Artikuj

147 – Zanafilla e kongresit te poshtnimit te gjuhes shqipe!

Posted by Genc Hoti

Loading

147 – Zanafilla e kongresit te poshtnimit te gjuhes shqipe!

Po ta besh pyetje titullin e ketij artikulli, sidomos te kohes se kur ka ndodhur kjo, te gjitha problemet e gjuhes shqipe thjeshtohen ne drejtim te shkakut, historise dhe krimit intelektual te ndodhur. Natyrisht per te sotmen kjo eshte e pamundur te zbulohet, qofte edhe per faktin se eshte thene per here te pare haptas me 1905 ne Londer (ribotuar ne Shqiperi me 1956) duke i hapur rruge asaj qe ka ndodhur ne Kosove pas 1952. Per ta thene hapur fare poshtnimi i gegnishtes e ka burimin nga gjuhetaret e vetequajtur shqiptare dhe te eksportuar ne Kosove me 1952 ku u zbatua fillimisht pa dhene asnje rezultat, por qe ne Shqiperi zuri vend pas 1972, ku dhe dha rezultatet e veta, pasi shume banore gege i tradhetuan idealet e baballareve te tyre duke e kaluar ylberin ne krahun tjeter (mos valle gjeneza e tyre biologjike nuk eshte shqiptare?). Ekuacioni kohor i ketij procesi eshte si me poshte dhe e tregon haptas qe nuk eshte produkt shqiptar:

1905 ne Londer 1952 ne Kosove1972 ne Shqiperi

Zbulimi i ketij fakti perben objektin e ketij kapitulli te shkurter, por dhe te padituren e te panjohuren per nje kohe teper te gjate. Nqs lufta e viteve 1943-1945 ishte nje lufte e fshehte midis popullates emigratore dhe popullates vendase, ku arriti kulmin me kalimin e dy divizioneve komuniste ne Kosove ne tetor-dhjetor 1944, ku njeri prej tyre, pa u liruar Shqiperia nga miqte gjermane, eshte nje tregues i perfshirjes se politikes komuniste shqiptare ne favor te politikave antishqiptare. Pra cfare ka ndodhur ne Shqiperi pergjate viteve 1943-1991 nuk duhet konsideruar e vecuar dhe jashte konteksit te marredhenieve serbo-shqiptare, te komanduara nga nje superfuqi e kohes, ku termi komunizem ka qene nje formalizem justifikues pa asnje domethenie konkrete e lidhur me te.

Gjetja e filleses se luftes kundra gegnishtes (1905) dhe krahasimi me ate qe ka ndodhur pas 1943 ne shtetin shqiptar, na tregon se faji nuk na qenka e propagandes komuniste ne zanafille, por komunistet shqiptare zbatuan ne praktike nje orientim antishqiptar per qellime antishqiptare. Por kjo do te thote se komunizmi shqiptar eshte produkt jashteshqiptar dhe qellim po jashteshqiptar, dhe te gjithe ata qe u muaren me kete problem i kane sherbyer ketij produkti dhe ketij qellimi.

Gjetja e faktit me tregoi se ky ka qene nje problem i ditur prej kohesh dhe merita per zbulimin e tij, te pakten per mua, i takon studiuesit Kole Luka, pasi ne biblioteken e tij gjeta pikerisht indicjen qe me coi ne zbulimin dhe zbardhjen e ketij problemi sa historik, gjuhesor aq dhe politik.

Ne kete biblioteke ekzistonte nje liber me autor Aleksander Xhuvanin (foto 1,2), Studime gjuhesore, Tirane 1956, ku ne faqe 5 thuhej se ky material ishte botuar per here te pare ne revisten “Albania”, v. IX, nr. 11, (1905) – foto 3. Gjetja e revistes te Faik Konices, Albania, v. IX (1905) – foto 6,7,8 dhe krahasimi i materialeve qe botoheshin mbi kete teme ne te dy botimet me tregoi per nje ribotim korrekt. Keshtu qe ne vazhdim do te marr per baze botimin e 1956, foto 4.

Viti i botimit te ketij materiali, per here te pare, eshte 1905, dmth perpara Kongresit te Manastirit 1908, dhe duhet te nenkuptoje simpatine e pronarit te revistes dhe autorit te artikullit (Faik Konices dhe Aleksander Xhuvanit) per Alfabetin e Stambollit. Sic dihet (per kete shih art. 142-Çfare po ndodh me Shqypen Historike (GEGNISHTJA e poshtnume; – ose “TRIUMFI” i FAQEZINJVE TRADHETORE), pjesa e 3, te publikuar ne genckhoti.com) Kongresi i Manastirit 1908 konkludoi 50% ne favor te ketij alfabeti, por drejtuesit kryesor te Alfabetit te Stambollit, sidomos Bajo Topulli, e terhoqen ate per aresyet e tyre duke i krijuar Alfabetit te “Bashkimit triumfin europian ne Gjuhen Shqipe. Por me sa shihet dikush ka pasur tjeter qellim perpara Kongresit te Manastirit 1908, por nuk e ka shprehur ate hapur duke u fshehur pas simpatizanteve te Alfabetit te Stambollit per te gjetur rastin e kunderveprimit mbi Gjuhen Shqipe. Ngjarjet e ndodhura mbi kete problem kane kete dinamike:

foto 1
foto 2
foto 3
foto 4

1- Ne Londer 1905

Ne librin e Aleksander Xhuvanit, Studime Gjuhesore, Tirane 1956, pergatitur me rastin e shtatedhjetepesevjetorit te lindjes se autorit, 14 mars 1955, nga Ejup Kastrati e Mahir Domi (sipas Pathenies, f. 3 – foto 5), ekziston artikulli “Per themelim te nje gjuhe letrëtare” 1 (shenimi 1 jep pikerisht adresen ku eshte botuar per here te pare ky artikull, – Londer 1905 – foto 3), f. 5-16. Ne kete material justifikohet domosdoshmeria e nje gjuhe letrare ne Gjuhen Shqipe duke marre ne konsiderate popullatat europiane ne kohe te ndryshme dhe jo ne perputhje me rendet  shoqerore  kur  kane  ndodhur  ngjarjet  dhe  kushtet  sociale  te  formimit te tyre.

foto 5

Sipas

autorit ajo qe ka ndodhur ne boten Latine (per baze eshte marre dialekti i Latiumit) perputhet me ate qe ka ndodhur ne boten italiane (per baze eshte marre dialekti i Toskanes), ne boten franceze (per baze eshte marre nje dialekt qe vinte nga oc-ut e per shkaqe politike qe i la vendin dialektit oi-it duke u bere gjuha letrare e Frances), tek Alemanjet gjuha e shkrimtareve u be nga ligjeronjesit e Alemanjes se Siperme dhe gjermanishtja malesore.

Nga keto shembuj te treguar autori pretendon se po difton qe trajtimi (1) i nje gjuhe letare shkrimtare ka rrjedhe nga shtellisja e nje ligjeronje (2) nga shkaqe historike, ku keto shembuj deshmojne se edhe gjuha e shkrimtareve letrare, qe duam te krijojme, ka per te dale nga toskerishtja. Ajo qe e tradheton Aleksander Xhuvanin ne pasaktesite e fshehura, pervec fatorit kohe qe ka vepruar mbi popullatat europiane dhe perse ne gjuhen shqipe ky problem akoma nuk ishte marre per baze, eshte permbajtja e pikave 1 dhe 2, per te cilat ai ka shkruar:

1- Dhe ky trajtim, duhet me thane, asht ba jo me perdhune e me te ngutune por pak nga pak, vetvetiu, dhe pa ndonje vetedije e ndergjegje te njerezve (ne fakt ajo qe ndodhi ne Shqiperi me 1972 u be ne menyre politike, me dhune, me vetedije dhe ndergjegje te theksuar antishqiptare).

2- Kur thom se nji gjuhe shkrimtare letretare ka rrjedhe nga nje dialekt vetem kuptoj se themeli, pjesa me e madhe, landa ma e shumte e asaj gjuhe asht marre nga nji dialekt. Dialektet e tjera dhe gjuhnat e hueja, nga te cilat ka marre mjaft ajo gjuhe, jane vetem ndifmetare. Keshtu asht bamun gjermanishtja e sotshme, frengjishtja etj.

Aleksander Xhuvani ka fshehur jo vetem punen gjiganda te krijuesve Katolike Shqiptare nga shek. XVI deri ne fillim te shek. te XX-te, por dhe perberjen e popullatave qe flisnin toskerishten dhe si ishin formuar pergjate 5 shekujve te fundit. Kerkesa e tij per ta bere toskerishten qendren e gjuhes shqipe nuk ka lidhje as me historine e kaluar nga pikepamja e krijimtarise letrare, dmth zanafillen gjuhesore dhe veprat e para ne shqipe, as me politiken komuniste te pas 40 vjeteve, as me deshirat popullore te kohes dhe as me qendrimin e intelektualeve shqiptare te asaj kohe, qe e shprehen hapur qendrimin mbi kete problem ne Kongresin e Manastirit 1908. Por ajo ka lidhje me nje kerkese te fshehte te superfuqise se asaj kohe qe kishte vendosur qe Kosoven t’ja jepte Serbise (Konferenca e Londres 1913). Ne kete pike Faik Konica (foto 6,7,8) dhe vendimi i Londres 1913 “cuditerisht” perputhen; rastesisht valle?

foto 6
foto 7
foto 8

Ajo qe ka ndodhur me pas, tregon se viti 1905 jo vetem qe nuk ishte e rastit, por ajo priste nje kohe tjeter per t’u konkretizuar!

          2-Kosove 1952

Dhe rasti vjen kur politikat e fshehta europiane vendosen Josif Broz Titon ne krye te Jugosllavise dhe Enver Hoxhen ne krye te Shqiperise. Shqiptaret e Shqiperise nuk e dinin se cfare kishte ndodhur ne Krahinen Autonome te Jugosllavise me 1952, por ajo u muar vesh me 1972, ku njeri nga delegatet shqiptare te Kosoves ja u hapi syte shqiptareve, por ata ishin akoma te qëruar dhe shume me keq.

Ne Kongresin e Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe u mbajt kumtesa e Prof. Idriz Ajetit (Prishtine) nga pikepamja e zhvillimit te shqipes nen diktatin e pushtimit serb ne raport me diktatin e pushtimit komunist ketu ne Shqiperi. Ne kete rast ne zbulojme se cfare kane pasur te perbashket pushtuesit serb ne Kosove me pushtuesit komunist ne Shqiperi nga pikepamja e Gjuhes Shqipe dhe kur ka ndodhur kjo. Sipas Prof. Idriz Ajetit ne nentor te vitit 1952 ju kushtua nje mbledhje ne Prishtine, me c’rast u trajtuan disa ceshtje te ortografise shqipe, per te cilat ne praktiken e perditshme te variantit tone letrar, nuk kishte nje menyre te njesishme shkrimi. Pika kryesore e drejtshkrimit mbi te cilen u kembyen mendimet ne mbledhjen e pare te eksperteve te gjuhes, pervec tjerash, ishte perdorimi i gjysmezanores ë ne gjuhen letrare shqipe, per shkrimin e se ciles largoheshin pikepamjet e gjuhetareve. Per problemin gjithnje te mprehte te gjuhes letrare shqipe, te shtruar ne mbledhjen e permendur, thuhej sa vijon: “Meqenese pakica kombetare shqiptare ne RFPJ flet nje dialekt te gegerishtes, gjuha e shkrimit per ne nuk mund te jete vecse gegenishtja”, (“Perparimi” 1955, 1-2 f. 14).

Ne konkluzionet, ne te cilat u permblodhen diskutimet qe u bene ne mbledhjen e permendur te 1952-se, Komisioni prej nente vetash, ne emer te delagateve te mbledhjes se gjuhetareve dhe letrareve e punonjesve te tjere te kultures te shqiptareve te atyre aneve, per drejtshkrimin e shqipes letrare, ne forme porosie, propozon sa vijon:

“….Gegenishtja e perdorur nder ne ne pjesen e saj má te madhe, ásht tashmá e percaktueme si per kah trajtefjalet, ashtu perkrah drejtshkrimi, si shifet kryesisht e te perkohshmen “Jeta e re”…..”

Pikerisht kjo gje nuk u muar parasysh ne kongresin e 1972 dhe me kete u realizua ndarje, ne fushen e gjuhesise, midis shqiptareve te Kosoves dhe shqiptareve te Shqiperise. Realisht shqiptaret e Kosoves e mbrojten me rrezik jete Shqipen Historike perballe pushtimit serb edhe ne vitin 1952, cka na tregon se subjekti jashte shqiptar nuk e ka arritur qellimin e inicuar me 1905.

3-Shqiperi 1972

Ajo qe ndodhi me 1972 eshte mbajtur e fshehte per 12 vjet, por me 1984 akademiku Emil Lafe dashur pa dashur e tha haptas ate qe realizoi kongresi i 1972-shit. Kjo e fundit vihet re ne nje konference te mbajtur me 7-8 dhjetor 1984 ku Emil Lafe mbajti bashkereferatin: “Lufta per pastertine e Gjuhes ne kohen tone”, ku midis shume te tjerave autori tha se “Pastrim dhe pasurim – keshtu mund te permblidhet me dy fjale detyra qe vuri Naumi ne fushen e gjuhesise. Ate e cuan perpara me nje perkushtim atdhetar rilindasit e tjere te shquar, Kristoforidhi, Naimi, Samiu, Vretoja e nje tog shokesh e pasuesish te vepres se tyre. Me punen e rilindasve gjuha shqipe mori per here te pare tiparet dhe funksionet e nje gjuhe letrare kombetare” (Akademia e Shkencave e RPS te Shqiperise, Instituti i Gjuhesise dhe i Letersise, Gjuha letrare kombetare shqipe dhe epoka jone, (Materiale te Konferences shkencore te mbajtur ne Tirane me 7-8 dhjetor 1984, Tirane 1988, f. 97-98).

Menyre se si eshte fshehur thelbi i kongresit te 1972 eshte permbyllja e ekuacionit te lindur me 1905 ne Londer. Pastrimi i Gjuhes Shqipe nga dialekti qendror dhe historik i saj, GEGNISHTES, dhe pasurimi me fjale qe nuk i takojne leksikut te Shqipes perben ate te fshehte per te cilen u inicuar ekuacioni me 1905 ne fletoren e Faik Konices ne Londer.

 

Tirane, me 11.12.2021