Artikuj

127- Si e ke sjelle Migjenin ne Shqiperi shkrimtari Kadare?

Posted by Genc Hoti

Loading

127- Si e ke sjelle Migjenin ne Shqiperi shkrimtari Kadare?

Veprimtaria e shkrimtarit Kadare ne Shqiperi pergjate epokes komuniste mbyllet kete vit (1991) me botimin e studimit: “Ardhja e Migjenit ne letersine shqipe”, me pretendimin se eshte shkruar me 1988-1989. Kjo veper merr vlera te vecanta po te krahasohet me paralelen e vet te ribotuar ne serine e “Onufrit” me 2009 (vell. 19, f. 129-218) dhe me 2015: “Uragani i nderprere”. Une kam marre per baze botimin e pare te Shtepise Botuese “8 Nentori”, 1991, per te cilen autori pretendon se “shquhej per dogmatizmin e saj te skajshem. Kjo ka kushtezuar ndoshta edhe me fort nje pjese te kufizimeve te ketij teksti, qe gjithsesi ishte veshtire te shmangeshin” (“Onufri”, vell. 19, f. 131). Nga ana tjeter Kadare sqaron se “Nje vit  pas ikjes se autorit ne France, teksti i sproves, i mbetur ne zyrat e shtepise botuese “8 Nentori”, u botua prej kesaj shtepie pa kurrfare leje te autorit, pa asnje sqarim dhe jashte cdo mbikqyrje te tij. Redaktimi i botimit, sic e deshmon botimi, ka qene Arshin Xhezo, kryeredaktor i gazetes me politike shqiptare “Zeri i popullit”.” (po aty, f. 132; bot. 2015, f. x). Por Kadare nuk thote se recensentet e kesaj vepre, te asaj kohe, kane qene Nasi Lera dhe Pirro Misha, ndersa redaktore letrare ka qene Nini Ihsani. Akoma me pertej, Kadare nuk e thote se botimi me i pare i kesaj vepre, ne menyre te pavarur, ishte bere ne Kosove-Prishtine nga Shtepia Botuese Rilindja, 1990, me titull: “Migjeni ose uragani i nderprere” dhe kishte 84 faqe (Jorina Kryeziu (Shkreta), Kadare, Bibliografi, Vepra I, f. 59). Por e keqja me e madhe e kesaj pune qendron ne nje fakt tjeter mjaft kuptimplote: studimi i Kadarese mbi Migjenin ishte botuar per here te pare me 1988 si parathenie ne vepren e Migjenit me titullin e botuar ne Kosove, te botuar nga Shtepia Botuese “Naim Frasheri”, dhe ne permbledhjen bibliografike te Jorina Kryeziu-t (Shkreta) nuk ekzistonte. Perse ka dashur ta fshehe Kadareja kete botim? A nuk do te thote kjo se vepra e Kadarese mbi Migjenin eshte botuar kater here dhe botimi i pare ndryshon tej mases me botimet e mevonshme?

Sqarimi i vitit 2015 ka dhe nje shtese sqaruese te lidhur me ndryshimet e mundeshme te vete ribotimeve. Sipas Kadarese: “Kjo e drejte e autorit, pjese themelore e se drejtes universale, nuk mund te preket nga askush dhe ne asnje rrethane. Eshte autori qe e ka bere gabimin, eshte ai qe e shpall publikisht ate, dhe eshte perseri ai dhe askush tjeter, qe perpiqet ta ndreqe. / Ketij parimi i permbahet ky botim i fundit i sproves per Migjenin. Sic ndodh shpesh ne raste te tilla, ky nuk eshte kurrsesi nje rishikim i plote i tekstit. Perkundrazi retushet jane teper te rralla e te kursyera. Si te tilla ato jane te pamjaftueshme per te shmangur keqkuptimet. Jane heqje radhesh dhe dhe paragrafesh dhe asnjehere shtese. Nder dhjete kapitujt e kesaj sprove, retushet (heqje radhesh) kane vetem dy prej tyre: i pesti dhe i gjashti, gjithsejt rreth dyzet radhe. Pjesa tjeter e tekstit eshte e njejte me ate te vitit 1989.” (f. viii). A ka deklarate me te paster mbi menyren se si duhet kuptuar, qofte dhe vetem, kjo veper e Kadarese dhe cfare perfaqeson ajo ne mendimin letrar shqiptar?

Krahasimi midis tyre i tri botimeve (1991, 2009, 2015) do te tregoje tendencen botekuptimore te shkrimtarit Kadare per vete profesionin e tij. Kjo gje zbulohet fare lehte ne shenimin e botimit te 2009 (te cilin botimi i vitit 2015 ne kapakun fundor e konsideron parathenie) dhe ne ate te 2015-es, qe shkrimtari ka vendosur ne hyrje te sproves me rastin e ribotimeve perkatese. Nga shenimi i vitit 2009, me rastin e ribotimit te kesaj sprove, ne serine e veprave te plota nga “Onufri”, mora kete pjese:

“Pas viteve ’90, ne kohen e demokracise, kunder Migjenit, kinse ne emer te antikomunizmit, u perdor dhe ende vazhdon te perdoret nje gjuhe mizore, qe nuk i le asgje mangut tradites staliniste.

Kesaj tradite iu shtua zakoni i keq shqiptar, sipas te cilit rikthimi ne Panteonin  e letrave i nje shkrimtari te madh, shoqerohej nga debimi prej Panteonit i nje tjetri shkrimtari te madh. Keshtu u vune ne skajimin me te mbrapsht te mundur Fishta me Migjenin, thua se nuk mund te rrinin te dy atje ku te dy e kishin vendin ne kete bote: pikerisht ne Panteon.

Historia e trishte, bashke me te keqkuptimi dramatik, ende vazhdon ne kohen e ribotimit, pas njezet vitesh, te kesaj sprove.

                                              Tirane, fundvere 2009”

Fakti qe nuk jep shembullin konkret dhe autorin e pretendimit, le dyshime qe kjo mund te jete nje sajese e shkrimtarit per te realizuar rihabilitimin, nga ana e tij, te At Gjergj Fishtes sipas menyres karadejane. Por problemi eshte i shtruar nga fillimi deri ne fund me tendence ne qofte se do te shtrohet problemi se cfare perfaqeson At Gjergj Fishta dhe cfare perfaqeson Migjeni ne mendimin letrar shqiptar. Kadareja nuk ka qene i afte ta zbertheje kete raport (kete gje nuk mund ta beje asnje nga kritiket e letrave ketu ne Shqiperi, pasi asnjeri prej tyre nuk e njeh teorine e Letersise ne planin aplikativ historik dhe vete rastin shqiptar per kete problem; kjo gje eshte e ndaluar akoma ketu ne Shqiperi) per gjene me te thjeshte fare: ne asnje veper te Kadarese nuk ekziston praktika e lindjes se mendimit letrar shqiptar, duke pershire edhe kete veper ku ai pretendon se e ka zbuluar. Asnje teoricien i mendimit letrar, te pakten shqiptar, nuk ka paraqitur platformen ligjore te lindjes se mendimit letrar ne jeten e Njeriut ne Toke e, rrjedhimisht, pa percaktuar me perpara se cfare perfaqeson At Gjergj Fishta ne jeten shoqerore te shqiptareve, nuk mund te percaktojme permasen e Panteonit sipas ideve te Kadarese. Ne realitet ky eshte thelbi i te gjithe kesaj sprove dhe kjo veper e Kadarese nuk mund ta kaloje klasen per te qene nje veper me sherbese ndaj Kombit Shqiptar. Qellimi per te perjetesuar produktin e diktatures komuniste, pa treguar me perpara se cfare roli ka luajtur Millosh Gjergj Nikolla ne mendimin letrar shqiptar, tregon se kjo sprove e Kadarese eshte krejtesisht e pavlefshme dhe nuk mund ta perligje dot qenien e kesaj lloj letersie si jo te mjere per aresye se letersia nuk eshte e detyruar te shpjegoje (pretendimi i Kadarese ne intervisten dhene gazetares Rudina Xhunga ne emisionin “Shqip”, dt. 16 shkurt 2015; publikuar ne librin e saj: Edhe nje Shqip, 31 intervista, f. 15). Atehere, perse ekziston mendimi letrar ne Historine e Njerezimit? Per te mbuluar manipulimin qe i eshte bere historise se tij, apo per te mbuluar te 54 vitet e jetes ne mes te shqiptareve pa i dhene asnje konkretizim kolektiv? Eshte shume kollaj t’i thuash keto mendime ne moshen 79 vjecare, por eshte shume me turp te mos i thuash shqiptareve se per cfare ke sherbyer pergjate 54 viteve te jetuar ne mes te tyre me mbrojtjen e diktatorit mbi koke. Lajthitja e pleqerise nuk e justifikon talljen qe u ke bere shqiptareve pergjate kohes se bashkejeteses me ta.

Ajo qe nuk mund te thuhej me term konkret para 1985-ses, Kadare e shprehu me shume rezerve dhe te permbledhur ne 10 rreshta, por edhe kete me nje paragjykim te tejkaluar nga diktatura per te perligjur termin rilindje, qe do ta justifikoje pikerisht me keto 10 rreshta. Kadare pretendon se:

“Treqind vjetet e pare te saj (behet fjale per mendimin letrar shqiptar, GH) (shekujt XVI-XVIII), ajo qe mund te quhej “koha e bronxit” perbehej nga nje numer veprash ne proze e ne poezi te krijuara kryesisht prej shkrimtaresh klerike katolike ne shqip e ne latinisht. Keta ishin shkrimtare me kulture te madhe, qe kishin mbaruar fakultetet teologjike ne universitetet me te degjuara te Europes dhe nuk e kishin per gje qe veprat e tyre, me ate lehtesi qe i botonin ne Shqiperi, t’i botonin ne Rome, ne Paris ose ne Madrid” (bot. 1991, f. 4, bot. 2009, f. 138, bot. 2015, f. 20).

Keto rreshta nuk kane asnje vlere ne kete faze te leximit, qofte edhe per faktin qe shqiptaret as qe i njohin ne thelb keta shkrimtare te Klerit Katolik Shqiptar, le pastaj te kerkosh se kush ishin pasuesit e tyre. Fakti qe Kadare e trajton problemin e ketyre shkrimtareve thjeshte si sekondare ne qenien e tyre si klerike, tregon se ai ka qene i detyruar per aresye teorike te pranoje ekzistencen e tyre ne planin kohor duke e perforcuar me termin “koha e bronxit”. Cfare ka dashur te thote Kadareja me kete term: kulmin e nje faze te mendimit letrar apo fillimin e nje letersie te pelqyeshme per lexuesin? Nuk eshte as njera dhe as tjetra, por eshte vete lindja rastesore e mendimit letrar shqiptar nen gjurmet e mendimit humanist letrar europian dhe vetem per kete duhet marre per baze ne historine e mendimit letrar shqiptar e asgje me shume. Per te qene reale puna e asaj plejade shkrimtaresh nuk i ka sherbyer Kombit Shqiptar as ne menyre te drejteperdrejte dhe as terthore; ajo i sherbeu Europes ne perendimin e saj Mesjetar per t’i kujtuar se diku ne nje cep te saj ekzistonte fillesa rastesore e Races se Bardhe dhe kjo gje nuk duhej parakaluar si inekzistente. Realisht, nga pikepamja historike, problemi i ideve letrare te levruara ne brendesi te Kombit Shqiptar nuk mund te konsiderohet i filluar me keto 300 vjetet e pare te saj pa treguar me perpara se cfare po ndodhte me te ne kapercyell te shek. te XVI drejt shek. XVII.

Ne qofte se do ta shohim problemin ne funksion te Gjuhes Shqipe do te dallojme me lehtesi se ne vitin 1635 Gjuha Shqipe, e quajtur nga Frang Bardhi (1606-1643) gjuhe epirote, kishte vetem rreth 2492 fjale ne pjesen shqipe; duke hequr huazimet, mendohet se pasuria vendase te kapet gjer mbi 1300 fjale, pra sa gjysma e numrit te fjaleve shqipe te “Fjalorit latin-shqip” i Bardhit (Prof. Dr. Kole Ashta, Leksiku historik i Gjuhes, vell. III, f. 77). Me 1702 Gjuha Shqipe kishte 11 200 fjale dhe shprehje (sipas fjalorit Italisht-Shqip te Francesko Maria da Lecce); ndersa ne fillim te shek. te XX-te Gjuha Shqipe, sipas fjalorit te Kristoforidhit (1904) dhe numerimit te Aleksander Xhuvanit, permbante 11 675 fjale; ndersa sipas fjalorit te “Bashkimit” (1908) kufizohej ne rreth 11 000 fjale. Me 1954 botohet Fjalori i Gjuhes Shqipe me 25 000 fjale

Mbi kete forme analize na krijohet mundesia te ndajme mendimin letrar shqiptar, ne funksion te zhvillimit te Gjuhes Shqipe, ne tre faza: 1504-1702 (vete kjo faze duhet ndare ne dy nenfaza:1504-1635, 1635-1702), 1702-1908, 1908-1954 (te pakten analiza e historise se alfabetit shqip dhe shkrimtareve te pare katolike te atyre viteve, sipas At Justin Rrotes (1889-1964), na con ne kete perfundim; – shih At Justin Rrota, “Per historin e alfabetit shqyp dhe studime te tjera gjuhesore”, bot. II, f. 4-42). Dhe mbi kete baze analitike duhet te avancojme ne drejtim te analizes se mendimit letrar shqiptar nder shekuj pa pasur frike se mund te devijojme realitetin historik te zhvillimit te saj. Kadareja nuk e ka pranuar kete lloj metodike analitike, por eshte kufizuar vetem ne shekujt XVI-XVIII, dhe kete shume perciptas, duke mos vene ne dukje dy problemet me te medha te Kombit Shqiptar te asaj kohe: 1-dinamiken historike te Gjuhes Shqipe; 2-dinamiken historike te shkollave shqipe. Zberthimi i ketyre dy problemeve na tregon se cfare ka dashur te fshehe shkrimtari Kadare me ardhjen e Migjenit ne letersine shqipe. Ne kete rast ajo qe fshihet eshte lidhja e rastesise letrare ne zhvillimin e shoqerise parashqiptare me fazen e domosdoshme te zhvillimit letrar te perfaqesuar nga shkrimtaret e Klerit Katolik Shqiptar pergjate shek. te XX-te. Kjo domosdoshmeri, nga pikepamja e rrafshit letrar ku lulezoi Migjeni, nuk qendron tek Naim Frasheri e Jeronim de Rada, Andon Zako Cajupi, Ndre Mjeda e Zef Serembe, te cilet Kadare i permbledh nen termin rilindas te medhenj e te vegjel (bot 1991, f. 12; bot. 2009, f. 144; bot. 2015, f. 28, 29), por diku krejt tjeter per tjeter dhe fshehja e ketij fakti, per te cilin do te flasim me poshte, tregon se raporti i Migjenit me letersine shqipe nuk eshte kjo qe pretendon Kadare jo vetem ne permase, temp dhe kohe, por ne asnje aspekt te njohur nga shqiptaret. Pra une pretendoj se figura e Migjenit nuk eshte kjo qe njohin shqiptaret sipas Kadarese  duke u mbeshtetur edhe vetem ne dinamiken historike te mendimit letrar per kohen kur ka jetuar Migjeni.

Historia reale e mendimit letrar shqiptar, dmth me ndikim mbi popullaten shqipfolese, mbeshtetet fillimisht ne nje konflikt politik jashte shqiptar, pa te cilin shqiptaret nuk do te ishin keta qe jane sot dhe mendimi letrar shqiptar nuk do te kishte ekzistuar me permasat qe paralelizonte Migjenin. Konflikti midis Perandorise Austro-Hungareze dhe Perendorise Otomane, ne qender te se ciles ishte Selia e Shenjte, behet promotori i te gjitha ngjarjeve historike ne brendesi te popullates shqipfolese dhe ne kete pike e ka burimin gjuha shqipe, qe flasin sot shqiptaret, dhe e gjithe dinamika e arsimit ne brendesi te popullates shqipfolese nga viti 1584 – Kosove (te pakten ky eshte viti me i hershem qe njohim per fillimin e shkollave shqipe ne territorin ku banojne shqipfolesit e sotem) deri me 1928 me Kolegjin Saverian ne Shkoder kur dhe mbyllet nga Mbreti Zogu i I-re ne kuader te ligjit mbi ndalimin e shkollave private te huaja (ne kete pike buron konflikti i pare ne shoqerine shqiptare midis regjimit politik dhe klases intelektuale). Shqiptaret kete konflikt e marrin me mend me permasa te parendesishme, por eshte ky konflikt qe e detyroi Seline e Shenjte dhe Perandorine Austro-Hungareze ta trajtonin popullaten katolike shqiptare me nje fryme te ndryshme nga ajo e pjeses tjeter shqipfolese. Eshte ky argument qe realizon lidhjen e veprimit rastesor te ideve letrare me domosdoshmerine e zhvillimit letrar ne shoqerine shqipfolese (pikerisht kete nuk merr parasysh Kadare kur niset dhe teorizon per raportin e Migjenit me At Gjergj Fishten) dhe ky proces nuk mund te realizohej pa Seline e Shenjte dhe Perandorine Austro-Hungareze. Ky eshte dueti politik qe ka vepruar mbi popullaten shqipfolese pergjate periudhes 450 vjecare mbas vdekjes se Heroit Kombetar Gjergj Kastriotit. Per ta thene me hapur koha e veprimit politik te ketij dueti mbi popullaten shqipfolese perben dhe shkakun perse jemi shqiptare me karakter europian. Ne kete rast duhet zbuluar instrumenti me ane te te cilit Selia e Shenjte dhe Perandoria Austro-Hungareze ka vepruar mbi popullaten shqipfolese. Eshte ky instrument qe lidh historine e Kombit Shqiptar me Europen dhe ne themel qendrojne idete letrare, si me te thjeshtat, me komunikueset dhe me pak armiqesore ndaj Njeriut. Eshte kjo aresyeja perse idete fetare, idete letrare, arsimimi dhe problemet gjuhesore trajtohen vetem nga anetaret e nderuar te Klerit Katolik Shqiptar pergjate te gjithe kohes qe shqiptaret paten levrim te ideve letrare. Eshte kjo aresyeja perse permasa e ceshtjes kombetare shqiptare ka qene ceshtja kryesore e Klerit Katolik Shqiptar nder pese (5) shekujt e fundit dhe perse Kadareja nuk mund ta evidentoje dot qofte si fakt, qofte si histori e qofte si problem letrar. Ne kete rast e vetmja mundesi e tij eshte trajtimi i ketyre problemeve ne menyre te deformuar dhe antishqiptare.

Ne qofte se shkrimtari do ta kishte trajtuar problemin nga ana kohore jashte emrave te pervecem qe permendin rendom shqiptaret, ai nuk do t’i kishte dhene rendesi ketyre emrave, por procesit arsimor te popullates shqipfolese dhe eshte ky proces qe lidh rastesine e ideve letrare me domosdoshmerine e tyre duke kaluar direkt nga koha treshekullore, e percaktuar nga Kadareja, ne shekullin e XX-te. Por kjo gje do te nxirrte ne pah jo vetem emra te tjere, por nje kaliber letrar shume me kualitativ se te ashtequajturit rilindas. Duke perjashtuar Dom Ndre Mjeden, te cilin shqiptaret e njohin hollesisht ne saje te punes se palodhur te studiuesit Mentor Quku (1939-2014), shkrimtaret shqiptare te shekullit te XX-te (1912-1944), te cilet shqiptaret e periudhes enveriste nuk i njohin per efekt te aresimit te detyrueshem, perbejne domosdoshmerine e trajtimit te ideve letrare ne menyre historike dhe vetem krahasimi ne kete menyre mund ta trajtoje me bindshem figuren e Migjenit ne aspektin letrar.

Eshte antihistorike, antishqiptare dhe antinjerezore ta sfumosh dinamiken e shoqerise shqiptare ne funksion te nje pushtimi imagjinar duke e konsideruar katastrofe dhe te shpikesh riparuesit e kesaj katastrofe (bot. 1991, f. 17; bot. 2009, f. 148; bot. 2015, f. 34) duke lene ne heshtje plejaden bashkekohore te shkrimtareve dhe studiuesve Katolike te gjysmes se pare te shek. te XX-te. Fare lehte behen pyetjet: perse shoqeria parashqiptare ngjitur me te dhe shume larg saj nuk pati zhvillimin imagjinar nen diktatin e politikes helene, romake apo bizantine dhe mbeti nen juridiksionin primitiv autokton te imponuar nga Nena jone Natyre? Perse shoqeria shqiptare mori formen europiane vetem ne shek. e XX-te dhe jo me perpara? Pergjigja e ketyre pyetjeve nuk te con as tek pushtuesi imagjinar; as tek bota e shpikur e “rilindasve” dhe e produktit te tyre imagjinar; dhe as tek homogjeniteti i ideve letrare, sic fantazon Kadare (ne te kunderten nuk do te lindete Migjeni) ne f. 10 te bot. 1991. Te dy pyetjet nuk kane te njejtin emerues analitik; ato e perjashtojne njera-tjetren kur vjen puna tek bota shqiptare, pasi prapambetja e saj sociale ne rrafshin historik nuk perkon kerkund me ate cka ndodhi pas shek. te XVI me ta. E vetmja gje qe dallohet me se miri ne ato vite, duke pasur nje vazhdimesi 444 vjecare, eshte dinamika e shkollave shqipe nen juridiksionin e Klerit Katolik Shqiptar (1584-1928) per te cilen shkrimtari Kadare nuk thote asnje fjale. Dinamika e shkollave shqipe ne territorin ku jetonin banoret shqipfoles eshte ne perputhje te plote me dinamiken e menyres se si politika europiano-otomane ndikoi mbi popullaten autoktone krejt ndryshe nga politikat helene, romake dhe bizantine duke e pergatitur per 28 Nentorin 1912.

Kjo menyre e kesaj lloj politike mbi kater shekullore con ne zbulimin se cfare ka realizuar Kleri Katolik Shqiptar ne brendesi te popullates shqipfolese dhe perse vetem ky institucion fetar qe ne gjendje te ndryshonte popullaten shqiopfolese drejt Europes Politike. Cveshja e dinamikes historike te zhvillimit te shqiptareve nga ndikimi i Kishes Katolike Shqiptare pergjate katerqindvjeteve te fundit te jetes se tyre pa shtet eshte mohimi i historise reale te tyre dhe mohim i karakterit europian te nje popullate qe dikur-dikur, shume-shume larg, ka qene zanafilla rastesore e Races se Bardhe ne kontinentin europian. Nuk mund te kuptohet kurre historia fillestare e Races se Bardhe jashte botes shqiptare, sic nuk mund te kuptohet kurre historia e shqiptare jashte veprimtarise pese shekullore te Klerit Katolik Shqiptar, sic nuk mund te kuptohet kurre historia e Letersise Shqipe pa shkrimtaret katolike te gjysmes se pare te shekullit te XX-te. Pasi gjeja e pare qe kerkohet per nje shkrimtar, i kujtdo kalibri qofte, eshte se cfare ka realizuar ai ne ndihme te komunitetit ku ai ka levruar shkrimet e tij; dhe ne kete drejtim Kadareja eshte me shume defekt.

E gjitha analiza historike e tabanit social ku lindi dhe u zhvillua talenti i Migjenit eshte e analizuar dhe e mbeshtetur ne shpikjet e shkolles shqiptare te historise pas 1945-ses, e rrjedhimisht nuk mund te kete perqasje me ate qe ka ndodhur realisht ne qytetin e Shkodres, e me gjere, ne ato vite. Vini re se si i propogandon ngjarjet e kaluara Kadareja, si i lidh me idete fetare, prej ketej kalon tek Ahmet Zogu duke krijuar ne menyre artificiale tabanin social ku ka jetuar Migjenin, gje e cila, sipas Kadarese, justifikon permbajtjen e vepres se tij:

“Qe shqiptaret s’ishin kurrfare myslimanesh te bindur e kishte vertetuar viti 1924, kur ata zgjodhen njezeri si kryetar te shtetit nje prift, Fan Nolin. Qene serbet, perkundrazi, qe kunder ketij kryeministri te ndritur, ndihmuan mbretin musliman Ahmet Zogun te merrte pushtetin. Duke qene se si te gjithe ata qe vuajne nga komplekset, me shume se cdo gje i merzit kultura e tjetrit, shovinistet serbe i nervozonte qyteterimi i shqiptareve dhe benin cmos (cka vazhdojne ta bejne edhe sot), te prisnin fillin omblikal qe e lidhte kete qyteterim me Evropen” (bot. 1991, f. 9-10; botimi i vitit 2009 eshte pak me ndryshe: qe shqiptaret s’ishin aspak te tille.., f. 142; po keshtu edhe bot. i vitit 2015, f. 26).

Te gjithe keto rreshta jane fillim e fund mashtrime te historiografise enveriste me qellime te mbrapshta politike te cilat shqiptaret i mesuan gjithe jeten gabim dhe qe shkrimtari Kadare ju a servir shqiptareve ne po te njejten permase, sikur nuk e ka kuptuar manipulim historik te ndodhur (nje djallezi teper ordinere per kohen).

Ne menyra absolute asnje shqiptar, i cfare do niveli intelektual qofte, nuk eshte i afte te flase per problemet fetare ketu ne Shqiperi, por edhe me gjere, perderisa ne nivelin maksimal boteror, asnjeri nuk ka argumentuar si dhe perse lindin idete fetare, si lindin dhe cfare roli kane luajtur institucionet fetare ne historine e Njerezimit. Keshtu qe kur Kadare flet me bindjen ndaj ideve monoteiste te muslimanizmit ne brendesi te shoqerise shqiptare, me perpara duhet te argumentoje dinamiken e ketyre ideve dhe pastaj mundesine e pajtimit te dinamikes se shoqerise shqiptare me keto ide. Keshtu qe nuk ka asnje mundesi argumentimi ideja e hedhur sikur bindja ndaj muslimanizmit ishte e lidhur me zgjedhjen politike te bere me 1924-en.

Pastaj, Fan Noli nuk ka qene i zgjedhur asnjehere nga shqiptaret (ne kete rast Kadare nuk thote te verteten, qe e di fare mire). Se cfare ka qene ajo zgjedhje me 1924 sot e dime fare sakte; eshte i vetmi rast ne historine shekullore te shtetit shqiptar qe kryeministri zgjidhet ne menyre banditeske dhe te ngjashme me aplikacionet komuniste te shek. te XX-te. Te pakten shtojca e gazetes “Liria” dt. 24 dhjetor 1924 na e tregon me perpikmeri se cfare ka ndodhur ne ato kohera. Levizja politike e gjysmes se dyte te vitit 1924 nuk ka qene revolucion demokratiko-borgjez ne asnje permase (eshte absolutisht e pamundur te emertohet me kete emertim politik). Ky lloj revolucioni u shpik nga diktatori shqiptar per te justifikuar mundesine e pranise se nje revolucioni socialist pas vitit 1945, pasi ne realitet prapambetja mitologjike e shqiptareve ne shek. e XX-te e perjashtonte edhe kete lloj revolucioni teorik te shpikur nga Lenini. Keshtu qe kemi te bejme me rastin me tipik te manipulimit te nje populli te tere ne fushen e Historise dhe Politikes.

Tjeter: serbet nuk kane pase asnje lidhje me kthimin e Ahmet Zogut ne fund te 1924-es. Kete teze e shpiku nje segment antizogist qe jetonte te Zvicer (KONARE) dhe qe kishte njerez edhe ne parlamentin shqiptar, i cili avancoi deri atje sa e akuzoi Ahmet Zogun sikur kishte shitur Shen Naumin dhe Vermoshin (me hollesisht per kete teme lexoni artikullin tek albanovaonline.info ose www.genchoti.com: “70- Zonja Naska! Historia nuk shkruhet me paragjykime komuniste dhe urrejtje enveriste”). “Operacioni i Veriut” ka pasur si perforcim 80 trupa ruse te bardhe per artilerine njesoj si ne kohen e Gjergj Kastriotit ku 5000 napolitane ishin ne perforcim te ushtrise se tij, apo ne kohen e Ali Pashes se Janines ku 120 franceze kryenin te njejtat detyra; cka do te thote se teza qe serbet sollen Ahmet Zogun ne pushtet eshte e shpikur per aresyen e thjeshte: Populli Shqiptar duhet ta urrente ate epoke dhe te pelqente diktaturen e enverizmit. Kjo ka sherbyer per te krijuat tabanin social te jetes se Migjenit per te arrire tek permbajtja e vepres se tij.

Une pretendoj se kete pjese Kadare e ka trajtuar me pak tallje dhe jo seriozitet kur e akuzon Ahmet Zogun si mbret qe ne vitin 1924.

E njejta situate paraqitet edhe kur vjen puna per te analizuar permbajtjen e vete vepres se Migjenit ne raport me optiken analitike te qytetit te Shkodres. Duke u futur ne brendesi te botes shpirterore te Migjenit, Kadare pretendon se ja ka dale mbane, me fantazine e tij, te zbuloje te “fshehten” spirituale te poetit dhe si e konsideron ai qytetin e adaptuar te Migjenit. Me kete Kadare ka dashur t’u tregoje shqiptareve konsideraten e tij politike per kete qytet dhe ta paraqese sa me te zi ne syte e Historise. Per te realizuar kete nxirosje sociale ai perdor Migjenin, duke hedhur gurin (citon vargjet e Migjenin) dhe fshehur doren (duke i interpretuar keto vargje). Vini re menyren se si e realizon kete poshterim te Shkodres dhe si e ndryshon historine reale sociale te ketij qyteti Kadareja:

“Nje njeriu te zakonshem, te ardhur nga qyteti ortodoks i Manastirit, Shkodra do t’i dukej fillimi i Europes. Por Migjeni, ndonese i ri, kishte tjeter vizion per boten dhe te tjera pika referimi. Qytetin e vet te lindjes, ate qytet qe mahniste dhe mallengjente dhjetera poete e shkrimtare te kohes, shume shpejt ai e gjeti te prapambetur, te merzitshem e plot pikellim.

                 Mbi keshtjellt’ mijvjecare qendrojne sorrat e

                                                                 smueme,

 Krahet  i  kane vare  pa  shpresa  simbojt  e

                                 shpresave te humbuna,

Me  klithma  te  deshperueme bajne fjale per

                                       jete te prendueme,

Kur  keshtjellat  mijvjecare  si xhixha shkel-

                                        qejshin te lumtuna.

Kjo eshte piktura e pameshirshme qe djaloshi njezeteca-vjecar i ben kohes se vet” (bot. 1991, f. 29-30; bot. 2009, f. 156-157; bot. 2015, f. 48-49

Pra fjala behet per vitet 1932-1938 dhe gjendja e qytetit te Shkodres eshte e afte te na zbuloje se cfare kontradikte ka pase ky qytet me banorin e saj te ri ne moshe; me fjale te tjera kush eshte fajtor per mosperputhjen e gjendjes se qytetit me gjendjen shpirterore te poetit te ri: shkalla e zhvillimit social te qytetit apo gjendja biologjiko-shpirterore e Migjenit. Qe Kadareja e ka pare me paragjykim kete raport nuk e diskutoj, por per te hequr cdo keqkuptim te mundshem po i kujtoj shkurtimisht se cfare ka pase qyteti i Shkodres ne ate kohe te lidhur me boten e letersise. Per baze do te marrim te gjithe periudhen e jetes se shkurter te Migjenit, dmth 1911-1938.

Lexuesi duhet te dije se lavdia kulturore e ketij qyteti nuk ka qene rezultat i nje zhvillimi shoqeror te pavarur brenda botes shqiptare. Te pakten kater subjekte kane vepruar mbi popullaten vendase pergjate 500 vjeteve te fundit njera me shume se tjetra deri sa kur doli me vete kishte trasheguar ajken e subjekteve imponuese (Republika e Venedikut, Selia e Shenjte, Perandoria Otomane, Perandoria Austro-Hungareze). Merita e perbashkimi te elementeve te ketij kuarteti i takon nje familjeje shqiptaresh qe sunduan ne kete qytet per afro 80 vjet (1756-1831). Bushatllinjte e Shkodres ishin ata qe muaren me te miren nga Perandoria Otomane dhe diten ta perbashkonin me veprimtarine e Klerit Katolik Shqiptar, te pakten pergjate periudhes se sundimit te tyre. Ishte institucioni Katolik ai qe realizoi ndryshimin e madh te qytetit me ndihmen e Perandorise se Danubit dhe Selise se Shenjte ku Bushatllinjte qene te paret dhe te vetmit ne territorin shqipfoles qe diten te realizonin kete imponim katerpermasor.  Ne qofte se do te flitet per kulture qytetare ne te gjithe territorin e banuar nga shqipfolesit vetem Shkodra e plotesonte kete kriter ne menyre te plote, por, nga ana tjeter, ne qofte se ka qytet mbi te cilin eshte hedhur balte, e kane poshteruar e kane denigruar, e kane shkaterruar, e kane masakruar, perseri eshte Shkodra ku Kadareja paska dhene kontributin e tij pikerisht duke u shpjeguar shqiptareve menyren se si Migjeni kishte ardhur me letersine shqipe. Uljet dhe ngritjet ne kete rast perbejne raportin midis te pamundures dhe imagjinates sado te mundohesh te shpikesh te paqenen.

Gjeja me e dukshme ne qytetin e Shkodres pergjate periudhes ne fjale ka qene levizja teatrore e cila kishte nje prejardhje 32 vjecare ne kohen qe kishte lindur Migjeni. Më e rëndësishmja në këtë histori është ekzistenca në qytetin e Shkodrës të shtatë teatrove, bashkangjitur shkollave dhe shoqërive (sot, me 2015, ne Shqiperi, le ne Tirane, nuk ka shtatë teatro). Përmënd me rradhë (jane marre nga librat : “100 vjet Teatër në Shkodër 1879-1979 (kujtime)” me autor regjizorin  e këtij teatri Artistin e Popullit Andrea Skanjeti (1906-1992) botuar më 2002 dhe “Jeta kulturore e Shkodrës, mesi i shek. XIX – XX”, të botuar në “MVSIKA ALBANIKA”, vëll. II (studime dhe dokumenta) me autor muzikologun Tonin Zadeja (1926-2011), botuar më 2006, faqe 37 – 71, bashkësia e të cilëve jep një panoramë krejt tjetër për tjetër e cila në mos qoftë më e plota, të paktën, është më e shumta në raport me te gjithe librat mbi historine e teatrit shqiptar; – ketu kam parasysh Josif Papagjonin ne librin e tij mbi historine e teatrit ne Shqiperi):

1.Salloni i Kolegjit Saverian ndërtuar më 1890 me 450 vënde

2.Salloni i Shkollës Françeskane me 300 vënde

3.Salloni i Shkollës Stigmatike me 250 vënde (në librin e Tonin Zadejës jepet      300 vende, f. 37)

4.Salloni i Shkollës së Parrucës (ndërtuar për kinema-teatër nga ushtritë austro-  hungareze gjatë luftës së I-rë botërore) me 400 vënde

5.Kinoteatri “Rozafat” me 400 vënde (T.Z. 450 vënde, f. 37)

6.Salloni i shoqërisë “Bogdani” me 350 vënde (T.Z. 400 vënde, f. 37)

7.Salloni i shoqërisë “Vllaznia” me 400 vënde (T.Z. 450 vënde, f. 37)(libri i Andrea Skanjetit, f. 15)

Duke bërë një përmbledhje të të gjithë aktivitetit teatror në qytetin e Shkodrës per peridhen 1911-1939 (duke permbledhur edhe kohen kur lindi teatri) konkludojmë se kanë qenë gjithsejt 28 grupe teatrore nga të gjitha shtresat dhe moshat duke shfaqur rreth 465 premiera me mbi 1000 aktorë të të gjithë niveleve. Duhet të kemi parasysh qe ky qytet më 1926 kishte 22 784 banorë (sipas Shqipëria e Ilustruar, 1927, f. 375) dhe rrjedhimisht i bie që të ketë pasur një aktivitet teatror shumë-shumë herë më të madh se Tirana e viteve 1990 e cila nga viti 1944 deri me 1989 ka dhëne vetëm 209 premiera (kur popullsia e saj të ketë qenë, më 1984, 206 100 banorë, sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, 1985) nga të cilat 121 me pjesë shqiptare dhe 88 të përkthyera (Josif Papagjoni,  Teatri Kombëtar, f. 85). Mbi këtë bazë a nuk mund të ngremë idenë që Teatri Kombëtar Shqiptar është themeluar ne qytetin e Shkodres më 1879 për të formuar ndërgjegjen kombëtare të popullsisë shqiptare? Atehere perse Shkodra me 1932 paska qene “e prapambetur, e merzitshme e plot pikellim”? Mos valle keto vargje te Migjenit jane te lidhura me gjendjen e tij shendetesore dhe aspak me qytetin e tij te Shkodres?

Dinamika e ideve teatrore në qytetin e Shkodrës është e lidhur vetëm me kulturën europiane, me anë të Klerit Katolik Shqiptar, dhe kjo përbën thelbin e realitetit njerëzor në atë qytet. Kjo duhet pasur parasysh kur flitet për idete letrare te ketij qyteti per ate kohe dhe kete nuk ka marre parasysh Kadare me nje paragjykim te theksuar antiqytetar, antikatolik, antishqiptar dhe antishkodran.

Per kohen qe ka jetuar Migjeni, ne qytetin e Shkodres kishin lindur, studiuar, punuar, krijuar dhe luftuar per Shqiperi keta korifej te mendimit shkencor shqiptar (renditja sipas germes se pare):

– Át Alfons Çuni (1900-1976), filozof;

– Át Anton Lufi (1910-1992), shkencetari, letrari dhe filozof;

– Át Agostin Ashiku (1905-1986), profesor, drejtor dhe muzikolog;

– Át Anton Luli  (1910 – 1999) filozof, letrar, studiues i shkencave natyrore, mesues,  rektor i Kolegjit Saverian;

– Dom Ast Koka (1894-1975) filozof, poliglot;

– Át Anton Kiri (1902-1945), profesor i shkencave te natyres;

– Át Anton Harapi (1888-1946), politikan e shkrimtar, filozof e publicist, orator e studiues, nje nder mrekullit e mendimit filozofik shqiptar te te gjithe koherat, nje nga ata njerez “qe popujt e civilizuar i lindin nje here ne nje mije vjet”;

– Dom Aleksander Sirdani (1892-1948) poet, linguist, folklorist dhe etnograf i shquar;

– Dom Anton Zogaj (1905-1948) filozof, poliglot;

– Imzot Antonin Fishta (1902-1970) filozof, historian, muzikant, poet;

– At Bernard Llupi (1886-1946), merr pjese ne kryengritjet antimalazeze te viteve 1914-1916, shkrimtar;

– Át Bernardin Palaj (1894-1946), filozof, profesor poliglot, poet, autor i “Visaret e Kombit”, muzikant, publicist, studiuesi i Ciklit te Kreshnikeve Legjendare;

– Dom Benedikt Dema (1904 – 1971) filolog, gjuhetar, profesor, redaktor, shkrimtar historian, publicist, enciklopedist;

– Át Bone Gjeçaj (1873-1957) filozof, muzikant, lektor;

– Imzot Bernardin Shllaku (1875-1956) filozof, patriot i shquar ne Levizjen Kombetare Shqiptare;

– Át Ciprian Nikaj (1900 – 1948) filozof,  muzikant,  publicist;

– Át  Çiril Cani (1875-1967);

– Át Engjell Palaj (1870-1956) veprimtar i shkollave shqipe dhe anetar i Lidhjes kombetare;

Ernest Koliqi 20 Maj 1903 – Romë, 15 janar 1975  ishte mësues, poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, madje dhe dramaturg, ministër arsimi në qeverine e Verlacit 1939-1942, njeriu qe dergoi arsimin shqiptar ne Kosove pergjate epokes se luftes.

– Át Ferdinand Pali (1907-1985) filozof, poliglot, gjuhetar, mesues;

– Át Frano Kiri (1901-1986), filozof;

– Imzot Frano Gjini (1886-1948) filozof;

– Imzot Frano Gjuraj (1893-1947) poliglot;

– Át Florian Berisha  (1897 – 1970) filozof;

– Át David Pepa (1889-1967) poliglot, shkrimtar, bibliotekist;

– Át Donat Kurti (1902-1983), filozof, Doktor i Shkencave, mesues, gjuhetar, poliglot, perkthyes, autori i “Visaret e Kombit”, drejtori i Gjimnazit Franceskan, vjollca e letrave shqipe;

– Át Daniel Dajani (1906-1946), letrar, filozof, profesor, gjuhetar, matematicien;

– Imzot Gasper Thaçi (1889-1946), filozof, politikan e diplomat, publicist;

– Át Gasper Suma (1897 – 1950) filozof;

– Imzot Gasper Gurakuqi (1885-1967) filozof, studiues, historian, erudit;

Át Gjergj Fishta (1871-1940) Poeti yne Kombetar;

– Imzot Gjergj Volaj (1904-1948), filozof, orator, moralist, historian, sociolog;

– Át Gjon Karma (1896-1975) nje nder autoret e “Visaret e Kombit”, rektor, studiues, gjuhetar;

– Át Gjon Shllaku (1907 – 1946), studiues i otomanizmit, shkrimtar e perkthyes, filozof, sociolog;

– Dom Jak Bushati (1890-1949) filozof;

– Dom Jak Zekaj (1906-1995) filozof, poliglot, perkthyes, poet, shkrimtar;

– Imzot Jul Bonati (1874-1951), filozof, poliglot, perkthyes;

– At Justin Rrota (1889-1964) personalitet shkencor e shoqeror ne fushen e gjuhesise shqipe, te letersise dhe te arsimit shqiptar;

– Imzot Kolec Prennushi (1902-1950) shkrimtar, filozof;

– Át Klement Miraj (1882-1956) filozof, gjuhetar e arkeolog, etnograf, folklorist dhe letrar;

– Át Leon Kabashi (1906-1998) filozof, profesor i arteve te bukura, piktor, sekretar i Pader Gjergj Fishtes;

– Dom Leke Dredhaj (1899-1976) filozof, historian, perkthyes;

– Át Leke Luli (1908 – 1944), studiues;

– Át Leonard Tagaj (1910-1945), filozof;

– Imzot Luigj Bumçi (1872-1945) filozof, politikan, historian, patriot;

– Dom Lazer Shantoja (1891-1945), filozof, gjuhetar poliglot, publicist, perkthyes, muzikant;

– Dom Luigj Pici (1907-1946), edukator;

– Dom Luigj Gashi (1899-1957) filozof;

– Át Mark Harapi (1890 – 1974), botanisti, filozof, perkthyesi  gjuhetar,  levruesi  i  Gjuhes Shqipe dhe shkrimtar.

– Dom Mikel   Koliqi (1902 – 1997),  inxhinjer, edukator,   mesues,   shkrimtar,   publicist,   Kardinali   i   ardhshem;

– Át Mehill Troshani (1904-1983), studiues dhe gjuhetar;

– Át Mehill Miraj (1909-1978), matematicien, mesues, sportist;

– Dom Mark Gjani (1909 – 1945), filozof;

– Dom Mark Bicaj (1911-1946),  dijetar dhe intelektual;

– Át Mati Prenushi (1882-1948) veprimtar  i  ceshtjes  kombetare;

– Imzot Mark Shllaku (1865-1951) poliglot me 11 gjuhe te huaja, doktor ne filozofi, teologji, avokature e elokuence, delegat ne Kongresin e Manastirit me 1908;

– Dom Mati Fishta (1889-1971) filozof;

– Át Marin Sirdani (1885-1962) gjuhetar, historian, shkrimtar, studiues;

– Dom Mehill Çuni (1871-1965) filozof;

– Át Mark Papaj (1902-1970) filozof, profesor;

– Dom Ndre Lufi (1888-1969) filozof;

– Dom Nikolle Gjinaj (1911-1987) filozof;

– Dom Ndre Zadeja (1891 – 1945),  filozof,  shkrimtar, folklorist, psikolog;

– Dom Nikolle Gazulli (1893-1946), filozof, gjuhetar, shkrimtar, dijetar;

– Dom Ndoc Nikaj (1864-1946), romancieri i pare shqiptar,  historian,  letrar;

– Dom Ndoc Suma (1887-1962), filozof;

– Dom Ndoc Sahatçija (1906-1993) filozof;

– Imzot Nikolle Deda (1892-1948) filozof, studiues;

– Dom Nikolle Kimza (1878-1960), filozof;

– Imzot Nikolle Tusha (1885-1946) filozof;

– Át Nikolle Kolej (1875-1956) filozof,

– Dom Nikolle Dragusha (1888-1962) filozof dhe  luftetar  i  ceshtjes  kombetare  shqiptare  kundra  synimeve e veprimeve shoviniste malazeze;

– Át  Pjeter Meshkalla (1901 – 1988), filozof,  shkrimtar,  poet;

– Dom Pal Gjini (1905-1975) dijetar e poliglot;

– Át Pashko Gjadri (1877-1953), filozof, studiues dhe mesues i Gjuhes Shqipe, pedagog;

– Át Pashko Bardhi (1870 – 1947), historian, biograf, gjuhetar, perkthyes;

– Át Pal Dodaj (1880-1951) studiues, mesues, filozof, historian, publicist, bibliotekist, diplomat;

– Át Pal Çucija (1878-1957) filozof;

– Dom Pashko Zojzi (1885 – 1958) filozof;

Imzot Preng Doçi (1846-1917), BABAI autor i alfabetit te Gjuhes Shqipe;

– Át Pashko Prelaj (1877-1966) mesues, patriot, politikan, deputet ne Mal te Zi (1918);

– Dom Preng Qefalia (1900-1967), historian e letrar, publicist;

– At Rrok Gurashi (1894-1965) filozof, folklorist;

– Dom Rrok Frisku (1892-1956) filozof;

– Át Rrok Vataj (1905-1976) filozof;

– Át Simon Mikeli (1892 – 1945), filozof, mesues;

– Át Silvester Hila (1905-1967) filozof, muzikant, mesues,  letrar,  shkrimtar, rektor;

-Dom Shtjefen Kurti (1898-1971) historian, shkrimtar, rrefyesi i pare i Nene Terezes se Kalkutes, laureates te cmimit “Nobel”;

– Dr. Dom Tom Laca  (1898-1962) filozof, jurist;

– Imzot Vincenc Prennushi (1885-1949) atdhetar, poet, prozator, dramaturg, publicist, perkthyes, folklorist, predikator i shquar, filozof, autori i romances “Gruaja Shqiptare”, poliglot;

– Át Viktor Volaj (1910-1995) etnograf, gjuhetar, profesor, perkthyes, letrar, rektor;

– Át Zef Mesi (1869-1945), filozof;

– Át Zef Saraci (1884-1954) docent ne filozofi, shkrimtar, historian;

(te gjithe te dhenat mbi Eterit e Shenjte te Klerit Katolik Shqiptar jane marre nga vepra monumentale e Dr. Pjeter Pepa: “Tragjedia dhe Lavdia e Klerit Katolik ne Shqiperi”, vell. 1 dhe 2, Tirane 2007 dhe nga vepra e Át Zef Pllumit: “Histori kurre e shkrueme, Tirane 2006. Keto personalitete te kultures shqiptare i kam trajtuar pak si me ndryshe ne artikullin: 78-Cfare perfaqeson Kongresi i Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe i vitit 1972?, publikuar ne albanovaonline.info dhe www.genchoti.com).

Diku rreth vitit 1937 njeri prej ketyre korifejve doli ne nje fotografi me ajken e pjeses tjeter te artisteve, shkrimtareve dhe intelektualeve te Shqiperise si per t’i treguar Migjenit se nuk ishte si kjo pjese. Te pakten njeri prej tyre, Lasgush Poradeci, ishte i barabarte me Ernest Koliqin ne cdo permase (foto poshte), duke argumentuar se produkti intelektual i nje populli ka vetem nje rruge formimi, pamvaresisht se ku jetojne ata dhe prej nga rrjedhin (kjo vlen edhe per edukaten apo karakterin individual te Njeriut).

Gaqo Tashko, Lola Gjoka, Ernest Koliqi, Dom Nikoll Koliqi, Tefta Tashko, Asdreni, Lasgush Poradeci, Gjergji Canco, Koço Tashko

Kadareja nuk ka dashur t’i tregoje lexuesit menyren se si ishte krijuar nder shekuj kjo plejade intelektualesh te Kultures shqiptare dhe cfare kishin bere paraardhesit e tyre. A nuk tregon kjo se midis Kadarese dhe kesaj plejade intelektualesh ekzistonte nje hendek qe nuk mund te kapercehej kurre? Qe do te thote se Kadareja nuk mund te behej asnjehere si ata, te pakten nga dy kendveshtrime: gjeneza familjare dhe edukacioni shkollor; problem te cilin kam ndermend ta trajton si teme me vete me titull: “Intelektuali Historik dhe shoqeria e sotme shqiptare komuniste (enveriste) e postkomuniste (postenveriste)”. Te gjithe keto gjera kane qene te shkruara dhe publikuar me kohe, por shkrimtari i realizmit socialist nuk ka dashur t’i marre per baze dhe kjo perben elementin e pare manipulues te shkolles enveriste ku Kadare paska qene nxenes i zellshem. Ne disa prej ketyre shkrimeve thuhet:

“Ne vj. 1698 aty pari gjejme se P. Filipi prej Shkodre OFM celi shi ne Shkoder nje shkolle private e mson fmite e tregtarve e pasanikve”. (At Donat Kurtit dhe At Marin Sirdani: Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi, f.13)

“Prej vitit 1800 e deri ne vitin 1861 hapen aty – ketu shkolla private me klasa fillore. Vetem ne Shkoder mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djem e 4 per vajza. E perkoheshmja “Perparimi” i rreshton emrat e mesuesve me te njohur me kete renditje: Gege Kodheli, Gjergj Benusi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Trushit te Mark Krtajes (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Egjell Radoja, D.P.Babi”. (po aty, f. 17)

“Ne vitin 1861 franceskajt hapin ta paren shkolle fillestare publike ne Shkoder i ndihmuar nga Episkopati shqiptar. Do pase parasysh edhe fakti qe ne vitin 1882 franceskajt kan pase hape nje kolegje per me rrite e me mesuar te gjithe ata qe deshironin me u ba freten e prej vitit 1905 kjo shkolle ishte bere krejtesisht ne gjuhen shqipe”. (po aty, f. 19)

Prej vitit 1900 deri ne vitin 1912, ne kohen kur Migjeni ishte vetem nje vjeç ne gjejme 59 vepra e 16 autore. Vecojme: Gjergj Fishta OFM, Luigj Gurakuqi, D. Ndoc Nikaj, P. Anton M. Xanoni S.J., P. Shtjefen Gjecovi OFM, P. Pashk Bardhi, Hile Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gasper Merturi, P. Anton Busetti S.J., Kole Thaci etj”. (po aty, f.29)

Arsimi katolik mori vrull te madh ne Shkoder me 1855, kur freterit franceskane hapen ”Shkollen Franceskane”, te quajtur me vone Ilirikum….Seminari, i njohur si Kolegja Papnore Shqiptare, e me vone si Seminari Papnor Shqiptar, e filloi karrieren e tij te shquar me 1859. Gjithashtu, me 1861 franceskanet themeluan seminarin e tyre, ne te  cilin mesohej edhe gjuha shqipe. Pastaj, me 1877, jezuitet themeluan ne Shkoder nje tjeter qender me influence per arsimin e larte, Kolegja e Shen Francesk Saverit, i cili pajiste me arsim teknik e tregetar rreth 400 studente. Nje risi shkencore ne Kolegjin e Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty me 1888, si i pari observator  astronomik ne Ballkan. Ai vazhdoi sherbimet e tij te vlefshme deri me 1946, kur u konfiskua nga rregjimi komunist. Nje vit me pas (1878) motrat stigmatike themeluan Shkollen Femnore Franceskane per 200 vajza (Edwin E. Jacques: Shqiptaret, vell. 1, f. 407).

Akoma me tej ne qytetin e Shkodres ka pase ekzistuar dhe dinamika e shtypshkronjave, qe formojne nje shkak me teper per t’i kujtuar Kadarese se Shkodra nuk mund te kishte asnje mundesi per jete te prendueme” as atehere, as sot dhe as kurre. Gjendet e shkruar se “Shtypshkronjat e para ne Shqiperi jane hapur shume me perpara se te hapeshin shkollat shqipe. Permenden ajo e Obotit ne vitin 1493 dhe ajo e Shkodres me 1563. Ne vitin 1871 Jezuitet sollen ne Shkoder  te paren shtypshkronje te atyre aneve. Ne vitin 1909 D. Ndoc Nikaj solli ne Shkoder shtypshkronjen ”Nikaj””. (At Donat Kurtit dhe At Marin Sirdani: Mbi kontributin e elementit katolik ne Shqiperi, f. 26).

Atehere problemi i Migjenit ne lidhje me mendimin letrar shqiptar nuk mund te jete kjo qe ka hiperbolizuar Kadareja ne asnje permase. Qyteti i Shkodres ka pase nje klase intelektualesh qe e suprimonte te gjithe mendimin universal shqiptar deri ne ate mase sa duhet pranuar se ky qytet i ka dhene frymen qytetare shqiptareve per te gjithe kohen qe njihen ne Histori. Instrumenti qe e beri Shkodren pararojen e civilizmit shqiptar ishte i lidhur me Europen dhe eshte kjo aresyeja qe shqiptaret nuk e humben asnjehere karakterin europian te tyre, por qe harruan pikerisht kete instrument pas 1945 duke mbetur pas Europes. Mos e kerkoni prapambetjen e shqiptareve ne raport me Europen tek Perandoria Otomane, ky eshte nje mashtrim i paster politik, por tek komunizmi enverist dhe kjo gje mund te zbulohet pikerisht me ane te ideve letrare dhe tek menyre se si Migjeni erdhi ne letersine shqipe jo si uragan i nderprere, por si ndryshues i rruges historike te shqiptareve, konform nje rruge qe Europa e njihte qe ne fillim te shekullit te XIV-te ne Itali kur Dante Alighieri formuloi nje menyre te re analitike te gjendjes shoqerore te popullates italiane (vulgariteti me fytyre laike individuale kundra kultures historike me fytyre fetare kolektive; ose e thene me fjale me te komplikuara: produkti i ndryshuar ne dimension nga Njeriu kundra produktit te ndryshuar biologjikisht nga Natyra). Eshte nje proces historik pak i veshtire per t’u pranuar, por qe Kadareja as qe i ka rene ne te as me perafersi (ai eshte i lidhur me raportin e asaj se cfare kane krijuar institucionet fetare ne historine e Njerezimit me historine e politikes 2500 vjecare).

Kadareja ka krijuar nje situate artificiale te gjendjes shoqerore ne qytetin e Shkodres pergjate kohes qe ka jetuar Migjeni, duke ulur nivelin historik kulturor te qytetit, duke anashkaluar garden e shkrimtareve katolike, duke zvogeluar permasen e vete kultures njerezore. Por gjithsesi sharra i ka hasur ne gozhde, pasi i duhej te parakalonte dy shkrimtare me gjigande te kesaj garde, te kesaj kulture, te atiju qyteti: Át Gjergj Fishten dhe Ernest Koliqin. Per t’i krijuar nje sfond sa me te prenueshem Migjenit, atehere goditi Poetin tone Kombetar dhe permasen me te madhe te kultures dhe arsimit shqiptar te konfiguruar ne personalitetin e Ernest Koliqit (keto qe jane shkruar ne keto rreshta te poshtem perbejne krimin intelektual te Kadarese, por, per mua, edhe aresyen perse ai nuk mund ta marre cmimin Nobel ne fushen e letersise me keto qe ka shkruar dhe i perforcon vazhdimisht nga viti 1991 deri ne vitin 2015).

“Nder shkrimtaret (bot. 2015 ka shtesen: e konsideruar si”, ndersa emertimin ne vazhdim e ka ne thojza, GH) reaksionar veriore, Ernest Koliqi i drejtimit proevropian (d.m.th. proitalian), ishte shembulli tipik se si nje talent mund te vritej nga perqafimi i ideve fashiste. Zgjedhja e gabuar e kampit politik, qe e coi dalengadale nga simpatia e pare per fashizmin ne postin e ministrit te qeverise kolaboracioniste, ishte fatale per te.

Ndersa Koliqi botonte novelat e tij plot me personazhe moderne, te rinj qe ktheheshin nga studimet jashte shtetit, qe filozofonin neper kafenete e Shkodres se si mund te modernizohej ky vend pa fyer sentimentet (ne bot. 2009 dhe 2015 eshte fjala “ndjenjat”, GH) e te vjeterve (Migjeni do te nervozohej e te shfrynte vecanerisht kunder ketij predikimi), nje tjeter personalitet, madje me i njohuri e me i reklamuari, i kurorezuar si poet kombetar, prifti Gjergj Fishta, ne vetmine e kuvendit te franceskaneve po rrekej te krijonte nje veper qe ishte sa jashte kohe, aq dhe jashte mundesive te tij ( me vargjet fillestare (1905) te Lahutes se Malcis mbajtesit e Flamurit Shqiptar, Bajraket e Hotit dhe Traboinit, jepnin jeten ne Luften e Maleve (mars-prill 1911), GH). Ai orvatej te thurte poemen e madhe totale, ku te mblidhte krejt eposin shqiptar ne shembullin e mbledhesit mesjetar te Nibelungeve, te epeve te tjera evropiane, madje edhe me thelle, te epeve homerike. (ne vazhdim kjo pjese nuk ekziston ne bot. e 2015, GH) Absurde si ndermarje, per aresye qe merreshin lehte me mend, ajo behej dyfish e tille per shkak se poetit franceskan i mungonin shume gjera, e ne rradhe te pare ai talent i vecante per te perpunuar, apo me sakte per te vene nen fre, ate shkumezim te lire, magjepses e me bukuri befasuese, here parajsore e here inferiale te eposit verior. Ne vend te atij terbimi ai nxorri nga pena poemen e gjate monotone “Lahuta e Malcise”, nje kronike sterile, e cila duke qene, vec te tjerash, moralizuese e didaktike, ngjante me epet e veriut aq sa c’mund te ngjante ujet e distiluar me ujvarat e bjeshkeve” (bot. 1991, f. 39-40; bot. 2009, f.163-164; bot. 2015, f. 59-60).

Sot komenti i ketyre rreshtave e ka tejet te lehte per t’i hedhur poshte ato, por une dua ta komentoj nga bota e Kadarese. Vetem fakti qe dy kryeradhat e fundit nuk jane vene ne botimin e fundit, tregon se shkrimtari Kadare nuk eshte realisht shkrimtar, por njeri politik duke i sherbyer nje politike te caktuar. Duke zbuluar kete lloj politike e kemi teper-teper te lehte te arrijme ne perfundimin se shkrimtari Kadare ka nxjerre nga penda e tij nje letersi pa moral, pa thelb dhe pa permbajtje. Ne qofte se ky ka qene thelbi i realizmit socialist mbetet ta kundershtojme Kadarene ne pretendimin se letersia e realizmit socialist eshte e krijuar ne ate kohe (Rudina Xhunga, Edhe nje Shqip, 31 intervista, f. 7). Ne kete rast nuk eshte Koha qe e krijon letersine, por eshte letersia qe i lepihet politikes se asaj kohe dhe ndryshimi eshte tejet cilesor ne ate qe cfare njeriu prodhoi ai komunizem dhe ai enverizem ku, perseri, letersia ka qene e pranishme ne te gjithe permasen e saj: nje bote kriminale dhe antishqiptare nuk mund te prodhoje letersi fleksibel dhe te ndreqshme nga shkrimtaret si do qe te vije koha (ne te kunderten Kadareja nuk kishte pse te largohej nga Shqiperia ne vjeshten e 1990-es).

Por Kadare-ja merr persiper te amplifikoje gabimet e metodikave europiane kur vjen puna per te realizuar raportet midis fazave te zhvillimit te formave te letersise nder popujt e Europes. Edhe pse jane marre ne konsiderate tre eposet e njohura nga shqiptaret (homerik, gjermanik dhe shqiptar), ato nuk kane ne menyre absolute asnje ngjashmeri, qofte edhe ne forme, midis tyre. Nuk mund te kete asnje forme krahasuese midis Nibelungeve te popujve gjermanik dhe eposit shqiptar qofte dhe vetem nga shkalla e zhvillimit social te popujve prodhues te tyre; sic nuk mund te kete ngjashmeri midis eposit homerik dhe atij gjermanik. Te pakten i pari ka si mjedis boten e brendeshme te pellazgeve hyjnore kur ai gjermanik dy mjedise social krejt te ndryshme midis tyre (sipas parathenies te Leka Ndojes ne librin e Frideich Hebbel: “Nibelunget – eposi gjermanik”, f. 3). Atehere perse Kadare perdor te tilla forma krahasuese ne pamundesine e aplkikimit te tyre?

Termi “reaksionar” ne epoken e Shqiperise enveriste eshte konsideruar nje term negativ ne karakterin e individit (kryesisht ja bashkangjitnin kundershtareve poltike te epokes parakomuniste) pa ja ditur as permbajtjen dhe as kuptimin, keshtu qe shkrimtari perpara se ta perdorte duhet ta zberthente per ta bere me te kuptueshme dhe te besueshme kete esse, por edhe per te treguar distancen qe Kadareja duhet te kishte me keta “reaksionare”. Kete gje Kadare duhet ta kete kuptuar perderisa ne botimin e fundit (2015) shtoi fjalen: konsideruar, dmth mund te mos jete e vertete. Ne te kunderten Kadare duhet te argumentonte lidhjen e mundeshme midis ketij termi dhe termave proevropian dhe proitalian. A nuk do te thote kjo se analiza e shkrimtarit ne kete rast eshte krejt formale dhe vetem per konsum publik?

Kryesorja ne kete analiza qendron ne bashkengjitjen e talentit te Ernest Koliqit me kampin politik te fashizmit. Po Kadareja me ke kamp politik ishte dhe tek cili kamp politik shkoi ne vjeshten e 1990, te cilet ne menyre absolute nuk ishin te barabarte? A nuk eshte kjo nje menyre tallje me ndjenjat njerezore te nje populli? A nuk duhej Kadareja, ne kete rast, te bente zberthimin dhe percaktimin e raportit midis kampit fashist dhe kampit enverist? Kush ka qene me pozitiv per shqiptaret: fashizmi apo enverizmi; ose kush ka qene me pak kriminel kundrejt Kombit Shqiptar: i pari apo i dyti? Lexuesi te zbertheje raportin midis fashizmit dhe enverizmit dhe do te kuptoje edhe raportin midis Koliqit dhe Kadarese sipas rrjedhimeve te ideve te ketij te fundit.

Po kalojne 25 vjet nga permbysja formale politike dhe aspak nuk eshte kuptuar (per ta pranuar as qe e diskutoj) se fashizmi dhe enverizmi ishin anet e kunderta te se njejtes monedhe, e megjitheate njera ka qene me e mire se tjetra dhe kete shqiptaret nuk e kane mesuar akoma as si ide.

Nervozizmi imagjinar i Migjenit mund te sherbeje si nje dritare per te percaktuar karakterin specifik te tij edhe ne rrafshin krijues, megjithese kjo formon nje pasiguri midis qenies reale migjeane dhe krijmtarise me fantazi politike te Kadarese. Neqofte se do ta pranojme si te vertete kete dukuri, rezulton qe Migjenit te mos i kete pelqyer historia, pasi vete plejada intelektuale e qytetit te Shkodres mbeshtetej si krijim ne nje histori te drejteperdrejte 300 vjecare dhe kjo periudhe kohore eshte ajo qe ka formatuar thelbin europian dhe njekohesisht shqiptar te banoreve te Shkodres. Ne qofte se ka ne territorin e banoreve shqipfoles ndonje komunitet me histori te panderprere ku lidhet zhvillimi i brendeshem me ndikimin europian ai mund te gjendet vetem ne kete qytet dhe kjo gje nuk i ka pelqyer Kadarese, por qe ai ja ka injektuar Migjenit. Keshtu qe rezulton se nervozizmi i Migjenit te jete nje fantazi e shkrimtarit te realizmit socialist dhe jo nje realitet i konstatueshem.

Botekuptimi dhe metodika letrare e Kadarese peson nje fiasko, dhe te madhe bile, kur analizon figuren dhe vepren e Át Gjergj Fishtes sipas menyres bolshevike; dmth nga njera ane e pranon se Fishta ishte i njohur e i reklamuari, por, nga ana tjeter, poeti na ishte i kurorezuar si poet kombetar. Át Gjergj Fishten nuk e beri poet kombetar as politika, as servilet e letersise dhe te kultures shqiptare dhe as njerezit ordinere, parazite te shoqerise qe nuk dinin se cfare eshte libri dhe letersia (te gjithe keta Kadareja i ka takuar ne jete disa here, po aq sa panaire librash jane hapur ne Shqiperi dhe shkrimtari ka qene prezent). Fillimisht Át Gjergj Fishten e beri Poet Kombetare Luften e Maleve ne Decic (06 Prill 1911) nen udheheqjen e Ded Gjo Lulit ku ne dy beteja Heronjte e Hotit dhe Traboinit dhane jeten per Flamurin e Kastriotit (fjala është për betejën e njohur të Qepurrit  të 25 Marsit të vitit 1911 në të cilën e humbën jetën nëntë traboinas trima dhe ne ate te Decicit te 06 Prillit 1911 kur u ngrit per here te pare Flamuri e Kastriotit). A e di valla Kadareja se keta Heronj jepnin jeten per Flamur me vargjet e marra nga Lahuta e Malcis te Át Gjergj Fishtes? Ja vargjet e Fishtes qe kane frymezuar Heronjte e Maleve ne ate beteje perpara se te jepnin jeten per Flamur:

Lum, oj Zana e Velicikut,

qi m’ ia leshon ti namet anmikut,

qi m’ i uron djelmte e Malsise,

qi m’ ia kjane hallin Shqipnise;                       60

kesaje Shqipni e cila motit,

n’ za kah pushka e besa e Zotit,

pat kene cmue prej fisesh t’ tana

kah bjen dielli e kah merr hana!

Por, sado qi poshte ka rá                               65

sot me sot e rrin tue kjá

n’ pluhun t’ tokes, prej njerzeve shá,

prap, oj Zane, shkendia e burrnise

nuk á’ shkimbe n’ male t’ Shqipnise,

qi, maná, edhe n’ keto kohe t’ reja                70

ka ‘i here ndezet flake si rr’ feja,

S’ kane mbete shkret, jo armet besnike,

Persè Arbenorja, grue fisnike,

bán se bán fatosa t’ ri,

t’ cilit trimenisht per kete Shqipni                   75

e per bese e t’ bardhen Fè

e bajne deken si me lè.

A po i sheh ti njata burra,

qi ka Brigja neper curra,

tue hece naten porsi bisha,                            80

jane t’u ngjitun drejt kah kisha?

Ata jane, po, Krenet e Hotit

Qi m’ u lidhe duen me bese t’ Zotit

per me i dalun zot Shqipnise,

per me i lanum ndere Malsise                        85

(Kange e Trembedhjete, Te Kisha e Shnjonit, vargjet 57-85)

Per baze eshte marre botimi i peste ne Kosove (1990) me qene se ishte i pajisur me numrat e vargjeve, duke e krahasuar me botimin e pare (1937) dhe botimin e pesembedhjete (2006) te botimeve Franceskane.

Kjo eshte aresyeja perse Át Gjergj Fishta eshte i vetmi Poet Kombetar i Kombit Shqiptar per te gjithe koherat, pasi eshte i vetmi rast ne Historine e tij ku bota shpirterore e Poetit frymezon heronjte perpara vdekjes per te ngritur Flamurin e Historise sa me afer qiellit. Dhe ky rast nuk mund te perseritet me kurre. Kjo eshte aresyeja perse varri i Poetit tone Kombetar dhe i Heroit te Luftes se Maleve kane qene prane njeri-tjetrit ne Kishe te Fretenvet, perpara se antinjerezit enveriste t’i zhduknin nga Shtepia e ZOTIT. Keshtu qe kurorezimi i Át Gjergj Fishtes si Poet Kombetar nuk eshte produkt ironik i nje shprehje letrare, por eshte nje praktike Historike e nje Kombi qe pikerisht ate dite (06 prill 1911) filloi dhe jeten e vet ne lirine e fituar me Gjak (vetem ketu perputhet ne thelb dinamika e shoqerise europiane me shoqerine shqiptare). Dhe kjo nuk eshte gje e vogel qe mund te parakalohet nga Kadareja kaq thjeshte (ne kete rast ironia eshte arme e paditurise dhe deshires per madheshti te rreme), eshte e vetmja ngjarje ne Historine e shqiptareve me keto permasa dhe kaq afer kohes sone.

Kadare pretendon se “Lahuta e Malcise” ishte nje veper jashte kohe dhe jashte mundesive te krijuesit te saj. Qe Kadareja nuk e ka kuptuar filozofine e Lahutes se Malcise ne asnje rresht une nuk e diskutoj per asnje cast, por t’ja trasmetosh kete padituri lexuesit si etallonin e nje arsimimi te detyrueshem eshte dicka me teper se nje anomali politike; ajo eshte e lidhur me karakterin e individit si shkrimtar dhe ketu eshte pika ku bie ne sy fiasko e Kadarese. “Lahuta e Malcise” nuk eshte veper letrare, ajo nuk eshte as liber poetik, por ajo eshte thelbi jetesor historik i Kombit Shqiptar i shprehur ne vargje, te pakten ne keto 500 vjetet e fundit. Ja perse termat jashte kohe dhe jashte mundesive nuk perkojne dot me permbajtjen e ketij thelbi dhe te kesaj historia, por ato jane krijuare nga Kadareja per te poshteruar kete Komb dhe kete Histori per aresyet politike te se shkuares, te cilat ai kerkon t’i mbroje me fanatizem.

Nga pikepamja kohore “Lahuta e Malcise” argumenton, sipas menyres letrare, problemin kryesor te shqiptareve te sotem: prapambetjen e tyre ne raport me Europen. Forma letrare e Lahutes se Malcise perkon me formen me te pare te mendimit letrar nga pikepamja teorike, por ajo ka ekzistuar ne brendesi te Kombit Shqiptar dhe Át Gjergj Fishta monopolizoi kete brendi duke e kthyer nga autori anonim ne autoresine e vet, argument ky i mjaftueshem, qofte dhe i vetem, perse autori i Lahutes eshte i vetmi Poet Kombetar i Kombit Shqiptar per te gjithe koherat dhe te dyte nuk mund te kete kurre. Ky titull nuk mund te merret as ne Stamboll, as ne Athine dhe as ne Tirane, por ai merret vetem ne fushebetejat e ceshtjes kombetare (1910-1912) ku vendosej fati i Kombit dhe i Gjuhes Shqipe (1908) dhe Áti Yne Poet i ka plotesuar te gjithe keto kushte historike i vetem dhe largpames. Keshtu qe mbetet per te zbuluar rrugen teorike te lindjes se ideve letrare per te kuptuar kohen e domosdoshme te aplikimit te tyre ne shoqerine shqiptare edhe pse ka nje paraardhje te lavdishme dhe te denje per kombet e perparuara. Vetem raporti me eposin homerik dhe ate te Nibelungeve tregon se letersia shqipe po futej ne brazden ligjore te zhvillimit te saj dhe zbulimi i dinamikes se ideve letrare ishte i mjaftueshem per te argumentuar se Kombi Shqiptar i kishte shpetuar kurthit te historise duke mbetur nje komb europian, pamvaresisht nga pasoja disapermasore.

Ne pjeset e zhdukura nga Kadareja, nga njeri botim ne tjetrin, gjendet pendesa formale e shkrimtarit te realizmit socialist, e megjitheate e ndjej per detyre ta trajtoj situaten sikur nuk ka ndodhur duke i mbetur besnik botimit te dyte ne Tirane (1991).

Kadareja pretendon se Át Gjergj Fishta nuk e kishte ate talent te vecante per te perpunuar eposin shqiptar, por, pervec  Poetit Tone Kombetar, kush e ka bere kete, qe te kemi mundesi te bejme krahasimin? Pse nuk e ka bere Kadareja kete pune, me qene se eshte i afte ta vere ne dukje kete “mangesi” te Poetit tone Kombetar? A nuk kemi te bejme ketu me lojra fjalesh dhe me shprehje madhore per te ulur Majat e Maleve te Historise se Letersise Shqipe dhe per te ngritur mocalet e letersise enveriste? Ne cilin vend te letersise boterore poemat e pashkruara popullore e kane suprimuar domosdoshmerine e poeteve te mevonshem? Le te gjeje Kadareja vetem nje rast, qe te kemi mundesi per te pranuar pikepamjen populiste te epeve kundrejt autoreve klasike dhe te perjetshem. Ka nje tendence te Kadarese, ne kete rast, per te pergjithesuar politiken propogandistike te enverizmit ne favor te populizmit si e vetmja menyre per te spekulluar me termin popull.

Kadareja pretendon se poema “Lahuta e Malcis” eshte monotone, por fakti qe kjo poeme Kombetare permban 15613 vargje te shkruara pergjate 32 vjeteve (sipas parathenies se Át Zef Pllumit ka mbi 15600 vargje; tek botimi 15 (2006) i Lahutes se Malcis, f.XXXIII) e ben te pamundur qe Poema e Kombit te jete monotone. Vetem kenga e 28 e Lahutes se Malcis (Dede Gjo’ Luli) eshte e afte te t’i ngreje qimet e kokes perpjete per te kuptuar se cfare ndikimi ka pasur kjo “monotoni” tek popullata shqipfolese me 1937 kur u botua per here te pare dhe pse “Lahuta e Malcise” u be shume shpejt poema kombetare e Kombit Shqiptar nga Mitrovica ne Janine. Lexoni hyrjen e kesaj kenge dhe kuptoni se cfare mashtrimi ka realizuar Kadareja kur u nis dhe botoi menyren e ardhjes se Migjenit ne  letersine shqipe:

Te shtate Krajlat cue jane n’kambe:

Kah ka rá, medet, kjo gjame?

N’ ate Malsi, n’ ate Rapshe te Hotit

Ded Gjo’ Luli, burre si motit,

me ‘i cete Leke, bisha shkorretit,                          5

ka nise pushken m’ asqer t’ Mbretit !

Dede Gjo’ Luli ‘i shpate e gjalle,

shtremnon kesulen, del ne shkalle,

Bedri Pashes po i con fjale:

mire neshtrasha, or’ Bedri Pasha !                       10

Amanet jam tue ta lane,

kete fjale Mbretit me m’ia thane:

se me sotjet, emni i Zotit !

shka jeme nipash t’ Gjergj Kastriotit

e “Shqiptare” qi i thome na vetit                           15

má duvá nuk i bajme Mbretit.

E as s’ e njohim ma per Mbret.

Rrash po mbushen peseqind vjet,

qi na i bajme hysmet

e per te na thyem rradaket                                   20

si t’ ki’ n kene keto poca Vraket,

nji te mire pa e pase prej tij.

Na shkoi moti si a’ má zi:

Ngrane pa ngrane, e kryet n’ gershane,

bjè prej sherrit n’ taksirate                                    25

Se ai s’ po kish tjeter zanate,

Vec prè e rep, e digj e piq:

rrexó, rrenó e vendin flliq

me mehmure e agallare,

qi ‘i pune keta kurr s’kane sjelle mbare;               30

vec rrah m’ shkop, e vare n’konop:

vidh, robit e toket plackit:

si ma Zo’ má keq per nè,

qi a ndopak n’ Shqipni keme lè.

Pasha Zotin, kjofte levdue !                                  35

edhe keshtu s’ mujme me durue.

Pushken sot un ia kam vu,

mandej dalte si kjofte gjiku’.

(sipas botimit te peste ne Kosove (1990), duke e krahasuar me botimin e pare (1937) dhe botimin e pesembedhjete (2006) te botimeve Franceskane, f. 471-472)

A nuk tregon ky pretendim i Kadarese se Kombi Shqiptar pas 1945-es eshte i indoktrinuar qe ne bankat e shkolles dhe Kadareja eshte nje nga autoret e ketij procesi? A nuk tregon kjo kenge se gjitheshka e shkruar per Át Gjergj Fishten dhe “Lahuten e Malcise” eshte bere vetem per nje qellim: te justifikohej krimi kunder popullates verishqiptare pergjate viteve te diktatures, qe konstitonte vetem ne nje qellim: te harrohej Historia e perjetuar deri me 1945; dhe kete rol mori persiper Kadare kur u nis dhe shkroi menyren se si kishte ardhur ne letersine shqipe Migjeni, duke qene perfaqesuesi i fundit i atij manipulimi gjigand te Kombit Shqiptar (te tjeret qe do te vinin pas tij do te kopjonin Kadarene ne menyren se si ai e kishte zberthyer kete proces; ja perse duke ndertuar kritiken kunder Kadarese kemi realizuar te gjithe kritiken kundrejt letersise se realizmit socialist shqiptar).

Kjo aresye e ekzistences se kesaj vepre te Kadarese vazhdon edhe me tej duke baltosur figuren e Poetit Tone Kombetar ne permasa te tilla sa vihet ne dyshim dhe lidhja e Migjenit me letersine shqipe. Sipas Kadarese:

“Mesazhin nacionalist te Fishtes, mesazh qe here-here merrte permasat e nje ksenofobie totale (ne bot. e viteve 2009 dhe 2015 fjala totale eshte zevendesuar me fjalen ashper, GH) e qe synonte izolimin e plote te Shqiperise prej botes se jashtme, nuk e perfilli as letersia e as mendesia shqiptare, cka vertetonte se ato kishin arritur nderkaq qe shkalle te tilla emancipimi, qe i bente te mos binin ne zona te ulta te shovinizmit, qofte edhe kur ato parashtroheshin nga nje poet i shpallur kombetar, e qofte te shprehura me nje poetike hijerende e mjeshterore, sic qe permbledhja “Mrizi i zanave”, vepra me e arrire artistikisht e tij” (fraza dhe fjala e nenvizuar nga une nuk ekziston ne bot. 2009 dhe 2015; bot. 1991, f. 41-42; bot. 2009, f. 165; bot. 2015, f. 62).

Bindja ime eshte se ajo qe e ka marre ne qafe shkrimtarin Kadare ne syte e komisionit Nobel eshte menyra se si e ka analizuar ai figuren e Poetit tone Kombetar Át Gjergj Fishtes, te pakten ne kete liber. Por me habit akuza qe i ka ngritur Át Fishtes duke e akuzuar si izolator me boten e jashtme, kur e gjithe veprimtaria politike e partise se tij ne thelb ka pasur pikerisht kete izolim te Kombit Shqiptar duke filluar qe ne agimet me te para te jetes se saj (1943-1991). Te flasesh kodra mbas bregut duhet te jete me e thjeshte se sa te argumentosh pretendimet e tua. Kleri Katolik Shqiptar dhe te gjithe pjesmarresit e tij, ku perfshihet edhe Át Gjergj Fishta, e kane te pamundur te linin mesazhe te tilla izolimi, sidomos me Europen, por Kadareja kujton se me ane te fantazise se tij mund te krijoje nje pseudorealitet qe i shkonte per shtat vetem enverizmit dhe komitetit te tij qendror me pjesmarres dhe vete Kadarene. Kjo do te thote se nuk ka se cfare te mosperfille qofte letersia, qofte mendesia shqiptare, kur dihet fare mire se kete letersi dhe kete mendesi e kishin krijuar pikerisht antaret e nderuar te Klerit Katolik Shqiptar prej me shume se kater shekuj, ne te kunderten behet pyetja: per ke letersi dhe mendesi ben fjale Kadareja? Keto lodra fjalesh jane jo vetem pa adrese, por ato kerkojne te peshtjellojne mendjen e lexuesit me nje simbolizem te genjeshtert pa domethenie konkrete, pasi, perseri, kerkon te krijoje nje situate te favorshme per vepren e Migjenit sipas mendesive enveriste.

Shume me negativ bie ne sy Kadareja kur perdor ironine ne lidhjen e Át Gjergj Fishtes me qenien Poet Kombetar te tij. Te pakten politika nuk e ka shpallur Át Gjergj Fishten Poet Kombetar asnjehere, por ka qene Kombi Shqiptar ai qe e ka ngritur poetin e madh ne nivelin e idhullit te vet shpirteror qe ne rinine e tij per vargjet e mrekullueshem qe ai i dhuroi ne ditet me te veshtira te historise. Kombi Shqiptar dhe Poeti i tij Át Gjergj Fishta jane te shkrire ne nje ne Luften per liri kombetare, ne Luften per liri shoqerore, ne Luften per liri fetare dhe ne Luften per liri shqiptáre. Poeti Át Gjergj Fishta eshte i vetmi personalitet i letrave shqipe qe ka marre pjese ne menyre te drejteperdrejte ne keto kater beteja gjigande te historise se Kombit Shqiptar dhe kjo mori fund jo kur Poeti nderroi jete, por kur enverizmi devijoi thelbin e ketyre betejave: te kesaj lirie, te kesaj feje, te kesaj shoqerie dhe te kesaj shqiptariè.

Pikerisht per te fshehur thelbin e ketij veprimi negativ antinjerezor dhe antishqiptar, Kadareja mundohet ta sjelle Migjenin ne letersine shqipe ne perputhje me kete enverizem; dmth duke poshteruar thelbin historik te se kaluares shqiptare ne fushen e letrave.

E njejta situate paraqitet nder studiues te tjere, te cilet, duke kopjuar metoden e Kadarese, perdorin propaganden enveriste si te vetmin argument per te shpjeguar ardhjen e Migjenit ne letersine shqipe. Per baze kam marre studimin e fundit te Koco Bihikut (1927-2013): “Krijmtaria letrare e Migjenit” (2004). Qe ne kreun e pare autori mundohet te shpjegoje dy dukuri: 1- Mjedisin shoqeror shqiptar ne vitet ’30 dhe 2-Formimin ideor te Migjenit. E meqene se keto dy dukuri mbeshteten ne mashtrimin gjigand te historiografise shqiptare te epokes enveriste merret lehte me mend se cfare perfundimi do te kete ky studim, por me qene se kete veper te Koco Bihikut e kam ne konsiderate per te nxjerre ne pah vepren e Migjenit e shoh te aresyeshme te zberthej vetem idete e autorit per ambientin shoqeror te viteve ’30.

Sipas autorit ky mjedis social fillon me 1924, ku sipas tij:

“Pas deshtimit te Revolucioni te Qershorit te 1924-es, nisi nje periudhe reaksioni. U arrestuan dhe u burgosen dhjetra e dhjetra veprimtare dhe simpatizante te levizjes demokratike. Disa syresh, midis te cileve edhe udheheqes te shquar te saj, si Luigj Gurakuqi dhe Bajram Curri, u vrane. U ndaluan gazetat perparimtare dhe u mbyllen klubet dhe shoqerite qe kishin qene vatra te levizjes” (f. 7).

Te gjithe studiesit ne fushen e letersise te epokes enveriste e anashkalojne, pa asnje diskutim me qellim te mbrapsh dhe nga padija, epoken e letrave te aplikuar ne Shqiperine Veriore dhe Kosove. Nga ana tjeter kane shpikur nje lloj historie qe jo vetem nuk mbeshtetet ne fakte konkrete, por eshte e sajuar nga fillimi deri ne fund per qellime kriminale politike, per te shfrytezuar nje pjese te popullates ne favor te nje pjese tjeter; ose e thene me terma shkencore, per te shfrytezuar pjesen e popullates me Histori ne favor te pjeses pa histori. Konkretisht qe ne fillim autori ve ne dukje levizjen politike te 1924 si nje revolucion, kur ne realitet ka qene vetem thjeshte nje grusht shteti i mirefillte. Autori pretendon se pas dhjetorit 1924 ne Shqiperi paska filluar nje periudhe reaksioni, por vete anashkalon analizen e epokes gjashte mujore e Fan Nolit mbi cbaze ngrihet pyetja: cfare ka qene ai gjashte mujor? A e di autori dhe vete shqiptaret e sotem se pergjate periudhes 6 mujore jane arrestuar njerez ne mes te Tiranes vetem per nje aresye: ishin kunder pushtetit autokratik te Nolit (per kete shih artikullin: “Pemet e Neglizhenses”, botuar ne gazeten Tirana, dt 26 Korrik 1924). Vetem per kete artikull gazeta ne fjale u mbyll me vendimin e dt. 11. VIII. 1924 dhe pronari i gazetes u burgos.  Kjo do ta detyronte Av. Dr. Vasil K. Dilo te shkruante nje liber te tere ne forme ditari: “Apollogjia e ime zyrtare kontra akuzave pa prova dhe denimit arbitrar nga a’n’ e Qeverise Konstitucionale te Shtetit te lire, perpara Popullit Shqiptar bres-pas-brezit”. (doreshkrim). Akoma me tej, pergjate atij gjashtemujori ka ekzistuar ne Tirane  Gjyqi Ushtarak i Shtet-Rrethimit (per kete shih artikullin: “69 – Diktatura dhe grushti i shtetit me 1924”, publikuar ne albanovaonline.info dhe www.genchoti.com) cka tregon se karakteri demokrat i asaj periudhe ka qene nje fantazi e politikaneve historiane se sa nje realitet i perjetuar. Realisht ngjarjet e vitit 1924 jane preludi e diktatures komuniste qe do te vendosej ne Shqiperi pas 20 vjetesh.

Por autorit i eshte dashur kjo shpikje per te justifikuar mjedisin shoqeror te shqiptareve te asaj kohe prej nga do te rridhte dhe permbajtja e vepres se Migjenit sipas ideve te shkolles enveriste. A nuk jane ne te njejten linje si kritiku i letersise ashtu dhe shkrimtari Kadare?

Autori i vepres krijuese te Migjenit e pranon se poeti i ri punoi per letersine shqiptare vetem kater vjet (f. 17) dhe pranon se keto kater vjet nuk mjaftuan per te gjetur veten si krijues. Nga ana tjeter pranon si “Ai kaloi si meteor i fuqishem, duke lene gjurme te pashlyeshme ne letersine tona” (po aty), por pa na e thene ne asnje rast se cila ishte kjo gjurme. Jam i detyruar ta ve ne dukje kete defekt te autorit, pasi ne realitet gjurma migjeane ne historine e mendimit letrar shqiptar eshte tejet e dukshme dhe eshte nga ato lloj gjurmesh qe kane ndryshuar ecurine ne historine e Njerezimit (ky rast ekziston ne Itali me Dante Alighierin), ne kete rast nuk ka rendesi per te mire apo per te keq. Autori eshte munduar ta jape te zberthyer te gjithe vepren e Migjenit ne elementet me te imet, por duke i interpretuar ato drejt nje konflikti imagjinar midis shtresave te popullit shqiptar qe ndodhej nen drejtimin politik mbreteror.

Sipas autorit Migjeni poezine e levroi qe ne hapat e para. Me 1934 botoi “Shpirtent shtegtare”, e cila u pasua ne lirikat “Shpirti i ri”, “Te lindet njeriu”, “Zgjimi”, “Shkendija” dhe “Kanga e rinise”, qe pane driten e botimit ne vitin 1935 dhe “Melodi e keputun”, “Kanga skandaloze”, “Recital i malesorit”, “Lutje” te cilat u botuan me 1936 nen titullin “Vargjet e lira”. Me 1944 u ribotua duke i shtuar nje kapitull te ri me poezi te reja te shkruara pas 1936 me titull Kanget e fundit (f. 81-91), ku perfshieshin: “Frymezim pa fat”, “Nje nate pa gjume”, “Vuajtje”, “Kanga qe s’kuptohet”, “Vetmia” dhe “Nen flamujt e melankolise”. Autori i vepres se Migjenit eshte munduar ta interpretoje vepren e poetit te ri si nje paraardhje te epokes enveriste pasi, sipas autorit, “Nga ideja dhe fryma e ngritur emocionale prane vjershes “Zgjimi” qendron “Kanga e rinise”, ku forcat shoqerore qe do t’i sillnin vendit nje te ardhme te lumtur, paraqiten me tipare me konkrete. “Rinia” nuk lidhet me moshen, ajo shpreh nje kategori shoqerore-ideologjike; rinia jane forcat perparimtare qe aspironin nje te ardhme te ndritur” (f. 45). Akoma me tej, sipas autorit tone, tek “Migjeni zien revolta jo kunder mjerimit si mjerim, por kunder mjerimit si shfaqje e pabarazise shoqerore. Poeti e ka dhene kete permes nje antiteze te forte…. Duke iu sjelle simbolit dhe groteskut, poeti ka mundur te krijoje nje pamje te pergjithshme me rendesi te vecante, te realitetit shoqeror te kohes” (f. 53). Nen kete fryme autoi ve ne dukje dhe rrethin e interesave dhe te shqetesimeve intelektuale te Migjenit duke e lidhur me ceshtjen e fese dhe pikerisht ne kete pike autori i krijmtarise letrare te Migjenit hedh poshte vetveten pasi e ka trajtuar problemin me paragjykim dhe te tendence pa i ditur kuptimin e kesaj qe thote ne asnje permase. Se pari Migjeni as qe e ka pasur fene ne konsiderate me keto permasa qe pretendon autori. Poezia “Lutje” (f. 76 e bot. 1944) e diskretiton pretendimin e kritikut letrar te realizmit socialist. Vini re keto vargje dhe aresyetoni mbi menyren se si e ka kuptuar Migjeni fene dhe permasen e konfrontimit te mundshem me te:

Te lutem o perendi

per nje simfoni

me tinguj t’argjante

e akorde t’arte.

 

Te lutem o perendi

per nje simfoni

plot dashuni

te nxehte si tu vasha gjite

kur vlojne ndijesite.

 

Te lutem o perendi

per nje simfoni

te defrej ne lumni

tu’ u perkunde n’ani

te bukur, t’andrrimeve

te kaltra, ku te fantazmeve

buzet me terheqin zjarrte

e me digjen syt e flaket.

 

Te lutem o perendi

per nje simfoni –

e kurr, kurr má mos te zgjohemi.

Kete poezi autori nuk e permend, a thua se nuk ekziston, por, nga ana tjeter, i meshon idese sikur Migjeni ngazellehej prej faktit sikur ne kohet e reja ndikimi i fese kishte pesuar renie ne ndergjegjen e njerezve (f. 58). Autori nuk ka se si ta dije, bashke me te edhe Kadare, qe pikerisht ne kete pike qendron ndikimi i poezise se Migjenit mbi mendimin letrar shqiptar dhe bashke me ta i gjithe populli shqiptar i indoktrinuar deri ne palce nga propaganda enveriste. Tendenca per te ndersyer Popullin Shqiptar kundra ideve fetare nuk ka qene e mjaftueshme, por enveristet kane krijuar nje panorame historike sikur pergjate historise se kaluar Populli Shqiptar e ka pasur si lejtmotiv kete kunderti dhe Migjeni paraqitet me kete fytyre, kur ne fakt me Migjenin ne kemi kalimin e kritikes se shoqerise nga bota fetare ne ate laike dhe ketu qendron e panjohura e historise se Njerezimit, se paku prej 2000 vjetesh. Ne kete pike problemet jane paraqitur te mbarsura me kontradikta artificiale, dhe ne realitet ato jane maskuar pas konflikteve fetare. E verteta eshte krejt tjeter per tjeter: realisht kontradikta ka qene midis dijes dhe padijes, midis intelektit dhe harbuterise, midis qenies dhe mosqenies, midis punetorit dhe dembelit. Ne qofte se deri ne fillim te shek. te XX-te mendimi letrar sundohej nga autoret katolike me botekuptim fetar, me Migjenin mendimi letrar shqiptar krijon degezimim laik jashte cdo konflikti te mundshem dhe nje shkalle me poshte nga madheshtia e krijuar prej autoreve te ceshtjesa kombetare. Kete proces bota filozofike bolshevike e ka paraqitur si nje lufte kundra Fese pa e ditur per asnje cast se si lind Feja dhe cfare perfaqeson ajo ne mendimin filozofik boteror.

E pare sipas ketij kendveshtrimi vepra e Migjenit fiton vlera te reja dhe krejt te ndryshme nga ato qe na e kane paraqitur prej 70 vjetesh. Por kjo con ne nje perfundim te ri te raportit midis shkrimtareve laike dhe atyre te Kishes Katolike Shqiptare, e perfaqesuar te pakten nga Migjene: Nuk mund te krahasohet Migjenin me At Gjergj Fishta jo vetem ne ate se cfare i ka dhene gjithseicili Kombit Shqiptar, por edhe vetem per kohen qe jetoi Poeti yne Kombetar ne raport me Migjenin. Mosha prej 27 vjeteve qe ka jetuar Migjeni nuk e perligj dot kete krahasim. Por Kadareja e ka pasur ne dore t’i bente nje pyetje Kombit Shqiptar ne lidhje me vazhdimesine e personalitetit te Migjenit: po te ishte gjalle Migjeni pas 1945, si do ta trajtonin komunistet enveriste dhe vete Kadareja “poetin e rinise”?

Duke hequr ndikimin e politikes europiane dhe otomane mbi Kombin Shqiptar, si dhe pasionet individuale, domosdoshmerisht letersia e Kombit Shqiptar fillon me At Gjergj Fishten, dhe ne kete drejtim Migjeni nuk ka asnje rol; keshtu qe as mund te behet krahasimi midis tyre per asnje parameter letrar.

Analiza e vepres se Kadarese dhe bibliografise, bashkangjitur ketij studimi, per keto vite (1957-1991) ka vetem nje qellim: T’u tregoje shqiptareve se me cfare substance letrare ka fituar emertimin si shkrimtari me i madh shqiptar i realizmit socialist. Une shtroj pyetjet: A ka ndonje vlere vepra e Kadarese per keto vite? Kujt i ka sherbyer shkrimtari Kadare me kete lloj produkti letrar? Pergjigja eshte vetem nje: Po, ka vlere! I ka sherbyer manipulimit politiko-historik te Popullit Shqiptar dhe te aplikuar nga komunizmi.