Artikuj

154/1 Cfare nuk dine shqiptaret nga punimet e kongresit te 1972-shit?

Posted by Genc Hoti

Loading

154/1 Cfare nuk dine shqiptaret nga punimet e kongresit te 1972-shit?

 

Miku im Floria Ҫanga me kerkoi te paraqisja punimet e atij kongresi sipas nje kendveshtrimi me realist, pasi ishte krijuar pershtypja sikur gjuhetaret shqiptare te Kosoves kishin qene ne unison me gjuhetaret shqiptare ne ate kongres. Si shtytje u be edhe nje informacion i paraqitur nga miku im Arben Borshi, te marre nga i ndjeri Kastriot Myftari, qe shoqerohej nga shume pasaktesi.

Fillimisht duhet vene ne dukje fakti qe mund te jete e vetmja ngjarje madhore ne Shqiperi qe eshte paraqitur me nje vertetesi maksimale, ne saje te botimit ne dy vellime (Tirane 1973 –foto 1), te punimeve te atij kongresi.

foto 1

 

Nga te 1070 faqet e ketij botimi zgjodha permbajtjen e aktivitetit te kater Personaliteteve qe moren pjese ne kongresin e vendosjes se standartit gjuhesor 1972. Pra do te flasim per kater Delegate vetem sipas informacionit qe na japin keto dy vellime pas asnje shtese tjeter informative. Sipas radhes numerore te Delegateve vecoj:

Delegatin me nr. 4 – Prof. Eqrem Cabej, mbajti kumtesen: Mbi disa ceshtje te tradites se shkrimit  dhe  drejtshkrimit  te  Shqipes (f. 247-264 – foto 2).

foto 2

 

Qe ne frazen me te pare Profesori, ne forme revolte, u tregoi delegateve te tjere se: “Kur Komisia Letrare e Shkodres, ne “Parimet e rregullat” qe caktoi per drejtshkrimin e shqipes aty nga fillimi i vitit 1917, vendosi qe zanorja ë e pathekse, grupet zanore ie, ue, ye dhe grupet bashketingellore mb, nd e ngj do te shkruhen te plota ashtu si i ruan keto toskerishtja e pjeserisht dhe disa nendialekte te gegerishtes, ajo mund te shtonte dhe te thoshte qe ashtu te plota kane ekzistuar ato dhe jane shkruar pak shekuj me pare ne krejt truallin e gegerishtes dhe se jane te gjithmbarshme te gjuhes” (Vell. I, f. 247).

Ndersa ne frazen e fundit Profesori, i revoltuar, ka shkruar: “Ne formulim te cdo rregulle do te jete e pranishme vetedija qe eshte puna per nje drejtshkrim te caktuar jo per disa mijera vete, po per kater milion njerez qe e kane shqipen gjuhe amtare” (po aty, f. 264).

A e kuptoni qe Profesori i Madh Eqrem Cabej ka qene kunder vendosjes se rregullave drejtshkrimore per nje pakice zyrtaresh, por duheshin vendosur rregulla gjuhesore dhe drejtshkrimore per kater (4) milion njerez qe perdorin shqipen si gjuhe amtare? Si eshte e verteta e perdorimit te Gjuhes standarte Shqipe pas 1972 ne Shqiperi?

Delegatin me nr. 5 – Prof. Idriz Ajeti (Prishtine), mbajti kumtesen: Rruga e zhvillimit te gjuhes Letrare Shqipe ne Kosove (f. 265-280 – foto 3).  Profesori  shqiptar  i  Kosoves  do te jepte disa fakte reale mbi ate se cfare kishte ndodhur me Shqipen Historike nen pushtimin serb te Kosoves.

foto 3

 

Do te fliste per mbledhjen e 1952 qe paraqiti dy rryma (po aty, f. 275), njera prej te cilave po aplikohej aktualisht ne kongresin e 1972, ku perspektiva e gjuhes letrare shihej e dalluar dhe e prere e gegerishtes letrare nga toskerishtja (po aty, f. 275-276). Pastaj u foli pjesmarresve mbi mbledhjen e vitit 1957 ku kerkohej qe ë e pazene te perdorej vetem aty ku asht e nevojshme. Tregoi per luften e vertete qe po behej ne gjirin e intelektualeve te Kosoves ku kishin lindur tendencat diverguese kunder konkluzioneve te asaj mbledhje ku autori u ishte pergjigjur me artikullin: “A ka gja ma pune n’ortografine e shqipes? – Perparimi 1958, nr. 7-8 f. 471-476. Pastaj do te vinte viti 1964 ku ne Prishtine u botua Dokumenti “Ortografia e gjuhes shqipe”, dokumentin e karakterizonte rrahja e nje kompleksi problemesh nga fusha e drejtshkrimit te gjuhes letrare shqipe dhe nga ana tjeter, orientimi qe ne te te marrin zgjidhje ceshtjet drejtshkrimore me synime konverguese, qe ne instance te fundit favorizojne zgjidhjen pozitive te gjuhes letrare shqipe, duke perfunduar ne te ardhmen ne nje fizionomi njeformeshme (po aty, f. 278).

Delegatin me nr. 21 – Mr. Ahmet Kelmendi (Prishtine). Ajo qe nuk eshte thene kurre eshte fakti se Profesori i Gjuhes Shqipe ne Universitetin e Prishtines nuk ka mbajtur asnje kumtese, apo sygjerim mbi problemet gjuhesore ne kongresin e 1972 ne Tirane. Heshtja e te vetmit gjuhetar qe ka zbuluar KOHEN e perfundimit te ndikimeve indoevropiane mbi vokalizmin e Gjuhes Shqipe (Simpozium per Skenderbeun [9-12 maj 1968], Prishtine 1969 – foto 4, 5) duhet konsideruar si revolta e vetme e gjuhetareve shqiptare te Kosoves ne kongresin e 1972.

foto 4
foto 5

 

Delegatin me nr. 54 – Shkrimtari Lasgush Poradeci. Eshte, ndoshta, i vetmi rast qe nje intelektual refuzon ftesen per nje kongres gjuhesor edhe pse duhet te ishte kongresi i gjuhetareve dhe i shkrimtareve. Jo vetem kaq, por Lasgush Poradeci, i Madh deri ne Pafundesi, nuk ka pranuar ta firmose rezoluten perfundimtare te atij kongresi duke u futur ne Historine e shtetit komunist shqiptar si i vetmi opozitar i vertete dhe i sakte i mbetur gjalle (foto 5).

foto 6

 

Nuk mund te le pa permendur faktin se ne ate kongres u deklarua (Androkli Kostallari) primitivizmi dhe lashtesia strukturore e gjuhes shqipe edhe ne kohen e atij kongresi duke pasqyruar tabelen rrokesore te fjaleve te shqipes se sotme, sipas se ciles 53% e leksikut te shqipes e perbenin fjalet nje dhe dy rrokshe (per baze ishte marre Fjalori i Gjuhes Shqipe i vitit 1954 pasi thuhet per vetem 24048 fjale te leksikut te shqipes – foto 6).

 

foto 7

 

 

Tirane, 12.11.2022