99 – Metodika filozofike dhe historike e studimit te zanafilles te Gjuhes Shqipe
(ose: perse pseudoshqiptaret e sotem grabisin dhe mohojne Pronaret Historike te Gjuhes Shqipe?)
Problemi i Gjuhes Shqipe sot po konsiderohet si problemi kryesor i kohes, pasi prapa ketij problemit fshihet shume dukshem pseudopatriotizmi, thelbi formal i te qenurit shqiptar, por dhe krimi qe eshte kryer mbi Kombin dhe Autoret e Gjuhes Shqipe. Kjo e fundit mbulohet me nje egersi intelektuale te papare dhe shpiken teori nga me fantastiket qe nuk ma merr mendja se kane shoq ne Bote. Nga populli me i pazhvilluar (diferencimi i termit pazhvillim nga termi prapambetje eshte themelor ne metodiken e studimit te shqiptareve te sotem dhe percaktimin e gjenezes historike te tyre) ekonomikisht dhe shoqerisht kerkohet te nxirret si populli me i zhvilluar i Kultures se Njerezimit dhe, jo vetem kaq, por pretendohet qe keta njerez “te kulturuar”, bashkangjitur krimit antishqiptar, te jene krijuesit imagjinar te civilizimit boteror, gje te cilen e ka krijuar realisht institucioni i Kishes Politeiste Helene dhe Romake. Ndersa ne periudhen ilire, parashqiptare dhe shqiptare, ketu ne trojet tona, kjo pune u vazhdua nga Kisha e Krishtere dhe pastaj Kisha Katolike Shqiptare dhe kjo fshihet me kaq kembengulje sa nuk i jepet asnje rendesi krimit te kryer mbi Kishen e Shenjte Katolike. Por realisht ketu fshihet dicka tjeter per tjeter, qe ka lidhje me Filozofine e Historine, dhe qe do ta zbulojme ne kete artikull.
Ky eshte nje problem nderkombetar mbi 150 vjecar dhe e ka burimin shqiptar ne botimin e Spiro Konda-s (1868-1967): Shqiptarët dhe problemi pellazgjik (Tirane 1964, 2011), i cili ne thelb nuk merr ne konsiderate ngjarjen historike, por fantazine individuale si argument te interpretimeve gjuhesore. E te njejtes permase eshte dhe botimi i Dhimitër Pilika-s (1923-2003): Pellazgët, origjina jonë e mohuar, botuar me 2005, dhe e te gjithe atyre qe pretendojne se Gjuha Shqipe rrjedh nga pellazgjishtja e dyshimte. Ndersa ne aspektin nderkombetar burimi i ketij problemi fillon qe ne mesin e shek. te XIX dhe eshte e lidhur me tendencen e politikes europiane per te detyruar popullaten shqipfolese te ngrihej kundra Perandorise Otomane ne aleance me popullaten greqishtfolese.
Problemi shtrohet ne parim nga e ka prejardhjen Gjuha Shqipe: eshte autoktone, e krijuar nga perdoruesit e saj, apo e huazuar nga relatoret politike te kohes. Kjo pergjigje kerkon me se pari zgjidhjen e problemit me sinjifikativ te shkencave shoqerore, ku rrjedhin me radhe gabimet e nje pas njeshme te Zhan Zhak Rusoit (1712-1778) mbi pabarazine ekonomike, pasi ngaterrohet pabarazia si ligj Natyror me padrejtesine si ligj shoqeror i politikes; Çarls Darwinit (1809-1882) mbi seleksionimin natyror ku faktori kohe nuk merret ne asnje rast parasysh ne aktet me te para te zanafilles bimore, shtazore dhe Njerezore; Karl Marksit (1818-1883) qe nuk mori ne asnje rast ndikimin e Njeriut Natyror mbi Njeriun Shoqeror dhe ndryshimet qe ndodhin ne kete rast, por mbi te gjitha nuk mori parasysh shkakun Natyror te ndarjes se Njeriut Shoqeror nga Njeriu Biologjik (nga kjo pike perfituan intelektualet shqiptare te epokes komuniste kur u permbysen shqiptareve ligjin natyror te zhvillimit social dhe i injektuan ligjin shtazor te zhvillimit instiktiv); dhe te gjithe atyre qe mbeshteten tek parimi teologo-darvinist: parimin natyror te lindjes se Njeriut ne Toke. Deri me sot pranohet parimi MONOGJENIST (parimi poligjenetik nuk merret per baze, sepse perdoret nga racizmi edhe pse elementet argumentues flasin per te kunderten) i lindjes biologjiko-shoqerore dhe pikepamja qe Njeriu ka lindur ne Afrike, prej nga eshte perhapur ne te gjithe Globin. Kjo teori ka sherbyer per te ndertuar pemen historike te krijimit te fjaleve (e gjej kete te pakten ne nje liber: “La storia dell’ Umanita’ ”, sipas versionit anglisht te Carlo Coardi, Milano 1939, f. 40, per fjalen MATA – NENE) duke u nisur nga nje zanafille imagjinare pa e thene ne asnje rast se imagjinata eshte e kufizuar ne vetem afro 5000 vjet dhe nuk perligj dot gjenezen sociale te Njeriut ne Toke. Por, nga ana tjeter, kjo teori nuk shpjegon dot diferencimin social midis racave dhe nuk i jep pergjigje mos perputhjes se zhvillimit social ndaj vjetersise se pretenduar nder popuj brenda nje race. Pra zhvillimi shoqeror real i racave dhe popujve brenda nje race e perjashton parimin monogjenist te lindjes se Njeriut ne Toke e per rrjedhoje kerkon ndertimi e nje metode te re qe te perputhe parimin poligjenetik te lindjes se Njeriut ne Toke (hipoteze) me realitetin historik te perjetuar nga ky Njeri (fakti).
Deri ne momenti qe popullata shqiptare nuk ishte marre ne konsiderate seriozisht pranohej ky parim monogjenist ne menyre te pakundershtueshme deri ne fillim te shek. te XX-te. Por cfare ndodhi; analiza e jetes sociale te shqiptareve rezulton te jete me probleme te medha analitike. Zbulimi i Baron Franc Nopces (1877-1933) me 1908 mbi ekzistencen e kulteve pagane (Kulti i Diellit) nder shqiptaret e Veriut e permbys te gjithe ate qe konsiderohet si shkence e Historise per gjene me te thjeshte fare: mosha SOCIALE e tyre rezulton shume-shume here me e vjeter se mosha BIOLOGJIKE e percaktuar deri me sot. Pika ku duhej kapur problemi rezultonte te ishin idete fetare. Dhe kjo eshte pika qe i ndan pellazget nga iliret ne menyre matematikore, qe do te thote se po te konsiderohen pellazget 15 000 vjet te ardhur, atehere, mbi bazen e analizave te dinamikes se ideve fetare, iliret jane 600 here me te vjeter. Kjo gje eshte kuptuar qe ne Kuverndin e Studimeve Ilire me 1972 qe e detyroi studiuesin grek Aris Pulianos (1924) te deklaronte se iliret ishin 7-8 milion vjet te vjeter edhe pse nuk qe i afte ta argumentonte matematikisht. Kjo e djalloste te gjithe shkencen e njohur te Historise dhe kjo ishte pika ku fillonte spekullimi i paster mbi zhvillimin e shqiptareve te sotem. Ne kete rast u kalua nga Historia reale ne Gjuhesine faktike dhe prej ketej ne Gjuhesine e hiperbolizuar te pasuruar me idiotizmin intelektual. Asnjehere nuk u muar parasysh KOHA e ekzistences se gjuhes se shkruar dhe raportin qe ajo kishte me Historine e perjetuar nga Njerezimi. Ne kete rast u tentua te ndahej gjuhe e shkruar nga idete fetare edhe pse anetaret e institucionit te saj ishin autoret e drejteperdrejte te shpikjes se shkrimit, shkollave, ideve juridike, ideve letrare dhe vete shkences. Mashtrimi kishte permasa boterore dhe shqiptaret ishin te fundit qe po kopjonin kete permase ne menyren me antinjerezore te dukshme.
Atehere problemi duhej filluar nga fillimi dhe gjeja e pare qe duhej zgjidhur ishte:
1-Zbulimi i parimit Natyror te Lindjes se Njeriut ne Toke.
2-Zbulimi i menyres se si lindin dhe zhvillohen idete Fetare ne Historine e Njerezimit.
3-Zbulimi i rolit te Institucioneve Fetare ne Historine e Njerezimit.
4-Zbulimi i rolit te Luftes ne zhvillimin e Njerezimit.
Por puna per te realizuar te gjithe keto zbulime kerkonte medoemos perpilimin e nje metodike dhe kritike mbi punen e deriatehershme mbi keto tema. Per kete sherbeu:
5-Formulimi i raportit kohor-hapsinor si nje raport konkret mbi ngjarjen e ndodhur dhe kohen e veprimit te ngjarjes mbi Njeriun Shoqeror. Nxjerrja e ketij raporti nxorri ne pah themelin aristotelian te Shkences mbi shkakun e ngjarjes dhe spekullimin qe behej me termin konstante nga ana e saj, por ky raport coi ne nje zbulim me te vertete te cuditshem: ajo qe ishte gjeja me e rendomte ne filozofine e Shkencave te Natyres – shpejtesia e levizjes, bashkeshoqerohej me te njejtin term, por jo per levizjen dhe kjo nuk ishte perdorur asnjehere, pervecse ne shkencat ekonomike: shpejtesia e zhvillimit. Cila ishte lidhja midis midis shpejtesise se zhvillimit shoqeror dhe gjenezes se Racave dhe Popujve? Pikerisht kete zgjidhi raporti kohor-hapsinor, te cilin ne e zgjeruem edhe ne shkencat e Natyres. D.m.th. lidhem objektin fizik me shpejtesine e zhvillimit fizik, terma keto tmersisht ajshtajniane dhe te interpretuara tmersisht kundra fizikantit te madh, objektin kimik me shpejtesine e zhvillimit kimik, objektin biologjik me shpejtesine e zhvillimit biologjik.
Problemi eshte shume i thjeshte perse duhet ndjekur kjo rruge. Per baze duhet marre KOHA e cfaqjes se dukurive shoqerore, pastaj raporti midis tyre dhe, te gjitha keto, ne raport me shkrimin per te zbuluar kohen e lindjes se shkrimit, autoret e drejteperdrejte te shkrimit dhe aresyet shkakesore te lindjes se shkrimit duke pranuar me perpara qe fjala ishte e formuar me kohe. D.m.th. ekziston qofte koha e lindjes se fjaleve, qofte koha e lindjes se shkrimit, por distanca kohore midis tyre eshte jashtezakonisht e madhe dhe dinamika e lindjes se fjaleve sot per sot eshte teresisht e panjohur. Kjo do te thote se postulati i F. Engelsit (1820-1895) mbi rolin e punes dhe te folurit e artikulluar (Dialektika e Natyres) te jete nje hamendesi qe mbeshtetet mbi nje pamundesi argumentimi, por qe permbyset me lehtesi po te marrim parasysh faktorin KOHE ne zhvillimin e races Njerezore ne Toke, d.m.th. kush ka lindur e para: Feja apo Puna. Po ta kishin bere kete do te kishin konstatuar se teoria e tyre ishte e pavlefshme, pasi Feja perbente jo vetem elementin social me te pare te njohur, por shkakun praktik te lindjes se Njeriut. Ne kete rast gjuha konsiderohet e formuar saktesisht per te realizuar marredheniet midis individeve brenda shoqerise, por mosha historike e gjuhes se folur, ne mos qofte e barabarte, eshte e perafert me moshen e Njeriut ne Toka. Atehere, cila eshte lidhja e Gjuhes Shqipe me kete proces, kur ne historine e Njerezimit ai konsiderohet i njejte me zanafillen sociale? A e kuptojne te Marret e Madheshtise Shqiptare se formimi i fjaleve shqip sipas formules se tyre ka ndodhur shume-shume me vone se tek popujt e tjere europiane dhe nuk ka ndjekur rrugen autoktone nga tingulli tek fjala, por nga fjala e huazuar tek qeliza monosilabike duke krijuar imazhin e zanafilles gjuhesore. Pra fakti gjuhesor ka nevoje per etimologjine kohore dhe kjo eshte puna zbuluese e Emermadhit dhe Emershenjtit te Gjuhes Shqipe, Akademikut Profesor Eqrem Cabej-t (1908-1980) realisht.
Keshtu qe ne do te merremi me shkrimin, qe ka nje kohe shume-shume te aferte me jeten e sotme te Njerezimit, vetem rreth 5000 vjet (Epi i Gilgameshit).
Me fjale te tjera kerkohej revizionimi i mendimit filozofik ne zberthimin e fenomeneve natyrore e shoqerore, por ta beje kete publike perpara 1991 do te thote t’i shkurtoje jeten vetes, jo nga politika, por nga sherbetoret e politikes; -gje te cilen shqiptaret e sotem nuk e kane diferencuar akoma. Kjo eshte aresyeja perse u punua per 15 vjet fshehtas dhe orvajtja e pare e publikimit u be ne vigjilje te 1990 pikerisht punimi mbi parimin e lindjes se Njeriut ne Toke dhe shpjegimin e ri te gjenezes se shqiptareve (ne ate kohe vellimi 5 i “Tjetersimit te Historise….”). Recenca ju besua filozofit Fatri Sinanit dhe kritikut letrar Rinush Idrizit (1938-2008). Menyra se si ishte derguar ne doren e Ramiz Alise (1925-2011), prej ketej ne Shtepine Botuese “8 Nentori” dhe pastaj tek recenzentet ishte e tille qe emri im nuk ishte bere i njohur tek keta te fundit (nuk marr persiper informacionet e mundeshme midis nendrejtorit te Shtepise Botuese “8 Nentori” te asaj kohe, Arshin Xhezos (1947-2016), me te cilin pata dhe nje takim, dhe recenzenteve). Keshtu qe recencat permbajne dhe friken e te shprehurit nga ana e autoreve dhe me thene te drejten me ka habitur trimeria e pranimit teresor te studimit tim, me nje gjuhe tejet te ashper kundra historiografise se asaj kohe, ne ate kohe te turbullt politikisht. Filozofi Fatri Sinani kishte shkruar tekstualisht: “Gjate studimit, e vecanerisht pasi e ke perfunduar e ndien se eshte e veshtire te japesh nje gjykim te plote per kete material qe do te mund te quhej “Veshtrim kritik e permbysje ne konkluzionet e historiografise shqiptare per problemin e etnogjenezes se shqiptareve”….”. I kam ruajtur te dy kopjet e derguara ne ate shtepi botuese, dt. 03 Korrik 1990, me numer pranimi 96 dhe recencen e Fatri Sinanit, qe ja kam bashkangjitur punimit ne fjale.
Dhe gjeja e pare qe beme ishte zbulimi i menyres se si lindin dhe zhvillohen idete fetare ne Historine e Njerezimit. Ndersa gjeja e dyte ishte konstatimi se idete Filozofike dhe Shkencore te Races Njerezore ne Toke ishin totalisht te kunderta me vetvete dhe me njera-tjetren. Vetem dy teorizime i kishin rezistuar qofte kohes e qofte kritikes: Dialektika e Fridrih Hegelit (1770-1834) dhe Ligji Periodik i Dimitri Ivanovic Mendelejevit (1834-1907). Ku valle kishte gabuar Njerezimi dhe cila ishte permasa e ketij gabimi? Gjetja e ketij gabimi perben dhe zgjidhjen e gjenezes se shqiptareve te sotem dhe faktin qe ata jane zanafilla rastesore e Races se Bardhe (gje pa domethenie per popujt e Europes deri me sot), e per rrjedhoje popullata me e pa zhvilluar e kontinentit. Zbulimi i unitetit te kohes se lindjes me shpejtesine e zhvillimit (raporti i zhdrejte i tyre) perbente dhe permbysjen e teorive ajshtajniane sipas interpretuesve te teorise se tij.
Po te behet kjo pune edhe nje here, arrihet ne nje perfundim jashtezakonisht negativ per mendimin filozofik dhe shkencor te Njerezimit, pasi cfare ishte shkruar deri me atehere ishte vetem genjeshter, jo vetem ne Shqiperi, dhe i pari qe e kishte zbuluar kete permbysje ishte Papa i Selise Se Shenjte Katolike, Karol Voitila (1920-2005), Shen Gjon Pali II (1978-2005), duke argumentuar se kishim te benim me nje defekt mbare Boteror. Postulati i Tij mbi lidhjet e besimit fetar me Dashnine e permbys te gjithe ate qe ne kujtojme se dime sakte.
Atehere ne menyre te permbledhur rezulton:
1-forma e pare e besimit fetar lind nga NENA ne raport me Femijen. Eshte NENA ajo qe frymezohet dhe deklaron ekzistencen e ZOTIT. Ky eshte dhe momenti qe antropomorfi ndahet nga bota e kafsheve: Lind Njeriu (mos e kerkoni lindjen e Races Njerezore tek alienet dhe as tek majmuni; – kerkojeni tek Feja si nje akt shpirteror per te zbuluar zanafillen, pasi momenti qe qenia biologjike kerkon te njohe krijuesin e vet instiktivisht eshte pikerisht momenti i lindjes se qenies shoqerore dhe shkeputja e qenies biologjike drejt Njeriut). Deri ketu jemi ne pozicioni e teologut-filozof.
2-Kurse historiani e sheh problemin pak me ndryshe, pasi shikon se si lidhet bota shoqerore me besimin fetar. Atehere, forma e pare eshte Kulti Pagan me te 11 format e veta evolutive nga Kulti i Bimeve drejt Kultit te Diellit nepermjet disa kalimeve cilesore te lidhur me boten qe rrethonte njeriun primitiv. Per fatin e mire apo te keq te gjithe banoret autoktone te gadishullit Ilirik kane pasur si forme te besimit fetar VETEM Kultin e Natyres (u njihet fillimisht si Kulti i Gjarprit, -sipas Fulvio Cordinianos) dhe ASNJE forme tjeter fetare. Kurse Pellazget rreth viteve 1800-1500 Para Kri. shpiken Dodonen Pellazgjike, nenen e Politeizmit helen, por ata e lane gjurmen se kush ishte paraardhesja fetare e Politeizmit (tek Homeri (shek. IX Para. Kri), Odiseja, kenga mbi ishullin e Lopeve te Diellit , Kenga e XII-vargjet 315-333). Atehere cila eshte lidhja midis ilireve dhe pellazgeve? Ajo nuk ekziston, por kemi te dhena mbi menyren se si ndikuan pellazget mbi iliret dhe gjeja e fundit qe iliret muaren nga pellazget ishin elementet gjuhesore qe dallojne Stelen e Lemnos (shek. VII Para Kri.) nga Epi i Gilgameshit (shek. XXI Para Kri.) (ne kete pike ka ndodhur nje proces i zbuluar nga A. Ajnshtajni (1879-1955), por i deformuar nga interpretuesit e vepres se tij: Paradoksi i kohes; – diferencimi i kohes se lindjes se shkrimit [rreth 2400 vjet] nder dy popullata edhe pse rrjedhin nga i njejti bosht biologjik). Pikerisht ne kete pike teoria e mendimin filozofik marksist pesonte fiaskon e dyte; postulati i K. Marksit mbi percaktimin e ideve nga ana e qenies shoqerore ne fushen e fese nuk gjente zbatim dhe rezultonte e kunderta: Idete Fetare lindnin perpara rendit shoqeror te cilit i sherbenin dhe nuk ishin ne perputhje me asnje rend shoqeror ku lindnin, zhvilloheshin dhe transformoheshin duke shoqeruar te gjithe rendet shoqerore nga i pari deri me sot. A nuk eshte nje shembell i sakte qe ne teorine marksiste problemet nuk kane ate permase qe kujtojne shqiptaret e keqarsimuar qe ne bark te Nenes?
3-Por ne kete pike fshihet sekreti me i madh i Gjuhes se sotme Shqipe: pamundesia e gjetjes se hallkes lidhese te gjuhes shqipe me pellazgjishten, ose helenishten e vjeter: Ilirishtes, dhe kjo e deklaruar ne Kuvendin e Studimeve Ilire (1972) ku Androkli Kostallari (1922-1992) pranoi se ne nuk e njohim ilirishten. Kjo e kishte detyruar me kohe Emermadhin dhe Emershenjtin e Gjuhes Shqipe, Akademikun Profesor Eqrem Çabejn te studionte etimologjine e fjaleve shqip duke arritur ne perfundimin se Gjuha Shqipe dhe Pellazgjishtja nuk kane karakter filacioni. Gjuhetari i Madh kishte zbuluar faktin e pakundershtueshem te Permbajtjes se Gjuhes Shqipe, por kishte heshtur per hir te atdhedashurise dhe mbrojtjes se profesionit te tij, sepse nuk ishte filozof, por Gjuhetar shqiptarofil. Atehere na mbetet ne te themi ate qe kishte zbuluar Emermadhi dhe Emershenjti i Gjuhes Shqipe, Akademiku Profesor Eqrem Çabej dhe nuk e kishte shprehur dot (une jam i bindur plotesisht, me ndihmen e te paharruarit Prof. Rrok Zojzit (1910-1995), se Emermadhi dhe Emershenjti i Gjuhes Shqipe, Akademiku Profesor Eqrem Çabej e dinte sakte kete problem, si asnje gjuhetar tjeter ne Bote per te gjitha koherat).
Sekreti ishte tek zevendesimi i fjaleve ilirisht nga ana e gjuheve qe flisnin relatoret politike te ilireve duke filluar nga helenet, romaket, bizantinet, sllavet, otomanet, greket dhe popujt e tjere europiane dhe aziatike me te cilet iliret – arberit – shqiptaret ishin relatuar pergjate 2500 vjeteve te fundit. Gjetja e nje fjale ne nje kishe primitive me gure pellazgjike paleokristiane thelle nen toke me alfabet latin (ne rrethin e Elbasanit, ku arkeologet italiane kishin punuar per kater vjet, – 1939-1943 dhe nuk e kishin gjetur ate qe kerkonin), por e pakuptimte ne cdo gjuhe te botes (me hollesisht per kete lexo ne www.genchoti.com: 77-Mos eshte nje FJALE e Gjuhes Shqipe? 24 shkurt 2014), na jep ne dore faktin e ketij zevendesimi. Kjo shenonte dhe katastrofen fatlume me te rendesishme te gjuhesise shqipe: ajo nuk mund te percaktonte zanafillen e vet historike me metodat e vjetra.
Atehere duhej kaluar ne nje plan tjeter, por pikesepari i duhej dhene pergjigje autoresise se shkrimit dhe kohes kur lind shkrimi ne raport me ngjarje te ndodhura. D.m.th.
1-Cili eshte ekuacion lendoro-social i lindjes se gjuhes dhe kush ka qene shkaku social i shpikjes se shkrimit?
2-Ne cfare Kohe kishte ndodhur ky proces? 3-Cila eshte lidhja e Gjuhes Shqipe me keto dy procese? Pergjigja e ketyre tre pyetjeve e parakalonte domosdoshmerine e hallkes lidhese te gjuhes shqipe me paraardhesen e vet historike, por, nga ana tjeter, tregonte se gjuha e shkruar nuk ishte e afte te argumentonte gjenezen e shqiptareve ne planini historik e per kete nuk duhej marre per baze.
Mbi bazen e pergjigjeve te ketyre dy pyetjeve shtrojme pyetjen vendimtare:
3-Cili eshte ekuacion lendoro-social i lindjes se gjuhes shqipe?
Kjo pyetje merr pergjigje nga analiza e kater popujve, tashme europiane, per periudhat kur e kane formuar dhe shpikur shkrimin e tyre: heleneve dhe romakeve, edhe pse iliret jane shume-shume me te vjeter se keto dy popuj, por ajo pasurohet me te njejten performance saktesie edhe me nje teresi popujsh te tjere me nje emer te perbashket – sllavet. Ne kete rast duheshin zbuluar parametrat natyror te aresyes se kesaj gjendjeje natyrore e popujve me te hershem te kontinentit te Races se Bardhe dhe perse iliret ndodheshin jashtezakonisht prapa tyre, por ekzistonin per jete e mot ne trojet ku i kishin njohur qofte pellazget e ardhur, qofte helenet e qofte latinet, te cilet u kishin vene dhe emrin banoreve autoktone te gadishullit qe fillimisht i kishin njohur si banore te Perandorise se Kultit te Gjarprit (ne ate kohe emri Dardan njihej dhe ishte i vendosur nga pellazget e ardhur duke na argumentuar se behej fjale per Dardanet e Troades dhe jo te Ilirise, qe ne ate kohe nuk ishte shpikur si emer (dmth termi dardan ekziston perpara termit ilir ne kohe dhe autori i te dy ketyre emertimeve ishin pellazget hyjnore). Cfare loje kishte luajtur Nena Natyre me Njeriun ne pergjithesi dhe parashqiptaret e larget ne vecanti?
Fakti eshte se ne procesin dinamik te fillimit te shkrimit historikisht:
Ne Greqine Helenike kane lindur dhe punuar pergjate dy-tre shekujve me te pare te lindjes se shkrimit helenik keta individe (sipas petit Robert 2, 1983):
Likurgu legjistrator shek. IX Para Kri.
Homeri poet shek. IX Para Kri.
Hesiode poet shek. VIII – VII Para Kri.
Arkilokhos poet 712 – 648 Para Kri.
Turtaios poet shek. VII Para Kri.
Ne Romen Latine kane lindur dhe punuar pergjate dy-tre shkujve me te pare te lindjes se shkrimit latin keta individe (po aty), duke ditur se Ligjet e 12 tabelave ishin shkruar me perpara (shek. V Para Kri.):
Marcus Furius Camillus gjeneral romak shek. V – IV Para Kri.
Apius Claudius Caeus njeri politik, shkrimtar shek. IV – III Para Kri.
Lucius Andronicus autor, aktor shek. III Para Kri.
Cneius Naevius poet 270 – 201 Para Kri.
Quintus Fabius Pictor historian 254 – 201 Para Kri.
Titus Maccius Plautus poet komik 254 – 184 Para Kri.
Quintus Ennius poet 239 – 169 Para Kri.
Markus Pacuvius poet dramatik 220 – 132 Para Kri.
Titinius poet komik shek. II Para Kri.
Ky material tregon me se pari diferencen ne kohe te lindjes se dy shkrimeve (rreth kater shekuj) ne dy popullata ne largesi gjeografike, te themi, 200 km (a nuk kerkon nje shpjegim teorik ky fakt); dhe, se dyti, shkaku i lindjes se shkrimit eshte i lidhur me dokumentimin e ideve juridike dhe lindjen e mendimit letrar. Ky fakt do te shoqeroje te gjithe popujt ne rrugen e tyre drejt formimit te shtetit, si strukture shoqerore per drejtimin e Races Njerezore ne Toke, pa na e dhene autorin e shkrimit.
Por pa te zgjerojme pak me teper kerkimet ne kete fushe, dhe te marrim ne konsiderate dy popuj, me mbi 1500 vjet diference njeri dhe 2500 tjetri ne raport me helenet, dallojme ne menyre te drejteperdrejte pikerisht autoret e alfabeteve te grup popujve qe i perdorin akoma. Keshtu nder popujt sllave dallojme:
Sllavet e moren nga te krishteret alfabetin cirilik me ane te:
Cirilit klerik i krishtere 827 – 869
Metodit klerik i krishtere 825 – 885
Ndersa shqiptaret nen drejtimin e Nush Topallit me 1899 themelojne “Shoqërine Bashkimi” duke zgjedhur me vone si kryetar Abatin e Mirditës, Imzot Prend Doçin, ndersa me 1906 kryesia perbehej nga: Imzot Prend Doçi, Imzot Jak Serreqi, Dom Dode Koleci, Dom Mehill Çuni, Ate Gjergj Fishta, Dom Nikolle Sheldia, Dom Gjergj Koleci, Dom Mark Shllaku, Ate Pashk Bardhi, Dom Ndoc Nikaj. Me 1908 “Shoqnia Bashkimi” aprovoi alfabetin e Gjuhes Shqipe me autor:
Imzot Prend Doci ipeshkev 1846 – 1917
dhe ja paraqiti Kongresit te Manastirit me 1908 duke e aprovuar ate. Prej asaj kohe emri i Imzot Prend Doçit personifikon krijuesin e alfabetit te Gjuhes Shqipe dhe Institucioni qe u perfaqesua ne ate Kongres: PRONARIN ligjor te Gjuhes Shqipe – Kishen Katolike Shqiptare.
Mbi kete baze analitike rezulton qe krijuesi i alfabeteve mbare europiane te jene Institucionet Fetare fillimisht Politeiste, pastaj te Krishtere, dhe, per shqiptaret, Kisha Katolike Shqiptare.
Por ne fund shtrohet nje pyetje shumepermasore: Cfare fitojme nga pohimi apo mohimi i teorise mbi prejardhjen pellazgjike te Gjuhes Shqipe?
Nga pohimi i teorise se prejardhjes pellazgjike te Gjuhes Shqipe fitojme:
1-Karakterin racist te nje madheshtie jo vetem te rreme, por te pamundur historikisht.
2-Bartjen e nje Marrezie te pashembellt ne Historine e Njerezimit, per te cilen Bota na ve ne loje sot e pergjithmone, por qe mund te merret si shkak per te na mohuar historikisht.
3-Justifikimin e krimeve te epokes komuniste duke lidhur mos zhvillimin social te shqiptareve per efekt te ligjeve Natyrore ne Boten e Njeriut me termat politike mbi prapambetjen shoqerore te tyre duke akuzuar si shkaktare te prapambetjes pikerisht ata qe na cuan, ndoshta, dy milion vjet perpara. Kjo i hap rruge shtremberimit te Historise per nevoja te politikes duke evidentuar shkalle te paqena ne zhvillimin shoqeror te shqiptareve dhe paraardhesve te tyre. Ketu e ka burimin teoria mbi shtetin e banoreve autoktone te gadishullit qe ne shek. XII Para Kri., shtetin ilir, shtetin arber, shtetin e Skenderbeut e te gjithe formave shteterore kur shqiptaret ne fillim te shek. te XX-te disponojne: te drejten zakonore te pashkruar, idete fetare ne shkallen pagane te tyre, pronen fisnore dhe familjen patriarkale; – qeliza sociale keto shume-shume me te vjetra se shteti klasor. Analiza dhe zbertthimi analitik i ketyre qelizave tregon dy permasa sociale: 1-moshen e sterlashte sociale te bartesve te tyre dhe 2-shpejtesine teper-teper te vogel te zhvillimit ne raport me te gjithe popujt e Europes.
Nga mohimi i teorise se prejardhes pellazgjike te Gjuhes Shqipe fitojme:
1-Elementin Natyror qe na dallon nga te gjithe popujt e tjere europiane.
2-Te qenurit popullata zanafillore e Races se Bardhe, duke permbysur te gjithe teorite raciste, pasi rasti shqiptar kerkon nje metodike te re analitike qe permbys dhe vete shkencen e Historise duke e konsideruar kalimtare ne mendimin shkencor boteror, por thellesisht jo te sakte.
3-Faktin qe jemi populli me i pa zhvilluar ne kontinent per shkak te zanafilles biologjike mbi cbaze zbulohet qe shpejtesia e zhvillimit shoqeror eshte ne raport te zhdrejt me kohen e lindjes.
Nga pergjigjet e kesaj pyetjeje rrjedh pyetja tjeter: Perse u duhet shqiptareve vepra e Çabejt ne jeten e perditshme?
Eshte e vetmja veper qe VERTETON se shqiptaret nuk mund te rrojne pa Europen, kur Europa do te vuante ne te ardhmen pa shqiptaret. Ne kete pike do te ndodhe ajo qe konsiderohet si “paradoksi i Kohes” dhe qe do te frenoje europianet ne zhvillimin e tyre drejt globalizmit absolut perpara KOHES Natyrore. Pra roli i shqiptareve ne historine europiane eshte frenimi i zhvillimit social te popujve europiane deri ne ate mase sa te barazohen me zhvillimin social me popujve afrikane dhe aziatike perpara se te zhdukin armet me ane te te cilave kane nenshtruar gjithe Njerezimin. Transformimi i armes ne vegel pune eshte nje proces historik qe tregon se vete arma ka kryer nje rol gjigand pershpejtues ne zhvillimin e Njeriut, por ajo sot eshte bere armiku me i madh i shpikesve te saj fundor, pasi i ka cuar kaq perpara sa nga njera ane kerkon t’i thjeshtoje problemet politike duke e transformuar arsenalin e armatimit ne vegla pune dhe, nga ana tjeter, bartesit e armeve jane jashte kontrollit dhe mund te kthehen kundra tyre.
Koha do ta tregoje se sa te afte do te jene shqiptaret ne rolin e tyre frenues tek popujt europiane duke e ditur shume sakte se kete rol e kane luajtur pergjate 15 shekujve ne adrese te popullates helene duke mos e lejuar te jete e rilindur ne formen greke.
Kjo i jep fund njehere e mire perrallave mbi gjuhen shqipe, si nena e gjuheve te njerezimit. Gjuha shqipe eshte gjuha me e re ne Europe dhe veper e Kishes Katolike Shqiptare nder keto kater qind vjet (termi katerqind vjet nuk eshte nje segment kohor, por periudha 1635-1908 ku ekziston e analizuar dhe dokumentuar vete gjuha shqipe ne te gjithe hapesiren e njojtur). Te tjerat jane perralla te shemtuara diletantesh antishqiptare qe kerkojne me cdo cmim te fshehin krimin e realizuar me ane te kongresit drejtshkrimor te 1972. Cudia qendron ne unitetin e teorise pellazgjike te gjuhes me ate kongres unifikues famekeq. Edhe ky fakt eshte i mjaftueshem per te hedhur tej teorine e prejardhjes se Gjuhes Shqipe nga pellazgjishtja helene, realizuar prej Emermadhit dhe Emershenjtit te Gjuhes Shqipe Akademikut dhe Profesorit Eqrem Cabej dhe te perforcuar bindshem nga Akademiku – Profesor Kolec Topalli.
Tirane, me 09.06.2018