Artikuj

120- Kur dhe kush i beri shqiptaret “ateiste”

Posted by Genc Hoti

Loading

120- Kur dhe kush i beri shqiptaret “ateiste”?

      (ndryshe: a jane shqiptaret besimtare apo “ateiste”?)

Nje tufe idiotesh sillen prej kohesh neper Bote, por sot te nderfutur nder shqiptare duke provokuar ne emer te nje epoke tmersisht antishqiptare, tmersisht antinjerezore dhe tmersisht antiprogresive, gjithe Popullin Shqiptar.

Pergjigjja e kesaj pyetje nuk eshte as me pak e as me shume nje tregues i nivelit mendor te shqiptareve te sotem, sidomos i produktit intelektual te epokes komuniste, por edhe zbulimi i nje gjendje sa spekulative aq dhe manipulatore ku e bardha behet e zeze, pozitivja behet negative, i miri behet i keq, e ngrohta behet e ftohet, e shume permbysje te tjera te karakterit cilesor.

Ne funksion te asaj qe deklarojne shume individe shqiptare, pyetja behet konkrete sipas dy nenpyetjeve: 1- A jane shqiptaret “ateiste” (ekziston nje shpjegim absolutisht i sakte qe tregon pamundesine e ketij pozicioni te shqiptareve)? 2-Pamvaresisht nga pergjigja e pyetjes te pare, deklaratat e disa shqiptareve te detyron te zbulosh pyetjen: Kur dhe kush i beri shqiptaret “ateiste” dhe PERSE?

Zbulimi i pyetjes se dyte ishte nje rastesi e cuditshme dhe duhet t’i dedikohet familjeve te vjetra qytetare shkodrane te cilat ne bibliotekat e tyre kane akoma libra te botuar perpara vitit ogurzi 1945 (per te dalluar nivelin civilizues te qyteteve shqiptare duhen krahasuar bibliotekat familjare midis tyre dhe jo marredheniet qe individet kane pasur me shtetin; -ne rastin e pare tregon pasterti shpirterore te ketyre familjeve, ndersa ne rastin e dyte masen kriminale te familjeve te lidhura me shtetin), ku  krahasimi i tyre me botimet e mevonshme na vertetojne idiotizmin e veprimit komunist mbi ndergjegjen e shqiptareve te thjeshte duke i detyruar keta te fundit te deklarojne gjithe madheshti: jam ateist; pa e ditur se cfare nenkupton ky term, kur eshte shpikur dhe nga kush, qofte ne Europe e qofte ne Shqiperi, qe cuditerisht perputhen ne menyre te habitshme pa asnje shkak bashkeveprimi!

Qe e gjithe propaganda komuniste ka tentuar ta beje popullin shqiptar te tille nuk besoj se vihet ne dyshim, por ta shtrish kete propagande edhe ne letersine e huaj duke i ndryshuar permbajtjen veprave ne perputhje me politiken antishqiptare te komunizmit, eshte ajo qe shqiptaret e viteve 45-92 kane lexuar pa e ditur se gjitheshka ka qene e genjeshtert dhe ndryshe. Ky eshte rasti i poshtersise antishqiptare te komunizmit te filluar me 1943 dhe te paperfunduar akoma.

Rasti qe po i tregojme lexuesit shqiptar eshte i lidhur me nje roman shume te thjeshte (Katrina) te shkrimtares finlandeze Sali Salminem (1906-1976), te botuar ne Shqiperi me 1984, me perkthim te Klio Evangjeli-t, me redaktore Margalina Sina dhe nje parathenie te shkruar nga Klara Kodra, ku datelindja e autores jepet ne vitin 1905 (f.4). Librin e pata blere ne Tirane po ate vit dhe e mora me vete ne Alpet e Shqiperise kur po studionim per polimetale ne Lug te Vocit (Ҫerem-Bajram Curri). Ne mes te rreshtave lexova disa fraza qe nuk mund t’i takonte dot nje autoreje finlandeze me arsimim ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe lindur e te jetuar fillimisht ne Finlande dhe te larguar nga vendi i saj drejt kontinetit amerikan pikerisht per shkak te karakterit imperialist te shtetit sovietik (ndoshta arsimimi sovietik, kubanez, vietnamez, afganistanas apo shqiptare jane te vetmit qe mund ta krijojne nje ide te tille) dhe e pata nenvizuar e rregjistruar ne faqen (85), ku thuhej: edhe kisha na qenka ndare ne klasa. Domethene s’paska asgje ne bote qe te mos jete ndare vec per te varferit e vec per te pasurit  qe sundojne? Po keshtu do te jete edhe ne parajse, e perfytyroj; Svensoni dhe Nordviski ne te dy anet e fronit te perendise kurse ne prane deres… në na lençin te hyme”– (fig. 1).

Fakti qe ky liber ishte shkruar ne Nju Jork te SHBA-se, ku autorja kishte emigruar dhe punesuar ne nje shtepi ku kishte filluar veprimtarine letrare si dhe komenti i ketyre rreshtave qe e lidhte Kishen e fshatit me politiken e kohes ne Finlande (periudha e viteve 1937-1940 ne te cilen kohe bolsheviket i kishin grabitur popullit finlandes krahinen e Karelia-s Perëndimore me ane ashtuquajturi incidenti Mainilsky dhe luften sovietiko-finlandeze [1939-1940] qe perfundoi me “paqen” e 12 marsit 1940 ku sovietiket i grabiten Kombit Finlandez afro 1/10 e territorit te tij duke e spostuar kufirin afer Leningradit midis BRSS dhe Finlandes nga 32 km ne mbi 120 km), hedh dyshime te medha mbi permbajtjen e perkthimit te atyre rreshtave.

fig. 1

Kthimi ne Tirane, shkuarja ne Shkoder ne biblioteken e gjyshit tim nga Nena, mesuesit historik te qytetit, Kole Laca, me dha mundesine te zbuloja tekstin e perthyer nga origjinali te nje botimi ne gjuhen italiane te vitit 1942. Ishte ribotimi i 8 i kesaj vepre ne italisht midis viteve 1939-1942 (pra kjo veper ishte perkthyer ne kohen e fashizmit), me nje perkthim te autorizuar nga Alessandra Scalero si me poshte: “Sicché la chieza é divisa! Non c’e dunque nulla al mondo, che non vada diviso con quelli che comandano? Sarà lo stesso in paradiso, mi figuro: Svensson e Nordvisk di qua e di là a fianco del trono, e tutti noi vicino alle porte…. se ci lasceranno entrare!” (fig. 2).

Perkthimi nga nje italo-shqiptar: “Ah! Kuptoj. Keshtu që, edhe kisha është e ndarë! Nuk ka keshtu asgjë në botë të mos ndahet me ata që komandojnë? Po kështu do jetë edhe në parajsë, po përfytyroj: Svensson e Nordkvist këtej e andej në krah të fronit, e të gjithë ne afër portave… në se na lënë të hymë!”

Sipas ketij materiali rezulton qe njeri prej subjekteve te meposhtme te kete fallsifikuar perkthimin duke filluar nga perkthyesja Klio Evangjeli, redaktorja Margalina Sina, autorja e parathenies Klara Kodra, Shtepia Botuese “Naim Frasheri”; apo te gjithe se bashku kishin rene dakort per cilesine e perkthimit. Nuk e di a u ka vajtur nder mend ne ate kohe ketyre subjekteve qe fraza qe ata kishin perkthyer, redaktuar, analizuar, botuar, bente pjese ne korpusin edukativ te shqiptareve nga ana e arsimimit te detyrueshem dhe ishte e lidhur me termin ateizem.

Krahasimi i dy perkthimeve (shqip, pa e ditur se nga cila gjuhe e kishte perkthyer Klio Evangjeli, dhe italisht, me perkthim nga origjinali finlandisht) na tregon se permbajtja ka nje permbysje totalisht te asaj qe kishte dashur te thoshte autorja nga ajo qe duhet te perceptonin shqiptaret e epokes komuniste. A nuk kisha ne dore nje material autentik qe tregonte se shqiptaret i kishin detyruar te hiqeshin ateiste jo vetem pa i ditur kuptimin, por dhe me metoda te genjeshterta ne menyren me te ndyre te mundeshme?

fig. 2

Kerkimi ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar te viteve 1985 jepte kete informacion tipik per kete fjale ku asnjeri nuk ka pasur guximin te vere ne dukje lapsuset e asaj qe kishte shkruar Hulusi Hako ne kete enciklopedi:

ATEIZMI. Sistem pikepamjesh shkencore (se si mund te jene shkencore teresia e pikepamjeve kur jane te paafta per te shpjeguar dinamiken e Ideve Fetare, autoresine e tyre, shkakun e tyre, rolin e tyre dhe pozicionin e te paditurit te te gjithe atyre qe kane pretendime te sakta mbi Idete Fetare, tregon dhe vete pozicionin e autorit mbi keto probleme, GH) qe mohon dogmat e predikimet fetare. A. lindi qe ne kohet e lashta, krahas me lindjen e perhapjen e fese (shih: Feja ne Shqiperi) si shprehje e luftes ideologjike dhe pjese e pandare e kultures perparimtare. Eshte rritur e thelluar krahas me zhvillimin we luftes klasore, me zgjerimin e njohurive shkencore e te perparimit te filozofise materialiste, e mbi kete baze, te vete forces njohese e argumentuese te aresyes njerezore. A. me te vertete shkencor eshte A. marksist, i mbeshtetur ne filozofine materialiste dialektike dhe i lidhur ngushte me levizjen punetore e ndertimin e socializmit. Si disipline filozofike A. marksist ka si objekt te zbuloje e te provoje absurditetet, demet e kotesine e fese mbi bazen e argumentave teorike, shkencore e historike, te percaktoje rruget, menyrat e format e punes dhe te luftes per crrenjosjen e ideologjise fetare nga jeta e shoqerise…..”.

Mashtrimi qe ka perdorur Hulusi Hako ka sherbyer per te indoktrinuar shqiptaret ne te gjithe shkallet e arsimimit te tyre qofte edhe per vetem faktin qe Karl Marksi dhe Frederik Engelsi nuk jane marre me kete pune ne asnje germe te problemit. Aresyeja e thellimit ne keto probleme ka qene pikerisht ky pretendim i Hulusi Hakos ku zbulimi i mashtrimit te perdorur me ka cuar ne zbulimin pikerisht te te kundertes qe pretendon manipulatori i mendimit filozofik dhe historik shqiptar.

Ekziston nje leter e F. Engelsit drejtuar Franc Meringut me 14 korrik 1893 pikerisht per keto  probleme. Ne kete leter, midis te tjerave, shkruhet:

“….Përveç kësaj, është lënë jashtë edhe një pikë tjetër, e cila, ç’është e vërteta, zakonisht nuk është theksuar sa duhet si në veprat e Marksit, ashtu edhe në veprat e mia, dhe për këtë faji na bie njësoj ne të gjithëve. Dhe pikërisht-në fillim ne ngulmuam kryesisht, dhe duhej të ngulmonim, në nxjerrjen e ideve politike, juridike dhe të pikëpamjeve të tjera ideologjike e të veprimeve të kushtëzuara prej tyre nga faktet ekonomike që janë në themel të tyre. Këtu për shkak të përmbajtjes ne atëhere lamë pas dore çështjen e formës: Ç’rrugë ndjek formimi i këtyre ideve etj. Kjo gjë u dha shkakun e dëshiruar kundërshtarëve tanë për të bërë interpretime të gabuara, si dhe shtrëmbërime; një shëmbull të qartë në këtë drejtim na e jep Paul Berti  (“Filozofia e historisë së Hegelit dhe të hegelianëve duke përfshirë Marksin dhe Hartmanin, Red)…. (K.Marks-F.Engels, Letra te zgjedhura, Tirane 1981, f. 674-680).

Shkurt me dy fjale: Marksizmi as qe eshte marre me kete problem dhe cdo deklarim per kete problem ne emer te tyre eshte vecse mashtrim ordiner. Por zgjerimi i ketij problemi ne menyre shteruese con ne zbulimin se pikerisht pse nuk ka marre parasysh ne asnje vend rolin e Ideve Fetare ne Historine e Njerezimit, marksizmi u be nje teori lehtesisht permbysese qe ne zanafillen me te pare te saj (Komune e Parisit). Edhe vete postulati marksist mbi percaktimin e ndergjegjes shoqerore nga ana e qenies shoqerore, permbyset per rastin e Ideve Fetare, pasi Koha e lindjes se formes fetare jo vetem qe ishte me e hershme se cdo rend shoqeror ku eshte aplikuar, por vete rendi shoqeror ne forme ishte ne perputhje te plote me perceptimin fetar (Politeizmi fetar = Senati Politik; Monoteizmi = Perandori, Sulltani, Mbreti). Marksizmi e kishte filluar rrugen e vet duke mos u mbeshtetur ne realitetin Historik te Njerezimit dhe duke u shtremberuar nga interpretuesit me te pare te tij (e njejta gje ka ndodhur edhe me teorine e Albert Ajnshtajnit. Qofte teoria e Karl Marksit, qofte teoria e Albert Ajnshtajnit kane te njejtin gabim filozofik qe ne fillese. Ndreqja e ketij gabimi e permbys te gjithe ate qe konsiderohet si Shkence e Njerezimit, por mbi te gjitha, ndreqja e ketij gabimi con ne zbulimin se ZOTI duhet pranuar apriori pa asnje diskutim per efekt te ekzistences se Shkences. Pra ZOTI nuk i duhet Ideve Fetare por Ideve Shkencore).

Duke u rikthyer tek termi Ateizem dhe duke e krahasuar me ate cka ka pretenduar Frederik Engelsi, vura re se Hulusi Hako e ka shtremberuar te gjithe permbajtjen dhe ka krijuar situata politike te pamundura vetem e vetem per te pajtuar politiken kriminale te komunizmit shqiptar me ndergjegjen gjysmake te shqiptareve.

Ndjekja e ketij problemi edhe sipas Fjalor i Filozofise, Tirane 1982, dhe krahasimi me nje sere fjaloresh te ketij lloji me autore te ndryshem dhe, sidomos ne gjuhen ruse, me coi ne zbulimin se termi ateizem, i zberthyer nga Hulusi Hako, ishte pike per pike sipas БОЛЪШАЯ  СОВЕТСКАЯ  ЭНЦИКЛОПЕДИЯ, 1952; C.H. OЖEГOB, СЛΟВΑΡЬ PYCCKOГO ЯЗЫKA, 1973, 1982; Краткий философский словаръ, 1954.

Per krahasim perdora edhe fjaloret e meposhtem:

Ali Pajaziti, Fjalor i Sociologjise, Shkup, Prishtine, Tirane 2009.

Ekrem Murtezai, Fjalor i filozofise, Tirane 2007.

Servet Pellumbi,Fjalor i filozofise, Tirane 2011.

Halit Muharremi, Fjalori i Teologjise, Tirane 2006.

Didie Zhylia, Fjalor i filozofise, Tirane 1994.

Bacchus,Enciklopedia universale e ilustruar, Tirane 2011.

Le Petit Robert, 1, 1986.

Enciklopedia e Pergjishme e Oksfordit, Tirane 2006.

Maximus, Dizionario enciclopedico, Novara 1994.

Krahasimi nxorri ne drite faktin qe termin ateizem autoret e fjaloreve dhe enciklopedive nuk e trajtonin jo vetem ne menyre te barabarte, por perfundimet ishin jashtezakonisht ne ekstrem kundrejt njera-tjetres. Ne teresi dy ishin perfundimet te bashkangjitur nje postulati:

Se pari termi Ateizem e ka zanafillen nga epoka Helenike dhe ateistet e pare ishin materialistet Demokriti, Epikuri (sipas Краткий философский словаръ, f. 33); ose, zanafilla ishte nga bota heleniko-romake ku kishin ekzistuar ateistet Leukipi, Demokriti, Anaksagora, Empedokli, Epikuri, Lukreci, por ateistet me te njohur u paraqiten ne shek. XVIII ne kohen kur zhvillohet nje lufte e ashper kunder rendit te vjeter feudal si: Dideroi, Holbahu, Lametri, Helveciusi, Fojerbahu (sipas Ekrem Murtezai, Fjalor i filozofise, f 49); ose pati perfundime qe forma me e pare e Ateizmit ka ndodhur ne shoqerine skllavopronare, ku zhvillimin me te madh te saj e pati ne shoqerine helenike dhe romake duke permendur emrat e Talesit, Anaksimeni, Anaksimandri, Parmenidi, Herakliti, Ksenofoni, Demokriti, Epikuri dhe Lukreci, por kulmin e arriti ne epoken postfeudale ku u cfaqen mendimtaret Pompanaci, Xhordano Bruno, Hobsi, Loku, Spinoza, Bejli, Didero, Helveci, Holbah, Lametri, Fojerbah (sipas Halit Muharremi, Fjalori i Teologjise, f.31-32).

Se dyti u arrit ne perfundimin se kulmin Ateizmi e arriti me marksizmin ku e akuzuan Fojerbahun dhe Marksin si krijuesit e teorise moderne te ateizmit pasi ndergjegja fetare do te zevendesohej nga ndergjegja revolucionare (sipas Didie Zhylia, Fjalor i filozofise, f. 32); ose u pretendua se Ateizmi me radikal eshte formuluar nga filozofet marksiste, te cilet shpallen se feja eshte nje mashtrim apo “opium per popullin” (sipas Halit Muharremi, Fjalori i Teologjise, f. 32). Ka enciklopedi qe shkruajne se filozofet materialiste u akuzuan si ateiste qe ne shek. e XVIII (Bacchus,Enciklopedia universale e ilustruar, f. 83).

Ndersa Postulati ishte: “Ne lindjen e ateizmit kane ndikuar materializmi, evolucionizmi dhe natyralizmi” (Ali Pajaziti, Fjalor i Sociologjise, f.53). Me konstatimin e mungeses se lidhjes se marksizmit me kete proces kuptohet qe ky postulat eshte i rreme.

Ne te dy keto grup perfundimesh anashkalohen faktet historike te ndodhura perpara se te cfaqej ateizmi ne Histori. Konkretisht nuk thuhet ne asnje rast se themeluesit e qytet-shteteve helene, Likurgu (shek. X Para. Kri) ne Sparte dhe Soloni (shek VI Para Kri.) ne Athine pikesepari ishin kryeprifterinjte e Kishave Politeiste perkatese, pastaj ishin ligjvenesit me te pare te atyre qytet-shteteve dhe shume me vone cfaqet tendenca per te ndryshuar metoden skllavopronare te prodhim-shkembimit. Nuk thuhet ne asnje rast se prifterinjte politeiste, krahas shpikjes se legjislacionit juridik dhe ndertimit te shtetit ne qytetet e asaj kohe, ishin ata qe shpiken alfabetin helen dhe latin, shpiken mendimin filozofik, ndertuan sistemin arsimor, veprat e para letrare dhe, mbi te gjitha, shpiken POLITIKEN.

Edhe per rastin e lindjes se ateizmit pas epokes feudale, nuk thuhet qe ateizmi i asaj periudhe lindi vetem pasi Kisha Katolike shpiku levizjen Laike, si forma dytesore e drejtimit te shoqerise pas nje drejtimi mbi 1200 vjecar te shoqerise nga ana e Kishes se Krishtere-Katolike. Ky rol ne Itali u muar persiper nga poeti Franceskan Jacopone da Todi O.F.M. (1230-1306) dhe me vone Dante Alighieri (1265-1321), ndersa ne Shqiperi kete rol e luajti Migjeni (1911-1938) ne menyre gjysmake.

Me qellim politik ne Shqiperi kane ngaterruar termin laicizem me ate ateizem duke bere nje mish-mash ne botekuptimin e shqiptareve.

Pra rezulton qe Ateizmi te mos jete nje teresi pikepamjesh (dukuri qe e ka termi “ideologji”), por te jete nje levizje politike qe kerkon te grabise punen e Institucioneve Fetare dhe te pervetesoje pasurite e krijuara nga puna mijeravjecare e Njerezimit. Te pakten kete fakt e kemi ne revolucionin francez te 1793 ku sakte fare shqiptaret kane mundesi te mesojne se cfare ka ndodhur ne ate kohe ne librin: “Libri i Zi i Revolucionit Francez”, Tirane 2012, me perkthim te Miço Gubera.

Pas kesaj analize behet e lehte pergjigja e titullit: Ne Shqiperi ateizmi lindi pas 1945 si nje shpikje e huazuar nga komunistet e rinj per te realizuar nje reaksion urrejtjeje te Popullit Shqiptar kunder te kaluares Historike. Kjo eshte dhe aresyeja perse komunistet shqiptare e konsideronin periudhen perpara 1945 si inekzistente, por dhe aresyen per te fshehur krimin dhe grabitjen qe i kishin bere shqiptareve pas 1945-ses. Pra lufta kundra Fese ne Shqiperi eshte ne realitet nje terese Vrasjesh dhe nje teresi Vjedhjesh qe komunistet i kane bere Historise se Popullit Shqiptar.

 

Tirane, me 12 korrik 2020