Artikuj

87- A eshte e krijuar historia e epokes enveriste? 03.08.2015

Posted by Genc Hoti

Loading

87-A eshte e krijuar historia e epokes enveriste?

 

Realisht Historia nuk krijohet teorikisht, por jetohet dhe mbi bazen e kesaj Jete ajo shkruhet. Menyra se si shkruhet  Historia e Njerezimit eshte nje problem me vete, por tani dua te evidentoj faktin se si eshte shkruar historia pergjate epokes enveriste. Te jeni te bindur se e gjithe epoka enveriste, nga pikepamja historike, nuk ka ndjekur kete rruge, por ajo eshte e krijuar ne leter nga fillimi deri ne fund dhe pastaj i eshte servirur Kombit Shqiptar si nje ngjarje e vertete.

Vini re nje rast te tille te dokumentuar dhe si zbulohet ai:

Kur nje nxenes i shkolles 9 vjecare “Sabaudin Gabrani”, ne Tirane, futet ne shkolle shikon ne te djathte te deres pllakatin e fotos poshte:

Pllakati ne hyrje te shkolles me kete emer

Deri ketu nuk ka asnje te keqe dhe eshte shume mire kur nxenesit edukohen qe ne fillim me ngjarje historike, por ketu fillon loja pasi nje nxenes i kesaj shkolle ne qofte se vazhdon studimet e larta ne Universitetin e Arteve, dega Teater-Regjizure do te mesoje se ne vitin 1942 na paska ekzistuar nje teater partizan i cili po ate viti na paska cfaqur nje drame me kete emer.

Para shume vitesh, kur po studioja historine e teatrit nder shqiptare, pata gjetur se ne Shqiperi ne vitet e luftes 19139-1944 ne teatri partizan kishte pasur disa aktore qe kishin kaluar ne Teatrit Popullor. Keshtu Josif Papagjoni, ne librin “Teatri Kombetar” kishte shkruar:

“Po nga Teatri Partizan vjen edhe nje figure tjeter e shquar e TK, aktori dhe shkrimtari Besim Levonja, i cili ne kushtet e burgut te Tiranes, shkroi dhe cfaqi ne veren e vitit 1942 pjesen “Sabaudin Gabrani””. (f. 29) – foto poshte.

Josif Papagjoni, Teatri Kombetar, f. 29, Tirane 2005

 

Ballafaqimi i kesaj pjese me pllakatin ne deren e shkolles me kete emer tregon se deshmorit 18 vjecar Sabaudin Gabrani i eshte kushtuar nje drame nje vit perpara vdekjes se tij heroike. Kjo me detyroi ta shikoj problemin pak me gjere duke e ballafaquar me enciklopedite shqiptare. Cudia qendron ne faktin se Deshmori Sabaudin Gabrani nuk figuron ne asnje enciklopedi, duke perfshire edhe librin “Yje te pashuar”, vell. III,IV,V,VI. Veten ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (1985, 2008) gjeta se ne artikullin mbi aktorin Besim Levonja gjeta emrin e drames Sabaudin Gabrani te shkruar nga ai pergjate luftes pa vitin e krijimit. Kjo do te thoshte se ishte autori mbi Teatrin Kombetar ai qe e kishte zbuluar vitin e krijimit te kesaj drame.

A nuk tregon ky rast se pergjate epokes enveriste, por edhe me pas, Historia eshte shkruar perpara se ajo te jetohej?

Vetem do t’ju lutem mos te dale ndonje person qe te pretendoje se e ka pasur gjysh apo stergjysh, te kete bere studim mbi kete personazh dhe te tregoje se kane shkruar gazetat e kohes!

 

Tirane, 03.08.2015