Artikuj

133 – Si arsyeton MATEMATIKA ELEMENTARE mbi krimin komunist te viteve 1939-1946!

Posted by Genc Hoti

Loading

133 – Si arsyeton MATEMATIKA ELEMENTARE mbi krimin komunist te viteve 1939-1946!

(ndryshe: Cfare ishte lufta nacional-clirimtare e viteve 1939-1946 sipas krahasimit te fjaleve te drejtuesit politik shqiptar te asaj lufte, Enver Hoxhes, dhe te historianeve formale, dmth manipulatore, Kristo Frasherit dhe Xhemil Frasherit? Prej kesaj rrjedh perfundimi qe klasa intelektuale e epokes komuniste nuk eshte perputhur ne asnje rast me drejtuesin e vet dhe per asnje problem social [ky eshte argumenti me i rendesishem qe percakton se raporti midis tyre nuk eshte per asnje rast ai i bashkepunetorit, por eshte raporti midis padronit dhe sherbetorit, ku ky i fundit per asnje moment nuk ka kryer detyren e vet te marre persiper kur eshte betuar per idealin e partise dhe Gjakun e Deshmoreve {ne kete rast rezulton pyetja: a perputhet ideali i pksh me Gjakun e Deshmoreve te Kombit Shqiptar?}. Kjo eshte aresyeja perse cdo anetar i partise komuniste shqiptare eshte i inkriminuar kundra shqiptareve.]. A nuk rrjedhin nje sere pyetjesh te pafundme se cfare ka qene ne realitet e ashtequajtura epoke komuniste ne Shqiperine e pazhvilluar nga ana sociale, ku problemi me i pare qe bie ne sy eshte mosperputhja e ketij zhvillimi me teorine marksiste mbi revolucionin proletar [te pretenduar si ligj natyror] dhe teorine bolshevike mbi revolucionin socialist [realisht nje levizje politike prej hajdutesh dhe kriminelesh]? Vini re se cfare ka ndodhur pas 1965 ne fushen e statistikes Historike dhe i kujt eshte faji per problemin e deshmoreve te Kombit Shqiptar!)

Ky artikull nuk i drejtohet te gjithe shqiptareve, sidomos familjeve te nderura qytetare shqiptare, bile as shumices qytetare apo fshatare, por vetem asaj pjese qe i besoi doktrines bolshevike me sy mbylluar pa lexuar asnje rreshte te saj dhe qe sot hiqen si antikomuniste te thekur. Nuk kam per qellim te ofendoj asnje individ apo organizate politike, por keni rast te lexoni se si jane manipuluar problemet me kryesore te doktrines historike te komunizmit politik shqiptar dhe kush eshte autori i drejteperdrejte e atij mashtrimi sa politik aq dhe historik, qe ne fund te fundit e ka pasur nje qellim final ne dem te Kombit Shqiptar. Nqs shqiptaret duan te kundershtojne keto FAKTE me perpara duhet te gjejne te kunderten e tyre dhe te vertetojne saktesine e pretenduar, pasi keto FAKTE jane kaq BRUTO sa dhe vete jam habitur se si ka pasur mundesi te shtremberohej, qe ne ate kohe, ajo qe Enver Hoxha kishte deklaruar fare hapur perpara Botes ne Paris (1946) dhe perpara komunisteve shqiptare nga tribuna e kongresit te I-re te PKSh ne Tirane (1948). Ne kete rast nuk jam avokati i kerkujt, por vetem zbuluesi i nje fakti qe nuk eshte deklaruar kurre me pare dhe qe une shpirterisht e ndjej per detyre t’ja u tregoj bashkeatdhetareve te mij pa e interpretuar ne asnje permase.

Kur u hyn studimit te jetes shoqerore te shqiptareve nuk mund te mos vesh re se i vetmi aktivitet intelektual sot ne Shqiperi eshte fshehja e krimeve te komunizmit te realizuara nga nje klase shoqerore qe e konsideroi veten per 46 vjet “shtrese” shoqerore, “te afte” per te pajtuar ne zhvillim dy klasat e vetme shoqerore qe, sipas saj, ekzistonin ne rendin socialist te zhvillim-kembimit kur nuk pranohej ne asnje rast prona private dhe ideja e individit (ne keto dy pika ndahet marksizmi nga bolshevizmi dhe pamundesia e perbashkimit te tyre ne nje emertim te vetem). Nje studim i hollesishem i aktivitetit te nje pjese te kesaj “shtrese”, kryesisht punonjes te Ministrise Brendshme, te Mbrojtjes e te Drejtesise, tregon se aktoret e krimit shqiptar jane te lidhur me periudhen ne fjale dhe nderlidhesit me konseguente te krijuesve dhe realizuesve te krimit pergjete viteve 1946-1991, pasoje e se ciles jemi ne, bashkeudhetaret e tij, te gjithe shqiptaret e sotem pamvaresisht nga lloji i arsimimit, civilizimit dhe cilesia e tyre, por qe te gjithe kemi nje FAJ, dhe shume te madh bile: Kemi heshtur kur u torturuan, u varen dhe u pushkatuan Shqiptaret e Medhenj, Poetet dhe Shkrimtaret Desidente: Dom Lazer Shantoja, Dom Ndre Zadeja, Pader Anton HarapiAt Daniel Dajani, Pader Gjon Shllaku, Dom Nikolle Gazulli, Pader Bernardin PalajImzot Luigj Bumçi, Imzot Frano Gjini, Imzot Vincenc Prenndushi, Imzot Frano Gjuraj, Imzot Mark Shllaku, Dom Aleksander Sirdani, Dom Shtjefen Kurti, Heroi Kombetar i KUFIJVE – PRENG CALI.  Mire, heshtem per keto personalitete pse ishin Klerike dhe Personalitete Katolike dhe na kane ushqyer gjithe jeten me urrejtje kunder Tyre, por pse heshtem perseri kur pushkatuan dhe varen “poetet” Genc Leken dhe Vilson Blloshmin,  Havzi Nelaj-n, qe nuk ishin te lidhur me Fene, por me Atdhene (fjala poet vihet nen thojza pasi pushkatimi dhe varja e tyre nuk eshte bere per shkak te asaj qe kane shkruar)? Te jeni te sigurte qe Nena jone Natyre kete nuk do te na e fale KURRE  ne shqiptareve. Heshtja ndaj krimit eshte e barabarte me vete aktin e krimit dhe shqiptaret e sotem kane HESHTUR per saktesine e GJAKUT te DESHMOREVE qe dhane jeten per Atdhe. Ka ardhur koha te permbyset konceptimi ligjor i qenies te DESHMORIT shqiptar dhe te formulohet nje koncept i ri gjithperfshires dhe real.

U pranua qe ne fillim te permbysjes cilesore (1946) qe periudha e viteve 1939-1946 kishte pasur si bashkeudhetare krimin nazifashist prej 28 000 te vraresh, te percaktuar shume qarte ne lidhje me aktin e vdekjes se tyre me 1944 dhe 1946, por pas ketij viti u konsideruan te pa sqaruar asnjehere në ishin viktima te luftes apo luftetaresh te rënë ne lufte kunder pushtuesit. E gjitha periudha prej vitit 1946 deri me 1991 e kishte si sinonim te krimit antishqiptar shifren prej 28 000 te vraresh pergjate luftes nacional-clirimtare te viteve 1939-1946 duke pranuar se kjo shifer ishte thene apriori nga Enver Hoxha ne mbledhjen e Paqes ne Paris me 1946 duke nenkuptuar se cdo kilometer katror kishte nje te rënë. Por shqiptaret te pandergjegjshem per kete shifer dhe cfare fsheh ajo realisht, e kane pranuar dhe permendur vend e pa vend pa e ditur te verteten se cfare ka te fshehte kjo shifer, sot krejtesisht te parendesishem, por qe na sherben gjithsahere per te kuptuar permasen e krimit ne Shqiperine komuniste dhe kush e ka kryer ate. Sot shqiptaret diskutojne se cfare perfaqeson shifra prej 28 000 te vraresh pergjate periudhes 7 prill 1939 – 18 tetor 1944 dhe nuk diskutojne se cfare ka mbuluar realisht ky manipulim sa politik, ekonomik aq dhe historik. Ne fund te fundit, cfare perfaqeson data 18 tetor 1944 dhe cila eshte lidhja e saj me shifren 28 000 te vrareve?

Fillimisht per te zbuluar permasen e ketij manipulimi do te perdorim vetem nje aparat te thjeshte matematik per klasat fillore (ky perdorim sherben si argumenti me kryesor mbi percaktimin e shkalles se intelektit te shqiptareve pergjate epokes komuniste) duke ja bashkangjitur asaj qe eshte deklaruar vetem brenda periudhes komuniste ose nga produkti i saj, per t’u treguar shqiptareve te sotem se sa te keqarsimua, te paafte, sa te paditur dhe te palexuar jane, dhe pasketaj do te bejme krahasimin me ato qe jane deklaruar pas 1992 per kete teme.

Problemi me i rendesishem dhe paresor qe duhet pranuar ne kete rast eshte fakti se shifra prej 28 000 te vraresh eshte thene per here te pare me 18 tetor 1944 nga kryeministri i kohes Mehdi Bej Frasheri me rastin e bombardimit te Hotel Dajtit nga aviacioni britanik dhe botuar ne gazeten qeveritare “Bashkimi i Kombit” me 19 tetor 1944 (foto 1, 2), ku thuhet:

“A jane pake NJIZETETETE MIJE viktima qe kena gjermesot e duhet me dhane e te tjera, per me u-duke te mire e te bindun karshi te huajve?”.

Ne kete shifer nuk behet fjale per te vrare nga luftimet ne rradhet e civileve apo luftetareve antinazifashiste, pra kemi te bejme me viktima te luftes dhe jo me heronj historike te rënë në beteja, per te cilet Populli Shqiptar ka shpenzuar shume te medha materiale per te mbajtur ne kembe famen ireale dhe familjet e tyre (ketu fillon pika me pare e aresyes perse u shpik termi 28 000 deshmore pas vitit 1965).

foto1
foto 1

 

foto2
foto 2

Thuhet nen ze, sepse keshtu e dine shqiptaret pas 1945, qe kjo shifer eshte permendur nga Enver Hoxha ne Konferencen e Paqes ne Paris me 21 gusht 1946, por asnje studiues nuk e ka shkruar fjale per fjale ate qe eshte thene ate dite dhe ta deklaroje si fjale te Enver Hoxhes duke krijuar nje nentekst sikur shifra perputhet per nje deshmore per kilometer katror (ketu fillon dhe mbaron poshtersia intelektuale dhe budadalleku i shqiptareve ne Shqiperine socialiste. Te pakten kete rruge e gjejme ne studimin tendencioz te Kristo Frasherit: Shqiperia ne Konferencen e Paqes Paris 1946, Tirane 2015, f. 131, ku jepet deklarata e Enver Hoxhes pa na e treguar referencen dhe autoresine per te fshehur manipulimin e ketij problemi). Deklarata e Enver Hoxhes, ne kete rast, eshte fjale per fjale:

 “Sakrificat e popullit tone qenë shumë të mëdha. Me nje popullsi prej një milion njerëzish, 28 000 të vrarë, 12 600 te plagosur, 10 000 te internuar politikë ne Itali dhe në Gjermani, 35 000 të perdorur në punë të detyrueshme;…(Enver Hoxha, Vepra 3, Tirane 1969, f. 428, foto 3,4).

Nga ky material rezulton:

se pari, pranohet se popullata e Shqiperise te asaj kohe ishte 1 milion banore, (saktesisht regjistrimi me 30 Shtator 1945 konkludoi se popullata shqiptare ishte 1 122 044 banore prej te cileve 238 812 shtetas me banim ne qytet dhe 883 232 shtetas me banim ne fshat, e shprehur ne perqindje 21,3% qytetare dhe 78,7% fshatare; sipas Vjetari Statistikor i RPSH, Tirane 1964),

se dyti, 28 000 te vrare ishin pa specifikim cilesor te aktit,

se treti, 12 600 ishin te plagosur.

Pra shifrat pretendohen te jene absolutisht te sakta ne deklarimin e tyre dhe nuk lene vend per interpretim (ne kete rast nuk ka asnje rendesi ne jane te sakta apo jo, dhe per baze nuk duhen marre fjalet e Enver Hoxhes, pasi nuk jane thene per here te pare nga ai). Loja analitike ne kete rast realizohet duke krahasuar vitet e botimit te materialeve te ketij problemi ku periudha 1946-1969 permbledh vijueshmerine e shifrave te deklaruara nga Enver Hoxha dhe brenda kesaj periudhe gjendet viti (1965) i manipulimit dhe ndryshimit te fjaleve te Enver Hoxhes.

foto3
foto 3

 

foto4
foto 4

 

Ne vazhdimin e jetes politike e kulturore ne Shqiperi keto shifra pesuan deformime te jashtezakonshme dhe shifra, sic do te shohim, ju referua vetem luftetareve te rene nder beteja vetem per dy aresye: 1-Per te argumentuar se pushteti ishte marre me dhune dhe merita ishte e komunisteve shqiptare, duke u perputhur me bolshevizmin teorik; 2-Familjet e ketyre deshmoreve imagjinare duheshin shperblyer per sakrificat e bera pergjate luftes imagjinare. Dmth ne nje fare menyre shifra 28 000 na argumenton grabitjen qe i eshte bere Popullit Shqiptar nga nje pjese e tij ne menyre manipulatore. Eshte kjo MATEMATIKE elementare qe na meson se e kujt eshte pergjegjesia e manipulimit dhe perse eshte perdorur ajo.

Fillimisht, pas 1945, ato saktesisht gjenden ne fjalen e Enver Hoxhes ne Kongresin e I-re te PKSh-1948 (foto 5,6) bashke me permasat e tjera te krimit nazifashist, ku shkruhet:

“Populli ynë i vogël i dha luftës 28 000 dëshmorë ushtarakë dhe civilë, 4 000 individë qint për qint dhe 8 600 të tjerë 50%” (Kongresi i I, bot 1950, f. 109).

duke u perputhur me ate qe ishte deklaruar ne Paris me 1946, por duke lene nje dritare te “vogel” mosbesimi mbi keto shifra te deklaruara pike per pike si vlere, pasi dikush tjeter e kishte thene kete shifer me perpara ne kohe (fatkeqesia e studiuesve shqiptare te te gjitha niveleve dhe te gjitha fushave eshte mosmarrja ne konsiderate e faktorit KOHE).

Perputhja e fjales se Mehdi Frasherit (18 tetor 1944) me ate te Enver Hoxhes (8-22 nentor 1948) ka nje problem qe nuk eshte dhe aq i voges sa duket dhe qe nuk eshte vene ne dukje asnjehere (nuk eshte thene kurre qe shifra prej 28 000 te vraresh ishte thene nga Qeveria Shqiptare e periudhes naziste te vitit 1944 dhe permbledh periudhen 7 prill 1939 – 18 tetor 1944 – te jeni te sigurte qe kjo duhet konsideruar si problemi me i sakte historik per ate periudhe). Neqoftese me 18 tetor 1944 eshte pranuar se numri i te vrareve ne brendesi te popullates shqiptare, pergjate luftes ishte 28 000 te vrare (ne kete rast nuk ka asnje rendesi ne eshte e sakte apo e shpikur si shifer), lind pyetja: por te vraret midis dates 19 tetor 1944 deri me 5-6 janar 1946 ne cfare shifer futen?

Duke ditur te vraret:

1- Per “clirimin” e Tiranes 29 tetor-17nentor 1944 (pretendohet se pergjate asaj lufte kane rene 194 luftetare te UNҪSH – Historia e luftes….vell. 4, Tirane 1984, f. 806; ndersa ne Historine e Shqiperise, Tirane 1984, vell. III, f. 627, – Kristo Frasheri, Shqiperia ne Konferencen e Paqes Paris 1946, Tirane 2015, f. 29, – Grup autoresh, Historia e Popullit Shqiptar, 12, per gjimnazin, Tirane 2009, f. 281, – kjo shifer eshte vetem 127 luftetare; por ne Historia e Popullit Shqiptar, Tirane 2008, vell. IV, f. 102, kjo shifer eshte 417 te vrare nga ana e forcave partizane, – hajde gjeje tani  se  sa  te vrare ka pasur pergjate luftimeve per pushtimin e Tiranes nga ana e komunisteve);

foto5
foto 5
foto6
foto 6

2- Te vraret ne Kosove (pretendohet per 600 te vrare nga ana e UNҪSH ne Jugosllavi – Historia e luftes….vell. 4, f. 914; Xhemil Frasheri, Lufta e armatosur e Popullit Shqiptar, Vell. 7, Tirane 2011) pa u thene per asnje rast se kundra kujt luftuan dy divizionet shqiptare pergjate periudhes tetor 1944 – 5/6 janar 1946, kur eshte pranuar se forcat gjermane u larguan perfundimisht nga Kosova me 24 nentor 1944 (Sipas Shaban Braha-s, Gjenocidi serbomadh dhe Qëndresa shqiptare1844-1990, Tirane 1992).

3- Pushkatimet e gjermaneve pas 19 tetor 1944 (shifrat e te pushkatuarve nga gjermanet pas 19 tetorit 1944 jane te publikuara me adresime te ndryshme ku ne nje rast pranohet se me 23 tetor 1944 hitlerianet pushkatuan 103 shqiptare te internuar ne kampin e perqendrimit ne Prishtine – Historia e Popullit Shqiptar, Tirane 2008, vell. IV, f. 101; Thirrja e Komandes Gjermane e dates 28 tetor 1944 mbi pushkatimin e 50 veteve qe mbaheshin preng,-“Bashkimi i Kombit” dt 28.X.1944; etj, etj);

4- Krimet e bandave te partizaneve pas tetorit 1944 ne kurriz te Popullit Shqiptar (keto nuk jane thene kurre), por qe ne nje vend pranohet se “Ne fakt thuhet se ne Luften e Dyte Boterore, shume shqiptare u vrane duke luftuar njeri-tjetrin se sa pushtuesit italiane dhe gjermane – Robert Elsie, Fjalori Historik i Shqiperise, Tirane 2011, f. 387, artikulli Lufta II Boterore [1939-1945);

bejne qe pyetja e mesiperme te fshehe pikerisht krimin komunist te fshehur “pa dashje” pergjate periudhes 19 tetor 1944 – 5/6 janar 1946, por qe na sherben per te zbuluar krimin e realizuar mbi Popullin Shqiptar pas 1946 deri me 02 prill 1991.

Por ka nje cudi edhe me te madhe ne studimet e kesaj teme dhe propaganden e saj pergjate epokes komuniste, sidomos ne vitet e mepastajme (1968), ku ne librin me kryesor te historise se tyre te botuar ate vit per here te pare, komunistet shqiptare kane heshtur per shifrat e te vrareve dhe te plagosurve gjate luftes. Ne kete menyre, ne kete liber, shkruhet tekstualisht: “Ne truallin shqiptar prej 28 mije km2 gjate Luftes se dyte boterore shkeli kemba e rreth 700 mije ushtareve fashiste, te cilet shkaktuan deme dhe rrenime te jashtezakonshme. Shqiperia ze nje nga vendet e para per humbje ne njerez dhe sidomos ne te mira materiale e kulturale gjate Luftes se dyte boterore” (Historia e Partise se Punes se Shqiperise, Tirane 1968, f. 184), pa na thene se sa ishin demet ne njerez ne Shqiperine e asaj lufte. Edhe më PA konkrete eshte situata ne permbledhje dokumentash me titull: “Heronj te luftes antifashiste nacionalclirimtare”, Tirane 1986, te pergatitur nga Thoma Murzaku, Teuta Hoxha, Bashkim Trenova ku nuk ka asnje shifer te ketyre heronjve, a thua se 68 personat e pershkruar ne kete vellim perbejne te gjithe korpusin e te reneve ne lufte kunder nazifashizmit.

Pikerisht keto fakte çojne ne lindjen e dyshimit mbi fallsifikimin e shifrave te te vrareve gjate luftes 1939-1946, por, mbi te gjitha, ne aresyet perse duhej bere kjo; cfare fshihej saktesisht pas ketij manipulimi dhe kush ishin autoret?

Viti 1959 shenon publikimin per here te pare ne Shqiperi, pas 1945, te Historise se Shqiperise ne tre vellime nen patronazhin e Universitetit Shteteror te Tiranes, Institutit te Historise dhe i Gjuhesise, me autore: Aleks Buda, Kristo Frasheri, Stefanaq Pollo, Jusuf Alibali, Ndreçi Plasari ku ne vellimin e dyte, botuar per here te pare me 1965 (foto 7,8), pjesa e gjashte (f. 683-826) ekzistonte kapitulli 9: Rendesia dhe shkaqet e fitores historike te Popullit Shqiptar dhe jepeshin shifrat e bilancit te luftes (f. 821). A nuk kemi ne kete pike argumentin me kryesor te aresyes perse u formua Universitetit Shteteror i Tiranes?

foto 7
foto 7
foto 8
foto 8

Ne keto rreshta eshte shkruar:

Populli Shqiptar “pesoi deme te medha nga skllaveruesit fashiste: 7,3 perqind e popullsise shqiptare u vra e u gjymtua, gati cdo familje shqiptare pesoi deme te ndryshme ne njerez e materiale nga pushtuesit e huaj (nenvizimi i imi, GH).”

Shifra e dhene ne kete rast nenkupton se 28 000 te vraret e periudhes se luftes te konsideroheshin thjeshte deshmore te rene nder beteja edhe pse kujtesa e Popullit Shqiptar i konsideronte ato imagjinare. Te pakten kjo ide u shpreh hapur pas 1992 ku plasen “studimet” mbi historine e luftes dhe u perforcuan deklaratat mbi 28 000 deshmoret imagjinare. Dhe me krenari ne disa botime ne e gjejme te shprehur shume qarte kete ide manipulatore, qe ne fakt jane te mbeshtetura ne publikimin zyrtar, sic eshte Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tirane 1985, artikulli: Dëmet e Luftes II Boterore ku shkruhet:

 “Ne truallin shqiptar prej 28 mije km2 gjate Luftes II Boterore shkelen rreth 700 mije ushtare fashiste, te cilet shkaktuan deme e rrenime te jashtezakonshme: 7,3% e popullsise shqiptare u vra e u gjymtua; vetem te rene pati 28.000; gati cdo familje shqiptare pesoi deme te ndryshme ne njerez e materiale;…”, por qe ne ribotimin e kesaj enciklopedie (Vell. 1, Tirane 2008) ky artikull eshte hequr duke u zevendesuar me artikullin “Demshperblimet e Luftes se Dyte Boterore per Shqiperine”.

Permend me rradhe:

Kadri Dingu, Lufta antifashiste Nacional Clirimtare, epope e lavdishme e popullit shqiptar, Tirane 2001, f. 183, 185.

Xhemil Frasheri, Lufta e armatosur e Popullit Shqiptar, thelbi, permasat, vlerat dhe arritjet e saj (7 prill 1939-29 nentor 1944), nje veper ne 7 vellime, Tirane 2007-2011, vell. 7, f. 402-405,

Grup Autoresh, Historia e Popullit Shqiptar, vell. IV, Shqiptaret gjate Luftes se Dyte Boterore dhe pas saj 1939-1990, Tirane 2008, f. 128.

Kristo Frasheri, Shqiperia ne Konferencen e Paqes Paris 1946 (Veshtrim historik), Tirane 2015, f. 104.

Grup autoresh, Historia e Popullit Shqiptar, 12, per gjimnazin, Tirane 2009, f. 282, ku shifra nuk jepet me numra, por me fjale: “U vrane ose u gjymtuan disa mijera vete” shkruhet ne ato rreshta.

Muharrem Xhafa, Nderime te perjeteshme LANҪ-it, Tirane 2019, f. 24-25, 53.

Me sa duket Instituti i Historise dhe Gjuhesise nuk e kishte tagrin e publikimit konform te vertetes absolute per ate kohe, atehere u kalua ne Institutin e studimeve marksiste-leniniste prane KQ te PPSH dhe me 1975 u botua per here te pare Historia e luftes antifashiste nacional-clirimtare te popullit shqiptar (1939-1944) ne dy vellime, Tirane 1975 (foto 9) dhe shifrat nuk u ndryshuan duke na treguar se autoret e vertete ishin brenda Institutit te Historise dhe Gjuhesise dhe botimet e mepastajme do ta merrnin pikerisht nga ky institut edhe pse Instituti i studimeve marksiste-leniniste prane KQ te PPSH qendronte nje shkalle me lart nga pikepamja e hierarkise politike (ne kete rast rendesi nuk merr fakti si fakt, por koha e botimit te tij ne raport me ribotimet e mevonshem dhe kjo shenon autoresine e FAJIT).

Pranohet qe ky botim ishte shkruar nga Ndreçi Plasari dhe Shyqri Ballvora duke bere nje percaktim shtritshmerie te kesaj lufte nga ana e divizioneve te UNҪSH ne Jugosllavi pas Ҫlirimit te vendit, nga dhjetori deri ne mars 1945, por duke harruar se Brigada e V-te e Divizioni i V-te i kishte kaluar kufijte, pas masakres se Buzemadhes me 26 shtator 1944, ne periudhen e fillim tetorit 1944 (sakte me 5 tetor 1944 – Historia e Partise Punes te Shqiperise, Tirane 1968, f.173) dhe pergjate periudhes tetor-nentor 1944 kishte kryer luftime ne Kosove (Historia e luftes….vell. 4, f. 810-832). Dmth eshte tentuar te mbulohet shkaku me kryesor i aresyes perse shkuan dy divizionet shqiptare ne Kosoven Martire dhe cfare bene bandat komuniste ne ate krahine. Per dijeni te lexuesit shqiptar me 24 nentor 1944 ne Kosove nuk ka pasur kembe te ushtarit gjerman (Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare 1844-1990, Tirane 1992, f. 418). Atehere lind nje pyetje fare e thjeshte: cfare bene bandat komuniste shqiptare ne Kosove pergjate periudhes 25 nentor 1944 – 5/6 janar 1946 dhe kundra kujt u vrane 600 partizanet shqiptare ne Kosove?  A nuk rrjedh prej ketij fakti se kemi te bejme me nje manipulim shifrash per shkaqe te panjohura deri me sot, por qe duhen zbuluar patjeter pasi nuk ka asnje kuptim ndertimi i shtetit ligjor kur punonjesit e tij jane aplikatoret e ketij krimi sa antinjerezor aq dhe antishqiptar.

foto 9
foto 9
foto 10
foto 10
foto 11
foto 11
foto 12
foto 12

Ajo eshte kuptuar disa vjet me vone dhe eshte tentuar te “rregullohet” me ribotimin e ri te ketij libri mbi lufte e viteve 1939-1944 (Tirane 1984, foto 11,12) duke e konsideruar botimin e vitit 1975 si maket dhe duke pasur si bashkeautore ne te gjitha vellimet edhe autore te tjere si Refik Kucaj, Petro Lalaj, Xhemil Frasheri, Maksim Iliriani, Mihallaq Kondo, Proletar Hasani, Myslim Islami, Avni Kortoçi dhe redaktor Petrit Ymerin.

Ne qofte se deri me 1965 shifra prej 28 000 te renesh pranohej si numer deshmoresh dhe te vraresh pa u specifikuar, ne kete vit (1984) shqiptaret muaren vesh per here te katert se shifra e te vrareve, bashke me te gjymtuarit, ishte 7,3% (Historia e luftes antifashiste nacionalclirimtare te Popullit Shqiptar, Tirane 1984, 1989 vell. 1, f. 7; vell. 4, f. 936. Ne kete vellim pranohet se pushtuesit gjermane vrane ne Shqiperi mbi 20 mije vete – f. 940). Por ne Historine e Shqiperise, vell. III, Tirane 1984, f. 640,foto 10, ka disa saktesime me te teperta, ku pranohet se populli shqiptar “pesoi deme te medha nga skllaveruesit fashiste: 7,3 per qind e popullsise u vra e u gjymtua. Vetem te rene pati 28 000..”, duke krijuar nentekstin se 7,3% ishin te vraret dhe gjymtuarit nga popullata dhe 28 000 te vrare ishin deshmore te vrare neper beteja midis formacioneve komuniste dhe ushtrive nazifashiste.

Por viti 1992 solli “permbysjen” e madhe dhe FRIKA, mbrojtesja e trimave komuniste, i detyroi te heshtin per nje fare kohe, por pas 1997, saktesisht 2005-2011, dikush e kaloi barieren e kesaj frike dhe i provokoi shqiptaret ne kocken e tyre: Xhemil Frasheri botoi vepren “Lufta e armatosur e Popullit Shqiptar, thelbi, permasat, vlerat dhe arritjet e saj (7 prill 1939 – 29 nentor 1944)” ne 7 vellime (foto 13) duke perseritur mashtrimi i asaj qe kishte botuar Instituti i studimeve marksiste-leniniste me 1975 dhe 1984 ne dy vellime (foto 14).

foto 13
foto 13
foto 14
foto 14

Autori do te tregohej bindes duke e shoqeruar librin me deklarata te Organizates Kombetare e deshmoreve te Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe e deshmoreve te tjere te Atdheut, e cila ishte riformuluar me ligjin nr. 8607,datë27.4.2000 (sot ky ligj eshte ndryshuar perseri me ligjin Nr. 109/2018 PËR STATUSIN E DËSHMORIT TË ATDHEUT dhe po te lexosh kete ligj e kupton shume qarte perse eshte formuluar ai dhe perse shifrat e deshmoreve jane 15 fishuar. Nuk ka tregues me te qarte mbrojtja e te kaluares kriminale) a thua se kjo organizate ishte kampionia e te vertetes. Ne kuadrin e kesaj te “vertete” autori Xhemil Frasheri do te shkruante: “Pati nga ata qe thone, se numri i Deshmoreve (te) Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare te Popullit Shqiptar nuk i kalon te 6000 vetet! (ne te vertete autori ketu ka te drejte, pasi ata qe kane thene se deshmoret nuk e kalojne numrin 6000 kane genjyer me G te madhe fare hapur. Ne realitet ky numer saktesisht eshte 2190 te rene ne beteja kunder armiqve te  komunisteve shqiptare. Per te pare se si behet llogaria lexoni artikullin 2-Sa partizanë dhe dëshmorë janë?” te publikuar ne genckhoti.com, GH). Sikur te kishin mundesi, ata do te deklaronin, se ne kete Lufte nuk ka pasur Deshmore! Por numrin prej 28 mije Deshmoresh, Organizata Kombetare e deshmoreve te Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe e deshmoreve te tjere te Atdheut, ne baze te te dhenave te siguruara, jo vetem qe e ka konfirmuar, por ka arritur ne perfundimin, se ky numer ka qene diçka me i madh. Vetiu del pyetja: A kane principe morale, a kane ndjenja atdhetare, ndjenja te krenarise kombetare, elementet qe perpiqen te ulin meritat e kesaj lufte, te minimizojne dhe te hedhin balte mbi te?” (f. 404-405).

A ka menyre me te sakte per te argumentuar se ky studiues partiak ka ndryshuar Enver Hoxhen per interesat e tij dhe te grupit ku militon.

Ne thelb te problemit ai qe kishte marre persiper “argumentimin” e manipulimit te ketyre shifrave ishte udheheqesi “karizmatik” i historianeve te shtetit komunist shqiptar: Kristo Frasheri ne punimin e tij, Shqiperia ne Konferencen e Paqes Paris 1946, Tirane 2015 (foto 15). Eshte i vetmi studiues shqiptar qe eshte vetequajtur historian duke i kushtuar vetes edhe nje liber autobiografik (“Jeta e nje historiani”, Tirane 2014) pa ditur ne asnje rresht se cfare eshte Historia ne pergjithesi dhe Historia e Njerezimit ne vecanti. Tek asnje autor tjeter shqiptar, komunist ose jo, ne nuk gjejme kopjimin e fjaleve te Enver Hoxhes (f. 131 – foto 16) pike per pike dhe ndryshimin e tyre (f. 104 – foto 17) duke e permbysur situaten historike ne emer te nje mashtrimi qe do te zinte vend ne brendesi te informatave qe Kombi Shqiptar duhet te mesonte permendesh dhe me detyrim.

foto 15
foto 15
foto 16
foto 16

Sipas historianit kembengules ne manipulimin politik, duke kopjuar fjale per fjale Enver Hoxhen ne vepren e 3, por pa na e thene se ku e kishte marre kete informacion ai do te shkuante: “Sakrificat e popullit tone qene shume te medha. Me nje popullsi prej nje milion njerezish, 28 000 te vrare, 12 600 te plagosur, 10 000 te internuar politike ne Itali dhe ne Gjermani, 35 000 te denuar ne pune te detyrueshme…” (f. 131 –foto 14). Por me perpara autori na e kishte ndryshuar te gjithe permasen jo vetem te 28 000 te vrareve, duke i kthyer ne “deshmore heroike”, por kishte ndryshuar te gjithe permasen e formacioneve ushtarake te ushtrise nacional-clirimtare duke e filluar kete qe ne fund te 1941, kur e dime shume sakte se deri ne qershor 1943 ekzistonin vetem banda kriminelesh komuniste qe vrisnin te gjithe kundershtaret e tyre politike (per kete mjafton te shohesh aktin e vrasjes se avokatit Petro K. Dilo me 22.06.1943 nga ana e bandes se Shefqet Pecit). Sipas tij: “Duhet vene gjithashtu ne dukje qe gjate luftimeve, forcat e armatosura shqiptare kane humbur, te vrare ose te plagosur, rreth 28.000 vete, shifer e cila perfaqeson me teper se 50% te efektivit fillestar te ushtrise” (f. 104 – foto 15). Tani perpara shqiptareve shtrohet problemi: kujt duhet t’i besojne mbi dinamiken e deshmoreve per epoken e luftes 1939-1946 Enver Hoxhes apo sherbetoreve te tij, Xhemil dhe Kristo Frasherit?

foto 17
foto 17

Ne qofte se do te perllogarisim shifrat qe Enver Hoxha ka deklaruar nga tribuna e Parisit dhe ajo e Kongresit te I-re te PKSh do te kemi: 28 000 + 12 600 = 40 600, qe per nje popullsi 1 milionshe bejne plot 4%, qe eshte pak me e madhe se gjysma e vleres qe kane dhene autoret e kesaj historie, por qe con ne pikepyetjen: kush i ka asgjesuar 3,3% te diferences se krimit pergjate periudhes 19 tetor 1944 – 5/6 janar 1946?

Duke marre per baze rritjen natyrore te popullsise midis viteve 1938 (me 1 040 353 banore) dhe vitit 1945 (me 1 122 044 banore) rezulton qe popullata shqiptare ne prak te pushtimit komunist (1944)  ishte 1 108 428 (sipas Vjetari Statistikor i RPSH, Tirane 1964). Atehere llogaria e shifres 7,3% te te vrareve pergjate luftes 1939-1945 rezulton te jete 80 915 persona. Duke i zbritur shifren prej 40 600 te deklaruar nga Enver Hoxha me 1946, rezulton qe komunistet shqiptare duhet te pergjigjen per gjakun e 40 315 shqiptareve te vrare ne menyre inkonjito dhe te padeklaruar vetem per periudhen 19 tetor 1944 – 5/6 janar 1946.

Kjo menyre manipulatore e shifrave te te reneve te Luftes 1939-1945 eshte perdorur me sens te kundert ne publikimin e te pushkatuarve, burgosur, internuar pergjate epokes komuniste sipas listes se meposhtme, pa e ditur ne eshte e sakte perfundimisht:

Te pushkatuar 6 027 persona, pa sqaruar ne asnje rast dinamiken e ketyre te pushkatuarve dhe a jane vetem keta apo perfshihen edhe vrasjet kriminale pergjate luftes e pas saj dhe te padeklaruar per vrasjet e fshehta pergjate periudhes 1945-1991.

Te burgosur 34 135 persona.

Te internuar 59 009 persona.

Te vdekur ne internime 7 022 persona.

Te vdekur neper burgje 984 persona.

Humben aftesite mendore neper burgje 308 persona.

Vazhdimi i analizes eshte e lidhur me dokumentacionin e krimit te deklaruar midis viteve 1945-1991 ku eshte pretenduar per statistika te sakta nga ana e ministrise se perbrendeshme, por pa i thene Popullit Shqiptar se te gjithe keto shifra jane vetem formale (po perdor kete fjale per miresjellje, pasi realisht duhet thene se ato jane vetem GENJESHTRA) dhe nuk paraqesin realitetin historik te krimit komunist pergjate epokes se zbatimit. Te pakten zberthimi i te vrareve pergjate periudhes 1939-1945 na tregon se statistikat jane prodhuar per ta fshehur krimin komunist dhe jo per ta zbardhur ate si nje forme PENDESE.

Per te qene te sakte ne Shqiperine Tone te mjere krimet e komunizmit, pergjate periudhes 1939-1991, jane zvogeluar 40 here, ndersa heroizmi imagjinar i komunisteve pergjate periudhes 1943-1945 eshte zmadhuar 13 here ne sasi (duke e kaluar nga 2 190 ne 28 000 deshmore) dhe tre here ne kohe (duke e kaluar nga 1943-1945 ne 1939-1945), duke i krijuar histori krahinave pa histori.

Ne kete drejtim rezulton qe emri i Enver Hoxhes te jete perdorur ne reabilitimin apo perforcimin pozitiv te figurave me te kaluar te dyshimte historike, sic eshte rasti i Avni Rustemit dhe Ҫerçiz Topullit, pari mbi nje atentat teper te dyshimte ne Paris, te cilin nuk e ka pranuar ta kete kryer edhe ne gjyq, dhe i dyti per krime te pafundme ne dem te popullates vendase ne krahinen e Gjinokastres (fakti qe atentatori i bimbashit u var pas nje viti ne mes te Gjinokastres per vrasjen e nje femije na jep te dore argumentin me kryesor qe “kapedani i lavdishem” te kete qene ne krye te nje bande kriminelesh ne favor te politikes xhonturke dhe jo patriotesh), por qe u vendos te harroheshin qe me 1928, kur u propozua, dhe me 1934 kur i vendosen bustin ne qender te Gjinokastres (pergjegjes per kete akt eshte pronari i gazetes “Demokratia” Xhevat Kallajxhi si shprehje e supremacise se Muslimanizmit mbi Orthodoksine). Por edhe emrat e Bajram Currit e Hasan Prishtines qe u paraqiten si emra atdhetaresh e patriotesh duke i anashkaluar krimet antishteterore qe kishin kryer.

 

Shenim: Ky artikull eshte nje shembell analitik qe tregon menyren se si eshte manipuluar e gjithe Historia e Kombit Shqiptar per interesat e politikes nderkombetare deri ne ato permasa sa Muzeu Kombetar ne qender te Tiranes ne menyre absolute nuk ka asnje ngjarje historike te propaganduar sakte, te pakten per ngjarje qe permblidhen ne periudhen 3000 Para Krishtit deri me sot ne vitin 2020. Jane pesemije vjet Histori qe shqiptaret absolutisht e dine gabim duke filluar qe nga gjeneza biologjike e vazhdim. Ne teresi shqiptaret, sipas ketij muzeu, nuk dine:

Jane apo jo autoktone shqiptaret dhe cfare rrjedh prej saj? Si vertetohet kjo dhe per cfare sherben?

Pasardhes te kujt jane shqiptaret e sotem: te ilireve, dardaneve apo epiroteve? Si vertetohet uniteti biologjik dhe social i tyre?

Kush eshte hallka biologjike lidhese e ketyre paraardhesve hipotetike me shqiptaret e sotem dhe si vertetohet kjo?

Cila eshte karakteristika dalluese e shqiptareve te sotem kundrejt popujve te Europes dhe perse jane kaq te pazhvilluar ne raport me ta?

Shtremberimi i Historise te realizuar pergjate epokes komuniste nuk lejon pergjigjet e ketyre pyetjeve, keshtu qe shqiptaret perpara se te mesojne te verteten e gjenezes se tyre Historike duhet te ndreqin parametrat historike te tyre.

 

Tirane-Vithkuq-Peze, 15 korrik – 17 shtator 2020