Artikuj

109- Cfare fsheh Masakra e Boroves?

Posted by Genc Hoti

Loading

109 – Çfare fsheh Masakra e Boroves?

Nje udhetim neper rrugen Permet – Leskovik – Erseke, si dhe nje lexim i librit te  Ilo Kodres Borova Martire – Tirane 2015, te con ne kerkesen e rishikimit te historise se atyre aneve. Aq me teper shtohet deshira per kete rishikim ku ne te majte te rruges pa ngjitur kthesat e Barmashit, lexon nje tabele perkujtimore mbi nje ngjarje qe paska ndodhur me 6 Korrik 1943 ne kete gryke (foto poshte), permbajtja e se ciles ndryshon nder botime te ndryshme.

Ne kete tabele cudia qendron ne shkeputjen e Masakres se Boroves nga  beteja imagjinare e ndodhur ne ato kohera, si shkaku i masakres. Por me e cuditshmja qendronte ne permbajtjen e librit qe fliste per kete masaker. E shoh te arsyeshme te ballafaqoj fjalet e autorit ne kete liber me ato qe shkruajne enciklopedite e ndryshme, historia e luftes se asaj kohe, por sidomos me ato qe ka shkruar aleati i komunizmit shqiptar te asaj kohe per kete ceshtje te permbledhur ne nje liber te tille, me autor Erald Kapri dhe titull: “Sekretet e luftes, Shqiperia tjeter ne dokumentet britanike”, Tirane 2017. Dmth per te zbuluar realitetin e Masakres se Boroves (shkakun e saj, numrin e viktimave dhe numrin e gjermaneve te vrare) dhe cfare fshihet pas saj, kemi tre grup burime:

-sipas asaj qe eshte publikuar nga propaganda e epokes komuniste (1945-1992), sipas se ciles prita e partizaneve kundra ushtrise gjermane dhe vrasja e gjermaneve ishin shkaku i Masakres se Boroves.

-sipas asaj qe eshte publikuar nga propaganda e epokes postkomuniste (1992-2015), sipas se ciles ne fillim ka ndodhur Masakra e Boroves, pastaj vrasja e gjermaneve.

-sipas asaj qe eshte publikuar nga propaganda e huaj dhe eshte botuar ne Shqiperi pas 1992, ku shkaku i Masakres se Boroves ka qene nje prite e organizuar nga britaniket, ne bashkepunim me Safet Butken, komandant i formacioneve te Ballit Kombetar, kundra nje formacioni gjerman.

Ballafaqimi i asaj qe eshte shkruar ne pllaken perkujtimore dhe asaj qe eshte botuar ne nje liber mbi kete teme, tregon se dikush genjen me paragjykim per te fshehur nje fakt te paditur. Kjo e fundit perben te gjithe strumbullarin e veprimtarise intelektuale ne fushen e Historise pas 1991 nga mbeturinat e shkolles komuniste ne kete fushe. Ne kete liber, qe duhet konsideruar si me kompetenti, shkruhet:

“Nga dy divizionet gjermane qe u derguan ne Greqi ne fillim te korrikut, divizioni I u perqendrua ne rrethet e Janines e te Prevezes. Per te shkuar ne vendin e caktuar ndoqi rrugekalimin Manastir (Maqedoni)– Follorine (Greqi)g–Korce– Erseke–Janine… Forcat partizane dhe vullnetare kishin dite qe qendronin ne pritje ne grykat e Barmashit, kur ne mengjesin e 6 korrikut ne majen e Qarrit te Kolonjes, u duk autokolona e madhe gjermane. Ajo perbehej prej 300 kamionesh dhe autoblindash me ushtare gjermane, qe benin pjese ne Divizionin I alpin. Autokolona kaloi edhe Erseken, por kur arriti ne Barmash ndeshi papritur ne nje mur zjarri. / Ne te dy anet e rruges automobilistike, mbi kodrat ne jugperendim te Barmashit, qene vendosur ne prite batalioni partizan “Tomorri” dhe disa ceta vullnetare, nje nga Panariti, nje nga Skrapari dhe te tjerat nga Kolonja….Kolona e makinave ishte aq e gjate sa s’kishte mundesi te numeroheshin. Pervec kamioneve kishte edhe mjaft autoblinda. Kryengritesit s’qene me teper se 300, kurse hitlerianet jo me pak se 5 mije….Ne keto luftime armiku la me shume se 100 te vrare e te plagosur. Kurse nga ne u plagosen rende 7 partizane.” (Historia e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare te popullit shqiptar, Tirane 1986, vell. 2, nenkapitulli “Gjermanet ne Shqiperi. Goditja e pare kunder tyre”, f. 291-294).

Por ne nje liber tipik per kete ngjarje (Ilo Kodra, Borova Martire, Tirane  2015) te dhenat jane krejt ndryshe dhe me sens te kundert. Sipas autorit ngjarja ka ndodhur si me poshte:

“Disa nga nje grusht banoresh te lagjes Koder, qe shpetuan pa u vrare sepse kur pane te ngjiteshin drejt shtepive te tyre ushtaret gjermane, zbriten ne faqen tjeter te kodres e ngane perpjete perroit, kane treguar se: kur duallen nga nenura pane te vinte nga Barmashi te ura nje mjet transporti mbi te cilin ishin shtrire 6 ushtarake te vrare (Edhe ne Erseke ishin 6 varre qe quheshin varret e gjermaneve te vrare ne Barmash. Jo 2 sa shkruan historiani). Njeheresh ky historian nuk shkruan sa ishin te plagosurit, se 10 gjermane te tjere u vrane te pasnesermen te ura e Shalesit nga nje cete vendase dhe 30 te tjere qe patrullonin te ura e Peratit, u vrane nga ceta e Biovizhdes” (f. 332).

Dmth sipas ketij autori rezulton se ne te gjithe ate ngjarje, qe ka zgjatur disa dite, jane vrare 46 gjermane vetem pasi ka ndodhur masakra e Boroves.

Duket sikur manipulimi eshte tek shifra e te vrareve gjermane (nga 46 ne 60, apo  100), ose tek numri i te vrareve pergjate masakres (107 eshte numri i viktimave te pranuar si te masakruar ne Borove me 6 korrik 1943, por qe autori Ilo Kodra ka meriten t’i jape Popullit Shqiptar emrat e viktimave sipas lagjeve, familjeve dhe ditelindjet nga ku rezulton se ne lagjen Gjekallare figurojne 43 te tille, ne lagjen Mihollare 50 viktima e ne lagjen Pashkollare dhe Kodra 9 te vrare (f. 322-325), qe gjithsejt bejne 102), por realisht ai eshte shume-shume me i thelle dhe autori i “Boroves Martire” pretendon ta kete zbuluar me permasa krejt te tjera nga ato qe dine shqiptaret e epokes komuniste, por dhe qe perben dhe thelbin e kritikes sone.

Ne Kreun e Pesembedhjete, “Si dhe pse u dogj e u vra Borova” ekziston kapitull-pyetje 1 (f. 318): Perse u trajtua keshtu ky fshat?; dhe autori pasi ben nje permbledhje te tezave dhe hipotezave jep pergjigjen e vet, sipas se ciles:

“Kjo eshte nje pyetje sa e qarte e me pergjigje te thjeshte, aq dhe e paqarte dhe pa pergjigjie. Ne, borovaret kemi tashme 70 vjet qe e diskutojme e asnjehere nuk gjejme pergjigje shteruese”. Mendimi historik e derisotshem, jashte Boroves, eshte se “Boroven e shkaterroi dhe e vrau divizioni ushtarak gjerman….sepse pararoja e tij ra ne prite partizane ne rrugen shume malore, prane fshatit Barmash. Dhe, per hakmarrje dhe percjellje mendimi se kjo ushtri nuk duhej prekur, divizioni beri raprezalje mbi Boroven” (f. 318).

Por autori Ilo Kodra nuk pajtohet me kete perfundim dhe shtron pyetjen: Perse nuk u dogj e nuk u vra keshtu dhe fshati Barmash, fshati buze rruges, i madh sa Borova dhe i pari pas vendit te prites, por atje u dogjen vetem disa shtepi dhe u vrane 6 vete? / Keshtu logjika shkon drejt mendimit se Borova u dogj e u vra, sepse ishte fshat krejt partizan. Por, menjehere del mendimi se si Borova kishte shume fshatra para saj, dhe divizioni i pershkoi e nuk i preku fare. Keshtu raprezalja mbi Boroven, mbetet e vecante. Dhe, kryesisht organe dhe organizata, kunder luftes cliruese, dhe ndonje individi dokrraxhi, sajuan e thane gjithfare arsyesh. Nder te cilat me e dyshimta eshte: autokollona u godit me arme ne hyrje te Boroves” (f. 318-319).

Pas kesaj analiza hipotekore, autori arrin ne perfundimin, qe shqiptaret e tjere nuk e dine ne asnje permase, se “divizioni gjerman veproi me perzgjedhje te dukshme dhe perzgjedhja zhvlereson rregullin e raprezaljes qe shenuam. / Perfundimisht, mendohet dhe pranohet se tere ceshtja qendronte tek informacioni qe komandanti gjerman mori ne Erseke. Atje, komandanti italian duhet ta kete nxitur gjermanin per raprezalje…. Njeheresh, eshte pak e besueshme qe komandanti italian te dinte gjuhen gjermanisht e gjermani italisht e rrjedhim mendimin se komandantet ne fjale duhet te kene pasur ndihmen e nje perkthyesi. Dhe me qe ne Kolonje kishte vetem dy njerez qe dinin gjuhen gjermane – Lako Mpsari dhe Safet Butka – perkthyhesi ka qene njeri prej tyre, keshtu dhe informuesi per qendrimet e diferencuar qe divizioni zbatoi. / Dyshimin te Safet Butka, e perforconte shume vrasja e Kole Mingos, vrasje qe borovaret ishin te bindur qe ishte bere me vendim te krereve vendas te Ballit Kombetar. Po keshtu, edhe vrasja e Niko Totonit” (f. 320).

Deri ketu nuk ka asgje per te mos besuar dhe ideja e autorit mund te ishte e sakte per sa kohe qe lexuesi shqiptar nuk ka informacion tjeter. Por sipas grupit te trete te burimeve ekzistojne dokumenta britanike nga ku rezulton qe pretendimi i autorit Ilo Kodra te mos jete i sakte ne shume permasa. Ne nje liber te tille, me autor Erald Kapri dhe titull: “Sekretet e luftes, Shqiperia tjeter ne dokumentet britanike”, Tirane 2017, f. 238, shkruhet:

“Mbi bazen e kesaj marreveshjeje me britaniket, u zhvilluan dy beteja nga ana e cetave te Ballit Kombetar te komanduara nga Safet Butka, e para kundra gjermaneve te kthesat e Barmashit, me date 13.08.1943, dhe e dyta kunder italianeve, ne Poceste, afer Maliqit, me date 9-13 shtator 1943. Ne aksionin e pare te dates 13 gusht, ku merrte pjese edhe oficieri britanik Dejvid Smajli, si ushtarak dhe specialist per vendosjen e minave, autokolona e blinduar gjermane pesoi nje goditje te rende, u vrane 23  ushtare dhe oficiere gjermane (18 ne goditjen e pare dhe pese ne te dyten) dhe u muaren dokumentet e identifikimit, si edhe u shkaterrua nje top 88mm, u hodhen ne ere kater kamione dhe nje autoblinde. / Dejvid Smajli, kapiteni anglez i Misionit Britanik ne Shqiperi, pjesmarres aktiv ne betejen e Kthesave te Barmashit me 13 gusht 1943 kunder autokolones gjermane e pershkruan kete lufte tek libri “Albanian Assignment” London 1975:….”. Me 1993 ky liber u perkthye shqip (nga Aleksander-Skender Dako), duke u botuar, ku autori kishte graden kolonel dhe permbajtja, per kete aksion, pak a shume perputhet me perjashtim te faktit se forcat e Ballit Kombetar dhe emri i Safet Butkes, edhe pse permenden ne liber (f. 55), nuk permenden tipikisht per kete aksion (f. 56-57).

Analiza e ketyre rreshtave tregon se kemi te bejme me te tjera subjekte, me tjeter kohe dhe ngjarja nuk ka ate permbajtje qe na kane dhene fjaloret encikpoledike shqiptare dhe autori i mesiperm. Ne qofte se do ta lidhim Masakren e Boroves me ngjarjen e dates 13 gusht 1943 rezulton qe masakren e ka bere kollona gjermane e ardhur nga drejtimi i Leskovikut si hakmarrje per masakren qe u ka dale perpara syve. Por kjo te con ne perfundimin se luften kundra gjermaneve ta kene filluar forcat nacionaliste ne bashkepunim me forcat speciale britanike dhe 9 shtatori rezulton te jete nje sajese te mbeshtetur ne nje akt juridik formal. Nga ana tjeter rezulton qe te gjitha interpretimet mbi shkakun e hakmarrjes nga ana e hitlerianeve te jene thashetheme kafenesh pa asnje baze reale.

Por interesant eshte fakti qe edhe burimi britanik nuk ben fjale per Masakren e Boroves, duke hedhur dyshime mbi lidhjen e kesaj masakre me sulmin britanik ne bashkepunim me forcat nacionaliste te dates 13 gusht 1943. Kjo te detyron te kerkosh me tej dhe me ndryshe.

Sipas nje informacioni qe na jep nje permbledhje me dokumente historike: “Shenime per Shqiperine (prill-korrik 1943); – dokumente historike italiane nga Archivio Centrale dello Stato Direzione Generale Pubblica Sigurezza, Ispettorato Generale presso la Luogotenenza del Re a Tirana 1939-1943”, pergatitur per botim nga Bejtullah Destani & Ethem Ceku, Tirane 2015, rezulton nje ngjarje e perafert me pretendimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, por pa percaktuar vendet, aktoret dhe daten e ngjarjes (ky fakt hedh dyshime mbi saktesine e ketij materiali).

Sipas ketij informacioni (Lajmet e dates 22 korrik 1943) shkruhet:

“Gjirokaster

Aksionet e raprezaljes te kryera nga Divizioni i pare alpin gjerman shkaktuan: 120 te vdekur ne Borove (Permet), 8 te vdekur ne Barmash dhe ne Germenj si dhe te vdekur te tjere, numri i te cileve po verifikohet ne pjesen tjeter te fshatrave te zones.

Raprezaljet, dhe ne pergjithesi qendrimi i trupave gjermane ne Shqiperi, qe kane marre bagetine, qe kane bastisur disa dyqane ose qe kane paguar me cmime qesharake artikujt e blere duke kercenuar, por kritikohen ashper nga popullsia, e cila ben dallimin me qendrimin dhe sjelljen e trupave italiane” (f. 574).

E vetmja gje e perbashket me perafersi e ketij informacioni me pretendimet e fjaloreve enciklopedike shqiptare eshte fakti qe pranohet ekzistenca e raprezaljeve dhe vrasja e 120 njerezve ne Borove te Permetit  rreth dates 20 korrik 1943. Por ka te perbashket viktimat ne Barmash (8 te vrare, 6 sipas Ilo Kodres) me Historine e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare te popullit shqiptar.

Duke bere nje permbledhje te gjithe ketij materiali sa kontradiktor, aq dhe te genjeshtert tek disa botime (sipas burimeve te grupit te pare me te trete, arrij ne perfundimet e meposhtme (keto perfundime jane arritur sipas titullit “124-Cfare fsheh interpretimi komunist i Masakres se Boroves”):

1-Interpretimi i historiografise komuniste dhe post komuniste per “Masakren e Boroves” fsheh autoret fillestare te luftes kundra forcave hitleriane, qe paskan qene te Ballit Kombetar ne bashkepunim me britaniket. Kete fakt historiografia e epokes komuniste e ka permbysur ne favorin e saj.

2-“Masakra e Boroves” duhet te kete ndodhur me daten 13 gusht 1943 nga ana e kollones hitleriane qe vinte nga Leskoviku drejt Ersekes. Kujtesa popullore e mbeshtet kete variant.

Por duke bashkuar grupin e dyte te burimeve me te tretin arrihet ne perfundimin:

3-Autori Ilo Kodra ka perdorur nje djallezi tipike te shkolles komuniste te historise: ka lidhur emrin e luftetarit Sali Butka per ceshtjen shqiptare te para 150 vjeteve me emrin e Safet Butkes te mesit te shek. te XX-t. Dhe, akoma me pertej, me emrin e luftetareve te Butkes qe dogjen Voskopojen ne mesin e shek. te XIX-te.- fillimi i shek. XX-t.

 

Tirane  04.10.2019