Artikuj

156 – Nga rrjedh Gjuha Shqipe?

Posted by Genc Hoti

Loading

156 – Nga rrjedh Gjuha Shqipe?

Mund te konsiderohet si pyetja me ligjitime per cdo shqiptar jo per faktin se si eshte pergjigja, por per faktin se eshte problemi me i qarte dhe i dokumentuar qe eshte shtremberuar ne menyre te qellimshme nga politika europiane per te mos atakuar pretendimet e shteteve ballkanike per tokat e banuara nga popullata shqipfolese dhe qe shqiptaret e shekullit te XX-te e kane amplifikuar nga padija universale duke perjashtuar nje Njeri, te cilin Eterit e Shenjte te Gjuhes Shqipe, Kleriket Katolike, e kane konsideruar si Emermadhi i Gjuhes Shqipe: Eqrem Ҫabej (Dom Gjergj Gashi: Martiret shqiptare gjate viteve 1846-1848, Drita 1994, f.45).

Thelbi i mashtrimi historik eshte pretendimi qe Shqipja rrjedh nga ilirishtja kur realisht nuk njohim asnje fjale ilirisht dhe nuk ka asnje dokument real qe te lidhe ilirishten imagjinare me shqipen konkrete, kur e kunderta, dmth lidhja e shqipes me paraardhesen e saj, eshte prezente qe nga viti 1696 dhe viti 1702 kur eshte deklaruar nga i njejti autor se kemi te bejme me nje gjuhe te vetme edhe pse ka dy emertime te ndryshme.

Kjo pyetje nuk do te kishte ndonje rendesi te madhe ne qofte se nuk do te ekzistonte pergjigja absolutisht e sakte dhe e thjeshte, por qe fallsifikatoret e Historise te Kombit Shqiptar kane kohe, te pakten 60 vjet, qe mbyllin syte perpara faktit se prej nga rrjedh Gjuha Shqipe duke shpikur historira gjysmake dhe antishqiptare, ne pamje te pare me karakter kombetar, por thellesisht te genjeshterta.

Dokumenti me i pare mbi Gjuhen Shqipe, me i plote dhe me shkencor, eshte nje fjalor me titull: Dittionario Italiano – Albanese (1702) (foto 1, 2), me autor At Francesco Maria da Lecce O.F.M, Shkoder 2009, qe pa dyshim fsheh gjenezen autentike te Gjuhes Shqipe ne menyre te drejtperdrejte. Ky fakt nuk i ka penguar fallsifikatoret e Gjuhes Shqipe te deklarojne se Dom Frang Bardhi O.F.M. (1606-1643) eshte autori i fjalorit Latin – Shqip (autoret e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, vell. 1 – foto 3), gje absolutisht e pasakte dhe abuzive me nje qellim tmersisht antihistorik  dhe  antishqiptar.

foto-1
foto-2
foto-3

Eshte  vete  kjo  enciklopedi (2008, por edhe ajo e vitit 1985) qe  deklaron se Fjalori Latin – Shqip i Frang Bardhit e ka titullin ne origjinal Dictionarium Latino – Epiroticum, foto 4, duke mos e penguar te deklaroje fallsifikimin se me kete fjalor fillon leksikografia e gjuhes shqipe. Sipas kesaj enciklopedie ky fjalor ka 4500 fjale latine, te cilave u pergjigjen 2500 fjale te shqipes. Duke pare se kush eshte autori i ketyre rreshtave (Androkli Kostallari) e kemi mjaft te lehte te kuptojme qellimin perse eshte tranformuar dhe fallsifikuar ky problem nga rrangjet me te larta te gjuhesise se realizmit komunist shqiptar.

foto-4

Ne vezhgimin historik te ketij fjalori nga ana e Prof. Dr. Kole Ashtes eshte cilesuar se fjalori ne fjale perbehet prej 5000 fjalesh latine dhe prej 2544 shqipe (Franciscus Blanchus, Dictionarium latino-epiroticum, ҪABEJ 2006, f. 13 – foto 6, 7).

Pikerisht tek ndryshimi i titullit te Fjalorit te Dom Frang Bardhit O.F.M. qendron dhe fallsifikimi me i pare i gjenezes te Gjuhes Shqipe dhe kete e kane bere ne menyre kaq te hapur sa eshte bere e pamundur identifikimi i gjenezes se drejteperdrejte te Gjuhes Shqipe. Ne te vertete per here te pare kjo nuk eshte bere ne Shqiperi, por cudia e perhershme qendron ne mos kritiken e manipulimit dhe mos venien ne dukje te fallsifikimit te ketij problemi, por qe te gjithe e kane pranuar thjeshte fare si fjalori me i pare i gjuhes shqipe. Te pakten mund t’ja dedikojme kete fallsifikim Mario Roques qe ne vitin 1932 (Franciscus Blanchus, Dictionarium latino-epiroticum, ҪABEJ 2006, f. 25-28), prej nga e kane marre te gjithe studiuesit shqiptare te mevonshem, duke mos i dhene rendesi faktit se Gjuha Shqipe me 1635 ishte quajtur gjuhe EPIROTE.

Por studiuesi Prof. Dr. Kolë Ashta ne librin e tij Leksiku Historik e Gjuhes Shqipe, vell. III, Shkoder 2000, f. 57 – foto 5, ne lidhje me termin EPIROT ka bere kete sqarim:

“2. Qe ne titullin e mesiperm te Fjalorit te Bardhit del emri epirot, te shohim si do vleresuar kuptimi i tij.

Ashtu si tek titulli i vepres si edhe tek kumtesa latine e autorit “Emin.mis Principibus Cardinalibus Sacrae Congreg de Propag. Fide Franciscus Blancus” (f. III e IV te panum.), po keshtu edhe neper vepren e tij e me teper nder relacionet e tij, do te gjesh fjalen epirot.

Popullin, vendin e gjuhen e vet ne latinisht i emeron “epirotica regione” (f. III), “formulas epiroticae linguae” (f. IV), po keshtu ben edhe ne vepren e vet latinisht “Georgius Castriotus Scanderbegh, Epirotarum Princeps” botuar ne Venedik me 1636; me rralle shkruan Albania e albanensis ose albanesius. Ndersa ne gjuhen e vet amtare e thote Arbënia, i arbëneshë, arbënisht.

Nga logjika e vete shembujve kuptohet se bardhi keto fjale i merr po me te njejten vlere kuptimore per popullin, vendin e gjuhen tone”

foto-5

Edhe pse ekzistonte e thene qe me 1985 ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, nuk e pata pare asnjehere kete fjalor konkretisht deri sa me 2006 u publikua nga Botimet ҪABEJ ne menyre te plote ku pas faqes 88 fillonte fjalori i Dom Frang Bardhit O.F.M. dhe jepej faqja e pare e origjinalit (foto 8), gje te cilen e kisha pare edhe tek botimi i At Justin Rrotes O.F.M., Per Historin e Alfabetit Shqyp, botim. II, Shkoder 2005, f. 20-21.

foto-6
foto-7
foto-8

Studimi i ketij problemi deri ne zgjidhjen perfundimtare con ne perfundimin se me Dom Frang Bardhin O.F.M. nuk mund ta kuptojme dot gjenezen historike te Gjuhes Shqipe pasi autori i te parit fjalor, paraardhes te shqipes, kishte percaktuar termin EPIROT, te cilin studiuesit shqiptar, ne gjurmet e atij europian, nuk e kishin marre ne konsiderate asnjehere.

Gjeneza e Gjuhes Shqipe kuptohet nga Fjalori i At Francesco Maria da Lecce O.F.M., botimi i se ciles ka kete dinamike:

– Botohet per here te pare me 1695, ose 1696, me titullin Fjalor Italisht – Epirotisht (Dittionario Italiano – Albanese (1702) me autor At Francesco Maria da Lecce O.F.M, Shkoder 2009, f. 17 ku pranohet qe kjo veper eshte shkruar nder vitet 1692-1698, por qe autori Gurga nuk e thote titullin origjinal).

– Botohet per here te dyte me 1702 me titullin Fjalor Italisht – Shqip (nuk marr persiper zbulimin e ndryshimit te titullit nga ana autorit te botimit kritik mbi kete fjalor, Gëzim Gurgafoto1, pasi mungesa e faqes se pare te botimit origjinal mund te coje ne kete hipoteze).

Por sido qe te jete puna me botimin e Gëzim Gurgës, me 2020 u botua Fjalori i Kuvendit te Arbënit 1703 me autor At Vinçenc Malaj, O.F.M., Shkoder 2020, ku ekziston termi shqip (foto 9, 10, 11). Pra eshte e konfirmuar saktesisht se midis viteve 1695-1703 termi Gjuhe Epirote ka evoluar ne termin Gjuhe Shqipe dhe autori i ketij kalimi duhet konsideruar At Francesco Maria da Lecce O.F.M.. Kjo do te thote se Gjuha Shqipe rrjedh ne menyre te drejtperdrejte nga Gjuha Epirote dhe aspak nga ilirishtja e panjohur.

foto-9
foto-10
foto-11

Ndersa, persa i perket ndertimit strukturor te saj, problemi eshte edhe me i thjeshte, por qorrave nuk u mjaftojne vetem syzet, por i duhet ndryshuar edhe truri.

Fjalori i Dom Frang Bardhit  O.F.M. disponon 2544 fjale te perdorura nga banoret vendas, qe sot quhen shqiptar, por qe atehere quheshin epirote; ndersa fjalori i At Francesko Maria da Lecce O.F.M. disponon 11.200 fjale dhe shprehje (f. 69). Tani problemi shtrohet: cfare perfaqeson kalimi leksikor i Gjuhes Epirote me 2.544 fjale ne Gjuhe Shqipe me 11.200 fjale, dhe e gjithe kjo brenda 60-61 viteve?

Ky proces ka lidhje me levizjen e popullatave nga Veriu Ballkanik (Kroaci-Slloveni-Bosnje-Serbi) drejt Jugut Dardan dhe Epirot midis viteve 1550 – 1600 ku ndodh perbashkimi i popullates epirote, te formuar pas 1479 ne trojet e sotme shteterore shqiptare, me popullaten gege te Veriut Ballkanik; qe e thene me shkoqur u perbashkuan bartesit e epirotishtes me bartesit e gegerishtes afersisht autoktone. Pra gjuha gege eshte tjeter dhe gjuha epirote eshte tjeter, por bashkimi i tyre con ne formimin e gjuhes shqipe dhe kjo gje ka ndodhur midis viteve 1695-1702 me kusht qe emertimin e fjalorit italisht-shqip ta kete bere At Francesko Maria da Lecce dhe jo studiuesi Gezim Gurga. Ne te kunderten emertimi i cdo fjalori te mevonshem shqip perben dhe daten e lindjes se gjuhes shqipe.

Nga kjo gjuhe Gege, te transformuar ne gjuhe Shqipe, studiuesi grek IAKΩBOY θΩMOΠOYΛUY mori fjalet krahasuese te ndikimit Pellazg mbi gjuhen Gege duke botuar vepren e tij ΠEΛAΣΓIKA, Athine 1912 (foto 12, 13). Duhet te jesh jo normal nga trute e kokes qe nga kjo veper te nxjerresh perfundimin qe shqipja rrjedh nga Pellazgjishtja, sic bejne te Marret e Madheshtise Shqiptare.

Te pakten Gegerishtja eshte e afte te na argumentoje se nga perplasja e Pellazgeve me Etrusket Gjuha Shqipe ka te trasheguara dy fjale etruske: marangoz dhe tosk.

foto-12
foto-13

 

                                                                                                                            Tirane me 29/12/2022