Artikuj

126- Ismail Kadare dhe Shkolla e te Marreve te Madheshtise shqiptare (ose Permbysja e realitetit Historik te shqiptareve)

Posted by Genc Hoti

Loading

126- Ismail Kadare dhe Shkolla e te Marreve te Madheshtise   shqiptare (ose Permbysja e realitetit Historik te shqiptareve)

Ne letersine shqipe ekziston nje veper e Kadarese ku fare hapur aludohet per nje lidhje te mundeshme te Eposit shqiptar ne Eposin homerik. Vepra ne fjale (“Dosja H”) ka nje hile te vogel: ka perfunduar se shkrojturi qe me 1981 (dhjetor) duke u publikuar se pari ne revisten “Nentori” te muajit gusht 1982 me nje titull madheshtor, por si roman me veter doli vetem me 1990 me nje titull tjeter; kjo eshte vepra e pare me te cilen fillon marrezia e madheshtise shqiptare ne aplikimin social, pasi deri dje (kam parasysh veprat e Spiro Kondos dhe Dhimiter Pilikes) ka qene thjeshte nje hipoteze e pa argumentueshme, e cila eshte anashkaluar per efekt te paaftesise se kritikes per t’u perballur me to (perjashto kritiken e Prof. Cabejt per kete problem). Botohet me 1990 nen okelion “roman”, por ne fakt pretendimi eshte t’u injektoje shqiptareve nje perceptim te ri per gjenezen e tyre sociale duke u paraqitur si nje studim me parametra shkencor. Qe te flasim tamam, ka qene kjo veper e Kadarese qe me ka sherbyer per te inicuar studimin: “Poligjenezë apo monogjenezë?”; dhe mbi këtë parim natyror: gjeneza dhe etnogjeneza e popullit më te vjetër të racës së bardhë  (midis thënie lidhëse universale për të gjithë specifikat e zhvillimit shoqëror me revolucionin social) – këtë libër shqiptarët bëjnë mirë të mos ta lexojnë, dmth: libër për jo shqiptarët  (vell. i IV i “Tjetersimi i Historise…..), por nga nje kendveshtrim krejt tjeter, prej ku rezulton lindja e nje kategorie njerezish ketu ne Shqiperi qe kane formuar “Klubin e te marreve te madheshtise shqiptare”, formula e te cileve eshte: Civilizimi boteror e ka zanafillen prej paraardhesve te larget te shqiptareve te sotem. Ne fakt civilizimi boteror e ka nje pike zanafillore, por jo te lidhur me paraardhesit e shqiptareve; Civilizimi i sotem boteror eshte vepra me e pare dhe e sakte e Institucioneve Fetare kudo ne bote dhe eshte e pamundur te kete lidhje me nje popullate qe nuk e ka arritur akoma fazen e besimit fetar politeist, e ndersa ate monoteist e ka te imponuar. Por ajo qe po ndodh me autoresine e civilizimit ne Bote, po ndodh edhe me qenien shqiptar dhe Shqiperi ku te gjithe gjysmaket intrigante dhe kriminelet e plote te epokes enveriste po mundohet me te gjithe format te grabisin vepren e Eterve tane Katolike: Gjuhen dhe Kulturen shqiptare; ky eshte dhe objekti real i Klubit te te Marreve te Madheshtise Shqiptar.

E me qene se sasia e anetareve te ketij klubi sa vjen e rritet, ky roman i Kadarese merr rendesi te jashtezakonshme per kohen. Thelbi i romanit eshte i thjeshte: “ky rajon (Shqipëria Veriore, GH) është i vetmi në globin tokësor që prodhon ende një materie të tillë poetike si ajo e Homerit” (Ismail Kadare, Një dosje për Homerin, Nëndori 8/82, f.134).

Gjeja e pare qe shtrohet eshte e lidhur me saktesine e kesaj hipoteze. Kjo hipoteze eshte e barabarte me konstatimin: Ne Shqiperi jeton nje popull, i cili eshte i vetmi vend ne Bote ku vazhdojne besimet pagane para politeiste. Cfare perfundimi del ne kete rast? Kadareja nuk e ka kuptuar ne asnje rast qe eposi shqiptar ndryshon kryekeput nga eposi homerik edhe vetem per faktin se ky i fundit eshte produkt autokton me permasa rigorozisht te percaktuara, kur eposi shqiptar eshte rigorozisht nje mutacion social ne fushen e mendimit letrar.

Tjeter, eposi homerik e ka te percaktuar sakte mendimin fetar, kur eposi shqiptar nuk e di a ka bosht te tille. Eposi homerik ka lindur ne nje rend shoqeror ideal nga perplasja sociale midis pjeseve te veta, kur eposi shqiptar ka lindur ne nje rend shoqeror te imponuar nga perplasja midis dy popujve, njeri prej te cileve ndodhej akoma brenda botes se vet instiktive duke trasheguar substanca te egersise kafsherore. Bota serbe mund te shihet me admirim nga politika e sotme europiane, por ne kujtesen e popullates autoktone jane te ngulitura pamje kriminale prej me shume se 12 shekuj te lidhura jo vetem brenda per brenda tyre, por te lidhura edhe me instiktin prej nga e kane zanafillen. Une nuk e shoh problemin te lidhur vetem me shkallen e zhvillimit social te serbeve, por edhe me shkallen e ndikimit progresiv qe bota e relacioneve duhet te kishte krijuar pergjate ketyre 12 shekujve tek shqiptaret dhe ndikimin frenues qe bota e relacioneve ka krijuar tek serbet.

Po te shihet  nga ky kendveshtrim menyra se si ka lindur eposi homerik ne raport me ate shqiptar, kuptohet me lehtesi mosperputhja e tyre sociale ne te gjithe gjithe permasen e vet. Kadare e ka pare problemin nga pikepamja hapsinore duke u kenaqur me perputhjen formale qe eposi shqiptar ka me eposin homerik pa i vajtur ndermend  se nje analize me kendveshtrim kohor e permbys totalisht idene e tij dhe rrjedhimet qe burojne prej saj. Diferenca kohore prej 3000 vjetesh qe ndan eposin homerik nga ai shqiptar, edhe vetem formalish, e ben te pamundur qe midis tyre te kete pika kontakti, qofte dhe vetem fluide.

Per ta thene tamam kete pune Kadare e ka krijuar dosjen H per tjeter problem, qe nuk ka asnje lidhje me eposin homerik. Ne kete rast ai eshte fshehur pas ketij eposi per t’i ngritur mendjen shqiptareve drejt nje dielli iluzor te papershtatshem dhe te parealizueshem. Akoma me tej, kjo ide e Kadarese ka brenda dinakerine e madhe te mohimit te asaj kategorie njerezish qe sakrifikuan jeten per Kombin Shqiptar (ata i krijun Kombit Shqiptar Gjuhen, Familjen, Pronen, Juridiksionin, Ushtrine, dhe ne fund Shtetin) dhe qe eshte nje hale e madhe ne sy per te gjithe produktin intelektual shqiptar te epokes enveriste. Ne kete drejtim diktatori shqiptar  eshte dishepulli me i madh i Kadarese. Kjo e fundit duket fare hapur ne menyren se si Kadare kerkon te zgjidhe raportin midis eposit shqiptar dhe atij serbo-kroat (edhe pse thuhet ne nje roman qe mban emrin: “Dosja H”, f. 155). Sipas Kadarese:

“Nje epos si ky s’mund te linde njekohesisht ne dy popuj. Dikush e krijon i pari dhe tjetri e merr ose e perkthen prej tij. Ne kete rast shqiptaret si populli me i vjeter, autokton…….Ne epos gjenden me shumice elemente mirologjike te perbashketa iliro-shqiptaro-greke. Sllavet…nuk kishin te tille kur erdhen ne gadishull”.

Zberthimi i ketyre rreshtave kerkon tjeter metodike nga kjo qe perdor Kadareja (ne kete rast metodika e Kadarese eshte fantazia). Ekziston nje studim per keto probleme qe e konsideron epiken shqiptaro-arbereshe me elemente te perbashket me epiken serbokroate, te pakten (ne kete rast kam parasysh vepren e Veis Sejko-s: Mbi elementet e perbashketa ne epiken shqiptaro-arbereshe dhe serbokroate).

Duke ditur se Kadare ka jetuar ne nje vend ku per 45 vjet u pretendua per nje aplikim te materializmit dialektik dhe historik, me se paku duhet ta kishte ditur se lindja e produkteve sociale eshte e varur nga shkalla e zhvillimit, e meqenese kjo shkalle eshte e varur nga shpejtesia e ketij zhvillimi, qe nga ana e vet  eshte e varur nga koha e lindjes se subjektit, rezulton se eshte teper e lehte per te zbuluar se ku ka lindur me perpara kategoria e eposit ne mendimin letrar perkates. Por Kadare i shmanget kesaj rruge dhe ve ne perdorim fantazine e tij per te zgjidhur rebusin kohor midis dy popujve pa pasur asnje lidhje afiniteti dhe relatash perpara shek. te VIII Pas Kri., ku kjo kategori e mendimit letrar tek parahelenet ishte e lindur me kohe dhe tek helenet kishte perenduar, kur tek iliret dhe pasardhesit e tyre arberore, nuk kemi asnje element te ketyre lloj idesh. Keshtu qe pranimi i pranise se elementeve mitologjike te perbashketa ilire, shqiptare dhe greke eshte abuziv dhe i pamundur. Ne qoftese do te pranojme elemente te perbashketa ilire dhe shqiptare ne kete rast duhen pare permasat, por kjo permase e perjashton lidhjen me greket, vetem ne qofte se Kadare ka si qellim qe te lidhe greket me shqiptaret nga pikapmja gjenetike (ne kete rast i ben nder grekeve pasi nuk jane race e bardhe dhe i barazon me europianet; duke shtremberuar haptas historine e grekeve. Pretendoj se nga kjo ide e ka burimin fantazia e nje studiueseje qe hedh idene sikur helenet jane ilire te zbritur ne Egje: – Eva Brinja).

Nga ana tjeter percaktimi mbi ekzistencen e eposit ilir eshte fantazi dhe si zor qe te gjej argument, qofte edhe vetem nje. Kjo do te thote se me te vertete sllavet nuk kishin te tille kur erdhen, por kjo nuk eshte tregues, pasi edhe iliret nuk kishin te tille kur erdhen sllavet. Ekzistenca e eposit shqiptar tek sllavet ka vetem nje shpjegim: bartesit sllav te ketij eposi, gjenetikisht jane shqiptare qe kane pranuar te quhen sllave. Per te kuptuar kete duhet pare dinamika e ideve letrare ne thelbin e tyre dhe, sidomos, evoluimi i formave te ideve letrare per rastin greki. Krahasimi i shoqerise paragreke me popullaten sllave tregon se gjendja sociale e sllaveve te ardhur e kishte parakaluar me kohe pozicionin e popullates sllave kundrejt fazes se eposit, si forme letrare. Keshtu qe edhe ne kete rast eshte e pamundur te krahasohet, qofte edhe vetem ne planin dinamik, eposi shqiptar me ate sllav. Ndersa nje analize e permbajtjes se eposit shqiptar, tregon se elementi sllav ben pjese ne kete permbajtje, cka tregon se eposi shqiptar eshte   i krijuar pas ardhjes se sllaveve, te pakten pjesa e lidhur me boten e shkjaut.

Por lidhja e mitologjise imagjinare ilire me ate paragreke e ka edhe nje hile tjeter, qe bie ne sy kur krahasohen botimet e Iliades neper vite (botimi i pare i vitit 1965 me botimin e dyte te 1979) ku ndryshimi i emrave dhe i numerit te vargjeve ne poemat e Homerit ndjehet ne kengen e katert te Iliades. Ne botimin e pare (1965), kenga e 4 – vargu 335, Ajaksat konsiderohet prijesa te Akejve; ndersa ne botimin e dyte (1979), kenga e 4 – vargu 329, Ajaksat konsiderohen prijesa te danajve; gje qe nuk ndodh ne perkthimin italisht (vargu 341), botimin greqisht. (vargu 234) dhe botimin spanjisht (grupvargu 234-239); sot fiset e danajve i konsiderojne si fise ilire te mirefillta nen termin fise autoktone.

Nuk habitem qe keto ide te Kadarese mund te jene dhe refleksion i ideve te hedhura ne Kuvendin e I-re te studimeve ilire (1972), ku iliret konsiderohen si pjesmarres etnik te shoqerise romake (kumtesa “Iliret ne Itali”). Kjo do te thote se shtrati ideor i vepres “Dosja H” e Kadarese ka qene e parapergatitur me kohe dhe shkrimtari i realizmit socialist vetem sa e ka zyrtarizuar sipas kendveshtrimit letrar.

Me sa kam kuptuar, duke studiuar vepren e Kadarese, viti 1990 ka qene viti ku shkrimtari i realizmit socialist shpalosi botekuptimin filozofik imponues te komunizmit enverist. Kete viti boton nje permbledhje poezish vetiake, greke, kineze, franceze, rumune e ne fund ruse, dhe traktatesh filozofike nen titullin “Ftese ne studio” te shtepise botuese Naim Frasheri, Tirane, 1990.

Libri hapet me nje sere poezish te shkruara midis viteve 1980-1990, por qe mbyllen me poezine kushtuar personazhit te tij shpirteror te viteve 1961 per te kaluar ne poezite e popujve europiane me te cilet shqiptaret dhe paraardhesit e tyre dikur ishin relatuar. E gjitha kjo per te pergatitur lexuesin per pjesen e trete, ku flet per veten e tij thjeshte si nje shkrimtar. Por qe ne fillim te kesaj pjese Kadare (nenkapitulli II) imponon nje postulat te lidhur me shkrimin dhe letersine pa i shkuar ndermend ne asnje permasa se ato nuk kane asnje lidhje pikerisht per ate faze qe pretendon. Per te qene i sinqerte nuk i ve faj Kadarese, jo vetem per mosdijen e ketij problemi, por kryesisht per fshehjen qe bota e informacionit i ka bere Njerezimit prej me shume se 2700 vjetesh me nje qellim te paracaktuar nga fillesa e Politikes. Vini re se cfare pretendon Kadare ne kete liber dhe cfare fshihet pas ketij realiteti te manipuluar:

“Gjithmone me ka mahnitur legjenda e grekeve te vjeter per zanafillen e alfabetit. Kadmosi mbolli ne toke dhembet e dragoit dhe qe andej linden shkronjat. Asgje s’mund ta jepte me sakte thelbin e kesaj aventure te madhe te njerezimit: shkrimit te gjuhes. Ka ne te po aq ngjyre sublime sa edhe tragjike. Ka ne te po as ngjyre sublime sa edhe tragjike. Ka dicka madheshtore e monstruoze njekohesisht, dicka triumfuese, kercenuese, kafshuese, te ndritshme e te tmershme ne te njejten kohe. Por mbi te gjitha, ka nje vuajtje, nje clirim nepermjet dhimbjes, carjes.

Kur flitet per shkrimin, e para gje qe na vjen ndermend eshte letersia. Te gjitha cka u thane me lart per shkronjat i shkojne pa dyshim asaj. Por i shkon sidomos akti i pare: mbjellja.” (f. 140).

Kaq pak reshta tregojne jo vetem padijen e Kadarese per keto probleme (ato jane fillimisht kater: 1-raporti i shkrimit me letersine, 2-autoret e alfabeteve dhe te vete shkrimit, 3-kohen e lindjes se shkrimit, 4-raporti i shkrimit me rendin shoqeror), por dhe tendencen per te fshehur kete padije dhe kanalizimin e problemeve te lidhur me letersine, dmth me profesionin e tij.

Sa per fillim, shkrimi nuk ka asnje lidhje me letersine; eshte letersia qe ka nevoje per shkrimin dhe mbeshtetet ne te shume me vone se lindja e vet (forma e pare e letersise eshte ngjarja e paraqitur me ane te vizatimit; edhe forma poetike e letersise ka lindur perpara shkrimit, fillimisht ka pasur karakter gojor te transmetuar nga brezi ne brez. Edhe per veprat e Homerit ka nje dyshim te tille). Menyra se si ka lindur mendimi letrar eshte nje problem krejt me vete dhe nuk duhet shtruar problemi i lidhur me shkrimin si nje proces filacioni, por si nje proces perputhjeje me kohe lindje dhe aplikacioni krejt te ndryshme nga njeri-tjetri. Rendesia nuk qendron ne lidhjen e shkrimit me idete letrare (keto te fundit kane qene te lindura me kohe), por ne autoresine e shkrimit, ne kohen kur ka lindur ai dhe shkaku i lindjes se shkrimit. Per te gjitha keto probleme Kadare hesht duke rene ne rezonance me aktin historik te fshehjes se autoreve te shkrimit ne mbare Boten.

Ne qofte se per greket e vjeter lindja e shkrimit ka karakter mitologjik, kjo ka ndodhur per nje aresye te thjeshte: nuk ka ekzistuar mundesia e tregimit te aktit me te pare te shkrimit. Keshtu per shembell ne e dime se kush e ka formuar alfabetin sllav (Cirili dhe Metodi), alfabetin latin te perdorur nga shqiptaret (Abati i Mirdites, Imzot Preng Doci), sepse keto ngjarje ne i kemi te treguar me alfabete te huazuara qofte nga greket e vjeter, qofte nga latinet. Por ne te dy rastet ne e dime se autoret e ketyre alfabeteve kane qene prifterinjte monoteiste (per rastin e pare ortodokse dhe katolike, per rastin e dyte). Keshtu qe nuk eshte e veshtire te postulohet qe autoret e alfabeteve dhe shkrimit te pare ne Europe (te gjetura si produkte te shek. te VII Para Kri. – Stela e Lemnos) te kene qene prifterinjte politeiste helene. E njejta gje duhet thene edhe per prifterinjte politeiste romake kur shpiken shkrimin latin. Por per te dy rastet duhet pranuar qe me alfabetin dhe shkrimet fillon era e Civilizmit ne Racen Njerezore ne Toke dhe kjo ka qene vepra me e plote e Institutit Politeist Fetar. Nuk habitem qe politika prej 2500 vjetesh kete ka kerkuar te pervetesoje duke fshehur aktet e lindjes se shkrimit (te pakten ne Shqiperi ka ndodhur tipikisht keshtu dhe kjo eshte teper e lexueshme. Kadare nuk ka bere asnje perpjekje per ta zbardhur kete proces sipas akteve historike, por eshte munduar ta rifshehe sipas akteve letrare).

Koha dhe aresyeja e lindjes se alfabeteve, apo shkrimit, duhet te lidhet me aktet e lindjes se Shtetit dhe ne kete pike duhen futur idete juridike dhe politike. I gjithe procesi eshte paraprire nga e drejta zakonore e pashkruar dhe prona fisnore (apo e grupit), te cilat ne formen e re te organizimit shteteror kalojne ne Ligje (Likurgu ne Sparte, Soloni ne Athine, Ligjet e 12 Tabelave ne Rome) dhe Prone Private. Ne kete pike shkrimi perputhet domosdoshmerisht me te gjithe format subjektivo-objektive qe shoqerojne zhvillimin e shtetit dhe nga kjo perfiton letersia, per t’u paraqitur perpara Njerezimit si nje forme mendimi me perparesi kohore, por teresisht inferiore, nga kendveshtrimi hapsinor, kundrejt te gjitha ideve qe cfaqen pergjate zhvillimit te Shtetit. Kjo do te thote se elementet subjektive dhe objektive qe ndertojne Shtetin jane vepra konkrete e prifterinjte politesite dhe institucionit te tyre. Pikerisht kjo e fundit i eshte mbajtur e fshehte Njerezimit, por qe rasti shqiptar i zhvillimit te shoqerise se tyre deri ne shtetin e sotem, na ndihmon ne zbulimin e kesaj te fshehte.  Ne qofte se per rastin helen dhe ate romak roli ka qene i prifterinjve politeiste, rasti shqiptar tregon se kete rol e kane luajtur prifterinjte katolike me institucionin e tyre te Kishes Katolike Shqiptare (edhe ai sllav ka kete rruge, por duke pasur ne themel prifterinjte ortodokse dhe institucionin e tyre). Te pakten ndikimi i Klerit Katolik Shqiptar mbi Gjuhen Shqipe, idete letrare, te Drejten Zakonore te pashkruar, formen e familjes dhe politiken shteterore eshte evidente me permasa shume-shume me te medha ndikuese se te gjithe individet shqiptare dhe parashqiptare te marre se bashku per te gjithe koherat. Mos valle Kadare ka dashur ta fsheh kete ndikim dhe punen 400 vjecare te Klerit Katolik Shqiptar me Kombin Shqiptar? Ne fakt ky eshte problemi historik dhe social i Kombit Shqiptar sot, baza konfliktuale midis te sotmes dhe te djeshmes, midis te prapambetures dhe zhvillimit, midis padijes dhe dijes.

Forma botekuptimore dhe i gjithe kapaciteti intelektual kohor i Kadarese duket ne vepren Eskili, ky humbes i madh, studim; 8 Nentori Tirane, 1990. Eshte nje veper ku Kadare ka tentuar te perbashkoje boten letrare helene me dinamiken sociale te shqiptareve te sotem edhe pse diferenca kohore midis tyre eshte 2500 vjet kalendarike, pa marre parasysh ndikimet politike mbi shqiptaret  i cili fsheh diferencen reale kohore midis heleneve te djeshem dhe shqiptareve te sotem (disa milionavjecare). Ky studim i Kadarese perputhet ne ide me romanin “Dosja H” (“Nje dosje per Homerin”), vetem se kete tani kerkon ta realizoje nepermjet te drejtes zakonore ta pashkruar pa i vajtur ndermend per asnje cast se e drejta kanunore shqiptare mban brenda celsin e zanafilles biologjiko-sociale te tyre dhe dinamika historike e saj e permbys te gjithe zhanrin letrar qe emertohet si letersi historike apo thjeshte Histori.

Sipas Kadarese:

“Kodi shqiptar, ndonese pranon kumtin nga nentoka, nuk shpjegon perse eshte aq vendosmerisht kunder masakrimit. Pergjigjen per kete e jep Eskili, ne po ate menyre sic jep pergjigje kodi shqiptar se perse prapa turpit te Orestit ishte mendesia e nje rendi te tere qe rrezikohej.

Tek “Orestia” gjejme formulime te tjera kanunore te shqiptareve, qofte te drejteperdrejta, qofte hijet e tyre, pa te cilat eshte veshtire te kuptohet nje nyje e tille e rendesishme e tragjedise sic eshte p.sh., trokitja kembengulese, naten e Orestit te shtepia e Klitemnestres-Egist, pas thirrjes te se ciles:

                  Tri here po therras, hapeni deren,

                 Ne qofte se kjo shtepi miqte i pranon.

Ne ndjejme jehonen e britmes shekullore shqiptare: “A pret miq, o i zoti i shtepise?” (Eskili, ky humbes i madh, f. 122).

A mund te konsiderohet  i sakte, ose qofte dhe vetem perfitues, ky perfundim i shkrimtarit? Jam i bindur qe Kadare nuk e di qe legjislacioni historik ku banojne sot shqiptaret perbehet nga tre korpuse gjigande  (1-Statutet e qyteteve: Drisht, Shkoder, Berat, Korce jane te konfirmuara; 2-Kanunet mbare shqiptare: te Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut ku transformimi i tyre shenon dhe lindjen e emrit shqiptar (1635-1638); 3-Kanunet krahinore: Lume, Diber, Laberi, Lure, flitet qe edhe malsia e Tiranes te kete pasur nje te tille, me prejardhje nga dy kanunet e mesiperm) me ecuri nga me e komplikuara drejt me te thjeshtes (nga statutet e qyteteve drejt kanuneve primitive pa ndarje klasore dhe pa prone private, proces i cili ka filluan ne shek. e VII dhe ka perfunduar ne te XX-tin), te cilat nuk kane asnje lidhje midis tyre tek shqiptaret, edhe pse ekzistojne mirefillim te dokumentuar nder shekuj. Akoma me tej, pjesa qe citon Kadare, nuk eshte pjese gjitheperfshirese ne Kodin juridik shqiptar; raportet e mikut me te zotin e shtepise ne kanunet shqiptare eshte i ndryshem mbi te cilin fakt mund te ngreme hipotezen se rrjedhin nga njeri-tjetri, por me nje ecuri regresive ne kohe (tipikisht kete formulim juridik e ka vetem Kanuni i Lek Dukagjinit). Eshte ky fakt i fundit qe e rrezon idene e ndonje lidhje te mundeshme midis tragjedise eskiliane dhe te drejtes zakonore shqiptare jo vetem persa i perket kohes se lindjes se gjithseiciles, permbajtjes se tyre, por dhe lidhjes burimore njerezore. Mos ndoshta kete te fundit ka dashur te thote autori dhe nga kjo kane perfituar te Marret e Madheshtise Shqiptare kur pretendojne se helenet e lavdise Njerezore jane elinet e lidhur me iliret? A nuk kemi te drejte te themi se argumenti ne kete rast eshte i lidhur me fantazine e shkrimtarit? Ne kete rast metoda statistikore e shtremberon realitetin duke kerkuar nje metode te ndryshme per analizen e Races Njerezore ne Toke.