94 – Kush, Si dhe Pse u formua miti i rreme mbi Çerçiz Topullin?
fakte te reja, dokumenta te tjera dhe interpretime te kunderta
(ose ndryshe: Çfare NUK tha gazetari “investigativ” [e ve nder thojza pasi rezulton qe ky gazetar amplifikon te gjithe manipulimin e historiografise komuniste, parakomuniste dhe paskomuniste si ngjarje reale] Marin Mema ne emisionet mbi Çerçiz Topullin? Ne kete menyre ky gazetar ka fshehur menyren praktike te manipulimit te Historise se Shtetit dhe Kombit Shqiptar; e me sa duket ky eshte qellimi i ekzistences se ketyre lloj gazetaresh: te fshehin te kaluaren kriminale te politikes komuniste dhe sherbetoreve te tyre duke evidentuar ngjarje dhe personazhe te dyshimta patriotike. Kjo eshte aresyeja me kryesore qe cdo ngjarje historike ne Shqiperi eshte e deformuar nga cdo kendveshtrim dhe duhet pune e madhe per ta kthyer ne pozicion real. Ne kete rast konkret ka ndodhur qe Altruizmi social u transformua ne spekullim Historik, qe shpjegon aresyet Perse u krijua ky mit i rreme dhe cfare pasojash ka pasur e ka ne vazhdim duke u pergjithesuar. Eshte i vetmi rast ne historine e shqiptareve qe perputh trashegimine e gjenezes sociale me aktin individual. Mos e parakaloni se te parendesishem kete dukuri, pasi ka ndodhur qe nje subjekt u ka grabitur shqiptareve identitetin kombetar duke e paraqitur si te tijin. Me e pakta dallohet ne problemin e Gjuhes Shqipe ku shqiptaret as sot nuk e kane marre vesh qe vendosja e standartit me 1972 eshte praktika e dyte me e madhe e grabitjes te ketij identiteti, pas ndryshimit te njerezve te Rilindjes Kombetare nga Kleriket Katolike ne njerez te subjekteve jo shqiptare).
Perpara se te kuptojne ate qe ka ndodhur midis viteve 1908-1942 (kjo eshte e gjithe periudha kohore e formimit te mitit te rreme mbi Çerçiz Topullin), mbi kete teme, me “heronjte” e tyre historike, shqiptaret duhet te dine:
I–Cfare “eshte thene” pas 1945-ses mbi Bajram(Bajo) – Çerçiz Topullin dhe, pse ketu, fshihet nje nder pikat me manipulatore te Historise se Kombit Shqiptar: situacioni Biologjik, Social dhe Fetar i Shqiptareve (por pasi te keni lexuar te gjithe kete material, dueti i fjaleve “eshte thene” duhet transformuar “eshte genjyer”, prandaj eshte vendosur nen thojze; por ne kete rast shtrohet pyetja: perse GENJEJNE studiuesit, analistet, gazetaret, politikanet, etj, etj, shqiptare? Cfare duan te fshehin ne kete rast dhe perse me kaq kembengulje? Mos valle kujtojne qe ky “mister” eshte i pazbulueshem? Te pakten ky studim pretendon t’i jape pergjigje ketyre dilemave.)?
II–Cfare eshte thene hapur para 1945-ses ne Shqiperi dhe mbas 1945-ses neper Bote mbi Bajram(Bajo) – Çerçiz Topullin (por pasi ta lexoni kete material shqiptaret duhet t’i bejne pyetjen vetes: padija e shqiptareve vjen vetem per shkak te arsimit te detyrueshem apo edhe per shkak te nje defekti familjar te imponuar pas 1945-ses nga pushteti politik?)?
III–Cfare eshte thene para 1945-ses dhe te shkruara pas 1945-ses mbi Bajram(Bajo) – Çerçiz Topullin ne Shqiperi, por qe NUK jane botuar asnjehere deri ne ate mase sa vetem nje grusht njerezish, me pak se gishtat e dores, i kane lexuar (vetem pasi te lexoni kete material do te kuptoni se nje permase e padijes se shqiptareve, ndoshta permasa me e dukshme, eshte arsimi i detyrueshem shkollor; pasi ne realitet, dhe kjo eshte shume e argumentueshme, cdo gje e shkruar mbi Historine e perjetuar nga shqiptaret dhe paraardhesit e tyre prej afro 5000 vjetesh eshte fillim e fund e GENJESHTERT)? Vetem se pas kesaj shqiptaret duhet ta kuptojne qe jane tmersisht te paditur dhe udhehesit e tyre ne fushen e Historise jane jashtezakonisht larg te vertetes te asaj qe kane perjetuar shqiptaret dhe perse jemi keshtu sot.
IV-Perfundimi nuk ka asnje lidhje me personazhet tona historike, por nga analiza qe ne do te realizojme mbi keto personazhe do te zbulojme se prapa tyre fshihet pikerisht problemi qe lidhet me keto perfundime dhe qe eshte i lidhur vetem me shpjegimin e menyres se si eshte ndryshuar situacioni Biologjik, Social dhe Fetar i arberesheve te epokes se Kastriotit dhe perse shqiptaret e sotem NUK jane dhe nuk mund te jene drejtepersedrejti i te njejtit bosht Biologjik, Social dhe Fetar me ta, por ata jane te deformuar ne kete bosht Biologjik prej nga rrjedh dhe deformimi Social e Fetar i shqiptareve te sotem. Pra gjeja e pare qe shqiptaret duhet te argumentojne sot eshte permasa e distances Sociale qe kane me paraardhesit e tyre arbereshe! Ne kete rast ngelet per te zbuluar ligjin NATYROR qe krijon kete diference dhe deformim Social e Fetar, jo vetem nder shqiptare, por dhe midis popujve brenda nje race dhe midis racave, gje qe permbys qofte teorine darviniste mbi seleksionimin natyror dhe mbijetesen e me te fortit, e qofte teorine e supramacise racore; te dy teorite e fundit nuk mund te aplikohen ne boten e Njeriut; ato jane pjesa ligjore natyrore e botes Biologjike. Keshtu qe aplikimi i tyrte ne cfaredo kohe qe te jete bere eshte nje artifice qe shkakton dhimbje pa progres.
V-Literatura e perdorur per kete studim, te cilen shqiptaret e sotem nuk duan ta lexojne e per rrjedhoje nuk duan ta mesojne te verteten e transformimit te Krimit ne Heroizem, eshte kaq e pergjithshme sa kam arritur ne perfundimin se shqiptaret e deshirojne DIKTATUREN pa e kuptuar se ajo NUK eshte e kunderta e LIRISE (Dialektika nuk e pranon duetin LIRI-DIKTATURE si nje kategori filozofike te dy te kundertave, por marksizmi pranoi kategorine liri-domosdoshmeri [Universiteti i Tiranes, Fakulteti i shkencave politike juridike, Materializmi Historik, Tirane 1981, f. 51-53] duke mos e zgjidhur dot ekuacionin e lindjes se dhunes, por qe i sherbeu Frederik Engelsit, tek Anti-Dyringu, per te zgjidhur ekuacionin midis prones private dhe dhunes (f. 177) ne menyre te pjeseshme dhe shume larg realitetit historik), por nje kompesim NATYROR per efekt te pazhvillimit (ne kete pike qendron ndryshimi midis ekzistences te me te fortit dhe ekzistences se altruizmit; ndryshimi midis Shkences [e cila nuk ka permasa] dhe Filozofise se Krishtit [E Cila ka vetem nje permase: DASHNINE]*; ndryshimi midis Politikes dhe Fese; ndryshimi midis Kafshes dhe Njeriut; kur ne realitet eshte krejt e kunderta). Nqs kjo deshire individuale eshte nje instinkt, aplikimi i diktatures here eshte shprehje e nje gjenialiteti, e here shprehje e nje karakteri kafsheror qe bartin aplikuesit e kesaj diktature. Ne kete rast eshte e nevojshme te behet diferenca midis gjendjes Gjeniale dhe gjendjes Kafsherore te aplikuesve te diktatures, sidomos ne Shqiperi (kjo do te thote se nuk eshte mire te kerkohet dhe kritikohet ana gjeniale e aplikimit te diktatures [Mbreti i Shqiptareve, Zogu i I-re], sepse nuk kuptohet, por kerkoni dhe luftoni anen kafsherore te zbatimit te saj [punonjesit e sigurimit te shtetit shqiptar, policise, ushtrise, te cilat ne kohen e diktatures se proletareve pa proletare jane konsideruar si instrumenta per te mbrojtur Popullin Shqiptar nga armiqte imagjinar, kurse ne realitet, atehere e gjithmone, jane instrumenta qe perdoren nga klasa politike per te sunduar dhe grabitur popujt ne cdo shtet klasor]; ana e kundert e ketij veprimi con ne mbulimin e ekzekutoreve te diktatures). Te pakten 1/3 e shqiptareve (kaq eshte raporti i te pushkatuarve, burgosurve dhe te internuarve shqiptare te epokes komuniste me sherbetoret e saj, cka duhet te jete baza e argumentit perse triumfoi “komunizmi” ne Shqiperi pas 1945) duhet te jene ne gjendje per te kuptuar diferencen midis instinktit Kafsheror dhe Gjenialitetit njerezor. Dhe kjo duket ne pranimin e transformimit te Heroit ne kriminel dhe e kriminelit ne Hero. Te pakten rasti ne fjale na meson se ky akt nuk eshte thjeshte i epokes komuniste, ai ekziston prej kohesh dhe eshte bashkeshoqeruesi i jetes praktike te shqiptareve te sotem, te pakten ne keto 400 vjetet e fundit, por i perforcuar pas 1945-ses dhe i superperforcuar pas 1991-shit, pasi asnjeri nuk merr persiper per te ndrequr deformimet e Historise, sidomos kur jane bere me dashje, sic eshte rasti ne fjale. Ne nje liber me autor Fahri Shaska: “Te quajtur Armik Populli”, kemi praktiken se si Heronjte e vertete te Kombit jane quajtur armiq dhe se si kriminelet jane bere heronj.
*Por ne kete pike ka lindur ideja sikur Shkenca mund te jape informacion ne lidhje me ceshtjet Fetare (Erwin Schrödinger, Çfare eshte jeta? Tirane 2020, f. 186), kur e dime qe i vetmi argument i njohur sot per sot ne diferencimin e botes biologjike nga bota shoqerore eshte Feja, e per rrjedhoje duhet pranuar se eshte shkaku i lindjes se Njeriut dhe Shkenca eshte produkt i tij; akoma dhe me pertej, Prifterinjte Politeiste dhe Prifteinjte Monoteiste ishin shkencetaret e pare ne Historine e Njerezimit, cka do te thote se Institucionet Fetare Prodhojne Shkencen dhe Institucionet shkencore nuk mund as ta prodhojne dhe as te argumentojne ndonje element Fetar. Atehere cfare mendohet se mund te jape Shkenca per Fene? E njejta situate eshte dhe ne raportin midis Politikes dhe Fese. Kesaj teme i kam kushtuar nje studim te vecante: (vell. 2: Tjetersimi i Historise ose “Ndergjegja” e Ngjarjes… “Feja dhe Intelektualet”).
Por perbashkimi i ketyre pese pjeseve dhe nxjerrja e konkluzioneve eshte detyre e lexuesit, pasi e kam te pamundur te ndikoj mbi menyren e te kuptuarit te Historise se Kombit Shqiptar te atyre viteve dhe aresyet perse shqiptaret e shekullit te XX-XXI zoterojne vetem permasen manipulatore te historise se tyre duke mos e ditur te VERTETEN HISTORIKE ne asnje permase te mundeshme, detyre te cilen mund ta realizoje vetem arsimi i detyrueshem shkollor; e meqenese ky arsim nuk po e kryen kete detyre, atehere duhet te kuptohet perse arsimimi i shqiptareve eshte vetem nje forme per t’u grabitur te mirat materiale. Kjo nuk eshte pune pasioni, por kryesisht edukim familjar dhe detyre qe Historia u cakton individeve. Ne kete rast faji nuk eshte thjeshte vetem i arsimit te detyrueshem, apo i defekteve pergjate proceseve te zhvillimit te familjes, por ai eshte shume me i gjere dhe lidhet ne menyre te drejteperdrejte me gabimet e Races Njerezore ne Toke, zhvillimi i te cilit vazhdon prej 2500 vjetesh (Herodoti 484-425 Para Kri., Tuqididi 460-400 Para Kri., Platoni 427-347 Para Kri. dhe Aristoteli 384-322 Para Kri. jane fajtore mbi kete situate) edhe pse dyshimi ekziston i konstatuar prej shume kohesh. Pikerisht pasoje e tyre eshte akademiku dhe politikani i sotem shqiptar ne te gjithe permasen e vet individuale e partiake. A nuk perben kjo nje fatkeqesi kombetare qofte ne Shqiperi, qofte ne Kosove, qofte ne Malin e Zi, qofte ne Greqi, qofte ne Serbi e qofte ne Maqedonine Veriore? Cfare ndikimi negativ kemi realizuar ne shqiptaret mbi komshinjte tane qe shkojme kaq keq me ta dhe perse vetem njeri eshte armiku yne biologjik, ndersa te tjeret i kemi bere ne te tille? Çfare lidhje ka miti mbi Çerçiz Topullin me kete proces dhe cila eshte lidhja e ketij miti me Historine e Kombit Shqiptar? Pikerisht kete kerkoj te zgjidh ne kete studim per te pare dhe rrjedhimet perkatese.
Miti i rreme mbi Çerçiz Topullin ka dy permasa: ate qytetare (te Gjinokastres – 1928) dhe ate kombetare (te Shkodres – 1936), ku perfshihet edhe Kosova – 1942, ne ate kohe e bashkuar me Shqiperine, duke marre permasa mbarekombetare. Mund te konsiderohet si figura me e plote shqiptare e analizuar ne menyren me manipulatore te mundeshme, ku del ne pah dallimi midis asaj qe formoi Gjinokastra e viteve 1928 dhe Kombi Shqiptar pergjate viteve 1936-1942, por qe nuk perputhen kerkund me ato qe jane thene mbas 1945. Por, mbi te gjitha, ky mit ka eklipsuar nje nder figurat me te medha te Gjuhes Shqipe (veprimi praktik me i pare mbi vendosjen UNANIM te alfabetit te Gjuhen Shqipe me 1908, ne Kongresin e Manastirit, njeh vetem aktin e terheqjes se propozuesve te alfabetit, te ashtequajtur te “Stambollit”, ne Prill-Maj 1909 nga dualiteti i propozuar) dhe te jetes politike ne Turqine Otomane dhe Shqiperine e viteve 1908-1925: Bajo Topullin. Pas 1945-ses asnje shqiptar nuk e di se cfare roli ka luajtur Bajo Topulli ne Kongresin e Manastirit (1908), pasi ky rol eshte shprehur vetem ne nje punim perpara 1945-ses duke mos u marre parasysh ne asnje punim te mevonshem, por qe formon manipulimin me te tmershem te Kongresit te Manastirit; dhe Çerçiz Topulli ne Revolucionin Xhonturk (1908-1909), te thena vetem pas 1991 dhe jo ne Shqiperi; e perse jeta politike ne Shqiperine e epokes Mbreterore uli nje vella me emer te Madh per te ngritur nje vella me emer te vogel (ky eshte rasti i transformimit te krimit ne heroizem dhe saktifica e nje Individi per hater te te vellait). Dhe shqiptaret kenaqen me te voglen e rreme dhe nuk duan te mesojne te Madhen e panjohur edhe pse ajo eshte e lidhur direkt me Gjuhen Shqipe, per te cilen shqiptaret e sotem duken sikur lene koken, pasi ne realitet shqiptaret pergjithesisht, nga padija, jane kunder Gjuhes Shqipe Historike dhe kenaqen me gjuhen shqipe te standartizuar ose te bastardhuar, qe nuk eshte as produkt i tyre dhe as i lidhur me ta. Te pakten ne nje liber, me autor Hysni Myzyri, Shoqeria e te shtypurit shkronja shqip, Tirane 1979, na tregohet mjaft qarte menyra se si eshte manipuluar Kongresi i Manastirit, per te cilen ka sherbyer Shoqeria e te shtypurit shkronja shqip ne Konstandinopoje (te cilin autori e quan Stamboll) dhe termi rilindja kombetare. Ne kete pike jane ngaterruar Historia e vertete me historine e shpikur dhe te manipuluar. Atehere na ngelet te diferencojme te VERTETEN nga GENJESHTRA, realen nga imagjinata, ate qe eshte shqiptare nga ajo qe eshte antishqiptare, pasi kjo e fundit ndikon ne menyre te drejteperdrejte mbi jeten tone ne cilesine dhe sasine e desheruar.
Ky punim kerkon te ndryshoje kete raport dhe te evidentoje “dicka” te panjohur per shqiptaret. Me ane te ketij argumenti dua t’i terheq vemendjen atyre shqiptareve qe kujtojne se Historia eshte sipas oreksit te individeve, dmth sipas arsimit te detyruar, dhe te shkruajne cfare te duan duke u mesuar shqiptareve, qe ne bangat e shkolles, manipulimet e historiografise politike si te verteta historike. Te pakten ne kete fushe shkolla shqiptare e Historise eshte krejtesisht jashte binareve te saktesise dhe, ne menyre absolute, ajo nuk ka zberthyer asnje ngjarje te Historise te shqiptareve ne menyre te besueshme, ne permasa te tilla sa Muzeu Historik Kombetar nuk ka ASNJE ngjarje te afishuar sakte ne menyre te pakundershtueshme. E thene me fjale te tjera Muzeu Historik Kombetar ne qender te Tiranes eshte ndertuar vetem per nje qellim: te “argumentoje” ne menyre manipulatore Historine e 5000 vjeteve te fundit te Kombit Shqiptar sipas historiografise komuniste. Me e pakta e propaganduar historiografisht dhe politikisht perpara 1945-ses nuk perputhet kerkund me ato qe jane afishuar ne kete muzeum per personazhet tona Bajram(Bajo) – Ҫerçiz Topullit, mbi te cilet eshte lene nje material gazetaresk dhe doreshkrimor shume-shume permasor ne menyre te vecante dhe ekzistues edhe ne Biblioteken Kombetare, por shqiptaret nuk kane dashur as te mesojne nga te diturit, dhe as t’i lexojne, duke mbetur te paditur dhe mbi kete baze paditurie rrine e llomotisin gjithe diten si kompetente te ketyre problemeve. Jo vetem shqiptaret e thjeshte, por as ata qe e konsiderojne veten profesioniste ne fushen e Historise nuk kane te qarte akoma se cfare eshte shkenca e Historise dhe perse Perendimi Europian e konsideron akoma si pjese te Mendimit Filozofik duke mos e futur ne Shkencat Ekzakte. Qe ne kete moment historianet shqiptare e kane te humbur davane dhe nuk kane fytyre te dalin perpara Popullit te tyre me pacavuren qe kane katranosur prej me shume se 100-150 vjet me pare dhe sot nderohen per kontributin e tyre imagjinar (Fan S. Noli, Faik Konica, Visarion Xhuvani, Avni Rustemi, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Naum Veqilharxhi, Thimi Mitko, Kostandin Kristoforidhi etj, etj). Ky kontribut quhet imagjinar pasi ne asnje rast nuk eshte thene se cfare ka perfituar Kombi Shqiptar prej tyre. Ne momentin qe Kongresi i Manastirit vulosi Alfabetin e Gjuhes Shqipe sipas variantit te paraqitur nga Shoqata “Bashkimi” e Klerikeve Katolike (Kryesia e se ciles jepet ne foton poshte), ne ate moment vepra gjuhesore e tre personazheve te fundit ne listen e mesiperme behet praktikisht e pavlefshme, pasi ato nuk perputhen midis tyre. Kjo eshte aresyeja perse Kongresi i Manastirit pergjate periudhes komuniste eshte trajtuar ne menyre manipulatore duke i fshehur thelbin historik dhe kjo eshte aresyeja perse u vendos standartizimi i gjuhes shqipe sipas variantit te 1972: perputhi vepren e Naum Veqilharxhit, Thimi Mitkos dhe Kostandin Kristoforidhit me gjuhen shqipe te sotme duke i rene ndesh Kongresit Historik te Manastirit, por ne kete rast futi ne historine e gjuhes shqipe personazhe qe nuk kishin jetuar mes shqiptareve, por kishin punuar per interesat e subjektit prej nga rridhnin sipas kendveshtrimit biologjik. Ky eshte fillimi i aktit te grabitjes se identitetit kombetar te shqiptareve, dhe kjo nuk eshte loje thjeshte e komunizmit shqiptar, por shume me gjere ku shqiptaret e Amerikes kane gisht te drejteperdrejte, dhe roli i Fan S. Nolit eshte paresor ne kete masaker te parendesishme per Europen, por shume domethenese per Kombin Shqiptar, pasi ketu kemi shkakun e masakres komuniste nga 1945 deri me 1992.
E bukura eshte se historianet e epokes komuniste i kane pasur disa shtigje per t’u terhequr nga vepra e tyre manipulatore dhe fallsifikatore pa ja nxirre faqen vetvetes, por me sa duket “detyra” politike e ka fituar betejen perpara dinjitetit profesional dhe njerezor. Dhe eshte kjo aresyeja perse Historia e Kombit Shqiptar eshte me kembe perpjete dhe koke poshte. Ne kete rast duhet percaktuar se kujt i pelqen ky pozicion i Historise dhe kush e ka krijuar!
Per kete teme kemi permbledhur kater (4) grupe informatash:
1-shtypin e kohes (gazeta “Demokratia” 1927, 1928, revista “Minerva” 1934, revista “Cirka” 1936, revista “Perpjekja Shqiptare” 1936) dhe sidomos fjalen e Prof. Ernest Koliqit dhe te Ate Anton Harapit.
2-propaganden dhe studimet pas 1945 deri me sot, ku perfshihet edhe Fototeka “Marubi”.
3-te dhenat e nipit te Bajram(Bajo) – Ҫerçiz Topullit te shprehura ne dy libra, por qe autori, Bajo J. Topulli, i ka perbashkuar edhe me informatat e grupit te pare dhe te dyte sipas deshires duke i eleminuar ato qe nuk i volisnin.
4-ditare dhe shenime te mbajtura mbi kete teme dhe ta pabotuara asnjehere te Avokat Dr. Vasil K. Dilo, por dhe shtypi jashteshqiptar (gazeta “Dielli” ne SHBA) ne vitet 1978, 1984, sidomos artikujt e Njeriut qe krijoi mitin e rreme mbi Ҫerçiz Topullin: Xhevat Kallajxhi.
Perbashkimi i ketyre kater grupeve informatash e nxjerr teresine e ngjarjeve te lidhura me Bajram(Bajo) – Ҫerçiz Topullin me permasa krejt te reja, te tjera dhe te kunderta mbi ate se cfare kane pretenduar krijuesit e mitit te rreme mbi Ҫerçiz Topullin dhe historiografia e epokes komuniste dhe cfare ka mesuar Kombi Shqiptar per afro nje shekull.
I– Ja cfare eshte thene pas 1945-ses mbi figuren e Bajram(Bajo) – Ҫerçiz Topullit dhe pse ketu, fshihet nje nder pikat me manipulatore te Historise se Kombit Shqiptar: situacioni Biologjik, Social dhe Fetar i shqiptareve. (Por pasi te keni lexuar te gjithe kete material dueti i fjaleve “eshte thene” duhet transformuar “eshte genjyer”, prandaj eshte vendosur nen thojze; por ne kete rast shtrohet pyetja: perse genjejne studiuesit, analistet, gazetaret, politikanet, etj, etj, shqiptare? Cfare duan te fshehin ne kete rast dhe perse me kaq kembengulje? Mos valle kujtojne qe ky “mister” eshte i pazbulueshem? Te pakten ky studim pretendon t’i jape pergjigje ketyre dilemave.):
Te gjithe te dhenat, vecanerisht, mbi figuren e Ҫerçiz Topullit, Populli Shqiptar i ka “peshqesh” nga Lefter Dilo (Ҫerçiz Topulli me shoke, Tirane 1961), gje qe eshte pasqyruar ne menyre te permbledhur ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar ne te dy botimet e tij (1985 dhe 2009), prej nga e kane marre pergjithesisht te gjitha enciklopedite dhe studimet e tjera pa e vrare mendjen mbi saktesine e pretendimeve. Por analiza e asaj qe ka pasqyruar Lefter Dilo ka dy-tre lapsuse te “vogla” qe nenkuptojne se permbajtja e figures se Ҫerçiz Topullit nuk mbeshtetet ne fakte konkrete, por ne fantazine e autorit per shkaqe politike (Lefter Dilo mund te konsiderohet si njeriu me i mireinformuar mbi bemat e Ҫerçiz Topullit, por dhe fallsifikatori me i madh i figures se tij; pasi eshte i nipi i Avokat Dr. Vasil K. Dilo-s, veprimtaria intelektuale e te cilit, Avokat Dilos, eshte ne nje shkalle te tille siperore sa i anekson te gjithe intelektualet gjinokastrite te marre se bashku per te gjithe koherat, duke lene nje material autentik mbi te gjithe heronjte reale dhe te rreme te qytetit te Gjinokastres e me gjere, qe kane jetuar midis viteve 1898-1945 edhe pse disa prej tyre nuk mund te na pelqejne, ose mund t’i admirojme pafundesisht pa ditur asgje per ta per shkak te arsimimit te detyrueshem. Permend me rradhe: Hysen Hoxha, Ҫerçiz Topulli, Bajram (Bajo) Topulli, Fan S. Noli, Faik Konica, Avni Rustemi, Javer Hrushiti, Visarion Xhuvani, Pandeli Evangjeli, Koço Koten, At Anton Harapi OFM, Ahmet Zogu – Mbreti i shqiptareve, Luigj Gurakuqin, Mehdi Bej Frasherin, Mit’hat Frasherin, Ismail Qemalin, Mustafa Krujen, Lef Nosin, Esat Pashe Toptanin, etj, etj, te cilet i ka njohur personalisht dhe ka punuar gjithe jeten me ta deri sa u dorezua perpara ZOTIT me 1958 duke lene te shkruar te gjithe punen e Tij voluminoze dhe dokumentat qe argumentonin saktesine e punes se bere (pikerisht kete gje, pervec Klerikeve Katolike, nuk e ka bere kerkush ne Shqiperi as sot dhe as kurre). Eshte kjo pune qe na sherben sot si burimi me kryesor ne analizen e Historise se Jugut te Shqiperise, pasi te gjithe te dhenat mbi figurat e siperpermendura shqiptaret i dine persembrapshti per shkak te arsimimit te detyrueshem te realizuar pergjet epokes komuniste).
Shqiptaret duhet ta dine se gjitheshka e shkruar mbi vellezerit Topulli, pas nje informacioni te dhene nga Lefter Dilo ne 56 faqe, fillimisht eshte trajtuar ne nje album fotografik (Tirane 1962), te pergatitur nga Kristo Frasheri (foto 1), dhe pastaj eshte mbeshtetur ne kete fjalor enciklopedik te botuar ne dy vite te ndryshme dhe, ne vazhdim, ka filluar trajtimi i figures se tyre sipas fantazise te shfrenuar te autoreve duke dhene dhe foton e vendbetejes imagjinare te Mashkullores (f. 66 e Albumit, foto 2).
Fiks pas 1945-ses ne Shqiperi ndodhi nje cudi: filloi krijimi i Historise se krahinave pa histori shqiptare per tre aresye shume te thjeshta (kjo e revoltoi Avokatin Dr. Vasil K. Dilo dhe kjo ka qene aresyeja qe per 13 vjet u ul e shkroi gjitheshka qe kishte botuar ne te kaluaren nder gazetat e tij duke u lene trashegim shqiptareve te VERTETEN e madhe mbi Historine e tyre):
Se pari pas 1912-es popullata muslimane shqiptare dhe jo shqiptare e fshehur pas shqiptarizmes e ndjeu veten te diskriminuar, pasi deri me 1912 kishte qene pale me politiken Otomane, ne revolucionin xhonturk te pakten, kundra pjeses tjeter shqiptare jo muslimane, ndersa popullata katolike dhe ajo orthodokse triumfatore edhe pse ato nuk kishin hedhur asnje pushke kundra drejtuesve politike otomane, duke perjashtuar luften gjigande te malcoreve shqiptare te Shqipnis dhe te Kosoves kundra serbeve pushtues pas 1876 ku betonuan kufirin historik me ta me gjakun dhe kockat e tyre (sipas Zonjave e nderuara Elena Gjika (1828-1888), Edith Durham (1863-1944) dhe Margaret Hasluck (1885-1948)) mbi çbaze dhe filloi Lidhja Shqiptare e Prizrenit (te vetequajturit historiane shqiptare dhe jo shqiptare pas 1945-ses ja kane fshehur shqiptareve ngjarjet midis viteve 1876-1878 te bashkeshoqerueshme me kete Lidhje, edhe pse ato percaktojne tendencen dhe thelbin e saj, si nje realitet historik per te mbrojtur tokat e banuara nga popullata shqipfolese prej pushtuesit serb, pasi ne realitet Lidhja e Prizrenit filloi si nje levizje antiserbe dhe perfundoi si nje levizje antiotomane dhe per kete aresye te fundit u fik shume shpejt. Perse historianet shqiptare, kudo qofshin, nuk e kane zbuluar kete shuarje historike?).
Se dyti pas 1945-ses duhej justifikuar marrja dhe mbajtja e pushtetit komunist pamvaresisht nga e verteta (nenteksti besoj se eshte i qarte). Keshtu qe kur flasim vecanerisht per Ҫerçiz Topullin, Avni Rustemin, Selam Musa Salarine (nje personazh i shpikur nga fillimi deri ne fund), Haxhi Qamilin, te ashtequajturit “rilindas” te krijuar pas 1945-ses, Fan S. Nolin, Faik Konicen e shume-shume te tjere, duhet marre parasysh edhe kjo vecori e epokes qe kemi jetuar dhe po jetojme. Kjo eshte aresyeja qe materialet e meposhtme kundershtojne njera-tjetren duke na dhene ne dore argumentin e pabesueshmerise ndaj tyre, por rasti i Ҫerçiz Topullit eshte shume-shume me i thelle dhe ne manipulimin e figures se tij jane pershire nje sere figurash intelektuale per afro nje shekull, disa prej te cileve me nje aktivitet intelektual te admirueshem, por qe na con ne nje zbulim jo te vogel: ne percaktimin e boshtit te sotem biologjik te shqiptareve. Por dhe per faktin e ekzistences se nje materiali autentik qe e trajton figuren e tij ne menyre shteruese pasi vjen nga nje personazh qe e ka njohur personalisht, ka bashkepunuar me te, e ka kundershtuar per parimet e demokracise dhe pastaj eshte ndare prej tij pergjate nje periudhe kohore ku historiografia komuniste ka heshtur ne menyre te qellimshme. Dmth ka ngjarje qe as vellezerit e Ҫerçiz Topullit nuk kane se t’i kene ditur, qofte dhe me perafersi.
Se treti t’i jepej fund ndryshimit te boshtit biologjik te shqiptareve, te filluar pas vdekjes se Heroit te tyre Kombetar Gjergj Kastriotit-Skenderbeu. Shqiptaret e sotem duhet ta dine mire se nuk jane si arbereshet e shek. te XV, prej te cileve ata rrjedhin ne menyre biologjike. Mosperputhja midis situacionit biologjik dhe situacionit shoqeror ne cdo popull perben domosdoshmerisht permbysjen e shkencave shoqerore ne te gjitha nivelet e saj per paaftesi ne zgjidhjen e problemit me kryesot te Njerezimit: zbulimi i rrugezhvillimit te Tij.
Krijimi i mitit mbi Ҫerçiz Topullin ka kaluar neper tre faza: 1-faza krahinore (1928-1934); 2-faza shqiptare “shteterore”; e ve nder thojza sepse shtetit shqiptar e anashkaloi figuren e Ҫerçiz Topullit qofte me 1934, kur i ngriten bustin ne Gjinokaster, qofte ne mitingun e Shkodres kur i muaren eshtrat dhe ja derguan ne Gjinokaster (1936); 3-faza mbarekombetare (1939-1942), sepse ne tekstet shkollore ku mesohej shqip u vendos vepra e Ҫerçiz Topullit edhe pse e rreme; dhe pergjegjes per te gjithe kete dinamike tre kohore te ndodhur jane dy njerez: gazetari Xhevat Kallajxhi ne Gjinokaster dhe prof. Ernest Koliqi ne Shkoder, bashkesia e te cileve na tregon aresyet, menyrat dhe autoresine e krijimit te mitit te rreme mbi Ҫerçiz Topullin.
Tendenca manipulatore e analizes se figures dhe veprimtarise se personazheve tona duket fillimisht ne enciklopedite shqiptare, permbajtja e te cilave e tregon fare hapur parametrin e genjeshtert qe bartin personazhet e saj.
Ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985) per artikullin TOPULLI Ҫerçiz (1880-1915) shkruhet:
“Atdhetar e veprimtar i shquar i Rilindjes, udheheqes i luftes se armatosur te cetave kunder sunduesve osmane per clirimin kombetar te vendit. Hero i Popullit. / Lindi ne Gjirokaster. Mjedisi familjar ne te cilin u rrit e sidomos vellai me i madh Bajo Topulli (shih), ndikuan ne formimin e tij si atdhetar i vendosur. Mori pjese ne veprimtarine e Komitetit te Fshehte “Per lirine e Shqiperise” (shih) ne Gjirokaster. / Ne prill te 1907 komandoi ceten e armatosur qe vepronte ne Shqiperine e Jugut, e sidomos ne krahinat e Gjirokastres dhe te Korces. Me vendim te Komitetit te Gjirokastres, anetare te cetes se tij vrane ne fillim te marsit 1908 ne Gjirokaster komandantin turk te xhandarmerise. Drejtoi Luften e Mashkullores (shih) me 18 mars 1908. / Ne thirrjen “Nga malet e Shqiperise” drejtuar bashkatdhetareve te tij dhe botuar ne janar 1907 ne gazeten “Shpresa e Shqiperise” Ҫ.T. pasi denonte grabitjet e administrates osmane kerkonte qe Shqiperia te shkeputej nga Perandoria Osmane dhe te behej e lire dhe e pavarur. Ai shprehte bindjen se e vetmja rruge per clirimin e Shqiperise ishte ajo e kryengritjes se pergjithshme te armatosur, dhe ftonte gjithe shqiptaret te ngriheshin me arme ne dore ne luften per lirine e Shqiperise. / Pas fitores se revolucionit xhonturk te 1908 Ҫ.T. punoi per formimin e klubeve shqiptare (shih) dhe per celjen e shkollave shqipe ne viset e ndryshme te vendit. Ne shoqerite dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe te vegjelise. Pas Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise me 28 Nentor 1912 u vu ne sherbim te qeverise se I. Qemalit dhe luftoi per mbrojtjen e teresise territoriale te atdheut. U vra me 15 korrik ne Fushen e Shtoit (Shkoder) nga forcat e pushtuesve malazeze. Me 1937 eshtrat e Ҫ.T. u vendosen ne Gjirokaster. (L.D. – behet fjale per Lefter Dilon, GH).
Fakti qe data e cvendosjes se eshtrave te Ҫerçiz Topullit nga Shkodra ne Gjinokaster eshte spostuar nga 15 shtatori 1936 ne vitin 1937 duhet te tregoje se autori i atij artikulli e ka pasur nje sinjal madhor kur e ka ndryshuar.
E njejta permbajtje tekstualisht ndodhet edhe ne botimin e vitit 2009 te kesaj enciklopedie (vell. 3, f. 2730) sipas variantit te Lefter Dilos. Por krahasimi i dy enciklopedive mbi permbajtjen e figures se Bajo Topullit sjell dyshimin me te pare se figura e dy vellezerve nuk eshte sipas enciklopedise te vitit 1985 duke e permbysur permbajtjen sasiore te analizes ne favor te Bajram (Bajo) Topullit. Sipas enciklopedise se vitit 2009 artikulli TOPULLI Bajram (Bajo) (1873-1930) ka kete permbajtje:
“Veprimtar i Rilindjes Kombetare, organizator e drejtues i cetave te armatosura per pavaresi ne v. 1906-1908, Hero i Popullit. Lindi ne Gjirokaster. Shkollen fillore e kreu ne qytetin e lindjes, kurse shkollen e mesme e Normalen e Larte ne Stamboll ne v. 1895. Kete vit u emerua mesues gjimnazi ne Trapezunt dhe pas nje viti ne Erzerum. Punoi mesues gjimnazi ne Selanik, ne v. 1904 u emerua nendrejtor i gjimnazit ne Manastir. Ketu iu kushtua teresisht veprimtarise atdhetare dhe se bashku me Gj. Qiriazin, H. Berzeshten, F. Zavalanin – (shih) etj., themeloi ne v. 1905 Komitetin “Per lirine e Shqiperise” (shih). Komiteti i drejtuar nga B.T. ngriti komitetet e deget e tij ne qendrat kryesore te te kater vilajeteve shqiptare. Me 1906 kryesoi ceten e pare te armatosur qe veproi ne rrethet e Korces. Ceta kreu aksione kunder pushtuesit osman dhe iu kundervu veprimeve terroriste te bandave greke ne tokat shqiptare. Organizoi me ceten e tij aksionin e Gurit te Capit, ne Bradvice te Korces, ne shtator 1906, ku u vra peshkopi i Korces, Foti, si hakmarrje per masakrimin nga andartet greke te atdhetarit dhe shkrimtarit Papa Kristo Negovani e te bashkepunetoreve te tij. Per shkak te ndjekjeve te forcave osmane ndaj anetareve te Komitetit, ne v. 1906 B.T., se bashku me te vellane, Ҫerçizin shkuan ne Sofje e ne Bukuresht, ku gjeten perkrahjen e kolonive shqiptare qe i dhane ndihme financiare per vazhdimin e luftes se armatosur te cetave. Po per keto qellime, ne v. 1907 B.T. shkoi ne SH.B.A., ku u perkrah dhe u ndihmua financiarisht nga kolonia shqiptare e atjeshme. Mori pjese si delegat ne Kongresin e Manastirit (1908, shih). Ne v. 1908-1910 punoi per ngritjen e klubeve e te shkollave shqipe ne Gjirokaster, Janine, Korce e qendra te tjera te vilajeteve shqiptare. Ne v. 1910 u emerua inspektor i Ministrise se Arsimit e me pas prefekt ne Izmir, Burse etj. Kishte njohje personale me Mustafa Qemal Ataturkun (shih). Me 1925 u kthye ne Shqiperi dhe u emerua nga qeveria shqiptare kryetar i bashkise ne Gjirokaster. Vdiq ne Sarande me 24 korrik 1930 ” // Lefter Dilo, Myslim Islami.
Komentet e ketyre rreshtave per te dy keto dy figura te emertuara si Heronj te Popullit nuk mund te behen pa vene ne dukje anen kritike te te gjithe termave, toponimeve, emrave te shteteve e qyteteve, kohen e jeteses se tyre ne mes te shqiptareve, cfare te mire kane pasur shqiptaret prej tyre, cfare kuptimi kane relatat dhe relatoret e tyre, etj, etj. Ky kendveshtrim na jep mundesine te aresyetojme ne menyre konkrete dhe jo me fantazine e simpatise apo antipatise per njerezit. Ndryshimi midis dy enciklopedive me te njejtin emer, por me vite te ndryshme botimi na jep te drejten te dyshojme mbi ate se cfare eshte thene para 1991, por edhe më, e pas, 2009-es.
Mbi figuren e Bajo Topullit eshte heshtur dhe vazhdohet te heshtet mbi rolin e tij dhe te grupit qe ai drejtonte ne Kongresin e Manastirit (1908). Cfare kane ditur autoret e ketij artikulli ne enciklopedine shqiptare kur kane heshtur per kete problem, apo nuk kane ditur asgje? Gjitheshka eshte e lidhur me manipulimin e tmershem te historise se Kongresit te Manastirit dhe vazhdimin e jetes se alfabetit latin te Gjuhes Shqipe. Sipas nje materiali te epokes komuniste dhe postkomuniste (te botuar dhe ribotuar keter here: 1968-1978-2004-2008), por te ndrequr thellesisht e pjeserisht pas 1991-shit (botimi i 2004-s dhe 2008-s), rezulton se Kongresi i Manastirit vendosi perdorimin bashkarisht te dy alfabeteve, por duke nenkuptuar se Veriu i Shqiperise do te perdorte alfabetin thjeshte latin, ndersa Jugu alfabetin latin te Stambollit, duke ja lene kohes te jepte vendimin perfundimtar te problemit te alfabetit (kjo eshte tamam keshtu, por eshte thene per here te pare pas 1945 pikerisht ketu, ne kete botim te 2004-2008-s, pasi perpara ketij viti (1945) dihej mirefilli se cfare kishte ndodhur ato dite nentori ne Manastir te 1908-es, GH). Sidoqofte, ate qe nuk e coi deri ne fund Kongresi i Manastirit e zgjidhi perfundimisht vete populli shqiptar (pikerisht kjo nuk eshte keshtu, GH). Alfabeti i Stambollit, duke qene laraman, me i veshtire dhe me pak praktik per botime librash etj., me kalimin e kohes filloi te dilte jashte perdorimit (edhe ky problem nuk eshte keshtu, GH). Kurse alfabeti i dyte (ai i “Bashkimit” te Klerikeve Katolik te Shkodres, GH), qe u vendos ne Kongresin e Manastirit, duke qene me homogjen, me i lehte dhe me praktik per botime librash etj., erdhi e u perhap gjithnje e me shume, keshtu qe aty nga fundi i Luftes se pare Boterore ky alfabet mbeti ne perdorim per te gjithe shqiptaret si i vetmi alfabet i gjuhes shqipe, qe i ploteson fare mire kerkesat e nje gjuhe te shkruar ne zhvillim te panderprere (edhe kjo nuk eshte keshtu, GH) (Shaban Demiraj, Kristaq Prifti, Kongresi i Manastirit, Tirane 2008, f. 103-104). Ne menyre te perafert kemi edhe nje informacion tjeter nga studiuesit shqiptare te Kosoves, ku sipas Jusuf Buxhovit “Nga tri propozimet, Kongresi u perqendrua te varianti i “Bashkimit” dhe ai i Stambollit. Me ne fund, komisioni vendosi qe te dy alfabetet – ai i Stambollit dhe alfabeti i ri latin – do te ishin te vetmit qe do te perdoreshin dhe gjithe shkollat shqipe detyroheshin t’u mesonin nxenesve te dyja” (Jusuf Buxhovi, Maqedonia nga Antika deri te Koha Jone, Prishtine 2019, f. 606).
Ne te vertete kjo, ne teresi, nuk eshte tamam-tamam keshtu, pasi brenda gjashte muajve (qe perkon me Prill-Majin e 1909-es) grupi qe propozoi alfabetin e Stambollit (ne fakt as i Konstandonopolit, por i simpatizanteve te levizjes xhonturke qe me 1926 influencuan ne politiken e Republikes Turke per te zevendesuar alfabetin arab me alfabetin latin ne vete Gjuhen Turke) e terhoqi alfabetin e vet te propozuar ne Manastir duke e lene te vetem variantin e “Bashkimit” fitimtar dhe te perjetshem. Cfare ka ndodhur valle dhe perse eshte heshtur per kete ngjarje?
Ky fakt gjendet ne disa botime perpara 1945, por shqiptaret per ta pare kete nuk kane pasur deshire, sidomos pas 1945-ses. Vini re se cfare shkruhet ne nje botim te vitit 1936, ribotuar me 2007, por pa e thene hapur emrin e personit qe e ka bere kete:
“Qellimi i unjisimit te plote te shkrimit mjerisht nuk mujt nji here te shkojte ne vend. Por s’ngjati shume, e edhe tosket vete e pan, se s’ishte e bukur nji dasi kaq e madhe ne nji popullsi kaq te vogel: mbas ndinji vjeti pak nga pak u suellen e pranuen praktikisht alfabetin e Monastirit” – nenvizimi i imi, GH (At Justin Rrota,Per historin e Alfabetit Shqyp dhe studime tjera gjuhesore, Bot. II Shkoder 2005, f. 91).
Kane kaluar 112 vjet dhe akoma shqiptaret nuk e dine se kush ishte ai Toske Shqiptar qe e terhoqi “alfabetin e Stambollit” nga dueti i propozuar ne Manastir dhe cila ka qene procedura historike ne ate rast. Perse eshte heshtur per kete rast historik dhe cila eshte leverdia historike apo politike e ketij heshtje manipuluese? Ja pra qe ne kete pike vihet dyshimi mbi figurat e Bajram(Bajo) dhe Ҫerçiz Topullin sipas analizes te bere prej afro nje shekulli.
Pikerisht ky akt dhe autoret e tij jane mbajtur te fshehte dhe situata eshte paraqitur e deformuar; keshtu qe emri i Bajram (Bajo) Topullit perpara 1991 ne literaturen arsimore te detyrueshme shqiptare nuk eshte paraqitur si prezent jo vetem ne komisionin e te “njembedhjeteve” qe percaktoi alfabetin (ne kete botim figuron me emrin Bajram Fehmi Topulli, f. 94 te librit mbi Kongresin e Manastirit, por dhe ne botimin e Ramiz Abdyli-t, Levizja kombetare shqiptare 1908-1910, Libri 1, Prishtine 2014, f. 119), por as ne aktet e Kongresit. Realisht veteterheqja e grupit te alfabetit te Stambollit (Konstandinopolit) brenda gjashtemujorit te pare te 1909 eshte pare me nje sy krejt tjeter per tjeter nga ana e anetareve te “Bashkimit” te Klerikeve Katolike te Shkodres (te pakten kjo duket qarte me 1936 ne Shkoder ate dite te mesit te shtatorit kur flisnin Ate Anton Harapi O.F.M. dhe Profesor Ernest Koliqi duke percjelle eshtrat e Ҫerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit neper vendet e tyre), gje qe nuk eshte pare me simpati nga ana e historiografise se epokes komuniste. Kjo eshte aresyeja perse emri i Bajram (Bajo) Topullit eshte nenvleresuar perpara 1991-shit ne raport me te vellane Ҫerçizin, kur duhet te ishte krejt e kunderta, pasi figura e vertete e Bajram (Bajo) Topullit e eklipson jo vetem ate te Ҫerçizit, por dhe te shume-shume intelektualeve te tjere gjinokastrite te asaj kohe. Por ne kete rast del pyetja: cfare perfaqeson realisht alfabeti i “Stambollit”, kush ishin autoret dhe perkrahesit e tij? Kesaj pyetje nuk i ka dhene pergjigje kerkush edhe pse pas 18 vjeteve ky alfabet do te vendosej ne Gjuhen Turke dhe pse perdorej prej 1000 vjetesh nga popullata Vllehe ne Ballkan dhe brenda Perandorise Otomane. Perse nuk eshte zberthyer asnjehere alfabeti i shoqerise se “Stambollit”, apo ai i popullates Vllehe, per te pare ndryshimin qe kemi me alfabetin e sotem te Gjuhes Shqipe dhe perse u diskutuan vetem keto dy variante ne perfundim te Kongresit te Manastirit? A nuk tregon kjo mangesi sot se historianet e Gjuhes Shqipe jane thjeshte manekine ordinere dhe asgje me shume?
Sipas materialit te paraqitur nga Fjalori Enciklopedik Shqiptar rezulton qe ceta e Bajram (Bajo) Topullit e ka vrare peshkopin e Korces jo per faje antishqiptare te drejteperdrejta, por thjeshte per hakmarrje individuale ndaj bandave greke duke vene ne pikepyetje rolin real te saj ne ceshtjen shqiptare. Atehere cfare quhet nje vrases per hakmarrje dhe cili eshte morali i aktit? Apo eshte e sajuar nga fillimi deri ne fund ajo ngjarje? Por a e dini qe kjo e ndryshon te gjithe shkakun e vrasjes se Ҫerçiz Topullit ne afersi te Shkodres ne kohe dhe autoresi?
Por ka dhe nje problem tjeter shume serioz: eshte perdorimi i emrit te Konstandinopolit, kryeqyteti i Perandorise Otomane, me emrin Stamboll qe ne fund te shek. te XIX-te dhe fillimet e shek. te XX-te duke u paraqitur si dokumenta te mirefillta. Ne vitet kur kane jetuar dy vellezerit Topulli kryeqyteti ne fjale e ka pasur emrin Konstandinopoje nga pikepamja e diplomacise europiane dhe jo Stamboll, sipas pikepamjes otomane. Keshtu nga Enciklopedia e Pergjithshme e Oksfordit, Tirane 2006, marrim vesh se Konstandinopoli ka qene selia e perandoreve bizantine, turqit osman e pushtuan me 1453 dhe me 1930 iu kthye emri ne Istanbul. Ndersa ne Dizionario Enciclopedico MAXIMUS, Novara 1994, shkruhet se Konstandinopoja e pati kete emer deri ne fund te vitit 1929, pas te cilit u kthye ne Istanbul. Po keshtu enciklopedia franceze Petit Robert 2, Canada 1984, pranon se Konstandinopoja ishte kryeqyteti i Perandorise se Lindjes, ose Bizantine, nga viti 395-1453 dhe pas ketij viti behet kryeqyteti i Perandorise Otomane deri ne vitin 1923, pas te cilit behet Ankaraja dhe Konstandinopoja nderron emrin ne Istambul. Edhe ne nje punim me titull Kostandinopoja, me autor Philip Mansel dhe perkthim nga origjinali me autoresi te Zana Baroni Harxhi, botim i TOENA-s, Tirane 2019, Konstandinopoja konsiderohet qyteti i endrrave 1453-1924 plotesisht brenda periudhes otomane me kete emer. Ne kapakun e fundit te librit ka nje shenim ku thuhet: “Me 1453, Mehmet Pushtuesi hyri ne Konstandinopoje me nje kale te bardhe, duke i dhene fill nje marredhenie dashurie osmane mes tij dhe qytetit, qe zgjati deri me 1924, kur kalifi i fundit u largua nxitimthi me trenin “Orient Express”.
Kjo do te thote se te gjitha ngjarjet e lidhura me vellezerit Topulli dhe te ndodhura ne kryeqytetin e Perendorise Otomane, Konstandinopoje, jane te shkruara pas vitit 1930 cka nenkupton se ato jane te rreme ne lidhje me permbajtjen e tyre. Duke pare vitet e jeteses se dy vellezerve Topulli (te vdekur me 1915 dhe 1930) rezulton se ata nuk e kane njohur dot emrin e kryeqytetit otoman si Stamboll sipas pikepamjes shqiptare, pasi ky i fundit nuk rezulton te kete qene i tille asnjehere (se si e ka quajtur popullata otomane nuk ka asnje rendesi nga pikepamja historike). Te pakten ky eshte kendveshtrimi nga pikepamja europiane, ose, ne te kunderten, duhet nenkuptuar qe personazhet tone te gjithe problemet i kane pare sipas nenkuptimit otoman duke qene edhe vete te tille.
E sa per te qenurit te Çerçiz Topullit ne sherbim te qeverise se Ismail Qemalit ekzistojne te dhena teper kontradiktore. Sipas nje botimi mbi nje prift-luftetar (se si mund te jete nje prift luftetar kerkon nje vemendje me te madhe per te kuptuar se cfare lloj prifti ka qene dhe per cfare ka sherbyer), pretendohet se Kapedan At Stath Melani, Apostol Kotani-Tirane 1997, me shoke mekembi ceten e tyre dhe vendosen t’i sherbenin qeverise te sapoformuar. Ne kete material shkruhet: “Drejtimin e mori nga Qafa e Sinjes ku po afroheshin rebelet. Aty kishte shprese te takonte edhe Çerçiz Topullin me forcat e tij, dhe, se bashku, te luftonin kunder armiqve” (f. 78), por informacioni ketu nderpritet duke nenkuptuar se kjo mund te kete qene nje deshire e atyre qe e kane shkruar, por jo nje realitet historik. Ne kete rast pranohet a priori ekzistenca e Çerçiz Topullit dhe forcave te tij duke na argumentuar qe shpikja e historise se kesaj ngjarje fillon qe ketu e ne vazhdim.
Ne Wikipedia Shqip, per problemin e Konstandinopolit, ka nje shpjegim shtese ku shkruhet: “Emri ndërkombëtar i qytetit sot është Istanbul, u riemërua zyrtarisht nga Republika Turke në 28 mars të vitit 1930. Etimologjia e fjalës nuk është e njohur me siguri. Më e pranuar është ideja që vjen nga fjalët greke εις την πόλη (is tin Poli = në qytet). Konsiderohet gjithashtu sepse banorët e saj e quajnin thjesht Poli (Qyteti)[2], si ajo shpesh thiret nga grekët. Emri Stamboll, së bashku me variacione Istinmpol [Istinbol] ose Istanmpol [Istanbol] janë përdorur gjatë sulltanatit të Selxhukve, dhe gjatë periudhës së hershme Otomane dhe, shqiptimin i emrit εις την πόλη [Istinboli] i certifikuar sipas burimeve nga fundi i shekullit të 14-të. Sipas një versioni tjetër, fjala Stamboll rrjedh nga fjala Islampoul [Islambul], dmth qyteti i Islam-it, ndonëse kjo hipotezë vjen në kundërshtim me faktin se përdorej edhe para Perandorisë Osmane. Emri Konstantinopojë [scr. në قسطنطينيه turqisht, Konstantiniyye] ishte në përdorim paralele me varjantet e Istanbul, sidomos në dokumentet zyrtare osmane, veprat letrare, dhe numizmatike. Qe në përdorim më shumë në qarqet e dijetarëve, ndërsa në komunikimin e përditshëm dominonte varianti Stamboll”.
Ai qe i ka shkruar keto rreshta nuk e ka marre parasysh se Konstandinopoja eshte pushtuar ne shek. e XV (1453) dhe certifikimi nga fundi i shek. te XIV mund te tregoje se keshtu thirrej nga otomanet para pushtimit dhe kemi te bejme me nje trajtim te ndryshem gjuhesor te Konstandinopojes midis islamikeve dhe europianeve. Por termi riemerim nuk i jep zgjidhje problemit pasi nuk percakton permasat e emerimit dhe kohen kur eshte perdorur dhe kur nuk eshte perdorur, aq me teper kur pranohet perdorimi ne fushen numizmatike.
Nga pikepamja e kendveshtrimit otoman situata per kete problem paraqitet “pak” me ndryshe, pasi ne shume studime Konstandonipoja emertohej Stamboll edhe perpara pushtimit nga Sulltan Mehmeti II (1453). A eshte keshtu realisht apo eshte deformim ne perkthim nuk di te them, por ekzistenca e shume punime ve ne pikepyetje te plote seriozitetin e punimeve te ketyre temave; permend me radhe:
Georges Castellan,Histori e Ballkanit, me perkthim nga origjinali frengjisht me autore Arben Puto dhe Luan Omari, Ҫabej 1996. Kryeqyteti i Turqise here emertohet Konstandinopoje (f. 428) e here Stamboll (f, 383) pa i dhene rendesi kohes.
Mishel De Gres, Sulltani i fundit, me perkthim te Miço Gubera-s, PLEJAD 2005.
Bernard Lewis, Lindja e Turqise moderne, me perkthim te Krenar Hajderi, Tirane 2004.
Mehmet Maksudoǧlu, Historie Osmane dhe Institucionet, me shqiperim nga anglishtja nga Enilda Meidani, Tirane 2013. Ne kete botim perdoret emri i kryeqytetit si Konstandinopoje deri me 1453 dhe ne shek. e XX-te si Stamboll.
Franc Babinger, Mehmet Pushtuesi, Botesulmuesi ne kapercyell kohe, me prurje ne shqip nga Afrim Koci, Tirane 2005 ne dy vellime ku qyteti Konstandinopoje quhet i tille deri me 1454 dhe pas pushtimit Stamboll. Por ne kete liber perdoret emertimi Shqiperi qe ne shek. e XV, cka con ne dyshime mbi saktesimin e permbajtjes nga ana e autorit ose e perkthimit.
Halil Inalxhik, Perandoria Osmane, me perkthim nga Hamdi Iljazi, Shkup 1995.
Stanford J. Shaw, Historia e Perandorise Osmane dhe e Turqise Moderne, Perandoria e Gazenjve, ngritja dhe renia e Perandorise Osmane 1280-1808, me perkthim nga Olsi Jazexhi dhe Edvin Cami, Tirane 2006.
Stanford J. Shaw, Ezel Kural Shaw, Historia e Perandorise Osmane dhe e Turqise Moderne; Reforma Revolucioni dhe Republika; Lindja e Turqise moderne 1808-1975, me perkthim nga Olsi Jazexhi dhe Edvin Cami, Tirane 2006.
Robert D. Kaplan, Fantazma e Ballkanit, perkthyer nga Ҫapajev Zëre, Tirane 2011, ku emertimi i kryeqytetit otoman quhet Stamboll.
Osman Nuri Topbash, Osmanet, me personalitet dhe institucionet e tyre monumentale, e perktheu nga origjinali Zyra e perkthimeve – Progresi Botimeve, Shkurt 2009.
Grup autoresh nen drejtimin e Robert Mantran, Historia e Perandorise Osmane, me perkthim nga Asti Papa, Tirane 2004. Ne kete punim perpara 1453 Konstandinopoja emertohej me kete emer dhe pas ketij viti Stamboll.
Aleksander Popovic, Islamizmi Ballkanik, me perkthim nga Dritan Egro & Sokol Haxhimusaj, Tirane 2006. Ne hartat e formimit te shteteve dhe perfitimit te tyre pergjate shek. te XIX-te kryeqyteti e Perandorise Otomane quhet Konstandinopoje (f. 538, 539) ndersa ne perfitimet e Bullgarise ne vitet 1940-1941 emertohet Stamboll (f. 538).
Uǧur Ayyildiz, Tutta Istambul, shtypur ne Turqi, teksti italisht, edicioni 2, 2006. Ne kapitullin Storia (f. 14-20) emertimi historik i qytetit konsiderohet Konstandinopoja, por kur flet per dinamiken e qytetit me 1261 e quan Stamboll (f. 18).
Misha Glenny, Histori e Ballkanit 1804-1999, me perkthim nga Abdyrrahim Myftiu, Tirane 2007, ku ne kapitullin “Nen pushtetin e progresit: Principata e Danubit, 1820-1866”, qyteti emertohet Konstandinopoje (f. 58); ndersa pergjate luftes se pare botetore qyteti emertohet Stamboll (f. 320).
Eduard Said, Orientalizmi, perkthyer nga Nolian Seitaj, Tirane 2009, ku emertimi i kryeqytetit otoman eshte Stamboll (f. 201).
Reha Ҫamuroǧlu, Jeniçeri i fundit, me perkthim nga Vullnet Muço, Tirane 2011; nje roman historik ku fillim e fund qyteti quhet Stamboll.
Halil Inalcik, Perandoria Osmane, periudha klasike 1300-1600, me perkthim nga Edvin Cami, Tirane 2013, ku perpara pushtimit otoman Konstandinopoja ka kete emertim (f. 20), ndersa hartat (midis faqes 48-49 dhe 160-161) e quajne Konstandinopolin Stamboll, por ama edhe territoret e banuara nga popullatat arberore i konsideron si Shqiperi (f. 40-41).
Kemal H. Karpat, Popullsia Osmane 1830-1914, Tirane 2017, me shqiperim nga anglishtja nga Arjol Guni, ku kryeqytetin e Perandorise Otomane ne shek. e XIX-te e quan gjithmone Stamboll (f. 93-115, f. 211-218).
Erik J. Zȕrcher, Historia e Turqise, Dituria 2013, me perkthim nga Petrit Ymeri, ku kryeqyeti i Perandorise Otomane emertohet gjithmone Stamboll (f. 27).
Robert Elsie, Bektashinjte Shqiptare, Historia dhe kultura e nje rendi dervishes ne Ballkan, me perkthim te Gezim Aliu-t, Prishtine 2020. Eshte nje permbledhje perkthimesh mbi kete teme ku emri i kryqytetit Otoman ne shumicen e rasteve quhet Konstandinopoje deri ne shek. e XX-te (f. 44, 59, 80, 140, 603), por ne nje perkthim te N. Clayer 1990, f. 380, edhe pse behet fjale per nje periudhe kohore perpara vitit 1902, kryeqyteti i Perandorise Otomane emertohet Stamboll (f. 601). Me sa kam kuptuar ne kete liber perkthimi eshte bere rigoroz sipas autoreve, ku here quhet Konstandinopoje e here Stamboll pa ndonje kriter historik.
Thoma Murzaku Politika e Serbe kundrejt Shqiperise gjate Luftes Ballkanike 1912-1913, Tirane 1987, ku kryeqyteti i Perandorise Otomane sipas dokumentave europiane quhet Konstandinopol me 1912 (f. 274) dhe Stamboll sipas deshires se autorit (f. 8,16), dokumentave serbe (f. 51) e literatures historike shqiptare (f. 59).
Hamdi Bushati,Shkodra dhe Motet, Shkoder 1999, ku kryeqyteti i Perandorise Otomane emertohet qe ne vitin 1054, kur ishte kryeqyteti i Perandorise Bizantine, Stamboll; cka tregon ne kete rast se kemi te bejme me nje deshire individuale dhe jo me nje realitet historik.
Fan S. Noli, Autobiografia, Prishtine 1968, ku i gjithe aktiviteti i Nolit midis Ibrik Tepes dhe kryeqytetit Otoman emertohet si Konstandinopoje dhe ne nje rast Istambul, krahas emertimit Konstandinopoje (f. 52) si bashkeshoqerues duke me cuar ne perfundimin se, sipas ketij rasti, Konstandinopoje emertohej nga europianet dhe Instambul nga otomanet. Shqiptaret, ne kete rast, duhet te kuptojne se cfare jane perdoruesit e emrit te kryeqytetit Otoman Stamboll dhe cfare jane perdoruesit e emrit Konstandinopoje.
Interesant eshte fakti qe Sami Frasheri ne vepren e tij pa autoresi, “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behete?”, Bukuresht 1899, e quan kryeqytetin e Perandorise Otomane ne shek. e XIX Konstandinopoje. Perse nuk e ka quajtur Stamboll filozofi me i madh i Perandorise Otomane? Cfare ka ditur Sami Frasheri dhe perse pershtatesit e kesaj vepre nuk e kane ndryshuar ate? A nuk kemi ketu faktin me autentik qe kryeqyteti i Perandorise Otomane eshte quajtur Konstandinopoje dhe jo Stamboll perpara vitit 1929?
Tani i bie qe nga te gjithe keta filozofe, studiues dhe autore, dikush te kete lajthitur nga mend e kokes, apo kjo ka qene nje detyre politike dhe o burra se dicka do te mbetet! Apo kane lajthitur perkthyesit dhe per te fshehur padijen kane bere lojen e dominos duke shtyre njeri-tjetrin?
Ndersa nga pikapamja shqiptare ne kete menyre pershtatet manipulimi i historise me historine e kaluar otomane, po te jete i vertete, edhe pse te gjitha dokumentat diplomatike dhe publicistika europiane, sidomos italiane, per historine e shqiptareve 1912 bejne fjale vetem per Konstandinopojen si kryeqytet i shtetit turko-otoman (Tirane 2019 sipas pergatitesit, perzgjedhesit dhe perkthyesit Paulin Marku).
Te tre keto pika, te pare me syrin kritik, na cojne ne perfundimin se permbajtja e veprimtarise se vellezerve Bajram (Bajo) dhe Ҫerçiz Topulli nuk eshte ajo qe eshte propaganduar pergjate epokes komuniste. E keqja eshte se ne vazhdim te gjitha enciklopedite dhe materialet studimore shqiptare, edhe ne Kosove e Maqedonine Veriore, i jane nenshtruar asaj qe eshte shkruar ne keto enciklopedi (1985, 2009), por dhe te shpikura ne pasurimin e te dhenave nga autoret e tyre; ne kete rast duhet vene ne dukje dhe fakti qe pati edhe studiues qe e kundershtuan mashtrimin e epokes komuniste.
Ne vazhdim kemi gjetur keto materiale per vellezerit Bajram (Bajo) dhe Ҫerçiz Topulli:
Per here te pare shqiptaret i pane keto dy figura sipas propagandes komuniste vetem ne vitin 1962 me rastin e 50 vjetorit te Pavaresise, ne albumin me titull: Rilindja Kombetare Shqiptare, te pergatitur nga Kristo Frasheri, Tirane 1962, ku cuditerisht raporti propagandistik i figures se Bajram (Bajo) Topullit me te vellane, Ҫerçizin, eshte ne favor te te parit (dmth ndryshimi i permasave propagandistike te ketyre dy figurave eshte realizuar pas 1962, duke na fshehur aresyen e permbysjes se mevonshme).
Ishte fillimi dhe kuptohet qe gabimet e datave dhe pjesmarresve do te ishin sipas interesit politik te kohes dhe nga padija. Ne f. 62 ishte vendosur fotoja e Bajram (Bajo) Topullit (1883-1927, ndryshimi i vitit te vdekjes duhet te jete nje manipulim per te fshehur faktin qe deri ne vitin 1930 personazhi yne ka qene kryetar bashkie i Gjinokastres, e meqenese ajo kohe ishte ne qender te kritikes se epokes komuniste nuk mund te pranohej, e per rrjedhoje duhej ndryshuar) dhe, me pas shkruhet: “Me acarimin e gjendjes ne Shqiperi, qe vinte jo vetem nga politika shtypese e Portes se Larte por dhe nga qendrimi armiqesor i shteteve te medha imperialiste dhe i shteteve shoviniste ballkanike – luftetare te rinj te paisur me ndjenja revolucionare dhe demokratike iu shtuan levizjes kombetare shqiptare. Nje nga keta luftetare ishte dhe Bajo Topulli, profesor ne gjimnazin e Manastirit. Keta luftetare te rinj shpresat e fitores se ceshtjes kombetare i varen jo te bashkepunimi me feudalet e fuqishem, por te lidhja e tyre me popullin besnik dhe liridashes. Te frymezuar nga te tilla pikepamje, Bajo Topulli se bashku me Gjergj Qiriazin, Halit Bezeshten, Ligor Ilken, Sali Butken dhe mjaft patriote te tjere, themeluan ne Manastir, ne fund te vitit 1905 nje komitet te fshehte me emrin Komiteti per lirine e Shqiperise. Komiteti aprovoi nje program patriotik-revolucionar dhe per realizimin e ketij programi fisnik adoptoi metodat e organizatave demokratike-revolucionare te kohes. Nje nga pikat me te rendesishme te Komitetit te Manastirit ishte krijimi i cetave patriotike, te cilat duke kaluar nga njeri fshat ne tjetrin do te shpinin kudo flamurin e levizjes revolucionare kombetare. / Brenda nje kohe te shkurter, ne nje shumice visesh te Shqiperise, u krijuan dege te fshehta te Komitetit per lirine e Shqiperise” (f. 62/1).
Sic shihet as qe behet fjale per Kongresin e Manastirit ne ate vit (1962) dhe kjo e ka nje kuptim perse figura e Bajram (Bajo) Topullit eshte trajtuar e pergjysmuar. Aq me teper nenkuptimi zgjerohet po te kemi parasysh qe autori eshte Kristo Frasheri.
Por ketu ka dhe nje problem tjeter historik. Ekziston nje punim ku thuhet se kur erdhi Bajo Topulli ne Korce personalisht per te formuar aty nje dege te “Komitetit” te Manastirit, nje organ e tille ekzistonte ne Korce qe nga viti 1887 qe e kishte emrin “Komiteti i Fshehte”, qe tani nderroi vetem emrin, duke u quajtur pasketaj “Komiteti i Fshehte kryengrites”. Kjo u shoqerua edhe me ndryshime ne perberjen e kryesise se saj, ku kryesine e mori Sami Ҫerçiz Pojani ne vend te Jovan Cico Kosturit, qe ishte ne moshe te kaluar (sipas Niko Stralla, Ne valen e drames shqiptare, Korca dhe korcaret (1878-1909), Media Union 2017, f. 136).
Ndersa ne faqen 64 ishte vendosur fotoja e Ҫerçiz Topullit (1880-1915) dhe, me pas, per te shkruhet: “Gjate viteve 1906-1908, me punen e Komitetit per lirine e Shqiperise, ne vise te ndryshme te atdheut u formuan mjaft ceta patriotesh. Nje nga cetat me popullore te kesaj periudhe ishte ajo qe kryesohej nga Ҫerçiz Topulli dhe Mihal Grameno dhe qe veproi ne Shqiperine e Jugut. Aresyet perse kishin rrembyer armet luftetaret patriote, Ҫerçizi i tregonte me thirrjen qe ai u drejtonte bashkeatdhetareve te vet ne janar 1907” (f. 64/1)…”Nje nga perpjekjet e cetave shqiptare me ushtrite turke qe mbeti e paharruar ne kujtesen popullore eshte ajo qe ndodhi me 18 mars 1908 midis cetes se Ҫerçiz Topullit dhe ushtrive turke te Rrapi ne Mashkullore, ne afersi te Gjirokastres. Me gjithe epersine e armikut, ceta trime shqiptare, e frymezuar nga ideali i atdheut, pasi i shkaktoi deme te medha ushtrive rrethuese dhe pas nje qendrese te gjate heroike, mundi te caje rrethimin dhe te shpetonte duke lene ne fushen e nderit nje nga pjestaret e saj, Hajredin Tremishtin” (f. 65/1).
Interesant eshte fakti qe ne kete album as qe behet fjale per atentatin kunder bimbashit nga ana e cetes se Ҫerçiz Topullit duke e kufizuar veprimtarine e cetes dhe drejtuesit te saj vetem ne perpjekjen e Mashkullores dhe thirrjen drejtuar bashkeatdhetareve te vet me 1907.
Te thuash qe ndryshimi eshte bere per t’i dhene rendesi figures se luftetarit me arme kundrejt intelektualit me pende bie poshte pasi figura e Bajram (Bajo) Topullit eshte trajtuar ne kete album si nje nder udheheqesit e luftetareve shqiptare te asaj epoke. Cfare e ka detyruar aparatin propagandistik te epokes komuniste qe te ndryshonte raportin analitik midis vellezerve Topulli pas 1962-shit? Cfare kishin zbuluar punonjesit e atij aparati per figurat e dy vellezerve Topulli pas 1962 edhe pse ajo propagande ka pretenduar per kujtese popullore per figurat e tyre? Ja perse behet e domosdoshme rihapja e ketij problemi dhe zbulimi i te panjohurave qe ka shoqeruar figurat e vellezerve Topulli per mbi nje shekull.
-Ne Wikipedian Shqip per to shkruhet: Çerçiz Topulli (Gjirokastër, 20 shtator 1880 – Shkodër, 17 korrik 1915) qe ushtarak në Perandorinë Osmane, kryetar çetash në periudhën e Lëvizjes Kaçake dhe veprimtar i çështjes kombëtare bashkë me të vëllanë, Bajo Topullin. Kur per kete te fundit shkruhet: Bajram Fehmi Topulli, i njohur më së shumti si Bajo Topulli, (Gjirokastër, 1868 – Sarandë, 1930) ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare, arsimtar në periudhën e fundme të Perandorisë Osmane, dhe më tej kryetar i bashkisë Gjirokastër pas pavarësisë së shtetit shqiptar. Te pakten ky informacion mund te konsiderohet si baza teorike e manipulimit te gjithe historise se Kombit Shqiptar dhe themeli i ekzistences se historiografise komuniste.
-Ne nje punim te Aristidh Plaka-Ibrahim Xhamaj, Kalendari Enciklopedik, Tirane 1998, f. 285, shkruhet: “1915: U vra Çerçiz Topulli, atdhetar e veprimtar i Rilindjes Kombetare, komandant i cetave kryengritese kunder sunduesve osmane per clirimin e vendit – Hero i Popullit. / U lind ne Gjirokaster me 1880. Nen ndikimin e te vellait,. Bajo Topullit, iu perkushtua ceshtjes se clirimit te atdheut. Mori pjese ne veprimtarine e Komitetit te Fshehte “Per Lirine e Shqiperise” ne Gjirokaster. Ne prill 1907 ishte komandant i cetes se armatosur qe vepronte ne Shqiperine e Jugut e sidomos ne krahinat e Gjirokastres dhe Korces. Drejtoi Luften e Mashkullores me 18 mars 1908, ndersa anetare te cetes se tij vrane ne fillim te marsit 1908, ne Gjirokaster komandantin turk te xhandarmerise. Nepermjet nje thirrjeje ne gazeten “Shpresa e Shqiperise”, Çerçiz Topulli kerkonte qe Shqiperia te shkeputej nga Perandoria Osmane. Pas fitores se revolucionit xhonturk me 1908, ai punoi per formimin e klubeve shqiptare dhe per celjen e shkollave shqipe. Pas shpalljes se Pavaresise se Shqiperise me 28 Nentor 1912, u vu ne sherbim te qeverise se Ismail Qemalit. U vra ne Fushen e Shtoit (Shkoder) nga forcat e pushtuesve malazeze”.
-Ne Fjalorin Enciklopedik, me autor Pasho Bakun, Tirane 2002, f. 696-697, per dy personazhet tona shkruhet: “TOPULLI (vellezerit). Bajo Topulli (1868-1930). Hero i Popullit, veprimtar i Rilindjes. Lindi ne Gjirokaster. Themeloi (1905) Komitetin e fshehte “Per lirine e Shqiperise”. Kryesoi nje cete luftarake (1916 – keshtu eshte ne tekst, GH). U aktivizua per hapjen e shkollave shqipe. Çerçiz Topulli (1880-1915). Hero i Popullit. Vellai i Bajos dhe luftetar idealesh me te. Komandant i nje cete te armatosur qe vepronte ne jug te vendit (1907). Komandoi perpjekjen e Mashkullores (mars, 1908) kunder ushtrive osmane. Punoi per ngritjen e klubeve dhe te shkollave shqipe. U kap pabesisht dhe u ekzekutua ne Fushen e Shtoit (Shkoder) nga forcat pushtuese malazeze”.
-Ne punimin prej kater vellimesh nen logon Akademia e Shkencave e Shqiperise, Instituti i Historise, me autor: Aleks Buda, Kristo Frasheri, Hysni Myzyri, Stefanaq Pollo, Kristaq Prifti, Gazmend Shpuza, Petrika Thengjilli, Historia e Popullit Shqiptar, Tirane 2002, vell. 2, f. 317-327, emrat e dy personazheve tona shoqerojne shume ngjarje te fillimit te shek. te XX-te. Sipas kesaj historie ne nentor 1905, me nismen dhe nen kryesine e patriotit Bajram (Bajo) Topulli, nendrejtor i gjimnazit turk te Manastirit, u formua ketu komiteti i fshehte shqiptar me emrin “Per lirine e Shqiperise”, qe shenoi fillimin e nje organizate te pergjithshme kombetare. Vendimi per te krijuar cetat e para si njesi lufte e te propagandes kombetare u mor nga Komiteti i Manastirit ne janar te vitit 1906. Çeta e pare u krijua ne prillin e vitit 1906 ne Kolonje te Korces, me 20 luftetare dhe e komanduar nga Bajram Topulli. Çetat shqiptare luftonin gjithashtu kunder bandave te andarteve greke, qe persekutonin atdhetaret shqiptare dhe pergatisnin truallin per helenizimin dhe aneksimin e Shqiperise se Jugut. Perkundrejt ketyre veprimeve dhe vecanerisht per t’u hakmarre per masakrimin e atdhetarit Papa Kristo Negovani e bashkefshatareve te tij, ceta e Çerçiz Topullit ne shtator 1906 vrau mitropolitin grek te Korces, Fotin, si nje nga nxitesit e akteve te dhunshme te bandave greke ne Sanxhakun e Korces. Ne nentor 1906 vellezerit Bajram e Çerçiz Topulli u detyruan te largoheshin nga atdheu per ne Sofje e Bukuresht. Ne Sofje dhe ne Bukuresht, ku qendruan nga nentori i vitit 1906 deri ne pranveren e vitit 1907, Bajo e Çerçiz Topulli, se bashku me Nikolla Lakon, te perkrahur nga shoqerite atdhetare shqiptare e sidomos nga Shahin Kolonja e Kristo Luarasi (ne Sofje), nga Pandeli Evangjeli, Rafael Dako, vellezerit Zografi (ne Bukuresht) dhe dr. Ibrahim Temoja (ne Kostance) mbajten nje varg mbledhjesh dhe muaren masat per sigurimin e ndihmave financiare per luften e armatosur te çetave ne Shqiperi. Ne prill 1907 Bajram Topulli po per kete qellim shkoi ne Paris, ndersa ne korrik te atij viti ne SHBA, ku me ndihmen e Fan Nolit dhe te atdhetareve te tjere te kolonise shqiptare te Bostonit mblodhi ndihma per Komitetin “Per lirine e Shqiperise”. Ne dhjetor te vitit 1906 u botua ne gazeten “Drita” (Sofje) artikulli i Çerçiz Topulli “Ndjenjat e nje memedhetari” ne te cilin u behej thirrje shqiptareve …te bashkoheshin gege e toske, te krishtere e muslimane, te dalim maleve, te luftojme deri ne vdekje dhe te bejme qe te degjohet zeri i kryengritjes qe nga Preveza e gjer ne kufijte e Serbise e te Malit te Zi. Ne mars te vitit 1907 atdhetaret shqiptare te kolonise se Sofjes organizuan nje cete tjeter nen komanden e Çerçiz Topullit, me te cilen u bashkua shkrimtari atdhetar Mihal Grameno (qe kishte ardhur nga Bukureshti). Ne prill te vitit 1907 ceta u nis nga Italia (Brindizi) dhe zbarkoi ne bregdetin shqiptar afer Vlores. Me vendim te Komitetit te Gjirokastres, nje pjese e cetes se Çerçiz Topullit me te ne krye, ne fillim te marsit te vitit 1908 vrau ne Gjirokaster komandantin e xhandarmerise se vendit dhe pas disa diteve (me 18 mars) forcat turke e rrethuan ceten ne fshatin Mashkullore ku u zhvillua nje beteje e pabarabarte, por ceta e cau rrethimin duke lene nje te vrare (Hajredin Tremishtin). Me 20 qershor 1908 ceta e Çerçiz Topullit, e perbere nga 150 veta, hyri ne rrethin e Pogonit, ku gjate 8 oreve luftoi me forcat e xhandarmerise. Ne fillim te korrikut cetat zhvilluan luftime ne malet e Vodices (Kolonje).
Por ne nje punim historik mbi Korcen, te parapare me siper, rezulton qe akti i vrasjes se mitropolitit grek te Korces Fotios te kete pasur tjeter dinamike. Sipas autorit Niko Stralla ne shtator 1906, nje cete e perbere nga 13 vete, e udhehequr nga Bajo Topulli, hyri ne veprim ne zonen malore te Moraves dhe ne ate te Devollit, e nisur nga qellimi per te kryer nje goditje te forte, me pare kunder peshkopit te Kosturit, Karavangjel, qe kishte organizuar masakrat e Negovanit, dhe pastaj edhe kudner peshkopit Fotios te Korces, i cili jo vetem qe kishte qene bashkepunuesi i tij aktiv ne keto krime te shemtuara, por tregonte edhe zell te tepruar ne lufte kunder patrioteve korcare…..Kur arriti ceta e Bajo Topullit ne zonen e Devollit (cete ne te cilen nuk bente pjese Mihal Grameno), ajo numeronte vetem 11 luftetare, ndersa ku hyri ne veprim ne momentin e vrasjes te peshkopit numri i saj u ngrit ne 13 (trembedhjete). Kjo per faktin se asaj ju bashkuan komitet korcare, Fejzo Dishnica dhe Apostol Koshkona, ky i fundit i derguar nga Komiteti rumun i Korces. Eshte pikerisht dora e ketij djaloshi trim qe me plumbi e pare e shtriu per toke peshkopin Fotios (Ne valen e drames shqiptare, Korca dhe korcaret (1878-1909) studim historik, Media Union 2017, f. 141, 142)
-Ne punimin e Rami Memushaj, Histori e Kurveleshit, vell. 1, Tirane 2004, f. 332-337, jepet nje panorame e veprimtarise se vellezerve Topulli. Sipas ketij autori ne nentor 1905 u krijua ne Manastir Komiteti i fshehte “Per Lirine e Shqiperise”, nen kryesine e Bajo Topullit. Ky Komitet vendosi krijimin ne Jug te cetave te armatosura, te cilat do t’u kunderviheshin autoriteteve dhe do te propagandonin ne popull idene e lirise. Ceta e pare u krijua ne pranvere 1906 dhe u udheheq nga vete Bajo Topulli, e cila pasi kreu disa aksione te suksesshme, u shpernda dhe ne nentor te vitit 1906 Bajua dhe Çerçizi u larguan ne Bukuresht e Sofje per te mbledhur ndihma nga kolonite shqiptare te atjeshme per organizimin e kryengritjes se armatosur. Ne Sofje, atdhetaret shqiptare organizuan nje cete me prijes Çerçizin, se ciles iu vu detyra “te perhapte ndjenjat kombetare mbi te gjithe anet e Shqiperise”. Me ceten u bashkua qe ne fillim edhe shkrimtari Mihal Grameno, i cili ka shkruar per jeten luftarake te saj. Pas nje udhetimi ne det, me 18 maj 1907 Çerçizi me shoke zbriten ne Shqiperi (Palase). Ceta e Çerçizie e shkoi dimrin ne malet rreth Gjirokastres ku e vendos nga ceta qe bimbashi te denohej me vdekje dhe kete barre e muaren persiper Hito Habili me Bajram Prongjine. Diten e pazarit, me 25 shkurt 1908 ndodhi atentati me vdekje kunder bimbashit, jehona e te cilit coi ne lajmerimin e autoriteteve ne Janine e Stamboll. Kjo beri qe valiu i Janines te dergonte forcat per te ndjekur ceten e Çerçizit, te cilen e rrethoi me 18 mars 1908 ne Mashkullore. Ushtria qeveritare perbehej nga 100 ushtare dhe 30-50 zaptije. Lufta zgjati gjithe diten dhe vetem me te ngrysur ceta cau rrethimin dhe u terhoq. Nga luftetaret e saj mbeti i vrare trimi Hajredin Tremishti, kurse turqit lane aty 20 te vrare. Me 1908, Çerçizi shkon ne Terbac, ne shtepine e Laze Malos, ku thirri disa kacake, si Delo Kallaratin, Sali Vranishtin, Azem Sulon, Sefer Rrokun, Mehmet Kucin dhe nje rradhimjot, te cilet i porositi qe te luftonin kunder Turqise dhe te mos benin trazira ne krahine.
-Ne Enciklopedine Jug-Shqiptare, me autor Ibrahim D. Hoxha, Tirane 2006, ne dy vellime artikulli Çerçiz – Bajram(Bajo) Topulli nuk ekziston, por jepen disa pasazhe ngjarjesh te lidhura me emrat e dy personazheve tona. Keshtu psh thuhet se Bajo Topulli gjate pak diteve qe qendroi ne Janine ndihmoi dukshem ne ngritjen e shoqerise. Bajua mbajti nje fjalim ku “…foli gjate dhe me shpirt per nevojen qe kemi per lulezimin e gjuhes, t’asaj gjuhe q’eshte sot nje lule e bukur ne mes te ferrave!” (Vell. I-re, f. 130). Ose pretendohet qe perfaqesuesi i qeverise austro-hungareze ne Janine, ne shkresen dt. 21.8.1908 derguar MPJ, shkruane se me 19 gusht 1908 ne Janine nga Gjirokastra kishte arritur Çerçiz Topulli; ai shoqerohej nga dy te vellezerit e vet, nga Mihal Gramenua, nje kapiten dhe 11 ish-pjestare te cetes se tij. “Te gjithe ishin kalores dhe te veshur me petka kombetare, te pajisur me pushke e revolver dhe me shume municion ne brez dhe mbi dy supet. Pritja ishte madheshtore. Per t’i mireseardhur, mektupxhiu (sekretari i vilajetit) dhe shume njerez te shquar ne 25 karroca u dualen perpara tek hani i Likostǒmes (1 milje jashte Janines), ku pronari i tij kishte shtruar nje dreke. Jashte qytetit i priste nje mori njerezish, banda ushtarake me dy flamuj; te sapoarriturit u percollen ne qytet me ngazellim e brohoritje” (po aty, f. 130-131). Me te njejten madheshti Ҫ.T. me me te shumet e shoqeruesve me 21.8.1908 u percoll per ne Preveze nga ku vazhduan udhen per ne Selanik (A.Q.SH., F. 829 dhe 762 dos. 206 e 141). Lutfi Abdi Berberi nga Filati e tregon keshtu: “Çerçiz e Bajo Topulli me shoke arriten ne Janine mbi 47 pajtone te terhequr nga kuaj me te njejten ngjyre qimeje. Te dy vellezerit, shoqeruesit e tyre dhe pajtonxhinjte ishin veshur te gjithe me tesha kombetare. U priten nga paresia dhe populli qe kishte mbuluar te dy anet e rrugeve te qytetit nga kalonte vargani i pajtoneve”. (po aty. f. 131)”. Ndersa ne vell. II-te pretendohet se “Bajram Topulli ne shkrimin e vet te botuar ne numrin e lartpermendur te fletores “Drita” tregon: “Armiqesia dhe te ligat e governes se turkut dhe te grekeve kunder Kombit shqiptar e kapercyen kufin’ e durimit te cdo memedhetari t’urte”. Per t’u ndalur revanin, disa atdhetare ne nentor 1905 ngriten ne Manastir “nje lidhje” me Bajo Topullin ne krye; lidhja ne fjale u quajt “Komiteti i Fshehte i Manastirit”1 (shenimi 1 thote: “Me 2/15.3.1906 ceta e ngritur prej atij komiteti, e prire nga Bajo Topulli, doli fshehtazi nga Manastiri dhe mori malet kryesisht ne qarqet e Korces dhe te Gjirokastres. Ceta ne fjale e perbere prej 13 vetesh, me 9/22.9.1906 priti dhe vrau te Guri i Capit dhespot Fotin; ky, duke e quajtur veten te “paprekshem”, bridhte si qen stani andej-kendej neper krahinat shqiptare per te gelltitur shqipen e rrjedhimisht per te shuar shqiptaret)” (f. 508, 509).
–Kristo Frasheri, Shpallja e Pavaresise se Shqiperise (28 Nentor 1912), Tirane 2008. I shquar per shpikjet ne fushen e statistikes historike autori kopjon nga enciklopedite fjale per fjale permbajtjen mbi keto personazhe. Sipas tij ne nentor te vitit 1905 Bajo Topulli se bashku me nje grup atdhetaresh te rinj themeloi ne Manastir nje komitet te fshehte shqiptar me emrin “Per lirine e Shqiperise. Synimi i tij kryesor ishte organizimi i levizjes per clirimin e Shqiperise nga zgjedha osmane. Ne janar te vitit 1906, vete Bajo Topulli formoi te paren cete te komitetit ne krahinen e Korces. Duke ju pergjigjur terrorit te andarteve greke dhe ne menyre te vecante vrasjes se Papa Kristo Negovanit, cetat shqiptare vrane ne shtator 1906 mitropolitin grek te Korces, Fotin, nje nga kreret kryesore te reaksionit greko-fanariot ne Shqiperi. Ne pranveren e vitit 1907, cetat patriotike e shtuan veprimtarine e tyre. Ne krye te cetes me te rendesishme tani u vu Ҫerçiz Topulli se bashku me shkrimtarin demokrat Mihal Grameno. Me flamurin e Skenderbeut ne dore dhe me parrullen revolucionare “Ja vdekje ja liri” cetat zhvilluan gjate viteve 1907-1908 veprimtari patriotike ne krahinat e Shqiperise se Jugut. Si pergjigje per arrestimin e nje shumice atdhetaresh shqiptare qe bene ne Permet autoritetet osmane, pjestaret e cetes se Ҫerçizit vrane me atentat ne fillim te marsit 1908 bimbashin e Gjirokastres (komandantin e xhandarmerise) brenda ne qytet. Disa dite me vone, me 18 mars 1908, forcat turke e rrethuan ceten te Rrapi i Mashkullores, ne afersite e Gjirokastres. Pas shume oresh luftimesh kunder forcave te shumta turke, ajo e cau rrethimin duke lene nje te vrare. Lufta e Mashkullores jehoi ne Shqiperi si thirrje per nje kryengritje te pergjithshme clirimtare. Por zhvillimi i metejshem i ngjarjeve u nderpre perkohesisht nga fitorja e revolucionit antiabsolutist turk (f. 52).
Misteri i vertete i vellezerve Topulli qendron pikerisht ne heshtjen e veprimtarise se tyre pas vitit 1908 deri me 1912, atehere kur po shkruhej Historia europiane e shqiptareve dhe levizja kombetare kishte marre hov, por jo ne te gjithe territorin e popullates shqipfolese. Cfare ka ndodhur me ta dhe ku ndodheshin ne ate periudhe? Pergjigjen e kesaj pyetje historiografia komuniste e ka shmangur ne arsimin e detyrueshem shkollor.
–Nesip Meçaj, Xhemal Çelaj, Fatmir Toçi, Enciklopedi e Kurveleshit, Tirane 2009, ka te njejten karakteristike si enciklopedia e mesiperme, ku artikulli Çerçiz-Bajo Topulli nuk ekziston, por permendet ne nje ngjarje te lidhur me njerin nga personazhet tona (f. 68). Sipas kesaj enciklopedia kane ekzistuar ceta atdhetare kryesisht ne vitet 1911-1912, krahas asaj te Çerçiz Topullit, ku ishin rreshtuar mjaft kurveleshas.
–Bardho Hysenaj, Histori e Laberise, Tirane 2011, ku ne faqen 151 jepet nje lajm thellesisht i manipuluar qellimisht, sipas te cilit: “Ne fushen e Shtojit te Shkodres ne 1915 u vra nga malazezet edhe Çerçiz Topulli e Muço Qulli, te cilet kishin shkruar per mbrotjen e Shkodres”.
–Roland Qafoku, 100 vrasjet me te bujshme ne historine e shtetit shqiptar 1912-2017 (ne te gjithe trojet shqiptare, Tirane 2017, f. 49-54. Personazhi yne perpara vrasjes paska qene ushtarak ne Perandorine Osmane. Sipas autorit vrasja e Ҫerçiz Topullit ishte nje hakmarrje malazeze per hesap te grekeve, pasi Ҫerçizi kishte vrare peshkopin grek si kunderpergjigje ndaj vrasjes se Spiro Kosturit ne Selanik ne vitin 1907. Autori pretendon se Ҫerçiz Topulli shkoi ne Shkoder ne shtator 1914 per te qene pjese e mbrojtjes se qytetit nga serbo-malazezet. Arrestohet per te dyten here me 7 korrik 1915 dhe me 17 korrik pushkatohet nga 15 ushtare malazeze.
–Elena Kocaqi, Shqiperia dhe Fuqite e Medha 1878-1918, Tirane 2020. Ne kete liber, edhe pse eshte fillim e fund nje manipulim i Historise se shqiptareve, personazhet tona permenden vetem nga nje here duke na dhene ne menyre nenkuptuese dhe permasen e vertete te aktivitetit te tyre ne ceshtjen kombetare shqiptare. Permendet emri i Ҫerçiz Topullit si nderlidhes me Jovano Ҫokalev ne kryengritjen e Maqedonise te vitit 1903 (f. 84). Ndersa emri i Bajo Topullit permendet si formuesi i komitetit per lirimin e Shqiperise ne Manastir se bashku me tre te tjere ne vitin 1906 (f. 90), por ne asnje rast autorja nuk eshte kujtuar per te publikuar nderlidhjet shume planeshe te dy personazheve tone me politiken xhon-turke dhe ndikimin qe ato kane pasur mbi kete politike. “Kryevepra” e kesaj historianeje rezulton nje perforcues i manipulimeve te epokes komuniste dhe fshehje e realitetit historik te ndodhur ne ate kohe mes shqiptareve.
Gjeja me e papranueshme ne manipulimin e historise se Kombit tone permblidhet ne ate qe konsiderohet si levizja per pavaresine e Kombit tone ne vitet 1912. Kam marre ne konsiderate te ashtequajturen levizje antiosmane ne qytetin e Gjirokastres ku kryevepra historike eshte konsideruar vrasja e nje bimbashi (nje vrasje imagjinare qe nuk ka ndodhur ne realitet) dhe beteja ne Mashkullore (e cila ka permasa krejte te tjera nga ato qe dime prej nje filmi). Une jam i bindur qe shqiptaret nuk kane pasur guximin dhe kurajon civile te vene ne dyshim saktesine e ketyre dy ngjarjeve, te pakten nga pikepamja kohore, pasi ne realitet keto dy ngjarje nuk kane asnje lidhje midis tyre jo vetem persa i perket pjesmaresve ne to, por dhe koha e ndodhur realisht ka nje diference kohore prej disa muajsh nga njera-tjetra, ku ne fillim ka ndodhur e ashtequajtura beteja ne Mashkullore (5 mars 1908, sipas kalendarit te vjeter) dhe pastaj atentati kundra bimbashit. Por shqiptaret e dine pak si me ndryshe ku ne thelb te problemit vrasja e bimbashit ka qene shkaku i betejes ne Mashkullore.
Lufta e Mashkullores permendet edhe ne librin e Dr. Jakup Krasniqi “Pavaresi dhe Personalitete”, Kosove 2012, e cila sipas autorit ka ndodhur me 18 mars 1908 (sipas kalendarit te ri), ku merret si shembull i vecante i bemave te Ҫerçiz Topullit (f.241-246); – e marr si shembull kete autor per te treguar se deri ku ka pasur influence manipulimi historik i Kombit Shqiptar.
–Ramiz Abdyli, Levizja kombetare shqiptare 1908-1910, Libri 1, Prishtine 2014. Eshte nje material studimor qe e permbys te gjithe historiografine e epokes komuniste shqiptare mbi keto dy figura me materialet qe publikon. Autori pranon se klubi i pare shqiptar u formua pas rivendosjes se Kushtetutes ne Manastir ne fund te korrikut 1908 ku ne konsultime pat marre pjese dhe Ҫerçiz Topulli (f. 61). Gjithashtu pranon se sipas dekretit Sulltanor te dt. 23 korrik 1908 do te mbaheshin zgjedhjet e lira parlamentare qe do te vendosnin regjimin politik ne Turqine Otomane (f. 142). Zgjedhjet perfunduan ne fillim te dhjetorit 1908 ku fituan Turqit e Rinj qe fituan 142 deputete ne Perandori. Vendin e dyte per nga numri e zinin arabet me 60 deputet; te tretin vinin shqiptaret me 26 deputete 657; dhe pastaj greket me 12 deputete, hebrejte me 5 deputete, bullgaret me 4 deputete dhe serbet me 3 deputete. Shenimi 657 thote: “Nga Sanxhaku i Manastirit nuk u zgjodh asnje deputet shqiptar. Ne vend te tyre u zgjodhen dy deputete turq te xhemijetit. Ne Sanxhakun e Korces u zgjodhen shqiptare, Shahin bej Kolonja dhe nje vlleh, ne Sanxhakun e Elbasanit u zgjodhen dy deputete shqiptar, ne Sanxhakun e Dibres u zgjodhen dy deputete shqiptare, ne Sanxhakun e Shkupit dy deputete shqiptar, ne Sanxhakun e Prizrenit u zgjodhen tre deputete shqiptare, ne Sanxhakun e Shkodres u zgjodhen dy deputete shqiptare, ne Sanxhakun e Beratit u zgjodhen tre deputete, ne Sanxhakun e Durresit u zgjodhen 2 deputete shqiptare, ne Sanxhakun e Janines u zgjodhen 3 deputete shqiptare (ketu perfshiheshin edhe banoret e Gjinokastres dhe rrethinat e saj, GH) dhe ne Sanxhakun e Pejes u zgjodhen 3 deputete shqiptare. Nuk dihet nese u zgjodh ndonje deputet nga radhet e shqiptareve ortodokse” (f. 147). Ne kete punim permendet Revolucioni Xhonturk dhe pjesmarrja e shume kryengritesve shqiptare ne krah te tij. Keshtu kujtohet Ahmet Njazi beu nga Resnja, i cili me 3 korrik 1908 u arratis me efektivin e njesitit te tij prej 160-200 luftetaresh duke pasur si synim dhe objektiv te pare takimin ne Ҫerçiz Topullin, ne jug te Liqenit te Ohrit me synim mbeshtetjen e programit te tij per Shqiperine Jugore, por qe me vone hoqi dore per shkaqe te panjohura, duke i dhene perparesi nxitjes se levizjes ne krahinat e Ohrit, Struges, Dibres dhe Kercoves (f. 18-19). Me sa duket ky ka qene nje objektiv imediat per te shfrytezuar autoritetin e Ҫerçiz Topullit per mbeshtetjen e Levizjes se Turqve te Rinj, por paska ekzistuar nje bashkebisedim midis Ahmet Njazi beut nga Resnje dhe eproreve te tij per te mos u dhene premtime ketyre drejtuesve shqiptare. Megjitheate takimi midis beut te Resnjes dhe Ҫerçiz Topullit u realizua ne nivelin me te ulet ne mes Ҫerçizit dhe zevendesit te beut kolonel Remzi Beut (f. 20, 21). Pranohet gjithashtu se edhe pse nuk u pranuan te gjitha kerkesat e pales shqiptare bashkepunimi dhe bashkeveprimi me Levizjen e Turqve te Rinj shenoi nje nivel te larte edhe ne Kazane e Korces, Pogradecit dhe te Elbasanit. Akoma me tej, Komiteti shqiptar i Korces vendosi ta mbeshtese Revolucionin e Turqve te Rinj (f. 22). Ne kete punim pretendohet se themelimi i komitetit te fshehte “Per lirine e Shqiperise” si dhe i degeve ne disa qytete te Vilajetit te Manastirit dhe te Kosoves (nentor 1905) konsiderohet si nje ngjarje me rendesi per Levizjen Kombetare Shqiptar, sepse nen drejtimin e tij u organizua lufta e armatosur e cetave shqiptare (f. 12-13). Shpallja e Kushtetutes u festua ne te gjithe Perandorine Otomane, vecanerisht ne provincat europiane te saj. Ne kremtimet qe u bene ne Manastir per kete rast ra ne sy dhe parakalimi i Ҫerçiz Topullit dhe Adem beut me 20 luftetare shqiptare, thote ne kujtimet e veta Mihal Grameno pjesmarres i kesaj ngjarje. Ne parakalim moren pjese dhe 1500 luftetare te Ҫerçiz Topullit dhe 500 te tjere nga Kolonja (f. 35). Programi i decentralizimit te Perandorise Osmane, qe nenkuptonte edhe te drejten e autonomise, gjati truall te pershtatshem ne viset shqiptare deri ne ate mase sa “popullata toske ne pergjithesi, me sigurimin e lirise se gjuhes e te mesimit, duket se ishte krejtesisht per regjimin e ri” (f. 47 – AIH, Vj-18-12-1243, Raporti i konsullit austro-hungarez nga Manastiri, N. 53, dt. 16 gusht 1908, derguar Ministrise se Puneve te Jashtme ne Vjene). Nderkaq, duhet te theksohet se pasues te mendimit te liberaleve ishin edhe figura te shquara si Ҫerçiz e Bajo Topulli, Mihal Grameno etj, qe mbeshtesin regjimin e Turqve te Rinj (f. 52). Interesant eshte fakti se me dy ngjarje imagjinare (vrasja e bimbashit dhe beteja e Mashkullores Ҫerçiz Topulli futet ne historine e shqiptareve si nje nder luftetaret me potente te Pavaresise se Shqiperise edhe pse gjitheshka mbyllet me 1908. Cfare ka ndodhur midis viteve 1908-1912 me personazhet tona?
–Jusuf Buxhovi, Maqedonia nga antika deri te koha jone, Prishtine 2019. Ne fakt ky liber duhet te kishte dhe nje titull shtese: Disa mesime historie per te vetequajturit historiane shqiptare te Shqiperise!
Studiuesit shqiptare te Shqiperise, pas 1999 duhet ta ndjejne veten mjaft ne siklet pasi studiuesit shqiptare te Kosoves dhe Maqedonise se Veriut kane nje informacion jashtezakonisht me ndryshe dhe te sakte nga ato qe disponojne te paret. Te pakten per kete teme deshmite studimore ndryshojne cilesisht midis tyre.
Autori pretendon ne forme postulative: “Ceshtja pse Shqiptaret ne Revolucionin Xhonturk moren pjese si Osmane dhe njeheresh si Shqiptare paraqet rrugen e gjate te kuptimeve dhe moskuptimeve te tyre me Perandorine Osmane, qe do te kalojne nga qartesimi i raporteve me islamizmin si koncept qe bashkonte fene me shtetin e deri te osmanizmi, si patriotizem shteteror, qe do te perqafohet nga Xhonturqit, por njeheresh paraqet edhe arritjen e nje shkalle te Shqiptareve si komb politik” (f. 566). Ne te vertete autori i ketyre rreshtave eshte treguar i miresjellshem me boten intelektuale shqiptare, pasi ne realitet pretendimi jo imagjinar duhet te ishte: Perse shkolla e Historise komuniste ja ka fshehur kete fakt Popullit Shqiptar pergjate epokes 1945-1991? deri ne ate mase sa nga fakti i mesiperm eshte kaluar sikur popullata shqiptare u cua kunder pushtetit otoman e vetme duke pasur kunder jo vetem pushtetin otoman, por dhe Kishen Othodokse Greke, Kishen Katolike te Romes, gjithe shtetet e Europes dhe, sidomos, shtetin grek dhe ate serb. Jo vetem kaq, por historiografia shqiptare ka pervetesuar dhe vete Komitetin e Manastirit si krijese e shqiptareve duke vene ne krye te te gjithe komiteteve, komitetin shqiptar “Per lirine e Shqiperise”. kur ne fakt e verteta qenka krejt ndryshe. Sipas autorit “Meqe disa komitete Xhonturke tashme kishin vene lidhje me nje pjese te komiteteve shqiptare “Per lirine e Shqiperise”, qe drejtoheshin nga Komiteti i Manastirit, ishte e pritshme qe Shqiptaret te hynin ne kete valle./ Rrethanat per nje veprim te perbashket u krijuan ne ditet e para te korrikut te vitit 1908, kur dy oficiere te rinj dhane thuajse ne te njetjen kohe shenjen per fillimin e kryengritjes. Ahmet Njazi beu (1873-1913, nje kapiten madhor (kolagasi), me origjine shqiptare, sulmoi depon ushtarake ne Resnje dhe bashke me dyqind veta. Duke perfshire ketu edhe kryetarin e bashkise se qytetit, mori arratine ne zonat malore prej nga leshoi nje shpallje, e cila bente thirrje per rivendosjen e kushtetutes te vitit 1876. Thuajse ne te njejten kohe, majori Ismail Enver beu, nje anetar i Komitetit “Bashkim dhe Perparim” u largua ne malet prane Resnjes1294./ Te dy oficeret dhane sinjalin e kryengritjes, sic pritej, duke luajtur ne radhe te pare me karten e frikes se huaj. Oficere te tjere ndoqen shembullin e tyre dhe u ngjiten kodrave dhe maleve duke formuar cetat e tyre. Njaziu do ta kete me te lehte te mbledhe rreth vetes Shqiptaret, sepse ai si shqiptar tashme kishte nje marreveshje me Bajo Topullin, te cilen ne kujtimet e veta e pershkruan “shef i komitetit toske te Shqiptareve”1295. /. Marreveshja e kolonel Njaziut me Bajo Topullin dhe ne pergjithesi me cetat shqiptare, te perfshira ne kryengritje, qe te shumten ishin te nderlidhura me ato bullgare, do te arrihet kohe me pare ne saje te nderhyrjes se Baba Hysenit, kreu i teqese bektashiane te Melmepanit, ne krahinen e Korces, pasi qe Topulli ta kete pare se menyra klandestine (ilegale) e luftes me anen e cetave nuk e ndihmonte ceshtjen shqiptare sic mendohej fillimisht por e kthente ne pre te kundershtareve te saj kryesore Serbeve dhe Bullgareve, te cileve u duhej me shume se kurre perfshirja e Shqiptareve neper cetat revolucionare. Baba Hyseni, ne perputhje me qendrimin e njohur te bektashinjve qe te ndihmonin Xhonturqit por qe kjo te behej ne kuader te nje bashkimi te tyre per te rrezuar sundimin absolut te Sulltan Hamitit, do te ndikoje qe te gjendet gjuha e perbashket midis komiteve Shqiptare dhe Xhonturqve, me cka nje pjese e mire e tyre do te shkeputen nga ndikimi i cetave bullgare dhe atyre greke si dhe nga koncepti i njohur i vendeve sllavo-ortodokse i dhunes revolucionare ne sherbim te kaosit, qe ndonese per slogan kishte “luften clirimtare” dhe “lirine”, nuk shkonte tutje infiltrimit ne kaosin Ballkanik, sic e kerkonin fqinjet e Shqiptareve, te interesuar per t’ua shkeputur territoret” (f.580-581).
Te pakten, kjo pjese e cituar, na tregon pozicionin real te shqiptareve ne levizjet politike te 1908 ne Perandorine Otomane prej nga e ka burimin kryengritje e Resnjes ne funksion te levizjes Xhonturke. Ne te gjithe literaturen historike kjo ngjarje nuk paraqitet me keto permasa, pasi cdo gje ia kane pervetesuar shqiptareve si udheheqes te saj. Te pakten raporti i Bajram (Bajo) Topullit me pjesen tjeter shqiptare na paska qene ne favor te Bajram (Bajo) Topullit dhe jo te Ҫerçiz Topullit, sic na e kane paraqitur. Ngjarjet e gjysmes se dyte te vitit 1908 na paskan qene teper gjurmelenese ne Perandorine Otomane dhe udheheqesit shqiptare teper te hallakatur ne kerkesat e tyre. Pikerisht kete rremuje sociale historiografia e epokes komuniste e ka sfumuar duke e rikompozuar sipas interesit te saj duke e ngritur figuren e Bajram (Bajo) Topullit ne nivelin e drejtuesit kryesor te pjeses shqiptare, por te shkeputur nga pjesa shqiptare e Dibres maqedonase. Ne kete pike eshte shfrytezuar kontradikta qe formohej midis kerkeses se shqiptareve per autonomi dhe doktrines Xhonturke, e cila ne ate kohe e kishte perqafuar thelbin e osmanizmit, e shpallur ne kushtetuten e vitit 1876 (neni 8) e perfshire edhe ne programin qe Komiteti Qendror “Bashkim e Perparim” te miratuar ne mbledhjen e mbajtur ne Selanik, ne ditet e para te shtatorit 1908, ku dhe gjuha turke u shpall gjuhe zyrtare ne administraten shteterore dhe ne shkolla1313 (f. 593).
Edhe pika e dyte e kerkesave te shqiptareve, ajo per emancipimin kulturor dhe kombetar te pakten per nje periudhe 10-20 vjecare me anen e hapjes se shkollave shqipe, perkrahej nga pjesa me e madhe e popullates, sidomos ajo e qyteteve, e cila kerkonte qe te krijoheshin disa parakushte per kerkesa politike te nje natyre te tille. Ne kete rast thirrja ishte per hapjen e shkollave shqipe, por duke kerkuar dhe njohjen e kombit shqiptar nga qeveria osmane dhe te punonin per veteqeverimin e Shqiperise. Kete qendrim e mbronte sidomos Mit’hat Frasheri ne gazeten “Liria” (Selanik 1908-1910). Ne shkrimet e botuara ne kete gazete pas revolucionit, theksohej se Shqiptaret do te permbushnin kerkesat e tyre arsimore e kulturore dhe “do te shijonin frytet e kultures se sotme, nese do te hynin ne komunitet me turqit” dhe “do te bashkepunonin me xhemijetin (Komitetin “Bashkim e Perparim”), sepse Xhonturqit dhe Shqiptaret nuk i ndane asgje”1316, por do te shihej shume shpejt se te gjitha keto binin ndesh me parimet e osmanizmit dhe te kombit osmanllinj te shpallur nga Xhonturqit (f. 594).
Por kjo nuk e pengoi inteligjencen shqiptare te asaj kohe qe menjehere pas Revolucionit te ngrinin klubet kombetare ne qytetet e ndryshme shqiptare dhe atje ku banonin shqiptaret. Kjo ndihmoi ne hapjen e shkollave shqipe, dhenien e mesimit ne gjuhen amtare ne shkollat e huaja ne Shqiperi dhe u bene perpjekje per miratimin e nje alfabeti te vetem per gjuhen shqipe. Ne vazhdim me 31 korrik 1908 kemi themelimin e klubit te Manastirit “Bashkimi” me kryetar Fehmi Zavalanin, nenkryetar Gjergj Qiriazi dhe sekretar Naum Nacin. Ky klub konsiderohej me i madhi dhe me i rendesishmi, sepse luajti nje rol te vecante ne formimin e klubeve te tjera dhe ne thellimin e Levizjes Kombetare Shqiptare ne periudhen e regjimit Xhonturk (f. 595).
Autori citon nga “Historia e Popullit Shqiptar”, vellimi i dyte, Tirane 2002, f. 381, ku pretendon se emisaret e Klubit te Manastirit u perhapen ne te gjithe territorin e popullates shqiptare duke propaganduar idene kombetare te bashkimit te shqiptareve te te gjitha vilajeteve. Ne kete menyre u krijuan ne qytetet Vlores, Elbasanit, Shkodres, Shkupit, Kumanoves, Tetoves, Beratit, Selanikut, etj, etj, klubet arsimore dhe politike ne mbi 40 te tille.
Ne fazen e pare pas revolucionit, Xhonturqit nuk do te pengonin veprimtarine e klubeve shqiptare e as do te dalin kunder tyre. Ne shume qendra, perfaqesuesit e komiteteve xhonturke pajtoheshin me levizjen kulturore-arsimore te Shqiptareve dhe ate e quanin te dobishme per forcimin e osmanizmit (Jusuf Buxhovi, Maqedonia nga antika deri te koha jone, Prishtine 2019, f. 595-596). Dhe e gjitha kjo beri qe Porta e Larte ne tetor te vitit 1908, nxorri urdheresen sipas se ciles gjuha shqipe futej si lende mesimi ne shkolla shteterore turke, ne ato fillore (mejtepet) dhe gjysem te mesme (ruzhdije). Ne fund te tetorit klubi “Bashkimi” i Janines vendosi te fuste gjuhen shqipe ne te gjitha shkollat turke dhe te themelohej ne Janine nje shkolle shqipe per pergatitjen e mesuesve te gjuhes shqipe per gjithe vilajetin1326 (f. 598).
Te gjitha keto bene qe ne 14-22 nentor 1908 ne Manastir te mbahej, me thirrjen e Klubit te ketij qyteti, Kongresi i Alfabetit te Gjuhes Shqipe me kryetar Mid’had Frasheri, ku muaren pjese 32 delegate me te drejte vote nga shoqerite dhe klubet shqiptare, nga shkollat dhe qytetet shqiptare si dhe nga kolonite jashte Shqiperise, por dhe 18 delegate te tjere si pjesmarres pa te drejte vote. Kongresi zgjodhi nje komitet per alfabetin, i perbere nga 11 anetare me ne krye Gjergj Fishten. Ne fund u hartua nje program kombetar prej 18 pikash qe iu dorezua deputetit shqiptar ne Parlamentin Otoman te Korces Shahin Kolonjes (f. 605). Pretendohet qe Porta e Larte u mundua ta fshehe veprimtarine patriotike te nje pjese te mire te klerikeve myslimane nga radhet e Shqiptareve, ishin shume sish qe u vune ne anen e vendimeve te Kongresit te Manastirit dhe te Levizjes Kombetare per Pavaresi duke u kthyer ne martire te saj. Nder ta Hoxha Vildan Efendiu, anetar i “Komitetit Keshillues” te Kongresit te Manastirit nga radhet e Klubit shqiptar te Stambollit, jo vetem qe do t’i kundershtonte qendrimet zyrtare turke, ku sebashku me Fazil Pashen dhe Kolonel Riza, si te deleguar te “Klubit shqiptar” te Stambollit kishin ardhur me vonese ne Kongres dhe qe menduar se mund te ishin aty me mison te komitetit xhonturk, i cili mund te kishte qellime percarese (f. 609).
Konflikti midis politikes otomane dhe xhonturke kunder gjuhes shqipe sollen si domosdoshmeri Kongresin e Dyte te Manastirit me 2-3 prill 1910 ku muaren pjese 20 delegate qe perfaqesonin 34 klube ku kryetar u zgjodh Bedri Pejani, ndersa sekretar Ferit Ypi dhe Petro Nini Luarasi. Aktet kryesore te Kongresit te Dyte te Manastirit ishin Programi prej 10 pikash dhe nje Promemorie prej 4 pikash qe ju drejtua qeverise osmane (f. 611-612).
Ne perfundim te atij procesi politik ndodhi ajo qe shqiptaret e shek. te XX-te nuk e mesuan kurre me permasa te verteta. I mbeshtetur nga komandanti i Armates se Dyte, qe e kishte shtabin ne Frene, Mahmut Shefqet Pasha formoi te ashtequajturen “Ushtri e Veprimit”, e cila deri sa arriti ne Stamboll numeronte deri ne 25 mije trupa te rregullta, si dhe 15 mije vullnetare, duke perfshire ne kategorine e fundit 4000 Bullgare, 2000 Greke dhe 700 Ҫifute. Bajram Curri dhe Ҫerçiz Topulli sollen me vete 8000 Shqiptare; Njazi beu ua shtoi ketyre trupave 1 800 vete nga Resnja. Me 24 Prill 1909 kjo force e perbere nga kombe te ndryshme (me mbi gjysmen Shqiptare) hyri me lehtesi ne Stamboll dhe shtiu ne dore qytetin. Me 27 prill kater anetaret e Komitetit “Bashkim dhe Perparim” e vune ne dijeni Sulltan Hamitin per shfronesimin e tij. Grupi perbehej nga dy muslimane Shqiptare (njeri prej te cileve ishte Esad Pashe Toptani), nje Hebre (ne tekst eshte fjala Ҫifut) dhe nje armen. Dekretin per shpronesim Sulltanit do t’ia dorezoje Esad Pashe Toptani me fjalet: “Kombi ju ka hequr nga froni” (f. 619-620).
Nga i gjithe ky studim prej 1050 faqesh emri i Ҫerçiz Topullit permendet vetem kater here: si personi qe duhet te arrestohej nga autoritetet ushtarake osmane (janar 1907); si autori i nje shkrimi te botuar ne gazeten “Drita”, dhjetor 1906, Sofje; si pjestare ne Kongresin e Manastirit (1908); si dhe si drejtues ushtarak i forcave qe pushtuan Stambollin (1909). Por ne kete punim nuk permenden beteja e Mashkullores dhe atentati kunder bimbashit.
–Robert Elsie, Bektashinjte Shqiptare, Historia dhe kultura e nje rendi dervishes ne Ballkan, me perkthim te Gezim Aliu-t, Prishtine 2020. Autori e lidh emrin e Bajo Topullit me gjeneraten e re te figurave nacionaliste qe dualen nga bashkepunimi i tyre me levizjen Bektashiane (f. 184). Autori pretendon se ne Teqen e Melcanit u formua ceta e pare nacionaliste. Gjithashtu pranon se ne Manastir ishte formuar Komiteti i Manastirit (1905) nga nje grup i vogel nacionalistesh shqiptare ku pershiheshin Jorgji Qiriazi, Bajo Topulli, kolonel Halil Berzezhda e Fehim Zavalani dhe ishin keta qe kishin vendosur formimin e cetes se pare te armatosur (f. 319). Ne fakt thuhet se ishte ceta e pare guerile ne rajonin e Korces. Guerilet e bene teqen shtab dhe popullata shkuan aty per te marre instruksione gjate revoltes kunder autoriteteve turke (f. 473, 635). Pranohet se Baba Ibrahimi i Teqes se Qesarakes ka strehuar luftetarin gueril Bajo Topullin dhe shkrimtaret Petro Nini Luarasi me 1903 e Mihal Grameno me 1905 (f. 637). Ne kete menyre autori Robert Elsie lidh Levizjen Bektashiane me levizjen nacionaliste ne vitet 1905-1908 duke e konsideruar te paren si forcen shtytese kryesore ne revolten e Jugut te Shqiperise nder ato vite. Duka analizuar aktivitetin e Besimit Bektashi ne territorin e popullates shqipfolese autori zbulon se ka qene Baba Hyseni qe e bindi ceten e Ҫerçiz Topullit e Mihal Gramenos per t’iu bashkuar Nijazi Beut, liderit te revolucionit te xhonturqve ne Shqiperine Jugore. Nacionalistet shqiptare e lane veten te bindeshin per hir te clirimit, por aleanca me xhonturqit nuk zgjati shume pas revolucionit te vitit 1908 (f. 321, 635). Edhe ne kete punim nuk permendet lufta e Mashkullores dhe atentati kunder bimbashit nga ana e cetes se Ҫerçiz Topullit.
Por ekzistenca e nje libri te shkruar nga nje pjesmarres ne kete lufte imagjinare na tregon se nuk kemi te bejme me ndonje beteje te vecante, por me nje ndjekje te pese komiteve nga mbi 150 ushtare pas nje atentati te suksesshem ku u vra bimbashi turk me 25 shkurt 1908, si nje hakmarrje te vendosur nga Komiteti i Gjirokastres, meqenese kishte arrestuar 30 shpirt nga qarku i Permetit dhe ngjarja kishte ndodhur me 5 mars 1908. (Mihal Grameno, “Vepra 2”, f. 167-178).
Shqiptaret per keto ngjarje kane pasur vetem dy burime: vepren e Mihal Gramenos ne dy vellime te botuar per here te pare ne Kosove me 1979 (foto 3) dhe ne nje ekranizim filmik ne kohen e diktatures komuniste (“Liri a Vdekje” ne dy seri me skenar te Vath Koreshit – sipas “Enciklopedi e Kinematografise Shqiptare” te Abaz T. Hoxha, Tirane 2002 – botim i dyte, f. 472), permbajtja e te cilit eshte “pak” me ndryshe nga ajo qe kemi pare ne film (me thene te drejten eshte tmersisht me ndryshe dhe kerkund me ate qe jep skenaristi i filmit).
Une i dhashe rendesi menyres dhe aresyes perse manipulimi i historise se Kombit Shqiptar duhet te fillonte ne Kosove dhe ne kohen e komunizmit. Prej ketej e ka marre skenaristi i filmit dhe prej ketej ka filluar shperndarja ne te gjithe territorin e banuar nga shqiptaret, duke krijuar imazhin e rreme sikur fallsifikimi ka ardhur nga Kosova. Qofte dhe vetem ky fakt duhet te sherbeje si argumenti me kryesor i fallsifikimit te ngjarjeve dhe jetese se personazheve te konsideruara si historike qe kane percaktuar thelbin e ngjarjeve sipas asaj qe dine shqiptaret sipas arsimit te detyrueshem. Ne kete rast eshte krijuar imazhi i rreme sikur manipulimi i Historise se Kombit Shqiptar ka per autoresi intelektualet shqiptare te Kosoves te kohes se J.B.Titos (1892-1980) (tamam djallezi komuniste).
Pergjithesisht cfare eshte thene ne materialet e mesiperme pretendohet se jane marre nga publicisti dhe luftetari Mihal Grameno. Ne kete menyre perpara 1991-shit ne Tirane eshte botuar nje punim me autor Thanas Gjika: Mihal Grameno, publicist demokrat, Tirane 1980. Autori pranon se ne vitet 1904-1909 Mihal Grameno ka botuar shume novela (pese te tilla ku jepen dhe titujt e tyre) dhe fusha se ciles ai do t’i kushtoje pjesen me te madhe te energjive te veta do te jete publicistika (f. 21). Por me poshte autori do te shtonte se “I vetedijshem per rolin e madh propagandistik te publicistikes, M. Grameno, pasi zbriti nga malet, me shpalljen e kushtetutes xhonturke me 8/21 korrik 1908, vendosi t’i kushtohej gazetarise (f. 25). I dhashe keto dy pasazhe per te kuptuar se autori i librit nuk e ka ndare dot kohen e qenies se Mihal Gramenos ne ceten e Ҫerçiz Topullit nga koha e te qenit publicist e shkrimtar. Jo vetem kaq, por dashur pa dashur autori ka evidentuar marredheniet e personazheve tona me pushtetin vendor otomane (gje qe mund dhe duhet te jete absolutisht e sakte). Sipas tij “Shpallja e kushtetutes xhonturke, e cila i deshperoi ne fillim luftetaret e cetave, sepse nuk u arrit autonomia e Shqiperise, per te cilen ata kishin rrembyer hutat, perseri ata e mirepriten, sepse liria konstitucionale jepte shpresa per permiresimin e gjendjes ekzistuese3”. Shenimi 3 thote: “Ne kujtimet e veta M. Gramenoja tregon se ne dreken zyrtare qe u shtroi kajmekami i Ohrit luftetareve te cetes pervec kenges “Per Memedhene”, te udhehequr nga Ҫerçizi hodhen valle, duke kenduar: “Shqiperi moj Shqiperi, Shqiperi pese vilajete / Pse s’u perpoqe per vete po per shume ti milete!..”.Pas valles Mihali shkruan se ai, i hequr menjeane, derdhi lote hidherimi per kete fitore gjysmake (Shih: “Kryengritja Shqiptare”, Vlore, 1927, f. 109.” (f. 44).
Te pakten rreshtat e mesiperm jane te afte te na argumentojne se midis pushtetit vendor otoman te kohes xhonturke dhe te ashtequajturave “ceta patriotesh” ka pasur marredhenie te ngushta deri ne ate mase sa eshte teper e lehte per te arritur ne perfundimin se shume shqiptare te asaj kohe ishin te lidhur jo vetem me pushtetin xhonturk, por e gjithe veprimtaria e tyre sociale i sherbeu politikes xhonturke per sa kohe qe ishin ne pushtet. Edhe ne qofte se do te pranojme ekzistencen e cetave luftetare ne Jugun e Shqiperise do te veme re se ato, sipas Mihal Gramenos, kane kryer veprime lutarake ne vitet 1907-1908 (f. 49), gje qe perputhet me politiken xhonturke qe e propagandonte levizjen shqiptare si turbullire, ku kjo e fundit nuk kerkonte me shume se autonomia politike. Te pakten sipas Mihal Gramenos ai ishte i zemeruar nga propaganda qeveritare turke, qe perpiqej ta paraqiste levizjen e armatosur shqiptare thjesht si “nje turbullire cetash” e sikur ne Shqiperi kishte qetesi. M. Grameno sqaronte se levizja shqiptare nuk ishte ceshtje e disa te pakenaqurve e as nje levizje e kufizuar ne nje territor te ngushte, por nje levizje e gjere clirimtare qe po shtrihej ne te gjithe vilajetet shqiptar, nje levizje qe s’mund ta shuanin as demagogjia, as forcat e armatosura turke. Ai kishte besim se kryengritesit shqiptar ishin te vendosur qe te derdhnin “edhe te fundit pike te gjakut per te fituar autonomine e plote per tere Shqiperine”2. Shenimi 2 thote: M. Grameno, Mbi trazirat e Shqiperise, “Koha”, 1911, 10/23 korrik, f. 1. Por te gjithe keto te dhena teper kontradiktore me ato te propaganduara nga arsimi i detyruar shqiptare i epokes komuniste te detyrojne t’i shohesh me dyshim, qofte dhe vetem per paaftesi vertetimi ne planin e saktesise.
Ne vazhdim ka te dhena kohore qe e kundershtojne ate qe eshte thene per aktivitetin kohor te cetes se Ҫerçiz Topullit. Keshtu per shembell pranohet qe ne vitet 1909-1910 eshte bere pune e madhe per te shtuar radhet e cetes me luftetare te rinj (f. 50) ne nje kohe qe ceta ne ate periudhe nuk ekzistonte me.
Ka te dhena qe Mihal Grameno ka lene kujtime nga jeta e malit qe i shkroi ne vitet 1909-1910, por qe nuk i botoi per aresye financiare qe nder ato vite, atehere i futi si pjese te pare ne librin “Kryengritja shqiptare” qe e botoi ne Vlore me 1927 (f. 52). Autori pranon qe publicistika e Mihal Gramenos ne vitet 1909-1910 eshte me e zbutur ne luften kundra Portes se Larte ne raport me shkrimet e viteve 1911-1912 ku tehu kryesor ishte kundra klerik grek, atij shqiptar grekoman, kunder shtypit e shkolles grekesi dhe kunder gjithe shoqatave grekomane gjoja kulturore (f. 59).
Kjo na detyron qe ne ta shohim vepren e Mihal Gramenos ne menyre te vecante per te pare mosperputhjet me ngjarjet e kohes. Kjo veper eshte botuar per here te pare ne Kosove me 1979 ne dy vellime nen redaktimin e Nazmi Rrahmanit dhe zgjedhes e pergatites per shtyp Ymer Bytyçi (foto 3).
Vepra ne vellimin e pare fillon me nje parathenie dhe nje analize te veprimtarise se Mihal Gramenos me titull “Shkrimtari kryengrites” te shkruar nga pergatitesi per shtyp te ketyre dy vellimeve, Ymer Bytyçi. Baza informative mbi veprimtarine dhe vepren e Mihal Gramenos jane punimet e botuara ne Kosove, Shqiperi, Bukuresht, Selanik dhe Sofje ku me kryesoret jane:
–Dhimiter Shyteriqi, Historia e leterise shqipe I-II, Prishtine 1968.
–Dhimiter Shyteriqi, Historia e letersise shqipe per shkollat e mesme, Rilindja, Prishtine, 1969.
–M.Grameno, Novela dhe kujtime, Prishtine 1969.
–M.Grameno, Mallkimi i gjuhes shqipe, Bukuresht 1905.
–M.Grameno, Vdekja e Pirros, Sofje 1906.
–Mihal Grameno, Oxhaku, roman dramatik, Selanik 1909.
–Mihal Grameno, Var’i pagezimit, roman dramatik, Korce 1909
–Mihal Grameno, Plaget, Manastir 1912.
–Mihal Grameno, Kryengritja Shqiptare, Vlore, G. Direttore, 1925. Botim i Drejtorise se Pergjithshme te Arsimit. Ka nje parathenie te shkruar nga vete autori.
–Pirro Tako, “Hyrje” ne Antikat kombetare te Mihal Gramenos.
–Thanas Gjika, Gazeta Koha organ i levizjes kombetare dhe demokratike ne vitet 1911-1912, ne Studime Filologjike (Tirane), 1912 (ky vit shkruhet ne liber, GH), nr. 4, f. 138. Shenimet kryesore mbi problemet qe trajtoi Koha ne etapen e pare jane marre nga ky studim.
–Thanas Gjika, Publicistika e Mihal Gramenos dhe gazeta Koha ne vitet 1913-1920, ne Studime filologjike Tirane), 1974, nr. 2, f. 55. Ngaky studim eshte bere nje permbledhje e shkurter e problemeve qe trajtoi Gramenoja dhe gazeta e tij ne periudhen 1913-1920.
–Shtypi i kohes ku pretendohet te jete cituar kryesisht gazeta “Korca”; Kalendari kombiar te botuar ne Sofje; Gazeta e perdyjavshme politike, fetare dhe letrare, Lidhja Orthodokse (Korce); gazeta Koha – Korce.
Ne brendesi te kesaj veprimtarie te Mihal Gramenos, autori i saj ka te mbishkruar: “Nena e Bajo dhe e Ҫerçiz Topullit, nena e Mihalit dhe nenat e tjera te komitave i percillnin te bijte e tyre ne lufte, duke kenduar…” (f. 18) pa na dhene referencen e ketij akti informativ.
Permbajtja e ketij vellimi ka krijmtarine e Mihal Gramenos si: Plaget, Vjersha me thekse sociale, Kenge dashurie, Mallkimi i gjuhes shqipe dhe Vdekja e Pirros.
Vellimi i dyte permban temat mbi personazhet tona, ku vecojme artikullin “Kryengritja shqiptare” (f. 111-215). Ne “Parathenie” ka nje pasazh qe ve dyshimin me te madh mbi menyren se si eshte interpretuar kjo veper e Mihal Gramenos dhe cfare perfaqeson periudha midis viteve 1905-1908 per shqiptaret (une nuk dua te ve ne dyshim fallsifikimin e permbajtjes te kesaj vepre). Sipas Mihal Gramenos “Kryengritja shqiptare”, qe ka emrin libri, eshte histori, e cila tregon qysh u organizua i pari Komitet kombetar kryengrites, per lirine e Shqiperise, veprat e Komitetit, pesimet, vuajtjet, ndjekjet edhe lufterat qe bene komitat shqiptar me ushtrine turke, gjer sa u dha liria me 1908” (f. 111). Vetem nga kjo pjese ne shtrojme pyetjen: Cfare lirie fituan shqiptaret dhe ne favor te kujt ishte e ashtequajtura kryengritje shqiptare qe paska perfunduar ne vitin 1908? A e kuptojne shqiptaret se kjo pjese e “sinqerte” e autorit as qe ka lidhje me shqiptaret dhe luften e tyre per pavaresi? Duke qene se shqiptaret e sotem jane “kritizere skrupuloze” e shoh te aresyeshme te vendos dhe foton e ketyre rreshtave per te hequr cdo dyshim mbi pretendimin tim (foto 4). Por cfare ka qene ajo ne realitet?
Se pari eshte burimi i vetem informativ i studiuesve shqiptare mbi ato ngjarje dhe mbi figuren e vellezerve Bajram (Bajo) dhe Ҫerçiz Topulli, edhe pse burimi me i plote dhe i sakte i mitit mbi vellain e vogel te Bajos eshte gazeta “Demokratia” me pronar Xhevat Kallajxhi per vitet 1927-1934, kohe e cila perkon me krijimin e mitit te rreme mbi Ҫerçiz Topullin.
Se dyti kjo analize e Mihal Gramenos eshte e interpretuar nga vete autori ne menyre manipulatore pasi jo vetem qe nuk ka lidhje me ndergjegjen e shqiptareve per liri e pavaresi, por ajo ka fshehur aleancen e disa (kjo fjale fsheh faktin se e gjithe koka drejtuese e shoqerise shqiptare ishte aleate e politikes otomane prej shume e shume kohesh) “shqiptareve” me boten otomane te kohes qe korespondon me levizjen xhonturke.
Se treti kjo analize e Mihal Gramenos ka fshehur qellimin e vertete te ketyre “shqiptareve” kur u nisen dhe u bashkuan me xhonturqit ne levizjen e tyre, qellim i cili do te dukej me formimin e Republikes se Pavarur te Korces ne bashkepunim me forcat franceze pergjate luftes se pare Boterore (1916-1920), por qe do te conte ne pushkatimin e Themistokli Germenjit, si kembengules i ekzistences se Republikes se Pavarur te Korces. Shqiptaret jane mesuar me eleminimin e udheheqesve qe kerkonin Shqiperine e Madhe (Ded Gjo Lulin dhe Isa Boletinin te vrare nga britaniket) dhe nuk e dine akoma se Europa do te denonte me vdekje edhe udheheqesit qe kerkonin krahina shqiptare jashte Shqiperise Londineze (Themistokli Germenji dhe Esat Pashe Toptani te vrare nga francezet).
Por Mihal Grameno ka nje merite: na ka dhene nje informacion krejt tjeter per tjeter mbi figuren e Bajram (Bajo) dhe Ҫerçiz Topullit qofte mbi permbajtjen e ngjarjeve e qofte per kohen e tyre, te cilat jo rralle kundershtojne ato qe jane shkruar ne kohen e manipulimit komunist dhe jane shpikur pas kesaj epoke. Keshtu mbi figuren e Bajram (Bajo) dhe Ҫerçiz Topullit ne kete liber, si shenime shtese te realizuara nga Ymer Bytyçi, do te shkruhej (shenimi 10):
“Bajo Topulli (1869-1930). Lindi ne Gjirokaster. I ati qysh i vogel e mori me vete ne Stamboll dhe e la nen kujdesin e Patriotit Jani Vreto. Vretua i mesoi Batos alfabetin e gjuhes shqipe dhe ndikoi ne formimin patriotik te djaloshit te ri. Pas mbarimit te gjimnazit ndoqi mesimet ne Normalen e larte. Me 1895 emerohet mesues i kimise dhe kozmografise ne liceun e Trabzunit. Pas nje viti transferohet ne Erzerum. Ketu pati fatin te njihet me veprat e Naim Frasherit dhe e konsideroi veten “nxenes te profetit shqiptar”. Ne tetor te vitit 1990 i jepet rasti te njihet me Naimin. Takimi me poetin i la vrage te madhe. Ne fillim te shekullit Bajua transferohet ne Selanik. Keshtu i doli perkrah patriotit Nuçi Naçi, qe konsiderohej nga autoritetet turke si kriminel politik. Tranferimin per ne Manastir e priti me gezim te madh. Ketu ne nentor te vitit 1905, ne bashkepunim me nje grusht patriotesh, themeloi Komitetin e Fshehte “Per lirine e Shqiperise”, deget e te cilit u shtrine edhe ne shume qytete te Shqiperise. Me porosi te Komitetit Bajua braktisi punen dhe u hodh ne rrethin e Korces ku krijoi ceten e pare. Kjo cete dha sinjalin e luftes se armatosur. Ajo ra ne disa perpjekje dhe kreu atentatin kunder dhespotit te Korces, Fotit, i njohur pedr ndjenjat e tij antishqiptare, shoviniste dhe shtytes i vrasjes se patriotit te shquar Papa Kristo Negovani. Ne nentor te vitit 1906 ceta perkohesisht u shpernda dhe ai shkoi ne Bukuresht e prej kendej ne paris e ne ShBA per te siguruar ndihma per vazhdimin e kryengritjes se armatosur. Gjer ne shpalljen e hyrrietit, Bajua eshte ne balle te levizjes patriotike dhe merr pjese ne Kongresin e Manastirit. Pas shpalljes se pavaresise paresia e Gjirokastres dhe Myfit Bej Libohova mbajten nje qendrim armiqesor ndaj tij. Ne keto rrethana ai u largua nga atdheu dhe u kthye me 1923. Me 1925 populli i Gjirokastres e zgjodhi Bajon kryetar bashkie. Me 1928 largohet nga detyra i semure rende dhe vdes ne Sarande me 27 korrik 1930” (f. 125-126).
Ndersa per te vellane, Ҫerçizin, shkruhet (shenimi 12):
“Ҫerçiz Topulli (1880-1915) – Ҫerçizi u rrit ne nje familje me ndjenja te theksuara patriotike cka ndikoi qe qysh femije me ndjenja te theksuara patriotike cka ndikoi qe qysh ne moshe te njome te lidhej me mish e me shpirt me atdheun e tij te roberuar. Veprimtaria e Koto Hoxhit e me vone e Bajos e lidhen perfundimisht ate me kauzen e shenjte te clirimit. Me 1906 ai hyn ne ceten e themeluar nga Bajua dhe vihet ne krye te saj. Vrasja e dhespotit grek te Korces Fotit, qe u be tej guri i Capit ne Bradvice, mendojme se u realizua nga Ҫerçizi. Kur ndjekjet nga autoritetet turke dhe dimri i bene te pamundura levizjet e cetes, Bajua dhe Ҫerçizi shkuan ne Sofje. Ketu Ҫerçizi bashkepunoi me gazeten “Drita” te Shahin Kolonjes dhe nga mbarimi i vitit 1906 shkoi ne Bukuresht ku u njoh me Mihal Gramenon, me te cilin u lidh me nje miqesi te forte e luftarake. Ne janar te vitit 1907 Ҫerçizi i drejtoi nje thirrje popullit shqiptar me anen e se ciles ftonte te ngriheshin te gjithe se bashku “per lirine e Shqiperise”. Ne pranvere te po ketij viti Ҫerçizi kthehet ne Shqiperi per te ndezur zjarrin e kryengritjes. / Ne vitet e luftes per pavaresi bashkepunoi me patriotet e vendit dhe pas 1912-tes ndihmoi ne formimin e klubeve e te hapjes se shkollave shqipe. / Kur Shqiperia, ne prak te luftes se pare boterore u ndodh perpara copetimit, ai bashke me partiote te tjere u ngrit per mbrojtjen e teresise tokesore te atdhut. Me 1914 luftoi kunder shovinisteve greke e me dobesimin e levizjes ai nga fundi i ketij viti shkoi ne Shkoder ku ndihmoi publicistin e mirenjohur Muço Qulli ne nxjerrjen e gazetes “Populli” (f. 127).
Krahasimi i ketyre rreshtave me ato qe jane shkruar ne enciklopedite shqiptare pas 1945 tregojne se keto te fundit jane mbeshtetur tek te parat. E neqofte se te parat jane botuar pas 1931, atehere ato nuk jane te sakte dhe te Mihal Gramenos.
Keto te dhena nuk permendin “aktet me heroike” te Ҫerçiz Topullit me 1908: vrasjen imagjinare te bimbashit, “betejen” e hiperbolizuar ne Mashkullore dhe ndihmen imagjinare ndaj qeverise se Vlores me 1912. Por ne kete veper te Mihal Gramenos ne gjejme percaktime e lidhjes te vellezerve Frasheri me fshatin me po te njejtin emer dhe prej ketej e kane marre te gjithe studiuesit e mevonshem shqiptare jo vetem te pa mbeshtetur ne asnje dokument, por dhe pa na treguar se nga e kane pasur gjenezen e afert banoret e Frasherit ne vazhden e kohes. Sipas Gramenos “Ishte Frasheri vent i bekuar, per Shqiperine, se nga Frasheri dualle dergimtaret edhe lecitesit e gjuhes shqipe per te ndricuar kombin e vet. Prandaj Frasheri do te mbetet, per jete, vent i shenjteruar i Shqiperise! / Kur u ngjitme ne mal te Kolonjes, i kam dedikuar kete vjershe:
Si ty, o Vithlehem30) e Mek’e31) Arabise
Ku jane lindur Muhamet e Krisht i Krishterise,
Per mua eshte Frasheri, vent i Perendise,
Tek eshte lindur Naim beu, zemr’e Shqiperise! etj.(f. 155)
E vura ne dukje kete pjese per te treguar se neqoftese kjo eshte veper reale e Gramenos, atehere manipulimi i Historise se Kombit tone fillon me ate brez njerezish dhe ketu duhet pare se kujt i perket familja Grameno nga pikepamja biologjike dhe perse kerkon qe cdo gje shqiptare t’ja atribuoje atyre krahinave qe realisht nuk kane luajtur asnje rol ne kete histori, ose, ne te kunderten, jane sajesa te pas 1931-shit.
Ne faqen 168 autori, Mihal Grameno, pershkruan vrasjen e bimbashit ne menyre kaq te hollesishme sa eshte e pamundur te mos e besosh, nqs nuk ke nje material tjeter autentik qe ta kundershtoje. Sipas Gramenos:
“Ishte e hene, 25 shkurt 1908, dite tregu, kur u nisne Hitoja me Bajramin per ne Gjirokaster, si u veshne me rroba tregtari. Pas pllanit, qe kishin bere, ato ryne me oren 8 ne qytet, Selfua me Haredine vane me oren 9 ndane qytetit edhe Qenani me Asllane vane ne qimitir e krishtereve per te mbrojtur shoket kur te dilnin nga qyteti. Ҫerçizi, une, Abdyli, Myftari edhe Pirrua qendruam ne breg qe te mpronim shoket nga ushtria kur t’i ndiqte……….Me oren 11.15, kohe e drekes, degjojme te zbrazura pushke edhe, pas pak sekunda, shohim Hiton me Bajramin qe te dalin nga qyteti, duke rendur me gjashtoret ne dore”.
A eshte e vertete apo jo kjo ngjarje nuk mjaftojne fjalet e shkruara ne kete liber, jo vetem pse permbajtja e tij nuk paraqet ndonje realitet konkret, por ne e kemi hasur me kohe fallsitetin e disa ngjarjeve te ndodhura ne ate kohe, keshtu qe pikepyetja mbetet dhe e madhe bile. Do te shohim se cfare thone deshmitaret e kohes perpara 1945!
Ne vazhdim Mihal Grameno analizon luften ne Mashkullore, e cila nuk perputhet ne permbajtjen e saj me ato qe kemi cituar deri me tani. Sipas autorit ngjarja ka ndodhur me 5 mars 1908 (f. 172). Grupi i Ҫerçizit perbehej nga shtate vete (f. 170), por qe ne fillim u vritet nje person dhe nje tjeter arratiset (f. 173,174), ne kete menyre ne oren 7 te mengjesit ishin 5 persona kunder 150 ushtareve (f. 174). Gjithe ate dite u luftua dhe ne darke grupi prej 5 personash u largua nga rrethimi duke vrare 21 ushtare (8 deri ne ora 14 – f.176, 10 midis ores 14 – 17 – f.177, dhe 3 deri ne ngrysje –f.177). Sipas Mihalit “Vrasja e bimbashit ne Gjirokaster, edhe fama e luftes se Mashkullores ishin perhapur ne Europe, duke bere gazetat e medha nje bujo te madhe keshtu qe qarqet e larta te Stambollit zune t’i japin nje rendesi te madhe levizjes kryengritese shqiptare” (f. 183).
I vura ne dukje me hollesi te dy keto ngjarje te pershkruara ne kete menyre sipas Mihal Gramenos, pasi sipas nje deshmitari tjeter te kohes rezulton qe keto jane te sajuara nga fillimi deri ne fund ne te gjithe permasen e tyre (do te flasim hollesisht per keto dy ngjarje ne kapitullin: III – Ja cfare jane thene perpara 1945-ses ne Shqiperi mbi Bajram (Bajo) – Çerçiz Topullin, por qe nuk jane botuar asnjehere….).
Sipas autorit cdo gje, ne lidhje me kete kryengritje, merr fund ne vitin 1908 dhe me pas fillon festa e fitores. Ne kreun e XI eshte e pershkruar Proklamimi i lirise (f. 206-215) ku jepen keto ngjarje:
Sipas Gramenos me 10 korrik ne Oher ne ora 10 te mengjesit Kajmekami lexoi fermanin e Sulltanit me te cilin i dhuronte popullit nje Kushtetute te lire, me njesine, drejtesine edhe liri te plote gjithe kombeve te Imperatorise (f. 207). Neper shetitjet ne Oher Mihal Grameno dhe shoket qe e shoqeronin mesuan nga shqiptaret e Dibres se si ata nuk ishin bashkuar me Xhon Turqit dhe, keta te fundit, perdoren te gjithe menyrat duke u detyruar te sjellin lirine (f. 208). Mjafton vetem keto fjale per te kuptuar ilaritetin qe sjellin ato duke me cuar ne perfundimin se keto rrershta ose nuk jane te Mihal Gramenos, ose ky i fundit ka ndertuar nje ngjarje te genjeshtert per te krijuar nje lavdi te rreme mbi Pavaresine e Shqiptareve. Kajmekani na paska shtruar nje dreke zyrtare per shqiptaret, ku mepastaj arriti nje telegram prej njeriut qe organizoi “rremujen” e Ohrit, Njazi Beu qe e ftonte grupin e Mihal Gramenos ne Resnje, ku 50 shqiptare muaren rrugen drejt ketij qyteti, i cili i beri nje pritje ketij grupi (f. 208-209). Mihali ngre dyshime mbi figuren e Njaze Beut te Resnjes me pretendimin se ishte idhtar i Xhon Turqve, por dhe kjo tregonte nje pendese ne figuren e tij. Prej ketej grupi i shqiptareve vajti te nesermen ne Manastir ku populli i beri nje pritje madheshtore me pjesmarrjen e ushtrise me bande, kryefetaret, zyrtare me flamuj ne dore duke bertitur papushim: Rrofte liria! rrofte populli! rrofte ushtria! Ne Manastir grupi ndonji nje jave dhe prej ketej kaluan ne Korce ku iu be e njejta pritje me zyrtare e oficiere. Prej Korces grupi vajti ne Erseke prej nga ku perfundoi ne Leskovik. Me vone u takuan me Bajo Topullin dhe perfunduan ne Gjirokaster ku ndenjen ne shtepine e Topullenjve 10 dite (f. 209, 211).
Ne kujtimet e tij Grameno flet edhe per familjen e Topullareve, ku nena e Bajos dhe Ҫerçizit se bashku me nuset e djemve, me bijat dhe mbesat jo vetem qe do t’i sherbenin, por dhe do t’i ruanin duke qene pjese e levizjes se tyre (f.212).
Pas 10 diteve grupi i shqiptareve vajti ne Janine meqenese i kishte ftuar Valiu, ku ju be nje pritje fort e bukur nga popullata dhe banda ushtarake. Nga Janina grupi vajti ne Preveze dhe prej andej ne Selanik. Ne Selanik u takuan me Mustafa Qemalin dhe u organizua nje miting ku e mbajti fjalen dhe Bajo Topulli ne gjuhen turke. Ne Selanik grupi ndenji 10 dite, prej dhe u shpernda pergjithmone ku Bajo e Ҫerçiz Topulli me shoke shkuan ne Gjirokaster, ndersa Mihal Grameno ne Korce (f. 112, 214). Me kete pasazh kujtimesh mbyllet bota e kujtimeve te Mihal Gramenos duke na treguar se viti 1908 perben te gjithe epilogun e kryengritjeve shqiptare ne Jugun e Shqiperise, duke na fshehur rolin e Ҫerçiz Topullit ne permbysjen e Sulltanit me 1909.
Ndoshta kjo ka qene aresyeja me kryesore qe e ka detyruar njerin nga pinjollet trashegimtare me kryesore te vellezerve Bajram (Bajo) e Ҫerçiz Topulli, Bajo Jonuz Topulli-1932-2010, te ulej e te rishkruante historite e familjes se tij ne dy vellime me titull: “Topullaret e Gjirokastres Bajo e Ҫerçizi, Pararendesit dhe pasardhesit” (foto 6), si dhe “Te tregosh per Gjirokastren e gjirokastritet”. …(foto 5) dhe t’i botonte me 2008 e 2009 (te dy keto libra kam pasur fatin e madh t’i kem dhurate nga e bija e autorit cka tregon dhe lidhjen konsultative qe une kam pasur me autorin ne vitet 91 kur jam njohur per here te pare me kete familje; dhe jane pikerisht keto dy libra qe u bene shkak qe te ulem dhe te rishikoj pozicionin real te Bajram (Bajo) e Ҫerçiz Topullit kundrejt Historise te Kombit Shqiptar), ku jepej dhe vendbeteja imagjinare e Mashkullores (foto 7).
Une mora ne analize vellimin e pare: “Topullaret e Gjirokastres, Bajo e Ҫerçizi, Pararendesit dhe pasardhesit”, Tirane 2008, per te pare cfare kishte nxjerre te re dhe cfare kishte korigjuar nipi per xhaxhallaret e tij ne raport me ato qe ishin thene deri me 2008, duke pasur parasysh se nipi i Bajram dhe Ҫerçiz Topullit nuk kishte pasur mundesi te njihej me shkrimet e Vasil K. Dilos (1906-1925), edhe pse prej meje e kishte mesuar se ato ekzistonin, dhe studimet e Ramiz Abdylit dhe Jusuf Buxhovit, pasi ato nuk kishin depertuar ne Shqiperi, sidomos i dyti (botuar me 2019). Por analiza e librit te Bajo J. Topullit mbi vellezerit Topulli me coi ne perfundimin se autori nuk e kishte lexuar te gjithe shtypin e kohes, sidomos te qytetit te Shkodres permbajtja e te cilave e nxjerr autorin ne nje pozicion teper te veshtire ne drejtim te besueshmerise.
Por me perpara dua te ve ne dukje nje fakt me ane te pyetjes: Pse vellai i vogel i Bajram dhe Çerçiz Topullit, Jonuz Topulli, ja vuri emrin te birit Bajo dhe jo Çerçiz edhe pse ishte nder personat me kryesor qe kishin vajtur ne Shkoder ne shtator 1936 per te marre eshtrat e Çerçiz Topullit nga Shkodra e i kishte sjelle ne Gjinokaster? Cfare te fshehtash dinte Jonuz Topulli per vellezerit e tij Bajramin dhe Çerçizin kur vendosi t’i vere te birit emrin e te parit duke e anashkaluar te dytin per te cilin nuk kishte lene gur pa levizur per t’i gjetur eshtrat? Edhe vetem pergjigjet e ketyre pyetjeve jane te afta per te argumentuar se cfare rendesie kishte per Topullaret figura e Bajram (Bajo) Topullit ne raport me ate te Çerçiz Topullit. Po pse shqiptaret nuk kishin bere asnje perpjekje per te sqaruar figuren e Bajram (Bajo) Topullit, qofte dhe perpara 1945-ses? Ja perse behet e domosdoshme analiza e propagandes shqiptare per keto dy figura perpara 1945-ses, por sidomos te pretendimeve te nipit te tyre.
Qe ne fillim autori ka bere nje deklarate serioze mbi ate se cfare do te ndodhte ne te ardhmen, sidomos pas 1991-shit, me figurat historike te shqiptareve pa e vene ne dyshim ne asnje rresht saktesine e asaj qe ishte thene deri me 2008. Ne te vertete rreshtat e meposhtem fshehin nje frike reale se cfare do t’i dhuroje e ardhmja xhaxhallareve te autorit, sipas te cilit:
“Aty nga vitet ’80 te shek XX, vecanerisht nga 1983-1984 e me tej, sic “rane” ne nje lloj harrese shume gjera te se kaluares, ra heshtja edhe per vellezerit Topulli. Nuk kishin pse kerkonim pse-ne e gjerave, te te vecantave, kur dukej qarte se po binte, sic edhe ra, tere binaja, tere sistemi komunist. Me ardhjen dhe vendosjen e sistemit demokratike shume gjera ndryshuan e do te ndryshonin akoma me rrenjesisht, jashte politikes e ideologjizimeve te historise ne teresi e te figurave e ngjarjeve konkrete, ne vecanti. Kjo mendoja se do te ndodhte edhe me figura te tilla si Bajua e Ҫerçizi, vecanerisht me vleresimin me objektiv e me kompleks te jetes, e te mendimit e te veprimtarise se tyre. Por tamam kur mendoja e prisja qe gjerat te ishin me te hapura, me te argumentuara e te dokumentuara, me dhimbje vura re se po ndodhte e kunderta….Nderkohe, vecanerisht ne median e shumellojshme, nisen te dalin lloj lloj shkrimesh, nje pjese me shtremberime e keqinterpretime, here nga mosnjohja e diletantizmi, here nga etja per sensasione ose edhe per shfrime mllefesh. Nuk shpetuan nga kjo loje me lirine ne demokraci ne ndonje rast edhe vellezerit Topulli.” (f. 9).
Tamam keto rreshta, sipas asaj qe jane shkruar, tregojne se autori duhet te dije dicka te fshehte qe nuk eshte thene asnjehere pas 1945 hapur per njerin nga xhaxhallaret e tij edhe pse nen ze flitej se figura e Ҫerçiz Topullit nuk ishte ajo qe paraqitej ne tekstet shkollore. E bukura ishte se edhe per figuren e xhaxhait tjeter te autorit, shqiptaret nuk dinin asgje te sakte dhe roli i Bajram (Bajo) Topullit ne Kongresin e Manastirit (1908) ishte fshire nga kujtesa historike. Te pakten autori i ketij libri nuk eshte shprehur ne asnje rresht mbi ate se cfare bene perkrahesit e “alfabetit te Stambollit” pas gjashte muajve nga mbyllja e Kongresit (prill-maj 1909). Kur e lexon librin e nipit te Topullareve te famshem dhe e krahason me ato qe jane shkruar mbi familjen e tij paraardhese e kupton mirefilli se ai eshte gjendur ne nje pozicion befasues mbi padijen historike te nje epoke shume te perafert dhe pafuqise per ta ndryshuar ate, atehere u detyrua t’i shpikte si te ditura. Te pakten vetem ne keto rreshta e kupton mirefilli ate fill lidhes qe eshte realizuar pas 1945 midis familjeve historike dhe rendit komunist pa e kuptuar ne i kane sherbyer ato rendit komunist apo rendi komunist i ka lartesuar atje ku nuk i takonte. Dashur pa dashur autori e nxjerr ne pah kete dileme kur citon nje vjershe “popullore”:
“Moj Gjirokastra ne brinje
Linde Bajon e Ҫerçize,
Koto Hoxhin dhe Avnine,
Anton Zakon, Pandeline.
Linde dhe shume te tjere,
por mbi te gjithe Envere”, (nenvizimi me bold i autorit)
(Bajo Topulli, Te tregosh per Gjirokastren e gjirokastritet, Tirane 2009, f. 4)
Pikerisht krijmtaria “popullore” pergjata epokes komuniste na jep zgjidhjen e dilemes se kush i ka sherbyer fillimisht epokes komuniste dhe perse disa prej Familjeve te Medha Historike Shqiptare e humben dinjitetin nacional te tyre duke u shkrire me hipokrizine popullore, ne kete rast komuniste (nuk ka asnje aresye, qofte historike e qofte politike, perbashkimi i akteve nacionaliste shqiptare me rendin komunist). Ky rast na argumenton se nuk eshte e vertete qe rendi komunist mori neper kembe nacionalizmin shqiptar, pra nuk duhet pergjithesuar si fakt, por ka qene ky i fundit qe i sherbeu rendit ne fjale duke e neperkembur, ne kete menyre, Historine e Kombit dhe vetveten. Ne kete menyre ne zbulojme praktike e formimit te Historise se Kombit pergjate epokes komuniste. Kjo do te thote se keto familje i sherbyen formimit te rendit komunist dhe rendi ua krijoi Historine sipas deshires partiake. Pra ato i sherbyen njera-tjetres ne menyre manipulatore. Kjo na jep mundesine e filtrimit te atyre Familjeve te Medha Nacionaliste nga pjesa tradhetare e dinjitetit Historik qe ato kane bartur prej shekujsh.
Ja dhe permasat e sherbeses qe Familjet e Medha Historike i kane bere Rendit Kriminal Komunist, te pakten sipas dyshes Bajram (Bajo) dhe Ҫerçiz Topulli:
Ne historine aktuale te Kombit Shqiptar eshte fshehur problemi me kryesor i Historise se Tij dhe pikerisht situacioni Biologjik dhe Fetare i shqiptareve. Sot pranohet qe popullata shqiptare eshte unike ne llojin e vet (do ta hasim kete problem shume here ne vazhdim) dhe Besimi Fetar Musliman ka ardhur si rezultat i konvertimit te shqiptareve me Besim Katolik ne shqiptare me besim Musliman. Pikerisht keto dy pranime nuk jane te verteta dhe gjeneza historike e familjes Topulli na ndihmon ne kete zbulim te nje rendesie te vecante.
Pranohet qe prejardhja e fisit Topulli ka qene e shkruar ne nje lekure arre (celfe arre) ku nje dore mjeshtri e kishte gdhendur ne gjuhen arabe (f.12). Familja Topulli eshte e lidhur me familjen Karagjozi duke formuar trungun Karagjozi-Topulli ku shenimet e Bajram (Bajo) Topullit kane plotesuar mjaftueshem historine e ketij trungu pasi personazhi yne ka jetuar dhe punuar per nje kohe te gjate ne Turqi dhe arkivat e ketij vendi e kane ndihmuar ne zgjidhjen e ketij problemi (f. 13). Te paret e ketij trungu rezultojne te kene qene nga Veriu i Shqiperise se sotme dhe kane kontribuar ne luftrat per liri qe nga koha e Kastrioteve. Origjina e larget e tyre qendron midis Matit dhe Dibres, por ka pretendime se mund te jene prej Danjes dhe ishin shperngulur me detyrim ne Venedik ne vitet 1450-1470. Me pas, pas pushtimit otoman, u detyruan te zbrisnin ne Jug duke nderruar besimin fetar nga Katolike ne Orthodokse (f. 14) dhe duke u vendosur perfundimisht ne zonen e Sulit. Deri ne fund te shek. te XVI (1580) i pari i fisit paratopullar jetoi dhe punoi ne Sul duke u quajtur Vasil Sulioti. Ne betejen e Ajdanatit Vasili vritet dhe i biri i tij bie rob ne duart e otomaneve, i cili nderron fene dhe pas dy vjetesh quhet Hodo (Meto ose Memli) Verdi (f.15). Me pas Hodo Verdi u vendos si funksionar i larte ne Gjirokaster duke ju dhene titulli bej. Nje djale i Hodos me emrin Mustafa mori mbiemrin Karagjozliu dhe Porta e Larte i dha titullin Mustafa Pashe Ҫelebiu (f.16,17). Pema gjeneologjike e familjes vazhdon me Sulejman Mustafa Karagjozliun – Ahmet Sulejman Karagjozliun – Hodo Ahmet Karagjozi, i cili jetoi dhe veproi ne Gjirokaster nga fundi i shek. te XVIII dhe fillim te shek. te XIX – Mehmet Karagjozi, i cili konsiderohej si sundimtari i Gjirokastres, dhe ne periudhen e tij ndodhi dhe forcimi i Ali Pashes ku cfaqet dhe konflikti midis tij dhe Mehmet Karagjozit per kalane e Gjirokastres. Ky eshte momenti ku Mehmet Karagjozi merr emrin Mehmet Topi dhe me vone i shtuan prapashtesen – ull – duke formuar mbiemrin Topulli, qe mban edhe sot familja Topulli (f.18-23).
I permblodha te gjitha keto pretendime per te treguar lidhjet e familjes Topulli me te kaluaren e larget dhe te aferme, por sidomos lidhjet me Perandorine Otomane prej ku ata muaren emer dhe pasuri. Ne kete rast shqiptaret duhet t’i bejne pyetjen vetes: kur popullatat e ardhura ne mes te shqiptareve qenkan shqiptarizuar dhe sot duhen konsideruar shqiptare, po parashqiptaret, te themi, qe kane jetuar per mbi 400 vjet ne kryqytetin e Perandorise Otomane, Konstandinopoje, perse nuk qenkan otomanizuar dhe kur vikan ne mes te shqiptareve u quakan perseri shqiptare? Ja pra qe Historia per familjen Topulli (po te jete me keto permasa qe pretendohet) analizohet ndryshe dhe per ato qindra-mijera familje jo shqiptare ndryshe! Cfare fsheh kjo tendence analitike? Por mbiemri Topulli ka nje panorame historike qe nuk mund te pranohet dhe parakalohet kaq thjeshte.
Ne Shqiperine shteterore, dmth ne shek e XX-te, kemi kater-pese grup-familjesh afersisht me kete mbiemer qe gjenden ne tre krahina diametralisht larg njera-tjetres, por qe perbashkohen mes tyre ne dy elemente absolute, dhe nje krahine ne veri te Vlores, qe perbashkohet me tre mbiemrat e mesiperm ne nje element:
1-Topálli, me gjysem theks tek a, ne Shkoder (por edhe ne Mirdite, Kurbin, Kruje, qofshin Katolike e qofshin Muslimane) ku njera prej tyre pretendon te ndodhet ne kete qytet prej 300 vjetesh, por qe nuk di te shpjegoje prejardhjen e mbiemrit; apo Topalláj, me theks te forte tek a e dyte me prejardhje te afert nga Mirdita, por me prejardhje te larget nga Vllahia (Tush Topalláj). Te pakten prania e familjeve Katolike ne qytetin e Shkodres eshte nje pretendim historik ku thuhet se turqit nisen me i lejue katoliket te vendosen ne qytet prej vitit 1700 (Hamdi Bushati, Shkodra dhe Motet, vell. I, f. 63, bot. dyte, Shkoder 2005). Por dhe nga viti 1737 simbas rregjistrit të pagëzimit shkrue nga Imzot Pal Kamsi, atëherë meshtar famullitar i Shkodrës, midis familjeve katolike që banojshin ne qytet ishin edhe familjet me mbiemrin Topálli. Por ekzistenca e familjeve muslimane me kete mbiemer e komplikon kaq shume problemin sa dhenia e nje pergjigje per te shpjeguar prejardhjen e mbiemrit te ketyre familjeve ekziston vetem sipas nje konteksti, sipas te cilit vllehet u konvertuan me katolik dhe musliman sipas interesit familjar. Une nuk e shoh te mundur aplikimin e konvertimit nga musliman ne katolik per kete mbiemer.
Por studiuesi Jusuf Shpuza, Vezhgim per emrat familjare te shqiptareve, Shkoder 1998, f. 23, kete rast e shpjegon si rrjedhim i fjaleve qe emertojne te meta fizike. Sipas tij “Perhapje te gjere ne popullsine qytetare dhe ne ate fshatare ka patronimin Topálli, i cili, ne disa raste, takohet ne trajten Topalláj”, pa na treguar per vend-ndodhjen e ketyre familjeve qe realisht gjenden nga Shkodra drejt Krujes, me mundesi gjenetike nga Mirdita dhe konverttin te besimit fetar nga katolik ne musliman. Pikerisht te gjitha keto procese kane mbetur te panjohura dhe objekt i deshirave te individeve studiues.
2-Topùlli, me gjysem theks tek u, ne Gjirokaster qe mbeshtetet ne nje akt fantazie te karakterit gjuhesor sipas lidhjes se topit me prapashtesen ull, pa asnje shpjegim historik. Autori Bajo Topùlli ne fakt kete prapashtese e shpjegon ne menyre abuzive pasi ka nje shpjegim te lidhjes se patronimit me emertime funksionaresh, graduate dhe luftetare. Ne kete menyre, per rastin e shteses së mbiemrit Topi nuk kemi lidhjen e tij me prapashtesen ull, por kemi zgjerimin ne Topçija apo Topçiu (Jusuf Shpuza, Vezhgim per emrat familjare te shqiptareve, Shkoder 1998, f. 41, 43).
3-Topalláj, me theks te forte tek a e dyte, ne Mirdite, por qe e kane nje shpjegim mbi prejardhjen e familjeve mirditore atje ku ndodhen sot. Teorizimet ne kete drejtim jane te shumta, por ne baze te analizes se shkollave qe Mirdita ka pase prej 1632 dhe nje elementi Biologjik kemi arritur ne perfundimin qe Mirdita pas 1550, te themi, ka dy dyndje, qe ka percaktuar dy lloj popullatash brenda saj: njera nga Kosova prej nga katoliket e Kosoves risollen fene dhe shkollat ne gjuhen shqipe (per te cilat eshte heshtur dhe vazhdohet te heshtet) ne zonat e mesme te Shqiperise se sotme dhe, tjetra, nga Lindja – Dibra, edhe keta katolike, por me nje paraardhje konvertimi nga orthodoks ne katolike edhe me mbeshtetjen e ngjyres se lekures (ezmere-zeshkane). Te pakten kjo e fundit e lidh kete kategori grupindividesh me subjektin vlleh, qe jane konvertuar nga ortodoks ne katolik.
4-Topalltia; zone e madhe kodrinore ne rrethin e Vlores, midis lumit te Shushices (lindje), lagunes se Nartes (perendim), Vjoses (veri) dhe qytetit te Vlores (jug), me siperfaqe 65 km2. Perbehet nga fshatrat: Trevëllazëri (qe para 1991 quhej fshati Trevllazën duke nenkuptuar se jane te ardhur nga Veriu sipas emertimit gegerisht), Beshishti, Llakatundi, Grabjani, Bestrova, Cerkovina, Hoshtima, Skrofotina, Panajaja (sipas Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, vell. 3, Tirane 2009). Ekzistenca e ketij fshati me kete emer nuk mund te paraleliziohet me idene e autorit Jusuf Shpuza mbi menyren e vendosjes se patronimit duke u nisur nga te metat fizike, pasi ne kete rast i bie qe i gjithe ai fshat te perbehej prej topallesh dhe sakatesh, gje qe nuk rezulton keshtu.
Elementi biologjik qe perbashkon tre mbiemrat e grupfamiljeve (Shkoder, Gjirokaster, Mirdite, Kruje, Kurbin) eshte ngjyra e lekures ku te tre grupfamiljet ne shek. e XX-te kane pasur trashegimtare zeshkane edhe pse jane kryqezuar me te bardhe, cka tregon mjaftueshem qe kemi te bejme me nje kryqezim midis races otomane me vendasit, ose popullate vllehe me te bardhet vendas. Mos venia ne dukje e kesaj dukurie ka fshehur faktin e ekzistences ne brendesi te popullates se sotem shqiptare te te ardhurve jo shqiptare, te konvertuar nga ortodoks ne muslimane apo bektashinj, dhe qe praktikisht mund te perbejne shumicen e popullates se sotme shqiptare edhe pse e konsiderojne veten shqiptare te thekur; ne kete rast te ardhurit e vetequajtur shqiptare u kane grabitur identitetin historik shqiptareve dhe vete hiqen si te tille, por qe jeten shoqerore e kane bere duke i demtuar shqiptaret pikerisht ne dinamiken identitare dhe duke ja ndryshuar historine e perjetuar (pas 1945); pikerisht kjo e fundit perben demin qe ju eshte shkaktuar shqiptareve, sidomos pergjate epokes komuniste, ku keta te vet-emeruar shqiptare kane sunduar ne menyren “proletare” Popullin Shqiptar (me hollesisht per kete problem do te flasim ne kapitullin mbi Perfundimet e studimit). Ne librin Shkodra dhe Motet, vell. I, f. 490, pranohet se popullata ortodokse ne Shkoder eshte e perbere prej ketyre origjinave: kuço-vlleh (goge) – (Sipas Johann Thunmann, Historia dhe Gjuha e shqiptareve dhe vlleheve, Tirane 2018, f. 20, ky emertim eshte ofendues per vllehet), shqiptare, serbo-malazez, greke e armene. Sipas nje deshmitari te kohes (Jasho Beroviqit) dhe regjistrave te vjeter te Kishes Orthodokse, pretendohet se paraardhesit e shqiptareve orthodokse ishin te ardhur nga viset e Shqiperise se Mesme, nga Kosova e Ohri, e vecanerisht nga Struga. Ne nje fare menyre kjo hedh drite per te ardhurit nga Dibra ne Mirdite jo vetem ne situaten katolike, por dhe orthodokse me invertim ne katolik, pasi ne Mirdite nuk eshte i njohur elementi orthodoks. Ndersa sipas nje burimi tjeter rezulton qe mirditasit e ardhur me ushtrite turke kane kryer veprimtari ekonomiko-politike qe ne vitin 1727 dhe pas 1739 Sulltani Mahmudi i I-re u lidhi mirditoreve si shperblim te sherbimeve e te beses nje sasi te konsiderueshme drithi deri me 1912 ne menyre te rregullt (Teki Selenica, Shqipria me 1927, vell. 1, f. 381). Keto te dhena, fillimisht te pranuara a priori per efekt te mos percaktimit te origjines se familjeve Topalli dhe Topallaj nga burime te tjera, i lidhin ato ose me paraardhje otomane ose vllehe. Ne kete menyre edhe familja Topulli nuk mund te beje perjashtim duke e pasur prejardhjen nga popullata vllehe te vendosura ne Sul, perderisa lidhja e tyre sociale prej 400 vjetesh eshte e vertetuar ekzistuese me Stambollin (Konstandinopolin) dhe qenia e tyre fillimisht pranohet si orthodokse. Nuk perjashtohet mundesia qe kemi te bejme me familje otomane te shqiptarizuara ne fund te shek. te XVIII.
E njejta gje duhet thene edhe per krahinen Topalltia qe duhet konsideruar nje toponim vlleh ose otoman, banoret e te cilit jane konvertuar ne muslimane, ose jane mirefilli otoman, duke mos pasur asnje lidhje me deformimet fizike te banoreve te saj, po te marrim per baze metoden krahasuese te autorit Jusuf Shpuza. Te pakten per Laberine pranohet bashkeekzistenca e dy besimeve fetare: Islamizmit dhe Kishes Ortodokse dhe pazhvillimit social i tyre (Dora D’Istria, Rinia e nje shqiptareje, Tirane 2002, f. 52).
Elementi i dyte qe i perbashkon te tre keto familje me krahinen e mesiperme eshte germa Ll, te cilen gjuha shqipe e ka te huazuar nga otomanishtja ose vllahishtja. Ne kete menyre ne Fjalorin e Frang Bardhit O.F.M. (1635), latin-epirotisht, ne nuk gjejme asnje fjale me germen Ll, ndoshta dhe per efekt te numrit te vogel te fjaleve epirotisht (2544 fjale); ndersa ne fjalorin e At Francesco Maria da Lecce O.F.M. (1702), Italisht-Shqip, ne gjejme fjale me germen Ll, por fjalori ka 11.200 fjale dhe shprehje shqip. Ne vazhdim (shek. XX) fjalet me germen Ll jane ne sasi te konsiderueshme (Fjalori i Bashkimit [1908] me 13.798 fjale, ka 83 fjale qe fillojne me germen Ll). A nuk do te thote kjo se fjalori i shqiptareve pas 1635 ka filluar te pasurohet me fjale me prejardhje otomane ose vllehe? Keshtu qe dhe emertimet e mbiemrave te familjeve shqiptare qe permbajne germen Ll, e kane formuar mbiemrin pas mesit te shek. te XVII-te. Kjo ide perforcohet edhe me shume me punimin e Tahir N. Dizdari-t: Fjalor i Orientalizmave ne Gjuhen Shqipe, pa vit botimi, por pas 2016; ne f. IX ka te shkruar: “Me perjashtim te tri a kater fjaleve, te 4406 huazimet kane depertuar ne gjuhen tone drejteperdrejte nga turqishtja…..Studim i posacem dhe shterues i asht kushtue te 553 kompozimeve te sajueme brenda truellit tone me fjale te burimit turk, te shumten te perngjituna me te shqipes, si dhe per 1541 fjale formimet me parashtesa e mbrapashtesa te shqipes, e anasjelltas te fjaleve shqipe me prefikse e sufikse te gjuhes turke”.
Nqs do te bejme nje permbledhje te fjaleve me fillese germen Ll nder vite sipas fjalore perkates, do te kemi kete dinamike:
Sipas Fjalorit te Thimi Mitkos, Fjalor Italisht-Greqisht-Shqip (1884) me germen Ll kemi vetem 10 fjale dhe keto te shprehura ne librin e Shpetim Sales: Fjalori Italisht-Greqisht-Shqip i Thimi Mitkos, transliterimi dhe fjalesi shqip, Tirane 2013, f. 232.
Sipas Fjalorit te “Bashkimit” (1908) me rreth 13500 fjale, kemi 83 fjale me germen Ll.
Sipas Fjalor i Gjuhes Shqipe (1954) me 25000 fjale, kemi 141 fjale me germen Ll.
Sipas Fjalorit te Gjuhes Shqipe me autor Dom Nikolle Gazullit (1895-1946) – 1941, kemi 22 fjale me germen Ll, por keto fjale jane te dialektit gegerisht.
Sipas Fjalorit te Arberesheve te Italise me autor Emanuele Giordano -1963, kemi 214 fjale me germen Ll, por duhet pasur parasysh koha e te shkruarit te ketij fjalori dhe largesine kohore nga gjuha meme e shek. XV-XVIII, kohe ne te cilen keta shqiptare u instaluan ne trojet e Italise, si dhe lidhjet e ndersjellta te tyre me popullaten vendase. Sipas autorit, ne shenimin per kete problem (f. 595-597), nga 94 vendbanime me shqiptare, 55 vendbanime me nje popullsi prej 135.811 banore perdornin gjuhen shqipe, ndersa 40 vendbanime me nje popullsi prej 182.182 banore ishin perdorues te gjuhes italiane.
Sipas Fjalorit me fjale te rralla te Gjuhes Shqipe te Ate Benedikt Dema (1904-1971) – 1966, kemi 67 fjale me germen Ll.
Sipas Fjalor i Gjuhes se Sotme Shqipe me rreth 41 000 fjale, Tirane 1980, kemi 272 fjale me germen Ll.
Sipas Fjalor i Gjuhes Shqipe me autor Mehmet Elezi, me rreth 41 000 qe nuk gjenden ne FGJSSH me shtjellime etimologjike, me rreth 54 000 kuptime; Tirane 2006, kemi 334 fjale me germen Ll.
Sipas Studime Etimologjike ne fushe te Shqipes, me autor Prof. Eqrem Ҫabej, Tirane 2014, kemi 27 fjale me germen Ll.
Sipas Fjalor Etimologjik i Gjuhes Shqipe, me autor Kolec Topalli, Tirane 2017, kemi 102 fjale me germen Ll.
Sipas Fjalor Drejtshkrimor i Gjuhes Shqipe, me autor Ali Dhrimo-Rami Memushaj, me mbi 81 000 fjale dhe 300 000 fjaleforma, Tirane 2015, kemi 342 fjale me germen Ll.
Sipas Fjalorit te Tahir N. Dizdari-t (1900-1972): Fjalor i Orientalizmave ne Gjuhen Shqipe, gjuha shqipe ka 23 fjale me fillese germen Ll.
Sipas kesaj dinamike rezulton qe te gjitha fjalet me fillese germen Ll te jene huazuar, ose futur ne gjuhen shqipe, nga gjuha vllehe ose otomane, duke pranuar se germa Ll eshte nje huazim nga otomanishtja ose vllahishtja. Me shume rendesi duhet te jete dhe zberthimi etimologjik i emrit Shllak per te cilin pretendohet: “Shllak (formë e caktuar shqipe: Shllaku), është një rajon i Shqipërisë Veriore, në lindje të Shkodrës, territori i së cilës është sinonim i fisit historik shqiptar me të njëjtin emër. Anëtarët e fisit Shllaku janë katolikë. Rajoni korrespondon me Komunën e sotme të Shllakut afër Shkodrës”. Por ne vazhdimin perendimor te ketij rajoni ndeshim krahinen e Shestanit ku ndodheshin familje shqiptare te besimit katolik, por depertimi i germes Ll eshte e pranishme dhe nje autor pranon njohuri per familjen e tij prej 250 vjetesh dhe marredheniet me Stambollin ishin prezente ne fundin e shek. te XIX – gjysmen e pare te shek. te XX-te (per kete shih Gjok Dabaj, Shestani, Ulqin-Tirane-Prishtine 2004, f. 17).
Fjaloret etimologjike te gjuhes shqipe kane nje mangesi: edhe pse e tregojne etimologjione e cdo fjale, ato nuk na tregojne autoresine e depertimit te fjaleve te huaja ne brendesi te popullates shqipfolese. Kjo eshte pika ku spekullohet dhe kundershtohet nga shkolla e te Marreve te Madheshtise Shqiptare.
Por sipas Johann Thunmann, Historia dhe Gjuha e shqiptareve dhe vlleheve, Tirane 2018, shume fjale shqipe e kane prejardhjen barazitare prej gjuhes vllehe, pamvaresisht nga germa Ll. Ne 57 faqe te fjalorit latin-vllahisht-shqip, ka1170 fjale, prej te cilave 222 fjale shqip rrjedhin prej gjuhes vllehe duke qene te barabarta midis tyre pa marre parasysh se nga mund te jete etimologjia e ketyre fjaleve. Tani shtrohet problemi: vllehet i kane marre keto fjale nga shqiptaret apo shqiptaret nga vllehet? Ky eshte nje problem i koklavitur per gjuhetaret edhe pse ekziston nje teorizim matematikor qe i jep perparesi popullates me te zhvilluar (vllehet) ne krijim dhe huazim popullates me te pazhvilluar (parashqiptareve – shqiptareve).
Kjo do te thote qe shume-shume familje muslimane ne Jugun e Shqiperise duhet ta kene prejardhjen ose otomane (po te pranojme se Perandoria Otomane vendosi emigrante ne mesin e shqiptareve) ose vllehe te cilet jane konvertuar nga ortodoks ne musliman, dhe pikerisht kjo eshte mbajtur e fshehte pa asnje aresye (une pretendoj qe kane ndodhur te dyja keto fenomene diku me shume e diku me pak). E njejta gje duhet thene edhe per familjet katolike, ne mbiemrat e te cileve gjendet germa Ll, se prejardhja e tyre e larget vjen nga ortodoksia vllehe.
Ne mbeshtetje te ketij libri mbi Bajram (Bajo) dhe Ҫerçiz Topulli ne do te shohim shume ngjarje te ndodhura ne mes te shqiptareve per te pare dallimet midis pretendimeve te nipit te tyre dhe te studiuesve shqiptare te te gjithe etapes kohore te shek. te XX-te, pasi ne mes te tyre dallohet hapur nje tendence antihistorike, e genjeshtert dhe ireale, cka tregon se ky liber nuk ka marre ne mbrojtje thjeshte anetaret e familjes Topulli, por mbi te gjitha ka kerkuar te mbroje me kembengulje manipulimet e historiografise komuniste te realizuara pas 1945 ne menyre flagrante.
-Komiteti per Lirine e Shqiperise – 1905.
Sipas autorit nje berthame me e hershme ka ekzistuar perpara vjeshtes se pare te vitit 1905. Ne kete berthame bente pjese Jorgji Qiriazi, Halit Berzeshta, Fahim Zavalani. Keta ishin dhe anetaret kryesore te Komitetit te Fshehte te Shqiptareve: Halit Berzeshta-65 vjec, Fehim Zavalani-50 vjec, Jorgji Qiriazi-35 vjec dhe Bajo Topulli 33 vjec. Dhe me propozimin e Bajo Topullit formohet ky komitet i cili zgjedh per kryetar Jorgji Qiriazin, por qe pas disa kohe e la kete detyre duke dale dhe nga Komiteti formalisht. Me vone vete Bajo Topulli u vu ne krye te ketij komiteti (f. 67), gje e cila perputhet me thenien e Jusuf Buxhovit qe e konsideronte Bajo Topullin “shef te komitetit toske te shqiptareve” (f. 581), i cili ne punimin e tij ka perdorur dy burime: kujtimet e Ahmet Njaziut, “Balkanlarda bir gerillaci”, Stamboll 1975 dhe Kristaq Prifti, “Doktor Ibrahim Temo-jeta dhe vepra 1865-1945”, Prishtine 1996. Por autori nuk permend perkrahjen qe Komiteti i Korces sygjeroi per revolucionin e Turqve te Rinj (sipas Ramiz Abdyli, f. 22).
Ne vazhdim autori ben fjale per atentatin kundra Dhespot Fotit, qe e realizoi Bajo Topulli me 9 shtator 1906, ora 11 allaturka (f. 84), duke ndryshuar theniet e enciklopedive te ndryshme, qe kete akt ja faturonin Ҫerçiz Topullit, por kjo krijonte dyshimin me te pare se dhe shkaku i vrasjes se tij te jete tjeter per tjeter.
-Vrasja e bimbashit – 9 mars 1908
Autori pranon qe ngjarja ka ndodhur me 8 mars 1908 (25 shkurt sipas kalendarit te vjeter) ku dy anetare te cetes (Hito Lekdushi dhe Bajram Ligu nga Prangjia) qelluan mbi bimbashin, qe po dilte nga shtepia ne lagjen Hazmurat, ne ora 11.15 duke e vrare ne vend dhe bashke me te edhe xhandarin qe shoqeronte bimbashin (f. 174) duke ecur sipas Mihal Gramenos, por edhe duke e “pasuruar” me elemente te paditur nga kerkush pervec deshimtareve te kohes (psh bimbashi nuk eshte qelluar duke dale nga shtepia, por nga zyra qe ndodhesh ne te njejten ndertese ku ishin dhe zyrat e avoketerve te qytetit dhe dhoma e nje spitali italian).
-Lufta e Mashkullores – 18 mars 1908
Kur flitet per ate ngjarje, cuditerisht, studiuesit heshtin mbi analizen topo-gjeografike te Mashkullores kundrejt Gjirokastres, sidomos mbi permasat e shtritshmerise se fshatit Mashkullore. Sipas autorit 200 forca otomane paten rrethuar 5 anetare te cetes se Çerçizit per shkak te tradhetise. Ne kete pike ndryshon pak Mihal Gramenon qe pretendon se kane qene 150 forca ushtarake otomane (f.174 e librit te tij, vell. 2). Lufta vazhdoi deri ne ora 17 dhe me ane te prefektit, oficiereve dhe mjekeve u realizua ndihma e forcave otomane te cilat u terhoqen, sipas nje presioni luftarak te realizuar nga ceta e Çerçiz Topullit. Sipas autorit armiku otoman la 18 te vdekur duke e ndryshuar perseri Mihal Gramenon qe thote 21 (ne librin e tij, f.176,177).
Me pas autori permend, sipas gazetes Drita te Sofies, dt 15 maj 1908, nje aksion tjeter te cetes se Çerçiz Topullit, por pa komandantin e saj ne Sarande (f.186-187).
-Kongresi i Manastirit – 1908.
Tendenca analitika e jetes se vellezerve Topulli te realizuar nga i nipi i tyre, Bajo Jonuz Topulli, duket pikerisht ne kete problem: ne lidhjen e tyre me Kongresin e Manastirit me 1908.
Ne 20 faqe (234-254) autori merr persiper te tregoje se cfare ka ndodhur ato dite te nentorit 1908 ne Manastir sipas nje kendveshtrimi hapur antihistorik dhe te pavertete, pa i shkuar ndermend se ngjarja ka permasa krejt te tjera dhe jane lene deshmi te shkruara mbi ate se cfare ka ndodhur ne Manastir dhe do te vij nje dite qe e verteta do te dale ne shesh e cveshur jo vetem nga manipulimi, por dhe nga tendenca perse ka ndodhur ajo. E gjithe ajo ngjarje, pa dyshim, vendimtare ne historine e Kombit Shqiptar, pershkruhet me permasa kaq te cuditshme dhe ireale sa te habit me faktin qe “sinqeriteti” i autorit do te permbyset me t’u ballafaquar me te verteten e ndodhur pa e kuptuar se analiza e Kongresit te Manastirit do te jete pika me e pare qe hedh dyshimet me te thjeshta se ky liber nuk eshte shkruar per te mbrojtur dinjitetin historik dhe atdhetar te anetareve te familjes Topulli, por, kryesisht, per te fshehur manipulimin e e Historise reale te atij kongresi sipas pikepamjes te epokes komuniste.
Sipas autorit nje nga inisiatoret dhe organizatoret e Kongresit te Manastirit ka qene Bajo Topulli, i cili konsiderohet si nder me te spikaturit e me aktivet e atij tubimi mbare kombetar (f.234-235). Organizimin e kongresit e mori persiper klubi “Bashkimi” i Manastirit, i cili kishte keshillin e zgjedhur te pleqesise me kryetar Fehim Zavalanin dhe sekretar Gjergj Qiriazin. Kur vjen puna per te permendur shoqerite dhe klubet pjesmarrese ne ate kongres, autori ka fshehur pranine e dy shoqerive shkodrane (te “Bashkimit” dhe “Agimit”) edhe pse i permend emrat e pjesmarresve ne menyre individuale pa titujt fetare (Gjergj Fishta, Nikolle Kacorri, Mati Logoreci, Ndre Mjeda, Hil Mosi, Luigj Gurakuqi), te cilet i sherbejne autorit per te argumentuar permasat e pergatitjes linguistike te njohurive te Bajo Topullit (f.235-236). Autori e paraqet Kongresin e Manastirit si nje arritje ne fushen e ceshtjes kombetare e realizuar nga klubet e Jugut te Shqiperise se sotme edhe pse ne fund u vendos per nje alfabet te propozuar nga Kleriket Katolike te dy shoqerive shkodrane, “Bashkimi” dhe “Agimi”.
Por perpara 1991 ky problem eshte trajtuar “pak si me ndryshe” dhe fakti qe Bajo J. Topulli nuk i ka evidentuar eshte e mjaftueshme per te arritur ne disa pika analitke te cilat e rrezojne pretendimin e autorit Topulli. Ne nje liber mbi jeten dhe vepren e Shahin Kolonjes shkruhet:
“Pas pergatitjesh intensive, me perpjekjet e perbashketa te mjaft patrioteve, duke perfshire ketu edhe Shahin Kolonjen, u mor vendimi per thirrjen e Kongresit te Manastirit me 1 (14) nentor 1908, qe zyrtarisht do te mblidhej per njesimin e alfabetit te gjuhes shqipe……Proces verbalet e komisionit, per fat te keq, nuk njihen, prandaj edhe nuk mund te dihet me saktesi roli qe luajti Shahini ne mbledhjet e fshehta te tij. Vete fakti qe komisioni doli para kongresit me dy alfabete (te Stambollit e nje thjeshte latin [ketu kemi fshehjen e autoreve te vertete te Alfabetit te Gjuhes Shqipe, GH]) e jo me nje, tregon se ne gjirin e tij u zhvilluan debate te ashpra, te cilat ne fund u mbyllen me kompromisin e mesiperm. / Pamvaresisht nga ky perfundim, komisioni e detyrua te pohonte para kongresit se alfabeti i Stambollit ishte me i miri, por ai paraqiste edhe nje alfabet tjeter me te volitshem nga ana praktike. Kuptohet nga kjo se lufta tetevjecare e Shahin Kolonjes, qe i dha nje perhapje shume te madhe alfabetit te Stambollit, kishte perfunduar me sukses. Mirepo, alfabeti, me kalimin e viteve, do te adaptohej si i vetmi alfabet i gjuhes shqipe”. (Piro Tako, Shahin Kolonja – Jeta dhe veprimtaria atdhetare e publicistike-, Tirane 1984, f. 166, 170).
Kjo eshte pikepamja zyrtare mbi Kongresin e Manastirit te shprehur edhe ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar te vitit 1985 dhe te ndryshuar shume pak ne botimin e 2008, qe pa dyshim nuk eshte e sakte.
Pervec kesaj, me sa duket autori yne nuk e ka lexuar, te pakten, librin e Blendi Fevziu “Histori e shtypit shqiptar 1848-1996, Tirane 1996, ose e ka lexuar dhe nuk i ka pelqyer, ku ne faqen 35-36 shkruhet:
“Duke pare gjendjen e krijuar disa patriote, si Gjergj Fishta, Mithat Frasheri, Shahin Kolonja, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci etj, vendosen thirrjen e nje kongresi te madh, ne te cilin te merrnin pjese dishepujt e te tre alfabeteve dhe te vendosnin zyrtarizimin e njerit prej tyre. Kongresi i cili u realizua me 14-22 nentor 1908, ne Manastir, ka hyre ne Histori me emrin KONGRESI I MANASTIRIT”.
Ndersa kryetari i pretenduar i Kongresit te Manastirit, Mid’hat Frasheri per menyren se si shkoi pune ne fillimin e atij kongresi ka shkruar se gjitheshka u vendos ne nje thirrje qe Klubi i Manastirit “Bashkimi” u beri te intersuarve per t’i dhene fund ceshtjes se alfabetit te gjuhes shqipe (Mid’hat Frasheri, Vepra te zgjedhura, 1, Tirane 2017, f. 240).
Pra ne, shqiptaret, sot konstatojme se cdo pjesmarres ne ate kongres kerkon te marre mbi vete dafinat e fitores mbi autoresine e fillimit te Kongresit te Manastirit duke harruar ne te gjitha rastet se triumfi i vendosjes se Alfabetit nuk perputhet me cdo pretendues duke fshehur faktin se qofte propozuesit e Kongresit, qofte propozuesit e Alfabetit qe kemi sot, qofte Autori i Alfabetit te Gjuhes Shqipe eshte vetem nje: KISHA KATOLIKE me qender ne Shkoder (Shoqeria “Bashkimi” e Klerikeve Katolike) na pelqen apo jo ky fakt. Tani problemi duhet shtruar: si ka mundesi qe pese delegate Klerike, aq me teper Katolike, triumfuan mbi 47 delegate qe kishin te njejtin alfabet latin me ndryshime jo thelbesore? Kesaj pyetje nuk i ka dhene pergjigje kerkush deri me sot dhe faji bie mbi studiuesit Katolike qe nuk u kane thene shqiptareve se cili qe ai Tosk, me zemer Shqiptare, qe beri te triumfonte varianti i “Bashkimit”, krahas alfabetit te “Stambollit” (Vendimi i Kongresit te Manastirit), dhe ta vazhdonte rrugen i vetem ne Historine e Gjuhes Shqipe (fakti i sotem).
Eshte shume e kuptueshme qe autori Topulli ka vazhduar rrugen manipulatore te historiografise komuniste duke na argumentuar qe rruga e ndjekur prej tij dhe vazhduar pas 1991-shit eshte vazhdimi i permbysjes historike te 1945-ses si qellim dhe proces.
Autori eshte munduar me te gjitha format te fshehe ekzistencen e shoqerise “Bashkimi” te Klerikeve Katolike me kryetar Imzot Preng Doçin, qe realisht eshte BABAI i alfabetit te Gjuhes Shqipe, dhe, per kete, me 5 rreshta e realizon ne menyre kaq te fshehte dhe dinake sa duhet nje vemendje e jashtezakonshme per te filtruar ekzistencen e shoqerise reale te Klerikeve Katolike, “Bashkimi”, nga shoqeria fantazme Bashkimi e Manastirit. Per kete citon sekretarin e kongresit kur shkruan: “Gjergj Qiriazi ne relacionin e tij, kur permend vendimin, flet per alfabet thjeshte latin, por kur perligj caktimin e dy alfabeteve, flet per alfabet te “Bashkimit”; “Dhe mbasi keto (dy alfabete) qene perdorur ne shkolla, njeri ne Gegeri, tjetri ne Toskeri, ne vendosem me vota te plota te adaptonim dy alfabete, ate te Bashkimit dhe ate te Frasherit, me disa ndryshime sipas gjuhes” (f.236) pa na e cilesuar se nuk behet fjale per Bashkimin fantazem te Manastirit, por per shoqerine “Bashkimi” te Klerikeve Katolike te qytetit te Shkodres dhe alfabeti latin i tyre eshte alfabeti i sotem i popullates shqipfolese. Pikerisht kjo eshte fshehur per 75 vjet dhe shqiptaret akoma nuk e dine te verteten e madhe te asaj qe ka ndodhur ne mesin e nentorit 1908 ne Manastir dhe kush eshte autori i vertete Alfabetit te Gjuhes Shqipe.
Dinakeria e dyte e autorit eshte kur mundohet t’i rreshkase te vertetes thelbesore historike te atij Kongresi kur permend dhe flet ne tre rreshta e gjysem per prifterinjte katolike dhe kete ja dedikon Bajo Topullit: “Ne kujtimet per ditet e Kongresit te Manastirit Bajo Topulli flet me respekt per prifterinjte katolike sidomos per Fishten qe e quan “bilbilin” e dyte te shqiptarizmit, per Dom Mjeden me te cilin ishte njohur ne ditet e Kongresit te Alfabetit…/ e njoha kete prift jo nga vepra se sa fjala e peshuar dhe pamja jashtme burrerore thote Bajua.” (f.238). Kaq eshte analiza historike e Kongresit te Manastirit dhe, me pas, deri ne faqen 254, jepen informata mbi veprimtarite e Bajos dhe te Çerçiz Topullit ne fushen ceshtjes kombetare pergjithesisht e te arsimit vecanerisht ane e kend Jugut te Shqiperise se Sotme e Çameri. E gjitha kjo deri me 1912 pas se ciles Bajram (Bajo) Topulli largohet per Turqi, drejt Stambollit (f. 250).
Pra per autorin eshte i panjohur roli i Bajo Topullit ne Kongresin e Manastirit dhe i shokeve te tij dhe une mendoj se kjo eshte bere me qellim per te mos vene ne dukje rolin suprimar te Shoqerise “Bashkimi” te Klerikeve Katolike ne ate eveniment. E thena me fjale te tjera e gjithe historia e shkruar mbi Kongresin e Manastirit eshte nje manipulim tipik i shpikur pergjate epokes se komunizmit dhe autori ka ndjekur kete rruge kur flet mbi aktivitetin e vellezerve Topulli ne kete Kongres.
Por duhet te pranohet qe autori Bajo Jonuz Topulli ne kete punim ka sjelle elemente historike krejt te panjohur me pare nga popullata shqipfolese mbi xhaxhallaret e tij, te cilat edhe gjenden jashte veprimtarise kulturore te epokes komuniste te analizuara dhe te publikuara jashte Shqiperise, sidomos pas 1999-tes.
-Sherbesa ndaj xhonturqve 1908-1912
Ne propaganden e epokes komuniste periudha kohore e drejtimit politik te shqiptareve nga ana e Perandorise Otomane eshte trajtuar me nje egersi spekulative per te fshehur bashkepunimin historik te perfaqesuesve te popullates vendase me to. Kesaj propagande nuk i ka shpetuar edhe periudha xhonturke (1908-1912), ne brendesine fundore te Perandorise Otomane, e cila eshte trajtuar gjithmone si nje periudhe tipike antishqiptare. Por ne kete antishqiptarizem eshte perfshire i gjithe spektri politik kufitar dhe jo kufitar me shqiptaret per aresye te ngritjes se nivelit nacional te shqiptareve, qe me sa duket kete dukuri e kane pasur inekzistente ne menyre universale. Kjo do te thote qe ceshtja kombetare shqiptare eshte nje fantazi e botes se brendeshme shqiptare e krijuar pas 1945-ses, pasi ne realitet vetem dy jane komponentet politike qe luftuan qe ceshtja kombetare shqiptare te vihet ne rend te dites pas 1900-es: Selia e Shenjte ne Rome dhe Perandoria Austro-Hungareze, te gjithe te tjerat jane perralla te shpikura ne menyre kaq te trashe sa dueti Bajram (Bajo) – Çerçiz Topullit e çliron kete fantazi duke krijuar te vetmen perputhje midis propagandes dhe realitetit historik te perjetuar nder ato vite.
Sipas autorit kane ekzisuar lidhjet e Bajo Topullit me turqit e rinj ne menyre reciproke dhe kjo ka te beje me politiken e qendrimeve te tyre ndaj ceshtjes shqiptare ne teresi e ndaj Bajo Topullit ne vecanti. Autori e pranon faktin se Bajo Topulli i kishte perkrahur ne mjaft pika te programit te tyre turqit e rinj, ashtu si u qe kundervene ose shprehur kunder ne aspekte te tjera, sidomos ne ato qe i kunderviheshin ceshtjes shqiptare. Gjithashtu Bajo dhe Çerçiz Topulli muaren pjese ne te ashtequajturin kunderrevolucion ne pranveren e vitit 1909 kur Sulltan Hamiti shkarkoi qeverine xhon-turke dhe emeroi qeveri te re. Reagimi i menjehershem i armates se Selanikut me ne krye Mustafa Shefqet Pashen dhe Mustafa Qemalin, me te cilet u bashkuan dhe vellezerit Topulli, coi ne rrezimin e Sulltan Abdyl Hamitit dhe triumfin e partise xhon-turke qe i afruan poste Bajo Topullit, te cilat ai i pranoi, duke perfshire dhe shume dekorime te mevonshme te veprimtareve shqiptare ne ato ngjarje nga ana e qeverise turke te asaj kohe (f. 245, 250-254).
Ekzistencen e Çerçiz Topullit ne rrezimin e Sulltanit ne prill 1909 e pranon edhe Eqrem bej Vlora ne kujtimet e tij (Eqrem bej Vlora, Kujtime, vellimi i pare 1885-1912, Tirane 2001, f. 237).
-Hapesira midis viteve 1908-1912
Ajo qe per historiografine shqiptare te para 2008-es ishte e panjohur, tek autori yne gjen pasqyrimin me te plote te asaj periudhe duke vene dyshimin mbi ekzistencen e nje aresyeje perse eshte heshtur per 50 vjet mbi kete teme dhe perse autori yne i “gjen” atje ku duhet t’i gjenin me kohe ata qe jane paguar per keto probleme. Nuk kane dashur, apo e kane ditur se duhet te shpiknin ne kete drejtim?
Fillimisht autori kete periudhe te erret kohore e mbush me perpjekjet e vellezerve Topulli per hapjen e shkollave shqipe ane e kend Jugut te Shqiperise edhe pse kjo e fundit akoma nuk e kishte marre statusin e shtetit nga ana e Fuqive te Medha. Autori nuk e thote, por pothuajse ne te gjithe fshatrat ortodokse ne Jugun e popullates shqipfolese ekzistonin Kishat dhe shkollat e tyre me alfabet grek, prania e te cilave u eleminua ne vitin 1925 me dekretin e ndalimit te shkollave private ne shtetin shqiptar, me ç’rast u mbyllen edhe gazetat private te asaj kohe. Keshtu qe te permendesh “luften” kunder shkollave greke perpara vitit 1925 eshte nje flluske sapuni qe nuk tregon asgje konkrete ne funksion te veprimtarive te vellezerve Topulli (f.241).
Pastaj kalon ne te qenurit president te Çerçiz Topullit te shoqerise “Kandili” ne vitet 1909-1913, nje nder faktoret kryesore qe bene te mbahej ne kembe klubi “Liria” (f. 241), pa na treguar se cfare ka qene kjo shoqeri dhe per cfare ka sherbyer (e verteta eshte krejt ndryshe me permasa te tjera). Ne kapitullin e III do te tregojme se kjo jo vetem qe nuk eshte keshtu, por parametrat historike jane kaq ndryshe sa ne kete pike figura e Çerçiz Topullit permbyset. Pergjate kesaj periudhe vellezerit Topulli benin vizita dhe qendrime ne Stamboll duke marre pjese ne evenimentet e shqiptareve te atjeshem, sic qe rasti i marteses se Shahin Kolonjes me te bijen e Naim Frasherit (1909) (f. 246), por dhe duke inkuadruar ne levizjet politike te Turqise se asaj kohe. Bajos i propozohet marrja e detyres drejtor i Normales se Elbasanit (1909), por ai e refuzoi per shkak te shendetit (f.245). Ndersa Çerçizi pergjate periudhes 1909-1912 punoi kryesisht ne Gjirokaster, Janine dhe Selanik. Pergjate kesaj periudhe ekonomia e familjes Topulli ishte rrenuar e per rrjedhoje nuk ka aktivitet midis viteve 1909-1912 (f.255).
-Sherbesa ndaj Ismail Qemalit 1912-1914
Autori pranon qe vellezerit Topulli pas 1909 nuk u bene me te gjalle ne ngjarjet e viteve 1910-1912. Por Çerçiz Topulli do te ishte i pranishem ne ngritjen e Flamurit ne Gjirokaster ne fillim te dhjetorit 1912, ku do te gjendej edhe atje nje qendistare e Flamurit me emrin Zenebije nga fisi i Aliteve (f.258). Autori pranon, ne gjurmet e historiografise komuniste, se Çerçizi e vleresonte aktin e Ismail Qemalit dhe kishte respekt per patriotet dhe burrat heroike te Kosoves, te cilet erdhen me vonese ne Vloren e 1912-es. Ismail Qemali e cakton Çerçizin, pas dy javesh, ne Komanden e forcave vullnetare te Jugut te porsa organizuara ne Vlore (f.259). Por qe kete informacion e ka marre nga Lefter Dilo, per te cilin ngre levdata mbi ndricimin e figures se Çerçiz Topullit per periudhen ne fjale. Ne te vertete Lefter Dilo i ka shpikur ato ngjarje, pasi ne periudhen disa dite para Pavaresise Eqrem Bej Vlora do te organizonte forcat vullnetare te atyre aneve dhe do t’i dilte perpara forcave greke ne Himare qe mundoheshin te sulmonin dhe te kapnin bregdetin e Vlores ne nentorin e 1912 duke mos qene prezent pergjate praktikes se Shpalljes se Pavaresise. Dmth Komanda e forcave vulletare eshte krijuar perpara Pavaresise dhe nuk ka asnje lidhje me Ismail Qemalin. Kur Lefter Dilo i ka shpikuar ato ngjarje me 1960-1961 nuk ka pasur si t’i dije sakte hollesite e aktiviteteve luftarake perpara dhe pas shpalljes se Pavaresise, pasi detyra e tij ka qene t’i manipuloje dhe jo t’i zbardhe ato, keshtu qe informacionet e dhena mbi aktivitetin e Çerçiz Topullit ne krah te Ismail Qemalit nuk kane si te jene te sakta.
Autori pretendon se ne 8 qershor 1913 qeverise se Vlores i eshte drejtuar nje memorandum ku shprehej keqardhje e thelle per copetimin e Shqiperise dhe fatin politik te Shqiperise se Jugu. Kete memorandum e firmosen, bashke me Çerçizin edhe Stavre Karole, Themistokli Germenji, Musa Dami, Loni Ligori, Idhomene Kosturi, etj. Po ate vit familjen Topulli filloi ta persekutoje pushteti grek, qe kishte pushtuar Gjirokastren, duke e internuar ne Janine (f.260). Autori ne disa faqe flet mbi aktivitetin e qeverise se Ismail Qemalit deri tek komploti i Beqir Grebenese, per te cilin KNK ngriti nje hetim ku u thirr edhe Çerçiz Topulli, por qe as e arrestoi, nuk e nxorri as ne gjyq dhe as u denua (f.263). Me pas behet fjale per konfliktet midis forcave greke dhe cetave te Jugut te Shqiperise deri ne dyert e Gjirokastres, saktesia e te cilave eshte e dyshimte ne permbajtjen e tyre (f.264-279). Kjo nuk e ka penguar autorin te zgjeroje aktivitetin luftarak te Çerçiz Topullit ne luften kunder forcave te Haxhi Qamilit. Autori per baze ka marre punimet e nje sere studiuesish, por sidomos Gazmend Shpuzen ne punimin Kryengritja fshatare e Shqiperise se Mesme 1914-1915 qe e trajton problemin ne menyre me manipulatore te mundeshme, por qe autori yne i perbashkon sipas menyren se tij (f.279-284). Jeta luftarake e Çerçiz Topulli mbyllet me aktivitetet ne Skrapar, ku ne baze te disa artikujve me kujtime te botuara me 2008 ndertohet panaroma letrare se cfare ka bere Çerçiz Topulli nder ato ane ne mesin e vitit 1914 (f.285-292).
Por dy ngjarjet e meposhtme jane te trajtuara ne menyre te genjeshtert nga e gjithe historiografia e epokes komuniste dhe ne kete genjeshter jane perfshire shume studiues qe i kane amplifikuar dhe ndryshuar ato sipas deshires te imponuar nga politika e kohes. E cuditeshmja eshte: perse vazhdohet akoma ne te njejten linje kur ekziston nje material i pakundershtueshem propagandistik i asaj kohe, sidomos per ate te vitit 1936? Autori, edhe pse jep elemente te rinj per keto dy ngjarje, ka ndjekur ne perfundim linjen zyrtare te propagandes komuniste!
-Vrasja e Çerçiz Topullit
Vrasja e Çerçiz Topulli eshte e lidhur me udhetimin e fundit te tij per ne Shkoder, prej nga nuk u kthye me kurre ne Gjirokaster. Situaten politike, pas largimit te Princ Vidit, autori e lidh me Esat Pashe Toptanin dhe rezistencen e organizuar ne Shkoder. Ishte koha kur filloi dhe Lufta e Pare Boterore dhe Çerçiz Topulli ndenji ne Shkoder se bashku me Mustafa (Muço) Qullin prej shtatorit 1914 deri ne korrik 1915, kur dhe i vrane (f.293). Pretendohet qe ata bene transportin e teknikes se shtypit nga Vlora per ne Shkoder per vazhdimin e botimit te gazetes “Populli” (po aty). Autori thote se xhaxhait te tij i jane bere disa prita per ta vrare dhe disa kurthe per ta detyruar te largohet nga Shkodra. Me ardhjen e malazezeve realizohet arrestimi i pare i Çerçiz Topullit me 28 qershor 1915, por lihet i lire me daten 30 qershor. Por me 7 korrik arrestohen, bashke me Mustafa Qullin, per here te dyte dhe me 10 korrik 1915 pushkatohet pas nje perleshje fizike mes dy te arrestuarve dhe 15 ushtareve malazeze (me sa duket ketu e ka marre gazetari Roland Qafoku informacionin mbi 15 ushtaret malazeze qe pushkatuan Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullin).
Por ka dhe nje informacion shtese (ne fakt ky informacion e permbyes te gjithe ate qe ka ndodhur ne vrasjen e dy personazheve tona dhe qe shqiptaret e dine si te vertete) sipas te cilit “fare prane livadhit ku e be vrasja nje fshatar i zones qe nga trualli i tij, ndoqi i fshehur ne erresire gjithe veprimet. / Ishte pikerisht ky fshatar patriot qe pa e fiksoi ne kujtese gjithe c’ndodhi ate nate, beri te nesermen aktin njerezor e mbulimit te tyre dhe, me pas, gjeti njerezit e duhur, ua tregoi fill e per pe, gjersa me 1935-1936, Javer Hrushiti ate kohe prefekti i Shkodres, u interesua (ne tekst eshte internua, GH) posacerisht per kete ngjarje dhe zbuloi varrin e mikut te tij te rinise, Çerçizit dhe te patriotit Muço Qulli, vrare barbarisht nga malazezet ne korrik 1915” (f.296).
Ne vazhdim autori ngre shume hipoteza mbi aresyet e vrasjes e dy patrioteve, por cudia eshte se autori ka nje informacion nga Prefektura e Shkodres e vitit 1936 sipas AQSH. Fondi 252,dosja 176, v. 1936 (f. 297).
Kjo e fundit me detyron ta trajtoj problemin pak me ndryshe, pasi autori e ka ndryshuar te gjithe rrjedhjen e ngjarjes edhe pse ne disa pika informacioni i tij duket sikur eshte i sakte. Realisht autori eshte mbeshtetur ne nje material te publikuar prej meje me 1998 (shkruar me 1994) ne internet pa i shkuar ndermend se gjitheshka nuk ka qene e sakte dhe te gjithe ata qe jane mbeshtetur ne ato materiale kane rene viktima te gabimit tim (kete gje autori e ka thene hapur fare, pa e permendur emrin tim, kur shkruan: “Por eshte nje e vertete tjeter e madhe te cilen une as e them tani, as e kam “zbuluar” ne keto vite, kur gojet jane lene te lira te flasin si t’u vije per hosh” (f.343)) ne te cilin argumentoja qe Enver Hoxha nuk ka qene ne ceremonine e organizuar e Shkoder me 15 shtator 1936 dhe kjo duket mjaft qarte edhe ne materialet qe ka publikuar autori yne ku midis faqeve 448-449 ka vendosur 16 faqe me foto te lidhura me historite e vellezerve Topulli (ne faqen e 9-te te ketyre fotove jane dy foto te lidhura me kete ngjarje (foto 6,7) te cilat nuk kane asgje te perbashket duke perjashtuar pranine e Enver Hoxhes dhe Zenel Prodanit – kryetarit te Bashkise se qytetit, te cilet jane te veshur krejt ndryshe nga njera foto tek tjetra edhe pse distanca kohore duhet te jete 2 ose 3 ore); por u kundërshtua hapur në shumë libra dhe artikuj pa permendur pretendimet dhe argumentat e mia. Sipas gazetës “Demokratia” Nr 508 e datës 26 shtator 1936 rezulton se eshtrat janë kërkuar, por nuk janë gjetur dot. Merita për gjetjen e tyre i takon Javer Hurshitit, prefekt i Shkodrës më 1936. Por nga një pjesmarrës në atë miting (emri i të cilit nuk ka qënë i autorizuar të përmëndej para vdekjes dhe quhet Profesor Rrok Zojzi) mësojmë se vëndndodhjen e eshtrave e dinte i gjithë populli i Shkodrës, natyrisht dhe te verteten e ngjarjes sipas asaj qe kishte ndodhur dhe jo sipas shpikjeve te historiografise komuniste dhe te interesuarve per fshehjen e se vertetes, dhe merita e Javer Hurshitit qëndron vetëm në publikimin e faktit, nga e muarën vesh zotërinjtë nga Gjinokastra; të cilët u nisën për në Shkodër ku arritën me 14 shtator 1936. Profesor Rrok Zojzi ben fjale per nje donencim te atyre viteve, ku nuk eshte i qarte muaji dhe viti i vrasjes 1914 apo 1915, pasi donencimi nuk ka pasur date, te nje vrakaçori, autori i vrasjeve, qe eshte paraqitur ne Prefekturen e kohes ne Shkoder dhe ka treguar fare hapur mbi krimin e kryer, te cilin e justifikonte me naten dhe me mospergjigjen e te vrareve. Sipas donencuesit ai i kishte varrosur ne fund te ares se tij te dy trupat e te vrareve duke ja lene amanet te birit vendin e varrimit, qe u hap më perpara dates 6 shtator 1936 (ketij problemi do t’i rikthehemi perseri pasi mbi kete fakt rezultojne mashtrimet e njepasnjeshme te studiuesve dhe gazetareve shqiptare pas 1998). Akoma me tej, ka qene kembengulja e Beso Geges ne adrese te Javer Hrushitit, kur ky i fundit u emerua prefekt i Shkodres, mbi mundesine e vendvarrimit te Çerçiz Topullit ne afersi te qytetit te Shkodres. Cfare dinte Beso Gega kur ngulte kembe qe ne afersi te Shkodres mund te gjendej vendvarrimi i Çerçiz Topullit? Pra nuk ka qene e lehte gjetja e varrit enigmatik me dy trupa nga ana e personaliteteve gjinokastrite. Dhe pergjigja erdhi e menjehershme kur Javer Hrushiti u interesua ne Prefekture dhe mori vesh se ekzistonte nje donencim i para mbi 20 vjeteve; shkuarja ne vend dhe vertetimi i saktesise e bindi Prefektin e ri te Shkodres se ajo qe kishte pretenduar Beso Gega ishte e sakte. Ate dite te para 6 shtatorit 1936 (kjo eshte data e revistes “Cirka” kur ka dhene ngjarjen ne fjale) Javer Hrushiti u tregoi pjesmarresve se kufoma qe do te kishte nje dhemb floriri do te ishte trupi i Çerçiz Topullit, pasi ate dhemb e kishin vene te dy ne nje dite ne Stamboll, por nuk kishte qene nevoja pasi trupi i pare kishte qostekun e ores me emrin e Çerçiz Topullit. Vrakaçori ishte treguar nje njeri me dinjitet dhe moral te jashtezakonshem duke mos i plackitur trupat edhe pse ato kishin objekte me vlere. I biri i vrakaçorit te vjeter, te 1914 ose 1915, ishte prezent ate dite te para 6 shtatorit 1936 (te gjithe keto te dhena kane qene prezente ne donencimin e vrakacorit te nesermen e vrasjes, pasi i kam degjuar nga goja e Profesor Rrok Zojzit qe ne vitin 1986 kur doli albumi mbi Enver Hoxhen dhe fotoja perpara Bashkise se Shkodres (foto 10) u publikua per here te pare e plote ne ballkon).
–Ceremonia e marrjes se eshtrave te Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit ne Shkodren e 1936-es
Autori i librit kete ngjarje e ka pasqyruar me shume imtesi ne menyre kaq universale sipas historiografise komuniste sa eshte teper e lehte kundershtimi mohues i saj. Sipas autorit delegacioni gjirokastrit perbehej si me poshte:
Thoma Papapano
Jonuz Topulli
Beso Gega
Hasan Dosti
Enver Hoxha
Shemsho Hajro
Nuri Topulli (femija)
Por asnjeriu nuk i ka vajtur mendja qe dikush ne Boston (Gazeta “Dielli” e Bostonit – shtator 1 & 10 1984) do te ishte kujtuar per kete ngjarje duke treguar emrat e delgacionit gjinokastrit (foto 8), por mbi te gjitha vitin e vrasjes se Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit pasi thuhet se kete mot (1984, GH) u mbushen 70 vjet nga ekzekutimi, duke e hedhur ne ere te gjithe pretendimin e autorit tone edhe studiuesve paraardhes te te gjithe epokave.
Sipas autorit te artikullit te gazetes “Dielli” delegacioni i Bashkise se Gjirokastres perbehej:
Kryetar Beso Gega,
Niko Tola,
Ali Masho,
Jonuz Topulli.
Pra sic shihet tek lista e autorit Bajo Topulli, vetem dy emra jane te sakte: Beso Gega dhe Jonuz Topulli, i jati i autorit, ndersa te tjeret rezultojne te sajuar bashkangjitjes.
Duhet pranuar se qe te gjithe studiuesit dhe enciklopedite shqiptare idene e arrestimit dhe pushkatimit nga ana e malazezeve e kane marre ne menyre indirekte nga Xhevat Kallajxhi, pa e thene ne asnje rast se ai eshte autori i vertete i idese se vrasjes se dy viktimave nga malazezet, gje e pasakte pasi me 1914 ne Shkoder nuk ka pasur pushtues malazez. Ndoshta kjo eshte aresyeja qe daten e vrasjes te Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit e kane spostuar nga 1914 ne 1915 kur kishte filluar Lufta e Pare Boterore dhe kjo mund te justifikonte pranine e malazezeve, por qe Xhevat Kallajxhi nuk e ka kapur gabimin e transformimit te bere mbi vitin e vrasjes dhe lidhjen e tij me malazezet. Ekziston edhe nje burim tjeter (ne revisten “Cirka”) mbi vitin 1914 si vit i vrasjes se tyre.
Autori boton dy foto (ne faqen 9 te fotografive) ku njera tregon Bashkine e Shkodres (foto 10, pa i shkuar ndermend se kjo fotografi nuk ka asnje lidhje me ngjarjen per te cilen ben fjale), me dicituren:
“Ne emer te perfaqesuesve te Gjirokastres pershendet i riu E. Hoxha”; dhe tjetra (foto 9) nje bashkesi njerezisht me dicituren: Ceremonia e percjelljes se eshtrave; te cilat i perbashkon vetem Enver Hoxha dhe Zenel Prodani. Krahasimi i dy fotove, nga pikepamja e njerezve, na tregon se nuk kemi te bejme me te njejten ngjarje, por me dy ngjarje krej te ndryshme, kur njera prej fotove eshte totalisht nje fotomontazh, pasi ne foton 9 i katerti majtas, pa femijen, eshte Emin Toro (ne ato kohe zv/minister i drejtesise, i jati i aktorit Qenan Toro dhe teknikut gjeofizik Irfan Toro me te cilin kam punuar mbi 20 vjet duke diskutuar gjeresisht mbi kete teme). Dmth fotografia me numrin 9 nuk eshte e vertete, ajo eshte nje fotomontazh me shtesa te paverteta.
Kjo ngjarje eshte, ndoshta, me e fallsifikuar ne historine e komunizmit shqiptar per nje aresye krejtesisht te panjohur, por qe ka cuar ne lindjen e shume hipotezave te panevojshme. Duke pasur nje informacion gojor nga nje pjesmarres ne ate ceremoni (Prof. Rrok Zojzi), shtypin e shumte te kohes dhe reagimet e gazetareve shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, te larguar nga Shqiperia pas 1945-ses, dhe te marre me kete problem, e kam shume te lehte te zbuloj te verteten e atyre ngjarjeve qe autori, Bajo Jonuz Topulli, edhe sikur te donte t’i zbardhte saktesisht, nuk mund ta bente dot jo per efekt te interesit personal. Dhe ajo qe fliste kunder tij ishte vete Enver Hoxha qe pranonte ngjarjen pa e futur veten ne ate delegacion (Enver Hoxha, Vepra 25, f. 484).
Pergjate viteve 1990-1992 u mora per shume kohe me kete problem dhe shkrova nje permbledhje studimore mbi punen e bere, mbi cbaze shkrova disa artikuj duke e trajtuar kete problem ne shume forma:
15-Tragjedia e të vërtetave historike shqiptare, 06.12.1992
29-Enver Hoxha dhe fallsifikimi i një fototeke, 18 janar 1994
34–Enver Hoxha, 12.2004
79–Në ndihmë të akademikëvë, historianëve dhe gazetarëve, 24.12.2011
(numrat sipas inventarit te studimeve te mia, ku disa jane te publikuara ne albanovaonline.com, genchoti.com genckhoti.com dhe gazetat e kohes).
Por duhet pranuar se u kundershtua ne shume forma pa ma permendur emrin. Mund të përmënd librin e Kristo Frashërit mbi historinë e lëvizjes së majtë shqiptare, f. 220, Tiranë 2006, por qe pranon se dikush e kundershton kete fakt; apo librin e Kastriot Dervishit mbi Shërbimin Sekret Shqiptar, f. 323, Tiranë 2007, që u shoqërua me një artikull të botuar në Gazeta Shqiptare ku përmëndej tamam kjo ngjarje dhe jepet fotografia e meposhtme, e cila asnjehere nuk eshte botuar e plote (foto 11, por qe edhe kjo fotografi nuk eshte e sakte ne lidhje me daten per te cilen ben fjala ngjarja ne fjale); artikullin e Besi Bekteshit i cili shkruan se “normalisht Enveri ka qenë në Shkodër” botuar ne gazeten “Sot”, duke botuar dhe nje fotografi mbi varrin e hapur ku ndodhet kinse edhe Enver Hoxha, pamja e se ciles (hijet e diellit) duket sikur ngjarja ka ndodhur ne mesdite (foto 12, absolutisht nje fotografi e trilluar ku realisht nuk duhet te jene asnje nga delegacioni gjinokastrit edhe po t’i pranojme prezent pikerisht ata qe jane ne kete foto, pasi varri eshte hapur perpara dates 6 shtator 1936 pa pranine e delegacionit gjinokastrit); ky studiues e citon gati te plote pretendimin tim duke i nenkuptuar argumentat si te tijat dhe duke mos i pranuar pa i shkuar ndermend se gjitheshka ishte e pasakte ne ato ku ai ishte mbeshtetur (nuk e di se cfare metode konkluzive eshte kjo).
Shtrohet pyetja: perse gjithe kjo pune per te fallsifikuar nje ngjarje? Cfare fsheh realisht ajo dhe perse ekstremet e kategorive intelektuale po merren sot me te? Nuk e kuptojne valle keta studiues, gazetare e autore se me kete diskretitojne veten e tyre duke e treguar fare hapur se cfare jane dhe kujt i sherbejne. Disa fotografi nga keto artikuj, te publikuar ne internet (shih albanovaonline.com, genchoti.com, genckhoti.com), jane marre nga Blendi Fevziu dhe perdorur ne librin e tij mbi Enver Hoxhen (f. 379-380), i cili tenton te pergenjeshtroje fallsifikimin e ngjarjes duke treguar fallsifikimin e fotografive. Por Blendi Fevziu nuk dinte informacionin me kryesor te asaj ngjarjeje e per rrjedhoje nuk ka pasur si te thote te sakten.
Fakti qe Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985) kete proces e jep me 1937 duhet te na sherbeje si argumenti me i pare per te dyshuar mbi dinamiken e asaj ngjarje dhe cfare ka ndodhur ate dite te shtatorit 1936, pasi realisht nuk ka pasur asnje te dhene te publikuar ne menyre masive mbi procesin e marrjes se eshtrave te Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit. Studiuesit shqiptare, ketu ne Shqiperi, e kane pasur te pamundur perpara 1991 te mesonin te verteten e ngjarjes se 14-15 shtatorit 1936 ne Shkoder, pasi keto te dhëna jepen fillimisht në revisten Cirka të datës 6 dhe 27 shtator 1936 – nr.8 dhe nr.9 faqe 141–142 (foto 13, 13/1, 13/2, 13/3, 13/4, 31/5, 31/6), sipas së cilës i pari foli profesor Ernest Koliqi (fjala e tij botohet në gazetën “Demokratia” të dt. 10 tetor, kurse Padër Anton Harapi O.F.M. foli nga shkallët e nje karroce te improvizuar pa na dhënë datën se kur është organizuar mitingu në fjalë [fjala e Padër Anton Harapit O.F.M botohet e plotë nga gazeta Demokratia e dt 03 tetor 1936]).
Por me perpara duhet pranuar qe une kisha gabuar ne te kater artikujt e mi (publikuar ne genckhoti.com sipas numrave respektive: 54, 134, 9, 56) ne lidhje me dinamiken e nxjerrjes se eshtrave, pasi isha mbeshtetur ne nje fraze te botuar ne revisten “Perpjekja shqiptare” – tetor 1936 (foto 29) ku pranohesh se me 15 shtator 1936, ne Shkoder, zbuloheshin dy varre.
Mbi kete gabim timin kishin lindur nje sere versionesh te genjeshterta, sic ishte prania e delegateve te Gjinokastres ne hapjen e varrit (foto 12), gje absolutisht e pamundur pasi varri ishte hapur perpara dates 6 shtator 1936 kur delegacioni gjinokastrit ka pas ardhe vetem me daten 14 shtator 1936. Qofte dhe vetem ky fakt , e tregon mjaft argumentueshem se e gjithe ngjarja, e ndodhur sipas propagandes perpara Bashkise se qytetit te Shkodres te jete fillim e fund e sajuar per te fshehur nje fakt dhe per te evedentuar nje fakt tjeter.
Revista “Cirka” i ka parametrat e ngjarjes me permasa krej te tjera qe e ndryshojne jo vetem autorin Bajo J. Topullin, por te gjithe ata qe shkruajten mbi kete ngjarje dhe muaren prej meje dinamiken e saj. E verteta paska qene krejt ndryshe dhe ne baze te revistes “Cirka” te dates 6 shtator dhe 27 shtator 1936 ka pasur kete dinamike:
Per here te pare informata mbi gjetjen e vendvarrimit te Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit eshte dhene ne revisten e mesiperme me daten 6 shtator 1936 (foto 13, 13/2) ne te cilen shkruhet:
“Me interesim e kuides te vijueshem te Prefektit Z. Javer Hurshitit, ne fund mund u gjet vorri i perbashket i deshmoreve Shqyptare Çerçiz Topullit e Mustafa Qullit – te vram preje malazezve ne vjetin 1914. / Vete Z. Prefekti i a dorezoi eshtnat e deshmorevet Bashkise se vendit, e cilla pret t’a diftojne deshirin e vet Bashkija e Gjirokastres e ajo e Leskovikut, qi jane respektivisht vendi i lindjes i deshmorevet. / Zblimi i vorrit e te bartunit e eshtnave ka ba nji pershtypje te mire ne Shkoder, qe ene e ka kujtimin e asaje vrase e ka dishrue gjithmone qi te mbetat e atyne atdhetareve deshmore te kene nderimin e merituem”.
Nga ky material rezulton: dy kufomat kane qene ne nje varr te perbashket. Krimi ka ndodhur ne vitin 1914 dhe ka per autoresi malazezet. Varri eshte hapur perpara dates 6 shtator dhe eshtnat jane transportuar ne Bashkine e Shkodres ku i muaren ne dorezim punonjesit e saj.
Pikepyetja ne kete rast eshte e lidhur me autoresine e krimit; dmth pyetja shtrohet: a jane malazezet autoret e vrasjes? Ne baze te nje albumi me fotografi, “Histori Shkodrane ne fotografi” me autor Pjeter Logorecin, Shkoder, Fiorentia, 2019, rezulton qe malazezet e paten rrethue Shkodren 6 muej, prej tetorit 1912 deri ne prill 1913 (parathenia e librit nga Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, f. 7) dhe ne prill te 1913 u paten terhequr prej Shkodre (f. 112-115). Te pakten terheqja ne prill e malazezeve konfirmohet nga gazetat vjeneze te atij muaji (f. 115, 118).
Terheqjen e forcave malazeze dhe vendosjen e Shkodres nen juridiksionin e KNL, kryesuar nga komandanti i flotiljes se bashkuar, admirali britanik S. Bjorn, me 14 maj te vitit 1913 na e jep studiuesja ruse Nina Smirnova ne punimin e saj, Historia e Shqiperise pergjate shekullit XX, Tirane 2004, f. 64.
Po te njejten gje na thote edhe Gazmend A. Bakiu ku pranon se me 12 prill 1913 u larguan nga Shkodra fillimisht serbet, me 24 prill 1913 u largua Esat Pashe Toptani dhe pas tre javeve ushtria malazeze (Gazmend A. Bakiu, Shqiperia Politike, Artikuj dhe fotografi, Tirane 2010, f. 36).
Ndersa ne nje botim tjeter pranohet data 14 maj 1913 si data e terheqjes se malazezve nga qyteti i Shkodres dhe vendin e tyre e zune ushtrite nderkombetare. Flamuri i Trobojnices u valevit edhe ndonje dite ne pallatin e “postes” por pa tjeter kuptim, jashte se si dekorim i njaj regjimi te kaluem anmiqesor (Pal Duka-Gjini, Jeta dhe Veprat e Gjergj Fishtes, Rome 1992, f. 88).
Pra rezulton qe ne vitin 1914 ne rrethinat e Shkodres te mos keta pasur malazez e per rrjedhoje ata nuk duhet te jene autoret e vrasjes se Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit. Ne kete pike te gjithe kane qene te interesuar te fshehin vrasesin e vertete per te eleminuar hakmarrjen e mundeshme. Me sa duket kjo eshte ditur sakte, atehere e spostuan vitin e vrasjes se dy viktimave te ketij krimi me 1915, atehere mund te krijohej perfytyrimi i ekzistences se malazezve.
Me pas informacioni eshte i lidhur me ceremonine e dates 15 shtator dhe jepet po ne kete reviste me daten 27 shtator 1936 (foto 13/1, 13/3, 13/4).
Nderimi i Shkodres eshtnavet te dy deshmoreve Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit. – Kemi diftu ne numer te kaluem (pikerisht kete fraze nuk kam vleresuar perpara 30 vjeteve, GH) se si u gjeten eshtnat e dy deshmoreve Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit. Pritej mandej nji delegacion prej vendeve te lindjes se tyne per me i a dorezua ne mendyre ma te deje prej Bashkise se Shkodres. Ky delegacion erdhi me 14 k.m. e Bashkija ne kete rase shperndau nji proklame per me caktue zhvillimin e ceremonise se dorezimit e per me grishe popullin te marrin pjese. E populli pergjegji menjihere tue rra me shumice te madhe si rrall shifet ne Shkoder.
Ne ballkon te Bashkise mbajti nji fjalim Z. Ernest Koliqi n’emen te Bashkise se Shkodres e te djelmnis shkodrane. N’ate fjalim shume te bukur pershkoi pikat kryesore historike te Shqypenis te diteve para flijimit te dy burrave tue thane se aso kohe, vetem ne Shkoder ai flamur valavitte ende i lir. E per te gjetun strehe nen hijen e shugurueme te tij shume patriote te Tosknis erdhe per te banue aso kohe ne kete gjytetin t’one…..Midis tyne dhe Çerçiz Topulli dhe Mustafa Qulli. Por “Ne qershuer u ndegjue nji batare pushkesh kah Mirdita: fatosi i Traboines, Ded Gjo Luli, u gri prej anmikut, i cilli me ushtrit e veta grabitcare hyni ne Shkoder. Flamuri i yne zbriti nga shtiza e nalte e keshtjellit e ne vend te tij u ngjit nji flamuer i huej….. Çerçisi dhe Mustafa u kapen edhe ne nji mbramje korriku u derguen jashte Shkodre kah livadhet e Shtoit. “Pershkruen ne mendyre te thekshme rrugen qi ata burra bane ate nate kah deka, pa shprese ne zemer, pse flamuri i Shqypenis permbyse gjithkah ne vend t’one, e cka asht ma zi, shqypetaret te dam e te percam, prandej “martirizimi…..jo te nji deke te vetme por te dhete dekve”. Ne fund, mbas qi ankohet se “emni Shqypni per te cilin deshmoret dhane jeten, sod nuk kumbon ma me nderimin e merituem mbi buzet t’ona i siellet djelmenis e i thote:
“As ne buzet e tueja Djaleri.
E pra vetem ne dashunin e atdheut, o Djale i ri, asht shpetimi, e jo n’ideologjina turbulluese qi nuk perkojne kurrsesi me instinktet ma te shendoshta te races s’one, jo ne formula te dyshimta e shpartalluese importue prej se jashtmi. Ket ty t’a pohojne sot keto dy atdhetare te paster qi, diqen per t’i falun Shqipnis e te gjith Shqiptareve agime te lira e te lume”.
Ne fushe te Celes para lulishtes, ne nji…… (pikerisht vazhdimi i materialit (foto 31/5, 31/6) ne kete pike te revistes e hedh poshte si te sajuar edhe foton 10 dhe 11 jo si foto, por si ngjarje, pasi prania e Ate Anton Harapi O.F.M. nuk e justifikon ekzistencen e Tij ne kete ngjarje sipas idese qe Kleriku te kete folur nga ballkani i Bashkise se Shkodres me 15 shtator 1936, GH)….tribune ndertue pastafat per kete rase e para se cilles kjene vendue arkivolat qi permbajshin eshtnat e dy deshmoreve, hypi Ate Anton Harapi e me at oratorine e vet te njoftun theku zemrat e te gjithe ndiguesavet. Keshtu i a filloi Ate Harapi: “Ndalniu! Ku veni, burra?!…(te plote fjalen e Ate Anton Harapit e keni me poshte te marre nga gazeta “Demokratia” e Gjinokastres, GH).
Ndersa revista “Cirka” vazhdon se me poshte:
“Ate Antoni u ul e para akivolave, si u avit edhe vllau i deshmorit Z. Jonuk Topulli, bashkuen te djathtat mbi eshtna te fatosavet tue u betue mbas fjalve t’Ate Antonit. Idea e bukur e shena mjaft e permalleshme kje prite me brohori prej mbare popullit.
Te Vorret Koplikej Z. Zenel Prodani, Kryetar i Bashkise, me pak fjale te bukra atdhetare ui a dorezi delegatenve eshtnat e te dy fatosave. Pergjegji delegati Z. Hajdar Vehbi tue thane se “kto eshtna po i marrim si relike per ta xane prej tyne me ruejte te paprekun kufijt e Atdheut e zemrat e shqypetarvet te bashkueme per rreth idealit kombtar…
Mbas kesaje si u nisen automobilat populli u shperda me permallim ne zemer.”
Shenim: Te gjitha forcimet e emrit me bold te Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit ne kete artikull eshte bere nga ana ime, GH.
Atehere mbi bazen e informacionit te revistes “Cirka” (dt. 6 dhe 27 shtator 1936), ne kemi mundesi te ndertojme te gjithe dinamiken kohore te ceremonise se nxjerrjes dhe marrjes te eshtrave te Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit ne menyren me te plote te mundeshme duke ju afruar te vertetes si asnjehere.
Kjo ceremoni ka kaluar neper tre faze, ku e para eshte zhvilluar perpara dates 6 shtator 1936 dhe ka pasur si aktor prefektin e Shkodres, Javer Hrushitin, dhe punonjesit e Bashkise se Shkodres. Ne ate date te panjohur Javer Hrushiti pati hapur varrin ne periferi te Vrakes (me shume mundesi duhet te ekzistojne fotografi mbi ate ngjarje dhe kjo duhet te jete aresyeja e shpikjes se fotografise me nr. 12, personazhet e se ciles mund te jene te sakte, pervec anetareve imagjinare te delegacionit gjinokastrit dhe mungeses se Javer Hrushitit, qe duhet te jete se s’ben) dhe i pati futur eshtrat ne dy arkivola te vecante. Me pas keto arkivola, ne baze te nje ceremonie te thjeshte, ju dorezuan punonjesve te Bashkise se Shkodres, e cila me 15 shtator 1936 organizon nje ceremoni madheshtore me dy pamje dhe dy kohe, por shume afer njera-tjetres.
Ekzistenca e nje personazhi, delegati Z. Hajdar Vehbi, qe merr ne dorezim eshtrat e dy personazheve tone prej Kryetarit te Bashkise se Shkodres, Z. Zenel Prodani (gjyshi i kantautorit Kujtim Prodani qe nderroi jete nga koviti ne janar 2021), na jep mundesi te shtojme se ka qene kryetari i delegacionit te Leskovikut, pasi nuk ndodhet ne listen e delegateve te Gjinokastres.
Materiali i “Cirkes” nuk e jep daten e mitingut dhe kjo duhet te kete qene aresyeja perse nuk eshte marre ne konsiderate nga studiuesit (edhe pse data e revistes ne nje fare menyre mund te justifikoje me perafersi se kur ka ndodhur). Por këtë datë e jep revista “Përpjekja Shqiptare” Nr 1, tetor 1936, faqe 49, sipas së cilës me 15 shtator 1936 në Shkodër zbuloheshin dy varret e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit. Pas mitingut eshtrat e patriotëve u nisën për në vëndlindjet e gjithseicilit ku ato të Çerçizit arritën në Gjirakastër me 15 shtator 1936 ora 4 e 30 minuta duke kaluar nëpër Berat dhe Këlcyrë (gazeta Demokratia Nr 508, datë 26 shtator 1936). Ekziston nje fotografi e delegacionit gjirokastrit (pronë e z. Qerim Vrioni) kur kalon nëpër Berat dhe ku ndodhet vetem z. Beso Gega me delegacionin nga Gjirokastra dhe Paria e Beratit. Mungesa e Enver Hoxhës ne kete fotografi duhet të argumentojë, në mënyrë suplementare, se ai nuk ka qënë në Shkodër me rastin e marrjes së eshtrave të Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit më 15 shtator 1936.
Por autori i librit mbi jeten dhe vepren e vellezerve Topulli ka nje merite: na ka dhene te shkruar aresyen perse komunizmi e perhapi dhe ja u imponoi shqiptareve pervetesimin e mitit te rreme te Çerçiz Topullit dhe perse familja Topulli e perkrahu kete perhapje dhe ate imponim. Sipas asaj qe ka dashur te shprehe autori, edhe pse e mbeshtetur nga nje manipulim flagrant te fakteve, eshte shkruar:
“Familja Topulli, per aresye te njohura, nderohej e cmohej nga regjimi komunist. Emri dhe vepra e Bajos dhe Çerçizit u lartesuan ne Luften N.Ҫ.L. e me pas dhe u perdoren me te drejte ne favor te ceshtjes kombetare. Vec te tjerash, ne gjithe ate afrim e lartesim kishte ndikimin e vet edhe fakti qe vete Enver Hoxha me 1936 kishte marre pjese ne ceremonine percjellese te eshtrave te Çerçizit nga Shkodra, kishte folur e qe fiksuar ne fotografi nga i famshmi Marubi ne ballkonin e Bashkise, perkrah Petër (keshtu eshte ne tekst, GH) Antonin, E. Koliqin e te tjere, ashtu sic mbajti edhe nje fjalim memorial mbi varrin e Bajos ne
Gjirokaster. Te gjitha keto i benin nder Bajos e Çerçizit, por, pa mohuar edhe tjetren: ato i benin nder, lartesonin e pasuronin vete CV e E. Hoxhes, sidomos CV e rinise se tij. Jo me kot fotografia e shume-njohur ne ballkonin e Bashkise se Shkodres botohej e ribotohej, e retushuar dhe e “riformatuar” ne dhjetra e dhjetra libra e albume, jo me kot fjalet e tij mbi varrin e Bajos jo vetem citoheshin e komentoheshin, por edhe “nxirreshin” e i atriboheshin ide e pikepamje shume te avancuara. E tille eshte koha e keshtu e donte propaganda. Edhe ne vete kenaqeshim e na vinte mire e mbare kur i degjonim e i shikonim” (f.243).
Atehere, nga ky rrefim i “sinqerte”, a kemi te drejte te themi se triumfi i komunizmit erdhi si rezultat i bashkeveprimit te disa familjeve nacionaliste me te ne dem te shumices se familjeve te tjera nacionaliste? Te pakten kjo do te kuptohet kur te bejme nje ballafaqim midis asaj qe eshte thene pas 1945-ses dhe asaj qe eshte thene perpara 1945-ses, kur duket roli dhe permasat e ketij roli ne ate triumf shkaterrues per Kombin tone.
Por ka dhe nje rrefim tjeter te “sinqerte” te autorit kur shkruan (f. 343): “Sa here shikonim fotot e Enverit ne bashkine e Shkodres me 1936, e dinim mire se prane tij, madje para tij, kishin qene e kishin folur burra te tjere te medhenj e te shquar. Ne rrethe te ngushta mundoheshim te percaktonim se cila nga figurat e retushuara apo te hequra nga fotoja ishte e Javer Hrushitit, cila e Pater Anton Harapit, Ernest Koliqit, Beso Geges e me radhe…E vura kete pjese te “sinqerte” te autorit per t’i treguar te afermve te tij dhe shqiptareve se e gjithe kjo nuk ka gjasa te kete ndodhur per shume e shume aresye:
1- Ceremonia nuk eshte zhvilluar e gjitha perpara Bashkise se Shkodres ku te jene ndodhur te gjitha personalitetet e njohura qe muaren fjalen ne ate ceremoni (nga te dhenat rezulton qe nga ballkoni i Bashkise ka folur vetem Prof. Ernest Koliqi), por edhe perpara postes se qytetit ku foli At Anton Harapi O.F.M.. Atehere per cilen faze te ceremonise flet Bajo J. Topulli? E meqenese permend ballkonin e Bashkise, rezulton qe vetem Prof. Ernest Koliqi te kete folur nga ai ballkon, por qe nuk ekziston ne asnje foto.
2– Javer Hrushiti nuk ka marre pjese ne ceremoni (pervec fazes se pare per te cilen nuk kemi asnje fotografi) e per rrjedhoje nuk ka pasur si te jete neper fotografi te njohura.
3- Pater Anton Harapi O.F.M. nuk ka qene fare ne tribunen e krijuar ne kete rast, pasi Ai ka folur mbi nje karroce te improvizuar, gje te cilen autori e ka paqyruar ne nje fotografi te librit te tij mbi vellezerit Topulli (pas faqes 448 ku ndodhen 16 faqe shtese me foto dhe fotoja e At Anton Harapit mbi karroce ndodhet ne f. 10 me keto foto).
4- Populli shqiptar, e per rrjedhoje edhe autori i librit mbi vellezerit Topulli, xhaxhallareve te tij, e kane marre vesh kete ngjarje vetem pas shtatorit 1970, kur shkrimtari Fadil Kraja botoi ne gazeten lokale te Shkodres, “Jeta e Re”, lajmin e “dhurimit” te fototekes Marubi shtetit shqiptar dhe problemi i fotos se Bashkise se Shkodres me Enver Hoxhen duke folur nga ballkoni solli ne rend te dites percjelljen e eshtrave te Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit. Perpara kesaj date kerkush ne Shqiperi nuk dinte gje per ate ngjarje, pervec deshmitareve okulare ne mitingun e Shkodres me 1936, qe ishin akoma gjalle dhe te shumte. Dhe pikerisht pas kesaj date filluan shpikjet ne fushen e historise per kete ngjarje dhe sasia e “kompetenteve” u rrit ne menyre te frikshme.
Por nga i gjithe kjo literature qe analizuam ne kemi pergatitur perfundimet qe lidhen me menyren se si eshte realizuar ndryshimi i boshtit Biologjik, Social dhe Fetar i shqiptareve nga fundi i shek. te XIX dhe fillimi i shek. te XX-te; aresyet e ketij ndryshimi dhe autoresine me pretendimin se gjitheshka e shkruar mbi Bajram (Bajo)-Çerçiz Topullin ka pasur vetem nje qellim: te mos zbulohet se te kujt boshti biologjik jane shqiptaret e jugut, sidomos pjesa muslimane e tyre.
Nga i gjithe ky material i parapare rezulton se kemi te bejme me nje person historik me dy pamje: njera e mbeshtetur mbi thashe e theme individuale, interesat familjare dhe “dokumenta” te sajuara kryesisht ne Shqiperi dhe, tjetra, e mbeshtetur ne dokumenta historike bashkangjitur kryesisht ngjarjeve ne Turqine Otomane dhe shtypin e kohes. Por kjo nuk i ka penguar historianet, studiuesit, analistet, kineastet, te afermit e Bajram (Bajo) dhe Çerçiz Topullit, te ngrene ne menyre manipulatore nje figure historike qe ka jetuar per Kombin Shqiptar dhe ka dhene jeten per kete Komb (Çerçiz Topullin) dhe te fshehin nje figure historike qe ka luajtur nje rol vendimtar ne vendosjen e alfabetit te Gjuhes Shqipe ne Kongresin e Manastririt-1908 (Bajram/Bajo Topullin).
Figura e Çerçiz Topullit eshte manipuluar ne menyre te tille sa eshte konsideruar si udheheqesi kryesor i kryengritjes se madhe qe solli domosdoshmerine e Pavaresise se Shtetit te shqiptareve, gje jo vetem e pasakte si fakt, pasi ne Jugun e shqiptareve nuk ka pasur kryengritje te tille, por dhe si teresi ngjarjesh te lidhura me vitin 1912, pasi aktiviteti real i Çerçiz Topullit shkon deri ne mesin e vitit 1909 kur luftoi per rrezimin e Sulltanit nga froni. Te gjithe te tjerat, nga mesi i vitit 1909 deri me 1914, jane sajesa lehtesisht te vertetueshme. Dmth ato qe shkruhen per personazhet tone pas 1945 jane pergjithesisht pikepamje individuale dhe jo fakte historike.
Se sa te sakta jane te gjitha keto pretendime te para ne pjesen e pare, pergjate periudhes 1945-2008, do te duket ne materialet e thena perpara vitit 1945, kryesisht ne Gjinokaster, dhe ne Bote pergjate periudhes 1928-1984, qofte dhe vetem per figuren e Çerçiz Topullit.
II– Ja cfare eshte thene hapur perpara 1945-ses ne Shqiperi dhe mbas 1945-ses neper Bote mbi figuren e Bajram (Bajo) – Çerçiz Topullit (por pasi ta lexoni kete material shqiptaret duhet t’i bejne pyetjen vetes: padija e shqiptareve vjen vetem per shkak te arsimit te detyrueshem apo per shkak te nje defekti familjar te imponuar pas 1945-ses nga pushteti politik?):
Ballafaqimi i materialeve te shkruara pas 1945-ses me ato te shkruara para ketij viti na jep ne dore argumentin me kryesor te menyres me fillestare se si eshte krijuar miti i rreme mbi Çerçiz Topullin ne krahinen e Gjinokastres (keshtu e ka pase emrin ai qytet perpara 1945-ses) dhe kush eshte autori me i pare i ketij miti te krijuar ne menyre artificiale.
Keto materiale do te sherbejne per te bindur edhe ata individe qe pretendojne se i dine mire keto pune mbi “bemat historioke” te Çerçiz Topullit dhe “lidhjet e fshehta” qe disa personazhe ne Gjinokaster kane pasur midis tyre dhe qe fantazia e studiuesit dhe gazetarit i ka perpunuar pas 1945-ses duke i botuar sikur jane shkruar perpara 1945-ses.
Fotografia dhe permbajtja ne forme e jetes se Çerçiz Topullit duhej te ndodhej ne librin Shqipria 1927 (ne faqet 38-41), ku jepen pamjet nga Korca, Kolonja, Leskoviku, Tepelena, Saranda, Durresi ne kohen e okupacionit grek me 1914, meqenese pranohet sikur ka qene nje luftetar ne mbrojtje te atyre trojeve shqiptar nder ato vite qe ka luftuar kundra tyre. Por kjo nuk ka ndodhur dhe per here te pare per jeten dhe vepren e Çerçiz Topullin ne Shtetin Shqiptar flitet ne gazeten lokale te Gjirokastres “Demokratia” e cila, pas kujtimit per here te pare, pasqyron aktivitetet e atij qyteti, ku me daten 14 janar 1928 pronari i kesaj gazete boton artikullin: “Per ÇERҪIZ TOPULLIN” (foto 16).
Por me perpara duhet ditur se kryetar i Bashkise se Gjinokastres nder ato vite (1925-1928; – sipas autorit te librit mbi vellezerit Topulli, Bajram (Bajo) Topulli ka qene kryetar i Bashkise se Gjirokastres ne vitet 1926-1929, – f. 353) ka qene vete Bajram (Bajo) Topulli, vellai i Çerçiz Topullit, cka con ne dyshime se shtytesi i asaj ngjarje te kete qene vete ai duke sakrifikuar lavdine e vetvetes. Permbajtja e ketij artikulli tregon menyren se si i kuptonin intelektualet gjinokastrite problemet e Historise se shqiptareve ne ate kohe dhe si duhej ndertuar propaganda e kesaj historie. Vini re se cfare shkruhej ne ate artikull dhe si kapercehej roli negativ i veprimtarise se individit dhe si evidentohet roli pozitiv pa na dhene asnje shembull se cfare kujtimesh te mira u ka lene gjirokastriteve aktivitetit personal i Çerçiz Topullit, metode kjo qe do te perdoret pas 16 vjeteve, ne sens te kundert, kur luftetaret e Ҫeshtjes Kombetare do te konsiderohen reaksionare me titullin “Armik i Popullit” e do te pushkatohen, ndersa kriminelet e hajdutet do te behen heronj te popullit dhe do te nderohen per krimet e kryera:
“PER ҪERҪIZ TOPULLIN
Çerçiz Topulli eshte nje emer plot kujtime te mira e te hidhura per qytetin tone dhe qe zuri te humbase pa lene ndonje shenje nga pas (pikerisht kjo fraze tregon se figura e personazhit tone na paska pasur disa kujtime te hidhura, por qe asnjeri nuk i ka vene ne dukje hapur se cila eshte permasa e tyre. Evidentimi i ketyre te “hidhurave” perben objektin e kapitullit te 3 te ketij studimi duke na argumentuar se cfare eshte e sakte dhe cfare eshte e shpikur pas 1928 mbi figuren e Çerçiz Topullit dhe perse autori nuk i permend ato. Ne kete rast lind pyetja: cfare fshehin ato ne realitetin historik te ndodhur? GH).
Do te cuditeni, nofta, me keto fjale, po nga ana tjeter e dini mire pse flas keshtu; se Çerçiz Topulli eshte njeriu, me te cilin nuk mburret vetem shtepia Topulli, po tere Gjinokastra, dhe se fundi tere Shqiperia. Sidomos qyteti yne ka te mburret shume vjet me rradhe. Po mjerisht vjeft’ e ketij burri nuk u-çmua as kur ishte gjalle e as tani qe eshte i vdekur.
Çerçiz Topullin, i cili na nderoi per jete, e haruam dhe e lame me nj’ane, si ndonje cerge te vjeter.
Eshte turp i math per ne Gjinokastritet per sjelljen qe kemi mbajtur dhe po mbajme kondrejt D e s h m o r i t te K o m b i t.
Çerçizi ishte nje nga trimat e ralle, ishte nje luan. Kete e pranon tere Shqiperia. Po kush j’a diti nga ne?
Asnje!
Ne qofte se do te mbajme edhe kete qendrim, dhe nuk do te kerkojme qe Çeços t’i ngreme nje statyje, te jemi te sigurte se me kete sjellje nuk i bejme as nonje nder vetehes, dhe se gjenerate e re do te na thote J a z e k!
Kam patur rastin e mire te jem ne leter-kembim me kultorin e ri shqiptar zotin Odhise Paskalin, i cili ndodhet ne Tirane. Mbi pyetjet e mija se sa munt te kushtoje nje b u s t natyrel per Çerçizin, me pergjigjet se, ndonse nje i huaj do te kerkoje per te bere nje te ketille 400-500 napolone, ai mund t’a beje vetem per 200 napolone. Kete sakrifice zoti Odhise Paskali e ben si nje bir i ketij vendi dhe si per detyre patriotike.
Me duket se suma qe duhet per te bere nje b u s t per D e s h m o r i n e K o m b i t nuk eshte nonje sum’ e madhe. Mjafton te kemi deshire.
Bile une per vetehe t’ime kete pune e shoh te lehte te behet, dhe jam i sigurte se tere qytetasit, ashtu dhe tere shqiptaret do te pergjigjen ne kete vepre me ndihmat e tyre te vogela e te mbedha.
Se kjo eshte nje vepre qe na nderon dhe na ve ne radhen e popujve te qyteteruar, qe dine te nderojne deshmoret e kombit.
Presim, pra, pa-durim nisjativen dhe realizimin e kesaj vepre me rendesi te madhe.
XHEVAT KALLAJXHI”
Shenim: Te gjitha forcimet e emrit me bold te Çerçiz Topullit ne kete artikull eshte bere nga ana ime, GH.
Pas disa diteve (19 Shkurt 1928) ne Gjinokaster behet mbledhja e Keshillit Bashkiak qe ka ne rend te dites edhe kete propozim te gazetarit Xhevat Kallajxhi. Bashkia boton thirrjen per kete problem ne gazeten “Demokratia”, por qe ishte propaganduar edhe nga gazeta “Dielli” e Bostonit me 13 Prill 1928 si nje komunikim nga Gjirokastra drejt Bostonit. I gjithe ky material botohet me 16 tetor 1978 ne gazeten “Dielli” te Bostonit, Mass., U.S.A. (foto 17) nen emertimin: “Historia e monumentit te Çerçiz Topullit” (foto 18, 19, 20. Foto te dt. 10.11.2020.) ku tregohet pikerisht ajo ngjarje e Shkurt-Mars 1928 me titull: “SI E KANE SHTREMBERUAR KOMUNISTET DHE SI ESHTE E VERTETA”.
Kete artikull po e publikoj te plote pasi prej tij buron menyra dhe autoresia e krijimit te mitit te rreme te Çerçiz Topullit (edhe vetem fakti qe autori i librit mbi Bajo dhe Çerçiz Topullin nuk i ka publikuar keto materiale edhe pse ato gjenden ne gazeten “Demokratia” te Gjirokastres me pronar Xhevat Kallajxhi, tregon se permbajtja e jetes dhe vepres se Bajo dhe Çerçiz Topullit saktesisht nuk eshte ajo qe ka paraqitur nipi i tyre). Ky material ze nje kollone e gjysem te faqes 6 (kollona 3-4) te gazetes Dielli, Boston, Mass. U.S.A. October 16, 1978 si me poshte:
“Historia e monumentit te Çerçiz Topullit
SI E KANE SHTREMBERUAR KOMUNISTET DHE SI ESHTE E VERTETA
Disa kohe me pare, shoku Lefter Dilo, drejtori i muzeumeve ne Gjirokaster, botoi ne nje nga revistat e Tiranes nje artikull, ne te cilin thoshte se inisiativen per ngrehjen e monumentit te Çerçiz Topullit ne Gjirokaster e kishte marre Enver Hoxha! Shoku Dilo e ngrinte ne qiell shokun Enver me levdata te shumta “per inisjativen qe kishte marre per kete veper patriotike te shquar ne nje kohe kur ishte teper i ri”.
Kjo nuk eshte aspak e vertete. Eshte vetem nje perralle kurdisur ne imagjinaten e shokut Lefter Dilo, per aresyet e tij. Por i gjori Dilo, duke jetuar ne nje shoqeri te mbyllur, nuk mendoi se historia e monumentit te Çerçiz Topullit ishte botuar edhe ne revista dhe gazeta qe dilnin asikohe jashte Shqiperise dhe keshtu mund te zbulohej nje dite e verteta. Enver Hoxha nuk ka pasur as nje lidhje me kete inisiative, te cilen e pat marre dikush tjeter. Ne kete rast nuk flasim me prralla, si Lefter Diloja, por flasim me fakte te gjalla. Si fakt te papergenjeshtruar, ketu me poshte ribotojme tekstualisht “Thirrjen” qe eshte botuar ne gazeten “Dielli” te Bostonit 50 vjet (kjo fjale, e nenvizuara, nuk gjendet ne tekst, GH) te shkuara:
THIRRJE
(Na komunikojne nga Gjirokastra thirrjen qe pason “Dielli”)
Gjirokastrite!
Me nisjativen e Drejtorit te gazetes se ketushme “Demokratia”, zotit Xhevat Kallajxhiut, me 19 Shkurt 1928 u mbajt nje mbledhje per t’i ngrehur nje monument Çerçiz Topullit.
Te mbledhurit e pelqyen kete mendim dhe formuan nje komision te perbere nga te nenshkruarit, qe te mbledhin fonde per te realizuar kete qellim patriotik.
Gjirokastrite!
Cdo komb eshte bere me mundimet dhe gjakun e deshmoreve te vet. Edhe Kombi Shqiptar ka idealistet e tij, qe u perpoqen dhe sakrifikuan vetehen e tyre per kete qellim te shenjte. Nje nga keta deshmore eshte edhe Çerçiz Topulli.
Ne kohen kur Shqiperia lengonte akoma nen thundren e Osmanlliut, Çerçiz Topulli me pak trima te zgjedhur beri malet e Toskerise te oshetijne nga zeri i nacionalizmes shqiptare, e cila sapo kish filluar te zgjuhesh nga gjumi i nje roberie prej pese shekujsh.
Çerçiz Topulli luftoi si hero dhe vdiq si hero.
Çeçua i kenges popullore eshte nje simbol patriotik i ndritur per gjithe Shqiperine dhe vecanerisht per Gjirokastren. Qyteti yne ka te mburret shekuj me radhe me kete luftetar legjendar te Rilindjes s’one kombetare. Po, nga ana tjeter, qyteti yne e ka per detyre qe t’a perjetesoje kujtimine e tij ne nje menyre me te prekeshme, qe t’u permendij brezavet te ra se edhe qyteti i Shpatajvet pati trimat dhe deshmoret e vet per idealin kombetar.
Dhe nje kujtim i tille i Deshmoreve te Kombit eshte menyra me e mire per nderimin e tyre; kjo eshte nje detyre nga e cila s’mund te shtremengemi.
Gjirokastrite!
Brengat e Shtetit te ri Shqiptar, dhe zaptimet e huaja, nuk na lejuan qe t’a bejme kete detyre me pare. Por sot erdhi koha. Dhe kjo detyre, sido qe i bie gjithe Shqiptarevet, na perket vecanerisht neve, se Çeçua eshte nje glorje e qytetit t’one.
Prandaj mbledhja e 19 Shkurtit vendosi qe statuja te ngrihet vetem me fonde gjirokastrite.
Listat e ndihmave jane hapur dhe gjer sot rezultatet jane te kenaqeshme.
Po qe te gjithe duhet te japim ovullin t’one per te mbaruar kete veper patriotike. Statuja do te provoje se dime te nderojme bashkeqytetaret t’and qe kane sakrifikuar jeten e tyre per te bere Shqiperine e Lire qe po gezojme sot.
Emrat e tere atyre zoterinjve qe do te marrin pjese, me ndihmat e tyre, ne kete fushate patriotike do te botohen ne gazeten “Demokratia”.
Ndihmat duhen derguar te Sekretar-Arketari i Komisionit, zoti Xhevat Kallajxhi ketu ne Gjirokaster.
Kryetari Beso Gega; N-kryetari Galip Cano; Anetaret Sami Kokalari, Foto Tola, Elmas Hajderi, Vasil Lito, Xhevdet Xheneti, Aleks Ceci, Bame Mezini; Sekretar-Arketari Xhevat Kallajxhiu. Gjirokaster, 27 Mars 1928.
+++
Sic shihet qarte nga kjo thirrje, e cila eshte botuar ne faqen 4 te gazetes “Dielli” te dates 13 Prill 1928, inisjativen per ngrehjen e monumentit te Çerçiz Topullit e kam marre une. Ne marrjen e kesaj inisjative une kisha ne dore, pervec avantazheve te tjera, edhe gazeten “Demokratia”, e cila perbente nje mjet te forte per te perkrahur dhe per te trumbetuar nje fushate te tille.
Me cilesine time si sekretar-arketar i Komisionit te Monumentit te Çerçizit, une shkrova thirrjen, bera cdo veprim dhe korespondence, mblodha te hollat nga qytetaret dhe gjirokastritet e Amerikes duke u leshuar deftesa; bera marreveshjet me skulptorin Odise Paskalin, qe mori persiper ngrehjen e monumentit, dhe i pagova te hollat gjer ne qindarken e fundit. Pervec kesaj, une mbajta fjalimin kryesor (foto 13) kur u be ceremonia e zbulimit te monumentit, ceremoni ne te cilen mori pjese edhe patrioti Salih Butka.
Kjo eshte krejt e verteta dhe Enveri as hyn fare ne kete ceshtje, i cili, kur u mbajt mbledhja me 19 Shkurt 1928, ishte nja 19 vjec dhe student ne shkolle shume larg nga Gjirokastra. Ai s’kish asnje dijeni – dhe s’kish mundesi te kishte dijeni – as nga inisjativa dhe as nga ndonje veprim tjeter lidhur me monumentin. Prandaj cuditem, natyrisht jo nga Lefter Diloja, por nga shoku Enver se si ky pranoi ta pervetesoje “inisiativen per kete veper patriotike”, qe nuk i perket aspak. Dhe e pervetesoi nga kush? Nga ai te cilin e cilesoi me tallje ne Gjirokaster ne muajin mars si “nje fare Xhevat Kallajxhiu”!
Kerkoj ndjese nga lexuesit qe mbusha nja dy shtylla te “Diellit” per nje ceshtje qe ndoshta nuk u intereson. Me gjithe kete, mendoj se ky shkrim mund te kete nje fare vlere: eshte nje tjeter shembull i vogel qe ve edhe nje here ne dukje shtremberimet dhe genjeshtrat e komunisteve….
Xhevat Kallajxhiu”
Shenim: Te gjitha forcimet e emrit me bold te Çerçiz Topullit ne kete artikull dhe vendosja e germes Ç eshte bere nga ana ime, GH.
Nuk besoj se vihet ne dyshim qe gazetari Xhevat Kallajxhi eshte autori me i pare i krijimit te mitit te rreme te Çerçiz Topullit per aresyet e tij personale, por qe per ate kohe ishte e kufizuar brenda qytetit-krahines se Gjinokastres. E dhena e gazetarit Xhevat Kallajxhi ka brenda edhe nje informacion mbi arsimimin e Enver Hoxhes, qe ne vitin 1928 rezulton te kete qene me studime shume larg Gjinokastres. Sa larg dhe ku? Ja qe kjo e dhene kerkon nje informacion shtese!
Por Xhevat Kallajxhi duke e parashikuar manipulimin e kesaj ngjarje boton ne revisten Minerva, Nr. 20, me 15 maj 1934, f. 13-14, artikullin: “Idea dhe realizimi i monumentit te Çerçizit” (foto 21, 22), i cili ka te dhena konkrete mbi ate qe ndodhi ne Gjinokaster me 18 mars 1934, me permbajtjen e meposhtme:
“Ne Nendorin e vitit 1927 po kthehesha nga nje udhetim qe bera gjer ne Itali, te cilen e vizitoja per te paren here. Si nje vend i perparuar me terhiqte dhe me bente te admiroja veprat e bukura te tij. Por ato qe roberonin vecanerisht zemren t’ime ishin monumentet madheshtore qe zoteronin ne pjacat e shumta te qyteteve te ndryshme te Italise. Thoshja me vete: a do te vije valle dita qe dhe ne te ngrehim te tilla monumete? – Kush e di! Me gjithe kete, zeri i shpreses me pergjigjesh “po”!
Nga Italia u-ktheva ne Tirane, ku qendrova nonje jave. Nje dite isha duke shetitur ketu me kushuririn t’im zotin Masar Kallajxhine, te cilit po i tregoja ndershtypjet e udhetimit. Po fjala ime, si per cudi, perqendrohesh rreth monumentevet, te cilet kishin terhequr tere admirimin t’im. Prandaj nuk mungova qe pyetjen qe beja me zemer ne Itali t’i a beja me goje edhe Masarit ne Tirane. Ky me nje lehtesi te madhe te gjuhes, me thote: Ngrehja e nje monumenti nuk eshte aspak pune e rende. Duhen vetem vullnet dhe vendim. Po, mbi te gjitha, duhet nisjative. Bile – shton Masari – edhe ngrehja nuk do te kushtoje shume, sepse kete mund t’a beje dhe mire edhe me lire z. Odhise Paskali, i cili eshte nje skulptor me vlere e me talent. Ketu bisedimi mori nje sgjerim dhe sa sgjerohesh ai as ndizesh zjari i shpreses dhe deshires s’ime. Perfundimi qe ky: qe Gjirokastra duhet t’i ngreje nje statyje Çerçiz Topullit.
Nderkaq ndahemi. Ne kete kohe e siper nuk mungova te barros Masarin qe te meret vesh edhe ai me Odise Paskalin, te cilin nuk isha fatin t’a njihja personalisht, se sa do te kushtonte poshte-lart monumenit dhe te me shkruante.
*
Ngrehja e ketij monumenti ishte bere me nje ide fiks per mua. Me kete mendim, pra, kthehem ne Gjirokastre dhe qe ketej fillova te vihem ne letrekembim me zotin Odise Paskalin, i cili nuk mungoi te me jape nje tok shpjegime. Me pas me dergoi edhe nje projekt-plan te statyjes, kostimi plotesisht i se ciles do te arrinte nj’a 500 napolona.
Ne 14 janar 1928 botova me neneshkrimin t’im nje artikull ne fletoren “Demokratia” me titullin “Per Çerçiz Topullin” (foto 16, GH). Me kete artikull u tregoja bashkeqytetareve te mij Gjirokastrite detyren qe kishin per ngrehjen e nje monumenti per deshmorin e math te tyre. Ja ketu disa pjese te atij artikulli: “Çerçiz Topulli eshte nje emer plot kujtime te mira (ne fakt ne ate artikull autori ka te shtuar edhe fjalen “e te hidhura”, GH) dhe qe na nderon e na ben te mburremi, po qe, per fat te keq, filloi te harohet, duke mos lene as nje shenje prapa.
“Na takon detyra qe kujtimin e ketij deshmori te math kombetar t’a perjetesojme ne nje statyje, ngrehja e se ciles do te na nderoje dhe do te na vere ne nje radhe me popujt e qyteteruar, qe dine te nderojne deshmore e kombit.
“Duhet te tregojme mirenjohesine t’one, per ndryshime do te propvojme se nuk e meritojme lirine dhe se brezat e ra do te na thone jazek! Po, duke ditur se shqiptari e ka tradite mirenjohesine, jam i bindur se kjo thirrje do te pritet me gezim dhe pra do te meret sa me pare nisjativa per realizimin e kesaj vepre me rendesi te madhe patriotike”.
Kjo thirrje nga shume njerez u-prit mire, po kaq dhe asgje me teper. Ditet shkonin dhe ceshtja mbetesh ne heshtje, gje e cila me bente te deshperohesha. Ne kete rast per mua mbeteshin dy gjera: ose te vendosja t’a merrja vete nisjativen ose t’a lija punen te merte rugen e hareses. Po me ne fund vendosa te preferoj te paren. Keshtu passi u a njoftova me pare qellimin autoritetevet, mbajta ne 19 Shkurt 1928 nje mbledhje ne sallen e ish cinemase “Ideal” te ketij qyteti, ne te cilen muaren pjese shume veta. Midis te ftuarvet shquanin edhe ZZ. Fejzi Alizoti, Sami Kokalari, Jorgji Meksi, Xhevdet Xheneti, Beso Gega, Vasil Lito, Aleks Ҫeçi e te tjere.
Hap mbledhjen dhe me nje fjalim te gjate tregoj sherbimet e mbedha patriotike te Çerçizit dhe pra detyren qe na takon per ngrehjen e nje monumenti per ‘te. Te mbledhurit e priten kete mendim me duartrokitje te zjarta, me pas muarne fjalen me radhe ZZ. Fejzi Alizoti, Xhevdet Xheneti, Sami Kokalari, Besi Gega e te tjere, te cillet, passi levduan kete nisme, cfaqne mendimin qe ngrehja e statyjes te behet vetem me ndihmat e Gjirokastres. Edhe ky mendim u-pranua unanimisht. Pastaj mbledhja sgjodhi nje komision te posacem, te perbere nga keta zoterinj: Beso Gega, Galip Ҫano, Sami Kokalari, Vasil Lito, Xhevdet Xheneti, Aleks Ҫeçi, Foto Tola, Elmas Hajderi, Bame Mezini dhe prej meje. I pari nga keta u-sgjodh nga komisioni si kryetar, i dyti si nenekryetar dhe kush shkruan si sekretar-arketar.
Nderkaq une, duke filluar me pare nga vetija, hapa fushaten e ndihmave, shume e shkruar e te cilave arriti ate dite 3600 fr. Ari. Si mori fund kjo, mbledhja u-shpernda.
Me 22 Mars po te atij viti u-botua ne fletoren “Demokratia” – e cila u-vu falas ne dispozite te Komisionit – nje Thirrje (foto 14) e neneshkruar nga te gjithe anetare e Komisionit, me te cilen ftoheshin tere Gjirokastritet, brenda dhe jashte Shqiperise, qe te shoqeroheshin me ndihmat e tyre ne realizimin e kesaj vepre patriotike.
Puna gjer ketu vente mbare, kur me pas, per fat te keq, ndodhi ajo qe ndodh shume here nder ne: ceshtja u ftoh, enthusiazmi u-shua dhe shume nga ata qe ishin shenuar nuk aferoheshin te jepnin ndihmat e tyre. Te hollat e mbledhura perbenin nje shume te vogej, me te cilen s’mund te behesh asgje.
Shkuan shume kohe keshtu ne heshtje dhe e merni me mend sa vuante shpirti im kur shihja se nisjativa e mare prej meje po shkonte drejt deshtimit. Po duket nuk ishte thene qe kjo vepre te mbetesh ne mes. Nje mengjes te bukur te Prillit te vitit 1930 postieri leshon ne doren t’ime nje leter nga Amerika, e cila midis te tjeravet permbante edhe keto:
“I dashur zoti Sekretar-Arketar. Kam nderin t’Ju bej te njohur se Shoqeria e Gjirokastriteve “Drita” sot ne 30 te Marsit 1930 mbajti kuvend te hapur. Kuvendi perbehej prej tere anetarevet te kesaj Shoqerie. Ky kuvend vendosi me nje ze qe te hollat e kesaj Shoqerie, t’investuara ne Banken Amerikane East. Pittsburgh Saviges and Trust. Co, te dhurohen per t’i ngritur nje statyje Heroit Kombetar, Deshmorit te madh Çerçiz Topullit. Te hollat perbejne perafersisht dollare 1300….Per kete vepre te larte, “Drita” uron sukses”
Kryetari i Shoqerise “Drita” dhe
Chairman’ i Kuvendit
Fuad Babameto
*
U-enthusiazmova dhe zemra ime filloi te denderoje te rahurat e saj nga ky gezim i jashtezakonshem. U-ngrita me nje here dhe po bridhja tutje-tehu tregut qe te gjeja anetaret e Komisionit dhe shoket per t’u-njoftuar kete sihariq te math. Njekohesisht shpejtova t’i dergoj zotit Babameto nje leter-pergjigje, ne te cilen midis te tjerave i thoshja:
“I nderuari Zoti Fuad Babameto,
Pas nje lufte shpirterore te vazhdueshme, lufte e nje deshperimi te pa-mase, befas letra Juaj, qe mora javen e shkuar, sgjoi ne zemren t’ime ndjenjat e nje gezimi te jashtezakonshem. E kuptoni dhe vete se c’fare mundimi te brendeshme po heq shpirti i nje nisjatori, si une, kur sheh me hidherim se vepra e tij jo vetem qe s’po vete perpara, po here-here tregon dhe shenjat e nje deshperimi. Nisjativa ime per nje vepre me rendesi te madhe kombetare, sic eshte ajo e ngrehjes se statyjes se deshmorit te math te Kombit Çerçiz Topullit, po shkonte drejt nje ruge te veshtire, drejt deshtimit, gje e cila do te ishte per faqe te zeze, nje turp per te gjithe bijt e ketij qyteti. Por shpresa ime nuk ishte zhdukur. Brenda ne thellesit e shpirtit t’im fshihesh nje gje, e cila me bente te qendroja i pa-tundur ne vepren e nisur. Dhe me te vertete nuk dolla i genjyer. Bijte e Gjirokastres kreshnike te Amerikes, e shkuara kombetare e te cilevet eshte plot lavdi dhe te cilet e cmojne shume e shume mire kete veper nga cdo gje tjeter gjirokastrit, nuk mbetne indiferente, po, si kurdohere, edhe tani folen fjalen e fundit ne kuvendin e shoqerise se tyre “Drita”. Ky gjest, i cili u-prit me nje gezim te math, nderon lartesisht Ju dhe tere shoket t’Uaj. Po mbi te gjitha nderon Gjirokastren, e cila ka sy e faqe te mburet dhe te levdohet qe ka djem si Ju dhe shoket t’Uaj te ngopur me ndjenja atdhetarie, djem qe dine t’i pergjigjen sic duhet cdo thirrjeje qe behet me nje qellim te larte dhe per nje vepre kombetare. Dhe nje nga keto vepra eshte ajo qe Ju dhe shoket t’Uaj vendosne ne kuvendin e 30 Marsit.
Nderkaq Ju paraqit Juve dhe shokeve t’Uaj e te mi gjirokastrit t’Amerikes pershendetjet dhe pergezimet e mia me te thella per kete vepre te shquar, e cila do te kujtohet me admirim ne cdo rast qe syt e shikuesit do te drejtohen nga statyja e deshmorit te math kombetar Çerçiz Topullit.”
*
Pervec ndihmes se siperme ishin derguar nga gjirokastritet e Amerikes edhe disa ndihma te tjera. Po ndihma e shoqerise “Drita” plotesoi tere shumen e nevojshme. Tani s’mbetesh gje tjeter vecse te veprohesh. Komisioni, pra, u-vu me nje here ne levizje dhe shpejtoi te kerkoje oferta nga skulptore te ndryshem te huaj. Paraqiten oferta later skulptore, duke derguar njekohesisht edhe nga nje projekt-plan te statyjes. Njeri nga keta ishte edhe skulptori i mire-njohur shqiptar Z. Odise Paskali, i cili me von erdhi dhe vete ne Gjirokaster. Mblidhet Komisioni dhe, passi studioi planet dhe ofertat, vendosi qe ngrehjen e statyjes t’i a besoje skulptorit shqiptar, jo vetem pse ky mbante konditat me te mira po edhe sepse me kete menyre perkrahte artistin e vetem qe kemi sot. Dhe ne kete gje nuk u-gabua aspak. Monumenti i Çerçizit eshte nje vepre arti qe e nderon skulptorin t’one, i cili me te provon se e zoteron mire mjeshterine e holle te tij.
Theksoj ne kete rast se qe nga dita e nenshkrimit te kontratos e gjer diten e ngrehjes se monumentit, qe vazhdoi nje kohe me teper se dy vjet, Komisioni ndeshi ne shume pengime te pa-pritura, po, me gjithe kete, u kapercyen. Velen te permendet se ne kapercimin e ketyre pengimeve ndihmoi mjaft edhe Z. Sami Kokalari, Kryetari i Bashkise dhe me von Kryetari i Komisionit.
Kjo eshte shkurtazi historia e idese dhe e realizimit te statyjes se Çerçiz Topullit, qe zoteron sot ne pjacen e bukur qe ndodhet ne hyrje te qytetit te Gjirokastres.
Xhevat Kallajxhi”
Vetem se ky material eshte pak si me ndryshe nga panorama populiste qe paraqet Bajo Jonuz Topulli ne librin e tij mbi vellezerit Topulli (f. 308-313), pasi perfundimi eshte qe shqiptaret e Amerikes ishin ata qe e ndertuar monumentin e Çerçiz Topullit me fondet e tyre, ne saje te inisiatives dhe perkushtimit kembengules te Xhevat Kallajxhiut dhe kerkush tjeter. Kete gje autori Topulli nuk ka pasur deshire ta vere ne pah.
Shenim: Te gjitha forcimet e emrit me bold te Çerçiz Topullit ne kete artikull eshte bere nga ana ime; gjithashtu korigjime i gabimeve te germave neper fjale te ndryshme, qe jane te shumta; GH.
Pas gjashte vjeteve pune skulptori Odhise Paskali e realizoi vepren e tij e cila me 18 Mars 1934 u vendos ne qytetin e Gjinokastres me ane te nje mitingu qe pershkruhet ne gazeten “Demokratia” te dates 24 Mars 1934, ku dhe u mbajten fjalimet perkatese (foto 23 dhe 24):
“Inagurimi i permendores se Çerçiz Topullit
Te djelen e shkuar me 18 Mars u be ketu me madheshti te vecante inagurimi i permenderes se deshmorit te math kombetar Çerçiz Topullit. Sheshi perpara Bashkise dhe brigjet siper ishin mbushur plot me njerez. Perpara monumentit qendronin tere autoritetet civile e ushtarake, me Prefektin ne krye, kryetaret e feve, paria e te tjere. Perqark ishin radhitur nxenesit dhe nxeneset e shkollave si dhe nje toge gjendarmesh, bashke me paraushtaret. Ndodheshin prezent edhe nje tok perfaqesues te krahinave. Siper ne ballkon te Bashkise kishin marre vend Zonja e Çerçizit, motra e Çerçizit dhe nje tok gra te tjera te fisit e te huaja. Ne ora 10 z. Beso Gega, ne emer te Komisionit te posacem te Permendores i dorezoi Kryetarit te Bashkise statujen e deshmorit, veper e bere me ndihmat e gjirakastriteve. Kryetari, z. Sami Kokalari falenderoi dhe zbulon statujen dhe, passi banda muzikore ekzekuton hymnin Mbreteror dhe ate te Flamurit, mban fjalimin e rastit, fjalim i cili u-botua ne numrin e shkuar te gazetes tone. Pas Kryetarit te Bashkise merr fjalen z. Xhevat Kallajxhiu, i cili flet ne emer te Komisionit. Flet pastaj deputeti z. Javer Hurshit, i vetemi nga deputetet qe mori pjese ne inagurim si person. Keto te dy fjalime po i botojme ne vend tjeter te numurit te sotem. Flasin pastaj me radhe zz. Sali Butka, patriot i vjeter dhe shok i Çerçizit, Vangjel Koca (fjalimi i ketij do te botohet pjeserisht ne revisten “Illyria”), Zenel Hekali, mesues, dhe Neço Muka, i cili dekllamoi nje vjershe te tij te rastit, te cilen e botojme ne faqe te trete. Ne fund, z. Mazar Topulli, ne emrin e familjes Topulli, falenderoi me pak fjale gjithe autoritete dhe popullin qe muarne pjese ne ceremoni. Fjalimet u-priten me duartrokitje dhe gjendje brohoriti kaq here me radhe per L.M.T.Mbretin dhe per Kombin Shqiptar. Pastaj nje tok djelmsh, te veshur me petka kombetare, hoq en valle, duke kenduar kengen e luftes historike “Te rapi ne Mashkullore” dhe te tjera. Gezimi dhe enthusiazme e popullit ishin te jashtezakonshme dhe manifestimet patriotike vazhduan gjer ne mes te nates.
Populli e festoi kete dite me nje madheshti te veçante
Ne emer te Qeverise-Mbreterore, qe perfaqesohesh nga Prefekti z. Siri Leskoviku, u-vu ne monument nje kurore. Kurorat e vena ishin me teper se dyzet. Midis tyre shquanin dhe ato te Bashkis se ketushme, te Bashkive te qarkut, te “Demokratise”, te katundeve te Dropullit, te Komandes se Garnizonit e te tjera. Vetem Parlamenti as u-perfaqesua, as kurore vuri. Pastaj Bashkia priti vizitat e autoriteteve dhe te popullit. Ate dite u-shtrua edhe nje dreke ne hotel “Royal” nga ana e bashkise. Me kete rast Bashkia i drejtoi L.M.T.Mbretit nje telegram, te cilin e botojme ne kete numer.
TELEGRAME
LART MADHERISE SE TIJ
ZOGU I
MBRETI I SHQIPTAREVE
T I R A N E
Kam nderin perunjesisht te njoftoj se sot ora 10 u-be inagurimi i monumentit te deshmorit kombetar Çerçiz Topullit dhe marja pjese e Qeverise Mbreterore u-prit me gezim te math. Ne kete ceremoni patriotike gjithe populli mori pjese me enthuziazme te pa treguare dhe brohoriti per Lart Madherine t’Uaj, nene udheheqien e te Cilit idea Kombetare po mer nje hov dhe shvillim te pergjitheshme. Populli po beson besnikerisht gjyrmat e patriotizmes se larte te lart Madheris S’Uaj per ne idealet me te larta per nje te neserme Shqiptare me te lumture.
KRYETAR’ I BASHKISE SAMI KOKALARI
*
* *
- T. BASHKIS GJIROKASTER
Me rastin sbulimit te permenderes per nder te Çerçiz Topullit, luftetarit te idese kombetare, Qeveria Mbreterore bashkohet shpirterisht me kete Ceremoni me popullin fisnik t’atij qarku, duke shprehur respektin e saj kujtimit te ktij luftetarit kombetar.
KRYEMINISTRI Pandeli Evangheli”
Shenim: Te gjitha forcimet e emrit me bold te Çerçiz Topullit ne kete artikull eshte bere nga ana ime, GH.
Menyra gazetareske e krijimit te mitit te Çerçiz Topullit, e shoqeruar me nje dinakeri justifikuese, duket tek kryeartikullin e faqes 2 te gazetes “Demokratia” te dates 24 mars – 1934 (foto 17) me titull: “Zeri nga Gjinokastra”, ku shkruhet:
“Gjinokastritit i pelqen me teper ta beje punen ne heshtje, pa buje e reklam, jo pse s’di t’a beje kete te fundit, por nga qe nuk i pelqen reklama e, sidomos, kur eshte kejo per punen e vet, per nje gje qe s’ka per ta shitur. Eshte e vertete qe neve te tjervet, qe s’jemi gjinokastrit, na duket qe banoret e qytetit te Gjin Bua Shpates bejne buje per cdo-gje, qjoft kejo nje gje e vogel ose e madhe, por kejo nuk vjene nga qe ata e reklamojne mire punen e tyre, por nga qe dine ta kruejne me shume kujdes e zell ate-pune -. Puna e Gjinokastritit del e shkelqyer, nga qe ketyre u premton shume gjera inteligjenca e tyre e gjall e qe, porsi Krijuesvet, ruajne kohen e volitshme per cdo pune edhe, me teper akoma, se keta, si popull me i zgjuar, i ndjejne detyrat e shenjta te tyre me te renda nga te tjeret.
Te gjithe e dime se Gjinokastra eshte e para nga qytetet e Shqipnis qe morri nisjativen per t’i ngritur Heroit t’one kombetar, Çerçiz Topullit, nje shtatue, por dim edhe se kjo nisiative ra ne heshtje e qetsi per disa kohe edhe qe te gjithe kujtuam se kejo pune do te ngjacte edhe per nje kohe tjeter, pa na vajtur mendja ne egoizmen kombetare te gjinokastritit, pa u kujtuar se ky i fundit kerkon kohen per t’ia dyfishuar vleren punes se vet e qe t’i defteje botes se i meriton sakrificat e Deshnorevet te Tij. E ngriti monymentin e Çerçiz Topullit Gjinokastra ne nje kohe qe vuan e heq, per t’i bere qytetet tone te tjere ta kene zili e per t’i deftyer botes se ka nevoje me teper nga cdo-gje per ushqim ideali.
T’u lumt, Qytet i Çeços, se e ngrite zene tamam ne nje kohe te volitshme per te deftue veten se je udheheqse ngushelluese e kohes edhe jhi me se e sigurt qe zerit tend te shenjte do t’i pergjigjen edhe te tjere qytete.
BYLLIS” (nje nga pseudonimet e Xhevat Kallajxhiut)
Shenim: Te gjitha forcimet e emrit me bold te Çerçiz Topullit ne kete artikull eshte bere nga ana ime, GH.
Edhe vetem ky artikull i shkurter vete lavderues eshte i afte te jape argumentin me kryesor se si intelektualet e Gjinokastres i ngrinin lavde vetvetes per nje teresi ngjarjes qe nuk mund te kishin mundesi te ndodhnin dhe e gjithe kjo per te fshehur bashkeveprimin historik peseshekullor me shtetin politik qe kishte sunduar popullaten shqipfolese dhe qe i kishte braktisur i detyruar nga Historia. Prej ketej nuk eshte e veshtire te nxirret permasa e bashkepunimit historik te atyre qe i ngrinin lavde vetvetes duke hedhur balte mbi bashkepunetoret qe i kishin dhene pushtet, pasuri dhe vazhdimesi historike.
Por vazhdimi i fjalimeve te oratoreve na jep ne dore dhe argumentin se si i kane manipuluar veprat e te ashtequajtur rilindas sipas interesit te propagandes pas 1945-ses, pasi manipulatoreve as qe u ka vajtur ndermend se veprat e manipuluara mund te ishin publikuar ndonjehere dhe ato te ndodheshin ne bibliotekat e trashegimtareve te Familjeve te Nacionalisteve dinjitare.
Ate dite te 18 Marsit 1934 mbajti fjalen e rastit edhe njeriu qe formoi mitin e Çerçiz Topullit, Xhevat Kallajxhiu. Fjala e tij permban dhe pjese nga vepra e Mihal Gramenos “Kryengritja Shqiptare” permbajtja e se ciles eshte ndryshua ne botimin e 1979. Ajo botohet nga gazeta “Demokratia”, e dates 24 mars 1934 (foto 17):
“Flet Xhevat Kallajxhi
Zoterinj te ndershem dhe popull fisnik.
Ja me ne fund nisiativa e ndritur e ngrehjes se monumentit te deshmorit te math kombetar Çerçiz Topullit, e mare gjashte vjet me pare ketu, u-realizua me sukses te plote. Ngrehja e ketij monumenti, qe madherisht zoteron ne kete shesh, eshte capi patriotik me i math qe hedh qyteti yne ne kohen e sotme. Do te jete nje nga veprat me te lavdishme qe ne do t’u leme si trashegim brezave te arthme. Komisioni, pra, ndjehet i lumtur qe mundi t’a kryeje plotesisht misionin e tij te ngarkuar nga ana e mbledhjes se pergjitheshme te 19 Shkurtit 1928.
Ҫeçua i kenges popullore eshte nje simbol patriotik i ndritur per gjithe Shqiperine. Ne kohera kur Shqiperia lengonte akoma nene thundren e Osmanlliut, Çerçiz Topulli me pak trima te sgjedhur beri malet e Toskerise te oshetijne nga zeri i nacionalizmes shqiptare, e cila sapo kish filluar te sgjuhesh nga afioni i nje roberie shekullore.
Dihet se cdo Komb eshte bere me mundimet e perpjekjet e patrioteve dhe gjakun e deshmoreve te vete. Edhe Kombi Shqiptar, pra, ka idealistet e tij qe u perpoqen dhe sakrifikuan vetehen e tyre per kete qellim te shtrenjte. Nje nga keta deshmore eshte edhe Çerçiz Topulli, i cili luftoi si hero dhe vdiq si hero. Prandaj populli i Gjirokastres fisnike, qyteti i kaq e kaq idealisteve, e ka per detyre qe t’a perjetesoje kujtimin e ketij biri te shquar te saj, per te treguar mirenjohesin e tij te perjetshme. Mirepo brengat e Shtetit te ri Shqiptar dhe zaptimet e huaja, nuk e lejuan qe kete detyre t’a bente me kohe. Por tani qe ron i lire ne Shtetin e tij, nene flamurin e tij, nene Mbretin e tij, e lau nje borxh te vete, ashtu sic ne t’ardhmen do te laje dhe borxhe te tjere. Dhe ahere ne kete shesh, qe eshte zemra e qytetit te Spatajve do te zoteroje dhe monumenti i te pa-haruarshmit Bajo e te tjere. Vetem them me kete rast, pa frike pergenjeshtrimi, se Gjirokastra ka te drejte te krenohet dhe te levdohet, se eshte e para qe mori nisiativen te ngrehe nje monument deshmori. E ne qofte se nisiativa e saj u-realizua von, kjo u-shkaketua nga shkaqe teknike te kundervullnetshme.
Te vdekurit jane udheheqesit e te gjalleve, ka thene nje njeri i math. Ata qe dhane dje jeten per clirimin e memes se madhe nga roberia shekullore, pa-dyshim do te udheheqin neser brezat e njome per ne ideale te ra, per ne drejtime te ra, per ne perpjekje te ra. Nderimi dhe perjetesimi i kujtimit te deshmoreve dhe patrioteve kombetare te djeshem, do te jape shtytje per perhapjen dhe rrenjosjen, neser, te nje ndjenje te paster e te sinqerte ne shpirterat e njoma te atyre qe vine pas, ne buzet e te cileve do te flakeroje dashuria e Atdheut dhe ne zemerat e te cileve do te zieje ndjenja e zjarte e kombetarizmes se paster. Ja ky eshte misioni qe na takon neve, te cilet duhet te perjetesojme kujtimin e patrioteve dhe deshmoreve te Kombit, sepse ne ta do te gjejme kenaqesim shpirti per sot dhe shprese per neser.
Komisioni sgjodhi si dite inagurimi per monumentin diten e sotme per t’a lidhur me kujtimin e pa-harruar te luftes historike per liri qe u be ne Mashkullore ne 18 Mars 1908 midis cetes se vogel shqiptare te kryesuar nga Çerçiz Topulli dhe ushtrise turke. Lufta e Mashkullores ka qene nje nga perpjekjet historike qe ka lartesuar nderin e trimerise dhe patriotizmes shqiptare. Nuk po zgjatem, po le te flase ketu vete anetari i cetes Mihal Grameno me librin e tij “Kryengritja Shqiptare”. Ja se c’thote ky luftetari kombetar i math i Korces:
“Duhet te mos ndodhesha une qe te mirja ane ne luften e Mashkullores, se fuqia ime eshte e dobet per te pershkruar e zugrafisur ashtu sikunder ngjajti. Duhesh pende historiografi te sosur, duhesh penda e nje mjeshtri te vertete, duhesh te ndodhesh nje shkencetar ushteriak edhe duhesh qe te ndodhesh nje kqyres i luftes, se vetem ahere do te pershkruanin te verteten. Vetem keta do te muntnin qe te pershkronin edhe zugrafisnin hollesisht kete lufte, e cila meriton nje histori te tere, se vetem ahere do te mesonte edhe kuptonte, pritmia e Kombit t’one, qe qysh dinin te mbushnin detyren e tyre, per Atdheun, duke luftuar, si qemoti, per t’u lene bijve te tyre lirine me flamurin e shenjte qe te valonte per mbi Shqiperine.Kerkon ndjese se me mungon fuqia e duhur per te treguar, sbukuruar dhe stolisur, sic meriton, burrerine dhe trimerine qe tregojti trimi yne Kapitan, luftetari i math dhe i patrembur qe nderoi armet e Shqiperise! Po, Kapitani t’one i shtrenjte, Ҫerçizi, u-tregua si nje dragua ne kete lufte, keshtu qe historia kombetare do te mburret me emrin e ketij djali te ri, po burri te math, te Shqiperise…” (nenvizimi i imi per te treguar qe kjo pjese mungon ne ribotimin e 1979, duke shtuar te tjera gjera dyshuese mbi ato ngjarje, GH).
Ja keto thote ky shok luftetar i pa-ndare i Çeços. Dhe perpara fjalevet te tij, cdo fjale nga ana jone mbetet ne radhe te dyte. Vetem le te kujtojme ketu edhe Asllan Starjen, Myftar Axhemin, Hito Lekdushin dhe Zeman Hacken, pjestaret e cetes heroike te Çerçizit, qe luftuan me trimeri te pa-shoqe. Po mbi te gjithe le te kujtojme dhe trimin e shquar Hajredin Tremishtin, qe ra theror ate dite ne fushen e vdekjes per liri, Hajredin Tremishtin e Permetit, eshtrat e te cilit po clodhen sot nene murin e kalas se ketushme, prane portes se Rapit. I pa-vdekur qofte, pra, kujtimi i tyre.
Kur bota e huaj ka idealizuar heronj, perkundrazi ne nuk kemi patur nevoje te bejm nje gje te tille, sepse kemi patur fatin te kemi idealiste te vertete, nje nga te cilet eshte dhe Çeçua, kujtimi i te cilit po qendron sot gjalle perpara nesh. Çerçizi eshte nje glorie per Shqiperine, vecanerisht per Gjirokastren. Dhe populli fisnik i Gjirokastres, qe di te cmoje lartesisht perpjekjet patriotike, e tregoi mirenjohesine e tij. Nuk po zgjatem me mbi veprat kombetare dhe perpjekjet heroike te Çeços, sepse fjala me e madhe per ‘te eshte monumenti qe kemi perpara, monument i cili do t’u kujtoje brezave te ardheshme se Atdheu ly kurdohere sakrifica te bera me idealizme dhe mbarevajtjen dhe lulezimin e tij.
Me kete rast vinj te permend ketu ndihmen e madhe qe dhane per kete qellim bijt e Qytetit t’one qe rojne pertej detit Atlantik, ndime per te cilen i falenderojme boterisht. Qyteti yne ka te drejte te mburret qe ka djem te tille te ngopur me ndjenja atdhetare dhe qe diten t’i pergjigjen kaloresisht thirjes se bere per kete vepre kaq te larte kombetare.
Shtoj gjithashtu se Komisioni ne berjen e monumentit te Çerçizit perkrahu njekohesisht edhe artistin shqiptar. Prandaj ne kete veper kombetare kemi edhe punen e dores se nje artisti shqiptar. Komisioni eshte plotesisht i kenaqur nga vepra e skulptorit Odise Paskali, te cilit i cfaq pergezimet e tij me te thella.
Them perseri se ne qofte se dikush gjen nonje gabim ne veprimet tona, ahere atij i pergjigjem me fjalen e thene prej nje njeriut te math se ne qofte se kemi bere nonje gabim, duhet te jete i sigurte se ne kete rast na ka tradhetuar misht e trupit po jo shpirti.
Perseri, pra, qe i pa-vdekur qofte kujtimi i atyre qe punuan dhe luftuan per Atdhe. I pa-vdekur qofte emri i Çerçizit t’one”.
Shenim: Te gjitha forcimet e emrit me bold te Çerçiz Topullit ne kete artikull eshte bere nga ana ime, GH.
Si u transformua dhe u botua me 1979 nje pjese e ketij fjalimi (pjesa e nenvizuar)
“Duheshe te mos ndodhesha une qe te mirrnja ane ne luften e Mashkullores, se fuqia ime eshte e dobet per ta pershkruar e zugrafisur ashtu sikunder ngjajti. Duheshe pende historiografi te sosur, duheshe penda e nje mjeshtri te vertete, duheshe te ndodheshe nje shkencetor ushteriak edhe duheshe qe te ndodheshe nje qyres i luftes, se vetem atehere do te pershkruanin te verteten.
Vetem e vetem keta do te muntnin qe te pershkronin edhe zugrafisnin hollesisht kete lufte, e cila meriton nje histori te tere, se vetem atehere do te mesonte edhe kuptonte, pritmja e Kombit tene, qe qysh dinin te mbushnin detyren e tyre, per atdhene, duke luftuar, si qemoti, per t’u lene bijvet te tyre lirine me flamurin e shenjte qe te valonje per mbi Shqiperine!…
… Fati pra e kish rojtur per mua qe te ndodhem atje, edhe te marr pjese ne kete lufte per liri, prandaj u kerkoj ndjese kendonjesvet qe nuk mund te mbush kete barre, me gjithe hollesite, duke u lene te tjereve, te zoterit per kete, qe te pershkruajne edhe rrefejne te gjalle, sic meriton edhe qysh ngjajti lufta e Mashkullores.
Do te perpiqem, me sa eshte e mundur qe te permbleth me pak fjale ngjarjet e kesaj lufte, e cila ka per te mbetur e paharruare edhe historike, ne histerine e ringjalljes se Shqiperise, se trimeri e kesaj lufte do te mbetet shembell per pritmjen, se u nderuan armet e Shqiperise si ne kohen e Skenderbeut” (nenvizimi i imi per te treguar qe kjo pjese mungon ne materialin e 1928, GH). (Marre nga seria e veprave te Mihal Gramenos, Prishtine 1979, vell. 2, f. 171-172)
Ne vazhdim foli dhe Javer Hurshiti, fjala e te cilit jo rralle karakterizohet nga ndryshimi i parametrave historike te te vetmes “ngjarje heroike” qe i eshte atribuar Çerçiz Topullit diten e inagurimit te permendores se tij (numri i ushtrise turke dhe i cetes se Çerçizit). Edhe fjala e tij botohet ne gazeten “Demokratia” te dates 24 Mars 1934, faqe 2 (foto 18), si me poshte:
“Flet Javer Hurshiti
Vellezer Gjirokastrite,
Me rastin e kesaj dite kur simbolizohet trimeria shqiptare, pa asnje kalitet ose cilesi zyrtare, si nje sempel Gjinokastrit, dua dhe une te them pak fjale ashtu sic e ndjej ne thellesine e shpirtit.
“Kombet rrojne duke kujtuar historine e tyre te koheve te kaluara dhe duke shpresuar permbushjen e idealeve ne kohen e arthme. Nje komb q’e haron historine e tij, nje komb qe nuk kujton heronjt e tij, nje komb qe nuk i nderon deshmoret, ata qe kane derdhur gjakun per triumfin e idealit kombetar, nuk mund te rroje, nuk ka te drejte te rroje. Nje komb qe nuk ka shpresa ne te arthmen e tij, nje komb qe idealet nuk i larteson aq sa t’i shenjteroje nuk e trashegon kurre lirine e tij”.
Vellezer.
A e mban ment? Kete fjale i kam thene katermbedhjete vjet me pare ne nje meting qe kemi mbajtur perpara xhamise se teqese.
Dy dite me pare se te celesh kongresi i Lushnjes, degjuam se shtetet e medhenj, sidomos dy shtete, ishin marre vesh midis tyre qe Gjirokasten, ndofta dhe Korcen, t’a ckeputnin prej gjirit te atdheut. Dita me e zeze e historise se gjirokastres s’on. Ahere thame: Nje komb nuk rron po nuk vendosi te vdese; ato kombe qe duan te rrojne pa marre ne sy vdekjen nuk e gezojne dot gjallerine.
Shqiptari kur e vendos te vdiste, e dine se ku, aty poshte ne brigjet e Vlores, e fitoi gjallerine qe gezon sot, ate gjalleri qe do t’u a leri trashgim brezave te arthme sa te jete bota. Shpetoi Gjinokastra dhe e gjithe Shqiperis.
Trimeria Shqiptare beri mrekullin e saj ashtu sic e kishte bere me Skenderbene ashtu sic do t’a beje, kur t’a doje puna, dhe me Zogun e Pare Mbretin e Shqiptarevet.
Mos harroni Shqiptare se asnje komb ne bote nuk ka bere aq sakrifica sa ne per te fituar lirine. Ju duket ndonje fjale e madhe kjo qe thashe?
E di dhe une qe fqinjet t’one, kombet e Ballkanit, kane derdhur shume gjak dhe kane dhene shume deshmore per triumfin e idealit te tyre. Por te gjithe keta kane patur, pas kraheve, nje tok shtetesh te mbedhenj te cilet i mesonin, i stervitnin, i didhiplinon, i organizonin dhe i ndihmonin moralisht e materialisht per te ketilla sakrifica. Ne jo qe nuk na i kurajonte qofte dhe moralisht as nje shtet, po e shume here benin gjith’ c’u-vinte prej dore qe te pengonte hovin t’one.
Ky eshte ndryshimi i math midis sakrificave qe ka bere Shqiptari dhe saktificave qe kane bere kombet e tjere vellezerit e tij te Ballkanit.
Permenda nje dite te zeze te Gjinokastres – ate vendimin e atyre shteteve qe kujtova me lart – se duke kujtuar ato dite te zeza e cmojme me mire lumturine e ketyre diteve te barta te sotme.
Po le te kujtojme dhe nje dite te bardhe te koheve te kaluara:
Nje dite si sot, pese Marsi allaturka, plot njezet e gjashte vjet me pare, nje dite e eret si sot, qielli i mbuluar me re te zeza, nga te kater anet binte shi, ne fushen e Mashkullores shkrepnin vetetimat, Çerçiz Topulli sokellinte dridheshin malet.
Çeçua bet’ i gjashte leftonte me nje ushtri turke. Treqind Mauzera i ishin drejtuar nje kalive perdhese ku ishin mbyllur pes’ a gjashte luane shqiptare, kerkush nuk shpresonte se Çerçizi munt te shpetonte gjalle.
Zonjat e Topullarajve pergatitnin cemberin e zi; vellezerit e Çerçizit pritnin gjemen dhe ne, djem asi kohe, na luftonte zemra se mos fikesh ay yll ku i kishin mbeshtetur shpresat t’ona.
Oh! Mrekulli e trimit te Shqiperise. Ndaj darke degjuam se Çerçizi yne si rufe e qiellit e percau ushtrine turke dhe, duke lene deshmor Hajredin Tremishtin, zuri malet e Gjinokastres. Kujtimin e asaj dite festojme sot, nderin e asaj trimerie po e nderojme me kete statut prej bronxi. Ate kujtim duam te perjetesojme dhe t’ua leme trashegim nip sterniperve t’ane sa te rroje Shqiperia, sa te rroje gjithe bota.
Ankohemi shume dendur se pse nuk e ndjejme me ne shpirt ate flake qe ndjenim ne kohet e kaluara. Kete ankim e bejme se nuk shpjegojme dot nje fenomen shume natyral: Asi kohe digjeshim se barrut dhe pelcisnim si bombe per te shpetuar prej thundres se huaj qe na shtypte. Sot, duke gezuar lirine t’one, kemi te tjera detyra. Sot mundohemi te perparojme drejt qyteterimit dhe t’i shigurojme Shqiperise s’one nje avenir te lumtur.
Por nenat shqiptare nuk kane shteruar se beni dhe shume Çerçis te tjere, te gjithe keta djem qe mbajne ne dore flamurin kombetar jane luanet e Shqiperise se lire kur t’a doje nevoja flaka ndizet pernjeheresh ne te tere Shqiperine, dhe jo si ne kohet e kaluara qe kjo flake ndizesh ne veri ku sghuhesh ne jug. Sot frenat e trimerise i mbane dhe i drejton dora e hekurt e Zogut te Pare, kur t’i duhet atij mjafton vetem nje shenje qe shqiptari t’a derdhi gjakun per nder te Atdheut dhe te Mbretit te Shqiptarevet.
Fol o Çerçis Vellaj! Fol me ate ze luani sic flisje ne Mashkullore; thuaja ketyre djemve se trimeria shqiptare nuk vdes kurre. Ata qe shtriu ne toke per nder te Mbretit dhe te Flamurit kombetar ngjallen ne statun e hekurt per te mos vdekur kurre.
Ju o djemt e Gjinokastres i kujtoni me kryenaltesi se jeni fare e fisi i Çerçis Topullit, i atij luani te Shqiperise, i atij ushtarit te idealit kombetar.
Rrofte Mbreti yne, Rrofte Gjinokastra, Rrofshin Topullarenjt.”
Shenim: Te gjitha forcimet e emrit me bold te Çerçiz Topullit ne kete artikull eshte bere nga ana ime, GH.
Kjo eshte e gjithe panorama propagandastike e formimit te mitit te Çerçiz Topullit ne qytetin dhe krahinen e Gjinokastres ne vitet 1928-1934 nga ana e Xhavet Kallajxhi. Tani kemi mberritur ne pike e zbulimit te aresyes perse ka ndodhur kjo ngjarjem, por pa mundur te zbulojme se kush ka qene shtytesi me i pare i kesaj ngjarje (hipoteza eshte tjeter gje, pasi nuk ka asnje mundesi te zbulohet me teper).
Mund te duket ordinere, por gjitheshka ka filluar nga nje gjendje e keqe ekonomike e gruas se Çerçiz Topullit dhe miqte e Topullareve vendosen ta ndihmojne. Ishte Xhevat Kallajxhiu, i pari, ai qe botoi njoftimin ne gazeten e tij “Demokratia”, f. 2, mbi situaten ekonomike te gruas se Çerçiz Topullit ne rubriken Paragrafe te vogla (data e gazetes nuk kuptohet, por duhet te jete me heret se udhetimi i Xhevat Kallajxhi ne Itali ne Nentor 1927 – foto 25 dhe me vone se data 28 tetor 1927; – ne kete pike ndoshta dhe gaboj).
“ E shoqja e Çarçizit vuan per buken e gojes!
Brenda kater mureve te cveshura te nje shtepie po vuan nje grua. Te nje shtepie, e cila ne kohen e rilindjes Shqiptare ishte banimi i nje trimi te math, qe beri malet e Toskerise te oshetijne nga zeri i nacionalizmes Shqiptare qe po sgjuhesh.
Kjo grua, e cila ka marre dhe ajo pjese ne perpjekjet e trimit te permendur dhe kundrejt se ciles gjithe Kombi Shqiptar ka nje detyre morale shume te larte, eshte e shoqja e Ҫarçiz Topullit dhe sot po vuan keq per buke!
Dikur Qeveria Shqiptare i caktoi nje shume qe eshte turp te zihet ngoje….vetem 40 franga ne muaj, te cilat i jep edhe sot, qofte dhe pa-rregull.
Ne nje kohe kur Qeveria Shqiptare u jep shperblime te mira disa veteraneve – gje qe na gezon teper – te shoqen e Ҫarçisit vazhdon t’a leje me dy napolonat ne muaj! Eshte e teper te kujtojme se Ҫarçisi ka sjelle sherbime patriotike shume me te mbedha nga disa te tjere qe marrin shperblime me shume nga dy napolona ne muaj. Prandaj edhe e shoqja e ‘tij duhet te meret ne konsiderasion me te math nga Qeveria, duhet t’i caktoje nje shperblim qe te pakten te munde te roje si njeri.
Nuk duam t’i kujtojme qeverise detyren e shenjte qe ka kundrejt gruas qe vuan. Na pelqen te besojme se neveritja e saj i detyrohet me shume hareses se sa nonje mendimi te gabuar.
Caktimi i nje shperblimi te mire per te ven e Ҫarçiz Topullit eshte nje detyre kombetare e larte. Dhe Qeveria Shqiptare qe u sherben idealeve kombetare duhet qe kete detyre t’a permbushe sa me shpejt.” (eshte shkruar rigorozisht sipas tekstit emri Ҫarçiz dhe jo Ҫerçiz).
Shenim: Te gjitha forcimet e emrit me bold te Çarçiz Topullit dhe zevendesimi i germes C me ate Ҫ ne kete artikull eshte bere nga ana ime, GH.
Ky material ne jep ne dore argumentin me kryesor perse jane emeruar heronjte e populli shqiptar pergjate epokes historike shteterore: vetem e vetem qe trashegimtaret e tyre te marrin shperblime ne para dhe ndere shteterore duke ja bere jeten me te lehte. Ky fenomen ka filluar ne epoken e Republikes -1928, ka vazhduar me epoken Mbreterore (1928-1939), epoken komuniste (1945-1992) dhe vazhdon me epoken e Republikes postkomuniste (1992-2020).
Une nuk mund ta di se si ka ndikuar kjo leter ne adrese te Qeverise se asaj kohe mbi shperblimin e gruas se ҪerçizTopullit, por di se kjo leter domosdoshmerisht eshte shkaku me fillestar i krijimit te mitit mbi ҪerçizTopullin, pastaj vijne me radhe ngjarjet e meposhtme qe perforcojne kete mit te botuara ne gazeten “Demokratia” me pronar Xhevat Kallajxhi dhe revisten “Minerva” me autoresi te artikujve vete Xhevat Kallajxhine:
-rreth tetorit 1927 lajmi se “E shoqja e Çarçizit vuan per buken e gojes!” (foto 25)
-14 Janar 1928, artikulli mbi ҪerçizTopullin (foto 16).
-19 Shkurt 1928 mbledhja e Keshillit Bashkiak te Gjinokastres mbi vendosjen e bustit te Ҫerçiz Topullit dhe thirrja perkatese drejtur popullates (foto 21,22).
-18 Mars 1934 ceremonia e vendosjes se bustit te ҪerçizTopullit ne Gjinokaster ku mbahen fjalimet perkatese (foto 23, 24).
– Njoftimi ne gazeten “Dielli”, Boston, Mass. U.S.A. October 16, 1978, revisten Minerva, Nr. 20, me 15 maj 1934, f. 13, artikulli: “Idea dhe realizimi i monumentit te Çerçizit” (foto 17, 18, 19, 20).
-Dhe po me 15 maj 1934 revista Minerva, f. 11-12, do te botonte reportazhin mbi ҪerçizTopullin (foto 26, 27) me autor Xhevat Kallajxhi, por te nenshkruar me pseudonimin Gjenço Bardhi. Eshte ky reportazh qe i ve kapakun krijimit te mitit mbi ҪerçizTopullin ne menyre gazetareske, por qe do te zinte goxha vend ne radhet e historiografise shqiptare pas 1945-ses, baraz me luftetaret reale te ceshtjes kombetare shqiptare.
“PERKUJTIMI I APOSTUJVE TE LIRISE
ҪERҪIS TOPULLI
Emrat e atyre qe vdesin per Atdhe duhet mbajtur nder tempuj dhe shkrojtur nder libra te arta qe te mbeten keshtu si nje burrim i lavdise dhe fisnikerise per brezat qe do te vijne
MONTESQUIEU
“Kush viziton tani Gjirokastren e sheh, ne veshtrimin e pare, nje statyje gjigande qe zoteron madherisht ne sheshin e vetem qe eshte zemra e qytetit. Eshte statyja e deshmorit te math kombetar ҪerçizTopullit, ngrehur me ovullin e gjithe gjirokastrite. Qyteti i Spatajve me kete monument pagoi borxhin qe i detyron Birit te saj te math e te vlyer, pagoi ato borxh qe, bashke me qytetet e tjere, u detyron edhe shume te tjereve dhe qe dikur do t’a paguajne.
Kohet kalojne po historia mbetet kurdohere gjalle, ashtu sic mbeten dhe veprat e mira ose te keqija te njerezve. Keshtu qe ne vdiq Ҫerçizi, nuk vdiq as pak emeri i tij, i cili do te rroje aq sa do te rroje edhe vete Kombi. E ne qofte se plumbat mizore te mitralozave armike cdukne cdo gejyrme ekzistence te Ҫeços, perkundrazi ne Gjirokastre qendron sot gjalle monumenti i tij qe do te mbetet nje kujtim i perjetshme. Ideja pushon po nuk vdes kurre…..Prandaj baruti dhe bajoneta nuk mujhd te bejne as gje perpara fuqis dermonjese te mendimit.
Permes statyjes se Ҫeços, qe beri malet shqiptare te oshetijne nga zeri i trimerise dhe nacionalismes shqiptare, cfaqet shpirti i kthiellte e atdhetar i banoreve te nje qyteti te tere, te cilet me kete s’bene as vepre oportuniteti, as vepre te shtyre nga rastet, po nje vepre qe lidhet me ndjenjen e gjalle te nje shperblimi patriotik te merituar. Dhe ai monument ze me vendin e nje tempulli te shenjte, ne te cilin ne gjejme kenaqesi shpirti per sot dhe shprese per neser. Dhe brezat e ardheshme do te gjunjezojne perpara tij me nostalgji. Ҫerçizi eshte nje glorje jo vetem per Gjirokastren, po per tere Shqiperine. E deshi Shqiperine me zemer luftoi per te me zemer dhe vdiq per ‘te me zemer. Luftoi si hero dhe ra perseri ne fushen e nderit per liri si hero. Perpjekjet dhe trimerite e pa-shoqta te Ҫeços jane bere legjendare. Ishte tmeri i armikut dhe gezimi e shpresa e veteme e shokeve qe udhehiqte. Gjirokastra, pra, vendi qe e lindi dhe e rriti, ka te drejte te mburret kurdohere me kete idealist te math e trim me flete. Po bashke me te edhe tere Shqiperia.
Si shume vende te tjera ashtu dhe Shqiperia u-clirua nga roberia edhe per hir te perpjekjeve te patrioteve dhe gjakut te kulluar te deshmoreve. Pra na takon qe edhe ne te bejme detyren perkundrejt atyre qe dhane jeten per kete Shqiperi dhe qe bejne cdo perpjekje e sakrifice. Duhet te tregojme mirenjohesine t’one, mirenjohesine tradicionale te shqiptarit, duke perjetesuar kujtimin e tyre.
E thashe dhe ne fjalimin tim me rastin e inagurimit te monumentit te Ҫerçizit se “te vdekurit jane udheheqesit e te gjalleve”. Ata qe dhane dje jeten per clirimin e Memes se Madhe nga roberia shekullore, pa-dyshim do te udheheqin neser brezat e njoma per ne ideale te ra, per ne drejtime te ra, per ne perpjekje te ra. Nderimi dhe perjetesimi i kujtimit te deshmoreve kombetar te djeshme, do te jape shtytje per perhapjen dhe rrenjosjen, neser, te nje ndjenje te paster e te sinqerte ne shpirterat e njoma te atyre qe vijne pas, ne buzet e te cilevet do te flakerojne dashuria e Atdheut dhe ne zemerat e te cileve do te ziejne ndjenja e zjarte e kombetarizmes se paster.
E thashe dhe ne fjalimin tim me rastin e inagurimit te monumentit te Ҫerçizit se “te vdekurit jane udheheqesit e te gjalleve”. Ata qe dhane dje jeten per clirimin e Memes se Madhe nga roberia shekullore, pa-dyshim do te udheheqin neser brezat e njoma per ne ideale te ra, per ne drejtime te ra, per ne perpjekje te ra. Nderimi dhe perjetesimi i kujtimit te deshmoreve kombetar te djeshme, do te jape shtytje per perhapjen dhe rrenjosjen, neser, te nje ndjenje te paster e te sinqerte ne shpirterat e njoma te atyre qe vijne pas, ne buzet e te cilevet do te flakerojne dashuria e Atdheut dhe ne zemerat e te cileve do te ziejne ndjenja e zjarte e kombetarizmes se paster.
Nje popull qe kujton dhe perjeteson kujtimin e patrioteve dhe deshmoreve te tij nuk provon vetem se e meriton lirine, nuk jep vetem shembellen e ndriteshme te mirenjohesise, por forcon vecanerisht edhe ndjenjen kombetare, duke dhene shkak keshtu per krijimin edhe te shume patrioteve te tjere te rinj. Sepse si cdo popull qe nuk mjaftohet me patriotet e se shkuares ashtu dhe ne kemi nevoje te bejme patriote te rinj. Po qe te mund te kemi patriote te rinj, duhet me pare te nderojme kujtimin e patrioteve te vdekur dhe te tregojme nderim e mirenjohesi perkundrejt atyre qe kemi gjalle.
Monumenti i Ҫerçis Topullit, i Luftetarit Kombetar, i Themistokli Germenjit, i Ismail Qemalit, ngrehur ne tre qytete te mbedhenj te Jugut, jane tre cape patriotike me rendesi, vepra me te lavdishme qe te sotmit do t’u lene si trashegim brezave te neserme. Populli ka akoma detyre qe te perjetesoje edhe kujtimin e disa patrioteve te tjere shume te mbedhenj. Dhe, pra, bashke me monumentet e siperme duhet te zoterojne edhe ata te Abdylit, Naimit e te tjere, qe jane cdukur brenda ne labyrinthin e indiferences s’one dhe qe eshtrat e shume prej tyre po mbulohen sot ne tokera te huaja.
S’ka fjale se me veshtrimin e monumenteve te Ҫeços, Ismail Qemalit, Themistokli Germenjit e te tjere kraharori i cdo atdhetari mbushet me fryme enthysiasmi dhe zemera e tij rreh nga gezimi kur sheh se me ne fund edhe ne filluam te nderojme e te perpjestojme kujtimin e te vdekurve, e atyre qe dhane gjakun dhe cdo gje tjeter per krijimin e kesaj Shqiperie nene Flamurin e se ciles po rrojme te lire e te lumtur.
Jemi nje Komb qe kemi interesa te rrenjosura ne shpirterat e brezave te ra ndjenjen me te thelle te patriotizmes, e cila, per te shkuaren t’one historike te hidhur, u-trondit. Dhe pra, kete patriotisme lypset t’a kerkojme nga varret e deshmoreve dhe patrioteve, duke perjetesuar kujtimin e tyre ne monumente prej bronxi dhe mermeri. Ata do te behen udheheqesit e patriotismes per ne, sidomos per ata qe do te vine pas neve. Sepse jeta eshte nje varg qe lidh te shkuaren me te sotmen dhe te sotmen me te nesermen….
Gjenço Bardhi” (pseudonim i Xhevat Kallajxhi)
Shenim: Te gjitha forcimet e emrit me bold te Çarçiz Topullit ne kete artikull eshte bere nga ana ime, GH.
Do te kalonin vetem dy vjet e gjashte muaj dhe miti do te merrte krah dhe do te spostohej ne Shkoder ku do te merrte permasat mbare shteterore shqiptare. Pas emerimit te Javer Hrushitit si prefekt e Prefektures se Shkodres, Beso Gega ishte kujtuar per kundershtarin e vet politik te vitit 1908 duke i kujtuar prefektit te ri se ne Shkoder ndodhej vendstacionimi i fundit i ҪerçizTopullit, pertej te cilit nuk kishte me lajme qe nga viti 1914. Cfare dinte Beso Gega per kete udhetim te fundit te aventurierit te Topullareve? Ajo qe ndodhi me 14-15 shtator 1936 tregoi se farmacisti i Gjinokastres dinte shume me teper se Javer Hrushiti dhe roli i ketij te fundit ishte thjeshte formal. Prefekti i ri do te merrte vesh te verteten e perfundimit te jetes se heroit per te cilin para dy vjeteve i kishte kushtuar fjalimin individual ne Gjinokaster dhe nuk do te merrte pjese ne ceremonine e gjetjes dhe dergimin e eshtrave te Ҫerçiz Topullit drejt vendlindjes se tij. Por ne Shkoder do te ndodhte nje gje qe nuk kishte ndodhur kurre me pare dhe as nuk ishte menduar se mund te ndodhte: do te fshihej e transformohej nje krim (vrasja e Ҫerçizit) dhe do te zgjerohej miti mbi ҪerçizTopullin nga pozicioni krahinor gjinokastrit ne ate mbareshteteror shqiptar. Perse e bene valle kete shkodranet e asaj kohe? Cfare fshihet ne ate akt filantropik?
Fillimisht une gjeta lajmin qe jepte revista e permuajshme kulturale Perpjekja Shqiptare me pronar Branko Merxhani, Nr. 1, Tetor 1936, f. 49 (foto 28, 29), qe shkruante:
“Eshtra Deshmoresh
Me 15 shtator, atje lart ne Shkoder, dy varre zbuloheshin. Kockat e ҪerçizTopullin dhe te Muço Qullit, te mbuluara me dheun e rende te harreses, dergjeshin 21 vjet te tera, qe kurse rane per nder te ketij trualli. Rane atehere sic kane rane (ne tekst eshte rare, GH) me qindra te tjere. Rane deshmore te vrare prej ndonje dore gjakatare dhe u mbuluan atje lart, ne nje kend te dheut shqiptar. Dhe dergjeshin ato eshtra te shkrira prej tokes se harreses. Dergjeshin te lena me njane, te humbura ashtu sikurse kane humbur sa e sa kokalle heronjsh te papermendur. Dhe atje do te shkriheshin te lumtura, se bari ose ferra qe do te mbinte permbi varrin e atyre eshtrave, do te perkedhelej embel prej eres se lire shqiptare. Vec ja qe koha e solli qe ndonje rreze plot dhimbje te gjyrmoje te shkuaren dhe me ngadale te zbuloje ata qe e cliruan vatren e shkabave.
Dhe me se fundi dy varre u zbuluan. Eshtrat e deshmoreve pershkruan tere atdheun e lire duke u nisur, ato te Ҫeços per ne Gjirokaster dhe ato te Muço Qullit per ne Leskovikun e tij. Dhe me kalimin e tyre nga dheu i lire arbror nje ere, nje vale e nje frume e lehte preku shpirtrat e atyre qe ndjejne dhimbjen e truallit: ishte shpirti i rrenjosur thell’i harreses, qe nisi te lekundej dhe te mundet prej kohes….”.
Ne kete informacion te asaj kohe dy probleme jane te dukshme: se pari nuk behet fjale per malazez dhe ngjarja ka ndodhur 21 vjet me pare, dmth me 1915.
Cfare kishte ndodhur ne Shkoder midis 14 shtatorit deri ne tetor 1936, kur u dha lajmi prej revistes “Perpjekja Shqiptare” (kjo eshte menyre e te kuptuarit empirik, jashte informacionit te revistes “Cirka”)?
Prefekti Javer Hrushiti njofton Beso Gegen mbi gjetjen e vendvarrosjes se ҪerçizTopullit dhe farmacisti shpirtmadh formon grupin qe do te shkonte drejt Shkodres. Delegacioni gjinokastrit perbehej nga Kryetari Beso Gega dhe anetar Niko Tola, Ali Masho, Jonuz Topulli (vellai i ҪerçizTopullit). Me 14 shtator arrijne ne Shkoder dhe ne mengjes heret te dates 15 shtator zbulojne vendvarrimin ku ndodheshin ҪerçizTopulli dhe Muço Qulli. Interesant eshte fakti qe nuk ka asnje informacion mbi personazhin e fundit nga pikepamja e njerezve qe i kane percjelle arkivolin; e gjithe propaganda eshte fokusuar vetem tek emri i ҪerçizTopullit. Perse inteligjenca shkodrane e asaj kohe i kushtoi kesaj ngjarje nje miting qe beri aq buje ne ate kohe duke e pushtuar te gjithe shtypin e kohes? Asnjehere nuk eshte thene perse dy intelektualet nder më me emer te qytetit verior do t’i kushtonin dy te vrareve aksidentalisht dy fjalime duke i ndryshuar historine, sidomos ҪerçizTopullit? Ja qe kujtesa historike nuk e kishte harruar ate qe i vellai i Ҫerçizit, Bajram (Bajo) Topulli, kishte bere gjashte muaj pas vendimit te Kongresit te Manastirit (1908) duke terhequr nga zbatimi alfabetin e xhon-turqve, qe pas 18 vjeteve do te behej alfabeti i Gjuhes Turke. Vetem per hater te asaj qe Bajo Topulli kishte bere per Gjuhen Shqipe e detyroi qytetin e Shkodres te perulej perpara dy arkivolave me 15 shtator 1936. Ndera kerkon Nderën! Dinjiteti i Gjuhes Shqipe e mundi dinjitetin e Historise!
Por e dhena e revistes “Perpjekja Shqiptare” nuk eshte e sakte dhe kjo pasaktesi ka qene shkaku i gabimit tim. Me daten 15 shtator nuk u zbuluan dy varre, pasi arkivolat kishin mbi 10 dite qe ndodheshin ne Bashkine e qytetit. Keshtu qe fotografite e rastit duhet te jene bere me daten 14 ose 15 shtator ne mengjes te 1936-es.
Ne mengjesin e 15 shtatorit 1936 populli i Shkodres do te mblidhej here perpara Bashkise se qytetit per te degjuar prof. Ernest Koliqin dhe pastaj perpara Poste Telegrafes se qytetit per te degjuar At Anton Harapin; dhe do te percillte dy arkivola me nderime te pabesueshme per kohen. Per kete ngjarje gazeta “Demokratia”, dt. 3 Tetor 1936, f. 3, ne shenimin editorjal, do te shkruente (foto 31):
“E pa-pershkruarshme dhe mallengjenjese ka qene percjellja e eshtrave te te dy fatosave te Kombit – ҪerçizTopullit dhe Muço Qullit – nga Shkodra per ne Gjirokaster e Leskovik. Popullsia e Shkodres kreshnike i percolli ato me lot ne sy dhe me zjarr patriotik ne zemer. U-tregua, si kurdohere, e madhe ne cfaqje dhe e madhe ne shpirt.
Historia jone do te jete deshmonjesja besnike e kesaj percjellje madheshtore e te pa-haruashme. Dhe filizat e ra sidomos do te dine te ruajne me admirim te thelle kujtimin e bukur te gjestit patriotik te popullsise heroike te kryeqytetit te Veriut.
Po mallengjenjese e prekese kane qene edhe fjalimet e flakta te At Anton Harapit dhe te djaloshit Prof. Ernest Koliqit, poetit-shkrimtar te njohur. Jehona e tyre do te tingelloje shume kohe me radhe ne zemrat shqiptare te shqiptareve”.
Ne te gjitha ato qe jane shkruar per ate ngjarje permenden vetem dy fjalime, njeri prej te cileve ka hapur mitingun e percjelljes se eshtrave ne fjale. Behet fjale per padagogun e ri, Profesor Ernest Koliqin, fjalen e te cilit e botoi gazeta “Demokratia” me daten 10 tetor 1936 (foto 30) si me poshte, pasi autori Bajo Jonuz Topulli ne librin e tij, nuk e ka botuar te plote (f. 339-342):
“Per ҪerçizTopullin dhe Mustafa Qullin
Fjalimi i zotit Prof. ERNEST KOLIQIT
Vllazen shqiptare!
Agimi i vjetit 1915 e gjet Europen te shkrumueme prej zjarmit te nje lufte tmeruese, qi mbushte me germadha shungullim tym e vaj krahinat e plleshme te saja, ajrin e detnat. Gjaku ma i kulluet i kombeve ma te njoftuna per qytetni, rridhte rrekaj. Aradhe te panumer djemsh te rijshkrijshin jeten me nji hov dalldues te pandegjuem ne historit e luftave te lashta. E perse? Per mbroje e per nder te flamujve te tyne – per te mbajtun lart ngjyrart e flamurit, symbol i lavdise qytetnore e i vleres njerezore te seicilit komb.
Po flamuri i yne? Ku ishte ne fillim te vjetit 1915 ai flamur kuq-e-zi qi, nxjerre nga harrimi shekulluer dhe i ngrejtun ne Vlone ne nji mengjes te muget nandori, grishi e ftoi dy vjet ma perpara te gjithe bijte e Shqipes m’u grumbullue rreth ngjyrave te tija e me themelue nje atdhe te lir? Ku ishte ai flamur qi tue valavite i papriitun ne breg t’Adriatikut i lajmoi botes mbare se hynte ne vallen e popujve nji popull i ri, i armatosun me te drejtat e veta shum te vjetra?
At flamur te puthun mbas 400 vjetsh terri nga nji rreze e zbet dhe e dridhun lirije, e uli ne Vlone ngatrresa e trathtarve. Ne vise te tjera te jugut shqiptar, djege e pjeke e mbyte ne gjak prej grekut, shklitej e neperkambej. Ne mesin e Shqipnis nje turme e terbueme e e ngacmueme s’dinte c’bante. Ne Durres Esad Pasha i a kishte hjekun shqipen e zeze prej fushes se kuqe e zavendsue me nji hyll te bardhe.
Vetem ne Shkoder ai flamur valavitte ende i lir. E per te gjetun strehe nen hijen e shugurueme te tij shuma patriote te Tosknise erdhen per te banue aso-kohe ne ket qytetin t’one.
Shikoni: neper keto udhe, qi sot po vlojne me popull e me djelmni, edneshin tue mendue fatet e atdheut ne rrezik bashke me atdhetare te Shkodres atdhetaret e merguem te viseve te tjera shqiptare. Midis tyne edhe ҪerçizTopulli e Mustafa Qulli. E na te gjithe i kemi pa, i kemi njofte e i kemi dashunue.
Ҫerçizi, burre luftetar, qe ma i pari ne Shqipni qi i shpalli lufte Turkoshakeve tue vra midis Gjinokastres me 1907 nji oficjer te Stambollit.
Dolli Shkurti, hyri Marsi:
Gjirokastr’u – vra Bimbashi….
thote kanga popullore. Ҫerçizi doli ne mal, tue vu ne rend te dites te drejtat e shqiptareve nder qarqe te kryeqytetit te Bosforit. Por Shqiptaret per te fitue lirin e atdheut nuk paten lufte si shumica e kombeve me nji anmik te vetem. Fqijt t’ane vezhgojshin me sy dhelpnak e lakmues, dyndjen e pushtuesit te vjeter, per t’i xanun vendin si pushtuesa te rij. Edhe ketyne pushka e drejte e Ҫerçizit u shpalli lufte.
Mustafa Qulli kur i u mbyll fletorja ne Vlone erdhi per t’a botue ketu ne Shkoder. E prej shtyllave t’asaj perpiqej t’u bante balle intrigave te te huejit i cili me keshille te mbrapshta e me pare helmatuese percante mendet edhe zemrat e Shqiptarve te ngrate.
ҪerçizTopulli e Mustafa Qulli – pushka e penda. Njani luftar me pushke nder fusha e nder male, tjetri luftar me pende neper qytete, te dy te djegun prej nji deshiri te madh, te dy te rrembyem nga drita e nji andrre bujare, te dy te shugueruem prej nji fati te njinjishem ne nji deke deshmoresh.
Ndersa Shkodra pergjakej nga dasit e shkaktueme prej ngatrresave te hueja, anmiku i perhershem i kombit t’one kaloi edhe kufijte e pamprojtun te Veriut e u derdh si lum i furishem shpartallues ne te vetmem krahine qi mbante ende te ngrehun flamurin e Vlones. Ne qershuer u ndegjue nji batare pushkesh kah Mirdita: fatosi i Traboines, Ded Gjo’ Luli, u gri prej anmikut, i cili me ushtrit e veta grabitcare hyni ne Shkoder. Flamuri i yne zbriti nga shtiza e nalte e keshtjellit e ne vend te tij u ngjit nji flamur i huej. Pretenduen shpresat e atdhetarve, zemrat u ndrydhen ne heshtje e ne deshprim.
Anmiku, porsa hyni, shtini ne dore patriotat ma te shquem. U mbushen burgjet me ta. Tmeri e pasiguria pushtoi te gjithe. Ҫerçizi e Mustafa u kapen edhe ne nji mbramje korriku u derguen jashte Shkodre kah livadhet e Shtoit.
Ah, anderr e Shqipnis se lire, shtrejt e pagueme me jete e me gjak! Naten, tue ecun neper terr rrethue prej ushtarve anmiq te ngurte e krenare, me parandiesin e dekes ne zemer, me dashunin e jetes ne gjak, me mendimin e grues se dashun e te vllazenve te larget, me deshprimin e Shqipnis midis shpirtit, une i shof dy luftaret e pafat drejtue kah logu i pushkatimit”…
Deri ketu materiali eshte i barabarte si ne gazeten “Demokratia” ashtu dhe ne librin e Bajo Jonuz Topullit, por vazhdimi ndryshon. Une do t’i jap te dy variantet per te pare se cfare ka hequr dhe cfare ka shtuar autori i librit mbi dy vellezerit Topulli.
Sipas gazetes “Demokratia” fjala e Prof. Ernest Koliqi vazhdon si me poshte:
“Vale vale kujtimesh fluturuese do t’u jene pershkue n’at ecje te permotshme. Veprimet e gjalla per fitimin e liris kombtare, luftimet e parreshtuna me pushke e me pende, mbandej agimi i nandorit fatlum, brohoritja e gzimit ne mbare Shqipnin e lirueme mbas kater qindvjetash robnije.
Me pa andrren e katerqind vjeteve te realizueme, m’u lshue ne rrymben e nji hareje te hovshme mbas qellimit t’arrijtun, me pershndete rrezet e bardha te liris edhe befas m’u plandosun prap ne terr, me te rrethue prap naten e robnis, e ne terr t’asaj nate m’u nisun kah livadhet e dekes.” (Pjesa e nenvizuar mungon ne librin e autorit Topulli, f. 341)
“Edhe deka asht e ambel kur kendon ne zemer nji shprese e ardhmenis. Edhe deka do t’u ishte dekun ma e lehte te dy ardhetareve po te kishte drite para tyne mundsija sado e vogel e nji qendres kombtare Por m’e dijtun flamurin e zhdukun, liria e shume, vllezent e dam e te percam, anmiqt ma te forte se kurr ardhemenin e mbyllun, ky asht martizim i madh qi permbledh”… (vazhdimi sipas librit te autorit Topulli, f. 241)…”dhimben jo te nji deke te vetme, po te dhjete dekve.
Dy atdhetare te vjefshem humben me 1915 ne terrin e nji nate te perfrigueshme korriku edhe nuk u dijt ma gja per ta. Mbas 21 vjetesh, dheu shqiptar, mbi te cilin sot flamuri i Vlones shtrin hijen e vet te bekueme, po na i kthen kufomat e tyne…..(mungon nje pjese e tekstit).
Ҫerçiz Topulli e Mustafa Qulli.
Dy emna kumbore si dy tingellima burije lajmetare, qi jehohne fushave e maleve…. (mungon nje pjese e tekstit).
Epoka plot gjallni e perpjekjeve per lirimin e kombit, epoka ne te cilen shqiptaret disshin tue kendue per atdhe, asht tashme nji kujtim i larget. Pamvaresine, shtrejt pague me gjak te deshmoreve, na sot e gzojme pa i a ditun cmimin. Problemet e medhaja qi linden menjehere, persa u sigurue pamvaresia, na kane topite e na kane lodhe. E na, ne vend qe me i permbledhun energjit t’ona per t’i dhane nji shdrivillim sa ma te shpejte atyne problemeve te viganshme, jemi shtrue ne nji amti landore te paarsyeshme dhe ne nji nihilizem shpirtnuer te pa-lavdi.
Mjerisht, emni i Shqipnis, per te cilen deshmoret dhane jeten, sot nuk kumbon ma me nderimin e merituem mbi buzet t’ona.
As ne buzet tueja, Djaleri, per te cilen deshmoret dhane jeten, sot nuk kumbon ma me nderimin e merituem mbi buzet tona.
As ne buzet t’ueja Djaleri.
E pra vetem ne dashunine e atdheut, o Djaleri, asht shpetimi e jo ne ideologjina turbulluese qe nuk perkojne kuttsesi me instiktet ma te shendosha te races s’one, jo ne formula te dyshimta e shpartalluese importue prej se jashtmi. Kete ty ta pohojne sot keta dy atdhetare te paster qi, diqen per t’i falun Shqipnis e te gjithe shqiptareve agime te lira e te lume….. (mungon nje pjese e tekstit).
Ҫo perpjete flamujt e zemrat, e kujtimet, Djaleri, edhe pershendeti. O ju shqiptare te ndershem, perulnje ballin ne nderim te tyne.
Sepse keta perfaqesojne andrren e pavdekshme te nji Shqipnie te lire, atdhe i drejte per nji popull te vllaznuem.
E ju, o Hije madhore te Ҫerçiz Topullit e te Mustafa Qullit, nisnju kah vendet e jueja tue ngjallun neper te gjitha buzet nji kange shprese. Zgjoni ne kalim zemrat e fjetuna; fuqizoni shpirtrat e ligshtuem.
Shka kerkon djaleria prej Shqipnis? Drejtesi te plote shoqnore.
O ti, Ҫerçiz, o ti Mustafa Qulli, qe ma t’kuq e bate flamurin t’one me gjakun e paster t’uej, shpallnje djaleris se perparimi ma i drejte, se drejtesia ma e plote shoqnore mund t’arrihet n’emen te Shqipnis…. (mungon nje pjese e tekstit).
Kete besim ne flamur t’one lypin sot dy hijet e zgjueme te Ҫerçiz Topullit e te Mustafa Qullit.
Po sot na – para ketyne eshtnave qi dridhen ne Shqipni dhe ne fatet e saja ma teper se dje.”
Shenim: Te gjitha forcimet e emrit me bold te Çerçiz Topullit e te Mustafa Qullit ne kete artikull eshte bere nga ana ime, GH.
Nga ky fjalim kemi tre te dhena statistikore: se pari Ҫerçiz Topulli e Mustafa Qulli u larguan nga vendet e tyre drejt Shkodres per shkak te perndjekjeve politike ne Gjinokaster dhe Vlone me 1914, edhe pse ardhja e Mbretit te Shqiperise, Princ Vidit (07 mars 1914), dhe Protokolli i Korfuzit (17 Maj 1914) nuk e lejojne nje presupozim te tille. Se dyti atentati kunder bimbashit ka ndodhur me 1907. Se treti dy personazhet tona u vrane nga armiqte e Kombit Shqiptar dhe ngjarja ka ndodhur me 1915.
Pas fjalimit te Prof. Ernest Koliqit makinat me kortezhin e dy arkivolave marrin rrugen drejt daljes se qytetit nepermjet Fushes se Ҫeles, por nje karroce e improvizueme i kishte prere rrugen; siper saj Kleriku Katolik At Anton Harapi i drejtohet delegacioneve me nje fjalim teper prekes (foto 31):
“Ndalniu! Ku veni, burra?!……
Ҫerçiz e Muço, dy fjale ka me ju Shkodra kreshnike, ktu ne log te kuvendit, para se te daheni.
Doni ta leni Shkodren, te shkoni e te pushoni atje, ku se parit pat t’amblat rreze te diellit, ku, si filiza te shndoshte, gzueshem e rritet shtatin, atje prej kah Shqipnija u qiti edhe u ndriti!
Le te lavdohen, po, per ju Gjinokastra e Leskoviku, vendet, ku ju u lindet per jete, por grime ma pak s’do te gzohet ne ju Shkodra, vendi, ku ju, nuk diqte, por u lindte per atdhe. Njimend se ato u dhane tamblin e gjiut e u jane nana te natyrshme, por ju tashma, nuk jeni nierz te zakonshem, nuk jeni ce fardo shqyptaresh, ju jeni heroj, jeni burrat shqiptare; e si te tille u priti e u mbajti, si te tille, sod me gzim u percjelle Shkodra, lama e nana e heroizmit t’uej.
Jo, nuk u leshon ju Shkoder lokja, ambel pa ju puthe ne te dyja faqet, thekshem pa u lmue te dy krahet, permallshem pa derdhe dy pika lotsh, lor gzimi e pikllimi, mbi eshten t’uej.
Eshten e pamort, u falem! Te pavdekshem, po pse nder veme t’ueja rueni nji visar te cmueshem, njat ide, e cilla e patrandun do te jete Shqypnija.
E udha e mare u kjofte!
Vec, o burra, qi, dekun, flitni; te metun, njalleni; te hapun, sod ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqypnis, deh, lshonie nji za, at zanin t’uej kumbues si te luajve diftoni djelmise shqyptare shka i ushqei idealin, shka u mbajti karakterin, shka u bani te padekshem.
Diftoni, po, se ka e do te kete Shqypni der te kemi e te mbajm nji Zot mbi veti; ka , po, Shqypni der re dalin shqiptar fatosa; ka e ka me pase Shqypni der gjaku i juej i kerthneste e i gjalle te vloje ne kujtim e nder ndiesi te shqyptareve, der qi ne Shqypni, pa ndryshim krahine e besimi, te cmohen e te madhnohen themeluesat e atdheut. Kemi pse te jemi e te mbahemi shqyptare, der shejte te ruhen besa e burrni.
Me tane fuqin t’uej vigane m’i bani nji urim Shqypnis, m’i niellni te mare e perparim, pagje e ngallnim.
Por edhe ‘i name, si rrfeja, m’i lshoni kulshedres se re, rrymave dermuese, qi po e brejne jeten shqyptare; atyne po, te cillt, thone se po bashkojn e na shkatrrojn; levdohen per dashtni, e na qesin mnin e fitnen, duen te na msojn e po na zhburrnojn. Heu! Ata mos kjoshin e Zoti i vraft njata, te cillt duen t’i lajn shqyptaret pa bese nder veti, duen t’i qesin moralit e karakterit, familjet e historijet.
Nuk po pves kusj jeni as kah po veni. Kudo shkojshi, te bardhe kjoshi; ku ndejshi, flori ndritshi. Ideali i juej me tregon se kush jeni, deka e juej me dishmon se ku dueni. Nuk me duhet gja kush u vrau, por knaqem, kah marr me mend ata per shka ju rat preja e dores mizore. Nuk marr para sysh ce krahine kjet e ce besim patet, me mjafton te dij se besohet me nji Zot, e si kristal i kulluet rrodh nder dej t’uej gjaku shqyptar.
Ju msyt Shkodren per azil atdhetarizmi, per lame veprimi, per strehe sugurije. Edhe Shkodra me knaqe u priti e u dha nderimin qi u perkitte: pa ndryshim u rreshtoi nder fatosa te vet, nder te dekunt e pavdekshem, krahas me ‘i Ded Gjo Lul e te tjere sokola.
Eh, moj Shkoder, moj mizore! Si s’u ngine ma nji here me gjak? Der kur ma do t’m’i a kndojsh kangen dekes e shemtimit? Shka asht me ty, qi don si te ngallnojshe ma fort mbi deke se mbi jete, si te gzojshe ma fort per te metun se per te gjalle? Me shka ma mund do te shuehet ajo etja e yte, qi tash sa mot te rreshke e te pervelon?….
Ti mizore njimend, por fatose, pse si ne djep t’and perkunde burrat e maleve, ashtu ne prehen t’and mlodhe, ne voterr t’ande rreshtave herojt e kombit. Mizore po, por trimneshe, pse kurdohere ne deke pae pshtimin; ne therori, fitimin; ne burrni forcen. Misore po, por fisnike, pse ndere e burrni i pate gjithmone per piri.
Zotni te ndritshem! Nuk due t’u ndali ma. Keni udhe te gjate. Merrni kto visare te cmueshme, e shkoni. Por para se te niseni, eni ktu, e mbi kta eshten, simbol ideali, force e bashkimi, t’i a shtrijm doren shoqishojt, Toske e Gege, muhamedane e kristian, e me besen e burrave, me besen shqyptare te lidhemi per t’i a majte shqyptarit te paprekun nji Zot te vertete, nji atdhe te lum, per ta ba Shqypnin te re, te forte e te madhnueshme, te deje per Skenderbeun. T’i diftojm, po, botes, se shqyptaret jane nji-mend burra; se mund te jemi Toske e Gege, muhamedane e kristian, e niherit shqyptare e te njimendte.
Zoti i vertete e atdheu le te na bashkojne, Zoti e atdheu te na mbajn: Me Zot e me atdhe te lumnojm!”
Shenim: Forcimi i emrave Ҫerçiz e Muço me bold jane bere nga une, GH.
Do te vinin vitet 1939-1944 dhe Prof. Ernest Koliqi do te bejej ministri i Arsimit ne qeverine e Shefqet Verlacit. Ne saje te punes se studiuesve shqiptare te Kosoves (ne kete rast te Prof. Dr. Sc. Abdylaziz Veseli) ne kemi nje informacion gjithperfshires mbi zhvillimin e arsimit shqip ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe Sanxhak gjate periudhes 1941-1944 ne pese vellime (Gjilan 2003), ku ne vellimin e trete ndodhet e botuar qarkorja e firmosur nga ministri Ernest Koliqi (foto 32) mbi mesimin e gjuhes ne shkollat fillore, dt. 15-XI-940.
Dergimi i 200 mesuesve ne Kosove nga Shqiperia shoqerohet me ndryshimin e teksteve mesimore, sidomos ne fushen e Historise. Ne Fjalorin Enciklopedik te Kosoves, Prishtine 2018, midis te tjerave, f. 817, per kete teme shkruhet: “Ne periudhen prill 1939-dhjetor 1941, E. Koliqi ishte minister i Arsimit ne Qeverine e Mbreterise Shqiptare (nen pushtimin fashist italian). Kontribuoi shume per ngritjen e sistemit te arsimit kombetar ne tere territorin e “Shqipnis Ethnike”, me c’rast u themeluan shume shkolla fillore dhe te mesme ne “tokat e lirueme”. Ne cilesine e ministrit te Arsimit, ne vitin 1941 dergoi ne Kosove dhe ne trevat e tjera shqiptare disa qindra mesues per te hapur shkolla shqipe. Me nismen dhe angazhimin e tij u be pune me vlere per plotesimin e literatures shkollore, sidomos per shkolla te mesme, me veprat sic jane: “Shkrimtaret shqiptare I-II” (1941), “Rreze drite”, “Te praku i jetes”, “Bota shqiptare” etj”.
Te njejtin informacion e kemi dhe ne punimin ne kater vellime te: Qerim Lita, Tokat e liruara (1941-1944), Permbledhje dokumentash, Vell. IV, Shkup, Prishtine, Tirane 2016; dokumenti 601-865, f. 5-47), ku tregohet roli konkret i Ministrit te Aresimit te asaj kohe Ernest Koliqi ne shtetin mbare Kombetar Shqiptar.
Ҫudia qendron ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, vell. 2, 2008, ku pikerisht per kete periudhe kohore ka heshtur duke e perkufizuar vetem ne nje fraze, qe thote: “Gjate viteve te pushtimit fashist qe minister i arsimit (prill 1939-dhjetor 1941)” duke u fshehur shqiptareve rolin e Ernest Koliqit ne arsimimin e shqiptareve te Kosoves.
Ne nje tekst te tille ne Kosove mbi Historine te vitit 1942 shohim se si eshte futur emri i ҪerçizTopullit duke na dhene ne dore argumentin e percaktimit te autoresise se zmadhimit te mitit te tij ne rrafshin mbare kombetar.
Nga i gjithe ky material i mesiperm rezulton qe mbi figuren e Çerçiz Topullit bie dyshimi mbi pasaktesine e pretendimeve te thena ne pjesen e para (pas vitit 1945) dhe kryesisht mbi tre probleme kryesore, qe kerkojne argumenta shtese per t’i pranuar si argumenta baze te figures se tij dhe qe do t’i shohim ne pjesen e trete.
Por ekzistenca e nje burimi tjeter ne vitet 1934 mbi kete teme na jep ne dore nje material tjeter perforcues edhe pse ne menyre indirekte mbeshtetet ne ate te mesiperm. Fjala behet per librin e Vangjel Koça-s, Ne udhen e shqiptarizmis, zgjodhi dhe permblodhi Ndriçim Kulla, Tirane 1999, ku ne kapitullin e fundit kishte te dhena mbi personazhet tona (foto 33, 34). Por ky liber eshte ribotuar edhe ne vitin 2010 nga PLAJAD duke qene me i zgjeruar ne permbajtje, pa vene dyshim mbi saktesine e shtesave.
Edhe pse ky autor duhej vene i pari nga ana kohore pas 1991, meqenese eshte botuar me 1999, une vendosa te vendos ne kete pozicion pasi i kisha analizuar te gjithe ata qe kishin shkruar mbi Çerçiz Topullin, pasi materiali eshte botuar per here te pare me 1934 nga ky autor dhe eshte kaq intim dhe kaq ne kundershtim me ato qe kemi pare deri me tani sa te habit me kontradiksionin qe paraqet. Me qene se kjo pjese permban nje informacion te shprehur me finese, po e jap te plote sipas autorit, pamvaresisht se si do ta kuptoje lexuesi. Permbajtja e materialit (botimi i vitit 2010) ne kete liber eshte ne dy pjese: ne faqet 327-329 ku ben nje trajtim filozofik mbi simbolin qe perfaqeson Çerçiz Topulli, material i cili eshte botuar per here te pare ne revisten Illyria 1934, Nr. 4, 25 mars; dhe ne faqet 359-365, qe eshte botuar per here te pare ne revizten Minerva 1934, nr. 21-22, qershor-korrik, per te cilat autori thote se eshte mbeshtetur ne librin e Mihal Gramenos (“Kryengritja Shqiptare”) si edhe te informatave qe paten miresine t’i japin Z. Beso Gega, Halim Drasa dhe Halit Topulli (f. 365).
Ne te dy botimet e librit te Vangjel Koçe-s (1999 dhe 2010), “Ne udhen e shqiptarizmes”, ekziston kapitulli “Çerçiz Topulli me flete”, permbajtja e te cilit eshte si me poshte (sipas botimit te 1999):
“Lidhja e Prizrenit e gjeti Gjirokastren pa ndjenja shqiptare. Ky qytet jo vetem s’u perfaqesua ne formimin e Lidhjes, por edhe me pas s’deshi te marre pjese e te lidhet me te, kur erdhi ketu Abdyl Bej Frasheri per nje qellim te tille. Frika e Sulltanit dhe memurietet e bene paresine gjirokastrite te mos i vere veshin themeltarit te Lidhjes.
Ne nje periuhnde te tille erdhi n e Gjirokaster edhe Anastas Kullurioti. Ky u be apostull i idese shqiptare ne mes te bashkeatdhetareve te tij te Morese, shtypi libra shqipe, botoi edhe gazete shqipe mu brenda ne Athine. Po “I foni tis Alvanias” i trembi greket dhe ata e ndoqen Kulluriotin, i cili u hodh ne Gjirokaster per te vazhduar apostullatin e tij. Mirepo ky qytet ua dorezoi grekeve Kulluriotin, i cili qe atehere humbi pa nishan.
Me gjithe keto, ideja nuk njeh gardhe. Me shume mundime, edhe ketu shqiptarizmi nisi te perhapet. Do te gjejme Shefki Kallajxhine, kadiun turk, qe cdo here qe vinte ne Gjirokaster bente fjale gjithnje per zgjuarsine e ndjenjes shqiptare. Kadiu turk pati shok te pare ne idene shqiptare nje kaur nga Qestorati, Koto Hoxhin, i cili erdhi nga Stambolli qe te perhape ndjenjen dhe gjuhen shqipe. Ne kete cift turko-kaur, nje bashkim qe u be pastaj nje nga qellimet themelore te perpjekjeve shqiptare, u bashkua nipi i kadiut idealist Sabri Kallajxhiu, Idriz Xhepi dhe djali i kadiut Galip Kallajxhi, i cili zuri vendin shqiptar te babait pas vdekjes se tij. Doemos zgjohet me shume zot ndjenja qe ka rene ne gjumin e rende te shekujve dhe perpjekjet per zgjimin e saj gjejne perpara pengime te medha dhe dendur vene mbi krye kuroren e martirit. Koto Hoxhi hapi shkolle shqipe ne Gjirokaster, mblodhi shume djem, me ndihmen e N/Toger Seno Sinojmerit, atehere drejtor i burgut, hyri akoma dhe brenda ne burg per te perhapur shqipen, edhe ne mes te te burgosurve gjirokastrite. Por si shperblim Gjirokastra nje dite i dha nje dru te shendoshe dhe i dha udhet ketij patrioti te madh shqiptar, i cili tani prehet ne fshatin e tij ne nje varr te mbuluar me driza!
Por mekatari i madh shume here i lan me gjera te medha mekatet e tij. Kete ben dhe Gjirokastra me “vule”, e cila e lau turpin me ujrat e pavdekshme te lavdise. Ideja shqiptare, duke u perhapur dalengadale, trokiti dhe te dera e madhe e Topullinjve. E priten kaq mire saqe atje zuri rrenje dhe beri folene e saj. Ago Sako Topulli, malldar, ka qene baba i gezuar dhe shume pjellor. La trashegimtare 15 djem dhe 4 vajza. Me Hason, bijen e Laze Mullait nga Kardhiqi, beri edhe Bajon e Çerçizin. Bajoja lindi me 1870 dhe ka qene djali i tete. Dhjete vjet pas tij, me 1880, lindi edhe Çerçizi, i cili ka qene djali i njembedhjete. Bajoja ndoqi shkollen, u be nxenes, student, mesues, profesor. Çerçizi s’u largua nga Gjirokastra. Mbaroi vetem shkollen fillore turqishte te qytetit. Shume here linte mesimet dhe shoket e tij, rrembente armen dhe shkonte per gjah. Kush e pandehte se shume vjet me pas arma e tij do te gjemonte neper male dhe fushat shqiptare per te trumbetuar nje ide te madhe. Mesimet e para te shqipes i mori nga Galip Kallajxhiu dhe me pas i vazhdoi me Bajon.
Kur Çerçizi merrej me punet e shtepise ne Gjirokaster, Bajoja formoi ne mbarim te 1905-s ne Manastir, Komitetin shqiptar. Ne krye te 1906-s la Manastirin, ku ishte n/drejtor i gjimnazit turk dhe shkoi ne qark te Korces e te Kolonjes, duke formuar dege te Komitetit. Ne Gjirokaster, Bajoja arriti fshehur ne prill te 1906-s dhe qendroi ca kohe sa formoi edhe ketu nje dege te komitetit. Vec kesaj organizoi edhe nje cete me Çerçizin , me Avni Menen nga Gjirokastra, me Zeman Hacken nga Mashkullora dhe me Abdyl Mersinin nga Kardhiqi. Me formimin e kesaj cete nis edhe veprimi patriotik i Çerçiz Topullit. Me keta te kater Bajoja iku nga Gjirokastra dhe shkoi ne Kolonje te Sali Butka e ne Dishnice te Korces te Fejzo Bej Dishnica, duke marre me vete dhe Apostol Plasen. Ceta komandohej nga Bajoja dhe dalengadale arriti ne 11 veta.
Ndjenja shqiptare zuri te marre nje hov te madh. Kjo gje i frikoi greket dhe prandaj perpiqeshin si e si ta ndalonin kete rreke, qe behej lume, pastaj det e me ne fund oqean. Nje nga mjetet e ndalimit ishin edhe vrasjet. Ketu me 1906 andartet greke vrane priftin kombetar Papa Kristo Negovanin. Komitgeti shqiptar, per te marre gjakun e tij dhe per t’u treguar grekeve se nuk vlene, vendosen te vrasin Dhespotin e Kosturit ne krahinen qe u vra edhe Papa Kristoja. Meqenese nuk e vuri dot ne dore kete Dhespot me 9 te vjeshtes 1906, ceta e Bajos vrau Dhespotin e Korces, i cili shkonte per ne Bradvice. Dhespotin e vrau Çerçizi, i cili – sic shkruan Sali Butka – “i ra vetem nje dyfek dhe ra i vdekur goxha Dhespot”. Per kete vrasje ushtria turke e ndoqi kemba-kembes ceten e Bajos, e cila u kthye prape ne Gjirokaster . Meqenese s’kishte menyre tjeter se si t’i vazhdonte veprimet e saj, ceta u shpernda. Bajoja me Çerçizin dhe Zemanin, me ndihmen e Nazif Haderit, nga Palavlia e Delvines, ia hipen vaporit ne Sarande dhe shkuan per ne Bullgari e Rumani. Me 1906 dimeruan ne Sofje e Bukuresht. Meqenese ideja shqiptare u poq mire e mire, u vendos nje levizje me arme ne Shqiperi. Prandaj me 1907 Bajoja me shoke u hodhen ne Itali. Andej Bajoja shkoi per te mbledhur ndihma e per te bere propagande ne Euqope e Amerike., dhe nje cete e re u hodh ne Shqiperi, kete here nen kryesine e Çerçizit. Tane me kete cete nis edhe pseiudha e lavdishme e Çeços me flete.
Ceta, qe vinte ne Shqiperi per te shkruar nje faqe shume te ndritur ne historine e Rilindjes Shqiptare, perbehej nga Çerçizi, Mihal Grameno, Zeman Mashkullora, Thanas Nastoja dhe Idriz Gjakova. Zbriti ne nje vend te Vlores dhe, duke care Himaren e Kurveleshin, arriti ne Kalane e Shen Triadhes se Gjirokastres. Ketu qendroi nja tre dite, sa u poq me disa patriote te Gjirokastres, dhe pasi u nda nga Idriz Gjakova i cili duke udhetuar per ne Jakove u zu ne Elbasan dhe u dergua ne burg te Manastirit, shkoi per ne qark te Korces me ane te Zagories, te Permetit, Kolonjes dhe Leskovikut, duke e shtuar ceten dhe me shoke te tjere qe merrnin udhes. Dimrin 1907-1908 e shkuan neper malet e Korces dhe Gjorikastres. Duke shkuar ne Tremisht, i bashkua me ceten edhe hajredin Tremishti, trimi i ri qe u vra ne luften e Mashkullores dhe sot qetedohet ne xhamine e Dullges se Gjirokastres. Ne te hyre te janarit 1908, ceta arriti ne Gjirokaster dhe ra ne shtepine e Topullenjve, qe ishte bere limeri ik komiteve dhe qendra e perpjekjeve kombetare. Ketej pastej bridhte neper viset e rrethit te Gjirokastres dhe Libohoves, duke pranuar edhe shoke te tjere.
Me nje mbushej viti qekurse ceta kishte ardhur nga Italia ne Shqiperi. Megjithkete s’ishte bere ndonje veper e shenuar qe t’i jepte shtytje te forte levizjes shqiptare. Vajtje-ardhje varavingo te cetes s’benin edhe ndonje sherbim te madh. Per kete, u vendos vrasja e Bimbashit te Gjirokastres, i cili u bente mundime te medha patrioteve shqiptare. Shorti u ra Hito Lekdushit dhe Bajram Prongjise, dy komite te rinj te cetes. Me 25 shkurt 1908 diten e hene, ne ora 8 te mengjesit, keta te dy hyne ne qytet per te zbatuar vendimin. Per te ruajtur krahet e tyre, Selfo Kardhiqi dhe Hajredin Tremishti zune rrezen e qytetit, Zaman Hacka dhe Asllan Starja zune qimerin e kishes se Varoshit, Çerçizi me Mihalin, Abdyl Mersinin, Myftar Axhemin dhe Pirro Zhulatin zune vend ne bregun e Teqes se Baba Manes.
Ishte ora 11.15 kur krisi pushka qe shtriu perdhe Bimbashin. Pas vrasjes, Hitoja me Bajramin dolen nga qyteti dhe shoket e tjere qe i pritnin qellonin mbi dritaret e pallatit te prefektures. Para se te mblidheshin te gjithe shoket ne nje vend, rendi xhandarmeria dhe policia me te cilet ceta beri nje lufte dy ore te tera nga bregu i Baba-Manes. Ketej me ane te Mashkullores mori malet e Kardhiqit, ku ishin te sigurte nga cdo surprize.
Vasja e Bimbashit ishte nje thirrje per lufte qe i behej Dovletit dhe nje prolog i epopese se Mashkullores, qe i dha drite te shkelqyer levizjes shqiptare.
* * *
Ne malet e Kardhiqit ceta u nda me dysh: Çerçizi vete i shtate dhe Abdyl Mersini vete i katert. Keta te katert shkuan me qellim qe te bashkoheshin ne Ҫajup me shtate shoket e tjere, te cilet zbriten ne Mashkullore dhe qendruan atje per te shkuar naten. Ishte e marte mbrema dhe gdhihej e merkure, 5 mars 1908. Ushtria turke arriti naten ne Mashkullore dhe perpiqej te rrethontye shtepine, ku kishte rene ceta e Çerçizit, pas lajmerimit qe kishte bere nje tradhetar nga fshati. Duket se jeta e maleve i fal njeriut edhe parandjenjen e rrezikut. Çerçizi me shoke ngrihen befas nga gjumi, dalin jashte dhe marrin tatepjete nje perrua te thelle. Ushtria turke s’i vuri re qe iknin, por tradhetari qe shpuri lajmin ne Gjirokaster, bertiti dhe u defteu udhen. Atehere nisis menjehere dyfeku kunder komiteve trima, te cilet do te vriteshin te gjithe sikur Çerçizi me Asllanin te mos zinin dot nje ahur te rene. Nga ky ahur zune te qellojne kunder ushtareve turq dhe vrane dy. Ne kete kohe e siper munden te arrijne ne ahur edhe shoket e tjere, pervec Hajredin Tremishtit, i cili ra dy pashe larg Mihal Gramenos me nje plumb qe i kishte shpuar koken tejpertej dhe pervec Hito Lekdushit, i cili perpiqej te zinte vend ne mur te nje are dhe u shtrengua te arratisej se ushtaret i prene udhen.
Tani ne ahurin e rene mbeten vetem pese veta, qe luftuan si luane. Meqenese ishte nate sdhe komitet zune vend, lufta pushoi qe te niste te nesermen prape ne mengjes ne oren 7. Nderkohe, Çerçizi me Zemanin e me Myftarin zune ballin, Mihali me Asllanin moren anet per te mbrojtur krahet. Bente kiameti. Plumbat turq bini si bresher mbi pese komitet shqiptare, qe luftonin me 150 e ca nizame, te cilet kishin me vete numrin por s’kishin trimerine shqiptare. Lufta mbajti tere diten me nje terbim te patreguar. Kur pane se as mund t’i vrisnin, as mund t’i zinin te pese dragonjte shqiptare, ushtaret turq zune te terhiqen, duke lene dhjete te vrare. Nga ceta u vra vetem Hajredin Tremishti dhe u plagos pak Myftar Axhemi. Kur lufta dukej e mbaruar, arriti nga Gjirokastra mytesarifi me oficere, doktore e farmaciste per te mjekuar te plagosurit, si dhe me ushtare te tjere te trazuar me xhandare, te cilet zune te qellojne kunder cetes gjersa u ngrys mire-mire dhe lane edhe te vrare te tjere. Bashke me ushtaret e vrare u vra edhe fshatari tradhetar, i cili mori nje plumb ne balle nga dora e Çerçizit.
Tradhetia mbaroi me shkelqim te armeve shqiptare. Lufta e Mashkullores tregoi se c’mund te beje nje grusht idealistash trima kunder nje Dovleti te tere, qe perpiqej te mbante akoma akoma nen kembe nje popull trimash. Ahuri i rene ne Mashkullore eshte akoma edhe sot, qe te vertetoje fjalen e nje francezi te madh, Maurice Barres, se “Ka vende ku fryn era e trimerise”. Ketu cdo gur qe shkal njeriu ka te kallzoje nje histori dhe te tregoje nje trimeri. Ne monumentin e Vilhelm Telit ne Lozane eshte skalitur nje epigrame patriotike, qe quhej nga me te inspiruarat:
“On parlera de Tell le chasserur
aussi longtemps que la montagne
restare sur sa base”;
Edhe ahuri i Mashkullores do te kallzoje se atje trimeria shqiptare shkroi nje epope te madhe.
* * *
Ushtria turke kishte vendosur qe te qendronte ne Mashkullore per te shkuar naten dhe per te vazhduar luften. Mirepo ceta e Çerçizit, mbatur pa buke e pa fisheke, mundi te ike naten dhe te shpetoje nga nje vrasje e sigurte. Moren pak veten ne kasollen e ciflikut te Dino Ҫiços dhe iu ngjiten malit te Gjirokastres. Te nesermen zbriten ne Gjirokaster dhe, duke lene Myftarin e plagosur per mjekim, shkuan ne pyll te Lluvines ku rrojten 45 dite te tera nje jete si te eger. Duke u larguar ketj, ceta brodhi perseri neper viset e Gjirokastres e te Laboves, duke shkelur edhe ne disa fshatra greke te Zagorit, gjersa u hodh ne Kolonje, Korce e manastir per te marre vesh punen e Njazi Bej Resnjes, qe kishte ikur nga Manastiri me 200 ushtare me program kryengrites. Ky program ishte Konstitucioni Turk, i cili me ne fund u dha me 10 korrik 1908. Kjo date i dha fund edhe cetes trime te Çerçiz Topullit, i cili u kthye ne Gjirokaster dhe u shpernda ne Janine ne mes te gostive te Xhemijetit.
* * *
Bashke me Çerçizin u kthye ne Gjirokaster edhe Bajoja nga Evropa. Shtepia e Topullinjve ishte prishur krejt ekonomikisht, pervec ndjekjeve dhe mundimeve qe i beheshin familjes. Vellezerit e Çerçizit e te Bajos gjithnje ne burg. Tani me Hyrietin duhej nje program tjeter per realizimin e idese shqiptar. Bajoja me Çerçizin bene nje mbledhje te Klubit “Drita” dhe kerkuan nga gjirokastritet qe t’i ndihmonin per te vene ne vend bagetine e tyre te humbur nga shkaku i perpjekjeve te tyre shqiptare dhe keshtu duke patur bagetine si burim rrojtjeje, te vazhdonin punen ne fushen kombetare. S’ua vuri veshin njeri dhe nevojat e jetes Bajon e shrtrenguan te pranoje drejtorine e gjimnazit turk ne Selanik dhe Çerçizin te vendoset ne Stamboll.
Kur Sulltan Hamiti me 10 mars u mat te rrezoje Qeverine Konstitucionale, Bajoja formoi nje batalion shqiptar, i cili u nis nga Selaniku bashke me ushtrine turke kunder Stambollit, ku u bashkua dhe Çerçizi. Perfundimi i ketij marshimi ka qene shfronezimi i Abdyl Hamitit dhe burgimi i tij ne Selanik.
Pas shpalljes se Indipendences Shqiptare, Çerçizin e gjejme ne Vlore. Me 1914 mori pjese si kryetar cete ne luften kuneder ushtrise se Epirit te Veriut Autonom dhe luftoi me trimeri ne Cepo e ne Qafe te Skerfices. Kur u thyen fuqite shqiptare, u kthye ne Vlore dhe ketej u hodh ne Shkoder. Ketu ra ne duar te malazezeve, te cilet e vrane se bashku me Isa Boletinin dhe Muco Qullin. Varri i tij nuk dihet. Nje dite, duke biseduar me nje shok, Çerçizi thoshte:
-Trimat ja vdesin 40 vjec, ja s’jane trima!
Jeta e tij mori fund sa pa mbushur akoma 40 vjec. Çerçizi vlente nje fund trimeror, sic ka qene trimerore edhe tere jeta e tij. Po qe e shkruar, kush e di pse, te mos vdiste me trimeri ne fushen e luftes. Sidoqofte, ka qene nje meteor i ndritur ne agimin e Rilindjes Shqiptare dhe me zhdukjen e tij ka lene prapa kujtimin e shkelqyer te nje trimi me flete dhe ka hyre ne mbreterine e legjendes.
(Minerva, 1934, Nr. 21-22, qershor-korrik)”
Por ribotimi i vitit 2010 ka edhe nje trajtim tjeter, kesaj radhe krejt filozofik, te figures se Çerçiz Topullit, me pretendimin te jete botuar per here te pare ne revisten Illyria, 1934, Nr. 4, 25 mars me autor Vangjel Koçen. Ky material qe nuk gjendet ne botimin e pare (1999) ka me te vertete nje trajtim filozofik shume-shume specifik dhe me ka habitur per kohen e pretenduar qe te jete shkruar (1934) dhe te mos jete shpalosur asnjehere pergjate epokes komuniste.
Ky material eshte shkruar me rastin e inagurimit te bustit te Çerçiz Topullit dhe ka kete permbajtje (f. 327-329):
“Çerçiz Topulli
Te dielen me 18 mars, Gjirokastra e bashke me te edhe tere Shqiperia e lire dhe skllave, i pagoi taksen e nderit e te mirenjohjes kujtimit te nje trimi me flete te races shqiptare: te Çerçiz Topullit. Inisiativa e Xhevat Kallajxhiut nga ana e grupit te “Demokratise”, patriotizmi i gjirokastriteve te Shqiperise e te Amerikes, si dhe deshira e te gjithe patrioteve shqiptare, te vjeter e te rinj, u misheruan ne statujen qe zoteron me madheshti ne sheshin e ri te Gjirokastres. Dhe Odhise Paskali, djale i vendit, qe e nderon vendin me artin e tij, u perpoq ta perjetesoje ne menyre simbolike te goditur heroin me vulen e pavdekur te artit.
Fytyra e Çeços dita me dite madhohet me shume dhe historia merr pamjen e legjendes, sepse sintetizoi ne sheshin e armes deshirat e pandjera te nje populli te tere pwer clirimin e tij nga zgjedha e huaj. Ka qene nga ato figura komplekse, qe i jep te pakta raca jone. Vijat e tij heroike e shembellejne me clironjesit e vjeter klasike Miltiadhi, Tra sibuli, Timoleoni, Epaminonda e Pelopida.
Epopeja do te kallzoje luften e Mashkullores. Do te ngrihet nota homerike kur poeti do te kendoje Çeçon ngritur ne kembe ne germadhat e kalives se Mashkullores per te luftuar nizamin e Dovletit. Dhe do te tingelloje embel nota virgjiliane kur poeti do te kendoje kaq e kaq te rinj, qe rane ne fushat e nderit me emrin e Shqiperise ne buze, me besen shqiptare ne zemer.
Te Çerçiz Topulli une dua te shoh Simbolin. Popujt kane nevoje per simbole dhe i krijojne (nenvizimet me bold dhe vize te miat, GH). Kur historia trazon fjalen e se vertetes me thekset e embla te poezise, lind simboli. Simboli eshte nje figure themelisht historike, ne te cilen u dobesuan vijezat me te cilat eshte shenuar ne librin e madh te botes dhe pastaj u zhduk brenda ne nje tym te trendafilte ne mes te harmonive ekzaltonjese dhe tingellimeve te retorikes. Simboli krijohet ne mes te rrymes se shekujve dhe te plasjes se legjendes. Fabrikohet nergut kur njeriu qe jetoi ka lene gjurme shume te aferme, por megjithekete jeta e tij duhet te idealizohet per qellime reale dhe per efekte te medha ne ndergjegjen e turmes. Simboli s’i duron dot influencat dot influencat e kritikes historike, por paraqitet me rrobat e endrres ne ndergjegjen dhe jeten e popullit. Fuqia e simbolit eshte me e madhe nga fuqia e njerezve. Nget te gjitha telat e shpirtit dhe fut rrenjet e tij mu ne thellesita me te imta. Vetem simboli mund te mbledhe ne nje sinteze bashkimi elementet me te ndryshem dhe e shpie shpirtin pertej kufinjve te realitetit. Rrymat me te aferme e me te gjalla te filozofise se kultures karakterizohen pikerisht nga nje interesim qe shtohet dita me dite me teper per boten e simbolit e te Mitit, te kuptuara jo si shpikje poetike dhe arbitrare, por si dramatizime qe fshehin kuptime te thella te koheve te lashta e te aferme.
Te Çeçoja duhet te shohim simbolin e heroizmit te pushkes, te idealizuar nga qellimi i shenjte kombetar.
Karakteristika themelore e shpirtrave heroike eshte besimi i patundur ne misionin e tyre: besimi fetar, qe i jep vetes nje vlere te pasosur, e ben jeten nje mision, te gjitha castet e saj i ben detyra per te mbushur dhe qendron lart ne horizonte me shkelqim per te ndritur udhen ne çdo çap. Keshtu kemi heroin e artit, qe eshte burre i madh shteti; kemi heroin e fese, qe i jep shpirtit njerezor nje kuptim te ri jete; kemi heroin e mendimit, qe eshte zoti te formuloje ne mendjen njerezore nje sistem te ri mendimi; kemi heroin e shtetit qe ben realitet idene e kombit.
“Vetem ne vdekje heronjte jane me te gjalle” ka thene nje shkrimtar freng. Nje e vertete e madhe. Vetem kur vdesin dhe me kohe behen legjende, atehere u hyjne me teper ne pune te gjalleve qe t’u kujtojne se heroizmi i tyre duhet vazhduar ende per realizimin e idealeve te reja te jetes kombetare. Prandaj, vec statujes se Çerçiz Topullit duhet te ngrihen me madheshti neper qytetet e ndryshme shqiptar edhe statujat e Naimit, te Vaso Pashes, te Kristoforidhit, te Koto Hoxhit, te Mihal Gramenos, te Bajo Topullit etj. Ne krah te ketyre statujave duhet te perjetesojme mbi mermer ose mbi bronx edhe fytyrat e thinjura dhe apostulike te De Rades, te Anastas Kulluriotit, qe keshtu te plotesohet Panteoni i heronjve te Rilindjes sone Kombetare. Dhe te gjithe keta te na mesojne se veprat tona duhet te frymezohen nga shpirti i tyre heroik, i puthitur tani ne idealet e reja shqiptare. Do te munde valle te frymezohet nga ky shpirt brezi qe ndodhet ne pragun e vdekjes, si dhe brezi qe ndodhet ne mesin e jetes? S’e di. Por nje gje eshte e sigurte, se shpirtrat e brezave te rinj jane me te pershtatshem per ate fryme heroike qe lyp periudha e re e historise shqiptare per realizimin e atyre idealeve qe krijojne historine e vertete.
(Illyria, 1934, Nr. 4, 25 mars)”
Shenim: Forcimi i emrave Bajo, Ҫerçiz dhe Topulli me bold jane bere nga une, GH.
Nga i gjithe ky material krijohet dyshimi me i thjeshte qe permbajtja e figures se Çerçiz Topullit nuk eshte sipas asaj qe ka hiperbolizuar nipi i tij ne librin mbi vellezerit Topulli. Shume-shume ngjarje nuk kane ndodhur sipas asaj qe jane shkruar ne ato dy vellime dhe kjo duket sakte nga materialet e pjeses se meposhtme. Por kryesorja qe une desha te ve ne dukje, me mbeshtetjen e autorit te mesiperm, eshte fakti se Ҫerçiz Topulli ka mesuar shqip ne moshen 20 vjecare (ne fillim te shek. te XX-te nga djali i xhaxhait te Xhevat Kallajxhi, Galip Kallajxhi). Rendesia e ketij fakti nuk qendron tek formimi i botekuptimit te personazhit tone, por ne karakterin otoman te familjes se tij qe femijeve deri ne moshen madhore u flisnin ne gjuhen osmanisht. Lind pyetja: ku qendron karakteri shqiptar i ketyre turqve te rinj te konvertuar ne shqiptare?
Megjithate, deri ketu, keto materiale (kapitulli I dhe II) jane te afte t’i pergjigjen tre pyetjeve titull-mbajtes pse – kush – si u krijua miti i rreme mbi ÇerçizTopullin. Ne menyre te permbledhur keto pergjigje jane:
- PSE? Miti mbi ÇerçizTopullit u krijua si nje akt altruist per te ndihmuar gruan e personazhit tone nga skamja ku e kishte katandisur burri i saj, por dhe si nje rehabilitim i figures se Çerçizit pas vdekjes, meqenese roli i Topullareve ne krahinen e Gjinokstres ka qene shume gjurmelenes duke filluar nga fundi i shek. te XIX-te deri ne cerekun e pare te shek. te XX-te. Viti i krijimit fillestar (1927) dhe ekzistenca e Bajram (Bajo) Topullit si kryetar i Bashkise se Gjinokastres ne ate kohe, na con ne konkluzionin se inisiatori real i ketij miti duhet te kete qene ai.
- KUSH? Dy jane personat qe e realizuan krijimin e ketij miti nga hiçi dhe ne menyre manipulatore. Pa dyshim me i rendesishmi dhe vendimtari, si mik i vjeter i familjes Topulli, Xhevat Kallajxhi, duke vazhduar punen e te birit te xhaxhait te tij, Galip Kallajxhi, qe i mesoi shqipen Çerçizit ne moshen 20 vjecare. Puna e Xhevat Kallajxhiut krijoi mitin ne permasat e krahines se Gjinokastres per ate kohe, nder vitet 1927-1934. Karakter mbare shteteror miti i rreme mbi Çerçiz Topullin e mori ne shtator 1936 ne Shkoder ku ju gjet varri i perbashket me Mustafa Qullin dhe u zhvilluar ceremonia e rivarrosjes se tyre. Ne kete rast dy fjalimet e Prof. Ernest Koliqi dhe te Ate Anton Harapi O.F.M. e kryen detyren e tyre ndaj bashkekombasit te cilesuar, Ndersa karakterin mbare kombetar ky mit u mori mbas vitit 1939 kur, perseri, Prof. Ernest Koliqi, ne postin e ministrit te Arsimit, e futi emrin Çerçiz Topullit ne tekstet mesimore te Historise kudo ku kishte shkolla shqipe shteterore e private.
- SI? Shtytesi me i pare i krijimit te mitit mbi Çerçiz Topullin duhet konsideruar vellai i tij, Bajram (Bajo) Topulli, i cili ne vitin 1925 behet kryetari i Bashkise se Gjinokastres. Lidhja e kahershme qe Topullaret kishin me Kallajxhite dhe ajo qe beri ne praktike Xhevat Kallajxhi ne vazhdim, na jep te drejte te ngreme hipotezen se ka qene Bajram (Bajo) Topulli ai qe e ka nisur kete pune i favorizuar nga pozicioni qe fitoi me 1925 si kryetar i Bashkise se Gjinokastres. Ne kete rast faktet e mevonshme treguan se nuk behej fjale per te rregulluar biografine e cunguar te Topullareve, por per te krijuar historine e madhe sikur kaçaket e atehershem ishin ata qe organizuan luften per pavaresine e shtetit shqiptar, kur ne realitet eshte krejtesisht e kunderta: kaçaket e atyre aneve muaren pjese ne revolucionin xhon-turk duke hequr nje sulltan dhe duke vendosur nje tjeter pa e vrare mendjen per shqiptaret dhe Shqiperine e ardhshme. Pikerisht teresia e ketyre ngjarjeve ne vitet 1907-1909 per Historine e shqiptareve nuk jane lejuar te publikohen perpara 1991 duke mbetur te fshehta, por dhe thelbi historik i asaj periudhe.
Ndersa praktika e krijimit te mitit te rreme mbi Çerçiz Topullit u realizua midis viteve 1927-1934 ne qytetin e Gjinokastres sipas kesaj renditje kohore dhe veprimtarie te botuar ne gazeten “Demokratia” te ketij qyteti:
-rreth tetori-nentor 1927 lajmi se “E shoqja e Çarçizit vuan per buken e gojes!”.
-14 Janar 1928, artikulli mbi ҪerçizTopullin.
-19 Shkurt 1928 mbledhja e Keshillit Bashkiak te Gjinokastres mbi vendosjen e bustit te Ҫerçiz Topullit dhe thirrja perkatese drejtur popullates.
-18 Mars 1934 ceremonia e vendosjes se bustit te ҪerçizTopullit ne Gjinokaster ku mbahen fjalimet perkatese.
– Njoftimi ne gazeten “Dielli”, Boston, Mass. U.S.A. October 16, 1978, duke cituar revisten Minerva, Nr. 20, me 15 maj 1934, f. 13, artikulli: “Idea dhe realizimi i monumentit te Çerçizit”.
-Dhe po me 15 maj 1934 revista Minerva, f. 11-12, do te botonte reportazhin mbi ҪerçizTopullin me autor Xhevat Kallajxhi, por te nenshkruar me pseudonimin Gjenço Bardhi.
Gjithsesi duhet vene ne dukje dhe fakti se per te realizuar kete mit jane ndryshuar dy faktet me kryesore dhe eshte fshehur nje tjeter. Konkretisht:
-eshte ndryshuar viti i vrasjes se ҪerçizTopullit dhe Mustafa Qullit; nga 1914 eshte bere 1915 dhe e gjitha kjo me 1927, atehere kur u vendos krijimi i mitit.
-eshte ndryshuar autoresia dhe shkaku i vrasjes se tyre; nga nje vrasje aksidentale e realizuar nga nje banor i fshatit Vrake, u kalua ne nje vrasje politike, heroike, te bere nga malazezet per nje hakmarrje te vjeter imagjinare mbi nje vrasje qe nuk e kishte kryer ҪerçizTopullit, por vellai i tij Bajram (Bajo) Topulli. Te pakten ky fakt, i pranuar tashme nga vete i nipi i tyre, Bajo J. Topulli, e rrezon variantin e vrasjes se ҪerçizTopullit si nje hakmarrje te realizuar nga malazezet me indicjen e grekeve. Kjo genjeshter nuk mund te ecte me shume se 85 vjet.
-me kryesorja e te gjithe kesaj ngrehine eshte fshehja e permasave te pasurise se Topullareve per te cilen nuk ka bere fjale kerkush. Ne kete rast duhej vene ne dukje menyra e vendosjes se kesaj pasurie ne shkakun dhe sasine e saj. Sot pretendohet qe pasuria bujqesore e Topullareve qendron ne afersi fshatit Erind ku jane disa hektare, por nuk behet fjale per pasurine blegtorale dhe stanet e saj.
Pikerisht ne saje te ketyre tre grup ngjarjesh miti mbi ҪerçizTopullin eshte i rreme, antihistorik dhe antishqiptar.
III– Ja cfare jane thene perpara 1945-ses dhe te shkruara pas 1945-ses ne Shqiperi mbi Bajram (Bajo) – Çerçiz Topullin, por qe NUK jane botuar asnjehere, deri ne ate mase sa vetem nje grusht njerezish, sa gishtat e dores, i kane lexuar (vetem pasi te lexoni keto materiale do te kuptoni se nje permase e padijes se shqiptareve, ndoshta permasa me e dukshme, eshte arsimi i detyrueshem shkollor; pasi ne realitet, dhe kjo eshte shume e argumentueshme, cdo gje e shkruar mbi Historine e perjetuar nga shqiptaret dhe paraardhesit e tyre prej afro 5000 vjetesh eshte fillim e fund e GENJESHTERT? Vetem se pas kesaj shqiptaret duhet ta kuptojne qe jane tmersisht te paditur dhe udhehesit e tyre ne fushen e Historise jane jashtezakonisht larg te vertetes te asaj qe kane pasqyruar si perjetim i shqiptareve dhe perse jemi keshtu sot).
Nga i gjithe ky material i paraqitur ne pjesen e pare dhe te dyte shtrohen nje pyetje: A jane te verteta keto ngjarje? – te pakten:
1-problemi i ekzistences se çetave “patriotike” ne Jugun e Shqiperise qe te kishin luftuar per çeshtjen shqiptare me arme ne dore;
2-atentati dhe vrasja e bimbashit nga çeta e ҪerçizTopullit;
3-lufta e Mashkullores midis otomaneve dhe çetes se ҪerçizTopullit?
Fale punes kombengulese te nje NJERIU (e shkruaj me te madhe dhe e nenvizoj per t’i treguar shqiptareve te sotem se figura e avokat Dr. Vasil K. Dilo, edhe pse e panjohur per ta, qendron shume-shume me lart se figurat e Fan S. Nolit dhe Faik Konices te marra se bashku qofte dhe vetem per moralin njerezor e profesional qe e karakterizon te gjithe vepren e tij) ne kemi nje informacion gjitheperfshires mbi historine fillim-shekullore te shtetit te shqiptareve, por sidomos mbi historine e krahines e Gjinokastres nder vitet 1906-1925. Ne vepren poliedrike te avokatit ekzistojne shume e shume faqe per keto dy “personalitete” politike e kulturore shqiptare, qe e kane grabitur Shtetin Shqiptar ne te gjithe menyrat e mundshme; – ketu behet fjale per Fan S. Nolit dhe Faik Konices. Por ekzistojne dhe mjaft faqe mbi figuren e Çerçiz Topullit dhe problemeve qe e shoqerojne, permbajtja e te cilave e ndryshon rrenjesisht karakterin “heroik” te veprimtarise se tij. Shume e shume ngjarje nga jeta e Çerçizit nuk jane sipas asaj qe japin enciklopedite, studimet dhe te afermit e personazhit kryesor te ketij studimi, por ato perputhen midis shenimeve dhe ditareve te lena nga Avokat Dr. Vasil K. Dilo dhe studiuesve shqiptare jashte shtetit shqiptar edhe pse ata nuk jane kontaktuar ndonjehere. Merita e Avokat Dr. Vasil K. Dilos qendron pikesepari ne botimin e pese titujve gazetash per periudhen 1913-1925, tre tituj ne Gjinokaster (Mprojtja e Epirit – greqisht, Omonia – greqisht dhe shqip, Konkordia – italisht dhe shqip) dhe dy tituj ne Tirane (Tirana dhe Liria) permbajtja e te cilave perben edhe sot nje hale ne sy edhe sot per studiuesit shqiptare, pasi ka te afishuar nje teresi ngjarjesh qe e rrezojne historine e Jugut te Shqiperise per periudhen 1906-1925 sipas historiografise komuniste. Nuk eshte e rastit qe gazetari Blendi Fevziu ne librin e tij “Histori e shtypit shqiptar 1848-1996, Tirane 1996, nuk i permend asnje nga keto tituj edhe pse ne Shqipria me 1927 figurojne tre titujt e fundit te gazetave te Avokat Dr. Vasil K. Dilos.
Te pakten ne keto vepra doreshkrimore te Avokat Dr. Vasil K. Dilos ne kemi nje informacion krejt tjeter per tjeter mbi kete teme:
1- Kujtime nga jeta e ime politike – 1906 – 1919 (dy shifrat e fundit mungojne), foto 35 (nje material prej 364 faqesh doreshkrim).
2- Shenime nga Ditari im rellativ me ngjarjet e Shqiperise se Jugut me 1914, foto 36 (nje material doreshkrimor prej 193 faqesh).
3-Apollogjia e ime zyrtare kontra akuzave pa prova dhe denimit arbitrar nga a’n’ e Qeverise Konstitucionale te Shtetit te lire, perpara Popullit Shqiptar bres-pas-brezit, foto 37 (nje material doreshkrimor prej 696 faqesh, pa fjalorin alfabetik).
4–Protokolli i Korfuzit – 1914, foto 38 (nje material doreshkrimor prej 300 faqesh me gjithe indeksin alfabetik)
5-Ndergjegja kombetare shqiptare dhe ndjenjat atdhetare shqiptare, foto 39 (nje material doreshkrimor prej 310 faqesh).
6- Koleksion shenimesh nga veprat e huaja relative ne ceshtjen e formimit te shtetit shqiptar tek tuk te komentuara prej nevet, foto 40 (nje material doreshkrimor prej 350 faqesh).
ku une gjej pershkrime per keto ngjarje, te pakten (bandat e kaçakeve, vrasja imagjinare e bimbashit dhe “beteja” luftarake formale e Mashkullores), ne menyre kaq te hollesishme sa e rrezojne mitin mbi Ҫerçiz Topullin, sipas asaj qe kane shkruar studiuesit shqiptare mbi te, mbi “komitetin e Gjirokastres” dhe historine e atyre aneve per periudhen 1906-1914. Do te te jap gjitheshka qe shkruhet ne keto materiale mbi problemet e ketyre temeve pa bere asnje koment neper rreshta, por ne fund te cdo materiali do te jap permbledhjen ideore te Avokat Dr. Vasil K. Dilos per cdo ngjarje duke bere dhe krahasimin e asaj qe eshte thene perpara 1945 dhe pas ketij vitij. Perfundimin le ta nxjerre lexuesi vete se sa te sakta jane te gjitha ato qe jane propaganduar gjithe madheshti te rreme per 85 vjet me rradhe!
1-Kujtime nga jeta e ime politike – 1906 – 1919 (dy shifrat e fundit mungojne ne doreshkrim), foto 35.
Ky material ka filluar te shkruhet me 17 Gusht 1943 ne Tirane ne mbeshtetje kryesisht te atyre probleme qe avokati i trajtonte ne gazetat e tij “Iporitiqi Amina” (Mbrojtja e Epirit), gazeta e pare ne Gjinokaster me ditelindje vitin 1913, “Omonia”, “Konkordia”, “Tirana”, “Liria”. Ato linden domosdoshmerisht pikerisht nga manipulimet e ngjarjeve historike te shprehura ne librat arsimore te kohes e me tutje. Kuptohet se shenimet nga viti 1906 deri me 1913 jane kujtimet e avokatit. Numri i faqes nuk paraqet rendesi pasi Avokat dr. Vasil K. Dilo i ka shenuar me paragrafe e per rrjedhoje saktesimi i materialit behet mbi bazen e numrit te paragrafit. Do te paraqes vetem ato materiale qe kundershtojne ato qe jane permendur ne kapitulli 1 dhe 2 te mesiperm. Materiali do te publikohet sipas gjuhes se shkruar nga avokati, duke perfshire edhe gabimet ortografike apo gjuhesore, nenvizimet apo shenime te tjera, me perjashtim te perforcimit me bold te emrit te Ҫerçiz Topullit e bere nga ana ime.
“&17. Perdorimi i te drejtave Konstitucionale – Kllubet.
Kerkush nuk mund te parashikonte se Turqia Konstitucionale do te ckateronesh brenda 3-4 vjetesh. Kauri i Gjirokastres, para se te mejtonesh se cdo te benesh sikur te prishesh Turqia, kishte hall te permisonte gjendjen e tij ndene Regjimin e Ri dhe te ruante privilegjet Fetare, qe kishte deri tash. Se Xhon Turqit nuk e bene kryengritien me qellim qe t’i u jipesh rasja Kombevet
te sunduem qe te ndaheshin prej saj, si pleshta, po per kundrazi per me forcue rathet e sundimit se tyre, jo ma si Musullman por si Rac’ e vecante Turke.
Pra kryesisht per me rujt te drejtat e fitueme prej Turqise Apolitarhike dhe per me spekullue nga te drejtat Konstitucionale, Kauret e Gjirokastres, si gjithe Rajat e Turqise Sulltanike, formuan nje Klub Politik me lejen te Qeverise dhe me qellim te caktuem dhe te bazuem ne Statutin e Shtetit.
Kryetar i ketij Kllubi u zgjodha Une. Por kjo zgjidhje me ekspozoi ne armiqesine ma te rrepte te Elementit Musullman.
Por perse valle? Perse tjeter vecse pse nuk donin organizimin e Elementit te Krishtere dhe ngri-tjen e tij ne nivelin e duhun.
&18. Shoqenia e mpshehte “Kandili”.
Ne ate kohe ishte bere ne Gjirokaster brenda, nje shoqeri e mpshefte me qellim luftimin e influences te Ellinizmit mbi te Krishteret Shqiptare. Se keta prej Shekujsh dhe Feja dhe kultura i kishin bere Grekomane dhe ma te terbuar i benin dhe shtypiet, qe hiqnin nga Elementi sundues, d.m.th. nga Musullmanet Shqipetare, te cilet e ndiqnin si qen’ e terbuar, cdo Shqipetar (Muhamedane ose te Krishtere), i cili do te kishte marrezine te cfaqesh me ndjenja Kombetare Shqipetare.
Kejo shoqeni e mpshefte me parullen e “Kandiles” u formua prej Z.Z. Jorgji Cako, Ҫerçiz Topulli, Sami Karagjozi, Petro Harito dhe Vasil Dilo. Protokolli perkates u nenshkrua ne shtepine e Thimio Cakes dhe u la ne dore te farmacistit Beso Gega, i cili ndonese nuk ishte prezent, por ishte shume i besuem si me ndjenja te kthjellta Kombetare.
……………………………………..
&19. Polemika personale e Kllubit “Drita”.
………………………………………
Kllubi Politik (i te Krishtereve ndonese nuk ishin te pa pranueshme edhe per Musullmane si anetare) nuk i u luftonte qellimin e Kllubit. Perkundrazi. Se kur nje deputet Turk guxoi te qelloje me bace deputetin e Vlores Ismail Qemalin, Une si kryetar i Kllubit Politik, provokova nje mbledhje te pergjithshme ne Hanin e Spiro Burxhit, prane Pallatit te Prefektures dhe propozova qe te protestonin qe te dy Kllubet. Por Musullmanet qe u mblodhen atje me kerkuan qe me pare nga cdo bisedim duhesh te deklaronja Une se cisha nga pikepamja e ndjenjave politike.
S’di ku e kishin qellimin. Nuk besoj ne ckaterimin e Kllubit Politik, se – sic thuhet ma poshte- Une dhe kur u shtrengova nga gjetke te hiqesha, por nuk u perndah Kllubi, se u zgjodh nje Grekofon.
Por atehere per cfare mund te admiroje njeriu ato zoterinj te Kllubit “Drita”.
Une i thashe se s’ka vend dhe kohen e sak kejo pyetie, eshte nje lloj i u thashe, sikur te me kerkoni tash ne Mars (dhe ish Mars), rrushte cilet piqen ne Vjeshte.
Nuk i binda dot dhe propozimi im vajti kot. Ndofta nuk do te benim dot gje por sigurisht do t’i u paraqiteshim Turqve te bashkuem rreth nje deputeti Musullman dhe thjeshte Shqiptar, se Ismail Qemali ish deputet i Vlores dhe Kryetar i Partise Shqiptare ne Parlamentin Turk.
Nuk e di se c’e keqe i erdhi prej meje si Kryetar i Kllubit Politik dhe i “Kandilles” dhe Elementit Musullman dhe Klubit “Drita”.
Por kur erdhi ne Gjirokaster……………………..
&42. Atentati kontra meje. (&42-&45 jane paragrafie qe analizojne atentatin kundra bimbashit ne te gjithe elementet e ndodhur ku mesohet qe objekti ishte avokat Dilo dhe jo bimbashi, bimbashi nuk kishte vdekur dhe kriminali atentator, Ismail Lulo ishte varur ne litar pas do kohe, cka do te thote se personazhet Hito Lekdushi dhe Bajram Ligu (Prangjia) te jene te shpikura ndoshta jo si emra, por si aktivitet dhe lidhja e “cetes” se Ҫerçiz Topullit me kete atentat te mos jete e vertete; GH).
Por sigurisht nga kejo episod u cfaq edhe nje tjeter shkak urrejtje kunder meje. Se pas pak ko-he ay Ismail Lulua me beri pusi tej ures se lumit Kardhiq – atje ku vrane sivjet tim vella Petro – dhe me qelloi tek po kalonja me nje automobil ushtarak tue u kthyer nga Permeti ku kisha vajtur si i thirrur me telegraf prej nje klienti tim te quajtur Hamit Zhunga………………………………………………
M’u kujtua vrasja e Binbashit te xhandarmerise te Gjinokastres para pak kohe se te benesh kryengritja e Xhonturqvet. Me erdhi ne Zyre nje Musullman (qe nuk i a mbaj mend emerin) dhe me tha se per pak do te degjoce nje ngjarie interesante. Pas ca minutash u degjua nje pushke ishte vrare Bimbashi. Nga e dinte ay qe me tha para se te benesh vrasja?
U trondita natyrisht, por si qe nuk dija akoma se nga i kishte hyre plumbi ushtarit nga pas o nga perpara, nuk mundja tja thoja me konvision te plote se ay plumb ishte per mua.
Rrinja ate kohe ne shtepine e Elmas Kokones. Shtepia fqinj e Kokobos ishte transformuar ne Spital Ushtarak dhe atje e cuan ushtarin e plagosur.
Kur harrita prane Spitalit dilte andeja nji doktor italian i njohur dhe e pyeta si ish ushtari dhe vecanerisht nga e kishte marre plumbi dhe ay me tha se s’duhet te jete ne rrezik, se plumbi nuk i ka ngare mushkerine e kuqe dhe si i ka hyre perpara i ka dale nga pas, tue i bere dy vrima se duket se ish dum-dum dhe i beri brime te madhe ne te hyre per shkak se guximtari ka qelluar nga nje distance me te vogel se dhjete (10) metra.
Kejo deklarate e doktorit nuk me la as ma te paketin dyshim. Por duke se ngjaria – ca ma teper se nuk u godit me qellim – beri pershtypje te keqe dhe filluan me i turbullue ujrat tue lene te besonesh se atentati ishte kontra ushtarit e jo kontra meje dhe se kyj u qellua nga pas d.m.th. nga nji njeri i cili kishte zene pusi ne aren qe ish permbi xhaden e otobusit ne anen e djathte tue udhetue per Gjirokaster.
&43. Atentati dhe otoritetet italiane .
Nuk e kuptova dot se c’fare interesi kishte dhe otoriteti italian qe ngjarja te prezantonesh si atentat kontra ushtarit italian. Se nje dite me thiri Majori i Karabinjerise qe kishte zyren ne shtepine e Muftar Sakos ne te hyre te tregut te Gjirokastres dhe me beri perveshtrime pse thojsha se atentati ishte kontra meje. “Une – tha vajta ne vend dhe konstatova se pusia eshte nga ana e djathte te otobuzit dhe se ushtari eshte plagosur nga pas dhe shtoi – me nje nervozitet – se une jam nje Major i Karabinierise dhe sikur te theritem para Gjyqit nuk mund te them nje gje te rreme.”
Bashkebisedimi benesh me ane te nje dragumani, nje djale Musullman nga Picari dhe me ane te ketij i thashe dhe une: “Thuaji Z. Major se dhe Une jam nji avokat e ne qofte se Qeveria Italiane do te kerkonte gjakun e ushtarit te saj e do te thirem si deshmitar para Gjyqit nuk do te mundem te them te rremen. Se jam me se i bindur se pusia ishte per mua dhe ushtari (bimbashi, GH) u plagos sepse plumbi qe ka kaluar afer shpatulles se majte ose kokes time ka gjuajtur ushtarin ne sisen e djathte, massi ndolli pikerisht ne drejtimin e plumbit.”
Pas kesaj pergjegjies Majori e uli zerin dhe nderoi pozite dhe me tha: “Nuk eshte mire per ceshtjen tuaj Kombetare te mesonet jashte se vriteni me shoishoq. Une konstatoj me kenaqesi se ngjarjet kriminale sa vene pakesohen.”
Atehere i thashe se: “Me vjen edhe mua mire qe ngjarjet rallohen – simbas statistikes te otoriteteve kompetente dhe e falenderojme per interesimin qe tregon per ceshtjen tone Kombetare dhe e sigurova se nuk do te ankohesha ne gjyq”.
Por duket se nuk u cduk me kaqe shqetesimi i otoriteteve italiane. Duket se ato donin qe te pergenjeshtronesh krejt ankimi im se Une isha objekt i atentatit. Prandaj pas ca ditesh me erdhi ne shtepi shoferi i otobuzit me te cilin kisha udhetuar Une, qe te me shifte mua dhe te vertetonte nese isha Une ate dite ne otobuz apo jo. Ishte mesi i dites dhe isha i xveshur kur i u paraqita shoferit dhe pas si i thashe se: nuk isha Une qe te dhashe dhe 3 topa llastik dhe i vure me veglat e otomobilit dhe pasi i permenda qe te gjitha hollesinat e ngjarjes, atehere iku duke me thene se: “ke te drejte, tine ishe.”
Por duket se deshmia e ketij nuk i bindi ose nuk i kenaqi dhe nje dite me thirri Xheneral Rosi qe rrinte ne shtepine e Pano Zotos ne Gjirokaster, me tha, (me ane te se ndierit Thimjo Cakos se drakoman) : “Pse thua se atentati ishte kontra personit tend”? I u pergjigja tue i thene se: “Me vjen te me ikij kafka e kokes se si guxojne ti thone Z. Tuaj nje te rreme kaqe te trashe,” U vulos.
U qellova per ngordhie, por nuk dija se cili me qelloi dhe i cilec Cete ishte kyj.
&44. Zbulimi i guximtarit
Te treten dite i pari qe me lajmeroi ishte i ndjeri Petro Harito, i cili me shenoi dhe emerin e guximtarit: Ismail Lulo (nenvizimi i imi, pra nuk jane Hito Lekdushi dhe Bajram Prongjia qe kane qelluar mbi bimbashin, GH).
Pas ketij nje palokasrit: Lefter Nini me lajmeroi se: Pusin ma kishte kurdisur ceta e Nevrus Bellos (nenvizimi i imi, pra nuk eshte “ceta” e Ҫerçiz Topullit qe ka kryer aktin “heroik” te qellimit te bimbashit, GH).
Pas ca diteve me erdhi ne shtepi ne Gjirokaster i quajtur Nuredin Miri nga Hormova dhe me tha se: “Ata qe te qelluan me erdhen ne Manastir naten e asaj dite (ne Manastir te Hormoves, ne te cilen si Epitrop ishte instaluar kuj Nuredini) dhe i degjoi qe bisedonin me shoishoq dhe cfaqnin hidhene qe nuk e vrane dot. Kur mbi pyetjen time me thane emrin tend, ju thashe se kishit per te bere hata te madhe tue dashur te vrisni nje njeri qe per vec te mirave nuk ka bere ndonje te keqe. I thane se : “Nuk e di ti se shollet i u kishte paguar Javer Bej Hurshiti.”
Nuk kam tjeter prove per kete hollesie, por per qe e kane pasur thene guximtaret, nuk kam as me te paketim dyshim. Se i permenduri Nuredin nuk kishte ndonji interes qe te shpikte nje te tille te rreme dhe ishte aq i njoftun me mua dhe prej shume vitesh qe nuk ishte e mundur qe te me rrente.
&45. Atentati dhe Gjinokastrite.
Por, sidoqofte kurqe me qelloi nga vetja ose i vunun, ay, i cili ne mbledhien ne Lumin e Kardhiqit per hajduterit, sic na tha Z. Javer Bej Hurshiti, kritikoi gjinokastritet per tolerancen kundrejt meje qe botoja nji gazete Greke ne Gjirokaster, del vet vetiu perfundimi se nji nga shkaqet e urrejties te Popullsise Musullmane ishte dhe fakti se Une botonja ne Gjirokaster nje fletore ne gjuhen Greqi-shte dhe ma von dhe ne Shqipe, me pare – sa ishin Grekerit me emer “Iporitiqi Amina”, dhe ma von – pasi erdhen italianet me emer “Omonia – Konkordia”.
Ismail Lulua, sic u provua me von ishte nje kriminel. Se u kap si guximtar i krimit te rende dhe te shemtuar i Piqerasit dhe u gjykua dhe u denua me vdekje dhe u var ne Gjirokaster. Por kyj atentatin kundra meje e perdori perpara Gjyqtarit dhe Prokurorit Ferit Ceme si nje veper patriotike, gje e cila kallzonte nje karakter te papajtueshem me krimin qe i ngarkonesh.
Mohimi nuk i beri dobi, se pjesmaria e tij ne ate krim u provua plotesisht dhe si per ironi te fatit dhe ay vete kerkoi qe ta mbroja Une por Gjykatotia me ngarkoi me mbrojtjen e nji shoku te tij. Por shenoi se kyj, kur isha Inspektor civil i Prefektures se Gjirokastres kisha vajtur per inspektim ne Delvine, kerkoi me anen e nji mikut tim qe t’i pranoja nje vizite. I u pergjigja se piqemi neser dhe te neserme ika, se mu duk gje e ftohte bashkefjalimi me te dhe ku ta besonja? Mund te ishte penduar, mund donte te tregonte se si e kush i vuri te me vrisnin, pa me njohur dhe pa qene ne pozite per me cmue veprimtatine time gazetareske. Por nga kombinimi i se gjithave ketyre rezultonte ma te-per per se kyj ishte i venur. Se cka beri nuk e beri tue qene vetem. Ishte anetar i nje cete, e cetat e asaj kohe kishin masken e patriotizmit dhe nga kjo pikepamje duhet te ishin jo vetem ne kontakt por edhe ndene urdherat e Klikes dirixhuese Patriotike.
&52. Urrejtia e Musullmaneve nga pikpamja politike.
Por justifikohet dhe nga pikpamja politike nje e tille urrejtie?
Aspak. Se c’te keqe i benja Shqiperise duke luftuar armikun e saj Elinizmin?
Pra nje nga te dyja: O s’dinin se c’benin ata qe i jepnin vet-vetes titullin e Atdhetarit te kulluar (gje qe nuk mund te pranohet mbasi kejo urrejtie shifesh nga ana e te gjithe Musullmaneve privat e zyrtare), ose tjeter ishte shkaku, i cili nuk konsistonte ne ndonje rezik te Atdheut nga ana ime, por te cilin e prezantonin si te tille per te fshehur interesin e dobet qe kishin.
Por cili ishte shkaku i vertete i kesaj urrejties te cuditshme te nje Popullsie qe insistonte ne te, ndonese ne realitet dhe ne syte e Historise paraqitet si nje nanqore (mosmirenjohese dhe nga pikpamja Kombetare si Antikombetare deri ne graden qe te cdukij ata qe i sherbejne idealit te Atdheut dhe jo te fuqishmeve te dites?
Shkaku i vertete i kesaj urrejtie do te c’faqet vete si i vetem, pasi te perjashtohet c’do tjeter, qe ndofta mund te perdoret per te mbuluar ate.
Nje ceshtje me gjemba, qe lindi pasi Shqiperia u formua si Shtet Indipedent, ishte dhe ajo e Qishes Ortodokse.
Nga keto shenime na rezulton qe Kryetar i klubeve dhe Shoqatave ne qytetin e Gjinokastres, sidomos te asaj “Drita” dhe “Kandili”, te kete qene Avokat Vasil K. Dilo dhe jo Çerçiz Topulli ne asnje rast, por ky i fundit pretendohet te kete qene vetem anetar i pranishem per qellimet e veta politike dhe jo te subjektit ku bente pjese; cka do te thote se nuk eshte manipuluar me vete figuren e Çerçiz Topullit, por dhe me subjektin ku pretendohet te kete luajtur ndonje rol. Ne kete rast nuk mund te thuhet se vetem eshte genjyer duke ushqyer Popullin me ngjarje ireale dhe antihistorike, por ne kete rast eshte manipuluar e gjithe historia e atyre aneve duke e krijuar ne menyre artificiale.
Gjithashtu sipas ketyre shenimeve rezulton se atentari kunder bimbashit as qe ka ndonje lidhje, qofte dhe ideore, me Çerçiz Topullin dhe ceten e tij. Jo vetem qe nuk e ka kryer Hito Lekdushi dhe Bajram Prongjia, pasi rezulton ta kete kryer Ismail Lulua, por objekti i atentatit nuk na paska qene as bimbashi dhe as doktori italian, por vete avokati Vasil K. Dilo dhe nga e gjithe ajo ngjarje eshte shpikur atentati kunder bimbashit me autor ceten e Çerçiz Topullit, gje krejtesisht e rreme.
2-Shenime nga Ditari im rellativ me ngjarjet e Shqiperise se Jugut me 1914, foto 36.
Ne kete ditar Avokat Vasil K. Dilo ka te shenuar te gjitha ngjarjet e lidhura me qeverine vorioepirote ne qytetin e Gjinokastres dhe rrethinat. Jane ngjarje qe jo vetem nuk dihen prej shqiptareve te sotem ne permbajtje dhe kohe, por, kryesisht, interpretimi i asaj periudhe ka qene i paragjykuar ne menyre tmersisht antihistorike dhe ireale. Cudia qendron ne heshtjen absolute te familjes Topulli ne ate ngjarje. Permbajtja e ketij ditari eshte me te vertete interesant jo vetem mbi temen tone, por edhe mbi Historine e Shqiperise se Jugut nga fillimet e vitit janar 1914 deri me 15 Prill te po atij viti.
Më Dt. 25/12. 01. 1914. – Ditë e Diel. Në mbledhien që u mbajt në Mitropoli (të Gjirokastrës) Komisioni i Mbrojties Kombëtare, i deleguari Gurvenator kërkoi që të shtyhet Mbledhia Panipirotike, e cila u vendos disa ditë më parë për shkak se mungonte Gurvenatori i Përgjithshëm si dhe Kryeministri.
Komisioni refuzoi unanimisht këtë kërkim dhe filloi bashkëfjalim dhe diskutim mbi gjëndjen reale. Sepse – siҫ u tha dikush nga anëtarët e Komisionit – kërkime për shtyrie përmban dyshimin se Qeveria jo vetëm i abondonoi këto vise, por duket se është e obliguar dhe ti dorëzojë për veshi.
Mitropoliti dhe kolegët e tjerë u tronditën keq nga përipecitë qi kërcënohesh.
Më Dt. 26/13. O1. 1914. – Erdhën nga Janina disa Zonjusha duke sjellur për ushtrinë rroba prej leshi.
Më Dt. 27/14. 01. 1914. – U mblodhën në Mitropoli jashtëzakonisht Komisioni i Mbrotjes Kombëtare u kënduan telegrame të ndryshme nga komisione të ndryshme, nga të cilat ajo e Korҫës me preteksin e Dimërit, njoftonte se nuk dërgon përfaqësuesa. Delvina thosh se është plotësisht dakort, por kërkonte shtyrien. Pogoni shënonte përfaqësuesit e tij.
Mandej u këndua telegraf i Raktivanit ( zëvëndësi të Kryeminisrit ) drejtuar tek Prefektura me të cilin i rekomandohet që të bëhet ҫmos që të mos vihet dora dorës në zbatim vendimi për Kongresi Panipirotik. Në mbledhje – duke mbetur në pakicë – z. Zhusti pranoi rekomandimin, por u dërgua telegraf, në të cilin u shënua – mbi propozim të z. Dilo – se Komisioni nuk pranon asnjë përgjegjësi.
Më Dt. 29/16. 01. 1914. – Mbi informata se Qeveria kishte dhënë urdhër në të gjithë Nën/ Drejtorat e Policisë që të ndalonin dhe me forcë akoma Mbledhien e Kongresit Panipirotik, u mblodh Komisioni i Mbrotjes dhe vendosi ti drejtojë Prefekturës ultimatum duke i kërkuar revokimin e urdhërit se për ndryshe nuk do ta dëgjojë më dhe njëkohësisht vendosi të dërgohet në Janinë nji Komision i përbërë nga z.z. M. Cako, V. Zhusti dhe V. Dilo dhe në Athinë z. Th. Noti dhe në Korҫë Mitropoliti për marrëveshie.
Më Dt. 30/17 dhe 31/18. 01. 1914. – Vazhduan në Mitropolin të Janinës marrëvesjet preliminare të cilat përfunduan në Vendimin që të bëhet nesër në Qishën “ Perivleftë ‘’ nji mbledhie e të gjithë Popullit për të zgjedhur gjashtë (6) anëtarë të Komitetit të Mbrojties Kombëtare dhe tre (3) veta si përfaqësues për Kongesin Panipirotik në Gjirokastër.
Më Dt. 1/19. 01. 1914. – Komisioni në fjalë për drekë ishte tek z. Llapa ( Terxhuman i Kosullatës së Francës ), mandej i bëri nji vizitë z. Konsull dhe në ora tre pas dite u bë mbledhia e vendosur në prani të teteqind e pesëdjetë (850) anëtarëve . Përfundimi i votimit nuk u muar dot vesh atë ditë se Komisioni e la duke u bërë dhe vajti të takohesh me Dhespotin e Vellasë i cili ishte kthyer nga Athina dhe ju tha se prej Qeverisë nuk i mbeti asnji shpresë dhe se në arkën e ndihmave nuk gjëndet asnji cantim !
Më Dt. 2/20. 01. 1914. – U dërgua në Korҫë posaҫërisht një njeri dhe u muar vesh se mbi tetëqind e gjashtëdhjetë ( 680 ) votuesa zgjodhën për Kongresin Panipirotik të Gjirokastrës tre (3) veta z.z Surlla me 364 vota, Qingos me 620 vota dhe Meqo me 494 vota dhe Komitetin e Mbrojties për në Janinë u formua nga z.z. N. Vlahlidhis, M. Hoxhis, N. Jorgjici dhe Xexo.
Më Dt. 3/21. 01. 1914. – Ditë e Martë. U bë mbledhia në Mitropoli (të Janinës) në të cilën muarën pjesë dhe tre (3) përfaqësuesat e Qytetit të Janinës z.z. Surlla, Qingo, Llaqe Hoxhi dhe N. Vllahlidhi. Por me qënë se nuk ishte thirrur dhe Mitropoliti i Vellasë (Konicës) siҫ kishim mbetur dakort, përfaqësuesat e Gjirokastrës me Dhespotin e Gjirokastrës, në prani të këtij të fundit z. Dilo protestoi kontra Peshkopit të Dheodhonit si i bëhet hyzmet inateve personale, kurqë Atdheu gjëndet në rrezik. Mbi këto u ndez nji diskutim i nxehtë që paralizoi ҫdo tjetër bisedim, i cili përfundoi me vendimin që ti dërgohesh Mitropolitit të Vellasë nji Komision i përbërë nga dy veta z.z Surlla dhe Zhusti, të cilët ti luten tju komunikojnë ndonji lajm interesant prej Athine, ku kishte vajtur posaҫërisht. Mitropoliti i Vellasë – ju tha – se rezervohet të japi llogari përpara Kongresit Panipirotik të Gjirokastrës. Pas kësaj u mbyll mbledhja. Të deleguarit e Gjirokastrës darkuan atë mbramje pranë Peshkopit të Dhodhonës (Përfaqësues i Mitropolitit të Janinës).
Më Dt. 4/22. 01. 1914. – Ditë e Mërkurë. Komisioni në fjalë prej Gjirokastre vizitoi Gurvenatorin e Përgjithshëm të Epirit z. Foresti i cili deklaroi se Qeveria në asnjë mënyrë nuk dëshiron të bëhet mbrotje. Kongresin nuk e ndaloj – tha – ndonëse do të dëshironte që të shtyhesh Kongresi, deri sa të kthehet Kryeministri. Por Komisioni nuk e pranoi këtë gjë. Nuk insistoi dhe shtoi se do ti interesonte qe të gjëndesh dhe ay vetë prezent. Mbi pyetjen e tij se : Ç’mëndonim ne se duhet të bëjmë, z. Dilo ju përgjegj duke i thënë se : Duhet të vimë në marrëvëshie me Musulmanët për të bërë nji Shtet Autonom me Princ Turk. Ay i tha se : Dëshironte që marrëveshia të bëhesh në favor të Vidhit. Por ky (z. Dilo) i tha se: Vidhin nuk e duan Musullmanët dhe vetëm në personin e nji Princi Turk takohemi me ta dhe pra nevoja na bën ta pranojmë këtë, që të na kenë nevojën. Ay tha se do të mirret vesh me Qeverinë.
Më Dt. 5/23. 01. 1914. – Nga mungesa e nji automobili nuk ikëm dot për Gjirokastër. Pas dite z. Dilo bashkë me z. A. Meksi i bëmë nji vizitë Mitropolitit të Vellasë dhe në bisedime që u bënë u gjëndëm dakort.
Më Dt. 6/24. 01. 1914. – Ditë e Premte. U kthye nga Janina Komisioni, Rrugës takuam Prefektin e Gjirokastrës z. Livadha, i cili ju tha se vinte në Janinë për udhëzimet e duhura.
- Dilo mësoi me habitje se telegrami që Ai dërgoi nga Janina për fletoren “Iporotiqi Amina“ më Dt. 1/19. 01. 1914. Nuk u dha .
Më Dt. 8/26. 01 1914. – Komiteti i Mbrotjes u mblodh në Mitropoli mbi rekomandim tele- grafik të Guvernatorit të Përgjithshëm që të shtyhesh Kongresi Panpirotik dhe vendosi unanimisht refuzimin e rekomandimit.
Më Dt. 9/27. 01. 1914. – U mblodh sot Komiteti i Mbrotjes dhe në prani të Drejtorit të Policisë ju dha dhe këtij përgjigjia që ju dha edhe Guvernatorit të Përgjithshëm.
Më Dt. 10/28. 01. 1914. – U mësua se kishte ardhur nji qarkore telegrafike shifrë me të cilin rekomandohesh që të mos ndalohesh qarkullimi i një deklarate të Komisionit të Kontrollit nga Vlora. U këndua nji telegraf i Gurvenatorit Foresti drejtuar Komitetit të Mbrojties, i cili këshillonte të Krishterët që të kthehen Musullmanët i internuar. Duke mbetur në pakicë z. Dilo, i cili propozoi që Komiteti të protestonte kontra asaj mase pa arsye të Qeverisë dhe të Prefekturës Lokale, u vendos që kjo ҫështje ti lihet Qeverisë.
Më Dt. 11/.29. 01. 1914. – Mbëritën sot për në Kongresin e nesërme në Mitropoli përfa –qëesat nga Janina, Përmeti, Konica, Paramithia, Erseka, Leskoviku, Tepelena, Delvina.
Më. Dt. 12/30. 01. 1914. – Në orën 4 pas dreke u bë seanca e parë e përfaqësuesve të Rretheve të ndryshme të Epirit. U vendos që Rregulloria e seancave e cila caktonte si Kryetarë Mitropolitat njani mbas tjetërit me radhë dhe numuri Ligjor (quorum) i anëtarëve 2/3 (dy të tretat) e Rretheve të Epirit dhe ҫdo Rrethi ju caktuan tre (3) përfaqësuesa.
Pasi foli me kartë Kryetari, Mitropoliti i Gjirokastrës, u betuan në Qishën e Mitropolisë, anëtarët e Kongresit me anë të Mitropolitit të Paramithisë se do ti mbanin sekret ҫdo gjë që do të deklaroheshin të tilla dhe mandej Mitropoliti i Vellasë lexoi ҫ’ka kishte bërë dhe u la vazhdimi për nesër.
Më Dt. 13/31. 01. 1914. – Seanca e Dytë e Asamblesë Panipirotike. Rendi i ditës përmbante këto ҫështje :
1). A është e mundur mbrojtia me fuqi të veta ?
Mbi këtë u bë bisedim i gjatë, e cila mori formë të rreptë në ҫështjen e solidaritetin, të cilën përfaqësuesat e Janinës dhe të krahinavet të tjera (d.m.th. të atyre jashtë zonës së Vorio – Epirit) e kufizuar në ndihmën e mundur. Mandej u hetuan mjetet për zgjidhje të ҫështjes dhe u llogaritën tetë mijë (8.000) vullnetarë dhe rekrutat e Epirit. Për sa i përkiste së hollave u pranua me shumicë propozimi i Janjotët që kësti i parë të caktohet në nji milion (1.000.000) dhrami të cilat do të mblidheshin nga individat e ҫdo Qarku dhe Katundi në bazë të një liste me 10 % mbi pasurinë e secilit. U zgjodh nji Komision që të ndante shumën në fjalë dhe pa të zgjidhet ҫështja origjinale (nëse d.m.th. është e mundur mbrotja me fuqitë e veta). U zgjodh Komiteti Organizues i përbërë nga Jorgji Kristaq Zografos, Gjeneral Panajot Dangli dhe nga Mitropoliti i zonës në kontestim dhe njikohësisht u hoq telegraf urgjent për Zografos dhe Danglinë të përgjigjen nëse pranojnë pa rezerva dhe u vendos të kërkohet nga Komanda Ushtarake të mos lejoj të largohen nga këndeja ushtarët vëndas.
Më Dt. 14/1. 02. 1914. – Ditë e Shtunë. Seanca e Tretë e Kongresit .
Gjatë bisedimit mbi përpilimin të Listës së të hollave ngjau nji episod midis Peshkopit të Vellasë i cili insistonte që Janjotët të duhesh të ngarkoheshin më tepër se të tjerët dhe përfaqësuesave të Janinës të cilët u tërhoqën me gjithë që Peshkopi në fjalë deklaroi se i revokon saqë tha dhe kërkoi ndjesë. Mbledhia u shtërngua të pranojë Listën e ndaries siҫ ishte dhe kështu u kthye Janjotët, Kryetari i së cilëve z. Meqo lypi ndjesë.
Më Dt. 15/2. 02. 1914. – Seanca e Katër e Kongresit.
Erdhën prezantuesat e Korҫës dhe të Kolonjës. Peshkopët e Gjirokastrës dhe të Vellas (Konicës) ikën për në Korfuz që të takoheshin me Zografon. Mbledhia u la pas dreke ndënë Kryesinë e Peshkopit të Paramithisë. Përfaqësuesit të Korҫës thanë se : Kemi ardhur me porosi të kufizuar d.m.th. të marrim pjesë në Mbrotje në qoftë se do të jetë e siguruar ndihma e Qeverisë qoftë dhe tinzisht. Se Vëndi nuk është në gjëndje të kundërshtojë. Mbi këtë u bë bisedim i gjatë e plotë shamatë, veҫanërisht për sa i përkiste Popullsisë Musullmane Lokale. Pa ti të jipet ndonji përfundim u la bisedimi përkatës deri sa të ktheheshin Peshkopët nga Korfuzi.
Më Dt. 16/3. 02. 1914. – U njoftua sot se Danliu u përgjigj negativisht. Mbledhia nuk u bë mbasi Peshkopët nuk janë kthyer ende nga Korfuzi.
Më Dt. 17/4. 02. 1914. – Në mes të ditës erdhën Peskopët në fjalë të shoqëruar dhe prej z.Spiromilo dhe N/Prefektit të Delvinës z. Zaho. Erdhën gjithashtu dhe përfaqësuesat nga Preveza dhe nga Llurua. Seanca filloi në orën tre (3) pas dite. U njoftua përgjigjia e Dangliut i cili mos pranimin e justifikonte me mos lejimin nga ana e Qeverisë. Peshkopët komunikuan se u fjalosën me Zografon, i cili i rekomandoi ta autorizojnë që të interesohen pranë Qeverisë dhe Legatave të huaja për Aftonomi dhe Privilegje dhe të vazhdojnë pregatitjet e Mbrojties dhe të proklamohet Kryengritie në rast se Ushtria Greke do të tërhiqet ose do të impononte ҫarmatimin dhe në vëndin e Proҫes-verbalit që do ti përkiste emërimit të Komitetit Organizues të lihesh një pjesë e pa shkruar.
Spiromilua foli gjër e gjatë dhe rekomandoi që deri të Dielën – e shumta – të deklarohet Kryengritie. Mbi këto vazhdoi bisedim i gjatë, i cili ndënë Kryesinë e Peshkopit të Gjirokastrës u bë llum dhe pushoi për pak. U përsërit ndënë Kryesin e Peshkopit të Paramithisë. Peshkopi i Konicës (i Vellasë) u terhoq se u sëmurë. U vendos Aftonomia e Zonës në kontestim dhe ti dërgohet nji telegraf Zografos që ta pranojë pa tjetër dhe z. Kundurjotit që të zëvëndësojë Danglinë dhe të nënshkruhen Proҫes-verbalet.
Shumë anëtarë u rezervuan për të nesërmen që të mundin të këndonin para se ta nënshkruanin.
Mandej u vu në bisedim ҫështja e Flamurit. Spiromilua propozoi të përdoret ay i Greqisë, por i prerë në nji cep. Gjithashtu u bisedua edhe mbi pullat e Postës dhe mbi propozimi të z. Th. Noti edhe mbi vulë e mbi emblem. Gjithashtu u vendos nji Prokllamasion dhe Urdhëresë për oficerat Epirotë e lutje për të huajtë që të marrin pjesë dhe thirrje nënpunësave të deklarojnë nëse duan të pranojnë ose jo.
Peshkopi i Gjirokastrës propozoi që në Flamur të shkruhet fjala ‘’ Ipiros “, ndonëse nji fjalë e tillë nuk është e zakonëshme, por ashtu sa për Evropën………Por kundërshtoi z. Th. Bamiha dhe protestoi për kësisoj ngatërishmesh.
Më Dt. 18/5. 02. 1914. – U nënshkrua Proҫes-verbalet e Seancavet të Kongresit dhe u fotografuan anëtarët e Kongresit. U bë përsëri telegraf për Zografon dhe Danlinë.
Më Dt. 19/6. 02. 1914. – Ikën sot shumica e anëtarëvet të Kongresit.
Më Dt. 20/7. 02. 1914. – Dangliu u përgjigj telegrafisht që nuk mund të pranojë. Iku sot Prefekti z. Livadhas.
Në Mitropoli u vendos ndarja e shumës së ndihmës që ju caktua Gjirokastrës dhe N/Prefekturave të saja.
Më Dt. 21/8. 02. 1914. – Komisioni i Mbrojties vendosi të lëshohet Qarkore për ndihma dhe letër-thirrie të posaҫme të drejtuara në persona të caktuar, së cilëve tju njoftohen nevojat e rastit.
Peshkopi i Konicës (Vellasë) mori letër prej Gjeneralit Dangliut, i cili justifikonte mos pranimin e tij dhe këshillonte të hiqesh dorë nga mbrojtja.
U dërgua në Athinë z. Th. Bamiha që të merresh vesh me gjithë ata persona të cilët thirreshin si udhëheqësa civilë ose ushtarakë.
Më Dt. 22/9. 02. 1914. – U ngjitën nëpër mure Komunikatë simbas së cilës Qeveria disaprovon Mbrojtien dhe njofton se dorëzimin e Vëndit do të bëhet pjesë – pjesë.
U bënë protestime tek Prefekti z. Rendi dhe mbi vendim të Komitetit të Mbrojties, z. V. Zhushti hoqi gjysmën e Komunikatës të ngjitur në mure. Në mbrëmie ju dërgua telegraf Qeverisë, protestues që për nji vit të tërë mbante Popullin me shpresa të kota dhe e ekpozoi keq dhe që po e paralizon mbrojtien.
Më Dt. 23/10. 02. 1914. – U mblodh sot në Mitropoli Komiteti i Mbroties Kombëtare, duke marrë pjesë edhe përfaqësuesat e Delvinës. U komunikua telegraf Spiromilos i cili lajmëron se: Proklamoi Aftonominë e Epirit me Qeveri të tri Peshkopët, se u trëmb mos e kapte Qeveri. Filloi bisedim mbi ҫka duhet të bëhesh, por nuk u muar ndonjë Vendim deri sa të kthehesh nga Athina z. Th. Bamiha.
Pas dreke u përsërit mbledhia dhe u këndua telegraf i Përmetasvet, të cilët kërkonin udhëzim pëe ҫka duhet të bëjnë, mbasi u hoqën andej municionet. Ju shkrua që të presin pak ditë.
Erdhi atje zëvëndës i Komandanti të Garnizonit z. Paparodhadhe kumunikoi nji shkresë rezervate të Minstrit të Luftës, me të cilën urdhëroheshin Brigadat 8 dhe 9 të tërhiqen nga tokat e okupuara që nga Korҫa deri në Stillo, simbas Hartës së bashkë-ngjitur, e cila përmison vijën e Hartës së Fllorendisë në fushën e Gjirokastrës duke mbështjedhur brënda Dropullin e sipërmë nga Peshkopia në Jorgucat dhe andeja majës së Malit deri në Kushovicë – Comanda – Stillo. Tërheqia do fillojë më datën gjashtëmbëdhjetë ( 16 ) Shkurt nga Korҫa dhe deklarohet tradhëtar cilido që nuk do të konformohet me këtë urdhër dhe se u urdhërua N/Kolonel Dhulis të kapij Spiromilon dhe të neutralizojë ҫdo kundërshtim.
Më Dt. 24/11. 02. 1914. – Ditë e Martë. U komunikua telegrami i Zografos më Dt. shtatë (7) Shkurt lajmëron ky, se dha kërkesë Përfaqësuesve të Fuqivet të Mbëdha që të na siguronin Privilegjet dhe se duhet të shtyhet proklamimi i Aftonomisë, nëse nuk ekziston ndonjë shkak ngutësie që cilin ay se di. Por sidoqoftë rekomandon që të bëhet marrëveshje me të. Për sa i përket Admiralit tha se: Do të përgjigjet , por në cdo rast pranon Llapathjoti.
Më Dt. 25/12. 02. 1914. – Ditë e Mërkurë. Erdhi në Mitropoli, Prefekti së bashku me Direktorin e Policisë z. Koҫona dhe komunikoi telegramin e Guvernatorit Xheneral, simbas së cilit deklarohet zyrtarisht që Greqia shtërngohet të braktisij këto vise, ndalon ҫdo kundërshtim dhe urdhëron të kapet kushdo që do të konstatohet se kundërshton me vepër ose shtyn Popullsin braktisur të bëjë kundërshtim.
Më Dt. 26/13. 02. 1914. – U muar telegrami nga i Dhumës nga Athina, i cili lajmëron se Zografua me Llapanjotin nisen për këtu. Dhuli telegrafoi se e di detyrën kundrejt Atdheut të tij të veҫantë dhe se pret.
Filluan të largohen nga Gjirokastra familjet Mususllmane, të tronditur kërkuan leje e Prefekturës që të meren vesh me të Krishterët. Mbasi u dha e tillë Musullmanët i thirrnë të Krishterët në Xhami . Por këta nuk dëgjuan dhe ju thanë ti drejtohen Komitetit të Mbrojties.
Pas dreke ika në Katundi Tim Labovë.
Më Dt. 27/14. 02. 1914. – Ditë e Premte. Në Labovë u njoftua Nën/Komisionit të Mbrojtie (pasi u betuan anëtarët) se ku qëndron ҫështja e Mbrojties veҫanërisht dhe puna e ndihmave dhe e emigracionit.
Më Dt 28/15. 02. 1914. – Ditë e Shtunë. U ktheva nga Labova së bashku me z. Petro Harito. Në mes të ditës erdhi nga Athina me anë të Delvinës z. Jorgji K. Zografo i shoqëruar nga nipi i tij (nga motra) z. A. Karapano dhe z. Gagari. Ranë në shtëpinë e Zotidhit. I vanë për miseardhjen anëtarët e Komitetit të Mbrotjes. Në Mitropoli sundonte nji lëvizje e jashtëzakonëshme.
U përhap lajmi se sikur nesër do të proklamohet Aftonomia. Zografua pati bashkëfjalim me Peshkopët e Gjirokastrës dhe të Koniҫës, mbi gjëndjen. Në mbrëmie vizituan Zografon, Prefekti dhe autoritetet Ushtarake dhe Policore.
Më Dt. 1/16. 02.1914. – Ditë e Diel. Erdhën nga Janina Guvernatori i Përgjithshëm z. Foresti pati nji bashkë-fjalim të gjatë me z. Zografo, por nuk u mësua gjë. Lëvizia e jashtë- zakonëshme në Mitropoli. U mblodhën atje të gjithë vëndasit Kryetarë bandash Kollovoi me shokë. U lëshua Qarkore nëpër fshatëra dhe të paraqiten Listat e vullnetarëve dhe të armëve dhe të sasisë të fishekëve.
- Tanas Noti tha se e quajti për detyrë që ta sjelli në dijeni të kompetencave lajmin e përhapur se ҫka thuhet në formë sekrete në seancat e Komitetit të Mbrojties, tradhëtohet nga jashtë. Z. Foresti thiri nji Komision Musullmanësh dhe i siguroi se Qeveria ka marrë masat e duhura për sigurim të tyre dhe ju rekomandoi atyre, që ndoshta duan të ikin të shkojnë kudo ku dëshirojnë. U përhap lajmi se nesër do të proklamohet paqësisht Aftonomia e Epirit, e cila – siҫ thuhet – u deklarua sot në Delvinë. Thuhet gjithashtu se Voskopoja sapo u dorëzua, u ngrit kontra xhandamarisë Shqipëtare, e cila deklaroi të tërhiqet.
Më Dt. 2/17. 02. 1914. – Në orën 2.30 pas dite u proklamua Aftonomia e Epirit të Veriut, pas terrorit që sundonte në orët e mëngjezit (Për hollësi shif. Gazetën ‘’Iporitiqi Amina’’).
Peshkopi i Konicës iku për në Leskovik që të proklamojë Aftonominë.
Më Dt. 3/18. 02. 1914. – U muar vesh se Korҫa u dorëzua qetësisht dhe se po boshatitet gjithnjë Tepelena.
Më Dt. 4/19. 02. 1914. – Në seancën e Komitetit të Mbrojties në Mitropoli u vendos të kërkohet nga z. Zografo të ndalojë ikjen e Popullsisë grumbullisht. Por tek po shkruesh proҫesverbali përkatës erdhën atje z.z. Dr. Xhelo, K. Zhusti dhe Ceҫi duke bërë kërcënime ma të rrënda me shamata në kulm dhe nga ky shkak vetëm dy veta nënshkruan Vendimin.
Vazhdon boshatimi i shtëpive dhe i dyqaneve dhe krejt fshatrave akoma. Sundon panik i plotë.
Erdhën nga Janina z.z. Surlla, Arapi, Leondiu dhe Parmenidhi.
U lëshua Qarkore për ndihma duke treguar si arkëtar z. Karapano. U dërgua nëpër fshatëra Kryetarë bandash për të mbledhur vullnetarë dhe për formin Bandash.
Më Dt. 5/20. 02. 1914. – Vazhdon ikja. Përfaqësuesa të Lunxhit dhe të Rrëzës vanë të këshillohen nga ana e Zografos për ҫka duhet të bëjnë.
U tha (u përhap lajmi) se po dorëzohen fshatërat e Tepelenës.
U tha se gjoja u ndal tërheqia e Ushtrisë Greke .
U muar vesh se N/Kolonel Dhulis u rebelua dhe zaptoi Delvinën ku u pa mbi një top, të cilën e tërhiqte Populli dhe se i pushoi Autoritetet si atje edhe në Sarandë, ku taksat doganore inkasohen në emër të Qeverisë Revolucionare.
Më Dt. 6/21. 02. 1914. – Sulm i Rebelave përmbi Depot e Jorgucatit, që u bë sot paradite u zbraps nga ana e rrojes. U plagosën dy andartë dhe dy gra që patën marrë pjesë. Qeveria Greke ndaloi komunikacionin më Gjirokastrën me anë e automobilave.
Më Dt. 7/22. 02. 1914. – Dhespoti i Konicës telegrafon se e ngriti solemnisht flamurin e Aftonomisë në Leskovik dhe se u dorëzua dhe Frashari i Shqipërisë dhe se në qoftë se arrin do të ngrejë flamurin sot në Ersekë.
U mësua se Peshkopi i Konicës u përzu nga Erseka. Përgënjeshtrohet riokupim i Korҫës.
U njoftua nga Delvina se u nis andeja për këtu z. Dhuli, i cili u ndal në Muzinë, se ju prish automobili.
Pararoja e Ushtrisë Greke u sulmua prej Shqipëtarëve në Dukaj të Tepelenës. U plagosën tre ushtarë Grekër. U dërguan për ndihmë.
Më. Dt. 8/23. 02. 1914. – U mblodhën vullnetarët e Gjirokastrës për të pritur z. Dhuli. Thuhet se autoritetet Greke tërhiqen.
Komanda e Divizionit të Nëndë (9) u tërhoqën nga Manastiri i Cepos ( koincidencë që meriton të shënohet se: Të Dielën e Ortodoksisë erdhi në Gjrokastër Ushtria Greke dhe po të Dielën e Ortodoksisë iku po nga Girokastra.
U mësua se ikën fshehurazi të fshehur nëpër automobila shumë Gjirokastritë dhe konkretisht Rrapo Koҫa, Llam Bugaҫi dhe ma i vogëli i djemëvet të Toli Fidhit, ay që kishte qënë dhe vullnetar.
- Zografos shkoi për në Sarandë që të ngrihet atje Flamuri Grek rishtazi. Sepse lindi ҫështje interesante internacionalisht.
Më Dt. 9/24. 02. 1914. – Z. Dhuli hyri në qytetin tonë (Gjirokastër) i shoqëruar nga vullnetarë vëndas,. Në mbrëmie lëshoi Qarkoren me të cilën fton Nën/Komitetet e Mbrojties që brënda tre (3) ditësh të dërgojnë listën e meshkujve nga 18 – 50 vjeҫ.
U njoftua se u dha urdhër të shtyhet përkohësisht tërheqia e Ushtrisë (Greke).
Më Dt. 10/25. 02.1914. – U mësua me siguri se Gjenerali ( Grek ) Papula i telegrafoi Kryetarit të Qeverisë të Përkohëshme se Komandat Ushtarake janë urdhëruar që të mos reagojnë dhe të mos boshatisin vëndet dhe të mos ҫarmatosin njeri dhe i lutet ti njoftojë se cilët ushtarë dhe ku e kur ҫarmatosën ndonji vullnetar.
U forcua mbrojtia e Leskovikut ku duket se do të bëhet përpjekia ( konflikti ) e parë. Ikën se andejmi korespondentat e fletoreve ‘’ Esteia ‘’ dhe ‘’ Nea Ellas ‘’.
Më Dt 11/26. 02. 1914. – U njoftua se telegrafҫiu Grek i Përmetit i telegrafoi Peshkopit të Konicës se Shqipëtarët përdorin violencën kontra fshatrave të Krishtera dhe kërcënojnë të hynë përsëri në Korҫë.
Më Dt. 12/27. 02. 1914. – Një trupë Andartësh prej njëqind e pesëdhjetë (150) veta ndënë komandën e Kollovit zaptoi Kalanë e Gjirokastrës të cilën e ruanin nja dhjetë ushtarë.
Erdhi sot me automobil z. Spiromilo dhe u drejtua Mitropolisë, ku ndënë Kryesin e z. Zografo u mbajt absolutisht e mshehur nji bashkëbisedim i Këshillit të Ministrave.
U lëshua Qarkore për mobilizim Ushtarak nga mosha 18 – 40 vjeҫ.
Më Dt. 13/28. 02. 1914. – Sot Qeveria Provizore zaptoi Postën dhe Telegrafën.
Më Dt. 14/01. 03. 1914. – Erdhën në Janinë si vullnetarë nxënësat e Gjimnazit dhe të Liceut të atjeshëm bashkë me Profesorin e Gjymastikës.
Më Dt. 15/02. 03. 1914. – Nxënësit në fjalë parakaluan para shtëpisë ku banon z. Zografo, i cili ju mbajti një fjalim duke i përgëzuar për sentimantet e tyre patriotike dhe duke uruar që shëmbullin e tyre ta imitojnë dhe të tjerë.
Simbas lajmeve të sigurta nga Vlora, i quajturi Sotir Sevo nga Nartë e Vlorës, në krye të një shumice Mususllmanësh bënë kryengritje kontra Princ Vidit duke kërkuar në emër të Ortodoksëve dhe Mususllmanëve, bashkëpunim me Epiriotët që të bashkohen me Greqinë ndënë sqeptrën e Mbretit Konstandin, secilit i dinë gjuhën si dhe të gjitha zakonet, kurse Evropianët Katolikë dhe Protestantë i urrejmë.
Rreth Pogradecit u përpoqën partizanët e Esat Pashës me ata të Ismail Qemal Beut.
Më Dt. 16/03. 03. 1914. – Simbas telegrafit të z. Spiromiloja, pesëqind (500) Shqipëtarë zaptuan Plerizon e Vunoit, por u dëbuan prej banorëvet ( gra dhe burra ), duke braktisur punëra, ushqime, shollë dhe disa armë. Ishin xhandarët Shqipëtarë me oficera Shqipëtarë dhe me kriminela të aratisur. Të plagosurit si edhe të vrarët u muarën me vehte. Nga të tonët u plagosën dy veta. Sulmuesat takuan rrugës nji ҫoban, të cilin e porositën të lajmërojë Komitetin e Mbrojties të Katundit Vuno të dorëzojë fshatin në emër të Princ Vidit dhe të Mbretit Kostandin. Cobani i shahu dhe shtiu me pushkë pesë herë, nga këto u lajmërua banorët dhe vrapuan në vënd.
Më Dt. 17/04. 03.1914. – U mësua se Andartët e Derviҫanit rrafën keq Lazaratasin Latif Gabën si dhe Latif Bidon. Tek Haxhi Hiri gjetën nji kolimbithra (kazan të posaҫëm për pagëzim) të Mosharit. Gjithashtu u mësua se Andartët rrafën dhe edhe Shehun e Hormovës.
Erdhën dhe disa vullnetarë nga Azia e Vogël.
Një Andart rrafi këtu në Treg Gjirokastritin Cufe Puto. Kasneci Pipi shante Botërisht qiraxhiun Bejko Gaxhellon në dyqan të Gole Kabilit.
U njoftua se Ministri i Punëve të Mbrëndëshme u emërua Peshkopi i Konicës dhe shef Zyre z. Vasil Dilo. Ministër i Drejtësisë Peshkopi i Gjirokastrës. Prefekti i Gjirokastrës z. Qirici dhe sekretar z. Panajoti me ndihmës të përkoshëm z. Kristo Konomin.
Më Dt. 18/05. 03. 1914. – Simas një telegrami nga Përmeti u bë sot atje nji përpjekie e Andartëve me Shqipëtarë në Odriҫan, të cilën pasi u lërua nga Grekërit ( Ushtria Greke ) e zaptuan Shqipëtarët. Kontra këtyre sulmuan të tonët dhe i përzunë duke i kapur rrob tëtë veta dhe duke vrarë një njëzet. Nga të tonët (siҫ thotë z. Dhuli) asnjëri nuk pësoi gjë, por simbas disa të tjerëve u plagosën katër veta. Komandanti i Andartëve ishte i quajturi Pseros.
Më Dt. 19/06. 03. 1914. – Guvernatori i Përgjithshëm z. Foresti erdhi në Jorgucat ku u takua me z. Zofrafos. Po nuk u mësua se ҫ’far biseduan.
Nji trup Andartësh ndënë komandën e Kollovoit u dërguan në Peshtan.
Më Dt 20/07. 03. 1914. – Erdhi nga Athina z. Dhuma, i dërguar nga Qeveria Greke.
Më Dt 21/08. 03. 1914. – Simbas nji telegrami nga Përmeti, rreth fshatrave ‘’Arëza’’ dhe ‘’Shalësi’’ të Leskovikut u bë nji përpjekie e rreptë midis të tonëve ndënë komandën e Dhimullait me Vangjel Kollovonë ( i cili fatkeqësisht u plagos bashkë me nji ushtar tjetër ) dhe disa sulmuesa Shqipëtarë të cilët u përzunë, por nuk dihet me sa humbje. Shalësi u braktis, por rezistuan banorët.
Vasil Kollovi vajti në Hormovë për ҫarmatim. Atje shkuan në Hormovë dhe z.z. Petro Harito dhe Doktor Karajani apostafat që të mos bëheshin tortura kontra banorëvet. Nga këtu Doktori guxoi dhe i tha të përmëndurit Kollovo që të mos përdorte violencën, mbasi ata ishin qoti dhe jo të rezikëshme. Por ay e mori inat dhe i ra me kamzik Doktorit dhe e nisi për Gjirokastër të shoqëruar me tre Andartë, por e lëroi z. Ministër.
Më Dt. 22/09. 03. 1914. – Ulërimat në Hormovë, ku – që të gjithë po thuaj – banorët u rrafën dhe ju gjetën nja 70 pushkë Mauzer dhe tesha të vjedhura Qishtare.
Më Dt. 23/10. 03. 1914. – Kaloi për në Manastir e Cepos Gjeneral Papulas.
Siҫ më tha sekretisht z. V. Zhusti që i kshte thënë gjithashtu në mënyrë sekrete Mitropoliti i Gjirokastrës, Qeveria është e mendimit nga kokë e saj të mbyllij nji marëveshje, por ay ( Mitropoliti ) kundërshton duke insistuar të thirren përfaqësuesit e Zonës në kontestim dhe të kërkohet mendimi I tyre.
Më Dt. 24/11. 03. 1914. – Peshkopi i Konicës iku për Leskovik. U mësua se dhe në Libohovë për qëllime ҫarmatime u bënë burgime dhe rrafie dhe se natën u bënë kërcënime dhe në saraj të Bejlerëve ( në absencë të atyre vetë, mbasi këta u detyruan të ikin në Korfuz ).
U mësua gjithashtu se në Odriҫan u vranë dyzet (40) xhandarë Shqipëtarë dhe se që të gjithë banorët u lajmëruan natën e fundit se do të boshatisej Vëndi dhe ikën që të gjithë për veҫ pesë (5) familjeve dhe me gjithë që u rikuperua ky fshat nga ana e fuqivet tona, por u braktis pësëri.
Dy Derviҫanjotë nga ata të Trupit të kapedan Psaroit (i cili dëboi Shqipëtarët në atë fshat) dezertuan. Por u kapën në Derviҫan dhe u bënë Botërisht balori, duke i rrahur dhe u pështynë nga ana e kolegëve të tyre.
Suallën nga Përmeti nja pesëmbëdhjetë (15) Musullmanë të dyshimtë.
Më Dt. 25/12. 03. 1914. – Nji Komision I Komitetit të Mbrojties Kombëtare të Gjirokastrës të përbërë nga z.z. A. Dhima, Dr. Celo, Dr. Zografo dhe Vasil Dilo u paraqitën tek Kryetari i Qeverisë Provizore me qëllim të organizojë Ministritë dhe të sjellij rrendin nëpër vënde të ndryshme jashtë Qëndrës, duke këshilluar Kryetarët e Andartëve që të bëjnë ҫarmatimin me mjete më të buta dhe tju bënën përvështrime për episodin më Dr. Karajanin në Hormovë dhe ti jepen udhëzime Popullsisë për sa i përket emigracionit të tij.
- Zografua i priti jo me delikatesë ankimet duke u justifikuar se : ‘’Mungojnë që të gjitha ‘’ mandej bëri disa komunikime rezervate për sa i përket gjëndjes të ҫështjes nga pikpamja politike se d.m.th. kontra-propozime me anë të Varatasit, kontra rekomandimeve të Mbretit që Qeveria të punojë me ato që ju afruan, por të cilat ay ( Zografua ) i konsideroi jo të qarta veҫanërisht për sa i përkiste kompetencës të Kshillit, i cili i jipesh ta kishte kjo Zonën e Epirit dhe se pret përgjigje dhe se para se të mbyllij marëëveshjen dhe të thërasë Përfaqësuesat të Zonës në kontestim.
Më Dt. 26/13. 03. 1914. – Nga të pesëmbëdhjetë (15) Shqipëtarët që u suallën pardje nga Përmeti si të dyshimtë, u vra sot nga pakujdesia njëri prej tyre nga djali i vogël i Gjirokastritit Andon Velo.
Më Dt. 27/14. 03. 1914. – Erdhi sot Peshkopi i Paramithisë me dyzet e pesë (45) vullnetarë.
Më Dt. 28/15. 03. 1914. – U përhap lajmi se u shty okupacioni deri më Dt. 18 Maj.
U mësua se u dhanë urdhëra që Ushtëria të grumbullohet në një qëndër dhe se gjyqtarët muarën sot nji telegraf që të tërhiqen.
- Dhuli bashkë me Shtat-Madhorin e tij shkuan për të inspektuar kufirin nga Cepua deri në Kodrë, siҫ thuhet.
U suall i shoqëruar z. Mihal Deҫka nga Cet’ e Vogël e Labovës. Shkaku nuk dihet.
U muar vesh se në Picar u vra nji ushtar Grek se gjoja vate të vidhte dele.
Më Dt. 30/17. 03. 1914. – Siҫ u tha tagrambledhësit i taksës xhelep, Popullsia e Kolonjës e përzuri me armë.
Nga grupi i Komandant kapedan Bollo , tre (3) Andartë vanë në Depon e Derviҫanit për të marrë municionet, por u dëbuan me pushkë dhe një u vra dhe dy të tjerë u plagosën.
U kthye nga Konica Peshkopi i Vellasë( Konicës ).
Siҫ tha xhurnalisti N. Karvuni i cili u kthye nga Leskoviku, kapedanët Andartësh Krodhima dhe Dhimulla, të cilët u dërguan atje dezertuan ndyrë dhe u futën në Janinë.
Mbasi nuk u vërtetua ndonji faj u la i lirë z. Mihal Deҫka.
U vërtetua se vrasja që u bë në Derviҫan u bë nga pakujdesia. Nji Andart nga të Bollos ishte duke fshirë pushkën, por i mori zjarr dhe vrau nji ushtar të rregullt të Aftonomisë nga Greqia. Andarti ishte nga Zhei ( i Zagorisë ).
Erdhi nga Janina Z. Foresti.
U thirën në Mitropoli paria Musullmane ndoshta për ҫarmatim për të cilën insistojnë oficerat. Z. Zografo u kthye nga Delvina ku kishte vajtur për të inspektuar Ushtrinë.
Më Dt. 31/18. 03. 1914. – U mësua se paria Musullmane d.m.th. Javer Benë, Myfitin dhe Halit Bufin me shokë i thirri dje z. Dhuli dhe ju tha se : Mbasi nuk jemi dakort për sa i përket dëshirave Nacionale dhe meqënë se nevet do të kundërshtojmë kontra Shqipërisë dhe me qënë se sido që të na thoni nuk do tju besojmë se nuk keni armë dhe me qënë se nuk duam që të bëjmë dhe këtu ҫarmatim me forcë, është e domosdoshme, o të na jepni treqind ( 300 ) djem si peng ( ostaxho ) të mbeten në Derviҫan, ose do të ikni që të gjithë pas Ushtrisë Greke, ose do ti kërkoni telegrafisht nga Mbreti Kostandin që të mos e tërheqij prej këndeja Ushtrinë e tija. Të përmëndurit kërkuan të përmetohet tja komunikojnë këtë Popullsisë Musullmane dhe të sjellin përgjigje. Ju dha leje. U mblodhën sot në Xhami dhe vendosën që të mbetet këtu Ushtria Greke dhe tja paraqitin këtë kërkesë Gjeneral Papulës. Këtë ja komunikuan z. Dhuli në prani të z. Zografo. Por ky ju tha se është nevoja që nji Komision të vejë në Korfuz dhe të paraqesin kërkesën për Mbretin Konstandin si edhe Kajzerit dhe Papulës që ti thonë që të mos tërheqij prej këndeja Ushtrinë, para se të kthehet nga Korfuzit ky Komision. Musullmanët e pranuan. Por në mbrëmie ju tha se është e tepërt të venë në Korfuz dhe se mundin të heqin një telegraf.
U mësua se në Lazarat vanë përsëri për ҫarmatim dhe se burrat ikën nga frika dhe se gjoja kundrejt grave nuk u mbajt respekti i duhur.
Më Dt. 01/19. 03. 1914. – Simbas komunikatës sekrete të Peshkopit të Konicës dje pas dite pesëqind ( Nr. 500 ) rebelë nga Skrapari sulmuan përmbi tonët të cilët bëheshin dyqind e tetëdhjetë (Nr. 280 ) veta nën Komandën e oficerit Cipuros rreth Salësit dhe Arëzat të Leskovikut. Tonët u trembën dhe u tërhoqën, por ndërhyri Ushtria Greke dhe shpëtoi Leskoviku. U dërguan ndihma prej këndeja.
Simbas fjalëve po të këtij Peshkopi, Austria insiston që Greqia të boshatisij këto vënde. Por Mbreti duke qënë i bindur se do të gjejnë hakmarrie gjakësore nuk dëgjon ta tërheqi Ushtrinë para se të jipet garanci.
Musullmanët i hoqën Mbretit Kostandin telegraf duke i kërkuar që të mbetet Ushtria për tju mbrojtur jetën, nderin dhe pasurinë e tyre e cila siҫ ju deklaroi shprehimisht Qeveria Provizore do të rezikohet në qoftë se nuk ikin të gjithë bashkë me Ushtrinë Greke.
U mësua se në Zhulat, me qënë se banorët kundrështuan me armë Andartët, që ishin dërguar atje ndënë komandën e GJiritlliut kapedan Jorgji Spirodhijonaqit, dogjën 5-6 shtëpi, midis të cilave dhe atë të Mersin Gjoҫit, të cilin vetë nuk e gjetën dot, dhe sekuestruan trembëdhjetë ( Nr. 13 ) barrë pushka, por fishekë gjetën tek paketa. Vranë dhe 3-4 veta dhe rrafën për vdekje shumë njerës.
Thuhet sikur dhe në Picar vanë për të ҫarmatosur dhe se burrat muarën Malet dhe se në Këlcyrë u bë dje nji përpjekie. Familjet të Lazaratit dhe të Tepelenës shkuan për Shqipëri.
U mësua se Bushua vajti në Viglicë për të ngritur dhe atje flamurin e Aftonomisë.
Bëhet kërkim për armë në shtëpinë e Mane Karalliut (Në Gjirokastër), por mbasi u lajmërua Peshkopi i Konicës se atje bëhen gjëra të pa pëlqyera vrapoi në vënd dhe i përzuri me vurdhull gjithë ata që bënin orgjira atje, midis së cilëve ishte dhe M. Martini.
Qeveritarët, duke pandehur që telegrafin e djeshëm të Musullmanëvet të Gjrokastrës drejtuar Mbretit Kostandin e kishte përpiluar i Nënshkruari ( Vasil Dilo ), u tërbuan kontra Tij dhe duke u ngacmuar prej Peshkopit të Gjirokastrës. Peshkopi i Vellasë ( Konicës ) observoi se përmbatja e telegrafit ishte konform me rekomandimet e Qeverisë. Pas këtyre si dhe shpjegimet që dha Kryetari i Bashkisë z. Hysen Efendi Hoxha për që telegrafin nuk e kompozoi Dilua, por e përktheu në Greqishte origjinalin që kishin bërë ata vetë në Turqishte, ju ul inati që mbëriti deri sa të thonë se: Duhet të burgoset Dilua në Llamarinë (Nji qilar i errët në godinën e Prefekturës) si……..Allvanistis ( me ndjenja Shqipëtare ).
Teksi i origjinalisht në fjalë ishte siҫ pason :
Madhëria së Tij Mbretit të Grekërve.
Në Korfuz.
‘’ Qeveria Provizore na deklaroi shprehimisht se në të njëjtën ditë në të cilën do të tërhiqet këndeja Ushtria Greke, është nevojë të ikim me të bashkë dhe gjithë Popullsia, për ndryshe do të konsiserohet armik dhe se jeta e vet e tija do të jetë në rrezik. Por me qënë se emigracioni grumbullisht i së gjithë Popullsisë Musullmane të përbërë nga mijëra frymë nuk është e mundur dhe ka si pasojë fatkeqësinë tonë {që të mos ngjasij nji e tillë gjë dhe që të na mbrohet jeta, nderi dhe pasunia e jonë} i lutemi Madhërisë Tuaj të ketë mirësinë e të urdhërojë – në shpirt-madhënin e saj – të marrë masat e duhura me qëllim që të mos përmetohet të ngjasij një e tillë gjëndje dhe të ruhet jeta, nderi dhe pasuria e jonë. ‘’
Në emër të Popullsisë Mususllmane të Gjirokastrës.
Shërbëtorë të përhulur.
( Nënshkruar.) Myftiu Xhellal. dhe Kryetari i Bashkisë
Dt. 19. 03. 1914. ( Hysein )
Teksti në fjalë e korigjoi vetë Zografua duke zëvëndësuar fjalët e nënëvizuara me dublë vizëme këto fjalë : Të mos të ngjasi këjo fatkeqësi, më mbetie të Ushtrisë Greke.
Sa janë nënvizuar me një vizë duhet të llogariten të fshira krejt. Sepse edhe në kopjen e origjinalit që kemi në arshivin tonë janë shuar po me një vizë, ndërsa ato të zëvëndësuara me nga dy ose tre viza dhe ashtu do të ketë qënë mbasi kërkimi përfundimtar përsëritet në fund të telegrafit.
Më Dt. 2/20. 03. 1914. – Ditë e Ejte. Një Komision i përbërë nga shumë anëtarë, shumica ishin me ҫallma i paraqiti Peshkopit të Konicës falenderimet e nxehta fort të Popullsisë Musullmane për interesimin që pati mirësinë të tregojë për ta. Peskopi i Konicës ju ҫfaqi hidhërimin e madh të tij për sa ngjajti dhe i siguroi se do të bëjë që është e mundur që të mbahet qetësia.
Erdhi z. K. Qirici dhe filloi nga detyra si Prefekt i Gjirokastrës. Komandant i Garnizonit u emërua z. Baҫari.
Në nji mbledhie të përbërë nga Musullmanët e të Krishterët ndënë kryesinë e Peshkopit të Konicës duke qënë prezent dhe Komandanti i Garnizonit me Prefektin u vendos që nëpër Lagjet e ndryshme të Qytetit të bëhen kontrolle Policore që të ndalen padrejtësirat.
Më Dt. 03/21. 03. 1914. – U përgenjështrua lajmi se gjoja u riokupua Korҫa (nga ana e Aftonomisë. Shif. Më Dt. 5/23. 03. 1914.)
U mësua se nga ata që u rrahën në Hormovë vdiq një i quajturi Ahmet Beqiri dhe se janë në rrezik dhe të tjerë.
Komisioni i Lekliotët u paraqit para Peshkopit të Konicës dhe u ankua kontra Th. Kucoit (Ndihmës i Komandantit Kollovo) pas presionevet që ju bën.
Erdhën dyqind e pesëdhjetë (250) vullnetarë nga Gjiriti , ndënë Komandën e Kapiten Anagostaqit dhe më një Prift nga ata të Manastirit Historik ‘’ Orkadhi “ të Gjiritit.
Më Dt. 04/22. 03. 1914. – Në nji mbledhie ndënë kryesinë e Peshkopit të Konicës, duke qënë prezent dhe Komandanti i Garnizonit z. Boҫari, Prefekti z. Qirici, Drejtori i Policisë dhe nji Komision nga të Krishterët. U caktua patrulla për ruajtjen e Lagjeve të ndryshme të Qytetit të Gjirokastrës. Ruatja e Tregut ju la Policisë Greke dhe nji Lagje ju dha në dorë Këmishë-kuqeve dhe të nxënësve të Gjymnazit ‘’ Zosimea ‘’ dhe të ‘’ Normales ‘’ me udhëheqësa në guardian civile të Aftonomisë.
Erdhi gazetar Gjerman Cesner, i cili u afrua të luftojë së bashku me ne si Komandant i një grupi të përbërë nga Gjiritas. Z. Cener u regjistrua si banues i Himarës.
Më Dt. 05/23. 03. 1914. – U tha se siҫ telegrafon Bushua nga Viglista, Ushtria e Aftonomisë marshojnë përmbi Korҫë dhe se në përpjekiet që u bënë u mundën Shqipëtarët dhe se të tonët dogjën dy fshatëra dhe se pritet riokupimi i Korҫës.
Iku dhe erdhi sot me zonjën e tij z. Foresti.
Më Dt. 06/24. 03. 1914. – U mësua që Ushtria Greke në Leskovik deshi të ҫarmatoste nji grup ushtarakësh të Aftonomisë, por se në konfliktin që u bë nuk i dihet përfundimi. Z. Dhuli i telefonoit Gjeneral Papulës në Manastirin e Cepos duke ju ankuar. Ky ju përgjigj se : ‘’ Vij ‘’ dhe me të vërtetë erdhi dhe thuhet që tha : Ushtria Greke deri ditën e Premte (që vjen) do të tërhiqet krejt dhe ju rekomandoi të marrin masat Aftonomiakët.
Simbas nji telegrafi nga Përmeti në vëndin ‘’ Ura e Petranit ‘’ u bënë përpjekie midis të tonëve dhe Shqipëtarëve ku u vranë dhjetë (10) veta.
Drejtor i Policisë u emërua z. Kristovasili.
Më Dt. 07/25. 03. 1914. – Me gjithë sa shkruajmë gazetat e Athinës më Dt. 22 dhe 23 Mars se u riokupua Korҫa, por për këtë nuk ka ndonji lajm zyrtar.
U kthye nga Delvina z. Gjeneral i shoqëruar prej Drejtorit të Spitalit Ushtarak të atjeshëm z. Tim Gjati dhe prej Dr. M. Bamiha.
Erdhi dje në Qytetin tonë korespodent gazetash një Francez, dhe nji fotograf Gjerman i cili mori shumë fotografira për Kordhella Sinemash.
Më Dt 08/26. 03. 1914. – Ministri Dhuli së bashku me z. Perfekt të Gjirokastrës dhe me Drejtorin e Spitalit Ushtarak të Delvinës z. Tim Gjati vanë deri në Labovë e Poshme për inspektim të Ushtrisë së atjeshme.
U mësua se sonte dezertuan nja tridhjetë (30) nxënësa të Gjymnazit ‘’ Zozimea ‘’ të ardhur si vullnetarë ndënë Komandën e profesorit të gjymnastikës z. Leondios.
Simbas lajmeve të sigurta nga Vlora, sundon atje nji të vuvosur (vapun) . Ish ministrat Cako dhe Pogo gjënden ndënë vërrejtien e Policisë dhe kontra Ismail Qemalit ka dalë letër-reshtimi.
U emërua nji Komision mbi rekuzim të kafshëve i formuar nga z.z. Kryetari i Bashkisë, Javer Beu, K. Zhusti, dhe nga shefat kanditat të Ministrive të Brëndëshme dhe të Drejtësisë z.z. A. Dhima dhe Vasil Dilo.
Më Dt. 09/27. 03. 1914. – Nga sa u tha nji i besuari i Prefektit, u mësua se Shqipëtarët prenë komunikacionin të Përmetit me Leskovikun. U përhap lajmi se në Korҫë hyri një grup ushtarësh nga të tonët, por u përzu nga Shqipëtarëve, të cilët u grumbulluan atje të shumtë dhe se beteja u zhvillua brënda në Qytet u plagos ushtari Hollandez Dever dhe se Qyteti digjet dhe se Mitropoliti së bashku me Parinë u therrë prej Shqipëtarëve.
U mësua se Bushua telegrafisht lajmëron se Korҫa e riokupuan Shqipëtarët të cilët ҫarmatosin dhe therin të Krishterët dhe se okupimi i Dardhës ndalon dërgimin e ndihmave.
Kryetari i Bashkisë dhe Myftiu i Gjirokastrës muarën nji telegraf nga Athina me nënëshkrim ‘’Mellas‘’ i cili ju thotë se telegrafin që i dërguan Mbretit, mbi urdhërnin e Tij ju dërgua Kryeministrit.
U mbajt sot nji mbledhie e jashtëzakonëshme e Këshillit të Ministrave.
Simbas komunikimit të Peshkopit të Konicës janë të vërteta sa i përkasin Korҫës, kontra së cilës sulmuan ushtarët tonë, ndonëse Qeveria Provizore u kish rekomanduar që të prisnin.
Më Dt. 10/28. 03. 1914. – U fol se sot ikën për në Korfuz, Kryetari i Qeverisë Provizore në zbatim te vendimit përkatës të Këshillit. Nuk u mësua dot qëllimi i këtij udhëtimi i cili siҫ u tha u la për nesër.
U tranferuan në Kala dy topa, të cilat u vunë drejt Lagjeve të Musullmanëve për veprim në rast mos bindje së tyre për ҫarmatim ose për largim të atyre që ishin në gjëndje për lufte.
Erdhi nga Aleksandria (e Misirit ) z. Praҫika i cili solli materiale të shumta për Ushtrinë dhe për Spitalin Ushtarak, krevate për gjashtëdhjetë (60) të sëmurë, dysheke për karjodha, veshje të plota, barna pathollogjike si dhe vegla qirurgjike, që të gjitha këto të dërguara prej Kryqit të Kuq Grek. Gjithashtu solli dhe shumë thasë me sheqer, konjak dhe të tjera sende të dërguara prej Kryetarit të Bashksë të Athinës z. Benaqi.
Më Dt. 11/29. 03. 1914. – Sot iku për Sarandë z. Kryetar, i shoqëruar prej z. Dhuli. Siҫ thuhet do të takohet atje me Varatasin.
Suallën sot tre (3) xhandarë Shqipëtarë të zënër robër, të cilët i dërguan në Kala.
U mësua se në Bogas të Skërficës u vra i biri i Mersin Gjoҫës nga Zhulati.
U kthye nga innpektimi z. Dhuli.
Erdhën nja njëqind e pesëdhjetë (150) vullnetarë Gjiritas.
Në Picar u gjëndën shumë armë Mauzer.
U muar vesh orgjitë e Kapedanit nga Gjiriti, i cili ҫarmatosi Zhulatin, edhe në Shtëpëz siҫ thonë ndante dhe gratë e reja nga plakat.
Ankime kësisoj dëgjohen edhe nga Picari, ku thuhet se vajti edhe i përmënduri kapedan nga Gjiriti, ndonëse atje ishte dhe kapedan Bolla i cili nuk bëri të këqia dhe as paudhësira nga pikpamja morale.
Më Dt. 12/30. 03. 1914. – Ikën, pa ditur se ku vanë, Peshkopi I Konicës me z. Dhuli. Siҫ molloiste Mite Vangjeli prej Kodre, një nga anëtarët e grupit të V. Kollovoit, i cili erdhi me leje nga Përmeti, përveҫ Kuqarit dhe Paҫomitit u doqnë dhe 2-3 fshatëra të tjerë Musullmane. Shkak japin tonët, të cilët plaҫkitin fshatërat që digjen dhe pasi vrasin burrat , gratë dhe fëmijët i sjellin në Përmet. Siҫ thotë dhe ay vetë bleu atje treqind e njëzet (320) dele nga dyzet (40) grosh për kokë. Komandanti i tij V. Kollovoi një mijë (1000) dhi, të cilat i dërgoi me Vllej në vend-lindjen e tij. Po ay na vërtetoi faktin se në Hormovë një prej Greqisë së Vjetër guxoi të ҫ’nderojë me forcë . Këtë pasi e zbuloi Kollovi e rrafi për vdekje dhe e dëboi nga grupi i tij.
Erdhën nga Picari nji Komision i banorëve që të kërkojë që të ngrihet së andejmi kapedani nga Gjiriti.
Më Dt. 13/31. 03. 1914. – U kthye nga Korfuzi z. Kryetar. Siҫ u tha Komandanti i Garnizonit, këtë vetëm komunikoi që d.m.th. Qeveria Greke nuk do të na ndihmojë në qoftë se ne nuk do të na luftojë.
Simbas informatave nga Tepelena, pushoi forcimi i kufivet nga ana e Qeverisë Shqipëtare. Sepse duket që do të bëhet një rregullim i ҫështjes Paqësisht. Se edhe Princ Vidi duke u përgjigjur në një telegraf që i dërguan Shqipëtarët që ikën së këndejmi për vuajtjet e tyre, ju rekomandon durim për pak ditë. Sepse ka telegrafisht prej Kajzerit se ҫështja do të rregullohet për së afërti dhe Paqësisht.
Sa për në Korҫë u mësua po nga ato informata se tetedhjetë (80) ushtarë të Aftnomisë, sulmuan kontra Telegrafanës dhe Policisë, por u zbrapsën pasi u vranë tridhjetë (30) veta dhe u zunë rrobër njëzet (20) veta. Të tjerët pështuan duke ikur.
Lajmërohen orgjira e Andartëve edhe në fshatërat e Krishtera si Lekële e Kodrë. Por edhe këmishë-kuqtë bënë po të tilla në Dhoksat.
Simbas lajmeve prej Shqipërije, Qeveria Greke kërkoi afat për ҫarmatim të Vëndit.
U tha sikur pesëqind (500) ushtarë Grekë vanë në Delvinë që të zaptojnë qytetin dhe se vinë edhe këtu njëmijë (1000) nga Cepua.
Gjithashtu u fol se z. Triha kërkoj leje për në Korfuz por nuk ju dha.
Dhitë e Kollovoit njimijë e gjashëdhjetë (1060) krerë i numëroi nënpunësi kompetent z. Eksarhos.
Më Dt. 14/01. 04. 1914. – Ikën dhe ato të pakët nxënës të Gjymazit dhe të Normales të Janinës që kishin mbetur. Policia kërkoi nga Komisioni për rekruzim të kafshëve sendore, peceta dhe sofrapeshqire.
Thuhet se anëtarët e Qeverisë Provizore nuk janë dakort me shoishoq përsa i përket pozitës që duhet të mbajnë kundrejt koncesioneve që ju bëhen nga ana e Shqipërisë. Z.z. Zografo dhe Peshkopi i Konicës duken më të butë dhe moderatorë, kurse të tjerët nuk duan të vinë në ashnji marrëveshje, si këta të fundit që janë përfaqësuesat e Himarës dhe Delvinës.
U fol gjithashtu se Austria kërcënoi të zaptojë Selanikun në qoftë se nuk ndalon lëvizjet në Epir.
Nga një që mbante mshehtazi vesh, u mësua se Peshkopi i Konicës së bashku me Gallavanë në bashkë-fjalim që bënin, thoshnin se duhet të insistojmë deri në pikën e fundit dhe se në rast se Kryetari do të kërcënonte me dorëheqie, ta pranojmë dhe ta zëvëndësojmë me Spirimilon.
Nga sa na tha z. Harall. P. Papadhopuli se drekërat e Peshkopit të Konicës me shokët e tij janë si të Llukullos-it me lloj lloj konserva, havjan dhe sallame.
Më Dt. 15/02. 04. 1914. – Erdhën nga Gjiriti me anë të Sajadhës nja treqind (300) vullnetarë. Së bashku me z.z. P. Harito, Har. P. Papadhopullo dhe P. Lito u takuan sot dhe me Prefektin z. Qiricin duke i kërkuar udhëzimin prej tij për ҫka duhet bërë. Ay ishte i mendimit se punërat do rregullohen – më tepër – Paqësisht. Sepse nuk shef atë që priste prej Popullit, d.m.th. kurajo dhe ndjenja të nxehta për luftën. Gjurmova – tha – dhe Zografon, i cili thotë se ka në dispozicion të tij shtatë mijë (7.000) ushtarë dhe pra nuk ka përse të humbasim kurajon. E pranoi mendimin tonë që të takojë z. Zografo dhe ti kërkojë informata për gjëndjen dhe tërthorazi ti japë të kuptojë se duhet të rregullohet ҫështja Paqësisht.
U mësua prej tij (Prefektit) se Kristo Vasili u emërua Direktor i Policisë mbi propozim të Peshkopit të Konicës. Simbas informatave të z. H. Papadhopulit, nuk u realizua emërimi i të nënshkruarit si shef Zyre (në Minisrinë e P. Mbrëndëshme) se kundërshtua nga z.z. Ceҫi, Spiro Fidhi dhe Peshkopi i Gjirokastrës duke pretenduar se në punësira me rrëndësi nuk duhet ti jepen njerëzve të dyshimtë si Dilua.
Më Dt. 16/03. 04. 1914. – Z. Dhuli iku natën për Leskovik. Siҫ thosh nji Andart nga Gjiriti në Picar nuk u suallën mirë ata që kishin vajtur për ҫarmatim dhe siҫ thosh z. Th. Xharahu në Shepëz i rropën shtëpitë e Musullmanëve.
Anëtarët e Komitetit të Mbrojties dhe Paria e Qytetit dhe e Qarkut i paraqitën Kryetarit nji Memorndum që të merren masat e duhura kontra orgjivet që po guxohen në kurriz të nderit dhe të pasurisë të banorëve pa dallim Feje dhe Race.
Thuhet sikur u përndall nga ana e Qeverisë të Aftonomisë nga Grupi i Komandantit Kuco nga orgjitë që u bënë në Kodër dhe në Lekël. Për kapedan Xhaverën nga Goranxia thuhet se e ka mbushur shtëpinë e vetë me gjëra të vjedhura.
U mësua se : atyre nga Leskoviku që kërkonin udhëzime se si të bëjnë kontra Shqipëtarëve të cilët grumbullohen atje ( nja dymijë [2.000] veta ) Minisri Dhuli i këshilloi të kenë kurajo dhe të tërhiqen nga ҫdo sulm.
U vërtetua se Mane Karallinë e vodhi Gjiritasi Papadhaqi, profesori i gjymnastikës që kishte ardhur me nxënësat nga Janina dhe se Mih. Martini nga Labova e Poshmëme i cili gjeti në kërkim e sipër për armë katërqind (Nr. 400 lira Turke) ja dorëzoi të zotit.
Më Dt. 17/04. 04. 1914. – Z. Kryetar lajmëroi z. Prefekt të thërasi ata që kishin nënshkruar Memorandumin dhe tju bëj përvështrime për të si të pa konkretuar dhe si një ҫpifie kontra Qeverisë.
Nënëshkruesat të atij Memorandiumi ju përgjigjën duke i thënë se : Ato që u bënë në dëm të Rendit Publik janë kaq të shumta saqë nuk është e mundur të shënohen konkretisht dhe se qëllimi i tyre ishte të meren masa që të mos ngjajnë dhe të tjera. Njikohësisht formuan nji Komision prej z.z. Llabovitiadhi dhe Dhima që të protestojnë për keq-kuptimin, por këta nuk gjetën kohë që të prezantoheshin aty.
- Karapano iku natën për në Korfuz.
U mësua se Andart, Komandanti Thoma Kuҫoi vrau pesë (5) barinj të Sulejman Shehut (Tepelenë ) nga fshati Salari dhe kufomat e tyre i shtiu në Vjosë. Delet, Dhitë, Lopët dhe Pelat e tij i dërgoi në Kampin Ushtarak të Derviҫanit – siҫ thot ay. Por në realitet këto u kapën duke u dërguar në shtëpinë e tij. Thuhet se u dha urdhër nga Delvina që të sekuestrohen edhe të njëmijë (1.000) dhitë e Kollovoit.
Më Dt. 18/05. 04. 1914. – Z. z. Duli, Peshkopi i Konicës dhe M. Bamiha ikën për në Leskovik. Peshkopi i Konicës do të vejë për Pashkë në Konicë.
U mësua se Gurvenatori Ushtarak i Delvinës lajmëroi sot telegrafisht Zëv/Minisrin z. ….. ( Nuk i këndohet emëri ) se : Gjiritasit bëjnë orgjira në Picar dhe kontra virgjireshave akoma dhe se është e nevojëshme o të hiqen andeja ose të merren nën mbrotje gratë dhe foshnjat duke i transferuar gjetkë. Gjithashtu u mësua se në Derviҫan Komandanti i Kompanisë Ushtarake shtron në dru pa mëshirë civila dhe ushtarë dhe se Musullmanët i mbyll në nji bodrum të errët me gëlqere dhe lëshon prej tyre ata që don ay.
Më Dt. 19/06. 04. 1914. – ( E Diel e Pashkës së Madhe ). U thirr të vijë brënda( në Qytet) Andart-Komandant Bollo dhe ju dha urdhër që të dorëzojë armët si ay vetë dhe Andartët e tij. Me qënë se ky kundërshtoi u pa e nevojëshme që të mobilizohet e gjithë Roja (Garnizoni). Për pak po kërcënohesh përpjekie. Por Andartët duke parë që ҫdo kundërshtim ishte i kotë dorëzuan armët. Komandant Bolo dhe disa N/Komandantë (nja shtatë ose tetë [7 ose 8]) u burgosën në Kala. Shpërndaria e këtij Grupi bëri përgjithësisht përshtypje të mirë dhe uronin që të gjithë z.Zografo, i cili me kaqë kurajo dhe stabilitet qëllon elementat trubullues, duke dashur të bëjë nji Ushtri të rregullt dhe të disiplinuar.
Pashka u festua nëpër gazerma me gëzim dhe qejf të plotë si prej Ushtarëve edhe prej Oficerave.
Më Dt. 20/07. 04. 1914. – U kthye nga Korfuzi z. Karapano si dhe z.z. Dhuli dhe Peshkopi i Konicës nga Leskoviku dhe nga Konica.
Prunë nga Zhulati tre (3) Gjiritas të plagosur. Siҫ thonin këta, u përpoqën me Zhulatasit e aratisur dhe fituan të tonët, të cilët i ndoqën dhe në Lagjen e Sipërme të këtij Fshati.
Prefekti i Gjirokastrës përgënjeshtroi lajmin e hapur se gjoja janë therrur Gra e Fëmijë.
Mirë po në Popull thuhet me insistim se lajmi nuk është i rremë sa për Zhulatin.
Më Dt. 21/08. 04. 1914. – U mësua se bëhet fjalë për të emëruar Guvernatorë Civila nëpër Vise të ndryshme Dropull, Rrëzë, Lunx dhe Zagori. Nga lista e kandidatëve është përjashtuar Vasil Dilua, se kontra këtij është disponuar keq z. Kryetar duke e konsideruar këtë si me ndjenja Shqipëtare. Ky mendim i tij ju detyrohesh suxhestioneve që i ka bërë i famëshmi, Peshkopi I Gjirokastrës( + ).
============================================================================== ( + ) . Shënim. Shënojmë me këtë rast, sa për Histori këtu më poshtë si arësye të Mërisë të z. Zografo dhe të Peshkopit të Gjirokastrës kontra të nënshkruarit. Nji Musullman i quajtur Abedin Shahini nga Damësi, nji Fshat karshi Tepelenës, kur (katër vjet më parë) ishte rrojtar arash në Fshatin Sullfar të Halqidhiqisë të Selanikut u dashurua me nji vajzë Katundare të quajtur Maria D. Kakarika. Donin të martoheshin, por i ndalonte ndryshimi Fetar. Me qënë se i përmënduri Abedin do të lincaresh sigurisht ku të ndronte Fenë , pranoi vajza të bëhesh Musullmane dhe u bë solemnisht me gjithë formalitetet Ligjore duke deklaruar dëshirën e saj përpara Këshilit të Vlajetit të Selanikut në prani dhe të Mitrpolitit të Selanikut dhe u quajt ‘’ Fatime ‘’. Pas tre (3) vjetësh bashkëjetese në Selanik tetë (8) muaj më parë erdhën në Damës. Pas si u lërua Selaniku. I Ati i vajzës u ankua tek Mitropoliti i Vëndit dhe ky i telegrafoi atij të Gjirokastrës, i cili lehtësinë e truve e mbushte me dallkaudhiqe, lajmëroi N/Prefektin e Tepelenës duke i dërguar nji Prift në vënd, me qëllim që me anë të konfesioni, të mësonte nga interesimi nëse u bë Musullmane pa hirin e saj. Por me gjithë që ajo deklaroi se nuk e shtërngoi kurkush. Prifti me ndihmën e xhandarëve të cilët ja kishte vënë në dispozicion N/Prefekti e solli këtë dymbëdhjetë (12) ditëshe lehonë – në Tepelenë dhe andeja ja dërguan Peshkopit të Gjirokastrës, i cili e mbante në Mitropoli qysh prej njëzet e katër (24) ditëvë të izoluar. Me porosi të burrit të saj, por edhe si gazetar vajta në Mitropoli i Nënëshkruari dhe kërkova prej Peshkopit lejen për ta takuar me Gruan. Por Peshkopi nuk deshi të më japë lejen. Por në sajë të shërbëtorëve u bë ҫka kërkova dhe Gruaja më autorizoi të bëja ҫ’ish e mundur për lërim të saj, por me konditën e domosdoshme që të lihesh e lirë të kthehesh tek Burri i saj.
I Nënëshkruari dërgoi kërkesë të posaҫme në Prefekturë dhe shpresoja së këjo nuk do të përmetonte në të tilla veprime anakroniste . Por shpresë e kotë . Në vapë ( ishte 13 . Maj . 1914 ) erdhi në shtëpi i shoqi i saj Abedini dhe më tha ‘’ C’ më bëre ! ‘’ Gruan ma morën duke ulëritur dhe zvaritur nga rrepishtja e Mitropolisë dhe e futën në nji automobil që priste nën të dhe ikën për në Janinë. Unë tani si të bëj ? Do të vete nga pas.
Nuk të ndaloj – i thashë – po ku do të harriҫë tani ti. Por jam i mëndjes që para se të ikësh të japim nji telegraf Kryeministrit Venizellos. Dhe kështu u bë. Pas disa ditësh pamë Fatimenë hipur mbi një kalë të bullosur dhe të shoqëruar me nji xhandarpër në banesën e saj bashkëshortore. Por Zografua, i cili ishte atëhere Gurvenatori i Përgjithëshëm i Epirit, thiri Avokatin Aleks Meksi, mik të Timin dhe ju qa kontra Meje, pse nuk u ankova tek ay, por i telegrafovi Kryeministrit dhe siҫ më shkroi miku i kishte mbetur qejfi.
======================================================================================== Më Dt. 22/09. 04. 1914 – U mësua se Guvernatorët Civila u emëruan z.z :
1). Petro Harito i Zagorisë.
2). Apostol Dhima i Lunxhit.
3). Themistokli Bamiha i Libohovës.
4). Vasil Meksi i Derviҫanit.
5). Vasil Zhusti i Rrëzës.
6). Vasil Haxhijani i Humelicës.
7). Petro Duda i Poliҫanit.
Sot Qeveria sekuestroi arkën e Monopolit të duhaneve ( Rezhi ) dhe vulosi Depot për arsye se nuk i ka paguar Shtetit pjesën që i takon.
Prunë sot nga Kalloranxhia një të plagosur të quajtur Miҫi Golia të cilin e shpoi me thikë nji i quajtur Kapello vullnetar nga Suli, në zënk e sipër.
Më Dt. 23/10. 04. 1914. – Tronditje e madhe në Treg. Gjithë guardia Civile në këmbë dhe me armë në duar dhe me ta bashkë po ashtu dhe Direktori i Policisë. Shkaku ishte si më poshtë : dje Qeveria sekuestroi nja katërqind (400) dele, të cilat Andartët Gjiritas i kishin rrëmbyer në Zhulat, por të cilat Gjiritasit nuk dëgjonin ti linin, duke pretenduar se ja kanë shitur tek nji nënpunës të Postës.
Qeveria don të kapi Komandantin e tyre Spiridho Janaqin dhe të ҫarmatosi Grupin e tij, por ata që e formonin këtë kundërshtonin – siҫ i tha të Nënshkruarit Direktori i Policisë – dita është kritike. Këta Gjiritas janë ata që bënë gjithë ato orgjira në Zhulat, duke vrarë dhe prerë pa dallim moshe dhe seksi njëqind e shtatëdhjetë (170) veta. Cështja bëri bujë dhe jashtë kështu që Karapanua tha se: Tashti nuk kemi se si të justifikohemi, është në rrezik e tërë ҫështja jonë. Siҫ thosh një nga ky Grup (i Janinës). Këta vetëm dy (2) – tre(3) djem që bënin shumë shamatë, vranë dhe dogjën nja dyqind (200) shtëpi të Zhulatasve, të cilat i gjetën të shkreta nga njerës dhe bosh në mall ( tesha ). Banorët ishin të tërhequr në Male duke zënë vënde të forta dhe duke qënur të armatosur.
Më Dt. 24/11. 04. 1914. – Kapedani i Andartëve Spirodhojanaqi u thirr nga paudhësirat që u bënë në Zhulat dhe u arestua. Se sikur nuk ishin të afta ato të gjithë, sot u zu me nji Maqedonas dhe qiti thikën kontra tij. Ky ishte në grup të tija bashkë me nja njëzet shokë të tjerë, u ndanë prej tyre. Dy nga këta në orën dy (2) pas dite ishin duke pirë në dyqanin (pijetoren) e Karafillit dhe shanin Gjiritasit dhe ca më tepër një i quajtur Kristo nga Camëria. Kristua rrëmbeu Mauzerin dhe e drejtoi mbi grupin e Gjiritasve. Por një nga këta ja ktheu drejtimin e pushkës, e cila mori zjarr dhe u plagos nji nga shokët e Kristos nga Zagorjani. Një Gjiritas tjetër qëlloi katër herë Kriston me revole dhe e plagosi lehtë në dy vënde. Të plagosurit u transportuan në Spital.
Vrapoi për në vënd Drejtori i Policisë z. Kristovasili, Peshkopi i Konicës dhe Gjeneral Papulas i cili i qërtoi të përleshurit dhe këshilloi të forcohet Policia që të mundij të mbajë qetësinë Publike brënda në Qytet dhe ndaloi armëmbatjen udhëve.
Forcohet mendimi që të përndalen grupet e Andartëve dhe Andartët të regjistohen në Ushtri të rregullt.
Gjeneral Papulas erdhi sot këtu.
Më Dt. 25/12. 04. 1914. – Nga të plagosurit e djeshëm, Avjeri………dhe Kristo Stungari, I pari vdiq sot.
U lërua Bollua si edhe Spirojanaqi që u kap dje, që të dërgohet në kufi, ku dërgohen dhe topҫitë e Kalasë me topet që gjëndeshin në Kala dhe me Ushtarët e këtushëm dhe të Derviҫanit.
Vdiq në Spital dhe ay Goranxjoti që u shpua me thikë pardje.
U mësua se erdhi Urdhëri të tërhiqet Ushtria Greke deri të Hënën që vjen.
Musullmanët e Gjirokastrës u lajmëruan që brënda tre (3) orësh o të dorëzojnë armët ose të ikin të gjithë drejt kufijve Grekë.
Kasneci publik ftoi Musullmanët që nëse dëshirojnë të ikin, të kërkojnë leje kalimi deri më Dt. 14 të Muajit në udhëtim dhe shtoi se atij që ndoshta ka frikë do ti jepet roje ushtarake. Se Ushtria Greke do të iki.
Nga pakujdesia e nji Gjiritasit, së cilit i mori flakë pushka, u vranë dy ushtarë ( nga të cilët njëri ishte roje ) dhe një i tretë u plagos në dorë.
Peshkopi i Gjirokastrës thirri Komitetin e Mbrotjes Kombëtare dhe i njoftoi zyrtarisht se Ushtria Greke i boshatis këto vise.
Një Komision i Musullmanëve vajti në Janinë që ti lutet Ushtrisë Greke të lerë Ushtarët sa për ruatjen e tyre.
Më Dt. 26/13. 04. 1914. – Ushtria Greke dorëzoi me Protokoll Tepelenën një Detashmendi ndënë nji oficer Shqipëtar. Tonët vajtën të zaptojnë Tepelenën, por u qëlluan nga brigjet që janë rreth Luzatit dhe u detyruam – që të shpëtonin – duke ikur drejt Kodrës, duke kaluar Lumin e Gjirokastrës për gjithë natën. Thuhet se ikja e këtyre u bë pa rregull. U dërguan ndihma. Thuhet që të parët që u thyhen ishin Gjirokastritët, nga të cilët u haratisën nja njëzet e shtatë (27) ushtarë të cilët u zunë tek Ura e Palortosë dhe u dërguan përsëri në Ushtri.
Komisioni u kthye nga Janina me duar thatë, nuk bëri dot kurgja. I këshilluan ti drejtohen Princ Vidit dhe të kërkojnë prej Tij që të mbarojë sa më shpejt marrëveshiet.
Beteja u bë rreth Këlcyrës, simbas Komunikatës të Komandës të Garnizonit dhe të z. Dhuli mbaruan në favor të Ushtrisë tonë e cila bombardoi dhe prishi Këlcyrën.
U zbrit sot në Kala Flamuri Grek që të mos ngrihet më atje. Iku sot dhe Drejtori i Policisë z. Kaҫona bashkë me xhandarët e tij.
Më Dt. 27/14. 04. 1914. – Me urdhër të Zografos u ndalua qarkullimi i gazetës ‘’ Iporitiqi Amina “, pa e ditur psenë, ndonëse përmbante nënshkrimin e Peshkopit të Konicës me cilësinë e Drejtorit të Zyrës së Shtypit.
Qysh prej mëngjesit bëhet luftë rreth Tepelenës e cila qëllohet me topa nga Kodra. Simbas disa informacione private, të tonët kaluan Lumin dhe avancojnë.
Njikohësisht bëhet luftë edhe në Kolonjë nga suallën dhe një të plagosur nga Grupi i Bollos. Dhe nga Tepelena suallën një të plagosur. Thuhet sikur Picarin e zunë Lebërit.
Z.z. Zografo, Karapano, Dhuli dhe Rendi vanë në Manastir të Cepos për inspektim të Ushtrisë. Nga tre (3) ushtarë prej Greqisë së Vjetër të Grupit Bollo – Spiridhojanaqi, u mësua se pararoja e këtyre Grupeve u qëlluan ashpër dhe befas u shtërnguan të tërhiqen me humbje në të vrarë dhe robër. Në mbrëmje shihesh tym nga bormbandimi ndënë Picar.
Më Dt. 28/15. 04. 1914. – Një nga Rojet Civile më erdhi në Zyrë dhe më tha se : Jam i lirë të vë në qarkullim fletoren e djeshme.
U boshatis Pallati i Prefekturës dhe u okupua prej Aftonomistave.
Bëhet betejë gjatë vijës nga Cepua e deri në Humelicë, por u përndallën me top, i cili qëllon ata që gjënden nëpër Mal të Picarit, të cilët tërhiqen lart Molit. U plagos nji topҫi N/Toger i quajtur Zhupa me katër (4) Delvinjotë. Thuhet se ka dhe shumë të vrarë.
Në Kodër asnji veprim. Shqipëtarët okupuan Luzatin.
Thuhet se simbas një telegrami të fshehtë të drejtuar mbi Forestin ( i cili erdhi këtu bashkë me Zonjën e tij ), marrëveshiet për rregullim të ҫështjes Paqësisht venë përpara. Italia u izolua sepse Austria nuk është dakort me të që të përdoret masa e forcës kontra Kryengritsave.
Më Dt. 29/16. 04. 1814. – Beteja të vogla u bënë rreth Manastirit të Cepos. Koroni u bormbadua. Tonët mbajnë pozitat e tyre. Lajmërohen se rreth Përmetit dhe Leskovikut rezistojnë mirë të tonët.
Simbas korespondentit të gazetës “ Nea Ellas ‘’ z. Pasjani, se Venizellua tha në Korfuz se : Sapo të rregullohet ҫështja Epirotike, ay do të bëhet më fanatiku Shqiptarist.
Peshkopi i Konicës vajti dje në Jorgucat, bashkë me z. Dhuli i cili drejtonte vetë personalisht betejën e djeshme dhe u ekspozua më tej se sa duhesh për të inkurajuar Ushtarët e Aftonomisë, nga të cilët u shquan Delvinjotët duke sulmuar dhe bërtitur ‘’ aera ‘’.
Simbas lajmeve nga Labova e Poshme ( Ilia Noҫka ) Ushtria e Kodrës sekuestroi të gjitha delet dhe dhitë e Hormovitëve dhe u vra vëllai i Shehut.
Rreth Humelicës tonët zunë shtatë (7) spiunë nga të cilët pesë (5) i vranë dhe kufomat e tyre i lanë të ekspozuara pranë rrugës.
Më Dt. 30/17. 04. 1914. – U mësua se u okupua Kolonja dhe se u zunë nja njëqind (100) Shqipëtarë, të cilët dhe u vranë. Transportohen këtu nja tetëdhjetë (80) rrobër.
Tonët marshojnë kontra Golemit pasi okupuan Bogazin e Kolonjës. U mësua se Spiromilua rekomandon telegrafisht që të okupohet Golemi.
U transportuan këtu dy Komandantë Andartash : Spiridhojanaqi dhe ………… si dhe Kapiten i Ushtrisë Varthi dhe dy ushtarë nga të cilët njëri Rreshter.
Simbas informatave të Zyrës të Ministrisë së Luftës, ata të Përmetit marshojnë përmbi Frashër dhe ata të Leskovikut përmbi Ersekë.
Ikën në mëngjes z.z. Peshkopi i Konicës dhe Karapanua, i cili thot se vete në Korfuz për marrëveshie dhe në mbrëmie u kthye. U rekuizuan që të gjitha kafshët e Lunxhit ( Ikën për në Janinë familjet e vëllezërve të mi Petro dhe Lame dhe ajo e kushëririt Tim Miho ).
Më Dt. 01/18. 04. 1914.– Sot rreth Cepos tek-tuk dëgjohet ndonjë pushkë. Suallën sot dy të plagosur, të cilët deri sot u bënë dyzet (40) veta. Dje u suallën trembëdhjetë (13). Ma së shumti janë të plagosur lehtë. Vdiq një dhe e rrezikuan dy, midis së cilëve dhe Spiridhojanaqi.
- Zografos vizitoi Spitalin dhe ju tha të plagosurve se u okupua Erseka dhe po bie edhe Kolonja.
Thuhet sikur u therrën në Kodër ( ose u vranë ) nja shtatëdhjetë (70) Hormovitë. Ata që i thonë këto pretendojnë se i dëgjuan nga vepruesat dhe nga ata që i panë me sy. Gjithashtu thuhet se u therrën dhe ata, që u zunë në Cepo.
U fol se z. Zografos i erdhi nji telegram i gjatë dhe i fshehur prej Bushos.
Erdhi këtu Konsulli i Francës në Janinë i cili – siҫ thuhet – tha se brënda tetë (8) ditësh ҫështja do të rregullohet Paqësisht.
- Karapano më tha se Varatasi nuk u thirr në Durrës, por se u emërua ambasador i Greqisë pranë oborit të Shqipërisë.
Më Dt. 02/19. 04. 1914. – Shqetësimi i Qarqeve Drejtuese, i detyruar në lajme të pa pëlqyera nga Cepua, ku Shqipëtarët duke luftuar me tërbim ҫajtën linjën. Peshkopi i Konicës iku, por nuk u mësua se për ku. Pas dreke i tërë Këshilli i Ministrave iku këndeja për në Jorgucat.
Peshkopi i Gjirokastrës mblodhi Komitetin e Mbrojties dhe ju njoftoi se gjëndja është kritike. U lajmëruan të gjitha familjet Kristiane që të ikin. Panikun që e zuri Popullin u qetësua pak nga që u pa se erdhi Gjeneral Papula së bashku me Peshkopin e Konicës dhe me një trup ushtarësh Grekë.
Komiteti i Mbrojties e vizitoi Gjeneral Papulas, i cili ju tha se sot dhe nesër janë të siguruar dhe të ikin ata që dëshirojnë të ikin.
Më Dt. 03/20. 04. 1914. – U shtua paniku se u mësua nuk bëhet riokupim por dorëzim. Populli ikën si i ҫmëndur dhe me gjithë fëmijë, gjatë gjithë natën dhe nga ҫdo anë. Nga më të parët iku Qeveria natën dhe pas Gjeneral Papulës.
I Nënshkruari gjëndesh në dyshim të ikij apo jo. Vendimi që të mbetem u revokua nga nji mendim i dytë dhe ikëm me ҫ’kishim veshur, por fat-bardhësisht me automobil. Pandemohio! Si rrugës edhe në fushën e Jorgucatit. Ushtria e Aftononmisë ishte tërhequr deri në brigjet e Mashkullorës.
Këmishë–kuqërit ikën duke kënduar për në linjën e Luftës. Prokllamat e Policisë së Gjirokastrës që të Krishterët duhet të ikin dhe se Qyteti vihet nën mbrotjen e Ushtrisë Greke simbas telegrafin të Mbretit Konstandin, e ngjitur nëpër mure u ҫuar. Natën vonë u plaҫkit zyra e Andon Karecos.
Më Dt. 04/21. 04. 1914 – Në Jorgucat . gjëndja më e qetë. Vërtetohet se u therrën edhe Hormovitët e tjerë peng ose jo ! U dërguan ndihma dhe në Delvinë, nga filloi gjithashtu dhe emigracioni. U lajmërua nga Gjirokastra se të tonët po marëshojnë për të riokupuar Cepon dhe Humelicën.
U ktheva nga Jorgucati për të marë teshat.
U mësua se u riokupua Frashëri, ku të tonët vranë dhe dy oficera Italianë dhe therën të tjerë. Prunë në Kala dyzet e gjashtë (46) Pleshotë të cilët u zunë se gjoja kundërshtuan dhe qitën pushkë kontra Ushtrisë.
Më Dt. O5/21. 04. 1914. – Thuhet se dhe ata të Kodrës i forcon Ushtria me trup të veҫantë. Siҫ thonë të tjerë Ushtria e atjeshme u shpartallua kreit nga aratisjet.
Në Cepo festojnë Fitoren. Shqipëtarët ikin. Në Humelicë nuk bënë gjë këta , por në Cepo vranë Kallogjeren ( Murgeshën ).
Vërtetohet dezertimi i të gjithë Kompanisë të Labovës ndënë Komandën e Kapitenit Citropullos.
Nga Gjirokastra dallojmë zjarr në të dy Lagjet e Lekëlit. Gjithashtu shikohet se po digjet Teqeja pranë Manastirit të Cepos.
Njerës që thonë se kanë parë me sytë e tyre vërtetojnë therien e egër të të gjithë meshkujve të Hormovës. Shehu vuajti nji torturë të madhe, i qitën sytë dhe dhëmbët dhe i bënë të tjera mënxyra ( + ) . Hormovitët u puthën me shojshoq duke thënë : “ Pasi u realizua dëshira e jonë le të vdesim .’’
============================================================================== ( + ) . këto duken të ekzagjëruara. Si u vra Shehu I Hormovës dhe Harmovitët në Kodrë kemi letra nga njerës të tonë që ishin atje, të cilat rezervohemi ti përkthejmë nga Greqishtia në fund të ekspozitës së atyre që ngjajti në atë kohë të Aftonomisëtë shënuara në Ditarin tonë.
==========================================================================Më Dt. 06/23. 04. 1914. – Duke udhëtuar gjithë natën vetëm ( se më lanë shokët vetëm duke ikur me të katra nga frika se mos i kapnin Shqipëtarët të ardhur nga Mali. Ishte Harall. Papadhopulli dhe disa të tjerë që nuk më kujtohen emërat ) në këmbë dhe me gjumë në sy, gjë që nuk kisha pësuar kaskurr dhe as e besoja se mund të ishte gjë e mundur. Ika për në Jorgucat. i lodhur dhe i ngordhur për gjumë, se natën e parë kisha fjetur në rrugë të pazarit të Gjirokastrës ndënë strehën e dyqanit të Zoi Mahos. Rashë të flejë në nji leth are ndënë Terihat. Por u zgjova shpejt nga të drithurit prej së ftohtit dhe arrita në Jorgucat, ku kishin mbetur shumë të ikur, por në hall të vajtueshëm, pa bukë, pa ҫadra në shi që ra gjith natën.
Nga Kompania e Dytë e Labovës në Cepo dezertuan shumë veta. Gjatë rrugës në Jorgucat – Janinë mbi të e nën të janë instaluar emingrantë kokë e këmbë bashkë ! I Nënshkruari nuk gjeti ndonji nga të vetët në Jorgucat, kur e kuptova se sa diferencë paska të flejë njeriu në truall pa shpresë dhe sa ngrohtë qënka ndënë makari dhe nji shtrehëz nga perde të një dyqani! !
Në Jorguxat takova Hirësinë e tij Peshkopin e Konicës i cili më tha : “ Në qoftë se nuk ngrihet Gjirokastra, nuk do të pësojë gjë.’’
Vajti sot në Gjirokastër me gjithë teshat e tij, nji Trup të ushtrisë Greke.
Më Dt. 07/24. 04. 1914. – Ika sot për në Janinë ku harrita pa ndonjë episod rrugës, dëgjova vetëm se Leskovikun e dogjën të tanët dhe e braktisën dhe se ikën dhe së andejmi Mbrojtësit e Aftonomisë.
U mësua me siguri se Ministri i Luftës Dhuli, për pak u zu i gjallë rreth Hormovës, ku vajti të inspektonte Ushtrinë që ishte ndën Komandën e Oficerave kriminela të ndyrë të quajtur : Hrisi dhe Citropullos, por e cila ( ushtrisë ) ishte shpartalluar, pa ditur kurgjë Ministri i Luftës dhe Komandanti i Përgjithshëm z. Dhuli, i cili shpëtoi duke ikur me të katra për në Labovë !
Më Dt. 08/25. 04. 1914. – U ktheva nga Janina në Gjirokastër. Rrugës mësova se u bë armëpushimi për dhjetë (10) ditë mbi kërkim të Shqipëtarëve dhe se z. Zografos vajti në Sarandë të takohet me Komisionin Internacional të Kontrollit të Shqipërisë. Thuhet se pardje u bë Luftë edhe në rreth Manastirit të Tërbuqit dhe se tanët lanë edhe Linjën e Labovës dhe bënë fortifikata rreth Karjanit.
Më Dt. 09/26. 04. 1914. – Në Gjirokastër. Z. Paramenidhi më tha : “ Mund të mos ikësh, se shpresohet të rregullohet ҫështja ‘’. Mbi përvështrimin Tim : “ Si na thatë të ikim dhe pse këtë gjë nuk e komunikoni përgjithësisht ‘’ , ‘’ Poni dimë dhe nevet pozitivisht se si do të përfundojë marrëveshiet – më tha – dhe shtoi “ Dhe nevet na vjen keq për këtë Vënd, por ashtu duhesh. ‘’
Mësova me siguri që Labovën e Poshme e okupojnë Shqipëtarët dhe se të tonët okupojnë Cet’ e Vogël dhe brigjet e Shën Gjergjit, në betejën rreth Labovës u vra Take Nikë Zhapa (në rrëzën e Malit të Qaf Thanës në arën e Mihaes).
Më Dt. 10/27. 04. 1914. – Ika për Janinë me teshat shtëpiake. Sevo Thomai ( ose Havua ) u thirr të kthehet me gjithë familjen e tij në banesën e tij në Gjirokastër, i ftuar – siҫ thuhesh – prej Policisë.
Kasneci Publik ftoi Populsinë e Gjirokastrës të hapi se cili dyqanin e tij dhe të fillojë nga puna pa frikë. Në Kollocë takova nji grup Evzonash, të cilët thonin se vinin prej Gjirokastre, të cilën e boshatisën përsëri. Në Jorgucat mësova se z. Zografos telefonoi nga Korfuzi se këto ditë do të caktohet nji Zonë neutrale dhe nga të dyja anët u dhanë urdhëra që të mos përsëriten përpjekiet. Komandanti Garnizonit z. Boҫarit më tha se merren ushtarë Gjiritasit që gjënden në Janinë, si të dobishme për Luftën tonë. Mbi përvështrimin tim se : ‘’ Shpresohet që armëpushimi të përfundojë në Paqe, më kujtoi parrullën : ‘’Në do Paqe pregatitu për Luftë.‘’
Më Dt. 11/28. 04. 1914. – Në Janinë. Thuhet sikur marrëveshjet vanë kot. Simbas nji letre të Bamihas nga Korfuzi, marrëveshjet po bëhen në Korfuz në Hotelin ‘’Bella Venecia‘’ shumë sekrete.
U mora vesh me Aleks Meksin dhe mbetëm dakort se: “është koha që të bëjmë ҫ’ka imponon detyra kundrejt Atdheut dhe kundrejt jetës tonë.‘’
Më Dt. 12/29. 04. 1914. – Vërtetohet vdekja e ushtarit të Aftonomisë Taqe N. Zhapa, i cili u varros në veshtin e Goxhae në Labovë.
U mësua se Labovën e kanë okupuar Shqipëtarët dhe se vazhdon të jetë e paprekur dhe se majën e Malit të Qafës së Thanës e kanë të tonët, të cilët komunikojnë me Shqipëtarët.
Simbas informatave që na dha z. Jani Papadhopulli, Shqipëtarët u shtërnguan të kërkojnë armëpushim për shkak pasi u dërmuan gjatë gjithë linjës së luftës, nuk kishin dhe ma fuqi të organizuara dhe brëndazi i grinë grindjet.
Më Dt. 14/01. 04. 1914. – U mësua se marrëveshiet vazhdojnë me shpresë që të mbarojnë me sukses. Njofa sot Bejlerët e Leskovikut ( Tefikun me shokë ) prej të cilëve mësova se Lagjia e Musullmane u doq e tëra.
Prunë sot Komandantin e Këmishë-Kuqëve Romën, i cili kishte luajtur menҫ.
Më Dt. 15/02. 04. 1914. – Erdhi këtu ( në Janinë ) Komandanti i Garnizonit të Gjirokastrës z. Boҫari, i ardhur siҫ duket me qëllim që të përmbledhij ata që dezertuan. Se u pa që disa të organeve të Policisë ҫonin në Drejtorinë e Policisë disa që janë të mobilizueshëm. Thuhet sikur provokuan nji kërkesë nga ana e z.z. Vasil Mesksi, Vangjel Toto Meksi, Zhushti dhe Labovitiadhi dhe si preteks gjoja kanë faktin se janë bërë ankime kontra dezeruesave se kanë bërë plaҫkitje, gjë kjo që detyron autoritetet e këtushme Greke ti dërgojnë poshtë të aratisurit.
Periudha ne fjale (janar-prill 1914) perputhet me kohen imagjinare te pranise se Ҫerçiz Topullit nder ato ane, por dhe me periudhen e levizjes panepirote ne Jugun e Shqiperise. Nuk ekziston asnje informate te praniese se cetes se tij e per rrjedhoje cdo ngjarje qe permend pranine e Ҫerçiz Topullit per ato kohera eshte e sajuar ne menyre antihistorike. Eshte periudha ku ai realisht ndodhej ne Shkoder, por meqenese koha e vrasjes se tij eshte spostuan me 1915 kuptohet afermendsh qe periudhen e gjysmes se pare te vitit 1914 duhet ta mbushnin me ngjarje te paverteta. Te pakten materiali ne fjale e perjashton Ҫerçiz Topullin nga cdo konfrontim me levizjen Vorioepirote
============