Artikuj

30-Protokolli i Korfuzit 19.07.2009

Posted by Genc Hoti

Loading

30-PROTOKOLLI  I  KORFUZIT

           (vazhdim i asaj që nuk dinë shqiptarët për fillimin e shteti të tyre)

 

Në qoftë se ka ndonjë fushë të teorisë ku nuk thuhet kurrë e vërteta, ku mundohen me të gjithë mënyrat për ta fshehur atë, apo për ta devijuar (dhe kjo përbën poshtërsinë e kësaj fushe) është e vetëquajtura shkencë e historisë. Pa dyshim shqiptarët e djeshëm dhe të sotëm janë viktimat kryesore të kësaj shkence edhe pse ajo fillon me paraardhësit më të parë të tyre. Ajo për të cilën unë ndjej revoltën njerëzore kundra aplikatorëve të kësaj fushe është pikërisht vëndi im, është Shqipëria. Është e palejueshme për një popull të mos dijë historinë e tij, por është infinit e palejueshme për atë popull ta dijë gabim historinë e shtetit të tij, historinë e formimit të tij. Une pretendoj që kjo është tragjedia më e madhe e popullit të sotëm shqiptar: keq arsimimi i tij. Ky keqarsimim ka tre përmasa, të paktën: njëra e lidhur me përmbajtjen e literaturës që mësohet nëpër shkolla, tjetra e lidhur me ndërgjegjen dhe moralin e atyre që krijojnë këtë literaturë dhe, e treta, e lidhur me karakterin e atyre që trasmetojnë dijen njerëzore nga libri në mëndjen e njerëzve, dmth me mesuesit. Fakti që shqiptarët e sotëm mbajnë mënd një ose dy mësues në jetën e tyre shkollore është i mjaftueshëm për të argumentuar që armata e mësuesve përbën thelbin e keqarsimimit të shqiptarëve të sotëm. Në qoftë se aktualisht (2009) pranohet se shkolla e sotme është më e dobët se shkolla e djeshme (përpara 1991), duhet pranuar se kjo e fundit është shumë herë më e dobet se shkolla e pardjeshme (përpara 1945); dmth raporti i nivelit të arsimtarëve nëpër dhjetëvjeçarë tregon dhe raportin e nivelit të arsimimit të shqiptarëve nëpër këto dhjetëvjeçarë, larg propogandës politike për qëllime të mbrapshta. Por unë nuk e kam me ketë kategori; unë kërkoj t’i  tregoj bashkëatdhetarëve të mij ekzistencën e një organizate krijuesish, në thojza, të cilët përgjatë gjithë periudhës së terrorit komunist kanë krijuar një literaturë të gënjeshtërt larg çdo realiteti për të mbuluar fakte reale, ngjarje gjurmëlënëse me nënkuptime shumë të thella politike dhe shoqërore, të cilat, në fund të fundit, duhet t’i mësonin shqiptarëve se si duhet ta ndërtonin shoqërinë e tyre të tjetërsuar nga fati i zhvillimit historik të ambientit rrethues, i vetmi që ka influencuar në mënyrë domethënëse mbi ta. Ja përse është e domosdoshme ndryshimi i konfigurimit të proçesit të lëvizjes, që pasqyruam tek “Triumfi arbëror i Kastriotit” (shih në internet albanovaonline.com, dt 17.01.2009 dhe logoreci.com, dt. 17.01.2009). Që të mësohet e vërteta historike, shqiptarët e sotëm duhet të harrojnë patjetër atë që kanë mësuar gabim nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës. Është e pamundur të mësohet e vërteta historike e popullit shqiptar pa fshirë nga truri mashtrimin gjysëm shekullor të imponuar nga politika antishqiptare. Ky është kushti i parë për të nisur rrugën e njohjes të historisë së popullit tonë, kushti i parë për të njohur të vërtetën e fillesës sonë. Kjo është e domosdoshme pasi në territorin e banuar nga shqiptarët e sotëm, në brëndësi të popullatës shqiptare, qëndrojnë tre sekretet më të mëdha të mendimit politiko-filozofik të njerëzimit dhe pikërisht:

1-Panorama dhe formula e zanafillës së racës njerëzore në Tokë. Gjëndja shoqërore e shqiptarëve të sotëm është e aftë të japë këtë panoramë dhe këtë formulë (tipikisht në Mirditë kanë jetuar dhe jetojnë një grusht njerëzish nën drejtimin e Kanunit të Maleve dhe Lek Dukagjinit, të udhëhequr nga Kapidani i tyre historik (kjo do të thotë se gjithë presidentët dhe kryeministrat e shtetit shqiptar, pas 1912, janë antihistorikë, dmth në kundërshtim me ligjin kohor-hapsinor të zhvillimit të racës shqiptare), duke argumentuar se ligjet e drejtimit shoqëror nuk janë vetëm shtetërore, se arsimimi i njeriut nuk është i lidhur domosdoshmerisht vetëm me shtetin. Mirdita është e vetmja krahinë shqiptare me rrjet shkollash prej 380 vjetësh ku mësohej gjuha e NËNËS Shqipëri).

2-Formula e absolutizmit analitik, me të gjitha rrjedhimet e saj, e kërkuar nga mendimi filozofik botëror për 2700 vjet, pamvarësisht zgjidhjes së dhënë nga doktrinat monoteiste, duke zgjidhur atë që mendimi filozofik helen nuk e pati zgjidhur dot në asnjë përmasë. Kjo formulë vetëm tek shoqëria shqiptare gjen zbatim të argumentuar bindshëm në formulimin mbi paradoksin e dy binjakëve, të pasqyruar në teorinë e relativitetit ajnshtajnian. Është ky fakt që ka përmbysur një ndër teoritë të konsideruara si më revolucionaret në shekullin e XX-të, meqënëse në zhvillimin e shoqërisë njerëzore, tipikisht në racën shqiptare, raporti kohëlindje -//-  shpejtësi zhvillimi vërtetohet i zhdrejtë.

3-Sekreti i revolucionit bolshevik dhe doktrinës komuniste me të mirat dhe të këqijat teorike të saj. Formula politike dhe praktike e vendosjes së rendit komunist enverist ne Shqipëri është e njëjtë me atë të vendosur në Rusinë e kohës cariste (1917) nën siglën e bolshevizmit, duke argumentuar dorën dhe mëndjen e atij që kreu këtë veprim. Është pika ku e ka zanafillën teoria e absolutizmit analitik pasi problemi shqiptar rezulton i një rëndësie të veçantë duke barazuar pikën e ujit me oqeanin. Pikërisht tek problemi i vazhdimit të politikës me mjetet e dhunës në territorin e shqiptarëve pas vitit 1943 rezultoi ekzistenca e dritares prej nga shihej autori i vërtetë i revolucionit bolshevik.

Defekti nuk është vetëm i mendimit shkencor shqiptar. Ka kohë që mendimi filozofik botëror nuk e bën gjumin rehat duke u rrotulluar midis të kaluarës dhe kërkesës për të zgjidhur unitetin e të përjetshmes me të përkohëshmen. Ne e kemi problemin me mendimin filozofiko-shkencor te shqiptarëve të sotëm (2009) me shkaqet dhe pasojat e saj, varësinë që ajo ka nga politika dhe perse kaq dukshem

Që historiografia komuniste sajoi një histori krejt tjetër për tjetër mbi aktin e formimit të shtetit të parë shqiptar as të mos vihet në dyshim. Ajo çdo gjë ja dedikoi faktorit shqiptar të brëndëshëm duke e injoruar faktorin e jashtëm, bile, akoma më keq, duke e deformuar. Në këtë pikë, dy protokollet që konsiderohen si përcaktues në fatin politik të shqiptarëve ishin: Protokolli i Firences(1913) dhe ai i Korfuzit(1914). Unë sot shtroj pyetjen: a është e vërtetë kjo dhe në çfarë përmase? Por asnjë studiues shqiptar (pas 1945), në mënyrë absolute, nuk ka publikuar përmbajtjen e këtyre dy protokolleve dhe çfarë përfaqësonin ato në realitet. A e dinë shqiptarët e sotëm se Europa e ka pranuar mëvetësinë e tyre politike vetëm pas 17 dhjetorit 1913 (me Protokollin e Firences)? Ajo çka thuhet për 17 dhjetorin 1912, sikur Fuqitë e Mëdhe e pranuan mëvetësinë e Shqipërisë në këtë datë (Shqipënia më 1937,f, 3), duhet parë me dyshim pasi ishin pikërisht këto fuqi që e bënë çorap Shqipërinë deri më 9 nëndor 1921 kur e pranuan si shtet indipedent e sovran dhe, me ratifikimet e reja, caktuan kufijtë e shtetit. A e dinë shqiptarët e sotëm se Europa ka qënë në dilemë për vazhdimësinë e tyre politike, sidomos me 17 dhjetor 1914 (me Protokollin e Korfuzit)  dhe po të mos ishte Perandoria e Danubit, Austro-Hungaria, Shqipëria nuk do të ishte sot? Si mund të argumentohen të gjitha këto?

Në një botim të vitit 1928 (Shqipëria e Ilustruar – 1927) jepet përmbajtja e Protokollit të Firences të nënshkruar më 17 dhjetor 1913 (f. 32) pa u përmëndur fare Protokolli i Korfuzit. Përse epoka mbretërore e fshehu Protokollin e Korfuzit, çfarë fshihet pas kësaj? Mos vallë në epokën mbretërore kemi tendencën e mashtrimit politik me anë të ndryshimit të historisë? Po të jetë e vërtetë, në çfarë përmase hapsinore? Po të jetë e vërtetë, përse epoka komuniste përputhet, në këtë pikë, me epokën e mësipërme? A kanë lidhje politike të dy epokat, të cilat propoganda komuniste i ka konsideruar diametralisht të kundërta? Çfarë ka marrë nga faza mbretërore epoka komuniste dhe përse?

Sipas këtij libri, teksti i Protokollit të nënshkruar në Firence është në gjuhën frënge, si më poshtë:

Përshkrimi i vijës së kufirit. –Kufiri nis nga pika C (mbi hartën austriake të vitit 1738, veri-lindje të Mandra Nikolicës) ku kufiri meridianal i Koricës bashkohet me kreshtën e malit të Gramozit. Ajo vazhdon drejt jugut duke ndjekur kreshtën e malit të Gramozit deri në Gurin e Zi dhe më tej kalon sipas kuotave 2536 dhe 2019 dhe i bashkohet Golos. Nga këtu duke ndjekur ndarjen ujore deri në kuotën 1740, ajo kalon nëpërmjet fshatrave Radat dhe Kursak, dhe shkon drejt kodrës që ndodhet në veri-lindje të Kukësit, ku zbret për të mbërritur në gjirin e Sarandës.

Ajo ndjek shtratin e përroit deri në derdhjen e saj në Vjosë ku ajo i bashkohet majës së malit Tumba duke kaluar nëpërmjet fshatrave Zipalica dhe Mesaria dhe mandej niset drejt kuotave 956 dhe 2000.

Nga maja e malit Tumba, kufiri drejtohet në perëndim të kuotës 1621 duke kaluar në veri të Zrimases.

Më tej ajo ndjek ndarjen ujore deri në lartësinë që ndodhet në veri-lindje të fshatit Episkopi (sipas treguesve të hartës kotu bashkangjitur); nga këtu ajo vazhdon drejt jugut duke qëndruar mbi kreshtën e malit ndërmjet Radatit që mbetet në Shqipëri dhe Gaidohorit që mbetet në Greqi, zbret në luginën e Zrinos dhe duke përshkruar lumin ajo ngjitet mbi kodrinën e Kakavijës, fshat që mbetet në Shqipëri. Ajo ndjek përsëri ndarjen ujore, duke lënë Valtisen dhe Kastorian në Greqi dhe Koshovicën në Shqipëri dhe mandej i bashkohet Murganës, kuota 2124.

Nga këtu, ajo i bashkohet Stugares dhe nga Vertopi e kuota 750, duke lënë Janiarin dhe Verven në Shqipëri, ajo kalon nëpërmjet kuotave 1014,675 dhe 839 dhe shkon drejt veri-perëndimit dhe duke lënë Konispolin në Shqipëri ajo vazhdon drejt kreshtës së kodrave të Stilos, Orbës dhe përpara se të mbërrijë në kuotën 254 ajo kthehet drejt  jugut dhe i bashkohet limanit të Ftelias” (ky dokument është përkthyer nga z. Kirov Mici, GH).

Nga i gjithë ky fakt unë shtroj pyetjen: përse propoganda zyrtare e kohes mbretërore e diferencoi Protokollin e Firences nga ai i Korfuzit? Cili është shkaku, dhe përse propoganda komuniste veproi në të kundërtën: duke heshtur për të parin dhe duke trumbetuar të dytin me një konteks hapsinor shkakësor krejt tjetër për tjetër? Çfarë fsheh në realitet Protokolli i Korfuzit dhe kujt i shërbente?

Në Historinë e Shqipërisë (1984), në katër vëllime, vëll. III, në kapitullin e dytë (f. 135-138), me autor S. Pollo, A. Puto, G. Shpuza dhe redaktor S. Pollo, jepet një panoramë politike ne territorin e banuar nga shqiptarët në prakun e  Protokollit të Korfuzit ku vihet në unitet vëndosmëria e shqiptarëve për të marshuar përpara dhe qëndrimi i ftohtë i Fuqive të Mëdha ndaj planeve aneksioniste greke. Veprimtaria e patriotëve shqiptarë, me anë të Kongresit të Durrësit, bënë që të dështonin planet e grekëve me anë të lëvizjes “vorioepirote”, gjë që çoi në Protokollin e Korfuzit. A është e saktë kjo? Vetëm në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985) u dha versioni komunist mbi përmbajtjejen e Protokollit të Firences dhe atë të Korfuzit me autor akademik prof. Arben Puto. Sipas kësaj enciklopedie Protokolli i Korfuzit ka këtë përmbajtje:

PROTOKOLLI I KORFUZIT (1914). Akt që Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit nënshkroi me qeverinë greke, në emër të qeverisë së V.Vidit. Ishte një lëshim që i bëhej, në marrëveshje midis Fuqive, politikës shoviniste greke, e cila nëpërmjet së ashtëquajturës “Lëvizje autonomiste vorioepirote” synonte të pengonte zbrazjen nga ushtritë greke të Shqipërisë së Jugut të parashikuar në Protokollin e Firences të dhjetorit 1913 dhe aneksimin më vonë të këtyre krahinave (ne realitet Protokolli i Firences nuk e ka permendur kete fakt, te pakten sipas materialit te mesiperm, atëhere a kemi ne të drejtë të ngremë versionin se ky material është i sajuar kokë e kombë? GH). Sipas P. të K. vendosej një pozitë e veçantë e krahinave të Jugut duke u njohur atyre njëlloj autonomie që përfshinte si pika kryesore: një administratë më vete si dhe një xhandarmëri lokale që qo të vepronte vetëm në krahinat jugore. Njihej greqishtja si gjuhë e vetme fetare e komuniteteve ortodokse, ndërsa në shkolla, në organet shtetërore e gjyqësore greqishtja do të ishte e barabartë me gjuhen shqipe. P. i K. që i imponua qeverisë shqiptare nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit shkelte rëndë sovranitetin e shtetit shqiptar, duke krijuar njëlloj autoriteti të veçantë brënda tij. P i K. nuk u realizua në sajë të qëndresës e të luftës çlirimtare të popullit shqiptar. (A. Pu.)

Përderisa kërkush nuk e kishte lexuar dhe publikuar origjinalin e këtij Protokolli mbetej i dyshimtë përmbajtja e tij. Aq më tepër shtohet ky dyshim kur akuzohet politika shqiptare si promotori i mosrealizimit të këtij protokolli dhe krijohet një luftë madhore e popullit shqiptar për liri kombëtare (po aty) kur ne kemi vërtetuar se populli shqiptar është i vetmi popull në Europë që nuk ka luftuar për liri dhe mëvetësi për faktin më të thjeshtë fare: është i vetmi popull në Europë që nuk e ka njohur skllavërinë shoqërore në mënyrë autoktone (për këtë shih artikullin: Populli shqiptar dhe pushtuesi antikombëtar (pak filozofi politike, historike dhe gjuhësore) të publikuar në albanovaonline.com, 16.12.2008 dhe logoreci.com, 23.12.2008). Kontradikta e elementëve shoqërore të shoqërisë shqiptare përgjatë shekullit të XX-të me elementët e shpikur nga historiografia komuniste, tregon se mashtrimi historik është ulur këmbëkryq në sofrën e politikës shqiptare dhe shqiptarët e sotëm bëjnë sehir politikën kombëtare dhe ndërkombëtare në dëm të tyre të ushqyer nga mashtrimi mbi gjysëm shekullor i një politike thellësisht antishqiptare. Vetë interpretimi i gënjeshtërt i Protokollit të Korfuzit është shëmbulli më tipik i ekzistencës së këtij mashtrimi, i kësaj politike dhe i shkatërrimit të popullit shqiptar në fushën intelektuale. Nuk është e vërtetë që popullit shqiptar po i largohet truri intelektual. Intelektualët e larguar janë pjesa më shtërpe e popullit shqiptar (Ismail Kadare nuk përfshihet në këtë proçes, arësyet e largimit të tij kanë qënë politike për të shpëtuar klasën intelektuale të kohës komuniste dhe aspak personale) dhe ata që kanë kryer krimin edukativ të popullit tonë.

Analiza e publikimeve, pas vitit 1991, të këtij Protokolli përbën bazën e kritikës sonë kundra elementit intelektual të përfshirë në proçeset historike të popullit shqiptarë, të cilët nuk janë të paktë dhe sot pretendojnë për vënde nderi në fushën e filozofisë dhe historisë shqiptare. Kjo është e palejueshme nga ana e jonë pamvarësisht nga autoriteti që ato zënë në propogandën e sotme shqiptare. Fakti që atyre nuk u ka bërë kërkush oponencën e veprave të krijuara përgjatë të gjithë periudhës pas 1945 duhet të shërbejë si argumenti më kryesor jo vetëm i paaftësisë krijuese të tyre, por, kryesisht, i paaftësisë intelektuale për të edukuar brezin e ri shqiptar të porsa dalë nga masakra komuniste.

Do të përmëndim ata që janë përfshirë në interpretimin e Protokollit të Korfuzit pas vitit 1991, pasi përpara këtij viti çdo gjë e shkruar duhet konsideruar e gabuar në mënyrë absolute. Në këtë mënyrë ne i çveshim intelektualët shqiptarë nga faji i mashtrimit të realizuar përpara vitit 1991, por nuk mund t’i falim për ato që kanë shkruar pas këtij viti. Vini re se çfarë kanë shkruar për Protokollin e Korfuzit historianët, filozofët dhe politikanët shqiptarë pas vitit 1991, sa janë ata dhe lexuesi t’i krahasojë me produktet shkencore përpara këtij viti. Kjo metodë do të na çojë në zbulimin se çfarë përfaqëson sot klasa politike dhe shkencore shqiptare në raport me epokën antihistorike komuniste dhe epokën historike parambretërore dhe mbretërore. Duhet theksuar se shumë studiues dhe intelektualë shqiptarë kanë heshtur përpara këtij protokolli në veprat e tyre duke treguar ose maturi, ose padije, ose karakter politik. Mund të përmënd: Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të mëdha (1912-1914) me autor Arben Puto (1978), Fjalorin Enciklopedik të Politikës me autor Dashnor Kokonozin (2005), Fjalorin Enciklopedik me autor Pasho Bakun (2002), Enciklopedi me autor Driton Sejdiun (Almanak 2007), Terminologji shqiptare dhe botërore me autorë Napoleon Roshi dhe Kleanthi Zoto (1994), Histori e Shqipërisë 1912-2000 me autore Valentina Duka (bot. i dytë i zgjeruar, 2007), Arratisja nga burgjet e historisë me autor Pirro Misha (2008); ndërsa akad. prof. Kristo Frashëri, në librin e tij mbi 28 Nëndorin 1912 (2008), e ka kufizuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë deri në kujtimet e pjesmarrësve (1913) duke i hequr thelbin problemit, dmth kush e realizoi politikën e mëvetësisë së shqiptarëve; Enciklopedi Jug – Shqiptare me autor Ibrahim D. Hoxha (2006), libër i cili është i aftë të vertetoje përse u realizua mashtrimi shqiptar në fushën e historisë dhe filozofisë, pasi na argumenton mungesën e veprimtarive historike në favor të çështjes shqiptare pikërisht në ato anë te titullmbajtjes. Me sa kemi kuptuar problemi i Protokollit të Firences dhe Korfuzit janë konsideruar nga propoganda komuniste me një rendësi historike të madhe, duke realizuar një bllof të vërtetë historik, prandaj dhe detyra e zbërthimit të tyre u ishte lënë historianëve profesionistë. Në këtë mënyrë vetëm Akademia e Shkencave e pati marrë përsipër jo vetëm atëhere, por edhe sot. Nuk e di se si do të jetë përmbajtja e këtij Protokolli në vëllimin e tretë të Fjalorit Enciklopedik Shqiptar të sapo dalë dhe të botuar nga kjo akademi.

Për nga rëndësia propogandistike, pa dyshim, në vënd të parë qëndron Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, botuar më 1984 (f. 135-138) dhe 2007 (f. 60-64) nga Akademia e Shkencave, ku flitet për këtë protokoll. Sipas këtyre historive politika aneksioniste e shtetit grek, me anë të lëvizjes “vorioepirote” krijoi një situatë lufte në Jugun e Shqipërisë duke krijuar “Vorio-Epirin autonom” me përfshirjen vetëm të Gjirokastrës, Himarës, Sarandës, Delvinës dhe Përmetit. Tendenca për të zgjidhur pretendimet e politikës greke çoi në lindjen e Protokollit të Korfuzit të nënshkruar me 17 maj 1914. Protokolli u nënshkrua nga Komiteti Ndërkombëtar i Kontrollit (KNK), qeveria e Zografit dhe, nën trusninë e KNK më 23 qershor 1914, edhe nga Qeveria Shqiptare. “Kongresi panepirot”, që u hap në Delvinë më 6 korrik 1914 vendosi, me propozimin e qeverisë së Zografit, që të kërkonte nga KNK të rishikohej në dobi të saj përmbajtja e këtij protokolli. Në të njëjtën kohë ajo e shkeli Protokollin e Korfuzit që e ndalonte qeverinë e Vorio-Epirit të kryente veprime të armatosura kundra shtetit shqiptar dhe e bëri atë të pavlefshme. Duhet pranuar që përmbajtja e Protokollit të Korfuzit të botuar në Historinë e Shqipërisë të vitit 2007 nuk ndryshon aspak nga ajo të botuar në vitin 1984, gjë e cila nuk mund të jetë pa nënkuptime.

I vetmi që e pati marrë përsipër, duke përfshirë edhe të sotmen, interpretimin e Protokollit të Korfuzit ishte dhe është akademiku Prof. Arben Puto, por pa e botuar asnjëherë përmbajtjen e tij deri në vitin 1987 kur botoi “Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmit”, vëll. II, faqe 614 – 617, të përkthyer nga Trattati e convezioni fra il Regno d’Italia e gli altri Stati, vol. 23, Roma 1930, pp. 158-170 me përmbajtjen hyrëse si më poshtë:

Dok. Nr. 155

Korfuz, 17 Maj 1914

PROTOKOLL LIDHURME “AUTONOMINË VORIOEPIROTE”

Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, me qëllim që të evitohet rifillimi i luftimeve, e quan për detyrë të afrojë sa më shumë pikëpamjet e popullsive epirote ne lidhje me dispozitat  e posaçme të kërkuara prej tyre me ato të qeverisë shqiptare.

Për këtë qëllim, ai ka pranuar t’ua parashtrojë Fuqive që përfaqëson si dhe qeverisë shqiptare tekstin e bashkangjitur që është rezultat i diskutimeve midis anëtarëve të këtij komisioni dhe delegatëve epirotë.

Korfuz, me 17 maj 1914.

                    Nënshkruar:

Leoni Vinkel Kral Mehdi Frashëri Lemb Krajevski Petriajev

Ne bëjmë të njëjtat rezerva në lidhje me aprovimin e mandateve tona.

                    Nënshkruar:

                                        Zografos

                                        Karapanos

                                    Dispozita

Në lidhje me territoret  e zbrazura nga trupat greke krahinat e Gjirokastrës dhe të Korçës

  1. Organizimi………………

Në vazhdim janë pikat e protokollit, por që ne vendosëm t’i marrim nga një burim shqiptar i vitit 1914, në dukje nën influencën e propogandës greke, pasi dhe hyrja ka tjetër përmbajtje.

Por në vitin 2009 akademiku i nderuar botoi librin “Shqipëria politike 1912-1939” ku Protokolli i Korfuzit kishte këto pika të dallueshme që na interesonin. Sipas tij

ai “ishte një manifestim i fuqishëm i qëndresës së popullsisë shqiptare përballë makinacioneve greke, ….Bisedimet që u zhvilluan dy herë, në mars dhe në maj, në ishullin grek të Korfuzit (vëndi i zgjedhur paracaktonte qëllimin dhe vendimin), vunë në dukje se pretendimet e qarqeve shoviniste greke ishin po aq pa baza sa ishte e tepruar “fryma e pajtimit” dhe e “kompromisit” që treguan në atë rast ata që u dërguan si “përfaqësues” të Shqipërisë. Protokolli i Korfuzit vendosi një shkëputje të mbuluar keq të Shqipërisë së Jugut….Protokolli i Korfuzit ngjalli një valë të madhe zemërimi në të gjithë vëndin, por sidomos në krahinat e prekura drejtpërsëdrejti” (f. 136-137).

Përse Prof. Puto nuk e pati botuar më 1978 kur shkroi: “Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive të mëdha (1912-1914)” dhe e botoi pas nëntë vjetëve, kur kishte vdekur diktatori?  Nga këto rreshta kuptoj që autori nuk ka të qartë përmbajtjen e popullsisë që banonte në shtetin afro 100 vjeçar grek, politikën e asaj kohe, raportin midis popullsisë dhe politikës greke; nuk ka të qartë prejardhjen e popullatës shqiptare me banim ne Greqi, në Jugun e Shqipërisë së sotme dhe lidhjen që ata kanë pasur me popullsinë shqiptare përtej kufijve shtetërore (jo vetëm çame) grekë. Autori nuk ka të qartë aspak se çfarë përfaqëson në realitet popullata e konsideruar si greke dhe vetë shteti grek. Nuk e di a e ka kuptuar akademiku ynë i nderuar se raporti popullsi greke ÷ Europë ka qënë krejt i barabartë me raportin popullsi shqiptare ÷ Europë  në planin shtetëror, përveç faktit që grekët e fituan pavarësinë e tyre në sajë të një lufte mbarë popullore më 1821 ku shqiptarët luajtën rol të madh në favor të tyre, kur shqiptarëve ja dhuruan pavarësinë dhe grekët qëndruan, në pamje të parë indiferentë, deri sa e gllabëruan të gjithë pjesën jugore të Epirit të lashtë.

Në vitet ku përfshihej edhe  Protokolli i Korfuzit ka ekzistuar në Gjirokastër një gazetë me titull “Mbrojtja e Epirit” në gjuhen greke (Ipirotiqi amina) me pronar avokatin dinjitoz Dr. Vasil Kostandin Dilo (1867-1958). Në numërin 22 të gazetës së mësipërme (datë 17 shkurt 1914) botohet fjala e kryeministrit grek, në lidhje me pikat e protokollit të ardhëshëm, dhe në numurin 30 (datë 1 maj 1914) botohet pikërisht përmbajtja e këtij protokolli nën titullin e mëposhtëm. Unë i besova këtij botimi dhe të gjithë veprës së Av. Dr. Vasil Dilo pasi, duke lexuar të gjithë veprën e tij prej rreth 4000 faqesh A4, arrita në përfundimin se kjo vepër është e shkruar larg pasioneve politike, larg urrejtjes krahinore dhe përçmimit për shqiptarët, me një dashuri për njeriun dhe jetën shoqërore të tyre,  duke marë për bazë botimin e numurit 30 datë 1 maj 1914 (përkthimi është bërë nga z. Artan Gjika krahasuar me tekstin e botuar nga prof. Arben Puto ku diferencohet  ndryshimi i përmbajtjes):

HISTORIA DIPLOMATIKE

      E  LUFTËS SE  EPIRIT  AUTONOM

Rezervohem të botoj ditarin e kuvendit të Delvinës, takim i përfaqësuesve të Epirit Autonom, e në mënyrë të veçantë atë të Protokollit të Korfuzit e cila përbënte thelbin e fjalës të kryetarit G.H. Zografu dhe që i dha tonin tërë punimeve të kuvendit.

                   PROTOKOLLI – A

                        Epiri Autonom

Urdhër

Juridiksioni në zonat nën ndikimin e ushtrisë greke kryesisht në qarkun e Gjirokastrës dhe të Korçës. (deri këtu ky material nuk ekziston në dokumentat e publikuar nga prof. A. Puto, GH)

1.Organizimi.

Zbatimi dhe respektimi i urdhërave për organizimin në dy qarqet jugore realizohet në kuadër të rregullores së Komisionit Ndërkombëtar të Mbikqyrjes. Ky komision do të organizojë administratën, gjyqësorin dhe marrëdhëniet ekonomike. Qeveria shqiptare, konform marrëveshjes me Komisionin Ndërkombëtar të Mbikqyrjes, do të emërojë dhe ajo administratorët dhe nëpunësit duke marrë në konsideratë, sa më shumë të jetë e mundur parasysh raportin numerik fetar.

2-Këshillat vendore.

Numuri i anëtarëve të zgjedhur në Këshillat Vendorë Administrativë do të jetë të paktën trefishi i atyre në këshillat e konsideruara të vetëgjykimit.

3-Emërtesat dhe ndarjet administrative.

Komisioni Ndërkombëtar i Mbikqyrjes do të përcaktojë kufijtë dhe ndarjen administrative për dy qarqet jugore ku asnjë ndryshim nuk mund të bëhet pa mirëkuptimin dhe aprovimin e fuqive të mëdha

4-Territoret.

Urdhërat e dhëna zbatohen, pa përjashtim, prej të gjithë banorëve, që jetojnë në të tëra njësitë administrative, që më parë banoheshin nga grekët dhe i takonin Greqisë, dhe më vonë i kaluan Shqipërisë.

5-Policia

Për ruajtjen e rendit në Qarqet Jugore, nga ato do të strukturohet një trupë e përbërë nga oficierë, nënoficierë dhe policë, e përbërë nga individë të besimeve të ndryshme, kjo në raport me numurin e banorëve që i përkasin besimeve të ndryshme në ato qarqe.

Kjo trupë policore do të ketë tagrën për të vepruar për ruajtjen e rendit edhe jashtë territoreve të këtyre qarqeve për një afat të kufizuar dhe vetëm në rastet e përdorimit ekstrem të dhunës, raste që do të vlerësohen dhe njihen nga Komisioni Mbikqyrës Ndërkombëtar.

Komanda e trupës policore do të përbëhet nga element jo-vëndas.

Trupa policore  e Qarqeve Jugore do të formohet në bazë të parimit të mobolizimit të elementit vëndas.

Në komandë të trupës policore do të ketë ofocierë policie, sipas njësive administrative, të besimit të popullsisë banuese në të.

Në rast kur numuri i individëve vëndas nuk është i mjaftueshëm, atëhere, për të punuar në polici do të bëhet kërkesë dhe mobilizim në njësitë e tjera administrative, madje dhe nga njësitë administrative Shqiptare.

Konform rregullores së Komisionit Mbikqyrës Ndërkombëtar, në komandë të trupës policore do të jenë oficierë Hollandezë të cilët do të kenë dhe të drejtë drejtimi e veprimi ushtarak, dhe të drejtën e mobilizimit (Kjo frazë në librin e akad. Arben Puto ka këtë përmbajtje: Në përputhje me parimet e përmëndura më sipër, oficierët holandezë do të kryejnë menjëherë veprimet e rekrutimit, GH).

Natyrisht që kuptohet, që ky organizim në asnjë rast nuk ndryshon objektin, të drejtat dhe territoret e veprimit të Policisë Shqiptare, ashtu si ajo e përcaktuar në Konferencën e Londrës.

6-Forcat Ushtarake

Me përjashtim të rasteve të luftës në territoret e dy Qarqeve Jugore (akad. Puto e ka shkruar: krahinat jugore, GH) as nuk do lejohen të qëndrojnë as të veprojnë dhe as nuk do të përdoren forcat ushtarake jo-vëndase.

7-Komunat Ortodokse

Komunave Kristiane Ortodokse ju njihen të gjithë të Drejtat Juridike Njerëzore dhe Fetare si edhe të tjerave, ato do të kenë statusin e personit juridik. Këto komuna do të jenë zot i pasurive të tyre dhe do të kenë të drejtën e administrimit të plotë mbi to. Mes komunave ortodokse dhe udhëheqësve të tyre shpirtërorë do të jenë të pandryshuara si më parë. Nuk do të ketë asnjë ndryshim në të drejtën e besimit fetar dhe as në hierarkinë fetare as në administrimin fetar duke kërkuar nga Qeveria Shqiptare njohjen e Patriarkut Ikumenik të Kostandinopojës (fjalia e fundit në librin e akademikut tonë është: Nuk do të cënohen të drejtat shekullore dhe organizimi hierarkik në fjalë, veçse me marrëveshje midis Qeverisë shqiptare dhe Patriarkanës Eukumenike të Stambollit, GH).

8-Shkollat

Arsimi është i lirë në shkollat e komunave ortodokse. Shkollimi kryhet në gjuhës Greke. Në tre klasat e para të arsimit elementar, gjuha shqipe do të mësohet krahas gjuhës greke. Mësimi i besimit fetar do të kryhet vetëm greqisht.

9-Liria e gjuhës

Me urdhëresën 11/24 të Komisionit Mbikqyrës Ndërkombëtar, në muajin Prill 1911 (në librin e prof. Puto-s ky vit është 1914, ndërsa në gazetë 1911; meqënëse KNK u formua me vendim të Konferencës së Amasadorëve në Londër (1913-1914) duhet pranuar viti 1914,GH), në dy qarqet jugore garantohet përdorimi i gjuhëve greke dhe shqipe në të gjitha nivelet e autoriteteve, duke përfshirë dhe Gjykatat apo Këshillat e Zgjedhur Lokalë.

10-Okupacioni

Komisioni Ndërkombëtar Mbikqyrës, në emër të qeverisë Shqiptare do të ushtrojë juridiksionin e tij në hapësirën territoriale të referuar. Oficierët e trupave hollandeze do të mobilizojnë dhe krijojnë policinë vendore. Komanda e përkohshme e krijimit të kësaj policie vendore i besohet ushtarakëve Hollandezë të cilët do të zgjedhin dhe do të mobilizojnë e do të organizojnë element vëndas, në mënyrë të tillë që të garantojnë rendin dhe sigurinë publike.

Komisioni Mbikqyrës Ndërkombëtar do të krijojë armën policore të tipit të përzier kristianë dhe muhamedanë duke konsideruar  që raporti i tyre t’i përgjigjet raportit numerik në komunat dhe qarqet përkatëse. Deri në organizimin e plotë të autoriteteve vendorë Komisioni Mbikqyrës Ndërkombëtar do të kryejë funksionet administrative dhe do të formulojë amendamentet e juridiksionit për funksionimin e tyre.

Nën komandën e oficierëve Hollandezë do të merren, pavarësisht nga Qeveria e Përkohëshme, masat për largimin sa më parë të forcave të armatosura të huaja apo grupeve militare apo dhe individëve të huaj të armatosur (në botimin e akadamikut të nderuar kjo pjesë është e përkthyer: Që para ardhjes së oficerëve holandezë, qeveria e përkoshme e Gjirokastrës do të marrë masat e nevojshme me qëllim që të largojë nga vëndi të gjithë elementët e huaj të armatosur; këto dy fraza janë krejt të kundërta, me pasoja dhe shkaqe krejt të tjera, GH).

Kjo urdhëresë do të zbatohet në njësitë e qarkut Korçë e cila ndodhet nën pushtimin ushtarak shqiptar, si dhe në qarqet jugore përkatëse.

11-Ndihmat

Qeveria shqiptare, sipas marrëveshjes me Komisionin Mbikqyrës Ndërkombëtar do të marrë të gjitha masat e nevojshme për asistencat për popullsinë e përvuajtur nga ngjarjet e periudhave të fundit.

12-Amnistia

Epirotëve ju jepet amnisti e plotë dhe integrale lidhur me të gjitha fenomenet e para pushtimit të qarqeve jugore nga përfaqësues të Qeverisë Shqiptare.

Të tërë ata që nuk kanë origjinë nga Epiri nuk do të ndiqen pavarësisht që në periudhën e mëparshme mund të kenë kryer dhe krime vulgare (në botimin e akademikut të nderuar kjo fjali është përkthyer: Të gjithë ata që nuk janë nga Epiri nuk mund të ndiqen për periudhën e lartpërmëndur veçse për krime jopolitike. GH).

13-Garancitë

Forcat, që në Konferencën e Londrës, garantuan me votën dhe zërin e tyre krijimin e Shtetit Shqiptar dhe paralel krijuan Komisionin Mbikqyrës Ndërkombëtar garantojnë respektimin dhe zbatimin e plotë të protokollit të mësipërm.

                                 B-FJALA E PRESIDENTIT

Presidenti:

Po i japim fund punimeve të konferencës sonë lidhur me përpjekjet dhe luftën tonë, duke shprehur konsideratën më të thellë për të tërë të angazhuarit në mënyrë aq të larmishme në këtë luftë, duke bashkapunuar me ne, në mënyrë të veçantë për metropolitik e Korçës, drejtoj konsoderata të thella për zotin I. Permenidi, altruizmi i të cilit u tregua qartë në këtë luftë si dhe gjatë periudhës se pushtimit, zotit Karapanon bashkëpunëtorin tim të ngushtë, jam i detyruar të shpreh mirënjohje të thellë për zotin Bushion i cili frymëzoi luftën në kohën dhe vëndin më të vështirë, duke ngritur moralin e ushtarëve dhe të oficierëve. Me zërin e luftës për Epirin kujtojmë lulen e ushtrisë, të paharruarin Al. Romas, kujtojmë Karasevdanë, Karakicon, Zhras, Furidhin, Kandilisin e të tjerë të paharruar, kujtojmë shërbimet e bëra prej Gavaras, Conosit, e shumë oficierëve dhe ushtarëve të tjerë që në luftë kërkonin lirinë e Epirit, por më shpejt takuan vdekjen.

Në emër të tyre shprehim mirënjohjen, respektin dhe konsideratën më të thellë për shërbimet e kryera, për nderin që i sollën kombit.

(fjala e presidentit nuk botohet në librin e akademikut tonë, GH)

 

Krahasimi i dy botimeve më ka çuar në përfundimin se përmbajta e Protokollit të Korfuzit është e ndryshuar për qëllime politike të brëndëshme duke realizuar  sakatimin e historisë së popullit shqiptar dhe të shtetit të tyre në mënyrë tendencioze për qëllime të caktuara, pikërisht për të fshehur diçka dhe për të vënë në dukje diçka krejt tjetër për tjetër. Unë sot marr përsipër për të zbuluar këtë karambol në shkencën e historisë shqiptare. Është pikërisht vepra e paçmuar e Av. Dr. Vasil Dilos ajo që na shpëton nga situata duke na servirur interpretimin e Protokollit të Korfuzit në kushtet e atëhershme politike sipas interesave të popullit shqiptar, karakteristika kryesore që i mungon shkencës shqiptare pas 1945-sës.

Çfarë përfaqëson në realitet Protokolli i Korfuzit dhe kujt i shërbeu? Për të kuptuar këtë duhet kuptuar më përpara se kush ishte dhe çfarë përfaqëson figura e Vasil Kostandin Dilos në historinë e popullatës gjirokastrite, të paktën, dhe cila është vepra e tij teorike.

I arsimuar në gjimnazin Zosimea të Janinës; pastaj në universitetin e Athinës, dega avokaturë; pastaj në Stamboll, duke mësuar arabishten dhe turqishten; avokati i ardhëshëm shqiptar përbënte një kompleks intelektual të jashtëzakonshëm me një hapësirë dijesh përtej të përgjithshmes. Më pas Vasil Dilo mbrojti doktoraturën duke u vënë në shërbim të shtetit të ri shqiptar me veprat e tij ku përfshihet:

1- Kodi Penal

2-Martesa në shekuj, dashuria dhe seksualiteti

3-Protokolli i Korfuzit (libër që përmbys të gjithë atë që dinë shqiptarët, pas 1945, për formimin e shtetit shqiptar të kohës së Ismail Qemalit)

4-Italia dhe Shqipëria (libër i shkruar 90 vjet përpara, por shumë aktual sot)

5-Ditari politik 1906 (rezervohem të jap përfundimet e tij pasi ajo që shkruhet për ato kohëra është me të vëretetë një përmbysje totale e historiografisë komuniste dhe e shumë enciklopedive të botuara pas 1991 në Shqipëri)

6-Ditari politik 1914 (një akuzë për studiuesit e pas 1945-sës)

7-Roli i Kishës Ortodokse në çështjen shqiptare (ato që shkruhen në këtë punim janë me të vërtetë një mësim i madh për rolin e institucioneve fetare në mëvetësinë e popullit shqiptar, pasi pranohet që: vetëm “kleri katolik në Shqipëri është shqiptar dhe mbetet shqiptar, në qoftë se është i tillë prej origjine”, apo pranohet qe: Patriarkana e Strambollit luftoi gjithë jetën qe Kisha ortodokse shqiptare të mos bëhej kombëtare duke luajtur një rol negativ në mëvetësinë e shqiptarëve. (pjesa e 6, f. 186)).

8-Mbrotje e Av. Vasil Dilos përpara popullit shqiptar, brez pas brezi (ky libër me një volum prej rreth 300 faqesh a4 është një akuzë ndaj intelektualëve dhe politikanëve shqiptarë të viteve 1930-1939 mbi falsitetin e kulturës së tyre).

9-Kongresi i Durrësit, 1914, ne brendesi te studimit Italia dhe Shqiperia, (proçes verbalet e këtij kongresi aq të përfolur në historiografinë shqiptare pas 1945; mund të them që studiuesit shqiptarë të kësaj teme ja kanë futur në tym për përmbajtjen e tij).

10-Martesa në shekuj (një vazhdim i çuditshëm i origjinës së familjes të Engelsit)

11-Shumë përkthime nga greqishtja e vjetër në intervalet kohore 1895-1938, ku nuk përjashtohet ndonjë studim i pazbuluar, pasi vepra e tij është në proçes zbërthimi.

Më 1915 dënohet me vdekje nga gjykata e Janinës për veprimtari antigreke në favor të çështjes shqiptare. Akuzat e gjykatës greke kundra tij publikohen në gazetën Mbrojtja e Epirit duke kërkuar  suprimimin e akuzës e cila realizohet shumë më vonë. Këtë gazetë qeveria e Ahmet Zogut e mbylli pikërisht për realitetin që pasqyronte.

Duke përjashtuar Kodin Penal mbretëror, vepra e tij ndodhet në dorëshkrim ku po skanohet për të nxjerrë përmbajtjen dhe përmasën reale, pasi vepra e tij teorike dhe praktike (mbi të gjitha spikat mbrojtja e komunistëve në gjyqin e vitit 1939 ku i akuzoi komunistët e rinj shqiptarë të partisë komuniste të Shkodrës si njerëz pa kurrfarë kulture njësoj si shtëpia pa tjegulla, të botuar nga ana ime në artikullin “Sekreti Qemal Stafa”albanovaonline.com, logoreci.com dhe gazeta 55, datë 8-12.07.2008; mbrojtja juridike e Padër Anton Harapit  në gjyqin e vitit 1946 ku shprehja e tij: njerëz të tillë lindin një herë në një mijë vjet, ishte një superrelativë për klerikun dhe politikanin patriot, por që fitoi urrejtjen e armiqve të popullit shqiptar duke dënuar me vdekje historinë e popullit shqiptar) ka përmasa të jashtëzakonshme për intelektualin e sotëm shqiptar. Izoloi veten nga politika e asaj kohe (pas 1946) duke hedhur në letër të gjitha kujtimet e tij të rregjistruara nëpër ditaret përkatëse. Av. Dr. Vasil Dilo ishte njeriu tipik i fitores së natyrës njerëzore mbi faktorin kohë, pasi dha shpirt duke hedhur në letër historinë e vërtetë të popullit shqiptar me vetëdijen se po i tregonte shqiptarëve atë që komunizmi po ja shtrëmbëronte dita-ditës.

Protokolli i Korfuzit është një përmbledhje faktesh, dokumentash dhe kujtimesh të realizuara në 18 fletore mesatare përgjatë periudhës 06.10.1956 deri më 02.03.1957 duke pasur një përmbajtje të kompletuar dialektike: lindje-zhvillim-vdekje. Në mënyrë të përmbledhur përmbajtja e veprës është kjo:

Protokolli i Korfuzit ishte nje akt burimesh i shumë të drejtash dhe obligimesh politike dhe shoqërore, por që ishte lenë në harresë. Në grupin e ngushtë të së djelave një nga diskutantët hodhi idenë sikur shteti shqiptar kishte pasur të drejtë, përsa i përket zhdukjes së Protokollit në fjalë, vaçanërisht nga pikëpamja e gjuhes së huaj, e cila formonte rrezik për vazhdimësinë e kombit dhe për zhvillimin e këtij në formë të posaçme. Ndërsa sipas mendimit të avokatit tonë përkrahja e dispozitave përkatëse të Protokollit ishte, në realitet, detyre patriotike e të gjithë atyre që ushqejnë ndjenja të këtilla për të mirën e kombit dhe të atdheut.

Për të gjithë këto shkaqe lindi nevoja për një komentim të posaçëm të Protokollit të Korfuzit nga ana e avokat Dr. Vasil Dilos.

$1- Si lindi Protokolli:

Një nga problemet e mënyrës të përfundimit, që pati lufta ballkanike ishte dhe fati i Shqipërisë. Shqiptarët (dhe kujtojmë elementin musliman) nuk morën pjesë në marrëveshjen e shteteve fqinjë, të krishtera; se kryesisht nuk e dëshironin këtë zhdukje të pushtimit dhe ajo që do t’i kënaqte,në rast të kundërt, ishte një principatë, me model Turqinë, që kështu të mos ndryshonte as regjimi, as pozita e tyre kundrejt Rajave, pozitë kjo  e lidhur kaq ngushtë me jetën e tyre.

& 2. Cili është qëllimi i tij

Protokolli në fjalë shërbeu si një kataplazmë mbi plagën, që ishte hapur mbi trup te shtetit artificial, qe pat dashur te krijonte diplomacia europiane e Fuqive te Medha, per te evituar belate qe u krijonte kjo, plage kjo nga e cila gjaku i vellavrasjes shkonte curk dhe fshtatrat i bente hi, pluhur dhe germadhe.

Ushtria greke, pas shkaterrimit te rezistences se Imperatorise Turke ne viset e Ballkanit, s’kishte me pengese per te pushtuqr pjesen jugore te Shqiperise deri ne “Shkumbin” duke lene pjesen tjeter per aleatet e saj, dmth Jugosllavia dhe Mali i Zi; se Shqiperia vete nuk ishte ne gjendje per te mbrojtur  ate cka mbeti; dhe qe te mos e pesonte ne ate kohe, ishte pushtimi dhe zaptimi i saj nga ana e Greqise

Sic e kemi shpjeguar gjat e gjere ne nje broshure te posacme te kujtimeve tona, urrejtja kundra Greqise nuk rridhte drejtepersedrejti nga ajo vete; se relacionet me te ishin aq te rralla sa qe nuk behej hesap rreziku nga ana e saj. Shkaku i kesaj urrejtje te madhe ishte frika e Elementit musliman se ndaj pushtimit te Greqise, do te ngrinin krye rajat, te cilet kete e kishin vegla te jeteses se tyre deri sa cifliqet e tyre me ane te ketyre, si bujq proletare, i shfrytezonin. Prandaj preferonin cdo sundim tjeter pervec atij te Greqise; se ishin te bindur se i huaji do t’i favorizonte ato me shume, se sa te krishteret; se ato e formonin shumicen dhe ate do ta benin (ate) mik, kurse te krishteret, si nga besa dhe nga kultura, ishin –pothuajse- qe te gjithe pa perjashtim perkrahes te idealisteve –ishin grekomane. Nuk perjashtojme perkrahes as idealistat per aresye se edhe keta e dallonin  me mire faktin se: ndjenjat kombetare te elementit musliman – fort – keqesisht qe te gjithe ishin akoma ne stratosfere.

E dime qe kundershteret tane do t’i konsideronin keto qe themi si nje ekzagjerim te rrjedhur nga nga muslimanofolia te pajustifikueshme. Por keta zoterinj duhet te na shpjegojne se: c’tjeter gje kallzojne –ne menyre te pakontestueshme askurre- faktet si per shembell kjo qe:

a- Patrioti i flaket sa dhe i shquar boterisht Faik Konica nga drejtor i fletores “Dielli”, qe ne bashkepunim me mikun e ngushte te tij Peshkopin fallso, plasi sa t’i percante shqiptaret e Amerikes dhe s’la gjiris pa kaluar me Ahmet  Zogun ne goje, nuk druajti aspak qe te behej agjent i austriakeve dhe me vone te ndjente nostalgjine e flaket per Naltmadhnine, sulltanin zemer-gjere dhe shpirtmadh, deri sa që të uronte t’i paraqitej ……. (një fjalë e pakuptimtë)  të vinte në Stamboll dhe të vihej në shërbim të atij, ndënë zgjedhën shekullore të të cilit vuante Shqipëria, të cilën ai askurrë s’duhesh ta konsideronte atdheun e vet deri sa nuk ushqente sinqerisht ndjenja kombëtare; se –së paku- do të pengonin këto –pak a shumë– që të mos paraqitesh – si suxhuk i ngjyer nëpër gjirize tek Napoleon’ i gjirizave dhe i përulej ndyrësisht, t’i lypte përfaqësimin e shtetit, – formimin e seicilit askurr s’e besonte se do të behej realitet pranë qeverisë amerikane dhe ne sajë të kësaj xhubeje të vazhdonte orgjitë e tij midis shqiptarëve të atjeshëm, të cilët i terrorizonte.

b- Patriot’ i flakët Sami Bej Frashëri në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë e çdo të jetë” uron haptazi që Shqipëria të bënet një Principatë ndënë proteksionin e Turqisë dhe pa dashur të kujtohet se Shqipëria nuk ishte e muslimanëve vetëm të mos përmëndë kurgja tjetër veçse klerin e të krishterëve si shkaktar të fatkeqësive të Shqipërisë, si me dasht të japë të kuptojë se lumturia e kësaj do të ishte e plotë dhe e sigurtë sikur dhe sa mbetnë kaurë –të gabuar nga kleri- të bëheshin muslimanë!

Por edhe faktin tjetër duhet të na shpjegojnë kundërshtarët, këtë që: pse ky patriot i flakët, si dhe çdo tjetër nga muslimanët, që donin të paraqiteshin si atdhetarë, nuk u ndanë askurrë nga buka e Dovletit !?

c- Si do të na e shpjegojnë kundërshtarët tekstin e prokurës zyrtare, që  mernin nga populli përfaqësuesat e tij në kongresin që proklamonte çkëputjen e Shqipërisë nga Imperatoria Otomane, kur që ky tekst i përmëndur në kujtimat e së ndjerit Lef Nosi, fjalë për fjalë përmban dhe frazën të “sigurojmë triumfin e të ruajmë nderin e islamizmit e madhështinë e mbretërisë Otomane….

Këto –të cilat, dhe të vetme sikur të ishin, do të kishin qënë më se të afta për të provuar se çka themi edhe për klasën më të zhvilluar me kollare dhe me civilizim t’elementit musliman, nuk rrjedh nga muslimanofonia, por vetëm nga objektivitet i thjeshtë dhe pa dyshim shumë më të kufizuar se realiteti.

Mos vallë ishte shumë të gjëndesh midis këtyre, edhe një vetëm makari, i cili t’i thoshte elementit në fjalë:

Ç’është kjo parrullë “ngreu Prift të rrijë Hoxha?”

Ç’janë këta derhudexhitë musulmanë nëpër katundet kristiane, që t’i ruajnë nga muslimanët?

Ç’është ajo Hallvaja e muslimanëve si produkt i grithmave të kristianëve.

Ç’janë rushfetet në zbatim të detyrës të Nëpunësit dhe bile dhe t’atyre të Drejtësisë?

Ç’është urrejtja kontra të krishterit ndërsa dihet se stërgjyshërit kanë qënë të bashkët dhe natyra nuk dallon fare, por i ka që të gjithë Njerëzit një lloji?

Kërkush nuk u gjet që të bënte kësisoj përvështrime dhe kërkush nuk i propozoi kaurit bashkëpunim për shpëtim nga zgjedha e Turkut. Por për se tjetër veçse pse mungonte ndjenja kombëtare, si e pllakosur ndënë fanatizmin fetar, deri sa feja nuk lejonte dallim të besnikëve nga pikëpamja kombësije?

Por kurqë nga këto gjithë as elita e elementit musliman nuk ishte ende në gjëndje për të mbrojtur atdheun, ç’mbetesh për popullsinë e cila ishte lënë në errësirën më të dëndur të injorancës?

Për të gjitha këto themi se Shqiptari, në kohën që Imperatorisë Otomane i u mbarua sundimi në Ballkan, nuk ishte në gjëndje të formonte shtet indipendent, por as të organizonte, ndonëse të këtilla, prej të tjerëve.

Por mund të na thoni se mos mohojmë dhe lëvizjet relative.

Por ato vetë jo; vetëm burimin e tyre po.

Këto lëvizje u duk që ishin sporadike, pa studim, pa përgatitje, pa program, pa seriozitetin e duhur!

Në qoftë se dikush nga ju ka parë dikur e diku ndonjë nga këto, që neve e mohojmë me lehtësi të papëlqyer do të ketë bërë mirësinë më të madhe sikur të na e kallzonte.

Ismail Qemali, te cilit i atribuhohet titulli i politikanit shpëtimtar të kombit dhe ai i krijuesit të shtetit shqiptar, kur kaloi nga Korfuzi për në Stamboll, me anë të të ndierit Jorgo Meksit, iu dërgoi gjirokastritëve këshillën që të mos lëvizin; se Qeveria Otomane ishte gati të na japë çdo gjë që kërkojmë. Por sapo mbërriti në Stamboll ndryshoi mendim dhe, në një kohë kur Europa ishte në tym e flakë, ai nëpërmjet Bullgarisë dhe Austrisë doli në Durrës prej andej në Vlorë duke ngritur flamurin e indipendencës së bashku me një kongres të ashtëquajtur kombëtar, të përbërë nga përfaqësues të popullit me porosinë e thjeshtë që të mbrojmë nderin e Islamizmit!

Lëvizje kobmëtare ishte kjo?

Por si pajtohej me bashkëpunimin e këtij burri me Beqir efendinë nga Grebeneja dhe me vendimin e komisionit të kontrollit Ndërkombëtar për tu larguar nga Shqipëria, si i dëmshëm dhe i rrezikshëm për të? Si pajtohej me ndjenjën kombëtare sjellja e Esat Pashës dhe dukja në skenën politike fanatikëve si Musa Qazimi me sokëllimat e Popullit “duan Sulltanin”, reaksione këto që përfunduan në shkatërrim të shtetit, që na patnë organizuar Fuqitë e Mëdha, të cilat ishin të shtrënguara të krijonin një shtet të Ri, ndonëse dinin mirë se ky ishte…aguridhë!

Kjo ishte përgjithësisht dhe me pak fjalë gjëndja e Shqipërisë në mbarim të luftën ballkanike. Siç u tha dhe më sipër, ushtria greke s’kishte asnjë pengesë nga vëndasit që të pushtonte një pjesë të madhe të Shqipërisë –deri, së paku, në lumin Shkumbin. Por, siç e deklaroi dikur dhe vetë Venezellosi në Parlamentin grek, për tu mbrojtur kundra kritikës që i bëri opozita pse nuk vazhdoi deri sa të okuponte së paku edhe Vlora, e lajmëroi Italia se do të kishte të bënte me atë sikur të vinte më tej Salarisë.

Por s’ishte vetëm kjo; që të gjitha Fuqitë e Mëdha, për të evituar grindjen midis tyre, deri sa Italia dhe Austrohungaria, duke pasur dhe ndihmën morale të aleates së tyre, dmth të Gjermanisë, isistonin që të krijohej –pa tjetër- shteti shqiptar me Vorio-Epirin brënda, i propozuan Greqisë që të preferonte njërën nga të dyja, dmth o Vorio-Epirin ose ishujt e Egjeut, si Hios, Sanios, Mitilinë, Limnos etj të pushtuara prej Turqisë. Greqia preferoi këto dhe pranoi të tërhiqej nga Vorio-Epiri dhe u tërhoq. Por vëndin e saj e zuri Qeveria e Autonomisë.

Lëvizja Vorio-Epirotase në realitet ishte një kryengritje kundra Fuqive të mëdha për vendimin që dhanë për aneksimin e Vorio-Epirit në shtetin e ri shqiptar; por e dinin mirë që sido që të bënin, askurrë nuk do të mundnin t’i detyronin Fuqitë e mëdha që të revokonin vendimin e tyre. Shpallja u bë në ditë të Venezellosit dhe mbase ky ishte i sinqertë duke deklaruar se nuk ishte dakort, por nuk guxonte nga ruajalistët, që ta ndalonte; se këta ishin të sigurtë se luftën do ta fitonte Gjermania dhe atëhere Greqia do të shkonte deri në Tenuso (Shkumbin). Urtësia politike ndoshta lypte të kundërtën, se si thorë parrulla popullore: “Njeriu e puth atë dorë të cilën nuk e kafshon dot”. Në vënd që të luftonin aq keq formimin e shtetit shqiptar do të ishte më mirë të ndihmonin me ç’tu vinte në dorë dhe të mos i linin shqiptarët (muslimanë e të krishterë) në dispozicion të propogandës Italiane dhe Austriake, kurse ata kishin më të fortat aty se rivalët e saj.

Sa për popullsitë lokale, si për këto të Vorio-Epirit gjithashtu dhe për atë të Shqipërisë tjetër, s’ka se si të bëhej fjalë, në mënyrë serioze; se që të dyja nuk vepronin me inisiativën e vet. Kësaj i a donte buza aneksimin në Greqi, por nuk i linte hunda të luftonin vetë për të ose nuk ishin pjekur akoma. Se jo luftë, por as armë lufte s’kishin parë kurrë me sy. Por edhe ata të tjerët sapo dëgjonin se për karshi kishin djemtë e kakove bëheshin burrë; por ushtrinë greke që ata e dinin, që ishte pas këtyre, nuk i ua kishte anda për luftë. Qëtë dyja palët ndërluftuese shtyheshin nga të tjerët; por për se vallë që të dyja këto dashamirës t’i shtynin në vëllavrasie?

Ai që mundohej t’i ndalonte këto ishin Fuqitë e Mëdha. Por për se vallë dhe këto nuk deshën të ndërhynin me kohë?

 Ketyre pyetjeve le te pergjigjen ata qe s’duan te shkruajne historine e kesaj periudhe duke pasur ne dispozicion te tyre dhe arkivat e ndryshme dhe perkatese, te cilatdo te vije koha qe te mos mbeten me sekrete. C’ka bie ne sy dhe te cdo privati eshte kjo qe sferave i u pelqen si me e dobishme per ta mbjellja e dasise dhe ajo e urrejtjes reciproke nga ajo e dashurise dhe e paqes. Por vazhdimesine e ketij emulacioni e ndaluan Fuqite e Medha, te cilat perpiluan dhe iu a imponuan paleve Protokollin e Korfuzit, me ane te te cilit caktuan konditat e Paqes per aplikimin e seicilave dhe muaren persiper obligimin ta garantonin ato vete.

Keshtu lindi Protokolli i Korfuzit dhe ky ishte qellimi i tij.

& 3-A ishte i zbatueshem?

I perpiluar nga kompetenta njerez te Fuqive te Medha dhe me model turpin e administrimit te merhumes Turqi dhe ne armoni me statusin themeltar, me te cilin krijuesat e shtetit rezervoheshin te pajisnin kete ne menyre qe te sqaroheshin sa me mire vellazerine midis te tre elementave te popullsise, Protokolli ne fjale, me sa ishte njerezish e mundur, s’kishte se per te mos ishte dhe i pelqyer nga te gjithe dhe i zbatueshem.Se –per mbi te gjitha cilesite e tjera- formonte dhe nje model per te rregulluar po ashtu edhe pjesa tjeter e shtetit, qe keshtu te behej edhe ky nje fare Zvicre ne Ballkan.

&4-A u vu dot ne zbatim dhe nese jo, c’fare e ndaloi?

Protokolli ne fjale, i pranuar prej Qeverise Shqiptare si edhe prej Kongresit te Delvines (simbas rezerves qe pati bere Qeveria Autonome ne diskutimet e saj ne Korfuz para perfaqesuesve të Fuqive të Mëdha dhe të atij të Qeverisë shqiptare –siç deklaroi zyrtarisht kryetari i Qeverisë autonome para Kongresit të Delvinës) dhe i garantuar prej Fuqive të Mëdha, ishte gati për tu vënë në zbatim, në bashkëpunim me komisionin ndërkombëtar të kontrollit, tek i cili do të dorëzohej Vorio-Epiri.

Por fatkeqësisht, s’u mbarua dot kurgjë, për shkak se në atë kohë, edhe komisioni i kontrollit u shpartallua bashkë me organizimin tjetër shtetëror; mbreti u arratis dhe në Shqipëri plasi që anarshi dëshpëruese për vazhdimësinë e saj, pasi gjetën rast Austria ta okupojë deri në Vjosë, Vlorën me interland e zuri Italia dhe Qeverinë autonome e zëvëndësoi –me leje të Fuqive të mëdha- Qeveria greke, sa për të mbajtur në të qetësinë e duhur.

Kësisoj e shpartalluan Shqipërinë, me gjithë që ishte njëra nga të dy palët e kontrakturës së Protokollit në fjalë, i cili, në realitet, ishte akti zyrtar që e solli deri këtu, dmth që i dha fund luftës autonomike; por s’ish dhe më në gjëndje që të mbahesh përgjegjësia për mos zbatimin e atij Protokolli, përsa i takonte asaj.

Por edhe pala tjetër kontraktuese, dmth populli i Vorio-Epirit, nuk ishte në gjëndje më të mirë nga kjo pikënisje. Qeveria greke, sëicilës Vorio-Epiri i a dorëzuan provizorisht Fuqitë e Mëdha, kishte dhe mundësi, por dhe një farë detyre që për llogari të vëndit, që rikuperoi, të bënte diçka për aplikim të dispozitave përkatëse të Protokollit. Por ajo e gjeti për më mirë –për vete kryesisht- që të konsiderohesh si e pakënaqur nga ky Protokoll, deri sa ekzistenca e tij e pengonte realizimin e dëshirave vetiake.

Fuqitë e Mëdha mbeteshin siç ishin, dmth garantë për seicilën nga palët, kontra asaj, që do të donte të shkelte obligimet, që i rridhnin nga ai Protokoll, por sapo t’i u kërkohej respektimi i obligimit të tyre se s’kishin se si t’i shmangeshin kësaj detyre.

Kësisoj Protokolli u la mënjëanë, por si në gjumë dhe jo si i vdekur. Vdekjen e tij mund ta vendosnin palët kontraktuese, me hirin e tyre të bashkët, por jo me: “ashtu dua” të njërës nga palët; se atëhere palës tjetër i lindej e drejta e padis dhe e invokimit të garancive, të cilat, siç thamë dhe më sipër me asnjë mënyrë tjetër nuk mund të liroheshin nga obligimi që patnë marrë veçse me hirin e të dy palëve të çfaqur qartësisht dhe lirisht e posaçërisht.

Por një i tillë shkarikim, me anullimin e rregullt të Protokollit, askurrë nuk u bë. Pra dhe pretendimi i dikujt nga kundërshtarët tanë, se gjoja  Protokollin –si shumë akte të tjera- i anulloi shoqëri e kombeve nuk qëndron ligjërisht; se shoqëria në fjalë as nga kontraktuesat nuk kishte asndonjë kompetencë të tillë. Provën e jep deklarata e saj që –me anë të përfaqësuesit të posaçëm, dmth të Fan Nolit, i komunikoi dhe parlamentit shqiptar me shënimin e veçantë se: “Deklarata e saj do të jetë më e fortë dhe nga dispozitat e statusit themeltar eventual të shtetit shqiptar”.

Faktin se Protokoll i Korfuzit nuk është i anulluar e vërteton solemnisht dhe vendimi i Gjykates Ndërkombëtare të Hajit (ndoshta i Hagës, GH), mbi ankimimin e minoritetit grek kontra qeverisë Shqiptare te periudhës dytë demokratike ose monarkike (se s’më kujtohet mirë) e cila pandehu se ishte e lirë t’i rregullonte siç do t’i interesonte atyre kulturën e grekofonëve.

Per keto te gjitha insistoj në mendimin se ky protokoll ka rene në gjumë të rëndë, por nuk ka vdekur; se pavaresisht nga keto, permban  te disa te drejta, te cilat ekzistenca e tyre nuk ja detyrojne trashegimit, keshte qe sapo t’i kete pase humbur krejt dekurajuesi, te mos kete c’te trashegoje trashegimtari i tij. Se keto lloj te drejtash i jane dhuruar individit prej natyres se vet dhe s’ka si t’i zhduke as kalimi i kohes as mos perdorimi i tyre. Keto revendikohen prej kujtdo dhe kundra kujtdo, qe guxon t’i mohoje ose t’i shkruaje.

`Prej nga cdo pikepamje qe te shikohet ky protokoll rezulton se eshte i gjalle per gjithe ata qe duan ta invokojne. Por cka eshte fakt i pakontestueshem, por dhe jo me pak i cuditshem eshte ky qe: as nje nga te dy palet kontraktuese nuk e don dhe qe as njeres dhe as tjetres nuk i pelqen qe ta vere ne zbatim. Kryengritësat Vorio-Epirote –sic e kallzojne mendimet e cfaqura ne bisedimin e posacem per pranimin ose mos pranimin e tij te te gjitheve, pervec te neneshkruarve– nuk u pelqen dhe e nenshkruan nga e keqja; se dhe Venizellosi vete, me ane te kryekatundarit te Sarandes, lajmeroi Kongresin e Delvines qe te pranonin Protokollin ne fjale; se per ndryshe nuk do te mbretej gur mbi gur ne qarkun e Vorio-Epirit. Me gjithe kete nga 30 anetare (pervec ministrave) vetem 14 u prezantuan diten e fundit dhe vetem keta e nenshkruan, por edhe keta nga e keqja e madhe (me gjithe polemiken qe i bene te nenshkruarit); se dhe kryetari i Qeverise, i ndieri Zografos, deklaroi se “ai nuk do te bente per here te dyte gabimin (qe te mos bindesh Qeverise kombetare (te Greqise))”.

Nuk na duket se mos politika greke ishte aq miope sa qe te mos cmonte deklarimet, qe i beheshin nga paudhesite e metropolise te Gjirokastres gjate okupacionit italian, kundra te ciles dhe me ane te shtypit lokal si dhe me ankese te posacme te drejtuar tek ajo si dhe Patrikana, te cilat u beheshin te ditura me ane te fletores. Nuk mund te pranohet se mos ishte e shurdher ose se nuk  interesohej per bashkeatdhetaret, qe vuanin keq nga nje autoritet dhe bile spiritual, sa qe te deshperoheshin per cdo mundesi te ruajtjes se tyre nden pushtimin e Shqiperise muslimane. Kjo duket –ka qene dhe shkaku qe as qeveria revolucionare dhe as ajo e Greqise, ne periudhen e riokupacionit te ketij vendi, nuk donin qe te familjarizonin popullsine me aplikimin e Protokollit, duke treguar si shkaktare ekzistencen e nje pakice….tradhetare. Duket se grekerit ferkonin duart kur shqiptaret arriten sa te shpartallonin Kishen Ortodokse te Shqiperise me ane kongresesh si ai i Beratit dhe me organizimin revolucionar te saj kundra Patriarkanes dhe deri sa te burgosnin perfaqesuesin e Metropolitit, per shkak se nuk degjonte t’i bindej vendimeve te atij kongresi!

Por çudia deshperuese ishte kjo qe: si Shqiperia i ra cakut dhe ne vend qe te perfitonte nga rasti dhe te punonte per te bere per vete elementin ortodoks, duke treguar respekt te plote kundrejt konditave te cilat posacerisht i vendosen Fuqite e Medha, ajo s’la gje pa bere jo per afrim dhe vellazerim te elementave, sic e lypte interesi jetik i shtetit te ri, por per te thelluar sa me teper hendekun qe i ndante keto prej shekujsh dhe qe shtetit vete i a bente problematike jeten e tij!

Cfare demesh shihte Shqiperia nga zbatimi i Protokollit te Korfuzit, sa qe nuk donte as emrin t’ja degjonte me gjithe qe e kishte pranuar dhe nenshkruar?

Pervec dobive te pacmueshme asnje dem; por dhe kete te perfaqesuar nga shumica, qe ishte muslimane; e kishte trullosur fanatizmi fetar dhe urrejtja kundra te krishtereve, qe zevendesonin poziten e barbarise, ndonese ishin rajaja e djeshmem prej shekujsh, dhe kaq shume i pat trullosur sa qe te mos dallonin as dinakerine dhe miqte hipokrite, te cilet e keshillonin qe te mos e pranonin Protokollin, ndonese edhe ata vete e kishin pelqyer si te mire dhe bile e kishin nenshkruar dhe si garanta per zbatimin e tij!

Si nuk e benin hesap shqipot qe c’do tu mbetesh atyre sikur te zhdukej Protokolli?

Popullsia e krishtere e VorioEpirit –jo ajo grekofone, se ajo askurre nuk e deshironte sundimin e shqiptareve mbi veten e tyre edhe sikur te mos ishin liruar nga zgjedha e turkut- por shqiptarofonia kishte plotesisht te drejte te mos donte te aneksohej ne shtetin e ri shqiptar; se e dinin qe popullsia e saj perbehej ne shumicen dermuese nga muslimanet, te cileve c’t’i u kujtonin me pare nga vujajtjet, qe hoqne gjate kaq shekujve!  Apo mos ishin aq te shtypur nga zgjedha, sa qe te mos kuptonin se nuk ishte askurren e kurres gje e mundur qe ata, te cilet i shtypne pa meshire, do te transformoheshin nga nje dite ne tjetren ne shoke e vellezer e jo me dhe si raja, por si ortake, ne gezim te Lirise, te cilen nuk ia detyronin ketyre (shqipove), por bashkekombetareve dhe bashkefetareve te tyre dhe –pjeserisht- dhe vetes se tyre; se s’ishte e mundur te mos gjendeshin midis ushtrise greke dhe shume nga viset e Vorio-Epirit, kurrqe nga Labova e jone rane deshmore dy veta, djemte e doktorit Qendro Nanes.

Gjithashtu e dinin mire se keto s’ishin gje per gje nga c’duhej per krijimin te nje shteti te ri, ai ishte ne gjendje kjo shumice te administronte shtetin, sic dinin qe edhe nga pikepamja e civilizimit dhe e kultures nuk gjendeshin ne te njejtin nivel; e pane qe Protokolli i Korfuzit i u a preu cdo shprese, jo per aneksim te tyre ne shtetin grek, por as per formim te nje kantoni brenda shtetit shqiptar; gjithashtu e pane me syte e veta se, ne vend qe te liroheshin nga nje zgjedhe roberie rane ne nje me te rende akoma, deri sa llogaritnin qe kundra sundimtareve te rinj s’kishin me as turkun, tek i cili te ankoheshin; e pane me sy se me Protokollin ne fjale, jo vetem i u bene firo te madhe privilegjeve, qe kishin ndene zgjedhen e Turkut, por –esencialisht- u transformuan ato ne flluska sapuni. E shihnin qe Fuqite e Medha, te interesuara me teper per paqen midis tyre, anonin skandalisht nga ana e shumices per hater te atyre nga shoqet e tyre, te cilat cirreshin e vriteshin per Shqiperine, kurse kesaj i kishin kurdisur pusi qe ta gllaberonin per vete.

Dhe ne kete lloj kritike nuk do te kete aspak te drejte kerkush te na akuzojne se mos cpikim gje ose bejme ekzagjerime ne ankime kundra Fuqive te Medha, pa le te dy miqerkat e kombit.

Dikush dhe nga ju pretendoi se kriteri i kombesise te nje njeriu eshte kryesisht gjuha, te cilen flet ky, te trasheguar nga prinderit e tij. Por deri sa Njeriu eshte i lire prej natyre, duhet te jete ashtu sic deshiron ai vete dhe jo sic e don nje tjeter; se nishana te jashtem vetem shtazve u vihet dhe jo Njerezve. Kete kriter fallso perdori dhe Europa kur pa nevoje t’i caktonte kufijte jugore te Shqiperise. Por, po ajo, me cdo rast tjeter perdor plebishtin, dmth cfaqjen e deshires te cdo njeriu me ane votimi te lire e te fshehte. Dhe prandaj eshte pranuar dhe vendosur principi, sipas te cilit cdo popull eshte i lire te vendose ai vete, per fatin e tij, princip ky qe vetem me votim te lire te atij, i cili pyetet se cfare kombesie preferon lirisht, qe te kete ai vete dhe t’i njihet boterisht, vetem me ate lloj votimi realizohet.

Por shumica e muslimanëve përse nuk e pëlqeu këtë Protokoll?

Mos vallë i u bëri keq që i dha fund vëllavrasjes? Mos vallë s’e donin këtë që te mbetesh e çelur lufta?

Mos pse dasia dhe urrejtja reciproke e elementëve të popullsisë shqiptare, ishte më e dobishme për shtetin që dëshironin t’i u bëhej, por si u çduk për jetë Turqia?…..

Përgjigja më e goditur në këtë pyetje të çuditshme, do të ishte kjo që: që të gjitha këto –cila më pak, e cila më shumë -,   të mbrujtura së bashku me fanatizmin fetar i u a mbushnë  me tym trutë, sa që të mospajtoheshin askurr me konditat e reja të bashkëjetesës me të krishterët në barazi të plotë, se sa dëshironin sinqerisht të formohej një shtet modern dhe indipedent, siç e lypte ndjenja e idealizmit patriotik(nënvizimet e avokatit, GH).

Në vazhdim, punimi i avokatit, tregon konfliktin midis muslimanëve dhe ortodoksëve në qytetin e Gjirokastrës ku me ardhjen e italianëve myftiu i qytetit mbajti një fjalim (botuar në fletoren Ipirotiqi amina, Nr 141, dt 23 shtator 1916) duke i uruar shqipëtarët që të mbeteshin për gjithnjë nën administratën italiane. Në numurin 144, dt. 11.10.1916, në faqen e III, në artikullin me titull “komunikatë” përmëndet një telegram i muslimanëve me të cilin uronin Viktor Emanuelin dhe çfaqej gëzimi dhe besnikëria e elementit musliman tek i forti shpëtimtar. Përpjekjet për të vënë në pah mungesën e dashurisë për atdheun e ri si nga ana e muslimanëve, ashtu dhe nga ana e ortodoksëve, përbëjnë epilogun e fletores së tretë deri sa vijmë në retorikën pyetje-përgjigje:

Pyetje: – në  lidhjen që quhet Protokoll i Korfuzit, cilat janë palët e interesuara?

Përgjigje: – Qeveria e Shqipërisë dhe të dy Prefekturat e Jugut

Pyetje: – Vetiut erdhën këto në marrëveshie apo ndërhynë Fuqitë e mbëdha?

Përgjigje: – Ndërhynë këto

Pyetje: – Po konditat e paqes midis tyre kush i caktoi?

Përgjigje: -Natyrisht ato.

Pyetje: -Po a besoni ju se ato nuk muarën dhe mejtimin e palëve mbi ndonjë hollësie?

Përgjigje: -Besojmë jo vetëm kaqe, por dhe se ato, në përpillim të Protokollit, kanë marrë parasysh edhe të kaluarën e të dy palëve.

Pyetje: -Ç’e shkaktoi kryengritjen e Elementit të krishterë kontra vendimit të Fuqive të mëdha për krijimin e shtetit shqiptar?

Përgjigje: -Fakti që ay vendim i linte brënda kufijve të shtetit shqiptar.

Pyetje: -Po a thoni se ay vendim i detyronesh një paanësie të kulluar?

Përgjigje:- Deri sa nevet, si kriter të sigurtë për dallim të kombësisë të një individi besojmë se është gjuh’ e tij amëtare, themi se s’kish se si të ndërhynte anësia.

Se gjuha amëtare as munt të mpshihet as mund të shtrëmbërohet me anël propogandash.

Pyetje: -Me gjithë që nuk na bind kjo doktrinë, e cila Njeriun e lirë prej Natyre e konsideron si një kafshë, seicilës i vihet një nishan nëpër trup për dallim, por masi ju insistoni të preferoni gjuhën nga sistemi i plebisitit, i cili përdoret kurdo e kudo, pa t’i vënë në kontestim mirë-besimin tuaj, por ju pyesim nëse besoni se përfundimi i hetimeve që bënë në vënd Fuqitë e Mbëdha do të ishte po ay sikurse të ishte bërë me anë plebisiti?

Përgjigje: -rezultati i plebisitit sigurisht do të ishte i ndryshëm; por nuk do të pasqyronte të vërtetën; se ndjenjat e Popullit i ka helmuar Propoganda Greke e ushtruar dhe drejt për së drejti dhe me anë të Qishës.

Pyetje: -Por a mund të na shpjegoni se ç’i pat bërë të zonjat, si propogandën edhe Qishën e Stambollit, që të ndajnë kaq keq një popull bashkëkombëtar sa që të krishterët të mos duan në asnjë mënyrë të bashkëjetojnë në një shtet të bashkët, me bashkëatdhetarët e tyre muslimanë dhe bile pas si u lëruan nga zgjedh e Turkut?

Përgjigje: -Historia kallzon se: ajo që i u ndihmoi, si propogandën edhe Qishën, ka qënë kryesisht, dasia fetare; por s’ka dyshim se ka ndihmuar edhe Qeveria Turke; rolin e kësaj në këtë drejtim e kallzon dhe fakti që ajo, sa për besnikëri të elementit musullman, u miaftua me influencën e fortë të Fesë, e cila e mbyste çdo ndjenjë kombësije dhe me atë të rryshfeteve dhe të dhuratave të ndryshme, të konsistuara në toka, çifliqe, nëpunësira të larta politike dhe në grada ushtarake dhe në të gjithë të mirat e tjera, që i siguronte Regjimi çdo besniku mbi Rajanë; gjithashtu (Qeveria Otomane) siguroi qetësinë e vetë duke e lënë elementin, që bëri me vete të saj, në një injorancë të dëndur pa shëmbull dhe duke mos lejuar çelien e shkollash shqipe por dhe duke mos u interesuar që të ushtronte mbi të ndonjë influencë propogandistike me qëllim që t’i shuante  –siç thamë– ndjenjat kombëtare; se këto s’kishin lindur ende, as kishin inspiruar frikën e mikrobeve vdekjeprurëse për pushtuesit e huaj. Realiteti  tregon –gjithashtu- se pushtuesi Turk, pakicën e të krishterëve, të cilën e duaj për shërbime dhe angarica të ndryshme, i a la Qishës, e cila e edukonte me gjuhën e saj greqishte; por se me anë të kësaj filloi dhe propogandën e saj kombëtare Qeveria Greke pasi u krijua dhe Greqia.

Pyetje: -Por a i lejonesh vallë Qishës ushtrimi i misionit të saj ndaj shqiptarëve në gjuhën e tyre amëtare dhe këjo nuk e përdorte këtë por preferonte gjuhën greqishte?

Përgjigje: -S’mund ta themi këtë; sepse gjuha shqipe u lejua 2-3 vjet para se të pëlciste lufta Ballkanike.

Pyetje: – Por çfarë dëmi i shkakëtoi Qisha lëvizjes për t’u shkruar gjuha shqipe, kurqë dhe sikur të donte t’ë  s’kishte kohë, ndërsa, në qoftë se nuk kemi shkak që të mos e besojmë të ndierin Jorgji  Çako, i cili me një dekllaratë të botuar dhe në Nr (numuri mungon, GH) të fletores “Ipirotiqi Amina”, ka vërtetuar se Patrikapa e Stambollit, mbi pyetie që iu bë, vetëm një kshillë dha, këtë që: mundësisht të mos përdoreshin për të gërma llatine?

Përgjigje: -Dakort jemi; por kshilla në fjalë duket se do të jetë dhënë me dy para shejtan, këtë që të preferoheshin gërmat greke. (nënvizimet e autorit, por unë jam munduar ta paraqes tamam sipas dorëshkrimit kur duket sikur ka gabime ortografike, GH).

Punimi vazhdon në 300 faqe (deri tani jemi në fund të fletores së tretë, faqe 48) duke komentuar pikat e protokollit, por unë vendosa të ndërpres udhëtimin në veprën e avokatit Vasil Kostandin Dilos, pasi ajo për të cilën unë e citova fjalë për fjalë duhet ta ketë kryer detyrën për të argumentuar jo vetëm shtrëmbërimin e Protokollit të Korfuzit, por mbi të gjitha qëllimin përse është bërë kjo dhe kujt i ka shërbyer. Libri vazhdon me masakrat e grekeve ne Jugun e Shqiperise ne periudhen 1914-1918 si per te treguar deshiren e popullates vendase per t’u shkeputur nga sundimi politik grek.

Gjeja me kryesore ne kete liber eshte diferencimi shoqeror i popullates shqiptare te asaj kohe ne pjesen jugore te Shqiperise se sotme. Ndarja e popullates ne krijues te te mirave materiale dhe sherbestar te pushtetit otoman, te cilet mblidhnin taksat e popullates, u reflektua edhe pergjate procesit te shpalljes se pavaresise ku klasa sherbestare e politikes otomane luftoi kundra mevetesie se shqiptareve, ndersa shtresa e arsimuar ortodokse luftoi kundra sherbetoreve te Turqise se dikurshme pa e kuptuar problemin imediat te shqiptareve te asaj kohe. Lufta brenda klases  politike shqiptare perben te gjithe epilogun e atyre viteve, ku interesi personal mbi pronesine e lënë ne perdorim nga shteti otoman ishte epiqendra e saj. Nuk ka asnje fakt qe te vertetoje qe popullata e atyre aneve ishte ngritur kundra pushtetit qendror otoman per faktin me te thjeshte fare: ai pushtet i kishte lene shqiptaret ne fatin e Europes dhe trekendeshi Greqi-Serbi-Itali e kishin futur ne mes me pretendimet perkatese, por me nje qellim final: te asgjesonin popullaten shqiptare. Ishte pikerisht politika e nje pjese te Europes (boshti Austro-Hungari-Gjermani), se bashku me Klerin Katolik Shqiptar dhe ato grushte burrash qe e shpetuan popullin shqiptar duke themeluar shtetin e pare shqiptare ne historine e tij. Pikerisht vetem kjo eshte merita e tyre: bene ate qe Europa do ta aprovonte pas nje viti me 17 dhjetor, duke i caktuar kufijte e Jugut. Ne te kunderten shqiptaret do te ishin akoma edhe sot pa shtet. Metodikat ekzistuese e kane te pamundur te interpretojne ate qe ka ndodhur ne trojet e banuara nga shqiptaret, sidomos ne periudhen 1912-1913. Ishte kjo kohe qe e detyroi Europen te pranonte ekzistencen e shtetit shqiptar duke e detyruar Ismail Qemalin te japte doreheqjen pas nje muaji. Fshehja e veprimtarive politike te atyre viteve dhe krijimin e ngjarjeve ireale perbejne masakrimin e historise te popullit shqiptar, i cili edhe sot nuk e di se kush dhe si ja formoi shtetin e pare ne jeten e tij.

.

                           .            .

Përfundimi i parë që arrihet, kur lexon këtë vepër, është padyshim pasaktësia analitike dhe interpretative e aktit të shpalljes së pavarësisë së Popullit Shqiptar nga ana e historiografisë komuniste, e cila asnjëherë nuk i ka thënë popullit shqiptar që akti i Pavarësisë më 28 nëndor 1912 nuk është pranuar nga Europa dhe ngjarjet e ndodhura në Jugun e Shqipërisë janë të shpikura nga historiografia komuniste në të gjithë përmasat e saj. Por duhet pranuar që faji për këtë nuk është i drejtëpërdrejtë i politikës komuniste.

Ajo që e shtrëmbëroi për herë të parë dhe për arësye politike historinë e popullit shqiptar, të paktën të asaj të fillim shekullit të XX-të, ka qënë periudhë mbretërore; ku politika e Ahmet Zogut për të fshehur veprimtarinë e vet reale i lejoi intelektualët e asaj kohe të sajonin një histori sipas oreksit të tyre. Shëmbulli tipik i këtij mashtrimi është libri Shqipëria e Ilustruar 1927 dhe Shqipëria më 1937 ku ngjarjet tregohen sipas interesit te Ahmet Zogut mbret. Konflikti midis Klerit Katolik Shqiptar dhe Ahmet Zogut  perben shkakun e deformimit te historise te fillim-shekullit te XX-te. Pasi eleminoi rrezikun e klerit ortodoks, duke futur ne skenen e konfliktit pjesen vllehe te ortodoksisë në kongresin e Beratit, Mbreti ju vërsul klerit katolik duke varur një prift dhe denuar me vdekje shumicën e klerikëve të asaj kohe ku përmblidhej Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Vinçenc Prenushi, Luigj Bumçi, etj dhe vetëm politika Austro-Hungareze e detyroi fshatarin e bërë mbret të tërhiqej. Eshte nje pike ku gjerat nuk u thane kurre sipas realitetit Në këtë pikë politika mbretërore përputhet absolutisht me politikën antikombëtare komuniste. Historiografia komuniste e zgjeroi hapesiren nga heshtja mbreterore ne sajimin e ngjarjeve ireale duke krijuar nje histori, e cila sot diskretitohet per shtremberimin e realizuar. Protokolli i Korfuzit perfshihet ne kete kontekst, prandaj dhe rendesia e tij vetem ne kete rast bie ne sy.

Devijimi i Protokollit te Korfuzit u be per shkakun me te thjeshte fare: te perfshihej edhe Jugu i Shqiperise ne aktet e shpalljes se Pavaresise dhe te paraqitej i pafajshem per rrezimin e Qeverise se Ismail Qemalit. Per kete aresye u shpik nje figure tradhetare e shqiptareve, u ndryshua permbajtja e nje protokolli dhe nuk u permend tjetri duke u konsideruar si themelore ne formimin e shtetit shqiptar. Ndryshimi i protokollit u be per te futur ne ngasje popullin shqiptar me Europen dhe prej ketej te kalohej ne figuren shpetimtare te popullit shqiptar. Eshte kjo aresyeja perse periudha mbreterore u akuzua si periudhe antishqiptare. Sipas shkollës komuniste antishqiptarizmi mbreteror fillon me Protokollin e Korfuzit, dmth me Europen. Dhe ne kete pike antihistorizmi komunist u perputh me antihistorizmin mbreteror, por i pari avancoi me tej duke shtremberuar te verteten dhe duke sajuar nje te paqene, kur i dyti vetem heshti duke mos i dhene asnje rendesi. Eshte kjo aresyeja perse u shtremberua Protokolli i Korfuzit, gje qe i hapi rruge sajimit te tradhetise se Esat Pashe Toptanit dhe denimit te tij me ane te nje atentati me ngjyra kombetare, nen emri e Avni Rustemit. Te gjitha cka thuhen mbi ato ngjarje jane nje sajim fund e krye i shkolles komuniste, por qe kane pasur nje shtrat paraardhes nga koha e epokes mbreterore.

Sajimi i tradhetise se Esat Pashes u be per te vetmin qellim: te mbulonin veprimtarine antishteterore te levizjes vorioepirote duke pajtuar pretendimet greke me politiken antishqiptare komuniste. Fakti qe Esat Pashe Toptani u be pjestar propogandistik ne qeverine e Ismail Qemalit, here minister i brendeshem, e here minister i jashtem, pa qene pjestar i saj duke u akuzuar si shkaktari kryesor i renies se qeverise duhet te tregoje bindshem se ngjarjet e atyre viteve kane pasur tjeter permbajtje nga ato te pretenduara nga historiografia komuniste. Tete tradhetite e tij jane me teper hamendje historike se sa ngjarje reale. Pastaj ne funksion te shtetit shqiptar ato nuk kane asnje vlere, pasi Pashai nuk ka pasur asnje lidhje me qeverine e Ismail Qemalit.

Problemi i emerimit te Esat Pashe Toptanit si tradhetar i popullit shqiptar ne shekullin e XX-te ka pasur edhe nje suport tjeter historik. Atentati i Avni Rustemit eshte konsideruar si epilogu i urrejtjes popullore ndaj figures se Pashait dhe venia ne vend i drejtesise popullore. Por propoganda komuniste nuk mori parasysh se do te vinte nje dite dhe e verteta do te dilte ne shesh. Fakti qe propoganda mbreterore nuk e pati denuar atentatin e Parisit dhe vrasjen e Pashait (kur dihej qe Ahmet Zogu e kishte vellain e nenes Pashain e Toptanasve) duhet te tregoje per nje lidhje te fshehte midis Ahmet Zogut dhe Avni Rustemit. Kjo e fundit zbulohet me lehtësi edhe vetëm prej propogandave përkatëse. Në qoftë se do t’i krahasojmë ato do të dallojmë se propoganda mbretërore dënon Esat Pashën (Shqipëria më 1937, f. 10-13, Shqipëria më 1927, f. 36-45, por midis këtyre dy botimeve dallohet diferenca, pasi në të parin çdo gjë propogandohet si konflikt midis nipit dhe dajës) duke e paraqitur lëvizjen esadiste si kundërlëvizjen e përherëshme të formimit të shtetit shqiptar dhe pengesën kryesore të vendosjes së Ahmet Zogut në krye të shtetit të ri shqiptar. Propoganda mbretësore nuk e dënoi atentatin e 13 qershorit në Paris, përkundrazi e përmënd emrin e Avni Rustemit si anëtar të grupit që formuan qeverinë e Pandeli Vangjelit më 16 tetor 1921 (Shqipëria më 1927, f. 87) duke pranuar karakterin e heroit të parë me atentatin kundra Esad Pashës (pranohet se atentati kundra A. Zogut më 23 shkurt 1924 u krye nga një djalosh i mahnitur me premtimin e heroit të dytë – mbas Avni Rustemit – po aty, f. 115), mis i kuvendit kushtetues më 1924; dhe kur i bëhet atentat më 20 prill 1924 (vdes pas dy ditesh) si shkaktarin e fillimit të lëvizjes antizogiste të 1924 (po aty, f. 118-119). Duhet pranuar se emri i Avni Rustemit nuk është përmëndur si figurë negative nga propoganda mbretërore, përkundrazi është konsideruar si bashkëpunëtor i grupit idealist të deputetëve të Gjinokastrës(f. 115).

Ndërsa propoganda komuniste dënon edhe Esat Pashë Toptanin, edhe Ahmet Zogun dhe ngriti lart figurën e Avni Rustemit, dhe pse ishte thjeshtë një vrasës, në një masë të tillë sa sheshi i tretë për nga madhësia në Tiranë, pas sheshit Skëndërbej dhe Nënë Terezës, mban emrin e tij. Në të vërtetë Avni Rustemi u përfshi në një kompllot zogist duke e vrarë Esat Pashë Toptanin në emër të Ahmet Zogut dhe vetë u vra nga një hakmarrje personale e Nënën Mbretëreshë për të larë gjakun e vëllait. Në këtë pikë propoganda komuniste sajoi një komitet të mbrojtjes kombëtare i cili e caktoi Avni Rustemin për të kryer atentatin kundra Pashait të Toptanasve, akoma më tej, e lidhi me disa pjestarë të Qeverisë së Tiranës, të cilët ishin në opozitë, dhe luftën e Vlorës (Lefter Dilo, Avni Rustemi, f.65, 66). Une pretendoj se vetëm  ngritja lart e figurës së Avni Rustemit është shkaku përse dënohet Esat Pashë Toptani. Ky është një problem kombëtar pasi shqiptarët e sotëm duhet ta dinë mirë se klasa e sotme politike, shkencore dhe intelektuale është ngritur në pozicionin e sotëm (2009) vetëm në sajë të vrasjeve politike dhe fizike të së njëjtës klasë. Dënimi i figurës së Esat Pashës ka të njëjtin suport analitik.

Dhe të gjitha këto e kanë zanafillën tek mashtrimi i historisë dhe dënimit të saj ku Protokolli i Korfuzit na çon në zbulimin e metodikës së përdorur për këtë qëllim.

 

 Tiranë, më 19 korrik 2009