Artikuj

101- Pse u riderdh balte mbi Emermadhin Eqrem Cabej? 01.08.2018

Posted by Genc Hoti

Loading

101 – Pse u riderdh balte mbi Emermadhin Eqrem Çabej?

Nuk kisha ndermend t’i kthehesha kesaj teme edhe pse dinjiteti i Shkencetarit u vendos atje ku i takonte prej 46 vitesh (ne te vertete eshte nje dinjitet fallco, pasi shqiptaret e sotem nuk e meritojne figuren e Emermadhit Eqrem Cabej), por diskutimet mbi gjenezen e shqiptareve sa vine dhe manipulohen, shtremberohen, genjehet, sajohen pa u thene shqiptareve se cfare shkruhet sot kundra Emermadhit dhe Emershenjtit te Gjuhes Shqipe, Akademikut Profesor Eqrem Çabej, eshte thene ketu e 51 vjet me pare sipas nje linje thellesisht antishqiptare dhe thellesisht antihistorike. Por marrja ne konsiderate e fleterrufeve qe ju vendosen te vetmit Shkencetar qe kishte dhe ka Shqiperia, na tregon se linja antishkencore dhe antishqiptare eshte ringjallur perseri dhe kjo linje e filloi rrugen e vet duke rihedhur balte mbi te vetmin produkt Shkencor njerezor qe ka pasur dhe ka Shqiperia. Me emra te rreme, pa e njohur vepren e te Madhit Çabej, te pa mbeshtetur ne asnje shkolle, pa asnje dijeni konkrete per shkencen e Gjuhesise dhe te Historise, te pa mbeshtetur ne mendimin kritik, te baltosurit shekullore vune ne perdorim femijet e tyre dhe paraqiten perpara shqiptareve jo vetem si kritike, por dhe si krijues te nje vepre thellesisht antihistorike dhe thellesisht antishqiptare.

Shqiptaret e sotem nuk e dine se shume vjet me pare, me 6 shkurt 1967 kur Enver Hoxha mbajti fjalimin mbi luften kundra zakoneve prapanike dhe fese, filloi nje levizje kundra shtreses qytetare historike shqiptare, e cila u mbulua, duke u fshehur, mbas fjalimit te Enver Hoxhes dhe kerkush nuk guxoi te vere ne dukje se lufta nuk po zhvillohej kundra zakoneve prapanike dhe fese, por kundra mendimit shkencor dhe perparimtar te trasheguar nga e kaluara dhe te perforcuar ne universitetet e reja europiane edhe pse ishin ne vendet e “demokracive popullore” (kjo nuk ka qene nje lufte brenda llojit, por midis dy llojeve inteligjence: njera me prejardhje Historike e tjetra me prejardhje fshatare. Emrat e Eqrem Cabejt, Rrok Zojzit, Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit, Vedat Kokones, Petro Markos nderonin Kombin Shqiptar ne arenen nderkombetare pergjate gjithe kohes qe kane ekzistuar). Kam pasur fatin e madh te njoh dhe te punoj me shume prej tyre ne fushen e gjeologjise dhe minierave qe kishin mbaruar ne Poloni (nuk mund te harroj kurre mesuesin dhe mjeshtrin e vetem te ajrimit artificial te minierave, te urtin, te diturin dhe te mencurin, te ndjerin Dhimiter Munxurin, mesuesin e shume-shume teknikeve dhe inxhinjereve minerare), Cekosllovaki, Bashkim Sovietik, Gjermani Lindore, Rumani, Jugosllavi dhe kishe se cfare te mesoje prej tyre, por erdhi nje kohe qe kjo mori fund. Ishte koha kur filloi zevendesimi i intelektualeve me shkolle jashte shqiptare me produktin e brendeshem, te prodhuar pas 1957. E thene me hapur filloi lufta midis intelektualit me baze fshatare, i arsimuar ne Shqiperi, kundra intelektualit me baze qytetare, edhe pse ky i fundit ishte arsimuar ne universitetet mȅ me zȅ nȅ Europȅ.

Por e gjitha kjo, e manipuluar dhe fshehur deri ne pakundershti, ne nje vend nuk mundi te zhvillohej dot, sepse fshatari i bere me zor “shkencetar” nuk mund te ecte perpara pa mendimin kualitativ te mendimit real shkencor qe vinte i perforcuar pikerisht nga intelektualet me taban qytetar (Profesor Eqrem Çabej e ka bere shkollen e mesme dhe te larte ne Austri me propozim dhe mbeshtetje te Av. Dr. Vasil K. Dilo ne mbledhjen e keshillit Bashkiak te Gjinokastres me 1918-1919 [mund dhe te gaboj per vitet] duke fituar bursen e kesaj bashkie). Kjo gje, qe deri me sot nuk ka rene ne sy ne kete forme, eshte parakaluar si e parendesishme, por sot ve re se ajo eshte ringjallur nga femijet e ketyre fshatareve te bere intelektuale qe flasin plot kompetence per boten ilire, pellazge, per probleme historike e filozofike, duke na paraqitur idete e baballareve te tyre si postulate. Vini re se cfare ka ndodhur 51 vjet me pare ne “luften” midis mendimit shkencor dhe mendimit politik ne Institutin e Gjuhesise ku punonte dhe studionte i Madhi Profesor Eqrem Cabej, sipas nje materiali te publikuar nga e bija, qe edhe mund ta keni lexuar (materiali eshte sipas origjinalit ne internet):

“Fletërrufetë kundër Çabejt filluan më prill 1967 e u shtrinë në një kohë më se njëvjeçare; u pasuan një vit më vonë, më 28 prill 1968, nga një mbledhje “kundra autoriteteve të huaja” në shkencë, mbledhje që me sa duket synonte t’i jepte goditjen përfundimtare atij. Kjo mbledhje nuk ka qenë e vetmja, kanë qenë me sa kuptohet tri të tilla, por datat e tjera nuk i caktoj dot hë për hë. Ashtu si me tekstet e fletërrufeve, të cilat i ka kopjuar me dorën e tij, edhe gjatë këtyre mbledhjeve Çabej ka mbajtur shënime në trajtën e një proces-verbali me shkurtime. Besoj se këto shënime në radhë të parë i duheshin për t’i pasur parasysh kritikat e për të marrë masat mbrojtëse. Por fakti që i ka ruajtur do të thotë se i ka lënë edhe si një dëshmi. Të gjitha këto tekste, shumica me dorëshkrimin e tij, i ka futur e ruajtur në një zarf me format gjysmë A4, me shënimin sipër: Fletërrufetë. Kjo fjalë shkruar me të kuqe!
Vetëm pak javë pas “fjalimit të 6 shkurtit”, pra në prill 1967 “varet” fletërrufeja e parë kundër Eqrem Çabejt. Ai ishte atëherë punonjës në Institutin e Gjuhësisë dhe pedagog në Fakultetin Histori-Filologji, dega e Gjuhë-Letërsisë. Këto institucione ishin në atë kohë që të dyja në të njëjtën godinë, pra Instituti i Gjuhësisë ishte edhe ai në godinën ku është sot Fakultetit Histori-Filologji.
Fletërrufeja e parë nuk ka datë, por nga ato që shkruhen në vijueset thuhet se ajo “qe varur” në prill 1967. Nga bisedat e dëgjuara më vonë shtëpi, di se fletërrufetë kanë qenë me përmasa të mëdha, “sa një bojë njeriu”, “sa një çarçaf”, e binin në sy sapo hyje në godinën e Fakultetit e më pas të Institutit. Sepse kur Instituti i Gjuhësisë u bart nga godina e Fakultetit në tjetrën, ku ndodhet edhe sot e gjithë ditën, bashkë me orenditë e raftet e librave u bartën edhe fletërrufetë kundër Eqrem Çabejt, të cilat u varën më pas në muret e Institutit të ri. Bartja besoj ka qenë aty nga vera e vitit 1967. Im atë tregonte më vonë pak me shaka e pak me hidhërim një ngjarje me mikun e tij Skënder Luarasi, pikërisht në këtë kohë. Luarasi shkonte hera-here për të pirë kafe sëbashku, si shokë të vjetër që ishin qysh nga studimet në Vjenë. E gjen duke punuar në zyrë dhe i thotë: “Ç’po bën i mbyllur këtu?” “Ja, po i shes shpirtin shejtanit” i gjegjet Eqremi. “Ah, kjo shprehje meriton një fletërrufe”, i thotë Skënderi gjoja me të rreptë, por me humor. “Shko, vëre një dhe ti, ka mbetur edhe pak vend,” ia kthen Eqremi. Luarasi mërzitet shumë dhe shfajësohet njëqind herë që e lëndoi mikun: Aq kohë kishin fletërrufetë varur aty në korridorin e hyrjes, sa Luarasi hynte e dilte në Institut pa i vënë re më.
Eqrem Çabej ishte 59 vjeç kur nisi historia e fletërrufeve. Kur mbushi 60 vjeç, më 1968, fletërrufetë ishin ende në muret e Institutit. Pas kësaj ai nuk dha më mësim në Universitet. 

FLETËRRUFEJA 1*        PRILL 1967 
Fletë-rrufe Prof. Eqrem Çabejt
Ne çuditemi pse vazhdoni të mbani qëndrim të rezervuar karshi rezultateve të arkeologjisë sonë, në lidhje me sqarimin e problemit të lashtësisë ilire, aq më tepër për epokën prehistorike (Eneolith dhe bronx) ku të dhëna gjuhësore nuk ka? (Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, dispensë, kumtesa: Disa probleme themelore të historisë së vjetër të gjuhës shqipe, Konferenca I e studimeve albanologjike, dhe në diskutimin tuaj të fundit.)
Në dispensën tuaj “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe” ju flisni gjerësisht për shkencëtarët e huaj që janë marrë me gërmime arkeologjike, kurse për rezultatet e arritura nga arkeologjia shqiptare mjaftoheni me një paragraf të thatë e të përgjithshëm. Pse ky qëndrim?
A vazhdoni të mbani mendimin tuaj se koha e këtij shtegtimi dhe e vendosjes së tyre në Gadishull (është fjala për prehistorinë e popullit shqiptar) nuk mund të caktohet më qartë as historikisht as me mjetet e arkeologjisë? (kumtesa f. 91)
Pse ju vazhdoni të konsideroni qytetet ilire Amantinë, Byllisin, Foiniken koloni greke (kumtesa f. 105) kur të dhënat arkeologjike dhe burimet e tjera tregojnë të kundërtën?
Kolektivi i Sektorit të Arkeologjisë
Skënder Anamali / Hasan Ceka / Dhimosten Budina / Bep Rebani /Hëna Spahiu /Muzafer Korkuti / Zhaneta Andrea.         prill 1967 “

Kjo flete rrufe ka nje gje interesante ne fushen e historiografise teorike: te gjitha punimet 25 vjecare (1965-1990) te nenshkruesve te kesaj fleterrufeje (rreth 550 referenca kam prej tyre) vertetojne katerciperisht qe popullata e vetme autoktone e gadishullit  ballkanik NUK ka qene e afte te ndertoje qyteterim, e per rrjedhoje cdo gje qe ndodhet e zbuluar nen token shqiptare ne forme qytetesh eshte produkt ose pellazg (Kalaja e Rozafes), ose heleno-romak (Lisus, Durrahium, Skampa, Bylis, Apollonia, Klosi, Amantia, Butrinti, Orikumi). Por ne asnje rast keta nenshkrues nuk kane qene te afte te perbashkojne perfundimet e studimeve dhe zbulimeve te tyre me nivelin e zhvillimit social te banoreve autoktone (a nuk i kane lejuar, a nuk kane qene te afte per ta bere eshte nje pune qe kerkon diskutim). Keta autore zbuluan dhe argumentuan shume sakte qe shoqeria parailire, ilire dhe epirote, edhe me tej, karakterizohej:

1-nga besimet fetare pagane ne nivelin e Gjarprit, Diellit, Henes.

2-forma matriarkale e familjes ku sundimi i gruas ne familje ishte absolutisht i pranishem.

3-banoret autoktone nuk e njihnin skllaverine.

4-ekzistenca e prones fisnore ne natyre ne shkallen me primitive te saj.

5-nga mungesa e klasave shoqerore.

Por vetem kaq, duke e lene pune e tyre pa perfundime konkrete duke sjelle ne fushen e zhvillimit shkencor nje fenomen shume te thjeshte: nuk u atakaluan ne asnje pike me studimet e profesor Çabejt duke ja lene profesorit te nderuar barren e perfundimit sa llogjik aq dhe shkencor. Ne fakt ky perfundim ishte ne kundershtim me te gjithe filozofine e politikes komuniste, sepse tregonte qe shoqeria shqiptare ishte teper larg zhvillimit qe kerkonte revolucioni socialist i shkolles bolshevike. I gjithe konflikti midis Profesor Çabejt dhe hipokriteve te historise politike qendron pikerisht ne faktin e pranimit te materialit bruto arkeologjiko-historik si te sakte (dhe keshtu eshte ne realitetin material), por te palidhur me realitetin historik te gjendjes reale te popullates parailire-ilire-arberore-shqiptare. Te vetmit qe u treguan shqiptareve, me veprat e shkruara, se jeta e tyre nuk perputhej me gjetjet arkeologjike dhe informacionin historik te trasheguar prej mijeravjecaresh, duke nenkuptuar se nuk perputhej as me nivelin politik te imponuar, ishin Profesor Eqrem Cabej dhe Profesor Rrok Zojzi (artikulli mbi ekzistencen e rendit fisnor ne disa mikrorajone te vendit tone ishte argumenti me materialist i cfaqur ndonjehere ne mendimin shkencor shqiptar qe argumentonte me bindshem se shqiptaret ishin tejet te vjeter, por te pazhvilluar. Ne realitet ky artikull eshte nje kerkese per te permbysur te gjithe metodikat qe perdoren rendom ne fushen e historise dhe formulimin e nje metodike te re, me fitimprurese ne fushen e politikes historike). Kjo eshte aresye perse mbi keta dy Shkencetare rane rrufete e Olimpit pas 1992-shit. Por bijte e manipulatoreve te Historise se Kombit Shqiptar nuk mund te pranonin permbysjen e baballareve te tyre dhe lufta rifilloi pas gjysem shekulli. Eshte pikerisht kjo fleterrufe qe na tregon se cfare kane bere dikur baballaret e heronjve te sotem prej balte dhe cili eshte qellimi i tyre sot.

Duke lexuar permbajtjen e fleterrufeve ne vazhdim, vihet re kembengulja e autoreve per te evidentuar pozicionin antihistorik te qyteteve helene, qe “shkencetaret” komuniste i konsiderojne me emrin greke, si qytete ilire. Ne fakt ne kete pike eshte bere nje pazar i ndyre me shtritshmerine e ilireve dhe epiroteve nga ana e historiografise komuniste ku eshte pranuar ne menyre te imponuar shtrirja e ilireve deri ne Shqiperine e sotme politike dhe duke i ulur teper poshte epirotet ne drejtim te Greqise se sotme. Interpretimi i vendimit te Londres 1913 eshte pasqyruar edhe ne kete lufte te ndyre antihistorike ku historiografia komuniste me emrat e mesiperm nuk e ka kundershtuar ne asnje rast (vendndodhja e ilireve sipas historiografise komuniste eshte krejtesisht e pavertete). Jam i sigurte qe Profesor Çabej e ka kuptuar kete poshtersi me mire se gjithkush, por nuk mund te luftonte ne shume fronte. Te pakten pergjigja e pare e fleterrufese se mesiperme na e tregon kete pozicion dhe ekzistencen e frikes njerezore perpara trimerise shkencore (nje pergjigje sa korrekte, aq dhe e sakte, por qe baltosesit e Profesor Cabej-t nuk e kane kuptuar ne asnje rresht duke na argumentuar se cfare kane qene dhe jane aktualisht edhe sot):

PËRGJIGJE 1 MAJ 1967 
Përgjigje Kritikën që më bëhet nga ana e Kolektivit të Sektorit t’Arkeologjisë, pavarësisht nga pikat e veçanta që preken në të, e gjej në përgjithësi e në parim të drejtë në këtë vështrim, që unë nuk kam ndjekur sa duhet sukseset ku ka arritur arkeologjia e vendit në studimin e prehistorisë së popullit shqiptar e të kulturës ilire në vendin tonë. Për hir të së vërtetës do të them ndërkaq se unë punën që ka kryer arkeologjia shqiptare gjatë viteve të pushtetit popullor për ndriçimin e së kaluarës së popullit tonë, duke u udhëhequr nga direktiva e drejtë e Partisë që t’u jepet prioritet gërmimeve për zbulimin e kulturës ilire në Shqipëri, e kam çmuar dhe e çmoj shumë lart, shumë më lart nga sa duket të kenë përshtypjen shokët e sektorit t’Arkeologjisë. Në dispencën e vitit 1960 (f. 14, 32) kam vënë në dukje sukseset e kësaj pune të madhe. Atje dhe në punime më të vona kam shprehur njëkohësisht shpresën që “vetë trualli i Shqipërisë ndërkaq mundet që ruan fshehtësirën e burimit të gjuhës së saj; shati i arkeologut mbase edhe këtu do të vërë një ditë gjuhëtarin përpara një gjëje të papritur” (“Studii si Cercetari lingvistice” X 4, 1959, shqip te “Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës”, Seria Shkencat Shoqërore 3, 1963, 101). Më shprehimisht kam thënë në një kumtesë të vitit 1964 (sh. “Revue roumaine de linguistique” X, 1965, Nos 1-3, f. 104 v.) që “është me rëndësi që në disa stacione prehistorike të vendit vërtetohet një kontinuitet (vazhdimësi) i kulturës, i cili mund të flasë për një kontinuitet të popullsisë, e në çdo rasë vjen e u shtohet argumenteve me karakter linguistik”, në lidhje me autoktoninë e popullit shqiptar. Në këtë drejtim jam shprehur edhe në kongresin e Sofjes të vitit të kaluar, khs. Les problèmes fondamentaux de la linguistique balkanique, 1966, f. 51v.

Unë s’ka si të mos njoh rezultatet ku me mjete të tjera arrihet aty ku ka arritur prej kohësh gjuhësia shqiptare në lidhje me autoktoninë ilire të popullit tonë. Etnogjeneza shqiptare, puna e autoktonisë, çështja sa i lashtë është populli shqiptar në viset e tij historike dhe prej cilës gjuhë ballkanike të vjetër buron gjuha e tij, këto janë probleme të përbashkëta për historinë, për gjuhësinë, për arkeologjinë prehistorike e për etnografinë shqiptare. Këto disiplina kanë rrugë të ndryshme për të zgjidhur ose për t’i afruar zgjidhjes këto probleme të vështira.

Secila nga këto, njëkohësisht duke punuar me metodën e vet, duhet që në një masë adekuate t’i bëjë të vetat rezultatet e disiplinave të afra. Gjuhësia duhet të nxjerrë më shumë dobi nga rezultatet e arkeologjisë nga ç’ka bërë gjer më sot. Më anë tjetër rezultatet – qofshin edhe modeste – të gjuhësisë shqiptare në ndriçimin e problemit të autoktonisë e të burimit të gjuhës shqipe prej ilirishtes mendojmë se mund të jenë me dobi edhe për arkeologjinë shqiptare. Do të jetë mirë që në të ardhmen të ketë një bashkëpunim më të ngushtë midis disiplinave që në fund të fundit synojnë në një qëllim të përbashkët. Me këtë rrugë mund të kapërcehen edhe disa pikëpamje të trashëguara prej së kaluarës, të cilat do të zhduken në dritën e zbulimeve e të studime ve tona të reja.

Eqrem Çabej

Kur analizon historine e parailireve, ilireve, arberve dhe shqiptareve eshte e pamundur, me metodikat ekzistuese, t’i perbashkosh ne nje bosht te vetem biologjiko-shoqeror dhe t’a them hapur kete nuk mund ta beje asnjeri ne bote po te ece ne gjurmat e metodikave ekzistuese. Te pakten Profesor Çabej e kishte kuptuar kete me mire se gjithkush mbi bazen e materialit gjuhesor ku nuk ekzistonte asnje pike takimi midis parailireve, ilireve, arberve dhe shqiptareve. Profesori i nderuar kishte bere zbulimin me te pare dhe me te rendesishem te Gjuhes Shqipe: ajo ishte formuar sipas relacioneve historike qe bartesit e saj kishin realizuar prej 2500 vjetesh me imponuesit politike. Kjo ishte aresyeja qe Gjuha Shqipe nuk kishte karakter filacioni me pellazgjishten, por kishte huazuar disa fjale qe nuk gjendeshin ne gjuhet e mevonshme europiane dhe baza e saj historike ishte huazimi relator (jo vetem ne kete pike, por ne te gjithe shkencat sociale mungon metodika shpjeguese e pasojes se botes se relacioneve). Por a mund ta pranonin mendjemedhenjte e nje popullate thellesisht inferiore karshi popujve te Europes kete fakt? Kete gje Profesori i Nderuar Çabej nuk e kishte kuptuar akoma qe realiteti historik DUHEJ perputhur me realitetin shkencor dhe per te bere kete duhet shtremberuar pikerisht ky realitet i fundit qe perbente bazen materiale te studimeve te tij. Por Profesor Çabej nuk duhet te kete kuptuar (kete nuk e ka shprehur hapur ne asnje vend) edhe nje problem tjeter: ai kishte kunder te gjithe anetaret e ardheshem te Akademise se Shkencave te RPS te Shqiperise dhe kjo e fundit nuk ishte akademi shkencash por akademi politike, ku anetaret e saj kishin detyra konkrete ne trajtimin e problemeve historike te kaluara ne perputhje me kete politike dhe kunder realitetit historik te perjetuar shqiptar. Pra qe ne zanafillen e Akademise (1972) ishin perbashkuar njerez me botekuptim dhe ide te kunderta, por dhe me shkalle teper te diferencuar civilizimi. E thene ma fjale te tjera akademia e asaj kohe kishte NJE qytetar, shume fshatare dhe disa manipulatore historiko-politik.

Kjo eshte aresyeja qe manipulatoret e Historise se Kombit vazhduan sulmin kundra shkencetarit me fleterrufene e dyte, pas pergjigjes se Profesorit duke na argumentuar se jo vetem qe nuk kishin kuptuar asgje nga ajo pergjigje, por baltosesit nuk kishin kuptuar asgje nga profesioni qe shpalosnin qe nga dita kur kishin vendosur te merreshin me arkeologji:

FLETËRRUFEJA 2   3 MAJ 1967
Përgjigje
Prof. Eqrem Çabejt
Në përgjigjen tuaj, në parim pranoni si të drejtë kritikën e kolektivit tonë në vështrimin që NUK KINI NDJEKUR SA DUHET SUKSESET që ka arritur arkeologjia e vendit në studimin e prehistorisë e të kulturës ilire në vendin tonë. Më poshtë thoni se: “UNË S’KA SI MOS TË NJOH REZULTATET ku me të tjera mjete arrihet aty ku ka arritur prej kohësh gjuhësia shqiptare në lidhje me autoktoninë ilire të popullit tonë” d.m.th. në lidhje me këtë problem SIMBAS JUSH ARKEOLOGJIA NUK DHA ASGJA TË RE, në fillim thoni se “NUK KINI NDJEKUR SA DUHET SUKSESET E ARKEOLOGJISË”, kurse më poshtë thoni S’KA SI MOS TË NJOH REZULTATET. Si t’i kuptojmë këto pohime të kundërta? Përveç kësaj, A MENDONI JU SE ARKEOLOGJIA E JONË KA DHËNË REZULTATE QË SHKOJNË MA TEJ SE KUFIRI “ku ka arritur gjuhësia” për problemet e etnogenezës? Të paqarta kanë mbetë në përgjigjen tuaj evazive edhe këto çështje për të cilat kërkojmë të dijmë veçmas edhe një herë: – Në dispensën tuaj (f. 14) citoni një varg arkeologësh të huaj që kanë bërë kërkime arkeologjike në Shqipëri para çlirimit. Së pari aty ka pasaktësira, së dyti ata nuk flasin aspak për problemin e lashtësisë dhe autoktonisë së ilirëve, prandaj ÇUDITEMI PSE I CITONI, ÇDO TË PROVONI ME KËTË? – A vazhdoni të mbroni mendimin tuaj se koha e këtij shtegtimi dhe vendosja e tyre në Gadishull nuk mund të caktohet më qartë as historikisht, as me mjetet e arkeologjisë? – A vazhdoni t’i konsideroni Amantinë, Bylisin, Foiniken (Finiqin) koloni greke?

Tiranë, 3.V.1967

NGA KOLEKTIVI I SEKTORIT TË ARKEOLOGJISË

Ne fakt kjo fleterrufe e dyte, kur lexohet sot, tregon mirefilli jo vetem nivelin perceptues te shkences se historise nga ana e kolektivit te sektorit te arkeologjise, por, mbi te gjitha, paaftesine totale te anetareve te saj ne kete fushe per efekt botekuptimi dhe edukimi metodik shkollor. Pikerisht ne kete pike ka nje perputhje perfekte midis baltosesve te para 51 vjeteve dhe baltes qe kerkojne t’i hedhin sot Profesorit te Nderuar, cka tregon se eshte e njejta taktike dhe i njejti fenomen nga te njejtet njerez.

Po te krahasojme permbajtjen konkluzive te vepres se Profesor Cabej-t me pretendimet e baltosesve te figures dhe vepres se Tij, do te dallojme se profesori i nderuar eshte shume i qarte dhe konkret ne perfundimet e Veta shkencore dhe eshte e veshtire t’i vihesh perballe per te pare dyzimet apo pasaktesite e mundeshme.

Ndersa baltosesit e Shkences se Historise dhe Gjuhesise Shqiptare e kane te pamundur te krijojne kritiken shkencore kundrejt vepres se Profesorit te Nderuar, sepse ata nuk zoterojne asnje element shkencor, dmth te sakte, ne fushen e Historiografise. Te pakten shkenca e Historiografise shqiptare, qofte dhe e sotmja, ka te manget pergjigjet e pyetjeve te meposhtme duke na argumentuar se hulumtuesit e kesaj shkence e kane henger dhe e hane buken kot sa per te marre rrogen:

1-Parimi natyror i lindjes se Njeriut ne Toke; kjo eshte e domosdoshme te behet sepse i duhet dhene pergjigje faktit te zhvillimit te diferencuar te popujve brenda nje race dhe vete racave.

2-Po te pranojme pa doreza qe iliret jane te ardhur (sipas parimit monogjenetik), Atehere cili eshte ekuacioni social i levizjes se fiseve dhe grupfiseve ne Racen Njerezore ne Toke?

Prej ketej lindin pyetjet e meposhtme qe shtrohen shume hapur dhe shume qarte:

3-Si lindin Idete Fetare dhe cfare lidhje kane me Boten e Njeriut? Cili eshte rasti parailir dhe ilir?

4-Cili eshte roli i Ideve Fetare ne Historine e Njerezimit? Cili eshte rasti parailir dhe ilir?

5-Cila eshte lidhja Historike e Ideve Fetare me Institucionet Fetare dhe perse krijohen keto te fundit? Cili eshte rasti parailir dhe ilir?

6-Cila forme e gjinise Njerezore lidhet me Idete Fetare ne zanafillen e tyre dhe perse eshte e rendesishme venia ne dukje e ketij fakti? Cili eshte rasti parailir dhe ilir?

7-Cili eshte roli i Gjinise Femerore ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore? Cili eshte rasti parailir dhe ilir?

8-Cili eshte roli i Institucioneve Fetare ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore? Cili eshte rasti parailir dhe ilir?

Si perfundim percaktimi i gjenezes se parailireve dhe ilireve e ka te domosdoshme zberthimin e ekuacioneve te lindjes-zhvillimit-vdekjes se elementeve sociale qe disponon Njeriu pergjate parakalimit te rendeve shoqerore. Kjo kerkon te percaktohen me perpara menyrat dhe dinamika e lindjes se ideve te ndryshme juridike, politike, artistike, letrare, etj, etj. Vetem pasi te jene percaktuar keto ekuacione mund te marrim ne konsiderate kulturat e ndryshme ne studimet arkeologjike e historike. Te pakten keto pyetje perfshiheshin ne metodikat qe duhet te perdornin historianet dhe filozofet shqiptare nga 1945 deri me 1991, por qe nuk e kane vene ujin ne zjarr ne asnje rast.

Atehere cfare duhet thene per raportin analitik midis Profesor Çabej-t dhe baltosesve te figures dhe vepres se Tij? Kjo pergjigje na ndihmon ne te kuptuarit e fleterrufese se trete qe baltosesit e vendosen kundra Profesorit te Nderuar:

FLETËRRUFEJA 3, TETOR 1967 
Shokut Eqrem Çabej
Më 3 maj ne varëm një fletë-rrufe në të cilën shkruanim se përgjigja juaj nuk na kënaqi. Nga 3 pyetjet, 2 ju nuk ju përgjigjët fare, kurse çështjen sesi i vlerësoni rezultatet e arkeologjisë, në thelb i shmangeni, sepse pohimet tuaja “se nuk i kini ndjekur sa duhet sukseset e arkeologjisë” dhe “s’ka si të mos i njoh rezultatet e saj” s’kanë të bëjnë fare me atë që ne kërkojmë. Ne nuk synojmë t’i imponojmë askujt pikpamjet tona. Në shkencë diskutimi dhe rrahja e mendimeve është ligj e metodë pune. Fletë-rrufetë tona të mëparshme dhe kjo e sotmja kanë për qëllim të sqarojnë disa probleme me karakter shkencor. Duke vështruar çështjen nga kjo anë nuk na duket korrekte që edhe pse kanë kaluar 5 muaj, ju akoma nuk keni denjuar t’i epni përgjigje fletë-rrufesë sonë të 3 majit. Si ta shpjegojmë sjelljen tuaj: me mungesën e kohës apo me ndonjë arsye tjetër? Po ju shokë të sektorit të gramatikës dhe punonjës të tjerë të Institutit si i shikoni këto çështje? Pse nuk merrni pjesë në këtë diskutim shoqëror? Kolektivi i sektorit të Arkeologjisë.

Duke krahasuar mosdijen absolute te problemeve historike te baltosesve te figures se Çabej-t me permbajtjen e kesaj flererrufeje kuptohet me lehtesi se manipulimi i Historise se Kombit Shqiptar eshte mbuluar pas fjales “shkence” dhe vetem i Madhi Profesor Eqrem Cabej ka pasur kurajon civile e shkencore t’i dale balle per balle te paditurve te akademise politike te ardheshme duke treguar jo vetem permbajtjen e shkolles ku Ai mbeshtetej, por dhe trimerine Njerezore perballe persekutimit te pritshem. Dhe te mendosh se kjo pergjigje eshte dhene qe ne nentor 1967 kur nuk kishte as akademi shkencash, as kuvend te studimeve ilire dhe as kongres te drejteshkrimit te gjuhes shqipe e tregon fare hapur dhe fare qarte se te vetequjtur historiane, arkeologe, filozofe ishin krejtesisht te paditur perpara vepres dhe dinjitetit shkencor te Emermadhit dhe Emershenjtit te Gjuhes Shqipe, Profesor Doktor Eqrem Cabej.

Kjo pergjigje duhet lexuar edhe sot me shume-shume vemendje, pasi ajo vlen edhe sot per t’i treguar shqiptareve se si duhet ecur ne shkence dhe ne politike pa shkaktuar drama ne boten e shqiptareve. Pikesepari duhet lexuar per te kuptuar se cfare do te thote shkence e Historise dhe Gjuhesise, pikesedyti duhet lexuar per te kuptuar se per cfare sherben Historia dhe Gjuhesia ne fushen e veprimtarive intelektuale:


PËRGJIGJE KOLEKTIVIT TË SEKTORIT T’ARKEOLOGJISË
2 NËNTOR 1967
Në vijim të përgjegjes sime të majit të kaluar, po duke hyrë këtu vetëm në disa çështje të veçanta që preken në fletërrufetë e ndryshme të kolektivit, po prek sidomos këto pika.
1. Meritat e arkeologjisë shqiptare i kam vënë në dukje në vendet që citohen në përgjegjen time të parën. Ndërkaq kam rezervimet e mia parimore lidhur me barazimet: kulturë prehistorike = etnos = gjuhë, sidomos përsa i përket fushës së gjuhësisë.
2. Lidhur me citimet. Pa mohuar aspak meritat e dijetarëve të huaj, nuk kam në parim asnjë preferencë për ta. Punën e arkeologjisë vendëse e kam cituar pa dhënë emra, sepse e kam marrë si një punë kolektive në përgjithësi. Unë e kam zakon t’i citoj edhe ata që më kanë dhënë të dhëna të reja me kumtime me gojë. Më anë tjetër rezultatet e gjuhësisë shqiptare nuk citohen prej arkeologëve me asnjë rresht: me gjithë se ajo ka thënë një fjalë të re në lidhje me autoktoninë e popullit shqiptar e me rolin jo vetëm marrës po edhe dhënës të këtij populli ndaj fqinjve të tij. Këto rezultate kanë gjetur edhe njohje zyrtare (sh. A. Kostallari Mësuesi VII Nr. 41, 13. X. 1967, f. 3). Me këtë nuk kërkoj aspak që këto të citohen nga arkeologët.
3. Mendimit që koha e shtektimit dhe e vendosjes së stërgjyshëve të shqiptarëve në Gadishull të Ballkanit nuk mund të caktohet më qartë as historikisht as me mjetet e arkeologjisë unë i mbahem edhe sot e gjithë ditën. Gjuhësinë shqiptare ndërkaq e intereson më fort puna e autoktonisë së popullit shqiptar sesa ajo e ilirëve, megjithë se kanë lidhje në mes të tyre. Ajo nuk pëson ndonjë dëm, edhe po të vërtetohet që ilirët janë të ardhur në Ballkan në një periodë historike. Autoktonia nga pikëpamja e kohës është gjithmonë relative.
4. Qytetet Amantia e Byllis janë ilire nga emri dhe për kohën e parë pas themelimit të tyre. Me kohë dihet se u bënë qytete të përziera iliro-greke-romake. Si të helenizuara më vonë i jep edhe “Historia e Shqipërisë” vëll. I f. 107; ashtu më parë edhe S. Anamali (Buletin 1949, Nr. 4 f. 63): “Ma vonë Amantia e Byllis ranë nën influencën e Apollonis dhe u helenizuen”. Kështu cilësimi i këtyre qyteteve si ilire është po aq i njëanshëm sa dhe cilësimi i tyre nga ana ime (për një lapsus) si qytete greke-dorike. Ndryshe qëndron puna me Foiniken. Kështu edhe te vepra “Iliria dhe ilirët” botuar nga Kolektivi i Arkeologjisë në ff. 522 e 532 Amantia e Byllis jepen si qytete ilire, po në f. 542 Foinike jepet si “qytet”. Këto janë shkurt disa mendime të miat rreth këtyre çështjeve, për të cilat nuk kam gjë tjetër për të shtuar.
9. XI. 1967

Trimeria profesionale e Profesorit te Nderuar duket ne keto pika, dhe pikerisht ne keto pika baltosesit e figures dhe vepres se Eqrem Cabej kane heshtur per paaftesi:

  • Kam rezervimet e mia parimore lidhur me barazimet: kulturë prehistorike = etnos = gjuhë, sidomos përsa i përket fushës së gjuhësisë.
  • Punën e arkeologjisë vendëse e kam cituar pa dhënë emra, sepse e kam marrë si një punë kolektive në përgjithësi.
  • Mendimit që koha e shtektimit dhe e vendosjes së stërgjyshëve të shqiptarëve në Gadishull të Ballkanit nuk mund të caktohet më qartë as historikisht as me mjetet e arkeologjisë unë i mbahem edhe sot e gjithë ditën. Gjuhësinë shqiptare ndërkaq e intereson më fort puna e autoktonisë së popullit shqiptar sesa ajo e ilirëve, megjithë se kanë lidhje në mes të tyre. Ajo nuk pëson ndonjë dëm, edhe po të vërtetohet që ilirët janë të ardhur në Ballkan në një periodë historike. Autoktonia nga pikëpamja e kohës është gjithmonë relative.
  • Qytetet Amantia e Byllis janë ilire nga emri dhe për kohën e parë pas themelimit të tyre.

Ne qofte se vepra e Profesor Çabej-t eshte ne perputhje me nivelin me te larte te kesaj shkence ne nivel boteror, pretendimet e baltosesve te figures dhe vepres se Profesorit te Nderuar nuk kane asnje nivel dhe historigrafia shqiptare ecen ne tym ne lidhje me percaktimin e permasave te gjenezes se shqiptareve te sotem. Kjo historiografi nuk eshte e afte te lidhe jo vetem etapat etnike midis tyre (parailire, ilire, epirote, arber, shqiptare), por as gjenezen e gjitheseicilit etnitet historik te perdorur nga politika imponuesve mbi paraardhesit me te larget, te afert dhe mbi vete shqiptaret.

Tirane, 01 Gusht 2018.