Artikuj

85- Pse nuk mund ta thote asnjehere te verteten e parailireve, ilireve, paraepiroteve, epiroteve, arberve dhe shqiptareve shkenca e sotme e Historise, vecanerisht ajo enveriste? 14.07.2015

Posted by Genc Hoti

Loading

85– Pse nuk mund ta thote asnjehere te verteten e parailireve, ilireve, paraepiroteve, epiroteve, arberve dhe shqiptareve shkenca e sotme e Historise, vecanerisht ajo enveriste?

Nuk them pse genjejne historianet shqiptare per dy aresye: se pari, jane produkt i nje shkolle qe u ka mesuar shqiptareve te genjejne dhe vetem te genjejne jo vetem ne kete fushe (nuk e di a ka ne Shqiperi ndonje profesion teorik ku genjeshtra nuk ekziston); se dyti, genjeshtra ka dy permasa te lidhur me vetedijen dhe me pavetedijen e rrjedhimisht nuk eshte e moralshme te akuzosh te paditurin per genjeshtar (ne kete rast mund te perdoret termi profan; – mbas 1954 ne Shqiperi kuptimi i ketij termi eshte ndryshuar cilesisht). Kjo do te thote se ne kete artikull do te merremi me ate pjese te genjeshtres qe lidhet me pavetedijen, dmth me ate qe eshte transmetuar prej shekujsh ne menyre te pasakte dhe sot konsiderohet si themeli i Historise (Herodoti, Tuqididi; –konsiderohen si babai i historise i pari, dhe si metodisti i historise i dyti), dmth do te merremi direkt me profesionin e historianit jashte botes shqiptare. Mbi kete baze do te ndertojme kritiken e asaj qe konsiderohet  si Histori, por dhe Filozofine e Mendimit Historik mbi themele krejt te tjera, mbi bazen e se ciles do te tregojme perse historia e Popullit Shqiptar nuk mund te shkruhet ne menyren qe eshte shkruar deri me tani prej me shume se 500 vjet me pare e ketej, qofte edhe vetem prej shqiptareve apo parashqiptareve.

Une pretendoj se gjitheshka e shkruar mbi shqiptaret, arberit, epirotet, iliret eshte e trajtuar politikisht dhe fsheh thelbin e banoreve te pare te Europes dhe gadishullit ilirik. Gjitheshka e shpalosur prej me shume se 300 vjet ka pasur per qellim te egersoje popujt ballkanike kundra Perandorise Otomane per interesat politike te saj dhe kjo perben viktimizimin historik te shqiptareve te sotem. Krijimi i shtetit shqiptar me 1912 e gjeti te shkruar politikisht historine e popujve ballkanike nga perfituan dy ekstremet e te ardhurve ne gadishull: pasardhesit e heleneve, te ardhurit e pare para mijevjetesh, dhe sllavet, te ardhurit e fundit para 1400 vjetesh (per sllavet, shkenca e sotme e historise, nuk ka bere ndonje gabim te madh mbi ardhjen e tyre, por per parahelenet, jo vetem shkenca boterore e historise, gabimet jane trashanike dhe lidhen pikerisht me nje nder elementet me te rendesishem te mendimit shkencor boteror: levizjen mekanike te fiseve dhe grupfiseve pellazge. Ne kete drejtim, parimet filozofike qe ndertojne historine reale mungojne teresisht dhe kjo eshte aresyeja perse spekullohet pa fund (shqiptaret pas 1991 ne vend qe te perfitonin nga gabimet e kaluara te historise teorike e perforcuan edhe me shume budadallekun e historise duke arritur ne perfundime tmersisht te genjeshterta deri atje se e konsideruan boten paraardhese te larget shqiptare si themelin e civilizimit boteror. Kam rast, ne kete artikull, t’i tregoj se ku qendron gabimi elementar i kesaj pikepamje nga pikepamja filozofike e shkencore duke pasur parasysh faktin qe elementet e shkences nuk i percakton politika, por filozofia dhe, ne kete drejtim, shqiptaret pa perjashtim jane me defekte serioze.

Ne parim te gjitha shkencat marrin ne konsiderate relacionet sasiore brenda te njejtes cilesi dhe kete ja nenshtrojne nje aparati matematikor duke krijuar imazhin e zgjidhjes. Ne te gjitha rastet shkenca nuk e analizon problemin ne relacionet midis formave te levizjes, apo ne gjetjen e shkakut dualist te saj, edhe pse kjo eshte gjeja me e dukshme ne Boten Njerezore. Ajo qe fshihet pas levizjes shoqerore konsiderohet me e thjeshta pa i shkuar ndermend se kemi te bejme me komplikacionin me te madh te Natyres qe e rrethon Boten e Njeriut dhe brezat njerezore vetem prej kesaj mund te mesojne dhe jo ndryshe. Por problemi eshte komplikuar shume me teper drejt pazgjidhshmerise kur kater tullat me themelor  te shkences (Hapesira LevizjaKoha – Konstantja e zhvillimit kohor-hapsinor) jane huazuar nga mendimi filozofik helen ne formen e gabuar te perceptimit te tyre qe ne fazen me te pare te formulimit nga Aristoteli e Co. Gjerat do te kishin mbetur ne pozicionin statik ne qofte se tre perfaqesues tipik te shkolles filozofike gjermane (Hegel – autori i dialektikes; Marks – autori i teorise se kapitalizmit globalist; Ajnshtajn – autori i lidhjes se gabuar te kohes me levizjen; – shume deduksione te ketyre filozofeve jane te keqinterpretuar dhe te tjetersuar) nuk do te kishin tentuar te shperthenin kufijte e padijes, por qe per fatin e tyre te keq kishin mbetur rober te mendimit filozofik helen (te pakten Marksi me Ajnshtajnin, pasi teoria hegeliane eshte pak si e veshtire te ndryshoje ndonjehere) pa mundur dot ta permbysnin ate; mendimi filozofik helen nuk mund te anashkalohet si inekzistent, por ai duhet t’i nenshtrohet kritikes fitimprurese te lidhur me jeten e perditshme.

Ne Shqiperi eshte me kollaj te sulmohet Hegeli, Marksi apo Ajnshtajni se sa mendimi historik i epokes komuniste edhe pse keto te fundit te gjithe se bashku formojne nje mish-mash pa fillim e pa vazhdim. Ne Shqiperi vetem jane mesuar emrat e autoreve te rrymave filozofike se sa thelbi i teorive te tyre (te pakten ne fb shoh shume miq te mi firtuale te permendin emra filozofesh, shkrimtaresh te lashtesise helene pa e mesuar ne asnje rast se cfare kane prodhuar ata dhe cfare kane transmetuar realisht) dhe eshte kjo aresyeja perse kundershtimi i tyre eshte teper i lehte, por eshte akoma me e lehte te sulmosh shkollen shqiptare te historise, e cila duke qene pa bosht filozofik dhe me pasqyre statistikore historike krejtesisht te pavertete, eshte nje pre e lehte per t’u asgjesuar e cfaredo niveli analitik qofte.

Tek shqiptaret autoktone kishte shume-shume kohe qe jeta e tyre sociale ne ballafaqim me menyren praktike te zhvillimit social te popujve europiane, nuk perputhej kerkund me teorite mbi zhvillimin e Races Njerezore ne Toke e duke mos e konstatuar dot ne asnje permase, por duke u admiruar ne heshtje, ishte anashkaluar si inekzistent. Nga kjo pike kishte perfituar nje diktator ekstrem, qe nga perbashkimi i padijes me gjendjen ekzistuese te popullates (me pjesen me te prapambetur te Popullit Shqiptar) kishte shpikur nje pseudo socializem qe nuk ngjasonte kerkund me teorite e Marksit, praktikat bolshevike diktatoriale te Lenin-Stalin dhe cdo praktike diktatoriale te parapare deri me ate kohe (Hitleri ishte adoleshent perpara Enver Hoxhes ne fushen e aplikimit te diktatures), por qe sherbeu mirefilli per te ndertuar nje kopesht zoologjik me permasa kombetare te izoluar nga i gjithe Njerezimi, duke shkaterruar nje komb te tere per 50 vjet, rregullimi i te cilit do te kerkoje shume-shume me teper kohe se koha e aplikimit te diktatures. Eshte teper e veshtire, per te mos thene e pamundur, qe nga brendesia e ketij populli te dale udheheqesi i duhur politik per vazhdimesine e jetes ne Shqiperi jo vetem ne analogji me popujt europiane, por edhe vetem sipas nje linje progresive (per te qene te sakte duhet pranuar qe politikanet dhe historianet shqiptare nuk e dine akoma se cfare do te thote progres shoqeror; ne praktike qelizat sociale te shqiptareve kane ecur ne menyre regresive nga paraardheset e tyre dhe kjo gje nuk thuhet asnjehere edhe pse fsheh gjenezen autoktone te tyre; ne Shqiperi raporti qenie shoqerore-ndergjegje, sipas teorise marksiste, nuk ka funksionuar asnjehere per sa kohe qe njihet si vendbanim i shqiptareve; akoma me tej, jeta shoqerore e shqiptareve dhe parashqiptareve te afert e te larget nuk ka qene asnjehere ne perputhje me praktikat e zhvillimit nder te gjithe popujt europiane dhe nga kjo nuk ka mesuar asgje e ashtequajtura shkence e historise).

I them te gjitha keto per te evidentuar mundesine e ekzistences se nje formalizmi te theksuar ne mendimin pedagogjik historik shqiptar, i cili mund te behet burim i nje zgjidhje te mundeshme dhe fitimprurese. Mund te duket e pabesueshme, por e kam kerkuar per shume e shume vjet kete formalizem te zberthyer dhe te cfaqur teorikisht ne produktin intelektual enverist dhe te shpalosur vetem me 2007 (ne kete rast kam parasysh autorin Prof. Dr. Qazim Xhelili ne vepren: “Didaktika e Historise”, Tirane 2007, por qe te jeni te bindur se ajo qe shpaloset ne kete punim eshte promotori i te gjithe mendimit pedagogjik dhe “shkencor” ne fushen e mendimit historik shqiptar dhe arritja me e madhe e ketij mendimi, edhe pse eshte absolutisht e pasakte, per te gjithe koherat per gjene me te thjeshte fare: nuk e kam gjetur kerkund mendimin kritik per kete teme dhe te zberthyer ne kete forme). Vini re se si e kane kuptuar dhe e kuptojne rolin e teorise se Historise ne zhvillimin e Popullit Shqiptar dhe se si nga ky formalizem teorik ka vazhduar idiotizmi shkencor ne fushen e historise, prej nga e ka burimin e gjithe historia teorike e Kombit Shqiptar dhe teresia e profesoratit akademik te shkolles shqiptare ne fushen e Historise:

“Ne kohen tone historia eshte bere objekt i rendesishem i refleksionit historiografik. Njohja e se kaluares ka nje rol te rendesishem per jetem tone, qe na vjen permes historiografise dhe shkencave te peraferta me historine. Ketej buron edhe interesimi i madh per te mesuarit e saj, i cili nxitet nga:

-kurioziteti ne lidhje me ate se cilet kane qene, si kane qene dhe cfare kane bere paraardhesit tane;

-aftesia per te nxitur imagjinaten tone permes evokimit te ngjarjeve te se kaluares;

-fakti se ajo na tregon se sa kane jetuar njerezit ne shoqeri dhe shtetet e ndryshme dhe, permes krahasimit, ndihmon qe te kujtojme problemet tona te perbashketa;

-forca qe ajo ka per rritjen e patriotizmit dhe te ndjenjes se identitetit kombetar.

-mundesia qe ka per te treguar origjinen ose shkaqet e gjendjes se ngjarjeve te koheve te fundit;

-mundesia qe ajo ka per te na bere me te hapur e me tolerante ne jetesen dhe bashkepunimin me komunitetet dhe popujt e tjere.

-kontributi qe jep historia ne edukimin global, i cili mbeshtetet ne shikimin e botes si nje sistem ne te cilin dukurite dhe ngjarjet jane ne lidhje dhe ndervaresi dinamike; e kaluara, e tashmja dhe perceptimi i se ardhmes vleresohen dhe marrin pjese ne forma e shkalle te ndryshme ne fatin e jetes sone te perditshme dhe ne ndertimin e se ardhmes (f. 15-16).

Cfare ka ne te gjithe kete thelb te kesaj vepre?

Se pari: mungojne referencat e termave; autori nuk ka pasur guximin te shpjegoje se cfare nenkupton me termin histori, historiografi dhe refleksion, nuk ka dhene asnje shembell te vetem te lidhjeve te mundeshme te tyre me jeten e Njeriut.

Se dyti: kur flet per njohje te se kaluares, ke njohje ka parasysh, ate te para 1945 apo ate pas ketij viti; sepse shqiptaret akoma nuk e kane marre vesh se kujt duhet t’i besojne me perpara: asaj qe nuk e njohin direkt, por qe ekziston jashte ndergjegjes se tyre, apo asaj qe u ka servirur arsimi i detyrueshem nga 1945 e ketej dhe qe ka formuar ndergjegjen formale te shqiptareve pa fillim dhe pa fund. Kujt duhet t’i besojne shqiptaret kur vjen puna per te percaktuar permbajtjen e botes se Njohjes dhe, ne fund te fundit, sa e sakte eshte ajo?

Se treti: kurioziteti eshte nje perralle pasi historia e Njerezimit dhe e kujtdo eshte pasoje dhe jo shkak. Paska harxhuar Njeriu mijera vjet per te shuar kuriozitetin, por per cfare? Cfare kurioziteti ka plotesuar autori nga nje ngjarje historike, kur shkenca e sotme akoma nuk ka percaktuar permasen e historise?

Se katerti: per te zbuluar se si kane jetuar njerezit ne shoqeri, eshte e domosdoshme te percaktohen me perpara ekuacionet e zhvillimit dhe eshte ky ekuacion qe ka percaktuar rrugen nga pikepamja e saktesise; pastaj si mund te behet krahasimi kur Njeriu nuk njeh rrugeformimin e ideve te ndryshme politiko-juridike, filozofike, fetare, letrare, shkencore, etj, etj.? A e di valle autori qe bashkesia e ketyre rrugeformimeve jo vetem qe eshte e panjohur ne te gjitha permasat, por gjetja e tyre e permbys te gjithe ate qe konsiderohet si Shkence e Njerezimit dhe e Historise se tij?

Se pesti: kur flitet per force te patriotizmit ke ka parasysh autori: ata qe e krijuan kombin shqiptar, apo ata qe e shkaterruan ate, te pakten shekulli i XX-te i permban te dy veprimet nga ana kohore. Eshte pika ku raporti qenie-ndergjegje per shqiptaret nuk gjen zgjidhje dhe nuk perputhet me realitetin. Per te qene te sakte problemi i patriotizmit nder shqiptare nuk ka lidhje te drejtperdrejte me ta ne asnje permase.

Se gjashti: si mund te flitet per mundesine qe paska historia per te treguar origjinen ose shkaqet e gjendjes se ngjarjeve te koheve te fundit, kur vete ajo nuk eshte e afte ne asnje element per ta zbuluar kete origjine, kur kjo e fundit eshte nje gje e paditur ne te gjithe permasen hapsinore?

Se shtati: si ka mundesi qe njohja e historise ka per te na bere me te hapur e me tolerante ne jetesen dhe bashkepunimin me komunitetet dhe popujt e tjere kur nuk di asnje permase te vetme te botes se relacioneve dhe ligjshmerine qe e shoqeron ne kete rast? A e di valle autori qe bota e relacioneve universale ka vlera absolute per shqiptaret, si asnje popull tjeter europian, dhe, e gjitha kjo, jo per merite te tyre?

Se teti: kontributi qe jep historia ne edukimin global, i cili mbeshtetet ne shikimin e botes si nje sistem ne te cilin dukurite dhe ngjarjet jane ne lidhje dhe ndervaresi dinamike do te ishte i vlefshem per sa kohe qe Njeriu do te dinte permasen e asaj qe realizon Historia dhe, mbi te gjitha, masen e nderlidhjes reciproke midis Njeriut dhe Natyres; e kaluara, e tashmja dhe perceptimi i se ardhmes vleresohen dhe marrin pjese ne forma e shkalle te ndryshme ne fatin e jetes sone te perditshme dhe ne ndertimin e se ardhmes jo si kuptim historik, por si pasoje e veprimit te  historise mbi ne, cka do te thote se me perpara duhet percaktuar permasa e historise jo vetem si nocion, por dhe si bashkesi hapsinore; te gjitha keto pretendime  formojne nje fantazi e cfrenuar te mesuesit dhe duhet te jete kopjuar nga nje burim jashteshqiptar. Te gjitha keto jane te pavlefshme kur nuk di ne realitet se cfare nenkuptojme ne me Histori.

Eshte pikerisht kjo menyre analize e autorit tone qe con ne perfundimin se historia e shqiptareve nuk eshte shkruar asnjehere sakte dhe plotesisht.

Nga i gjithe ky mish-mash idesh ne marrim kerkesen qe Shkenca e Historise ka nevoje per nje metodike te re analitike qe te jete e afte te analizoje te gjithe Historine e Njerezimit pa asnje perjashtim duke e paraqitur si nje dukuri harmonike te afte te nderlidhet me te gjitha format e saj ne nivelin maksimal te Natyres qe na rrethon. Dmth Historia e Natyres dhe Historia e Njerezimit duhet te kushtezojne njera-tjetren per sa kohe qe jeton Njeriu ne Toke duke i dhene primatin Historise se Natyres, por qe teresia ligjore e kesaj te fundit nuk mund te zbulohet jashte Botes se Njeriut dhe eshte tipikisht kjo ajo qe nuk eshte kuptuar asnjehere, te pakten ketu ne Shqiperi (Hegeli i Madh pikerisht kete kishte kuptuar dhe realizuar me Dialektiken e zbuluar ne raport me te gjithe filozofet paraardhes).

Atehere ngelet per te formuluar parimet teorike te Shkences se Historise nga nje kendveshtrim te ri, te ndryshem nga ai qe Njeriu ka realizuar deri me tani. E gjitha kjo ne keto 200 vitet e fundit eshte shpalosur ne disa menyra dhe ne disa piketa, por ato asnjehere nuk jane perbashkuar ne nje te vetme. Eshte kjo aresyeja perse Hegeli te con tek Marksi, Marksi te con tek Ajnshtajni, por asnjeri prej tyre nuk e zgjidh i vetem enigmen me emrin NATYRE, kur bashkesia e tyre i afrohet me shume se kurre zgjidhjes se kesaj enigme me mё me pak gabime  ne raport me te kaluaren.

Problemi themelor i shqiptareve te sotem gjen zgjidhje duke i marre problemet me radhe sipas KOHES (jo sipas Hapesires, sic kane tentuar deri me sot) qe ato jane shpalosur ne Historine e Njerezimit, varesise reciproke nga kendveshtrimi hapsinor dhe eshte kjo KOHE qe tregon se ne mendimin filozofik helen gjerat nuk jane vaj dhe te zgjidhura saktesisht. Vlera e tyre qendron vetem ne nje aresye: u shpiken per here te pare; dhe, si cdo e pare, duhen konsideruar te gabuara.

Problemet  analitike ne Boten e Njeriut kane ndjekur rrugen e shqisave: nga syri tek mendja. E perkthyer me thjeshte ato kane ndjekur rrugen nga analiza hapsinore ne ate kohore dhe vetem per kete kane kaluar nga empirizmi analitik drejt thelbit specifik, por pa e arritur kurre kete te fundit. Mire-keq kjo eshte rruga praktike e ndjekur deri me sot nga Njeriu drejt Njohjes se te panjohurave.

Ne qofte se do te ndryshojme rradhe, dmth te kalojme fillimisht nga analiza kohore, problemi veshtiresohet tej mases, por ajo ne te gjitha rastet do te arrije ne perfundime qe jane shume me afer te vertetave absolute edhe pse kjo e fundit nuk pranohet ne asnje rast. Fakti qe Njeriu akoma nuk ka zgjidhur problemin e lindjes se produktit me te pare teorik te tij, tregon fare qarte se rruga e ndjekur prej 2500 vjetesh (qe nga koha e mendimit filozofik helen) eshte e gabuar. Kjo me ka detyruar qe te ndjek pikerisht kete rruge te gabuar per te zbuluar gjurmet me te hershme te Fese ne lidhje me rendin shoqeror (vellimi i dyte i “Tjetersimi i Historise ose “Ndergjegjja” e ngjarjes”) dhe cfare rrjedh prej saj. Te jeni te sigurte se ajo qe eshte zbuluar nga kjo forme analize eshte e re per mendimin filozofik shqiptar, pervec nje pike (shkaku materialist i lindjes se ideve fetare, per mua, eshte zbuluar nga Sami Frasheri dhe nga asnje filozof tjeter europian, pamvaresisht nga karakteri rastesor i trajtimit. Ne kete rast kam parasysh: Emil Durkheim – Format elementare te jetes fetare; Leszek Kolakowski – Feja, nese nuk ka Zot; Henri Bergson – Burimet e Moralit dhe Fesa; Bertrand Russell – Perse nuk jam i krishtere; Joseph Ratzinger (Papa Benedikti XVI)  – Krishterimi dhe kriza e kulturave; Jean Guitton – Zoti dhe shkenca; Peter L. Berger –  Ceshtje besimi, nje afirmim skeptik i krishterimit; studiuesit shqiptare nuk po i permend pasi jane fallsifikatore te asaj qe kujtojne se dine sakte. Tek Marks-Engels e kam gjetur hapur fare qe ky problem nuk eshte zgjidhur nga ana e tyre ne asnje permase, ndersa tek Lenin – Stalin problemi eshte i bastardhuar krejtesisht). Jam i detyruar te ndjek kete rruge vetem prej faktit qe filozofia rrjedh nga idete fetare dhe keto te fundit kane nje rol ne Historine e Njerezimit, te cilin shqiptaret nuk e dine pasi nuk ja kane mesuar. Analiza kohore tregon qe idete fetare jane idete me te para qe ka levruar Njeriu ne jeten e tij si nje bashkesi shoqerore dhe kjo e ka nje domethenie ne drejtim te Njohjes (Feja ka lindur perpara vegles se punes).

Ne qofte se pranojme se Feja nuk lind me njeriun (eshte e vetmja pike ku idiotizmi ateist pa e kuptuar shtron per zgjidhje nje problem sakte), por krijohet nga ky i fundit, nga pikepamja kohore nuk kemi mohuar faktin qe ajo, qe ndan Boten Njerezore nga Bota e Kafsheve, eshte pikerisht BESIMI, por Mendimi Filozofik i perbotshem nuk i ka thene Njerezimit faktin se Besimi lind ne nje faze te caktuar te zhvillimit biologjik dhe i lindur me nje rend shoqeror tipik dhe per nje aresye tipike, te cilat ne teresine e tyre perbejne thelbin dallues te Botes Njerezore nga Bota e Kasheve (Engelsi kete dallim e shikonte ne shkaqet ekonomike: kafsha, ne rastin me te mire, mbledh, ndersa Njeriu prodhon – ishte formula e tij tek “Dialektika e Natyres”. Analiza kohore e procesit tregon se kjo nuk eshte e sakte, pasi edhe Bleta prodhon mjalte dhe mjalti eshte me i hershem se Njeriu, cka nga pikepamja kohore, sipas analizes tradicionale, duhet te conte ne suprimimin e Bletes kundrejt Njeriut). Sterhollimi i procesit te lindjes se BESIMIT, nga ana kohore, tregon se ai lind ne fund te rendit te pare shoqeror dhe ky rend eshte i barabarte cilesisht me rendin ku jetojne kafshet, te cilen ekonomistet e quajne rendi i komunes primitive. Ne kete pike cfaqet zbulueshem nje proces i ri ne veprimtarine e qenieve te gjalla: aresyeja e te menduarit – ky eshte thelbi i ekzistences se Fese; ky eshte dhe dallimi midis instiktit dhe procesit te te menduarit; – ja perse sherben feja ne pamjen me te pare te analizes se procesit dhe perse duhet lidhur me rendin shoqeror; dmth aresyeja e lindjes se Mendimit ne Racen Njerezore nuk duhet te lidhet me Punen, por me Fene. Por kur vjen puna per te percaktuar se ku fillon dhe mbaron ky rend gjerat jane shterpezuar ne ekstrem, pasi asnjehere nuk jane percaktuar qelizat shoqerore qe percaktojne fillimin dhe fundin e rendeve shoqerore (ne kete drejtim teoria e Marksit duhet te ishte shfrytezuar me teper ne menyre perfundimtare pasi koha e prones fisnore eshte shume-shume me e gjate se koha e prones private dhe mbi kete baze e permbys dhe vete marksizmin). Analiza kohore e ideve fetare ne Historine e Njerezimit tregon se, qofte edhe vetem keto ide, jane te afta te argumentojne me bindshem se kushdo gjenezen historike te racave dhe popujve (eshte kjo aresyeja perse iliret nuk rrjedhin nga pellazget dhe keta te fundit jane te ardhur ne gadishull, kur te paret jane te vetmit autoktone ne te). Por analiza kohore e ideve fetare tregon se format e saj lindin ne fund te cdo rendi shoqeror, por i sherbejne rendit pasardhes dhe kjo e permbys te gjithe materializmin e shek. XIX-XX qe kane mesuar shqiptaret neper shkolla (1945-1991), duke nxjerre konkluzione krejt te tjera jo vetem per idete fetare, por per te gjithe zhvillimin shoqeror te Njerezimit.

Vete analiza e formave fetare tregon se Historia e Njerezimit fillon me Fene dhe nga forma e ideve fetare mund te percaktojme shkallen e zhvillimit shoqeror te nje bashkesie njerezish, por mbi te gjitha gjenezen biologjike  te tyre. Kjo gje nuk eshte marre parasysh asnjehere, sidomos ne Shqiperi, ku formula marksiste: “qenia percakton ndergjegjen” ka qene lejtmotivi i te gjithe mendimit filozofik shqiptar pas 1945 pa nxjerre ne menyre absolute asnje perfundim konkret dhe pa i sherbyer asnje forme argumentimi; eshte kjo aresyeja perse klasa intelektuale shqiptare e epokes enveriste duhet akuzuar per formalizem dhe paaftesi totale ne veprimtarine e saj gjysem shekullore, pamvaresisht se cfare lidhje kemi me te, apo raporte individuale. Lidhja e formes fetare me rendin shoqeror perben dhe hallken me te pare te zinxhirit gjenetik social te fiseve dhe popujve te mevonshem, pamvaresisht nga gjendja shoqerore e bartesve te tyre. Per te percaktuar lidhjen e ideve fetare me gjenezen e popujve eshte fillimisht e domosdoshme te argumentohet menyra se si lindin idete fetare ne historine e Njerezimit dhe si evoluojne ato nga brendia e tyre ne perputhje me rendet shoqerore ku ato lindin dhe aplikohen. Lexuesi te jete i bindur se kete nuk e ka bere kerkush deri me sot duke treguar se tulla me e pare e shkencave shoqerore nuk eshte e ngritur sakte.

Pas ideve fetare ne kohe renditen idete letrare dhe ato filozofike, por qe te dyja ne realitet jane produkti i drejteperdrejte i bartesve krijues te ideve fetare dhe lidhen midis tyre ne forme. Se cfare eshte filozofie dhe me se merret eshte nje problem i sterzgjatur prej mijeravjetesh ku spekullimet nuk duhen lene pas dore. Per temen qe po trajtoj filozofia duhet konsideruar si projekti teorik i zhvillimit te Races Njerezore ne Toke me hipoteza here te sakta e here te pasakta, por qe kurdohere ka sherbyer per zgjidhjen e problemeve (edhe ne kete rast nuk e besoj se do te me lere ne balte).

Pamvaresisht nga pretendimet e sterholluara, filozofia ndahet vetem ne dy forma: idealistematerialiste. E para e lidhur me mendimin e paster, ndersa e dyta e lidhur me objektet materiale (vendosja e raportit qenie-ndergjegje si elementi percaktues i ketyre dy formave filozofike nuk me duket i sakte edhe vetem prej faktit: njeriu nuk eshte i afte ne menyre fundore te vertetoje ekzistencen apo mosekzistencen e ZOTIT, dinamiken historike te MATERIES, ekzistencen e fundme apo te pafundme te ndergjegjes se qenieve me aresye). Por keto dy forma filozofie kane nje raport kohor te ekzistences se tyre qe con ne nje perfundim interesant per materialistet e shek. XIX: Ligjet e Natyres nuk mund te zbulohen jashte botes se Njeriut, edhe pse ekzistojne pamvaresisht prej tyre (te pakten Dialektika, apo dinamika e Gjinive (nga femra tek mashkulli) ne boten e qenieve te gjalla, jane te lidhura pazgjidhshmerisht me Boten Njerezore kur vjen puna per te argumentuar thelbin e tyre, problem ky qe as Bibla dhe as Kurani nuk e kane te zgjidhur sakte. Eshte kjo aresyeja perse tek Hegeli ndergjegja njerezore formon primatin analitik drejt zbulimit te dialektikes). Ne kete menyre idealizmi filozofik ka lindur i pari ne kohe, ndersa materializmi eshte produkti me i domosdoshem i te parit dhe ka karakter kompesues ne varesi te ligjeve te Dialektikes. Akoma me tej, idealizmi filozofik do ta ndjeke te gjithe jeten e Njeriut ne Toke, kur materializmi do te vije drejt prefeksionizmit pa e arritur kurre ate ne varesi te rendeve shoqerore qe e perdorin ate.

Filozofia materialiste (idealizmi filozofik nuk eshte i afte ta kryeje kete rol) ka meriten e percaktimit te elementeve perberes edhe te asaj qe konsiderohet si Shkenca e Njerezimit. Keto elemente, pamvaresisht nga sterhollimi qe u behet, jane vetem kater dhe te nderlidhura ne menyre ta pazgjidhshme midis tyre (hapsira – koha – levizja – konstatja e zhvillimit). Analiza e tyre ka ardhur drejt prefeksionizmit formal dhe asnjehere nuk jane perfshire ne menyre fitimprurese ne perberje te te gjithe Shkencave. Per te qene i sakte, une pretendoj se kot rreken shkencetaret per te ngritur punen e tyre ne rangun e Shkences se Njerezimit kur nuk jane te afte te lidhin pretendimet e tyre me keto kater elemente. Me e shumta qe ata kane bere pergjate ketyre 2500 vjeteve eshte perdorimi i elementit te pare si element absolut, ndersa te tre te tjeret jane anashkaluar qe ne fazen e formulimit helen te tyre, duke mos e vene ne dukje asnjehere gabimin e Aristotelit (shkaku i Levizjes, per kete shih Zhan Hersh: Habia Filozofike), boshllekun e Marksit (mos percaktimi i menyres se lindjes se ideve te ndryshme fetare, politike, juridike, shkencore, letrare etj, etj, – per kete shih letren e Engelsit drejtuar Meringut 14 korrik 1893), pasaktesine e Ajnshtajnit (lidhja e mases me energjine sipas formules E= mc2, por e vene ne dyshim nga vete fizikanti; meqenese kjo mund te konsiderohet nga lexuesi si nje lajthitje e imja po e jap referencen e sakte: shih Albert Ajnshtajn, Pikepamjet dhe mendimet e mia, f. 224, paragrafi i fundit, pergatitur per botim nga Prof. Dritan Spahiu, Prof. Zenun Mulaj, INFBOTUES – Tirane 2005).

Rendesia e ketyre elementeve qendron ne ate qe marrin pjese absolutisht ne te gjitha format e shkences (sidomos ne Histori) duke argumentuar problemin me themelor te Natyres: Unitetin e saj. Por ketu qendron edhe nje e fshehte qe eshte pranuar me gjysem zeri pergjate zberthimit te asaj qe ne Shqiperi, dhe ne te gjitha vendet komuniste, eshte konsideruar si materializmi dialektik (kjo lloj filozofia cdo gje mund te konsiderohej, por materializem kurrsesi). Kjo e fshehte formon bazat teoriko-konceptuale te Materializmit Filozofik, dmth edhe te Shkences, dhe eshte mire te perdoret domosdoshmerisht ne Shkencen e Historise, pasi tek shqiptaret formon domosdoshmerine e te shkruarit te historise se tyre. Kur flasim per Filozofine kam parasysh pikerisht keto kater elemente primar duke i konsideruar si te vetmit qe mund te bejne lidhjen e Filozofise me Shkencen (nuk ka rendesi forma e kesaj te fundit). Ne vazhdim do te merremi me lidhjen e ketyre kater elementeve me mendimin filozofik helen per te kuptuar se cfare ka realizuar ne realitet kjo lloj filozofie para 2500 vjetesh.

Duket sikur mendimi filozofik helen ka dhene devizen vendimtare te mendimit filozofik boteror dhe kjo “duket” gjen zbatim vetem tek Fridrih Hegel. Analiza e ketyre kater elementeve nuk ka qene e barasvlefshme per mendimin filozofik helen, pasi Hapesira dhe Koha u pranuan pa sterhollime pa e kuptuar ne asnje rast se cfare perfaqesonin ne vetvete. Por dy elementet e tjere (Levizja dhe Konstantja e zhvillimit) paten nje diskutim qe per ate kohe nuk ka sherbyer per asgje, por qe sot cojne ne nje zgjidhje krejt tjeter te problemeve. Ishte Hegeli ai qe e kapi thelbin e diskutimit midis mesuesit (Platonit) dhe nxenesit (Aristotelit) per problemin e shkakut te Levizjes, qe perben thelbin e cdo ngjarje. Ky diskutim nuk eshte sterholluar ne asnje rast dhe ai nuk ka pasur ne asnje rast kontestim, duke perfshire edhe Hegelin (per pasardhesit as qe behet fjala). Keshtu qe ky diskutim qe bejme ndodhet ne nje fushe beteje krejt te paster. Per Platonin shkaku i levizjes drejt nje ngjarje ishte ambienti rrethues i saj, por per Aristotelin ky shkak gjendej ne dinamiken e brendeshme te vete ngjarjes. Beteja teorike midis mesuesit dhe nxenesit per kete problem perfundoi me fitoren e nxenesit dhe, qe nga ajo kohe, thelbin e ngjarjes (ligjesite qe veprojne ne kete rast) Njeriu i ka kerkuar ne brendesi te saj pa e vrare mendjen se, ne pamje te pare, ishte levizja qe ndikonte mbi Hapsiren dhe Kohen (gje e konstatuar nga Ajnshtajni mbas rreth 2300 vjetesh, ja perse mendimi filozofik helen eshte me ndikim formal ne mendimin shkencor te Races Njerezore  ne Toke) gje qe kerkonte ndryshimin cilesor te ketij shkaku.

Nje perbashkim i Hegelit me Marksin dhe Ajnshtajnin ben qe ky problem te formulohet ndryshe duke inspiruar zgjidhje ne problemet historike  te Njerezimit dhe konkretisht:

Shkaku i levizjes drejt nje ngjarje shkenca duhet ta kerkoje ne bashkeveprimin e dinamikes se brendeshme te ngjarjes me ambientin rrethues. Dmth shkaku i levizjes ka karakter dualist (ne te vertete ky shkak eshte shume permasor, por ne thelb ai duhet kufizuar vetem ne termat jashte-brenda). Por kjo do te thote se te gjitha ngjarjet historike te analizuara deri me sot nuk kane qene kurre thelbesore, ato kane qene vetem thjeshte statistikore dhe te mangeta ne pasojen e tyre (ketu fillon disheza negative e mendimit filozofik helen ne permbajtjen e saj).

Por mendimi filozofik helen ka pasur dhe nje diskutim me shume vlera nga pikepamja e konstatimit, qe cuditerisht nuk gjendet as tek Hegeli dhe as tek pasuesit e tij materialiste (Marks-Engels). Ka qene nje pyetje pa pergjigje, por qe fsheh te gjithe thelbin e asaj qe kerkoi Marksi dhe nuk e gjeti (cuditerisht e gjej tek Zhan Hersh: Habia Filozofike) dhe kjo duhet te shenoje dishezen negative te materializmit te shek. te XIX-te. Para dy mijevjecareve e me teper eshte shtruar pyetja: Cfare mbetet pa ndryshuar pergjate procesit te ndryshimit? Tendenca per ta marre te gatshme kete pandryshueshmeri pa mundur te zbulohej thelbi i saj e ka shtyre shkencen te vendose ne shume raste termin costant (konstant) si bashkeshoqeruese neper formula edhe pse kjo nuk ka cuar ne asnje rast ne nje zgjidhje absolute, perkundrazi, ka fshehur dinamiken absolute te Materies dhe pamundesine e saj per te qene e tille. Te pakten tek Ajnshtajni kjo ekziston mirefilli kur shoqeron postulatin e drites (per fizikantin drita eshte nje dukuri natyrore qe e ka shpejtesine konstante). Por bashkimi i ketij postulati me dialektiken e Hegelit e rrezon konstanten e drites si inekzistente pasi ne kete rast drita rezulton e perjetshme duke e permbysur thelbin materialist te shkences. Cfare ka dashur te zgjidhe fizikanti gjerman? Kjo perben enigmen e Ajnshtajnit dhe aspak lidhja e mases me energjine. Kjo formule, me pasaktesine e konstatuar nga vete fizikanti, tregon se lidhja ka tjeter karakter dhe ne ate forme eshte e pamundur te ekzistoje sakte. Interpretimi i kundert, sipas asaj qe shpaloset ne te gjithe universitetet shqiptare, e coi fizikantin ne nje perfundim te gabuar dhe qe u shpalos me te ashtequajturin “Paradoksi i Kohes”, ose “Paradoksi i Binjakeve”, sipas te cilit shpejtesia e levizjes ndikon mbi koheekzistencen e ngjarjes. Ky rrjedhim i gabuar e ka zanafillen tek beteja midis Platonit dhe Aristotelit kur vinte puna per te saktesuar shkakun e levizjes. Ne qofte se do te pranojme modifikimin e ketij shkaku (dmth karakterin dualist te tij) do te arrijme ne perfundimin se nuk eshte shpejtesia e levizjes qe ndikon mbi Kohen, por eshte Koha e lindjes se ngjarjes qe percakton shpejtesine e zhvillimit te saj dhe kjo i permbys te gjitha variantet e parapara te shkences duke qene premisa numer nje drejt zgjidhjes se Unitetit te Natyres.

Nje perbashkim i materializmit te Marksit me Ajnshtajnin per kete teme con ne nje perfundim te ri per Shkencen e Njerezimit dhe, sidomos, per Historine e tij: mundesine e ekzistences se nje formule qe verteton Unitetin e Materies, rrjedhimet e se ciles sherbejne per argumentimin e gjenezes se popujve te mbare Globit.

Edhe pse Ajnshtajni e ka konsideruar formulen e = mc2 jo shume te sakte, ajo ka nje merite: te con ne lidhjen e hapesires me kohen sipas nje raporti konstant, rrjedhimet e se ciles formojne bazat filozofike te Shkences se Historise. Fakti qe Ajnshtajni e ka konsideruar kete formule jo shume te sakte, por ajo te con tek raporti kohor/hapesinor = kost. tregon se Ajnshtajni ose eshte e keqtrajtuar ne planin shkencor, ose nuk eshte kuptuar ne asnje permase.

Deri me sot historia e Njerezimit eshte konsideruar nje bashkesi ngjarjesh pa i dhene asnje rendesi ndryshimit dhe ndikimit hapesinor te tyre. Ekzistenca e te dhenave ne menyre te shkruar mbi kete ngjarje eshte konsideruar si gjeja me fitimprurese ne histori duke marre emrin dokument. Ne kete rast eshte mire te behet nje diferencim ne planin filozofik te problemit duke bere nje marreveshje: Historia nuk behet me dokumenta, keto te fundit tregojne ndikimin e politikes mbi historine, por Shkenca e Historise duhet te zberthet duke u nisur nga gjendja shoqerore e atyre qe marrin pjese ne ngjarje. Ne kete rast eshte mire te nxirren faktoret ndikues mbi zhvillimin dhe frenimin social te ndodhur dhe, esencialisht, kjo perben thelbin e Shkences se Historise, e cila eshte shprehur me termin: Tjetersim per aresye pse ngjarjet ndryshojne shpejt ne kohe.

Keshtu qe per te nxjerre kete esence dhe kete thelb duhet ndertuar metodika e historise. Eshte pretenduar se metodika me e mire eshte ajo e materializmit historik edhe pse ajo ne menyre absolute nuk ka zgjidhur asnje problem, perkundrazi ka shkaktuar terrorin ne Racen Njerezore pergjate shekullit te XX-te dhe e gjitha kjo per aresyen me te thjeshte fare: ka konsideruar si histori pjesen statistikore te saj, pjesen me te thjeshte te saj dhe kete e ka paraqitur si thelbin e Shkences se Historise. Te pakten kjo menyre e te menduari,t si mendim historik, ekziston qe nga koha e Tuqididit dhe nuk ka ndryshuar ne asnje forme tjeter. Edhe vete Hegeli ka qene i pajtuar me kete lloj mendimi duke hedhur idene se Njerezimi nuk ka mesuar kurre nga Historia. Sot une e kuptoj shume mire perse nuk mund te mesohet nga kjo lloj historie: nuk mund te perputhen ne asnje rast dy ngjarje te njejta ne forme, por ne kohe te ndryshme; e rrjedhimisht nuk mund te mesohet asgje nga kjo menyre analitike e Historise.

Por tashme kjo metodike nuk mbeshtetet vetem ne dy elementet e trajtuar ne menyre diskurse nga mendimi filozofik helen (Levizja dhe konstantja e zhvillimit); ne kryesisht do te marrim ne konsiderate edhe Kohen me Hapesiren shoqerore, per te ndertuar filozofine e Shkences se Historise, elemente keto te injoruar teresisht nga shkenca e sotme.

Ketu ne Shqiperi termi hapesire nenkupton nje permase filozofike qe permbledh gjitheshka qe njeh syri. Ne fakt ketu ka nje gabim interpretimi jo pse ajo qe sheh syri nuk eshte hapesire, por asnje here nuk thuhet se e cfare cilesie eshte kjo hapesire ne funksion te formave te levizjes; nuk eshte e barasvlefshme drita, uji, bima, kafsha, njeriu nga pikepamja hapesinore; sic nuk eshte e tille nje ndertese, nje forme fetare, nje forme prone, nje vendim gjykate. Te gjitha keto nuk mund te formojne nje bosht te vetem historik ne funksion te hapesires. Problemi ne planin filozofik te deritashem eshte gjitheperfshires dhe i pa specifikuar duke perbere defektin me te pare te mendimit historik te sotem. Duket sikur kjo gje nuk prish asnje pune, por kur vjen puna per t’ja nenshtruar konstantes se zhvillimit te cdo ngjarje, problemi ngaterrohet pasi hapesira respektive nuk perkon me kohen ne te cilen zhvillohet ngjarja (kjo eshte analoge sikur te thuash: sa bejne nje domate + nje spec + nje patelxhan + nje hurme + etj? – gje qe nuk ka asnje kuptim). Si duhet kuptuar e gjitha kjo? Per rastin shqiptar kjo eshte tipikisht keshtu; shoqeria e jone disponon hapesira shoqerore qe nuk perkojne me shkallen e zhvillimit te saj dhe kjo duket mirefilli tek e drejta juridike. Ne qofte se do ta studiojme kete te drejte ne funksion te kohe-hapesires se jeteses se banoreve autoktone ne bashkejetese me te drejten juridike do te dallojme pikerisht kete mosperputhje dhe anomaline e zhvillimit nga e komplikuara drejt se thjeshtes (Kanunet mesjetare te Qyteteve: Drisht, Berat, Korce, Durres, Shkoder – shek. VII-XIV  Kanuni i Lek Dukagjinit dhe Skenderbeut me karakter klasor – shek XV  kanunet e krahinave Lure, Diber, Lume, Laberi – shek XVI-XX – qe nuk njohin asnje rregull diferencimi social). Atehere kjo te con ne nje kerkese te re metodike per te pare se cfare e perputh shkallen e ulet te zhvillimit me nivelin e larte hapesinor te qelizave shoqerore dhe menyren se si ndikon kjo qelize ne kete zhvillim. Ne kete rast eshte e nevojshme te ndertohen ekuacionet respektive jo vetem te lindjes, por, kryesisht, te zhvillimit te ketyre qelizave ne perputhje me rendet shoqerore dhe te krahasohen me dinamiken e shoqerise shqiptare (problem ky i pretenduar nga diktaturat komuniste si i zgjidhur nga Marksi, por qe letra e Engelsit drejtuar Meringut – 14 korrik 1893 –,  tregon se kjo nuk eshte e vertete dhe perben aresyen perse deshtoi marksizmi ne praktike pasi ne asnje rast nuk u perputh hapesira, e pretenduar si progresive, me shkallen e zhvillimit kohor te popujve ku u zbatua; njekohesisht kjo sherben per te argumentuar karakterin antimarksist te bolshevizmit ne planin historik).

E gjithe kjo tregon se cdo ngjarje qe ndodh ne Natyre ka hapesiren e vet specifike dhe eshte kjo aresyeja perse per hapesiren thuhet ka karakter relativ (ne fakt relativiteti hapesinor ka vlere kur krahasojme ngjarjet midis tyre, por kur merret ngjarja si dukuri ne vetvete relativiteti e humbet kuptimin dhe perpara studiuesit hapesira respektive ka karakter absolut). Por ky absolutizem nuk do te kishte kuptim ne qofte se do te anashkalohej koha e vete ngjarjes dhe ne kete pike historia e derisotshme e Njerezimit ka nevoje per paterica pasi nuk eshte e afte te shpjegoje asnje ngjarje ne shkak-pasojen e vet duke i fshehur Njerezimit dy dukuri: shpejtesine dhe konstanten e zhvillimit. Elementi i pare fsheh negativitetin e racizmit si dukuri ireale, por dhe shenjen dalluese te popujve brenda nje race dhe midis racave; ndersa i dyti fsheh rendesine e pazevendesueshme te te gjithe qelizave sociale qe zhvillohen ne nje shoqeri, qe per efekt te kohes ndjen mungesen e disa prej tyre duke futur ne kolaps zhvillimin social me politikat e zbatuara. Te pakten shoqeria shqiptare vuan prej kesaj dukuri per te gjithe kohen e ekzistences se vet kater shekullore.

Kjo  do te thote se duhet te kete nje rregull ligjor qe i lidh te gjithe ekuacionet sociale midis tyre dhe kjo perben boshllekun kryesor, sot per sot, ne mendimin historik. Kjo gje u parakalua me formulimin e raportit kohor-hapsinor, por me perpara kerkohet te formulohet roli dhe permasa e kohes ne zhvillimin e Races Njerezore ne Toke, gje e parealizuar akoma.

Edhe pse perpara me shume se nje shekull u formulua termi kohe relative, ajo nuk pati asnje vlere ne planin historik analitik edhe pse ne boten njerezore kjo ishte gjeja me e dukshme. Ne qofte se paralelizmi hapsinor kuptohej ne nje fare menyre, ai kohor ishte krejt i pakuptueshem edhe pse Plutarku, para 1900 vjeteve, kishte perdorur termin “jete paralele”, duke nenkuptuar faktin qe Koha Njerezore perbehej nga kohe individuale paralele. Ky problem do te kishte mbetur ne erresire ne qofte se njeri prej perfaqesuesve mё me ze te ekonomisteve britanike (David Rikardo – 1772-1823) para 200 vjeteve nuk do ta kishte lidhur vleren e mallit me kohen shoqerisht te domosdoshme per prodhimin e tij, por qe perseri nuk u sherbeu historianeve per te zgjidhur problemet historike te Njerezimit nga pikepamja shkencore duke e lene Historine ne pozicionin e perrallave. Ky deduksion i Rikardos duhet te kishte shkaktuar nje termet te tmershen ne mendimin filozofik boteror qe ne ate kohe, por ai u parakalua pa u kuptuar duke treguar se Njerezimi nuk ishte pjekur akoma, nga pikepamja kohore, per te zgjidhur sakte ate qe pretendoi si te perfunduar K. Marksi pas 50 vjeteve. Duhet te kalonin edhe 50 vjet te tjera, tashme ne Gjermani, qe nje fizikant te lidhte kohen me fiziken duke e kaluar precedentin analitik nga forma me e larte (njeriu) ne ate me te ulten (kuantin energjitik), por qe perseri nuk sherbeu si shtytje per te zgjidhur ate qe kerkohej prej mbi 2000 me pare, duke e komplikuar drejt nje perfytyrimi te pakuptimte Shkencen e Njerezimit. U mjaftuan me lidhjen e Kohes me Hapesiren ne menyre te pandashme duke nenkuptuar nje zgjidhje te mundeshme edhe pse ne asnje rast nuk e nenkuptuan Kohen si permase te dyte ne zhvillimin e Materies (neper formula e vendosen si permase te katert te hapesires duke e njehsuar te njejte per te gjithe ngjarjet; – Formula e Drejkut per mundesine e Boteve te tjera me qenie te gjalla).

Ne fakt zgjidhja u dha me 1905 (Ajnshtajni), por e lidhur me ndergjegjen e Njeriut duke e djallosur lidhjen e Levizjes me Shpejtesine e zhvillimit dhe e gjitha kjo vetem per shkak te gabimit 2300 vjecar te Aristotelit. Ajnshtajni ne asnje rast nuk e kuptoi qe ndryshimi i kohes ka karakter dualist dhe te kundert, por e gjitha kjo brenda nje ngjarje te vetme; dmth, sipas fizikantit, ne qofte se gjate levizjeve me shpejtesi te madhe koha ne brendesi te objektit qe leviz ngadalesohet, duhej gjetur vendi dhe aresyeja ku koha pershpejtohej. Heshtja ne kete drejtim tregon se perfytyrimi i fizikantit ka qene i gabuar per kete problem (lidhja e shpejtesise se levizjes me ecurine e kohes).

Duke e quajtur te paqene hipotezen e lidhjes se shpejtesise se levizjes me koheekzistencen e ngjarjes, ne kemi mundesi ta trajtojme problemin krejt ndryshe, por pikesepari duke ndryshuar shkakun e levizjes sipas modelit aristotelian. Jemi pak a shume ne pozitat e Kopernikut kur kundershtoi modelin kozmik te Ptolemeut, por tashme ne shkallen fundore te te panjohures pasi duam te zgjidhim unitetin e Natyres drejt pafundesise se saj, gje qe mund te realizohet po te bashkohet Hegeli + Marksi + Ajnshtajni.

Rendesia e elementit Levizje ne mendimin filozofik materialist eshte konsideruar e barasvlefshme me Hapesiren dhe Kohen, por vetem kaq. Shterpezimi i problemit qe ne shek. e XIX-te tregon fare hapur qe materializmi i atij shekulli ka qene instiktiv dhe aspak llogjik. Kjo duket mirefilli tek qeliza Levizje, specifikimi i se ciles drejt pese formave ne menyre krejt rigoroze (Engels tek Dialektika e Natyres) eshte maksimumi i arritjes filozofike te problemit, por pa u thene ne asnje rast qe forma me e ulet e levizjes merr pjese ne format me te larta duke mos ndikuar domosdoshmerisht ne jeten e tyre. Kete gje Hegeli e kishte nenkuptuar me ligjin mbi depertimin reciptok te te kundertave, prej nga rrjedh ligji me kryesor i zhvillimit ne Natyres dhe te gjitha specifikave te saj: pabarazia e zhvillimit. E quaj te pamundur qe Marksi me Engelsin te mos ta kene kuptuar kete ligj sipas kesaj forme, sic e quaj krej te mundeshme qe kete problem shkolla bolshevike e ka ndryshuar ne thelbin e saj per interesa te veta dhe aspak per progres. Ky ka qene shkaku qe ne mendimin filozofik boteror u fsheh nje parameter i zhvillimit shoqeror: shpejtesia e zhvillimit. Kjo e fundit, duke mos pasur ne asnje rast vlera te njehsuara drejt barazise, do te conte ne zbulimin e rigorozitetit te dialektikes hegeliane dhe per kete e kanalizuan si nje filozofi idealiste me karakter objektiv (te pakten shqiptaret kete problem e zoterojne ne kete menyre ne saje te lendes Materializmit Historik, f. 23, Tirane 1981). Por, nga ana tjeter, ky fakt tregon se pikepamjet e Zhan Zhak Rusoit mbi pabarazine e zhvillimit ne Shoqerine Njerezore te kene qene flluska sapuni pasi binin ne kundershtim me ligjet e Natyres (ne kete rast francezi ka ngaterruar padrejtesine me pabarazine).

Kjo nuk na pengon ne kete rast te bejme nje specifikim te metejshem te procesit te levizjes ne Shoqerine Njerezore duke nxjerre ne pah bashkeekzistencen e te gjithe formave te levizjes ne Boten Njerezore me kerkesen per te zbuluar rregullsine ligjore te aplikimit te tyre, pasi pikerisht ne kete pike ngaterresat jane me permasa permbysese ne Historine e Njerezimit.

Gjeja me e dukshme ne formen e levizjes se Njeriut eshte ajo mekanike (cvendosja mekanike e individit njeri), por ne asnje rast nuk e kam gjetur qe kjo forme levizje nuk eshte levizje mekanike e kulluar, por ajo ne realitet eshte forma mekanike e levizjes shoqerore (cvendosja mekanike e insekteve, bimeve, kafsheve eshte forma mekanike e levizjes biologjike; ndersa levizja e trupave qiellore ne hapesiren kozmike eshte forma mekanike e levizje kimike dhe levizja e elektroneve rreth atomeve eshte forma mekanike e levizjes fizike). Une konsideroj te rendesishme pjesen mekanike te levizjes shoqerore dhe biologjike pasi mbi te eshte ngritur teoria e popullimit te Globit (ekziston nje permbledhje e teorive per kete problem ne studimin e Ani Bajramit: Antropologjia, Tirane 2015) permasat e se ciles e kane tejkaluar aktin historik drejt shtremberimit te ralitetit. Ne kete drejtim gabimi qendron ne moszbulimin e shkakut te levizjes dhe varesine qe ka nga kategoria rastesi-domosdoshmeri. Te pakten shkaku i levizjes ne dy formacionet e fundit te organizimit natyror (biologjike dhe shoqerore) nuk ka gjasa te perputhen qe ne momentin qe ne formacionet shoqerore cfaqen besimi fetar, pasi ne te kunderten elementet e besimit fetar me te pare nuk do te diferencoheshin ne kohe.

Keshtu qe ne duhet te marrin ne konsiderate vetem levizjen shoqerore kur vjen puna per te ndertuar historine fillestare te Njerezimit. Kjo do te thote qe levizje mekanike e Njeriut eshte e lidhur me nje faze me te mevonshme te zhvillimit te vet dhe pikerisht pas lindjes se ideve fetare. Ne kete rast ne kemi ne dore jo vetem qelizen me te pare shoqerore ne fushen e analizave historike, por ne kemi ne dore qelizen qe na con ne zbulimin e karakteristikes dalluese te fiseve, grupfiseve, popujve, kombeve dhe deri tek Racat. Per te realizuar kete zbulim eshte e nevojshme te filtrojme nga bashkeveprimi i kohes me hapesiren pasojen fillestar te procesit; dhe kjo pasoje eshte: shpejtesia e zhvillimit specifik, qe per rastin e Historise se Njerezimit eshte shpejtesia e zhvillimit shoqeror. Ne kete parameter duhet ndalur vecanerisht, pasi vetem ky parameter ben dallimin sasior te Races Njerezore brenda vetes pa mundur dot t’i diferencoje popujt e saj nga pikepamja cilesore. Ky parameter ka nje vecori per popujt historike te Njerezimit, qofshin keta edhe te zhdukur: eshte e vetmja shenje dalluese e tyre. Me fjale te tjera shpejtesia e zhvillimit shoqeror eshte e ndryshme nder popuj te ndryshem pa qene kurre e barabarte qofte dhe midis dy popuve ne cfaredo rrethanash biologjike apo shoqerore qofshin ato.

Por pranimi i ketij parametri ne shkencat e sotme shoqerore ka nje defekt: kerkon medoemos permbysjen e tyre duke na argumentuar faktin se keto shkenca jane te tilla per mode politike dhe aspak nje realitet fitimprures. Gjeja me e pare qe realizon shpejtesia e zhvillimit shoqeror ne shkencat shoqerore eshte pranimi i termit: pamundesi zhvillimi. Kjo do te thote se parimet filozofike te materializmit ne shek. e XIX kane qene instiktive dhe aspak udheheqese te mendimit shkencor te pretenduar. Ne te gjitha rastet hipotekore te deklaruara materializmi filozofik i atij shekulli nuk kuptoi se gjitheshka rrotullohej rreth ketij termi dhe, e vetmja gjurme qe ai la, duket ne brendesi te mendimit intelektual shqiptar te fundit te shek. XX-fillimi i shek. XXI, i cili, jashte cdo mendimi shkencor, ngriti hipotezen se populli shqiptar rrjedh nga pellazget hyjnore, ku keto te fundit jane inisiatoret e civilizimit boteror. Termi “pamundesi zhvillimi” e shpёlan idiotizmin shkencor shqiptar nga keto hipoteza ireale dhe formulon Historine e Kombit Shqiptar me themele krejt te tjera. Deduksionet qe lidhen me parametrin shpejtesi zhvillimi krijojne mundesine me te madhe te zgjidhjes se gjenezes se Kombit Shqiptar sipas nje rruge krejt tjeter per tjeter, por tashme te palidhur me politiken. Por paraprakisht duhet pranuar se ajo qe ka ndodhur me popujt europiane para mbi 3000 vjetesh (gje e panjohur teresisht), ka ndodhur me popullin shqiptar pergjate 450 vjeteve te fundit duke na argumentuar faktin qe thelbi i zhvillimit shoqeror nder popujt e Njerezimit eshte i barabarte (konstant), por me shpejtesi zhvillimi te ndryshem. Ja perse ky parameter merr rendesi te jashtezakonshme ne Shkencen e Historise dhe per kete kerkohet te filtrohen deduksionet udherrefyese perpara se te ulemi e ta shkruajme ate.

Se pari, shpejtesia e zhvillimit sherben per te percaktuar gjenezen kohore te popujve ku popujt me shpejtesi te vogel zhvillimi kane lindur perpara popujve me shpejtesi te madhe zhvillimi. Por relacionet midis popujve me shpejtesi te ndryshme zhvillimi behen evidente ne madhesi dhe forme vetem sipas rendeve shoqerore dhe jo jashte tyre, ne te kunderten kontakti behet i njeanshem gje qe con ne zhdukjen e njerit relator.

Se dyti, ngjarja me shpejtesi te vogel zhvillimi nuk ndikon domosdoshmerisht tek ngjarja me shpejtesi te madhe zhvillimi (ne kete rast popujt).

Se treti, ngjarja me shpejtesi te vogel zhvillimi kur relatohet me nje ngjarje me shpejtesi te madhe zhvillimi ka ndikim vetem mbi ecurine e kohes ne menyre te dyanshme (pershpejton te veten dhe frenon te relatorit duke pasuruar vetveten nga pikepamja hapsinore). Eshte kjo aresyeja perse helenet nuk kane rilindje ne formen greke dhe perse banoret autoktone vetem kane marre nga helenet nga pikepamja hapsinore.

Se katerti, shpejtesia e zhvillimit shoqeror eshte ne raport ne zhdrejte me kohen e lindjes ne histori dhe percaktohet rigorozisht nga kjo e fundit, por mbi bazen e analizes se rendeve shoqerore (analiza hapsinore) ne i kemi te gjitha mundesite per te shkruar historine e Popullit Shqiptar ne funksion te gjenezes se tij.

Ajo qe i jep devizen e perforcimit analitik shpejtesise se zhvillimit, zhvillimit ne kohe dhe hapesire te Races Njerezore ne Toke eshte Raporti kohor-hapsinor, dinamika e te cilit eshte nje madhesi konstante e barabarte me nje (1), rrjedhimet e te cilit i kemi shpalosur ne artikullin me te njejtin titull (shih, albanovaonline.info, www.genchoti.com dhe gazeten “Ndryshe”, dt. 24.07.2008)aH. Ky raport eshte i vetmi realitet i pandryshueshem ne Natyre, sado e komplikuar te jete ajo. Por e shoh te nevoshme t’i rikujtoj lexuesit disa perfundime qe lidhen me metodiken filozofike te Historise se Njerezimit. Ne lidhje me kete Histori ky raport ka keto lidhje imponuese:

1-Dy ngjarje, në kohë paralele, pa lidhje midis tyre, por me shkak hapsinor të njëjtë (psh rendi shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi të përafërta, në pamje të parë  të njëjta.

2-Dy ngjarje, në kohë të diferencuara, qoftë dhe mijeravjeçare, por me shkak të njëjtë (psh rendi shoqëror), japin produkte të afërta me shpejtësi zhvillimi krejt të ndryshme dhe rrjedhimisht kohëekzistenca e tyre do të jetë e ndryshme (ketu qendron thelbi i zhvillimit konstant te te gjithe popujve te Races Njerezore ne Histori, por me koheaplikimi te ndryshme).

3-Në natyrë dy ngjarje pikë për pikë të barabarta nuk ka, por kur ato ndodhin në kohë paralele për shkaqe të njëjta (idete fetare, juridike, politike, letrare, etj, etj) janë të ngjashme dhe kur i nënshtrohet botës së relacioneve formojnë një unitet. Uniteti nuk mund të jetë absolut, nga pikëpamja hapsinore, kur ngjarjet ndodhin në skaje hapsinore, por ai nënkuptohet i tillë vetëm në sajë të kohës duke formuar një unitet të tjetërsueshëm sipas të njëjtave ligjeve në vazhdën e kohës (kjo ka vlera sidomos për botën e njeriut). Kryesorja e unitetit të dy ngjarjeve paralele është e lidhur me shpjegimin se çfarë është rendi shoqeror dhe qelizat shoqerore qe marrin pjese ne te

4-Dy ngjarje të ndodhura në kohë të ndryshme, por me bazë hapsinore të përafërt, japin përfundime të përafërta (kjo ka vlera për botën e njeriut, pasi ne parim produkti social ne dy raca te ndryshme njerezore, edhe pse kane diferenca te medha kohore zhvillimi, jane pothuajse te njejte. Te pakten idete fetare ndodhen ne kete pozicion).

5-Dy hapësira, me ndryshueshmëri sasiore midis tyre, me kohë të tejskajshme kohore në lindjen e tyre, nuk mund të relatohen dot në mënyrë të barasvlefshme. Në këtë rast vihet re proçesi i paradoksit të kohës, por me përfundime të kundërta nga ato të relativitetit analitik, pasi në sajë të lëvizjes nuk kemi vetëm ndryshim të kohëekzistencës, por, mbi të gjitha, kemi tjetërsim të zhvillimit hapsinor dhe kjo nuk është kuptuar nga Ajnshtajni. Akoma më tej, nuk është kuptuar rezultantja kohore e ngjarjes. Është e pamundur që dikush të fitojë në kohë dhe kërkush të mos humbasë, dmth kur në një ngjarje koha përshpejtohet, në një tjetër koha ngadalësohet në sajë të botës së relacioneve, pasi është shpejtësia që përcakton dinamikën e ecurisë së kohës. Edhe në këtë pikë teoria e Ajshtajnit lë mjaft për të dëshiruar.

6-Dy ngjarje, me prejardhje të ndryshme hapsinore, nuk mund të jenë kurrë të barabarta, bile as të përafërta.

7-Një ngjarje e ndodhur në një kohë nuk mund të përsëritet kurrë në një kohë tjetër. Kjo ka vlera sidomos për botën e njeriut pasi atje ku pranohet ekzistenca e një revolucioni me dhunë për përmbysjen e rendit shoqëror, nuk mund të pranohet i njëjti proçes për ndërrimin e një rendi tjetër; pra një ngjarje ndodh vetëm një herë në të njëjtën hapësirë (teoria e Marksit për këtë problem ka nevojë të ndryshohet në thelbin e vet).

Mendimi filozofik ne Shkencen e Historise perben bazen fillestare me te domosdoshme te te shkruarit te saj. Une pretendoj se gjitheshka e shkruar per kete histori, por kedo dhe kurdo, ka nevoje te rishikohet me drejtim te pasojes dhe kjo perben thelbin e ekzistences se saj. Historia nuk eshte nje ngjarje me kendveshtrim hapsinor, as kohor dhe as statistikor. Historia eshte shkenca qe analizon procesin e ndryshimit te Njeriut prej Njeriut ne funksion te Ndryshimit te Njeriut prej Natyres dhe mund te ekzistojem veten ne kete menyre.

Duke ju pergjigjur titullit te artikullit konkludojme:

-Historianet shqiptare jane edukuar qe ne bark te Nenes vetem te genjejne. Te 12 vitet e para te shkolles (pasi te larten mund t’a kene mbaruar jashte shtetit duke e shtuar edhe me shume permasen e mashtrimit intelektual) kane qene vitet e pergatitjes se tyre individuale dhe per kete nuk munden te manifestojne dot asnje aspekt historik te mundeshem, qofte dhe vetem nga pikepamja teorike.

-Historianet shqiptare jane edukuar qe ne bark te Nenes te aresyetojne jashte mendimit filozofik te cfare do lloj ngjyre qe te jete. Sot ne shek. e XXI mendimit shkencore shqiptar i mungon boshti filozofik; dmth projekti teorik i zhvillimit social te tyre. Eshte kjo aresyeja perse progresi i shqiptareve nuk ka asnje lidhje me politikat aktuale qe zbatohen ne Shqiperi. Ne kete drejtim politikanet shqiptare ecin thjeshte me instinkt, dmth ne parim gabim duke huazuar nga politikat boterore anen me negative historike te tyre.

-Historia e Kombit Shqiptar nuk mund te shkruhet nga kerkush per sa kohe qe nuk eshte ndryshuar metodika analitike e ngjarjeve te perjetuara nga Njeriu ne Toke. Shqiptaret perbejne rastin e domosdoshem te nje race, por qe ndryshon teresisht nga te gjithe popujt e Races se Bardhe, pasi perben fillesen rastesore te saj (ka shume mundesi qe rastesite e racave te tjera te jene eleminuar biologjikisht perpara se te lindin aktualet).

 

Shenim: Ky artikulll eshte nje permbledhje e vellimit te pare dhe te katert te “Tjetersimi i Historise ose “ndergjegjja” e ngjarjes”(1977-1980,1980-1983) qe ka percaktuar bazat metodike te Historise analitike te Natyres e te Njerezimit mbi c’baze eshte percaktuar gjeneza historike e shqiptareve. U shkrua vetem per nje qellim: per t’i treguar shqiptareve te sotem qe historia e Popullit tone nuk ka ritmet e popujve te tjere europiane dhe per te percaktuar keto ritme duhen ndryshuar politikat aktuale ne thelbin e tyre. Per fatin e keq te te vetequajturve historiane ketu ne Shqiperi, Historia e Shqiptareve te sotem eshte e lidhur pazgjidhshmerisht me kete tjetersim, i cili kryesisht eshte Natyror, por qe per periudhen 1945-1992 ishte dhe njerezor; shqiptaret e sotem jane viktima te tjetersimit te dyte duke u bere te demshem per veten e tyre me mos njohjen e Historise se Vertete te Shqiptareve.

 

Tirane-Shengjin, 14 korrik 2015