Artikuj

125- Analiza e veprave te Kadarese perpara arratisjes

Posted by Genc Hoti

Loading

125- Analiza e veprave te Kadarese perpara arratisjes

Por poemat e Kadarese e kane pase nje detyre kur u nis dhe i krijoi. Me 1958 Kadareja zyrtarizoi rotacionin e germes n me germen r per emrin e qytetit te Gjirokastres dhe realizoi tjetersimin e historise se atyre aneve. Per kete sherbeu poema “Princesha Argjiro”, e cila ka pase disa botime, por kryesisht u be nje tekst mesimor ne arsimin e detyrueshem shkollor duke qene objekt i shtepise botuese te librit shkollor (kam nje botim te vitit 1977). Permbajtja e poemes, nga pikepamja stilistike, nuk perben ndonje nivel kushedi se cfare, ndersa nga pikepamja historike lidhi keshtjellen e Gjinokastres me politiken otomane duke shpikur teorine e luftes se Popullit Shqiptar kundra tyre. Dhe kete e konsideroi si jeten e perditshme te shqiptareve (eshte kjo aresyeja perse sot shkrimtari Kadare e shikon politiken e Perandorise Otomane si nje politike antishqiptare, pushtuese dhe shkaktaren e prapambetjes sociale te Popullit Shqiptar pas asnje lloj argumenti teorik, pasi ne praktike ate qe Populli Shqiptar realizoi per 450 vjet nen sundimin politik te Perandorise Otomane do t’i duheshin mbi njemilion vjet t’i realizonte po te kishte jetuar i vetmuar).

Kritika hipokrite e trajtoi krijimtarine poetike te Kadarese si poezi te brezit te ri, jo ne kuptimin e brezit te poeteve qe hyne bashke me te ne jeten letrare, por ne kuptimin e gjenerates se re qe erdhi ne jete… e gjenerates qe po rritej bashke me Republiken e qe ndien mbi shpatullat e veta pergjegjesine per ta zhvilluar pa nderprerje revolucionin (parathenia e Jorgu Bulos per vepren e Kadarese ne 12 vellime; Vepra Letrare, 1, f. 13, Tirane 1981; pas 92 Jorgo Bulo mund te jete penduar per keto rreshta). Edhe vellimi tjeter me poezi (“Shekulli im” – 1961) nuk ka ndonje ndryshim thelbesor me vellimin paraardhes ku nuk eshte veshtire te dallosh perzierjen e ndjenjave, botekuptimit, dashurise se autorit per te afermit, edukaten e tij historike, por dhe pasigurine e lidhjes se poezise me trajtimet historike (poezia “Ikja e Moisi Golemit”).

Pergjithesisht poezite e asaj kohe te Kadarese, qofte nga permbajtja e qofte nga stili, nuk e kane kaluar permasen e poezise skolastike duke mos lene asnje gjurme tek lexuesi. Ishte e pamundur per ate kohe (1957-1961) te krijohej nje lidhje gjeneruese e shpirtit te poetit me ndjenjat e shqiptareve dhe detyrimisht poezite e asaj kohe do te karakterizoheshin nga formalizmi per te gjithe shkrimtaret e epokes enveriste. Ky problem duhet te kete rene ne sy te kritikes se kohes dhe jane munduar ta paraqesin si themeli i progresit poetik te Kadarese pas 20 vjeteve pa vene ne dukje, ne asnje rast, defektin poetik te autorit. Vini re se cfare ka shkruar para tre dekadash nje nder kritiket me me ze te letersise se realizmit socialist shqiptar per kete problem:

“Poezia e I. Kadarese terhoqi vemendjen qe ne fillimet e saj, pikerisht sepse ajo trasmetonte, permes nje lirizmi te ndjere e spontan mbresa te gjalla nga jeta, ndjenja te sinqerta, te shprehura me nje gjuhe e figuracion konkret e te vetvetishem. Duke poetizuar fakte dhe imtesi te rendomta, brenda te cilave zbulonte anen poetike te jetes, I. Kadareja e afronte me tej poezine me jeten, e lidhte me ngushte me perjetimet dhe emocionet e njeriut te ri e sidomos te brezit te ri. I jepte poezise nje konkretesi e force me te madhe ekspresive. Poezia e Kadarese u zhvillua ne kete rruge duke lene shpejt pas ndikimet e leximeve, qe natyrisht u duken ne krijimet e tij te para, e duke formuar fizionomine e tij poetike (parathenia e Jorgu Bulos per vepren e Kadarese ne 12 vellime; Vepra Letrare, 1, f. 9, Tirane 1981).

Ne fakt kritiku kur i ka shkruar keto rreshta kishin kaluar mbi 20 vjet nga koha kur autori i kishte botuar per here te pare dhe gjate ketyre 20 vjeteve shkrimtari Kadare kishte bere hapa te medha drejt lavdise letrare duke e sfumuar thelbin real te poezise fillestare te tij me te gjitha defektet qe imponon fillimi dhe mosha.

Por pas tre vjeteve (1964) poeti Kadare ben nje hap serioz drejt lavdise poetike: boton nje nder kryeveprat e poemave shqiptare te epokes komuniste: “Perse mendohen keto male” (qe cuditerisht nuk botohet ne vellimin e pare te serise ku kishte pjese nga ky liber – f. 184-217). Kjo poeme ka nje stil me te vertete te vecante dhe krejt te ndryshem nga te gjitha poemat e shkruara nga autori. Ajo ka nje frymezim ekstrem dhe eshte ky ekstremizem qe me detyroi ta rilexoj per te njeqinden here ne moshen 60 vjecare. Ishte e pamundur per kohen kur ajo u publikua per here te pare te perceptohej domethenia e saj dhe kritika e kohes dhe e mevonshme nuk ka guxuar te vere ne dukje thelbin e permbajtjes se saj; ajo u kufizua vetem ne stilin dhe konfigurimin poetik te poemes duke i fshehur lexuesit shqiptar manipulimin historik qe komunizmi enverist kishte realizuar pergjate dy dekadave me arsimimin e detyrueshem dhe ku poeti Kadare e kishte ngritur kete manipulim ne nivelin me te larte te poezise se realizmit socialist. Qellimi vepres, pamvaresisht ne e pranon Kadareja sot, eshte vetem nje: t’u tregohej shqiptareve ne menyre te genjeshtert qe paraardhesit e tyre kishin bere namin kundra armiqve imagjinare dhe pushken e kishin pasur bashkeudhetar te jetes se tyre. Perbashkimi i ketij procesi ireal bashkeshoqerohet me simbolet e monoteizmave duke e ngritur manipulimin e historise ne permasa te paimagjinueshme dhe duke u fshehur shqiptareve faktin se ata nuk ishin pushtuar asnjehere ne jeten e tyre, por murtaja komuniste vendase dhe ajo pertej kufijve londineze ishin pushtuesit e vetem te tyre pergjate milionavjecareve te ekzistences historike. Propoganda komuniste i beri jehona te madhe kesaj poeme edhe vetem per faktin se ideja kadarejane e lidhi madheshtine e maleve shqiptare me Partine Komuniste (grupvargjet 23), por qe ne botimin e “Onufrit” jane hequr (vell. 7, f. 185). Qysh ne ate kohe dhe qe ne ate moshe poeti Kadare e kishte vendosur t’i sherbente Enver Hoxhes dhe komunizmit te tij shtatanik ne menyre te devotshme.

Me pas e gjithe poezia e Kadarese eshte nje perzierje midis shtjellimit te temave historike dhe servilizmit ndaj politikes se diktatorit shqiptar (libri “Motive ne diell” – 1968 dhe libri “Koha” – 1976). Ne kete liber te fundt pati kurajon t’i ngrinte diktatorit nje aereole poetike me rastin e fjalimit te 3 tetorit 1974 (Vepra, vell. 1, f. 361). Ketij vellimi poetik kritiku Muzafer Xhaxhiu i kushtoi nje analize prej 10 faqesh duke e nisur me nje mohim formal dhe nje pohim ireal prej nga e ka marre suportin e lavdise shkrimtari Kadare qe ne ate kohe. Sipas kritikut “Ismail Kadare i takon atij brezi poetesh, qe bene perpjekjet e para per ta nxjerre poezine nga faza e retorikes dhe e notave deklamative e himnizuese, per ta bere me te larmishme ne tematike, me realiste ne kocken e saj dhe me me kolorit ne forme” (Shkrimtare, vepra dhe dukuri letrare, f. 98). Pati kurajon te kopjonte poete te lavdise komuniste duke trilluar poezine mbi Gjuhen Shqipe pa i vajtur ndermend se do te vinte nje kohe dhe shqiptaret do ta merrnin vesh se kush i kishte kenduar realisht Gjuhes se tyre. Eshte e pamundur te krahasohen autoret qe i kane kenduar Gjuhes Shqipe nder vite midis tyre, por gjeniu i realizmit socialist e beri nje loje: i atribuoji  vetes  te drejten per ta konsideruar Naim Frasherin si shpetimtarin e Gjuhes Shqipe dhe duke lene pas dore me qellim Njeriun qe legjitimoi Gjuhen Shqipe ne Kongres me 1908: Pader Gjergj Fishten, O.F.M.. A ka valle ne Bote poezi, strofe, vargje, qofte dhe veper letrare qe mund te krahasohet me vargjet e meposhtme per Gjuhen e nje Kombi:

Pra, mallkue njaj bir Shqyptari

Qi kete gjuhe te Perendise;

Trashigim, qi na la i Pari,

Trashigim s’i a len ai fmis;

Edhe atij iu thafte, po, goja;

Qi e perbuz kete gjuhe hyjnore;

Qi n’gjuhe t’huej, kur s’asht nevoja,

Flet e t’veten len mbas dore.

Ne gjuhe Shqype nanat tona

Shi prej djepit na kane thanun

Se asht nji Zot, qi do ta dona:

Njate, qi jeten na ka dhanun;

Edhe shqyp na ka thane se Zoti

Per Shqyptare Shqypnin e fali.

Se sa t’enden stina e moti,

                                  Do t’a gzojn kta djale mbas djali.

                  (sipas At Gjergj Fishta, Mrizi i Zanave, bot. VIII, f.6)

A mund te krahasohet 7-8 rrokshi kadarejan me 9 rrokshin fishtian per kete teme? A e kupton lexuesi se sa larg krijuesve te Gjuhes dhe Letersise Shqipe eshte poeti Kadare me krijimet e tija poetike? A e kupton poeti Kadare perse nuk mund te jete vazhduesi i atij brezi poetesh qe i kenduan Gjuhes Shqipe duke sakrifikuar edhe jeten per te?

Per fatin e tij te keq kulmi poetik i Kadarese duket me poemen: “Shqiponjat fluturojne lart” (shkruar me 1966) permbajtja e se ciles nuk le pike dyshimi qe i eshte kushtuar Partise Komuniste Shqiptare te Enver Hoxhes dhe vete diktatorit. Kjo poeme eshte botuar edhe ne nje liber me poezi nga Shtepia Botuese Naim Frasheri (f. 206-220, Tirane 1979) edhe ne serine e veprave prej 12 vellimesh( vell. 2, f. 149-162, Tirane 1981), por qe mungon ne botimin e “Onufrit” (vell. 7) ne serine prej 20 vellimesh. Kete mungese e kane justifikuar si “pjese te paperfillshme te krijimtarise, kryesisht shkrime te rinise se hershme dhe disa here krijime qe, sipas gjykimit te autorit, nuk plotesojne kriteret e duhura artistike” (Kadare, Vepra, vellimi i pare, f. 5, Onufri, Tirane, 2007). Por ne te gjitha rastet pronaret e shtepise botuese dhe vete Kadareja kane harruar se kryevepra e poetit Kadare eshte pikerisht kjo poeme dhe nuk ka asnje lidhje as me rinine (poeti ka qene 28 vjec kur e ka shkruar) dhe as me kriteret e duhura artistike. Realisht poema “Shqiponjat fluturojne lart” ka lidhje me ate qe ka dashur te fshehe autori dhe shtepia botuese me vone: lidhjet e krijimtarise se vet me politiken e diktatorit dhe suportin mbeshtetes qe diktatori i ka dhene pergjate kohe-ekzistences se vet (gje qe do ta shohim ne nje nenkapitull me vete). Duhet pranuar qe poema “Shqiponjat fluturojne lart” eshte ndergjegjja poetike e shkrimtarit Kadare dhe krijimtaria me nivelin me te larte artistik ne fushen e poemave pergjate gjithe rendit komunist te Enver Hoxhes per te gjithe shkrimtaret shqiptare te asaj epoke. Nuk ka asnje aresye perse autori dhe shtepia botuese “Onufri” te fshehin kete mrekulli te poetikes komuniste shqiptare, pasi ajo eshte njesia matese e veprave te mevonshem te Kadarese edhe pse ajo sot mund te paraqitet me ngarkesa negative kundrejt autorit.

Pas nje viti poeti Kadare, ne gjurmet e dishepullit te vet politik, shkruan poemen per femije “Gurgdhendesit” (1967), i cili nuk gjendet ne asnje botim te mevonshem dhe eshte i zhdukur nga arkivi krijues i Kadarese (ekziston si nje informacion ekzistues tek “Kadare”, bibliografi, vepra I, te autores Jorina Kryeziu (Shkreta), f. 22). Nuk perben ndonje nivel te larte dhe eshte me teper nje krijim rastesor ne perputhje me viziten e diktatorit ne qytetin e Beratit, me c’rast dhe u shkrua duke i deklaruar vetes nje doze servilizmi (f. 17 e poemes, Tirane, 1967).

Me 1977 shkroi poemen per femije “Ne muzeun e armeve” duke i injektuar qytetit te Gjirokastres memorialin e dyte, me c’rast dhe fitoi cmimin e pare ne konkursin e letersise per femije te shpallur nga Shtepia Botuese “Naim Frasheri” ne vitin 1977, te cilin e botoi me 1978 (f. 2). Ne kete poeme i lidhi te gjitha fantazite e historise enveriste ne nje veper letrare duke krijuar nje imazh fantastiko-historik ireal dhe te pa kundershtueshem.

Me 1990 (perpara se te largohej nga Shqiperia) permblodhi krijimet e veta poetike ne nje kapitull me vete duke e bashkeshoqeruar me disa krijimtari poetike te famshme boterore nder shekuj dhe i bashkangjiti studimin kritik te vetin mbi mendimin letrar shqiptar dhe atij te huaj (“Ftese ne Studio”). Kam kujtuar se ky punim duhel konsideruar si autokritika e Kadarese mbi te gjithe ate qe kishte shkruar deri atehere dhe si vija ndarese e krijimtarise me ndikim bolshevik nga ajo me ndikim evropianoperendimor, por edhe kjo kujtese nuk paska qene e sakte. Me kete punim shkrimtari Kadare nuk qenka ndare perfundimisht nga diktatura dhe ndikimi i saj politik mbi vepren e tij; pasi pas nje viti botoi studimin: “Ardhja e Migjenit ne letersine shqipe”, ku mbizoteron pikerisht kjo politike

Por ajo qe i dha emer dhe u perdor nga propoganda enveriste ishte proza e shkrimtarit Kadare. Duhet thene qe ne fillim se proza e shkrimtarit Kadare eshte ne perputhje te plote me interesat e diktatorit dhe te partise se tij komuniste, sipas stilit bolshevik. Dhe po te shikosh kete perputhje do te kuptosh qe stili i shkrimtarit nuk paraqet me interes dhe eshte i pakuptimte ne lidhje me permbajtjen e prozes se Kadarese. Eshte pikerisht kjo pike qe e rrezon nga piedestali i madheshtise absolute shkrimtarin e periudhes komuniste; dhe jo vetem shkrimtarin Kadare. Duke marre ne konsiderate shkrimtarin Kadare ne njekohesisht kemi konsumuar te gjithe produktin letrar te epokes komuniste ne kete drejtim, por nga ana tjeter kemi perjashtuar tiparin dallues te Kadarese ne raport me shkrimtaret bashkekohes; tani ky tipar nuk paraqet me interes dhe eshte i paperfillshem ne raport me historine e mendimit letrar shqiptar. Ne fakt vetem pas ketij tipari kane vrapuar te ashtequajturit kritizere te vepres se Kadarese dhe vetem kete tipar kane vene ne dukje pergjate gjysem shekulli. Meqenese kete tipar e kane vene ne dukje mbi nje duzine kritikesh te shkrimtarit Kadare e shoh te aresyeshme te merrem vetem me permbajten dhe stilin e ndertimit te prozes se Kadarese duke marre ne konsiderate faktorin KOHE te saj, por duke i kushtuar nje nenkapitull me vete.

Romani i pare dhe i propoganduar si me pompozi i shkrimtarit Kadare eshte Gjenerali i ushtrise se vdekur, i shtepise botuese Naim Frasheri, Tirane 1963 (ne serine e Vepres Letrare te Ismail Kadarese, Tirane 1981, eshte vellimi 3; ndersa ne serine Vepra te Onufrit, Tirane 2007, eshte vell. 2). Ne te vertete, per nje njeri qe ka qene rob i perjetshem i historiografise enveriste, ky roman ka nje bukuri te vecante: argumenton bindeshem triumfin e armatave partizane mbi korparmatat fashiste. Por per nje njeri qe guxon dhe hedh dyshime mbi vertetesine e asaj qe quhet “lufte nacional-clirimtare” shqiptare dhe merr ne konsiderate vetem dy data (10 korrikun 1943, si daten e formimit te Shtabit te Pergjithshem partizan, dhe 8 shtatorin 1943, si daten e kapitullimit te Italise Fashiste) ky roman nuk eshte i tille. Gjenerali i ushtrise se vdekur eshte ndoshta antiromani me tipik shqiptar qe pasqyron ne menyren me ireale dhe te pavertete nje lufte qe nuk ka ekzistuar kurre jo vetem me ato permasa qe pasqyron romani, por qofte edhe si ngjarje. Kur ne tashme kemi vertetuar se PKSh nuk eshte formuar me 8 Nentor 1941, por ne fund te Marsit 1943 (per kete shih Gazeta 55 dt. 18-19/11/2008), e kemi mjaft te lehte te bejme pyetjen: cila eshte lidhja midis ushtrise “se vdekur” fashiste dhe komunizmit shqiptar te Enver Hoxhes (ky i fundit e ka drejtuar realisht luften me detyren e Komandantit te Pergjithshem vetem 187 dite, 27 maj 1944 – 29 nentor 1944)? Pra romani i Kadarese nuk paraqet nje realitet historik, por kerkon t’i imponoje lexuesit shqiptar nje mashtrim historik te shpikur me rastin e 20 vjetorit te fitores se antihistoricizmit mbi Historine e Popullit Shqiptar nga ana e diktatorit. Cfare vlere ka ne kete rast stili, bukuria e figurave letrare, apo bukuria e pershkrimit te ngjarjeve te shpikura? Mos valle shqiptaret duhet te pranojne kete bukuri relative dhe te imponuar perpara te vertetave historike? Per ta thene me hapur komunizmi enverist nuk ka asnje lidhje hapsinore me fashizmin italian dhe cfare eshte thene deri me sot eshte vetem genjeshter ne fuqi infinit. Por, akoma me tej, nga studiuesi Novruz Shehu ne librin e tij “Jeta ne skaner”, vell. 1, marrim vesh qe historia e vertete e “Gjeneralit te ushtrise se vdekur” nuk paska lidhje me ushtrine shqiptare, por me luften italo-greke dhe gjenerali italian qe paska ardhur ne Shqiperi me 1959 na paska kerkuar eshtrat e ushtareve italiane te rene ne ate lufte (Gazeta Shqiptarja. Com, dt 14.01.2015).

Pas kater vjeteve boton nje permbledhje tregimesh dhe reportazhesh me titullin Qyteti i Jugut, Naim Frasheri, Tirane, 1967. Ky botim pati si hapje tregimin “Qyteti i Jugut” ku flitet per Gjinokastren edhe pse nuk ja permend emrin asnjehere. Ky tregim ka nje vecori letrare te pazbuluar nga kerkush, por qe me ka rene ne sy vetem pasi jam njohur me vepren e Av. Dr. Vasil K. Dilo mbi kete qytet: Kadareja ne kete tregim ka fshehur thelbin historik intelektual te qytetit duke e paraqitur popullaten e tij si nje bashkesi qe jetonte jashte kohes historike te shqiptareve dhe merrej vetem me thash e theme e perralla te percunduara. Figurat e familjeve te verteta historike te gjinokastriteve nuk ekzistojne per Kadarene, por banoret e vertete te Gjinokastres jane hamejt, kasapet, Avdo Babaramo, Murajt, magjistaret, familja e tij, Dino Cicua, italianet, lufta, traktet dhe te gjitha keto lidhen se fundmi me partizanet dhe terrorin e kuq. Po ta lexosh sot kete tregim dhe te mos kesh informacion per qytetin e Gjinokastres mund te thuash pa frike: nje qytet pa historine me te vogel dhe pa zhvillim civilizues. I tille te kete qene valle? Te pakten ky tregim keshtu e paraqet ate pergjate periudhes se luftes 1939-1944. Loja ne kete rast nuk eshte veshtire te kuptohet, por me ka habitur heshtja e banoreve te lashte te atij qytetit dhe patetizmi qe ata kane pasur per diktatorin. Kadareja i ka bere helozhe diktatorit sipas menyres qe i ka pelqyer ketij te fundit per ta paraqitur te ardhmen komuniste si piken nevralgjike te ndryshimeve historike dhe kjo perben esencen e shkrimtarit Kadare ne fushen e tregimeve, por dhe permbajtjen e te gjithe vellimit ne fjale (kapitulli me reportazhe dhe ese).

Me 1967 ne Prishtine botohet romani i ri i Kadarese: Dasma (nje variant i shkurtuar i romanit u botua ne revisten “Nentori” Nr. 8 te po atij viti). Qe nje roman qe u fut me shpejtesi ne listen e librave shkollore, por qe mbas 15 vjeteve u eleminua nga lista e veprave te Kadarese duke mos u botuar ne korpusin e “Vepra Letrare” (1981-1989), vell. 8, dhe “Vepra” te Onufrit (2007-2009), vell.  4, me titullin e botimit origjinal. Kadare i ndryshoi titullin duke e kaluar nga nje titull etnografik ne nje titull biologjiko-social: “Lekura e daulles”. Por ne botimin e “Onufrit” ka kete shenim: “Romani “Lekura e daulles” eshte botuar me kete titull ne vitin 1967, ne revisten “Nentori”. Nje vit me pas ka dale si liber me vete nen titullin “Dasma”. Me pas, pas shkurtimeve te ndjeshme, eshte ribotuar me 1981 me titullin e kahershem “Lekura e daulles”. / Zanafilla e romanit ka qene novela “Dasma e cuditshme” me subjekt prishjen groteske te nje dasme, si hakmarrje ndaj nuses, prej te dashurit te fyer. / Ndonese e shperfilluar prej autorit, romani eshte perkthyer ne disa vende perendimore nga botues te majte, perpara “Gjeneralit te ushtrise se vdekur”. Nje radio-dramatizim i vepres, me titullin “Dasma dhe fantazma”, eshte bere prej BBC-se se Londres me 1969.” (f. 359).

Romani u shkrua si nje vazhdim i fjalimit te 6 shkurtit 1967 te Enver Hoxhes duke perbashkuar luften kundra fese, zakoneve te vjetra, kanunit; revolucionit kulturor; jetes se re qytetare. Ne realitet romani eshte nje perplasje midis historise mijeravjecare te Popullit Shqiptar dhe antihistorise se imponuar enveriste duke mos pasur asnje esence letrare, por duke paraqitur perfekt politiken e re qe po aplikohej ne Shqiperi prej 23 vjetesh. Ne realitet romani “Dasma” eshte nje pasqyrim real i ndryshimit te njeriut prej politikes dhe konkretisht i ndryshimit te shqiptareve prej enverizmit, edhe pse Kadareja ketij ndryshimi nuk i ka dhene rendesi. Shqiptaret kane kohe akoma per te mesuar se cfare ka ndodhur me ata dhe se si eshte ndryshuar karakteri i tyre pergjate epokes se diktatorit dhe se sa antishqiptare jane sot (2014) te gjithe shqiptaret.

Po kete vit Shtepia Botuese “Naim Frasheri” boton nje permbledhje vjershash te mbledhura dhe te perkthyera nga Ismail Kadare me nje parathenie te Eqrem Bibes prej nga marrim vesh se “Lufta me armikun e perbashket qe po bejne popujt e botes na jep te drejten ta quajme kete vellim me emrin “Gjemojne kontinentet”, por qe nuk gjendet ne librin bibliografik te Jorina Kryeziu (Shkreta). Vecova nga ky liber titujt e dy vjershave: njera me autor Xhon Braun (Australi) “Te luftosh si Lenini” dhe tjetra e Paskual Beltran (Spanje) “Kenge e femijeve spanjolle per Leninin”, per te kuptuar permbajtjen e ketij vellimi dhe per cfare i ka sherbyer ai popullit shqiptar ne ate vit te mbapsht te krimit komunist.

Me 1970 botohet ne Tirane romani “Keshtjella”. Kadareja me kete roman plotesoi nje detyre dypermasore: pasuroi kompleksin letrar me rastin e 500 vjetorit te vdekjes se Heroit tone Kombetar, Gjergj Kastriotit Skenderbeu, gje qe duhet ta kishte bere qe me 1968, dhe e paraqiti epoken otomane si pushtuese, shkaterruese te jetes se banoreve vendas qe duhej te shihet sot me nje paragjykim percmues, por pa e quajtur asnjehere me emrin e vet te kohes (Kadareja i quan gjithmone turq dhe jo otomane, sic e kishin emrin ne realitet). Qe ne fillim autori ve ne ballance boten e relacionit midis se rese otomane dhe te vjetres evropiane edhe pse permasen e vertete te se ciles si zor ta zoteronte sakte ne ate kohe kur e botoi, por edhe sot ky eshte nje parameter qe nuk e ka akoma permasen e sakte (f. 5 sipas variantit ne “Vepra Letrare”, vell. 4).

Romani “Keshtjella” ka luajtur nje rol te madh ne arsimin e detyrueshem shqiptar, pasi ai menjehere, pas botimit, u fut ne grupin e librave qe shoqeronin lenden e letersise ne shkollat tetevjecare dhe te mesme. Une kam bindjen se asnje mesues i letersise nuk e ka kuptuar ndonjehere aresyen perse duhej edukuar rinia shqiptare me urrejtje ndaj otomaneve qe ne bankat e shkolles, kur, nga ana tjeter, propoganda shteterore dhe diktatori nuk linin gje pa thene kundra Evropes Kapitaliste dhe Lindjes Revizioniste edhe pse ato kishin qene ne kontradikte te thelle politike per kohen qe ben fjale shkrimtari Kadare.

Permbajtja e romanit “Keshtjella” i ka detyruar shqiptaret e kohes te krijojne dy linja botekuptimore: 1 – te urrejne boten otomane dhe bashke me te ka tentuar te njejten pikepamja edhe per boten e sotme turke; 2 – t’i mbushe mendjen shqiptareve qe kane bere namin ne lufte kundra pushtuesve historike dhe jane nje popull qe lufton per liri e pavaresi kombetare. Ne qofte se e para ishte thjeshte nje imponim paragjykues politik, e dyta ishte nje komplikim i historise se Populit Shqiptar dhe fshehja e te vertetave qe kishin ndodhur pergjate 2500 vjet histori evropiane. Asnjehere dhe asnje shqiptar intelektual nuk ka qene i afte te vertetoje aresyen perse shqiptaret e kohes se mesjetes se vone evropiane nuk i kane pasur ne asnje permase mundesite per te realizuar domosdoshmerisht nje lufte midis Perandorise me te madhe Feudale te Njerezimit dhe organizimit social te tyre. Epoka e Gjergj Kastriotit eshte pare gjithmone ne menyre paragjykuese dhe politike pa i percaktuar asnjehere elementet sociale qe e shoqeronin ate. Eshte kjo aresyeja perse te gjitha librat mbi Skenderbeun (kam parasysh Barletin, Naim Frasherin, Fan Nolin e shume studiues te tjere qe kane shkruar per te) nuk jane libra historie, por me se shumti jane libra politike per ta detyruar Popullin Shqiptar per t’u organizuar ne lufte kundra Perandorise Otomane (shek. XVI-XIX) dhe te kishin nje paragjykim negativ per Turqine Moderne (shek. XX). Ne te vertete problemi i marredhenieve historike me Perandorine Otomane eshte sot nje problem kyc per shkencen e historise shqiptare, pasi te gjitha perfundimet mbi kete teme jane te ngaterruara me politiken per aresye qe e kapercejne interesin shqiptar. Problemi shtrohet shume thjeshte: 500 vjet histori politike midis Perandorise Otomane dhe popullates shqiptare kane qene ne favor apo kundra interesit te ekzistences se kesaj te fundit. Pergjigja nuk eshte kaq e thjeshte sa mund te duket. Problemi i ekzistences se Popullit Shqiptar edhe sot eshte e ngaterruar nga faktoret politike jashteshqiptar. Fakti qe ne kete teme ngaterrohen ndjenjat private, interesat e individeve dhe, te gjitha keto, jashte kontekstit historik tregon se permasa e pergjigjes eshte tej mase e veshtire dhe kerkon nje permbyseje te te gjithe asaj qe quhet botekuptim. Por shkrimtari Kadare pa i marre parasysh te gjitha keto nuk e ka per gje te jete ne unison me politiken e kohes dhe me ane te ketij romani t’u tregoje shqiptareve ekzistencen e nje armiku imagjinar te dikurshem pa vene ne dukje ne asnje rast cfare te mire u ka bere shqiptareve politika 500 vjecare e Perandosise Otomane qofte edhe sipas sentences: “Cdo e keqe e ka edhe nje te mire!” (ne fakt sentenca eshte: “cdo e mire e ka edhe nje te keqe!”). Realisht kjo eshte nje teme tipike historike dhe asnje shkrimtar i cfaredo kalibri qofte dhe ne cfaredo lloj kohe qe te kete ekzistuar, nuk eshte i afte t’i jape nje pergjigje te sakte dhe perfundimtare. Ky eshte problemi me tipik i Shkences se Historise dhe kerkush nuk mund te thote nje mendim sado te vogel te sakte. Ndryshimi i hapsires sociale nga ana e botes se relacioneve shoqerore e kerkon medoemos ndryshimin e botekuptimit te sotem, por edhe te metodikave analitike qe marrin ne konsiderate Boten e Njeriut.

Por kryesorja ne romanin “Keshtjella” duhet konsideruar linja e dyte dhe kjo ka qene nje nder pikat kulmore te propogandes komuniste te diktatorit shqiptar. Kjo eshte e lidhur me mundesine e ekzistences se karakterit luftarak dhe kryengrites te Popullit Shqiptar duke qene tema kryesore e formatimit shpirteror te karakterit te tij pergjate 50 vjeteve te diktatures komuniste, pamvaresisht nga e verteta historike dhe pamundesia shoqerore e shqiptareve per te qene te tille. Menyra e vertetimit dhe argumentimit te ketij fakti tregon se shkrimtaret shqiptare te epokes enveriste kane qene nga fillimi deri ne fund ne kunderti me faktoret historike qe formatuan Popullin Shqiptar pergjate 1300 vjeteve te fundit te jetes se tyre dhe kjo nuk eshte kuptuar ne asnje permase duke u sajuar elemente subjektive praktikisht te pamundur. Ku e kane lexuar keta shkrimtare se mund te ekzistoje frymezimi per kryengritje politike kur kjo e fundit nuk ekziston ne asnje perrmase. Mungesa e prones private nder shqiptare ve nje pikepyetje te madhe mbi shpjegimin e jetes historike te tyre pergjate 500 viteve te fundit, te pakten. Atehere ngelet per te shpjeguar perse kryengritjet e shqiptareve kundra masakrimit historik te realizuar nga serbet pergjate ketij 500 vjetori eshte bere ne piken e kontaktit me ta dhe jo ndryshe dhe askund tjeter.

Pikerisht per te mbuluar kete aneks te historise se Popullit Shqiptar eshte sajuar romani “Keshtjella” duke nenkuptuar ngjarje te paqene dhe te pamundura historikisht. Per te mos pranuar kete tjetersim, kerkohet ndryshim te mentalitetit tone dhe, mbi te gjitha, ndryshim te metodikave teorike qe marrin ne analize mendimin historik boteror, gje qe mungon ne vepren e Kadarese.

Analiza kohore e vepres se shkrimtarit Kadare tregon se ajo nuk ka nje linje te vetme ne permbajtje qe te perputhet me idete e nje shkrimtari (ky eshte defekti me i konstatueshem i vepres se Kadarese). Vepra e Kadarese eshte nje udhetim pa adrese ne shoqerine shqiptare dhe kjo duket mirefilli kur e analizon vepren e tij ne kohe.

fig.2 (ne Vietnam gjate luftes, ne nje bateri kunderajrore)

Pas nje viti boton nje nder veprat me te trajtuara gjithe hipokrizi nga kritika e kohes. Fjala behet per Kronike ne gur”, roman; te Shtepise Botuese Naim Frasheri, Tirane, 1971. Ne fakt eshte nje zgjerim i tregimit “Qyteti i Jugut” me rreth mbi tre here ku perceptimi mbi boten e re qe po afrohej ishte i barabarte me vete tregimin e kahershem. Autori i kishte dhene rendesi pikerisht kesaj bote te re dhe me sa duket ky duhet te kete qene shkaku kryesor i evoluimit te tregimit ne roman. Eshte vepra e pare e publikuar nga shkrimtari Kadare ku ai rishikon ne menyre zgjeruese vepren e vet pa ja ndryshuar thelbin. Esenca e romanit eshte transformimi i shoqerise primitive shqiptare ne nje shoqeri perparimtare nepermjet ideologjise se re qe po imponohej ne Shqiperine e “pushtuar” nga nazi-fashistet dhe kjo ne qytetin e lindjes se diktatorit. Nuk eshte pa domethenie pergjithesimi i procesit lindes nga Gjirokastra, sic nuk eshte pa domethenie imponimi politiko-ideologjik i diktatorit drejt te gjithe Popullit Shqiptar pergjate 45 viteve te diktatures ku roli i shkrimtarit Kadare na  rezulton i qenesishem.

Ishte koha kur ne Shqiperine komuniste roli i shkrimtarit behet percuesi i politikave aktuale te brendeshme e te jashtme dhe Ismail Kadare ka dhene kontributin e vet modest. Si rezultat i udhetimeve nderkombetare po kete vit boton broshuren “Linja te largeta – shenime udhetimi” ku pershkruan rrugen e bere ne Kine (1967) duke treguar per madheshtine dhe fuqine e botes se re si kunderpergjigje te botes se vjeter me filozofe idealiste, intelektuale borgjeze, e degjenerim letrar; ne Vietnam (1967) ku flet per qiellin dhe luften  me amerikanet  (fig. 2);  e  pastaj  per  veren  ne  Finlande  ku marrim vesh se kishte finlandeze qe bertisnin “Rrofte Enver Hoxha” (f. 71); duke e mbyllur me udhetimin ne SHBA si pjestar i delegacionit te rinise ne Kongresin boteror te Rinise organizuar nga OKB-ja (1970) ku analiza e shoqerise amerikane e coi ne perfundimin se kishim te benim  me nje bote ne renie (f. 85-113).

Studimi i vepres gjysem shekullore te shkrimtarit Kadare nxjerr ne dukje nje veper pa shume buje, por me nje permbajtje qe ka sherbyer per edukimin masiv te shqiptareve pergjate viteve 70-80 (por, pasi ta lexoni vepren dhe ta krahasoni me kritiken e sotme historike, nuk duhet  te thone qe shkrimtari Kadare nuk ka luajtur asnje rol ne edukimin komunist te shqiptareve pergjate epokes se diktatures enveriste; nuk duhet te thoni se ai ka qene nje desident i asaj diktature). Aresyeja perse e vecova kete pjese nga i gjithe studimi eshte e lidhur me nje artikull pseudoimformativ dhe krejt formal me autor Minella Aleksi (gazeta “Panorama”, dt 12 dhjetor 2014, f. 20), sipas te cilit na paskan ekzistuar sulme ndaj Kadarese per te penguar dhenien e cmimit “Nobel” (permendet Adrian Vehbiu dhe perkthyesi nga shqipja Aldo Doda) duke e mbyllur artikullin me nje postulat spekulativ: “letersia eshte sfere shpirterore e njeriut, pasion dhe formim botekuptimor. Letersia e Kadarese eshte vlere shpirterore e nje populli te tere. Nuk perben biznes spekulantesh”. Keshtu qe kam rast t’i tregoj se ne qofte se pranojme qe letersia na qenkerka pasion dhe formim botekuptimor, atehere Kadareja nuk eshte vlera shpirterore e Popullit Shqiptar, por vlera shpirterore e diktatures dhe vepra e tij nje biznes politik spekulativ qe ka sherbyer per te zmadhuar permasen e diktatures (shume te burgosur politike dhe te pushkatuar jane te lidhur me fjalen e lire dhe krijmtarine letrare. Te pakten ajka intelektuale e Kombit Shqiptar, Kleri Katolik Shqiptar, i eshte nenshtruar kesaj permase te diktatures ku Kadare ka gishtin e vet te drejteperdrejte). Nuk e di a e ka lexuar Minella Aleksi studimin e Kadarese: “Autobiografia e popullit ne vargje”, por gjithsesi per t’i hequr cdo forme dyshimi mbi budadallekun postulativ qe ka shkruar po i jap te zberthyer ate qe ai si kritik nuk e kupton dot per efekt te keqformimit tij edukativ dhe keqarsimimit politik qe i kane imponuar qe ne bark te nenes me pretendimin qe servilizmi dhe hipokrizia nuk jane karakteristike e kritikes serioze dhe bordi i dhenies se cmimit “Nobel” nuk merret me te tilla probleme qe kritiku Aleksi u afron shqiptareve ne menyre mashtruese. Ka nje te vertete krejt tjeter per tjeter dhe une po ja tregoj jashte cdo biznesi politik dhe ekonomik.

Viti 1971 ne vepren e Kadarese ka nje perzierje temash sa ne lemin poetik, sa ne romane, sa ne pershkrime udhetimesh e deri ne analiza filozofike. Ne kete vit botoi studimin mbi poezine popullore: “Autobiografia e popullit ne vargje” (per baze kam marre nje ribotim te vitit 1980) ku shpalosi te gjithe arsenalin e tij kulturor ne fushen e filozofise, historise dhe letersise. Per nje studiues te historise se Popullit Shqiptar te shek. XIX-XX eshte pak e veshtire te dalloje shpikjet ne kete fushe te bera nga historiografia enveriste, por ne fushen e letrave kjo eshte teper e lehte. Te pakten vepra e mesiperme e Kadarese eshte ne perputhje te plote me menyren se si enverizmi e sajoi historine e popullit tone: duke mohuar historine reale dhe duke shpikur historine ireale deri ne pamundesi. Vepra ne fjale ka pikerisht kete karakteristike, pasi ajo nuk ben fjale per vargun poetik te eposit shqiptar dhe te krijuesve te letersise shqipe, por per vargjet popullore te sajuara nder 1-2 shekujt e fundit (dhe kjo me shume dyshim) ku Kadareja dallon pagabueshmerine mjeshterore te popullit, i cili vendos ne raporte te drejta “midis elementeve realiste dhe mrekullore, midis bashkekohores dhe te perjetshmes, midis konkretes dhe abstraktes, midis materies dhe shpirterores” (f. 66). Ne realitet ne kete veper Kadareja tentoi te pajtoje mashtrimin bolshevik filozofik me piketat materialiste te hedhura pergjate shek. te XIX dhe te dyja keto kerkoi t’ja injektoje dinamikes sociale te shqiptareve pa i shkuar ndermend ne asnje permase mbi ekzistencen e nje pamundesie ne kete drejtim. Libri ne fjale ka nje tendence te theksuar devijacioni mbi te vertetat e poezise shqiptare nder shekuj duke i ngushtuar jo veten hapsiren, por kryesisht autoresine. Kete liber jam i detyruar ta analizoj hollesisht, pasi Kadareja na ka dhene mundesine t’i percaktojme edhe karakterin e veprave nder vitet e diktatures mbi cbaze dhe u krijua miti Kadare. Dhe ky mit e ka pikenisjen pikerisht me kete veper studimore me karakter teper empirik dhe teper larg perqasjes reale me vargun poetik qe edukoi breza te tere shqiptaresh perpara se Plaku i Vlores te ngrinte Flamurin e Pavaresise, por dhe gjate mbreterimit te Zogut te I-re.

Sipas Kadarese “shtrirja horizontale, qe ngerthen brendaperbrenda vetes poema popullore shqiptare, eshte me te vertete e pashembellt” (f. 46). Me qellim, apo pa qellim Kadareja i eshte shmangur rrugeformimit historik te poemes shqiptare. Defekti ne kete rast qendron ne mos percaktimin e ekuacioneve klasike te formimit te tyre dhe ne ndryshimet qe vargu poetik shqiptar ka me te. Kjo gje ben qe zberthimi i realizuar nga Kadareja te jete krejt formal dhe pa domethenie teorike ne fushen e letersise, por krejt i domosdoshem per politiken e diktatorit (kete gje Kadareja nuk ka qene i afte ta mbuloje, bile as qe ka tentuar ta beje ndonjehere). Ne kete rast Kadareja ka perdorur metoden e zmadhimit artificial te dukurise duke e mbyllur me pyetjen percaktuese: “Duke hapur atlasin e poemes popullore shqiptare, duke pare rrethinat, provincat, kolonite fantomatike te metropolit poetik shqiptar, vetvetiu  bejme  pyetjen :  si  mund  te krijohet  ky “comonwelth” i papare artistik dhe pse?” (f. 51). Gjeja e pare qe shtrohet  ne kete pyetje eshte: a eshte e vertete kjo dukuri? Kadareja nuk ka se si ta dije, pasi ai nuk e njeh materializmin filozofik ne asnje element (shkolla bolshevike, ku ai ka perfunduar studimet universitare, eshte shembulli me tipik, ne historine e mendimit filozofik boteror te te gjithe koherave, ku eshte aplikuar antimaterializmi filozofik si filozofi perparimtare dhe materialiste), qe per boten shqiptare, kjo permase e nje forme letersie, eshte praktikisht e pamundur. Ne qofte se eshte e vertete ekzistenca e kesaj permase, atehere mendimi letrar shqiptar eshte zmadhuar artificialisht nga analistet dhe studiuesit e fushes letrare per aresye politike dhe kete kerkoj te zbuloj tek Kadareja. Pamundesia eshte e lidhur me ligjin e zhvillimit kohor-hapsinor te popujve, kur kemi pranuar qe paraardhesit e sterlashte te Popullit Shqiptar jane themeluesit kohor te Races se Bardhe dhe per kete permbajne shpejtesine me te vogel te zhvillimit social ne kontinent. Atehere si mund ta kene shqiptaret permasen e vargut poetik te perfshire ne tre kontinente? Kadare e ka kuptuar qe shqiptaret nuk do ta besonin, atehere beri shpikjen e radhes: ia injektoi kete zbulim kritikes letrare te viteve 30, sipas se ciles kjo kritike “e kerkoi ne levizjen e njeriut shqiptar brendaperbrenda Perandorise Otomane, si dhe jashte kufijve te saj. Natyrisht qe levizja e shqiptarit, prania fizike e tij neper ati vise, qe ai vit pas viti e shekull pas shekullit ia ka shtuar dalengadale truallit te tij poetik duke e rritur ate gjer ne permasat kolosale, eshte nje faktor i rendesishem per shpjegimin e fenomenit. Mirepo duke qene i rendesishem ai nuk eshte kurrsesi i mjaftueshem, madje ai nuk eshte as kryesori ne kete shpjegim” (f. 51). Duke perdorur lodra fjalesh Kadare i shmanget thelbit te problemit (pasi ai nuk na ka dhene asnje shembull konkret te kesaj kritike) dhe ne asnje rast nuk zbulon shkakun perse ne poezite shqiptare te shek. XIX-XX termat gjeografike kane kete shtrirje formale. Ne asnje rast Kadare nuk i thote lexuesit se cfare roli ka luajtur kjo lloj letersie ne zhvillimin e Popullit Shqiptar dhe kush eshte pergjegjes per kete. Eshte nje nder ato libra te rralle te letersine shqiptare ku fakti eshte pa domethenie dhe nuk lidhet ne asnje hallke me veprimtarine e prodhuesit te vargut. E kupton se dicka nuk vete ne kete rremuje idesh dhe shpik gjene me te pamundur, per te cilen do te sajonte shume me vone idene negative mbi rolin e Perandorise Otomane ne zhvillimin e Popullit Shqiptar, duke vene ne plan te pare levizjen mekanike te individit shqiptar pa dhene ne asnje rast se cfare rrjedh prej kesaj, por duke evidentuar halucinacionet e diktatorit si te verteta historike. Sipas tij “s’eshte thjeshte levizja ajo qe shpjegon kete buisje kengesh. Ndoshta do te benim nje hap me teper drejt se vertetes po te theksonim se shqiptari ka futur ne kenget e tij sidomos ato vise ku ai ka dershur gjak, pra ku ka lene jeten. Trojet e huaja, te njomura me gjakun e tij, ato kufij te larget te shtetit te madh turk, ato rrefshira gjysme te vdekura ku ushtaret kryenin sherbimin, frontet e lufterave te shumta brenda dhe jashte mbreterise, jane vendet me te populluara me kenget” (f. 53). Leximi i ketyre rreshtave dhe pranimi si te vertete i tyre, con ne perfundimin qe se paku aplikimi politik i Perandorise Otomane na paska cuar ne pasurimin e vargut poetik shqiptar me terma gjeografike te nivelit nderkontinental. Qofte per nje historian, qofte per nje filozof dhe qofte per nje analist ngjarjesh, teresia e ketyre veprimeve eshte e  varur domosdoshmerisht nga politika otomane dhe perfitimi shqiptar eshte krejt i rastit dhe i varur nga ai ligj absolut i varesise se kohe-hapsires nga koha e lindjes, qe per rastin e relacioneve Perandori Otomane – popullsi shqiptar eshte ne favor te ketyre te fundit, por qe eshte teper veshtire te kuptohet nga shkolla e Kadarese (per ta thene hapur eshte problemi me kyc ne Shkencen e Historise ka prania e ekuacioneve te panumerta te zhvillimit e ben ate pjesen me te veshtire te vete Shkences). Ne kete pike Kadareja eshte kontradiktor me vetveten pasi nga njera ane pranon rolin e Perandorise Otomane ne zhvillimin e permases gjeografike te vargut poetik dhe nga ana tjeter pranon qe politika otomane eshe shkaktarja e prapambetjes se Popullit Shqiptar (polemika me Rexhep Qosen). Kjo gje, qe ka ndodhur per vargun poetik shqiptar nen Perandorine Otomane, nuk ka ndodhur me ashpersine e karakterit shqiptar pasi ne shqiptaret, sipas Kadarese, “kemi ashpersine europiane. Jo ate orentale, te Lindjes se Mesme, apo turke, por, e theksoj, ate europiane” (interviste ne radion publike polake. – gazeta “Panorama”, dt 27 qershor 2014, f. 21). Nuk eshte veshtire te kuptohet qe Kadareja luan me fjalet sipas interesit te castit pa ja kuptuar domethenien e asaj qe shpreh ne asnje rast. Dhe shqiptaret e kane ndjere “gjenialitetin” e Kadarese vetem ne ato raste kur ai u mvishte shqiptareve vecori te percaktimit superrelativ dhe kete e kane konsideruar dicka qe nuk mund ta bente kerkush dhe nuk e kishte bere asnjehere. Vini re nje rast te tille dhe lexuesi te konkludoje mbi permasen e mesiperme: “Interesimi i popullit tone per ate c’ka ndodh pertej kufijve eshte, vec te tjerash, eshte nje shenje mencurie te thelle nga ana e tij. Ne mungese te plote te institucioneve shteterore e kulturore, te diplomacise zyrtare, te botimeve, arkivave e shtypit, populli yne ka pasur nje nuhatje e pjekuri te tille, saqe te kuptonte se fati i vendit tone nuk ishte i shkeputur nga komplikimi i situatave nderkombetare. Populli yne ka ditur gjithmone te veshtroje pertej kokave te armiqve limitrofe. Ai e kishte kuptuar se jo gjithmone rreziku per vendin fillonte te guri i kufirit. Rreziku qellonte te lindte teper larg, diku ne Evropen Qendrore ose ne ftohtesine e stepave, madje akoma me larg, ne thellesite aziatike. Dhe qysh atje muza popullore me talent, zgjuarsi e diplomaci e kapte dhe jepte sinjalin per te” (f. 55). Shkrimtari mund te kete vecori te jashtezakonshme ne drejtim te fantazise dhe ai mund t’ja lejoje vetes te prodhoje edhe te pamunduren, por, ne fund te fundit, do te kerkohet sherbesa ndaj idese. Te gjitha keto “fakte” te paqena dhe tipikisht te pamundura ne ekzistence jane, kryesisht, edhe te pamundura ne perbashkim e jo me te jene karakteristika te nje popullate. Shqiptaret jane i vetmi popull ne kontinent qe nuk e kane njohur rrezikun dhe kjo jo per merite te tij. Eshte karakteristika me dalluese e tyre dhe qe i ben te ndryshem, ne kuptimin negativ, me popujt e tjere evropiane, por jo per faj te tyre; dhe kete gje shkrimtari Kadare nuk ka ditur  ta vere ne dukje e jo me ta zhvilloje. Duhet te jesh historian (jo i epokes komuniste) dhe filozof (jo i epokes komuniste) qe te mundesh ta besh kete zbulim dhe kete trajtim te vecorive te Popullit Shqiptar qe kurrsesi nuk te cojne ne ekzistencen e atyre parametrave qe fantazon Kadareja. Shqiptaret nuk kane ditur asnjehere te orientohen drejt, por e kane lene veten e tyre gjithmone ne dallgen e politikave nderkombetare dhe rastesia i ka nxjerre gjithmone ne breg. Varferia letrare dhe pamundesia e levrimit te ideve te tyre, te pakten, na e lejon t’ja ulim hunden Kadarese. Kulmi i zhvillimit te ideve letrare nder shqiptare qendron nen catine e Klerit Katolik Shqiptar dhe shkrimtari i epokes socialiste kete kerkon te fshehe duke ja atribuar populizmit. Nuk ka krahasim vargu poetik i krijuesve franceskane e jezuite (Imzot Vincenc Prendushi, Pader Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Dom Lazer Shantoja, Dom Ndre Zadeja e shume e shume te tjere) pergjate shek. te XX ne raport me te gjithe poetet dhe krijuesit shqiptare te te gjithe koherave. Eshte ndergjegja e tyre qe formon talentin, zgjuarsine dhe diplomacine e Kombit Shqiptar. Mos i kerkoni keto vecori ne asnje vend tjeter, pasi vetem Kleri Katolik Shqiptar perben ndergjegjen evropiane te Popullit Shqiptar nder 4-5 shekujt e fundit; eshte Kleri Katolik Shqiptar dhe vete krijuesi i Kombit dhe Shtetit te Shqiptareve pergjate 5 shekujve te fundit, te tjerat jane perralla dhe mashtrime qe shkrimtari Kadare i perdor per te shbere kete moral, kete ndergjegje dhe kete mbijetese te Kombit Shqiptar. Problemi nuk ka lidhje me idete letrare, por keto te fundit jane perdorur nga individet e Klerit Katolik Shqiptar nder shekuj per t’i krijuar diellin iluzor drejt te cilit duhej vrapuar dhe kete jo vetem shqiptaret e mijevjecarit te ri, por as shqiptaret e shekullit te kaluar nuk e dine. Eshte Kadareja qe e ka ndihmuar diktatorin ne kete mosnjohje; ja perse Populli Shqiptar eshte i keqarsimuar qe ne bark te nenes pas 1945.

Duke e kuptuar qe kjo pune studimore nuk do te jete kaq e lehte sa dukej, shkrimtari Kadare mundohet te kaperceje pengesat qe sjell mosnjohja e mendimit filozofik materialist. Per kete ai ka shpikur aresyet shkakesore, sipas tij, te levizjes se shqiptareve nder shekuj pa i shkuar ndermend qe kjo do te ishte nje nder piketat me te shtrembera te trashegimise helene dhe ate qe pat zberthyer gabim Aristoteli (kjo eshte tulla me e pare e Shkences se Njerezimit dhe ajo tashme eshte e rrezuar). Duke perbashkuar ate qe nuk ekzistonte me ate qe ishte trasheguar gabim nga lashtesia helene, shkrimtari Kadare do te shkruante ne kete studim:

“Persa i perket levizjeve, nuk eshte aspak i drejte shpjegimi i kritikes filozofike borgjeze te viteve ’30, sipas se ciles shkak per shtegtimet e shumta te njeriut shqiptar brenda dhe jashte Mbreterise Osmane, ka qene koncepti i tij individualist per lirine. Sipas ketij shpjegimi, shqiptari ne emer te lirise individuale e ka flijuar disa here lirine kolektive dhe keshtu e ka braktisur shpesh vendin e tij te roberuar per te qene individualisht i lire ne trojet e tjera. Ky eshte nje mendim kryekeput idealist, kunder te cilit flet gjithe historia e vendit tone”  (f. 58).

Fakti qe Kadare nuk ne ka dhene asnje shembull te filozofise borgjeze per kete problem, rezulton qe ai e ka shpikur kete, per te ndertuar ate qe nuk mund te ekzistoje dot. Perzierja e termave mbi llojin e filozofise, kur keto te fundit jo vetem qe nuk e kane prekur kete problem per paaftesi totale, pasi gjithmone koncepti levizje eshte konsideruar nje zbukurim filozofik, tregon se kjo teme eshte nje problem filozofik qe Kadareja nuk e ka kaperdire dot ne asnje permase. Raporti midis individit dhe bashkesise ne kontinentin evropian eshte aktual akoma vetem tek shqiptaret, por nga ana tjeter nuk di ndonje filozof ta kete prekur ndonjehere kete teme pasi ky raport nuk ekziston ne asnje popull tjeter te kontinentit. Atehere perse e ka futur ne linje kete raport Kadareja? Pergjithesisht levizja eshte konsideruar nje koncept mekanik dhe akoma shkenca nuk i ka diferencuar permasat e saj ne sensin cilesor. Ne kete menyre eshte kaluar ne levizjet shoqerore, por qe per kete rast nuk kane vlere, pasi termi shtegtim nuk pajtohet me levizjen shoqerore dhe eshte nje problem qe akoma nuk i ka dhene frutet e veta. Akoma me keq Kadareja ka tentuar te hiperbolizoje konceptin liri tek shqiptaret, duke e vecuar nga bashkesia. A ka ekzistuar ky diskutim ne vitet ’30 nuk e di, por di qe asnje filozof nuk ka qene i afte te perbashkoje levizjen me lirine ne funksion te botes njerezore (ekziston raporti liri-domosdoshmeri dhe eshte pika ku fillon spekullimi materialist i shek. te XIX) dhe ta paraqese si nje problem per shqiptaret e shek. te XX-te.

Historikisht problemi i lirise per shqiptaret dhe paraardhesit e tyre nuk ka ekzistuar kurre, pasi shqiptaret nuk e njohin kurre konceptin e roberise shoqerore. Kompleksi historik iliro-arberoro-shqiptar nuk e ka arritur asnjehere shkallen e skllaverise shoqerore si rezultat i vetezhvillimit autokton; skllaveria tek ky komples ka qene gjithmone i imponuar nga politika dhe fillon tek relacionet me helenet. Prishja e ketyre relacioneve ka cuar gjithmone ne shterpezimin e skllaverise duke mos qene asnjehere qelize shoqerore, por eshte ringjallur sa here qe bota e relacioneve ka imponuar politiken e re. Ne thelb te problemit shqiptar levizja dhe skllaveria nuk mund te pajtohen dot cka tregon se problemi eshte i sajuar per qellime te tjera nga ato qe pretendon Kadareja. Ai nuk na ka dhene asnje shembull historik te mospajtimit te ketij raporti me shqiptaret dhe rrjedhimisht nuk ka pasur se cfare te analizoje ne kete rast. Mjafton vetem te analizojme raportet e permbajtes se Statuteve te qyteteve Shkoder Drisht, Korce me Kanunet e Lek Dukagjinit e Skenderbeut dhe te gjitha keto me Kanunet e Laberise, Dibres dhe Lures per te kuptuar se termi skllaveri ne trinomin historik ilir-arber-shqiptar eshte nje shpikje e antihistorizmit enverist dhe veper e manipulimit historik te komunizmit shqiptar.

Ndersa problemi i levizjes se shqiptareve nder shekuj eshte krejt tjeter per tjeter dhe nuk ka lidhje me boten otomane. Ne kete rast Kadareja ka ndryshuar adresen dhe shkakun e ngjarjes, pasi eshte mbeshtetur ne pasojen e larget te tyre ku vargu poetik nuk mund ta zbuloje dot kete shkak. Akoma me keq Kadareja nuk ka dashur ta thote, dhe ketu fillon devijimi i ngjarjes, qe shqiptaret nuk e kane komanduar kurre historine e tyre dhe cvendosja e tyre masive ka filluar vetem ne kontaktin me sllavet. Problemi i levizjes se shqiptareve dhe paraardhesve te tyre vetem ketu e ka burimin, pasi ne te kunderten ai nuk do te kishte ekzistuar (flasim gjithmone per mijevjecarin e dyte  Pas Kri.). Dhe konkretisht kjo levizje ka ndodhur ne kohen e Perandorise Otomane, sepse shqiptaret kane jetuar politikisht nen kete perandori, por levizja e tyre nuk ka qene e kondicionuar vetem brenda saj. Shqiptaret nuk kane levizur kurre domosdoshmerisht. Ata kane qene te detyruar ta realizojne kete vetem per aresye qe nuk vareshin prej tyre, dmth krejt rastesisht dhe per aresye politike jashte tyre. Kjo do te thote se ata kane levizur edhe drejt perendimit dhe ketu duhej bere diferenca, duke perfshire edhe vargun poetik. Pikerisht kete u ka fshehur shqiptareve Kadareja ne kete pike, pasi ne te kunderten do te rezultonte ekzistenca e nje autobiografie ne vargje me permasa krejt te tjera dhe kjo nuk i ka pelqyer diktatorit. Une e kuptoj shume mire qe sot Kadare nuk eshte dakort me kete hapsire analitike, sepse e verteta eshte krejt ndryshe. Rastesia i ka detyruar shqiptaret te levizin drejt Perendimit dhe ne kete pike qendron thelbi i qenies shqiptar te tyre, por kjo ishte e ndaluar te pranohej ne ate kohe. Kaq e vertete eshte kjo sa shkrimtari Kadare e ka zhdukur kete veper nga seria e veprave te ribotuara dhe korpusi i vepres se plote te Kadarese, te botuar nga shtepia botuese Onufri – 2007, rezulton te mos jete i tille (ai eshte ribotuar vetem ne serine prej 12 vellimesh te shtepise botuese “Naim Frasheri”, Tirane 1981, vell. 12 – eshte kjo aresyeja perse e kam konsideruar kete veper te Kadarese te vjeter). Per te qene te sakte thelbi i vargut poetik ne letersine shqipe deri me 1944 (ai qe ka percaktuar ndergjegje kombetare te shqiptareve) eshte i paracaktuar pikerisht nga bota e marredhenieve (e levizjes) me Perendimin dhe instrumenti qe e ka realizuar kete ka emrin: Kleri Katolik Shqiptar; i cili per Kadarene eshte inekzistent ne kete studim, por, per fatin e keq te Kadarese, perfaqesuesi me me ze i Klerit Katolik Shqiptar eshte objekt i kritikes se tij ne fund te ketij libri dhe kjo vetem per t’i bere qejfin diktatorit.

Tendenca analitike e Kadarese ne kete studim vazhdon edhe me tej, tashme duke devijuar permbajtjen thelbesore te qenies shqiptar pergjate 400-500 vjeteve te fundit (ne fakt me kete konstatim Kadare ka dashur te mbuloje karakterin antishqiptar te letersise se realizmit socialist dhe eshte munduar te mbuloje esencen e aresyes perse Populli Shqiptar ishte nje popull evropian dhe ne saje te kujt). Akoma me tej, Kadare ka dashur te mbuloje qellimin per te cilin eshte krijuar vargu poetik shqiptar nder shekuj dhe kush eshte perfaqesuesi me me ze i ketij vargu nga pikepamja individuale. Vini re akrobacine qe perdor per te vene ne dukje ate qe nuk ekziston dhe te fshehe ate qe nuk dine shqiptaret e sotem:

“Hallet e njeriut shqiptar gjate jetes se tij te gjate kane qene te sferes ekonomike dhe shpirterore. Ato kane qene te pleksura dialektikisht ne artin e tij, ashtu si edhe ne jeten e tij. Ndarja metafizike e tyre ka cuar ne qendrime te skajshme dhe interpretime te gabuara te poezise se popullit. Perqendrimi i vemendjes vetem te elementeve mitologjike mrekullore (zanat, shtojzovallet, legjendat) etj. ne kurriz te elementeve realiste te prozes se perditshme eshte nje qendrim idealist, qe cungon dhe e varferon teper muzen popullore. Dhe anasjelltas, injorimi i elementeve mrekullore, gjoja ne emer te nje kendveshtrimi materialist te ceshtjes, rrezikon ta thaje nga nje drejtim tjeter gurren e popullit” (f. 66).

Duke u futur drejt e ne teme, Kadare as qe ja ka haberin se cili eshte raporti i njeriut shqiptar te sotem me shqiptarin historik autokton. E po te bejme kete krahasim (qe realizohet vetem mbi bazen e zhvillimit te qelizave sociale) do te dallojme qe shqiptari nuk ka pasur kurre halle, ato u krijuan  vetem pas 1945. Por me perpara bashkesia me emrin shqiptar ka pasur nje problem historik, te cilin e kane fshehur me shume djallezi, dhe qe lidhet me mbijetesen historike te tyre. Bile termi shqiptar eshte i lindur pikerisht ne kapercyell te jeteses me mbijetesen (fillim te shek XVII- midis viteve 1635 – 1643) dhe kjo jo per shkak ta karakterit autokton te zhvillimit, por si rezultat te rastesive politike te varura nga grykesia sllave ne konflikt me Perandorine Otomane. Keshtu qe problemi i zhvillimit shqiptar ne ato kohera ndodhet ne nje koflikt rastesor te krijuar nga shkalla e zhvillimit autokton me imponimin politik te realizuar ne brendesi te asaj perandorie, qe ne kete rast ka qene shpetimi i ketij zhvillimi. Cfare hyn ketu sfera ekonomike dhe ajo shpirterore kur problemet nuk vareshin nga thelbi i zhvillimit shqiptar? Bile ky konflikt rastesor nxjerr ne pah superioritetin e jetes se shqiptareve ne raport me iluzionin jetesor po te kishin jetuar te vetmuar deri ne ate kohe. Ky eshte problemi themelor i Shkences se Historise se Njerezimit: Ndryshimi i Njerit prej Njeriut si rezultat i botes se relacioneve universale. Dhe i gjithe ky problem, per shqiptaret, perjashton si sferen ekonomike ashtu dhe ate shpirterore duke i konsdieruar me permasa imponuese dhe aspak thelbesore. Eshte nje proces qe con ne perfundimin se shqiptaret dhe paraardhsit e tyre historike kane jetuar shume me mire se sa u takonte po te kishin qene te vetem nen presionin e zhvillimit autokton. Dinamika e zhvillimit kohor-hapsinor te shqiptareve eshte e deformuar ne favor te tyre shume me perpara se ata te dilnin ne histori me emrin qe i njohim sot. Keshtu qe problemi qe trajton Kadare nuk ka lidhje te drejteperdrejte me ato faktore, por sfera ekonomike dhe ajo shpirterore i nevojiten shkrimtarit per te sajuar motivet e perhapura te poezise popullore shqiptar. Dhe ne keto motive qendron tjetersimi i Historise se Popullit Shqiptar sipas nje platforme qe i interesonte diktatorit. Pa e filluar analizen e ketyre dy motiveve, me permasa te Kadarese, kemi arritur ne nje perfundim qe mund te shprehet qe tani. Tjetersimi i Historise se Popullit Shqiptar eshte bere vetem per nje qellim: te justifikoje komunizmin enverist. Dhe per kete Kadare ka sajuar motivin dypermasor te vargut poetik shqiptar si me poshte:

“Lufta dhe dashuria jane dy motivet me te perhapura ne poezine popullore. Ne jete dashuria ishte ne pergjithesi nje drame. Kjo drame ishte shpesh me te shtira armesh dhe shpesh e brendshme. Dashuri donte te thoshte konflikt, konflikt me shoqerine, me familjen, me zakonet, me pronen, me gjithshka. Dashuria ishte nje rrebesh i paligjshem, por i tmershem. Ne jeten e tij populli, ne shumicen e rasteve nuk e ka pranuar dashurine, kurse ne artin e tij nuk e ka denuar kurre. Nuk ka asnje kenge dhe asnje varg kunder dashurise. Kontradikta eshte e cuditshme. Ajo tregon se morali patriarkal, ne mos i eshte imponuar krejtesisht, i eshte renduar popullit nga strukturat e prapambetura shoqerore dhe se populli ne thellesi te shpirtit te tij, ka qene ne konflikt me te” (f. 71-72).

Te gjithe keto jane thjeshte pikepamje per te juatifikuar veprimin politik te enverizmit mbi Popullin Shqiptar, pasi platforma politike e diktatorit ne dy pika e goditi psikologjine e Popullit Shqiptar: a) i mbushi mendjen se eshte populli me luftarak ne bote; b) i detyroi te luftonin kunder kanunit dhe patriarkalitetit familjar si trashegimi te prapambetjes sociale te tyre per efekt te shtypjes shoqerore te realizuar nga pushtuesit shekullore. Problemet nuk jane thjeshte historike qe mund te rroken nga shkrimtari me nje te rene te lapsit. Te pakten materializmi filozofik, me aq sa ka qene i zhvilluar, ka tentuar t’i preke perpara nje shekulli e gjysem. Si mund te jete lufta motiv poetik ne nje popull kur ai nuk e njeh pronen private? Qe ne kete pike Kadareja ka stimuluar me ane te historise dhe eshte munduar qe imponimin politik te jashtem ta paraqese si produkt te zhvillimit te brendshem te shqiptareve duke u futur ne transhene e diktatorit. Pa e kuptuar, shkrimtari ka perdorur si argument metodik ate qe ka munguar e deklaruar tek materialistet e shekullit te XIX-te: ekuacionin e formimit te ideve politike ku perfshihet edhe prona private edhe lufta. Eshte ky boshllek qe ben te domosdoshme rishikimin e pozitave te atij materializmi te shitur tek shqiptaret si i perkryer. Nuk eshte lufta nje motiv i perhapur ne poezine shqiptare, por eshte poezia shqiptare dhe parashqiptare nje motiv per te vene ne dukje ate qe po i imponohej shqiptareve jashte platformes autoktone te zhvillimit te tyre. Ne realitet problemi eshte diametralisht i kundert me te dhe Kadareja nuk ka qene i afte ta evidentoje sakte procesin ne fjale duke treguar qe shprehite e tij jane sinonim i politikes dhe jo nje kritike letrare e thjeshte.

Shume me diskretituese eshte problemi i moralit patriarkal. Shqiptaret deri ne mesin e shekullit te XX-te e kane pasur patriarkalitetin familjar si shtyllen e zhvillimit social te tyre dhe ka qene komunizmi enverist ai qe e nxorri jashte binareve per te keqen e tyre. Pergjate 3000 vjeteve te fundit, te pakten, ne trojet e banuara nga shqiptaret e sotem ka ekzistuar mirefilli dualizmi social i shprehur sipas dy linjave: atij autokton dhe atij te imponuar nga jashte shoqerise autoktone pa krijuar ne asnje rast kontradikte. Bile ky dualizem ka qene thelbi i zhvillimit te shoqerise autoktone ne Gadishullin Ballkanit ku vetem shoqeria vendase ka mundur te perfitoje nga pikepamja e veprimit hapsinor, ndersa nga pikpamja kohore relatoret imponues e kane humbur ate duke u frenuar ne zhvillimin e tyre. Kjo do te thote se eshte e pamundur qe patriarkaliteti familjar t’i jete imponuar shqiptareve nga jashte, por ai ka qene rregulli i zhvillimit social te tyre konform kohe-hapsires te percaktuar nga nena jone Natyre. Keto jane probleme filozofike te pazgjidhura akoma sakte dhe Kadareja eshte viktime e perplasjes se materializmit intuitiv (shek. XIX) me materializmin bolshevik (shek. XX). Por ajo qe kuptohet lehtesisht tek Kadareja eshte perkrahja qe ai si shkrimtar i ka dhene diktatorit ne kete drejtim, kur ky i fundit i shpalli lufte shqiptareve ne qelizen familjare. Lufta kunder patriarkalitetit ne Shqiperine e viteve 70 nuk eshte nje lufte kunder prapambetjes sociale, sic jane munduar ta paraqesin kurdohere, por ka qene nje lufte kundra boshtit historik te zhvillimit te shqiptareve duke e futur Popullin Shqiptar ne lufte kundra vetvetes.

Por Kadarese i eshte dashur ta paraqese ekzistencen e patriarkalitetit familjar si te perenduar ne Shqiperi per t’i dhene rendesi nje procesi tjeter familjar, i cili ka qene dhe eshte i perbotshem pa e diferencuar dot vendin tone ne kete drejtim. Fjala behet per dasmen per te cilen Kadare pretendon se “eshte spektakli kryesor qe populli yne ka krijuar gjate shekujve. Asnje ceremoni tjeter, pagane apo fetare, e hershme apo e permortshme, zbavitese apo heroike, nuk i afrohet asaj” (f. 76). Ne qofte se e kemi te veshtire te ndjekim dualitetin social te perjetuar nga vendasit autoktone pergjate procesit historik mijeravjecar, ne procesin e dasmes kjo eshte lehtesisht e konstatueshme, te pakten ne keto 500 vitet e fundit (me dasmen e Katriotit te Madh). Ekzistenca e dualiteti social nder shqiptare kuptohet mirefilli ne dinamiken e familjes ku per cudi konflikti nuk ka ekzistuar kurre, por gjithmone ka ndryshuar permasa e elementeve te ekuacionit, dmth e vete ketij dualiteti ne favor te familjes monogame. Eshte tjeter pune qe ky proces mori zhvillim pas 1945, por asnjeri nuk eshte i afte te argumentoje sensin negativ apo pozitiv te asaj qe ka ndodhur ne Shqiperi ne kete drejtim (nuk duan te flas per prostitucionin e fshehte qe polli ne kete rast procesi enverist). Keshtu qe Kadare, ne kete rast, eshte treguar jo vetem empirik dhe formalist, por dhe mbrojtjes i katrahures familjare qe ndodhi ne familjet shqiptare pas 1945. Ne kete rast nuk kemi te bejme me progres ne qelizen familjare te shqiptareve, por ne shkaterrimin e karakterit individual dhe kolektiv te tyre ku rezulton qe shkrimtari Kadare na ka dhene kontribut real.

Per ne kete liber kemi edhe nje rast te cuditshem te deformimit te informacionit ndikues mbi studiuesin, prej nga kane rrjedhur pikepamje hipotetike mbi madheshtine e rreme te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre nder shekuj. Dhe kur mendoj se keto gjera jane thene ketu e mbi 40 vjet me perpara, arrij te kuptoj se deri ku shkon fantazia e Klubit i te Marreve te Madheshtise Shqiptare mbi rolin percaktues te botes iliro-shqiptare ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore (nuk po i permend librat e pafund qe jane shkruar ne Shqiperi pas 1991 per kete problem). Vini re kete rast tek Kadareja.

“Duke vizituar ne Stokholm, “Skensen-in”, fshatin e pergjithesuar, ku tregohet si kane jetuar suedezet gjate shekujve, dhe duke menduar se si mund te behet nje katund i tille tek ne, mendja te shkon se asnje arkitekture, asnje kronike apo studim historik, nuk eshte ne gjendje te ndihmoje per nje gje te tille me mire se poezia popullore shqiptare. Do te gjesh aty gjithcka per kete katund hipotetik, duke u nisur nga urbanistika e tij e gjer ne marredheniet me delikate njerezore, nga mizanskena e nje dasme e gjer ne varrin e ftohte, prej te cilit cdo cast mund te ngrihet i vdekuri per te shaluar kalin nen driten e henes” (f. 85-86).

Qe shkrimtarit i lejohet te shkruaje se cfare i pjell mendja, une nuk e ve ne dyshim, por qe ai duhet t’i therrase mendjes kur shikon se cfare prodhon nga mendja shqiptari i edukuar me frymen e tij nuk besoj se mund te kapercehet kaq lehte dhe mbi kete baze te sterthuhet qe shkrimtari Kadare eshte shkrimtari me i madh i te gjitha koherave (pronari i shtepise botuese “Onufri”). Mendjelehtesia e te shkruajturit te ketyre rreshtave, tregon formen botekuptimore te shkrimtarit shqiptar nder keto 70 vitet e fundit. Kadarese nuk i ka vajtur mendja qe kjo eshte absolutisht e pamundur dhe nuk ka asnje mundesi, qofte dhe vetem teorike, te ndodhe. Jo vetem pse bota skandinave ka nje diferencim thelbesor ne menyren e zhvillimit, por diferenca kohore e formimit te gjithesicilit popull eshte ne vlera kolosale. Keshtu qe eshte e pamundur te gjejme pika kontakti ne aspektin shpjegues te botes skandinave me ane te botes shqiptare. Por edhe po te nisesh ta kopjosh menyren se si eshte ndertuar ai muzeum etnografik ne Suedi perseri rruga eshte pa krye, pasi muzeumi nuk duhet te tregoje gjendjen, por menyren e rruges historike te formimit dhe zhvillimit te objekteve per te cilin dhe eshte ndertuar. Ne kete pike cfaqet defekti i muzeumeve shqiptare te cilat ne asnje rast nuk tregojne kete rruge (bile autoret e muzeumeve shqiptare i jane shmangur me qellim kesaj menyre te te ndertuarit te tyre jo vetem per paaftesi, por ne asnje rast ata nuk kane dashur te tregojne se gjithshka e botes shqiptare ka ndikimi evropian dhe otoman pergjithsisht). Keshtu qe ideja e Kadarese nga cdo kendveshtrim qe te rreket nuk eshte e afte te jape nje zgjidhje fitimprurese ne aspektin etnografik, historik apo gjuhesor per kete problem.

Sa me thelle qe futesh ne boten shpjeguese te fenomeneve shqiptare sipas metodes se Kadarese, aq me e madhe eshte sforca filozofike qe e kundershton ate. Por tani kemi hasur ne nje analize ku loja e fjaleve mund te merret si nje veprim desident pa i shkuar ndermend se po merrej me nje gje qe kerkush nuk kishte guxuar t’i jape pegjigje per efekt te dinjitetit shkencor qe karakterizon studiuesit evropiane neper shekuj. Eshte problemi qe edhe tek vete filozofia sunduese shqiptare te atyre viteve nuk ka qene i zgjidhur (kujtoj letren e Engelsit drejtuar F. Meringut, – 14 korrik 1893, –  mbi ate cfare nuk zgjidhi marksizmi; Marks-Engels, Letra te zgjedhura, f. 675). Per te qene i sakte duhet thene qe eshte problemi me i pa zgjidhur ne mendimin filozofik boteror te te gjitha koherave dhe pika ku ndahet Materializmi filozofik nga Idealizmi filozofik, por dhe pika qe percakton fundin e Mendimit filozofik boteror po u zgjidh sakte. Fjala eshte per dinamiken e Perendive Historike dhe lidhja e tyre me praktikat Njerezore. Sipas Kadarese:

“prirja per humanizimin e hyjnive ka shkuar edhe me larg ne malet tona. A nuk eshte shprehje e qarte e kesaj prirjeje perpjekja per ta shnderruar ne nje gjysmehyjni njeriun me te zakonshem, mjafton qe ai te te trokiste ne shtepi si mik? Qysh ne ate cast qe dera i hapej, udhetari pushonte se qeni njeri i zakonshem dhe ngrihej menjehere ne stadin e mikut, qe ishte per shqiptarin po aq i shenjte e i prekshem sa edhe hyjnite. / Dikujt mund t’i duket se ky shnderrim, kjo ulje permasash drejt permasave te njeriut e hyjnive shqiptare ne krahasim me hyjnite klasike greko-romake, eshte thjeshte nje degradim. Do ta pranonim kete aresyetim ne ate mase qe mund te pranohet qe thjeshtimi drejt trajtave njerezore i hyjnive greke ne krahasim me superhyjnite cnjerezore egjiptiane apo asyre, ka qene nje degradim” (f. 93)

T’i shkruaje keto rreshta pas 1967, dmth pas masakrimit te institucioneve fetare, sot pa dyshim qe duket si shprehje desidente per ate kohe. Por duke ditur gjendjen teorike te ideve fetare ne nivel boteror kuptohet qe pamja desidente e kesaj pjese eshte e genjeshtert. Nuk eshte  e veshtire te kuptosh qe ne kete fushe Kadareja eshte krejtesisht i paditur duke krijuar situata historike krejtesisht te pamundura. Idete fetare asyriane dhe ato helene nuk kane asnje pike kontakti ne aspektin historik; ato jane thjeshte paralele ne hapsire persa i perket prodhuesve te tyre duke pasur nje barazi formale si ide politeiste. Por kjo gje ndryshon kryekeput me perendite iliro-shqiptare dhe koncepti i degradimit nuk mund te qendroje tek bota shqiptare. Lidhja e figures se mikut me hyjnite tek shqiptaret nuk ka vend, sepse shqiptaret, ne menyre autoktone,  nuk e kane arritur ne asnje rast stadin e pranimit te hyut. Ai ka ekzistuar shume-shume me vone se perendite helene, ndersa perendite ilire jane shume-shume me te hershme se perendite helene duke fshehur nje sekret per historine e Evropes. Keshtu qe Hyu ne territorin e banuar nga iliro-shqiptaret ekziston vetem ne boten e krishtere dhe e gjejme te dokumentuar per here te pare tek Kanuni i Lek Dukagjinit sipas formules: “Shpija e Shqyptarit asht e Zotit e e mikut” (Krye i tetembedhjete – Ndera Shoqnore, Nye i nendedhetegjashte – Miku -, neni  602-639, At Shtjefen Gjecovi, OFM, “Kanuni i Leke Dukagjinit”, Botimet Franceskane, Shkoder, 2010, f. 66). Ne Kanunin e Dibres ky proces eshte krejt ndryshe persa i perket permbajtjes pasi lidhja e mikut me Zotin eshte ne funksion te te zotit e shtepise (Xhafet Martini, “Kanuni i Dibres”, Neni 1736, f. 393). Por permbajtja e Kanunit te Dibres nuk e ngre mikun ne poziten e Zotit te shtepise (po aty, Neni 1743, f. 394) duke e hedhur poshte pergjithesimin per formulen e Kadarese per te gjithe shqiptaret. E njejta situate paraqitet edhe ne Kanunin e Laberise (Kreu 5 – Miku, Mikpritja, – Neni 41-50. (Ismet Elezi, “Kanuni i Laberise”, f. 47-50). Atehere lind pyetja: cila zone e shqiptareve e permban emrin e mikut te lidhur me Zotin dhe perse i eshte dashur Kadarese ky pergjithesim? Nuk eshte e veshtire te kuptohet se ketu fillon loja e asaj qe Kadare ka dashur te ndryshoje ne karakterin e shqiptareve duke e transformuar nje imponim evropian ne nje karakteristike te brendeshme te shqiptareve. Me sa kam kuptuar kjo eshte nje dukuri mbareboterore e lidhur me nje faze te caktuar te zhvillimit te rendit te dikurshem boteror qe sot nuk ekziston me ne Evrope, por qe tek shqiptaret mbijeton per nje efekt natyror qe Kadare nuk ka ditur ta hulumtoje dot si duhet edhe pse e ka konstatuar ne nje rast. Kjo perkthehet ne faktin e qenies se prapambetur  te shqiptareve dhe tentativa per t’i shpjeguar fenomenet shoqerore me ane thashe e themesh qe sillte miku ne shtepi. Kjo vjen si rezultat i panjohurive te tyre dhe imponimit qe Evropa realizoi per afro kater shekuj mbi ta. Gjeni se kush e ka kryer kete imponim dhe instrumentin e perdorur dhe do te keni autorin dhe aresyen perse Miku dhe ZOTI  lidhen midis tyre tek shqiptaret, por kurrsesi ne permasen e Kadarese dhe sipas aresyetimeve qe jep shkrimtari. Por analiza ne praktiken hapsinore juridike tregon se Kadareja ka bere nje akrobaci te vogel. Nga njera ane analizon vargun poetik te misheruar ne popullaten jugshqiptare, ndersa nga ana tjeter merr virtytet historike te shqiptareve malsore te Veriut duke krijuar nje konglomerat social te parealizueshem ne planin praktik. Rruga historike e shqiptareve te Jugut ka avancuar me marredheniet paqesore me greket, kur e shqiptareve te Veriut ne luften shekullore kundra serbeve. Eshte nje nder shkaqet historike perse banoret e Jugut te Shqiperise nuk i kane njohur banoret e Veriut te Shqiperise deri ne vitet 20 te shek. te XX-te, por edhe aresyeja perse Miku dhe ZOTI ne Veri jane nje, kur ne Jug jane pa lidhje. Keshtu qe Kadareja pergjitheson nje virtyt te malcoreve pa vene ne dukje pamundesine e ekzistences ne pjesen tjeter te shqiptareve. Vini re se cfare ndodh ne ambientin e FB ku miqte e mi virtuale Cezar Ndreu dhe Bep Coba publikojne materialin e meposhtem pa i ditur pretendimet e mia, meqenese studimi nuk eshte bere i njohur akoma:

Akrobacite e shkrimtarit te epokes enveriste shkojne edhe shume-shume me tej duke i evidentuar faktet shume te largeta ne kohe si evidente ne hapsire. Eshte nje nder problemet me kyce te shkencave shoqerore te aplikuara ne politike qe ze fill me teorizimet filozofike te Zhan-Zhak Rusoi (me hollesisht per kete problem lexo artikullin “Zhan Zhak Ruso, pabarazia sociale dhe teoria e Karl Marksit”, publikuar ne albanovaonline.info) mbi barazine sociale, por qe tek shqiptaret “cuditerisht” na paskan ekzistuar tradicionalisht qe nga lashtesia. Cfare ka dashur te evidentoje Kadareja: aplikimin e procesit nder shqiptare sipas varferise, apo qellimin e fshehte te diktatorit per te ushtruar dhunen kundra shqiptareve te varferuar me qellim? Shikoni me kujdes pretendimin e shkrimtarit duke mos harruar kohen qe keni jetuar midis viteve 1945-1992!

“Ajo (veshja, GH) ishte shprehje e qarte dhe e gjithkundshme e nje aspirate barazimi, aq tradicionale per shqiptaret, qysh nga koherat e lashta. Ajo shprehte gjithashtu nje individualitet te fuqishem te njeriut. Fakti qe veshja ishte normative tregon se bashkesia njerezore merrte masa per ruajtjen e dinjitetit te seicilit, duke mos lene askend te bjere nen nje nivel te caktuar paraqitjeje” (f. 99).

Nga i gjithe ky pretendim une mora ne konsiderate vetem lustracionin mbi aspiraten e barazise, si nje dukuri tradicionale nder shqiptare qysh nga kohet e lashta. Eshte nje problem filozofiko-ekonomik qe ka rrokur mendjet e njerezve per mijera e mijera vjet pa ja ditur shkakun, por, kryesisht, cfare perfaqeson termi barazi. Ne kete pike per afro 200 vjet eshte realizuar nje nder mashtrimet me te medha te mendimit filozofik boteror, atehere kur Fridrih Hegeli formuloi ligjin e dialektikes sipas te cilit te kundertat jetonin ne harmoni (depertimi reciprok i te kundertave eshte forma e te shprehurit), por qe mendimi filozofik bolshevik e tranformoi ne nje menyre te tille sa politika me emrin komunizem i vuri qellim vetes te zhdukte kontradiktat dhe te vendoste barazine. Per komunizmin praktik (politika e Lenin-Stalinit) nuk kishte rendesi niveli i zhvillimit ekonomiko-shoqeror ne nje popull, mjafton te vendosej “barazia” sociale dhe Njerezimi kishte gjetur parajsen e deshiruar pa i shkuar ndermend qe barazi do te thoshte fund. Natyra nuk njeh barazi! Tendenca drejt barazise eshte njekohesisht tendenca drejt konfliktit. Ne shoqerine Njerezore barazia formale lind me qeniet e gjalla si forme empirike e ekzistences brenda llojit. Por sa me thelle qe t’i futemi problemit do te shikohet qe ajo nuk ekziston. Keshtu qe kur flitet per barazi ne Shoqerine Njerezore kam gjithmone parasysh primitivizmin shoqeror te trasheguar nga bota e kafsheve. Sa te barabarta jane kafshet kundrejt Nenes sone Natyre, aq te barabarta jane krijesat e gjalla me emrin Njerez. Procesi i zhvillimit te ketyre te fundit ka nje pike qe e perjashton barazine si mundesi zhvillimi dhe kjo pike eshte ndarja e punes, ku marredheniet e njeriut me Natyren perbejne ate proces gjigand zhvillimi qe quhet Pune. Puna nuk mund te jete kurre e barabarte midis njerezve dhe rrjedhimisht e perjashton ekzistencen e barazise brenda Races Njerezore.

Por kjo nxjerr ne pah elementin e dyshimit te aresyes perse i eshte dashur evidentimi i kesaj barazie nder shqiptare nga ana e shkrimtarit Kadare. Ka vetem nje pergjigje: Kadareja kerkon te justifikoje politikat e enverizmit mbi Popullin Shqiptar dhe menyren e te kuptuarit te procesit te barazise qe vendosi diktatori. Kalimi nga barazia e fitimit mbi bazen e punes ne barazine e varferise perben te gjithe lejtmotivin e te ashtequajtures barazi sociale ne Shqiperi pergjate periudhes 1945-1992. Mos valle kete ka kerkuar te justifikoje shkrimtari Kadare me parafrazimin e mesiperm. Por kjo do te thote qe vepra ne fjale e Kadarese i ka sherbyer diktatorit per te justifikuar politikat e ndjekura ne dem te nje pjese te Popullit Shqiptar ne favor te nje pjese tjeter; e meqenese te demtuarit jane shume me teper se perfituesit rezulton qe rendi  diktatorial i Enver Hoxhes te kete qene kapitalizem monopolist shteteror qe ka cuar ne formimin e klasave shoqerore e jo ne zhdukjen e tyre, sic pretendonte Lenini me termin socializem. Pikerisht ky eshte thelbi i mashtrimit politik qe diktatori shqiptar realizoi pergjate 45 vjeteve te dhunes se aplikuar mbi shqiptaret.

Pergjithesisht Ismail Kadare eshte pjelle tipike e produktit intelektual komunist te qenies enveriste te politikave te aplikuar ne Shqiperi pergjate viteve 1945-1991. Karakteristika kryesore intelektuale e asaj epoke eshte paaftesia per te zgjidhur problemin e relacioneve ndermjet popujve dhe pasojen kryesore te ketyre relacioneve. Pergjithesisht ky eshte defekti i te gjitha rendeve sociale boterore qe e mbuluan politiken e tyre pas teorise marksiste. Kjo teori e fundit duke mos pretenduar per zgjidhjen e ketij problemi, dmth ndryshimit te njeriut prej njeriut, e pati te pamundur te teorizonte ne kete drejtim, aq me teper kur nuk zoteroi ligjin e unitetit te Natyres dhe formulen e ketij uniteti nga ku do te ridhte ligjesia e botes se relacioneve. Por Kadare pa e ditur kete problem sajoi nga mendja e tij, me shtytjen e pa ditur, teorine e huazimit ne fushen e letersise fillestare duke e futur kete problem ne nje qorrsokak ku te Marret e Madheshtise Shqiptare perfituan per ta avancuar edhe me tej fantazine ireale te Kadarese deri ne nje marrezi te turpshme per Popullin Shqiptar (tosket e Shqiperise jane nje zgjatim gjuhesoro-kulturor i Toskanes se Italise, – eshte teza e fundit e ketyre te Marreve). Sipas Kadarese:

“Epika sllave, kroate dhe boshnjake, ben pjese me dinjitet te plote ne epiken ballkanike dhe pjesa e saj me e mire eshte pjelle e dramave kombetare, derteve dhe halleve te popujve sllave te Ballkanit, por kur vjen puna per te shpjeguar perkimet midis nje pjese te epikes sllave dhe epikes shqiptare (cikli i Kreshnikeve), ky pohim nuk eshte kurrsesi ne kunderthenie me mendimin se modeli fillestar i ketij cikli ka qene modeli shqiptar, si me i lashti dhe jo ai sllav. Kjo nuk i ul aspak meritat e muzes se popullit tjeter dhe aq me pak nuk eshte fyese. Ashtu si edhe ne rastet e dy legjendave te mocme te Fjales se Dhene dhe te Murimit, por ne kete rast ne nje shkalle akoma me te larte, fakti qe te muza e popullit tjeter u gjet nje gatishmeri per thithjen e motiveve shqiptare tregon afersi dhe jo largim, miqesi dhe jo armiqesi” (f. 128).

Realisht kjo pjese e cituar te detyron te besh nje meditim te sforcuar filozofik pasi une, si lexues i apasionuar prej gjysem shekulli pas vepres se Kadarese, bej kater pyetje:

1-A ka mundesi qe ne popuj te ndryshem te kete perkime ne krijmtarine letrare te tyre, kur ato nuk i perkasin te njejtit bosht biologjik edhe pse jetojne prane njeri-tjetrit?

2-A ka mundesi qe modeli shqiptar te jete me i lashti dhe, ne qofte se po, a ka mundesi te jete me i larti (shpikesi i kesaj teze duhet te shpjegoje me perpara se cfare do te thote shkalle me e larte e muzes)?

3-Cila eshte dinamika ligjore e thithjes se produkteve letrare nder popujt e Njerezimit, ne kete rast e popujve ballkanike?

4-Mos valle te gjitha keto perceptime kane karakter politik dhe nuk kane asnje lidhje me realitetin social te Ballkanit ne fushen e ideve letrare?

Problemi ka brenda te panjohuren me te madhe te Historise se Njerezimit: ndryshimin e Njeriut prej Njeriut, te cilin jo vetem qe nuk e ka zgjidhur kerkush deri me sot, por te gjitha teorite e parapara nga shkolla shqiptare e epokes enveriste ne kete pike jane permbysur dhe shqiptaret ndodhet sot ne meshire te fatit duke mos qene te afte te shpjegojne rolin e tyre ne Historine e Njerezimit. Per 45 vjet shkolla shqiptare e arsimit te detyrueshem pretendoi se udhehiqej nga materializmi filozofik, por ne asnje rast te vetem nuk zgjidhi ndonje problem, qofte dhe vetem shqiptar. Ne kete pozicion ndodhet edhe vete Kadareja, keshtu qe studimi i tij mbetet pa asnje refleksion deduktiv. Keshtu qe nuk na ngelet gje tjeter vecse, ne kuader te depertimit reciprok te te kundertave, ta zgjidhim kete problem ne gjurmet e raportit kohor-hapsinor.

Ne Historine e Njerezimit idete letrare ndodhen midis ideve fetare dhe te gjitha ideve te tjera qe kane shoqeruar Njerezimin pergjate dinamikes se kalimit nga njeri rend shoqeror ne tjetrin; dmth ato jane te dytat. Keshtu qe duke pare boten e huazimeve ne fushen fetare (deri ne fazen monoteiste ato nuk ekzistojne) dhe duke i krahasuar me huazimet ne fushat e tjera ideore (deri ne fazen shteterore ato nuk ekzistojne) rezulton qe procesi i huazimeve (sipas Kadarese konsiderohet “perthithje”) te epikave te jete jo i vertete. Nuk ka asnje mundesi, qofte edhe vetem teorike, qe nje forme e permbajtjes se epikes shqiptare dhe parashqiptare te ndodhet ne brendesi te epikave sllave, kroate apo boshnjake. Cdo perkim i mundshem i tyre, qofte edhe vetem ne nje pike, te jeni te sigurte qe nuk ka lidhje me fushen e huazimeve, por prodhuesit e tyre rrjedhin nga i njejti bosht biologjik dhe kane mundur te mbijetojne te brendesi te zhdukesve te tyre perkohesisht duke lene si gjurme ekzistencen e epikes letrare. Kete te fundit zhdukesit e fares shqiptare dhe parashqiptare nuk e kane perthithur, por ajo ekziston paralel me krijmtarite e tjera letrare ne popujt e tjere. I gjithe ky perfundim arrihet duke marre per baze shpejtesine e zhvillimit shoqeror sipas te cilit: popujt me shpejtesi te madhe zhvillimi nuk huazojne ne asnje permase nga popujt me shpejtesi me te vogel zhvillimi. Dhe Ballkani  karakterizohet thelbesisht nga perplasja e ketyre shpejtesive, qe ne menyre me te thjeshte te te kuptuarit duhet thene karakterizohet nga perplasja e te ardhurve (sllavet, – me shpejtesi te madhe zhvillimi) me autoktonet (shqiptaret, – me shpejtesi te vogel zhvillimi) per rastin e epikes letrare.

Por kjo analize e Kadarese nxjerr ne pah dukurine kryesore te enverizmit politik, karakteristika me kryesore pergjate epokes 45 vjecare te ekzistences: nenshtrimin pa kushte ndaj politikes serbe. Mos valle Kadareja ka dashur ta blindoje perjetesisht kete nenshtrim? Une pretendoj se eshte pikerisht keshtu, dhe kjo duket ne qellimin perse eshte shkruar ky studim krejt formal, i cili rezulton te shpaloset ne fund te saj. Vini re se si eshte politizuar veprimtaria letrare e Kombit Shqiptar dhe roli i Kadarese ne kete drejtim:

“Perpjekja teper ambicioze e klerikut reaksionar Gjergj Fishta per te krijuar, ne baze te rapsodive dhe kengeve epike te Veriut, nje epos unikal jo vetem ne letersine shqipe, por ne ate ballkanike dhe evropiane, deshtoi per disa aresye. E para, sepse Fishta si shkrimtar reaksionar ishte krejtesisht i huaj per shpirtin dhe aspiratat e popullit. E dyta, i ashtequajturi epos i tij ishte i pershkruar nga kreu ne fund nga nje fryme shoviniste antisllave, krejt e huaj dhe e papranueshme nga muza shqiptare. E treta, pamvaresisht nga perdorimi i bollshem i formulave dhe grupeve te formulave te vjersherimit popullor, ne nenshtrat te eposit nuk ishte vecse nje fryme e ftohte e poezise klerikale dhe latine. Nga eposi i kreshnikeve ishte marre vetem forma e jashtme, veshja, kurse thelbi i tij ishte krejtesisht tjeter gje, keshtu qe eposi fishtian s’ishte gje tjeter vecse nje imitim i zbehte i jashtem i ciklit te rapsodive te Veriut, nje veper tipike folklorizante” (f.  169-170)

E keqja e kesaj pune eshte qe Kadareja eshte i vetmi shkrimtar i oborrit enverist qe nuk ka kaluar ne siten e kritikes letrare dhe une e kuptoj shume mire qe ai i ka mohuar me kohe keto shkrime te hershme te tij, por qe i dhane lavdine e shumefishuar nga tava e sahanlepiresve te kohes. Kadareja nuk ka se si ta dije qe mendimi letrar ne Historine e Njerezimit eshte nder produktet me te para te klerikeve te organizuar ne institucionin fetar politeist. E meqenese shqiptaret nuk e kane arritur ate shkalle zhvillimi social, kete rol e luajti Kleri Katolik Shqiptar nder kater shekujt e fundit. Kjo do te thote qe tentativa e Pader Gjergj Fishtes, kur shkroi “Lahuten e Malcise”, nuk ka qene krijimi i eposit unikal nderballkanik apo nderevropian, sic pretendon Kadareja (kjo eshte nje genjeshter me G te madhe), por edukimi i brezave te ardhshem te shqiptareve me frymen e atdhedashurise. Dhe “Lahuta e Malcise”  eshte e vetmja veper kombetare qe i ka futur shqiptaret ne rrugen e lirise kombetare. Ja perse Pader Gjergj Fishta eshte i vetmi POET kombetar i Kombit Shqiptar te te gjithe koherave te ekzistences se ketij kombi.

Ne ndihme me vjen miku im ne FB, Bep Coba, qe ne nje diskutim te shkurter mbi kete teme dergon materialim e meposhtem me autor jezuitin Fulvio Cordiniano mbi vlerat e padiskutueshme te se vetmes veper monumentale qe ka Letersia Shqipe: “Lahuta e Malcise” (lexuesi te jete i sigurte qe une nuk ja kam kerkuar kete material dhe as te mesipermin, cka do te thote se ndergjegja e shqiptareve te sotem nuk eshte me ajo e para viteve 91-nji, por ajo tregon edhe nje problem tjeter: paska akoma shqiptare qe e lidhin te sotmen me te djeshmen e larget te para 45-ses duke e pasur si nje argument shtese mbi bemat e shkrimtarit Kadare, cka do te thote se edhe pa kete studim do te vije shume shpejt koha e radiografise te shkrimtareve te realizmit socialist).

Por nuk mjaftoi vetem kjo! Shkrimtari Kadare i kishte vene vetes qellimin per ta denigruar sa me shume figuren e Pader Gjergj Fishtes dhe vepren e Tij. Pas dhjete vjeteve, duke shtremberuar totalisht historine e Letersise Shqipe, do t’i turrej Pader Gjergjit me nje urrejtje tipike enveriste duke sajuar pozicione politike te pamundura dhe qe sot rezultojne te permbysura. Shkrimtari Kadare duke folut per vellezerit Frasheri, u ka atribuar atyre luften e madhe qe na paskan bere ata kunder perandorise otomane per hir te lirise se Shqiperise (nje perralle e vjeter sa vete shteti shqiptar) dhe sipas Kadarese: “Te tilla idole aspak te tejkaluara, por ende te nevojshme, ka tradita kulturore shqiptare”. Ne vazhdim Kadare shpreh nje urrejtje politike dhe personale per te vetmin Poet Kombetar qe ka Populli Shqiptar. Duke e lidhur me veprimtarine hipotetike te vellezerve Frasheri dhe duke injoruar te gjithe veprimtarine politiko-kulturore te Klerit Katolik Shqiptar nder shekuj, gjeniu i letersise enveriste do te shkruante: “Ka pasur perjashtim nga ky rregull? Ka pasur nje perjashtim, poetin reaksionar dhe shoven Gjergj Fishten. Dhe ishte pikerisht antiserbomalazes shovinizmi i tij. Por c’beri kultura kultura shqiptare me kete poet? Ajo e quajti ate perhere mish te huaj te saj dhe me 1944 Shqiperia e re e ndaloi vepren e tij. Pas vitit 1948 shume here marredheniet me Jugosllavine u acaruan, por asnjehere kultura e jone nuk thirri ne sherbim shovinizmin antiserb te Gjergj Fishtes dhe as ka ndermend ta therrase kurre ate”. (Ismail Kadare: “Kultura shqiptare ne shenjester te shovinizmit serbomadh”, Zeri i Popullit, 29 Maj 1981).

Realiteti i sotem shqiptar ka folur kundra ketyre ideve te Kadarese. Te kete qene kaq pak largpames Kadare, apo ka dashur t’u injektoje shqiptareve idene qe Gjergj Fishta i ka permasat poetike vetem brenda shovinizmit antiserb? Ne kete pike jane perfshire historiane e shkrimtare, politikane e analiste, studiues e sharlate dhe qellimi eshte vetem nje: T’i heqin mundesine At Gjergj Fishtes per te qene i vetmi Poet Kombetar i Kombi Shqiptar, nje djallezi tipike enveriste.

Shkolla e sotme shqiptare do te bente mire qe dy krijimet letrare te Klerikeve Katolike: “Gjuha shqipe” e Pader Gjergj Fishtes dhe romancen “Gruaja shqiptare” te Imzot Vincenc Prendushit t’i fuste ne programin e detyrueshem shkollor neqoftese kerkon qe shqiptaret ne te ardhmen mos ta braktisin Atdheun tone Shqiperi per interesa private.

Viti 1973 solli nje veper te papare ne historine e letersise se realizmit enverist. Per here te dyte ne historine e Shqiperise (i pari ka qene gazetari Timo Dilo me vepren per mbretin Zogu I-re) nje shkrimtar i oborrit komunist botoi nje veper per diktatorin Hoxha me nje permbajtje voluminoze per ngjarjet e vitit 1961 ne marredheniet Shqiperi – Bashkimi Sovietik duke evidentuar perplasjen Hoxha – Hrushov ne ate qe quhet mbledhja e 81 partive komuniste e punetore ne Moske. Ishte romani “Dimri i vetmise se madhe”, i shtepise botuese Naim Frasheri, botuar ne 25.000 kopje dhe qe u zhduk i perpire nga lexuesit brenda javes. Po me ate shpejtesi u ndalua duke provokuar nje reaksion nder lexuesit e indoktrinuar te asaj kohe. Nuk e besoj ne ka pasur ndonje perplasje me te madhe ne fushen e letrave midis lexuesve se kjo veper. Kur kujtoj zhurmen e sajuar te asaj kohe, isha 19 vjec, e marr me mend sot se konflikti ishte midis permbajtjes, te pakundershtuar nga asnjeri, dhe stilit te te shkrojturit gje qe nuk mund te sjelle asnje reaksion per cdo rast. Atehere me lind pyetja: perse u be gjithe ajo zhurme ne ate kohe, ke donin te provokonin ne ate rast? Pa asnje diskutim ishte arritja me e madhe e shkrimtarit Kadare dhe suprimimi mbi te gjithe shkrimtaret e kohes. Romani “Dimri i vetmise se madhe” eshte krijmtaria me e komplikuar dhe domethenese nder te gjithe veprat e realizmit socialist shqiptar. E thene me hapur kjo veper eshte kryevepra e letersise enveriste dhe me kete roman Kadare e konfirmoi veten si shkrimtari me i thelle i mendimit letrar shqiptar te kohes.

Por nuk qe e thene qe shkrimtari Kadare ta gezonte per shume kohe frutin e punes. Sahanlepiresit partiake (qe ta kene bere pa urdher nuk e besoj) u ngriten ne te gjithe organizatat baze te partise dhe organizatave te masave dhe filluan luften komentuese te kryevepres se realizmit socialist. Ndoshta ishte e para here qe partia godiste vetveten ne fushen e letrave dhe brenda vitit jo vetem qe e ndaluan, por e detyruan Kadarene te rishikonte punen e vet dhe ta djalloste duke ja ulur nivelin artistik me 20 % (kjo shifer rezulton e tille po te krahasosh ndryshimin sasior te vellimit te romanit. Nga 496 faqe, qe kishte botimi i vitit 1973 me kete titull, kaloi ne 609 faqe qe pati  botimi i dyte (1977) me titull “Dimri i madh”, dmth 20 % me shume), e cila u realizua per rreth 4 vjet dhe me 1977 doli me titullin e mesiperm duke u botuar e ribotuar me nga 25. 000 kopje brenda vitit. Kritika letrare e harroi titullin e pare dhe i meshoi titullit te dyte duke i atribuar autorit meriten e madhe te paraqitjes se figures se Enver Hoxhes me vertetesi e me gjalleri te vecante. “Ne faqet e romanit Dimri i madh Enver Hoxha del ashtu sic e njeh historia: udheheqes te madh qe gjithe jeten ia kushtoi mbrojtjes se interesave te popullit dhe te atdheut, ndertimit te nje jete te lire dhe te lumtur per masat punonjese, mbrojtes i patundur i marksizem-leninizmit dhe i revolucionit socialist”, do te shkruante nje nder kritiket me me ze te asaj kohe ne fushen e letrave (Koco Bihiku, Jeta bashkekohore ne romanin shqiptar te realizmit socialist te viteve 70 dhe te gjysmes se pare te viteve 80; Studime per letersine shqiptare, vell. II, f. 10). Ne te vertete ky roman (ne te dy variantet) ishte nje peshtjellim letrar i filozofise bolshevike me praktikat enveriste ne fushen e politikes, te cilen shqiptaret e mijevjecarit te ri e kane harruar totalisht pa i vajtur ndermend se ka qene nje manipulim gjigand me permasa boterore, por qe ne Shqiperi pati si pasoje klasen intelektuale postkomuniste. Por realisht ky roman e ngriti figuren e diktatorit ne pozicionin e Mesise ne syte e shqiptareve te trullosur nga padija dhe kenaqesia e te qenurit te barabarte persa i perket idiotizmit njerezor. Romani “Dimri i vetmise se madhe” u dha shqiptareve te asaj kohe kenaqesine iluzore te te qenurit kundershtare te nje superfuqie ushtarake qe per gjysem shekulli po turturonte Njerezimin (kenaqesia e te qenurit mize perpara luanit), por qe e pati nje funksion pasi tregoi se diktatori shqiptar fshihej pas dikujt qe cizmja sovietike nuk pati kurajon ta shtypte dot. Por nga kjo rezulton qe komedia e Moskes e 81 partive, ne funksion te shqiptareve, nuk ishte gje tjeter vecse fshehja e asaj qe kishin zbuluar sovietiket nen figuren e diktatorit shqiptar dhe ishte shkrimtari Kadare ai qe e kishte sfumuar kete zbulim (jam i bindur se Kadareja as qe e ka ditur kerkund te verteten, pasi gjerat u zbuluan kur doli libri i Juri I. Modin “Shoket e mi te Kembrixhit” me 2005 nga ku u muar vesh qe loja e Kim Filbit nuk paska qene me ato permasa qe kishim ditur, por agjenti sovietik ne brendesi te Inteligjences britanike na kishte zbuluar se kush paska qene ne te vertete diktatori shqiptar. Stalini kishte dyshuar, por Hrushovi e paska ditur sakte).

Problemi i manipulimit te historise se Kombit Shqiptar duket mirefilli tek veprat e shkrimtareve shqiptare ku dhe Kadare nuk ka bere perjashtim. Te pakten krijmtaria e viteve 1975-1990 i nenshtrohet ketij rregulli.

Me 1975 boton nje liber (mbaruar se shkruari me 1974) mbi luften e brigadave partizane per clirimin e Tiranes ne fund te luftes se dyte imperialiste, ku shqiptaret ishin te perfshire jashtezakonisht rastesisht (Nentori i nje kryeqyteti, roman; Naim Frasheri, Tirane, 1975). Eshte nje dileme historike qe shqiptaret e mijevjecarit te trete e kane vene ne dyshim jo per faktin, por kryesisht per interpretimin e asaj qe ka ndodhur realisht ne gjysmen e pare te nentorit 1944 ne kryeqytetin shqiptar. Tendenca e romanit eshte pergjithesimi i asaj qe ka ndodhur ne kryeqytetin shqiptar ne nentor 1944, duke e nenkuptuar se, gjitheshka qe flitet ne kete roman, eshte e padiskutueshme ne planin e saktesise. Gjithshka rrotullohet rreth nje nenstacioni (qe ishte i vetmi ne Tirane) duke u pasuruar me skena luftimi a thua se ne Tirane ishte bere nje lufte te denje per nje Vaterlo. Merita e Kadarese ne kete roman ishte perforcimi i mitit mbi luften nacional-clirimtare qe ishte krijuar nga diktatori, duke e paraqitur si kulmin e te gjitha lufterave qe kishte bere populli shqiptar pergjate shekujve (pas 1981-shit, pas vrasjes se kryeministrit te asaj kohe, ky mit u shperbe, pasi Mehmet Shehu kishte qene komandanti i operacionit per clirimin e Tiranes, dhe ju adresua partise se udhehequr nga diktatori). Ne realitet lufta nacional-clirimtare kishte dy permasa manipulimi: permbajtjen e veprimit dhe permbajtjen e pjesmarresve te saj. E gjithe historia e shtetit shqiptar pas 1945 mbeshtetej mbi kete manipulim historik. Keshtu qe kur flitet per kete veper te Kadarese lexuesi duhet te kete nje parapergatitje filozofike dhe historike mbi gjendjen sociale te shqiptareve per te kuptuar se cfare ka qene ne realitet lufta e viteve 1939-1945 ne Shqiperi dhe perse shkrimtari Kadare eshte marre me kete teme ne ate kohe.

Realisht keto tema nuk duhet te kene qene te pelqyeshme per shkrimtarin Kadare dhe kjo kuptohet nga konfigurimi letrar qe ato kane ne menyren se si shprehet permbajtja e ngjarjes. Kjo veper e Kadarese nuk ka nje bosht filozofik personal qe shoqeron pergjithesisht veprat e tij, por qe duket ne permbledhjen e tregimeve, novelave dhe shenimeve te udhetimit qe i botoi me 1977 nen emrin: Emblema e dikurshme. Ishte nje veper, qe per kohen kur u botua, u pelqye pa mase nga lexuesi duke u rrembyer nga librarite (shkurt 1978). Ishin pjese te shkruar nder vite (1969-1973-1974-1975-1976-1977) kur qe ne ate kohe (1978) pata nenvizuar dy krijime: “Keshtjella Graks” dhe “Midis miqve te Shqiperise” pasi per mua paraqisnin nenkuptime krejt te tjera nga ato qe autori i kishte shprehur.

Neqofte se do ta konsiderojme “Keshtjella Graks” nje novele, atehere te jeni te bindur qe eshte novela e pare ne letersine shqipe qe sherben per te fallsifikuar fare hapur historine e Kombit Shqiptar. Thelbi i noveles perfshihet ne dy pika: a-keshtjella ekzistonte, sepse ajo nuk ishte perdorur asnjehere per luftime, por me ane bisedimesh kishte mundur te mbijetonte madheshtore dhe e paprekur. Pra Graks-i nuk kishte asnje ngjarje madheshtore ne histori, sic kishin keshtjellat ne territorin e banuar nga shqiptaret (dhe ketu fillon manipulimi i pare i historise reale te shqiptareve). b-keshtjella ishte e ruajtur perbukuri ne te gjithe elementet e saj, kur, ato qe ndodheshin ne territorin ku banonin shqiptaret, ishin gjysem te shkaterruara (ketu fillon manipulimi i dyte i historise se shqiptareve) nga lufterat, koha, termetet.

Per te sqaruar lexuesin mund te argumentoj fare lehte qe asnje keshtjelle ne gadishullin Ballkanik nuk eshte ndertuar nga shqiptaret dhe paraardhesit e tyre. Te gjithe keshtjellat qe ekzistojne ne territorin e banuar nga shqiptaret sot jane ndertuar nga te huajt me te cilat paraardhesit e shqiptareve kane pase lidhje duke filluare nga Rozafa, Lisus, Durrahium (Epidamni), Belgradi (Berati). Mund te konsiderohen si perjashtim keshtjellat ne Kepin e Rodonit, Zgerdheshi para Krujes te rindertuara nga Skenderbeu, apo keshjellat ne lindje te kanalit te Butrintit dhe ne dalje te tij, ne Porto Palermo, te ndertuara dhe rindertuara nga Ali Pasha i Janines.

Sa per mirembajtjen e tyre keto keshtjella nuk i ka shkaterruar as lufta, as koha dhe as termetete, por nuk i kemi mirembajtur ne. Te pakten kalaja e Dajtit, e perbere nga nje trekendesh me brinje rreth 500 metra me tre kulla me rreze 15 metra seicila te vendosura ne kulmet e trekendeshit, eshte shkaterruar pas 1997 plotesisht vetem per nje qellim: te shbehet historia e kryeqytetit shqiptar. Sot kjo kala paraqitet me disa fragmente muri, qe perbejne rrethimin e jashtem te saj, te cilat kane qene ekspozuar nga studiuesit shqiptare nder vite (te pakten ne kete forme e gjej ne punimin e Gazmend A. Bakiu-t: “Tirana e Vjeter”, f. 19) dhe ne asnje rast nuk eshte paraqitur me pamjen e saj te vertete; akoma me tej,  sot kjo kala nuk ekziston me: dikush me paramendim antishqiptar kishte shembur te gjitha kullat e Kalase se Dajtit.

“Midis miqve te Shqiperise” eshte materiali i fundit ne kete permbledhje tregimesh dhe novelash, por pa qene as e pare dhe as e dyta. Per te qene te sakte ky material nuk eshte as pershtypje udhetimi nga Suedia, sic pretendon Kadareja. Ky material eshte nje aureole me superrelative per revolucionin, partine e diktatorit shqiptar, per vete diktatorin, per veprat e tij, per luften e Spanjes, per Saigonin, per komunizmin. Ne veprat e plote te “Onufrit”, vell. 7 (2008) ky material nuk ekziston.

Me 1977 boton, ne kuadrin e bibliotekes se pionierit, pjesen teatrore “Keshtjella dhe helmi”, permbajtjen e se ciles nuk e kam hasur kerkund.

Pergjate tre vjeteve botoi dhe ribotoi nje seri novelash here ne permbledhje e here te vecanta ne Tirane e Kosove me tema historike e mitologjike duke tentuar te kanalizoje historine e Kombit Shqiptar atje ku deshironte diktatori. Keshtu boton me radhe permbledhje novelash tek “Ura me tri harqe”, novela, Naim Frasheri, Tirane, 1978; riboton ne Prishtine, pasi e kishte botuar me perpara ne permbledhjen “Emblema e dikurshme”, novelen “Komisioni i festes”; Rilindja, Prishtine, 1980; permbledhjen me novela “Gjakftohtesia”, Naim Frasheri, Tirane, 1980; po ate vit riboton ne Kosove novelen “Prilli i thyer”; Rilindja, Prishtine, 1980.

Duke studiuar vepren e Kadarese vura se qe disa krijime kritike te tij nuk figurojne ne listen e veprave te plota apo ne bibliografine e botuar per kete autor (kam parasysh librin e Jorina Kryeziu (Shkreta): Kadare – bibliografi). Fjala behet per parathenien e librit te Shefqet Pecit “Poezi”, Tirane 1982, ku vecoj: “Ne shume vjersha te Shefqet Pecit na shpaloset nje gjeografi epike, nje statizem madheshtor, peisazhe te gjera, krahina ku jane bere luftera, pllaja, itinerare marshimesh. Dhe permes kesaj gjeografie ringjallet e leviz here pas here nje personazh kolektiv, i paharruar, Brigada.” Vargjet poetike ne kete rast jane:

                                           “Kur kujtoj Brigaden si mbytem me mall,
te gjalle e te vdekur sikur i kam prane…
Lufta po zhvillohej nen Bicaj te Nenga
vjeshta ish e thate, dielli me rremba”

Kadareja nuk e thote, por fjala behet per luftimet e vjeshtes 1944, kohe kur ka ndodhur masakra e Buzemadhes dhe brigadat partizane muaren rrugen drejt Kosoves, por qe autori i poezise mundohet t’i paraqese nen nje kendveshtrim te lavdishem per te, kur ne realitet ketu qendron tradhetia ndaj Kombit Shqiptar. Ose me poshte Kadare shkruan sikur “Nganjehere poezia e Shefqet Pecit ne dy-tri vija te kursyera realizon portrete te verteta” dhe vargjet e autorit te librit jane:


“Enver Hoxha, mendje deti”

I dhashe rendesi ketij libri dhe kesaj parathenie per te evidentuar lenden me te cilen eshte edukuar populli yne krahas zhvillimit te ekonomise nen okelion Prona shteterore. Beni krahasimet ne kete rast per te kuptuar zhvillimin real te asaj kohe dhe cfare kemi trasheguar prej saj.

Periudha 1981-1988 cuditerisht eshte nje fragment heshtjeje ne krijmtarine e Ismail Kadarese. Pergjate kesaj periudhe ka botuar vetem permbledhjen me tregime, novela dhe pershkrime “Koha e shkrimeve”, Naim Frasheri, Tirane, 1986, permbajtja e te cilave, per detyren qe i kishte caktuar vetes, nuk ndryshon me paraardheset.

Befas, me 1989, perserit “epopene” e “Dimrit te madh”, por tashme sipas variantit kinez: “Koncert ne fund te dimrit”, roman, Naim Frasheri, Tirane, 1989. Kjo, ne nje fare menyre, justifikon heshtjen pergjate viteve .80, pasi eshte shkruar pergjate periudhes 1978-1988. Eshte e vetmja veper ne letersine shqiptare ku koha e te shkruajturit dhe koha e botimit perbashkojne epoken kulmore te diktatures me perendimin e saj, cka argumenton me bindshem se cdo veper tjeter aresyen perse ka sherbyer letersia dhe simotrat e veta pergjate periudhes diktatoriale. Madheshtia e rreme e asaj epoke gjysem shekullore, me krimet e veta antishqiptare te perbindeshme, mbyllet me kete roman te Kadarese, ku brenda dy viteve pati dy botime.

Me 1990 botohet nga Shtepia Botuese “Rilindja” ne Prishtine novela Viti i mbapsht” marre nga permbledhja me tregime dhe novela “Koha e shkrimeve”, te botuara ne Tirane me 1986. Dhe po ate vit, botohet ne Prizren, nga Shtepia Botuese “Vreber”, romani “Perbindeshi”, i cili ishte botuar qe me 1965 ne revistes “Nentori” (“Onufri”, Kadare, Vepra, vell. 1, f. 232). Ne  Shqiperi botohet nga Shtepia Botuese e Lidhjes se shkrimtareve me 1991. Konsiderohet si romani i trete i autorit per te cilin ai ka punuar plot 25 vjet: – 1965-1990 (“Perbindeshi”, f.182). “Onufri” pretendon qe ky roman ka filluar qe me 1964 dhe ka qene nje pune novatore per hapesiren dhe kohen (f. 233). Romani eshte i lidhur me “Iliaden” e Homerit, ku koha homerike perqaset me hapesiren shqiptare. Pretendohet, sipas Eric Faye, qe ky roman u ndalua te botohej si liber me vete (“Onufri”, Kadare, Vepra, vell. 1, f. 235).

Me 1991 botohet permbledhja me tregime dhe novela, nga Shtepia Botuese “Naim Frasheri”, “Enderra mashtruese”, te shkruara midis viteve 1984-1990, duke mos perjashtuar tregimet e shkruara ne vitet 1955, -61, -62.