Artikuj

151 – Kush i ka pushtuar shqiptaret ne shek e XIX-XX?

Posted by Genc Hoti

Loading

151 – Kush i ka pushtuar shqiptaret ne shek e XIX-XX?

 

Ky artikull nuk eshte per te gjithe shqiptaret, por vetem per shqiptaret Veriore me besim fetar katoliko- te hapur dhe ortodoks- te fshehur,  qe jane ushqyer ne menyre te ngopur nga propaganda arsimore e detyrueshme komuniste dhe arsimi universitar pasionant per buken e gojes, sidomos ku ky i fundit vjen nga nje bote fshatare me gjeneze te dyshimte shqiptare.

Shtrohen pyetjet:

-A ka deshmitare sot per krimet e otomaneve ne shek. XV-XIX ne adrese te shqiptareve?

Nje diskutante ne fb pretendonte se ka. Sipas saj ato gjenden ne bibliotekat e Europes!

Marina Shestani-Brushtulli

Genci Hoti ,nuk kam devijuara asgjë kam interpretuar ate çfarë ke shkruar me siper, hidhi nji sy dhe rilexoje me qetësi ! Mos shko tek shkenca ballkanike as tek enciklopedia islame, por merru me bibliotekat e Europes ato ti thone perdhunimet e perandoris osmane në token e Arberit!

Une e ndoqa keshillen e saj dhe pashe fillimisht Encikopedine e Madhe Sovietike me idene se ruset ishin kundershtaret me te medhenj te Perandorise Otomane dhe duhet t’ja kishin nxirre faqen ne ekstrem (foto1, 1/1, 1/2).

foto 1
foto 1-1
foto 1-2

Ne 28 faqe (f. 33-51) Encikopedia e madhe Sovietike fliste per Shqiperine, duke dhene harten e saj politike dhe fizike (foto 1/3), por dhe nje trajtim te vecante ngjarjeve historike qe kishin kaluar shqiptaret nga lashtesia deri ne vitin e botimit te enciklopedise (1950, f. 37-44). Ne faqen 39 fliste posacerisht  per  historine  e  Perandorise Otomane  te  lidhur  me  territorin  e  sotem  politik  te shqiptareve ku vecohej  familja Bushat-Pashes ne Shkoder dhe e Ali Pashe Tepelenes ne Janine (foto 1/4).

foto 1-3
foto 1-4

Ne vazhdim flet per Lidhjen e Prizrenit dhe konfliktet e Perandorise Austro-Hungareze me Serbine dhe Malin e Zi, ku cdo gje perfundon me Paqen e Shen Stefanit. E shoqeron analizen historike te shqiptareve te asaj kohe me kolonizimin italian ne Ballkan. E gjithe analiza historike e fundit te shek. XIX rrotullohet ne marredheniet e Serbise me shtetet kufitare te saj, Kongresin e Berlinit dhe vazhdimin e ngjarjeve te lidhura me feudalizmin shqiptar, ku citohet V.I.Lenin mbi konfliktin Italo-Austriak.

Nuk behet asnje fjale per krimet e Otomaneve ne adrese te shqiptareve.

Atehere mora ne konsiderate nje sere enciklopedish europiane dhe amerikane si me poshte:

– Petit Larouse, 1970.

– Petit Robert 2, 1981, 1984.

The New Funk & Wagnalls Encyclopedia (48 vëllime), 1950/1955.

– Oxford, Enciklopedia e pergjithshme, Tirane 2006.

Maximus Dizionario Enciclopedico, 1994.

– Enciclopedia Europea (Garzanti) (12 vëllime), 1976.

Enciklopedia Biografica Universale, Biblioteca Treccani (njëzet vëllime), 2006/2008.

Dizionario enciclopedico moderno (katër vellime), 1935/1937/1938 (pamjet e disa prej ketyre enciklopedive jane te publikuar ne art 149-Kush i ka pushtuar Shqiptaret).

Rezultati ishte i njejte; ne asnje enciklopedi nuk behej fjale per krime te Otomaneve kundrejt popullates shqiptare.

Atehere eshte ne dinjitetin njerezor te zonjes Marina Shestani-Brushtulli te gjeje neper Bibliotekat e Europes materialet mbi perdhunimet e Perandorise Otomane ne tokat e Arberise, sepse rezulton qe une jam i paafte ta zgjidh kete problem edhe pse kam mbi 450 vellime enciklopedike nga gjithe shtetet europiane dhe Boterore. Ose ne te kunderten te deklaroje se ate deklarate e ka bere thjeshte per t’u dukur formalisht triumfatore me mullinjte e eres.

Por cudia e madhe do te ndodhte me pyetjen e meposhtme.

-A ka deshmitare sot per krimet e shqiptareve pergjate shek. XVI-XIX kundra vendeve ballkanike (Hungari) dhe Lindjes se Aferme, sidomos ne Liban, Egjypt, Siri, Arabi, Kurdistan?

Ekzistonin vetem ne dy libra, por njeri ishte bombe fare, cka tregon se disa anetare te grupit ProGegnishtes te ishin jo vetem te paditur, por dhe aleatet e pushtuesve komuniste te Shqiperise:

Yevgeny Tarle, Napoleoni, Tirane 1963 (ne kopertine eshte 1965). Ky liber eshte shkruar me 1936 dhe eshte perkthyer shqip nga Javer Malo prej gjuhes frenge nga botimet sovietike ne gjuhe te huaja (foto 2, 2/1). Ne kete material flitet mbi ekzistencen e forcave shqiptare ne ndihme te ushtrise otomane ne afersi te Jafes-Siri kundra ushtrise franceze te udhehequr nga Napoleon Bonoparti (foto 2/2).

foto 2
foto 2-1
foto 2-2

– Pa autor, Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete? Pershtypje e treteTirane 1923 (foto 3). Mungesa e autoresise dhe vendosja pas nje viti (bot 1924, Biblioteka e Shkodres) e emrit te Sami Frasherit, me te njejten radhe ribotimi, te con ne dyshimin me te pare se autori nuk eshte ai, cka te detyron ta studiosh kete liber per te pare permasat e abuzimit me te.

– Sami Frasheri, Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te jete. Botim i gjashte, Botonjes LUARASI, pa vit botimi (1944?), (foto 3/1, 3/2).

Kesaj vepre i pata kushtuar nje studim te vecante dhe me thene te drejten isha treguar i kamufluar me grupin ProGegnishes, pasi e dija te verteten kaq sakte dhe kaq te dokumentuar sa bera perpjekje maksimale per te mos e dekospiruar sekretin qe fshihte kjo veper ne lidhje me raportin shqiptar-otoman (per kete shih art. 91- Perse ju adresua vepra:“Shqipëria c’ka qenë, c’është e c’do të bëhetë?Sami Frasherit dhe cfare perfaqeson ajo ne realitet? (ose TURPI “shkencor” i Akademise se Shkencave te R.P.S. te Shqiperise me 1988-89) 19.07.2017).

Cfare sekreti ka kjo veper ne fshehjen e raportit Shqiptar-Perandori Otomane?

foto 3
foto 3-1
foto 3-2

Ne pjesen e Pare te ketij libri ekziston kapitulli “Shqiperia nene Tyrqite” – faqe 32-35, bot. i Prishtines 1978 (foto 3/3, 3/4, 3/5, te marre nga botimi i gjashte perpara 1945, me shume mundesi me 1944, foto 3/1, 3/2).

foto 3-3
foto 3-4
foto 3-5

Te dy botimet (1923, 1944) kete kapitull e kane te barabarte, por botimet pas 1945 kane nje dukuri. Botimi i vitit 1962 ne Tirane, ribotuar ne Prishtine me 1978, nga eshte fotokopjuar ky material, ka komente duke ja ndryshuar kuptimin ku lexuesi shqiptar nuk duhet te dinte te verteten se cfare krimesh kishin bere ushtrite shqiptare kur shkonin ne ndihme te Otomaneve (foto 3/6, 3/7).

 

foto 3-6
foto 3-7

Ndersa te gjithe botimet e tjera (26 te tille, qe me sherbyen per te studiuar kete autor dhe kete liber) kete kapitull ose nuk e kishin duke ja ndryshuar titullin, bot. i vitit 2010 – foto 3/8, 3/9; ose e kishin shkurtuar ne maksimum duke ja ndryshuar kuptimin (bot, i vitit 1980 – foto 3/10, 3/11).

foto 3-8
foto 3-9
foto 3-10
foto 3-11

Cfare permbajtje paska kjo pjese qe arsimi i detyrueshem shkollore i epokes komuniste, por edhe sot, e paska tjetersuar dhe ndryshuar teresisht? Kjo me detyroi ta ripublikoj te plote duke e marre nga botimi i Kosoves, meqenese me shume i besoj studiuesve te Kosoves, se sa fallsifikatoreve te Tiranes.

“VI. Shqiperia nënë Turqitë33)

Pas Skenderbeut e pas kohes se ketij burri, e cila, sado qe shkoi e tera me luftera e me gjak, eshte m’e bukur’ e m’e bekuar’ e gjithe koheravet per vendin tene, se vetem atehere u mbloth i tere kombi me nje qeveri te dlire e iu degjua emeni ne gjithe botet me nder te math nga te qendruarit kundrejt Tyrqet, te cilevet atehere mbreteri te mbedha s’u qendronin dot; pas kohes se ketij burri te ndjere, themi, Shqiperia u be nje cope e mbreterise se Tyrqise.

Shqipetarete, njerez trima e luftetare, kane pasur gjithe jeten deshire te madhe per lufte e luften’ e kane quajture nje pun’ e nje fitim per vetehe te tyre. Vinine neper gjith’ anet t’Europese me arme ne dore e beine te fitonj’ ay q’i merrnine anene. Pas keti zakoni te vjetere te tyre ishine hedhure edhe Asi e koshin hyre ne sherbim te Tyrqet duke ndihure ketyre me arme e me trimeri. Bajazid Pasha, bure trim e me bese te forte, qe nxorri Celepi Sulltan Mehmedne nga mez’ i ushterise se Tamerlanit (Timur Lengjit) e e shpetoi nga mijera rezike duke vene vetehen’ e ti ne rezik te math e duke marr’ ate shume here ne krahe e duke lypure; ky Bajazid-Pasha, qe shpetoi jeten’ e ati Sulltani, pa te cilene mbreteri’ e Tyrqet e femij’ e Osmanit ishine te shuara e te humbura per jete, ky ishte Shqipetar, si dhe shume te tjere pashanj34) e te mbedhenj njeres, qe kane treguar trimeri te medha e sherbime te renda n’ushterit te Tyrqet shume kohe me pare se te merrete Shqiperia prej Tyrqet.

Keshtu Shqipetarete kishin zene te marrene besen’ e Tyrqet e te behen myslimane qe pa rene Shqiperia ne duart te Tyrqet. Po si u bene keta zoterinjt’ e Shqiperise, kethyerj’ e beses u shtua shume me teper edhe me te gjith’ aet te Shqiperise zune te marrene besen’ e mundeset, duke thene tek eshte kordha, eshte besa! Shqiptaret kane kete vetie qe rendonene cpejt nga nje bese e duane gjithnje ta nderojne; si pan’ edhe qe Tyrqite s’u bene nder atyre qe s’jane ne beset te tyre, s’pertuane per te marr’ ate bese. Po edhe ata qe mbene te krishtere, nuk’ u poshtnuane e te behen raje si kombet’ e tjere, po mbajtene armete e nder’ e tyre edhe vinine edhe keta ne lufte e luftonin bashke me vellezerit’ e tyre muslimane kuntre armikevet te Tyrqise.

Puna qe donte mbreteri’ e Tyrqise, u erth mbare pas veties se tyre. Lufterat e paprera, lodera e vrape me kuaj, rrembime, vrasje, presje e te tjera te ketilla gjerera, qe donin Turqite, keto ishine punerat’ e dashura edhe te Shqiptarevet. Tyrqite gjetne ne Shqipetarete nje shok te luftese te forte e te besese, edhe Shqipetarete gjetne ne Tyrqit nje zot, q’u hapte perpara nje shesh te gjer’ e te cpenguare per te bere gjith’ ato q’u donte zemra.

Shqiperia ne kohet e Tyrqvet u be m’e e pasure e m’e begate se kurdo; se Shqipetarete suleshine bashke me Tyrqite neper gjith’ anet te botes edhe ketheheshin ngarkuar me ar e me ergjent, me arme te vjejtura e me kuaj te bukure t’Arabise, t’Egjyptese, te Qyrdistanit, t’Ungrise etj. Me te qene me trima e me te zotte se Tyrqite, shkonine edhe neper me te medhenjt e me te ndricimit vende e kishine me teper nder se ata vete Tyrqite. Vetem sadrazeme, do-me-thene Vezire te mbedhenj, jane afro 25 Shqipetare edhe me te miret’ e me te degjuarit’ e atyre qe kane ndenjture ne kete vent, jane Shqipetare.

Pa le ne Shqiperi qe s’vinte kurr’ i huaj. Gjith’ ata qe qeverisnin Shqiperine, te vegjel’ e te mbedhenj, ishine te gjithe e gjithnje Shqipetare. Mundime te themi se Shqiperia qeverisesh me vetehe prej Shqipetaresh e me zakonet te saj. S’ish poshtuar as pake nene Tyrqet e s’paguante gje pervec gjakne, qe derthte ne lufte edhe i cili  i paguhesh e cperblehesh fort shtrenjt.

Kjo eshte ngaja qe kane lidhure Shqipetarete me Tyrqit. Shqipetarete gjenin ne Tyrqit ate qe donine: gje, nder, arme, kuaj, rrembime sa te donin edhe dlire sa u duhesh; edhe Tyrqite gjenin ne Shqiptaret ate qe donin: trimeri, bese e gjak te derdhure pa kurcim.

Keshtu qene punerate gjer ne kohen e tenzimatit; do te shoheme me poshte se qysh u ndruane q’ateher’ e tehu.”

Shenimi 33) eshte nje nder ato qe kerkon ta ndryshoje permbajtjen reale te librit dhe t’u imponoje shqiptareve nje permbajtje krejt tjeter per tjeter, duke realizuar nje mashtrim rrenjesor ne marredheniet Perandori Otomane – Shoqeri Shqiptare. Ky shenim thote:

“Ne kete nenkapitull S.F. flet per kohen e sundimit turk ne Shqiperi deri ne reformen e Tanzimatit rreth mesit te shek. XIX. Sikurse do te vihet re me tutje, S.F. ben dallimin midis sundimit turk para dhe pas Tanzimatit. Per kohen para Tanzimatit S.F. ka pikepamje padyshim te gabuara. Ai ka sigurisht te drejte kur e stigmatizon sundimtarin turk si shkaktarin e prapambetjes se Shqiperise, por nuk ka te drejte kur thote se shqiptaret gjeten te turqit nje zot qe u hapte perpara nje shesh te gjere e te cpenguar per te bere gjithato q’u donte zemra, ose pohime te tjera te ketij lloji. Gabimi kryesor i S.F. ketu eshte se ai identifikon feudalet shqiptare (te cilet bashkepunuan me shkelesin turk) me masen e popullit shqiptar (i cili nuk e nderpreu asnjehere luften kunder sunduesit te huaj). Ndoshta S.F. i kurseu kritikat per kete periudhe te perenduar per ta sulmuar e denuar pa mashire  regjimin turk pas reformave te Tanzimatit, kunder te cilit, ne te vertete, nuk le gje pa thene”.

A nuk kemi ketu sakte fare shtremberimin e Historise nga ana e shkolles shqiptare te epokes komuniste (1962) per te transformuar pushtimin komunist ne pushtim otoman.

Tani na takon te interpretojme keto rreshta te shkruara nga “Rilindasi” i madh Sami Frasheri ne adrese te shqiptareve te koherave para otomane dhe gjate otomaneve, per te pare raportin social midis botes Otomane dhe botes Shqiptare. Sipas ketij materiali nuk mund te shtrohet pyetja a jane otomanet pushtuese te shqiptareve, por pyetja me e sakte eshte: cili eshte raporti politik midis shqiptareve dhe otomaneve: shqiptaret kane pushtuar otomanet, apo otomanet kane pushtuar shqiptaret?

Per te mos u ngutur ne pergjigjen e kesaj pyetje nxjerrim materialin interpretues nga ajo cka Sami Frasheri ka shkruar per shqiptaret nden sundimin politik te otomanet, gjithmone sipas autorit:

  • Shqiptaret (arberit) e kane perdorur luften si nje forme pune per te perfituar te mira materiale. Per kete kane shetitur ne te gjithe anet e Europes duke luftuar ne anen e atyre qe i paguanin.
  • Kete vecori te karakterit te tyre shqiptaret (arberit) e kane perdorur edhe ne kohen e filleses se Otomaneve pa ardhur ne Europes (mesi i shek. te XIV) duke kaluan ne Azi.
  • Shqiptaret (arberit) u kthyen ne fene e Islamit pa ardhur forcat otomane ne Europe dhe u vune ne sherbim te tyre. Por ne kete drejtim pati shqiptare (arber) qe nuk e nderruan fene dhe ne pozicionin e Krishtere u bene aleate me shqiptaret e islamizuar dhe u vune ne sherbim te Otomaneve (behet fjale per mirditoret).
  • Shqiptaret ne kohen e Otomaneve u bene me te pasur e me te begate si asnjehere tjeter. Ne kohen e Otomaneve shqiptaret u bene te famshem ane e kend Botes duke arritur dhe shkallen e Vezireve te medhenj (te tille kane qene rreth 25 shqiptare).
  • Drejtimin politik te shqiptareve e kene realizuar vetem shqiptaret te komanduar nga Otomanet duke qene te barabarte me ta. Sipas kesaj pikepamje, pra nuk mund te themi se Otomanet kane pushtuar Shqiptaret, por Shqiptaret kane pushtuar Otomanet.

Te gjitha keto kane ndodhur deri ne kohen e Tanzimatit (1850) dhe po te mos ndodhnin keto reforma atehere shoqeria shqiptare do te vazhdonte ne rrugen e krimit politik.

A kemi te drejte te themi se shqiptaret e sotem nuk e dine se kush pjese prej shqiptareve (mirditoret dhe leberit) kane qene aleate te Otomaneve nga mesi i shek. te XVI deri ne fillesen e reformave te Tanzimatit (1850) duke e ndihmuar kete Perandori ne sundimin mbi popujt e skllaveruar. A nuk lind nga kjo pyetje dyshimi me i madh mbi qenien e pushtimit te shqiptareve nga kush dhe kur?

-A ka deshmitare sot per krimet e komunisteve ne mesin e dyte te shek. te XX-te?

Te pakten 1/3 e  shqiptareve i kane pasur ne kurriz keto krime me pushkatime, burgosje dhe internime (behet fjale per 250 000 te pushkatuar haptas dhe fshehtas nga viti 1940 deri me 2 prill 1991, si dhe per 750 000 te internuar dhe burgosur nga dhjetori 1944 deri ne mars 1991, kur iken te burgosurit e fundit politike nga Qafe Bari. A munden trashegimtaret e te pushkatuarve, burgosurve apo te internuarve, te kerkojne se kush jane persekutoret e te pareve te tyre jashte shekullit te XX-te dhe t’ja hedhin fajin Pushtetit Otoman, te permbyllur me 28 nentor 1912?

Problemi eshte i thjeshte sipas pyetjes: kush jane pushtuesit e Kombit Shqiptar, te pakten nga mesi i shek. te XIX, kur Reformat e Tanzimatit krijuan hendekun e pare politik midis provinces dhe pushtetit qendror?

Pergjigja e kesaj pyetje nuk eshte fort e thjeshte sepse paraardhesit e afert dhe te larget te shqiptareve kane pasur tre vecori te lidhur me pushtuesit reale te tyre.

Vecoria e pare e kesaj popullate ka qene levizja e detyrueshme Veri-Jug, Lindje-Perendim, nen  presionin e popullatave emigratore qe kane depertuar ne Ballkan ne kohera teper te hershme duke marre me vete edhe nje pjese te popullates autoktone here si bashkejetues (iliret, dardanet, epirotet pergjate shek. V Para Kri.) e here si skllever (iliret dhe epirotet me 168 Para Kri. nga ana e romakeve te Paul Emilit). Ne kete rast eshte fshehur fakti i shtritshmerise te popullates autoktone ne te gjithe territorin gadishullor per mungese provash edhe pse nuk ka asnje te dhene tjeter mbi ekzistencen e ndonje popullate tjeter, bashkeshoqeruese e parailireve. Ne ato kohera te sterlashte ekziston vetem nje levizje jug-veri ne jug te gadishullit (per efekt te zhvillimit te emigratoreve pellazge ne kurriz te popullates autoktone), popullata e se ciles mori emrin Epir me vone se emri Ilir edhe pse levizja duhet te kete ndodhur mbi 1000 perpara se te lindete emri ilir tek Herodoti. Kjo eshte koha kur pellazget transformohen ne Helene dhe, nga marredheniet e pellazgeve me popullaten vendase, lindin epirotet. Ne shek XII-XIII ne saje te kryqezatave, sidomos te katertes kur u formua Perandoria Latine e Lindjes (1204-1208) dhe ne trojet arberore u formuan feudet e mbeturinave kryqtare per te cilat pretendohet qe ka pasur shtet arber qe ne shek. e XI, por asnjehere nuk thuhet qe ky shtet imagjinar nuk ka qene produkt i popullates autoktone. Ai ka qene nje krijese artificiale qe nuk pati jete te gjate jo per faj te popullates vendase, por per efekt te mosperputhjes se rendit politik me shkallen e zhvillimit social te ketyre te fundit.

Permend me rradhe:

Akademia e Shkencave te Shqiperise, Historia e Popullit Shqiptar, vell. I, Tirane 2002.

Akademia e Shkencave e RPS te Shqiperise, Historia e Shqiperise, vell. I, Tirane 1984.

Universiteti Shteteror i Tiranes, Instituti i Historise dhe i Gjuhesise, Historia e Shqiperise, botimi Dyte, vell. I, Tirane 1967.

Dom Ndoc Nikaj, Historia e Shqypnis, vellimi I-II, Shkoder 2015.

Kristo Frasheri, Principate Arberise, Tirane 2014.

Pellumb Xhufi, Dilema e Arberit, Tirane 2006.

Aurel Plasari, Arbni historik, gjeografik, kishtar dhe politik, bot. i dyte, Onufri 2020

Gjet Ndoi, Arberia ne kufijte e mbijeteses..,.Edhe Europa ne rrezik nga Orienti! Tirane 2020.

Gjon Berisha, Arberoret ndermjet Kishes Perendimore dhe asaj Lindore gjate shekujve XI-XV, Prishtine 2015.

Vecoria e dyte e kesaj popullate eshte shtrirja gjeografike e jetes se tyre ne te gjithe territorin gadishullor perpara se te vinin pellazget indoeuropiane. Ardhja e disahereshme e ketyre popullatave indieuropiane (kater te tilla), sidomos para-Helene dhe para-Dake, ka bere qe kjo shtritshmeri gjeografike te ngushtohet nga Lindja drejt Perendimit dhe nga Jugu drejt Veriut. Por relacionet e popullatave indoeuropiane me popullaten vendase kane dhene disa popullata hibride te cilat nuk kane pasur jete te gjate edhe pse madheshtia e tyre ka lene gjurma ne Histori (Trakasit dhe Maqedonasit). Cudia eshte qe nje popullate e tille hibride mbijetoi duke pasur karakterin e popullates autoktone (Epiri). Me ardhjen e popullates bullgare dhe serbe shtritja gjeografike e popullates autoktone u ngushtua edhe me shume duke e pasur qendren gjeografike ne Dardanine ilire, te pakten deri ne shek. e XII-XIII, por te spostuar ne Jug (Mat) pas largimit te serbeve (1380).

Vecoria e trete e kesaj popullate eshte mungesa absolute e sasise numerike te saj nder shekuj dhe mijevjecare, por me ngushtimin e shtritshmerise gjeografike edhe numri sasior i kesaj popullate erdhi drejt tkurrjes duke mos pasur asnjehere nje numer te saktesuar. Mendohet qe rreth shek. te XV, pas vdekjes se Heroi Kombetar Gjergj Kastrioti, kjo popullate te kete qene rreth 700 000 banore popullate autoktone te sunduar ne numer nga gjinia femerore ne raporte 5/1 me gjinine mashkullore.

Kjo kohe dhe me pas perkon me migrimet masive te arberoreve drejt Helades, Kalabrise, Venedikut, Zares. Eshte nje levizje 800-900 vjecare qe largon shumicen absolute te arberoreve nga trojet e tyre. Ka disa autore qe na japin te dhena mbi kete migrim, qe pak eshte marre parasysh nga historiografia shqiptare e te gjitha koherave.

Permend me radhe:

Lucia Nadin, Shqiptarët në Venedik 1479-1552, Tirane 2008.

Mark Tirta, Migrime te shqiptareve, Etnografia Shqiptare, nr.18, Tirane 1999.

Shefqet Saliu, Hulumtime per Luginen e Siperme te Permetit, Tirane 2011.

Zyber Gjoni, Haki Përnezha, Dibra ne defteret osmane (1467, 1583), Vol. I, Tirane 2011.

Roberto S. Lopez, Lindja e Europes, historia e epokes mesjetare, Tirane 2012.

Robert Matranit, Historia e Perandorise Osmane, Tirane 2004.

Nike Ukgjini, Kisha Katolike në trevat shqiptarë [Nga Shek. XI – deri sot], Tiranë 2016.

Meno Dedaj, Emigracioni shqiptar ne SHBA 1880-1955 (Zbulimet e huaja dhe Emigracioni)

Tirane 2008.

Kolë Kamsi, Shqiptarët e Italisë, Shkoder 2006.

Jahja Drançolli, Arberit ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes gjatë Mesjetës, Zagreb 2008.

Halil Inalxhik, Perandoria Osmane, Shkup-Tetove 1995.

Halil Inalcik, Perandoria Osmane, Periudha klasike 1300-1600, DITURIA 2013.

Konstandin Jireček, Historia e serbeve, pjesa e pare dhe e dyte, Tirane 2010.

Faruk Borova, Dinastia shqiptarë që sundoi Misirin (Egjiptin) – 1805-1952, Tiranë 2010.

Engjell Sedaj, Papa shqiptar Klementi XI – Albani, Kuvendi i Arberit , Tirane 1998.

Eqrem Zenelaj, Gjenealogjia e familjes shqiptare Albani nga Urbino dhe Bergamo e  Italise – Papes Clementi XI Albani (PONTIFEX MAXIMUS), Prishtine 2009.

Drejtoria e Pergjithshme e Arkivave te shtetit, Shoqerite Patriotike shqiptare jashte atdheut per arsimin e kulturen Kombetare 1879-1912, Tirane 1987.

Bojan Gjyzelev, Shqiptaret ne Ballkanin Lindor, Tirane 2005.

Bardhyl Demiraj, Conciλi Provintiaaλi O Cuvendi J Arbenit (Rome 1706), Shkoder 2012.

Fatmir Toçi, Arbereshet midis realitetit dhe mitit. Veshtrim  shkurter historiko-kulturor, Tirane 2021.

Ndersa vecoria e popullates se sotme shqiptare eshte bashkejetesa e popullatave emigratore prej te pakten 200 vjet me popullaten autoktone, e cila nga ana e saje ishte e perzier pergjate periudhes se saj historike. Kjo popullate emigratore ka pasur keto permasa sasiore nder shekuj duke ndare shqiptaret migratore nga shqiptaret autoktone dhe duke u perzier me ta:

1-Egjyptianet, sipas tekave te politikes sasia numerike e tyre luhatet midis 250.000- 500.000 individe.

2-Otomanet me 1914 ne te kater vilajetet shqiptare kane qene midis 1-1,5 milion individe

3-Vllehet me 1918 kane qene 140.000 individe orthodokse kur popullata shqiptare ishte vetem 780.000 njerez. Plus kesaj jane dhe 600.000 vlleh te konvertuar ne muslimane me 1830-1853.

4-Goranet e Kukesit dhe Goraret e Korces, numri i te cileve duhet te jete me pak se 100.000 individe.

5-Gollobordasit, duhet te jene me pak se 100.000 individe

6-Greket, te dhenat mbi kete popullate nuk kane qene asnjehere te sakta; ato luhaten midis 80.000 dhe 100.000

7-Maqedonasit, afro 10.000

8-Vrakacoret numri i te cileve nuk paraqet interes pasi sot jane larguar nga Shqiperia Politike.

9-Hebrejt, edhe per kete popullate numri nuk paraqet interes per efekt te largimit masiv te tyre pas 1991-shit.

Shqiptaret e sotem autoktone e kane te pamundur ta diferencojne veten nga keto popullata emigratore jo vetem per shkak te bashkejeteses disa shekullore me ta (saktesisht 1500 vjet), por dhe te martesave te panumerta midis tyre. Eshte e pamundur te kete familje shqiptare biologjikisht te pastra nga pikepamja etnike, por problemi qendron ne karakteristiken sociale qe disponojne shqiptaret ne raport me popullatat e tjera europiane. Kjo karakteristike e shqiptareve mori ne qafe Helenet, Otomanet dhe Italianet e Jugut. Te shohim se deri ku dhe kur do te shtrihet ky ndikim frenimi social qe disponojne shqiptaret.

Literatura per kete argument paraqitet si me poshte:

Lorenzo Viezzollli S.J., Shqypnia, njoftime gjeografike shtetistike-administratore, ribotimi i dores se V te plotesueme e te ndreqme, Enti Botues “Gjergj Fishta” 2014.

Kemal H. Karpat, Popullsia Osmane 1830-1914, Tirane 2017.

– Stilian Adhami, Voskopoja, Tirane 1989.

– Stilian Adhami, Permeti dhe permetaret ne faqet e historise, Tirane 2001.

– Stilian Adhami, Veshtrim mbi kulturen popullore te treves se Permetit, Tirane 2001.

– Stilian Adhami, Udheve te trashegimise historiko-kulturore te Popullit Shqiptar, Tirane 2008.

– Robert Elsie, Bektashinjte shqiptare. Historia dhe kultura e nje rendi dervishesh ne Ballkan, Prishtine 2020.

– Qatip Mara, Frasherlliu Akademik – Stefanaq Pollo, Tiranë 2011.

– Nathalie Clayer, Zoti ne “vendin e mercedesave”, PERPJEKJA, Viti XI, nr 20, f. 9-41.

Nuray Bozbora, Shqipëria dhe nacionalizmi shqiptar në Perandorinë Osmane, Tiranë 2002.

Nicolae Iorga, Bizant pas Bizantit, Tirane 2009.

Mois Kamberi, Dibra ne periudhen e Rilindjes Kombetare Shqiptare, Tirane 2012.

Luan Dino, Egjiptianët e Shqipërisë, Tiranë 2004 (2005).

– Leka 1937. XXV, numer kujtimuer i XXV-vjetorit te pavarsis komtare 28.XI, Shkoder.

Justin McCarthy, Vdekje dhe Debim, spastrimi etnik i muslimaneve osmane 1821-1922, Tirane 2015.

Ami Boue, Shqiperia ne Turqine Europiane, Tirane 2011.

Edwin E. Jacques, Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit, Tiranë 2019.

Me qene se termi PUSHTIM, per disa spekullatore te historise me universitet, lidhet vetem me politiken otomane, atehere po e kufizojme problemin vetem per shekullin e XIX-XX-te, kohe ne te cilen u realizua grabitja e identitetit kombetar te shqiptareve dhe u krijuan rilindasit me origjine otomane dhe vllehe duke u mohuar Rilindasit e Vertete Katolike qe ndertuan gjuhen, letersine, teatrin dhe identitetin kombetar shqiptar nga fundi shek. te XIX deri ne mesin e shek. te XX-te.

Ne kete rast per baze eshte marre nje autor tjeter, i te njejtes popullate qe e trajton problemin ne te njejten menyre si autori ne art. 149 – Kush i ka pushtuar shqiptaret?

Maria Dobresku, Pese dekada diplomaci, Bukuresht 2011 (foto 4, 4/1). Ne brendesi te ketij libri gjendet nje kapitull me vete (Kreu V, f. 143-162) me titull Arumunet (foto 4/2) qe tregon per nje tendence analitike te autores Maria Dobresku dhe ambasadorit Gheorghe Micu. Te dhenat e autores dhe ambasadorit jane thjeshte politike dhe ne shume menyra ata kerkojne t’i bashkerendojne te gjitha popullatat e vjetra historike ballkanike ne nje te vetme.

foto 4
foto 4-1
foto 4-2

Sipas tyre arumunet jane pasuesit e trakeve te romanizuar dhe konsiderohen si nje popullsi e lashte e deges se latinitetit lindor. Ata pretendojne se “Historianet, etnologet, gjuhetaret dhe filologet afirmojne se ata i kane rrenjet ne popullsite e vjetra te Ballkanit, traket, se jane, si deklaron Matilda Caragiu Marioteanu, “vazhduesit e popullsise jug-lindore europine te romanizuar (maqedonas, greke, trake, ilire) apo te kolonizuar nga romaket”” (f. 144). Jo me kot e citova te plote kete ide te autoreve, pasi n.q.s. Historianet, etnologet, gjuhetaret dhe filologet afirmojne se aromunet maqedonasit, greket, traket dhe iliret jane e njejta popullate; biologet vene dallimin racor midis tyre, te pakten midis ilireve dhe gjithe popullatave qe permendin autoret. Kjo eshte pika qe ndan popullatat emigratore nga e vetmja popullate autoktone e Gadishullit Ballkanik dhe kjo ngjyre e lekures, e ndryshme midis tyre, e permbys te gjithe ate qe pretendohet mbi unitetin e popujve ballkanike. Ne kete pike te Marret e Madheshtise Shqiptare i shkojne per fije ketyre teorive dhe kjo eshte aresyeja perse lulezuan keta te Marre pas 1991-shit. Dhe kjo eshte aresyeja me e pare qe te detyron te studiosh shkallen e zhvillimit social te seicilit popull ballkanik per te pare perputhjen dhe diferencen midis tyre. E duke bere kete pune rezulton qe popullata ilire nuk afrohet kerkund me popullatat qe permendin autoret e mesiperm deri ne ate shkalle sa eshte e pamundur qe ato te perbejne nje unitet ne cfaredo lloj kohe qe t’i marrim ne analize duke perfshire edhe ekstremet me te njohjteshme te tyre. Kjo e fundit na jep dore per t’i ndare ne menyre te papajtueshme iliret nga te gjithe popujt e tjere te Ballkanit dhe pasardhesit e tyre per te gjitha koherat, qofte dhe vetem me ane te analizes se gjendjes sociale te tyre dhe pasardhesve te sotem pas 1000-2500 vjeteve.

Sipas autoreve:

“Emertimi Vllah (fjale me origjine gjermane) u dha ne Mesjete nga persona jashte etnise dhe eshte perdorur per te quajtur popullsine romake ne lindje te Europes dhe te Ballkanit. Ne ditet tona, greket  identifikojne arumunet me termin vllah apo kucovllah, serbet i therrasin arumunet cicari, hungarezet cincarok, kroatet i quajne morraci, turqit dhe shqiptaret u thone çobane” (f. 144)

Kjo analize tregon se popullata qe fshihet pas emrin vllah e fillon jeten e vet vetem ne mesjete, pamvaresisht se nga e ka prejardhjen, dhe pranohet qe ata quhen ndryshe arumune. Gjithashtu pranohet se kjo popullate ka jetuar ne ato kohera ne Lindje te Euopes dhe Ballkanit duke e qene e shperndare ne te gjithe territorin ballkanik. Por ne te gjithe kete analize fshihet problemi me themelor: zhvillimi cilesor i vlleheve sipas shkalles se qyteterimit, gje qe lidhet me vendin ku ato kane jetuar, sidomos pas shek. XIII-XV. Kjo popullate, sipas kesaj analize, paraqet rendesi per vllehet e Shqiperise pasi dallojme popullate vllehe teper te civilizuar (Voskopoje) dhe popullate vllehe fshatare (Grabove, Belsh e rrethina), qe gjithsesi dallohen nga popullata muslimane ne cilesine e jeteses. Pikerisht kjo gje eshte fshehur nga vete intelektualet vlleh te formuar pas 1945-ses.

Jane po keta autore qe ne nje fare menyre ja heqin petat lakrorit duke e vene ne pah kete defekt pa e cuar deri ne fund. Sipas tyre:

“Keta rumune jug-danubiane, te cilet dalin nga disa teori apo studime here si migratore me origjine jug-danubiane neper vendet ballkanike (te permendur qe ne shekullin e VII-te permes episodit “Torna, torna frate!), here si gjurmashe te latinitetit jug-danubian, te zhvendosur vone ne veri te Danubit (teoria e Robert Rösller), here si greke te latinizuar, pa asnje lidhje Rumanine (teoria e historiografise helene) – kane probleme te karakterit identitar ne vendet ballkanike ne te cilat banojne. Prej ketej rrjedh edhe fakti i mosnjohjes se tyre si minoritet kombetar…” (f. 144-145).

Te pakten ne Shqiperi, pas 1945 vllehet kane grabituer identitetin kombetar te shqiptareve dhe kete e paraqesin si produkt te tyre. Dhe ne kete pike fillon loja politiko-intelektuale pasi si fillim u grabiten shqiptareve Rilindasit e vertete dhe emertuan te tille njerez nga subjekti i tyre, te cilet nuk kishin lene gure pa levizur per t’u mbushur mendjen shqiptareve qe gjuha shqipe ishte veper e ketyre rilindasve te rreme dhe ajo nuk kishte asnje lidhje me krijuesit Katolike te shek. XVI-XX. Ne kete menyre pas 1945 ndodhi pushkatimi i Rilindasve te Vertete dhe pas 10-15 vjeteve krijimi i rilindasve te rreme.

Ne vitet 60 e me vone intelektualet vlleh pushtuan te gjithe piramiden intelektuale te arsimit shqiptar, por edhe te aktivitetit “shkencor” te politikes komuniste. Kete gje e fshehen me kaq marifet sa edhe gjenezen e tyre biologjiko-sociale e tjetersuan duke ju a ngjitur shqiptareve dhe duke sakrifikuar nga vetvetja historike. Por autoret e mesiperm kete dukuri nuk e kane zberthyet tamam keshtu, pasi e tregojne gjenezen e arumuneve me permasa krejt te tjera. Sipas tyre rezulton se:

“Historiani Neagu Djuvara, autori i nje libri te titulluar “Arumunet”, mendon se ka ekzistuar nje vater e vjeter rumune qe perfshinte zonat ne jug dhe veri te Danubit, ku popullsia dako-trake e romanizuar evoluoi ndryshe, pasi ndarja e rumuneve nga arumunet dhe nga megleno-rumunet ndodhi pa rrjedhur nga njeri-tjetri, por vetem permes vendosjes se sllaveve midis tyre. Te gjithe jane autoktone aty ku ata jetojne, rumune apo arumune, thekson Neagu Djuvara, sepse ata jane trake te romanizuar. Gjuhetaret saktesojne se gjuha arumune eshte afer gjuhes rumune, mglenorumune dhe istrorumune, nje gjuhe e vecante ne grupin e gjuheve romane te lindjes ose nje dialekt i gjuhes rumune” (f. 145).

Kaq eshte e mjaftueshme per te lidhur vllehet me rumunet nga pikepamja gjenetike dhe historike dhe per ta kufizuar aktivitetin e tyre intelektual kundra popullates shqipfolese vetem ne gjysmen e dyte te shek. te XX-te nen emerimin Partia e Punes e Shqiperise.

Atehere kush jane pushtuesit e shqiptareve ne shekujt e XIX-XX: Otomanet apo serbo-komunistet?

Kush i vrau Rilindasit e Vertete te Kombit Shqiptar: Otomanet apo serbo-komunistet?

Kush e masakroi nje te treten e shqiptareve pergjate gjysmes se dyte te shek. te XX-te: Otomanet apo serbo-komunistet?

Kush ja u mohoi Gjuhen Historike shqiptareve me 1972: Otomanet apo serbo-komunistet?

Otomanet i perkasin te kaluares, ndersa serbet dhe  komunistet te sotmes; atehere kush jane pushtuesit aktuale te shqiptareve: Otomanet apo serbo-komunistet?

Pergjigja e ketyre pyetjeve nuk mund te perballohet nga asnje shqiptar i arsimuar pas vitit 1945 pa permbysur ate qe ka mesuar neper shkolla.

 

Tirane, me 6 janar 2022