Artikuj

107- Cfare duhet te lexojne shqiptaret per te kuptuar se miti mbi Avni Rustemin eshte krijuar nga Ahmet Zogu, perdorur nga Fan Noli dhe hiperbolizuar nga shkolla komuniste e historise?

Posted by Genc Hoti

Loading

107 – Cfare duhet te lexojne shqiptaret per te kuptuar se miti mbi Avni Rustemin eshte krijuar nga Ahmet Zogu, perdorur nga Fan Noli dhe hiperbolizuar nga shkolla komuniste e historise?

Me qene se kjo pune eshte bere si pune tivozesh te mbeshtetur vetem nga nje argument, dhe ai krej i sajuar,  po ju jap literaturen mbi ndryshimin e figures se Avni Rustemit pas zbulimeve te 1991-shit te mbeshtetur ne shume argumenta dhe sidomos ne raportet e politikes perpara majit 1924 me ato te pas dhjetorit te atij viti, ku tradhetia e Fan Nolit tregoi se ajo levizje e ka pasur shkakun e shperthimit larg Shqiperise si nje detyre caktuar Fan Nolit, por duke pasur si shkak politik formal vrasjen e Avni Rustemit. Ne te vertete ky shkak u be i tille pas deshtimit te shperthimit te levizjes pas “doreheqjes” (ne fakt doreheqje nuk ka pasur, por qeveria e Ahmet Zogut u largua pa zhurme pas 6 javesh krize qeveritare pa i thene kurre permasat e kesaj krize) se Ahmet Zogut nga posti i kryeministrit ne fund te shkurtit 1924, fill pas atentatit te kryer kundra tij (22 shkurt 1924), dhe vrasjes se dy amerikaneve ne Mamurras – 6 Prill 1924 (per me hollesisht per kete argument shih “Fletorja Zyrtare” 1924 dhe gazeten “Tirana” 1924).

Shqiptaret e sotem (dmth pas 1945 deri me sot) e dine permbajtjen e jetes dhe vepres se Avni Rustemit nga arsimi i detyrueshem shkollor, ku ne lenden e Historise se Shqiperise behet fjale per vrasjen e Esat Pashe Toptanit, i cili konsiderohet tradhetar, nga Avni Rustemi me 13 qershor 1920 ne Paris, dhe ne shperthimin e Revolucionit Demokratiko-Borgjez te qershorit 1924 qe pati si shkak vrasjen e Avni Rustemit (22 prill 1924) nga ana e reaksionit cifligar me Ahmet Zogun ne krye (ky eshte varianti zyrtar perpara vitit 1991, por edhe pas ketij viti, mbi figuren e Avni Rustemit).

Ndersa per here te pare, jashte arsimit te dertyrueshem, shqiptaret paten mundesi te informohen mbi jeten dhe vepren e Avni Rustemit nga dy burime: 1- Lefter Dilo, Avni Rustemi, Tirane 1978, nje liber fund e krye i trilluar, dhe 2-Fjalori Enciklopedik Shqiptar, 1985, ku artikulli mbi figuren e Avni Rustemit ishte shkruar nga  A. Gjergji te pa mbeshtetur ne asnje reference. Te kerkoje me shume mbi figuren e Avni Rustemit ishte absolutisht e pamundur perpara vitit 1991 (duke perjashtuar romanet) per aresye te njohura: mungonte literatura alternative, plus informatat qe kishin shqiptaret ishin thellesish te sajuara ne menyre kaq kontradiktore sa ishte e pamundur t’i pranoje me mendje te ftohte.

Por viti 1991 ka qene nje vit i jashtezakonshem, te pakten per mua, pasi me rane ne dore punimet shumevellimeshme te Dr. Av. Vasil K. Dilo ne doreshkrim (rreth 20000 faqe), ku flitej per historine e Shqiperise nga viti 1906 deri me 1958 ne pjesen Jugore te saj me kaq imtesi dhe te lidhur me kaq shume personazhe te njohura e te panjohura sa une e konsiderova, dhe keshtu ishte ne te vertete, nje thesar real per Historine e shqiptareve pergjate shekullit te XX-te, pasi avokati paskesh pasur nje aktivitet teper te ngjeshur midis viteve 1912-1939 te lidhur me kete histori duke na lene te dokumentuar te gjithe aktivitetin e tij me nje literature bashkeshoqeruese materiale, fenomen ky krejtesisht i panjohur per studiuesit shqiptare te te gjithe koherave. Avokati yne paskesh qene pjestar ne Protokollin e Firences (1913) dhe te Korfuzit (1914) si gazetar, deputet ne Kongresin e Durresit (1918). Gjate kesaj kohe kishte hapur ne Gjirokaster tre tituj gazetash: Mprojtja e Epirit (greqisht), Omonia dhe Konkordia (greqisht, italisht dhe shqip) dhe pas 1921 vjen ne Tirane ku hap dy gazeta (Tirana dhe Liria) deri me 1925, pas mbylljes te te cilave kalon si jurist ne sherbim te Republikes Shqiptare ku dha ndihmesen e vet duke ndertuar Kodin penal dhe Proceduren Penale, si dhe Kodin Familjar, kur me pas emerohet si zevendes Prokurur i Pergjithshem ne gjykaten e Diktimit. Pas vitit 1928 del ne pension dhe kalon si avokat ne shume procese gjyqesore qe e bene me emer te madh nga viti 1933 deri me 1939. Permenden gjyqet mbi Organizaten e fshehte te Vlores (1932), mbrojtja e te akuzuarve ne Gjyqin mbi kryengritjen e Fierit (1935), mbrojtja e komunisteve ne gjyqin e famshem te komunisteve ne shkurt 1939, prej nga permbyset e gjithe historia e kesaj partie sipas asaj qe dine shqiptaret.

Me porosi te vecante te te birit (njeriut qe me dhuroi kete thesar) Av. Koco V. Dilo, studimin e vepres se Av. Vasil K. Dilo e fillova me Protokollin e Korfuzit ne brendesi te te cilit gjeta analiza mbi jeten dhe vepren e Cerciz Topullit, Avni Rustemit e shume te tjereve, permbajtja e te cileve nuk perputheshin kerkund me ato qe shkruheshin mbi keto personazhe te futura ne historine e Shqiperise ne menyre artificiale dhe te genjeshtert. Per here te pare emri i Avni Rustemit permendej ne organizaten Kandili, te formuar me 1912 per te mbrojtur popullaten e krahines se Gjirokastres nga ndikimi grek, ku u bashkuan per here te pare te krishtere e muslimane. Kryetari i pare i kesaj organizate u zgjodh unanimisht Vasil K. Dilo per kapacitetin intelektual, ndershmerine dhe patriotizmin e treguar ne ato vite. Por pas nje viti avokati yne, duke pare intrigat e disa pjestareve dhe qellimin per te cilin donin ta perdornin organizaten keta pjestare, jep doreheqjen duke ja liruar vendin Avni Rustemit, dhe largohet perfundimisht prej kesaj organizate. Ne kete rast ka dhene nje deshmi te plote mbi karakterin e Avni Rustemit ku termat harbut, intrigant, kriminel, hipokrit, injorant shoqerojne kete deshmi. Por ne kete liber te Av. Vasil K. Dilo flitet edhe per atentatin e Parisit, ku analizon vendimin e Gjykates se Parisit, qe i dha pafajesine Avni Rustemit ne vrasjen e Esat Pashe Toptanit. Pyetja e avokatit ishte shume e thjeshte: si mund te shpallej i pafajshem nje vrases kriminel, ne qofte se ishte i tille, nga gjykata e nje vendi nder me demokratiket e kontinentit? Pergjigja ishte vetem nje: Avni Rustemi nuk ishte atentatori i vertete i vrasjes se Esat Pashe Toptanit, por dikush tjeter! Do te kalonin shume vite dhe do te me binin ne dore dy libra: 1- Ilir Ikonomi, Esat Pashe Toptani; njeriu, lufta, pushteti, Tirane 2016 dhe 2- Ervina Toptani, Esad Toptani dhe shqiptaret ne veshtrimin europian, Tirane 2017. Ne qofte se Ilir Ikonomi nuk do te pajtohej hapur me mos kryerjen e atentatit nga ana e Avni Rustemit, por duke analizuar largimin e tij pas vendimit perfundimtar nga salla e gjyqit, duke mos falenderuar Trupin Gjykues per vendimin, krijon nenkuptimin qe Avni Rustemi nuk ka lidhje me krimin. Ndersa autorja tjeter, Ervina Toptani, do ta thoshte cope fare se Avni Rustemi mori persiper lavdine e atentatorit pa shtire mbi Pashain, pasi dikush tjeter qelloi dhe vrau Pashain e Toptanajve, por dhe faktin se Avni Rustemi ne Gjyq nuk e kishte pranuar autoresine e atentatit, sic eshte deklaruar per shume e shume vjet ne Shqiperine tone.

Me kete lavdi te rreme te krijuar ne Paris me 1920-1921 Avni Rustemi behet objekt ne Parlamentin e  Shqiperise me kater janar 1922 ku deputetet z.z. Q. Kokoshi dhe Dr. S. Pojani i propozojne Parlamentit t’i sigurojne nje rroge te permujshme prej 30 napoleona ne muaj z. Avni Rustemi per te pasur mundesi rrojtje, duke ju referuar Komisionit te Financavet (Sipas: Bisedime Parlamentare 1922, 1, Mbledhja e III, E Merkure me 4. I. 1922 ora 2.30 mbas dreke, Tirane 1923; botimi i Kuvendit te Shqiperise, Tirane 2012). Kjo eshte pika ku fillon dhe merr forme miti mbi Avni Rustemin dhe, shqiptaret, krijimin e tij duhet t’ja dine per nder pikerisht Ahmet Zogut. Kjo eshte edhe aresyeja qe ne do ta trajtojme figuren e Avni Rustemit vetem sipas shtypit shumengjyresh te kohes te botuar ne Shqiperi dhe jo ndryshe.

Ne Mbledhjen e XIte, e Shtunde me 21. I. 1922 ora 2.30 mbas dreke, ky propozim behet objekt i diskutimit ku ka ekzistuar kjo replike:

  1. Kryetari: Bisedim mbi lidhjen e nje pensioni te perjetshem z. Avni Rustemit.

Kendohet prap mbi kete dhe raport i K. te Financave qe pelqen lidhjen e pensionit.

  1. S. Papa: As nji shqiptar s’besoj t’mos e cmoje vepren heroike te ketij djaloshi, dhe as nji shume nuk mund t’a shperbleje sherbimin q’i ka sjelle Atdheut ky. Une jam i mendimit qe shteti t’i ape gjithe ndihmen e duhur per mbarimin e studimeve (pra rezulton qe Avni Rustemi me 1922 nuk kishte mbaruar studimet e larta, duke rene ne kundershtim me ate qe shkruan Fjalori Enciklopedik Shqiptar 1985, por edhe ai i vitit 2009 te shkruar nga Haziz Gjergji, GH), deri sa ky te mrrije ne shkallen e aktivitetit te tij.
  2. z. Gurakuqi: Heroismen e therorin e z. A. Rustemit nuk ka te holla qi t’i shperblejne. Pra qe te mundim ne, t’a mbajme si nje shembell te patriotizmes duhet ne t’i sigurojme jeten e tij edhe massi te kete kry e plotesue mesimet, keshtu qi te bahet ma i vlefshem per kombin t’one. Prandaj pra kerkoj t’i lidhet pensioni ne fjale.
  3. z. Vinjau: Nuk kuptoj qe pareja e shperblen therorin e z. A. Rustemi. E dime te gjithe se c’ka ba ay. Ay sot ka nevoje per te krye mesimet e tij. Prandaj une them qe pensioni te jete jo i perjetshem, por deri sa te kryeje mesimet e tija dhe te zaje nji kariere; se per ndryshe e quan si nji offense per te.
  4. z. Koja: Perkrah z. Vinjau dhe shtoj se as kend ne bote nuk asht pa qe Parlamenti te merret me lidhje pensionesh njanit a tjetrit per ket a ket sherbim, gjetke te tilla sherbime patriotike, shperblehen prej shtetit me dekorasion etj. Shtoj se z. A. Rustemi si i ri q’asht te ruhet per mor me u ba vegel e njanit ose tjetrit, tue mprojt randesine e dinjitetin e tij.

Zana: O! jashte themes.

  1. H. Myshketa: Sherbimin e z. A. Rustemi, s’ka njeri qe ta mohoje, por perpara gjendjes s’one financiare s’kemi se c’ti bajme se jemi nji Shtet i vorfen. Ata qe bajne therorira si z. A. Rustemi shperblehen prej popullit e jo prej Arkes se Shtetit.
  2. z. Koprencka: Une propozoj t’i lidhet pensioni ne fjale qi t’i siguroje jo vetem jeten e tij por edhe te femijes se tij.
  3. z. Kelcyra: Zotnit e tyne thane se sherbimi i tij shperblehet me dekorasione ose t’a shperbleje populli. “Le cas est exeptionnel” dhe s’pajtohet me dekorasione etj. se ky ka shpetuar popullin. Neve lypset t’i sigurojme jo vetem jeten e tij, por edhe te s’emes edhe te t’et qi na dhane kete djale. Me kane thene se kur ishte z. A. Rustemi i burgosur ne Paris, e ema e tij sherbente ne dyert e botes dhe mblidhte extra per me sigurue jeten. Natyrisht nuk asht turp per nji njeri te punoje keshtu me nder. Pra e lanmja e asaj femije ne ate gjendje, me duket jo e ndercme per popullin shqiptar. Prandaj une them qe sot atij t’i lidhet pensioni deri sa ky te kete nji rroge te mjafte, ma shume per sigurimin e jetes se femijes se tij.
  4. z. Evangjeli: Cashtja pati diskutsione dhe shumica tha t’i lidhet nji pension, edhe une i atij mendimi jam. Qellimi asht qi ktij t’i sigurohet jeta edhe massi te dale na shkolla me shkak qi ky t’mos sillet neper dyert e Ministrive per me marre no nji nepunesi. Thane se shperblimin t’ja baje populli. Po ky Parlament a nuk asht poopulli vet? Neve a nuk jemi perfaqesuesi e atij populli? Duhet t’a dime se shperblime te ketilla, epen kurdohere na fondi i Shtetit.

Zana: Ne vote Z,. Kryetar.

  1. Q. Kokoshi: Une jam i pari qi bana ket proponim dhe me dukesh vetja ime shume e lumtur tue marre nisiativen te benjam nji proponim te tille, dyke pandehur qe do te pritesh me gezim dhe me duartrokitje, dhe pa as pak kundershtime. Nuk e pandehja kurre qe do te ndodhesh nje shqiptar, nji atdhetar, si-do-mos shume perfaqesues te kombit ne Parlamentin shqiptar te kundershtonte njojtjen e nji detyres se shenjte, qe ka kombi perpara heroit shqiptar A. Rustemi. Prandaj sa te lumtur e quanja vetehene kur bera proponimin, aq fat keq jam tash kur shoh kundershtime. Ata qe kundreshtojne, e shoh qe terthorazi e lavderojne, vepren madheshtore te A. Rustemit, por thane se vorferija financiare e Shtetit shqiptar, nuk jep leje te prishen per te tilla gjera, dhe kane frike se mos hapet nji udhe e pa-pushuar per pensione te njanit e te tjatrit. / Une them qe t’mos ish vepra dhe dora madheshtore dhe heroiste e A. Rustemit, Shteti Shqiptar nuk do te kishte as pak, finance nuk do te ndodhesh as e varfer as e pasur, dhe neve si perfaqesues te popullit te shisnim mendje ketu ne Parlamentin Shqiptar sot nuk do te ronim fare. / me gjithe ate tue e pase nji mos respektim per heroin shqiptar te benen kundershtime, proponoj qe proponimi qe kam dhene te vihet ne votim tekstualisht, perndryshe shtrengohem t’a heq proponimin, dhe mund te dale no nje proponim tjater dhe te votohet nga te tjeret. Po t’ mos harrojme zotnij qe sikurse tha edhe z. L. Gurakuqi, ay sherbim nuk shperblehet me pare.
  2. z. Kryetari: Po e ven ne vote kush asht anetar qi z. Avni Rustemit t’i lidhet nji pension i perjetshem prej (30) tridhet naholonash ne muaj na arka e Shtetit, te ngreje doren.

Votohet me 39 vota kundra 15.

Nuk mund te kuptohet dot vazhdimi i jetes sociale, dhe sidomos politike, te Avni Rustemit, Emzot Fan S. Nolit dhe Ahmet Zogut pa analizuar gjendjen politike ne Parlamentin Shqiptar ne fund te Legjislatures se Pare, ku ne Sesjonin e IV, mbledhja e 27, e enjte, me 27. Shtatuer 1923, ora 4, para dreke ndodhi ajo qe nuk mund ta parashikonte kerkush dhe qe hedh poshte te gjithe versionin e paraqitur nga historiografia fanoliste, me vone komuniste, mbi karakterin çifligar te asaj epoka dhe kontradikten imagjinare midis Partise se Ҫifligareve, Partise Popullore dhe partise opozitare te Fan Nolit. Ngjarja pati si promotor largimin e deputetit Bedri Pojani nga Partia Popullore, prodhimin e tre fjalimeve (nga Fan Noli, Ali Kelcyra dhe Nikolle Ivanaj) qe tregojne realitetin politik shqiptar te kohes (krejt ne kundershtim me ate qe kane mesuar shqiptaret ne arsimin e detyrueshem pas 1945) dhe votebesimin e Qeverise se Ahmet Zogut. Keto tre fjalime dhe rezultati i votebesimit behen shkaku i futjes se Avni Rustemit ne Parlamentin shqiptar (1924), permbajtjen e te cileve shqiptaret jo vetem qe nuk e dine, por ne saje te punes teper negative te nje studiuesi (Lefter Dilos: Ligjeron Fan Noli, Tirane 1944) jane shkeputur pjese nga fjala e Emzot Fan Nolit, duke e paraqitur si nje krijimtari filozofiko-estetike pa e thene se pese anarkite (na fakt rezultojne shtate) e shpikura te Emzot Fan Noli jane nje shpallje lufte qe njeriu pa fron episkopal, i vetequajtur emzot pa qene peshkop dhe i vetequajtur shqiptar pa jetuar asnje dite midis shqiptareve, i beri Shtetit dhe Kombit Shqiptar. Bisedimet parlamentare te dates 27 shtator 1923 jane pika qe sherbyen per vazhdimin e mitit Avni Rustemi dhe perdorimin e tij, me vone, nga ana e Fan S. Nolit, por dhe pika me kryesore qe ndikoi ne vazhdimin politik te shqiptareve sipas pamjes qe kemi sot (2019).

Fjalimet e asaj date do te vazhdonin pas nje maratone te filluar qe ne 4 te mengjesit, ku ne saje te nje votimi mbi vazhdimin e seances (40 kundra 26) vazhduan me fjalen e gjate te Emzot Fan Noli, qe ka nje permbajtje jo vetem provokative, por, mbi te gjitha, krejtesisht te shpikur germe per germe dhe fjale per fjale, te shoqeruar me vjersha dhe perralla popullore tejet larg politikes se nevojshme per permiresimin e jetes se shqiptareve, si me poshte:

“Ne fushen e manovrave te Partise Popullore na ngjau ca dite me pare, nje mjerim. Bajraktari i Partise Z. Bedri Pojani ra i plagosur me gjithe flamurin. Trupit heroik te ketij deshmori i afrohemi me simpathi qe t’i japim doren ndihmese, t’a ngushellojme, t’i a sherojme plaget e ta leshojme te beje yrysh perseri, po kete here ne nje tjater drejtim, kunder Partise Popullore qe kryesonte gjer sa u plagos. Do t’a percjellim ne kete yrysh me nje variant te nje kenge popullore:

                                              Popullorja brigje-brigje

                                              Digje, Bedri Peja, digje!

                                            (ilaritet-qeshje te zgjatura)

Duke ikur nga Partia Popullore, Bedri Peja ndreqi nje lajthim, e per kete gje meriton levdata te perzemerta, se beri nje vepre te rralle per Shqiptaret. Keta pergjithesisht, kujtojne se ndreqja e nje lajthimi eshte nje turp e nje qndrim pa emer, kjo karakteristike e races s’one eshte nje cen fatal. Këti ceni i detyrojme vazhdimin e Ahmet Zogut ne fuqi.

Na ngjau me Ahmet Zogun sic i ka ngjare nje kohe nje konti me Nastradinin gjerman Til Eulespiegel. Ky Nastradin i veriut kish marre persiper, me nje shperblim te larte te parapaguar, te stoliste me piktura keshtjellen e kontit. Kete pune do t’a mbaronte mbrenda ne kater muaj, po me konditen qe ne kete periudhe asnjeri tjater nuk do te hynte brenda ne keshtjelle qe t’i prishte qetesine. Kater muejt me radhe Till Eulenspiegel-i ndenji ne keshtjelle ku hante, e pinte, e bente qejf m’i kurrizin e kontit, pa bere asgje. Kur u-mbarua afati, ftoj kontin, konteshen e miqte e tyre te vinin te admironin pikturat dhe dekoratat e tij. Qe te shpetoje e te ike, para se te zbulohet lodra e tij, mendoi kete strategjeme. Kur hyri konti, kontesha e miqte e tyre ne keshtjelle, i paralajmeroi keshtu:

“Ata dhe ato prej jysh qe jane doçer e diçe nuk do te mundin t’i shohin pikturat dhe dekoratat qe kam bere”. Keshtu hyne brenda ne keshtjelli dhe cilido perpiqej te levdonte pikturat e dekoratat nga frika se mos quhej doc. Vetem nje sherbetore, pasi u-perpoq me kot te shohe pikturat e dekoratat, thirri: Ndjese paste nena ime, me ka bere doce, se une nuk shoh asgje”. Po gjer sa te guxonin te thoshin dhe te tjeret, qe nuk shikonin asgje, Nastradini gjerman kish flytyruar e kish vajtur gjetke per te dekuruar te tjera keshtjella.

Keshtu e mori persiper Ahmet Zogu t’a zbukuronte Shqipnine dhe keshtu ia mbushi mendjen Parlamentit me profkat e tij. Pak kohe pastaj, puna dolli fycke dhe shakaja u kuptua prej te gjitheve. Po me te shumetit nuk guxuan t’a thoshin nga frika se mos quheshin “tradhetore”. Nje pakice pati guximin t’a thote te verteten, dhe ajo pakice u-shtua dita dites, dhe nuk do te jete larg dita kur do t’ia kendojne Ahmet Zogut kengen ne kete forme:

                                              Rrofte Ahmet Zogu rrofte

                                              Shakaxhiu  t  Perparimit

                                              Brez pas brezi u-kujtofte

                                              Si sternip i Nastradinit.

(Qeshja te zgjatura dhe duartrokitje nga ana e opozites. Bertitje shamate nga an’ e deputeteve e proqeveritareve.)

Kane te drejte dhe ata qe qeshin dhe ata qe zemerohen. Se puna eshte per te qeshur e per te qare. Po atyre qe zemerohen do t’u perment fjalet qe i tha Ali Pasha Pouqueville-it, konsullit frenk ne Janine. Kafazi i keti kish rahur nje dite nji njeri te Ali pashes, i cili pa humbur kohe vuri njeresit e ti t’i heqin nje dru te shendoshe ati kafizi. Kur Pouqueville-i protestoi me zemerim per rahjen e kafazit te tij, Ali Pasha iu pergjigj me keto fjale: “(Nuk te shkojne keto Pouqueville, ay qe rah e rahin). Dhe une po ju thom, kush qesh, qeshet. Dhe kur duroni Ahmet Zogun qe ben nje shaka kollosale dhe groteske mi kurrizin e Shqiperise, pse zemeroji kur ne bejme shaka mi kurrizin e shakaxhiut?

Nemni leje tani  te pershkruaj, me pak fjale, historine dhe theatrin, ku Ahmet Zogu beri dhe po vazhdon shakan’ e tij. Ne konfuzion te pergjithshem dhe i ndihmuar prej lajthimeve fatale te kundershtareve te tij, Ahmet Zogu rremben fuqine te cilen po e mban ne dore. Kjo  s’ishte gje e zoreshme per te bere, kur te merret me sy, qe ne vendin t’one mbreteron konfuzioni i te pese anarnive (pra ekzistenca e pese anarkive nuk eshte ne funksion te te qenit karakteristike e shoqerise shqiptare, sic e kane interpretuar pas 1991 shume studiues shqiptare dhe jo shqiptare, por karakteristika te shpikura per te justifikuar marrjen e pushtetit sipas ideve te Fan Nolit nga ana e Ahmet Zogut, GH):

E para Anarqia Fetare: kater fe te ndryshme qe s’kane zene rrenje ne zemren e nji populli pagan. E dyta, anarqia sociale; ketu s’ka as kllas bejleresh, as kllas bujqsh, as kllas burxhoazie. Ketu bujku eshte me bej se beu, beu me bujk se bujku. Kini nje shembull te bukur ne Partine Popullore e cila mbahet sot ne fuqi prek bejlereve nga oxhaket me te vjeter, kur anetaret e kesaj partie levdohen qe kane shpetuar prej bejlereve.

E treta, Anarqia morale; ketu qeni s’njeh te zotin; ketu karakteret lopesohen, qullosen dhe ndrojne forma dita me diten si ne kaleidoskop.

Ketu ambicjet jane pa fre pa e quji; Ketu i padituri i di te gjitha dhe i pazoti eshte i zoti per te gjitha.

E katerta, Anarqia patriotike: Ketu brenda ne nje dite, si me magji, tradhetori behet patriot dhe patrioti tradhetor. Ketu shohim perpara syve t’one te kaperdisen si patriote te medhenj, ata qe kane luftuar per “harfet” e per flamurin e babes, e kane djegur Shqiperine e Mesme ose ata qe jane puthur me andartet e i kane ndihmuar per te shkretuar an’ e mb’ane Toskerine; ketu si ma thoshte nje mik, eshtge me mire te jete njeriu tradhetor e te shikoje interesin e tij, e te jete i shijuar qe te nesermen do te proklamohet patriot i madh.

E pesta, Anarqia e idealeve: Ketu idealet e erreta, te shtrembera e te mumifikuara te Fanarit e te Buhares perfyten e perleshen ne nje lufte per vdekje me idealet e gjalla, elegante dhe te ndriteshme te perendimit. Na mungojne vetem idealet e antropofageve. Po per te zene vendin e ketyne kemi kolltukofaget, krimba te verdhe me kohe te zeze, qe riten ne plaget e infektuara te Shqiperise ne lengim, kepushe, qe mund t’i copetosh, po jo te c’qitesh nga trupi qe kafshojne e thethijne.

Herodoti na tregon se ne batajen navale te Selamines, nje Athenian kapi nje anije persiane me doren e djathte e s’e leshonte gjer sa ja (ne tekst eshte ai, GH) prene; ahere e kapi me doren e mengjer; ia prene edhe kete; ahere e kapi me dhembe dhe s’e leshoi gjer sa ia prene koken. Sikur te ngjallej Herodoti perseri do te shikonte qe kulltukofaget t’one jane me te forte se ky trim legjendar i vjeterise greke.

Qe t’i shqitesh keta t’anet nga koltuku duhet t’u prec jo vetem duart e kokes po edhe kembet e trupin.

Perendia, i zemeruar qe te na mundoje per mekatet e stergjysherve na ngarkoj me barren, e veme urdher e rregull ne mes te ketyre pese anarqive. Hodhme nje sy mi problemin e tmeruar qe kishme perpara e na u ngjethne mishrat, po s’u trempme e ju perveshem punes. Qysh munt te heazitonim e te druheshim? A ka ideal me te larter se sa t’a nxerrish vendin t’ent nga shpella e erresires ta sherosh nga plaget shekullore, t’a lirosh nga thonjet nga gershenet e hydres s’anarqive e t’a shpjesh n’udhen e drits e te perparimit? A ka ideal me bujar se sa te krijosh e te vesh nje race te re, te forte e te disiplinuer, me fen’ e detyres ne zemer me diellin e lirise ne balle e me flamuerin e sakrifices, per te miren e pergjithshme; ne dore? Ia nje pune per nje komp-ndertonjes per nje nation-builder, ja pune per nje trim legjendar, ja puna per nje gjysem perendi. Po kete pune gjysmeperendie dhe titani e rremben dh’e e mban ne thonjt e uj nje shakaxhi i trubull, i cili mi te pese anarqite qe ekzistonin, shtoj dhe dy anarqi te tjera: anarqine shteterore dhe anarqine ekonomike dhe financiale.

Shakaxhiu vazhdon ne fuqi, i ndihmuar prej ketyre anarqive dhe i perkrahur prej shokeve partizane, te cilet, s’duan te njohen e te ndreqin lajthimin nisetor qe bene kur e vune ne krye te punes. Shakaxhiu, dyke pare qe shoket merziten, e ndryshon nga koha ne kohe, shakan, e kabinetit, e partizanet e tij flene rahat gjer sa shohen qi shakaja behet m’e keqe dita me diten. Keshtu u sakrifikuan si cepinj emisare (boucs emissaires) Xhafer Ypi, Hysen Vrioni, Koleka, dhe oret e fundit Tatzati.

Me ikjen e Kolekes udhet su ndreqen e ndertuan urat.

Me ikjen e Hysen Vrionit nuk u zune ata qe vaditne dy te lalet e Vlores me hinga prej kripe; perkunder Koco Memoa, i pandehuri per atentatin kunder jetes se Myfit beut, me kater ruajtes te burgut te Gjirokastres dhe tani jep deshmime mi kurris te qeveritareve te ane perpara komusionit nderkombetar t’Anqetes ne Janine.

Ikja e Tatzatit ngjau vetem dje dhe eshte teper shpejt te themi c’ndryshim do te sjelle ne Ministerin e Luftes. Po s’mundim vec se te qfaqim hidherimin per Nenkolonelin Minister te ri, te cilen e shoheme sot te vije prane minotairit qe ha shoket e tij.

Mbetet Ministr’i Arsimit qe t’i lere mesonjesit te vdesin urie nga mos pagesa e roges, dhe te mbyll shkollat qe jane edhe hapur.

Mbetet Ministri i Financave qe te lere pa roge e pa buke nepunesit, ushtrine e xhandarmerine, qe t’i shtroje Parlamentit buxhetet klasike te balancuara ne karte e te qkelmuara ne realitet, dhe qe te ruaje arken e zbrazur te Shtetit mos bjere brenda nonje mi e thyen koken.

Mbetet dhe Ministri Puneve te Jashtme per te bere gafa.

Kur arce heren e funtme hodha syt nga salla e komisionit t’administrates n’avlline e Parlamentit dhe pashe qe kopshti Ministrise te Puneve te Jashtme ishte thare krejt. Atje me pare lulezonin qepe e kastaveca dhe kunguj; atje pulat dhe zogat kllocitnin dhe benin veza taze te cilat depozitoheshin me kujdes ne dollapet e Ministrise ku ruhen arkivet e Shtetit. Tani vura re me hidherim qe qepet e kastravecat ishin thare dhe ahime! Ishin shdukur dhe kungujt qe na kujtonin koket simpatike te Ministrive t’ane. Kjo neveritje kishte nje shpjegim: Ministri yne ishte ne vakance. Dhe ku? ne Bukuresht! Dy gafa me nje here. Se nji Minister i P. te Jashtme nuk mund te shkoje vakancat ne nji kryeqytet ku te jape shkak te perhapen thashetheme te ndryshme per misione (te fshehta) diplomatike; Per shembull; Me te mesuar udhetimin e tij, gazetat perhapen me nje here qe Ministri yne vete  per te kallur Shqiperine n’Ententen e vogel dhe per te kerkuar nje mbret per fronin e Shqiperise. Eshte e vertete qe Ministri yne i pergenjeshtroj te dyja keto lajme, po puna e ti ishte te mos jepte shkak te perhapeshin keto lajme, se shpesh, eshte gje inoportune te vertetosh e te pergenjeshtrosh thashethemet.

Pastaj Ministri yne s’duhet te kish vajtur ne Bukuresh per aresye per te cilen hobori i Belgradit nuk e quajti si persona grata qe te perfaqesonte Shtetin t’one ne dasmen e mbretit t’Aleksander te Serbise. Detyra e nje Ministri ne vakance eshte te heshte dhe te qlodhet. Po Ministri yne jipte intervista dhe ja nje pjese e intervistes se tij ne gazeten “Adeverul” (E verteta) me date 28 korrik: “Ahmed Zogu” ka bere studime serioze n’Europe, di disa gjuhe te huaja dhe esht nje njeri me idera perparimtare”. Kjo natyrisht eshte nje genjeshter, qe te gjithe e dime qe Ahmed Zogu nuk ka bere aspak studime n’Europe, pa le studime seriose. Ne kete mes vritet Xheneral Tellini, turbullohet tere atmosfera e Ballkanit, cpallen ngaterime ne kufi te veriut, Vermoshi e Shent Naumi ndodhen ne rrezik po Ministri yne nuk e prish qetesine e vakancave me keto gjera te vogla. Dhe qe erdhi i detyrohet A. Zogut, i cili i dergoj 8 telegrame qe t’a shqite nga Bukureshti e t’a sjelle ktu per diten e votes se besimit, me qene qe votat e Partise popullore u-pakesuan pas ikjes se kretarit te Partise Popullore me shokte.

Metet e mbetet Ahmed Zogu, i rethuar prej koltukofageve, dhe i qarkuar ne shpellen e tij prej nje mizerie hafijesh dhe dallkaukesh; mbetet ky shakaxhi qe pretendon oksidentalizme dhe liberalizme, kur ushqen ne zemer te tij idealet me te arreta t’orientit; kur shkel lirit’ e popullit dhe qkateron arken e Shtetit per t’arrire qellimet e tija personale, e ky shakaxhi sot na vien per vote besim, per te bere zgjidhjet e assamblese konstituente, e per te mbaruar shakana kollosale e groteske qe ka nisur mi kurizin e keti Shteti te mjere.

Ne deputetet e Opozites, jemi te shtrenguar t’a ndalojme kete shaka me cfardo mndyre, se kemi frige qe kjo do te jete ndofta shakaja e funtme e Shqiperise, pas se ciles do te nisen dhembjet e barkut pa shprese sherrimi.

E quajme te tepert t’u bejme nje apel Ministrive te sotme per nje beau geste e per demicien, se zoterit e tyre jane te semure pa shprese nga kultukofagia dhe ethet e kesaj semundje nuk i lene te shohin pergjegjesine e tmerua qe marren perpara kombit dhe historise.

Po, na mbetet nje shprese dhe kjo varet nga shoket deputete te shumices, qe jane te bindur qe bejne nje gabim, duke perkrahur kete guverne, po qe s’kane arrire edhe ne piken qe t’a njohin kete gabim e t’a ndreqin.

Sot eshte dita e funtme. Sot a kurre. Kombi e pret prej jush kete akt patriotizme dhe urtesie politike. Kombi pret prej jush te beni detyren t’uaj me doren ne zemer per te miren e atdheut.” (Bisedimet Parlamentare 1923/3, Tirane 2012, f. 295-299).

Me pas fjalen e merr Z. V. Xhuvani qe i kundervihet fjalimit te Fan Nolit me nje fjalim dy here me te gjate duke ironizuar delegatet shqiptare nga Amerika.

Me pas fjalen e merr Z. Ali Kelcyra qe i del ne krah Fan Nolit kundra Ahmet Zogut, si me poshte:

  1. Kryetar! Te ndershem kolege! Sic e dini mote-mote me pare, ishim shoke me Ahmed Zogun ne perine popullore. Ne raste kritike te krizave politike kur viresh ne prove qendrimi dhe lidhja e antareve te asaj partie, Ahmed Zogu, me se per t’i inspiruar ne zemrat t’ ona besimin te personit qi e shinte te dyshimit besimin per te cilen atehere kishet teper nevoje na thoshte: “Neve jemi te pandare se na bashkon nje ideal: ideali i perparimit, ideali i demokracise, ideali i shtypjes t’ambicjeve personale per lumturin e atdheut”. Me gjithe dyshimet qe mund te kishim, ne te thellat e shpirtit, donim t’i besonim fjales se Z. se tij, se pandehnim, ne mos stervitjet e mentalitetet e mara ne ambicjet e vecanta ndryshimeve e instinktevet naturale te polindura, te pakten versa, afrimi, moshes, spirit e djaleris dot i bashkonte me te vertete idealet t’ ona te paken ne zhvillimin e pikavet esenciale te vepre s’ on politika.

Ah! mjerisht koha shume shpejt na i defteu se paskemi qene te gabuar!!

Moti po behet tani Zotrinj, kur Parlamenti hapte porta e priste ne kete salle perfaqesuesit e kombit, pas nje kohet te gjate, prej gjashte muajsh pushim, kohe ne te cilen ngjarje historike me rendesi te vecante kishim jo vetem tronditun gjithe jeten t’ one shoqerore po vene ne rrezik dhe fatin e kombit Shqiptar.

Ahmet Zogu ne dehjen e triumfit, triumf i siguruar jo aq na zoteni e tij sa na verberia politike e kundershtareve te vete; Ahmet Zogu peshtjelle ne aureolen e pompes dhe te madheshtise megalomane, krijuar n’ atmosferen e pregatitur prej nje grup vagabondesh: vjershetor, shkrimtare, e politikane; Ahmet Zogu ne mes te duartrokitjevet e te lavderimevet te popullit, gjysmes e te cilit e shtypur dhe e terrorizuar na veprimet e fuqise kombetare ne operasione ne unjen mesqini dhe meziberonile te saj, kish konkretuar, na paditja ku ndodhesh, gjithe forcen ekzekutuese te personi i zoterise se tija, e gjysma tjeter e popullit e gabuar na fjalet e shkrimit e dallkaukevet, te cilet me cdo vend te tille, pas kataklizmavet sociale, gjejne menyre te sigurojne no nje pozite duke ngritur ne qiell ata qe pati ne fuqi. Keshtu ne cirkostancat e jashtezakonshme, krijuar nga rjedhja e ngjarjeve, Ahmet Zogu, i mbeshtetun ne fuqin e vet e trazonte, i larguar krejt na principet e ideale qe na bashkonin njehere e per te cilat tani s’kish nevoje, vinte ne parlament te na diftonte viktuaret e tija e te na shpjegonte programin oksidental me te cilin dhe njerez serioze akoma pandehnin me te vertete se Shqiperija me te pak kohe do te benes nje Zvicer e vogel.

Shumica e grupit te Gjinokastres, Imzot Noli me shoket e vet, me gjithe qe qe ishin antaret e partise popullore antaret te cilet ishin shkaketaret e pare te krijimit t’ asaj partie, e kishin inspiruar programin e saje ata qe e kishin mprojtur nxehtesisht ate parti ne kohet kur kundershtaret ishin ne fuqi, duke pare kete gjindje qi s’korrespondonte aspake ne parimet e partise e me principet e tyre politike, duke kuptuar ciltazi shpirtin e Ahmet Zogut, i cili e kish hequr masken se s’kish me nevoje, qe donte me c’do menyre te dominonte ne dem te lirise se popullit, ky grup i vogel vendosi te dalin nga partija, ku s’i mbetesh me vend per te, e nisi te tundinj kambanen e alarmit per te hequr verejtjen e popullit mi rreziket qe po i pregatiteshin atdheut t’ one.

Neve, duke mos trumbulluar far as na fuqi e Ahmet Zogut qe fati i vinte ne duar, as na kurent i mendimit te pergjithshem te gabuar, ne favorin e tija, as na duartrokitjet, na thirrjet rrofte shpetimtari i atdheut te cilet i pregatitnin dallkauket e tija, me nje gjakftohtesi e nje largparje politike te cilet koha sot po i verteton, na sivelimi positif i realitetit te gjindjes, beme ket gjykim dhe konkluzioni te cilen ja shpallme hapur popullit dhe Parlamentit:

1-Na qeveri e Ahmet Zogut me ket fryme e mentalitet qe i shohim kur nuk munt t’i vinje ndonje e mire atdheut vec dem.

2-Ahmet Zogu me mendimet qe i jane ngjallur, me ambicjet e erreta qe i kane fshjelle trut edhe shpirtin eshte njeriu m’ i rezikshem qe ka ne Shqiperi, lufta kunder te cilit, jo si person po si princip, si ide te supremacise qe do te shiguronj eshte nje detyre per cdo atdhetare.

Ky vendim, i dhene ne kthjellesine e ndergjegjes s’ one patriotike, qe kaq ne kundershtim te plote me mendimin e pergjithshem i cili pas fjalet te dallkaukeve pandehte seriozisht te gjente te personi i Ahmet Zogut nje idealist sherbenjes te lartesimit kombit, sa jo vetem ne Parlament po dhe jashta akoma ne shume qarqe patriote e intelektuale, fjalet t’ ona bene efektin e plasjes nje bombe pa pritur (ketu kemi argumentin qe permbajtja e diskutimeve ne Parlamentin Shqiptar te dt. 27 shtator 1923 ishin kaq te papritura sa lind dyshimi qe shtytja e tyre e ka nje burim te jashtem, GH).

Sjellja jone, mjerisht u quajt jo vetem nje marrezi e shkaktuar na ambicjet e na passionet t’ona, personale, peme e zilise e nakarit, po shume guxuane t’a quanin nje tradheti kunder atdheut, cdo sulm qe t’i benesh personit ati qe e salutonin si shpetimtar i atdheut “Skender i vogel” Messiu i Shqiperise.

Grupi i Opozites prej 12 a 13 vetash qe benesh atehere sic nuk u trumbullua as na fuqi e Ahmet Zogu, as na levdatat e na thashethemet e dallkaukevet tija, s’ u impresionua as pak dhe na akuzat qe i benesh si na shumica parlamentare dhe na pasaniket e tyre perjashta, po besnik i patundur i principeve tija te demokracise e te lirise popullit, qendroi i patronditur ne luften antidiktatorijale, duke shfaqur perpara popullit te gjithe lakuriqesine e ti shpirtin e Ahmet Zogut, si pengim i perparimit dhe si shkak proncipal i carjes e ndarjes Kombetare. Koha mjerisht po i verteton fjalet t’ ona. Sot po shihet ciltazi dhe prej anetareve me te nxehte t’ Ahmet Zogut, prej atyre qe e quanin ate nje genio, qe na pandehnin te verber ose te marre neve qe mbyllnim syt perpara keti dielli te perparimit dhe te lumturise qe kish lindur ne vent tene, falimenti i politikes Ahmet Zogut ne fushaten e perparimit dhe rreziku i qenjes tija ne fuqi, si mburimi i shume ngaterrimevet te brendshme e te jashtme. Jo vetem asnje permiresim ne gjindjen t’ one shoqnore-politike nuk mund te benje qeveri e Ahmet Zogut, as nje organizim; pervec krijimit spionagit, po shkateroj financat e Shtetit, duke prishur djersen e popullit per propaganda personale; e solli nje shkaterrim nje demoralizim ne te gjithe jeten t’ one zyrtare e kombetare.

Te gjitha c’ kishim prapa e c’u kishim cfaqur ketu ne parlament po vertetohen mjerisht brenda ne kohen e shkurter te nje viti. Prova me e cfaqur e cila verteton ciltazi gjithe fjalet t’ ona eshte sot heqja e Ministrit Luftes Zotit Tatzati na qeveria dhe laergimi i Bedri Pejanit si kryetar dhe i shokeve tjere na partia, e me shume menyra dhe aresyeja e ndarjes ketyre zoterinjve, te cilet si cili do nje veteran patriot ishin kollonat e qeverise sotme; u ndane duke akuzuar dreq per dreq politiken personale te Ahmet Zogut si antidemokratike dhe antikombetare.

Ja Zoti Ahmet Zogu, shoket me besnike te Z. s’ uaj ata me te cilet thoshit se u bashkon ideali, po u-largohen nje nga nje se nuk munt t’u ndjekin me ne aventurat ku jeni nisur e po u-lene vetem ne fushaten e ambicjeve t’ uaja. Ne qofte se do te qendroni, do te mbaheni me ata qe partija dhe shoket t’ uaj pak kohe me pare i kane luftuar.

Akuzat e rrepta qi i bejne sot shokt e tij me t’afert Zotit Kryeminister provojne se nuk e kemi luftuar Ahmet Zogun si person po si princip, si ide e supronise qe do te kete mbi popullin. Jo zoteninj, fluturojme shume larte ne fushaten e idealizmes sa te luftojme zotnine e tij per passione vetiake.

Nuk bejme nje profeti duke parapame a do te ngjante. Taktik’ e qeverise sotme pa dyshime te tilla peme do te jepte.

Zoterinj, shteti yne sot qeveriset me sistemin parlamentar. Cdo sistem qeveritar me te mirat dhe te ligat qe mban ka menyren e aplikimit vet. Sistemi parlamentar i sotshem, i cili eshte peme e qindrave vjeteve te provavet kombevet qyteteruara, ka per baze kete princip: duke qene qeverija e pa-tundur ne degat qendra e saj, kryeja, kabineti te nderonje pas nevojavet dhe oportunitetit politik.

Ahmet Zogu i cili ka vendosur me c’do menyre te mbanje kur-do-here qeverine eshte ne kundershtim te plote me principin me elementar te parlamentirizmes. Ketej lindi gjithe ngaterim qe shohim sot. Keshtu eshte plaga e hapur ne trupin e shtetit nga rrjedhin te gjithe te mbetat dhe rreziqet qe cfaqen sot.

Nuk eshte mungese e zotesise se ti, ose e zgjimit qe s’munt t’ja mohojme po sikur dhe nje geni te ish kryeministri me principet qe inspirojne politiken e ti rezultati do te ishte gjithnje nje soj.

Si kur Ahmet Zogu te qe nje diktator i plote mase gjindja, te paken per ca kohe, do ish me mire na c’eshte sot, se atehere mondobare do te mendohesh qysh te mbushte deshirat e tij; sot qe ne forme jemi nje shtet parlamentar ka nevoje, shume a pak, per te pasur shumicen e gishtrinjet, te kenaqinj dhe interesat e ambicjet e shokvet vet gjith ne kurriz te shtetit. Sot kemi nje qeveri nen masken e parlamentarizmes, ne essence despotike, oligarki me diktator parlamentere, sistem me i keq gjithe te tjereve, konsekuencat e te cilit po i shohim sot te gjithe. Shikoni shkaterrimin e financavet; shikoni veperat e nepunesavet, vecanerisht te personelit te ministrive, Punevet Brendeshme, vegel e propagandes personale e te intrigavet partizane, kondra kanunit e te drejtavet njerezore; nuk dua te flase me hapur se me ndalojne interesat e larta te Shtetit vecanerisht me nje kohe kaqe delikate e kritike te politikes s’ ene te pergjithshme.

Mejtoni Zoterinj mire ju anetaret e shumices c’ pergjegjesi po merrni perpara historise, perpara ndergjegjes s’uaj, perpara kombit Shqiptar duke lene Ahmet Zogu ne fuqi te benje zgjedhjet, si te doje vet, per assamblene konstitucionale e cila do te caktonje fatin e kombit shqiptar e dot vere themelet e shtetit t’ ene. Mendoni  barren qe po merrni persiper, per damken e turpit qe po i vini assamblese konstituante duke lene qeverine e Ahmet Zogut te benje zgjedhje me syngji sic e ka zakon na here.

O ju shoket e shumices, po u-them dhe nje here per radhen e fundit, hiqni dore na ky mendim i cuditshem qe kini te mirni te drejtat e kombit nder kembe, se do te shtypi vete e te dermohi nene shqelmet e tij ose do t’ a shkateroni kete shtet.

Mejtoni pak c’ rrezik po i pregatitni keti populli, duke dashur t’i impononi Ahmet Zogun i cili po shkaterron carjen e luftes midis fuqivet nasionaliste, midis patrioteve, bashkimi i te cilevet ka qene shkaku i cdo nonje levizjes kombetare.

Mejtoni konsekancat e kesaj luftes repte midis jush e shokevet t’ uaj te djeshem, luft’ e rezikeshme, me nje kohe kaqe kritike si kjo e sotmja ku trumbullimet carjet e ndarjet e brendeshme, rezultate i domosdoshme te kaqe shekuj sundimit t’ uaj, levizjet akoma me grave, qe po cfaqen ne orizontin e eret t’ enen politike, me ngjarjet e fundit si na kufi e veriut dhe te juges lipin me teper se kur do here lidhjen kompakte te grumbullit patriotevet me te bashkuara dhe gati per cdo nonje ngjarje me teper se ku do here c’ do te ngjase ne dem te Shtetit na kjo perpjekje e fuqivet kobetare, responsabiliteti eshte krejt juaji zoteninjt e shumices. U-propozua te beni nje qeveri nen tjater kryeminister, pa marre asnje na neve e t’i japim doren njeri tjatrit te bashkepunojme per te miren e ketij atdheu i refuzuat te gjitha proponimet t’ ona te sinqerta te dala na ndergjegja patriotike vetem per kapricen se doni te mbani kalakic Ahmet Zogu e doni t’ ja impononi popullit dhe neve per te siguruar kolltuket t’ uaj.

Na vendimi qo do te jape parlamenti ne kete dite istorike dot kuptonje bota ne dot bajme vertete nje shtet evropian ne bazat e lirise popullit apo nje shtet ne formen konstitucionale dhe n’essenze despotike si republikat e Amerikes poshterme perpara dhe shtetet afrikane tani, ku nje tufe hajdutesh bejne fuqi, marin qeverine ne dore, Shtypin kundershtaret e tyre, rembejne me te djathte e me te mengjer gjer sa nje tjater kategori njerezesh vijne e i perzene qe t’ u zene vendin duke mbytur njeri tjatrin ne gjakne e kombit martir.

U perserit, Zoterinj fjalet e patriotit math Amerikan Lincoln-it i cili me pare se te nise lufte sessionit u thoshte bashkeatdhetareve te ti te juges: “Vellezer, paqja ose lufta, lumturija ose shkaterrimi i ketij vendi varet ne duart t’ uaja”. Hiqni dore na diktatori e Ahmet Zogut jemi gati t’u zgjatim doren, ndryshe po rremoni varen t’ uaj dhe te atdheut bashke. Thoni se Ahmet Zogu u gjakos me popullin nuk mundni t’ a lini. S’ jemi as neve kunder personit tija e nuk do te duame kurre, me qe kemi bashkpunuar me te t’a marin armiqt’ e ti nder kembe. Po eshte marrezi te gjykojme se pse ka armiq Ahmet Zogu te jete i shtrenguar ky popull t’ a mbanje gjithnje ne fuqi, qe te shtonj armiqt’ e ti me teper.

Ja Ahmet Zogu po e sheh, ata patriotet e ndershem me te cilet thoshe se te bashkon ideali ja sot nje nga nje po te largohen.

Ja po e shikon se personi yt po benet shkaku i grindjes dhe i zihjes midis patriotevet.

Po qe te kishe me te vertete ideale t’ene sot ne vent qe te insistonje, duke perdorur kaqe intrriga e duket fshehur ne grupet e huaj te merrnje vot besimin dot vinje t’i dekllaronje parlamentit: “O ju perfaqesuesit e Kombit qe sot kini dyshimin na une, ne kohen kritike per mprojtur ndere e shtetit dhe te kombit une qendrova burerisht sot qe disa na shoket e kane hequr besimin na une, largohem na fuqia sa te behen zgjedhjet, formoni qeverine e cila pandehni te siguroje lirine e ndergjegjes kombetare”.

Kjo ishte detyra e nje idealisti dhe e nje patrioti te vertete ne vend t’ ent.

Atehere do te shikonje qysh shoket me karakter, do te te epnin doren e te te mbanin me bese. Mjerisht ambiciat e erreta dhe megalomania qe te ka rrethosur shpirtin t’ ent po te terheq me vertik ne greminen e shkretinavet nga te mos dale dot kurre. S’ kam dyshim se me kete mentalitet parabola e jetes sate politike, Ahmet Zogu, qe nisi ne lufte ne kryengritje, shume shpejt prape ne rremuje e ne kryengritje do te mbaroje, duke lene ca pas placka, placka vendin e gjakut kombetar.

Lus vetem Zot shpetona Shqiperine.” (Bisedimet Parlamentare 1923/3, Tirane 2012, f. 306-311)

Ky  ishte fjalimi i fundit i seances, qe pas nje pushimi rifillon perseri, ku ka nje replike midis Z. P. Papa, Z. Ali Kelcyra, Z. Kryeminister mbi nje mocion per sjelljen e Keshilltarit te Ministris se P. Mbrendeshme, por qe Kryetari i seances i jep fjalen Luigj Gurakuqit  qe analizon gjendjen sociale dhe administraten e qeverise nga pikepamja njerezore ne nje fjalim te gjate duke dale ne krah te Ali Kelcyres. Pas nje replike te gjate midis deputeteve, Kryeministrit dhe disa ministrave, fjalen e merr Z. N. Ivanaj, qe flet ne favor te Kryeministrit, Ahmet Zogut:

Z. N. IVANAJ: Detyra e eme asht pak e veshtire. Z. Kryetar, se pse m’ ra rasa me fole mbas disa Z.Z. deputetve, qe sidomos per kritika e qortime jane mjaft te zotet – e kritikuene dhe e qortuen qeverine.

S’jane vec se pak muej qe j’u dha ksaj qeverri, mbas bisedimeve e kritikave, votebesimi. E tue vene (re) se qysh athere e deri sot s’ka ndolle ndonji gja a send e posacme dhe me randsi gati s’kishte me kene e nevojshme per me fole ne mprojtjen e saje, mbasi qe vepra e saje jane ato qe e mprojne ma smirit.

ZANA: E pranojme.

  1. N. IVANAJ: Nuk asht gja ma e lehte se me kritikue, si me thane, me rrenue, me poshtenue, me qortue, – por asht shume e veshtire, sidomos ne kohen e sotshme, qe asht aq e veshtire dhe e rrezikshme kohe c’do pikpamje, me ndertue.

Permbi cashjten e permbrendshme mbi te cillen u sulme ma te shumen kritikat e kundershtareve, s’asht nevoja me fol shum, sepse flasin punt vet. Qetsija, pergjithsisht, me te vertet, asht gjithnji tue vijue edhe asht n’at shkalle qe si paten vend kritikat – qortimet e sotshme.

Prej qetesies s’mbrendshme – sido qe te jene – varet ende politika e jashtme, e cilla e ka marre nji rrjedhe aq te mire qe dite per dite po vjen tue j’u shtue kombit  e Shtetit t’ one kredite moral e material.

Flitet e shkruhet prej kundershtareve tendecioz, qe jane 10 vjet qe shqypnia asht e lire, dhe prandej, gjueja, asht faji i ksaj qeveri per sa te mbetet, si dhe pse s’u cue deri sot Shteti e kombi yne – Kahe c’ do pikpamje – ne nji shkolle ma te nalte. Por, jo, z. kryetar e z.z. deputet, nuk asht e vertet qe Shqypnia asht e lire qyshe tash 10 vjet, se pse ktyne 10 vjetve dot hiqen 8 a se 7; mbeten, pra 3 vjet, te shumten, qe Shqypnija asht e lire tjerat ishin te kohve okupacjoneve te hueja, qe jane per t’u hjeke sepse nen robenina ushtarake te hueja, si dhe me sa qeverina te perkohshme – aty ktu, copa copa qe lane mjaft me dishrue:

Prandaj, per ket qeverri – per kohen e shkurt – s’ka kene i mundur per me i plotsue gjithe mungesat ende me e cue kombin e Shtetin ne nji, shkalle qe na e dishrojme. E, pra, tue mos muejte me shkue me paragjykime, na nuk jena te sigurte, qe – tue j’a dhane voten e mosbesimit ksaj qeverri – prej barkut te keti Parlamenti mund te leje nji qeverri, qe, do t’i drejtonte, pergjithsisht, punet ma mire. Sepse, na ktu s’po shofim nji trup me nji qellim edhe program te caktuem. Perkundrazi Partija Popullore tue e pase programin e vet, qe e shtim ne veprim, punet shkuem aq mire sa mund te shkojshim.

  1. B. OMARI: Programin e Partise Popullore u a kemi bere neve.
  2. Z. IVANAJ: Eh, zoteni! Se sa pune e lete asht per me shkrue dhe vu programe mbi karte; por se sa e vishtire asht: per me dijte, per me mujte dhe per me pase me ke me i shti ne veprim.

Une e kam pranue at program si nji ma te vogelen te keqe. Jane disa te mbeta, pergjithsisht, qe i shohim edhe na, por jo per ket arsye mujme t’i thona opozites, ja tek e ke qeverine dhe merre.

Pose kesaj e kena para syshe, prap ate grup njerzish; qe ne kohnat e ndryshme u provuene ne pune qeveritare, dhe kena pa qe nuk mund te j’u besohet ma.

Pastaj, une kujtoj se nuk asht kohe as leverti, s’na ep dore, te ndrrojme dit – per – dite qeveri, se koha asht shume e dehleatshme. Tue sjelle syte si ka Veriu ashtu edhe Jugu, me ndryshimin e qeverise, (qe mund te ndryshonte ende rezhimi, menyra e qeverimit, si tha, pak perpara Z. A. Kelcyra) mund te sjellte edhe nje rrezik kombit t’ one.

Emzot Fan Noli ma teper se me ba qortime kritika serioze dhe konkrete, ende – ne vend qe te fliste politikisht – foli, vetem komiko – tragjikisht. Foli edhe disa here n’a bani me qeshe si shakaxhi, per te metat dhe mungesat qe ka sot shteti e kombi shqiptar. Un s’e di mire se kush e ka fajin, por pa dyshim, jo qeveria e sotme.

Mund te jene qe ndonji Ministri parcialisht, len me dishrue por fati i keq asht aj, se e tgrashigueme, si financiarisht, si kulturisht, prej qeverinave te tjera. Per 24 ore nuk mund te sjellet kombi e Shteti, madje as per 20 muej as per disa vjet…..

  1. S. VINJAU: Si, te leme ket qeveri 20 vjet?
  2. N. IVANAJ: E, si mund te na siguroni ju vec se me fjale te thata? Foli Z. A. Kelcyra per partine nacionaliste. Po, na a sjena nacionalista? Une e shoke te mi, e kam nji program, e me ket program, tue vuejt e veprue, e kena pru kombin e Shtetin deri n’at shkalle qe deri sot ishte e mundur. Vertytet e veprat e kesaje qeveri; kapercejne te mbetat qe mund t’i kene.

Edhe Z. Gurakuqi foli teper, por se nuk tha gja konkret e me randsi ne qortime – kritikime te ti. Aj i permendi disa sende te vecanta lokale e te vogla, te cillat mund te ndodhin kudo edhe kurdohere….

  1. S. DELVINA: Po shkodrant te tu jane qe po mbahen ne burg!
  2. N. IVANAJ: Sa per ceshtjen e kufijve, si te gjith ju, Z. Z. deputet mire e dini, nuk asht e dreit se mund te j’ u vehet faj qeverise e delegatve t’ one, si kah Veriu ashtu edhe nga Jugu sepse delegatet t’ one si edhe ata te fqinjve t’ one ishin e jane vetem konsultative edhe nuk mund te provokohet kurrsesi se qeveria dhe delegatet t’ one nuk e bane plotesisht ende ketu detyren e punen e vet. Ajo asht e varun prej delegatve misve te komisionit te Shteteve ma te mbedhaja qe vetem ata jane deliberativ.

Pra me te gjithe te mbetat qe parcialisht mund t’i kene ndonji ministeri (nga pikpamja e administrates) nuk vetet puna deri n’ ate shkalle sa te ja mohojme edhe ket here votebesimin qeverise…..

ZANA: A vetem edhe ket here?

  1. N. IVANAJ: Sidomos duke qen se kryetari i kesaj qeverie qi ka vertyte veprime edhe meritime qysh dhet vjet e deri sot ende disaheresh e ka shpetue Shtetin – si me diplomaci ashtu edhe me pushk ne dore prej armiqve edhe rreziqeve te permbrendshme edhe te perjashtme. Pastaj jo nuk mund te thohet se jena as sot as n’ at gjendje qe kje Shteti dhe kombi kure – mbasi e mbaroi lufta botnore – tha per Z. Cemenceau se ishte i mire per kohen e luftes por jo per pagj. Tue kene pra se na ende sot nuk jena ne nji gjendje qe kombi e Shteti i Frances kje edhe n’ at kohe kure mbaroi lufta botnore une – me shoke te mi – po jep votin e besimit.” (Bisedimet Parlamentare 1923/3, Tirane 2012, f. 325-328).

Seanca vazhdon me fjalen e Hil Mosit, qe del kundra qeverise, vazhdon me fjalen e z. Vinjau, replikat me kryeministrin dhe ministrin e financave (Kol Thaci), me Z. A. Kelcyra, Z. V. Xhuvani, Z. Dr. Syreja Pojani, fjalen e Z. Koco Tasi, Z. Qazim Koculi, Z. O. Haxhi, dhe nje sere replikash midis deputeteve deri sa mberrijme ne momentin e votebesimit te Qeverise se Z. Ahmet Zogut.

ZANA: Venje ne vote Z. Kryetar, se u lodhem.

Bahen 5 minuta pushim, dhe pas 5 minutash mbledhja mbeshtjellet prap.

  1. KRYETARI: Atehere po e ve ne vote besimin e Qeverise Z. A. Zogut.

E doni nominale?……..

ZANA UNANIM: Nominale.

  1. KRYETAR: Ai qe thote po i ep vote-besimin Qeveris, ai qe thote jo, nuk ia ep.

Kendohen emnat e deputeteve si pason…………………

  1. KRYETARI: Perfundimi votavet: 39 per po, e 26 per jo, keshtu qi Qeveria e Z. Ahmet Zogut, mori besimin me 39 vota, kundra 26 (Bisedimet Parlamentare 1923/3, Tirane 2012, f. 363, 364).

Te djelen, me 30 shtator 1923, ora 10 p. dt. mbahet mbledhja e 31 e Legjislatures se Pare, Sesjoni i IV, ku bisedohet mbi projekt ligjen mbi zgjedhjen e misvet te kuvendit kushtetues. Ne ora 5 mbas dite mbyllet Legjislatura e Pare e Parlamentit Shqiptar.

Fundi i vitit 1923, saktesisht data 27.12.1923, perfundojne rregullisht zgjedhjet per Legjislaturen e Dyte te Parlamentit Shqiptar ku, sipas nenit 65 te ligjit mbi zgjedhjen e miseve te Kuvendit Kushtetues; dhe zgjedhesit e dyte, konform dekretit te Keshillit te Nalte, zbatojne te drejten kushtetuese per te votuar. Ne prefekturat Durres, Berat, Elbasan e Kosove zgjedhjet jane perfunduem rregullisht. Pikerish ne keto zgjedhje cfaqet per here te pare emri e Avni Rustemit pa na treguar menyren se si u perfshi ne kete liste, si deputet i prefektures se Kosoves. Por ne mbledhjen e VIII, e Hene me 11.II. 924, ora 2. mb. dreke, kendohet procesverbali i Prefektures se Kosoves, dt. 10 Kallnuer 1924, mbi perfundimin e zgjedhjeve te bame me 27 Dhetuer 1923 ku ekziston kjo tabele me rezultatet e votimit:

  1. Hoxha Kadri, ne Has 19, ne Lum 81, ne Bunjaj 43,       gjithsejt 143
  2. Dervish Mitrovica “-“ 19     “-“       80      “-“       43           “-“     142
  3. Dr. Fahriu “-“     19     “-“       78      “-“       43           “-“     140
  4. Numan Ferizi “-“   19     “-“       76      “-“       43           “-“     138
  5. Avni Rustemi “-“      —     “-“       77      “-“       —           “-“       77
  6. Loro Gazlluri “-“     19     “-“       —       “-“       43           “-“       62
  7. Bedri Pejani “-“      —     “-“         5      “-“         —           “-“         5
  8. Rexhep Mitrovica “-“    —     “-“         3      “-“         —           “-“         3
  9. Qerim Begolli “-“      —     “-“         3      “-“         —           “-“         3
  10. Rrok Maloku “-“      —     “-“         1       “-“        —           “-“         1
  11. Riza Drini “-“      —     “-“         1       “-“        —           “-“         1

Kendohet emnat qi kane fituar shumicen e votave e pranohen me duartrokitje si mise te Kuvendit Kushtetues:

  1. Hoxha Kadriu
  2. Dervish Mitrovica
  3. Dr. Fahriu
  4. Niman Ferizi
  5. Avni Rustemi.

(Bisedime Parlamentare 1924, 1, Tirane 1924; botimi i Kuvendit te Shqiperise, Tirane 2012, f. 101).

Dhe fjala e pare e Avni Rustemit ne Parlamentin Shqiptar eshte ne mbledhjen e VII, me daten 4 shkurt 1924, ora 3 m. dr., kur replikon mbi ilaritetin qe shkaktoi permendja e emrit te Leninit nga ana e  Z. Jashar Erebara, i cili kerkoi te beheshin 5 minuta pushim  me rastin e vdekjes se Leninit, si nje paralele per mbajtjen 5 minuta pushim per vdekjen e Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes W. Wilson. Ne kete rast deputeti Avni Rustemi ka mbajtur kete replike:

  1. A. RUSTEMI: Me vjen shume keq Z. Kryetar, qe kur permendet emeri i Leninit, ndigjohen qeshje nga ane e disa perfaqesuesve te kombit. Nuk dua qi Shqiperia te jete bolshevike, sepse gjendja dhe pozita e saj nuk e don, por per principet e larta njerezore duhet qe me nje respekt te zihet ne goje emeri i tij. / E dini fare mire Zoterinj, se qysh ay mproj principet e larta te njerezis e se kje i pari qi donencoi traktatin e meceft te 1915 qe ishte per copetimin e Shqiperise. E dinja qe proponimi i bere prej Z. Erebares nuk do te pranohej, por neve me gjithe ate e kemi per detyre te proponojme qe te behen 5 minuta pushim si shenj hidherimi per vdekjen e tij.” (Bisedimet e Kuvendit Kushtetues, Vieti i I, Tirane 1924, Nr. 5, Mbledhja e VII, f. 78).

Praktikisht deputeti Avni Rustemi ka bere nga mendja e vet dy shpikje: 1-Ka pranuar ekzistencen e nje traktati te fshehte te formuluar nga Fuqite e Medha ne vitin 1915, dhe, 2- Ka vene ne gojen e Leninit ekzistencen e ketij traktati imagjinar kunder Shqiperise.

Realisht pergjigja per keto probleme eshte:

1-Nuk ekziston asnje traktat mbi copetimin e Shqiperise ne vitin 1915, pasi ekzistenca e Shqiperise ishte pranuar me 29 korrik 1913 ne Londer; dhe me 10 prill 1914, ne Vlore, ishte firmosur Statuti i Shqiperise ne bashkepunim me Komisionin Internacional te Kontrollit. I gjej te dy keto dokumenta ne librin e Amedeo Giannini: L’Albania dall’indipedenza all”unione con l’Italia (1913-1939), bot. 4, 1939, kur botimi i pare mban daten 1922, ku nuk ka asnje fjale per traktate te tjera dhe te fshehta ne dem te Shqiperise.

2- Deputeti Avni Rustemi  as qe e ka vrare mendjen se pas afro 100 vjetesh shqiptaret do t’i pergenjeshtronin fjalet e tij. Per te ndihmuar lexuesin shqiptar po i them se ekziston nje botim qe zberthen tregueshem veprat e V. I. Leninit (bot. i vitit 1971) dhe qe ka artikullin: traktatet e fshehta te shteteve kapitaliste (f. 693) ku tregohen veprat dhe faqet e tyre ku V. I. Lenini ka folur per keto traktate me kete inventar, por qe nuk ka asnje lloj donencimi, pasi kane qene te botuara fare hapur (normalisht deputeti Avni Rustemi ka fantazuar ne kete drejtim, ndoshta fantazia nuk ka qene e tij):

Vepra 15 – f. 208.

Vepra 21 – f. 281.

Vepra 23 – f.110, 148-149, 191, 211-212, 226, 247, 249, 252, 353, 388, 411, 431, 449-450.

Vepra 24 – f. 188, 273-274, 406, 413-415, 416-417, 421, 451-455.

Vepra 25 – f. 24, 30, 123.

Vepra 26 – f.278, 442

Vepra 27 – f. 23, 555-556.

Vepra 28 – f. 54, 75, 88, 150, 160-161

Vepra 30 – f. 512, 569

Vepra 31 – f. 147-148, 245-246.

Kuptohet lehtesisht qe Avni Rustemi nuk ka pasur asnje mundesi praktike te kishte nje informacion mbi nje ngjarje qe nuk ekziston dhe kjo eshte pika ku kuptohet ndihma qe Avni Rustemi do t’i jepte grupit opozitar te kryesuar nga Imzot Fan Noli ne vazhdimin e Legjislatures se Dyte te Parlamentit Shqiptar.

Emri i Z. Avni Rustemi, si deputet (mise), permendet me daten: e Merkure 20.II.924 ne mbledhjen e XIV, ne seancen e mbasdites ku mungonte si shume te tjere duke e shtyre seancen per daten 23 shkurt 1924.

Per here te pare Z. Avni Rustemi ka dhene ndihmen konkrete ne Parlamentin Shqiptar ne Mbledhjen e XIX, E Hane, me 25 II, 1924, ora 2.30 mb. dreke, me kete permbajtje:

  1. A. RUSTEMI: Duket se jemi tue formue nje shtet te ri, e prandaj na mungon eksperienca.

Vijne letra anonime te derguara andej e ketej, po keto s’kane te bejne as pak me qellimin e asamblese. Dy vjet me pare kam qene ketu dhe atehere kam marre vesh se prape Z. Ilias Vrionit i kishin derguar te tilla letra.

  1. A. KELCYRA: Dhe Z. Tatzatit.
  2. A. RUSTEMI: Anmiqte qe kemi per qark nuk jane vetem ne kufi po jane dhe brenda ne Shqipni. Te tilla letra pra mos t’i marrim kaqe para sysh, se mund te jene prej propagandistave te huaj, e jo prej oficerave te rij ose te vjeter, te cilet s’dalin jashte karakterit shqiptar. Prandaj them qe te mos kendohen fare letra te tilla anonime. (Bisedimet Parlamentare 1924/1, Tirane 2012, f. 241)

Emri i Z. Avni Rustemi, si deputet (mise), permendet edhe me daten: e Merkure 27.II.924 ne mbledhjen e XXI, ne seancen e mbasdites ku mungonte si shume te tjere duke e shtyre seancen per daten 28 shkurt 1924. (Bisedimet Parlamentare 1924/1, Tirane 2012, f. 258).

  1. Avni Rustemi e merr fjalen ne mbledhjen e XXVII, E Hane, me 10 Marc 1924, ora 2.30 mb. dreke, me kete permbajtje:
  2. A. RUSTEMI: S’eshte rasa e pare per numerimin e barbarismave serbe qe bahen ne Kosove, Maqedhonin shqiptare e ne Malsit e Shkodres qe ndodhen nen ate zgjedhje.

Ne kemi nje zakon qe kur vjen nje lajm i bukur entusiaznohemi, e kur vjen nji lajm i hidhur hidherohemi, edhe me kaqe si ajo flaka e kashtes qe merr zjarm me te shpejte dhe shuhet per nje here.

Te gjithe i kemi marre vesh kto barbarisma e s’ka nevoje peer fjale te tepera. Ceshtja esht me gjete menyren si me ndalue keto.

Ne Belgrad kemi perfaqesuesin t’ one, po me duket se ne gjejme vende per persona e jo persona per vende. Para se t’i marrim vesh keto lajme nga gazetat jugoslave, duhej qe t’i merrnim nga perfaqesuesi yne, qe po hap gojen.

ZANA: Bravo!

  1. Avni Rustemi: Ketu asht Ministri i Punvet te Jashteme, Z. I. Vrioni, i cili duhet t’i heqe pak veshin Shkelqeses qe kemi ne Belgrad. Bisedimet Parlamentare 1924/2, Tirane 2012, f.11-12)
  2. Avni Rustemi e merr fjalen ne mbledhjen e XXXI, E Merkure, me 19 Marc 1924, ora 4 mb. dreke (keshtu eshte e shkruar ne f. 59; e njejta fraze do te jete edhe per mbledhjen e XXXII), me kete permbajtje:
  3. A. RUSTEMI: Z. Kryetar! Proponimi qi u be per t’i dhane nji ndihem malcoreve te mjere esht shume njerezore edhe ne princip proponimi duhet pranue d.m.th. t’ u vijme ne ndihem malsoreve qi s’kane fushe pjellore e mjete qi keshtu te sigurohet jetesa e tyre. Menyra me te cilen kerkohet t’u vihet ne ndihme atyre vllezenve t’ one malsoreve nuk eshte e pelqyeshme se e kerkojme ket ndihem nga nepunesit. Ketu n’ asamble, ne ket parlament ekstraordiner nuk duhet te vijne te tilla forma per projekt-ligje o ligje e cila forme esht vetem per nji pjese te popullit. Te tilla ndihma per te marre forme ligje duhet te behen per te gjithe ata qi kane nji fitese nga 200 fr. ar po nga 1000 e 2000 e me. Duhet te themi keshtu se ne kjofte se na dhimsen malsoret pse jane te vorfen, duhet te caktohet nji takse per te gjithe ata qi kane nji fitese e kejo takse te jete proporcionale se vetem ne kete menyre mund te jemi njerezor si duhet……
  4. Q. KOCULI: Bravo!
  5. A. RUSTEMI: E mos t’i bejme ato pune si ne kohen e Turqise qi u bejshin me pullat e Hixhazit. Sikurse thane edhe parafolsit keto ndihma jane bere me methydha te ndryshme. Keto menyre ne vend qi te shtojme moralin e malsorit e prishin fare. Keto e demoralizojne popullin e mjere. A jemi te zot qi te na parashtrohet nji budget duke barazuar t’ ardhunat me te prishunat? A jemi te zot, qi ne vend qi te na proponohet nji shkurtim i 5 % ne rrogat e nepunesvet, te krijohet nji banke nacjonale duke filluar qe nga Kryeministri e deri te me i vogli qi esht i pasun t’i vehet nji taks per krijimin e kesaj banke e malsoret ne vend qi te ju falim te holla te i u japin nga 1000 a ma teper korona hua. Pra jo t’i u falim po te kerkojme pune nga ato.

Duartrokitje.

  1. A. RUSTEMI: Prandaj them se proponimi esht mjaft njerzor, po te marrim masa per te gjith Shqipnin e te veprojme mbas menyres fisnike si ka zakon shqiptari. (Bisedimet Parlamentare 1924/2, Tirane 2012, f.62).
  2. Avni Rustemi e merr fjalen ne mbledhjen e XXXII, E Merkure, me 19 Marc 1924, ora 4 mb. dreke (keshtu eshte e shkruar ne f. 67; e njejta fraze eshte edhe per mbledhjen e XXXI), me kete permbajtje:
  3. A. RUSTEMI: Nga prinsipi qe thashe s’ ndahem. Jam gjithnje antar qe malsoreve, te cilet qe nga lidhja e Prizrenit na kane mbajtur traditat, duhet t’ u vime me doemos ne ndihme. Po dhe per kundra nuk dua qe te plotesojme nje te drejte nga nje ane e te bejme nje padrejtesi nga ana tjeter. Te jemi gjithnje ne kufi te principit e te moralit e jo te vemi ne krisme. Si do qe te jete keshti si esht kompilluar ky proponim nuk mund te pranohet. Si i imponohet nepunesit eshtu duhet t’ u imponohet dhe te tjereve. Proponuesit do te kishin bere mire po te thoshin qe ky imponim t’ u behej gjithe shqiptarevet e jo vetem nepunesvet tue e konsidetuar si nje klas me poshte.

Po them dhe nje here qe te gjendet menyra morale dhe e drejte. (Bisedimet Parlamentare 1924/2, Tirane 2012, f.72).

Ne mbledhjen e XXXV, E Merkure, me 26. III. 1924, ora 2. 30 mbas dreke; kendohet nji lutje e Z. Avni Rustemit, me te cilen kerkon qe Kuvendi te ndermjetesoje  prane Ministris se P. te Jashtme dorezimin e nji pasaporte diplomatike per te vajtur ne Shtetet e bashkueme t’ Amerikes.

Vihet ne rend te dites.

Ne po te njejten seance ka ndodhur kjo replike:

  1. KRYETARI: Fjalen e ka Z. Avni Rustemi.
  2. AVNI RUSTEMI: Mbassi ne bisedim e siper e larguam shume nga tema, une e le fjalen.

Ne interpelancen per Ministrin e Drejtesise, qe u be ne fund te kesaj seance, mbi qendrimin ose jo te tij, Avni Rustemi votoi kunder tij ne unitet me shoket e partise se opozites. (Bisedimet Parlamentare 1924/2, Tirane 2012, f.250, 262, 286).

Ne mbledhjen e XXXX, E Hane, me 7. IV. 1924, ora 11. para dreke, e cila konsiderohet e jashtezakonshme, jepet njoftimi mbi vrasjen e dy amerikaneve dhe qeveria ka pregatitun nji projektligje tue lypun aprovimin e tij me ngutesi.

Deputetet shfaqin hidherimin dhe diskutojne mbi kete projektligj; ne kete rast flet dhe Z. Avni Rustemi, me kete permbajtje:

  1. A. RUSTEMI: Z. Kryetar! Ketu cashtja ndahet dyshe: E para asht qi te merren masa ekstreme per te zbuluar krimin e poshter qi ngjajti afer Krujes po per te mos pase perfundime me te keqija, kemi edhe perfaqesues te huej, qeveria merr masa jo vetem kunder ngjarjes se poshtme, po edhe qi te ndaloje edhe qi mos te ndodhin ketu e tutje. Nuk kemi nevoje te diftojme hidhrimin e djeshem, se hospitaliteti i Shqipnis asht proverbial. Nuk dua te them se u vrane dy amerikane ne memdhe te cilevet sot ruhen edhe mprohen mijera shqiptare. Kejo esht nji gje njerzore e nuk e them kete pse ata jane amerikann e jo te tjere. I ape te drejte Z. Z. S. Blloshmi e A. Kelcyres qi te merren masa ma ekstreme ne vendin t’ one e sidomos n’ ate vend ku ka ndodhe kejo ngjarje e tmershme e keshtu te mbahet qetesija.
  2. Kryetar! Duket se jemi hala axhami te jeten shtetnore. Perpara se t’i thomi qeverris qi te ndaloje te tilla hove barbare e perpara se te proklamohet shteti i rrethimit, duhet te rregullohet ma pare menyra administrative nder Nenprefektura e Krahina. Kemi mijera ushtare e mjaft gjindare e po te shkojsh ne keto krahina qe nga Kalaja e Prezes nder Mat e deri ne Diber jemi si te ishim ne kohe te mjesme. Po pse? Pse atje kemi nierez qi nuk jane te shtetit po te personavet. Ketu nuk flas gjera partizanije se keto jane te poshtme, po tue qene se jemi te vogjel nuk mund te durojme ma qi te veprohet ne kete menyre ne kurriz te popullit. Shqiptari qi ka hjek keq nuk mund te hjeke ma, ketu duhet qetesi e perparim. Prandaj vec shtetit te rrethimit, Z. Kryetar, qeverrija do te bante mire qi te mendonte disa masa te tjera, nji menyre qeverrimi te ketyre krahinave, qi keshtu qe nga kalaja e Prezes e deri ne Diber mos te mbretroje ma aj mendim personal, po shtetnuer.. Atje nuk njohin qeverrin po persona. Duhet c’armatimi civil, duhet c’armatimi i nieresve me arme qi vine edhe ketu mbrenda ne Tirane. Duhet ngritur, Z. Kryetar, aj mentalitet, mbas te cilit mendohet se Shqiperia do te qeverriset me persona. Ne kjofte baron, kont, beg a aga efendi te rroj me fuqin e shtetit e jo personale.

Me vjen keq se kemi mijera ushtare e gjindare e civilve kur nuk u mjaftojne nga nji kubure marrin nga dy. Ket fjale i a sielli Z. Kryeminister jo per keq, po te mos bahet viktim i aventurierevet. Pra para se te shpallet shteti i rrethimit te c’armatosen kazermat civile ne Tirane brenda.

Kejo asht keshille a priori qeverrise se sotshme qi asht e re. Pra si te hieqi qeverrija disa njerez qi bahen vegla te ndyeta te propagandave te hueja e te cilat jane ata qeverrija i di vet e mandej le te marrin masa per shtetin e rrethimit.

Tue kene se njihere kur kje proklamue shteti i rrethimit pat dhane fryte te keqija duke bame shume abizim, kam frige mos te persriten keto abuzime e te jene per dam te popullit. Shteti i rrethimit duhet te shpallet e te shtypen fajtoret e jo te kene frige populli.

  1. KRYEMINISTER (Sh. Verlaci)……..
  2. A. KUCI…………
  3. KRYEMINISTER (Sh. Verlaci): I tham Z. A. Rustemit se qe nga kalaja e Prezes e deri ne Diber nuk ka as nji nieri civil me kobure e ato qi jane me pushke jane ushtare. Per keto une di se jane te ndershem……..

……………………….

Ne votimin per vendosjen e shtet-rrethimit Z. Avni Rustemi votoi PO, kur Emzot Fan Noli votoi JO.

Ne mbledhjen e XXXXIII, dt. E shtune me 12.IV.1924, ora 2.30 mbas dreke, diskutohet lutja e Z. Avni Rustemi, per te cilen ekziston kjo replike:

  1. KRYETAR: Tani kemi edhe dy lutje te tjera per leje, njera eshte e Z. Avni Rustemit dhe tjater e Z. Dervish Mitrovices, por me qene se numri i deputeteve me leje, eshte mbushur, mbassi pas rregullores mund te shkojne me leje 1-6. Sa per Z. Avni Rustemin, Z. e tij e ka lejen dhe per keto 15 dite qe kerkon, mund te perfitoje prej asaje leje.
  2. AVNI RUSTEMI: D.m.th. se mund te perfitoje nga ajo leje.

ZANA: Po.

Ne mbledhjen e XXXXIV, dt. E Hene me 14. IV. 1924, ora 3. mb. dreke, Avni Rustemi mungon.

Ne mbledhjen e XXXXV, dt. E marte me 15. IV. 1924, ora 2.30. mb. dreke, Avni Rustemi mungon (me leje).

Ne mbledhjen e XXXXVI, dt. E Merkure me 16. IV. 1924, ora 2.30. mb. dreke, Avni Rustemi mungon (me leje).

Ne mbledhjen e XXXXVII, dt. E ejte me 17. IV. 1924, ora 10. P. d., Avni Rustemi mungon (me leje).

Ne mbledhjen e 48, dt. E ejte me 17. IV. 1924, ora 9. m.d., Avni Rustemi mungon (me leje).

Ne mbledhjen e 49, dt. E ejte me 17. IV. 1924, ora 10. mb. dreke, Avni Rustemi mungon (me leje). (Bisedimet Parlamentare 1924/2, Tirane 2012, f. 339. 346, 347, 353, 419, 430, 439, 461, 479)

Gazeta “Tirana” e Avv. V. K. Dilo, e dates E Diel 27 Prill 1924 ne numrin e saj te pare, f. 3, jep lajmin nekrologjik mbi Avni Rustemin:

“Te Dielen qe shkoi mbe 20.IV.24, ora 4 pas dreke Avni Rustemi tek po vinte per te vizituar z. Doktor Fahrine me dy tre shoke te tjere, ne vendin e quajtur Vorreset e Pashes, ku qendroi pak tue u fjalosur me Hoxhe Kadri, te cilin e takoi mb’ udhe, u qellua praptazi prej nje Malokut pa njohur, i cili masi i ra nje here vetem por fare per se aferti, iku. Avniu ndonese me te paren ra per dhe por u ngre menjesh dhe i ra vrasesit 3 4 here por nuk e mori dot.

Te plagosur si ish Avnine e suall ne Spital te Shtetit ku i dhane ndihmat’ e para doktoret e Spitalit.

Lajm idheruar u perhap me njesh neper qytet dhe shkaktoi nje zi e nje hidherim te pergjithshem dhe tufa tufa. Popullesia po vinte ne spital t’e shifte e te mesonte se si qendronte shendet’ i tija.

Avniu i pake dhe delikat nga trupi u duk sic ish shum i forte nga shpirti dhe nga zemra. Me gjithe qe e ndjeu me te paren se ish plagosur rende por nuk u trumbullua as pak dhe as qe e humbi kurazhin’ e vet.

Trimeria shpirtnore e tij au kurazhoi me te paren dhe doktoret, te cilet pandehne se plumbi nuk kishte bere dem ne organet fisnike. Por brendazi benesh emorarzhi’ e forte.

Pas dy dite d.m.th., te Marten ora 2 pas d. Avniu, i ckrehur nga plaga dha shpirt.

Nekropsia provoi se plumbi me drejtim nga pas lart’ e poshte kish hyre ndene shpatull te djathte dhe masi kishte cpuar pak melcine e bardhe dhe tej e tej pankreasin dhe shpretken dhe stomakne dhe kemishen e dhjamit kishte ngelur ne lekure.

Vrasesi i quajtur Isuf Reci eshte nga Tirana vjec 40-45 dhe sic thone ka pas qene me gjithe te atin e vete millona i Esat Pashes. Per zenien e tij eshte vene shterngat’ e forte dhe shpresonet se per se shpejti do te vihet ne thoj te Drejtesise.

Por c’ dobie! Avniu i cili shpetoi Shqiperine nga nje tradhetor dhe i siguroi jeten shteterore ish shkruar te binte viktim i detyres tij. Avni Rustemi u vra dhe vdiq, por vdiq si trim sic ishte Avniu e dha vet-veten kurban per Atdheun. Se Avniu e dinte qe miresia e tij qe i beri Shqiperise nuk ish e mundur te cmonesh sic meritonte prej gjithe shqiptareve. Avniu e dinte qe midis shqiptareve nuk mungojne dhe disa neperka dhe s’ ish Avniu ay qe nuk munte te kish kurdohere parasysh zakonin e gjakmaries. Por Avniu nuk ish vrases ne pritie. Avniu ish ushtar’ i detyres. Avniu kish vendosur t’a shperblente me koke shpetimin e Atdheut dashur prrandaj nuk u hoq as kur nga reziku qe i shkaktonte detyra.

Avni Rustemi u nderua dhe u desh prej Shqiperise sa jo dhe tjeter njeri. Por me vdekjen’ e tij deftoi se i meritonte keto gjith plotesisht. Avniu u vra dhe s’ eshte me midis neve por me vdekie qe beri zuri vendin qe i meriton ne zemer te kombit Shqiptar dhe ketej e tutje Avni Rustemi larg nga cdo pasion njerezor, do te jete ylli polar i jetes morale te Races Shqiptare ne fushate te detyres karshi Atdheut dhe emer i tij do simpolizoje atdhetarizmin ma te kthyelle.

Ndjese paste brez pas brezi!

Ne Fletoren Zyrtare te vitit 1924, dt. e Marte 29 Prill 1924, Nr. 19, f. 5, gjejme kete njoftim:

“Mbi pushimin e Kuvendit Kushtetues

Si mbas shkreses Nr. 251 me 15. 4. 1924 te Kryesise se Kuvendit Kushtetues i percjellun me aneshkrimin Nr. 701 me 17. 4 1924 te Kryeministries ju njoftohet se Kuvendi ne fjale ne mbledhjen e vet me 14. 4. 1924, tue marre para syshe Pashket e Bajramin qi vijne njena mbas tjetrit vendosi te marre nji pushim prej 18 ditesh tue fillue prej 18. 4. 1924. 22. 4. 24. Nr. 5472.

Mbledhja e 50, E merkure, me 7. V. 1924, ora 2.30 mb. dreke nuk u zhvillua per mungese shumice

Mbledhja e 51, E shtune, me 10. V. 1924, ora 2.30 mb. d. nuk u zhvillua per mungese shumice, por 43 Asamblista dekllaruene nuk vijne ne Tirane dhe si qytet per mbledhjen e Asamblese proponohet Shkodra, Lushnja, Durresi, Korca, Vlona.

Mbledhja e 52, E Hene, me 12. V. 1924, ora 2.30 mb. d. nuk u zhvillua per mungese shumice.

Me 12 Maj 1924 Fletorja Zyrtare e dates 12 Maj 1924, f. 5, boton njoftimin e Min. E P. te Mbrendeshme, te dates 26-IV-24 N. 5681:

“Qarkore Prefekturave e Nenpref.

Mbi vrasjen e Misit te Kuvendit Kushtetues Z. Avni Rustemit

Si c’ ini njufuem edhe nga zyra e shtypit me 20 te ketij mueji Mis i Kuvendit Kushtetues Z. Avni Rustemi ash plagos mbrenda ne Qytet ne Vorezat e Sulejman Pashes prej nji krimineli te poshter Isuf Recit nga Tirana dhe mas dy ditesh me 22. IV. 24 diten e marte ndroj jete.

Qeverija, si gjithe shqiptaret e pikelluem nga ky shemtim me nji heresh mori gjith masat e munduna, me nj’ ane dergoi fuqie per gjyrmimin e rrepte te tij dhe m’ ane tjeter burgosi  gjith ata te dyshimshem qi kishin te bejne me te.

Por mjerisht gjyrmimet e pa preme dhe masat e forta deri ne kete minute nuk kane dhene frytin e duhun dhe dora vete krimineli edhe nuk asht zanun. Rrjedhimi i vertet i ketij shemtimi te mallkuem duke qene keshtu dhe duke e dijtun tradita Shqiptare pa u marre para sysh cilesija e vrasjes per shpage e gjak marje disa njerz qe kan bere zakon ne c’do rast e me c’do mjet te c’qetesojne boten shqiptare dhe te plotsojne lakmiet e tyne personale kane perhapur aty, ktu lajme te ndryshme dhe shume te erta te cilat nuk jane gja tjeter vec se illusione te gatuara per meni politike se fajtori njifet e asht i celesuare se zakoni Shqiptar dihet se vepra e te ndyerit njifet prej kujt do dhe deri sa autoritetet e drejtesis t’a zbulojne menyren e krimit kjarisht asht mekat e madhe n’ emnin e interesave jetike te Kombit te mashtrohet mendimi botnuer e te perhapen lajme tendencioze per te trumbulluar vendin e per te provokuare deshperime ngaterime ne popull.

Qeverija e din per detyre te shenjte te zbuloje vrasjen e te zaje kriminelet per te pare ky denimin e merituem por prap, duhet durim e kohe dhe me shume nga c’do gja tjeter mendim e gjykim te sinqerte te palyrosur me intrigat politike me ma fort gjak-ftoftesie e besim qi mandej te kryeje baren e saje pa mos u penguare.”

Mbledhja e 53, E Merkure, me 14. V. 1924, ora 3 mb. d. nuk u zhvillua per mungese shumice.

Ne mbledhjen e 54. Dt. E Shtunde, me 17. V. 1924, ora 3. M.d., e cila drejtohet nga deputeti Z. Petro Poga, si deputet ma plak, mbahet kjo replike:

  1. KRYETAR; Jemi ketu 49 veta, 2 jane me leje e dy doreheqes, keshtu qe shumica eshte dhe mbledhja hapet.

Duertrokitje.

  1. H. XHEMALI: Z. Kryetar! Perpara se me hye ne bisedim, proponoj 5 minuta pushim per te ndyerin Avni Rustem.

Pranohet.

(Bisedimet Parlamentare 1924/2, Tirane 2012, f. 486, 495, 496, 497, 503).

Kjo eshte e gjithe jeta politike e Avni Rustemit ne Parlamentin Shqiptar, ne Legjislacionin e dyte te tij, ne vitin 1924, sipas botimit mbi Bisedime Parlamentare 1924, vell. 1 dhe 2, dhe gazetave te kohes, por qe, cuditerisht vrasja e tij, ne Parlamentin Shqiptar permendet per here te pare vetem me 17 Maj 1924, kur shtypi kishte dhjete dite qe e kishte dhene lajmin.

E persa i perket anes kulturore te jetes se Avni Rustemit ekziston nje telegram urimi i tij drejtuar “Ores se Malevet”, dt. 22 Prill 1923, nga Via Napoleone te Romes me tekst: “Uroj nga zemra qe gazeta te kete perparim dhe jete te gjate, qe keshtu (jane fjalet e tija) zer’ i saj te zbuse pak mjerimet e popullsise aty dhe te maleve me fame, po pak buke” (Lazer Shantoja, Vepra, Shkoder 2005, f.  207).

Por kaq eshte dhe jeta e vepra e personazhit Avni Rustemi ne jeten shqiptare.

Paralel me jeten politike te Avni Rustemit kane ndodhur edhe keto ngjarje politike, qe ne pamje te pare dhe fundore nuk kane asnje lidhje me figuren e tij, por qe historiografia e epokes komuniste ja ka bashkangjitur domosdoshmerisht fundit te jetes se Avni Rustemit, duke realizuar nje nder mashtrimet me te medha historike te shek. te XX ne brendesi te jetes sociale te Kombit Shqiptar. Pikerisht kjo analize na con ne zbulimin e autoresise se vrasjes te dy amerikaneve dhe te Avni Rustemit, te pakten sipas shtypit te kohes dhe te ndryshuar nga historiografia komuniste, e per rrjedhoje ne zbulimin e emrave te manipulatoreve te Historise se Kombit Shqiptar. Ja perse na sherben emri dhe vepra e Avni Rustemit pergjate rrjedhes se kohes ne shek. e XX-te. dhe ja perse e kane shtremberuar ne menyre manipulatore teper-teper ireale.

Ne mbledhjen e XVI te dates e Shtunde, me 23. II. 1924, ora 2.30 mbas dreke, ishte ne rend te dites zgjedhja e paris dhe po zhvillohej nje polemike mbi kete ceshtje kur “Ndihen dy pushke te qituna perpara sales s’Asamblese e mandej hyne Z. Ahmet Zogu i plaguem e ulet ne nji karrige te tryesa e sekretaris. Mbledhja per nji kohe te shkurter pushon e mandej prep vijon nen kryesin e Z. Ilias Vrionit” (Bisedimet Parlamentare 1924/1, Tirane 2012, f. 231). Vazhdon mbledhja per zgjedhjen e kryetarit te Parlamentit ku Z. Eshref Frasheri zgjidhet kryetar me 58 vota kundrejt 32 te Z. Ibrahim Xhindi dhe nji vote te bardhe. Qe nga kjo dite deputeti Ahmet Zogu nuk merr më pjese ne mbledhjet parlamentare te Kuvendit te Shqiperise. Por, nga ana tjeter, nuk ekziston nje doreheqje e kryeministrit Ahmet Zogu ne Bisedimet Parlamentare 1924 pas dates 23 shkurt 1924 dhe me daten 3 Marc 924, ora 4 pas dreke ekziston mbledhja e XXIV e Kuvendit Shqiptar ku diskutohet votebesimi i kryeministri te ri Z. Shefqet Verlaci i cili deklaron se kriza qeveritare vazhdonte prej 6 javesh (Bisedimet Parlamentare 1924/1, Tirane 2012, f. 285). Ne te vertete ekziston nje shkak perse u shtrengua formimi i kabinetit te ri me nxitim e nxjerre nga fjala e Min. te Puneve Botore, Z. Koco Kotta, sipas te cilit “Me mbledhjen e Kuvendit Kushtetues qi asht e vetmja fuqi souverane e Shtetit t’ one, Kabineti i Z. Ahmet Zogut, vuni ne dispozite te Keshillit te Nalte pushtetin qeveritar qi permbante”. D.m.th. eshte kjo aresyeja perse u largua qeveria e Z. Ahmet Zogut dhe perse u vendos qeveria e Z. Shefqet Verlacit.

Por me perpara ka ekzistuar mbledhja e XX-te, e Marte, me 26. Fruer 1924, ora 2.30 pas dreke, ku eshte diskutuar mbi formen e rregjimit politik ne Shtetin Shqiptar: Monarki apo Republike dhe mbi Statutin e Shtetit (Bisedimet Parlamentare 1924/1, Tirane 2012, f. 247-257). A ka lidhje kjo ngjarje me atentatin kundra kryeministrit Ahmet Zogut, apo eshte krejt e rastit, eshte nje menyre per te justifikuar ate qe ndodhi pas disa vjeteve kur Ahmet Zogu i kerkoi Parlamentit Shqiptar kalimin e regjimit politik te Shtetit Shqiptar nga Republike Parlamentare ne Monarki Paramentare duke sjelle nje fryme krejt tjeter ne drejtimin politik te shqiptareve.

Gjithsesi ne mbledhjen e XXXXVI, e Merkure me 16. IV. 1924, ora 2.30 mb. dreke, “kendohet shkresa e Z. A. Zogut me te cilen paraqet dorehjekjen e vet si deputet i Dibres per shkak se asht zgjedhe edhe ne Prefekturen e Durresit (Bisedimet Parlamentare 1924/2, Tirane 2012, f. 440). Me kete veprim Z. Ahmet Zogu behet “i gjalle” ne Parlamentin Shqiptar, ku mungon prej afro dy muajsh.

Pas gjithe kesaj analize ne Parlamentin Shqiptar shtrohen disa probleme: 1-Kush e organizoi atentatin kundra Kryeministrit Ahmet Zogu? 2-Kush e organizoi vrasjen e dy amerikaneve? 3-Kush e organizoi vrasjen e  Avni Rustemit edhe pse per kete te fundit vrasesi ishte zbuluar (Isuf Keci)? 4-A kane lidhje keto tre atentate midis tyre nga pikepamja politike me ato qe ndodhen ne Shqiperi ne maj-qershor 1924?

Edhe vetem fakti qe historiografia shqiptare perpara 1991 i ka anashkaluar dy atentatet e para dhe i ka dhene rendesi atentatit mbi Avni Rustemin duke anashkaluar shtypin e kohes dhe duke akuzuar pa asnje argument Ahmet Zogun si organizator te vrasjes te ketij te fundit (ne fakt i vetmi argument per vrasjen e Avni Rustemit eshte perdorur atentati i Parisit [1920] kur u vra Pashai i Toptanasve dhe Ahmet Zogu mori gjakun e dajes se tij. Kjo ka qene aresyeja me kryesore perse eshte pranuar se vrasesi i Esat Pashe Toptanit ka qene Avni Rustemi dhe kur sot ne kemi zbuluar se ate krim nuk e ka kryer Avni Rustemi perjashtohet mundesia qe vrasesi i Avni Rustemit te jete shtyre nga Ahmet Zogu), eshte e afte te argumentoje se problemi eshte krejt tjeter per tjeter dhe faktet jane fshehur per te ndryshuar thelbin e asaj qe ka ndodhur ne qershor 1924. Ne kete drejtim historiografia shqiptare e te gjitha niveleve vazhdon ta manipuloje popullin e vet per qellime te fshehta politike duke na argumentuar se rendi politik ne Shqiperi, pas 1991, ndryshon vetem ne aspektin sasior kundrejt epokes komuniste (para 1991).

Per vrasjen e dy amerikaneve ekziston ne menyre te drejteperdrejte akuza kundrejt njerezve qe mendohet se e kane organizuar dhe konkretisht:

Ne Fletorja Zyrtare me 1 Korrik 1924 botohet Shp. e Gjyqit Hetues i Shtet Rrethimit Durres ben Ftesen: Gjyqi Hetues. Si per mungimin e qetesis se Krujes, ashtu dhe per Ceshtjern e vrasjes se dy Amerikanve ne Mamurras, shef nevoje qe te pyesie Z.Z. Ahmed Zogollin, Shefqet Verllacin e Qazim Bodinakun, i pari Matjen, dhe i dyti Elbasanas e i treti Tiranas, qe, sot banimi i tyre, edhe nuk dihet. / Prandaj, te siper-shenuarit te vine para Gjyqit ne fjale ne Durres perbrenda 15 (pesemdhjete) ditvet qe prej dates se shalljes se kesaj ftese: Per kundrazi, do te veprohet si mbas ligjit.  Durres, me 23-6-924 (ne gazete eshte 294, GH) Nr. 4 Gjyqtari Hetues.

Ne Fletorja Zyrtare me 13 Tetuer 1924 botohet Shp. e Gj. Ushtarake te Shtet-rrethimit me kete permbajtje: “Vendim afati per te arratisur: Mbasi nuk jane zanun Z. Ahmet Xhemal Zogolli, nga Mati banues ne Tirane, Bazi i Canit nga Kruja, Xhafer Taga nga katundi Larushk Kruje, Ish Kapiten Z. Ali Topallaj, i quajtur dhe Llesh Topallaj nga Shkodra banues ne Tirane, Hasan Nel Keqi, banues ne Katundin Thumane Kruje, Vejsel Idrizi banues ne katundin Shembrija Kruje, Ali Myrto Qinami banues ne katundin Shembri-Kruje, Kurt Sul Cana e Cub Sul Cana banues ne katundin Picrrage-Kruje; te cilet pandehen se kane shkaktuare prishjen e qetsise Krujes me daten 6 Prill 1924 diten e Djele ora 10 para dreke, kane vrare dhe plagosur me para-mejtim dy Nenshtetas Amerikane te quajtur ZZ. George de Long e Goleman e Schofeur Lloka Roskoviqin ne katundin Mamuras, se dhe pse ju kane bere strehe te arratisurve me dije e deshire. Kryetarija e Gjyqit te Shtet-Rrethimit qe prej dites se shpalljes te ketij vendimi te panderhurve permendur, i jepet dhjete dite afat, per me u prezantue para gjyqit. Ne qofte se nuk i paraqiten gjyqit mbrenda ketij afati vertetohet se nuk duane me ju bind ligjes, dhe keshtu ka me u shikue gjyqi ne mungese, kane me ju rrezue te drejtat civile, kane me ju sekvestrue pasunite dhe me as nje menyre nuk kane me pase te drejte ankimi mbi veprimet e bamuna. Te gjithe Gjindarmet e Policet, jane te detyruem me zanejen e tyre. Per plotesimin e veprave te permendura i asht shkrue Prokurorise dhe ne mbeshtetje te nenit 371, 372 te procedures penale shpallet ky vendim. Tirane, me 9-X-1924 n. 7, Kryetari i Gjyqit Usht. Shtet-Rrethimit.”

Ndersa per vrasjen e Avni Rustemit une nuk kam hasur asnje akuze dhe proces gjyqesor kundrejt Ahmet Zogut, kur kam gjetur se kush eshte akuzuar per organizimin e vrasjes se Avni Rustemit. Ekziston nje liber me autor Robert C. Austin, Shtegu i pashkelur i Fan Nolit, Demokracia shqiptare ne vitet 1920-1924; Tirane 2000; me perkthim nga Lindita Bubesi dhe redaktim Prof. Nasho Jorgaqi. Per kete problem ne te shkruhet:

“Me Nolin qe endej neper Vlore dhe qeverine qe nuk pranonte kompromisin, qendrat e ndryshme te rezistences gjeten me ne fund nje shkak per t’u bashkuar: vrasjen e udheheqesit te Bashkimit Avni Rustemi me 20 prill. 79 Vrasesi, Isuf Reci, qe ishte mbeshtetes i Esat Pashes, u hakmor per vrasjen e Esat Pashes nga Avni Rustemi me 1920 ne Paris.80 Megjitheate, opozita perseri ia hodhi fajin Zogut. 81Per te implikuar Zogun ne kete vrasje mund te perdoren tre faktore: Esad Pasha ishte daja i tij dhe ai mori hak; Organizata e Avni Rustemit ishte implikuar gabimisht ne atentatin e shkurtit; se fundi, Rustemi ishte radikal i rrezikshem qe gezonte mbeshtetje te madhe ne te gjithe vendin nga grupet perparimtare e vecanerisht nga rinia. / Programi i tij politik, i mesheruar nga Bashkimi, drejtohej vetem kundra klases sunduese te vendit. Zogu mohoi cdo pjesmarrje ne vrasje dhe perkundrazi deklaroi se vrasja ishte organizuar nga revolucionaret.” 82 (f. 73).

Ne kete menyre ne tashme dime se qeveria e Fan Nolit akuzoi Ahmet Zogun si organizatorin e vrasjes se dy amerikaneve, kur qeveria e Ahmet Zogut akuzoi revolucionin e Fan Nolit si shkaktarin e vrasjes se Avni Rustemit. Atehere nga na doli se Ahmet Zogu na paska organizuar vrasjen e Avni Rustemit?

E vetmja qasje historike e pranuar nga te gjithe manipulatoret e Historise se Kombit Shqiptar eshte fakti se vrasja e Avni Rustemit ishte shkaku i fillimit te levizjes se maj-qershor 1924, duke perjashtuar faktin e lidhjes se ketij shkaku me figuren e Fan S. Nolit. Ne kete rast kam parasysh librat e meposhtem, ku autoret kane GENJYER me dashje apo pa dashje, dmth nga dija apo nga padija, ne menyre kaq ekstreme sa krijojne nje konfigurim nenkuptues krejt tjeter nga ajo qe kemi pranuar pas 1991-shit: zbulimin e dishepujve te diktatures (gjithe poshtersia e politikes pas 1991 konsiston vetem ne kete pike: te mbuloje ekzistencen e ketyre dishepujve dhe t’ja lere fajin e asaj qe ndodhi ne vitet 1945-1991 vetem nje njeriu):

1-Grup autoresh, Ceshtje te levizjes demokratike dhe revolucionare shqiptare ne vitet 1921-1924, Tirane 1977

2-Lefter Dilo, Avni Rustemi, Tirane 1978.

3-Gramoz Hysi, Organizimi i shtetit shqiptar dhe lufta politike rreth tij ne vitet 1920-24, Tirane 1988

4-Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Tirane 1985, 2009.

5-Akademia e Shkencave, Historia e Shqiperise, vell. III (1912-1944), Tirane 1984, f. 278-284.

6-Arben Puto, Demokracia e rrethuar, Tirane 1990.

7-Agim Muçaj,Lufta e fshataresise shqiptare kunder shfrytezimit cifligaro-borgjez 1925-1939 dhe qendrimi i klasave ndaj saj, Tirane 1990.

8-Selim Shpuza, Vitet ’20-’30, Tirane 1999.

9-Robert C. Austin, Shtegu i pashkelur i Fan Nolit, Demokracia shqiptare ne vitet 1920-1924;   Tirane  2000.

10-Aleks Buda,Vepra 4, Tirane 2000

11-Ҫatin Saraçi, Zogu i shqiptareve, Tirane 2006.

12-Novruz Zejnati, Gjeneral Esat Pashe Toptani, Tirane 2007

13-Hazis Gjergji, Myslim Peza, deshmitar dhe protagonist ne historine e shqiptareve (1912-1939), Tirane 2008.

14-Hazis Gjergji, Myslim Peza dhe Mbreti Zog, Tirane 2009.

15-Kaliopi Naska, Shen Naumi dhe Diplomacia e kohes, Tirane 2012

Ne kundershtim me keto punime gjendet autoret e meposhtem:

1-Ilir Ushtelenca, Diplomacia e Mbretit Zogu I-re, Tirane 1995

2-Monika Shoshori Stafa, Monarkia kunder Republikes, Tirane 2001.

3- Ilir Ikonomi, Esat Pashe Toptani; njeriu, lufta, pushteti, Tirane 2016.

4- Ervina Toptani, Esad Toptani dhe shqiptaret ne veshtrimin europian, Tirane 2017.

Qofte dhe vetem raporti sasior midis manipulatoreve dhe studiuesve dinjitoze ne ate qe kane shpalosur eshte i afte te tregoje aresyen me kryesore perse  pas 30 vjetesh Kombi Shqiptar vazhdon te jete Kombi me i pazhvilluar dhe me i paarsimuar i Europes.

Por Historiografia shqiptare dhe jo shqiptare ka fshehur shume fakte me shume domethenie qe kane cuar ne fshehjen e permasave te verteta te asaj qe ka ndodhur ne maj-dhjetor 1924 duke e devijuar kaq shume te VERTETEN dhe duke sajuar kaq shume TE PAVERTETA sa krahasimi i tyre duhet t’i detyroje shqiptaret te mallkojne diten qe u detyruan te jetojne shtet me vete.

Problemi i ngjarjes se vitit 1924 shtrohet:

a-kush ishin forcat politike pjesmarrese ne konfliktin e atij viti?

b-kush e provokoi fillimin e levizjes?

c-kush ishin forcat e armatosura qe muaren pjese ne ate konflikt?

d-cfare realizoi konflikti i armatosur i vitit 1924?

e-si perfundoi ai konflikt dhe per cfare aresyeje ne ate forme, qe shqiptaret nuk e dine ne asnje permase?

Te pese keto grup pyetjesh nuk kane marre pergjigje konkrete asnjehere dhe e gjithe permasa e deklaruar eshte fund e krye nje mashtrim ordiner i historiografise se djeshme e te sotme shqiptare per nje aresye te vetme: justifikon teorikisht, sipas doktrines marksiste, vendosjen e diktatures komuniste ne Shqiperi pas 1944-es.

Zberthimi i jetes dhe vepres se Avni Rustemit, ne lidhje me keto grup pyetje, eshte i afte te ndaje mitin nga historia, fantazine nga realiteti.

a- Problemi me kryesor i asaj qe ka ndodhur ne periudhen maj-dhjetor 1924 eshte pjesmarrja e subjekteve ne ngjarjen e qershorit 1924. Sipas historiografise se derisotme ne ate ngjarje kane marre pjese dy subjekte: forcat perparimtare fituese dhe cifligaret e permbysur. Pikerisht ketu fillon mashtrimi historik pasi kjo jo vetem qe nuk eshte e vertete ne planin sasior, por dhe specifikisht pjesmarresit ne dy grupet (perparimtare dhe cifligare) jane krejt te tjere jashte ketyre dy grupimeve.

Per te mbuluar kete fakt historiografia komuniste shpiku dy subjekte ne perputhje me pretendimet e Fan Nolit: çifligare dhe intelektuale perparimtare. Por ne asnje rast nuk e ka pranuar se ne krahun e intelektualeve benin pjese bajraktaret e fiseve malcore te Malsise se Madhe dhe Dukagjinit (qe konsideroheshin si zonat me te prapambetura te Shqiperise); nga ana tjeter eshte pranuar se ne krahun e intelektualeve perparimtare binte pjese edhe Bajram Curri, qe konsiderohej se komandanti i malsoreve trima  te Veriut, por dhe si njeriu politikan qe e shihte shpetimin e shqiptareve dhe percaktimin e kufijve te Shqiperise nga ana e Rusise Sovietike (Instituti i Historise, Bajram Curri (trajtesa e dokumenta), Tirane 1982, f. 12, 17). Bajram Curri eshte konsideruar dhe si partizan i “beses se lidhur nderfisnore dhe popullore perpara luftes se shtatorit te vitit 1878” (Skender Drini, Bajram Curri, Tirane 1984, f. 14), i krahinave qe jane konsideruar gjithmone si krahinat me primitive te Shqiperise ku sundonte Kanuni i Lek Dukagjinit. Asnjehere nuk eshte pranuar se rendi shoqeror i vendosu per gjashte muajt e fundit te vitit 1924 eshte konsideruar si diktatura Noli-Curri, sipas se ciles duhet pranuar qe ne krahun e “revolucionit demokratik” te vitit 1924 kane marre pjese krahinat me te pa zhvilluara te popullates shqiptare. Ne krahun e “intelektualeve perparimtare” kane qene edhe disa “bejlere liberale” ku vlen te permendet Ali Kelcyra, per te cilin nuk eshte kurre se ka qene ne anen e Fan Nolit pergjate levizjes “revolucionare” te 1924-es. E gjej kete fakt jo vetem ne bisedimet parlamentar te vitit 1924, por dhe ne nje liber me kujtime politike, si dhe shkrime te tjera e leterkembimi te hulumtuara nder arkiva prej Tanush Frasherit (Ali Kelcyra, Shkrime per historine e Shqiperise, Tirane 2012, f. 111-112). Por mbi te gjitha ne krahun e Fan Nolit ne levizjen e qershorit 1924 ka marre pjese edhe Kleri Katolik Shqiptar, gjurmet e te cilit ekzistojne qe ne levizjen e Isuf Elezit me 1922 (po aty, f. 86), per te cilet nuk eshte folur asnjehere duke e mbajtur te fshehte. Pyetja me kryesore qe behet ne kete rast eshte: Perse eshte fshehur roli i Klerikeve Katolike ne levizjen e Qershorit 1924?

Rendesia e ketij fakti qendron se ne momentin e vrasjes se deputetit Avni Rustemi, Kleriket Katolike, qe ishin deputete ne parlamentin Shqiptar, ishin ne aleance me te dhe me forcat “revolucionare” te drejtuara nga Fan Noli, pa e kuptuar per asnje cast se peshkopi i improvizuar do t’i tradhetonte pa asnje shkak. Kjo eshte aresyeja perse ne varrimin e Avni Rustemit Dom Lazer Shantoja mban fjalen e vet (Lazer Shantoja, Vepra, Shkoder 2005, f. 207-209), permbajtja e se ciles nuk ka asnje vlere konkrete pas perfundimit te “revolucionit” (dhjetor 1924). Te pakten reagimi i Dom Lazer Shantojes me 24 Marc 1928, tek Ora e Shqipnise, ne kujtim te dhjetorit 1924 ne Hotel Internacional, Brindizi, e konfirmon kete permbysje morale (po aty, f. 385-388). Pa asnje diskutim pjesmarrja e Klerikeve Katolike ne levizjen poltike te maj-qershor 1924 perben enigmen me te madhe te politikes shqiptare te shek. te XX-te.

E bukura eshte se ne krahun tjeter, dmth te cifligareve, merrnin pjese edhe intelektualet e permendur deputetet Nikolle Ivanaj dhe Visarion Xhuvani duke e permbysur pretendimin e Fan Nolit mbi karakterin cifligar te kundershtareve te vet politike.

b-Te pakten ne dy punime, te botuara ne kohe krejt te ndryshme (Fjalori Enciklopedik Shqiptar– 1985, 2009, artikulli RUSTEM Avni; dhe Ali Kelcyra, Shkrime per historine e Shqiperise, Tirane 2012, f. 111), pranohet pa hezitim qe vrasja e Avni Rustemit ishte shkaku i drejteperdrejte i shperthimit te levizjes qe deri me tani konsiderohet si “revolucioni demokratiko-borgjez i qershorit 1924”. Perderisa nuk eshte gjetur organizatori i vrasjes se Avni Rustemit kjo teze mund te konsiderohet si indirekte, por, ne momentin qe ky vrases mund te jete Ahmet Zogu apo Fan Noli, kjo teze bie poshte dhe shkaku i shperthimit te atij “revolucioni” fantazme ndahet midis dy politikaneve te kohes, ku njeri prej tyre duhet konsideruar shkaktari real i asaj levizje politike pa emer, por thellesisht antishqiptar.

Ngjarjet e mevonshem, te ndodhura ne shtetin shqiptar pergjate gjashte muajve (maj-dhjetor) te vitit 1924 e nxjerrin Fan Nolin si njeriun qe organizoi rremujen politike te kohes e per rrjedhoje dhe organizatorin e vrasjes se Avni Rustemit.

c-Rendesia e percaktimit te ketyre forcave nuk qendron per momentin e shperthimit te levizjes politike te kohes, por ne faktin e mos pjesmarrjes se tyre ne perkrahje te peshkopit fallso pas largimit te tij nga Tirana me 21 dhjetor 1924, cka tregon ne nje menyre tjeter se organizatori i krimit politik te vitit 1924 ishte vetem Fan Noli dhe kerkush tjeter. E bukura eshte se historiografia e epokes  komuniste ka sajuar nje situacion ushtarak mbi zhvillimin e revolucionit te qershorit dhe permbysjen e tij pa e vrare mendjen se me vone te gjithe keto do te rezultonin genjeshtra (foto poshte).

Marre nga Historia e Shqiperise, vell. III, Tirane 1984, f. 296/297

Me te kuqe jane paraqitur forcat qe ndihmuan Fan Nolin te merrte pushtetin dhe me te zeza forcat antifanoliste qe e rrezuan dhe e larguan Fan Nolin, gje krejtesisht e pavertete dhe qe do te shihet ne piken e. Ne realitet kane ekzistuar tre grupe ushtarake ne maj 1924 te drejtuara kundra Tiranes: 1-malcoret e Veriut per drejtimin e te cileve u akuzua dhe u denua me varje Dom Gjon Gazulli, 2-vllehet e Korces dhe 3-barinjte e Laberise. Se cfare u kishte premtuar atyre Fan Noli nuk di te them, por eshte krejtesisht e pallogjikshme mos pjesmarrja e tyre pas gjashte muajve ne mbrojtje te shtetit te pretenduar si demokratik, per te cilen ata u futen ne historine e shqiptareve si organizatoret e te parit grusht shteti dhe si percaresit e pare te shoqerise shqiptare per aresye politike, prej nga rrjedh dhe permasa me e pare e luftes civile ne shoqerine shteterore te shqiptareve.

d-Ne te vertete te tre pikat e para nuk marrin kuptim historik pa kuptuar piken ne vazhdim, ku pyetja: cfare realizoi realisht konflikti i armatosur i vitit 1924? Jo vetem qe nuk ka marre asnjehere pergjigje te sakte, por ajo eshte trajtuar sipas nje hapesire thellesisht te genjeshtert. Te pakten ne Fletorja Zyrtare 1924 ne e gjejme pergjigjen e kesaj pyetje fare shkurt dhe qarte:

1-Vendosjen e shtetrrethimit ne qytetet kryesore te Republikes se Shqiperise pergjate atij shtate mujori, te botuar pothuajse ne te gjitha datat e Fletorja Zyrtare 1924.

2-Organizohen gjyqet politike kundra kundeshtareve politike te Fan Nolit duke i krahasuar me programin e deklaruar te Qeverise se tij dhe te botuar ne Fletorja Zyrtare me dt. e Marte 24 Qershor 1924, por, pas 1945, edhe ne Drejtoria e Arkivave Shteterore, Dokumenta e materiale historike nga lufta e popullit shqiptar per liri e demokraci 1917-1941, Tirane 1959, f. 151-153, qe perputhen midis tyre.

3-Me 13 Gusht 1924 botohet ne Fletorja Zyrtare Dekret-Ligji “Per internimin e auktoreve qi bajne propagande te rrezikshme dhe qi nuk u provohen nga ana e Gjykatoreve”.

4-Me 23 Gusht 1924 botohet shkresa e Gjykatores politike derguar Min. se P. Te Mbrendshme mbi sekuestrimin e pasurive te t’aratisunve e dates 17.8.24. Nr. 204-VIII.

Me 13 Shtatuer 1924 botohet shpallja e gjyqeve, Sikuestrim: ”Mbi kerkesat e Ministrise se Financave per sigurimin e demevet te bamuna prej shkaktarve te vellavrasjes tridhjet milio fr. ar anblok, Gjyqi politik me vendimin e tij date 13-8-24 ka vendosur te u marre dorrezanien e duhun konservativisht sikuestrimin e pasunis se tundshme e te patundshme te shkaktareve ne fjale dhe te shenuem ne deftese..

Me 24 Shtatuer 1924 botohet lajmerimi me kete permbajtje: “Si mbas vendimit te Gjyqit Politik D. 13-8-24 eshte vene sikuestro konservative mbi pasunit e tundshme e te patundshme te se pandehurve per vllavrasjen e fundit.

5-Me 30 Gusht 1924 botohet Qarkore e Min. E P. Te Brendshme, te vendimit te  Keshillit te Ministrave dt. 19-VIII-924, mbi thirjen nen arme te klasave reserve.

6-Me 22 Korrik 1924 botohet shpallja e shtet-rrethimit edhe ne Tirane duke filluar nga data 22 Korrik 1924. Por kjo shpalle kishte edhe nje pike interesante (V): Gazetat para se te shtypen do te kontrollohen nga censura e shtypit.

Te pakten sipas ketij materiali rezulton se pushteti diktatorial Noli-Curri realizoi per here te pare ne Historine e Shtetit  Shqiptar diktaturen e pakices mbi shumicen, diktaturen e shtetit mbi inteligjencen historike kombetare.

e– Perfundimi i “revolucionit te qershorit” eshte ngjarja qe shqiptaret nuk e dine ne menyre absolute jo vetem pse kane qene pre e arsimit te detyrueshem, por dhe botimet e pas 1991 nuk kane dashur me qellim ta zbardhin fundin e asaj levizje, qe per turp te shqiptareve konsiderohet revolucion demokratik. Dhe une pretendoj se kjo ka ndodhur ne kete menyre vetem per nje qellim: mbi figuren e Avni Rustemit dhe Fan Nolit do te binin dyshime te medha se cfare kane qene ne realitet keto dy figura. Per temen tone miti Avni Rustemi do te merrte fund ne menyre te turpshme duke i lene historise te drejten per ta thene ajo fjalen e saj.

Fakti qe parlamenti shqiptar pushoi se ekzistuari me mbledhjen e tij te fundit (e 62, me 2 VI. 1924, ora 5.30 mb. dreke) ku u diskutua doreheqja e Z. Gjon Ҫoba, sipas nje letre te dates 27. V. 1924, dhe kryetari provizor mungonte duke u vertetuar nga nenshkruesit DJ. Rruga dhe S. Mazreku se proces-verbali i kesaj mbledhje eshte mbajtur, por parlamenti i ri u hap me mbledhjen e 66, e Merkure, me 21. I. 925, ora 2. 30 m. dr. (Bisedimet Parlamentare 1925/1, Tirane 2012, f. 9), e tregon fare qarte se pergjate diktatures Noli-Curri parlamenti shqiptar nuk ka funksionuar. Keshtu qe nuk ka asnje dokument zyrtar qe tregon se si ka perfunduar edhe pushteti diktatorial i Fan Nolit.

Por fale shtypit te kohes (gazetes “Liria” me pronar Vasil K. Dilo) ne sot kemi te gjithe dinamiken e menyres se si perfundoi levizja politike e vitit 1924 me emrin “revolucioni demokratiko-borgjez” i Fan Nolit. Pikerisht kete dinamike te gjithe shqiptaret e sotem e zoterojne ne menyre jashtezakonisht ireale per faj te arsimit te detyrueshem. Formula e kohes komuniste per kete problem ishte:

“Qendrimi armiqesor i reaksionit nderkombetar ndaj qeverise demokratike i dha kurajo e shprese reaksionit te brendshem dhe Ahmet Zogut e perkrahesve te tij, qe ishin arratisur jashte shtetit. Reaksioni i brendshem filloi te aktivizohej vecanerisht atehere, kur me largimin e F. Nolit e te L. Gurakuqit ne Gjeneve, pushteti u perqendrua ne duart e elementeve konservatore, te S. Pecit, S. Delvines etj., te cilet filluan te pengonin me te gjithe menyrat zhvillimin e metejshem te levizjes revolucionare. R. Shala dhe K. Qafezezi, me rastin e mitingut te madh antifeudal qe u zhvillua ne fund te gushtit ne Berat, u dhane urdher prefekturave qe te dergonin ne gjyqin ushtarak te gjithe ata qe vazhdonin te benin agjitacion “kunder te drejtes se prones”. “Kabineti, – shkruanin ata, – programin e shpallur do ta zbatonin vete me menyrat ligjore dhe me veglat e saj zyrtare…Liria dhe prona personale, me qe eshte e garantueme, ne, komandantet e Revolucionit, ndalojme gjithe guximet e paligjshme dhe gjithe veprat qe cenojne lirine dhe qetesine”. Keshtu perkrahesit e reformave filluan te ndiqeshin si “bolshevike te rrezikshem”. Kjo fushate nxitej ne menyre sistematike nga perfaqesuesi anglez Aires, i cili vazhdoi te qendronte ne Shqiperi….Kalimi i qeverise nga e djathta dhe ngathtesine e demokrateve redikale e shfrytezoi reaksioni cifligar per t’u hedhur ne lufte te hapur kunder levizjes demokratike dhe per te organizuar banda te armatosura. Keto banda filluan te perdorin terrorin kunder elementeve revolucionare. Ne Fier, Vrionasit vrane Sif Cuken dhe Sotir Barjen, te cilet kishin guxuar te ngriheshin kunder interesave te tyre. Me me energji akoma vepronin kreret e reaksionit si Ahmet Zogu, i arratisur ne Jugosllavi dhe Myfit Libohova e Koco Kota, te arratisur ne Greqi. Ata paten perkrahjen e plote te qeverive te ketyre vendeve per te organizuar nderhyrjen kunderrevolucionare ne Shqiperi. Udheheqesi i reaksionit A. Zogu, i ndihmuar nga Ceno Kryeziu, po grumbullonte ne Jugosllavi mercenare, te cilet i paguante me te holla dhe i pajiste me armet qe i jepte qeveria jugosllave” (Akademia e Shkencave  e RPS te Shqiperise, Instituti i historise, Historia e Shqiperise, vell. i trete (1912-1944), Tirane 1984, f. 300, 301).

Tipikisht kete kapitull: Revolucioni Demokratik – Borgjez i Qershorit 1924 (IV) e kane shkruar Hilmi Veterniku (&1,2,3), Shyqyri Vlashi (& 4,5), Selim Shpuza (&6) dhe redaktuar nga M. Cami; te cilet ne bashkeveprim me njeri-tjetrin kane shpikur nje ngjarje qe jo vetem nuk ka ndodhur ne kete menyre, por realisht ajo eshte teper-teper larg realitetit historik te ndodhur me permasa tmersisht me ndryshe duke e ndryshuar rrenjesisht historine e asaj periudhe.

Konkretisht ne menyre te permbledhur ne faqet e gazetes “Liria” gjej keto ngjarje te shkruara ne menyre gazetareske:

-LETRA E Fan Nolit 21 dhjetor 1921 drejtuar Popullit Shqiptar.

-Largimi i Fan Nolit dhe bashkepunetoreve te tij ne mengjesin e 22 dhjetorit 1921.

-Boshlleku kohor i vakancave qeveritare shqiptare prej 86 oresh – tradhetia e Fan Nolit.

-Ardhja e Ahmet Zogut me ane te operacionit te Veriut me 25 dhjetor 1924, ora 2200.

-Mungesa e konfliktit ushtarak midis “revolucionareve” dhe shteteroreve.

Te gjitha keto ngjarje cojne ne nje perfundim: Permbysjen e marredhenieve nder-opozitare shqiptare te kohes dhe turpi historik i Klerikeve Katolike Shqiptare deri me 25 dhjetorit 1924 te shpalosur ne essen e Dom Lazer Shantojes (Vepra, Shkoder 2005, f. 385-388: Ulja gryken se e pagove mushkun!… – Fan Nolit pagan, Shantoja jezuit). Ja perse pas kasaj date nuk mund te flitet me per unitetet historik midis Klerikeve Katolike Shqiptare dhe politikes se kohes e per rrjedhoje behet i pavlefshem fjalimi i Dom Lazer Shantojes perpara varrit te Avni Rustemit.

 

Literatura e perdorur (sipas renditjes kohore te botimit te materialeve)

 

Bisedimet e Keshillit Kombtar “SENAT” 1920, Tirane 1923; botimi i Kuvendit te Shqiperise,

Tirane 2012

Bisedime Parlamentare 1921, Bisedimet e Keshillit Kombtar, Legjislatura e pare, Viti 1,

Tirane 1921; botimi i Kuvendit te Shqiperise, Tirane 2012

Bisedime Parlamentare 1922, 1, 2, 3 Tirane 1923; botimi i Kuvendit te Shqiperise, Tirane 2012

Bisedime Parlamentare 1923, 1, 2, 3 Tirane 1923; botimi i Kuvendit te Shqiperise, Tirane 2012

Bisedime Parlamentare 1924, 1, 2 Tirane 1924; botimi i Kuvendit te Shqiperise, Tirane 2012

Bisedime Parlamentare 1925, 1, Tirane 1925; botimi i Kuvendit te Shqiperise, Tirane 2012.

Fletore Zyrtare, Tirane 1924.

Vasil K. Dilo, Gazeta Tirana, 1924.

Vasil K. Dilo, Gazeta “Liria”, 1924.

Amedeo Giannini: L’Albania dall’indipedenza all”unione con l’Italia (1913-1939), bot. 4, 1939

Lefter Dilo, Ligjeron Fan Noli, Tirane 1944

Vasil K. Dilo, Rol’ i Qishes Ortodokse ne ceshtjen shqiptare, Tirane 1953-1955 (doreshkrim).

Vasil K. Dilo, Protokolli i Korfuzit, Tirane 1956 (doreshkrim).

Drejtoria e Arkivave Shteterore, Dokumenta e materiale historike nga lufta e popullit shqiptar per liri e demokraci 1917-1941, Tirane 1959

V.I.Lenin, Tregues per veprat e V.I.Leninit, Tirane 1971.

Skifter Kellici, Atentat ne Paris, Tirane 1976

Grup autoresh, Ceshtje te levizjes demokratike dhe revolucionare shqiptare ne vitet 1921-1924, Tirane 1977.

Lefter Dilo, Avni Rustemi, Tirane 1978.

Instituti i Historise, Bajram Curri (trajtesa e dokumenta), Tirane 1982.

Skender Drini, Bajram Curri, Tirane 1984.

Akademia e Shkencave, Historia e Shqiperise, vell. III (1912-1944), Tirane 1984, f. 278-284.

A.Gjergji tek Fjalori Enciklopedik Shqiptar, artikulli RUSTEMI, Avni, 1985.

Gramoz Hysi, Organizimi i shtetit shqiptar dhe lufta politike rreth tij ne vitet 1920-24, Tirane 1988.

Agim Muçaj, Lufta e fshataresise shqiptare kunder shfrytezimit cifligaro-borgjez 1925-1939 dhe qendrimi i klasave ndaj saj, Tirane 1990.

Arben Puto, Demokracia e rrethuar, Tirane 1990

Ilir Ushtelenca, Diplomacia e Mbretit Zogu I-re, Tirane 1995

Selim Shpuza, Vitet ’20-’30, Tirane 1999.

Aleks Buda,Vepra 4, Tirane 2000.

Robert C. Austin, Shtegu i pashkelur i Fan Nolit, Demokracia shqiptare ne vitet 1920-1924; Tirane 2000.

Monika Shoshori Stafa, Monarkia kunder Republikes, Tirane 2001.

Lazer Shantoja, Vepra, Shkoder 2005.

Ҫatin Saraçi, Zogu i shqiptareve, Tirane 2006.

Novruz Zejnati, Gjeneral Esat Pashe Toptani, Tirane 2007

Avni Spahiu, Noli, jeta ne Amerike, Tirane 2007.

Hazis Gjergji, Myslim Peza, deshmitar dhe protagonist ne historine e shqiptareve (1912-1939), Tirane 2008.

Hazis Gjergji tek Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Vell. III,  artikulli RUSTEMI, Avni,  2009.

Hazis Gjergji, Myslim Peza dhe Mbreti Zog, Tirane 2009.

Kaliopi Naska, Shen Naumi dhe Diplomacia e kohes, Tirane 2012.

Ali Kelcyra, Shkrime per historine e Shqiperise, Tirane 2012.

Ilir Ikonomi, Esat Pashe Toptani; njeriu, lufta, pushteti, Tirane 2016.

Ylli Polovina, Krisma ne parlament, trazirat e 1924, vrasja e dy amerikaneve dhe Avni Rustemit, roli i Beogradit dhe revolucioni pa krye i Nolit, BOTART 2016.

Ervina Toptani, Esad Toptani dhe shqiptaret ne veshtrimin europian, Tirane 2017.

Tirane, me 14 gusht 2019