Artikuj

111- Enigma juridike e nje objekti fetar Orthodoks: Kisha e Shen Merise ne Sinje te Beratit

Posted by Genc Hoti

Loading

111 – Enigma juridike e nje objekti fetar Orthodoks: Kisha e Shen Merise ne Sinje te Beratit

Nje nder defektet me kryesore te Kombit Shqiptar eshte mosrespekti per Institucionet Fetare, pamvaresisht nga forma e Monoteizmit. Ky mosrespekt duket mirefilli ne marrjen persiper te asaj qe nuk te takon edhe pse mund te jesh sundimtar politik i saj. Fjala behet per Kishen e Shen Merise (mendohet qe datohet e shek. te XII-XIII) ne fshatin Sinje te Beratit (nje fshat ne mes te maleve nga ku dallohet e gjithe Shqiperia e Mesme Jug-Perendimore nga Karaburuni deri ne Lushnje).

Fati e deshte te benja nje udhetim ne Sinje te Beratit, sipas nje propozimi te bere nga miqte e mij ne Poshnje-Paftal-Mbrezhdan-Sinje-Mjeshove po te Beratit per te pare nje objekt kulti Orthodoks me vecori jo vetem te jashtezakonshem, por dhe te papare ne ndonje vend tjeter te Shqiperise. Kur u ndodha perpara ketij objekti (fig. 1-14) me lehtesi e kuptova se Kisha e Shen Merise fshihte nje enigme juridike te pazgjidhur akoma, sipas pyetjes: Kujt i perket ky objekt fetar, duke ditur qe forma me e pare e prones private ka qene produkt i institucioneve fetare politeiste, prej nga e ka burimin prona e sotme private dhe shteterore (ne kete pike F. Engelsi ka gabuar tek “Origjina e familjes, prones private dhe e shtetit” kur ka percaktuar autoresite historike te ketyre tre elementeve sociale)?

1-Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e Cila nuk e  kishte vene pllaken e perkatesise Fetare qe vendoset zakonishte ne hyrje te cdo Objekti Fetar Orthodoks. Perse valle Kryepiskopata e Hireshme e Kishes Orthodokse Autoqefale te Shqiperise e kishte parakaluar kete objekt fetar te mrekullueshem historik te nje rendesie te vecante jo vetem per Kombin Shqiptar, por edhe per vete Kishen Orthodokse Bizantine? Mos valle per karakterin pagan qe shoqeronte vete kete Kishe (fig. 2, 10, 11) qe argumenton praktikisht menyren se si eshte perkrahur historikisht nga popullata parashqiptare dhe shqiptare orthodoksia e Krishtere?

2-Ministrise se Kultures shqiptare, e cila kishte vendosur pllaken e pronesise me emrin: Drejtoria Rajonale e Kultures Kombetare – Berat (fig. 5). A ka te drejte shteti shqiptar te pretendoje mbi pronesine e nje Kulti Fetar qe nuk ka qene asnjehere nen dotacionin politik historik  qe ka sunduar ne shoqerine parashqiptare dhe shqiptare? Aq me teper kur ekziston nje vendim gjyqesor me Nr. 2498, dt. 19.03.2009, qe ne percaktimin e objektit dhe qellimit ka te shkruar: “-Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqiperise si vazhduese kanonike e tradites shumeshekullore te Kishes Orthodokse ne territorin gjeografik te shtetit te sotem shqiptar, eshte e vetmja trashegimtare e ligjshme e te gjithe titujve, pronave dhe pasurive te trashegimise kulturore Orthodokse, te te drejtave te famullive, manastireve dhe bashkesive brenda Shqiperise” († Anastasi,Kryepiskop i Tiranes, Durresit dhe i gjithe Shqiperise, Ringritja e Kishes Orthodokse Autoqefale te Shqiperise (1991-2012); Tirane ribot. II 2013, ribot. III 2015 – f. 171).

3- Inisiatorit dhe kontribuesit Jani Pjetri me fondet e mbledhura nga 172 besimtaret, ku permblidhet edhe Mitropoliti i Beratit Imzot Ignati si dhe Keshilli i Kishes Berat, te cilet kane kerkuar te firmoset edhe nga Dhespoti (fig 6). A ka te drejte valle nje individ privat, edhe pse i bashkeshoqerueshem me nje bashkesi individesh te tjere, te ringreje nje objekt Kulti ne nivelin e nje Institucioni Fetar dhe ta paraqese perpara popullit te vet si nje vend peligrinazhi Orthodoks pa marre me perpara Shenjterimin Fetar sipas ligjeve Kanonike te Kishes Orthodokse? A ka te drejte valle bashkesija e individeve t’i bashkengjise objekteve te Kultit Fetar simbolet e shtetit shqiptar (fig. 4) dhe t’i paraqese perpara shqiptareve si nje unitet te ekzistences Kishe+Shtet? A nuk ka ketu nje te fshehte historike qe kerkojne ta paraqesin si te pranishme sot me prejardhje bashkeshoqeruese te Historise se shqiptareve, qe realisht nuk ka qene e pranishme perpara 28 Nentorit te vitit 1921, atehere kur u vendos ne Berat politikisht te themelohej Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqiperise ne kundershtim me Kanonet e Patriarkanes Ekumenike te Kostandinopolit, problem ky i fallsifikuar teresisht nga studiuesit shqiptare pas 1945, por sidomos pas 1992 (ne kete drejtim akuzoj Nasho Jorgaqin, Donika Omarin, Pirro Takon, Beqir Meten, Ardit Bidon, Kastriot Frasherin te cilet kane ndryshuar data, personazhe, ngjarje duke bere interpretime krejtesisht ireale dhe antihistorike mbi Historine e Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare duke ja bashkangjitur Kishes se Bostonit dhe Fan Stilian Nolit)?

Vete menyra se si eshte propaganduar ekzistenca e kesaj Kishe te fut ne mendime, sidomos kur ke parasysh nje pune studimore shume vjecare mbi menyren se si ka lindur perceptimi i ZOTIT nga Njeriu, si lindin Idete Fetare dhe Institucionet Fetare ne Historine e Njerezimit, probleme keto krejt te panjohura nder shqiptare edhe pse shkolla shqiptare ka pretenduar te ushqeje shqiptaret me nje pseudomaterializem bolshevik prej gati 75 vjet. Shqiptaret duhet te jene te ndergjegjshem se fallsifikimi i Historise se Kombit Shqiptar ka ne themel fallsifikimin e Kishes Orthodokse Autoqefale te Shqiperise, e cila vazhdon edhe sot te trumbetohet si instrumenti i lidhjes me Kishes se Bostonit me Kishen Orthodokse Autoqefale te Shqiperise, prej nga e ka burimin Kombi Shqiptar, gje krejtesisht e rreme dhe antihistorike, jo vetem ne elementet perberes te ngjarjeve, por dhe ne percaktimin e subjekteve dhe individeve qe pergatiten ndergjegjen kombetare te shqiptareve ne vigjiljen e formimit te shtetit te tyre (1912)

fig 1

fig 2

fig 3

fig 4

fig 5

fig 6

fig 7

fig 8

fig 9

fig 10

fig 11

fig 12

fig 13

fig 14