Artikuj

132- Perfundime mbi vepren e shkrimtarit Kadare

Posted by Genc Hoti

Loading

132- Perfundime mbi vepren e shkrimtarit Kadare

1 – Vete shkrimtari Kadare eshte produkt i keqarsimimit komunist shqiptar, cka do te thote se ai eshte edukuar t’i sherbeje partise se komunizmit shqiptar dhe jo personalitetit te tij qofte si shkrimtar, qofte si studiues e qofte si njeri. Pa dyshim qe ka qene fati i tij me i keq; dhe kjo eshte gjeja me e lexueshme ne cdo personalitet te epokes komuniste, qofte politikan, qofte shkencetar (ne qofte se ka te tille ne Shqiperi), qofte shkrimtar e qofte cfaredo.

2 – Vete shkrimtari Kadare eshte produkt i nje ambienti social ku problemi kombetar shqiptar ka qene inekzistent; keshtu eshte e pamundur qe shkrimtari Kadare te zoteronte optiken analitike te problemeve shoqerore te Popullit Shqiptar sipas interesave te ketij te fundit. Kete pike e kane shfrytezuar te Marret e Madheshtise Shqiptare kur filluan te ndertojne teorine e tyre antishqiptare (“Dosja H”, “Ftese ne studio”).

3 – Kadareja u perdor dhe perdoret per te fshehur krimin komunist. Eshte pikerisht shkrimtari Kadare qe me vepren e tij e transformoi rendin komunist kriminal ne nje rend shoqeror pseudohistorik (“Dimri i vetmise se madhe”, “Gjenerali i ushtrise se vdekur”) dhe shume politikane te mevonshem e kane kopjuar kete metode propogandistike. Ta trajtosh epoken enveriste si rend shoqeror do te thote te barazosh jeten sociale te shqiptareve ne nje kopesht zoologjik dhe per kete Kadareja ka punuar pa pushim me te gjithe sivellezerit e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise. Por ne vazhdim shkrimtari Kadare u krijoi shqiptareve, duke u mbeshtetur tek bota e baladave popullore, nje paraardhje shteterore (“Ura me tri harqe”, “Kush e solli Duruntinen”, “Dosja H”, “Emblema e dikurshme”) duke i hapur rruge ligjore komunizmit enverist sipas teorive bolshevike pa i shkuar ndermend aspak qe ne kete pike fillonte shtremberimi i Filozofise, Historise, Politikes dhe i te gjitha Shkencave Shoqerore, dmth keqdrejtimi dhe keqarsimimi i shqiptareve.

4 – Kadareja u perdor dhe perdoret per te fshehur paaftesine e klases se sotme intelektuale, produkt i rendit diktatorial te komunizmit shqiptar (“Mosmarreveshja”, “Mbi krimin ne Ballkan:). Ta trajtosh sot kete klase si te vetmen klase politike te shqiptareve (dhe kjo eshte e verteta) do te thote te fshish te gjithe historine e Popullit Shqiptar pergjate dy shekujve te fundit qe pergatiten ndergjegjen kombetare te tij dhe te mohosh karakterin evropian civilizues qe i kane imponuar Popullit Shqiptar e, nga ana tjeter, do te thote te pranosh se ky karakter mund te ndertohet nga politika e haurit dhe e krimit. Ne realitet ne Shqiperi pas 1991-shit lufta e klasave politikisht ka ekzistuar realisht midis te gjithe popullit shqiptar dhe klases se permbysur politike pas 1945; – rezultat ky i arsimimit tendecioz pergjate epokes enveriste, qe perkthehet ne nje karakteristike tipike te asaj diktature: sadizmi. Kjo lufte eshte e vetmja mbeturine sociale e trasheguar nga epoka e diktatures qe vazhdon te ekzistoje mirefilli edhe pse nuk permendet asnjehere hapur (trajtimi i te perndjekurve ne menyre perbuzese dhe mos kthimi i pasurive te te quajturve ishpronare eshte treguesi me i sakte i ekzistences se kesaj lufte, i kesaj trashegimie dhe i ketij karakteri).

5 – Kadareja u perdor dhe perdoret per te fshehur keqarsimimin e shqiptareve ne te gjitha nivelet e shkolles shqiptare pas 1945-ses (“Frymezime djaloshare”, “Enderrimet”, “Kronike ne gur”, “Dasma”, “Keshtjella”, “Autobiografia e popullit ne vargje”, “Nentori i nje kryeqyteti”, “Gjenerali i ushtrise se vdekur”, “Dimri i madh”). A e di te verteten e historise se arsimimit te Popullit Shqiptar pergjate 400 vjeteve te fundit shkrimtari Kadare nuk e di, por e di shume mire qe autori i alfabetit te Gjuhes Shqipe trajtohet me frymen e poshtersise komuniste  duke ja fshehur Popullit Shqiptar dhe, grigja e Abatit te Mirdites Imzot Preng Doçi, shihet me nje fryme poshtersie e nençmimi (Pirro Misha, “Arratisja nga burgu i historisë” ne adrese te mirditoreve) edhe pse ishin te vetmit luftetare te ceshtjes shqiptare pergjate 400 vjeteve te fundit te Historise se Popullit Shqiptar dhe, Mirdita, e vetmja krahine e banuar nga shqiptaret qe kishte prej 400 vjetesh pa pushim nje rrjet shkollash duke nxjerre nga gjiri i saj thelbin njerezor te Klerit Katolik Shqiptar dhe thelbin kombetar te Races Shqiptare (realisht Mirdita perben te vetmen krahine shqiptare me lavdi historike 400-500 vjecare). Cfare beri shkrimtari Kadare per trajtimin e kesaj ceshtje ne menyre sa me realiste ne perputhje me historine? Perse nuk e levroi kete ceshtje ne studimet e tij, por i la rruge te lire manipulatoreve te historise? Ne kete rast heshtje duhet konsideruar bashkefajtore me manipulatorin, ne te kunderten duhet konsideruar padituri te qellimshme. A nuk tregon ky rast thelbin e inteligjences shqiptare postenveriste?

6 – Kadareja u perdor dhe perdoret per te mbuluar tjetersimin e Historise se Popullit Shqiptar (“Princesha Argjiro”,”Gjenerali i ushtrise se vdekur”, “Qyteti i Jugut”, “Kronike ne gur”, “Keshtjella”, “Dosja “H””, “Ftese ne studio”, “Autobiografia e popullit ne vargje”, “Mosmarreveshja”). Kalimi nga Gjinokastra ne Gjirokaster eshte nje poshtersi politike dhe e gjuhetareve, por kalimi nga keshtjella e Gjinit ne keshtjelle te Argjirose eshte veper e Kadarese dhe eshte pike me e pare ku shkrimtari Kadare ka dhene ndihmesen e tij per ndryshimin e Historise se Popullit Shqiptar. Pergjithesisht e gjithe vepra e Kadarese eshte sinonim i ketij tjetersimi.

7 – Kadareja u perdor dhe perdoret per te mbuluar tjetersimin e Gjuhes Shqipe dhe te Letersise se Popullit Shqiptar. Puna ka mberritur deri atje sa kerkohet te manipulohet Populli Shqiptar me idete pyetesore sikur sot “Ne shtyp po hidhen ide dhe opinione se eshte mire te behet njohje zyrtare e dialekteve? Eshte kjo nje teze e pranueshme dhe shkencore? (Gazeta “Telegraf”, dt 11 korrik 2014, intervista me Akademikun Gjovalin Shkurtaj per gjendjen aktuale te gjuhes standarte dhe dialekteve, gjuhen artistike dhe ndikimet e gjuheve te huaja) pa i shkuar ndermend se kjo loje tregon nivelin  e gazetareve shqiptare dhe nivelin real te arsimit shqiptar sot. Por kjo tregon edhe nje gje tjeter: masmedia dhe niveli intelektual akademik shqiptar ose nuk kane kuptuar asgje se cfare po ndodh ne Shqiperi dhe se cfare kerkohet realisht  nga Gjuha Shqipe, ose ata po vazhdojne lojen  e vjeter te diktatorit per te fshehur manipulimin e historise se Popullit Shqiptar. Te nderuar akademike, gazetare, historiane, studiues, etj, etj, sot nuk kerkohet te njihen dialektet dhe as te ndryshohet gjuha standarte, por sot kerkohet qe Gjuha Shqipe te shprehe luften e madhe qe kane bare bartesit e saj per Liri, Pavaresi Kombetare dhe Civilizim ne te kaluaren dhe kjo te behet brenda kuadrit te te vertetes Absolute dhe jo te asaj politike, sidomos te asaj te diktatorit. Sot kerkohet te mesohen neper auditoret e arsimit shqiptar vepra fondamentale e Klerit Katolik Shqiptar ne te gjithe elementet e vet si e vetmja letersi qe i dha Popullit Shqiptar identitetin evropian. Nje gjuhe qe nuk eshte e afte te shprehe se cfare ka ndodhur ne te kaluaren me bartesit e saj tregon se ajo nuk ka lidhje me ta, por iu eshte imponuar atyre per te mos e mesuar kurre te verteten. Dhe thelbi i te vertetes historike te Popullit Shqiptar eshte lufta qe ai ka bere kundra armiqve biologjike te tij qe nga dita e pare kur keta te fundit u dynden ne gadishullim Ilirik prej shekullit te VIII e ketej. Pikerisht kete dhe kryevepren e letersise shqiptare, Lahuten e Malcis, akademiket, gjuhetaret, historianet, studiuesit, politikanet nuk duan t’ja mesojne Popullit Shqiptar, por mundohen me te gjitha menyrat ta ndersejne kundra mireberesit pese shekullor prej te cilit moren tabanin ekonomik historik. Keshtu qe problemet kane tjeter suport analitik dhe konkluziv nga ato qe shkruhen neper gazeta dhe studime akademike. Rendesi nuk ka se cfare po behet sot, por rendesia kryesore eshte se cfare ka ndodhur pergjate 200 vjeteve te fundit me shqiptaret deri me 1945 dhe cfare ka ndodhur pas 1945 deri me sot. Te gjithe NE sot jemi produkti i pas 1945-es, kur historia e Popullit Shqiptar eshte formuar deri me 1945-en, pas kesaj date ka vepruar antihistoria shqiptare.

Dhe ne kete drejtim roli i Ismalil Kadarese eshte antikombetar, njesoj si kumbari i tij KOMUNIST me te cilin ngjason si karakter. Diktatorit i pelqenin levdatat dhe rrethohej nga nje tufe servilesh e hipokritesh; edhe shkrimtari Kadare nuk ben perjashtim. Diktatori i ndryshonte veprat e veta sa here qe ja donte interesi i propogandes dhe sa here qe kryente ndonje krim (p.sh. veprat 1 dhe 2 pas vrasjes se Mehmet Shehut); edhe shkrimtari Kadare nuk ben perjashtim (te pakten “Dimri i Madh” i transformuar nga “Dimri i vetmise se madhe” eshte bere fare hapur nga politikani Kadare dhe ne kundershtim me ndergjegjen profesionale te shkrimtarit Kadare). Ne kete pike fillon disheza e shkrimtarit Kadare drejt politikanit Kadare dhe kjo perben thelbin e kritikes se vepres se tij.

8 – Kadareja ishte shkrimtari i erresires komuniste; ai nuk mundi te behej per asnje cast te vetem dritetregues ne rrugen e Popullit Shqiptar drejt Evropes. Pretendimi i ekzistences se desidences politike ne vepren e tij eshte nje mashtrim i radhes qe kerkohet t’i imponohet lexuesit shqiptar. Ne Shqiper  vetem perfaqesuesit e Klerit Katolik Shqiptar kane qene perfaqesuesit e desidences antikomuniste dhe kerkush tjeter (ne kete pika ja vlen te vihen ne pah nje karakteristike e njeriut: egoistet nuk jane ne asnje menyre desidente), por vete Kadareja eshte shprehur me kohe kundra Klerit Katolik Shqiptar dhe Poetit tone Kombetar Pader Gjergj Fishtes (“Autobiografia e popullit ne vargje”, f. 169; “Ardhja e Migjenit ne letersine shqipe”, f. 39-40) duke treguar jo vetem mungese profesionalizmi dhe dijesh ne fushen letrare, por dhe llojin e produktit intelektual. Vini re se cfare ka shkruar per Poetin tone Kombetar shkrimtari me i madh i realizmit socialist ne kapercyell te permases komuniste te ndergjegjes se tij:

“prifti Gjergj Fishta, ne vetmine e kuvendit te franceskaneve po rrekej te krijonte nje veper qe ishte sa jashte kohe, aq dhe jashte mundesive te tij. Ai orvatej te thurte poemen e madhe totale ku te permblidhte krejt eposin shqiptar ne shembullin e mbledhesit mesjetar te Nubelungeve, te epeve te tjera evropiane, madje edhe me thelle, te epeve homerike. Absurde si ndermarje, per aresye qe merreshin lehte me mend, ajo behej dyfish e tille per shkak se poetit franceskan i mungonin shume gjera, e ne radhe te pare ai talent i vecante per te perpubuar, apo me sakte per te vene nen fre, ate shkumezim te lire, magjepses e me bukuri befasuese, here parajsore e here inferiale te eposit verior. Ne vend te atij terbimi ai nxorri nga pena poemen e gjate monotone “Lahuta e Malcise”, nje kronike sterile, e cila duke qene, vec te tjerash, moralizuese e didaktike, ngjante me epet e veriut as sa mund te ngjaje ujet e distiluar nga ujvarat e bjeshkeve” (“Ardhja e Migjenit ne letersine shqipe”, f. 39-40.

Duke ditur se asnjeri nuk e ka zbuluar akoma menyren se si lindin idete letare ne historine e Njerezimit, si do ta ndjente veten shkrimtari Kadare ne qofte se individi shkrimtar lind pas krijuesve te eposit grupfisnor? Dhe ne kete menyre na rezulton qe poeti At Gjergj Fishta te jete pika referuese e fillimit ligjor te ideve letrare nga ana e Popullit Shqiptar jashte ndikimeve evropiane. E vetem per kete ai duhet konsideruar ligjerisht i vetmi Poet Kombetar i Kombit Shqiptar dhe i lidhur me Klerin Katolik Shqiptar.

Kesaj te fundit individi Kadare ka kerkuar ne te gjithe menyrat qe t’i beje bisht duke u fshehur pas shkrimtarit Kadare. Mjafton te lexohet “Ftese ne Studio” per te kuptuar se deri ku shkon urrejtja individuale kundra Popullit, Fese, Kultures dhe individit qe prodhon kete kulture duke barazuar 8 nentorin e 1462 me 8 nentorin e 1941 (e para nje realitet historik, ndersa e dyta nje fantazi e Kristo Frasherit e Ndreci Plasarit, te cilen shkrimtari Kadare e ka perforcuar pa e mesuar kurre te verteten se ku, kur dhe kush e formoi PKSh te drejtuar nga diktatoret, gje e cila ka mbetur akoma e erret dhe e manipuluar).

9 – Kadareja eshte i vetmi rast ne Boten Shqiptare, qe ju afrua Cmimit Nobel (ne qofte se eshte e vertete, pasi une dyshoj ne vertetesine e tij. Kaq shume po i meshojne ketij fakti kohet e fundit sa me ka cuar ne perfundimi qe gazetaria shqiptare e sajon kete si nje fakt te vertete; te pakten gazeta “Panorama” e dt. 03 Tetor 2014 publikon faktin sikur Kadare eshte i treti ne liste per cmimin me te madh te letersise ne Bote), nga brendesia e saj dhe ne kete pike ai duhet te reflektoje per te zbuluar aresyet e mohimit (cmimi Nobel u jepet te gjithe atyre njerezve qe lene gjurme ne jeten sociale te vendit te tyre duke ndikuar ne Kulturen Boterore. Si shqiptar nuk e besoj se e ka kryer kete rol, si Kadare ndoshta po). I urojme qe ta marre, por vetem pasi te konsumoje propozimin e qenies se tij si president i Shtetit Shqiptar (Letra e hapur e Nikolle Lesit drejtuar te Madhit Kadare me 27 Maj 2012, aq/shqiptarja.com). Por kjo e fundit do te tregoje se politikani Kadare duhet te luaje nje rol te dyte ne favor te atyre qe vendosen Enver Hoxhen ne krye te diktatures komuniste dhe me kete do t’i shtoje vetes edhe nje minus qe zmadhon figuren artificiale te politikanit Kadare. A do ta pranoje shkrimtari Kadare kete paterice? Per t’i shpetuar pozicionit te dyshimit mbi marrjen e ketij cmimi prestigjoz Kadare shume shpejt do te reflektonte si dhelpra perpara rrushit duke deklaruar: “Shtypi ka folur kaq shume per kete, saqe shumica e njerezve mendojne se e kam fituar tashme”…:Une  jam tashme pjese e atyre qe jane parashikuar per ta fituar dhe kjo eshte vertete e rendesishme. Te merzitesh per kete, do te ishte e pakuptimte dhe budadallek. Nuk behesh hyjnor nese e fiton. Dhe nuk eshte gjeme nese nuk e merr” (gazeta MAPO, dt 11.02.2015).

10 – Por Kadareja ka nje merite te padiskutueshme: eshte i vetmi shkrimtar e epokes komuniste qe ka zbuluar qe politikanet shqiptare pas 1991-shit te te gjitha kraheve politike mundohen me lloj-lloj menyrash te fshehin krimet e komunizmit fshatar (“Mosmarreveshja”, “Mbi krimin në Ballkan”) dhe kjo perben qendren e gravitetit historik te shqiptareve ne vazhden e kohes qe po jetojme duke qene ne unison me ta. Kam frike qe kete “zbulim” Kadareja e ka bere me nje sforco te brendeshme shpirterore te lidhur me interesin e tij politik dhe personal, pasi, ne kete kuader, Kadareja nuk u tha shqiptareve se keta politikane, si klase shoqerore, kishin prejardhje kriminale dhe sot ishin transformuar ne sadista dhe harbuta pergjate viteve 1945-1948, 1956, 1967, 1972 – 1976, 1981, 1982, 1985, 1991 – 1997 – 1998 – 2005 – 2014 (sadizmi dhe harbuteria vine si rezultat i keqformimit edukativ qe ne familje dhe kur kalojne ne arsimimin e detyrueshem, atehere sadizmi dhe harbuteria behen shteteror dhe kolektiv: nazizmi – fashizmi – enverizmi – postenverizmi; te pakten viti .97 i konfirmoi keto karakteristika te klases politike shqiptare). Politika e sotme shqiptare do te fitoje vlerat e Moralit Evropian vetem atehere kur te beje analizen e se kaluares komuniste dhe te percaktoje fajin dhe vlerat e gjithseicilit subjekt qe ka marre persiper t’i vihet perballe krimit enverist dhe dishepujve te tij (ose ka bashkepunuar me te ne dem te Popullit Shqiptar; – bashkepunimi me komunizmin enverist eshte shume-shume here me i rende se te gjithe bashkepunimet historike individuale apo institucionale te marre se bashku pergjate historise shekullore te shtetit te shqiptareve, pasi eshte i vetmi bashkepunim antikombetar ne historine e Kombit Shqiptar; – intelektualet postenveriste kete te fundit mundohen me te gjitha menyrat qe ta mbulojne duke akuzuar njerin-tjetrin per relata te parealizuara; dhe kjo perben fatin  e keq te shkrimtarit Kadare). Politika e sotme shqiptare po e kerkon me te madhe futjen e saj ne Evrope, por nuk i ka thene  akoma popullit te vet qe kjo kerkese eshte pikesepari e klases se saj politike dhe pastaj e Popullit Shqiptar, i cili ishte prej 500 vjetesh brenda saj me kryetrimin e Krishterimit Gjergj Kastriotin dhe vetem me 1943 e nxorren ne ankand per interesa te fshehta antishqiptare. Shkrimtari Kadare ka luftuar gjithe jeten qe kjo te mos zbulohet kurre dhe kam bindjen qe kete e ka bere me urdher te diktatorit (eshte kjo aresyeja perse me 1990 “tradhetoi” popullin e vet dhe shkoi ne Francen e Enver Hoxhes). Nje popull qe nuk di te verteten e jetes se tij nuk meriton te jetoje dhe komunizmi fshatar kete kerkoi t’i imponoje per 50 vjet Popullit Shqiptar ku Kadareja dha ndihmesen e vet me gjenialitetin e tij letrar.

11 – Por thelle-thelle, duhet pranuar qe shkrimtari Kadare u pergatit per 30 vjet nga rregjimi i diktatorit per t’i sherbyer klases se re politike shqiptare te lindur pas permbysjes formale dhe kjo eshte e gjithe esenca e ekzistences se Tij sot. Eshte i vetmi shkrimtar i epokes komuniste qe permban ne brendesi te karakterit te Tij lavdine empirike te letersise socialiste dhe krimin thelbesor te politikes komuniste kundra Popullit Shqiptar si asnje tjeter. Ne kete kuader shkrimtari Kadare ben pjese ne ate klase politike qe i ka sherbyer diktatoreve per te genjyer Popullin Shqiptar per hir te ekzistences individuale, ne nje kohe qe anetaret e nderuar te Kishes Katolike Shqiptare sakrifikuan jetene tyre indivduale per hir te se Vertetes Kombetare dhe ky eshte i gjithe thelbi i tradhetise se Ceshtjes Kombetare Shqiptare ne funksion te krahasimit te ideve Letrare midis epokave historike dhe te atyre antihistorike.

12 – Por thelle-thelle duhet pranuar qe shkrimtari Kadare u favorizua edhe nga Evropa per 30 vjet per te bere dhe vazhduar nje loje ne favor te politikave evropiane. Eshte nje loje sa e vjeter per Evropen (2500 vjet e filluar me epoken helene) aq e re per shqiptaret (e filluar me shtetin modern shqiptar – 1924). Sipas Tij

Dikush e ka keshilluar qe, per te kuptuar kombin enigmatik te shqiptareve, te lexoje vepren e nje fare I. Kadare (mendjemadhesi tipike shqiptare, GH). Dhe ne kete pike Pierre-Bordeaux ben zgjedhjen perfundimtare. / Mendimet e tij per rishikimin e historise se gadishullit i shpreh ne radhe te pare ne revisten qe e drejton vete, pastaj ne letra, deklarata, forume, konferenca, nisma franceze ose europiane ne te cilat nuk mungon kurre. Ideja e tij eshte se, ndryshe nga c’eshte shkrua, menduar, shpifur et., etj., kombi shqiptar, pavaresisht nga pluhuri dhe guret, qe i kane rene mbi krye, eshte, ne mos me europiani midis popujve ballkanike, sic ngul kembe ai, se paku, nder me europianet. Rrjedhimisht, Europa duhet te mbeshtetet te ky komb per emancipimin e Ballkanit” (Ismail Kadare: Rome me 1967, bashke me Agollin shfrynim kunder shtetit, Gazeta Shqiptare, 11 gusht 2014, f. 10).

E citova te plote per lexuesin kete pasazh pasi zberthimi i tij na con ne keto perfundime shtese ku duket edhe roli i Evropes per te mbuluar defektet dhe gabimet e veta politike. Se pari vepra e Kadarese nuk mund te sherbeje ne menyre absolute per te kuptuar kombin enigmatik shqiptar, sepse per te bere kete sa pari duhet permbysur shkolla qe ka formuar Kadarene historikisht, se dyti duhen permbysur parimet teorike qe ndertojne te ashtequajturen shkence te historise ne nivel evropian. Mendimit filozofik boteror, qe lulezon prej 300 vjetesh se paku, i ka ardhur fundi dhe ai duhet permbysur. Se dyti, pa tentuar ta poshteroj, Kadareja nuk e njeh thelbin njerezor te Kombit Shqiptar, le pastaj Historine e tij zanafillore. Cfaredolloj shkolle te kete mbaruar dhe ne cfaredolloj shkolle te jete specializuar  Kadareja e ka te pamundur ta njohe kombin shqiptar edhe pse ka jetuar 54 vjet me te, le pastaj t’ua mesoje te tjereve. Se treti, Pierre-Bordeaux nuk ka pse rishikon historine e Ballkanit pa rishikuar historine e Njerezimit, e po te beje kete do Te kuptoje se eshte e pamundur te mbeshtetesh tek kombi shqiptar per te emancipuar gadishullin. Ballkani eshte ne kete gjendje per vetem dy aresye, njera prej te cilave eshte e lidhur vetem me Kombin Shqiptar edhe pse jo per faj te tij (ketu fshihet thelbi i shkences se HISTORISE dhe shkolla e sotme franceze nuk e pranon kete). Deri me sot Historia eshte kuptuar si nje haur ku kushdo individ mund te lere gjurme, por zbulimi i faktit qe ZOTI nuk mund te ndikoje mbi individin, por vetem mbi Bashkesine Njerezore (Zhan-Pol Sartri) tregon qe vlera e individit eshte e paperfillshme ne raport me vlerat ligjore te Popujve; dhe koha e Kombit Shqiptar NUK ka ardhur akoma, ndersa shqiptaret shkojne e vijne.

13 – Analiza e vepres se Kadarese tregon se kapaciteti i tij intelektual dhe personaliteti i tij individual jane rastesira qe nuk e arriten ne asnje pike domosdoshmerine ne kuadrin e zhvillimit te letersise. Vepra e tij nuk ka luajtur asnje rol konkret ne kete zhvillim, duke perjashtuar ndikimin formal te saj mbi politiken aktuale. Kjo e fundit tregon thelbin e rolit te letersise shqiptare dhe per cfare ka sherbyer ajo, te pakten nga viti 1945 e ketej. Te gjithe lakejte e tij i shmangen ketij roli dhe kesaj sherbese, duke na treguar permasen e formalizmit intelektual ne zhvillimin e ideve letrare te Popullit Shqiptar dhe, bashke me te, edhe te shkrimtarit Kadare. Ky i fundit eshte pjesa  me e mire e nje te keqe te madhe qe hoqi Populli Shqiptar pergjate gjysem shekulli nen sundimin e diktatorit Hoxha.

14 – Por qytetari Kadare ka edhe nje problem te fshehte (kete e di vetem ai) per te cilin duhet ta vrase ndergjegja njerezore (ne qofte se e ka nje te tille): eshte perdorur nga aparati i diktatures per te percare Popullin Shqiptar dhe per te realizuar nje peshtjellim politik ne brendesi te tij (Mosmarreveshja). Mbi kete baze veprimtarie, pas largimit te tij nga Shqiperia ne vjeshte te 1990, doli ne pah “fakti” qe personaliteti Kadare perndiqej nga sigurimsat, por ata kishin qene te paafte per ta futur ne rrjeten e merimangave. Ky “fakt” dhe kjo paaftesi perbejne nje kontradikte qe nuk mund te rezistoje per as nje sekonde te vetme, por ato u shpiken pikerisht per te mbuluar problemin e fshehte te qytetarit Kadare.

15 – Ka edhe nje problem tjeter qe fshihet pas shkrimtarit politik Ismail Kadare. Ka afro nje shekull qe ne Bote ka lindur nje letersi, ne fushen e filozofise, historise dhe politikes, pa asnje bosht permbajtje ku autoret mundohen te paraqesin idete e tyre si te verteta absolute dhe rregullatore te jetes ne Globin Tone. Te pakten autoret dhe librat e meposhtem formojne kete kusht intelektual, duke ushqyer brezin e ri te studenteve shqiptare me nje produkt intelektual pa domethenie, pa permbajtje dhe pa bosht botekuptimor (2014):

  • Anne-Marie Thiesse, Krijimi i identiteteve kombetare, Europa e shekujve XVIII – XX.
  • Alexis De Tosqueville, regjimi i vjeter dhe Revolucioni.
  • Erich Vögelin, Shkenca, politika dhe gnosticizmi.
  • Belina Budini, Tri kohe te Shqiperise ne Time (1923-2013) per te cilin liber Ismail Kadare ka pergatitur parathenien, por qe qofte autorja e librit, qofte autori i parathenies mundohen me te gjitha format te fshehin ndikimin e drejteperdrejte negativ te Perandorise Britanike mbi fatin e Kombit Shqiptar pergjate shekullit te XX-te.

Me kete parathenie shkrimtari politik Ismail Kadare po fiton permasa te reja drejt fshehjes se rolit te tij pergjate rendit diktatorial te Enver Hoxhes, por duke harruar qe me kete perqasje zbulon kembet pa corape dhe te ndotura nga krimi komunist.

16 – Pasi jam munduar te  bej sa me te plote te gjithe analizen e vepres te Kadarese kam arritur ne nje perfundim dypermasor:

a – ose shqiptaret nuk e kane lexuar Kadarene dhe flasin ne tym;

b – ose shqiptaret nuk dine te lexojne, por vetem shfletojne librin per te thene qe lexova.

Une anoj nga e dyta, cka do te thote se miti i Kadarese eshte ngritur nga njerez te keqarsimuar dhe pa formim botekuptimor per te fshehur dhunen sociale te diktatorit mbi Shqiptaret e mesit te shekullit te XX-te, por dhe mundesine e trashegimit te saj pas vdekjes se diktatorit. Eshte kjo dukuri e fundit qe e detyron shkrimtarin Kadare qe te mos i afrohet kerkund cmimit qe marrin gjenite e Races Njerezore ne Toke duke mbetur nje gjeni i diktatures komuniste (ja perse termi gjeni duhet perdorur per Kadarene – pergjigje dhene nje miku ne FB).

17 – Kadareja nuk mund te jete kurrsesi disident ne jeten politike te shqiptareve pergjate periudhes 1957-1990 per nje aresye shume te thjeshte: duhet te ishte si ne kete fotomontazh te bere nga dy artiste shqiptare (Avni Delvina e Niko Dhales). Pamundesia per te qene keshtu dhe pamundesia per te prodhuar ide letrare pas nje kalvari te tille hipotetik per Kadarene, por real per shkrimtarin Trebeshina, tregon se shkrimtari Kadare eshte bere i “Madh” ne saje te propogandes komuniste dhe shkrimtari Trebeshina eshte bere i “Vogel” ne saje te diktatures komuniste. Atehere si mund te behet krahasimi midis dy shkrimtareve bashkekohore me suport te ndryshem politik jashte cilesise se njejte?

18 – Por figura e Kadarese eshte bere e madhe nga ana e te vegjelve te propagandes edhe per qellime thjeshte personale, pasi keta te fundit mbrojne vetveten nga veprimet e se kaluares. Ne kete rast mbrojne njeri-tjeterin.

19 – Me vjen keq ta them, por shkrimtari Kadare tallet me Kombin Shqiptar ne te gjithe permasen e ekzistences se vet dhe te vete Kombit. Eshte nje tallje teper e hapur dhe teper e lexueshme te cilen Kadare e shpreh vend e pa vend.

20– Se fundmi, shkrimtari Kadare ka nje problem qe eshte i njejte per te gjithe intelektualet e epokes enveriste: shtrati ku  fle lavdia e krijuesit intelektual te sotem (2015) eshte i lyer me Gjakun e atyre qe krijuan Historine e Lavdishme te Popullit Shqiptar nder shekuj. Dhe eshte ky Gjak qe do te permbyse si Kadarene ashtu dhe te gjithe produktin intelektual enverist te krijuar ne menyre antihistorike pergjate 55 viteve te fundit te shekullit te XX-te, sepse ky Gjak eshte i trashegueshem per ne shqiptaret. Dhenie e cmimit “Nobel” shkrimtarit tone eshte poshterimi me i madh nderkombetar qe mund t’i behet Kombit Shqiptar dhe kete Kadare duhet ta kete kuptuar me se pari.

 

Shenim: teresia e artikujve nr. 125 – 132 jane pjese e vellimit te 11 te Tjetersimi i Historise ose ndergjegja e ngjarjes: 13. Pjesa e katert: Shkrimtari – Letersia dhe Populli Shqiptar (rasti Kadare dhe i te gjithe mendimit letrar shqiptar; – vazhdim i  argumentit mbi gjenezen historike te shqiptareve).