Artikuj

113 -Per ata shqiptare qe kujtojne se kemi qene te varfer dhe te paarsimuar perpara 1945-ses! 15.01.2020

Posted by Genc Hoti

Loading

113 – Per ata shqiptare qe kujtojne se kemi qene te varfer dhe te    paarsimuar perpara 1945-ses!

(pas manipulimit te Historise te Kishes Orthodokse “Autoqefale Shqiptare, ky eshte manipulimi  i dyte me i rendesishem)

Sot ekziston nje formule mbi gjendjen arsimore dhe ekonomike te shqiptareve perpara 1945-ses dhe pranohet pa e vrare mendjes se sa e sakte eshte. Nga ana tjeter, pranohet nje pozicion i lidhur me keto dy elemente sot ne raport me te djeshmen e para 1945-ses. Te dy keto perfundime nuk jane marre ne analize asnjehere sipas kontekstit statistikor, por eshte pranuar postulati politik i komunizmit shqiptar si e vetmja e vertete e padiskutueshme, por pa i treguar shqiptareve se cfare fshihet pas ketij mashtrimi mediatik. Me e pakta nje injorance e perbindeshme e komunisteve shqiptare ne te gjithe piramiden njerezore te sundimit politik dhe nje grabitje po aq e perbindeshme qe ata u kishin bere shqiptareve ne vitet 1943-1954; te dyja keto ne nje permase te dyte thellesisht antishqiptare ne qellim dhe shkak.

Qe pikepamjet ndryshojne me kohen edhe duhet pranuar, por e papranueshme eshte te mbash pikepamje te genjeshtra dhe te shpikura per te krijuar nje urrejtje artificiale kundrejt nje epoke te caktuar dhe kundrejt disa njerezve. Te pakten vepra e Kadarese i ka keto permasa nga fillimi deri ne fund per aresye krejtesisht kontradiktore me ato qe ai pretendon per vete sot. Fjala behet per gjendjen financiare dhe arsimore te shqiptareve perpara vitit 1945, ku pretendohet se shqiptaret kane qene masivisht analfabete dhe te varfer deri ne ekstrem. Per te kuptuar se sa i genjeshtert eshte ky pretendim do t’ju jap dy sqarime paraprake per te kaluar tek argumenti si kemi qene e si jemi katandisur:

Si fillim dua te sqaroj miqte dhe shoket ne fb se grupi PRO GEGNISHTES ka nje vecori historike ne raport me cdo grup miqsh dhe shokesh qe nuk eshte vene ne dukje asnjehere. Shume anetare te grupit PRO GEGNISHTES i kane pasur te afermit e para nje gjysem shekulli deri nje shekull pikerisht levrues te Gjuhes Shqipe dhe autor librash e veprash qe kane percaktuar Historine e Kombit Shqiptar. Femijet e perkthyesve te kryeveprave boterore, femijet, nipat dhe sternipat e At Gjergj Fishtes, Dom Ndre Mjedes, At Shtjefen Gjecovit, At Anton Harapit, Imzot Vincenc Prendushit, At Mati Prendushit,  Imzot Jak Serreqit  Dom Ndre Zadejes, poetit Palok Traboinit, At Bernardin Palajt O.F.M., At Marin Sirdanit O.F.M., At Donat Kurtit O.F.M, At Pjeter Meshkalles, Dom Shtjefen Kurtit, Dom Ndoc Nikajt, Dom Nikolle Mazrekut, Dom Nikolle Gazullit, Pader Gjon Shllakut,  Dom Lazer Shantojes, At Justin Rrotes O.F.M., At Benedikt Demes, At Viktor Volaj O.F.M., Imzot Luigj Bumcit, Imzot Ernest Ҫoba, etj, etj, bashkesia e te cileve perben kulmin intelektual te Kombit Shqiptar per te gjithe koherat, ndodhen pikerisht si anetare te ketij grupi. Ne nje fare menyre keta trashegimtare te Korifejve te Gjuhes dhe Kultures Shqiptare duhen konsideruar PRONARET e Gjuhes Shqipe, me qene se jane trashegimtaret e drejteperdrejte te krijuesve te Gjuhes Shqipe, e per rrjedhoje e perjashton mundesine e pasjes se analfabetizmit te pakten ne Mirdite, Malci e Madhe, Shkoder, Lezhe, Puke, Lekbibaj, kudo ku shtrihej “pushteti” i Kishes Katolike Shqiptare. Kjo nuk eshte nje teke njerezore, por fakti Historik i dinamikes se Gjuhes Shqipe nga viti 1635, kur Dom Frang Bardhi (1606-1643) perpiloi Fjalorin Latinisht-Epirotisht me 2350 fjale shqipe, deri me 1908, kur Shoqeria “Bashkimi” perpiloi Fjaluer i Rii i Shcypes me 13 798 (kjo eshte vepra individuale e At Dode Kolecit, per te cilinshqiptaret nuk dine absolutisht asgje). Pikerisht kalimi i fjalorit te shqipes nga 2350 fjale ne 13798 fjale eshte veper e Klerikeve Katolike dhe jo ndryshe. Te pakten kjo bie ne sy dukshem ne llojin cilesor te arsimimit te shqiptareve ne planin historik dhe kjo eshte nje nder aresyet perse eshte shpikur ideja qe shqiptaret perpara 1945 kane qene te paarsimuar. Analiza historike e ketij procesi tregon krejt te kunderten: shqiptaret jo vetem qe kane qene te arsimuar, por ne llojin e arsimimit dallohet me lehtesi se kush jane ata qe luftuan konkretisht per Shqiperine atehere dhe sot, kush e ka dashur Shqiperine atehere dhe sot, kush ka dhene jeten per Shqiperine atehere dhe sot. Aresyeja perse Shqiperia dhe Gjuha Shqipe sot, me 2010, ka karakter europian eshte vepra fondamentale e Klerikeve Katolike dhe kjo eshte pika me e pare qe perputh dinamiken sociale te shqiptareve me popujt e tjere europiane. Pa kete perputhje nuk ka asnje mundesi argumentimi lidhja e shqiptareve te sotem me paraardhesit e tyre epirote, arberesh, ilir drejt zanafilles. Keshtu qe mos e kerkoni rilindjen shqiptare jashte botes Katolike dhe kjo eshte aresyeja perse eshte sulmuar Kisha Katolike nder shekuj nga armiqte biologjike te Kombit tone.

Se dyti, kur flitet per pasuri ekonomike kihet parasysh pasuria e tundeshme dhe e patundeshme. Te pakten ne gadishullin me te madh shqiptar ka ekzistuar anomalia me e madhe biologjike e Europes me nje dendesi qe kaq binte ne sy sa ndodhej edhe ne enciklopedite boterore. Ne Karaburun ndodheshin mbi 1 000 000 bageti te imta e te trasha, por te egra, si prone e Dukatasve ne formen e prones fisnore per te cilat nuk kujdesej kerkush. Kjo prone ka ekzistuar deri me 1948, kohe kur e muaren jugosllavet per interesat e tyre. Por ne kete pike duhet vene ne dukje fakti qe deri me 1948 shqiptaret mbanin vendin e pare ne Europe per bageti per nje shqiptar (ky raport ka qene 6 milion bageti kundrejt 1 milion shqiptareve). Ky fakt ka rendesi shumepermasore per te argumentuar se kush i pasuroi shqiptaret nder shekuj dhe ne cfare rruge historike u pasuruan ata, por dhe kush i varferoi.

Tani vime ne argumentimin e shtrirjes se shkollave dhe llojit te arsimimit ne territorin e shtetit te sotem shqiptar perpara vitit 1945, por duke e ndare ne disa etapa dhe disa ngjarje qe ndane epokat historike midis tyre. Te dhenat historike dhe dokumentare per kete problem jane:

Se pari shtritshmeria e shkollave ne territorin e shtetit te sotem shqiptar datohet saktesisht me 1632 (Vele te Mirdites dhe Kurbin). Percaktimi i termit: “territor i shtetit te sotem shqiptar” behet me qellim per ta dalluar nga shkollat e hapura me heret nder shqiptare jashte kesaj strukture politike, sic ishte shkolla ne Stumbell te Pejes (Kosove) e vitit 1584, por qe sherben si argumenti me kryesor i rruges historike te Institucionit Katolik Fetar pas 1472.

Te tjerat u hapen ne Pllane, nje fshat afer lumit Mat, me 1639 dhe ne vete qytetin e Shkodres  me 1698. Arsimi katolik mori vrull te madh ne Shkoder me 1855, kur freterit franceskane hapen ”Shkollen Franceskane”, te quajtur me vone Ilirikum….Seminari, i njohur si Kolegja Papnore Shqiptare, e me vone si Seminari Papnor Shqiptar, e filloi karrieren e tij te shquar me 1859. Gjithashtu, me 1861 franceskanet themeluan seminarin e tyre, ne te  cilin mesohej edhe gjuha shqipe. Pastaj, me 1877, jezuitet themeluan ne Shkoder nje tjeter qender me influence per arsimin e larte, Kolegja e Shen Francesk Saverit, i cili pajiste me arsim teknik e tregetar rreth 400 studente. Nje vit me pas (1878) motrat stigmatike themeluan Shkollen Femnore Franceskane per 200 vajza. Ne ato kohe njoftohej se kishte 21 shkolla te tjera fillore shqipe, qe zhvillonin vepramtarine e tyre ne Durres dhe ne qytetet veriore. Seicila prej tyre kishte rreth tridhjete nxenes, pervec asaj e Prizrenit e cila kishte tetedhjete. Keto shkolla katolike ne Shqiperine veriore mbaheshin kryesisht me fondet austriake. Italiane Benici shkruante se deri me 1901 austriaket kishin shpenzuar cdo vit nje milion forinta per qellime fetare…Pervec fshatrave perreth Shkodres, ai numeroi shkolla ne Durres, Vlore, Tirane, Prizren, Shkup, Ipek, Gjakove e shume zona te tjera te vogla. Te gjitha shkollat ndodheshin nen kujdesin e prifterinjve, murgjve dhe freterve.

Më 1899 u hap në Orosh e para shkollë shqipe në Mirditë me 14 nxënës. Në shkollë zhvilloheshin katër orë mësim në ditë: shkrim, aritmetikë dhe mësim besimi. Një vit më vonë, në 1900 shkolla e Oroshit kishte 30 nxënës. Nga viti 1902 deri më 1906 në këtë shkollë dha mësim mësuesi shkodran Cin Gurakuqi, ndërsa nga viti 1909 deri më 1912 Kolë Dema….Më 1902 u hapën shkolla edhe në Rrëshen e në Spaç, ndërsa më 1903 edhe në Kashnjet e Rubik. Në vitin shkollor 1903 – 1904 këto shkolla i ndiqnin gjithsejt 96 nxënës.

“Ma te parat shkolla, mbas te bjerrunit t’autonomise ne Shqypni, kjene, per sa dime na, tri: shkolla e Pdhanes, e Blinishtit e e Shkodres”….

“Ne vj. 1638 P. Hiacinti a Sospitello  o OFM, italian ne fis, por shqyptar ne zemer, pat guximin me iu perveshe per te mire te vendit nji punes ne veshtrim te plote kulturale, tuj cile shkollen fillore ne Pdhane, asokohe vend mjaft i banuem…….Numuri i xansave te jashtem pat mrrijte deri ne 25. Dijm prej dokumentash, se pose uratve xeheshin edhe mesime letrare dmth mbahet deri diku nje shkolle e mjesme pa perjashtue gjuhen e vendit. Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqit, te cillet mbas 9 vjetsh e rrenuan fare….Ne vjete 1697 kje cile rishtas. Se deri kur vijoi nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thane per te, se “ka gjase se gjindet edhe sot” (1702?)”.

“Nji vjet mbas themelimit te shkolles se Pdhanes, dmth ne vj. 1639, kje cile prej fretenve te kuvendit te Troshanit nje tjeter shkolle ne Blinisht, drejtor i se ciles kje P. Karl Mirandulanus OFM. Me shka duket, kje nje shkolle mjaft e plotesueme. Ndiqej prej ma se 50 xanxash e pose   kndimit e shkrimit xeheshin edhe lande te tjera, posace gjuha latine prej atyre qi dojshin m’u bahej n’at shkolle; por anmiqte ishin te panumer e ne vj. 1640 drejtorin e ksaje shkolle e gjejm ne burg….”

“Ne vj. 1698 a aty pari gjejme se P. Filipi prej Shkodre OFM cili shi ne Shkoder nje shkolle private e mson fmite e tregtarve e pasanikve”.

“Prej vitit 1800 e deri ne vitin 1861 hapen aty – ketu shkolla private me klasa fillore. Vetem ne Shkoder mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djem e 4 per vajza. E perkoheshmja “Perparimi” i rreshton emrat e mesuesve me te njohur me kete renditje: Gege Kodheli, Gjergj Benusi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Trushit te Mark Krtajes (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Egjell Radoja, D.P.Babi”.

“Para vitit 1880 Shkupi dhe Zumbi, e pak ma vone Ferizoviqi e Stubla e kane shkollen e vet ne gjuhen shqipe per djelm. Ne vitin 1893 fillon shkolla e Shirokes, qe vijon edhe sot (1935). Ne vitin 1893 P. Joakim Serreqi OFM rregullon nje shkolle ne Selce me lokal per 50 nxensa. Po ate vit edhe P. Basil Chiaroni, OFM, hapi nje shkolle shqipe ne Hot (Traboin). Ne vitin 1897 P. Pjeter Gjadri OFM u jep mesim femijeve ne kuvend te Troshanit. Ne vitin 1898 D. Ndoc Mjedja hap nje shkolle ne Pdhane, te cilen ne vitin 1904 e mban P. Tome Bicaj OFM. Ne kete kohe edhe ne kuvend te fretenve te Rrbigut hapet nje shkolle katundi. Ne vitin 1901 edhe Biza ka shkollen e vet, ku mesimin e jepte P. Severin Lushaj OFM. Ne vitin 1907 P. Shtjefen Gjecovi OFM hap shkollen ne Gomsiqe. Ne vitin 1907 P. Gentil Biella OFM mban ne Iballe nje shkolle ne gjuhen shqipe. Ne vitin 1909 P. Engjell Vjeshta OFM panon femijte e Bazit e i meson me lexue dhe shkrue. Ne vitin 1900 e ndonje vit me mbrapa, me punen e shoqerise Bashkimi dhe Agimi hapen shkolla shqipe ne shume katunde. Kemi arritur te mesojme se ka pasur shkolla ne Rreshen, Orosh, Milot, Dajc, Kallmet, Pac, Kashnjet e Nenshat”.

“Qysh ne fillim te shek. XIX e deri sa nuk ishte hapur shkolla e Stigmatineve, vihet re nje nxitje per te hapur shkolla femerore. Kjo vihet re me mesimet private neper shtepija. Ishin pune 80 – 90 vjecare e ende mbahen mend emrat e mesueseve te hershem: Kush Micja, Tone Radoja, Tereze Berdicja e Tina e Nikes. Keto minishkolla private poqen mendimin per te themeluar nje shkolle publike femerore, e cila u ap me 1879 nga Motrat Stigmatike”…..

“Rreth vitit 1885 ne Prizren gjejme  shkolle fillore shqipe per vajza. Ne ate kohe themelohet edhe ajo e Shkupit. Ne vitin 1890-1903 Motrat Stigmatike shkojne ne Durres e aty mbajne per 13 vjet nje shkolle fillore per vajza e nje shkolle per pune dore. Ne vitin 1896 (?) gjejme ne Kallmet nje shkolle fillore per vajza e djem te drejtuar nga Motrat e Mshires (Vinçencianet). Ne vitin 1907 Shiroka ka shkollen e vet per vajza. Deri ne vitin 1911 Kleri Katolik Shqiptar kishte hapur neper kohe te ndryshme 47 shkolla shqipe, nder te cilat 10 per vajza”.

Peshkopi Neofit Gjirokastriti filloi sherbesen e tij 29 vjecare ne peshkopaten e Korces. Sipas historianit korcar Qafezezi, ky ishte “i pari dhe i vetmi” peshkop, i cili ndihmoi ne perhapjen e gjuhes shqipe….mesimi ne gjuhen shqipe ishte zhvilluar qe ne vitin 1629 nga arbereshi Zef Skiroi, i cili e zhvilloi veprimtarine e tij pergjate bregdetit te Himares per 25 vjet. Ai u mesoi femijeve “Doktrinen e Krishtere” ne gjuhen shqipe. Me 1660 nje tjeter arberesh, Onufer Kostandini, hapi atje nje shkolle per tre vjet… Me 1852 mesuesi i shkolles ne fshatin Lavdar te Oparit, afer Korces, perdori abetaren e Veqilharxhit per te rrenjosur te nxenesit dashurine per atdheun dhe per gjuhen amtare. Nje tjeter mesues, Than Xheka ne Trebicke, me 1854 perdorte abetaren e Veqilharxhit per te mesuar gjuhen shqipe nxenesve te tij. Midis tyre ishte edhe Spiro Dine, i cili per 12 vjet me vone gjeti pune ne Egjipt.

Ne vitet 80 te shek. XIX, qyteti i Korces kishte 3 shkolla ne gjuhen turke, 4 shkolla ne gjuhen greke, nder te cilat nje gjimnaz, nje shkolle fillore vlllehe (themeluar me 1885) dhe nje bullgare (themeluar me 1891).

Sipas nje statistike te vitit 1878, vetem ne krahinat e Gjirokastres, Vlores dhe Beratit, numuri i shkollave greke arriti shifren 163.

Vetem pak dite pas celjes se shkolles se Korces, u cel ne Pogradec, me 14 mars 1887, nje shkolle tjeter shqiptare…Shkolla shqipe u celen gjithashtu ne Ohër, Rekë, Treskë dhe u bene pergatitje per te tilla ne Elbasan, Leskovik, Erseke e gjetke. Ne shume fshatra, si ne Polene, Luaras etj mesohej gjithashtu shkrimi e këndimi ne gjuhen shqipe.

Aty nga viti 1885 Gjerasim Qiriazi kishte hapur ne Manastir nje shkolle private shqipe per djem dhe per vajza. Ne Shqiperine e Veriut dhe ne Kosove prane kishave ekzistonin disa shkolla ne te cilat mesohej edhe gjuha shqipe. Ne krahinat malore te Elbasanit, pothuajse ne cdo fshat, mesohej fshehurazi shkrimi shqip. Gjerasimi dhe Sevastia kthehen ne Manastir dhe, pas pergatitjeve te duhura, drejtohen per ne Korce, ku me 23 tetor te vitit 1891 u hapen dyert e shkolles se pare shqipe per vajza.

Me inisiativen e tij (Petro Nini Luarasit, GH) u çel ne Erseke ne vitin 1887 nje shkolle private shqipe, e cila vazhdoi gati dy vjet.

Abaz Hoxha hap te paren shkolle shqipe ne fshatin Bllice me 1860 me alfabet arab. Po kete vit te famshmit Vangjel dhe Kostandin Zhaba hapin ne Labove te Zhabes shkollen e pare shqipe.

Arberesheve te Italise se Jugut u kushtohet gjetja (dhe humbja) e dokumentit me te lashte, te ardhur i paprekur nga thellesia e shekujve. Ai u zbulua me 1912 ne Manastirin mijeravjecar te Shen Merise se Grotaferrates, me prejardhje shqiptare, afer Romes. Pergamena eshte shkruar ne gjysmen e pare te shek. XIV ne gjuhen greke; mirepo, nje faqe e gjysem e Ungjillit ishte ne gjuhen shqipe. Murgu italo-shqiptar, Don Sofronio Gasizi, i njoftoi per kete gjetje, ia tregoi dokumentin nje vizitori, historianit romun, Nikolae Jorga. Ky i fundit beri nje vizite ne abaci me 1919 dhe njoftoi se Gasizi ia tregoi dokumentin, te cilin e “nxorri nga rafti ne te djathte, kur hyn tek dhoma e doreshkrimeve” (Dituria Ti, 1 prill 1927, 203-4.). Fatkeqesisht, Gasizi vdiq me 1922, para se te nxirrte ne drite studimin e premtuar per dokumentin. Por fati i keq nuk mbaroi me kaq, pasi me vone ky dokument i cmuar humbi pa lene gjurme.

Por pas vitit 1921 te dhenat statistikore jane me te plota dhe tregojne shtrirjen e arsimimit nder shqiptare ne menyren me te mundeshme universale si dhe mungesen e analfabetizmit nder shqiptare perpara vitit 1945. Keto te dhena (1926) kane nje vecori: jane publikuar pas daljes se ligjit mbi ndalimin e shkollave dhe shtypit privat (1925); keshtu qe te dhenat mbi arsimimin e shqiptareve jane pak me te varfera se realiteti i perjetuar.

–Prefektura e Beratit (Berat, Lushnje, Mallakaster, Fier, Skrapar) me 1926 ka pasur: 4 Nenprefektura, 5 krahina, 531 fshatra, 24772 shtepi, 116223 banore dhe nje siperfaqe prej 3932,2 km2. Gjendja arsimore eshte si me poshte:

Pranohet se 13 % jane te mesuar dhe 87% jane analfabete.

Kjo prefekture ka pasur 13 individe me universitet, 63 me shkolle te mesme, 1262 me fillore dhe 45 nxenesa me studime neper Europe.

Shkolla te Mesme dhe Plotore 5 me 581 nxenes.

Shkolla fillore 54 me 2370 nxenes dhe 12441 nxenes me arsim te detyruar, si dhe 82 mesues te te gjitha niveleve.

–Prefektura e Dibres (Diber, Mat, Zerqan) me 1926 ka pasur: 2 Nenprefektura, 11 krahina, 201 fshatra, 15583 shtepi, 82765 banore dhe nje siperfaqe prej 2386,1 km2. Gjendja arsimore eshte si me poshte:

Pranohet se 3 % jane te mesuar dhe 97% jane analfabete.

Kjo prefekture ka pasur 2 individe me universitet, 12 me shkolle te mesme, 1721 me fillore dhe 30 nxenesa me studime neper Europe.

Shkolla Plotore 2 me 52 nxenes.

Shkolla fillore 46 me 1613 nxenes dhe 2550 nxenes me arsim te detyruar, si dhe dhe 56 mesues ne te gjitha nivelet arsimore.

–Prefektuar e Durresit (Durres, Shijak, Kavaje, Kruje) me 1926 ka pasur: 3 Nenprefektura, 4 krahina, 137 fshatra, 8762 shtepi, 57904 banore dhe nje siperfaqe prej 2445,9 km2.

Pranohet se 15 % jane te mesuar dhe 85% jane analfabete.

Kjo prefekture ka pasur 16 individe me universitet, 47 me shkolle te mesme, 1019 me fillore dhe 59 nxenesa me studime neper Europe.

Shkolla Plotore 3 me 390 nxenes.

Shkolla fillore 39 me 2471 nxenes dhe 5240 nxenes me arsim te detyruar, si dhe 53 mesues ne te gjitha nivelet e arsimit..

–Prefektura  e Elbasanit (Elbasan, Peqin, Gramsh) me 1926 ka pasur 2 Nenprefektura, 5 krahina, 312 fshatra, 14826 shtepi, 81228 banore dhe nje siperfaqe prej 2954,9 km2.

Pranohet se 15 % jane te mesuar dhe 85% jane analfabete.

Kjo prefekture ka pasur 6 individe me universitet, 31 me shkolle te mesme, 646 me fillore dhe 34 nxenesa me studime neper Europe.

Shkolle te mesme (Normale) 1 me 196 nxenes.

Shkolle Plotore 2 me 480 nxenes.

Shkolla fillore me dy shkalle 46 me 824 nxenes dhe 10100 nxenesa me arsim te detyruar, si dhe 59 mesues te te gjitha shkalleve te arsimit.

–Prefektura e Gjirokastres (Gjirokastra, Permeti, Delvina, Libohova, Tepelena, Kurveleshi, Ҫameria) me 1926 ka pasur 6 Nenprefektura, 4 krahina, 249 fshatra, 25564 shtepi, 127550 banore dhe nje siperfaqe prej 4142,3 km2.

Pranohet se 77% jane te mesuar dhe 23% analfabete.

Kjo prefekture ka pasur 246 individe me universitet, 406 me shkolle te mesme, 21278 me fillore dhe 236 nxenesa me studime neper Europe.

Shkolle te mesme (Lice) 1 me 143 nxenesa.

Shkolla Plotore 6 me 685 nxenes.

Shkolla fillore 147 me 6732 nxenesa dhe 11069 nxenesa me arsim te detyruar, si dhe 223 mesues ne te gjitha nivelet e arsimit..

–Prefektura e Korces  (Korca, Pogradeci, Bilishti, Kolonja, Leskoviku) me 1926 ka pasur 4 Nenprefektura, 2 krahina, 338 fshatra, 23406 shtepi, 127864 banore dhe nje siperfaqe prej 3321,1km2.

Pranohet se 35% jane te mesuar dhe 65% analfabete.

Kjo prefekture ka pasur 92 individe me universitet, 892 me shkolle te mesme, 170921 me fillore dhe 103 nxenesa me studime neper Europe.

Shkolla te Mesme (Lice, Normale) 2 me 388 nxenesa.

Shkolla Plotore 3 me 563 nxenesa.

Shkolla fillore 112 me 5436 nxenesa dhe 11069 nxenesa me arsim te detyruar, si dhe 211 mesues ne te gjithe nivelet, nga te cilet 18 Profesor te Liceut.

–Prefektura e Kosoves (Qendra e Kosoves, Luma, Tropoja) me 1926 ka pasur 2 Nenprefektura, 6 krahina, 124 fshatra, 6750 shtepi, 38652 banore dhe nje siperfaqe prej 2135,2km2.

Pranohet se as 2% nuk jane te mesuar dhe mbi 98% analfabete.

Kjo prefektura ka pasur 25 individe me shkolle te mesme, 176 me fillore dhe 25 nxenesa me studime jashte shtetit.

Shkolla te mesme 1 me 140 nxenes.

Shkolla Plotore 2 me 300 nxenes.

Shkolla fillore 19 me 1830 nxenes dhe 2800 nxenes me arsim te detyruar, si dhe 25 mesues te te gjitha nivele te arsimit.

–Prefektura e Shkodres (Shkodra, Malsi e Madhe, Lezha, Mirdita, Puka, Dukagjini) me 1926 ka pasur 5 Nenprefektura, 28 krahina, 263 fshatra, 17912 shtepi, 114052 banore dhe nje siperfaqe prej 4870,2 km2.

Pranohet se 87% ishin analfabete dhe 13% te arsimuar (por keto shifra nuk marrin parasysh qytetin e Shkodres dhe Kleriket Katolike ne te gjithe Prefekturat.)

Kjo prefekture ka pasur 18 individe me universitet, 104 me shkolle te mesme, 9838 me shkolle fillore dhe 88 nxenesa me studime jashte shtetit.

Shkolla te Mesme 4 me 524 nxenes.

Shkolla Plotore 4 me 552 nxenes.

Shkolla fillore 84 me 5214 nxenes dhe 4711 nxenes me arsim te detyruar, por dhe 160 mesues ne te gjitha shkallet e arsimit.

–Prefektura e Tiranes nuk ka pasur Nenprefekture, por ka 3 krahina, 113 fshatra, 7007 shtepi, 36646 banore dhe nje siperfaqe prej 850,2 km2.

Pranohet  se 10% jane analfabete dhe konsiderohen te shumte (me sa duket numri duhet te jete spekulativ).

Kjo prefektura ka pasur 2 individe me universitet, 10 me shkolle te mesme, 113 me shkolle fillore dhe 16 nxenesa me studime jashte shtetit.

Shkolla te Mesme (gjimnaz, teknikum, lyceu) 3 me 369 nxenes

Shkolla Plotore 2 me 650 nxenesa.

Shkolla fillore (1 strehe) 54 me 2833 nxenes dhe 5280 nxenes me arsim te detyrueshem, si dhe 160 mesues ne te gjitha nivelet e arsimit.

–Prefektura e Vlores (Vlore, Himare) ka pasur nje Nenprefekture, 1 krahine, 93 fshatra, 10184 shtepi, 45497 banore si dhe nje siperfaqe prej 1360,2 km2.

Pranohet se 30% jane te arsimuar dhe 70% analfabete.

Kjo Prefekture ka pasur 51 individe me universitet, 183 me gjimnaz, 7478 me shkolle fillore si dhe 91 nxenesa me studime jashte shtetit.

Shkolla te Mesme 1 me 67 nxenesa.

Shkolla Plotore 4 me 564 nxenesa

Shkolla fillore 33 me 1620 nxenesa dhe 5470 nxenesa me arsim te detyruar, si dhe 57 mesues ne te gjitha nivelet e arsimit.

(te gjithe te dhenat mbi shkollat shqipe ne shtetin shqiptar jane marre nga libri i Teki Selenices, Shqipria me 1927, vell. 1, ndersa mbi te dhenat historike mbi zhvillimin e shkollave shqipe ne disa autore qe hollesisht i gjeni ne artikullin: 49-Populli Shqiptar, Kultura Kombetare dhe shkolla e pare shqipe, publikuar me albanovaonline.info, genchoti.com, Gazeta 55, dt. 22, 23, 24, 25.11.2008).

Duke bere nje permbledhje te gjithe ketij materiali statistikor rezulton qe popullata e Shqiperise me 1926 te kete pasur 828381 banore (me 1923 ky numer rezulton 816707 banore, kurse me 1927 ky numer rezulton 833618 banore), prej te cileve 70,7% analfabete dhe 29,3 me arsim fillor deri me universitet. Por kjo analize ka dy defekte: se pari nuk ka te dhena te sakta per Shkodren (qe numri i te arsimuarve duhet te jete shume me i madh) dhe Tiranen (ku numri i te arsimuarve duhet te jete shume me i vogel). Se dyti, analiza nuk e ka ndare popullaten ne banore te fshatit dhe qytetit duke mbuluar faktin qe bota arsimore ndodhej ne qytet dhe analfabetizmi ne fshat. Por raporti 7/3 nuk perfaqeson raportin real midis banoreve te fshatit me ata te qytetit me 1927, keshtu qe problemi i arsimimit te shqiptareve e kapercen barrieren qytetare dhe futet ne zonen fshatare, duke e hedhur poshte idene sikur popullata shqiptare ishte analfabete, edhe ne qofte se marrim per baze vetem boten fshatare te kohes. Dhe kur e gjej kete interpretim edhe nder studiues te huaj e marr me mend per hesap te kujt kane shkruar keta te “panjohur” dhe nga i kane marre informatat udhezuese.

Ne kete rast behet e domosdoshme pergjigja e dy pyetjeve: Perse u shpik analfabetizmi nder shqiptare perpara 1945 dhe kush ishin shpikesit? Por perse u amlifikua edhe nga studiues jashte shqiptare dhe cfare kane dashur te mbulojne ne kete rast?

Pranimi ne menyre te thate vetem i shtremberimit te Historise me duket jo seriozitet ne cdo lloj studimi te kesat teme pa marre per baze nivelin e ketij kendveshtrimi per vete komunistet shqiptare (te pakten deri ne vitet 1948). Atehere ne kemi nje mundesi per te shpetuar nga tendenca e fallsifikatoreve te Historise se shqiptareve duke krahasuar keto statistika me ato te bera publike nga vete propaganda komuniste, sipas se ciles rezultojne tabelat e meposhtme per vete boten komuniste shqiptare:

Lloji i arësimit                 anëtarë     %        Kandidatë    %          shuma      %  

Analfabetë                          289      0,96            723          4,9       1012         2,2

Me fillore të pambaruar   7543      25,2           5847        40,3     13390       30,1

Me fillore (1-4 klase)      15356      51,3          6464        44,6      21820      49,1

Me 7 vjeçare                      3992      13,3             921        6,3        4913      11,0

Me profesionale të ulët      312      1,04              52          0,3         364        0,8

Me të mesme                    2045        6,8             399         2,7        2444        5,5

Me të mesme profe.         299        0,9               57         0,3          356        0,8

Me universitet                    96         0,2               23         0,1          119        0,2

      Shuma        29932                     14486                     44418           

(Enver Hoxha, Vepra 9, f. 239)

Nuk do të kishte asnjë vlerë publikimi i nivelit kulturor të popullit shqiptar të atyre viteve, po nuk vure në pah nivelin social të anëtarëve të PKSh-re. Të dhënat janë vërtetë interesante, vetëm se ato u botuan më 2006, në kuadrin e dokumentave të arshivës ruse. Sipas këtyre dokumentave, të shkrojtura nga P.I.Mança pas vizitës së tij në Shqipëri 14 maj 1946, përbërja sociale e anëtarëve të PKSh-re ishte si më poshtë:

fshatarë të varfër                         26%

                   fshatarë të mesëm                      23,7%

                   punëtorë                                     16,3%

                   shkollarë                                       9,8%

                   zanatçinj                                       8,7%

intelektualë                                   7,2%

fshatarë të pasur                           2,5%

të tjerë                                          6%

Ndërsa përbërja sociale e kuadrove drejtuese partiakë, duke filluar nga sekretari i organizatës bazë të prefekturës e lart ishte:

shkollarë                                     24,2%

punëtorë                                     15,7%

fshatarë të varfër                         13,7%

intelektualë                                 13%

fshatarë të mesëm                      12,1%

zatatçinj                                        9,9%

fshatarë të pasur                           2,1%

të tjerë                                          9,1%

                                                             (Shqipëria në dokumentet e arkivave ruse, f. 110-111)

Atehere a nuk kemi te drejte te pretendojme se analfabetizmi nder shqiptare u shpik per te jujstifikuar analfabetizmin qe ekzistonte ne brendesi te botes komuniste shqiptare dhe u amplifikua nga studiues te huaj per aresyen me te thjeshte fare: Drejtuesit me te larte te komunisteve shqiptare ishin dore e tyre.

Vime tek problemi i pasurise se shqiptareve, te pakten per periudhen 1912-1944 duke pasur ne dore nje menyre krejt te thjeshte matematikore qe e ndan kete periudhe ne dy pjese: nga viti 1912 deri me 1926 dhe nga viti 1927 deri me 1944; te paren sipas Teki Selenices: Shqiperia me 1927, dhe per periudhen pasardhese sipas propagandes komuniste.

Periudha 1912-1926

1–Prefektura e Beratit (Berat, Lushnje, Mallakaster, Fier, Skrapar) me 1926 ka pasur 116223 banore dhe te ardhura ekonomike vetem per vitin 1926 prej  2 356 868,45 fr. ari, qe per fryme i bie 20,28 fr. ari, por qe per autorin e kesaj vepre konsiderohet e mire (f. 177).

2–Prefektura e Dibres (Diber, Mat, Zerqan) me 1926 ka pasur  82765 banore dhe te ardhura ekonomike vetem per vitin 1926 prej 1 400 425,35 fr. ari; qe per fryme i bie 16,9 fr. ari, por qe per autorin e kesaj vepre nuk konsiderohet e mire (f. 203).

3–Prefektuar e Durresit (Durres, Shijak, Kavaje, Kruje) me 1926 ka pasur 57904 banore dhe te ardhura ekonomike vetem per vitin 1926 prej 4 319 841,41 fr. ari; qe per fryme i bie 74,6 fr. ari, por qe per autorin e kesaj vepre konsiderohet fare e mire (f. 229).

4–Prefektura  e Elbasanit (Elbasan, Peqin, Gramsh) me 1926 ka pasur  81228 banore dhe te ardhura ekonomike vetem per vitin 1926 prej 968 870,75 fr. ari; qe per fryme i bie 11,93 fr. ari; ku pranohet qe gjendja ekonomike dhe financiare te jete mjaft e mire (f. 257)

5–Prefektura e Gjirokastres (Gjirokastra, Permeti, Delvina, Libohova, Tepelena, Kurveleshi, Ҫameria) me 1926 ka pasur 127550 banore dhe te ardhura ekonomike vetem per vitin 1926 prej 2 256 231, 69 fr. ari; qe per fryme i bie 17,69 fr. ari, dhe qe per autorin e kesaj vepre konsiderohet e mire (f. 290).

6–Prefektura e Korces  (Korca, Pogradeci, Bilishti, Kolonja, Leskoviku) me 1926 ka pasur 127864 banore dhe te ardhura ekonomike vetem per vitin 1926 prej 3 365 347,3 fr. ari; qe per fryme i bie 26,32 fr. ari dhe qe konsiderohet e mire (f. 325)

7–Prefektura e Kosoves (Qendra e Kosoves, Luma, Tropoja) me 1926 ka pasur  38652 banore dhe te ardhura ekonomike vetem per vitin 1926 prej 267 743 fr. ari; qe per fryme i bie 6,9 fr. ari dhe qe konsiderohet mjaft e keqe (f. 352)

8–Prefektura e Shkodres (Shkodra, Malsi e Madhe, Lezha, Mirdita, Puka, Dukagjini) me 1926 ka pasur 114052 banore dhe te ardhura ekonomike vetem per vitin 1926 prej 2 414 444,66 fr. ari; qe per fryme i bie 21,17 fr. ari dhe konsiderohet pergjithesisht e keqe, por duke vecuar Shkodren, Lezhen dhe Malsine e Madhe (f. 394).

9–Prefektura e Tiranes ka pasur 36646 banore dhe te ardhura ekonomike vetem per vitin 1926 prej 1 465 649 fr. ari; qe per fryme i bie 39,99 fr. ari, por qe konsiderohet mjaft e mire nga autori i ketij punimi (f. 433).

10–Prefektura e Vlores (Vlore, Himare) ka pasur 45497 banore dhe te ardhura ekonomike vetem per vitin 1926 prej 1 711 042, 52 fr. ari; qe per fryme i bie 37,6 fr. ari dhe qe konsiderohet mjaft e mire, sidomos ne Vlore dhe Himare. Ne kete prefekture gjendja ekonomike gjen kulmin e lumturise (f. 472).

Periudha 1927-1944

Per kete periudhe nuk kemi te dhena konkrete per cdo prefekture, por kemi veprimin e shtetit politik komunist mbi te gjithe popullaten, pas 1944, pa dallime krahinore, ku progresi ekonomik i popullates dallohet me lehtesi.

Cuditerisht pasuria e tundeshme dhe e patundeshme e shqiptareve, nga pikepamja statistikore, eshte e publikuar nga vete komunistet dhe e nenkuptuar e ndare pasuri toke, qe nenkupton vetem boten fshatare, dhe pasuri monedhash floriri, qe nenkupton boten qytetare+boten fshatare.

Kjo veprimtari i njeh fillimet e veta përpara largimit të gjermanëve nga territori shqiptar. Qysh në ato kohëra komunistët e rinj kishin filluar gjuetinë e floririt duke grabitur pasuritë e tregëtarëve; siç qe rasti i Raqi Qirinxhi, i cili transportonte florinjtë e vjedhur tregëtarëve të Korçës për të zonen e Gjergjevicës për hesape të panjohura, por qe na sherben per te ndare komunistin hajdut nga subjekti parti komuniste (ne kete pike nuk eshte mire qe gjerat te paragjykohen) ku edhe e vranë duke e bërë më vonë hero. Janë të panumërta aktet e vjedhjeve të komunistëve në dëm të njerëzve punëtorë dhe janë të panumërta mashtrimet për të fshehur këto vjedhje.

Dy javë mbas largimit të gjermanëve, komunistët vendosën konfiskimin e pasurive të tundshme dhe të patundshme të të arratisurve politikë (Vendimi datë 15.12.1944). Më pas erdhi vendimi për tatimet e jashtëzakonshme ku për pesë vjet, deri në fund të vitit 1949 ju muarnë pronarëve një kapital prej 1.014.239.409 lekë (Turhan Shelegu, Lufta e klasave në Shqipëri (1948-1953), f. 33) – ne kete pike subjekti parti komuniste fiton vlerat e veprimit politik ne menyre konkrete.

Por vjedhja më e madhe do t’i bëhej pronarëve të qytetit dhe fshatit në fushën e vlerave të çmuara ku pas 1944 ju grabitën popullit shqiptar 43.816.682 monedha floriri (Në shërbim të popullit 8/84, Agim Musta, Dëshmoj për të vërtetën, f 147).

Ndersa per gjendjen e fshataresise ekziston dhe nje tabele per pronat e tokes ne fshat, sipas pamjes se meposhtme, qe e rrezon termin varferi ne fshatin shqiptar perpara vitit 1945:

                                                                                                                                                             

|                                             |    familje            |  toka e poseduar   |  mesatare

Nr| Kategoria e pronarëve| numuri |    %    |      ha     |     %      |  për familje 

1    Latifondistë                                                     7           0,006      14 554       3,7              2 079

2    Pronarë të pasur                                         4 713        3,034      91 133     23,16            –

3    Çifliqe të shtetit                                                –              –          50 000     12,71                 –

4 Pron. të mes.e të vegjë.                             128 961      83,08      237 668     60,43              1,8

5    Fshatarë pa tokë                              21 544      13,88            –              –                   –

                shuma                                     155 225     100 %     393 355       100 %                –     

(Kongresi I i PKSh-re, Tirane 1950, f. 120)

Raporti midis atyre qe kishin toke dhe te atyre pa toke ishte 7,2/1, ose 86,12% kundrejt 13,88% qe nuk perkon me asnje shkalle varferie te propaganduar nder popujt e Europes per te njejtin stad zhvillimi social. A nuk do te thote ky fakt se me 1944 shqiptaret e kishin gjendjen pasurore shume me te larte se sa propagandohet?

Tani shtrohet pyetja: varferine nder shqiptare perpara 1945 kush e sajoi dhe per cfare qellimi? A nuk rezulton prej ketyre fakteve, krejt te paanshme, se shpikjen e varferise ne fushen ekonomike e realizuan pikerisht hajdutet komuniste duke u mbuluar here pas partise komuniste e here pas politikes ekonomike te diktatures se proletareve? Pikerisht keta hajdute kane mbetur pa e denuar edhe pse Kodi Penal i epokes komuniste e pranon mirefilli kete rast!

 

Tirane 15.01.2020

Related Post