Artikuj

100- Cfare fsheh interpretimi komunist i” Masakres se Boroves” 28.07.2018

Posted by Genc Hoti

Loading

100 – Çfare fsheh interpretimi komunist i Masakres se Boroves?

Eshte nje ngjarje kriminale qe eshte perdorur gjeresisht nga historiografia komuniste si shembell mbi masakrat qe hitlerianet kane bere mbi Popullin Shqiptar. Ne kete rast nuk diskutoj ngjarjen ne krimin e kryer, por aktoret e ngjarjes dhe kohen kur ka ndodhur ngjarja.

Sipas Fjalori Enciklopedik Shqiptar (Tirane 1985) kjo ngjarje kriminale ka kete permbajtje, kur flet per Boroven:

“Pushtuesit gjermane, qe u priten me arme nga forcat partizane te cetes “Tomorri” dhe te tri cetave territoriale te Kolonjes, me 6 korrik 1943, si hakmarrje masakruan 107 gra, pleq e femije dhe e rrafshuan B. Per te perkujtuar kete ngjarje ne qender te fshatit eshte ngritur monumenti dhe muzeu, jane botuar librat “Borova flet” dhe “Borova”…”

Por i njejti fjalor, i vitit 2008, i thjeshton problemet  duke paraq          itur te njejten situate, por pa emrat e subjekteve partizane te perfshira ne konfliktin me gjermanet dhe me nje doze me te tepert propagandistike. Sipas ketij fjalori, kur flet per Boroven:

“Me 6 korrik 1943 nje autokolone gjermane u godit nga forcat partizane ne fshatin Barmash; si reprezalje forcat gjermane vrane 107 banore te Boroves dhe e dogjen krejt fshatin. Borova u be e njohur boterisht si nje viktime e barbarise fashiste dhe si simbol i qendreses e i sakrifices se popullit shqiptar ne lufte kundra nazifashizmit..”.

Por ky botim ka meriten qe ka vene emrin e autorit te ketyre rreshtave: Arqile Berxholi.

E bukura e historiografise komuniste eshte fakti i mospajtimit te analizes se ngjarjes dhe aktoreve te saj ne botime te ndryshme. Vini re se si pershkruhet kjo ngjarje tek: Historia e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare te popullit shqiptar, Tirane 1986, vell. 2, nenkapitulli “Gjermanet ne Shqiperi. Goditja e pare kunder tyre”, f. 291-294.

Nga dy divizionet gjermane qe u derguan ne Greqi ne fillim te korrikut, divizioni I u perqendrua ne rrethet e Janines e te Prevezes. Per te shkuar ne vendin e caktuar ndoqi rrugekalimin Manastir (Maqedoni)– Follorine (Greqi)g–Korce– Erseke–Janine… Forcat partizane dhe vullnetare kishin dite qe qendronin ne pritje ne grykat e Barmashit, kur ne mengjesin e 6 korrikut ne majen e Qarrit te Kolonjes, u duk autokolona e madhe gjermane. Ajo perbehej prej 300 kamionesh dhe autoblindash me ushtare gjermane, qe benin pjese ne Divizionin I alpin. Autokolona kaloi edhe Erseken, por kur arriti ne Barmash ndeshi papritur ne nje mur zjarri.

Ne te dy anet e rruges automobilistike, mbi kodrat ne jugperendim te Barmashit, qene vendosur ne prite batalioni partizan “Tomorri” dhe disa ceta vullnetare, nje nga Panariti, nje nga Skrapari dhe te tjerat nga Kolonja….Kolona e makinave ishte aq e gjate sa s’kishte mundesi te numeroheshin. Pervec kamioneve kishte edhe mjaft autoblinda. Kryengritesit s’qene me teper se 300, kurse hitlerianet jo me pak se 5 mije….Ne keto luftime armiku la me shume se 100 te vrare e te plagosur. Kurse nga ne u plagosen rende 7 partizane.

Humbjet me te medha i pati popullsia. Ushtria vandale hitleriane, e pazonja per t’i arritur partizanet, u leshua fshatrave te aferta duke vrare njerez e duke djegur shtepi. Me 6 korrik, ne fshatin Borove nazistet kapen dhe pushkatuan 107 veta, kurse ne Barmash 8. Nder ta 64 qene gra, shume femije, deri edhe djepi. Shume nga banoret e Boroves u futen ne shtepine e priftit te fshattit, duke pandehur se hitlerianet do ta kursenin ate si “njeri te shenjte”. Mirepo ata s’pyeten per asgje, i moren me prift, me gra, me pleq e me femije dhe te gjithe i kositen me automatik e me mitraloza. Njekohesisht, Boroven e Barmashin i bene shkrumb e hi fund e krye”.

Duhet te dallohet me lehtesi mosperputhja midis Fjalorit Enciklopedik Shqiptar dhe Historise se Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare te popullit shqiptar, te pakten ne emertimin e cetes “Tomorri” ne batalian “Tomorri” dhe numrin e cetave nga tre kolonjare ne disa nga Panariti, Skrapari e te tjerat nga Kolonja. Shtimin e viktimave me 8 nga Barmashi.

Pa dyshim qe ky informacion enciklopedik ka qene burim per shume enciklopedi te mevonshme edhe pas 1992-shit. Keshtu ne Kalendarin Enciklopedik, Tirane 1998, me autore Aristidh Plaka dhe Ibrahim Xhamaj shkruhet:

“1943: u krye masakra e pergjakshme e nazisteve gjermane ne fshatin Borove te Kolonjes, qe njihet me emrin Masakra e Boroves, ku u vrane e u masakruan 107 vete nder te cilet edhe femije, gra e pleq si dhe u dogjen e u rafshuan te gjithe shtepite e fshatit.”

Po keshtu ne Fjalorin Enciklopedik Baccus (2002, 2011) per Boroven shkruhet pa dyshuar per saktesine e ngjarjes dhe pa vene ne dukje pjesmarresit ne te:

Borova. Fshat ne rrethin e Kolonjes, ku ushtria naziste gjermane kreu nje masaker cnjerezore me djegjen e fshatit dhe vrasjen e shume banoreve te tij (1943).”

Padija e autoreve te kesaj enciklopedie te fundit, bie ne sy kur flet per Safet Butken (1901-1943) pa e lidhur me ngjarjet e 1943 kundra hitlerianeve e, per rrjedhoje, nuk ka paraqitur sakte permasen e Masakres se Boroves.

Dyshimi per saktesine e ketij informacioni mbi Masakren e Boroves lindi nga leximi i nje libri qe bente fjale per ngjarje paralele te asaj periudhe, por pa i permendur ne asnje rresht qofte Masakren e Boroves, qofte formacionet luftarake territoriale te Kolonjes dhe batalionin “Tomorri”. Bile nga ky liber rezulton ne menyre konkrete qe i gjithe pretendimi i historise dhe fjaloreve te mesiperm te jete nje fantazi e autoreve te tyre. Sipas autorit:

“Ushtria gjermane, ne ditet e para pas 9 shtatorit, kur filloi pushtimin e territorit shqiptar, nuk u pengua e nuk u godit nga ndonje force e organizuar ushtarake shqiptar e rezistences, me ndonje perjashtim te rralle e simbolik. Forca kryesore e qendreses antifashiste ishte Ushtria Nacionalclirimtare e udhehequr nga komunistet. Ajo ne tri-kater ditet e para te pushtimit nuk ndermori ndonje veprim, dhe dokumentet arkivore shqiptare e gjermane ne pergjithesi heshtin. Historiografia shqiptare e para viteve 1990 e ka justifikuar kete vonese fillestare me mungesen e informacionit nga shumica e komandave partizane per kapitullimin e Italise, me levizjen e shpejte te forcave gjermane ne thellesi te Shqiperise dhe me perqendrimin e forcave partizane, pak a shume larg rrugeve automobilistike2 (shenimi 2 thote: Historia e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare te popullit shqiptar, 3…f. 14-15).

Autori i ketyre rreshtave eshte historiani i realizmit socialist Paskal Milo ne librin e tij “Udhekryqe shqiptaro-gjermane”, Tirane 2016, f. 128.

Analiza e ketyre rreshtave tregon se luften kundra forcave hitleriane e kane bere forcat ushtarake te udhehequra nga komunistet dhe kjo lufte ka filluar pas tri-kater dite pas 9 shtatorit 1943. Autori nuk ka permendur as ceten “Tomorri”, as cetat territoriale dhe as “Masakren e Boroves” me nenkuptimin konkret se gjitheshka fillon pas dates 13 shtator 1943, duke qene ne kundershtim me Fjalorin Enciklopedik Shqiptar te vitit 1985 dhe te vitit 2008.

Kerkimi neper veprat dokumentare jashte shqiptare tregon se ngjarja ka tjeter permase dhe te tjere autore ne tjeter kohe nga data 6 korrik 1943.

Sipas dokumentave britanike rezulton qe pretendimi i historianit shqiptar te mos jete i sakte ne shume permasa. Ne nje liber te tille, me autor Erald Kapri dhe titull: “Sekretet e luftes, Shqiperia tjeter ne dokumentet britanike”, Tirane 2017, f. 238, shkruhet:

“Mbi bazen e kesaj marreveshjeje me britaniket, u zhvilluan dy beteja nga ana e cetave te Ballit Kombetar te komanduara nga Safet Butka, e para kundra gjermaneve te kthesat e Barmashit, me date 13.08.1943, dhe e dyta kunder italianeve, ne Poceste, afer Maliqit, me date 9-13 shtator 1943. Ne aksionin e pare te dates 13 gusht, ku merrte pjese edhe oficieri britanik Dejvid Smajli, si ushtarak dhe specialist per vendosjen e minave, autokolona e blinduar gjermane pesoi nje goditje te rende, u vrane 23  ushtare dhe oficiere gjermane (18 ne goditjen e pare dhe pese ne te dyten) dhe u muaren dokumentet e identifikimit, si edhe u shkaterrua nje top 88mm, u hodhen ne ere kater kamione dhe nje autoblinde.

Dejvid Smajli, kapiteni anglez i Misionit Britanik ne Shqiperi, pjesmarres aktiv ne betejen e Kthesave te Barmashit me 13 gusht 1943 kunder autokolones gjermane e pershkruan kete lufte tek libri “Albanian Assignment” London 1975:….”. Me 1993 ky liber u perkthye shqip (nga Aleksander-Skender Dako), duke u botuar, ku autori kishte graden kolonel dhe permbajtja, per kete aksion, pak a shume perputhet me perjashtim te faktit se forcat e Ballit Kombetar dhe emri i Safet Butkes, edhe pse permenden ne liber (f. 55), nuk permenden tipikisht per kete aksion (f. 56-57).

Analiza e ketyre rreshtave tregon se kemi te bejme me te tjera subjekte, me tjeter kohe dhe ngjarja nuk ka ate permbajtje qe na kane dhene fjaloret encikpoledike shqiptare. Ne qofte se do ta lidhim Masakren e Boroves me ngjarjen e dates 13 gusht 1943 rezulton qe masakren e ka bere kollona gjermane e ardhur nga drejtimi i Leskovikut si hakmarrje per masakren qe u ka dale perpara syve. Por kjo te con ne perfundimin se luften kundra gjermaneve ta kene filluar forcat nacionaliste ne bashkepunim me forcat speciale britanike dhe 9 shtatori rezulton te jete nje sajese te mbeshtetur ne nje akt juridik formal. Nga ana tjeter rezulton qe te gjitha interpretimet mbi shkakun e hakmarrjes nga ana e hitlerianeve te jene thashetheme kafenesh pa asnje baze reale.

Por interesant eshte fakti qe edhe burimi britanik nuk ben fjale per Masakren e Boroves, duke hedhur dyshime mbi lidhjen e kesaj masakre me sulmin britanik ne bashkepunim me forcat nacionaliste te dates 13 gusht 1943. Kjo te detyron te kerkosh me tej dhe me ndryshe.

Sipas nje informacioni qe na jep nje permbledhje me dokumente historike: “Shenime per Shqiperine (prill-korrik 1943); – dokumente historike italiane nga Archivio Centrale dello Stato Direzione Generale Pubblica Sigurezza, Ispettorato Generale presso la Luogotenenza del Re a Tirana 1939-1943”, pergatitur per botim nga Bejtullah Destani & Ethem Ceku, Tirane 2015, rezulton nje ngjarje e perafert me pretendimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, por pa percaktuar vendet, aktoret dhe daten e ngjarjes (ky fakt hedh dyshime mbi saktesine e ketij materiali).

Sipas ketij informacioni (Lajmet e dates 22 korrik 1943) shkruhet:

“Gjirokaster

Aksionet e raprezaljes te kryera nga Divizioni i pare alpin gjerman shkaktuan: 120 te vdekur ne Borove (Permet), 8 te vdekur ne Barmash dhe ne Germenj si dhe te vdekur te tjere, numri i te cileve po verifikohet ne pjesen tjeter te fshatrave te zones.

Raprezaljet, dhe ne pergjithesi qendrimi i trupave gjermane ne Shqiperi, qe kane marre bagetine, qe kane bastisur disa dyqane ose qe kane paguar me cmime qesharake artikujt e blere duke kercenuar, por kritikohen ashper nga popullsia, e cila ben dallimin me qendrimin dhe sjelljen e trupave italiane” (f. 574).

E vetmja gje e perbashket me perafersi e ketij informacioni me pretendimet e fjaloreve enciklopedike shqiptare eshte fakti qe pranohet ekzistenca e raprezaljeve dhe vrasja e 120 njerezve ne Borove rreth dates 20 korrik 1943. Por ka te perbashket viktimat ne Barmash (8 te vrare) me Historine e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare te popullit shqiptar.

Duke bere nje permbledhje te gjithe ketij materiali sa kontradiktor, aq dhe te genjeshtert tek disa botime, arrij ne perfundimet e meposhtme:

1-Interpretimi i historiografise komuniste per “Masakren e Boroves” fsheh autoret fillestare te luftes kundra forcave hitleriane, qe paskan qene te Ballit Kombetar ne bashkepunim me britaniket. Kete fakt historiografia e epokes komuniste e ka permbysur ne favorin e saj.

2-“Masakra e Boroves” duhet te kete ndodhur me daten 13 gusht 1943 nga ana e kollones hitleriane qe vinte nga Leskoviku drejt Ersekes. Kujtesa popullore e mbeshtet kete variant.

 

Shenim: fjala raprezalje ne nje rast eshte e shkruar sipas perkthimit nga italishtja, ndersa ne rastin e fjaloreve shqiptare eshte shkruar reprezalje. Interesantja qendron se ne Fjalorin Drejteshkrimor te Gjuhes Shqipe eshte e shkruar sipas perkthimit nga italishtja, dmth raprezalje.

 

Tirane-Erseke-Borove-Barmash 28.07.2018