nji kerkese te fundit me zbraze qytetin me te mira dhe pa gjakderdhje. Mesazhin e dorzoi trimi legjendar Selam Musai, i cili ra i vrame te praku i Vlons, porsa u lanque ofensiva kunder okupatorit. Kjo perleshje e gjakshme vazhdoi tri dite dhe, kur vullnetaret shqiptare duelen prej llogoreve, lufta ishte fitue. Me 2 shtator 1920, ushtaret e fundit italian u larguen prej Shqipnie. Duhet vue ne dukje se nji faktor vendimtar q’i ndihmoi kryengritesve shqiptar ishte situata e mbrendeshme e Italis

-Sipas Aristidh Plakes dhe Ibrahim Xhamaj 28 maj ne Kuvendin e Barçallase u mor vendimi per fillimin e luftes se armatosur kunder ushtrive italiane qe kishin pushtuar Vloren.

-Sipas Kaliopi Naskes ekziston Pershendetje e Keshillit Kombetar derguar katundarise se Vlores per heroizmin e treguar ne Luften e Vlores e dates Tetor 1920.

-Sipas Arben Putos pranohet dinamika e Luftes se Vlores 1920 dhe ultimatumi i dates 3 qershor, por dhe fillimin e luftimeve me 5 qershor 1920, duke pranuar se ato vazhduan disa dite duke u paralelizuar me luftimet ne jugun e Vlores. Pergjate korrikut autori pranon vazhdimin e konfrontimit dhe ngushtimin e çarkut rreth Vlores, por nuk permend date luftimesh duke e kufizuar 22 korrikun vetem ne donencimin e traktatit Tittoni-Venizellos nga ana e italianeve dhe perfundimin e Protokollit te 2 gushtit 1920.

-Sipas Arben Cicit bie ne sy deshira e pales shqiptare per te mos u konfliktuar me arme me palen italiane, por dhe deshira e italianeve per te mos e leshuar Vloren dhe krahinen e saj (te pakten kjo e fundit bie ne sy me grumbullimin e te gjithe forcave ushtarake italiane ne Vlore-Kanine, duke i braktisur Himaren, Gjirokastren, Tepelenen). Realisht jane gabimet e politikes italiane ato qe cojne ne konfrontimin ushtarak te Vlores 1920 sido qe ta rrotullosh situaten politike te kohes. Te pakten nderprerja e trafikut te krahines se Vlores duke shkaterruar lundrat mbi lumin Vjose, vendosja e shtetrrethimit, shperndarja e armeve italiane njerezve proitalian ne Vlore dhe arrestimet e shumta ne qytet jane shembuj konkret te gabimeve politike te komandes italiane qe sollen ne skenen e historise Luften e Vlores 1920. Ultimatumi i pales vlonjate drejtuar komandes italiane, mungesa e pergjigjes, sulmi i kryengritesve vlonjat me 5 qershor 1920 shenojne fillimin konkret te Luftes se Vlores 1920. forcat e Komitetit hyne ne lagjet e qytetit te Vlores, pa na e dhene kohen se kur ka ndodhur kjo, dhe ky ishte shkaku qe filluan negociatat perfundimtare midis pales italiane dhe asaj shqiptare qe cuan ne protokollin e 2 gushtit 1920. Eshte ky protokoll qe i hoqi Romes cdo te drejte per t’i kerkuar Konferences se Paqes se Parisit njohjen e pretendimeve te saj mbi Shqiperine.

-Sipas Resul Llogos ne lidhje me problemin e Luftes se Vlores 1920, jepen emrat e disa personave (10 te tille te shoqeruar edhe me prapashtesen etj) qe muaren pjese ne Luften e Vlores me 1920 kundra italianeve pa na e thene ne cfare forme ishin te organizuar dhe si ishin ndodhur ne Vloren e 1920.

-Sipas Bashkise se Elbasanit Ne luften e Vlores qe u zhvillua kunder pushtuesve italiane ne v. 1920, moren pjese edhe rreth 300 vullnetare nga rajoni i Elbasanit, Peqinit, Gramshit dhe te Librazhdit. Veç forcave luftarake, nga Elbasani u dergua ne Vlore edhe nje ekip sanitar nen drejtimin e Petraq Popës per mjekimin e te plagosurve. U dallua ne menyre te vecante ne kete ekip infermierja e pare grua nga Elbasani, patriotja Zekije Krasta.

-Sipas Rami Memushaj . Ne mbremjen e 5 qershorit, rreth ores 10-11, filloi sulmi i befasishem e i rrufeshem mbi te gjitha garnizonet armike nga Llogaraja ne Sinanaj (f. 413). Duke u gdhire data 6 qershor te gjitha garnizonet e sulmuara nga kryengritesit u dorezuan. Ne luftimet e dy diteve, dt. 5-6 qershor, u vrane 180 italiane, u plagosen mbi 1000 te tjere dhe u zune mbi 1000 rober. Ndersa nga ana e kryengritesve pati 23 te vrare dhe 144 te plagosur. Me 21 qershor u dorezua edhe Tepelena pa lufte, por me ane te nje presioni luftarak prej 700 luftetaresh shqiptare, te cilet prej ketej u nisen drejt Vlores. Me daten 9 qershor Komiteti i Mbrojtjes Kombetare i dergoi me 9 qershor nje ultimatum te dyte per te dorezuar Vloren dhe Kaninen. Komiteti shpalli shtetrrethimin dhe e deklaroi popullin e qytetit te Vlores rob lufte te italianeve dhe, per kete aresye, vendosi ta hiqte “prefekturen nga qyteti i Vlores dhe ta formoje ne vendin qe i thone Ura e Drashovices me emer Prefektura e Vlores”. Detyra e prefektit iu ngarkua kryetarit te Komitetit, Osman Haxhiut, kurse sekretar u caktua Meçan Selam Kallarati. Me datat 9 dhe 10 qershor luftetaret zune vijat e luftimit dhe me 11 qershor 1920 filloi sulmi mbi pozicionet armike ne Kanine, Babice e Panaja. Selam Musai me nje grusht shokesh kaperceu vijat mbrojtese italiane, hyri ne Vlore, arriti deri ne Kucbaba dhe mbeti atje duke u perleshur me armikun. Ne luftimet per marrjen e kalase se Kanines shqiptaret paten humbje te ndjeshme duke lene 50 te vrare dhe 40 te plagosur, ndersa humbjet e italianeve disa qindra te vrare dhe me shume te plagosur. Pas luftes se 11 qershorit, italianet pushkatuan njerez te pafajshem dhe arrestuan gjithe qytetaret vlonjate qe i konsideronin te dyshimte, ndrasa grate dhe femijet i grumbulluan ne spitalin civil te Vlores. Me 19 qershor italianet nisen kunderofensiven ne mengjes heret, por u detyruan te terhiqen ne Vlore brenda dites.  Me 17 korrik 1920 gjeneral Piaçentini leshoi nje urdher dite duke shpallur: “Jemi dhe do te qendrojme ne Vlore”. Kjo e detyroi kryetarin e komisionit ushtarak te organizonte nje mbledhje te fshehte ku u vendos qe me 22 korrik te sulmohej Vlora. Sulmi filloi ne oren 10 te nates se 22 korrikut dhe disa ceta arriten te futen ne qytet, por me zbardhjen e dites armiku u riorganizua dhe u hodh ne kundersulm duke i detyruar forcat shqiptare te terhiqen ne pozicione me te sigurta. Humbjet e armikut ne luftimet e dates 22-23 korrik qene mbi 600 te vrare e te plagosur, ndersa nga ana jone u vrane me teper se 100 te vrare dhe rreth 200 te plagosur. Por me mesumjen e dates 22-23 korrik cetat ju afruan me shume qytetit dhe me nje sulm tjeter mund te futeshin ne Vlore (f. 425-427). Kjo gjendje ushtarake e detyroi qeverine italiane te rifillonte me shpejtesi bisedimet dhe me 2 gusht 1920 te perfundonte Protokolli i firmosur nga kryeministri Sulejman Delvina dhe perfaqesuesi italian Manxoni. Sipas ketij Protokolli trupat italiane do te largoheshin nga Vlora dhe bregdeti i saj dhe nga pjesa tjeter e Shqiperise, duke mbajtur vetem Sazanin, ndersa forcat shqiptare do te terhiqeshin pertej lumit Shushice, ku do te qendronin gjate gjithe periudhes se riatdhesimit te trupave italiane. Me 3 shtator 1920 forcat kryengritese, qe gjate gjithe kohes se bisedimeve kishin qendruar ne gadishmeri rreth qytetit, hyne triumfalisht ne Vlore.

-Sipas Bako Dervishaj Me mbeshtetjen e te gjithe literatures se epokes komuniste, autori akuzon gjithe shtetet rrethuese te Shqiperise mbi krimet qe ata kane bere ne adrese te shqiptareve (gje qe mund dhe eshte krejt e vertete, sidomos e serbeve kundra popullates lumjane dhe dibrane). Ne kete drejtim autori ve ne dukje faktin qe pas luftes se Pare Boterore qarku i Vlores, bashke me te edhe Smokthina, kaluan edhe dy vjet te tjera lufte kunder pushtimit italian, deri me 3 shtator te vitit 1920 pa dhene asnje permase reale dhe datash te kesaj lufte dy vjecare.

-Sipas Kastriot Dervishit me 5 qershor 1920 filloi edhe sulmi ndaj garnizoneve italiane, i cili vazhdoi disa dite dhe ishte ne dobi te kryengritesve. Ne bisedimet dypaleshe te zhvilluara ketu (pala shqiptare perfaqesohej nga kryeministri), u arrit ne neshkrimin e protokollit te 2 gushtit 1920, ne te cilin shpallej terheqja e trupave italiane nga Shqiperia dhe mbajtja prej tyre e ishullit te Sazanit.

-Sipas Uran Asllanit Lufta e Vlores filloi me 5 qershor 1920 dhe luftimet vazhduan per disa dite jo vetem ne Vlore, por edhe ne jugun e Shqiperise. Qeveria italiane nuk ishte e gatshme te ndermerrte nje kunsderveprim ne shkalle te gjere. Ajo dha shenjen e pare te terheqjes me 27 qershor, megjithese konfrontimi midis paleve vazhdoi edhe gjate muajit korrik, ndonese qarku qe rrethonte Vloren ngushtohej edhe me tej. Hapi perfundimtar u hodh javen e fundit te korrikut, kur qeveria italiane denoncoi marreveshjen Tittoni-Venizello dhe dergoi ne Tirane diplomatin e rangut te larte Gaetano Manzonin. Bisedimet u zhvilluan me pjesmarrjen e drejteperdrejte te ministrit te jashtem Mehmed Konicen dhe shpesh edhe te vete kryeministrit Sulejman Delvines. Ato perfunduan me protokollin e 2 gushtit 1920. Fizikisht italianet u terhoqen perfundimisht me 2 shtator nga Vlora duke mbajtur ishullin e Sazanit.

-Sipas Lirim Hoxhes, ne gjurmet e te jatit, Lufta e Vlores 1920 zgjati 93 dite, ndersa kenga popullore ben fjale se jane bere tre beteja te medha.

-Sipas Mustafa Lucit kur plasi lufta me 5 qershor 1920 ne Gjorm, Kote, Llogara e gjetke edhe kuçiotet rrembyen armet dhe nje pjese shkuan poshte per ne Vlore dhe nje pjese rrethuan postkomanden e karabinierise ne Lelaj (Ivan). Lufta e Vlores vazhdoi deri me 2 gusht 1920, diten qe u be marreveshja e dorezimit te Vlores. Me 17 gusht hyne luftetaret ne Vlore me 12 000 luftetare dhe 36 anetaret e Komisionit me Qazim Koculin ne krye, duke shkuar perpara me flamurin e madh ne dore Abas Goxhi i cetes se Kuçit (qe u aprovua te shkonte perpara nga komisioni me shumice zerash). Dy dite hengren dhe pine sa deshne dhe te treten u shperndane neper shtepite e tyre. Ne krye te punes mbeten Qazim Koculi, Qazim Kokoshi, Osmën Haxhia.

-Sipas Ibrahim D. Hoxhes ngjarjet e vitit 1920 e kane burimin tek gjeneral Piaçentini, i cili me karakterin e tij prapanik pa kurrfare shkaku dhe aresye i zemeroi keqas shqiptaret. Pastaj marreveshja e 16.4.1915, e perseritur me 23.7.1919 midis Titonit dhe Venizellosit, edhe pse me 20.7.1920 u mohua nga qeveria italiane, ishte i bere i njohur ne Shqiperi “dhe kishte shkaktuar hidherim e zemerim te madhe kunder Italise. Gjate nates se 4-5 qershorit 1920 rreth 5.000 kryengrites shqiptare nen drejtimin e kapiten Ahmet Lepenica u verviten kunder truparmates italiane ne Vlore e rreth saj. Naten e 10-11 qershorit kryengritesit e goditen ushtrine italiane aq fuqishem sa e shtyne 800 metra afer qytetit. Me 21 qershor 1920 garnizoni italiane i Tepelenes u dorezua dhe trupat kryengritese shqiptare muaren rrugen drejt Vlores. Pas gjashte ditesh pergatitje, naten e 22-23 korrikut 1920 cetat u verviten drejt vendeve te paracaktuara nga Komisioni. Ushtria shqiptare pas 6 ore luftime hodhi ne dore me shume se 20 mitraloze, shume topa, me qindra kasa me municion dhe vrau e plagosi me shume se 600 ushtare e oficere italiane. Autori ne vazhdim nuk e jep situaten luftarake dhe politike ne Vloren e gushtit 1920, por kufizohet ne terheqjen e italianeve dhe futjen e prefektit Qazim Koculi ne Vlore me 3 shtator 1920 dhe njoftimin e prefektit Koculi drejtuar kryeministrise mbi terheqjen perfundimtare te italianeve, qe mbajten vetem Sazanin me miratimin e ministrit te P. Br. Te qeverise shqiptare Ahmet bej Zogut. Autori pretendon se qeveria greke dhe qarqet e tjera antishqiptare nuk lane rreng pa luajtur dhe gur pa hedhur per ta demtuar Luften e Vlores 1920.

-Sipas Akademise se Shkencave vendimit te Barçallase me 2 qershor vullnetare nga krahina e Vlores u grumbulluan ne Beun duke formuar nje ushtri qe arriti ne 4 000 luftetare duke pasur perballe 20 000 ushtare italiane. Dergimi i ultimatumit me 3 qershor dhe mos pergjigja deri me daten 4 qershor beri qe kryengritesit me 5 qershor ne darke te fillonin sulmin, ku me ane te tre hartave (foto 63/2, 63/3, 63/4) tregohet e gjithe dinamika e luftimeve dhe ndihmat mbare kombetare qe muaren pjese ne Luften e Vlores 1920. Brenda dates 5 qershor 1920 u dorezuan te gjitha garnizonet italiane ne Kote, Gjorm, Drashovice, Matohasanaj dhe pas dy ditesh edhe Llogaraja. U zhvilluan luftime edhe ne Tepelene, e cila ishte e rrethuar qe me daten 17 maj. Sulmet e para per clirimin e qytetit te Vlores u ndermoren me 11 qershor 1920 ku kryengritesit treguan heroizem te jashtezakonshem duke u dalluar ceta e Salarise me kryetar Selam Musane, i cili u vra ne te hyre te Vlores, ne luftimet qe u bene ne anen e Qafes se Koçiut. Ne ndihme te luftetareve per clirimin e Vlores erdhen ndihma nga e gjithe Shqiperia e Jugut dhe e Mesme pervec Shqiperise Veriore, banoret e se ciles ishin te konfrontuar ne kufirin me Jugosllavine. Futja ne kurth e ushtrise italiane dhe kundersulmi i dates 19 qershor i dha fund sulmit italian. Me 21 qershor 1920 ra edhe garnizoni i Tepelenes cka e detyroi palen italiane te kerkonte bisedime me palen shqiptare, por qe i zvarriten me qellim. Bile me daten 17 korrik italianet bene nje deklarate serioze mbi qendrimin e tyre ne Vlore. Atehere me 23 korrik kryengritesit organizuan nje sulm tejeter mbi Vlore duke u futur ne lagjet e jashtme te qytetit. Kjo beri qe Roma te kerkonte perfundimisht paqen me shqiptaret duke vazhduar bisedimet dhe duke nenshkruar Protokollin e Tiranes me 2 gusht 1920. Me 17 gusht autoritetet shqiptare te Drashovices erdhen ne Vlore dhe moren ne dorezim qytetin, ndersa italianet brenda 15 diteshit te pare te gushtit boshatisen Vloren dhe ne 15 diteshin e dyte boshatisen edhe skelen. Me 3 shtator forcat kryengritese hyne fitimtare ne Vloren e cliruar.

-Sipas Valentina Dukes Pasi nuk mori pergjigje nga komanda italiane, ne mbremjen e 5 qershorit 1920, Komiteti i Mbrojtjes Kombetare urdheroi fillimin e kryengritjes. Brenda nje kohe te shkurter u shenuan suksese te medha ne fushen e luftimit. I inkurajuar nga sukseset, me 9 qershor 1920, Komiteti i Mbrojtjes Kombetare i drejtoi nje thirrje tjeter Piaçentinit per dorezimin pa lufte te qytetit. Komanda italiane jo vetem qe nuk e pranoi, por me 10 qershor organizoi nje kundersulm per te debuar kryengritesit nga kodrat e qytetit, por deshtuan. Atehere komanda italiane filloi reprezaljet kunder popullates civile duke i detyruar kryengritesit te terhiqen nga qyteti. Me 17 korrik 1920 luftimet rifilluan dhe kryengritesit shqiptare u futen ne lagjet e jashtme te qytetit. Kjo e detyroi qeverine italiane te dergonte nje negociator tjeter, kontin Manzoni me propozime te reja. Bisedimet shqiptaro-italiane perfunduan me 20 gusht 1920 me nenshkrimin e nje protokolli paraprak ne Tirane. Italia pranoi te terhiqej brenda 2 shtatorit 1920.

-Sipas Romeo Gurakuqit Ultimatumi i dates 3 qershor dhe mospranimi nga ana e italianeve, behen shkaku qe ne mesnaten e 5 qershorit 1920 luftetaret shqiptare te fillojne sulmin kunder garnizoneve italiane qe rrethonin Vloren. Luftimet u riperseriten edhe me datat 10-11 qershor, te cilat autori i konsideron si beteja me e madhe e ketij konflikti. Autori pretendon se ne krye te grupeve te armatosura shqiptare gjendeshin edhe ish-oficere te ushtrise turke. Ne ditet ne vijim luftetaret shqiptare vazhduan perparimin dhe hyne ne disa lagje te qytetit, ndersa italianet filluan ne digjnin dyqanet e qytetareve. Nga ana tjeter Ahmet Zogu bente gjithshka qe mundej per te realizuar furnizimin me paisje edhe pse te kufizuara, duke u dhene nje nxitje gjysem zyrtare vullnetareve nga krahina te ndryshme per te ndihmuar kryengritesit vlonjate. Ne kete menyre u arrit raporti i forcave 20000 trupa italiane kundrejt 10000 kryengritesve. Nje beteje tjeter ndodhi me 19 qershor ne afersi te Shushices midis forcave pushtuese dhe 7000 luftetareve shqiptare me humbje te medha per italianet. Me 23 korrik 1920 Vlora u sulmua perseri dhe mund te kapej nga kryengritesit shqiptare. Pas dy muajve lufte guerrilase u arrit ne marreveshjen e 2 gushtit 1920.

-Sipas Idajet Jahos  Ne lidhje me temen qe po trajtojme, per lexuesin me interes do te ishte periudha e vitit 1920 ku permenden te lidhur me Luften e Vlores 1920 disa personazhe qe kane drejtuar kete lufte, por ka pasur prej tyre qe dhane edhe jeten ne ate lufte.  Me 29 maj 1920 u be kuvendi i Baçallase (mbi Dukat), ku u mblodhen 250 burra. Aty u zgjodh Keshilli Kombetar prej 30 vetesh e prej tij doli Komiteti Kombetar i luftes, me 12 perfaqesues te zonave. Ky komitet caktoi grupin e oficereve per ceshtjet ushtarake te luftes. Ne krye te ketij shtabi u zgjodh Ahmet Lepenica dhe zevendes Ibrahim Abdullahu.  Me pas u mblodhen ne Beun ku fillimisht Ahmet Lepenica u caktua Komandant i Pergjithshem i Luftes se Vlores 1920, por me pas, ne Drashovice, u zevendesua nga Qazim Koculi. Ne baze te planeve te perpiluara nga Ahmet Lepenica u sulmuan garnizonet italiane ne Kote, Gjorm, e Llogara. Forcat luftetare shqiptare arriten ne 6000 persona. Beteja me e ashper ka qene ajo e dates 22 korrik 1920, ku Ahmet Lepenica ishte nje nder drejtuesit e saj. Me tre shtator 1920 forcat popullore hyne triumfalisht ne qytet. Pikerisht ne kete date Ahmet Lepenica ka dale ne fotografi me Klerikun Katolik Dom Shtjefen Gjecovi.

-Sipas Nasip Meçaj, Xhemal Çelo, Fatmir Toçi perballe 20.000 forcash te ushtrise italiane (dy divizione) te vendosura ne rajone te fortifikuara e te shperndara neper garnizone ne qendra te banuara e kryqezime rrugesh, vepruan rreth 4000 kryengrites te mbledhur mbi baza vullnetaresh, kryesisht nga zona e Laberise. Komiteti “Mbrojtja Kombetare” i dergoi “ultimatum” komandes italiane te pushtimit, gjeneral Piaçentinit, ku i kerkohej qe brenda 48 oreve administrimi i Vlores me rrethina t’i dorezohej qeverise se Tiranes. Mohimi i ketij ultimatumi nga ana e italianeve e detyroi komitetin te urdheronte fillimin e veprimeve luftarake mesymese kundra italianeve qe nga Tepelena, Matohasanaj, Gjormi, Vajza, Kota, Drashovica, Penkova, Himara, Llogaraja, Dukati e duke ardhur deri ne Vlore. Duke perjashtuar Tepelenen, ku luftimet zgjaten edhe 2 jave, ne te gjithe garnizonet e mesiperme me datat 5-6 qershor 1920 u zhvilluan luftime dhe u dorezuan te gjitha garnizonet italiane, ku pati 1500 rober, 1000 te plagosur dhe rreth 200 te vrare. Ndersa nga forcat shqiptare u vrane 23 vete dhe u plagosen 144. Sulmi i pergjithshem kundra Vlores u caktua te behej me daten 11 qershor dhe per kete aresye me 9 e 10 qershor u be perhapja e forcave sipas planit te sulmit mbi Vlore. Luftimet qene teper te ashpra dhe forcat kryengritese arriten te futen ne lagjet mbi qytet, por per shkak te mos unifikimit te formacioneve shqiptare pergjate luftimeve pati momente qe forcat e avancuara mund te binin ne rrethim dhe per kete aresye u dha urdheri i terheqjes nga ana e komitetitdhe zenia e pozicioneve me te favorshme per armet shqiptare. Deri me 18 qershor luftimet muaren karakter pozicional, por me daten 19 qershor forcat italiane moren nje kundermesymje ne pjesen e Drashovices deri ne Tepelene, por u terhoqen me humbje te madhe per ta. Por ne luftimet ne kalane e Kanines paten 50 te vrare dhe 40 te plagosur nga ana e luftetareve shqiptare. Sulmi i dyte, dhe i fundit i pergjithshem kunder italianeve ne Vlore u ndermor ne ora 22 te dates 22 korrik 1920 ku luftimet ishin teper te ashpra dhe zagjaten afer mengjesit te dates 23 korrik, por afer mesdites forcat shqiptare u terhoqen ne vijat e nisjes duke e mbyllur rrethimin e Vlores nga toka plotesisht. Luftimet muaren karakter mbrojtes per te dy palet. Pas kesaj italianet u detyruan te pranojne bisedimet me shqiptaret dhe te realizonin Protokollin e 2 gushtit 1920. Ky protokoll shenon mbarimin e Luftes se Vlores 1920 dhe terheqjen perfundimtare te ushtrise italiane nga te gjithe territoret shqiptare, pervec ishullit te Sazanit. Me 3 shtator 1920 forcat kryengritese hyne triumfalisht ne Vloren e boshatisur nga italianet. Shtypi i kohes ja dedikoi kete fitore historike Leberve te bashkuar me Vlonjatet.

-Sipas Beqir Metes, Muharrem Dezhgiut, Xhevahir Lleshit Ne muajin mars te vitit 1920 u krijuan disa komitete te “Mbrojtjes kombetare”, kryesisht ne krahinat jugore te vendit. Rolin kryesor ne pergetitjen e luftes se armatosur e luajti Komiteti i Vlores i kryesuar nga Osman Haxhiu. Ne maj 1920 Komiteti “Mbrojtja Kombetare” i Vlores njoftoi qeverine e Tiranes mbi pergatitjet per fillimin e kryengritjes. Sulejman Delvina dhe qeveria e tij e pranuan programin e Komitetit dhe i premtuan atij edhe ndihma materiale. Ky komitet me 29 maj 1920, organizoi ilegalisht nje kuvend ne Barçalla. Aty u vendos te fillohej kryengritja clirimtare. Per drejtimin e saj u zgjodh nje komitet prej 12 anetaresh me ne krye Osman Haxhine. Ne pergjigje te vendimit te ketij Kuvendi u grumbulluan ne Beun rreth 4000 luftetare, midis te cileve edhe gra, dhe me 5 qershor 1920 filluan sulmin kunder garnizoneve armike. Brenda 24 oreve u dorezuan garnizonet italiane ne Kote, ne Drashovice, ne Gjorm, ne Matohasanaj dhe pas dy diteve u dorezua edhe ai i Llogarase. Ndersa garnizoni i Tepelenes ishte i rrethuar dhe u dorezua pas disa diteve. Me 11 qershor filluan sulmet e para per clirimin e Vlores, gje qe u shoqerua dhe me kryengritjen e qytetareve te Vlores kunder ushtrise italiane. Ne kete date u dallua sidomos komandanti i cetes se Salarise se Tepelenes, Selam Musai, i cili ra heroikisht ne te hyre te Vlores. Me 23 korrik 1920 luftetaret e Vlores ndermoren nje sulm te pergjithshem dhe pas disa ore luftimesh, hyne perseri ne lagjet e jashtme te qytetit. Ne keto kushte qeveria italiane nenshkroi ne Tirane Protokollin e 2 gushtit 1920 qe i largonte italianet nga Vlora dhe e gjithe Shqiperia, me perjashtim te Sazanit. Me 3 shtator 1920 forcat kryengritese shqiptare hyne ne Vloren e cliruar.

-Sipas Bujar Leskaj Osman Haxhiu (1885-1937), lindi ne Vlore. Ndoqi studimet ne shkollen amerikane “Robert Kolegj” ne vitet 1900-1905. Me 1919 ai ishte nder themeluesit e Komitetit te fshehte te Vlores per clirimin e saj. Nje nder theleluesit e “Komitetit Mbrojtja Kombetare” me 10 mars 1920 dhe kryetar i saj. Udheheqesi i Luftes se Vlores nga 5 qershori 1920 – 3 shtator 1920 (f. 161). –Qazim Koculi (1887-1943), lindur ne Kocul te Vlores. Arsimin fillor e kreu ne vendlindje, ndersa te mesmen ne gjimnazin “Zosimea” te Janines. Studimet e larta i perfundoi ne Akademine e larte ushtarake te Stambollit, pas se ciles fitoi graden nentoger. Ishte drejtues dhe aktiv ne Luften e Vlores 1920 dhe hyri ne Vlore ne krye te trupave shqiptare me 3 shtator 1920. Pas kesaj lufte kreu detyren e prefektit te Vlores. –Myqerrem Muhamed Hamzaraj (1894-1946), lindur ne Kanine te Vlores. Mbaroi shkollen fillore italiane ne Vlore dhe u dergua ne Stamboll per te studiuar ne Robert Kolegjin Amerikan. U angazhua per organizimin e luftes per clirimin e Vlores 1920, duke krijuar komitetin “Mbrojtja Kombetare” me pjesmarrjen e 12 atdhetareve te shquar vlonjate. –Qazim Kokoshi (1882-1947), lindur ne Vlore. Mesimet e para i mori ne Vlore, te mesmen ne Zisomea te Janines. Me 1911 perfaqeson Vloren ne Kuvendin e Gërçës dhe te Drashovices. Me 1912 perfaqeson Vloren ne Kuvend dhe firmos Pavaresine e Shqiperise. Me 1918 firmos dokumentet kundra pushtimit italian dhe gjate vitit 1919 merret me organizimin e rezistences kundra tyre. Ne 1920 delegat i Vlores ne Kongresin e Lushnjes, dhe po ate vit ne Barçalla zgjidhet ne Komitetin e “Mbrojtjes Kombetare” dhe ne Drashovice caktohet prefekt i Vlores (f. 141). Qazim Kokoshi ne Luften e Vlores 1920 ishte ne treshen drejtuese se saj, se bashku me Osman Haxhiun dhe Qazim Koculin.

-Sipas Enver Memishaj  analiza mbi Luften e Vlores 1920 eshte kufizuar vetem ne daten permbledhese 5 qershor – 2 shtator 1920 pa vene ne dukje Protokollin e 2 gushtit 1920 tregon se ai eshte mbeshtetur vetem ne literaturen e epokes komuniste per nje qellim: te evidentoje figurat e Luftes se Vlores 1920 sipas kendveshtrimit te historiografise komuniste dhe aspak sipas te asaj qe ka ndodhur realisht. Ne kete rast ka kerkuar te perbashkoje Historine reale te atyre Burrave qe e deshen Shqiperine baraz me jeten e tyre me poshtersine komuniste qe mbizoteroi ne Vlore pas 1945 deri me 1991.

-Sipas Gazmend Bakiu-t me 29 maj 1920 mblidhet ne Barçalla te Dukatit Kuvendi dhe i dergon me 3 qeshor ultimatumin forcave italiane. Me 5 qershor forcat kryengritese sulmuan dhe moren Koten e Drashovicen. Me 11 qershor luftetaret vlonjate sulmuan Vloren duke lene shume te vrare e te plagosur. Me 19 qershor forcat italiane kundersulmojne pa sukses ne drejtim te Drashovices, por u detyruan te rikthehen ne Vlore. Me 21 qershor 1920 garnizoni italian i Tepelenes dorezohet. Me 23 korrik luftetaret sulmuan perseri Vloren pa e marre dot. Me 2 gusht 1920 firmoset Protokolli ne Tirane dhe forcat italiane terhiqen plotesisht nga Shqiperia, ndersa me 3 shtator 1920 Vlora ishte cliruar dhe shqiptaret munden te festonin

-Sipas Bardho Hysenit Ne mengjesin e 4 qershorit filloi lufta ne grykat e Laberise duke u sulmuar garnizonet italiane ne Qafe te Llogarase, Gjorm, Tepelene, Kote. Fundi i luftes se Tepelenes brenda dates 10 qershor 1920 se bashku me garnizonet ne Matohasanaj, Kanine, Llogara, Gjorm (f. 488) e hedh poshte te gjithe ate qe ishte thene dhe pranohej nga te gjithe se Tepelena ra me dt. 21 qershor dhe vetem pas kesaj date forcat qe moren pjese ne clirimin e Tepelenes muaren rrugen drejt Vlores. Me 11 qershor 1920 luftetaret filluan sulmin kunder Vlores, ku ne nje nga keto sulme vritet edhe Selam Musai pa na thene vendin se ku ndodhi kjo ngjarje. Raporti i forcave ne keto luftime ishte 4000 per forcat vullnetare dhe 33000 per forcat italiane. Te gjitha keto perfunduan me 20 gusht 1920, kur u nenshkrua protokolli midis perfaqesuesve italiane dhe te qeverise se Tiranes. Sipas autorit ne kete lufte rane 100 deshmore dhe 150 vete u plagosen

-Sipas Blendi Fevziut me 3 qershor 1920 Komiteti i Mbrojtjes Kombetare i dergoi nje ultimatum komandantit te forcave italiane te pushtimit me pretendimin qe brenda 24 oreve te lironte Vloren dhe te terhiqte 30 trupat nga territori shqiptar. Me 5 qershor 1920 disa mijera vullnetare nga Laberia, se bashku me disa mijera te tjere te ardhur nga i gjithe vendi, filluan sulmin frontal kunder pozicioneve te avancuara italiane. Italianet u terhoqen nga pozicionet e avancuara ne Tepelene dhe ne Llogara, por ata tentuan te qendrojne dhe te bejne barrikada rreth Vlores. Me 15 qershor qeveria italiane ra dhe Kryeministri i ri Xhovani Xhiolitti la te kuptohet se per Vloren nuk do te luftohej por do te negociohej. Me 2 gusht te 1920 midis dy qeverieve u nenshkrua protokolli i terheqjes se italianeve nga Vlora. Me 17 gusht trupat e fundit italiane u larguan nga Vlora dhe me 3 shtator 1920 trupat e Qeverise se Tiranes hyne ne Vloren e boshatisur nga italianet

-Sipas Muin Çamit dhe Maringlen Verlit “ZGJIMI KOMBETAR NE SHQIPERI – ZBRAZJA E VLORES – PROTOKOLLI I TIRANES (1920) – Agjitacioni i Partise kombetare shqiptare u konkretizua me Kongresin e mbajtur ne Lushnje ne janar 1920, i cili u shnderrua ne Asamble Kombetare, votoi nje kushtetute te perkohshme, rrezoi qeverine e Durresit te krijuar dhe te mbeshtetur nga ne, duke u zevendesuar me nje qeveri kombetare ne Tirane. Vendimet e marra nga Komiteti i Luftes i mbledhur ne Rome ne prill 1920 nen kryesine e Nittit, per t’i bere balle situates terheqja e trupave tona pushtuese per gjaste bregdetit, venia ne gadishmeri e kampit te fortifikuar te Vlores, dergimi i Kastoldit si Komisar i Larte ishin tashme te vonuara.

Kryengritja e shqiptareve kunder pushtimit italian ne Vlore ne qershor 1920. Deklarata e pare e Shkelqesise se tij Giolitti ne Dhomen e Deputeteve, me te cilen qeveria mbreterore [italiane] hiqte dore nga mandati mbi Shqiperine dhe proklamonte pavaresine, duke mbajtur pushtimin e Vlores, pushtim i cili duhej te zgjaste derisa te ekzistonte nevoja e mbrojtjes sone ne Adriatik.Deklarata e dyte e Shkelqesise se tij Giolotti, ne te cilen pohohej pavaresia e tere Shqiperise. Protokolli (akordi) italo-shqiptar per te rregulluar ceshtjet qe rridhnin nga riatdhesimi i trupave tona nga Vlora. Ky protokoll i arritur jashte cdo nderhyrje te Fuqive, ne raport me to mbetet si res inter alice acta, dhe prandaj ne marreveshjet nderkombetare lidhur me Shqiperine nuk ka asnje shfuqizim (nulla infirma)”.

-Sipas Shyqyri Hysi beteja per marrjen e kalase se Ali Pash Tepelenes, zgjati nga 25 maji deri ne 21 qershor 1920. Ndersa per marrjen e Vlores lufta vazhdoi nga 11 qershori-23 korrik 1920. Beteja e Qafes se Koçiut, Qafes se Vreshtave te Medha, Kuzbaba, ne ullinjte e Vlores, Kanine e gjetke ishin beteja epike dhe do te mbeten pjese e fondit te arte te historise sone kombetare.Marreveshja e 2 gushtit dhe Protokolli i 2 shtatorit 1920 i dhane fund Luftes Kombetare te Vlores 1920. Perfundimi i Luftes Kombetare te Vlores 1920, hapi rrugen per zgjidhjen e problemeve te tjera sikurse ishte demokratizimi i vendit. Kjo lufte me sakrificat, mundimet, djersen e gjakun e derdhur si dhe marreveshja e 2 gushtit se bashku me hyrjen triumfatore ne Vlore me 3 shtator ishin konfirmimi  i  Pavaresise  kombetare  te shpallur me 28 nentor 1912, e fituar me aq Sakrifica e veshtiresi. Heroi i Luftes Kombetare te Vlores ishte vet populli, i cili nxorri nga gjiri i tij deshmoret e radhes. Ne llogoret e frontit te asaj lufte dhane gjakut e tyre 400 bij te opinges te prire nga figurat popullore te kohes.

-Sipas Stefanaq Pollo ne kete aksion u manifestua me nje force te vecante uniteti kombetar, qe u celnikos me tej ne lufte me armiqte, u ngrit ne nje shkalle me te larte vetedija politike e masave te gjera popullore dhe u perterine traditat e luftes popullore si mjet i shkelqyer per t’u bere balle ushtrive me te medha armike te organizuara e te armatosura deri ne dhembe. Ne kete aksion politiko-ushtarak me karakter nacionalclirimtar, populli shqiptar dha kontributin e tij ne luften e pergjithshme te popujve te shtypur te te gjithe vendeve kunder imperializmit.

-Sipas Ago Agaj ngjarja e Vlores 1920 e ka burimin tek nje gabim i italianeve qe ne fillim te muajit maj 1920 arrestuan qytetaret vlonjate nga familjet me me ze te Vlores (Mezineve, Sharreve, Kokosheve, etj). Kjo beri qe nje nder perfaqesuesit me me ze te Vlores te shpetonte (Duro Shaska) dhe prej ketej ndodhi alarmimi i te gjithe fshatrave nga Vlora deri ne Kurvelesh. Italianet arrestuan pervec perfaqesuesve muslimane te familjeve vlonjate edhe Dom Mark Vasen dhe profesor Jani Mingen duke i derguar ne Sazan. Ky veprim pati kunderveprimin e popullates dhe ketu fillon misteri i Luftes se Vlores 1920, pasi nje lajm misterioz, nje prures misterioz dhe dergues po ashtu bejne qe kreret e popullates vlonjate te mblidhen ne shesh te Barçallas me 28 maj 1920. Kjo mbledhje vendosi me unanim Kundershtim armikut dhe me arme dhe gjer ne shuarjen e shfarosje te njeres pale, ne qofte se nuk do te lironte vete e me te mire vendin e zaptuar pa asnje te drejte. Ne kete mbledhje muaren pjese pleqesia e gjashtedhjete e ca fshatrave te prefektures se Vlores me perjashtim te atyre te nenprefektures se Bregut te Detit (Himares) dhe te Tepelenes. Me 5 qershor cetat e u larguan neper destinacionet e luftimit (Tepelene, Llogara e te tjera). Afer darkes u dha urdheri i nisjes se fuqive per ne Kote e ne Gjorm. Lufta nisi dy ore pas perendimit te diellit ne 5 qershor 1920, naten e shtune duke u gdhire e diele. Ne kete menyre u arrit fitorja ne Kote e ne Gjorm duke e ndare sistemin e mbrojtjes te ushtrise italiane me dysh dhe izoluar Tepelenen e Matohasanaj ne lindje dhe Vloren e Llogara ne perendim dhe gjithseicila e rrethuar per vete keqas, pervec Vlores, e cila u rrethua disa diteve me pas. Afer 10 qershorit u krye rrethimi i Vlores dhe nuk mbeti asnje fshat ose shtepi, pervec Kanines, Nartes, Bestroves dhe Panajase qe ishin brenda fortifikimeve ne duart e italianeve. Por forcave vlonjate u kishin ardhur ne ndihme dhe shume vullnetare nga Mallakastra e Bute dhe Kosova e Lushnjes. Keshtu u formua nje gardh rreth Vlores, por per te sulmuar nuk ishin ne gjendje, pasi nuk njihnin as vendin as fuqine e armikut. Ne keto dite ngjau sulmi i pare i pergjithshem nga ana e te rrethuarve ku u perdoren te gjitha llojet e armeve (kembesori, artileri e kalase dhe gjithe kodrave perqark Vlores, aviacioni i shumte dhe artilerite e anijeve te medha qe kishin zene vend ne gjirin e Vlores. Por forcat shqiptare jo vetem qe e perballuan me sukses sulmin italian, por me ardhjen e cetave te Qendres (ato te Lindjes) filluan kundermesymjen duke tentuar te futen ne qytet (dt. 11 qershor). Por vendimi i Komisionit kishte aresye te forta te mos lejonin forcat shqiptare te pushtonin qytetin pasi artileria e rende e anijeve te luftes do ta asgjesonin krejt qytetin. Keshtu ndodhi terheqja e forcave shqiptare te rrethimit ku mberti i vrare Selam Musai nga Salaria mbi spitalet e Vlores. Pothuajse nje jave pas ketij sulmi, pas dy-tri javeve rrethimi arriti lajmi se Tepelena donte te dorezohej dhe Komiteti e mori ne dorezim. Ne Tepelene nuk ka luftuar asnje vlonjat, por kurveleshas nen kryesine e Vehib Runes dhe kelcyriote nen ate te Ali Bej Klissures. Rreth 20 qershorit 1920 arriti Festa e Bajramit dhe ushtria italiane sulmoi ne befasi naten vijen e fundit ku ndodheshin forcat shqiptare, pasi kishin kaluar pa i diktuar vijen e pare. Duke u gdhire e nesermja forcat italiane diktohen dhe fillon lufta midis dy ushtrive ku pala shqiptare e detyroi ushtrine italiane te terhiqej drejt Vlores me humbje te konsiderueshme, sidomos ne radhen e trupave speciale te arditeve. Ne kete kohe dhe me vone ne ndihme te forcave ekzistuese shqiptare erdhi dhe Said Bej Toptani me qindra burra te armatosur, e pas tij Javer Bej Hurshidi i percjelle prej nje grumbull burrash te zgjedhur nga Gjirokastra e Libohova arriti ne Drashovice. Ne korrik nisi sulmi i dyte dhe i fundit, i papritur per armikun, por qe coi ne marreveshjen e shpejte ne mes te dy shteteve duke lene te pazgjidhur problemin e Sazanit, per te cilen vlonjatet ishin te ndergjegjshem se nuk kishin mjete per ta sulmuar kete ishull.

4 Beteja” ne FB me trashegimtaret e “nacionalisteve” mbi kete teme

E kam si zakon qe gjate leximit te cdo libri ne faqen e pare vendos faqet e paragrafeve qe me interesojne per materialet e mia. Ndodhi qe ne nje stacion televiziv u dha nje emision mbi Luften e Vlores 1920 nga gazetari Marin Mema dhe ne FB plasi diskutimi. Tema me pelqeu, pasi ne dy botime te 1959 dhe 1986 kisha hasur trajtime te kunderta qe nuk perqaseshin kerkund me njera-tjetren. Nuk e zgjata dhe shkrova shpejt e shpejt dy rreshta mbi ate ngjarje dhe e vendosa tek muri im ne FB per te pare edhe reagimin e diskutanteve. Shikoni se cfare ka ndodhur per kete teme:

Dy fjale mbi Luften e Vlores 1920

Kohet e fundit gazetari Marin Mema beri nje emission mbi Selam Musa Salarine. Qe Marin Mema ja fut kot nga fillimi deri ne fund as mos e diskutoni, por po shoh qe kot ja fusin dhe shume diskutante te kesaj teme. Ekziston nje liber mbi kete problem: Lufta antiimperialiste e Vlores e vitit 1920 me autor Neil Shehun, Tiranë 1986 (foto 46, 80).

Sipas autorit Selam Musai ka qene komandant e cetes se Salarise dhe mori pjese ne luftimet e dates 11 qershor 1920 ne oren 2 pas mesnate (f. 73). Ne kete beteje Selam Musai vritet, por trupi i tij nuk u gjend kurre (f. 76). Por ajo qe i ve ne dyshim keto ngjarje eshte fakti se ne f. 75 jepet jeta e tij ku thuhet se Selam Musai mori pjese ne radhet e forcave atdhetare qe drejtoheshin nga nje komitet i formuar me 1905 ne Tepelene dhe qe luftonin kundra pushtuesve turq. Pas Hyrjetit (1908) ai mbante lidhje te ngushta me ceten e Çerçiz Topullit etj, etj. Por autori nuk e ka ditur se ceta e Çerçiz Topullit ate vit eshte shperndare dhe forcat e tij muaren rrugen drejt Konstandinopolit ku ne mesin e 1909 pushtuan kryeqytetin e Perandorise Otomane duke shkarkuar  Sulltanin  dhe  duke vendosur nje tjeter (mbi kete teme ekziston nje literature kaq e pasur shqiptare dhe nderkombetare sa nuk mund te vihet ne dyshim.

foto 80
foto 80
foto 81
foto 81

Kete ngjarje e gjeni edhe tek libri i Bajo Topullit: Topullaret e Gjirokastres, Bajua dhe Çerçizi, Tiranë 2008). Ne krah te Çerçiz Topullit (jo se i komandonte Çerçizi) ishte Bajram Curri, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja, Esat Pashe Toptani, Bajo Topulli  dhe 8000 burra shqiptare qe ndihmuan ne ate operacion xhonturk. Atehere rezulton qe te dhenat mbi Selam Musane te jene te sajuara dhe emri i tij nuk ekziston ne studimet e para 1945. Pastaj Lufta e Vlores 1920 nuk ka perfunduar keshtu sic thuhet ne keto diskutime, pasi forcat italiane u larguan pa luftime sipas nje marreveshje zyrtare te dates 2 gusht 1920 me nenshkrimin e nje protokolli i cili permbante 8 pika. Pika 3 thote: Derisa te largoheshin trupat italiane luftetaret shqiptare do te terhiqeshin ne lindje te lumit Shushice. Vendi midis ketij lumi dhe detit do te konsideroheshin zone neutrale. Por i gjithe materiali mbi ngjarjet e Luftes se Vlores 1920 ka qene i botuar ne librin “Dokumente e materiale historike nga lufta e popullit shqiptar per liri e demokraci 1917-1941(foto 50, 50/1, 50/2, 81) Tiranë 1959, f. 77-78 te cilin Marin Mema ka pertuar ta lexoje.

Reagimi qe i menjehershem ku vecova me te spikaturin pasi gjyshi i tij, sipas pretendimeve te nipit, na ishte mik i ngushte i pjesmarresve ne Luften e Vlores 1920, bile nuk e kuptoja a ishte dhe vete pjesmarres. E gjithe tema ishte në ka qenë Selam Musai pjesmarres ne Luften e Vlores 1920 dhe cila ishte permasa e saj, ku perfshihej nje botim me autor Ago Agaj mbi  Luften e Vlores (Toena 2002) qe nuk e kisha hasur ne asnje librari te Shqiperise duke qene nje bleres vullnet-plote i literatures historike dhe filozofike te botuar ne Shqiperi duke filluar nga 1973, por edhe neper Bote (kjo qe edhe aresyeja qe publikova te gjitha pamjet e librave qe flisnin mbi kete teme). Biblioteka prej disa brezash qe disponoja me jepte kete te drejte pretenduese, pasi gjithe jeten vetem me kete pune isha marre dhe puna ne institucionin e Gjeofizikes ma kishte krijuar kete favor, qofte nga pikepamja ekonomike, qofte si mundesi gjetjeje neper librarite e qyteteve. Per fat te mire me porosi librari Albania ma siguroi nje kopje pa veshtiresi.

Ja dhe reagimi ne institucionin e FB pa bere asnje nderhyrje edhe pse ofendimet kundrejt personit tim ishin ne shkalle siperore. A nuk i thone kesaj luftë me mullinjte e eres? E pra Don Kishoti eshte akoma aktual ne shoqerine shqiptare!

Hajro Çini

Ago Agaj e përmënd Selam Musanë dhe vdekjen e tij. Dhe ai Ka qënë dëshmitar okular në atë luftë

  Genci Hoti

Nuk e ve ne dyshim kete fakt, por ve ne dyshim shprehjen: trupi i tij nuk u gjend. Atehere Ago Agaj duhet te thoshte se ku eshte trupi i Selam Musait, ose vihet ne dyshim deshmia e Ago Ages. Ne te gjithe kete mesele dikush nuk thote te verteten.

  Hajro Çini

si vihet në dyshim?! Nuk e kuptoj këtë llogjikë.

  Genci Hoti

Se pari kush eshte Ago Agaj dhe ku e ka botuar ai librin e tij? Se dyti si ka mundesi te kete qene deshmitar okular mbi vrasjen e Selam Musait, por nuk jep asnje informacion se ku ndodhet trupi i tij, perderisa qe me 1959 eshte pranuar se mbas vrasjes trupi i Selam Musait nuk eshte gjendur. Se treti permasat e luftes se Vlores 1920 nuk jane ato qe jane pershkruar ne librat shkollore. Une nuk e kam lexuar librin e Ago Agajt, por ju qe e keni lexuar duhet te na thonit menyren se si ka perfunduar lufta e Vlores sipas autorit te mesiperm.Ja perse cdo gje e thene, te pakten ketu ne Shqiperi, eshte e dyshimte. A ka gje me llogjike se kjo?

Hajro Çini

ne rast se ti nuk e di se kush ka qene Ago Agaj, duhet ta mesosh para se te dalesh ne publik e te tregosh perralla, pa pike llogjike. E dyta, Aga Agaj ka qene nje nga patriotet me te shquar te kombit shqiptar.

Nuk behet Historia duke ndegjuar, pa verifikuar, ndonje gje, dhe o burra te nxjerresh konkluzione.

Se kush ka qene Ago, per paradhenie po postoj nje pjese te letres qe nje patriot tjeter dhe erudit Hasan Dosti i shkruan atij per librin e Agos:

LETËR NGA HASAN DOSTI.

Hasan Dosti ka ndodhur në Vlorë që përpara shbarkimit të ushtrisë italiane në 1914, ka parë me sy gjithë shbarkimin, ka njohur autoritetet e okupimit, ka njohur personalisht gjithë protagonistët e luftës të dy palëve, rrethanat e dhe gjendjen e asaj kohe, vite me radhë, gjer sa u largua në vitin 1919 për në Gjirokastër.

Këtu, si kryesekretar i Prefekturës, ka pasur lidhje dhe korrespondencë me “Mbrojtjen Kombëtare” dhe si shqiptar patriot e intelektual i ka ndjekur me interesim të gjallë të gjitha ngjarjet përpara, gjatë e pas luftës së 1920.

Prej përfundimit të këtij dyluftimi, për mirë a për keq, varej edhe fati i tij si person, pasi Gjirokastra dhe me të edhe Kardhiqi ishin të dënuar prej fuqive të mëdha që të kalonin nën sundimin grek dhe në këtë rast, Hasani do të merrte rrugën e mërgimit si 5 a 6 vjet më përpara kur të ashtuquajturit Verio-Epirotë dogjën e përvëluan gjithë ç’kishë dhe u shtrëngua të strehohej në Vlorë duke ardhur me këpucë të grisura, të jetonte me bukë e kripë dhe të flinte në rrogoz. Pra dëshmues e vrojtues më të cilësuar s’kemi si gjejmë. Letra e tij, pasi i hodhi një sy shkrimit tim dhe më dërgoi shënime e relacione të cilat janë radhitur në këtë, është kjo:

Ago i dashur.

Libri yt përmban dy subjekte jashtëzakonisht të rëndësishme, të cilët, gjer më sot, nuk janë vënë në dijeni jo vetëm të grumbullit të përgjithshëm të popullit, por as në atë të grupit e qarkut të ngushtë të intelektualëve të Shqipërisë.

Subjekti i pjesës së parë të veprës tënde nuk është i kufizuar në një përshkrim të konditave fizike, klimatike, të gojëdhënave e të folklorit të asaj krahine që emërtohet Labëri. Ti vë në dukje probleme të parahistorisë (Vorgeschichte e ndoshta dhe Urgeschichte) të racës illyre përgjithësisht.

Subjekti i pjesës së dytë të librit nuk është vetëm kallëzimi i operatave të rendit ushtarak kundra ushtrisë pushtuese italiane në Vlorë. Subjekti është i ndërtuar mbi tërë fazën politike të Italisë në Shqipëri që prek dhe pika të planit të përhapjes së influencës së Romës në tërë siujdhesën e Ballkanit.

Me pak fjalë: është bindja ime që libri do të këndohet jo vetëm prej njerëzve të mërgimit, të Shqiptarëve të Amerikës, por edhe prej një numri të madh të intelektualëve shqiptarë të cilët do mund të hyjnë dhe në analizë të shumë pikave. Jo vetëm kaq, por besoj shumë se vepra do të përkthehet ndoshta tërësisht, ndoshta pjesërisht, në gjuhën greke dhe italiane e do të vihet në arkivat e Ministrive të Punëve të Jashtme në Athinë e në Romë.

Nuk mund të parashikoj reaksionin të cilit do të mund t’i japë shkak. Më pëlqen se nuk do të gjejë si kundër-grusht, botime kritike. Por kjo nuk duhet të përjashtohet në mënyrë absolute. Mund të dalin ose të vihen në lëvizje njerëz të cilët të kundërpërgjigjen ashpërsisht dhe jo krejt pa disa argumente…..

  Hajro Çini

Pra nuk mbetej gjë tjetër për kryetarët e çetave veçse të frenonin shokët e të tërhiqeshin rregullisht duke mbartur shokët e plagosur. Në këtë natë, Bajram Qamili, kryetar i çetës së Shullërit ngriti vetë dhe vetëm e pa ndihmë më krah Hakim Velon që ish plagosur rëndë dhe e nxori nga beteja. Më të djathtë të këtyre çetave, në Babicë të Vogël, me drejtim për në Qafë të Koçiut sulmoi dhe ajo e Fëngut e me ta bashkë dhe një grumbull i përbërë prej disa Salariasve, Dhëmblaniot e Nivicjotë arrijtin vjedhurazi në Qafë të Koçiut, kaptuan me luftim çdo pengesë si dhe shokët më të mëngjër, shkatërruan një top dhe duall, duke shkuar më të mëngjër anës së udhës së hekurt, në breg mbi Spitalë.

Aty u ndaluan dhe filluan tërheqjen për shkak të urdhrit që përmendëm më sipër.

U tërhoqën rregullisht po pa Selam Musanë, Dule Dalanë e disa shokë të tjerë.

Selami, bashkë me këta, sulmoi si dragua i tërbuar e pa vënë veshin se ç’ngjante më të mëngjër e më të djathtë dhe duke mos e njohur vendin, në errësirën e natës, u shkëput e u zhduk.

Selami ish nga Salaria, Labëri e Tepelenës, nga një fshat që u bë njëzet vjet më vonë prehja e përhershme e mijërave djemve italianë në luftën Italo-Greke. Në kohën që u vra do të ketë qenë më tepër se gjashtëdhjetë vjeç burrë. Burrë me shtat mesatar, i gjerë, faqekuq, leshra e mustaqe të bardha si bora. Ky sulm i egër në të cilin la jetën, nuk ish i pari në jetën e tij se me të njëjtën forrë kish luftuar kundra grekëve që i dogjën fshatin e shtëpinë e tij si dhe qindra fshatra të tjera të Toskërisë që mundën të pushtonin.

Ago-Agaj “Lufta e Vlorës” – faqe 146

  Hajro Çini

Ky qe Selami që mbeti mbi Spitalet e Vlorës e nuk i u gjend kurrë nishani. Shokët e tij e kërkuan shumë e sidomos Isuf Rustemi nga Mavrova dhe dy burra nga Mallakastra e Butë – më duket nga fshati i Drenovës – të cilët – të rënë në bela në vendin e tyre – kishin ardhur e ngulur në fshatrat e Vlorës ku punonin si bujq.

Këta të tre e kërkuan aq shumë trupin e tij sa i zuri dita në vend e mbetën të futur në një gropë të vogël tërë ditën pa bukë e pa ujë e – sidomos – pa duhan, pa folur njera natën tjetër që gjetën mënyrë të ktheheshin ndër shokë duke shkuar nëpër vija të armikut e me përpjekje të ashpër. Më vonë u tha se trupi i Selamit me shokë ish djegur me benzinë prej ushtrisë armike gjë që ngjan të jetë e vërtetë se dhe pas luftës, kur vendi u kërkua me nge, nuk u gjet asnjë nishan. Kështu humbi ky trim.

Hasan Dosti: Selami ka luftuar edhe në kryengritjen e 1911 kundra turqve nën drejtimin e Namik Delvinës kur u vra Nafiz Hajdari nga Palavlia e Delvinës, në fshatin Aliposhtinan të Përmetit.

Ago- Agaj – Lufta e Vlorës faqe 145

  Hajro Çini

Pse nuk eshte gjetur trupi nuk eshte arsye per ti mohuar heroizmin Selam Musait. Kur ka edhe nje hipoteze qe trupin e tij e kane djegur italianet.

  Genci Hoti

Te gjitha keto qe shkruan po t’i pranoj te sakta, sepse une tani po degjoj per here te pare mbi kete person qe ne literaturen e para 1944 nuk e kam hasur, ndoshta per fajin tim. Por libri mbi luften e Vlores kur dhe ku eshte botuar, sepse ketu ne Shqiperi une kam vetem ate qe kam publikuar ku permbajtja e luftes eshte krejt ndryshe nga ajo qe kemi bere neper shkolla. Pastaj perse nuk permendet Selam Musai ne asnje litarature te para 1944? Ekziston nje liber gjithperfshires mbi ngjarjet historike te ndodhura ne Shqiperi perpara 1927 ku emri i Selam Musait nuk ekziston. Prandaj merr rendesi viti i botimit dhe vendi i botimit te librit te Ago Ages.

  Hajro Çini

Pse nuk e di ti se nuk eshte permendur nuk do te thote se ai nuk eshte permendur. Une te tregova dy autore te shquar qe e kane permendur, Ago Agaj dhe Hasan Dosti.

Ne Cepo te Gjirokastres u mblodh Kuvendi i Laberise, nga ku u firmos edhe nje memorandum, Ai qe i drejtohej Portes se Larte u firmos nga 4 vete, Namik Delvina, Hajro Çini (im gjysh) Musa Demi dhe Hasan Xhiku, ndersa ai qe ju drejtua Austrohungarise u firmos nga 43 vete.

Memorandumi i Cepos u botua per here te pare, pas 1944 ne vitin 1978 ne librin “Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912 (faqe 227) Une e kam gjetur ne osmanisht ne Arkivit e Institutit të Historise dhe e kam nje kopje.

Atje u be edhe organizimi udhtarak i Laberise ku Namik Delvina u zgjodh Komandant dhe Hajro Çini shef i shtabit. (Lexo Kujtimet e Namik Bej Delvines),

Selami ka qene ne Cepo dhe ka qene nje nga bashkeluftetaret e tim Gjyshi.

  Genci Hoti

Ago Agaj kush eshte dhe ku e kur eshte botuar libri i tij mbi Luften e Vlores, nuk me duhet gje tjeter.

  Hajro Çini

Libri eshte shkruar ne 1962 ne Egjypt.

  Genci Hoti

Kete me thuaj qe ne fillim se vazhdimin po ta them une: cdo gje eshte e shpikur nga fillimi deri ne fund pasi Protokolli midis Komandes Italiane dhe shtetit shqiptar i permbys te gjitha keto qe pretendon me emrin e Namik Delvines apo Hasan Dostit. Nuk po kam kohe tani por do ta publikoj te gjithe ate protokoll per te kuptuar se gjitheshka eshte genjeshter.

  Genci Hoti

Dashur pa dashur ma keni dhene informacionin, pasi disponoj literaturen mbi qeverite shqiptare gjate luftes 1939-1944 dhe do te ta jap pergjigjen sakte.

  Hajro Çini

fatkeqësia jote është se ti sheh një dokument dhe injoron të gjithë pjesën tjetër. Qeveria e Sulejman Bej Delvinës, edhe pse nga prapa skene e mbështeste Luftën e Vlorës, publikisht deklarohej, për arsye ndërkombëtare se ajo as kishte gisht dhe as e miratonte atë luftë.

Ishte koha kur Shqipërinë po tentonin ta zhduknin nga faqa e dheut në Paris, bile edhe pasi e lanë në hartë, e quajtën Ptotektorat Italian. Asnjë qeveri shqiptare nga 1920 e deri më 1939 nuk e firmosi atë status.

Historia do mënd dhe llogjikë. Nuk është sport kafenéje.

  Genci Hoti

Nuk eshte keshtu. Lufta e Vlores e 1920 kundra italianeve eshte nje turp historik, prandaj dhe Bota na perbuz. Italianet ju hapen shkolla, spitale, ju bene rruge, ju hapen vende pune, shkurt ju bene njerez, dhe ju i dualet kundra pse ju thane amerikanet qe t’i largonit nga Vlora. Protokolli i mbarimit te luftes eshte firmosur dhe eshte zbatuar pike per pike dhe asnje force shqiptare nuk e ka kundershtuar pas 2 gushtit 1920. Pergjigjen e plote do ta marresh pasi te shoh dosjen e kryengritjes se Delvines 1937 dhe qeverite e kohes se luftes 1943-1944, sepse jam i bindur qe shume-shume “fakte” jane te shpikura. Per kete shiko 6 faqet e para te nje materiali amerikan qe i kam hedhur me siper per te kuptuar se si eshte e ndertuar historia e shqiptareve prej shqiptareve te Amerikes.

  Hajro Çini

prandaj ne jemi në këtë gjendje sepse njerëz si puna jote quajnë turp luftën e Vlorës.

Turp të kesh!

  Genci Hoti

E leme si te thuash ti!

  Hajro Çini

dil dhe quaj turp edhe lirinë e Kosovës, më 1999.

Jozef Martini

   Genci Hoti

“Italianet ju hapen shkolla, spitale, ju bene rruge, ju hapen vende pune, shkurt ju bene njerez, dhe ju i dualet kundra pse ju thane amerikanet”… te gjitha i kane ba, por ate “ju bene njerez” e ke ekzagjerue sepse nuk ia kane arrite.

  Genci Hoti

Nuk eshte njesoj eshte dy sojesh. Ta them ndryshe: Eshte turp i madhe ne infinit te shash Greket dhe t’u rrembesh historine per idiotizem pasi jane keta Greke qe na shpetuan nga uria biologjike me 1991. Ajo qe ndodhi me 1920 nuk ka qene shpetim i Shqiperise, sic e paraqet ti, por poshterim i Shqiperise. E sa per amerikanet e atehershem poshtersia e tyre kundrejt Shqiperise eshte jashtezakonisht e madhe pasi ne ato kohe filloi ndryshimi biologjik i identitetit te shqiptareve dhe ne skene dualen njerezit e pergatitur nga amerikanet me Fan Nolin ne krye. Permasat e asaj qe amerikanet u bene shqiptareve bien ne sy pikerisht sot kur grabitesit e identitetit te Shqiptareve jane njekohesisht dhe grabitesit e vlerave ekonomike te shqiptareve. Krimi eshte jashtezakonisht gjigand kundrejt shqiptareve dhe amerikanet kane gishtin e tyre.

Genci Hoti

   Jozef Martini

Me fal ke te drejte! Jo vetem qe nuk jane bere njerez, por as sot nuk e dine se cfare do te thote me kene Njeri.

  Hajro Çini

Per cfare historie greke e ke fjalen? Se te pakyten mbi 2000 vjet deri me 1821 nuk ka ekzistuar ndonje Greqi. Po ti qenke kaq i deformuar menderisht sa me vjen ndot qe te kam prtanuar ne listen e miqve virtuale. Ore filogrek.

Shqiperine e beri 1920. Turp te kesh!

  Hajro Çini

Fqinjet e Shqiperise, Italia, Greqia dhe Jugosllavia jane shkaqet kryesore qe ne vujame, natyrisht nepermjet “historianeve” te tipit tend.

Genci Hoti

Hajro Çini Atje ku mbaron argumenti fillon ofendimi dhe sharja. Nqs une qenkan filogrek perse nuk thua qe gjyshi yt e firmosi letren e Komitetit Kombetar ne Korfuz me 8 korrik 1920 (e ke kete fakt te botuar ne dokumentin me nr 45 ne Dokumenta e materiale historike nga Lufta e popullit shqiptar per liri e demokraci 1917-1941, f. 48, Tiranë 1959. Keto fakte na tregojne se disa familje nacionalistesh bashkepunuan me komunizmin ne dem te pjeses tjeter te popullit shqiptar dhe me sa po kuptoj ju jeni nje nder ato familje. Por te plote analizen e luftes se Vlores do ta publikoj shume shpejt dhe do t’u tregoj shqiptareve se ajo lufte nuk ka qene vetem nje turp, por mbi te gjitha nje krim kundra shqiptareve nga ana e luftetareve shqiptare ashtu sic e keni paraqitur ju. Cfare ke shkruar ketu do ta vendos ne artikullim tim si nje menyre e te kuptuarit te atyre ngjarjeve pas 1992. Por nqs deri te shtunen nuk e ke hequr emrin tim nga lista jote, te djelen do te te heq une.

                                                                                              

Bashkebisedimi eshte me i zgjeruar, por une u kufizova vetem tek njeriu qe me kundershtoi fare hapur duke me dhene ne dore nje material qe nuk e dija ne asnje permase, por qe ai as sot nuk e di qe ai material qe zoteron eshte fillim e fund i deformuar dhe i shpikur ne thelbin e te gjithe problemit historik te Luftes se Vlores 1920.

Interesant eshte fakti qe ne librin Hasan Dosti, Nje jete per ceshtjen shqiptare, Tirane 2008 (foto 82, 82/1) nuk ka asnje rresht mbi luften e Vlores, cka ve ne dyshim se gjitheshka cfare ka shkruar diskutanti  sa me siper te jene sajesa, ose ngjarje te papublikuara ndonjehere ketu ne Shqiperi. Vetem shkruesi i jetes se Hasan Dostit ne kete liber, Viktor Dosti, permend ngritjen e Flamurit ne Vloren e 1919 ku plagoset lehte Osman Haxhiu (f. 14). Edhe ne shenimet e Hasan Dostit, qe gjenden ne librin e Ago Agaj mbi Luften e Vlores 1920, nuk ka asnje rreshte mbi kete lufte (f. 420-421). Edhe ne evidentimin e ndryshimeve te politikes italiane ne favor te Shqiperise pas luftes se Vlores te shkruara nga Hasan Dosti, nuk permendet Lufta e Vlores 1920 (f. 419). Interesant eshte fakti qe Hasan Dosti ka lene shenime mbi zbarkimin e italianeve ne Vlore me 25 dhjetor 1914 (f. 409).

Krahasoni kete debat formal me ato qe jane shkruar dhe botuar nga 1920 deri me 2020 per Luften e Vlores 1920, se si jane deformuar dhe manipuluar faktet kohore dhe ato materiale, por edhe per te kuptuar se per cfare sherben realisht FB. per disa perdorues.

foto 82
foto 82
foto 82-1
foto 82-1

Kjo “beteje” me detyroi te realizoj kete studim ku jam munduar te permbledh sa me shume punime mbi kete teme per te arritur ne perfundimet e meposhtme ne forme permbledhje:

 

5-Permbledhje

 

Duke mos qene as deshmitare okulare dhe as deshmitare kohor i Luftes se Vlores 1920 e kam te veshtire t’i pergjigjem sakte se cfare ka qene ajo lufte dhe cilat jane permasat reale te saj. Por duke u mbeshtetur tek literatura bashkekohore e saj dhe sidomos te asaj te shkruar pas 1991 mund te konstatoj sakte permasat e manipulimit te kohes dhe permbajtjes se saj, te cilat me cojne ne zbulimin e shkakut dhe permbajtjes reale te Luftes se Vlores 1920. Qofte dhe vetem fakti i mosshprehjes sakte i permasave gjithperfshirese te nje ngjarje, tregojne se ajo ngjarje e ka te nevoshme manipulimin ne menyre qe t’i mos transmetohet brezave te mevonshem e verteta mbi permbajtjen e saj. Te pakten me kete literature bashkangjitur Lufta e Vlores 1920 paraqitet me permasa teresisht te manipuluara dhe e vetmja gje e sakte qe ne mund te percaktojme eshte shkaku i shtytjes se saj dhe cfare realizoi ajo ne realitetin historik shqiptar.

a-sipas shkakut

Ne te vertete Lufta e Vlores 1920 e ka te percaktuar shume qarte shkakun fillestar te saj sipas dy kendveshtrimeve: nga diplomacija nderkombetare, qe duhet konsideruar shkaku me kryesor i ndodhjes te asaj lufte, dhe aresyeja e brendshme sociale, qe realisht ka ndodhur ne menyre shume prefekte sa nuk eshte dalluar rasti shkakesor i jashtem dhe cdo gje eshte fshehur nga konfliktet e brendshme italo-shqiptare edhe pse me permasa te paperfillshme dhe per faj te shqiptareve.

Te pakten literatura e meposhtme do te na tregoje se cfare kane realizuar italianet ne territorin shqiptar pergjate gjashte viteve te ndenjes se tyre ne Jugun e Shqiperise, cka e ben te pamundur plasjen e konfliktit midis tyre per asnje shkak te brendshem. Pikerisht kete fakt historiografia komuniste e ka sfumuar deri ne ate mase sa as sot shqiptaret nuk e dine se shkaktaret e Luftes se Vlores 1920, si indicje te fillimit te saj jane: SHBA-es, Greqia dhe Jugosllavia. Te pakten ardhja e vullnetareve te “Vatres”, dega e Komitetit te Mbrojtjes Kombetare ne Korfuz dhe bisedimet me Beogradin mbi furnizimin me arme te shqiptareve nga Jugosllavia, e konfirmojne kete treshe nderkombetare si fitilin e zjarrit luftarak ne Vloren e 1920.

Ky perfundim perforcohet edhe me ndikimin e politikes italiane ne Jugun e Shqiperise per periudhen 1914-1920. Nga literatura e meposhtme kam marre pikerisht kete ndikim per ta pare se a mund ta krijonte ky ndikim shkakun per t’u ngritur kundra bamiresit italian me arme ne dore.

Dorian Koçi, Piketakime historike kulturore, identitare, Tiranë 2016 (foto 83, 83/1).

Ne gjurmet e Profesoreshes se vet (Valentina Duka), autori ka bere nje permbledhje te ndikimit italian ne zhvillimin ekonomik dhe shoqeror ne Jugun e Shqiperise pergjate periudhes 29 tetor 1914 – 02 shtator 1920 (f. 210-223). Eshte nje pune lavderuese qe mbeshtetet ne fakte konkrete dhe ne vlerat ekonomike reale qe italianet investuan ne Shqiperine Jugore pergjate asaj periudhe qe konsiderohet si pushtim. Ne fakt perdorimi i termit pushtues nuk eshte i sakte ne kete rast me metodoligjine gjuhesore, pasi nuk ka perputhje me te (me hollesisht per kete argument shih tek genckhoti.com artikullin: 23- Populli shqiptar dhe pushtuesi antikombëtar, 08.12.2008”).

Fillesa e ketij ndikimi ekonomiko-shoqeror eshte zbuluar nga nje raport i diplomatit britanik,  Herbert Gering, qe sherbeu nga vitet 1911-1915, si konsull I ambasades britanike ne Rome, me daten 28 shtator 1913 kur shkruante: “komisioni i organizuar nga Banca Commerciale do te nisej dje nga Italia dhe besoj se do te nise investigimin e vet ne Shqiperine e Jugut” (f. 211-212). Pranohet qe gjate administrimit (ky term eshte jashtezakonisht korrekt dhe atje ku eshte perdorur termi “pushtim” une e kam zevendesuar me kete term) italiane te Shqiperise se Jugut u be nje organizim i ri i bashkive, ku ju kushtua nje vemendje e vecante shtimit te te ardhurave te tyre financiare si dhe duke vendosur rregulla te forta ne drejtim te mbledhjes se taksave dhe hyrjet e daljet ne arkat e bashkive. Si rezultat bilanci buxhetor i tyre u rrit mjaft.

foto 83
foto 83
foto 83-1
foto 83-1

Keshtu bashkia e Gjirokastres nga 40 000 lireta qe e kishte kete bilanc me 1917, pas nje vitit e rriti ne 402 000 lireta; e Sarandes nga 74 000 lireta ne 85 000 lireta; e Permetit nga 24 376 lireta ne 46 000 lireta (f. 215-216). Italianet ndertuan edhe disa pallate e baraka per sistemimin e ushtareve te tyre. Ata montuan edhe nje central elektrik per ndricimin e limanit dhe te rrugeve kryesore te qytetit. U montuan tubacionet e ujit te pijshem si dhe i ujrave te zeza. Ndersa mullinjte e blojes me motor dhe presat hidraulike te vajit te shqiptareve u vune ne sherbim te italianeve. Ne shpinen e godines se bashkise se Vlores u ndertuan nje sere magazinash dhe furrash, u ndertua edhe nje oficine mekanike. Gjithashtu italianet ndertuan nje fabrike tullash dhe nje punishte lekuresh. Shoqeria italiane “SIMSA”, me qender ne Rome, bleu minieren e Selenices kundrejt nje shperblimi prej 1,7 milion liretash. U ndertua edhe nje ferme bujqesore (f. 220-221).

Autoritetet italiane i kushtuan rendesi te vecante edhe sistemit urbanistik te qyteteve te tjera te Jugut te Shqiperise. Ne qytetin e Gjirokastres u restaurua godina e prefektures. Restaurime u bene edhe ne ndertesat ku u vendosen ambulanca, jetimorja, bashkia dhe policia e qytetit. U ndertua nje shesh i madh ne qender te qytetit, u ndertuan banesa per banimin e oficereve italiane, si dhe magazina per sistemimin e mallrave te ndryshme. Ata kryen edhe nje sere punimesh per te ndertuar ujesjellsin e Sopotit, i cili do t’i siguronte uje te pijshem Gjirokastres. Ndersa ne Sarande u ndertua nje magazine ushqimore, e cila lidhej me portin me anen e nje dekovili duke shpejtuar procesin e ngarkim-shkarkimit. U ndertuan dhe godinat e prefektures dhe bashkise se qytetit te Leksovikut, si dhe u sistemuan nje sere rrugesh ne qytetin e Delvines dhe Tepelenes (f. 219-220).

Ne zonen e administrimit italian u mbyllen shkollat ne gjuhen greke dhe u hapen shkollat fillore ne gjuhen shqipe, ne te cilat dominonin mesues italian dhe mesimi i italishtes filloi te zinte vendin e pare. U hapen kurse te shkurtra per arsimtare shqiptare si ne Gjirokaster dhe Vlore, ku moren pjese 135 vete dhe u sollen nga Italia mjete mesimore dhe libra shkollore. Qeveria italiane ne qarkun e Gjirokastres dhe te Vlores krijoi nje administrate ushtarake qe drejtohej nga specialiste italiane. Ne keto zona shkoi duke u rritur numri i shkollave. Cdo shkolle kishte mesues shqiptar dhe mesues ushtare italiane. Mesimi i gjuhes italiane ishte i detyrueshem. Per aftesimin e mesuesve shqiptare ne Vlore u organizun kurse te shkurtera, ndersa ne vitin 1917 u derguan dhe 25 vete, ku ndoqen nje kurs pedagogjik. Shkollat punonin sipas programit ne shkollat italiane. Ne vitin shkollor 1917-1918 ne Gjirokaster u hap edhe nje shkolle qytetese me profik tregetar, ne te cilen te gjitha mesimet beheshin ne gjuhen italiane. Ne Vlore italianet bene nje sere punimesh drenazhimi ne periferi te qytetit dhe ngriten institucionin italian te poste-telegrafes. Gjithashtu me shpenzimet e prefektures se Vlores u ngrit edhe spitali civil i qytetit me kapacitet 50-60 shtreter (f. 219-220).

Komanda italiane rendesi i kushtoi edhe marredhenieve tregetare brenda zones se administrimit, Gjate viteve 1917-1918 kemi nje rritje te madhe te importeve dhe eksporteve qofte nga ushtria italiane e qofte nga subjektet vendase. Italianet organizuan studime dhe eksplorime ne fushen e naftes dhe qymyrgurit e per pasoje kryen nje sere punimesh per hapjen e rrugeve te reja. Ne total pergjate Luftes se Pare Boterore francezet-austriaket-italianet ndertuan rreth 1000 kilometra rruge prej te cilave rreth 650 km nga ushtria austriake, ndersa rreth 200 milje u ndertuan nga ushtria italiane. Pergjate kesaj lufte u ndertuan dhe 350 km dekovil. Ne kete menyre me rruge u lidhen mes tyre Vlora me Gjirokastren, Permetin, Delvinen dhe Saranden (f. 221-222).

Por Lufta e Vlores 1920 i dha fund politikes investitore te shtetit italiane ne adrese te Jugut te Shqiperise, cka perben dhe dyshimin me te pare se bota jugshqiptare nuk kishte asnje aresye te ngrihej kunder ushtrise italiane. Perdorimi i zbulimit te marreveshjes te vitit 1915 midis shteteve europiane per coptimin e Shqiperise eshte nje artifice qe eshte zbuluar me kohe (me hollesisht per kete argument lexo tek genckhoti.com artikullin: 104-Pse genjejne shqiptaret kur e dine qe genjeshtra i ka kembet e shkurtera?. Pra “zbulimi” imagjinar i asaj marreveshjeje nuk ka qene per asnje cast shkaku i sulmit ushtarak i shqiptareve kundra garnizoneve italiane me 1920.

Mehmet Kaso, Arsimi ne Sarande, Delvine e Konispol 1920-1944,

Tirane 2003 (foto 83/2, 83/3).

 

Ne kete liber gjendet nje promemorje  (dok. Nr. 8) e inspektorise mbi gjendjen e shkollave ku pranohet se qe nga koha e sundimit italian jane trasheguar dy pale shkollash: shkolle shqipe dhe shkolle ne gjuhen greke ne ato fshatra ku flitet vetem greqisht (f. 16). Ndersa ne tabelen e faqes 25 pranohet qe per periudhen 1914-1920 ne Gjirokaster-Permet kishte vazhdimisht 7-8 shkolla, dhe ne vitin mesimor 20-21 ky numer shkoi ne 21.

foto 83-2
foto 83-2
foto 83-3
foto 83-3

Jovan Adami Rruge dhe objekte arkeologjike ne Shqiperi, Tirane 1983 (foto 83/4, 83/5)

foto 83-4
foto 83-4
foto 83-5
foto 83-5

Ne kete punim autori ka nje nenkapitull mbi “Rruget qe u ndertuan prej ushtrise italiane (1914-1920)”  (f. 74-76) ku jepet ndikimi qe administratoret italiane realizuan ne shoqerine shqiptare te asaj kohe. Sipas autorit italianet ndertuan per qellime ushtarake nje varg vijash komunikacioni ne vendin tone> Per te mbajtur frontin gjate Vjoses kunder austro-hungarezeve, italianet ndertuan rrugen Vlore-Tepelene-Gjirokaster. Nje rruge tjeter me rendesi qe ndertuan italianet ne vendin tone, eshte rruga Vlore-Llogara-Himare-Sarande me nje gjatesi 135 km. Kjo rruge e ka lartesine e saj me te madhe ne qafen e Llogarase (1050 m). Italianet ndertuan edhe rruget Vlore-Mifol-Vjose, Sarande-Delvine-Jorgucat-Gjirokaster. Ata riparuan riparuan krejtesisht rrugen Tepelene-Kelcyre-Ballaban per ne Berat, te cilat kishin filluar qe ne kohen e sundimit turk. Italianet ndertuan edhe nje rrjet dekovili 120 km te gjate me dy vija rrugore te ndryshme: 1-Vlore-Babice-Shushice-perroi i Vllahines afer Gernecit; Shushice-Mavrove-Kuota 115; 2-Vlore-Gorice-Panaja; Tophana-Bashtrove-Panaja.

Teodor Kareco, Skandal me librin: “Historia e Popullit Shqiptar, Tirane 2010 (foto 83/6, 83/7).

foto 83-6
foto 83-6
foto 83-7
foto 83-7

Ky liber ka nje vlere themelore per temen qe po trajtojme ne dy drejtime: 1-Tregon fallsifikimet qe historiografia e epokes komuniste dhe postkomuniste ka realizuar pergjate gjithe kohes se ardhjes ne pushtet pas 1945 deri me sot; 2-Ndihmen qe shteti Italian i ka dhene shtetit Shqiptar pas 1920 deri me 1940 edhe pse shqiptaret me 1920 u treguan, si gjthmone, te pa miradishem kundrejt mireberesit te vet.

Sipas autorit investimet e AIPA-s ne Shqiperi kane qene mbi 90 milion franga ari. Deri ne vitin 1939, AIPA kishte hapur 59 puse kerkimi, me gjatesi 30.000 ml shpimi, si dhe 480 puse produktive me gjatesi shpimi 333.000 ml. AIPA vuri ne perdorim sondar e shpimit Rotary dhe sonda elektrike me kulla qe jepnin nje rendiment te larte; ngriti central elektrik me 2.400 HP; per transportin e naftes instaloi vajgurisjellesin Kucove-Vlore me gjatesi 74 km. Shume te rendesishme ishin per vendin tone edhe ndermarjet e tjera me kapital italian si SIMSA, SAMIA, SESA, Roberto Alegro ne Vlore, Stacioli ne Tirane. Vetem fabrika e vajit ne Vlore, prone e Roberto Alegros, kishte nje kapital te investuar prej 800 mije franga ari. Pamvaresisht nga deshirat tona, ne industrine shqiptare (nafte, miniera dhe dege te tjera te industrise) ishin investuar mbi 100 milion franga ari, kryesisht nga kapitali italian dhe shunme me pak nga ai francez e gjerman (f. 75).

Por kryesorja e ndikimit te kapitalit italian ne Shqiperi pergjate periudhes 1914-1944 eshte konsolidimi i PRONES PRIVATE ne Shqiperi, qelize sociale kjo e pa zhvilluar ne shoqerine shqiptare deri ne ate mase sa duhet konsideruar nje imponim politik vendimtar i Italise ne drejtim te shqiptareve, pasi historikisht keta te fundit nuk e kishin kaluar akoma prakun historik te prones fisnore nga prona private; problem ky me rrenjesori qe duhet te sherbeje per te percaktuar gjenezen historike te shqiptareve ne nje rruge te re nga ato rruge tradicionale qe sundojne historiografine shqiptare prej 75 vjetesh (me hollesisht per kete shih: Iljaz Fishta, Theodhor Kareco, Prona Private ne Shqiperi 1924-1944 (permes burimeve arkivore e bibliografike, Tirane, DITURIA 1996).

b-sipas permbajtjes

Edhe sipas permbajtjes Lufta e Vlores 1920 ka dy permasa kryesore: njera e lidhur me shkakun e jashtem te shperthimit te saj dhe, tjetra, e lidhur me pasojen ne brendesi te popullates Labe ku u apikua.

  1. a) Neqofte se do te marrim per baze Konferencen e Paqes ne Paris me 1919-1920 do te konstatojme se Vloren, si skele, Fuqite e Medha ja lane Italise, por reagimi i delegacionit shqiptar nen kryesine e Imzot Luigj Bumçit ndikoi mbi vendimin amerikan dhe gjerat muaren per te keq tek italianet. Fuqite e Medha vendosen ta largojne Italine nga Lindja e Otrantos dhe per kete perdoren revolten e Lebërve kundra Italise edhe pse ky ishte thjeshte nje formalizem me permbajtje teper te ceket. Pa asnje diskutim qe permbajtja e Luftes se Vlores 1920 ka si bosht kryesor kete akti diplomatik dhe jo ndryshe ne paritetin historik te ndodhur.
  2. b) Por permbajtja e Luftes se Vlores 1920, sipas interesit shqiptar, ka nje perfundim qe nuk eshte permendur dhe zberthyer asnjehere sakte. Te pakten perfundimi i Ago Agaj qe Lufta e Vlores 1920 ishte nje vetvrasje per shqiptaret duhet marre si perfundimi me i rendesishem i permbajtjes se asaj lufte nga pikepamja e interesit shqiptar jo vetem te asaj kohe. Pikerisht ky perfundim nuk eshte pasqyruar asnjehere ne historiografine e epokes komuniste mbi kete lufte.

Por analiza e Luftes se Vlores 1920, sipas kesaj permbajtjeje qe pame deri me tani na con ne dy perfundime historike te reja:

1-Fallsifikimi dhe manipulimi i Historise te Kombit Shqiptar nuk eshte veper e komunizmit shqiptar. Ky komunizem e gjeti te gatshem te gjithe praktiken e deformimit te kesaj historie. Ajo fillimisht eshte veper e Fan S. Nolit qe e gjejme per here te pare ne fjalimin e shtatorit 1923 ne Parlamentin Shqiptar dhe pastaj vazhdon me librin e Teki Selenices, Shqipria me 1923, 1927; pastaj vjen fallsifikimi i Bisedimeve Parlamentare 1920 te realizuara nga shtypshkronja Mbrothesia me 1923, pronaret e se ciles kane ndryshuar shume fakte, botime, interpretime dhe vete ngjarje historike me peshe te konsiderueshme pergjate dinamikes historike te Kombit Shqiptare ne shek. e XX-te (te pakten deri ketu kemi arritur ne kohen me te hershme).

2-Lufta e Vlores 1920 eshte nje lufte qe e realizuan VETEM banoret e Lumit te Vlores ne bashkepunim me qytetaret e Vlores te udhehequr nga PARIA historike e krahines per rrethana qe nuk vareshin prej tyre, por qe i sherbeu politikes Euopiane per te kufizuar politiken agresive te shtetit italian te asaj kohe, gje te cilen e shfrytezuan shqiptaret per te forcuar shtetin e tyre. Per shqiptaret, Lufta e Vlores 1920, nuk ka qene shkak aktiv, por nje pasoje e rastesishme qe formalisht sherbeu per te konsoliduar per here te pare shtetin politik te shqiptareve pas shkaterrimi qe provokoi Lufta e Pare Boterore. Ky eshte SEKRETI i madh i Luftes se Vlores 1920: per here te pare dhe te vetme Populli dhe Shteti Shqiptar kane qene te bashkuar per nje qellim te vetem; kjo nuk eshte perseritur asnjehere tjeter ne historine 110 vjecare te shtetit te shqiptareve.

Jo vetem Shkodranet duhet te protestojne per fallsifikimin dhe manipulimin e Historise, por dhe Vlonjatet duhet ta ngrene zerin, pasi ngjarja me kulmore e Historise se tyre eshte banalizuar duke ja hequr dafinat e fitores, pamvaresisht nga permasat, dhe duke ja dhene te tjereve, gje krejtesisht e rreme dhe perçmuese.

 

 

-Literatura

(eshte e lidhur vetem me Luften e Vlores 1920 dhe personazhet e saj, ku ka informata, qofte dhe nje fjali, ne cdo liber qe perfshihet ne listen e meposhtme duke e siguruar lexuesin se e gjithe kjo literature gjendet ne biblioteken time. Aresyeja e evidentimit te kesaj liste librash ne kete studimi ka vetem nje qellim: ne mes te kesaj liste ekziston vetem nje liber me autoresi dhe titull Drejtoria e Arkivave Shteterore te R.P.Sh., Dokumenta e Materiale Historike nga Lufta e Popullit Shqiptar per Liri e Demokraci 1917-1941, Tiranë 1959, qe e permbys te gjithe literaturen bashkangjitur duke perbere kampionin cilesor te manipulimit te historise se Luftes se Vlores 1920. Qofte dhe vetem per kete, ne menyren se si eshte interpretuar, kjo lufte perben turpin historik ne Historine e Kombit Shqiptar te te gjithe koherave; dhe ky konkluzion tashme kuptohet qe nuk eshte vetem i imi, por dhe i Ago Agajt kur teorizon qe Lufta e Vlores 1920 ishte nje vetvrasje (ne kete rast duhet zberthyer ne ka qene reale apo nje shprehje per te fshehur fallsitetin madheshtor te saj), ne qofte se e ka shkruar ai ne menyre te pavarur, qe ne e parapame ne kapitullin Permbledhje).

Akademia e Shkencave e R.P. SH, Instituti i Historise, Kongresi i Lushnjes dhe Lufta e Vlores, Tiranë 1974.

Akademia e Shkencave e R.P. SH, Instituti i Historise, Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave te Shtetit te RPSH, Lufta e Popullit Shqiptar per clirimin Kombetar 1918-1920 (permbledhje dokumentesh), II, Tiranë 1976.

Akademia e Shkencave e R.P.S. te Shqiperise, Instituti i Historise, Çështje te levizjes demokratike dhe revolucionare shqiptare ne vitet 1921-1924, Tirane 1977.

Akademia e Shkencave e R.P.S. te Shqiperise, Instituti i Historise, Historia e Shqiperise, vell. 3, Tiranë 1984.

Akademia e Shkencave e R.P.S.SH., Fjalori Enciklopedik shqiptar, Tiranë 1985.

Akademia e Shkencave e Shqiperise, Historia e Shqiperise, vell. 3, periudha e Pavaresise 28 Nentor 1912 – 7 Prill 1939, Tiranë 2007.

Akademia e Shkencave e Shqiperise Fjalori Enciklopedik Shqiptar 2009.

Aleks Buda, Shkrime historike, vell. 4, Tirane 2000, Lufta e Vlores me 1920.

Arben Puto, Shqiperia politike 1912-1939, Tiranë 2009

Arben Puto, Çeshtja shqiptare ne Aktet nderkombetare pas luftes I Boterore, Vell. III, Tiranë 2001.

Ali Këlcyra, Shkrime per historine e Shqiperise, Tiranë 2012.

Ago Agaj, Lufta e Vlores            , Tiranë 2002.

Arben Cici, Marredheniet Shqiptaro-Italiane ne vitet 1920-1934, Tiranë 2002.

Abaz Hoxha, Filmi artistik shqiptar, Tiranë 1987.

Antonio Baldacci, Shqiperia e Madhe, Tiranë 2006.

Ali Asllani, Vepra e plote poetike, Tirane 2011.

Amedeo Giannini, L’Albania dall’indipendenza all’unione con l’Italia (1913-1939), Varese 1940.

Amedeo Xhanini, Shteti shqiptar nga Konferenca e Londres ne bashkimin me Italine 1913-1939, Tirane 2019.

Adem Zalla, 356 personalitetet me te shquar ne histori, Tirane 2018.

Aristidh Plaka, Ibrahim Xhamaj, Kalendari Enciklopedik, Tirane 1998.

Beqir Meta, Muharrem Dezhgiu, Xhevahir Lleshi, Histori e Popullit Shqiptar, 12 per gjimnazin, Tirane 2009.

Beqir Meta, Hasan Bello, Syrja dhe Eqrem Bej Vlora, vell. I, 1890-1913, Tirane 2020

Beqir Meta, Hasan Bello, Syrja dhe Eqrem Bej Vlora, vell. II, 1914-1953, Tirane 2020.

Beqir Meta, Hasan Bello, Syrja dhe Eqrem Bej Vlora, vell. III, Materiale, Tirane 2020

Bajo Topulli, Te tregosh per Gjirokastren e gjirokastritet, Tirane 2009.

Bardho Hysenaj, Histori e Laberise, Tiranë 2011.

Bujar Leskaj, Perfaqesuesit e Vlores ne Kuvendin e Shqiperise 1912-2009, Tirane   2009.

Bako Dervishaj, Shenime. Masakrat e pushtuesve ne Shqiperi dhe disa vleresime politike, Tirane 2005.

Blendi Fevziu, 100 vjet, nje eskursion ne politiken e shtetit shqiptar nga 1912-2012,

Tirane 2012.

Bekim Budo, Sherbimi i fshehte (85 vjet spiunazh 1920-2005, Tirane 2007.

Drejtoria e Arkivave Shteterore te R.P.Sh., Dokumenta e Materiale Historike nga

                          Lufta e Popullit Shqiptar per Liri e Demokraci 1917-1941, Tiranë 1959.

Dorian Koçi, Piketakime historike, kulturore, identitare, Tiranë 2016.

Donika Omari, Bahri Omari, jeta dhe veprimtaria, Tirane pa vit botimi.

Eqrem bej Vlora, Kujtime, vellimi i dyte 1912-1925, Tiranë 2001.

Eqrem Bej Vlora, Kalaja e Kanines dhe shkrime te tjera, Tirane 2004.

Enver Memishaj (Lepenica), Emblema e nje epopeje, Tirane 2010.

Enver Memishaj (Lepenica), Hysni Lepenica, Komandant i Pergjithshem i Fuqive te Ballit Kombetar (Dokumenta, Kenge, Kujtime dhe Rrefime, Tirane 2000.

Enver Memishaj-Lepenica, Prefektet e Qarkut te Vlores 1912-2012, Vlore 2013.

Fane Veizi, Qeveria e Kongresit te Lushnjes dhe veprimtaria e saj 1918-1920, Tiranë 1987.

Françesko Jakomoni, Politika e Italise ne Shqiperi, Tiranë 2005.

Faik Konica, Vepra 4, Leterkembimi. Tirane 2001.

Fatosh Voshtina, Kujtimet e mia nga studimet 1936-1958, Tirane 2016.

Gramoz Hysi, Organizimi i shtetit shqiptar dhe lufta politike rreth tij ne vitet 1920-1924, Tiranë 1988.

Gabriel Louis-Yaray, Shqiperia e panjohur. Ne mbreterine e re te shqiptareve, Tiranë 2006.

Gazmend A. Bakiu, Shqiperia Politike, artikuj dhe fotografi, Tiranë 2010.

Gazeta “Bashkimi i Kombit”, 1943-1944.

Grup autoresh, Elbasani-Enciklopedi, Elbasan 2003.

Gjergj Titani, Proletar Hasani, Personalitete ushtarake shqiptare ne vite 1912-Dhjetor- 1997 (vellimi i pare), Tiranë 1997.

-Gazeta “Zeri i Popullit”, dt. 11 gusht 1951.

Hasan Dosti, Nje jete per Çeshtjen Shqiptare, Tiranë 2008.

Hilë Lushaku, Ministrat e brendshem 1912-1944 (Jeteshkrime), Volumi 1, Tiranë 2009.

Hajredin Bej Cakrani, Kujtimet e nje firmetari, Tirane 2017.

Hasan Bello, Dokumente per Esat Pashe Toptanin, vell. II, Tirane 2021.

Homeri, Iliada, Tirane 1965, 1979, 2006.

Indro Montanelli, Shqipëria një dhe njëmije, Tiranë 2004.

Idajet Jahaj, Flakada te historise, prijesa te Lumit te Vlores 1847…1920, Fier pa vit botimi.

Ibrahim D. Hoxha, Enciklopedi Jug-Shqiptare, Vell. I, Tirane 2006.

Ibrahim D. Hoxha, Enciklopedi Jug-Shqiptare, Vell. II, Tirane 2009.

Iljaz Fishta, Theodhor Kareco, Prona Private ne Shqiperi 1924-1944 (permes

  burimeve arkivore e bibliografike, Tirane, DITURIA 1996.

Joseph Swire, Shqiperia, ngritja e nje mbreterie, Tirane 2005.

Justin Godart, Shqiperia ne 1921, Paris 1922, Tiranë 2015.

Justin Godart, Ditaret shqiptare, mars 1921-dhjetor 1951, Tiranë 2008.

Jovan Adami, Rruge dhe objekte arkeologjike ne Shqiperi, Tirane 1983.

Kuvendi i Shqiperise, Bisedime Parlamentare, 1920, Tirane 2012

Kristaq Misha, Levizja punetore ne Shqiperi, Tirane 1970.

Kaliopi Naska, Keshilli Kombetar 1920, Tiranë 2000.

Kastriot Dervishi, Historia e shtetit shqiptar, Tiranë 2006.

Kastriot Dervishi Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptare ne 100 vjet, Tirane 2012

Lirim Hoxha, Tahir Hoxha (1898-1974). Mes dallgeve, Tirane 2006.

Mehdi Frasheri, Kujtime (Vitet 1913-1933), Tiranë 2005.

Mitd’hat Frasheri, Fati i Shqiperise, esse te zgjedhura, Tirane 2009.

Mid’hat Frasheri, Vepra te zgjedhura, Vellimi 2, Tirane 2018.

Muin Çami, Lufta çlirimtare antiimperialiste e Popullit Shqiptar ne vitet 1918-1920,

Tiranë 1969.

Muin Çami, Marenglen Verli, Shqiperia ne Konferencen e Paqes (1919-1920),

Tiranë 2015.

Mehmet Kaso, Arsimi ne Sarande, Delvine e Konispol 1920-1944, Tirane 2003.

Miranda Vickers, Shqiptaret, nje histori moderne, Tirane 2008.

Mustafa Luçi, Ligjerime nga Laberia, Tirane 2006.

Neil Shehu, Lufta antiimperialiste e Vlores, Tiranë 1986.

Nasip Meçaj–Xhemil Çela–Fatmir Toçi, Enciklopedi e Kurveleshit, Tirane 2009

Petraq Dhana, Arsimi dhe kultura ne Myzeqe (1912-1990), pa vit botimi 2008.

Romeo Gurakuqi, Shqiperia dhe ceshtja shqiptare pas Luftes se Pare Boterore,

Shkoder 2007.

Roland Qafoku, 100 vrasjet me te bujshme 1912-2017, Tiranë 2017.

Robert Larry Woodall, Problemi shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris, Tiranë 2017.

Robert Elsie, Fjalori Historik i Shqiperise, Tiranë 2011.

Robert J. Stevens, Zhvillimet politike ne Shqiperi 1920-1939, Tirane 2004.

Resul Llogo, Kardhiqi, udhetim neper vite, Tirane 2003.

Rami Memushaj, Histori e Kurveleshit, vell. 1, Tirane 2004

Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike ne Shqiperi 1897-1942, Tiranë 1995, 2000.

Stefanaq Pollo, Ne gjurme te historise shqiptare, vell. 2, Tirane 2003.

Syrja Vlora, Kujtime nga fundi i sundimit osman ne Luften e Vlores, Tirane 2013.

Syrja Bej Vlora, Shqiperia Pasosmane (1912-1920), Shkup 2015.

Sabri Godo, Plaku i Butkes, bot. i dyte, Tirane pa vit botimi.

Spiro Vasil Mëhilli, Tirana 1920-1944, Tirane 2014.

Sami Frasheri, Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?, Tirane 1924.

Shyqyri Hysi, Rauf Fico shtetar dhe diplomat i shquar (monografi), Tiranë 2007.

Shyqyri Hysi, Prefektura e Gjirokastres ne Luften Kombetare te Vlores 1920,

Gjirokaster 2020.

Teki Selenica, Shqipria me 1927, Tiranë 1928.

Tefik Boletini, Perballe sfidave te kohes, Kujtime 2 (1916-1963), Tetove 1996.

Tajar Zavalani, Histori e Shqipnis, Tiranë 1998.

Turhan Pashe Permeti, Shqiperia perballe Konferences se Paqes, Paris 1919, Tirane 2007

Teodor Kareco, Skandal me librin: “Historia e Popullit Shqiptar, Tirane 2010.

Uran Asllani, Diplomacia dhe diplomatet shqiptare 1912-1944, Tiranë 2006.

Universiteti Shteteror i Tiranës, Historia e Shqiperise, vell. 2, Tiranë 1965.

Umberto Nani, Shqiperia mes Italise dhe Jugosllavise, Tirane 2019.

Vasil K. Dilo, Gazeta OMONOIA-KONKORDIA, Gjinokaster 1920.

Vasil K. Dilo, Ndergjegja kombëtare shqiptare dhe ndjenjat atdhetare shqiptare, doreshkrim, Arkivi i familjes Dilo dhe i imi.

Vasil K. Dilo, Koleksion shënimesh nga veprat e huaja relative në ceshtjen e formimit të    shtetit shqiptar tek tuk të komentuara prej nevet, doreshkrim. Arkivi i familjes Dilo dhe i imi.

Valentina Duka, Histori e Shqiperise 1912-2000, Tiranë 2007.

Valentina Duka, Qytetet e Shqiperise ne vitet 1912-1944, Tirane 1997.

Veli Haklaj, Kryengritja e Delvines e vitit 1937. Historia e plote e nje rebelimi nen driten e dokumentave arkivore, Tiranë 2009.

Vladan Gjorgjeviq, Shqiptaret e Fuqite e Medha, Tirane 2015.

Gjeneral Vincenzo Muricchio, Shqiperia: Mision dhe arrest, Tirane 2018.

Xhorxh F. Wiliams, Shqiptaret, Tirane 1999.

 

SHENIM: Ky studim nuk eshte i perfunduar. Gjate mbledhjes dhe konspektimit te materialit vura re se ai eshte pak me i gjere: 1-mungon ballafaqimi i artikullit te Aleks Budes te botuar ne gazeten “Zeri i Popullit” me 11 gusht 1951 mbi Luften e Vlores 1920 me te njejtin material te botuar ne veprat e tij (vell. 4), gje te cilen do ta realizoj se shpejti; 2-mungon ballafaqimi i vepres se Ago Agaj mbi Luften e Vlores 1920 te botuar ne Toronto te Kanadase me 1968 me te njejtin material te botuar ne Shqiperi me 2002, gje teper e veshtire per mua tani per tani, pasi e kam te pamundur te gjej nje botim te atij viti ne Kanada.

 

Tiranë, Babice, Gjorm, Kote, Kanine, Drashovice,

                                         Kuç, Vlore, Dukat, Tragjas i Vjeter, Cakran;

                           shkurt-maj  2021.