Artikuj

119- Krijuesit dhe Rilindasit e Gjuhes dhe Kombit Shqiptar

Posted by Genc Hoti

Loading

119 – Krijuesit dhe Rilindasit e Gjuhes dhe Kombit Shqiptar

(nje pergjigje e detyruar manipulatoreve dhe fallsifikatoreve te Historise dhe Gjuhesise)

 

Gjuha shqipe e ka nje Babe dhe nje Nene qe jo vetem krijuan Gjuhen Shqipe dhe Kombin Shqiptar, por keta Prinder Historike i dhane Gjuhes Shqipe dhe Kombit Shqiptar karakter Europian. Keshtu qe ngelet per te zbuluar se kush eshte Babai dhe Nena e Gjuhes dhe Kombit Shqiptar, por me perpara duhet zbuluar aresyeja se cfare perfaqeson levizja antishqiptare mbi Gjuhen Shqipe dhe kjo duket ne menyre perfekte nga shkolla komuniste e historise.

Ne Shqiperi, pas 1945, lindi dhe u kultivua ideja qe shqiptaret e sotem i takojne, nga pikepamja shoqerore e fetare, Lindjes dhe JO Perendimit dhe, me e bukura, ky pertakim nuk kishte lidhje as me Otomanizmin dhe as me Islamizmin (ketu qendron thelbi i manipulimit te Historise te Kombit Shqiptare dhe ky manipulim eshte afro dy shekullor). Aresyeja e lindjes dhe kultivimit te kesaj ideje duhet t’i perkase mesit te shek. te XIX ketu ne Europe dhe, ne fillim te shek. te XX-te, kjo aresye u spostua ne Amerike ku u pergatiten njerezit qe do ta shumefishonin dhe perhapnin kete shqiptarizem antievropian (ky ka qene roli i Petro Ninit Luarasi, motrave Qiriazi, Fan S. Nolit, Hil Mosit, Bahri Omarit, Faik Konices e shume e shume te tjereve, emrat e te cileve gjenden ne nje botim kalendariko-historik te vitit 1918, te botuar ne Shtetet e Bashkuara, ku dhe historia e shqiptareve jepet sipas ketij antieuropianizmi. Ketu u shpiken per here te pare “rilindasit” shqiptare me prejardhje vllehe apo otomane, kur lindesit krijues ishin Kleriket Katolike. Ketu termi vlleh dhe otoman te mos merret si dukuri raciste, por si dukuri njerezore qe nuk kane jetuar ne mes te shqiptareve dhe keta te fundit nuk kane pasur asnje perfitim prej tyre.).

E gjithe lufta politike kundra Kombit Shqiptar, e filluar me Paqen e Shen Stefanit (mars 1878) dhe perfunduar me 1992, ka ne themel ndryshimin e PRINDERVE Historike te Kombit dhe Gjuhes Shqipe dhe konkretisht me ndihmen bujarete te Selise se Shenjte dhe Perandorise Austro-Hungareze ne nentor 1908 dhe 1912 u sansksionua Gjuha Shqipe, sipas alfabetit latin me autor Imzot Preng Doçin, dhe Shteti i Shqiptareve me kryeminister Ismail Qemal Bej Vlora. Ne kete menyre instrumenti i perdorur nga Selia e Shenjte e Romes dhe Perandoria Austro-Hungareze ishte Kisha Katolike Shqiptare qe per 400 vjet kultivoi nder shqiptare Gjuhen Shqipe me ane te disa qindra shkollave nga Mitrovica deri ne Himare. Keshtu qe NENA e Gjuhes Shqipe eshte Kisha Katolike Shqiptare me korpusin e dijetareve te saj: Frang Bardhi (1606-1643), Pjeter Bogdani (1630-1689), Pjeter Budi (1566-1622), Gjon Buzuku (shek. XVI), Gjon Nikolle Kazazi (1702-1752). Ndersa shqiptaret duhet ta kene per nder te kene BABA te Gjuhes Shqipe Imzot Preng Doçin (1846-1917). Teresia e ketyre ngjarjeve nuk ka nevoje as per koment dhe as interpretim, pasi ngjarjet kane ndodhur pikerisht keshtu pa i levizur as presja.

Ne mbeshtetje te kesaj dinamike ne gjysmen e pare te shek. e XX-te u krjua termi Rilindje Kombetare dhe u renditen personalitetet shkencore e letrare si me poshte:

1-Pader Gjergj Fishta (1871-1940)

2-Imzot Luigj Bumçi (1872-1945)

3-Pader Shtjefen Gjeçovi (1873/1874 – 1929)

4-Imzot Nikolle Kaçorri (1862-1917)

5-Imzot Preng Doçin (1846-1917)

6-Imzot Jak Serreqi (1861-1922)

7-Dom Ndoc Nikaj (1864-1951)

8-Dom Ndre Mjeda (1866-1937)

9-Dom Lazer Shantoja (1891-1945)

 

Por dhe luftetaret, politikanet, studiuesit e poetet laike:

1-Hasan Prishtina (1873-1933)

2-Luigj Gurakuqi (1879-1925)

3-Isa Boletini (1881-1916)

4-Ded Gjo Luli (1840-1915)

5-Prenk Cali (1872-1945) – heroi i kufijve te Kombit

6-Lasgush Poradeci (1899-1987)

7-Ernest Koliqi (1903-1975)

8-Vedat Kokona (1913-1998)

9-Mitrush Kuteli (1907-1967)

10-Migjeni (1911-1938)

11-Petro Marko (1913-1991)

12-Eqrem Ҫabej (1908-1980), emermadhi i Gjuhes Shqipe

13-Nonda Bulka (1906-1972)

(ju kerkoj ndjese per renditjen pa kriter, por dhe nqs kam harruar ndonje, pasi per te kuptuar se kush jane Rilindas me perpara duhet evidentuar se cfare kane dhene nga vetja e tyre dhe cfare ka marre Kombi Shqiptar prej tyre).

Ndryshimi i emrave te ketyre dy grup ngjarjesh ka qene detyra me e pare e politikes komuniste ne Shqiperi pas 1945 dhe i gjithe edukacioni shkollor i shqiptareve ka ne themel kete ndryshim antishqiptar. Kjo ka vlera per te gjithe pseudoshqiptaret qe llomotisin lart e poshte gjithe kompetence sikur:

“termi Rilindas,ju kushtu kthimit ne vlerat autentike te periudhaave te parapushrimit turk.Romantizmi patrotik,,ne kushtet e nje Shqiperije gjysem te asimiluar,vuri ne epiqendren e Tij,,historine,krenarine te qenit shqiptar dhe simbol u be Skenderbeu.Ne thelb keta Rilindas,ib referoheshin lashtesise,koheve te lavdise dhe pavaresise se shqiptareve,dhe Rilindja nenkuptonte rikthim tek vlerat kombetare te lirise dhe mevetesise.Ky ishte programi qe u manifestua me tere forcen,ne letersine e kohes,,ne perpjekjet luftarake si Lidhja e Prizrenit,ne angazhimin diplomatik dhe politik te pavaresise dhe ngritjes se Qeverise se pare shqiptare,me 28 Nentor 1912. Pra ne thelb rilindasit kerkonin daljen nga roberija dhe tendencat asimiluese gjuhesore e kulturore,daljen nga apatija e pranimit te fatit per t’u ndjere turq dhe per kete ofruan modele,duke filluar nga poezite e poemat e Naimit,te shkruara per here te pare, ne gjuhen shqipe: Gjuha jone sa e mire Sa e embel sa e vlere….” (keshtu shkruhet ne faqet e fb, qe me sa kam kuptuar perdoret nga antishqiptaret per te fshehur krimet e baballareve shpirterore e biologjike).

 

Tirane, 21.06.2020