Artikuj

108- Fallsifikimi antihistorik i Kongresit te Manastirit

Posted by Genc Hoti

Loading

108 – Fallsifikimi antishqiptar i Kongresit të Manastirit!

(ndryshe: Padija universale e shqiptareve për alfabetin e gjuhës së tyre;

Ose: Poshtersia e intelektualeve komuniste dhe pasuesve te tyre)

 

Sot, krenaria e shqiptareve per veprimtarite e kaluara historike te paraardhesve te tyre te afert, vjen ose nga padija, ose nga idiotizmi intelektual i epokes komuniste. Kulmin kjo padije, dhe ky idiotizem, e ka te imprenjuar detyrueshem ne arsimin 9 vjecar prej nga shqiptaret nuk mesojne ne asnje rast se kush eshte autori i drejteperdrejte i Alfabetit te Gjuhes Shqipe. Eshte ndoshta problemi me i thjeshte historik, por dhe problemi me paresor i fallsifikuar ne menyre mohuese per dy figurat me kryesore te Gjuhes Shqipe: autorin e Alfabetit te saj dhe Njeriun qe drejtoi legjimitetin historik te ketij Alfabeti. Jam i bindur se ajo qe percakton DASHURINE e vertete te shqiptareve per Gjuhen dhe Atdheun  e tyre eshte dija per keto dy personalitete Historike dhe pas tyre vjen dashuria per korifejte e Gjuhes Shqipe (ne kete rast kam parasysh Dom Ndre Mjeden dhe Prof. Eqrem Cabejn)  dhe Poetet e Dashurise Kombetare (ne kete rast kam parasysh Imzot Vinçenc Prendushin dhe Lirikun Lasgush Poradecin).

Problemi shtrohet sipas dy pyetjeve:

-Kush eshte autori i Alfabetit te Gjuhes Shqipe (kete gje shumica absolute e shqiptareve nuk e dina as sot)?

-Kush e drejtoi vendosjen legjitime te Alfabetit te Gjuhes Shqipe dhe si ndodhi kjo (kete gje shumica absolute e shqiptareve e mesuan vetem pas 1991, por pak persona e pranojne)?

Varianti zyrtar i ketyre dy problemeve, perpara vitit 1991, eshte i shpalosur ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, Tirane 1985. Por hollesisht per keto probleme, ne menyre manipuluese, ka pasur me perpara nje permbledhje me studime, materiale dhe dokumenta te shpalosur ne nje botim pak perpara kongresit famekeq te drejteshkrimit te vitit 1972 me titull: Alfabeti i Gjuhes Shqipe dhe Kongresi i Manastirit, Tirane 1972. Permbajtja e kesaj permbledhje e tregon fare qarte se ajo qe ndodhi ne kongresin e 1972-shit ishte nje akt politik i paster qe kishte per qellim te poshteronte autoret e vertete te Alfabetit te Gjuhes Shqipe dhe te ndertonte tabanin manipulator te Historise te Kombit Shqiptar. Permbajtja e kesaj permbledhje eshte si me poshte dhe nuk eshte e veshtire te dallohet qe manipulimi i Kongresit te Manastirit, nga pikepamja njerezore dhe Historike, fillon me kete permbledhje:

“1. Mahir Domi: Alfabeti i gjuhes shqipe dhe Kongresi i Manastirit (14-22 nendor 1908)

  1. Kristaq Prifti: Levizja politike-kulturale ne Shqiperi ne pragun e Kongresit te Manastirit
  2. Parasqevi Qiriazi: Kongresi i pare i Manastirit
  3. Zihni Reso: Lufta e popullit shqiptar per shkrimin dhe shkollen shqipe ne shtypin e rilindjes sone kombetare.
  4. Jup Kastrati: Lufta per njesimin e alfabetit shqip ne vitet 1878-1905
  5. Tomor Osmani: Alfabeti i Pashko Vases
  6. Gaqo Peci: Problemi i nje alfabeti te perbashket ne gazeten “Kombi” te Bostonit
  7. Petraq Pepo: Kongresi i Elbasanit, shoqeria shkollore “Perparimi” dhe ngritja e shkolles normale – ngjarje e shenuar ne historine e zhvillimit te arsimit e te kultures.
  8. Skender Luarasi: Kongresi i dyte i Manastirit
  9. Zihni Haskaj: Roli reaksionar i klerit ndaj problemeve te alfabetit (1879-1912)
  10. Ligor Mile: Rreth luftes per aresimin kombetar ne qarkun e Korces ne fund te shekullit XIX – ne fillim te shekullit tone
  11. Franklin Xega: Ceshtja e alfabetit dhe mitingu i shkronjave ne Korce
  12. Hilmi Sadiku: Aresimi ne gjuhen shqipe dhe ceshtjet e alfabetit ne krahinen e Dibres”.

Ndersa ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, Tirane 1985, per kete artikull shkruhet (vetem se lexuesi duhet t’i jape rendesi cdo rreshti, pasi cdo gje eshte e trilluar fillim e fund):

KONGRESI I MANASTIRIT (1908). Kongres kombetar, i mbajtur ne Manastir prej 14 deri 22 nentor, per te shqyrtuar disa ceshtje te rendesishme te levizjes sone kombetare ne kete etape. Ne qender te tyre ishte zgjidhja perfundimtare e problemit te alfabetit te gjuhes shqipe (shih) njesimi i te cilit ishte bere nje problem i mprehte politik, arsimor e kulturor dhe nje kerkese e ngutshme e levizjes kombetare…….klubi “Bashkimi” i Manastirit u be nismetar per thirrjen e nje Kongresi kombetar, qe ka hyre ne histori si “Kongresi i pare i Manastirit”. Ne te moren pjese 50 delegate te shoqerive, klubeve dhe te organeve kombetare te shumices me te madhe te trevave shqiptare, si edhe te kolonive shqiptare te jashtme, shkrimtare e gazetare, levrues te gjuhes e mesues te shqipes, veprimtare te njohur te levizjes kombetare, si Luigj Gurakuqi, Shahin Kolonja, Ndre Mjeda, Mihal Grameno, Sotir Peci, Hile Mosi, Mati Logoreci, Bajo Topulli, Gjergj Qiriazi etj. Kongresi zgjodhi nga gjiri i tij nje komision qe perbehej nga perfaqesues te tre alfabeteve kryesore qe ishin ne perdorim. Pas mjaft diskutimesh u krijua nje alfabet i ri, i mbeshtetur i teri ne alfabetin latin….. (M.D.).

Pas 1991 keto probleme ndryshuan shume-shume pak, duke mos e nxjerre te sakten per asnje cast ne siperfaqe thelbin e asaj qe vendosi Kongresi i Manastirit dhe kush qe ai qe e projektoi dhe vendosi Alfabetin e Gjuhes Shqipe. Te pakten kjo duket ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, vell. 2, Tirane 2008, ku shkruhet:

KONGRESI I MANASTIRIT (1908). Kongres kombetar, i mbajtur ne Manastir prej 14 – 22.11.1908 , per te shqyrtuar disa ceshtje te rendesishme te levizjes sone kombetare ne kete etape. ne radhe te pare per te zgjidhur ceshtjen e alfabetit te gjuhes shqipe (shih) njesimi i te cilit ishte bere nje problem i mprehte politik, arsimor e kulturor dhe nje kerkese e ngutshme e levizjes kombetare………klubi “Bashkimi” i Manastirit u be nismetar per thirrjen e nje Kongresi kombetar, qe ka hyre ne histori si “Kongresi i Manastirit”. Ne te moren pjese 50 delegate te shoqerive, klubeve dhe te organeve kombetare te pjeses me te madhe te trevave shqiptare, si edhe te kolonive shqiptare te jashtme, shkrimtare e gazetare, levrues te gjuhes e mesues te shqipes, veprimtare te njohur te levizjes kulturore e politike kombetare. K. zgjodhi nga gjiri i tij nje komision prej 11 anetaresh, qe perbehej nga perfaqesues te tre alfabeteve kryesore qe ishin ne perdorim. Ne komision benin pjese Gj. Fishta, (kryetar), L. Gurakuqi, S. Peci, Mithat Frasheri, Sh. Kolonja, Dh. Buda, N. Mjeda, Gj Qiriazi, B. Topulli, Nyzhet Vrioni, Grigor Cirka. Pas mjaft diskutimesh u krijua nje alfabet i ri, i mbeshtetur i teri ne alfabetin latin….. Per K.M. jane bere botime te posacme si permbledhja “Alfabeti i Gjuhes Shqipe dhe Kongresi i Manastirit” (1972) dhe studimi: “Kongresi i Manastirit” nga Sh. Demiraj – K. Prifti (2004).  #  Mahir Domi.

Krahasimi i dy enciklopedive, meqene se eshte i njejti autor, por qe ka nderruar jete ne vitin 2000, e tregon shume kuptueshem se autoresia nuk eshte e Mahir Domit, por e redaksise se enciklopedive, te pakten ne ate qe eshte shkruar me 2008.

Eshte pikerisht libri i fundit, mbi Kongresin e Manastirit me autor Shaban Demiraj dhe Kristaq Prifti, qe na sherben per te argumentuar manipulimin e Kongresit te Manastirit, kur krahasohet me ngjarjet e asaj kohe para mbi nje shekullore (ne kete rast lexuesi duhet te kete parasysh vitin e publikimit – 2004). Permbajtja e tekstit eshte si me poshte:

                   “Parathenie

                                                       KREU I

NJE HISTORI E SHKURTER E SHKRIMIT SHQIP PERPJEKJET PER NJE ALFABET TE PERBASHKET

-Nga historiku i shkrimit shqip

-Alfabeti i Stambollit (1879)

-Shkollat e para kombetare dhe gjendja e arsimit ne Shqiperi ne vitet 1880-1908

-Ceshtja e alfabetit ne fund te shek. XIX dhe ne fillim te shek. XX

                                                       KREU II

LEVIZJA POLITIKE-KULTURORE NE SHQIPERI NE PRAGUN E KONGRESIT TE MANASTIRIT

-Regjimi xhonturk dhe shqiptaret

-Levizja politike-kulturore pas shpalljes se Kushtetutes (korrik-nentor 1908)

                                                       KREU III

           MBLEDHJA E KONGRESIT TE MANASTIRIT (14-22 NENTOR 1908)

-Pergatitja e Kongresit

-Ceshtja e alfabetit dhe vendimi i Kongresit per zgjidhjen  e saj

-Miratimi i programit kombetar ne Kongres

                                                       KREU IV

PERPJEKJET PER PERHAPJEN DHE MBROJTJEN E SHKRIMIT E TE SHKOLLES SHQIPE PAS KONGRESIT TE MANASTIRIT (1908-1910)

-Perhapja e shkrimit dhe e shkolles shqipe

-Qendresa ndaj qeverise xhonturke per mbrojtjen e alfabetit shqiptar

 

SHTOJCE ME DOKUMENTA

BURIMET DHE LITERATURA

TREGUESI I EMRAVE

Edhe pse autoret pergjithesisht nuk kane thene te verteten ne asnje rresht, kane meriten qe kane botuar nje pjese te se vertetes ne forme te maskuar; dhe vetem ai qe e di te verteten mund te kuptoje ne keto rreshta se ku qendron thelbi i manipulimit te asaj qe ndodhi ne Manastir me 1908.

Autoret pranojne se inisiativen per ate kongres e mori klubi shqiptar “Bashkimi” i Manastirit (f. 68), por kur vjen puna ne percaktimin e emrave te delegateve ne kongres lexojme dicka krejt tjeter per tjeter ku permenden 2) Gjergj Fishta si delegat i Shoqerise “Bashkimi” dhe 6) Fehmi Be Zavalani, delegat i Manastirit, Kryetar i Klubit te Manastirit. Ku vajti klubi ”Bashkimi” i Manastirit qe “inicoi” kongresin (f. 184)? Pikerisht ketu qendron pika e pare e manipulimit: zevendesimi i Klubit “Bashkimi” te Shkodres me “Bashkimin” fantazem te Manastirit.

Pastaj rendesia reale e kongresit nuk qendron tek emrat e individeve qe moren pjese, por tek subjektet qe u paraqiten ne kongres, pamvaresisht se si mund te jete e verteta, dhe pikerisht:

1-Klubi i Selanikut dhe Janines

2-Shoqeria “Bashkimi” e Shkodres

3-Durresi

4-Shoqeria “Agimi” e Shkodres

5-Manastiri

6-Filibeja

7-Berati

8-Shkupi

9-Gjirokastra

10-Shkodra dhe shqiptaret e Italise

11-Korca

12-Kolonja

13-Konstanca (Rumani)

14-Sofja

15-Elbasani

16-Vlora

17-Leskoviku

18-Tirana (f. 184 e librit qe pretendon se eshte marre sipas revistes “Dituria”, viti 1909).

Por kur vjen puna per te perbashkuar llojin e alfabeteve qe u paraqiten ne ate kongres me keto subjekte shohim qe nuk ka perputhje: mungon perfaqesuesi i Stambollit, meqenese ka ekzistuar alfabeti i Stambollit (ne te vertete ne liber permendet kryetari i delegacionit te klubit te Stambollit, Haxhi Vildan efendiu, por qe nuk ndodhet ne listen e delegateve, f. 107). Atehere kush subjekt ka propozuar alfabetin e Stambollit dhe per hesap te kujt eshte bere ky perfaqesim?

Qe ne kete faze te analizes kuptohet qe autoret nuk kane dashur te jene tradhetaret e ceshtjes kombetare ne aspektin propagandistik, prandaj kane paraqitur ate qe propaganda komuniste ka shpalosur ne arsimin e detyrueshem dhe i kane bashkengjitur emrat e Subjektit (Klubin “Bashkimi” te Shkodres) dhe Individit (At Gjergj Fishta) qe realizuan kete detyre sipas asaj qe kemi sot. Pra kur konkludohet per Kongresin e Manastirit nuk ka asnje aresye te permenden kryesisht ngjarje paralele, por per baze duhet te merret perfundimi i Kongresit dhe ajo qe disponojne sot shqiptaret. Dhe kjo i jep fund simpatise apo antipatise qe shqiptaret kane per ate Kongres.

Ky perfundim arrihet po te kihet parasysh kritika e vendimit te Kongresit te Manastirit sipas autoreve te ketij libri, ku thuhet:

“..duke e veshtruar me nje sy kritik vendimin e Kongresit te Manastirit nuk mund te mos arrihet ne perfundimin se zgjidhja, qe ai Kongres i dha problemit te alfabetit, qe nje zgjidhje jo e plote77, e cila linte shteg per vazhdimin e percarjes midis shqiptareve. Me gjithe vendimin per t’i perdorur “bashkarisht” te dy alfabetet, ishte e sigurte se nje pjese e shqiptareve do te perdornin alfabetin thjeshte latin (sidomos ne Shqiperine e Veriore) dhe nje pjese tjeter (sidomos ne Shqiperine e Jugut) do te vazhdonin te perdornin alfabetin e Stambollit78, duke ja lene kohes te jepte vendimin perfundimtar” (f. 103-104).

Por po ta shohim kete ngjarje, dmth ate qe ndodhi ne Manastir me 1908, bashkangjitur Historise reale te shqiptareve pas vitit 1584, vihet re se permasat e ngjarjes dhe aktoret e saj jane krejt tjeter per tjeter dhe merita nuk eshte e shqiptareve ne asnje permase, edhe pse ata qe moren pjese ne ate ngjarje ishin ndofta shqiptaret me te mire qe ka pasur ky Komb.

Eshte dikush, jashte subjektit Kishe Katolike Shqiptare dhe Klerikeve Katolike Shqiptare, qe ka merite, edhe pse me shume vonese, ne rizbulimin e permasave historike te problemit te Gjuhes Shqipe dhe Alfabetit te saj. Fjala behet per Bardhyl Demiraj dhe vepren e tij: AREALI KULTUROR I VERIUT NE SHEK. XVI-XIX, Tirane 2017, ku analizohet e gjithe historia e lindjes se shqiptarise subjektive dhe reale. Te pakten ky liber eshte e vlefshem per te gjithe shqiptaret, duke perjashtuar familjet katolike te Shkodres qe keto probleme i kane ditur sakte ne saje te edukimit familjar, te pandara per asnje cast nga Kisha Katolike Shqiptare, subjekti qe formoi Kombin dhe Gjuhen Shqipe.

Autori Bardhyl Demiraj ne 611 faqe tregon se si linden qelizat e para sociale te kultures shqiptare nga Kolegji Ilirik i Loretos, Kolegji Urban, Kolegji Ilirik i Fermos prej nga dolen me radhe: Gjon Bruni-Ulqinaku, Pjeter Budi, Frang Mark Bardhi, Ndre Gjon Bogdani, Pjeter Tade Bogdani, Gjergj Toliq, Vincenco Krsto Zmajevic, Ndue Babi, Gjon P. Nikolle Kazazi, Gjergj Engjell Rodovani, Vincenco Basile, Engjell Frang Radoja, Ndre Logoreci. Ky fakt tregon se Kultura Shqiptare lindi nen petkun e Klerikeve Katolike me ane te gjuhes shqipe me alfabet latin duke filluar nga fundi i shek. te XVI deri ne gjysmen e dyte te shek. te XIX i shtyre nga Selia e Shenjte.

Ky fakt perputhet edhe me lindjen dhe dinamiken e shkollave shqipe ne te gjithe hinterlandin shqiptaro Verior, ku dhe u themelua se pari themeli i arsimit shqiptar. Nuk eshte e rastit qe shkolla e pare shqipe cfaqet ne Stumbell te Pejes me 1584 dhe me pas, pas rilindjes se Kishes Katolike ne Mirdite, me 1632 ne Vele – Kurbin, me 1639 ne Pllane, me 1698 ne Shkoder. Sipas Edwin E. Jacques, Shqiptaret, vell. 1 (1995), ekziston kjo panorame hapsinore per aresimin shqiptar: Arsimi katolik mori vrull te madh ne Shkoder me 1855, kur freterit franceskane hapen ”Shkollen Franceskane”, te quajtur me vone Ilirikum….Seminari, i njohur si Kolegja Papnore Shqiptare, e me vone si Seminari Papnor Shqiptar, e filloi karrieren e tij te shquar me 1859. Gjithashtu, me 1861 franceskanet themeluan seminarin e tyre, ne te  cilin mesohej edhe gjuha shqipe. Pastaj, me 1877, jezuitet themeluan ne Shkoder nje tjeter qender me influence per arsimin e larte, Kolegja e Shen Francesk Saverit, i cili pajiste me arsim teknik e tregetar rreth 400 studente. Nje risi shkencore ne Kolegjin e Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty me 1888, si i pari observator  astronomik ne Ballkan. Ai vazhdoi sherbimet e tij te vlefshme deri me 1946, kur u konfiskua nga rregjimi komunist. Nje vit me pas (1878) motrat stigmatike themeluan Shkollen Femnore Franceskane per 200 vajza. Ne ato kohe njoftohej se kishte 21 shkolla te tjera fillore shqipe, qe zhvillonin vepramtarine e tyre ne Durres dhe ne qytetet veriore. Seicila prej tyre kishte rreth tridhjete nxenes, pervec asaj e Prizrenit e cila kishte tetedhjete. Franceskanet thuhet se kishin ngritur shtypshkronjen e pare ne Shkoder qe ne vitin 1593. “Shtypi i Zonjes Sone Te Paperlyeme” i franceskaneve, i themeluar me 1870, u be shume shpejt i njohur per librat mbi Doktrinen e Krishtere, gramatiken e At Jungut e me vone per periodike te tille si Leka, nje reviste e shquar letrare e kulturore, e filloi te botohej me 1929….Keto shkolla katolike ne Shqiperine Veriore mbaheshin kryesisht me fondet austriake. Italiani Benici shkruante se deri me 1901 austriaket kishin shpenzuar cdo vit nje milion forinta per qellime fetare…Pervec fshatrave perreth Shkodres, ai numeroi shkolla ne Durres, Vlore, Tirane, Prizren, Shkup, Ipek, Gjakove e shume zona te tjera te vogla. Te gjitha shkollat ndodheshin nen kujdesin e prifterinjve, murgjve dhe freterve (f. 407).

Paralel me kete situate historike ne Veri, ne Shqiperine e Mesme dhe ne Jug ekzistonte ky situacion arsimor: sipas Hysni Myzyrit, Shkollat e para kombetare shqipe (1887 – korrik 1908) –botim i dyte 1978:

-Sipas nje statistike te vitit 1878, vetem ne krahinat e Gjirokastres, Vlores dhe Beratit, numuri i shkollave greke arriti shifren 163 (f. 36)

-Ne vitet 80 te shek. XIX, qyteti i Korces kishte 3 shkolla ne gjuhen turke, 4 shkolla ne gjuhen greke, nder te cilat nje gjimnaz, nje shkolle fillore vllehe (themeluar me 1885) dhe nje bullgare (themeluar me 1891)” (f. 55).

-Jepet nje faksimile e disa librave te pare shkollore shqip ne shkollen e Korces me 1887 me alfabet grek (f 59).

Ndersa sipas Xhafer Martini, Hoxha i Bllices, f. 51, Abaz Hoxha hap te paren shkolle shqipe ne fshatin Bllice me 1860 me alfabet arab. Apo letra e anetareve te Komisionit te Alfabetit te Stambollit (05.03.1879) drejtuar bashkatdhetareve qe banonin ne Egjipt per te perdorur kete alfabet (libri i Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave te Shtetit mbi arsimin shqiptar, f.11).

Kjo situate arsimore ne territorin shqipfoles, sipas tre grup alfabeteve, kerkonte medoemos nje alfabet te perbashket, cka con domosdoshmerisht ne Kongresin e Manastirit dhe per kete Shqiperia e Ilustruar 1937, vell. 1 (1937), shkruan se ne Shkoder ishte formuar me 1899 shoqeria “Bashkimi” nga Imzot Prenk Doci (f. 124) dhe, pas dy vjeteve, me 1901, shoqeria “Agimi” nga Dom Ndre Mjeda. (f.177-178). Pranohet se Kongresi i Manastirit bashkoi alfabetin e Stambollit, alfabetin e shoqerise Bashkimi dhe alfabetin e De Rades. E thene me shqip shoqeria “Bashkimi” ne Shkoder eshte promotori i trete, ne mos kryesori, i alfabetit latin te gjuhes shqipe (f. 178).

Kryesia e Shoqerise “Bashkimi” ne Shkoder perbehej nga: Imzot Preng Doçi, Imzot Jak Serreqi, Dode Koleci, Mehill Ҫuni, Gjergj Fishta, Nikolle Sheldia, Gjergj Koleci, Mark Shllaku, Pashk Bardhi, Ndoc Nikaj. Dhe ishte ky klub qe me 1908 frymezoi Kongresin e Manastirit dhe paraqiti perpara 53 delegateve alfabetin e “Bashkimit”, te formuluar nga Imzot Preng Doçi me ane te kryetarit te Kongresit At Gjergj Fishta (thuhet qe kryetar i Kongresit ka qene Mithat Frasheri, por ne nje botim te vitit 1943 pranohet qe Kryetar i Kongresit te Manastirit qe zgjedhur At Gjergj Fishta me 49 vota nga 53 te pranuara, At Gjergj Fishta, O.F.M. 1871-1940, nen kujdesin e At Benedikt Dema, o.f.m. , f. 25.) dhe Luigj Gurakuqi, si perfaqesuesa te Klubit Bashkimi.

Edhe kur vjen puna per te percaktuar permasat sociale te Gjuhes Shqipe, ne veme re se ajo eshte perpunuar nga Kleriket Katolike, te pakten sipas themelit prej afro 13 500 fjaleve me te para te paraqitur ne fjaloret me kryesore te Gjuhes Shqipe. Ne kete menyre:

Me 1635 kemi rreth 2350 fjale (fjalori i Dom Frang Bardhit) nga te cilat 2150 te huazuara dhe vetem 200 fjale te trasheguar para periudhes romake.

Me 1702 kemi rreth 11500 fjale (fjalori i Maria da Leces, O.F.M.)

Me 1908 kemi rreth 13500 fjale (Fjalori i Shoqerise Bashkimi)

Me 1954 kemi 25000 fjale (Fjalori i Gjuhes Shqipe, Tirane)

Me 1980 kemi 40000 fjale (Fjalori i gjuhes se sotme shqipe, Tirane)

Me 2006 kemi 81000 fjale (nga bashkimi e fjalorit te mesiperm me ate te Mehmet Elezit).

 

Tirane, me 10 shtator 2019