Artikuj

146-Cfare na dhuroi Panairi i Librit kete vit?

Posted by Genc Hoti

Loading

146-Cfare na dhuroi Panairi i Librit kete vit?

Panairet e librave kane nje te mire, pasi ne to gjen libra qe autoret e tyre nuk deshirojne t’i nxjerrin ne treg per lexuesit, por kerkojne t’i konsiderojne te pranishem ne bibliotekat shteterore me ISBN, si nje dokumentin mbi ekzistencen e tyre. Kjo gje eshte bere karakteristike e Shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare ku ne tenden “Rrenjet Tona” gjenden produktet e ”fshehura” prej kohesh” dhe midis tyre gjendej dhe libri i meposhtem. Duke qene se Dalipajn e kam mik te vjeter nuk mund te rri pa ja thene nja dy fjale mbi kete krijim jo per gje por nuk me pelqen atdhedashuria fallse qe paraqet ai here pas here pas gjuhes shqipe. Me ja thene hapur behem shume xheloz kur perfaqesuesit e popullatave emigratore behen me patriota se ne shqiptaret vendas. Ne kete menyre perpara lexuesit shqiptar paraqes oponencen amatoreske te nje vepre qe nuk ka dale ne shitje hapur neper librari.

Agron Dalipaj, Pseudoorientalizmat ne gjuhen shqipe (“turqizmat”),

Korce 2020 foto 1, 2.

foto 1 (edhe madhesia e germave te emrit ne raport me germat e titullit duhet te jete nje tregues mbi modestine e fshehte qe e karakterizon autorin)
foto 2

Duke perjashtuar harbuterine, dinakerine keqdashesem, qe autori i perdor vend e pa vend duke shprehur nje revolte te brendshme te grumbulluar prej kohesh per aresyet e tij, por krejt fallco, autori me kete punim i ka shprehur vlerat e veta ne parathenie, qe realisht e tregon gjithe boten e vet filozofike e shkencore ne permasat reale. Eshte nje parathenie prej 13 faqesh qe ka vlera shume me te medha se te 238 faqet e mepastajme. Cdo gje ne keto 13 faqe shpreh jo ate qe autori ka ne koke per gjuhen shqip, por ate qe autori kerkon t’u fuse ne koke shqiptareve me dhune letrare. Dalipaj ka shume pretendime ne kete drejtim dhe une pikerisht me keto pretendime do te merrem duke e anashkaluar fantazine e autorit ne drejtim te zberthimit te fjaleve, sikur ato i imponohen turqishtes.

Fillimisht autori Dalipaj pretendon, ne kuader te ekspansionit te shqipes ne gjuhet orientale, sikur:

“Qe  ekziston  nje  lidhje e forte e shqipes me gjuhet orientale kjo

ka qene e njohur shume kohe me pare, por studimi i kesaj lidhjeje eshte kushtezuar nga nje qasje e dyshimte dhe paragjykuese, sikur shqipja eshte borxhleshe e madhe dhe eshte vetem ajo qe ka marre prej atyre gjuheve. Ne pamje te pare duket sikur ky eshte nje realitet qe nuk mund te ishte ndryshe, pasi jane aq shume studime shkencore e akademike te gjuhes qe e kane pranuar kete fakt dhe kane prurje te botuara qe “vertetojne” tezat e tyre se shqipja ka mbi 5000 orientalizma brenda leksikut te saj. Nderkaq akademiket tane “kane harruar” te kujtohen se Turqia ka qene banuar nga hititet, te cilet per gjuhe kishin ate qe kane edhe sot shqiptaret e Turqise moderne, ne te cilen rreth 22 milion banore jane me origjine shqiptare dhe 7 milion flasin ende shqip, duke e bere Turqine vendin me me shume popullsi shqiptare ne bote. Por asnje gjuhetar e etimologu zyrtar te akademive tona “nuk i shkoka mendja” se kjo popullsi, qe ka qene aty qe nga antikiteti i hershem dhe furnizuar here pas here me tjeter popullsi shqiptare nga Iliriku, per shkak te gjenocidit grek dhe serb mbi shqiptaret, te kete ndikuar duke mbushur fjalorin e turqishtes me shume fjale shqipe dhe te kete dhene edhe ne gjuhet e tjera te orientit” (f. 3-4).

Cfare anashkalon Dalipaj ne kete fillim-parathenie te koncentruar?

Se pari, kohen se kur orientalizmat kane depertuar ne gjuhen shqipe, apo anasjelltas.

Se dyti, autoresine e ketij depertimi gjuhesor.

Se treti, fushen e termave gjuhesore te depertuara.

Se katerti, paaftesine e arberoreve per te cuar qofte dhe vetem nje fjale ne Orientin e Aferm.

Se pesti, paaftesine e shqipes per te depertuar ne gjuhet e Orientit per shkak te pazhvillimit te vete gjuhes, por edhe te bartesve te saj.

Ne lidhje me “harresen” e akademikeve tane dhe shifrat mbi popullaten shqiptare ne Turqi, Dalipaj tregohet thellesisht manipulator i fakteve dhe me sa kam kuptuar duhet te jete nje nder nxenesit exselent te Shkolles te te Marreve te Madheshtise Shqiptare. Cfare nuk kane kuptuar Dalipaj dhe shoket e tij nga bota Hitite?

Se pari, kur Perandoria Hitite ishte ne kulmin e saj qofte iliret, qofte helenet nuk ishin shpikur akoma. Lidhja e tyre me Trojen eshte nje lidhje mitologjike, thjeshte per te realizuar nje mashtrim historik sipas ekuacionit: hitite-trojan-dardan-ilir, kur dy elementet e fundit jane historik dhe dy te paret mitologjik. Ne kete rast nuk favorizohen dardanet dhe iliret, por pasardhesit anadollake te hititeve.

Se dyti, bota fetare e hititeve ishte politeizem mitologjik, kur dardanet dhe iliret notonin ne paganizmin e Gjarprinjve. Distanca kohore midis ketyre dy besimeve eshte me e pakta tre rende shoqerore, por per paraardhesit e larget te shqiptareve eshte mbi 2 milion vjet kohe shoqerore.

Se treti, organizimi social i hititeve eshte analog me organizimin e Faraoneve te Egjiptit dhe shume anash organizimit social te Trojaneve.

Se katerti, lidhja e hititeve me personazhet biblike i ndan jo vetem nga dardanet dhe iliret, por dhe me vete trojanet dhe helenet e mevonshem.

Se pesti, lidhja gjuhesore qe kerkohet t’i behet shqipes me gjuhen hitite ne mos qofte nje budadallek, me e pakta eshte nje deformim historik i paster qofte dhe per faktin e ekzistences se shkrimit nder hititet dhe mungesen e shqipes se shkruar deri me 1555. Ne kete rast distanca kohore eshte mbi 3000 vjet dhe nuk ka asnje justifikim qe mund ta perligje kete lidhje imagjinare.

E sa per popullaten me origjine shqiptare qe na jetoka ne Turqine e sotme ka nevoje per statistike te pranuar nga shteti turk ku fantazia e Dalipajt nuk ka depertuar dot. Te pakten Enciklopedine Turke ka pasur mundesi ta shfletoje. Genocidi serb dhe grek nuk eshte bere mbi popullate shqiptare autoktone, por mbi popullaten emigratore otomane te instaluar ne trojet shqipfolese pas shek. XVI nga Sulltan Sulejmani i Madherishem. Pastaj duhet marre ne konsiderate dhe nje fakt qe anashkalohet me qellim nga Dalipaj dhe shkolla e te Marreve Shqiptare. Koha kur eshte bere genocid i pretenduar mbi shqiptaret muslimane eshte e njejte me kohen kur ka ndodhur vdekja dhe debimi i muslimaneve osmane. (per kete shih Justin McCarthy, Vdekje dhe Debim, spastrimi etnik i Muslimaneve Osmane 1821-1922, Tirane 2015 foto 3, 4). Pra keto probleme jane pak si me ndryshe nga ato qe paraqet ne menyre spekuluese Dalipaj dhe shkolla e tij.

foto 3
foto 4

Por Dalipaj duhet te kuptoje nje problem themelor per te dhe familjen e tij brez pas brezi. Kane qene me fat qe kane shpetuar nga spastrimi etnik e para dy shekujve dhe jane pranuar nga shqiptaret per te jetuar mes tyre, por ne kete rast Dalipaj duhet te shpjegoje se nga e ka prejardhjen biologjiko-sociale: nga popullatat otomane, apo nga popullata vllehe e konvertuar ne muslimane (ky eshte nje problem per te gjithe shqiptaret e Jugut te sotem te Shqiperise politike).

Ne vazhdim autori shkruan:

“Vepra qe une sjell kete here, permbys mendimin se shqipja ka rreth 5000 orientalizma ne fjalorin e saj dhe tregon shkencerisht me prova se shumica e te ashtequajturave orientalizma ne shqipe dhe qe kane ende perdorim te gjere ne gjuhen tone, jane thjeshte fjale mirfilli te shqipes. Etimologjia, qe une ndjek si metode, e kerkon te verteten e fjales brenda fjales dhe ndjek te njejten rruge edhe te tre librave botuar me pare nga une e te promovuara ne shume vende dhe te njohura edhe nga akademiket e gjuhes shqipe, te cilet s’kane asnje fjale te thone” (f. 4).

Qe te pranojme kete lajthitje te autorit me se pari i sygjerojme te ndertoje teorine se si formohet fjala ne Historine e Njerezimit dhe, vecanerisht, ne gjuhen shqipe. Neqoftese do te kishte bere kete do te habitej me permasat kohore qe i duheshin fjales per t’u formuar per here te pare, por ne kete rast autori duhet te mesoje ekuacionin dinamik te gjuhes se folur, per te cilin me sa kam kuptuar nuk ka asnje dijeni dhe kjo e ka nje shkak te lidhur me arsimimin e tij vetiak. Defekti i fillon qe ne klase te pare fillore ku nuk ka mesuar se cfare perfaqeson tingulli, kompleksi i tyre dhe kalimi ne rrokje, pastaj kalimi ne fjalet njerrokshe e metej deri tek fjalet e artikulluara, pastaj tek lindja e shkrimit per ta mbylluar me perpunimin politik te gjuhes.

Tamam per kete problem autori eshte ngaterruar me kembet e veta, pasi kur kritikon Prof. Eqrem Çabej-in, tek Gjuha Kozmike, shkruan se:  “ai thote se Dardania vjen nga dardhe dhe kur merret me fjalen dardhe thote se eshte me burim te erret. Te pranosh se fjala vjen nga fjala eshte njesoj si te pranosh qe tulla vjen nga tulla. Alogjika eshte e njejte ne te dy rastet”. Por nga ana tjeter per idete e veta manipulatore prendon se: “Etimologjia, qe une ndjek si metode, e kerkon te verteten e fjales brenda fjales”. Atehere ku qendron ndryshimi? Ne kete rast Dalipaj me te njejtin aresyetim hedh poshte nje Shkencetar me permasa boterore dhe ngre veten me permasa lilipute.

Por Dalipaj nuk eshte thelluar aspak ne kete problem dhe e ka trajtuar ne menyre kaq siperfaqesore sa krijon menjehere dyshimin se nuk jane idete e tija dhe cdo gje e ka perdorur vetem per nje sensacion te castit. Problemi i prejardhjes te termit dardan ka kete permase, sipas nje materiali te Zef Mirdites derguar studiuesit Kole Luka me 1975 (foto 5, 6,  7, 8). E meqene se materiali eshte i shkurter po e jap te plote panoramen analitike te Zef Mirdites, por ky material na tregon se nuk kemi te bejme me nje mendim thjeshte vetem te Prof. Eqrem Çabej-it, por eshte nje mendim mbi nje shekullor, cka do te thote se perpara se te kritikohet mendimi shkencor i Profesor Çabej-it eshte e nevojshme te kritikohet mendimi i shkencetareve te Njerezimit dhe ne kete pike Dalipaj keputet si gjeth fiku. Ky material thote kaq shume probleme, sa na argumenton se kapacitei i Dalipajt nuk eshte i afte jo vetem t’i zbertheje, por as t’i kuptoje. Per korrektese materali sipas tekstit fotografik eshte ne vazhdim, prej te cilit Dalipaj duhet te kuptoje dicka me teper nga pretendimet e tij inatçore:

foto 5
foto 6
foto 7
foto 8

Cektesia analitike e ketij problemi te analizuar sipas Dalipajt na tregon se nuk kemi te bejme me nje studim shkencor sic pretendon Dalipaj, por kemi te bejme me hesape te vjetra qe nuk jane te Dalipajt, por qe ai i merr persiper t’i ezauroj per hesap te te tjereve. Konfliktet ne Akademine e Shkencave duken prej shume e shume vitesh se midis kujt kane qene, por pse Dalipaj kalon ne krahun e simpatizanteve te tij dhe godet te vetmin krah pozitiv qe ka pasur ajo Akademi qe nga dita e themelimit te saj.

Te pakten kjo cektesi duket ne rreshtat e meposhtem ku tregohet teper qarte se cfare perfaqeson vepra qe Dalipaj i paraqet shqiptareve, por dhe karakteri vetiak te autorit. Sipas tij:

“Akademite tona as qe behet fjale te bejne nje oponence per vepren time, pale ta pranojne teorine e embriomorfemave. Rrezimi i “emrave te medhenj” te gjuhesise, si Çabeji, perjetohen si kataklizem ne qarqet akademike, te cilat duhet ta kuptojne se ne te vertete Çabeji ka rene qyshse ate nuk ka kush ta mbroje shkencerisht. Nuk eshte faji i perparimit shkencor, qe pseudoshkenca zvenitet e tretet para shkences se vertete. Ne shkence, asgje fallco nuk mund t’i rezistoje perballjes me origjinalin. Akademiket e sotem te gjuhes e kane kuptuar fare qarte se etimologjia qe mbeshtetet mbi krahasimin ka vdekur dhe kjo vdekesire, qe ata respektojne, nuk mund te dale ne nje perballje ne mejdanin shkencor. Ndaj m’i refuzojne oponencat.” (f. 6).

Kur e lexon kete punim gjeja e pare qe bie ne sy eshte mungesa e zberthimit te termave te reja qe shqiptaret nuk i njohin jo per faj te tyre. Se pari Dalipaj duhet te shpjegonte se cfare eshte morfema dhe embriomorfema, cfare ndryshimi kane me fjalet tingull dhe rrokje. Pastaj a jane shqip? Si kane kaluar nga forma me thjeshte (rrokja) ne kete kompleks 3 dhe 6 rrokesh? Pastaj a e ka vrare mendjen kur e ka sulmuar Çabejin me fallsitetet e shpikura nga vete Dalipaj. Nqs pretendon se Çabej ka rene qysh se nuk ka kush ta mbroje shkencerisht, se pari duhet te shpjegosh se cfare do te thote ta mbrosh shkencerisht nje shkencetar, ndoshta i vetmi qe ka pasur dhe ka Shqiperia edhe sot. Fakti qe ne ate Akademi nuk ka njerez qe te mbrojne vepren e Prof. Eqrem Çabej-it nuk do te thote se eshte Çabeji problemi, por e gjithe Akademia e Shkencave qe eshte nje institucion politik dhe aspak shkencor.

Pastaj Dalipaj duhet te shpjegoje se cfare do te thote termat: perparimi shkencor, pseudoshkence dhe shkence e vertete. Ne kete rast duhet ta thote hapur se cfare lidhje kane ato qe shkruan Dalipaj me keto terma te perdorur. Na vazhdim Dalipaj duhet te shpjegoje kuptimin e fjalise: Ne shkence, asgje fallco nuk mund t’i rezistoje perballjes me origjinalin. Eshte e pakuptimte lidhja e shkences me fallsitetin dhe origjinalitetin ne funksion te cfaredo lloj vepre studimore. Ne kete rast Dalipaj duhet t’u thoshte shqiptareve se ku qendron fallsiteti i vepres se Prof. Eqrem Çabej-it, dhe ne vazhdim kush eshte origjinali ne raport me vepren e Prof. Eqrem Çabej-it.

Pastaj Dalipaj duhet te kuptoje se termat si: vdekur,  vdekesire, mejdan shkencor nuk kane kuptim ne shkencen e gjuhesise dhe kjo eshte nje gjuhe prej rrugaçi dhe provokatori te ndyre qe shoqeron te gjithe kete parathenie prezantuese.

Kjo duket ne vazhdim ku provokatori Dalipaj e cfaq kaq hapur idiotizmin e vet mendor sa me shkon mendja se botimi i ketij libri behet per tjeter qellim nga prezantimi qe i ben autori. Mund te jete i vetmi liber i botuar ne Shqiperi qe perbashkon gjuhen e pretenduar shkencore me gjuhen e krimit njerezor. Vini re kete ekstremitet te te shprehurit, por me sa duket edhe gjella me te cilin eshte ushqyer Dalipaj perpara se t’i hynte kesaj pune tmersisht kriminale:

“Shkencetari, ashtu si gladiatori, edhe mund ta humbe nje ndeshje, por nuk i shmanget dyluftimit, sepse askush nuk ia varos me nderime turpin e mosperballjes dhe nuk ia heq kufomen nga arena. / Nese neper akademite tona ka ndonje akademik gladiator, si mund ta gjejme!? Apo te gjithe jane kufoma?! / Mendimi shkencor ka nevoje per mbeshtetje institucionale, per kritike e me se shumti per oponence shkencore korrekte. Kam provuar dy here te kerkoj zyrtarisht ne ASH dhe ASA oponence per librat e mi dhe akademiket “nuk kane kohe” per gjera te tilla” (f. 6).

Ne keto rreshta kuptohet dhe vete qellimi i autorit: kerkon te fuse ne fushen  e studimeve fjalorin e krimit te perdorur nga paraardhesit dhe mesuesit e Dalipajt per sa kohe qe ka jetuar ne mes te shqiptareve. A nuk bene te njejten gje politikanet shqiptare pas 1943? Atehere a nuk kemi te drejte ta akuzojme Dalipajn si vazhduesin e punes te atyre qe masakruan historine e Popullit Shqiptar nder vite? Me sa duket Dalipaj nuk e di qe sot cdo oponence paguhet dhe kjo nuk mund te behet falas. Pra Dalipaj duhet te paguaje per pranimin e librave te tij dhe, kur kjo nuk ndodh, duhet te merret me mend se cfare permbajtje kane ato per syte e akademikeve tane. Dhe kur keto “kufoma”, sipas fjaleve te Dalipajt, nuk ja pranojne duhet te marret me mend se cfare trajtimi cilesor i ka bere leksikut te shqipes Dalipaj. Por edhe ne kete drejtim Dalipaj ka probleme me menyren se si e kupton ai termin “mendim shkencor”, “oponence shkencore” dhe sidomos konceptin “oponence shkencore korrekte”. I them te gjitha keto, sepse ne rastin me te mire, nqs oponenca do t’i ndertoje nje aparat kritik te mbeshtetur ne faktet e asaj qe ka paraqitur Dalipaj ne raport me ato fjale qe rrjedhin prej osmanishtes, perseri Dalipaj nuk do te ishte dakort dhe nuk do te linte gje pa thene per oponentet imagjinare. Pra Dalipaj nuk e kupton qe mos marrja ne konsiderate e veprave te tij nga ana e akademisteve te sotem shqiptare eshte ne favorin e tij, por ne momentin qe ai i ofendon ata, duke i konsideruar kufoma ne mundesine e heshtjes qe ato kane, i krijon vetes nje taban falls dhe nenkuptim negativ ne vleresimin e veprave te tij. Ai me vone do te krenohet qe keto vepra ja ka derguar Akademise se Shkencave, pamvaresisht se nuk jane kane pranuar. Dalipaj nuk e ka kuptuar akoma se veprave te tij u mungon gjeja me kryesore: sherbesa ndaj Kombit Shqiptar, karakteristike kjo e te gjithe intelektualeve shqiptare te epokes komuniste. Perseri kemi nje perputhje midis Dalipajt dhe te kaluares komuniste historike ne kete drejtim.

Fale punes se tij Dalipaj pretendon se ka ndertuar nje teori qe sherben per zberthimin e fjaleve, por pa e percaktuar ne kjo vlen per te gjithe gjuhet e Njerezimit apo vetem per gjuhen shqipe. Pretendimi ka disa defekte anesore qe kur i grumbullon se bashku nxjerrin ne pah fallsitetin e pretendimit te Dalipajt. Per kete ai ka shkruar:

“Fale teorise etimologjike te embriomorfemave, ne mund te zbardhim misterin e krijimit te fjaleve, qendren e gjuheve dhe perkatesine e etnicitetit gjuhesor te fjaleve. Ne baze te kesaj teorie qendron tabela e embriomorfemave unike te shqipes dhe etimologjia e fjales kthehet ne nje “proces teknologjik gjuhesor” te njohur e te zbatueshem saktesisht ne menyre shkencore” (f. 7).

Se pari, teoria etimologjike e embriomorfemave nuk perputhet kerkund me termin etimologji sipas Fjalorit te Gjuhes Shqipe (sipas ketyre fjaloreve termi etimologji nenkupton nje dege te gjuhesise qe studion prejardhjen e fjaleve te nje gjuhe). Ndersa idete e Dalipajt bejne fjale per strukturen natyrore te fjaleve te shpikura nga Njeriu, per rastin tone nga shqiptaret.

Se dyti, teoria etimologjike e embriomorfemave nuk perputhet kerkund me gjendjen historike te gjuhes shqipe, te pakten deri ne mesin e shek. te XX-te, ku 50% e fjaleve jane nje ose dy rrokshe dhe e gjitha kjo ne saje te zanores ë, pasi pa kete zanore leksiku i shqipes do te ishte akoma me fjale nje rrokshe.

Se treti, teoria etimologjike e embriomorfemave nuk perputhet kerkund me Historine e gjuhes se folur qe nga zanafilla deri ne momentin qe ajo shkruhet. Asnje autor shqiptar i studimeve gjuhesore nuk na ka dhene dinamiken e gjuhes se folur nga zanafilla deri ne momentin qe Njeriu krijon rrokjen e pare dhe nga rrokja e pare deri ne fjalen e artikulluar. Asnje studiues shqiptar nuk na ka dhene teorine e shpikjes se gjuhes se shkruar dhe ketu fillon dhe mbaron lajthitja shkencore e Dalipajt me embriomorfemat e tij, pasi cdo gje e nenkuptuar nga gjuhetaret ne drejtim te fjaleve eshte e lidhur me kohen e shkrimeve te para deri tek alfabetet e pranuara. Asnjeri nga studiuesit shqiptare, te cfaredo lloj rangu qe te jete, nuk ka percaktuar ne asnje rast subjektin qe shpik shkrimin dhe individin qe e paraqet ate perpara Njerezimit edhe pse te dhenat informative jane te plota q        e nga koha e qytet-shteteve helene. Dhe Dalipaj nuk e di aresyen perse ka ndodhur kjo dhe kush eshte fajtori i drejteperdrejte i kesaj mangesie vendimtare per gjuhesine teorike. Zberthimi i te gjithe ketyre problemeve te kesaj pike e nxjerr jashte loje gjuhen shqipe nga cdo perqasje superioriteti me cdo gjuhe te Botes ne cdo kohe dhe ne cdo vend te mundshem. Atehere cfare oponence do t’i bejne akademiket shqiptare kesaj vepre te Dalipajt?

Per ta bere me te qarte vepren e Dalipajt perpara lexuesit shqiptar po i bej zberthimin teorik te ekuacioneve te dinamikes se gjuhes qe perdor sot Njerezimi qe nga zanafilla me perfundimin qe ky ekuacion eshte i vlefshem per cdo gjuhe te cfaqur ne Histori pamvaresisht nga Koha dhe Vendi ku ka ndodhur (kjo gje mungon teresisht tek Dalipaj).

Te gjithe shqiptaret, qe e kane mbaruar maturen perpara vitit 1992, kane mesuar neper shkollat e mesme, me e pakta ne lenden Materializmi Dialektik dhe Historik, nje formule qe kerkush nuk ka guxuar ta kundershtoje, se kur eshte shkeputur Njeriu nga Antropomorfi. Per baze eshte marre nje formule e Frederik Engelsit e shprehur tek Dialektika e Natyres, Tirane 1981, f. 196, qe thote se:

“Ne fillim puna dhe pastaj bashke me te edhe te folurit e artikulluar kane qene dy stimujt me kryesore nen ndikimin e te cileve truri i majmunit u shnderrua dalngadale ne tru njeriu, i cili, megjithese i perngjan trurit te majmunit, eshte shume me i madh dhe me i persosur se ai”.

Tani shtrohet pyetja: a eshte e plote ky pretendim i Engelsit, pasi na mbetet bosh nje kohe e gjate midis fazes tingullore – fazes nje rrokshe – fazes dy rrokshe deri tek fjalet e artikulluara qe lindin pas ndarjes se punes (realisht fjalet e artikulluara lindin me profesionet), qe e veme re tek femijet e sapo lindur deri kur mesojne te flasin? Problemi eshte shume me i komplikuar nga sa e ka paraqitur Engelsi, pasi distanca kohore midis zanafilles gjuhesore dhe fjaleve te artikulluara eshte shume-shume me e madhe se sa distanca kohore midis fjaleve te artikulluara dhe shkrimit te gjuhes. Pastaj komplikacioni shumefishohet po te kemi parasysh se distanca kohore midis fazave te dinamikes se gjuhes midis racave dhe popujve brenda nje race eshte jashtezakonisht e diferencuar dhe gjuha shqipe e ka kete distance tmersisht me te madhe se te gjithe popujt e Njerezimit. Fakti qe ne mesin e shek. te XX-te gjuha shqipe karakterin rrokor te fjaleve te saj e ka prezente ne 50% te gjithe leksikut te saj eshte i mjaftueshem per te argumentuar se dinamika zhvilluese e gjuhes shqipe eshte tej mases mbrapa gjuheve te Botes dhe tejet larg perfundimit te saj neqoftese kjo gjuhe nuk do te kishte pasur ndihmesen e gjuheve te popullatave emigratore qe kane bashkejetuar me parashqiptaret dhe shqiptaret prej 1500 vjetesh me e pakta. Kjo eshte aresyeja perse leksiku i gjuhes shqipe eshte 99,18% me fjale te huazuara nga popujt komshinj dhe emigrator.

Postulati i Engelsit eshte jashtezakonisht i ceket ne permbajtjen e vet dhe nuk sherben per te avancuar ne njohjen e fazave te zhvillimit te gjuhes se folur. Kjo duket edhe me poshte kur Engelsi kerkon te zgjidhe problemin e lindjes se gjuhes se folur ne menyre “materialiste”, kur ne fakt ka tentuar ta zgjidhe ne forme krejt formalisht pa asnje perfitim konkret. Sipas tij:

“Nevoja krijoi organin e vet: laringu i pazhvilluar i majmunit mengadale, por pareshtur, shnderrohet me ane te modulacionit dhe behet i afte per nje modulacion me te zhvilluar, dhe organet e gojes, dalengadale, mesoheshin te shqiptonin njerin pas tjetrit tinguj te artikulluar. \ Qe ky shpjegim i lindjes se gjuhes nga procesi i punes dhe bashke me punen eshte i vetmi shpjegim i drejte, provohet nga krahasimi me kafshet. Ato pak gjera qe keto te fundit, madje edhe me te zhvilluarat prej tyre, kane per t’ja komunikuar njera-tjetres, mund t’ia komunikojne edhe pa ndihmen  te folurit te artikulluar” (f. 195).

Saktesisht ne keto rreshta kemi kufizimin me dashje te ekuacionit te fazave te zhvillimit gjuhes dhe kalimin ne fazen e formimit te fjaleve te artikulluara. Por i gjithe ky arsyetim i Engelsit eshte i pavlefshem po te kemi parasysh gjendjen e gjuheve qe flasin popujt ne kohera te ndryshme. Te pakten gjuha shqipe, qe flasin shqiptaret, ka karakter monosilabik (rrokor) dhe ky eshte nje tregues konkret mbi ekzistencen e nje faze te dinamikes se gjuhes qe permblidhet vetem ne levrimin e nje rrokje. Pra ne nuk mund ta anashkalojme gjendjen reale te gjuhes shqipe dhe te pranojme teorira qe jane teper larg realitetit historik te gjuhes shqipe. Kalimi nga teoria e monosilabizmit ne teorine e morfema ka per qellim te fshehe paaftesine e gjuhetareve shqiptare per te shpjeguar dinamiken e gjuhes shqipe dhe ne kete rast po perdorin si viktime Dalipajt per te parakaluar punen vigane te Prof. Eqrem Çabej thjeshte vetem per nje xhelozi intelektuale qe ata nuk e disponojne. Por Dalipaj ne kete rast nuk po e kupton se po bie ne kurthin qe materialistet e shek. te XIX-te i ngriten Njerezimit per te fshehur karakterin globalist te rendit te kapitalit. Sepse perpara se te pranojme menyren e shpjegimit te gjuhes se folur duhet shpjeguar ekuacioni i formimit te saj dhe deri ketu cdo gje eshte e shterpezuar. Te pakten cfare kemi cituar nga Engelsi deri ketu eshte nje hamendje e pa konkretizuar edhe pse diku tjeter Engelsi i eshte afruar shume me teper menyres se argumentimit te menyres ekuacionale te lindes se gjuhes te folur. Vini re kete postulat dhe perse e kane anashkaluar gjuhetaret shqiptare kur kerkojne mbeshtetjen e shqipes nga pellazgjishtja:

“ashtu sikurse historia e zhvillimit te embrionit te njeriut ne barkun e nenes nuk eshte vecse nje perseritje e shkurter e historise se zhvillimit fizik te te pareve tane shtazore duke filluarnga krimbi, zhvillim qe zgjati per miliona vjet, po keshtu edhe zhvillimi shpirteror i femijes nuk eshte vecse nje perseritje edhe me e shkurter e zhvillimit mendor te po atyre te pareve, – ose te pakten te atyre me te vonshme. Por asnje veprim sistematik i kafsheve nuk ka mundur te lere vulen e vullnetit te tyre mbi natyren. Kete mundi ta bente vetem njeriu” (f. 204).

Nga kjo hipoteze lind nje dyshim serioz te lidhur me pyetjen: perse Engelsi e kerkon krahasimin midis njeriut dhe majmunit si argument dhe nuk merr per baze vetem kohen e zhvillimit te njeriut nga momenti i lindjes dhe ne vazhdim? Te pakten idete e mesiperme ja japin kete favor dhe i krijojne mundesine te ndjeke dinamiken e gjuhes se folur nga zanafilla deri ne formimin e fjaleve te artikulluara.

Po ta marrim te vertete kete hipoteze, atehere faza tingellore dhe njerrokore e gjuhes se Njeriu nuk ka nevoje te konkretizohet me boten e relacioneve midis popujve, por ajo mbetet si nje akt q    e ndodh brenda nje boshti biologjik me permasa pothuajse te njejta per cdo popullsi qe rrjedh nga nje bosht i vetem. Kjo do te thote se ekuacioni i formimit te gjuhes nga zanafilla deri ne fazen e formimit te fjaleve te artikulluara eshte i njejte per cdo grup popullatash edhe pse ato nuk jane relatuar kurre mes tyre. Puna eshte te gjenden keto rrokje zanafillore dhe te behen krahasimet, por te jeni te sigurte qe i vetmi ndryshim midis gjuheve te Njerezimit ne kete faze, qendron ne KOHEN e kalimit nga faza tingellore ne ato njerrokshe dhe dyrrokshe deri ne fazen e formimit te fjaleve te artikulluara. Ne ato popuj kur tre fazat nuk jane kaluar akoma, atehere fjalet e artikulluara huazohen me sens thjeshtimi dhe pikerisht ne kete faze eshte gjendur gjuha shqipe pas shek. te XVII deri me sot (kalimi nga 2.500 fjale [1635] deri ne 180.000 [2021] e perligj kete perfundim.

Por arsyetimi i Dalipajt e kalon arsyetimin shkencor te problemit dhe futet ne egoizmin e tij shpirteror me kaq kembengulje sa arrin ne fazen e idiotizmit mendor kur kujton se i behet vone njeriut me zhgarravinat qe shkruan dhe i paraqet me ngjyra kombetare. Vini re se deri ku shkon pretendimi e Dalipajt mbi keto zhgarravia gjuhesore:

“Tash di mire se e vetmja rruge per t’i ndaluar ata eshte demaskimi publikisht per cfare kane bere dhe shpenia e tyre ne dyert e gjykates. Kjo do me marre kohe, por shpirti im nuk eshte aspak i qete, derisa ata, qe perdhosin pandalim gjuhen e kombit tim te demaskohen perfundimisht. / Kjo eshte lufta ime, qe dua ta fitoj medoemos dhe e di qe do te kem per mbeshtetje shpirtin e cdo njeriu qe respekton te qenit shqiptar dhe beson ne vlerat e kombit dhe te gjuhes sone.” (f. 8)

Nga e gjithe kjo pacavure Dalipaj nuk kupton problemin me kryesor qe ka Kombi Shqiptar dhe qe lidhet pikerisht me pretendimet e fshehta te Dalipajt. Se pari Dalipaj duhet te argumentoje se perse kalon nga lidhja me Popullin Shqiptar ne ate me Kombin Shqiptar? Pse nuk e thote hapur qe boshti biologjik i Dalipajt eshte implementuar ne brendesi te popullates shqipfolese duke e pasuruar me fjale te sjelle nga bota otomane prej nga e ka prejardhjen vete Dalipaj? Ne kete pike krijohet dyshimi qe teorizimi i Dalipajt nuk eshte veper e tij, por ai ka marre persiper nje detyre zbatimi i se ciles do te krijoje kushte te reja politike per ndryshimin e saj konform nje kursi qe nuk e njohim deri me sot dhe te gjithe kete kerkon ta mbuloje me nje atdhedashuri kombetare ne nje forme qe nuk e lidh kerkund me gjuhen shqipe, perkundrazi na con ne dyshimin se Dalipaj eshte perfshire ne nje grupim qe kerkon te fshehe krimin qe eshte kryer mbi gjuhen shqipe dhe studiuesit e saj historike.

Kjo vihet re kur kerkon te vleresohet “puna” e tij qe ai e konsideron si shkencore pa treguar ne asnje rast se ku qendron ana shkencore e kesaj “pune” qe ka bere. Dalipaj pretendon:

“1- PERSE NUK LEJOHET ZBERTHIMI I MORFEMES KLASIKE NE EMBRIOMORFEMA DHE KUJT I PRISH PUNE KJO? Kjo pyetje perndryshe mund te fomulohet: ne cilen shkence u ndaluaka te studiohet objekti i shkences? A nuk eshte morfema pjesa kryesore dhe e pandryshueshme e fjales dhe objekt i studimit te morfologjise?! Nese nje shkence ndalon me marreveshje studimin e struktures kryesore te objektit shkencor (ne rastin tone te morfemes), a mund te quhet shkence?!” (f. 9).

Po nga ai liber qe Dalipaj ka marre materialin per te ndertuar idene e tij fluide, lexojme se “Termi morfeme “njesia me e vogel e kuptimshme ne perberjen e fjales” eshte krijuar sipas emrit foneme” (Kolec Topalli, Fjalor etimologjik i gjuhes shqipe, Tirane 2017, artikulli morfologji, f. 1006. Po ky kuptim eshte edhe ne fjalorin e gjuhes shqipe te 1980, por edhe ne ate me autorsi nje grup studiuesish me ne krye Jani Thomai, Tirane 2006). Atehere cili eshte kuptimi qe Dalipaj kerkon te kaloje nga termi morfeme ne ate embriomorfeme, kur ne e dime shume sakte kalimin nga tingulli ne njerrokje. Tendenca e spekullimit qendron ne krijimin e nje shpjegimi te “komplikuar” per te veshtersuar kuptimin sipas teorizimeve klasike dhe krijimin e nje teorie te “re” vetem ne termat e shpjegimit. Por Dalipaj ne kete rast ka kerkuar te dale jashte gropes qe ka hapur vete duke treguar se ai kerkon te studioje strukturen e morfemes (kjo gje nuk perfshihet ne shkence etimologjike, ose ne te kunderten duhet te ndertoje kritiken kunder pikepamjeve te ketij karakteri). Realisht me kete pretendim Dalipaj kerkon te futet ne ligjin natyror qe con ne lindjen e gjuhes se folur me ane te tingujve dhe rrokjeve fillestare, qe sic do te shohim, dikush e ka marre persiper ta zgjidhe kete problem shume me konkretisht se Dalipaj, por ne te gjitha rastet eshte harruar qe ana historike e problemit e perjashton relacionin midis popujve e per rrjedhoje zanafilla gjuhesore e popujve perjashtohet nga parimi monogjenetik, per te cilin nuk ka nevoje te shtohet ne boten e argumentave.

Realisht vetem tani Dalipaj e ka thene sakte se cfare kerkon te beje, por rruga e ndjekur eshte tmersisht e gjate dhe e panevojshme neper hallkat kalimtare te pellazgjishtes, greqishtes, latinishtes me bazament te shqipes. I them te gjitha keto pasi forma e sotme e gjuhes shqipe eshte ne themel te te gjithe gjuheve te Njerezimit jo si gjuhe shqipe, por si forme embrionale neper te cilen kalojne te gjitha gjuhet nga zanafilla deri ne fazen politike. Kete gje Dalipaj nuk ka mundur ta thote dot dhe ka spekulluar duke pergjithsuar shqipen si specifike gjuhesore, kur ne realitet forma shqipe e gjuhes eshte forma me e pergjithshme e zhvillimit te cdo lloj gjuhe, por e bashkeshoqeruar me elemente te tjere ekuacionale qe nuk lidhen me gjuhen, por me filozofine dhe ne kete drejtim Dalipaj ka mangesi ekstreme.

Por Dalipaj ka nje problem te madh me saktesine e hipotezave te tij, kur cektesia e tyre parakalohet si dicka inekzistente duke bere gabime te njepasnjeshme ne pretendimet e tij. Keshtu per shembell, duke akuzuar me aktivitetet te paqena gjuhetaret shqiptare ai arrin ne perfundime te pamundura qe si zor se mund te merren per baze ndonjehere. Kesghtu ai shkruan:

“Se pesti: Çabeji, Topalli e Omari duhet te kene patur program te qarte per ta shkombetarizuar fjale per fjale shqipen, pasi nuk ka si shpjegohet ndryshe se, kur gjuhetari me i madh grek i te gjithe koherave, i pranuar si i tille, Γ. Μπαμπινιωτη, ne librin e tij “etνμoλoyικo λεξσικo της νεας ελληνικης γλoσσας“ thote se fjalet kallamoq, kukurec, kullandris, llapa, lluce, merimange, bark, placke, zverk, cigun, çupë, etj. jane fjale qe greqishtja i ka marre nga shqipja, tre “korifejte tane” te etimologjise zyrtare thone saktesisht te kunderten, sikur ato fjale ne shumicen e tyre jane greke!!” (f. 13).

Dalipaj kujton se duke i akuzuar per aktivitet imagjinar shkombetarizimi gjuhetaret shqiptare i krijon vetes lehtesira ne pranimin e teorive qe jo vetem nuk kane nje bosht shpjegimi konkret, por ato mbi te gjitha nuk kane bosht konkluziv. A e di valle Dalipaj se fjalet kallamoq, kullandris, llapa, lluce, mund te mos jene  greke, dhe greket mund t’i kene marre nga shqiptaret, por nga shqiptaret me prejardhje vllehe ose otomane dhe pas vitit 1453, gje qe e ve ne dyshim pretendimin e gjuhetarit grek me te madh te te gjithe koherave, pasi germa LL nuk eshte produkt shqiptar, per otoman ose vlleh. Te pakten fjala kallamoq eshte e lidhur me misrin (sipas fjalorit te Bashkimit, Rilindja 1978, artikulli kallamoc) dhe ky produkt eshte njohur per here ta pare pas zbulimit te Amerikes dhe jo nga shqiptaret. Pra emri kallamoq vjen ne mes te shqiptareve nga ana e atyre qe jetuan per shume vjet ne Amerike dhe e sollen kete bime ne Europe. Dhe kete gje e kane bere te gjithe popujt e Europes, me perjashtim te shqiptareve qe e shkelen per here te pare Ameriken ne fund te shek. te XIX-te dhe jo me perpara. Ne Fjalorin Italisht-Shqip te Át Franceskco Maria da Lecce O.F.M (1702) kjo fjale nuk ekziston; por ne fjalorin tri gjuhesh te Thimi Mitkos (1887-88) termi miser-kollomboq-i gjendet per here te pare (foto 9, 10, 11); kjo fjale vihet re edhe ne fjalorin e Bashkimit (1908); ndoshta duhet pare edhe fjalori i Kostandin Kristoforidhit (1880 ?)  per nje ekzistence me te hershme. Atehere cfare lidhje ka fjala kallamoq me gjuhen shqipe kur zbuluesit dhe levruesit e objektit me kete emer nuk kane qene shqiptaret?

foto 9
foto 10
foto 11

 

Por kur vjen puna per te bere zberthimin strukturor te fjaleve me prejardhje turke, por qe Dalipaj pretendon se jane shqip, autori nuk merr parasysh ne asnje rast se te gjithe ato fjale jane shumerrokshe dhe germa LL ze nje vend te konsiderueshem ne perberje te tyre, qe vetem per keto aresye duhen perjashtuar nga leksiku i shqipes si fjale autoktone.

Defekti kryesor i Dalipajt qendron ne mos marrjen ne konsiderate te faktorit KOHE ne dinamiken e gjuheve komshinj te shqiptareve. Teoria qe perdor Dalipaj e perjashton KOHEN si fakton vendimtar  ne  percaktimin e autoktonise se fjaleve. Mjafton qe fjala te permbushe kushtet sipas ideve te tij dhe Dalipaj e konkretizon si shqipe edhe pse ajo mund te gjendet ne gjuhe te tjera perpara disa shekujve. Pikerisht kjo gje e rrezon teorine e motivimit te fjaleve nga shqipja duke i dhene prioritet faktorit KOHE ne percaktimin e pronesise leksikore te fjaleve. Kjo gje eshte teper e lehte per gjuhen shqipe pasi disponojme serine e fjaloreve nga vitet 1635-1702-1887-1908-1954-1980-2006 deri me 2015 duke e lehtesuar punen ne drejtim te kete percaktimi.

Perfundimisht kjo eshte puna me e plote qe duhet te beje Dalipaj perpara se te harroje se te paret e larget te tij na kane sjelle nje leksik te pasur qe i eshte shtuar gjuhes shqipe, te pakten prej 200 vjetesh.

Duhet thene edhe fakti qe Dalipaj nuk i njeh, ose nuk do qe t’i njohe, studiuesit qe argumentojne mbi huazimet e shqipes nga otomanishtja, persishtja, arabishtja, turqishtja. E them kete ngaqe nuk kemi te bejme vetem me nje studiues qe e ka kete pretendim, edhe pse ai eshte nje kaliber ne fushen e folklorit dhe orientalizmave qe Dalipaj nuk ka pasur nderin ta njohe, por ata jane kaq te shumte sa Dalipajt do t’i duheshin vite te tera per t’i studiuar dhe per te vjele frutet e tyre duke mos e lejuar veten te binte ne sharlatanizem. Po jap disa prej tyre edhe me foto per te mos krijuar iluzionin e manipulimit:

Josif Kole, Mbi fjalet nderkombetare ne gjuhen shqipe, Gjuha letrare kombetare shqipe dhe epoka jone, Tirane 1988 (foto 12, 13, 14).

foto 12
foto 13
foto 14

Shaban Demiraj, Gjuha Shqipe dhe historia e saj, Tirane 1988(foto 15, 16, 17).

foto 15
foto 16
foto 17

Shaban Demiraj, Gjuha Shqipe, probleme dhe disa figura te shquara te saj, Tirane 2003 (foto 18, 19, 20).

foto 18
foto 19
foto 20

Át Justin Rrota O.F.M., Gjuha e Shkrueme ase verejtje gramatikore, Shkoder 2006, (foto 21, 22, 23).

foto 21
foto 22
foto 23

Jusuf Shpuza, Gjurme persiane ne fondin onomastik te shqipes, Persiatje onomastike, Shkoder 2008 (foto 24, 25, 26).

foto 24
foto 25
foto 26

Selman Riza, Vepra te zgjedhura, Tirane 2009 (foto 27, 28, 29).

foto 27
foto 28
foto 29

Matteo Mandala, Palermo, Mbi turqizmat ne te folmen arbereshe, Shqipja dhe gjuhet e Ballkanit, Konference shkencore e mbajtur me 10-11 nentor 2011 ne Prishtine, Prishtine 2012 (foto 30, 31, 32).

foto 30
foto 31
foto 32

Gjorgji Bufli, Trieste, Kontaktet ndergjuhesore ballkanike ne rastin e turqizmave, Shqipja dhe gjuhet e Ballkanit, Konference shkencore e mbajtur me 10-11 nentor 2011 ne Prishtine, Prishtine 2012 (foto 33).

foto 33

Lindita Latifi, Per nje fjalor ballkanik te turqizmaveShqipja dhe gjuhet e Ballkanit, Konference shkencore e mbajtur me 10-11 nentor 2011 ne Prishtine, Prishtine 2012 (foto 34).

foto 34

Kole Luka, Rreth toponimise se treves se Pjetërshpanëve ne shekujt e pare te sundimit osman (shek, XV-XVII) Shqiperia mesjetare ne toponomastike dhe onomastike, Tirane 2019 (foto 35, 36, 37).

foto 35
foto 36
foto 37

 

 

                                                                                        Tirane, me 02 Dhjetor 2021