Artikuj

32-Perse revoltohen ndjenjat kombetare te shqiptareve 01.10.2009

Posted by Genc Hoti

Loading

32- Përse revoltohen ndjenja kombëtare të  shqiptarëve?

 

Si rrufeja ne të kthjellët më 17 shtator 2009 promovohet Enciklopedia Maqedonase dhe akademiku Bllazhe Ristovski deklaron se ajo paraqet fakte shkencore për shqiptarët; por pa kaluar java kjo akademi pranoi rishikimin e këtyre fakteve duke vënë në dyshim punën e bërë, vetëm në qoftë se e gjitha kjo është një krijesë e masmedias shqiptare. Duke e parë problemin sipas konteksit të një vëndi ballkanik, ku shkenca është një ilustracion politik, nuk na duket ndonjë hata e madhe, por kur thuhet që shqiptarët janë “njerëz mali” dhe “ardhacakë” në Maqedoni duhet ndalur pak dhe analizuar problemi pasi nocioni shkencë dhe raporti njerëz mali // ardhacakë nuk përputhen në planin e ekzistencës. Raporti i fundit nuk është shkencor dhe nuk përqaset kërkund me realitetin, sidomos për shqiptarët. Me sa duket akademikët maqedonas e quajnë veten të tillë jo se merren me shkencë, por me qënë se bota ka të tillë le të ketë dhe Maqedonia pasi ndoshta krijesa politike me një emër të tillë mundet të konkurojë në planin e mashtrimit politik dhe t’i hapë rrugë shkatërrimit të vetvetes. Kjo është përsa i përket anës empirike të krijuesve të kësaj enciklopedie, por problemi ka dhe anën tjetër të medaljes: revoltën formale të inteligjencës shqiptare brënda dhe jashtë Maqedonisë

Si është e vërteta e shqiptarëve të Maqedonisë dhe e vetë sllavëve të Maqedonisë? A mund të jetë e vërtetë që shqiptarët të kenë ushtruar dhunë mbi  ta në shekullin e XVI-të dhe cili është realiteti? Kush e krijoi Maqedoninë dhe i dha një emër të lavdishëm që nuk përputhet kërkund me botën sllave? Përse maqedonasit e sotëm kërkojnë të hiqen si maqedonasit historikë të djeshëm dhe të huazojnë një emërtim politik me të cilin nuk kanë asnjë lidhje? Por më përpara se t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve duhet parë revolta formale e inteligjencës shqiptare brënda dhe jashtë kufijve të Maqedonisë, pasi une pretendoj se i gjithë themeli i shtrëmbërimit të historisë së shqiptarëve, nga ana e maqedonasve, e ka burimin pikërisht tek kjo inteligjencë dhe tamam-tamam faji bie mbi Akademinë e RPS të Shqipërisë, e cila i ka krijuar të gjitha kushtet për lulëzimin e një shkence antishqiptare jo vetëm brënda kufijve tanë, por dhe te komshinjtë antishqiptarë. Problemi nuk është kaq formal sa duket dhe, në qoftë se do të flasim me gjuhën e shkencës, ai është tej i stërzgjatur dhe kërkon ndryshimin e metodikave që mbulojnë të tilla probleme.

Përse e ndjejnë veten të fyer sot nga Enciklopedia Maqedonase intelektualët shqiptarë kur para një viti Oliver Jens Schmitt e bëri Gjergj Kastriotin sllav? Si u përgjigjën këta intelektualë ne planin shkencor? Nuk është e mjaftueshme të thuash se Schmitt e kishte gabim, duhej një argument ne ate plan, ku të vërtetohej që Schmitt gënjente me dashje dhe ishte në rezonancë me mashtrimet e sotme të Akademisë Maqedonase të Shkencës dhe Arteve. A e kupton lexuesi shqiptar tashmë thelbin e pretendimit mbi figurën karizmatike të Gjergj Kastriotit të formatuar nga  ky autor? Përse zhurma e ngritur nga shqiptarët në vitin 2009 kishte më tepër karakter popullor se sa shkencor? Përse nuk përputhet mendimi metodik i intelektualëve politik shqiptarë (përmënd ketu akademik Kristo Frashërin, Fatos Lubonjën, Ardian Klosin) me atë të studiuesve autodidaktë (përmënd këtu Qamil Alushin dhe Mexhit Demirin, Fatos Dacin, Sandër Lleshin, Ardian Ndrecën, etj.)? Çfarë fshihet këtu? Përse, më së fundi, nxorri kokë paaftësia shkencore e produktit komunist, e cila si një bllok i vetëm pretendon se Enciklopedia Maqedonase e ka gabim? Përse e ka gabim kjo enciklopedi, kur i tërë pretendimi i saj mbështetet mbi interpretimet e Akademisë së Shkencave të RPS të Shqipërisë dhe produktin intelektual të epokës komuniste? Çfarë kujtojnë këta intelektualë se u harrua e kaluara komuniste dhe bota antishqiptare do t’i mbyllë të dy sytë përpara mashtrimit te realizuar përgjatë 45 viteve të lulëzimit së saj? Në qoftë se këtë e keni realizuar në brëndësi të popullatës shqiptare, brënda shtetit të tyre, bota jashtëshqiptare nuk ka këtë mendim. Le të shohim intepretimet e kësaj akademie ne të 25 vitet e ekzistencës së saj, paçka se në një farë mënyre e kemi paralajmëruar lexuesin shqiptar për gabimet e kësaj akademie (për këtë shih Ku gaboi Akademia e Shkencave e RPSSh, botuar në gazetën “Ndryshe”, dt. 19.07.2008, albanovaonline.com, dt 12.06.2008, logoreci.com, tetor 2008) dhe nuk ka pasur asnjë revoltë të inteligjencës jo vetëm komuniste, por edhe post saj, dmth pas 1992. Kërkush nuk po kujtohet për atë që ka realizuar produkti intelektual komunist dhe po të mos ishte Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë gjërat do të flinin pikërisht sipas mashtrimit komunist.

Le ta them që në fillim se përgjegjësia e karakterit antishqiptar të Enciklopedisë Maqedonase të botuar më 17 shtatot 2009 është e palës shqiptare, këtu në Shqipëri, ku pseudoakademikët e të dy krahëve mundohen më të gjitha mënyrat të gënjejnë popujt e tyre, veçse pala shqiptare i shpëton përgjegjësisë pasi e ka bërë këtë në kohën e diktaturës. Por kjo të çon në përfundimin e karakterit politik të akademisë së sotme maqedonase, gjë që nuk është detyra ime për ta kostatuar. Vini re se çfarë ka ndodhur me studimet “shkencore” shqiptare që trajton problemet e gjenezës së shqiptarëve të sotëm (po ndjekim kronologjinë e përmbajtjes kohore të literaturës):

Më 1965 në Shqipëri u botua vepra madhore Iliada e Homerit. Nuk e di se sa janë ne dijeni akademikët shqiptarë, por Iliada e Homerit eshte vepra e vetme qe argumenton qe paraardhesit e helenëve nuk jane race e bardhe dhe vendbanimi i tyre, para 3500 viteve, ka qene Azia e Vogel prej ku ata invaduan ishujt e Egjeut dhe tokat e fiseve ilire ne kontinent mbi të cilët ata ndikuan domosdoshmërisht, sipas interesave të vëndasve, duke e tjetërsuar një pjesë të botës ilire në epirotë. Te gjitha keto u mbuluan ne kuvendin e pare të studimeve ilire (1972), por u pa qe ekzistonin dhe nxirrnin tjeter problem per iliret, te cilin e kam evidentuar ne artikullin e botuar ne “Gazeta shqiptare”, dt. 17.09.2006, albanovaonline.com, dt. 27.11.2007, logoreci.com, dt. 04.10.2008: Cfare nuk dine shqiptaret e sotem nga filozofia e historise dhe gjeneza milionavjecare e popullit te tyre. Me sa kam kuptuar trinomi Akademi e shkencave – Kongresi i drejteshkrimit te gjuhes shqipe – Kuvendi i pare i studimeve ilire, përpara se te realizonin ndryshimin e historisë të popullit shqiptar, kane pasur si pengese kryesore pikerisht Iliaden e Homerit dhe ne kete menyre eshte kerkuar ribotimi i Iliades ne perputhje me kongresin e drejteshkrimit çka nenkupton ndryshimin e permbajtjes se vepres ne funksion me idete e atyre qe masakruan historin e popullit shqiptar ndër gjysem e dytë të shekullin e fundit.

Po te krahasojme dy botimet e Iliades, te 1965 dhe te 1979, do te dallojme keto dy ndryshime kryesore:

Se pari eshte hequr në botimin e 1979  e gjithe superrelativa mbi perkthyesin (prof. Gjon Shllaku) e botuar në 1965-sën, qe (une mendoja se ishte nje prift, për këtë shih Iliada dhe Homeri në Shqipëri, albanovaonline.com-14.05.2008, logoreci.com-04.10.2008) eshte persekutuar dhe nuk e ka pyetur njeri per botimin e dyte. Pastaj fakti i mungeses se ekipit redaktues dhe heqja e vetelavderimit mbi punen e ketij ekipi (ne raport me punen kolosale te perkthyesit ka bere nje zero te madhe) ma ka perforcuar mendimin se botimi i dyte eshte bere pa lejen e perkthyesit.

Se dyti permbajtja e dy botimeve të atëhershme të Iliadës ndryshojne nga njera – tjetra pikerisht tek kenga e katert. Po te krahasohen vargjet 335 – 340 te botimit te 1965 me vargjet 328 – 332 te botimit te 1979 do te veme re se kane te njejten permbajtje formale, por numuri i vargut ndryshon. Perse? Si ka mundësi të përkthehet një vepër dhe t’i ndryshohen vargjet? Eshte zevendesuar emertimi i fisit te akejve me emertimin e fisit te danajve, kur dihet se akejte vinin nga ishujt e Egjeut dhe danajt nga veriu kontinental. Ne kete pike historiografia letrare shqiptare ka bere nje permbysje te realitetit duke mos evidentuar dot ndryshimet e fiseve te bashkuara nen drejtimin e Agamemnonit  ne luften e Trojes. Dua t’i kujtoj lexuesit se kjo kenge eshte me kryesorja ne vepren e Homerit qe merret si argument mbi organizimin shoqeror te fiseve te atyre koherave heroike dhe te permendur rendom nga Hegeli, Fojerbahu, Marksi, Engelsi, Morgani etj. Ndryshimi i permbajtjes se kesaj kenge konform qelizave shoqerore qe kane ndertuar shoqerine parahelene te asaj kohe eshte shfrytezuar nga te vetequajturit studiues shqiptare per te ndertuar nje shoqeri paralele parailire me ate te parahelenëve te kohes se Iliades dhe per baze merret botimi i dyte i kesaj vepre, të ndryshuar me qëllim, por që kërkush nuk u revoltua në atë kohë. Kjo është arësyeja përse unë i kushtova një artikull më vete problemit të Homerit dhe Iliadës në Shqipëri (shih albanovaonline.com, dt 14.05.2008 dhe logoreci.com, dt 04.10.2008). Mbi këtë bazë teorike ireale kanë lindur një sërë idesh të pasqyruar nga historianë jo vetëm diletantë, por dhe tmersisht antimaterialist a thua se kjo e fundit përbën detyrën e tyre pasuniversitare. Mund të përmënd me rrallë, pa i dhënë rëndësi vitit të botimit dhe përmbajtjes specifike të punimeve, por që në thelbin e tyre bëhet fjalë për reflektim shoqëror tek popujt e Europës nga trungu pellazgo-ilir:

-Elena Kocaqin me punimin “Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane”, Tiranë 2007;

-Eva Brinja me punimin “Antikiteti, helenët janë ilirë të zbritur në Egje”, Tiranë 2005;

-A.F.Kocaqi, “Shqipja Pellazge”, Tiranë, 2009;

-Dr. Arsim Spahiun me punimin “Pellazgët dhe ilirët në Greqinë e vjetër”, Tiranë, 2006;

-Fiqiret Barbullushi me punimet: “Akili, Odiseja.. nuk ishin helenë”, Tiranë 2007 dhe “Akili dhe Agamemnonin”, Tiranë, 2009;

-Ali Eltarin (Lapi) me punimin “Pellazgët krijuesit e qytetërimit botëror”, Tiranë, 2008;

-Dr. Arsim Spahiu me punimet “Orakulli i Dodonës dhe epirotët (shek. XX-II para e.s.), mitollogjia dhe feja epirote”, vëll. I, Tiranë, 2008 dhe “Iliriciteti i maqedonasve dhe epirotëve”, Tiranë, 2006

-Myzafer Korkutin me punimin “Parailirët, Ilirët, Arbërit”, kapitulli Parailirët, Tiranë, 2003;

-Por që ekziston edhe një libër i botuar pikërisht në ato kohëra i Zahari Manjanit “Fundi i “misterit” Etrusk”, Tiranë, 1973, që lidh etruskët me ilirët pa çka se zhvillimi përkatës shoqëror ndryshon si nata me ditën.

Të gjithë këto libra studimorë nuk do të kishin asnjë të keqe me përfundimet e tyre në qoftë se nuk do të ishin në kundërshtim me ligjet e natyrës dhe me pamundësinë e pallazgëve për t’ju imponuar komshinjve sado pak. Duhet pranuar se rreth viteve 1970 – 1980 në Shqipëri literatura e këtyre problemeve nuk ka guxuar të analizojë brendinë e botës parailire (bota pellazge) dhe ta përgatisë këtë  shoqëri të lidhur me botën ilire; autorët e kësaj literature, duke përfshirë edhe studiues të huaj, janë treguar shumë më të matur dhe konkretë duke e lënë në heshtje problemin e zhvillimit të botës pellazge pa çka se është tentuar të bashkohet pellazgjishtja me ilirishten edhe pse nuk njihet as pellazgjishtja dhe as ilirishtja (Kuvendi i Parë i studimeve ilire, Myzafer Korkuti, “Rreth formimit të etnosit ilir”, voll. I, f. 75). Mund të përmënd me rrallë:

-Mark Tirtja, “Elementë të kulteve ilire te shqiptarët”, Kuvendi i Parë i studimeve ilire, vëll. II, f.281-302;

-Zef Mirdita, “Studime Dardane”, f. 18;

-Karl Trajmer “Non coronabitur nisi legitime certaverit”, në “Studime për nder të Aleksandër Xhuvanit”, f. 539;

-Selim Islami-Hasan Ceka, “Të dhëna të reja mbi lashtësinë ilire në territorin e Shqipërisë”, në “Përmbledhje artikujsh arkeologjikë për historinë e lashtë të Shqipërisë” pj. I, disp. I, f. 10.

Në këtë rast këtu fshihet një ndër sekretet e shkencës së historisë së njerëzimit, që konstatohet nga pamundësia e shkences se sotme për të zbuluar shënjën dalluese të popujve nga popujt jashte karakterit racor, por brënda kuadrit shoqëror të zhvillimit dhe këtu qëndron anaidealiste e studimeve të sotme historike. Kjo pamundësi çoi në përfundimin e ekzistencës së një shoqërie ilire të organizuar sipas mënyrës shtetërore edhe pse pothuajse te gjithe studiuesit e huaj e kane konsideruar te pamundur. Kujtoj te gjithe referuesit e huaj ne Kuvendin e Pare dhe te Dyte te studimeve ilire e qe jane kundershtuar me force nga studiuesit shqiptare te epokes komuniste pa asnje lloj argumenti dhe ne kundershtim me filozofine materialiste, ku ata kane pase pretenduar ne ate kohe se mbeshteteshin.

Të ndërtosh një shoqëri ilire në mënyrë artificiale dhe t’i dedikosh shtetin ilir, paralel me qytet-shtetet greke, do të thotë të mos kesh kuptuar thelbin e shkencës së historisë të njeriut dhe përmasën më kryesore të saj, atë që shkencat e tjera e kanë të konsoliduar dhe mbi çbazë ekzistojnë bindëshëm: botën e relacioneve universale me pasojat dhe shkaqet e veta rastësore dhe të domosdoshme. Mund të përmënd me dhjetra studiues shqiptarë të viteve 1960-1990 që analizojnë shoqërinë ilire duke arritur në përfundimin mbi ekzistencën e shtetit ilir, por pa e argumentuar dot ne planin hapsinor shoqeror; si për shëmbull

– në Kuvendin e parë të Studimeve Ilire (1972):  Aleks Budën, Stefanaq Pollon, Myzafer Korkutin, Selim Islamin, Neritan Cekën, Skënder Anamali, të cilët pretendonin se shoqëria ilire kishte arritur stadin e zhvillimit deri në vendosjen e marrëdhënieve skllavopronare të prodhim-shkëmbimit.

-Më pas paraqiten pjesmarrësit në  Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, f. 209, me kumtesen “Mbi disa tipare te se drejtes zakonore”.

– F. Drini në “Bibliografi e arkeologjisë dhe historisë së lashtë të Shqipërisë 1972-1983”, f. 37;

-Aleks Buda në “Shqiptarët dhe trojet e tyre”, f. 29;

-Aleks Buda në “Etnogjeneza e popullit shqiptar në dritën e historisë”, Konferenca kombëtare për formimin e popullit shqiptar të gjuhës dhe të kulturës së tij, f. 18, Tiranë, 1988.

-Neritan Ceka në “Apollonia e Ilirisë”, f. 65 dhe “Qyteti ilir pranë Selcës së Poshtme”, f. 6;

-Gjerak Karaiskaj, “Butrinti dhe fortifikimet e tij”, f. 25;

-Myzafer Korkuti, “Mbi disa probleme etnike të historisë së lashtë të Shqipërisë”, në Zëri i Popullit, dt 18 maj 1985;

-autorët e tekstit universitar: “Historia e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri”, kreu I-rë, f. 3-20; te cilet u kane mesuar studenteve shqiptare menyren se si permbyset historia e popullit shqiptar ne fushen e juridiksionit.

-Selim Islami me “Historia e Ilirëve”, Tiranë 2008;

-Kristo Frashëri me “Historia e Qytetërimit shqiptar”, Tiranë 2008;

-Arion Hysenbegas  me “Ngadhënjim mbi mijëravjeçarët”, Tiranë 2009;

-“Historia e Popullit Shqiptar”, vëll. 1, botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Historisë, Tiranë 2002;

-“Himara në shekuj”, botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 2002;

-Neritan Ceka, Myzafer Korkuti me “Arkeologjia”, Tiranë, 1993;

-Moikom Zeqo me “Aspekte të mitologjisë ilire” ku pretendohet se këta të fundit kishin politeizmin e tyre, f. 38;

-Neritan Ceka me “Ilirët”, Tiranë, 2001;

-Mexhit  Kokalari me “Epiri, kryeqëndra e qytetërimit antik në Europë”, Tiranë 2001;

-Kristo Frashëri me “Historia e Kosovës”, Tiranë, 2008.

Por të gjithë këto binin ndesh me pikëpamjet dinjitoze të shkencëtarëve shqiptarë të Kosovës, të cilët e njihnin proçesin e formimit të shtetit shumë më mirë se studiuesit shqiptarë në tokën mëmë duke mos pranuar kompremisin. Mund të përmënd:

-Zef Mirditën me punimin “Studimet Dardane”, Tirane 1982

-Ali Hidrin me “Historiografia jugosllave mbi shtetin ilir” në Kuvendi i Parë i sturimeve ilire, vëll. 1, f. 349-351,pjesa 1: Mendimi që mohon ekzistencën e shtetit ilir.

Më ka habitur pa masë kurajo shkencore e studiuesit Damian Komata, i cili punimin e tij “Qyteti iliro-arbëror i Kaninës” nuk e politizoi sipas pikëpamjeve të Enver Hoxhës duke heshtur në drejtim të organizimit shoqëror të banorëve të Kaninës së lashtë.

Metodika shtetërore e studimeve shqiptare u shtri edhe për periudhën mesjetare të Europës ku popullata arbërore na paska pasur principatat e veta feudalë dhe Gjergj Kastrioti shtetin e tij feudal. Nga njera ane kjo lidhte iliret me arberit, por krijonte pamundesine teorike te lidhjes se duetit te mesiperm me boten shqiptare. Pak a shume kemi keto studime, per këtë problem, me këtë përfundim (pa i dhënë rëndësi kohës së botimit):

-Kasem Biçoku, “Për Skëndërbeun”, f. 270-278, Tiranë, 2005

-Pëllumb Xhufi, “Nga Paleologët tek Muzakajt”, Tiranë, 2009

-Kristo Frashëri, “Skëndërbeu, Jeta dhe Vepra”, f. 176-208, Tiranë, 2002

-Kahreman Ulqini, “Bajraku në organizimin e vjetër shoqëror”, f. 130, Tiranë, 1991

-Pranvera Bogdani, “Prirjet drejt bashkimit shtetëror të trojeve shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XIV dhe në fillim të shek. XV”, në Konferenca kombëtare për formimin e popullit shqiptar të gjuhës dhe të kulturës së tij (2-5 korrik, 1982), f. 121-131, Tiranë, 1988

-Selami Pulaha, “Pronësia feudale në tokat shqiptare (shek. XV-XVI)”, Tiranë, 1988.

-“Etnogjeneza e popullit shqiptar”, Tirane 1982,  f. 82.

Permbledhja analitike e ketyre punimeve na çon ne ndertimin e ekuacionit dinamik te meposhtem, i cili eshte i afte te lidhe te tre fazat e pretenduara historike te banoreve te trojeve te banuar me vone nga shqiptaret, skllavopronarine + mesjeten e mesme + mesjeten e vone:

shteti ilir →  shteti arber → shteti feudal i Skenderbeut

Por nga ana tjeter ky ekuacion, aq i lehte per t’u ndertuar, e hedh ne ere lidhjen e popullatave te mesiperme me popullaten shqiptare te shekullit te XX-te duke krijuar hendekun e pakapercyeshem te lidhjes se popullit shqiptar me ta, gjë të cilën do ta shohim më poshtë

Krahasimi i te gjitha ketyre studimeve me gjendjen reale shoqerore te popullit shqiptar ne fillim te shekullit te XX-te tregon se interpretimet e ketyre studiuesve nuk jane jo vetem reale, por ato, mbi te gjitha, e kane ndryshuar esencen e autoktonise se popullit shqiptar ne dem te tij duke arrire ne perfundimin se shqiptaret jane autoktone relative edhe pse ky nocion nuk mund te ekzistoje nga pikepamja gjuhesore, pasi jane dy fjale te kunderta qe nuk mund te perbashkohen dot (autokton do te thote jo i ardhur, vendas, dhe perbashkimi i saj me nocionin relativ eshte i pakuptimte). Mbi kete baze analitike nuk mund te arrihet ne perfundimin se shqiptaret jane te ardhur rreth shekullit te 30 pa. Kri. (kështu pretendon studiuesi Emil Lafe, sipas të cilit ilirët janë të ardhur 3000 vjet pa. Kri., vetëm se këtë e ka thënë në një intervistë televizive). Pasi ne kete rast ata nuk jane autoktone dhe kjo eshte ndihmesa e pare qe Akademia e Shkencave te RPSSh i ka dhene botes antishqiptare.

Fakti që në fillim te shekullit e XX-të shqiptarët kanë në brëndësi të organizimit të tyre social elemente shoqerore te mëposhtëm sipas nje dinamike rigorizisht ligjore dhe te barabartë me popujt e prapambetur kohorë jashte races se bardhe (psh inkasit dhe acteket i kane keto karakteristika me kete hapsesire në shekujt  XIV-XV pas Kri.) duhet te sherbeje si nje argument bindes mbi ekzistencen e nje organizimi shoqeror larg shtetit klasor. Pikerisht ne kete pike qendron e fshehta e gjenezes se popullit shqiptar dhe pikerisht kete pike nuk ka mundur te evidentoje Akademia e shkencave te RPSSh. Panorama hapsinore e ketyre elementeve eshte analizuar si me poshte:

1-pronën fisnore;

-keshte pranohet qe ne mesjeten e vone europiane shqiptaret kishin pronen e perbashket, (“Konferenca kombetare e studimeve etnografike”, Tirane 1974, f. 171)

-pranohet ekzistenca e dy formave te pronesise: ajo e perbashket dhe prona private ku e para nepermjet nje procesi gradual kalon ne te dyten (Kumtesa e Rrok Zojzit “Mbeturina te rendit fisnor ne disa mikrorajone te vendit tone”, Konferenca kombetare e studimeve etnografike, Tirane, 1974, f. 169)

-pranohet bashkesia e pronave te vogla private, prona cifligare dhe prona e perbashket te trasheguar nga rendi i bashkesise primitive (“Konferenca kombetare e studimeve etnografike, Tirane, 1974, f. 220”)

2-të drejtën zakonore të pashkruar

Ne shekullin e XX-te kjo e drejte ekziston mirefilli ne permasa absolute kur deri me 1944 e suprimonte pushtetin qendror shteteror ne Tirane. Ekzistenca e saj nuk eshte analizuar kurre ne permasa mbarekombetare dhe rrjedhimisht asnjehere nuk eshte konstatuar diferenca midis tyre jo vetem ne permbajtje, por as ne planin kohor. Puna titanike e te vetmit studiues te kesaj fushe, profesorit te nderuar Rrok Zojzi (nje studim ne 6000 faqe a4, kam pasur fatin e mire ta shoh me syte e mi), u zhduk me vdekjen e tij. Puna e profesorit te nderuar u muar neper kembe mbi c’baze linden nje sere punimesh me pretendime pa domethenie. Keshte qe ngelen vetem punimet e At’ Shtjefen Gjecovit dhe Imzot Frano Ilias mbi “Kanuni i Lek Dukagjinit”, Tiranë 1933 (ribotuar i plote me 1993) dhe “Kanuni i Skenderbeut”, Milot, 1993. U cfaqen me vone “Kanuni i Lek Dukagjinit (varianti i Pukes)” me autor Xhemal Meçi, Tirane, pa vit botimi; “Kanuni i Dibres” me autor Xhafer Martinin, bot. I,Tirane, 2003 dhe bot. II, Tirane, 2007; “Kanuni i Labërisë” me autor Ismet Elezi me ndihmën e prof. Rrok Zojzit, Tiranë, 2006 që ishte vazhdimi i librit “E drejta zakonore e Labërisë” me botim ne vitin 1994 dhe 2002 të të njëjtit autor rëndësia e të cilit ishte e paçmueshme pasi plotësonte kuadrin gjeografik të të drejtës zakonore shqiptare anë e kend Shqipërisë duke treguar ekzistencës e një qelize në mënyrë determinuese në zhvillimin shoqëror të shqiptarëve përgjatë shekullit të XX-të;  “Kanuni i Lures (kararet e dheut)”, botuar ne revisten lokale Dibra dhe Dibranët, Peshkopi, 1981; ndërsa më 2003 u botua “Statutet e Shkodrës”,  nga ana e Komitetit të pajtimit kombëtar, me një hyrje të prof. Ismet Elezit, dhe më 2009 “Statutet dhe urdhëresat e Kapitullit të Kishës Katedrale të Drishtit”, me përkthyer dr. Musa Ahmeti dhe dr. Etleva Lala.

Por falë studimit të shumë autorëve të huaj dinjitozë janë realizuar intepretime që tregojnë se e drejta zakonore shqiptare ka qënë prezent mirëfilli edhe në shekullit e XX-të. përmënd me rrallë, pa i dhënë rëndësi kohës dhe përmbajtjes:

-M. E. Durham, “Për fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve”, Tiranë 2009

-Margaret Hasluk, “Kanuni shqiptar (ligji i pashkruar shqiptar)”, Lisitan, 2005

-“E drejta zakonore, shoqëria, ligji” me grup autorësh ku komentohet kanuni i Lek Dukagjinit, por që i janë bashkangjitur studimet e dy autorëve shgqiptarë të cilët kërkojnë të argumentojnë shtetin mesjetar shqiptar në bashkëjetesë me këto kanune

-Tre punimet e At Giuzepe (Zef) Valentinit: “Statuti personal në Shqipëri në epokën e Skëndërbeut”, Tiranë 2007, “E drejta e komuniteteve në traditën juridike shqiptare”, Tiranë, 2007 dhe “Ligji i maleve shqiptare (nga relacionet e Misionit Shëtitës Jezuit në Shqipëri 1880-1932)”, Tiranë 2007.

Këto kanune dhe statute ndahen në tre grupe kryesore:

1-Statutet e qyteteve, ai i Drishtit datohet i shkruar në vitin 1468, por gjurmët e të cilit datohen që në vitin 1397, të paktën (f. 19); ndërsa ai i Shkodrës pranohet të ketë ekzistuar që në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të XIV dhe para vitit 1346, kur Stefan Dushani mori titullin perandor (car), (f. 1,2). Flitet për ekzistencën edhe të statuteve të Durrësit, Tivarit dhe Budvës (po aty).

2-Kanunet e kohes e mesjetës së vonë, Luk Dukagjinit dhe Skëndërbeut me shtrirje kohore deri në shek. e XX-të

3-Kanunet popullore si ai i Dibrës, Laberisë dhe Lurës me shtrirje kohore deri në shek. e XX-të.

Krahasimi i përmbajtjes sipas këtij grupimi nxjerr përfundimin se ekzistenca kohore e tyre eshte ne proporcion te zhdrejte me permbajtjen gje qe te con ne perfundime te tjera nga ato te pretenduara nga autoret, ku vlen të përmëndet se hartimi i tyre është bërë për qëllime krejt të tjera nga njëri grupim tek tjetri. Ne kete fushe ka shume pune per te bere vecse gjerat duhet t’i neneshtrohen nje metodike tjeter analitike, perfundimet e te ciles te cojne ne perfundimin qe aplikatoret e ketyre kanuneve jane njerezit me te vjeter te Europes dhe si te tille jane te vetmit autoktone “absolute” te kontinentit. Problemi i te drejtes zakonore shqiptare nuk eshte aspak ashtu sic shkruhet nga studiuesit shqiptare; ka ardhur koha te ndryshohen interpretimet mbi kete te drejte dhe t’i jepet vendi i merituar ne historine e popullit shqiptar, pasi eshte nje nder dy qelizat kryesore pergjegjese te mbijeteses se popullit shqiptar nder shekuj, sidomos pas shekullit te XV-te kur popullata arberore ka qene ne prag te zhdukjes totale. Kete gje shqiptaret e sotem nuk e dine dhe historiografia komuniste ka heshtur per kete fakt. Perjashto hapesiren Lezhe-Puke-Mat-Gramsh-Kavaje-Tirane-Kruje, sipas ndarjes se sotme administrative, e gjithe pjesa tjeter e territoreve te banuara nga arberit ka qene e pushtuar nga sllavet e Veriut dhe Lindjes së Ballkanit me tendencë eleminimin e te gjithe botës arbërore. Kjo eshte ndihmesa e dyte qe Akademia e Shkencave te RPSSh i ka dhene botes antishqiptare.

3-familjen patriarkale,

-vete ndertuesi i rendit komunist shqiptar ka pranuar se familja patriarkale dhe mbeturinat e rendit fisnor ekzistojne mirefilli ne Shqiperi (Enver Hoxha, Vepra 43, Tirane, 1984, f. 498 dhe Vepra 47, Tirane, 1985, f. 234,

-pranohet se ne prak te clirimit familja patriarkale ka qene nje tip mbizoterues ne qytet dhe fshat (Zana Alia, “Familja socialiste dhe struktura e saj”, Tirane, 1988, f.17

-pranohet qe familja patriarkale ishte monogami per gruan dhe poligami per burrin (Enver Hoxha, vepra 13, Tirane, 1980, f. 58)

-ky pozicion i familjes ka ekzistuar deri ne ditet tona kur me 1988 ne fshatin Sakat, te rrethit Puka, shtetasi S.H. kishte dy gra, njeren e kishte divorcuar (por e mbante ne shtepi si kryezonje) dhe tjetra ishte mbesa e te pares me te cilen kishte 27 vjet diference dhe 8 femije. Po keshte ne Gjinar te Elbasanit nje banor kishte dy gra, por nen presionin e fshatit e ndau njeren. Kjo gjendje e familjes ka qene prezent edhe ne fshatrat e rrethit te Dibres deri rreth viteve 80. Me studimin e ketij problemi jam marre personalisht per 36 vjet ne te gjithe territorin e Shqiperise dhe gjerat jane pak si anormale pasi patriarkaliteti familjar mund te quhet i eleminuar plotesisht vetem pas vitit 1992 dhe jo per merite te politikes komuniste, e cila e goditi patriarkalitetin familjar për të ndërtuar familjen socialiste, përmbajtja e së cilës nënkupton shumë më tepër parametra se sa ato të deklaruara.

4- mbetjen e besimeve pagane krahas besimeve monoteiste;

-pranohet  konvertimi i paganizmit në krishterim (Skënder Muça në studimin “Krishterimi në shekujt V-VI dhe roli i tij në proçeset integruese në territoret e Ilirisë së Jugut”, Krishterimi ndër shqiptarë, f. 137, Shkodër 2000).

-pranohet qe tek banoret e kultures se Komanit ruheshin ende mbeturinat e kulteve pagane (“Etnogjeneza e popullit shqiptar”, Tirane, 1982, f. 77, 78)

-pranohet se nder shqiptaret e Jugut dhe te Veriut ekzistojne besime pagane te trasheguara nga bota ilire ( “Elemente te kulteve ilire te shqiptaret”, Kuvendi i pare i studimeve ilire, vell, II, f. 284

-pranohet se kultura popullore shqiptare e kishte te gershetuar monoteizmin e krishtere me elemente pagane te trasheguar nga epokat e meparshme (“Kultura popullore si shprehje e vecorive etnike dhe e formimit te kombit shqiptar”, Konferenca kombetare e studimeve etnografike, Tirane, 1974, f. 41)

5-klasat shoqerore,

-pranohet diferencimi ekonomik, por klasat antagoniste konsiderohen te paformuara (Koli Xoxe, “Marko Bocari”, Tirane, 1988, f. 8, 10)

-pranohet qe iliret njihnin ndarjen klasore te shoqerise se tyre (J. Adami, “Rruge dhe objekte arkeologjike ne Shqiperi”, f. 7)

-pranohet fillimi i grupimeve shoqerore te diferencuara deri ne periudhen e bronxit te mesem (B. Jubani, “Germime ne vorrezat tumolare ilire te Krumes (Rrethi Kukesit)”, Permbledhje artikujsh arkeologjike per historine e lashte te Shqiperise, disp. I, f. 151)

-pranohet organizimi fisnor ne disa mikrorajone te Shqiperise ne shek. XX-te (Kumtesa e Rrok Zojzit mbajtur ne Konferencen Kombetare te studimeve etnografike, 28-30 qershor 1976).

-pranohet pabarazia shoqerore tek disa grupe te vecenta te popullates ilire (B.Jubani, “Te dhena per kulturen tumulare”, Kuvendi i I-re i studimeve ilire, vell, I-re, f. 192.

-pranohet ekzistenca e aristokracise fisnore ilire (S.Anamali, “Qytetet Dyrrah e Apolloni dhe marredheniet e tyre me iliret”, Permbledhje artikujsh arkeologjike per historine e lashte te Shqiperise, disp. II-te, f. 362, 362-363)

-pranohet se shoqeria ilire ne shek. V-IV pa. Kri. kishte hyre ne rrugen e shoqerise me klasa. (M.Korkuti, “Vendbanimi prehistorik i Trenit”, Permbledhje artikujsh arkeologjike per historine e lashte te Shqiperise, disp. I-re, f. 82-83)

-pranohet se ne kohen e pushtimeve romake keta te fundit gjeten nje popullsi me marredhenie skllavopronare te konsoliduara. (S.Anamali, “Nga iliret tek Arberit”, Kuvendi i I-re i studimeve ilire, vell. II-te, f. 28).

-pranohet ekzistenca e aristokracise fisnore dhe kalimi i saj ne klase skllavopronare (grup autoresh, “Problemi ilir dhe i gjenezes se shqiptareve ne driten e kerkimeve arkeologjike shqiptare”, Permbledhje artikujsh arkeologjike per historine e lashte te Shqiperise, disp. I-re, f. 156-157)

-pranohet ekzistenca e aristokracise fisnore (po aty)

Per menyren dhe ekzistencen e klasave shoqerore studiuesit shqiptare kane qene te ndare ne dy grupime ku grupi i perkrahesve te klasave antagoniste nuk ka qene i afte per te argumentuar menyren e formimit te tyre.

Krahasimi i të gjithë punimeve studimore të intelektualëve shqiptarë me studimet mbi gjëndjen reale historike të popullit shqiptar nga shek. XVIII deri në fillim të shekullit të XX-të çon në përfundimin se studiuesit shqiptare jane te ndare ne dy pjese persa i perket qellimit te punimeve te tyre; pasi ne qofte se njera pale pretendon mbi ekzistencen e shtetit ilir,arber dhe te Skenderbeut pa i dhene rendesi perfundimeve qe dalin nga kjo ide antirealiste, nga punimet e pales tjeter rezulton se midis dy popullatave, dmth shqiptare dhe parashqiptare, nuk ka asnjë lidhje birërie dhe afiniteti. Shkenca shqiptare e sotme duhet te beje perzgjedhjen e materialit perpara se te akuzoje te tjeret per pasaktesi dhe te tentoje argumentimin e autoktonise te popullit shqiptar në një rrugë tjetër. Në qoftë se të gjithë materialisn e parafolur do ta konsiderojmë të saktë, atëhere popullata arberore konsiderohet vëndase, ndërsa popullata shqiptare duhet të konsiderohet e ardhur, por jo njerëz të malit. Kjo mospërputhje dhe pamundësia teorike për tu realizuar ndonjëherë u ka shpëtuar akademikëve maqedonas, çka të çon në përfundimin se kjo enciklopedi përpara se të jetë e tillë është politike me qëllime te mbrapshta politike.

A nuk do të thotë kjo se shqiptarët janë ardhacakë, pas ilirëve? Përse nuk u revoltua inteligjenca shqiptare e kohës së komunizmit me këtë mashtrim në atë kohë? Apo kështu i interesonte Enver Hoxhës për të realizuar praninë e shtetit kapitalist shqiptar si paraardhës të revolucionit socialist? A kam të drejtë të pretendoj se shtrati i antishqiptarizmit maqedonas është pikërisht Kuvendi i parë i Studimeve ilire dhe konferencat e ndryshme, të konsideruara shkencore, të mbajtura për të vërtetuar autoktoninë e popullit shqiptar?

Vazhdojmë më tej: si mund të vërtetohet autoktonia absolute e popullit shqiptar dhe përse ata nuk mund të jenë të ardhur? Vërtetimi i kësaj teze hedh të erë të gjithë historiografinë e sotme botërore pasi kërkon të ndryshohen dy gjëra thelbësore në të. Së pari: parimin e lindjes së njeriut në Tokë, baza teorike e të cilit ndryshon të gjithë metodikat e përdorura deri më sot. Kërkohet të kalohet nga parimi monogjenetik në atë poligjenetik ku thelbi i problemit përkufizohet: njeriu ka lindur në kohëra dhe vënde të ndryshme të globit sipas kategorisë rastësi-domosdoshmëri ku rastësia e racës së bardhë mrekullisht ka mundur të jetojë prej mbi 10 milion vjetësh (kjo është një temë krejt më vete që kërkon ndryshimin e botëkuptimit të studiuesve). Së dyti, asnjë fakt nuk mund të intepretohet sipas marrëdhënieve te brendeshme ku influenca e relacioneve universale e kanë tjetërsuar botën njerëzore duke krijuar hibridizime, analiza e të cilave i nënshtrohet minimumi dualitetit të këtyre marrëdhënieve, pasi ato janë më të shumta dhe ndikuese. Problemi qëndron në zbulimin e ligjeve te ndryshimit që realizon bota e relacioneve dhe kjo përbën thelbin e historisë së njerëzimit. Nuk mund të ecet më me metodikën ekzistuese; gjërat janë shumë më të thjeshta dhe të qarta sipas ndryshimit që kanë sjellë këto relacione. Gjëja më kryesore në këtë metodikë është tjetërsimi i ecurisë së kohës ku për botën njerëzore koha nuk ecën thjeshtë përpara nga e kaluara në të tashmen dhe të ardhmen, ajo jo vetëm që tjetërsohet (mbi bazën e paradoksit të dy binjakëve), por ajo ndalet në vënd dhe kthehet mbrapsht. Koha shoqërore nuk përputhet me kohën biologjike, karakteristikë kjo përpara ndarjes së punës, kimike e mëtej. Problemi nuk është thjeshtë vetëm botëkuptimor, këtu qëndron sekreti i influencës së njeriut mbi njeriun dhe bota ilire e ka pësuar në kurriz duke fshehur prejardhjen e saj milionavjeçare dhe faktin e themelueses së racës së bardhë. Bashkoni gjëndjen e sotme të shqiptarëve me shpejtësinë e zhvillimit shoqëror dhe do të keni përpara syve fillesën e njeriut në kontinent.

Për të realizuar këtë ndryshim botëkuptimor është e nevojshme të sillet në skenën teorike parametri dallues i popujve, që ne në shumë mënyra e kemi publikuar në disa gazeta (Gazeta Shqiptare, Ndryshe) dhe internet (shih albanovaonline.com dhe logoreci.com) ku mund të përmënd:

-Çfarë nuk dinë shqiptarët e sotëm nga filozofia e historisë dhe historia e prejardhjes milionavjeçare të popullit të tyre

-Raporti kohor-hapsinir ose Teoria e absolutizmit analitik (ndryshe: teoria e unitetit të materies

-Konspekti i një libri që pretendoi se avancoi mbi A. Ajnshtajnin, Stephen W.Havking:”Një histori e shkurtër e kohës”

-Çfarë donte të zgjidhte teoria e Ajnshtajnit?

-Rreth kritikës së filozofisë shqiptare mbi materializmin dialektik dhe historik.

Gjetja e këtij parametri të çon në lidhjen e tij me dinamikën specifike të çdo populli ku shpejtësia e zhvillimit shoqëror është në përpjestim të zhdrejtë me kohën e lindjes. Sa më i vjetër që të jetë një popull, aq më i prapambetur është ai në raport me të tjerët, aq më i pa mundëshëm është ai në ndikimin e tij mbi komshinjtë, aq me pak leviz ai ne planin mekanik te levizjes shoqerore (parimi ligjor mbi pamundesine e ndikimit te formave me te ulta te levizjes mbi format me te larta gjen zbatim vertetues pikerisht tek bota e njeriut dhe pikerisht tek shqiptaret e sotëm). Ne kete pike te fundit nuk eshte e veshtire te argumentohet pamundesia e shqiptareve per te qene “ardhacake” ne keto troje, dhe te kene ushtruar dhune mbi komshinjte e vet. Per te qene te sakte duhet pranuar qe kete zanat shqiptaret dhe paraardhesit e tyre e kane mesuar pikerisht nga keta komshinj dhe e kane aplikuar pikerisht kundra tyre. Dhuna e aplikuar kundra sllaveve bullgare nuk ka qene veper e shqiptareve, por e politikes dhe shqiptaret e kane arritur kete perfaqesim vetem ne shekullin e XX-te. Gjerat duhen thene sipas ligjeve te natyres dhe jo si na pelqen ne t’i intepretojme. Por, nga ana tjeter, ky parim con ne perfundimin se bota sllave nuk mund te relatohet kurrsesi me boten ilire dhe te pasardhesve te tyre. Realizimin e ketij relatimi mund te gjeje zbatim vetem po te zhduket bota pas ilire. Ja perse, duke filluar nga shek. VI, sllavet kane kryer nje krim kundra njerezimit, te cilin po e vazhdojne per mbi 1400 vjet pa pushim. Kjo eshte aresyeja kryesore perse sllavet jane te ardhur dhe iliret dhe pasardhesit e tyre jane autoktone absolute.

Shtrojme pyetjen: Cfare kerkon te fshehe Akademia e Shkences dhe Arteve te Maqedonisë me pretendimin e saj? Cfare ndihme i ka dhene kesaj akademie akademia shqiptare e shkencave?

Shume flitet per krime kundra njerezimit, por asnjehere nuk eshte thene per krimin qe kryhen sllavet kur pushtuan Ballkanin nga shekulli i VI pas Kri. e ketej. Per te mbuluar kete krim (zhdukjen e te gjithe ilireve ne Ballkanin Verior, Qendror dhe Lindor) u perdor teoria e prejardhjes se shqiptareve nga iliret dhe qe popujt e Ballkanit kane gjithmone dicka nga iliret. Te dy keto pika mund te intepretohen si te duash, por teoria e absolutizmit analitik i perjashton ato, ne drejtim te saktesise, kur i krahason me zhvillimin e sotem te popujve perkates. Konkretisht popujt e Ballkanit, me perjashtim te shqiptareve, nuk kane asnje therrime nga trashegimia ilire per faktin me te thjeshte fare: popujt e Ballkanit, pasardhes te sllaveve, rrjedhin nga nje popull qe disponon shpejtesine me te madhe te zhvillimit shoqeror ne Europe dhe detyrimisht nuk mund te relatohen me iliret, kur keta te fundit kane shpejtesine me te vogel te zhvillimit ne bote dhe detyrimisht nuk mund t’i imponohen relatoreve rastesore ne asnje pike. Pastaj shqiptaret e sotem nuk rrjedhin ne menyre te drejteperdrejte nga iliret; eshte nje hallke ndermjetese midis tyre dhe ata jane epirotet. Keta te fundit rrjeshin nga iliret dhe jane te tille per sa kohe qe nuk krijuan relata me parahelenet. Ne momentin e fillimit te ketyre relatave iliret-epirote njihen ne histori dhe vetem keta njeh historia, kurse iliret e stervjeter, pasardhesit e vetem te pellazgeve jane te panjohur nga ne per shkaqet e politikes kriminale te sllaveve te Jugut. Pikerisht kjo e vertete eshte fshehur nga Akademia e Shkencave te RPSSh me dashje. Ne te kunderten, pjestaret e saje kane qene dhe jane te paafte profesionalisht.

Ky eshte dualiteti shkakesor i aresyes perse Enciklopedia Maqedonase i etiketon shqiptaret si njerez te malit dhe ardhacake. Gjendja shoqerore e shqiptareve te sotem perputhet plotesisht me gjendjen e parashqiptareve te afert dhe te larget, por qe studiuesit e larte te akademise nuk u pelqen ky fakt dhe kane shpikur nje pozicion politik qe i largon shqiptaret nga paraardhesit e afert dhe te larget te tyre.

 

01.10.2009

Related Post