Artikuj

80- Reforma e arsimit shqiptar 15.06.2014

Posted by Genc Hoti

Loading

80 – Reforma e arsimit shqiptar

Sot po flitet per reforme vetem per Arsimin e Larte ne Shqiperi a thua se ne shkallet me te poshtme te tij gjerat jane vaj. Une pretendoj qe arsimi shqiptar ka nevoje per nje reforme rrenjesore pasi defekti ne arsimin e Larte eshte nje refleksion nga shkallet me te poshtme te tij, kryesisht tek personeli mesimdhenes. Ndoshta arsimi i larte eshte me afer zhvillimit pozitiv te shqiptareve te sotem edhe pse ka shume rezerva ne kete drejtim; te pakten formalizmi arsimor eshte mbizoterues ne kete pozitivitet.

Kur flitet per reforme arsimore dhe zberthim te saj duhet te realizojme nje kuptim sipas tre platformave:

1 – sipas asaj politike.

2 – sipas asaj ekonomike.

3 – sipas permbajtjes.

Se cfare duhet te nenkuptojme me keto tre platforma arsimore kjo perben te rene per lexuesin shqiptar edhe pse mosha 30-31 vjec e perpjete i ka hequr ne kurriz pa ja kuptuar te miren apo te keqen e ndodhur.

1 – Ne Shqiperi refome politike te arsimit pergjate ekzistences te shtetit shqiptar eshte bere vetem kater here pa ja kuptuar ne asnje rast domethenien:

  • Nje here kur u percaktua mosha e fillimit te arsimit te detyrueshem (7 vjec) dhe gjatesia e tij sipas klasave (7 klase); – koha e ketij ligji duhet te jete pas vitit 1945, por te jeni te sigurte qe ka qene e huazuar qe nga koha mbreterore. Per legjislacionin e arsimit te detyrueshem te epokes mbreterore nuk kam informacion, por qe tashme nuk eshte veshtire te gjendet me botimin e bisedimeve parlamentare 1921-1939.
  • Heren e dyte kur u kalua nga sistemi 7 vjecar ne ate 8 vjecar (rreth vitit 1967). Brezi i vitit 1953 e filloi per here te pare arsimin e detyrueshem 8 vjecar.
  • Heren e trete kur u vendos stazhi i detyrueshem 1 vjecar per kalimin nga Matura ne Universitet (rreth vitit 1972).
  • Heren e katert kur u kalua ne arsimin e detyrueshem 9 vjecar (brezi i vitit 93/94 eshte i pare qe e aplikoi).

Nuk kam lexuar ne asnje vend se cfare parametrash sociale kerkohen kur eshte percaktuar mosha e fillimit te arsimit te detyrueshem. Dmth: per baze merret mosha individuale apo karakteristikat e perbashketa qe disponojne djemte dhe vajzat. Te pakten cdo psikolog e di fare mire se ku qendron ndryshimi psikologjik midis femijeve me seks jo te njejte (termi seks i kundert eshte rezultat i padijes shkencore persa i perket prejardhjes se tyre biologjike dhe menyres se si jane formatuar karakteristikat sociale te gjithseicilit, dmth ai eshte pa asnje baze argumenti shkencor) dhe faktin qe vajzat deri ne moshen 15 – 20 vjec e suprimojne djalin nga pikepamja intelektuale dhe ky i fundit avancon shume me teper se vajzat pas moshes 25 vjecare. Aresyet jane krejtesisht te paditura dhe kjo ka lidhje me moshen e zhvillimit shoqeror te bashkesise njerezore. Fatkeqesisht problemi shqiptar ka kopjuar Evropen pa ja ditur pasojen edhe pse Populli Shqiptar ndryshon cilesisht nga te gjithe popujt e kontinentit nga pikepamja e zhvillimit social. Ne kete pike gjendet e fshehur “karakteristika racore” e shqiptareve dhe ajo qe permbys te gjithe pretendimin e politikave racore ne dem te Njerezimit prej se paku 2500 vjetesh. Ne kete pike shkolla gjermane, si themeluesja e racizmit politik, e ka permbysur vetveten qe nga dita kur mendimi filozofiko-gjerman avancoi nga Hegeli tek Marksi dhe Ajnshtajni duke prodhuar tre teori pa asnje lidhje ndermjet tyre edhe pse ato ishin ne nje unitet organik pa e mohuar vetveten. Vetem se ato kishin nje karakteristike shume domethenese: fillimisht lindi forma me e larte dhe me afer absolutes, ndersa te tjerat, pasardhese, ju nenshtruan duke bere nje hap te vockel perpara me hapa prapaktheu gjigenda. Perbashkimi i ketyre tre teorive (dhe kjo i jep merite dy teorive te mevonshme) con ne nje perfundim teorik qe duhet te lidhet edhe me kete teme (ky perbashkim realizon ndreqjen e nje nder gabimeve me te madhe te Shkences se Njerezimit te trasheguara nga mendimi filozofik helen: shkakun fillestar te levizjes; ose e thene ne menyre me te thjeshte: shkakun e cdo ngjarje. Ekziston nje parameter natyror qe vendos dallimin midis popujve, kombeve dhe deri tek cdo ngjarje e ndodhur ne Historine e Natyres. Kjo eshte pika qe vendos dyshimin e pakontestueshem te mohimit te ZOTIT, por dhe pamundesine e lidhjes se TIJ me fene e njeriut. Dmth ZOTI ekziston pamvaresisht nga Njerezimi, por feja eshte produkti i ketij te fundit. Ky parameter, qe vendos rregullat e marredhenieve Njeri – Natyre dhe Njeri – Njeri,  eshte shpejtesia e zhvillimit social, rrjedhimet e te cilit jane te lidhura me Raportin Kohor-Hapsionor ose Kontinumin e tille. Merita e ekzistences se ketij parametri ishte e lidhur me te tre keto teori duke ndrequr, drejt absolutizmit analitik, perfundimet e dy teorive te fundit. Por ky parameter kishte rendesi te jashtezakonshme, pasi nuk lidhej me individin, por me Bashkesine Njerezore, dhe ky perbente hapin fundor te asaj qe kishte ideuar Marksi dhe hiperbolizuar Ajnshtajni.

Dy jane perfundimet kryesore te ketij raporti te lidhur me boten e Njeriut:

  • Koha e lindjes se nje ngjarje eshte ne raport te zhdrejte me shpejtesine e zhvillimit specifik. Dmth sa me i vjeter te jesh ne moshen historike, aq me te vogel e ke shpejtesine e zhvillimit social, aq me shume do te ekzistosh ne kohe (flasim per Boten Njerezore). Kjo do te thote se nuk eshte shpejtesia e levizjes qe ndikon mbi kohen (pikepamja e Ajshtajnit), por eshte koha e lindjes ajo qe percakton shpejtesine e levizjes. Ne kete pike permbysen shume teori te konsideruara si te sakta shkencerisht.
  • Kur relatohen dy subjekte Njerezor midis tyre me shpejtesi te ndryshme zhvillimi (kjo perben thelbin e shkences se Historise Njerezore), subjekti me shpejtesi te madhe i imponohet subjektit me shpejtesi te vogel vetem ne planin hapsionor (qe do te thote se subjekti me shpejtesi te vogel zhvillimi huazon nga subjekti me shpejtesi te madhe zhvillimi, kur e kunderta eshte absolutesiht e pamundur). Ndersa nga pikepamja kohore ndodh krejt e kunderta: subjekti me shpejtesi te vogel zhvillimi humbet nga koha e tij duke ja dhuruar subjektit me shpejtesi te madhe zhvillimi (e kunderta eshte absolutisht e pamundur). Kjo do te thote se ndryshimi i koheecurise eshte dualist dhe i varur nga bota e relacioneve (eshte e pamundur qe koha te ndryshoje vetem ne nje drejtim dhe ketu qendron gabimi kryesor i teorive te Ajnshtajnit). Jane keto relacione, qe krahas ndryshimit te ecurise se kohes, realizojne dhe ndryshimin e zhvillimit hapsinor, cka do te thote se teoria marksiste ka nevoje per modifikime te ndjeshme, deri ne mohim te shume kanaleve sociale. Zbulimi i menyres se lindjes se ideve fetare, juridike, politike, letrare, artistike, etj, etj con ne permbysjen e marksizmit teorik dhe ne kerkesen per te ndertuar dicka te re prej fillimit. Te pakten analiza e zhvillimit te shoqerise epirote dhe pastaj shqiptare e kerkon kete permbysje medoemos ne planin perfitues.

Atehere me lind pyetje: – Cili parameter duhet marre per baze per percaktimin e fillimit te moshes ne arsimin e detyrueshem? Akoma me tej: ky parameter duhet te jete i lidhur me bashkesine apo me individin?

Pergjigjet e ketyre pyetjeve perbejne thelbin e veprimit te politikes mbi arsimin e nje populli. Sterhollimi i problemit pa asnje perfitim konkret perben praktiken shekullore te arsimimit shqiptar edhe pse parametrat filozofike kane qene te njohshme. Une pretendoj qe ky duhet te jete nje problem nderkombetar dhe akoma i pargumentueshem.

Mosha e pjekurise intelektuale e shqiptareve (burrave) eshte mjaft e larte dhe kjo ne saje te nje marredhenie kembengulese me Natyren, qe do te thote shume pune. Kjo gje vihet re tek anetaret e nderuar te Kishes Katolike Shqiptare, qe nder vite i kane aplikuar keto parametra sociale ne marredhenie me shkollat evropiane dhe moshen e  pjekurise intelektuale e kane pasur mjaft te larte, por edhe tek dy drejtuesit politike kryesor te shtetit shqiptar: Ahmet Zogu (29 vjec minister) dhe Enver Hoxha (36 vjec kryeminister).

Nje trajtim politik i vecante ne arsimin e detyrueshem (raporti vajza – djem; raporti i prejardhjes shoqerore fshat – qytet; dhe raporti kohor i shkalleve te ketij arsimimi) duhet te kete tjeter perfundim nga ai qe kemi pare prej nje shekulli dhe kjo duhet konsideruar nje detyre qe duhet te zgjidhet nga  Parlamentit Shqiptar.

2 – E pare sipas platformes ekonomike reforma arsimore duhet te kete nje kuptim tjeter per tjeter dhe te lidhur me anen profesionale te saj. Kerkesa per llojin e profesionit qe kerkon zhvillimi i shoqerise shqiptare perben dhe thelbin e saj. Raporti oferte – kerkese ne kete pike duhet te shpalose thelbin e ekzistences se vet ne funksion te nevojave qe ka Njerezimi prej tij. Por kjo eshte e lidhur me menyren e jeteses se shqiptareve: qytet – fshat. Parakalimi i jetes fshatare pa i shfrytezuar deri ne fund resurset me menyra artizanale (ky duhet konsideruar thelbi i zhvillimit te jetes fshatare te cdo vendi) dhe kalimi ne jeten qytetare, mos te kujtoje njeri se do te jete pa pasoja ne arsimimin e ardhshem te tyre dhe ne jeten e perditshme te qytetareve te rinj. Ketu fillon tragjedia sociale e popujve te zhdukur nga historia pa shkaktuar dhimbje shoqerore, por te realizuar me shpernguljet e medha masive drejt zonave me lehtesi banimi. Permbysja e marredhenieve cilesore Njeri – Natyre dhe zevendesimi me marredheniet Njeri – Njeri perben tragjedine e ardhshme te Kombit Shqiptar dhe kjo do te duket me shkallen e arsimimit te tij formal. Eshte nje problem qe nuk mund te zgjidhet ne asnje menyre me metoda politike; ai eshte i varur kryekeput nga shkalla e zhvillimit ekonomik dhe ketu do te duket thelbi i reformave ne arsimin e larte shqiptar qe po ndermer Qeveria Shqiptare e sotme. Perfundimi do te duket pas nje dhjetevjecari, atehere kur ekonomia e uritur shqiptare do te kerkoje inxhinjere dhe teknike ne sferat e prodhimit minerar dhe te asaj teknologjik.

Kjo duhet konsideruar nje detyre e Qeverise Shqiptare, por se si do ta rregulloje ajo kete kolaps jashte cdo parashikimi filozofik, shkencor dhe ekonomik me duket nje utopi e parealizueshme. Te pakten kalimi nga raporti 90 / 10 banore ne fshat – qytet pas 1945, ne raportin 65 / 35 te tille deri me 1991dhe prej ketej ne raportin 45 / 55 po te tille deri me 2013, eshte nje permbysje demografike me pasoja pikerisht ne fushen e arsimimit dhe te jetes qytetare ne vendin e shqiptareve. Praktika boterore e jetes sociale ne keto 2500 ka treguar te kunderten e asaj qe realizuan shqiptaret pergjate 70 vjeteve te fundit te shtetit te tyre. Une kete konsideroj si shkakun kryesor te renies se arsimit shqiptar gjithmone e me poshte nga epoka mbreterore ne ate komuniste deri ne kete epoke liberale qe po jetojme.

Por problemi i aplikimit te profesioneve ne shoqerine shqiptare ka edhe nje domethenie tjeter te lidhur me raportin oferte – kerkese te pakten pergjate shekullit te XX-te. Ne qofte se deri ne mesin e shek. te XX-te shume profesione ishin thjeshte private dhe ne opozite me shtetin, pas 1945 ato u bene aleatet e shtetit komunist dhe u shtuan kaq shume sa ne e konsideruam si nje zhvillim te shoqerise shqiptare pa e kuptuar se ate qe bota e zhvilluar evropiane e kishte kaluar per 300-400 vjet nepermjet nje sere kontradiktash dhe luftrash civile, shoqeria shqiptare i kaperceu per vetem 55 vjet me ane te diktatures. Ky zhvillim thjeshte sasior, jashte cdo koncepti cilesor dhe te pavarur nga kerkesa per zhvillim te shoqerise shqiptare, qe impononte KOHA e ekzistences autoktone, eshte bere sot kurthi ne te cilen eshte futur shoqeria shqiptare pas 1991-shit. A do ta kaperceje valle Qeveria Shqiptare kete kurth historik qe ajo e ka te trasheguar nga e kaluara 23 vjecare? Ketu do te jemi e do te shohim ne se mundet nje qeveri te hahet me kohen e permbysur dhe mungesen e hapsirave ekonomike!

3 – Permbajtja e teksteve te arsimit shqiptar duhet konsideruar pika kryesore qe tregon se arsimi shqiptar i sotem eshte krejtesisht jashte binareve te vet historike.

Por ne kete rast ka nevoje t’i pergjigjesh nje pyetje: Shkenca e sotme shqiptare i ka themelet filozofike:

1 – relativisht te sakta? Ne kete rast faji eshte i intelektualeve shqiptare ne menyre te drejtperdrejte

apo

2 – absolutisht te pasakta? Ne kete rast faji eshte i shkollave ku kane mbaruar intelektualet shqiptare pas 1945-ses dhe intelektualet komuniste kane vazhduar nje rruge krejt formalisht dhe pa asnje domethenie.

Ne qofte se do t’i behej nje analize permbajtjes se teksteve pergjate epokes mbreterore, asaj enveriste dhe kesaj qe po jetojme sot do te dallojme se ato ndryshojne kundrejt njera-tjetres jo pak duke ju larguar gjithmone e me shume spektrit materialist te saj dhe te vertetave te shume e shume ngjarjeve te ndodhura. Ne qofte se epoka mbreterore kishte mangesira serioze, epoka komuniste, pervec mangesirave, kishte dhe shume, bile infinit shume, manipulime, shtremberime, genjeshtra, ngjarje te paqena duke e keqarsimuar Popullin Shqiptar ne nje permasa te tille qe sot duket krejt hapur si nje realitet qe duhet permbysur me cdo kusht.

Teksti kryesor qe une pretendoj se duhet te jete ne shkollat shqiptare, duke filluar nga nentevjecarja, eshte ai i Filozofise. Shqiptaret duhet ta kuptojne se mendimi filozofik eshte mendimi projektues i jetes shoqerore te Njerezimit ne Toke. Ne qofte se deri me sot e kemi huazuar nga Bashkimi Sovietik dhe Evropa, do te ishte mire te shihej me sy kritik pasi shume probleme jo vetem qe nuk jane ashtu sic na jane thene deri me sot, por gjendja sociale e jona, si shqiptare, e kerkon medoemos nje formulim te ri dhe te ndryshem nga ai qe ka shoqeruar zhvillimin e Evropes, te pakten ne keto pese shekujt e fundit. Do te ishte mire qe permbajtja e mendimit filozofik te mos lidhej me individet si krijues te tij, por me menyren se si duhet ndertuar jeta shoqerore qe te kemi nje progres shoqeror ta pamohueshem. Te pakten praktika boterore ne keto 3500 vjet i ka te dokumentuara te gjitha fazat neper te cilat duhet te ece Populli Shqiptar per t’ju bashkuar Evropes pa u zhdukur nga Historia (keshtu sic po ecet, brenda 150 vjeteve emri Shqiperi do t’i bashkangjitet emrit Gali). Do te ishte mire qe mendimi filozofik i ri te perqafonte te gjitha fushat shkencore universitare pasi gjurma e materializmit bolshevik eshte akoma triumfuese ne arsimin universitar shqiptar.

Vendosja e fese, jo per te mesuar menyren se si i duhemi lutur ZOTIT, por historine e saj ne aspektin historik e shoqeror dhe, kryesisht, rolin qe kane luajtur ne Historine e Njerezimit Institucionet fetare; do te ishte mire qe te kishim nje fakultet me vete, pervec atij te filozofise, per kete veprimtari, pasi shqiptaret jane te varur kryekeput nga ky institucion dhe kjo veprimtari prej me shume se 1300 vjetesh. Por ne thelb te problemit Njerezimit i eshte fashur fakti qe me ane te nje vendimi juridik politika i grabiti Institucioneve Fetare produktin e Civilizimit te Njerezimit qe nga dita qe vendosi sherbimin e detyrueshem ushtarak dhe i hapi rruge zhvillimit te shtetit qe te sundonte Njerezimin.

E keqja e kesaj pune qendron ne faktin se shqiptaret e sotem nuk dine pothuajse asgje nga thelbi i veprave te klerikeve shqiptare duke filluar nga alfabeti, idete letrare, idete juridike, idete politike, familjen, pronen, vete shtetin e tyre dhe shume e shume profesione (pikture, skulpture, arkitekture, muzike, arkeologji, etnografi, histori, astronomi, gjeologji, biologji, kimi, sport, biblioteke, etj, etj), qe kane per autore me te pare, dmth jane themeluesit e tyre, pikerisht Eterit e Nderuar te Kishes Katolike Shqiptare. Shqiptaret e sotem duhet ta dine mire se cdo gje pozitive qe disponojne sot (gjuha, letersia, arti, kultura, muzika, shteti, familja) ka ne themel te vet vepren fondamentale te Kishes Katolike Shqiptare, me ane te se ciles ata jane te lidhur me Evropen, te pakten qe nga viti 1632 kur hapen per here te pare shkollen shqipe ne Vele te Mirdites, ngriten bibliotekat e para, shtypshkronjat e para, muzeumet e para, observatoret e pare, teatrot e pare, stadiumet e pare ne qytetin e Shkodres duke u dhene shqiptareve pamjen e evropianeve. Te gjitha keto ngjarje dhe evenimente shqiptaret e sotem duhet t’i mesojne perpara se Papa e Nderuar Francesku I-re te shkele token tone dhe ta duartrokasim. Padija e tyre eshte servilizem (karakteristika jone biologjike), ndersa dija unitet me Evropen (kjo qe na mungon sot me permasa biblike).

Rishikimi i te gjitha teksteve gjuhesore dhe letrare te shkollave shqiptare duhet te perbeje detyren me te pare te reformes arsimore ne Shqiperi. Eshte e pafalshme per kedo shtet ne Bote te mos dije autorin e Alfabetit te gjuhes qe ai perdor dhe ta paraqese inekzistent. Ky fakt nuk eshte thjeshte nje poshtersi intelektule, por ai eshte veprimi me antishqiptar per sa kohe qe kemi shtet shekullor. Shqiptare duhet te dine se kush kane qene veprat me te para letrare ne historine gjysem mijevjecare te tyre dhe perse u krijua. Shqiptaret duhet ta mesojne aresyen perse autoret me te pare te mendimit letrar shqiptar ishin anetaret e nderuar te Klerit Katolik Shqiptar. Shqiptaret e sotem akoma nuk e dine se qenia e tyre shqiptar i duhet dedikuar vetem ketij Kleri, pasi ne te kunderten nuk do te kishin ekzistuar si komb.

Rishikimi i te gjitha teksteve te historise nga klasa e dyte fillore deri ne vitet me te thella universitare duhet te perbeje detyren me te veshtire te individeve qe formulojne tekstet shkollore shqiptare. Mund t’ju them me siguri te plote qe shqiptaret e sotem nuk e njohin Historine e Popullit Tone ne asnje qelize te saj, duke filluar qe nga gjeneza me e pare (permasen e se ciles nuk e dine akoma as akademiket qe merren me kete pune). E keqja e kesaj pune eshte qe shqiptaret e sotem nuk dine sidomos historine reale te shekullit te XX-te ne asnje segment njevjecar te tij, akoma me keq e dine kaq gabim sa shpesh here me hyp dyshimi se gjerat jane bere me nje qellim kaq te hapur antishqiptar sa kam filluar te dyshoj edhe per politikanet e sotem per nje aresye te thjeshte: kujt i sherbejne ata.

Por te jeni te sigurte qe edhe tekstet mbi shkencat, e ashtequajtura ekzakte, si fizika, kimia mekanika, biologjia, gjeologjia kane shume e shume probleme te zgjidhura gabim dhe mbi kete gabim te shumefishuar nder vite eshte ngritur struktura intelektualo – politike e Kombit Shqiptar. Zoti na ruajt prej tyre!

Dhe kjo duhet konsideruar nje detyre e Ministrise se Arsimit, Akademise se Shkencave dhe atyre dhjetra Instituteve shkencore ane e kend Shqiperise qe marrin rroga te majme. Ne kete pike lind nevoja e analizes se ekuacionit: Puna, prona private, paraja dhe shqiptaret! Dhe prej ketej do te shikohet qe politika shqiptare shekullore po kopjon anen e keqe te politikes evropiane qe con Kombin Shqiptar drejt zhdukjes.

 

Tirane, 15 gusht 2014

 

Ky artikull eshte rezultat i diskutimeve ne fb para disa muajsh. E meqene se nuk kisha kohe, pasi po merresha me problemin e mendimit letrar shqiptar dhe raportin e tij me shkrimtarin Kadare, te cilin nuk e kam perfunduar akoma, e pashe te aresyeshme t’i pergjigjem tani interesimit te cfaqur ne ate kohe.