Artikuj

74- Cfare fsheh karakteri monosilabik i Gjuhes Shqipe, sipas kendveshtrimit qe imponon Kontinumi Kohor – Hapsinor. 02.01.2014

Posted by Genc Hoti

Loading

74 – Cfare fsheh karakteri monosilabik i Gjuhes Shqipe, sipas  kendveshtrimit qe imponon Kontinumi kohor-hapsinor?

 

Permbajtja

 

 – Zberthimi i karakterit rrokor te Gjuhes Shqipe.

– Interpretimi i pretendimit se Gjuha shqipe sherben per te shpjeguar gjuhet e tjera me ane te zberthimit te fjaleve ne rrokje dhe simbole.

3  – Kontrasti i ideve te perkrahesve te prejardhjes pellazgjike te Gjuhes Shqipe me    materializmin filozofik.

4  – Roli i KOHES ne procesin gjuhesor.

5  – Cfare ndodh kur relatohen dy popuj ne parim?

6  – Cfare ndodh kur relatohen dy popuj me shpejtesi te ndryshme zhvillimi?

7  – Rasti i Gjuhes Shqipe.

Perfundime

 

Ka nje postulat ne fushen e filozofise, qe thote: “mos dija nuk eshte argument”. Por kjo nuk i ka penguar te “diturit” shqiptare te shpikin lloj e lloj teorish mbi gjuhen dhe, ne funksion te Gjuhes Shqipe, ta konsiderojne ate nje enigme dhe prej ketej te kalojne ne hipoteza pa asnje baze reale. Pretendoj se kjo e ka nje qellim me teper instiktiv se sa nje kerkese e kohes, por qe tenton te ndryshoje disa gjera “te fshehta” qe karakterizon kete gjuhe. Eshte mire qe kur behen teorizime ne fusha te ndryshme te shihet me perpara pasoja, ne qofte se do te konsiderohet e sakte kjo teori, cfare zgjidh ajo, per cfare sherben ajo ne funksion te progresit dhe cfare perfitimi kane bartesit e saj, per rastin e gjuhes, nga i gjithe ky teorizim. Duke qene se te Marret e Madheshtise Shqiptare nuk e kane kuptuar ne asnje permase karakterin rrokor te Gjuhes Shqipe jam i detyruar ta ritrajton sipas nje kendveshtrimi qe imponon Raporti Kohor – Hapsinor kur e merr ne konsiderate kete gjuhe (une pretendoj se i takoj shkolles materialiste te filozofise).

1 Tendenca per ta paraqitur gjuhen si faktor kryesor ne gjenezen e popujve nuk eshte nje gje e mire edhe vetem per faktin qe 5000 vjet nuk jane te afta te shpjegojne qofte dhe 5001 vjet e jo me miliona vjet. Ne realitet ajo tregon per shterpezimin e mendimit filozofik ne kete drejtim, duke lene shkas per shume e shume manipulime ne fushen e historise. Gjuha ne fakt sot eshte bere nje pengese serioze ne argumentimin e autoktonise se Popullit Shqiptar, pasi keshtu sic interpretohet rezulton qe paraardhesit  Popullit Shqiptar jo vetem qe nuk jane te tille, por ne parim jane krejt te njejte me sivellezerit e vet indoevropiane edhe pse ndryshojne prej tyre si nata me diten. E vetmja gje pozitive, qe pranohet sot nga te gjithe palet ne kete diskutim, eshte percaktimi i karakterit monosilabik (rrokor) te saj, te cilin e kam hasur qe ne diskutimet e Mjedes per Kongresin e Manastirit (1908), por qe ka qene edhe pjese e edukimit arsimor te detyrueshem perpara 1945-ses.

Sot shtrohet pyetja, pa asnje lloj paragjykimi politik:

  — Cfare perfaqeson ky karakter i Gjuhes Shqipe dhe per cfare mund te sherbeje?

Pa pasur per qellim te ngre apo te ul studiuesit historik te ndryshem te kesaj fushe (te cilet nuk jane pak), pasi nuk i perkas atyre, konstatoj se problemi eshte i shtruar per zgjidhje gabim qe ne planin filozofik. Per ta thene me hapur, paralelja filozofike e gjuhesise, nuk ekziston ne asnje permase. Eshte marre si etallon shkolla gjermane dhe percaktimi indoevropian i gjuhes shqipe, por kur erdhi puna per t’u futur me thelle rezultoi qe Gjuha Shqipe kishte karakter monosilabik, ndryshe nga gjuhet e tjera indoevropiane, por pa nxjerre ndonje rezultat shtese dhe konkret per bartesit e saj (bile akoma me keq, nuk eshte thene kurre se kujt duhet t’ja dine per nder shqiptaret e sotem per kete fakt). Por sot nuk thuhet se si eshte formuar ky karakter i Gjuhes Shqipe dhe perse ai nuk eshte shuar, qe, sipas te gjitha gjasave, duhet te ekzistonte tek pellazgjishtja, helenishtja dhe gjuhet e tjera indoevropiane, ku sot karakteri rrokor nuk ndjehet tek pasueset e tyre (me qene se pranojme se i takojne te njejtes familje gjuhesore dhe qe, aq me keq, pranohet qe shqipja rrjedh nga pellazgjishtja).

Asnjehere nuk u tha se cila ishte lidhja midis karakterit te Gjuhes Shqipe dhe kohes se lindjes se saj; vetem se u pranua qe paraardhesja e Gjuhes Shqipe, ilirishtja, nuk njihej (Eqrem Cabej, Mahir Domi, Androkli Kostallari, Shaban Demiraj, Oliver Jens Schmitt, e shume e shume te tjere) dhe rrjedhimisht karakteri rrokor mbeti jetim, por pa u zhdukur nga Historia. Ne kete drejtim spekullimi ishte universal dhe mbareshkencor. Pranohej qe shqiptaret rridhnin nga iliret, ilirishtja nuk njihej dhe, perfundimisht, shqiptaret rrjedhin nga pellazget. Eshte nje kapercim kaq i madh sa duhet te jesh qorr dhe miop, shurdh dhe memec te pranosh fantazine per realitet. Ne kete drejtim produkti intelektual postkomunist ra ne kurthin qe kishte ngritur pseudomaterializmi bolshevik per mbi nje shekull (datelindja e antimaterializmit fillon me 1905, atehere kur udheheqesi i bolshevikeve botoi artikullin “Rreth shteteve te bashkuara te Evropes” duke revizionuar te gjithe materializmin e atehershem filozofik). Per ta thene hapur fare asnje studiues shqiptare dhe i huaj nuk eshte i afte te argumentoje prejardhjen shoqerore te shqiptareve me metodikat ekzistuese (me keto metoda asnje populli te Evropes nuk i njihet gjeneza) ne nje mase te tille sa arberit e kohes se Gjergj Kastriotit dalin te palidhur me shqiptaret e sotem. Pretenduesit e prejardhjes pellazgjike te gjuhes shqipe, por dhe historianet e gjuhetaret ne pergjithesi, nuk qene te afte te pranonin dhe interpretonin kater problemet me themelore te Shkencave Historike ne Gadishullin Ballkanik:

1 – Cila eshte koha me e pare e popullimit te gadishullit (ne kete pike duhet zbuluar me perpara parimi natyror i lindjes se njeriut ne Toke dhe pastaj te avancohet me perpara, por filozofia ekzistuese ka preferuar ta shtremberoje realitetin duke e mbajtur te mbyllur ne arken e Eolit faktin qe disa popuj ne Evrope jane shume-shume me te vjeter dhe me ndryshe se pjesa me e madhe e Races se Bardhe, dmth kjo race nuk eshte unike ne drejtim te zhvillimit dhe e njekohshme ne drejtim te gjenezes).

2 – A ka pasur popullata te tjera perpara ardhjes se pellazgeve ne gadishull, me qene se jane te paret  qe njihen dhe pranohen qe jane te ardhur?

           a – ne qofte se po, cfare gjuhe flisnin?

            b – ne qofte se jo, cfare gjeten te ardhurit dhe perse karakterin rrokor e pati vetem gjuha shqipe?

Ne te dy rastet problemi eshte i lidhur me piken e pare.

3 – Si lidhet gjeneza e popujve me gjuhen, ose, me ndryshe, si e percakton karakterin e gjuhes gjeneza biologjiko-shoqerore e popujve? Ne kete rast mbetet per te zbuluar se si karakteri heterogjen i popullatave evropiane kane injektuar karaktere te ndryshme gjuhesore prej te cilave ka mundur te mbijetoje vetem karakteri parashqiptar i trasheguar tek keta te fundit.

– Si transformohet gjuha pergjate procesit te relacioneve midis popujve (permasat e ketij transformimi duhet te jene te shumta dhe te ndryshme ne varesi te kohes dhe nivelit shoqeror te zhvillimit te pjesmarresve, gjera te cilat jane akoma te erreta dhe te pazberthyera edhe pse ato perbejne thelbin e Shkences se Historise). Ne kete rast duhet zbuluar grupligjesia e pasojave te Botes se Relacioneve Universale te Njerezimit.

A nuk tregojne keto probleme qe parakalimi i tyre eshte fund e krye nje tregues i paaftesise profesionale te studiuesve te kesaj fushe? Qofte ata qe pretendojne se shqiptaret rrjedhin nga iliret, qofte ata qe pretendojne se shqiptaret rrjedhin nga thrakasit, qofte ata qe pretendojne se shqiptaret rrjedhin nga pellazget, qofte ata qe pretendojne se shqiptaret jane autoktone, qofte ata qe pretendojne se shqiptaret jane te ardhur, nuk argumentojne dhe vertetojne dot pretendimet e tyre. Problemet jane fund e krye te trajtuara me tendence per qellime te mbrapshta politike dhe ne thelb antishqiptare, pasi ne asnje rast nuk thuhet se cfare perfitimi ka Populli Shqiptar, dhe shkenca ne fund te fundit, nga perfundimi i pretenduar.

Defektet qe paraqiten ne kete rast jane te lidhura me formen e botekuptimit dhe, sidomos, me defektet e mendimit filozofik materialist te inicuara qe nga koha e heleneve te lavdishem. Palidhja e Hapsiren me Kohen dhe Shpejtesine perben themelin e gabuar te mendimit filozofik helene, por dhe tullat e gabuara ku mbeshtet mendimi i sotem filozofik e shkencor i Njerezimit (panevojshmeria e veprimit dhe zgjidhja e problemit vetem ne planin teorik eshte nje kerkese e improvizuar nga politika sa here qe ajo ka nevoje te shpertheje; e perse nuk duhet shfrytezuar ky pozicion?). Por ne kete kuader vlen te permendet pazbatueshmeria e elementeve filozofike materialiste ne shkencat shoqerore; per paaftesi apo per mos leverdi eshte nje problem i shtruar per zgjidhje ne menyre individuale. Kjo i ngjan nje ndeshje futbolli pa top dhe porta ku njera pale sulmon e tjetra mbrohet pa asnje domethenie. Te pakten kjo e fundit ngjet ne Shqiperi ne fushen e gjuhesise ku pasi shkaterruan me 1972 gjuhen historike te formatuar per 400 vjet nga niveli me i larte evropian, vetelavderohen me idene e nje gjuhe standarte duke harruar se ne ate vit u kalua nga gjuha qytetare evropiane ne gjuhen fshatare te mashtrimit dhe krimit shqiptar. E thene me fjale te tjera gjuha e sotme standarte shqipe eshte nje kthim prapa ne kohe prej 400 vjetesh dhe nje kthim prapa ne civilizim prej 1300 vjetesh.

Rifutja e parametrit shpejtesi zhvillimi ne shkencat shoqerore con ne zgjidhjen e problemeve gjuhesore e historike dhe lidhja e saj me kohen e ben gjuhen nje nder elementet e argumentimit percaktues te permasave te botes se relacioneve midis popujve, por jo me tutje.

Percaktimi i karakterit te gjuhes, ne lidhje me shkallen e komplikimit te fjales, eshte nje problem qe mund te zgjidhet lehte me ane te vrojtimit te shkalles se zhvillimit te bartesve te saj. Pa i hyre kesaj pune, pasi eshte nje problem i zberthyer per tjeter qellim (sipas Raportit Kohor-Hapsinor) postuloj: Popujt me shpejtesi te vogel zhvillimi e kane gjuhen me strukturezim te thjeshte dhe shprehja e fjaleve ka karakter rrokor. Krahasimi i popujve, bartes te gjuhes me kete karakter, duhet te nxjerre ne pah dhe raportet kohore te cfaqjes se tyre ne histori edhe ne qofte se nuk kane asnje lidhje relatash midis tyre. Ne kete menyre, duke marre per baze shkallen e zhvillimit te shqiptareve dhe parashqiptareve ne keto dymije vjetet e fundit ne funksion te qelizave shoqerore (familjen patriarkale, besimin fetare pagan ne shkallen e kulteve te Gjarprit deri tek Dielli, te drejten zakonore te pashkruar, pronen fisnore, shkembimin mall-mall) arrij ne perfundimin se dinamika shoqerore e tyre mbeshtetet ne shpejtesine e vogel te zhvillimit dhe per kete shkak biologjiko-shoqeror, dmth NATYROR, karakteri i gjuhes se shqiptareve ka karakter monosilabik (rrokor). Mbi kete baze gjeneza shoqerore e shqiptareve dhe paraardhesve te tyre eshte e mbeshtetur ne autoktonine dhe vjetersine e tejskajshme (ka nje menyre qe argumenton aresyet e levizjes se masave njerezore pergjate dinamikes se cdo rendi shoqeror ne perputhje me fazat e formimit dhe kalimit te formave te pronesise ku popullata shqiptare edhe sot nuk pajtohet dot, pa ndikimin thelbesor te Evropes mbi te). Krahasimi me popullaten e ardhur pellazge (perpara 15 000 vjeteve te themi) i nxjerr shqiptaret rreth 600 here me te vjeter ne keto troje dhe me ndryshueshmeri racore kundrejt njeri – tjetrit. Por ky eshte nje problem formal, pasi ne thelb te problemit pellazget kane qene shume – shume me te zhvilluar se vendasit autoktone dhe ne merredheniet e tyre qendron thelbi historik i Ballkanit Politik te sotem edhe pse kane kaluar mijera e dhjetramijera vjet.

2 Ne fundin e shek. te XX-te dhe fillimin e shek. te XXI-i ne Shqiperi u shtrua nje problem, ne pamje te pare interesant. Cdo rrokje e fjaleve shqipe kishte paralelet e veta me te gjithe fjalen e gjuheve te tjera gati-gati me te njejtin kuptim. Mbi kete baze lindi ideja qe rrokjet e gjuhes shqipe mund te shpjegojne gjuhet e botes ne kuptimin gjenetik te tyre. Nje fluks i madh interpretuesish shpertheu ne kete drejtim dhe shqiptaret kujtuan se kapen qiellin me dore, duke e paraqitur situaten si nje piramide ku ne maje ishin shqiptaret si themeluesit e qyteterimit boteror dhe gjuha e tyre nje gjuhe e perendive qe ishte e afte te shpjegonte te gjithe shkencen e Njerezimit (Nermin Vlora Falaski, Luftullah Peza, Liliana Peza, Elena Kocaqi, Aristidh Kola, Ali Eltari-Lapi, Niko Stylos, Petro Zheji, Mathieu Aref; – renditjes mos i jepni rendesi). Ne te vertete problemi nuk ishte e veshtire per t’u interpretuar, por qe te pretendosh per nje fenomen shoqeror pa i ditur rregullat e lindjes – zhvillimit dhe tjetersimit  ishte nje gje qe nuk i perkiste normales historike shqiptare, te pakten, pasi keta te fundit ne asnje rast te vetem ne historine e tyre nuk njohin suprimimin e mendimit mbi realitetin dhe lulezimin e mendimit idealist filozofik (cdo rryme filozofike, fetare, letrare e shkencore qe levrohet nga shqiptaret eshte nje imponim artificial dhe aspak produkt autokton edhe pse mund te duket sikur eshte shpikur prej tyre).

Kulmin e ketij fenomeni shqiptaret e konstatuan me librin e Petro Zhejit: ”Shqipja dhe sanskritishtja” (ne dy pjese), Tirane 2005, 2006, i cili nuk kishte asnje bosht filozofik, por kur vinte puna ne argumentimin e problemeve mbeshtetej ne idealizmin filozofik duke e paraqitur kete te fundit si menyren e vetme zgjidhese.  Është një libër në dy vëllime që më detyroi të ndryshoj titullin e studimit mbi Gjuhen Shqipe pasi paraqiste ndryshime botëkuptimore të karakterit filozofik. Është kjo arësyeja përse është shtuar fjala materialiste pas emërtimit përcaktues të titullit të studimit. Por, pasi e kam lexuar dhe nxjerre materialin kritik, une jam i detyruar te shtoj edhe dicka tjeter ne lidhje me kete liber te Petro Zhejit. Per mua ky liber eshte : “Interpretimi idealist i filozofise se gjuhes shqipe” pasi ne realitet nga ky liber nuk nxirret, ne menyre absolute, asnje perfitim konkret; akoma me tej, shume deduksione jane te perfolura nga te Marret e madheshtise shqiptare duke u marre me mend, se sa duke ja nenshtruar ligjeve te shoqerise njerezore. Eshte kjo aresyeja perse u detyrova ta marr ne konsiderate kete liber dhe ta sterholloj ne drejtim te konkluzioneve te tij (gje e parapare ne librin: “Interpretimi materialist i filozofise se Gjuhes Shqipe”; shih albanovaonline.com dhe www.genchoti.com, prej nga eshte marre kjo pike). Nga ai studim vecoj pikerisht boshtin kryesor filozifik kritik te vepres, i cili permblidhet ne keto pika:

Pjesa e Pare

1-“Fjala sot nuk është më për ne vetëm një prerogativë e Gjuhësisë, mbasi ajo po na zbulohet përherë e më tepër si kyçi i çdo shkence, kodi i zbërthimit të çdo misteri, mit apo mister qoftë, formulë matematike apo fizike, genomë njerëzore apo zanafillë poetike dritëhedhëse mbi çdo ligj të shkruar e të pashkruar. Triumfi i saj duket sheshit sot kur vëmë re që fenomeni i jetës, në tre aspektet e saj kryesore (në atë ontologjik, gneseologjik dhe etik) është duke kaluar sa në duart e shkencëtarit aq dhe në ato të teologut. Qarku po mbyllet për t’u hapur mbase sërish para një bote tjetër që, ndonëse e panjohur për ne, arrin të hetohet nga intuita jonë.” (f. 11)

A i ka shkuar  ndërmënd vallë autorit të këtyre rreshtave se bashkësia e këtyre fjalive është në kundërshtim flagrant me realitetin shkencor të racës njerëzore në Tokë dhe nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe teorike, që fjala të zbërthejë kyçin e shkencës për faktin më të thjeshtë fare: ka lindur gati me njeriun; dhe si e tillë paraqet shprehjen me siperfaqësore të njohjes njerëzore, akoma më tej, formalizmin e kësaj njohje. Është e pamundur që fjala të shërbejë për njohje jo vetëm për kohën tepër-tepër të largët të lindjes së saj, por sepse është produkt i individit dhe ka lindur si një nevojë për të bashkuar këta individë njerëzore. E kundërta e kësaj, po të pranohet, na i bie të ketë qenë më i zhvilluar njeriu i atëhershme se sa i sotmi. Paradoksi hapsinor është i pamundur të aplikohet tek individët dhe fjala, në aspektin lindës, është e lidhur me individin dhe aspak me bashkësinë njerëzore. Pikërisht këto nuk ka arritur të zbërthejë autori i rreshtave të mësipërm, që përbëjnë kuintesencën e idealizmit filozofik. Përsëritja e pronësisë së fjalës nga ana e teologut nuk tregon tendencën e zgjidhjes së problemit, por fundin e metodikës së përdorur. Të paktën dialektiku Hegel na e ka mësuar këtë më dy nga ligjet e tij: 1-depërtimi reciprok i të kundërtave; 2-mohimi i mohimit. Kështu që mbyllja e qarkut nuk tregon zgjidhjen përfundimtare, por fundin e metodikës së pafuqishme për të zgjidhur këtë problem. Pastaj nuk ka asnjë mundësi që intuita të paraqitet si fillesa e zgjidhjes. Teorizimet në këtë drejtim tregojnë se zgjidhja nuk vjen nga individi, por nga bashkësia njerëzore dhe bashkësia nuk ka intuitë. Individi e lind fjalën, por bashkësia e zhvillon dhe i jep vlerë asaj, në të kundërtën ajo zhduket. Eshte kjo aresyeja kryesore perse sot shqiptaret e kane kete bashkesi akoma ne fazen fluide te saj dhe te paafte te vetveproje konform asaj rruge qe kane vepruar popujt e tjere te Evropes.

2-“Fjalët, na mëson autori, shtrojnë ekuacione simbolike dhe ekuacionet simbolike nga ana e tyre, shtrojnë mite kozmogonike, që, jashtë mitit, mund të interpretohen në shumë mënyra të tjera, si të vërteta shkencore, filozofike, teologjike jo vetëm të kohës sonë, për të të gjitha kohërave. Dhe kjo për arësye se referenca e mbrame e Gjuhës është gjithmonë Qendra që, në instancë të fundit, identifikohet me Hyjninë, me Zotin, me la Somma Sapienza të Dantes.” (f. 13)

E gjithë kjo dinamikë do të kishte vlera në qoftë se autori do të kishte zbërthyer më përpara dinamikën e shoqërisë njerëzore nëpër rendet sociale të cilat i prodhojnë këto mite. Në këtë rast do të kishte vlera njohëse përputhja e mitit me rendin shoqëror, meqënëse është produkt i saj. Dhe këtu duhet zbuluar se cili është raporti i mitit me shkrimin pasi ekzistenca e mitit jashtë shkrimit tregon se primitivizmi është përmbajtja e mitit dhe mua nuk ma merr mëndja që ky primitivizëm të jetë i aftë të interpretojë të ardhmen, që përfshihet në termin e përdorur nga autori: të gjithë kohërat. A nuk kemi këtu një shprehje tipike idealiste dhe fetare? Autori duhet të rizbulojë raportin e idealizmit filozofik me rendin shoqëror që po jetojnë sot shqiptarët për të kuptuar mospërputhjen e ideve të rij me dinamikën e këtij rendi. Nuk i takon autorit tonë të përbashkojë idetë e tij me Hyjninë dhe Danten pasi janë tre kohë të kaluara që nuk i përkasin popullit shqiptar kur autori i takon këtij populli. Është një kapërcim në hapësirë që koha nuk do ta lejojë dhe kjo do të duket nga jetëgjatësia e ideve të autorit në vazhdimësinë e kohës (nuk po flas për përkrahësit e ideve të tij, pasi jam i bindur që të Marrët e madhështisë shqiptare do ta përkrahin).

3-“Kështu lindi semantika, semiotika dhe në përgjithësi, Teoria e Shenjës dhe e Kuptimit, vepër kjo madhore e linguistëve dhe e filozofëve të shekullit tonë. Problemi, nëse miti lind historinë apo përkundrazi, historia lind mitin, pas Freud-it dhe Jung-ut, po shihet paralelisht me problemin nëse koshienti e “pjell” inkoshienti apo anasjelltas. Në këtë këndvështrim, në linjë psikanalitike, dihet se inkoshienti e “pjell” koshientin, pra dhe miti e “pjell” historinë (Eliade, M. et al). Kjo duhet kuptuar kështu: brënda mitit zbulohet, me anë të mitit shfaqet struktura logjiko-psikologjike e historisë, me anë të tij mund të kuptohet historia.” (f. 16)

Duke ditur se autori i këtyre rreshtave është fizikant dhe vetë kjo shkencë problemin e kohës e ka të analizuar për së mbrapshti (sidomos mbas zbulimeve dhe interpretimeve ajnshtajniane, të cilat i tjetërsuan duke ja fshehur njerëzimit thelbin e teorisë së tij) nuk kemi si t’i pranojmë si të sakta këto ide. Raporti midis mitit dhe historisë është analog me raportin midis jo shtetit dhe shtetit, me raportin midis gjuhës së folur dhe gjuhës së shkruar çka do të thotë se lidhja midis tyre është thjeshtë e karakterit kohor dhe si një vazhdimësi e zhvillimit të racës njerëzore në Tokë, dmth lidhje hapsinore ato nuk kanë. Historia lind pas mitit në kohë, por në planin hapsinor miti është produkt i fantazisë kur historia e sotme është vetëm thjeshtë statistikë dhe aspak shkencë. Autori kërkon që ne t’i besojmë symbyllazi asaj që flitet në emër të historisë. Mos vallë ky është qëllimi i kësaj parathënie? Historia nuk mund të zbulohet kurrsesi me anë të strukturës logjiko-psikologjike, pasi kjo e fundit është pjellë e historisë dhe lind në një fazë të caktuar të zhvillimit të shoqërisë. Vetë historia nuk është gjë tjetër veçse dueti shkak-pasojë e botës së relacioneve universale të njeriut dhe në këtë aspekt duket dhe roli i gjuhës. Këtu ngelet për të zbuluar lidhjen midis kohes dhe hapësirës në këtë botë të pafundme relacionesh në mënyrë që të përcaktojmë përmasën e pasojës dhe të shkakut pasardhës. Këtë gjë autori nuk mund ta bëjë dot për shkak të metodës arsimore që e ka pushtuar plotësisht. Këtu e ka burimin keqarsimimi i popullit shqiptar për të gjithë periudhën pas 1945 dhe kot orvatet autori për t’ju shmangur pasojës së saj.

4-“Shqipja është një gjuhë shumë e lashtë, vjetërsia e së cilës humbet në mijëvjeçarët e historisë. Për një gjë të tillë sot nuk dyshon më askush. Mjafton të përmëndim emra të tillë si Leibnitz, Bopp, Hahn, Pedersen, Benloew, Xylander, Stier, Schneider, Rozny, Georgiev, Majami, Wedekens, Finlay etj. nga të huajt, në kohë e vënde të ndryshme, dhe J. De Rada, F. Bilotta, S. Frashëri, V. Pasha, N. Frashëri, K. Kristoforidhi, S. Konda etj. nga tanët, të cilët, në një mënyrë a në një tjetër, janë shprehur për këtë lashtësi.” (f. 19)

Vetëm pranimi i faktit që gjuha shqipe humbet në mijëravjeçarët e historisë, por paraardhësit e shqiptarëve humbasin në milionavjeçarët e parahistorisë, dhe kjo nuk vihet në dukje, duhet të shërbejë si argumenti më i parë që autori parakalon thelbin social të shqiptarëve të sotëm dhe metodika e ndjekur nuk është në përputhje me këto dy parametra. Në këtë pikë autori nuk e di se këtu fshihet pikërisht ajo që Ai kërkon të zbulojë me anë të gjuhës, por që nuk përputhet dot me realitetin, prandaj dhe kërkon të mbyllë të dy sytë pa nxjerrë asnjë përfitim. Është një tërësi ngjarjesh që nuk mund të kapërcehen dot dhe kjo bie në sy edhe me emrat e studiuesve shqiptarë që janë marrë me problemet gjuhësore, por që autori nuk i përmënd. Është një stil i vjetër për të mbuluar një të vërtetë dhe për të evidentuar një të pavërtetë. Në listën e studiuesve shqiptarë që janë marrë me problemet e gjuhës shqipe mungojnë Dhimitër Kamarda; Abati i Mirditës, babai i alfabetit të gjuhës shqipe, Imzot Preng Doçi; Dom Ndre Mjeda; Kryetari i vendosjes së alfabetit të gjuhës shqipe Padër Gjergj Fishta  në Kongresin e Manastirit me 1908 (këtu fillon historia moderne e gjuhës shqipe) dhe një sërë Klerikësh Katolikë që me punën e tyre titanike prej 450 vjetësh vertetuan se gjuha shqipe është ndër më të lashtat në Europë, por ajo nuk ishte e dokumentuar, dhe këtu duhej zbuluar arësyeja përse kishte ndodhur kështu; pastaj vinë me rradhë: Dhimiter Pilika, Nermin Vlora Falaski; Aristidh Kola; Niko Stylos; Ilir Mati dhe një njeri, të cilin autori me sa kuptoj e paska pasë halë në sy: Çlirim Xhunga. Të paktën kjo ka qenë një punë e lënë në gjysëm të rrugës nga ana e Klerit Katolik Shqiptar dhe porosia e fundit e tyre ka qenë e lidhur me këtë situatë, përpara se t’i pushkatonin baballarët e të Marrëve të madhështisë shqiptare. Në krahasim me ta, disa emra të përmëndur nga ana e autorit, kanë bërë një vrimë në ujë në adresë të gjuhës sonë. Pastaj autori duhet ta kishte për detyre, meqënëse e ka evidentuar, zbulimin e lidhjes të vjetërsisë së gjuhës shqipe me prapambetjen historike të popullit shqiptar dhe vonshmërinë e lindjes së letërsisë shqipe në raport me këtë gjuhë të folur. Këto tre situata, po të zbërthehen, tregojnë diçka krejt tjetër për tjetër dhe çfarë fsheh lashtësia e gjuhës shqipe jo vetëm në raport me sanskritishten. Në çfarë raporti kohor të zhvillimit të shoqërisë njerëzore kanë qenë përdoruesit e këtyre dy gjuhëve, shqip dhe sanskritisht? Këtë problem, me sa kam kuptuar, autori as që e ka prekur çka më ka çuar në përfundimin se postulati që lashtësia e gjuhës shqipe ndaj asaj sanskrite eshte evidente nuk ka asnjë përfitim konkret. Atëhere për çfarë duhet ky konstatim? Pastaj nuk ka rendesi aspak thenia qe Gjuha Shqipe eshte nder me te lashtat, por duhej percaktuar vjetersia ne raport me gjuhen e tjera evropiane dhe ketu autorit tone i ka munguar kurajoja shkencore se sa per ate civile ka ndjekur rrugen e masakruesve te historise se popullit tone

5-“Përsa i përket shqipes, me gjithë meritat që kanë librat e studiuesve të huaj dhe shërbimet që i kanë sjellë disa prej tyre çështjes shqiptare, sidomos në periudhën e Rilindjes sonë, duhet pohuar se ato lënë shumë për të dëshiruar. Përgjithësisht, duke lexuar këto studime, bindesh përherë e më tepër se për shqipen mund të flasin me siguri të plotë vetëm shqiptarët (nënvizimi i autorit).(f. 20)

Që kjo është shprehje e një mendjemadhësie tipik shqiptare as mos e diskutoni, por të mos vësh në dukje luftën e madhe që ka bërë Europa për 2500 vjet për të shtrirë gjuhën e saj në të gjithë kontinentin do të thotë të mos kuptosh se cfare është ne realitet Historia. Fakti që shumica e popujve të Europës ka alfabetin latin e ka një domethënie dhe fakti që shqiptarët vetëm më 1908 vendosen fatin e tyre duke marrë nga Europa alfabetin latin ka shumë më tepër domethënie të cilat autori nuk kërkon t’i evidentojë dhe këtu fshihet misteri real i prejardhjes së gjuhës shqipe, të cilin asnjeri deri në sot nuk e ka zbuluar dot duke i shkuar tangent të vërtetës dhe kjo për shumë e shumë arësye duke përfshirë llojin e botëkuptimit, llojin e metodikës së përdorur dhe llojin e arsimimit shkollor. Duhen përmbysur këto tre lloje subjektesh të lidhur me njeriun intelektual shqiptar që të kemi zgjidhjen e VËRTETË. Me këtë fjalë unë kuptoj përfitim konkret në favor të popullit shqiptar,  në të kundërtën gjithëshka është e gënjeshtërt. Pastaj përdorimi i termit Rilindje është pak spekulativ, sepse më përpara autori duhet të evidentonte lindësit e kulturës shqiptare në mënyrë që të përcaktohej realisht se kush janë rilindasit e popullit shqiptar ku përsëri ka një vënd të vogël për diskutim. Lindësit e kulturës shqiptare janë të lindur, dmth produkt, në kohën e Rilindjes Italiane (Ata janë Etërit e Kishës Katolike Shqiptare) dhe çdo abuzim që mund të bëhet me ta është e barabartë me mohimin e kësaj Rilindje. Pikërisht këtë bënë komunistët e Enver Hoxhës dhe pikërisht këtë kërkojnë të bëjnë fëmijët e tyre, anëtarë të klubit të të Marrëve të madhështisë shqiptare. Autori në drejtim të evidentimit të baballarëve të gjuhës shqipe, të cilët vunë themelet e kombit shqiptar, tregon ose padije ose tendencë. E para tregon arsimimin e keq të tij, ndërsa e dyta formimin negativ të karakterit të tij. Që të arrish në këtë përfundim ka shumë e shumë gjëra të tjera që duhen vënë në dukje apo zbuluar. Me sa kam kuptuar autori nuk ka qenë në gjëndje të merret me të tilla probleme dhe pikërisht tek këto gjëndet e fshehta e gjuhës shqipe. E thene me hapur vetem shqiptaret nuk mund te merren me Gjuhen Shqipe me arsimimin qe kane marre pergjate periudhes enveriste per gjene me te thjeshte fare: Gjuha Shqipe nuk eshte produkt i drejteperdrejte i tyre ne asnje germe, ne asnje fjale dhe ne asnje fjali (te pakten te asaj qe njohim).

6-“Është shumë sempliste ta shpjegosh një fenomen të tillë me huazime (bëhet fjalë për rezultatet e Majerit, GH) Edhe këtu, nuk duhet kapur nga degët por nga trungu, dhe trungu është vetë lashtësia e gjuhës shqipe, karakteri i saj primordial. Duhet menduar pra ndryshe, dhe pikërisht se këto konkordanca nuk vijnë nga huazimet, por nga fakti që shqipja ruan më mirë se shumë gjuhë të tjera trajtat primordiale, që ajo ndodhet në qëndër dhe për këtë nuk huan, por jep hua, nëse duam patjetër të flasim për huazime, megjithëse koncepti i huazimit këtu është më i papërshtatshmi.” (f. 22-23)

Me keto tre fjali autori ka treguar se nuk kërkon të zbulojë gjenezën e gjuhës shqipe, por ai i ka vënë për detyrë vetes ta fshehë atë dhe mundësisht ta tjetësojë. Trungu, që pretendon autori, nuk mund të jetë kurrsesi i gjuhës shqipe, por ai në rastin  më të keq është i gjuhës së folur nga njeriu, dmth zanafilla e gjuhës së folur në stadin më primitiv të saj; por edhe këtu ka diçka tjetër për të zgjidhur përpara se t’i injektojmë paraardhësve të largët të shqiptarëve vjetërsinë e gjuhës. Së pari duhen përcaktuar elementët e parë gjuhësorë të botës së njeriut. Pastaj duhet përcaktuar dinamika e relacioneve universale të botës njerëzore përpara se të formohej komuna e mirëfilltë primitive, përmasa e relacioneve pas ndarjes së punës dhe në të gjithë konteksin hapsinor të rendit fisnor. Kjo e fundit ka rëndësinë më të madhe në dinamikën e gjuhës shqipe, pasi zbulimi i ketyre elementëve, që ndërtojnë trungun e gjuhës shqipe, tregon jo vetëm vjetërsinë e themelit të gjuhës që flasin sot shqiptarët, por dhe mënyrën se si është tjetërsuar ajo përgjatë gjithë dinamikës së parashqiptarëve të afërt apo të largët. Në qoftë se autori do të ishte marrë me argumentimin e vjetërsisë së popullit shqiptar në planin shoqëror, ku gjuha do të gjëndej brënda saj, do të shikonte se gjithëshka ngec tek gjuha e shkruar. Nuk ka asnjë mundësi që me anë të gjuhës të zbulojmë lashtësinë sociale të shqiptarëve, sepse ne e njohim gjuhën vetëm me anë të shkrimit të lashtë dhe në këtë drejtim distanca kohore nuk është më e madhe se 10.000 vjet (po e pranojmë në nderim të ideve të Aristidh Kolës), kur paraardhësit e largët të shqiptarëve janë në këto troje, të paktën, edhe 500 herë më të lashtë (sipas veglave të gurit të zbuluara në afërsi të kufirit të sotëm jugor të Shqipërisë me Greqinë nga ana e profesorit grek  Aris Puljanos dhe të deklaruara në Kuvendin e Parë të Studimeve Ilire). Në këtë pikë nuk ka vënd për botën e huazimeve, por këtu ka vënd për botën e tjetërsimeve ku Paradoksi i Kohës i ka dhënë frutet e veta nga e cila kanë përfituar vetëm paraardhësit më të largët të shqiptarëve të sotëm. Të gjithë relatorët e tjerë, që kanë hyrë në relata me këta paraardhës, vetëm kanë humbur në kohë duke i stërzgjatur fazat e rendeve shoqërore mbi të cilat janë zhvilluar. Problemi ka të tjera përmasa nga ajo hapësirë ku kërkon të na fusë autori, pasi nuk bëhet fjalë për huazime, por për tjetërsim social të paraardhësve më të parë të shqiptarëve. Na ngelet për të zbuluar se kush ishin ata që u relatuan të parët me stërgjyshërit tanë dhe çfarë na imprenjuan ata në hapësirat tona sociale. Në këtë pikë janë të domosdoshme të zbulohen dy formula: së pari lidhja e kohës së lindjes me hapësirën e zhvillimit dhe, së dyti, pasoja e dinamikës të botës së relacioneve midis fiseve, komunave apo grup komunave. Vetëm pas kësaj do të jemi në gjëndje të zbulojmë se kush kanë qenë ata që e formatuan popullin shqiptar të sotëm dhe përse në këtë përmasë hapsinore shoqërore. Autori duhet të kuptojë se është tepër larg të vërtetës mbi gjenezën e Gjuhës Shqipe me metodikën e zgjedhur.

7-“efikasiteti i rezultateve të arritura, siç do ta shohim, s’është i paktë; ai është përkundrazi, i tillë, që na lejon të arrijmë në përfundimin se sistemi i gjuhës shqipe e përfshin atë të gjuhës sanskritishte, e pra, rrjedhimisht, është më i lashtë nga ai (nënvizimi i autorit).” (f. 28)

Në këtë postulat ka disa pasaktësi që rrjedhin nga boshllëqet analitike. Une pretendoj se bagazhi i autorit në drejtim të informacionit analitik botëror është i mangët. Në këtë pikë do të kishte vënd analiza e problemit sipas ideve të Zhan Zhak Rusoit i cili kishte vërejtur se “sa më të kufizuara ishin njohuritë, aq më tepër zgjerohej fjalori” (Zhan Zhak Rusoi, Origjina e pabarazisë mes njerezve, f. 68, Tiranë 2008). Kjo dukuri ka vlera për popujt e prapambetur dhe sidomos për popullin shqiptar. E përkthyer me shqip duke krahasuar gjëndjet shoqërore të bartësve të gjuhëve përkatëse nuk është aspak e vështirë të përcaktohet që gjuha shqipe është me prejardhje lashtësie më të vjetër se sanskritishtja dhe detyrimisht prapambetja e popullit shqiptar në raport me popujt trashëgimtar të gjuhës sanskritishte është e justifikuar. Por këtu nuk bëhet fjalë për fjalorin e popullit shqiptar, por për themelin e gjuhës që flet ai dhe në këtë pikë autori nuk ka thënë gjënë më kryesore të problemi sipas pyetjes: ky themel është produkt i popullit paraardhës të shqiptarëve të sotëm apo ja kanë imponuar këtë themel dhe ai e ka ruajtur të paprekur prej 5000 vjetësh, të themi. Problemi nuk zgjidhet me metodat gjuhësore të autorit, pasi ai anashkalon lidhjen e gjuhës me rendin shoqëror. Po të kishte berë të kundërtën autori do të kishte zbuluar elementët fillestarë të gjuhës së folur nga njeriu dhe jo të shqiptarëve, apo paraardhësve më të largët të tyre, e ne qofte se ketu ka perputhje atehere njeriu i pare ne Evrope dhe paraardhesi me i pare i shqiptareve te sotem eshte i te njejtit rrafsh kohor. Përfundimi i autorit se sistemi i gjuhës shqipe e përfshin atë të gjuhës sanskritishte tregon se nuk kemi të bëjmë me parametra vjetërsie, por me parametra tjetërsimi çka do të thotë se ajo lloj gjuhe që e përfshin sistemin e sanskritishtes nuk është produkt i popullit shqiptar në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por ajo duhet të jetë një gjuhë e imponuar paraardhësve të lashtë të shqiptarëve të sotëm dhe këta impunues mund të jenë pellazgët. Problemi duhet të jetë shumë më i komplikuar dhe fsheh shumë më tepër parametra nga sa paraqet autori, të cilat kam ndërmend t’i afishoj kur të flasim për lindjen e gjuhës shqipe në planin më fillestar të tij dhe në përputhje me historinë. Lidhje e vjetërsisë me gjuhën nuk të çon në zbulimin e gjenezës, por në tjetërsimin e saj dhe ky duhet konsideruar problemi më kryesor i gjuhës shqipe. Autori ka parakaluar një zbulim të paevidentuar për shkaqet e tij, por unë jam i detyruar ta vë në dukje pasi në vazhdim do të dalin edhe shumë probleme të tjera të cilat kanë nevojë të riparohen çka bën të domosdoshme rishikimin e të gjithë vepres.

8-“Vëmë në dukje gjithashtu, me këtë rast, se shkrimi i gjuhës, siç dihet, ka filluar me piktograme (ideograme e hieroglife) dhe se vetë germat e alfabetit që kanë rrjedhur prej tyre, janë trajta të evoluara (të stilizuara) të tyre, sikundër që historia e alfabetit e provon fare mirë.” (f. 43)

Hapsira e lindjes së shkrimit, që na jep autori, është një iluzion i gënjeshtërt dhe kjo ndodh pasi proçesi i lindjes së shkrimit analizohet në përputhje me dinamikën aplikative nëpër popuj të ndryshëm kur ka qenë e pamundur relacioni midis tyre. Është e pasaktë të marrësh në konsideratë shkrimin kuiniform tek shumerët, pastaj të kalosh tek hieroglifet e egjiptianëve, simbolet e pellazgëve dhe të përfundosh tek gërmat helene. Të gjithë këta popuj i kanë formuar për hesap të tyre shënjat e shprehjes së gjuhës dhe është e pamundur që mbi bazën e huazimit të ketë evoluar shkrimi nga forma kuiniforme në atë që kemi sot si një strukturë krejt më vete. Problemi është krejt ndryshe dhe ka në bazë kohën e afërt të formimit të atyre popujve mbi çbazë ekzistojnë një sërë alfabetesh të afërt në kohë që edhe mund të jenë përplasur midis tyre në funksion të botës së relacioneve që kanë realizuar bartësit e tyre. Por deri këtu çdo gjë duhet konsideruar një rastësi pa domethënie çka ka krijuar koloritin e alfabeteve. Ekzistencave e alfabeteve në racën mongoloide krejt të ndryshëm nga ato të përdorur në Europë e përligj idenë tonë. E gjithë kjo do të thotë se nuk ka evoluim të alfabeteve, por prodhim të shumëllojshëm pa asnjë lidhje me njëri-tjetrin, pasi çdo gjë ka qenë e varur nga shkalla e zhvillimit social që përcakton dhe llojin e perceptimit në këtë rast. Pikëpamja e autorit është e lidhur me teorinë e monogjenezës gjuhësore ku ai është viktimë, dhe kjo duket pikërisht mbi bazën e alfabetit. Karakteristikat e çdo alfabeti duhet të na çojnë në zbulimin e karakteristikave sociale të popujve përkatës dhe kjo nuk duhet të jetë ndonjë gjë e vështirë për t’u konstatuar, vetëm se për të realizuar këtë duhet hequr dorë nga metodikat ekzistuese të cilat jo vetëm që nuk e zgjidhin problemin, por e shterpëzojnë atë në këtë drejtim. I them te gjitha keto pasi, jo vetem per kete autor, ka mbetur pa pergjigje se kush eshte pergjegjes per lindjes e shkrimit.

9-“Kjo tregon se vetë gërmat e alfabetit lozin rolin e ideogramave. Le të vëmë re me këtë rast , se në shqip:

                                  da, la, sha, tha, pa, ka, ra, …

janë monosilabe. Dihet që gjuhët më të lashta të njerëzimit kanë qenë monosilabe. Këto shëmbuj (që mund të shtoheshin) tregojnë pra karakterin zanafillor monosilabik të shqipes dhe ruajtjen e tij. Me fjalë të tjera, shqipja është një sistem i tillë gjuhësor, ku edhe një silabë e vetme mund të merret si njesi semantike (sememë), domethënë  është një sistem i tillë gjuhësor në të cilin ekzistojnë dimensionet më të shkurtra të sememave (njësi kuptimore). (f. 46)

Në të gjithë përmbajtjen e pjesës së parë të këtij libri, kjo pikë është jo vetëm më interesantja, por ajo është dhe e vetmja pikë fitimprurëse në planin teorik, por autori ka bere nje mekat te vogel: nuk na ka thene se nga e ka marre kete postulim dhe kush jane autoret e formulimit te tij. Shprehja: Dihet që gjuhët më të lashta të njerëzimit kanë qenë monosilabe, kur nuk jep asnje shembell eshte thjeshte nje spekullim ne fushen e Historise. Autori nuk ka se si ta dije qe lidhja e moshes me karakterin monosilabik te gjuhes eshte nje formulim qe  realizoi permbysjen e shkences ekzistuese, jo vetem te historise, dhe formulimin e Kontinumit Kohor-Hapsinor  si nje rregullator teorik ne Shkencen e Historise. Autori ka vene ne pah shkakun me te pare qe con ne lindjen e karakterit monosilabik te gjuhes, por pa e ditur qe ky shkak nuk eshte i drejteperdrejte. Nuk eshte vjetersia, apo lashtesia, ajo qe percakton karakterin e gjuhes, por shpejtesia e zhvillimit social ajo qe vendos rregullat e lojes shoqerore ne historine e Njerezimit (eshte tjeter pune qe kete shpejtesi e vendos koha e lindjes, por autori nuk ka se si ta dije kete fenomen pasi mbeshtetet ne idealizmin filozofik). Fakti që autori nuk e ka zgjeruar më tej përmbajtjen e këtij materiali tregon se ai nuk e ka kuptuar thelbin e problemit dhe atë që ai ka pasqyruar. Kur ai thotë se gjuhët e lashta kanë qenë monosilabe nuk shton se bartësit e këtyre gjuhëve janë popuj të prapambetur; nuk shton se për të ruajtur këtë karakter zanafillor monosilabik ka një kusht dhe është pikërisht ky kusht që autori duhet të kishte zbuluar për të arritur në finishin e duhur, sepse vetëm tani do të kishim në dorë vjetërsinë, përtej legjendave, të paraardhësve të shqiptarëve të sotëm dhe përse ata nuk mund të jetë dot alfabet formues. Lidhje e kësaj pamundësie me ekzistencën reale të gjuhës monosilabe tregon se gjuha e paraardhësve më të parë të shqiptarëve të sotëm jo vetëm që nuk është kjo që flasim ne sot, por mbi të gjitha ajo është e imponuar dhe nuk na ngelet gjë tjetër veçse të zbulojmë se kush kanë qenë ata që i kanë imponuar paraardhësve të largët të shqiptarëve të sotëm gjuhën e tyre. Kjo është pikërisht e fshehta e gjuhës shqipe dhe atë që nuk kanë qenë në gjëndje të zbulojnë studiuesit (metodika që përdor autori nuk tregon mënyrën e lindjes së gjuhës shqipe, por vjetërsinë relative te saj dhe e gjitha kjo brënda periudhës 5.000 – 10.000 vjeçare të aplikimit; kjo metodikë na tregon gjëndjen e gjuhës së sotme shqipe, por jo gjenezën e saj dhe kjo duhet të kuptohet shumë thjeshtësisht). Por për të qenë të sinqertë duhet pranuar se autori ka qenë pranë një zbulimi goxha të madhe e meqënëse ai nuk është shprehur për këtë, por dikush tjetër e ka marrë përsipër këtë zbulim nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i tregoj lexuesit se çfarë pasqyrojnë në realitet monosilabat në gjuhën njerëzore dhe kush e ka zbuluar atë. Të paktën unë e kam gjetur tek një studiues shqiptar me të cilin do të ndeshemi kur të flasim për mënyrën se si lind gjuha shqipe.

10-“fjala shqip arrij bëhet të “huazohet” nga italishtja arrivare. Dhe kjo meqë fjala shqip arrij ngjet me fjalën italisht arrivare dhe meqenëse, sipas Mejerit, elementi latin duhet të mbizotërojë mbi atë shqip në gjuhën shqipe, del pra, ergo, që shqipja arrij vjen nga italishtja arrivare, çfarë dhe duhej demostruar…

Kurse siç shikojmë, punët janë ndryshe, shqipja arrij, arrita,..lidhet drejtpërdrejt me sanskritishten à-r, arita, dhe duke qenë kështu, kuptohet që tek italishtja arrivare kemi një zgjerim tjetër, dhe se fjala italiane “mëmë” është e zbërthyer në:

arri + vare

ku –vare nuk është tjetër veçse shqipja barë (bërë, bëj, bën, etj) siç e dëshmon në mënyrë krejt dukshëm fjala e gjallë në spanjisht arribar, që është italishtja arrivare. Kështu që situata përmbyset: është italishtja që mund të ketë marrë nga shqipja dhe jo shqipja nga italishtja (nënvizimat e autorit).” (f. 51)

Problemi i huazimeve ndër popuj i nënshtrohet një dinamike më komplekse, sipas kontinumit kohor-hapsinor, duke përcaktuar saktë raportet e përfitimit hapsinor nga ana e të relatuarve. Ky problem deri më sot është parë në mënyrë tej masës antihistorike dhe nuk janë shpjeguar asnjëherë rezultatet e marrëdhënieve dy palëshe, apo shumëpalëshe, midis fiseve, grup fiseve, komunave dhe deri tek popujt. Kështu që pretendimet e autorit janë më tepër fantazira se sa realitete historike: Raporti kohor-hapsinor pikërisht për të shpjeguar botën e madhe të relacioneve të shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre u formatua, por paraprakisht mund t’i them autorit se në mënyrë absolute italishtja nuk ka marrë nga shqipja as dhe një gërmë dhe jo më fjalë, por duhet zbuluar se çfarë ka ndodhur me gjuhët europiane në agimin e civilizimit të tyre pasi e fshehta duhet të qëndrojë në atë kohë dhe jo tek e sotmja. Këtë problem ne do ta hasim edhe më poshtë, por zgjidhja do të jepet në kapitullin: “Çfarë përfaqëson gjuha në historinë e popullit shqiptar”.

11-“Unë bëra gjithçka qe e mundur, pa ua vënë veshin as kërcënimeve dhe as poshtërimeve, mjafton që të kisha mundësi t’ia përçoja këtë mesazh të vlefshëm popullit tim. Sidoqoftë nuk është vëndi këtu për të diskutuar pak a shumë për të gjitha këto, mbasi mjaft persona, që mbahen ende shumë të nderuar, janë përzier negativisht në këtë ngjarje dhe unë nuk do të dëshiroja që të nisja me një ton polemik e luftarak tërë një seri studimesh, nga të cilat ky është vetëm një fillim modest, rreth gjuhës sonë, që është më e vjetër se mbase asnjë gjuhë tjetër, thesar i pazëvëndësueshëm i një informacioni që rrok të gjitha degët e diturisë njerëzore, një informacion i vlefshëm dhe aktual gjer edhe në ditët tona, provë kjo e pakundërshtueshme e vitalitetit të racës sonë dhe e kontributit të jashtëzakonshëm që gjenia shqiptare i ka dhënë thesarit të Kulturës Universale.” (f. 89)

Sinqeriteti i autorit në fakt tregon karakterin e inteligjencës komuniste e postkomuniste shqiptare që kërkon të jetojë dhe për këtë i lejon vehtes të prodhojë lloj-lloj broçkullash dhe kërkush nuk i tërheq veshin për ato që shkruhen dhe propogandohen prej 20 vjetësh në Shqipëri. Por ky është një problem privat dhe duhet të presësh gjithfarë gjërash kur i futesh kësaj rruge; të paktën këtë autori duhet ta kishte parashikuar. Por autori përpara se të afishonte ndjenjat e tij duhet t’u tregojë shqiptarëve se: çfarë përfitimi kanë ata nga vjetërsia e gjuhës; përse qënka thesar kjo gjuhë e vjetër; çfarë nënkupton ai me nocionin vitalitet dhe çfarë i hyn në xhep shqiptarëve ky fakt; cili është realisht kontributi i i gjenisë shqiptare në thesarin e Kulturës Universale dhe kush janë ata që përfshihen në genin e gjenisë shqiptare? Të gjitha këto i nderuar autor janë thjeshtë limonata të cilat mundohen të fshehin disa fakte, të tjetërsojnë disa të tjera dhe të mos i tregojnë shqiptarëve se kush ishin në realitet baballërët e gjuhës shqipe dhe çfarë përfaqësojnë ata në genin e gjenisë shqiptare. Këto gjëra e kanë një bazament historik dhe kur të përmëndësh fjalën rilindje duhet thënë më përpara se kush ishin lindësit pasi këtu fillon historia reale e popullit shqiptar dhe këtu fshihen gjenitë e popullit shqiptar. E mira e do që këto gjeni të afishohen më përpara se t’u japësh shqiptarëve “mollën e ndalueme”. Në mënyrë absolute populli shqiptar nuk ka asnjë kontribut në thesarin e Kulturës Universale, kjo është një propogandë boshe që e përdorin të Marrët e madhështisë shqiptare për t’i tëhequr vëmëndjen popullit shqiptar nga krimet që kanë kryer baballarët e tyre biologjik e shpirtëror. Historikisht populli shqiptar dhe paraardhësit e tij vetëm sa e kanë bërë çorap historinë e Europës duke filluar nga koha e parahelenëve, Qytet-Shteteve Helene, Perandorinë Romake, Perandorinë Bizantine, Perandorinë Otomane, të gjithë popujt e Ballkanit (vetëm Selisë së Shenjtë parashqiptarët dhe shqiptaret nuk patën se çfarë t’i bëjnë edhe pse patën katër përfaqësues në Papatin e Krishterë përgjatë afro 1700 viteve të para; duhen zbuluar arësyet përse ka ndodhur kjo). Dhe kjo fatkeqësi që u ka rënë atyre është e lidhur me faktorin kohë të cilën faktori shqiptar ua ka ndryshuar në favorin e vet dhe në dëm të tyre. Pikërisht në këtë pikë kemi të vetmin ndikim të bashkësisë shqiptare mbi Europën. Është tjetër propoganda dhe tjetër realiteti. I jeni larguar materializmit filozofik dhe nuk keni se si të afishoni progresin e popullit shqiptar nën pamjen e iluzioneve personale, por duke fshehur me kembengulje (ndoshta nga padija) negativitetin qe ai ka realizuar per sa kohe qe njihen nga Historia. Mos harroni se bota sllave kater here erdhi deri ne kufijt jugore te Epirit Historik dhe te kater heret u terhoq jo per merite te veprimit te drejteperdrejte te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre. Ketu ka dicka krejt tjeter per tjeter dhe kjo duhej zbuluar perpara se t’i japesh shqiptareve te fshehtat e gjuhes se tyre,.

12-“Nga sa më sipër vihet re veç të tjerash se fjalët, në fund të fundit, u referohen simboleve dhe jo koncepteve.” (f. 94)

Në të vërtetë autori ka përgjithësuar kohën specifike të lindjes së simboleve dhe ndoshta për disa popuj tepër të hershëm (tek paraardhësit më të parë të shqiptarëve kjo duhet të ketë humbur për shkak të relacioneve me pellazgët hyjnorë) kjo mund të ketë vazhduar gjatë, por është e palejueshme të përgjithësohet për të gjithë kohën, qoftë edhe tek popujt bartës të tyre. Karakteri simbolik i fjalëve duhet të ketë qenë faza më e parë e lindjes së shkrimit në të gjithë popujt e Globit, por kjo duhet të ketë qenë karakteristikë e dukshme vetëm tek popujt me shpejtësi të vogël zhvillimi ku dhe ekziston gjurma. Tendenca e autorit për ta absolutizuar proçesin në fjalë deri në postulimin e lidhjes së simboleve me fjalët fsheh në realitet dinamikën e mënyrës së shprehjes së fjalëve nga simbolet deri tek alfabetet e sotme.

13-“Pra zgjerimi vertikal më i bollshëm, i pjesës së dytë të këtij studimi, qëndron në vënien në dukje të rolit prej “mediumi” të shqipes edhe në raport me sansritishten, gjë që flet për një lashtësi më të madhe si dhe për një epërsi të theksuar (për sa i përket brendisë së saj potenciale fillosofiko-fetare) të gjuhës sonë në krahasim me hindishten e vjetër, gjë të cilën pjesa më e madhe e lexuesve me siguri nuk është prirur ta besojë, duke e quajtur si një pohim shkencërisht jo serioz (të mësuar siç janë të dëgjojnë t’u përsëritet në të gjitha variantet e mundshme nga “linguistët” tanë se si shqipja qenka një përzierje e gjuhëve latinishte, greqishte, turqishte, sllavishte….), por që rilindasit tanë e dinin mirë, megjithëse dikush kuturisi ta vërë në dyshim kompetencën e tyre linguistike*” (ky shënim ka këtë shpjegim: “Le të lexohet në librin e cituar të S. Frashërit, botuar gjatë regjimit komunist në Shqipëri, shënimin e redaktorit, në të cilin thuhet, veç të tjerave se ato që S.Frashëri thotë për lashtësinë e gjuhës shqipe nuk janë të vërteta, por ai qe i detyruar t’i paraqiste gjërat në këtë mënyrë (pra të gënjente!), që të bënte për vete bashkatdhetarët dhe të zgjonte tek ata ndjenjën e një atdhedashurie të fjetur) (f. 95-96)

Është një pikë ku autori bën thjeshtë propogandë, pasi vjetërsia gjenetike e popullit shqiptar nuk mund të argumentohet me anë të gjuhës jo vetëm pse shprehja e tyre me anë të shkrimit është tepër-tepër me vonesë në raport me lindjen e njerëzimit, por dhe sepse gjuhët që fliten sot janë të tjetërsuara në sajë të botës së relacioneve duke përfshirë edhe gjuhën shqipe dhe detyrimisht nuk ka asnjë kufi kohore që të lidhet gjeneza me gjuhën. Pastaj në qoftë se do të vimë tek fjalët e Sami Frashërit ato janë të pavlefshme pasi nuk ka dhënë asnjë argument. Sot nuk është puna për të thënë i pari një fjalë, por për të zgjidhur një problem dhe për ta bërë atë përfitues për njerëzimin. Pikërisht kjo i ka munguar dhe punimit të këtij autori. Nuk mund te marresh per argument fjalet e njerezve, por ndikimet reale te vepres se tyre mbi Popullin Shqiptar dhe ne kete drejtim figura e Sami Frasherit i takon me teper Popullit Turk. Zbulimi i vertete i Sami Frasherit nuk i takon kesaj fushe dhe per kete ai eshte fillesa rastesore e mendimit filozofik shqiptar. Ngelet per te evidentuar kete zbulim, te cilen manipulatoret e historise se Popullit Shqiptar e dine prej dhjetra vitesh, por kane heshtur per te evidentuar perrallat e tyre.

14-“Me qëllim që lexuesi të ketë një ide më të qartë e më konkrete të asaj që u paraqit gjer këtu, rreth llojit të informacionit që mund të përftohet në sajë të Algoritmit nga Gjuha dhe që përfshin të gjitha fushat e Diturisë dhe të gjitha përmasat e realitetit, autori e quan me vënd, edhe pse është i vetëdijshëm se po kapërcem kështu me të tepërt kufijtë që i vë titulli i studimit (ai i një studimi të thjeshtë krahasues mes dy gjuhësh), që të tregojë, sa më shkurt që të jetë e mundur se si funksionon gjithë kjo ngrehinë mendore dhe rolin krejt të  veçantë dhe pjesën prej luani (në të gjitha këto punime çvarrosje, ringjallje dhe rehabilitimi të një Urtie të tërë “të vdekur”, që studiuesit e quajnë nganjëherë “Philosophia Perennis”), të Shqipes.” (f. 98)

Autori mundohet të përdorë sa më shumë terma për ta paraqitur librin me përmbajtje sa më shumë kulturore sipas konceptit shqiptar, por harron se me këtë ai e ka bërë librin jashtëzakonisht të vështirë në të kuptuar duke mos lidhur idetë e tij me punimet e kaluara që i afrohen kësaj teme. Çvarrosja, ringjallja dhe rihabilitimi i kulturës njerëzore është një problem tepër i vjetër duke pasur të paktën dy përmasa: Rizgjimin e dijes së lashtë dhe Spiralen e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, ku kjo e fundit tregon përsëritjen e fushave të njohjes njerëzore.

Kohët e fundit në Shqipëri u botua një libër me autor Jan Wicherink, “Rizgjimi i dijes së lashtë” ku në faqen 35 ka këtë përfundim:

“Rrjedhimet e fizikës kuantike janë tronditëse; ajo tregon që ne jemi bashkëkrijues të realitetit tonë fizik, të paktën në nivel mikrokozmik, sepse vrojtuesi luan rol në atë që vrojtohet….Në këtë libër do të japim prova të bollshme mbi faktin që ndikimi i ndërgjegjes njerëzore në fizikën kuantike nuk kufizohet në mbretërinë e mikrokozmosit, por zbatohet edhe në botën tonë makrokozmike. Mendimet njeëzore, ndjenjat dhe synimet, kanë një ndikim shumë më të madh nga sa është menduar ndonjëherë mbi realitetin tonë.”

Këtu fshihen tre të fshehta që edhe ky autor nuk i thotë ose ngaqë nuk i di apo ngaqë nuk ka qejf t’i kujtojë pasi do të shërbente për diskretitimin e tij. Së pari nuk thotë se tani na qënka zbuluar se njeriu na paska krijuar mikrokozmosin; dmth e paska kaluar dhe vetë ZOTIN, pasi deri dje është thënë që natyrën e ka krijuar ZOTI. Së dyti, fjala bëhet për raportin midis mendimit dhe realitetit, nga i cili del përfundimi: kur i pari e suprimon të dytin shoqëria bëhet gati për ndryshimin e marrëdhënieve të prodhim-shkëmbimit proçes i cili zgjat disa qindra vjet dhe kjo ka qenë një karakteristikë e deritanishme e popujve të zhvilluar që e arritën stadin e marrëdhënieve kapitaliste. Por populli shqiptar nuk e ka pasur fatin ( i mirë apo i keq duhet të merret me mënd nga pozicioni që kemi sot) të jetë ndodhur ndonjëherë në këtë pozicion, duke përjashtuar një fazë qindra-mijëra vjet më parë kur shpiku kultin e gjarprit si formë pagane e besimit fetar autokton (kjo faze permblidhet ne fundin e rendit te mirefillte komunar pa kaluar ne rendin fisnor, qe per banoret autoktone duhej te kishte zgjatur mijera e mijera vjet pa ndikimin pellazgjik). I them të gjitha këto sepse e ndjej që bota spirituale e ka pushtuar dhe kërkon me çdo kusht t’i mbushësh mëndjen shqiptarëve që gjuha e tyre është gjuha e njerëzimit. Populli shqiptar akoma nuk e ka arritur fazën e kontradiktës midis punës dhe mendimit kështu që goditja e dhënë nga autori jonë do të shkoj dëm. Dhe së treti autori i mësipërm duhet të vinte dallimin e punës së tij në funksion të raportit qënie shoqërore // ndërgjegje, pasi pas kësaj do të rezultonte që shoqëria që e ka pjellur po i afrohet pikërisht suprimimit të mendimit mbi punën, duke përsëritur një pozicion të kaluar dhe të përsëritur disa herë

Duke u rikthyer tek idetë e autorit tonë vë re se nuk ka vënë në dukje diçka të vjetër në mendimin filozofik europian që lidhet me spiralen e zhvillimit shoqëror, proçes i cili bën pikërisht çvarrosjen, ringjalljen dhe rehabilitimin e urtësive të kaluara. Para 4 shekujsh ka ekzistuar një filozof-historian italian Xhanbatista Viko (1668-1744) i cili formuloi teorinë e zhvillimit të shoqërisë në formë rrethi. Nuk po i jap rëndësi përmbajtjes së teorisë së tij, por dua të kujtoj se ai e analizonte zhvillimin e shoqërisë vetëm në një plan, si një të tërë pa diferencimet e brëndëshme të saj. Me daljen në dritë të rendit të kapitalit u bë e domosdoshme lindja e një teoria që duhet të shpjegonte fenomenet sociale të kohës në kuadrin e kapitalizmit globalist, detyrë që e mori përsipër Karl Marksi dhe shoku i tij Frederik Engelsi (ja perse Marksi dhe Engelsi jane teoricienet e kapitalizmit globalist dhe jo me tutje; ata nuk mund te kane asnje lidhje me Popullin Shqipta nga pikepamja politike). Ky i fundit na ka lënë një trashëgimi filozofike që nuk mund të anashkalohet me një të rënë të lapsit apo fjalime politike kur nuk i njeh asnje rresht nga teoria e tyre. Në këtë drejtim ai ka disa punime interesante qe e cekin edhe problemin e përsëritjes së të kaluarës sipas trinomit çvarrosje-ringjallje-rehabilitim. Sipas tij: “Në natyrë gjithëshka kryhet në mënyrë dialektike dhe jo metafizike (se ajo nuk lëviz brënda një rrethi gjithnjë të njëllojtë dhe që përsëritet vazhdimisht, por jeton një histori të vërtetë)” (Anti-Dyringu, f. 22). Kështu që Zotrote nuk bën gjë tjetër veçse çvarros, ringjall dhe rehabiliton idetë metafizike të vjetra dhe këto kërkon t’ja injektosh gjuhës shqipe. Nuk e di se si janë punët me gjuhët e botës, por di se gjuha shqipe, e formatuar nga Etërit e Shenjtë të Kishës Katolike Shqiptare, është tepër e thjeshtë dhe, pas presionit të politikave antishqiptare, më duket shumë më e bukur se çdo gjë në botë, duke mos qenë kaq e vështirë sa e paraqet. Me keqardhje Të them se kështu siç e paraqisni Ju në punimin Tuaj Gjuhen Shqipe, ajo bëhet shumë e shëmtuar duke e humbur koloritin e dhënë në poemën  “Gjuha Shqipe” të Poetit Tonë Kombëtar Padër Gjergj Fishta, si një nga Baballarët formatues te alfabetit të Gjuhës Shqipe.

15-“Dhe le të vijojmë tani më tej me “interpretimet”, pra me formulime e gjykime të rëndësishme duke u nisur nga ekuacionet simbolike të mësipërme.

Le t’i japim simbolit  ˜ vlerën e mëkatit dhe simbolit    atë të ndarjes. Duke qenë simboli ¡, duke u identifikuar (it. confondendosi) me Qendrën, mund të vështrohet edhe si simboli i Frymës, i Zotit, atëhere simboli     do të thotë ndarje nga Zoti.

Do të kemi në këtë rast këtë propozicion (që është i vërtetë apodiktikisht, mbasi është deduktuar krejt llogjikisht):

Mëkati ( ˜ ) është ( = ) ndarje (  ) nga Zoti

Dhe rigjejmë kështu përkufizimin klasik të mëkatit. Kjo është Teologji e Krishterë.”  (f. 106-107)

Në qoftë se bëhet fjalë për gjuhët e botës duhet ta pranoj se simbolizmi na e paska parashikuar monoteizmin dhe botën filozofike të saj, por në qoftë se fjala bëhet për gjuhën shqipe them se është e pamundur të realizohet kjo me simbolizmin Tuaj, pasi paraardhësit e largët të shqiptarëve nuk kanë njohur politeizmin e jo më monoteizmin. Kështu që nuk ka asnjë mundësi që simbolizmi shqiptar të rigjejë përkufizimin klasik të mëkatit. Tentativat për t’u injektuar shqiptarëve të sotëm autorësinë e monoteizmit të krishterë është më tepër se një marri apo budadallëk. Pastaj, per te qene i sinqerte me menyren se si une e kam kuptuar librin tuaj, Ju nuk e njihni menyren se si lind Feja dhe cfare perfaqeson trinomi: ZOT – Fe – Institucion Fetar ne Historine e Njerezimit (per kete shih artikullin: “Roli i Institucioneve Fetare ne historine e Njerezimit”, publikuar ne wwwgenchoti.com).

16-“Le ta interpretojmë tani simbolin ˜ si Botë Materiale dhe simbolin Φ si i/e të fundme, kufi, cak. Atëhere do të kemi:

    Botë Materiale ( ˜ ) është ( = ) e fundme (  )

Domethënë se ajo, bota ka një cak, një fund (  ) në Kohë dhe Hapësirë** (Shënimi thotë: Teoria moderne e “black-hole”)

Dhe kjo është Kozmollogji moderne” (f. 107)

17-“Le të marrim, gjithmonë duke u mbështetur në relacionin (4) (4. Ekuacioni 2 =  është një e dhënë e mendimit mitik që shqipja e pasqyron  në shumë mënyra, GH)

                               ˜ = masa

                               c= relativ

Mund të formulojmë atëhere këtë propozicion:

Masa (˜)  është ( = ) relative  (  c )

Rigjejmë kështu relativitetin e masës në Teorinë e Relativitetit***

Dhe kjo është fizikë moderne.”                                         

(shënimi thotë: Einstein jep edhe formulën “kuantitative” të kësaj mvartësie: formula) (f.107)

Edhe në funksion të të gjithë gjuhëve të botës nuk mund të pranohet kjo ide edhe sikur ajo të jetë e kopjuar nga filozofët e botës. Krijimi i parashikuesve të ngjarjeve historike të ardhëshme është një problem politik dhe aspak një realitet historik, por që të arrish ta shtrish  këtë parashikim edhe në zbulimet shkencore më duket një hap përfundimtar drejt vdekjes dhe kjo nuk është vështirë të parashikohet. Tipikisht kjo është shprehje e një idealizmi të kulluar dhe unë nuk e di se ku kërkon të dalë autori dhe çfarë kënaqësie ndjen ku si zor ta kuptojë njeri, përveç të Marrëve të madhështisë shqiptare, ku tek teoria e tij kanë gjetur tullën e dytë të themeleve të teorisë së tyre.

18-”Le të shohim tani se si shqipja na tregon jo vetëm për asgjësimin e lëndës, por edhe se si ajo mund të na tregojë edhe sasinë e energjisë së çliruar në këtë rast. Me fjalë të tjera, është e mundur, vetëm e thjeshtë nga analiza e shqipes (ashtu siç ne e kemi kryer atë), duke kaluar nëpër ekuacionet simbolike, që ajo na lejon të deduktojmë, të rigjejmë formulën e famshme të Einstein-it, një nga formulat më themelore të të gjithë fizikës, me fjalë të tjera, atë të energjisë së çliruar dhe masës së asgjësuar, të shkatërruar:

                                   E = Mc2

Kjo mund të bëhet në disa mënyra, për shëmbull me dy kode:

     E = llogjika e Tertium Datur  =  (x = -x)

     F = llogjika e Tertium Non Datur  = ( x = x )

Mund të shihet fare lehtë se kemi:

E2 = (x = -x)2 = (x2 = (-x)2) = ( x2 = x2)

dhe pra:

( X = X) = F

Pra kemi:

     E2 = F

ose edhe:                                

                       E = √ F

Por kemi përsëri:

E = O = Dritë = c (në notacionin e fizikës moderne)

F = ˜  = materie, masë = m (në notacionin e fizikës moderne)

Pra atëhere kemi:

 (E2 = F) = ( O2 = ˜ ) = (c2 = m)

Pasi arritëm në këtë pikë, arsyetojmë kështu:

               Një njësi mase ( m ) çliron ( c2) energji

( M ) njësi mase, do të prodhojë atëhere ( Mc2) energji

Dhe ja kemi kështu formulën e Einstein-it:

E = Mc2     (f. 119-120)

U detyrova ta marr në konsideratë sa më të plotë të gjithë këtë ide të autorit për t’i treguar lexuesit se nuk kemi të bëjmë me ligje të imprenjuara në gjuhën e folur dhe të shkruar, por me rregulla të vendosura nga njeriu, të cilat autori kërkon t’i mistifikojë dhe vështirësojë në drejtim të kuptuarit të tyre duke e paraqitur situatën historike të lindjes së simboleve gjuhësore me një shkallë inteligjence më të lartë se sa e sotmja.

Vetëm një gjë nuk i ka shkuar ndërmënd autorit të librit dhe bashkëpunëtorit të tij fizikant: kjo formulë është e keqinterpretuar. Në realitet kjo formulë ka të tjera transformime që gjuha simbolike nuk mund ta zbulojë dot për faktin më të thjeshtë fare: është e panjohur për autorët. Ajo transformohet në raport  kohor // hapsinor = cost. = 1 dhe në këtë pikë fillon një lojë e re që e përmbys të gjithë pikëpamjen e autorit tonë dhe filozofinë që përdor. Ne realitet pretendimi i autorit të formulës (Ajnshtajni ka pretenduar se kjo formule nuk është shumë e saktë) është i pabazë kështu që ngelet për të argumentuar saktësinë e saj, por aspak sipas shpjegimit të paraparë nga fizikantët e sotëm (ajo duhet ndryshuar pikërisht në lidhjen e kohës së lindjes me shpejtësinë e zhvillimit). Është një përmbysje absolute dhe zëvëndësimi i një teorie me tendenca zgjidhje me zgjidhjen e vetë problemit. Pikërisht për të zgjidhur gjenezën e shqiptarëve të sotëm dhe gjuhën e tyre më 1977 u formulua në Shqipëri teoria e absolutizimit analitik (për këtë mund të shohësh artikullin “Raporti Kohor-Hapsinor, ose Teoria e absolutizmit analitik”, ndryshe: “Teoria e unitetit të materies” të publikuar në gazetën “Ndryshe” 24.07.2008, në internet: albanovaonline.com, 28.01.2008; Zemra Shqiptare, 15.06.2008, www.genchoti.com). Të dhjetë pikat e kësaj teorie, që do t’i shohim në vazhdim, e quajnë të papranueshme të gjithë teorinë e autorit tonë.

Ate dite qe u zbulua gabimi ne interpretimin e kesaj formule (ka qenë vetë Albert Ajnshtajni që ka pretenduar se kjo formulë nuk është shumë e saktë, për këtë shih librin Albert Ajnshtajn: “Pikëpamjet dhe mendimet e mia”, f. 224, përgatitur për botim nga Prof. Dritan Spahiu dhe Prof. Zenun Mulaj, Tiranë 2005. Me hollësisht për këtë argument kam shkruar disa artikuj të publikuara në albanovaonline.com, www.genchoti.com: “Raporti kohor-hapsinor ose teoria e absolutizmit analitik”, “Konspekti i nje libri qe pretendoi se avancoi mbi A.Ajnshtajnin”, “Çfarë donte te zgjidhte teoria e Ajnshtajni”t, “Paradoksi i binjakëve dhe historia e njerëzimit”), ate dite u kuptua se ku qendronte gabimi dypermasor ne mendimin filozofik helen (për këtë më hollësisht shih artikullin ”Triumfi arbëror i Gjergj Kastriotit” në adresat e më sipërme) ; ate dite u kuptua gabimi i Zhan Zhak Rusoit mbi pabarazine sociale, duke e ngatërruar me padrejtësinë sociale (shih artikullin “Zhan Zhak Rusoi, pabarazia sociale dhe teoria e Karl Marksit” në adresat e mësipërme); ate dite u kuptua se dialektika e Hegelit nuk ishte e plote, nuk i ishte nenshtruar kohe-hapsires; ate dite e kuptua gabimi e Karl Marksit, mbi pabarazine kohore te lindjes dhe formimit te racave dhe popujve; ate dite u kuptua gabimi i Çarlz Darwinit mbi rolin e kohes ne seleksionimin natyror te qenieve te gjalle; ate dite u kuptua gabimi i Albert Ajnshtajni (megjithese une pretendoj se fizikanti me i madhe i njerezimit eshte keqinterpretuar) mbi tjetersimin e kohes ne saje te levizjes dhe varesine e kesaj te fundit nga koha e lindjes se ngjarjes. Problemi qendron ne interceptimin e gabuar qe njerezimi i ka bere kohes ku nuk ka shpetuar, sidomos, shkenca e historise qe eshte ne kete pozicion vetem per mode dhe aspak nje realitet shkencor. Ate dite u kuptua se shqiptaret kishin fituar mbi mendimin filozofik tradicional boteror, ate dite ishte zbuluar formula me e thjeshte e unitetit te materies dhe me kete te merret fund nje here e mire bota e interpretimeve individuale. Asgje nuk mund te ndodhe jashte kontinumit koho-hapsinor ne çdo ngjarje dhe raporti kohor-hapsinor e kishte zgjidhur teresine e enigmes se gjenezes se shqiptareve dhe gjuhës së tyre. Por gjërat duheshin parë nga fillimi dhe kjo përbënte të pamundurën për çdo individ. Duheshin përcaktuar patericat e mbështetjes intelektuale për të ndërtuat themelet e një teorie të pavdekshme në përputhje me vetë materien e pafundme në kohë dhe hapësirë; duhej përmbysur me çdo kusht realiteti formal i intelektualëve komunist e enverist të deritanishëm. Por une kam nje pretendim tjeter per kete punim te autorit: ai eshte shkruar ne menyre paragjykuese duke ja nenshtruar fantazise se tij realitetin e njohur prej autorit sipas menyres se tij gjitheshka qe ai ka lexuar dhe studiuar ne jeten e tij.

19-“Në këtë mënyrë shohim edhe këtu se si Shqipja kryen funksionin e një ure (it. ponte) mes fjalës së huaj dhe Mitit ose një fragmenti të tij që ajo, në mënyrë të pavetëdijshme, përshkruan. Ky rol “pontifikal” i Shqipes, siç u tha e siç u pa, është universal, domethënë vlen për të gjitha gjuhët, të lashta dhe moderne, në tërë përhapjen e tyre, qofshin ato të vdekura apo të gjalla. Kësisoj mund të thuhet figurativisht se Shqipja është si një Ponifex Maximus i të vdekurve e i të gjallëve.” (f. 135)

Ky përfundim ka nevojë të saktësohet diçka më përtej, pasi nuk bëhet fjalë për gjuhën shqipe të sotme, por për themelet e largëta të saj të çveshura nga influencat e relatorëve të popullit shqiptar. Që ka mundësi të ekzistojë ky pozicion për një gjuhë nëpër popuj të ndryshëm të Botës edhe duhet pranuar vetëm me një kusht: të gjithë ata popuj kanë kohëlindjen e tyre tepër të afërt (nuk ka rëndësi afërsia gjeografike) dhe baza gjuhësore e të gjitha këtyre lloj gjuhësh duhet ta ketë një bazament. Por populli shqiptar veçohet në këtë drejtim, pasi ai nuk ka pasur bashkëshoqërues paralel në kohë për një kohë shumë-shumë të gjatë (ndoshta disa miliona vjet) dhe rrjedhimisht gjuha e folur nga paraardhësi më i largët i shqiptarëve nuk mund ta ketë këtë veçori. E në qoftë se gjuha e sotme shqipe e ka këtë veçori që pretendon autori ynë, atëhere të jeni të sigurtë që kjo gjuhë nuk është ajo që ka folur populli shqiptar në agimet e veta historiko-biologjike, por gjuha e sotme shqipe është një gjuhë e imponuar historikisht nga relatorët e largët dhe të parë të tij; me sa kam kuptuar këta relatorë na paskan ekzistuar realisht dhe janë të fshehur pas emrit të pellazgëve hyjnorë, çka shpjegon të gjitha kontaktet , ngjashmeritë, aftësitë e gjuhës shqipe dhe rolin që na paska sot. Nuk ka asgjë për tu habitur veçse ngelet për të përcaktuar kohën dhe hapësirën e veprimit të relatorit më të parë të paraardhësve të shqiptarëve dhe lidhjen që ai ka pasur me popujt e tjerë të rajonit e përtej tij. Ngjashmëritë e etruskishtes me shqipen e sotme, greqishten e vjetër, latinishten dhe gjuhët neolatine duhet ta ketë burimin pikërisht tek ky relator fillestar.

20-Jepen shëmbujt, sipas autorit, që turqishtja ka marrë nga shqipja (f. 138-139)

Problemi i marrjes së fjalëve nga njëri popull tek tjetri nuk është kaq e vështirë sa e paraqet autori për t’ja nënshtruar një teorie që lidh gjuhësinë me matematikën dhe filozofinë. Përcaktimi i huazimit nuk bëhet me metoda të sofistikuar, por thjeshtë fare nga shkalla e zhvillimit social, që nga ana e vet përcaktohet nga shpejtësia e zhvillimit shoqëror. Është e pamundur që popujt me shpejtësi të vogël zhvillimi t’u japin fjalë nga fjalori i tyre popujve me shpejtësi të madhe zhvillimi. Kështu që është e pamundur që gjuha shqipe t’i ketë dhënë gjuhës turke, por këtu duhet të fshihet diçka tjetër dhe që lidhet me gjenezën e afërt të gjuhës shqipe, të paktën në këto 5000 vitet e fundit.

21-“Mund të vazhdonim kështu ad infinitum, duke i qëndruar kurdoherë besnik kësaj pikëpamjeje, domethënë faktit që Shqipja u jep mundësi fjalëve të të gjithë gjuhëve të Botës të pajtojnë në vetvete formën me brendinë që gjer tani kanë qenë konsideruar krejt të shkëputura mes tyre e pa asnjë lidhje apo raporti të çfarëdoshëm, përveç atij të një konvencionaliteti te zbrazët dhe të rigjejmë kështu psenë e tyre, identitetin e tyre të vërtetë e të humbur.” (f. 141)

Kjo është analoge me pikën 18 të analizës dhe nuk përjashtoj mundësinë e barazisë së identitetit të gjithë popujve të botës vetëm me një kusht: të kenë shpejtësinë e zhvillimit social të afërt. Unë pretendoj që, kjo e fundit, është parametri përcaktues i të gjithë dinamikës sociale të njerëzimit për të gjitha kohërat dhe baza e zhvillimit të njerëzimit brënda kuadrit të ekzistencës së racave.

22-“Duke qenë se simboli c mund të interpretohet në teorinë e Algoritmit edhe si relativ, relativitet, atëhere mund të pohojmë se konceptet apo nocionet e masës, të ligjit, të kauzalitetit etj. etj., janë të gjithë relative dhe si të tillë i përkasin fizikës relativiste. Ja përse Einsteini, themeluesi i Teorisë së relativitetit, i kundërvihej kaq shumë ideve të fizikës kuantike lidhur me rënjen (it. intenibilita) e të tilla koncepteve bazë për fizikën klasike siç është përcaktueshmëria, ligji, bashkëveprimi e kështu me radhë në fizikën e “des profondeurs”.

Teoria e Relativitetit, së paku në aspektin e vet cilësor (relativitet i Hapësirës, i Kohës, i lëvizjes, i Masës etj. etj.) mund të deduktohet thuajse në mënyrë automatike nga Algoritmi Simbolik.” (f. 154)

Në fakt duhet të jetë e kundërta, nuk është gjuha që dedukton teoritë fizike, por duhet të jetë ideja fizike ajo që shpjegon fenomenet gjuhësore për faktin më të thjeshtë fare: ka lindur pas gjuhës. Raportet kohore të jetës dhe lindjes se fenomeneve shoqërore i nënshtrohen rigogozisht faktorit shpejtësi dhe, kur kjo e fundit përcaktohet nga koha e lindjes, nuk ka asnjë mundësi, qoftë dhe teorike, të kemi mundësinë që fenomenet gjuhësore të shpjegojnë fenomenet fizike, kur këto të fundit nuk kanë lindur akoma në planin konstatues. Ideja e mësipërme është një shprehje e idealizmit filozofik tepër të kulluar dhe unë nuk e di se çfarë mund të përfitohet prej saj.

23-“Ky studim niset nga fakti se gjuha është krijuar në një epokë, kur një mentalitet tjetër, kur një vizion tjetër për botën, të cilin autori e quan primordial apo arketipal, ishte ende i gjallë dhe imponohej. Por nëse për të zgjidhur problemin e Gjuhës, ne do të niseshim nga mentaliteti ynë modern, kjo do të thotë se do të kishim bërë, siç thuhet bukur në popull, një vërë në ujë dhe, ç’është më e keqja, do të arrinim në përfundimin e gabuar se gjuha ka një karakter thjeshtë formal dhe konvencional, se ajo nuk është gjë tjetër veçse një mjet i thjeshtë komunikimi ashtu siç ka edhe mjete të tjerë të tillë.” ( f. 157)

Interesant është fakti se për gjëra madhore autori ose hesht, ose kalon në pozicione sekondare, e më tej, duke anashkaluar thelbin e problemit. Jam i bindur se kjo i ka ndodhur ngaqë është mbështetur në një metodikë të vjetëruar dhe nuk ka mundur të heqë dorë. Ai e ka kuptuar shumë mirë se gjuha që flasin sot shqiptarët është një gjuhë e imponuar dhe nuk i përket ilirëve të lashtë. Pikërisht kjo nuk është thënë asnjëherë dhe autori i ka pasur të gjitha mundësitë dhe faktet për ta argumentuar bindshëm e pse jo dhe përfundimtare. Kështu që autori duhet të thoshte edhe diçka tjetër: kjo gjuhë mund të jetë themeli i gjuhës së folur, ku përfshihet edhe gjuha shqipe, por ajo nuk është gjuha e jonë, siç nuk është i yni dhe alfabeti, e kjëtu nuk ka asgjë të keqe. Edhe kjo nuk është thënë kurrë dhe duhet zbuluar arësyeja përse është heshtur në këtë drejtim. Kujt nuk i ka përlqyer fakti që gjuha e sotme shqipe nuk është produkt i popullit shqiptar? Në vazhdim autori ka tendencën për ta përjashtuar metodën analitike të studimit nga e sotmja drejt së kaluarës duke e mundur te fshihet pas mentalitetit. Nga ana tjetër tendenca për ta paraqitur gjuhën në një pozicion më të lartë se strukturat e tjera sociale, autori pretendon se ajo nuk shërben vetëm për komunikim. Karakteri hapsinor i çdo strukture sociale dhe produkteve specifike është i lidhur me kohën e çfaqjes në histori në raport me lindjen e njeriut dhe në këtë drejtim gjuha paraqitet, me sa di une, e barabarte me vet njeriun dhe detyrimisht ose paraqet anën me të thjeshtë të njohjes, ose më të komplikuarën. Në rastin e parë gjuha ka parametra shumë të thjeshtë dhe shërben për të zbuluar botën e relacioneve e jo më tutje, kur në rastin e dytë përbën një komplikacion, të lidhur me trurin, që si zor të zbulohet ndonjëherë (e kundërta e kësaj do të thotë që njeriu arrin të  njohë shkallën më të lartë të organizimit të materies, baras me vetveten – gjë e pamundur). Kështu e gjithë kjo analizë reduktohet në qëllimin për të zbuluar gjenezën më të parë të gjuhës që flasin sot shqiptarët.

24-“Autori mendon se të gjitha gjuhët kanë dalë nga “shpërbërja” (smembramento) i një Gjuhe-Nënë simbolike të vetme, mendim ky që rikonfirmohet (me një numër shumë të madh shëmbujsh të paraqitura nga autori), nga mundësia për të realizuar në të gjitha rastet atë që ai e quan, duke përdorur një shprehje latine, Reductio ad Algorithmum.” (f. 167)

Kjo bie në kundërshtim me pikën 9 të analizës sonë, pasi atje autori ka pranuar ekzistencën e gjuhëve të vjetra duke realizuar diferencimin kohor; ndërsa tani autori kërkon që lexuesi të besojë ekzistencën e pemës gjuhësore, duke krijuar një barazi formale me pemën biologjike të njeriut në Tokë; këtë gjë e ka paraqitur në faqet e fundit të pjesës së dytë. Me sa duket ai kërkon t’i vërë moshë kësaj peme dhe mbi këtë bazë të ndërtojë historinë e Njerëzimit. Është një metodikë tepër e vjetër së cilës i ka dalë boja shumë-shumë përpara dhe është po aq e vjetër sa teoria e Ptolemeut mbi gjeocentrizmin kozmik.

Pjesa e Dytë

Në të vërtetë kjo pjesë është një libër me përmbajtje filozofike ku autori shpalos botëkuptimin e tij idealist dhe kërkon që ta paraqesë përpara shqiptarëve si një arritje të shkencës postkomuniste. Lexuesi këtë duhet ta ketë parasysh kur e lexon, qoftë dhe në këto komente.

1-“Gjer para pak kohësh mendimi mitik vështrohej si qesharak, absurd dhe i rremë. Por aty nga fillimi i gjysmës së dytë të këtij shekulli e veçanërisht gjatë këtyre dekadave të fundit, në mos po edhe më herët, opinioni për të ndryshon, dhe një punë e madhe bëhet sot në tërë botën për një kuptim më të thellë të këtij mendimi si edhe për një rivlerësim të tij.” (f. 21)

T’u imponosh shqiptarëve të sotëm stadin idealist të filozofisë pa e ditur se çfarë përfaqëson ai në realitetin social të popujve do të thotë t’i fusësh kokën në ujë dhe ta asfiksosh. Kjo gjë bëhet edhe më e keqe po të kemi parasysh se nga vinë shqiptarët pas 1991-shit. Megjithëatë kjo frazë e autorit është e aftë të na shpjegojë se çfarë përfaqëson ai në realitet dhe produkt i kujt është. Faktori kohë nuk i ka dhënë mundësi autorit të kuptojë që pikërisht ky faktor është që përcakton pozitivitetin, thellësinë specifike, komplikacionin, etj. e të gjithë komponentëve, qofshin objektivë apo subjektivë, të botës njerëzore. Duke mos ditur rolin që luan koha në zhvillimin e tyre ai  nuk ka asnjë mundësi si të përcaktojë “punën e madhe” që na u bënkërka sot për kuptimin e një veprimtarie subjektive që nuk mund të kuptohet asnjëherë, përveç faktit të paralajmërimit të vdekjes së rendit shoqëror që i prodhon ose i mbart ato. Analiza historike e idealizmit filozofik tregon parametra të tjerë nga ato që mundohet autori të na imponojë. Ai kërkon të fusë në botën shqiptare botën e filozofisë idealiste pa i shkuar ndërmënd se shqiptarët, me zhvillimin social që disponojnë dhe tendencën e këtij disponimi jo vetëm që nuk janë të aftë të prodhojnë filozofi të këtij kalibri, por as ta përthithin dot. Fjala nuk bëhet për individin, por për bashkësinë e tyre; dhe uniteti i kësaj bashkësie me këtë lloj filozofie është i pamundur të realizohet. Problemi duhet parë në aspektin filozofiko-historik duke përcaktuar më përpara menyrën e lindjes së filozofisë dhe formave të saj në stadin më të parë të historisë së filozofisë, problem i cili është akoma në heshtje, pasi asnjeri deri më sot nuk na ka shpjeguar arësyen përse duket sikur idealizmi filozofik ka lindur përpara materializmit dhe çfarë përfaqëson i pari në realitetin historik të njerëzimit. Duke anashkaluar problemin themelor të filozofisë dhe degët e saja, autori kërkon të vërë në podium idealizmin filozofik pas rënies nga pushteti të materializmit dialektiko-historik, që në thelb ka qenë bolshevizëm antimaterialist, duke e paraqitur në një shkallë superioriteti edhe pse idealizmi filozofik, duke mos pasur asnjë objekt konkret material (në thelb të problemit idealizmi filozofik ka si objekt vetëm pjesën e padukshme dhe të pazbulueshme të ndërgjegjes së individit dhe e merr në konsideratë vetëm pasi ka vdekur) nuk ka se si të ketë zhvillim, histori dhe përmbajtje. Kundërshtia që ka pasur ai nga sfera të caktuara, qofshin dhe akademike, nuk është bërë nga pozita materialiste, por nga ato të mos kuptimit universal të filozofisë dhe në këtë drejtim faji është i shkollës enveriste që çdo gjë u mësoi shqiptarëve për 45 vjet, por elementët më fillestarë të materializmit filozofik nuk u a mësoi dot. Kjo do  të thotë që arsimimi në Shqipëri ka ndjekur rrugën e çekiçit kur i bie dërrasës për të marr vesh gozhda.

2-“Një tjetër karakteristikë themelore e mendimit mitik është “pozimi i Qëndrës” që përcaktohet si Coincidentia oppositorum (përputhja e të kundërtave) dhe që identifikohet në instancë të fundit me ZOTIN.

Duke treguar me x dhe –x të kundërtat (që mund të jenë çfarëdo) mund të shkruajmë:

    Qëndra  =  Coincidentia oppositorum  =  (x = -x)   (f. 24)

Në fakt ky është një modifikim i filozofisë së Ptolomeut dhe një tendencë për ta bashkuar me Hegelin dhe teologjinë. Si zor që ta kuptojë njeri këtu në Shqipëri, le pastaj që ta pranojë. Megjithëatë do të ishte më e saktë që autori ta na tregonte dhe dinamikën e këtij miti përpara se të linte shteg për interpretim; pasi në këtë rast, duke e lidhur me monoteizmin filozofik, do të na çonte në komentet e pikës 1. Sot në Shqipëri nuk është ndonjë vështirësi e madhe për të predikuar në emër të Zotit, por qëllimi është për të zbuluar se çfarë përfitimi kemi prej saj. Nuk është koha e para dy shekujsh kur Etërit e Klerit Katolik Shqiptar punuan për të arsimuar popullin tonë me kulturën dhe karakterin e europianit sipas formulës: Feja e shqiptarit asht shqiptaria. Puna është t’u mësohet politikanëve shqiptarë se çfarë do të thotë dy polaritet në politikë dhe këtë gjuha e autorit tonë nuk e thotë dot. Nuk e di pse, por unë pretendoj që politikanët shqiptarë as një polaritetin e politikës nuk dinë dhe e gjitha kjo lidhet me shkollën që kanë bërë shqiptarët para 1991-shit. Ja përse formalizmi filozofik është ai që shoqëron këtë libër nga fillimi e deri në fund.

3-“Le të interpretojmë tani  si fund, i fundëm (it. finito) dhe ˜ si Botë materiale.

Mund të formulojmë atëhere këtë gjykim:

         “Bota materiale (˜) është (=) e fundme ()”

Kjo do të thotë, me fjalë të tjera, se:

“Bota ka një kufi () në Kohë dhe në Hapësirë(f. 63)

Në këtë intepretim të autorit ka diçka që nuk përputhet me pikëpamjet e deritanishme. Në qoftë se pranonte se simbolet janë primare nga konceptet, në lidhje me gjuhën (pika 12 e komentit në pjesën e parë: gjuha i referohet simboleve jo koncepteve) tani është në një pozicion që duhet të saktësojë një koncept, përpara se ta përmbysë simbolin. Grup fjala Botë materiale është e pasaktë pasi përbëhet nga dy elementë të kundërt në planin konceptual: bota nënkupton ambientin rrethues, globin tokësor, hapësirën kozmike, ndërsa fjala materiale nënkupton materien e pafundme në kohë dhe hapësirë dhe rrjedhimisht shpjegimi sipas gjuhës së simboleve përmban dy të kundërta që nuk përbashkohen dot as në kohë dhe as në hapësirë duke mbetur thjeshtë koncepte me koefiçient përcaktueshmerie të kundërt: njëri i fundëm në kohë dhe hapësirë (bota) dhe tjetri i pafundëm në kohë dhe hapësirë. Është i njëjti gabim që bëri Lenini me formulën e materies çka do të thotë se idealizmi filozofik ka qenë pjesë e bolshevizmit filozofik. Lufta filozofike midis Mahu-t dhe Leninit ka qenë një luftë brënda llojit (shih: Materializmi dhe Empiriokriticizmi të V.I.Lenin)

4-“Falë Algoritmit Simbolik (artikullim llogjik i Mendimit Mistik) muret që ndajnë aspektet e ndryshme të realitetit, pikëpamjet e ndryshme sipas të cilave shihet dhe gjykohet ky Realitet dhe që nuk janë gjë tjetër veçse shkencat, fillozofitë, fetë e artet e ndryshme…bien, duke na treguar e bërë fare të qartë se të gjitha degët e ndryshme të Dijes, qoftë edhe në kohëra e vënde të ndryshme, thonë, në fund të fundit, në esencë, të njëjtën gjë.” (f. 73-74).

Autori, duke mos ditur bazat e materializmit dialektik, paska një sëmundje nga e cila si zor të shpëtojë pasi po e hasim gjithmonë e më shpesh në këtë pjesë: përbashkoka dy të kundërta në përmbajtjen e kritikës çka më çon në përfundimin se ai në këtë aspekt tregohet thjeshtë formalist. E gjithe kjo panorame, e raportit realitet//njohje nuk ka vlera per te sotmen, por per fundet e rendeve shoqerore deri ne fundin e races njerezore ne Toke. Por une jam i bindur se autori nuk e di lidhjen e ketij raporti me kohen qe po jeton realisht ai, pasi ne te kunderten do te kishte kuptuar qe kjo lloj filozofie qe perdor eshte karakteristike per produktin intelektual te atyre popujve qe e kane kryer detyren historike brenda nje rendi shoqeror dhe kerkojne te vendosin marredhenie te reja te prodhim-shkembimit. Akti i pare i kesaj kerkese eshte shprehja me ane te botes se filozofise, por jo e cfaredo lloj filozofie dhe ketu qendron ajo qe nuk di autori. Nga te gjitha format idealiste te perdorura ne praktike vetem tre jane identifikuar sakte, por gjithmone te lidhura me hope cilesore te mepastajme qe i kane sjelle njerezimit zhvillimin e deshiruar. Keshte kultet pagane i kane paraprire ndarjes se punes dhe kete e njohim tek iliret bindshem, por jo deri ne aktin e ndarjes se punes. Kete te fundit ilireve ja kane mesuar te tjeret dhe ne kete pike ata kane mbetur ne klase. Filloi faza fisnore e rendit te komunes, ose, e thene ndryshe, filloi shkaterrimi i rendit komunar dhe pergatija e njerezimit per rendin shteteror. Pastaj erdhi koha e politeizmit i cili i parapriu formimit te institucioneve fetare politeiste, lindjes se shkrimit, lindjes se shkollave, vendosjes se te drejtes shteterore dhe, se fundi, vendosjes se rendit shteteror skllavopronar. Pastaj erdhi koha e monoteizmit i cili i parapriu lindjes se institucioneve fetare monoteiste dhe tendencen drejt lirise: u vendosen marredheniet feudale. Deri ne kete moment idealizmi filozofik pat qendruar ne hije dhe i fshehur pas ideve fetare dhe kur keto te fundit e kryen detyren e tyre historike perfundimisht (kjo duket me momentin e transformimit te institucioneve fetare monoteiste ne institucion politik –karakteristike kjo tipike vetem ne racen e bardhe) doli ne skene kjo forme filozofie. Por tani autori duhet te pergatise lexuesin per te rejat qe duhet te hase njeriu nen drejtimin e idealizmit filozofik perpara se njerezimi te shtrihet ne shtratin e vdekjes, epoke e cila eshte teper larg fundit te vet, sidomos per popullin shqiptar. Atehere shtrohet pyetja: perse sherben konstatimi i raportit realitet/njohje me ane te simbolikes? Kjo do te thote se idealizmi filozofik shqiptar eshte po aq formalist sa ka qene ne agimet e veta nder popujt e zhvilluar duke treguar panevojshmerin e vet praktike.

Pastaj renia hipotetike e shkences, arteve, filozofise mund te pranohet per sa kohe qe ne analizojme pergjithesisht rendet shoqerore ku jeton njeriu, por per fene kjo nuk mund te thuhet, pasi feja ka nje detyre pertej simbolikes fantastike e cila shprehet me postulatin: Njeriu lind pa fe, por vdes me fe dhe ketu duhet kuptuar roli real i fese dhe forma e re qe po lind (besimi ne boten pertej tokesore, drejt alieneve). Eshte nje problem qe simbolika nuk e konstaton dot, pasi autori as qe e njeh si problem.Ne kete pike materializmi i shekullit te XIX ngeci per shkak te nje gabimi ne mendimin filozofik helen duke na cuar ne kerkesen per te zgjidhur menyren se si lindin idete fetare dhe format e filozofise. Po te kishte bere kete autori do te kuptonte se perfundimet e arritura nepermjet analizes se simboleve nuk te con ne zgjidhjen e asnje problemi, por vetem ne komplikacionet e tyre duke mos perfituar asgje, por kjo nuk eshte detyra e filozofise dhe e njohjes.

5-“Kjo do të kuptohet (ekzistenca e figurave simbolike në E) edhe më qartë po të jetë se në formulën e mësipërme do të zëvëndësojmë F me ˜ (Botë materiale, “Mbretëria Tokësore”) dhe E me O (Bota spirituale, “Mbretëria Qiellore”).

Në këtë rast do të kishim:

                  ˜                 =                   §

                    ¯                                      ¯

Bota materiale                Bota spirituale    (f. 79)

Me kete konstatim autori nxjerr ne drite faktin se raporti bote materiale/bote njerezore perbehet nga dy elemente te barabarte e cila po te perkthehet do te thote qe materia eshte e barabarte me ndergjegjen dhe ne kete rast nuk na ngelet gje tjeter vecse te pranojme qe ne mos qofshim te perjetshme jemi afer saj. Pra kemi te bejme me nje nga problemet kryesore te filozofise, por jo kryesorin. Me gjithe deshiren e mire te autorit per te barazuar vetveten me fantazine ne perjetshmeri, ai nuk mund te shkoje me larg se barazia e elementeve te mesiperm per sa kohe qe ka fryme. Me vdekjen e njeriut ekuacioni i mesiperm nuk ka me kuptim dhe respektivisht bota spirituale nuk ekziston, kur ajo materiale vazhdon rrugen e vet transformuese ku njeriu pret te perserise vetveten ne nje shkalle edhe me te larte, por ne nje vend tjeter dhe sipas nje forme tjeter organizimi specifik material. Ekuacioni i mesiperm e perjashton kete perfundim duke barazuar te pafundmen me te fundmen dhe me kete ta permbyse veteveten se bashku me idealizmin filozofik. Ne te kunderten, cfare kuptimi dhe cfare perfitimi kemi nga barazia e botes materiale me ate spirituale?

6-“Pra Shkenca (klasike) del se është materialiste edhe sipas Algoritmit tonë Simbolik, del se ajo nuk e njeh dimensionin E, se ajo nuk e njeh Paradigmën Holografike…

Kjo pra do të thotë edhe një gjë tjetër: se shkenca e re, mendimi i ri holografik shënon, ndër të tjera, triumfin e Idealizmit mbi Materializmin.” (f. 108)

Une nuk do te kisha deshire t’i kundervihem autorit ne planin individual, por qe te nisesh te studiosh fusha te tera dhe te arrish ne perfundimin mbi triumfin e idealizmit ndaj materializmit pa treguar me perpara se si lindin ato ne planin praktik do te thote se gjitheshka eshte formaliste dhe pa asnje domethenie. Ne kete fushe me rendesi duhet te ishte zbulimi i menyres se lindjes te idealizmit filozofik, ke ka si paraardhje dhe kushtet sociale te lindjes pasi te gjitha keto do te tregonin dhe rendesine praktike ti kesaj fushe, dmth se per cfare sherben. Te njejtat gjera mund te thuhen edhe per krahun tjeter, vetem me sa di une jane bere disa meditime filozofike ne kete drejtim keshtu qe edhe mund te perserisim dicka.

Neqofte se filozofia materialiste lind si rezultat i bashkeveprimit njeri-natyre duke pasur si paraardhese te vet veprimtarine praktike te njeriut, filozofia idealiste nuk e ka kete lidhje dhe kete varesi. Ne planin praktik materializmi ka pasur gjithmone si objekt lidhjet e njeriut me natyren, kurse idealizmi filozofik ka pasur gjithmone lidhjen e mendimit me fantazine cka do te thote se midis dy filozofive nuk ka asnje kontradikte, dmth kunderti te thelbit nuk kemi. Ne qofte se materializmi ka qene i lidhur gjithmone me veprimin praktik te njeriut mbi natyren kjo do te thote se kjo lloj filozofie ka qene e varur nga rendi shoqeror dhe ne perputhje me zhvillimin e cdo rendi social; prandaj dhe duket sikur kjo filozofi ka oshilacionet e veta. Ne ate shkalle qe prodhimi shoqeror rri kundrejt zhvillimit te njeriut ne po ate shkalle rri materializmi filozofik kundrejt botes njerezore, dmth varesia eshte absolute. Krejt e kunderta ndodh me idealizmin filozofik, i cili duke mos pasur asnje lidhje paraardhese me veprimtarine konkrete te njeriut (ne te vertete ajo e ka nje te tille, vecse te lidhur me fundin e cdo organizimi konkret te pakten ne planin kohor, e cila mund te zbulohet me lehtesi pasi lindja e ideve idealiste eshte e lidhur me paralajmerimin e vdekjes se sistemeve ekonomiko-shoqerore, cka do te thote se dueti lindje-vdekje eshte jo vetem parajmerim i elementeve te vet, por ajo perben te vetmin lidhje varesore te filozofise me praktiken njerezore dhe per kere aresye nuk ka permbajtje, zhvillim, dhe thelb) nuk ka se si te sherbeje si teori per te zberthyer fenomenin e njohjes njerezore ne adrese te natyres. Te pakten, teorikisht, eshte e pamundur qe idealizmi ta munde materializmin ne planin praktik. Por ka nje vecori te lidhur me praktiken njerezore; ne qofte se materializmi filozofik behet i domosdoshem pergjate proceseve te zhvillimit te cdo rendi social ajo behet e tille ne momentin qe forcat prodhuese arrijne pjekurine e vet specifike dhe jo me perpara. Kjo do te thote se ky materializem behet zgjidhesi i problemeve te kohes duke u varur plotesisht nga niveli i zhvillimit te ketyre forcave dhe jeton bashke me to per sa kohe qe mendimet behen realitet. Ne momentin qe keto mendime nuk perputhen me realitetin historik kerkohet kompesimi hapsinor dhe ndryshimi i menyres se prodhimit, por qe forcat prodhuese nuk mund ta perballojne dot pasi ato kane shteruar ne drejtim te prodhimit sipas parimeve ekzistuese, atehere materializmi filozofik pushon se ekzistuari sipas hapesires se aplikimit, atehere lind idealizmi filozofik si nje kompesim i paaftesise se rritjes se prodhimit. Kjo e fundit perben vdekjen e rendit ekzistues ku idealizmi filozofik e sheh veten fitimtar dhe te vetem. Eshte kjo aresyeja perse krijohet dukja sikur idealizmi e suprimon materializmin. Eshte plani kohor ai qe e krijon kete pamje, vetem se kjo pergjate vdekjes se rendit shoqeror dhe jo me perpara. Nuk eshte reale, por krejtesisht artificile ekzistenca e njekoheshme e ketyre dy rrymave filozofike dhe kjo lidhet vetem me individin e aspak me prodhimin. Pikerisht kete faze dhe kete menyre jetese shfrytezon bota idealiste per ekzistencen e vet, aktivitet te njekohshem te dy filozofite nuk duhet te kene. Ekzistenca paralele ne kohe tregon se njera prej tyre ka prapavije politkike duke i sherbyer kesaj te fundit. Pikerisht eshte kjo aresyeja perse historia kerkon ne skene nevojen e revolucionit social dhe perse idealizmi filozofik perfaqeson vdekjen e rendeve shoqerore, kur materializmi filozofik dinamiken zhvilluese te ketyre rendeve. Jam i detyruar t’i them te gjitha keto per t’i treguar lexuesit formalizmin e filozofise qe perdor autori per t’i nxjerre fitimtar idete e tij, por progres te zhillimit te mendimit filozofik nuk ka.

7-“gjuhët e para i kane treguar dy koncepte te kunderta me te njejten fjale, si edhe se krijimi i gjuhes lidhet me Inkoshientin dhe jo me Koshientin, si edhe pra atehere si rrjedhim, se gjuhet e para kane qene simbolike dhe jo konceptuale. Dhe nuk mund te ishte ndryshe. Edhe kjo sepse gjersa gjuha ngrihet, sic kemi pare, si themelin e saj mbi mendimin mitik, dhe me qene se mendimi mitik pozon si reference Qendren dhe akauzalitetin  [Qendra: (x = -x) = – 1  =  akauzalitetin ], ky mendim nuk mund te shprehej ndryshe, ne menyre adeguate, vecse me simbole.” (f. 147)

Kjo duhet te kete vlera ne popujt me shpejtesi te madhe zhvillimi, por per rastin shqiptar kjo nuk ndodh dhe ketu tregohet perse autori kerkon te pergjithesoje nje dukuri qe per shqiptaret nuk vlen. Formalizmi filozofik ne kete rast kthehet kundra tij dhe injektimi i botes se simboleve tek shqiptaret e rrotullon boten e gjenezes se tyre nga autoktonia absolute ne ardhjen e tyre sipas ideve indoevropiane, qe do te thote permbysje e realitetit historik nga ngjarja ne fantazi. Ne qofte se do te pranonim se bota e simboleve ka nje fare vlere tek popujt e zhvilluar, per popullin shqiptar kjo bote nuk vlen pasi hapesira filozofike dhe niveli i zhvillimit te shkences qe merret ne konsiderate ne kete liber nuk eshte as veper e shqiptareve dhe paraardhesve te tyre dhe as pasoje e veprimtarive te tyre; por shpejtesia e zhvillimit social qe mbartin shqiptaret dhe paraardhesit e tyre (mbi kete baze argumentohet sakte gjeneza e shqiptareve dhe autoktonia absolute e tyre) eshte e afte te argumentoje se e cfare shkalle zhvillimi eshte mendimi filozofik shqiptar, te pakten ne keto 500 vite e fundit dhe kjo duhet zbuluar pikesepari per te pare se cfare ndodh me mendimin filozofik idealist shqiptar, perse nuk ekziston ai tek populli yne dhe cfare ndodh nga imponimi filozofik idealist ne mendimin social shqiptar. Por gjithsesi te ndodhe ngadalesim ne zhvillimin specifik shqiptar nuk mund te arrihet keshtu qe e vetmja shprese eshte tjetersimi i shqiptareve nga nje bote deri tani te njojteshme ne nje bote ireale dhe te paditur kurre. Te pakten shqiptaret le te mesojne identitetin e tyre perpara se te fluturojne me fantazine e tyre te cfrenuar. Me keqardhje konstatoj se shqiptaret jane akoma edhe sot brenda botes se tyre inkoshiente dhe koha e lindjes se idealizmit filozofik eshte teper-teper e parakohshme, antihistorike e per kete aresye dhe antishqiptare. Autori duhet ta kuptoje se ndodhet ne pozicion te kundert me zhvillimin autokton te shqiptareve dhe kjo si rezultat i edukimit te tij privat. Si veshtire qe bota e tij individuale te krijoje nje bashkesi idealistesh filozofe te afte per te realizuar nje levizje sociale progresive ne Shqiperi (te pakten ky duhet te jete qellimi i cdo intelektuali qe nuk di se cfare eshte puna fizike le pastaj kombinimin e tyre).

8-“Sanskritishjta e rikonfermon nje gje te tille ne nje menyre krejt transparante sic kemi pare me matra (matje) dhe matra (materie). Shtojme mbi kete se ky eshte vertet nje mit kozmogonik, por nje pohim i tille rikonfermohet edhe nga shkenca me bashkekohese (Fizika Kuantike) sipas se ciles:

        Realiteti material krijohet gjate procesit te matjes

Ky eshte nje moment kur Miti dhe Shkenca takohen, kur si njeri si tjetri thone, seicili ne gjuhen e vet, te njejten gje. Raste te tilla takimi mes mendimit Mitik dhe Shkences bashkekohese jane te panumerta.” (f. 169)

Autori, duke deklaruar botekuptimin e vet (pika 6 e komentit ne kete vellim), e paska pasur qellimin per te arritur ne kete perfundim, pasi vetem tani ai mund te deklaroje primatin e subjektes mbi objekten, ose, e thene me gjuhen e vjeter, karakterin paresor te ndergjegjes karshi materies. Por mendohet te krijoje nje klime me te zbutur pasi pranon bashkekohesine e mitit me shkencen, dmth te teorise me praktiken (per kete nuk do te jete dakort), te subjektes me objekten, por e gjithe kjo djalloset kur pranon subjektin primar ne raport me realitetin deri ne ate mase sa realiteti nuk ekziston pa procesin e subjektit. A nuk ishte kjo pikepamja e idealizmit subjektiv pergjate shekullit XVIII-XIX ne Europe? C’pune ka shqiptari, i sapodale nga epoka e barbarise komuniste me Europen kapitaliste? A e kupton lexuesi qe autori kerkon te pajtoje dy faza cilesore sociale midis tyre vetem per nje qellim: t’u atribuoje paraardhesve te shqiptareve te sotem boten e simbolikes me nenkuptimin se ata dikur na paskan qene filozofe me reputacion. Ne qofte se Fizika Kuantike na pretendoka se realiteti material na u krijonkerka gjate matjes, atehere ne duhet te pranojme se procesi i matjes eshte analog me marredheniet e riprodhimit njerezor, ku kjo e fundit percakton zanafillen e qenieve njerezore ne stadin me fillestar te tyre. Ne qofte se autori kerkon te veteshpallet si themeluesi i shkolles filozofike idealiste e ka gabim pasi themelet e kesaj shkolle i ngriti rendi enverist dhe shkolla shqiptare ka qene fillim e fund nje pasoje e idealizmit filozofik qe shpaloset me formalizmin deduktiv, i cili, nga ana e vet, eshte prodhuesi i studiuesve postkomuniste ku permbledhet dhe klubi i te Marreve te madheshtise shqiptare.

9-“Keshtu pra Gjuha me polisemantizmin e fjaleve te saja ruan te paprekur ne shekuj nje thesar te pacmuar informacioni fillosofik e shkencor, gje per te cilen duhet t’ia dime per nder….” (f. 179)

Kjo do te ishte e vlefshme ne qofte se gjuhen nuk e krijon njeriu, por bota e alienve. Por duke qene se gjuha merret si nje nder elementet e transformimit te antropomorfeve ne njerez, atehere duhet pranuar nje nga te dy keto kushte: ose ajo paraqet gjene me te thjeshte te njohjes njerezore dhe per kete e ka te kufizuar veprimtarine e vet hapsinore; ose ajo i eshte dhuruar njeriut dhe kjo ka vlere vetem per boten shqiptare dhe paraardhesve te tyre, te cilet realisht gjuhen e sotme nuk e kane produkt te tyre dhe per kete duhet zbuluar permasa dhe dinamika e veprimit. Eshte kjo aresyeja perse lind nevoja e interpretimit materialist te filozofise se gjuhes shqipe.

10-“Analiza e Gjuhes (fjaleve) me ato kritere dhe me ate metodollogji te vecante dhe origjinale me te cilen ne e kemi kryer, ku etimollogjia, fillosofia dhe llogjika bashkepunojne ngushte mes tyre, na lejon te vjelim nga Gjuha nje informacion themelor qe prek te gjitha fushat e Dijes dhe te gjitha sferat e Realitetit dhe qe kane qene i burgosur dhe i fjetur ne te per shekuj e shekuj te shekujve me rradhe…” (f. 181)

Ne te vertet autori me kete ide po pergatit nje nder themelet irealiste te te Marreve te madheshtise shqiptare: konservimin social te shqiptareve pas shkeputjes se marredhenieve me pellazget hyjnore dhe heleneve te paraardhesve te tyre dhe e gjitha kjo per te justifikuar prapambetjen shoqerore te tyre ne kohet tona me pretendimin se “shume shpejt” shqiptaret do te arrijne majat e intelektit europian. Perfundimi historik eshte i tille sa po t’i shkepusim shqiptaret e sotem nga europianet dhe t’i leme te izoluar ne zhvillimin e tyre, ata do te behen si europianet te pakten pas nje milion vjetesh dhe e gjitha kjo pasoje e vjetersise se tyre biologjike. Procesi i konservimit eshte nje fantazi e parealizueshme pasi ne kete rast koha duhet konsideruar e ndaluar dhe proceset sociale te frenuara, deri ne ndalim, ne zhvillimin e tyre. Kjo gje ne fakt ka tjeter shpjegim dhe eshte e lidhur me teorine e paradoksit te banjakeve, te inicuar nga A.Ajnshtajni per proceset fizike, por qe ka gjetur zbatim ne boten e njeriut qe ne momentin qe kane rene ne kontakt dy komuna primtive me kohezhvillimi te ndryshme (me hollesisht per kete shih artikullin “Paradoksi i binjakeve dhe historia e njerezimit” publikuar ne albanovaonline.com, www.genchoti.com).

Nga ana tjeter. Autori mundohet ta  paraqese gjuhen si nje hark disk te njerezimit per ta shkeputur ate nga pozicioni i kufizuar qe ka ne realitet duke i atribuar pozicione qe jo vetem nuk i ka dhe nuk mund t’i kete kurre, por qe ka pasur faza ne zhvillimin e shoqerise njerezore ku eshte jetuar edhe pa te (psh te gjithe epokat komuniste nuk kane pasur gjuhe e me gjitheate populli eshte marre vesh nder vete pikerisht pa fenomenin gjuhe dhe kete simbolika e tij nuk ka qene e afte ta shprehe ndonjehere.

11-“te gjitha deget e Dijes se Kohes sone, te quajtura “sciences des profondeurs” rreken te rrokin, te pershkruajne jo me kete Bote materiale, te krijuar, por Ate Bote, spirituale, te pa krijuar.(f. 186)

Materalisti nuk e percakton dinamiken e botes se njohjes duke u nisur nga pikepamja materiale apo shpirterore; ai niset pergjate procesit te njohjes nga ajo qe di drejt asaj qe nuk di. Ne qofte se padija konsiderohet e lidhur me gjendjen shpirterore te kerkuesit dhe quhet bote spirituale, perseri ketu nuk mund te arrihet ne perfundimin se njeriu tenton drejt spirituales. Pershkrimi i nje situate te panjohur nuk mund te realizohet dot, pasi ne te kunderten nuk kemi te bejme me procesin e njohjes, por me ate te ideologjise. Eshte nje pike ku autori luan me lodra fjalesh per t’i dhene subjektes supremaci ndaj objektes dhe me kete te godase materializmin filozofik aktual per te vendosur situaten individuale idealiste pa perfituar asgje pervec faktit per tu dukur origjinal

12-“Ne e dime qe mendimi mistik pozon Qendren si kategorine e tij me te larta dhe si piken e tij absolute te referimit.

Nga ana tjeter kemi:

Qendra  =  Coincidentia oppositorium = (x = -x) = O = Zoti

Dhe dihet se vetem Zoti (O) eshte i persosur (i mbaruem) dhe vetem Zoti eshte i mire* (i mbare) (shenimi thote: Ungjilli sipas Markut 10:12).

Mund te shkruajme:

                  O = 1                              ….(E)

    Qe mund te interpretohet se ka vetem nje Zot, se Zoti eshte vetem nje.” (f. 343)

Ne fakt autori me kete pretendim me ka rene ndesh ne teorine e kontinumit koho-hapsinor. Kam pranuar se vetem ky raport e ka kete veti dhe kjo eshte absolute. Ekzistenca e njeshit tek perendia eshte produkt i njeriut dhe eshte i lidhur me  monoteizmin filozofik dhe aspak me realitetin (karakteri nje i perendise eshte ne perputhje absolute me karakterin politik te rendit skllavopronar: me perandorin romak; – flas per monoteizmin e Krishtere). Perendia ka te tjera karakteristika, gje te cilat simbolika nuk mund t’i paraqese pasi autori nuk e di kete gje. Perendia eshte e perjetshme dhe e panjoheshme pasi asnjeri ne bote nuk do te jete i afte te argumentoje ndonjehere qe ajo nuk ekziston, ne nje kohe qe kerkush, perseri, nuk eshte i afte te argumentoje qe ajo ekziston. Midis ketij dualiteti, qe formom perjetshmeria dhe e panjohura, ekziston perendia, por jo njeshi. Vetem raporti kohor-hapsinor e ka kete veti dhe lidhjja e numurave me ngjarjen ka shume mundesi ta kete zanafillen ne kete pike.

13-“Por nga ana tjeter ne mund te shkruajme edhe

                                       ˜ = –                                                                                                                                                                                                                                                                                    –˜ = –

ekuacioni simbolik qe del, me nje shumezim te te dy kraheve me                (-1), nga  ekuacioni i mesiperm.

Kjo atehere na lejon qe te saktesojme gjykimin tone:

“Materia dhe vetem materia eshte e matshme” (f. 348)

Kjo bie ne kundershtim me piken 8 te komenteve, te ketij vellimi, ku autori ka pranuar se realiteti material u krijoka gjate matjes; atehere kush eshte primare ne kete rast: realiteti material apo subjekti qe ben matjen? Me duket se ne kete pike autori ka krijuar nje konfuzion filozofik nga i cili nuk ka mundur te dale dot, pasi ate e kane edukuar pergjate rendit enverist me formalizmin filozofik materialist dhe e ka te veshtire te shkeputet prej saj. Per edhe ne kete pike ai ka nje gabim serioz, qe natyrisht eshte pjese e materializmit filozofik dhe jo e idealizmit. Fjala behet per nocionin materie, e cila duhej percaktuar me perpara se te behej pazari midis matjes dhe materies. Ne qofte se fjala behet per nje strukture natyrore me fund ne kohe dhe hapesire ajo nuk mubnd te quahet materie, por strukture lendore dhe kjo gje ne fushen e fizikes eshte e qarte dhe nuk mund te besh aludim suplementar. E ne qofte se fjala behet per materien e pafundme ne kohe dhe hapesire, atehere kjo nuk perputhet kerkund me idene e autorit, pasi materia e pafundme ne kohe dhe hapesire gje te cilen mund ta beje vetem Zoti (i identifikuar si natyra) si perfaqesues i vetem i kesaj lloj materie. Ku perseri permbajtja e simbolikes perputhet me pergatitjen e autorit dhe jo me realitetin objektiv qe do te thote se ajo qe permban pergatitja e tij individualem, ajo eshte dhe zgjidhja e simbolikes se tij.

14-“Por ne dime se:

Qendra = Coincidentia oppositorum = (x = -x) = O = Zoti

Qe kendej pra dhe ekuacioni:

                     Ylli = Zoti   (f. 385)

Me kete pikepamje autori ka pergatitur tullen e trete te te Marreve te madheshtise shqiptare qe kosiston ne pretendimin qe paraardhesit e pare te shqiptareve e kane prejardhjen nga yjet, ndersa tani shton qe ata jane te barabarte edhe me Zotin (kete do ta shohim ne vazhdim, ne kritiken e pikepamjeve mbi mendimin filozofik shqiptar në fushën e historisë dhe gjuhësisë).Une nuk e di se deri ku arrin fantazia e autorit po te krahasosh realen me produktin e fantazise njerezore i kapercen caqet e mendimit te pavarur dhe tregon se dikujt i sherben per qellime private. Fakti qe perendite kane pasur transformime nga shumesi ne njejesin e ka nje domethenie, por qe simbolika e autorit hesht dhe kjo pasi autori nuk eshte marre me menyren se si lindin idete fetare ne boten njerezore. Duhej zgjidhur kjo perpara dhe atehere do te kuptohej se simbolika (ne qoftese do te pranojme ekzistencen e ndergjegjshme te saj krahas shkrimit) nuk e shpejgon dot lidhjen e perendise me yjet vetem per nje fakt te thjeshte: ka lindur shume me heret se te konceptohej perendia me emrin Zot. Kete gje autori nuk e merr parasysh, por realizon nje pergjithesim inekzistent.

15-“c) Mund te arrinim ne te njejtin perfundim edhe neper nje rruge tjeter.

Qe dicka te kete nje kuptim te caktuar duhet te shprehi nje koncept. Koncepti nga ana tjeter, si i tille, eshte.

Qe dicka te kete nje kuptim te caktuar duhet te shprehi nje koncept. Koncepti, nga ana tjeter, si tille, eshte dicka qe lejon nje perCAKtim. Por perCAKtimi lidhet me vendosjen e nje Caku, e pra atehere kemi:

Kuptim = koncept = perCAKtim = CAK =….=  = ar dá = artha

5)Kuptimi i organit mashkullor del duke arsyetuar ne kete menyre:

organ mashkullor = organ seksual =  =    = artha” (f. 403)

 

Ne kete pike autori eshte ne rezonance me nje autor tjeter (Niko Stylos, Etruskishte – Toskerishte, f. 285) gje qe te con ne perfundimin se dikush ka tentuar te argumentoje dicka me organet mashkullore duke krijuar nje alibi me gjeomonumentet te cilat i paraqet si vepra artistike te paraardhesve te shqiptareve, por e ka lene ne ajer. Tani shoh se qellimi na qenka pergatitur nga autori i ketij libri, por se cfare domethenie ka kjo gje eshte pak e veshtire te merret me mend. Banaliteti ka vend ne jeten shoqerore, por ne shkence eshte pak e veshtire te pranohet.

16-“Me shëmbulla të shumta është treguar lidhja e Gjuhës me Mitin. Gjuha është shfrytëzuar jo më të rrallë, si një “plase d’armes” për t’u hedhur në sulm kundra kështjellash Njohjeje të padorëzueshme, me mjete të tjera, gjer më sot. Këtu përfshihen, ndër të tjera, inkursionet në fusha të ndryshme të Dijes (shkencë, filozofi, theollogji…) duke u katapultuar nga trampolini tashmë i sigurtë, i njohjes gjer në thellësinë e saj ekstreme të Fjalës.” (f. 535)

Koha e lindjes se gjuhes se shkruar eshte me vone se lindja e mitit per aresyen e thjeshte fare: nuk ka pasur alfabet. Autori perdor fantazite e veta per te justifikuar historine, por harron se ngjarjet jane te lidhura me shkallen e domosdeshmerise qe percaktojne nivelin e njohjes, hapesiren e keshtjellave, nivelin e mjeteve te tjera dhe, se fundi, nivelin e vete shkences dhe dijes. Autori kerkon te tjetersoje historine dhe te konsolidoje idealizmin duke harruar se midis shkalles se zhvillimit te shqiptareve dhe hapsesires idealiste nuk ka perputhje sipas kategorise rastesi-domosdoshmeri. Kam frike, dhe keshtu do te ndodhe, qe puna e autorit tone te shkoje dem duke mos ngjitur asnje shkalle ne universin e njohjes te botes shqiptare. Pastaj autori duhet te dije edhe nje vecori qe ka universi i njohjes se natyres. Te gjitha keto kategori te prodhuara nga njeriu si: gjuha, miti shkenca, filozofia, teologjia, fjala (po i rendis sipas idese se autorit) ne funksion te njohjes njerezore kane nje rregullsi ne kohe dhe perdorim dhe kjo eshte pika ku ideja e autorit nuk perputhet me kete rregullsi jo vetem sipas perfundimit te tij, por qe ne fazen konstatuese kur i vendos ne radhe pasi ato kane lindur ne kohe te ndryshme dhe rrjedhimisht i sherbejne njeriut per nje faze rigorozisht te caktuar te nevojave te tij. E gjitha kjo krijon nje harte te lindjes se ketyre kategorive nga ku njeriu meson se cfare eshte me e thjeshta e cfare me e komlikuara. Po ta shohim problemin me kete sy do te konstatojme se gjuha, duke lindur e para eshte, njekohesisht, dhe me e thjeshta ne procesin e njohjes qe sherben vetem per te transmetuar kete njohje dhe jo per ta zbuluar. Perfundimisht them se e gjithe ndertesa e ngritur per te justifikuar madheshtine e gjuhes me ane te simbolikes eshte thjeshte nje fantazi e lindur nga paaftesia per te shpjeguar procesin e njohjes njerezore ne perputhje me nevojat e tij progresive.

Nga ana tjeterm dua t’i kujtoj perkrahesve te pikepamjes mbi shpjegimin e gjuheve te botes me ane te gjuhes shqipe qe vertetimi i hipotezes se tyre kerkon medoemos permbysjen e te gjithe mendimit filozofik materialist perpara se te aprovojne fantazine e tyre.

3 – Por tendenca per t’i ndare fjalet shqip ne rrokje dhe me ane te tyre te shpjegoje gjuhet e botes con ne nje interpretim tjeter te procesit te huazimit te fjaleve nga nje gjuhe pa e ditur aspak pasojen ligjore te botes se relacioneve. Problemi me i paditur i Shkencave Natyrore e Shoqerore paraqitet si zgjidhes i problemit me te veshtire te produktit me te larte te organizimit te Materies. Vini re se si e interpretojne problemin rrokor te fjaleve disa studiues shqiptare:

“Mua, si studiues shkencor, nuk mund te me mbushtet mendja kurre, kur ne tekst me thuhet se: fjala “ar” (dytingellorshe), ne shqip, buron si prejardhje nga fjala “aurum” (pese tingullorshe) latine, kur llogjika e formimit te fjales dhe zhvillimit te saj shkon nga e thjeshta tek e nderlikuara (ne kohe) dhe jo e kunderta” (Haxhi Sauku, Flet tejlashtesia, f. 55).

Autori per te njejten gje gabon dy here. Ne rastin e pare pranon qe: “llogjika e formimit te fjales dhe zhvillimit te saj shkon nga e thjeshta tek e nderlikuara (ne kohe) dhe jo e kunderta”, por pa e thene qe kjo eshte e vlefshme kur analizohet ne funksion te popullates bartese te fjales dhe nuk ka vlera per dy popuj te ndryshem per te njejten fjale pasi ne kete rast koha e evoluimit merret absolute per te dy popujt (ne kete rast gabimi eshte i karakterit hapsinor). Ne rastin e dyte pranon: fjala “ar” (dytingellorshe), ne shqip, buron si prejardhje nga fjala “aurum” (pese tingullorshe) latine”, por pa e thene kohen kur eshte cfaqur fjala aurum tek latinet dhe fjala ar tek shqiptaret, pasi ne kete rast duhej thene se kush e ka formuar i pari fjalen: latinet apo shqiptaret (gabimi ne kete rast eshte kohor). Gjeja me kryesore ne kete rast duhej te ishte analiza e fjales ne funksion te shkalles se zhvillimit social te bartesve te fjales dhe po te besh kete do te arrihet ne perfundimin qe fjala duhej te ishte huazuar nga pellazget, qe e njihnin arin, por u huazua nga latinet per efekt te pershpejtimin te realizuar nga marredheniet me pellazget dhe me vone nga latinet (diferenca e kohes midis mundesise se huazimit nga pellazget dhe realitetit te huazimit nga latinet eshte te pakten 1000 vjet (dhe kjo me aq sa njohim, pasi ne menyre matematikore rezulton dhjete here me e madhe) dhe ketu duhet pare aresyeja perse ka ndodhur ne kete menyre). Pra, qofte dhe bota e huazimeve per kete rast, eshte e afte te na jape mohimin e gjenezes se vendasve autoktone nga bota pellazgjike.

Por autori na ka dhene nje material te cmueshem shembulli, pasi tani kemi ne dore shembullin se si shqiptaret e kane huazuar fjalen nga latinet  me reflektim au (Eqrem Cabej, Studime etimologjike ne fushe te shqipes, Bleu II, f.  59) dhe e kane thjeshtuar nga aurum ne ar per efekt te karakterit dalluese qe kane me popujt e tjere evropiane (me kete do te merremi tipikisht me poshte) dhe nuk e muaren nga pellazget me te cilet kishin mijera vjet qe relatoheshin.

Sipas nje autori tjeter kemi kete shembell:

“Bukarest, -Bukuresht. Edhe ky emer rrjedh nga fjala bukur, “qyteti me i bukur”. Rumania ne zanafille ka qene e banuar nga “daket” – fis ilir. Emri i lashte i Rumanise ishte “Dakia”. Per sa u perket fillesave ne emra dhe ne gjuhe, ajo ruan fjale te shumta nga popullsia thrako-ilire, pra “pellazge”. Keshtu qe ne gjuhen shqipe fjalen Bukuresht mund ta perkthejme “eshte i bukur” ose “i bukur eshte” (Aqif Sali Tafa, Dritesimi Historise, Pellazget – paraardhesit tane te lashte, f. 119)

Eshte rasti me tipik se si mund te manipulohet historia. Qe daket te jene pellazge nuk duhet te diskutohet (eshte ardhja e fundit e tyre nga pikegjeneza e pellazgeve), por qe na qenkan edhe ilire eshte pak e veshtire te pranohet per gjene me te thjeshte fare: nuk jane race e bardhe. Ndersa persa i perket lidhjes se fjales bukur me emrin e qytetit Bukuresht, problemi duhet trajtuar pak si me ndryshe, pasi per shqipen emri mund te kete lidhje me te bukuren, por per rumanishten e atehershme nuk e dime (per te sotmen kjo fjale ka kuptimin e gezimit); keshtu qe mbetet per te pare etimologjine e fjales. Ne studimin e Eqrem Cabejt gjejme:

“Bukur (i) mb. E pashpjeguar te G. Mayeri 52. Barići (Arhiv II 79 v) duke u nisur nga trajta buker dhe duke paravenduar “i fryre”, i trashe, i beshem” si kuptim thelb te fjales, e con kete te nje baze *bhuk-no-, ate te nje *bhug –no-, dhe e krahason keshtu me nje irl. Boce “hark”. Per rum. a se bucura “me u gezue, me u kenaqe” bucurie “gezim” bucurosh “i gezuar” G. Majeri e te tjere dijetare mendojne se do te jete nje huazim prej shqipes. Nga dijetaret romune Cipariu (De latinitate linguae valachicae 6) mendonte si burim lat. Pulcher “i bukur”, Cihacu (II 715) shq. bukur e bie te ardhur prej turq. Buhur “kem” dhe fjalen romune prej shqipes…….Ne lidhje me fjalen e rumanishtes, ajo, mbi deshmite qe jep shq. bukur “shiko”, jo vetem me kuptimin e sotem te kenaqesise e te gezimit, por edhe me ate te meparshmin “i bukur”, i cili ka lene gjurmet e tij ne emra visesh e njerezish, e ka burimin ne shqipen. Keshtu mendon, pas G. Mayerit, sidomos dhe Densusianu I 353, 354 edhe te DLR s.v. bucur. Per mendimin e nje rrjedhe te se dyja fjalet nga nje gurre e perbashket e ndonje substrati ballkanik te lashte (Capidan, Jokl Litteris IV 199 e te tjere dijetare), ne keto rrethana. Me nje shqyrtim objektiv te ceshtjes, nuk mbetet me vend. Fantastik zberthimi i fjales ne bu – kur  nga ana e Polakut (Omagiu Iordan 698) ku bu-  merret si prefiks augmentativ mesdhetar dhe –kur si e afert me lat. Carus “i shtrenjte, i dashur”, gjeorgj. qvar, mingrel. qor “dua, dashuroj” khs. edhe Vraciun Ling. balk. VI 128.” (Studime etimologjike ne fushe te shqipes, Bleu II, f.  360, 361-362)

Sipas kesaj analize pikepamjet e dijetareve rezultojne te ndryshme, por, qe, gjithsesi, e perjashtojne kuptimin e fjales bukur (shqip) ne kuptimin e kryeqytetit te Rumanise, Bukureshtin.

1-Sipas Mayerit, dhe sidomos Densusianu, fjala rumanisht eshte nje huazim prej shqipes.

2-Sipas dijetareve romune, Cipariu pretendon se burimi eshte latin.

3-Sipas Cihacu fjala bukur eshte e ardhur nga turqishtja ne shqip e prej ketej e muaren romunet

4-Sipas Capidan, Jokl Litteris IV 199 e te tjere dijetare te dyja fjalet rrjedhin nga nje gurre e perbashket e ndonje substrati ballkanik te lashte.

5-Sipas Polakut merret si prefiks augmentativ mesdhetar.

Po te mbeshtetemi tek pikepamja e prejardhjes pellazgjike dhe ndikimit te saj mbi  gjuhet evropiane rasti 1, 2, 4 dhe 5 jane e njetja gje e shpjeguar sipas metodikave personale, e sa per gjuhen turke, rasti 3, duhet parapare dinamika e saj neper shekuj. Por ne thelb te problemit te gjithe autoret e marrin me mend qe kjo duhet te jete keshtu pa dhene asnje argument shkencor sipas kohes te lindjes se fjaleve pasi, ne fund te fundit, sipas të dhënave të lashtë Bukureshti ishte themeluar në brigjet e lumit Dâmboviţa në 1459 nga Vlad Tepesh dhe qofte fjala shqip bukur, qofte fjala rumanisht bucur, qofte fjala turqisht buhur kane qene te lindura me kohe kur relatat politike midis ketyre tre popullatave kane qene ne shkalle siperore te komanduar nga otomanet (turqit). Atehere rezulton qe duhet pare ndikimi i politikes mbi gjuhen perpara se te japin argumentat e prejardhjes se fjaleve.

Ky lloj interpretimi nuk do te kishte asgje te keqe per dy-tre gjuhe prej te njejtit burim, pasi do te tregonte menyren se si ndryshon gjuha prej ambientit gjeografik, por per dy-tre gjuhe te ndryshme kur bartesit e tyre ndryshojne diametralisht ne kohe probleme eshte i trajtuar sipas nje filozofie me defekt ne interpretim (gabimi i mendimit filozofik helen ne kete drejtim cfaqet krejt hapur pasi nuk ka marre ne konsiderate faktorin kohe jo vetem pergjate formimit te fjales, por dhe te cfaqjes se saj neper popuj te ndryshem ne varesi te shkalles se zhvillimit social). Kjo do te thote qe shpjegimi i prejardhjes se fjaleve, duke u nisur nga rrokjet perberese duhet te kete vlera vetem per rastin e karakterit monosilabik te gjuhes, te mbeshtetur ne shpejtesine e vogel te zhvillimit te bartesve te kesaj gjuhe dhe jo si nje metodike pergjithesuese perderisa bota e relacioneve universale eshte e varur kryekeput nga menyra e prodhim-shkembimit, dmth nga rendi shoqeror qe eshte ne fuqi. Dhe kur konstatojme qe ky rend parakalohet ne kohera te ndryshme nga popuj te ndryshem per nivele te ndryshme te zhvillimit social nuk mund te arrijme kurrsesi ne perfundimin qe gjuha shqipe rrjedh nga gjuha pellazge dhe eshte e afte te shpjegoje gjuhet e tjera te Njerezimit.

4 E keqja e kesaj pune qendron ne menyren se si analizohen problemet gjuhesore ne planin pergjithesues. Nga njera ane pranohet qe gjuhet ndryshojne ne kohe, por ligjesia e ketij ndryshimi nuk merret per baze. Pranohet qe pergjate procesit te zhvillimit shoqeror gjuhet pasurohen, por faktori kohe perseri anashkalohet. Duke u nisur nga keto mangesi, te karakterit filozofik, jam i detyruar te nenvizoj qe ekziston roli i KOHES ne procesin gjuhesor, i cili ka ligjet e veta specifikisht te pranishme ne shkencen e gjuhesise. Dhe po t’i shtojme faktin e pa marrjes per baze te KOHES ne procesin teorik te Shkences se Gjuhesise, duhet te merret me mend madhesia e pozicionit te saktesise ne kete shkence ne raport me filozofine dhe shkencat e tjera shoqerore.

Defekti me fillestar ne mendimin filozofik gjuhesor qendron ne mospercaktimin e aresyes perse ka lindur gjuha ne boten Njerezore. Dhe faji per kete duhet kerkuar tek mendimi materialist i shek. te XIX qe e konsideroi gjuhen si nje nder faktoret kryesore te transformimit te majmunit antropomorf ne njeri (shih F. Engels, Dialektika e Natyres, f. 196) duke i dhene shkas studiuesve te mevonshem ta konsiderojne gjuhen si faktor kryesor ne percaktimin e gjenezes se popujve (ne fakt keta studiues bejne nje akrobaci, pasi pa e ditur gjuhen fillestare marrin per baze gjuhen e shkruar dhe mbi kete baze percaktojne gjenezen shoqerore pa i shkuar ndermend qe kjo eshte jo vetem e pamundur, por ajo mbi te gjitha fsheh boten ligjore te ndryshimt te gjuhes sipas kohes). Keshtu qe mbetet e nevojshme fillimisht te percaktohet aresyeja perse lind gjuha ne Boten Njerezore dhe cfare perfaqeson. Te pakten e sotmja na tregon qe gjuha e folur ndryshon nga gjuha e shkruar nder popuj pamvaresisht nga shkalla e zhvillimit shoqeror, cka tregon se aresyeja e lindjes se gjuhes ndryshon nga aresyeja e zhvillimit dhe pasurimit te gjuhes.

Por problemi i aresyes te lindjes se gjuhes nuk mund te ndiqet dot historikisht per aresyen me te thjeshte: shkrimi ka lindur shume-shume me vone se gjuha e folur dhe per nje aresye qe nuk ka asnje lidhje me aresyen e lindjes se gjuhes nder njerez edhe pse ne parim ato jane te lidhura me boten e relacioneve njerezore. Keshtu qe postulati duhet te lidhet pikerisht me boten e relacioneve nder njerez, qe, ne kete rast, per te realizuar kete relacion i nenshtrohen NENES NATYRE duke shpikur gjuhen. Pra gjuha, ne masen e detyres qe realizon, nuk duhet konsideruar thjeshte nje produkt shoqeror, por ajo duhet konsideruar nje produkt natyror, i pavarur nga ndergjgjja e njeriut. Keshtu qe ne kete faze te analizes duhet pranuar qe gjuha lind kudo ne boten njerezore ku kerkohet  te realizohet relacioni shoqeror. Ky moment duhet konsideruar i pavarur nga bota njerezore dhe i nenshtruar faktorit kohelindje (ne te kunderten te gjithe gjuhet e Njerezimit duhet te ishin te barabarta). Dmth gjuha sherben per te shpjeguar permasat e botes se relacioneve shoqerore dhe aspak me tutje.

Por kur vjen puna per te analizuar gjuhen e shkruar gjerat ndryshojne “pak”. Gjuha e shkruar eshte thjeshte nje produkt shoqeror dhe eshte shpikur ne nje kohe te caktuar, per nje aresye te caktuar dhe ne kete pike ajo lidhet me ndergjegjen individuale dhe shoqerore (prandaj dhe gjuhet e shkruara jane te ndryshme nder popuj te ndryshem). Fakti qe gjuha e shkruar gjendet pak perpara kohes se formimit te shtetit (nder helenet rreth 2-3 shekuj perpara ligjeve te Solonit), ne nje kohe qe ekzistonte e drejta zakonore e pashkruar, me con ne perfundimin qe gjuha e shkruar eshte shpikur per te vendosur te drejten juridike shteterore. E thene me fjale te tjera Shteti i eshte imponuar Njerezimit fillimisht me ane gjuhes se shkruar (gjeni se kush i ka shpikur shkrimet per here te pare ne historine e Njerezimit dhe do te keni gjetur projektuesit e Shtetit ne Racen Njerezore ne Toke; – ne kete pike duket roli real i Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit. Prandaj dhe teoria e shtetit ne nivel boteror nuk eshte e plote pa kete fakt). Me pak fjale kjo eshte permbledhja i rolit qe Njerezimi i ka dhene gjuhes se shkruar ne agimet e civilizimit te vet.

Por shkaku i lindjes se gjuhes dhe shkaku i lindjes se gjuhes se shkruar nuk e justifikojne dinamiken e gjuhes ne planin KOHOR, persa i perket zhvillimit hapsinor te saj, dhe ketu duhet kerkuar me teper per te pare aresyet perse gjuha e shkruar eshte me pak e pasur se gjuha popullore. Cila eshte aresyeja e ketij diferencimi dhe kush eshte pergjegjes per kete? Pikerisht kjo gje eshte mbuluar me shume marifet ne Shqiperi dhe asnjehere nuk eshte thene mbi ekzistencen e ketij dualiteti formalist, por qe per shqiptaret e shek. te XX-te ishte shume sinjifikativ. Aresyeja duket kerkuar ne ate qe konsiderohet si rend shoqeror dhe menyre e prodhim-shkembimit ku permasat e gjuhes varen pikerisht nga keto dimensione dhe tregojne se cfare roli luan faktori KOHE i permbledhur brenda rendit shoqeror. Shqiptaret ne kete drejtim jane bartes te dualitetit gjuhesor ku njera eshte gjuha e trasheguar nga paraardhesit e tyre dhe tjetra nga imponimi i botes se relacioneve politike qe pergjithesisht nuk kane qene te varura nga ata vete (diferenca ne kohe eshte te pakten 400 vjet sipas krahasimit me fjalorin e Frang Bardhit).

Marrja ne konsiderate e fjaleve ekzistuese ne ate fjalor na con ne zbulimin e karakterit rrenjesor te Gjuhes Shqipe, se ciles nuk mund t’i zbulohet dot vjetersia sa do te mundohesh. Atehere ka vetem nje menyre per te percaktuar shkakun e ekzistences se karakterit monosilabik te Gjuhes Shqipe: perafrimi ne shpejtesine e zhvillimit shoqeror. Ne kete pike duket mirefilli roli i KOHES ne karakteristikat gjuhesore.

Duke marre per per baze shkakun perse lind Gjuha dhe perse lind shkrimi, duke i bashkuar me rolin e KOHES ne percaktimin e karakteristikave te Gjuhes, arrijme ne pikepyetjen e madhe:

5 Cfare ndodh kur relatohen dy popuj ne parim?

Jemi futur ne dyert e filozofise se gjuhes nga nje porte e pa hapur kurre (bile edhe me keq ne nje porte te betonuar nga idealizmi filozofik). Baza me themelore e filozofise materialiste eshte trinomi: kohe – hapsire – levizje; dhe te tre keto themele perbashkohen midis tyre me ane te shpejtesise. Kjo eshte pike me e pare e mendimit fiolozofik materialist dhe pikerisht ne kete pike problemet diku jane sfumuar, diku jane ngaterruar e diku jane mohuar duke sjelle nje peshtjellim ne mendim filozofik boteror (kjo ben te domosdoshme zbulimin e bazave themelore te materializmit filozofik). Thelbi i te gjithe problemeve shkencore te Njerezimi, dmth edhe i gjuhes, eshte bota e relacioneve universale te Botes Njerezore dhe ketu qendron e fshehta e cdo gjuhe.

Paraprakisht duhet pranuar qe Njerezimi boten e relacioneve e ka pare gjithmone sipas kendveshtrimit hapsinor dhe mbi kete baze ka ngritur boten e teorise. Ne shumicen e shembujve eshte marre per baze bota e brendeshme dhe relacioni brenda dy boteve perseri sipas kendveshtrimit hapsinor duke fshehur shkakun e karakterit dualist te levizjes dhe pamundesine e zhvillimit te cdo fenomeni jashte ketij karakteri. Keshtu qe edhe problemet gjuhesore jane te para sipas kesaj rruge dhe, pa dyshim, qe kjo ka qene nje rruge shterp ne shkencen e gjuhesise. Detyrimisht te gjitha perfundimet kane qene jashte realitetit historik dhe kjo e ka bere te pamundur ndjekjen e problemeve sipas nje vije  perfituese. Ne qofte se shumica e popujve evropiane kane nje linje historike te perfart sipas koncepteve ekzistuese, rasti i historise se Popullit Shqiptar dhe Gjuhes Shqipe nuk mund t’i nenshtrohet dot atyre dhe rrjedhimisht kerkon nje mbeshtjetje jo vetem suplementare, por dhe krejtesisht te re. Baza teorike e kesaj metodike te re eshte pikerisht bota e relacioneve midis popullates autoktone te Gadishullit Ballkanik dhe te gjithe popullatave te ardhura ne kete ambient gjeografik. Por nuk eshte i mjaftueshem vetem percaktimi i permasave te kesaj bote; duhet percaktuar me perpara gjendja shoqerore e vendasve dhe gjendja shoqerore e te ardhurve. Problemet ne kete rast nderlikohet pak si shume dhe per t’i thjeshtuar ato behet e nevojshme futje ne perdorim i Raportit Kohor – Hapsinor dhe rrjedhimeve qe dalin prej tij. Marrja per baze e ketij raporti nje madhesi Konstante per fenomenet e pafundme dhe te perjetshme, si dhe per Boten e Njeriut, dhe nje madhesi konstante te barabarte me NJE per madhesite e fundme krijon mundesine e marrjes ne konsiderate te parametrit Shpejtesi Zhvillimi duke i dhene Shkencave Shoqerore ngjyra saktesie. Kjo gje ben qe nga Bota e Relacioneve te cvishet ndikimi mbi Hapsiren dhe mbi Kohen e dukurise apo te fenomenit dhe ne kete menyre problemet shoqerore mund te analizohen sipas nje menyre tjeter, dmth sipas nje menyre qe merr per baze perfundimet kur relatohen dy struktura shoqerore ne parim.

Ne funksion te bote njerezore bota e relacioneve ka nje kolorit shume te lexueshem qe ka filluar nga me e thjeshta (grupe njerezore brenda nje gjaku) deri tek marredheniet me te komplikuara (marredheniet midis racave njerezore). Ne te gjitha rastet e para historike, te pakten ne rreth 2500 vjet, eshte marre per baze faktori hapsinor duke e lene pas dore ndikimin mbi kohen e zhvillimit, por kjo e fundit eshte nenkuptuar diku si pershpejtim zhvillimi e diku si pengim zhvillimi edhe pse ato asnjehere nuk kane qene te argumentuara saktesisht. Bile per te qene i sakte shpesh here eshte konkluduar krejtesisht gabim ne kundershtim me realitetin materialist te shoqerise. Per shembell nga analiza e sotme e shoqerise shqiptare, dhe te atyre te Gadishullit Ballkanik, ne raport me popujt e Evropes, eshte arrire ne perfundimin qe faji per kete eshte i sundimit politik  pese shekullor i Perandorise Otomane. Ne te vertete eshte e kunderta, kur merret per baze pasoja e botes se relacioneve sipas kontinumit kohor-hapsinor. Nuk duhet te ankohen popujt e Ballkanit nga Perandoria Otomane per prapambetjen e tyre, kjo e drejte i takon popullates Otomane, qe mbeti prapa dinamikes shoqerore te vet pikerisht nga relacionet pese shekullore me popullatat gadishullore. Ndersa fajtore per prapambetjen e popullatave ne Gadishullin Ballkanik eshte grykesia shoqerore e pellazgeve, sllaveve dhe e te ardhurve te tjere ne gadishull, qe ne saje te relatave me popullaten autoktone, i dhuruan asaj produktin hapsinor duke e pershpejtuar ate ne drejtim te zhvillimit hapsinor, duke fituar ne koheekzistence sipas rendit te prapambetur. Ne kete menyre bota e relacioneve midis te ardhurve dhe vendasve autoktone eshte fajtorja e drejteperdrejte e prapambetjes se popujve ballkanike, pervec shqiptareve hapi progresiv i te cileve eshte me i madh se mosha absolute e te ardhurve e marre sa bashku.

Kjo do te thote se bota e relacioneve ndryshon tendencen e zhvillimit ne hapsire dhe koheekzistencen e rendeve shoqerore qe bartin te relatuarit, dhe me kete sy duhet pare dinamika e gjuheve ne mbare Globin. Por kjo nuk mund te ndiqet sakte po nuk u muar per baze parametri dallues (absolut) i popujve qe futen ne keto relata, pasi perfundimet e tyre ndryshojne tej mases kur diferenca e shpejtesive te zhvillimit shoqeror eshte e madhe. Ne menyre te permbledhur, po te analizohet i gjithe procesi i botes se relacioneve, arrihet ne perfundimin qe pasoja me e pare e ketij relacioni eshte i ashtequajturi “Paradoks i Kohes”, ose “Paradoks i Binjakeve” i teorizuar nga Albert Ajnshtajni per strukturat fizike, por i zbatueshem e i vrojtueshem ne Boten e Njeriut qe nga dita e pare kur u relatuan dy struktura shoqerore. Baza e zhvillimit te Shoqerise Njerezore eshte pikerisht fenomeni i mesiperm dhe kjo perben aresyen perse shqiptaret ekzistojne akoma, si produkti shoqeror i vetem autokton ne gadishullin Ballkanik. Kjo ben qe te marr ne konsiderate vetem boten e relacioneve midis strukturave shoqerore me ndryshueshmeri te madhe shpejtesie zhvillimi, rast i cili perkon me rastin shqiptar. Dmth shtrojme pyetjen:

6 Cfare ndodh kur relatohen dy popuj me shpejtesi te ndryshme zhvillimi?

Ne qofte se per rastin kur dy struktura shoqerore me shpejtesi te aferme zhvillimi (edhe ne qofte se nuk jane te te njejtit bosht biologjik) relatohen mund te ngreme hipotezen qe ato edhe mund te perbashkohen; per rastin kur dy struktura shoqerore i kane shpejtesite e zhvillimit shoqeror shume te ndryshme duhet te ngreme hipotezen qe ato jo vetem qe nuk mund te perbashkohen dot, por vetem ne kete rast bie ne sy dukshem fenomeni i Paradoksit te Kohes dhe cfaqen nje sere fenomenesh shoqerore qe duken si enigma te pashpjegueshme. Realisht Paradoksi i Kohes nuk mund te ndodhe n.q.s. ndodh perbashkimi hapsinor dhe kohet njehsohen ne nje te vetme (ky eshte rasti i kalimit nga koha individuale ne ate te bashkesise). Pikerisht ky eshte rasti i popullates autoktone ne Gadishullin Ballkanik dhe e pellazgeve te ardhur, ku e vetmja pasoje e njohur eshte gjuha e shkruar, por edhe kjo ka probleme te paevidentuara dhe te evidentuara pasaktesisht.

Rrjedhimet qe dalin nga Raporti Kohor-Hapsinor (per kete shih artikull: “Raporti Kohor – Hapsinor ose Teoria e absolutizmit analitik” tek adresat albanovaonline.com dhe www.genchoti.com) japin zgjidhjen e problemit ne funksion te gjuhes. Kur nxorrem keto rrjedhime thame:

1-Koha e lindjes së ngjarjes me shpejtësinë e zhvillimit të saj janë në raporte të zhdrejta. Nuk është shpejtësia ajo që përcakton kohën, por është koha e lindjes ajo që përcakton shpejtësinë. Dhe ky ligj rrëzon përfundimin e Ajnshtajnit mbi ndryshimin e kohës në tejzgjatje me realizimin e shpejtësive të mëdha. Ne kete rast gabimi njerezor eshte marrja ne konsiderate vetem e njerit krah te ngjarjes dhe pikerisht e vete objektit qe leviz, duke e anashkaluar ambientin rrethues dhe ndikimin e tij mbi objektin qe leviz. Ne boten njerezore ky gabim ka qene me pasoja te medha teorike e praktike, pasi nuk eshte kuptuar asnjehere se shtypja politike e nje shteti (qofte dhe format kalimtare) mbi nje popullate te pazhvilluar, per efekt te pabarazise se zhvillimit social, nuk ka te kundert reaksionin ne te njejtin konteks hapsinor (ne kete rast luften si vazhdim i politikes me mjetet e dhunes), por ndikimin mbi kohen e zhvillimit te tij duke e zhvilluar popullaten inferiore dhe duke mbetur vete mbrapa dinamikes autoktone te zhvillimit (helenet ne marredhenie me epirotet, otomanet ne marredhenie me arberit dhe shqiptaret.

2-Dy ngjarje, në kohë paralele, pa lidhje midis tyre, por me shkak hapsinor të njëjtë(psh rendi shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi të përafërta, në pamje të parë  të njëjta. Kjo do te kishte vlera edhe per gjuhen, pasi duke e konsideruar ate te perafert me vete njeriun, nuk eshte per t’u habitur qe ngjashmeria e gjuheve ter mbare globit, per rende te njejta shoqerore te jete afersisht e njetje edhe pse bartesit e tyre nuk kane pasur kurre relacione shoqerore. Rendesia e zhvillimit te gjuhes nuk duhet te qendroje thjeshte ne sasine e fjaleve qe permban, por ne shkallen e zhvillimit shoqeror te bartesve te vet dhe, sidomos, ne permasen e relacioneve universale qe kane realizuar bartesit e saj pambaresisht nga deshira. Te pakten Gjuha Shqipe i nenshtrohet ketyre dy karakteristikave te fundit duke treguar se per rendin shoqeror te prapambetur ku jetonin bartesit e saj, zhvillimi i gjuhes se tyre j’u nenshtrua botes se relacioneve politike jashte vullnetit te tyre shoqeror, por qe arriten shkallen e pjekurise gjuhesore shume me vone se komshinjte.

3-Dy ngjarje, në kohë të diferencuara, qoftë dhe milionavjeçare, por me shkak të njëjtë (psh rendi shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi krejt të ndryshme dhe rrjedhimisht kohëekzistenca e tyre do të jetë e ndryshme. Te pakten per gjuhen ky postulat eshte nder me kryesoret, pasi ai shpjegon ngjashmerite e gjuheve edhe per rastin kur bartesit e tyre nuk jane relatuar kurre ndonjeher. Por per rastin e Gjuhes Shqipe ky postulat nuk ka vlere pasi relatori me i pare i paraardhesve te larget te shqiptareve, qe njihet, eshte pikerisht me prejardhje nga vendi ku ka lindur shkrimi per here te pare ne historine e Njerezimit dhe rrjedhimisht qe ka ndikuar ne menyre te drejteperdrejte mbi ta dhe gjuhen e tyre. Kjo eshte aresyeja perse ne Gjuhen e sotme Shqipe ekzistojne gjurmet e gjuhes pellazge, sanskritishte, shumere, etj. Duhet kerkuar me perpara permasa e botes se relacioneve, pastaj shkalla e zhvillimit shoqeror dhe pastaj permasa e mundeshme e huazimit gjuhesor. I them te gjitha keto pasi ka shume mundesi qe pellazgjishtja te kete ndikuar mbi etruskishten dhe prej ketej tek latinet duke e mohuar latinizimin e romanishtes se sotme (romunet, si pasardhes te dakeve, jane pellazget e fundit qe erdhen ne gadishullin tone).

.…………………………

6-Dy hapësira, me ndryshueshmëri sasiore midis tyre, me kohë të tejskajshme kohore në lindjen e tyre, nuk mund të relatohen dot në mënyrë të barasvlefshme. Në këtë rast vihet re proçesi i Paradoksit të Kohës, por me përfundime të kundërta nga ato të relativitetit analitik, pasi në sajë të lëvizjes nuk kemi vetëm ndryshim të kohëekzistencës, por, mbi të gjitha, kemi tjetërsim të zhvillimit hapsinor dhe kjo nuk është kuptuar nga Ajnshtajni. Akoma më tej, nuk është kuptuar rezultantja kohore e ngjarjes. Është e pamundur që dikush të fitojë në kohë dhe kërkush të mos humbasë, dmth kur në një ngjarje relatash koha përshpejtohet ne njerin krah, në krahun tjetër koha ngadalësohet në sajë të botës së relacioneve, pasi është shpejtësia që përcakton dinamikën e ecurisë së kohës. Edhe në këtë pikë teoria e Ajshtajnit lë mjaft për të dëshiruar, per te mos thene qe ajo eshte e pavlefshme ne strukturat fizike. Por ne Boten Njerezore problemi dikur ka qene sinjifikativ dhe determinues pasi bota e relacioneve ka cuar ne transformimin e grup njerezve ne permasa krejt  te ndryshme dhe koheekzistence shume te vogel, ne raport me dinamiken autoktone, duke zhdukur shume fise,  disa popuj dhe nje race. Kjo eshte aresyeja perse vendasit autoktone nuk u lidhen dot perfundimisht me pellazget, por u transformuan vete ne ilire e epirote, ndersa pellazget ne maqedonas, thrake, helene, etj.

.……………

8-Një ngjarje e ndodhur në një kohë nuk mund të përsëritet kurrë në një kohë tjetër. Kjo ka vlera sidomos për botën e njeriut pasi atje ku pranohet ekzistenca e një revolucioni me dhunë për përmbysjen e rendit shoqëror, nuk mund të pranohet i njëjti proçes për ndërrimin e një rendi tjetër; pra një ngjarje ndodh vetëm një herë në të njëjtën hapësirë (teoria e Marksit për këtë problem ka nevojë të ndryshohet në thelbin e vet). Por kjo eshte shume e vlefshme ne Boten Shqiptare,  ku cfaqja e nje ngjarje ne popullaten pellazge (shkrimi) nuk mund te perseritet me pas 3000 vjeteve ne pasardhesen e vet, cka do te thote se shqiptaret nuk kane asnje lidhje birerie me pellazget. Aq me keq eshte pasoja e qelizave te tjera shoqerore (familja, idete fetare, prona, idete juridike) kur rrugetransformimi i tyre merret ne regres dhe bartesit e tyre njehsohen te se njejtes popullate, pa i shkuar ndermend se Natyra nuk ben shakara te tilla. Lidhja e botes autoktone ne gadishullin Ilirik me pellazget hyjnore te ardhur ka qene e pamundur nga pikepamja e vazhdimesise dhe pasoja eshte pikerisht ajo qe njeh historia: boten iliro-epirote me prejardhje nga autoktonet dhe boten helene me prejardhje nga pellazget.

9-Në raportet kohore të ngjarjes kush lind i pari vdes i fundit pasi disponon shpejtësi më të vogël zhvillimi. Nga pikëpamja hapsinore ai që lind i pari merr pjesë domosdoshmërisht në të gjitha ngjarjet e mëvonshme, mjafton të jetë pjesë e hapësirës. Ne Boten Njerezore kjo ka vlera vetem ne idete qe prodhojne popujt dhe shtetet, por prej ketej mund te merren elemente shume fitimprures per te percaktuar gjenezen e gjithseicilit. Te pakten idete fetare duhet t’i suprimojne te gjitha idete qe njeh Bota Njerezore dhe ato duhet te jene idete e fundit qe do te shoqerojne fundin e kesaj bote (me e plote kjo ide rezulton tek artikulli: “Roli i Institucioneve fetare ne historine e Njerezimit”, shih albanovaonline.com dhe www.genchoti.com).

10-Kur relatohen dy popuj me shpejtësi të ndryshme zhvillimi në parim popullata me shpejtësi më të vogël zhvillimi nuk ndikon domosdoshmërisht në popullatën me shpejtësi më të madhe, kur e kundërta është prezent me përmasa determinuese. Kjo bie në sy dukshëm kur relatohen dy popuj me shpejtësi ekstreme, psh popullata paraepirote dhe parailire me pellazget, popullata ilire dhe epirote me sllavet dhe helenet,  popullata arbërore dhe shqiptare me atë osmane në shekujt XV-XX. Me duket se per problemin e gjuhes shqipe kjo pike eshte saktesimi perfundimtar i pamundesise se ndikimit te bartesve te saj mbi kedo gjuhe te botes dhe per te gjitha koherat e ekzistences se shqiptareve si popull dhe si komb. Por kjo tregon se ndikimi i Popullit Shqiptar mbi Evropen mund te realizohet vetem ne fushen e Kohes dhe, per sa kohe qe ata jetojne me vete, kjo nuk mund te ndodhe; dmth ne qofte se shqiptaret inkuadrohen ne brendesi te Evropes i vetmi ndikim i tyre do te jete zgjatja e jetes se rendit aktual.

Raporti kohor hapsinor, duke lidhur Hapsiren, Kohen dhe Levizjen ne nje formulim te ri filozofik con ne futjen e parametrit Shpejtesi Zhvillimi ne Shkencat Shoqerore me perfundime krejt te tjera qe vlejne edhe per Gjuhen tone Shqipe.

Përfundimisht ka ardhur koha të krijojmë një përfytyrimi të ri të dyetit lëvizje-shpejtësi për të kuptuar natyrën që e rrethon vetë njeriun. Kryesorja në këtë përfytyrim duhet të qëndrojë në paaftësinë e formave të ulta të lëvizjes të ndikojnë domosdoshmërisht në format më të larta. Në një mënyrë më të kuptueshme kjo mund të përkthehet kështu:

1….2….3

4-Paraardhësit e largët të ilirëve janë krijuesit e Perëndive, pastaj Perëndia krijoi :…Njerëzimin. Kjo është arësyeja përse ilirët dhe pasardhësit e tyre nuk mund të ndikojnë mbi asnjë popull.  A nuk e ben ky perfundim te pavlefshme Gjuhen Shqipe per te ndikur mbi cdo gjuhe te botes, por dhe ekzistencen e levruesve te kesaj gjuhe si rojtaret e vetem te mosasimilimit dhe zhdukjes te Popullit Shqiptar pergjate dyndjes pellazge e ne vazhdim, sidomos te ketyre 500 vjeteve te fundit?

Ky perfundim na con ne rizbulimin e asaj qe dihet prej kohesh, por qe manipulatoret e historise pergjate 45 vjeteve nuk lane gur pa levizur per ta zhdukur nga kujtesa e Popullit Shqiptar (kam frike se politika e sotme po e vazhdon kete proces pasi me rastin e festimeve shekullore te Shtetit te Shqiptareve nuk u permend kerkund roli thelbesor i Klerit Katolik Shqiptar ne kete formim dhe ne ruajtjen e identitetit historik me ane te levrimit te Gjuhes Shqipe). Kjo ben te domosdoshme pikerisht zberthimin e pyetjes: Si paraqitet rasti per Gjuhen Shqipe?

– Duke marre per baze analizen historike te popullates shqipfolese pergjate ketyre 2500 vjeteve te fundit rezulton qa bartesit e saj jane nje popullate qe kane nje shpejtesi zhvillimi shoqeror jashtezakonisht te avashte ne raport me te gjithe popujt evropiane. Mbi kete baze ngre idene postulative se shqiptaret jane zanafilla kohore e Races se Bardhe ne kontinent dhe per kete meritojne nje metodike tjeter studimi ne raport me keta popuj.

Duke anashkaluar te gjitha qelizat shoqerore te Botes Njerezore dhe duke e konsideruar Gjuhen si dhuraten Natyrore qe i eshte dhene kesaj Bote per te realizuar bashkeveprimin brenda vetes, si e vetmja menyre e Ekzistences se Saj baraz me vete Njeriun, si forma me e larte e organizimit te Lendes, nuk eshte e veshtire aspak te formulohen parimet e dinamikes se Gjuhes ne nivel minor (brenda nje fisi apo grup fisesh) dhe boteror (midis Popujve dhe Racave). Cuditerisht Gjuha Shqipe ka qene brenda ketij parimi qe ne agimet me te para te bartesve te vet (te pakten Shkenca e njeh vetem ne kete permase dhe jo ndryshe) dhe e vetmja gje qe ne dime per kete agim eshte karakteri monosilabik i saj, si asnje gjuhe tjeter evropiane. Une mendoj se kaq do te mjaftonte per t’i vene bartesit e Gjuhes Shqipe si pararoja biologjike e shoqerore e Races se Bardhe nga pikepamja kohore, por dhe si popullaten me te pazhvilluar ne kontinent, qe ne nje kusht reaksioni mund te frenoje kedo qe hyn ne relata me te dhe une mendoj qe kjo eshte gjeja me e rendesishme e ekzistences se Popullit Shqiptar sot e pergjithmone, persa kohe qe ai do te ekzistoje. Te pakten kjo eshte sherbesa qe Gjuha Shqipe mund t’i bashkangjitet bartesve te saj.

Por analiza e Gjuhes Shqipe duhet te na tregoje edhe menyren se si ka ndryshuar popullata shqipfolese pergjate gjithe kohes qe e njeh Historia dhe une mendoj se ky eshte problemi me i rendesishem i lidhjes se Gjuhes Shqipe me bartesit e vet dhe konstatoj se ky problem nuk eshte pare kurre me kete sy duke dhene shkas per spekullime e manipulime te medha te historise se Popullit Shqiptar. Ja perse eshte e nevojshme, deri ne domosdoshmeri, analiza historike e Gjuhes Shqipe sipas kendveshtrimit te Raportit Kohor – Hapsinor.

Kur jam nisur dhe kam studiuar gjenezen historike te Popullit Shqiptar (“Monogjeneze apo Poligjeneze dhe mbi kete parim natyror gjeneza e Popullit Shqiptar”, vell i IV i “Tjetersimi i Historise apo “Ndergjegjja e Ngjarjes””) ndoqa nje rruge dyfishe te pavarur nga njera – tjetra, por qe perfundimin e paten te njejte: popullata shqipfolese persa kohe qe i njihte historia, pamvaresisht pse ishin relatuar me popujt me te zhvilluar te Njerezimit (helenet, romaket, sllavet, otomanet), vazhdonin te perparonin sipas nje linje me shpejtesi te vogel zhvillimi deri ne ate shkalle sa imponimin politik me te zhvilluar kohor do ta thjeshtonin ne te gjitha hallkat qelizore ne nje forme primitive. Kjo kishte bere qe shoqeria e tyre te trajtohej si nje shoqeri e zhvilluar (iliret) edhe pse pasardhesit e tyre biologjiko-shoqeror vazhdonin te kishin ne brendesi te shoqerise se tyre elementet me primitive te nje shoqerie njerezore. Kjo ishte ngaterresa me e madhe ne shkencen e historise, por dhe zgjidhesja e problemit shqiptar. Per te kuptuar menyren se si ka ecur perpara shoqeria autoktone e Gadishullit Ballkanik do te mjaftonte edhe vetem analiza e gjuhes qe ata flasin, por rastin konkret te Gjuhes Shqipe, pasi ne kete rast do te dilnin ne pah permasat e relacioneve universale dhe ndikimi i tyre mbi Gjuhen Shqipe (ja perse eshte e domosdoshme te mbeshtetemi ne punen titanike te Profesorit emermadh Eqrem Cabej).

E vetmja gje qe dime per Gjuhes Shqipe te lashte, por dhe e vetmja hallke qe lidh lashtesine e panjojteshme me te sotmen, eshte karakteri monosilabik i saj. Cfaredo lloj relatash i jane imponuar popullates bartese te kesaj gjuhe per mijeravjet nga nje pafundesi organizimesh shoqerore per nje kohe jashtezakonisht te sterzgjatur (sot pretendohet per rreth 35 000 vjet) nuk kane mundur dot t’ja ndryshonin kete karakteristike; dhe kjo perben hallken me te forte mbi pamundesine e ardhjes se tyre ne trojet qe pasardhesit e tyre vazhdojne te jetojne akoma edhe sot. Ne te vertete kjo e lehteson shume punen ne nxjerrjen e perfundimeve edhe pse ne hipotezat tona mbi bashkeveprimin shoqeror nuk ka ndonje saktesi te karakterit absolut, te pakten perpara shek. 15 Para Krishtit.

Eshte koha me larget qe njihet per banoret autoktone te gadishullit nga pikepamja e dokumentacionit gojor te transmetuar deri ne epoken e fillimit te shkrimit. Sipas nje harte (P. Fulvio Cordignano S. I., L’ Albania, vol I, Rome MCMXXXIII-XI, (harta 1) e kam publikuar ne artikullin: “Si e ndryshojnë historinë, posaçërisht , Ardian Klosi dhe të tjerët!” (vazhdim i asaj që shqiptarët e sotëm nuk e dinë nga manipulimet e historisë së djeshme) Pj. e dytë, ne albanovaonline.com dhe www.genchoti.com) rezulton qe keta banore nuk kishin emer, por njiheshin si bartes te Kultit te Gjarprit dhe ndodheshin te perqendruar ne veri dhe qender te gadishullit (buze Danubit) pa dhene asnje shpjegim te metejshem. Kjo nuk me pengon te rindertoj shkallen e zhvillimit social te tyre duke pasur parasysh edhe zbulimet e bera pergjate shek. te XXI-te sidomos ate ne shpellen e Kanionit te Langerices qe perkon me kohen me te larget te njohjes. Distanca gjeografike e vendndodhjes se banoreve autoktone, sipas hartes, nga banoret e kesaj shpelle eshte e rendit 500 – 600 km cka tregon se saktesia e kesaj harte eshte me teper politike se sa nje realitet historik. Por kjo nuk e pengon perfundimin qe banoret e te dy rasteve jane te te njejtit burim biologjik dhe me te njejten shkalle te zhvillimit shoqeror. Kjo eshte e mjaftueshme per te arritur ne disa konkluzione te tjera ku me te rendesishmet duhen konsideruar:

– keta banore nuk jane te ardhur ne gadishull, jane autoktone.

– keta banore e kishin parakaluar te gjithe rendin e komunes se mirefillte dhe ndodheshin ne prak te ndarjes se punes, perderisa kultet pagane ishin te lindura.

– keta banore nuk e njohnin shkrimin, perderisa nuk e kishin arritur akoma shkallen e zhvillimit qe te kishin politeizmin fetar (vetem ky institucion eshte pergjegjes per lindjen e shkrimit per here te pare ne historine e Njerezimit).

Por ekzistenca e nje emri ne ate harte, paralel me ekzistencen e njerezve qe besonin ne Kultin e Gjarprit: Dardanet (keta duhen konsideruar te njejte me dardanet e Troades); duhet te tregoje se gadishulli nuk permbante, ne ate kohe, vetem banoret autoktonet, por ne te kishin depertuar edhe banore te tjere me shkalle tjeter zhvillimi social. Raporti shoqeror midis ketyre dy popullatave nuk mund te coje kurrsesi ne perfundimin qe jane e njejta popullate nga i njejti bosht biologjik, por ne shek. XV Pa. Kri. kemi te bejme me nje popullate autoktone dhe nje te ardhur.

Ne kete pike duhet te kemi perplasjen e dy gjuheve, njera prej te cilave me karakter monosilabik (teper e lashte dhe primitive qe i takonte rendit te komunes se mirefillte primitive) dhe tjetra me prejardhje nga i njejti vend me gjuhen shumere (teper e re dhe e kultivuar qe i takonte rendit fisnor). Jemi mesuar qe keta te ardhur t’i konsiderojme diku si indoevropiane e diku si pellazge, qe jane e njejta gje. Duke pare shkallen e zhvillimit te te ardhurve rezulton qe harta ne fjala nuk ka marre per baze gjendjen ne funksion te autoktonise, por gjendjen pas te ardhurve, bile shume me prapa, dhe kjo perben kendveshtrimin politik te saj. Jane keta te ardhur qe per mijeravjet parakalojne gadishullin nga veriu drejt jugut dhe afer fundit te saj prodhojne Dodonen Pellazgjike, prej nga e ka burimin politeizmi i mevonshem helen. E gjithe kjo dinamike mijeravjecare ka ndikuar mbi gjuhen e vendasve e cila pasketaj peson tjetersimin e vet duke pasur te mbihypur ndikimin pellazgjik jetegjatesia e se ciles vazhdon akoma edhe sot ne nje minorance te tille sa nuk mund ta justifikoje dot prejardhjen prej saj. Rendesia e ketij tjetersimi nuk qendron tek gjuha, por tek qenia shoqerore e vendasve, te cilet ne saje te kontakteve me pellazget fitojne nje pershpejtim te tille sa fitojne te drejten per t’u quajtur fise dhe grupfisesh (keta ne jemi mesuar t’i konsiderojme si ilire). Ne kete pike vlen te vihet ne dukje koha e tjetersimit te vendasve autoktone nga pellazget ne raport me ndryshimin e vete pellazgeve. Paradoksi i kohes ka bere qe popullata autoktone ta parakaloje prapambetjen nga pikepamja hapsinore dhe te lere mbrapa pellazget nga pikepamja kohore (eshte kjo aresyeja perse shkrimi pellazgjik cfaqet ne histori me vone se shkrimi shumer dhe perse iliret jane me te hershem se helenet. Eshte kjo aresyeja perse iliret rrjedhin nga popullata autoktone ndersa helenet nga popullata e ardhur pellazge).

Ne procesin e tjetersimit te popullata gadishullore ka rendesi te vihet ne dukje nje fakt: persakohe qe popullata pellazge ka bashkejetuar me popullaten autoktone eshte teper e veshtire qe ato te diferencohen nga njera-tjetra, por ne momentin qe ato zhvillohen ne menyre te pavarur ndodh dhe diferenca e tyre. Eshte kjo aresyeja perse vetem ne Peloponez dhe afer tij u zhvillua helenizmi, ndersa ne vende te tjera ai nuk e arriti dot shkallen kete shkalle te zhvillimit, por pati nje zhvillim te tjetersuar (maqedonasit, thraket). E njetja gje duhet thene edhe per vendasit autoktone, qe ne saje te shkalles se relacioneve me pellazget e ardhur, paten nje zhvillim te deferencuar duke pasur ne brendesi te tyre boten pellazgjike edhe nga pikepamja njerezore, mbi cbaze eshte krijuar miti ilir me mbreter e mbreteresha (Bardhyli, Agroni, Teuta, Genti). Kjo duhet konsideruar edhe aresyeja e diferencimit te epiroteve nga iliret nga pikepamja kohore edhe pse i takojne te njejtit bosht biologjik.

Dalja ne skene e botes helene (pas shek. VII Pa. Kri.) duhet te sherbeje si argument perse jugu i botes autoktone vecohet ne zhvillimin e vet dhe ngjason me krijuesen e civilizimit evropian. Ky duhet konsideruar momenti i vecimit te gjuhes helene nga pellazgjishtja dhe ndikimi i saj mbi gjuhen e autoktoneve duke futur ne brendesi te saj, per here te pare, termat politike me te pare. Se sa ka ndikuar kjo ne gjuhen e banoreve autoktone duhet pare tek pasardhesit e tyre ku mosperputhja e shkalleve te zhvillimit social ndjehet tek te gjithe duke perjashtuar ngulimet helene e per rrjedhoje fjalori politik duhet te ndjehet vetem ne keto ngulime. Eshte kjo aresyeja perse popullata autoktone vazhdon jeten e saj primitive, ndersa ne ngulimet helene cfaqen mbreterit dhe strukturat shteterore. Por ka mbetur e panjohur aresyeja e terheqjes se tyre nga trojet e banuara nga autoktonet dhe fundin e strukturave shteterore te cfaqura ne trojet e ketyre te fundit. Ngjarja ka ndodhur perpara ardhjes se romakeve duke krijuar imazhin se keto mbeturina strukture politike (te pakten kjo ndjehet tek Pirro i Epirit) jane produkte te vendasve autoktone. Zbulimi i kesaj ngjarje ka nje rendesi te vecante per boten helene pasi do te tregoje se nga ka ardhur, nga kush rrjedhin dhe ne kurriz te kujt eshte zgjeruar pergjate viteve nga Lufta e Trojes deri ne kete epoke. Me sa kam kuptuar kjo eshte nje gje qe mund te zbulohet me lehtesi dhe eshte politika ajo qe e fsheh. Por jane keta helene qe i emertojne fiset dhe grupfiset vendase me emertime qe vazhdojne dhe sot ne analet historike (ne kete kuader vlen te permendet emri i fisit Ilir, i cili do t’i pergjithesoje te gjithe vendasit autoktone nen kete emer, por dhe qe do te marre te gjithe dafinat e lavdise politike te mbeturinave pellazge duke u krijuar ilireve nje pamje civilizimi dhe zhvillimi qe nuk u takon (kjo gje e ka ngaterruar Oliver Jens Schmitt kur u mohon shqiptareve te sotem paraardhje ilire dhe ja injekton kete thrakasve. Iliret nuk e kane njohur ne asnje permase politeizmin, ndarsa thrakasit po; keshtu qe eshte e pamundur qe shqiptaret e sotem te rrjedhin nga thrakasit).

Ardhja e romakeve ne gadishull sjell dhe pasurimin e fjalorit te vendasve, por permasa e huazimit te fjaleve merr rendesi ne kete periudhe pasi tregon se shkalla e zhvillimit te vendasve ishte rritur nen veprimin e botes pellazgjike. Mos marrja e fjaleve nga pellazget, por nga romaket dhe duke i thjeshtuar ato (psh fjala ar) tregon se vendasit autoktone ishin shume me te pazhvilluar kur u relatuan me pellazget dhe filluan ta humbasi kete pazhvillim ne saje te tyre. Relatat me boten romake i dha nje zhvillim te metejshem botes autoktone dhe jane te paret ata qe i inkuadrojne keta te fundit nen nje bote me vete politike nen emrin: Provinca Ilirike. Keshtu qe pas kesaj banoret autoktone do te quhen qe te gjithe ilire pamvaresisht nga diferencat e botes se relacioneve qe do te realizojne pergjate 2000 vjeteve te ardheshme. Keshtu qe edhe gjuha e tyre do te quhej ilirishte, por qe ka mbetur e panjohur pergjithmone. Ne vetem mund te ngreme hipoteza mbi shkallen e zhvillimit te fjaleve dhe nga kush jane huazuar. Kjo eshte aresyeja qe per te realizuar kete proces analitik merret per baze Gjuha Shqipe duke u konsideruar si pasardhese e ilirishtes, por me shume rezerva. Prandaj dhe gjuha nuk mund te formoje asnje argument historik per rastin e gjenezes se shqiptareve. I vetmi perfitim ne kete rast eshte gjetja e fjaleve me prejardhje jashte autoktone nga ku eshte shume e lehte per te percaktuar dinamiken historike te Gjuhes Shqipe dhe raportet e fjaleve te huazuara e perjashtojne pellazgjishten si nene te saj. Me kete metode rezulton qe nena e Gjuhes Shqipe te jete bashkesia e gjuheve evropiane dhe jo ndryshe.

Ardhja e fiseve kelte (shek II), ndarja e Perandorise Romake (330), renia e Perandorise Romake te Perendimit (475), vendosja e ilireve nen drejtimin politik te Perandorise Bizantine dhe ardhja e sllaveve e ndryshojne permbajtjen e gjuhes ilirishte dhe e pergatisin per revolucionin e dyte te bartesve te saj (revolucioni i pare ndodhi ne kontakt me pellazget e hershem ku u realizua ndarja e punes dhe filluan te ndertohen vendbanime natyrore jashte shpellave): domosdoshmeria e gjuhes se shkruar. Eshte nje proces tejet i gjate ku permbysja e ligjeve klasike te natyres realizon ate qe prifterinjte politeiste kishin bere per popujt helene dhe latine vetem se tani nen diktatin e Klerit Katolik Shqiptar, me reflektim nga qendra e Katolicizmit Evropian te asaj kohe. Jane prifterinjte katolike vendas (arberore e shqiptare) qe zhvillojne teorine e praktiken e Gjuhes Shqipe pa e nxjerre ne pah prejardhjen historike te saj duke hapur nje seri shkollash dhe per 300 vjet parreshtur e zhvillojne Gjuhen Shqipe nga nje forme primitive ne nje gjuhe evropiane duke ia imponuar popullates vendase duke perseritur pike per pike procesin e dinamikes se botes se relacioneve brenda llojit, si ne rastin e heleneve dhe romakeve.

Ardhja e otomaneve nuk ishte pa pasoja ne Gjuhen Shqipe dhe ne vete dinamiken sociale te popullates vendase. Por dua te ve ne dukje faktin se roli i Klerit Katolik Shqiptar ne edukimin arsimor te Popullit Shqiptar per 300 vjet pa pushim (nga shkolla e pare shqipe me 1632 ne Vele te Mirdites deri tek Kolegja Saveriane me 1928 ne Shkoder) eshte realizuar nen kontradiksionin dialektik me Perandorine Otomane dhe per kete perben nje shkalle zhvillimi me te larte te Gjuhes Shqipe po te mos ishte kjo Perandori, pamvaresisht na pelqen apo jo ky fakt. Eshte kjo aresyeja perse Gjuha e sotme Shqipe ka ndikime otomane dhe te gjuheve rreth kesaj perandorie (per kete shih artikullin: “Tragjedia” Historike dhe Politike e Gjuhes Shqipe”, publikuar ne www.genchoti.com) dhe nuk eshte mire te anashkalohet per hir te politikes; eshte nje pike ne historine e Popullit Shqiptar qe ndikon me teper se rastesisht dhe eshte mire te merret ne konsiderate nga politike e sotme nderkombetare. Ndikimi i Perandorise Otomane nuk eshte vetem mbi Gjuhen Shqipe, por mbi te gjithe Evropen, te pakten, dhe kjo duhet marre parasysh kur aplikohen politikat progresive. Te pakten ne Gjuhen Shqipe, otomanishtja dhe turqishtja kane ndikim te drejteperdrejte qofte edhe vetem per faktin se levrimi i Gjuhes Shqipe eshte bere vetem pergjate gjithe kohes se sundimit politik te Perandorise Otomane mbi popullaten shqipfolese dhe kjo nuk mund mohohet me nje te rene te lapsit. Eshte tjeter pune perse ka nje perputhje rastesore midis shkalles se zhvillimit shoqeror te shqiptareve, veprimtarise intelektuale te Klerit Katolik Shqiptar dhe politikave te aplikuara mbi ta nga ana e Perandorise me te madhe feudale ne Bote. Eshte pikerisht kjo rastesi qe e ben te detyrueshem bashkimin e te gjithe shqipfolesve nen alfabetin latin me 1908 duke e kthyer ne domosdoshmeri veprimtarine disa shekullore te Klerit Katolik Shqiptar ne fushen e gjuhesise dhe arsimimit te Popullit Shqiptar. Femija i lindur per here te pare me 28 nentor 1912, ne ora 17 e 30 minuta, e shkroi emrin e vet ne Gjuhen Shqipe me alfabet arab dhe ate latin e kjo nuk eshte pa domethenie.  Dhe po te shohesh permasen e leksikut te Gjuhes Shqipe do te arrish ne perfundimin se zhvillimi dinamik dhe pasurimi i saj eshte bere pikerisht ne keto 450 vitet e fundit ne saje te botes se relacioneve universale ku Kleri Katolik Shqiptar ka qene ne qender te vemendjes kulturore, shkencore e politike te veprimtarise shoqerore te Popullit Shqiptar. Pikerisht kete veprimtari shekullore ka grabitur produkti intelektual komunist pergjate periudhes 1945-2012 duke tentuar t’ja fshije nga kujtesa Popullit tone per hir te ekzistences se vet.

Ne te vertete shekulli i XX-te duhej konsideruar shekulli i Gjuhes Shqipe ne rrafshin kombetar edhe pse ngjarjet u zhvilluan dhe u perceptuan me nje shpejtesi te jashtezakonshme per Popullin Shqiptar. Mjafton vetem kjo shpejtesi per te kuptuar se cfare ka ndodhur me Popullin tone pergjate shekullit te XX-te, por dhe nje konfuzion ne mendimin intelektual shqiptar te cilet akoma deri sot nuk kane qene te afte te kuptojne sekretin e mbijeteses se Gjuhes Shqipe. Depertimi i politikave evropiane pergjate ketij shekulli (kam parasysh italianet, austro-hungarezet, francezet, amerikanet, britaniket, greket, sllavet, turqit) e percaktua perfundimisht, sipas formes qe e njohim sot, leksikun e Gjuhes Shqipe, por pa ja ndryshuar per asnje cast karakterin thelbesor te vet: qelizen monosilabike te te kuptuarit te saj. E kjo duhet te sherbeje per dicka “te vogel” qe fsheh dinamika e Gjuhes Shqipe ne rrafshin shkencor te ekzistences se bartesve te saj.

 

Perfundime:

Karakteri monosilabik  i Gjuhes Shqipe fsheh:

1  – Themelin autokton te Gjuhes Shqipe. Krahasimi me gjuhe te te njejtit karakter duhet te tregoje dhe raportin kohor te cfaqjes ne Toke te bartesve te saj.

2 – Kohen e sterlashte te bartesve te saj. Ne Evrope vetem basket mund t’i afrohen Popullit Shqiptar per nga vjetersia.

3 – Mos rrjedhjen e saj nga asnje gjuhe e botes dhe paaftesine e bartesve te saj per t’ju imponuar ndonje gjuhe ne Bote.

4  – Transformimin  gjuhesor te fjaleve te huazuara nga e perbere ne me te thjeshten. Ne qofte se nuk do te kishin pasur kete karakter paraardhesit e shqiptareve do te ishin zhdukur nga historia si maqedonasit dhe thraket qe me fillimin e imponimit politik romak. Ky thjeshtim duke mirefilli tek legjislacioni vendas ku eshte kaluar nga Statutet e qyteteve ne Kanunet me karakter klasor (i Lek Dukagjinit, i Skenderbeut) dhe prej ketej tek kanunet primitive: i Dibres, i Lures, i Laberise ku nuk njihet as nje ndarje klasore, as institucioni fetar dhe as prona private

 

Tirane, me 02.01.2014