Artikuj

29-Pretendimet ruse jane antinjerëzore dhe antihistorike (përgjigje dhene Zerit te Rusise) 16.06.2009

Posted by Genc Hoti

Loading

29-Pretendimet ruse jane antinjerezore dhe   antihistorike

(pergjigje dhene Zerit te Rusise)

 

Presidenti Cek Vasllav Havel ka thene nje fjale flori dhe kaluar floririt, te cilin ne shqiptaret nuk e kemi marre parasysh asnjehere. Kjo fjale ka kete permbajtje:

Ju qorrofte nje sy atij qe kujton te kaluaren, por ju qorrofshin te dy syte atij qe harron te kaluaren!

Dhe shqiptaret e sotem jo vetem qe e kane harruar kete te kaluar, por ata as qe e kane ditur permasen e kesaj te vertete, te cilen popullata kosovare e di pjeserisht, duke filluar nga koha e Gjergj Kastriotit e ketej. Jane ngjarje me domethenie historike per popullaten e mevonshme shqiptare ku permasa hapsinore e shtrirjes se tyre gjeografike e ka humbur kuptimin real ne saje te krimit serb. Ishte rastesia historiko-politike ajo qe e shpetoi popullaten vendase nga hordhite serbe pergjate mesjetes europiane dhe kjo rastesi ishte pikerisht Perandoria Otomane, se ciles “ushtrite aleate me ne krye Serbine” na i paskeshin dhene dermen perfundimtare ne fillim te shek. te XX-te Kjo nuk eshte e vertete nge dy kendveshtrime. Se pari nuk ishte ushtria aleate ajo qe e fundosi Turqine Otomane, por ishte vete rendi feudal otoman ai qe e kreu detyren e vet historike duke i prishur pune grykesise kriminale serbe. Se dyti, ky interpretim nuk eshte historik, por politik dhe historiografia ruse shquhet per te tilla akrobacira. Eshte njesoj sikur historiografia boterore te pretendoje qe ushtria e Adolf Hitlerit e shpetoi Europen nga grykesia imperialiste bolshevike ne vitet 1941-1945, pasi ne te kunderten Stalini do te kishte dale ne Gjibraltar. Kjo nuk eshte analize historike, por thjeshte nje salto politike per te justifikuar krimin e kryer.

Raporti politik Serbi – Kosove, kur analizohet sipas kontinumit kohor-hapsinor te zhvillimit perkates, rezulton te jete krejt ndryshe nga propaganda e vetequajtur historike jo vetem serbe, por edhe shqiptare duke treguar se per 65 vjet kjo e fundit e ka ndihmuar krimin serb ne dem te popullates kosovare. Ne kete pike Akademia e Shkencave te RPSSH nuk i ka treguar shqiptareve se cfare u be me popullaten ilire ne Ballkanin Verior, Veriperendimor dhe Qendror me ardhjen e serbeve pas shekullit te VI Pas Kri.. Kjo akademi nuk i tregoi shqiptareve se “Starja Serbia” (Serbia e Vjeter) para se te quhej e tilla na ishte “Starja Iliria” e madhe dhe e vogel; se popullata ilire ishte zhdukur njehere e mire nga ardhja e serbeve (prandaj serbet jane armiqte e perjetshem te shqiptareve) dhe pretendimet sikur popullata dalmate eshte pasardhese e populates ilire ishte nje mashtrim politik (e sotmja e zhvillimit shoqeror e rrezon kete pretendim);  nuk i tregoi shqiptareve se ata nuk ishin pasardhesit e drejteperdrejte te ilireve, por shqiptaret e sotem duhet ta kishin mesuar qe ne klasen e pare se ishin pasardhesit e drejteperdrejte te epiroteve (ja perse Marin Barleti i quan bashkekohesit e Gjergj Kastrotit epirote), pasi termi “vorioepir” ishte nje term i shpikur nga politika greke  ne shekullin e XIX-te dhe ndryshimi ishte cilesor. Epirotet ishin ilire te futur ne relata me parahelenet (shek XII-V pa. Kri) duke u zhvilluar krejt ndryshe nga pjesa tjeter ilire (gjurmet e ketyre relative tashme deri ne Drin jane zbuluar) dhe duke u tjetersuar nga bota e universale e atyre relacioneve. Ja perse shkenca e sotme e historise nuk eshte shkence, por ajo mbi te gjitha eshte politike historike dhe sherben per te fshehur krimin politik. Fakti qe shqiptaret kosovare nuk u serbizuan nuk tregon paaftesine e politikes serbe, por pamundesise reale te shqiptareve kosovare per t’u tjetersuar ne serbe. Vetem ky fakt eshte i mjaftueshem per ta permbysur duetin politik Serbi – Kosove. Problemi i mosndryshimit te shqiptareve edhe pse jetuan nen juridiksionin politik te nje krimi politik eshte nje akuze per paaftesine e shkences se histories per t’i sherbyer njerezimit sipas kesaj hapesire. Kjo shkence duhet ndryshuar me themel, pasi ne realitet eshte pseudoshkence.

Perse Aleksandër Karasjov e pranon “Starja Serbine” ne shekullin e XII dhe nuk pranon Ilirine e Vertete te vjeter e te re ne shekullin e V-te pas Kri.? Cfare duhet te marre per baze politika e sotme europiane: realitetin historik apo deshirat politike? Nuk eshte e vertete qe politika europiane e asaj kohe u detyrua te pranoje bashkimin e Sebise me Kosoven (fjala ribashkim eshte nje spekullim qe perdor Aleksander Karasjov: Kosova nuk ka qene kurre me Serbine), por kjo jo per merite te Serbise. Problemi eshte krejt ndryshe dhe eshte i lidhur me politiken e Austro – Hungarise. Perandoria e Danubit kishte 400 vjet qe punonte per arsimin e popullates se Shqiperise se Veriut duke e vecuar jo vetem nga politika otomane, por edhe serbe. Ishte kjo Perandori qe krijoi ndergjegjen kombetare te popullates shqiptare pergjate 500 vjeteve dhe kete shqiptareve ja kane ndaluar ta mesojne dhe ta dine. E thene me fjale te tjera ishte Europa qe ja dha Kosoven Serbise, por ishte po kjo Europe qe ja hoqi Serbise Kosoven per faktin me te thjeshte fare: “Starja Serbia” e filloi jeten politike duke zhdukur popullaten ilire dhe Serbia e Re e mbylli jeten politike ne Kosove duke masakruar popullaten vendase. Dialektika hegeliane ne kete fushe dhe ne trojet shqiptare gjeti zbatim e vet vertetues: ekstremet perputhen. Kosova nuk mund te behet me kurre pjese e Serbise. Une e di shume mire qe shqiptaret politikisht nuk mund te bejne pa Europen, ashtu sic di shume mire qe shqiptaret do ta ndihmojne Europen te mos plaket para kohe ne menyre qe mendimi europian te mos suprimoje realitetin politik, ne te kunderten teoria e marksizmit bolshevik do te rezultoje e mireqene, dmth Marksi nuk ka te drejte. Bota e relacioneve universale  eshte e afte te argumentoje se cfare ka ndodhur ne te kaluaren me shqiptaret dhe vetem mbi kete baze duhet ndertuar historia reale e popullit shqiptar. Dhe po te behet kjo do te argumentohet se optika imperialiste e Rusise e sheh veten ne pasqyre kur flet. Kjo tregon se Rusia nuk ka ndryshuar jo vetem pergjate revolucionit Bolshevik, por edhe pas tij. Karakteri imperialist i popujve sllave ka perbere kredon e luftrave si vazhdim i politikes me mjetet e dhunes pergjate shek. XIX-XX, permbajtjen e luftes se ftohte pas 1945 dhe politiken provokuese ndaj shqiptareve pas 1989-es.

Por te gjitha keto kane nevoje per venien ne dukje te asaj qe nuk pranohet me ze te larte: bota e sotme politike nuk ecen sipas ligjeve qe imponon kohe-hapesira e races njerezore ne Toke, por ajo krijon ekuilibra te brishte sipas instiktit te races se bardhe per te justifikuar politikat e zbatuara. Lidhja politike e Serbise me Kosoven i perket pikerisht ketij instikti dhe ketij ekuilibri, i cili tashme eshte prishur perfundimisht. Ne qofte se 1300 vjet nuk e tjetersuan popullaten kosovare, si mund ta tjetersoje nje shekull? A e kupton lexuesi se sa antihistorike ka qene politika e Europes ne ate fillim shekulli kundra shqiptareve? Eshte defekti I shkences se historise qe nuk mund te analizoje ngjarjet e shkuara nen prizmin kohor-hapsinor te zhvillimit te tyre. Ka ardhur koha te ndryshohet vete shkenca e historise perpara se te jepen verdiktet politike. Raca e bardhe ka marre komanden e njerezimit dhe duhet te mos e keqperdorur ate. Te pakten shqiptaret kane vuajtur prej ketij procesi dhe jo per faj te tyre. Ja perse nuk duhet harruar e kaluara historike, sidomos, nga shqiptaret pasi ne te kunderten ata do te jetojne gjithe jeten si qorra.

SHBA-ra dhe Europa nuk e njohen Kosoven ne menyre te njeanshme, por ata nuk lejuan nje kasaphane te re ne zemren e kontinentit duke vene ne vend nje realitet historik dhe duke ndrequr nje gabim politik. Intepretimet e shkolles ruse nuk bejne gje tjeter vecse tregojne se pesimi nuk qenka bere mesim ne ate popull dhe dhimbjet e shkaktuara nga stuhia bolshevike qenkan harruar. Zoti i ndihmofte! Shqiptaret e Kosoves e kane kaluar ylberin e harreses me kohe, por ka qene politika antishqiptare e Enver Hoxhes ajo qe ja zgjati roberine serbe duke mos lene perqafimin e vellezerve shqiptare ne spektrin historik.

Ne fillim te qershorit Zeri i Rusise botoi kete artikull te meposhtem kundra te cilit ne kemi opsionet e mesiperme:

Rezoluta № 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, e cila u miratua 10 vjet më parë, më 10 qershor të vitit 1999, destinohej të ndihmonte për gjetjen e rrugëzgjidhjes së drejtë dhe të gjithëmbarshme të problemit tejet të mprehtë kosovar. Ajo projektohej, shihej si dhënie krahinës serbe të “një autonomie të qenësishme dhe një vetadministrimi të konsiderueshëm” me respektimin gjatë kësaj të “sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Bashkuar të Jugosllavisë dhe shteteve të tjera të rajonit”. Duke njohur në mënyrë të njëanshme në shkurt të vitit 2008 pavarësinë e Kosovës, SHBA-s dhe vendet kryesore-anëtare të BE, faktikisht, i vunë vizë vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe e futën në qorrsokak procesin e rregullimit të problemit kosovar. A është i rrezikshëm vallë ky qorrsokak? Ekziston në të vërtetë rreziku për një shkallëzim të ri të konfliktit në Kosovë? Me këto pyetje ne iu drejtuam Shefit të Katedrës së Historisë së popujve sllavë të Evropës Jug-Lindore në kohën e re të Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Karasjov: “Problemi më kryesor në Kosovë ka të bëjë me gjendjen e serbëve kosovarë. Natovianët patën premtuar më parë se do ta mbajnë plotësisht situatën nën kontroll, kurse diplomatët amerikanë deklaruan se nuk do t’i lejojnë Rusisë dhe Serbisë të minojnë, sipas fjalëve të tyre, kauzën e drejtë dhe tejet të rëndësishme të pavarësisë kosovare. Por që tani është bërë më se evidente, se do të ketë acarime të reja të situatës brenda për brenda vetë Kosovës”, thotë Aleksandër Karasjov. Dhe skenari i zhvillimit të tyre është mëse alarmues duke marrë parasysh vendosmërinë e patundur të gjithë serbëve ballkanas për të vazhduar luftën e drejtë për shtetësinë serbe… Neve nuk na habit aspak gatishmëria e serbëve për ti rezistuar, për ti bërë ballë presionit tepër të fuqishëm që ushtrohet mbi ta nga ana e SHBA-s, NATO-s dhe BE, shprehet Aleksandër Karasjov në bisedën me korrespondentin tonë. “Këmbëngulja e serbëve në çështjen kosovare është e lidhur me fyerjen e tyre morale si popull. Ndër të tjera, në anën e serbëve është jo vetëm e drejta ndërkombëtare, por dhe argumentet historike. Në traditën historike serbe këto toka, pra Kosova dhe Metohia, kështu dhe quheshin-Staraja Serbia (Serbia e Vjetër). Pas asaj, kur në Luftën e Parë Botërore të viteve 1912-1913 trupat e aleatëve ballkanikë në krye me Serbinë i dhanë goditjen përfundimtare dërrmuese ushtarake Perandorisë Osmane, Evropa u detyrua të njohë të drejtën e Mbretërisë së Serbisë për ribashkimin me Kosovën, kujtoi bashkëbiseduesi ynë. Kështu që “qorrsokaku kosovar” aktual të kujton më tepër “fuçinë e barutit”. Kurse vendimi i marrë këto ditë nga udhëheqja e NATO-s për shkurtimin deri në janar të vitit të ardhshëm të efektivit të kontingjentit të vet në Kosovë deri në 1/3 është i aftë tu zgjidhë akoma dhe më shumë duart ekstremistëve shqiptarë.

 

16.06.2009