149 – Kush i ka pushtuar Shqiptaret?
(perse Historia duhet shkruar sic ka ndodhur dhe jo si me pelqen mua te ndodhe; mashtrimi komunist mbi pushtimin otoman. Mbi nje liber qe eshte keq interpretuar nenkuptueshem qellimisht me botimin e tij).
Fjala behet per librin e Josif Konstandin Dragan, Historia e Rumunëve, Tirane 1995 (foto 1, 2, 3).
Per ne shqiptaret e vertete, dmth autoktone, qe jetojme ne Shqiperi pa eksese racore, ky liber ka rendesi te vecante pasi i çjerr masken fallsifikatoreve te historise jo vetem shqiptare. Fjala behet thjeshte per vllehet qe jetojne ne Ballkan dhe Shqiperi, te cilet kane nje histori te ndryshme nga paraardhesit e shqiptareve, por qe ka ndikuar deri ne domosdoshmeri mbi shqiptaret e mevonshem, sidomos ne drejtim te civilizimit te Jugut te Shqiperise Politike. Pretendimi qe vllehet jane nje popullate romane e vendosur nga pushteti politik romak buze Adriatikut dhe prej ketej jane shperndare ne te gjithe Ballkanin, sipas ketij libri ky teorizim i adresohet popullates rumune dhe jo tamam ne keto permasa (ketu fillon spekullimi i Fan S. Nolit kur flet per gjenezen e familjes se tij; te pakten ne dy libra me autore Costantino Burileanu, Per iden Maqedo-Romene, Tirane 2016, foto 3-1, 3-2 dhe Maria Dobresku, Pese dekada diplomaci, Bukuresht 2011 – foto 3-3, 3-4, 3-5 ndiqet kjo rruge).
Ne dy faqe, qe do te citohen ketu poshte, jepet nje panorame analitike mbi popullaten rumune dhe lidhjen e saj me popullaten vllehe, prej nga jane marre teorizimet mbi vllehet qe jetojne sot ne mes te shqiptareve.
Autori Josif Konstandin Dragan (1917-2008) ka qene mik i Ambasadorit te Rumanise ne Shqiperi (1990-1996), George Micu, ne vitet pas 90 dhe ne saje te Ambasadorit Romun ne Shqiperi e solli kete liber ne Shqiperi. Konsiderohet personalitet poliedrik i permasave europiane, jurist, historian, politikan, sociolog, industrialist, shkrimtar e gazetar.
Ne kapitullin e 11 (f. 73-75) autori Dragan flet mbi Vllahine e Madhe dhe Vllahi te tjera ne jug te Danubit, por paraprakisht duhet vene ne dukje qe autori perkrah teorine e cfaqjes se njeriut ne Europe ne kohen e Paleolitit te mesem (100.000 – 40.000 para Krishtit – f. 12). Permbajtja e te gjithe ketij kapitulli fjale per fjale eshte ne vazhdim:
“Ne Jug te Danubit, pamvaresisht nga procesi i sllavizimit te shkallezuar te romanitetit, Kekaumenos tregon se ne shekukllin XI rumunet qe banonin ne trevat midis Saves e Danubit, ku tani afirmoheshin serbet, ia dolen mbane te mbijetonin ne vise te thepisura. Ndersa rumunet e Epirit, te Maqedonise dhe te Greqise (eshte fjala per Thesaline dhe Malet e Pindit), perbenin nje rrezik per Perandorine e Bizantit. Per dy aresye: ne radhe te pare rumunet konsideroheshin pasardhes te romakeve, ishin, pra, de juro zoterit e viseve, ne te cilet ndodheshin si trashegimtare te perandorise se vjeter dhe, ne radhe te dyte, ne perputhje me keto te drejta, ata shpresonin te fitonin autonomi ose pavaresi politike.
Me 1066 rumunet e Thesalise ngriten krye nen udheheqjen e Nikulices-qendra e levizjes ishte lokaliteti i Larises.
Ne shekullin XII Benjamin de Tudela, hebre (ne tekst eshte cifut, GH) nga Spanja, flet per nje Vllahi te banuar nga pasardhesit e romakeve.
Fjala eshte per te njejten krahine, qe arrin te fitoje nje “status autonomie” ne fundshekullin XII. Jo pas shume kohesh, kjo pjese e perandorise bizantine do te quhej Vkllahia e Madhe (kronikanet franceze te kryqezates se katert, qe perfundoi me renien e Konstandinopojes, do ta quanin “Blachie la Grande”, “nje vend i fuqishem, i qarkuar nga te gjithe anet me male dhe e paprekshme”, sakteson Robert de Clari). U quajt kesisoj, pra Vllahia e Madhe, per ta dalluar prej Vllahive te tjera, qe shfaqen ne shekujt XIII-XIV, sepse, ashtu sic na thote Trajan Stojanovici ne “A Study in Balkan Civilization”: “Pergjate Maleve Dinarike, morlaket kishin kapur nje sere lartesish, qe nga Kotori (Cattaro), ne Jug, deri ne Senj (Segna) ne Veri. Krahas ketij kompleksi te vlleheve te Maleve Dinarike (vendbanime vllehe ose fshatra vllehesh), shohim edhe nje numer Vllahish te tjera: nje Vllahi te vjeter (Stari Vlah) ne vargmalet qe ndajne Bosnjen, Hercegovinen e Malin e Zi nga Serbia; nje Vllahi e Eperme ne Epir, nje Vllahi e Madhe ne Thesali, nje Vllahi e Vogel ne Etoli e ne Akarni, nje Vllahi (Vlahorynchinoi) ne Jug te Maqedonise, nje sere Vllahish ne Malet Ballkan e ne Rodopet, nje grup tjeter Vllahish shtrihen nga Jugu i Dobruxhes deri ne Anhialos e Detin e Zi, nje Vllahi e Bardhe (Muntenia) ne Danubin e Poshtem, nje Vllahi e Zeze (Moldova) nga Karpatet deri ne lumin Prut (ne perputhje me harten e sotme politike te Evropes, sepse nga shekulli XIV deri me 1812 pjesa midis Prutit e Nistrit eshte perfshire ne territorin e Moldoves), nje Vllahi e Vogel (zakonisht e njohur si Oltenia)…., te tjera Vllahi pertej Karpateve ne Transilvani, nje Rumanije ne Bosnje dhe serish Vllahi te tjera.” 8 (shenimi 8 thote: Ne liber, krahas versionit rumanisht, eshte dhene edhe origjinali anglisht).
Ne shekullin XII afirmohet ky romanitet lindor dhe evropianet, nga Irlanda deri ne Bizant, e njihnin veteqenien politike e ushtarake te romuneve.
Me 1114, kronikani irlandez Sturluson ben fjale per nje vend te romuneve (Blokumannaland) ne Veri te Danubit. Kronikani bizantinas Kynamos na thote se rumunet ishin te pranishem ne ushtrine bizantinase, te komanduar nga Leon Vatatzes, ne nje fushate kunder hungarezeve (1167), duke na sjelle edhe nje hollesi te cmueshme, me te cilen na tregon se ishte e njohur prejardhja e romuneve: “thuhet se jane kolone te ardhur prej shume kohesh nga Italia”.
Ne mbarim e ketij shekulli, kur merr trajten e vet perfundimtare epopeja gjermane Niebelungenlied, nder fiset qe ballafaqohen me burgundet ishte edhe duka Ramune, i cili vinte me 700 kalores rumune.
Romaniteti lindor, i shartuar me trungun trako-ilir (nenvizimi dyfish i imi me pretendimin qe eshte i shtuar nga perkthyesi Kopi Kyçyku, sepse eshte ne kundershtim me vazhdimin perfundimtar, GH), eshte i pranishem ne hapesiren e gjere te origjines, pamvaresisht nga barbaret, qe e shkretojne kete krahine te banuar nga rumunet, ose qe eshte rrenjosur me themel ne kete hapesire. Formimi i disa shteteve feudale me prejardhje tjeter etnike ne kete zone do te ndikoje ne dobesimin dhe thermimin e ketij romaniteti ne Jug te Danubit, ku, prapeseprape, do te mbijetoje deri ne ditet e sotme dhe do te fuqizohet e konsolidohet ne Veri te Ballkanit e te Danubit.”
Duke marre parasysh parathenien kritike (f. 9 – foto 4) ku permendet ekzistenca e disa vellimeve me emertimet “Ne, Traket” (1979), per te vazhduar me “Mijevjecarin perandorak te Dakise” (1985) si dhe emertimin e Trakeve te Veriut te maleve Haemus (Ballkan) te quajtur dake nga romaket dhe gete nga greket. Straboni pohon se ata flisnin te njejten gjuhe (f. 28 – foto 5) kemi te drejte te arrijme ne perfundimin ekuacional, pa pretenduar te jemi te sakte perfundimisht, pasi, jo vetem shkolla shqiptare, dy elementet e pare i ka trajtuar pak si me ndryshe:
Trake → Dake → Romune → Vlleh
Rendesia e ketij ekuacioni qendron ne faktin se prejardhja romane u dedikohet popullates rumune qe nga koha e Romes Konsullore (shek. III Para Kri.) dhe jo popullates Vllehe, qe emertohet e tille vetem ne shek. e XII Pas Kri., dhe kjo ne saje te nje hebreu qe flet per nje Vllahi te banuar nga pasardhes te romakeve, por qe ne kohen e Perandorise Bizantine do te emerohej Vllahia e Madhe. Por autori Dragan vendos nje kohe me te hershme te Trakasve ne raport me Daket, bile i konsideron popullata te njejta me evolucion nga Trake ne Dake. Kjo gje duhet pare pak me rezerve, pasi ekzistojne harta qe i permbajne te dy popujt ne te njeten kohe, por ne vende te ndryshme te Ballkanit (foto 6, P. Fulvio Cordignano, L’Albania, Rome MCMXXXIII-XI, Vol. I., harta e dyte ne fund te librit, te cilat perkthyesja Iliriana Angoni nuk i ka vendosur).
Tani problemi analitik i popujve ballkanike te epokes helenistike ka ardhur ne nje pike sa na duhet te percaktojme se kush jane autoktone dhe kush te ardhur, dhe ne cfare raportesh sociale ndodhen popujt emigratore ballkanike ne cfaredo kohe qe t’i referohemi. Atehere ne kete rast lind nevoja e percaktimit te gjenezes se popullatave emigratore ballkanike dhe menyren se si jane relatuar me vendasit autoktone, por dhe menyren se si kane ndikuar mbi ta. Ne kete drejtim teorizimet me teper kane qene hamendesi se sa te argumentuara dhe vertetuar ne planin teorik. Pikerisht ky liber i autorit Dragan eshte rezultat i ketyre hamendesive.
Te pakten ne dy burime (Sami Frasheri-1899 dhe Fulvio Cordiniano-1933) pranohet mbi ekzistencen e dy popullatave parailire ne gadishull: njera e eger (autoktone) dhe tjetra me nivel civilizimi te konsiderueshem (pellazget-popullate emigratore). Mbi bazen e bashkejeteses te tyre kane rrjedhur ne menyre te drejteperdrejte tre popullata baze (Iliret te paorganizuar ne nje strukture te vetme etnike me shtrirje ne te gjithe gadishullin nga Jugu i Danubit drejt Detit te Zi, Egjeut, Adriatikut dhe Jonit sipas disa emertimesh grupfisesh, por qe me kalimin e kohes jane rrudhur me tendence nga Lindja drejt Perendimit dhe nga Jugu drejt Veriut, por asnjehere ne Veri te Danubit; Helenet te vendosur kryesisht ne Peloponez dhe ne ishujt e Egjeut; Daket te vendosur pergjate rrjedhes fundore te Danubit ne te dy krahet e tij deri ne Detin e Zi) dhe nje sere popullatash kalimtare (traket, epirotet, maqedonasit e shume popuj dhe grupfisesh te tjera). Tani puna eshte te percaktohet se cila ka qene jeta e gjithseicilit popull dhe cfare lidhje kane midis tyre, por dhe kush nga popullatat ka lidhje varesore nga tri popullatat baze (cili eshte kushti qe e vendos kete). Por me perpara do te percaktojme se kush jane Daket nga pikepamja gjenetike dhe historike.
Ne saje te disa enciklopedive kemi nje informacion me te pergjithshem nga sa na jep autori Josif Konstandin Dragan, por edhe tek kush enciklopedi eshte mbeshtetur, pasi ato nuk jane ne te njejten linje te shpjegimit historik te gjenezes se Dakeve.
Sipas Fjalorit Enciklopedik italian, MAXIMUS, Novara 1994 (foto 7), per Daket (Daci) shkruhet (foto 8):
“Emri i një popullsie të lashtë të ndarë në fise të shumta, që jetonin përgjatë rrjedhës së Danubit të poshtëm. Të përplasur disa herë me ushtritë greke të kohës së Aleksandrit dhe më pas me romakët, ata arritën të ruajnë pavarësinë e tyre nën Perandorinë për një kohë të gjatë. Nga viti 86 deri në vitin 89 ata i rezistuan trupës së Domicianit dhe vetëm nën Trajanin u nënshtruan (107). Të përkushtuar kryesisht në kultivimin e deleve, Daket ndaheshin në dy klasa shoqërore”.
Ndersa sipas Enciklopedise se Pergjithshme te Oksfordit ne gjuhen shqipe, Tirane 2006 (foto 9), mbi gjuhen rumune, te banoreve pasardhes te Dakeve, shkruhet (foto 10):
“rumanishtja Gjuha zyrtare e Rumanise, e vetmja gjuhe neolatine e folur ne Europen lindore, e cila u zhvillua praj latinishtes se futur nga Trajani, kur pushtoi zonen ne shekullin II e.r., dhe e ruajti karakterin latin, duke u ndikuar pak prej gjuheve sllave. Flitet nga me shume se 20 milion vete ne vete Rumanine, si edhe nga shumica e popullsise se Moldoves”.
Ne Fjalorin ne gjuhen frenge Le Petit Robert 2, Paris 1984 (foto 11), per vendin e Dakeve shkruhet (foto 12):
“Dacia, n. (në lat. Dacia). ♦ Anc. Rajoni i Evropës Juglindore, i vendosur në r.g. të Danubit, që korrespondon me Rumaninë aktuale dhe të banuar nga një popull indo-evropian i quajtur Getes nga grekët dhe dakët nga romakët. E dorëzuar nga Trajani pas dy fushatave të njohura si luftërat Dake (101-102 dhe 105-107), ajo u bë një provincë romake, por u desh t’u braktisej gotëve nga Aurelien në 274”
Po keshtu ne Fjalorin Enciklopedik ne gjuhen angleze, THE NEW FUNK & WAGNALLS ENCYCLOOPEDIA, VOLUME 10, United States of Amerika 1951 (foto 13), per Dakine shkruhet (foto 14):
“DACIA, një tokë e lashtë e Evropës Qendrore, e banuar nga Daket ose Getes, një popull me origjinë trake. Dakia shtrihej nga malet Karpate në veri deri në derdhjen e Danubit, dhe nga Dniester R. në lindje deri në Theiss R. në Perendim. Një mbretëri e Dakisë ekzistonte që në shekullin II Para Kri. Në mbretërimin e perandorit Romain Augustus, dakët, luftëtarë të frikshëm, filluan të ngacmojnë romakët. Nga viti 85 deri në vitin 89 pas Krishtit, Dakët zhvilluan dy luftëra me romakët dhe i detyruan ata, në mbretërimin e perandorit Domitian, të paguanin një haraç vjetor. Në një seri fushatash (101-07 A.D.), perandori romak Trajan pushtoi Dakinë dhe u shndërrua në një provincë romake. Në vitin 256 pas Krishtit Romakët u dëbuan nga shumica e pjesëve të Dakisë nga gotët. Më në fund nën Perandorin Aurelian (270-275), Dacia u evakuua plotësisht dhe kolonitë romake u hoqën në jug të Danubit, në Mœsia, në provincën e quajtur Dacia Aureliani”.
Pra, sic shihet, vetem enciklopedia amerikane i ngaterron Daket me Traket dhe paraqet nje situate historike te pa vertetuar ne planin statistikor.
Atehere ne mbetet te saktesojme metodiken qe percakton prejardhjen gjenetiko-sociale te popujve ballkanike ne tre faza historike, qe u takojne tre popullatave cilesore midis tyre persa i perket zhvillimit social: 1-popullata autoktone, per te cilen nuk dihet pothuajse asgje edhe pse te dhenat ekzistojne dhe kane nevoje per nje ripunim; 2-popullatat e ardhura indoeuropiane (pellazge) perpara epokes skllavopronare, per te cilat eshte bere nje ngaterrese e qellimshme; dhe 3-popullatat e ardhura ne fillim te epokes feudale, per te cilat gjerat jane me te qarta (bullgaret, sllavet, serbet).
-Problemi me i pare metodik duhet konsideruar analiza e shkalles se zhvillimit social mundesisht duke filluar nga zanafilla, ose nga pika ku ndahet fillimi i kesaj shkalle nga prejardhja biologjike. Por me qene se problemet ne kete drejtim jane teresisht te fjetura, pasi mungojne ekuacionet e lindjes-zhvillimit-vdekjes te qelizave qe ndertojne nje shoqeri njerezore, eshte e pamundur te ndertojme nje metodike analitike mbi kete baze.
-Kjo gje te detyron te kalosh tek analiza Biologjike e individeve qe ndertojne nje popullate te dhene, ku pika kryesore eshte ngjyra e lekures. Mbi kete baze ka lindur dhe analiza e Racave ne shoqerine njerezore, por ne asnje vend nuk kam gjetur diferencimin kohor te lindjes se tyre si shkak te diferencimit social te tyre mbi gjendjen e sotme. Por ama ngjyra e lekures eshte e afte per te diferencuar popujt per periudha te pakten brenda 25.000 vjeteve, cka e ben te pamundur bashkimin e pasardhesve te ilireve me helenet, dmth te grekeve me shqiptaret. Te pakten ngjyra e lekures sot eshte e afte te diferencoje popullatat emigratore nga popullata autoktone brenda shtetit te sotem shqiptar pa percaktuar superioritetin apo inferioritetin social qe mbreteron sot midis shqiptareve per shkaqe natyrore. Deri me sot diferencimi racor eshte pare sipas nenkuptimit politik te trajtimit te ketij problemi edhe pse ai eshte teresisht artificial dhe i pasaktesuar ne shkak-pasojen e krijimit. Fakti qe diferencimi superioritet-inferioritet brenda nje race (raporti i shqiptareve me cdo popull te Europes) eshte shume me i madh se midis racave (raca e bardhe me racen e zeze) eshte nje tregues se ky problem deri me sot eshte trajtuar politikisht ne dem te inferioreve edhe pse ndikimi i ketyre inferioreve mbi superioret eshte shume me i madh se e kunderta. Te pakten nje analize te ketyre ndikimeve deri me sot nuk kemi akoma dhe politika ecen ne tym pa kuptuar asgje se cfare po ndodh.
Gjithsesi te jete puna problemi racor sherben per te vene dallimin me te pare midis popullatave emigratore dhe popullates vendase brenda shtetit shqiptar jashte cdo interpretimi politik qe i behet ketij problemi, ku sot me shume se kurre perfaqesues te popullatave emigratore brenda shtetit shqiptar duan te fshehin prejardhjen emigratore te 75% te popullates brenda shtetit te shqiptareve.
- Por ekziston nje element, teper i dukshem, qe mund te ndaje popullatat ballkanike ne drejtim te gjenezes se tyre historike dhe ky element eshte FEJA. Forma Fetare eshte e afte te percaktoje kete gjeneze me sakte se cdo element tjeter, duke perfshire dhe anen biologjike te diferencimit pasi kryqezimet rastesore midis racave mund ta kene eleminuar perkohesisht mgjyren e lekures. Ne kete rast kemi ne dore mundesine e saktesimit te raportit midis Dakeve dhe Latineve edhe pse gjuha e tyre perfshihet brenda familjes latine, apo midis Dakeve dhe Trakasve edhe pse ato kane jetuar, per nje fare kohe, kufi me njeri-tjetrin.
Per situaten qe jemi tani vlen te zberthejme raportin midis Dakeve dhe Trakasve mbi bazen e Besimit Fetar, prej nga rezulton se ne kete drejtim keto popullata nuk perputhen kerkund midis tyre jo vetem ne kohe, por as ne gjenezat perkatese dhe zhvillimet sociale.
Ne materialet e botuara ne internet mbi besimin fetar te Dakeve, pa bere asnje interpretim, shkruhet fjale per fjale:
“Feja dake konsiderohej nga burimet klasike si nje burim kryesor i autoritetit, duke sugjeruar se nje pjese e Dakise ishte ne shtet teokratik i udhehequr nga prifterinjte-mbreter. Sidoqofte, plani urbanistik i kryeqytetit dak Sarmizegethusa jep mundesine e nje udheheqjeje te perbashket, me nje mbret te larte dhe nje prift te larte. Burimet e lashta shkruan emrat e disa prifterinjeve te larte dake Deceneus, Comosicus dhe Vezina dhe urdhera te ndryshem te prifterinjeve “adhuruesit e zotit” “ecerit e tymit” dhe “themeluesit”. Influencat helenistike dhe orientale jane te dallueshme, se bashku me motivet solare dhe ktonike.
Sipas Herodotit, Getae besonin ne pavdekesine e shpirtit, dhe e konsideronin vdekjen vetem si nje ndryshim te shtetit. Prifti i tyre i larte mbante ne pozicion te rendesishem si nje perfaqesues i perendise supreme Zalmoksit, i cili quhej edhe Gebelezus nga disa. Strabo shkroi per nje prift te larte te mbretit Burebista, Deceneusin “nje burre i cili jo vetem qe brodhi neper Egjipt, por edhe qe kishte mesuar parashikime te caktuara ndermjet te cilave ai pretendonte se tregonte paracaktimin hyjnor; dhe ne nje kohe te shkurter ai u pa si zot siç thashe kur lidha historine e Zalmoksit.
Goti Jordanes ne Getica origjina dhe veprat e goteve, po ashtu shfaq Deceneusin si priftin me te larte, dhe i konsideron daket si nje komb te lidhur me gotet. Perveç Zalmoksit, daket besonin edhe ne perendi te tjera, siç ishin Gebeleiziu, perendia i stuhise dhe rrufese, sipas gjasave i lidhur me perendine thrake Zibelthiurdos. Ai shfaqej si nje burre i pashem, disa here edhe me mjeker. Me vone Gebeleiziu u barazua me Zalmoksin si perendia i njejte.
Sipas Herodotit, Gebeleiziu *Zebeleizis/Gebeleizis i cili permendet vetem nga Herodoti eshte vetem nje emer tjerer i Zalmoksit.
Nje perendi tjeter me rendesi ishte Bendisi, perendesha e henes dhe e gjuetise. Nga nje dekret i orakullit te Dodones, qe u kerkonte athinasve te siguronin toke per nje tempull ose vend te shenjte, kulti i saj u paraqit ne Atike nga rezidentet Thrake, edhe pse procesionet ndermjet thrakeve dhe athinasve mbeten te ndara, te dy, kulti dhe festivali u bene aq te famshem sa ne kohen e Platonit 429-13 PK festimet u natyralizuan si nje ceremoni zyrtare e qytetit-shtet athinas, te quajtur Bendideia.
Teonimet e njohura dake perfshijne Zalmoksis, Gebeleïzis dhe Darzalas. Gebeleizis sipas gjasave eshte i lidhur me perendine thrake Zibelthiurdos, zoterues i rrufese dhe vetetimes. Derelasi ishte nje perendi ktonik i shendetit dhe vitalitetit njerezor. Feja pagane mbijetoi ne Daki me gjate se ne pjeset tjera te Perandorise; Krishterimi pati pak perparim deri ne shekullin e peste”.
Ne te gjithe kete analize ka dy pasaktesi dhe dy tendenca: Se pari ky lloj besimi i Dakeve nuk eshte Paganizem, por Politeizem. Prej ketej vjen gabim i dyte kur pretendohet qe ne Daki Feja Pagane ka mbijetuar me gjate se ne pjeset e tjera te Perandorise. Ne kete rast eshte anashkaluar bota ilire me paganizmin e saj, qe perben, ndoshta, te vetmin Paganizem te njohur ne Europe (duhet te njihet edhe Paganizmi i Baskeve ne gadishullin Iberik). Ndersa tendencat jane lidhja e fese se Dakeve me ate te Trakeve dhe krijimi i nje diferencimi fetar midis Trakeve dhe Heleneve. Trakeve u njihet Politeizmi Pelazgjik dhe, qofte vetem per kete, nuk kane asnje lidhje me Daket, qofte nga pikepamja gjenetike e qofte sociale.
Keshtu qe analiza Fetare e ketyre dy popullatave (Dakeve dhe Trakeve) na tregon se ato bartin dy forma te ndryshme fetare brenda Politeizmit Fetar dhe per kete jane te diferencuara e planin historik persa i perket gjenezes. Eshte tjeter pune qe ato larg e larg mund t’i perkasin te njejtit bosht biologjik me prejardhje pellazgjike, por kjo ne faza shume-shume me te hershme nga faza europiane e jeteses se gjithseicilit. Realisht analiza e ideve fetare te Trakasve dhe para-Heleneve, bashke me Helenet, i nenshtrohet politeizmit Pellazgjik shume afer Luftes se Trojes, sepse tek Odiseja e Homerit kemi ekzistencen e gjurmeve te Kultit te Diellit (Homeri, Odiseja, Kenga XI, vargjet 106-109, Tirane 1973, me perkthim nga origjinali te Spiro Çomores (foto 15, 16, 17); Homeri, Odiseja, Kenga XI, vargjet 135-139, Tirane 1976, me perkthim nga Pashko Gjeçi (foto 18, 19, 20); Omero, Odisse, Libro XI, vargu 140-145, Rome 1966, me perkthim ne italisht nga Fausto Codino (foto 21, 22, 23)).
Pak a shume rreth atyre viteve te Luftes se Trojes kemi lindjen dhe konsolidimin e Politeizmit Pellazgjik, afer te cilit gjendet Politeizmi Trakas, por jo ai i Dakeve. Kjo eshte aresyeja perse Bota Dake duhet ndare nga Bota Trakase kur vjen puna qe i analizojme te dy popullatat nga pikepamja fetare. Por gjendja fetare e atyre koherave i perbashkon Traket me Helenet edhe pse nga pikepamja gjenetike ato nuk u takojne boshteve te njejta biologjike. Fakti qe traket u zhduken nga Historia duke ndjekur gjurmet e Heleneve duhet te tregoje se gjeneza e tyre biologjike-sociale duhet te jete e “ndotur” nga marredheniet e Pellazgeve me Vendasit autoktone, gje qe realizon diferencen e tyre qofte nga Helenet e qofte nga Iliret, apo Epirotet.
Ajo qe i kontakton Traket me Helenet e Iliret dhe i diferencon absolutisht nga Daket, pa dyshim qe eshte gjuha. Nqs per gjuhen Dake pranohet latinizimi i saj, per gjuhen Trake pranohet mevetesia e saj dhe nje dinamike te shprehur shume qarte pa asnje lidhje me dakishten. Keshtu psh ne Fjalorin Enciplopedik Shqiptar, vell. 1 (Tirane 2008) per kete problem shkruhet:
“TRAKISHTJA. Gjuha e Trakasve, gjuhe indoeuropiane qe flitej ne periudhen antike ne L. te Gadishullit te Ballkanit. Prej saj sot njihen disa emra vendesh nga viset e banuara dukur oprej Trakasve, emra njerezish e fisesh, disa glosa, si edhe disa emra bimesh mjeksore, te mbledhura te fisi i Dakeve ne shek. I te e.r. nga mjeku grek Dioskorides,. Nga T. kemi gjithashtu disa mbishkrime te gjetur ne Rumani dhe ne Bullgari prane qytetit Plodvid, si dhe ne ishullin e Samotrakes te Greqise. E nje trungu me T. mbahet edhe gjuha e Frigasve, qe banonin ne lashtesi ne Azine e Vogel, nga e cila kane mbetur disa glosa dhe disa mbishkrime. Kohet e fundit eshte vene ne dyshim nga ndonje studiues karakteri unitar i trakishtes dhe eshte vecuar prej saj si gjuhe edhe vete dakishtja. Disa nga studiuesit e T. jane perpjekur te gjejne perkime e te vendosin lidhje midis T. dhe shqipes dhe mbi kete baze kane formuluar tezen e origjines trake te shqipes ne kundershtim me tezen e origjines ilire te saj. Teza e origjines trake te shqipes eshte kundershtuar me argumente historike e gjuhesore nga nje varg studiuesish shqiptare dhe te huaj: asaj i mungon baza historike, disa perkime qe jane vene re ndermjet T. dhe shqipes nuk shpjegohen me lidhjen gjenetike te tyre, por me kontaktet e Trakasve me te paret e shqiptareve, Iliret dhe me afrine e T. me ilirishten. # Seit Mancaku, Eliana Paço”.
Ne nje fare menyre dikujt i leverdis politikisht te krijoje nje lidhje gjenetike midis dakeve, trakeve, ilireve, heleneve, maqedonasve, epiroteve, dardaneve me ane te se ciles humbet karakteri autokton dhe emigrator i popullatave me te hershme te gadishullit edhe pse eshte shume e lehte ndarja e tyre ne dy cilesime: popullate autoktone dhe popullate emigratore.
Por thermelorja ne te gjithe kete problem qendron ne gjendjen e sotme ku dallojme tre kategori popullatash me prejardhje shume kohe perpara Lindjes se Krishtit:
1-Popullata te zhdukura, historikisht te krijuara nga marredheniet e popullates autoktone me popullatat emigratore (trakasit, maqedonasit).
2-Popullata emigratore te mbijetuara dhe te transformuara nga nje forme zanafillore pellazge ne gjendjen e sotme ne saje te disa kalimeve historike, ku, kryesisht, dallohen a) pellazget e hershem me transformim ne parahelen–helen–grek dhe b) pellazget e vone me transformim ne dake–rumun–vlleh. Rasti i rrjedhimit vlleh tregon menyren praktike se si mund te zhduken historikisht popujt. Por mbeturinat e popullatave emigratore sot jane shperndare ne te gjithe gadishullin duke qene pjese perberese e popullatave te inkuadruara ne shtete politike (te pakten vllehet dhe otomanet ndodhen ne kete pozicion edhe ne Shqiperine Politike).
3-Popullate autoktone e shoqeruar edhe nga rrjedhimet e marredhenieve te tyre me popullatat emigratore, sic eshte rasti i epiroteve, vazhdimesia historike e te cileve nuk i lidhi dot me popullatat emigratore, por, edhe pse te tjetersuar, mbeten me popullaten autoktone. Sot epirotet bashkejetojne me zanafillen e tyre autoktone, iliret, ne shtetin shqiptar, por edhe me transformuesit e tyre historike ne shtetin grek. Por ne brendesi te popullates autoktone sot bashkejetojne ne shtetin e tyre shqiptar plot nente popullata autoktone prej me shume se 1500 vjet, ku formalisht emertohen shqiptare pa qene te tille.
Kjo ne parim nuk ka asnje te keqe (realisht kjo ka qene nje e keqe e madhe per popullatat emigratore dhe mire per shqiptaret autoktone), por kur fshihet ajo transformon pasojen kriminale te ndodhur ne Shqiperi pas 1945 dhe inverton te miren ne te keqe. Dhe konkretisht me dy fjale te thjeshta:
Popullatat emigratore komuniste jane ata qe kane masakruar Kleriket Katolike Shqiptare dhe kane shtremberuar Historine e Shqiptareve per interesat e tyre politike per te sunduar shqiptaret sipas modelit sovietik. Keshtu qe detyra e pare e sotmja eshte vendosja e RILINDASVE te vertete te Kombit Shqiptar dhe heqja e rilindasve otomano-vlleh qe sundojne sot ne politiken arsimore te Kombit Shqiptar.
Perfundimi: Pergjate Historise 2500 vjecare qe njohim saktesisht, Kombin Tone nuk e kane pushtuar as pellazget, as helenet, as romaket, as bizantinet, as otomanet, as fashistet dhe as nazistet, por Shqiperine dhe Shqiptaret i kane pushtuar vetem serbet e komunistet dhe asnje subjekt tjeter!
Tirane 30.12.2021