Artikuj

150 – Fallsifikimi shqiptar i Luftes se Trojes.

Posted by Genc Hoti

Loading

150 – Fallsifikimi shqiptar i Luftes se Trojes

(menyra se si shqiptaret e pafytyre duan te grabisin Kryevepren e pare Helene)

 

Per te zbuluar nje vjedhje nuk duhet as fat, as tru, as dije, por vetem vemendje. Dhe kur kjo vemendje mungon, rikthimi i ngjarjes kerkon nje vullnet te madh per te vene ne vend dinjitetin e Kombit te neperkembur nga fakllsifikatoret e Historise. E kenderta e kesaj eshte bere nje semundje kronike e shqiptareve, te vetekenaqur me idiotizmin e lirise se shprehjes, sidomos kur kjo e fundit vjen nga nje bote te pamesuar me librin.

Lufta e Trojes eshte nje ngjarje mitologjiko-historike e ndodhur ne shek. e XII Para Kri. midis dy popullatave te te njejtit bosht biologjik edhe pse jetonin ne dy kontinente te ndryshme, por teper afer njeri-tjetrit. Te dhenat mbi kete lufte jane marre fillimisht nga nje poet parahelen, Homeri, qe ka jetuar ne shek. e IXVIII Para Kri., por te konfirmuar pas 3100 vjetesh nga nje arkeolog gjerman (Henrik Shliman, 1822-1890). Por duhet vene ne dukje fakti qe shkrimi helen ishte shpikur ne shek. e VII Para Kri dhe vepra e Homerit, sipas A. F. Wolf, eshte botuar per here te pare ne kohen e Pizistratit (shek. VI Para Kri.). Te dhenat mbi kohen e Luftes se Trojes, jeten e Homerit dhe veprave te tij (Iliada dhe Odiseja) edhe sot jane akoma te pasaktesuara perfundimisht. Gjithsesi koha e Luftes se Trojes, jeta e Homerit dhe koha e botimit te Iliades dhe Odisese nuk perputhen kerkund midis tyre. Aq me teper kur keto vepra konsiderohen si vepra me karakter gojor te transmetuara brez mbas brezi per disa shekuj (kjo konsiderohet si periudha arkaike e zhvillimit te letersise antike greke – shek. X-VII Para Kri.). Te dhenat mbi Letersine antike Greke jane marre nga dy autore: Mark Ndoja, Letersia antike greke dhe latine, Tirane 2006; botuesi nuk e thote, por ne vitet 50 ka ekzistuar nje botim i tille, me te njejtin autor, si tekst mesimor per shkollat e mesme. Dhe Muzafer Xhaxhiu, Letersia antike greke, Tirane 2004.

Botimi e pare i vepres se Homerit ne gjuhen greke eshte realizuar me 1868 ne Athine. Ne shek. e XX-te botim i i kesaj vepre njeh permasa boterore ne kohe dhe vende te mbare Globit. Edhe  Shqiperia nuk beri perjashtim ne kete drejtim, por ajo u vecua nga Bota kur filloi ribotimet e veprave te Homerit. Duke perjashtuar disa botime te kengeve te vecanta te Iliades, botimi i pare ne gjuhen shqipe i vepres se Homerit, Iliada, u realizua me 1965 ne saje te perkthimit brilant te Gjon Shllakut (foto 1,2).

foto 1
foto 2

Ky perkthim perputhet me te gjitha botimet e realizuara ne Greqi, Itali, Spanje, Kube, France, Turqi (te gjitha botimet ne keto gjuhe i kam parakaluar neper duart e mia) duke treguar dinjitetin profesional te perkthyesit.

Pikerisht ne Shqiperi, pas kongresit te drejtshkrimit te gjuhes shqipe me 1972, ndodhi cudia. Me 1979 vepra u ribotua e perpunuar (foto 3,4) ne emer te drejtshkrimit duke mos qene si botimi i pare, por dhe ribotimet e mevonshme (2006) ndoqen te njejten linje fallsifikimi (foto 5,6). Mosperputhja ndodhi ne kengen e katert, vargu 335 (foto 7-bot 1965), vargu 328 (foto 8-bot. 1979, foto 9-bot 2006).

foto 3
foto 4
foto 5
foto 6

Kjo mosperputhje dhe ky ripunim i ribotimit kosiston ne zevendesimin e termit akej me termin danaj edhe pse te dy termat perfshihen si emertime te popullates qe pershkruan Homeri (Mark Ndoja, Letersia Antike greke dhe latine, Tirane 2006, f. 6). Atehere na rezulton qe ky ripunim i vepres se Homerit dhe zevendesimi i termave qe me 1979, ne gjurmet e kongresit te drejtshkrimit te shqipes 1972, e paska pasur nje qellim te fshehte, te cilin na e paskan nxjerre ne drite shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare.

foto 7
foto 8
foto 9

Problemit te fallsifikimit te Homerit, shtrirjes historike te ilireve, qenies se tyre gjenetike dhe termi DARDAN i kam kushtuar nje sere artikujsh shume vite perpara sipas inventarit te meposhtem, te publikuar tek faqja genckhoti.com.

30-Iliada dhe Homeri në Shqipëri, 07.02.1995

68– Raca e bardhe dhe popujt europiane

76– Relacionet historike pellazgo-ilire, heleno-epirote dhe relacionet politike greko – shqiptare

85– Pse nuk jemi pellazge?     25.05.2012

88– Si erdhen, si u relatuan dhe si u transformuan  29.08.2012

89– Pse nuk jemi thjeshte ilire, por jemi iliro-epirote dhe Toke e Shqiptareve eshte EPIRI, 21.09.2012

91– Dardanet e Ilirise apo te Trojes, 21.11.2012

Por rikthimi i kesaj teme eshte i lidhur me nje akuze qe ja kane mveshur helenistit Gjon Shllaku sipas ideve te te Marreve te Madheshtise Shqiptare. Sipas tyre perkthyesi i Iliades paska thene:

“..Ose një malësor shqiptar, para 2800 vjetësh ka shkru “Iliadën” e “Odisenë”, ose Homeri ka pas folë një gjuhë të ngjashme me gegërishten..”Gjon Shllaku

Ne fakt kjo shprehje tipikisht ne kete forme eshte e thene nga Ismail Kadare ne novelen “Nje dosje per Homerin” (Nentori 8-9/1982, foto 10,11,12), ose ne romanin “Dosja H”, Tirane 1990 (foto 13,14) dhe kjo duhet te vertetohet ne shume forma.

foto 10
foto 11
foto 12
foto 13
foto 14

Se pari, fraza nuk eshte gegnisht, por toskerisht; pra frazen nuk e ka shkrue Gjon Shllaku, por te Marret e Madheshtise Shqiptare. Se dyti, vepra e Homerit nuk eshte shkruar 2800 vjet me pare, por afro 2500 vjet me pare, sepse ne fazen e saj me te pare ka qene nje poeme me burim gojdhanor dhe eshte shkruar disa shekuj me vone. Kadare mund ta beje kete gabim, por Gjon Shllakut nuk i luan as presja. Se treti, Gjon Shllaku e ka ditur shume sakte raportin midis poemes se Homerit dhe krijimtarise se Eposit Shqiptar te Malcoreve te Veriut. Perputhja eshte ne forme, por teper larg permbajtjes dhe e spostuar ne kohe, ndoshta nje milion vjet, e kjo ne menyre historike. Kete proces Kadare nuk mund ta kuptoje ne asnje rrethane, sepse eshte pertej aftesive te tij intelektuale dhe sidomos teper larg edukimit te tij botekuptimor.

Prej ketej e ka marre idene e transformimit te botes pellazge ne bote ilire nje nder perfaqesueset më me zë të Shkolles të të Marreve te Madheshtise Shqiptare kur shkroi se lufta e Trojes (foto 15,16) eshte nje lufte pellazgo-ilire, edhe pse bota ilire do te shpikej nga Herodoti pas 700 vjeteve (Elena Kocaqi, Lufta e Trojes, lufte pellazgo-ilire, Tirane 2018). Te pakten mbi bazen e Ideve fetare, Pellazget e Zeusit Politeist ishin mbi nje milion vjet me te avancuar se Iliret e Kultit te Gjarprit dhe 600 here me te rinj se keta te fundit.

foto 15
foto 16

Nuk e di a jane te mjaftueshme keto argumenta per t’ja ulur tempin pseudonacionalist disa shqiptareve qe fryhen si gjela deti me lavdine Helene dhe Luften e Trojes, sikur ato kane gishtin e paraardhesve te shqiptareve. Te pakten nga ajo kohe (shek. XII Para Kri.) e deri me sot popullata ne territorin e shtetit te sotem shqiptar eshte nderruar 6 here ku popullata autoktone nga zoteruese absolute sot eshte kthyer ne vetem 25% te saj.

 

Tirane, me 25 Dhjetor 2021