![]()
171 – Si u krijua dhe nga kush teoria historike e “Dibrës Shqiptare”
ndryshe
(si tentoi te grabise Historine 500 vjecare te Matit te Gjergj Kastriotit, Dibra Shqiptare edhe pse popullatat e sotme shqiptare ne Mat dhe Diber nuk kane asnje lidhje me epoken e Kastriotit. Pikerisht ky karambol ka fshehur prejardhjen etnike te çdo krahine shqiptare ku ndodhet sot Shteti Politik Shqiptar).
Permbajtja
– Njohja me permasat e problemit dhe perse nuk eshte atakuar asnjehere.
1- Analiza e librit te Lorenzo Viezzolit, Shqypnia, njoftime gjeografike shtetistike-administrative, Enti Botues “Gjergj Fishta” 2014.
2- Analiza e librit te Teki Selenices, Shqiprija me 1927, Tirane 1928.
3- Analiza e librit te Ahmet Gashit Gjeografia e Shqipnise, Shkoder (?) 1933, 1937.
Ne brendesi te ketyre tre analizave edhe Kanunet shqiptare te te gjitha llojeve ka dallohet ajo qe kane krijuar shqiptaret pas shek. te XVIII ne kundershtim me ligjet e Natyres Njerezore.
4- Bashkebisedimi Haxhi Lleshi – Kristo Frasheri dhe analiza e saj.
5- Perfundime (analiza e Dibres Historike nder shekuj; cfare ka fshehur shkolla komuniste dhe cfare ka manipuluar shkolla postkomuniste).
6- Literatura
– Njohja me problemin dhe perse nuk eshte atakuar asnjehere!
Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe te ciles i eshte krijuar teorikisht historia nga niveli zero, por vetem ne dy krahina kjo duket bindshem: ne Krahinen e Tepelenes dhe ne ate te Dibres Shqiptare. Po te zberthehet sakte ky problem, shqiptaret do te mesojne aresyen perse ka ndodhur ky fenomen dhe pse ata nuk e dine ne asnje permese prejardhjen etnike te tyre.
N.q.s. historine e shpikur te Tepelenes pata rast ta zbuloja nepermjet studimit mbi Luften e Vlores 1920, Tirane 2025 (foto 1) – mbi bazen e Kanunit te Laberise; historine e sajuar te Dibres Shqiptare e pata zbuluar para shume-shume kohesh nga libri i Teki Selenices Shqipria me 1927, Tirane 1928, kur fliste per krahinen e Dibres (foto 2,3), por qe nuk e diferenconte dot nga Dibra Historike, qe ndodhet ne Maqedonine ish-Jugosllave.
Por ajo qe me bindi me shume per kete sajese te fundit ishte nje material i daktilografuar dhe fotokopjuar prej 10 faqesh qe tregonte bashkebisedimin e Haxhi Lleshit, Kryetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor ne ate kohe, me historianin Kristo Frasheri ne ambientet e Presidiumit te Kuvendit Popullor me 16 korrik 1982 ku i kerkohej te shkruhej historia e Dibres Shqiptare sipas nje platforme te sygjeruar nga politika komuniste (foto 4, faqja e pare, por me poshte edhe i gjithe materiali). Kete material e pata dhurate te fshehur nga Miku im shumepermasor Akademik Prof. Dr.Salvator Bushati, kur familjaret e Tij me dhane te drejten te merrja nga biblioteka e zyres ne Akademine e Shkencave te gjithe librat personale qe gjendeshin aty, pas kalimit ne amshim me 25 tetor 2019. Ishte nje biblioteke shkencore me materiale gjeofizike, matematike, fizike apo kimike, por edhe enciklopedi ne gjuhen angleze dhe ruse ne rreth 3000 vellime, por qe cuditerisht shoqerohej edhe me kete material krejtesisht jashte pasionit dhe detyrave qe Akad. Prof. Dr. Salvator Bushati merrte persiper te zgjidhte. E meqenese prej shume-shume vitesh Miku im me kishte furnizuar me materiale kritike gjuhesore (bej fjale per letra mbi fragmente te vepres se Eqrem Çabejt te Madh, per kete duhet lexuar artikulli : “34-Perse rrufete bien mbi Olimp”- 09.11.2009, tek faqja genckhoti.com) pretendoj se ky material ka qene i pergatitur per mua posaçerisht.

foto 1, Studimi mbi luften e Vlores 1920, botuar me 2025
Historine e cdo krahine ne Shqiperi mund ta ndajme ne shume fragmente, por, te pakten, ne dy pjese eshte e domosdoshme: 1-ne ndarjen administrative; 2-ne tekstet analitike te jetes sociale te banoreve (kjo gje e zberthyer plotesisht eshte prone vetem e disa qyteteve te sotme shqiptare dhe percaktohet kryesisht nga Kodiket dhe Statutet qe ato bartin, por dhe nga marredheniet e politikes jashteshqiptare mbi keto qytete), gje qe percakton me perafersine me te madhe kohen dhe ndikimin mbi to nga ana e relatoreve internacionale, dmth jashteshqiptare: Lezha (shek. II), Belgrad-Berat (shek. VII), Korça (shek. X), Drishti (shek. XIII), Durresi (shek. XIV), Skutari–Shkodra (shek. XV), Skampa-Elbasani (shek. XV), Himara (shek. XV), Voskopoja (shek. XVIII); kur dime se shoqeria shqiptare eshte formuar saktesisht me 1703, atehere kur Papa Klementi XI pati deklaruar ne letren drejtuar delegateve ne Kuvendin e Lezhes, ne Mërqi: sot kemi Gjuhe Shqipe dhe Popull Shqiptar! (At Vinçenc Malaj, O.F.M, Kuvendi i Arbenit, Fjalori, Botimet Françeskane, Shkoder 2020) dhe shteti i shqiptareve me 1912 ne Vlore.
Duhet vene ne dukje fakti qe DIBRA Historike nuk ndodhet ne Shqiperine Politike, ndersa Dibra Shqiptare e ka fillesen e vet historike saktesisht me 1914 kur ne krye te shtetit shqiptar ishte si Mbret (07 mars 1914 – 03 shtator 1914) Princ Vidi (1876-1945), i cili per te detyruar shqiptaret te mos harronin qe territori dhe popullata e Dibres ne shtetin Jugosllav kishte qene te bashkekombasve te tyre, krijoi nje Diber Shqiptare dhe e kaloi toponimin dypermasor te Dibres nga e Sipermja – e Poshtme (keshtu ka qene emertuar ne epoken e Kastriotit te Madh) ne te Madhe dhe te Vogel pa i shkuar ndermend se shqiptaret e tij do te kerkonin me insistim ta grabisnin Dibren Historike ne favor te Dibres Politike. Te pakten keto emertime te Dibres ekzistojne edhe ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, vell. 1, fq. 470-471, Tirane 2008, por edhe ne librin e Kristo Frasherit: Historia e Dibres qe nga lashtesia deri ne mars 1939, Tirane 2012.
Por dashur pa dashur zbulova nje problem tipik shqiptar, qe fshihej qe nga 1913, kur ne Trieste ne ate vit mbahej nje kongres mbi ceshtjen shqiptare dhe subjekti Vlleh kishte kerkuar te formohej nje shtet me emertimin Vlleh, por KURVA Europe nuk e kishte lejuar. Kjo me pati detyruar te studioj prejardhjen etnike te krahinave shqiptare dhe aty zbulova se shqiptaret nuk jane vetem te paditur dhe dembele, por dhe te poshter pasi fshehin ne menyre te qellimshme prejardhjen Vllehe ne masen 75% te popullates, 15% prejardhjen otomane dhe 10% prejardhjen etnike te percaktuar rigorozisht, qe cuditerisht pranohet ne shumicen e rasteve. Dhe ketu e ka burimin simpatia per popullaten Gorano-shqiptare me qender ne Shistavec qe krenarisht e ka te deklaruar gjithmone: JAM GORAN NGA SHISTAVECI! edhe kur jeton ne mes te Lumjaneve, ne mes te Kuksianeve apo ne mes te Tiranes. Kam pasur fatin te jetoj dhe punoj per nje kohe te gjate me tre Gorane me mbiemrin Dokle dhe aty e kam kuptuar se cfare eshte bashkejetese midis etnive te ndryshme. Te pakten jeta pergjate viteve 1969-1970 ne shkollen politeknike 7 Nentori, dega radios, ne Tirane me nje Goran; ne Gjegjan te Kukesit per 20 vjet prane nje Gorani, nipi i te parit, dhe motres se vet ne Drejtorine e Sherbimit Gjeologjik Shqiptar ka qene nje shkolle me vete. Eshte e vetmja popullate shqiptare me etni tjeter qe i ka sjelle progres bashkejetuesve te tyre kombetare me tjeter etni: Lumjaneve (Ju kerkoj ndjese per mos vendosjen e emrave ne kete punim).
Per ndarjen administrative te Dibres Shqiptare kisha fatin te kisha ne biblioteken time tre punime perpara vitit 1945 dhe shume punime te pas vitit 1991. Miku im Qerim Vrioni me komunikoi faktin se ekziston edhe nje liber tjeter mbi keto probleme po i Teki Selenices (kjo e shton mundesine e ekzistences se veprave te tjera mbi kete problem): 10 vjet mbreteri 1928-1938, Tirane 1938, por e pamundur te gjendej nga ana ime ne kete kohe.
Konkretisht perpara vitit 1945 mbi ndarjen administrative te Dibres Shqiptare kisha keto materiale:
1-Lorenzo Viezzoli S.J., Shqypnia, njoftime gjeografike, shtetistike – administrative, Shkoder 1923, Enti Botues “Gjergj Fishta” 2014 ne dy variante – foto 5, 6, 7, 8.
2-Teki Selenica, Shqipria me 1927, ne dy vellime Tirane 1928 – foto 2, 3. Nje ribotim i punimit te vitit 1923, por shume me i gjere dhe shume me i kompletuar.

foto 2, faqja e pare e librit te
Teki Selenices, Shqiprija, v. I, me 1927

foto 3, Kapitulli mbi Prefekturen
e Dibres i vitit 1926
3-Ahmet Gashi, Gjeografia e Shqipnis, Shkoder 1933, 37 – foto 45, 46.
Ndersa pas 1945 te vetmin material politik qe kisha per formimin e historise se Dibres Shqiptare ishte bashkebisedimi i Haxhi Lleshit me Kristo Frasherin ne korrik 1982 (foto 4)

foto 4, faqja e pare e materialit bashkebisedues midis Haxhi Lleshit dhe Kristo Frasherit. Dallohet me lehtesi qe materiali ka te bashkeshoqeruara dhe disa shenime, autoresia e te cilave mund te jene te Kristo Frasherit mbi te cilat eshte ngritur ndertesa historiko-politike e Dibres Shqiptare (hipoteze e imja qe kerkoj ta vertetoj me kete material per nje aresye te lidhur me llojin e popullates qe ka banuar dhe banon edhe sot ne kete prefekture).
——————————————————-
Fati i mire ishte qe ne punimet e para 1945 ishin te fiksuara edhe ndarjet administrative, fshatrat, banoret, malet, liqenet dhe krahinat etnografike te Shqiperise pa asnje paragjykim fetar apo politik. Sipas kohes se publikimit me te pare kemi kete material:
- Lorenzo Viezzoli S.J., Shqypnia, njoftime gjeografike, shtetistike – administrative, Shkoder 1923, Enti Botues “Gjergj Fishta” 2014 sipas dy varianteve.
Njeri variant – foto 5, 6, kete variant do te perdorim ne marrjen e materialit dokumentar, dhe foto 7, 8 varianti tjeter.
foto 5

foto 6, faqja e brendeshme
foto 7, varianti tjeter
foto 8, faqja e brendeshme
Hipoteza ime eshte qe siperfaqja gjeografike e Dibres Shqiptare eshte zhvilluar politikisht ne kurriz te krahinave te tjera, sidomos pas 1945, ku vecohej sidomos Mati dhe Luma e Kukesit (ne ate kohe e Kosoves). Permasat e argumentimit te kesaj hipoteze rriteshin edhe per merite te botimit te enciklopedive te botuar nga institucionet shteterore shqiptare me 1985 dhe 2008-2009, krahasimi i te cilave midis tyre dhe me ato te botuara perpara 1945 e perforcon kete hipoteze qe duhet pergjithesuar per te gjithe krahinat shqiptare dhe per te gjithe koherat (te pakten qe nga Kuvendi i Arberit 1703 ne Mërqi te Lezhës e ketej).
Ne f. 52 te ketij libri botohet harta e Prefektures te Dibres Shqiptare te asaj kohe (foto 9), saktesia e se ciles le per te deshiruar ne drejtim te sterhollimit gjeografik sipas poleve te saj, gje e cila mund te zbulohet vetem kur analizohet perberja administrative e cdo krahine sipas nenprefekturave. Por ne do ta shohim ne vazhdim qe prefektura e Dibres permblidhet midis dy lumenjve Mat-Drin i Zi (te pakten sipas kesaj harte), kur ne realitet Dibra Shqiptare eshte e formuar fillimisht mbi bazen e fshatrave qe ndodhen ne Lindje te Drinit te Zi dhe me vone eshte e zgjeruar ne kurriz te krahinave te tjera, kryesisht ne Lindje dhe Veri te saj, sidomos ne Lindje dhe konkretisht te Lures, te ciles i ka marre Kanunin, Popullaten dhe Tokat.

foto 9, harta e Prefektures se Dibres Shqiptare deri ne vitin 1922
Fakti që autori Lorenzo Viezzoli S. J. që në parathënie ka vulosur vlerat e punimit te tij nga pikepamja kohore, me pretendimin se permbledh vitet 1878 deri me 1922 (f. 5), atehere permbledhja e emrave te fshatrave brenda prefektures se Dibres Shqiptare, sipas ketij autori, ka vlera vetem per vitin 1914 deri me 1922 dhe jo me tutje.
Sipas autorit, Prefektura e Dibres Shqiptare, deri me 1922, perbehej nga keto nenprefektura (f. 51, foto 10):
- Nenprefektura e Dibres me 14.390 banore.
- -“- e Zerqanit me 16.751 banore.
- -“- e Matjes me 36.345 banore.
Sipas autorit kryeqendra e kesaj Prefekture, per ate vit e ne vazhdim, ka qene Pishkopeja (Peshkopia e sotme) me 910 banore, qe te gjithe Muhamedane, e perbere nga 5 lagje: Begjoneci, Bulku, Dobrova, Kalavara, Teqja.

foto 10
Ne Peshkopine e asaj kohe gjendeshin edhe keto fshatra (jepen edhe mbiemrat e fiseve qe jetonin ne ato fshatra per ate kohe duke perfshire edhe besimin fetar te tyre). Materiali jepet sipas tekstit real me gjithe “gabimet” ortografike – f. 51-53 (numrat e fshatrave i kam vendosur une):
1-Bahutaj me 166 muhamedane,
2-Bëllova (Azizaj, Damani, Elezaj, Kodrija, Shahija, Spahija) me 335 muhamedane,
3-Bllicaj (Mahalla e eper, e poshter – e poshtme, GH) me 655 banore gati te gjithe muhamedan,
4-Borovjani (Kryemathi, Shehlera, Ternaku) me 158 muhamedane,
5-Brethkalja (Cyrkeja, Lleshaj, Mani Sajneja) me 227 mohamedan,
6-Brezhdani (Domazetaj, Gropa, Mahalla e eper, e poshter, Rahmanaj) me 1061 ban, nder te cilet 13 shkje e 1048 moham,
7-Bresti e eper me 128 mohamedane,
8-Bresti i poshter me 199 mohamedane,
9-Çerjani me 274 mohamedane,
10-Çetushi (Arrallanaj, Dacaj, Lokaja, Manjana, Mistellara, Mizevara, Strakaj) me 197 muhamedan,
11-Deshati (Muftaraj, Roksheja, Xhilageja) me 96 muhamedane,
12-Doshishta (Bubli, Hasanagaj, Hysenagollaj, Mahmutaj) me 533 muhamedane.
13-Fushaj (Fushaj, Kuci, Rethi, Saleja) me 618 banore nder te cilet 13 shkje e 605 mohamedane,
14-Greva (Banuraj, Haxhijaj, Krimli, Tufkeci) me 378 mohamedane,
15-Ilnica (Metollara, Naqorralla) me 102 mohamedane,
16-Kanderi me 265 mohamedane,
17-Kastrjota me 265 mohamedane,
18-Kishaveci me 353 banore gati te gjithe mohamedane,
19-Kukaj (Kukaj, Prexhexha) me 161 mohamedan,
20-Laçaj (Bitreja, Kovaçaj, Qukeja) me 153 mohamedan,
21-Limjani (Grotiku, Kera, Mohèja, Rockeja, Shohi, Zalomeja, Zimzadja) me 308 mohamedane,
22-Melani (Bajrami, Elezaj, Miftija) me 138 muhamedane,
23-Pilafi (Çenga, Himalara, Kaba, Karaziri, Mudalara) me 204 muhamedan,
24-Pollahani (Iskurtaj, Mahalla e mjesme, Tomçini, Ukaj, Vishkaj) me 221 muhamedan,
25-Rabdishta (Mesimaj, Shahinaj) me 236 mohamedan,
26-Rrashnapoj (Çaushi, Çelika, Bajke-Serkorta) me 106 mohamedan,
27-Rrença me 192 mohamedan,
28-Selanaj (Kollamaj, Selanaj) me 127 mohamedan,
29-Shimshani (Bashja, Tabreja) me 108 mohamedan,
30-Staraveci (Rramkeja, Rroksi, Trapja) me 148 mohamedan,
31-Suhadolli (Cibaku, Miraveci, Rundeqja, Salaku, Skendëraj, Xhediku) me 634 banore nder te cillet 14 shkjè e 620 mohamedan,
32-Trena (Hasi, Hysnagaj, Sulejmani, Teqja) me 220 mohamedan,
33-Tumini (Cipurri, Hahalar-Kalizi, Lushaj, Sulkaj, Tumini) me 203 mohamedan,
34-Ushtelenca (Gati, Gjura, Kajdi, Reqa, Sala, Xhebja) me 307 mohamedan,
35-Vakufi (Mahalla e eper, e poshter) me 224 mohamedan,
36-Vranja (Valesi, Vranja) me 196 banore gadi te gjith mohamedan,
37-Zagradi (Feta, Hazhija, Imeri, Islamaj, Ramanaj) me 109 mohamedan,
38-Zimuri me 150 mohamedan.
1. NENPREFEKTURA E DIBRËS (foto 11)
Nenprefektura e Dibres perfshin:
- krahinen e Arrasit me 2843 banore
- krahinen e Maqellares me 6668 banore
- krahinen e Luznis me 2206 banore
- krahinen e Trojakut me 2673 banore

foto 11
Ne vazhdim une nuk i jap më rendesi emrava te fshatrave dhe familjeve, por mora ne konsiderate vetem krahinat kufitare me fshatrat qe dikur kane qene te Matit dhe Lumes, ndersa pas 1945 kane kaluar me Dibren Shqiptare.
Ne kete menyre krahina e Trojakut (krahina me veriore e Dibres Shqiptare te atyre viteve) ka ne brendesi te saj fshatrat Sllatine dhe Sllove (foto 12, 13), toponime sllave, por qe popullata eshte gati teresisht mohamedane edhe pse ne Sllove gjenden gjurmat e Orthodoksise kundrejt 10 banoreve te emertuar shkje (foto 13). Keto dy fshatra ndahen me fshatrat e Lumes me ane te perroit te Veleshices, edhe ky toponim sllav, dhe qe lidhen gjeografikisht me malin e Korabit.

foto 12

foto 13
Elementi shkje gjendet edhe ne krahina te tjera te Dibres Shqiptare qe na argumenton faktin se popullata e kesaj prefekture perbehej nga nje perzierje popullatash me prejardhje te ndryshme etnike. Ne kete menyre ne nenprefekturen e Zerqanit (foto 14) gjenden dy fshatra me nje perzierje te tille popullatash; fshati Gropa me 717 banore, nder te cilet 8 shkje dhe 709 mohamedane (fq. 56), apo fshati Lepuraku me 679 banore nder te cilet 10 shkje e 669 mohamedane (po aty).

foto 14
Po keshtu edhe ne krahinen e Maqellares (foto 15) ku gjenden fshatrat: Banishta me

foto 15
207 banore, prej te cileve 147 shkje e 60 mohamedane; Dovalani me 300 banore prej te cileve 51 shkje e 258 mohamedane; Herbeli me 213 banore nder te cilet 136 shkje e 77 mohamedane; apo Kerçishti i eper me 234 banore prej te cileve 197 shkje e 37 mohamedane. Ne fshatin Kerçisht i eper gjendet edhe sot nje Kishe Orthodokse Serbe i vitit 1778 ku jane dhe varret e Prifterinjve Serbe apo Vlleh (foto 16,17,18,19,20,21) qe tregon pranine e popullatave me prejardhje etnike te ndryshme (Serbe, Vllehe, Otomane) brenda 250 vjeteve pa marre parasysh popullaten para-serbe e vazhdim.

foto 16

foto 17

foto 18

foto 19

foto 20

foto 21 (te gjitha fotot te dt. 01 maj 2021)
Deri me 1992 popullata e fshatit Kerçishti i eper ka qene nje popullate Vllehe e Dibres Historike e cvendosur ne tokat shqipfolese rreth 1912-es, e cila pas atij viti (1992) u largua me nje marreveshje ndershteterore. Ka mbetur vetem nje shtetase Vllehe (me emrin Ollga), e martuar me nje musliman, qe kujdesej per Kishen.
Deri ketu ne kemi percaktuar shtrirjen gjeografike te Dibres Shqiptare pergjate viteve 1914-1922. Ne vazhdim do te shohim dy krahinat kryesore, komshinj veriore dhe perendimore te Dibres Shqiptare per te pare se cfare fshatrash ka “perlare” Dibra Politike Shqiptare pas 1922, te pakten deri me sot.
Pa i dhene rendesi radhes, e fillova me Nenprefekturen e Matjes (Matit), e cila perfshinte nder ato vite keto krahina (foto 22):
a) krahinen e Strajces me 7097 banore
b) krahina e Lures me 3238 banore
c) krahina e Grykes me 2003 banore
d) Krahina e Këthellës me 15976 banore

foto 22
Pra qe ne kete faze te analizes ne e kemi te percaktuar faktin qe krahina e Lures ka qene me Matin, por qe me 1985 ka qene me Dibren Shqiptare (Fjalori Enciklopedik Shqiptar, 1985, kur flet per Dibren Shqiptare – harta, fq. 190, foto 23). Po keshtu edhe krahina e Këthelles pas 1945 ka kaluar me Mirditen (sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, vell. 2, Tirane 2008, fq. 1391, por qe ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, bot. 1985 nuk ekziston).

foto 23
Por krahina e Lures (foto 24) nder ato vite (1922) ka disa probleme sociale qe nuk perputhen kerkund jo vetem me ato te Dibres Shqiptare, por me te gjithe fshatrat e tjere te Shqiperise te marre se bashku. Lura perben sekretin e perkatesise Fetare te shqiptare dhe sekretin e prejardhjes Etnike te shqiptareve te sotem.

foto 24
Se pari Lura, edhe pse eshte perfshire brenda Dibres Shqiptare, qe pretendohet te kete pasur Kanunin e Dibres (sipas Xhafer Martini, Kanuni i Dibres, bot. i dyte, Tirane 2007, foto 25, 26), ka pasur Kanunin e saj me emrin Kararet e Dheut (Dibra dhe Dibranet, Peshkopi 1981, nr. 1), ku neni me i pare i saj ishte shprehja e harmonise Fetare brenda krahines, gje qe nuk e ka asnje krahine e Shqiperise edhe pse sot llomotitet mbi kete harmoni sikur te gjithe shqiptaret e disponojne kete vecori sociale. Kete vecori Xhafer Martini ja ka grabitur Lures dhe ja ka injektuar Kanunit imagjinar te Dibres (pika 14 e vecorive te Kanunit te Dibres, fq. 30). Xhafer Martini nuk ka se si ta dije qe Lura eshte e vetmja krahine ne Shqiperine e Veriut qe ka marre pjese ne strukturimin e te gjitha krahinave qe kufizohen me te nga ana Fetare, Politike, Ushtarake dhe thellesisht sociale. Pikerisht kete vecori te Lures Xhafer Martini ja ka grabitur asaj duke ja dhuruar Dibres Shqiptare.

foto 25

foto 26
Por duhet vene ne dukje fakti qe autori e ketij Kanuni ka rene ne kundershtim me autoret e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, sepse keta te fundit kane pranuar qe organizimi shoqeror i Dibres Shqiptare “mbeshtetej ne Kanunin e Skenderbeut, duke u dalluar per strukturen e tij patriarkale” (fq. 191, – foto 27), cka ve ne dyshim ekzistencen e vete Kanunit te Dibres sipas ideve te Xhafer Martinit (aq me teper kur shtritshmeria e Kanunit te Skenderbeut e permbledh qofte Krujen, qofte Matin, qofte Dibren, qofte Valmin [Elbasanin] “prej lumenjve Mat-Fand ne veri deri poshte lumit Shkumbin [Librazhd] ne jug, dhe prej Detit Adriatik ne perendim e deri ne kufijte ma lindore te Dibres e te Ohrit ne lindje” – sipas Dom Frano Illia, Kanuni i Skanderbegut, Milot 1993, fq. 15 – foto 26/1, 26/2, 26/3).

foto 26/1

foto 26/2

foto 26/3
Por ne ribotimin e kesaj enciklopedie (2008-2009) ky parameter eshte ndryshuar ne Kanunin e Arberit (fq 471, -foto 27/1, 27/2, 27/3), por i deklaruar si alternative e Kanunit te Skenderbeut (v. II, f. 1108). Alternative kjo e shpikur nga historiografia postkomuniste, sepse ne vazhdim eshte me e lehte te shpiket Kanuni i Dibres, sic dhe ka ndodhur.

foto 27

foto 27/1

foto 27/2

foto 27/3
Por ne kete pike autori Martini ka qene i paafte per te vene ne dukje situacionin diferencial te kanunit imagjinar te Dibres, te formuluar fillim e fund nga vete ai, nga ai i Leke Dukagjinit dhe Skenderbeut. Sipas autorit “Lenda qe mblidhja, me bindte per origjinalitetin e pasurine e madhe te Kanunit te Dibres, i cili ndryshonte shume ne dukurite me themelore nga Kanuni i Leke Dukagjinit e nga Kanuni i Skenderbeut”. Autori Martini nuk ka se si ta dije se te gjithe kanunet shqiptare te krijuara apo modifikuar pas vendosjes se sundimit otoman (i Lek Dukagjinit – varianti i Maleve, i Lek Dukagjinit – varianti Puke, i Lek Dukagjinit – varianti Mirdite, i Skenderbeut, i Lumes, i Lures, i Dibres, i Bendes, i Çermenikes, i Laberise – nje variant i ndryshuar i Kanunit te Lek Dukagjinit) jane vendosur vetem per nje qellim: Te pajtojne popullatat e ardhura me mbeturinat e perziera te popullates “autoktone”. Dhe kete e kane realizuar duke ndryshuar tre grup ligjet me themelore te shoqerise vendase te sanksionuar ne Kanunin e Lek Dekagjinit dhe te Skenderbeut: 1-Ligjet mbi KISHEN Katolike, duke e transformuar popullaten ne besim Islamik 2-Ligjet mbi Pronen Private duke e kthyer ne Prone Fisnore, 3-Ligjet mbi Familjen Monogame duke e kthyer ne Familje Patriarkale. Vetem kaq te kishte vene ne dukje autori Xhafer Martini dhe do te kuptonte se shoqeria e re shqiptare, e krijuar pas fillim-shekullit te XVIII, po bente nje kthim prapa ne Histori qe kapte vlera kohore disa shekullore ne nje mase te tille sa kuptohet me lehtesi qe popullata e kohes se Kastriotit nuk ka asnje lidhje me popullaten e sotme shqiptare. Mjafton te krahasohen Statutet e qyteteve Drisht, Shkoder, Durres, Voskopoje me kanunet krahinore shqiptare per te kuptuar fenomenin e frenimit te zhvillimit te shoqerise shqiptare pas shek. XVIII dhe distancen shoqerore qe ndan te sotmen nga e djeshmja para 6 shekullore. Interesantja zgjerohet po te kihet parasysh e sotmja politike, te pakten pas 1945. Te gjithe keta politikane shqiptare qe kane sunduar ne politiken shqiptare pas 1945 vetem mbi keto tre grup ligjesh nuk kane vene dore duke mos e ndryshuar strukturen sociale te shqiptareve pas vendosjes te sundimit politik osman. Pikerisht kjo duhet ndryshuar sot per ta detyruar shoqerine shqiptare te progresoje drejt Europes dhe jo pasurimi ndertimor i organeve shteterore.
Se dyti Lura eshte e vetmja krahine shqiptare qe disponon familje me dy forma Besimi Fetar brenda per brenda saj (familja Doçi, Kaçorri, Vladi, etj), por akoma edhe me pertej duke u lidhur edhe me formen e trete Fetare (Familja Kaçorri, dmth Nikolle Kaçorri, ka pasur nje vella qe u konvertua ne Musliman dhe mori emrin Sulejman Luri duke u martuar me Rukien nga Bushatllinjte e Shkodres. Stermbesa e Sulejmanit ne rruge femerore, Zyshë Nafija u martua me Lagush Poradecin e Madh me besim Fetar Orthodoks. Kete informacion ma ka dhene e bija e Poetit, Marie Gusho, me te cilen njihem qe ne femijeri per efekt te vendbanimit).
Se treti Lura eshte e vetmja krahine shqiptare qe ka kaluar neper shume administrime politike dhe pjese te saj kane sherbyer per zhvillimin e krahinave te tjera administrative (Mirdita, Dibra, Kukesi, Puka, Lezha, Shkodra). Nga ky veprim i fundit eshte fshehur perberja etnike e popullates kur ka kaluar nen administrimin pasardhes.
Krahina e Grykes (foto 28, 28/1) pas 1945 eshte coptuar ne dy pjese ku pjesa lindore e saj, pjesa me e madhe njerezore, i ka kaluar Dibres Shqiptare, ndersa pjesa perendimore ka mbetur me Matin.

foto 28

foto 28/1
Ne kete menyre kater grup-fshatrat: Lashkiza, Mustafaj, Muhuri dhe Sejna (Sina) sot ndodhen ne administrimin e Dibres Shqiptare duke u shkeputur nga Mati Historik i Gjergj Kastriotit (harta, foto 23). Ne kete menyre historiografia komuniste, me perfaqesuesin e saj kryesor – Kristo Frasherin, e transformoi vendin historik te Kastrioteve nga Mati ne Dibren Shqiptare vetem duke ndryshuar ndarjen administrative te fshatrave dhe krahinave.
Ndoshta vetem krahina e Këthellës (foto 29, 29/1) mund t’i kete shpetuar copetimit politik te lidhur me Dibren pas 1945 ne favor te kesaj te fundit, por jo bashke-ekzistences se popullatave me prejardhje te ndryshme etnike (grup-fshati Lisa perbehej nga Katolike, Orthodoks dhe Musliman, ku keto te fundit perbenin shumicen). Por sot krahina e Këthellës jo vetem qe eshte larguar nga Mati, por eshte copetuar ne favor te Mirdites duke kaluar si popullate nga 15.976 ne 3.384 (2008) – Fjalori Enciklopedik Shqiptar, 2008, artikulli Kthella. Interesant eshte fakti qe ky artikull ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, 1985, nuk ekziston.

foto 29

foto 29/1
Por harta (foto 23) dhe materiali analitik i shprehur ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, Tirane 1985, kane nje hile te vogel kur flet per Dibren nga pikepamja gjeografike dhe etnografike: e konsideron perroin e Veleshices si piken me veriore te saj, por ne realitet, duke perfshire edhe harten (foto 23), kjo pike eshte vendbanimi i Radomires qe dikur ka qene me Lumen, por qe sot ndodhet nen administrimin e Dibres Shqiptare edhe pse banoret e saj pretendojne se ndryshojne nga Lumjanet nga pikepamja sociale (me kete pretendim ata justifikojne “grabitjen” qe Dibra Shqiptare i ka bere Lumes se Kukesit. Kjo ben te domosdoshme analizen e Prefektures se Kosoves (Kukesit), ku perfshihet nenprefektura e Lumes dhe me gjere.
Nga faqja 43 autori Viezzoli-SJ, flet per Prefekturen e Kosoves (Kukesit) me 57.602 banore, ne brendesi te se ciles gjendej nenprefektura e Lumes me 31.514 banore (foto 30). Ne perberje te kesaj nenprefekture gjendej krahina e Ploshtjes me 6060 banore (foto 31). Ishte kjo krahine qe permblidhte ne perberjen e vet grup-fshatin Radomire (foto 32), per te cilin nuk flet asnje enciklopedi. Vetem ne internet gjeta te dhena mbi fshatin Radomire ku pranohej si fshat ne bjeshket e Dibres, rreze Korabit (foto 33). Ishte gazetarja Ilnisa Agolli qe kishte organizuar nje emision mbi Radomiren pa e ditur te kaluaren historike jo vetem te Radomires, por te gjithe Kalase se Dodes dhe vete Korabit. Sipas spikeres te prezantimit te emisionit ne internet:

foto 30

foto 31
Porta hyrëse drejt malit të Korabit, është fshati Radomirë. Në bjeshkët e Dibrës dhe 35 km larg Peshkopisë, Ilnisa Agolli na zbulon një copë të gjelbër magjike e cila të befason nga bukuria e lëndinave, maleve dhe përroit përrallor të Veleshicës. Por surpriza më e madhe aty janë banorët, të cilët nuk ngurrojnë të hapin dyert dhe të shtrojnë sofrën për çdo vizitor që shkel në vendin e famshëm të shtegtimit të deleve. Po historia e këtij fshati cila është? Këtë e zbulon banori më vjetër 99-vjeçar aty. Por çfarë ndodh tjetër në Radomirë? Po odat kuvendore të burrave me lëkurë dashi shtruar, si vazhdojnë të jenë?

foto 32

foto 33
Por ajo qe duhet konsideruar si postulat i ketij problemi eshte percaktimi i territorit etnografik te Lumes, gje e cila gjendet tek autori i Kanunit te Lumes, Shefqet Hoxha: E drejta dokesore ne Lume (Kanuni i Lumes), Tirane 2013, ne kapakun e se ciles jepet dhe harta e shtritshmerise gjeografike te Kanunit ne fjale, ku ne jug te saj ndodhet dhe Radomira – foto 34, 35. Per kete problem shkruhet fq. 49 (foto 36):
“Territori i krahines etnografike te Lumes shtrihet ne kto caqe: Uji o Poslishtit (v) – Drini i Bardhe (nga grykderdhja e Ujit te Poslishtit ne Dri te Bardhe e deri ne piktakimin e dy Drinave, ne Kukes (vp) – Drini i Bashkuem (nga Kuksi ne bunimin e Pojelit) –v-; Udha e lashte e Fanit33 – Truelli i Surrojt – Qafa e Komit – Maja e Zepes (p); Uji i Mallës – Drini i Zi – prroi i Veleshices (j); mali i Korabit – Kallabaku – Koritniku (l). / Luma rrethohet nga disa krahina e rrethina etnografike: Hasi e Vrrini i Prizrenit (v); Malziu i Pukes, Fandi e Oroshi i Mirdites (p); Reç e Dardha, Uj-e-m’Uja, Reka (te Dibres), Gora e Opoja (l).”
foto 34

foto 35
Dmth, sipas ketij materiali, jo vetem perroi i Veleshices dhe Radomira kane qene me Lumen, por edhe mali i Korabit ndodhej ne kete pozicion.

foto 36
Ky lloj percaktimi nuk ndodh ne Kanunin e Dibres, bile autori i tij ka percaktuar se Kanuni eshte kryesisht i Maleve duke na dhene termin e Nente Maleve dhe qenien e tyre. Sipas autorit Xhafer Martini keto Nente Male jane (fq. 24 – foto 36/1):
“Nente Malet jane: Gryka e Vogel, Gryka e Madhe, Bulqiza, Kater Gryket – Ne Diber te Eper; Reçi, Dardha, Çidhna, Muhurri, Luznia – ne Diber te Poshtme. Kreret e Nente Maleve jane: Troci ne Reç, Ndreu ne Dardhe, Alia ne Çidhen, Hoxha ne Muhurr, Murrja ne Luzni, Gazihani ne Kater Gryket, Shehu ne Gryke te Madhe, Dema ne Gryke te Vogel, Karaj ne Bulqize. Por Dibra nuk perbehet vetem prej Nente Maleve; ajo ka nje zone te tere qe quhet Topallti per vete faktin se e njohu deri – diku sundimin osman. Kjo pjese e saj, ndonese nuk eshte vendi i ngjizjes se Kanunit, nuk ka qene krejt jashte ndikimit mbi te. Marredheniet midis zonave ishte e pamundur te mos perfshinin edhe te drejten zakonore”.

foto 36/1
Autori nuk e perfshin Malin e Korabit ne grup malet e Dibres duke mos u atakuar me autorin e Kanunit te Lumes.
———————————-
Materiali tjeter qe na sherben per te argumentuar kete problem eshte:
2- Teki Selenica, Shqipria me 1927, ne dy vellime, Tirane 1928 – foto 2, 3.
Te dhenat ne kete material jane pak si me ndryshe (me te plote dhe konkrete) ne raport me punimi i Lorenzo Viezzoli-t S.J., pasi jepen numri i krahinave, katundeve, shtepive, Besimi Fetar dhe gjinia e banoreve ne funksion te ketij besimi, siperfaqen dhe dendesine (foto 37).

foto 37
Ndersa ne ndasine administrative autori ka vene nje shenim ku sqaron se ndasia e katundeve ne detaje tregohet ne “Radhimin Alfabetik” qe ngjitet ne pjesen e fundit te ketij libri. Vihet re se pergjate periudhes 1922-1926 ka ndryshuar numri i krahinave pjesmarrese ne Diber: eshte shtuar krahina e Reçit (foto 38), e cila i eshte hequr Lures.
Ne kete menyre na jepet mundesia qe te percaktojme me lehtesi “nenshtetesine” e krahinave dhe fshatrave shqiptare pamvaresisht se kush i komandon sot. Keshtu rezulton se Radomira gjendet nen-administrimin e krahines se Ploshtja-s, e cila, nga ana e vet, komandohet nga nenprefektura e Lumes brenda Prefektures se Kosoves (Kukesit) – foto 39, 40.

foto 38

foto 39

foto 40
Autori ka meriten duke vene ne dukje menyren se si eshte formuar Dibra Shqiptare nga pikepamja politike dhe, sidomos, kalimin nga pozicioni fshat ne ate qytet. Autori e pranon se Dibra Shqiptare nuk ka asnje qytet qofte si krahine e qofte si prefekture per aresye sepse qyteti i Dibres Historike ju la Jugosllavise nga Fuqite e Medha pa e zberthyer me gjate ne kohe dhe autoresi, por duke pranuar se kjo prapambetje i kushtohet krimeve te ushtrise Jugosllave te kohes (fq. 196 – foto 41).

foto 41
Autori e ka pasuruar librin e tij me fotot e te gjithe subjekteve qe ndertojne fshatrat, katundet, krahinat, nenprefekturat e Dibres Shqiptare, qe per sot perbejne nje kuriozitet, duke i permbledhur ne vellimin e dyte, “Shqiperia e Ilustruar” – foto 42. Ne kete menyre ekziston fotografia e Peshkopise dhe Maqellares te asaj kohe – foto 43, 44.

foto 42

foto 43

foto 44
—————————————
Edhe pse ideja ime vertetohet nga literatura e kohes per periudhen 1914-1927, kemi mundesi ta zgjerojme edhe disa vite me tej ne drejtimin e kohes se sotme. Ky zgjerim i dedikohet punimit te Ahmet Gashit Gjeografia e Shqipnis, Shkoder 1933, 1937; qe perben dhe burimin e trete kryesor te argumentit.
3- Ahmet Gashi, Gjeografia e Shqipnis, Shkoder (?)
1933, 1937 – foto 45, 46.
Ky liber me eshte dhuruar nga nipi i Prof. Rrok Zojzit, Aleksander Zojzi se bashke me shume materiale te tjera te atyre viteve, por libri ishte pa kapak.
foto 45

foto 46, faqja qe flet per
prefekturen e Dibres.
Ketij botimi, duke i munguar kapaku, e kam te pamundur t’i percaktoj jo vetem vitin e botimit, por edhe qytetin ku eshte botuar per here te pare. Keshtu percaktimi i Shkodres, si qyteti ku eshte botuar per here te pare, me 1933, apo ribotimi me 1937, eshte me teper nje hipoteze se sa nje realitet i pare me sy. Kjo eshte aresyeja perse pas Shkodres vendoset nje pikepyetje.
Ne kete botim percaktimi i qendrave te prefektures apo nenprefekturave, krahinave, eshte pak si me ndryshe te lidhur me temen tone. Kur vjen puna per te analizuar gjeografine e Peshkopise, ne lidhje me luginen e Drinit te Zi, autori shkruan (fq. 30, – foto 47):
“Nga ana e veriut ne balle te Peshkopise lugina merr po ate zgjanim qe pat ne balle te Dibres, ne juge, por kur vjen ne Arras, fillon m’u-ngushtuem edhe ketu pari merr fund”.

foto 47
Autori ketu nuk eshte i plote, sepse ka lene jashte listes fshatin Sllove qe eshte tamam ne Luginen e Drinit te Zi (pak metra perpara bashkimit te perroit te Veleshices me Drinin e Zi, ku ne jug-lindje te ketij bashkimi gjenden tokat e Ndrejajve), ne krah te majte kur ngjites per Sllatine. Kjo vihet re sidomos kur analizon ndarjen administrative te Dibres dhe fshati Sllove mungon (fq. 88, foto 48). Kjo do te thote se Lugina e Drinit te Zi nuk merr fund ne afersi te Arrasit, por ngjitur me Slloven, rreth 15 km me ne veri te Arrasit dhe rreth 1 km me ne Lindje ne drejtim te Korabit. Vetem ne qofte se Sllova eshte formuar si fshat pas 1918.

foto 48
—————————–
Argumenti me kryesor i problemit qe po analizojme, pa dyshim, eshte biseda midis Kryetarit te Kuvendit Popullor te kohes, Haxhi Lleshi, me historianin Kristo Frasheri ne ambientet e Kuvendit me 16 korrik 1982, e perbere prej 10 faqesh (faqja e pare foto 4). Pamvaresisht fotove te materialit une vendosa ta shkruaj ate plotesisht dhe pastaj ta komentoj ne drejtim te manipulimit qe Kristo Frasheri ka bere per jeten dhe vepren e vet.
4- Bashkebisedimi i Haxhi Lleshit me Kristo Frasherin dhe komentimi i tij.
Faqja e pare (foto 4) permban (botohet sipas origjinalit duke perfshire edhe gabimet, por duhet vene ne dukje qe ne fund te cdo rreshti horizontalisht eshte plotesuar me germen e fundit qe mungon per efekt te fotokopjimit. Kjo eshte aresyeja qe botohen edhe te 10 faqet e “origjinalit”):
“SHENIME NGA BISEDA E SHOKUT HAXHI LLESHI ME HISTORIANIN
KRISTO FRASHERI (ME 16.7.1982)
Sh. Haxhi Lleshi: Hajde, shoku Kristo, urdheroni!
Sh. Kristo Frasheri: Miresejugjeta, shoku President, si jeni me shendet?
Sh. Haxhi Lleshi: Te kam marre ne telefon, por nuk te kam gjetur. Me ka pelqyer shkrimi yt. Ti je historian i mire. Per historiane te till ne kemi nevoje.
Sh. Kristo Frasheri: Kam qene i semure nja tre muaj, ndaj…..
Sh. Haxhi Lleshi: Tani je mire apo jo? Gezohem qe je mire, sa vjec je ti Kristo?
Sh. Kristo Frasheri: Jam 63, shoku President! Po ikin vitet.
Sh. Haxhi Lleshi: Kam degjuar nje dite nje plake, qe ishte 80 vjec dhe me tha: sikur te isha 70, do te isha shume i ri. Pra te rinj jemi relativisht. Do te punojme sa te jemi me Partine dhe Enver Hoxhen. Sa mire qe erdhe! Une per historikun e Dibres kam biseduar me disa shoke. I thashe shokut Haki Toska: Kriston e kemi pasur ne Diber gjate Luftes dhe e njeh ai ate zone. Ne na intereson se ai mund ta beje mire kete pune. I kam thene dhe Ramiz Alise. Kam biseduar dhe me Ndreci Plasarin e Jovan Bardhin. Nuk e kam fjalen se del emri im, po per Luften.
Sh. Kristo Frasheri: Tani ka ardhur koha. Kam kerkuar ne Insitut te me lirojne. Para disa ditesh shkova tek shoku Aleks.
Sh. Haxhi Lleshi: Tani duhet bere kjo pune, eshte detyre, por duhet dhe pasjon. Po nuk beme ne per Dibren e Madhe kush do te beje Pse jugosllavet do te bejne? Kishin bere ata nje film per Ibe Palikuqin sikur ajo kish dashuru dhe jo luftu. Po kur beme ne nje emision, nga qe paten frike se mos u dilte e verteta ne mejdan, i bene zhurme shume televizionit tone, qe te mos e shikonin andej.
Sh. Kristo Frasheri: Kam qene nje muaj ne: shtepine e Ibe Palikuqit. Si moter e kishja. Dhe kemishet ajo m’i lante. Sa e mire ishte Ibja.
Vazhdon faqja e dyte dhe e trete (foto 49, 50)
Sh. Haxhi Lleshi: Po per kete emision vune zhurmuesin qe te mos shihej e verteta. Ata te gjitha i mohojne, tere aktivitetin e Brigades se 18-te. Ne luftuam atje. Maqedonasit vetem 50 vete mezi bene. Kurse ne ishim nje brigade e tere. Kur erdhi Miladini i thashe: e more Miladin ja si jane maqedonasit, na e dhane fjalen dhe nuk erdhen ne Sofraçan. E thone vete ata, populli, ju na kini cliru, thone ata. Keshtu qe ti do te besh nje pune me vlere te madhe.

foto 49

foto 50
Sh. Kristo Frasheri: Une mendoj se do ta bej ne rregull punen, do punoj oret e lira.
Sh. Haxhi Lleshi: Do te besh nje pune shume te dobishme dhe te mire.
Sh. Kristo Frasheri: Keta shoke, si shoku Sule e te tjere, ato materialet qe kane duhet t’i sjellin. Nga shtatori mendoj se do t’ia fillojme sistematikisht. Besoj se do te me lehtesojne ne pune.
Sh. Haxhi Lleshi: E pe nje roman te Skender Jases, mua m’u duk i mire, ti si t’u duk?
Sh. Kristo Frasheri: I mungon boshti nga ana letrare pa material i ka. I pranoi verejtjet e mia Skenderi dhe tani po punon per t’i realizuar ato.
Sh. Haxhi Lleshi: E ke per detyre te besh verejtje. Material ka, per te bere historikun.
Sh. Kristo Frasheri: Ne fillim kishte vetem kujtime, po duhen dhe dokumente.
Sh. Haxhi Lleshi: Koha punon. Ja psh per Lidhjen e Prizerenit u be shume pune e mire ne 100 vjetorin e saj.
Sh. Kristo Frasheri: Tani mendoj se ka material te kenaqshem. Ne pune e siper do te gjenden dhe te tjera.
Sh. Haxhi Lleshi: Edhe shoku Enver e beri te qarte tani. Do te hiqen shume genjeshtram, servilizma, subjektivizma. Mehmet Shehu e nxirrte popullin reaksionar, sikur vetem ai kishte luftuar. Dhe per Tiranen bile keshtu donte te dilte, qe e kishte cliruar ai dhe jo tjeter. Kishte marre dhe meritet e te tjereve. Po ne luften e Tiranes ishte Hysni kapo dhe Gogo Nushi qe e beri pellembe e barrikade. Po pse nje Mehmet Shehu e beri luften? Kam pare Ndreçi Plasarin ne nje emisjon dhe e nxirrte Okshtunin dhe Skraparin sikur te ishin reaksionar. Mehmet Shehu thote mora leter nga Haxhi Lleshi. Po ai ishte urdher i Shtabit te Pergjithshem dhe jo leter sic do ta paraqese ai armik.
Me 1939 i them Ahmet Camit: mos u dorezo!
– Po u dorezuan oficeret jugosllave dhe greker e jo ne me tha. Dhe u dorezua bashke me te tjeret. Dhe me 1943 keshtu u dorezua. Plackiti dhe disa gollobordas. Nuk e vuri kurre yllin partizan. Bile u dorezua me arme ne dore. Kete nuk duhet ta bejme hero. Edhe i vellai u vra kur do t’i conte nje leter qe i dhashe une. Bile une i shkova ne varrin e tij. Ejup Camin 2-3 ore sherbim e kisha si perkthyes dhe u vra. U be deshmor. Bene artikuj te ndryshem per te sa me s’thuhet. Po dhe ne gusht te 1943 ai ishte me Italine, kur ne cliruam Zerqanin. Ata Camajt perfunduan kriminele lufte. Po nuk duam t’i hapim keto deftere. Prandaj nga keto ruaju.
Sh. Kristo Frasheri: Une jam historian dhe do t’i them sic i thote historia. Une do te ruhem, por dhe ju me ruani.
Sh. Haxhi Lleshi: Te shikojme anen pozitive te Luftes sone dhe te heronjve. Keshtu psh Elez Isufi luftoi kunder turqve, kunder malazezve, kunder serbeve la nam.
Sh. Kristo Frasheri: Eshte figure e madhe. Dibra ka kater heronj te Luftes Nacionalclirimtare, por nuk ka asnje me perpara. Pse? Ka figura te shquara Dibra qysh me perpara.
Sh. Haxhi Lleshi: Gjithe jeten ka luftuar ai, me 1922, me 1924 dhe vazhdimisht. Ai hyri ne Tirane. Bajram Curri erdhe deri afer ne Kruje, ndersa Halit Lleshi erdhi nga Elbasani. Dhe e mbylli me nder Elez Isufi.
Sh. Kristo Frasheri: Eshte figure e shquar ai.
Sh. Haxhi Lleshi: Fisi im ka tere jeten ne shekuj tradita patriotike. 4-6 breza ne kohen e Turqise. Halit Lleshi qe me 1912-1913 ka zhvilluar lufte per liri e pavaresi te vendit. Eshte dhe ajo kenga:
Vazhdon faqja e katert dhe e peste (foto 51, 52)

faqja e katert, foto 51

faqja e peste, foto 52
Hajredin Pasha kryeçelnik
Nuk eshte Dibra Selanik…..
Keshtu kemi luftuar dhe kunder Serbeve. Jemi djege nga serbet. Nje stergjyshi yne ka qene me Ali Pashe Tepelenen. Halit Lleshi mori pjese dhe organizoi kryengritjen e 1922. Lufta e 22-shit ishte preludi i 1924-tres. Kush u lidh me Partine? Dibra lojti rolin kryesor, po edhe krahinat e tjera luftuan. Fadil Hoxha, Mehmet Bakalli, Veli Deva e te tjere erdhen ne 1942-43 ne Kosove, kurse Enver Hoxha e kishte organizuar qe me pare edhe atje luften.
Me Baben u takua shoku Enver qe me 1939. Une i kisha thene Babes: filloje, kur akoma nuk ishte nisur lufta, se pare kam une. Pastaj u formua Partia. Me Baben kam qene 9 vjet shoke atje qe ne 1939-ten. Jam 52 vjet shoke revolucionar me te. Ndaj me popullin, me masen, te dale sic eshte e verteta. Me pelqen ajo kenga per Idriz Seferin, autori i saj ka studiuar me pare dokumenta. Pra te bazohemi ne dokumenta. Sulen e kemi kryetar te komisionit.
Sh. Kristo Frasheri: Ate dua dhe une, te mbeshtetem ne dokumenta.
Sh. Haxhi Lleshi: Ke bere gje deri tani?
Sh. Kristo Frasheri: Jo. Do te filloj tani nga shtatori. Kapituj-kapituj do ta bej.
Sh. Haxhi Lleshi: Dibra qe kryesorja ne Veri. Ketu nuk eshte puna per mua, se une me gjithe shoke ecem ne rrugen e drejte te Enver Hoxhes. Une kam qene dhe me perpara, pa qene ne Parti, se me komunistet kam qene. Kam prite e percjell Shaqir e Hysni Demen ne shtepine time. Nuk kisha armiqesi personale. Une jam ndeshur me Tempon. Mua me lajkoste dhe nga ana tjeter ndryshe i shkroi Enver Hoxhes.
– Jo, – i thashe une, – do te behet sic thote Enver Hoxha. Ti Tempo nuk ke forca. Ne kemi dhe arme. Vetem keshtu do te behet.
Nje bajraktar kishte Dibra. Pari kishte. Ne lidheshim me ata te Gostivarit, Kercoves e te tjere. Koci do te me kishte vrare disa here po ishte Enver Hoxha. Qe me 1941 e kam filluar une. Kush do te fillonte Taf Kaziu me shoke? Apo Mustafa Kruja qe ndiqte politiken e felliqur? Tri here kam takuar Muharrem Bajraktarin. I thashe: do te perfundosh keq e me keq. Kishte forca reaksionare. Kam luftuar une. Populli u bashkua me Partine. Te paret e filluam ne qe ne prill te 1941-shit. Po pa Partine dhe Enver Hoxhen do te na kishte ngrene dreqi, por ama ne e filluam. Ketu nuk eshte puna Juge Veri. Puna eshte si ta mbyllesh. Qazim Koculi ish komandant me 1920-ten, po perfundoi keq. U hodh ne koshin e plehrave. Populli ka luftu ne shekuj. Nuk pyesja une se ka amerikane, angleze e te tjere. Mehmet Shehu ishte spiun i Fullcit. S’pyesja une se ka Tito. Me interesonte se ishte antifashist, e atehere nuk e dinim ne. Mua me kishte akuzuar, po nuk kishin c’te thoshin. Thane se Haxhi Lleshi po lufton kunder nesh, ndaj me internuan ne Stari Bece.
Kur u zu njehere Babe Myslimi me nje xhandar atje une pagova 30 napolona per ta shpetuar Baben. Gjeta dhe nje revole te keqe. Nuk deshi Baba, por une i thashe: do zesh mend ti apo jo? Cfare me lidhte me Myslim Pezen? Vetem Lufta per Atdheun.
Zogu u muar vesh me Pashiqin dhe organizuan vrasjen e Halitit. Po Haliti nuk u be me Zogun. 4 vjet ka ndenje farefisi yne ne lufte kunder Turqve.
Fecor Shehu kishte lidhje me UDB-ne qe me 1950. Ne Struge, Oher, Kosove, luftuam me fshataret e Struges.
Sh. Kristo Frasheri: Do te japin llogeri tani.
Sh. Haxhi Lleshi: Keshtu pra mos u merr me Camet, se te gjithe tradhetare ishin, gati te gjithe. Teften nuk e conte njeri ne shkolle po u thashe une.
Edhe Krujen ne e cliruam, me forcat tona. Forca kishim edhe nga Dibra. U binim me forcat tona dhe jo me italianet. Beme tre dite e tre nete lufte atje. Gjermanet i kapem te gjalle. Shoku Enver ishte ne Arbane me Myslim Pezen. U godit Asambleja Kushtetonjese. Kurse Mehmet Shehu thote se erdhen italianet nga Kruja. Flet per Tenden e Qypit dhe nuk thote nje fjale per skraparlinjte. Po lufta pa popllin nuk behej.
Vazhdon faqja e gjashte dhe e shtate (foto 53, 54)

faqja e gjashte, foto 53

faqja e shtate, foto 54
Partia dhe shoku Enver e ngriten popullin ne luften e tij per lirine e vertete. Mehmet Shehu vrau ne Myzeqe 74 vete popullme radhe, pa faj fare. Merr e vra e kishte Mehmet Shehu. Terroriste ishte dhe Fiqret Shehu. U perjashtua gjate Luftes nga Partia.
Po shoku Enver Hoxha eshte i madh, se ndryshe……Une per rrugen e Partise nuk kam pyetur. Me mua Mehmet Shehu nuk ndeshej, ish shume ne rregull. Kur ishte larg bente me dore. Nuk ja leshoja vendin. Nga Enver Hoxha kishte frike, pa nga te tjeret nuk pyeste ai. Vec ketu ne Presidium nuk ia mbante. Merrte leje a te shkoj ne keshillin popullor apo jo. Shkoi ne likujdimin e pasojave te termetit ne Sarande dhe ashtu shkoi. Gojtar qe, po qe tradhetar i zgjuar. Eshte marre me spiunlleqe qe ne Spanje. Te gjithe kishin komande, ndersa ky nuk kishte. Trim ka qene, por jo aqe sa e bene. Ceten ia dha gati Partia ne fund te gushtit te 1942. Po ishte Partia, pa pyeste Bektash Cakrani per Mehmet Shehun.
Me 3000 forca e beme Stalingrad Dibren e Madhe, ku ishin =7000= (ketu shifra duket si 70.000 – shih foton 53) gjermane. Populli luftoi trimerisht.
Thote Mehmet Shehu: do te vrasim 3000-4000 dibrane.
I them: Jo ore si do t’i vrasesh?!
Mehmet Shehu pretendon se shpetoi Enver Hoxhen, por Enver Hoxha shpetoi vete, vete e cau rrethimin.
Sh. Kristo Frasheri: Po historia nuk thote ashtu, por ashtu sic eshte e vertete.
Sh. Haxhi Lleshi: Asnje shpetim nuk i beri, por e bene kalemxhinjte. Nuk i falet Ndreçi Plasarit kjo. Lufta lidhet me Partine, kurse ai ia dedikonte vetes, kudo donte te nxirrte unin e tij.
Sh. Kristo Frasheri: Historine e bejne popujt dhe jo personat.
Sh. Haxhi Lleshi: Edhe Vasil Laçin e nxorri koha, doli nga populli ku u rrit dhe u edukua. Historine nuk e bejne individet, por populli. Puna eshte te ndjekesh popullin sic duhet, ndryshe perfundon si perfundoi Qazim Koculi me Mehmet Shehun, te shitur kudo. Edhe Neki Starova u be me Italjanet dhe Gjermanet. Kurse ne na lidhi ideali. Merita i perket Partise dhe Enver Hoxhes. Shoku Enver eshte vazhdues i Marksit, Engelsit, Leninit dhe Stalinit, ne shkalle kombetare dhe nderkombetare. Fat i madh per Shqiperine dhe Boten, dhe gjithnje po krijon.
Sh. Kristo Frasheri: Po krijon shume dhe na meson dhe ne
Sh. Haxhi Lleshi: Do patur kujdes me te verteten. Ja ne ato Yjet e pashuar ka shume genjeshtra. Behet Shahin Dyle Toçi deshmor, kur nuk eshte keshtu. Pse?
Sh. Kristo Frasheri: Figurat do t’i shikojme si historiane.
Sh. Haxhi Lleshi: Po kane miq.
Sh. Kristo Frasheri: Pavaresisht.
Sh. Haxhi Lleshi: Po te pakten ta kete mbyllur me nder. I kane bere kenge Ejup Camit sikur te ishte hero.
Sh. Kristo Frasheri: Po ato paskane te drejte te genjejne dhe ne nuk paskemi te drejte te mbrojme ate?
Sh. Haxhi Lleshi: Une kam dokumenta per deri ne fund te vitit 1943, qe ai ishte i lidhur me armiqte.
Sh. Kristo Frasheri: Po nuk kemi interes.
Sh. Haxhi Lleshi: Tefta gjen deshmitare per te thene: se e kishte vene yllin partizan. Luften e Peshkopise ia dedikojne cetes se Ahmet Camit. Po kjo nuk eshte e drejte, nuk qendron. Po kush e thote kete: Agim Hila qe ben hile. Shkon njehere Pavllo Gjidede ne Diber dhe shkruan per Ahmet Camin: ne nje dore mbante plagen dhe me tjetren luftonte. Ore Pavllo, i thashte, po pse shkruan keshtu? Po, me tha Tefta, me tha.
Duhet patur kujdes ne te shkuaren se nganjehere ia ngopin kot. Ky Frok Çupi, do te shkruaj per keshillat me tha. Kur shkruajti ia futi Matit dhe Shkodres qe ishin mire dhe jo Tiranes qe i takonte ta kritikonte. Keshtu beri dhe Asim Bedalli, se Nesipi jepte shtepi kujt donte, me dallavere. Po ne kete mbledhjen e keshillit popullor doli mire. Mirpo prape dolen
Vazhdon faqja e tete dhe e nente (foto 55, 56)
probleme. Buka nuk behet mire ne fshat. Pse? Se mungon kujdesi nga kuadrot per kete problem te rendesishem per popullin. Po ndertesat me kontribut vullnetar pse nuk po ecin me ritmin e duhur? Se kuadri ka shtepi per vete dhe nuk interesohet per ata qe nuk kane shtepi.
Puna me kontribut vullnetar nuk po organizohet mire. E ka bere mire Dibra kete pune, kur ishte Sula Sekretar. E beri dhe Jashari ne Elbasan me ndertesa 4-5-6 katshe. Por nuk donte Abdyl Kellezi.
Mund te behet thoshte por vetem per qytete si Peqini, dhe jo per te tjeret. Si Sula dhe Jashari t’i kemi sekretaret e pare.

faqja e tete, foto 55

faqja e nente, foto 56
Mehmet Shehu dhe per kete nuk ishte dakort. As me vijen e masave nuk ishte dakort. Isha ne lagjen 6, ne Kombinatin “Stalin”. Asnjehere nuk kishte dhene llogari para mases Mehmet Shehu. Shyqir qe nuk ka ardhe, thone. Kishin frike te gjithe prej tij, vec Enver Hoxha dhe une.
Pra Lufta e Dibres duhet te dale mire. Luften ketu nuk e bene maqedonasit, por dibranet, as serbet, as malazeste. As 24 ore ata nuk rrinin dot pa ne. Ne nuk ishin per shovinizem. Ne u dorezuam atyre disa kriminele t’i denonim dhe ata i kthyen kunder nesh, si Ferit Maliqin, bijte e Mahmut Parvizit. Mahmuti u vra ne nje shpelle, ish i arratisur
Sh. Kristo Frasheri (ne origjinal eshte Sharra): Ka vecori lufta ne Diber.
Sh. Haxhi Lleshi: Kemi luftuar atje kater dite e kater nete dhe tere populli ishte me ne, asnje nuk ishte kunder nesh, me gra e femije. Ajo do nje kapitull me vete. Dy prefektura ishin te cliruara: Dibra dhe Peshkopia dhe asnje tjeter. Nga Dibra e Madhe asnje nuk doli kunder nesh. Kapem atje dy, por dhe ata i falem se nuk kishin bere kushedi se cfare. Beme miting. Fola une. Foli dhe ministri i Zogut, qe u be me ne. Ju ndihmon dhe zoti, tha ai. Foli dhe Tempo. Na ngriti ne qiell. Ne brigaden e V ne Lume ne Bicaj, u takuam me Fadil Hoxhen, me Xhavit Limanin, Babane e Tetoves, (edhe ky nuk ishte i mire). Une u bera thirrje, por ata ishin te poshter.
Kur luftuam ne Diber te Madhe me ne luftoi dhe nje brigade maqedonase. Lufte e madhe na eshte dashur te bejme. Gjermanet ishin trima, te themi ate qe eshte.
Sh. Kristo Frasheri: Eshte e veshtire ta nxjerresh Luften e Dibres se Madhe.
Sh. Haxhi Lleshi: Ketu eshte zotesia e jote, qe ta nxjerresh. Tempo e Tito donin te benim shtab te perbashket. Por ne nuk pranuam. Kurre, i thashte, ne kemi shtabin tone, ju keni shtabin tuaj. Ne mbajtem qendrim te prere e te shpejte. Une i rezistova Tempos. I doli zeri prape ne kongresin e tyre. Une qe atehere ia kam thene Partise per Tempon. Qene forcat tona atje, nen drejtimin tim, te tjere nuk kishte. Ne beme sic na thoshte shoku Enver. Edhe ne keshillat tona nuk u futen dot ata. Une kisha shume miq qe atehere. Ceshtjen e shtypjes se shqiptareve une e shikoja qe atehere. Popull heroik ai. Enver Hoxha e kishte te qarte. Ata donin t’i benin spiune, por populli nuk u eshte nenshtruar. Ka luftuar ne shekuj Kosova kunder serbeve. Edhe tani u demaskuan me politiken e tyre. Tek ne jeton nje popull i lumtur, kurse atje ka shume varferi. Ka 20 miliard dollare borxhe Jugosllavia, atje ka papunesi, korrupsion, kurve jane ne politike ata. Vendi yne eshte shembull ne bote. Veprat e shokut Enver i kerkon gjithe bota, komunistet dhe revolucionaret e gjithe botes. Ne jemi te lire e te qete, por Kosova eshte e mbushur me police e nga ata te UDB-se.
Sh. Kristo Frasheri: Kur ishim ne ne Kosove, nuk kishte vetem nje polic, por dy e nga dy rrinin. Tani i kane vesh me rroba antiplumb.
Sh. Haxhi Lleshi: Kane frike nga populli. Serbet e malazeste po ikin ne mase nga Kosova. Ata duan te shkombetarizojne shqiptaret, por nuk shkombetarizohen kurre kosovaret. Me serbet kurre nuk martohen shqiptaret.
Sh. Kristo Frasheri: Kosova shqiptare ka qene dhe shqiptare do te jete ne shekuj. Ka luftu ajo per cdo pellembe.
Sh. Haxhi Lleshi: Edhe shtypi borgjez detyrohet te jete me ne.
Vazhdon faqja e dhjete (foto 57)
Serbet jane rrezik i Jugosllavise. Ata jane afruar dhe me Rusine. Ne duhet te jemi shume te vemendshem se ata duan te shtremberojne historine me genjeshtra, konjuktura. Nuk nenshtrohet Kosova. Edhe ky brez qe ishte i papergjakur u pergjak, hyne ne histori. Dhe qytetet po shtohen me shqiptare. Me tha nje kosovar: kane debuar shqiptaret e bute e kane ngele keta te egrit.
Keshtu pra, ne shtator, fillon ti Kristo?
Sh. Kristo Frasheri: Po, shoku President, ne shtator do te nis nga puna sistematikisht.
Sh. Haxhi Lleshi: Une do t’ju ndihmoj sa te mundem.
Mire u pafshim!
Sh. Kristo Frasheri: Mire u pafshim!”

faqja e dhjete, foto 57
Ky material ka nevoje per dy analiza kritike ne funksion te bashkebiseduesve. Mbi idete e Haxhi Lleshit do te flasim ne kapitullin pasardhes ku do te perfshime nje seri librash mbi Dibren Historike, ku perfshihen dhe nje sere ngjarjesh qe Kryetari i Kuvendit te asaj kohe i ka permendur ne kete material.
Pa asnje dyshim per problemin qe po trajtojme materiali perben nje nder argumentat me kryesore qe mund te sherbeje per kete rast. Jo vetem kaq, por materiali eshte nje sherbese ne drejtim te percaktimit te seriozitetit qe duhet te karakterizonte personalitetin shkencor te Kristo Frasherit.
Te pakten ne dy libra te Kristo Frasherit materiali bashkebisedor i parapare duhet te pasqyrohej, qofte dhe si shtyse mbi ato qe ka shkruar ne dy pika:
1-Kristo Frasheri, Jeta e nje historiani, Tirane 2014 – foto 58, 59; ku ngjarje e mesiperme duhej te paraqitej pergjate pershkrimit te jetes ne vitet 1982 e me pas, gje qe nuk ndodh (foto 60).
foto 58
foto 59

foto 60
2-Kristo Frasheri, Histori e Dibres, qe nga lashtesia deri ne mars 1939, Tirane 2012- foto 61, 62, ku ne parathenien mbi Treven Dibrane duhej te paraqitej edhe materiali bashkebisedor me Haxhi Lleshin. Akoma me pertej, autori Frasheri ka tentuar te fsheh prejardhjen e vertete etnike te popullates dibrane ne territorin shqiptar duke permendur konsullin rus Hitrovi mbi problemin e Besimit Fetar islamik qe dispononin dibranet (fq. 253, foto 63).

foto 61

foto 62

foto 63
- Perfundime (analiza e Dibres Historike nder shekuj; cfare ka fshehur shkolla komuniste dhe cfare ka manipuluar shkolla postkomuniste, sidomos: mbi marksizmin, Pavaresine e shqiptareve, periudhen e Princ Vidit, Luften e Vlores 1920, periudhen Mbreterore, luften e periudhes 1939-1945).
Meqenese vendosa ta botoj liber me vete dhe ky kapitull ishte me i gjate se materiali i parapare nuk e pashe te aresyeshme ta vazhdoj me tej ne kete publikim.