Artikuj

118-“Naiviteti” profesional i Paskal Milos dhe paaftesia kundervepruese e Mustafa Nanos per ta evidentuar! (ndryshe: Cfare fsheh emertimi serb i gjenezes historike te familjes Kastrioti dhe kush eshte autori?)

Posted by Genc Hoti

Loading

118– “Naiviteti” profesional i Paskal Milos dhe paaftesia kundervepruese e Mustafa Nanos per ta  evidentuar! (ndryshe: Cfare fsheh emertimi serb i gjenezes historike te familjes Kastrioti dhe kush eshte autori?)

Para do ditesh ne “PROVOKACIA” i vetequajturi historian Paskal Milo u justifikua perpara shqiptareve mbi pretendimet e te qenurit serb te Gjergj Kastriotit ne baze te nje dokumenti te vitit 1426, i cili ben fjale per nje marredhenie te Gjon Kastriotit me Manastirin e Hilandarit. Natyrisht shqiptaret as qe e vrasin mendjen te dine sakte se cfare eshte kjo leter e vitit 1426, pasi na lindin pyetjet e meposhtme:

1-kur eshte zbuluar?

2-kush e ka zbuluar.

3-a eshte e sakte?

4-cfare te rejash sjell ajo ne historine e Kastrioteve?

5-a e ka pare ndonjehere “historiani” Paskal Milo kete cope leter?

6-a interpretohet korrekt nga te vetequajturit “historiane” kjo leter?

“Naiviteti” profesional i Paskal Milos qendron ne mos evidentimin e ketyre fakteve, por paaftesia e gazetarit eshte shume here me e gjere, pasi reaksioni me figuren e Kastrioteve nuk fillon me kete cope leter te zbuluar lexueshem midis viteve 1921-1949 (ajo ka qene e njohur perpara 1921, por permbajtja eshte mbajtur e fshehte duke cuar ne dyshime te medha mbi vertetesine e saj), por me 1911 kur Enciklopedia Britanike e atij viti, perpara se politika britanike t’ja thoshte hapur Europes se Kosova do t’i jepej Serbise (1913), e thote troç se Gjon Kastrioti dhe gruaja e tij, Voisava, ishin me prejardhje serbe. Ne kete rast gazetari duhet te kishte kerkuar ne gjetjen e fakteve te cilat zbulonin manipulimin e historise per shkaqe politike, gje e cila realizohej ne krahasimin e dy veprave te Fan S. Nolit mbi historine e Skenderbeut te shkruara ne vitin 1921 dhe 1949, ndryshimi i te cilave, midis tyre, eshte jashtezakonisht i madh. Ne kete pike roli i peshkopit me tre fytyra fetare kuptohet mirefilli se cfare ka marre persiper te manipuloje qe ne ate fillim shekullor dhe perse kete manipulim e lidhi me figuren e Gjergj Kastriotit-Skenderbe.

Pikesepari duhet vene ne dukje perfaqesimi i vepres mbi Skenderbeun nen autoresine e Peshkopit Theofan (Fan S. Noli), me ane te se cilen Peshkopi Theofan u fut ne boten intelektuale shqiptare ne menyre bindese duke ecur ne gjurmet e anonimit Tivaras (1480) dhe Marin Barletit (1504), sipas kapitullit “Hyrje” ne vepren Histori e Skenderbeut, Mbretit te Shqiperise (1412-1468), Boston 1921, f. 7-29. Por kjo veper i sherbeu Fan S. Nolit per t’u paraqitur perpara shqiptareve si nje atdhetar i thekur ne vitet kur kaloi nga SHBA ne Europe-Shqiperi, pasi pervoja e tij ne perplasjen me shqiptaret ne Kongresin e Triestes, me 1913, i kishte mesuar se fitimi i besimit nga ana e shqiptareve ishte e lidhur pikerisht me analizen e figures karizmatike te Gjergj Kastriotit –Skenderbe. Pikerisht kete rruge kishte ndjekur dhe sivellai i tij Naim H. Frasheri me 1898 (Naim H. Frasheri, Histori e Skenderbeut, Shkup 2004) kur shkroi vargjet mbi Heroin Kombetar te shqiptareve edhe pse nuk kishte jetuar asnje dite mes tyre.

Por nje analize e dy veprave te Fan S. Nolit mbi Skenderbeun eshte e afte te na tregoje trukaturen qe autori ka realizuar per interesat politike te Britanise se Madhe ne vigjilje te shek. te XX-te, por qe ne asnje rast nuk jane marre ne konsiderate nga historianet shqiptare te mevonshem ne menyre kritike, pervec nje rasti (At Marin Sirdani OFM, Skanderbegu mbas gojedhanash, bot I–Shkoder 1926, bot. II–Shkoder 2008), rast i cili eshte i vetmi qe mund te argumentoje se kush i la shqiptaret me vete, europiane dhe autoktone ne kundershtim me te gjitha teorite historike te Njerezimit. Studiuesit e sotem shqiptare, neqoftese i duan te miren Shqiperise dhe shqiptareve, perpara se te shkruajne per Gjuhen dhe Historine e Kombit Shqiptar duhet te realizojne kritiken progresive te asaj teorie fillim e fund formale, pasi eshte e paafte t’i jape rrugezgjidhje zhvillimit te Shoqerise Njerezore, te pakten ne forme teorike. Rasti shqiptar e kerkon medoemos kete kritike permbysese.

Botimi i vitit 1921 nuk ka ndonje ndryshim te madh nga vepra e Marin Barletit (1504) dhe Fan Noli ka acur ne gjurmet e tij ne menyre kritike duke pershtatur vepren e Barletit konform politikes britanike. Ne kete rast i ndryshoi emrin e nenes se Gjergj Kastriotit nga Vojza, sipas Barletit (Vr.P.II.K.II, &III), ne Voisava sipas enciklopedise britanike (1911); te gjithe debatin mbi kete teme e gjej ne vepren e  At Marin Sirdani OFM (f. 12). Por datelindja e Gjergj Kastriotit, dergimi i tij ne Ederne ne moshen 9 vjecare dhe rritja e tij ne Turqine Otomane ishte pike per pike sipas ideve te Marin Barletit. Por ne kete botim Fan Noli ka bere disa postulime historiko-politike, ne lidhje me figuren e Skenderbeut, te cilat jane zvogeluar deri ne sfumim te plote dhe manipulim nga historiografia komuniste cuditerisht. Sipas autorit “Skenderbeu ishte kryegjenerali i krishterimit katholik kunder Turqerise”, ose, “Po vijtorja e krishterimit kete here, si dhe me 1204, do t’ia kishte dhene zoterimin e Bosforit Katholikizmes, armikes shekullore te Orthodoksise” (f. 16). Dmth konfliktin imagjinar midis Kishes Katolike Romane dhe Patriarkanes Ekumenike te Kostandinopolit ne literaturen shqiptare ne e gjejme per here te pare tek Fan S. Noli, si nje provokim historik per te fshehur nje rol historik ne Veriun e Shqiperise dhe per te shpikur nje progres imagjinar historik ne Jugun e Shqiperise.  Por botimi i vitit 1921 ka te permendur dhe nje dokument te manastirit te Hilandarit, ne Mal te Shenjte, pa na e treguar permbajtjen e ketij dokumenti duke ngritur dyshimin mbi vertetesine e tij, meqenese pas 28 vjetesh ky dokument paraqitet si nje zbulim thelbesor ne historine e Kastrioteve (f. 47).

Por botimi i vitit 1949 konsiderohet i revizionuar nga ai i vitit 1921 (parathenia e Fan S. Nolit ne librin Histori e Skenderbeut, Tirane 1962), cka nenkupton nje rishkrim nga e para te kesaj vepre, themelore per karakterin nacional shqiptar. Qe ne faqen e pare vepra ne fjale ka te ndryshuar datelindjen e Gjergj Kastriotit nga 1412 ne 1405, ndersa ne faqen 3 ka te shprehur parathenien, ku paralajmeron lexuesin se nje udhetim ne Europe duhet te ndricoje disa pika te lena ne erresire ne kete botim. Ne kaptinen e I-re (Lufta e parerendesve kunder turqve 1362-1438) autori ka analizuar, pervec shume temave, tre probleme kryesore per historine e parashqiptareve: a – Katholikizma ne Shqiperi, 743-1414; b – Despotati i Nartes, Pjeter Losha dhe Gjin Bue Shpata, 1358-1400; c – Origjina e Kastrioteve. – Gjon Kastrioti, 1395-1439; permbajtja e te cilave e ndryshon te gjithe historine mesjetare te shqiptareve jo vetem sipas asaj qe na e kane mesuar, por dhe sipas asaj qe duhej nenkuptuar pa e thene hapur te verteten e madhe sipas kesaj Historie. Ky material nolian sherben per te rregulluar pikepamjet e shume pedagogeve shqiptare ne fushen e statistikes historike, por dhe tendencen politike te ideve noliane. Por duhet theksuar se Kombi Shqiptar e njeh vepren e Fan S. Nolit nepermjet perkthimeve dhe botimeve te historiografise komuniste, sidomos te asaj te shtetit shqiptar te nderfutur ne politiken arsimore ne Kosove dhe Maqedonine e Veriut. Cka do te thote se studiuesit e Kosoves dhe Maqedonise per keto tema nuk mund te flasin dot me kompetence pa realizuar kritiken e veprave te Nolit.

a – Katholikizma ne Shqiperi, 743-1414 (f. 6-7)

Ne kete drejtim Fan S. Noli ka marre ne konsiderate vetem besimin fetar monoteist duke e anashkaluar te gjithe ate pjese te popullates shqipfolese qe vazhdonte te besonte ne Kultet Pagane. Ne rastin konkret ky veprim fsheh thelbin e unitetit te Ideve Fetare me te vetmen popullate autoktone te gadishullit Ilirik, por nga ana tjeter autori nuk e ka pasur fare te qarte dinamiken e institucioneve fetare te Krishtera ne gadishull. Sipas tij: “Nga pikepamja fetare, Shqiperia ka qene e lidhur me Romen qe nga shekulli i pare pas Krishtit. Feja e Krishtere u perhap ne Shqiperi prej misionareve te Romes, sikunder provohet nga termat kishetare, te cilat rrjedhin nga Latinishtja (pikerisht, se pari, kjo nuk eshte e sakte, pasi Krishterimi perpara se te cfaqej ne Rome ka kaluar neper trojet e sotme shqiptare dhe Apostujt e Krishtit i kane ngritur Kishat e pare te Krishtera ne Bote ne keto troje. Te pakten 5 km ne Lindje te Elbasanit, ne rrugen drejt Labinot Mal, fshihet nen toke nje nder keto Kisha te hershme te Krishtera, me shume mundesi e shek. te I-re Pas Kri.; GH). Si nje pjese e Ilirise, Shqiperia ishte nënë juridikten e Papës gjer me 734, kur perandorii Bizantit Leon I Isavri e ckeputi nga Roma dhe ia fali Patrikut te Stambollit (ne kete pike emertimesh autori perdor metoden e sotme duke e anashkaluar emertimin origjinal te kohes, dmth Stambolli eshte nje emer qe i eshte vendosur Kostandinopojes vetem ne vitet 20 te shek. te XX-te dhe emertimi Stamboll per vitet e shek. te VIII-te pa dyshim tregon nje tendence analitike manipulatore, GH). Ne periudhen e gjate te dominanteve Bizantine, Bullgare dhe Serbe, shume prej shqiptareve u kthyen Orthodokse, vecanerisht ne cipat e kufireve, si nga Janina gjer ne Vlore, nga Ohria gjer ne Kruje, dhe nga Shkodra gjer ne Tivar. Po ardhja e Kryqesoreve Katholike, dhe dominatat Veneciane dhe Napolitane e ndryshuan fare shituaten (ne kete pike autori ka filluar trukaturen e historise se Krishterimit te hershem ne trojet shqipfolese, i cili vetem ne vitin 1054 e ka ndarjen Katolik-Orthodoks. Neqoftese per Boten kjo nenkuptohet rigorozisht sakte (nen termin Kisha Greko-Romake), tek Fan Noli kjo nuk eshte e saktesuar edhe pse pranohet se gjate periudhes se trete  (nga shek. i 11-te deri ne vitin 1767) shume nga episkopatat e Shqiperise se sotme vareshin nga Kryepiskopata e Ohrit (1081–1767; – kete vit [1767] shfuqizohet Autoqefalia e Kryepiskopates se Ohrit dhe pas ketij viti kthehet nen juridiksionin kanonik te Patriarkanes se Kostandinopolit), kurse Mitropolia e Durresit ne shek. e 11-te deri ne te 13-tin, qendroi nen juridiksionin e Patriarkanes se Kostandinopolit  († Anastasi,Kryepiskop i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise, Ringritja e Kishes Orthodokse Autoqefale te Shqiperise (1991-2012); Tirane ribot. II 2013, ribot. III 2015, f. 9-10). Sipas ketij materiali rezulton qe raporti Katolik/Orthodoks ne territorin e Shqiperise se sotme per ate kohe nuk ka asnje lidhje me kryqezatat, pasi Kryqezata e Pare eshte vetem ne vitet 1096-1099, GH). Qe aehere Katholikizma nisi te ringjallet edhe te perhapet ne Shqiperi si nje protest kunder zoterimit Bizantin edhe Serb. Ne krye te shekullit te pesembedhjete, Shqiperia ishte pothuajse plotesisht katholike me nja tetembedhjete peshkopata te ritit Latin. Ne keto duhen shtuar dhe disa peshkopata Unite te ritit oriental Orthodoks, te lidhura me Papen (sipas materialit te parapare, cituar nga † Anastasi, Kryepiskop i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise, rezulton qe kjo nuk eshte saktesisht keshtu, GH). Sa per kapedanet edhe bajraktaret, keta ishin kethyer Katholike te gjithe njeri pas tjatrit, sikunder na tregojne dokumentat e kohes. Thopiajt e Krujes permenden si Katholikë me 1208; Muzhaqët e Myzeqesë me 1318; Zënëbishtët e Gjirokastrës, Mazarakët e Ҫamërise, dhe Shpatet e Nartes me 1354; Balshajt e Shkodres me 1369; Dukagjinet me 1400; Altisferet e Dajes me 1414. Keshtu Katholikizma nga njera ane i jepte Shqiperise bashkimin qe i mungonte si shtet, edhe nga ana tjeter e lidhte me boten e Krishtere Evropiane”.

b – Despotati i Nartes, Pjeter Losha dhe Gjin Bue Shpata, 1358-1400 (faqe 7-8).

Sipas Fan Nolit periudha kohore midis viteve ne fjale ishte koha e zgjerimit te Shqiptareve jo vetem ne veri por edhe ne jug. Pertej Gjirokastres, ku mbaronte  Principata e Balsheve, niste Despotati i Nartes, i cili permbledhte tere Camerine, dhe zgjatej permes Etolise dhe Akarnise gjer ne zemer te Greqise. Luften e indipedences kunder Serbeve dhe Bizantineve e deklaruan ne jug Pjeter Losha, Muzaraka i Camerise dhe Gjin Bua Shpata i Nartes. Keta te dy, me kaloresine e tyre te lehte e thyen Nikeforin II, Despotin e Epirit edhe te Thesalise, ne betejen e Aspropotamit (Akelloos) me 1358. Autori pretendon se ajo ishte nje lufte fshataresh dhe çifligaresh.  Nikefori II me nje ushtri prej Grekesh edhe mercenaresh Turq, Selçuke donte te ripushtonte çifliqet e zoteruara prej katundareve shqiptare dhe t’ua kthente çifligareve Bizantine. Fan Noli pretendon se kjo lufte klasash shpjegon urrejtjen e eger te aristokrateve kunder shqiptareve, ashtu sikunder shihej ne shkrimet e kronikaneve Franza, Duka, laoniku dhe Kristobulli. Me 1379, pikerisht kur kryezoti Gege Gjergj I Balsha i dermonte Boshnjaket ne Banat, kryezoti Ҫam, Gjin Bua Shpata, i shkaterroi perpara Nartes ushtrite e bashkuara te serbeve, te grekerve dhe te napolitaneve dhe e siguroi despotatin e tij, mbi te cilin mbreteroi deri me 1400, kur dhe vdiq. Sipas autorit menyra se si u fitua beteja e Nartes eshte per t’u marre si shembell, pasi do te perseritet disa here prej Skenderbeut ne rrethimet e Krujes.

c – Origjina e Kastrioteve. – Gjon Kastrioti, 1395-1439 (faqe 13-18).

Pa asnje diskutim qe eshte pika me e erret akoma edhe sot per faj te politikes, e cila gjithmone ka tentuar ta fshehe te verteten e origjines me te afert te Kastrioteve duke e lidhur vetem me komshinjte e Veriut dhe Jugut te shqiptareve te sotem (dmth serb ose grek), duke mos e perfshire ne ngjarjet kryesore europiane te shekujve XI-XIII, edhe pse dinamika sociale e shqiptareve (shek. XIV-XVII) eshte krejt ne disproporcion me te gjithe shoqerite europiane, ne permasa te tilla sa mosperputhja konsiderohet si nje perjashtim qe nuk duhet marre parasysh. Te pakten kete forme aresyetimi historik e gjejme tek Fan S. Noli ne kete veper.

Sipas Fan S. Nolit emri i Kastrioteve del ne skene per here te pare me 1368 ne nje dokument te lidhur me Aleksander Komnen Asenin, princin bullgar te Vlores, si nje qytetar honorar te Raguzes, me nenshkrimet e disa deshmitareve vertetonjes nga paria e vendit. Midis tyre eshte dhe nje nenshkrim i nje Kastrioti, Kapidan i Kanines. Perpara emrit te Kastriotit eshte nenshkrimi i nje Branillo, te cilin historiani gjerman Hopf e lexon si emrin e pare te ketij Kastrioti. Sipas mendimit te Hopf-it, ky Branilla Kastrioti ka qene stergjyshi i Skenderbeut. Nga emri Sllav Branillo dhe nga nje fraze e Spandugino Kantakuzenit, nje shkrimtari te shek. te XVI, Hopf-i, Hahn-i dhe Makusheff-i konkludojne qe Kastriotet ishin me origjine Sllave. Ky mendim konsiderohet i lajthitur nga dijetare dhe historiane, si Fallmerayer, Pisani, Sufflay, Thalloczy dhe Jericek. E para, se Branilloja dhe Kastrioti i dokumentit te Raguzes duken si dy persona te ndryshem. E dyta, edhe sikur te jene nje person, emri Branillo nuk provon aspak qe ky Kastriot ishte prej race Sllave, se pothuajse te gjithe emrat e pare te shqiptareve jane te huaja, Sllave, Greke, latine, a Arabe. E treta, manuskripti i Spandugino Kantakuzeni eshte shkruar pas vdekjes se Skenderbeut. Pra, nuk eshte deshmi e nje koheshoku dhe nuk ka rendesine e nje burimi te dores se pare a makar te dores se dyte. Kantakuzeni nuk na e thote se ku e ka marre informaten e origjines sllave te Kastrioteve, po duket qe e ka hequr nga Mati, te cilin Barleti e quan me emrin klasik te Makedonise Aemathia, duke lene te kuptohet qe Kastriotet Matjane ishin Sllave te Makedonise. Barleti na thote qe Gjon Kastrioti ishte nga nje shtepi e vjeter e Matit dhe nuk shkon me tutje. Gjon Muzaka ne con gjer tek i jati i Gjon Kastriotit, te cilin e quajne Pal dhe shton se kishte ne pronesi vetem dy fshatra, Sinjen dyhe Gardhin e Poshtem. Por sipas nje gjenealogjie tjeter te perpiluar prej Andrea Angelo Flavio Komnenit, princit te Drishtit dhe Tivarit, stergjyshi i Skenderbeut quhej Kostandin dhe i gjyshi Gjergj. Kjo ka mjaft te ngjare pasi emrat e ketyre gjysherve i gjejme tek te bijte e Gjon Kastriotit. Pervec kesaj, historiani i Turqise Hammer permend nje Gjergj Kastrioti, stergjysh te Skenderbeut, i cili mori pjese ne betejen e Kosoves me 1389, por pa e thene se ku eshte marre kjo informate. Ndersa mbi Gjon Kastriotin kemi me teper informata. Tashegoi nga i jati, i cili quhej Pal ose Gjergj, vetem dy fshatra te vogla afer Drinit, te quajtura Sinja dhe Gardhi i Poshtem, po pastaj zaptoi Matin, Dibren dhe e zgjeroi principaten qe nga Prizreni gjer ne Shufadajen anes Adriatikut midis Durresit dhe Shen Gjinit. Me 1395 zaptoi Krujen. Me 1411 ishte mjaft i forte sa t’i dhuronte Venedikut 2300 kalores per nje pension prej 1000 dukatesh ne vit. Gjon Muzaka na thote qe Gjon Kastrioti nuk e kishte Krujen, por kronikani i Raguzes Luccari na siguron qe e kishte, pasi e quan Kryezot te Krujes. Deshmia e ketij kronikani vertetohet nga disa dokumenta te Venetise, por ka rendesi qe Luccari kishte perpara syve arshivat e Republikes se Raguzes, pjese e se ciles ishte qytetar-honorar Gjon Kastrioti qe me 1413. Gjon Kastrioti ishte i martuar me Voisaven, te bijen e kryezotit te Pollogut afer Tetoves. Kjo krahine dukej qe ishte pjese e Principates Balshiane dhe hynte nen influencen e Kastrioteve. Banoret e saj ishin bullgare, por kryezotet e saj a ishin shqiptare qe nga koha e Balshajve a u shqiptarizuan me ane te martesave. Me 3 prill 1407, Senati i Venedikut vendosi te bente percapje prane Papes Gregori XII (1406-1415) pas nje letre te Gjon Kastriotit. Peshkopi i Lezhes donte te pushtonte dymbedhjete Kisha te Peshkopates se Arberise, e cila permblidhte Krujen dhe Tiranen. Gjon Kastrioti proteston per kete aneksim nga shkaku se keto Kisha ishin nen juridiksionin e Peshkopates se mesiperme prej 800 vjetesh. Me 1426 Gjon Kastrioti dhe te kater bijte e tij: Stanishi, Reposhi, Kostandini dhe Gjergji, ndodhen qe te gjithe ne trojet e tyre pasi kete mot nenshkruajne si bashkepronare nje dokument me ane te te cilit i dhurojne Manastirit serb te Hilandarit ne Mal te Shenjte dy fshatra te quajtura Radistina dhe Trebishta. Diku rreth ketij viti Gjon Kastrioti dhe te tre bijte, Reposhi, Kostandini dhe Gjergji, blejne kullen e Shen Gjergjit nga Manastiri i mesiperm. Nga ky dokument, ku mungon emri i Stanishit, rezulton qe ky dergohej me ushtare kohe mbas kohe si aleat i Sulltanit apo i Kralit.

Eshte ky dokument qe sjell disa ngjarje te reja mbi jeten e Gjergj Kastriotit-Skenderbej. Se pari datelindja rezulton qe nuk mund te jete 1412, pasi ne moshen 14 vjecare Gjergji nuk mund te fitonte te drejten e bashkepronesise. Keshtu qe ajo spostohet me 1405 ne te cilen moshe Gjergji e kishte te fituar te drejten e bashkepronesise me te jatin dhe vellezerit. Se dyti nuk eshte e sakte pikepamja qe Gjergj Kastrioti eshte derguar qe nente vjec ne Ederne dhe kthyer prej andej vetem me 1443, pasi me 1426 rezulton qe te kete qene prezent ne aktin e dhurimit te te ardhurave te dy fshatrave Manastirit te Hilandarit.

Pas gjithe kesaj analize ne kemi mundesine teorike t’i pergjigjemi 6 pyetjeve me te para.

6-Ajo qe ka ndodhur me 1426 eshte nje marredhenie midis Gjon Kastriotit e bijve me drejtuesit e Manastirit te Hilandarit pa mundur te argumentoje qe Gjon Kastrioti ishte serb dhe orthodoks. Pra interpretimi qe Paskal Milo i ben kesaj cope letre eshte thjeshte nje interpretim tendecioz me nje domethenie krejt tjeter per tjeter.

5-Per nje gje lexuesi duhet te jete i sigurte: kete cope leter Paskal Milo dhe cdo studiues tjeter shqiptare jo vetem qe nuk e kane pare, por ata nuk jane te afte t’i dine dhe permbajtjen e plote.

4-Te rejat qe sjell kjo cope leter ne historine e Kastrioteve, n.q.s. eshte e vertete, eshte saktesimi i datelindjes se Gjergjit, saktesimi i jetes rinore te tij dhe marredheniet midis fqinjeve te asaj kohe jashte cdo konteksti gjeneologjik te Kastrioteve.

3-Fakti qe kjo cope leter permendet me 1921, ne variantin e pare te vepres mbi Skenderbeun nga ana e Fan S. Nolit, pa na dhene permbajtjen e saj hedh dyshime te forta qe ajo mund te jete e sajuar fjale per fjale vetem e vetem per te justifikuar variantin gjeneologjik te prejardhjes se Kastrioteve nga bota serbe.

2-Interesant eshte fakti qe nuk jepet asnje referim se ku eshte marre kjo cope leter, pervec lidhjes qe ajo ka me Manastirin Serb te Hilandarit pa na dhene dhe autoresine e zbulimit.

1-Permendja e kesaj cope leter me 1921 nga Fan Noli dhe zberthimi i pjesshem vetem me 1949 e tregon fare qarte se ekzistenca e saj merret me mend qe eshte perpara vitit 1921, por ajo eshte bere e njohur midis viteve 1921-1949.

 

Sarande, 31 maj 2020.