Artikuj

102- Lahuta, UNESKO-fantazia dhe shqiptaret 21.12.2018

Posted by Genc Hoti

Loading

102-Lahuta, UNESKO-fantazi dhe shqiptaret.

 

Bomba ra atehere kur shqiptaret e sotem, te paditur ne kulm, muaren vesh se vendimi i UNESKOS, mbi pronesine krijuese te nje vegle muzikore me emrin LAHUTE, ishte i lidhur me popullaten serbe duke ja mohuar kete autoresi shqiptareve (do ta konsiderojme te sakte kete njoftim ne pamundesi verifikimi). Por vepra me kombetare e Poetit tone Kombetar At Gjergj Fishta eshte e lidhur me kete instument (Lahuta e Malcis) e per rrjedhoje shqiptaret kujtojne se cdo rresht poetik ka ne permbajtjen e vet nje produkt te tyre. Shqiptaret e sotem duhet te dine se edhe mbi vete Eposin Shqiptar ka rene me kohe dyshimi mbi autoresine zanafillore te tij (edhe per kete epos diskutohet autoresia midis shqiptareve dhe serbeve). Pra fillimisht shqiptaret e sotem duhet te dine se: 1-cfare mund te kene krijuar paraardhesit e tyre te larget dhe te afert nga pikepamja e mundesise, 2-pastaj duhet te dine dinamiken ekuacionale te formimit te veglave muzikore ne perputhje me shkallen e zhvillimit social te popullates qe e shpik, 3-pastaj duhet te dine menyren se si huazohet nje produkt social, por ky rast ka dy nenkuptime historike ne perputhje me vleren e dinamikes se zhvillimit social per rastet e huazimit dhe ky eshte rasti qe UNESKO duhej te kishte diskutuar per nje vendim perfitues. Por ky eshte nje problem i parrahur teorikisht cka krijon nenkuptimin se vendimi i UNESKOS eshte i pa mbeshtetur ne elemente shkencor te percaktimit. Por ne fund te analizes kam arritur ne perfundimin se UNESKO nuk ka marre asnje vendim, por duhet te jete ndonje provokim femijesh te perdorur rendom ne fb.

Por nje parakalim i ketij problemi ne internet e ka hedhur poshte me kohe konceptin e krijimit te kesaj vegle muzikore nga ana e shqiptareve. Ne vazhdim per kete teme lexojme:

“-Ne lashtesi, ne menyre te vecante muzika, u zhvillua ne popujt e Kines, Egjiptit, Mesopotamise, Babilonise, Indise, Greqise.

-Muzika deshmohet 4000 vjet p.e.s nepermjet zbulimeve arkeologjike ku dalloheshin kengetare, instrumentiste, valltare. Babilonasit kane patur shume instrumente si: lira, flauti i thjeshte, flauti I dyfishte, sistra, bobla, tamburet, etj. Kultura babilonase ndikoi shume edhe ne shtetet fqinje si Egjipt dhe Greqi.

-Njerëzit e Mesopotamise preferonin më shumë instrumentet me tela Janë gjetur varietete të panumërueshme të harpave ashtu si dhe lira, LAHUTA, si paraardhëse te instrumenteve moderne me tela sic është violina. Instrumentet muzikore të përdorura nga kultura Egjiptiane janë të ngjashme me ato te Mesopotamise dhe i ka bërë historianët që të arrijnë në përfundimin se civilizimet e këtyre dy vendeve kanë qenë në kontakt me njëra- tjetrën.

-Flauti me i vjeter i zbuluar daton rreth 43.000 vjet me pare.

         -Trumpeta me e vjeter mendohet te datoje para vitit 1500 p.K

         -Ksilofoni i vjeter eshte gjetur ne shek.IX por mendohen te kene ekzistuar rreth viteve 2000 p.K

         -Bakllama është instrument muzikorë kordofon. Ky instrument është përdorur nga kolonialistet shqiptarë në Turqi në gjysmën e dytë tëshekullit XIX. Nga këta është sjellur tek ne rreth viteve 20-30 të shekullit XIX.

-Çiftelia është një instrument tipik shqiptar.” Jo pa qellim e vura ne pah edhe problemin e çiftelise, pasi edhe ky pretendim sipas kesaj forme nuk eshte i sakte.

Sipas ketij materiali rezulton qe LAHUTA nuk eshte jo vetem e shqiptareve, por as e europianeve, keshtu qe vendimi i UNESKOS duhet pare se kujt instrumenti tipikisht i adresohet, ne qofte se eshte i vertete.

Por termin LAHUTE ne e gjejme edhe ne formen Llahute ne nje shqiperim  te vepres se Omar Khajamit (1048-1123) nga ana e Fan Nolit (1882-1965), “Rubairat” (Tirane 1943, ARGUS, me pseudonimin Rushit Bilbil Gramshi) ne rubairen e 5:

U-gdhi! Me vere zemren e zbardhellonj

Per-dhe cdo Fe te Nates e dermonj:

Ne Djall dergonj Parajsen e perpjete,

Gershetin me Llahut’ e lavderonj.

Keshtu qe te flasesh per LAHUTEN, si vegel te shqiptareve, duhet gjetur e shkruar te pakten para vitit 1100, gje kjo krejtesisht e pamundur, e per rrjedhoje shqiptaret e humbasin te drejten e pretendimit si autore te ketij instrumenti muzikor.

Ekziston nje menyre historike  qe zbulon aresyen perse gjendet LAHUTA tek shqiptaret dhe perse ne Veri te shtetit te tyre dhe perse pas shekullit te XV-te. Por me perpara do te bejme analizen e vegles muzikore me emrin LAHUTE per te kaluar tek prania e saj tek shqiptaret.

Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985, vell. 2-2008) nuk e pranon qe LAHUTA te jete produkt shqiptar, por e nenkupton si nje instrument popullor kordofon me hark, me nje korde te bere prej jeleve ose bishti te kalit. Trupi i LAHUTES punohet nga nje cope e vetme druri (panje, arre, verr etj). Kupa e rezonances eshte pak a shume e myset dhe mbulohet me lekure te regjur keci. Harku i LAHUTES punohet zakonisht nga druri i thanes; qimet lyhen me rreshire pishe. Timbri i LAHUTES eshte hundor dhe pershtatet mjaft mire me permbajtjen e kengeve kryesisht epike. Me LAHUTE luhen hyrjet, interludet dhe me te, kenget shoqerohen ne menyre heterofonike. LAHUTA eshte e perhapur kryesisht ne Malesine e Madhe, ne Dukagjin, Postribe, Nikaj-Mertur, ne Malesine e Gjakoves, ne Krasniqe, Gash, Berishe, Bytyc, si dhe ne krahina te tjera te Kosoves. Ndeshet edhe ne krahinat poshte Drinit, si: ne Puke, Kukes, Diber, Mat dhe aty ketu, ne fshatrat e Shqiperise se Mesme. Me keto qe shkruan fjalori enciklopedik shqiptar rezulton qe LAHUTA te jete nje instrument i huazuar dhe i prodhuar ne Shqiperi sipas krahinave te mesiperme.

Por analiza historike e ketyre krahinave, ne baze te toponimeve-Fese-te Drejtes Zakonore Shqiptare (Kanuneve) dhe ngjarjeve te ndodhura, rezulton se banoret e tyre jane te ardhur sipas vijes gjeografike Veri-Jug nga Ballkani Verior drejt Shqiperise se sotme (kryesisht pas shek. te XV-te) duke e perjashtuar teorine e vendosjes se emrave te vendeve nga pushtuesit imagjinar, praktika e te cileve ose ka cuar ne zhdukjen e emrave, ose ne transformimin thjeshtues te tyre. Ne kete menyre arrihet ne perfundimin se LAHUTA eshte huazuar ne Veri te Ballkanit dhe ka ardhur ne Shqiperi pas shek. te XV-XVI. Ndersa ne Ballkan LAHUTA eshte e ardhur nga Lindja e Mesme, cka do te thote se pergjate epokes otomane ajo ka depertuar ne Ballkan dhe jo me perpara. Cfare pune kane serbet me pronesine krijuese te LAHUTES, kur ajo nuk ka asnje lidhje me popullatat europiane?

Ndersa sipas enciklopedive jashteshqiptare kemi kete permbajtje:

Sipas Dizionario Enciclopedico MAXIMUS, 1994, LAHUTELIUTO: I përhapur nga arabët në Evropë dhe shumë në modë në Mesjetë dhe në Rilindje, u përdor për herë të parë si një shoqërim me valle dhe më vonë gjithashtu ne orkester.

Sipas LE PETIT ROBERT 1, 1986, LAHUTE-LUTH: Instrument i vjeter muzikor i importuar ne Europe nga arabet, qe u be ne mode nga shek. XVI deri ne te XVIII.

Sipas THE NEW FUNK & WAGNALIS ENCYCLOPEDIA, VOLUME 22, 1957, LAHUTE-LUTE: një instrument me tela të vjetëruar që është zëvendësuar nga harpa dhe kitara. Ai përbëhej nga një tabelë me bredh; një trup, ose bark, i formuar si pjesa e prapme e një mandoline; një qafë ose bordin e gishtit të drurit në të cilin ishin nëntë deri në dhjetë fërkime, hapa, apo ndarje, të shënuara me vargje të çadrës; një kokë ose kryq, në të cilën ishin vendosur kunjat që i shtrënguan ose i qetësonin vargjet në akordim; dhe një urë, në të cilën vargjet ishin bashkangjitur në një fund, ndërsa fundi tjetër ishte i lidhur me një copë fildishi, midis kokës dhe qafës.

Sipas БОЛЬШАЯ  СОВЕТСКАЯ  ЭНЦИКЛОПЕДИЯ, Vellimi 25, 1954, LAHUTE-ЛЮТНЯ: instrument  muzikor me origjine juglindore (Indi, Iran, Arabia, Azi e Mesme, Kaukaz).

Me shume mundesi Eposi dhe LAHUTA tek shqiptaret duhet te kene nje datelindje huazuese te perbashket ose teper te perafert. Akoma me tej ky proces huazimi me shume mundesi duhet te kete nje kohe gati te njejte me ate qe kane bere serbet, ose banoret autoktone qe kane bashkejetuar me ta (mbi kete pike spekullohet per autoresi serbe), dhe kjo duhet konsideruar aresyeja perse Eposi dhe LAHUTA jane te peraferta si tek parashqiptaret ashtu dhe tek serbet. Por jane dy elemente, njeri filozofik (KOHA) dhe tjetri social (FEJA) qe realizojne ndarjen cilesore midis tyre, dmth midis shqiptareve dhe serbeve, duke na vertetuar se Eposi shqiptar dhe bashke me te LAHUTA nuk kane asnje lidhje me Eposin serb, por ngjashmeria e Kengeve te Kreshnikeve midis tyre duhet t’i dedikohet popullates autoktone, dmth parashqiptare dhe shqiptare,  qe ka bashkejetuar me serbet, duke ardhur deri ne ditet tona.

Permbledhja e rapsodive, legjendave, perrallave popullore filloi per here te pare ne vitin 1816 nga Vellezerit Grim kur botuan vepren Kinder Hausmaerchen, me ane te se ciles zbuluan rendesine natyrore te ketyre krijimeve popullore, qe deri ne ate kohe konsideroheshin si “dokrra hiri”, por qe sherbeu per hapjen e shtigjeve te reja studimore. Duke filluar nga vitit 1841 u mblodhen me qindra e qindra te tilla duke u botuar Maerchen ne Gjermani, Folk-Tales ne Angli, Folventyr ne Norvegji, Skazkas ne Rusi, Paramythja ne Greqi, Fiabe ne Itali, Contes ne France, Cuentos e Contes ne gadishullin Iberik, e per kete qellim u bene kerkime te veshtira jo vetem nder popujt europiane, por edhe ne Azi, Afrike e nder me te qartat ne krahinat e Amerikes. Dhe ne kete menyre ne sot njohim folklorin e popujve latin, gjerman, sllav, arab, indjan, japonez, kinez, etj, etj. Puna qe habiti mbare boten ishte fakti qe botimi i Vellezerve Grim tregoi se permbajtja e folklorit kishte te njejten forme ane e kend Botes dhe nje ngjashmeri te habitshme, duke perfshire edhe Shqiperine (sipas parathenies tek Visaret e Kombit, vell. II (Nr. 4), mbledhe e redaktuar nga At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti. Per baze eshte marre botimi i II, Shkoder 2005, f. III-IV, pasi botimi i I, Tirane 1937, f. III-IV, e ka pak me ndryshe). Por nje gje nuk u muar parasysh: ekzistenca e folklorit popullor ishte i deferencuar ne KOHE dhe ne perputhje me shkallen e zhvillimit social te mbare popujve te Njerezimit (kjo eshte aresyeja e pare perse Eposi Shqiptar nuk ka asnje lidhje me Eposin e popullates serbe).

Ndersa ne Shqiperi permbledhja e pare e folklorit shqiptar u krye nga Eterit e Kishes Katolike Shqiptare dhe sidomos nga Pater Gjergj Fishta, At Shtjefen Gjecovi, At Vincenc Prendushi, At Anton Harapi, At Justin Rrota, At Bernardin Palaj, At Donat Kurti, etj, etj, por dhe nga Profesoret Karl Gurakuqi dhe Filip Fishta, ne pese vellime nen titullin: Visaret e Kombit, Tirane Shtypshkronja “Nikaj” 1937.

Por Eposi shqiptar ka dy sekrete te vogla, ku, njeri, eshte i lidhur me te gjithe popullaten shqipfolese, pamvaresisht se ne cfare shteti jetojne sot, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia dhe Shqiperia: nuk ka karakter fetar edhe pse e permbledh ne permbajtjen e saj te tre format monoteiste qe ndodhen ne Ballkan. Ekzistenca e termave fetare monoteiste jane te shumte ne kapitullin mbi kenget e Vitit (Vell. III), cka tregon per nje perbashkim te zakoneve Pagane me Monoteizmin e Krishtere apo Islamik. Ato gjenden ne kenget dhe vellimet e meposhtme jo ne menyre tipike fetare:

Vellimi i I-re, NR. 3, Tirane 1937

Kenga 54, Çaush prift Hormoviti, f. 131

Kenga 61, Beteja e Papa-Thimjos me Myftar Pashen, f. 144

Kenga 67, Beteja e Shen-Vasilit, f. 153

Vellimi i III-te, NR. 5, Tirane 1937

  1. C) Vargu i kangeve te vjetit

Kenga 1 a), Mire dita per kullana, f. 115

Kenga 1 b), Kolendra milendra, f. 116

Kenga 1 c), Kollȅndra millendra, f. 116

Kenga 1 ç), Per kolendra, f. 117

Kenga 1 d), Kollendra Kollozhek, f. 118

Kenga 5 a), Shen Lazȅri, f. 120

Kenga 5 b), Erdhi Lazȅri mbȅ derȅ, f. 121

Kenga 8 b), Dita e Evangjelizmojt, f. 123

Kenga 10, Te Enjten e madhe, f. 124

Kenga 12, Per pashke, f. 125

Kenga 13, Velikoja zbriste malit, f. 126

Kenga 14, Te enjten e madhe, f. 127

Kenga 17, Pashkes se madhe, f. 128

Kenga 24, Shen Gjini, f. 131

Kenga 27, Shen Illise, f. 133

Dhe, tjetri, ka te percaktuar KOHEN kur jane formuar dhe per te cilat bejne fjale disa kenge, cka mund te na jape me lehtesi percaktimin e kohes se kur ka  lindur Eposi Shqiptar nder vite. Keto gjenden ne Vellimin e I-re, NR. 3, Tirane 1937:

Kenga 2, Kanga e luftes se Kosoves ne vjetin 1389, f. 5

Kenga 34, Vrasja e Mehmet Pashes (Gjakove 1878), f. 90

Kenga 53 a), Lufta e Korfuzit (1716), f. 129

Kenga 77, Lufta e Krimese (1854), f. 172

Kenga 90, T’Osman Pashes se Pleves 1877, f. 189

Pra ne menyre absolute Eposi Shqiptar eshte i formuar pas shekullit te XIV dhe jo me perpara. Por dinamika e tij kryesore eshte e zhvilluar ne shekullin e XIX-te.

Te dy keto vecori e ndajne Eposin Shqiptar nga ai Serb ne permbajtjen per te cilat ato jane formuar.

Ne te njejtin raport qendron edhe LAHUTA, e cila eshte huazuar nga otomanet ne kontaktin e tyre me popujt europiane (austriake apo serb).

 

Tirane 21.12.2018