Artikuj

131- Kush i ka ngaterruar shqiptaret mes vedit?

Posted by Genc Hoti

Loading

131- Kush i ka ngaterruar shqiptaret mes vedit?

      (nenkuptimi i nje vepre te Kadarese mbi shqiptaret: Mosmarreveshja, mbi raportet e          Shqiperise me vetveten – 2010.

Zhurma e manipulimit te Historise se Popullit Shqiptar pat filluar qe ne mengjesin e 29 Nentorit 1944 dhe papajtueshmeria me ate qe po propogandohej qe ne fillimet e rendit enverist eshte e dokumentuar me disa shenime dhe ditare qe nuk ja ka marre mendja kerkujt se mund te ekzistojne. Ajo qe eshte shkrojtur 70 vjet me pare eshte nje revolte e brendeshme e intelektualeve te nderuar shqiptare te pergatitur ne universitetet me te mira te pellgut mesdhetar perpara fillimeve te shtetit shqiptar si nje domosdoshmeri politike per te ecur si te gjithe popujt e tjere evropiane; – “te harrohet otomanishtja dhe greqishtja dhe te mesohet italishtja, ne qofte se doni te jetoni si Europa”, ishte kerkese mesimore e ketyre intelektualeve. Por kasaphana komuniste u mori jeten pothuajse te gjitheve dhe bashke me ta edhe produktit intelektual te disa brezave dhe shekujve qe kane mbetur te panjohur per Kombin Shqiptar. Urrejtja politike per kete brez njerezish, ne menyre jashtezakonisht antinjerezore pasi nuk ka asnje shkak te brendshem shqiptar, ishte e lidhur kryesisht me nje krahine te kufizuar ku banonin shqiptaret (gjithkund ku ndodheshin institucionet e Kishes Katolike Shqiptare) dhe terrori enverist nuk lejoi njeri te shprehte ate qe ndjente. Historia e Kombit Shqiptar pesoi nje deformim te papare ne permasa te tilla sa do te duhen dhjetra vite te tera per te ndrequr ate qe shtremberoi shkolla komuniste e diktatorit shqiptar. Por afro nje meter kub libra, gazeta, ditare, letra personale, dokumenta juridike, krijime ne fushen e filozofise e historise qe flisnin per Historine reale te Popullit Shqiptar, shpetuan fale pervojes nje shekullore te nje njeriu krejt te panjohur per historine formale te Popullit Shqiptar, – them formale pasi shqiptaret nuk dine ate lloj historie qe ka ndikuar mbi ta, me prejardhje nga ana tjeter e krahines se masakruar dhe brenda botes qytetare te diktatorit, mundi t’i mbijetoje antikultures dhe te cfaqej befas ne vigjilje te permbysjes formale te politikes shqiptare. Revolta shpirterore dhe morale e intelektualit nga Labova e Zhabes nuk ndjeu rehati per sa kohe nuk kishte hedhur ne leter ate qe shqiptaret nuk e dinin ne asnje permase. Edhe pse ka qene pjesmarres pa rol konkret ne Shpalljen e Pavaresise me 1912, pjesmarres real ne ate qe konsiderohet si Protokolli i Korfuzit me 1914, pjesmarres real ne Mbledhjen e Delvines me 1914, pjesmarres real dhe “delegat” ne ate qe konsiderohet si Kongresi i Durresit me 1918, autori i Kodit Penal te epokes se Mbreterise, avokat mbrojtes ne shume gjyqe te periudhes mbreterore sidomos me 1932 ne gjyqin mbi Organizaten e fshehte te Vlores, prej nga e ka burimin propogandistik komunizmi i Enver Hoxhes, dhe me 1939 ne gjyqin e komunisteve te partise komuniste shqiptare me qender ne Shkoder ku fshihej komunizmi historik, autor i shume librave qe nuk e kane pare driten e botimit, autor i shume ditareve te periudhes 1906-1919, pronar i shume tituj gazetash (pese te tilla) pergjate periudhes 1913-1925, shkurt fare deshmitari me i plote dhe i sakte i zhvillimeve historike ne territorin e banuar nga shqiptaret prej vitit 1898 deri me 1945 kur pezulloi ditaret dhe shenimet mbi ngjarjet e kohes. Vepra juridike, historike, letrare, filozofike e intelektualit te panjohur nuk perputhet kerkund me ate qe shqiptaret paten mesuar ne arsimin e detyrueshem shkollor pergjate periudhes se diktatures (1945-1991). Fakti qe e gjithe vepra e Av. Dr. Vasil K. Dilos j’u besua personit tim e beri te domosdoshme braktisjen e puneve sekondare dhe gjitheshka u perqendrua tek çveshja e te panjohures dhe ballafaqimi me te njohuren enveriste per te pare se ku ishte ndryshuar dhe manipuluar Historia e Kombit Shqiptar. Do te thote lexuesi perse i besoj kaq verberisht vepres se Avokat Vasil Dilos? Duke disponuar pothuajse te gjithe produktin intelektual te para 1945-ses une nuk kam gjetur ne asnje liber perputhjen midis te shkruajtures ne leter dhe asaj te shkruar nder gazetat e kohes, ku keto te fundit konsideroheshin si pasqyra te moralit intelektual te botuesit deri ne mesin e nentorit 1944 (pas 1945 shqiptaret e humben kete virtyt dhe gazeta u be vendi ku mund te shprehje cdo gje, pervec te vertetes); nuk kam gjetur tek asnje autor shqiptar, pas 1945, vetekritike konstruktive se sa ne vepren e Avokat Dilos. Menyra se si e kundershtoi Fan Nolin kryeminister me 1924; Presidentin e Republikes me 1925; Anetarin e Regjences Pader Anton Harapin ne shkurt 1944, por duke i kerkuar falje ne gjyqin e 1946-es dhe duke e pranuar se ai e kishte gabim; Diktatorin me 1948 tregon fare qarte se Shqiperia paska pase Burra qe ja thonin Politikes te verteten ne sy edhe pse ndeshkoheshin prej saj. Kete vecori e kam gjetur vetem tek anetaret e nderuar te Klerit Katolik Shqiptar dhe tek vepra e Avokat Vasil K. Dilos. Shume vone e kuptova qe ai meter kub “letrash” kishte nje peshe te jashtezakonshme per historine shekullore te Shtetit Shqiptar; sa me shume e zvogeloja aq me shume kuptoja qe shqiptaret nuk dini pothuajse asgje nga e kaluara e atij shekulli dhe vazhdojne te mos e dine me po te njejten permase. Lexuesi duhet te jete i sigurte qe Avokat Vasil K. Dilos i perket nje bote te perenduar prej 70 vjetesh ne te keq te shqiptareve duke perbere pjesen me pozitive te inteligjences shqiptare pergjate gjysmes se pare te shek. te XX-te, baras me anetaret e nderuar te Kishes Katolike Shqiptare.

Per te dalluar tallazin e manipulimit te historise se Popullit Shqiptar nder keto 70 vjet ka edhe nje menyre tjeter, pervec analizave direkte te materialit te publikuar dhe krahasimit me nje material me te vjeter e te ndryshem: krahasimi i asaj qe ka shkruar nje shkrimtar me ate qe ka shkruar nje historian per te njejten teme. Kjo te mos merret si nje provokim i perplasjes se dy intelektualeve ne fusha te ndryshme, pasi ne te dy rastet, qofte shkrimtari e qofte historiani, jo vetem qe jane produkte te te njejtit sistem ekonomiko-shoqeror, por materiali i manipuluar eshte marre nga i njejti burim dhe eshte trajtuar ne te njejten forme. Kjo do te thote se qofte shkrimtari e qofte historiani jane pergjegjes perpara Popullit Shqiptar per keqarsimimin e tij. Por ne kete rast do te percaktojme se kush eshte primar ne kohe dhe kush ka pasur me teper ndikim mbi lexuesin: shkrimtari apo historiani? Por ne kete rast do te kemi edhe nje konstatim pyetsor: kush i ka ndryshuar faktet historike: shkrimtari apo historiani? Te qenit sherbetor nuk e perjashton ne asnje menyre te qenit, njekohesisht, edhe krijues (karakteristike kjo e shqiptareve te sotem, pozicion te cilin ata nuk e preferojne pamvarsisht se cfare dine te bejne); keshtu qe do te rezultoje edhe nje zbulim i ri: kush e ka krijuar historine e Popullit Shqiptar pergjate 45 vjeteve te diktatures, por edhe sot: shkrimtari apo historiani, apo politikani? Nga e gjitha kjo del nje perfundim interesant: kush eshte zbuluesi i manipulimt te historise se Popullit Shqiptar pas 1991-shit: shkrimtari apo historiani, apo asnjeri prej tyre, apo politikani? Me te vertete manipulimi i historise se Kombit Shqiptar nuk ka keto permasa qe po shpalosen prej 25 vjetesh nga politika. Per te qene te sinqerte une pretendoj se zhurma qe ngrihet mbi manipulimin e historise se Kombit Shqiptar ne fakt tenton gjithmone e me shume ta fshehe kete manipulim duke realizuar nje rimanipulim edhe me te thelle per ta bere sa me te pakuptimte ate qe shqiptaret kujtojne se dine sakte.

Per te realizuar zberthimin e te gjitha ketyre problemeve, nga njera ane, na sherben sprova letrare e Ismail Kadarese: “Mosmarreveshja” (“mbi raportet e Shqiperise me vetveten” (bot. I – 2010) ose “Shqiperia perballe vetvetes” (bot. III – 2012)) dhe, nga ana tjeter, komleksi i historianeve qe jane marre me  problemet qe trajton shkrimtari Kadare. Por ribotimi i trete i kesaj vepre te Kadarese ka nje karakteristike: konsiderohet perfundimtar; duke pasur edhe nje vecori shume te dukshme: ka nje cmim gati dyfish me te larte se ai i botimit te pare (nga 500 leke kaloi ne 900 leke). Kjo e fundit tregon se “kritiku” Minella Aleksi duhet t’i kerkoje falje lexuesit shqiptar per pretendimin e tij ne gazeta “Panorama”, dt 12 dhjetor 2014, f. 20, sikur “Letersia e Kadarese… nuk perben biznes spekulantesh”. Ndoshta Kadare nuk di gje per biznesin e Shtepise Botuese “Onufri” dhe nuk ka faj per cmimet qe vendos ajo dhe ne kete menyre i shpeton etiketimit spekulant, por dikush duhet ta marre persiper kete qe ndodh ne Shqiperi me cmimet e librit (mos valle cmimi i librit ne Shqiperi eshte tej mases i larte per xhepat e shqiptareve te thjeshte vetem per aresyen qe ata te mos i lexojne ato?).

Une i dhashe rendesi kesaj vepre per dy aresye: se pari eshte shkruar pas rihabilitimit te figures se autorit (ne kohen e Presidentit Moisiu) dhe, se dyti, permbajtja e saj ka lidhje direkte me temat e tjetersuara te Historise se Kombit Shqiptar nder vitet e diktatures.

Midis dy botimeve ka ndryshime te ndjeshme jo vetem ne permbajtje, por edhe ne menyren e strukturimit te sproves letrare. Ne qofte se botimi i pare nuk ka parathenie, ne te tretin i kane bashkangjitur nje parathenie me autor Matteo Mandala, nga Hora e Arberesheve, duke e bere vepren e Kadarese, ne kete menyre, objekt te botes shqipfolese ne planin historik. Edhe po te marrim vetem kete parathenie e kupton me lehtesi permbajtjen e sproves dhe ku godet ajo. Por vete parathenia ka permasa te vecanta pasi qe ne fillim kerkon t’i bejet te qarte lexuesit shtritshmerine analitike te vepres se Kadarese duke e perfshire  ne boten e psikologjise dhe te “pavetedijes” njerezore, prej nga rrjedh dyzimi i Freud-it si dukuri e personalitetit dhe bashkejetesen tek i njejti person i shumefishte. Autori i parathenies ka nje merite te vogel, pasi e krahason kete sprove te Kadarese me pamfletin “Identiteti evropian i shqiptareve” po te Kadarese, duke hapur nje teme te re diskutimi, por, sipas tij, “Mosmarreveshja” i zgjeron kufijte dhe e thellon permbajtjen e kesaj vexata quaestio, duke i dhene asaj nje kendveshtrim analitik me agresiv dhe njeherazi me stimulues. Sipas autorit te parathenies ky liber permban denoncimin e kthjellet dhe te guximshem te nje prirjeje te vjeter vetelenduese qe rizgjohet periodikisht nga zgafellat e shpirtit shqiptar (f. 5,6,7). Akoma me tej Kadare ka donencuar perdorimin e nje ligjerimi te thjeshte ne vend te gjuhes shkencore, mungesen e metodave vertete shkencore ne vleresimin e dukurive komplekse te ndertimit te identitetit kombetar e kulturor, te kritikave e perpjekjeve patetike per te permbysur gjykimin historik kinse ne emer te cmitizimit, – a thua se miti nuk eshte pjese e historise se mendimit njerezor -, e deri tek akuzat kunder mistifikimeve e manipulimeve qe synojne te shnderrojne xhelatet e djeshem ne heronj te sotem e viktimat e djeshme ne fajtore (f. 9); – po Kadareja a eshte pjese e kesaj farse? Autori e mbyll parathenien sikur “Mosmarreveshja” qendron ne majat e mendimit, per t’i ndricuar Shqiperise udhen e “marreveshjes me vetveten”. Por autori i parathenies nuk ka qene i afte te percaktoje permasat e gjuhes shkencore qe duhet te perdore studiuesi i fushes se Letersise dhe Historise qe paska donencuar Kadare, por dhe emrat e shkencetareve  shqiptare qe u mungon kjo gjuhe. Nje gje e them me siguri: shkrimtareve shqiptare pas 1945 u mungon permasa me e pare e gjuhes shkencore: e verteta.

Pasi e lexon librin, ne gjurmet e kesaj parathenie, kupton se Kadareja ka pretendime mbi menyren se si klasa intelektualo-politike shqiptare po menaxhon Popullin Shqiptar pergjate epokes postenveriste, por vete nuk jep asnje menyre zgjidhje duke qene vetem thjeshte nje konstatues vizionar pa asnje permase. Eshte kjo aresyeja qe jam i detyruar ta analizoj kete sprove te Kadarese per te pare se cfare rezulton ne te: konstatim kritikues apo konstatim manipulues (ne te dy rastet Kadare nuk ka dhene asnje zgjidhje reale per ngjarjen historike dhe mund te konsiderohet dy here fajtor).

Problemet historike ne Shqiperine shteterore te shekullit te XX-te, nga pikepamja teorike, zene vendin me te madh te te gjithe veprimtarive intelektuale dhe rrjedhimisht shkrimtari Kadare eshte pozicionuar ne nje llogore edhe pse e ka nderruar disa here ate duke kaluar nga e fortifikuara kombetare ne te fortifikuaren nderkombetare. Por kur lexon kete sprove kupton qe shkrimtari Kadare, si te gjithe intelektualet e epokes komuniste, nuk e di te verteten e madhe te Historise se Popullit Shqiptar dhe nuk ka bere asnje perpjekje jo vetem per ta zberthyer ate, por as per ta mesuar sipas realitetit te ndodhur (pergjithesisht shqiptaret nuk e dine Historine e vendit te tyre dhe, me e keqja, ate qe kane mesuar neper shkollat e arsimit te detyrueshem, e dine tmeresisht gabim). Kjo nuk do te thote se une do ta paragjykoj kete sprove, por ne gjurmet e padijes historike te Kombit Shqiptar dua te zbuloj permasen e saktesise historike tek shkrimtaret  shqiptare. Dhe jam i sigurte se permasa e ketij lloji tek Kadareja nuk mund te jete me e vogel se e cdo shkrimtari te asaj epoke. Dmth kendveshtrimi kritik ne kete sprove eshte e lidhur vetem me saktesine e ngjarjeve historike qe shkrimtari Kadare analizon gjera e gjate ne te dhe nuk ka te beje me pershkrimet figurative te ngjarjeve dhe peisazhin letrar te tyre, per te cilen kritika hipokrite ja mvesh vepres se Kadarese si nje nder arritjet me te medha te letersise bashkekohore shqiptare e nderkombetare.

Kadare e ka nuhatur interesin e shqiptareve per historine dhe deshiren e tyre per t’u perfshire sa me domosdoshmerisht ne kete histori. E gjithe kjo vetem per nje qellim: te justifikojne politikat e aplikuara per sa kohe qe ata, miqte e Kadarese, kane qene ne pushtet. Por ne kete interes – domosdoshmeri – qellim –  justifikim eshte zhvilluar e gjitha lufta teorike ne fushen e Historise dhe Kadare ka mbajtur anen e fituesit politik, duke mbeshtetur nje nder mashtrimet me te medha, te pakten, ne fushen e Flamurit qe do te mbeste i tille po te mos ndodhte 14 tetori 2014 ne Beograd. Ishte ajo ngjarje qe me detyroi te marr ne konsiderate nje pohim te Kadarese per kete problem. Sipas tij:

“Nga pullat e postes te flamurit shteteror, zhvendosja e joshjes ishte gati e natyrshme. Ishte pakez e ndryshme natyrisht, e perqendruar, ne radhe te pare, te Shqiperia dhe te problemet e saj. Gjate femijerise sime, me sakte nga mosha tre gjer me tete vjec (1939-1944, GH), Shqiperia kishte nderruar kater flamure. Flamuri i mbreterise, qe kishte qene dhe flamuri i vjeter shqiptar. Flamuri i Shqiperise si pjese e mbreterise italiane, qe ishte pak a shume i ngjashem, po te mos kishte nje shtese: sepatat e liktorit romak. Fill pas tij, flamuri i Shqiperise sovrane, aleata e Gjermanise, i pastruar natyrisht nga shtesa, pra, nga shenjat romake. Me pas, flamuri i Shqiperise komuniste, qe do te kishte perseri nje shtese befasuese: yllin pesecepesh. Flamuri i peste, ai i paskomunizmit, qe besohej se do te ishte perfundimtar, do te vinte vite me pas, e nuk do te ishte gje tjeter vecse flamuri i kryehershem princeror i mesjetes, pa prerje e, sidomos, pa shtesa” (bot. 2010, f. 8; bot. 2012, f. 14).

I gjithe ky parafrazim i Kadarese krijon pershtypjen sikur Flamuri shqiptar ka qene i njejte nder te gjitha ngjarjet historike te shtetit shqiptar. Por e verteta eshte krejt tjeter per tjeter dhe kete gje shqiptaret e kuptuan dhe e moren vesh me 14 tetor 2014 kur nje “i panjohur” e ngriti ate ne Beograd. Stilizimi i shqiponjes ndryshonte nga stilizimi zyrtar qe perdornin shqiptaret prej 75 vjetesh dhe asnjeri nuk e shtroi ceshtjen ne kete drejtim, por e ndryshuan ate me shpejtesi me stilin e shqiponjes zyrtare (te pakten ne emisionin “Opinion” te gazetarit Blendi Fevziu, per kete ngjarje, u be per here te pare ky ndryshim dhe u shpernda ne te gjithe mediat).

14 tetor 2014, Flamuri Kombetar i ngritur ne stadiumin e Beogradit
triumfi i ceshtjes historike Shqiptare ne Beograd dhe poshterimi profesional i historianeve shqiptare

Ne te vertete Flamuri qe Plaku i Vlores ngriti me 28 Nentor 1912 ka mbetur i panjohur praktikisht dhe pretendimi (Prof. Valentina Duka ne gjurmet e Eqrem Bej Vlores), se ai ka humbur, mbetet i sakte, por teorikisht ekziston mundesia qe ai te zbulohet dhe te vendoset ne vendin e vet. Shikoni perputhjet midis stilizimit historik te shqiponjes dhe asaj qe ndodhi ne Beograd me 14 tetor 2014, por mos e lini pa krahasuar me pretendimin e Kadarese per kete problem dhe anen e kujt mban shkrimtari.

fig. 1 – Pretendohet qe ky eshte stilizimi i shqiponjes te ngritur ne Vlore me 28 Nentor 1912.

fig. 2 – Stilizimi fashist i shqiponjes dhe i stemes se Republikes se Shqiperise sot.

fig. 3 – Flamuri i ngritur ne Deçiç ne prill 1911 (marre nga Austro-Hungaria).

fig. 4-5 – Vula dhe Stema e Kastriotit (marre nga Memoriali i Kastrioteve ne Kalabri; – ky ka  qene burimi i stilizimit te shqiponjes me vone, me 1912 dhe 1914).

fig. 6 – Pullat e postes te nxjerre me 1913 nga Qeveria e Ismail Qemalit.

fig. 7 – Flamuri i ngritur ne Shkoder me 1914, qendisur nga Bernardina Marubi, me   burim te   njejte nga ai i qendisur nga Marigo Pozio me 1912.

Kush ka te drejte dhe perse Kadare mbeshtet nje variant qe nuk perputhet me historine? Te pakten nga kjo pikepamje ideatoret e skices se Shqiponjes ne Flamurin e ngritur ne Beograd nuk kane qene shqiptaret, pasi keta te fundit nuk e dine te verteten jo vetem te stilizimit te shqiponjes, por as permasen reale te perfaqesuesit te vetem te ndergjegjes kombetare shqiptare ate vit te ngritjes se Flamurit ne Vlore, Isa Boletinit. Deri me 1991 thuhesh se Isa Boletini nuk ka qene ne Vlore me 28 Nentor 1912 dhe pat ardhur pas tre diteve, por “zbulimi” (e ve ne thojza pasi kjo perpara 1945 dihej sakte) i nje telegrami me firmen e Isa Boletinit me 30 Nentor, ora 1030 minuta, drejtuar Parise se Mitrovices dhe Prizrenit, tregoi per prezencen e tij Diten e Flamurit; por atehere, pas 12 majit 1991 (publikuar ne gazeten Republika” te asaj date), thane se ka ardhur pas nje dite, ne gjurmet e Lef Nosit, por qe perseri nuk mund te konsiderohet e sakte pasi mbeshtetet ne kujtime te paragjykuara. Do te kem rast t’i tregoj lexuesit manipulimin e te gjithe ngjarjes ne ate qe konsiderohet si Kongresi i Durresit me 1918-et ku kujtimet e Lef Nosit nuk perputhen me shtypin e kohes dhe kujtimet e pjesmarresve ne te.

Problemi i hulumtimit te formes se Flamurit paska qene e nje rendesie te madhe, edhe pse krejt formalisht. Por edhe per kete problem Kadare do te mbante anen e gabuar dhe do ta devijonte nga e verteta e thene 73 vjet me pare. Sipas shkrimtarit:

“Ishte afersisht koha kur nje tjeter emigrant (ne bot. e 2012 kjo fjale eshte mergues, GH), Faik Konica, aristokrat shqiptar, mik dhe mecenat i Guillaume Apollinaire-it, kete here ne Bruksel, po hulumtonte heraldiken mesjetare ballkanase per te zbuluar flamurin e hershem te Kastrioteve” (bot. 2010, f. 10-11; bot 2012, f. 17).

A e ka ditur te verteten e ketij problemi Kadare une nuk e di, por e quaj te papranueshme fshehjen e asaj qe ka ndodhur ne vigjiljen e 1912 kur prifti katolik i Vlores, Dom Mark Vasa, se bashke me Petro Fotografin shkuan tek Memoriali i Kastrioteve, ne Kalabri, dhe muaren formen stilistike te shqiponjes dhe e sollen ne Shqiperi ku ne dy pika, diametralisht pa lidhje, u qendisen nga Marigo Pozio dhe Bernardina Marubi. Ishte Dom Mark Vasa ai qe i perbashkoi ne histori dy flamurtaret shqiptare edhe pse ato nuk jane njohur kurre me njera-tjetren. Cfare hyn ketu Faik Konica dhe c’lidhje ka ai me Flamurin shqiptar? Perse Kadare kerkon ta shuaje nga historia figuren e klerikut shqiptar qe pretendoi i pari se Flamuri i sjelle nga mesuesi patriot Palok Traboini dhe ngritur ne Kishe te Traboinit ne prill te 1911-es nga Kole Deda, i biri i Ded Gjo Lulit, nuk ishte ai i Kastriotit dhe per kete vajti ne Kalabri? Jane probleme pa ndonje rendesi vendimtare ne historine e Shqiperise se atyre viteve, por perse duhet manipuluar nje popull i tere dhe te shpiken ngjarje pas asnje lidhje me realitetin historik dhe perse Kadare merr pjese si perforcues i manipulimit? Lereni Konicen atje ku eshte dhe mos u merrni me njerez qe nuk i kane dhene asgje Kombit Shqiptar; vlera e Konices qendron ne nje vend tjeter per tjeter (per efekt te dialektikes) dhe nuk ka lidhje me kete ngjarje.

Qe gjithe dinamika teorike e praktike e Historise se Popullit Shqiptar ka qene nje hale ne sy per te gjithe epoken enveriste une nuk e diskutoj, por qe manipulatoret e kesaj historie vazhdojne te vegjetojne ne brendesi te popullit tone edhe pas permbysjes formale duke prodhur antivlera historike me permasa teper voluminoze per kohen eshte pak e pamundur te merret me mend. Ekzistenca e nje makinerie teper gjigande e sofistikur ne ekstreme te paparashikuara tregon se problemi i dosjeve te sigurimit te shtetit eshte nje bllof, pasi ne realitet kerkohet te mbulohet pikerisht ky manipulim dhe pjesmarresit e ketyre dosjeve rezulton te jene pjese e ketij manipulimi. “Mosmarreveshja” e Kadarese pikerisht kontradikten midis manipulimit antievropian dhe deshires per te qene ne brendesi te saj nuk ka qene e afte ta evidentoje dot dhe kjo per te eshte nje pamundesi praktike. Kjo duket mirefilli ne problemin historik te epokes te Gjergj Kastriotit ku Kadare ka bere nje mish-mash pa domethenie te metejshme, duke e lene krejt ne ajer problemin me te rendesishem shqiptar te te gjithe koherave shekullore.

“Perkthimi (behet fjale per veprat antiKastriot, GH) nisi nga spanjishtja, ngaqe, sic do ta shohim me pas, pikerisht prej Gadishullit Iberik Skenderbeu kishte nisur aventuren e lavdise ne Europe (bot. 2010, f. 39; bot. 2012, f. 46).

Fakti qe Kadare nuk jep asnje lidhje midis Kastriotit dhe Gadishullit Iberik, por e lidh me veprat kunder Kastriotit, tregon per ekzistencen e nje informacioni ne kete drejtim. Cila eshte kjo lidhje? Asnje historian nuk do te ishte i afte ta zbulonte ate edhe pse pas 444 vjeteve te vdekjes se Kastriotit do te cfaqej ne trojet shqiptare nje Aleandro Kastrioti nga Spanja duke pretenduar per Fronin shqiptar. Te kete qene nje perputhje e rastit, apo kenaqesia e huazimit te mbiemrit te te vetmit  Hero evropian antiotoman, eshte nje problem akoma i pazgjidhur. Por ne suazen e prejardhjes te larget te Kastrioteve, ne Spanje duhet te qendroje e fshehta historike e mbeturinave te Kryqezates se Pare (1096-1099), ose te dyte (1147-1149), ose te trete (1189-1192), ose te katert (1202-1204) ku u krijua Perandoria Latine per ta dalluar nga ajo Bizantine (Histori e mesjetës, vëll. I, f. 171, Tirane 1981), edhe pse nuk permendet asnje udheheqes spanjoll si pjesmarres ne keto kryqezata (ne ate kohje Spanja ndodhej e invaduar nga muslimanet –sipas Enciklopedia e pergjithshme e Oxfordit, Tirane 2006). Ekzistenca e mbiemrit te Kastriotit, si Kapedan i Kanines, ne afersi te Vlores se sotme, rreth viteve 1368, ku dhe cfaqet per here te pare emri i Kastrioteve (sipas F.S.Nolit, “Historia e Skenderbeut, kryezotit te Arberise, 1405-1468”, f. 13, Tirane 1962, f. 16-17, Tirane  2004) tregon per nje mundesi te tille, por qe Kadare nuk e ka zberthyer me gjate duke u kenaqur me lidhjen e aventures se lavdise me gadishullin Iberik. Me gjate kjo nuk mund te tirret, por historiani dhe shkrimtari ne kete pike nuk perputhen kerkund dhe gjitheshka mbetet e fshehte akoma.

Por problemi i Kastriotit nuk eshte kaq i thjeshte sa mund te duket nen juridiksionin e shkrimtarit. Bile as historianet nuk i kane kapercyer barierat e hipotezes dhe ne kete rast shkrimtari eshte munduar te infiltrohet ne brendesi te tyre, por perseri ka ngritur supe per paaftesi dhe kjo disa here. Une e kuptoj shume mire qe Kadare nuk e ka humbur rastin per te lidhur emrin e tij me emrin e parashqiptarit epirot me te lavdishem ne historine e antiotomanizmit, por ne vend qe te vere vetullat  ka nxjerre syte duke e perpunuar vepren nga botimi i pare ne te tretin. Vini re kete akrobaci dhe cfare ka ndryshuar nga botimi i pare ne te tretin per menyren se si e kane pritur riciklimin e figures me madhore parashqiptare ne historine e Kombit ne vende te ndryshme shqipfolese pergjate shek. XX:

 “Nderkaq, ndersa shumica dermuese mezi e prisnin Kastriotin, nje pjese, tinezisht ishin kunder. Shkaku ende sot ngelet i pashpjeguar plotesisht, ashtu sic ndodh shpesh me shkaqet, per te cilat, ndergjegjja e nje populli i shmanget shpjegimit. (ne botimin e 2012 kjo fraze eshte: “Nderkaq, ndersa shumica dermuese mezi e prisnin Kastriotin, ashtu si ne Kosove, nje pjese shqiptaresh, tinezisht si perhere, do te ishin kunder. Shkaku, per te dy rastet, ende sot ngelet i pashpjeguar plotesisht, ashtu sic ndodh shpesh me shkaqet, per te cilat, ndergjegjja e nje populli i shmanget shpjegimit, GH). Ka gjasa qe ngaterrimi i muslimanizmit me otomanizmin, perfitimi i ketij te fundit si mur mbrojtes kunder ortodoksizmit sllav, te jete, ne mos njeri prej shkaqeve, ai me kryesori” (bot 2010, f. 55; bot. 2012, f. 62).

I gjithe problemi eshte qe Kadare ndjenjat private ka kerkuar t’i pergjithesoje dhe t’i paraqese si karakteristike e nje pjese te shqiptareve edhe pse eshte munduar t’i kompesoje me pjesen reale. Difekti vjen si rezultat i keqarsimimit te te gjithe shqiptareve te cilet asnjehere nuk e kishin marre vesh pas 1945 se antiserbizmi perbente thelbin konfliktual te kombit shqiptar te te gjitha koherave te ekzistences se tij. Por defekti i Kadarese qendron ne perdorimin e dy termave te cilet poshterojne nje pjese te shqiptareve ne raport me pjesen tjeter. Njeri prej termave (“tinezisht”) eshte ne te dy botimet, por botimi i 2012 ka te shtuar termin “si perhere” pa percaktuar permasen dhe adresen e ketij poshterimi historik. Me shume pak vemendje kuptohet se per ke e ka fjalen shkrimtari, por ne kete rast eshte e kunderta, pasi nuk ka asnje rendesi se kush e donte Kastriotin se sa fakti cfare popullatesh merrnin pjese ne kete pritje apo mospritje te Heroit Kombetar epiroto-shqiptar; akoma me larg rendesia qendron ne marredheniet e Kastriotit me shtresat e popullates epirote, prej nga rrjedh simpatia dhe antisimpatia pas 5 shekujsh. Kete perputhje Kadareja duhet ta kete kuptuar, por cfaqja e saj do te tregonte ate qe kishte fshehur gjithmone shkolla enveriste e historise: thelbin historik te epokes se Kastriotit. Kjo perben esencen e te gjithe te panjohures qe shqiptaret e sotem akoma nuk e kane marre vesh dhe nuk duan ta marrin akoma. Kete gje ne e gjejme pikerisht tek autori qe Kadare e vuri ne shenjester dhe te lidhur me “albanologet e rinj” (bot. 2010, shenimi 33, 35; bot. 2012, shenimi 13, 15) edhe pse profesori i historise nuk e kishte kaluar asnjehere permasen politike te vepres se tij duke qene teper larg kontekstit historik te saj. Sipas Oliver Jens Schmitt Kisha Katolike ishte i vetmi institucion qe e kishte ndihmuar Kastriotin ne misionin e tij dhe nga rradhet e katolikeve nuk doli asnje tradhetar nderkohe qe nga kleriket ortodokse ne menyre te perseritur e braktisen Gjergj Kastriotin (“Skenderbeu”, f. 146, 220). Ne kete pike ndodh ndryshimi i permases simpati-antisimpati dhe kete permase ka dashur te fshehe shkrimtari me pretendimet e dy termave te mesiperm. Por nga i gjithe ky debat formal rrjedh nje perfundim, te cilin Kadare nuk ka qene i afte ta vere ne dukje, ose ka dashur ta tjetersoje: Gjergj Kastrioti nuk ka qene asnjehere kalores i Evropes, por Kastrioti ka qene kalores i Krishterimit dhe kjo perben esencen e te gjithe epokes qe mban emrin e Heroit. Dhe kur politika antishqiptare ka dashur t’i nderroje kombesine Kastriotit nuk e ka pasur hallin tek shqiptaret, por tek Doktrina e Krishterimit Institucional Katolik. Mbulimi i te gjithe ketij thelbi perben luften e madhe qe historiografia enveriste i beri epokes se Heroit Kombetar Epiroto-Shqiptar edhe ne rastin e 500 vjetorit te vdekjes se tij. Keshtu qe te qenit “tinzar” dhe te “perhershem” nuk qendron ne asnje permase tek popullata shqiptare e Kosoves, por diku tjeter dhe eshte ky dikush tjeter qe beri shpikjet e panumerta mbi figuren e Heroit Kombetar Shqiptar. Nuk eshte e rastit lufta qe eshte bere mbi Klerin Katolik Shqiptar prej 90 vjetesh; Gjergj Kastrioti dhe Kleri Katolik Shqiptar perbejne objektin dhe subjektin e heroizmit shqiptar nder shekuj, por dhe tragjedine e ardhshme te Kombit tone duke e ndare nga Feja e Shqiptareve (serbet per gjate gjithe kohes (shek. XIX-XX) qe kane ushtruar represion mbi popullaten shqipfolese e kane akuzuar Fene Katolike si fe te shqiptareve. A nuk tregon kjo se Krishterimi institucional shqiptar buron nga Kosova nder shekujt XVI e vazhdim, duke levizur drejt Mirdites dhe perfunduar ne Shkoder?).  Flitet qe edhe shkolla e pare shqipe e Kombit Shqiptar te jete në vitin 1584 e themeluar nga klerikë katolikë në Stubllë (afër Gjilanit- fshat i Malësisë së Karadakut)  i njohun  si  Kolegji  i  Shën  Lukës  ne  Kosove  (me shkruan  miku  im  Bep  Martin Pjetri pasi lexoi studimin: “Cfare perfaqeson Kongresi i Gjuhes Shqipe i vitit 1972?”).

Kadareja duhet ta kete nuhatur qe pretendimet e tij do te binin ndesh me nje pjese te shqiptareve dhe do te provokonin nje reaksion kunderveprues, pasi me nje te goditur donte te ndreqte dy gabimet historike dhe morale te tij si shkrimtar per kete teme. Une e kuptoj shume mire pamundesine e nje shkrimtari per te permbysur ate qe ka shprehur per 33 vjet ne shkalle siperore ne menyre manipuluese, por nuk e kuptoj dot se si mundet lexuesi shqiptar dhe kritiku letrar ta suportoje kete kthese dhe ta paraqese si “kendveshtrim analitik me agresiv dhe njeherazi me stimulues” kur e gjithe vepra e deritanishme e Kadarese ka shpalosur te kunderten. Kur nje njeri pendohet per vepren e vet puna e pendimit eshte nje ceshtje krej personale, por kur nje shkrimtar pendohet per ate qe i ka dhene lexuesit eshte e pamundur ta konsiderosh kete nje bote te izoluar nga lexuesi. Ne kete rast puna e pendimit per nje shkrimtar me lavdi, si te Kadarese, kerkon medoemos bashkebisedimin per te cilin ai ka shprehur per 33 vjet mashtrimin e radhes. Vini re kthesen e perdorur ne kete rast dhe menyren se si Kadareja eshte penduar perpara lexuesit shqiptar pa i kerkuar falje ku bie ne sy pasaktesia shumepermasore jo vetem ne interpretim, por dhe ne fakte:                                                                                            endron

“Kishte qene e njohur egersia osmane, por nderkaq, kjo egersi e re sllave, po ia kalonte. Kaq shume binin ne sy keto tmerre te reja ne Ballkan, saqe franceskani Gjergj Fishta, me i famshmi poet i gjalle shqiptar, ne fjalimin e tij si perfaqesues i Shqiperise ne Konferencen e Paqes, me 1919, ne Paris, i beri thirrje Europes te ndalonte ato qe ai i quajti mizorite e kristianeve serbe dhe greke kunder shqiptareve” (bot. 2010, f. 64; bot. 2012, f, 72).

Gabimi fillon ne fushen e interpretimit ku vihet termi “egersia osmane” ne raport me termin “egersia sllave”, gje kjo e pamundur jo vetem ne permasa, por, kryesisht, ne pasojen qe ka realizuar gjithseicila. Pas 450 vjeteve sundim politik te Perandorise Otomane shqiptaret jane gjalle akoma dhe formuan shtetin e tyre, kur pas 1200 vjeteve bashkejetese politike here nen Perandorine Bizantine, here te izoluar e here nen sundimin otoman banoret autoktone ne vendet ku sot jetojne sllovenet, kroatet, boshnjaket e serbet jane zhdukur nga historia duke mos lene asnje gjurme pasardhese (mbeturinat e tyre u spostuan ne Shqiperi dhe Kosove ku gjenden edhe sot); atehere si mund te behet ky krahasim dhe si mund te emerohen me nje term te barasvlefshem me ndryshueshmeri sasiore? Ky lapsus nuk eshte i paqellimshem; pergjate 45 vjeteve komunizmi enverist i konsideroi serbo-kroatet here vellezer (1941-1948), here kundershtare politike (1948-1956), here bashkepunetore duke i kerkuar falje boterisht (Kongresi III, – 1956 –1961) dhe se fundmi prap kundershtare politike (1961 – 1990) me piken kulmore Titistet – 1982 duke mos i konsideruar asnjehere realisht ne permase armiqte e shqiptareve (eshte e famshme dhe lapidar shprehja e Dr. Ibrahim Rugoves drejtuar politikes serbe me 8.X.1989: “Nuk jemi opozite, ne jemi armiq” – “Pavaresia dhe Demokracia”, f. 155-157).

Gabim i dyte fillon me termin “franceskani Gjergj Fishta”; Pader Gjergj Fishta nuk eshte dhe nuk ka qene asnjehere thjeshte franceskan, por ka qene, eshte dhe do te jete i vetmi Poet Kombetar i Kombit Shqiptar At Gjergj Fishta. Pastaj ky gabim vazhdon me qenien e Pader Gjergjit si perfaqesues i Shqiperise ne Konferencen e Paqes, me 1919, ne Paris ku ka mbajtur nje fjalim. Se pari At Gjergj Fishta nuk ka qene perfaqesues i Shqiperise ne Konferencen e Paqes ne Paris me 1919, por anetar i nje delegacioni ne kete konference ne  mars 1920 (e gjitha kjo sipas Edith Durham, – Romeo Gurakuqi, Shqiperia dhe ceshtja shqiptare pas Luftes se Pare Boterore, f. 121) dhe nuk ka mbajtur asnje fjalim (Pader Gjergj Fishta ka shkruar fjalimin qe mbajti Imzot Bumçi ne ate Konference me 1920 ne gjuhen italisht e prej ketej qe sjelle frengjisht e frengjisht e pat mbajte Imzot Bumçi qe e kishte At Gjergj Fishten sekretar pergjate asaj konference te mbajtur ne Universitetin e Parisit; – At Daniel Gjecaj, Gjergj Fishta Jeta dhe Vepra, bot. II, f. 110-111. Eshte ky autor qe tregon se si u krijua delegacioni shqiptar dhe se si para se te shkoje ne Londer e Paris kaluan dhe bashkebiseduan me Papen Bededikti XV per problemin shqiptar). Por ka nga ata autore qe rolin e Pader Gjergj Fishtes ne ate konferenca e konsiderojne te denje per t’ja permendur emrin vetem nje here (Dr. Lavdosh Ahmetaj, Shqiperia, Konferenca e Paqes ne Paris dhe delegacionet shqiptare – 1918-1921, f. 190, 311) keshtu qe nuk eshte per t’u habitur me Kadarene qe e trajton problemin me te tilla permasa. Ne kete pike cuditerisht Kadare eshte ne unison me historianet e nje kategorie tjeter, e panjohur per shqiptaret pas 1992, por prezente perpara vitit te permbysjes formale. Fjala behet per historianin Kastriot Bezati i cili deklaron te njejten gje si Kadare (shih gazeten “Telegraf” 26 shkurt 2015) pa na treguar se ku e ka marre kete informacion. Se dyti fjalimi i mbajtur nga Imzot Bumçi rezulton te jete realizuar me 1920 dhe jo me 1919. Se treti rezulton qe Kadare nuk don qe ta njohe plejaden e poeteve katolike shqiptare po aq te famshem sa Pader Gjergj Fishta. Te pakten Imzot Vinçenc Prendushi (1885-1949), Dom Ndre Mjeda (1866-1937), Dom Lazer Shantoja (1891-1945), Dom Ndre Zadeja (1891 – 1945), Pader Bernardin Palaj (1894-1946) etj, etj nuk ishin kapacitete letrare qe vegjetonin nen hijen e Pader Gjergjit. Origjinaliteti, ndjenja frymezuese e vargut poetik te vepres se tyre i bente nder autorit te “Lahutes se Malcis” dhe per asnje cast te vetem Poeti yne Kombetar nuk e ka vene veten mbi ta. Keshtu qe shprehja “me i famshmi poet i gjalle shqiptar” ne funksion te vitit 1920 nuk ka vlera reale dhe eshte vendosur me nje qellim negativ dhe konfrontues me te gjithe plejaden e poeteve te Klerit Katolik Shqiptar. Kushdo qe e ka lexuar vepren poetike te autoreve te Klerit Katolike Shqiptar te asaj kohe e kupton shume qarte se cdo njeri prej tyre formon nje note me vete muzikore dhe vetem bashkesia e tyre formon Opereten madheshtore te poezise shqiptare te te gjithe koherave; vetem njerin prej tyre te heqesh ose vetem njerin prej tyre ta ulesh me poshte se tjetri, Opera stonon dhe nuk e ka me vleren origjinale duke mohuar frymezimin poetik qe te imponon vdekja e heronjve luftetare perpara plumbave te shkjaut. Bindja ime eshte qe Kadare ka perdorur nje dinakeri, te vjeter ne forme, kur ka ardhur puna per te rihabilituar figuren e Pader Gjergj Fishtes. Ai ka ndjekur rrugen me te pasakte dhe te gabuar per kete problem; asnjeri nuk ja ka kerkuar Kadarese kete gje ne menyre kaq formale. Eshte ofenduese, poshteruese, shkaterruese dhe teper e pavertete per Kombin Shqiptar vecimi i Pader Gjergj Fishtes nga plejada e poeteve te tjere katolike. Ata nuk mund te ndahen per asnje cast dhe per asnje problem, sido qe te trajtohet ai. Ai eshte i vetmi grupsubjekt qe luftoi gjithe jete e vet, deri ne vetsakrifim, per Kombin Shqiptar qe ai te behej si Europa me formulen: Per Fe dhe Atdhe!. Aresyeja e fundit e perjashton kategorikisht mundesine e ndarjes se figures se Poetit tone Kombetar nga Institucioni Katolik Shqiptar.

Me kete veper Kadareja ka kerkuar t’i imponohet shqiptareve ne te vetmin thelb harmonik te krijuar nga shqiptaret me permasa te plota dhe ta paraqese ate si inekzistent. Fjala behet per Gjuhen Shqipe, autoret e se ciles jane akoma te panjohur nga popullata shqipfolese. Ky eshte nje problem sa i veshtire, aq dhe politik, aq dhe historik dhe gjithashtu aq dhe shkencor. Por Kadare kerkon te beje te paditurin per aq kohe sa i intereson ta paraqese kete problem pa i shkuar ndermend se kjo gje eshte e kundert me pretendimin e tij. Te pakten kjo gje duket ne botimin e vitit 2010 dhe te ndryshuar ne vitin 2012, pasi mori vesh nje pjese te se vertetes, por nuk ja lejoi vetes te ndryshonte pozicion prej mbrojtesi te krimit ndaj Gjuhes Shqipe. Ne fillim ka shkruar:

“Sipas tyre (behet fjale per kritizeret e Gjuhes Shqipe, GH), i tmershmi Hoxhe e kishte vene ne gjunje te gjoren, te brishten shenjtore, gjuhen shqipe e po i merrte frymen. / As kete here s’ka qene kurre keshtu. Shume-shume mund te thuhej: tiranit i shkrepi ne koke te kapej me gjuhen shqipe, por, si ne cdo rast te tille, u thue prej saj. / Per te qene te drejte, as kjo nuk ka ndodhur. Komunizmit shqiptar i dilnin e i tepronin krimet. Keshtu qe nuk ishte nevoja t’i shtohej nje krim i pabere. Pamvaresisht nga gabimet dhe fajet ne familje te gjuhes, nuk ka fakte qe diktatorit shqiptar te jete perzier ne to” (bot. 2010, f. 112).

Gjetja e fajit nuk ishte e lehte, aq me teper gjetja e faktit qe diktatori te ishte perzier ne to. Merita e zbulimit i takon deshires per te zbuluar aktet e historise se Partise se Punes dhe ne kete drejtim nuk ishte e veshtire aspak te gjeje presionin qe diktatori kishte bere mbi gjuhetaret kur me 1972 vendosi t’i ndryshonte historine dhe rrjedhen shpirterore Gjuhes Shqipe. Nuk mjaftoi vetem gjetja e ketij presioni, por duhej gjetur mungesa e dakortesise (ky eshte thelbi real i problemit dhe kete thelb ka tentuar te parakaloje Kadareja) ne ate kongres per krimin e realizuar mbi Gjuhen Shqipe, gje te cilen Kadare jam i bindur qe e ka ditur, pasi ka qene pjestar, dhe nuk e ka treguar akoma.

Këtë nuk ja kanë thënë kurrë Popullit Shqiptar edhe pse ajo eshte gjeja me e dukshme antikomuniste dhe antienveriste ne ato kongres, por ekziston presioni qe ju bë pjestarëve të atij kongresi dhe nuk ka qenë e rastit botimi i veprës së 12 në vigjilje të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe ku ju adresua Tuk Jakoves problemi i gjuhës zyrtare a thua se merrte vesh në këtë fushë ai dhe diktatori (Enver Hoxha, Vepra 12, f. 314). Keshtu qe varianti i Ismail Kadarese mbi mos pasjen e fakteve qe diktatori eshte perzier me kete pune bie poshte si i pasakte. Por kjo nuk eshte kryesorja, kjo e fundit qendron diku tjeter. Anetaret e Kongresit te Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe nuk kane qene qe te gjithe ne salle dhe ka pasur prej atyre qe nuk kane qene dakort me vete kongresin, le pastaj me rezoluten e tij. Keshtu per shembull delegati me numer rendor 54, perfaqesuesi i vetem i kohes historike te Gjuhes Shqipe, shkrimtari Lasgush Poradeci – Drejtshkrimi i Gjuhes Shqipe, f. 32 (i kerkoj ndjese kujtimit te Poetit qe e reduktoj ne numer) rezulton te mos kete qene prezent dhe te kete qene ne Pogradec. Aq me teper Poeti yne i Madh Lasgush Poradeci rezulton te mos e kete firmosur rezoluten perfundimtare te atij kongresi (Kongresi i drejtshkrimit te gjuhes shqipe, f. 200-201 faqja e katert e rezolutes) duke shprehur ndjenjat e tij mbi ate kogres. Cfare ndjenjash e kane shoqeruar Poetin e Madh pergjate diteve te kongresit kur shetiste buze liqenit te vegjelise se tij? A kane lidhje keto ndjenja me faktet e mos perzierjes se diktatorit ne ate kongres? Jane te tmershme fjalet e Poetit tone te Madh Lasgush Poradec-it drejtuar Kadarese buze liqenit te tij: “30 pashe nen dhè e futi Stalini Dostojevskin dhe Populli Rus e nxorri me te madh dhe ju 30 pashe nen dhè futeni Gjergj Fishten dhe Kombi Shqiptar do ta ngreje lart e me lart”. Per keto gjera Kadare ka heshtur duke mos treguar maturi dhe largpamesi, por paragjykim.

E sa per krimet e komunizmit ato nuk jane percaktuar akoma, keshtu qe nuk ka pasur se cfare t’i dilnin dhe t’i tepronin komunizmit shqiptar, perkundrazi, ka afro 25 vjet qe nuk po lene gur pa levizur per t’i fshehur, zvogeluar me permasa gjigande dhe tjetersuara ato ku perfshihet edhe ky kongres, ku Kadare me heshtjen e tij ka dhene kontributin e vet.

Ne fakt shkrimtari Ismail Kadare duhet ta kete nuhatur se te gjitha keto ishin te rreme dhe vrapoi t’i ndryshoje me t’ju dhene rasti. Ne kete menyre u detyrua ta ripunoje vepren dhe te ndryshoje te gjithe kete parafrazim te siperm duke e transformuar si me poshte, pa i shkuar ndermend qe po futej thelle e me thelle ne boten e manipulimit historik me ane te ideve letrare:

“Ndersa ka mbetur pa shpjegim te plote terbimi osman kunder shqipes, po aq ishte e veshtire t’i gjendej shkaku mllefit te “albanologeve te rinj”, kunder saj. Nje shekull pas ikjes se turqve nga Ballkani, si te kryenin nje testament te tyre te vonuar, mohuesit shqiptare ngriten nje pluhurnaje e nje zhurme shurdhuese, ne mbarim te se ciles Shqiperia do te duhej te ishte i vetmi vend ne Europe pa gjuhe te njehsuar. / Dredhi me tinzare nuk ishte pare ndonjehere ne mendimin  shqiptar. Hiqeshin sikur e vajtonin gjuhen shqipe, e ne te vertete e perbaltnin. Hiqeshin sikur e pergojonin diktatorin “perdorues-ligjerues-perdhunues” e ne te vertete e lajkatonin. / Thelbi i lajkatimit gjendej pikerisht ne kundervenien gjuhe-tiran. / Nje diktator qe arrin te vere ne gjunje, pra, ta coje ne prag te rrenimit nje ngrehine titanike, sic mbahet zakonisht gjuha, vetvetiu merr permasa titanesh. Nga ana tjeter, nje gjuhe, qe mund te rrezohet lehtesisht nga nje diktator, s’mund te jete vecse nje sajese prej rere, pra, jo gjuhe, por nje surogat gjuhesor. / Ne te vertete, s’ka qene kurre keshtu. As diktatori ne fjale nuk kishte permasa titanesh, as gjuha shqipe s’ishte surrogat” (bot. 2012, f. 91-92).

Me kete parafrazim Kadare ka dashur te perforcoje pikepamjet e tij politike pa e vrare mendjen per lidhjet historike te parakaluara apo ekzistente. Ku e gjeti Kadare ekzistencen e “terbimit osman” kunder shqipes kur vete shqipja, si gjuhe e shqiptareve, eshte formuar ne kohen e drejtimit politik otoman, brenda botes se tyre dhe shume me vone se keta te fundit te merrnin ne dore fatin e shqiptareve? Bile per te qene i sakte ne kohen e pushtetit te otomaneve eshte kerkuar qe shqiptaret te kishin nje alfabet latin dhe te kishin shkollat e tyre shqipe (Punimi i Av. Vasil K. Dilo, “Italia ne Shqiperi”, f. 187-204). Nuk eshte e rastit qe ne fshatrat Vele, Kurbin, Pllane dhe ne qytetin e Shkodres hapen shkollat e para shqipe qe me 1632-1640 edhe pse politika otomane i permblidhte keto fshatra dhe qytete; te pakten per qytetin e Shkodres kjo nuk ka dyshim. Keshtu qe pretendoj qe termi “terbimi osman” eshte nje sajese e shkrimtarit, ndoshta ne gjurmet e historianit. Por ekziston nje deklarate e Kadarese per kete problem, se bashku me 130 intelektuale shqiptare, drejtuar politikaneve te Shqiperise dhe Kosoves per te mos ju nenshtruar presioneve te Turqise dhe per te mos pranuar kerkesat per ndryshim te librave shkollore te historise (gazeta: “Gazeta Shqiptare” dt. 29 Mars 2013), sepse, sipas ketyre intelektualeve, dhe vete Kadarese,  historia e asaj kohe eshte e dhimbshme per popullaten shqiptare gjate okupacionit turk; prandaj eshte kerkuar anulimi i punes se komisionit te perbashket ndershteteror per t’i lene historianet te bejne punen e tyre te pavarur shkencore, sipas parimeve dhe metodologjise se shkences se historise dhe jo sipas interesave, urdherave dhe vullneteve politike te qeverise turke. Por per asnje rast keta 130 intelektuale, dhe vete Kadareja, nuk i kane treguar Popullit Shqiptar se si eshte permbajtja e kesaj metodologjie shkencore, e punes shkencore te pavarur dhe cila eshte permasa e parimit te shkences se Historise. Ne asnje rast keta 130 intelektuale, dhe vete Kadareja, nuk i kane treguar Kombit Shqiptar menyren se si Turqia Otomane e ka lene ate prapa ne kohe dhe ne gjendje te prapambetur. Nuk ka asnje menyre qofte shkencore, qofte historike, qofte parimore qe te argumentoje prapambetjen e shqiptareve per faj te politikes otomane. Perkundrazi, ekzistojne parametra shkencore, historike dhe politike qe argumentojne se politika otomane ka qene shume-shume pershpejtuese e zhvillimit te shoqerise autoktone ne ate mase sa ja kalon dhe vete moshes absolute te popullates otomane. Por ky argumentim kerkon permbysjen e te gjithe asaj qe konsiderohet si shkence e historise deri me sot (thelbi analitik i problemit eshte fakti qe shoqeria otomane ishte e sfazuar me 1000 vjet ne kohe me shoqerine eoropiane ne sensin negativ, por nuk thuhet qe shoqeria shqiptare eshte e sfazuar ne kohe me 2 milion vjet, ne sensin negativ, me shoqerine europiane dhe sot ndodhet ne prakun e bashkepunimit perfundimtar me Europen pikerisht ne sajte te bashkepunimit 500 vjecar me Perandorine Otomane, perandorine me te madhe feudale boterore te te gjithe koherave). Keta 130 intelektuale nuk ja kane haberin se cfare do te thote zhvillim shoqeror, prapambetje shoqerore, ndikim mbi kete zhvillim dhe ndikim mbi kete prapambetje. Eshte problemi me i veshtire i te gjithe permases se asaj qe konsiderohet si Shkence e Njerezimit, por thjeshtohet politikisht per sa kohe qe nuk eshte kuptuar qe Bota Njerezore eshte forma me e komplikuar dhe me e larte e organizmit te Natyres Lendore.

Eshte tjeter pune qe bota e relacioneve universale i ka detyruar shqiptaret te lidhen me Europen dhe per kete e shikonin alfabetin latin si te vetmin mjet komunikimi me kontinentin duke e anashkaluar alfabetin arab. Por duhet theksuar dhe vene ne dukje qe jo ne te gjithe territorin ku banonin shqiptaret  mund te flitej per mikrob te nacionalizmit shqiptar, ndersa ne Gjirokaster as qe kishte lindur fare, te pakten deri ne fund te shek. te XIX. Ka nje te vertete krejt tjeter per tjeter per kete problem dhe per te mbuluar mungesen e ndjenjes kombetare nder ato ane, ku kishte lindur dhe rritur Kadareja, u shpik urrejtja e politikes otomane ndaj Gjuhes Shqipe; kjo e fundit nuk eshte e vertete. Ne kohen e aplikimit te politikave otomane ne territorin ku banonin shqipfolesit lindi, u rrit dhe u zhvillua ndjenja kombetare e ceshtjes shqiptare dhe keta te fundit dualen perpara Historise vetem pasi politika Europiano-Otomane kishte vepruar te pakten prej 400 vjetesh (vetem keto vite dine shqiptaret pasi ne realitet veprimi i atyre politikave ka zgjatur jo pak, por plot 1300 vjet dhe vazhdon akoma – ka filluar me institucionet fetare qe kane qene instrumentat e kesaj politike) ku konflikti midis dy Perandorive kishte ndikuar per mire ne favor te ceshtjes shqiptare edhe pse kjo mund te mos ishte deshire direkte e relatoreve madhore, pamvaresisht ne e kuptonin shqiptaret se cfare po ndodhte realisht. Po te flasim ne menyre konkrete vetem anetaret e nderuar te Kishes Katolike Shqiptar e kishin te imprenjuar kerkesen per rrugen ku duhej kaluar drejt Europes. Keshtu qe paraqitja e nje veprimtarie kundra Gjuhes Shqipe ne rrafshin jashteshqiptar, brenda kuadrit otoman, eshte me teper nje iluzion politik se sa nje realitet historik.

Por Kadareja ben nje loje tinzare ne funksion te Gjuhes Shqipe. Duke dashur te mbroje dhe te ngreje lart e me lart poshtersine e kongresit te 1972 sajon kerkesen per nje gjuhe te njehsuar pa e thene asnjehere qe ky njehsim ishte ne dem te ceshtjes kombetare dhe ne favor te antishqiptarizmit. Kane kaluar afro 43 vjet nga ai kongres famekeq dhe akoma shqiptaret nuk e dine permasen reale te manipulimit te historise jo pse nuk dine manipulimin, por pse kryesisht nuk dine historine e tyre dhe, ne kete drejtim, te gjithe shqiptaret jane te paditur. Nje popull qe nuk di autorin e alfabetit te gjuhes qe flet, nje popull qe nuk di permasen e rastesise qe e ka detyruar t’i mbijetoje fortunave historike, nje popull qe nuk njeh dhe nuk di se kush kane qene mireberesit e tij historike eshte shume me teper se i paditur. Shtesa shume nuk i takon Popullit Shqiptar ne menyre te drejteperdrejte, por produktit te vet intelektual qe e ka detyruar te mesoje te shtrembeten dhe te mos ta mesoje kurre te verteten ku Kadareja na paska dhene ndihmesen e vet pa u kuptuar kurre (kjo e fundit mund te jete nje iluzion i imi, pasi mund te rezultoje e kunderta; dmth qe ai e ka ditur dhe e ka kuptuar sakte se cfare po ben). Dhe e gjitha kjo pas viteve te tmershme 1943-1945 ku shqiptaret vrane vetveten.

Interesantja qendron ne menyren se si i ka rreshqitur manipulimit te pare dhe se si kerkon t’i imponohet lexuesit shqiptar me manipulimin e dyte duke e konsideruar diktatorin me permasa jo titanike dhe gjuhen shqipe nje produkt jo surrogat. Ne te dy percaktimet eshte munduar te zvogeloje krimin e diktatorit dhe te zmadhoje pozitivisht produktin e atij kongresi. Tani qe kane kaluar 380 vjet nga fjalori i Frang Bardhit dhe 30 vjet nga vdekja e diktatorit shqiptar, pasi kemi studiuar te gjithe veprimtarine shekullore te inteligjences shqiptare, e kemi shume te lehte te konstatojme se Kadareja nuk thote te verteten dhe mundohet te mbuloje manipulimin dy permasor. Se pari  diktatori ne fjale nuk kishte permasa titanesh sipas kuptimit qe ka Kadareja per Titanet, te cilin nuk na e thote ne asnje rast, por per nje njeri qe njeh Titanet shqiptare te shekullit te XIX-XX te cilet sakrifikuan jeten per Kombi Shqiptar, e kupton fare qarte se Enver Hoxha ka qene titan e mbi titane kur vjen puna per te konstatuar shkaterrimin e Kombi Shqiptar. Ate te keqe qe diktatori shqiptar u beri bashkekombasve te vet per 45 vjet nuk ja kane bere te gjithe armiqte e shqiptareve te marre se bashku pergjate 2500 vjeteve. Keshtu qe i bie qe diktatori shqiptar te kete qene nje titan i vertete i se KEQES historike dhe antishqiptari me i madh qe ka njohur Kombi yne. Keshtu qe nuk ka asnje vlere mohimi i titanizmit te tij ne planin historik.

E njejta analize vlen edhe per Gjuhen Shqipe, kur Kadare pretendon se ajo s’ishte surrogat. Per ke kohe e ka fjalen shkrimtari dhe per ke faze te zhvillimit te Gjuhes Shqipe mohon lidhjen e te qenit surrogat? Ka nje postulat analitik mbi qenien e shqiptareve te sotem ne mijevjecarin e trete: Ata jane me te keqinj se baballaret e tyre te afert dhe shume me te keqinj se gjysherit e tyre te larget. Kjo ka vlera sidomos ne funksion te gjuhes, ku mund te thuhet se: Gjuha Shqipe e sotme (pas 1972) eshte me e keqe se Gjuha Shqipe e djeshme (para 1972) dhe shume me e keqe se Gjuha Shqipe e pardjeshme (para 1945). Keshtu qe i bie qe gjuha e sotem te jete nje gjuhe antihistorike dhe antishqiptare dhe tipikisht nje gjuhe surrogat e theksuar. Per te mbuluar kete transformim te ndodhur pergjate 70 vjeteve Kadare perdor sentencen e kundertise pa e kuptuar qe te kundertat jane ne unitet dhe nuk shkaktojne konflikt, por ato ne rastin me te mire mbulojne nje krim ku shkrimtari ka qene prezent.

Thelle-thelle “Mosmarreveshja” e Kadarese e ka pasur nje qellim te fshehte: te paraqese si pozitive cdo veprim gjurmelenes te komunizmit enverist  pa i shkuar ndermend se ku qendron e mira apo e keqja e pasojes se veprimit te ndermarre. Ky eshte nje problem akoma i panjohur nga shkencat sociale dhe terreni ku spekullohet, me dashje apo pa dashje nuk ka rendesi, me shume dhe me hapur se kudo. Shkencat sociale te te gjitha formave akoma nuk e njohin dinamiken e Botes se Relacioneve si shkaktaren kryesore te gjendjes se sotme te individit, popujve dhe kombeve. Mos gjetja e ligjesive ne kete rast tregon fare qarte qe instikti e ka mundur aresyen dhe kjo e fundit po zvarritet e zvarritet pa e thene akoma fjalen e saj. Cfare ka bere shkrimtari ne kete rast? Pa ditur absolutisht asgje ka suportuar gjendjen dhe ka nenkuptuar progresin duke lidhur dy epoka te kunderta midis tyre ne te gjithe permasat. Ne kete rast zbulojme qe trajtimi i problemit me nje kolorit pershkrues te pashembellt apo qenia e Kadarese si mjeshter i imagjinates se pershkrimit dhe kalimi ne analizen e vepres sikur kjo e fundit i ka dhene tjeter permase gjuhes shqipe (gazeta MAPO, dt 29.01.2015, f. 16) duke vene ne dukje paradoksin shqiptar dhe ate paradoks qe ka shoqeruar gjithmone botimin e vepres se Kadarese (gazeta Panorama, dt 29 janar 2015, f. 20) nuk ben gje tjeter vecse mbulon padijen thellesisht te dukshme te autorit per temen qe trajton duke tentuar ta paraqese ate sa me progresive dhe te lidhur pozitivisht me epoken enveriste. Vini re kete truk te Kadarese dhe se si e le ne gjysem te rruges idene e huazuar nga diktatorit:

Shqiperia mendonjese, e pangjashme me Shqiperite e tjera, sa c’mund te ishte nje mesuese e rrepte e shkolles se porsahapur te vajzave, ne krahasim me kryezotet e hershem, bente te mundur qe burra hijerende t’u linin lamtumiren fantazmave te medha, e te merreshin me ceshtje ne dukje te rendomta si ato te ekonomise, te reformes ne arsim apo te zgjedhjeve. Stili i ri perqafohej me aq shpejtesi, saqe edhe vete mbreti Zog I, ne tetor te vitit 1928, pa hipur mire ne fron, ne intervisten qe i jepte gazetes “Daily Telegraf” te Londres, fliste per nevojen e europianizimit, duke u ndaluar ne pengesen qe i krijonte shtetit te tij kodi zakonor” (bot. 2010, f. 115; bot. 2012, f. 96).

E gjithe kjo fraze me figura te bukura letrare ne thelb ka vetem nje problem (gjithmone ne qofte se eshte e vertete, pasi une dyshoj, ne mbeshtetje te asaj qe ka sajuar tek “Autobiografia e popullit ne vargje”, ne vertetesine e kesaj qe thote Kadare): te lidhe Mbretin e shqiptareve me te Drejten Zakonore te pashkruar dhe ta paraqese kete te fundit si nje element primitiv dhe pengese ne zhvillimin e shoqerise shqiptare, por prej ketej nuk eshte e veshtire te kalohet ne pozitivitetin imagjinar qe ndermori diktatori per te luftuar Historine e Shqiptareve. Ketu shtrohen tre probleme qe historiografia shqiptare e epokes enveriste nuk i ka lejuar te depertojne ne tavolinat e diskutimeve:

1-Cila eshte permbajtja e te Drejtes Zakonore shqiptare?

2-Perse ka sherbyer kjo e drejte?

3-Cila eshte shkalla e domosdoshmerise se saj ne shek. e XX-te?

Kjo teme eshte tmersisht e gjate per rastin shqiptar, por eshte elementi i dyte, pas Ideve Fetare, me i rendesishem qe argumenton gjenezen historike te shqiptareve. Ishte Prof. Rrok Zojzi (1910-1995) qe e zgjidhi problemin e te Drejtes Zakonore Shqiptare ne planin progresiv kohor edhe pse pat kunder nje arsenal te tere intelektualesh. E konsideroj nje fat te madh qe e kam pasur mesuesin tim shpirteror dhe real kur vendosa t’i hyj ketyre puneve. Detyra qe me la, para se te nderronte jete, pasi e dinte qe punoja ne te gjithe territorin shqiptar, ishte shume e thjeshte per te: zbulo raportin kohor te kanuneve pasi aty fshihet sekreti i gjenezes se shqiptareve. Une nuk e di se ku jane sot doreshkrimet e profesorit te nderuar per problemin e kanuneve (6000 faqe a4), por bindja ime eshte se Prof. Rrok Zojzi duhet te kishte zbuluar “dicka” ne dinamiken e kanuneve shqiptare dhe kjo gje, ne gjurmet e punes se Profesorit, coi ne formulimin e vellimit te X-te te “Tjetersimi i Historise….”: Kleri Katolik – Kanunet  shqiptare  dhe  legjislacioni komunist enverist (përplasja e çështjes kombëtar me antishqiptarizmin komunist në fushën e drejtesise; vazhdim i argumentim mbi gjenezen historike te shqiptareve). Keshtu qe ne nje fare menyre ndjej revolte me perciptesine e shkrimtarit dhe heshtjen e historianit per kete teme.

Asnje politikan, historian, studiues, qofte dhe shkrimtar, nuk ka qene i afte te argumentoje pozitivitetin apo ndikimin negativ te se drejtes juridike shqiptare nder shekuj, duke perfshire edhe shek. e XX-te. Perse e ve ne dukje Kadare kodin zakonor shqiptar te lidhur me Mbretin e shqiptareve? Per te mbuluar krimin e enverizmit ne kete fushe, apo per te mbuluar paaftesine e intelektualeve ne fushen e drejtesise? Shkrimtari ne kete rast ka perdorur nje gjuhe qe diskretiton perdoruesin pa ja kuptuar thelbin problemit ne asnje permase.

Duke u rikthyer tek tre problemet e te Drejtes Zakonore Shqiptare, natyrisht pasi e kam ezauruar ne vellimin e X-te te “Tjetersimi i Historise….”, evidentoj dy perfundimet kryesore qe shpalos studimi i bashkesise juridike te aplikuar nder shqiptare.

Se pari: Shoqeria shqiptare i ka thjeshtuar bashkesite ligjore nga Statutet e Qyteteve ne Kanunet e Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut me karakter klasor, akoma me tej ne kanunet fshatare ku nuk ekziston diferencimi social (Lura, Dibra, Laberia).

Se dyti: Mbi konstatimin e pare, Kanunet e Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut nuk jane produkt autokton dhe per kete aresyes argumentojne ndikimin e relatoreve mbi popullaten vendase

Lind pyetja: Cfare pengese i sillte shtetit e Drejta Zakonore Shqiptare para dhe pas 1945? Pergjigja eshte shume e thjeshte: Ne te dy rastet nuk lejonte grabitjen e popullates nga ana e pushtetareve duke lejuar vendosjen e drejtesise dhe per kete duhej zhdukur nga Historia. Ky eshte thelbi i kontradiksionit midis te Drejtes Zakonore Shqiptare dhe imponimit shteteror. Kete gje studiuesit, historianet dhe shkrimtaret kane kerkuar ta fshehin dhe ta zhdukin si fakt. A i ka shkuar valle mendja Kadarese per kete perfundim analitik, apo ai, si gjithe te tjeret, ka tentuar ta mbuloje aresyen perse u vendos pushteti komunist ne Shqiperi dhe perse u luftua me kaq egersi e Drejta Zakonore Shqiptare?

Por e Drejta Zakonore Shqiptare ka realizuar nje nder detyrat me te veshtira te Shoqerise Njerezore ne aspektin aplikativ: bashkekzistencen paqesore te formave fetare monoteiste duke e detyruar popullaten te respektoje fene e tjetrit. Kjo gje nuk ka gjetur shpjegim teorik akoma, por politikanet e permendin shpesh e me shpesh pa ja mesuar kurre permasen dhe “sekretin” e mbijetimit historik te fenomenit. Po te analizojme permbajtjen dhe kohen e aplikimit te Kanuneve te Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut me ato te Lures, Dibres, Laberise do te shohim qe shkaktari i harmonise fetare nder shqiptare eshte pikerisht procesi i thjeshtimit te kanuneve, dmth harmonia fetare eshte bere reale pas viteve te shek. XV deri me sot. Keshtu qe kur flasim per te Drejten Zakonore Shqiptare duhet te kemi parasysh se cfare kane realizuar ato pergjate procesit te ekzistences dhe cili eshte raporti midis formave zakonore te tyre. E verteta eshte qe studiuesit e te gjithe kraheve, qofshin shqiptare, qofshin te huaj, nuk e kane pare me kete sy kete te drejte duke krijuar nje tymnaje dhe nje manipulim te historise se saj, pa e zgjidhur ne asnje permase tolerancen shqiptare ne fushen e ideve fetare. Ky problem ka qene teper i thjeshte per te zberthyer: mjafton te krahasohen kanunet shqiptare midis tyre (detyra qe me la Prof. Rrok Zojzi para se te nderronte jete, por qe une pretendoj se ai e ka pase realizuar kete forme analitike).

Keshtu, psh, ne Kanunin e Lek Dukagjinit Institucioni i Kishes ndodhet ne pjesen qytetnore, krye i pare, Nye i pare (At Shtjefen Gjecovi, OFM, Kanuni i Lek Dukagjinit, bot. i III, f. 1), kurse ne Kanunin e Skenderbeut Institucioni i Kishes ndodhet ne pjesen e shtate, te fundit (Dom Frano Illia, Kanuni i Skanderbegut, f. 213-219). Te dy keto kanune shtriheshin ne zona ku popullata konsiderohej homogjene ne drejtim te besimit fetar duke mos pasur diferencime edhe pse ne kohen e Kastriotit besimi Islamik kishte depertuar ne territorin ku banonin shqiptaret, keshtu qe nuk mund te behet fjale per ekzistence te harmonise fetare ne keto dy kanune. Ne Kanunin e Dibres as qe behet fjale per pranine e institucioneve fetare dhe kjo konsiderohet si vecori dalluese e tij (parathenie nga Agron Tufa, Xhafer Martini, Kanuni i Dibres, bot. II, f. 22). E njejta situate qendron edhe ne Kanunin e Laberise pa e kuptuar ne kjo ka qene nje mangesi e mbledhesve te tij, dmth e autoreve te librit, apo nje realitet social. Nga ana tjeter banoret, bartes te Kanunit te Dibres dhe Laberise, pergjithesisht jane te besimit Islamik dhe detyrimisht nuk mund te paraqesin dukurine e pretenduar. Krejt ndryshe ndodh ne Lure ku pranite e dy besimeve fetare i nenshtroheshin Karareve te Dheut pa dallime sociale ku perfshiheshin edhe institucionet religjoze (Dibra dhe Dibranet, Kanuni i Lures, Hyrja, 1981). Keshtu qe ne te vetmen krahine te Shqiperise ne gjejme dy besime fetare brenda te se njejtes familje (psh: familjet Kaçorri, Doçi) dhe te vetmin kanun qe e ka vendosur harmonine fetare ne linje juridike. Keshtu qe permasa e harmonise fetare nder shqiptare ka filluar te perhapet pas viteve te levizjes se popullatave autoktone drejt jugut te Shqiperise se sotme dhe pas vendosjes se pushtetit otoman, dmth pas shek. XVI, kur popullata autoktone filloi te perzihej ne drejtim te besimit fetar. Ne kete fushe historianet shqiptare jane krejtesisht jashte linjave te realitetit dhe pretendimet jane vetem politike.

Edhe Kadare nuk i ka shpetuar ketij pozicioni, por ai e coi pak me larg pretendimin e tij duke evidentuar nje fenomen qe nuk ka ditur ta shpjegoje dhe duke fshehur nje ngjarje qe shqiptaret nuk e kane mesuar akoma. Evidentimi e kesaj rremuje mund te konstatohet vetem duke i lexuar te dy botimet (te parin dhe te tretin) dhe duke i krahasuar me studimet historike te asaj ngjarje. Sipas Kadarese:

“per te sjelle vetem njerin nga shembujt prekes e madhore te harmonise fetare, do te mjaftonte udhetimi ne Rome, ne janar 1920, i Imzot Luigj Bumçit, i cili e filloi kumtimin e tij perpara Papes Benedikt XV me fjalet se po kerkonte ndihmen e Papes, per çeshtjen shqiptare ne emer te dergates se Shqiperise, ne Konferencen e Paqes ne Paris, shumica e te cileve ishin te besimit musliman” (bot. 2010, f. 206, ndersa ne bot. 2012 ky shenim mungon, f. 254-255).

Une nuk i dhashe me rendesi termit harmoni fetare, meqenese studiuesit shqiptare kane qene indiferente ne kete fushe per efekt te papergatitjes filozofike dhe specifike, por mora per baze fenomenin e zhdukjes se ngjarjes ne botimin e trete. Cila eshte kjo ngjarje dhe cfare perfaqeson ajo ne historine e Kombit Shqiptar? Ku e gjeti Kadare ne botimin e pare ekzistencen e kesaj ngjarje dhe perse e zhduku ne te tretin? Fjala behet per nje ngjarje ne brendesi te Konferencen e Paqes ne Paris me 1919-1920 ku u vendos fati politik i Shqiperise. Fakti qe permbajtjen e kesaj konference studiuesit shqiptare e kane trajtuar ne forma te ndryshme dhe ngjarje te paspecifikuara ne drejtim te ndikimit real mbi fatin e shqiptareve tregon se ata kane pasur per qellim ta fshehin dhe ta tjetersojne ate. Kush jane ata? Per baze kam marre kater autore dhe nje permbledhje autoresh kompetente, cilesisht te ndryshem midis tyre nga cdo pikepamje per te pare perputhjen e pretendimit te Kadarese me historianet per kete teme, duke i renditur sipas kohes se botimit:

1-Grup autoresh, At Gjergj Fishta, 1871-1940, Tirane 1943.

2-At Daniel Gjecaj, Gjergj Fishta, jeta dhe vepra, bot. II, Botime Franceskane,

Shkoder 2007.

Jam i detyruar te marr keto dy libra, pasi per fat te keq nuk kam gjetur ndonje studim te vecante mbi jeten e Klerikut qe shpetoi Shqiperine nga zhdukja historike. A eshte ky nje fakt real, qe nuk ekziston, apo paaftesia ime per ta gjetur nuk di te them.

3-Romeo Gurakuqi, Shqiperia dhe ceshtja shqiptare pas Luftes se Pare Boterore,

Shkoder 2007.

4-Markus W. E. Peters Perballjet e historise se Kishes Katolike ne Shqiperi 1919 – 1996,                                Tirane 2010.

5-Dr. Lavdosh Ahmetaj, Shqiperia, Konferenca e Paqes ne Paris dhe delegacionet shqiptare – 1918-1921, Tirane 2012.

Ate qe ka ndodhur ate vit te larget ne Paris nuk gjen fjale per ta pershkruar, por ka ekzistuar nje plan teorik me tendence per t’u zbatuar shume shpejt, qe ishte: te eliminohej Shqiperia dhe Populli Shqiptar! Njerezit qe e ndryshuan kete plan, dhe rrjedhimisht shpetuan Kombin Shqiptar, kane qene tre, duke i renditur sipas kohes se veprimit:

Imzot Luigj Bumçi (1872-1945) per palen shqiptare, te cilin pak shqiptare e njohin dhe kjo perben turpin e literatures enveristo-komuniste pergjate 70 vjeteve te aplikimit te saj, por dhe turpin e botes akademike shqiptare qe permbledh shkencen e historise.

Papa Benedikti i XV-te (1914-1922) per Seline e Shenjte. Shqiptaret akoma nuk e kane mesuar se ne jemi shqiptare, dhe ketu ku jemi sot, vetem ne saje te Selise se Shenjte prej te pakten prej 400 vjetesh. Ka akoma shqiptare, te paformuar, qe e urrejne Seline e Shenjte pa asnje shkak te drejteperdrejte, por qe fare thjeshte mund te konstatohet per efekt te edukimit enverist qe kane marre ne bangat e shkolles dhe e manifestojne vend e pavend. Ne kete drejtim rezulton qe shqiptaret e epokes enveriste jane nje popullate pa moral, pa din e pa imam, pasi nuk duan te respektojne mireberesit e tyre historike te barabarte me jeten e tyre.

Presidenti Amerikan MC. Thomas Woodrow Wilson (1856-1924) per Bashkesine Nderkombetare te mbledhur ne Paris, te cilin shqiptaret akoma nuk e njohin ne menyre te detyrueshme, por gjithe hipokrizi kane filluar ta kujtojne formalisht. Ne qofte se Gjergj Kastriotin e kane bere Hero Kombetar pa dijenine dhe deshiren e shqiptareve, pasi akoma edhe sot nuk dihet se cfare perfitimi kemi pasur prej tij, Presidenti Amerikan MC. Thomas Woodrow Wilson perfaqeson forcen madhore politike qe nuk lejoi eliminimin e Kombit Shqiptar praktikisht dhe kjo eshte nje ngjarje qe nuk jane kane mesuar Popullit Shqiptar per aresye politike duke treguar se padija historike eshte thelbi i arsimimit te shqiptareve pergjate 70 vjeteve te diktatures enveriste, duke mbetur edhe ne kete rast nje popullate pa moral, pa din e pa imam.

Por cfare thone historianet? Krahasimi midis tyre tregon dhe peshen e gjithseicilit jo vetem ne raport midis tyre, por edhe me shkrimtarin Kadare, te cilin, disa autore te kesaj ngjarje, nuk e kane njohur kur shkruanin mbi historine e shqiptareve. Ne kete pike ka nje problem analitik te cilin historianet shqiptare nuk e kane marre parasysh per nje rast tjeter analog, por qe per kete ngjarje e kane zmadhuar duke i dhene permasa manipulimi pa kuptuar demin qe i sillnin Kombit Shqiptar dhe Shqiperise ne fushen e edukimit arsimor.

Me perpara dua te sqaroj lexuesin me nje ngjarje analoge, persa i perket pjesmarresve dhe qellimin qe ato realizuan me 1912-1913. Kur u be fjale per formimin e shtetit te shqiptareve me 1912 pati shume grupe dhe veprimtari grupesh ne favor te interesave te gjithseicilit, por Konferenca e Londres mori per baze vetem Qeverine e Ismail Qemal Vlores duke anashkaluar qeverine e Shqiperise se Mesme, Kongresin e Triestes dhe kerkesat e grupimit vlleh qe kerkonin te benin nje shtet brenda shtetit. Qysh nga ajo kohe kufijte e Shqiperise kane percaktuar Shqiperine Londineze dhe si akt i themelimit per here te pare te shtetit te shqiptareve konsiderohet 28 Nentori 1912 duke i anashkaluar ngjarjet paralele pa ndikim mbi realitetin politik te mevonshem. Deri me 1945 akti i shpalljes se Pavaresise lidhej vetem me emrin e Ismail Qemalit, por nuk anashkaloheshin shkrimet mbi Kongresin e Triestes, qeverine e Shqiperise se Mesme dhe luften qe beri grupimi vlleh per te formuar shtetin e tyre. Por pas 1945 keto te fundit u harruan dhe shqiptaret mesuan vetem ngjarjen e lidhur me Ismail Qemalin. E njejta situate paraqitet edhe per ngjarjen qe permend shkarazi Kadareja, edhe pse ajo eshte ngjarja me kryesore qe ka percaktuar te ardhmen e shqiptareve ne planin historik, por edhe ngjarja ku shqiptaret kane qene me ne rrezik se asnje here tjeter ne jeten e tyre.

Ne librin mbi “At Gjergj Fishta, 1871-1940”, Tirane 1943, (f. 109-115), At Pal Doda (ka qene bashkekohor i atyre viteve) ka botuar nje artikull me titull: “At Fishta ne Konference te Parigjit 1919-1920”. Ne keto 6 faqe jepet kjo panorame mbi kete konference:

Mbas mbarimit te luftes boterore (1918) perfaqesuesit e Provinces Franceskane u futen ne Shkoder ku pranohet qe realisht Shqiperia ishte nen sundimin ushtarak te forcave te ndryshme e pa qeverisur nga kerkush. Esad Pasha ishte njeriu qe konsiderohej si luftetar per te marre ne dore fatet e Shqiperise, por qe pat edhe te tjere qe ju afruan ketij pozicion ne fund te 1924. Ideja ishte qe Shqiperia te ndahet ne kantone dhe fajtor konsideroheshin te gjithe. Kjo e shtyu parine e Shkodres me kerkue nje kuvend ne Lezhe e prej ketej paten shkue ne Durres ku u shpall qeveria e perkohshme qe zgjodhi nje perfaqesi e cila zyrtarisht do te paraqiste Shqiperine ne Konferencen e Paqes ne Paris. Per kete u zgjodhen Imzot Bumçi dhe At Fishta. Te dy kleriket mberriten ne Paris nga fillimi i Prillit 1919 e me 17 te atij muaji At Fishta do t’i shkruante autorit te artikullit disa letra ku e informonte mbi ate qe po benin shqiptaret ne Paris. Midis te tjerave shkruan se ne Paris ndodheshin keto delegacione shqiptaresh: 1- Turhan Pasha; 2-Halit Pasha per shqiptaret e Cos. Pli; 3-Perfaqesuesit e “Vatres”; 4-Mihal Grameno per partite politike shqiptaro-amerikane; 5-Pandeli Evangjeli per shqiptaret e Rumanise. Me 29 Qershor te atij viti Imzot Bumçi, P. Gjergji dhe Luigj Gurakuqi i dergojne Episkopatit Katolik Shqiptar nje telegram ku i tregojne per pretendimet e Jugosllavise mbi territoret shqiptare ku perfshihej Lezha dhe Mirdita. Viti 1919 kaloi dhe ceshtja shqiptare mbeti pezull, por deri me 13 Shkurt 1920 rreziqet per Shqiperine nuk ishin zhdukur. Ate dite P. Gjergji, qe tashme ishte sekretar i Imzot Bumçit qe ishte bere President i dergates shqiptare pas doreheqjes se Turhan Pashes1 (kjo doreheqje historike nuk i eshte bere mesim shqiptareve te mijevjecarit te trete; -shenimi 1 ka kete permbajtje fjale per fjale: Kje Turhan Pasha ma i pari qi u kujtue se ai vete me gjithe shoke nuk e kishin divizin e nje shteti kristjan, prandaj dha doreheqjen…), i shkruan te gjithe fretenvet mbi ceshtjen shqiptare. Sipas kesaj letre rezulton qe me 20 Janar 1920 Konferenca i parashtroi Jugosllavise nje projekt sipas te cilit Greqia merr Shqiperine jugore me Korce dhe Gjirokaster; Italia merr Vloren me gjithe rreth e mandatin mbi Shqiperine e Mesme; Jugosllavia shtrihet deri ne Drin, e ndoshta deri ne Mat. Ka pasur dy projekte: njeri i Aleateve (A) dhe tjetri i Amerikaneve (B). Delegacioni i kishte derguar nje kopje Qeverise ne Durres mbi gjendjen e pergjithshme te ceshtjes shqiptare. Ne mes te ketyre tensioneve Monsinjori, bashke me Mehdi Bej Frasherin, shkuan ne Rome te dites se dyte te Kshnellave (dmth me 26 Dhjetor 1919), e foli me Shejtin At Pape mbi kete ceshtje. Shenjti At Pape e ka prite shume Monsinjorin dhe eshte interesuar per ceshtjen shqiptare. Sipas fletores “Le Temps” te Parisit, sot merret vesh se grupi katolik i Parlamentit italian ka kerkuar prej Nitit qe Italia do te mundohet ne te gjitha menyrat mos te shkaktoje coptimin e Shqiperise. Niti, pastaj ka thene ne nje ligjerate te tij, se s’mund te caktoje gje ne parlament mbi ceshtjen shqiptare, duke qene se kjo ceshtje eshte vene rishtas ne bisedime. Javen qe shkoi – me 5 shkurt – Monsinjori dhe Pader Gjergj Fishta kane shkuar ne Bruksel dhe pastaj ne Moulines per te takuar Kardinalin Mercier, i cili i priti me njerezi e dashuri te madhe. Kardinali e ka mare persiper ceshtjen shqiptare duke i shkruar, per kete pune, Balfurit, Kardinalit te Burn te Londres, Mareshallit Fosh, Dechanelit, Miterandit etj. Edhe ne parlamentin e Londres sot eshte formuar nje parti deputetesh per t’i dale zot Shqiperise, e keta sidomos me kujdesin e Miss Durham e te Kolonelit Erbert, qe ishte nipi i Lloyd George. Jugosllavet kane deshmuar ne Konference se ata nuk kerkojne gje ne Shqiperi, po qe se edhe te tjeret nuk marrin gje. Kjo deshmi eshte bere me kerkesen e Kroateve dhe te slloveneve.

Ne librin e At Daniel Gjecaj “Gjergj Fishta, jeta dhe vepra”, bot. II, Botime Franceskane,  Shkoder 2007, flitet per kete konference nga f. 108-112, me kete permbajtje.

Me 25 dhjetor 1918 shpallet Qeveria e Durresit; kjo qeveria, ne baze te statuti te saj, do te ishte e perkoheshme dhe i caktoi vetes si detyre percaktimin e perfaqesise zyrtare ne Konferencen e Paqes (25 janar 1919 deri ne maj 1920) per te mbrojtur te drejtat e Shqiperise. Vete kryetari i Qeverise se re Turhan Pashe Permeti u caktua ne postin e kryetarit te delegacionit, ne te cilin ishin caktuar te merrnin pjese: Imzot Bumçi, Luigj Gurakuqi, Mehdi Nej Frasheri, Dhimiter Berati, Dr. Turtulli, Mehmet Konica e Mustafa Kruja. Keta perpara botes ne forumin me ta larte te kohes, do te shpallnin se Shqiptaret, cdo besim qofshin, ishin vellezer dhe, si te tille, donin e dinin te jetonin ne paqe e harmoni si vellezer. Ate Fishta ne nje leter qe i conte prej Parisit Ate Vinçenc Prennushit, duke i fole per Turhan Pashe Permetin i shkruan: “Turkhan Pasha, po te mos t’ishte teper i shtyme ne mot, kishte per te kene ma i pershtatshmi per kryeminister.  Asht  burr i matun, i pregatitun e leal. Un e cmoj fort. Nuk asht “batakci”“. Por ne fund te qershorit 1919 si kryetar i delegacionit u vendos Imzot Luigj Bumçi, e detyrimisht ne vend te Luigj Gurakuqit ose te Mustafa Krujes u vendos Ate Gjergj Fishta. Delegacioni shqiptar mberriti ne Paris nga fillimi i prillit 1919, por me perpara ndaluan ne Rome Imzot Bumçi dhe Ate Gjergj Fishta ku takuan me kryetarin e Urdhnit te Fretenvet, Ate Serafino Cimino e me 6 mars 1919, bashke me ipeshkvin e vet, qe pranuar ne audience te Papa Benedikti XV91. Me kete Pape, te cilit Shqiperia do t’i a dilte te shpetonte Korcen dhe Gjirokastren, te cilat simbas akordit Tittoni-Venizelos do t’i leshoheshin Greqise. Imzot Bumçi u takua perseri si kryetar i delegacionit (naten e motmotit te ri 1919 apo ne te parat dite te 1920) dhe prej tij mori fjalen: “kam me ba cmos, cka te mundem per me iu ndihmue…”92. Delegacioni shqiptar pati takime te shumta me autoritetet me te famshem kishtare e civile, brenda dhe jashte konferences. Ne keto takime eshte per te nenvizuar sidomos ai qe u zhvillua ndermjet Imzot Bumçit e At Gjergj Fishtes me Kardinalin e famshem te Brukselit, Desidrè Mercier (1851-1926) primat i Belgjikes, filozof i permendur e udheheqes shpirteror i Rezistences belge ne Konfliktin e Pare Boteror. Kardinali e mori per zemer ceshtjen shqiptare dhe premtoi te bashkepunoje me Balfourit, kardinalin Burn te Londres, mareshalin Foch, Dechanel-in, Millerand-in, etj94. Si pasoje e te gjithe ketyre takimeve dhe bisedave te te gjithe shqiptareve te vertete u kurorezua me sukses njohja e pavaresise se Shqiperise (30 gusht 1919) dhe hyrja per te paren here ne Lidhjen e Kombeve (19 dhjetor 1920).

Delegacioni shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris
(Pader Gjergj Fishta, Imzot Luigj Bumci, Dhimiter Berati)

Keto jane informacionet qe na japin pjesmarresit e kesaj konference, kryesisht letrat e Pader Gjergj Fishtes.

Ndersa historianet qe kane studiuar veprimtarite politike te asaj periudhe na japin kete informacion:

Ne librin e tij Romeo Gurakuqi, “Shqiperia dhe ceshtja shqiptare pas Luftes se Pare Boterore” (1 nentor 1918 – 9 nentor 1921, statusi, kufijte dhe rindertimi shteteror), Shkoder 2007, ne lidhje me kete konference, shkruan:

Presidenti Wilson informacionin e pare ne lidhje me Shqiperine e ka marre nga memorandumi i dates 2 janar 1918 ku rekomandohej ndarja e Shqiperise ku Mali i Zi do te merrte rajonin e Shkodres, Serbia te gjithe pjesen qendrore me Durresin dhe Greqia pjese jugore me Vloren ne qender. (f. 36). Konferenca e Paqes i ka filluar punimet e veta ne nje kohe kur kater Fuqite e Medha Aleate, Britania e Madhe, Franca, SHBA dhe Italia nuk kishin arritur ande nje marreveshje paraprake ne lidhje me Shqiperine (f. 37). Pretendimet greke perfshinin ate qe konsiderohej nga ata si  Epiri i Veriut duke pase nje dalje ne Detin Adriatik (f. 39). Pretendimet serbe ne Konferencen e Paqes per here te pare ishin paraqitur me 18 shkurt 1919 ku ata kerkonin Shqiperine e Veriut (f. 40). Delegacioni shqiptar i qeverise se Durresit, i perbere nga Turhan Pasha, Mehmet Konica dhe Luigj Gurakuqi, e ka bere paraqitjen e pretendimeve te Shqiperise diten e hene, me 24 shkurt 1919, ora 15 (f. 41). Autori pretendon se i gjithe synimi i delegacionit shqiptar ka qene qe te prekte sadopak arsyen dhe zemren e kryetareve te delegacioneve te Fuqive Aleate e para se gjithash, te Presidentit Wodroow Wilson. Ne emer te qeverise se popullit shqiptar, Turhan Pasha kerkoi per shtetin shqiptar te gjitha territoret e copetuara nga trungu shqiptar prej Traktetit te Berlinit 1878 dhe Konferences se Ambasadoreve te Londres, me 1913 (f. 42). Komisioni per Ceshtjet Greke dhe Shqiptare, i injoroi pretendimet e delegacionit shqiptar, te paraqitura nga delegacioni shqiptar me 27 shkurt 1919 dhe harxhoi kohen me te madhe duke tentuar zgjidhjen e kerkesave te Italise dhe Greqise. Nga ana tyre, shqiptaret iu luten SHBA te merrnin mandatin mbi vendin e tyre (f. 43). Ne fakt, kerkesat greke mbi Shqiperine, te cilat ishin te parat qe u debatuan ne mbledhjen e Komisionit, ngriten nje ceshtje me te gjera: ate nese Shqiperia e sapokrijuar do te mbijetonte apo jo (f. 47). Trajtimi i ceshtjes shqiptare ne Konferencen e Paqes eshte ballafaquar me situata qe vinin si rezultat te mosdakortesise brenda shqiptareve, ku vecohet figura e Esat Pashes, per te cilin  autori pretendon se ka ndikuar jo pak ne dhenien e nje gjykimi kaq te padrejte ndaj qeverise se Durresit edhe ne periudhen e mevonshme (f. 48). Pretendohet se miqte e Shqiperise jashte vendit bene te pamunduren per te ndihmuar Shqiperine ku permendet Federata Pan-Shqiptare “Vatra”, e cila angazhoi nje misionar amerikan, por por ndonje rezultat te rendesishem; Shoqeria Anglo-Shqiptare, vecanerisht kryetari i saj Aubrey Herbert, te cilit i ishte propozuar froni i Shqiperise, por qe e kishte refuzuar (f. 49). Me 7, 11 dhe 17 mars 1919, delegacioni shqiptar iu drejtua kryetarit te Konferences se Paqes me nje sere notash proteste mbi masakrat greke ne territorin e Camerise, mbi masakrat serbe dhe kunder formimit te bandave te komiteteve ne kufirin e Shqiperise se jugut, kunder zbatimit te mundshem te klauzolave te copetimit te Shqiperise, te parashikuara nga Traktati i Fshehte i Londres (f. 49). Ne qershor 1919 kryeministri Turhan Pasha kthehet ne Shqiperi dhe funksionet e kryetarit te delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris e kreu Imzot Luigj Bumçi (f. 60-61). Zhvillimet diplomatike ne lidhje me ceshtjen shqiptare kane qene mjaft intesive ne periudhen tetor 1919 deri ne mars 1920. Brenda pese muajve u ndryshuan teresisht skemat gjeopolitike te percakuara nga Traktati i Fshehte i Londres. Nje gje e tille u arrit para se gjithash nga ndryshimi i menjehershem i qendrimit amerikan ne lidhje me ceshtjen shqiptare (f. 67). Me 9 dhjetor 1919 u pergatit drafti nga Leeper-i me disa sistemime perkatese i cili sherbeu si memorandum aleat te dt. 9 dhjetor 1919 ku u bene propozime per sa i perket Shqiperise (f. 70), ku sipas ketij memorandumi shteti shqiptar katranosej sa nje thelle kokoshi. Rreziku i copetimit te Shqiperise se Jugut e alarmoi delegacionin shqiptar ne Paris i cili me datat 21 dhe 22 dhjetor 1919, ne mbledhjen e Dergates shqiptare, me propozim te Myfid Libohoves, anetaret iu luten Imzot Luigj Bumçit, qe te nisej per ne Rome dhe t’i kerkonte audience,  Shenjterise se Tij, Papes   Benedikti XV. Ne kete audience Papes do t’i parashtrohej gjendja e rrezikshme per dy krahinat jugore shqiptare dhe do t’i kerkohej ndihme per t’i shpetuar ata. Me daten 28 dhjetor 1919, Imzot Luigj Bumçi, i shoqeruar nga Mehdi Frasheri, arriten ne Rome. Ne emer te te gjithe anetareve te Dergates shqiptare ne Paris, Imzot Bumçi i paraqiti Papes lutjen qe, me fuqine e tij morale dhe me influencen e madhe qe kishte ne boten mbare, te jepte ndihmen e Tij te vlefshme, per shpetimin e dy krahinave shqiptare te Korces dhe Gjirokastres, te cilat, sipas Marreveshjes “Tittoni-Veniselos” u ishin dhene Greqise (f. 72). Me 12 Janar 1920 u paraqit delegacioni me i larte i Mbreterise SKS, i perbere nga kryeministri Pashiq, ministri i jashtem Trumbiq dhe dy diplomate. Ministri i jashtem lexoi deklaraten, e cila perben dokumentin me te rendesishem, ne pikepamje historike, per te kuptuar thelbin e politikes se jashtme te ketij shteti, sidomos ne lidhje me Shqiperine (f. 75). Me 14 janar 1920 u propozua copetimi i popullit shqiptar ne mes te tre shteteve te huaja: Italise, Greqise dhe Jugosllavise, por qe u kundershtua dhe u hodh poshte me force nga Presidenti Woodrow Wilson (f. 82).

Ne librin e Markus W. E. Peters “Perballjet e historise se Kishes Katolike ne Shqiperi 1919 – 1996”, Tirane 2010, f. 27-34, flitet per Konferencen e Paqes ne Paris ku shkruhet se:

– Pas mbarimit te luftes (nentor 1918) me 18 janar 1919 u hap Konferenca e Paqes se Parisit. Negociatat per Shqiperine nuk konsideroheshin me favorizueset. Italia pretendonte per Vloren, kurse Greqia per qytetet e Shqipoerise se Jugut, Korcen dhe Gjirokastren, te cilat sipas saj i takonin “Epirit te Veriut”. Mbreteria e Serbeve, Kroateve dhe Slloveneve qendreon ende e terhequr nga pretendimet e saj per Veriun e Shqiperise. Ne teresi ekzistonte rreziku, qe percaktimet territorale te Shqiperise te vendosura ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer (kufijte e sotem) te binin poshte. Ne emer te Qeverise se Perkohshme te Durresit drejtuar nga Turhan Pashe Permeti, e cila nuk u njoh nga Lidhja e Kombeve, me 15 dhe 25 shkurt 1919, delegatet shqiptare udhetuan per here te pare per ne Paris. Ne grupin e delegateve benin pjese edhe perfaqesues te shqiptareve te emigruar ne vende te ndryshme, kryesisht SHBA. Ky delegacion paraqiti ne konference disa mendime per nje percaktim kufijsh etnike, por nuk gjeti mbeshtetje te3 vertete nga asnjera prej fuqive fituese negocuese. Duke qene se brenda delegacionit shqiptar, ashtu si ne Shqiperi kishin filluar tensionet dhe tendosjet ne lidhje me linjen e qeverise, si dhe per aresye te semundjes se Turhan Pashe Permetit (1839-1927), qeveria e Durresit vendosi te vere ne krye te delegacionit negociues Ipeshkvin e Lezhes, Imzot Luigj Bumçi (1872-1945). Imzot Bumçi zgjodhi si sekretar te tijin poetin e rendesishem shqiptar nga Shkodra, atin franceskan Gjergj Fishta OFM (1871-1940). Pjestar te tjere te delegacionit ishin Luigj Gurakuqi (1879-1925), Rt. Mihal Turtulli, Mehdi Frasheri (1874-1963), Lefter Nosi (1876-1946) dhe Mehmet Konica. Imz. Bumçi dhe Ate Fishta udhetuan menjehere per ne Rome per te biseduar me 6 mars me Papen Benediktin XV (1854-1922), i cili ishte shume i interesuar per fatin e Shqiperise qe nga nderprerja e Protektoratit Kulturor austro-hungarez me mbarimin e Luftes se Pare. Ne mesin e vitit 1919 delegacioni shqiptar, nen drejtimin e nje ipeshkvi dhe me nje ate franceskan si sekretar, arrin ne Paris. Bumçi kishte qene nderkohe anetar i Qeverise (provizore) te Durresit, si minister pa portofol, si dhe anetar i thjeshte i delegacionit te shkurtit 1919, sic duket me kembengulje te Ministrit te Jashtem italian, Baron Sidney Costantino Sonnino (1847-1922)8, – shenim 8 thote: DUKA 2000, fq. 298. Ndjekja e ketij shenimi con ne informacionin e meposhtem: “Fillimisht Turhan Pasha, me cilesine e Kryeministrit shqiptar, ne perberje te delegacionit, krahas vetes, caktoi edhe Mehmet Konicen (Minister i Puneve te Jashtme ne Qeverine e Durresit), Mithat Frasherin dhe Mihal Turtullin, por, pas keshillave te dhena nga Sonino (Minister i Jashtem i qeverise italiane), qe ne delegacion te kishte edhe perfaqesues nga Shqiperia e Veriut dhe e Mesme, Kryeministri shqiptar pranoi t’i bashkangjise delegacionit zyrtar shqiptar edhe Monsinjor Luigj Bumçin, ipeshkev ik Lezhes dhe minister pa portofol ne qeverine e Durresit, si perfaqesuas i Shqiperise se Veriut, si dhe Mustafa Krujen, minister i post-telegrafive, si perfaqesues te Shqiperise se Mesme3, – shenimi 3 thote: Robert Larry WOODAL, The Albanian problem during the peacemaking 1919-1920, Ph.D.1978 (e mikrofilmuar), f. 122. E vura kete zberthim pasi ne punimin e Av. Dr. Vasil K. Dilo: “Italia ne Shqiperi” ekziston fraza e tij si delegat qe thote se Kongresi i Durresit (1918) u mblodh (seanca e II me 26.XII. 1918, ora 3 pas dreke), pervec te tjerave, edhe per te percaktuar dy komitete, njeri prej te cileve qe do te mbronte interesat e Shqiperine ne Europe dhe tjetri do te punonte per vellazerimin e elementeve lokale (f. 32-33). Tek Bumçi kombi shqiptar kishte gjetur nje perfaqesues te denje te ceshtjes kombetare. Menjehere qe ne fillim te kryesimit te delegacionit ai protestoi tek presidenti i SHBA, Woodrow Wilson (1856-1924), kunder krimeve te serbeve ndaj popullsise civile ne veri te Shqiperise dhe ne Kosove9. Nenshkrimi i nje marreveshjeje te fshehte me 19 korrik 1919 mes Ministrit te Jashtem Italian Tommaso Tittoni (1855-1931) dhe Kryeministrit  Grek Eleftherios Venizelos (1864-1936), i nxjerr dy kleriket ne skene dhe me 26 tetori 1919 Bumçi takohet me Ministrin e Jashtem Italian per te protestuar ashper kunder kalimit te zonave te Korces dhe te Gjirokastres Greqise, por te cilat ishte rene dakort10. Takime te tjera u zhvilluan ne tetor mes ipeshkvit Bumçi dhe Ministrit te Jashtem Francez Stèphen Pichon si dhe me kryesuesit e delegacioneve te SHBA-se dhe Britanise se Madhe. Delegacioni shqiptar prane Konferences se Paqes se Parisit u mblodh me 21 dhe 22 dhjetor 1919 dhe i kerkoi Ipeshkvit Bumçi, qe per hir te ceshtjes kombetare te mundesonte nje audience tek Papa. Keshtu me 28 dhjetor 1919 arrijne ne Rome Bumçi dhe Mehdi Frasheri, ku, pas bisedes me Papen dhe nderhyrjes se Tij ne favor te dy qyteteve jugore te Shqiperise kjo ceshtje zgjidhet. Po ne kete kohe veriu katolik i Shqiperise kercenohej nga Serbia. Ne kete kohe, nga 28 deri me 31 janar, ne Lushnje mblidhet nje kongres, i cili formon nje kunderqeveri ndaj asaj te Durresit. Kongresi i Lushnjes ne mungese te nje mbreti (ne Konfrencen e Ambasadoreve ne Londer ne vitin 1913 Shqiperia ishte e njohur se Mbreteri), paraqet si perfaqesues politik te Shqiperise prane Konferences se Paqes ne Paris nje Keshille Regjent te perbere nga Aqif Pasha, Dr. Mihal Turtulli, Imz. Bumçi dhe Abdi Toprani. Me 6 mars 1920 ne Paris arriti nje note e Presidentit te Shteteve te Bashkuara Wilson, sipas te cilit integriteti territorial dhe sovraniteti i Shqiperise me kufijte e vitit 1913 jkanew te paprekshem23. Roli i Kishes Katolike dhe vecanerisht ai i Selise se Shenjte gjate negociatave te Konferences se Paqes se Parisit, nuk u vleresuan asnjehere si duhet nga historiografia e mevonshme shqiptare dhe qe nga vitit 1944 u arrit deri ne etiketimin e klerit  katolik si tradhetare te popullit dhe armiq te atdheut.

Ne librin e tij Dr. Lavdosh Ahmetaj, “Shqiperia, Konferenca e Paqes ne Paris dhe delegacionet shqiptare – 1918-1921”, Tirane 2012, per kete teme shkruhet, duke shtuar edhe komentin kritik:

Pasi u lexua dekalogu (behet fjale per Kongresin e Durresit – 1918), disa perfaqesues te Korces, si Sotir Peci, Kosturi e te tjere, deklaruan se nuk do te merrnin pjese mbasi nuk ishin zgjedhur ne menyre legale, por “u vendos me britma qe te thirren e te priten si perfaqesues te Korces”1 – (shenimi 1 thote: AQSH, F. 149, d. 1843, v. 1918, f. 2 (italisht) (f. 78). E fillova me kete konstatim dhe kete shenim per t’i treguar lexuesit se kjo nuk eshte e gjithe permasa fillestare (une pretendoj se e gjitha kjo eshte e sajuar). Ne ditaret e Av. Vasil Dilos: “Kujtime nga jeta ime politike 1906 – 19(19)” (doreshkrim) ekziston analiza e kesaj ngjarje dhe ka qene vete avokati qe ka deklaruar se delegatet e ketij kongresi nuk perfaqesojne Popullin Shqiptar dhe vete ishte i pranishem si gazetar duke protestuar per kete farse. Por ne te gjithe shtypin e mepastajme tregohet se Vasil Dilo ishte delegat i Gjinokastres ne Kongresin e Durresit (psh tek Shqipria Politike 1927, f. XXI, tek pasqyra (A): Jeta Politike dhe Konstitucionale e Shqipris prej dites s’Independences (28 Nentor 1912) deri ne fund te vitit 1927, e cila tregon mbledhjet kombetare dhe perfaqesuesit e c’do prefekture ku avokati yne figuron si delegati me nr. 5). Sipas autorit, ajo qe e shqetesonte me shume Shqiperine, ishte fakti se Franca dhe disa shtete ballkanike, duke njohur tanime Esad Pashen si kryetar te qeverise shqiptare, vertetonin qe ne Konferencen e Paqes ata do te perkrahnin delegatet e tij (f. 80). Une nuk e di se si ka menduar Franca faktikisht, por di qe Franca e vrau Esad Pashen pikerisht pse kerkonte Shqiperine e Vogel, kur te gjithe te tjeret (Isa Boletini, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi) u vrane pasi donin Shqiperine e Madhe. Ne f. 82-83 autori shkruan mbi vemendjen politike te Kongresit te Durresit ndaj qendrimit te V. Dilos, i cili mendonte se Kongresi nuk duhej te vepronte ne menyre te pavarur. Kete qendrim ai e mbeshteste ne disa pikepamje:

Se pari, Populli Shqiptar nuk ishte i gatshem dhe nuk kishte arritur ne ate shkalle pjekurie sa te derdhte gjakun per atdhe.

Se dyti, do te ishte me rrezik per Shqiperine qe me kete mungese gadishmerie politikisht kongresi te shprehej dhe te vepronte ne menyre te pavarur.

Se treti, keto levizje te pavarura do te conin Shqiperine drejt prishjes se marredhenieve me mikun e vetem qe kishte Shqiperia. Ky qendrim perforcohet edhe ndermjet nje debati qe pati me Mehdi Frasherin, duke shprehur mendimin “se ne s’jemi delegate me pushtet per te formuar nje Qeveri”1 (shenimi 1 thote: Lef Nosi Dokumenta Historike te Kongresit te Durresit, Durres me 1918, f. 56.

Se ku i ka gjetur keto pikepamje te Vasil Dilos autori nuk e di, por di se Avokat Vasil K. Dilo ka shenime per Kongresin e Durresit vetem ne dy vepra te veta, te cilat nuk jane botuar dhe jane ne doreshkrim: Italia ne Shqiperi dhe Kujtime nga jeta ime politike 1906 – 19(19). Sipas ketyre shenimeve rezulton qe Avokat Dilo ka protestuar per menyren se si eshte organizuar kongresi duke pretenduar se asnje delegat nuk ka tager per te perfaqesuar popullin shqiptar se nuk i ka zgjedhur kush, por ata vetem pretendonin si te tille ne menyre abuzive dhe, ky kongres, ishte nje loje e italianeve, dmth ishte nje kongres fantazme.

Sipas autorit te librit mbi 50 delegate te atij kongresi nga e gjithe Shqiperia, e pjeserisht edhe nga diaspora shqiptare, arriten te kritikojne edhe Traktatin e fshehte te Londres te vitit 1915, permes dy ceshtjeve themelore qe lidheshin me Shqiperine. Se pari, ne planin politik, nepermjet krijimit te qeverise, ata hodhen poshte protektoratin italian mbi shtetin shqiptar me ane te perfaqesimit te ketij shteti nga Italia ne marredheniet me boten, ashtu sikurse ishte parashikuar ne piken VII te Traktatit. Sipas autorit kongresi nuk anashkaloi edhe ato vendime qe preknin rende territorin e Shqiperise. Pastaj kongresi zgjodhi edhe delegacionin per ne Konferencen e Paqes ne Paris me ne krye Turhan Pashen te perbere nga Luigj Bumci, Mehmet Konica, Mihal Turtulli, Midhat Frasheri. Sipas autorit kongresi kishte ne program mbrojtjen e te drejtave ne Konfrerencen e Paqes nga Qeveria e Durresit, kerkimin e kufijve etnike te Shqiperise, mbajtjen e qetesise brenda vendit (f. 83-85). Sipas shenimeve te Avokat Dilos programi i kongresit ishte vetem percaktimi i delegacionit per te Konferencen e Paqes dhe marreveshja midis elementeve te ndryshem fetare.

Ne vazhdim autori flet per dy rrymat ne delegacionin zyrtar shqiptar ne lidhje me statusin e Shqiperise 1919-1920 (f. 165-174) dhe per veprimtarine e delegacioneve te kolonive shqiptare ne Paris dhe per kontributin e miqve te Shqiperise 1919-1920 (f. 175-221). Autori vazhdon me nje kapitull me vete (kreu i katert) mbi lidhjen e Esad Toptanit dhe Konferences se Paqes ne Paris duke e mbyllur problemin e Konferences se Paqes ne Paris me delegacionin e Kongresit te Lushnjes ne Paris 1920 (f. 267-278).

Nuk eshte veshtire te dallosh mosperputhjen midis historianeve shqiptare per kete problem, por dhe mosperputhjen midis deshmitareve pjesmarres ne ato ngjarje dhe historianit politikan shqiptar te epokes komuniste.

Menyra se si eshte anashkaluar dinamika themelore e delegacionit shqiptar ne Konferencen e Paqes ne Paris me 1919-1920 duke u pasuruar me ngjarje pa asnje ndikim mbi Historine reale te Shtetit Shqiptar perputhet me veprimin e Kadarese, duke e zhdukur personazhin historik nga botimi i pare ne ribotimin e trete.

Po behet kohe qe kete veper te Kadarese po e konsiderojne si nje kryeveper, por pa dimensione, pasi asnjeri nuk e ka lexuar seriozisht dhe nuk na ka thene shembujt konkrete se ku qendron pozitiviteti i saj. Une pasi e lexova ne te dy variantet, sipas botimit te pare dhe te trete arrita ne konstatimin e meposhtem:

Perfundimi eshte vetem nje: Kadareja ne gjurmet e dishepullit te vet politik e shpirteror eshte munduar me te gjitha menyrat ta fshehe historine reale te Popullit Shqiptar dhe t’u servire shqiptareve historine enveriste antishqiptare te shkruar ne menyre paragjykuese duke i krijuar histori krahinave pa histori dhe duke i fshehur historine  krahinave dhe subjekteve  qe kishin bere Historine e vertete te Kombit Shqiptar. Eshte kjo aresyeja perse nuk mund te kete marreveshje me Kadarene ne fushen e historise dhe perse kjo veper nuk ka kuptim ne fushen e letersise, dmth ajo ka kuptim vetem ne fushen e politikes.