Artikuj

153 – Cili ishte roli i Avni Rustemit ne vrasjen e Esat Pashe Toptanit?

Posted by Genc Hoti

Loading

153 – Cili ishte roli i Avni Rustemit ne vrasjen e Esat Pashe Toptanit?

 

Emisioni i Blendi Fevziut mbi kete vrasje eshte fund e krye nje manipulim faktesh te mbeshtetura te historiografine komuniste per te perforcuar karakterin heroik te atentatorit imagjinar te lidhura me fakte te shpikura edhe pertej kohes se vrasjes se Pashait te Toptanasve, aq me teper kur ai pretendon se eshte nje nga trashegimtaret e Toptanasve dhe duhet t’i dije mire dy probleme: a)-faktin qe Toptanasit pas vrasjes se Esat Pashes kane shkuar shume keq me Ahmet Zogun, ne ate kohe minister i brendshem, dhe b)-stermbesa e Toptanasve, Ervina Toptani, e ka bere nje studim mbi figuren e Esat Pashes sipas kendveshtrimit europian – Tirane 2017, ku, ky problem, trajtohet krejtesisht me permasa te tjera (foto 1, 2). Ne kete rast gazetari duhet te shpaloste edhe studimin e zonjes Toptani, aq me teper kur zonja ne fjale pretendon qe gjysma e saj me e mire u takon Toptanasve (foto 3)

foto 1
foto 2
foto 3

Por me heret, ne rrethet intelektuale te sferes se historise ne Shqiperi mbi kete teme, kishte rene nje TERMET i vertete: Nje ushtarak i larte kishte marre guximin dhe kishte analizuar figuren ushtarake te Gjeneral Esat Pashe Toptanit duke botuar studimin me kete titull, koloneli ne rezerve Novruz Zejnati, Tirane 2007 (foto 3/1,3/2), ku permbysej e gjithe propaganda komuniste mbi Familjet Toptani dhe vecanerisht mbi Esat Pashen me nje postulat, qe i kishte sherbyer Njerezimit qe nga Lufta famemadhe e Trojes (foto 3/3). Doktori i Shkencave ne fushen ushtarake do ta fillonte studimin e tij qe ne parathenie me fjalet: “Duke shkruar per gjeneral Esat Pashe Toptanin, nuk dua te besoj per asnje moment, qe gjerat duhet te shkonin ashtu sic kane shkuar. / Ky liber eshte shkruar me besimin se figurat historiko-ushtarake, luajne nje rol kyc ne kulturen moderne, intelektuale dhe zene nje vend qendror ne shkencen ushtarake” (f. 3).

Por ne nje pike ushtaraku studiues nuk ishte treguar kembengules, gje qe te con ne zbulimin e tendences perse eshte shkruar ky liber. Fakti qe autori Zejnati mbi problemin e gjykimit te Avni Rustemit ne Paris (gusht-shtator 1920) jep si dokument autentik nje faksimile te aktakuzes te prokurorise franceze ne gjuhen shqipe ne emer te Gjykates Penale te Senes (foto 3/4) dhe nuk jep vendimin perfundimtar te Gjykates Penale te Senes eshte nje tregues qe autori ka rene viktime e keqinformatave qe ndodhen ne Arkivin e Shtetit Shqiptar, qe me shume mundesi jane te sajuara nga fillimi deri ne fund.

foto 3-1
foto 3-2
foto 3-3
foto 3-4

Pastaj me vone,Tirane 2016, mbi figuren e Pashait te Toptanasve ishte botuar nje studim nga ana e Ilir Ikonomit: “Esat Pashe Toptani. Njeriu, Lufta, Pushteti (foto 4,5) me permbajtje jashtezakonisht me ndryshe sa kishte shkruar historiografia komuniste, sidomos ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar – 1985, 2009 (foto 6,7,8, me autoresi Gazmend Shpuza ne te dy enciklopedite edhe pse distanca kohore midis ketyre te fundit eshte 24 vjet brenda dy rendeve shoqerore te “ndryshme” nga pikepamja e te drejtes dhe lirise se shprehjes.

foto 4
foto 5
foto 6
foto 7
foto 8

Fillimisht me kete problem isha marre ne artikullin, te publikuar ne blogun genckhoti.com: 107 – Cfare duhet te lexojne shqiptaret per te kuptuar se miti mbi Avni Rustemin eshte krijuar nga Ahmet Zogu, perdorur nga Fan Noli dhe hiperbolizuar nga shkolla komuniste e historise?

Problemi nuk duhet shtruar se kush e vrau Esat Pashe Toptanin, por kush e dergoi Avni Rustemin ne Paris ne fundin e pranveres te 1920-es per te marre persiper vrasjen e Esat Pashes, pasi te dhenat mbi kete argument nuk kane qene kurre njesoj. Vetem me 1978 Lefter Dilo i dhuroi popullit shqiptar nje liberth (foto 9,10) mbi bemat imagjinare te Avni Rustemit duke e lidhur paszgjidhshmerisht me figuren e shpikur negativisht te Esat Pashe Toptanit. Kjo eshte aresyeja e vetme perse mbi figuren e Esat Pashe Toptanit rane rrufete historike te komunizmit. Per kuriozitet figura e Esat Pashes, ne kete liberth, akuzohet edhe si kallauz i vrasjes se Çerçiz Topullit (f. 61 – foto 11) edhe pse me 1915 (viti imagjinar i vrasjes se Çerçiz Topullit, por edhe sikur te marrim vitin 1914 si vit te vrasjes se Çerçiz Topullit, viti i vertete, perseri Esat Pashe Toptani nuk ka pasur lidhje me qytetin e Shkodres, pasi ne gusht 1913 drejtonte qeverine e Shqiperise se Mesme) Esat Pasha nuk ndodhej ne Shkoder, ndersa aktiviteti i Avni Rustemit lidhet me te gjitha organizatat imagjinare brenda dhe jashte Shqiperise per te vertetuar qe vrasja e Esat Pashes ishte e shtyre nga nje rrjet “patriotesh” qe mendonin prej shume vjetesh per vrasjen e Pashait te Toptanasve gjera keto krejtesisht te paverteta kur dime qe Lefter Dilo ka qene i nipi i avokat Vasil K. Dilo dhe keto probleme i ka ditur te dokumentuara me permasa krejt te tjera. Pra vepra e Lefter Dilos mbi Avni Rustemin, Tirane 1978, eshte teresisht e shpikur nga fillimi deri ne fund vetem per dy aresye: Te justifikohej karakteri tradhetar i Esat Pashe Toptanit dhe te krijohej nje hero per ato ane perpara heronjve imagjinare te epokes se pushtimit komunist.

foto 9
foto 10
foto 11

Shpikeseve te figures se Avni Rustemit per tre probleme nuk u kishte vajtur ndermend: 1-ekzistenca e nje informacioni ne forme ditari mbi jeten 17 vjecare te Avni Rustemit. 2-pandashmeria e figures se Avni Rustemit nga aktiviteti politik i Ahmet Zogut eshte e dokumentuar ne Parlamentin Shqiptar nga 1920 deri diten kur ne Tirane do te ngrihej padija (1925) kunder Fan S. Nolit, duke e akuzuar kete te fundit si organizatorin e vrasjes se Avni Rustemit. 3- Ekzistenca e nje bashkekohesi gjirokastrit (Avokat Vasil K. Dilo – 1868-1958), edhe pse ishte 27 vjet me i vjeter se Avni Rustemi, i cili kishte mbajtur shenime mbi aktivitetin e Avniut te lidhur me organizaten “Kandili” te Gjirokastres qe ne vitin 1912, dhe ne dhjetorin e 1920 shtroi pyetjen: si kishte mundesi qe shteti i demokracise kapitaliste, Franca, deklaronte te pafajshem nje jo-francez te akuzuar per vrasje, kur ne Shqiperi ishte shpallur me te madhe si atentatori i suksesshem i vrasjes se Esat Pashe Toptanit?

Analiza e procesit gjyqesor te Avni Rustemit e coi avokat Dilon ne perfundimin se Avniu nuk ishte vrasesi real i Esat Pashes, por pas figures se vrasesit te vertete duhet te fshiheshin interesat e Fuqive te Medha, qe ne ate kohe kalkulonin fatin e shqiptareve. Avokati kishte kerkuar gazetat pariziene te kohes dhe kishte zbuluar dy detaje gjyqesore. Se pari, Avniu nuk e kishte pranuar akuzen dhe, se dyti, Vendimi i Gjykates kishte qene pafajesia e shprehur ne togfjaleshin: JO VRASES!

Analiza e jetes politike te Avni Rustemit, trajtimi i figures se tij ne Parlamentin Shqiptar te viteve 1920-1924 (foto 12), sidomos ndihma ekonomike e Parlamentit Shqiptar ne adrese te Avniut per periudhen 1922-1923 (foto 13,14,15) dhe zgjedhja e tij deputet, per Legjislaturen e vitit 1924, me 77 vota fikse (foto 16, 17, 18) ne te dy seancat e votimit per zonen e Kosoves (seanca e dyte e votimit 27 dhjetor 1923), te cojne ne perfundimin se dora e fshehte qe e kishte cuar Avni Rustemin ne Paris per te justifikuar vrasjen e Esat Pashe Toptanit, sipas interesit juridik francez, kishte lidhje me Ahmet Zogun.

foto 12
foto 13
foto 14
foto 15
foto 16
foto 17
foto 18

Per here te pare realisht ne ambientet gjirokastrite emri i Avni Rustemit permendej ne organizaten Kandili, te formuar me 1912 per te mbrojtur popullaten e krahines se Gjirokastres nga ndikimi grek, ku u bashkuan per here te pare te krishtere e muslimane, por per kete problem historiografia e epokes komuniste ka heshtur me paramendim, pasi autori i vepres dhe jetes imagjinare te Avni Rustemit e ka ditur shume sakte rrugen kriminale neper te cilen kishte ecur djaloshi nga Libohova prej vitit 1907 deri me 1924, kur e vrane. Kryetari i pare i kesaj organizate u zgjodh unanimisht Vasil K. Dilo (foto 19) per kapacitetin intelektual, ndershmerine dhe patriotizmin e treguar ne ato vite (i akuzuar nga prifti i Laboves se Zhabes si shqiptarofil duke e perjashtuar nga qeveria vorio-epirote e Zografit ku do te mbante postin e ministrit te drejtesise –1914). Por pas nje viti (1913) avokati yne, duke pare intrigat e disa pjestareve dhe qellimin per te cilin donin ta perdornin organizaten keta pjestare, jep doreheqjen duke ja liruar vendin Avni Rustemit 18 vjecar, dhe largohet perfundimisht prej kesaj organizate. Ne kete rast ka dhene nje deshmi te plote mbi karakterin e Avni Rustemit ku termat harbut, intrigant, kriminel, hipokrit, injorant shoqerojne kete deshmi (foto 20). Por ne kete liber te Av. Vasil K. Dilo flitet edhe per atentatin e Parisit, ku analizon vendimin e Gjykates se Parisit, qe i dha pafajesine Avni Rustemit ne vrasjen e Esat Pashe Toptanit (foto 21, 22). Pyetja e avokatit ishte shume e thjeshte: si mund te shpallej i pafajshem nje vrases kriminel, ne qofte se ishte i tille, nga gjykata e nje vendi nder me demokratiket e kontinentit?

foto 19
foto 20
foto 21
foto 22

Me kete lavdi te rreme te krijuar ne Paris me 1920 Avni Rustemi behet objekt ne Parlamentin e  Shqiperise me kater janar 1922 ku deputetet z.z. Q. Kokoshi dhe Dr. S. Pojani i propozojne Parlamentit t’i sigurojne nje rroge te permujshme prej 30 napoleona ne muaj z. Avni Rustemi per te pasur mundesi rrojtje (foto 13,14,15), duke ju referuar Komisionit te Financavet (Sipas: Bisedime Parlamentare 1922, 1, Mbledhja e III, E Merkure me 4. I. 1922 ora 2.30 mbas dreke, Tirane 1923; botimi i Kuvendit te Shqiperise, Tirane 2012). Kjo eshte pika ku fillon dhe merr forme miti mbi Avni Rustemin dhe, shqiptaret, krijimin e tij duhet t’ja dine per nder pikerisht Ahmet Zogut. Kjo eshte edhe aresyeja qe ne do ta trajtojme figuren e Avni Rustemit vetem sipas propagandes shumengjyreshe te kohes te botuar ne Shqiperi perpara vitit 1945 dhe jo ndryshe.

Avokat Dr. Vasil K. Dilo i ka lene Popullit Shqiptar tri vepra madhore mbi ngjarjet historike te shek. te XX-te, sidomos ne Jugun e Shqiperise ku jane pjesmarres pothuajse te gjithe personazhet politike, historike, kulturore dhe Fetare te ketij poli gjeografik te Shqiperise. Ne keto tri vepra flitet, sic do ta shohim, mbi vepren dhe karakterin e Avni Rustemit jashte cdo ndikimi politik edhe paragjykues. Te tri keto vepra mbeshteten jo vetem ne kujtesen e autorit, por, kryesisht, ne gazetat e tij te kohes nga viti 1913 deri me 1925 kur ja mbyllen (Mbrojtja e Epirit – greqisht, OMONOIA-KONKORDIA – greqisht, italisht, shqip, Tirana – shqip, Liria – shqip).

1 Rol’ i Qishes Ortodokse në çeshtjen shqipetare, doreshkrim (foto 25), Arkivi i familjes Dilo (foto 23) dhe i imi (foto 24). Nje liber prej 1100 faqesh me gjithe treguesin e emrave, gje qe tregon jo vetem seriozitetin  punes, por dhe lehtesine e gjetjes se ngjarjeve te ndodhura.

foto 23
foto 24
foto 25
foto 26

2- Apollogjia e ime zyrtare kontra akuzave pa prova dhe denimit arbitrar nga a’n’ e Qeverise Konstitucionale të Shtetit të lirë, përpara Popullit Shqiptar brez-pas-brezit, doreshkrim (foto 26), arkivi i familjes Dilo dhe i imi. Nje liber prej 740 faqesh me gjithe treguesin e emrave.

3- Protokol’ i Korfuzit, doreshkrim (foto 27), arkivi i familjes Dilo dhe i imi. Nje liber me 300 faqe me gjithe treguesin e emrave.

Libri i fundit, mbi Protokollin e Korfuzit – 1914, nuk e permend Avni Rustemin ne asnje rresht dhe duhet te shenoje kufirin kohor kur permendet emri i tij ne ngjarje historike te ndodhura. Dmth po te mos ishin shenimet e Avokat Dr. Vasil K. Dilo, emri i Avni Rustemit behet i njohur per here te pare me vrasjen e Esat Pashe Toptanit (qershor 1920) dhe jo me perpara. Kjo eshte aresyeja perse e mora ne konsiderate kete liber te Avokat Dilos edhe pse emri i Avni Rustemit nuk permendet asnjehere ne ngjarjet e lidhura me kete protokoll.

foto 27

Pas ngjarjes ne Paris – 1920, aktiviteti i Avni Rustemit fillon ne Gjirokaster ku kerkon te marre pjese ne shoqerine politike te Gjirokastres (te formuar ne qershor 1921) duke hedhur kanditaturen per ne kryesine (pleqesine) e saj (foto 28).

foto 28 Lista e rezultateve te votimit mbi zgjedhjen e kryesise ne organizaten politike ne Gjirokaster ne qershor 1921 ku Avni Rustemi mori 55 vota (gazeta OMONOIA-KONKORDIA, Nr. 279/126, dt. 5-18 qershor 121, f. 4, rreshti 4) duke u zgjedhur anetar i kryesise.

U propozua per nje pleqesi prej 9 anetaresh per te cilen u propozuan 15 vete, e cila ne vazhdim do te zgjidhte Kryetarin, zv.Kryetarin, arketarin dhe Sekretarin e pergjithshem. Moren pjese 73  pjesmarres dhe rezultati i votimit ishte si me poshte:

1) Vasil Dilo                          vota    73

2) Thanas Noti                        “-“     66

3) Jorgo Meksi                        “-“     62

4) Stavro Xhaho                      “-“     47

5) Av. Veiz Jaho                      “-“     58

6) Reshat Kokalari                  “-“     56

7) Avni Rustemi                      “-“     55

8) Dino Çiço                            “-“     33

9) Elmas Kokona                    “-“     33

Ne pakice mbeten, pra nuk u zgjodhen, zz. N. Progri, Dr. Karajani, Z. Karagjozi, R. Babameto, Basri Cuci, Shahin Babameto, Beso Gega, Emin Xhango dhe t.t.

E vura kete ngjarje te botuar ne gazeten OMONOIA-KONKORDIA – 1921, qe botohej ne Gjirokaster me pronar Vasil K. Dilo, per te treguar se personaliteti i Avni Rustemit fillon te gatuhet ne Gjirokaster, pas atentatit imagjinar ne Paris – 1920, dhe prej ketej katapultohet ne Tirane ku behet pjese e Parlamentit Shqiptar te kohes – 1924, si deputet i Kosoves (Lumes).

Bashkesia e te gjitha ketyre ngjarjeve na tregon mbi ekzistencen e nje dore qe e mori nen mbrojtje Avni Rustemin duke e bere deri deputet.

Me vrasjen e tij, me 1924, u krijua mundesia e ngritjes se figures se tij nga nje vrases imagjinar ne hero te popullit nga regjimi komunist. A nuk kemi rastin e berjes se kriminelit hero, pamvaresisht nga e verteta?

 

Tirane, me 15 Shkurt 2022