Artikuj

98- Roli i Gjinise femerore ne Historine e Natyres

Posted by Genc Hoti

Loading

98 – Roli i Botes Femerore ne Historine e Natyres

(ose konstatimi i permbysjes te materializmit dialektik te shek. te XIX-te drejt bolshevizmit te shek. te XX-te)

E bija e POETIT lirik me te madh shqiptar te te gjitha koherave, dhe nje nder liriket me te medhenj europiane te shek. te XX-te, per te mos thene me i madhi, Lasgush Poradecit, duke cituar Oriana Fallaci-n, shkruan ne fb:

“Pothuajse të gjithë heronjtë e historisë janë meshkuj: nga Prometeu, që zbuloi zjarrin te Icaro, i cili u përpoq të fluturojë, deri te Jezusi që deklaroi veten si bir i Atit; a thua se gratë që i patën lindur të ishin vetëm inkubatorë ose infermiere.

E megjithatë, ose pikërisht për këtë shkak, të jesh grua është kaq interesante. Eshtë një aventurë që kërkon një farë guximi ose një sfidë, që nuk të mërzit kurrë.

Do të kesh shumë gjëra për të ndërmarrë në qoftë se lind grua.

Do të luftosh për të shpjeguar se, mëkati nuk lindi ditën kur Eva këputi mollën, jo, atë ditë lindi një virtyt i shkëlqyer i quajtur, mosbindje.

Do të kesh mundësi të dëshmosh se brenda trupit tënd të butë dhe të rrumbullakët ka një inteligjencë, që kërkon të dëgjohet.

Të jesh nënë nuk është një punë. Nuk është as një detyrë. Eshtë vetëm një e drejtë si shumë të drejta të tjera. Eshtë e mundimshme të jesh nënë disa herë. Dhe shpesh, pothuajse gjithmonë, do të humbasësh. Por nuk duhet të dekurajohesh.

Të luftosh është më bukur se të fitosh, të udhëtosh është më bukur se të arrish: kur ke fituar ose kur ke arritur, ke një boshllëk të madh”.

Por gazetarja, duke mos ditur te zgjidhe problemin me te madh dhe me kryesor te Njerezimit (Historine Natyrore te Gjinise Femerore), nuk ka shtuar: Te jesh NENE do te thote te kesh krijuar Njerezimin, ndersa te jesh FEMER do te thote te kesh krijuar Natyren Lendore dhe ketu e ka humbur betejen me mendimin gazetaresk dhe ate per te cilen ka jetuar (per efekt te edukacionit shteteror), pasi, ne kete rast, dashur pa dashur, ka fshehur thelbin e ZANAFILLES Njerezore dhe ate te Natyres Lendore (gazetarja i ka dhene te drejte vetes per te bere nje sakrilegj, pasi ka ironizuar figuren e Jezu Krishtit, duke e deklaruar hapur se problemin e Gjinise Femerore e ka pare brenda instiktit njerezor te epokes shteterore dhe aspak si tendence zgjidhje ne Historine e Njerezimit ku fshihet manipulueshem ZANAFILLA e Races Njerezore ne Toke, prej nga e ka burimin dhe vete shteti). Por, ne fund te fundit, autorja nuk e thote qe heronjte e historise nuk jane meshkuj, por ato u bene te tille nga vetvetja per te vendosur sundimin gjinor nga instikti i zhvillimit duke rifshehur pikerisht ZANAFILLEN e Races Njerezore ne Toke dhe te vete Natyres Lendore.

Ne realitet ne keto rreshta te gazetares kemi fatkeqesine e Races Njerezore ne Toke dhe te Mendimit Filozofik te cilet ne asnje cast nuk e kane kuptuar se cfare ka ndodhur me Gjinine Femerore te Botes Njerezore qe nga dita kur lindi. Paaftesia e gazetares per te kuptuar se cili ka qene roli i paraardheses me te pare te gjinise se saj, e ka çuar ne nje konkluzion te mbapsht dhe antihistorik. Ky konkluzion fsheh “procesin” me kryesore te Races Njerezore ne Toke: ZANAFILLEN NATYRORE – BIOLOGJIKE – SHOQERORE; fsheh ate qe e kane kerkuar prej mijera e mijera vjetesh dhe nuk e kane gjetur dot, por qe ka qene teper-teper afer nesh, dhe qe permblidhet ne ZBULESEN e ZOTIT. Eshte merita e Karol Voitila-s (1920-2005), e Papes polak me ndikimin me te madh pozitiv ne Racen Njerezore ne Toke Shen Xhovani Paolo II (1978-2005), kur deklaroi plot madheshti dhe saktesi: Forma e pare e Besimit Fetar eshte DASHNIA (Deus caritas est) . Vetem ne Gjuhen Shqipe ndodh qe fjala DASHNI te jete shume me domethenese se fjala e nje dialekti te gjuhes shqipe: dashuri (Historia kunder Politikes, Jeta reale kundra hipokrizise, Ndjenja shpirterore kunder instinktit). Vetem ne kete fjale kuptohet sakte roli negativ i Politikes mbi Historine, i dialekteve mbi gjuhen MEME.

Por Mendimi Filozofik Boteror nuk e ka kuptuar akoma se pas Postulatit te Papes Shen Xhovani Paolo II (1978-2005) kerkohet revizionimi i te gjithe mendimit Teologjik Boteror per te gjitha koherat dhe, pas ketij Postulati, Mendimi Fetar peson nje deformacioni filozofik jo vetem ne menyren e te shpjeguarit, por tani kerkohet konkretisht autoresia e lindjes se Ideve Fetare ne planin Historik dhe autoresia e lidhjes se ZOTIT me Boten e Njeriut. Pas ketij Postulati argumentat filozofike te Shen Augustit (354-430) mbi aresyet perse duhet besuar ne ZOT, te pakten ne kuptimin filozofik, rezultojne te jene te pamjaftueshem dhe jo te plote edhe pse njeri prej tyre e ka brenda objektin e dashurise drejt ZOTIT (Shen Augustini, Rrefimet, f. 239, Tirane 2006, me perkthim te Clirim Mukli-t). Ne kete rast Shen Xhovani Paolo II (1978-2005) ka evidentuar procesin e bashkeveprimit si nje proces absolut dhe universal te Natyres qe ne momentin e Big-Bangut, duke na cuar ne perfundimin se injektimi cilesor i Big-Bangut ka ardhur nga jashte veprimit shperthyes. Ne kete rast personifikimi i lindjes se Jezu Krishtit dhe Big-Bangu kane te njejtin shkak justifikues sipas ekuacioneve:  Nena Njerezimin, FejaShkencen, dhe qe te dyja ZOTIN. Per Shkencen ZOTI eshte justifikim, per Teologjine thelbi i jetes njerezore, por pa e thene per asnje cast se cfare eshte ky thelb dhe perse duhet jetuar per te (ky duhet te jete objekti real i kritikuesve te Fese qe e konsiderojne veten per ateista, por qe nuk dine ta bejne per efekt paaftesie sociale).

Pozicioni i sotem i Gjinise Femerore ka fatin, e mire apo te keq nuk di te them, qe te coje ne zbulimin e kesaj zanafille, por ajo kerkon medoemos ndjekjen e nje rruge plot me te panjohura, plot me gabime, plot me krime, plot me pohime, plot me mohime, qe, ne fund te fundit, ka mbuluar nje te “panjohur”, te njohur shume-shume mire, por te papranuar per efekt te idiotizmit intelektual (ketu qendron nje nder gabimet e materializmit boshevik te shekullit te XX-te), por qe ne Shqiperi duket e zmadhuar per efekt te padijes te ketyre temave, per shkak te shkolles shteterore dhe idiotizmit intelektual shqiptar (eshte e vetmja pike ku epoka komuniste shqiptare perputhet me Boten) te krijuar pas 1945, qe fshihet pas titujve shkencore (shqiptaret jane i vetmi komb ne Bote qe duke mos bere shkence [vetem emermadhi dhe emershenjti i Gjuhes Shqipe, akademiku Prof. EQREM CABEJ (1908-1980) dhe i jashtezakonshmi Prof. Rrok Zojzi (1910-1995) nuk perfshihen ne kete kategori] kane doktore, profesore, akademike dhe Akademi Shkencash te cilet kane sherbyer dhe sherbejne per te manipuluar dhe sunduar politikisht kombin shqiptar ne menyren me te keqe te mundeshme).

Materializmi bolshevik i shek. te XX-te disponon tre gabime rrenjesore ne planin teorik: 1-Anashkaloi, duke e permbysur tre shkalle, Dialektiken Hegeliane; 2-Mohoi rolin e Ideve Fetare dhe Institucioneve te Fese ne historine e Njerezimit, duke mos i zgjidhur materialisht keto dy role (ky eshte nje gabim i te gjithe rrymave filozofike materialiste ne Bote qe nga kohe e Helades para 2500 vjeteve); 3-Nuk zgjidhi raportin materialist midis gjinive biologjike duke mos vene ne dukje ekzistencen e gjinive ne boten fizike dhe kimike (termi te kunderta eshte nje term hipokrit qe e mbulon ekzistencen e permases te kundershtive midis gjinise femerore dhe asaj mashkullore ne boten biologjike dhe shoqerore edhe pse eshte e njejta gje njerezore [ne fakt nuk eshte e njejta gje ne kuptimin Natyror, jo vetem per rolin e perditshem qe ato luajne, por kryesisht ne rolin qe ato kane kundrejt zanafilles se Natyres, jo te Njeriut; kjo e fundit nuk eshte kuptuar akoma nga Njerezimi], por qe ne kete rast i eshte larguar argumentit me kryesor mbi unitetin e Natyres Lendore).

Sipas Dialektikes Hegeliane te kundertat jetojne ne harmoni (me fjale te tjera Ekzistenca nuk eshte e mundur pa te Kundertat), kurse sipas dialektikes bolshevike te kundertat cojne ne zhvillim duke e zhdukur njeren te kundert (sic do ta shohim me poshte ne nje fjalor filozofik te politikes, kjo ka qene praktika e politikes bolshevike pergjate shek. te XX-te kudo ku u zbatua). Pra i bie qe, sipas materializmit bolshevik te shek. te XX-te, percaktimi i gjinive biologjike si te kunderta e kerkon medoemos zhdukjen e njeres gjini qe te kemi zhvillim progresiv. Lajthitja e materialisteve te shek. te XX-te, deri tek bolshevizmi sovietik, nuk eshte vene ne dukje deri ne kete shkalle, cka tregon se problemi eshte universal dhe i pa konstatuar zgjidhshem ne asnje permase, per nje aresye shume te thjeshte: nuk kritikon dot vetveten (dalja kunder vetvetes eshte nje nder mangesite serioze te shqiptareve te pas 1945-ses).

Pikepyetjet qe lindin ne kete rast kosistojne:

A ekzistojne gjinite ne boten jashtebiologjike (ne kete bote zakonisht keto konsiderohen si te kunderta) dhe cila eshte dinamika e tyre historike? Cili eshte raporti kohor, hapsinor dhe dinamik midis gjinise femerore dhe mashkullore? Pikerisht ne kete pike qendron ndryshimi midis dialektikes hegeliane dhe materializmit te shek. te XX-te, pasi dialektika hegeliane i krijon te gjitha mundesite per te zbuluar keto raporte, kur materializmi dialektik, sidomos ai bolshevik, i mbyll te gjithe rruget dhe kerkon me cdo cmim te zhduke kontradikten midis te kundertave. Atehere na ngelet te zbulojme raportet e mesiperme, por dhe aresyen perse dialektika hegeliane u zbulua ne boten njerezore dhe perse nuk mund te zbulohet ne natyren jashtenjerezore (me fjale te tjera: perse duhet pranuar Hegeli Dialektik dhe jo Marksi Materialist; per dijeni te lexuesit marksizmi i proletareve u shpik ne shekullin e XIX-te per te mbuluar krimin e perbindshem te politikes qe nga dita e themelimit te saj ne kurriz te Njerezimit, si nje kundervenie te punes milionavjecare qe Institucionet Fetare kishin bere ne favor te Njerezimit qe nga dita e lindjes se tij). Cfare fsheh ne kete rast ndryshimi midis Botes Njerezore nga Bota Natyrore? Kjo eshte justifikuar formalisht me dallimin midis fjales gjini dhe fjales kunderti pa e thene ne asnje rast se kemi te bejme me te njejten dukuri, por te shprehura per dy forma organizimi nderlendor te ndryshme qe i japin mundesi filozofit formalist te krijoje cilesine jashte unitetit nderlendor, duke krijuar precedentin e mohimit te argumentit mbi Unitetin e Natyres. Pranimi i gjinive ne boten materiale mekaniko-fiziko-kimike do te kerkonte medoemos zgjidhjen e rebusit pergjate procesit te Big-Bangut, dmth kush ishte ajo force e jashtme qe kishte ndikuar domosdoshmerisht mbi boten e brendeshme te struktures materiale paralendore qe realizoi ate ngjarje mbi 13 miliard vjet me pare. Eshte hallka filozofike qe nuk zgjidhi dot Albert Ajnshtajni (1879-1955) dhe Stephen Hawking (1942-2018), por e anashkaluan duke marre per baze Aristotelin (384-322 Para Kri.) mbi karakterin njepermasor te shkakut te ngjarjes, por nuk eshte thene akoma se kane vazhduar nje rruge te nisur gabim nga Njerezimi prej afro 2500 vjetesh me pare. Ne fakt kemi ne dore pranimin, ne menyre konkrete, te levizjes mekanike ne menyre te paster dhe jo te injektuar (shkenca e sotme nuk di dhe nuk ka bere dallimin akoma se cfare eshte levizja e paster mekanike dhe cfare eshte levizje mekanike e injektuar).

Per te zgjidhur te gjithe keto rebuse, te pakten ne fushen e Historise se Njerezimit, historiografia teorike ka perdorur dy menyra: 1- ka parakaluar nga e kaluara drejt te tashmes dhe, 2- ka analizuar nga e sotmja drejt te kaluares; por ne te dy rastet nuk ka konstatuar ekzistencen e gjinive (pasi i ka konsideruar si te kunderta edhe pse termi gjini ne boten biologjike kuptohet me lehtesi, kurse ne boten paraardhese duket sikur nuk ka kuptim) ne boten jashtebiologjike. Kjo do te thote se ne do te ndjekim nje rruge tjeter per te realizuar zbulimin e te panjohures qe e ndjek Njerezimin, te pakten qe nga dita kur u shpik shkrimi. Thelbi i te gjithe problemit qe duam te zbulojme eshte: dinamika historike e Gjinise ne Natyre, duke pranuar se ajo eshte e pranishme nga forma me e ulet deri ne formen me te larte te organizimit nderlendor, por qe eshte e devijuar me ane te nje termi qe ka mbuluar procesin me kryesor te Natyres Lendore: gjenezen historike te saj.

Ky term percaktues (“i kundert”) perdoret gjeresisht pothuajse ne te gjitha shkencat natyrore pa vene dallimin e ekzistences cilesore te pjesmarresve ne te. P.sh. pranohet qe polet manjetike jane te kundert, plusi me minusin apo faza me nulin jane te tille; por te tille nuk jane e ngrohta me te ftohtin, i gjati me te shkurtin, i madh me te voglin, i pasuri me te varferin. Koncepti “i kundert” ne mendimin filozofik nuk eshte i sqaruar plotesisht sakte ne permasen e vet dinamike dhe kushtin qe duhet te plotesojne pjesmarresit ne te per te qene te tille. Dhe defekti qendron ne mos marrjen parasysh te faktorit KOHE ne procesin e dinamikes se zhvillimit te Natyres (ne kete rast nuk eshte kuptuar se pergjate Kohes Historike ato kane ndryshuar vend dhe rol, pra ne thelb nuk jane te kundert). Ne Gjuhen Shqipe kjo fjale eshte analizuar sipas nje kompleksi gjuhesoro-filozofik ku me teper rendesi i kane dhene kesaj te fundit duke perforcuar mashtrimin universal qe mbizoteron ne shkencat shoqerore dhe ato te natyres ne nivel boteror.

– Sipas Fjalor i Gjuhes se Sotme Shqipe (Tirane 1980) kjo fjale ka kete kuptim:

KÚNDERT (i,e) mb. 1. Qe nuk pajtohet me nje tjeter, qe eshte ne kundershtim me te ose i kundervihet atij; krejt i ndryshem nga dicka tjeter, qe dallohet shume nga nje tjeter. Mendime (pikepamje, veprime) te kunderta. Interesa te kunderta. Karaktere te kunderta. Tipa te kundert. Kuptime te kunderta. gjuh. Kuptime antonimike. Fjale te kunderta. gjuh. Antonime.

  1. Qe eshte perballe dickaje tjeter, qe qendron perkundrejt ose ne anen tjeter te dickaje. Faqja e kundert. Skaji i kundert. Kendi i kundert. gjeom. Ne ane te kundert.
  2. Qe vjen perballe a leviz ne drejtim te perkundert me dicka a me dike tjeter; i kundert. Ne drejtim te kundert. Rryma uji te kunderta. Levizje te kunderta.

Ndersa termi Kunderti, po sipas ketij fjalori, ka kete shpjegim:

KUNDERTI,~A f. sh. ~, ~TE filoz. 1. E kunderta

  1. Kontradikte. Kunderti antagoniste (jo antagoniste, te papajtueshme. Kundertia ndermjet materializmit dhe idealizmit. Kundertia ndermjet punes mendore e punes fizike (ndermjet fshatit e qytetit).

– Ne Fjalor i Filozofise me autor Servet Pellumbi dhe Fiqret Spahiu (Tirane 1974) shpjegohet termi “kunderti” dhe “ligji i unitetit dhe i luftes se te kundertave”, duke na shpalosur rendesine qe kane pasur keto fjale ne boten e komunizmit praktik, te pakten ne Shqiperine e asaj kohe:

Kunderti, kategori qe sherben per te treguar anet, vetite ose tendencat e kunderta te levizjes e te zhvillimit te sendeve e te fenomeneve, anet e kontradiktes dialektike. P.sh., e reja dhe e vjetra, e mira dhe e keqja, pozitivja dhe negativja jane ane te kunderta te sendeve dhe te fenomeneve. Ne procesin e zhvillimit, sipas dialektikes materialiste, ne vete sendet e fenomenet lindin dallime, drejtime e tendenca te kunderta, qe ndryshojne e zhvillohen me ritme te ndryshme. Kjo do te thote se te kundertat (kundertite) kane karakter objektiv e te pergjithshem. Te kundertat jane ne lidhje dialektike midis tyre, ato jane ne unitet (kete e ka thene Hegeli dhe marksizmi, GH) dhe ne lufte me njera-tjetren (kete e ka thene bolshevizmi, GH). Lufta e te kundertave eshte burimi i brendshem i cdo levizjeje dhe zhvillimi. Pa kuptimin e drejte te te kundertave nuk mund te kuptohen as kontradiktat dialektike, te cilat s’jane gje tjeter vecse raporti midis aneve te kunderta. / Termi kunderti, ne nje kuptim tjeter, perdoret per te karakterizuar shkallen e zhvillimit dhe te pjekjes se kontradiktes. Kundertia shenon nje shkalle me te larte ne zhvillimin e kontradiktes, pikerisht ate shkalle kur lufta midis te kundertave ka hyre ne fazen vendimtare dhe kontradikta kerkon zgjidhje. Ndersa ne disa raste, ne nje kuptim me te ngushte, termi kunderti perdoret per te treguar kontrastin, raportin antagonist midis te kundertave (p.sh., kundertia midis materializmit dhe idealizmit, midis punes mendore e fizike, midis fshatit e qytetit ne kaspitalizem, etj.). (f.180-181)

Dhe ne vazhdim, per te kuptuar se cfare ka ndryshuar nga marksizmi V.I.Lenini:

Ligji i unitetit dhe i luftes se te kundertave, ligj universal i zhvillimit te realitetit objektiv dhe i njohjes njerezore. Ky ligj perben thelbin, “berthamen” e dialektikes materialiste. Ai shpjegon burimin e brendshem objektiv te cdo levizjeje e zhvillimi dhe ben te mundur keshtu kuptimin e levizjes e te zhvillimit si vetelevizje dhe vetezhvillim. / Procesi i zhvillimit realizohet nepermjet ndeshjes se te kundertave, te cilat si momente, ane, tendenca qe ekzistojne objektivisht ne vete sendet dhe fenomenet, jane ne unitet, ne lidhje dialektike me njera-tjetren, perjashtojne njera-tjetren dhe depertojne reciprokisht ne njera-tjetren. Sipas dialektikes materialiste, nuk ka te kunderta qe te mos jene te lidhura me njera-tjetren ne nje unitet te caktuar, moment ky qe e ben te pashmangshme luften midis tyre. / Uniteti i te kundertave eshte relativ, ndersa lufta qe prish unitetin, lidhjen midis te kundertave, qe ben te mundur zgjidhjen e kontradiktave dhe kalimin nga nje cilesi me e ulet ne nje tjeter me te larte, eshte absolute. / Ne ligjin e unitetit dhe te luftes se te kundertave, ne formen me te koncetruar dhe me te qarte, duket kontrasti midis koncepteve dialektike dhe metafizikes te zhvillimit. Metafizika burimin e zhvillimit e te ndryshimeve e kerkon jashte sendeve dhe fenomeneve, ajo zevendeson analizen konkrete te procesit te zhvillimit me pershkrimin e siperfaqshem vetem te disa prej rezultateve te levizjes. Ndersa koncepti dialektik i zhvillimit, nepermjet ligjit te unitetit dhe luftes se te kundertave, zbulon thelbin, burimin e brendshem te cdo levizjeje e ndryshimi qe kryhet ne natyre, ne shoqeri dhe ne mendimin njerezor (kjo eshte pjesa ku materializmi ka  te njejten performance si idealizmi filozofik, pasi ka tentuar te marre ne konsiderate vetem dinamiken e brendshme te ngjarjes jashte procesit te bashkepunimit te dy te kundertave, ky eshte rasti i perjashtimit te argumentit mbi zbulimin e ZANAFILLES qofte ne boten njerezore e qofte ne boten fiziko-kimike, GH). / Idete mbi kontradiktat si burim zhvillimi e ka dhene Herakliti. Kontribut te vecante, megjithese nga pozitat e idealizmit, ne perpunimin e ligjit te unitetit e te luftes se te kundertave dha G. Hegeli. Filozofia marksiste, duke vleresuar drejt gjithshka pozitive te krijuar nga paraardhesit ne kete fushe, formuloi ne menyre shkencore ligjin e unitetit dhe te luftes se te kundertave “si ligj te njohjes dhe ligj te realitetit objektiv” (V.I.Lenin). (f. 194-195)

Interesant eshte fakti qe ne Mendimin Filozofik Perendimor ketyre termave nuk u kane dhene rendesi, por perciptas kane analizuar terma te perafert qe lidheshin me marksizmin filozofik pa e analizuar kete te fundit ne saktesite e pretenduara.

  • Keshtu, p.sh., ne Fjalor i Filozofise, me autor Didie Zhylia, te serise Larousse, Tirane 1994, eshte perdorur termi kundervenie kur flitet per dialektiken: “Realiteti historik eshte dialektik. Sistemet filozofike i kundervihen njeri-tjetrit ne lidhje me natyren e kesaj dialektike” (f. 71). Shpjegohet ideja dialektike marksiste: “Historia zhvillohet sipas ligjit te te kundertave…” (po aty).

– Kurse ne Enciklopedine e Pergjithshme te Oxfordit (Tirane 2008) ky term, dhe te perafert me te, nuk ekzistojne.

  • Por ne Fjalor Enciklopedik i Politikes, me autor Dashnor Kokonozi, Tirane 2005, jepet shpjegimi i Luftes se Klasave ku rezulton hapur shtremberimi i bashkeekzistences se te kundertave, si nje proces absolut pa asnje perjashtim. Merita e autorit qendron ne analizen permbledhese te studiuesve te kesaj teme dhe pretendimet e gjithseicilit ku mbizoterojne politikanet. Sipas autorit te ketij fjalori termi i luftes se klasave ka kete permbajtje:

Lufta e klasave, nje ligj qe sipas teorise marksiste eshte ne origjine te zhvillimit te shoqerise njerezore, te ndare ne klasa armiqesore midis tyre. Ne koherat moderne, sipas K. Marksit, keto klasa jane kapitalizmi, i cili zoteron kapitalet, borgjezia e vogel dhe e mesme, e cila zoteron mjete qe i nevojiten per ekzistencen e vetvetes dhe proletariati, i cili nuk zoteron gjesendi tjeter vec forces se tij te krahut. Ne te vertete ekzistenca e dy klasave te para eshte verejtur qe me pare nga historianet franceze te restaurimit, nga Guizot, Thierry, Thiers. Po atyre dy (ne tekst eshte du, GH) klasave, K. Marksi u shtoi edhe proletariatin, qe ishte fort i pranishem, vecanerisht si pasoje e zhvillimit industrial te kohes. Koncepti i Luftes se klasave (ne tekst eshte “Lsek”, GH) eshte perdorur per te treguar luften midis sklleverve dhe pronareve te tyre ne periudhen skllavopronare, midis fshataresise dhe feudaleve ne Mesjete dhe midis te punesuarve dhe punedhenesve ne shoqerine moderne. Ne veshtrim te pare duket se me zhdukjen e klasave apo thjeshte me zhdukjen e nje klase te caktuar, rrjedhimisht duhet te reshte edhe lufta e klasave. Pas luftes se Dyte boterore me vendosjen e rendit komunist ne Shqiperi nisi dhe nje lufte sistematike ndaj asaj klase qe mund te quhet si borgjezi (nderkohe qe pronaret e medhenj te tokave u eleminuan shume shpejt). Ajo u taksua ne nje menyre te tille qe hapur kerkonte zhdukjen e saj e, me pas, me ligje te ndryshme u shtetezuan te gjitha mjetet e prodhimit dhe mundesia per te punuar jashte strukturave shteterore. Borgjezia u zhduk me ligj. Por jo lufta e klasave. Ne teresi i tha se tani ajo vazhdonte me mbeturinat e borgjezise dhe kur u deklaruan se edhe ato ishin zhdukur u be e njohur se lufta e klasave do te vazhdonte, por kete here me mbeturinat e koncepteve borgjeze ne mendjen e njerezve. Dukej se do te qe dicka qe i mbetej sferes dhe diskutimeve teorike, por qe nuk qe ashtu. Lufta e klasave (ne tekst eshte e shkruar “Lek”, GH) do te shkaktoje me shume deme se vete lufterat e armatosura. Ajo ne Shqiperine komuniste u perdor si arme politike per te eleminuar cdo kundershtar te regjimit, u be nje arme e klaneve te pashpallura per te qeruar hesapet me njeri tjetrin, edhe ne rangjet e larta te politikes. Ajo percau popullin, la pa asnje te drejte njerezore nje pjese te madhe te popullsise, vetem sepse mbante emrin e nje familjeje te njohur te dikurshme. Ne emer te Luftes se klasave (ne tekst eshte shkruar “Lsek”, GH) breza te tere pasardhesish te dikujt qe kishte kundershtuar regjimin a direjktivat e tij detyroheshin te punonin ne kushte qe nuk ndryshonin nga ato te sklleverve. Ata shiheshin si te “infektuar” qe ne lindje dhe si kontigjent i borgjezise se dikurshme, i armikut. Diku ne mesin e viteve ’70 E. Hoxha, diku gjate nje vizite ne Gjirokaster, leshoi nje thirrje per te qene me te kujdesshem ne zbatimin e saj sepse per te ata (klasat e permbysura) mund “te benin gjemen”, ne nje cast te caktuar. Por ne te vertete kjo nuk ndryshoi asgje. Ndonese roli objektiv i Luftes se klasave (ne tekst eshte “Lsek”, GH) kerkon analiza te nje rendi tjeter, ne planin politik ajo rezulton te jete nje arme e tmershme dhe gati e pakontrollueshme per te terhequr mbrapsht shoqerine njerezore. Kjo e detyroi udheheqesin sovietik L. Brezhniev (shih) te kerkoje mjete per te dale nga spiralja e saj shkaterruese, duke e bere te njohur doktrinen e tij te “pushtetit te te gjithe popullit”. Shpallja e saj shkaktoi nje furi urrejtje te cmendur ne Shqiperi, por me sa duket qetesoi disi shoqerine e lodhur sovietike. Ne Shqiperi ajo vazhdoi vepren e saj funebre deri ditet e fundit te regjimit komunist e madje edhe me tej, sepse verehet qe mbijeton ne mendesine e njerezve per ta gjykuar njeri tjetrin nga origjina klasore”. (f. 302-303)

Me sa duket kjo teme duhet te kete qene e komprometuar ne saktesine e pretenduar dhe pas 1992-shit botuesit shqiptare kopjuan boten ne metodiken filozofike duke e anashkaluar gjeresine e shprehur per luften e klasave ne aspektin kritik.

– Ne kete menyre ne Fjalor i Filozofise, me autor Prof. dr. Ekrem Murtezai (Tirane 2007) shpjegohen thate termat kunderti dhe lufta e klasave pa dhene asnje argument shtese mbi zanafillen e procesit:

KUNDERTI, A (lat. kontraria; gjerm. Gegensatz; fr. contrariété; ang. Contrary) – dallimet e tendencat e ndryshme brendaperbrenda nje gjesendi, dukurie, procesi, organizimi, grupi shoqeror, shoqerie, etj. ose midis dy syresh, te cilat kane tendencen e perjashtimit te ndersjellte (p.sh. jeta – vdekja; plus – minus,  klasa shfrytezuese – klasa e shfrytezuar, e gabuara – e verteta, etj). Kundertite natyrore, shoqerore dhe mendimore gjenden ne lufte te pareshtur e absolute, synojne drejt perjashtimit reciprok, por megjithate, ato nuk mund te ekzistojne, pa njera-tjetren. Perkundrazi kundertite jane te lidhura midis tyre ne menyre ta pandashme dhe sajojne nje unitet dialektik. Ne logjike: raporti midis koncepteve te ndryshme, te cilat perfshihen brenda nje koncepti me te gjere (p.sh. “i zi” – “i bardhe” perfshihen ne konceptin “ngjyre” dhen jane me te ndryshme midis tyre se me konceptet “manushaqe”, “i verdhe”, etj.) dhe raporti midis dy gjykimeve te pergjithshme, te cilat ndryshojne, midis tyre, vetem per nga “cilesia” (kualiteti). P.sh. “Te gjithe njerezit jane qenie te gjalla natyrore (S a P) – “Asnje njeri nuk eshte qenie e gjalle natyrore” ( S e P). Pervec kesaj, kundertia eshte njera ane e nje kunderthenieje, perkatesisht e nje polariteti kundrejt se ciles qendron nje kunderti tjeter.” (f. 227)

“LUFTA E KLASAVE  (gjerm. Klassenkampf; fr. lutte des classes; ang. class struggle) – njera nder kategorite fundamentale te materializmit historik, perkatesisht te pikepamjes materialiste mbi historine, bazat e se ciles i kane vene Marksi dhe Engelsi; sipas ketyre, lufta e klasave eshte nje nder ligjesite themelore te ekzistences dhe te zhvillimit te shoqerive me klasa. Si e tille, lufta klasore paraqet teresine e formave dhe te niveleve te llojllojshme te perplasjes te nje klase me klasen tjeter apo me klasen tjeter, perplasje qe ka te beje, para se gjithash, me mbrojtjen e interesave materiale te nje klase kundrejt interesave te klases apo klasave te tjera. Lufta klasore nuk eshte vetem “lufta fytafyt”, jo vetem lufta e armatosur, dhe eventualisht, e pergjakshme. Ajo ngerthen ne vete edhe format me “te buta” (grevat, demostratat, propaganden, agjitacionin, fushtaten elektorale, pjesmarrjen ne votime, etj). Sipas Marksit dhe Engelsit cdo lufte politike eshte ne thelb lufte klasore. Lufta e klasave eshte fuqi levizese e shoqerise me klasa. Fenomenin dhe rolin e luftes se klasave e kane hetuar shume mendimtare borgjeze para Marksit dhe Engelsit. Merite te madhe lidhur me kete kane historianet e epokes se restaurimit ne France (Minje, Gizo, e Tjeri), ekonomistet angleze, etj. Marksi dhe Engelsi jane te paret qe, klasat shoqerore dhe luften e klasave i shpjeguan ne menyre materialiste, te paret qe hetuan se lufta e klasave eshte e lidhur me nje faze te caktuar te zhvillimit historik te shoqerise. Ne vepren e tyre te perbashket ”Manifesti i partise komuniste” (1848) Marksi dhe Engelsi vene ne pah se “historia e te gjitha shoqerive, qe kane ekzistuar deri me sot (pervec komunitetit te pare – E.M.), eshte historia e luftes se klasave. I liri dhe skllavi, patrici dhe plebeu, cifligari dhe bujkrobi, mjeshtri dhe shegerti, shkurt – shtypesi dhe i shtypuri kane qene ne antagonizem te perjetshem me njeri-tjetrin, kane bere lufte te pareshtur, here te mbuluar, here te hapur, qe ka perfunduar kurdohere me transformimin revolucionar te mbare godine shoqerore ose me zhdukjen e perbashket te klasave ne lufte”. Ne letren e tij derguar mikut te tij Josif Vajdemarit, me 5 mars 1852, Marksi thote: Gjeja e re qe solla une , ishte se provova sa vijon: 1, se ekzistenca e klasave eshte e lidhur me disa faza te caktuara historike te zhvillimit te prodhimit, 2. Se lufta e klasave con medoemos ne diktaturen e proletariatit, 3. Se dhe vete kjo diktature s’eshte asgje tjeter pos kalimi drejt zhdukjes se cilesdo klase dhe drejt shoqerise pa klasa…” (f. 244).

Por me nje krahasim te nje letre te K. Marksit, te dt. 5 mars 1852, rezulton se emri i marresit i eshte drejtuar J. Vejdemerit dhe pika e pare te saj qe ka pretenduar Karl Marksi eshte pak me ndryshe. Sipas permbledhjes se letrave te K. Marksit dhe F. Engelsit kjo leter ne kete pike ka kete permbajtje: “1) se ekzistenca e klasave eshte e lidhur vetem (kjo fjale mungon tek autori i fjalorit filozofik, GH) me faza historike te caktuara te zhvillimit te prodhimit” (K.Marks-F.Engels, Letra te zgjedhura, f. 88). Rendesia e ketij ndryshimi qendron ne faktin se autori i fjalorit te filozofise, me modifikimin e bere, e ka trajtuar si nje ngjarje relative kalimtare, kur sipas Marksit ajo duhet trajtuar si nje akt absolut, ku dhe qendron gabimi historik. Ne teorine marksiste mungon menyra e lindjes se klasave shoqerore ne historine e Njerezimit (teorizimet e F. Engelsit tek “Origjina e familjes, shtetit dhe prones private” jane teper larg praktikes historike te ndodhur; nje perplasje e teorise se Engelsit mbi pronen private me letren e tij drejtuar Franc Meringut, me 14 korrik 1893, tregon se e gjithe teoria eshte thjeshte nje hipoteze pa asnje baze perfitimi konkret) dhe pikerisht kjo ka lidhje me temen tone, dmth me rolin e Gjinise Femerore ne Historine e Njerezimit e cila eshte e deformuar rrenjesisht.

Duke tentuar per ta zgjidhur kete problem ne menyre sa me shteruese takova pikepamjet manipulatore te filozofeve shqiptare te sotem, por qe rridhnin ne menyre te drejteperdrejte nga epoka komuniste duke me dhene sinjalin se e sotmja shqiptare (2018) nuk ka asnje ndryshim me te djeshmen po shqiptare (1980), vetem se atehere pretendohej formalisht per zbatim te marksizem-leninizmit, kurse sot formalisht per antimarksizem duke qene ne te njejtin hendek manipulator antimaterialist. Shqiptaret asnjehere nuk e kishin kuptuar se filozofia materialiste, qe ata kishin mesuar neper shkolla, ishte nje handikapat i perhershem per ta dhe ishte teper e veshtire te perceptohej ne menyre perfituese. Te pakten kemi ne dore faktin e ndryshimit dhe te keqinterpretimit te ligjit dialektik hegelian te te kundertave per interesa keqarsimore te politikes shqiptare per me shume se 70 vjet. Vini re autorin dhe permbajtjen e ndryshimit te asaj qe shqiptaret kane kujtuar se po e mesojne sakte, te pakten deri me 1992, por te transmetuar deri me 2011:

– Ne Fjalor Filozofik te Servet Pellumbi-t (Tirane 2011) keto fjale (“kunderti” dhe “lufta e klasave”) nuk ekzistojne, por ne kete fjalor ekziston shpjegimi i ligjeve te dialektikes ku teoria e marksizmit deformohet deri ne keqkuptim: “Ligji i unitetit dhe i luftes se te kundertave”, sipas te cilit:

“Ne versionin e filozofise se Marksit, te perpunuar sidomos ne vepren e tij “Kapitali”, arritjet e dialektikes se Hegelit shtjellohen nga kendveshtrimi materialist dhe i kuptimit te levizjes dhe zhvillimit si vetelevizje dhe vetezhvillim. Procesi i zhvillimit realizohet nepermjet unitetit dhe “luftes” se te kundertave, te cilat si momente, ane, prirje qe ekzistojne objektivisht ne vete sendet dhe dukurite, jane ne unitet, ne lidhje dialektike me njera-tjetren, perjashtojne njera-tjetren dhe depertojne ne menyre te ndersjelle te njera-tjetra. Uniteti i te kundertave, sipas Marksit eshte relativ, ndersa lufta qe prish unitetin, lidhjen midis te kundertave, eshte absolute. Prej ketej deduktohet se ligji i unitetit dhe i luftes se te kundertave perben “berthamen” e dialektikes, nderkohe qe per Hegelin nje rol te tille e kishte ligji i mohimit te mohimit. Kompleksiteti i zhvillimit, sidomos ne epoken e glabalizmit dhe rreziqeve qe ai realisht ngerthen, japin material te mjaftueshem per me teper elasticitet dialektik, per te vleresuaer se jo vetem lufta e te kundertave (Marksi), por dhe sinteza e te kundertave (Hegeli) mund te jene burim kryesor zhvillimi. Per keto aresye, dialektika duhet kuptuar si nje e tere, si unitet i te gjithe ndihmesave, sepse jeta mund te nxjerre ne plan te pare here nje ligj e here nje tjeter, here unitetin e here luften e te kundertave” (f. 276).

Ajo qe shqiptaret nuk kuptuan kurre nga materializmit dialektik ishte aresyeja perse ligjet e dialektikes nuk mund te zbuloheshin jashte botes njerezore dhe perse Karl Marksi pretendoi se thelbi i dialektikes ndodhej jashte botes njerezore. Kjo kontradikte teorike nuk u sherbeu filozofeve per te kuptuar se cfare kishte zbuluar Fridrih Hegeli dhe cfare nuk kishte zbuluar Karl Marksi ne boten e njeriut dhe perse dy filozofet gjermane ishin te kundert ne thelbin e pretenduar. Filozofet komuniste mbare boteror pergjate shekullit te XX-te pretenduan se Karl Marksi e shpetoi dialektiken hegeliane, por ne te vertete ai e uli tre shkalle me poshte produktivitetin filozofik te Hegelit, duke lene ne heshtje dinamiken e dialektikes hegeliane per problemin e zanafilles se Lendes. Ne kete kuader nuk eshte kuptuar akoma se dialektika hegeliane permbledh formen me te larte te organizimit nderlendor me tendence per te shkuar drejt formes me te ulet, kur materializmi marksist e permbysi DIALEKTIKEN nga forma me e larte ne formen me te ulet me tendence per ta ringritur ne pozicionin fillestar pa hallkat kalimtare dhe, sidomos, pa procesin ekuacional te lindjes se ideve fetare, juridike, politike, artistike, letrare, shkencore, etj. Te pakten letra e F. Engelsit drejtuar Franc Meringut, dt 14 korrik 1893, e konfirmon fare paster kete rremuje ne mendimin filozofik marksist dhe ajo qe nuk eshte marre parasysh ne mendimin filozofik boteror te te gjithe koherave. Pikerisht kjo rremuje eshte bere shkaku i mos venies ne pah te “gjinive” ne boten mekaniko-fiziko-kimike, por e kufizuan brenda procesit te te kundertave per aresyen me te thjeshte fare: te mbulonin krimin qe politika kishte bere kundra Njerezimit perj me shume se 2500 vjet, te pakten ne Racen e Bardhe.

Zberthimi i raportit femer-mashkull ne fushen e biologjise nga e kaluara fillestare drejt te sotmes kerkon medoemos percaktimin e ekuacioneve perkatese kalimtare dhe pranimin a priori te barazise se raportit te te kundertave fiziko-kimike me gjinine biologjike, por ekziston nje hapesire ndermjetese midis te kundertave fiziko-kimike dhe gjinive biologjike qe na krijon mundesine e avancimit drejt te panjohurave te paevidentuara: kjo hallke ndermjetese gjendet ne fushen e bimesise dhe i permban te dy “substancat”, qofte te kunderta, qofte te permbledhura brenda botes biologjike. Kjo hallke ndermjetese con ne konstatimin e parimit te bashkeveprimit te botes se brendeshme me boten e jashtme (ose anasjelltas) si e vetmja mundesi e zanafilles cilesore dhe sasiore te formacioneve nderlendore. Ky parim permblidhet ne permbajtjen e shkakut te ngjarjes dhe percaktimi i permasave te ketij shkaku e PERMBYS te gjithe ate qe konsiderohet si SHKENCE E NJEREZIMIT ne te gjitha fushat e saj, duke e akuzuar fillimisht si te paafte per te zgjidhur zanafillen e Gjinise Njerezore (ne kete pike konstatohet botekuptimi gjysmak i Aristotelit, por dhe rrjedhimet e njepasnjeshme te fallsitetit ne shkencat e tjera, sidomos ne fushen e fizikes dhe mekanikes kuantike).

Pas ketyre momenteve analitike ne fushen e mendimit filozofik e kemi me te lehte te percaktojme dinamiken historike te Gjinise ne Natyre duke u nisur nga te dy drejtimet e mundeshme: nga Zanafilla deri Sot, apo nga Sot drejt Zanafilles.

Por te dy rastet nuk jane te njejta jo vetem ne permbajtjen e pjesmarresve, pasi ato ndryshojne qe ne momentin e lindjes, por dhe ne praktiken diferenciale te procesit qofte ne planin kohor e qofte ne ate hapsinor. Analiza e procesit te Gjinive ne Natyre tregon fare kuptushem se ato sot nuk jane njesoj, jo vetem ne detyrat natyrore qe realizojne, por, kryesisht, perberja natyrore e tyre nuk eshte njejte e per rrjedhoje zanafilla e gjithseiciles gjini eshte e ndryshme. Ne realitet une pretendoj se i gjithe thelbi i Natyres Lendore fshihet pas procesit te gjinive qe ne zanafille dhe kalimi nga 1 ne shume perben rastin e ekzistences se nje forme te Materies qe kemi rene dakort ta quajme Lende. Por duhet vene ne dukje qe kalimi nga shume ne 1 nuk ekziston dhe kjo e perjashton mundesine e perseritjes te organizimit nderlendor sipas parimit te sfungjerit, ku perfshihet sidomos tendenca per te pranuar transformimin e formave me te thjeshta (energjia) ne forma me te larta (masa). E gjitha kjo sipas parimit te mosperseritjes te fenomeneve natyrore ne menyre absolute (nje nga rrjedhimet e Raportit Kohor-Hapsinor).

Ky kendveshtrim prezupozon te hedhe dyshime jo vetem mbi rrugen e ndjekur deri me sot nga mendimi filozofik dhe ai shkencor, por ai, mbi te gjitha, hedh dyshime mbi permasen e mendimit filozofik materialist, paaftesia e te cilit ne kete rast rezulton te jete universale dhe e pakonceptueshme.

Ne te gjithe permasen e shkences ajo qe ka terhequr Njerezimin eshte pergjigja e pyetjes: Cfare eshte me e vlefshme per mua? Duke u nisur nga interesi i perfitimit, dmth rritja e mireqenies, njerezit, dashur pa dashur, kane anashkaluar interesin me te madh per hir te nje interesi me te vogel dhe kjo ka ndodhur kryesisht per shkak te zhvillimit diferencial te zhvillimit te popujve fillimisht brenda nje race (per aresye pse relacionet brenda nje race jane me te hershme se relacionet midis racave edhe pse duket sikur ka nje perjashtim me relacionet iliro-pellazge), por dhe brenda popujve per nje aresye shume-shume te thjeshte: nga permasa e marredhenieve Njeri – Natyre (ne kete rast duhet vene dallimi midis zhvillimit diferencial [pabarazise sociale] dhe padrejtesive sociale). Ky diferencim nuk u ka dhene te kuptoje njerezve se ajo qe u mungon atyre, ka ekzistuar dikur tek komshiu qe eshte me i prapambetur se ata. Ne kete menyre popujve europiane u mungon analiza e diferencimit burre-grua edhe pse ne nje cep te tyre ekziston nje popull qe nuk e ka njohur kete diferencim ne menyre te mirefillte edhe pse historikisht kane tentuar t’ja injektojne kete raport per mbi 1300 vjet (per kete me hollesisht mund te studioni duke i krahasuar Statutet e qyteteve: Drisht, Shkoder, Korce, Berat; me Kanunin e Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut dhe te gjitha keto me Kanunet Krahinore: Diber, Lure, Lume, Bende (Kanuni i Tiranes), Laberi, te cilet nuk e pranojne sundimin e burrit ne familje, perkundrazi theksojne barazine burre-grua ne familje), por qe shqiptaret nuk e kane pranuar domosdoshmerisht. Krahasimi i familjeve shqiptare me ato europiane, ne kete drejtim tregon se raporti burre-grua ka tjeter performance nga ajo qe kemi mesuar neper shkolla si te zberthyera dhe analizuara sakte nga materializmi historik.

Kjo tregon se rruga per te zbuluar raportin e gjinive ne fushen e Natyres duhet te filloje nga Shoqeria Njerezore per gjene me te thjeshte fare: vetem ketu i kemi elementet me te njohur ne planin kohor. Kjo ka qene dhe aresyeja perse dialektika ligjore u zbulua ne Boten e Njeriut dhe jo ne fushen fiziko-kimike, ku eshte me e thjeshte per t’u kuptuar, por me e veshtire per t’u argumentuar.

Keto elemente kane nje dukuri: jane te shprehur ne menyre te diferencuar ne planin kohor aplikativ; qe do te thote se jane te ndryshme ne boten femerore dhe te ndryshme ne boten mashkullore. Te pakten dy elemente  natyrore e paraqesin fare kuptueshem kete ekzistence diferenciale ne KOHE: aftesia riprodhuese biologjike dhe aftesia intelektuale shoqerore (prej nga do te rrjedhe dhe autoresia e KRIMIT shoqeror qe nuk permendet ne asnje rast). Te dy keta elemente kane nje vecori: nuk perputhen me ligjesite e raportit kohor-hapsinor neqofte se do t’i konsiderojme me zhvillim vetiak autokton dhe te pandryshueshme ne planin historik. Fakti eshte qe aftesia riprodhuese tek gjinia femerore fillon perpara botes mashkollore dhe kontakti riprodhues e kerkon medoemos diferencimin kohor midis tyre (shifra nuk paraqet rendesi tani per tani), por anamalia me e theksuar cfaqet ne kohen e shterimit te kesaj aftesie dhe ne kete pike gjinia femerore paraqitet e cunguar,  cka do te thote se jemi te detyruar te pranojme se mbi gjinine femerore ka ndodhur ndryshimi biologjiko-natyror pikerisht ne kohen kur ka ndodhur injektime frenues i riprodhimit tek individi femeror dhe mbi kete gjini bie pergjegjesia historike e riprodhimit biologjik, por dhe e lindjes se gjinive biologjike, d.m.th. e gjinise mashkullore.

Kjo na jep te drejte te ngreme ndertesen ekuacionale te riprodhimit biologjik qe ne zanafille, qe do te thote se ne fazat me te para qenia biologjike ka qene monoseksuale dhe riprodhimi realizohej nga marredheniet e q enies biologjike me Natyren (se cfare pozicioni ka pasur Natyra ne kete rast nuk paraqet veshtiresi ne te kuptuarit e problemit) dhe jo midis dy strukturave biologjike, sic ndodh sot. Kjo ben te mundur te kerkojme ne Natyre struktura biologjike qe nderrojne gjinine nga mashkullore ne femerore dhe e gjitha kjo duhet te ndodhe atje ku jane cfaqur per here te pare ne Histori strukturat biologjike ne Natyre, ose jane strukturat biologjike me te thjeshta: ne Dete dhe Oqeane. Per te nxjerre konkluzione te sakte ne kete rast duhet formuluar teoria e kohes dhe hapesires sipas nje marreveshje te re kohe-hapsire. Ne kete pike kontinumi fizik kohor-hapsinor eshte ne kundershtim me raportin kohor-hapsinor filozofik duke bere te mundur mos pranimin e asaj qe ka pretenduar fizikanti mbi ndryshimin e kohes ne saje te levizjes mekanike nen pamjen e levizjes fizike.

Por kjo nuk eshte e mjaftueshme te pranohet ne kete forme, pasi behet realisht e vlefshme pranimi e gjinise fillestare ne Historine e Natyres dhe pastaj ne boten biologjike, pikerisht kjo nuk eshte kuptuar akoma nga mendimi filozofik materialist. Pra Historia e Natyres, ne te gjitha shkallet e zhvillimit te saj, ka si promotor levizes Gjinine Femerore. Kjo do te sherbeje per te percaktuar se kush nga Gjinite ka energjine biologjike dhe shoqerore me te madhe dhe realizon me shpejt dhe ne menyren me cilesore progresin biologjik dhe ate shoqeror, edhe pse kjo do t’ja shkurtoje jeten me shpejt qofte botes biologjike e qofte shoqerore. Kjo eshte teka paradoksale e Natyres, por qe na sherben per te percaktuar progresin e Shoqerise Njerezore sipas nje rruge absolutisht pa dhimbje.

Ajo qe e shemb te gjithe ndertesen interpretuese te derisotme  mbi Gjinite Shoqerore eshte aftesia intelektuale shoqerore, e cila ka dinamike kohore teper te diferencuar midis gjinive shoqerore, e cila nuk ka qene e mundur te interpretohej deri me sot. Fakti eshte qe aftesia intelektuale tek gjinite njerezore ka nje dinamike shume konfuze qe nuk i nenshtrohet ndonje ligji konkret. Fillimisht gjinia femerore e suprimon gjinine mashkullore deri ne kapecyell te adoleshences, ku dhe barazohen, por ne vazhdim gjinia femerore frenohet ne produktin intelektual dhe ajo mashkullore merr revansh perpara duke e komanduar te gjithe produktin intelektual boteror. Raporti i gjendjeve intelektuale femer-mashkull, sipas analizes kohore, con ne lindjen e nje hipoteze pak te guximshme per mendimin biologjik, qe duke e krahasuar me mendimin teologjik, kjo hipoteze tenton te revizionoje te gjitha kundratheniet mbi raportin burre-grua. Sipas kasaj hipoteze, ne gjurmet e dialektikes hegeliane, rezulton qe fillimisht strukturat biologjike kane qene monoseksuale (ketu e ka burimin e larget historik relacioni brenda gjinive, si nje trashegimi primitive deviatore biologjike jo ne perputhje me vazhdimesine primare, d.m.th. qe nuk riprodhon dot vetveten: LGBT) dhe, pergjate evolucionit, ka ndodhur lindja e nje seksi te ri dhe konsolidimi i seksit te vjeter, qe do te thote se: Gjinia femerore rrjedh nga vetvetja, ndersa mashkulli nga femra. Ajo qe ndodh ne boten njerezore, pas botes biologjike, do te perserise kete rregull, por tashme ne nje shkalle me te larte dhe fundore, duke kaluar ne nje spirale te re zhvillimi. Kjo perben argumentin primar perse ne Natyre Gjinite jane te pranishme paralel me Big-Bangun dhe perse ndryshimet cilesore te Natyres i merr persiper Gjinia Femerore.

Kemi ardhur ne piken kyce te Shkences dhe Teologjise, por me perpara duhet percaktuar ekzistenca ne KOHE e tyre dhe varesia reciproke qe ato kane kundrejt njera-tjetres. Studiuesit kete problem, ketu ne Shqiperi, e kane pare dhe e shohin akoma brenda pasionit te tyre individual dhe e paraqesin si postulat me argumentimin e mendjes se tyre. Praktikisht ne KOHE Teologjia ka lindur shume-shume perpara Shkences dhe perfaqesuesit me te pare te Shkences kane qene te arsimuar neper shkolla fetare (Nikolla Koperniku (1473-1543), Xhordano Bruno (1548-1600), Galileo Galilei (1564-1642), Gregor Mendel (1822-1884) etj, etj, e shume te tjere para dhe pas tyre). Ky fakt kohor eshte argumenti me i thjeshte se teologu ka krijuar shkencetarin dhe jo e kunderta; akoma edhe me tej, teologu ka krijuar SHKOLLEN ku kane mesuar shkencetaret dhe jo e kunderta, ndersa Institucioni i Selise se Shenjte ne Rome ka krijuar levizjen Laike ne fushen e mendimit letrar (nga Jakopone da Todi (1236–1306), drejt Dante Alighierit (1265-1321)) dhe ne politiken civile (kjo ka rendesi te kuptohet ne kete menyre pasi kerkohet te zbulohet autoresia e ideve fetare ne planin konkret, te pakten sipas Gjinive Biologjike qe disponon Raca Njerezore ne Toke duke bere nje hap me perpara ne drejtim te njohjes duke kaluar nga forma me e larte drejt formes me te ulet jo per efekt te kundershtimit te ligjeve te dialektikes, por per shkak te rruges, sipas kohes, te njohjes).

Per te kuptuar se si ka lindur levizja laike duhen pare te gjitha hallkat pjesmarrese ne to dhe veme re se levizja feministe nuk ekziston. Problemi eshte kufizuar brenda kuadrin politik te udhehequr nga gjinia mashkullore, duke e devijuar spiralen e zhvillimit fillestar te zanafilles se ideve fetare ne Historine e Njerezimit. Ne kete menyre aspekti i reformacionit, duke pasur brenda nje seri prifterinjsh (Jan Husi (1374-1415), Erazmi (1466-1536), Luteri (1483-1546), Ulrih Cvingli (1484-1531), Kalvin (1509-1564), nuk tregon as per zhvillim shoqeror, as per progres, as per forca progresiste, as per reaksion feudal, as per te vjetren, as per te rene, por vetem per zhvillimet ne brendesi te vete Kishes. Kalimi nga Kishe Katolik ne Kishe Anglikane, nga Kishe Katolike ne Kishe Protestane nuk tregon thjeshte zhvillime politike, por ajo tregon, me se paku, GRABITJE te Historise Politike. Produkti njerezor i vete Kishes u perdor nga politika per te permbysur Historine dhe qe nga ajo kohe Politika filloi te ece e vetme pa krijuesin e vet historik. E po te pranojme se keta individe jane promotori i progresit social dhe perfaqesuesit e te rese, rezulton se epiqendra e te gjithe atij procesi antifeudal na paska qene vete Kisha Katolike dhe jo fantazia e autoreve shqiptare. Ky eshte thelbi historik i reformacionit pergjate shekullit XIV-XVI dhe ky eshte dhe thelbi historik ketu ne Shqiperi pas 1945: ate qe krijoi Kisha Katolike per 400 vjet (Shqiperine) ne menyre Historike, ate grabiti dhe shkaterroi komunizmi dhe klasa e tij intelektuale pas 1945. Perseri ngjashmeria eshte pike per pike.

Pikerisht sipas temes sone, ne kete drejtim, eshte pranuar se: “Pjella e veshtire nga e cila lind bota jone ka per mami ungjillin./ Nga krishterimi dhe nga rrenjet e tij hebraike (e ka pranuar Engelsi) socializmi shkencor, marksizmi, merr frymen e drejtesise, dashurine per njeriun, konceptin per personin, idene e shoqerise si lufte dhe te historise si perparim. Ky eshte procesi i laicizmit te mesazhit te vjeter fetar,.. (Vittorio Messori,Hipoteza mbi Krishtin, Tirane 1996, f. 71, nenvizimi i imi, GH). Problemi i levizjes laike nuk eshte kaq i thjeshte sa paraqitet ne qarqet arsimore shqiptare te pas 1945-ses. Ne Doktrinen shoqerore te Kishes ekziston nje kapitull ne funksion te jetes laike: Sherbimi qe i behet personit njerezor, ku thuhet: “Mes rretheve te angazhimit shoqeror te besimtareve laike spikat sidomos sherbimi qe i behet personit njerezor: nxitja e dinjitetit te cdo personi, e mira me e cmueshme qe njeriu zoteron, eshte detyra “thelbesore, madje, ne nje fare kuptimi, detyra qendrore dhe njesuese e sherbimit qe Kisha dhe, ne te, besimtaret laike jane te thirrur per t’i bere familjes se njerezve.1155(Keshilli Papnor i Drejtesise dhe i paqes, Permbledhje e Doktrines shoqerore te Kishes, 2006, f. 332-333).

Por ne te gjithe kete teresi ngjarjesh, tipike europiane, vihet re se qofte levizja laike, qofte levizja e reformacionit, ne thelb kane qene levizje maskiliste (mashkullore) dhe nuk e kane vene ne dukje rolin e gjinise femerore me aktet zanafillore dhe vazhduese te politikes nderkontinentale dhe per kete kane krijuar nje imazh historik ireal dhe manipulator.

Atehere per cfare perdoret termi “shkolle laike”: per te justifikuar grabitjen e punes se Institucioneve fetare apo punen e Gjinise Femerore? Kjo eshte pika lidhese e zbulimit te ekzistences se trinomit:  ZOT – Natyre – Njeri, zberthimi i se ciles con ne zbulimin e autoresise se Fese ne Toke, gje e cila cuditerisht u ka leverdisur te gjitheve te fshihet, duke perfshire edhe Gjinine Femerore, e cila ne kete rast bashkejetoi me krimin e kryer mbi te, duke u fshehur pas jetes maskiliste. Ne kete rast ekzistenca e ketij trinomi nuk ka kuptim te argumentohet me tej qofte dhe per faktin e pranimit absolut te dy elementeve te fundit, te cilet apriori e nenkuptojne ekzistencen e ZOTIT ne formen e perjetshmerise dhe te pafundesise, ku elementi i dyte e barazon me vetveten, ndersa i treti e ka iluzionin e perjetshem te ekzistences se vet.

Ne kete menyre kemi ardhur ne lidhjen Natyre – Njeri me kerkesen per te zbuluar shkakun e zanafilles se Njeriut nga Natyra dhe te ZOTIT tek Njeriu. Praktikisht kjo zgjidhje merr spunto nga faktori KOHE, ku Idete Fetare jane ne pararoje te te gjithe ideve dhe praktikave sociale te Njerezimit. Por ne kete pike ka nje hile te vogel nga ana e mendimit filozofik te te gjithe kohrave duke mos marre per baze faktin KOHE ne lindjen dhe zhvillimin e Ideve Fetare ne raport me rendet shoqerore. Ky gabim, edhe i Karl Marksit, eshte parakaluar si inekzistent duke kaluar ne postulatin se qenia shoqerore percakton idete sociale. Per rastin e Ideve Fetare ky postulat eshte i pavlefshem, pasi cdo forme fetare lind perpara rendi social ku ajo perdoret dhe ky fakt eshte absolut (politeizmi [lindur pergjate fundit te rendit fisnor] skllavopronaria, monoteizmi [lindur pergjate fundit te rendit skllavopronar] feudalizmi). Por ne kete rast ngelet i pa shpjeguar lindja e Kulteve Pagane dhe Rendi i Komunes Primitive ku ai u aplikua ne te gjitha fazat e veta. Ne kete rast rregulli ligjor nuk eshte i lidhur me Njeriut dhe rendin e pare shoqeror te tij. Eshte e kuptueshme se ne kete rast padija eshte totale dhe cdo deduksion eshte i lidhur me kete padije. Atehere mbetet te themi se Idete Fetare jane te barabarta me Njeriun, por ne kete rast ka mbetur e fshehte zanafilla konkrete e tyre (ketij problemi nuk mund t’i jape pergjigje kerkush po nuk ndryshuam parametrat filozofike).

Kjo padije ka nje dritare te vogel prej nga dallohet autoresia njerezore e Ideve Fetare, te pakten sipas gjinive, por qe konfirmon ate qe nuk mund te njihet dot. Kjo dritare hapet nga ana e Papes Shen Xhovani Paolo II (1978-2005) kur lidh besimin fetar me Dashnine. Kjo eshte pika qe con ne zbulimin e autoresise se Ideve Fetare ne Globin Tokesor, jashte kerkeses per te pranuar ZOTIN (per efekt te paaftesise se njohjes) dhe jashte idiotizmit ateist (per efekt te ekzistences).

Fjala dashuri (pra kemi kaluar me gjuhen shqipe zyrtare) eshte nje term qe perdoret rendom nga njerezit pa i shkuar ndermend se ajo shpreh ligjin me te pare te Races Njerezore ne Toke dhe subjektin sasior te kalimit cilesor nga antropomorfi ne Njeri. Por sipas Papes Shen Xhovani Paolo II (1978-2005) kjo fjale paska nje performance edhe me tipike qe na jep mundesi te lidhim tre subjekte te lidhura me boten e Njeriut: ZOTIN, Fene dhe Dashurine ne nje ekuacion te vetem eksploziv sipas rradhes kohore ZOTI → Feja → Dashuria duke e zgjeruar edhe ne nje hallke te metejshme te elementit te fundit, pasi tani na jepet mundesia te percaktojme gjinine biologjike te Njeriut qe lidhet me zanafillen e Fese (prej ketej nuk eshte e veshtire per te kaluar ne te gjithe shkallet e organizimit nderlendor nga mikro drejt makros dhe anasjelltas).

Por gjeja me e pakuptimte per shqiptaret e sotem eshte lidhje e Dashurise me Idete Fetare. Ne fakt kjo lidhje behet me e kuptueshme kur zberthehet ne elementet perberes qe marrin pjese ne te; d.m.th.: kush merr pjese tipikisht ne procesin e Dashurise ne menyre te domosdoshme dhe absolute. Ne kete pike cdo gje eshte e qartesuar deri ne infinit, duke mos i dhene mundesi njeriut, por mbi te gjithe Politikes, per ta shtruar per diskutim: Ndjenja e Nenes per Femijen perben thelbin e Dashurise, cka do te thote se kjo ndjenje perben zanafillen e Races Njerezore ne Toke. Dhe kur Papa Shen Xhovani Paolo II (1978-2005) thote se forma me e pare e besimit fetar eshte Dashnia, atehere kemi zbuluar autoresine e Ideve Fetare ne racen njerezore ne Toke dhe kjo i takon Gjinise Femerore. Ne kete rast ekuacioni eshte me konkret dhe tipik: ZOTI → Feja → Gjinia Femerore.

Lidhja e Gjinise Femerore me Fene do te thote lidhja e Natyres Femerore me ZOTIN dhe e Gjinise Femerore me Natyren. Kjo hedh poshte pikepamjen teologjike sikur ZOTI ne fillim beri burrin dhe pastaj gruan; gjithashtu hedh poshte lidhjen nga i Pari drejt fundit te ekuacionit ZOT – Fe – Institucione Fetare, qe do te thote se elementet e ketij ekuacioni kane lidhje nga poshte-lart dhe jo e kunderta. Kjo do te thote se te jesh Nene, Femer, Grua nuk do te thote te kesh nje fare guximi, nuk eshte sfide, nuk eshte mekat dhe nuk eshte as detyre (idete e Orjana Fallaci-t), por te jesh e tille do te thote se je Krijuesja e Njerezimit, Krijuesja e Fese dhe Krijuesja e Jetes Shoqerore ne Toke. D.m.th. ZANAFILLA ne Toke duhet t’i dedikohet Gjinise Femerore dhe jo ndryshe, duke bere nje hap edhe me perpara ne drejtim te njohjes se Natyres.

Ka edhe nje menyre tjeter per te argumentuar paritetin kohor te Gjinise Femerore ne Historine e Njerezimit dhe qe per fatin e mire te Shkencave Sociale ekziston ne brendesi te Kombit Shqiptar si menyra e vetme e zhvillimit biologjiko-social ne Toke: transformimi social i Gjinise Femerore ne Gjini Mashkullore nga pikepamja individuale jashte cdo institucioni social: VIRGJERESHATBURRNESHAT. Ky proces duhet te kete ekzistuar edhe jashte kufijve te popullates shqipfolese, por nuk eshte marre ne konsiderate me kete sy duke u trajtuar si nje perjashtim social; psh Zhan d’Arka (1412-1431) ne France u lidh me procesin teologjik. Zberthimi i procesit te formimit te VIRGJERESHAVE–BURRNESHAVE ne trojet shqipfolese eshte i lidhur nga ana kohore pikesepari me mungesen e Besimit Fetar Katolik pas nje ekzistence disa shekullore, ku mosprania e Murgeshave e bente te domosdoshme zevendesimin e tyre me nje forme tjeter dhe ne pershtatje me menyren e organizimit soclal ne menyre nenkuptuese (ne forme Murgeshat jane idem me Virgjereshat ne kete rast). Kjo kuptohet po te krahasohet Kanuni i Lek Dukagjinit (permbledhe e kodifikue nga At Shtjefen Gjecovi, Tirane 1993 dhe Tirane 2004, bot. III), ku nuk kemi asnje te dhene per kete proces, me Kanunin e Skenderbeut (mbledhe dhe kodifikue nga Dom Frano Illia, Milot 1993), ku kemi per here te pare kodifikimin e ketij procsi, do te zbulojme dhe kohen se kur ka filluar kjo praktike rotacioni gjinor ne sferen e zhvillimit social (dinamika nga gjini femerore ne gjini mashkullore eshte zhvillim biologjik, kalimi nga Grua ne VIRGJERESHE–BURRNESHE eshte zhvillim shoqeror) per here te pare dhe cfare perfaqeson ajo. A ka lidhje me idete fetare ky proces dhe si argumentohet?

Perpara se  te merremi me zberthimin e procesit nga pikepamja filozofike dhe historike eshte me interes te mesohet menyra se si eshte transformuar dhe paraqitur sot per lexuesin shqiptar ky proces. Kete gje e gjen te analizuar ne Wikipedia-n shqiptare ku lexojme ate qe u ka pelqyer te paraqesin si te besueshme autoret e ketyre rreshtave (analiza e fakteve tregon se keto rreshta jane te pasakta teresisht jo vetem ne permbajtje, por dhe ne vendin gjeografik ku pretendohet te jete zbatuar). Ne do te shohim se gjate procesit te zberthimit juridik dalin nenkuptime krejt te tjera cfare nme ka cuar ne perfundimin se autoret e rreshtave te meposhtem e kane paraqitur situaten ne menyre te tille qe fshehin jo vetem te verteten e ketij procesi, por ato fshehin te gjithe procesin historik shqiptar nga shek. XV deri ne ate te XVIII:

Origjina

Tradita e burrneshave në Shqipëri u zhvillua nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, ose thjesht kanuni),[3] një sërë kodesh dhe ligjesh të zhvilluara nga Lekë Dukagjini dhe përdoreshin kryesisht në Shqipërinë e Veriut dhe Kosovë nga shekulli i 15-të deri në shekullin e 20-të. Kanuni nuk është një dokument fetar, shumë grupe e ndjekin atë, duke përfshirë edhe ortodoksët shqiptarë, katolikët dhe myslimanët.[4]

Kanuni dikton që familjet duhet të jenë patrilineare (domethënë pasuria trashëgohet nga burrat e një familjeje) dhe patrilokale (pas martesës, një grua kalon në familjen e familjes së bashkëshortit të saj).[5] Gratë trajtohen si pronë e familjes. Sipas Kanunit, gratë janë të zhveshura nga shumë të drejta. Ato nuk mund të pijnë duhan, të veshin një orë, ose të votojnë në zgjedhjet e tyre lokale. Ato nuk mund të blejnë tokë, dhe ka shumë punë që nuk u lejohet të bëjnë. Ka edhe institucione në të cilat gratë nuk mund të hyjnë.[4][6]

Praktika e virgjërisë së betuar u raportua në Evropën Perëndimore fillimisht nga misionarët, udhëtarët, gjeografët dhe antropologët të cilët vizituan malet e Shqipërisë së Veriut në shekullin e 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të.[7]

Përmbledhje

Një grua bëhet burrneshë duke u betuar me një betim të parevokueshëm, para dymbëdhjetë fshatrave ose pleqve fisnorë, për të praktikuar beqarinë. Më pas ajo lejohet të jetojë si një burrë dhe mund të vishet me rroba mashkullore, të përdorë emrin mashkullor, të mbajë armë, të tymosë, të pijë alkool, të marrë punën e meshkujve, të veprojë si kreu i një familje (për shembull, të jetojë me një motër ose nënë), të luajë muzikë dhe këndojë, të ulet dhe flasë shoqërisht me burra[6][7][8].

Një grua mund të bëhet burrneshë në çdo moshë, ose për të kënaqur prindërit e saj ose vetë.[9]

Burrnesha besohet të jetë e vetmja formë transgjinore dhe trans-mashkullore e ndërthurur në Europë. Praktika të ngjashme kanë ndodhur në disa shoqëri të popujve indigjenë të Amerikës.[7]

Thyerja e premtimit dikur dënohej me vdekje, por dyshohet se ky ndëshkim vazhdon ende edhe sot.[6] Shumë burrnesha sot ende nuk pranojnë ta kthejnë betimin e tyre, sepse komuniteti i tyre do t’i refuzonte ato për shkeljen e zotimeve.[6] Sidoqoftë, nganjëherë është e mundur që të ripërtërihen zotimet nëse burrnesha i ka kryer detyrimet e saj ndaj familjes dhe arsyet ose motivet që e çojnë në marrjen e betimit nuk ekzistojnë më.

Motivet

Ka shumë arsye pse një grua do të donte ta merrte këtë zotim dhe vëzhguesit kanë regjistruar një sërë motivesh. Një grua tha se ajo u bë burrneshë në mënyrë që të mos ndahej nga babai i saj dhe një tjetër për të jetuar dhe punuar me motrën e saj. Disa u regjistruan duke thënë se ato gjithmonë ishin ndjerë më shumë mashkull sesa femër. Disa shpresonin të shmangnin një martesë të padëshiruar dhe të tjerat shpresonin të shmangnin martesën në përgjithësi.

Kthimi në një burrneshë ishte e vetmja mënyrë për gratë, familjet e të cilave i kishin kryer si fëmijë në një martesë të rregullt për të mos e përmbushur atë, pa e çnderuar familjen e dhëndrit dhe duke rrezikuar gjakmarrjen. Ishte e vetmja mënyrë që një grua mund të trashëgonte pasurinë e familjes së saj, e cila ishte veçanërisht e rëndësishme në një shoqëri në të cilën gjakmarrja rezultoi me vdekjen e shumë shqiptarëve meshkuj, duke lënë shumë familje pa trashëgimtarë meshkuj. (Sidoqoftë, antropologu Mildred Dickemann sugjeron se ky motiv mund të jetë “mbingarkesë”, duke theksuar se një grua që nuk ka fëmijë do të kishte asnjë trashëgimtarë të trashëguar pas saj, dhe gjithashtu se në disa familje jo një, por disa vajza u bënë burrnesha, dhe në të tjerat lindja e një vëllai nuk i dha fund rolit mashkullor të burrneshës.[8]) Është gjithashtu e mundshme që shumë gra zgjodhën të bëheshin burrnesha thjesht sepse u dhanë atyre më shumë liri se sa do të ishin në dispozicion një kulturë patrilineale në të cilën gratë ishin të izoluara, të ndara nga seksi, të kërkonin të bëheshin burrnesha para martesës dhe besimtare më pas, të fejuara që fëmijë dhe të martoheshin me shitje pa pëlqimin e tyre, vazhdimisht duke mbajtur dhe rritur fëmijët vazhdimisht fizikisht të punonin dhe gjithmonë të kërkonin të shtynin burra, veçanërisht burrat dhe baballarët e tyre, dhe të nënshtroheshin për rrahje.[4][7][8][10]

Burrneshat gjithashtu mund të marrin pjesë në gjakmarrje. Nëse një burrneshë vritet në një gjakmarrje, vdekja e saj llogaritej si një jetë e plotë për qëllime të llogaritjes së parave të gjakut, sesa gjysmës së një jete të caktuar zakonisht për vdekjen e një femre.[11]

Dickemann sugjeron se nënat e tyre mund të kenë luajtur një rol të rëndësishëm në bindjen e grave për t’u bërë burrnesha. Një vejushë pa djem ka pasur tradicionalisht disa mundësi në Shqipëri: ajo mund të kthehej në familjen e saj të lindjes, të qëndronte si shërbëtore në familjen e burrit të saj të vdekur ose të rimartohej. Me një djalë apo djalë surrogat, ajo mund të jetojë jetën e saj në shtëpinë e të rriturve, në shoqërinë e fëmijës së saj. Murray citon dëshminë e regjistruar nga René Gremaux: “Sepse nëse ti martohesh, unë do të mbetem vetëm, por nëse ti rri me mua, unë do të kem një djalë”. Kur dëgjoi këto fjalë Djurdja [vajza] “hodhi qëndisjen e saj” dhe u bë një burrë.[8]

Vazhdimësia

Praktika është zhdukur në Dalmaci dhe Bosnje, por vazhdon ende në Shqipërinë e veriut dhe në një masë më të vogël në Maqedoni.[7]

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i nxiste gratë të bëheshin burrnesha. Gratë filluan të fitonin të drejta ligjore dhe u afruan për të pasur status të barabartë shoqëror, veçanërisht në rajonet qendrore dhe jugore. Vetëm në rajonin verior shumë familje janë ende patriarkale tradicionale.[12] Aktualisht janë në mes të dyzet e disa qindra burrnesha të mbetura në Shqipëri, dhe disa nga vendet fqinje. Shumica janë mbi pesëdhjetë vjeç.[4] Besohet se burrneshat kishin vdekur pas 50 viteve të komunizmit në Shqipëri, por hulumtimet e fundit sugjerojnë se mund të mos jetë kështu,[7] duke sugjeruar se rritja e tanishme e grindjeve pas rënies së regjimit komunist mund të inkurajojë një ringjallje të praktikës.[8]

Në kulturën popullore

  • Virdzina, një film Jugosllav i vitit 1991 bazuar në këtë zakon të vjetër drejtuar nga Srđan Karanović.[13][14]
  • Filmi i parë i regjisores italiane Laura Bispuri, Sworn Virgin, i publikuar në vitin 2015, përshkruan jetën e Hanës, të luajtur nga aktorja italiane Alba Rohrwacher.[15] Filmi bazohet në romanin me të njëjtin emër nga shkrimtarja shqiptare Elvira Dones.[6]
  • Romani i parë i shkrimtarit amerikan Kristopher Dukes, “Virgjëresha e betuar”, botuar në vitin 2017, ndjek një grua të re jo tradicionale në malet e vitit 1910 në Shqipëri, pasi babai i saj është qëlluar me armë për shkak të gjakmarrjes së vjetër dhe ajo merr betimin për të shmangur një martesë të rregulluar. [16]

Shenimet

1•  ^ “National Geographic’s Taboo”. natgeo.com. Arkivuar nga the original më 2010-01-17. Marrë më 2009-11-11.

2•  ^ Young, Antonia (December 2010). “”Sworn Virgins”: Cases of Socially Accepted Gender Change”. Anthropology of East Europe Review: 59–75.

3•  ^ From Turkish Kanun, which means law. It is originally derived from the Greek kanôn / κανών as in Canon Law

4•  ^ a b c d Becatoros, Elena (October 6, 2008). “Tradition of sworn virgins’ dying out in Albania”. Die Welt. Arkivuar nga orgjinali më October 26, 2008. Marrë më 2008-10-22.

5•  ^ “Crossing Boundaries:Albania’s sworn virgins”. jolique. 2008. Arkivuar nga orgjinali më 18 October 2008. Marrë më 2008-10-07.

6•  ^ a b c d e Zumbrun, Joshua (August 11, 2007). The Sacrifices of Albania’s ‘Sworn Virgins’. The Washington Post. Marrë më 2008-10-07.

7•  ^ a b c d e f Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania (2nd ed.). Lanham: Scarecrow Press. p. 435. ISBN 0810861887.

8•  ^ a b c d e Murray, Stephen O.; Roscoe, Will; Allyn, Eric (1997). Islamic Homosexualities: Culture, History, and Literature. New York: New York University Press. p. 198. ISBN 0814774687.

9•  ^ Magrini, Tullia, ed. (2003). Music and Gender: Perspectives from the Mediterranean. Chicago: University of Chicago Press. p. 294. ISBN 0226501655.

10•  ^ Wolman, David (January 6, 2008). “‘Sworn virgins’ dying out as Albanian girls reject manly role”. London: TimesOnline. Arkivuar nga orgjinali më 6 September 2008. Marrë më 2008-10-08.

11•  ^ Anderson, Sarah M.; Swenson, Karen, eds. (2002). Cold Counsel: Women in Old Norse Literature and Mythology: A collection of essays. New York: Routledge. p. 50. ISBN 0815319665.

12•  ^ “At home with Albania’s last sworn virgins”. The Sydney Morning Herald. June 27, 2008. Marrë më 2008-10-07.

13•  ^ Virzina (Sworn Virgin) on IMDB

14•  ^ Canby, Vincent. Reviews/Film Festival; A Girl Who Becomes a Boy, and Then a Woman. New York Times.

15•  ^ “Powerful film debut shows awakening of an Albanian ‘Sworn Virgin'”. Reuters. February 12, 2015. Retrieved 2015-05-03.

16•  ^ “A compelling, feminist novel of a woman’s struggle to maintain her freedom and independence. Richly detailed with gripping drama, unique historical backdrops, vivid imagery”

Referenca

-Littlewood, Roland; Young, Antonia (2005). “The Third Sex in Albania: An Ethnographic Note”. Në Shaw, Alison; Ardener, Shirley. Changing Sex and Bending Gender. Berghahn Books. ISBN 1-84545-053-1.

-Whitaker, Ian (July 1981). “”A Sack for Carrying Things”: The Traditional Role of Women in Northern Albanian Society”. Anthropological Quarterly. The George Washington University Institute for Ethnographic Research. 54 (3): 146. JSTOR 3317892. doi:10.2307/3317892.

Kjo analize tendencioze shtron pikesepari tre pyetje:

1-Perse procesi dinamik i VIRGJERESHAVE–BURRNESHAVE lidhet vetem me Kanunin e Lek Dukagjinit dhe i thjeshton Kanunet e tjere ne nje bashkesi?

2-Perse mohohet lidhja e Kanunit me Institucionet Fetare ne menyre parapritese pa treguar se kush e ka kete pretendim dhe cfare rrjedh prej tij?

3-Perse pretendohet se “Burrnesha besohet të jetë e vetmja formë transgjinore dhe trans-mashkullore e ndërthurur në Europë” dhe perse krahasohet me disa shoqeri të popujve indigjenë të Amerikës? Cfare rrjedh prej ketyre pretendimeve?

Autoret e ketyre rreshtave nuk kane paraqitur asnje argument mbi pretendimet e tyre duke treguar fare hapur se kemi te bejme jo vetem me nje keqinterpretim, por dhe me nje dashakeqesi sociale per shkaqe te “panjohura” (kjo dashakeqesi bie ne sy ku pranohet se procesi ne fjale ndodh ne Shqiperine e Veriut dhe Kosove) ku kerkohet te fshihen aresyet historike, filozofike dhe, sidomos shtritshmeria gjeografike.

Krahasimi i dy Kanuneve kryesore shqiptare dhe i varianteve brenda nje lloji tregon se ky problem, i paraqitur ne kete menyre, eshte trajtuar me tendence duke ngaterruar vende, popullata, ide juridike dhe fakte historike, por dhe duke fshehur thelbin e problemit dhe aresyet perse lind ky lloj procesi qe ne fund te fundit ka te beje me invertimin e gjinive sociale (ne kete rast duket fare hapur tendenca e supremacise sociale te Gjinise Femerore edhe pse sundimin ne shoqeri e ka maskiliteti, por qe autoret e ketyre rreshtave nuk e kane prekur ne asnje permase).

Se pari Kanuni i Lek Dukagjinit, varianti baze, nuk e prek fare kete teme ne asnje prej neneve te tij, e per rrjedhoje procesi i Burrneshave nuk mund te jete i pranishem perpara shekullit te XVI. Por dime sakte qe ne kete shekull, ne territorin e Shqiperise se sotme, nuk ka ekzistuar Kisha Katolike Shqiptare. Keshtu qe nuk eshte veshtire per te arritur ne perfundimin se kemi te bejme me nje rol kompesimi per efekt te mungeses te qelizes qe ka bashkuar shqiptaret (kjo eshte zanafilla filozofike e problemit).

Ne saje te punes te nje Shtepie Botuese (ALBINFORM), ne sot kemi te dhena faktike qe tregojne se Kanuni i Lek Dukagjinit eshte i pasuruar me vendime kanunore pas vitit 1700 deri ne fillim te shek. te XX-te (bot. i vitit 1993, f.189-218), ku perfshihet edhe subjekti Xhami (f. 191). Ndersa ne saje te punes te studiuesit pukjan Xhemal Meci (1935) ne sot kemi edhe dy variantet e Kanuni-t te Lek Dukagjinit: te Pukes (Tirane 1995) dhe Mirdites (Tirane 2002) ku befas cfaqet dhe subjekti Virgjineshe=Burrneshe. Keto te dhena na tregojne se procesi i BURRNESHAVE eshte i krijuar me se shumti pas shek. te XVI-te dhe nuk ka asnje lidhje me Kanunin ne shkakun lindes.

Varianti i Pukes te Kanunit te Lek Dukagjinit per kete problem ka kodifikuar (Neni 79) variantin e mospranimit te vajzes per t’u bere nuse per se gjalli. Ne kete rast familja (gjinia) ka per detyre per ta qethur dhe ta lere te Virgjer per jete.

Ndersa ne Nenin 177 pranohet se Virgjeresha ka te drejte te marre pjese ne kuvendin e katundit ne vend te babes me armet me vete.

Neni 557 ka si permbajtje pikerisht Virgjereshat me kete tekst: “Virgjneshat, pse veshen si burre e ngjashin armet, s’kane te drejte zani e Kuvendi, vec kur jane mbrenda katundit ne kembe tet plak, te mbetun rreth votres”.

Pra ky variant i Kanunit te Lek Dukagjinit e sheh problemin thjeshte ne perberje te familjes dhe si nje fakt te lidhur me ndergjegjen individuale te vajzes; por duhet theksuar se te dy keto variante kanunore jane permbledhur pergjate shek. te XX-te duke ju larguar origjinalit historik.

Varianti i Mirdites te Kanuni-t te Lek Dukagjinit per kete problem ka kodifikuar (Neni 506) pozicionin e vajzes te virgjer ne rastin kur e ka baben plak dhe vella te vogel ne shtepine e prindit.

Neni 594 pranon VIRGJERESHEN si dorezanese te grave te veja brenda gjinise dhe pervec kusherinjve te burrit te gruas se veje.

Ndersa Neni 735 i perjashton VIRGJERESHAT nga Kanuni, por ne Kuvend te katundit kane te drejte te zevendesojne baben, kur ne krah ka nje kushri te vet, qe per nevoje hyn dorezane per VIRGJINEN.

Pak e shume te dy variantet e Kanunit te Lek Dukagjinit e trajtojne problemin pothuajse me te njejten permbajtje duke u diferencuar nga Kanuni baze, mbledhe e kodifikuar prej At Shtjefen Gjecovit, prej nga del perfundimi se procesi i VIRGJERESHAVE–BURRNESHAVE eshte i pranishem atje ku eshte zbatuar Kanuni i Lek Dukagjinit (Kosove, Dukagjin, Mirdite, Puke) edhe pse ne shek. e XV ai nuk e permbante kete lloj kodifikimi.

Diferenca ne kohe midis Kodit baze te shek. e XV-te dhe Kanunit te Lek Dukagjinit  me pranine e kapitullit mbi Virgjereshat duhet te percaktoje jo vetem kohen se kur eshte perdorur per here te pare kjo praktike, por dhe nga kush eshte huazuar apo eshte autokton. Ne nje fare menyre kjo kuptohet nga nje kanun me i mevonshem.

Shume me gjeresisht dhe plotesisht e ndeshim kete problem te kodifikuar tek Kanuni i Skenderbeut (Mbledhe e kodifikuar nga Dom Frano Illia, Milot 1993) ku ne Kreu-n e X ka artikullin XIII, Virgjinesha me 11 nene (981-991) ku shkruhet:

981. Virgjineshe asht nji vajze qe rrin pa u martue dhe banon te prinderit e vet [*].

[*] Ne Kurbi her mas here ka pase ka nji e ka dy virgjinesha. Ka pas rasa qe ndonji virgjineshe ka bajt arme, si virgjinesha e shtepise se Hasanit ne Shkopet. Ajo familje pati mbete ne kalamaj, ne gjak dhe burrat te vrame e te dermuem.

  1. 982. Virgjineshat zakonisht vishen si burra dhe presin floket.
  2. 983. Virgjineshat ne kuvend te katundit dhe kudo njeti, rrijne si burra, por ne kuvende gjygjesh e pleqnishe nuk kane za.
  3. 984. Virgjinesha ne shtepi te vet, rrin ne vend te zotet te shtepise n’ane t’oxhakut a ne sofer kur shtepia e saje s’ka burre.
  4. 985. Virgjinesha zakonisht rrijne vajzat per keto aresye: 1) Per shpirt; 2) Kur ka nane e babe pa djale ne voter dhe te vjeter; 3) Kur shtepia e saje asht ne femije; 4) Kur per ndonje aresye s’don ta marri ate burre per te cilin ta kene fejue dghe s’martohet njeti per te leshue ne gjak shtepine e vet ase kur e vendose vet.
  5. 986. Nje vajze qe per aresye te ndryshme shendetsore: trupore apo mendore mbetet pa u martue nuk quhet virgjineshe as nuk veshet si burre, por rrin vajznisht [*].

[*] Gjytryma uloge ne Kurbi ka pas pak. Njihen te tilla vetem dy raste ne femna.

  1. 987. Kur nji vajze don me ndeje virgjineshe u difton prindve e fisit te vet, dhe si te marri pelqimin e tyne vishet menjihere si burr, pret floket e del nder burra.
  2. 988. Sikurse nuk mundet te detyrohet nje vajze te martohet, ashtu s’mund te detyrohet te rrije virgjineshe.
  3. 989. Kur nji vajze u thote prindve se ka vendose me ndeje virgjineshe prind e keshillojne, i tregojne qe do te rrije mire e s’do te korise veten e shtepine, dhe ka rasa qe ja shtyjne pelqimin e vet deri te shofin se me te vertete e ka per nji mend.
  4. 990. Vajza qe rrin virgjineshe nuk martohet ma zakonisht edhe kur hiqen shkaqet per te cilat te jete shtye me ndeje virgjineshe. Po u martue vec perbuzje ka.
  5. 991. Virgjinesha per te tjera pune, pos me kene zot shtepie, asht si cdo vajze e grue e shtepise.

Sipas ketij kanuni problemi eshte krejtesisht vetiak dhe me se shumti mund te perfshihet ne familje e grup familje te nje gjaku dhe jo me tej. Bile ne kete proces nuk mund te permblidhet asnje subjekt jashte fisit perderis pranohet relacioni keshillimor brenda fisit.

Por pak me ndryshe trajtohet ky problem nga Kanuni i Laberise, ku mesojme se termi Virgjereshe ne kete kanun eshte me i gjere ne elementin baze, gje qe nuk gjendet ne asnje kanun tjeter edhe pse ne menyre nenkuptuese ai mund te lidhet me subjektin fetar. Keshtu tek Kanuni i Laberise (Kodifikuar e pergatitur per botim nga Prof. dr. Ismet Elezi, Tirane 2006), ne Nenin 227. Shpallja virgjereshe ose murgeshe shkruhet:

1.Vajza qe vendos te mos martohet per aresye se ka prinderit e semure e pa njeri tjeter, ose per aresye vetjake apo trashegimie, e shpall veten virgjereshe ose murgeshe.

2.Ne rastin e fundit, detyrimisht shkon ne manastir dhe ne rast se ka qene e fejuar, fejesa prishet pa pasoja te tjera.

3.Virgjereshat vishen si burrat dhe mund te mbajne arme.

Ne Nenin 593. Vajzat qe shpallen virgjeresha shkruhet:

Vajzat qe shpallen virgjeresha e qe betohen perpara dy ose me teper dorezanesve se nuk martohen, po qendrojne ne shtepine prinderore dhe nuk ka asnje mashkull trashegimtar, kane te drejte te trashegojne pasurine e lene nga babai, pa asnje kufizim sikur te ishin djem.

Lidhja e Virgjereshes me Murgeshen tek Kanuni i Laberise e komplikon pa situaten, pasi tenton ta fuse ne suazen e Institucioneve Fetare, gje qe detyrimisht kerkon nje zberthim pergjithesues te variacioneve te lidhjes se procesit me idete fetare. Ne kete rast duhet zbuluar ne kemi te bejme me nje ngjashmeri formale, apo vete thelbi i problemit eshte i lidhur me Institucionet Fetare. Kjo te detyron te zgjerosh kerkimin ne kanunet e tjera krahinore per te pare perputhjet e rastit. Keshtu E drejta dokesore ne Lume (Kanuni i Lumes)  me autor Prof. as. Dr. Shefqet Hoxha, Tirane 2013, nuk ka asnje nen mbi kete problem. Po keshtu edhe tek Kanuni i Dibres me autor Xhafer Martini, botim i dyte, Tirane 2007, nuk ka asnje nen mbi kete problem.

Ky situacion te detyron te zberthesh raportin e Kanuneve Baze me kanunet Krahinore per te zbuluar se cfare ka ndodhur me te drejten zakonore shqiptare nder 5 shekujt e fundit, ku procesi i Virgjereshave ndodhet ne mes te tyre. E keqja e kesaj pune ndodhet tek Kanuni i Skenderbeut ku nuk kemi asnje te dhene mbi kohen se kur eshte futur ne kete kanun. Fakti qe Kanuni i Skenderbeut, ne gjendjen qe eshte sot, eshte i vlefshem per te dy format monoteiste (katolicizmi dhe islamizmi) duhet konsideruar i mjaftueshem per te arritur ne perfundimin se kapitulli mbi Virgjereshat eshte futur pas konvertimit fetar te popullatave dhe pranohej detyrueshem nga popullata pamvaresisht nga besimi fetar. Por Kanuni i Skenderbeut na jep te drejten te percaktojme krahinat ku eshte shtrire ky proces, qe duhet konsideruar ne perputhje me krahinat ku vepronte ky kanun, por dhe mungesen e shtrirjes se Kanunit te Skenderbeut ne ato krahina qe pretendojne per pronesi te mbiemrit Kastriot (Diber, Has).

Menyra se si jane thjeshtuar Kanuni i Lek Dukagjinit dhe Kanuni i Skenderbeut ne kanunet krahinore: Lume, Diber, Lure, Laberi, Bende, ku kemi pranine dhe mungesen e kapitullit mbi Virgjereshat duhet konsideruar i mjaftueshem per ta konsideruar procesin e Virgjreshave si nje perjashtim te paperseritshem nder shekuj dhe si nje mutacion social pa domethenie.

Por thelbi i problemit, nga materialet e parapara, shtrohet: a ekziston lidhje e VIRGJERESHAVE=BURRNESHAVE me Institucionet Fetare apo idete e tyre? Fakti qe Virgjereshave ne te gjitha rastet u bashkangjiten ne menyre kanunore armet i ndan Virgjereshat nga Besimi Fetar ne menyre te papajtueshme. Por kur pranojme se forma e pare fetare eshte dashuria, eshte shume e lehte per te arritur ne perfundimin se procesi i Virgjereshave eshte ne kundershtim te plote (jo i kundert) me ekuacionin ZOTI → Feja → Gjinia Femerore pasi nuk ekziston baza materiale e dashurise: Femija. Prej ketej del perfundimi se procesi i Virgjereshave eshte nje proces shterp qe kenaq individin, por jo Shoqerine.

Por Gjinia Femerore eshte pergjegjese perpara Njerezimit per nje sere procesesh sociale te lindura pas Krijimit, pervec procesit biologjik te lindjes se Gjinise Mashkullore. Ajo eshte pergjegjese per lindjen e Institucionit Fetar, per lindjen e Institucionit familjar dhe grupfamiljar (nuk eshte e mjaftueshme pranimi i matriarkalitetit si forme evolutive e familjes njerezore; – kjo eshte forma fundore e drejtimit te jetes shoqeror nen diktatin e Gjinise Femerore, por per te arriture deri ne kete pike kemi nje pafundesi procesesh sociale qe konsolidojne Racen Njerezore ne Toke dhe kjo nuk eshte bere jo per nje shekull, as per nje mijevjecar, as per nje milion vjet, por per disa te tille ku Gjinia Femerore e mesoi qenien biologjike te behet Njeri dhe ky proces ka perfunduar kur ky Njeri realizoi ndarjen e punes nen drejtimin e Institucioneve Fetare), per lindjen e Civilizimit Njerezor, me te cilin merr fund periudha e krijimit te Njerezimit, si forma me e larte e organizimit te struktures materiale, qe ne jemi mesuar ta quajme LENDE.

Rendesia e paritetit te ketij perfundimi eshte percaktimi i forces energjitike sociale qe i duhet Shoqerise Njerezore per te realizuar kete ku jemi sot dhe ne kete pike del ne pah roli i gjinise mashkullore, por e gjithe kjo pas ndarjes se punes (prej ketej nuk eshte e veshtire te percaktohet dhe autoresia e krimit shoqeror si nje substrat shtese ne intelektin e individit). Por ky rast na con ne evedentimin e llojit cilesor te energjis, pasi tani pervec energjise mekanike, fizike, kimike dhe biologjike kemi dhe energjine shoqerore e cila ndryshon cilesisht me te gjithe format energjitike qe njohim, por qe nuk eshte futur asnjehere ne hesapet e filozofit. Ne kete rast gjetja e permasave te energjise shoqerore kerkon nje metodike te re analitike dhe ato jane krejt te ndryshme nga te gjitha permasat e parapara te hapsires. Kjo gje hap nje kapitull te ri ne metodiken e studimit dhe shpjegimit te Natyres, pasi tani kerkohet te evidentohet ndryshimi cilesor i formave te levizjes dhe i kohe-hapsires se gjithseiciles dhe menyra se si ato ndikojne ne te mire apo ne te keq ne raport me jeten shoqerore ne Toke.

Qe te behet ky ndryshim metodik eshte e nevojshme te behet percaktimi i gjinive ne fushen kimike, fizike dhe mekanike pasi paraqitja si te kunderta nuk e tregon paritetin kohor te ketyre te fundit dhe varesine hapsinore nga njera-tjetra. Kjo gje kerkon percaktimin e forcave mekanike qe kane vepruar ne momentin me te pare te Big-Bangut nga pikepamja gjinore pasi te jeni te sigurte qe nuk ka qene nje shperthim nje permasor. Modelet e zanafilles se Big-Bangut nuk e kane paraqitur deri me sot, bile nuk e kane bere dot kete diferencim, cka me con ne perfundimin se jane thjeshte hamendime shterpe te palidhura jo vetem me unitetin nderlendor, por as me thelbin mekaniko-fizik te Big-Bangut.

Modeli teorik i Big-Bangut duhet te permbaje vetem dy permasat vektoriale te shkakut te filleses, njera prej te cilave duhet konsideruar e gjinise femerore e tjetra mashkullore dhe jo te kunderta; njera duhet te njihet dhe te perjetohet, ndersa tjeter mbetet perjetesisht e panjohur; njera eshte pjese e Njeriut, ndersa tjetra injektuesja e saj; njera duhet konsideruar themeluesja e Fizikes, ndersa tjetra injektuesja Mekanike. Te gjitha keto formojne ate qe sot konsiderohet Lende, qe permban ne vetvete edhe formen injektuese te te gjithe formave te mepastajme te Levizes (te cilat filozofet i kane percaktuar pese formeshe pa e thene ne asnje rast se e para prej tyre eshte mbeturina e vetme e trasheguar nga zanafilla Natyrore dhe qe teologet duhet ta konsederojne si permase te ZOTIT. Kjo eshte pike qe duhet justifikuar nga shkenca, por qe nuk e ben dot per efekt te pamundesise. Atehere a nuk formohet postulati qe ZOTI eshte justifikim per shkencen dhe vetem per kete aresye ka lindur i ashtequajturi ateizem? Por, nga ana tjeter, raporti jashte-brenda Big-Bangut duhet konsideruar si raporti midis dy gjinive dhe pozicioni qe ka Lenda kundrejt saj. Kjo na tregon dy anet me kryesore te problemit: kufizimi hapsinor qe disponon Lenda kundrejt Pafundesise se Natyres dhe kufizimin kohor qe disponon Lenda kundrejt Perjetshmerise se Natyres. Kjo tregon jo vetem se Lenda eshte mirefilli gjini femerore dhe injektuesi zanafillor i saj gjini mashkullore, por disponobiliteti energjitik i gjinise mashkullore eshte superior kundrejt gjinise femerore. Ne kete pike duhet te ekzistoje argumentimi me i plote i rregullsise ligjore te Natyres dhe suprimimi universal i Natyres mbi Njeriun (kjo eshte aresyeja perse Njeriu nuk mund te beje asnjehere vetveten).

Rregullsia ligjore, ne funksion te gjinive, duhet te vazhdoje edhe ne fushen Fizike dhe mbetet te percaktohet se kush nga polet manjetike, kush nga polet e rrymes elektrike te vazhduar (apo kush nga periodat e alternatives), ka sensin femeror te gjinise per te percaktuar paritetin kohor dhe pozicionin me fillestar te tyre pas Big-Bangut. Do te ishte me interes te percaktohej gjinia e Drites, pasi me shume gjasa ekzistenca e saj formon zanafillen me te pare te levizjes dhe dukurive fizike ne Natyre. Roli i KOHES duhet konsideruar determinant ne analizen e metejshme te proceseve fizike, pasi vetem me ane te KOHES jemi ne gjendje te percaktojme dinamiken e zhvillimit specifik nga levizja fizike drejt levizjes shoqerore. Kjo eshte pika ku teorikisht proceset fizike kushtezojne proceset shoqerore, dhe anasjelltas, dhe na japin imazhet me te plota dhe te sakta te asaj se cfare ka ndodhur ne te kaluaren dhe cfare do te ndodhe ne te ardhmen, por dhe si ndikojne proceset e thjeshta mbi me te komplikuarat sipas kohe-hapsirave perkatese. Ne kete pike problemet me teper merren me mend se sa jane te argumentuara ne aspektin historik real. Dhe e gjitha kjo per  aresyen me te thjeshte: Njerezimi akoma nuk ka mesuar te analizoje fenomenet e Natyres sipas tempit Kohor te Lindjes dhe Zhvillimit. Ne fushen e Fizikes do te ishte me shume vlere percaktimi i raportit kohor te grimcave elementare te Atomit kundrejt njera-tjetres dhe te tyre kundrejt berthames se atomit. Kjo mund te realizohet qe ne kete faze te zhvillimit te mendimit filozofik ne fushen e Fizikes neqoftese do ta shohim problemin sipas gjinive dhe jo te kundertave te tyre.

Keshtu, p.sh. ne njohin tre grimcat elementare te atomit dhe berthamen e saj, por nuk kemi percaktuar kohen e lindjes se gjithseiciles dhe cfare rrjedh prej saj. Me ato qe njihen deri me sot ne mund t’i japim nje pergjigje te perafert duke i avancuar hipotezat ne menyre me te argumentuara.

Fakti qe atomi i Hidrogjenit ka vetem nje proton ne berthame dhe nje elektron rreth saj pa pranine e neutronit, sic e kane elementet e tjere, con ne perfundimin se neutroni ka lindur pas formimit te berthames se hidrogjenit, e per rrjedhoje pas lindjes se elektronit dhe protonit (do te ecim me pranimin e zhvillimit simetrik tani per tani). A eshte nje rregull ligjor, apo nje vecanti ne zhvillimin fiziko-kimik te Natyres eshte pak e veshtire te pranohet kaq thjeshte dhe vetem me kete te dhene. Keshtu qe kur analizojme procesin mekaniko-fizik te formimit te atomit duhet te kemi parasysh se analizojme rastin e hidrogjenit, por permasa e perputhjes se analizes me faktin e ligjesise do te coje ne percaktimin e hidrogjenit ose si elementi me i pare kimik, ku formimi i elementeve te tjere ecen sipas te njejtit rregull, ose hidrogjeni eshte hopi kalimtar nga levizja fizike ne ate kimike dhe formimi i elementeve kimike ndjek tjeter rregull ligjor (ne kete rast eshte me vlera sygjerimi se qofte protoni, apo elektroni, i hidrogjenit jane krejt te ndryshem nga elektronet dhe protonet e elementeve te tjere kimike (ne kete rast krahasimi mund te behet duke pasur parasysh boten e Njeriut). Por habija qendron ne perputhjen e numrit te elektroneve neper orbita rigorozisht te barabarta duke na cuar ne perfundimin se elektronet e shtreses se pare duhen percaktuar si vellezer te se njejtes familje edhe pse ndodhen neper atome te elementeve te tjere. Ky proces duhet konsideruar, tani per tani, unifikues edhe per shtresat e tjera. Themi tani per tani pasi Natyra nuk e njeh barazine absolute, por kjo mos barazi duhet te kete ne themel “paradoksin e kohes” si shkaktarin e unifikimit te Natyres ne kete drejtim duke e permbysur te gjithe metodiken e perfytyrimit te Natyres sipas parametrave te njohur (vetem ketu eshte pozitiv ideja e Albert Ajnshtajnit (1879-1955) mbi ndryshimin e kohes ne saje te levizjes mekanike, ndryshe “paradoksi i binjakeve”).

Prej te gjithe ketij aresyetimi mund te kalojme ne dinamiken kohore te grimcave elementare dhe, sidomos, ne menyren e lindjes se tyre. Ne fakt une nuk di ndonje teorizim ne kete drejtim pervec asaj qe ka thene Stephen Hawking (1942-2018) ne librin e tij mbi historine e shkurter te kohes, sipas te cilit elektronet dhe protonet kane nje moshe disa here me te madhe se mosha e Big-Bangut, por nga ana tjeter autori pranon se KOHA fillon me Big-Bangun duke nenkuptuar se grimcat elementare ndodhen jashte kohes, ose e kane koheekzistencen te perjeteshme. Eshte lehtesisht e kuptueshme se kemi te bejme me ide te paargumentuara dhe te palidhura prej te ciles ka rrjedhur pikepamja se natyra lendore kryen veprimin e perjetshem te sfungjerit (kjo ka qene edhe nje pikepamje e F. Engelsit [1820-1895] tek “Dialektika e Natyres”). Ky eshte nje problem qe nuk perfshihet ne argumentimin filozofiko-materialist mbi ndertimin e strukturave fundore te natyres (ne kete drejtim mendimi shkencor fizik ecen me shume me fantazi se sa e mbeshtetur ne FAKTET kokeforta qe bartin elemente te ndryshem te natyres). Ne kete rast duhet perjashtuar modeli i Big-Bangut ne nivelin e grimcave elementare dhe te shtyhemi pak me shume ne brendesi te grimcave elementare, pasi ne te kunderten fizika nuk ka pse te ekzistoje. Proceset fizike nuk kane asnje lidhje te drejteperdrejte me mekaniken edhe pse kjo e fundit bashkeshoqeron te gjitha procese fizike, por e vetequajtura shkence e fizikes ka perjashtuar te gjithe procesin e formimit te grimcave elementare edhe pse ka konstatuar se prania e elektronit dhe protonit ne atomin e hidrogjenit nuk e ka te nevojshme pranine e neutronit dhe problemi i ekzistences se grimcave elementare, se bashku me produktin e tyre kuantik, perbejne te gjithe thelbin e asaj qe duhet konsideruar si shkence e Fizikes.

Per te percaktuar dinamiken kohore te grimcave elementare dhe menyren e formimit te berthames se atomit duhen bere paraprakisht dy percaktime, njera teorike dhe tjetra praktike: 1-Zberthimi i kohe-hapsires ne planin ndikues dhe reflektues; 2-Energjia disponuese e tyre. Mendimi filozofik, me ane te Raportit kohor-hapsinor, tenton t’i jape pergjigje ketyre dy percaktimeve jashte eksperimentit praktik duke hapur nje rruge te re ne metodiken e studimit te ketyre problemeve.

Te dy keto percaktime jane te afta te cojne ne perfundimet e lidhura pikerisht me percaktimin e dinamikes se pretenduar, por dhe ne percaktimin e gjinive qe kane grimcat elementare, pasi me shume mundesi njera, e lindur pas Big-Bangut, te jene Nena e te gjitha grimcave te tjera duke bere te nevojshme percaktimin e gjinise edhe ne fushen e Fizikes, por edhe percaktimin e gjinise mashkullore te injektorit te grimces femerore.

Ky kendveshtim i heq mundesine grimcave elementare te Atomit te kene nje jete perpara Big-Bangut, ne kete rast procesi i shperthimit te madh duhet konsideruar si shkaku me i pare i spinite te elektronit dhe te gjithe procesit te levizjes rrethore qe ka mikro dhe makro Bota, ose ne te kunderten mosha e Big-Bangut duhet te jete disa here me e madhe se ajo e publikuar. Ekuacionet e ndertuara ne kete rast nuk kane marre parasysh ne asnje menyre ndryshimin e KOHES para dhe pas Big-Bangut e per rrjedhoje llogaritjet jane krejt formale dhe te pasakta.

Ne fushen e Kimise ky probleme duhet konsideruar veshtiresisht i kostatueshem jo vetem pse reaksionet kimike kane kohe-hapesire teper cilesore ne ndryshim me proceset fizike, por levizja mekanike ne proceset kimike eshte lehtesisht e kostatueshme nga njeriu, qofte dhe vizualisht, e per rrjedhoje pergjithesohet vend e pa vend. Problemi qendron dhe ne nje veshtrim tjeter sipas pyetjes: ne cfare faze te zhvillimit te natyres do ta konsiderojme procesin kimik te lindur dhe sa faza permbledh kjo lindje? D.m.th. a duhet konsideruar proces kimik formimi i nje elementi kimik dhe, pamvaresisht nga pergjigja, ne cfare gjinie duhet ta konsiderojme perpara se te formohen komponimet kimike? Bashkejetesa e elementeve te ndryshem kimike ne substanca te ndryshme e ben me te lehte percaktimin e gjinive ne fushen e Kimise duke e zhdukur kostatimin e percaktimit si te kunderta te elementeve perberes te saj. Me shume mundesi fushe e kimise duhet te konsiderohet se sfondi teorik ndermjetes midis termit te kunderta dhe termit gjini (ne kete fushe te dy keto terma nuk jane perdorur ne funksion te zanafilles kimike). Me shume mundesi teresia kimike te jete njera ane e gjinise fiziko-kimike dhe te paraqese gjithmone njerin pol te zhvillimit pa pasur nevoje per te reja cilesore deri ne ate mase sa krijon kimine organike dhe ne kete pike duhet te kemi gjini te reja ne fushen e Kimise. Fakti qe elementet e pare biologjike jane monoseksuale dhe me vone kane kaluar ne dualitetin seksual duhet te jete nje tregues qe fusha e Kimise te jete karakterizuar nga nje zhvillim sasior brenda kohe-hapsires vetiake pa pasur nevoje per cilesi te reja brenda llojit te vet.

PERFUNDIME

E gjithe kjo menyre e te zberthyerit te gjinive dhe te te kundertave ne natyre ka per qellim zbulimin e elementeve cilesore qe kane cuar ne zhvillimin e natyres se Lendes, prej nga e ka burimin e drejteperdrejte Shoqeria Njerezore. Keto elemente jane absolutisht te domosdoshem pasi do t’i sherbejne Shoqerise Shqiptare per te ndare krimin qe kane bere politikanet mbi te: manipulimi historiko-politik e ka burimin nga bota jashteshqiptare dhe u eshte imponuar asaj pa dashje, apo ka vetem burim te mirefillte shqiptar. E mira do te ishte te percaktohej se ku fillon dhe mbaron manipulimi i politikes boterore dhe ku fillon manipulimi i historise politike te shqiptareve te krijuar nga klasa intelektuale e shtetit shqiptar nje shekullor te ndare te tre etapa kohore: 1912-1945, 1945-1991, 1992-2018.

Se pari shqiptaret duhet te mesojne se Puna nuk ka krijuar njeriun (mesuar nga F. Engelsi [1820-1895] tek “Dialektika e natyres”), por Puna ka krijuar diferencimet sociale midis individeve, gjinive, grup individeve, fiseve, grup fiseve, popujve, kombeve, racave dhe lidhet me marredheniet e Njeriut me Natyren; te gjitha keto lidhen me ndryshimin e Njeriut prej Njeriut, por qe ne thelb fshehin permasen e Shpejtesise se Zhvillimit social, dmth piken ku realizohet uniteti ndernatyror midis shkalleve te zhvillimit te Lendes. Realisht ky proces perben thelbin e asaj pjese te shkences qe ne na e kane mesuar si Histori, por qe eshte tmersisht larg kesaj te fundit deri ne ate mase sa shqiptaret duhet ta mesojne njehere e mire se nuk njohin as abc me elementare te Historise Shkencore dhe ata qe sot konsiderohen se historiane me se shumti jane staticiene politike te kesaj fushe.

Kryesorja e te gjithe kesaj teme Historike eshte procesi i bashkepunimit, si nje proces absolut i mikrobotes dhe makrobotes se pafundme ne te gjitha hallkat e tyre, ku Gjinia Femerore e Natyres ka paritetin e veprimit, dmth inisiativen e cilesise (ne kete rast duhet theksuar se gjinia ne zanafille nuk ekziston, ajo krijese e pare biologjike eshte monoseksuale, dhe, gjate zhvillimit te vet, krijon seksin tjeter jo si te kunderten e vet, por si formen unike te shumefishimit biologjik te vetvetes). Cilesia ka nje date lindje dhe vetem pas ketij momenti fillon rrugen e vet Dialektika Hegeliane tri permasore. Ne kete rast ngelet per te percaktuar qelizen mashkullore qe provokoi Big-Bangun nga jashte-brenda. E meqenese kjo qelize, nen pamjen e levizjes mekanike, nuk mund te njihet ne asnje permase, ngelet per te pranuar apriori ekzistencen e ZOTIT, si shkaktarin e jashtem te Big-Bangut (ne kete rast ZOTI eshte justifikim per shkencen e astrofizikes per efekt te pamundesise hapsinore te zbulimeve te metejshme, gje qe percakton kohen e kesaj pamundesie). Por astrofizika duhet te pranoje qe ne qofte se per te ZOTI eshte justifikimi formal i mrekullise qe ka emrin NATYRE, ne zhvillimin e Shoqerise Njerezore ZOTI eshte justifikimi praktik i mrekullise qe e ka emrin CIVILIZIM. Kjo eshte aresyeja perse ZOTI nuk mund te barazohet as me Natyren dhe as me Njerezimin, por qendron mbi ta duke ndikuar ne menyre Natyrore dhe jo njerezore. Por e gjithe kjo menyre e zberthimit con ne perfundimin se asnjeri nuk mund te flase dot ne emer te ZOTIT te pafundem dhe te perjetshem (ketu qendron gabimi i teologeve), le pastaj ne mohimin e ZOTIT (ketu qendron idiotizmi i politikes).

Pas gjithe kesaj analize arrijme ne perfundimin:

Dy probleme i ka grabitur Njerezimit Politika, si instrumenti me manipulator dhe me armik i Njerezimit, ne Histori:

1-Identitetin krijues te Institucioneve Fetare

2-Qelizat sociale te Identitetit Njerezor, te percaktuara nga ana e Gjinise Femerore.

Ne kete menyre trekendeshi:  ZOTI – Feja – Gjinia Femerore e Natyres jane themeli objektivo-subjektiv i zanafilles se Races Njerezore ne Toke me te mirat dhe te keqijat e veta. Por, nga ana tjeter, keto tre elemente jane dhe armiqte reale te Politikes Njerezore, me te cilat formohet kundertia kohore e zhvillimit. Keshtu qe ngelet per te percaktuar se kush do te jete e kunderta e jetes sociale kur te eleminohet politika. Per t’i zgjatur vetes jeten, Politika perdor provokimin nderfetar duke i futur strukturat populiste ne lufte midis tyre ne emer te ZOTIT me nenkuptimin se njera forme fetare eshte me e mire se tjetra; kur ne realitet nuk ka Fe te mire apo Fe te keqe, por ka sherbim te Fese ndaj Popullit dhe me kete sy duhet pare prania e tyre brenda superstruktures sociale te nje popullate. Ne kete drejtim shqiptaret e kane me te lehte te nxjerren perfundime ne raport me popujt e tjere europiane pasi kane pasur fatin e mire te kene disa forma fetare dhe disa forma monoteiste ne te njejten kohe e per rrjedhoje nuk eshte e veshtire per te kostatuar se kush u ndertoi gjuhen, arsimin, muziken, letersine, legjislacionin, familjen per te arritur ne perfundimin se kush forme fetare i ka sherbyer Kombit Shqiptar, te pakten ne keto 400 vjetet e fundit.

Por rasti shqiptar fsheh dhe ate qe po ndodh prej 2000 vjetesh ne Bote fare hapur, por qe interpretohet sipas oreksit gastrologjik. Masa e lidhjes se Institucione Fetare me Politiken percakton pozitivitetin, apo negativitetin, e veprimtarise se Institucioneve Fetare kundrejt popullates, por qe e fsheh kete veprimtari pas Ideve Fetare. Eshte poshtersia e Politikes, d.m.th. e njerezve qe merren me kete veprimtari, qe mundohet ne te gjitha format t’i jape fryme fetare veprimtarise se vet dhe ta paraqese ne funksion te Institucioneve Fetare. Por e gjitha kjo e ka nje pergjigje perfekte: Feja ka si instrument veprues Dashnine, kurse Politika ka si instrument manipulues Krimin. Eshte koha per te bere zgjidhjen e duhur per te miren e Shqiperise dhe te shqiptareve.

 

30 prill 2018