Artikuj

157 – Kur, Pse dhe Si u formua teoria pellazgjike mbi gjenezen e Gjuhes Shqipe?

Posted by Genc Hoti

Loading

157 – Kur, Pse dhe Si u formua teoria pellazgjike mbi gjenezen e Gjuhes Shqipe? (kritika mbi nje teori qe mbizoteron sot ne Shoqerine Shqiptare pa ja kuptuar pasojen dhe cfare fshihet pas saj).

 

Ky artikull lindi si rezultat i “perleshjeve” ne FB, ku miku i mikut tim, me emrin Kristi Popa, ne nje debat qe pati me mua mbi kete teme me sygjeroi se: “Ju uroj reflektim prej të urtish”; qe une e perktheva si nje deshire per ta zberthyer kete problem sa me plotesisht, pasi ne google keto probleme nuk jane te argumentuara as faktikisht dhe as metodikisht, por merren te “saktesuara” sipas disa formulave te konsideruara si ligje te Natyres.

Mund te konsiderohet si e vetmja teori ku shqiptaret nuk ja kane haberin se cfare eshte subjekti Pellazg, por edhe si eshte formuar historikisht dhe praktikisht Gjuha Shqipe. Ne kete rast shqiptaret e epokes moderne i ngaterrojne idete qellimore te Spiro Kondes me idete manipulatore te Dhimitri Pilikes, me idete spekulluese te Nermi Vlora Falaskit, me idete idealiste te Petro Zhejit dhe nxjerrin nje konglomerat idesh qe nuk ngjasojne me asnjeren nga idete e personazheve te lartpermendura. Per ta thene tamam kete pune, per shqiptaret problemi sipas titullit permban dy elemente krejtesisht te panjohura per ta; dhe e gjitha kjo per dy aresye shume te thjeshta: Se pari nga tendenca e arsimit te detyrueshem, i cila qe ne klase te pare NUK u meson shqiptareve se kush eshte Babai i alfabetit latin qe perdoret ne Gjuhen Shqipe dhe, akoma me keq, nuk u meson shqiptareve se kush jane AUTORET e alfabeteve ne te gjithe Globin ne keto 5000 vitet e fundit te jetes ne Toke, probleme te cilat jane absolutisht te saktesuar qofte si fakt historik e qofte si personazhe reale. Te pakten ne ABETAREN  me te fundit te botuar ne Shqiperi dhe Kosove, Tirane-Prishtine 2022 (foto 1, 2, 3), me autore Mimoza Gjokutaj (Ҫano), Naser Zabeli, Saranda Kumnova (Pozhegu), Tereza Babasuli (Basho), te dy keto pika nuk ceken ne asnje permase.

foto1
foto2
foto3

Dhe eshte shkaku me kryesor qe te detyron  t’i hysh studimit se si formohet Gjuha Shqipe ne planin historik real, por edhe ne planin teorik, te cilat, per rastin shqiptar nuk perputhen kerkund midis tyre. Se dyti, as shqiptaret e sotem dhe as mesuesit e tyre, nuk lexojne Emermadhin e Gjuhes Shqipe dhe BABAIN e etimologjise te Gjuhes Shqipe, Profesor Eqrem Ҫabej-n dhe bashkeshoqeruesit e formimit shkencor te kesaj disipline ne shkencat shoqerore shqiptare, Kleriket Katolike Shqiptare te kesaj fushe, dhe veprat e tjera te Tij qe i zberthejne mjaft qarte keto probleme ne te gjitha permasat e tyre, edhe pse fallsifikatoret komuniste dhe antishqiptare te Historise se Gjuhes Shqipe ja u kane grabitur Klerikeve Katolike Shqiptare veprat e tyre fondamentale. E keqja me e madhe eshte se edhe ata qe i kane lexuar veprat e Eqrem Ҫabej-t nuk kane transmetuar dot se cfare kane nenkuptuar nga me i madhi gjuhetar shqiptar qe ka pasur fatin e keq te jetoje ne epoken komuniste shqiptare dhe ne mes te shqiptareve te indoktrinuar deri ne palce.

Nuk ka mjaftuar vetem kjo padije per t’ju imponuar shqiptareve ne menyre teresore, por prej shume e shume kohesh (saktesisht pas 1959) ne Shqiperi qarkullon teoria pellazgjike e prejardhjes se Gjuhes Shqipe, e cila i kundervihet praktikes Historike te formimit te Gjuhes Shqipe dhe autoreve te mendimit letrar shqiptar nder shekuj, Klerikeve Katolike Shqiptare.

Ne Shqiperine komuniste pas 1945 u mohuan RILINDASIT e vertete te Shoqerise Shqiptare dhe u shpiken rilindasit e rreme, qe “cuditerisht” jane te lidhur me teorine pellazgjike te formimit te Gjuhes Shqipe. Ky eshte shkaku i dyte qe te detyron t’i hysh studimit se si formohet Gjuha Shqipe ne planin historik real, por edhe ne planin teorik.

Ne kete menyre domosdoshmerisht kemi arritur ne piken qe duhet zbuluar se:

1- Kur dhe Pse u formua teoria pellazgjike mbi gjenezen e Gjuhes Shqipe ne Bote?

2- Pse u perkrah teoria pellazgjike mbi gjenezen e Gjuhes Shqipe ne Shqiperi?

3- Si u riformua teoria pellazgjike mbi gjenezen e Gjuhes Shqipe ne Shqiperi?

4- Cfare na sygjeron Emermadhi i Gjuhes Shqipe dhe BABAI i etimologjise shqiptare, Eqrem Ҫabej, mbi kete teme?

Natyrisht te kater keto probleme dihen mirefilli nga fallsifikatoret e Historise te Kombit Shqiptar dhe autoret e ketij fallsifikimi jane bashkekombasit tane qe kane bashkejetuar dhe bashkejetojne ne mes nesh, por, te cilet, mundohen me te gjitha menyrat te fshehin sa me gjate katrahuren qe kane shpikur e stershpikur prej 84 vjetesh. Ne kete menyre u formua trinomi baballare-femije-nipa qe e kane sajuar dhe e mbrojne kete pacavure te quajtur teoria e prejardhjes pellazgjike te gjenezes se Gjuhes Shqipe, por qe pas 1992 formuan Shkollen e te Marreve te Madheshtise Shqiptare qe lulezon ne saje te perfshirjes te produktit intelektual te shkolles komuniste.

Analiza studimore e te tre elementeve titullmbajtes na e tregon mjaft qarte mashtrimin e perdorur, por dhe aresyen perse dhe si u formua kjo teori. Ne fund te fundit shtrohet nje pyetje: cfare perfitimi ka shoqeria shqiptare nga kjo teori, pamvaresisht saktesise? Kjo eshte aresyeja e trete perse duhet zbuluar menyra se si formohet Gjuha Shqipe ne planin historik real, por edhe ne planin teorik.

Atehere per te zgjidhur kete problem sa me plotesisht marrim me rradhe:

1- Kur dhe Pse u formua teoria pellazgjike mbi gjenezen e Gjuhes Shqipe ne Bote?

Koha e lindjes se kesaj teorie eshte e lidhur rigorozisht me pas-kohen e formimit te gjuhes shqipe. Artikulli i meparshem, 156 – Nga rrjedh Gjuha Shqipe (ne sitin www.genckhoti.com), na tregoi kohen se kur eshte formuar Gjuha Shqipe (1702) dhe nga kush perbehet ajo (Gegerisht [8656 fjale] + Epirotisht [2544 fjale] = Shqip [11200 fjale]). Per cudine e shqiptareve, te sapofutur ne Histori, bash ne ate kohe filloi dhe teorizimi mbi gjenezen e gjuhes e tyre edhe pse mendimi letrar para-shqiptar kishte rreth 150 vjet me heret qe lulezonte. Te pakten kete material na e jep nje botim i kahershem ketu ne Shqiperi. Eshte nje permbledhje autoresh gjermane me fame boterore te botuara me 1990 mbi  problemin  shqiptar me titull: Autoktonia e Shqiptareve (foto 4, 5, 6), te perkthyer nga Nelson R. Ҫabej, ku vecova tre autore (ne kete rast nuk marrim parasysh mundesine e pasaktesive [hipoteze] qe mund te shoqerojne perkthimin per efekt te paaftesise sime per te gjetur origjinalin). Ekzistojne te botuara ne Shqiperi edhe veprat e autoreve qe mora ne konsiderate, te cilat perputhen me materialin qe do te shohim ne vazhdim, psh vepra “Studime Shqiptare” me autor Johan Georg von Hahn, Tirane pa vit botimi (2007), me numer ISBN 978-999-43-98256 (foto 7, 8).

foto4
foto5
foto6
foto7
foto8

Por pas 1992 ne Shqiperi plasen botimet mbi pellazgologjine me permasa determinuese ne raport me punimet e gjuhetareve shqiptare, por qe populli yne nuk i njeh ne asnje permase, keta te fundit, per efekt te politikes komuniste, qe do t’i shihim ne kapitullin mbi menyren se si u riformua teoria pellazgjike mbi gjenezen e gjuhes shqipe.

Kishte ardhur koha, pas 1991-shit, qe shqiptaret e formuar nga epoka komuniste te deklaronin gjithe madheshti te rreme: jemi iliro-pellazge! pa e ditur qe nje pakice teper e vogel prej tyre, ne masen rreth10% (shifer krejtesisht e hamendesuar, pasi mund te jete shume me pak), kishin lidhje me iliret ne menyre te terthorte, e sa per pellazget duhet te kalonin ylberin per te ndryshuar gjenezen biologjike te tyre.

Ajo qe anashkalohet ne teorizimet mbi gjenezen e shqipes nga pellazgjishtja eshte permasa e politikes e nderfutur urdherueshem ne kete teorizim. Fallsifikatoret e Historise ketu ne Shqiperi ose nuk e dine realisht kete problem, ose bejne sikur nuk e dijne. Jam i bindur qe filizat e rinj nuk kane se si ta dine, por ata qe jane te rrahur me vaj e uthell ne kete fushe e dine mirefilli dhe une do t’ja u rikujtoj se kush i ka urdheruar ta bejne kete pune.

Johan Tunman, i cili ne vepren e tij: Kerkime ne historine e popujve te Europes Lindore, Leipzig 1774 flet per shqiptaret dhe paraardhesit e tyre. Eshte autori qe e ka konsideruar te gjithe popullaten parahelene me emrin ilir pa na e treguar menyren e argumentimit dhe ku eshte mbeshtetur ai ne ate percaktim. Sipas tij iliret “gjendeshin kudo ne Maqedoni, ne Epir e ne Thesali” (f. 54) edhe pse banoret e atyre vendeve dispononin forma te ndryshme fetare me ndryshueshmeri deri ne cilesi.

J.G Fon Han ne Studime shqiptare, Wien 1854, ekziston nje kapitull: A jane autokton shqiptaret? (f. 71) dhe vazhdon:

“Ne perrallat grek dhe shqiptare ka nje ide qe perseritet shpesh, se me i vogli i vellezerve eshte me i miri. Ai qe njeh menyren e te folurit kaustik dhe simbolik te ketyre popujve do te perpiqet qe ne pergjigjen satirike te mbretit te gjeje nje loje fjalesh qe lidhet me kerkesen. Nje gje e tille eshte e afert me shqiptaret. Vellezerit eshte veshtire te kene kerkuar para (dalmatet nuk i njihnin ato as ne kohen e Strabonit) e ka me shume te ngjare qe si rroge te kene kerkuar nje sasi drithi te caktuar. Fjala shqipe drithe (tritikus) ngjan me fjalen drite dhe Perdika ne vend te drithit mori shkelqim dhe fame.1 (f. 107).

Ajo qe eshte me e rendesishme ne keto rreshta, dhe kjo qe arsyeja perse e citova, eshte mungesa e njohjes se PARAVE nga ana e dalmateve edhe ne kohen e Strabonit (63 Para Kri. – 20 Pas Kri.). A nuk tregon ky fakt shkallen reale te zhvillimit te dalmateve dhe nje pike perputhese me iliret, dardanet apo epirotet? Keto elemente te Marret e Madheshtise Shqiptare, por edhe shkolla komuniste e Historise, nuk i ka marre ne konsiderate asnjehere perderisa jane sajuar me fantazi te cthurrur shtetet ilire.

Po ky autor, ne kapitullin Udhetim nga Beogradi ne Selanik, shkruan ne forme postulative:

“Keshtu ne mund te pranojme si te padiskutueshme se shqiptaret e sotem jane pasardhes te ilireve dhe epiroteve te lashte2 (merret per baze Fallmerayer, Das alban, GH).

Ne “Studime shqiptare” ne kemi shkuar edhe nje hap me tutje dhe jemi perpjekur te kuptojme fisin ilir si te njejte me ate pellazgjikun dhe ne kete menyre edhe pellazget, te cilet ne kohen parahistorike perbenin pjesen kryesore te popullsise johelene te Hellasit, t’ia japim fisit ilir, duke pranuar se vete ata me vone u mbuluan nga nje shtrese pushtuesish helene dhe gjuhesisht u shkrine me ta, po ashtu sic po ndodh para syve tane me pellazget e rinj te shtegtuar ne Greqi, ose shqiptaret brenda elementit grek te ri” (f. 115).

Me perpara J.G Fon Han duhet te kishte argumentuar ne se iliret jane kontaktuar me helenet jo duke i trajtuar problemet sipas deshires (perkthimin e konsiderojme korrekt), por duke pare perputhjet e aktivitetit social si te heleneve ashtu dhe te ilireve. Ne planin gjuhesor iliret nuk i njohim ne asnje element, kur heleneve u a njohim gjuhen qe nga themelimi i saj (shek. VII Para Kri.) deri ne transformimin ne gjuhe politike (shek. XIX). Por heleneve u njohim dhe Besimin Fetar, qe nuk perputhet kerkund me Besimin Fetar te ilireve, dhe nga ka rrjedhur ky besim per helenet (Dodona Pellazgjike). Atehere behet e pamundur konsiderimi i pellazgeve si paraardhes te ilireve, qe ne kohen kur ne para-Helade triumfonte Zeusi Pellazgjik, pasi ne shoqerine ilire zoteronte Kulti i Gjarprit. Studimi vetem i Procesit Fetar ne Shoqerine Njerezore tregon se diferenca ne kohe e shkalles se zhvillimit social midis ilireve dhe heleneve, eshte ne favor te heleneve ne permasa shume determinuese, deri ne infinit, kur diferenca kohore e gjenezes biologjike midis ilireve dhe heleneve, apo epiroteve dhe heleneve, eshte ne favor te iliro-epiroteve ne raportin 600 me 1 (ky raport rezulton i tille po te marrim ne konsiderate studiuesit grek te shek. te XX-te, sidomos Prof. Aris Pulianos). Kjo te con ne kerkesen per te zbuluar aresyet perse u shpik teoria e prejardhjes pellazgjike e Gjuhes Shqipe.

J.G.Herder, i cili me 1868 ka botuar nje liber ne disa vellime me idete per historine e njerezimit ku permend iliret dhe thraket ne nje forme gjysmake pa ndonje interes te vecante.

Te gjitha keto te cojne ne kerkesen per te zbuluar aresyet perse u shpik teoria mbi prejardhjen pellazgjike te gjuhes shqipe ne Europe dhe perse pikerisht nga gjermano-austraket. Problemi eshte politik dhe eshte i lidhur me tendencen per te formuar shtetin grek qe ne shek. e XVIII nga Fuqite Europiane. Por popullata helene ne shek. e XVIII ishte nje perzierje kryesisht prej 4 popullatash (helene, arvanitase, vllehe dhe otomane), por edhe nga disa popullata me te vogla ne numer qe gjithsesi kane ndikuar ne zhvillimit e asaj shoqerie (egjiptianet, hebrejt). Keshtu qe Fuqite Europiane e kane pasur te pamundur te ndertonin nje shtet helen mbi baza etnike afersisht te pastra edhe pse eshte pranuar se ne vitet 1876-1878 3 milion greke jane rigorozisht te paster (Kemal H. Karpat, Popullsia Osmane 1830-1914, Tirane 2017, f. 48 (foto 8/1, 8/2, 8/3).

foto8-1
foto8-2
foto8-3

Vendi ku helenet ishin mbizoterues pa dyshim qe ishte Peloponezi ku per tre mije vjet ishte zhvilluar drama sociale e zanafilles te civilizimit europian te mevonshem. Atehere e vetmja menyre per ta zgjeruar shtetin helen (1821) ishte vendi ku jetonte popullata shqipfolese edhe kjo e formuar nga bashkerendimi i disa popullatave emigratore prej me shume se 1000 vjetesh. E meqene se ne ate kohe nuk kishte nje teori qe te percaktonte identitetin etnik te popullatave, u muar per baze gjuha meqenese ne gjuhen shqipe kishte disa elemente te pellazgjishtes, por te pa shpjeguara ne menyren se si kishin arritur te depertonin ne gjuhen shqipe disa fjale te perdorura nga pellazget ketu e 2700 vjet me pare. Vetem ne vitin 1912 Jakobo Thomopulos ne vepren e tij Pellazgjika pati arritur te shpjegonte perse gegerishtja gjuhesore kishte gjurma te pellazgjishtes dhe nga e kishin prejardhjen ato.

Por kjo hapi nje telesh te madh per albanologet e rinj, sepse argumentoi qe gegerishtja nuk ishte thjeshte nje dialekt, por ajo ishte pasardhesja historike e ilirishtes edhe pse eshte pranuar se “Ne nuk njohim ilirishten dhe as gjuhën qe ka folur populli shqiptar në periudhën e formimit të tij..” (Akademia e Shkencave e RPSSH, Konferenca kombëtare e studimeve etnografike, Tirane 1977, f. 40),  dhe binte ne sy vetem atehere kur geget u spostuan ne territorin e Shqiperise se sotme dhe, duke u bashkuar me epirotet, formuan racen shqiptare dhe gjuhen shqipe. Pikerisht kjo e fundit nuk do t’u pelqente politikaneve shqiptare te pas 1945 te cilet nuk do te linin gure pa levizur per ta mbuluar vepren e Thomopulos ne Shqiperi (ne realitet kjo veper do te ishte objekt privat vetem i disa studiuesve qe me vone do ta konsideronin veten pellazgofila dhe do ta riformulonin kete teori mbi baza shqiptare duke ju nenshtruar politikes komuniste (Spiro Konda dhe Dhimitri Pilika).

Kishte edhe nje aresye tjeter perse pellazgjishtja duhej, per efekte politike, te kishte percaktuar shqipen ne planin teorik. Kishte mbi dy shekuj (1550-1770, por qe vazhdoi deri me 1890) qe detashmentet ushtarake para-shqiptare dhe shqiptare te Mirdites dhe Laberise mbanin rregullin politik dhe ushtarak  per hesap te Perandorise Otomane ne Ballkan dhe Lindjen e Aferme (p.sh. Vaso Pasha ne Liban dhe familja e Mehmet Aliut ne Egjipt). Kishte ardhur koha qe bota shqiptare te kalonte ne krahun tjeter gjeografik te Ballkanit per te cilen kishte luftuar Selia e Shenjte dhe Perandoria Austro-Hungareze prej 400 vjetesh. Atehere i duhej mbushur mendja popullates shqipfolese se ishin kusherinjte e heleneve-greke, prandaj me se paku duheshin larguar prej otomanizmit politik.

Por ne thelb te problemit teoria pellazgjike e prejardhjes se Gjuhes Shqipe ishte e lidhur me popullaten bartese te saj duke i fshehur Njerezimit (ndoshta ky i fundit mund ta dije saktesisht kete problem) faktin qe popullata shqiptare perbehej nga nje konglomerat popullatash pa asnje lidhje midis tyre (dhjete te tilla, ne vazhdim: 1-Vrakaçoret ne Shkoder; 2-Goranet e Shistavecit; 3-Gollobordasit e Dibres; 4-Egjyptianet ne te gjithe Shqiperine; 5-Vllehet ne te gjithe Shqiperine; 6-Maqedonasit tek Liqenet e Prespes; 7-Goraret e Oparit ne Korce; 8-Greket ne Gjirokaster; 9-Hebrejt ne Sarande dhe Vlore; 10-Vendasit me prejardhje te tjetersuar disa here, kryesisht ne Shqiperi te Veriut mbi Lumin Mat; dhe dy grupe popullatash te lidhur ose jo me popullaten vendase: 1-Otomanet dhe 2-Europianet). Ky problem teper i rendesishem, per te mos thene me i rendesishmi per te sotmen, i eshte fshehur shqiptareve me dhune per efektin me te thjeshte: sundimtaret politike te epokes komuniste ishin absolutisht qe te gjithe me prejardhje nga keto popullata emigratore duke mos pasur asnje lidhje me popullaten vendase, por qe duhet te dispononin nje nivel me te larte civilizues se ata (Enver Hoxha, Koci Xoxe, Mehmet Shehu, Tuk Jakova, Hysni Kapo, Shefqet Peci, etj, etj dhe te gjithe Kuço-Vllehet qe populluan Byrone Politike nga 1948 deri me 1991: Rita Marko (1956), Spiro Koleka (1948-1981), Lenka Ҫuko (1981), Llambi Gegprifti (kandidat i Byrose – 1976), Pali Miska (1976), Simon Stefani (1981), Gogo Nushi (1948) , Pilo Peristeri (kandidat i Byrose 1952-1981).

Me e pakta kjo eshte koha kur ka lindur kjo teori, por dhe aresyet perse e formoi Bota ne menyre te rreme. Duhet pranuar se Bota akoma edhe sot nuk e di perse shqiptaret jane jashtezakonisht larg prej popullates autoktone te gadishullit, per efekt te perzierjes biologjike dhe sociale me popullatat emigratore, e megjitheate jane e vetmja popullate qe rrjedhin prej saj. Pra Historianet duhet te zgjidhin dy probleme me se pari: 1-Kush nga shqiptaret eshte i lidhur me popullaten autoktone; dhe 2-Cila eshte shenja dalluese qe ndan shqiptaret autoktone nga shqiptaret e rreme, ose popullaten autoktone nga popullata emigratore, te pakten ne Ballkanin gadishullor?

2- Pse u perkrah teoria pellazgjike mbi gjenezen e Gjuhes Shqipe ne Shqiperi?

Tamam kjo teori do te rilindete qofte para 1945 (ne kete rast kam parasysh shkrimin e Perikli Ikonomit, “Histori e Tomorit, Dodona Pelazgjike dhe Tomor’i Zotit te Pelazgeve”, Berat 1934 (foto 9,10), por qe u ribotua me 2008 duke i shtuar shume fallsifikime; si dhe te Dr. Kristo Floqit “Pellazge e Hellene” botuar ne revisten “Hylli Drites” viti 1935-1936 – informacion i dhene nga Dr. Henrik Kaçulini); qofte pas 1945, por me sens negativ, dhe konkretisht me 1964 me autor Spiro Konda (1862-1967) me titull: “Shqiptaret dhe problemi pellazgjik”, i cili qarkulloi pas 1992 i fotokopjuar (foto 11, 12) dhe u ribotua me 2011 (foto 13, 14, 15). Por qe ka nje titull tjeter: “Albanet dhe problemi pellazgjik”. Kur ky liber i eshte derguar Enver Hoxhes (Vepra 33, Tirane 1981, f. 241-242, 19 korrik 1966) ka pasur kete titull (foto 16), por asnjeri nuk e ka marre per baze aresyen dhe kohen perse Spiro N. Konda u muar me kete problem. Per te gjetur lidhjet e Enver Hoxhes me Spiro Konden shfrytezova treguesit e emrave qe shoqerojne veprat e Enver Hoxhes, por qe per veprat 1 – 40 ekzistonte nje botim i vecante (foto 17, 18, 19).

foto9
foto10
foto11
foto12
foto13
foto14
foto15
foto16
foto17
foto18
foto19

Me pas do te vinte Dhimitri Pilika (1923-2003) ne vepren me titull bombastik “Pellazget, origjina jone e mohuar”, Tirane 2005 (foto 20, 21), i cili do te ecte ne gjurmet e Spiro Kondes pa e vrare mendjen se cila do te ishte pasoja (perputhja biologjike qe mund te kete gjeneza e familjes dhe boshtit biologjik te Pilikes me pellazget nuk eshte shpjeguar nga autori as afersisht dhe vetem per kete behet i pabesueshem ne konkluzionet e veta. Pilika mund te konsiderohet si nje nga dijetaret me te medhenj shqiptare dhe njohes i shkelqyer i 12 gjuheve te huaja, si dhe i mjaft disiplinave shkencore, por Pilikes, ne arsenalin kulturor dhe informativ qe zoteronte, i mungonte elementi me kryesor i Shkences: boshti filozofik i metodikes shpjeguese te ketyre problemeve. Jo rralle here ai eshte ne kundershtim me vetveten perderisa pranon kohen e njohjes prej 30.000 vjetesh dhe popullimin e gadishullit nga parailiret dhe parahelenet (f. 9, Ne vend te parathenies).

foto20
foto21

Po te shohim kohen e botimit te vepres se Spiro Kondes (1964), reagimin e Eqrem Ҫabej-t mbi kete teori dhe, sidomos, shkaterrimin e Kishave Katolike, pushkatimin, burgosjen e internimin e Gjuhetareve Katolike, si dhe sekuestrimin e pasurive intelektuale te Tyre, pas 1967-es, nuk eshte e veshtire per ta kuptuar aresyet perse u perkrah fshehtas teoria pellazgjike mbi gjenezen e Gjuhes Shqipe dhe perse u lejua Eqrem Cabej te shprehte haptas mendimet shkencore mbi kete teori, kur, nga ana tjeter, lufta ne ambientet e Akademise se Shkencave, pas themelimit te saj (1972), kundra Eqrem Cabej-t e ka burimin pikerisht tek aresyeja perse rilulezoi teoria pellazgjike mbi gjuhen shqipe dhe cfare fshihet pas saj.

Te pakten manipulimi i vepres se Homerit ka ndodhur pas daljes se vepres se Kondes (botimi i dyte [1979] dhe e ka te deklaruar se botimi i dyte eshte i ripunuar ne raport me botimin e pare [1965]. Ripunimi kosistonte ne zevendesimin e termit akej me termin danaj [foto 22, 23, 24, 25, 26, 27]).

foto22
foto23
foto24
foto25
foto26
foto27

Ne pjesen e trete ne do te tregojme manipulimin e shume veprave albanologjike per interesat e Shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare dhe te teorise pellazgjike te gjenezes se Gjuhes Shqipe. Ҫudia eshte se te Marret e Madheshtise Shqiptare i mbyllin te dy syte perpara fallsifikimeve te bera dhe bejne sikur nuk e kuptojne se teorizimet e tyre mbeshteten fort tek keto fallsifikime dhe, pa keto te fundit, nuk kane asnje argument mbi pretendimet e tyre antishkencore dhe antishqiptare.

Pikepamjet e Spiro Kondes ne kete liber i kam marre nga botimi i vitit 1964 edhe keto rreshta jane shkruar ne tetor te 2010 ne kuadrin e vellimit te 5 te TJETERSIMI i  Historise…: 7. Interpretimi materialist i filozofise se gjuhes shqipe (vazhdimi i argumentit mbi   gjenezen e shqiptareve) te publikuar ne genckhoti.com, ne artikullin me numer 46.

Fillimisht e kam konsideruar të vetmin libër, të prodhuar nga një shqiptar, pa influencë të politikës komuniste dhe të të Marrëve të Madhështisë Shqiptare, për të vetmin fakt se është shkruar më 1961 dhe eshtë botuar në vitin 1964 kur këta të Marrë sapo kishin lindur, apo nuk kishin lindur akoma, dhe baballarët e tyre po fshihnin gjurmët e gjakut të krimeve që kishin kryer. Duhet thënë që pikëpamjet e Kondës nuk u propoganduan asnjëherë dhe ky libër u pat zhdukur nga qarkullimi dhe për ta marrë në bibliotekë duhet të kishe miq të fortë. Të ishte përmbajtja, apo literatura bibliografike e gjitha greke e vjetër dhe moderne, referimi vetëm nga një shqiptar Profesor Eqrem Çabej (f. 9-11), nuk e di, por di që Enver Hoxha e pat përmëndur disa here për pikëpamjet e tij, si përkrahës i prejardhjes pellazgjike të ilirëve, dhe vetëm kaq (Vepra 17, Tirane 1974, f. 179, 180 – foto 28, 29, 30; Vepra 33, Tirane 1981, f. 241-242 – foto 31, 32, 15/1; Vepra 70, Tirane 1990, f. 481 – foto 33, 34, 35).

Por po te marrim per baze analizen kohore te ideve te Enver Hoxhes dhe perqasjen e tyre ndaj ideve te mepastajme te Spiro Kondes, arrihet ne disa perfundime konkrete, por te cuditshme per veshet e shqiptareve. Ne do te marrim ne analize te tre keto materiale ku permendet Spiro Konda dhe gjuha Pellazge per te pare dhe permasen njerezore te perfshire ne kete proces. E meqenese materialet e Enver Hoxhes jane zhdukur nga qarkullimi prej 32 vjetesh, pervec tekstit, jam i detyruar te jap dhe fotot e tekstit per te mos krijuar dyshime tek lexuesi.

Se pari, behet fjale per diskutimin e Enver Hoxhes ne mbledhjen e Byrose Politike te KQ te PPSH me 6 maj 1959 me titull: Mbi disa probleme te historise se Shqiperise, ku, midis te tjerave autori ka shkruar gjërë e gjatë (Vepra 17, f. 179-180 – foto 30/1, 30/2):

foto28
foto29
foto30
foto30-1
foto30-2

“Konda2 na ka derguar artikullin e nje shkrimtari  grek qe thote se pellazget kane ndihmuar ne zhvillimin e kultures helenike etj. Kete dhe faktin qe pellazget jane paraardhesit e shqiptareve, shoket tane eshte e zorshme t’i hedhin poshte (vetem Eqrem Ҫabej ka pasur kurajon civile te mos e pranonte kete deduksion te Enver Hoxhes te pa mbeshtetur ne asnje fakt. Kjo eshte aresyeja perse, krahas Klerikeve Katolike Shqiptare, figura e Lasgush Poradeci-t , Mitrush Kutelit dhe Eqrem Ҫabej-t qendron ne pararoje te inteligjences shqiptare te epokes komuniste, ose, e thene me ndryshe, vetem keto tre personalitete kane jetuar me dinjitetin e Njeriut dhe Shkencetarit, GH), duke paraqitur si argument vetem se keto i kane thene edhe te tjeret. Ne nuk themi se Konda eshte origjinal por nuk jemi te mendimit qe keto te hidhen poshte.

Persa i perket qyteterimit ilir ne kemi fakte dhe te tjera do te zbulojme me vone ne vendin tone jane bere disa zbulime nga italianet dhe francezet. Ata jane nisur per te vertetuar kulturen helenike, qe ne fakt ka ekzistuar, por kane ekzistuar edhe kultura te tjera, per te cilat ata nuk jane orientuar. Ne do t’i vazhdojme zbulimet, se keto kane rendesi te madhe si per popullin tone, ashtu dhe per historine e pergjithshme. Ne kete kuader ne do te zbulojme edhe se kur kane jetuar iliret ne vendin tone.

Tezen se ne vijme nga pellazget nuk duhet ta hedhim poshte, por ta studiojme me tej. Detyra e historianeve tane eshte qe te gjejme lidhjet dhe zhvillimin e metejshem te pellazgeve me iliret. Tani nuk shtrohet si me pare ceshtja e ekzistences se popullit shqiptar si komb, por problemi i prejardhjes duhet te zgjidhet shkencerisht, pra tezat qe ngrihen te shpjegohen me dokumenta. Ne nuk jemi specialiste, por mendime mund te shfaqim. Prandaj une do te propozoja qe teza se ne vijme nga pellazget, duhet te studiohet e te argumentohet, sepse ky problem nuk eshte zgjidhur perfundimisht, ndersa ceshtja e ilireve, si stergjysher te popullit shqiptar, eshte e provuar; megjithekete, lidhja midis tyre, midis pellazgeve e ilireve, mbetet per t’u vertetuar.”

Ky eshte sinjali me i hershem, pas 1945, qe une kam gjetur ne veprat e botuara mbi teorine pellazgjike te gjuhes shqipe duke hedhur poshte idene sikur njeriu i pare te kete qene Spiro Konda.

Eshte vete Enver Hoxha qe na tregon se cfare perfaqeson dhe si eshte ndertuar vepra e Spiro Kondas, mikut te tij, ne historiografine shqiptare te asaj kohe. Keto rreshta tregojne se puna e Spiro Kondes eshte ne rezonance me udhezimet dhe urdherat e Enver Hoxhes dhe ai, Konda, ka huazuar teorizimet mbi kete teme nga shek. XVIII e ketej.

Se dyti, behet fjale per nje leter qe Enver Hoxha ja ka drejtuar Spiro Kondas me date 19 korrik 1966, te botuar ne Vepra 33, f. 241-242 me titull: Deshirat e studiuesve dhe te shkencetareve tane u realizuan vetem ne Pushtetin Popullor (foto 31, 32). Letra thote (foto 32/1, 32/2):

foto31
foto32
foto32-1
foto32-2

“I nderuari profesor Spiro N. Konda,

E mora letren tuaj te 6 korrikut 1966 dhe deshiroj t’ju njoftoj se jam ne dijeni te studimeve tuaja, te cilat i kam ndjekur me vemendje.

Nepermjet kesaj letre, ju shpreh falenderimet me te perzemerta per punen tuaj te palodhur e te gjate, te frymezuar nga ndjenjat e dashurise per atdheun.

Perpjekjet dhe kontributi juaj, si ne vepren e pare “Albanet (shqiptaret) dhe problemi pellazgjik”, ashtu dhe ne te dytin “Studime parahistorike”, kane nje rendesi te vecante per studimet shkencore ne fushen e historise teper te lashte te atdheut tone te dashur. Partia dhe pushteti yne popullor kurdohere kane treguar dhe do te tregojne nje kujdes e interesim te madh per studimet ne keto fusha kaq te rendesishme.

Veprat tuaja do te ndihmojne gjithashtu ne fushen e albanologjise per te vertetuar vjetersine e popullit shqiptar e per te vene ne dukje akoma me mire traditat e thesaret e kultures se tij te lashte.

Armiqte e vendit tone ne te kaluaren nuk munden te thuejne vellnetin dhe deshiren tuaj per t’i sherbyer memedheut. Deshirat tuaja gjeten mundesi zhvillimi vetem me vendosjen e pushtetit popullor dhe ne saje te udheheqjes se drejte te Partise se Punes se Shqiperise, e cila, ashtu si gjithe popullit, edhe juve, si gjithe studiuesve e shkencetareve tane, ju dha energji te reja. Puna dhe perpjekjet tuaja te palodhshme le te sherbejne si nje shembull frymezimi.

Edhe nje here ju uroj suksese ne punen tuaj, shendet e pleqeri te lumtur!

Ju pershendes me respekt te thelle.

                                                              Enver Hoxha”

Asnje studiues shqiptar nuk ka ditur te vertetoje perfitimin qe do te kishte Kombi Shqiptar nga vjetersia sociale e tij ne raport me popujt e tjeter europiane. Jo vetem kaq, por asnjeri nuk e ka percaktuar me shifra kete vjetersi dhe cfare rrjedh prej saj. Keshtu qe ne kete drejtim kemi nje pune formale qe kerkush nuk ja ka ditur fundin.

Se treti, behet fjale per nje bisede ne mbledhjen e Sekretariatit te KQ te PPSH1, me 27 prill 1979, dhe te botuar ne Vepra 70, me titull: Veprat qe i kane themelet ne tabanin e popullit nuk shlyhen kurre, f. 466-496 – foto 33, 34, 35, ku merrnin pjese disa te ftuar, midis te cileve edhe Moikom Zeqo (1949-2020), ne ate kohe 30 vjec, me te cilin Enver Hoxha zhvilloi bashkebisedimin mbi temen e pellazgeve ku permendet edhe Spiro Konda (f. 480-483). Ne kete takim, mbi kete teme, u tha (foto 35/1, 35/2, 35/3, 35/4):

foto33
foto34
foto35
foto35-1
foto35-2
foto35-3
foto35-4

“SHOKU ENVER HOXHA……………….Po per arkeologjine mund te na thuash ndonje fjale, se ne c’drejtim duhet te ece me shume, natyrisht per aq sa mendon ti.

SHOKU MOIKOM ZEQO: Para Ҫlirimit arkeologjia konsiderohej nje fushe e bardhe. Kjo eshte nje nga shkencat qe ne tani po e ndiejme se sa na ndihmon per te pasur nje ide me te qarte per historine e popullit tone, duke perfsire ketu aspektin e theksuar politik. Per shembell, Ugolini1 ishte arkeolog, por me ane te mitit te Eneut dhe me ane te arkeologjise, duke bere edhe falsifikime shkencore, nepermjet atij miti “programatik” donte te justifikonte pushtimin e Shqiperise.

SHOKU ENVER HOXHA: Sipas poemes se Virgjilit “Eneida”, kur vajti Eneu ne Itali, e priten ne buze te detit dhe e pyeten “Cila eshte perendia jote?”. “Ja, te dy duart jane perendia ime”, iu pergjigj Eneu.

SHOKU MOIKOM ZEQO: Arkeologjia vitet e fundit ka bere nnepun shume te gjere dhe ka plotesuar nje boshllek te madh. Tani kemi nje konceptim me te plote per iliret dhe eshte avancuar problemi ne nje faze me te ngritur edhe per banoret qe kane ekzistuar para ilireve.

SHOKU ENVER HOXHA: Mund te na thuash ndonje gje per banoret para ilireve, per pellazget, per shembull?

SHOKU MOIKOM ZEQO: Problemi i pellazgeve do te kete nje ngritje te re, natyrisht do te kete dokumente me te studiuara, me shkencore.

SHOKU ENVER HOXHA: Domethene ti qenke partizan i pikepamjeve te Kondes, te cilin une e kam pasur mik.

SHOKU MOIKOM ZEQO: Ne Shqiperi jane ruajtur disa elemente qe jane te thelbit, te djepit te kultures mesdhetare. Keto tregojne qe ceshtja e pellazgeve nuk eshte nje ceshtje fantazie. Parailiret, ata qe quhen protoilire, patjeter lidhen me nje gje.

SHOKU ENVER HOXHA: Po per fiset e doreve qe sulmuan greket e kontinentit, ka ndonje te dhene te re?

SHOKU MOIKOM ZEQO: Si ne rrugen mitologjike, ashtu dhe ne legjendat qe na kane lene, shikohet lidhja e doreve me iliret (ja dhe aresyeja perse u fallsifikua vepra e Homerit pas 1965, GH). Ata ne kulturen e tyre kane pasur me teper elemente ilire.

SHOKU ENVER HOXHA: Po, se ata kendej, nga veriu i Greqise kane ardhur. Keshtu thone sidomos historianet gjermane, qe mbrojne tezen se doret kane ardhur nga veriu i Greqise. Mos kane lidhje keta me pellazget?

SHOKU MOIKOM ZEQO: Teza e ardhjes nga Veriu, me teper eshte teze e shkolles gjermane, shoku Enver. Pellazget ka te ngjare te kene qene banore te pjeses ketu dhe ndoshta jo te ardhur nga Veriu.

SHOKU ENVER HOXHA: Jo, ne flas per ketej nga Ballkani, per nga veriu i Greqise dhe jo nga Skandinavia. Nuk e kam fjalen per vikinget. Thone se Dodona1 ka qene nje tempull qe ka ekzistuar para grekeve dhe bile para doreve. Flas me aq sa di, se mund ta kem edhe gabim. Dodona mbeti si nje monument i vjeter pellazgjik. Tashti, te lidhim Dodonen me fisin e moloseve2, duhet ta lidhim edhe me Epirin, domethene me kohen para Pirros. Eshte nje ge e komplikuar kjo!

Ҫeshte Mikena1? Ka qe thone se eshte kulture  greke, ka qe thone se ajo eshte zhvilluar para grekeve, pra eshte nje kulture shume e lashte. Vazhdo.

SHOKU MOIKOM ZEQO: Desha te them nja dy fjale per talentet e reja. Ata ndihmohen dhe kjo eshte nje ceshtje e te gjithe shoqerise, por une kisha mendimin qe ndoshta duhet dhene njefare ndihme me e kualifikuar sidomos per poemen,  cila nuk po ecen edhe aq mire. Vete lufta e Partise per ndertimin e socializmit dhe per mbrojtjen e marksizem-leninizmit kunder imperializmit dhe revizionizmit eshte nje kulture qe na ndihmon shume. Kjo do te beje qe te kete nje ngritje cilesore krijimtaria, qe t’u pergjigjet me mire kerkesave te kohes”.

Pas 16 vjeteve Moikom Zeqo do t’ja plotesonte idete Enver Hoxhes dhe do te botonte studimin e vet pershtates “Aspekte te mitologjise ilire”, Tirane 1995 – foto 36, 37, duke perbashkuar politeizmin parahelen, politeizmin romak me Kultet Pagane te Ilireve dhe ne kete menyre parakaloi prapambetjen sociale te ilireve duke ja afruar ate botes helene dhe romake. Pa dyshim keto ishin dokumetat e “reja” qe kishte gjetur Moikom Zeqo kur ja premtoi Enver Hoxhes me 1979.

foto36
foto37

Sipas gjithe ketij informacioni qe na jep Enver Hoxha ne kete fushe, shtrohet pyetja:

Përse vallë Akademia e Shkencave nuk e pati përkrahur vepren e eruditit Spiro Konda, kur Enver Hoxha paska qene ai qe e ka shtyre? Kjo qe dhe aresyeja perse kjo veper duhet trajtuar me nje sy tjeter dhe e lidhur pazgjidhshmerisht me politiken e kohes, por sidomos me asgjesimin e Profesionisteve Katolike ne kete fushe.

Duke më rënë në dorë tepër vonë ky libër nuk kam patur asnjë mundësi për ta zbërthyer atë në drejtim të pretendimeve dhe rrugës së ndjekur për të argumentuar lidhjen pellazgo – ilire nga ana e autorit. Gjithsesi heshtja ndaj një vepre të tillë dhe autorit të saj duhet konsideruar një poshtërsi nga ana e rendit komunist dhe lakejve të tij. E bukura është se ribotim të këtij libri nuk ka pasur kurrë (ribotimi u realizua me 2011 duke i ndryshuar titullin) dhe vetëm pas vitit 2000 u rikopjua në mënyrë ilegale duke e pasqyruar me mungesa (te paktën kur e lexon kupton se tabelat I, II, III nuk ekzistojnë në libër) çka i ka hequr thelbin e librit. Ndryshimi i veprës së Kondës u bë në kuadrin e shtimit të argumentave të të Marrëve të Madhështisë Shqiptare dhe materiali që po paraqes në vazhdim është pikërisht një nga këto fotokopje.

Autori që në fillim përcakton piketat e të shkruarit të historisë së kombit shqiptar nga parahistoria deri në ditët e Gjergj Kastriotit ku sipas tij, për të realizuar këtë, duhet të ketë këto cilësira:

1-Filolog helenist

2-Filolog latinist

3-Gjuhëtar (glosolog)

4-Indolog

5-Gjuhën shqipe ta ketë gjuhë amtare dhe ta zotërojë shkencërisht (te pakten Eqrem Ҫabej i ka pasur keto cilesi e megjitheate, sic do ta shohim, ka qene kunder ideve spekulluese te Spiro Kondes forcerisht).

Të gjitha këto justifikohen me faktin se autorët e vjetër (poetë, historianë, gjeografë, etj) që kanë shkruar mbi kombin shqiptar dhe kombet e tjera europianë kanë qenë grekë, latinë dhe bizantinë.

Pa dyshim që këto piketa tregojnë përmasën e asaj që mund të zgjidhë jo vetëm ky autor, por e gjithë bashkësia e historianëve, gjuhëtarëve dhe studiuesve mbarë albanologë të marrë së bashku për faktin më të thjeshtë fare: nuk shpjegojnë dot zanafillën e gjuhës së folur dhe të shkruar pa filozofinë. Si mund të fillojmë historinë e paraardhësve më të parë të shqiptarëve kur shkenca nuk di akoma se kë parim natyror duhet të marrë për bazë në proçesin e lindjes së njeriut në Tokë? Kur shkenca nuk di akoma se kush është shënja dalluese e popujve dhe kombeve nga njëri – tjetri? Kur shkenca botërore nuk di akoma të nxjerrë edhe vetëm një përfitim konkret nga shkenca e historisë dhe gjuhësisë? Në qoftë se puna është për të justifikuar ekzistencën e qindra-mijëra njerëzve që merren me këtë punë ky është një problem politik dhe një sëmundje që ka pushtuar shtetin modern shqiptar, por unë pretendoj se problemi nuk ka këtë përmasë dhe zgjidhja e problemit të gjenezës së shqiptarëve të sotëm është pika më e parë që duhet të zgjidhë shkenca europiane e historisë pasi kemi të bëjmë me zanafillën e racës së bardhë, të paktën.

Autori pretendon:

– “Origjina e shqiptarëve d.m.th. atdheu i tyre i parë, gjëndet, po të zgjidhet më parë, çështja e gjuhës; se kjo është për të gjithë karakteristika kryesore e kombësisë.” (f. 25)

– “1) Gjuha shqipe ka trashëguar nga japetikja, ose sanskritishtja zanoret: a,e,i,o,u dhe bashkëtingëlloret b,d,g,k,m,n,p,r,s,t dhe v. / Nga këto fthonge ca i ka ruajtur te pandryshuara, ca të tjera i ka ndryshuar..

    2) Gjuha shqipe është pjetare e familjes së gjuhëve japetike dhe motër e gjuhëve që krahasojmë.

    3) Gjuha shqipe është më konservatore nga të tërë gjuhët e krahasuara me gjuhën mëmë japetike ose sanskritike.

    4) Populli shqiptar është vëlla me popujt e tjerë që flasin gjuhët e krahasuara në tab. III (kjo tabelë në libër mungon, por në f. 27 tregohet pema e gjuhëve me burim të përbashkët nga India, GH)

    5) Prandaj populli shqiptar eshte popull shumë i vjetër. (f. 49)

– “Përveç provës mbi origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe..si dhe faktit që shqiptarët janë pjestarë të familjes gjuhësore japetike, të katër takimet e shqiptarëve dhe pellazgëve…bindin çdo njeri se shqiptarët dhe pellazgët janë një racë.” (f. 52)

– “”Perënditë”, emrat e të cilëve e patën etimologjinë dhe shpjegimin me anë të gjuhës shqipe, ishin “perëndi” të atij populli parahistorik, i cili banonte dikur nëpër vëndet, toponimitë e të cilëve u shpjeguan dhe e patën gjithashtu etimologjinë me anë të po asaj gjuhe. Etimologjia, pra, dhe shpjegimi i emrave të perëndive me anë të gjuhës shqipe, konfirmon vërtetësinë e të thënavet prej Herodotit (libr. II, kap. 52-53) “Nga pellazgët i muarën pastaj Grekët” (kuptohet: emrat e perëndivet). Këtë gojëdhanë të bukur na e ruajti neve baba i historisë, i cili, me gjithë këtë, duke qenë nën influencën e priftërinjve të Egjyptit, thotë gjithashtu se grekët disa prej perëndive i muarën nga egjyptasit, disa prej pellazgëve. Por meqënëse sot është vërtetuar prej shkencës së gjuhësisë, se emrat e perëndivet të grekëve, si japetike, nuk janë marrë nga egjyptasit…” (f. 322).

Konda nuk thote gjene me kryesore te problemit: Gjuha nuk njihet perpara 5000 vjeteve (Epi i Gilgameshit) dhe raportet e parailireve me parahelenet (pellazget) nuk percaktohet dot me ane te gjuhes. Prandaj pika 5 (vjetersia e shqiptareve) eshte me probleme te medha nenkuptuese, pasi banoret me te pare te siujdheses ballkanike jane shume-shume here me te vjeter se pellazget e ardhur dhe e ngaterrojne situacionin e popullimit te Europes nga pikepamja kohore (te pakten Zahari Majani, Fundi i “Misterit” Etrusk, Tirane 1973, f. 21, pretendon se iliret jane me te vjeter se pellazget, pasi kur erdhen indoevropianet e pare gjeten vendasit danubiane (foto 38, 39, 40).

foto38
foto39
foto40

Konda nuk thote gjene e dyte me kryesore: dinamiken e shqipes neper shekuj, pasi struktura specifike paraardhese e gjuhes qe flasin sot shqiptaret nuk i takon gjuhes shqipe, bile as epirotishtes, por vetem gegerishtes dhe jo te gjithe permasave te saj, por vetem asaj pjese qe lidhet me fjalet me karakter monosilabik.

Se treti Konda nuk ka marre parasysh mungesen e emrave te perendive pellazgjike tek iliret, dardanet dhe epirotet, gje e cila e perjashton mirefilli vellazerine midis parashqiptareve te larget dhe cdo populli tjeter rreth e rrotull tyre.

Se katerti Konda nuk ka mundesi te analizoje perberjen racore te popullates shqipfolese dhe per kete ka anashkaluar raportin racor midis pellazgeve dhe vendasve te gadishullit. Parailiret jane absolutisht perfaqesuesit e Races se Bardhe, kur pellazget jane absolutisht perfaqesuesit e Races Malavjane (kane jetuar ne Azine Perendimore) dhe per kete perjashtohet vellazerimi i tyre. Te Marret e Madheshtise Shqiptar kete fakt e kane perjashtuar dhe pellazget i konsiderojne si popullate europiane.

Se pesti, ne menyre arbitrare, Konda kerkoi te merret per baze gjuha per te percaktuar gjenezen e shqiptareve, gje teresisht e pasakte pasi 5000 vjet gjuhesi nuk mund te justifikojne miliona vjet ekzistence. Ne kete pike Spiro Konda ka pasur tjeter qellim dhe kjo nuk eshte thene kurre: Pergatiti  luften kunder gjuhetareve Katolike duke paracaktuar fatin e Kishave Katolike ne territorin e Shqiperise dhe te Klerikeve Katolike Shqiptare, qe ishin absolutisht te lidhur me Gjuhen dhe Kulturen parashqiptare dhe shqiptare. Djallezia e perdorur nga Konda nuk e shpeton dot ate nga pergjegjesia qe mori persiper me pellazgjishten. Cdo gje eshte e shkruar me orientim te Enver Hoxhes dhe i eshte servirur ketij te fundit per te realizuar 1967-en ne fushen e Fese dhe te Institucioneve Fetare. Me ate qe ndodhi ne Shqiperi u justifikua zevendesimi i RILINDASVE te vertete me rilindasit fallco, qe nuk kishin asnje lidhje me vendasit dhe gjuhen e tyre, por ata kane lidhje me Konden, Piliken, Zhejin dhe Shkollen e te Marreve te Madheshtise Shqiptare.

Nga i gjithe ky teorizim i Spiro Kondes kuptohet se nuk kemi te bejme me etimologjine e fjaleve shqip, por me ndertimin strukturor te tyre, faze te cilen te gjithe popujt europiane qe kishin lidhje varesore nga pellazgjishtja e kishin parakaluar. Sidomos kjo binte ne sy ne Gjuhen Greke te sotme ku ne fillim te shek. XIX Mbreteria e sapoformuar Greke me Mbretin e saj Oto I-re e ndryshuar Helenishtes e lavdishme duke avancuar drejt Greqishtes moderne, gje te cilen e kishin bere dhe italianet duke parakaluar mbi Latinishten Perandorake dhe kaluar ne italishten e sotme, por qe ne Gjuhen Shqipe ekzistonte evidente dhe e kerkon nje shpjegim tjeter nga ai i Kondes dhe pasuesve te tij.

Por kishte dhe nje aresye tjeter, te lidhur me popullatat emigratore qe kishin depertuar ne mes te para shqiptareve dhe shqiptareve, por qe ishin te lidhura historikisht me kete gjuhe pellazge edhe pse ajo tashme ishte zhdukur. Zevendesimi i RILINDASVE  Historike me rilindas te rreme, kerkesa per t’i imponuar gjuhes shqipe nje paraardhje pellazge dhe zhdukjen e Kishave Katolike bashke me pasurite intelektuale qe ato kishin, perbejne nje korpus tipikisht antishqiptar, antihistorik dhe antinjerezor qe ka 180 vjet qe lulezon me ulje-ngritjet e veta dhe qe Spiro Konda e rilindi poshtersisht.

Aresyeja e daljes se Spiro Kondes ne fushen e pellazgjishtes eshte vetem nje: te justifikohej rrokada antihistorike e RILINDASVE te vertete me pseudorilindasit e rreme dhe e gjitha kjo per te justifikuar regjimin diktatorial komunist, por edhe per te fshehur realitetit historik te popullates shqipfolese ne drejtim te gjenezes.

Por duhet te mos harrojme edhe disa ngjarje te nje pas njeshme qe kane ndodhur ne Tirane me 1972 ku prania e Klerikeve Katolike duhet te ishte legjitime, por qe ose ishin pushkatuar, ose ishin burgosur, ose ishin te internuar: 1-Kuvendi i Pare i Studimeve Ilire; 2-Kongresi i Drejteshkrimit te Gjuhes Shqipe; 3-Formimi i Akademise se Shkencave. Viti 1964 i botimit te vepres se Spiro Kondes, viti 1967 i shkaterrimit te Kishave Katolike ne Shqiperi dhe asgjesimi i Klerikeve Katolike Shqiptare dhe viti 1972 me te tre ngjarjet e mesiperme jane te lidhura se bashku si nje aktivitet i vetem me qellim per te eleminuar palcen praktike dhe shpirterore te qenies te Kombit Shqiptar.

Per te kuptuar se cfare ka ndodhur midis viteve 1964 – 1972 duhet lexuar nje leter e Atë Viktor Volaj drejtuar Androkli Kostallarit me 1967 me teme ne fushen e Gjuhesise.

                                       At Viktor Volaj i shkruen Kostallarit…      

Këtë letër, At Viktori, në vjetin 1967 ja ka dërgue Androkli Kostallarit, që nga gazetar si profesion, sistemi komunist e vuni në krye të institutit të studimeve dhe kërkimeve gjuhësore. Me këte letër At Volaj i ban nji kritikë Kostallarit për librin e tij mbi Kompozita në gjuhën shqipe, e krahas kësaj sjell shumë risi dhe shtjellime fjalësh të reja në gjuhën shqipe. Ndalet edhe në analizime dhe paraqet fakte për përdorimin e tepruem të fjalëve të hueja në leksikun e shqipes. Këtu gjejmë të dhana mbi komentin e Lahutës së Malsisë, si dhe mbi një fjalor që Volaj e kishte pergatit dhe do ta dërgonte në Akademinë e Shkencave brenda vjetit 1968, për të cilin nuk dimë ende se ku ndodhet. Ndoshta ky fjalor do të jetë i ndrym nëpër arkivat e Akademisë sikurse ishte edhe Gramatika e At Justinit (deri ketu nuk kemi te bejme me letren e Ate Viktorit, por me autorin qe e ka publikuar tek albanova, GH).

Bizë (Rodon) 4/10/1967

Shoku Androkli,

Ka shumë kohë – gati një vjetë – që kishe në mend të ju shkruejshe në lidhje me studimin tuej mbi kompozitat: dëshirojshe t’u përgzojshe me Ju për këte studim të çmuem me të cilën po pasunohet gramatologjia shqipe. Ky ashtë një argument që ashtë trajtue vetëm për rrëshqit, së parit prej N. Jokl-it (1925) dhe ma vonë nga K. Cipo dhe A. Xhuvani. Me studimin Tuej trajtohet ex professo ky argument që pritte tash kohë dorën e një studiuesi kompetent.

Studimi i Juej ashtë i plotsuem nga çdo pikëpamje, pse nisë me një analizë të hollsishme të gjithë gramatologëvet të shqipes. Mandej merr në shqyrtim edhe shumë kompozitat që na dëshmohen nga onomastika dhe toponomastika e herëshme, si edhe disa prej atyne që ndeshen qyshë në shkrimtarët e vjetër. Në këte anë studimi përforcohet me provë të gjalla për pasuninë e kompozitavet në gjuhën shqipe. Ndoshta Hahn-i dhe Camarda sulmohen pakëz tepër, kur të keni parasyshë faktorin psikologjik që ka ndikue në gjykimin e tyne; këta të dy përfaqsojnë dý gjuhë që janë ndër ma të pasunat për kompozita të ndryshme: i pari gjerman dhe i dyti, megjithëse arbëresh me shpirt e me zemër, ka si gjuhë greqishten gjuhë liturgjike dhe kulturore, gjykimet e tyne duhet të gjykohen nen prizmin e në barasim me këto dy gjuhë që janë gjuhët par excellance të pasuna për pasuni kompozitash. Si e dini, disa koncepte të greqishtes së vjetër vetëm me anën e gjermanishtes mund të përkthehen: mot a mot. Do të kemi mandej para syshë se ata nuk e njihshin sa duhet (as nuk ishin në gjendje n’atë kohë) pasuninë e leksikut të shqipes.Në dallimin e kompozitavet ju përdoret termat klasikë të K . Brugmann-it kompozita ezoncentrike dhe ekzoncentrike. Ndoshta ashtë mirë të theksohet edhe termonologjia që përdorin sidomos Francezët dhe italjanët e të tjerë: kompozita sintaktike dhe ____(fjalë që nuk kuptohet – damtue fleta).

Një kritikë mbi trajtimin e fjalëve të reja, besoj, kishte për t’a plotsue argumentin nga çdo anë. Ndeshemi shpesh herë në neologjizma fjalë trajtimesh që nuk i përgjegjin plotësisht natyrës së shqipes.

Do të më lejoni, nëse do të ndalem mbi një fjalë të përbame, që shumë kush e mban si t’ishte një neologjizëm e rilindasvet. Kurse në të vërtetë ashtë fjalë thjeshtë e popullit. Por n’atë kuptim që e përdoret një pjesë e madhe ashtë një neologjizëm veshtrimi, që nuk i përgjegjë veç aspak natyrës së shqipes. E kam fjalën për kompozitën shpirtëmadh, shpirtëmadhe. Në veri shpirtëmadh do të thotë pashpirtë, zemërgur, i pamëshirëshëm. Këte kuptim unë e kam pasë rasën me vërtetue në popull edhe në jug (në Kurjan). Në kuptimin që duen t’a përdorin sot ashtë një calque i gjuhëve të hueja (krhs.lat. magnanimus nga magni-animus, magno-animus; gjerm. Grossmut, grossmütig etj.) Argumenti deçiziv asht krejt vargu i fjalëtrajtimevet emën mbiemni i madh, kur tregohen veti morale.

Kështu kemi;

mendemadh, e; njiri që i duket vetja i madh, që mbahet i madh;

fjalëmadh, e; ai që mburret me fjalë të mëdha, që nuk ashtë si ka fjalët;

pasëmadh, e; ai që mbahet se ka, por që në të vertetën nuk ashtë si do t’a tregoj veten. Ndëgjohet në Shkodër, sidomos prej plakash, kur duen të kritikojnë një njeri që ban shpenzime përmbi fuqi vetëm për t’u dukë para së tjerësh se ka;

punëmadh, e; ai që mburret kinse ban punë të mëdha;

hatërmadh, e; që i ngel hatri me njëherë, që preket shpejt.Përkundër ndër fjalë që tregojnë veti fizike kanë kuptimin e natyrshëm. Kështu kemi: shtatmadh (që ka shtatin e madh), kryemadh (me kokë të madhe), symadh (me sy të mëdhaj), kambëmadh, burrëmadh.

Për fjalën magnanimus shqip kemi zemërgjanë (zemërgjërë).

Çdo gjuhë ka natyrën e vetë, si e dini. Në greqishten e vjetër (flas për të vjetrën, pse nuk e njoh greqishten e ré) megalo-nous do të thotë mendemprehët (por fjalë për fjalë do të thotë mendemadh).

Shumë gjana janë tue hy hiri e pa hiri, pa pasun para sysh natyrën e gjuhës së popullit. Në këte pikëpamje rilindasit tanë kanë qenë ma të kujdesshëm në veshtrimin e gjuhës së popullit. Gjuha po ecë përpara dhe po ban përparime të mëdha, por ashtë friga se tue u studjue shkencorisht, po çveshet nga shumë karakteristika të shprehjevet popullore. Në gjuhën e shkrimevet tona po mbizotnon stili gazetaresk. Purizmi i gjuhës u flak. Nuk flas për fjalët e reja të tipit të Logorecit ase për kompozita ultrapuriste të shnatyrëshme të S. Rizës, por për shumë fjalë që i përdornë me shumë shije rilindasit dhe që u lanë mbas dore, jo për tjetër, por pse nuk njihet gjuha e shkrimtarvet.Vepra e A. Xhuvanit “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” duhet të jetë një “Vademecum” e nxanësve të shkollavet të mesme tona.

Ç’nevojë kemi, p.sh. të përdorim foljen turqishte rastis, kurse kemi në gjuhën shqipe: ngjanë, ndollë, qëllon etj. përveç mënyravet të tjera perifrastike sot përgjithësisht përdorin fjalën rasë si term gramatikor që e ka fillimin te “Folëmarmja” e Bashkimit 1901, por kjo ashtë përdorë prej shkrimtarësh edhe për fjalën turqishte të sotshme rast. Gjuha italishte përdor fjlaën caso për të dyja kuptimet. Edhe gjermanishtja me ndryshimin e një parashtese përdorë: fall, zufall Pse të kthejmë te një turqizëm mbas sa kohësh që ashtë lanë mbas dore. Edhe pse ndoshta këtu kemi një kryqzim të fjalës shqipe me turken, kjo niset prej ranjës shqipe ram, rënë. Samiu si term gramatikuer përdorë rënjë (cas).

Turqizmat të përdorën aty ku nuk mund të zëvendsohen. Ashtë qenë harrue fjala zarzavate, dhe ashtë përdorë barishte si e ka populi në veri. Sot lexohet gjithëkund në tabela. Këtu ma përpara kemi pasë përdorë barna për ilaçe, dhe neologjizma barnatore ka pasë zëvendsue farmacinë.

Do të më falni në se do të kaloj te një pikë tjetër: te Fjalori i Gjuhës Shqipe. Me botimin e parë të fjalorit ashtë ba një punë shumë e mirë; kurrgja mos me qenë ashtë grumbullue një pjesë e mirë e materjalit të fjalorëvet të përparshëm së bashkut. Përmbi këte fjaluer ashtë shkrue disa herësh nga persona të ndryshme ku ma pak ma shumë, edhe me kompetencë. Due të theksoj vetëm një gja të vetme: ndër fjalorët e gjuhëvet moderne (flas për ato që njoh) që kanë tradita shekullore, edhe sot, mbas sa shekujsh, ndihet nevoja të vihen në beh lexuesët që mos të përdoret kjo ase ajo fjalë ase trajtë por të zëvendsohet me fjalë ase trajta ma të drejta. Kur gjuhët e punueme me tradita shekullore ndiejnë nevojën për vrejtje të tilla, pse mos të përdoret edhe ky kriter sot: në ata lexojmë: neologjizëm i papelqyeshëm. Barbarizëm për t’u zëvendsue me … Në fjalorin e gjuhës, për shembull, kemi: sergjen (sergji shk.), policë, lëpizë, shtreth-i (në Bizë përdorët trajta shtrethe-ja). Kjo e fundit ashtë krejt shqipe, pa dyshim, e para edhe e dyta të hueja (turqisht e slavisht) të cilat duhet me kohë të eliminohen dhe të zëvendsohen me fjalën shqipe. Prandej kishte për t’u dashtë në një botim të ri, jo me i vu ma verbëtas si përpara mbas të gjitha trajtat si sinonima, por të theksohet për ato, që asht e mundëshme që mund të bahet: turqizëm për t’u zëvendsue me. … slavizëm për t’u zëvendsue me … Kështu sidomos nëxanët edukohen dashtë e pa dashtë me shijen e gjuhës. Jo të gjithë janë në gjendje të dijnë të dallojnë egjrën prej grunit. Tash do kohë kam përfundue një monografi mbi famullinë e Bizës, ku kam përmbledhë gjithëçka. Përveç të tjerash kam shfrytue relacjonet e shek.XVII, sidomos ato të Marin Bizzi-t, i cili ka ndenjë në këto ana plot një muej. Kam mbërrijtë mbas sa përpjekjesh të indentifikoj disa vende të panjohuna, ndër të tjera ato dy fshate të zhdukuna që kishin ma se 60 shtëpi. Këto shenime i a kam dhanë Njac Zamputit, me gjithëse i ka vu, pa diftue se prej kuj janë qenë gjetë! Njëkohësisht këtij punimi i kam kushtue një kapitull mbi të folmen dhe një grumbull fjalësh të rralla ase me kuptime të tjera, disa fjalë që njihen për të tregue hapësinën e tyne, dhe që mund të mendohen se janë vetëm të zonavet të Veriut. Fjalori në këto ana nuk ashtë gjithëaq i pasun, por ashtë i pastër. Ja disa shembuj:

kashtoj: qes kashtë gjedhevet, (F. GJ, ka vetëm: rrethoj me kashtë)

vathoj: ngreh një vathë për gja të gjalla, (F. i GJ, ka: plehnoj arën duke vënë vathën e dhenvet në të.) Këto përdorin përgjithësisht, dhe jo vetëm me një kuptim të caktuem.

ferroj, ferrose: (folje denominative që nuk e ka fjalori): theri me ferra, therem në ferra. Nga folklori: “m’ferroi ferra kambën. Rashë e thera kambën”.

sodom: qes farë, shkatërroj në themel (fjalë që ndihet rrallë). Fjalori e ka vetëm si shprehje të Kanunit; e përdorë edhe Fishta.

rröhem (rryehem), përdoret vetëm në kuptim reflektiv, me aorist sigmatik: u rrösh (u rryhesh): përpiqem, mundohem etj.

rij, (pasuni): përtrij pusuni; përdoret vetëm si folje transitive; nuk ndihet këndej folje e përbame (përtrij) por vetëm e parmja.vapore: kam vapë të madhe. Fjalori i Gjuhës ka: kaloj vapën në një vend fresk. Nuk besoj të jetë ky kuptimi: kam frigë mos kemi ndonjë lapsus, pse kuptimin duhet t’a kishte shvapohem po të ekzitonte.

kalaroj: i bie për rreth një vendi, qarkoj rrethoj (fjalë e zakonshme në këto ana). F. i Gj. ka kacavirem (për bimë që qepen në një dru);Mbas sa kohësh kam ndëgjue fjalën pukë, të cilën, si e dini, e ka Frangu i Bardhë: udhë puukë (via publica) prej kah duhet të ketë origjinën toponimi i sotëm Pukë. Këtu ndihet por rrallë për diçka të dukëshme, p.sh: pukë e bardhë, e kuqe, e zezë, etj. një vend një diçka e dukëshme e bardhë, e kuqe etj.Ka do kohë që shtyp lexohet numur për numër. Një asimilim dialektor për numër si thuhet gati në mbarë Shqipninë. Edhe në Shkodër thonë: sugurisht, fugure (asimilime të ngjashme me këto) por duhet të mbesin trajta dialektore. Unë për vete shkruej përherë: sigurisht, figurë.Fjalori si thashë përgjithësisht ashtë i pastër. Ja për shembull pjesët e parmendës:

1; vigu (shtijza);

  1. kalostra (pjesa e kthyeme e dorzës);
  2. dorëza (pjesa e kthyeme bashkë me pjesën horizontale, krejt një cope);
  3. qajka (kunji që mbërthehet për zgjedhë;
  4. sqapthi (një bosht që lidhë dorëzën, vigun e verzat);
  5. pylka e sqapthit (pykëla e sqapthit);
  6. qajka (kunji që mbërthehet për zgjedhë);
  7. thikëza (pjesa e drunit ku shtihet plori);
  8. verzat (veshlat);
  9. javaçi (guzhma);
  10. zjedha (zgjedha);
  11. kulari;
  12. qerfulli (kunji që shtihet në kular).

Nuk po shkoj ma gjatë në numrimin e këtyne fjalëve: ju çeka vetëm disa sa për të pasë një ide: unë këte fjaluer do të u a dorëzoj kah fillimi i vjetit të ardhëshëm, si një kontribut të vogël për fjalorin e përgjithëshëm. Kam marrë vesht se në këte vjet ishte zhvillue një mbledhje e leksikografëvet: me andje do të kishe dëshirue të ishem n’atë mbledhje, për të marrë pjesë në diskutimet e zhvillueme. Me studimin e leksikut të shqipes jam marrë përherë. Rreth Lahutës së Malcis kam pasë ba në 1942 afër 6000 shenime.

Studimi i leksikut të krahinavet të ndryshme ashtë i interesantshëm nga çdo pikëpamje. Para gjashtë muejsh më ndodhi rasa të ndëgjojshe prej një fshatari nga Kodërlaçi fjalën dölltinë. Tashti duhet dijtë se në këte të folme y-ja tonike shqiptohet si një ö(ô) e shkodranishtes (vö, orë); pra dylltinë. U interesova për këte fjalë edhe më diftoi se thirret kështu një tokë ngjithëse si dölli (dylli). Dhe atëherë thashë me vete: eureka (e gjeta)! Këndej dalin të kota elukubracionet e glotologëvet për t’i gjetë ranjën fjalës deltinë prej daltinë etj,etj. Unë këte fjalë e kam studjue në shkollë, por nuk dijshe se ku përdoret. Për mue etimologjia e saj ashtë e zhvillueme njëherë e mirë. Kështu na del se këto ana kanë dy fjalë për argjilë: dylltinë (argjila e kuqe) dhe grill-i (argjila ngjyrë hini). E para ndëgjohet shumë rrallë, pse argjila e kuqe ashtë e rrallë: në këto ana toka asht formacjon shtufi. Do të më falni për mërzi që ju shkaktova në këte letër. Edhe një fjalë të vetme: pse përdoret vazhdimisht në shtypin e sotshëm akoma greqisht e rumanisht tue pasun shqip ende (ene, nene dialektoret); tani një greqizëm i kallepit tà nyn për tash, i tashëm.

Me kaq po përfundoj tue Ju kërkue ndjesë për merzi që mund të kemi shkaktue në këte letër, por të jini të sigurtë se nuk jemi nga kurrgja tjetër por nga dashunija për gjuhën kombëtare.

Me nderime të shqueme

A.Viktor Volaj

Ishëm–Bizë                                              

                                            Marre nga albanovaonline.com, dt 19.11.2010

Per ta thene shkurt fare Kleriket Katolike Shqiptare dhe Eqrem Ҫabej ishin te vetmit profesioniste ne fushen e gjuhesi teorike ne Shqiperi dhe per kete duheshin asgjesuar perpara 1972, sic dhe ndodhi. Dhe per kete sherbeu pikerisht vepra e Spiro Kondes e vitit 1964.

3- Si u riformua teoria pellazgjike mbi gjenezen e Gjuhes Shqipe ne Shqiperi?

Ne kete pjese do te tregojme menyren se si eshte riformuar teoria pellazgjike mbi gjenezen e Gjuhes Shqipe ne territorin e shtetit shqiptar.

Gjeja e pare qe eshte bere ne kete drejtim, eshte manipulimi i veprave qe kundershtonin teorine pellazgjike te gjenezes se Gjuhes Shqipe (eshte marre nga kapitulli mbi kete teme ne vell. e 5 te Tjetersimi i ….). Konkretisht:

Eshte nje problem i lidhur me teper me moralin njerezor se sa me parametrat shkencor te studimeve shqiptare. Duke perjashtuar plagjaturen qe karakterizon veprat e te Marreve te Madheshtise Shqiptare, bie ne sy dhe ndryshimi i botimit të kahershëm të veprave të studiuesve erudit shqiptar dhe te perkthimeve te autoreve te huaj. Pa dyshim ata qe kane kryer kete heroizem perfshihen ne klubin e te Marreve te Madheshtise Shqiptare dhe jane redaktore, perkthyes, korektore e autore veprash qe pretendohet te lene gjurme ne mendimin albanologjik shqiptar. E bukura eshte se keta heronj i shtohen numurit te klubit te te Marreve te Madheshtise Shqiptare qe ne i parapame ne kuadrin e mendimit kritik. Veprat e meposhtme ne i analizuam, ku vume ne dukje pikerisht tendencen e botimit dhe paralajmerimin qe redaksite botuese i kishin bere lexuesit. E kam fjalën për keta autore dhe veprat e tyre:

-Luigj Iasinth Hekardit, Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme  ose Gegerisë, Tirane 2008.

-Theodor Ippen, Shqipëria e Vjetër, Tirane 2002

-Louis Beonlew, Greqia përpara Grekëve, Tirane 2008

-Zahari Majani, Fundi i “misterit” etrusk, Tirane 1973

-Nikolaj Albertovic Kun, Mite dhe legjenda te Greqise se Lashte, Tirane 2000

-N.A.Kun, Eposi i Greqisë së Lashte, Tirane 2003

-Gerold Dommermuth–Gudrich, Mitet me te famshme te lashtesise, Tirane 2006

-Vinçenc Dorsa, Shqiptarët misioni i tyre historik, Tirane 2010.

-At Shtjefën Gjeçovi, Trashëgime thrako-ilire, Tirane 2003

-Spiro N. Konda, Shqiptarët dhe problemi pellazgjik, Tirane 1964, 2011

-Dhimitri Pilika, Pellazget, origjina jone e mohuar, Tirane 2005

Nuk mund të lë pa përmëndur dhe Iliada te Homerit me përkthim të prof. Gjon Shllaku, Tirane 1965, 1979, 2006.

Por rezulton nje veper e papare deri me tani dhe qe nuk beri ndonje jehone me publikimin e vet, por qe u perdor nga klubi i te Marreve te Madheshtise Shqiptare per te shtuar numurin e veprave argumentuese, gjithmone sipas tyre. Kjo veper e mesuesit patriot  dhe te ditur Perikli Ikonomi, mbi Tomorin dhe Dodonen Pellazgjike,  eshte shkrojtur e botuar me 1934 dhe ribotuar me 2008, te cilin ma dhuroi i nipi i autorit dhe pedagogu im ne shkollen e Zbulimit Kristaq Dhoska (foto 41, 42, 42/1). Duhet thene qe figura poliedrike e Perikli Ikonomit ka mbetur e pa njohur per lexuesin shqiptar dhe ketu duhet kapur aresyeja perse vepren e tij e perdoren te Marret e Madheshtise Shqiptare duke ja devijuar nga thelbi per te cilet u shkrua, gje qe kuptohet qe ne faqen me te pare te librit.

foto41
foto42
foto42-1

Autori i librave mësimorë:

-Atdheshkronja praktike, 1929

-Atdheshkronja e plotë, për të tretën dhe të katërtën klasë të shkollave fillore dhe plotore të Shqipërisë, 1932

-Mineralogjia dhe mësime kimike, 1933 (te dhenat jane marre nga ribotimi, f. 72); me emertim, ne punimin origjinal, drejtor shkolle.

Më 1934, ulet dhe shkruan për Dodonën Pellazgjike, duke krijuar nje paralelizëm me lidhjen e malit të Olimpit me historinë e Greqise së Vjetër dhe e emërton: “Historia e Tomorit, Dodona Pellazgjike dhe Tomor’ i Zotit te Pelazgeve”, duke e konsideruar Dodonën si vëndin thelbësor për themelet më të para e më të vërteta për historinë pellazge, për rrenjët e historisë së racës shumë të vjetër iliro – pellazgo – ariane (ribotimi, f. 7; bot. 1934, f. V). Për të argumentuar vëndin e Dodonës Pellazgjike, autori u mbështet në shenimet historike të Herodotit, Hesiodit, Plinit, Pindarit, Plutarkut, Dionisit Perigjitiut, Athanas Stargjiritit, Didimosit, Eustathit dhe shënimet gjeografike të Strabonit, Skymnos Hiosit, të Meletiut e Barthelemit bashkësia e të cilëve e largon natyrshëm Dodonën nga Janina dhe e sjellin vetiu në veri të Toskërisë (ribotimi po aty, bot. 1934, f. VI).

Por çfarë ka ndodhur? Të Marrët e Madhështisë Shqiptare ja marrin veprën dhe ja përshtasin idesë së tyre duke i bashkangjitur zbërthimin që ata i bënë veprave të Dhimitri Pilikës, Aristidh Kolës, Autorëve antikë si Plutarku, Kostandin Kristoforidhit, Fjalorit të gjuhes së sotme shqipe. Dhe jo vetem kaq, por pergatiten nje paramaterial me shenimet e tyre (i cili nuk u shpërnda për lexuesin, por qarkulloi brënda klubit të të Marrëve të Madhështisë Shqiptare) me pretendimin se ishte marre nga vepra e 1934 dhe pastaj e ribotuan me 2008 ne menyre krejt te perçudnuar. Këtë veprim e mbuluan me shënimin e faqes 8, sipas të cilit: “Ndërmjet botimeve të reja për këtë çështje që janë shfrytëzuar dhe përmëndur prej meje (përkujdesësja dhe redaktorja Dr. Natasha Sotiri, GH) duke ndërfutur në tekstin e autorit të këtij libri citime të pajisura me shënimet përkatëse, spikatin: Dhimitri Pilika, Pellazgët – origjina jonë e mohuar, Tiranë, 2005; Aristidh Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve (vështrim historik-folklorik-politik-gjuhësor), përkthyer shqip nga greqishtja, Tiranë 2002; Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, botim i AShSh, Tiranë 2002. Këto citime janë shënuar me shkronja italike për t’u dalluar nga teksti i Perikli Ikonomit”. Shënim i cili shërben për të mbuluar qëllimin e botimit, por jo diskretitimin e të Marrëve të Madhështisë Shqiptare në fushën e mashtrimit intelektual. Si do të na përgjigjej përkujdesësja dhe redaktorja e veprës së Perikli Ikonomit kur lexuesi do ta pyesë: si shpjegohet që në vitin 1934 autori të ketë shkrojtur se “Habia është se, pas Luftës së Dyte Botërore, Tomorri u mbulua me heshtje si nga arkeologët ashtu edhe nga shkrimtarët, duke lënë kështu në harresë edhe të interesuarit e tij të mëparshëm të shekullit të XIX-të (f, 5 – foto 43) (ne botimin origjinal kjo fraze eshte: “Habija eshte, se per Tomorin e Shqiperise se lire nuk eshte bere fjale as pak, le nga t’interesuarit e perparshem (te shekullit te 19te), por as nga arheologe te tanishem, as nga shkrimtare Shqiptare..” f. V foto 44)?

foto43
foto44

Qëllimi i botimit të kësaj vepre e ka pikën e vet të rendesës pikërisht tek ideja kryesore e të Marrëve të Madhështisë Shqiptare, që ja kanë mveshur veprës së Perikli Ikonomit, sipas të cilit: “Dodona Pellazgjike e Toskërisë ka qenë rrënja e burimi i qytetërimit pellazgo – ilirian dhe greko-romak” (ribotimi, f. 8). Lexuesi duhet të jetë i sigurtë që kjo fjali është e autorit, por ideja e të Marrëve të Madhështisë Shqiptare, të cilët ja kanë bastardhuar veprën Mësuesit të nderuar Perikli Ikonomi për qëllimet e tyre antishqiptare, eshte tjeter per tjeter dhe per qellime te mbrapshta. Nga 33 referimet e bera nga autore te vjeter e te ri ne botimin e 1934, ne botimin e 2008 jane 35 duke i pasuruar me idete e redaktores.

Punimi i Mesuesit te Merituar te Popullit Shqiptar Perikli Ikonomi, i vitit 1934, perbehet nga kapitujt e meposhtem:

Parathënie

I – Dodona pellazgjike dhe Tomor’ i saj

II – Historishkronjes dhe gjeografe te vjeter e shenimet e tyre, me 33 referime

III – Mendimet e P. Aravantinoit

IV – Kundershtime mendimesh

V – Gjurmime vendesh dhe shenjash (vende dhe shenja me emra shembellenjes perqark malit Tomor te Shqiperise se Lire), me 18 referime.

VI – E verteta perkatese, me 16 referime.

VII – Kallzime, gojedhena, betime dhe vende me shembellime rreth Tomorit, me 28 referime.

VIII – Gojedhena e kallzime rreth Shpiragrit dhe Beratit, me 5 referime

IX – Tomorit plak dhe historike te Shqiperise se lire (Vjershë epilogjike vjetërsis historike të Tomirit, nga autori).

Në qoftë se do ta zhveshim veprën e autorit nga shënimet e të Marrëve të Madhështisë Shqiptare, per te marre nje material fitimprures, do të kishim këtë përmbledhje konkluzive (dmth kemi marre ne konsiderate punimin origjinal):

“thone se me te paret e ketij vendi kane qene lopare (vuvote) “ si mbas skoliastiut Traqin. Sofokl. 1174 te Hesiodit “ dhe permendin, se Dodona qytet gjendet n’anet e tejme, larg ne kufijt e fundit t’Epirit (Toskerise), “d.m.th. nga an’ e ketejme”” (f. 8)

“Plutarku, (ne jeten e Pirros) thote, se faltorja Dodone gjindet ne Mollosi (f. 9), ndersa te Marret e madheshtise shqiptare kane shtuar nga ana e tyre:

“…aty ne mes t’moloseve banuan Deukalioni dhe Pirrua, pasi ndertuan tempullin e Dodones”. “(ribotimi, f. 23).

“Athanas Stagjiriti ne shenimet e tija, “f. 28” ku ben fjale per Dodonen e thote si te pacaktuare vendin e malit Tomor, permend, se te tjere kete mal e vene me larte e me tej nga veriu i Pindit. Thote me, se Molosinjet kane qene me te permendurit e me te fameshmit nga Haonet (Kaonet, GH), se kishin dhe tempullin e mburrur te Dodones ne krahinen e tyre” (f. 13).

“Puqevili (lib. II, 8, 1, 4, V, 6) flet duke caktuar vendin e Dodones ne fushezen e janines. (Emrin Dodone e nxjerr nga fjala greqishte “kodhon” (kembane, -shenimi 1) gje per te cilen Aravantinoi e qesh dhe e quan shpotira mendimet e tija” (f. 13).

“Pervec ketyre Aravantinoi nga shenimet e mbledhura thote, se Dodonen e ngriten Pelazget, andaj dhe Zeusi quhesh Zot’ i Pellazgeve. Dy shenojne pershkrimet e ketij se ishin Dodonat: njera e Molosise dhe tjetra e Thesalise (si mbas historishkronjesve te vjeter)” (f. 14).

“Fjalet Tomure e Tomuri jane fjalet shqipe Te mirat e te miret, prej te cilavet ka marre emrin qe ne kohe stergjyshore Tomori, d.m.th. mal’ i te mirevet ose i te miravet a si Selija (froni) e perendivet te vjetra, qe zbrisnin mbi ‘te ne mest te revet a mjegulles per te biseduar mbi punerat e njerezvet e te botes. Prej ketyre fjaleve ka rrjedhur emri Tomuriase, qe tregon krahinen e malit Tomor, te quajtur Tomorice dhe vendasit e saj Tomoricare’ (f. 17).

“Stradomi ose Sterdomi mbi Tomor, vend shume i ftohte edhe ne vere, ndodhet prane majes veriore te ketij mali (lart. 2510); ndoshta kejo fjale rrjedh nga fjalet latine (Saturnu – domi) d.m.th. banesa e Saturnit, ose e kronit, qe hante femijet e tij” (f. 22). Ne ribotimin e 2008 eshte transfomuar: “Ne shikojme nje lidhje gjuhesore te kesaj fjale me fjalet latine Saturnu-domi “banesa e Saturnit” ose e kronit, qe, sipas mitologjise, hante femijet e tij” (f. 51).

“Prane vendit te Stradomit ndodhet dhe Cuk’ e peljes. Vecanerisht ky vend ka dhe emrin Cuk’ e Shen Iliut. Nden kete e prane Qytezes, ne nje shesh te bukur thuhet se ka qene kishe e krishtere me emrin “Metamorfosa” ose “Shen Sotiri” e cila kishe, tregon thenia, ka qene ngrehur mbi faltore pagane” (f. 22).

“Tomori kallzohet si mali me plak i Shqiperise, me besim gojedhanor, se me perpara u be mal e pastaj te tjeret” (f. 26).

“”Tomori mal’ i Zotit”. Kete e permendin banoret e rrethit, por edhe t’aneve te largta” (f. 27).

Ne faqen 31 ka disa shenime ku lexojme:

“Kurbanet, qe behen ne Tomor me 12 dite te cdo Gushti me festim madheshtor, popullsia i a kushton te Mirit te ketij mali. “Ndoshta te jete i mbetur ky zakon qe lashtazi, se prej historianeve te vjeter kallezohet, qe ne Dodone kremtohej festa e Nalas1. (1) Festa Nala (nea) ne Dodone ka qene nje panagjir (kremtim) i permotshem qe behesh per nder te Zeusit, Zotit te Dodones, i cili quhesh edhe Nalos”

Nga kjo permbledhje e shkurter une arrij ne perfundim se autori, kur eshte ulur per te shkruar historine e Dodones, ka pasur dy qellime, ne adrese te bashkekombasve te vet te Jugut te Shqiperise:

1-T’u tregonte se populli shqiptar eshte nje popull me histori te lashte dhe epoka sociale te lidhura historikisht me njera – tjetren.

2-Dodona eshte nje simbol fetar pellazgjik dhe jo helen; selia e saj historike nuk eshte ne territorin grek, por ne Malin e Tomorit c’ka ka percaktuar dhe historine e atyre aneve.

Menyra se si eshte botuar vepra e mesuesit-studiues Perikli Ikonomi tregon se te Marret e Madheshtise Shqiptare kerkojne te parapergatisin lexuesin shqiptar me boten e tyre manipulatore duke shtremberuar dhe ndryshuar shume vepra me tema mbi albanologjine dhe e gjithe kjo per te fshehur thelbin e veprimit te te pareve te tyre.

Lexuesi duhet të më falë, pasi për efekt kohe e kam të pamundur të analizoj të gjithë manipulimet e bëra mbi studimet e albanologëve shqiptarë dhe të huaj, por e paralajmëroj që kur të ulet dhe të lexojë diçka në këtë fushë duhet të ketë parasysh devijimin e mundëshëm që mund të jetë realizuar nga idetë e autorit. Te pakten perkthyesja Iliriana Angoni, redaktoret Natasha Sotiri, Arben Xoxa jane emrat e perfshire ne kete proces; por ky i fundit na ka bere dhe nje “zbulim” te jashtezakonshem qe asnje shqiptar nuk e di, por qe duhet ta mesoje dhe këtë ja ka bashkangjitur një autori të huaj, të cilin e ka redaktuar. Sipas Arben Xoxa-s vendndodhja e varrit te Skenderbeut eshte sipas variantit zyrtar (i Otomaneve dhe i Venedikasve), nderkohe qe ka te dhena te tjera se ceremonia mortore u be vertet ne Lezhe, ndersa trupi i heroit, sic ishte tradita e lashte shqiptare, u varros ne nje vend te fshehte e te shenjte, te paarritshem nga dhunuesit e varreve (Sven Auren, Shqiperia, Orienti i Europes, Tirane 2010, f. 257)

Pas ketyre manipulimeve filloi botimi i veprave te huaja qe kishin si teme historine e Shqiptareve dhe Teorine Pellazgjike mbi gjenezen e Gjuhes Shqipe duke realizuar nje pajtim mosperputhes midis tyre. Ne kete menyre botohen, sipas renditjes alfabetike te emrit duke bere nje perjashtim per Emanuele Giordano, Fjalor i Arbereshve t’Italise, Bari 1963, por pa i dhene pamjet e librave perkates (per baze kam marre vetem lteraturen qe ndodhet ne biblioteken time, keshtu qe nuk perjashtoj mundesine e ekzistences te nje materiali shume me te gjere):

Emanuele Giordano, Fjalor i Arbereshve t’Italise, Bari 1963 (foto 44/1, 44/2). Nje fjalor me 19.000 fjale, ku shumica ishin te huazuara nga italishtja, duke e detyruar Kole Kamsin te riformulonte nje fjalor tjeter vetem me fjale arberisht (8600 fjale): Fjalor Arberisht-Shqip, Shkoder 2000 (foto 44/3, 44/4). Fjalorin e Emanuele Giordano e shfrytezoi Arben Miho, i cili me 2020 botoi punimin manipulator Ilirishtja me prane nesh, pasqyrim i shqipes antike  (foto 44/5, 44/6), duke vulosur, sipas tij, rrjedhjen e shqipes nga ilirishtja me pretendimin qe arberishtja mesjetare ishte evoluim nga ilirishtja. Kete perfundim autori e arrinte me nje matematike te thjeshte kohore: Arbereshet kishin emigruar ne Itali ne vitet 1400 dhe vinin nga Moreja ku kishin 200 vjet, dmth me e pakta ky fjalor, sipas autorit manipulator, paraqiste gjuhen e para 700 vjeteve. Manipulimi ne kete rast konsiston ne zevendesimin e termit EPIROT me termin ILIR per aresyet personale te autorit shqiptar.

foto44-1
foto44-2
foto44-3
foto44-4
foto44-5
foto44-6

Aristidh P. Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e Grekeve. Veshtrim historik-Folklorik-Politik-Gjuhesor, Tirane 2002.

Aristidh Kola, Gjuha e Perendive, Plejad 2003.

Antonello Biagini, Historia e Shqiperise, Tirane 2000.

Alan Barnard, Historia dhe teoria ne Antropologji, Prishtine 2011.

Aleksander Stipçeviq, Iliret, historia-jeta-kultura-simbolet e kultit, Prishtine  1990, Tirane 2011.

Aleksander Popovic, Islamizmi Ballkanik. Muslimanet e Europes Juglindore gjate periudhes pasosmane, Dituria 2006.

Ami Boue, Shqiperia ne Turqine Evropiane, Tirane 2011.

Anselmo Lorekio, Ҫeshtja shqiptare, Tirne 2021.

– Bernd J. Fisher dhe Oliver Jens Schmitt, Nje histori e permbledhur e Shqiperise, Prishtine 2022.

– Costandino Burileanu, Per iden maqedono-romene, Durres 2016.

Conrad Malte-Brun, Per Shqiperine dhe Shqiptaret, Tirane 2011.

Charles Telford Erickson, Shqiptaret enigma e Ballkanit, pjesa pare dhe e dyte, EDUALBA 2012.

Eduard Shnaider, Pellazget e pasardhesit e tyre, Tirane 2009.

Edwin E. Jacques, Shqiptaret, Vell. I, Populli shqiptar nga lashtesia deri ne vitin 1912, Istambul 1996.

Edwin E. Jacques, Shqiptaret, historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme, Tirane, Fasano-Itali pa vit botimi.

Dom Ernesto Cozzi, Studime etnologjike te Shqiperise S’Epërme, Lezhe 2017.

Enzo Gatti, Iliret, Tirane 2005.

Franc Baron Nopça, Udhetime ne Ballkan, Tirane 2007.

Franc Nopça, Pikepamjet fetare, doket dhe zakonet e Malcise se Madhe, Tirane 2012.

At Giussepe (Zef) Valentini, Ligji i Maleve Shqiptare, Tirane 2007.

Gerold Dommermuth-Gudrich, Mitet me te famshme te lashtesise, Tirane 2006.

George G. M. James, Trashegimi e vjedhur, Tirane 2009.

Gustav Meyer, Fjalor etimologjik i gjuhes Shqipe, Botimet Ҫabej 2007.

Grup autoresh, Historia e Shqiptareve, Tirane 2012.

Guillaume Lejean, Udhetime ne Ballkan 1857-1870, Dituria 2017.

Giuseppe Gelcich, Zeta dhe Dinastia e Balshajve, Tirane 2009.

Gaetano Petrota, Populli, gjuha dhe letersia shqiptare, Tirane 2008.

Georges Castellan, Histori e Ballkanit, ҪABEJ 1996.

Hugo Adolf Bernatzik, Shqiperia vendi i shqiptareve, Tirane 2003.

Italo Sarro, Kontribut per historine kishtare te Shqiperise se Eperme shek. XVII-XIX, Shkoder 2015.

J. Ph. Fallmerayer, Elementi Shqiptar ne Greqi, Tirane 2003.

Johann Georg Von Hahn, Shenime permi shkrimin e vjeter pellazgjik, Tirane 2007.

Johann G. Von Hahn, Neper viset e Drinit, Tirane 2001.

Johann Georg von Hahn, Studime shqiptare, Tirane 2007.

James Pettifer, Greket, vendi dhe njerezit qe nga koha e luftes, Tirane 2013.

Jacqyes Bourcart, Shqiperia dhe shqiptaret, Tirane 2004.

John Wilkes, Iliret, Tirane 2005.

J. Ritter von Xylander, Gjuha e Shkipëtarëve, Tirane 2017.

Johann Thunmann, Historia dhe gjuha e Shqiptareve dhe e Vlleheve, Tirane 2018.

Josif Konstandin Dragan, Historia e Rumuneve, Tirane 1995.

Karl Patsch, Iliret, Tirane 2004.

Karl Reihold, Netet pellazgjike te Karl Reinhold, Tirane 2005.

Konstandin Jireček, Historia e Serbeve, Pjesa e pare dhe e dyte, Tirane 2010.

Kemal H. Karpat, Popullsia Osmane 1830-1914, karakteristikat demografike dhe shoqerore, Tirane 2017.

Luigi Luca Cavalli-Sforza, Gjenet, Popujt dhe Gjuhet, BESA 2012.

Luigj Iasinth Hekardit, Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së Epërme  ose Gegerisë, Tirane 2008.

Luigi M. Ugolini, Butrinti. Miti i Eneas, Germimet, Tirane 2017.

Luigi M. Ugolini, Shqiperia e Lashte, Tirane 2009.

Louis Beonlew, Greqia perpara Grekeve, Tirane 2008.

Dr. Ludwig Von Thallóczy-t, Vezhgime iliro-shqiptare, Shkoder 2004.

Lorenzo Viezzoli S.J., Shqypnia, njoftime gjeografike shtetistike-administrore, Enti Botues “Gjergj Fishta” 2014.

M. Edith Durham, Per fiset, ligjet e zakonet e ballkanasve, Arberia 2009.

Margaret Hasluck, Kanuni shqiptar, Lisitan 2005.

Maximilian Lambertz, Posta e Shqypniës, Tirane 2011.

Maximilian Lambertz, Midis Drinit dhe Vjoses, Tirane 2011.

Maksimilian Lamberc, Raport mbi studimet e mia linguistike ne Shqiperi nga mesi i majit deri ne fund te gushtit 1916, Shkoder 2011.

Milan Shuflai, Serbet dhe Shqiptaret, Tirane 2002, 2004.

Milan Shuflaj, Qytetet dhe keshtjellat e Shqiperise kryesisht ne mesjete, Tirane 2009.

Mark Milani, Jeta dhe zakonet e shqiptareve, Tirane 1995.

Marcin Czerminski, Ne Dalmaci dhe ne Malin e Zi, Tirane 2016.

At Marçin Ҫerminjski, Shqiperia, Tirane 2014.

Maksimiliani i Pare, Kujtimet e jetes sime nga Shqiperia, Tirane 2007.

Mathieu Aref, Shqiperia (Historia dhe gjuha). Odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen, Plejad 2007.

Mathieu Aref, Mikenet = Pellazget, Greqi ose zgjidhja e nje enigme, Plejad 2008.

Mathieu Aref, Pellazget ne zanafillen e qyteterimit helen dhe stergjysherit e shqiptareve, PLEJAD 2007.

Mario Roques, Gjurmime mbi tekstet e Vjetra Shqipe e shkrime te tjera, Shkoder 2011.

Martin Bernal, Athina e Zeze, Tirane 2009.

Maria Dobrescu, Pese dekada diplomaci (per marredheniet rumuno-shqiptare), Buceresti 2011.

Matteo Mandalà, Leke Matranga, Njeriu-Koha-Vepra, OMBRA GVG – 2012.

Markus W. E. Peters, Perballjet e Kishes Katolike ne Shqiperi 1919-1996, Tirane 2010.

Norbert Jokl, Studime per etimologjine dhe fjaleformimin shqip, Prishtine 2011.

N.G.L. Hammond, Epiri, Tirane 2004.

Niko Stylos, Fjalori i Marko Bocarit, Tirane 2007.

Niko Stylos, Etruskishte – Toskerishte, Tirane 2010.

Niko Stylo, Historia e shenjte e arvaniteve, Tirane 2004.

Niko Stylos, Fjalori Greqisht-Shqip i Panajot Kupidorit, Tirane 2011.

Niko Stylos, Fjalor katergjuhesh i Danil Voskopojarit, Tirane 2011.

Nicola Guy, Lindja e Shqiperise, Botimet Pegi 2012.

N.A.Kun, Mitologjia Greke, Tirane 2005.

N.A. Kun, Eposi i Greqise se Lashte, Tirane 2003.

N.A. Kun, Mite dhe legjenda te Greqise se Lashte,Tirane 2000.

Noëlle Roger, Neper udhet e Shqiperise, Tirane 2008.

Nikolla Jorga, Histori e shkurter e Shqiperise dhe e popullit Shqiptar, Tirane 2004.

Nermin Vlora Falaski, Pellazget, Iliret, Etrusket, Shqiptaret, Prishtine 2004.

Nermin Vlora Falaski, Shqipja çelesi i gjuheve, pa vit botimi dhe ISBN.

Nermin Vlora Falaski, Etruskishtja, gjuhe e gjalle, Tirane 2019.

Oliver Jens Schmitt, Shqiptaret, nje histori midis Lindjes dhe Perendimit, Tirane 2012.

Peter Bartl, Shqiptaret, Bota Shqiptare 2008.

Paul Kretschmer, Ditunia gjuhore indogjermane, Tirane 2007.

Patrick Colquhoum & Pashko Wassa, Pellazget, pasardehesit e tyre te sotem dhe origjina pellazge e poemave te Homerit, Prishtine 2017.

Paul Ziberci, Shqiperia dhe shqiptaret, Plejad 2015.

Panajot Kupidori, Studime Shqiptare. Te vertetat Historike dhe Filologjike rreth Gjuhes dhe Etnise Shqiptare, Tirane 2017.

Pedro Bosch-Gimpera, Ҫfare thote arkeologjia per popujt Indoevropiane, Tirane 2003.

Peter Bartl, Ballkani Perendimor midis monarkise spanjolle dhe Perandorise Osmane, Dituria 2011.

Paolo Petta, Despote te Epirit e Princer te Maqedonise, Tirane 2001.

Pio Bondioli, Shqiperia bregu i peste i Italise, Tirane 2018.

Robert d’Angely, Enigma, Tirane 1998.

Robert Elsie, Fiset Shqiptare, Prishtine 2017.

Robert Elsie, Fjalor historik i Shqiperise, Tirane 2011.

Robert A. Armou, Zotet dhe mitet e Egjiptit te lashte, Kajro 2002.

Rose Wilder Lane, Zonja Lane per Shqiperine, Tirane 2007.

Reginald Wyon, Mes shqiptareve te Veriut, Tirane 2008.

Richard Clogg, Histori e permbledhur e Greqise, Tirane 2004.

Robert H. Robins, Historia e Gjuhesise, Tirane 2007..

Serge Métais, Histori e shqiptareve nga iliret deri te pavaresia e Kosoves, Tirane 2006.

Stanislao Marchiano, Studime filologjike zhvilluar ne gjuhen Pellazgo-Albane, Tirane 2019.

Sven Auren, Shqiperia, Orienti i Europes, Tirane 2010.

Prof. Salvatore Vilari, Normat zakonore juridike te Shqiperise, Kanuni i Lek Dukagjinit, VELL. 1, 2, OMBRA GVG 2012.

Theodor Ippen, Shqiperia e vjeter, Tirane 2002.

Ugo Ojetti, Shqiperia. Udhetim ne Shqiperine e vitit 1902, Botimet IDK pa vit botimi.

Vincenzo Dorza, Mbi shqiptaret, kerkime dhe mendime, Tirane 2021.

Vinçenc Dorsa, Shqiptaret misioni i tyre historik, Tirane 2010

William Martin-Leake, Kerkime per shqiptaret dhe per gjuhen shqipe, Bota Shqiptare 2006.

Wilhelm Oberműller, Popujt e Alpeve, Tirane 2019.

Wikipedia, Iliret, Pellazget, Tirane 2010.

Xhorxh F. Wiliams, Shqiptaret, Tirane 1999.

Xhuzepe Katapano, Antikiteti i gjuhes shqipe, Tirane 2016.

Xhuzepe Katapano, Thot-i fliste shqip, Tirane 2007.

Xhuzepe Praga, Ku gjendet historia e Shqiperise? Tirane 2019.

Xhuzepe Krispi, Shqipja nena e gjuheve, Tirane 2009.

Xhuzepe Kastelati, Normat zakonore dhe jeta shoqerore ne Kanunin e Lek Dukagjinit, Tirane 2012

Zani i Koronit, Trimerite e Merkur Buas, Tirane 2017.

Zahari Majani, Fundi i “Misterit” Etrusk, Tirane 1973.

Zacharie Mayani, Etrusket fillojne te flasin, Tirane 2018.

Zhan Klod Faverial, Historia e (Me e vjeter) Shqiperise, Tirane 2004.

Etrusket e mistershem, Tirane 2021.

Me ane te kesaj literature, here te sakte, here te manipuluar, here ne kundershtim e here si vazhdim, te Marret e Madheshtise Shqiptare rindertuan teorine e tyre dhe prodhuan nje letersi te re, ne pamje te pare, ne kundershtim me ate qe ishte prodhuar ne epoken e komunizmit dhe i dhuruan Kombit Shqiptar literaturen qe argumentonte, sipas tyre, qe shqiptaret jane jo vetem zanafilla e Races Njerezore ne Toke, por, mbi te gjitha, ndertuesit e Civilizimit Boteror ane e kend Botes. Pati nga ata studies qe u ishin kundervene teorive te ketyre te Marreve prej shume e shume kohesh duke i paraprire frenueshem Marrosjes se Kombit Shqiptar. Per baze kam marre vetem literaturen qe disponoj, e te dy kraheve pretendues, te botuar vetem pas 1992 pamvarsisht se kur eshte shkruar, duke i renditur sipas alfabetit te emrit te autorit:

Akademia e Shkencave e Shqiperise-Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosoves, Gjendja dhe zhvillimi i terminologjise shqipe. Probleme e detyra, Tirane 2009.

Akademia e Shkencave e Shqiperise, Himara ne shekuj, Tirane 2004.

Akademia e Shkencave e Shqiperise, Atlasi Dialektologjik i Gjuhes Shqipe, Vell. I, Napoli 2007.

Akademia e Shkencave e Shqiperise, Atlasi Dialektologjik i Gjuhes Shqipe, Vell. II, Napoli 2008.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosoves, Studime 16-17, 2009/2010, Prishtine 2010.

Akademia e Shkencave “Rrenjet Tona”, Kuvendi i 3-te Nderkombetar me rastin e 125 vjetorit te Kongresit te Korilianos (Kalabri) dhe 112 vjetorit te Kongresit te Manastirit. Liber i referateve: Gjuha Shqipe – gjuhe e natyres, Liber – 1. Tirane 2020.

Eshte nje botim interesant, pasi qe ne hyrje ka emrat pjestare te akademise, qe “cuditerisht” perputhen me shumicen e emrave te Shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare, ku permend me radhe: Saimir Lolja, Agron Dalipaj, Lirim Muho, Fred Balaj, Skender Hushi, Sazan Guri, Fatbardha Demi, etj, etj.

Aurel Plasari, Fenomeni Voskopoje, Tirane 2000.

Aurel Plasari, Skenderbeu, nje histori politike, Tirane 2010.

Aurel Plasari, Arbni – historik, gjeografik, kishtar dhe politik, botim i dyte, Onufri 2020.

Agron Luka, Shkodra, Kryeqendra e Ilirise dhe Albani – Epirit nga antika ne mesjete, vell. I, Shkoder 2016.

Aferdita Zaja, Vizioni mistik i Universit dhe Norvegjishtja, Tirane 2015.

Ani Bajrami, Antropologjia. Nje perspektive biokulturore, Tirane 2015.

Ahmet Qeriqi, Ne gjurmim te lashtesise, Prishtine 2002.

Agron F. Fico, Rilindja e Shqiperise etnike, Tirane 2009.

Arsim Spahiu, Mbi arkeologjine e Dodones dhe te Epirit, Tirane 2009.

Arsim Spahiu, Shteti Epirot (sh. XIII-II para e.s.), Tirane 2011.

Arsim Spahiu, Orakulli i Dodones dhe Epirotet (sh. XX-II para e.s.), vell I, Geer 2008.

Arsim Spahiu, Pellazget dhe iliret ne Greqine e vjeter, Tirane 2006.

Arsim Spahiu, Gjuha e epiroteve te vjeter, Tirane 2010.

Arsim Spahiu, Iliriciteti i maqedonasve dhe i epiroteve, Tirane 2006.

Arsim Spahiu, Triptik Epirot, Tirane 2012.

Arion Hysenbegas, Ngadhenjim mbi mijeravjecare, Tirane 2009.

Azem Qazimi, Fjalor i mitologjiose dhe demonologjise shqiptare, Plejad 2008.

Agim Ҫadri, Gurabardha e Dibres dhe Maqedonia. Veshtrim historiko-gjeografiko-linguistik, Tirane 2014.

Apostol Pango, Enciklopedia e Zagorise, Tirane 2004.

Aristidh Plaka, Ibrahim Xhamaj, Kalendari Enciklopedik, Tirane 1998.

Axhem Ҫapo, Enciklopedi e Dukatit, Tirane 2005, 2009.

Aqif Sali Tafa, Dritesimi i historise, Pellazget – paraardhesit tane te lashte, Tirane 2013.

Ali Eltari (Lapi), Pellazget, krijuesit e qyteterimit boteror, Tirane 2008.

A. F. Kocaqi, Shqipja pellazge, Tirane 2009.

Agron Jaha, Teoria ilire, Gjermani 2014.

Anasti Tasho, Suli dhe suliotet, gjeneologjia e familjes Tasho, Korce 2001.

Anxhela Ҫikopano, Kode Zakonore ne dramaturgjine shqipe, Tirane 2020.

Arben Mino, Ilirishtja me prane nesh, EDLORA 2020.

Agron Dalipaj, Gjuha kozmike, 1, Korce 2016.

Agron Dalipaj, Gjuha kozmike, 2, Korce 2017.

Agron Dalipaj, Greqishtja nje bije e shqipes, Korce 2019.

Agron Dalipaj, Pseudoorientalizmat ne gjuhen shqipe (Turqizmat), Korce 2020.

Agron Dalipaj, Latinishtja dhe Italishtja ne prizmin e shqipes, vell. 1, Korce 2021.

Botimet Françeskane, Kuvend i Arberit (Rome 1706), Shkoder 2012.

Benedikt Dema, Fjalor fjalesh te rralla te gjuhes shqipe, Tirane 2005.

Ate Benedikt Dema, Fjalor i shtjelluem i gjuhes shqipe, Mjeki, vell. I, Tirane 2015

Bardhyl Demiraj, Dictionarium Latino Epiroticum i R.D.Franciscum Blanchum, Shkoder 2008

Bardhyl Demiraj, Shqiptar dhe shqa. Histori popujsh permes dy emrave etnike, Tirane 2014.

Blerina Suta, Faqe te panjohura nga vepra e Pjeter Budit (1618-1622), Tirane 2016.

B. A. Kule, Ylli i bijve te pellazgut (triptik), Tirane 2016

B. A. Kule, Misteri i quajtur komb dhe shqiptari i pare…., Tirane 2017.

B. A. Kule, Fjalor rrefyes i miteve pellazge, vell. I, Tirane 2016.

Besnik Ymeri, Epiri, nje histori pellazgo-shqiptare, Tirane 2012.

Bardho Hysenaj, Histori e Laberise, Tirane 2011.

Bashkia e Qytetet, Elbasani – Enciklopedi, Elbasan 2003.

Ҫlirim Xhunga, Shkrimet e para ne shtypin shqiptar mbi etimologjine e shqipes dhe te gjuheve te tjera, Tirane 2006. Liber i pabotuar, por i shtypur dhe printuar, pasi autori ka nderruar jete.

Ҫlirim Hoxha, Traktati i origjines se shqiptareve. Themeluesit e qyteterimit Boteror, Tirane 2019.

Departamenti i Gjeologjise dhe Gjeofizikes, Universiteti i Barit, Le risorse lapidde dall’antichita ad oggi in area Maditerranea, Bari 2006.

Dhimitri Pilika, Pellazget, origjina jone e mohuar, Tirane 2005 – foto 20, 21.

Enver Bytyçi, Shqiptaret, serbet dhe greket, Tirane 2005.

Edelajda Cenaj – Ҫepa, Lef Nosi filolog, Tirane 2015.

Eva Brinja, Antikiteti, ILAR 2005.

Elena Kocaqi, Shqipja celesi i gjuheve indoevropiane, Tirane 2008.

Elena Kocaqi, Lufta e Trojes. Lufte Pellazgo-Ilire, Tirane 2018.

Elena Kocaqi LEVANTI, Planet per zhdukjen e shqiptareve. Si u krijua Greqia dhe Serbia ne trojet shqiptare, Tirane 2009.

Elena Kocaqi, Roli pellazgo-ilir ne krijimin e kombeve dhe gjuheve evropiane, Tirane 2007.

Elena Kocaqi, Pellazget, origjina e shqiptareve, Tirane 2021.

Elena Kocaqi, Albanet me fame ne mijeravjecare, Tirane 2006.

Eugen Pepa, Mendimi juridik i shqiptareve nder shekuj, Tirane 2015

Dom Frano Illia, Kanuni i Skenderbeut, Milot 1993.

Ferdinand Leka, Antologji e Historise se Kohes se Vjeter, Tirane 2016.

Fiqiret Barbullushi, Akili dhe Agamemnoni, Globus 2009.

Fiqiret Barbullushi, Akili, Odiseja…nuk ishin helene. Teza te reja duke studiuar poemat hometike “Iliada” dhe “Odiseja”, Tirane 2007.

Fiqiret Barbullushi, Homeri – Historia, racizmi, Tirane 2011

Fakulteti Histori-Filologji dhe Fakulteti i Gjuheve te Huaja, Sfidë, Nr. 4/viti i III, 2004-2005.

Fakulteti i Historise dhe Filologjise, Studime albanologjike, 2004/2

Fatos Mehdi Daci, Enciklopedi e Dibres, 1, AlbGraf 2006.

Fatos M. Daci, Kukesi Enciklopedi, Tirane 2018.

Fatos Mero Rrapaj, Fjalori onomastik i Epirit, vell. I, Ҫameria, Tirane 1995.

Fatbardha Nergjoni, Kristoforidhi, nje veshtrim rinjohes, Tirane 2013.

Fatbardha N. Demi, Sellanizmi – Besimi qe sundon Boten, Tirane 2016.

Fatbardha N. Demi, Mrekullia e mbijeteses. Nga Atlantido-Pellazget tek Shqiptaro-Arberit e sotem, Tirane 2021.

Fredi Balaj, Simbolika e germave (dhe gjuha qe bota flet), Tirane 2017.

Grup autoresh, Historia e Shqiperise dhe e shqiptareve, Prizren 2001.

Grup autoresh, Martirizimi i Kishes Katolike Shqiptare 1944-1990, Shkoder 1993.

Grup autoresh, Enciklopedi e Kurveleshit, Tirane 2009.

Grup autoresh, Fjalor Enciklopedik i Mirdites, Tirane 2021.

Grup autoresh, E drejta zakonore, shoqeria, ligji, Tirane 2009.

Grup autoresh, Kodiket e Shqiperise, Tirane 2003.

Gent Ulqini, Shqiperia dhe shqiptaret, etnogjeneza, qyteterimi, gjuha, kultura, besimi, Tirane 2018.

Gent Ulqini, Shqiperia dhe shqiptaret, 2, Territoret, popullsia, qytetet, Tirane 2019.

Gent Ulqini, Shqiperia dhe shqiptaret, 3, Identiteti politik, principatat, pashalleqet, Tirane 2019.

Gent Ulqini, Shqiperia dhe shqiptaret, 4, Arbereshe, arvanite, koloni, Tirane 2019.

Gjergj Gj, – Gashi, Martiret shqiptare gjate viteve 1846-1848, Drita 1994.

Gjon Berisha, Arberoret ndermejet Kishes Perendimore dhe asaj Lindore gjate shekujve XI-XV, Prishtine 2015.

Gjovalin Shkurtaj,  Ligjerime arbereshe, Tirane 2006.

Gjet Ndoj, E verteta mbi shqiptaret. Iliret “kalojne” neper Mirdite (Dukagjin) per te ardhur ne kohen tone. GeeR 2004.

Gjet Ndoj, Arberia ne kufijte e mbijeteses….edhe Europa ne rrezik nga Orienti, GEER 2020.

Gjoke Dabaj, Strategjia e shqiptareve, Tirane 2011.

Gjon Frani Ivezaj, Iliro-Paganet dhe sfidat e Krishterimit ne Shqiperi, New York 2020.

Haxhi Sauku, Flet tejlashtesia, Tirane 2004.

Ilia V. Ballauri, Mitet dhe bota e tyre sublime, Tirane 2011.

Ilir Mati, Stela e Lemnos me gjuhe shqipe 2700 vjet me pare, Tirane 2010

Ilir Cenollari, Profecite e Zotit te Tomorrit, jonalda 2004.

Ilir Gjipali, Epoka e Gurit dhe Shqiperia, Tirane 2012.

Ibrahim D. Hoxha, Enciklopedi Jug-Shqiptare, I (A – H), Tirane 2006.

Ibrahim D. Hoxha, Enciklopedi Jug-Shqiptare, II (I – ZH), Tirane 2009.

Ismet Elezi, E drejta zakonore penale e shqiptareve, Tirane 1983.

Ismet Elezi, Kanuni i Laberise, Tirane 2006.

Prof. dr. Ismet Elezi, E drejta zakonore e Laberise ne planin krahasues, Tirane 1994.

Jusuf Shpuza, Persiatje onomastike, Shkoder 2008.

Jusuf Shpuza, Vezhgim per emrat familjare te shqiptareve, Shkoder 1998.

Jahja Drançolli, Arberit ndermjet Perendimit dhe Lindjes gjate mesjetes, Zagreb 2008

Junuz Kucuku, Epiri dhe Thesprotia ne shekuj, Tirane 2012.

Kolë Kamsi, Fjalor Arberisht – Shqip, Shkoder 2000.

Kastriot Dervishi, Gjenocidi komunist ndaj Klarit Katolik Shqiptar. Vrasje dhe 8 shekuj burgim ne vitet 1944-1990, Tirane 2018.

Kristaq  Nanushi, Legjendat e Enkelnes, Tirane 2013.

Kastriot Melyshi, Zanafilla, Ligji, Liria, GEER 2014.

Kastriot Melyshi, Shqipja dhe e verteta biblike, GEER 2014.

Luigi Marleka, Pietro Bogdani e L’Albania del suo Tempo, Bari 1989. E vendosa kete liber per t’i treguar lexuesit te sotem shqiptar ekzistencen e informacionit mbi gjendjen e identitetit te shqiptareve ne shek. e XVII, kohe kur ata u formuan realisht, perpara vitit 1992; por qe te Marret e Madheshtise Shqiptare nuk e kane marre parasysh.

Leonard Prifti, Shqiptaret, greket dhe serbet kunder Shuflait, Tirane 2010.

Luan Perzhita, Mbreteria dardane, histori e shkurter e shtetit 2400-vjecar, Botart 2009.

Luan Perzhita, Te njohim Iliret, BOTART 2009.

Luftulla H. Peza & Liljana Peza, Drite e re mbi pellazget  gjuhen e tyre, Tirane 2009.

Leonard Prifti, Pellazget gjuha dhe kultura e tyre, Tirane 2016.

Mustafa Kruja, Nji studim analitik, Gjuha e Frang Bardhit dhe Shqipja moderne, Tirane 2007.

Mustafa Kruja, Fjaluer kritik i shqipes. Germat “A” dhe “B”, Tirane 2008.

Mustafa Merlika-Kruja, Shkrime Historike, Tirane 2011.

Mehdi Frasheri, Historia e lashte e Shqiperise dhe e shqiptareve, Phoenix 2000, PLEJAD 2012.

Mark Tirta, Mitologjia nder shqiptare, Tirane 2004.

Marian Z. Shestani, Shkodra, kontributet ne traditat kulturore e artistike shqiptare, Shkoder 2017.

Muzafer Korkuti, Parailiret-iliret-arberit, histori e shkurter. Tirane 2003.

Muzafer Korkuti, Shkrime 1962-2015, Tirane 2016.

Mehmet Elezi, Drejtshkrimi i Gegnishtes ose Gegnishtja e standartizueme, Tirena 2021.

Musa Tartari, Nga pellazget te shqiptaret, Tirane 2011.

Mihal V. Xhamo, Ketu ku jane rrenjet tona, vellimi i dyte, Tirane 2012.

Muharrem Abazaj, Kodi i gjuhes pellzgo-shqipe, Tirane 2011.

Mili Butka, Kodi i gjuhes shqipe. Etimologji, Tirane 2017.

Mexhit Kokalari, Epiri, kryeqendra e qyteterimit antik ne Europe, Tirane 2001.

Mal Berisha, Shqiptaret, europianet me te lashte dhe me te rinj, Tirane 2009.

Mal Berisha, Shqiptaret lisa mbi truallin ilir, Tirane 2006.

Ministria e Arsimit, e Shkences dhe e Teknologjise, Kumtesat nga Konferenca vjetore e shkences “Java e Shkences” 2016, Prishtine 2017.

Ministria e Arsimit, e Shkences dhe e Teknologjise, Kumtesat I, Kumtesat nga Konferenca vjetore e shkences “Java e Shkences” 2015, Prishtine 2016.

Ministria e Arsimit, e Shkences dhe e Teknologjise, Kumtesat nga Konferenca vjetore e shkences “Java e Shkences” 2011, Prishtine 2011.

Ministria e Arsimit, e Shkences dhe e Teknologjise, Kumtesat I, Shkencat gjuhesore, kulturore dhe historike “Java e Shkences” 2013, Prishtine 2013.

Ministria e Arsimit, e Shkences dhe e Teknologjise, Kumtesat I, Shkencat gjuhesore, kulturore dhe historike 2014. Prishtine 2015.

Margarit K. Nilo, Fjalor special i shqipes, Tirane 2012. Ky botim ka nje vecori: edhe pse shoqerohet me nje fantazi te cthurur krejtesisht te pavlefshme, ka nje cmim prej 35000 lekesh me qellim qe te mos e bleje kerkush dhe mundesisht mos ta lexoje. Ka nje lepirje te ideve perrallore te Agron Dalipajt me nje dukje fallso sikur perputhja eshte e huazuar nga ky i fundit. Me ka krijuar pershtypjen sikur eshte i njejti autor.

Dom Nikolle Gazulli, Fjalori i Gazullit, Botimet Ҫabej 2005-2010.

Nikolla Spathari, At Benedikt Dema, Durres 2015.

Nertila Haxhia Ljarja, Kisha Katolike dhe shteti komunist ne Shqiperi (1944-1990), Lezhe 2012.

Nilo Borgia-Elena Kocaqi, Perikopi evangjelik ne gjuhen arbereshe i shek. te XIV, Tirane 2020.

Nilo Borgia, Murgjit baziliane te Italise ne Shqiperi. Shneime mbi misionet ne Himare: shek. XVI-XVIII, Tirane 2014.

Neritan Ceka, Iliret, Tirane 2001.

Ndriçim Kulla, Kush jemi ne shqiptaret, Tirane 2015.

Nelson R. Ҫabej, Iliret qe mbijetuan, Tirane 2013.

Nelson R. Ҫabej, Epirotet shqiptare te lashtesise, Tirane 2019.

Nikolle Loka-Gjet Kola, Iliria biblike, shenjtoret iliro-shqiptare. Nga Konstandini i Madh te Nene Tereza, GEER 2005.

Nasip Meçaj, Tepelena (monografi), Tirane 2007.

Novruz Xh. Shehu, Enciklopedi e Tepelenes, Tirane 2005.

Nebi Bardhoshi, Antropologji e Kanunit, botim i dyte, Tirane 2016

Pjeter Bogdani, Ҫeta e Profeteve, Tirane 2005.

Pjeter Bogdani, Leterkembim Ipeshkev i Shkodres dhe Administrator i Arkipeshkvise se Tivarit (1660-1670), Tirane 2016.

Pjeter Pepa, Dosja e diktatures, Tirane 1995, 2009.

Pjeter Pepa, Tragjedia dhe Lavdia e Klerit Katolik ne Shqiperi, vol. I, II, Tirane 2007.

Preloc Margilaj, Iliret flasin shqip – shqiptaret flasin ilirisht, Podgorice 2000.

Pellumb Xhufi, Ikje nga Bizanti, DITURIA 2009.

Petro Zheji, Shqipja dhe Sanskritishtja, Pjesa e Pare, Rrenjet 1996.

Petro Zheji, Shqipja dhe Sanskritishtja, Pjesa e Pare, Botim i dyte, Tirane 2005.

Petro Zheji, Shqipja dhe Sanskritishtja, Pjesa e Dyte, Tirane 2006.

Petro Zheji, Libri i Aforizmave, Tirane 2012.

Petro Zheji, Roli Mesianik i shqipes. Shembja e Kulles se Babelit. Tirane 2015.

Periodike Albanologjike, Illyricum, Nr. 1, Tirane 2015.

– Petraq Pepo, Mihallaq Pela, Kanunore te shoqerive shqiptare, Tirane 2007.

Qendra Kombetare “Rrenjet tona”, Kuvendi Nderkombetar: Vazhdimesia historiko-gjuhesore dhe etnokulturore e shqiptareve permes mijevjecareve. Liber i referateve, Liber 1. Tirane 2019. Edhe ne kete botim Shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare shpalos arsenalin njerezor qe kerkon t’u imponohet shqiptareve me idete thellesisht antishqiptare, sipas nje shkolle politike qe ka 300 vjet e lindur, por qe keta te Marre nuk ja dine te fshehtat. Krahas emrave te permendur ne rastin e Kuvendit te 3 nderkombetar na cfaqen edhe emra te rinj si Fahri Xharra, Luljeta Danaj, Butrint Balaj, Niko Ferro, Lluka Heqimi, Ilmi Veliu, Besim Dervishi, Maksim Zarka, Selman Sheme, etj, etj.

Rokin Daberdaku, Dioqeza e Shkodres 1800-1912, Shkoder 2014

Rexhep Doçi, Pellasdet (Pellasget) gjysher te ilireve dhe stergjysher te shqiptareve, Prishtine 2016.

Rami Memushaj, Histori e Kurveleshit, 1, Tirane 2004.

Robert Thomanikaj, Evolucioni i Gjuhes, Tirane 2009.

Robert Thomanikaj, Evolucioni gjuhesor, 2, Tirane 2009.

Robert Thomanikaj, Evolucioni gjuhesor, III, Tirane 2014.

Rexhina Merlika, Kanuni i Bendes, pjese e se drejtes zakonore, Tirane 2018. Teme Doktorature.

– Rezana Konomi (Perolla), Rendi etnojuridik ne Shqiperi; Nga Statutet tek Kanunet, Tirane 2013.

Statutet e Drishtit, Tirane 2009

Statutet e Shkodres, Tirane 2010.

Sadik Bejko, Qyteterime te Medha, Onufri 2006.

Selim Islami, Historia e Ilireve, Tirane 2008.

Sulejman Mato, Vezhgime mbi lashtesine e gjuhes shqipe, Tirane 2015.

Spiro Konda, Shqiptaret dhe problemi pellazgjik, Tirane 1964 – fotokopje e vitit 2010 – foto 11, 12.

Spiro Konda, Shqiptaret dhe problemi pellazgjik, Tirane 2011 – foto 13, 14, 15.

Sazan Guri, Misioni i Shqipes dhe shqiptareve, Trilogji – Libri i Pare, Tirane 2017.

Sazan Guri, Si t’rrokim greqishten, latinishten, anglishten….me gegenishten, Trilogji-Libri i Dyte, Tirane 2017.

Sazan Guri, Visaret e shqiptareve nder shekujt te mijevjecareve, Tirane 2017.

Shoqnia “Bashkimi”, Fjalori i “Bashkimit”, Prishtine 1978 (sjelle ne Shqiperi Mars 2017).

Shoqeri e te shtypurit shkronja shqip, Allfabetare e Gjuhes Shqip, Stamboll 1879, Tirane 2020.

– Sabri Quku, Doket e maleve shqiptare ne Kanunin e Lek Dukagjinit, Teze diplome, Torino 1937.

– Shtjefen Gjeçovi, Kanuni i Lek Dukagjinit, Tirane 1993, 2010.

Shtjefen Gjeçovi, Trashigime Thrako-Ilirijane, Tirane 2003.

– Shaban Sinani,Beratinus, Tirane 2004.

– Shaban Sinani, Kodiket e Shqiperise ne “Kujtesen e Botes”, Tirane 2011.

Shaban Sinani, Pyetje ne Albanologji, Tirane 2013.

– Shaban Sinani, Kodiket kronografike te Shqiperise, Tirane 2014.

– Shefqet Hoxha, E Drejta Dokesore ne Lume (Kanuni i Lumes), Tirane 2013.

Shezai Rrokaj, Filozofi e Gjuhes. Prej Asntikitetit deri ne kohen e sotme, Tirane 2010.

Shaban Demiraj, Epiri, Pellazget, Etrusket dhe Shqiptaret, Tirane 2008.

Shpetim Sala, Fjalori italisht-greqisht-shqip i Thimi Mitkos, II, Tirane 2013.

Shkelqim Servet Ago, Kuçova. Enciklopedi, Tirane 2005.

Tajar Zavalani, Histori e Shqiperise, PHOENIX 1998.

Tahir N. Dizdari, Fjalor i orientalizmave ne gjuhen shqipe, Tirane 2010.

Tahir N. Dizdari, Persizmat ne gjuhen shqipe dhe studimi i tyre, Tirane 2010.

Taulant Hatia, Hyjnite ilire, Tirane 2010.

Thimi Mitko, Fjalor italisht-greqisht-shqip, I,Tirane 2013.

Thimi Mitko, Bleta Shqiptare, shkrime te tjera dhe dokumenta ne 2 vellime, Tirane 2020.

Valter Memisha, Studime per fjalen shqipe, Tirane 2011.

Vasil S. Tole, “Pse qane kuajt e Akilit”, Tirane 2011.

Vasil S. Tole, ΓΙΑΤΙ ΕΚΛΑΨΑΝ ΤΑ ΑΛΟΓΑ ΤΟY ΑΧΙΛΛΕΑ, Tirane 2012.

Xhemal Meçi, Kanuni i Lek Dukagjinit, Varianti i Pukes, Tirane 1996.

        – Xhemal Meçi, Kanuni i Lek Dukagjinit, varianti i Mirdites, Tirane 2002.

– Xhafer Martini, Kanuni i Dibres, bot. i dyte, EMAL 2007.

– Xhafer Martini, Kanun, Tirane 2013.

– Ylli Polovina, Gjon Muzaka i Beratit perballe Skenderbeut, Tirane 2012.

At Zef Pllumi, Histori kurre e shkrueme, Tirane 2006.

Padre Zef Pllumi, Vivi solo per Testimoniare, Italia Editore 2015.

Zija Xholi, Pese mendimtaret me te vjeter te kultures sone kombetare, Tirane 2003.

Zana Frasheri, Histori e Qyterimit Boteror, Vell. I deri ne shek. XV, Tirane 2013.

Zylyftar Plaku, Berati, Enciklopedi, jonalda pa vit botimi.

Zenepe Dibra, Fjalor enciklopedik i hapesires shkodrane  (A – K), Lezhe 2015.

Zenepe Dibra, Fjalor enciklopedik i hapesires shkodrane (L – ZH), Lezhe 2016.

Zenepe Dibra, Bijat e Rozafes, Gra te shquara te hapsires shkodrane, Shkoder 2004.

Zenepe Dibra, Fjalor enciklopedik i Gruas Shqiptare, I, Shkoder 2009.

Nga e gjithe kjo literature, qe shoqeron te gjithe punimin, prej mbi 370 vellimesh nxjerrim dy ekstremet konjukturale: Spiro Konden 1964 dhe Petro Zhejin 2006. Aresyeja e daljes ne drite te aktivitetit te Kondes e lidhem me asgjesimin e Kishave dhe Klerikeve Katolike me 1967, si kundershtaret e vetem, bashke me Eqrem Cabej-n, te teorise pellazgjike mbi prejardhjen historike te Gjuhes Shqipe. Por dalja ne skene e Petro Zhejit eshte pak si me ndryshe, pasi teoria e tij nuk eshte as me shume e as me pak nje rikonfirmim qe zanafilla e Kombit Shqiptar eshte e lidhur me Pellazget dhe Azine Perendimore edhe pse Gjuha Shqipe nuk ka me shume se 320 vjet, kurse Pellazgjishtja ne Europe njihet prej 2700 vjetesh, edhe pse paraardhesit me te larget te shqiptareve jane 600 here me te vjeter se Pellazget duke bere te pamundur linearitetin e kohes nga 2700 vjet ne 320 vjet.

Por Petro Zheji me se pari eshte akuzuar per plagjature dhe grabitjen e punes se Ҫlirim Xhunges. Teorite e ketij te fundit u botuan ne Gazeten Republika me datat 14, 15, 16 dhe 17 shtator 2006 me titullin redaksional: “Gjuha shqipe, baza nga rrjedhin te gjithe gjuhet e botes”. U pata marre me kete problem ne vitet 2010-2014 ne kuadrin e analizes filozofike te Gjuhes Shqipe (vell. 5 i Tjetersimit...) ku studimi bente te domosdoshem analizen e shume punimeve mbi Gjuhen Shqipe dhe ne kete menyre u “perplasa” me vepren e Petro Zhejit, permbajtja e se ciles perputhej ne botekuptim edhe me disa vepra te parapara me autore Spiro Konda, Dhimiter Pilika, por ne nje pike ajo duhet te ishte tejet origjinale: ngritja e hipotezes mbi menyren se si lind fjala; ku ishte konfrontuar me hipotezen e Ҫlirim Xhunges (pafuqia financiare e ketij te fundit e kishte nxjerre Petro Zhejin fitimtar, i cili me shpejtesi kishte botuar variantin fillestar te studimit te tij – 1996. Ka zera qe bejne fjale se kjo veper e Petro Zhejit ka qene e botuar perpara vitit te vrasjes se Mehmet Shehut, pasi ishte lexuar nga ky i fundit duke u mrekulluar me antikatoliçizmin e kryeministrit me jete gjate te Shqiperise politike).

Vepra e Petro Zhejit mbi problemin e gjuhes shqipe është një libër në dy vëllime (fillimisht eshte botuar pjesa e pare ne dy gjuhe – shqip dhe italisht [kap. 3 me perkthim nga italishtja te Gjergj Zhejit, ndersa italisht botuar nga vete autori, kap. 5 me 1996 nga Shtepia Botuese “Rrenjet”) që më detyroi të ndryshoj titullin e këtij studimi pasi paraqiste ndryshime botëkuptimore të karakterit filozofik dhe pseudo-rrokaden e saj me mendimin se kerkush nuk do te merret me te. Është kjo arësyeja përse është shtuar fjala materialiste pas emërtimit përcaktues të titullit të studimit. Por, pasi e kam lexuar dhe nxjerre materialin kritik, une jam i detyruar te shtoj edhe dicka tjeter ne lidhje me kete liber te Petro Zhejit. Per mua ky liber eshte : “Filozofia idealiste e gjuhes shqipe” pasi ne realitet nga ky liber nuk nxirret, ne menyre absolute, asnje perfitim konkret; akoma me tej, shume deduksione jane te perfolura nga te Marret e Madheshtise Shqiptare duke u marre me mend, se sa duke ja nenshtruar ligjeve te shoqerise njerezore. Eshte kjo aresyeja perse u detyrova ta marr ne konsiderate kete liber dhe ta sterholloj ne drejtim te konkluzioneve te tij. Jam i bindur qe asnje shqiptar nuk e ka marre seriozisht permbajtjen e ketij libri, pervec te Marreve te Madheshtise Shqiptare qe si zor t’i kene kuptuar ndonje parameter ideor.

Struktura e kritikes eshte e ndertuar ne formen e debatit midis postulatorit (Petro Zhejit) dhe komentuesit (qe mund te jete kushdo, pasi problemi qendron tek menyra e formulimit dhe e te kuptuarit te cdo postulati nga lexuesi me bindjen se dy te kuptuar njesoj si zor te realizohen).

Pjesa e Pare

Ky vellim, nga pikepamja filozofike, eshte nje permbledhje e botes intelektuale shqiptare postkomuniste (dmth pas 1991-shit) mbi gjenezen dhe dinamiken e Gjuhes Shqipe, pasi në të perveç autorit, kane dhënë ndihmesen e tyre edhe eruditi Gjergj Zheji (parathenien e vellimit te pare, bot. te dyte, f.11-13) apo fizikanti Lluka Qafoku (parathenien e vellimit te parë, bot. i dyte, f. 16-17), zanafilla e te cilave eshte shume me e vjeter ne menyre krejt hipotekore dhe te pa argumentuar ne asnje germe. Boshti kryesor filozofik i vepres permblidhet ne keto pika postulative, te cilave une i kam dhene rendesi te vecante duke i konsideruar thjeshte ide filozofike te pamundura ne konkretizim (numri paraqet radhen e citimit dhe nuk ka lidhje me librin ne fjale):

Postulati 1- “Fjala sot nuk është më për ne vetëm një prerogativë e Gjuhësisë, mbasi ajo po na zbulohet përherë e më tepër si kyçi i çdo shkence, kodi i zbërthimit të çdo misteri, mit apo mister qoftë, formulë matematike apo fizike, genomë njerëzore apo zanafillë poetike dritëhedhëse mbi çdo ligj të shkruar e të pashkruar. Triumfi i saj duket sheshit sot kur vëmë re që fenomeni i jetës, në tre aspektet e saj kryesore (në atë ontologjik, gneseologjik dhe etik) është duke kaluar sa në duart e shkencëtarit aq dhe në ato të teologut. Qarku po mbyllet për t’u hapur mbase sërish para një bote tjetër që, ndonëse e panjohur për ne, arrin të hetohet nga intuita jonë.” (f. 11)

Komenti: A i ka shkuar  ndërmënd vallë autorit të këtyre rreshtave se bashkësia e këtyre fjalive është në kundërshtim flagrant me realitetin shkencor të racës njerëzore në Tokë dhe nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe teorike, që fjala të zbërthejë kyçin e shkencës për faktin më të thjeshtë fare: ka lindur me njeriun; dhe si e tillë paraqet shprehjen me siperfaqësore të njohjes njerëzore; akoma më tej, formalizmin e kësaj njohje? Ne kete pike autori ka kopjuar Biblen (Gjon 1:1-3)  kur pretendon se e para ishte fjala. Është e pamundur që fjala të shërbejë për njohje jo vetëm për kohën tepër-tepër të largët të lindjes së saj, por sepse është produkt i individit dhe ka lindur si një nevojë për të bashkuar këta individë njerëzore drejt shoqerizimit te tyre (Zanafilla Njerezore ne kete pike, nga pikepamja metodike analitike, ka nevoje te realizoje dy permbysje me shume emer ne Historine e Mendimit Filozofik e Shkencor te Njerezimit ne qofte se kerkon te behet konkrete dhe fitimprurese: 1-Rolin e Gjinise Femerore dhe 2-Rolin e Institucioneve Fetare ne Histori). E kundërta e kësaj, po të pranohet, na i bie të ketë qenë më i zhvilluar njeriu i atëhershme se sa i sotmi. Paradoksi hapsinor është i pamundur të aplikohet tek individët dhe fjala, në aspektin lindës, është e lidhur me individin dhe aspak me bashkësinë njerëzore. Dhe per te qene i sakte jo me cdo lloj individi, por me individin intelektual; keshtu qe i bie te zbulohet me perpara permbajtja e ketij njeriu intelektual per te kaluar tek roli i Fjales ne Historine e Njerezimit. Pikërisht këto nuk ka arritur të zbërthejë autori i rreshtave të mësipërm, që përbëjnë kuintesencën e idealizmit filozofik. Përsëritja e pronësisë së fjalës nga ana e teologut nuk tregon tendencën e zgjidhjes së problemit, por fundin e metodikës së përdorur. Të paktën dialektiku Hegel na e ka mësuar këtë më dy nga ligjet e tij: 1-depërtimi reciprok i të kundërtave; 2-mohimi i mohimit. Kështu që mbyllja e qarkut nuk tregon zgjidhjen përfundimtare, por fundin e metodikës së pafuqishme për të zgjidhur këtë problem. Pastaj nuk ka asnjë mundësi që intuita të paraqitet si fillesa e zgjidhjes. Teorizimet në këtë drejtim tregojnë se zgjidhja nuk vjen nga individi, por nga bashkësia njerëzore dhe bashkësia nuk ka intuitë. Individi e lind fjalën, por bashkësia e zhvillon dhe i jep vlerë asaj, në të kundërtën ajo zhduket. Te pakten kjo ka qene praktika e deritanishme e lindjes se gjuhes se folur.

Postulati 2-“Fjalët, na mëson autori, shtrojnë ekuacione simbolike dhe ekuacionet simbolike nga ana e tyre, shtrojnë mite kozmogonike, që, jashtë mitit, mund të interpretohen në shumë mënyra të tjera, si të vërteta shkencore, filozofike, teologjike jo vetëm të kohës sonë, për të të gjitha kohërave. Dhe kjo për arësye se referenca e mbrame e Gjuhës është gjithmonë Qendra që, në instancë të fundit, identifikohet me Hyjninë, me Zotin, me la Somma Sapienza të Dantes.” (f. 13)

Komenti: E gjithë kjo dinamikë do të kishte vlera në qoftë se autori do të kishte zbërthyer më përpara dinamikën e shoqërisë njerëzore nëpër rendet sociale të cilat i prodhojnë këto mite. Në këtë rast do të kishte vlera njohëse përputhja e mitit me rendin shoqëror, meqënëse është produkt i saj. Dhe këtu duhet zbuluar se cili është raporti i mitit me shkrimin pasi ekzistenca e mitit jashtë shkrimit tregon se primitivizmi është përmbajtja e mitit dhe mua nuk ma merr mëndja që ky primitivizëm të jetë i aftë të interpretojë të ardhmen, që përfshihet në termin e përdorur nga autori: të gjithë kohërat. A nuk kemi këtu një shprehje tipike idealiste dhe antifetare? Autori duhet të rizbulojë raportin e idealizmit filozofik me rendin shoqëror që po jetojnë sot shqiptarët për të kuptuar mospërputhjen e ideve të rij me dinamikën e këtij rendi. Nuk i takon autorit tonë të përbashkojë idetë e tij me Hyjninë dhe Danten pasi janë tre kohë të kaluara që nuk i përkasin popullit shqiptar kur autori i takon këtij populli. Është një kapërcim në hapësirë që koha nuk do ta lejojë dhe kjo do të duket nga jetëgjatësia e ideve të autorit në vazhdimësinë e kohës (nuk po flas për përkrahësit e ideve të tij, pasi jam i bindur që të Marrët e Madhështisë Shqiptare do ta përkrahin, pasi e kane dashuruar prej shume kohesh).

Postulati 3-“Kështu lindi semantika, semiotika dhe në përgjithësi, Teoria e Shenjës dhe e Kuptimit, vepër kjo madhore e linguistëve dhe e filozofëve të shekullit tonë. Problemi, nëse miti lind historinë apo përkundrazi, historia lind mitin, pas Freud-it dhe Jung-ut, po shihet paralelisht me problemin nëse koshienti e “pjell” inkoshienti apo anasjelltas. Në këtë këndvështrim, në linjë psikanalitike, dihet se inkoshienti e “pjell” koshientin, pra dhe miti e “pjell” historinë (Eliade, M. et al). Kjo duhet kuptuar kështu: brënda mitit zbulohet, me anë të mitit shfaqet struktura logjiko-psikologjike e historisë, me anë të tij mund të kuptohet historia.” (f. 16)

Komenti: Duke ditur se autori i këtyre rreshtave është fizikant dhe vetë kjo shkencë problemin e kohës e ka të analizuar për së mbrapshti (sidomos mbas zbulimeve dhe interpretimeve ajnshtajniane, të cilat u tjetërsuan duke ja fshehur njerëzimit thelbin e teorisë së tij) nuk kemi si t’i pranojmë si të sakta këto ide. Raporti midis mitit dhe historisë është analog me raportin midis jo shtetit dhe shtetit, me raportin midis gjuhës së folur dhe gjuhës së shkruar çka do të thotë se lidhja midis tyre është thjeshtë e karakterit kohor dhe si një vazhdimësi e zhvillimit të racës njerëzore në Tokë, dmth lidhje hapsinore ato nuk kanë. Historia lind pas mitit në kohë, por në planin hapsinor miti është produkt i fantazisë kur historia e sotme është vetëm thjeshtë statistikë dhe aspak shkencë. Autori kërkon që ne t’i besojmë symbyllazi asaj që flitet në emër të historisë. Mos vallë ky është qëllimi i kësaj parathënie? Historia nuk mund të zbulohet kurrsesi me anë të strukturës logjiko-psikologjike, pasi kjo e fundit është pjellë e historisë dhe lind në një fazë të caktuar të zhvillimit të shoqërisë ne menyre shume-shume empirike. Vetë historia nuk është gjë tjetër veçse dueti shkak-pasojë e botës së relacioneve universale të njeriut dhe në këtë aspekt duket dhe roli i gjuhës. Këtu ngelet për të zbuluar lidhjen midis kohes dhe hapësirës në këtë botë të pafundme relacionesh në mënyrë që të përcaktojmë përmasën e pasojës dhe të shkakut pasardhës. Këtë gjë autori nuk mund ta bëjë dot për shkak të metodës arsimore që e ka pushtuar plotësisht prej se ciles nuk kupton dot thelbin e veprimit historik mbi popujt dhe kombet. Këtu e ka burimin keqarsimimi i popullit shqiptar për të gjithë periudhën pas 1945 dhe kot orvatet autori për t’ju shmangur pasojës së saj.

Postulati 4-“Shqipja është një gjuhë shumë e lashtë, vjetërsia e së cilës humbet në mijëvjeçarët e historisë. Për një gjë të tillë sot nuk dyshon më askush. Mjafton të përmëndim emra të tillë si Leibnitz, Bopp, Hahn, Pedersen, Benloew, Xylander, Stier, Schneider, Rozny, Georgiev, Majami, Wedekens, Finlay etj. nga të huajt, në kohë e vënde të ndryshme, dhe J. De Rada, F. Bilotta, S. Frashëri, V. Pasha, N. Frashëri, K. Kristoforidhi, S. Konda etj. nga tanët, të cilët, në një mënyrë a në një tjetër, janë shprehur për këtë lashtësi.” (f. 19)

Komenti: Vetëm pranimi i faktit që gjuha shqipe humbet në mijëravjeçarët e historisë, por paraardhësit e shqiptarëve humbasin në milionavjeçarët e parahistorisë, dhe kjo nuk vihet në dukje, duhet të shërbejë si argumenti më i parë që autori parakalon thelbin social të paraardhesve me te pare te shqiptarëve të sotëm dhe metodika e ndjekur nuk është në përputhje me këto dy parametra. Në këtë pikë autori nuk e di se këtu fshihet pikërisht ajo që Ai kërkon të zbulojë me anë të gjuhës, por që nuk përputhet dot me realitetin, prandaj dhe kërkon të mbyllë të dy sytë pa nxjerrë asnjë përfitim. Është një tërësi ngjarjesh që nuk mund të kapërcehen dot dhe kjo bie në sy edhe me emrat e studiuesve shqiptarë që janë marrë me problemet gjuhësore, por që autori nuk i përmënd. Është një stil i vjetër komunist për të mbuluar një të vërtetë dhe për të evidentuar një të pavërtetë. Në listën e studiuesve shqiptarë që janë marrë me problemet e gjuhës shqipe mungojnë kryesisht: Dhimitër Kamarda; Abati i Mirditës, babai i alfabetit të gjuhës shqipe, Imzot Preng Doçi; Dom Ndre Mjeda; Kryetari i vendosjes së alfabetit të gjuhës shqipe Padër Gjergj Fishta  në Kongresin e Manastirit (këtu fillon historia moderne e gjuhës shqipe) dhe një sërë Klerikësh Katolikë Shqiptare që me punën e tyre titanike prej 450 vjetësh vertetuan se gjuha shqipe është ndër më të lashtat në Europë, por ajo nuk ishte e dokumentuar, dhe këtu duhej zbuluar arësyeja përse kishte ndodhur kështu; pastaj vinë me rradhë krejt formalisht dhe pa asnje domethenie punimet e: Spiro Kondes, Dhimitri Pilikes, Nermin Vlora Falaski, Aristidh Koles, Niko Stylos, Arsim Spahiut, Ilir Matit, familjes Kocaqi, Sazan Gurit e shume e shume te tjereve, por dhe te një njeriu, të cilin autori, Petro Zheji, me sa kuptoj e paska pasë halë në sy: Çlirim Xhunges. Të paktën kjo ka qenë një punë e lënë në fund të rrugës nga ana e Klerit Katolik Shqiptar dhe porosia e fundit e tyre ka qenë e lidhur me këtë situatë, përpara se t’i pushkatonin baballarët e të Marrëve të Madhështisë Shqiptare. Në krahasim me ta, disa emra të përmëndur nga ana e autorit, kanë bërë një vrimë në ujë në adresë të gjuhës sonë. Pastaj autori duhet ta kishte për detyre, meqënëse e ka evidentuar, zbulimin e lidhjes të vjetërsisë së gjuhës shqipe me prapambetjen apo moszhvillimin historik të popullit shqiptar dhe vonshmërinë e lindjes së letërsisë shqipe në raport me këtë gjuhë të folur. Këto tre situata, po të zbërthehen, tregojnë diçka krejt tjetër për tjetër dhe çfarë fsheh lashtësia e gjuhës shqipe jo vetëm në raport me sanskritishten. Në çfarë raporti kohor të zhvillimit të shoqërisë njerëzore kanë qenë përdoruesit e këtyre dy gjuhëve, shqip dhe sanskritisht? Këtë problem, me sa kam kuptuar, autori as që e ka prekur çka më ka çuar në përfundimin se postulati që lashtësia e gjuhës shqipe ndaj asaj sanskrite eshte evidente nuk ka asnjë përfitim konkret. Atëhere për çfarë duhet ky konstatim? Ne realitet autorit nuk i ka vajtur ndermend se nga kjo pjese e cituar do te lindete revolta kundra tij dhe zbulimi i dy fakteve, njeren prej te cilave ai duhet ta kishte evidentuar vete ne menyre shume me perfituese. Se pari personat qe ai permend (J. De Rada, F. Bilotta, S. Frashëri, V. Pasha, N. Frashëri, K. Kristoforidhi, S. Konda) mund te konsiderohen si studiues te Gjuhes Shqipe ne menyre te kenaqeshme, por mungojne disa emra te tjere qe jane themeluesit e Gjuhes Shqipe nga shek. XVII deri ne te fillim te shek. XX kur Gjuha Shqipe  u kalua nga 2544 fjale ne 13500 fjale. Se dyti autori ka anashkaluar faktin dhe aresyen perse pellazgjishtja u vonua ne kohe 2300 nga shumerishtja. Ky eshte nje problem tipik historik dhe nga ky problem rrjedh VONESA ne zhvillim e ekuacionit ilir-dardan-epirot-arber-shqiptar, por qe autori as qe e ka marre ne konsiderate.

Postulati 5-“Përsa i përket shqipes, me gjithë meritat që kanë librat e studiuesve të huaj dhe shërbimet që i kanë sjellë disa prej tyre çështjes shqiptare, sidomos në periudhën e Rilindjes sonë, duhet pohuar se ato lënë shumë për të dëshiruar. Përgjithësisht, duke lexuar këto studime, bindesh përherë e më tepër se për shqipen mund të flasin me siguri të plotë vetëm shqiptarët (nënvizimi i autorit. (f. 20)

Komenti: Që kjo është shprehje e një mendjemadhësie tipik shqiptare as mos e diskutoni, por të mos vësh në dukje luftën e madhe që ka bërë Europa për 2500 vjet për të shtrirë gjuhën e saj në të gjithë kontinentin do të thotë të mos kuptosh se cfare është ne realitet Historia. Fakti që shumica e popujve të Europës ka alfabetin latin e ka një domethënie dhe fakti që shqiptarët vetëm më 1908 vendosen fatin e tyre duke marrë nga Europa alfabetin latin ka shumë më tepër domethënie të cilat autori nuk kërkon t’i evidentojë dhe këtu fshihet misteri real i prejardhjes së gjuhës shqipe, të cilin asnjeri deri në sot nuk e ka zbuluar dot duke i shkuar tangent të vërtetës dhe kjo për shumë e shumë arësye duke përfshirë llojin e botëkuptimit, llojin e metodikës së përdorur dhe llojin e arsimimit shkollor. Duhen përmbysur këto tre lloje subjektesh të lidhur me njeriun intelektual shqiptar që të kemi zgjidhjen e VËRTETË. Me këtë fjalë unë kuptoj përfitim konkret në favor të popullit shqiptar, në të kundërtën gjithëshka është a gënjeshtërt. Pastaj përdorimi i termit Rilindje është pak spekulativ, sepse më përpara autori duhet të evidentonte lindësit e kulturës shqiptare në mënyrë që të përcaktohej realisht se kush janë rilindasit e popullit shqiptar ku përsëri ka një vënd të vogël për diskutim. Lindësit e kulturës shqiptare janë të lindur, dmth produkt, në kohën e Rilindjes Europiane (Ata janë Etërit e Kishës Katolike me vend qendrim ne Shqiperi) dhe çdo abuzim që mund të bëhet me ta është e barabartë me mohimin e kësaj Rilindje. Pikërisht këtë bënë komunistët e Enver Hoxhës (kush ishin valle keta komuniste dhe a ju nenshtruan ata Enver Hoxhes, apo Enver Hoxha atyre; – kjo nuk eshte zbuluar dhe thene akoma) dhe pikërisht këtë kërkojnë të bëjnë fëmijët e tyre, anëtarë të klubit të të Marrëve të Madhështisë Shqiptare. Autori në drejtim të evidentimit të baballarëve të gjuhës shqipe, të cilët vunë themelet e kombit shqiptar, tregon ose padije ose tendencë. E para tregon arsimimin e keq të tij, ndërsa e dyta formimin negativ të karakterit të tij. Që të arrish në këtë përfundim ka shumë e shumë gjëra të tjera që duhen vënë në dukje apo zbuluar. Me sa kam kuptuar autori nuk ka qenë në gjëndje të merret me të tilla probleme dhe pikërisht tek këto gjëndet e fshehta e gjuhës shqipe. Per ta thene hapur une pretendoj se autori duhet te thoshte se kush shqiptare mund te flasin me siguri te plote per gjuhen shqipe, kur as sot shqiptaret nuk e dine se kush eshte BABAI  i alfabetit te Gjuhes qe flasin sot shqiptaret.

Postulati 6-“Është shumë sempliste ta shpjegosh një fenomen të tillë me huazime (bëhet fjalë për rezultatet e Majerit, GH) Edhe këtu, nuk duhet kapur nga degët por nga trungu, dhe trungu është vetë lashtësia e gjuhës shqipe, karakteri i saj primordial. Duhet menduar pra ndryshe, dhe pikërisht se këto konkordanca nuk vijnë nga huazimet, por nga fakti që shqipja ruan më mirë se shumë gjuhë të tjera trajtat primordiale, që ajo ndodhet në qëndër dhe për këtë nuk huan, por jep hua, nëse duam patjetër të flasim për huazime, megjithëse koncepti i huazimit këtu është më i papërshtatshmi.” (f. 22-23)

Komenti: Me keto tre fjali autori ka treguar se nuk kërkon të zbulojë gjenezën e gjuhës shqipe, por ai i ka vënë për detyrë vetes ta fshehë atë dhe mundësisht ta tjetësojë. Trungu, që pretendon autori, nuk mund të jetë kurrsesi i gjuhës shqipe, por ai në rastin  më të keq është i gjuhës së folur nga njeriu, dmth zanafilla e gjuhës së folur në stadin më primitiv të saj; por edhe këtu ka diçka tjetër për të zgjidhur përpara se t’i injektojmë paraardhësve të largët të shqiptarëve vjetërsinë e gjuhës. Së pari duhen përcaktuar elementët e parë gjuhësorë të botës së njeriut. Pastaj duhet përcaktuar dinamika e relacioneve universale të botës njerëzore përpara se të formohej komuna e mirëfilltë primitive, përmasa e relacioneve pas ndarjes së punës dhe në të gjithë konteksin hapsinor të rendit fisnor. Kjo e fundit ka rëndësinë më të madhe në dinamikën e gjuhës shqipe, pasi zbulimi i ketyre elementëve, që ndërtojnë trungun e gjuhës shqipe, tregon jo vetëm vjetërsinë e themelit të gjuhës që flasin sot shqiptarët, por dhe mënyrën se si është tjetërsuar ajo përgjatë gjithë dinamikës së parashqiptarëve të afërt apo të largët. Në qoftë se autori do të ishte marrë me argumentimin e vjetërsisë së popullit shqiptar në planin shoqëror, ku gjuha do të gjëndej brënda saj, do të shikonte se gjithëshka ngec tek gjuha e shkruar. Nuk ka asnjë mundësi që me anë të gjuhës të zbulojmë lashtësinë sociale të shqiptarëve, sepse ne e njohim gjuhën vetëm me anë të shkrimit të lashtë dhe në këtë drejtim distanca kohore nuk është më e madhe se 10.000 vjet (po e pranojmë në nderim të ideve të Aristidh Kolës), kur paraardhësit e largët të shqiptarëve janë në këto troje, të paktën, edhe 500-600 herë më të lashtë (sipas veglave të gurit të zbuluara në afërsi të kufirit të sotëm jugor të Shqipërisë me Greqinë nga ana e prof. Aris Puljanos dhe të deklaruara në Kuvendin e Parë të Studimeve Ilire). Në këtë pikë nuk ka vënd për botën e huazimeve, por këtu ka vënd për botën e tjetërsimeve ku paradoksi i kohës i ka dhënë frutet e veta nga e cila kanë përfituar vetëm paraardhësit më të largët të shqiptarëve të sotëm. Të gjithë relatorët e tjerë, që kanë hyrë në relata me këta paraardhës, vetëm kanë humbur në kohë duke i stërzgjatur fazat e rendeve shoqërore mbi të cilat janë zhvilluar. Problemi ka të tjera përmasa nga ajo hapësirë ku kërkon të na fusë autori, pasi nuk bëhet fjalë për huazime, por për tjetërsim social të paraardhësve më të parë të shqiptarëve. Na ngelet për të zbuluar se kush ishin ata që u relatuan të parët me stërgjyshërit tanë dhe çfarë na imprenjuan ata në hapësirat tona sociale. Në këtë pikë janë të domosdoshme të zbulohen dy formula: së pari lidhja e kohës së lindjes me hapësirën e zhvillimit dhe, së dyti, pasoja e dinamikës të botës së relacioneve midis fiseve, komunave apo grup komunave. Vetëm pas kësaj do të jemi në gjëndje të zbulojmë se kush kanë qenë ata që e formatuan popullin shqiptar të sotëm dhe përse në këtë përmasë hapsinore shoqërore. Autori duhet të kuptojë se është tepër larg të vërtetës mbi gjenezën e gjuhës shqipe me metodikën e zgjedhur

Postulati 7-“efikasiteti i rezultateve të arritura, siç do ta shohim, s’është i paktë; ai është përkundrazi, i tillë, që na lejon të arrijmë në përfundimin se sistemi i gjuhës shqipe e përfshin atë të gjuhës sanskritishte, e pra, rrjedhimisht, është më i lashtë nga ai (nënvizimi i autorit).” (f. 28)

Komenti: Në këtë postulat ka disa pasaktësi që rrjedhin nga boshllëqet analitike. Une pretendoj se bagazhi i autorit në drejtim të informacionit analitik botëror është i mangët. Në këtë pikë do të kishte vënd analiza e problemit sipas ideve të Zhan Zhak Rusoit i cili kishte vërejtur se “sa më të kufizuara ishin njohuritë, aq më tepër zgjerohej fjalori” (Zhan Zhak Rusoi, Origjina e pabarazisë mes njerezve, f. 68, Tiranë 2008). Kjo dukuri ka vlera për popujt e prapambetur dhe te pazhvilluaer, sidomos për popullin shqiptar (ne kete rast duhet bere dallimi midis termit prapambetje dhe pazhvillim pasi jo vetem nuk jane te barabarta, por ato jane te diferencuara ne planin aplikativ dhe shpjegimi i tyre eshte detyra me e pare e Shkences se Historise). E përkthyer me shqip duke krahasuar gjëndjet shoqërore të bartësve të gjuhëve përkatëse nuk është aspak e vështirë të përcaktohet që gjuha shqipe është me prejardhje lashtësie më të vjetër se sanskritishtja dhe detyrimisht prapambetja e popullit shqiptar në raport me popujt trashëgimtar të gjuhës sanskritishte është e justifikuar nen termin PAZHVILLIM. Por këtu nuk bëhet fjalë për fjalorin e popullit shqiptar, por për themelin e gjuhës që flet ai dhe në këtë pikë autori nuk ka thënë gjënë më kryesore të problemi sipas pyetjes: ky themel është produkt i popullit paraardhës të shqiptarëve të sotëm apo ja kanë imponuar këtë themel dhe ai e ka ruajtur të paprekur prej 35000-5000 vjetësh, të themi. Problemi nuk zgjidhet me metodat gjuhësore të autorit, pasi ai anashkalon lidhjen e gjuhës me rendin shoqëror. Po të kishte berë të kundërtën autori do të kishte zbuluar elementët fillestarë të gjuhës së folur nga njeriu dhe jo të shqiptarëve, apo paraardhësve më të largët të tyre. Përfundimi i autorit se sistemi i gjuhës shqipe e përfshin atë të gjuhës sanskritishte tregon se nuk kemi të bëjmë me parametra vjetërsie, por me parametra tjetërsimi çka do të thotë se ajo lloj gjuhe që e përfshin sistemin e sanskritishtes nuk është produkt i popullit shqiptar në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por ajo duhet të jetë një gjuhë e imponuar paraardhësve të lashtë të shqiptarëve të sotëm dhe këta impunues mund të jenë pellazgët. Problemi duhet të jetë shumë më i komplikuar dhe fsheh shumë më tepër parametra nga sa paraqet autori, të cilat kam ndërmend t’i afishoj kur të flasim për lindjen e gjuhës shqipe në planin më fillestar të tij dhe në përputhje me Historinë. Lidhja e vjetërsisë me gjuhën nuk të çon në zbulimin e gjenezës, por në tjetërsimin e saj dhe ky duhet konsideruar problemi më kryesor i gjuhës shqipe. Autori ka parakaluar një zbulim të paevidentuar për shkaqet e tij, por unë jam i detyruar ta vë në dukje pasi në vazhdim do të dalin edhe shumë probleme të tjera të cilat kanë nevojë të riparohen çka bën të domosdoshme rishikimin e të gjithë vepres te Petro Zhejit.

Postulati 8-“Vëmë në dukje gjithashtu, me këtë rast, se shkrimi i gjuhës, siç dihet, ka filluar me piktograme (ideograme e hieroglife) dhe se vetë germat e alfabetit që kanë rrjedhur prej tyre, janë trajta të evoluara (të stilizuara) të tyre, sikundër që historia e alfabetit e provon fare mirë.” (f. 43)

Komenti: Hapsira e lindjes së shkrimit, që na jep autori, është një iluzion i gënjeshtërt dhe kjo ndodh pasi proçesi i lindjes së shkrimit analizohet në përputhje me dinamikën aplikative nëpër popuj të ndryshëm kur ka qenë e pamundur relacioni midis tyre. Është e pasaktë të marrësh në konsideratë shkrimin kuiniform tek shumerët, pastaj të kalosh tek hieroglifet e egjiptianëve, simbolet e pellazgëve dhe të përfundosh tek gërmat helene. Të gjithë këta popuj i kanë formuar për hesap të tyre shënjat e shprehjes së gjuhës dhe është e pamundur që mbi bazën e huazimit të ketë evoluar shkrimi nga forma kuiniforme në atë që kemi sot si një strukturë krejt më vete. Problemi është krejt ndryshe dhe ka në bazë kohën e afërt të formimit të atyre popujve mbi çbazë ekzistojnë një sërë alfabetesh të afërt në kohë që edhe mund të jenë përplasur midis tyre në funksion të botës së relacioneve që kanë realizuar bartësit e tyre. Por deri këtu çdo gjë duhet konsideruar një rastësi pa domethënie çka ka krijuar koloritin e alfabeteve. Ekzistencave e alfabeteve në racën mongoloide krejt të ndryshëm nga ato të përdorur në Europë e përligj idenë tonë. E gjithë kjo do të thotë se nuk ka evoluim të alfabeteve, por prodhim të shumëllojshëm pa asnjë lidhje me njëri-tjetrin, pasi çdo gjë ka qenë e varur nga shkalla e zhvillimit social që përcakton dhe llojin e perceptimit në këtë rast. Pikëpamja e autorit është e lidhur me teorinë e monogjenezës gjuhësore ku ai është viktimë, dhe kjo duket pikërisht mbi bazën e alfabetit. Karakteristikat e çdo alfabeti duhet të na çojnë në zbulimin e karakteristikave sociale të popujve përkatës dhe kjo nuk duhet të jetë ndonjë gjë e vështirë për t’u konstatuar, vetëm se për të realizuar këtë duhet hequr dorë nga metodikat ekzistuese të cilat jo vetëm që nuk e zgjidhin problemin, por e shterpëzojnë atë në këtë drejtim. Autori nuk ka qene i afte t’i jape zgjidhje faktit te diferencimit ne kohe lindjes se shkrimit shumer (5000 vjet me pare) nga shkrimi pellazgjik (2700 vjet-Stela e Lemnos).

Postulati 9-“Kjo tregon se vetë gërmat e alfabetit lozin rolin e ideogramave. Le të vëmë re me këtë rast , se në shqip:

                         da, la, sha, tha, pa, ka, ra, …

janë monosilabe. Dihet që gjuhët më të lashta të njerëzimit kanë qenë monosilabe. Këto shëmbuj (që mund të shtoheshin) tregojnë pra karakterin zanafillor monosilabik të shqipes dhe ruajtjen e tij. Me fjalë të tjera, shqipja është një sistem i tillë gjuhësor, ku edhe një silabë e vetme mund të merret si njesi semantike (sememë), domethënë  është një sistem i tillë gjuhësor në të cilin ekzistojnë dimensionet më të shkurtra të sememave (njësi kuptimore). (f. 46)

Komenti: Në të gjithë përmbajtjen e pjesës së parë të këtij libri, kjo pikë është jo vetëm më interesantja, por ajo është dhe e vetmja pikë fitimprurëse në planin teorik. Fakti që autori nuk e ka zgjeruar më tej përmbajtjen e këtij materiali tregon se ai nuk e ka kuptuar thelbin e problemit dhe atë që ai ka pasqyruar. Kur ai thotë se gjuhët e lashta kanë qenë monosilabe nuk shton se bartësit e këtyre gjuhëve janë popuj të prapambetur (sakte te pazhvilluar); nuk shton se për të ruajtur këtë karakter zanafillor monosilabik ka një kusht dhe është pikërisht ky kusht që autori duhet të kishte zbuluar për të arritur në finishin e duhur, sepse vetëm tani do të kishim në dorë vjetërsinë, përtej legjendave, të paraardhësve të shqiptarëve të sotëm dhe përse ata nuk mund të ishin dot alfabet formues. Lidhje e kësaj pamundësie me ekzistencën reale të gjuhës monosilabe tregon se gjuha e paraardhësve më të parë të shqiptarëve të sotëm jo vetëm që nuk është kjo që flasim ne sot, por mbi të gjitha ajo është e imponuar dhe nuk na ngelet gjë tjetër veçse të zbulojmë se kush kanë qenë ata që i kanë imponuar paraardhësve të largët të shqiptarëve të sotëm gjuhën e tyre. Kjo është pikërisht e fshehta e gjuhës shqipe dhe atë që nuk kanë qenë në gjëndje të zbulojnë studiuesit (metodika që përdor autori nuk tregon mënyrën e lindjes së gjuhës shqipe, por vjetërsinë e saj dhe e gjitha kjo brënda periudhës 5.000 – 10.000 vjeçare të aplikimit; kjo metodikë na tregon gjëndjen e gjuhës së sotme shqipe, por jo gjenezën e saj dhe kjo duhet të kuptohet shumë thjeshtësisht). Por për të qenë të sinqertë duhet pranuar se autori ka qenë pranë një zbulimi goxha të madhe e meqënëse ai nuk është shprehur për këtë, por dikush tjetër e ka marrë përsipër këtë zbulim nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i tregoj lexuesit se çfarë pasqyrojnë në realitet monosilabat në gjuhën njerëzore dhe kush e ka zbuluar atë. Të paktën unë e kam gjetur tek një studiues shqiptar me të cilin do të ndeshemi kur të flasim për mënyrën se si lind gjuha shqipe.

Postulati 10- “fjala shqip arrij bëhet të “huazohet” nga italishtja arrivare. Dhe kjo meqë fjala shqip arrij ngjet me fjalën italisht arrivare dhe meqenëse, sipas Mejerit, elementi latin duhet të mbizotërojë mbi atë shqip në gjuhën shqipe, del pra, ergo, që shqipja arrij vjen nga italishtja arrivare, çfarë dhe duhej demostruar…

Kurse siç shikojmë, punët janë ndryshe, shqipja arrij, arrita,..lidhet drejtpërdrejt me sanskritishten à-r, arita, dhe duke qenë kështu, kuptohet që tek italishtja arrivare kemi një zgjerim tjetër, dhe se fjala italiane “mëmë” është e zbërthyer në:

                                  arri + vare

ku –vare nuk është tjetër veçse shqipja barë (bërë, bëj, bën, etj) siç e dëshmon në mënyrë krejt dukshëm fjala e gjallë në spanjisht arribar, që është italishtja arrivare. Kështu që situata përmbyset: është italishtja që mund të ketë marrë nga shqipja dhe jo shqipja nga italishtja (nënvizimat e autorit).”

Komenti: Problemi i huazimeve ndër popuj i nënshtrohet një dinamike më komplekse, sipas kontinumit kohor-hapsinor, duke përcaktuar saktë raportet e përfitimit hapsinor nga ana e të relatuarve. Ky problem deri më sot është parë në mënyrë tej masës antihistorike dhe nuk janë shpjeguar asnjëherë rezultatet e marrëdhënieve dy palëshe, apo shumëpalëshe, midis fiseve, grup fiseve, komunave dhe deri tek popujt. Kështu që pretendimet e autorit janë më tepër fantazira se sa realitete historike: Raporti kohor-hapsinor pikërisht për të shpjeguar botën e madhe të relacioneve të shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre u formatua, por paraprakisht mund t’i them autorit se në mënyrë absolute se italishtja nuk ka marrë nga shqipja as dhe një gërmë dhe jo më fjalë, por duhet zbuluar se çfarë ka ndodhur me gjuhët europiane në agimin e civilizimit të tyre pasi e fshehta duhet të qëndrojë në atë kohë dhe jo tek e sotmja.

Fakti qe italishtja, ne formen vulgare te saj, njihet qe ne shek. e VIII, ndersa shqipja e konsoliduar (ne formen epirotisht) vetem me 1635 nuk mund te coje ne perfundimin qe italishtja fjalen arrivare e ka marre nga fjala shqip arrij. Dhe ne fakt forma me e pare e fjales shqip arrij gjendet tek Buzuku ne formen embërinjë cka tregon se evolucioni i fjales tek shqiptaret kalon nga e komplikuara (embërinjë) drejt te thjeshtes (arrij), gje qe perben jo vetem te panjohuren per autorin, por dhe te pakapeshmen dhe thelbesoren ne karakteristiken e shqiptareve dje-sot e pergjithmone sa te kete shqiptare. Tendenca sociale (trendi) e shqiptareve pikerisht ne kete pike duket, cka te con ne disa perfundime krejt te tjera, por qe perben dhe shenjen dalluese me te gjithe popujt e tjere europiane. Marrja per baze e kesaj tendence eshte e vetmja menyre qe argumenton matematikisht lidhjen biologjiko-sociale te dardaneve-ilireve-epiroteve-arberve-shqiptareve. Nuk ka asnje menyre tjeter qe mund te realizoje perbashkimin e ketyre pese elementeve grupnjerezor, duke perfshire edhe zanafillen e tyre, dhe te gjitha proceset e panjohura qe kane shoqeruar Njerezimit nga ZANAFILLA deri ne procesin e ndarjes se punes

Këtë problem ne do ta hasim edhe më poshtë, por zgjidhja do të jepet në kapitullin: “Çfarë përfaqëson gjuha në historinë e popullit shqiptar”.

Postulati 11-“Unë bëra gjithçka qe e mundur, pa ua vënë veshin as kërcënimeve dhe as poshtërimeve, mjafton që të kisha mundësi t’ia përçoja këtë mesazh të vlefshëm popullit tim. Sidoqoftë nuk është vëndi këtu për të diskutuar pak a shumë për të gjitha këto, mbasi mjaft persona, që mbahen ende shumë të nderuar, janë përzier negativisht në këtë ngjarje dhe unë nuk do të dëshiroja që të nisja me një ton polemik e luftarak tërë një seri studimesh, nga të cilat ky është vetëm një fillim modest, rreth gjuhës sonë, që është më e vjetër se mbase asnjë gjuhë tjetër, thesar i pazëvëndësueshëm i një informacioni që rrok të gjitha degët e diturisë njerëzore, një informacion i vlefshëm dhe aktual gjer edhe në ditët tona, provë kjo e pakundërshtueshme e vitalitetit të racës sonë dhe e kontributit të jashtëzakonshëm që gjenia shqiptare i ka dhënë thesarit të Kulturës Universale.”

Komenti: Sinqeriteti i autorit në fakt tregon karakterin e inteligjencës komuniste e postkomuniste shqiptare që kërkon të jetojë dhe për këtë i lejon vehtes të prodhojë lloj-lloj broçkullash dhe kërkush nuk i tërheq veshin për ato që shkruhen dhe propogandohen prej 20-30 vjetësh në Shqipëri. Por ky është një problem privat dhe duhet të presësh gjithfarë gjërash kur i futesh kësaj rruge; të paktën këtë autori duhet ta kishte parashikuar. Por autori përpara se të afishonte ndjenjat e tij duhet t’u tregojë shqiptarëve se: çfarë përfitimi kanë ata nga vjetërsia e gjuhës; përse qënka thesar kjo gjuhë e vjetër; çfarë nënkupton ai me nocionin vitalitet dhe çfarë i hyn në xhep shqiptarëve ky fakt; cili është realisht kontributi i gjenisë shqiptare në thesarin e Kulturës Universale dhe kush janë ata që përfshihen në genin e gjenisë shqiptare? Të gjitha këto i nderuar autor janë thjeshtë limonata të cilat mundohen të fshehin disa fakte, të tjetërsojnë disa të tjera dhe të mos i tregojnë shqiptarëve se kush ishin në realitet baballërët e gjuhës shqipe dhe çfarë përfaqësojnë ata në genin e gjenisë shqiptare. Këto gjëra e kanë një bazament historik dhe kur të përmëndësh fjalën rilindje duhet thënë më përpara se kush ishin lindësit pasi këtu fillon historia reale e popullit shqiptar dhe këtu fshihen gjenitë e popullit shqiptar. E mira e do që këto gjeni të afishohen më përpara se t’u japësh shqiptarëve “mollën e ndalueme”. Në mënyrë absolute populli shqiptar nuk ka asnjë kontribut në thesarin e Kulturës Universale, kjo është një propogandë boshe që e përdorin të Marrët e madhështisë shqiptare për t’i tëhequr vëmëndjen popullit shqiptar nga krimet që kanë kryer baballarët e tyre biologjik e shpirtëror. Historikisht populli shqiptar dhe paraardhësit e tij vetëm sa e kanë bërë çorap historinë e Europës duke filluar nga koha e parahelenëve, Qytet-Shteteve Helene, Perandorinë Romake, Perandorinë Bizantine, Perandorinë Otomane, të gjithë popujt e Ballkanit (vetëm Selisë së Shenjtë parashqiptarët nuk patën se çfarë t’i bëjnë edhe pse patën katër përfaqësues në Papatin e Krishterë dhe Katolik përgjatë afro 1700 viteve të pare; duhen zbuluar arësyet përse ka ndodhur kjo). Dhe kjo fatkeqësi që u ka rënë atyre është e lidhur me faktorin KOHE të cilën faktori shqiptar ua ka ndryshuar në favorin e vet dhe në dëm të tyre. Pikërisht në këtë pikë kemi të vetmin ndikim të bashkësisë shqiptare mbi Europën. Është tjetër propoganda dhe tjetër realiteti. I jeni larguar materializmit filozofik dhe nuk kemi se si të afishoni progresin e popullit shqiptar nën pamjen e iluzioneve personale.

Postulati 12-“Nga sa më sipër vihet re veç të tjerash se fjalët, në fund të fundit, u referohen simboleve dhe jo koncepteve.”

Komenti: Në të vërtetë autori ka përgjithësuar kohën specifike të lindjes së simboleve dhe ndoshta për disa popuj tepër të hershëm (tek paraardhësit më të parë të shqiptarëve kjo duhet të ketë humbur për shkak të relacioneve me pellazgët hyjnorë) kjo mund të ketë vazhduar gjatë, por është e palejueshme të përgjithësohet për të gjithë kohën, qoftë edhe tek popujt bartës të tyre. Karakteri simbolik i fjalëve duhet të ketë qenë faza më e parë e lindjes së shkrimit në të gjithë popujt e Globit, por kjo duhet të ketë qenë karakteristikë e dukshme vetëm tek popujt me shpejtësi të vogël zhvillimi ku dhe ekziston gjurma. Tendenca e autorit për ta absolutizuar proçesin në fjalë deri në postulimin e lidhjes së simboleve me fjalët fsheh në realitet dinamikën e mënyrës së shprehjes së fjalëve nga simbolet deri tek alfabetet e sotme. Autori nuk ka qene i afte te percaktoje ekuacionin fillestar tek popujt me te vjeter dhe aresyet perse ky ekuacion komplikohet ne popujt e mevonshem.

Postulati 13-“Pra zgjerimi vertikal më i bollshëm, i pjesës së dytë të këtij studimi, qëndron në vënien në dukje të rolit prej “mediumi” të shqipes edhe në raport me sansritishten, gjë që flet për një lashtësi më të madhe si dhe për një epërsi të theksuar (për sa i përket brendisë së saj potenciale fillosofiko-fetare) të gjuhës sonë në krahasim me hindishten e vjetër, gjë të cilën pjesa më e madhe e lexuesve me siguri nuk është prirur ta besojë, duke e quajtur si një pohim shkencërisht jo serioz (të mësuar siç janë të dëgjojnë t’u përsëritet në të gjitha variantet e mundshme nga “linguistët” tanë se si shqipja qenka një përzierje e gjuhëve latinishte, greqishte, turqishte, sllavishte….), por që rilindasit tanë e dinin mirë, megjithëse dikush kuturisi ta vërë në dyshim kompetencën e tyre linguistike*” (ky shënim ka këtë shpjegim: “Le të lexohet në librin e cituar të S. Frashërit, botuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri, shënimin e redaktorit, në të cilin thuhet, veç të tjerave se ato që S.Frashëri thotë për lashtësinë e gjuhës shqipe nuk janë të vërteta, por ai qe i detyruar t’i paraqiste gjërat në këtë mënyrë (pra të gënjente!), që të bënte për vete bashkatdhetarët dhe të zgjonte tek ata ndjenjën e një atdhedashurie të fjetur)

Komenti: Është një pikë ku autori bën thjeshtë propogandë, pasi vjetërsia gjenetike e popullit shqiptar nuk mund të argumentohet me anë të gjuhës jo vetëm pse shprehja e tyre me anë të shkrimit është tepër-tepër me vonesë në raport me lindjen e njerëzimit, por dhe sepse gjuhët që fliten sot janë të tjetërsuara në sajë të botës së relacioneve duke përfshirë edhe gjuhën shqipe dhe detyrimisht nuk ka asnjë kufi kohore që të lidhet gjeneza me gjuhën. Pastaj në qoftë se do të vimë tek fjalët e S. Frashërit ato janë të pavlefshme pasi nuk ka dhënë asnjë argument. Sot nuk është puna për të thënë i pari një fjalë, por për të zgjidhur një problem dhe për ta bërë atë përfitues për njerëzimin. Pikërisht kjo i ka munguar dhe punimit të këtij autori. Por shenimi i fundit ka tjeter argument, pasi fallsifikimi i botimit te trete (1923) ne ate te katert (1924), i konsideruar si i trete nga Shtepia Botuese “Mbrothesia”, hedh dyshimin me te pare mbi autoresine e vepres “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?”. Mos valle nuk eshte e Sami Frasherit, por e dikujt tjeter?

Postulati 14-“Me qëllim që lexuesi të ketë një ide më të qartë e më konkrete të asaj që u paraqit gjer këtu, rreth llojit të informacionit që mund të përftohet në sajë të Algoritmit nga Gjuha dhe që përfshin të gjitha fushat e Diturisë dhe të gjitha përmasat e realitetit, autori e quan me vënd, edhe pse është i vetëdijshëm se po kapërcem kështu me të tepërt kufijtë që i vë titulli i studimit (ai i një studimi të thjeshtë krahasues mes dy gjuhësh), që të tregojë, sa më shkurt që të jetë e mundur se si funksionon gjithë kjo ngrehinë mendore dhe rolin krejt të  veçantë dhe pjesën prej luani (në të gjitha këto punime çvarrosje, ringjallje dhe rehabilitimi të një Urtie të tërë “të vdekur”, që studiuesit e quajnë nganjëherë “Philosophia Perennis”), të Shqipes.”

Komenti: Autori mundohet të përdorë sa më shumë terma për ta paraqitur librin me përmbajtje sa më shumë kulturore sipas konceptit shqiptar, por harron se me këtë ai e ka bërë librin jashtëzakonisht të vështirë në të kuptuar duke mos lidhur idetë e tij me punimet e kaluara që i afrohen kësaj teme. Çvarrosja, ringjallja dhe rihabilitimi i kulturës njerëzore është një problem tepër i vjetër duke pasur të paktën dy përmasa: Rizgjimin e dijes së lashtë dhe Spiralen e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, ku kjo e fundit tregon përsëritjen e fushave të njohjes njerëzore.

Kohët e fundit në Shqipëri u botua një libër me autor Jan Wicherink, Rizgjimi i dijes së lashtë” ku në faqen — ka këtë përfundim:

“Rrjedhimet e fizikës kuantike janë tronditëse; ajo tregon që ne jemi bashkëkrijues të realitetit tonë fizik, të paktën në nivel mikrokozmik, sepse vrojtuesi luan rol në atë që vrojtohet….Në këtë libër do të japim prova të bollshme mbi faktin që ndikimi i ndërgjegjes njerëzore në fizikën kuantike nuk kufizohet në mbretërinë e mikrokozmosit, por zbatohet edhe në botën tonë makrokozmike. Mendimet njeëzore, ndjenjat dhe synimet, kanë një ndikim shumë më të madh nga sa është menduar ndonjëherë mbi realitetin tonë.”

Këtu fshihen tre të fshehta që edhe ky autor nuk i thotë ose ngaqë nuk i di apo ngaqë nuk ka qejf t’i kujtojë pasi do të shërbente për diskretitimin e tij. Së pari nuk thotë se tani na qënka zbuluar se njeriu na paska krijuat mikrokozmosin; dmth e paska kaluar dhe vetë ZOTIN, pasi deri dje është thënë që natyrën e ka krijuar ZOTI, qe nuk eshte pranuar kurre nga shkolla shqiptare pa dhene asnje shpjegim. Së dyti, fjala bëhet për raportin midis mendimit dhe realitetit, nga i cili del përfundimi: kur i pari e suprimon të dytin shoqëria bëhet gati për ndryshimin e marrëdhënieve të prodhim-shkëmbimit proçes i cili zgjat disa qindra vjet dhe kjo ka qenë një karakteristikë e deritanishme e popujve të zhvilluar që e arritën stadin e marrëdhënieve kapitaliste. Por populli shqiptar nuk e ka pasur fatin ( i mirë apo i keq duhet të merret me mënd nga pozicioni që kemi sot) të jetë ndodhur ndonjëherë në këtë pozicion, duke përjashtuar një fazë qindra-mijëra vjet më parë kur shpiku kultin e gjarprit si formë pagane e besimit fetar autokton. I them të gjitha këto sepse e ndjej që bota spirituale e ka pushtuar dhe kërkon me çdo kusht t’i mbushësh mëndjen shqiptarëve që gjuha e tyre është gjuha e njerëzimit. Populli shqiptar akoma nuk e ka arritur fazën e kontradiktës midis punës dhe mendimit kështu që goditja e dhënë nga autori jonë do të shkoj dëm. Dhe së treti autori i mësipërm duhet të vinte dallimin e punës së tij në funksion të raportit qënie shoqërore // ndërgjegje, pasi pas kësaj do të rezultonte që shoqëria që e ka pjellur po i afrohet pikërisht suprimimit të mendimit mbi punën, duke përsëritur një pozicion të kaluar dhe të përsëritur disa herë

Duke u rikthyer tek idetë e autorit tonë vë re se nuk ka vënë në dukje diçka të vjetër në mendimin filozofik europian që lidhet me spiralen e zhvillimit shoqëror, proçes i cili bën pikërisht çvarrosjen, ringjalljen dhe rehabilitimin e urtësive të kaluara. Para 4 shekujsh ka ekzistuar një filozof-historian italian Xhanbatista Viko (1668-1744) i cili formuloi teorinë e zhvillimit të shoqërisë në formë rrethi. Nuk po i jap rëndësi përmbajtjes së teorisë së tij, por dua të kujtoj se ai e analizonte zhvillimin e shoqërisë vetëm në një plan, si një të tërë pa diferencimet e brëndëshme të saj. Me daljen në dritë të rendit të kapitalit u bë e domosdoshme lindja e një teoria që duhet të shpjegonte fenomenet sociale të kohës në kuadrin e kapitalizmit globalist, detyrë që e mori përsipër Karl Marksi dhe shoku i tij Frederik Engelsi. Ky i fundit na ka lënë një trashëgimi filozofike që nuk mund të anashkalohet me një të rënë të lapsit. Në këtë drejtim ai ka disa punime interesante qe e cekin edhe problemin e përsëritjes së të kaluarës sipas trinomit çvarrosje-ringjallje-rehabilitim. Sipas tij: “Në natyrë gjithëshka kryhet në mënyrë dialektike dhe jo metafizike (se ajo nuk lëviz brënda një rrethi gjithnjë të njëllojtë dhe që përsëritet vazhdimisht, por jeton një histori të vërtetë)” (Anti-Dyringu, f. 22). Kështu që Zotrote (ne ate kohe Petro Zheji ishte gjalle) nuk bën gjë tjetër veçse çvarros, ringjall dhe rehabiliton idetë metafizike të vjetra dhe këto kërkon t’ja injektosh gjuhës shqipe. Nuk e di se si janë punët me gjuhët e botës, por di se gjuha shqipe e formatuar nga Etërit e Shenjtë të Kishës Katolike Shqiptare është tepër e thjeshtë dhe, pas presionit të politikave antishqiptare, më duket shumë më e bukur se çdo gjë në botë, duke mos qenë kaq e vështirë sa e paraqet. Me keqardhje Të them se kështu siç e paraqisni Ju në punimin Tuaj Gjuhen Shqipe, ajo bëhet shumë e shëmtuar duke e humbur koloritin e dhënë në poemën  “Gjuha Shqipe” të Poetit Tonë Kombëtar Padër Gjergj Fishta, si një nga Baballarët e alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Postulati 15-“Dhe le të vijojmë tani më tej me “interpretimet”, pra me formulime e gjykime të rëndësishme duke u nisur nga ekuacionet simbolike të mësipërme.

Le t’i japim simbolit  ˜ vlerën e mëkatit dhe simbolit    atë të ndarjes. Duke qenë simboli ¡, duke u identifikuar (it. confondendosi) me Qendrën, mund të vështrohet edhe si simboli i Frymës, i Zotit, atëhere simboli     do të thotë ndarje nga Zoti.

Do të kemi në këtë rast këtë propozicion (që është i vërtetë apodiktikisht, mbasi është deduktuar krejt llogjikisht):

Mëkati ( ˜ ) është ( = ) ndarje (  ) nga Zoti

Dhe rigjejmë kështu përkufizimin klasik të mëkatit. Kjo është Teologji e Krishterë

Komenti: Në qoftë se bëhet fjalë për gjuhët e botës duhet ta pranoj se simbolizmi na e paska parashikuar monoteizmin dhe botën filozofike të saj, por në qoftë se fjala bëhet për gjuhën shqipe them se është e pamundur të realizohet kjo me simbolizmin Tuaj, pasi paraardhësit e largët të shqiptarëve nuk kanë njohur politeizmin e jo më te kene prodhuar monoteizmin. Kështu që nuk ka asnjë mundësi që simbolizmi shqiptar të rigjejë përkufizimin klasik të mëkatit. Tentativat për t’u injektuar shqiptarëve të sotëm autorësinë e monoteizmit të krishterë është më tepër se një marri apo budadallëk.

Postulati  16-“Le ta interpretojmë tani simbolin ˜ si Botë Materiale dhe simbolin Φ si i/e të fundme, kufi, cak. Atëhere do të kemi:

            Botë Materiale ( ˜ ) është ( = ) e fundme (  )

Domethënë se ajo, bota ka një cak, një fund (  ) në Kohë dhe Hapësirë** (Shënimi thotë: Teoria moderne e “black-hole”)

Dhe kjo është Kozmollogji moderne” (f. 107)

Postulati 17-“Le të marrim, gjithmonë duke u mbështetur në relacionin (4) (4. Ekuacioni 2 =  është një e dhënë e mendimit mitik që shqipja e pasqyron  në shumë mënyra, GH)

                                      ˜ = masa

                                      c= relativ

Mund të formulojmë atëhere këtë propozicion:

Masa (˜)  është ( = ) relative  (  c )

Rigjejmë kështu relativitetin e masës në Teorinë e Relativitetit***

Dhe kjo është fizikë moderne.”                                        

(shënimi thotë: Einstein jep edhe formulën “kuantitative” të kësaj mvartësie: formula)

Komenti: Edhe në funksion të të gjithë gjuhëve të botës nuk mund të pranohet kjo ide edhe sikur ajo të jetë e kopjuar nga filozofët e botës. Krijimi i parashikuesve të ngjarjeve historike të ardhëshme është një problem politik dhe aspak një realitet historik, por që të arrish ta shtrish  këtë parashikim edhe në zbulimet shkencore më duket një hap përfundimtar drejt vdekjes dhe kjo nuk është vështirë të parashikohet. Tipikisht kjo është shprehje e një idealizmi të kulluar dhe unë nuk e di se ku kërkon të dalë autori dhe çfarë kënaqësie ndjen ku si zor ta kuptojë njeri, përveç të Marrëve të madhështisë shqiptare, ku tek teoria e tij kanë gjetur tullën e dytë të themeleve të teorisë së tyre.

Postulati 18-”Le të shohim tani se si shqipja na tregon jo vetëm për asgjësimin e lëndës, por edhe se si ajo mund të na tregojë edhe sasinë e energjisë së çliruar në këtë rast. Me fjalë të tjera, është e mundur, vetëm e thjeshtë nga analiza e shqipes (ashtu siç ne e kemi kryer atë), duke kaluar nëpër ekuacionet simbolike, që ajo na lejon të deduktojmë, të rigjejmë formulën e famshme të Einstein-it, një nga formulat më themelore të të gjithë fizikës, me fjalë të tjera, atë të energjisë së çliruar dhe masës së asgjësuar, të shkatërruar:

                                   E = Mc2

Kjo mund të bëhet në disa mënyra, për shëmbull me dy kode:

     E = llogjika e Tertium Datur  =  (x = -x)

     F = llogjika e Tertium Non Datur  = ( x = x )

Mund të shihet fare lehtë se kemi:

E2 = (x = -x)2 = (x2 = (-x)2) = ( x2 = x2)

dhe pra:

( X = X) = F

Pra kemi:

     E2 = F

ose edhe:

                                                               

     E = √ F

Por kemi përsëri:

E = O = Dritë = c (në notacionin e fizikës moderne)

F = ˜  = materie, masë = m (në notacionin e fizikës moderne)

Pra atëhere kemi:

 (E2 = F) = ( O2 = ˜ ) = (c2 = m)

Pasi arritëm në këtë pikë, arsyetojmë kështu:

               Një njësi mase ( m ) çliron ( c2) energji

( M ) njësi mase, do të prodhojë atëhere ( Mc2) energji

Dhe ja kemi kështu formulën e Einstein-it:

E = Mc2     

Komenti: U detyrova ta marr në konsideratë sa më të plotë të gjithë këtë ide të autorit për t’i treguar lexuesit se nuk kemi të bëjmë me ligje të imprenjuara në gjuhën e folur dhe të shkruar, por me rregulla të vendosura nga njeriu, të cilat autori kërkon t’i mistifikojë dhe vështirësojë në drejtim të kuptuarit të tyre duke e paraqitur situatën historike të lindjes së simboleve gjuhësore me një shkallë inteligjence më të lartë se sa e sotmja.

Vetëm një gjë nuk i ka shkuar ndërmënd autorit të librit dhe bashkëpunëtorit të tij fizikant: kjo formulë është e keqinterpretuar. Në realitet kjo formulë ka të tjera transformime që gjuha simbolike nuk mund ta zbulojë dot për faktin më të thjeshtë fare: është e panjohur për autorët. Ajo transformohet në raport  kohor // hapsinor = cost. = 1 dhe në këtë pikë fillon një lojë e re që e përmbys të gjithë pikëpamjen e autorit tonë dhe filozofinë që përdor. Ne realitet pretendimi i autorit të formulës (A. Ajnshtajni  ka te shkruar se kjo formule nuk është shumë e saktë – foto 45, 46, 47) është i pabazë kështu që ngelet për të argumentuar saktësinë e saj, por aspak sipas shpjegimit të paraparë nga fizikantët e sotëm (ajo duhet ndryshuar pikërisht në lidhjen e kohës së lindjes me shpejtësinë e zhvillimit).

foto45
foto46
foto47

Është një përmbysje absolute dhe zëvëndësimi i një teorie me tendenca zgjidhje me zgjidhjen e vetë problemit. Pikërisht për të zgjidhur gjenezën e shqiptarëve të sotëm dhe gjuhën e tyre më 1977 u formulua në Shqipëri teoria e absolutizimit analitik (për këtë mund të shohësh artikullin “Raporti Kohor-Hapsinor, ose Teoria e absolutizmit analitik”, ndryshe: “Teoria e unitetit të materies” të publikuar në gazetën “Ndryshe” 24.07.2008, në internet: albanovaonline.com, 28.01.2008; Zemra Shqiptare, 15.06.2008, www.genckhoti.com, tetor 2008). Të dhjetë pikat e kësaj teorie, që do t’i shohim në vazhdim, e quajnë të papranueshme të gjithë teorinë e autorit tonë.

Ate dite qe u zbulua gabimi ne interpretimin e kesaj formule (Me hollësisht për këtë argument kam shkruar disa artikuj të publikuara në albanovaonline.com, www.genckhoti.com: “Raporti kohor-hapsinor ose teoria e absolutizmit analitik”, “Konspekti i nje libri qe pretendoi se avancoi mbi A.Ajnshtajnin”, “Çfarë donte te zgjidhte teoria e Ajnshtajni”t, “Paradoksi i binjakëve dhe historia e njerëzimit”), ate dite u kuptua se ku qendronte gabimi dypermasor ne mendimin filozofik helen (për këtë më hollësisht shih artikullin ”Triumfi arbëror i Gjergj Kastriotit” në adresat e më sipërme); ate dite u kuptua gabimi i Zhan Zhak Rusoit mbi pabarazine sociale, duke e ngatërruar me padrejtësinë sociale (shih artikullin “Zhan Zhak Rusoi, pabarazia sociale dhe teoria e Karl Marksit” në adresat e mësipërme); ate dite u kuptua se dialektika e Hegelit nuk ishte e plote, nuk i ishte nenshtruar kohe-hapsires; ate dite e kuptua gabimi e Karl Marksit, mbi pabarazine kohore te lindjes dhe formimit te racave dhe popujve; ate dite u kuptua gabimi i Çarlz Darwinit mbi rolin e kohes ne seleksionimin natyror te qenieve te gjalle; ate dite u kuptua gabimi i Albert Ajnshtajni (megjithese une pretendoj se fizikanti me i PARE i njerezimit eshte keqinterpretuar) mbi tjetersimin e kohes ne saje te levizjes dhe varesine e kesaj te fundit nga koha e lindjes se ngjarjes. Problemi qendron ne interceptimin e gabuar qe njerezimi i ka bere kohes ku nuk ka shpetuar, sidomos, shkenca e historise qe eshte ne kete pozicion vetem per mode dhe aspak nje realitet shkencor. Ate dite u kuptua se shqiptaret kishin fituar mbi mendimin filozofik tradicional boteror, ate dite ishte zbuluar formula me e thjeshte e unitetit te materies dhe me kete te merret fund nje here e mire bota e interpretimeve individuale. Asgje nuk mund te ndodhe jashte kontinumit koho-hapsinor ne çdo ngjarje dhe raporti kohor-hapsinor e kishte zgjidhur teresine e enigmes se gjenezes se shqiptareve dhe gjuhës së tyre. Por gjërat duheshin parë nga fillimi dhe kjo përbënte të pamundurën për çdo individ. Duheshin përcaktuar patericat e mbështetjes intelektuale për të ndërtuat themelet e një teorie të pavdekshme në përputhje me vetë materien e pafundme në kohë dhe hapësirë; duhej përmbysur me çdo kusht realiteti formal i intelektualëve komunist e DISHEPUJVE te tyre të deritanishëm.

Postulati 19-“Në këtë mënyrë shohim edhe këtu se si Shqipja kryen funksionin e një ure (it. ponte) mes fjalës së huaj dhe Mitit ose një fragmenti të tij që ajo, në mënyrë të pavetëdijshme, përshkruan. Ky rol “pontifikal” i Shqipes, siç u tha e siç u pa, është universal, domethënë vlen për të gjitha gjuhët, të lashta dhe moderne, në tërë përhapjen e tyre, qofshin ato të vdekura apo të gjalla. Kësisoj mund të thuhet figurativisht se Shqipja është si një Ponifex Maximus i të vdekurve e i të gjallëve.”

Komenti: Ky përfundim ka nevojë të saktësohet diçka më përtej, pasi nuk bëhet fjalë për gjuhën shqipe të sotme, por për themelet e largëta të saj të çveshura nga influencat e relatorëve të popullit shqiptar. Që ka mundësi të ekzistojë ky pozicion për një gjuhë nëpër popuj të ndryshëm të Botës edhe duhet pranuar vetëm me një kusht: të gjithë ata popuj kanë kohëlindjen e tyre tepër të afërt (nuk ka rëndësi afërsia gjeografike) dhe baza gjuhësore e të gjitha këtyre lloj gjuhësh duhet ta ketë një bazament. Por populli shqiptar veçohet në këtë drejtim, pasi ai nuk ka pasur bashkëshoqërues paralel në kohë për një kohë shumë-shumë të gjatë (ndoshta disa miliona vjet) dhe rrjedhimisht gjuha e folur nga paraardhësi më i largët i shqiptarëve nuk mund ta ketë këtë veçori. E në qoftë se gjuha e sotme shqipe e ka këtë veçori që pretendon autori ynë, atëhere të jeni të sigurtë që kjo gjuhë nuk është ajo që ka folur populli shqiptar në agimet e veta historiko-biologjike, por gjuha e sotme shqipe është një gjuhë e imponuar historikisht nga relatorët e largët dhe të parë të tij; me sa kam kuptuar këta relatorë na paskan ekzistuar realisht dhe janë të fshehur pas emrit të pellazgëve hyjnorë, çka shpjegon të gjitha kontaktet , ngjashmeritë, aftësitë e gjuhës shqipe dhe rolin që na paska sot. Nuk ka asgjë për tu habitur veçse ngelet për të përcaktuar kohën dhe hapësirën e veprimit të relatorit më të parë të paraardhësve të shqiptarëve dhe lidhjen që ai ka pasur me popujt e tjerë të rajonit e përtej tij. Ngjashmëritë e etruskishtes me shqipen e sotme, greqishten e vjetër, latinishten dhe gjuhët neolatine duhet ta ketë burimin pikërisht tek ky relator fillestar.

Postulati 20-Jepen shëmbujt, sipas autorit, që turqishtja ka marrë nga shqipja duke u mbeshtetur ne nje fantazi te shfrenuar ashkencore.

Problemi i marrjes së fjalëve nga njëri popull tek tjetri nuk është kaq e vështirë sa e paraqet autori për t’ja nënshtruar një teorie që lidh gjuhësinë me matematikën dhe filozofinë. Përcaktimi i huazimit nuk bëhet me metoda të sofistikuar, por thjeshtë fare nga shkalla e zhvillimit social, që nga ana e vet përcaktohet nga shpejtësia e zhvillimit shoqëror. Është e pamundur që popujt me shpejtësi të vogël zhvillimi t’u japin fjalë nga fjalori i tyre popujve me shpejtësi të madhe zhvillimi. Kështu që është e pamundur që gjuha shqipe t’i ketë dhënë gjuhës turke, por këtu duhet të fshihet diçka tjetër dhe që lidhet me gjenezën e afërt të gjuhës shqipe, të paktën në këto 5000 vitet e fundit. Dhe pikerisht sipas Jusuf Shpuzes (Persiatje onomastike, Shkoder 2008 – foto 48, 49, 50), Tahir N. Dizdarit (Persizmat ne Gjuhen Shqipe dhe studimi i tyre, Tirane 2010 – foto 51, 52) dhe Tahir N. Dizdarit (Fjalor i orientalizmave ne Gjuhen Shqipe, Tirane 2004 – foto 53, 54) ekzistojne me mijera fjale shqip me prejardhje nga orienti sipas tabeles se meposhtme duke na dhene shembullin konkret te fjaleve te atyre gjuheve te imprenjuara ne gjuhen Shqipe:

foto48
foto49
foto50
foto51
foto52
foto53
foto54

Fjale te burimit arab                                                              1460

Fjale te burimit persjan                                                           505

Fjale te burimit turk                                                               1732

Ne kompozita arab.-pers. e anasjelltas                                      72

Ne kompozita arab.-turq. e anasjelltas                                                 43

Ne kompozita turq.-pers, e anasjelltas                                       24

Ne kompozita turq.-ital. (karavapor)                                             1

Ne turqisht-osmanisht me etomologji greke                                77

Ne turqisht-osmanisht me etomologji latine                                14

Ne turqisht-osmanisht me etomologji italiane                              47

Ne turqisht-osmanisht me etomologji franceze                           19

Ne turqisht-osmanisht me etomologji hebraike                           27

Ne turqisht-osmanisht me etomologji hungareze                        10

Ne turqisht-osmanisht me etomologji sllave                                  5

Ne turqisht-osmanisht me etomologji gjermane                            4

Ne turqisht-osmanisht me etomologji kineze                                 4

Ne turqisht-osmanisht me etomologji ruse                                    2

Ne turqisht-osmanisht me etomologji angleze                               2

Ne turqisht-osmanisht me etomologji serbe                                  2

Ne turqisht-osmanisht me etomologji spanjolle                             2

Ne turqisht-osmanisht me etomologji portugeze                           2

Ne turqisht-osmanisht me etomologji polake                                2

Ne turqisht-osmanisht me etomologji bizantine                             1

Ne turqisht-osmanisht me etomologji rumune                               1

Ne turqisht-osmanisht me etomologji holandeze                           1

Ne turqisht-osmanisht me etomologji sanskrite                             1

Ne turqisht-osmanisht me etomologji bullgare                              1

Me prejardhje te dyshimte                                                       236

Fjale qe s’perfshihen ne fjaloret turko-osmanisht                      104

Te burimit turk ne greqisht                                                          3

Te burimit turk ne serb.-kroat.                                                     1

                        

4 406

Petro Zheji nuk ka ndjekur kete rruge, por ka vene ne perdorim fantazine duke arrire ne perfundimin postulativ se gjuha turke ka marre nga Gjuha Shqipe.

Postulati 21-“Mund të vazhdonim kështu ad infinitum, duke i qëndruar kurdoherë besnik kësaj pikëpamjeje, domethënë faktit që Shqipja u jep mundësi fjalëve të të gjithë gjuhëve të Botës të pajtojnë në vetvete formën me brendinë që gjer tani kanë qenë konsideruar krejt të shkëputura mes tyre e pa asnjë lidhje apo raporti të çfarëdoshëm, përveç atij të një konvencionaliteti te zbrazët dhe të rigjejmë kështu psenë e tyre, identitetin e tyre të vërtetë e të humbur.”

Komenti: Kjo është analoge me postulatin e 18-te të analizës dhe nuk përjashtoj mundësinë e barazisë së identitetit të gjithë popujve të botës vetëm me një kusht: të kenë shpejtësinë e zhvillimit social të afërt. Unë pretendoj që, kjo e fundit, është parametri përcaktues i të gjithë dinamikës sociale të njerëzimit për të gjitha kohërat dhe baza e zhvillimit të njerëzimit brënda kuadrit të ekzistencës së racave, por qe praktikisht perben qellimin final te Njerezimit ku fantazia ka permasa te shfrenuara.

Postulati  22-“Duke qenë se simboli c mund të interpretohet në teorinë e Algoritmit edhe si relativ, relativitet, atëhere mund të pohojmë se konceptet apo nocionet e masës, të ligjit, të kauzalitetit etj. etj., janë të gjithë relative dhe si të tillë i përkasin fizikës relativiste. Ja përse Einsteini, themeluesi i Teorisë së relativitetit, i kundërvihej kaq shumë ideve të fizikës kuantike lidhur me rënjen (it. intenibilita) e të tilla koncepteve bazë për fizikën klasike siç është përcaktueshmëria, ligji, bashkëveprimi e kështu me radhë në fizikën e “des profondeurs”.

Teoria e Relativitetit, së paku në aspektin e vet cilësor (relativitet i Hapësirës, i Kohës, i lëvizjes, i Masës etj. etj.) mund të deduktohet thuajse në mënyrë automatike nga Algoritmi Simbolik.

Komenti: Në fakt duhet të jetë e kundërta, nuk është gjuha që dedukton teoritë fizike, por duhet të jetë ideja fizike ajo që shpjegon fenomenet gjuhësore për faktin më të thjeshtë fare: ka lindur pas gjuhës, e per rrjedhoje e pasuron kete te fundit vetem pas interpretimeve te reja. Raportet kohore të jetës dhe lindjes se fenomeneve shoqërore i nënshtrohen rigogozisht faktorit shpejtësi dhe, kur kjo e fundit përcaktohet nga koha e lindjes, nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe teorike, të kemi mundësinë që fenomenet gjuhësore të shpjegojnë fenomenet fizike, kur këto të fundit nuk kanë lindur akoma në planin konstatues. Ideja e mësipërme është një shprehje e idealizmit filozofik tepër të kulluar dhe unë nuk e di se çfarë mund të përfitohet prej saj.

Postulati 23-“Ky studim niset nga fakti se gjuha është krijuar në një epokë, kur një mentalitet tjetër, kur një vizion tjetër për botën, të cilin autori e quan primordial apo arketipal, ishte ende i gjallë dhe imponohej. Por nëse për të zgjidhur problemin e Gjuhës, ne do të niseshim nga mentaliteti ynë modern, kjo do të thotë se do të kishim bërë, siç thuhet bukur në popull, një vërë në ujë dhe, ç’është më e keqja, do të arrinim në përfundimin e gabuar se gjuha ka një karakter thjeshtë formal dhe konvencional, se ajo nuk është gjë tjetër veçse një mjet i thjeshtë komunikimi ashtu siç ka edhe mjete të tjerë të tillë.”

Komenti: Interesant është fakti se për gjëra madhore autori ose hesht, ose kalon në pozicione sekondare, e më tej, duke anashkaluar thelbin e problemit. Jam i bindur se kjo i ka ndodhur ngaqë është mbështetur në një metodikë të vjetëruar dhe nuk ka mundur të heqë dorë. Ai e ka kuptuar shumë mirë se gjuha që flasin sot shqiptarët është një gjuhë e imponuar dhe nuk i përket ilirëve të lashtë. Pikërisht kjo nuk është thënë asnjëherë dhe autori i ka pasur të gjitha mundësitë dhe faktet për ta argumentuar bindshëm e pse jo dhe përfundimtare. Kështu që autori duhet të thoshte edhe diçka tjetër: kjo gjuhë mund të jetë themeli i gjuhës së folur, ku përfshihet edhe gjuha shqipe, por ajo nuk është gjuha e jonë, siç nuk është i yni dhe alfabeti, e këtu nuk ka asgjë të keqe. Edhe kjo nuk është thënë kurrë dhe duhet zbuluar arësyeja përse është heshtur në këtë drejtim. Kujt nuk i ka përlqyer fakti që gjuha e sotme shqipe nuk është produkt i popullit shqiptar? Në vazhdim autori ka tendencën për ta përjashtuar metodën analitike të studimit nga e sotmja drejt së kaluarës duke e mundur te fshihet pas mentalitetit. Nga ana tjetër tendenca për ta paraqitur gjuhën në një pozicion më të lartë se strukturat e tjera sociale, autori pretendon se ajo nuk shërben vetëm për komunikim. Karakteri hapsinor i çdo strukture sociale dhe produkteve specifike është i lidhur me kohën e çfaqjes në histori në raport me lindjen e njeriut dhe në këtë drejtim gjuha paraqitet, me sa di une, e barabarte me vet njeriun dhe detyrimisht ose paraqet anën me të thjeshtë të njohjes, ose më të komplikuarën. Në rastin e parë gjuha ka parametra shumë të thjeshtë dhe shërben për të zbuluar botën e relacioneve e jo më tutje, kur në rastin e dytë përbën një komplikacion, të lidhur me trurin, që si zor të zbulohet ndonjëherë (e kundërta e kësaj do të thotë që njeriu arrin të  njohë shkallën më të lartë të organizimit të materies, baras me vetveten – gjë e pamundur). Kështu e gjithë kjo analizë reduktohet në qëllimin për të zbuluar gjenezën më të parë të gjuhës që flasin sot shqiptarët.

Postulati 24-“Autori mendon se të gjitha gjuhët kanë dalë nga “shpërbërja” (smembramento) i një Gjuhe-Nënë simbolike të vetme, mendim ky që rikonfirmohet (me një numër shumë të madh shëmbujsh të paraqitura nga autori), nga mundësia për të realizuar në të gjitha rastet atë që ai e quan, duke përdorur një shprehje latine, Reductio ad Algorithmum.”

Komenti: Kjo bie në kundërshtim me postulatin e 9-te të analizës sonë, pasi atje autori ka pranuar ekzistencën e gjuhëve të vjetra duke realizuar diferencimin kohor; ndërsa tani autori kërkon që lexuesi të besojë ekzistencën e pemës gjuhësore, duke krijuar një barazi formale me pemën biologjike të njeriut në Tokë; këtë gjë e ka paraqitur në faqet e fundit të pjesës së dytë. Me sa duket ai kërkon t’i vërë moshë kësaj peme dhe mbi këtë bazë të ndërtojë historinë e Njerëzimit. Është një metodikë tepër e vjetër së cilës i ka dalë boja shumë-shumë përpara dhe është po aq e vjetër sa teoria e Ptolemeut mbi gjeocentrizmin kozmik.

Pjesa e Dytë

Në të vërtetë kjo pjesë është një libër me përmbajtje filozofike ku autori shpalos botëkuptimin e tij idealist dhe kërkon që ta paraqesë përpara shqiptarëve si një arritje të shkencës postkomuniste. Lexuesi këtë duhet ta ketë parasysh kur e lexon, qoftë dhe në këto komente.

Postulati 1-“Gjer para pak kohësh mendimi mitik vështrohej si qesharak, absurd dhe i rremë. Por aty nga fillimi i gjysmës së dytë të këtij shekulli e veçanërisht gjatë këtyre dekadave të fundit, në mos po edhe më herët, opinioni për të ndryshon, dhe një punë e madhe bëhet sot në tërë botën për një kuptim më të thellë të këtij mendimi si edhe për një rivlerësim të tij.”

Komenti:  T’u imponosh shqiptarëve të sotëm stadin idealist të filozofisë pa e ditur se çfarë përfaqëson ai në realitetin social të popujve do të thotë t’i fusësh kokën në ujë dhe ta asfiksosh. Kjo gjë bëhet edhe më e keqe po të kemi parasysh se nga vinë shqiptarët pas 1991-shit. Megjithëatë kjo frazë e autorit është e aftë të na shpjegojë se çfarë përfaqëson ai në realitet dhe produkt i kujt është. Faktori kohë nuk i ka dhënë mundësi autorit të kuptojë që pikërisht ky faktor është që përcakton pozitivitetin, thellësinë specifike, komplikacionin, etj. e të gjithë komponentëve, qofshin objektivë apo subjektivë, të botës njerëzore. Duke mos ditur rolin që luan koha në zhvillimin e tyre ai  nuk ka asnjë mundësi si të përcaktojë “punën e madhe” që na u bënkërka sot për kuptimin e një veprimtarie subjektive që nuk mund të kuptohet asnjëherë, përveç faktit të paralajmërimit të vdekjes së rendit shoqëror që i prodhon ose i mbart ato. Analiza historike e idealizmit filozofik tregon parametra të tjerë nga ato që mundohet autori të na imponojë. Ai kërkon të fusë në botën shqiptare botën e filozofisë idealiste pa i shkuar ndërmënd se shqiptarët, me zhvillimin social që disponojnë dhe tendencën e këtij disponimi jo vetëm që nuk janë të aftë të prodhojnë filozofi të këtij kalibri, por as ta përthithin dot. Fjala nuk bëhet për individin, por për bashkësinë e tyre; dhe uniteti i kësaj bashkësie me këtë lloj filozofie është i pamundur të realizohet. Problemi duhet parë në aspektin filozofiko-historik duke përcaktuar më përpara menyrën e lindjes së filozofisë dhe formave të saj në stadin më të parë të historisë së filozofisë, problem i cili është akoma në heshtje, pasi asnjeri deri më sot nuk na ka shpjeguar arësyen përse duket sikur idealizmi filozofik ka lindur përpara materializmit dhe çfarë përfaqëson i pari në realitetin historik të njerëzimit. Duke anashkaluar problemin themelor të filozofisë dhe degët e saja, autori kërkon të vërë në podium idealizmin filozofik pas rënies nga pushteti të materializmit dialektiko-historik, që në thelb ka qenë bolshevizëm antimaterialist, duke e paraqitur në një shkallë superioriteti edhe pse idealizmi filozofik, duke mos pasur asnjë objekt konkret material (në thelb të problemit idealizmi filozofik ka si objekt vetëm pjesën e padukshme dhe të pazbulueshme të ndërgjegjes së individit dhe e merr në konsideratë vetëm pasi ka vdekur) nuk ka se si të ketë zhvillim, histori dhe përmbajtje. Kundërshtia që ka pasur ai nga sfera të caktuara, qofshin dhe akademike, nuk është bërë nga pozita materialiste, por nga ato të mos kuptimit universal të filozofisë dhe në këtë drejtim faji është i shkollës komuniste që çdo gjë u mësoi shqiptarëve për 45 vjet, por elementët më fillestarë të materializmit filozofik nuk u a mësoi dot. Kjo do  të thotë që arsimimi në Shqipëri ka ndjekur rrugën e çekiçit kur i bie dërrasës për të marr vesh gozhda.

Postulati  2-“Një tjetër karakteristikë themelore e mendimit mitik është “pozimi i Qëndrës” që përcaktohet si Coincidentia oppositorum (përputhja e të kundërtave) dhe që identifikohet në instancë të fundit me ZOTIN.

Duke treguar me x dhe –x të kundërtat (që mund të jenë çfarëdo) mund të shkruajmë:

    Qëndra  =  Coincidentia oppositorum  =  (x = -x)

Komenti:  Në fakt ky është një modifikim i filozofisë së Ptolomeut dhe një tendencë për ta bashkuar me Hegelin dhe teologjinë. Si zor që ta kuptojë njeri këtu në Shqipëri, le pastaj që ta pranojë. Megjithëatë do të ishte më e saktë që autori ta na tregonte dhe dinamikën e këtij miti përpara se të linte shteg për interpretim; pasi në këtë rast, duke e lidhur me monoteizmin filozofik, do të na çonte në komentet e pikës 1. Sot në Shqipëri nuk është ndonjë vështirësi e madhe për të predikuar në emër të Zotit, por qëllimi është për të zbuluar se çfarë përfitimi kemi prej saj. Nuk është koha para e para dy shekujsh kur Etërit e Klerit Katolik Shqiptar punuan për të arsimuar popullin tonë me kulturën dhe karakterin e europianit sipas formulës: Feja e shqiptarit asht shqiptaria. Puna është t’u mësohet politikanëve shqiptarë se çfarë do të thotë dy polaritet në politikë dhe këtë gjuha e autorit tonë nuk e thotë dot. Nuk e di pse, por unë pretendoj që politikanët shqiptarë as një polaritetin e politikës nuk dinë dhe e gjitha kjo lidhet me shkollën që kanë bërë shqiptarët para 1991-shit. Ja përse formalizmi filozofik është ai që shoqëron këtë libër nga fillimi e deri në fund.

Postulati  3-“Le të interpretojmë tani  si fund, i fundëm (it. finito) dhe ˜ si Botë materiale.

Mund të formulojmë atëhere këtë gjykim:

         “Bota materiale (˜) është (=) e fundme ( )”

Kjo do të thotë, me fjalë të tjera, se:

“Bota ka një kufi ( ) në Kohë dhe në Hapësirë

Komenti: Në këtë intepretim të autorit ka diçka që nuk përputhet me pikëpamjet e deritanishme. Në qoftë se pranonte se simbolet janë primare nga konceptet, në lidhje me gjuhën (pika 12 e komentit në pjesën e parë: gjuha i referohet simboleve jo koncepteve) tani është në një pozicion që duhet të saktësojë një koncept, përpara se ta përmbysë simbolin. Grup fjala Botë materiale është e pasaktë pasi përbëhet nga dy elementë të kundërt në planin konceptual: bota nënkupton ambientin rrethues, globin tokësor, hapësirën kozmike, ndërsa fjala materiale nënkupton materien e pafundme në kohë dhe hapësirë dhe rrjedhimisht shpjegimi sipas gjuhës së simboleve përmban dy të kundërta që nuk përbashkohen dot as në kohë dhe as në hapësirë duke mbetur thjeshtë koncepte me koefiçient përcaktueshmerie të kundërt: njëri i fundëm në kohë dhe hapësirë (bota) dhe tjetri i pafundëm në kohë dhe hapësirë. Është i njëjti gabim që bëri Lenini me formulën e materies çka do të thotë se idealizmi filozofik ka qenë pjesë e bolshevizmit filozofik. Lufta filozofike midis Mahu-t dhe Leninit ka qenë një luftë brënda llojit (shih: Materializmi dhe Empiriokriticizmi të V.I.Lenin)

Postulati 4-“Falë Algoritmit Simbolik (artikullim llogjik i Mendimit Mistik) muret që ndajnë aspektet e ndryshme të realitetit, pikëpamjet e ndryshme sipas të cilave shihet dhe gjykohet ky Realitet dhe që nuk janë gjë tjetër veçse shkencat, fillozofitë, fetë e artet e ndryshme…bien, duke na treguar e bërë fare të qartë se të gjitha degët e ndryshme të Dijes, qoftë edhe në kohëra e vënde të ndryshme, thonë, në fund të fundit, në esencë, të njëjtën gjë.”

Komenti:  Autori, duke mos ditur bazat e materializmit dialektik, paska një sëmundje nga e cila si zor të shpëtojë pasi po e hasim gjithmonë e më shpesh në këtë pjesë: përbashkoka dy të kundërta në përmbajtjen e kritikës çka më çon në përfundimin se ai në këtë aspekt tregohet thjeshtë formalist. E gjithe kjo panorame, e raportit realitet//njohje nuk ka vlera per te sotmen, por per fundet e rendeve shoqerore deri ne fundin e races njerezore ne Toke. Por une jam i bindur se autori nuk e di lidhjen e ketij raporti me kohen qe po jeton realisht ai, pasi ne te kunderten do te kishte kuptuar qe kjo lloj filozofie qe perdor eshte karakteristike per produktin intelektual te atyre popujve qe e kane kryer detyren historike brenda nje rendi shoqeror dhe kerkojne te vendosin marredhenie te reja te prodhim-shkembimit. Akti i pare i kesaj kerkese eshte shprehja me ane te botes se filozofise, por jo e cfaredo lloj filozofie dhe ketu qendron ajo qe nuk di autori. Nga te gjitha format idealiste te perdorura ne praktike vetem tre jane identifikuar sakte, por gjithmone te lidhura me hope cilesore te mepastajme qe i kane sjelle njerezimit zhvillimin e deshiruar. Keshte kultet pagane i kane paraprire ndarjes se punes dhe kete e njohim tek iliret bindshem, por jo deri ne aktin e ndarjes se punes. Kete te fundit ilireve ja kane mesuar te tjeret dhe ne kete pike ata kane mbetur ne klase. Filloi faza fisnore e rendit te komunes, ose, e thene ndryshe, filloi shkaterrimi i rendit komunar dhe pergatija e njerezimit per rendin shteteror. Pastaj erdhi koha e politeizmit i cili i parapriu formimit te institucioneve fetare politeiste, lindjes se shkrimit, lindjes se shkollave, vendosjes se te drejtes shteterore dhe, se fundi, vendosjes se rendit shteteror skllavopronar. Pastaj erdhi koha e monoteizmit i cili i parapriu lindjes se institucioneve fetare monoteiste dhe tendencen drejt lirise: u vendosen marredheniet feudale. Deri ne kete moment idealizmi filozofik pat qendruar ne hije dhe i fshehur pas ideve fetare dhe kur keto te fundit e kryen detyren e tyre historike perfundimisht (kjo duket me momentin e transformimit te institucioneve fetare monoteiste ne institucion politik –karakteristike kjo tipike vetem ne racen e bardhe) doli ne skene kjo forme filozofie. Por tani autori duhet te pergatise lexuesin per te rejat qe duhet te hase njeriu nen drejtimin e idealizmit filozofik perpara se njerezimi te shtrihet ne shtratin e vdekjes, epoke e cila eshte teper larg fundit te vet, sidomos per popullin shqiptar. Atehere shtrohet pyetja: perse sherben konstatimi i raportit realitet/njohje me ane te simbolikes? Kjo do te thote se idealizmi filozofik shqiptar eshte po aq formalist sa ka qene ne agimet e veta nder popujt e zhvilluar duke treguar panevojshmerin e vet praktike.

Pastaj renia hipotetike e shkences, arteve, filozofise mund te pranohet per sa kohe qe ne analizojme pergjithesisht rendet shoqerore ku jeton njeriu, por per Fene kjo nuk mund te thuhet, pasi Feja ka nje detyre pertej simbolikes fantastike e cila shprehet me postulatin: Njeriu lind pa Fe, por vdes me Fe dhe ketu duhet kuptuar roli real i Fese dhe forma e re qe po lind (besimi ne boten pertej tokesore, drejt alieneve). Eshte nje problem qe simbolika nuk e konstaton dot, pasi autori as qe e njeh si problem. Ne kete pike materializmi i shekullit te XIX ngeci per shkak te nje gabimi ne mendimin filozofik helen duke na cuar ne kerkesen per te zgjidhur menyren se si lindin idete fetare dhe format e filozofise. Po te kishte bere kete autori do te kuptonte se perfundimet e arritura nepermjet analizes se simboleve nuk te con ne zgjidhjen e asnje problemi, por vetem ne komplikacionet e tyre duke mos perfituar asgje, por kjo nuk eshte detyra e filozofise dhe e njohjes.

Postulati 5-“Kjo do të kuptohet (ekzistenca e figurave simbolike në E) edhe më qartë po të jetë se në formulën e mësipërme do të zëvëndësojmë F me ˜ (Botë materiale, “Mbretëria Tokësore”) dhe E me O (Bota spirituale, “Mbretëria Qiellore”).

Në këtë rast do të kishim:

                  ˜                 =                   §

                    ¯                                      ¯

Bota materiale                Bota spirituale   

Komenti: Me kete konstatim autori nxjerr ne drite faktin se raporti bote materiale/bote njerezore perbehet nga dy elemente te barabarte e cila po te perkthehet do te thote qe materia eshte e barabarte me ndergjegjen dhe ne kete rast nuk na ngelet gje tjeter vecse te pranojme qe ne mos qofshim te perjetshme jemi afer saj. Pra kemi te bejme me nje nga problemet kryesore te filozofise, por jo kryesorin. Me gjithe deshiren e mire te autorit per te barazuar vetveten me fantazine ne perjetshmeri, ai nuk mund te shkoje me larg se barazia e elementeve te mesiperm per sa kohe qe ka fryme. Me vdekjen e njeriut ekuacioni i mesiperm nuk ka me kuptim dhe respektivisht bota spirituale nuk ekziston, kur ajo materiale vazhdon rrugen e vet transformuese ku njeriu pret te perserise vetveten ne nje shkalle edhe me te larte, por ne nje vend tjeter dhe sipas nje forme tjeter organizimi specifik material. Ekuacioni i mesiperm e perjashton kete perfundim duke barazuar te pafundmen me te fundmen dhe me kete ta permbyse veteveten se bashku me idealizmin filozofik. Ne te kunderten, cfare kuptimi dhe cfare perfitimi kemi nga barazia e botes materiale me ate spirituale?

Postulati 6-“Pra Shkenca (klasike) del se është materialiste edhe sipas Algoritmit tonë Simbolik, del se ajo nuk e njeh dimensionin E, se ajo nuk e njeh Paradigmën Holografike…

Kjo pra do të thotë edhe një gjë tjetër: se shkenca e re, mendimi i ri holografik shënon, ndër të tjera, triumfin e Idealizmit mbi Materializmin.”

Komenti:  Une nuk do te kisha deshire t’i kundervihem autorit ne planin individual, por qe te nisesh te studiosh fusha te tera dhe te arrish ne perfundimin mbi triumfin e idealizmit ndaj materializmit pa treguar me perpara se si lindin ato ne planin praktik do te thote se gjitheshka eshte formaliste dhe pa asnje domethenie. Ne kete fushe me rendesi duhet te ishte zbulimi i menyres se lindjes te idealizmit filozofik, ke ka si paraardhje dhe kushtet sociale te lindjes pasi te gjitha keto do te tregonin dhe rendesine praktike ti kesaj fushe, dmth se per cfare sherben. Te njejtat gjera mund te thuhen edhe per krahun tjeter, vetem me sa di une jane bere disa meditime filozofike ne kete drejtim keshtu qe edhe mund te perserisim dicka.

Neqofte se filozofia materialiste lind si rezultat i bashkeveprimit njeri-natyre duke pasur si paraardhese te vet veprimtarine praktike te njeriut, filozofia idealiste nuk e ka kete lidhje dhe kete varesi. Ne planin praktik materializmi ka pasur gjithmone si objekt lidhjet e njeriut me natyren, kurse idealizmi filozofik ka pasur gjithmone lidhjen e mendimit me fantazine cka do te thote se midis dy filozofive nuk ka asnje kontradikte, dmth kunderti te thelbit nuk kemi. Ne qofte se materializmi ka qene i lidhur gjithmone me veprimin praktik te njeriut mbi natyren kjo do te thote se kjo lloj filozofie ka qene e varur nga rendi shoqeror dhe ne perputhje me zhvillimin e cdo rendi social; prandaj dhe duket sikur kjo filozofi ka oshilacionet e veta. Ne ate shkalle qe prodhimi shoqeror rri kundrejt zhvillimit te njeriut ne po ate shkalle rri materializmi filozofik kundrejt botes njerezore, dmth varesia eshte absolute. Krejt e kunderta ndodh me idealizmin filozofik, i cili duke mos pasur asnje lidhje paraardhese me veprimtarine konkrete te njeriut (ne te vertete ajo e ka nje te tille, vecse te lidhur me fundin e cdo organizimi konkret te pakten ne planin kohor, e cila mund te zbulohet me lehtesi pasi lindja e ideve idealiste eshte e lidhur me paralajmerimin e vdekjes se sistemeve ekonomiko-shoqerore, cka do te thote se dueti lindje-vdekje eshte jo vetem parajmerim i elementeve te vet, por ajo perben te vetmin lidhje varesore te filozofise me praktiken njerezore dhe per kere aresye nuk ka permbajtje, zhvillim, dhe thelb) nuk ka se si te sherbeje si teori per te zberthyer fenomenin e njohjes njerezore ne adrese te natyres. Te pakten, teorikisht, eshte e pamundur qe idealizmi ta munde materializmin ne planin praktik. Por ka nje vecori te lidhur me praktiken njerezore; ne qofte se materializmi filozofik behet i domosdoshem pergjate proceseve te zhvillimit te cdo rendi social ajo behet e tille ne momentin qe forcat prodhuese arrijne pjekurine e vet specifike dhe jo me perpara. Kjo do te thote se ky materializem behet zgjidhesi i problemeve te kohes duke u varur plotesisht nga niveli i zhvillimit te ketyre forcave dhe jeton bashke me to per sa kohe qe mendimet behen realitet. Ne momentin qe keto mendime nuk perputhen me realitetin historik kerkohet kompesimi hapsinor dhe ndryshimi i menyres se prodhimit, por qe forcat prodhuese nuk mund ta perballojne dot pasi ato kane shteruar ne drejtim te prodhimit sipas parimeve ekzistuese, atehere materializmi filozofik pushon se ekzistuari sipas hapesires se aplikimit, atehere lind idealizmi filozofik si nje kompesim i paaftesise se rritjes se prodhimit. Kjo e fundit perben vdekjen e rendit ekzistues ku idealizmi filozofik e sheh veten fitimtar dhe te vetem. Eshte kjo aresyeja perse krijohet dukja sikur idealizmi e suprimon materializmin. Eshte plani kohor ai qe e krijon kete pamje, vetem se kjo pergjate vdekjes se rendit shoqeror dhe jo me perpara. Nuk eshte reale, por krejtesisht artificile ekzistenca e njekoheshme e ketyre dy rrymave filozofike dhe kjo lidhet vetem me individin e aspak me prodhimin. Pikerisht kete faze dhe kete menyre jetese shfrytezon bota idealiste per ekzistencen e vet, aktivitet te njekohshem te dy filozofite nuk duhet te kene. Ekzistenca paralele ne kohe tregon se njera prej tyre ka prapavije politkike duke i sherbyer kesaj te fundit. Pikerisht eshte kjo aresyeja perse historia kerkon ne skene nevojen e revolucionit social dhe perse idealizmi filozofik perfaqeson vdekjen e rendeve shoqerore, kur materializmi filozofik dinamiken zhvilluese te ketyre rendeve. Jam i detyruar t’i them te gjitha keto per t’i treguar lexuesit formalizmin e filozofise qe perdor autori per t’i nxjerre fitimtar idete e tij, por progres te zhillimit te mendimit filozofik nuk ka. Defekti i materializmit te sotem (duke perfshire edhe marksizmin e proletareve) eshte paaftesia per te shpjeguar ne menyre materialiste menyren se kush e percepton per here te pare ZOTIN (ZOTI nuk krijohet ne asnje forme, por Ai perceptohet dhe ky eshte perfundim materialist shkencor dhe jo ndryshe), si lindin Idete Fetare dhe kush i formulon per here te pare, si lindin Institucionet Fetare dhe kush eshte pronari me i pare i tyre. Perse keto Institucione marrin persiper dinamiken zhvilluese te Races Njerezore ne Toke dhe perse cdo gje qe perdor Njerezimi ka si zanafille Njeriun e Fese. Ne kete drejtim autori yne ka bere nje pseudo-rrokade formale pasi nuk ka zgjidhur problemin me kryesor te ZOTIT, Ideve Fetare dhe Institucioneve te ketyre te fundit (ky eshte problemi me kyc dhe me i pashpjeguar nga Materializmi Filozofik).

Postulati  7-“gjuhët e para i kane treguar dy koncepte te kunderta me te njejten fjale, si edhe se krijimi i gjuhes lidhet me Inkoshientin dhe jo me Koshientin, si edhe pra atehere si rrjedhim, se gjuhet e para kane qene simbolike dhe jo konceptuale. Dhe nuk mund te ishte ndryshe. Edhe kjo sepse gjersa gjuha ngrihet, sic kemi pare, si themelin e saj mbi mendimin mitik, dhe me qene se mendimi mitik pozon si reference Qendren dhe akauzalitetin  [Qendra: (x = -x) = – 1  =  akauzalitetin ], ky mendim nuk mund te shprehej ndryshe, ne menyre adeguate, vecse me simbole.”

Komenti:  Kjo duhet te kete vlera ne popujt me shpejtesi te madhe zhvillimi, por per rastin shqiptar kjo nuk ndodh dhe ketu tregohet perse autori kerkon te pergjithesoje nje dukuri qe per shqiptaret nuk vlen. Formalizmi filozofik ne kete rast kthehet kundra tij dhe injektimi i botes se simboleve tek shqiptaret e rrotullon boten e gjenezes se tyre nga autoktonia absolute ne ardhjen e tyre sipas ideve indoevropiane, qe do te thote permbysje e realitetit historik nga ngjarja ne fantazi. Ne qofte se do te pranonim se bota e simboleve ka nje fare vlere tek popujt e zhvilluar, per popullin shqiptar kjo bote nuk vlen pasi hapesira filozofike dhe niveli i zhvillimit te shkences qe merret ne konsiderate ne kete liber nuk eshte as veper e shqiptareve dhe paraardhesve te tyre dhe as pasoje e veprimtarive te tyre; por shpejtesia e zhvillimit social qe mbartin shqiptaret dhe paraardhesit e tyre (mbi kete baze argumentohet sakte gjeneza e shqiptareve dhe autoktonia absolute e tyre) eshte e afte te argumentoje se e cfare shkalle zhvillimi eshte mendimi filozofik shqiptar, te pakten ne keto 500 vite e fundit dhe kjo duhet zbuluar pikesepari per te pare se cfare ndodh me mendimin filozofik idealist shqiptar, perse nuk ekziston ai tek populli yne dhe cfare ndodh nga imponimi filozofik idealist ne mendimin social shqiptar. Por gjithsesi te ndodhe ngadalesim ne zhvillimin specifik shqiptar nuk mund te arrihet keshtu qe e vetmja shprese eshte tjetersimi i shqiptareve nga nje bote deri tani te njojteshme ne nje bote ireale dhe te paditur kurre. Te pakten shqiptaret le te mesojne identitetin e tyre perpara se te fluturojne me fantazine e tyre te cfrenuar. Me keqardhje konstatoj se shqiptaret jane akoma edhe sot brenda botes se tyre inkoshiente dhe koha e lindjes se idealizmit filozofik eshte teper-teper e parakohshme, antihistorike e per kete aresye dhe antishqiptare. Autori duhet ta kuptoje se ndodhet ne pozicion te kundert me zhvillimin autokton te shqiptareve dhe kjo si rezultat i edukimit te tij privat. Si veshtire qe bota e tij individuale te krijoje nje bashkesi idealistesh filozofe te afte per te realizuar nje levizje sociale progresive ne Shqiperi (te pakten ky duhet te jete qellimi i cdo intelektuali qe nuk di se cfare eshte puna fizike le pastaj kombinimin e tyre).

Postulati  8-“Sanskritishjta e rikonfermon nje gje te tille ne nje menyre krejt transparante sic kemi pare me matra (matje) dhe matra (materie). Shtojme mbi kete se ky eshte vertet nje mit kozmogonik, por nje pohim i tille rikonfermohet edhe nga shkenca me bashkekohese (Fizika Kuantike) sipas se ciles:

Realiteti material krijohet gjate procesit te matjes

Ky eshte nje moment kur Miti dhe Shkenca takohen, kur si njeri si tjetri thone, seicili ne gjuhen e vet, te njejten gje. Raste te tilla takimi mes mendimit Mitik dhe Shkences bashkekohese jane te panumerta.”

Komenti:  Autori, duke deklaruar botekuptimin e vet (postulati i 6-te e komentit ne kete vellim), e paska pasur qellimin per te arritur ne kete perfundim, pasi vetem tani ai mund te deklaroje primatin e subjektes mbi objekten, ose, e thene me gjuhen e vjeter, karakterin paresor te ndergjegjes karshi materies. Por mendohet te krijoje nje klime me te zbutur pasi pranon bashkekohesine e mitit me shkencen, dmth te teorise me praktiken (per kete nuk do te jete dakort), te subjektes me objekten, por e gjithe kjo djalloset kur pranon subjektin primar ne raport me realitetin deri ne ate mase sa realiteti nuk ekziston pa procesin e subjektit. A nuk ishte kjo pikepamja e idealizmit subjektiv pergjate shekullit XVIII-XIX ne Europe? C’pune ka shqiptari, i sapodale nga epoka e barbarise komuniste me Europen kapitaliste? A e kupton lexuesi qe autori kerkon te pajtoje dy faza cilesore sociale midis tyre vetem per nje qellim: t’u atribuoje paraardhesve te shqiptareve te sotem boten e simbolikes me nenkuptimin se ata dikur na paskan qene filozofe me reputacion. Ne qofte se Fizika Kuantike na pretendoka se realiteti material na u krijonkerka gjate matjes, atehere ne duhet te pranojme se procesi i matjes eshte analog me marredheniet e riprodhimit njerezor, ku kjo e fundit percakton zanafillen e qenieve njerezore ne stadin me fillestar te tyre. Ne qofte se autori kerkon te veteshpallet si themeluesi i shkolles filozofike idealiste e ka gabim pasi themelet e kesaj shkolle i ngriti rendi enverist dhe shkolla shqiptare ka qene fillim e fund nje pasoje e idealizmit filozofik qe shpaloset me formalizmin deduktiv, i cili, nga ana e vet, eshte prodhuesi i studiuesve postkomuniste ku permbledhet dhe klubi i te Marreve te madheshtise shqiptare.

Postulati  9-“Keshtu pra Gjuha me polisemantizmin e fjaleve te saja ruan te paprekur ne shekuj nje thesar te pacmuar informacioni fillosofik e shkencor, gje per te cilen duhet t’ia dime per nder….”

Komenti: Kjo do te ishte e vlefshme ne qofte se gjuhen nuk e krijon njeriu, por bota e alienve. Por duke qene se gjuha merret si nje nder elementet e transformimit te antropomorfeve ne njerez, atehere duhet pranuar nje nga te dy keto kushte: ose ajo paraqet gjene me te thjeshte te njohjes njerezore dhe per kete e ka te kufizuar veprimtarine e vet hapsinore; ose ajo i eshte dhuruar njeriut dhe kjo ka vlere vetem per boten shqiptare dhe paraardhesve te tyre, te cilet realisht gjuhen e sotme nuk e kane produkt te tyre dhe per kete duhet zbuluar permasa dhe dinamika e veprimit. Eshte kjo aresyeja perse lind nevoja e interpretimit materialist te filozofise se gjuhes shqipe.

Postulati 10-“Analiza e Gjuhes (fjaleve) me ato kritere dhe me ate metodollogji te vecante dhe origjinale me te cilen ne e kemi kryer, ku etimollogjia, fillosofia dhe llogjika bashkepunojne ngushte mes tyre, na lejon te vjelim nga Gjuha nje informacion themelor qe prek te gjitha fushat e Dijes dhe te gjitha sferat e Realitetit dhe qe kane qene i burgosur dhe i fjetur ne te per shekuj e shekuj te shekujve me rradhe…

Komenti: Ne te vertet autori me kete ide po pergatit nje nder themelet irealiste te te Marreve te madheshtise shqiptare: konservimin social te shqiptareve pas shkeputjes se marredhenieve me pellazget hyjnore dhe heleneve te paraardhesve te tyre dhe e gjitha kjo per te justifikuar prapambetjen shoqerore te tyre ne kohet tona me pretendimin se “shume shpejt” shqiptaret do te arrijne majat e intelektit europian. Perfundimi historik eshte i tille sa po t’i shkepusim shqiptaret e sotem nga europianet dhe t’i leme te izoluar ne zhvillimin e tyre, ata do te behen si europianet te pakten pas nje milion vjetesh dhe e gjitha kjo pasoje e vjetersise se tyre biologjike. Procesi i konservimit eshte nje fantazi e parealizueshme pasi ne kete rast koha duhet konsideruar e ndaluar dhe proceset sociale te frenuara, deri ne ndalim, ne zhvillimin e tyre. Kjo gje ne fakt ka tjeter shpjegim dhe eshte e lidhur me teorine e paradoksit te banjakeve, te inicuar nga A.Ajnshtajni per proceset fizike, por qe ka gjetur zbatim ne boten e njeriut qe ne momentin qe kane rene ne kontakt dy komuna primtive me kohezhvillimi te ndryshme (me hollesisht per kete shih artikullin “Paradoksi i binjakeve dhe historia e njerezimit” publikuar ne albanovaonline.com, www.genckhoti.com).

Nga ana tjeter. Autori mundohet ta  paraqese gjuhen si nje hark-disk te Njerezimit per ta shkeputur ate nga pozicioni i kufizuar qe ka ne realitet duke i atribuar pozicione qe jo vetem nuk i ka dhe nuk mund t’i kete kurre, por qe ka pasur faza ne zhvillimin e shoqerise njerezore ku eshte jetuar edhe pa te (psh te gjithe epokat komunare nuk kane pasur gjuhe te shkruar e megjitheate populli eshte marre vesh nder vedi pikerisht pa fenomenin gjuhe dhe kete simbolika e tij nuk ka qene e afte ta shprehe ndonjehere.

Postulati 11-“te gjitha deget e Dijes se Kohes sone, te quajtura “sciences des profondeurs” rreken te rrokin, te pershkruajne jo me kete Bote materiale, te krijuar, por Ate Bote, spirituale, te pa krijuar.

Komenti: Materalisti nuk e percakton dinamiken e botes se njohjes duke u nisur nga pikepamja materiale apo shpirterore; ai niset pergjate procesit te njohjes nga ajo qe di drejt asaj qe nuk di. Ne qofte se padija konsiderohet e lidhur me gjendjen shpirterore te kerkuesit dhe quhet bote spirituale, perseri ketu nuk mund te arrihet ne perfundimin se njeriu tenton drejt spirituales. Pershkrimi i nje situate te panjohur nuk mund te realizohet dot, pasi ne te kunderten nuk kemi te bejme me procesin e njohjes, por me ate te ideologjise. Eshte nje pike ku autori luan me lodra fjalesh per t’i dhene subjektes supremaci ndaj objektes dhe me kete te godase materializmin filozofik aktual per te vendosur situaten individuale idealiste pa perfituar asgje pervec faktit per tu dukur origjinal

Postulati  12-“Ne e dime qe mendimi mistik pozon Qendren si kategorine e tij me te larta dhe si piken e tij absolute te referimit.

Nga ana tjeter kemi:

Qendra  =  Coincidentia oppositorium = (x = -x) = O = Zoti

Dhe dihet se vetem Zoti (O) eshte i persosur (i mbaruem) dhe vetem Zoti eshte i mire* (i mbare) (shenimi thote: Ungjilli sipas Markut 10:12).

Mund te shkruajme:

             O = 1                      ….(E)

Qe mund te interpretohet se ka vetem nje Zot, se Zoti eshte vetem nje.”

Komenti:  Ne fakt autori me kete pretendim me ka rene ndesh ne teorine e kontinumit koho-hapsinor. Kam pranuar se vetem ky raport e ka kete veti dhe kjo eshte absolute. Ekzistenca e njeshit tek perendia eshte produkt i njeriut dhe eshte i lidhur me monoteizmin filozofik dhe aspak me realitetin (karakteri nje i perendise eshte ne perputhje absolute me karakterin politik te rendit skllavopronar: me perandorin romak). Perendia ka te tjera karakteristika, gje te cilat simbolika nuk mund t’i paraqese pasi autori nuk e di kete gje. Perendia eshte e perjetshme dhe e panjoheshme pasi asnjeri ne bote nuk do te jete i afte te argumentoje ndonjehere qe ajo nuk ekziston, ne nje kohe qe kerkush , perseri, nuk eshte i afte te argumentoje qe ajo ekziston. Midis ketij dualiteti, qe formom perjetshmeria dhe e panjohura, ekziston Perendia, por jo njeshi. Vetem raporti kohor-hapsinor e ka kete veti dhe lidhjja e numurave me ngjarjen ka shume mundesi ta kete zanafillen ne kete pike.

Postulati  13-“Por nga ana tjeter ne mund te shkruajme edhe

                                      –˜ = –

ekuacioni simbolik qe del, me nje shumezim te te dy kraheve me (-1), nga  ekuacioni i mesiperm.

Kjo atehere na lejon qe te saktesojme gjykimin tone:

        “Materia dhe vetem materia eshte e matshme”

Komenti: Kjo bie ne kundershtim me postulatin e 8-te te komenteve, te ketij vellimi, ku autori ka pranuar se realiteti material u krijoka gjate matjes; atehere kush eshte primare ne kete rast: realiteti material apo subjekti qe ben matjen? Me duket se ne kete pike autori ka krijuar nje konfuzion filozofik nga i cili nuk ka mundur te dale dot, pasi ate e kane edukuar pergjate rendit komunist me formalizmin filozofik materialist dhe e ka te veshtire te shkeputet prej saj. Per edhe ne kete pike ai ka nje gabim serioz, qe natyrisht eshte pjese e materializmit filozofik dhe jo e idealizmit. Fjala behet per nocionin materie, e cila duhej percaktuar me perpara se te behej pazari midis matjes dhe materies. Ne qofte se fjala behet per nje strukture natyrore me fund ne kohe dhe hapesire ajo nuk mund te quhet materie, por strukture lendore dhe kjo gje ne fushen e fizikes eshte e qarte dhe nuk mund te besh aludim suplementar. E ne qofte se fjala behet per materien e pafundme ne kohe dhe hapesire, atehere kjo nuk perputhet kerkund me idene e autorit, pasi materia e pafundme ne kohe dhe hapesire mund ta beje vetem Zoti (i identifikuar si natyra) si perfaqesues i vetem i kesaj lloj materie. Ku perseri permbajtja e simbolikes perputhet me pergatitjen e autorit dhe jo me realitetin objektiv qe do te thote se ajo qe permban pergatitja e tij individuale, ajo eshte dhe zgjidhja e simbolikes se tij.

Postulati  14-“Por ne dime se:

Qendra = Coincidentia oppositorum = (x = -x) = O = Zoti

Qe kendej pra dhe ekuacioni:

                            Ylli = Zoti

Komenti:  Me kete pikepamje autori ka pergatitur tullen e trete te te Marreve te madheshtise shqiptare qe kosiston ne pretendimin qe paraardhesit e pare te shqiptareve e kane prejardhjen nga yjet, ndersa tani shton qe ata jane te barabarte edhe me Zotin (kete do ta shohim ne vazhdim, ne kritiken e pikepamjeve mbi mendimin filozofik shqiptar në fushën e historisë dhe gjuhësisë).Une nuk e di se deri ku arrin fantazia e autorit po te krahasosh realen me produktin e fantazise njerezore i kapercen caqet e mendimit te pavarur dhe tregon se dikujt i sherben per qellime private. Fakti qe perendite kane pasur transformime nga shumesi ne njejesin e ka nje domethenie, por qe simbolika e autorit hesht dhe kjo pasi autori nuk eshte marre me menyren se si lindin idete fetare ne boten njerezore. Duhej zgjidhur kjo perpara dhe atehere do te kuptohej se simbolika nuk e shpjegon dot lidhjen e perendise me yjet vetem per nje fakt te thjeshte: ka lindur shume me heret se te konceptohej perendia me emrin ZOT. Kete gje autori nuk e merr parasysh, por realizon nje pergjithesim inekzistent.

Postulati 15-“c) Mund te arrinim ne te njejtin perfundim edhe neper nje rruge tjeter.

Qe dicka te kete nje kuptim te caktuar duhet te shprehi nje koncept. Koncepti nga ana tjeter, si i tille, eshte.

Qe dicka te kete nje kuptim te caktuar duhet te shprehi nje koncept. Koncepti, nga ana tjeter, si tille, eshte dicka qe lejon nje perCAKtim. Por perCAKtimi lidhet me vendosjen e nje Caku, e pra atehere kemi:

Kuptim = koncept = perCAKtim = CAK =….=  = ar dá = artha

5)Kuptimi i organit mashkullor del duke arsyetuar ne kete menyre:

organ mashkullor = organ seksual =   =    = artha”

Komenti:  Kur te arrijme tek konkluzionet do te shikojme se dikush (Niko Stylos, Etruskishte-Toskerishte, West Print 2010, f. 285) ka tentuar te argumentoje dicka me organet mashkullore duke krijuar nje alibi me gjeomonumentet te cilat i paraqet si vepra artistike te paraardhesve te shqiptareve, por e ka lene ne ajer (foto 54/1). Ne te vertete te tilla ka me dhjetra ane e kend Shqiperise, por domethenia e tyre eshte krejtesisht NATYRORE dhe nuk ka asnje lidhje me Njeriun (te tilla shume me te dukshme ka ne rrugen per Zhulat, drejt Ҫorovodes, ne lumin qe ndan Zagorine gjirokastrite nga ajo permetare)

foto54-1

Tani shoh se qellimi na qenka pergatitur nga autori i ketij libri, por se cfare domethenie ka kjo gje eshte pak e veshtire te merret me mend. Banaliteti ka vend ne jeten shoqerore, por ne shkence eshte pak e veshtire te pranohet.

Postulati  16-“Me shëmbulla të shumta është treguar lidhja e Gjuhës me Mitin. Gjuha është shfrytëzuar jo më të rrallë, si një “plase d’armes” për t’u hedhur në sulm kundra kështjellash Njohjeje të padorëzueshme, me mjete të tjera, gjer më sot. Këtu përfshihen, ndër të tjera, inkursionet në fusha të ndryshme të Dijes (shkencë, filozofi, theollogji…) duke u katapultuar nga trampolini tashmë i sigurtë, i njohjes gjer në thellësinë e saj ekstreme të Fjalës.”

Komenti:  Koha e lindjes se gjuhes se shkruar eshte me vone se lindja e mitit per aresyen e thjeshte fare: nuk ka pasur alfabet. Autori perdor fantazite e veta per te justifikuar historine, por harron se ngjarjet jane te lidhura me shkallen e domosdeshmerise qe percaktojne nivelin e njohjes, hapesiren e keshtjellave, nivelin e mjeteve te tjera dhe, se fundi, nivelin e vete shkences dhe dijes. Autori kerkon te tjetersoje historine dhe te konsolidoje idealizmin duke harruar se midis shkalles se zhvillimit te shqiptareve dhe hapsesires idealiste nuk ka perputhje sipas kategorise rastesi-domosdoshmeri. Kam frike, dhe keshtu do te ndodhe, qe puna e autorit tone te shkoje dem duke mos ngjitur asnje shkalle ne universin e njohjes te botes shqiptare. Pastaj autori duhet te dije edhe nje vecori qe ka universi i njohjes se natyres. Te gjitha keto kategori te prodhuara nga njeriu si: gjuha, miti shkenca, filozofia, teologjia, fjala (po i rendis sipas idese se autorit) ne funksion te njohjes njerezore kane nje rregullsi ne kohe dhe perdorim dhe kjo eshte pika ku ideja e autorit nuk perputhet me kete rregullsi jo vetem sipas perfundimit te tij, por qe ne fazen konstatuese kur i vendos ne radhe pasi ato kane lindur ne kohe te ndryshme dhe rrjedhimisht i sherbejne njeriut per nje faze rigorozisht te caktuar te nevojave te tij. E gjitha kjo krijon nje harte te lindjes se ketyre kategorive nga ku njeriu meson se cfare eshte me e thjeshta e cfare me e komlikuara. Po ta shohim problemin me kete sy do te konstatojme se gjuha, duke lindur e para eshte, njekohesisht, dhe me e thjeshta ne procesin e njohjes qe sherben vetem per te transmetuar kete njohje dhe jo per ta zbuluar.

Perfundimisht them se e gjithe ndertesa e ngritur per te justifikuar madheshtine e gjuhes me ane te simbolikes eshte thjeshte nje fantazi e lindur nga paaftesia per te shpjeguar procesin e njohjes njerezore ne perputhje me nevojat e tij progresive. Por ajo ka dhe nje vecori tjeter: eshte thellesisht antishqiptare dhe antinjerezore, thellesisht antishkencore.

Nga e gjithe kjo analize ne i kemi dhene pergjigje dy pyetjeve:

– Perse problemin e gjenezes e shqiptareve dhe te gjuhes qe ata flasin nuk mund ta zgjidhe asnje albanolog i parapare deri me sot, qofte shqiptare, qofte jo i tille?

– Kush qe autori dhe per cfare aresye u shpik teoria e prejardhjes pellazgjike te gjuhes shqipe?

Ne kete rast shtrohet edhe nje pyetje e trete: kush eshte ne kundershtim me ligjet e zhvillimit Natyror te Shoqerise Njerezore teoria e Petro Zhejit apo kritika e pikepamjeve te tij?

Pikerisht pergjigjen e ketyre tre pyetjeve merr persiper korpusi prej 18 vellimesh i Tjetersimit te Historise dhe zbulimi i “Ndergjegjes” se ngjarjes.

Shenim: Keto pikepamje jane shfrytezuar nga Agron Dalipaj ne librat e tij mbi gjuhen kozmike dhe varesine e greqishtes nga shqipja. Dhe jo vetem kaq, por ai pretendon te jete vazhduesi i vepres se Petro Zhejit dhe nje akademik i ardhshem. A ka fatkeqesi me te madhe per figuren dhe pretendimet shkencore te Petro Zhejit dhe Akademikeve tane?

 

4 – Ҫfare na sygjeron Emermadhi i Gjuhes Shqipe dhe BABAI i etimologjise shqiptare, Eqrem Ҫabej, mbi kete teme?

Qe t’i pergjigjesh kesaj pyetje medoemos duhet marre per baze vepra e Prof. Eqrem Ҫabej, mundesisht te gjitha botimet dhe ribotimet e bera nder vite, sidomos ato te botuara ne Kosove. Duhet te deklaroj se e kam pasur te pamundur te permbledh te gjithe vepren e Eqrem Ҫabej edhe pse jam ndihmuar rastesisht nga dy personalitete te shkences shqiptare: Rrok Zojzi (1910-1995) dhe Kolë Luka (1917-1994), prej te cileve jam furnizuar jo vetem me keshilla, leksione, por edhe me nje shumice dermuese librash mbi kete teme, sidomos nga biblioteka e Kolë Lukës. Kujdesi per te futur ne biblioteke veprat e Eqrem Ҫabej u be i nevojshem pas 1985 kur vendosa te ndjek mesimet e Rrok Zojzit ne fushen e studimit te Kanunit, pasi Gegenishtja perbente gjuhen origjinale te levrimit te Kanunit te Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut. Keshtu qe them se duhet te jem teper i manget ne analizen e vepres se Eqrem Cabej-t. Aq me teper qe botimet ne Kosove i kam siguruar vetem ne vitin 1991, kur depertuan ne Shqiperi perpara vitit 1999, kur Forcat e Nato-s cliruan Kosoven nga pushtimi afro nje shekullor serb dhe krijova lidhjet miqesore ne Prizren, Ferizaj, Prishtine, Kaçanik ku nje pafundesi intelektualesh shqiptare te Kosoves me afruan nje ndihmese te paparashikuar. Nuk ma kishte marre mendja kurre qe popullata shqiptare e Kosoves i dispononte veprat e Eqrem Cabejt qe nga viti 1975.

Gjithsesi te jete puna sot disponoj keto botime duke i renditur sipas viteve te botimit dhe shkruar sipas kapakut te botimit, por duke marre per baze dhe studimet mbi figuren e Prof. Eqrem Ҫabej (ne menyre te permbledhur foto 55):

foto55

1- Eqrem Ҫabej, Shumesi i singularizuar ne gjuhen shqipe, Tirane 1967.

2- Kongresi i drejtshkrimit te gjuhes shqipe, Tirane 1972 (f. 247-264), Prof. Eqrem Ҫabej: Mbi disa ceshtje te tradites se shkrimit dhe te drejtshkrimit te shqipes, Tirane 1973 (foto 56, 57, 58).

foto56
foto57
foto58

3- Dr. Eqrem Ҫabej, Studime gjuhesore, V, Prishtine 1975.

4- Eqrem Ҫabej, Studime etimologjike ne fushe te shqipes, II, A-B, Tirane 1976.

5- Eqrem Ҫabej, Studime etimologjike ne fushe te shqipes, Bleu II, A-B  Tirane 1976.

6- Dr. Eqrem Ҫabej, Studime gjuhesore, I, Prishtine 1976.

7- Dr. Eqrem Ҫabej, Studime gjuhesore, II, Prishtine 1976.

8- Dr. Eqrem Ҫabej, Studime gjuhesore, III, Prishtine 1976.

9- Dr. Eqrem Ҫabej, Studime gjuhesore, IV. Nga historia e gjuhes shqipe.  Prishtine 1977.

10- Dr. Eqrem Ҫabej, Studime gjuhesore, VI, (Gjon Buzuku dhe gjuha e tij), Prishtine 1977.

11- Eqrem Cabej, Studime etimologjike ne fushe te shqipes, I,  Tirane 1982.

12- Eqrem Ҫabej, Studime etimologjike ne fushe te shqipes, I, shqip-frengjisht,  Tirane 1982.

13- Dr. Eqrem Ҫabej, Studime gjuhesore, VII. Hyrje ne studimin krahasues te gjuheve indoevropiane. Prishtine 1986.

14- Eqrem Ҫabej, Studime etimologjike ne fushe te shqipes, Bleu III, C-D  Tirane 1987.

15- Eqrem Ҫabej, Ne boten e Arberesheve te Italise, Tirane 1987, botim i trete 2017.

16- Prof. Eqrem Ҫabej, Studime per fonetiken historike te gjuhes shqipe, Tirane 1988.

17- Eqrem Ҫabej, Shqiptaret midis Perendimit dhe Lindjes, Tirane 1994.

18- Eqrem Ҫabej, Studime etimologjike ne fushe te shqipes, Bleu IV, DH-J Tirane 1996.

19- Jola Kurtiqi, Veshtrim ne studimet letrare te Ҫabejt, Tirane 1999.

20- Eqrem Ҫabej, Studime etimologjike ne fushe te shqipes, Bleu VI, N-RR,  Tirane 2002.

21- Universiteti i Shkodres “Luigj Gurakuqi”, Sektori shkencor i albanologjise, Grup Autoresh, Eqrem Ҫabej personalitet i shquar i shkences dhe kultures shqiptare, Tirane 2005.

22- Eqrem Ҫabej, Studime etimologjike ne fushe te shqipes, Bleu VII, S-ZH,  Tirane 2006.

23- Eqrem Ҫabej, Hyrje ne Indoeuropianistike, Leksionet e Prishtines, Tirane 2008.

24- Eqrem Cabej, Soneta, Tirane 2008.

25- Eqrem Ҫabej, Studime etimologjike ne fushe te shqipes, Bleu V, K-L-LL-M,  Tirane 2014.

Nga e gjithe kjo literature prej 25 vellimesh zgjodha vetem pese punime qe me dukeshin me te kapshme per kendveshtrimin tim analitik dhe konkretisht:

  • 1. Eqrem Ҫabej, Studime gjuhesore, III, Prishtine 1976 – foto 59, 60. Hyrje ne Historine e gjuhes shqipe.
foto59
foto60
  • 2. Eqrem Ҫabej, Studime gjuhesore, IV, Prishtine 1975 foto 61, 62. Nga historia e gjuhes shqipe.
foto61
foto62
  • 3. Eqrem Ҫabej, Studime gjuhesore, VII. Hyrje ne studimin krahasues te gjuheve indoevropiane. Prishtine 1986 – foto 63, 64.
foto63
foto64
  • 4. Eqrem Ҫabej, Shqiptaret midis Perendimit dhe Lindjes, Tirane 1994 foto 65, 66. Per gjenezen e literatures shqipe.
foto65
foto66
  • 5. Eqrem Ҫabej, Hyrje ne Indoeuropianistike, Leksionet e Prishtines, Tirane 2008 foto 67, 68.
foto67
foto68

Nuk eshte veshtire per t’u kuptuar qe nga ky material i Prof. Eqrem Cabej-it shqiptaret do te kuptojne gjenezen e gjuhes shqipe dhe menyren se si ka lindur mendimi letrar shqiptar, gjera keto krejtesisht te fjetura pa asnje mundesi zberthimi ne arsimin e detyrueshem shqiptar. Aresyeja duhet kerkuar pikerisht tek perkrahja e fshehte qe politika arsimore shqiptare i ka bere teorise pellazge mbi gjenezen e Gjuhes Shqipe.

1- Dr. Eqrem Ҫabej, Studime gjuhesore, III, Prishtine 1976. Hyrje ne Historine e gjuhes shqipe. 

Nuk ma merr mendja se ka liber me postulativ se ky botim i Eqrem Ҫabej-t, ku cdo rresht analitik eshte nje postulat se si duhet kuptuar historia e Gjuhes Shqipe nga shqiptaret e kurdohershem. Ne kete botim nuk ka fantazira dhe as hipoteza, por vetem fakte mbi shkrimin e deshmuar dhe materiale mbi ate se cfare kane thene dhe zbuluar studiuesit e huaj mbi Gjuhen Shqipe.Referencat jane sipas ideve te mia dhe kuptohet qe lexuesit e tjere duhet ta kene kendveshtrimin me ndryshe dhe afermendsh perfundimet jane me te shumta. Pra mbetet ne deshiren e lexuesit per te percaktuar se cfare mund te trasmetojme tek shqiptaret mbi Historine e Gjuhes Shqipe jashte cdo spekullimi fshataresk qe mund te realizohet.

1-, “Te shkruash historine e nje gjuhe do te thote te pershkruash fatet e zhvillimit qe pershkon ajo gjuhe qe nga fillimet e saj e gjer ne dite te sotme (kur kemi perpara nje gjuhe te gjalle) e gjer ne fund te saj (kur kemi te bejme me nje gjuhe te vdekur). Ne kete kuptim, siç ka populli shqiptar historine e tij, ashtu dhe gjuha e tij, gjuha shqipe, ka historine e saj” (f. 7).

2-“Asnje gjuhe e botes nuk njihet qe nga fillimet e saj. Nga kjo aresye historia e çdo gjuhe qofte, nuk eshte ne gjendje te nise me fillimet e kesaj, por detyrohet te rifilloje nga nje epoke e saj e caktuar. Cila mund te jete kjo epoke? Historine e nje gjuhe mund ta nisim qe nga koha qe ajo gjuhe eshte shkruar. Vetem kur eshte shkruar, nje gjuhe ka marre fizionomine e saj te veçante, ka zene nje vend te caktuar ne historine e kultures se njerezimit. Ne kete kuptim mund te themi se historia e indishtes fillon me Vedet, historia e greqishtes me mbishkrimet perpara Homerit, historia e bullgarishtes me perkthimet e Ҫirilit e te Metodit, dhe historia e shkurter e gotishtes mund te themi se nis edhe mbaron me biblen e peshkopit Wulfila. Edhe historia e armenishtes fillon me perkthimet e Ungjillit nga shek. V pas eres sone. Pa shkrime pra nuk kemi histori te nje gjuhe. Per cdo gjuhe historia e saj nis kur nis kjo gjuhe te shkruhet. Ҫ’ka qene perpara shkrimit te saj, hyn ne perioden prehistorike te gjuhes. Pra, si popujt, ashtu edhe gjuhet, kane prehistorine dhe historine e tyre” (po aty).

3-, “Historia e shqipes mund te themi se fillon me kohen qekur e gjejme te shkruar per te paren here, me shek. XV, edhe me mire me vitin 1555; viti qe na ka dhene Mesharin e Gjion Buzukut, e para veper qe ne njohim ne gjuhen tone. Prandaj ne jemi ne te drejte po ta nisim historine e shqipes me Buzukun ose me dokumentet e vogla perpara tij” (f. 7-8).

4-, “Perioda peseqindvjecare e shqipes se shkruar nuk eshte veçse nje pjese e vogel nga historia e gjuhes, faza me e re e zhvillimit te saj historik” (f. 8).

5-, “Marredheniet e huazimit te fjaleve, pra, e mre nje gjuhe prej gjuhesh se tjera dhe ato qe u ka dhene atyre gjuheve, peshojne shume ne studimin e zhvillimit historik te gjuheve. Keshtu nga fjalet qe ka marre ne kohe antike shqipja nga greqishtja e vjeter e nga latinishtja e nga ndryshimet qe kane pesuarato ne kete gjuhe fitojne nje ide rreth sistemit fonetik si te atyre gjuheve si dhe te vete shqipes” (f. 9).

Ne kete pike ka nevoje per nje interpretim te vogel, pasi fjala behet per boten e relacioneve midis popullatave, per te cilin proces ekziston nje teorizim qe na ndihmon ne zbulimin e ligjit qe percakton pasojen e botes se relacioneve midis popujve; dmth kur relatohen dy popuj cfare marrin ato kundrejt njeri-tjetrit ne planin filozofik konkret, pasi eshte e sigurte qe huzimet nuk jane te barasvleshme ne asnje aspekt.

6-, “Edhe me e erret na paraqitet natyrisht koha prehistorike e gjuhes: koha, kur te pare e lashte te Shqiptareve, si u shkulen nga trungu i perbashket  i Indoevropianeve, muaren rrugen e Ballkanit dhe erdhen e ngulen ne keto ane. Veshtiresia e gjurmimit ketu shtohet aq me shume, sa me lart te ngjitemi ne keto oda te mugeta prehistorike. Megjitheate dija edhe ketu nuk e flak poshte shatin e rremimeve. Pikerisht ketu metoda krahasimtare jep frutet e saj. Nga lidhjet qe paraqet shqipja e sotme me gjuhet motra endoevropiane do te mund te leshohet drite, so(a)do  e pake, permbi kete periode me te lashte te saj” (po aty).

Edhe ne kete pike ka nevoje per nje interpretim te gjere, pasi fillimisht behet fjale mbi parimin e popullimit te Globit ne planin para-historik dhe historik ku zhvillimi diferencial i Racave dhe i Popujve brenda nje Race, e kerkon medoemos percaktimin e ketij parimi. Nuk behet fjale per shtrim shkencor, por per forme botekuptimore te te kuptuarit te problemit. Nga ana tjeter, metoda krahasuese ke merr ne konsiderate: fjalet aktuale, apo anen historike ne KOHE te fjales? Pikerisht ne kete drejtim shkolla e Te Marreve Te Madheshtise Shqiptare ka pretendime mbi punen e Eqrem Ҫabej-t dhe nuk pajtohet me huazimet qe Gjuha e sotme Shqipe ka realizuar nder shekuj nga gjuhet me te cilat popullata parashqiptare dhe shqiptare eshte relatuar domosdoshmerisht per te arritur ketu ku jemi sot. Ligjesia qe vepron ne kete rast nuk eshte zbuluar akoma edhe pse premisat jane te percaktuara rigorozisht nga Eqrem Ҫabej. Ja perse na duhet teorizimi analitik i profesorit te gjuhesise dhe jo ndryshe.

7-“Nga kjo skice del vetvetiu edhe nje fare ndarje e historise se shqipes ne perioda te ndryshme. Ne u ngjitem nga gjuha e sotme ne kohet e vjetra para shkrimit, separi ne mesjete e pastaj ne kohet antike. Kendej u hodhem nje sy dhe koheve me te lashta te prehistorise. Na dalin pra tri perioda. Keto tani do t’i sohim ketu ne zhvillimin e tyre kronologik. Kemi separi perioden prehistorie te gjuhes. E dyta eshte perioda historike perpara shkrimit. E treta perioda e re, qekurse shkruhet gjuha. Keto epoka te zhvillimit historik duam t’i trajtojme ketu nje nga nje, po njekohesisht edhe ne zhvillimin e natyrshem te tyre dhe ne lidhje me njera- tjetren. Kjo eshte nje histori e shqipes ashtu sic e shohim ne sot e me sa e njohim kete gjuhe me ate material qe kemi ne dore. Sikur ky material te ishte me i plote, me i vjeter, sikur gjuha te ishte e deshmuar nga kohe me te para, ka te ngjare se historia e gjuhes shqipe do te paraqitej ndryshe. Edhe periodat e zhvillimit te saj do te ishin te tjera” (f. 9-10).

Ky pohim metodik i Eqrem Cabej-t eshte kaq i sinqerte sa na sherben per te kuptuar katrahuren qe eshte shpikur pas 1964 nga Spiro Konda, vazhduar me Dhimitri Piliken dhe mbyllur me Petro Zhejin, kur kane qene te gjitha mundesite per te ndertuar ekuacionet perkatese ne perputhje me tri periodat e konstatimit te gjuhes. Por MESUESI yne na ka dhene nje mesim gjitheperfshires te lidhur me vjetersine, plotesine dhe deshmine e ekzistences se gjuhes shqipe per te arrire ne nje perfundim te ndryshem nga ai i parapare deri me tani. Pikerisht kjo nuk eshte lejuar te ndodhe ne Shqiperi dhe per te mos e lejuar LINDJEN e nje metodike te mbeshtetur ne keto tre perioda konstatimi u shpik Shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare dhe “dishepujve” te tyre primitive.

Ne kete rast kerkohet te formulohen ekuacionet e zhvillimit te gjuhes nga zanafilla deri tek shkrimi neper keto tre perioda dhe me cfare faze te ketij zhvillimi perputhet gjuha shqipe, gje qe nuk eshte bere ne asnje rast edhe pse MESUESI e ka dhene direktiven per kete problem. Te pakten raporti i bartesve te Gjuhes Shqipe me bartesit e gjuheve relatore tregon se diferencimi social i tyre eshte ne shkalle siperore dhe vetem per kete aresye Gjuha Shqipe nuk mund te kete suport autokton te vjeter teresisht ne perputhje me popullaten autoktone, jo vetem persa i perket gjendjes reale te popullates se sotme shqiptare, por edhe sikur popullata e sotme mos te ishte relatuar asnjehere me popullatat emigratore dhe te kishte mbetur ne gjendjen e egersise historike, sikurse i konstatuan pellazget e pare, qe per kete shkak i parakaluan duke kaluar ne Apenine. Ne kete rast kemi te bejme me popullatat fisnore te Mesapeve, Japigeve, Kalabreve dhe Myzeve te vendosur ne Jug te Apenineve. Keto jane fiset e para pellazge qe jane ndeshur me parailiret historike.

Pjesa A. Perioda Prehistorike karakterizohet nga analiza e studiuesve te ndryshem mbi Gjuhen Shqipe prej te cileve Eqrem Ҫabej ka marre thelbin teorik te menyres se si jane formuar elementet me te pare te kesaj gjuhe. Kapitulli i I: Shqipja gjuhe indoevropiane ka kete permbajtje: “Gjuhet indoevropiane. Karakteri indoevropian i gjuhes shqipe. Puna e Franc Boppit dhe e pasardhesve te tij. Elemente autoktone dhe elemente te huaja ne gjuhen shqipe. Kronologjia e elementeve autoktone” (f. 11).

8-, “Gjuhet indoevropiane jane deshmuar me ane te shkrimit ne periodat me te ndryshme, e keshtu ato i paraqiten syrit te gjuhetarit ne shkalle te ndryshme te lashtesise e te zhvillimit te tyre. Ndersa prej hetitishtes, indoshtes e greqishtes kemi deshmi shkrimi qe nga mesi ose mbarimi i mijevjecarit te dyte para eres sone, e nga iranishtja e gjuhet italike qe prej antikes, gjuhet gjermanike njihen nga shek. IV i eres sone, me biblen gotishte; armenishtja nga shek. V; keltishtja (me mbishkrimet e irlandishtes) nga shek. VII; sllavishten (me sllavishtes e vjeter kishtare te bibles se vellezerve Ҫirili e Metodi) nga shek. IX i eres sone. Gjuhet baltike deshmohen me shkrime vetem aty nga shek. XV e XVI. Po kjo gje vlen dhe per gjuhen shqipe.

Kjo gjuhe ne sistemin gramatikor e ne leksik paraqesin nje afersi te tille ne mes tyre, sa mund te shikohen si gjuhe motra, si dege te ndryshme te nje grupi gjuhesor. Kjo eshte familja gjuhesore indoevropiane, e cila ze nje vend me vete ne mes te familjeve gjuhesore te botes. Si dijetari qe zbuloi i pari marredheniet e afersise midis gjuheve indoevropiane shihet Franc Boppi. Ai eshte edhe i pari qe – pas verejtjeve te shpendara te Xylanderit, Schleicherit e Stierit – me vepren themelore Permbi shqipen ne lidhjet e afersise se saj, botuar me 1854; me nje veshtrim sistematik e te gjithanshem, zbuloi karakterin e shqipes si nje gjuhe indoevropiane. Me kete veper u dha drejtimi per gjithe punen e mepastajme qe u krye ne leme te albanistikes. Megjithese punoi me nje material te kufizuar, Boppi nga veshtrimi i formave gramatikore te shqipes – emri, peremri, numeroret, folja etj. – e nga disa elemente te leksikut pa se shqipja ben pjese ne familjen gjuhesore indoevropiane. Duke kryer nje pune pionieri, Boppi u kufizua ne ravizimin e vijave te pergjithshme ne te caktuar te struktures gjuhesore te shqipes, pa hyre ne hollesira. Gjithsesi vepra e tij eshte e para dhe gjer sot e vetmja perpjekje per te parashtruar ne nje sinteze sistemin gjuhesor te shqipes ne karakteristikat qe e dallojne. Punen e tij e vijoi dhe e zgjeroi dija e mepastajme, e cila permbledhet ne trinomin Gustav Meyer – Holger Pedersen – Norbert Jokli. Keta tre dijetare, rreth te cileve u zhvillua me kohe nje kurore e tere gjuhetaresh, paraqesin vijen kryesore te studimeve shqiptare. Kjo pune, ne te cilen qe nga shekulli i kaluar po marrin pjese edhe Shqiptaret vete, po vazhdon edhe sot e gjithe diten, edhe pas vdekjes se ketyre e te tjereve dijetare” (f. 11-12).

Me kete analize Prof. Ҫabej u ben te qarte lexuesve shqiptare perse Gjuha Shqipe ben pjese ne familjen e madhe Indoevropiane dhe kush ishte ai dijetar qe e zbuloi dhe e renditi Gjuhen Shqipe ne mes te Indoevropianishtes. Qe te mund te hedhesh poshte kete fakt me perpara duhet hedhur poshte Franc Boppin per te kaluar tek ndryshimi i interpretimit te gjenezes se Gjuhes Shqipe, gje qe nuk e ka bere kerkush deri me sot.

Kapitulli i II, Vendi i Shqipes ne rrethin e gjuheve indoevropiane, ka kete permbajtje: Qendrimi i Boppit – Teoria e Schleicherit, Stierit e Kamardes – Mendimi i G. Meyerit dhe i dijes se sotme: shqipja gjuhe indoevropiane veriore dhe satem. Konkordancat parciale baltike – shqiptare. – Konkordancat parciale greke – armene – shqiptare. Konkordancat parciale kelte-shqiptare. – Shqipja si gjuhe indoevropiane qendrore.

9-, “Per vendin e shqipes ne rrethin e gjuheve indoevropiane Boppi u shpreh ne kete menyre qe kjo “ne elementet e saj themelore nuk ka asnje lidhje me te ngushte, ose, aq me pak, ndonje lidhje derivacioni me asnjeren nga gjuhet motra sanskrite te kontinetit tone” (f. 13).

Petro Zheji e botoi shume me vone vepren e tij mbi lidhjen imagjinare te shqipes me sanskritishten kur Profesor Eqrem Ҫabej kishte nderruar jete. Por kuptohet qe Mesuesi yne i kishte dale te keqes perpara duke na mesuar se Gjuha Shqipe nuk kishte lidhje me Lindjen Europiane, sic po mundohen prej 20-30 vjetesh te na mbushin mendjen historianet e deshtuar te epokes komuniste, pra me sanskritishten, por ajo kishte lidhje me gjuhet indoevropiane qendrore dhe ketu eshte i gjithe thelbi i diskutimit mbi gjenezen e Gjuhes Shqipe atehere dhe sot.

10-, “Nxenesi i Boppit, August Schleicheri, e perfshiu shqipen brenda Drurit gjenealogjik, me te cilin shtroi teorine e tij per caktimin e lidhjeve te afersise qe kane gjuhet indoevropiane midis tyre. Brenda kesaj skeme shqipja hyn ne deget e gjuhevet indoevropiane te Europes jugore, ku sipas tij bejne pjese italo-keltishtja dhe greqishtja. Ai e vendosi shqipen ne afersi te greqishtes e te latinishtes, po me afer greqishtes. Eshte viti 1863, kur te dy gjuhet klasike besohej se ishin vecanerisht te afra me njera-tjetren, prandaj edhe ai i permblodhi me emrin “çifti i familjes pelazgjike”. Kjo teze, te cilen e ndoqi edhe G. Stieri e Dhimiter Kamarda, arbereshi i njohur prej Piana dei Greci ne Siqeli (1821-1882), u pa se nuk ishte e drejte. U vu re me kohe se greqishtja me latinishten nuk kane ndonje lidhje te ngushte prej epokes prehistorike. As shqipja nuk ka ndonje te tille afersi te vecante me to, megjithese ka disa konkordanca me greqishten, qe do t’i shohim me poshte. Nje tjeter rrethane qe solli ngaterrime ne tezen e ketyre dijetareve qe se keta nuk qene ne gjendje te dallonin huazimet qe ka shqipja prej greqishtes e latinishtes, nga fjalet e fondit autokton te saj, duke operuar me ato te parat si te ishin fjale vendi te shqipes. Ne kete menyre dilte nje pamje e shtrember e sistemit gjuhesor te shqipes dhe e vendit qe i perket ne preherin e botes indoevropiane” (f. 13-14).

Ne kete pike ka nje boshllek serioz, te cilin gjenialiteti e Ҫabej-t e ka shmangur me kohe pa e ditur qe e ardhja do t’i servirte shqiptareve varesine e shqipes nga pellazgjishtja. Fakti dhe Aresyeja jane shume te thjeshta: parailiret jane relatuar me pellazget, por gjuhen nuk e kane marre prej tyre ne asnje rrethane. Kjo vertetohet edhe ne nje menyre te pavarur dhe krejtesisht te ndryshme nga ajo qe ka perdorur Profesor Ҫabej dhe pikerisht ne fushen e Fese ku parailiret u perqafuan fort me pellazget per mijera vjet, por Besimin Fetar Pellazg nuk e muaren ne asnje permase edhe pse bashkejetuan ane e kend gadishullit deri ne fillimet e shek. te XX-te. Per te qene te sakte ne menyre fundore eshte pikerisht Besimi Fetar ai qe vulos perkatesine etnike te popullateve gadishullore perpara epokes Kristiane dhe pikerisht ato popullata qe kane perqafuar Politeizmin Pellazgjik jane popullata te lidhura ne menyre te drejteperdrejte me popullaten Helene (Maqedonasit, Thraket). Kjo mangesi duhet t’i dedikohet mungeses se Ekuacionit praktik te formimit te Gjuhes nder popujt e Botes; dmth roli i PRIFTIT POLITEIST tek Helenet dhe Romaket. Po te ndiqet ky ekuacion ne elementet perberes te tij do te shihet se alfabetet e para jane produkt i prifterinjve Politeiste dhe bota parailire dhe ilire nuk i njeh ne asnje permase, e per rrjedhoje eshte e pamundur qe parailiret-iliret te kene marre gjuhen prej pellazgeve. Iluzionet e te Marreve te Madheshtise Shqiptare ne kete pike gjejne shembjen e teorise se tyre, por dhe qellimin perse rilindi teoria pellazgjike e gjenezes se Gjuhes Shqipe. Halli paska qene per te percaktuar Kombin Shqiptar dhe gjuhen e tyre te lidhur me Lindjen Europiane dhe jo me Europen Qendrore.

11-, “Nje tjeter kriter rendimi perben rrethana qe shqipja f-se latine e ph-se greke i pergjigjet ne fjalet e se njetjes gurre me nje b, duke u afruar keshtu me gjuhet e vdekura te Gadishullit Ballkanik: ilirishten, maqedonishten e trako-frigishten, e sot me shumicen e gjuheve indoevropiane: me gjuhet keltike e gjermanike, baltike e sllave, me armenishten, iranishten, hetishten e tokarishten; indishtja e vjeter ka ne keto raste nje media aspirate e vj. bharami “sjell”, lat, fero, gr. Phero, got. Baira, sllav e vj. kishtare bera brati “mbledh”, arm. berem, shq. Bar mbar, bie, ku ne imperativin bjere del r-ja perseri.

Duke shkuar shqipja nga nje ane me gjuhet indoevropiane lindore, nga ana tjeter me gjuhet indoevropiane veriore e nga nje tjeter ane me b-ne e saj me shumicen e gjuheve indoevropiane, shihet se ajo ne sistemin e saj fonetik, e do te themi edhe pergjithesisht ne sistemin gjuhesor, largohet mjaft nga dy gjuhet klasike, greqishtja e latinishtja, ku e kishin vendosur Schleicheri, Kamarda e te tjere. Njekohesisht me keto tipare eshte caktuar mjaft qarte vendi i saj ne gjirin e botes indoevropiane. Tani mund te shkohet edhe nje hap perpara e te pyetet se me cilat nga gjuhet motra ajo ka nje aferi me te ngushte? (f. 15).

Edhe vetem kjo reference eshte e afte te hedhe ne ere pikepamjet e Shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare me emrat e pervecem: Eva Brinja, Sazan Guri, Elena Kocaqi, Agron Dalipaj, te cilet pretendojne lidhjen e shqipes me greqishten dhe latinishten dhe bartesit e tyre, sidomos te shqiptareve me greket. A nuk kane nje shtjellim politik pikepamjet e tyre antishqiptare?

12-, “Shqiptaret e Greket jetojne ne Gadishull te Ballkanit…………………………

2- Dr. Eqrem Ҫabej, Studime gjuhesore, IV, Prishtine 1975. Nga historia e gjuhes shqipe.………………………..

3- Dr. Eqrem Ҫabej, Studime gjuhesore, VII. Hyrje ne studimin krahasues te gjuheve indoevropiane. Prishtine 1986.…………………….

4- Eqrem Ҫabej, Shqiptaret midis Perendimit dhe Lindjes, Tirane 1994. Per gjenezen e literatures shqipe.………………………..

5- Eqrem Ҫabej, Hyrje ne Indoeuropianistike, Leksionet e Prishtines, Tirane 2008.………..

Perfundime

Ekuacioni Historik i formimit te Gjuhes nder popujt e Botes: tingujt instiktive → tingujt e kultivuar → vokalizmi, i cili nga ana e vet kalon neper kete rruge ne momentin qe cfaqet: rrokja → fjala → shkrimi → politika………………..

Ekuacioni praktik i formimit te Gjuhes nder popujt e Botes; roli i PRIFTIT POLITEIST tek Helenet dhe Romaket; Ligjet e Solonit dhe Ligjet e Dymbedhjete Tabelave…………………..

Ekuacioni praktik i formimit te  Gjuhes Shqipe. Roli i PRIFTIT KATOLIK tek para-shqiptaret dhe shqiptaret. Deri ku ka shkuar roli i PRIFTIT KATOLIK ne formulimin e gjuhes shqipe; libri i At Justin Rrota O.F.M., Gjuha e shkrueme ase verejtje gramatikore, bot. I, Shkoder 2006…………….

Ekuacioni praktik i formimit te Mendimit Letrar Shqiptar (pese viganet Katolike qe formuan per here te pare kete mendim…………………..

 

Nqs dje LUFTA E KLASAVE (para 1991) ishte nje “perleshje” e fshehte midis intelektualeve te popullates Kuço-Vllehe dhe intelektualeve te shkolles europiane, sot (pas 1991) i eshte shtuar dhe nje perleshje reale dhe e hapur midis mbeturinave Otomane dhe Kombit Shqiptar.

 

Tirane 2022-2023