Artikuj

52- Filozofia e Kohes dhe 11 marsi Japonez 2011 13.11.2011

Posted by Genc Hoti

Loading

52 – Filozofia e KOHES dhe 11 marsi Japonez 2011

 

Kjo datë nuk ishte vetëm një katastrofë për një popull punëtor, por u bë dhe një objekt interpretimesh filozofike e shkencore mbi pasojat e termetit të asaj date, por dhe e krahasueshme me 6 dhe 9 gushtin e 1945-ës në pasojat ekonomike (deklarata e kryeministrit japonez).

Lajmi shkencor, marre nga logoreci.com, eshte si me poshte

Sipas shkencëtarëve pasoja e tërmetit të Japonisë është zhvendosja e ishullit me katër metra nga pozicioni i mëparshëm. Ndërsa aksi i planetit ka lëvizur me 16.5 centimetra, duke shtuar shpejtësinë e rrotullimit të tij, që sjell zvoglimin e ditës me 1.6 mikrosekonda. Sipas ekspertëve tërmeti ndodhi përgjatë dy pllakave tektonike, asaj të Paqësorit në lindje dhe asaj që shumë gjeologë e shohin si zgjatim të pllakës amerikano-veriore në perëndim. Pllaka e Paqësorit po lëviz drejt perëndimit pikërisht poshtë Japonisë. Përplasja mes pllakave i dha një goditje, duke shkaktuar tërmetin dhe zhvendosur sasi gjigante uji që krijuan dallgë shkatërrimtare 10 metrash të larta. Shkencëtarët theksojnë se nuk ka ndonje rrezik nga këto lëvizje. Të tilla kanë ndodhur çdo herë që ka pasur tërmete të fuqishëm. Në vitin 2004, tërmeti e cunami në Azi e zvogloi ditën e tokës me 6.8 mikrosekonda dhe lëvizi aksin me rreth 7.5 cm. Tërmeti në Kili në 2010 e shkurtoi ditën me 1.26 mikrosekonda dhe lëvizi aksin gjithashtu me rreth 7.5 cm.

Të paktën të gjitha këto përfshihen në konstatimet e shkencës së tokësoreve dhe mbushën faqet e gazetave dhe sitet e internetit. Por askërkush nga gazetarët nuk arriti të lidhë ngjarjet e përmëndura midis tyre duke treguar se gazetaria është një veprimtari llafazanësh dhe hajdutesh (nenkuptoj Shqiperine), edhe pse ajo fatkeqësi u tregoi njerëzve se teoria e Ajnshtajnit është një shpjegim tipik i fizikës njutoniane dhe lidhja e ecurisë së kohës me shpejtësinë e lëvizjes ishte e kundërt me rrjedhimet e relativitetit te tij.

Por me daten 24 shtator 2011 ne Shqiperi gazeta “Shekulli” dha lajmin sensacional: “Bie Ajnshtajni, kalohet shpejtesia e drites”, permbajtja e te cilit nuk duhet te perputhet me pretendimet qe dalin nga kritika e problemit ajnshtajnian. Une kam bindjen qe fizikantet kerkojne te duken te tille pa e kuptuar njeriun qe tentoi te shkepuse fiziken nga mekanika perfundimisht duke ja tjetersuar filozofine e relativitetit nga kendveshtrimi materialist ne ate idealist subjektiv.

Duke e konsideruar te sakte te gjithe kete informacion, edhe pse nuk eshte i tille, konstatoj se shkencetaret angleze, nga eshte marre ky informacion, pranojne ne menyre imponuese se shpejtesia e rrotullimit te Tokes percaktohet nga pozicioni i aksit te rrotullimit te Tokes rreth vetes me orbiten e rrotullimit rreth Diellit duke e thjeshtuar shkencen e fizikes ne programimin mekanik te levizjes. Vetem fakti i raporteve te cvendosjes se aksit me zvogelimin e kohes (per rastin japonez ky raport eshte 16,5cm me 1,6 mikrosekonda, per rastin aziatik 7,5 cm me 6,8 mikrosekonda, per rastin kilian 7,5 cm me 1,26 mikrosekonda) tregon se shpejtesia e rrotullimit te Tokes rreth boshtit te vet nuk varet nga pozicioni i aksit te rrotullimit, por problemi eshte shume-shume me i komplikuar dhe lidhet me shkakun e rrotullimit te Tokes rreth boshtit te vet ku dhe mbeshtetet teoria e Ajnshtajnit mbi lidhjen e ndryshimit te kohes ne saje te shpejtesise se levizjes. Jane nje sere problemesh te filozofise se fizikes dhe kohes se saj qe kane nevoje te riinterpretohen nga fillimi meqenese ka mbi 100 vjet qe flitet per relativitetin e kohes, por kerkush nuk ka vene ne dukje se per cilen kohe behet fjale dhe, ne fund te fundit, cila eshte ligjesia e lidhjes se saj me hapesiren. Ne disa artikuj kam vene ne dukje tendencat e teorise ajnshtajniane (per kete shih artikujt: “Çfarë nuk zgjidhi teoria e Ajnshjtajnit”, ““Paradoksi i binjakeve” dhe historia e njerezi”, “Konspekti i një libri që pretendoi se avancoi mbi A.Ajnshtajnin”, “Gabimi i dyte i Stephen Hawkingut”, “Raporti kohor – hapsinor ose teoria e absolutizmit”, publikuar ne albanovaonline.com, logoreci.com, www.hotig.info, gazeta “Ndryshe”), por me duket se ajo qe ndodhi me 11 mars 2011 ne Japoni ka argumentuar praktikisht qe teoria e relativitetit ajnshtajnian i ka themelet te paqendrueshme dhe ka ardhur koha te ndryshohet ne drejtim te absolutizmit analitik (une dyshoj qe fizikanti gjerman nuk ka pasur qellimin sipas te cilit publikohet, por ideja e tij duhet te kete qene tjeter per tjeter dhe termi “kontinumi kohor-hapsinor” duhet te nenkuptoje kete ide). Gjithsesi mendimi filozofik fizik duhet te modifikohet ne disa drejtime pasi shume ngjarje qe kane ndodhur ne historine e ishullit tone lendor sherbejne per te argumentuar pergjigjet e pyetjeve te meposhtme:

1-Cila eshte filozofia e KOHES ne pergjithesi dhe e kohes fizike ne vecanti?

2-Perse rrotullohen trupat kozmike dhe gjitheshka qe nuk i nenshtrohet gravitetit te jashtem? Cile eshte lidhja e ketij rrotullimi me kohen specifike te procesit?

3-Cila eshte lidhja midis ecurise se kohes ne siperfaqe te Tokes (nje kohe mekanike) dhe ngjarjeve qe ndodhin ne brendesi te Tokes (sipas nje kohe rigorozisht fizike), pasi pikerisht ne kete lidhje rezulton qe raporti i shpejtesise se levizjes (akoma nuk eshte percaktuar se per cfare lloj levizjeje behet fjala) dhe ndryshimi i kohes (akoma nuk eshte thene se per cfare kohe behet fjala) nuk kane ate vlere qe presupozonte fizikanti i relativitetit (i cili asnjehere nuk ka percaktuar se per cfare kohe dhe hapesire ben fjale teoria e tij – te pakten ne librat qe per autor mbajne emrin e tij keto nuk gjenden)?

4-Ajo qe ndodhi ne Japoni me 11 mars 2011 si suportohet me keto probleme?

5-Te gjithe keto procese si lidhen me jeten e qenieve te gjalla, sidomos me njeriun?

Te gjitha keto perbejne bazen teorike te nje filozofie te ndryshme te kohes nga ajo qe na kane mesuar neper shkolla sipas programit te detyrueshem, te pakten ne Shqiperi, duke na detyruar ta rishikojme ate me sy kritik. Por gjejme edhe libra qe intepretimin e teorise se Ajnshtajnit nuk e bejne ne perputhje me rrjedhimet e saj duke cuar uje ne programin shkollor te universiteteve qe gjithsesi u mesojne studenteve gjera te pasakta dhe te paqarta ne planin filozofik. Nuk mjaftojne te gjitha keto, por shtypi i perditshem e paraqet situaten me ngjyra sensacioni duke e ngritur mashtrimin shkencor ne fuqi infinit.

Sipas gazetes “Shekulli” te dates 24 shtator 2011, eshte trasmetur zyrtarisht:

 

“shpejtesia e drites eshte arritur te tejkalohet. Te dhenat qe jane publikuar mengjesin e djeshem tregojne se neutrinet levizin me shpejtesi rreth 60 nanosekonda me shume se shpejtesia e drites, limiti i shpejtesise ne kozmos. Rezultati eshte arritur gjate nje eksperimenti te Qendres Europiane per Kerkimet Berthamore, CERN, i cili ka analizuar rrymen e neutrineve qe jane leshuar nga laboratori i saj. Rezultati eshte bazuar mbi vezhgimin e mbi 15 milion neotroneve, te cilat kane pershkruar 730 kilometra qe ndajne CERN-in (Zvicer) nga laboratori tjeter prites ne Itali (kritika qe i bejme shtypit shqiptar ne kete rasrt eshte krejt formale, pasi ky lajm u be internacional brenda minutit).

 

Nuk e di a e kane seriozisht apo me shaka gazetaret shqiptare, por kritika materialiste e filozofise se mendimit fizik e paraqet kete situate krejt ndryshe sipas perfundimit te meposhtem.

Shpejtesia e drites mund te kalohet vetem nga ato struktura paralendore, krijuese te lendes, por paskuantike prodhuese te drites (dmth filozofia ve dallimin midis kohes kuantike dhe kohes lendore me pretendimin qe koha kuantike eshte shume me e gjate se ajo lendore dhe perben bazen fillestare te kohes se ardhshme njerezore), qe kane nivel energjitik te njehsuar me vetveten dhe jo me ambientin e jashtem, ne te kunderten ato nuk i perkasin bartesve te levizjes fizike (pikerisht kjo perben thelbin e pretendimit ajnshtajnian, gje qe eshte rasti me ekstrem sipas kohes dhe hapesires i dukurive natyrore, por qe percakton piken e hopeve kalimtare, kalimin nga sasia ne cilesi, ndarjen e te vecantes nga e pergjithshmja, etj). Une kujtoj se dinamiken e ketij procesi nuk ka zbuluar shkenca e fizikes prej 100 e kosur vjetesh edhe pse piketat per kete jane hedhur praktikisht sakte. Ne qofte se shpejtesia e drites kalohet, sipas pikepamjes qe ka shkenca e sotme per driten, atehere ajo nuk eshte shpejtesia me e madhe ne natyren fizike (njeriu nuk mund te krijoje ate qe nuk ekziston, por ai me se shumti mund te riprodhoje ate qe eshte zhdukur) dhe keshtu duhet te jete pasi ne te kunderten gjitheshka duhet te kishte mbetur ne nivelin e kuanteve dhe hapesira fizike nuk do te kishte qene e afte te zhvillohej pertej saj , ne ate kimike. Ne kete menyre mbi driten bie dyshimi i keqinterpretimit te madhesise hapsinore te saj dhe une ngul kembe qe natyra e drites eshte e keqinterpretuar ne planin filozofik dhe ka nevoje te ndreqet. Dhe, tjeter ne planin eksperimental, kalimi i shpejtesise teorike  te drites nuk mund te realizohet dot ne siperfaqen e Tokes dhe kudo ku ka gravitet. Pranimi i perfundimit te dhene nga gazeta shqiptare, te pa komentuar, tregon se sa pak e kane kuptuar fiziken punonjesit e masmedias shqiptare.

A nuk e ben te domosdoshme riinterpretimin e mendimit fiolozofik te fizikes, sidomos per KOHEN, sipas pese pyetjeve te mesiperme? Une pretendoj qe mendimi filozofik fizik ka nevoje te riinterpretohet sipas ketyre pikave:

 

1-Cila eshte filozofia e KOHES ne pergjithesi dhe e kohes fizike ne vecanti?

Kompleksiteti i kohes eshte thjeshtuar ne ekstrem duke pranuar ekzistencen e saj, krahas hapsires, por jashte cilesise se kesaj te fundit (tek Engelsi, Dialektika e Natyres, dhe Lenini, Fletore Filozofike, ne gjejme kete menyre zberthimi sipas pretendimit te mendimit filozofik materialist). Ne parim Njeriu duhet te pranoje nje KOHE te nenes sone Natyre per sa kohe nuk ka konstatuar dhe ndare te vecanten nga e pergjithshmja ne funksion te levizjes dhe hapsires. Konstatimi i formave te levizjes dhe hapsirave perkatese qe marrin pjese ne te, tregon qe edhe KOHA duhet t’i nenshtrohet ketij rregulli analitik duke vecuar KOHEN specifike nga KOHA e pergjithshme, pafundesia e se ciles e ben te pamundur vazhdimin e analizes jashte kontekstit filozofik. Duhet pranuar qe njerezimi i sotem nuk e ka kapercyer barrieren e  KOHES se pergjitshme duke mos evidentuar dot KOHEN specifike ne funksion te formave te levizjes edhe pse e ka pasur shume te lehte te vere ne dukje cilesine e pafundme te hapsires. Nocioni KOHE ka mbetur akoma edhe sot nje abstraksion filozofik pa zbatim konkret cka eshte bere nje pengese ne avancimin e zbulimeve ne fushen e shkences. Te pakten dy ngjarjet e permenduar me lart tregojne qe problemi i KOHES specifike nuk eshte kuptuar ende ne asnje kontekst te saj.

Pranimi i pese formave te levizjes duhet te coje ne konfigurimin specifik te KOHES si nje domosdoshmeri paraprake e kuptimit te procesit te dinamikes se KOHES ne pergjithesi dhe vecanti. Njerezimi eshte i detyruar te pranoje ekzistencen e koheve cilesore paralel midis tyre, por me nje jetegjatesi te ndryshme kundrejt njera-tjetres ne perputhje me ligjesine qe imponon raporti kohor-hapsinor. Ajo qe e ben te bjere ne sy cilesine e KOHES, “perberjen” e saj ne lidhje me ngjarjen dhe ekzistencen e ligjesise te lidhjes kohe-hapsire sipas nje kontinumi rigorozisht te caktuar eshte levizja. Eshte kjo e fundit qe ndan kohen specifike nga koha e pergjithshme dhe fillesen e formave te fundit te materies. Ja perse ne nuk mund te flasim per KOHE specifike perpara se te percaktojme format e levizjes dhe eshte kjo aresyeja perse mendimi filozofik do ta udheheqe gjithmone mendimin shkencor. Domethene problemet filozofiko-shkencore kane nje radhe kohore per te dale ne skenen e zhvillimit te shoqerise njerezore.

A duhet  te pranojme pese forma levizje, me teper apo me pak, eshte nje problem filozofik, i cili instiktivisht i ka thjeshtuar dy fomat ekstreme te levizjes (lindjen dhe vdekjen) duke i njehsuar ne nje te vetme nen termin “levizje mekanike”. Se cfare ndodh pas levizjes drejt “vrimave te zeza” eshte analoge, por e kundert, se cfare ka ndodhur me cilesine e levizjes perpara big-bengut dhe cfare ndodh me pasenergjine lendore. Te tre keto procese permbajne forma levizje te njehsuara nen emrin e levizjes mekanike dhe me sa duket kjo duhet konsideruar perfundimtare dhe e panevojshme te sterhollohet me tej, pasi njeriu asnjehere nuk ka per ta marre vesh kurre thelbin e ketyre formave te levizjes dhe detyrimisht as koheekzistencen e tyre specifike. Ne kete pike, dmth momenti perpara big-bengut, eshte pika ku teologet mund te ngrene pretendimet e tyre, pasi nuk ka asnje mundesi, qofte dhe teorike, te mohohet apo pohohet ekzistenca e ZOTIT (te dy pretendimet jane te barabarta dhe te pranishme ne absolutizmin e tyre). Pas ketij momenti ligjet e natyres mund te vrojtohen dhe te njihen saktesisht. Por cfare po ndodh ne mendimin filozofik  fizik? Nga njera ane pranohet “teoria ciklike konformiste” (te autorit anglez Roger Penrose dhe fizikanit armen Vahe Gurzadyan) ku universet e pafundme perfaqesojne nje periudhe kohore nje “eone” qe ka si origjine nje Big Bang, perhapet deri sa te shperbehet duke perfshire vrimat e zeza fale teorise  se Hawking-ut, por duke krijuar ne te njejten kohe kushte per nje rilindje, Big Bang-u i ri; ndersa, nga ana tjeter, thuhet se Perose   paska zbuluar dicka tjeter  duke pare disa konstruksione qarkore qe krijojne kontrast me parregullsite e nevojshme per te certifikuar nje kozmos te parregullt sipas ligjeve te fazes fillestare. Per shkencetarin britanik qarqet jane gjurmet e lena nga valet e gravitetit te leshuar ne fund te universit paraardhes nga nderthurja e vrimave te zeza dhe nga shperberja e tyre. Kjo eshte konsideruar prove e teorise se tij dhe e nje ekzistence para Big Beng-ut. Tani priten shenjat nga vezhguesi orbital evropian Planck, qe do te perforconte ose do te pergenjeshtronte intuiten (i gjithe ky material pretendues eshte marre nga artikulli: “Shkencetaret hedhin poshte origjinen e universit nga Big Bang-u”, botuar ne gazeten ”Standart”, dt 17.10.2011). Por, ne kuadrin e kritikes, duhet vene ne dukje nje defekt ne matjet dhe vrojtimet kozmike, sidomos kur ato vijne nga largesi tejet te largeta: jane te shtremberuara dhe devijuara nga kohe-hapsira e ambientit qe ndan Token nga sektori i vrojtuar.

Ne kete menyre analiza filozofike e levizjes fillon me levizjen mekanike edhe pse perpara saj duhet konsideruar ekzistenca e nje forme te panjohur levizjeje, e cila eshte shkaktarja e fillimit te bing-bengut e perbere nga dy vektore, por te kundert. Pa u pranuar me marreveshje dualitetin shkakesor te bing-bengut nuk mund te fillohet analiza e levizjes mekanike ne historine e ishullit tone lendor dhe ketu fillon dhe historia e KOHES, e asaj kohe qe permbledh shumatoren e te gjithe koheve cilesore e sasiore qe njeh apo presupozon shkenca.

Ne qofte se pranojme ne planin pergjithesues qe KOHA e natyres eshte e pafundme, e pamatshme, e panjohjteshme, nuk mund te thuhet keshtu per kohet perberese te saj dhe ketu fillon rruga e shkences. KOHA i historise se ishullit tone lendor fillon me kohen mekanike dhe zanafilla e saj duhet t’i dedikohet big-bengut (te pakten ne planin teorik kjo eshte e pranueshme). Pranimi i bing-bengut eshte bere mbi bazen e vrojtimit te ishullit tone lendor sipas te cilit ai po zgjerohet sa vjen e me shume dhe kjo perben bazen e levizjes mekanike dhe hapesires se saj. Sterhollimi i kuanteve te energjise jo vetem qe eshte i pamundur, por ai presupozon qe me kete akt dilet jashte kontureve te kohes, hapsires dhe levizjes mekanike, pra jashte kontureve te ishullit tone lendor. Por eshte me interes te thuhet qe procesi i big-bengut nuk perben nje rast unik hapsinore ne historine e natyres se pafundme, por ai duhet te jete i shoqeruar me procese te njejta, paralele ne kohe, dhe bashkesia e tyre perben nje nga infinit rastet e cfaqjes se Nenes sone Natyre (por duhet pranuar qe rasti i big-bengut ne natyre, si fenomen hapsinor, eshte nje dhe i vetem ne planin aplikativ duke u konsideruar i paperseritshem). Momenti i big-bengut duhet konsiederuar heterogjen ne drejtim te procesit, te pakten dy permasor, pasi vetem pasketaj krijohet mundesia e krijimit te grimcave elementare qe perben bazen e Kohes fizike. Ne qofte se nuk pranohet heterogjeniteti hapsinor i bing-bengut, atehere ne natyre nuk do te kishte nje mori grimcash elementare dhe dialektika nuk do te mund te ekzistonte. Rendesia e ketij heterogjeniteti shumepermasor qendron ne faktin se ai eshte pergjegjes per ekzistencen e shkakut te lindjes shumeformeshe te grimcave elementare, por me kohe aplikimi te ndryshem. Faza paraformuese e ketyre grimcave elementare eshte e nevojshme per formimin e levizjes, kohes dhe hapsires fizike e cila per nivelin e sotem te njohjes i konsideron kuantet perberese te ketyre grimcave homogjene dhe te barabarta ne drejtim te strukturezimit te tyre. Duhet te jemi te sigurte qe ky homogjenitet dhe kjo barazi duhet te konsiderohen te tilla me marreveshje pasi ne realitet ato nuk kane asnje mundesi qe te jene te tilla, por karakterizohen nga tre vecori: se pari, dinamika e tyre specifike eshte teper-teper e avashte ne raport me te gjitha ngjarjet qe ndodhin ne ishullin tone lendor; se dyti, koheekzistenca e tyre specifike eshte me e madhja ne ishullin tone lendor; se treti, ato jane pjesmarrese ne te gjitha strukturat e organizimit te lendes duke filluar nga grimcat elementare deri tek njeriu (dy ekstremet e organizimit te lendes). Ne menyre te permbledhur koha, levizja dhe hapsira mekanike jane te imprenjuara domosdoshmerisht ne kohen, levizjen dhe hapsiren fizike. Dmth ne qofte se pranojme trinomin e mesiper fizik me kete kemi nenkuptuar edhe ezistencen e trinomit mekanik cka do te thote se koha-levizja-hapsira fizike ekzistojne ne kuadrin e ekzistences se kohes-levizjes-hapsires mekanike dhe jo ndryshe (dmth duhet pranuar qe kohe-hapsira mekanike ekziston jashte kohe-hapsires fizike, kur e kundeta eshte e pamundur). Por kjo duhet nenkuptuar edhe sipas nje forme tjeter ne funksion te kohes. Koha mekanike eshte nena e kohes fizike persa i perket lindjes se kesaj te fundit, por ajo ekziston edhe pertej saj; cka do te thote se koha mekanike ka nje shtritshmeri me te madhe se koha fizike. Eshte pika ku kontinumi kohor-hapsinor del per here te pare ne skene si perbashkues i te gjitha formave te organizimit te lendes ku rrjedhimi me i rendesishem i tij eshte percaktimi i shpejtesise se levizjes, kohes dhe hapesires nga ana e KOHES se lindjes se fenomenit natyror, ku koha e lindjes dhe shpejtesia e zhvillimit specifik jane ne raporte te zhdrejta kundrejt sasioreve dhe cilesoreve brenda te njejtes levizje apo levizjeve te ndryshme cilesore. Raporti kohor-hapsinor eshte i afte te zbuloje rregullin qe mbizoteron ne organizimin strukturor te Nenes sone Natyre.

Vetem pas kesaj na krijohet mundesia per te percaktuar se ku dhe kur fillon levizja, hapsira dhe koha fizike. Te gjitha keto ne planin filozofik duhet te jene nenkuptuar instiktivisht ne shkollen shqiptare dhe asnjehere nuk eshte thene se ku fillon dhe mbaron fizika teorike. Por me sa kam kuptuar ky ka qene nje defekt i mendimit filozofik boteror i cili ka anashkaluar pikerisht kete problem duke krijuar imazhin e nje absolutizmi teresor te kohes, hapsires dhe levizjes. Tentativat per te ndare format e levizjes midis tyre ne planin cilesor nuk u shoqeruan me te njejtin veprim per hapsiren dhe kohen. U desh nderhyrja e Albert Ajnshtajnit per te ndryshuar kete imazh duke hapur nje faqe te re ne mendimin filozofik te fizikes, por vetem kaq. Tentativa per t’i dhene mendimit fizik nje suport shtytes drejt ta panjohurave u ndal dhe gjitheshka u stopua ne deduksionin ajnshtajnian qe koha eshte relative. Por cfare do te thote kjo dhe a ka vlera reale per shkencen?

Teorizimet e pakta mbi kohën nuk e kanë kaluar stadin e diskutimit mbi sensin relativ apo absolut të saj, dhe vetëm kaq. Studiuesit akoma edhe sot e kanë të paqartë se deri ku duhet të shkojë studimi mbi kohën; sa forma mund të përmbajë ajo, përmasat e saj, etj, etj. Ne duke dashur të ndërtojmë një teori të vlefshme edhe për specifikat me ndryshueshmëri cilësore e shohim të arësyeshme dhe të domosdoshme zbërthimin e kohës sipas këtyre varianteve.

Polemika mbi mënyrën e ekzistencës së kohës  (relative apo absolute)  ka çuar në lindjen e teorisë së relativitetit e cila “i rrëzon kohën dhe hapsirën nga peidestali i tyre si absolute. Ideja se ato janë absolute, është vetëm një paragjykim që ushqehet nga rrethanat për të cilat V << C. Ato janë relative në kuptimin që kërkojnë përcaktim të saktë të laboratorit ku bëhet matja”( R. Mejdani, A. Gorana, Hyrje në fizikën moderne, f 145)

Nga këndvështrimi i përgjithshëm i zhvillimit të polemikës mbi raportin midis relatives dhe absolutes, këto janë fund e krye te pasakta. Materializmi nuk ka pranuar kurrë kohën dhe hapsirën absolute. Fakti që vlera e mallit përcaktohet edhe nga koha shoqërisht e domosdoshme për prodhimin e tij tregon se relativiteti i kohës dhe i hapsirës merrej në konsideratë nga ekonomistët 90 vjet përpara se A. Ajnshtajni të publikonte teorinë e tij. Njerëzit akoma edhe sot nuk e dinë që relativiteti i kohës, të paktën ne formen e “paradoksit te binjakeve”, është prezent në botën e tyre prej qindra-mijëra vjetësh. Fizikantët këtë problem e kanë kapur shumë-shumë vonë dhe instiktivisht saktë, dhe këtë tepër pjesërisht. Mbetet për tu specifikuar forma e kohës nga pikëpamja e ecurisë dhe ekzistencës se një dukurie, meqënëse teoria në fjalë e fizikantit nuk e ka mbushur këtë boshllëk kur hapsira është analizuar shumë më plotësisht.

Megjithëatë studiuesit fizikantë kanë ditur të nxjerrin në dritë sensin absolut të ecurisë së kohës vetëm në varësi të vrojtuesit dhe jo jashtë tij, duke e thelluar krizën në fizikë që vazhdon akoma edhe sot. Sipas autoreve tanë “Përsa i përket boshteve hapsinore zgjidhja e drejtimit është çështje marrëveshje. Psh në qoftë se një vrojtues arrin në përfundimin se ngjarja A ndodh njëkohësisht me ngjarjen B, por në të majtë të saj, pa vështirësi mund të gjëndet një vrojtues i dytë, për të cilin ngjarja të zhvillohet në të djathtë të ngjarjes A. Pra konceptet “majtas” dhe “djathta” për ngjarjet e njëkohshme janë koncepte relative, ato varen nga vrojtuesi, ndërsa koncepti i “së kaluarës” dhe i “së ardhmes” për ngjarjet që zhvillohen në një pikë të dhënë të hapsirës janë koncepte absolute, dmth të pavarura nga vrojtuesi” (nënvizimet e autorëve, R. Mejdani, A. Gorana, Hyrje në fizikën moderne, f 54).

Pra dashur pa dashur autorët pranojnë se hapsira paska karakter relativ, kurse koha absolute kur u lidhka me vrojtuesin. Kjo përbën esencën e gabuar të fizikantëve të sotëm për problemet botëkuptimore të fizikës moderne. Në qoftë se fizikanti mund të zgjedhë njërin nga drejtimet e boshteve në hapsirë, për lëvizjen kimike, biologjike dhe shoqërore kjo nuk mund të bëhet dot pasi ngjarjet e botëve të mësipërme nuk mund të ndahen dot në tre pjesë, qoftë edhe vetëm grafikisht. Grafiku i mundëshëm, kur analizojmë lëvizjet në përgjithësi ka vetëm dy boshte rigorozisht të caktuara: hapsirë dhe kohë. Kështu që bota e njeriut nuk ka asnjë interes të niset dhe të analizojë një ngjarje nga pikëpamja e drejtimit të vrojtuesit, pasi ngjarjet historike ndodhin jashtë ndërgjegjes. Pastaj, qoftë edhe fizikanti, çfarë përfitimi ka një vrojtues i tillë përveç se drejtimit te gabuar, dashur pa dashur, që kërkon t’i imponojë njerëzve? Autorët duke dashur të diferencojnë format relative nga ato absolute bien, dashur pa dashur,  në prehrin e formalizmit në shkencë; duke krijuar dhe nje kontradiktë të thellë midis kohës dhe hapsirës. Pikërisht kjo mënyrë zbërthimi të çon në një rrugë qorre dhe pa fund për problemet e fizikës. Ndërsa, përsa i përket problemeve të tjera shkencore jashtë fizikës, koncepti i kohës në sensin absolut të saj vetëm sipas ecurisë nga e kaluara drejt së tashmes dhe të ardhmes është një reaksion me tendenca frenuese në ecurinë e tyre.

Nga analiza e fundit del edhe një përfundim tjetër: relativiteti kohor pranon njëkohshmerinë e dy ngjarjeve të ndryshme në një hapsirë të vetme  (që duket e tillë). A është e vërtetë kjo në planin real, kur pranojmë që ecuria e kohës është relative?

Kjo mund të zgjidhet vetëm duke e marrë në unitet me lëvizjen ku ne pranuam se lëvizja, pamvarësisht nga forma, është relative edhe sipas planit analitik hapsinor edhe sipas atij kohor. Atëhere ku qëndron njëkohshmëria e dy ngjarjeve që kanë lëvizjen specifike relative midis tyre? Të pranosh njëkohshmerinë e dy ngjarjeve të çfarëdoshme, kur ke pranuar relativitetin e përjetshëm të lëvizjes, do të thotë që kohën e merr relativisht absolute – dmth për ngjarjet e njëkohshme absolute  (midis tyre relative), kurse për të tjerat, para ose pas saj, relative. Me keqardhje i themi fizikantëve që kjo nuk është zgjidhja e problemit. Në qoftë se teoria e relativitetit ka pranuar njëkohshmerinë, atëhere ajo është një teori kalimtare drejt absolutizmit relativ të kohës, – gjë krejt e re për ta.

Kur ne pranojmë që dy ngjarje zhvillohen në një kohë, atëhere përse të mos pranojmë se ecuria e saj për të dy ngjarjet është e barabartë? Çfarë na pengon për t’i pranuar ato të tilla përveç faktit se ato ngjarje nuk janë të njëkohshme, por na duken ne si të tilla; pasi i studiojmë në kuadrin e lëndës kur hapsira është e specifikuar në relativitetin e saj deri atje ku s’ka më, ndërsa koha ka mbetur akoma në funksion të lëndës, pra absolute brënda për brënda ishullit lëndor.

Në kuadrin e analizave të deritanishme mbi kohën, meqënëse u mbështetëm dhe në idetë e shekullit të XX-të, arbitrarisht e muarëm atë si relative pa u thelluar në format e mëtejshme të saj dhe sidomos pa u thelluar në kritikën e të kundërtës.

Arësyeja përse koha është konsideruar absolute, sipas fizikantëve, paska të bëjë me shkallën e njohjes. ”Gjersa ne kishim të bënim me shpejtësi të vogla, në krahasim me shpejtësinë e dritës, ishte e pamundur të dallonim karakterin relativ që ka kuptimi i njëkohshmerisë” (L. D. Llandau, J. B. Rumer, Ç’është teoria e relativitetit, f 59).

E gjitha kjo duhet konsideruar karakteristikë për fizikën dhe për atë pjesë të saj që lidhet me mikrobotën meqënëse është marrë në konsideratë shpejtësia e dritës. Se sa e saktë do të jetë kjo do ta shohim në vazhdim, por për shkencat e tjera kjo nuk është kështu që në hapat e para, pamvarësisht nga konstatimi  (shtrirja e teorisë së relativitetit në shkencat astronomike tregon për një tendencë të vetë teorisë, që nuk është zbuluar akoma).  Në gjuhën e absolutizmit analitik kjo mund të shprehet ndryshe: relativizmi bie në sy në ato dukuri ku ndryshueshmëria është e madhe pamvarësisht nga lëvizja fizike  (kjo nga këndvështrimi hapsinor)  ose ndryshueshmëria e shpejtë çon në dukjen e relativitetit, në zhvillimin e dukurive të ngjashme  (kjo nga këndvështrimi kohor).

Pra duam s’duam ne të pranojmë, fizikanti e ka përgjithësuar teorinë e tij për të gjithë shkencat e tjera duke i detyruar ato t’i nënshtrohen lëvizjes fizike meqënëse ajo merr pjesë në të gjitha dukuritë. Raporti kohë-hapsirë del kundër kësaj pikëpamjeje dhe kundër shtritshmërisë teorike të vetë relativitetit analitik në masën që kjo teori pranon njëkohshmerinë si nocion qoftë edhe relativ. Sepse kjo teori duke pranuar relativitetin e njëkohshmerisë kufizohet vetëm brënda caqeve sasiore dhe aspak cilësore. Kjo e fundit bën që të bjerë në sy “harresa” e fizikantëve për problemet e kohës e cila brënda sensit sasior është relative, por nga pikëpamja e sensit cilësor është shumë herë më relative se në rastin e parë. Kështu teoria e relativitetit nuk mund të shtrihet dot për probleme të ngjarjeve paralele me ndryshueshmeri cilësore.

Mënyra se si është zbuluar relativiteti analitik i kohës i është fshehur lexuesit të paktën mbi një shekull të mirë, sepse zhvillimi i fizikës ka ecur intuitivisht brënda materializmit  (deklarata e A. Ajnshtajnit mbi rritjen e shpejtësisë së leximit në romanin e madh të të fshehtave të natyrës që nga kohë e Galileut dhe e Njutonit e këtej duhet përfshirë në këtë intuitë – A.Ajnshtajn, L. Infeld, Evolucioni i fizikës, f 15). Historia e zbulimit të kohës relative tregon se ky zbulim në parim është zbuluar gati 100 vjet përpara Ajnshtajnit dhe thelbi i zbulimit të këtij të fundit nuk qëndron aspak në këtë zbulim, siç pretendojnë miopët e fizikës; sipas të cilëve “Zbulimi i karakterit relativ të kohës u bë në vitin 1905 nga fizikanti i madh i shekullit të XX, Albert Ajnshtajni  (1879-1955)…. Doktrina e relativitetit të kohës dhe rrjedhimet e saja, zakonisht quhet teoria e relativitetit” (L. D. Llandau, J. B. Rumer, Ç’është teoria e relativitetit, f 61)

Sa të mjerë që janë fizikantët pa filozofinë e materializmit dialektik! Relativiteti i kohës nuk është zbuluar nga Ajnshtajni. Të paktën 50 vjet përpara tij njihej diskutimi mbi rolin e kohës në përcaktimin e vlerës së mallit  (shih “Mjerimi i Filozofisë” të Marksit). Tjetër! A. Ajnshtajni nuk ka zbuluar karakterin relativ të kohës në kuptimin e përgjithshëm të saj, por ai ka zbuluar karakterin relativ të kohëzhvillimit të lëndës. Kjo përbën thelbin e zbulimit të Ajnshtajnit të madh dhe jo përrallat mbi teorinë e relativitetit. Për këtë arësye me teori të relativitetit nuk duhet të nënkuptojmë “Doktrinën e relativitetit të kohës dhe rrjedhimet e saja”, por me këtë teori duhet të nënkuptojmë relativitetin e zhvillimit të lëndës dhe derivateve të saja  (formave).

Dialektika e mendimit njerëzor  (ideve specifike shkencore, juridiko-politike, artistike,  letrare, fetare, etj, etj)  nuk mund ta pranojë të saktë idenë e fizikantit pa e kaluar në stadin filozofik të saj. Këtë gjë fizika ka kërkuar ta bëjë me sens të kundërt edhe pse në fillimet e shekullit të XIX-të ishte zbuluar ajo që teorizojnë nobelistët e shekullit XX-te.

Në qoftë se do të na lejonim të bënim pak statistikë historike, për problemin e relativitetit të kohës, do të shkruanim këto rreshta:

Në Angli, nga fundi i shekullit XVIII-fillimi i shek. XIX, ka ekzistuar një financier dhe ekonomist, David Rikardo  (1772-1823), teoricien e kapitalizmit liberal (sipas Petit Robert 2-1984, f 1526), i cili botoi në Londër më 1817 librin “Parime të ekonomisë politike dhe të tatimit” ku në të thuhet se “Vlera e çdo malli përcaktohet vetëm e vetëm nga sasia e punës që nevojitet për prodhimin e tij  (fjalët e Rikardos tek “Parimet”  1817) ”.

Këndvështrimi kohor i këtij problemi nxjerr në pah pikërisht atë që fizikantët kanë rideduktuar në fillim të shekullit tonë: relativitetin e kohës. Koha shoqërisht e domosdoshme për prodhimin e një malli që përcakton vlerën e mallit është analoge me kohën materiale të një dukurie fizike, psh kohëekzistenca e një grimce, apo fotoni, kuanti, etj.

Rreth njëzet vjet mbas vdekjes së D. Rikardos  (1842),  apo tridhjetë vjet  (1850, 1851),  dolën në Gjermani punimet e Rodbertusit nën titujt “Rreth njohjes së rendit tonë ekonomik” dhe “Letra me karakter shoqëror drejtuar fon Kirhcnanit” ku pretendohej se ishte zbuluar varësia e vlerës së mallit nga kohëprodhimi dhe akuzohej Marksi për “grabitës” të materialeve të librit “Rreth njohjes…. ”. Më 1847 në Bruksel dhe Paris  (në fillim të korrikut)  u botua vepra e Marksit “Mjerimi i filozofisë” përgjigje dhënë “Filozofia e Mjerimit” të Prudonit ku thuhej se zbulimi i lidhjes së vlerës së mallit me kohën i takon Rikardos dhe kërkujt tjetër. Që nga viti 1821 nga tezat e Rikardos nxirreshin konkluzione socialiste në formë pamfleti, karakterizimin e të cilit e bëri Engelsi në parathënien e botimit të parë gjermanisht të vëllimit të dytë të “Kapitalit”.

Më 1905 A. Ajnshtajni publikoi “Teorinë speciale” ose teorinë e relativitetit të kufizuar që më 1916 pasohet nga “Teoria e përgjithshme” ose teoria relativiste e gravitacionit ku vihej në pah zhvillimi relativ në kohë dhe hapsirë i materies. Mbi bazën e studimeve të A. Ajnshtajnit studiuesit e mëvonshëm nxorrën idenë se relativiteti  i kohës qënka zbuluar për herë të parë nga fizikanti gjerman.

Ajo qe u pretendua ne fillim te shekullit te XX-te nuk pati jete te gjate dhe ajo qe u tha mbi ndryshimin e kohes nga ana e shpejtesive te medha nuk u zberthye asnjehere ne planin fizik dhe kjo ndodhi per aresyen me te thjeshte fare: nuk u nda dot koha mekanike nga koha fizike. Koncepti kohe mbeti ne pozicionin e spekullimit dhe lidhja e mases me energjine u nenkuptua e varur nga shpejtesia ku formula e = mc2 u konsiderua si nje arritja e mendimit fizik edhe pse autori e kishte thene hapur se ishte nje formulim i gabuar (D.Spahiu,Z.Mulaj: Albart Ajnshtajn, Pikepamjet dhe mendimet e mia, f.224). Kam rast t’u tregoj bashkeatdhetareve te mij, pasionante te fizikes, se formula ne fjale eshte absolutisht e sakte, por sipas nje kendveshtrimi tjeter per tjeter, cka me ka cuar ne perfundimin qe vepra e fizikantit te madh eshte e djallosur nga interpretuesit e tij. Por problemi i KOHES tregon se pikepamja mbi ndryshimin e kohes nga ana e levizjes eshte e gabuar ne shume drejtime. Tentativa per te pranuar kete deduksion ne realitet eshte tentativa per te ndare kohen mekanike nga koha fizike, por problemi rezulton te jete shume me i komplikuar nga sa paraqitet duke kerkuar ndryshimin e pikepamjes mbi KOHEN ne pergjithesi dhe paraqitjen e saj si forme e nje specifike te lendes materiale ne lidhje te pandashme me hapsiren e kesaj specifike. Kjo gje kerkon perseri raportin kohor-hapsinor si bashkeudhetare te zgjidhjes se problemit ku deduksioni i varesise se shpejtesise se levizjes nga koha e lindjes edhe per kete rast eshte jo vetem prezent, por, kryesisht, forma filozofike e formules ajnshtajniane.

Ekzistenca e spinit te elektronit, rrotullimit te berthames se atomit , perberja e komplikuar e berthames se atomit si dhe rrotullimi i vete atomit tregon se kemi te bejme me nivele te ndryshme energjitike qe permbajne grimcat elementare dhe shkak-pasojen e marredhenieve midis tyre. A nuk do te thote kjo se kemi te bejme me hapsira te ndryshme cilesore midis tyre qe u korespondon dhe kohe te ndryshme. Keto te fundit duhen konsideruar paralel midis tyre (njesoj si paralelizmat hapsinore) dhe kjo perben thelbin e kohes fizike me thjeshtesine e kompleksitetin e vet ne kuadrin e levizjes dhe hapsires fizike. Por koha fizike e ka te imprenjuar brenda vetes kohen mekanike dhe lidhjet e saja, proces i cili kerkon nje zberthim te metejshem ne kuadrin e KOHES jo vetem si pjese perberese e kesaj te fundit, por ato kane nje raport rigorozisht te caktuar ekzistence dhe nje teresi ligjesh qe percaktojne relacionet midis tyre. Kjo mbetet per t’u zbuluar ne permasen e saj, pasi vazhdimesia e metejshme e dinamikes se procesit ne fjale kerkon qe shkenca duhet te zgjidhe raportin kohor te formimit te grimcave elementare dhe strukturen e atomit nga pikepamja e elementeve kimike cka duhet te percaktoje konsolidimin e levizjes kimike dhe pasojat e saj. Ne kete pike problemi eshte shume me i komplikuar dhe del jashte sferes se kohes fizike, dmth jashte temes sone.

Megjitheate ne jemi te detyruar ta percaktojme permasen e shkences se fizikes ne funksion te levizjes, kohes dhe hapsires fizike duke deduktuar se gjitheshka fillon dhe mbaron me atomin. Jashte kesaj ne duhet te pranojme kohen mekanike dhe ate kimike ne ekstremet e organizimit fizik te atomit, dmth te tulles se lendes.

 

2-Perse rrotullohen trupat kozmike dhe gjitheshka qe nuk i nenshtrohet gravitetit te jashtem? Cila eshte lidhja e ketij rrotullimi me kohen specifike te procesit?

Gjeja me e dukshme sot ne natyren kozmike eshte se gjitheshka rrotullohet, duke filluar nga Toka, Hena, Dielli, sistemet diellore, galaktika e metagalaktika, mjegullnajat, e pertej tyre. Por aresyeja perse rrotullohen nuk po gjen shpjegim ligjor dhe gjitheshka i eshte lene aresyes fillestare edhe pse eshte konstatuar qe procesi i rrotullimit peson here pas here ndryshime ne drejtim te shpejtesise. Gjithashtu forca e gravitetit ka mbetur pa gjeneze prejardhje dhe natyra e saj ka marre me teper karakter mistik se sa shkencor. Mos valle shkaku i rrotullimit te gjitheshkafes ne natyre dhe shkaku i gravitetit jane i te njejtes natyre, por duke formuar nje unitet dialektik sipas ligjit te te kundertave? Po te jete kjo, atehere Hegeli i Madh paska tjeter permase nga ajo e idealistit objektiv dhe shkenca duhet t’i rikthehet vetvetes.

Koncepti i rrotullimit eshte anashkaluar duke u nenkuptuar si force debimi dhe, sipas dialektikes, eshte nenkuptuar nje force e kundert qe u emertua tkurrje duke e lidhur me gravitetin. Ne kete menyre u krijua bindja qe Nena jone Natyre e kishte ndertuar gjitheshka midis debimit dhe tkurrjes (te pakten kete e gjej tek dialektika e Engelsit). Por do te vinte nje kohe dhe ne gjurmet e kontinumit kohor-hapsinor do te arrihej ne perfundimin se Nena jone Natyre nuk e njihte perseritjen, nuk njihte zeron, nuk njihte boshllekun, nuk njihte barazine, nuk njihte kufirin. Ne kete menyre mbeti pa shpjegim se si e fillonte per here te pare punen e vet motori i Natyres Lendore. Ne fakt ne kete pike bie ne sy dukshem gabimi i mendimit filozofik helen mbi shkakun monist te levizjes qe duhet zgjeruar dhe me papergjigjen e konstantes se Nenes sone Natyre. Une pretendoj se shkaku i frenimit ne zhvillimin filozofik fizik qendron ne keto dy gabime dhe koha ka ardhur e tille sa duhen ndrequr keto dy gabime pa te ecet perpara. Ndreqja e tyre behet garant per te shpjeguar shkakun e rrotullimit te formacioneve lendore duke filluar nga mikro drejt makros se organizimit te saj dhe pika ku fillon punen motori fizik i ishullit tone lendor. Ja perse eshte e domosdoshme te parapercaktohet koha fizike ne planin filozofik.

Shkaku themelor i ketij procesi mbeshtetet ne levizjen fillestare mekanike dhe kerkon te percaktohet ne ka ndodhur para big-bengut, paralel me te apo pas tij, si nje proces qe ka cuar ne formimin e kohes fizike. Fakti qe elektronit i eshte zbuluar spini tregon se te pakten grimcat elementare jane formuar pas big-bengut dhe mbetet per te percaktuar rradhen kohore te formimit te tyre prej nga do te rrjedhe edhe madhesia e energjise disponuese. Por gjitheshka ka brenda te panjohur procesin e formimit te kuanteve ndertuese te grimcave elementare, cka perben dhe zbulimin e tulles fillestare te lendes. E gjitha kjo eshte emertua energji, por pa u specifikuar ne llojin e saj duke lene ne erresire cilesite e energjise. Ne qofte se teoria e big-bengut pranon ekzistencen e nje shperthimi fillestar na detyron te pranojme ekzistencen e energjise mekanike si formen me te thjeshte e primare te saj, por ne nje ambient akoma jolendor. Dmth koha-hapsira-levizja mekanike jane te shprehuar me ane te energjise mekanike si forma me e pare dhe e thjeshte e ishullit te ardhshem lendor cka duhet te perbeje dhe shkakun me te pare te rrotullimit te gjitheshkafes ne natyre. Fakti qe graviteti ndikon mbi kete rrotullim per shkak te pozicionit sasior duhet te na coje ne perfundimin se kemi te bejme me te njetjen natyre dhe marredheniet rrotullim-gravitet jane pa ndikim ne historine e lendes, por ato tregojne dhe shkakun perse rrotullohen strukturat lendore jashte ndikimit te jashtem gravitacional, kur ky i fundit eshte me i vogel. A nuk do te thote kjo se eshte procesi i rrotullimit mekanik te strukturave ai qe krijon gravitetin dhe me kete kemi kaluar nga ekzistenca mekanike ne ate fizike? Eshte energjia mekanike qe disponojne grimcat elementare, e cila duke u cliruar nga brendesia e tyre krijon procesin e rrotullimit dhe kjo perben KOHEN mekanike te lendes, por dhe bazen materiale te KOHES se ardheshme fizike. E gjitha kjo duhet konsideruar si “dhurate” e nje procesi para big-bengut qe con ne formimin e nje strukture te re te Materies qe quhet Lende. Kjo eshte aresyeja perse ekuacioni e Fridmanit mbi piken e singularitetit te big-bengut, qe merr per baze Stephen Hawking, eshte i formuluar mbi nje baze perfytyrimi te pasakte, dmth nje pike cfaredo. Matematikani nuk ka marre per baze forcen dytesore ne shkakun e big-bengut, qe eshte dhe shkak i rrotullimit te trupave te mevonshem lendore. JO! Pika i big bengut eshte rigorozisht e percaktuar ne hapesiren e pafundme te materies dhe eshte e paralelizuar nga simotra te tjera. Eshte kjo aresyeja perse shkencetari materialist eshte ne oponence te perjetshme me filozofin dhe perse idete fetare vdesin bashke me njeriun, pikerisht pse kjo gje nuk i intereson as shkences dhe as njeriut, por vetem teologut pasi ai ne kete pike gjen objektin e vet iluzor te paargumentueshem.

Vetem pasi te jene krijuar grimcat elementare te atomit ne mund te flasim per kohe, hapsire dhe levizje fizike. E gjitha kjo ne kuadrin e marredhenieve midis tyre duke perbere objektin e shkences se fizikes. Sipas kesaj menyre zberthimi rezulton qe rrotullimi i grimcave elementare dhe graviteti te mos i perkasin fushes se fizikes duke mos pasur ndikim te mevonshem dhe te drejteperdrejte ne zhvillimin e te gjithe procesit qe permblidhet ne boten fizike. E gjitha kjo per faktin me te thjeshte fare: jane me te thjeshte, nga ana hapsinore, dhe me te hershem nga ana kohore. Por ky intepretim nxjerr ne pah nje problem te “vogel”, qe behet i madh kur vazhdon. Sipas Ajnshtajnit nje levizje afer C ndryshon ecurine e kohes mbi c’baze eshte formuluar teoria e “paradoksit te binjakeve”. Por per cilen kohe ben fjale interpretimi ajnshtajnian, kur kemi te bejme me levizjen mekanike? Ne fakt fizikantet kete problem nuk e kane pikasur akoma, por cdo gje i eshte pershtatur nje paraqitje unike te gjithe elektroneve duke pranuar spinin, energjine dhe barieren elektron-bertheme. Problemi akoma nuk ka arritur ne diferencimet e elektroneve pa cka qe kontinumi kohor-hapsinor e sygjeronte kete problem. E ardhmja e fizikes e kerkon medoemos kete lloj analize pasi do te vij nje moment ne mendimin fizik qe do te kerkohet lidhja e energjise se elektronit me energjite e protonit dhe te neutronit pasi vetem pas kesaj do te jemi te afte te kuptojme proceset fizike ne thelbin e tyre dhe perse energjia mekanike e grimcave elementare nuk ndikon domosdoshmerisht mbi to. Me e shumta qe ne mund te percaktojme ne kete zberthim eshte koha e cfaqjes ne historine e lendes per te percaktuar domosdoshmerine e perfitimit te energjise dhe radhen historike te procesit. Kjo do te thote qe frenimi artificial i “shperthimit” te energjise se elektronit nuk ndikon mbi kohen fizike, por mbi kohen mekanike te elektronit. Ne kete pike teoria e Ajnshtajnit nuk gjen zbatim dhe si zor te nenkuptohet e sakta. Problemi  eshte i shtruar gabim ne funksion te levizjes dhe detyrimisht ndryshimi i kohes eshte pranuar i paargumentuar. Ne rastin e eksperimentit ajnshtajnian (ne dhomen qe leviz ne hapesire tek “Evolucioni i Fizikes”) jane perbashkuar te gjitha format e kohes ne funksion te kohes mekanike gje e cila eshte e pamundur dhe me perfundime krejt te tjera nga ato ta parashikuar nga fizikanti relativist. Ne kete menyre ne duhet te pranojme qe rrotullimi i elektronit eshte pasoje e clirimit te energjise nga brendesia e tij dhe eshte ky proces qe percakton kohen me fillestare te KOHES nen termin “koha mekanike” e ishullit tone lendor, e cila nuk ka asnje lidhje te drejteperdrejte me kohen fizike edhe pse eshte formuesja e saj. Aresyeja e ketij perfundimi eshte e lidhur me raportet kohore te lindjes se grimcave elemtentare ku te pakten neutroni duhet te jete i fundit dhe elektroni perpara dhe jashte berthames se atomit. Fakti qe elementi me i pare dhe i thjeshte i ishullit tone lendor nuk ka neutron ne berthamen e tij na con ne keto dy perfundime, te cilat mund dhe duhet te zgjerohen me tej sipas te cilit energjia disponuese e protonit eshte me e madhe dhe me komplekse se energjia e elektronit.

 

3-Cila eshte lidhja midis ecurise se kohes ne siperfaqe te Tokes (nje kohe mekanike e proceseve kimike) dhe ngjarjeve qe ndodhin ne brendesi te Tokes (sipas nje kohe rigorozisht fizike e proceseve kimike), pasi pikerisht ne kete lidhje rezulton qe raporti i shpejtesise se levizjes (akoma nuk eshte percaktuar se per cfare lloj levizjeje behet fjala) dhe ndryshimi i kohes (akoma nuk eshte thene se per cfare kohe behet fjala) nuk kane ate vlere qe presupozonte fizikanti i relativitetit (i cili asnjehere nuk ka percaktuar se per cfare kohe dhe hapesire ben fjale teoria e tij)? Permbajtja e kohes dhe hapesires per fizikantin nenkuptohej absolute kur ecuria neper kohen dhe hapesiren konsiderohej relative, por e gjitha kjo me marreveshje.

Kur flasim per Token ne duhet te nenkuptojme levizjen kimike, e cila mbart ne brendesi te vet levizjen fizike dhe ate mekanike. Ne kete menyre koha, hapsira, levizje dhe energjia kimike jane shumatoret paralele te tre specifikave respektive dhe vetem tek energjia kimike vihet re izolimi formal i saj nga dy format paraardhese.

Cudia me e madhe ne zhvillimin e shkencave te natyres ka qene ndarja e hapesires fizike nga ajo kimike dhe problemi pat gjetur zgjidhje nga e komplikuara drejt te thjeshtes. Pa asnje dyshim vertetimi i pozicionit te elementeve kimike ne ligjin periodik, sipas tabeles se Mendelejevit, ku numuri rendor ishte i barabarte me numurin e elektroneve, eshte nje nder arritjet me te medha te mendimit shkencor boteror. Ky quhet ligji i Mozlit (sipas emrit te zbuluesit, nxenesit te Radhevordit, Henri Moselle, 1887-1915) i cili vertetoi ne menyre fizike qe renditja e elementeve kimike vjen si pasoje e proceseve fizike duke e zgjeruar dialektiken hegeliane edhe nje shkalle me lart. Por zbulimi i Mozlit ka hapur nje problem ne ligjin e kalimeve sasiore ne ate cilesore duke na argumentuar se rruga e formimit te elementeve kimike ka qene teper e gjate, por me e shkurter se ajo e grimcave elementare dhe shume me e shkurter se ajo e kuanteve perberese te ketyre grimcave. Atehere per cilen kohe respektive ben fjale jeta e perditshme e njeriut? Eshte nje problem ekstremisht intuitiv i pazberthyer sakte nga i cili nuk ka pasur asnje perfitim konkret. Problemi i ecurise se kohes ne siperfaqen e Tokes eshte mbeshtetur per mijera vjet ne rrotullimin e saj rreth boshtit te vet edhe pse kjo eshte koha mekanike e levizjes kimike. Shkenca akoma nuk ka percaktuar shkakun qe percakton shpejtesine e rrotullimit te trupave kozmike rreth boshtit te seicilit edhe pse eshte tej mases e dukshme qe bashkepunimi i energjise fizike me levizjen mekanike te hapsires kimike percakton historine e kesaj shpejtesie.

Ne realitet problemet nuk duhen konsideruar te vecuar edhe pse ato i perkasin hapesirave te ndryshme me kohe aplikimi te ndryshme, por ketu duhet te kete te pakten dy probleme ne menyren se si i perfytyrojme ne problemet e natyres dhe cfare perfitimi kemi prej tyre. Pranimi i unitetit te materies eshte nje perfytyrim materialist, por i pamjaftueshem ne aspektin praktik pasi kerkush deri me sot nuk ka qene i afte te argumentoje kete unitet jo vetem ne aspektin shkencor, por as ne ate filozofik. Eshte pikerisht kjo pike qe kerkon rishikimin e mendimit filozofik ne fushen e fizikes qe ne tullen me te pare pasi me kete tulle fillon historia e ishullit tone Lendor dhe mbetet per te zgjidhur dy probleme:

 

  1. a) lidhjen e kohes me hapesiren

 

  1. b) lidhjen e kohes me levizjen

 

Jane keto dy probleme qe zgjidhin unitetin e materies nga pikepamja filozofike duke vendosur rregullin teorik ne zhvillimin e formave te materies prej nga nuk do te jete e veshtire nxjerrja e rregullit historik ne zanafillen e ketyre formave jo vetem atehere ne agimet e big-bengut, por edhe sot ne fillim te perendimit te tij. Por ne na intereson faza fillestare e hapsires fizike qe formon nje spirale krejt me vete ne historine e lendes materiale. Problemet nuk jane pare te ndara dhe gjithmone mendimi fizik e ka nenkuptuar levizjen mekanike si pjese te pandare te saj. Nga pikepamja e historise se zhvillimit ato perbejne dy spirale zhvillimi krejt me vete edhe pse gjate historise se hapsires fizike hapesira mekanike, ne brendesi te asaj fizike, vazhdon historine e saj pa ndikim te drejteperdrejte mbi hapesiren fizike. Ne kete menyre behet e pamundur analiza e hapesirave respektive te imprenjuara ne formen me te larte te organizimit material. Atehere e vetmja mundesi qe lidh dy specifika cilesore materiale me shkalle zhvillimi energjitik te ndryshme, por te organizuara brenda nje korpusi material te vetem, eshte raporti i kohes me hapesiren, ose e kunderta. Ne kete menyre na krijohet mundesia te analizojme dy hapesira cilesore, e me shume, te shkrira ne nje te vetme sic mund te jete elektroni, atomi, lendet inorganike, bimet, kafshet dhe vete njeriun.

Duke zberthyer kete raport ne dinamiken e tij rezulton qe raporti kohor-hapsionor eshte nje madhesi konstante per format e pafundme dhe formen me te larte, por e barabarte me nje per format fundore te organizimit te materies. Ky duhet konsideruar i vetmi raport konstant dhe i barabarte me nje ne historine e pafundme te materies cka do te thote se ne natyre vetem ky raport eshte nje dhe i vetem. Pastaj rrjedhimi kryesore i ketij raporti eshte raporti i zhdrejte i kohes se lindjes me shkallen e zhvillimit specifik cka nenkupton shpejtesine e zhvillimit specifik. Kjo gje zgjidh problemin e ecurise se kohes ne perputhje me hapesirat perkatese duke e nenvleresuar unifikimin instiktiv te kohes.

 

4-Ajo qe ndodhi ne Japoni me 11 mars 2011 si suportohet me keto probleme?

Kemi mberritur ne piken me te rendesishme te problemit qe lidhet me shkaqet e termeteve ne Toke dhe ndikimin qe ato kane mbi kohen e Tokes (i gjithe ky problem merret i zgjidhur sipas kesaj konsiderate me kushtin e vetem qe te perputhet me vezhgimet e deklaruara, dmth termeti i 11 marsit ne Japoni spostoi atë që quhet boshti Tokës, rriti shpejtesine e rrotullimit te Tokes rreth boshtit te vet dhe shkurtoi kohen ditore, sipas Richard A. Lovett për News National Geographic Publikuar-Mars,15,2011).

Shkaterimet mbi token japoneze, levizja e pllakave gjigande tokesore, spostimi i boshtit te Tokes, ndryshimi i shpejtesise se rrotullimit te Tokes dhe shkurtim i i kohes ditore nuk duhet te kene lidhje te drejteperdrejte midis tyre, duke perjashtuar dy aktet e fundit, por ato jane pasoja te termetit ne fjale duke argumentuar qe ne brendesi te Tokes “jeta lendore” vazhdon sipas nje kohe krejt tjeter per tjeter dhe banoret e Tokes kronometrojne vetem kohen mekanike te levizjes kimike (rrotullimin e Tokes rreth vetes dhe te Tokes rreth Diellit), por pa i ditur shkaqet e dy fenomeneve te siperme.

Percaktimi i formave te levizjes dhe lidhjen qe ato kane me kohet perkatese na jep mundesine te avancojme ne kerkimet teorike drejt zbulimit te shkaqeve me te thella te termeteve dhe pasojave te tyre, por ato na cojne ne nje zbulim  interesant: kush eshte pergjegjes ne percaktimin e shpejtesise se rrotullimit te trupave kozmike dhe sistemeve te tyre, te pakten te Tokes sone. Ajo qe ndodhi me 11 mars ne token e japonezeve ne e jep te drejten e inicimit te lidhjes se ngjarjes me raportin kohor-hapsinor nga ku do te dilnin perfundimet e meposhtme:

Levizjet biologjike dhe shoqerore nuk kane asnje lidhje me to, me se shumti ato ndikojne ne rreshqitjen e dherave dhe spostimet masive, por krijohet bindja e rolit te levizjes kimike pa i ditur permasen reale. Por proceset kimike vazhdojne edhe sot e gjithe diten ne siperfaqen e Tokes duke e perjashtuar vetveten nga proceset  shkakesore te termeteve.

Por ka nje ide mbi lidhjen e vullkaneve me termetet, cka do te conte ne zgjidhjen e problemit nen suazen e levizjes-kohes-hapsires-energjise fizike. Kjo mund te jete e vertete per nje rast, pasi ne Japoni nuk u duk shperthimi i ndonje vullkani me 11 mars 2011 (mund te jete i thelle nentokesor), apo e pergjithshmja shkakesore e termeteve eshte nje problem qe mund te jete i zgjidhur perfundimisht. Ajo qe duhet te vecoj ne kete rast eshte ndikimi mbi shpejtesine e rrotullit te Tokes rreth boshtit te vet pasi ne kete rast do te kemi dhe zbulimin e shkakut te ketij veprimi universal per ishullin tone Lendor. Problemi ndahet midis levizjes mekanike dhe asaj fizike, qe ne rastin konkret shprehet me ane te kohes qe kronometrojne njerezit. Por dhe ky problem ka brenda nje te panjohur te lidhur me shkakun e vullkaneve pasi edhe ne kete drejtim ka shume pretendime qe u takojne shkollave te ndryshme.

Ne Enciklopedine Britanike, ne artikullin “Vullkanet dhe Termetet” gjejme ndertimin strukturor te brendesise se Tokes, sipas se ciles kemi kete panorame:

1- Berthama e Tokes (pjesa e brendeshme) prej 756 milje (2.116 km)

2- Berthama e Tokes (pjesa e jashtme) prej1.410 milje (2.270 km)

3- Manteli i poshtem prej 1.430 milje (2.300 km)

4- Manteli i jashtem prej 370 milje (600 km)

5- Astenosfera prej 280 milje (450 km)

6- Litosfera prej 93 milje (150 km)

Kur vjen pune per te pershkruar perberjen e ketyre strukturave ne gjejme teorizime te ndryshme dhe jo rralle here kontradiktore.

Me e rendesishmja dhe baza e shpjegimeve te levizjes kimike duhet konsideruar berthama e Tokes dhe pikerisht ketu ne gjejme teorizime teper kontradiktore. Nga njera ane (pas 1940-tes) kemi teorine e perberjes Fe – Ni (hekur – nikel)  te berthames te kristalizuar brenda nje  nje zemer Fe (hekur) te lengshem si shkaktaren e fushes manjetike te Tokes. Por rreth viteve 1972, mbas studimeve gjeofozike klasike u vu ne dyshim kjo skeme dhe ne planin krahasues teorik doli skema e reaktorit qendror berthamor natyror, por dhe te reaktoreve natyrore lokale (nje ekip francez kishte zbuluar 16 reaktore berthamore natyrore ne Gabon) cka e detyroi studiuesit Marvin Herndon te hidhte poshte skemen e vjeter.

Por duke pare interpretimet e ketyre pretendimeve (kam parasysh artikullin e Sylvie Rouat: Zemra e Tokes po fiket, botuar ne revisten “SCIENCE ET VIE”, te muajit gusht 2002) ve re qe problemet kane nevoje per nje trajtim filozofik me te thjeshte ne funksion te KOHES per te kuptuar qe jeta shoqerore ne Toke nuk ka asnje lidhje varesore direkte me jeten e ketyre reaktoreve hipotetike edhe po t’i pranojme si te sakte. Ne realitet une e kam me te pranueshme variantin e dyte se sa te pare, por kjo nuk eshte ceshtje simpatie dhe faktori KOHE duhet te vendose nje rregull ne kete drejtim. Gjithsesi problemi i struktures se berthames se Tokes duhet te lidhet me proceset e levizjes kimike, ku prania e levizjes fizike eshte e padiskutueshme dhe e lidhur me shkaqet e rrotullimit te planetit tone.

Kjo do te thote qe shkaku i termetit, shkaku i ndryshimit te shpejtesise se rrotullimit Tokes, shkaku i cvendosjes se boshtit te rrotullimit te Tokes jane dukuri me varesi nga njera – tjetra, por nga i njejti thelb natyror: ato qe te gjithe varen nga shkaku i energjise lendore, i cili prish ekuilibrat, pa shkaktuar fundin e pjesmarresve.

Ne qofte se do ta pranojme si te sakte te gjithe kete aresyetim, atehere perpara nesh formohet dinamika e ndryshimit te kohes se perditeshme, dmth shpejtesia e rrotullimit ter Tokes. Rezulton qe cfaredo lloj energjie qe te clirohet nga thellesia e Tokes drejt siperfaqes, ne kuadrin e energjise fizike, ajo ndikon ne pershpejtimin e ketij rrotullimi, cka e zvogelon kohen ditore; dhe, e kunderta, cdo goditje qe merr Toka nga meteoret dhe objektet jashtetokesore e ngadalesojne shpejtesine e rrotullimit te saj dhe detyrimisht koha ditore zgjatet. E gjitha kjo tregon se cfaredo lloj kohe qe te marrim ne analize ajo nuk mund te ndryshoje ne saje te levizjes, por ne saje te botes se relacioneve. Ne kete rast eshte e pamundur te fitohet apo humbet ne kohe ne menyre te njeanshme; si do qe te ndodhe: koha humbet per njerin relator dhe fitohet per tjetrin. Kjo duhet te jete e vlefshme sidomos per boten njerezore ku dhe mund te vrojtohet me lehtesi “paradoksi i binjakeve”.

 

5-Te gjithe keto procese si lidhen me jeten e qenieve te gjalla, sidomos me njeriun, meqenese pranohet qe materia eshte ne unitet?

Ne te vertete problemi i kohes shoqerore ka qene deri vone nje mister i vertet dhe nje proces i pakuptimte per masen e lexuesve. Ndoshta me Karl Marksin dhe Frederik Engelsin njerezimi mesoi per koheekzistencen e rendeve shoqerore, por bariera e heterogjenitetit kohor te rendeve neper popuj te ndryshem nuk u kapercye dot dhe kjo perben pengesen me te pare te zbatimit praktik te teorise se tyre, edhe ne qofte se do te konsiderohej e sakte.

Thelbi i kohes shoqerore cfaqet tek rendet shoqerore ku jetegjatesia e rendeve eshte e ndryshme ne popuj te ndryshem brenda nje race, por edhe midis racave. Ky thelb thellohet me tej ne qofte se do te kemi parasysh marredheniet midis popujve te nje race dhe midis racave ku dallohet ndryshimi i ecurise ne kohe. Ky fakt ma ke cuar ne perfundimin se jo te gjithe rendet shteterore mund te parakalohen domosdoshmerisht nga popujt. Kjo ka vlera ne fushen e shkencave shoqerore ku prioritet ka marre rendi shteteror i kapitalit. Por deri me sot asnjeri nuk ka qene i afte te deduktoje pasojen e relacioneve midis popujve me dispozicion shteteror cilesor midis tyre. Eshte pika ku teoria e Marksit mund te atakohet me lehtesi pasi ai pranonte parakalimin e domosdoshem te te gjithe rendeve shoqerore me sa me pak dhimbje kur realizohet njohja e tyre. Ne te vertete ecuria e kohes shoqerore eshte e paracaktuar nga koha e lindjes se popujve dhe me kete merr fund tentativa per t’i detyruar popujt parakalimin e rendeve shteterore. Kategoria domosdoshmeri – liri nuk ka te domosdoshme permbajtjen e rendeve shteterore, por zhvillimin e nivelit hapsinor te qelizave shoqerore te cilat kerkojne nje kohe rigorozisht te caktuar, por qe parakalohet nga paradoksi i kohes, akt te cilin e realizon bota e relacioneve universale. Te gjitha keto nuk jane marre parasysh nga shkencat shoqerore (sociologjia, psikologjia, ekonomia) dhe idete komuniste kaverdisen te prapambeturen shoqerore me kohen e pershpejtuar duke futur ne kontradikte hapsiren me kohen cka coi ne permbysjen e historise, sidomos ne Shqiperi. Problemet e kohes shoqerore kane nje dinamike, sot te thjeshtuar, por akoma te pazbuluar sakte dhe ne kete drejtim ka shume spekullime qe po shkaktojne krime ane e kend botes. Me sa kam kuptuar ai qe sheshon pabarazine e zhvillimit kohor te popujve eshte shteti dhe per kete qellim eshte shpikur ai, pamvaresisht ne e kuptojne kete  politikanet e sotem. Kjo do te thote qe koha shoqerore bashkeshoqerorn domosdoshmerisht hapsiren komunare dhe ate shteterore pa specifikim te kesaj te fundit. Analiza ne kompleksitetin e shtetit tregon se  kjo domosdoshmeri qendron ne menyren dhe format se si lindin produktet shoqerore dhe jo ne pasojen e lidhjeve shumeformeshe te tyre, cka percakton vete formen e shtetit (ketu qendron dhe vete gabimi thelbesor i marksizmit te proletareve). Analiza e kohes shoqerore me ka cuar ne zbulimin e menyres dhe formave fillestare te lindjes se fese, prones, luftes, juridiksionit, letersise, shkrimit, artit, shkences etj, etj, perfundimi i te cilave me coi ne zbulimin e domosdoshmerise se filozofise se KOHES ku gjeja e pare qe binte ne sy ishte gabimi ne mendimin filozofik helen.

 

Perfundime

Sot ne natyre ne gjejme te gjitha format e hapsires lendore dhe pas lendore (vrimat e zeza) dhe vetem ne saje te KOHES shkenca eshte e afte te beje diferencen e tyre duke treguar se hapsira mekanike, formuese e hapsires fizike, eshte shume me e madhe ne shtritshmeri kohore se kjo e fundit dhe, ne vazhdim, ajo fizike eshte shume me e madhe se ajo kimike; ku hapesirat biologjike e shoqerore jane nje pike uje ne oqean ne raport me hapesiret kimike. Ligjesite ne kete rast jane te pazbuluara dhe kjo duhet t’i dedikohet gabimit ne mendimin filozofik helen i cili prej 2500 vjetesh vazhdon te jete tulla elementare e shkencave natyrore e shoqerore. Por une pretendoj qe menyra e te kuptuarit mund te behet sipas grafikeve te meposhtem, ku te pese format e kohes, hapsires dhe levizjes jane te shkrira ne nje dhe ne funksion te botes njerezore (simetria dhe gjatesia e boshteve ne kete rast eshte e pavlefshme):

 

I                          koha dhe hapsira mekanike                       I

 

I               koha dhe hapsira fizike               I

 

I         koha dhe hapsira kimike        I

 

Ikoha dhe hapsira biologjikeI

 

koha dhe hapsira shoqerore

                                   I     I

 

Intepretimi i KOHES sipas kesaj menyre tregon se zgjerimi i kozmosit eshte njera ane e problemit dhe termi “hapsira po zgjerohet” nuk eshte i plote. Duke u mbeshtetur ne dy shkakesine e zanafilles se levizjes, shkenca duhet te pranoje dhe dy shkakesine e levizjes fundore te ishullit tone lendor, sipas se ciles eshte e pamundur qe zgjerimi te jete permasa e vetme e procesit ne fjale. Duhen marre ne konsiderate dhe “vrimat e zeza” te cilat gelltitin elementet perberes te lendes. Atehere zgjerimi i universit eshte rezultat i terheqjes te ambientit rrethues, kur “vrimat e zeza” jane rezultati i zhvillimit te brendeshem te ishullit tone lendor. Kjo do te thote qe natyra lendore gelltitet (edhe ne kete pike teologet mund te pohojne pranine e ZOTIT, pasi kerkush nuk eshte i afte t’i kundershtoje) nga natyra pas lendore dhe procesi ne fjale behet sipas bashkeveprimit jashte-brenda ose anasjelltas. Ne menyre grafike te gjitha levizjet energjitike ne natyre per sa kohe qe jane ne dinamike mund te behen sipas vektoreve    ose ←  dhe jo sipas paraqitjes →→, qe percakton transformimin fundor te tyre (hopin kalimtar dhe zbatimin e ligjit dialektik te kalimeve sasiore ne cilesi te re); cka do te thote se ato nuk mund te ndikojne mbi njera – tjetren ne menyre te domosdoshme per sa kohe qe ekziston KOHA  e domosdoshme e ekzistences se tyre. Dhe eshte raporti kohor – hapsinore qe na meson se forma me e ulet e energjise nuk ndikon domosdoshmerisht mbi formen me te larte. Kjo ka vlera per te kuptuar ekuilibrin midis Tokes dhe Henes, Diellit dhe Tokes, Galaktikes me sistemin Diellor; dhe cila eshte ajo force qe e ka detyruar kete ekuiliber te kete formen e elipsit.

Nga që njerëzimi nuk e ka parë kohën si formë të veçantë, dhe të pandarë nga hapsira  (duhet bërë si veprim analitik), të ekzistencës së një dukurie të çfarëdoshme është arritur të abstragohet mbi abstraksionin fizik duke kërkuar të pamundurën në zgjidhjen e problemeve. Në kuadrin e antropisë është pranuar se “për realizimin e proçesit të ekuilibruar, parametrat e sistemit duhet të ndryshojnë fizikisht pambarimisht ngadale” (R. Mejdani, Entropia, f 31). Kur për gjetjen e kësaj gjithëshka është e thjeshtë: kohëlindja e përcakton këtë, e para fiton gjithmonë përsa i përket ekuilibrit. Domethënë proçeset që i nënshtrohen lëvizjes mekanike, qoftë edhe mekanikës qiellore, janë shumë më tepër të ekuilibruara se ato që i nënshtrohen lëvizjeve biologjike apo shoqërore. Vazhdimësia e mëtejshme duhet t’i nënshtrohet raporteve kohore të formimit të trupave qiellorë në raport me substancat inorganike. Ka shumë mundësi që dukuritë të kenë ndjekur rrugëzhvillimin paralel mbi lëvizjen e kohëve, jo të tilla-gjë që e vështirëson problemin e raporteve kohore të sistemeve qiellore me substancat kimike  (sidomos organike). Por edhe ky problem, në parim, mund të shtrohet për zgjidhje nëqoftëse analizës hapsinore do t’i shtojmë edhe atë kohore.

Si perfundim analiza e re e KOHES na con ne dy perfundime te reja per shkencen dhe filozofine; se pari – lidhjen e kohes me hapsiren sipas raportit kohor – hapsinor nje madhesi konstante te barabarte me nje; se dyti – lidhjen e kohelindjes me shpejtesine e zhvillimit specifik, gje e cila permbys shume nga perfundimet e deritanishme te ashtequajtures shkence moderne.

Rrjedhimet e ketyre dy perfundimeve kerkojne rishikimin e filozofise se shkencave te natyres dhe atyre shoqerore ne menyre qe te rritet shkalla e perfitimit; dhe gjitheshka e ka zanafillen tek mendimi filozofik helen ku nje gabim (parimi i shkakesise se levizjes) dhe boshllek i tij (parimi i pandryshueshmerise absolute) ka cuar ne shterpezimin e teorive shkencore.

Ky artikull mbeshtet ne studimin “Bazat e absolutizmit analitik” ne kuadrin e dialektikes se mendimit njerezor.

 

Tirane 13.11.2011